Artikuj

77- Mos eshte nje FJALE e Gjuhes Shqipe? 24 shkurt 2014

Posted by Genc Hoti

Loading

77 – Mos eshte nje FJALE paraardhese e Gjuhes Shqipe?

(enigma e nje fjale)

Te gjithe ne qe u muarem me kete pune nuk ishim profesioniste te kesaj fushe, por deshira per aventura dhe zbulime te panjohurash na shtyri para disa vjetesh t’i hynim nje pune qe do te conte ne kete zbulim, qe gjithsesi fsheh nje te panjohur me mundesi te lidhur me historine e Krishterimit te Hershem ne trojet ku sot banojne shqiptaret, por dhe te nje FJALE me shume gjasa ilirisht e shek. te I-re. Zanafilla e ketij zbulimi i duhet dedikuar banoreve te vjeter te fshatit Labinot-Fushe te cilet pretendonin se me 1939 – 1943  ne afersi te fshatit te tyre nje ekspedite italiane kishte punuar per nje problem te panjohur dhe italianet kishin perhapur fjale se ne ate zone do te vinte vete Benito Musolini (fig 1).

fig. 1

 

Per kete ishin ndertuar dy galeri me gjatesi rreth 4-5 metra qe komunikonin me njera –tjetren ne fund dhe te gjitha keto ishin betonuar duke qene krejt bosh, por dhe qe nuk kishin asnje domethenie ndertimore te karakterit fortifikues  (fig. 2).

fig. 2

Kjo gje e kishte detyruar nje mesues letersie, Kadri Hyshmeri, para shume vjetesh te privatizonte ambientin dhe te ndertonte nje lokal lluksoz disa katesh, duke i vene emrin “Keshtjella”, ne afersi te te cilit fshihet kjo enigme (fig. 3, 4).

 fig. 3

 

Ideja e Kadri Hyshmerit ishte pak me ndryshe, por gjithsesi pas nje pune disa vjecare kerkoi ndihmen time profesionale, si teknik gjeofizik qe isha. Para disa viteve pata fatin te merrem me kete pune dhe te hulumtoj enigmen qe kishin kerkuar italianet duke e vizituar “Keshtjellen” me dhjetra here. Duke kerkuar me aparaturat tona strukturezimin e ambientit rrethues arrita ne perfundimin se poshte masivit shkembor duhej te fshihej nje sekret historik shume me i shtrenjte se thesaret qe kerkoja prej dhjetra vjetesh dhe ishte kjo aresyeja perse ekipi italian kishte punuar per disa vjet pa zbuluar asgje, por duke qene larg saj vetem 30 metra. Pyetja qe me mundonte ne ate kohe ishte shume e thjeshte: cfare kerkonin italianet dhe perse kishin vepruar me kaq fshehtesi?

 fig. 4

        I kerkova te zotit te prones informacion mbi ngjarje te vjetra historike dhe me intuite ja kerkova te lidhura me Krishterimin e Hershem. Ne ate kohe e kisha perfunduar studimin mbi idete fetare nder parashqiptare dhe shqiptare duke bere nje lidhje midis udhetimit te Apostullit te Krishtit ne Epirin e asaj kohe Shen Palit, Papes epirot Shen Eleuterit (175-189), Kishave Paleokristiane (njihja dy te tilla ne Bylis, ku kisha punuar me 1985 ne ndihme te Prof. Neritan Cekes, per te cilat thuheshin se datoheshin te shek. IV) qe ndodheshin ne trojet e sotme shqiptare dhe karakterit primitiv te banoreve vendas. Aresyeja me thoshte qe pikerisht nen toke ne ate masiv shkembor duhej te fshihej nje enigme e lidhur me Shen Palin, per te cilin ekzistonte nje teresi legjendash duke filluar nga Labinot-Fusha, vazhduar  ne Shengjergj  Shenmeri dhe mbyllur ne Shenpal te Tiranes; ne kete fshat te fundit ekzistonte nje legjende mbi nje udhetim te Shen Palit  (dikush thote se eshte i Gjon Pagezorit edhe pse nuk ka asnje te dhene mbi udhetimin e tij ne keto troje) me koke te prere. Kjo e fundit e vulosi ne nje fare menyre, sipas meje,  enigmen italiane: ata kishin punuar per te zbuluar gjurmet pikerisht te Shen Palit dhe e kishin pasur te lehte per t’ja fshehur shqiptareve ne ato vite. A kishin ndjekur rrugen e legjendave vendase, apo kishin ndonje informacion te paditur nga ana ime, kjo nuk paraqiste me asnje rendesi pasi mendimi im ishte qe duhej futur nen toke pikerisht atje ku ekzistonte anomalia me e madhe gjeofizike (nje punim shume-shume i hershem rreth dhjete metra i thelle dhe, fillimisht, mbi 30 metra i gjate). Por Kadriu me dha edhe nje lajm tjeter: ne ate vend vendasit mbanin mend nje kishe teper te vjeter qe tashme nuk ekzistonte me, por qe ne kohen e Italise Fashiste kishte ekzistuar (ndoshta kjo ishte pika e referimit te enigmes). Sidoqofte anomalia gjeofizike dhe vendndodhja e kishes se vjeter perputheshin (fig. 5), keshtu qe ose kishim te benim me bodrumet e kishes, ose kisha ishte ndertuar mbi nje vendkult te hershem te krishtere (ndoshta edhe pagan). Por anomalia gjeofizike zgjerohej shume me teper ne jug dhe pikerisht rreth 30-40 metra ne juglindje te tuneleve qe kishin bere italianet dhe ndodhesh rreth 4 metra poshte  rrafshit horizontal te bazamentit te tyre (fig. 6).

fig. 5

fig. 6

 

Biseda me Kadriun, dhe me punonjesit qe e shoqeronin, na coi ne perfundimin se duhej germuar ne gjurmet e Kishes se vjeter, meqene se ne ate vend kishim nje perputhje te matjeve me legjendat. Mendimi im ishte qe te hapej nje pus 4×4 dhe pastaj te hapej krahu jugor drejt masivit shkembor. Por Kadriu, pasi hapi pusin rreth 8-10 metra te thelle,  i vazhdoi punimet drejt veriut dhe nje dite prej ditesh me kerkoi ne telefon: “hajde se kam gjetur dicka per ty!” – ishin fare shkurt fjalet ne telefon. Cfare kishte ndodhur? I biri i Kadriut, Elisi, nje mesues i artit te skulptures, kishte marre ne dore punimet dhe me ane te shokeve te tij kishte avancuar drejt veriut nepermjet nje koridori me mure te vjetra te trasha ku kishte takuar disa hapsira te konsiderueshne dhe ne krahun majtas kishte pare pikerisht kete shkrim (fig. 7). Ishte nje pune kolosale pasi ishin pastruar rreth 40-50 metra kub formacioni gelqeror te perzier me shtuf ku shihej dora e njeriut. E kishte fotografuar dhe kur une arrita e gjeta perpara kompjuterit duke admiruar pamjen. Cfare perfaqesonte valle kjo fjale, ose grup fjalesh? Kush e kishte shkruar dhe me cfare qellimi? A nuk perben e gjitha kjo nje enigme te pa zbuluar?

 foto 7

Asnjeri nga ne nuk mund te thoshte asnje fjale dhe asnje nga ne nuk ishte i afte ta interpretonte ate qe kishte gjetur Kadri Yshmeri me djalin e tij. Elisi kishte tentuar te hiqte bojen midis germes b (e katerta majtas) dhe c (e pesta majtas) duke gerryer me brisk per te marre kampione dhe per te analizuar moshen, por ishte e pamundur pasi ishte shkeputur si luspe peshku (vetem sa e kishte prishur). Prandaj ka nje hapsire boshe midis germes b dhe c ku gjendet nje pike boje aktualisht.

Pa asnje lloj paragjykimi  shtroheshin tre pyetje:

– Ishte nje shkrim para 1950 vjetesh?

– Ishte nje shkrim para 70 vjetesh?

–  Ishte nje shkrim abuziv pas vitit 1945?

Shkova disa here te tjera ne ate vend duke rikontrolluar me aparatura vendin shkembor dhe ngula kembe per te vazhduar punimet nen te, por ishte e pamundur (duheshin njerez te specializuar ne kete fushe dhe mjete te posacme) dhe mbi te gjitha fonde, te cilat nuk mund te perballoheshin nga asnje prej nesh; Kadri Yshmeri dhe djali i tij, Elisi, kishin bere me shume se sa u takonte, pervec zbulimit.

 

Tirane, me 24 shkurt 2014

1 Comment

  1. 155 – Ekspedita e Butrintit më 1992 – Genc Hoti

    […] e Krishterimit te Hershem, qe shtrihej ne Lindje te saj (per kete rast kam shkruar nje artikull: 77-Mos eshte nje FJALE e Gjuhes Shqipe? 24 shkurt 2014; publikuar tek faqja […]

Comments are closed.