Artikuj

155 – Ekspedita e Butrintit më 1992

Posted by Genc Hoti

Loading

 155 – Ekspedita e Butrintit më 1992

(perse arkeologet shqiptare nuk e kane ditur ekzistencen e zgjerimit te Butrintit ne parcelen pertej Kanalit te Liqenit, ne lindje te Butrintit Helen, ne fushen e Vrines? Cfare fshihet ne thellesine 1,5-2 metra te asaj fushe me fillese buze kanalit te Liqenit te Butrintit?

foto 1 – Harta me te cilen eshte punuar me 1992 ne Fushe e Vrines (harta e Butrintit dhe Fusha e Vrines sipas shkalles 1:25.000, bot. i dyte, i vitit 1973, kuadrati J-34-005-C-c [Mursia]. N.q.s. deri me 1992 keto harta konsideroheshin sekrete (foto 1/1), pas ketij viti [1995] ato mund t’i gjesh ne cdo dyqan kancelarie, te pakten ketu ne Tirane, pasi filloi dhe diçitalizimi i tyre, por fjala sekrete nuk do te hiqej. Te pakten une i disponoj te dy materialet).
foto 1-1

     Permbajtja

– E panjohura e problemit

1- Cfare dihej per Butrintin?

2- Cfare eshte botuar per Butrintin?

3- Kush eshte marre me studimin e Butrintit?

4- Ekspedita gjeofizike e Butrintit, 1992.

5- Çfare u zbulua dhe u tha?

6- Çfare u zbulua dhe nuk u tha? Perse nuk u tha?

7- Reagimi i Prof. Richard Hodges ne librin e tij: Shkelqimi dhe renia e Butrintit Bizantin,  Tirane 2008.

8- Kerkimi mbigjeofizik, pas vitit 2010, ne funksion e asaj qe nuk u tha.

9- Pasoja e punes sone gjeofizike: krijimi i zmadhuar i Parkut arkeologjik te Butrintit.

10- Perfundime

                                                                             

         – E panjohura e problemit!

(eshte e tille pse duam ne, pse nuk duam ta zbulojme, apo jemi te paafte si shqiptare per te bere pune te tilla duke ju nenshtruar politikes antishqiptare? Ky artikull kesaj dileme i jep pergjigje!)

Kur flitet per Butrintin arkeologjik, deri me 1992 eshte pasur parasysh fundi i nje gadishulli, i rrethuar nga ujrat e Liqenit me te njejtin emer dhe Kanalin qe lidh kete liqen me detin Jon. Kur vjen nga Saranda drejt Ksamilit e vazhdim, ne fund rruga pengohet nga ujrat e Kanalit te Butrintit ku majtas gjenden rrenojat e nje kompleksi arkeologjik te perzier me te gjitha kulturat qe njihen ne Ballkan (Helen-Romak-Bizantin-Sllav-Venecian-Otoman). Me kete kulture, jo te tyre per dy aresye shume te thjeshta, shqiptaret e sotem krenohen per te vetmin shkak se Butrinti Historiko-Arkeologjik gjendet ne territorin e shtetit politik shqiptar dhe asgje me shume. E bukura eshte se shqiptaret e sotem nuk i dine permasat reale te Butrintit Historiko-Arkeologjik jo per faj te tyre, pasi politika e shtetit shqiptar, qe nga dita e themelimit te tij, i ka sunduar te gjitha pasionet individuale. Por politika arsimore shqiptare e epokes komuniste mban pergjegjesi mbi emertimin referues te Butrintit: i Ilirise apo i Epirit?; pasi prej ketej rridhte referenca e dyte: e banoreve autoktone apo e popullates se ardhur pellazge? Paaftesia e historianeve shqiptare per te ndare Epirin nga Bota Helene (te pakten sipas menyres biologjike) i detyroi keta historiane, ne menyre spekulative, ta ulin nivelin gjeografik te Ilirise ne Jug deri ne kufijte me Greqine, ndersa ne Veri deri ne paralelin ku perfshiheshin popullatat shqipfolese. Jane te shumte autoret shqiptare te epokes komuniste qe kane paraqitur studime mbi trojet ilire ne perputhje me shtetin e sotem shqiptar edhe pse popullata e sotme shqiptare as qe ka lidhje me popullaten ilire, dardane apo epirote, edhe pse keto tre popullatat e fundit jane te vetmet popullata autoktone te gadishullit ilirik, te emertuar me vone si gadishulli ballkanik. Ne kete menyre u krijua ne menyre abuzive nje lidhje midis ilireve dhe epiroteve, por dhe nje rastesi e marredhenieve te dardaneve vetem me iliret e jo me epirotet. Nje djallezi politike i ndau epirotet nga dardanet duke krijuar nje hendek te papajtueshem. E verteta eshte krejt ndryshe: iliret nuk jane kontaktuar asnjehere me epirotet dhe, teorikisht, asnjeri deri me sot nuk ka vertetuar unitetin biologjik e social te tyre. Hallka lidhese e ilireve me epirotet ishte pikerisht Bota Dardane (jo dardanet e Troades) dhe ne kete pike historianet e epokes postkomuniste filluan rimanipulimin e Historise me forme dhe metoda te tjera.

Te pakten ne nje liber me autor Andrew Crowson, qe do ta shohim me hollesi ne vazhdim, kemi nje harte (f. 11, foto 2) ku tregohen kufijte e Epirit ne perputhje me ndryshimet politike qe kane ndodhur ne  Mesjete, qe nuk perputhen kerkund me Epirin e epokes skllavopronare helene.

foto 2

A nuk tregon ky rast se lidhja e Butrintit me Epirin kerkon me perpara percaktimin e fazes politike nen te cilin ka qene Butrinti dhe cila eshte lidhja me popullaten autoktone, kur njohim Kulturen e Xares ne afersi te tij (prehistoria)?

Shqiptaret e parakaluan me dashje emertimin e Gjergj Kastriotit – Skenderbe, nga ana e Marin Barletit, si princ i Epirit (shek. XV), por edhe me keq, krijimin me 1832, nga ana e Papes Gregori XVI (1831-1846), te Provinces Françeskane te Epirit te Ri qe permblidhte pothuajse te gjithe Shqiperine e Sotme Politike. Perse Selia e Shenjte i dha rendesi te posacme Epirit dhe perse kerkoi ta lidhe me shqiptaret? Cfare fshihet pas Epirit dhe perse politikanet greket i shtrine pretendimet deri ne Epir duke ja shkurtuar hapsiren gjeografike ne Veri me termin Vorio-Epir? A e dine valle shqiptaret e sotem se konflikti mbi Epirin, per here te pare, ka  qene  midis Selise se Shenjte dhe Shtetit Grek dhe e gjitha kjo qe nga koha e formimit te ketij te fundit (1831)? Cfare perfaqesonte dhe perfaqeson per Seline e Shejte Epiri Historik? Per dijeni te shqiptareve, te atrofizuar nga arsimi i detyrueshem shkollor, i pari Papë qe drejtoi qendren e Krishterimit ne Rome ka qene Papa Epirot Shen Eleutheri I-re (175-189). Kjo eshte pike me e pare qe lidh Epirin Historik me Seline e Shenjte dhe, ndoshta, kjo duhet te jete aresyeja kryesore perse Selia e Shenjte ne Rome nuk donte ta humbiste zanafillen e vet Historike te mbeshtetur ne nje fakt qe shqiptaret e sotem nuk e dine.

Ja pra qe historia politike shqiptare nuk ka qene e afte te interpretoje shkak-pasojen e veprimit te Historise mbi Njeriun Social dhe mbi Njeriun Politik (rasti i pare eshte ne funksion te epiroteve-shqiptare, ndersa rasti i dyte mbi helenet-greke).

Me te drejte lind pyetja: Kujt i ka sherbyer çvendosja ne Jug-Perendim te Ballkanit te botes ilire nga Veriu Ballkanik dhe ku ka qene zanafilla e tyre perpara se te vinin pellazget, dmth perpara se te quheshin ilire? Keto pyetje nuk kane marre pergjigje ndonjehere dhe shqiptaret vazhdojne te besojne me sy mbyllur se jane pasardhes te ilireve pa ditur se si kane lindur per here te pare, si kane evoluar dhe cilat jane fazat kalimtare nga zanafilla deri me sot. Cili eshte ndryshimi midis elementeve te trinomit ilir-dardan-epirot dhe, i ketyre elementeve, me shqiptaret e sotem? Në fund te fundit, nuk dihet ekuacioni dinamik nga Zanafilla deri tek Shqiptaret dhe cila eshte karakteristika Natyrore e ketij ekuacioni (ketu fshihen ato dy pikat perse Butrinti nuk eshte i popullates autoktone). Eshte kollaj ta quash veten historian apo arkeolog, por eshte teper e veshtire t’i pergjigjesh me argumente perse sherben qofte i pari e qofte i dyti jashte politikes!

Historiografia komuniste shqiptare e trajtoi problemin krejt ndryshe pa vertetuar apo argumentuar asnje lloj perfundimi, duke u mjaftuar me shpikjen e kontaktit imagjinar te ilireve me epirotet.

Permend me rralle, sipas kohes se botimit, disa prej tyre, qe une i disponoj ne biblioteken time (nuk e shoh te aresyshme te vendos fotot e kapakeve dhe faqes se pare te tyre dhe te shtoj autore te tjere, pasi politika e epokes komuniste i ka sunduar te gjitha pasionet e fshehta te shqiptareve, cka do te thote se historianet e vertete kane nderruar jete tashme, qofte ne menyre kriminale-shumica, e qofte ne menyre natyrore te torturuar me burgime dhe internime-pakica. Jashte ketij korpusi shqiptaret nuk kane pasur me historiane te prodhuar nga shkolla komuniste, dmth pas 1945-ses):

– Te gjitha Historite e Shqiperise ne shume vellime (diku me tre vellime e diku me kater te tille) dhe ne disa botime (une disponoj kater te tille) duke filluar nga viti 1959-1965, 1967-1972, 1982-1984 deri me 2002-2008 (botimi i fundit), per te cilat kane punuar te gjithe profesionistet e kohes ne fushat e historise, arkeologjise, etnografise, etj, etj, duke mos e thene te verteten ne asnje rast dhe per asnje kohe:

– Nje shumice e madhe artikujsh te botuar ne revisten ILIRIA (1971-1990), organ i Institutit te Arkeologjise, prane Akademise se Shkencave te RPSSH.

Akademia e Shkencave e RPSH, Kuvendi I i Studimeve Ilire (Tirane 15-20 shtator 1972), Tirane 1974, ne dy vellime.

Neritan Ceka, Apollonia e Ilirisë, Tirane 1982.

Faik Drini, Bibliografi e arkeologjise dhe e historise se lashte te Shqiperise 1972-1983, Tirane 1985.

Zhaneta Andrea, Kultura ilire e tumave ne Pellgun e Korces, Tirane 1985.

Neritan Ceka, Qyteti ilir prane Selces se Poshtme, Tirane 1985.

Akademia e Shkencave e RPS te Shqiperise, Konferenca Kombetare per formimin e popullit shqiptar, te gjuhes dhe kultures se tij (Tirane, 2-5 korrik 1982), Tirane 1988.

Moikom Zeqo, Motive arkeologjike dhe shkrime te tjera, Tirane 1990.

Neritan Ceka, Ilirët, Tirane 2001.

Aleksandra Mano, Apolonia e Ilirise, Tirane 2006.

edhe pse te gjithe keta autore binin ndesh me dy autoret me dinjitoze te shkencave albanologjike:

P. Fulvio Cordinignano S.I., L’Albania a traverso l’opera e gli scritti di un grande Missionario italiano il P. Domenico Pasi S.I. (1847-1914), Roma MCMXXXIII-XI (foto 3, 4). Kundervenia e intelektualeve shqiptare nder vitet e fashizmit kunder P. Fulvio Cordinignano S.I. nuk duhet konsideruar e suksesshme ne kuadrin e albanologjise, por si nje kunderveprim te influences fashiste mbi Kombin Shqiptar.

Aleksander Stipçeviq, Iliret, historia, jeta, kultura, simbolet e Kultit, Tirane 2002 (foto 5, 6). Pikepamjet e paraqitura nga autori kane brenda dhe kritiken kundra eksperteve shqiptare, qe me 1965 kishin tentuar te benin botimin kritik te teksteve te autoreve antike ne librin Iliret dhe Iliria te autoret antike”, mirepo në të tekstet jane vetem ne gjuhen shqipe, jo komplete dhe pa aparatin shkencor, keshtu qe vlera e atij libri per ilirologjine eshte e vogel.

foto 3
foto 4
foto 5
foto 6

I paten shpetuar ketij pozicioni manipulator autoret e botuar ne veprat e meposhtme:

Universiteti shteteror i Tiranes, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise, Katedra e Historise se Shqiperise; Permbledhje artikujsh arkeologjike per historine e lashte te Shqiperise, Tirane 1971-72, vellimi I-re ne tre dispenca, pergatitur nga Skender Anamali (foto 6/1, 6/2). Nuk e di pse, por nuk kam qene i afte te gjej vellimet e tjera ne vazhdim pasi ky botim i ka trajtuar problemet e ilirologjise dhe albanologjise shume me afer te vertetes ne raport me botimet e mevonshme.

foto 6-1
foto 6-2

Hasan Ceka, Ne kerkim te historise ilire, Tirane 1998 (foto 7). Ne menyre spekulative Hasan Ceka konsiderohet si arkeologu i pare shqiptar, ne nje kohe qe mund te konsiderohet si studiuesi i pare shqiptare ne fushen e numizmatikes. Arkeologu i pare shqiptar duhet konsideruar Dom Shtjefen Gjeçovi O.F.M. (1873-1929) dhe jo ndryshe. Grabitja e identitetit te shqiptareve fillon ne kete pike: zevendesimi i Rilindasve te Vertete Katoliko-Shqiptare me rilindas te rreme otomano-vlleh. Megjitheate Hasan Ceka ka disa merita ne fushen e albanologjise qe pasardhesit e tij nuk i kane per efekt te politizimit dhe arsimimit komunist te popullates shqipfolese brenda shtetit politik pas 1945-ses.

foto 7, Hasan Ceka (marre nga libri i Neritan Cekes:
Bouthrôtos, L’Histoire et les Monuments, Tirane 2008)

Dhimiter Budina ne nje sere artikujsh te botuar per problemin e Butrintit (foto 8).

foto 8 (personi djathtas me cante ne parakrah eshte arkeologu
Dhimiter Budina; marre nga libri i Richard Hodges,
Saranda ancient Onchesmos. A short history and guide, f. 19

Kam pasur fatin e mire ta njoh personalisht dhe familjarisht ne shtepine e Prof. Rrok Zojzit, por edhe ne shtepine tone, rreth viteve 1970-1982, dhe shume-shume probleme te ketyre temave i pata mesuar prej arkeologut Dhimiter Budina. Kur rrije me te, kishe se cfare te mesoje!

Ne lidhje me pasionin tim me duhet te deklaroj qe kam pasur fat te jashtezakonshem qe kam njohur direkt, qofte dhe perciptas, shume studiues te ketyrej fushave, duke perfshire edhe Neritan Ceken, per hesap te te cilit kam punuar ne Bylis (1985).

Duhet nenvizuar se ne Shqiperi me 1965 Insituti i Historise dhe i Gjuhesise kishte botuar ne dy vellime, ne kuadrin e burimeve te zgjedhura per historine e Shqiperise, permbledhjen: Iliret dhe Iliria te Autoret Antike, Tirane 1965. Ne kete botim perfshihej sidomos Thukididi (shek. V Para Kri.) qe ka percaktuar sakte qenien e Kaoneve ne planin social, dhe pranohet qe Buthroti ishte themeluar si koloni helene (f. 3 foto 9, 10, 11), gjera te cilat studiuesit shqiptare te te gjitha koherave nuk i marrin parasysh.

foto 9
foto 10
foto 11

A nuk tregon ky fakt dy permasor qe historiografia komuniste ka pasur disa faza zhvillimi te kunderta midis tyre sipas interesit politik te kohes? Mos valle Shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare nuk i kishte ardhur akoma koha deri me 1992-in duke qene nje sterzgjatje e shkolles komuniste te Historise?

                                                                     

Nje dite prej ditesh (prill-1992), krejt rastesisht per mua, ndoshta ngaqe isha miku i Drejtorit te Institucionit te Gjeofizikes, Dr. Asim Zajmit, apo pse kisha punuar ne kete sektor disa here, apo pse isha i painkuadruar ne grupe te tjera per efekt te konservimit te aparatures TURAM, u perfshiva ne nje detyre gjeofizike per te percaktuar zgjerimin e paditur te Butrintit matane Kanalit ne Lindje te Butrintit Historik (1992) nen udheheqjen e inxhinjerit gjeofizik, Dr. Vladimir Kavaja. Ky eshte shkaku qe me pati detyruar te zgjeroj dijet e mia mbi kete vendbanim, aq me teper qe behej fjale per nje hapsire krejtesisht te panjohur nga arkeologjia dhe historiografia shqiptare. Te pakten indiferenca e arkeologeve shqiptare mbi problemin e zgjerimit te Butrintit drejt Fushes se Vrines ishte teper e dukshme dhe e ka nje domethenie te lidhur me mosbesimin e gjetjeve te reja ne ate fushe, por ndoshta edhe per efekt te edukacionit arsimor te arkeologeve shqiptare.

Por une e mora me shume deshire te madhe kete pune pasi ne ate kohe po hidhja ne leter idete e mia mbi parimin e lindjes se Njeriut ne Toke dhe gjenezen e shqiptareve te sotem, ku “ndotja” nga pellazget dhe helenet perbente aktin me te pare historik qe mund te zbulohej. Pikerisht ketu qendronte e fshehta e shkences se Historise dhe pikerisht kete rruge nuk kishin ndjekur te vetequajturit historiane te epokes komuniste. Butrinti perbente piken me te pare te betejes se ardhshme midis fallsifikatoreve te Historise dhe Historianeve te vertete te Kombit Shqiptar. Si do te zhvilloheshin ngjarjet dhe a perbente Butrinti proven e kesaj beteje?

           1- Cfare dihej per Butrintin

Shkenca shqiptare, por sidomos popullata e epokes komuniste e edukuar me mesimet e materializmit bolshevik, i ka dhene te drejten vetes te parakaloje si inekzistente menyren, kohen dhe format fillestare te formimit te procesit Fetar, Juridik, Politik, Artistik, Letrar, Gjuhesor etj dhe te kushtezimeve qe ato kane me jeten e perditshme sociale ne brendesi te dinamikes se popullates shqipfolese.

Problemi i gjenezes sociale te te gjithe “asortimenteve” qe bashkeshoqerojne Njeriun prej, te pakten 5000 vjet, kohes se shpikjes se shkrimit deri me sot nuk i ka dhene te kuptoje shqiptareve se Ligjet e Natyres do te kushtezojne Ligjet Shoqerore per sa kohe qe te kete Njerez sipas nje dinamike qe nuk mund te anashkalohet me kaq lehtesi. Shkenca shqiptare eshte e fjetur ne kete drejtim plotesisht.                                                                                iptare

Gjeneza fillestare e Butrintit perkonte me teper me fantazine historike se sa me faktet konkrete. Themelimi i Butrintit lidhej me themelimin e Romes, pas renies se Trojes (shek. XII Para Kri.), duke marre per  baze  Virgjilin (70-19 Para Kri. – foto 12), edhe pse elementi me kryesor social i popujve te asaj kohe nuk perputhej ne asnje rast.

Kjo eshte pika me e pare qe pjestaret e Shkolles se te Marreve te Madheshtise Shqiptare kane fallsifikuar deri ne ekstrem duke e shfrytezuar kete situate te legjendes virgjiliane si nje te vertete postulave. Me sa kam kuptuar metoda e kesaj shkolle eshte mohimi i cdo akti historik dhe vendosja e ketij mohimi ne nivelin e nje postulati themelor, por duke fshehur faktin me sinjifikativ te kesaj shkolle: qenien jo shqiptare te cdo anetari te saj nga pikepamja biologjike. Por ky fakt na ka dhene ne dore argumentin me te plote te qenies se luftes ne brendesi te popullates shqipfolese jo mbi baza klasor, sic eshte trumbetuar pergjate epokes komuniste, por mbi bazen e popullatave emigratore qe bashkejetojne me njera-tjetren pa qene shqiptare as njera prej tyre.

 

foto 12 (marre nga libri i Richard Hodges, Saranda ancient Onchesmos. A short history and guide, f. 12)

Historianet dhe arkeologet, jo vetem shqiptare, nuk dine problemin me kryesor Historik te Njerezimit: si lindin Idete Fetare, cilat jane format zanafillore te tyre dhe nga cfare karakteristikash dallohen (keto probleme duhen konsideruar si LIGJE te zhvillimit shoqeror, por qe shqiptaret i kane anashkaluar pa i ditur ne asnje permase per te mos atakuar formalizmin e materializmit diaklektiko- bolshevik. Kjo mangesi, se bashke me mangesine tjeter, te rolit te Gjinise Femerore ne zhvillimin e dinamikes se Natyres, jane dy nga pengesat me serioze te procesit udheheqes te Historise se Njerezimit, nga pikepamja teorike. Ne kete pike Historia e Njerezimit vazhdon te mbetet ne pozicionin e formalizmit politik, me ane te se ciles mashtrohen popujt e perfshire ne ngjarje).

Te pakten Besimi Fetar na tregon se Roma nuk ka asnje lidhje domosdoshmerie me Trojen e Homerit, per gjene me te thjeshte fare: politeizmi latin eshte krejt i ndryshem me politeizmin pellazg dhe qe te dy keta te fundit nuk kane asnje lidhje me paganizmin e banoreve autoktone, por ketu fshihet dicka krejt tjeter per tjeter qe eshte mire te thuhet. Kur analizon menyren se si lindin idete fetare dhe cilat forma jane primare ne kohe nuk mund te mos vesh re se politeizmi (forma e dyte fetare) nuk eshte i barabarte ne forme qofte dhe ne dy popuj qe jetojne prane e prane (helenet me romaket, ndersa iliret-epirotet nuk futen ne hesap pasi ata nuk e kane njohur shkallen politeiste te zhvillimit fetar), ne te kunderten ato popuj i perkasin te njejtit bosht biologjik (maqedonasit, helenet, traket, trojanet) edhe pse distanca kohore e njohjes se tyre mund te jete disa shekuj kundrejt njeri-tjetrit.

Te pakten ne vell. e 4-tert te Storia Universale, Roma dalle origini all’eta Republikana, Corriere della sera, Milano 2004, origjina e Romes lidhet me etrusket (753 Para Kri.) dhe, ne vazhdim, viti 510 Para Kri. konsiderohet si date tradicionale e themelimit te Romes Republikane (foto 12/1, 12/2, 12/3).

foto 12-1
foto 12-2
foto 12-3

Akoma me tej, raporti kohor midis dinamikes se pellazgeve-helene dhe latineve eshte ne favor te te pareve, por shkalla e zhvillimit social eshte ne favor te te dyteve. Eshte shembulli me tipik qe na argumenton se Koha e lindjes percakton shpejtesine e zhvillimit dhe, prej ketej, shkallen e zhvillimit social. Teorite e filozofise se fizikes, edhe pse jo te qarta plotesisht, na kane ndihmuar ne nje perceptim me te drejte te Historise se Njerezimit.

Fakti qe politeizmi pellazgjik u trashegua vetem nga bota Helene (kjo eshte pika me e rendesishme qe ndan trinomin ilir-daran-epirot nga bota Helene) dhe gjendet ne Butrint, Amantia, Apolloni, Bylis, Klos, Durrahium, Lisus, ne nje kohe qe popullata autoktone, edhe pse nen presionin pellazg, e me vone nen ate helen, e kishte Besimin Fetar brenda kornizave te Paganizmit te Serpenteve (sipas P. Fulvio Cordinignano S.I.), eshte i mjaftueshem per te pranuar se vendet e mesiperme jane krijime Helene pa asnje lidhje me popullaten autoktone. Dhe jo vetem kaq, por sot eshte krijuar mundesia teorike e trajtimit diferencial, nga pikepamja kohore, e dy popullatave te vetme gadishullore, te pakten deri ne shek. e VI Pas Kri. (trinomi ilir-dardan-epirot eshte 600 here me i vjeter se popullata helene dhe qe te dyjat u takojne dy racave te ndryshme, me kusht qe pellazgo-helenet te trajtohen si te ardhur 15.000 vjet me pare nga Azia Perendimore, ndoshta ardhja e trete pellazgo-indoeuropiane). Per te kuptuar kete raport kohor duhet kuptuar me se pari ekuacioni matematik i Ajnshtajnit (1879-1955) mbi pamundesine e levizjes se Tokes as nje milimeter edhe po ta kishim piken e mbeshtetjes sipas kerkeses se Arkimedit (287-212 Para Kri.). Lidhja e shpejtesise se zhvillimit te ngjarjes me kohe-ekzistencen e ngjarjes u ka shpetuar interpretuesve te teorive te Ajnshtajnit (kjo perben kontradikten teorike midis dy postulateve te teorise se tij dhe mundesine e mospranimit permbyses).

Sipas botimit te Inge Lyse Hansen, Butrinti Helenistik dhe Romak, London/Tirane 2009, shtypur ne Itali 2009, qe do ta shohim vecanerisht ne vazhdim, Butrinti permendet per here te pare ne shek. e VI p.e.s., por mund te shtyhet edhe nje shekull meqenese jane gjetur fragmente qeramike, vecanerisht korintike ne shek. VII p.e.s. (f. 8). Autorja boton dhe harten e sotme te Butrintit me gjithe rrethinat (f. 13, foto 13).

foto 13

Ky realitet teoriko-historik, i pershkruar ne kete botim, e ben te pakundershtueshem qenien e Butrintit nje produkt te mirefillte helen dhe jo ndryshe. Shqiptaret e sotem duhet te kuptojne pikesepari “hilet” natyrore qe imponon Historia e Njerezimit perpara se te pranojne qe paraardhesit e tyre me te larget qe njihen, jane krijuesit e kulturave te civilizuara        ne Ballkan, pasi eshte shume e lehte per te argumentuar se shqiptaret e sotem        nuk kane asnje lidhje me to, ose ne te kundertn duhet pranuar qe shqiptaret e sotem jane te ardhur rrenjesisht ne Ballkan. Ne kete rast lidhja e shqiptareve me iliret dhe e ketyre te fundit me pellazget pikerisht kete kerkon t’i detyroje shqiptaret te pranojne, qe ne fund te fundit e perjashton autoktonine e tyre ne aspektin social. Ne kete rast duhet vertetuar argumentueshem parimi NATYROR i lindjes sociale te Njeriut ne Toke.               

   2- Cfare eshte botuar per Butrintin?

Ne kete rast kam parasysh vetem autoret shqiptare, pasi perpara vitit 1992 nuk kam pasur ne dore asnje botim te huaj mbi kete vend arkeologjik edhe pse deklarohej qe arkeologet italiane, permendej Luigj Maria Ugolini (1895-1936), kishin bere namin ne  Butrint. Ne fakt namin e arkeologeve italiane e kisha hasur ne nje koder ne dalje te Elbasanit, ne te majte te rruges malore drejt Labinot-Mal ku kishin hedhur ne ere (1939-1943) nje Kishe te Krishtere, Paleo-Kristiane, flitej e shek. te V-te ku sot i dallohen akoma themelet origjinale, por qe duhet te ishte reference e nje te panjohure te jashtezakonshme per Historine e Krishterimit te Hershem, qe shtrihej ne Lindje te saj (per kete rast kam shkruar nje artikull: 77-Mos eshte nje FJALE e Gjuhes Shqipe? 24 shkurt 2014; publikuar tek faqja genchoti.com)

Permend me radhe disa prej tyre:

Gjerak Karaiskaj, Butrinti dhe fortifikimet e tij, Tirane 198(4) (shifra 4 ne liber eshte e korigjuar me dore, pasi ne origjinal eshte 3), (foto 14, 15, 15/0).

foto 14
foto 15
foto 15-0

Merita e autorit ne kete liber eshte analiza e studiuesve me te pare, deri tek studiuesit shqiptare te epokes komuniste (f. 9-18) ne perputhje me shkallen e zhvillimit social te Butrintit, ku si permbledhje pranohet se gjurmet me te hershme te Butrintit (me mbeshtetjen e arkeologut Neritan Ceka) datohen ne shek. VII p.e.s.. Nga ana tjeter autori e lidh Butrintin me Epirin dhe jo me Ilirine, akoma me tej me Kaonine (f. 19). Por ne kete pike autori ben gabimin fatal, jam i bindur i detyruar nga politika e kohes: u imponon banoreve te Butrintit organizimin shteteror ne kuadrin e pjesmarrjes si fise te Prasaibeve, qe ne shek. e II p.e.s., perfundim ky i arkeologut Faik Drini ne kuadrin e studimit te mbishkrimeve te reja te zbuluara ne Butrint (f. 17).

Me kete konstatim, autori Karaiskaj tregon se, pasi nuk ka realizuar kritiken e nevojshme ne kete rast, nuk e disponon informacionin e sakte mbi menyren se si lind shteti dhe perse asnje nga elementet sociale te paraardhesve te shqiptareve nuk ka pasur mundesi natyrore-historike te ndertoje shtet sado deshire te kishte.

Mungesen e shtetit ne kohen e ilireve, epiroteve, dardaneve mund ta bejme ne dy menyra:

1-duke analizuar shoqerine shqiptare qofte dhe vetem nga shek. XIX deri ne te XX-tin, ku dallojme pranine e elementeve sociale qe nuk perputhen kerkund me shtetin: Pronen Fisnore, te Drejten Zakonore te Pashkruar, Familjen Patriarkale, Besimet Fetare Pagane deri ne vitin 1908. Bashke-ekzistenca e elementeve sociale, qe marrin pjese ne organizimin shteteror: Prona Private, Ligjet Shteterore, Familja Monogame, Besimi Fetar Politeist, ne brendesi te vendjeteses se fiseve epirote nuk tregon pranine e shtetit, por ndikimin e nje shoqerie te organizuar ne nje forme shteterore mbi formen primitive te shoqerise epirote. Dhe kjo eshte aresyeja perse Epiri “skllavopronar” e suprimon Ilirine pagane pergjate shekujve V-I Para Kri.

2-duka analizuar shoqerite ilire-dardane-epirote te asaj kohe, sipas qelizave sociale qe ato mbartin per kohen qe i analizojme, dhe per sa kohe keto qeliza arrijne ne stadin e domosdoshem te te qenurit pjesmarres ne shtetin imagjinar. Do te shohim se keto qeliza nuk e kapercejne ne asnje rast prakun e primitivizmit historik e per rrjedhoje nuk kane kaluar ne asnje rast nga rastesia ne domosdoshmeri. Bile analiza e ideve juridike nder shqiptare tregon se trendi historik i tyre per 1300 vjet vjen nga forma me e larte (Statutet dhe Kodiket e Qyteteve Berat-Korce-Drisht-Shkoder-Voskopoje) drejt formes me primitive te mundeshme (Kanunet Krahinore te Malcis Madhe, Lume, Diber, Lure, Bende, Laberi) duke kaluar mbi Kanunet Klasore (Kanuni i Lek Dukagjinit dhe i Skenderbeut). Vetem analiza e ideve juridike nder shqiptare eshte e afte te na argumentoje se paraardhesit me te larget te tyre nuk kane pasur organizim shteteror ne asnje rast; ose ne te kunderten shqiptaret e sotem nuk kane asnje lidhje filacioni me fiset ilire-dardane-epirote. Ne kete rast zgjedhja eshte thjeshte per mashtrim politik, pasi nuk i sherben asnje qellimi.

Por ky rast eshte i perjashtuar, per nje aresye qe historianeve shqiptare te te gjithe epokave nuk i ka hyre ne vesh akoma: kontinumi kohor-hapsinor i shqiptareve ka nje parameter, qe eshte baza e dallimeve Natyrore midis Racave dhe Popujve brenda nje Race, nuk mund ta pranoje ardhjen sociale te tyre ne keto troje ne asnje kohe te mundeshme. Popullata e sotme shqiptare eshte rezultat i konfrontimit biologjik te popullates autoktone me popullatat emigratore qe bashkejetojne midis tyre, te pakten prej 5000 vjetesh; – kohe e cila ka qene e domosdoshme per te formuar civilizimin helen me prejardhje pellazge, por qe perkon me largimin e popullates autokton nga gadishulli i Peloponezit dhe formimin e nje popullate te re me emrin Epirot. Menyra se si jane formuar epirotet dhe Epiri eshte akoma edhe sot nje problem i pa zbardhur ne asnje element dhe, me sa duket, te gjitheve u intereson qe ky situacion spekullues te mbetet ne kete pozicion.

Por qellimi pse autori Karaiskaj u ka imponuar fiseve epirote organizim shteteror eshte i lidhur me dy aresye: se pari, e largon Butrintin artificialisht nga Bota Helene, pra e ben ne menyre antihistorike epirot (emri Butrint eshte me i hershem se emri Epir); dhe, se dyti, i krijon favore ekzistences se revolucionit socialist qe nuk mund te pranohet ekzistues ne nje shoqeri primitive, sic ka qene dhe eshte bota parashqiptare dhe ajo shqiptare, detyre kjo e vene nga shkolla komuniste e Historise.

Pra Butrinti i Gjerak Karaiskaj nuk eshte nje strukture historike e themeluar nga ndikimi i botes Helene mbi boten Epirote, por nje sajese e pamundur e nje popullate te pamundur per te bere shtet nga pikepamja sociale. Sipas autorit “Studimi i fortifikimeve antike te ketij qyteti e sidomos datimi i ri i tye, te con ne te njejtin perfundim duke sjelle argumente plotesuese, krahas faktit qe asnje nga historianet antike nuk ben fjale per ndonje vendosje te koloneve helene ne Butrint” (f. 25). Te pakten te dhenat qe shpalosen ne foton 11 tregon se autori shqiptar nuk thote te verteten. Nuk e di se si dhe sa mund ta interpretoje sot Gjerak Karaiskaj kete lapsus metodik dhe kete perfundim antihistorik.

Kjo eshte pika me kryesore e shkences se Historise dhe pikerisht kete pike kane anashkaluar historianet fallsifikatore te epokes komuniste ketu ne Shqiperi. Dhe ky anashkalim mos te kujtoje lexuesi se eshte bere e qellimshme, thjeshte nga padija dhe forma botekuptimore qe i karakterizonte historianet shqiptare te arsimuar ne menyre te dhunshme sipas materializmit bolshevik.

– Revista arkeologjike ILIRIA, viti XVI, 1-1986, artikulli i Faik Drinit: Mbi institucionet politike te Koinonit te Prasaibeve (f. 67-71) – foto 15/1, 15/2, 15/3.

foto 15-1
foto 15-2
foto 15-3

Thelbi i te gjithe permbajtjes se historiografise komuniste u percaktua pas vitit 1962, kur u parakaluan te gjitha krijimet e parashkruara dhe botuar perpara 1945 dhe u kthyen ne Shqiperi, nga Bashkimi Sovietik, studentet e pergatitur ne universitetet bolshevike. Ata qe kishin studiuar per filozofi, dmth shkolle partie, kishin mesuar se revolucioni socialist nuk mund te aplikohej ne nje popullate qe nuk e kishte kaluar rendin e kapitalit te prodhim-shkembimit. Ky perfundim teorik mbi zhvillimin e nje shoqerie nuk perputhej me gjendjen reale te popullates shqiptare qofte dhe vetem ne shekullin e XX-te. Atehere historiografia komuniste shqiptare filloi shpikjet e veta per te permbysur realitetin e perjetuar. Ne kete menyre u shpiken shtetet ilire, epirote, dardane; u shpik shteti arber; u shpik shteti i Skenderbeut; u krijua levizja kombetare per pavaresi kombetare ne perputhje me ate qe kishte ndodhur ne Prizren me 1878; ju meshua faktit hipotekor qe Kombi Shqiptar me 1912 luftoi dhe krijoi shtetin e tij duke u cliruar nga pushtimi otoman; levizjen e Haxhi Qamilit (1913-1915) e konsideruan nje levizje fshatare kundra gjendjes feudale te kohes; krimin politik te Fan Nolit kundra shtetit shqiptar (1924) e konsideruan revolucion demokratiko-borgjes si pararendes te revolucionit socialist; ndersa luften midis popullatave emigratore ne territorin e popullates shqipfolese (1939-1946) e konsideruan nje lufte nacional-clirimtare qe realizoi clirimin kombetar dhe shoqeror te shqiptareve edhe pse ne realitet shqiptaret autoktone nuk kishin parakaluar realisht asnje rend shoqeror te vetem (pas 1992 e konsideruan lufte civile pa marre parasysh percaktimin e termit. Te pakten autoret, Zeno Jahaj dhe Agron Berdaj, ne librin e tyre: Pertej shtemberimeve….Lufta antifashiste nacional-çlirimtare e popullit shqiptar, Tirane 2021, f. 155-178, e kane vene ne dukje kete lapsus, edhe pse une nuk jam dakort ne asnje pike me kete liber).

Ne mbeshtetje te ketij tabani filozofiko-politik ne Shqiperine komuniste do te lindnin nje sere teorizimesh qe percaktonin shtetin nder iliret dhe epirotet edhe pse pasardhesit e pretenduar te tyre pas 2200 vjetesh dispononin akoma elemente sociale (kater me kryesoret e jetes njerezore ne Toke) te rendit me te pare shoqeror ne Bote. Te pakten ky punim qe po analizojme eshte njeri prej tyre.

Metoda konkluzive e autorit eshte shume e thjeshte: ajo mbeshtetet ne zbulimet arkeologjike te bera ne Butrint pa e vrare mendjes se kush ishte krijuesi me i pare i tyre ne planin kohor dhe a perputheshin dot ato me gjendjen e popullates vendase pas 2000 vjeteve te themi. Shkenca shqiptare asnjehere nuk mori parasysh nderrimin e popullates nder ato ane ne kohen e:

  • dyndjes pellazge (para 15.000 vjeteve), ku formohen per here te pare dy popullata cilesore ne gadishull, por dhe nderlidhjen biologjike midis tyre.
  • ne kohen e Paul Emilit (168 Para Kri.), ku zhduket nje shumice e popullates autoktone dhe vendosen popullata te reja.
  • ne kohen e ardhjes te Krishtereve te pare (mesi i shek. I Pas Kri.).
  • ardhjen e sllaveve ne shek. e VI Pas Kri.
  • ardhjen e serbeve ne shek. e VIII Pas Kri., ndikimi i te cileve mbi popullaten autoktone do te realizohej pas pese shekujve.
  • ne kohen e Kryqezates se Katert (1204-1208), ku mbeturinat e saj u intaluan ne territorin e gadishullit, te cilet formojne klasen e re feudale te gadishullit, por qe u shfrytezuan nga fallsifikatoret e Historise per t’u injektuar shqiptareve artificialisht rendin feudal te prodhim-shkembimit.
  • ne kohen e ardhjes se Vllahise se Madhe, Bullgareve, Serbeve (shek. XII-XIV), mbeturinat e lena prej tyre, Vllehet, implementohen ne brendesi te popullates vendase, dhe ketu ka filluar ndryshimi i boshtit biologjik te paraardhesve te shqiptareve dhe vete shqiptareve ne menyre krejt rastesore per vendasit, por qe pas 6-7 shekujsh do te perbenin domosdoshmerine e ekzistences se shqiptareve sipas nje forme te njohur shume mire nga Europa.
  • pas renies se Gjergj Kastriotit (1468), ku largohen pothuajse te gjithe te krishteret drejt Greqise dhe Europes duke lene bosh trojet e te pareve te tyre.
  • dhe vendosjes se Otomaneve (shek. XV-XIX), ku midis viteve 1550-1850 vendosen popullata te reja otomane ne trojet e lena nga vendasit.
  • vendosjes se kufijve shtetit shqiptar (1913), ku vendosen me se paku dy ardhje vllehesh (ne Dibren shqiptare dhe ne Kolonje-kuçovllehet e Pindit).

E thene me fjale te tjera, popullata ne vendin ku sot ndodhet shteti shqiptar eshte nderruar brenda 5000 vjeteve, me se paku, plot tete (8) here pa e humbur asnjehere karakteristiken Natyrore te percaktuar nga Nena jone Natyre: shpejtesine teper te vogel te zhvillimit social, e percaktuar kjo rigorozisht nga KOHA e lindjes zanafillore te banoreve autoktone (disa miliona vjecare, duke qene zanafilla rastesore e Races se Bardhe).

Kjo eshte aresyeja me kryesore qe te gjithe studiuesit shqiptare dhe jo shqiptare qe konkludojne mbi ekzistencen e shtetit nder paraardhesit e shqiptareve e kane te humbur betejen me Nenen tone Natyre, sado fallso ta duan Shqiperine dhe Kombin Shqiptar.

Apolon Baçe, Dhimiter Çondi, Buthroti, Tirane 1987 (foto 16, 17). Eshte nje broshure me 79 faqe, por qe ka nje informacion te ri dhe te ndryshem nga autoret qe jane marre me Butrintin. Psh kanali qe lidh Liqenin e Butrintit me Detin Jon eshte quajtur Kanali i Vivarit (f. 5), ndersa fusha e Vrines e paska pasur emrin fusha e Kestrines (po aty). Sipas autoreve emri i Butrintit haset per here te pare tek gjeografi Hekateu (550-476 Para Kri.) pa na e percaktuar kohen se kur mund te jete formuar si qytet. Por autoret na thone se ne shek. I-re Para Kri. Teukri i Kizikut risjell nje legjende e lashte, sipas se ciles Eneu, dhender i Priamit, duke lundruar nga Troja drejt perendimit, beri fli nje ka per hyrjen e tij ne Epir. Kau i plagosur doli ne bregun e detit ku dhe ngordhi. Kjo u konsiderua profeci dhe tokes i vune emrin “Buthrotos” (po aty). Autoret pretendojne se asnje dokument nuk e permend Butrintin si nje koloni, sic eshte pranuar tradicionalisht, por si qytet epirot i kaoneve dhe si justifikim per kete nxjerrin idene se legjenda e krijimit te Butrintit nuk do t’i atribuohej trojaneve, armiq te grekeve (po aty).

foto 16
foto 17

Lehtesisht kuptohet qe autoret e kesaj broshure nuk kane kuptuar asgje nga veprat e Homerit, Iliada dhe Odiseja, te pakten deri ne vitin qe eshte botuar kjo broshure.

Neritan Ceka, Muzafer Korkuti, Arkeologjia, Tirane 1993, Fondacioni SOROS (foto 18, 19).

foto 18
foto 19

Nuk eshte e veshtire te kuptohet qe autoret e ketij punimi kerkojne t’u imponojne shqiptareve te mijevjecarit te trete platformen ideore te te kuptuarit te Historise se perjetuar nga paraardhesit historike te tyre, te pakten pas shek. te V-te Para Kri. deri me sot.

Neritan Ceka, Iliret, Tirane 2001 foto 20, 21).

foto 20
foto 21

Nje liber fund e krye pa pergjigje konkrete mbi nje popullate konkrete. Autori ka pasur kurajon profesionale t’u mohoje ilireve shtritshmerine e hershme historike dhe t’i paraqese ata te lidhur vetem me shtetin politik shqiptar te formuar me 1912. Per kete Neritan Ceka ka paraqitur nje harte tipike mbi nje mashtrim tipik (f. 239) duke qene avangardia e Shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare ne nje forme te thjeshtuar (foto 21/1).

foto 21-1

Sasia e madhe e vendbanimeve ne Jugun e Shqiperise Politike nuk e ka cuan autorin ne asnje perfundim te lidhur me Heladen Historike edhe pse pranohet qe te gjithe keto vendbanime, per fatin e mire te shqiptareve, kane qene koloni Helene dhe kjo eshte aresyeja perse bota Epirote eshte me e zhvilluar, nga e pikepamja e civilizimit, se bota ilire apo dardane.

Parku Kombetar Butrint, Butrinti ne Shekuj, Tirane 2002 (foto 22, 23)

foto 22
foto 23

Sipas pergatitesit te ketij punimi, Auron Tare-s, eshte thjeshtuar themelimi i Butrintit me pasojen e Luftes se Trojes sipas disa lloj versionesh duke e lidhur me autoret antike si Teukri i Cizikut, Dionisi i Halikarnasosit, Plutarku, Hekateu i Miletit, si dhe legjenda te shumta. Te gjitha keto e cojne autorin ne perfundimin se Butrinti eshte nje vendbanim i rrethuar perpara Kerkyres se lashte me mure pellazgjike dhe ai ishte pjese e Federates se fiseve Epirote dhe perkatesisht te Kaonove dhe Prasaibeve, duke harruar qe me perpara duhet vertetuar permasa e lidhjes se ilireve dhe epiroteve me pellazget.

Me 1992, Butrinti shpallet “Trashegimi Kulturore Boterore” nen mbrojtjen e UNESCO-s.

Me 1994, Lordet Angleze Rothschild dhe Sainsbery, financojne germimet arkeologjike te nje Misioni te perbashket Shqiptaro – Anglez (pikerisht kjo nuk eshte e sakte, pasi me 1992 ekipi i gjeofizikes arkeologjike ka kryer punime ne Butrint per hesap te Britanikeve me financim te ketyre te fundit pa formuar nje ekip Shqiptaro-Angles, bile me vone, pas largimit tim, ekipi gjeofizik i perforcuar me dr. Ing. Hamza Recin ka kryer punime shtese (1993), per te cilat nuk kam asnje informacion).

Neritan Ceka, Udhetim ne keshtjellat ilire, Tirane 2006 (foto 24, 25, 26).

foto 24
foto 25
foto 26

Vendosja e Butrintit dhe fortifikimeve te tij ne brendesi te ketij libri (f.196-204 dhe foto 26) me kete titull kerkon t’i mbushe mendjen shqiptareve qe Butrinti ishte nje krijim ilir, dmth i paraardhesve imagjinar te Shqiptareve.

Themelimi eshte sipas autoreve te mesiperm dhe studimet e nje ekipi anglezo-shqiptar eshte sipas ideve te Auron Tare-s. Sipas autorit Ceka “Vitet e fundit germimet arkeologjike te organizuara nga nje ekip anglez-shqiptar, te drejtuara nga Riçard Hoxhs dhe Iliri Gjipali, jane shtrire edhe pertej kanalit te Vivarit, ne fushen e Vrines” (f. 203).

Ne vazhdim Neritan Ceka flet mbi lagjen romake te ndertuar matane kanalit te Vivarit pa thene se kush kane qene zbuluesit me te pare te kesaj lagjeje (po aty). Teorikisht, pa dyshim, zbulimi duhet konsideruar i britanikeve, por perderisa ata nuk e kane deklaruar kete proces dhe prej kujt i kane marre informatat me te para mbi ekzistencen e nje “lagjeje” te Burintit matane Kanalit te Vivarit, e humbasin paritetin e zbulimit. Ne do ta shohim ne vazhdim se si ka ndodhur ky zbulim, por heshtja e faktoreve reale ne kete proces duhet ta beje pak si me turp grupin britanik qe ka punuar paralel me ne ne pranvere-vjeshte 1992, ne ne Fushen e Vrines – britaniket ne Butrint, pa pasur asnje lidhje profesionale.

Neritan Ceka, Archaeological Treasures from Albania, Volume II, pa vit botimi, por perpara qershorit te vitit 2011 (foto 27, 28).

Eshte nje liber ne dy vellime ku autori ka permbledhur te gjitha vendet arkeologjike te Shqiperise, ku ne vell. e II-te, nga faqja 143 deri 201 autori Ceka analizon Butrintin dhe rrethinat e tij nepermjet nje sere fotosh me ngjyra dhe skicash ndertimore me pretendimin qe kemi te bejme me nje civilizim teper te larte. Materiali nuk eshte i shkruar shqip.

foto 27
foto 28

                  3-Kush eshte marre me studimin e Butrintit

Ne saje te punes se Gjerak Karaiskaj, te shprehur ne punimin e tij “Butrinti dhe fortifikimet e tij”, Tirane 1984 (foto 14, 15), ne i kemi mundesite te nxjerrim listen e studiuesve te Butrintit qe ne zanafillen e zbulimit te tij. Fjale per fjale autori Karaiskaj ka shkruar:

“Studjuesi i pare qe vizitoi Butrintin ishte Qiriaku i Ankones. Ai qendroi ne Butrint gjate udhetimit te tij per ne Greqi ne vitin 1435………..Ai pa mbeturinat e ndertimeve antike, fragmente statujash dhe kopjoi disa mbishkrime.

Ne fillim te shekullit te kaluar, Butrinti u vizitua nga V.M.Lik1 dhe O.Prokesh V. Osten, por qe te dy vetem sa i permendin rrenojat e ketij qyteti. Me vone Isamber jep nje pershkrim te shkurter te qytetit.2

Pas ketij interesimi te hershem per monumentet e Butrintit, germimi dhe studimi i tyre sistematik filloi ne vitin 1926 nga misioni arkeologjik italian i kryesuar nga arkeologu L.M.Ugolini, i cili vazhdoi punimet deri ne vitin 1937” (f. 9).

E meqenese Luigj Maria Ugolini (foto 29, 30, te marra nga interneti) i kishte botuar punimet e tij ne nje botim te vecante, Butrinti, Miti i Eneas, Germimet, bot. i dyte, Tirane 2017, me perkthim te Zef Simonit  (foto 31, 32) e shoh te arsyeshme te ndjek punimin e tij.

 

foto 29
foto 30
foto 31
foto 32

Sipas Ugolinit ne juglindje te gadishullit te Ksamilit zgjatet ne liqen me nje suke, ne te cilen ndodhen germadhat e akropolit antik grek te Buthrotos-it ose Buthroton-it, qe pastaj romaket e quajten Buthrotum dhe Venedikasit Butrinto (f. 27). Peshkoret e Butrintit duhet te kene qene qekur s’mbahet mend, po shfrytezimi i pare sistematik i tyre eshte bere nga venedikasit, qe qene zoter te vendit nga viti 1386 deri ne vitin 1797. Vete emri Vivarit qe venedikasit ia kishin vene liqenit te Butrintit rrjedh nga qe ai ishte nje “vivar” ose “peshkore” (f. 34). Ndersa kur flet per banoret Ugolini i emeron ata vlleh, qe me saktesisht quhen kuco-vlleh (dmth vlleh “te çale”, “te rreme”), rumune nga raca. Veten ata e quajne “romane”. Nje fis i tyre, qe banon ne Greqi prane vargmalit te Pindit, quhet “farserot” dhe pretendon te jete pasardhes i legjionareve romake qe u shperndane pas betejes se Farsalies (po aty).

Autori shkaterrimin e Butrintit ja dedikon barbareve, visigoteve te Alarikut (fundi i shek. IV), goteve te Totiles (gjysma e shek. te VI), perandoreve te Bizantit qe per te crrenjosur “paganizmin” nxorren dekrete te rrepta kunder idhtareve te vone te tij (f. 106).

Kur vjen puna per te percaktuar etapat e ndertimit te Butrintit, Ugolini i emerton: periudha greke, ku muret rrethuese (tre rradhe) zgjaten ne kohe deri ne shek. V-VI Para Kri. (f. 116), periudha romake (f. 148), Mesjeta (f. 165), periudha Venetikase (f. 170).

Permbajtja e ketij libri eshte rezultat i nente fushatave kerkimore dhe seicila prej tyre ka zgjatur vetem pak muaj. Autori permend kerkime ne vitin 1924, 1925, 1928, 1929, ndersa fushatave te bera ne akropolet e Çukes se Ajtoit dhe te Kalivose nuk u ka percaktuar kohen (f 179-180. Sipas Ugolinit jeta sociale ne Butrint  ka kaluar neper gjashte (6) faza kryesore:

1- parahistorike

2- protohistorike

3- periudha greke

4- periudha romake

5- periudha e Perandoreve Bizantine dhe zoterve feudale epirote

6- periudha e Republikes se Venetikut (f. 181-187).

Sipas autorit Ugolini, kane rendesi dytesore pushtimet e perkohshme te visigoteve te Alarikut, te goteve te Totiles, te sllaveve (shek. VI-XI), te bullgareve (shek. X-XI), te normaneve (shek. XIII), te Despotatit te Epirit (shek. XIII), te Sveveve (shek. XIII), te Anzhuineve (shek. XIII), te Navarrasve (shek. XIV) dhe, per nje periudhe te shkurter, edhe te turqve (shek. XVII). Pas renies se Venetikut (1797) erdhi pushtimi francez, pastaj sundimi feudal i Ali Pashe Tepelenes dhe sundimi turk qe pasoi vrasjen e ketij feudali (f. 187).

Ne materialin e autorit Karaiskaj kemi ne vazhdim: “Gjate kohes qe Ugolini vazhdonte germimet, ne vitin 1932, Butrintin e vizitoi studiuesi anglez N.G.L.Hamond. / Ky i fundit u interesua per pjesen antike te Butrintit dhe vecanerisht per muret mbrojtese te tij. Shenimet qe mori gjate kesaj vizite ai i botoi ne vepren “Epirus” (f. 11). /  Hamondin e pasuan studiues te tjere. P. Markoni vazhdoi germimet e lena nga L. Ugolini, por nje katastrofe ajrore shkaktoi vdekjen e autorit te germimeve dhe zhdukjen e krejt dokumentacionit te mbledhur. / Punen e lene nga P. Markoni e vazhdoi D. Mustili i cili vazhdoi germimet deri ne vitin 1941 (f. 12). P.C.Sestieri ishte studiuesi i fundit italian, por ai nuk jep asgje me teper se paraardhesit (f. 13).

Pas clirimit te vendit gjurmimet dhe germimet arkeologjike u drejtuan nga Dhimiter Budina, ku interpretimi i mevonshe i materialeve permblodhi edhe Koço Bozhorin, Hasan Ceken, epigrafistin francez P. Kaban, Koço Zheku. Ne vitin 1975 u kryen punime te drejtuara nga G. Pani, ndersa me 1976 u kryen punime nen drejtimin e Kosta Lako. Me vone u perfshi edhe Neritan Ceka, ndersa ne vitet 1976-1977 punimet u kryen nen drejtimin e Dhimiter Budines. Studimin e plote te mbishkrimeve e kreu Faik Drini, ndersa monumentet e kultit paleokristian dhe bizantin u studiuan nga Aleksander Meksi dhe H. Nallbani; puna vazhdoi me studimin e banjave te periudhes romake nen drejtimin e Apolon Baçe. U perfshine ne studimet dhe konkluzionet mbi Butrintin edhe Selim Islami, Frano Prendi (f. 14-18).

 

                  4-Ekspedita gjeofizike e Butrintit, 1992.

Kur njeriu viziton per here te pare Butrintin, perpara se te futet ne te majte (foto 32/1),

foto 32/1 (hyrja e Butrintit sot, – foto e dt. 03.07.22)

ne brendesi te qytetit antik, hedh nje sy rreth e rrotull dhe dallon thelle majtas mbeturinat e nje tubacion ujesjellesi (foto 32/2, 32/3) qe na eshte thene se ka qene ndertuar nga Ali Pashe Tepelena (thuhet qe ka ekzistuar qe nga shek. II – sipas Inge Lyse Hansen, f. 42) ndersa perballe nje Fortese Trekendore me autoresi veneciane, por qe nen ze thuhej se ishte e Ali Pashe Tepelenes (foto 32/4), per te cilen do te flasim me hollesi ne analizen e punimit  e Andrew Crowson: Butrinti Venecian, dhe midis tyre nje ndertese dykateshe e kohes sone (drejtoria e peshkimit te liqenit – foto 32/5). Por kur i hyn thelle kesaj pune zbulon dhe pranine e nje anomalie te krijuar nga nje furre e shkrirjes se metaleve prane ketij ujesjellsi, mendja te shkon tek burimi i informacionit britanik, qe duhet te kete qene i lidhur me Uilliam Martin Lik, te epokes se Ali Pashes se Janines (foto 33), gje te cilen na e sygjeron edhe Richard Hodges.

foto 32/2 (foto e dt. 03.07.22)
foto 32/3 (foto e dt. 03.07.22)

(keto dy foto jane bere pasi u kalua Kanali i Vivarit ne drejtimin e fshatit Vrine ne nje distance prej 70-80 metrash nga objektet ne jug-perendim te tyre)

foto 32/4 (foto e dt. 03.07.22)
foto 32/5 (foto e dt. 03.07.22, objektet
nje kateshe ne te majte te fotos se nderteses dy kateshe ne vitin 1992 nuk kane qene)
foto 33
foto 33 (marre nga libri i Richard Hodges, Saranda ancient Onchesmos. A short history and guide, f. 15)

 

Kjo gje zgjidh aresyen perse Britaniket me 1992 financuan nje ekspedite gjeofizike me specialiste shqiptare, por dhe aresyen perse studiuesit shqiptare, ne kete fushe, nuk i kishin dhene asnje rendesi prej me shume se 80 vjetesh problemit te Butrintit.

Grupi shqiptar perbehej nga: ing. gjeofizik dr. Vladimir (Lad) Kavaja (pergjegjesi i grupit) dhe tek. gjeofizik  Genc Hoti. Punen e topografit e beme ne.

Paralel me ne në kohe, por pa asnje komunikim profesional, pasi e pame me syte tone, u fol per nje grup me rreth 20-25 persona (numer krejtesisht i perafert) te perbere nga studente e pedagoge te deges arkeologji te drejtuar nga rektori i Universitetit Britanik arkeologjik te Romes z. Richard Hodges (kerkimi ne internet tregon se z. Richard Hodges eshte Presidenti i Universitetit Amerikan te Romes). Te pakten keshtu na jane prezantuar kur realizuam per here te pare takimin me to (Prill 1992), ku ndodheshin edhe arkeologet shqiptare ne Kullen Veneciane. Ne takim ishte drejtori i Nd. Gjeofizike, Dr. Asim Zajmi, drejtori i arkeologjise Dr. Namik Bodinaku dhe disa arkeologe shqiptare, emrat e te cileve nuk me kujtohen, si dhe grupi gjeofizik i kerkim-zbulimit arkeologjik. Pas ketij takimi arkeologet shqiptare nuk paten me pune me ne dhe nuk e di se si ka vajtur interesimi i tyre per punen tone. Me duket se pati interes nga pala greke, ku nje arkeologe greke pyeste Lad Kavajen mbi punen tone.

Sjellja e personelit britanik kundrejt nesh, qe i takonim shpesh ne restorantin aty rrotull (sot i ndryshuar rrenjesisht – foto 33/1) dhe tek bilardo e fshatit Vrine (qe sot nuk ekziston me), ishte teper korrekte dhe nje indiference e plote nga ana e tyre. U qendrua rreth 7 muaj (prill-tetor) dhe nje jave ne nendor 1992. Fjetem ne nje shtepi private ne fshatin Vrine (foto 33/2), qe ishte qendra e nje ndermarje bujqesore, pasi nuk na dhane makine. Por ky fshat sot kishte evoluar jashtezakonisht shume ne raport me vitin 1992 duke u ndryshuar teresisht deri ne ate shkalle sa nuk njihej me pamjen e dikurshme.

foto 33/1 (foto e d. 03.07.22)
foto 33/2 (hyrja e fshatit Vrine – foto e dt. 03.07.22)

Per kete pune u perdoren disa aparatura gjeofizike (te cilat u fotografuan perpara asgjesimit me 2013):

a- dy tipe magnetometrash: Scintrex model MF-2 me shigjete (foto 34) dhe Scintrex model MP-2 dixhital (foto 35), qe masnin fushen manjetike ne raport me piken e referimit prej rreth 45 000 gammash e percaktuar ne nje Kongres Nderkombetar per Shqiperine.

foto 34
foto 35

b- Kappametri tip KT-5 (foto 36). Nje aparature qe maste predispozitetin e fushes manjetike duke vene dallimin per tre forma objektesh prej hekuri: mineralizim hekuri (kryesisht manjetitet), vegla hekuri (te patrajuara thelle si kazma lopate, objektet e kuzhines) dhe vegla hekuri te trajtuara ne menyre speciale (kryesisht armet).

foto 36

cVLF-ja tip EDAERA (foto 37). Nje aparature shume interesante qe maste fushat dytesore qe reflektoheshin nga nentoka, sinjali i te cilave per Europen vinte nga Londra, Moska, Oslo dhe Praga (celsi i vogel ne krahun e majte te fotos e bente kete diferencim). Ne punonim kryesisht me sinjalin e Londres dhe Moskes ne varesi te kendit te profilave dhe masave ujore, te cilat pengonin ardhjen e sinjalit. Kjo aparature kishte dy vecori shume specifike: percaktonte gropat (permasat tredimensionale) dhe trupat metalike, kryesisht metale me ngjyra, pa e vene dallimin ne llojin e metalit (Au, Ag, Cu, Pt. Kishte raste kur u percaktonin edhe struktura e hekurit me kusht qe te formonte nje rrjet nentokesor te lidhur mekanikisht – tubacionet e ujrave prej hekuri), por lejonte percaktimin e permasave te trupit dhe thellesine relative kundrejt aparatures. Kishte edhe nje pjese, qe bashkohej me ane te kater kunjave (djathtas poshte), qe sherbente per skanimin e parceles anormale. Per kohen qe ishim (1992) ishte aparatura me e re qe dispononte grupi i Turamit, i shkermoqur pas 1991-shit (prodhim i vitit 1986). Me sa me kujtohet kjo aparature u muar me teper me kembenguljen time dhe nuk u muar per baze ne zbatimin e projektit te programuar edhe pse u perdor ne nje zone jashte siperfaqes se programuar.

foto 37

d- DDC – model kinez, prodhim i vete institucionit te gjeofizikes. Nuk ka mbetur asnje prodhim dhe cuditerisht nuk pata mundesi fotografimi te kesaj aparature, me ane te se ciles realizuam metoden e rezistences specifike te Tokes (ne gjuhen tone quheshin “sondime”) dhe me sa kuptova per kete pune u be pagesa nga ana e brianikeve. Kjo ishte nje pune qe e bente personalisht Lad Kavaja me nje ndihme formale nga ana ime.

Kur u mora me kete shkrim, mora vesh se me vone Lad Kavaja kishte ardhur perseri me aparatura te tjera duke i thelluar problemet deri nje faze qe nuk di te them me teper.

5- Çfare u zbulua dhe u tha

Puna fillimisht, dhe si detyre, u zhvillua ne nje parcele te perafert rreth dy hektare (foto 38). Parcela ndodhej buze kanalit te Vivarit, rreth 30 metra larg tij, ne verilindje te Butrintit pikerisht atje ku fillonte fusha e Vrines. Shkalla e profilave u be sipas rrjetit 5×0,5 metra, qe do te thote se profili nga profili ishte 5 metra, ndersa piketat brenda profilit ishin 0,5 metra. Me kete shkalle mendohej se mund te percaktoheshin ndertimet, strukturat, rruget dhe objektet e vendbanimeve nentokesore te mbuluara nga koha, ose te zhytyra ne thellesi. Vendi qe studiuam i kishte te dy keto vecori.

foto 38

shenim: ndarja me profila dhe piketa nuk eshte per syte e profesionisteve, por per t’i krijuar idene lexuesit, pasi dhe permasat nuk duhen konsideruar te sakta. Nuk munda te gjej dosjen e vitit 1992 ne Arkivin e Sherbimit Gjeologjik Shqiptar, pasi dhe vete Ladi e pranon qe nuk e ka dorezuar ne kete arkiv. I ka dhene nje kopje vetem Britanikeve, ndersa pala shqiptare e arkeologjise nuk tregoi interes per te marre nje kopje.

Matjet filluan ne muajin maj 1992 nga krahu i djathte, nga poshte lart, me ane te magnetometrave dhe qe ne fillim u ndje prania e anomalive (termi anomali nenkupton heterogjenitetin e zones nga pikepamja manjetike). U krijua me shpejtesi ideja qe nen kembet tona ishte nje bashkesi ndertesash te cilave u duheshin percaktuar permasat dhe thellesia (pune e Ladit kjo). U punua dy muaj (maj-qershor) dhe u pa qe materiali ishte interesant, aq me teper qe ne mesin e zones dhe ne fund te profilave u kap nje anomali e theksuar me fushe manjetike teper te larte (aty rezultoi furra e shkrirjes se metaleve dhe anomaline e shkaktonin paretet anesore te furres te pjekura nga zjarri per nje kohe te gjate).

Ladi vendosi t’i kalonte pushimet me familjen dhe pergjate korrikut mbeta vetem.

Kete muaj vendosa ta filloj punen me VLF dhe u spostova ne krahun e majte te parceles, duke ju afruar kanalit, por duke rene ne sy te britanikeve. Kete ngjarje do ta pershkruaj me hollesi ne kapitullin e meposhtem.

Nuk me kujtohet sakte se sa mungoi Ladi, por kur erdhi biseduam gjate per punen qe kisha bere dhe vendosi ta perseriste punen nga e para. Keshtu qe gjithe gushti dhe shtatori na sherbeu per ta perseritur te gjithe zonen duke e kufizuar majtas 30-40 metra pa vajtur tek kanali. Ladi ndertoi harten gjeofizike dhe u pa shume qarte ekzistenca e shume ndertesave (5-6-7 te tilla) qe formonin lagjen romake te Butrintit, por dhe nje furre shkrirje metalesh me ngjyra. Ne vazhdim Ladi beri sondimet e nevojshme duke i dhene hartes nje kuptim ndertimor shume konkret. Nuk mund te them se sa u ka sherbyer britanikeve kjo harte dhe puna jone, por kur erdha ne nendor (1992) per te terhequr aparaturen dhe bazen e fjetjes vura re se ne parcele kishin filluar punimet arkeologjike ku dallova nga larg (nuk te linte njeri te afrohej edhe pse perpara dy muajve ishim zoterit e asaj parcele) mure me lartesi 0,5 metra dhe dhoma shume te medha. Me vone mora vesh qe Ladi kishte udhehequr nje ekspedite tjeter me shoke te tjere ne Butrint duke fjetur ne Sarande dhe jo ne Vrine.

Me largimin nga Vrina te aparatures dhe bazes materiale (nentor) u shkeput perfundimisht lidhja zyrtare me Butrintin per vitin 1992.

Por ne punimet e britanikeve, qe shoqerojne kete punim ne fund (foto 42-48), shihet nje pune pikerisht ne vendin ku kemi punuar ne dhe ka nje perputhje midis pretendimit tone dhe punes se tyre ne parcela te tjera.

6- Çfare u zbulua dhe nuk u tha. Perse nuk u tha?

foto 39

Kjo ishte nje pune rutine ne mbeshtetje te detyres gjeofizike dhe parcela e re u krijua artificialisht pasi matjet ne profilin e fundit te parceles zyrtare, afer Kanalit te Vivarit (foto 38), me ane te VLF-se dhane nje rezultat anormal te hapur. Dmth ne kontaktin e parceles zyrtare me parcelen shtese ndodhej nje anomali e shkurter, por me diference matematikore shume te madhe qe do te thoshte se anomalia ishte e ceket (rreth 1-1,5 metra). Pastaj rregulli numer nje i gjeofizikes ishte moslenia e anomalive te hapura ne profilat apo piketat ekstreme. Kjo ishte dhe aresyeja qe e ndoqa me kembengulje, por nuk me la zona ujore. Bashkepunetoret  qe kisha marre ne Vrine me shpjeguan nje dukuri per te cilen as qe e kisha vrare mendjen ndonjehere. Zona mocalore thahej nje here ne dy jave per efekt te batice-zbatices. Keshtu qe isha i detyruar te beja pushim deri sa te thahej ajo zona mocalore.

Nuk e mbaj mend daten e sakte, por rreth dt. 6-10 korrik u vu re se uji ishte terhequr rreth 30 metra nga bregdeti i kanalit dhe parcela artificiale kishte dale ne drite e paster (foto 39). U bene 7-8 profila nga 80-90 metra krejtesisht jashte konfigurimit topografik, pasi nuk desheroja qe anomalite te saktesoheshin perfundimisht. Ishin, mos gabofsha, 9 objekte metalesh me ngjyra te madhesive mbi 1 kg, pasi EDAERA masen prej 1 kg e percaktonte saktesisht deri ne 1 meter thellesi. Percaktimi ishte teper empirik, pasi nuk percaktova as permasa dhe as thellesi te trupave. E gjitha kjo sepse e ndjeva qe britaniket me ndiqnin me aparaturat e tyre topografike (ne ate kohe ata punonin ne nje objekt arkeologjik, qe perfshihet brenda parkut arkeologjik te Butrintit (foto 39/1) dhe mendova se ata nuk mund te shkonin me tutje pa rene ne sy. Bindja ime ishte se nen kembet e mia ndodheshin disa objekte prej metalesh e ngjyra me madhesi te konsiderueshme.

foto 39-1

Arsyeja e heshtjes sime ishte fillimisht e lidhur me mosbesimin e asaj qe mund te gjenim. Nga pervoja kisha mesuar se formacionet ujore thithin trupat me peshe specifike te konsiderueshme dhe krahasimi ne te ardhmen mund te na hapte telashe. Ne ate kohe nuk e dija ekzistencen e aparaturave qe masnin ne distance pranine e trupave te metaleve me ngjyra. Pa dyshim britaniket ishin shume me perpara se ne në kete drejtim.

Por ne punimin e Richard Hodges vihet re nje punim arkeologjik qe nuk perputhet kerkund me parcelen zyrtare, por as me parcelen artificiale te krijuar nga une (foto 43, 39). Mos perputhja e punes sone me ate te britanikeve te con ne shume perfundime hipotekore qe them se lidhen me diskutimet politike me Butrintin me 2022. Cfare fshihet realisht ne kete mosperputhje dhe perse britaniket i kishin zgjeruar punimet shume pertej parceles zyrtare te perpunuar gjeofizikisht prej nesh? Nqs do te benim krahasimin, qofte dhe vetem gjeografik, midis asaj qe na kishin dhene si detyre me 1992 dhe asaj qe kishin realizuar britaniket realisht (1994-2008), vihet re nje formalizem i punes sone dhe nje pune te jashtezakonshme te britanikeve ne masen mbi dhjete here.

7 – Reagimi i Richard Hodges ne librin e tij: Shkelqimi dhe renia e Butrintit Bizantin, Tirane 2008, shtypur ne Itali 2008 (foto 40, 41).

foto 40
foto 41

Gjate kohes se punes z. Richard Hodges dallohej prej kolegeve britanike jo vetem per drejtimin e tyre, por dhe menyra e lidhjes me ne ishte prone vetem e tij. Pata fatin te bisedoj me te nje dite korriku 1992 ne mengjes, rreth ores 7, kur po shkonim ne zonen e punes dhe e shoqerova nga Vrina deri tek Kanali i Butrintit. U morem vesh italisht, natyrisht une me nje italishte teper te cunguar, qe gjithsesi u kuptuam. Z. Richard Hodges kerkoi te dinte metodat e kerkimit dhe perse po punoja vetem, pasi Lad Kavaja kishte shkuar me pushime me familjen ne plazh. Ne ate kohe po kryeja vrojtime ne zonen e zbatices, qe ishte jashte zones te percaktuar nga britaniket. Kam bindjen se britaniket me vrojtonin nga muret e Kalase Veneciane dhe nga nje objekt arkeologjik shume afer buzes se Kanalit te Vivarit (foto 39/1), por qe duhet ta kishin kuptuar tendencen time, aq me teper qe njihesha me Auron Taren (miku i britanikeve) ne nje rruge tjeter dhe ai dinte gjithshka mbi mua, qofte ku punoja dhe cfare sektori mbuloja.

Pas 15 vjeteve z. Richard Hodges botoi punimin e mesiperm ku falenderon Fondacionin Butrinti ne bashkepunim me Packard Humanities Institute, si nje detyrim per mbeshtetjen dhe inkurajimin gjate katermbedhjete viteve te punimeve ne Butrint (f. 4), 1994-2008. Vepra eshte perkthyer nga Julian Bogdani (po aty).

Ajo qe me ka habitur ne tere punimet e britanikeve, duke perfshire edhe Neritan Ceken dhe Auron Taren, eshte koha kur eshte punuar ne Butrint nga grupi anglo-shqiptar dhe perse nuk eshte permendur grupi i gjeofizikes arkeologjike. Perse eshte eleminuar periudha 1992-1993?

Autori Richard Hodges, ne kete veper flet vetem per Butrintit e kohes bizantine. Sipas tij “Midis shekujve VII dhe X mungesa e burimeve pengon shume te kuptojme nese Butrinti ishte pjese e perandorise bizantine apo ishte ne duart me sllaveve. Gjetje te rastesishme ne kete zone te te ashtequajturave stoli te Komanit flasin per kontakte me fiset pas-romake te zones se brendeshme te Shqiperise se sotme. Sido qe te jete, nese nje vule plumbi e zbuluar ne zonen e Danubit te poshtem i perket njefare Theodorus, spatharios perandorak dhe archon i Vagenetia-s, atehere mund te themi pa dyshim se Butrinti ishte pjese e Bizantit (f. 16).

Rendesia e kesaj pjese nuk qendron tek domethenia e lidhjes se Butrintit nga pikepamja politike, por tek materiali arkeologjik i gjetur qe percakton kete domethenie, i cili i perket prodhuesve dhe jo perdoruesve. Pikerisht kjo eshte pika me e pare postulative e arkeologjise, historise apo gjuhesise dhe Richard Hodges eshte i perpikte.

Ne vazhdim autori flet pikerisht per temen qellimore tonen: “Pertej Butrintit: bazilikat e fushes se Vrines dhe e Diaporitit” (f. 54, 55 – foto 42), ku percaktohet dhe planimetria e strukturave ne Diaporit (f. 56 – foto 43).

Sipas autorit “Lagjja periferike e Butrintit ne fushen e Vrines u braktis pothuaj teresisht pas shekullit III. Sidoqofte ne mesin e ketij shekulli, ne piken me te larte, u ndertua nje banese, qe me pas, ne fund te shekullit V, u kthye ne bazilike. Shtepia e shekullit III ishte ndoshta nje variant me i vogel i domus qe gjendet nen Pallatin Trinkonk. Ambienti i saj kryesor kishte te njejtin drejtim me liqenin, dhe me vone u transformua ne nje hyrje te bazilikes. Kjo e fundit ishte 19.7 m e gjate dhe 16.2 m e gjere, dhe u vendos ne kend te drejte me shtepine e meparshme. Kisha mbizoteronte ujrat e liqenit dhe ishte ne pozicion kyc per hyrjen ne Butrint; gjendej midis qytetit dhe territorit te saj dhe hapej drejt fshatrave te sotem te Xares dhe Mursise” (f. 54). “Me tej, ne Diaporit, ne bregun jug-lindor te Liqenit te Butrintit, vila helenistike e vone dhe romake, qe zhvillohej ne menyre te cregullt, pasi u braktis gjate krizes se fillimit te shekullit III, u ribanua rreth vitit 490. Ndertuesit plackiten shumicen e ndertesave te meparshme dhe me materialet e tyre ndertuan nje bazilike me tre nefe, mbi nje terrace mbi breg. Ndertesa e madhe ishte 24 m e gjate dhe 14 me e gjere. Kisha datohet, si per ironi nga nje monedhe e rralle e mbretit te Vandaleve Thrasamund, e vitit 493” (f. 56).

foto 42-Rindertimi i bazilikes se Diaporitit
foto 43-planimetri e strukturave ne Diaporit

Autori  Richard Hodges jep pamjen e bazilike se Diaporitit (f. 57 – foto 44) dhe foton me vrima traresh ne narteksin e bazilikes se fushes se Vrines (f. 73 – foto 46), por edhe pamjet ajrore te Bazilikes se fushes se Vrines (f. 72 – foto 45).

foto 44
foto 45
foto 46

I gjithe ky material arkeologjik, ne vendndodhjen e vet, nuk perputhet kerkund me parcelen ku kemi punuar ne (rreth 15 000 metra katror) duke perjashtuar vetem krahun e majte te fotos 43, qe cuditerisht perputhet me parcelen artificiale ne raport me bregun e liqenit te Butrintit.

Rendesia e fotos 43-planimetri e strukturave ne Diaporit, qendron ne mosperputhjen me vendin e parceles se programuar, por qe cuditerisht perputhet me idene e gjetur ne parcelen artificiale: vazhdimin brenda ne uje te zones arkeologjike. Punimet e kryera nga britaniket (1994-2008) justifikojne transformimin e anomalive edhe pse ata nuk e kane shprehur kete gje ne asnje faqe te punimeve te tyre, problem qe do ta shohim ne vazhdim. Por ata vene ne dukje nje fakt te domosdoshem qe duhet marre parasysh: Butrinti Historik ka qene ne nje nivel me te larte gjeografik dhe ai sot sa vjen dhe zhytet me thelle ne brigjet e liqenit te tij.

Duke konkluduar mbi Butrintin mesjetar, autori Richard Hodges e konsideron Butrintin si qyteti i mijevjecarit duke pranuar se Butrinti nuk u braktis asnjehere krejtesisht, ne baze te gjetjeve te herepashershme te monedhave dhe qeramikes (f. 78), duke na dhene dhe skeme-harten e Butrintit rreth vitit 1100 (f. 79 – foto 47), por dhe tipet e mureve mesjetare ne Butrint (f. 80 – foto 48).

foto 47
foto 48

8 – Kerkimi pas vitit 2010, ne funksion e asaj qe nuk u tha, me aparaturen Elektroskop mod 301 foto 49, fatura e blerjes ne Maqedoni (foto 50).

Ajo qe pata zbuluar ne pjesen moçalore te anes lindore te Kanalit te Butrintit ne korrik 1992 kerkonte nje identifikim te ri, mundesisht ne distance dhe mundesisht pa e mare vesh njeri. Kjo gje u realizua vetem ne vitin 2011 me ane te aparatures Elektroskop mod 301. Kete aparature e pata pare fillimisht ne aeroportin e Gjadrit me 1996, si pjese te aparaturave qe shoqeronin aviacionin amerikan ne luftimet ne Bosnje. Perdorej per te percaktuar shtrirjen e fushave dytesore qe prodhoheshin nga zonat minerare, kryesisht te arit, argjendit dhe bakrit, te cilat ndikonin mbi sinjalet qe dergoheshin nga avionet pa pilot. Personeli amerikan pati miresine te me jepnin adresen e prodhimit te tyre ne SH.B.A. dhe nga nje bisede me prodhuesit ne fjale mora vesh qe prodhimi realizohej edhe ne Gjermani, ku nje firme maqedonase mund ta realizonte blerjen pa asnje problem, bile pranonte dhe sygjerime mbi cilesimet e aparatures. Keshtu ne maj te 2011, me financim nga miku im Agim Gjika, beme nje udhetim drejt Shkupit ku takuam perfaqesuesin e firmes dhe beme porosine, e cila pas nje muaji u realizua sipas fatures se meposhte (foto 50).

foto 49
foto 50

Javen e fundit te qershorit 2011 nga Qafe Thana moren rrugen drejt Korces-Erseke-Leskovik-Gjirokaster-Sarande dhe perfunduam ne Butrint ku rezultati doli negativ. Aparatura ne te tre versionet e metaleve (Au, Ag dhe Cu) nuk dha asnje prani te ketyre metaleve.

Vazhdimi ishte i kote dhe hapja e ketij problemi, dmth te Butrintit, me 2022 me detyroi te organizoj nje ekspedite drejt Butrintit (1-4 korrik 2022) per te pare situaten e punimeve arkeologjike te realizuara dhe perfunduara perpara 14 vjeteve nga britaniket, por dhe te hedh ne leter kujtimet e mia te para 30 vjetesh mbi ate ngjarje teper te kendshme me kohen qe kaluam mes banoreve te Vrines dhe ambientit arkeologjik te Butrintit Helen.

9 – Pasoja e punes sone gjeofizike: krijimi i zmadhuar i Parkut arkeologjik te Butrintit (foto 51)

foto 51 (eshte marre nga interneti dhe nuk e pashe se prone e kujt ishte si foto, por me shume mundesi e Fondacionit Butrinti. Parcela qe ka objektet me numrat 3 dhe 5 duhet te jete parcela ku kemi punuar ne me 1992, por pa objektin 5)

Por me perpara dua te ve ne dukje faktin e lindjes se nje teresi studimesh mbi Butrintin, te lindura pas punes sone. Permend me radhe:

Richard Hodges, Saranda ancient Onchesmos. A short history and guide, publikuar nga Shtepia Botuese Migjeni pa vit botimi dhe pa numer ISBN (foto 52, 53).

foto 52
foto 53

Eshte nje liber, i shkruar anglisht, qe permbledh shkurtimisht te gjithe te dhenat historike dhe arkeologjike te Sarandes dhe rrethinave te saj. Ne te jane pasqyruar dhe njerezit qe jane marre me studimin ne shekuj me kete histori te kesaj krahine.

Andrew Crowson, Butrinti Venecian, Fondacioni i Butrintit, London/Tirane 2007, shtypur ne Itali 2007 (foto 54, 55).

foto 54
foto 55

Kuptohet me lehtesi qe autori ka marre ne konsiderate epoken mesjetare te Butrintit te lidhur me Republiken e Venedikut. Por per nje gje shqiptaret duhet te jene te ndergjegjshem: Shumicen e ngjarjeve Historike te lidhura me Mesjeten ne Butrint ata nuk i dine dhe, ne kete menyre, kane rast te mesojne te panjohurat mesjetare te nje civilizimi qe jo vetem shqiptaret, por dhe paraardhesit e tyre te afert apo te larget, nuk e kane arritur asnjehere.

Eshte nje punim prej 96 faqesh me nje informacion sa te ri, aq dhe te ngjeshur, me permasa teper te konsiderueshme. Ndjeva nje admirim per autorin dhe ne pamundesi per ta falenderuar direkt po analizoj vepren e tij sipas kendveshtrimit tim.

Fillon me harten e vendodhjes se Butrintit ne Adriatik (f. 6-foto 56), duke vazhduar ne thellesi me harten e fortifikimeve te Butrintit ne mesjete (f. 28, foto 57).

foto 56 (vendodhja e Butrintit ne Adriatik)
foto 57 (fortifikimet e Butrintit mesjetar)

Ndoshta per here te pare shqiptaret marrin vesh mbi ekzistencen e enklaves veneciane ne Butrint ne vitin 1718, per te cilen autori jep harten te marre nga Museo della Civiltà Romana (f. 13, foto 58), dhe te shoqeruar me Harten kadastrale te Butrintit e vitit 1718, te mare nga Museo Civico Correr, Venicie (f. 44, foto 59).

Sipas autorit Crowson “Historia e Butrintit, qytet-port antik eshte e lidhur ngushte me historine e mbare botes mesdhetare. Duke ofruar ankoim dhe akses ne brendesi te Ballkanit malor, pozicioni strategjik i Butrintit ne piken e kontrollit te ngushtices mes Shqiperise dhe Korfuzit i ka dhene forme rendesise se tij qe nga koherat me te hershme deri ne luftrat Napoleoniane” (f. 6).

Autori merr per baze kohen veneciane te lulezimit te Butrintit dhe cdo gje fillon me ndarjen e Perandorise Romake ne vitin 395 Pas Kri. ku Butrinti behet pjese e Perandorise Bizantine, nen varesine administrative te Artes. Ardhja e normaneve beri qe Butrinti te bjere ne duart e tyre per mbi nje shekull (fundi i shek XI deri ne fillimin e shek. te XIII). Por beteja midis flotes normane, gjate terheqjes nga Korfuzi ne Butrint, me floten veneciane ku kjo e fundit triumfoi mbi te paren me 1085 beri qe Republika Veneciane te vendoste dominimin e tregtise ne Mesdhe (po aty).

foto 58 (enklava veneciane ne Butrint, viti 1718 (Museo della Civiltà Romana)
foto 59 (Harta kadastrale e Butrintit, viti 1718 (Museo Civico Correr, Venicie)

Nga mesi i shek. XIII deri nga fundi i shek te XIV midis mbretit te Sicilise, Karlit Anzhu, Perandorit Bizantin, despoteve te Epirit dhe Venecias u zhvilluan nje sere intrigash dhe luftimesh ne Shqiperi dhe Epir ku me 1386, pas vdekjes se Karlit III Anzhu, Republikes Veneciane ju dha mundesia te bisedonte blerjen e Butrintit dhe Korfuzit (f. 12).

Vendbanimi i Butrintit fillimisht u zhvillua nen qeverisjen direkte te venecianeve duke eksportuar dhe importuar produkte ushqimore, lende drusore, per mjekesi dhe qeramike (f.14). Por konflikti me otomanet (1454) nen udheheqjen e Canis Zibei ne krye te 10.000 trupave rrethoi Butrintin, por qyteti u mbojt nga kurfiotet duke i shkaktuar otomaneve humbje dhe terheqjen e tyre (f. 14). Kjo i detyri venecianet te ndertonin buze kanalit te Vivarit, nga krahu i Butrintit, nje kulle dhe perballe saj, nga krahu i fushe Vrines, nje fortese trekendore (f. 46 – foto 60, 61). Sipas historianit venecian te Korfuzit, Andrea Marmora, qyteti i Butrintit u braktis perfundimisht me 1572 (f. 14).

foto 60 (Fortesa trekendore, rreth vitit 1930 Instituti i Arkeologjise)
foto 61 (Pamje ajrore e forteses trekendore)

Nje garnizon venecian vazhdoi te qendroje ne Butrint deri ne shek. e XVIII (f. 16) qe perputhet pak a shume me fundin e vete Republikes Veneciane (1797).

Neritan Ceka, Bouthrôtos, L’Histoire et les Monuments, Tirane 2008 (foto 62, 63).

foto 62
foto 63

Inge Lyse Hansen, Butrinti Helenistik dhe Romak, Fondacioni i Butrintit London/Tirane 2009, shtypur ne Itali 2009 (foto 64, 65).

foto 64
foto 65

– Solinda Kamani, Butrinti ne shekuj, Tirane 2011 (foto 66, 67).

foto 66
foto 67

 

Perfundime

E gjithe kjo analize te con ne zbulimin e aresyes perse shteti shqiptar nuk kerkon tua lere ne dore te britanikeve administrimin e Butrintit. Te pakten konflikti intelektual midis punes praktiko-teorike te britanikeve dhe asaj shqiptare te epokes komuniste (britaniket, te mbeshtetur mbi fakte, pranojne se Butrinti ishte produkt i mirefillte helen, ndersa studiuesit shqiptare, te pa mbeshtetur ne asnje fakt, pretendojne se Butrinti ishte produkt iliro-epirot) te con ne disa pyetje, te lidhur me diskutimin parlamentar te qershorit 2022:

-duan te ikin britaniket?

-duan ta marrin shqiptaret?

-duan ta marrin te trete te fshehur pas britanikeve apo shqiptareve?

Ne kete rast duhet zbuluar aresyeja e veprimit konkret, pasi fotoja 51 eshte treguesi me kokeforte se Butrinti Historik i zbuluar nga Britaniket eshte disa here me i madh se Butrinti qe shqiptaret njohin.

 

Shenim: I gjithe ky artikull mbeshtetet ne kujtesen time te disa ngjarjeve te ndodhura 30 vjet me pare. U konsultove, sidomos, me Lad Kavajen pergjegjesin e grupit. Dhe e gjitha kjo per te vetmen aresye te anashkalimit te punes sone ne fushen e kerkim-zbulimit me metodat gjeofizike. Me kete pune jemi marre edhe ne Bylis (mars-maj 1985), Pojan te Fierit (shtator-nendor 1987), Orikum (dhjetor 1991-shkurt 1992), Voskopoje (1986-1987, 1994/1996), Shistavec (1973-1974, 1983-1985, 2011), Koman-Puke (1984-1990, 2014-2016), Luf-Qelze (2000-2001, 2018), here me metoden Turam, dmth i pa shoqeruar me grupe te tjera, here me VLF, si pjese e grupeve te tjera gjeofizike dhe here me elektroskopin mod 301, apo LR 200, ne menyre private.

 

Tirane, me 06 korrik 2022