Artikuj

40- Zhan Zhak Ruso, pabarazia sociale dhe teoria e Karl Marksit 09.03.2010

Posted by Genc Hoti

Loading

40- Zhan Zhak Rusoi, pabarazia sociale dhe teoria e Karl Marksit

 

Ka mbi dy shekuj e gjysëm që në mendimin filozofik botëror është çfaqur teoria e pabarazisë sociale, e cila sipas autorit të saj, – Zhan Zhak Ruso (1712-1778) – ,  mbështetet në lindjen e pronës private. Të paktën kështu pretendon Fjalori i Filozofisë (bot. 1982, f. 388-389), dhe është po ky fjalor që pretendon se pikëpamjet e Rusoit janë vlerësuar nga klasikët e marksizmit,  por që një fjalor tjetër e zgjeron botën e këtij filozofi deri në pasqyrimin e ideve të tij në Deklaratën e Pavarësisë të SHBA si dhe në frymëzimin e Revolucionit Francez të 1793-shit (Napoleon Roshi, Kleanthi Zoto, Terminologji Shqiptare dhe Botërore, bot. 1994, f. 309). Në një farë mënyre, sipas këtij materiali, unë kam arritur në përfundimin se politika ka tentuar të marrë botën e Rusoit duke e vënë atë në themel të veprimtarisë së vet pamvarësisht nga lloji i saj, pamvarësisht nga saktësia e botës së filozofit. A nuk do të thotë kjo se politika ka vetëm një fytyrë pamvarësisht se si e paraqet veten përpara njerëzimit? Cila është përmbajtja teorike e kësaj vepre të Rusoit dhe çfarë distance ka me teorinë e Karl Marksit kur dimë se barazia është një nocion inekzistent, pasi nuk ka në natyrë dy struktura materiale të tilla? Atëhere përse duhet të ketë barazi shoqërore dhe si arrihet ajo?

Nga pikëpamja filozofike ne mund të pranojmë barazinë materiale vetëm në dy momente dhe kjo për efekt të paaftësisë së njeriut për të realizuar proçesin e njohjes në këto dy aspekte: në pikën e lindjes dhe në atë të vdekjes. Në momentin e lindjes gjërat kalojnë nga barazia në pabarazi dhe, në momentin e vdekjes, nga pabarazia në barazi (gjithmonë sipas mënyrës empirike të njohjes). Të paktën ky duhet konsideruar si proçes natyror i bing-bengut (pra e kemi pranuar), dmth i lindjes së lëndës, dhe çlirimit të të gjithë energjisë që mbart kjo lëndë mbas zgjerimit maksimal të galaktikave ku humbet kuptimi fizik i saj, dmth përgjatë “vdekjes” së lëndës. Po me botën e njeriut si mund të jetë problemi dhe a ka të drejtë Rusoi kur ngriti hipotezën e pabarazisë sociale për efekt të pronës private? Bota e njeriut (si forma më e lartë e organizimit të lëndës) a i nënshtrohet ligjësisë së dinamikës së lëndës duke e përsëritur atë në fundin e saj? Në fund të fundit a mund të kemi barazi sociale në Globin Tonë ndonjëherë dhe çfarë përmase duhet të ketë ajo? Problemi duhet parë në funksion të kohëve paralele që disponojnë qelizat pjesmarrëse të shoqërisë njerëzore dhe si arrijnë ato në finishin e tyre, në qoftë se ekziston barazia sociale.

Që të mund t’i përgjigjemi ndryshe këtyre pyetjeve e shoh të arësyeshme të marr për bazë librin e Zhan Zhak Rusoit: Origjina e pabarazisë mes njerëzve (botimet Almera, 2008, me përkthim të Qemal Velisë) si dhe disa vepra të Marksit për të parë se në çfarë pike të Rusoit është mbështetur autori i filozofisë së proletarëve kur konkludoi se lufta e klasave çon medoemos në diktaturën e proletariatit dhe organizimi shoqëror i kalimit të shoqërisë nga shteti në jo shtet karakterizohet nga gjysëm shteti proletar ku diktatura në emër të tij është konsideruar, nga ana e Marksit, si  themeli i veprimtarisë së ardhëshme të shoqërisë njerëzore. Une pretendoj se problemi që në themel të filozofisë është i konstatuar në mënyrë ireale prej nga kanë rrjedhur përfundime po të tilla. Ky pretendim ka lindur ngaqë baza e pabarazisë sociale është konsideruar prona private në mënyrë absolute duke u anashkaluar gjëndja e diferencuar e racave për efekte të tjera natyrore ku dhe fillon e mbaron gabimi i Rusoit. Pastaj asnjëherë nuk është treguar baza parimore e pabarazisë së materies ku dhe shoqëria njerëzore nuk duhet të bëjë përjashtim. Në këtë pikë filozofia ka heshtur për efekt të paaftësisë individuale. E keqja qëndron në pranimin e unitetit të materies pa asnjë lloj argumentimi teorik dhe lidhja natyrore e strukturave cilësore të saj pa marrë parasysh pasojën e këtij pranimi.

Unë jam i detyruar të ndërtoj një strukturë filozofike të pabarazisë natyrale duke ngritur hipotezën se barazia është një fantazi e botës së njeriut, pasi në natyrë ajo nuk ekziston. Gjërat mund të jenë të përafërta, por kësaj njeriu nuk i ka dhënë rëndësi duke marrë për bazë të kundërtat dhe duke nënkuptuar pozicionet e ndërmjetme. Meqënëse njeriu nuk është i aftë të marrë me mënd se çfarë ka ndodhur përgjatë proçesit të lindjes së ishullit tonë lëndor (nënkuptohet materia) dhe, afër mëndsh, nuk ka për ta marrë vesh kurrë se çfarë do të ndodhë me vdekjen e këtij ishulli (lënda), sepse ai zhduket shumë-shumë më përpara, jam i detyruar të përcaktoj dy përmasat fillestare të “lindjes” së pabarazisë materiale, gjë që nuk është e vështirë t’i mvishen botës së njeriut. Unë i konsideroj këto përmasa si absolute edhe pse dinamika e tyre, në vazhdën e kohës, është thellësisht relative, por që e vë në dukje këtë pabarazi mirëfilli.

Akti i parë i pabarazisë është koha e lindjes së fenomenit, të dukurisë, të strukturave, etj. ku kjo kohë nuk është kurrë e barabarta dhe rrjedhimisht nuk ka se si produktet e saje të jenë të barabartë, përfshirë edhe binjakët biologjikë të qënieve njerëzore, si shkalla më e lartë e organizimit të materies, dhe kuantet e energjisë, si shkalla më e ulët e këtij organizimi dhe shprehje e ekzistencës së materies lëndore.

Akti i dytë i pabarazisë është bota e relacioneve midis sasiorëve dhe cilësorëve. Në momentin që dy struktura (të përafërta deri në atë masë sa duken si të barabarta) futen në relacion midis tyre, ato i largohen njëra-tjetrës deri në atë masë sa duhen konsideruar si dy cilësorë. Atëhere ku e ka bazën teorike bota e barazisë materiale, duke përfshirë edhe botën e njeriut? Është pika ku fillon dhe mbaron teoria mbi barazinë sociale, ku fillon dhe mbaron devijimi i asaj që kërkon raca njerëzore në Tokë. Çfarë përfaqëson veprimtaria e njeriut në Tokë dhe si përputhet pabarazia natyrore me pabarazinë njerëzore (nocion i shpikur nga njeriu)?

Sipas Rusoit:

 

“Në llojin njerëzor unë përshquaj dy pabarazi: -njërën, të cilën e quaj natyrore ose fizike, pasi është përcaktuar nga natyra dhe qëndron në ndryshueshmërinë e moshës, shëndetit, fuqive të trupit, dhe të vetive të mëndjes e të shpirtit; -tjetrën, që mund të quhet pabarazia morale ose politike, pasi varet nga një lloj marëveshjeje, dhe është vendosur, ose së paku ka marrë shkasin, prej miratimit të njerëzve. Kjo qëndron në privilegjet e ndryshme, të cilat disa i gëzojnë në kurriz të të tjerëve, si: për të qënë më të pasur, më të nderuar, më të pushtetshëm e deri për t’iu bindur të tjerët” (dmth për të detyruar të tjerët që t’i binden, GH)” (faqe 42).

 

Përfundimi analitik është thjeshtë hapsinor dhe pa pjesmarrjen e shumë elementëve ligjorë të shoqërisë njerëzore, bile akoma më tej, ai është i gabuar pasi në rastin e parë (pabarazia fizike) ka marrë për bazë individin, kur në të dytin (pabarazia morale) bashkësinë. Në qoftë se e para mund të tolerohej nga shkalla e zhvillimit shoqëror, e dyta është e palejueshme jo vetëm për të, si filozof, por edhe per studiuesit e mëvonshëm të shkencave të tjera. Defekti numër një i studiuesve të atyre kohërave, por edhe të sotmit nuk bëjnë shumë përjashtim, është analiza e njëanshme hapsinore duke përjashtuar atë kohore mbi çbazë kanë lindur gabime të njëpasnjëshme. Defekti numër dy i studiuesve është përciptësia e analizës së lëvizjes nëpër proçeset e ndryshme shoqërore ku për bazë merret gjithmonë shkaktari i brëndshëm i zhvillimit të proçesit duke lënë pas dore shkaktarin e jashtëm, të paktën në pasojën e zhvillimit shoqëror. Atëhere, si mund të jetë i saktë proçesi i pabarazisë sociale tek raca njerëzore dhe a mund të pranohet ai, në fund të fundit, sipas kësaj hapësire analitike? Në qoftë se ne do të përdorim analizën sipas kontinumit kohor-hapsinor gjëja e para qe do të konstatonim do të ishte pabarazia sociale midis të relatuarve për efekt të kohëlindjes të gjithseicilit (psh parahelenët me ilirët, helenët me ilirët, romakët me ilirët, raca e bardhë me racën e kuqe, raca e bardhë me racën e zezë). Në këtë mes llojet e pabarazisë të Rusoit nuk do të kishin asnjë vlerë po t’ja nënshtorim kategorisë domosdoshmëri-liri. Është pika ku teoria e Marksit fiton vlera, por që nuk vazhdon në konkluzionet e tij. Ndjekja e ideve të Marksit në përpunimet e mëvonshme politike të çon në Rusinë e Leninit. Prej këtej kam arritur në përfundimin që shkolla bolshevike ka sajuar një katrahure në emër të tij dhe kërkush nuk ka pasur kurajon civile ta kundërshtojë këtë. Që këtu fshihet një poshtërsi filozofike nuk e vë në dyshim, por përse është tentuar të përbashkohet Marksi me Rusoin në planin filozofik pa e analizuar Rusoin në esencën e tij? Ja pra që problemi i filozofisë marksiste nuk është ashtu siç është pretenduar prej 45 vjetësh në Shqipëri dhe 70 vjetësh në Bashkimin Sovietik. Kjo është një temë krejt tjetër, por që duhet të shërbejë për të parë këndvështrimin e problemit nga ana e Marksit dhe saktësinë e përfundimeve të tij.

Në qoftë se problemin do ta shohim sipas kontinumit kohor-hapsinor dhe kategorisë domosdoshmëri-liri, atëhere morali njerëzor nuk ka vënd dhe pabarazia sociale duhet konsideruar ligj i natyrës për shumë e shumë arësye ku hapësira e Rusoi për këtë problem është më e parëndësishmja në planin e veprimit kontradiktor. Une pretendoj se teoria e Marksit në këtë pikë ka viktimizimin e vet më kryesor pasi 2.500 vjet beteja klasore (këto nuk janë të shtrira në të gjithë globin) nuk janë asgjë përpara 50.000 vjetëve të shkakut themelor të tyre (ndarja e punës, – e shtrirë në të gjithë globin) dhe 1.000.000 vjeteve e më tepër të shpërngejve të racës njerëzore në Tokë (lindja e tij). Raportet kohore janë marrë me hamëndje, por esenca e tyre është e tillë qe për disa popuj këto shifra janë shumë më të mëdha dhe shumë më të vogla (psh. për shqiptarët këto shifra do të ishin 45 vjet beteja formale klasore, 3.000 vjet ndarje pune formale, 10.000.000 ekzistencë vjetore (raportet kohore te proçeseve nuk na japin ndonjë përfitim dhe vetëm këtu qëndron vlera e teorisë së relativitetit) që përbën mundësinë më të volitëshme të argumentimit të paradoksit të dy binjakëve, gjë të cilën teoria e Ajnshtajnit e kishte të pamundur në praktikë. Është pika ku kërkohet ndryshimi i metodikës së studimeve historike të racës njerëzore në fushën e shkencës.

Prej të gjitha këtyre unë nxjerr përfundimin se fjala nuk është për pabarazinë sociale, dmth edhe Rusoi ka tentuar, me dashje apo pa dashje nuk ka rëndësi, te fshehë diçka me këtë term, por për masën e shpërblimit të punës. Une pretendoj se me këtë kostatim thellohet hendeku midis punes mendore dhe punes fizike ku shperblimi është komanduar nga e para deri ne percaktimin e jetes se njeriut. A nuk është ky problemi i racës së njeriut dhe a nuk lidhet kjo me relacionet e njeriut me natyrën dhe të njeriut me njeriun? A nuk është ky problem i një faze të caktuar të zhvillimit të shoqërisë njerëzore përtej së cilës e panjohura e nënshtron njeriun? A nuk është këtu themeli i të ashtëquajturës pabarazi sociale në botën e njeriut? Është pika ku interesi i individit kontraktohet me interesin e bashkësisë dhe që në këtë moment pabarazia sociale e humbet kuptimin sipas Rusoit, duke u zgjeruar përtej asaj që fantazojnë filozofët dhe përfitojnë politikanët. Sot nuk duhet bërë fjalë për pabarazinë e llojit të Rusoit, por për pabarazinë që imponon natyra në të dy shkallët e zhvillimit të racës njerëzore në Tokë: nga koha e lindjes së  racave, popujve e kombeve dhe nga bota e relacioneve midis tyre. Duhet luftuar për të vendosur ekuilibrin shoqëror midis tyre duke qënë të detyruar të kopjojmë fillimisht natyrën përgjatë dinamikës së strukturave paranjerëzore. Është momenti  të kuptohet se kemi të bëjmë me ndryshimin e natyrës njerëzore nga vetë njeriu dhe me këtë të marrë fund produkti negativ i botës njerëzore të përmbledhur në teorinë rusoniane mbi pabarazinë shoqërore midis njerëzve.

Mënyra se si analizohet lindja e kësaj lloj pabarazie duhet të shërbejë si argument për të vërtetuar ekzistencën e formalizmit filozofik në tendencën zgjidhëse të problemeve shoqërore në racën njerëzore. Asnjëhere nuk është tentuar për të shpjeguar diferencimet në zhvillimin shoqëror të racave të ndryshme, të pa relatuara midis tyre deri në mesin e shekullit të 15 e këtej. Dhe kjo për mendimin tim duhet të ketë qënë një ndër shkaqet e lindjes së teorisë rusoniane, pamvarësisht nga tendenca zgjidhëse. Unë pretendoj se e gjithë rruga analitike e problemit është e shtruar gabim jo vetëm në përmbajtjen e saj, por, kryesisht, në hapësirat që përmblidhen në pabarazinë shoqërore të njerëzve për efekt të faktorit kohë. Sipas tij:

 

“Duke zbuluar dhe duke ndjekur kështu rrugët e harruara dhe të humbura, që nga gjëndja natyrore janë dashur t’i prijnë njeriut për në gjëndjen shoqërore; duke rivendosur, bashkë me gjëndjet e ndërmjetme që kam vijuar t’i vë në dukje, ato çka nguti i kohës më ka detyruar t’i anashkaloj apo që imagjinata nuk m’i ka sjellë ndërmënd, -çdo lexues i vëmëndshëm nuk mund të mos mbesë i befasuar nga hapësira e pamatë që i ndan këto dy gjëndje. Dhe në këtë vargan të pandërprerë e të ngadaltë ngjarjesh, ai do të arrijë të shohë rrugëzgjidhjen për një pafundësi problemesh të moralit e të politikës, për të cilët filozofët nuk arrijnë të japin zgjidhje. Do të kuptojë se, duke mos qënë gjinia njerëzore e një epoke e njëllojtë me gjininë njerëzore të një epoke tjetër, arësyeja për të cilën Diogjeni nuk gjente asnjë njeri është sepse ai kërkonte mes bashkëkohësve të vet njeriun e një kohë që nuk ekzistonte më. Katoni, do të shprehet ai, u shua bashkë me Romën dhe me lirinë, pasi nuk ishte në shekullin e ri: dhe, më i madhërishmi ndër burrat nuk bëri gjë tjetër veçse mrekulloi botën, të cilën përkundër do ta kishte udhëhequr pesëqind vjet më parë. Me një fjalë, ai do të shpjegojë se si shpirti dhe pasionet njerëzore, duke u tjetërsuar pa u vënë re, ndërrojnë si të thuash natyrë: se si nevojat tona dhe kënaqësitë tona ndryshojnë, në rrjedhat e kohës, objektin; se si, duke u përfikur njeriu i zanafillës hap pas hapi, shoqëria nuk ofron më për sytë e të dijshmit veçse një turmë njerëzish jo të natyrshëm dhe pasionesh të gënjeshtërta, që janë vepër e gjithë këtyre marrëdhënieve të reja, dhe nuk kanë asnjë themel të njëmëndtë në natyrë” (faqe 130-131)

 

Në fakt në këtë pasazh Rusoi është treguar i sinqertë duke na treguar njërën nga rrugët e formimit të kësaj pabarazie në nivelin e filozofisë, gjë e cila mund dhe duhet përgjithësuar për të gjithë popujt pasi hapësira analitike është vetëm në parim dhe vetëm për njërin lloj të shkakësisë së pabarazisë, pamvarësisht se është më i parëndësishmi dhe më i lehti për t’u eleminuar. Për në këtë pikë ka diçka që duhet pranuar a priori në formën e një postulati: a ka ekzistuar barazia sociale në fillimet e njerëzimit dhe përse nëna jonë natyrë u ka imponuar njerëzve pabarazinë më vonë, çfarë fsheh ky ndërrim pozicionesh dhe përse përputhet me parimin e krijimit të pabarazisë tek strukturat më të thjeshta? Përse bota e kafshëve e disponon barazinë formale brënda llojit për të gjithë kohën e ekzistencës së vet? Në parim cili është shkaku i pabarazisë? Tek Rusoi këto pyetje nuk marrin përgjigje dhe për t’i shpëtuar kësaj gjëndje fluide Rusoi orvatet të krijojë pozicionet e domosdoshme drejt rrugëzgjidhjes së problemit, por pa e ditur se ku të çon kjo rrugë.

Ai pranon se ka ekzistuar një situatë kur është bërë kalimi nga një gjëndje thjeshtë natyrore në atë shoqërore; akoma më tej, ai pranon një gjëndje ndërmjetme me një shtritshmëri kohore tepër- tepër të madhe prej nga është kaluar në proçeset e moralit dhe të politikës duke tentuar një rrugëzgjidhje të mundëshme të këtyre problemeve. Kryesorja tek Rusoi, në këtë pasazh, qëndron në pranimin e ndryshimit të njeriut nga njera epokë në tjetrën pa zbuluar ligjësinë dhe fazën e pabarazisë sociale. Është një pikë ku Rusoi ka dhënë një mendim pozitiv, por që nuk është zhvilluan nga pasuesit e mëvonshëm. Një mendim, tjetër, pozitiv, është dhe pranimi i kontradiktës individ – bashkësi mbi çbazë ndërtohet pabarazia e ardhëshme shoqërore.

Të gjitha këto kanë nevojë për një zbërthim të mëtejshëm, gjë e cila duhet të na çojë të zbulimin e elementëve të tjerë qelizorë materialë të shoqërisë që bashkëshoqërojnë pabarazinë sociale të racës njerëzore në Tokë. Pastaj duhet zbuluar se në çfarë stadi, në raport me fundin e shoqërisë njerëzore në Tokë, është barazia shoqërore e njeriut. Mos vallë këtu qëndron qëllimi natyror i barazisë shoqërore të racës njerëzore në Tokë? Çfarë “rengu” na ka punuar natyra kur shpiku pabarazinë shoqërore të njeriut? Ku qëndron domosdoshmeria e barazisë sociale të botës njerëzore dhe çfarë qëllimi ka në vazhdimësinë e jetës në Tokë?

Problemi nuk duhet shtruar kurrsesi vetëm për një racë dhe vetëm për një popull, apo grup popujsh, në brëndësi të kësaj race. Është pika ku duhet përcaktuar më përpara parimin natyror të lindjes së njeriut në Tokë (poligjenezë apo monogjenezë –në këtë pikë duhet luftuar me përfaqësuesit e feve në Tokë) për të kuptuar që natyra nuk i ka krijuar racat dhe popujt brenda nje race të barabartë midis tyre. Une pretendoj se proçesi i pabarazisë midis njerëzve është shumë-shumë më i hershëm se formimi i popujve, bile, akoma më tej, është kjo pabarazi si shkaktarja e formimit të tyre. Atëhere përse duhet luftuar kundër pabarazisë shoqërore? Mos vallë proçeset e organizimit shoqëror kanë marrë fund të Tokë dhe njeriu po mendon për gabimet e kryera nga ai?

Dalja nga bota e kafshëve mund të presupozohet mbi një bazë barazie aq sa mund të jetë një grup ujqish, majmunësh, elefantësh midis tyre. Por kjo është barazi kafshësh dhe mua nuk ma merr mëndja se Rusoi e ka pasur fjalën për këtë lloj barazie. Pamvarësisht nga lloji i hipotezës, lindja e njeriut është akoma një mister i pa argumentuar saktësisht në të gjithë parametrat e tij, kështu që ne na duhet të ecim pak si me hamëndje duke pranuar, në formë postulati, që njeriu është rezultat i transformimit të antropomorfëve në vënde të ndryshme të Globit në kohë të ndryshme në sajë të marrëdhënieve qënie e gjallë – natyrë dhe qënie e gjallë – qënie e gjallë mbi çbazë lindi prodhimi i ushqimit të përditshëm. Është pika ku fillon jeta njerëzore në Tokë me emrin shoqëria njerëzore. Ky proçes nuk ka qënë as momental dhe as në një pikë të Globit, e kundërta do të ishte një gabim i natyrës dhe kjo nuk ka për t’u zbuluar asnjëherë dhe asgjëkundi. Dinamika e sotme e sistemeve diellore dhe galaktikave tregon se pabarazia e zhvillimit është baza e ekzistencës së materies. Atëhere përse kërkohet barazia e botës njerëzore dhe çfarë përfaqëson ajo në realitet?

Të vetëquajturit materialistë në shekullin e XIX kanë pretenduar se prania e dy komunave primitive pranë njëra-tjetrës ka çuar në lindjen e luftës (F.Engels, Anti-Dyring, f. 177), por nuk shpjeguan fazën e zhvillimit të komunës dhe raportin e dhunës me luftën. Sipas kësaj pikëpamjeje nuk shpjegohet dinamika specifike e pronës dhe lidhja e saj me luftën kur pranohej që prona private kishte lindur përpara dhunës (F.Engels, Anti-Dyring, f. 159). Gjërat u analizuan në mënyrë të tillë që të mund të justifikohej dhuna kundra shtetit kapitalist dhe të pranohej një organizim i ri shoqëror pa u justifikuar detyra historike e shtetit kapitalist dhe pa u analizuar bota hapsinore që përmblidhte jetën e tij. Shteti kapitalist në Europën Perëndimore përgjatë shekullit të XIX u konsiderua i tejmbushur me ngjarje revolucionare përmbysëse dhe mbi këtë bazë u kërkua vendosja e barazisë sociale  duke aplikuar luftën, si forma e vetme e vendosjes së kësaj barazie (e vlefshme, për këtë temë, ishte reprika midis Dyringut dhe Engelsit për problemin e përdorimit të dhunës në përmbysjen e marrëdhënieve në prodhim, Anti-Dyringu, f. 180) duke harruar se kjo lloj pabarazie kishte lindur përpara luftës dhe detyrimisht nuk mund të zhdukej nga ajo (teoria e abolutizmit analitik, ose ndryshe raporti kohor-hapsinor, na e jep këtë të drejtë konkluzive). Unë pretendoj që ishte thirrja e Rusoit mbi pabarazinë sociale si shkaku i lindjes së teorive për mënyrën e vendosjes së barazisë sociale, pa i shkuar ndërmënd se po kërkohej luftë kundër nënës sonë Natyrë.

Pikësëpari pabarazia sociale që analizon Rusoi është realizuar në brëndësi të shoqërisë njerëzore përgjatë dinamikës së zhvillimit të saj dhe jo ndryshe. Kjo do të thotë se faji është tipikisht i njeriut dhe jo ndryshe. Të gjitha këto kanë ndodhur vetëm për një qëllim: për të rritur mirëqënien dhe jo ndryshe. Atëhere, cili është qëllim i Rusoit që analizon këtë pabarazi dhe a ja vlen, në fund të fundit, të merret për bazë? A e ka kryer detyrën historike kjo pabarazi në kohën e Rusoit dhe themeli i saj a është me të vërtetë prona private? Dyshimi mbi këtë përfundim të Rusoit ka lindur nga që është pranuar se lufta ka lindur përpara shtetit edhe pse ajo nuk ka qënë produkt i politikës, pasi kjo e fundit ka lindur më vonë, dhe prona pivate nuk kishte arritur akoma atë shkallë që të realizohej fitimi mbi punën e tjetrit. Çfarë fshihet në këtë rrëmujë faktesh dhe ngjarjesh historike dhe çfarë lidhje kanë me pabarazinë shoqërore? A e dinte vallë Rusoi se lufta lindëte pikërisht nga pabarazia e zhvillimit të komunave ku pabarazia e individëve të saj akoma nuk ishte realizuar historikisht dhe faji për këtë ishte i nënës Natyrë? A e dinte vallë Rusoi se kur komunat nuk ishin të diferencuara në planin shoqëror, atëhere ato bashkoheshin?

Pamundësia për të mësuar këto e shtyu Rusoin në tentativën për të zbërthyer problemin që në gjenezë ku është munduar të vërë në dukje se dikur ka pasur barazi, por pa na e shpjeguar se ajo barazi ka qënë barazi e trashëguar nga bota e kafshëve me përjashtimet e veta. Mundohet të kapë qeliza shoqërore që në embrion dhe prej këtej të nxjerrë përfundime arbitrare jo vetëm pa domethënie, por me nënkuptime negative. Vini re këtë tentativë:

 

“kështu që, sa më tepër të kufizuara ishin njohuritë, aq më tepër zgjerohej fjalori”(faqe 68).

 

Në të vërtetë, në këtë pikë, Rusoi është më tepër konstatues instiktiv se sa realist. Ai nuk e ka ditur se ky problem fsheh disa enigma në zhvillimin e shoqërisë njerëzore ku me kryesori do të ishte suprimimi i realitetit nga mendimi, që realizohej në sajë të botës së relacioneve midis njerëzve, grup njerëzve, fiseve dhe popujve. Ndikimet e ndërsjellta që sillnin këto relacioneve i nënshtroheshin ligjeve të natyrës dhe këtë Rusoi nuk ka pasur se si ta dijë me shkallën e zhvillimit të shoqërisë së atëhershme. Në qoftë se këtë përfundim të Rusoit do ta merrnin si postulat, atehere do të kishim një ndër rrjedhimet kryesore të bazave të absolutizmit analitik që thotë se: popujt me shpejtësi të vogël zhvillimi shoqëror nuk mund t’i imponohen popujve me shpejtësi të madhe të tillë kur e kundërta është prezent me madhësi determinuese. Është kjo arësyeja përse popujt e prapambetur nga ana hapsinore e kanë fjalorin e gjuhës së tyre në raport të zhdrejtë me shkallën e zhvillimit shoqëror. Kjo bie në sy dukshëm në relacionet universale të popullit shqiptar ku gjuha e sotme e tij është realizuar nga bashkësia e të gjitha gjuhëve, që kanë marrë pjesë në relacionet me të, me gjuhën arbëreshe, të paktën (nuk shtyhem në gjuhën ilirishte pasi albanologjia nuk e njeh atë). Puna kolosale e Profesor Eqerem Çabejt në fushën e etimologjisë së gjuhes shqipe perputhet me këtë përfundim sinjifikativ për albanologjinë e sotme, por që nuk ka gjetur jehonë zhvillimi. Është anashkaluar pasoja kryesore e relacioneve midis pjesmarrësve që konsiston në pasurimin e gjuhës së folur, por e gjitha kjo jo në mënyrë simetrike dhe të barasvlefshme. Gjërat janë pak si më ndryshe dhe metodikat ekzistuese nuk janë të afta të përgjithësojnë ngjarjet dhe situatat e ndodhura.

Problemi e ka një pikëpyetje: më përpara ka lindur pabarazia për efekte natyrore (e mbështetur kryesisht në kohën e lindjes së popujve primitivë) apo pabarazia për efekte shoqërore (karakteristikë e popujve të zhvilluar). Tek këta të fundit mbështetet teoria e Rusoit, por pa i shkuar ndërmënd se këto popuj të zhvilluar do ta kapërcenin të parët pabarazinë sociale, për efekt të veprimtarisë njerëzore, duke argumentuar historikisht se proçesi në fjalë ishte detyrë e rendit të kapitalit dhe kjo lloj pabarazie ishte krijuar në favor të zhvillimit ekonomik e cila i kishte dhënë frutet e veta në kundërshtim me idetë e pasuesve të Rusoit. Por zhvillimi i tejskajshëm  i këtyre të fundit në fillim të mjijëvjeçarit të III-të tregoi se në plan të parë doli pikërisht pabarazia e zhvillimit shoqëror midis popujve të racave të ndryshme dhe problemi u konfrontua deri në prakun e një lufte kryqtarësh, por që pjesmarrësit u tërhoqën në llogoret e tyre pasi u pa që nëna jonë Natyrë na kishte bërë një shaka të papërfillshme për kohën e Rusoit. Për t’i shpëtuat këtij pozicioni filozofi u mundua të vërë në pah parimet e dallimeve midis njeriut dhe kafshëve, dhe të gjitha këto kundër pabarazisë sociale duke e kapërcyer pabarazinë natyrore midis njerëzve pa i shkuar ndërmënd se pasardhësit do të avanconin mbi këtë platformë duke përgatitur tragjedinë e shekullit të XX-të. Sipas Rusoit:

 

“I udhëzuar nga përvoja se dëshira për mirëqënien është e vetmja shtysë e veprimeve njerëzore, ai e ndjeu veten në gjëndje të dallojë rastet e rralla në të cilat interesi i përbashkët e detyronte t’i vinte rëndësi bashkëpunimit me të ngjashmit e tij, dhe ato më të rralla mëtej në të cilat pjesmarrja duhej ta bënte mosbesues ndaj tyre” (faqe 92).

 

Në të vërtetë kërkesa për mirëqënie nuk vjen nga përvoja individuale, apo kolektive, por ajo përbën parimin natyror të dallimeve cilësore midis njeriut dhe qënieve të tjera të gjalla. Problemi është thjeshtë filozofik dhe duhet të përbëjë botëkuptimin mbi fillesën e pabarazisë sociale në racën njerëzore. Dmth pabarazia sociale fillimisht ka karakter natyror, por njeriu këtë e kupton shumë më vonë; pasi është futur në mbretërinë e pabarazisë dhe kërkon të dalë prej saj pa e kuptuar se si është futur në të. Elementët socialë që çojnë në pabarazinë midis njerëzve, nga ana kohore, janë shumë-shumë më të mëvonshëm se elementi natyror që krijon pabarazinë midis grup njerëzve brënda një race apo midis racave. Gjëndje e sotme sociale e popujve anë e mbanë botës na e krijon mundësinë për të ndjekur rrugën e kësaj pabarazie edhe pse këta popuj nuk kanë pasur kurrë relacione midis tyre. Analiza e dinamikës sociale të popujve është në gjëndje të na çojë të zbulimin se si lind kjo pabarazi dhe kush është fajtore për të. Këtë gjë Rusoi nuk ka ditur ta bëjë dhe rrjedhimisht pasuesit e tij kane ecur me tepër me nje dëshirë instiktive se sa brënda kuadrit shkencor të analizës. Nuk e shoh të arësyeshme të përmënd emra, por këtu e kanë zanafillën teoritë mbi socializmin, duke përfshirë edhe marksizmin e proletarëve, zbatimi i së cilës në shekullin e XX-të, pamvarësisht përputhjes së realitetit politik me idetë e Marksit, çoi në thellimin e kësaj pabarazie, por afroi shumë më shpejt, në mënyrë artificiale, kategorinë filozofike domosdoshmëri-liri ndër popujt e prapambetur në raport me rendin e kapitalit edhe pse disa prej tyre përmbanin një shpejtësi zhvillimi tepër të madhe në raport me vëndet  kapitaliste ekzistuese (popujt sllavë).

Pozitive tek Rusoi është fakti se ai pranon ekzistencën e interesit të përbashkët,  kur anashkalon interesin individual, nënkuptim i cili duhet konsideruar ligjor, dhe praninë e shoqërisë njerëzore si bashkësi dhe jo si individ. Është pika ku fillon proçesi i pabarazisë sociale, por që Rusoi e ka kapur nga ana morale dhe si proçes propogandistik pa i kapur thelbin problemit dhe pa diferencuar dot shkaktarin natyror nga ai njerëzor. Pikërisht këtu qëndron pika e paditur nga shkenca dhe gabimi i proçesit të njohjes së racës njerëzore të paktën në këto 4000 vitet e fundit, kur dhe ka filluar ky proçes: në dualitetin shkakësor të çdo proçesi natyror, për rastin konkret në shkaqet e fillimit të diferencimit shoqëror, ose e thënë ndryshe, në shkaqet e lindjes së pabarazisë sociale në Globon Tonë. Problemi duket sikur është i parëndësishëm, por një analizë kohore e proçesit në fjalë tregon se pabarazia shoqërore për efekte natyrore të kohëlindjes së proçeseve shoqërore është shumë herë me e madhe dhe gjurmëlënëse se pabarazia për efekte shoqërore dhe sot ka ardhur koha që ato kushtëzojnë njëra-tjetrën pamvarësisht në e kuptojnë këtë njerëzit dhe a u pëlqen kjo. Është pika ku racizmi ka ngritur një teori pa themele reale dhe që studiuesit sikur kane frikë ta përmëndin pasi e kuptojnë se irealiteti mbretëron në atë pikëpamje.

Negative tek Rusoi është rrjedhimi i pikëpamjes se mosbesimit ndaj të barabartit ku ai nuk e ka kuptuar se ky mosbesim nuk ka qënë kurrë individual, por kolektiv dhe lidhet me shpejtësinë e zhvillimit shoqëror të komunave primitive. Por i gjithë proçesi kërkon një shkallë të caktuar të zhvillimit të tyre pasi duhet të ketë ndodhur një nga të dyja: ose komunat jane bashkuar, duke u zmadhuar, ose janë konfliktuar fillimisht duke ju larguar njëra-tjetrës (Ilirët), ose janë ndeshur midis tyre duke e zgjidhur konfliktin me mjetet e dhunes (parahelenët, por që në zhvillimin e tyre kanë qënë shumë më përpara ilirëve). Në këtë pikë qëndron problemi i formimit të popujve të mëvonshëm, proçes i cili duhet të ketë qënë edhe më i komplikuar nga bota e madhe e relacioneve universale. Por pabarazia sociale në atë proçes ka qënë i varur kryekëput nga proçese natyrore dhe jo shoqërore.

Kur flitet për nivel të caktuar të zhvillimit të komunës primitive kemi parasysh edhe shkakun fillestar të pabarazisë sociale për shkaqe shoqërore që është ndarja e punës. Nuk mund të ketë pabarazi shoqërore pa u realizuar ky proçes, duke i përfshirë të dy palët e të të relatuarve. Mos ekzistenca e pabarazisë në të dy krahët e botës së madhe të relacioneve ka çuar në tjetërsimin e të dy krahëve  dhe në ndryshimin e shpejtësisë së zhvillimit social, proçes i cili i nënshtrohet paradoksit të binjakëve të parashikuar në fushën e fizikës, por realisht ekzistues në botën e njeriut me përfundime krejt të tjera nga iluzionet e fizikantëve.

Por Rusoi ka pasur një intuitë  të mrekullueshme, pasi ka ditur të kapë lidhjen e shpejtësisë së kohës me shpejtësinë e zhvillimit dhe me këtë ka përmbysur njërën nga shkaqet e diferencimit social në racën njerëzore. Ishte koha kur njerëzit të grupuar nëpër komuna, ose grup komuna, vendosën instiktivisht të bëjnë ndarjen e punës dhe me këtë i afruan njeriut mundësinë jo vetëm të ndryshimit të zhvillimit të tyre, por mbi të gjitha rritën shpejtësinë e zhvillimit social duke i dhënë dërmën botës së kafshëve përfundimisht. Problemi në këtë pikë bën dallimin midis shkakut natyror dhe shoqëror të pabarazisë sociale, por që gjithëshka bëhet për hir të kundërshtimit të natyrës së trashëguar nga bota e kafshëve. Është pika ku fillon rrugën e vet kategoria domosdoshmëri – liri e cila për Rusoin është e paqënë dhe e pakuptimtë. Sipas tij:

 

“Unë përshkoj në një çast një numër tepër të madh shekujsh, i shtrënguar nga koha që kalon, nga moria e gjërave që kam për të shprehur, dhe nga përparimi pothuaj i padallueshëm me të cilin nisin ato: -ngaqë, sa më të ngadalta të jenë ngjarjet që pasojnë njëra-tjetrën, aq më me shpejtësi përshkruhen ato” (faqe 93-94).

 

Mua nuk ma merr mëndja që Rusoi të ketë ditur të nxjerrë përfitime nga ky proçes jo vetëm nga mënyra e formimit të tij botëkuptimor, por kryesisht nga gabimet teorike që raca njerëzore ka realizuar në fillimet e veta duke u imprenjuar në vazhdimësinë e kohës në veprimtarinë që konsiderohet: proçes shkencor. Problemi edhe mund të pranohet me këtë përfytyrim përsa kohë që ne i shohim ato përciptas, por në momentin që fusim parametrin shpejtësi zhvillimi ne hasim barazinë e kontinumit kohor-hapsinor për të gjitha ngjarjet dhe detyrimisht çdo e tillë fsheh në brëndësi të vet cilësorin e pa zbuluar deri më sot dhe që proçesi shkencor i ka parakaluar ato pa i evidentuar. Dhe në këtë pikë fillon formalizmi i shkencës dhe paaftësia e saj për të përgjithësuar ngjarjet konform pretendimit të titullit.

Ndarja e punës do të sillte ndryshimin e parë të kafshës-njeri drejt qënies njerëzore duke parakaluar trashëgiminë natyrore dhe fillimin e një proçesi të stërzgjatur për individin, por tepër të shkurtër për bashkësinë. Është pika ku duhet të fillonte Rusoi zbulimin e shkakut themelor të asaj lloj pabarazie, por më përpara do të ishte pozitive të zbulohej pasoja e ndarjes së punës në gjirin e shoqërisë. Në këtë pikë autori ka futur një element që unë e konsiderova pak të çuditshëm dhe anormal duke e konsideruar të pamundur si realitet. Nga ana tjetër Rusoi nuk ka qënë në gjëndje të lidhë proçesin e pabarazisë shoqërore me proçesin e popullimit të Globit dhe në këtë drejtim fenomenet janë parë me tepër me syrin e fantazisë se të realitetit. Akoma më tej është munduar të vërë në dukje në mënyrë justifikuese dallimet midis ishullorëve dhe banorëve të kontinentit pa na treguar shkallën e pabarazisë sociale në të dy rastet e pretenduara. Kështu Ruroi pretendon se:

 

”Kështu, është mjaft e mundëshme që, pas sprovave të para të lundrimit, të kenë qënë ishullorët ata që sollën mes nesh përdorimin e fjalës: -dhe është, tekefundit, mjaft afërmendsh që shoqëria dhe gjuhët të kenë pasur zanafillën nëpër ishuj, dhe të jenë përsosur në to, para se të jenë njohur në kontinent“(faqe 96).

 

Hipoteza ka shumë përmasa botëkuptimore, ku do të veçoja:

1-Parimin natyror të lindjes se njeriut në Tokë, ku Rusoi ka marrë për bazë atë monogjenist (problemi është analog me teorinë gjeocentriste të sistemit tonë kozmik) prej nga lind një tërësi pyetjesh mbi banimin e këtyre ishujve dhe mundësinë e zhvillimit në izolim të tyre për një kohë shumë-shumë të gjatë dhe në arësyet e lidhjes me kontinentalët. Sipas kësaj teorie rezulton që ishullorët të kenë pasur një zhvillim më të madhe se kontinentalët, gjë që jo vetëm e pamundur praktikisht, por dhe teorikisht. Është e pamundur të ketë lindur teknika e lundrimit përpara fjalës. Une e konsideroj përfundimin e Rusoit ose një lajthitje, ose një defekt të përkthimit.

2- Lindja e fjalës duhet t’i dedikohet nje proçesi tepër-tepër të gjatë veprimtarie dhe analogjia me kafshët e ishujve nuk duhet të jetë i mundëshëm. Popullimi i këtyre të fundit nga kafshët duhet të ketë qënë tepër rastësor dhe varfëria biologjike e ishujve duhet ta justifikojë këtë. E thënë më ndryshe fjala ka lindur shumë më përpara se popullimi i ishujve, akoma më tej ajo duhet të ketë lindur përpara ndarjes së punes në përputhje me marrëdhëniet njeri-natyrë dhe kjo duhet të përbëjë koloritin e gjuhëve anë e mbanë botës.

3-Zanafilla e fjalës duhet t’i dedikohet një niveli rigorozisht të zhvilluar ekonomik të komunës primitive, ndërsa koloriti i fjalëve kohës së lindjes të komunave ose paraardhësve të tyre. Në fakt problemi duhet të thjeshtohet në popujt me shpejtësi zhvillimi të vogël ku ekzistenca e tyre në kontinent e përjashton proçesin e lëvizjes mekanike nga kontinenti ne ishull dhe anasjelltas. Të paktën tek ilirët kjo duket bindshëm.

Në këtë pikë Rusoi duhet të ketë tentuar të shprehë tjetër gjë, por në thelb të problemit duhet të qëndrojë diferencimi shoqëror midis ishullorëve dhe banorëve të kontinenteve ku nuk kuptohet se kë favorizon teoria e tij. Por që gjithsësi na shërben për të kuptuar ligjësinë e natyrës në drejtim pabarazisë, e cila eleminohet nga njeriu në sajë të relacioneve dhe të influencës së tij mbi natyrën. Në këtë mënyrë ky problem nuk është konstatuar kështu nga Rusoi dhe rrjedhimisht ai nuk ka pasur si ta dijë se çfarë përfaqëson pabarazia shoqërore në një popull dhe midis popujve e racave. Problemi është një nga bazat themelore të lindjes së njeriut në Tokë dhe duhet të na çojë në përfundimin se si duhet eleminuar e çfarë përfitimi kemi prej kësaj.

Nga që e ka parë problemin vetëm me njërin sy Rusoi nga ka diferencuar dot proçesin e padrejtësisë nga ai i pabarazisë. Në qoftë se i pari duhet konsideruar shoqëror, i dyti duhet konsideruar natyror, dhe është kjo arësyeja natyrore përse lind padrejtësia në racën njerëzore. Tendenca e bashkimit dhe unifikimit të racës njerëzore të Tokë përbën kredon biologjiko-shoqërore të të gjithë jetës milionavjeçare të saj. Puna është të përcaktohen elementët qelizorë të këtij proçesi për të parë rrugën e tij. Ka pasur prej kohësh një tendencë për të filtruar në këtë proçes, por, me sa duket, nuk ka çuar në zbulime të tjera. Kështu Rusoi shkruan:

 

“sipas aksiomës së Lokut të urtë (nuk e di a e ka fjalën për personazhin e mitologjise gjermane, apo për Xhon Lokun e shek. XVII-të, pasi nocioni pronë është tepër i vjetër dhe nuk lidhet në lindje me shoqëritë moderne, GH), “nuk mund të ketë padrejtësi, aty ku nuk ekziston vetëdija e pronësisë”” (faqe 98).

 

Unë pretendoj se që në këtë pikë fillon gabimi i filozofisë pasi ajo nuk ka qënë e aftë të diferencojë pronën private nga prona komunare dhe kohët e lindjes përkatëse, me fjalë të tjera: a ka pasur padrejtësi përpara lindjes së pronës? Prej këtej lind nevoja për të përcaktuar pozicionin e padrejtësisë në raport me individin apo me bashkësinë pasi të dhënat historike tregojnë se pronësia komunare lindi si rezultat i ekzistencës së tyre pranë e pranë dhe zhvillimit ekonomik gati të njëjtë pas ndarjes së punës proçes i cili duhet të ketë qënë shumë-shumë i gjatë dhe themelori i jetës së sotme të njeriut. Në qoftë se dy komuna kanë pasur një zhvillim të përafërt, por zhvillimi i tyre ekonomik nuk e njihte pronësinë mbi tokën ku jetonin, atëhere komunat bashkoheshin dhe, në të kundërtën, ato konfrontoheshin. Por edhe pas veprimit të fundit ka ekzistuar një kohë kur skllevërit bëheshin anëtarë me të drejta të plota brënda komunës çka të çon në përfundimin se padrejtësia ka lindur pas pronës dhe duhet të zhduket përpara saj. E thënë me fjalë të tjera zhvillimi i pronës në të gjithë hallkat e veta çon medoemos në zhdukjen e padrejtësive, akoma më tej: në zhdukjen e pabarazisë sociale të shkaktuar nga koha e diferencuar e lindjes specifike. Dmth prona ka lidhje indirekte me padrejtësinë dhe pabarazinë sociale dhe aspak karakter birërie siç u trajtua përgjatë shekullit të XX-të në botë; gabimi fillon shumë më përpara Rusoit dhe Lokut. Në mënyrë direkte ky gabim lidhet me mos zbërthimin e saktë të proçesit shkakësor të lëvizjes. Analiza, sipas dualitetit shkakësor të kësaj të fundit, shpie në konkluzione krejt të tjera dhe në zbulimin e lidhjeve të ndërsjellta të qelizave materiale të shoqërisë dhe në rregullatorin absolut të zhdukjes së pabarazisë dhe padrejtësive shoqërore.

Në qoftë se pranojmë se aksioma e Lokut është e saktë, atëhere duhet pranuar se ajo është me shumë nënkuptime, sidomos në raportin e lirisë me dhunën. Por kjo tek popujt europianë si zor të konstatohet duke përjashtuar botën gadishullore ilire. Fjala padrejtësi është shumë subjektive dhe përgjithësuese. Do të ishte më e drejtë të shihej raporti pronë – dhunë dhe skllavëri – liri. Kjo ka vlera për të përcaktuar ekzistencën e luftës për liri atje ku nuk ekziston skllavëria, gjë që tregon se e para nuk mund të ekzistojë pa këtë të fundit. Kur shkruhet historia e një populli (psh e popullit shqiptar) kjo nuk merret parasysh dhe sajohen të paqënat si ngjarje reale edhe pse ato bien ndesh me kategoritë e mësipërme. Edhe ky proçes kërkon një nivel të caktuar të zhvillimit ekonomik, për të anashkaluar tjetërsimin e realizuar nga bota e madhe e relacioneve dhe për të diferencuar mosqënien historike nga shpikjet antihistorike. Rëndësia e pabarazisë sociale të çon në përfundime krejt të tjera mbi historinë e shkruar të popujve dhe çfarë i ka detyruar ato të shpikin moralin mbi padrejtësinë dhe zgjidhjen e saj. Është pika ku Rusoi është përgjithësuar dhe huazuar nga filozofët e mëvonshëm dhe nuk përjashtoj mundësinë që nga ky lloj morali të ketë lindur marksizmi i proletarëve, mëndjemadhësia e të cilit i kaloi caqet e politikës së deriatëhershme, me pretendimin se faji nuk ka qënë i autorëve të tij.

Pozitive tek Rusoi është tendenca për të zbuluar qelizat materiale të shoqërisë , por e keqja është se ai i ka absolutizuar këto qeliza duke i ndarë nga koha e zhvillimit në raport me rendet shoqërore dhe fazat e tyre. Po të kishte bërë këtë do të zbulonte se gjithëshka varej nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror dhe pabarazia shoqërore do të kishte të tjera parametra lindës dhe zhvillues. Mjafton të dalim jashtë kohës kapitaliste të popujve europianë të shekullit XVI – XIX-të (popujt europianë perëndimor; tipikisht hollandezët, britanikët dhe francezët) dhe do të kuptojmë me lehtësi se problemi nuk qëndron kaq thjeshtë i lidhur me qelizat materiale të veprimtarisë ekonomike, lidhje e cila është krejtësisht sipërfaqësore. Sipas Rusoit:

 

“Metalurgjia dhe bujqësia qenë dy mjeshtëri, shpikja e të cilave solli këtë kthesë rrënjësore. Për poetin janë ari dhe argjëndi, por për filozofin janë hekuri dhe gruri ato që kanë qytetëruar njerëzit dhe kanë marrë në qafë gjininë njerëzore. Si njëri dhe tjetri ishin të panjohur për njerëzit e egër të Amerikës, të cilët, për këtë arësye, kanë qëndruar përherë të tillë; popujt e tjerë ka gjasa gjithashtu të kenë mbetur barbarë, përderisa kanë ushtruar njërën prej këtyre dy mjeshtërive pa tjetrën. Dhe një prej arësyeve më të vlefshme prej të cilës Europa ka qënë, nëse jo e para, së paku për një kohë të gjatë dhe më mirë e qytetëruar nga pjesët e tjera të botës, është se ajo gjëndet prej një kohe më e bollshme në hekur dhe më e begatë në drithëra” (faqe 100).

 

Edhe ky problem është thjeshtë botëkuptimor dhe i lidhur me metodikën e perdorur në zbërthimin e ngjarjeve historike, pasi, në fund të fundit, metalurgjia dhe bujqësia janë të varura nga shkalla e zhvillimit social të komunës. Raporti i tyre kohor nuk është në këtë pozicion, dmth në fillim ka lindur bujqësia dhe, pastaj, metalurgjia. Në të vërtetë në këtë pasazh të Rusoit ka shumë nënkuptime të cilat nuk janë zbërthyer drejt dhe marrja e tij si postulat të çon në gabime të njëpasnjëshme analitike. Për shëmbëll:

Kthesa rrënjësore ka qënë shumë më e hershme se ajo që përcakton autori dhe shkaku i lindjes së bujqësisë dhe metalurgjisë. Akoma më tej, diferencimi kohor midis këtyre dy veprimtarive njerëzore është gjigand, pastaj duhet parë se e cilës metalurgji. Kjo ka rëndësi të vihet në dukje pasi fenomeni luftë ka qënë i lindur dhe është kjo e fundit që ka çuar në domosdoshmërinë e lindjes së metalurgjisë së hekurit. Midis bujqësisë dhe metalurgjisë janë një sërë elementësh të tjerë shoqërore që paralelizojnë qoftë bujqësinë e qoftë metalurgjinë dhe sidomos fazat e zhvillimit të gjithseicilës. Problemi ka nevojë të stërhollohet pasi në këtë rast do të dilte në pah arësyeja e pabarazisë shoqërore mbi baza natyrore dhe aspak shoqërore, siç mundohet ta vërë në dukje Rusoi.

Pastaj problemi nuk është analizuar drejt në funksion të kohës. Fakti që Rusoi vë në raport europianët me “njerëzit e egjër” të Amerikës pa i ditur produktin shoqëror të këtyre të fundit dhe shkallën e zhvillimit shoqëror tregon se ai këtë problem e ka parë në mënyrë intuitive, të paragjykuar, dhe të paargumentuar saktë. Një analizë komplekse e prejardhjes së racës njerëzore në Tokë, sipas parimit poligjenetik të lindjes, tregon  se raca që fshihet pas nocionit “njerëz të egjër”, nga pikëpamja e zhvillimit hapsinor, ka qënë raca superiore e njerëzimit dhe moseliminimi i tyre nga historia do të sillte luftra të tilla ku ajo e viteve 1939-1945 do të ishte një lojë fëmijësh. Në këtë pikë fshihet e panjohura e shkencës së njerëzimit dhe në funksion të kësaj të panjohura  (shpejtësia e zhvillimit shoqëror) panorama e zhvillimit të racave njerëzore është jashtë domosdoshmërisë së hekurit dhe grurit. Fakti që maksimumi i zhvillimit të rendeve shoqërore ka dhënë përfundime të ndryshme ndër popuj të ndryshëm duke lëvizur sa në një racë në tjetrën (raca e verdhë – raca e zeze – raca e bardhe), nga njëri popull i një race në popullin e një race tjetër (kinezët – egjiptianët – babilonasit – helenët – romakët – otomanët – sllavët – inkasit – actekët – majat), tregon se shpejtësia e zhvillimit social varet nga kohja e lindjes dhe formimit të popujve duke e përmbysur të gjithë tërësinë e metodave të sotme. Në qoftë se për popujt europianoperëndmor mund të pranojmë grurin dhe hekurin si shkaktarët ekonomikë të qytetërimit të tyre specifik, popujt e Dy Amerikave kishin arin dhe misrin, por shkalla e zhvillimit cilësor të tyre ka qënë shumë herë më e madhe se shkalla e zhvillimit të popujve europianë, por rendet ekonomiko-shoqërore kanë qënë të diferencuara në kohë. Krahasimi i Rusoit nuk qëndron po të merret në funksion të shpejtësisë së zhvillimit social. Kjo e fundit kuptohet edhe brënda racës së bardhë po të vihen në raport po ata popuj europianë me popujt skllavë. Problemi pëson një devijacion në konkluzione dhe pasoja.

Por nuk duhet harruar që Europa me të vërtetë ka popujt më të zhvilluar të njerëzimit (Japonia e racës së verdhë nuk bie më poshtë, përkundrazi mund të jetë më lart), por ajo ka gjithashtu dhe popullin më të prapambetur të globit i cili e ka pasur edhe hekurin edhe grurin, i cili në sajë të relacioneve me të përparuarit komshinj e ka humbur zanafillën dhe prapambetjen. Shkalla e zhvillimit të ndarjes së punës tek shqiptarët e sotëm e justifikon këtë pozicion duke treguar se pabarazia sociale ka domosdoshmërinë e vet historike duke qënë përfundimisht pasojë me tendencë zhdukjeje. Puna është të zbulohet mënyra e zhdukjes së saj, por kur shohim se analiza mbi fillesën e pabarazisë sociale është e pasaktë, atëhere, kuptohet, që edhe zgjidhja do të jetë e tillë. Të paktën veprimtaria përgjatë shekullit të XX-të e vërtetoi këtë bindshëm.

Proçeset e dinamikës së qelizave materiale të shoqërisë janë parë kaq përceptas sa asnjëherë nuk është tentuar zbërthimi specifik i tyre për të parë dinamikën e plotë dhe ndikimin që ato kanë  mbi njëra-tjetrën nga pikëpamja kohoro-hapsinore. Tjetërsimi i kësaj dinamike në sajë të ndikimeve reciproke nuk është marrë parasysh atëhere dhe rrjedhimisht sot shohim se problemi ka qënë krejt ndryshe. Kështu, për shëmbëll, problemet bujqësore lidhen me normat e drejtësisë edhe pse kjo e fundit përbën themelin e pushtetit qytetar e industrial. Shikoni si kontraktohet problemi që në gjenezë. Sipas Rusoit:

 

“Nga kultivimi i tokave rrodhi pashmangshmërisht ndarja e tyre, dhe nga pronësia, e pranuar njëherë, erdhën normat e para të drejtësisë: ngaqë për t’i dhënë gjithseicilit të tijën, është e nevojshme që seicili të ketë diçka. Veç kësaj, njerëzit, duke filluar të hedhin sytë më përtej në të ardhmen, dhe duke parë që seicili kishte diçka që mund ta humbiste, nuk kishte asnjë prej tyre që të mos i druhej për vete shpagimeve për padrejtësitë që mund tu kishte bërë të tjerëve. Kjo origjinë është aq më natyrore, sa është  e  pamundur të konceptohej ideja e pronësisë që lind veçse prej veprimtarisë; ngaqë nuk vërehet që, për të përvetësuar gjërat që nuk i ka krijuar vetë, njeriu të vinte mbi to më tepër se punën e tij” (faqe 102).

 

Midis kultivimit të tokës dhe ndarjes së saj (pra kemi nënkuptimin e lindjes së pronës individuale) qëndron prania e pronësisë kolektive të tokës dhe parakalimi analitik i saj do të çojë, se s’bën, në gabime themelore kur të vijë puna për të përcaktuar mënyrën e leeminimit të pabarazisë sociale. Akoma më tej, përpara ndarjes së tokës, sipas interesit individual, kemi lindjen e dhunës dhe të luftës çka detyrimisht të çon në përfundimin se ndarja e tokës sipas interesit individual nuk ka kaluar jashtë antagonizmit shoqëror (qelizë kjo që përgatit antagonizmin klasor të ardhshëm). Problemi nuk është kaq i thjeshtë sa e paraqet Rusoi. Ai, dashur pa dashur, ka eleminuar format kalimtare të pronësisë që realizojnë pikërisht atë formë që krijon shfrytëzimin e njeriut prej njeriut, dmth thelbin e pabarazisë shoqërore. Ky boshllëk do të çfaqet bindshëm në teorinë e Karl Marksit, i cili do t’i japë pronës private rol absolut në zhvillimin e ardhëshëm të shoqërisë njerëzore, por duke parakaluar shumë qeliza të tjera mbi çbazë do të realizohej një kompesim artificial duke u shpikur revolucioni me dhunë si shkaktari i eleminimit të pronës, pabarazisë, etj, por që përfundoi në eleminimin e asaj që u pretendua.

Kur flitet për norma të drejtësisë nuk duhet marrë si fillesë një nivel i caktuar i zhvillimit të tyre, pasi akti më i parë i normave të drejtësisë është ndarja e punës dhe përcaktuesi, shumë më i mëvonshëm, i pronës komunare. Idetë mbi drejtësinë kanë lindur me idetë fetare, konkretisht me kultin e natyrës, dhe këtu qëndron zanafilla e pabarazisë sociale në racën njerëzore. Proçesi në fjalë ka brënda parimin natyror të racës njerëzore të mbështetur në proçesin e lëvizjes, që çfaqet me marrëdhëniet njeri-natyrë, dmth në punën, dhe në këtë pikë pabarazia sociale ka momentin e lindjes së vet natyrore.

Pastaj duhet bërë e qartë që qoftë interesi, qoftë prona, fillimisht kanë pasur karakter kolektiv dhe prej kësaj faze është shkëputur individi duke u paralelizuar me shumë qeliza të tjera, të cilat krijojnë lidhjet e mëvonshme të proçesit. Rusoi ka realizuar ndarjet e tyre duke tentuar t’i konsiderojë vendimtare në aktin fillestar të lindjes së pabarazisë sociale.

Për të justifikuar natyralitetin e këtij proçesi Rusoi shpiku frikën, duke realizuar artificialisht kontradiktën dhe padrejtësinë në funksion të pronësisë vetiake. Une e konsideroj këtë mënyrë arësyetimi në kundërshtim me realitetin historik të ndodhur pasi në thelbin e problemit nuk qëndron individi, por bashkësia. Dhe pabarazia midis bashkësive nuk është shoqërore, por natyrore dhe për të eleminuar këtë pabarazi natyrore midis grupeve njerëzore natyra i ka imponuar njeriut ndarjen e punës. Pikërisht këtu fillon zanafilla e qelizave materiale të shoqërisë njerëzore që përbëjnë bazën e pabarazisë, por dhe bazën absolute të progresit. Është ky i fundit që bëhet premisë për eleminimin e pabarazisë, por që mbështetet në dinamikën e qelizave pjesmarrëse në shoqërinë njerëzore. Analizën e këtyre të fundit Rusoi nuk ka qënë në gjëndje t’i zbulojë dhe, aq më tepër, t’i analizojë. Kjo do të thotë se problemet janë parë me sy intuitiv dhe jashtë realitetit historik. Kjo ka ndodhur për shkak të gabimit fillestar të aplikuar në proçesin e njohjes njerëzore ku mendimi filozofik grek ka dhënë një zgjidhje të gabuar. Fjala bëhet për mënyrën e gabuar të shkakut të fillimit të lëvizjes ku Aristoteli ka gabuar në të njëjtën përmasë si dhe Rusoi, më vonë, edhe pse kanë një diferencë kohore prej 2000 vjetësh

Në qoftë se studiuesi do të merrte parasysh dinamikën e qelizave materiale të shoqërisë do të zbulonte se kjo dinamikë nuk është homogjene ndër popuj të ndryshëm dhe të afërt bile nga pikëpamja gjeografike. Çka do të thotë se ndikimi i ambientit të këtij lloji është shumë periferik dhe jo në përputhje me postulimet e deritanishme. Po të krahasojmë Jugun e Shqipërisë nën diktatin e helenëve, atëhere kur ndikuan mbi ilirët domosdoshmërisht duke i transformuar në epirotë, të paktën deri në vitin 168 Pa. Kri., kur Paul Emili rrafshoi 70 qytete, në të njëjtën krahinë nën diktatin e otomanëve do të shikojmë se nuk kanë të njëjtën dinamikë çka do të thotë se merita dhe faji nuk janë të të njëjtit popull, por kemi të bëjmë me dy popuj të ndryshëm të tjetërsuar nga bota e relacioneve universale, pamvarësisht se rrjdhin nga njëri-tjetri, pra kanë karakter birërie.

Kalimi nga bota e padrejtësisë në atë të pabarazisë është një proçes që përmban dualitetin njeri-natyrë në dinamikën e ardhëshme të saj. Kështu pranohet se:

 

“Atëhere kur të lashtët, -thotë Grozi – i dhanë Cererës epitetin e ligjvënëses, dhe një festë që kremtohej në nder të saj emrin e Tezmoforisë, lanë të kuptohej me këtë se ndarja e tokave ka sjellë një lloj të ri të së drejtës, domethënë të drejtën e pronës, e ndryshme prej asaj që buron nga ligji natyror” (faqe 103).

 

Rusoi është treguar në këtë temë arbitrar pasi ngatërron, duke e përgjithësuar, dinamikën brënda një komune me të gjithë globin. Ligji natyror nuk ka asnjë lloj barazie në të gjitha nivelet e organizimit material, duke përfshirë te gjithë kohën e ekzistencës së racës njerëzore. Vetëm në nivelin e kuanteve energjitike njeriu është i detyruar të pranojë barazinë e tyre dhe atë ligj natyror që Rusoi ja atribuon njerit. Edhe pa lindur kjo formë e pronësisë së tokës, ka ekzistuar një formë pronësie, e cila ka çuar në luftën midis komunave. Problemi në atë kohë ka qënë i pa konsoliduar mbi çbazë fiset parahelene filluan marshimin mbi tokat e pa pa populluara, ose të populluar pak, ose të populluara me krijesa më inferiore se ata. Në këtë mënyrë ata i shtynë parailirët deri në Danub (kemi parasysh hartën e botuar në librin e Cordinianos Albania, vëll. I-rë, Illiricum) dhe pjesën që mbeti në jugun e Gadishullit Ilirik i transformuan në epirotë. I gjithë proçesi nuk është kryer në përputhje me dinamikën e paraqitur nga Rusoi (vepra e cituar) dhe parahelenët nuk krijuan dot pronësinë e tokës në ato krahina, prej të cilave ato u tërhoqën me të filluar lufta me persët, ndëra ilirët u detyruan të rizbresin poshtë, duke ju larguar Danubit (psh dardanët nga zonat e Rumanisë së sotme zbritën në trojet ku sot ndodhen kosovarët, e gjithë kjo ka ndodhur nga shekulli XIII Pa. Kri. deri në atë VI Pa. Kri.; është kjo arësyeja përse ngushtica e Dardanelave është emërtuar me emrin e fiseve të tyre), nën shtytjen e dakëve. Ndarja e tokës i është nënshtruar veprimtarisë së brëndëshme të komunës, apo bashkësive të tyre, për hir të rritjes së prodhimit bujqësor dhe kjo ka përbërë progresin e mjaftueshëm për lindjen e qyteteve. E tërë dinamika e mëvonshme e qyteteve anë e kënd botës duhet t’i dedikohet të drejtës së pronësisë mbi tokën gjë e cila nuk ka asnjë përputhje kohore apo hapsinore me ligjet e natyrës. I vetmi ligj natyror që mund të merret në konsideratë për atë proçes dhe për atë kohë është kohëlindja dhe kohëformimi i komunave apo grup komunave gjë të cilën jo vetëm Rusoi, por edhe sot shkenca nuk është e aftë të bëjë analiza me këto parametra dhe mbi këto hapësira shoqërore pa ndryshuar metodikat ekzistuese.

Në fakt Rusoi e ka ndjerë ekzistencën e pabarazisë natyrore tek njeriu, por këtë e ka sfumuar me shumë sforcim dhe nuk ka qënë i aftë ta përgjithësojë në planin hapësinor. Në këtë mënyrë ka qënë i detyruar t’i shkrijë bashkë me padrejtësitë shoqërore duke anashkaluar dinamikën e qelizave shoqërore që përfshihen në këtë proçes. Ngta ana tjetër nuk ka qënë i aftë të përcaktojë arësyet përse dhe si lindi shpërndarja e pabarabartë e të mirave materiale. Në këtë pikë i ka përshpejtuar fenomenet shoqërore deri në atë masë sa ka krijuar iluzionin e unitetit të pabarazisë shoqërore me atë natyrore duke e futur problemin në një pozicion të pazgjidhshëm dhe konfuz. Sipas tij:

 

“Në këtë mënyrë (nga shpërndarja e pabarabartë e të mirave materiale) pabarazia natyrore shtrihet pa u ndjerë bashkë me atë rastësore, dhe dallimet e njerëzve, të zhvilluara nga ato rrethana të ndryshme, u bënë më të ndjeshme, me të njëjtin përpjestim mbi fatin e individëve” (faqe 104)

 

Kjo lloj rastësie kishte kohe që ishte kthyer në domosdoshmeri, në këtë rast kategoria filozofike është parë për së mbrapshti (mund të ketë problem me përkthimin). Në fakt Rusoi për këtë problem ka një farë merite pasi ka pranuar pabarazinë natyrore në proçesin e lindjes së pabarazisë sociale (do të ishte më e drejtë të quhej padrejtësi shoqërore) edhe pse këtë e ka vënë në funksion të shpërndarjes së të mirave materiale. Por ai ka një defekt serioz pasi e ka parë problemin thjeshtë si një dukuri jashtë rendeve shoqërore. Me fjalë të tjera nuk ka përcaktuar dinamikën e fazave të pabarazisë së shpërndarjes së të mirave materiale, e cila ka ekzistuar vetëm përgjatë fazës fisnore të komunës pasi më pas fjalën e ka marrë aftësia individuale shpirtërore dhe fizike. Proçeset hapsinore të ndodhura, në drejtim të lindjes së pabarazisë shoqërore kanë kaluar nëpër një rrugë e cila justifikon të sotmen brënda kuadrit të domosdoshmërisë deri në atë masë sa mund të arrihet në përfundimin që kjo ka qënë reale në popujt me shpejtësi të madhe zhvillimi,  pasi, në të kundërtën, proçesi është akoma evident duke treguar se bota e relacioneve është ajo që ka vendosur fatin e popujve dhe të kombeve larg rrugës së përshkruar nga Rusoi. Forma klasike sot është parakaluar dhe pabarazia sociale duhet pranuar prezent për hir të zhvillimit të shoqërisë larg sentimenteve hipokrite. Është pika ku marksizmi ose është ndryshuar me qëllim të paragjykuar, ose nuk është kuptuar, dhe mbi këtë bazë kanë lindur veprime politike që e kanë kundërshtuar ligjësinë natyrore të zhvillimit duke çuar në një pabarazi sociale edhe më të madhe se forma klasike që përshkruan Rusoi. Ajo që ka ndodhur një herë e një kohë nuk mund të përsëritet më dhe fati i individëve ndjek tjetër rrugë nga ajo që përshkruan dhe mundohet të justifikojë Rusoi. Problemi nuk duhet shtruar në funksion të lindjes së pabarazisë shoqërore në një vënd, dhe prej këtej të përgjithësohet, por në rrugën si shtrihet kjo pabarazi dhe si realizohet zhvillimi i popujve dhe i kombeve të prapambetur. Kjo e fundit duhet të përbëjë esencën e problemit dhe jo eleminimi i pabarazisë, si fenomen shoqëror të trashëguar, apo të huazuar, nga bota e madhe e relacioneve universale. E sotmja globale e ka vështirësuar problemin tej masës duke e sfumuar problemin e pabarazisë sociale midis individëve brënda kombeve dhe në plan të parë ka dalë pabarazia shoqërore midis racave ku problemi është kryekëput natyror pasi në këtë rast pabarazia shoqërore nuk vjen si rezultat i zhvillimit, por i huazimit dhe kjo nuk evidentohet dot nga Rusoi. Është pika ku kërkohet ndryshimi i metodikave ekzistuese, që shpjegojnë fatet dhe historitë e kombeve pasi ka shumë e shumë kohë që pabarazia sociale nuk krijohet nga bota e zhvillimit të brëndëshëm shoqëror, por huazohet nga bota e zhvillimit të jashtëm shoqëror, dmth bota universale e relacioneve, deri në atë masë sa ne duhet ta përjashtojmë formën klasike të përdorur nga Rusoi, e cila edhe ka shumë mangësi dhe arbitraritet.

Nuk mjaftoi vetëm kjo, por Rusoi i bashkangjiti proçesit pothuajse të gjithë veprimtaritë subjektive të shoqërisë së asaj kohe duke e transformuar duetin padrejtësi shoqërore – pabarazi natyrore në një finalizim përfundimtar duke i hapur rrugë mundësisë së kundërveprimit njerëzor kundër natyrës njerëzore. Është pika ku duhet të ketë filluar tjerrja e teorive mbi këtë mundësi edhe pse e gjithë rruga teorike ishte fund e krye e gabuar dhe jo në përputhje me ligjet e natyrës. Pasoja e  kësaj nuk ishte vetëm shekulli i XX-të, por dhe mijëlvjeçari i ri do t’i nënshtrohej kolapsit të përmbysjes me mjetet e dhunës pa qënë i aftë të rregullojë gabimet e kaluara të racës njerëzore. Vini re se si thellohet gabimi:

 

“Me një fjalë, konkurenca dhe rivaliteti në njërën anë, nga ana tjetër kundërvënia e interesave, dhe gjithherët dëshira e fshehtë për të arritur përfitimin e tij në kurriz të të tjerëve, -të gjitha këto mbrapshti janë pasoja e parë e pronësisë dhe vargani i pandashëm i pabarazisë që lind“(faqe 105).

 

Problemi është parë në funksion të ndërgjegjes së individit pa treguar më përpara se si formohet në ndërgjegjen e individit dëshira e fshehtë për të arritur në përfitimet mbi kurrizin e tjetrit. Të paktën ky problem është evident në Shqipëri pas 1991 ku padrejtësia sociale shpërtheu me një forcë të paparë krejt ndryshe nga krimi komunist. A nuk lind prej këtij fakti përfundimi që rendi shoqëror në Shqipërinë komuniste ka qënë rendi që formoi ndërgjegjen e hajdutit tek shqiptarët ? Atëhere për çfarë pabarazia sociale e ka fjalën Rusoi kur nuk ka ditur të kuptojë që forma klasike e lindjes së pabarazisë sociale në racën njerëzore i përket të kaluarës dhe vetëm në një grumbull popujsh me shpejtësi të afërt kohore zhvillimi? Në fillim ka lindur pabarazia natyrore dhe pastaj pronësia. Është tepër i padukshëm akti fillestar i lindjes së padrejtësisë në komunën primitive pasi ka shumë elementë të tjerë shoqërore që paralelizohen me subjektin që po analizojmë duke treguar se sot rëndësia nuk qëndron në pabarazinë shoqërore midis njerëzve, por në padrejtësitë shoqërore dhe në pabarazinë shoqërore midis popujve dhe kombeve ku fajtore është nëna jonë natyrë dhe jo njeriu. Problemi duhet parë realisht ku racat edhe pse nuk kanë pasur lidhje me njëra-tjetrën, pra shkaku shoqëror nuk ekziston, janë të diferencuar në planin kohor të zhvillimit gjë që i duhet dedikuar kohëlindjes së gjithseicilës. Është pika ku bota e njeriut duhet të influencojë jo vetëm mbi vetveten, por kryesisht mbi nënën tonë natyrë, sepse është natyra ajo që i ka lindur njerëzit në vënde të ndryshme dhe kohëra të ndryshme mbi çbazë lind pabarazia midis racave dhe popujve brënda një race (parimi poligjenetik i lindjes së njeriut në Tokë duhet të zërë vëndin e vet). Dhe këtë Rusoi nuk ka mundur ta kuptojë dot në asnjë element. Ai ka marrë për bazë dinamikën e brëndëshme të një organizimi shoqëror duke u mbështetur në parimin monogjenetik të lindjes së njeriut dhe këtë me mangësira.

Pastaj është e palejueshme ta konsiderosh të  mbrapsht domosdoshmerinë historike. Filozëfëve të kaluar u ka munguar realiteti historik global dhe problemi është parë brënda kornizës së racës së bardhë. Arësyetimi i tyre është tepër i ngushtë dhe, nga ana kohore, tepër i shkurtër dhe i pa plotësuar në aspektin e jetës së qelizave pjesmarrëse në organizimin shoqëror ku pabarazia sociale, për efekte njerëzore, është thjeshtë një pasojë kalimtare e cila ka shërbyer për rritjen e prodhimit shoqëror dhe këtu fillon dhe mbaron pabarazia shoqërore brënda një populli; pastaj fjalën e merr teoria e globalizmit ku deri më sot gjërat janë parë me intuitë dhe sipas një interesi kalimtar ku politika e sundon zhvillimin ekonomik sipas interesit individual.

Gabimet thellohen edhe më tepër duke kaluar në paralelizmat shpjegues me botën e kafshëve, a thua se u nënshtrohen të njëjtave ligjeve. Analizës së Rusoit i mungon përmbajtja e problemit konform rendeve shoqërore dhe rrjedhimisht nuk ka se si të kuptojë raportin kohor të zhvillimit midis “barbarit” dhe “të qytetëruarit”. Edhe në këtë pikë ka anashkaluar pabarazinë sociale për shkaqe natyrore duke mos kuptuar që shkaku themelor i pabarazisë sociale ka qënë i ngritur mbi bazën e faktorit kohëlindje të bashkësisë njerëzore dhe është detyrë e njeriut për të ndryshuar natyrën e njeriut në favor të këtij të fundit. Rusoi nuk e ka kuptuar se pikërisht në këtë pikë ai ka përmbysur vetveten duke i hapur rrugë mënyrës së kësaj përmbysjeje në mënyrë jo vetëm antiligjore, por edhe antinjerëzore. Sipas tij:

 

“Ashtu si një at shale i pashtruar kërlesh qimen, rreh tokën me këmbë dhe përpushet rrëmbyeshëm vetëm sapo i afrohet freri, ndërkohë që një kalë i zbutur vuan me durim kamzhikun dhe mamuzet, -kështu edhe njeriu barbar nuk e përul kokën nën zgjedhën që njeriu i qytetëruar e mbart pa u ankuar, dhe parapëlqen lirinë më të peripecishme më tepër se një nënshtrim të paqtë” (faqe 115).

 

Kjo ka të bëjë me botën e njohje dhe shkallën e zhvillimit dhe aspak me karakterin (ky i fundit është pasojë). Njeriu barbar nuk e ka njohur shtypjen shoqërore, prandaj dhe nuk e duron, kur njeriu i qytetëruar e di mire se çdo të thotë shtet, prandaj dhe ngrihet kundër shtetit edhe pse kjo është e gabuar, gjithmonë e gabuar. Në këtë pikë Rusoi ka bërë një argumentim formal për të justifikuar prapambetjen e barbarëve, pa i ditur thelbin kësaj prapambetjeje dhe rrjedhimisht nuk ka pasur si të dijë dhe argumentojë diferencimet në zhvillimet sociale. Ka qënë intuita e Rusoit ajo që e ka çuar në përgjithësimin e akteve të pabarazisë shoqërore në një komunë dhe prej këtej në të gjithë Globin, gjë jo vetëm që nuk është e vërtetë dhe ireale, por mbi të gjitha është e pamundur të realizohet. Të paktën këtë populli shqiptar po e heq në kurriz pas 1991 pa i ditur as kuptimin dhe as rolin. Sot populli shqiptar ndodhet realisht në pozicionin e atij barbari edhe pse pamja e tij duket si e një populli të qytetëruar. Duke parë raportet e zhvillimit të shoqërisë njerëzore anë e kënd botës dhe e gjitha kjo në funksion të kohës, kam arritur në përfundimin se ajo formë që njohet si forma klasike e lindjes së pabarazisë shoqërore midis njerëzve është forma e racës së bardhë kur racat e tjera duhet ta kenë hapësirën të tjetërsuar në sajë të botës së relacioneve dhe kjo bën që forma klasike të mos jetë e aftë të përgjithësohet dot. Pastaj një rol determinues duhet të ketë luajtur edhe koha e lindjes, mbi çbazë është përcaktuar shpejtësia e zhvillimit social  nga pikëpamja natyrore. Prej këtej arrihet në përfundimin se forma e formimit të shtetit e përjashton luftën, si vazhdim i politikës me mjete e dhunes, në përmbysjen e shtetit klasor çka do të thotë se përmbajta e shtetit është e lidhur me një detyrë të përcaktuar rigorozisht nga nëna jonë natyrë ku pabarazia e zhvillimit social deri më sot ka qënë evidente dhe e vetme. Atëhere përse e ka marrë për bazë Rusoi këtë pabarazi dhe çfarë ka kërkuar prej saj?  Duhet zbuluar arësyet teorike përse Marksi huazoi nga Rusoi idenë mbi pabarazinë sociale dhe përse arriti në këtë përfundim  dhe çfarë kishte mangët në teorinë e tij, e cila po të plotësohej do ta përmbyste përfundimin e tij teorik. A nuk do të thotë kjo se gjithëshka e gabuar në teorinë marksiste duhet t’i dedikohet filozofëve paraardhës?

Une nuk e di se si e ka parashikuar Rusoi vazhdimin e jetës në Tokë, por që të pranosh pabarazinë natyrore të lidhur me pabarazinë shoqërore dhe prej këtej të analizosh veprimet subjektive individuale duke anashkaluar subjektivizmat politikë që përcaktojnë të parat do të thotë të ndërtosh themele të dobta të mendimit filozofik duke i trasmetuar brezave një bllof metodik. Pikërisht këtë bllof mori përsipër racizmi kur ndërtoi teorinë e tij spekulluese, përmbysja e të cilit është pak e vështirë të realizohet me shkollimin që kanë sot europianët e përparuar. Rusoi është munduar të justifikojë politikën e racës së bardhë se sa të japë pikat udhërrëfyese të krijimit të politikës, dmth të krijuesit të padrejtësive shoqërore, që ai i emërton pabarazi shoqërore. Pretendimi i tij ishte:

 

“kur shoh turmat e njerëzve të egër, të gjithë lakuriq, të përçmojnë nepset europiane dhe të sfidojnë urinë, zjarrin, shpatën dhe vdekjen, për të mbrojtur veç pavarësinë e tyre; -unë e kuptoj se nuk i përket skllevërve të arësyetojnë mbi lirinë” (faqe 115).

 

Në të vërtetë këtu ka një problem sa teorik aq dhe praktik. Për çfarë skllevërish e ka fjalën Rusoi: për skllevërit e kohës së Romës apo për skllevërit zezakë që ndërtuan Amerikën? Sepse historia ka treguar se vetëm skllevërve të kohës së Romës Perandorake u përket arësyetimi mbi lirinë dhe këtë e treguan me sakrificën e jetës së tyre, të paktën mbi një herë (Spartaku). Ata që nuk njohin skllavërinë nuk kanë si të njohin luftën për liri. Në qoftë se fjala bëhet për skllevër me prejardhje komunare, natyrisht që arësyetimi është jashtë linjës dialektike dhe e bën të pamundur vazhdimin e arësyetimit dhe këtu qëndron e fshehta e asaj që Rusoi nuk ka ditur të zbërthejë, e cila fshihet pas kategorisë domosdoshmeri-liri.

Problemi nuk mund të shtrohet në funksion të racës së bardhë pasi ajo jo vetëm që lë një shije të hidhur për banorët e Europës Lindore përgjatë shekullit të XX-të, por mbi të gjitha mbulon gabimin e një sërë filozofësh dhe politikanësh përgjatë shekullit të XIX-të të cilët përgatitën kasaphanën e shekullit të XX-të pikërisht nga padija dhe përgjithësimi i proçesit të lindjes së pabarazisë shoqërore në Europë për të gjithë Globin. Është pika ku edhe vetë teoria e Marksit atakohet nga vetë autori me paaftësinë e zbulimit të formave të lindjes së qelizave shoqërore që marrin pjesë në proçesin e zhvillimit të saj. E keqja qëndron në botëkuptimin filozofik të materializmit, i cili është quajtur i tillë thjeshtë vetëm për spekullim për të qënë ndryshe nga idealizmi filozofik, kur në thelb ka qënë i njëjtë në fushën e mashtrimit filozofik: të gënjejnë njerëzimin, për të jetuar vetë. Pabarazia shoqërore është shoqëruar në një masë të konsiderueshme nga uni filozofik pikërisht të atyre që e kanë konstatuar pa qënë të aftë t’i japin zgjidhje problemit as në letër. Tendenca e zgjidhjes së pabarazisë shoqërore në Tokë ka qënë gjithmonë e gabuar dhe jo në përputhje me dinamikën dialektike të qelizave materiale të shoqërisë. Gjithmonë njeriu ka vepruar gabim në këtë drejtim duke tentuar per te asgjësuar të parën edhe pse ajo zhduket e fundit (prona). Ja përse është e domosdoshme futja në skenën e mendimit filozofik një metodikë e re analitike që zgjidh pikërisht pabarazinë shoqërore tek njerëzit në mënyrë ligjore dhe jo në mënyrë spekulluese siç u veprua përgjatë shekullit të XX-të.

Studiuesit që janë marrë me problemet shoqërore asnjëherë nuk e kanë parë botën e njeriut si një kompleks racash ku mbizotëron pabarazia racore për efekte natyrore. E keqja qëndron se fenomeni në fjalë ka qënë prezent edhe brënda një race, po që politika nuk i ka marrë parasysh kur shtriu botën e vet në të gjithë kontinentin edhe pse kjo përbënte një ndërhyrje në ligjet e natyrës sipas pikëpamjes materiale. Interesant është fakti se që në fillimet e veta politika ka përbashkuar jo vetëm popujt, por edhe racat me diferencime të mëdha në zhvillimin social duke anashkaluar problemin dhe duke ndihmuar realisht dhe domosdoshmërisht, por jo në të gjitha rastet, mbi prapambetjen fenomen i cili duhet konsideruar ndikues mbi botën e pabarazisë sociale mbi baza natyrore. Në qoftë se ndikimin e politikës mbi popujt e prapambetur e hasim për herë të parë në Kinë para 3000 vjetëve, ndikimin e politikës mbi racat e hasim për herë të parë në kohën e Perandorisë Romake, pasojat e luftrave punike. Këtë fenomen Rusoi nuk e ka marrë parasysh, por është kufizuar me konstatimin e ndryshimit të njeriut mbi baza kohore. Në një farë mënyre ai është treguar pozitiv kur konstatonte:

 

“Duke zbuluar dhe duke ndjekur kështu rrugët e harruara dhe të humbura, që nga gjëndja natyrore janë dashur t’i prijnë njeriut për në gjëndjen shoqërore; duke rivendosur, bashkë me gjëndjet e ndërmjetme që kam vijuar t’i vë në dukje, ato çka nguti i kohës më ka detyruar t’i anashkaloj apo që imagjinata nuk m’i ka sjellë ndërmënd, -çdo lexues i vëmëndshëm nuk mund të mos mbesë i befasuar nga hapësira e pamatë që i ndan këto dy gjëndje. Dhe në këtë vargan të pandërprerë e të ngadaltë ngjarjesh, ai do të arrijë të shohë rrugëzgjidhjen për një pafundësi problemesh të moralit e të politikës, për të cilët filozofët nuk arrijnë të japin zgjidhje. Do të kuptojë se, duke mos qënë gjinia njerëzore e një epoke e njëllojtë me gjininë njerëzore të një epoke tjetër, arësyeja për të cilën Diogjeni nuk gjente asnjë njeri është sepse ai kërkonte mes bashkëkohësve të vet njeriun e një kohë që nuk ekzistonte më. Katoni, do të shprehet ai, u shua bashkë me Romën dhe me lirinë, pasi nuk ishte në shekullin e ri: dhe, më i madhërishmi ndër burrat nuk bëri gjë tjetër veçse mrekulloi botën, të cilën përkundër do ta kishte udhëhequr pesëqind vjet më parë. Me një fjalë, ai do të shpjegojë se si shpirti dhe pasionet njerëzore, duke u tjetërsuar pa u vënë re, ndërrojnë si të thuash natyrë: se si nevojat tona dhe kënaqësitë tona ndryshojnë, në rrjedhat e kohës, objektin; se si, duke u përfikur njeriu i zanafillës hap pas hapi, shoqëria nuk ofron më për sytë e të dijshmit veçse një turmë njerëzish jo të natyrshëm dhe pasionesh të gënjeshtërta, që janë vepër e gjithë këtyre marrëdhënieve të reja, dhe nuk kanë asnjë themel të njëmëndtë në natyrë” (faqe 130-131).

 

Në fakt në këtë pasazh Rusoi është treguar i sinqertë duke na treguar njërën nga rrugët e formimit të kësaj pabarazie në nivelin e filozofisë, gjë e cila mund dhe duhet përgjithësuar për të gjithë popujt pasi hapësira analitike është vetëm në parim. Për në këtë pikë ka diçka që duhet pranuar a priori në formën e një postulati: a ka ekzistuar barazia sociale në fillimet e njerëzimit dhe përse nëna jonë natyrë u ka imponuar njerëzve pabarazinë më vonë, çfarë fsheh ky ndërrim pozicionesh dhe përse përputhet me parimin e krijimit të pabarazisë tek strukturat më të thjeshta? Përse bota e kafshëve e disponon barazinë formale brënda llojit për të gjithë kohën e ekzistencës së vet? Në parim cili është shkaku i pabarazisë? Tek Rusoi këto pyetje nuk marrin përgjigje dhe për t’i shpëtuar kësaj gjëndje fluide Rusoi orvatet të krijojë pozicionet e domosdoshme drejt rrugëzgjidhjes së problemit, por pa e ditur se ku të çon kjo rrugë.

Ai pranon se ka ekzistuar një situatë kur është bërë kalimi nga një gjëndje thjeshtë natyrore në atë shoqërore; akoma më tej, ai pranon një gjëndje ndërmjetme me një shtritshmëri kohore tepër- tepër të madhe prej nga është kaluar në proçeset e moralit dhe të politikës duke tentuar një rrugëzgjidhje të mundëshme të këtyre problemeve. Kryesorja tek Rusoi, në këtë pasazh, qëndron në pranimin e ndryshimit të njeriut nga njera epokë në tjetrën pa zbuluar ligjësinë dhe fazën e pabarazisë sociale. Është një pikë ku Rusoi ka dhënë një mendim pozitiv, por që nuk është zhvilluan nga pasuesit e mëvonshëm. Një mendim, tjetër, pozitiv, është dhe pranimi i kontradiktës individ – bashkësi mbi çbazë ndërtohet pabarazia e ardhëshme shoqërore, por që në të vërtetë duhet konsideruar padrejtësi shoqërore.

Të gjitha këto kanë nevojë për një zbërthim të mëtejshëm, gjë e cila duhet të na çojë të zbulimin e elementëve të tjerë qelizorë materialë të shoqërisë që bashkëshoqërojnë pabarazinë sociale të racës njerëzore në Tokë. Pastaj duhet zbuluar se në çfarë stadi, në raport me fundin e shoqërisë njerëzore në Tokë, është barazia shoqërore e njeriut. Mos vallë këtu qëndron qëllimi natyror i barazisë shoqërore të racës njerëzore në Tokë? Çfarë “rengu” na ka punuar natyra kur shpiku pabarazinë dhe padrejtësinë shoqërore të njeriut? Ku qëndron domosdoshmëria e barazisë sociale të botës njerëzore dhe çfarë qëllimi ka në vazhdimësinë e jetës në Tokë?

Pamvarësisht nga emërtimet, gjë që mund të jetë dhe problem i përkthimit, tek Rusoi është pozitiv fakti i pranimit të pabarazisë morale, pabarazisë fizike, të drejtës pozitive, të drejtës natyrore, prej të cilave rrjedh lloji i pabarazisë. Është kjo e fundit e vetmja gjë pozitive që ne muarëm nga Rusoi, por që duhet të jetë bërë një faktor frymëzimi për studiuesit e mëvonshëm edhe pse nuk është realizuar bindshëm diferencimi i pabarazisë natyrore nga padrejtësia shoqërore. Vini re se si analizon Rusoi tërësinë e këtyre problemeve:

 

“Prej këtij parashtrimi del si rrjedhojë, gjithashtu, se pabarazia morale, e ligjësuar vetëm nga e drejta pozitive, është e kundërt me të drejtën natyrore, të gjitha herët që ajo nuk bashkërendohet në të njëjtin përpjestim me pabarazinë fizike: -dallim që përcakton në mënyrë të mjaftueshme se çfarë atëhere duhet të mendojmë në këtë këndvështrim për llojin e pabarazisë që mbizotëron ndër të gjithë popujt e qytetëruar, pasi është haptas kundër ligjit të natyrës, në çdo lloj mënyre që përcaktohet ai, që një djalosh komandon një plak, që një teveqel udhëheq një njeri të dijshëm, dhe që një grusht individësh noton në bollëk, ndërkohë që pjesës dërmuese të urëtuar i mungojnë gjërat e domosdoshme” (faqe 133).

 

Të gjitha këto janë vetëm fjalë, pasi në thelb të problemit qëndron pabarazia ekonomike, por që pasurohet me raporte ireale dhe antihistorikë. Problemi duhet parë në funksion të kategorive filozofike dhe, sidomos, me kategorinë rastësi-domosdoshmeri. Është e pamundur që një teveqel të udhëheqë një njeri të dijshëm, kjo është një shpikje e Rusoit, por është afër mëndsh që një i ri duhet ta komandojë një plak, në të kundërtën nuk do të kishim zhvillim.

Përfundimisht, nga vepra e Rusoit, unë marr pikëpamjen e ekzistencës së pabarazisë sociale dhe të padrejtësisë shoqërore si fenomene jo të barasvlefshme në shkaqe dhe pasoja, por që kanë nevojë për një zbërthim të mëtejshëm të dinamikës së tyre ligjore për të parë se si ndikojnë ato mbi botën e njeriut, dmth lidhjet që ato kanë me këtë botë dhe si varen nga Nëna jonë Natyrë. Akoma më tej: padrejtësia shoqërore është shumë përmasore dhe nuk mund të vihet në varësi të pabarazisë shoqërore. Përgjithësisht njerëzimi nuk vuan nga kjo e fundit, por nga e para dhe këtu duhet qëndruar për të bërë zbulimet e domosdoshme. Por unë konstatoj se shtrirja e konflikteve nëpër botë po i afrohet me shpejtësi problemit të domosdoshmerisë të zgjidhjes së pabarazisë sociale për shkak të imponimit kohor të gjenezës së racave dhe popujve

Kjo gjë bën të domosdoshme studimin e filozofëve të mëvonshëm për të parë se si e zhvilluan ata idenë e Rusoit me mendimin se më tipiku i kësaj fushe duhet konsideruar Karl Marksi, i cili hapi pa dyshim një kapitull të ri në mendimin filozofik botëror, por që është devijuar, jo pa qëllim, nga shumë studiues të mëvonshëm ku u përfshinë popuj e kombe, politika e individë, grup individësh e parti duke sajuar katrahurën më të madhe në historinë e njerëzimit me një arenë të përbotshme në vetëm më pak se një shekull. Flitet që Marksi mbante te varur një medalion ku ishte gdhëndur figura e Rusoit.

Në Shqipëri është konsideruar si perëndia e mendimit filozofik pa ja ditur as veprën dhe as nënkuptimin që rridhte nga kjo vepër. Pa marrë përsipër mbrojtjen e veprës së Marksit, unë kërkoj të zbuloj përputhjen e rrjedhimeve të teorisë së tij me pikëpamjet e Rusoit për të parë se çfarë përmase ka pasur ideja e Marksit mbi barazinë sociale të njerëzimit. E them këtë duke pasur parasysh që ai është konsideruar, në Shqipëri, si kampioni i materializmit dialektik e filozofik, si i vetmi njeri që zgjidhi problemin e të ardhmes së njeriut në Tokë. Edukacioni arsimor nga viti 1945 deri më 1992 i ka detyruar shqiptarët jo rrallë të sakrifikojnë të gjithë jetën e tyre mbi veprat e Marksit pa arritur asnjë rezultat konkret dhe, për të qënë i sinqertë në deklaratat e mia, pa e kuptuar atë në asnjë hallkë të teorisë së tij. Por, në këtë pikë, duhet të kemi parasysh se shqiptarët e njohin veprën e Marksit vetëm nëpërmjet shkollës bolshevike, duke përfshirë edhe interpretimet e saj, ku përjashtim nuk bëj as unë (pa dyshim që ky është një defekt serioz). Jo rrallë përfundimet e tij janë kontradiktore me analizat, gjë që duhet fajësuar në interpretim dhe përkthimin, fenomen të cilin do ta hasim në vazhdim. Unë e shtroj problemin në qëllimin e Marksit për të zgjidhur jetën e racës së Njeriut në Tokë në vazhdim dhe në funksion të pabarazisë sociale, e cila ka si shkak Nënën tonë Natyrë, apo në funksion të padrejtësisë shoqërore që ka si shkak botën e Njeriut. Në të dy rastet problemi duhet konsideruar ligjor dhe në përputhje me aplikimet kohoro-hapsinore të racës njerëzore në Tokë, por, në kuadrin e titullit të artikullit, ato duhen ndarë për të parë se çfarë ka ndodhur në mendimin e kaluar filozofik dhe a mund t’i përshtatet të sotmes.

Edhe pse  1992-shi solli një mendim ndryshe në politikën shqiptare, prapë se prapë figura e Marksit shihet me nostaligji duke e justifikuar me ekzistencën e mendimit të tij filozofik edhe në shkollat Perëndimore, pamvarësisht se sa i saktë është ky fakt, dhe, pamvarësisht, se sa e njohin realisht intelektualët shqiptarët të epokës komuniste veprën e tij. Në një farë mënyre unë pikëpamjet e Marksit i kam paraqitur në një artikull me titull: “Stalini teorik dhe epoka e tij socialiste”, të shkruar më 9 janar 1991 dhe të botuar në albanovaonline.com 21.07.2008, logoreci.com 02.10.2008, gazeta “Ndryshe” 30,31.07.2008  duke treguar mospërputhjen e ideve të Marksit me leninizmin e bolshevikëve, por tani do të ndalemi në atë që pretendoi marksizmi se zgjidhi dhe vërtetoi.

Sipas Marksit:

 

“Gjëja e re që solla unë ishte se provova sa vijon:

1) se ekzistenca e klasave është e lidhur vetëm me faza historike të caktuara të zhvillimit të prodhimit,

2) se lufta e klasave çon medoemos në diktaturën e proletariatit,

3) se vetë kjo diktaturë s’është veçse kalimi drejt zhdukjes së çfarëdo klase dhe drejt shoqërisë pa klasa” (me korsiv të autorit), (letra e Marksi – J. Vejdemerit, 5 mars 1852, Marks-Engels, Letra të zgjedhura, f. 88).

 

A janë të sakta këto dhe, në fund të fundit, a i argumentoi bindshëm këto Marksi?

Sot kjo është e lehtë të vërtetohet jo vetëm pse rendi i kapitalit është bërë i përbotshëm me një arenë të përbotshme, por sepse situatat ekonomike, të parashikuara nga Marksi janë parakaluar duke mos dhënë atë që pretendoi ai, bile ata që e muarën si shëmbull dhe pretenduan se aplikuan teorinë e tij, përsëritën situatën ekonomike në Anglinë e shekullit të XIX me kushtet e një shteti monopolist duke vërtetuat praktikisht se teoria e Marksit ishte një rast i veçantë në historinë e kapitalizmit. Ajo mund të kishte vlera vetëm në kuadrin e një globalizmi të tillë me kushte që situatat e botës së kapitalit të jenë të ngjashme me hipotezat e tij.

Që klasat shoqërore janë të lidhura vetëm me faza të caktuara të prodhimit shoqëror, nga pikëpamja e shtritshmërisë aplikative, gjen vërtetim vetëm në popujt e zhvilluar që e kanë kaluar rendin e komunës primitive dhe janë futur në dyert e shtetit. Po a është e saktë për të gjithë racat dhe popujt e botës? Proçesi i formimit të tyre a ka ndjekur gjithmonë të njëjtën rrugë, qoftë dhe në parim? Të paktën populli shqiptar ka një dinamikë të tillë ku klasat shoqërore nuk janë zhvilluar konform zhvillimit të prodhimit, pra në funksion të dinamikës së tij autoktone, por si rezultat i botës së relacioneve të aplikuara jashtë dëshirës së tij. Këtë situatë nuk e kemi si një përjashtim nga pikëpamja racore pasi edhe raca e kuqe, edhe raca e zezë, edhe popuj të ndryshëm nëpër ishujt e Paqësorit, kanë pasur këtë pozicion të organizimit shoqëror të tyre, dmth klasat politike nuk kanë qënë të fodmuara. Atëhere rasti marksist nuk është absolut dhe këtu fshihet ndryshimi i hapësirës shoqërore për efekt të relacioneve universale. Si veprohet në këtë rast dhe kush është shkaktari i prapambetjes së prodhim-shkëmbimit? Atëhere ne arrijmë në përfundimin qe rasti i teorisë marksiste nuk është i mbështetur në eleminimin e pabarazisë sociale për shkaqe natyrore, por në eleminimin e padrejtësive shoqërore të realizuara nga veprimtaria prodhuese e njeriut, dmth të gabimit njerëzor. A nuk mund të rregullohet ky gabim në mënyrë të ndërgjegjshme? Fakti që vëndet e Europës Perëndimore dhe Veriore nuk përfunduan në rrugën e Marksit duke e zgjidhur botën e kontradiktave të tyre në një rrugë tjetër (tani për tani kjo rrugë nuk ka rëndësi) duhet të shërbejë si argument vërtetues që gabimet e njerëzimit mund të konstatohen dhe rregullohen brënda ndërgjegjes së bashkësisë.

Si e vërtetoi Marksi që lufta e klasave shpie medoemos në diktaturën e proletariatit, dmth në lindjen e këtij të fundit dhe në aplikimin e dhunës për ndryshimin e rendeve shoqërore? Është pika ku në ndihmë na vjen raporti kohor-hapsinor i cili jep tjetër devizë për këtë proçes duke mos pranuar: përsëritjen e proçeseve shoqërore për kohëra të ndryshme dhe mosaplikimin e ndikimit të kohërave të shkurtëra mbi kohërat e gjata.

Së pari proletariati, si individ, formohet gjithëandej ku bota e industrisë shtrihet në territorin e fshatit, dmth tendenca për eleminimin e dallimeve fshat-qytet, pa realizuar dot organizimin klasor të tij. Tipikisht dhe dukshëm ky proçes ka ndodhur në të gjitha vëndet që përkrahën formalisht teorinë e marksizmit mbi revolucionin proletar. Që në këtë pikë teoria e Marksit e ka humbur luftën me materializmin dhe, ata që e përdorën, vetëm kanë mashtruar popujt e tyre me përmasa universale. Proçesi i formimit të klasave shoqërore ka marrë fund që në epokën skllavopronare, kur u formua shteti, dhe kalimi nga njëri rend shoqëror në tjetrin është shoqëruar me transformimin e tyre dhe jo me krijimin e klasave të reja shoqërore. Ky problem nuk është parë me syrin materialist, por me syrin e pasionit filozofik. Stërhollimi i proçesit të transformimit të formës së shtetit tregon se edhe klasat shoqërore kanë të njëjtën rrugë, dmth ato transformohen në përputhje me menyrën e prodhim-shkëmbimit. Në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet që në një fazë të caktuar të zhvillimit të shtetit krijohet mundësia e lindjes së klasave të reja shoqërore. Proletariati formohet në brëndësi të klasës punëtore dhe ka karakter të përkohëshëm kohor për shkak të formimit profesional të individit, me anë të të cilit krijohet mundësia e rritjes cilësore të kushteve të jetesës dhe vetëm kaq.  Proçeset e vazhdimit  të jetës qytetare duhet të jenë të lidhura me shkallën e globalizmit të rendit të kapitalit, proçes i cili duhet të përsërisë aplikimin e botës së kapitalit nëpër popujt e zhvilluar. E thënë me fjalët e kontinumit kohor-hapsinor, globalizmi do të “barazojë” shpejtësitë e zhvillimit shoqëror të popujve dhe racave duke i shkrirë në një ( në këtë rast nuk kemi barazi).

Së  dyti, problemi i dhunës nuk është parë konform dialektikës materialiste pasi është e pamundur të futet dialektika në konfrontim me kohë-hapësirën e rendeve shoqërore dhe me qelizat objektive e subjektive të tyre. E themi këtë pasi raportet kohore të ekzistencës së këtyre qelizave do të varen kryekëput nga koha e lindjes së gjithseicilës me përjashtim të atyre të tjetërsuara në sajë të paradoksit të binjakëve, fenomen i realizuar vetëm në brëndësi të shoqërisë njerëzore dhe aspak jashtë saj. Në sajë të këtij fenomeni unë kam arritur në përfundimin se dinamika dhe bashkësia e këtyre qelizave (së bashku me ato të tjetërsuarat) janë ato që përcaktojnë zhvillimin e rendeve shoqërore dhe jetën e tyre. Sot, në sajë të botës së relacioneve, nuk duhet të jetë e saktë që vetëm bota e prodhim-shkëmbimit përcakton këtë zhvillim. Shkencave shoqërore u takon përcaktimi i dinamikës së këtyre qelizave duke filluar nga lindja e vazhdimi, problem i cili akoma nuk ka gjetur zgjidhje. Në këtë mënyrë është a pamundur të pranohet dhuna si faktor vendimtar në ndryshimin e rendeve shoqërore. Marksizmi në këtë pikë e ka dhënë devizën e vet sipas formulës së mëposhtme:

 

        “dhuna në histori luan edhe një rol tjetër, pikërisht rol revolucionar, që ajo, sipas fjalëve të Marksit, është mamia e çdo shoqërie të vjetër, kur kjo është e mbarsur me një shoqëri të re, që dhuna është ai instrument, me anën e të cilit lëvizja shoqërore çan rrugën e vet dhe shkatërron format politike të ngurosura dhe të vdekura, -për të gjitha këto z. Dyring nuk bën fjalë fare. Vetëm me psherëtima dhe rënkime ai pranon mundësinë se për përmbysjen e ekonomisë shfrytëzuese do të lypset, ndoshta dhuna –për fat të keq, e dëgjuat! Sepse çdo përdorim i dhunës e demoralizoka atë që e përdor” (F. Engels, Anti-Dyring, f. 180).

 

Fakti që pranohet se prona private ka lindur përpara dhunës duhet të tregojë se ato nuk kanë karakter birërie dhe detyrimisht prona do të ekzistojë përtej dhunës; dmth pronë do të ketë dhe dhuna do të mungojë në historinë e njerëzimit (kjo i përket të ardhmes). Pastaj problemi , nga Engelsi, është parë në parim dhe përgjithësimi i saj ka të tjera parametra jo vetëm përgjatë rendeve shoqërore, por sidomos në lindjen dhe vdekjen e shtetit. Në qoftë se do të bënim një përmbledhje të hapësirës së lindjes së shtetit do të hasnim në fenomenin e ideve juridike ku vazhdimësia e politikës me mjetet e dhunës nuk e krijon shtetin, por, përkundrazi, është shteti ai që formon strukturat ushtarake duke i kaluar nga ato të bashkësisë në ato të pushtetit publik dhe në këtë mënyrë përgatiti shtetin të gatshëm të kacafytet me vetveten. Studimi i formave të luftës dhe dhunës përgjatë komunës fisnore, shtetit e rendeve shtetërore, në gjurmët e raportit absolut kohor-hapsinor, më ka çuar në përfundimin se dhuna ka përmbysur vetëm rendin shtetëror feudal dhe aspak më përpara apo më vonë. Ky përfundim është në përputhje me dialektikën materialiste ku ajo nuk e pranon përsëritjen, pasi në këtë rast do të pranonim edhe barazinë. Kështu që nuk mund të pranohet që rendi i kapitalit do të përmbyset me dhunë, me një revolucion të përbotshëm me një arenë të përbotshme. Përfundimi i fundit është në kundërshtim me historinë duke hapur dy probleme të lidhura me temën e pabarazisë sociale. Së pari me zhdukjen e padrejtësive shoqërore dhe, së dyti, me shkrirjen e rendeve dhe racave duke realizuar ndryshimin e natyrës njerëzore për shkakun e kohëlindjeve të diferencuara të popujve dhe racave. Problemi ka tjetër dinamikë nga ajo e parashikuar nga Marksi dhe paraardhësit e tij. Ky i fundi ka marë për bazë veprimet e një pjese të racës së bardhë duke i përgjithësuar deri në absolutizëm pa i shkuar ndërmënd se do të bëhej viktimë e bashkëkombasit të vet, vetëm se ky në fushën e fizikës duke tentuar t’i zgjidhë problemet e kësaj shkence me anë të filozofisë dhe me alternimin e ndërgjegjes së njeriut me eksperimentin.

Problemi shtrohet në mënyrën e kalimit nga pabarazia shoqërore natyrore drejt unifikimit të racës njerëzore, në mënyrë që t’i përgjigjemi disi më saktë problemit të shtruar nga Rusoi dhe të pretenduar në zgjidhje nga Marksi. Zgjidhja e dhënë nga Marksi është e vlefshme vetëm për një grup popujsh duke përjashtuar shumicën e racave dhe popujve të tyre dhe në momentin që ky grup popujsh bie në relacione me popujt e prapambetur ndodh paradoksi i binjakëve dhe ekuilibri prishet duke sjellë në arenën politike dhimbje të reja. Dmth tentative për të eleminuar pabarazitë shoqërore midis racave kthehet kundra racës superiore, nga pikëpamhja ekonomike, dhe ligjet e deriatëhershme ekonomike nuk kanë më vlerë. Pika ku fillon kthesa e mendimit të ri filozofik është përmasa e pranimit të mënyrës së përmbysjes së rendeve shoqërore shtetërore, por edhe përpara tij, pasi komuna primitive ka dy përmasa me parametra krejt të kundërt. Sipas Marksit:

 

“Në një shkallë të caktuar të zhvillimit të tyre forcat prodhuese materiale të shoqërisë bien në kundërshtim me marrëdhëniet ekzistuese në prodhim ose – gjë që është vetëm shprehja juridike e këtyre të fundit – me marrëdhëniet e pronës, brënda të cilave ato ishin zhvilluar deri në këtë kohë. Nga forma të zhvillimit të forcave prodhuese këto marrëdhënie bëhen pranga për to. Atëhere fillon epoka e revolucionit social (nënvizimet tonat)” (K.Marks, Rreth kritikës së ekonomisë politike, f. 11)

 

E gjitha kjo është e vlefshme për rendet shtetërore përderisa pranohen forcat prodhuese, marrëdhëniet në prodhim dhe prona. Përpara rendit shtetëror formula e Marksit nuk ka vlera edhe pse kemi dy revolucione sociale me shkaqe dhe pasoja krejt të tjera. Detyrimisht ajo nuk mund të ketë vlera në rrugëvazhdimin e shtetit drejt fundit të tij. Atëhere ngelet për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me qelizat materiale të shoqërisë përpara se të formohej shteti dhe si janë transformuar përgjatë shtetit gjë e cila është konstatuar nga marksizmi i proletarëve pa u zgjidhur dhe pa u marrë për bazë në asnjë element, me përjashtim të dhunës (libri i Engelsit Anti-Dyringu). Këtë fakt e gjejmë në letrën e Engelsit drejtuar Meringur më 14 korrik 1893 ku thuhet:

 

“…në fillim ne ngulmuam kryesisht dhe duhej të ngulmonim, në nxjerrjen e ideve politike, juridike dhe të pikëpamjeve të tjera ideologjike e të veprimeve të kushtëzuara prej tyre nga faktet ekonomike që janë në themel të tyre. Këtu për shkak të përmajtjes ne atëhere lamë pas dore çështjen e formës: Ç’rrugë ndjek formimi i këtyre ideve etj.” (Marks-Engels, Letra të zgjedhura, f. 674-680)

 

Duke u marrë me këtë problem, sidomos në fushën e fesë (Feja dhe Intelektualët), luftës (Lufta dhe Njerëzimi) dhe mendimit filozofik (Marksizmi, Leninizmi dhe Revolucioni Social), arrita në përfundimin se po të kishin zgjidhur këtë problem Marksi me Engelsin nuk do të kishin arritur në përfundimin mbi formimin e klasës së proletarëve dhe të diktaturës së tij, nuk do të kishin absolutizuar formulën e revolucionit social për të gjithë rendet shoqërore dhe për të gjithë popujt. Problemet janë shumë me komplekse dhe kjo i detyrohet pikërisht atij fenomeni që kishte parashikuar Ajnshtajni (pas gjysëm shekulli) në fushën e fizikës, por që gjente zbatim vetëm në fushat shoqërore: Paradoksit të kohës (ose paradoksi i binjakëve, që është e njëjta gjë).

Vetëm fakti që përpara se të lindë shteti klasor në shoqërinë e atij shteti kanë ekzistuar: dy forma fetare (paganizmi dhe politeizmi), prona komunare, lufta jo si vazhdim i politikës dhe ushtria e popullit të armatosur (të gjitha këto të konstatuara nga autorët e marksizmit) duhet të shërbejë si argument që problemi nuk është absolut dhe në përputhje me formulën marksiste. Pastaj po të marrim për bazë faktin qe feja nuk lind në mënyrë absolute në fund të rendeve shoqërore përpara se të realizohet ndryshimi i tyre (feudalizmi ka pasur këtë karakteristikë), duhet të tregojë se problemi i zgjidhur nga Marksi është vetëm për racën e bardhë dhe vetëm për ata popuj që në zhvillimin e tyre kaluan përtej rendit feudal. Por gjithsesi atje teoria e Marksit nuk u muar për bazë për të ndryshuar padrejtësitë sociale. Për të tjerët problemi është krejt tjetër për tjetër dhe teoria e Marksit nuk ka vlera dhe pikërisht në ato vënde ku teoria e Marksit nuk mund të gjente zbatim atje u tentua zbatimi duke sjellë shumë dhimbje shoqërore

Në qoftë se do të analizojmë historinë e formimit të rendeve shoqërore, në të gjithë Globin, duke filluar nga i pari do të kishin këtë panoramë hapësinore ekuacionale:

Rendi i parë është analog me botën e kafshëve dhe kjo ka vazhduar tepër-tepër gjatë. Kopetë e njerëzve-kafshë kanë bredhur në kërkim të ushqimit në përputhje me kontinumin e tyre kohor-hapsinor ku popujt e stërvjetër nuk kanë lëvizur përtej hapësirave të prejardhjes së tyre antropomorfe. Problemi këtu ka shumë mangësira ekuacionale, por jemi të detyruar të pranojmë qe puna (marrëdhëniet njeri-natyrë) ka lejuar transformimin e antropomorfit në njeri dhe ky proçes ka gjetur zbatim në vënde të ndryshme dhe kohëra të ndryshme. Kjo e fundit është shkaku themelor i pabarazisë sociale të njerëzimit që mbështetet në shpejtësinë e zhvillimit shoqëror (nuk është e saktë që ambienti luan rol kryesor, ky i fundit është jo vetëm sekondar, por dhe i papërfillshëm), e cila duke mos qënë e barabartë ndër grup fiset dhe grup komunat e para nuk ka se si të jepte një unitet të barasvlefshëm zhvillimi të popujve të mëvonshëm, qoftë dhe brënda një race. Ky problem nuk është zgjidhur akoma jo vetëm në planin zbatues, por as në atë konstatues ku akoma merret për bazë parimi monogjenitik i lindjes së njeriut në Tokë, ku e ka zanafillën gabimi i shumë teorive të mëparshme.

Në momentin që realizohet ndarja e punës, në atë moment mund të pranojmë formimin e shoqërisë njerëzore konform praktikave të sotme ku spikat ekzistenca e ideve fetare (kulti i natyrës). Kjo do të thotë që akti i parë i ndarjes së punës është ndarja e punës mendore nga ajo fizike (zhdukja e kësaj ndarjeje duhet të jetë dhe akti i fundi i padrejtësive shoqërore), përderisa ekzistojnë priftërinjtë. Ky revolucion, që pa dyshim përbën lidhjen e natyrës me njeriun, nuk ka lidhje as me forcat prodhuese dhe as me pronën pasi ato nuk ekzistojnë akoma. Ngelet për tu zbuluar lidhja midis parimit njerëzor të ekzistencës (kërkesa për mirëqënie) dhe ndarjes së punës, proçes i cili ka nevojë për shumë stërhollime të tjera. Pabarazia sociale nuk ekziston brënda relacioneve komunare dhe ajo bie në sy vetëm në momentin kur relatohen dy komuna, dy popuj, dy raca. Atëhere bie në sy që të relatuarit janë të diferencuar në zhvillimin e tyre specifik dhe kjo duhet t’i dedikohet pikërisht shpejtësisë së zhvillimit shoqëror, e cila nga ana e saj është një normë natyrore dhe aspak shoqërore. Dmth pabarazia sociale midis të relatuarve nuk ka si shkak themelor botën e njeriut shoqëror, por botën e njeriut natyror dhe kjo nuk është kuptuar as nga Rusoi dhe as nga Marksi. Në momentin që realizohet ndarja e punës në atë moment ne duhet të pranojmë lindjen e padrejtësisë dhe aplikimin e lidhjes objekt-subjekt. Dinamika sociale zhvillohet nga bashkësia e dinamikës të specifikave sociale dhe këto duhen zbuluar përpara se të përcaktojmë se kush është shkaktari themelor i padrejtësisë shoqërore. Në këtë pikë merr vlerë kategoria domosdoshmëri-liri e cila e nxjerr jashtë loje pikëpamjen e Rusoit mbi pabarazinë e njeriut për shkakun e lindjes së pronës (këto kanë lidhje paralele, por ato përfaqësojnë dy gjëra të ndryshme me lindje të ndryshme, pra nuk kanë karakter birërie).

Une pretendoj qe problemi i pronës private është parë në mënyrë ekstreme duke i dhënë asaj një rol absolut në zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë njerëzore paçka se kjo gjë nuk ka qenë e vërtetë në të gjithë popujt e racës së bardhë. Kur vjen puna për të analizuar problemet e popullit shqiptar historikisht vëmë re se proçesi i konsolidimit të pronës private ka filluar vetëm në shekullin e XX-të dhe, kjo, në mënyrë të sforcuar. Shkencat shoqërore e kanë analizuar pronë private sipas variantit të dinamikës në popujt e racës së bardhë të cilët i parakaluan të gjitha rendet shtetërore duke pasur një shpejtësi zhvillimi tepër të madhe dhe me këtë i parakaluan me shpejtësi të gjitha format evolutive të pronës dhe arritën në finishin e pronës private mbi mjetet e prodhimit  industrial. Pikërisht këtë pikë pat marrë për bazë Karl Marksi dhe Frederik Engelsi kur postuluan:

“Është e vërtetë se prona private në lëvizjen e vet ekonomike e shtyn veten drejt heqjes së vet, por këtë ajo e bën vetëm nëpërmjet një zhvillimi të pavarur prej saj, të pavetëdijshëm, që kryhet kundër vullnetit të saj dhe që kushtëzohet nga natyra e vetë objektit, vetëm nëpërmjet lindjes së proletariatit si proletariat, -këtij mjerimi të vetëdijshëm për mjerimin e vet shpirtëror e fizik, këtij çnjerëzimi të vetëdijshëm për çnjerëzimin e vet dhe që, për këtë arësye, zhduk vetveten. Proletariati vë në zbatim dënimin që i jep vetes prona private duke lindur proletariatin, po ashtu sikurse ai zbaton dënimin që i jep vetes puna me mëditje duke prodhuar pasurinë e huaj dhe mjerimin e vet” (nënvizimi i autorëve) (Marks-Engels, Familja e Shenjtë, f. 42).

Unë pretendoj, në gjurmët e teorisë së absolutizmit analitik, se lidhja e pronës private me klasat shoqërore dhe, sidomos, me klasën hipotetike të proletarëve, duhet konsideruar një lapsus në teorinë e marksizmit vetëm për faktin më të thjeshtë fare: klasat shoqërore, në mënyrë absolute, nuk rrjedhin nga format e pronës dhe paralelizmi i tyre kohor i nënshtrohet paradoksit të binjakëve mbi çbazë e njohin shqiptarët e sotëm. Në qoftë se do të pranojmë që forma e parë e pronës është ajo komunare, apo fisnore, ku nuk ekzistojnë klasat shoqërore jemi të detyruar të pranojmë që marksizmi ka marrë për bazë variantin që imponon zhvillimi shoqëror në një pjesë të racës së bardhë në përputhje me shpejtësinë e zhvillimit shoqëror përkatës dhe këtë e ka absolutizuar për të gjithë njerëzimin.

Në realitet vazhdimësia e mëtejshme e zhvillimit të njerëzimit ka kaluar nëpërmjet një sërë modifikimesh shoqërore ku influenca e njeriut mbi njeriun ka qënë determinuese dhe teoria e Marksit nuk ka gjetur zbatim aplikativ. E gjithë kjo, në fushën e teorisë, ka ndodhur për efekt të ngatërrimit të pabarazisë shoqërore për shkaqe natyrore me padrejtësitë sociale për shkaqe shoqërore. Në qoftë se do të ishin analizuar dhe shkaqet e lindjes së gjithëseicilës do të ishte zbuluar se padrejtësia shoqërore ka lindur e para, që në momentin kur njeriu la punën dhe u muar me mëndjen e vet (lindja e fesë). Ky akt ka ndodhur përpara ndarjes së punës dhe proçesi duhet parë i lidhur me marrëdhëniet njeri-natyrë dhe njeri-njeri, akoma më tej, ai duhet parë si akti që ka çuar në lindjen e ndarjes së punës ku prona private nuk ka qënë e lindur. Atëhere pikëpamja e Rusoit është reflektim i interesave të kohës dhe jo një tendendë zgjidhjeje të gabimeve të njeriu.

 

Tiranë më 09.03.2010