Artikuj

75- Kisha Ortodokse e Permetit, Prona Private dhe Politika 23.01.2014

Posted by Genc Hoti

Loading

75 – Kisha Ortodokse e Permetit, Prona Private dhe Politika

 

Rotacioni politik i vitit 2013 solli nje problem te ri ne fushen e ekonomise politike (ne fakt eshte nje problem i vjeter sa vete fillesat e Perandorise Otomane, por qe ne Shqiperi nuk eshte marre asnjehere me seriozitet) dhe ne ate religjoze: Te drejten e pronesise mbi objektin dhe token ku qendron ai. Por problemi nxorri ne drite edhe dicka tjeter, qe u parakalua si inekzistent: Padijen dhe manipulimin teorik dhe praktik te se drejtes se pronesise mbi Token e Shqiptareve. Me e rendesishme ishte kjo e dyta se sa e para, por pushteti i katert ne shtetin e shqiptareve (Mediat e shkruara dhe vizive) e tregoi fare hapur se eshte pjesa intelektuale me e paditur ne Shoqerine Shqiptare dhe pjesa udheheqese e manipulimit te Historise, Politikes dhe jetes sociale te Popullit Shqiptar. Kuptohet qe fjala behet per konfliktin e pronesise se nje toke, ne qytetin e Permetit, midis Shtetit Shqiptar dhe Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Duke u mbeshtetur ne ato qe jane thene ne televizor dhe shkruar ne internet, neper gazeta dhe libra, rezulton qe Pushteti Vendor ne Permet pretendon qe Shteti Shqiptar ka ndertuar dikur (1962) nje Pallat Kulture mbi nje pjese toke qe dikur paska qene kishe, duke zene 25 m2 te kesaj te fundit; kurse e Nderuara Kishe Autoqefale Ortodokse Shqiptare pretendon se ne ate vend dikur ka qene nje Kishe e ndertuar 170 vjet me pare me nje pamje madheshtore, te shoqeruar me nje kulle kembanareje te larte sa dy here ndertesa e Kishes, per te cilen pretendohet se dikur (midis 1992-shit dhe 1996-es) jane paguar parate per privatizimin e tokes dhe nderteses (permases se aktit te fundit mos i jepni rendesi) dhe pasketaj Pallati i Kultures “Naim Frasheri” sherbeu, deri ne mesin e 2013-es, si Kishe. Pikerisht ne kete faze te zhvillimit plasi konflikti, pasi te gjitha shkallet e Gjykatave Shqiptare ja kishin kthyer Pallatin e Kultures Pushtetit Vendor dhe per kete Permbarimi Privat kishte nxjerre perjashta objektet e Shenjta te Kishes imagjinare, duke revoltuar Eterit e Shenjte te kesaj Kishe qe nuk vonuan te organizojne besimtaret kundra Pushtetit Vendor ne  qytetit e Permetit.

Une nuk pretendoj t’i jap rendesi se cfare po ndodh sot, por kerkoj t’i transmetoj lexuesit informacionin historik te popullates ortodokse shqiptare dhe Kishave te tilla ne Permet, pasi pretendoj qe Politika nuk e di te verteten, ndersa Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare, me emertimin e saj formal, kerkon te bleje per qejf te gjithe Token e shqiptareve me parate qe nuk i takojne asaj, duke treguar, ne kete menyre, se ajo gjithe jeten e saj ka luftuar kundra interesave Kombetare te Popullit Shqiptar (ja perse Ahmet Zogu, Mbreti i I-re i te gjithe shqiptareve eshte i vetmi udheheqes shteteror qe veproi ne interes te Kombit Shqiptar). Eshte pikerisht ngjarja ne Permet me 2013 qe ne menyre invertuese mund te na sherbeje per te ndertuar ngjarje historike te paditura kurre nga shqiptaret dhe politiken e Kalit te Trojes te Kishes Ortodokse Greke, te pakten ne keto 500 vitet e fundit, te cilen te Marret e Madhershtise Shqiptare kerkojne ta privatizojne ne favor te shqiptareve duke harruar gjakun e derdhur per mbrojtjen e territorit shqiptar nder ato ane per interesat politike te  Popullit Grek qe cuan ne themelimin e shtetit te tyre me 1831.

Tre jane kendveshtrimet analitike qe do te shoqerojne kete teme:

1 –  Analiza e popullates dhe te dhenat e asaj krahine pergjate 600 vjeteve te fundit.

2 – Dinamika e Institucioneve fetare pergjate kesaj periudhe, sidomos ne shek. XX-te.

3 – Dinamika e Prones Private mbi Token ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe paraardhesit e tyre.

“Cuditerisht” te dhenat  per Permetin dhe popullaten, Institucionet Fetare dhe pronat,  jane disi  jashte mase te plota dhe nuk lene vend per dyshime, por perfundimet jane pak si te fshehta dhe jo rralle kundershtojne Historine, gje kjo e pakuptueshme per ata qe marrin persiper te shkruajne Historine e Popullit Shqiptar, pamvaresisht nga qellimi i tyre (jo rralle shqiptaret kujtojne se po bejne nje pune te mire, kur ne fakt ajo pergatit tragjedine e ardheshme; – te pakten banoret e Permetit jane te perfshire ne kete proces dy here pergjate shek. e XX-te: nje here kur realizuan Grushtin e Shtetit me 1924 me preteksin e vrasjes se Avni Rustemit dhe nje here me kongresin famekeq te majit 1944 qe mban emrin e qytetit te tyre, ku u devijua jeta historike e Popullit Shqiptar; mos valle tani kane rast te realizojne aktin e trete te shitjes se trojeve shqiptare Kishes Ortodokse dhe kete ta konsiderojne nje progres njesoj si veprimtaria politike nen sundimin e diktatorit?).

                      1 –  Analiza  e popullates dhe te dhenat e asaj krahine pergjate 600 vjeteve te fundit.

Fale punes se nje njeriu ne sot kemi nje informacion shume kompleks mbi qytetin e Permetit. Autori (Prof. Dr. Stilian Adhami) ka permbledhur ne disa vellime gjitheshka qe flet per qytetin e Permetit duke analizuar nje periudhe kohore afro 600 vjecare, pa e ditur se si do te vijne ngjarjet pas 12 vjeteve, por pa ditur dhe unitetin historik te ketij kompleski (kjo e fundit perben dhe defektin e punes konkluzive te tij).

Sipas autorit “Ne kohen kur u be regjistrimi (1431-1432) vilajete i Permetit permblidhte 121 fshatra me 3525 familje, ndersa ai i Kelcyres kishte 38 fshatra me 1029 familje, keshtu qe mesatarisht cdo fshati i takojne rreth 21 familje” (“Permeti dhe permetaret ne faqen e historise – Nga lashtesia deri 1939”, f. 70).

“Mbeshtetur ne rregjistrin osman te vitit te vitit 1431-32, del se …Permeti me 132 fshatra ka pasur te regjistruar 60 vreshta ne 41 fshatra” (po aty, f. 72).

“Per qytetin e Permetit thuhet ne kete defter (1431-1432) se ne kete kohe te rregjistrimit kishte 42 shtepi me kryefamiljare dhe  4 me beqare” (po aty, f. 73-74).

“Aty nga fillimi i shek. XVI numuri i familjeve ishte rritur ne 136, kurse i Kelcyres ne 271” ( po aty, f. 78)

“Sipas Kodikut te Korces, ne shek. XIX ne  kazane e Permetit benin pjese 42 fshatra1 (shenimi  thote: Kodiku permend vetem fshatrat e krishtera, madje edhe keto jo te tera, sepse ne ate kohe kishte edhe fshatra te tjera te kesaj kazaje qe nga pikepamja kishtare benin pjese ne juridiksionin e Kosturit)” (po aty, f. 100)

“Popullsia e dy qendrave qytetare (Permet – Kelcyre) ne ate kohe (rregjistrimi i pare turk, 1431-1432, GH) jepet si vijon: Permeti me 46 shtepi dhe 350 banore…. Aty nga fillimi i shekullit XVI, sipas regjistrimeve turke, numri i banesave ne Permet arriti ne 136 dhe popullata u trefishua” (Veshtrim mbi kulturen popullore te treves se Permetit, f.24).

“Sipas Evlia Celebiut, qe vizitoi Permetin aty nga gjysma e dyte e shekullit XVII, Permeti ka pasur ne ate kohe 150 banesa….Ne kete kohe (fillimi i shek. XIX, GH), nga 3000 banore, me sjelljen e banoreve te fshatrave te rrenuara, Ali Pashe Tepelena e beri qytetin e Permetit me nje Popullsi prej 4-5000 banore, nga te cilet 2/3 muslimane, 1/6 te krishtere dhe te tjeret bohemi (evgjite)” (po aty, f. 25-26).

“Edhe me 1829 autori tjeter francez, Bozhur, Permetin si qytet e jep me 4-5000 banore…..Prej tyre (K. Thesproti – Psalidhes, GH) mesojme se Permeti ne ate kohe (1833-1834, GH) kishte 5000 banore, nga te cilet 1500 te krishtere dhe shume jevg” (po aty, f. 26, 27)

“Edhe nje autor tjeter francez (Isambert) me 1873 jep te njejten popullate (5000 banore per Permetin si qytet, prej te cileve 1500 te krishtere dhe shume jevgj), qe japin autoret e viteve 1833-1834, si duket i ndikuar prej tyre. (po aty, f.29-30).

“Si popullsi e qendrave qytetare ne kete vit (1900, GH) jepet per Permetin shifra 2379 banore…..Historiani yne Zija Shkodra, ne nje studim te tij, duke dhene dhe numrin e dyqaneve ne Permet, Kelcyre e Frasher gjate periudhes 1900-1912, jep si popullsi per qytetin e Permetit 5000 banore….”(po aty, f. 30)

Me 1840 Permeti kishte 144 familje, me 1923 kishte 604 familje dhe me 1940 kishte 594 familje. (po aty, f. 35)

Me 1940 qyteti i vogel i Permetit kishte 2805 banore. (po aty, 38)

Me 1878 Permeti arriti te kete 722 familje, por me tutje nuk shkoi (po aty, f. 39)

“Ne Permet (me 1897, GH) jane rreth 1000 familje. Prej ketyre 150 jane jevgj. Jevgjit e ketyshem dallohen per bukurine e tyre dhe shumica jeton mire. Familjet aromune jane 80 dhe te tjeret jane shqiptare, e se shumti muslimane” (po aty, f. 53).

Te dhenat me te vjetra per Permetin, jashte ketij autori, jane marre nga “Shqipria me 1927” ne dy vellime, ku pershihet edhe ilustrimi me fotografi (vell. 2). Sipas ketij informacioni, Permeti me 1926, ka 4 lagje, 604 shtepi me 2718 fryme (f. 277, v. 1).

Pamjet e qytetit te Permetit, sipas te gjitha planeve,  jepen ne vellimin e dyte te ketij punimi si me poshte:

foto 1, Permeti me 1920 (f. 60, v. 2)

foto 2, Permeti me 1924 (f. 118, v. 2)

foto 3, Pamje e pergjithshme e Permetit (f. 331, v. 2)

Ne keto tre fotografi nuk dallohet asnje kishe, kur xhamite dallohen mjaft qarte, por ato mund te nenkuptohen ne brendesi te grumbullit te qiparisave. Keshtu qe jam i detyruar te marr ne konsiderate shtritshmerine e objekteve te kultit sipas disa burimeve.

 

2 – Dinamika e Institucioneve fetare pergjate kesaj periudhe, sidomos ne shek. XX-te.

 

Per merite te Prof. Dr. Stilian Adhami dinamika e popullates, ne lidhje me besimin fetar, dhe shtritshmeria e objekteve fetare te kete kete pamje:

“sipas regjistrit osman, ne shekullin XVI  te gjitha familjet kane qene te krishtera” (Permeti dhe permetaret ne faqen e historiseNga lashtesia deri 1939 – , f. 80)

“rregjistrimi i shek. XVI flet per popullsi ende te paislamizuar, kurse brenda nje shekulli ngrihen ne kete qytet dy xhami, nga te cilat njera, sipas te dhenave, e rindertuar dhe pershtatur mbi nje ndertim kulti te krishtere” (po aty, f. 80)

Pretendohet se ne mesin e shek. te XIX-te ne Permet kishte 12 shtepi muslimane dhe 122 shtepi te krishtera (Veshtrim mbi kulturen popullore te treves se Permetit, f. 27)

Me 1938 Permeti kishte 1309 muslimane dhe 1479 te krishtere (po aty, f. 33)

Flitet per xhamine e vjeter te Permetit, e cila u ndertua ne kohen e Sulltan Mehmetit I-re (1402-1421 dhe konsiderohet nder xhamite me te vjetra te vendit tone. “Ka te dhena qe kjo xhami te kete qene fillimisht kishe e shen Gjergjit, por qe per nevoja fetare te garnizonit ushtarak dhe administrates osmane te jete shnderruar ne faltore islamike nga pushtuesit” (po aty, f. 135-136).

Flitet per xhamine Mbret ose Mbreterore, e ndertuar ne fund te shek. XV dhe fillimit te shek. XVI (po aty, f. 136).

Sipas autorit ne Permet kane ekzistuar tri faltore te krishtera:

 

“a – KISHA E SHENKOLLIT. Nga nje shenim i vitit 1879, qe figuron ne Kodikun e Mitropolise se Korces, lihet te kuptohet se ka ekzistuar si manastir i mocem, dhe pas pushtimit osman ka qene reduktuar ne nje kishe famullije. Kjo nuk ka se vertetohet edhe per faktin se, po sipas Kodikut, kisha eshte ndertuar me 1757 duke u zmadhuar, pra eshte rindertuar ndoshta mbi rrenoja te vjetra (po aty, f. 146)….

 

b – KISHA E SHEN-MERISE SE PAZARIT (per kete kishe plasi konflikti me 2013) “ka qene ndertuar prane pazarit ne truallin ku sot afersisht eshte Shtepia e kultures dhe qe nuk ekziston me, se nuk paraqiste asnje vlere arkitektonike apo artistike (po aty, f. 146)….Edhe per kete faltore do t’i referohemi shenimeve te Kodikut te Mitropolise se Korces, si dhe te dhenave qe na jep nje doreshkrim tjeter qe kemi gjetur. Themelet e tempullit te vogel te dikurshem u hodhen nga permetari Zoto Loli, ne nje cak kohor crregullimesh e rreziqesh te medha per shkak te kundershtimit te fanatikeve muslimane. U zgjerua ne kohen e episkopimit te Meletit (peshkopit te Korces) me ndihmen e banoreve vendas dhe te ardhurve, qe ndodheshin e ushtronin tregti ne Permet. Eshte kjo aresyeja qe u ndertua prane pazarit, me qellim qe t’u sherbente zejtareve e tregtareve, qe nuk banonin me familje ne lagjet e krishtera te qytetit. / Ne kohen e Ali Pashes, me interesimin e Janaq Prevezhanit, ky tempull u pikturua nga Paskal Trandafili, qe banonte ne Rupsha te Pogonit; kjo dilte nga mbishkrimi qe ka pasur: “Ndihmo sherbetorin e zotit Janaq Prevezhani 1814”…(po aty, f. 147).

 

“c – KISHA E SHENEPREMTES (foto 4) Kronologjikisht eshte kisha e dyte qe ndertohet ne qytetin e Permetit, pas asaj te Shenkollit, ne shek. XVIII, kur ne kuadrin e zhvillimit te pergjithshem ekonomik e kulturor te vendit, edhe qyteti i Permetit ishte zmadhuar e fuqizuar ekomikisht (po aty      f. 148).

foto 4    Kisha e ShenePremtes ne Permet

 

“veprimtaria e shumeanshme e Mitropoliteve te kohes ne bashkepunim me predikatorin e shek. 18, Kozma Etolin, qe sipas katalogut ne Kodikun e Mitropolise, ngriten pothuajse 70 kisha e shume shkolla ne dioqeze” (po aty, f. 165).

“Dihet se per te ngritur a per rindertuar nje kishe qofte edhe nje paraklis duhet te sigurohej me shume veshtiresi fermani i qeverise turke; por pagesa ne qeveri dhe rryshfetet per nje ferman te tille kane qene te medha. Prania neper mjaft fshatra muslimane e faltoreve ortodokse apo e rrenojave te tyre provon se neper keto fshatra ka pasur te krishtere para islamizimit te tyre” ( po aty, f. 165).

“Po ashtu, ne shekujt e pare te sundimit osman Permeti ka patur te pakten edhe nje shkolle kishtare greqisht, qe tradita popullore e ruan ne kujtese me emrin “oftoqios” (nga helenishtja “Oktohios” – shqip “Teteshja”)” (po aty f. 185).

“Mbeshtetur ne nje shenim qe permban kodeksi i mitropolise se Gjirokastres, E. Kurilla shkruan se gjate gjysmes se dyte te shek. XVIII, mitropoliti i Drinupojes, Dhositheu nga Mecova dhe misionari i njohur Kozma Etoli ngriten ne Permet nje shkolle greqisht fillore. Nuk dihet nese kjo ishte ose jo vazhdim i Oftohios, qe tradita popullore permetare e quan gjithashtu shkolla e Shenkollit, sepse ndodhej prane saj dhe  financohej po prej saj.” (po aty, f. 186)

Ndersa jashte ketij autori, sipas Shqipria me 1927, per objektet fetare kemi kete informacion: “Ne kete qytet ndodhen Xhamit e vjetra Manastiri i Kosines Shen Maria te cilat mund te quhen si antika (f. 278). Ne te gjithe nenprefekturen e Permetit ndodheshin 100 Kisha Ortodokse, 1 Mitropolit, 31 Prifterinj dhe 1 Manastir (f. 307, v. 1). Kuptohet qe keto te dhena nuk perputhen me ato qe jep profesori i nderuar Stilian Adhami dhe pa vene ne dyshim fare punen e tij jam i detyruar te ndjek edhe nje rruge tjeter.

Ne te gjithe kete informacion autori nuk ka qene ne gjendje qe te jape lidhjen e popullates me besimin fetar, por fare ftohet (ne fakt anon nga krahu ortodoks) jep numrat e familjeve ne lidhje me llojin e besimit fetar dhe vetem kaq. Sipas ketij informacioni rezulton qe popullata e Permetit te kete qene formalisht besimtare dhe ka qene Politika ajo qe e ka lidhur kete popullate me format perkatese te besimit fetar. Keshtu qe i bie qe ne qytetin e Permetit ekzistenca e Institucioneve Fetare te jete e lidhur pikerisht me Politiken  dhe e varur prej saj dhe jo ndryshe. I them te gjitha keto pasi autori yne pranon ekzistencen e nje situate te tille e cila “ne kuadrin e zhvillimit te pergjithshem ekonomik e kulturor te vendit, edhe qyteti i Permetit ishte zmadhuar e fuqizuar ekomikisht”. E po te mendosh qe ne ate kohe i gjithe vendi i banuar nga shqiptaret ndodhej nen sundimin politik otoman, duhet te merret me mend roli i politikes otomane ne kete drejtim.

Kjo me detyron qe te bej ballafaqimin e ngjarjeve me ane te fotografive nder vite per te pare ndryshimet e bera dhe perputhjen me Institucionet Fetare te kohes.

Fale punes se nje studiuesi te huaj, Robert Elsie, simpatizant i ceshtjeve shqiptare, kemi nje permbledhje fotosh te realizuara pergjate 150 vjeteve nga udhetare e studiues te ndryshem. Per rastin konkret kemi punen e nje studiuesi kroat, Branimir Gusic (1901 – 1975), qe me 1947 pasqyroi pamje edhe nga qyteti i Permetit (foto 5,6,7), por qe me 2013 une i dublova me realitetin e sotem (foto 5/1, 5/2, 6/1, 7/1, 7/2) per te pare ndryshimet dhe perputhjen me te kaluaren.

foto 5, Permeti me 1947

foto 5/1, Permeti 2013

foto 5/2, Permeti 2013

foto 6, Permeti me 1947

foto 6/1, Permeti 2013

foto 7, Permeti me 1947

foto 7/1, Permeti 2013

foto 7/2, Permeti me 2013

(prapa ketyre pemeve gjendet Pallati i Kultures “Naim Frasheri”)

 

Ne keto fotografi pozicioni i kishave eshte shume i padukshem, kur xhamite dallohen mjaft qarte. Ne foton 7 ne drejtim te ures dallohet nje xhami, ndersa ne fotot 7/1 dhe 7/2 ne ate vend ndodhet nje pyll i vogel prapa te cilit ndodhet pikerisht Pallati i Kultures “Naim Frasheri”. Dmth fotoja e 1947 ne ate vend nuk kane asnje objekt kulti ortodoks, perkundrazi ne ate vend ndodhet nje xhami.

 

3 – Dinamika e Prones Private mbi Token ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe paraardhesit e tyre.

Ky problem ka nevoje te trajtohet sipas kesaj dinamike per te hequr cdo dyshim mbi pronesine e objekteve fetare ne Shqiperine e sotme.

Ne parim, shqiptaret nuk e kane njohur pronen private mbi token, te pakten deri ne vitin 1920 kur filloi shit-blerja e tyre dhe rregjistrimi ne kadastra dhe hipoteka. Ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe paraardhesit e tyre ka ekzistuar vetem prona fisnore dhe kjo e legjitimuar vetem nga Kanunet e Lek Dukagjinit dhe te Skenderbeut, ndersa ne Kanunet e Laberise, Dibres dhe Lures prona nuk njihej ne asnje permase. Per keto tre kanunet e fundit cdo gje natyrore ku banonin shqiptaret ishte e te gjitheve dhe per te gjithe. Por ne aktet historike te Krishterimit te Hershem ne territorin e banuar nga parashqiptaret (arberit dhe epirotet) ne dy zona (Drisht, shek. VII, dhe Korce, shek X) ekzistojne te dhena qe ben fjale per krijimin e pronave private te tokave ku shtriheshin manastiret perkatese dhe vetem kaq. Keto informacione mund te sherbejne per te artikuluar menyren se si ka lindur prona private ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe kush ka qene pergjegjes per kete akt. Por procesi ne fjale ka nje vecori: paraardhesit e shqiptareve dhe vete shqiptaret kane tentuar gjithmone, per sa kohe qe ekzistojne, t’i thjeshtojne proceset shoqerore dhe bashkegzistenca e te kundertave ka pasur nje karakter kohor te kufizuar dhe shtritshmeri te pjesshme. Ne kete gjendje i gjeti shqiptaret e mesjetes evropiane pushtimi politik i Otomaneve pas shek. te XV-te, por qe krijoi nje perputhje midis formes autoktone te prones fisnore dhe formes politike qe imponoi Perandoria Otomane. Keshtu qe mbetet per te pare se si e kishin organizuar Otomanet problemin e prones, me qene se nga ai shekull deri ne te XX-tin shqiptaret kane jetuar politikisht nen sundimin e tyre dhe problemi i prones sot e ka burimin pikerisht nga ai sundim politik.

Me 1984 studiuesi Ligor K. Mile botoi studimin “Ceshtje te historise agrare shqiptare (fundi i shek. XVIII – vitet 70 te shek. XIX)”, ku lexojme

“ne Perandorine Osmane toka ndahej ne pese kategori: 1) toke “mylk” ne pronesi private; 2) toke “mirije” ne pronesi shteterore; 3) toke “vakuf” ne pronesi te institucioneve te ndryshme fetare; 4) toke “metruqe” ne shfrytezim te perbashket te bashkesive kryesisht fshatare; 5) toke “mevate” – toke e shkrete, e lene djerr” (f. 22).

Sipas Av. Dr. Vasil K. Dilo: “Studim mbi cifliqe” (monografi) te botuar ne fletoren “Konkordia-Omonia” te Gjirokastres Nr. 208/55 dt. 2/15 prill 1919 ne gjuhen greke, per problemin e pronesise se tokes ne Perandorine Otomane kemi kete panorame:

“Ligji Otoman mbi Token, si me nenin 8 gjithashtu dhe me N. 130, nuk e favorizon grumbullimin e nje toke me dimensione te mbedha (sa eshte ajo qe perben qarkun e nje katundi), ne duar te nje individi me rasje te nje nevoje se madhe, kur dmth s’ka mundesie qe te vije ne gjendjen e meparshme nje katund i prishur, vetem atehere permetohet qe tokat e nje te ketilli katundi, te jepeshin ne nje, dy ose tri persona se bashku qe te transformohesh katundi ne ciflik.

C’eshte ciflik e cakton Ligji mbi Token me N. 131, i cili dallon dy lloj cifliqesh dmth 1) Ciflik simbas ligjit, i cili eshte nje are me dimension sa te punohet cdo vit me ane te nje cifti qesh dhe i cili jep prodhim. Perbehet nga nje toke 70-80 dynymesh kur toka eshte e kualitetit te pare ose nga njeqind (100) dynyme, kur eshte mesatare dhe nga 130, kur esht’i nje kualiteti ma te poshtem. Cdo dynym perbehet nga 1600 kut katrore. 2) Cka thuhet pergjithesisht ciflik, i cili permban toka bashke me godinat e goditura per kultivimin e tyre dhe me kafshet, farat, veglat bujqesore dhe me te tjera sende.

Nga kombinimi i ketij Neni me nenet 130 te Ligjit te Tokave dhe 1 e 3 te shtojces se Ligjit Tokave me date 4 korrik 1291 (1875) dhe N. 1 te Ligjit mbi prona te zoteruara prej  Zetimave rezulton se ciflik eshte instalimi i disa bujqve pa prona, ne toka te zoteruara prej nje tjetri, me obligim qe ata (bujqit), t’i punojne keto toka dhe prodhimin t’a ndajne me te zot’ e tyre ne analogji 2:1 keshtu qe nje e treta t’i perkasij se zotit te cifligut.

Simbas kuptimit te strikte te Ligjit, nji e tille prone tokash mund te permbaje toka te ndryshme nga pikepamja e eksplloatimit dmth mund te permbaje toka te punueshme dhe Livadhe dhe kollota dhe korie; por qe te gjitha keto toka jane ekskluzivisht nga ato lloj tokash, te cilat ne fillim jane dhenur koncensionar prej shtetit (si zoterues i tyre) dhe qe posedohen me ane tapiash. Domethene se ne cifliqet e formes origjinale, si ma nalt, nuk mbeshtillen edhe toka te leruara (metruqe), qe kane katundet e banuara nga pronare (N. 5 i L. mbi toka) ose toka te vdekura (mevat. N. 6 dhe 100 i L. Tokavet)” (f. 9-12 doreshkrimit).

Shtrohet pyetja: sipas ketyre materialeve historiko-juridike e kujt eshte toka e objekteve fetare pas zevendesimit te pushteti otoman nga ai shqiptar?

Shqiptareve pas 1945, ne emer te Refomes Agrare, i eshte bere nje mashtrim gjigand duke u thene qe toka eshte e atij qe e punen dhe mbi kete baze eshte e tyre. E gjitha kjo u be per ta paraqitur shtetin e ri komunist te ndryshem nga Mbreteria e Ahmet Zogut edhe ne fushen e pronesise, pasi ne kohen e Tij toka ishte prone shteterore dhe te gjithe poseduesit e saj paguanin taksen e tokes qofte ne kohen e politikes otomane e qofte ne kohen mbreterore. Per kete te  fundit i referohem nje projekt ligji, te kthyer ne ligj, sipas te cilit falet taksa e te tretes nga tokat qe hapen rishtaz ne pasuri te shtetit per vitin e pare (marre nga: Bisedimet e Kuvendit Kushtetues, viti i I 1924, Nr. 23, f. 371, Tirane 1924, Shtypshkronja NIKAJ Tirane)

Ketij fakti nuk i beri perjashtim edhe bota e institucioneve fetare, vetem se ketu kishte nje ndryshim: Objektet e Krishtera (para 1054) dhe ato Katolike e kishin token te blere ose te dhuruar nga njerez qe e kishin ne pronesi, ndersa objektet Islamike dhe ato Ortodokse e kishin ne pronesi sipas ligjit otoman te tokave, kategoria e trete; dmth keto institucione nuk e kishin token te tyre, por e mbanin ne perdorim. Ketyre institucioneve u njihej hipoteka mbi token sipas parimit te perdorimit dhe nuk kishin te drejta as ta shisnin dhe as ta dhuronin.

 

Perfundime

Toka e banuar nga shqiptaret ne shtetin e tyre eshte Prone Shteterore dhe jo private, me perjashtim kur ajo eshte e blere, ose dhuruar,  nga persona qe e kane pasur dikur ne pronesi private. Nga ky fakt nuk kane se si te shpetojne edhe Institucionet Fetare te kujdo forme qofshin. Keshtu qe Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare perpara qe te pretendoje per pronesine e Kishes se Shen Merise se Pazarit duhet te argumentoje pronesine private mbi token ku mbeshtetet sot pallati i Kultures “Naim Frasheri” dhe jo te paraqese argumenta mbi ekzistencen e dikurshme te saj.

Tirane 23. 01.2014