Artikuj

106- Si eshte fshehur krimi ne Shqiperi pas 1943-shit!

Posted by Genc Hoti

Loading

106  – Si eshte fshehur krimi ne Shqiperi pas 1943-shit!

(si fshiheshin kriminelet pas komunizmit dhe si u lidhen me te)

 

Se cfare ka ndodhur realisht para 1991-shit deri ne 1943 e larget pak vete e dine te verteten; vetem ata qe i kane pasur te afermit te vrare, te pushkatuar, te burgosur, te internuar, te masakruar, te perdhunuar mund te konsiderohen si njohes reale te krimit ne Shqiperi. Rasti qe do te lexoni eshte pikerisht nje nder ato raste ku autori i krimit eshte fshehur dhe ka bere kariere politike ne menyre familjare, ku i biri kerkon me kembengulje qe krimi te interpolohet ne te kunderten e vet duke ju bashkangjitur nje lavdie te rreme dhe inekzistente. Fjala behet per nje vrasje ne mes te dites me 22 qershor 1943 nga nje prej drejtuesve me te larte te komunizmit shqiptar te ardhshem. Dokumenti eshte autentik, doreshkrim dhe i deklaruar fare hapur (botohet pike per pike sipas origjinalit), por ka nje permbajtje qe mund te sherbeje fare mire per te percaktuar permasat e luftes nacional-clirimtare, menyren e organizimit, pjesmarresit ne te, kohen e organizimit e shume probleme te tjera historike te lidhura me nje ngjarje qe nuk ka lidhje te drejteperdrejte me te, por e varur ne permbajtje pikerisht nga ngjarja e meposhtme:

Apollogjia e se ndjerit Petro K. Dilo prej te vellait te tij Vasil K. Dilo

Me 22.6.1943 diten e marte dhe ora 7 para dreke im vella Petro u nis prej Gjinokastre per ne Vlore, ku kishte disa gjyqe te dhenderit tij, ne atomobilin e shoqerise Sata.

Para se te merrinin ne Ura e Gardhiqit i u duall perpara 3-4 veta t’armatosura por me petka civile dhe me nje yll te kuq mbi qeleshe dhe masi ndaluan atomobilin dhane urdher qe te zdrigjeshin pasazheret; mandej i u permetuan gjithe te ‘ tjereve qe te rihynin ne automobil tue ndalue vetem tim vella, te cilin e muaren me vete per ne kryetari i tyne, i cili ishte ca hapa ma teje.

C’u be mandej nuk dihet ende; por ne oren 3-4 te asaj dite u gjend kufoma e se ndjerit me 5-6 plage pushke nga pas.

Si u vra, kush e vrau per c’fare shkaku dhe per c’fare qellimi u vra nje njeri plak (70 vjecar) dhe kryetar i nje families numeroze?

Keto jasne pyetiet qe linden prej faktit se vrasies. Pergjigjiet duhesh t’i jepnin vrasesit; por fatkeqesisht keta nuk i kemi ne dispozicionin tone. Pra duhet t’i qisim vete nga kqyeria e jetes se viktimes.

Vrasesit u paraqiten si mbrojtes te Shqiperise dhe nga shenja e yllit kuq ndofta si komunista.

Por realiteti nuk duket te vertetoje as njeren as tjetren ipoteze, dhe ja sepse.

                                                        I.

Thuhet sikur partia komuniste perfaqesohet n’ato vise nga Ceta qe gjendet ndene kryesien e te quajturit Bedri Spahiu nga Gjinokastra.

Tue pandehun se organet e kesaj cete i kapne te atin, i bir’ i tij i quajtun Aqile vajti ate diten e ngjarjes ne Libohove per me u takue me te permendurit Bedri dhe per me marre prej tij nje urdher per lirimin e t’atit tij. Por vete nuk e pa dot, por nje nga njerezit e tij i tha se nuk kishte dijeni dhe i rekomandoi te drejtonesh ne Ceten e Gardhiqit (e cila drejtohej nga Shefqet Peci, GH).

Por masi i vertetua ekzekutimi, s’u pa ma nevoja per ndermjetesie.

Pas pak ditesh u degjua se kinse u leshua ne qark te Gjinokastres nje komunikate simbas te ciles im vella ishte denuar me vdekje dhe u ekzekutua per shkak se ishte spiun i Greqise, i Ahmet Zogut dhe i Italise.

Kjo komunikate tregon se vrasesit kane ndier nevojen per me zhustifikue vepren e tyne, me qellim qe te mos lihesh as ma i vogeli dyshim se kejo u krye prej ndonje privati dhe per nonje pasion personal.

Por a eshte e afte kejo komunikate per me mbulue guximtaret e vrasies dhe qellimin e tyne?

Na duket se jo:

Nga sa degjojme nuk mundemi te besojme se vrasesit duhet te jete Partia Komuniste. Se kejo vete thone se nuk vret ata qe nuk jane te ideollogjise se saj. Por massi thuhet se kejo Partie eshte e bashkuar me ate te Nacionalistevet isdealista te Shqipenise, ne nje grup me emenin “Partia clirimtare e Shqipenise”, qellimi qe ndjek kejo Partie zhustifikon dhe masa te rrepta kontra gjithe atyne qe i paraqiten si pengime serioze. Por massi jeta e njeriut eshte e shenjte dhe e pacmueshme dhe e pazevendesueshme vendimet per cdukjen e saj i merr pas si te kete mbaruar c’do tjeter mjet per me u kshillue te dyshimten ose te pandehunin per me heqe dore nga spiunlleku, te cilin nuk e supozon as e prezumon por e verteton me fakte, te cilat dhe i shpall botenisht si aresyetim te vepres se saj.

Ne ceshtjen konkrete nuk duket qe te jete mbajtur as kejo rregull. Komunikata qe thuhet se u leshua kallzonse ata qe e leshuan nuk duhet te jene thjeshte komunista jo e jo po as te Partise mikste “Partia clirimtare e Shqiperise.

Qellimi kryesor i kesaj Partia duhet te jete Bashkimi i Popullesiese, gje e cila goditet me premtimin se perpjekjet dhe sakrificat behen per me i sigurue kesaj nje gjendje lumturie sa me te gjere e – pa dyshim – per kete jete dhe jo per Hairet. Realizimi  i ketij premtimi lyp qe te qerohen edhe gjembat qe ndalojne armoniene. Por ne te dalluar dhe ne te qweruar keto gjemba – sic jane pare nga gjithe spiunat d.m.th. ata nga shqipot, te cilet mejtimet dhe veprimet e kesaj Partie te shejte i a kallzojne armikut dhe shkaktojne falimentimin e Partise ne dem katastrofal te Popullit, duhet te perdoret kujdesia ma e madhe qe tradhetia te provohet se ekziston objektivisht dhe se eshte kapur me fakte e s’eshte cpifje e shkaketueme nga pasione personale. Se atehere siell si perfundim kreit te kunderten e qellimit se deshiruem.

Partia clirimtare nuk dio te leshonte askur  nje komumikate si ajo qe thohet se eshte leshuar si ma nalt. Se edhe sikur te kishte marre ndonje vendim kaq te rrepte pa respektue formalitetet qe ka mbajtur ne cdo tjeter rasje, prapeseprape do ta zhustifikonte dhe do t’a aresyetonte seriozisht vendimin e saj.

Aresyet e komunikates ne fjale jane gati qesharake dhe sigurisht pa pike baze ne realitet, fjale kreit te thata te perdorur per me zhustifiku nje krim te thjeshte si me mbulue Diellin me shoshe.

Im vella u vra si spiun i Greqise! Por kur e ku e cfare spiunazhi beri ne favor te Greqise? Ne okupasionin e dyte grekerit kete me disa te tjere (si me Koco Stariton [nuk kuptohet mire mbiemri, GH] dhe Jorgo Meksin dhe Nasi Notin dhe te nenshkruerin) i denuan me vdekje, nga e cila i peshtoi mbrojtia e Qeverise Italiane, kur kjo okupoi Jugen ne kohen e Luftes se madhe 1914-1918 (shif.

Ne okupasin e fundit te Greqise c’fare spiunazhi beri im vella kontra shtetit shqiptar ose ndonji partie politike ose ndonji privati? Kush pesoi nga spiunlleku i tij qofte dhe ma te paketin dem ne pasunie, ne nder, ne jete?

Per cfare spiuni i Ahmet Zogut mundesh te ishte nje njeri te cilin ay e pushoi nga N/prefekti dhe e dergoi ne Gjyq dhe ndonese dolli i pafajshem nuk i pagoi rogat dhe ma se fundi e internoi ne Llesh?

Por dhe ne Italine cfare spiunazhi beri? Por si pajtonet burgimi qe hengri kater muaj te tera me favorizimin qe duhet t’i benesh per sherbimet qe do t’i u bente? Por cili spiun munt te paguhet pa te jet’ i regjhistruem dhe pa te leshoje deftese per sa paguhet? Nga ana tjeter si pajtonet persekusioni qe i u be vajzes se tij mesuese, te cilen ma pare e tranferuan ne Peshkopi dhe ma se fundi e pushuan krejt?

Por cfare budalla duhet te supozohet se ishte ay qe ndonese i ndjekur nga te gjithe anet, te vazhdonte te bente spiunazh pa ndonje shperblim?

Gjate luftes Itallo-Greke i u doq shtepia me gjithe placka qe kish brenda. Cfare favorizimi i u be per shperblim prek seicilit ketij cquar i u dha ca ma pak nga cka u pagua ne te tjere shoke te tij?

Pas gjithe ketyre llogjika ma elementare detyron qe te konkludohet nje nga te dyja, d.m.th.

1) Ose komunikate eshte falso ose 2) eshte dhene per me ligjerue nje krim privat te guxuem prej privatesh me masken e komunistit.

Sido qofte, massi vrasesit u paraqiten si organe te partise komuniste dhe massi, si ne emen te kesaj Partie u leshua ne Gjinokastre nje komunikate me te cilen u zhustifiku vrasia me pretekstet se viktima ishte spiun i Greqise dhe i Ahmet Zogut dhe i Italise, me duket iku nderi, burrenia, sinqeriteti dhe serioziteti; dhe interesi moral dhe material i kesaj Partie lup qe kjo: o te marre ajo vete dhe zyrtarisht pergjegjesine e kesaj vrasie ose te donencoje solemnisht komunikaten, me te cilen vrasesit i kane vene vulen e spiunit nji te pafajshmi dhe anetarit te nje familie kundrejt seiciles elementi musullman i Prefektures se Gjinokastres duhesh te ishin mirenjohes dhe jo nanqozerr tue kujtue mbrojtien qe kane pare prej saj kur dhe pasunia e tyne dhe nderi personal dhe familiar dhe jeta e tyne vete ishin ne rezik te math.

Arrtikullat qe botoheshin ne gazeten e jone ne Gjinokastre, seiciles Redaktor pergjegjes ishte ay qe vrane me kaq barbarizme dhe protestimet dhe telegramet qe benin musullmanet ne kohen e okupasionit Grek me 1916 kontra ushtrise greke si ato te Kurveleshit (shif telegramin e z.z….me dt.. dhe te muftiut e te Beladie Reizit te Gjinokastres Xhelal Dobit dhe Hysen Hoxhes) vetem prej vellazenve Dilo guxoneshin. Provokojme c’do musullman te na pergenjeshterojne ose te tregojne nese i perkrahu n’ate kohe ndonje tjeter te kreshtere. Te shoqen e Abedin Shahinit nga Damasi e cila nga e keshtere ishte bere musullmane dhe e rembyen otoritetet greke, telegrami i vellazenve Dilo e ktheu me nderime nga Janina.

Vellazenit Dilo kane ruajtur tue lane gjurme te pa shueshme fletoret qe kane botuar tue u vue vec ne rezik per me mbrojt interesat e Atdheut kuntra armiqet tij te jashtem e te mbrendshme, sic ishin ata qe bene atentatin kontra meje (behet fjale per atentatin qe shqiptaret e dine si te cetes se Cerciz Topullit me 1910 kundra bimbashit, ku ky i fundit gabimisht mbeti i plagosur, pasi objekti real ishte avokat Vasil K. Dilo) dhe ata qe me vrane tash vellane. Por ata qe deshne me na vue neve vulen e spiunit duhet ta dine i vune vetes mu ne balle vulen e nanqorit dhe te armikut te Shqiperise.

Djemte tane duhet te jene kryenalte. Vellezerit Dilo bene gjithe Boten armiq se dashuruan me gjithe shpyrt e me gjithe zemer c’do gje Atdhene dhe vetem Atdhene.

Ne arkivin e Familjes Dilo kane me gjet djemte tone dokumenta te celnikta per cka u shkruan ketu. Vetem i keshilloj te mos merziten; se ata qe na vrasin nuk dine se cfare bejne, te tjere i shtyjne ata qe i u ka ngopur veshet kritika e gazetave tona per sa benin ne dobie te vetes e ne dem t’ Atdheut (pikerisht ky eshte Arkivi qe Dr. Av. Vasil K. Dilo e fshehu me nje xhelozi te tejskajshme per ta nxjerre ne drite vetem atehere kur KOHA do ta kerkonte si nje argument per te vertetuar saktesine e Historise se Kombit Shqiptar, larg poshtersive politike te cdo kohe, GH).

Nevet qe na vrasin barbarisht injorantet, neve jemi ata qe kemi mbrojtur burrerisht kryengritesat e Vlores kontra Ahmet Zogut dhe djelmerine kontra perkuzionit per ideollogjine e tyre bujare.

C’ka s’na njofin nasionalistat kalp ka me na i njof nje dite Shqiperia. Por vazhdoni, djem, perpjekjet per kete e vetem per kete, tue perbuzur favorizimet dhe kercenimet.

Ju siguroj se ata qe do pendohen do te jene vrasesit e jo nevet. Dhe mua me qelloi po ne ate vend – nje Ismail Lulo (eshte pretenduar si pjestar i cetes se Cerciz Topullit, GH); por pas kohe ay u var si kriminel i ndyre e Shqiperia nuk pesoi gje pse rrova une.

Dhe ata Bashkimxhinjte e Tiranes qe me patne vrare si spiun t’Ahmet Zogut, cpejte e muarne vesh se ay qe perbuz favorizimet e Ahmet Zogut isha vetem une dhe rrova me profesionin tim e jo si parasit e atij. Une pranova pa pike rezerve dhe pa ndonje shperblim mbrojtien e Beqir Valterit per atentatin kontra Ahmet Zogut.

Nevet kemi ndergjegjien te qete pse dhe me rezik jete, kemi ba detyren tone dhe vobeksia qe na shoqeron le pa sukses c’do cpifje dhe dyshim. Por do te uronim qe edhe ata qe paraqiten si mbrojtes t’Atdheut, te benin detyren e tyne tue dallue te miren nga e keqja dhe cpifjen nga e verteta dhe interesin e Atdheut nga demagogjia qe e ben kete objekt tregetie dhe mjet begatie te ndyre.

Nuk eshte koha sod per me zbulue gjithe cka kemi veprue ne kete vije. Por dikur do te vije dita qe te ndritij e Verteta. Por ju, o djemte tone mos e deshperoni edhe sikur te mos vrapojne te interesuarit te revokojne aresyetimin e ndyre te vepres se tyre kriminale.

 

Korrik 1943.

 

Kjo Nekrologji ka brenda shume sekrete te periudhes te vitit 1943:

-Se pari ne qershor 1943 ne Shqiperine e asaj kohe kishin lindur cetat e komunisteve qe benin ligjin sipas interesit privat dhe aspak sipas detyres qe proklamuan pas 1945-ses.

-Se dyti thelbi i ekzistences se ketyre cetave ne vitin 1943 ishte krimi kundra kundershtareve individuale kur u prekeshin interesat private.

-Se treti, nga pikepamja historike, keto ceta formuan pas 15 gushtit 1943 formacionet ushtarake partizane dhe lindjen e asaj qe eshte konsideruar ushtria nacionalclirimtare.

-Se katerti, shikoni gjuhen me te cilen eshte shprehur autori me 1943 kur dihet qe ishte nga Labova e Madhe 24 karat. Krahasojeni kete gjuhe, afer skajit me Jugor te Shqiperise, me gjuhen e sotme standarte. Ato jo vetem qe nuk kane asnje ngjashmeri, por ajo eshte teper larg toskerishtes te pretenduar si pjestarja kryesore ne standartin e sotem duke vene dyshimin se permbajtja e gjuhes standarte te sotme nuk eshte as toskerishtja e paster, por nje gjuhe qe ka sherbyer vetem per nje qellim: te mbuloje manipulimin e Historise se Kombit Shqiptar.

 

 

Shenim

Keto artikuj jane te publikuar ne disa gazeta, por kryesisht ne blogje te renditur pas njeri-tjetrit per aresye te hapjes, bllokimit dhe rihapjes duke filluar me albvanovaonline.com, logoreci.com, hotig.info, genchoti.info, albanovaoline.info, genchoti.com. Bllokimi i faqes se fundit me 2017 me detyroi te kaloj ne faqen e FB ku shume artikuj e kane origjinen nga diskutimet ne kete faqe. Studimi i fundit  (133) lindi ne nje diskutim me nje “profesor” ne fushen e filozofise dhe historise te indoktrinuar nga politika nen diktatin e antishqiptarit te dyte me te madh Ismail Kadarese, pa ja ditur sakte profesionin, ku pashe mangesite e informacionit nga e kaluara gati nje shekullore. Shqiptaret e sotem kujtojne se gjitheshka e ka burimin pas 1945 dhe jane mesuar te nxjerrin konkluzione duke krahasuar te sotmen me periudhen pas 1945-ses, por duke harruar se krahasimi me epoken para 1945 e permbys ate qe eshte krijuar ne menyre teorike, te pakten ne fushen e ceshtjes kombetare dhe problemeve historike. Tema ne fjale ka nje vecori: krahason te thenat ne shtypin e kohes me te thenat nga studiuesit shqiptare pas 1945. Veshtiresia qendronte ne gjetjen e permasave te thena para 1945 dhe vura re se ishte  gati e pamundur te gjeje diskutimet ne parlamentin shqiptar (1921-1925); aktivitetin e qeverive shqiptare nder vite, sidomos te vitit 1924 te shpalosur ne Fletoren Zyrtare 1924; gazetat opozitare te kohes, sidomos te periudhes maj – dhjetor 1924 dhe janar 1925. Por ishte shume e lehte gjetja e studimeve te shumta te asaj periudhe (1920-1924) te realizuara me shumice pas 1991-shit.

Gjetja e te pamundures kishte nje nenkuptim profetik: asgje nuk humbet sado thelle ta fshehesh ate. “1000 pashe futeni figuren e Gjergj Fishtes nen Toke, Kombi Shqiptar do ta nxjerre ate se s’ben pse ai ishte i vetmi Poet Kombetar i Tij” ishin fjalet proverbiale te Lirikut te pavdekshem Lasgush Poradeci ne tetor 1972 drejtuar antishqiptarit te dyte me te madh pergjate shek. te XX-te dhe fillimit te shek. te XXI Ismail Kadarese.

Dhe Pavdekesia fitoi me polifytyresine e nje manipulatori tradhetar. Ne nje cep te Tiranes dikush “i panjohur” me nje aktivitet thellesisht politik kombetar (1913-1939) kishte ndrydhur te pamunduren e Historise se Kombit Shqiptar per ta hapur ne qershor 1991, nga i biri, krejt befas duke bere te mundur procesin e krahasimit midis te djeshmes dhe te sotmes ne fushen e studimeve teorike. Me kete sy duhet pare figura poliedrike e doktorit te shkencave juridike Av. Vasil K. Dilo (1868-1958), i cili nuk ka lene te shkruar vetem te verteten e paster, por dhe materialin argumentues te kesaj te vertete. Pikerisht kjo eshte bomba qe ka rene mbi intelektualet e epokes komumniste dhe post komuniste, pasi shperthimi i saj e kerkon medoemos permbysjen e asaj qe eshte thene per 75 vjet (1945-2019) here ne menyre te genjeshter, here ne menyre manipulatore e here ne menyre hipokrite, por kurdohere ne menyre politike antishqiptare.

Krahasimi i te pamundures me te lehten tregoi se shqiptaret jane te keqarsimuar ne permasa shume ekstreme dhe duhet nje pune kolosale per t’u imponuar atyre pranimin e asaj qe ka ndodhur me te vertete dhe kundershtimin e asaj qe nuk ka ndodhur kurre, por qe ne Shqiperi perben te gjithe permasen e kultures teorike te shqiptareve.

Punimi ne fjale eshte shembulli me tipik se cfare kane mesuar shqiptaret ne menyre te shtremberuar, cfare nuk kane mesuar fare dhe cfare permase kane ngjarjet e ndodhura realisht, sidomos perpara 1945-ses.