Artikuj

70- Zonja Naska! Historia nuk shkruhet me paragjykime komuniste dhe urrejtje enveriste 25.01.2013

Posted by Genc Hoti

Loading

70 – Zonja Naska! HISTORIA nuk shkruhet

                    me paragjykim komunist dhe urrejtje enveriste !

(kjo vlen sidomos  edhe per akademiket tane zz. Prof. Arben Puto dhe Prof.Kristo Frasheri, te cilet jane themeluesit e institucionit enverist  te indoktrinimit  te shqiptareve)

 

Fjala behet per librin “Shen Naumi dhe Diplomacia e kohes”, Tirane 2012, nje pergjigje flake per flake kundrejt punimit te Monika Shoshori Stafa: “Monarkia kunder Republikes – Si u la Shen Naumi…etj”, Tirane 2011, e cila me dy konstatimet e saj u tregon shqiptareve se: 1“Kjo teme eshte veshtruar kryesisht si pjese e pergjegjesive politike te regjimit te A. Zogut pas kthimit te tij nga ish Jugosllavia, ose si ilustrim i politikes se vasalitetit te ndjekur prej tij” (f. 54) dhe 2“Nuk ekziston nje histori e caktimit te kufijve te Shqiperise ne pergjithesi si nje veshtrim kontekstual-historik i ceshtjes se Shen Naumit ne kuader te saj. Gjendja e studimeve paraqitet mjaft fragmentare, jokoherente, me teza e burime te dyshimta dhe kunderthenese” (f, 55).

Pergjate 50 vjeteve (1959-2009) ne Shqiperi jane botuar disa studime dhe punime qe e prekin perciptas kete teme me perfundime te dyshimta, here absolute e here hamendese, per ta detyruar Popullin Shqiptar te urrente, me te drejta apo pa te drejte pak rendesi ka, periudhen republikane e mbreterore  te Ahmet Zogut. Une kam marre ne konsiderate ato libra ku, dy studiueset kryesore te kesaj teme: prof. Kaliopi Naska dhe Monika Shoshori Stafa, nuk jane mbeshtetur me doemos, dhe ne fund bej ballafaqimin me shtypin e kohes (gazeta “Tirana” dhe “Liria” 1925) per te pare rrugen dhe menyren se si eshte indoktrinuar Populli Shqiptar dhe si lidhet kjo rruge me te sotmen demokratike.

Me 1959 Drejtoria e Arkivave shteterore te RPSH botoi librin me permbledhje “Dokumenta e materiale historike nga lufta e Popullit Shqiptar per liri e demokraci 1917-1941”, ku, midis te tjerave, figuron nje shpallje e Komitetit nacional-revolucionar shqiptar (Konare), drejtuar popullit shqiptar, mbi veprimet antipopullore te Ahmet Zogut (5 maj 1925). Ne kete thirrje, ne vazhdim, thuhet se:

“Perbuzja e interesave te verteta te Shqipnise prej aneve te zotnuesve te rinj asht aq e madhe se qe Ahmet Bej Zogolli ka fillue t’i leshoje Jugosllavise deri copa t’Atdheut. Don qe t’u shperbleje te miren zotnive te tij. E per kete shperblim nuk i vjen keq se prej nje cope prej mishi te gjalle t’atdheut te vet. Shennaumin, me gjithe qe Lidhja e Kombeve (ne tekst shoqnia e kombeve, red.) e kishte njoftun per toke shqiptare, ia dha Jugosllavise” (f. 227).

Per te qene i sakte duhet pranuar se  historiografia komuniste e ka filluar rrugen e saj, per kete teme, me nje mashtrim gazetaresk dhe nga kjo pike fillon rrugen e vet problemi i Shen Naumit politik. Por me perpara duhet vene ne dukje aresyeja perse enverizmi e shpiku problemin e Shen Naumit sipas kesaj pikepamje dhe cfare kerkonte te mbulonte. Kjo e fundit perben thelbin e te gjithe problemit dhe aspak tema mbi Shen Naumin. Vini re se cfare ka ndodhur pergjate viteve te mepastajme mbi kete problem:

Pas 25 vjeteve Akademia e Shkencave e RPS te Shqiperise botoi librin shumevellimesh “Historia e Shqiperise”, ku vell. III (1912-1944), Tirane 1984, jep nje panorame aresyesh dhe veprimesh te A. Zogut per kete teme. Sipas librit:

“Politika antikombetare e A. Zogut cenoi edhe teresine territoriale te atdheut. Per ndihmen qi i dha qeveria e Beogradit ne shtypjen e Revolucionit te Qershorit, ai e shperbleu ate duke i dhene Jugosllavise, me vendimin e korrikut 1925 manastirin e Shen-Naumit ne breg te Liqenit te Ohrit me tokat perreth dhe nje pjese te krahines se Vermoshit ne Veri, perkatesine e te cilave Shqiperise i ishte njohur edhe nga Konferenca e Ambasadoreve ne Paris” (f. 323).

Krahasimi i dy informatave tregon se ato jane te barabarta pa na dhene jo vetem dinamiken e ngjarjes, por dhe mbeshtetjen e tyre dokumentare.

Me 1985 Akademia e Shkencave e RPS te Shqiperise botoi per here te pare Fjalorin Enciklopedik Shqiptar ku artikulli Shen Naumi (f. 1004) kishte edhe kete informacion: …“Ne korrik 1925 Sh.N. iu dhurua Jugosllavise nga mbreti Zog si shperblim per ndihmen qe i dha ajo per shtypjen e Revolucionit te Qershorit dhe per kthimin e tij ne Shqiperi….” (Dh. Dh). Ky informacion, nuk eshte veshtire aspak te konstatohet, eshte fund e krye i pasakte qe ne formulim jo vetem pse kete nuk e beri Ahmet Zogu, por ai ne ate kohe nuk ka qene as mbret; keshtu qe nuk eshte kushedi se cfare te thuhet qe ky informacion eshte thjeshte nje mashtrim propogandistik i enverizmit politik.

Me 1990 akademiku, Prof. Arben Puto botoi studimin “Demokracia e rrethuar”, me recensues Stefanaq Pollo dhe Kristo Frasheri, mbi veprimtarine e qeverise se Fan Nolit ne marredheniet e jashtme, qershor-dhjetor 1924. Ne lidhje me temen tone profesori kishte shkruar:

“Ceshtja pesoi zvarritje te reja: vetem 7 muaj me vone, ne fund te prillit 1925, Konferenca e Ambasadoreve mori ne shqyrtim “mendimin” e Dhomes dhe iu permbajt atij, duke lene ne fuqi vendimin e dhjetorit te vitit 1922 qe ia jepte Shen-Naumin Shqiperise5. Por ne kete rast u theksua se vendimi “nuk ishte i detyrueshem”6. Kjo ishte llogaritur t’i hapte rrugen “kompromisit” midis Zogut dhe qeverise jugosllave qe do te perfundohej nja dy muaj me vone. Nuk eshte gje e rastit qe lajmin e pare per kete e dha qe ne fund te marsit te vitit 1925 gazeta e madhe londineze “Taims” (The Times), e cila shkruante se Zogu do te jepte Shen-Naumin dhe Vermoshin si “shperblim per ndihmen” qe kishte marre nga autoritetet jugosllave ne dhjetor7. / Marreveshja zyrtare midis Zogut dhe qeverise jugosllave u lidh ne korrik te vitit 1925. Por Zogu u orvat t’ia fshinte opinionit publik permbajtjen dhe natyren e vertete te kesaj marreveshjeje; ai e paraqiti ate jo si marreveshje cedimi (leshimi) territorial ne favor te Jugosllavise, por si nje marreveshje shkembimi midis du qeverive. Ne vend te Shen-Naumit, per te cilin u tha se nuk kishte “vecse kater muret e manastirit”, u mor gjoja nje kunderparti me e vlefshme: katundi Peshkopi dhe fusha e Ceraves, “nje toke prej 22 km2” e qe “siguronte rrugen Pogradec-Korce”1. Per Vermoshin u tha se qeverise jugosllave iu la vetem pylli i Velipojes, kurse shtypi perparimtar i mergimit i asaj kohe vinte ne dukje se ky ishte ne thelb Vermoshi, te cilin “Zogu, per te mbuluar turpin, nuk e quante me emrin e vertet ne deklaraten zyrtare2”. (f. 139-140).

Nuk eshte e veshtire te kuptohet ne keto rreshta se hamendjet shoqerojne gjithmone faktin gazetaresk duke e paraqitur situaten si nje tradheti kundrejt Shqiperise. Por duhet pranuar se ky ka qene i gjithe thelbi politik i propogandes enveriste dhe nga kjo pike jane nisur te gjithe studiuesit e mevonshem per te arrire ne konkluzionet perkatese per problemin e Shen Naumit.

Si per te ndrequr kete defekt historiani Paskal Milo boton studimin: “Shqiperia dhe Jugosllavia 1918-1927”, Tirane 1992, me recenzent Arben Puto dhe Muin Cami ku jep nje panorame mbi kete ngjarje duke e pasuruar ne drejtim te dinamikes dhe te mbeshtetura ne dokumenta te Arkivit Qendror te Shtetit (AQSH). Sipas tij:

“te dyja palet (Shqiperia dhe Jugosllavia, GH) ishin ne bisedime per manastirin e Shen-Naumit e Vermoshit, te cilat po conin ne nje marreveshje te pelqyeshme te shumepritur per jugosllavet” duke vazhduar me lajmin se Beogradi mund te kerkonte ta permbyste Zogun ne gjashte mujorin e pare te vitit 1925 (f. 343). / “Projekti i Konferences se Ambasadoreve parashikonte qe vija e kufirit te linte brenda Shqiperise ne rajonin e Vermoshit kulloten e Libovices, dy shtepite e fshatit Grencar, udhen e Lumbrajes, majen e vogel me gjithe liqenet, kurrizin e Velipojes me gjithe karakollin e vjeter te Turqise, kodrat e Shen-Naumit nr 961-965-807-862 me gjithe karakollin e Serbise, fshtatin e Peshkepise, fushen e Ceraves dhe kishen e Ajazmes. / Mbi bazen e ketij propozimi, qeveria zogiste dhe ajo jugosllave arriten ne marreveshjen perfundimtare, sipas se ciles manastiri i Shen-Naumit i kalon Jugosllavise ne kembim te kompesimeve te vogla territoriale ne favor te Shqiperise. Me 15 tetor 1925 Asambleja legjislative shqiptare e miratoi kete marreveshje2shenimi 2 thote: AQSH….dosja I-728, f. 25 (f. 373). / “Marreveshja e qeverise se A. Zogut me Beogradin per manastirin e Shen-Naumit e Vermoshin pati nje jehone te gjere dhe komente nga me te ndryshmet ne ate kohe. Qeveria zogiste dhe propoganda e saj per te perligjur aktin antikombetar, e reklamuan ate si “plotesisht ne favorin e republikes sone5, se Shqiperia nga kjo marreveshje “nuk del aspak e demtuar…” dhe se “shperblimi asht i madh….6. / Por e verteta qendronte ndryshe. Ate e dinte edhe vete A.Zogu e zyrtaret qe e rrethonin ate. Jo nje here gjate bisedimeve per arritjen e marreveshjes ata kishin nenvizuar se cedimi i manastirit te Shen-Naumit dhe i Vermoshit ishte sakrifice e humbje per Shqiperine. Me 14 gusht 1925 Ministria e Puneve te Jashtme vleresonte propozimin e Konferences se Ambasadoreve, qe u be edhe baza e marreveshjes, si “nje sakrifice e re per Shqiperine”1. Ne nje raport qe i dergohej Komandes se Ushtrise ne fund te dhjetorit 1925 mbi gjendjen e kufirit shqiptaro-jugosllav ne Shen-Naum dhe Vermosh, thuhej: “Vermoshi, sikurse do te jet cmue dhe prej asaj komande, ka nje rendesi te vecante e te posacme ne te gjithe linjen e kufirit shqiptaro-SHS (serbo-kroato-slloven – PM). Kjo zone….me pozicionin e saj karakteristik defton gjithe lehtesinat e duhuna per ngjarjen e cdo lloj ngaterresave ndermjet te shqiptareve dhe te malazezve”2. Legata shqiptare ne Beograd i shkruante A. Zogut me 10 gusht 1925 se “ceshtja e Vermoshit dhe e Shen-Naumit u rregullue pothuej ne favor te kesaj (Jugosllavise – PM) dhe se “gazetat e paraqesin kete ndodhje politike si nje ngadhnjim te diplomacise jugosllave”3 (f. 375).

Shenimi 5 thote: AQSH, Fondi 251, dosja 107, viti 1925. Njoftim i Zyres se Shtypit per legatat shqiptare, 20 tetor 1925. Shenimi 6 thote: Po aty, f. 516. Shenimi 1 thote: AQSH, Fondi 251, dosja 107, viti 1925, f. 458. Shenimi 2 thote: AQSH, Fondi 260, dosja 8 viti 1925. Relacion derguar Komandes PF Armate mbi gjendjen e kufirit shqiptaro-jugosllav ne Shen-Naum e ne Vermosh, 31 dhejtor 1925. Shenimi 3 thote: AQSH, Fondi 249, dosja I – 728, viti 1925, f. 32.

Rezultoi qe historiani Paskal Milo te kete bere studimin me te plote te ketij problemi sipas pikepamjes enveriste dhe te kete dhene tipikisht pretendimin e Enver Hoxhes per problemin e Shen-Naumit dhe te Vermoshit edhe pse me 1959 pretendohej vetem per Shen-Naumin.

Me 1995 ne Tirane botohet libri me kujtime dhe vleresime historike i Sejfi Vllamasi-t  (1883-1975) me titull: “Ballafaqime politike ne Shqiperi (1897 – 1942)”  ku per temen tone ka vetem nje fjali ku thuhet: “Zogu pasi likujdoi angazhimet qe kishte marre kundrejt Jugosllavise me ane ckembimesh ne favor te saj, vendosi te shkeputet nga Jugosllavia per t’u lidhur me Italine..” (f. 299).

Por nuk ishte e thene qe te gjithe shqiptaret te pajtoheshin me akrobacite e historiografise enveriste. Doli nje njeri dhe e kundershtoi fare hapur te gjithe ate qe ishte shkruar deri ne ate kohe per problemin e Shen-Naumit e te Vermoshit. Fjala behet per studimin e Doktorit te Shkencave Ilir Ushtelenca: “Diplomacia e Mbretit Zogu I-re”, Tirane 1995 (ne kapak eshte shenuar edhe Tirane 1996). Autori pasi beri nje permbledhje te literatures, ku mbeshteteshin edhe akademiket tane, dhe te asaj qe ishte shkruar deri ne ate kohe per kete problem, shkroi:

“Qeveria jugosllave pas mbarimit te Luftes I-re Beterore i u drejtua Ballplacit*** me nje note me te cilen pyeste qeverine austriake se c’kuptonte ajo me shprehjen “deri ne Shen Naum”. Pergjigja ish se Shen Naumi i takonte Serbise. Por, Komisioni i kufijve vendosi qe ai t’i mbetej Shqiperise. Jugosllavia i’u ankua gjyqit nderkombetar te Hages por ky, meqe Komisioni i kufijve ish organi kompetent per percaktimin e vijes se demarkacionit, la ne fuqi vendimin e tij. Serbia si shtet ortodoks fanatik s’deshi t’a leshonte dhe, duke perfituar nga ndihma e Frances, vendosi atje ushtrine1”. (f. 110)  “Jugosllavia , me 8 maj 1925, u tregua e gatshme qe ne shkembim te Manastirit te Shen-Naumit dhe shpatit malor te Vermoshit t’i jepte Shqiperise fshatin e Peshkopise me territorin perreth si dhe te hiqte dore nga rivendikimet per luginen e Vermoshit. Presidenti  Zog refuzoi perseri dhe ndoqi taktiken e  zvarritjes. Ne 13 maj, z. Mehdi Frasheri me preteksin se do te merrte instruksione te “reja” nga qeveria e tij u largua nga Parisi e s’u kthye me. Me gjithe kerkesat e vazhdueshme te Konferences ai qendroi ne Tirane duke paralizuar punimet e Komisionit te kufijve1. Ne fund Konferenca ngarkoi ministrin anglez ne Durres t’i komunikonte qeverise shqiptare qe, ne se ajo s’dergonte perfaqesuesin e saj ne Paris, do te ishte pergjegjese per pezullimin e punes dhe do te mbante te gjitha psojat qe mund te rridhnin nga ky veprim1. Presidenti Zog pas ketij ultimatumi kerkoi nje mbledhje te dhomes se deputeteve dhe senatit, per te diskutuar ceshtjen e Shen-Naumit dhe te Vermoshit. Dy dite me vone Asambleja Legjislative pranoi ne parim nje shkembim toksor midis Shqiperise dhe Jugosllavise dhe autorizoi qeverine qe hynte ne bisedime. Qeveria shqiptare me ane te z. Mehdi bej Frasheri i kerkoi Konferences qe ne shkembim te nderteses te Manastirit te Shen-Naumit t’i jepeshin fshati Peshkopi me 60 shtepi e 300 banore, fusha e Ceraves, Kisha e Ujit te Bekuar (Ajazmes) dhe kodrat strategjike Nr. 961, 965, 807 dhe 868 qe rrethonin ndertesen e Manastirit se bashku me ngrehinen e rojeve jugosllave te kufirit2”. (f. 112-113)

Shenimi 2 thote:

“S’pashe mundesi qe Shen-Naumi te shkembehej me troje shqiptare, sepse pas fshatit Lin te Shqiperise vazhdonin fshatra sllave-bullgare. Me te tilla, me popullsi heterogjene, Shqiperia jo vetem qe nuk forcohej por, perkundrazi dobesohej. Atehere, une vendosa qe Shen-Naumi t’i mbetej, me nje periferi shume te ngushte Serbise, -shkruante me vone z. Mehdi per kete shkembim, – Por qe kufiri te vazhdonte nga Kodra e Zagoricanit deri te qafa e Plloces ku fillonin dy shpate, i maliqit dhe i liqenit te Ohrit atehere vija e kufirit duhej te kalonte ne Malin e Thate dhe te perfshinte fshatin ortodoks shqiptar Peshkopi (qe e kish Jugosllavia – I.U.) i cili po t’i mbetej Serbise me kohe do sllavizohej. Ne anen tjeter e gjithe lugina e Cerraves do t’i mbetej Shqiperise si dhe nje pjese e madhe e kullotave verore. Po te peshonte Shen-Naumi me avantazhet qe thame me siper, kjo zgjidhje ish me e favorshme per Shqiperine. Te arratisurit politike nga mos njohja e ceshtjes ose qellimisht e cilesojne Shen-Naumin si pike strategjike me rendesi, kurse ne realitet invazioni sllav nuk synonte zgjerimin nga Shen-Naumi por ne Vazhdim te Qafe Thanes”. Mehdi bej Frasheri. Nje sqarim, f. 2-3 (po aty).

Nga i gjithe ky material rezulton se veprimet, qofte ne aspektin propozues, qofte ne zbatim, i paska bere Mehdi bej Frasheri dhe jo Presidenti Zog; por ata qe vepruen e gjykuan te drejte kete veprim dhe jo e kunderta. Me sa kuptoj ketu behet fjala per “lufte” politike nga nje shtrese antiZogiste dhe aspak nga nje shtrese intelektuale qe mendonte thjeshte per Shqiperine. Kete faktor ka shfrytezuar propoganda enveriste kur u nis per te tjerre fantazine e ceshtjes me emrin Shen Naum

Me 1984 historiani amerikan Bernd J. Fischer botoi librin “Mbreti Zog dhe perpjekja per stabilitet ne Shqiperi”, Tirane 1996 te botuar nga Botime Cabej MCM, ku per kete teme shkruan:

“Zogu nuk i kurseu premtimet per koncesione dhe pune te perbashketa, i vetedijshem se nuk kishte c’te humbiste. Pa ngurruar, ai i premtoi Beogradit tokat rreth Shen Naumit dhe Vermoshit, zona qe kishin qene te diskutueshme qysh ne kohen e pervijimit te kufijve te Shqiperise, ne vitin 1913.11 Qeveria jugosllave pranoi, dhe kete e deshmon fakti qe ajo i dha nje ndihme te pallogaritshme Zogut per t’u kthyer ne Shqiperi. Ishte e qarte se Beogradi shpresonte qe ai do te sillej si Esat Pasha, dikur vegel e tij” (f. 79). Shenimi 11 thote: Self, Foreign Relations of Albania, f. 151; T. Karajowow, “Albanien, Ein Politischer und Wirtschaftlicher Überblick”, f. 223; Vossiche Zeitung, 23 gusht 1928. Zoti Fisher duhet t’u tregoje shqiptareve te sotem se per cfare sherbejne librat e tij perpara se te marre guximin dhe te shkruaje per fatin e tyre te jetuar. Mbeshtetja ne literaturen enveriste perben sakrilegjin e tij intelektual dhe vazhdimin e mashtrimit intelektuale pse ai pretendon per te kunderten.

Me 1998 botohet ne Tirane libri i Tajar Zavalanit  “Histori e Shqipnis”  (botuar per here te pare ne Londer me 1966). Per temen tone, rregullimin e kufijve, ky liber jep kete informacion: “….Jugosllavia nuk pranoi me iu binde vendimit te tri instancave nderkombetare. Mjerisht fuqit europiane nuk ishin gati me perdore forcen per te detyrue qeverine e Belgradit me zbraze tokat qe i perkitnin Shqipnis. U provue ne menyre te pabisedueshme se A. Zogu, kur ishte ne Belgrad, nuk kishte marre detyrimin formal me i lane Jugosllavise Vermoshin dhe Shen Naumin. Megjitheate Shqipnija e asaj kohe nuk kishte mjetet ushtarake per me detyrue Jugosllavine t’i bindej vendimit te Lidhjes se Kombeve. Per mos me u duk si fare rebele ne cashtjet nderkombetare, qeveria e Belgradit vezhdoi me aresyetue me sterhollime juridike per me iu shmange nje detyrimi qi nuk pranonte ma bisedim. Ne Paris dhe ne Gjeneve cashtja u rrafe ne fjale boshe deri me 1925. Ma ne fund, Presidenti Zog pranoi qi kufini te mbetej ashtu si ishte, tue marre Shqipnia si shperblim per humbjen e Shen Naumit katundin Peshkopi aty prane…” (f. 287)

Me 2001, pas nje nderprerje 14 vjecare, akademiku Prof. Arben Puto botoi studimin me permbledhje dokumentash: “Ceshtja shqiptare ne aktet nderkombetare pas luftes I Boterore”, vell. III, Tirane 2001, vazhdim i dy vellimeve me titull: ”Ceshtja shqiptare ne aktet nderkombetare te periudhes se imperializmit”, ku botohen dokumentat e Gjykates Nderkombetare mbi Shen Naumin si dhe e caktimit te kufijve midis Shqiperise dhe Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene. Autori jep ne menyre krejt te paster dokumentat ne fjale pa bere asnje interpretim. Ato jane:

Dokumenta te Gjykates Nderkombetare:

  1. nr 44, Paris, 6 dhjetor 1922, Vendim i Konferences se Ambasadoreve mbi Manastirin e Shen Naumit (f. 332).
  2. nr 45, Paris, 4 korrik 1924, Perkujtese mbi ceshtjen e Manastirit te Shen Naumit, paraqitur ne Dhomen e Perhershme te Drejtesise Nderkombetare nga Qeveria e Mbreterise se Serbeve, Kroateve dhe Slloveneve (f. 333 – 338).
  3. nr 46, 19 korrik 1924, Perkujtese lidhur me kufirin shqiptar ne zonen e Shen Naumit, paraqitur ne Dhomen e Perhershme te Drejtesise Nderkombetare nga Qeveria Shqiptare (f. 338 – 350).
  4. nr 47, Hage, 4 shtator 1924, Mendim Konsultativ i Dhomes se perhershme ter Drejtesise Nderkombetare lidhur me Manastirin e Shen Naumit (f. 351)

       Protokollet perfundimtare mbi caktimin e kufijve:

  1. nr. 49, Firence, 26 korrik 1926, Protokoll perfundimtar i Komisionit te caktimit te kufirit midis Shqiperise dhe Mbreterise Serbo – Kroato – Sllovene (f. 361 – 367).

…………….

Neni 2

Vendimet qe kane caktuar kufirin

Vija kufitare midis Shqiperise dhe Shtetit te Serbev, Kroateve dhe Slloveneve eshte caktuar nga marreveshja e Londres e vitit 1913, ndryshuar me vendimin e Konferences se Ambasadoreve ne Paris me 9 nendor 1921. Percaktimi i pjeseve te ndryshme te kufirit eshte saktesuar me vendimet vijuese te Konferences se Ambasadoreve: 21 prill 1922, 12 tetor 1922, 10 nentor 1922, 18 janar 1923, 31 dhjetor 1924 dhe 6 nentor 1925.

…………………

Neni 8

Mirembajtja e vijes kufitare

                                    ……………….

Pervec kesaj, dy Komisione te perbera seicili nga nje oficier i cdo pale, do te duhet te pershkojne nje here ne 5 vjet vijen kufitare dhe te hartojne nje raport mbi gjendjen e kesaj vije. Te dy Komisionet do te mblidhen me 1 korrik 1930, njeri ne Shkoder dhe tjetri ne Shen Naum; Komisioni i pare do te kontrolloje seksionet A, B dhe C dhe i dyti seksionet D, E, dhe F.

…………………..

Shtojca VII

Protokoll per te lehtesuar komunikimet e popullsise serbe, kroate dhe sllovene midis krahinave te Gusinjes e Podgorices dhe te popullsive shqiptare midis krahines se vermoshit dhe liqenit te Hotit.

                                        Rezolute e Konferences se Ambasadoreve

  1. 6 nentor 1925 (f. 376-378)

…………………………..

Shtojca IX

Protokoll per te lehtesuar pelegrinazhin e popullsise shqiptare ne Manastirin e Shen Naumit.

                                        Rezolute e Konferences se Ambasadoreve

  1. 6 nentor 1925 (f. 379-381)

Te pakten, sipas ketij materiali, figura e Ahmet Zogut eshte e perjashtuar nga problemi i Shen Naumit dhe i Vermoshit, por ato tregojne thelbin e problemit te shtetit shqiptar: Shqiptaret nuk i ka pyetur njeri kur ka ardhur puna per te vendosur kufijte e shtetit te tyre. Ky ka qene nje problem i Europes Politike. Por me te drejte me lind pyetja: perse eshte sajuar problemi i Shen Naumit dhe i Vermoshti nga pikepamja e propogandes enveriste?

I te njejtin interes eshte edhe libri i studiueses ruse Nina D. Smirnova: “Historia e Shqiperise pergjate shekullit XX”, Tirane 2004 ku problemi i Shen Naumit nuk ekziston.

Me 2005 botohet ne Tirane libri me kujtime i Mehdi Frasherit (njeriu i caktuar per te drejtuar komisionin shqiptar ne rektifikimet e kufijve) pergjate viteve 1913-1933 ku per temen tone shkruhet: “Dimrin e vitit 1924/1925 pjeserisht e shkuam ne Florence dhe pjeserisht ne Paris, sepse Jugosllavia, me gjithe vendimin e gjykatores se Hages, Shen-Naumin nuk donte t’ia dorezonte Shqiperise dhe Komisioni i Kufijve keshillonte qe te behej nje marreveshje me Jugosllavine per te shkembyer manastirin e Shen-Naumit me nje vend tjeter, sepse Shen-Naumi eshte nje shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte nje rendesi morale ketij manastiri. Rreth kesaj ceshtjeje, midis meje dhe qeverise zogiste ne Tirane rrodhi nje korespondence rreth vendeve qe do te shkembeheshin si kompesim i manastirit te Shen-Naumit…..Mbas shume bisedave midis Komisionit dhe dy delegateve te interesuar, qeveria jugosllave me ne fund si kompesim shkembimi pranoi qe t’i cedonte Shqiperise katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit ne rreze te Malit te Thate dhe tokat e tri katundeve qe si te tilla i mbeteshin Shqiperise, por qe tokat e tyre mbeteshin ne Jugosllavi. Me cedimin e ketyre tokave Shqiperise, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korce – Pogradec 13 km. Me nje fjale, Shqiperia cedonte nje kishe dhe balle saj merrte nje katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgorican dhe Halamja; pervec ketyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korce – Pogradec 13 km. Se, po te mos ishte bere kjo marreveshje, rruga Korce – Pogradec ndodhej nje nishan pushke me kufirin jugosllav” (f. 202 – 203). Te dhenat e ketij autori kundershtojne te gjithe studiuesit shqiptare te epokes komuniste dhe postkomuniste.

Me 2006 studiuesi Kastriot Dervishi botoi librin “Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005”, ku per temen tone, i mbeshtetur ne veprat e akademik Prof. Arben Puto, shkroi: “Ne prill 1925 Konferenca e Ambasadoreve mori nje vendim sipas se cilit Shen-Naumi i “perkiste Shqiperise”, por vendimi nuk “ishte i detyrueshem per t’u zbatuar nga Jugosllavia” (domethene kjo e fundit ishte e lire ta mbante)1. Ministri i Jashtem i Frances u tregua i gatshem te ndermjetesonte per zgjidhjen e problemit. Pala shqiptare hyri ne bisedime duke e trajtuar bashkarisht si Vermoshin ashtu edhe Shen-Naumin, ne kundershtim me kerkesen jugosllave… Nga shkembimi, shteti shqiptar fitoi 22 kilometra katror toke, ndersa u arrit edhe nje marreveshje e qarkullimit te lire te shtetasve ne te dy anet e kufirit ne zonen e Shen-Naumit…” (f. 247, 248). Shenimi 1 thote: Arben Puto “Demokracia e rrethuar”, f. 139.

Te mbeshtetur ne kete propogande dhe ne gjurmet e mashtrimit historik, Akademia e Shkencave te Shqiperise, me 2007, ribotoi edhe nje here librin: “Historia e Popullit Shqiptar” ne kater vellime, ku vellimi i III bente fjale per periudhen 28 Nentor 1912 – 7 prill 1930 dhe per temen tone shkruan:

“Nje nga leshimet e rendesishme qe cenoi teresine tokesore te vendit ishte dhurimi Jugosllavise ne korrik te vitit 1925, nga A. Zogu i manastirit te Shen Naumit, ne breg te liqenit te Ohrit me tokat perreth si dhe nje pjese te krahines se vermoshit ne Veri, te cilat ishin njohur se pjese e Shqiperise qysh ne Konferencen e Ambasadoreve te Gjashte Fuqive te Medha te Londres, me 11 gusht te vitit 1913. Perkatesia shqiptare e Shen Naumit dhe e Vermoshit ishte njohur perseri me vendimin e Konferences se Ambasadoreve, me 6 dhjetor 1922, e cila hodhi poshte pretendimet e Jugosllavise mbi keto pjese te Shqiperise. Qeveria e Jugosllavise vijoi t’i kerkonte keto toka edhe pas ketij vendimi. Jugosllavine e kishte mbeshtetur edhe Franca ne kerkesen e saj. Ndersa Fan Noli si perfaqesues i qeverise shqiptare mbrojti me sukses ne Lidhjen e Kombeve perkatesine shqiptare te tyre. / A. Zogu ia dha Jugosllavise keto pjese te cmueshme te tokes shqiptare si shperblim per ndihmen jugosllave per te ardhur ne fuqi ne dhjetor 1924. Mirepo deklarata, qe qeveria beri ne parlament me 16 korrik 1925 per t’ia dhene keto vise Jugosllavise, ngjalli te deputetet nje reaksion te forte. Madje pati deputete qe e kundershtuan kete veprim, nuk votuan ose nuk moren pjese ne seancen parlamentare. Megjitheate A. Zogu siguroi miratimin e saj nga Senati dhe shumica e parlamentit” (f. 260).

Ne kundershtim me te gjithe bashkekohesit e vet, duke perfshire edhe te kaluaren enveriste, studiuesja Prof. Valentina Duka, ne librin e saj “Histori e Shqiperise 1912- 2000”, jep nje panorame historike krejt tjeter per tjeter per problemin e Shen-Naumit. Sipas saj: “Ne te vertete, gjate vitit te pare te qeverisjes se tij Zogu nuk tregoi asnje lloj gadishmerie per te kenaqur pretendimet e qeverise jugosllave per Shen Naumin dhe Vermoshin. Vetem pas rreth 15 muajsh nga ardhja e tij ne pushtet, gjate prillit te 1926-es, qeveria shqiptare dhe ajo jugosllave hyne ne bisedime te drejtperdrejta per ceshtjen e permendur me lart. Nuk dihen ne fakt me saktesi aresyet pse Zogu iu rikthye ne kete kohe kesaj ceshtjeje per ta zgjidhur perfundimisht ne favor te jugosllaveve. Ndoshta marreveshja e lakuar e tij me Pashiqin kishte ekzistuar dhe vazhdonte ta “linte ate pa gjume”. Ajo qe dihet perfundimisht eshte fakti se ne pranveren e 1926-es, presidenti shqiptar pranoi te leshonte malin e Vermoshit dhe Shen Naumin duke marre si shkembim prej jugosllaveve disa territore te vogla rurale ne jug te manastirit. Realizimi i kesaj marreveshjeje u ratifikua nga Dhoma e Deputeteve te Shqiperise, me nderhyrjen e Zogut, me 14 tetor 1926. Ne fakt, ceshtja u mbyll perfundimisht qe me  30 korrik 1926, kur ne Paris, ne perputhje me nenin 5 te protokollit te 9 nentorit 1921 te Konferences se Ambasadoreve te Parisit, u nenshkrua marreveshja midis dy vendeve” (f. 164).

Po kete vit Dr. Shyqyri Hysi boton monografine: “Rauf Fico, shtetar dhe diplomat i shquar”, Tirane 2007, ku ka dise refleksion per kete problem. Sipas tij:

“problemi i Shen Naumit shkaktoi reagime te kunderta ne qarqet zyrtare te Athines dhe te Beogradit. Athina zyrtare shfaqi hapur pakenaqesite per kete leshim pa kushte, ndersa pala jugosllave nuk e fshehu entuziazmin e fitores se arritur. Legata shqiptare e Beogradit nepermjet z. Pekmezi, me 17 gusht 1925 njoftonte Ministrine e Puneve te jashtme se “…atribucioni i Shen Naumit e i Vermoshit Jugosllavise, ka bere nje pershtypje shume te mire nder rrethet plitike te ketueshme. Vetem z. Pashiq i cili sikurse dihet asht zoti i situates politike te Jugosllavise, e ka pase then mbas vendimit te Konferences se Ambasadoreve, se nuk kishte dashur qe t’i nepte Shqiperise ne kompesim Pishkupejen dhe ratifikimi qe do te behet ne veri ne favorin tone. Mbas 2-3 diteve z. Pashiq u ka deklaruar gazetareve se ashte i kenaqur me perfundimet e ceshtjes se kufinit shqiptaro-jugosllav. Z. Pashiq ka falenderuar Ministrine e Puneve te jashtme te Frances, z. Briand, per intervecionin e tij ne favor te Jugosllavise”51”. (f. 73-74.

Eshte perseri Akademia e Shkencave qe ne vitin 2008-2009 botoi “Fjalori Enciklopedi Shqiptar” ne tre vellime, ku per temen tone ka keto artikuj:

Vellimi 1, Tirane 2008, ka artikullin: “Ceshtja e Shen Naumit dhe e Vermoshit (1921-1926) ku, midis te tjerave, shkruhet: “Ne janar 1925 A. Zogu iu drejtua Konferences se Ambasadoreve me kerkesen qe te rishqyrtohej ceshtja e percaktimit te kufirit shqiptaro-jugosllav. Ky ishte nje leshim qe bente qeveria shqiptare, per ndihmen e dhene nga qeveria e Mbreterise S.-K.-S., per riardhjen e A.Z. ne fuqi. Konferenca kerkoi qe te dy qeverite te angazhohen per te arritur nje marreveshje per ceshtjet kufitare te diskutueshme. Pas bisedimeve te gjata midis paleve u arrit marreveshja perkatese, sipas se ciles qeveria dhe parlamenti shqiptar pranuan t’i leshonin jugosllavise Shen Naumin dhe Vermoshin. Ne kembim te tyre Shqiperia do te perfitonte ne kufijte e saj fshatin Peshkopi me 60 shtepi e 300 fryme, fushen e Cerraves dhe disa siperfaqe te tjera te vogla ne zonen e Pogradecit. Protokolli mbi kufijte e Shqiperise, u nenshkrua ne Firence me 26.07.1926 (…), nga anetaret e Komisionit te kufijve dhe nga perfaqesuesit e Shqiperise, Jugosllavise dhe Greqise. Me 30.07.1926 Konferenca e Ambasadoreve ne paris, se bashku me keta perfaqesues, nenshkruan aktin perfundimtar te percaktimit te kufijve, i regjistruar me pas ne Lidhjen e Kombeve” (f. 390-391 dhe shkruar nga Fatmira Rama).

Vellimi i 3, Tirane 2009, ka artikullin: “ Shen Naumi (Manastiri i)  ku midis te tjerave shkruan: “Me marreveshjen dypaleshe te v. 1926, ndermjet qeverise se Mbreterise Serbo – Kroato – Sllovene  dhe qeverise se A. Zogut (…) manastiri i Sh. N. dhe territori i tij i kaluan asaj mbreterie… (f. 2443 dhe shkruar nga Dhorka Dhamo).

Ndoshta eshte i vetmi rast ne Bote qe Akademia e Shkencave genjen popullin e vet ne menyre te paskrupullt kur e di shume mire te verteten e madhe.

Po kete vit Ministria e Arsimit dhe e Shkences miratoi librin: “Historia e Popullit Shqiptar”, klasa 12 per gjimnazin, me autore Prof. Dr. Beqir Meta, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, Xhevair Lleshi. Ne kapitullin 14.3 “Paktet politike-ushtarake te Tiranes 1925-1928” behet fjale per Shen Naumin dhe Vermoshin. Ne te thuhet: “…..A. Zogut i duhej te zgjidhte nje ceshtje  te veshtire sic ishte ajo e Shen-Naumit dhe e Vermoshit, e cila kishte objekt grindjesh ndermjet qeverise shqiptare dhe asaj jugosllave, megjithese vendimet nderkombetare ishin ne dobi te Shqiperise. Qe ne janar te viti 1925, A.Zogu iu drejtua Konferences se Ambasadoreve ne Paris me kerkesen qe ceshtja e percaktimit te kufirit shqiptaro-jugosllav ne Shen-Naum e Vermosh te zgjidhej sa me shpejt sepse vetem keshtu mund te konsideroheshin te zbatuara vendimet e Konferences se Ambasadoreve te Londres te vitit 1913. Ne pergjigje te kesaj, Kryetari i Konferences se Ambasadoreve i propozoi qeverise shqiptare dhe asaj jugosllave qe ato te merreshin vesh vete per zgjidhjen e ceshtjes kufitare dhe mbi kete baze Konferenca te merrte vendimet perkatese. Qeveria shqiptare nuk e pranoi kete propozim dhe kerkoi qe konferenca te vazhdonte ndermjetesine, meqe ajo e kishte marre persiper zgjidhjen e saj. Kjo nuk u prit mire nga Fuqite e Medha. Atehere Presidenti Zog pranoi bisedime te drejteperdrejta me Jugosllavine. Me 8 shkurt 1925 qeveria shqiptare vendosi qe ne Shen-Naum dhe ne Vermosh te dergohej nje komision i kryesuar nga Mehdi Frasheri per te pare ne vend rektifikimet e mundshme kufitare. / Qe ne fillim te bisedimeve dypaleshe Jugosllavia hodhi idene e kompromisit dhe te kompesimit dhe kerkoi qe ceshtja e Shen-Naumit dhe e Vermoshit te zgjidheshin vec e vec. Me 21 shkurt qeveria shqiptare e njoftoi ate jugosllave se ceshtjen e Shen-Naumit e te Vermoshit e shihte si nje te vetme, ashtu sic ishte edhe mendimi i Konferences se Ambasadoreve dhe propozoi qe ne shkembim te nderteses se Manastirit te Shen- Naumit qe i perkiste kultures sllave dhe te faqes shqiptare te malit te Vermoshit t’i jepeshin Shqiperise rajoni i Banishtes ne Diber dhe rrafshi i Hasit, ne drejtim te Prizrenit. Por Beogradi nuk pranoi dhe bisedimet u nderprene. Qeveria shqiptare iu drejtua Konferences se Ambasadoreve. Me 8 maj 1925 Jugosllavia u tregua e gatshme qe ne shkembim te Manastirit te Shen-Naumit dhe shpatit malor te Vermoshit t’i jepte Shqiperise fshatin e Peshkopise me territorin perreth, si dhe te hiqte dore nga rivendikimet per luginen e Vermoshit. A. Zogu refuzoi perseri dhe ndoqi taktiken e zvarritjes. Pas kerkesave te perseritura te Konferencas se Ambasadoreve drejtuar qeverise shqiptare per te derguar perfaqesuesin e saj ne Paris, sepse ishin paralizuar punimet e Komisionit te Kufijve, presidenti Zog kerkoi nje mbledhje te Dhomes se Deputeteve dhe te Senatit per te diskutuar ceshtjen e Shen-Naumit e te Vermoshit. Asambleja Kushtetuese pranoi ne parim nje shkembim tokesor ndermjet Shqiperise dhe Jugosllavise dhe autorizoi qeverine te hynte ne bisedime. Ne emer te qeverise shqiptare Mehdi Frasheri i kerkoi Konferences se Ambasadoreve qe ne shkembim te nderteses se Manastirit te Shen-Naumit Shqiperise t’i jepeshin fshati Peshkepi (me 50 shtepi e 300 banore), fusha e Cerraves, Kisha e Ujit te Bekur (Ajazmes) dhe disa kodra strategjike qe ndodheshin rreth nderteses se Manastirit” (f. 223-224)

Ne librin e tij “Shqiperia Politike 1912-1939”, Tirane 2009, akademiku yne, prof. Arben Puto jep nje panorame te analizuar perciptas ku nuk perjashtohen hamendesite e personaliteteve boterore. Sipas tij: “Zogu pati edhe perkrahjen e Londres. Funksionari i Foreign Office-it Nocolson shkruante ato dite: “Nuk mendoj se duhet te perzihemi. Kjo do te thote vetem se serbet do te marrin Shen Naumin si shperblim” (f. 380)….”Njekohesisht u pa qarte se ne politiken e jashtme perparesia do t’u jepej sidomos marredhenieve me Italine. Per sa i perket Jugosllavise, qe i dha nje ndihme te drejteperdrejte per rikthimin ne pushtet, Zogu sakrifikoi Shen Naumin dhe Vermoshin si shperblim per kete ndihme” (f. 400)…..”Musolini nuk ishte i prire t’u jepte shume peshe ketyre argumenteve. Pati vertet edhe ai nje ngurrim kur u mor vesh merreveshja qe thuhej se Zogu kishte lidhur me Pashiqin ne vere te 1924-s, me anen e se ciles parashikohej perkrahja e rikthimit te Zogut kundrejt kompesimit me Shen Naumin dhe Vermoshin” (445-446)….Ne vazhdim duke folur per Mehdi Frasherin shkruan: “Merr pjese ne bisedimet per dorezimin e Shen Naumit, e justifikon ate, thote se “kundershtaret e quanin tradheti, por ne realitet tundej mali per nje mi” (ne te vertet kjo eshte per Vermoshin, GH) dhe shton se “zhurma behej nga ortodokse te Korces qe i jepnin rendesi fetare Shen Naumit” (f. 539). Analiza e dokumentave te paraqitura ne librat e mesiperm te ketij autori nuk perputhen me keto interpretime cka me ka cuar ne perfundimin se akademiku yne nuk kerkon te dale kundra vetevetes per kohen enveriste.

Interesant eshte fakti qe autori i te parit “Fjalor Historik i Shqiperise”, Tirane 2011, Robert Elsie, nuk e ka futur ne permbajtjen e tij problemin e Shen Naumit edhe kur flet per Ahmet Zogun. Mendoj se e ka pasur nje aresye te lidhur me pasaktesite qe e kane shoqeruar gjithmone kete teme.

Qenka e thene qe studiuesit shqiptare, me se fundi, ta perfitojne edhe ata shqisen e oponences dhe te mos pajtohen kurrsesi me mashtrimet e nje propogande thellesisht antishqiptare dhe antinjerezore. Te pakten librin e studiueses Monika Shoshori Stafa: “Monarkia kunder Republikes, si u la Shen Naumi”, Tirane 2011, une e konsideroj si fillimin pozitiv te shkences se historise politike te shqiptareve te sotem. Shtepia botuese “Naimi” i ka bere kete reklame librit me fjale: “Deri para se te botohej ky liber, ceshtja e Shen Naumit mund te thuhet se ishte ne gjendjen e ligjerimit gojor, midis gojedhenes dhe sekretit, si te kish te bente me te verteta te krptuara prej koherash te thinjura. Ne tekstet shkollore ose nuk permendej fare, ose thjeshte shtonte “nje prej tradhetive te shumta” te ish mbretit Zog. Studimi i M. Stafes perfundimisht e shqipton problemin ne forme akademike-shkencore, duke e shpetuar prej folklorit dhe “shkences atdhetare” (kapaku fundor). Ekzistenca e dy recenzenteve, Pellumb Xhufi dhe Ben Andoni, tregon, ne nje fare menyre, se ne perpilimin e permbajtjes se ketij libri jane perfshire cilesore te ndryshem te historiografise se sotme shqiptare persa i perket menyres se te kuptuarit te historise se kaluar shqiptare, pasi libri ka nje defekt: nuk perputh idete e fillimit me perfundimet. Autorja e mbyll studimin e saj me kapitullin: “Ceshtja e Shen Naumit: disa perfundime” ku thuhet:

“1- Ceshtja e Shen Naumit, si rast i vetem i rektifikimit te kufirit shteteror te Shqiperise me ish-Jugosllavine, shtrohet si ceshtje e njohjes, e burimologjise, si ceshtje e historiografise. Nje pjese e madhe e burimeve ende nuk jane prekur. Edhe dokumenti themelor, marreveshja Pashiq – A.Zogu eshte bere e njohur permes tekstit te raportuar nga Delegacioni italian ne Shqiperi Farnesina-s. Nuk jane keshilluar ende dokumentat e arkivave jugosllave, te atyre te Fuqive te Medha, te arkivave italiane dhe britanike. Edhe burimet shqiptare nuk jane studiuar ndonjehere ne menyre shteruese.

2- Nga (ana) formale ceshtja e Shen Naumit ka lindur prej pretendimeve sllave per manastirin me te njejtin emer, duke u nisur nga rendesia historike-kombetare per ndergjegjen fetare serbe dhe sllave ne pergjithesi, me referenca ne dokumentin qe iu dha komisionit nderkombetar te caktimit te kufijve, ne te cilin shprehja “jusqu’a St. Naum” mund te kuptohet “deri ne Shen Naum, pa e perfshire ate, por edhe “deri ne Shen Naum”, duke e perfshire ate.

3- Diplomati austriak T. Ippen, ne nje studim monografik ende te pabotuar, qe ruhet ne AQSH dhe njihet me titullin “Si u caktuan kufijte e Shqiperise”, eshte i pari qe ka verejtur se, duke mos shenuar saktesisht “y compris St. Naum” ne fakt Fuqite e Medha “i kane lene rrugen hapur shitjes se Shen Naumit serbeve”.

4- Historikisht sllavet e jugut u jane referuar kishave dhe manastireve me te hershme te besimtareve prosllave per t’i perdorur ato si argumente historike-shpirterore dhe fetare te ekspansionit te tyre. Edhe sot jane pikerisht kishat dhe manastiret e hershme mesjetare qe perdoren si preteks nga Beogradi per te krijuar ishuj te jashtevarur (ai qe quhet “extraterritoriality”) ne brendesi te Kosoves.

5- Miti i hershmerise sllave dhe autoktonise se tyre me hinterlandin ballkanik permes faktoreve mesjetare eshte fals. Sic kane provuar studiuesit etnologe (M. Krasniqi), te gjitha faltoret me te hershme ne Kosove kane qene ne fillim tipologjikisht te ritualit roman dhe vetem me pas jane rindertuar e shnderruar ne perputhje me kanonet pravosllave. Keto faltore jane nje palimpsest, ku shtresa me e vjeter eshte romane dhe te vetmit te krishtere romane ne rajon ne ate kohe ishin arberit.

6- Kryeqendra e krishterimit sllavo-bullgar, rreth e qark liqenit te Ohrit, sikurse provohet nga dokumentet e Arkivit Sekret te Vatikanit, u zhvillua pikerisht permes nje ndikimi te percjelle prej “Beligradit shqiptar”, sic njihej Berati ne mesjete dhe jo prej Beligradit sllav (T.Krastanov etj.).

7- Gjithe qendra urbane dhe ne teresi pellgu i Liqenit te Ohrit ruan gjurme te krishterimit te hershem, kisha paleokristiane (Tushemisht, Lin), si dhe emra shenjtoresh te mbiqujtur “albanskata”, shqiptare, si Sveta Marenska Albanskata (V. Samsuri, Gj. Gusho, Dh. Qiriazi, Sh. Sinani).

8- Korigjimi i kufirit me 1925 ne Shen Naum ne favor te ish-mbreterise serbo-kroato-sllovene u be ne kushtet kur de jure ne organizmat ndekombetare ishte arritur te pranohej argumentimi se manastiri dhe fshati perqark i takonin Shqiperise. Nje perfaqesues i shtetit shqiptar depozitoi ne Paris me 1925 dokumentin mbi bazen e te cilit Tirana hiqte dore vullnetarisht prej sovranitetit mbi Shen Naumin. Mbi bazen e ketij dokumenti Shen Naumi mbetet edhe ne apektin e se drejtes nderkombetare si territor i ish-Jugosllavise.

9- Ceshtja e Shen Naumit u shqiptua fillimisht prej perfaqesuesve te Beogradit. Deri ne vitin 1924 vijuan negociatat per te argumentuar padrejtesine e kesaj kerkese. Gjate qendrimit te A. Zogut ne Beograd u arrit marreveshja e fshehte (“gentilmens agreement”) midis tij dhe Pashiqit, mbi bazen e se ciles, per te shperblyer ndihmen serbe per kthimin ne pushtet, qeveria e Shqiperise linte peng, bashke me Shen Naumin, edhe nje pjese te sovranitetit te saj.

10- Vullnetin e marreveshjes se fshehte Zogu – Pashiq e konfirmoi Asambleja Kombetare me 1925. Pati kundershtime prej deputeteve. Shperthimi i debateve coi ne urdherimin e Asamblese per t’i zhvilluar punimet me dyer te mbyllura. Nje pjese e seancave te zhvilluara me dyer te mbyllura nuk kane procesverbale. A. Zogu u perpoq te zbuse deputetet duke e eufemizuar ceshtjen: fitojme me shume se humbim permes tramtit me nje siperfaqe pyjore ne Vermosh, respektojme sentimentet sllave si sentimente fetare, garantojme rrugen qe ndjek rrjedhen e Shkumbinit.

11- Gjate gjysmes se dyte te shekullit te 20-te ceshtja mbeti tabu, per shkak te frikes se autoriteteve te Tiranes se mos akuzoheshin per pretendime territoriale. Kjo u forcua edhe me shume pas refuzimit te E. Hoxhes per te pranuar nenshkrimin e Aktit Final te Helsinkit, ne te cilin, njera nga shportat themelore ishte pikerisht ajo e mosndryshimit te kufijve. Qendrimi si ndaj nje tabuje vazhdoi edhe pas vitit 1991, ne kete periudhe sipas te gjitha gjasave per te mos vijuar traditen historiografike te erresimit te rolit te ish-mbretit Zog dhe per ta shpetuar ate nga akti i shitjes se territoreve te vendit per qellime te restaurimit te pushtetit.

12- Burimet dhe anketimet shkencore provojne se asnje akt nderkombetar detyrues nuk ka ekzistuar per ndryshimin e kufirit ne Shen Naum ne favor te ish-Jugosllavise. I vetmi dokument, vlera juridike e te cilit do te kishte mbetur zero, pa kalua permes ratifikimit ne Asamblene Kombetare, sepse ishte nenshkruar kur A. Zogu nuk kishte asnje titull zyrtar, eshte marreveshja Pashiq – Zogu. Akti i depozituar nga diplomacia shqiptare ne Paris, prane autoriteteve nderkombetare, per te nenshkruar dhe autorizuar lenien e sovranitetit kombetar mbi Shen Naumin dhe dhurimin e tij Beogradit eshte nje prej akteve me te turpshme te diplomacise shqiptare. Fshehja e procesverbaleve te bisedimeve dhe zhdukja e origjinalit te marreveshjes Zog – Pashiq konfirmon karakterin antihistorik dhe antikombetar te ketij akti.

13- Pasojat e padrejtesive kufitare ne Ballkan do te vazhdojne te ndihen per nje kohe te gjate. E ardhmja europiane e Ballkanit nenkupton jo zhdukjen e ketyre kufijve, por mbulimin e tyre. Shen Naumi eshte nje monument kulturor parasllav dhe nje vendbanim historik i arberve, pamvaresisht se struktura demografike e popullsise tani ka ndryshuar.

14- Historia e kufijve te Shqiperise njihet ne menyre te percipte. Asnjehere nuk jane botuar integralisht te gjitha ktet e kongreseve te Fuqive te Medha, vendimet e konferencave te paqes, protokolleve dy e me shume paleshe dhe sidomos marreveshjet e fshehta per te arritur te kuptohet se cili ka qene evolucioni i ceshtjeve nderkufitare te shtetit shqiptar.

15- Ceshtja ne diskutim ka edhe nje perberese aktuale, sepse e njejta frazeologji politike dhe diplomatike eshte rikthyer ne fjalorin e bisedimeve per procesin e shnderrimit te “vijes se demarkacionit” midis Kosoves dhe vendeve rreth e qark ne nje kufi politik” (f. 163 – 167).

Nga pika 9 deri ne te 12 ka nje kontraktim artificial dhe nje mospeputhje midis faktit dhe hipotezes, pasi asnjeri nuk e di deri me sot tempin e dhurimit apo te shkembimit te territoreve shqiptare dhe ketu qendron sekreti i te ashtequajturit  Shen Naum, pasi autorja pranon se “Shkolla serbe e historiografise e ka pergenjeshtruar ekzistencen e nje marreveshjeje me shkrim dhe pretendon se ekziston vetem nje “gentilman agreement” (f. 51). Kjo nuk me pengon te them se me ne fund me historiografine shqiptare te sotme po ndodh nje ndryshim rrenjesor: problemet kane filluar te vihen ne dyshim dhe kjo eshte nje gje e mire.

A e kuptojne te vetequjturit historiane te epokes komuniste dhe te epokes postkomuniste, qe kane mbetur ne te njejtin pozicion, se cfare mallkimi i kane imponuar Popullit Shqiptar me idete e tyre te mbrapshta antishqiptare dhe antinjerezore?

Por cfare po ndodh edhe pas dyshimit shkencor? Vazhdohet te ngulet kembe se Shen Naumin e shiti Mbreti i shqiptareve Zogu i I-re per ndihmen qe Mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene i paska dhene per te rimarre pushtetin ne fund te 1924-es. Dhe e gjitha kjo per te fshehur realitetin historik te ndodhur ne ato ane.

Me 2012 u botua libri i  i Prof. Dr. Kaliopi Naska “Shen Naumi dhe diplomacia e kohes”, e shtepise botuese “Kristalina – KH”, Tirane 2012, me recensent Prof. Dr. Shaban Sinani, por qe fsheh me marifet tendencen enveriste te zberthimit duke u mbeshtetur ne propoganden e komunizmit shqiptar. Sipas autores:

“Dokumentat lejojne te gjykohen dhe te nxirren konkluzione mbi veprimet e ndermarra nga institucionet me te larta shteterore shqiptare, si Asambleja Legjislative, Senati, Dhoma e Deputeteve, si dhe nga veprimet individuale te mjaft figurave, duke filluar nga kryeministra, ku nje fushe te gjere veprimi ka sidomos Ahmet Zogu: pasqyrohen dhe veprime te anetareve te qeverise, te diplomateve shqiptare qe kane bere mbrojtjen e kesaj ceshtjeje ne gjashte vjet, dhe se si, me ne fund, e legjitimuan dhurimin e Shen Naumit Jugosllavise” (f. XIII ).

Kjo eshte pika e pare e mashtrimit enverist. Jo zonja profesoreshe! Shen Naumi nuk i eshte dhuruar Jugosllavise. Une kam rast te te tregoj se per Shen Naumin nuk eshte luftuar kundra ushtrive jugosllave sic luftoi Heroi i Maleve Shqiptare Preng Cali me malsoret e Veriut per Vermoshin, te cilet e betonuan kufirin me Jugosllavine me kockat dhe gjakun e tyre, dhe kete gje keni tentuar t’ja fshihni nga kujtesa Popullit Shqiptar. Keshtu qe kur nuk ke luftuar per Shen Naumim me gryken e pushkes nuk ka asnje mundesi, qofte dhe teorike, ta fitosh ate. Dmth, Shen Naumi, nuk eshte fituar dhe jo dhuruar zonja profesoreshe.

Ne vazhdim autorja tenton me pergatitjen e ndergjegjes se lexuesit, ku thuhet se:

“Konflikti midis Shqiperise dhe Jugosllavise per ceshtjen e caktimit te kufirit ne Shen-Naum u trajtua nga Gjykata Nderkombetare, pikerisht ne kohen kur ne Shqiperi qe ne fuqi Qeveria e Fan.S.Nolit dhe kur po pergatitej nga autoritetet jugosllave nderhyrja haptazi ne punet e brendeshme te Shqiperise, per te sjelle ne fuqi Ahmet Zogun” (f. XX).

Kjo eshte pika e dyte e mashtrimit enverist. Tendenca e autores per te vene ne ballance Qeverine e Nolit me ate te Ahmet Zogut per problemin e Shen Naumit eshte e pavlefshme jo vetem pse Noli eshte pararendesi i diktatures komuniste duke kryer nje grusht te mirefillte shteti, por Jugosllavia nuk ka nderhyre asnjehere ne punet e brendeshme te Shqiperise per sa kohe qe ne pushtet ka qene Ahmet Zogu. Jugosllavia ka nderhyre ne punet e brendeshme te Shqiperise vetem ne periudhen 1944-1948 atehere kur boshatisi magazinat ne Veriun e Shqiperise, nje dhurate kjo e Enver Hoxhes per t’i shperblyer rmbeshtetjen qe brigadat jugosllave i dhane ne pushtimin e Malesise se Madhe pergjate peridhes 1944-1945. Pastaj  Ahmet Zogu erdhi ne pushtet vete dhe bandat e Fan Nolit nuk e perballuan dot. Historia eshte ndryshe nga ajo qe ke mesuar ne bangat e shkolles. Prapa malit te Skenderbeut eshte nje shpelle qe ka emrin e Abaz Kupit. Banoret e atyre aneve thone se ne ate shpelle eshte strehuar Ahmet Zogu me shoket e tij kur ndodhi grushti i shtetit me 1924. Problemi duhet pare pak si me ndryshe pasi kujtesa popullore nuk permend as ruse te bardhe dhe as serbe ne ndihme te tij per te marre drejtimin e shtetit. Me 24 dhjetor 1924 ne ora 7 mbas dreke Ahmet Zogu me forcat e tij ndodhej ne Gurin e Bardhe, 8 ore larg Tiranes, dhe pritej te vinte me 25 dhjetor ne Tirane. Populli i Tiranes e priti Ahmet Zogun dhe te 3000 trimat qe e shoqeronin nga rruga e Dibres pikerisht tek stacioni i policise tek varrezat e Bamit me nje gjatesi ceremoniale 2 km, pasi kishte perfunduar Operacioni i Veriut (i gjej te gjitha keto ne shtojcen e fletores “Liria” me pronar Av. Dr. Vasil K. Dilo, e merkure, dt 24.12.1924 dhe e premte 26.12.2012).

Autorja e mbyll parathenien me keto fjale:

“Me 18 korrik Eshref Frasheri, kryetar i Asamblese legjislative, u shpreh se, pas bisedimeve te ceshtjes se kufirit duke marre parasysh dhe interesin politik dhe ekonomik te shtetit dhe te popullit pranuan ne parim adreferendum nje shkembim toke midis Shqiperise dhe Jugosllavise dhe qeveria te hynte ne marreveshje32. Kjo marreveshje zyrtare midis Zogut dhe Qeverise Jugosllave u lidh ne korrik te vitit 1925. Ai u orvat ta fshihte permbajtjen dhe natyren e vertete te saj para opinionit publik shqiptar…… Me 30 korrik anetaret e Konferences se Ambasadoreve ne Paris, ne prani te perfaqesuesve te Shqiperise dhe te Jugosllavise, firmosen aktin perfundimtar te kufijve te Shqiperise, i cili u restrua dhe ne sekretarine e Lidhjes se Kombeve36. Me kete merr fund dhe zgjidhja e kesaj ceshtjeje nga me te debatuarat ne instancat nderkombetare dhe ne Qeverine Shqiptare dhe klasen politike te saj. Nje ceshtje e cila me vendimet nderkombetare u fitua disa here dhe me pas u humb ne dem te Shqiperise, per shkak te veprimeve driteshkurtra te kryera nga shtetaret e saj. (f. XXIII, – nenvizimet e mia, GH).

Aresyeja e nenvizimeve eshte e lidhur vetem me nje fakt: autorja nuk thote te verteten.  Kam rast t’i tregoj se Presidenti i Republikes Shqiptare te asaj kohe Ahmet Zogu jo vetem qe nuk e ka mashtruar opinionin, por ai cdo gje e la ne dore te Asamblese per te vendosur mbi nje problem qe kerkonte forcen e armeve dhe qe shteti shqiptar nuk ka qene i afte ta bente kurre ne asnje kohe dhe kunder asnje shteti tjeter (shteti shqiptar ka luftuar vetem kundra popullit te vet dhe kjo sidomos pergjate periudhes 1943-1991). E sa per driteshkurtesine e shtetareve te asaj kohe gjerat duhen pare ne menyre krahasuese me koherat e ardheshme. Krahasoni pasojen e asaj kohe me pasojen e veprimeve te shtetit komunist dhe te Enver Hoxhes dhe pastaj merrni guximin t’i beni oponencen Republikes se kohes se Ahmet Zogut. Shikoni marreveshjen Tito – Enver te shtatorit 1944 dhe shihni pasojen. Kujtoni dergimin e dy divizioneve partizane komuniste ne vjeshten dhe dimrin e 1944 deri ne dimrin e 1945 ne token shqiptare te Kosoves dhe shihne pasojen. Kujtoni ardhjen e dy brigadave serbo-malazeze ne Malesine e Madhe ne pranvere e 1945 dhe shihni pasojen. Kujtoni barazine e lekut me dinarin me 1945-1948 dhe shihni pasojen. Kujtoni mbledhjen e 300 toneve monedha floriri pergjate viteve 1943-1958 dhe shihni pasojen. Jo zonja Profesoreshe! Intelektualet shqiptare te epokes komuniste dhe postkomuniste nuk kane as moral, as force intelektuale dhe as kurajo civile t’i bejne oponencen epokes republikane dhe mbreterore te Ahmet Zogut (budadalleku eshte gje tjeter). Une nuk jam zogist, por kur flitet per nje epoke te shkuar historike gjerat duhen thene sic kane ndodhur dhe jo si me pelqejne mua te ndodhin. Gjyshi im, mesuesi gjysem shekullor i Shkodres (1909 – 1949), Kol Laca, me thoshte se Ahmet Zogu, edhe pse nuk e donte, ka bere vetem nje krim kundrejt Popullit Shqiptar: vari nje klerik.

Ne te 249 dokumentat, duke filluar me projektin austro-italian, Londer 19 mars 1913 deri tek Akti Final i regjistrimit te Kufijve te Shqiperise ne Sekretariatin e Pergjithshem te Kombeve, dt 30 korrik 1926,  te shprehura plotesisht ne 698 faqe, mungojne dy dokumentat historike me kryesore te ceshtjes mbi Shen Naumin: 1 – Pushtimi  i Shen Naumit nga ushtria jugosllave dhe 2 – Pamundesia e shqiptareve per t’ju kunder vene ushtarakisht intervecionit. Te gjitha ato qe ka paraqitur profesoresha e historise vijne pas ketyre  dhe ato dokumenta jane politike dhe jo historike; keshtu qe vlera e tyre eshte e paperfillshme perpara mungeses se historise nder ato ane te Shqiperise. Por ato tregojne edhe nje gje qe nuk na pelqen ta pranojme: arkivat shqiptare jane mbushur me copa letrash te pa vlera qe sherbejne per te argumentuar permasen e mashtrimit enverist.

Por ka nje te vertete tjeter te pasqyruar ne shtypin e kohes, sipas kesaj dinamike:

Me 27 prill 1924 Av. Dr. Vasil K. Dilo filloi botimin e gazetes  “Tirana” duke qene nje oponence e qeverise se Nolit. Kjo beri qe qeveria ta mbylle ate me date  9 gusht, por avokati i ndryshoi emrin dhe vazhdoi ta botoje me emrin e ri “Liria” me date 9 tetor 1924, e cila vazhdoi deri me 13 maj 1925. Me date 19 maj avokati i rivuri emrin “Tirana” duke vazhduar traditen kritike te qeverise, por u ndalua perfundimisht nga qeveria e Zogut me 9 shtator 1925.

Dinamika kohore e Fletores “Tirana – Liria” ka ndjekur kete rruge:

-me 27 prill 1924 botohet Nr. 1 nen siglen “Tirana”

-me 8 gusht 1924, Nr. 16, del numuri i fundit dhe ndalohet nga qeveria e Nolit. si mbas vendimit Nr 87/I. D 11. VIII.924, te Gjyqit Ushtarak te Shtet-Rrethimit.

-me 9 tetor 1924 del me siglen “Liria” Nr. 1 (17).

-me 13 maj 1925 doli Nr. 41 (57) per here te fundit me siglen “Liria”

-me 19 maj 1925 ridel Nr. 17 (58) me siglen “Tirana”

-me 8 shtator 1925 del numuri i fundit i Fletores “Tirana” me Nr. 53 (94) dhe ndalohet nga qeveria e Ahmet Zogut, gje e cila trasmetohet nga Zyra e shtypit me date 11-IX-25 Nr. 666 neper fletore te Shqiperise. Ky akt eshte nje histori me vete ndaj te cilit kam ndermend t’i kushtoj nje artikull me vete.

Gazeta ne fjale jep dinamiken e percaktimit te kufijve Shqiperi – Jugosllavi si me poshte:

Me 9 maj 1925 ne gazeten “Liria”, Nr 40 (56), ne faqen e pare,  jepet lajmi: “Manastir’i i Shen Naumit u vendos perfundimisht per Shqiperine; – vijon teleg. Nr 277 ne 23 – IV – 925.

“Konter propogandave te perhapura me prapamendim me ne fund u justifikua teksti i telegramit te siperm. / Konferenca e Ambasadoreve ne Paris, qe kish mare ne bisedimet e saj ceshtjen e Shen Naumit, verifikoj vendimin e Gjyqit te Lahejit dhe Shen Naumin ja la Shqiperise dhe keshtu ceshtja u perfundua plotesisht ne favorin tone. / Lutemi cpalljani popullit kete lajme gazmore. / Zyra e Shtypit.”

Me 19 maj 1925 ne gazeten “Tirana”, Nr. 17 (58), ne faqen e dyte, kollona 2-3, jepet Shtyl. Arsheollogjike ku shkruhet:

“Masi Manostir i famshem i Shen Naumit pas kaq gjyce dhe kundreshtime u vendos perfundimisht t’i mbetet Shqiperise, themi se asht e aresyeshme, botimi i disa shenimeve arqeollogjike qe na dergoi Arqeollogu i pa lodhur dhe bashkepunetori tone i cquar z.Nikolle G. Mistaqidhi prej katundit Delvines Dhrovjani.                  

                                      Per Qytetin Ahri (Ohri) dhe qarkun e saj

Ahri ose (Ohri) ashte nje qytet i Shqipnis mbi nje brek te nalte, prane liqenit math i cili quhet LIHNIDHE.

Ahri asht vendlindja e shume njeresvet cquar dhe vecanerisht e Justini noit Math, i cili e kishte rethuar vete me mure te nalte dhe me kullera te forta dhe ja vuri emrin “Justinianua e pare” per t’a cquar nga te tjera qytete qe kishte goditur vete, dhe e nderoi tue e ngritur ne graden e Arshieps’opise Autoqefale me vendim te Sinolhit Shjenjte.

Mitropliterit e saj ishin autoqefaler dhe titullin e kishnin “i Ahrit dhe Prespes” dhe kishnin gjithe kompetencat e njej Qishes Autoqefale.

Bota ortodokse e Lindjes pese Kryepiskop Autoqefaler kishte dhe keta ishin: 1) Ay i Ahri 2) i Qipros 3) Ay i Iviriese poshter 4) i Ivirise siperme 5) Ay i Peqit. Keta te peshte nuk sundoheshin prej Patriarkapes Ikumenike.

Ktu ne Ahri gjenden germadha Pellazgjike, Elenike dhe Romane dhe shume lende arsheollogjike, por dhe shume te tilla jane ckaterruar krejt dhe jan rembyer ne kohera te ndryshme. Ne 1430 – 1432 shume kollona nga mermer dhe me shkronja jane ckulur prej Manastirit Shen Naumit dhe prej Qarkut tij dhe u transferuan ne Thraq dhe ne vise te tjera tue u perdor per te goditur pallatet dhe godina te tjera! Por dhe ne vitin 1082 ne mojn “Shkurt” hoqne jo pak keto vise nga Normanderit e te tjere. Ne vitin 272 para Krishtit i ka pas vizituar keto vise Aminta si dhe Gjeneral i Haonasvet dhe i Aleksandrit Math Nikanor-i.

Manastir’i i Shen Naumit ashte goditur mbi themelet e alltarit dhe Kishes te Posidhonit ose te Kavireve dhe shume shekuj perdorej si qendre Kryepiskopie, te cilen njeri pas tjetrit e kane sundur 40 Mitropoliter midis te cileve dhe i quajturit Kostandinos Kavasillas, i cili i beri shume rindertime.

Prane Alltarit te Poseidonit ish dhe ayi Perendeshes “Artemis” mbi themele te seicilit u goditne qilira (banesa per Prifter dhe kallojere).

Manastiri ish i pasur nga te palojtura dhe baketie dhe mbante nje shkolle greke me shume borsister. Kishte nje biblioteke serioze me shume volume dhe doreshkrime dhe Profesore, te cilet kane pas dhenur mesime permenden keto qe pasojne. Mbe 1663-1710 Kllogjerit Dhionis dhe Averqios.  Mbe 1729-1749 Athanasi dhe papa Kosta. Mbe 1713-1719 Athanasi me nje gisht (Monadhaktillos). Mbe 1814-1818 Jorgji Janaqi. Mbe 1741 me shpenzime te Manastirit u shtyp broshura e te 15 shenjtoreve, qe rane therror ne Stromnice mbe 28 te Nendorit. Ketaja ish dhe nje i quajtur Qirillo ose Sofronio, i cili ish Piskop ne Parge dhe ne Elea. Fortesat e Ahrit ose Ohrit dhe te Resnes ishin shume te forta dhe nje nga keto thuhesh “Ohria” dhe kishte mbrenda gjith c’i duhesh, por Aminta e prishi prej themeleve. Por me pas u godit perseri.

Gumener te Manastirit te Shen Naumit, te ditur prej Istorise jane keta qe pasojne:

1567 – 1610 Ierosimos

1587 – 1618 Dhionisos

1688 – 1690 Kllogjer Kostandinos

1760 – 1780     “       Parthenics

1774 – 1802    “        Dhamasqinos

1812 – 1818 Hrisanthos i cili ish dhe mesues

1895 – 1913 Papa Stefani

                                  Nde Dhrovjan 18-4-1925

                                  (nen) NIKOL. G. MISTAQIDHI

Me 23 Korrik 1925, ne gazeten “Tirana”, Nr 39 (80), ne faqen e dyte – kollona trete, jepet lajmi: Kufiri Shqiptaro – Jugosllav, ku shkruhet:

“Z. Mehdi Frasheri i nis si delegat i Qeverise Shqiptare per Beligrad ku do te hyje ne marreveshje me Qeverine Jugosllave per te rregullim te ceshtjes kufirit me kembim te Manastirit Shen Naumit dhe njej pjese te Vermoshit, me toka te tjera ma te mbedha, sipas autorizimit posacme qe dhane te dy dhomat legjisllative, mbledhur si Asamble”

Me 1 gusht 1925, ne gazeten “Tirana”, Nr 42 (83), ne faqen e pare si kryartikull, jepet lajmi: Ceshtjet e kufirit me Jugosllavie, ku shkruhet:

“Kur u vendos nerkombetarisht Shqiperia si Shtet mbevete, natyrisht ju caktuan dhe kufiet e saja me fqinj. Hollesinat, d.m.th. pikat konkrete, te cilat do formonin perfundimisht linjen e ketij kufiri u lane ne nje komision te perbere nga te interesuemit dhe perfaqesuesit e fuqive te mbedha. Nga fqinjet tane Greqia nuk deshi te bente kundreshtime dhe jo vetem qe nu beri pretendime per t’i ndejtur ma tehu por dhe disa katunde, te cilat konferenca e Ambasadoreve e pa te aresyeshme t’i jepeshin Shqiperise, i leroj pa fjale.

Por fqinji tjeter nuk deshi te mbante ballazi nevet gjith ate pozite. Jugosllavia, ndonese dolli prej lufte shume me e madhe se Greqia, u duk ma tamaqare se sa mbase duhesh.

Nuk harrin qe brenda kufijve saj mbeti nje Popullesie Shqiptare teper e madhe, kontraprencipit te se drejtave te kombevet, i cili ish shkaku dhe qellimi i luftes nga an e aliateve, dhe ne saje te seicilit Serbia u madhua tue mbeshtjelle ndene krenjet e veta gjithe bashkekombetaret qe i vuanin ndene zgjedhe te huaj.

Nuk harrin qe dhe linjen e kufirit hollesisht e duaj sa me tehu, ne dem tone, tue insistuar per disa pellemba dhesh pa pike vlefte serioze per te; Por tamahu i saj e hoqi deri sa te lere te pandehet se ajo, e cila ma shume nga kushdo tjeter duhesh re respektonte vendimin e Fuqive te mbedha, ne te cilat gjeti gjith’ ate mbrojtje konta brutalitetit te Imperatorise te Apsburgeve, se ajo, se ajo ish ma e pabindura…..

Se me gjithe qe s’la mjete ligjore pa perdorur, dhe me gjithe qe, dhe konferenca dhe Gjykata Nerkombetare e Hajit, ne menyre te preme dekllaruan se Monastir i Shen Naumit asht e drejt’ e Shqipeniese, me gjithe keto Qeveria Jugosllave s’duket te doje te bindet.

Ballazi kesja gjendjes kesisoj tue u gjendur Qeveria Shqiptare dy gjera kishte te bente, d.m.th. Ja se te insistonte ne te drejten e vete, qofte dhe teorike, (sa qe eksekutim’i titullit sa me lufte prej….Lidhjes Kombevet ose prej vetes saj s’asht sod per sod as e mundur as e urte), tue pritur kohera me favorable, ja t’i perhunjesh nevojes per nje ndreqje.

Per kete te dyten kishte nevoje te autorizimit posacme prej Asamblese dhe pandaja e solli ceshtjan perpara saja. Asambleja d.m.th. te dy dhomat, tue peshuar ceshtjen sic duhesh, autorizoi Qeverine per me ba, ne ia dashte nevoja, dhe kembim tokash. Ne bisedim qe u be dhe brenda ne Asamble dhe jashte ne shtyllat e Shtypit Kombetar u cfaq gjith’idherimi qe ndjen Populli Shqiptar tue u gjendur i shtrenguar te perballoje dhe nje te tille pergenjeshtrim te shpresavet tij per te drejtat e veta te njohura me titull aqe zyrtare sa ato qe ka ay.

Por na duket se dhe disa nga oratoret e Asamblese dhe disa nga fletoret e muar ceshtjen shume trazhikerisht.

E thame qe Jugosllavia nuk duhesh te deftonesh ballazi Shqiperise kaq fanatike per nje manastir, aqe me shume se s’eshte ajo vetem e kreshtere, por ka dhe ne Shqiperie gjith ashtu te Kreshtere dhe pikerisht sasi e ketyre duhesh t’i ispironte asaja nje Shpyrt-madhenie te vecante; Por  kuse nuk deshi, neve nuk na mbetet gje tjeter vecse nje nga te dyja qe tham ma siper.

Dhe cfaqie e idhjenimit konta Fuqievet te mbedha s’ka vend. Ato na i njofne te drejten; por masi gjenden ballazi njej mos-bindjes pa-pritur, na duket sikur na impojnohet nevet t’e lehtesojme xgjidhjen e kombit. S’jemi nevet as te paret as te fundit ata qe nuk i muarem dot te drejtat tona plotesisht sic u njofne me traktate Nerkombetare; ne ndreqie erdhi dhe Jugosllavia ballazi Italise dhe Greqia me Turqine dhe Bullgaria me Greqine.

Nevet nuk na shtrengon njeri te bejme me doemos njeren ose tjetren. Dhe Qeveria tone nuk i tha Asamblese se asht e shrenguar te beje nje gje qe i kerkohet ose i imponohet. Per kundrazi: masi i beri te njohur gjendjen i kerkoi autorizim per marreveshie miqesore, nese marreveshia do te ish e pelqyer, dhe me kondite qe cdo marreveshje t’i paraqitet asaj per aprovim. Keshtu qe nevet kshillohemi vetem e vetem me interesat tona kombetare dhe shtetenore dhe bejme vetem c’na lypin keto e jo cdon kurkush (nenvizimi i gazetes, GH).

Vecanerisht nuk kuptuam dot dy gjera, qe pame ne nje nga simotrat  e Korces, d.m.th. nga nje ane klishene e nje nga anetaret e kabinetit krah-per krah me telegrafet rellative me ceshtjen e Shen Naumit, dhe nga ana tjater “ngarkimin e pergjegjesive per humbjen e Shen Naumit ne te arratisurit politik qe kane shtruar gunen ne Beligrad” (nenvizimi i gazetes, GH).

Qe te dya keto pika s’na duken as pak te goditura. Nuk duam t’i veme askujt (ketu gazeta eshte e prishur, GH) ne dyshim besen e mire (bona fides) simotres. Por thomi se do  pranoje dhe ajo vete pershtypien qe kemi nevet prej tyre se: “qe te dyja provokojne nje pyetje, ne te cilen nxenin pergjigje te shumta dhe te ndryshmedhe njera me e goditur se tjatera.

Dhe te ministrit kompetent s’kish vend klisheja. Qeveria beri me sukses te plote detyren e vet, tue ndjeke ceshtjen kembe per kembe deri sa fitoi letregjykimin. Ndalimet e permbarimit nuk i perkasin kesaj as drejt per drejt as terthorazi, sic lihet te pandehet. Jugosllavia qysh prej 1912 ka pas vendosur te mos i ndahet Shen Naumit. Jemi pra te mendimit se s’asht as pak e drejte as per ate por as dhe per kedo tjeter alluzioni per eksplloatim te njej ospitaliteti dhe per perfitim nga konflikte te huaja….

Alluzione kesisoj jane akuzime sume te renda, te cilat s’permetonet t’i thote njeriu tue u bazue mbi supozicione perxipe dhe pa temele.” (jam munduar ta riperseris pike per pike sipas origjinalit, GH)

Besoj se nuk eshte aspak e veshtire te arrihet ne perfundimin qe problemi eshte i sajuar pike per pike nga nje opozite antishqiptare e kohes  republikane te Ahmet Zogut. Tentativa politik per ta detyruar Popullin Shqiptar te urreje figuren e Mbretit te Pare Shqiptar  eshte gjysma e problemit, pasi ai ka edhe nje suport tjeter te lidhur me nje kategori njerezish qe ishin antizogiste jo per botekuptim apo per moral, por pse donin t’i krijonin vetes perfitime ekonomike sipas parimeve qe shoqeronin epoken otomane ketu ne Shqiperi. Kam  frike se ata kane trashegimtare qe jetojne akoma edhe sot dhe kerkojne te njejtin pozicion. Duhet te jete kjo aresyeja perse vazhdon antizogizmi nen pamjen e Shen Naumit. Kjo do te thote qe problemi i Shen Naumit na con ne zbulimin e struktures se klases politike dhe intelektuale shqiptare persa i perket prejardhjes sociale dhe cfare ka realizuar dhe realizon ajo ne funksion te Popullit Shqiptar, te pakten pergjate ketij 100 vjetori te Shtetit te shqiptareve.

Perfundime

Per te fshehur teresine e krimeve kundra Popullit Shqiptar dhe Shqiperise propoganda enveriste sajoi problemin e Shen-Naumit dhe te Vermoshit sipas asaj qe na kane mesuar neper shkolla dhe qe vazhdon edhe sot duke u nisur nga nje shpikje e segmentit politik antishqiptar qe vegjetonte ne brendesi te Parlamentit Shqiptar te asaj kohe (1925). Problemi i Shen-Naumit nuk ekziston ne asnje forme qe thuhet, ndersa ajo e Vermoshit eshte nje genjeshter ne katror. Per sa kohe qe atje ka jetuar Preng Cali, – i vetmi hero kombetar shqiptar sipas kuptimit qe ka kjo fjale ne gjuhen shqipe,- per aq kohe ajo toke ka qene shqiptare (per kete mund te shohesh Mehdi Frasheri, Kujtime – vitet 1913-1933, f. 185); mos kane bere ndonje mashtrim pas pushkatimit te tij me ato toka (1945), pasi lexuesi duhet te jete i sigurte qe per Vermoshin ka vendosur vetem ai dhe kerkush tjeter. Eshte i vetmi rast ne te gjithe gjatesine e kufirit shteteror shqiptar qe fjalen e pare dhe te fundit e ka thene shqiptari me gryken e pushkes; te tjerat jane perralla. Ndersa per Shen Naumin nuk luftoi asnjeri me arme ne dore dhe kjo eshte aresyeja perse Shen Naumi i takon sllaveve. Pikerisht per te mbuluar kete mungese te atdhedashurise te banoreve te atyre aneve prej 90 vjetesh, te pakten, eshte sajuar, zbukuruar dhe tjetersuar problemi i Shen Naumit. Eshte kjo aresyeja perse Shqiperia e atyre aneve nuk ka histori. Banoret e Jugut te Shqiperise nuk kane luftuar kurre per kufijte e tyre dhe eshte kjo aresyeja perse nje perqindje e larte e banoreve te Greqise jane me prejardhje parashqiptare dhe shqiptare. Eshte pika ku fshihet  politikisht e gjithe historia moderne e Greqise se sotme.

Shqiptaret kane mesuar nga materializmi dialektiko-historik bolshevik qe njeriu eshte kapitali me i cmueshem. E ku na doli qe qenka toka e Shen-Naumit dhe e Vermoshit pjese e cmueshme te tokes shqiptare dhe jo Kosova, apo Cameria. Nuk eshte toka e cmueshme, por Njeriu dhe pikerisht kete njeri ka asgjesuar politika e enverizmit komunist. Dhe ky njeri i mbrapsht, produkt i enverizmit komunist, po merret sot me edukimin e brezit te ri duke ja mbushur koken me mashtrimet e nje epoke thellesisht antishqiptare dhe antinjerezore. Ngjarja e atehershme eshte analoge me ate qe po ndodh sot ne vijen kufitare ujore Shqiperi – Greqi. Bijte e atyre qe e kane shitur dhe stershitur Shqiperine per 45 vjet bejne zhurme se po u shitka bregdeti shqiptar me ndarjen kufitare.

Shqiptaret e sotem i kane genjyer gjithe jeten dhe sot nuk kane rruge tjeter vecse te genjejne femijet e tyre. Por te pakten NE le t’i mbyllim syte duke luftuar kundra mashtrimit te aplikuar per 45 vjet pa pushim. Fakti qe me kete problem po merren shume kohet e fundit duhet te sherbeje si argument se historiografia e sotme po ecen ne gjurmet e asaj enveriste per te njejtat qellime politike dhe goditja duhet te kete te njejtin objekt.

 

Tirane, 25 janar 2013