65 – Si erdhen, si u relatuan dhe si u
transformuan
(pellazget)
Qe te mund te flasesh per pellazget eshte e nevojshme te percaktohet me perpara nje pike referimi ne siperfaqen e Tokes dhe nje hark analitik ne aspektin kohor per te pare se cila eshte gjendja e zhvillimit shoqeror te banoreve te Gadishullit Ilirik para ardhjes se tyre dhe cila ishte gjendja shoqerore e te ardhurve. Me shkurt fare: a ka pasur banore te tjere ne keto troje para ardhjes se pellazgeve dhe cili eshte raporti shoqeror midis te ardhurve dhe vendasve? Ose, ne qofte se do te pranojme qe keta pellazge jane autoktone, cila eshte karakteristika e tyre shoqerore ne raport me komshinjte apo pasardhesit e tyre dhe, ne fund te fundit, a ka pasur te tille? Qe ne kete pike lidhja hipotetike e shqiptareve te sotem me pellazget mitologjike vihet ne pikepyetje si e paargumetueshme jo vetem si fakt historik por dhe si teze teorike.
E qe te mund t’i pergjigjesh ketyre pyetjeve duhen saktesuar fillimisht:
1- Parimi i lindjes se Njeriut ne Toke sipas permases: monogjeneze apo poligjeneze. Duke u marre me kete problem (deri me sot ai eshte thjeshte botekuptimor, edhe pse fsheh te panjohura te pafundme mbi shkencen) konkludoj se poligjeneza eshte parimi natyror i lindjes se Njeriut ne Toke ku ai ka lindur ne vende dhe kohera te ndryshme me diferenca qe kapin shifra miliona vjet, meqenese pranohet ekzistenca e racave tek qeniet biologjike te tokes e te detit (ariu, balena) dhe racat njerezore jane te diferencuara ne planin shoqeror jashte kontekstit te pabarazise sipas teorise se Zhan Zhak Rusoit. Çka tregon se krijimi i racave nuk i takon paraardhesve antropomorfe, por te gjithe botes jo njerezore dhe nuk ka lidhje te drejteperdrejte me boten e Njeriut. Teoria e racizmit ne kete mes kontraktohet me faktorin kohe pasi rezulton e kunderta e pretendimit: vjetersia kohore dhe shkalla e zhvillimit shoqeror jane te kunderta dhe ne raporte te zhdrejta. Nuk ka asnje mundesi teorike e praktike qe populli me i vjeter i Europes t’i jape produkt shoqeror bashkekontinentasve te rinj. Kjo eshte e pamundur pasi rrjedhimi i ligjit te kontinumit kohor – hapsinor thote: format me te para jane njekohesisht dhe format me te thjeshta dhe per kete nuk ndikojne domosdoshmerisht mbi format me te komplikuara, dhe rrjedhimisht nuk lejon argumentimin e pretendimit.
2- A jemi popullate autoktone, apo e ardhur ne gadishull dhe kontinent? Ne qofte se jemi autoktone nga rrjedhim e ne qofte se jo nga kemi ardhur, kur dhe si? Jam perkrahes i idese se profesorit grek Aris N. Pulianos te hedhur ne Konferencen Kombetare per formimin e Popullit Shqiptar te gjuhes dhe te kultures se tij (Tirane 2-5 korrik 1982) mbi qenien e zones se Ballkanit nje zone homonizimi ku dhe kane lindur paraardhesit tane para rreth 10-12 milion vjetesh, meqenese jane gjetur vegla guri 6 milion vjecare (gje qe edhe vertetohet ne nje rruge tjeter filozofike e shkencore duke u analizuar gjendja shoqerore e vendasve ne raport me te ardhurit, sidomos raportet kohore te ketij zhvillimi). Ky deduksion edhe pse ka mbi 30 vjet qe qarkullon nuk i ka sherbyer studiuesve shqiptar ne asnje permase duke u parakaluar edhe pse eshte pretenduar gjithmone se jemi nje popull autokton, por qe nuk eshte argumentuar ne asnje permase; akoma me keq ai eshte harruar duke kapercyer ne nje platforme tjeter iluzore dhe te pa lidhur argumentueshem me Popullin Shqiptar dhe duke kaluar nga pseudomaterializmi dialektik ne idealizmin e kulluar antinjerezor dhe antishqiptar.
3 – Ne te dy rastet e pranimit te parimit te lindjes se njeriut ne Toke (monogjeneze apo poligjeneze) duhet percaktuar me perpara gjendja shoqerore para dhe pergjate procesit te levizjes se fiseve dhe grupfiseve. Cili eshte kushti shoqeror qe e detyron shoqerine njerezore te levize dhe a eshte ky nje proces i domosdoshem apo i rastit? Ne qofte se do ta zberthejme kete problem rezulton qe pikepamja e Carlz Darvinit nuk ka vlera per boten e njeriut, ndersa per bimet dhe kafshet ajo eshte e manget pasi nuk merr ne konsiderate faktorin KOHE ne seleksionimin natyror. Ajo qe percakton kohen dhe qenien shoqerore te lidhur domosdoshmerisht me procesin e levizjes mekanike (zhvendosja e fiseve) eshte ekzistenca e PRONES FISNORE, si kushti i vetem me i afert qe transformon dinamiken e shoqerise njerezore nga varesia natyrore ne varesine shoqerore duke i dhene fund nje here e mire varesise se shoqerise njerezore nga te mirat materiale natyrore dhe varesine e njeriut nga produkti shoqeror. Pikerisht ne kete pike, dhe vetem ne kete pike, behet e domosdoshme levizja e fiseve dhe grupfiseve per shkak te konfliktit sasior njerezor ne raport me siperfaqen e kufizuar te tokes; problem ky qe duhet konsideruar i rastit, teper i kufizuar dhe kryesisht brenda llojit, prej ku e ka burimin dhe forma me e pare e luftes. Ne te kunderten raca njerezore nuk do te ekzistonte sipas formes se sotme. Rasti pellazgjik (per rastin kur konsiderohen te ardhur) duhet konsideruar nje ekstrem rastesor dhe per ate kohe pa domethenie, por qe ndikimi i tij realizohet pas mijeravjeteve kur pasardhesit e tyre u futen ne dyert e skllavopronarise duke mbartur mbi vete “paradoksin e kohes” ne sensin perfitues. Ne qofte se do ta analizojme problemin sipas shkakut te “paradoksit te binjakeve” do te konstatojme se bota helenike nuk do te behej udheheqesja e mendimit filozofik boteror per 2000 vjet ne qofte se nuk do te ishte bota pellazgjike dhe ekzistenca e nje bote tjeter qe influencoi mbi boten hyjnore te pellazgeve sipas sensit te KOHES. Pikerisht influenca e botes autoktone e ka zgjatur kohen e botes fisnore nder pellazge duke ja ngushtuar boten hapsinore deri ne permasen qe e njeh Njerezimi duke perbere themelin formal te kultures boterore. Kete dukuri organizatoret e ketij simpoziumi e kane te veshtire ta argumentojne dot sipas metodikave ekzistuese, prandaj duhet ndryshuar kjo e fundit qe te kuptohet ekzistenca e botes pellazgjike dhe menyra ndikuese mbi popujt e mevonshem europiane ku perfshihet dhe Populli i sotem Shqiptar qe trashegon nga pellazget cfaqjen e ketij ndikimi, por jo thelbin.
Duke e pare kete problem me kete sy dhe ne varesi te gjendjes shoqerore te vendasve para 3500 vjeteve, sipas inventarit te shpellave te gjetura, apo sipas tregimeve te Herodotit,Tuqididit, Strabonit, etj shkrimet e te cileve sherbejne per te pasuruar statistiken historike dhe jo shkencen e historise, rezulton qe vendasit autoktone te Gadishullit Ilirik nuk i plotesojne kushtet historike per te levizur si rezultat i dinamikes shoqerore te brendeshme, kurse pellazget jo vetem qe i plotesojne, por elementet shoqerore qe bartin krijojne nje panorame sociale shume me te lexueshme se sa e banoreve autoktone duke argumentuar se jane te ardhur dhe nuk jane race europiane, por aziatike afer atyre te shumereve (kjo e fundit argumentohet me ane te gjuhes se shkruar dhe perdorimit te luftes jo si vazhdim i politikes me mjetet e dhunes, por qe kerkon nje metodike te re analitike, ekzistenca e se ciles con ne zbulimin e rolit qe ka cdo popull ne historine e njerezimit; zbulimi i ketij roli perben detyren thelbesore te shkences se historise cka tregon dhe distancen kolosale qe ndan shkencen e historise nga te veteashtequajturit historiane). Kjo do te thote se nuk eshte politika qe percakton historine e njerezimit, por eshte historia e njerezimit ajo qe percakton rolin dhe permasat e politikes qe duhet te veproje mbi bartesit e kesaj historie duke qene historia e shkalles me te larte te organizimit te materies. Kjo ka vlera sidomos per Popullin Shqiptar sot kur shohim se ai jeton ne nje ambient shume here me te zhvilluar, si rezultat i imponimit politik 2500 vjecar, se gjeneza e tij historike milionavjecare. Me sa kuptoj asnjehere nuk eshte marre seriozisht varesia e ndergjegjes shoqerore nga qenia e tille dhe cfare pasoje ka ne historine e ardheshme te Popullit Shqiptar ky fakt, dmth perplasja e nivelit te zhvillimit shoqeror autokton me mjetet e jeteses dhe te riprodhimit te imponuara. Por ne raportet e zhvillimit te pellazgeve me shumeret qendron e fshehta me fillestare e shkences se historise pasi zbulohen ndikimet e dyanshme te popujve kur relatohen midis tyre dhe pasojat historike. Te pakten analiza e shkrimit e justifikon vonesen e shkrimit tek pellazget ne raport me shumeret, kur ne i konsiderojme te te njejtit bosht biologjik, dhe avancimin e zhvillimit te fiseve ilire dhe epirote per sa kohe vazhdonin relatat me pellazget te cileve u shkaktuan vonesat historike (shifra rezulton mbi 2000 vjet, duke krahasuar Epin e Gilgameshit me Stelen e Lemnos).
Duke u nisur nga titulli i simpoziumit organizatoret e saj e kane konsideruar te kopsitur saktesisht lidhjen e Popullit Shqiptar me Boten Pellazgjike sipas kuptimit biologjik duke e konsideruar zbulimin e kesaj lidhje nje arritje te shkences shqiptare postkomuniste, por kane harruar se nuk i bihet ndesh ligjeve te natyres, sidomos kontinumit kohor – hapsinor te zhvillimit shoqeror te popujve, sipas te cilit: 1 – sa me i vjeter te jete nje popull aq me i prapambetur eshte ai nga pikepamja sociale e zhvillimit, dhe 2 – eshte e pamundur te kemi zhvillim social nga progresi drejt prapambetjes regresive. Te pakten krahasimi i popullit shqiptar te sotem me boten pellazgjike, sipas permbajtjes te fteses se organizatoreve te simpoziumit, nuk perputhet me keto ligje duke i permbysur ato, cka tregon se lidhja varesore e shqiptareve te sotem nga bota e djeshme pellazgjike eshte e dyshimte dhe e papranueshme, ajo eshte pjesore (bile thellesisht pjesore) dhe e kufizuar ne kohe. Ngelet per te zbuluar permasat e ndikimit pellazg mbi popullaten autoktone. Pikerisht kete marr persiper te zbuloj ne kete kumtese te shkurter.
I them te gjitha keto pasi ne fund behet pyetja: perse sherben lidhja pellazgo – shqiptare? Kujt i sherben kjo: politikes se te ardhmes antishqiptare apo fshehjes se mashtrimit te djeshem? Pajtimi me kete teze ka tjeter qellim nga ai qe kujtojne organizatoret e ketij simpoziumi, duke i kujtuar se pasoja do te jete politike dhe aspak historikoshkencore.
Le t’i shohim te zberthyer te tre elementet e titull mbajtjes se simpoziumit:
Pellazget
Ne parim per pellazget mund te thuhet:
– Jane te ardhur ne gadishull; dikush thote para 10 000 vjeteve e dikush para 5 000 vjeteve, ne disa faza, ku dyndja e fundit (rreth 1 000 vjet Pa. Kri.) cvendosi fiset Dardane nga perendimi i Rumanise drejt vendit ku sot jeton popullata shqiptare e Kosoves. Por gjetjet e disa pikturave neper shpellat e Rumanise e kane spostuar kete date disa here (thuhet 35 000 vjet), gje qe nuk prish asnje perfundim mbi ardhjen e tyre, pasi keto piktura nuk jane veper e vendasve autoktone.
– Jane popullata aziatike te lidhura me popullatat shumere si prodhues te shkrimit.
– Gjate shtegtimit te tyre ilirik veri-jug ndertuan keshtjella me mure qikllopike te quajtura si mure pellazgjike duke e ndaluar vrapin ne Dodonen e tyre prej nga ku helenet e mevonshem muaren boten religjoze politeiste. Flitet qe pellazget paten pushtuar te gjithe ishujt e Mesdheut prej nga pat filluar faza e qyteterimit helen (edhe bota atlante i duhet dedikuar botes pellazgjike).
– Ka shume mundesi qe bota pellazgjike te jete analoge me boten indoeuropiane, qe per efekt te parimit monogjenetik konsiderohej si popullate themeluese e formimit te popujve europiane. Prej ketej ka rrjedhur formula e Karl Marksit, rezultat i shkolles gjermane te asaj kohe, mbi karakterin ekonomik te racave njerezore, qe kur krahasohet me racat e kafsheve te Tokes dhe te detit jo vetem qe permbyset duke hedhur dyshime mbi te gjithe teorin e tij, por krijon domosdoshmerine e zbulimit te parimit natyror te lindjes se njeriut ne Toke ku fillojne dhe mbarojne te gjithe teorite mbi shkencat sociale, pasaktesia e te cilave eshte per tu admiruar ne drejtim te ilaritetit qe shkaktojne.
Ne fakt bota pellazgjike dhe ajo indoevropiane duhen konsideruar te njejta (ndryshon vetem interpretimi). Me sa dij nga studiuesit shqiptare, por dhe te huaj, keta indoevropiane, apo pellazge, jane te ardhur ne Europe. Studiuesit shqiptare bile pretendojne se pellazget jane te ardhur ne Epir perpara ilireve dhe heleneve (p.sh.: Prof. Kristo Frasheri, Prof. Emil Lafe – kjo ndodh pasi keta studiues nuk kane hequr dore nga monogjeneza, si parim i lindjes se njeriut ne Toke duke qene viktima te nje filozofie qe tashme i ka mbyllur syte pergjithmone), por ata nuk jane te afte te argumentojne perse bota para ilire besonte ne kultin e gjarprit dhe bota helene besonte ne politeizmin e huazuar nga pellazget. Perse bota ilire ishte me e prapambetur se bota pellazge, ndersa bota helene ja kaloi botes pellazgjike ne zhvillimin e vet duke i suprimuar ne histori? Perse bota ilire mori gjuhen nga pellazget, bashke me helenet, por nuk e ndryshuan ate, kurse helenet rifomuan nje gjuhe te re? Por ka dhe studiues te tjere qe thone se pellazget gjeten ne keto troje banoret autoktone dhe u dhuruan atyre gjuhen duke krijuar lidhjes kohore iliro – pellazge (psh. Zahari Majani tek “Fundi i “misterit” etrusk”). Qe ne keto pika problemi eshte i bllokuar dhe teoria e ardhjes se ilireve eshte krejtesisht e pavlefshme. Pranimi i ardhjes se pellazgeve duhet pare fillimisht nga pikepamja racore pasi ata nuk i perkasin races se bardhe. Pastaj per ta nuk dihet asgje dhe vetem duke pare gjendjen e vendasve autoktone dhe menyren se si ata jane transformuar nga ardhja e pellazgeve mund te ngreme hipotezat mbi gjuhen, zhvillimin ekonomik dhe ate social. Megjitheate per pellazget dihet qe kur kane ardhur formuan boten e tyre religjoze nen pamjen e Dodones dhe kete kult e ngriten diku rreze Tomorrit, ndersa studiuesit greke pretendojne ne afersi te Janines. Kjo e fundit konsiderohet si baza a ardheshme e politeizmit helen dhe vetem per kete pellazget duhen konsideruar paraardhesit biologjik e shoqeror te heleneve. Procesi i kalimin nga kultet pagane me permbajtje kozmike (kulti i Diellit, i Henes, i Yjeve) drejt politeizmit ne shoqerine parahelene ka ndodhur diku rreth viteve te Luftes se Trojes pasi tek Homeri gjejme, pervec politeizmit te konsoliduar, dhe gjurmet e kulteve pagane nen pamjen e besimeve ndaj Diellit (lopet e Ishullit te Diellit). I them te gjitha keto per te argumentuar se nga koha e ardhjes fillestare te pellazgeve ne gadishull e deri ne kohen e luftes trojane jane zhvilluar “betejat” e sterzgjatura te pajtimit te dinamikes se vendasve me ato te te ardhurve dhe ketu qendron e fshehta e gjenezes se gjithseicilit popull ne gadishull perpara ardhjes se sllaveve. Duke e pare me kete sy rezulton qe pellazget, duke u transformuar vete dhe ritransformuar vendasit per rreth 10 000 vjet (te themi) formuan popullata te reja ne pamje te pare me prejardhje dyfishe dhe vetem vazhdimesia e metejshme e jetes sociale mund te diferencoje bazamentin shoqeror te tyre. Baza teorike e ketij diferencimi jane kryesisht idete fetare dhe ato jo politike, sidomos me mjetet e dhunes. Po te behet kjo pune rezulton qe pasardhes te pellazgeve jane helenet dhe nga nje relacion i gjate shoqeror i pellazgeve me vendasit rrodhen maqedonasit, ndoshta dhe thraket (por ketu duhet percaktuar ne baza shoqerore eshte vendase apo pellazge, qe mund te besh lidhjen e maqedonasve dhe thrakeve me helenet apo me iliret). Por nga nje relacion i sterzgjatur i vendasve me keta pellazge rrodhen me rradhe iliret dhe epirotet (ndoshta keta te fundit kane pasur nje bote relatash edhe me helenet e mevonshem mbi cbaze bie ne sy vazhdimesia e jo politikes me mjetet e dhunes ne menyre shume te izoluar kohore (Pirro i Epirit) dhe vecimi i tyre nga iliret. Perseri baza teorike e ketij percaktimi eshte bota fetare dhe ajo jo politike.
Ndikimi i pellazgeve mbi vendasit eshte e varur nga rruga e ardhjes se tyre ne gadishull dhe eshte kjo rruge qe ka realizuar me perpara shkeputjen e ilireve dhe epiroteve nga vendasit primitive se sa transformimin e pellazgeve ne helene. E para ka zgjatur per mijera vjet, kur e dyta vetem 600 – 700 vjet (periudhe e cila perkon me erresiren historike te kalimit te botes pellazgjike ne boten helenike) dhe kjo kur relatat e pellazgeve me iliret dhe epirotet u nderprene. Ne kete pike qendron permbajtja e shkences se historise. Eshte kjo aresyeja perse tek Herodoti ne gjejme emertimet mbi fiset vendase, pellazgeve dhe ne fund te heleneve ne te njejten kohe, ku keta te fundit rezultojne huazues te jetes shoqerore nga pellazget.
Rruga e levizjes se ketyre pellazgeve, nga bregdeti i Danubit drejt jugut te gadishullit, duhet te kete zgjatur per mijera vjet deri sa fiset e tyre u zhvilluan, u forcuan ekonomikisht dhe pushtuan ishujt e Egjeut, e sidomos Peloponezin. Ky i fundit u be simboli i helenizmit, por e gjitha kjo kur vendasit autoktone u larguan perfundimisht dhe u cvendosen drejt veriut. Duhet konsideruar ky akti dytesor i marredhenieve epiroto – helene gje qe bie ne sy me luften e Peloponezit ku fiset epirote erdhen ne ndihme te paleve nderluftuese. Organizimi shoqeror i epiroteve ne ate kohe vecohej cilesisht nga organizimi i heleneve duke argumentuar se nuk i takojne te njejtit bosht shoqeror e biologjik (e gjitha kjo nga Tuqididi).
Por ne kete mes ka dicka per te vene ne dukje. Ne shekujt 17 e ne vazhdim per Europen ka qene problem Perandoria Otomane dhe tendenca e here pas hershme e Europes per te ngritur popujt e Ballkanit kundra saj nuk kane dhene rezultat te menjehershem. Per te krijuar nje situate te favorshme per ate proces u shpiken shume historira dhe u thane shume – shume ngjarje historike si te verteta ku diku u fshehen ngjarjet e diku u zmadhuan. Vini re harten bashkangjitur (fig. 1, daton ne vitin 1640 duke qene prodhim venedikas sipas shkrimeve te tregimtareve helene) e cila pervec disa elemtave te panjohur, sic jane vendndodhjet e hershme e Dardaneve, besimet e kulteve pagane tek vendasit, tenton te fshehe shtritshmerine gjeografike te ketyre vendasve autoktone dhe vendodhjen e pellazgeve te ardhur. Pikerisht me kete argument ka filluar mashtrimi historik e jetes milonavjecare ne gadishull. Popullit shqiptar i eshte mbajtur e fshehte fakti qe paraardhesit me te pare te tij kane jetuar per miliona vjet te vetmuar ne gadishull dhe ata qe ja prishen qetësinë ishin pikerisht pellazget hyjnore te cilet organizatoret e simpoziumit i bëjne paraardhes te ilireve. Me keqardhje kostatoj qe ky fakt eshte vazhdim i nje mashtrimi te filluar rreth 400 vjet me pare.
Bota pellazgjike u shpik e lidhur me shqiptaret e asaj kohe, por nuk u nda nga bota helenike duke treguar se diku kjo lidhje eshte artificiale dhe ka nevoje per interpretim. Ekziston nje formulim deri ne shenjterimin e perjetshem te paraardhesve te iliro-epiroteve sipas se ciles: Ata ishin krijuesit e Perendise, pastaj Perendia krijoi Njerezimin. Mbi kete baza filozofike duhet bere percaktimi i gjenezes se iliro-epiroteve e po te behet kjo do te rezultoje se ata jane milionavjecare ne keto troje. Relacionet universale midis boteve fisnore (ne te vertete ne te gjithe llojet e boteve) e kane nje pike qe nuk mund te realizohen dot dhe ketu qendron e fshehta e shkences se historise per te qene e tille. Konkretisht pellazget hyjnore e kane pasur te pamundur te futen ne relata me vendasit autoktone pa shkaktuar nje reaksion te brendesi te struktures se tyre sociale qe conte ne zhdukje e te ardhurve, prandaj dhe lidhjet pellazgo – parailire kane zgjatur per mijera e mijera vjet. Eshte shpejtesia e zhvillimit social ajo qe e shkakton kete pamundesi, por dhe shenjen dalluese te vendasve autoktone nga pellazget e ardhur. Per sa kohe qe Njerezimi njeh jeten sociale ne Gadishullin Ilirik gjithmone ka dalluar nje dualitet social me bashkejetese ndikuese te dyanshme dhe eshte ky fakt qe perben te fshehten e shkences se historise. Ky dualitet historik eshte fshehur pas botes ilirike mbi cbaze jane ngritur perrallat mbi mbreterit ilire dhe perandorite e tyre fantastike duke harruar qe termi Iliricum ishte nje term politik i vendosur nga romaket konsullore dhe nuk perfaqesonte nje realitet biologjiko – shoqeror. Relatat mijeravjeçare midis vendasve autoktone dhe pellazgeve te ardhur kane cuar ne ndryshimin e zhvillimit ne menyre te dyanshme, por te kundert ne pasojen e tyre: pellazget humben ne hapsiren shoqerore duke fituar ne koheekzistencen e rendit te tyre fisnor, kur vendasit autoktone fituan ne hapsirat shoqerore duke humbur ne koheekzistencen e rendit te mirefillte komunar, ku pershpejtuan ndarjen e punes dhe fituan nje gjuhe te re dhe me kualitative se sa gjuha e tyre rrokore.
Ekzistenca e ketyre pellazgeve eshte e pikasur deri vone nga Herodoti cka tregon per nje zhvillim teper heterogjen te tyre per efekt te botes se relacioneve me vendaset autoktone mbi çbaze u realizua zhvillimi i diferencuar i tyre, por pa e permbysur dot dinamiken e tyre drejt qytet – shteteve historike. Une e konsideroj aresyen kryesore te zhvillimit te qytet – shteteve helene ne menyre pjesore dhe jo gjithperfshirese te lidhur me marredheniet me boten vendase autoktone mbi çbaze u realizua “paradoksi i kohes” ne zhvillimin e popullates pellazge dhe ate vendase, ku me dukshem bie ne sy ne dinamiken e qytet – shteteve helene dhe kufizimin e tyre vetem ne dy pika kryesore Athine – Sparte, ku faktori kohe tregon se shume qytet–shtete heleno–vendase nuk kane pasur jete te gjate dhe lavdi historike duke marre shpesh here pamjen e nje civilizimi primitiv (psh Bylisi ku kane bashkejetuar vendasit neper guva shkembore dhe helenet apo romaket neper vila se bashku me teatro, stadiume e Kisha Paleokristiane).
Ne qofte se do te analizojme boten pellazgjike se bashku me ate iliro – epirote, e ne vazhdim me ate shqiptare, sipas parametrave shoqerore do te dallojme me lehtesi se ato nuk kane asnje perputhje ne asnje element shoqeror kur perputhja pellazgo-helene eshte evidente dhe e mjaftueshme per te vertetuar lidhjen e tyre biologjike.
Gjuha
Perpara se te flasesh per gjuhet e Njerezimit duhet percaktuar me perpara se cfare perfaqeson gjuha ne planin historik; e meqenese asnjeri nuk mund te flase per gjuhet para ekzistences se gjuhes se shkruar mbetet per te pranuar vetem versionin se ato sherbejne per te percaktuar boten e relacioneve universale e jo me tej. Studiuesit shqiptare pikerisht ketij versioni i kane rreshqitur duke pretenduar se gjuha presupozon gjenezen biologjiko – shoqerore, qe pa dyshim perben anen spekulative te problemit qe po analizojme.
Ne kete fushe ka shume te fshehta qe nuk i jane thene njerezimit duke u nenkuptuar shume probleme sipas asaj qe kujtojme se dime. Gjeja me kryesore qe dime dhe e shpjegojme gabim eshte lidhja e dokumentit me historine e Njerezimit. Historia e Njerezimit nuk shpjegohet kurre me dokumenta, pasi keto te fundit sherbejne per te argumentuar veprimet politike, ndersa historia e Njerezimit shpjegohet me gjendjen shoqerore dhe jo ndryshe dhe eshte kjo aresyeja perse kerkohet te ndryshohen te gjitha metodikat e perdorura rendom ne ate qe quhet shkence e historise. Problemi i gjuhes shtrohet sipas tre veprimeve metodike:
1- duhet ndare gjuha e shkruar nga gjuha e folur ne planin kohor.
2- duhet zbuluar se kush jane autoret qe prodhojnë gjuhen e shkruar.
3- duhet zbuluar se ne cfare faze te zhvillimit social eshte popullata ne kohen kur shpiket shkrimin.
Po te behet kjo do te rezultoje qe popullata vendase jo vetem atehere, por shume – shume me vone, deri me 1908 – dmth pas rreth 4 700 vjeteve, nuk ka qenë në gjëndje shoqerore autoktone te prodhonte dhe perdorte alfabetin e gjuhes qe fliste. Kjo u realizua me ndihmen e prifterinjve katolike shqiptare (ne kete proces u ngaterruan prifterinjte heleno – greke, ata vllehe dhe politikanet otomane, por qe ne fund u dorezuan) cka tregon se rruga e ndjekur prej tyre nuk ka gjasa te jete thjeshte fetare monoteiste, duke pasur nje lidhje me qendren e tyre shpirterore vetem thjeshte formalisht. Problemi i gjuhes shqipe ka nje suport historik krejt tjeter per tjeter nga ai qe kerkoni t’i impononi prej 70 vjetesh Popullit Shqiptar. Eshte Gjuha dhe alfabeti ato qe tregojne se shoqerisht Populli Yne eshte popull europian dhe jo i ardhur ne kontinent. Eshte Gjuha ajo qe tregon se Populli Shqiptar eshte i formatuar sipas alfabetit latin duke bere pjese ne popujt europiane dhe kjo ka qene nje dhurate e Europes me ane te Klerit Katolik Shqiptar, gje qe fshihet me shume djallezi dhe urrejtje antishqiptare.
E kunderta mund te thuhet per pellazget qe realizojne zhvillimin e tyre social duke kaluar nga faza fillestare e rendit fisnor drejt fundit te tij qe manifestohet me lindjen e politeizmit. Jane pikerisht prifterinjte politeiste ata qe formojne alfabetet e para dhe shkollat e edukimit filozofik. E gjithe kjo dinamike perben misterin e gjuhes se shkruar dhe pamundesine e pajtimit te saj me popullaten vendase ne agimet e mijevjecarit te fundit te epokes para krishtere. Pikerisht perplasja e monoteizmit te krishtere heleno – romak me politeizmat perkatese helene dhe romake shenon fillimin e fshehjes se faktit qe kultura njerezore fillon me politeizmin fetar dhe jo ndryshe. Kjo gje i eshte mbajtur e fshehte Njerezimit dhe ne kete pike vazhdon mashtrimi mbi 2 000 vjecar i perforcuar nga monoteizmat e tjere.
Problemi kryesor i botes pellazgjike eshte gjuha dhe flitet se kjo gjuhe gjendet vetem tek shqiptaret e sotem ne menyre determinuese. Ne te vertet problemi ka nje “hile” te vogel qe po te analizohet me kujdes rezulton qe gjuha shqipe nuk rrjedh nga gjuha pellazge, por gjuha pellazge eshte e mbihypur mbi gjuhen vendase per te cilen nuk mund te flase kerkush. Por dihet nje gje qe gjuha shqipe ka karakter monosilabik (ose rrokor) dhe kjo eshte e huazuar nga te paret tane dhe nuk ka ndryshuar dot. Dmth gjuha pellazge ka gjetur nje shtrat gjuhesor, ne rastin tone me karakter rrokor, dhe eshte bashkuar me te. Po gjuha pellazge a e ka kete veti? Po ta kishte, atehere ajo do te gjendej tek daket (romunet e sotem), helenet, etrusket dhe tek te gjithe gjuhet europiane ku ndjehet ndikimi pellazgjik (ose ndikimi indoevropian). Ky eshte problemi qe ka ngaterruar historine e gjenezes se shqiptareve te sotem, por qe mund te ndreqet neqoftese do te marrim gjendjen shoqerore dhe produktin e saj. Te pakten idete fetare dhe vazhdimesia jo e politikes me mjetet e dhunes tek pellazget e diferencojne boten iliro – epirote nga ata dhe argumentojne lidhjen pellazgo – helene si nje vazhdimesi biolgjiko – shoqerore dhe jo ndryshe.
Por na eshte dhene mundesia qe te bejme edhe nje mbipercaktim tjeter te lidhur me varferine e gjuhes shqipe ne kohera shume te vone dhe pasurimin tej mases se saj ne keto 300 – 400 vitet e fundit. Sipas nje burimi fjalori i Frang Bardhit (1635) kishte 2.544 fjale shqipe perballe 4.500 fjaleve latine; ndersa fjalori i Francesco Maria da Lecce, Italisht – Shqip, permban gjithsejt 12.921 zera ose artikuj dhe, duke hequr perseritjet e shumta, fjalori italisht perbehet nga 13.360 fjale dhe shprehje perballe 11.200 fjaleve dhe shprehjeve shqip (Francesco Maria da Lecce, Dittionario Italiano – Albanese (1702), f. 69, 70). Pra brenda me pak se 100 vjeteve fjalori i gjuhes shqipe eshte mbi katerfishuar duke qene i krahasueshem me fjaloret e fillimshekullit te XX-te, fjalorin e Kristoforidhit, qe simbas numerimit te Xhuvanit permban 11.675 fjale dhe fjalorin e Bashkimit qe kufizohet ne rreth 11.000 fjale (po aty). Ne qofte se do ta vazhdojme krahasimin me fjalorin e gjuhes shqipe te fund shekullit te XX-te do te kemi perseri afro katerfishim te tij brenda me pak se nje shekulli (Fjalori i gjuhes Shqipe te sotme ka rreth 40.000 fjale – 1985). Nga e gjithe kjo panorame e permbajtjes se fjaloreve te gjuhes shqipe konstatojme se midis shekullit te XVII (1635) dhe fundit te shekullit te XX-te (1985) fjalori i gjuhes shqipe eshte afro 18 fishuar cka do te thote se gjuhe shqipe eshte bere nje gjuhe moderne ne sherbim te popullit te vet brenda ketij afro 400 vjecari dhe nuk na mbetet gje tjeter vecse te zbulojme dinamiken e ketij pasurimi dhe autoret e saj. Por ne cfare permase hapsinore ngelet trashegimia pellazge ne gjuhen shqipe sipas kesaj pikepamje? A nuk rezulton qe thelbi i gjuhes shqipe te jete formuar ne keto 400 vjet dhe gjitheshka e lidhur me trashegimine pellazgjike duhet kerkuar ne vetem 2 544 fjale? Ne qofte se pranojme sot, per mua me shume rezerve dhe te trajtuar politikisht ne menyre shume antihistorike, nje kategori njerezish si rilindas te gjuhes dhe kultures shqiptare, ka ardhur koha te percaktojme se kush ishin lindesit e gjuhes dhe popullit shqiptar ne aspektin kulturor. Nuk ka asnje rendesi se cfare kane shkruar individet e ndryshem ne kohen kur Perandoria Otomane po jepte shpirt dhe kur popullatat ortodokse me kryqin e kthyer ne shpate kerkonin me cdo cmim ta hanin te gjalle Popullin Shqiptar, por cfare kane imprenjuar ne brendesi te Popullit Shqiptar me vepren e tyre. Nuk mund te vazhdohet me duke genjyer dhe mashtruar nje popull te tere per hir te nje mashtrimi te vjeter politik. Gjendja e sotme shoqerore e shqiptareve i duhet dedikuar nje force madhore qe nuk buronte filozofikisht nga brendesia e tij, por e lidhur me te qe percakton shoqerisht e politikisht gjitheshka qe disponojme sot. Ishte kjo force madhore qe programoi karakterin europian ne ndergjegjen e shqiptareve te sotem dhe cdo insinuate qe mundohet te filtroje ne kete proces rolin e ortodoksise vllehe apo greke, doktrinen e Islamizmit monoteist eshte nje mashtrim historik dhe fshehje e fakteve historike perballe politikes antikombetare te enverizmit komunist. Ishin Eterit e Shenjte te Klerit Katolik Shqiptar ata qe formatuan karakterin europian te Gjuhes se Sotme Shqipe. Ata, dhe vetem ata, jane Baballaret e vetem te Gjuhes Shqipe; te tjeret jane mostra antishqiptare ne qofte se do te nisemi nga e sotmja historike.
Ja perse Profesori i nderuar Eqerem Çabej ka pasur te drejte kur eshte shprehur se gjuha ilire nuk rrjedh nga gjuha pellazgjike ne menyre te drejteperdrejte dhe nuk ka karakter birerie me te. Ja perse zonja Falaski dhe pasuesit e saj e kane gabim kur i atribuojne ilireve paraardhje pellazgo-hyjnore. Ja perse studiuesit postkomuniste e kane gabim kur teorizojne mbi autoresine e civilizimit nga ana e botes pellazgo-ilire. Eshte e pamundur per te paret qe te kene pasur kete fat dhe kete detyre, se sa per te dytet eshte e sigurte se ata i perkasin botes shpellore dhe aspak botes qytetare, duke ardhur ne gjendjen qe i kane njohur romaket ne saj te ndikimeve fillestare pellazge dhe helene.
Gjuha shqipe nuk mund të kuptohet pa botën e relacioneve me komshinjtë historikë, të paktën në këto 3000 vitet e fundit. I gjithë ky përfundim argumentohet me punën titanike të Profesorit të nderuar Eqrem Çabej dhe konkretisht me punimin e Tij voluminoz “Studime etimologjike në fushë të shqipes” (Tiranë, 1976), ku ne muarëm për bazë bleun e II, gërma A. Sipas Profesorit të nderuar me gërmën A prejardhja etimologjike e 298 fjalëve dhe emrave të filluar me këtë gërmë ndahen si më poshtë:
Gjuha nga vjen numuri i fjalëve
1-indoevropianishte + indishte e vjetër 11
2-kroatisht 1
3-rumanisht 4
4-gjermanisht 5
5-latino-romane 32
6-sllavisht-serbokroatisht 11
7-greqishte e vjetër dhe e re 76
8-shqipe e Greqisë 1
9-shqipe e arbëreshve te Italise 21
(une nuk perjashtoj mundesine qe keto fjale te jene me
prejardhje pellazgjike dhe duhet pare ngjashmeria me to)
10-frëngjisht 7
11-italisht 31
12-turqisht 70
13-indisht-greqisht-latinisht-gjermanisht-armenisht, dmth të
dyshimta në prejardhjen e një nga gjuhët e mësipërme 12
14 -nuk dihen 16
(ndoshta këto fjalë mund të jenë me prejardhje të lashtë, përtej pellazgjishtes, por që gjithsesi përbëjnë një mister historik ne fushen e gjuhesise).
Atehere nga na rrjedh prejardhja pellazgjike e gjuhes se sotme shqipe? A mundet valle me mbi nje te panjohur me vlere 6% te justifikojme 94 % te njohur? Ose: a mundet valle nje e panjohur me vlere 6% te eleminoje nje te njohur me vlere 94%? Ose: a mundet valle qe me 6% te dyshimte pellazgjike te mohojme 94% europiane? Nuk dua te ofendoj asnjeri, por argumentimi gjuhesor i prejardhjes pellazgjike te Popullit Shqiptar eshte nje mashtrim historik pa asnje domethenie reale; e qe te mund te realizoni argumentimin e ketij mashtrimi duhet te hidhni poshte emermadhin, Profesorin e Nderuar, te Paperseritshmin Eqerem Cabej, gje te cilen asnjeri ne kete salle nuk di dhe nuk mund ta beje dot.
Pasardhesit e tyre, dmth te pellazgeve
Perpara se te percaktojme pasardhesit e pellazgeve dhe te iliro – epiroteve dua te ve ne dukje nje fenomen i perdorur rendom nga politika enveriste pergjate 45 viteve te sundimit, por qe aplikimi i tij sot tregon se manipulatoret e historise se Popullit Shqiptar jane me prejardhje nga epoka antishqiptare enveriste dhe sot luftojne me te njejtat metoda. Fjala behet per ndryshimet e permbajtjes se librave qe lidhen me temen e ketij simpoziumi. Pa dyshim me kryesori per nga rendesia, pasi percakton emrat e fiseve pellazge qe moren pjese ne luften e Trojes, qendron Iliada e Homerit ku perkthimi, i realizuar nga Profesori i nderuar helenisti i madh Gjon Shllaku, ne botimin e pare ndryshon me te dytin, me te tretin e ne vazhdim, pikerisht ne keto emertime. Permbajtja e dy Iliadave ndryshojne nga njera – tjetra pikerisht tek kenga e katert. Po te krahasohen vargjet 335 – 340 te botimit te 1965 me vargjet 328 – 332 te botimit te 1979 do te veme re se kane te njejten permbajtje formale, por numuri i vargut ndryshon. Perse? Eshte zevendesuar emertimi i fisit te akejve me emertimin e fisit te danajve, kur dihet se akejte vinin nga ishujt e Egjeut dhe danajt nga veriu kontinental. Ne kete pike historiografia greke ka bere nje permbysje te realitetit duke mos evidentuar dot ndryshimet e fiseve te bashkuara nen drejtimin e Agamemnonit ne luften e Trojes. Dua t’Ju kujtoj se kjo kenge eshte me kryesorja ne vepren e Homerit qe merret si argument mbi organizimin shoqeror te fiseve te atyre koherave heroike dhe te permendur rendom nga Hegeli, Fojerbahu, Marksi, Engelsi, Morgani etj. Ndryshimi i permbajtjes se kesaj kenge konform qelizave shoqerore qe kane ndertuar shoqerine pellazge te asaj kohe eshte shfrytezuar nga te vetequajturit studiues shqiptare per te ndertuar nje shoqeri paralele ilire me ate te paraheleneve te kohes se Iliades dhe per baze merret botimi i dyte i kesaj vepre. Eshte nje problem i lidhur me teper me moralin njerezor se sa me parametrat shkencor te studimeve shqiptare. Duke perjashtuar nje plagjature te thelle qe karakterizon ideatoret e lidhjes pellazgo – ilire, bie ne sy dhe ndryshimi i botimit të kahershëm të veprave të studiuesve erudit shqiptar dhe te perkthimeve te autoreve te huaj. Pa dyshim ata qe kane kryer kete heroizem perfshihen ne grupin e prejardhjes pellazgjike te shqiptareve dhe jane redaktore, perkthyes, korektore e autore veprash qe pretendohet te lene gjurme ne mendimin albanologjik shqiptar. E bukura eshte se keta heronj paralajmerojne lexuesit mbi tezen antihistorike te tyre duke e paraqitur si nje realitet te pakundershtueshem. E kam fjalën për:
Luigj Iasinth Hekardit, Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose Gegerisë
Theodor Ippen, Shqipëria e Vjetër
Louis Beonlew, Greqia përpara Grekëve
Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk
Nikolaj Albertovic Kun, Mite dhe legjenda te Greqise se Lashte
N.A.Kun, Eposi i Greqisë së Lashte
Gerold Dommermuth–Gudrich, Mitet me te famshme te lashtesise
Vinçenc Dorsa, Shqiptarët misioni i tyre historik
At Shtjefën Gjeçovi, Trashëgime thrako-ilire
Spiro N. Konda, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik
Xhuzepe Krispit, Shqipja nëna e gjuhëve
Dhimiter Pilika, Pellazget, origjina jone e mohuar
Fulvio Cordiniano, Shqiperia
Por rezulton nje veper e papare deri me tani dhe qe nuk beri ndonje jehone me publikimin e vet, por qe u perdor nga grupi i prejardhjes pellazgjike te shqiptareve per te shtuar numurin e veprave argumentuese, gjithmone sipas tyre. Kjo veper e mesuesit patriot dhe te ditur Perikli Ikonomi, mbi Tomorin dhe Dodonen Pellazgjike, eshte shkrojtur e botuar me 1934 dhe ribotuar me 2008. Duhet thene qe figura poliedrike e Perikli Ikonomit ka mbetur e pa njohur per lexuesin shqiptar dhe ketu duhet kapur aresyeja perse vepren e tij e perdoren anetaret e grupit te prejardhjes pellazgjike te shqiptareve duke ja devijuar nga thelbi per te cilet u shkrua.
Autori i librave mësimorë: Atdheshkronja praktike, 1929; Atdheshkronja e plotë, për të tretën dhe të katërtën klasë të shkollave fillore dhe plotore të Shqipërisë, 1932; Mineralogjia dhe mësime kimike, 1933 (te dhenat jane marre nga ribotimi, f. 72); me emertim, ne punimin origjinal, drejtor shkolle më 1934; – ulet dhe shkruan për Dodonën Pellazgjike, duke krijuar nje paralelizëm me lidhjen e malit të Olimpit me historinë e Greqise së Vjetër dhe e emërton: “Historia e Tomorit, Dodona Pellazgjike dhe Tomor’ i Zotit te Pelazgeve”, duke e konsideruar Dodonën si vëndin thelbësor për themelet më të para e më të vërteta për historinë pellazge, për rrenjët e historisë së racës shumë të vjetër iliro – pellazgo – ariane (ribotimi, f. 7; bot. 1934, f. V). Për të argumentuar vëndin e Dodonës Pellazgjike, autori u mbështet në shenimet historike të Herodotit, Hesiodit, Plinit, Pindarit, Plutarkut, Dionisit Perigjitiut, Athanas Stargjiritit, Didimosit, Eustathit dhe shënimet gjeografike të Strabonit, Skymnos Hiosit, të Meletiut e Barthelemit bashkësia e të cilëve e largon natyrshëm Dodonën nga Janina dhe e sjellin vetiu në veri të Toskërisë (ribotimi po aty, bot. 1934, f. VI).
Por çfarë ka ndodhur? Anetaret e grupit te prejardhjes pellazgjike te shqiptareve ja marrin veprën dhe ja përshtasin idesë së tyre duke i bashkangjitur zbërthimin që ata i bënë veprave të Dhimitër Pilikës, Aristidh Kolës, Autorëve antikë si Plutarku, Kostandin Kristoforidhit, Fjalorit të gjuhes së sotme shqipe. Dhe jo vetem kaq, por pergatiten nje paramaterial me shenimet e tyre (i cili nuk u shpërnda për lexuesin por qarkulloi brënda grupit te prejardhjes pellazgjike te shqiptareve) me pretendimin se ishte marre nga vepra e 1934 dhe pastaj e ribotuan me 2008 ne menyre krejt te perçudnuar. Këtë veprim e mbuluan me shënimin e faqes 8, sipas të cilit: “Ndërmjet botimeve të reja për këtë çështje që janë shfrytëzuar dhe përmëndur prej meje (përkujdesësja dhe redaktorja Dr. Natasha Sotiri, GH) duke ndërfutur në tekstin e autorit të këtij libri citime të pajisura me shënimet përkatëse, spikatin: Dhimitër Pilika, Pellazgët – origjina jonë e mohuar, Tiranë, 2005; Aristidh Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve (vështrim historik-folklorik-politik-gjuhësor), përkthyer shqip nga greqishtja, Tiranë 2002; Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, botim i AshSh, Tiranë 2002. Këto citime janë shënuar me shkronja italike për t’u dalluar nga teksti i Perikli Ikonomit”; shënim i cili shërben për të mbuluar qëllimin e botimit, por jo diskretitimin e grupit te prejardhjes pellazgjike te shqiptareve në fushën e mashtrimit intelektual. Si do të na përgjigjej përkujdesësja dhe redaktorja e veprës së Perikli Ikonomit kur lexuesi do ta pyesë: si shpjegohet që në vitin 1934 autori të ketë shkrojtur se “Habia është se, pas Luftës së Dyte Botërore, Tomorri u mbulua me heshtje si nga arkeologët ashtu edhe nga shkrimtarët, duke lënë kështu në harresë edhe të interesuarit e tij të mëparshëm të shekullit të XIX-të (f, 5)” (ne botimin origjinal kjo fraze eshte: “Habija eshte, se per Tomorin e Shqiperise se lire nuk eshte bere fjale as pak, le nga t’interesuarit e perparshem (te shekullit te 19te), por as nga arheologe te tanishem, as nga shkrimtare Shqiptare..” f. V)? Qëllimi i botimit të kësaj vepre e ka pikën e vet të rendesës pikërisht tek ideja kryesore e grupit te prejardhjes pellazgjike te shqiptareve, që ja kanë mveshur veprës së Perikli Ikonomit, sipas të cilit: “Dodona Pellazgjike e Toskërisë ka qenë rrënja e burimi i qytetërimit pellazgo – ilirian dhe greko-romak” (ribotimi, f. 8).
Pas gjithe kesaj analize shtrojme pyetjen: perse manipulatoret e historise se Popullit Shqiptar e kane kryer kete krim intelektual fillimisht para 35 vjetesh, e kane vazhduar per 20 vjet duke u nisur nga e sotmja dhe perse teoricienet e prejardhjes pellazgjike te ilireve e epiroteve mbeshteten pikerisht ne keto libra.
Duke e anashkaluar kete problem vime ne problemin e fundit te simpoziumit. E vetmja menyre per te percaktuar pasardhesit e nje popullate eshte qenia shoqerore dhe jo ndryshe. Ne kete pike qendron ndryshimi metodik i dialektikes historike nga e vetequajtura “shkence e historise”, emertimi i se ciles eshte jo vetem nje mashtrim metodik, por dhe mbeshtetesja e aplikimit te nje politike thellesisht antinjerezore. Per fatin e keq te Shqiptareve e gjithe puna gjigande e studiuesve te shekullit te XX-te i eshte nenshtruar kesaj “shkence”, ne thojza, duke mos nxjerre asnje perfitim konkret, por qe ka ekzistuar si nje force zakoni per te mos u ndare nga bota, te pakten formalisht. Duke u mbeshtetur pikerisht ne kete pune voluminoze te studiuesve shqiptare dhe te disa autoreve te huaj jane te gjitha mundesite e percaktimit te hapesirave sociale qe bartin shoqerite shqiptare, arberore, arbereshe, arvanitase, ilire dhe epirote prej 2500 vjetesh bashkesia e te cilave krijon panoramen unike te tyre dhe prejardhjen biologjiko – shoqerore prej njeri – tjetrit duke e perjashtuar boten pellazgjike prej gjithseicilit edhe pse shpesh here analizat e shkakut krijues nuk perputhen me pasojat dhe me te sotmen qe jetojme per shkak te botes se madhe te relacioneve universale.
Elementi me i rendesishem produktiv ne fushen e ndergjegjes kombetare te nje shoqerie nga pikepamja kohore dhe hapsinore eshte Feja dhe mbi kete baze duhet te ngrihet e gjithe ndertesa historike e fazave te zhvillimit te saj, gje e cila tregon jo vetem paraardhjen historike, por kryesisht gjenezen shoqerore mbi cbaze mund te percaktohet karakteristika me dalluese e racave, popujve dhe fiseve: shpejtesia e zhvillimit shoqeror. Pikerisht kjo e fundit na con ne zbulimin e shume fenomeneve te panjohura shoqerore dhe ne riinterpretimin e domosdoshem te fenomeneve te njohura te shoqerise njerezore. Sipas studiuesve shqiptare e te huaj te shprehur ne kuvende, konferenca, simpoziume e libra pergjate viteve 1972 – 1992 situata fetare eshte e analizuar ne menyre shume kontradiktore nga ku nxirren perfundime te dyshimta pa asnje perfitim konkret shpesh here dhe jo reale. Keshtu psh pranohet se nen emrat e perendive politeiste helene fshihen hyjni vendase (S. Anamali, Të dhëna mbi elementin ilir në qytetet antik Epidamn dhe Apolloni; Përmbledhje artikujsh arkeologjik për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f. 224) dhe nga ana tjeter pranohej se kultura helene dhe ajo romake nuk ndikuan mbi besimet vendase (po aty, disp. II, f. 331, S. Anamali, Nga ilirët tek arbërit; Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll II, f. 28 , N. Ceka, Apolonia e Ilirisë, f. 173). Ose pranohej qe popullata shqiptare ishte nje popullate indiferente ne drejtim te besimit fetar (Mark Krasniqi, Gjurmë e gjurmime, f. 309) gje qe nuk perputhet me realitetin kur analizohet bota fetare ne planin historik; ose tentohet t’i bashkangjitet popullates autoktone perendi politeiste sic ishte rasti ne Apolloni me perendine e pjellorise (S. Anamali, Të dhëna mbi elementin ilir në qytetet antike Epidamn dhe Apolloni; Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. II, f. 328); ose pranohet qe ne brendesi te kristianizmit ekzistojne gjurme te paganizmit (M. Tirtja, probleme të besimeve në kulturën popullore; Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 306) pa specifikuar llojin e ketij paganizmi dhe cfare pasoja ka pasur procesi ne fjale. Por ne teresi te problemit qe te gjithe autoret dhe fantazistet (kjo fjale eshte e vlefshme per nje studiuese sovietike qe pretendon se Kulti i Diellit u kaloi te gjithe popujve qe rane nen ndikimin e atlanteve (E. Andrejeva, Në kërkim të botës së humbur (Atlantida), f. 96-97) pa na treguar panoramen hapsinore te popujve te Europes me kete lloj besimi fetar; duke perjashtuar basket dhe iliret, asnje populli te Europes antike nuk u njihet kjo forme besimi fetar duke perfshire romaket, helenet dhe pellazget, per te cilet kjo forme besimi fetar u njihet vetem ne menyre hipotekore) e historise pranojne ekzistencen e Kultit te Diellit tek shqiptaret dhe paraardhesit e tyre. Ne lidhje me besimin ndaj kultit te diellit tek iliro – shqiptaret studiuesit pranojne se ne Apolloni ekzistonin besimet ndaj Diellit (shek 6 pes), apo pranohej se banoret e Peonise besonin ne Diellin si te gjithe iliret, ose pranohej se ne Ilirine e Jugut romaket gjeten kulte te lashta, ose pranohej se tumat ne Vajze shprehin simbolin e Diellit (N. Ceka, Apolonia e Ilirisë, f. 88, Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll II, f. 271-272, Frano Prendi, tumat në fushën e fshatit Vajzë (Vlorë); Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp I, f. 112-113) dhe saktesisht te gjitha keto lidheshin me boten shqiptare ku pranohej se edhe tek shqiptaret ekzistonin besimet pagane, apo mbeturinat e kulteve diellore i gjejme edhe sot tek shqiptaret (Mark Tirtja, Probleme të besimeve në kulturën popullore; Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 302, 303, Shkenca dhe Jeta, 4/85, f. 7, Mark Tirtja, Elementë të kulteve ilire të shqiptarëve; Kuvendi i I i studimeve ilire, vol II, f. 282, 283); duke e mbyllur me zbulimin e Kadarese qe ne Shqiperine e Veriut ekzistonte ende nje popullate qe prodhonte material poetik si ai i Homerit (Një dosje për Homerin, Nëndori 8/82, f.134) me ane te te cilit krijohet e vetmja lidhje me boten pellazge vetem se kjo me nje diference kohore prej afro 3 000 vjetesh kur krahasohet me vepren e Pader Gjergj Fishtes, si krijuesin e etnosit shqiptar. Ne qofte se do t’i drejtohemi botes pellazgjike ne kete fushe nuk do te jete e veshtire te dallohet se nuk ka asnje perputhje edhe pse kane kaluar tremije vjet dhe pellazget jane transformuar ne helene dhe iliro – epirotet ne shqiptare. E po te flasim me gjuhe e kohes do te kishim kete panorame: bota pellazgjike dhe pasardhesit e saj per 3 500 vjet mohojne kultet pagane (praktikisht te pa konstatuar) dhe avancojne perpara me fene politeiste dhe monoteizmin kristian, ndersa bota parailire – iliro-epirote – arberore – shqiptare per mbi 4 000 vjet kalojne nga forma shtazore e kulteve pagane ne formen kozmike pa parakaluar neper fete politeiste dhe huazojne monoteizmin kristian duke ndikuar individualisht mbi te (Papa Epirot Shen Eleuteri I-re 174-189). E gjithe kjo analize tregon mirefilli se bota pellazge nuk ka asnje lidhje me boten iliro – epirote le pastaj me ate shqiptare.
Vazhdojme me tej, duke marre per baze zhvillimin e familjes tek seicili popull:
Ne lidhje me boten ilire pranohet se ka ekzistuar nje faze e zhvillimit te familjes ilire ku burrat i nenshtroheshin pushtetit te grave (sipas: Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f.148; Gjerak Karaiskaj, Butrinti dhe fortifikimet e tij, f. 25; Zef Mirdita, Studime dardane, f. 76). Ndersa tek shqiptaret pranohet ekzistenca e familjes patriarkale dinamika e se ciles neper shekuj eshte me te vertete interesante, sepse familja patriarkale shqiptare njeh shtritshmërinë e saj edhe në qytet ku dhe shkatërrohet – gjë që nuk përbën një rastësi, por një fakt të lidhur me mbijetimin e saj për efekt të shpejtësisë së vogël të zhvillimit. Më hollësisht për këtë shih “Llojet e familjeve të mëdha shqiptare” tek “Gjurmë e gjurmime” të Mark Krasniqit (f 202-211). E po te krahasohet me familjen pellazge te epokes homerike do te dallojme faktin se ato perputhen vetem po te krahasohen shekulli XIII-te Pa. Kri. ne Troje me shekullin e XX-te ne Shkoder cka do te thote se shoqeria njerezore, pergjate zhvillimit te vet, nuk mund te krijoje te tilla diferencime kohore nga i njejti bosht biologjik dhe per kete nuk mund te pranoje nje lidhje te mundeshme midis tyre.
Ne funksion te skllaverise problemi eshte pak i konklavitur pasi studiuesit shqiptare asnjehere nuk e kane zberthyer sakte kete proces rezultat ky i edukimit komunist 45 vjecar, te cilet me marrjen e pushtetit ne menyre te rrufeshme paten deklaruar se pas fitores se “revolucionit popullor” skllaveria mijeravjecare ne territorin e banuar nga shqiptaret e udhehequr nga Enver Hoxha u zhduk. Ne te vertete problemi u pat shtremberuar me qellim pasi asnjehere nuk u pat thene se shqiptaret dhe paraardhesit e tyre te afert e te larget formonin nje popullate historike qe nuk e njihte skllaverine (maksimumi i skllaverise ne dinamiken e shoqerise shqiptare ka qene skllaverimi i gruas nga burri dhe kjo kryesisht ne veri te trojeve shqiptare) si zhvillim te brendeshem te tyre. Por analiza e skllaverise ne territorin e banuar nga shqiptaret e sotem fsheh nje proces dualist qe tregon se ne brendesi te popullates autoktone imponimi politik nga jashte – brenda e kishte filluar punen e vet. Nga njera ane ka autore qe pranojne ne menyre hipotetike ekzistencen e skllavit ne Durres dhe Apolloni, sipas te cilit “në jetën antike një rol të rëndësishëm luanin skllevërit, të cilët ishin ata që kryenin të gjitha punët manuale më të rënda e më të vështira. I njëjti sistem mbretëronte pa tjetër edhe në Durrës e Apolloni, ku shumica dërmuese e skllevërve duhet të ketë qënë prej origjine ilire” (Hasan Ceka, Elementi ilir në qytetet Dyrrhachium dhe Apolloni; Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp II, f. 302) dhe nga ana tjeter e zgjeruan ekzistencen e skllaverise pertej ketyre dy qyteteve. Kështu në Kuvendin e I të studimeve ilire të mbështetur në kulturën tumulare u arrit në konkluzionin se “kjo fazë (Faza IIb 5 (shek. VI-V pa.Kr.), GH.) shquhet nga shfaqja e materialist të prodhimit zejtar skllavopronar, pakësohet në masë të madhe përdorimi i hekurit në punimin e objekteve zbukuruese; pajimet e brezit pushojnë fare së përdoruri. Janë të shpeshta zbukurimet e argjëndit të cilat hijeshonin kokën dhe gjojksin e grave” (Bep Jubani, Të dhëna për kulturën tumulare; Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 194). Por pati nga ata studiues qe problemin e skllaverise tek bota ilire e trajtuan me afer te vertetes duke e diferencuar nga ekzistenca tipike ne boten helene. Sipas njerit prej tyre “dihet fare mirë që faktori i skllavit te fiset ilire nuk ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën ekonomike…Në dritën e këtyre të dhënave mund të shihet qartë se elementi i skllavit, jo vetëm në kohën arkaike, por as më vonë nuk ka luajtur kurrfarë roli të rëndësishëm në bujqësi. Me fjalë të tjera nocioni skllav “ka të bëjë me strukturat qytetaro-zejtare” të cilat, sipas Aristotelit, “paraqesin një turmë zejtarësh dhe punëtorësh me një hordhi skllevërish (nënvizimi i autorit)” (Zef Mirdita, Studime dardane, f. 69-70).
Te gjitha keto interpretime nuk lene shteg mbi nje mundesi lidhjeje midis pellazgeve te koherave heroike dhe ilireve edhe pse diferenca kohore kap shifra mbi 1000 vjet. Elementi i skllavit tek te paret ishte i konsoliduar kur tek te dytet ai bashkejetonte si nje imponim politik duke na argumentuar se ne territorin e banuar nga iliro-epirotet dualiteti i jetes shoqerore ishte prezent dhe duhen zbuluar aresyet perse bota iliro-epirote nuk u barazua me boten pellazgo-helenike ne planin aplikativ shoqeror dhe cfare i detyroi helenet te largohen nga kolonite e ndertuara mbi trojet epirote (kete gje studiuesit shqiptare te te gjithe koherave nuk e kane thene kurre, ndersa studiuesit e huaj kane heshtur per paaftesi interpretimi; – pasi po te zberthehej fenomeni ne fjale i duhej pergjigjur pyetjes: perse kultura helenike nuk rilindi ne formen greke?). Elementi i skllavit eshte i afte te argumentoje se ai nuk ka ekzistuar kurre tek iliret dhe gjitheshka duhet t’i dedikohet botes imponuese te realizuara nga bota pellazgo–helene. Ne kete drejtim dua te ve ne dukje nje mashtrim gjuhesor qe perdoret ne adrese te ilireve sikur emertimi i tyre vjen nga fjala “i lire”. Pellazget e kane njohur skllaverine, atehere si ka mundesi qe pasardhesit e tyre, po te jete e vertete, nuk na e paskan njohur perderisa i vune emrin vetes se tyre jashte konceptit skllav? Mosperputhja ne kete rast tregon se iliret nuk rrjedhin nga pellazget dhe gjuhetaret ja fusim ne tym per keto probleme.
Elementi me kryesor, qe njihet po aq mire sa feja, qe e perjashton lidhjen e botes ilire me ate pellazge eshte lufta perpara se ajo te behej pjese e politikes, por dhe si vazhdim i kesaj te fundit. Pa bere kete lloj analize eshte e pamundur te ndahet bota helene nga kolonite e Adriatikut dhe c’eshte me kryesorja analiza e luftes, si vazhdim i politikes me mjete e dhunes, na tregon se gjeneza e heleneve eshte nga Lindja e Mesme ne Azi dhe jo nga Egjypti.
Pikëpamjet e historianëve tanë për problemin e luftës, sipas sferës filozofike, nuk janë plotësisht të sakta dhe ato shpesh herë janë kaq shumë evazive sa lënë shteg për shumë pikëpyetje. Ata akoma nuk e dinë se çfarë e detyron shoqërinë të përdore luftën dhe kush janë ata që e kanë përdorur për herë të parë atë, por me një farë indiferentizmi (ky indiferentizëm rrjedh nga që ata nuk kanë zbërthyer format e luftës dhe dialektikën e zhvillimit të shoqërisë) deklarojnë se rreth viteve 1 000 pa. Kr. “konsolidohen federatat firnore dhe lufta për grabitje midis fiseve apo federatave bëhet një fenomen i zakonshëm” (Gjerak Karaiskaj, 5000 vjet fortifikime në Shqipëri, f. 14). Po ta shikojmë problemin të lidhur me qelizat e tjera shoqërore nuk është e vështirë të dallosh intuitivën tek ky autor dhe gabimet ku të çon ajo për të gjithë ato raste kur analizohet shoqëria ilire në kompleksin e saj sasior e cilësor, dmth sipas dialektikës së zhvillimit. Në këtë pozicion ndodhet autori i artikullit “Tumat në fushën e fshatit Vajzë” (Vlorë) kur deklaron se “numuri relativisht i madh i armëve dhe teknika e lartë në punimin e tyre dëshmojnë për rëndësinë e madhe që kishte fituar lufta në jetën e këtyre fiseve më jugore të Ilirisë. Këto luftëra ishin rezultat i proçesit të shthurjes së rendit fisnor patriarkal. Me shpeshtësinë e këtyre luftërave rritej dhe forcohej roli shoqëror i prijësit luftarak, njëkohësisht grumbullohej në duart e tij dhe të familjeve të pasura të fisit pjesa më e madhe e plaçkës së luftës, duke sjellë në këtë mënyrë shpejtimin e diferencimit pronësor në shoqërinë fisnore” (Frano Prendi ne “Tumat ne fushen e fshatit Vajze”, Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f.124). Analiza për ne është e saktë, por ne kemi mendimin se ky autor, nga ato që ka thënë deri më tani, ka arritur në këto konkluzione me tepër me një rrugë hamëndjeje se sa ka bërë një vërtetim shkencor. Në të kundërtën ai do të kishte zbuluar format e luftës, dhe ja pse ne themi se ai nuk e njeh dialektikën e luftës nga ana teorike. Dhe jo vetëm kaq, por lufta nuk është shkaku aktiv i shthurjes së rendit fisnor dhe aq më tepër atij patriarkal, sepse prezenca e patriarkalitetit familjar gjëndet prezent në shoqërinë shqiptare ( nga fillimi i shekullit të XX-të deri me 1967 ku ai u shkaterrua me dhunen enveriste) dhe për këtë nuk ka asnjë lidhje domosdoshmërie me luftën. Pastaj a i ka shkuar ndërmënd autorit se sa është koha e kësaj shthurjeje patriarkal fisnore dhe a e di vallë ai se lufta, si dukuri jetësore e shoqërisë, duhet të sjellë praninë e skllavit jo vetëm në qytetet e lidhura me botën greke, por edhe në ato që janë mirëfilli ilire dhe,sidomos, edhe në fshat, ku ai mungon? Kjo e fundit tregon, në mënyrën e vet, se lufta nuk e ka fituar akoma rëndësinë, që u imponua në këtë rast, në shoqërinë ilire. Së fundi përse lufta mori “rëndësinë” e vet në jetën e fiseve më jugore të Ilirisë? Përse çfaqet ky diferencim hapsinor në territorin ilir dhe cila është hapsira e këtij diferencimi? Ja një pyetje, që po t’i përgjigjesh konform zhvillimit kohor- hapësinor, do të kërkonte përmbysjen e intuitës intelektuale. Diferencimi i aplikimit të luftës tregon se ajo nuk është e tillë vetëm në kohë, por edhe në formë. Këtë gjë na e tregon e gjithë hapësira e luftës që na imponojnë studiuesit tanë historianë duke treguar se premisat janë të sakta, por konkluzionet janë gjysmake ose janë të gabuara.
Gabimi i historiografisë së sotme botërore është pikërisht mosndarja e formave të luftës nga organizimi shtetëror, pasi lufta ka lindur perpara shtetit dhe ka sherbyer si inicues i formimit te tij. Dhe në këtë pozicion ndodhen edhe studiuesit tanë historianë kur shkruajnë:
“Njoftimet më të hershme për ilirët i takojnë Polienit, Justinit dhe Herodotit. Ata bëjnë fjalë për inkursionet e tyre grabitqare kundër Maqedonisë dhe Delfit në shek VII e VI para e. sonë. Duke qënë tepër të kufizuar në përmbajtjen e tyre këto njoftime nuk ndihmojnë sa duhet për të krijuar një ide të qartë për historinë e ilirëve në këtë kohë kaq të lashtë. Duhet të zbresim deri në gjysmën e dytë të shek V për të patur prej një burimi historik të besueshëm, siç është Tukididi, dy lajme të tjera për ilirët. I pari bën fjalë për ndërhyrjen e fisit ilir të taulantëve në luftën civile të Epidamnit në vitin 423 kundër Maqedonisë në përkrahje të lynkestëve. Forcat e bashkuara të ilirëve dhe lynkestëve triumfuan në këtë luftë mbi mbretin e Maqedonisë Perdikën, dhe aleatin e tij, komandantin spartan Brasidën. / Përshkrimi që na ka lënë Tukididi për këtë luftë ka një rëndësi të madhe edhe për vlerësimin që i bën historiani i shquar bashkëkohës, jetës social-politike të ilirëve. Prej tij mund të nxirret përfundimi se në fundin e shek V shoqëriia ilire ruante ende mbeturina të theksuara të rendit fisnor. Megjithëatë midis njoftimeve të Herodotit, Polienit, Justinit dhe atyre të Tukididit ka një ndryshim të dukshëm. E re tek Tukididi është se ndërhyrja e ilirëve si në rastin e luftës civile të Epidamnit ashtu dhe në luftën e lunkestëve kundër maqedonasve dhe aleatëve të tyre, nuk kishte më karakter grabitqar, por synime politike të caktuara dhe kjo nënkupton një stad të avancuar të organizimit politik të tyre, qoftë edhe në kuadrin e një federate fisnore, siç duhet menduar se ishin ilirët, në të vërtetë. Këtij stadi i përgjigjen edhe të dhënat arkeologjike që kemi deri më sot; vëndbanimet e fortifikuara të tipit Gajtan, si qëndra fisnore dhe varrezat tumulare të pellgut të Korçës, Trebinishtit, Luginës së Matit dhe Drinit, me inventarin e tyre që flet për një shoqëri ilire me një diferencim të thellë social, por që nuk njeh skllavin, përbëjnë ende karakteristikat themelore të kohës. / Gjatë shek IV burimet për ilirët vijnë duke u shtuar. Vëndin qëndror e zënë njoftimet që flasin për luftërat kundër Maqedonisë. Pasi kanë frenuar një përpjekje të re të Maqedonisë për pushtimin e Lunkestisë (v. 400/399) ilirët invadojnë në vitin 393 Maqedoninë, dëbojnë mbretin Amynta dhe më vonë e detyrojnë ta blejë paqën me një tribut të rëndë. Përpjekjet e Aleksandrit II në vitin 363 dhe sidomos të Perdikës III më 360 për të dalë nga kjo gjëndje dështojnë me humbje të rënda për maqedonët. / Një vënd të rëndësishëm në ngjarjet e asaj kohe zë edhe marrëveshja e ilirëve me dionisin; tiranin e Sirakuzës për rivendosjen e Alkedës në fronin molos (v. 385). Kjo marrëveshje, dëshmon për një politikë aktive të ilirëve edhe në marrëdhëniet e tyre me fqinjët perëndimorë e jugorë” (S. Islami, Shteti ilir, vëndi dhe roli i tij në botën mesdhetare; Kuvendi i I-rë i studimeve ilire, vëll I, f. 88-89).
Kjo është panorama hapsinore më e plotë që na kanë dhënë studiuesit tanë ndonjëherë për rrugën e lidhjes së shtetit ilir me vazhdimësinë e politikës me mjetet e dhunës. Por sipas kësaj hapësire në të vërtetë nuk kemi shtet dhe ja sepse (e gjitha kjo në funksion të qelizës luftë):
-Inkursionet e ilirëve kundër Maqedonisë dhe Delfit në shekujt VII dhe VI pa.Kr. nuk presupozojnë ndërtimin e shtetit, sepse forma klasike e dinamikës së shoqërisë është e tillë që shtet nuk ka, por lufta ekziston me të dyja këmbët.
-Prania e luftës civile në shoqërinë ilire tregon se kjo shoqëri është futur pjesërisht në kontradiktë me vetveten, pra jemi në mes të zhvillimit të gjysëm shtetit komunar dhe aspak në fund të tij, sepse, nga ana tjetër duhet të kishim edhe politeizëm, monogami familjare; të cilat duke mos ekzistuar tregojnë se shoqëria ilire ishte tepër larg fundit të vet gjysëm shtetëror. Lufta “imperialiste” në ato kohëra tregon se shoqëria maqedonase, edhe pse mund të përfshihej në organizimin shtetëror (këtë gjë nuk e themi me siguri të plotë), që është një sistem më i avancuar se i ilirëve, ishin më mbrapa zhvillimit ekonomik, kur ilirët duhet ta kenë pasur më të zhvilluar pasi faza specifike e zhvillimit duhet të ketë dhënë atë zhvillim të nevojshëm për supremaci në planin luftarak. Dmth raporti ekonomik ka qënë në favor të ilirëve (ndoshta kjo duhet verifikuar në planin statistikor), por e gjitha kjo ne saje te influences pellazgo – helene.
Domethënë në shoqërinë ilire kemi atë pjesë kohore të ekuacionit (ndarje pune→pronë fisnore→dhunë→luftë→skllavëri→klasë→shtet) që ndan luftën nga skllavëria dhe për këtë tregon se është ende shumë larg shtetit skllavopronar.
Edhe pak më vonë (gjysma e parë e shek IV pa. Kr.) ne gjejmë të njëjtën hapësirë të vazhdimësisë së politikës me mjetet e dhunës tek ilirët siç është rasti i taulantëve, të cilët “gjithnjë kanë qënë në fqinjësi me qytetin e Epidamnit. Në gjysmën e parë të shekullit të IV pa. Kr. ata luajtën në historinë e brëndëshme të Ilirisë rolin e tyre. Duke marrë veçanërisht në konsideratë prijësin e taulantëve Galauri, i cili gjërësisht është bashkëkohës i Bardhylit. Sipas tezës së shkencëtarit polak J.Lelevelit, Galauri luftoi me Bardhylin për zotërimin e Ilirisë. Në këtë përfundim autori arriu në bazë të ngjarjeve ne Maqedoninë fqinjë” (W. Pajakowski, Mbretëria e Bardhylit nga historia politike e Ilirisë në gjysmën e parë të shekullit IV pes; Kuvendi i I i studimeve ilire, f. 332).
Vetëm katër forma lufte njeh shoqëria ilire për sa kohë që mban atë emër ka popull: luftën civile midis komunave të tij, luftën me komunat fqinje që nuk i përkasin identitetit të tij, luftën kundër pushtuesit dhe luftën kryengritëse mbas pushtimit. Këto dy të fundit, për nga përmbajta mund të konsiderohen një formë e vetme. Të kujt vallë janë këto forma lufte? Këtë gjë historiani ynë nuk ka se si ta dijë, përderisa ai nuk njeh dialektikën e luftës sipas kategorive sasi – cilësi, shkak – pasojë dhe formë – përmbajtje. Historia ilire nuk flet me gojën e sajë, por me gojën e tjetër kujt (shkrimi dhe individi historian) dhe vetëm me këtë ne ja mbyllim gojën kujtdo që i njohson ilirët të barasvlefshëm në kohë me helenet dhe romakët persa i perket stadit te zhvillimit.
Nuk njeh historia ilire luftëra midis qyteteve të saja (70 të tillë rafshoi Paul Emili më 168 Para. Kr.) të shumta siç qe rasti i luftërave midis Athinës dhe Spartës.
Nuk njeh shoqëria ilire luftëra me komshinjtë e vet në formën që ekziston ajo midis Kartagjenës dhe Romës.
Nuk njeh shoqëria ilire luftëra pushtuese në asnjë rast të vetëm, as në formën më të afërt si luftërat e Romës kundra Mesdheut dhe Europës.
A nuk të çojnë të gjitha këto në përfundimin se ilirët nuk janë kërkund të ngjashëm me helenet dhe romakët, të paktën në planin politik me mjetet e dhunës.
Por ky nuk është konkluzioni që kërkojmë ne nga format e vazhdimësisë së politikës me mjetet e dhunës. Ne nuk na intereson fort raporti i ilirëve me grekët apo romakët, sepse ky raport do të na çonte në saktësimin e parimit natyror të lindjes së njeriut në Tokë. Ne kërkojmë të gjejmë pikat e takimit midis shoqërisë ilire me ato shqiptare sipas hapësirave respektive të parapara deri më tani.
Duke marrë për bazë formën klasike të lindje-zhvillimit të luftës dhe qelizave shoqërore të domosdoshme për aplikimin e saj, ne vëmë re se kjo formë përputhet në masën absolute me hapsirën shqiptare. Kështu që na del një detyrë suplementare për të bërë: të zbulojmë raportin midis ilirëve dhe shqiptarëve sipas këndvështrimit të vazhdimësisë së politikës me mjetet e dhunës. Po ta shohim thellë shoqërinë e sotme shqiptare me syrin e mbeturinave të rendit fisnor në disa mikrorajone të vëndit tonë do të dallonim praninë e fisit i cili përpara 1944-ës “përbënte një njësi politike dhe ushtarake. Forcën e tij luftarake e përbënte djelmnia. Në djelmninë e fisit merrnin pjesë burrë për shtëpi, pamvarësisht prej sa frymësh përbëhej, pse çdo shtëpi përfaqësonte një pjesë në pronën e përbashkët” (Rrok Zojzi, Mbeturina të rendit fisnor në disa mikrorajone të vëndit tonë; Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 175).
Ky autor, ndoshta pa dashur, na jep një ndër armët më të forta teorike për vërtetimin e gjenezës së popullit tonë edhe pse ai nuk e njeh teorinë e luftës, sepse në të kundërtën ai duhej të vinte shënjën e barazimit midis këtij organizimi dhe atij helen shumë para Solonit (koha e ekzistencës së naukraive). Pra kemi forma të ngjashme për kohëra jo vetëm të ndryshme, por edhe të fazave jo të njëjta të një organizimi të vetëm, nga ku dalin pikat e mësipërme konkluzive. Ne qysh në këtë fazë të kritikës themi se shokët tanë studiues brënda vëndit na i kanë krijuar të gjitha kushtet teorike për të zbuluar gjenezën e popullit tonë me anë të përmbysjes së metodikes qe perdor historiografia e sotme boterore. Dashur pa dashur ne veprojmë sipas kësaj rruge e cila (bindja e plotë) nuk mund t’i pëlqejë historianit.
Ne duke u mbështetur në punimet e studiuesve tanë tregojmë se gjëndja shoqërore e shqiptarëve është më e hershme, nga pikëpamja e politikës, se ajo e periudhës para Solonit. Pika ku mbështetemi ne në këtë përcaktim është pikërisht lufta e cila tek shqiptarët nuk ka pasur asnjëherë karakterin e formës imperialiste për të gjithë kohërat e ekzistencës së luftës. Ky është konkluzioni përmbledhës i njërit prej etnografëve tanë kur bën fjalë për transmetimin e kulturës: “Ky kontribut (transmetimi i kulturës së shqiptarëve dhënë popujve fqinjë, GH.) nuk ka qënë rezultat pushtimesh të shqiptarëve, sepse të tillë nuk ka pasur” deklaron autori i kumtesës: “Kultura popullore si shprehje e veçorive etnike dhe e formimit të kombit shqiptar” në Konferencën e studimeve etnografike (f. 45). Pak rëndësi ka saktësia e kësaj dukurie, por nëqoftëse ajo thellohet sipas këndvështrimit politik merr vlera të veçanta dhe kaq përcaktuese për gjenezën e popullit tonë sa çdo historian do të kishte përpara vehtes faktin e përmbysjes së tij. E themi këtë duke u nisur nga pyetja e thjeshtë: përse shqioptarët nuk e kanë përdorur luftën pushtuese dhe çfarë lidhjeje ekziston me politikën e dhunës ilire?
A nuk kemi përfundime të barabarta mbi mungesën e formave të luftërave pushtuese si tek ilirët ashtu dhe te shqiptarët?
Si shpjegohet që kemi dy hapësira të “barabarta” (sepse ndryshueshmëria është vetëm në sasi dhe kohë aplikimi) në të njëjtin territor gjeografik për kohëra të ndryshme ku në këtë territor kanë jetuar dy popuj me emërtime të ndryshme gjuhësore (le ta themi që tani midis nesh: ndryshimi midis ilirëve dhe shqiptarëve, sipas këndvështrimit të luftës, është vetëm i karakterit sasior dhe asgjë më shumë; se çfarë rrjedh prej kësaj kur i ndajmë ilirët nga shqiptarët është tjetër punë)?
Në këtë pikë relativiteti analitik mund të bëjë goxha punë për të treguar lidhjen iliro-shqiptare, por raporti absolut fare shkurt vërteton se ilirët dhe shqiptarët janë e njëjta popullsi me ndryshueshmëri kohore shoqërore. Arësyeja e ngjashmërisë së tyre qelizore nuk duhet kërkuar aspak në rastësitë e relacioneve universale, por në shpejtësinë e vogël të zhvillimit shoqëror që mbartin si ilirët ashtu dhe shqiptarët. Dhe kur kjo shpejtësi është kaq shumë e afërt, bile praktikisht e barabartë, arrihet në konkluzionin se ilirët dhe shqiptarët janë e njëjta popullsi. Pra metodika që merr për bazë ngjashmërinë e kulturave specifike duke arritur në konkluzionin që kemi të bëjmë me një unitet njerëzor nuk është vërtetimi i këtij uniteti, por premisë për këtë vërtetim. Domethënë historiani profesionist ka mbetur me kohë në mes të rrugës dhe më tepër ecën me hamëndje se sa në një rrugë shkencore absolute sipas kohes dhe hapsires.
Problem kyc per percaktimin e gjenezes se shqiptareve dhe paraardhersve te tyre, iliro – epiroteve, eshte qyteti dhe fortifikimet e tij. Eshte nje problem ku studiuesit shqiptare jane shquar here ne shtremberimin e realitetit e here ne tendencen per ta zgjidhur ate ne menyre materialiste me qellimin jo per te lidhur botem iliro–epirote me boten arberore dhe shqiptare, por per te pershtatur revolucionin antishqiptar te komunizmit enverist me gjenezen e larget e te afert sipas hapsires analitike te revolucionit bolshevik leninist. Ne kete drejtim e gjithe puna e tyre ka shkuar dem edhe pse shpesh here jane dhene perfundime shume fitimprurese ne planin teorik. Jam i detyruar te pasqyroj te dy gruppikepamjet e arkeologeve dhe historianeve shqiptare per kete problem pasi mbi bazen e tyre do te rezultoje me vone panorama e formimit te asaj qe nuk mund te realizohej dot teorikisht dhe praktikisht duke treguar se baza filozofike e shkences se kaluar shqiptare ka qene e imponuar drejt mashtrimit politik se sa drejt zgjidhjes shkencore.
Duke dashur të japë panoramën paraformuese të qytetit, autori i kumtesës “Çështje të palogjenezës dhe të urbanistikës të qëndrave ilire” lidh fazën e pastajme (protourbane) me qelizën e familjes a thua se dinamika e lindjes së qytetit varet nga forma e familjes; ku në të vërtetë duhet t’i konsiderojmë si dy qeliza paralele që rastësisht janë përputhur në këtë pikë dhe më vonë bëhen të domosdoshme në varësinë e tyre reciptoke. Panorama hapësinore, sipas botëkuptimit të tij, është:
“Pagus (katundi) autokton lindi kështu nga interesi i shumë banorëve (vici), si një formacion krejt homogjen, në një shoqëri që është e lidhur kryesisht me lidhje fisnore. Organizimi i këtyre njësive grumbullon në një atë që romakët e quanin conciliabulum (kuvendi), në të cilin hynin të gjithë pjestarët e shoqërisë. Diferencimi i vëndbanimeve nuk ishte i shkaktuar vetëm nga faktorët e jashtëm (shtegtimeve, ravgimeve, etj), por edhe nga sajimi i shtrsave shoqërore të aristokracisë fisnore. Prandaj ne duhet të pranojmë praninë, qysh në këtë kohë të njerëzve që kishin zënë në këtë kuvend (conciliabulum) një pozitë të privilegjuar, si vici magistri në seicilën prej banojave (vici) që përbënin një pagus, ose magister pagi në vëndbanimin qëndror dhe në krejt kuvendin (conciliabulum). Për të arritur në fazën e pastajme (protourbane) ishte e nevojshme që një vëndbanim dhe shoqëria e tij të kishin bërë një hap vendimtar në zhvillimin e tyre. Duhet, më së pari, të jenë kapërcyer domosdo suazat e ngurta të organizimit fisnor dhe të jenë thyer strukturat hermetike tradicionale, të mbështetura mbi lidhjet e gjakut. Protagonistët e këtyre ndryshimeve ishin pjestarët e aristokracisë fisnore, dhe gërmimet kanë dhënë prova të shumta të këtij diferencimi shoqëror” (Kuvendi i I i studimeve ilire, vol I, f. 448).
Autori është munduar goxha të japë panoramën kohore të formimit të vëndbanimeve dhe sidomos fazat e formimit të tyre. Rruga e tij është tepër larg qelizave hapsinore reale. Në analizën e tij ka më shumë fantazi se sa hapësira absolute e cila të mund të shërbejë më vonë për të çuar në themelimin e institucionit të klasës dhe shtetit. Të thuash se katundi autokton lind në një shoqëri e lidhur kryesisht me lidhje fisnore nuk është ndonjë zbulim i madh, sepse kjo është gjëndja e tij sot, por kjo gjëndje nuk ka asnjë lidhje domosdoshmërie me lindjen e katundit në fazën e tij më të parë. Gjëndja e vërtetë e lindjes së katundit duhet të jetë e lidhur me një formë të caktuar të familjes, por edhe kjo nuk përbën zgjidhjen e problemit, sepse për zgjidhje duhet zbuluar gjëndja ekonomike e shoqërisë komunare. Përderisa kjo nuk ekziston tek ky autor, arrihet në përfundimin se panorama e tij hapësinore është një imponim jashtërealitetit dhe rastësor përsa i përket analizës. Sa për diferencimin e vëndbanimeve autori është me të vërtetë larg shkakut parësor që ka çuar në këtë diferencim. Fakti që katundet kanë lindur gjithmonë pas ndarjes së punës është plotësisht i pranishëm diferencimi shoqëror. Kështu që pranimi, që kërkon të na imponojë autori, është një rrjedhim i shkakut parësor dhe aspak një dëshirë.
Kontradikta që çfaqet midis studiuesve për problemin e shkakut parësor të lindjes së qytetit e kapërcen suazën e kësaj hapësire dhe ç’është më e bukura është po ky autor që absolutizon pikën më të rëndësishme të qytetit, atë të .lindjes, ku sipas tij “Postulati më i rëndësishëm të cilit duhet t’i përgjigjej një qytet antik ishte ai i sigurimit” (po aty f. 447). Dhe pikërisht, sipas kësaj pikëpamjeje, qyteti nuk mund të lindë dot nga kapërcimet e organizimit fisnor të marrë si shkak aktiv. Pastaj a është i drejtë ky postulim? Merita për zbulimin e pasaktësisë të këtij postulati nuk është e jona, por e studiuesve shqiptarë të cilët e kanë quajtur të padrejtë postulatin e mësipërm për rastin e qytetit ilir. Dhe raporti kohor-hapsinor, duke mos pranuar përjashtim, i jep të drejtë autorit tonë, i cili nga pozitat e materializmit historik i kundërvihet tezës së mësipërme postulative: “Çështja është shtruar parimisht gabim, duke e paraqitur proçesin e urbanizimit si një fenomen të importuar, të shkëputur nga zhvillimi i brëndëshëm ekonomiko-shoqëror. Qytetet janë kuptuar përgjithësisht si produkt i situatave luftarake dhe jeta e tyre është ngushtuar në pamjen arkitektonike” – shkruan autori i “Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme” (f56). Në fakt kundërvënia është gjysmake sepse mungon analiza materialiste e lindjes së qytetit në kuptimin e përgjithshëm, dmth filozofik. Kjo mund të jetë detyrë e filozofit, por për ne është i papranueshëm guximi që jashtë të përgjithshmes të nxirret e veçanta, kur dhe më bufi sot e di që shkenca nuk mund të ecë dot përpara pa filozofinë materialiste (filozofia idealiste mund ta çojë shkencën përpara, në thojza, por kjo ecuri do të ketë gjithmonë karakter negativ). Por të shtruarit e këtij problemi, me përmasa filozofike, jo gjithmonë ka ndjekur rrugën e arbitraritetit. Pati nga ata autorë që për trojet ilire nuk u nisën nga forma klasike, të cilin e lanë në heshtje, por u mbështetën në botën e relacioneve, si kusht për lindjen dhe zhvillimin e qytetit ilir. I tillë është autori i studimeve dardane i cili me gjakftohtësi “sulmon” botën e relacioneve ku “zanafilla e urbanizimit, duhet kërkuar në kohën kur elementët autoktonë të vëndbanimeve protourbane shkrihen në kohën e kontakteve të drejtëpërdrejtë me elementët e huaj dhe kështu marrin trajta urbane në brëndësi të mureve me të drejtën qytetare romake dhe me vetëqeverisjen municipale….urbanizimi i territorit të dardanëve shpreh qartë politikën romake në këtë territor” (Zef Mirdita, Studime Dardane, f. 121).
Ndërsa duke e parë problemin më konkretisht për Ilirinë vëmë re se autorët tanë ja dedikojnë ngritjen e tyre më tepër faktorëve rastësorë se sa domosdoshmërisë së vetëzhvillimit social të ilirëve. Këtë gjë ata ja dedikojnë materialist të varfër arkeologjik, a thua se dialektika e lindjes së qytetit varet nga ky material. “Ndoshta për disa qyteza ilire” – shkruajnë ata – “në të cilat materiali arkeologjik është i varfër më tepër se faktori ekonomik, ka qënë faktori strategjik i mbrojtjes, ai që ka përcaktuar ngritjen e tyre” (Ilirët dhe gjeneza e shiptarëve, f. 28).
Duke u shkëputur nga kritika ndaj parimeve filozofike të lindjes së qytetit, vimë në problemin më themelor të qytetit ilir: atë të lindjes së tij. Sipas një studiuesi të njohur, “Në zhvillimin e qytetit ilir dallohen qartë tri etapa kryesore: Etapa e lindjes dhe formimit të tij të plotë (shek V, fundi i shek IV para e sonë), etapa e intensifikimit dhe lulëzimit të tij më të madh (fundi i shek IV-gjysma e parë e shek III pe, sonë) dhe etapa e fundit, ajo e zhvillimit të qytetit në rethanat e reja të krijuara pas pushtimit romak” (F. Prendi, Urbanizimi i Ilirisë së Jugut në dritën e të dhënave arkeologjike; Kuvendi i I-rë i studimeve ilire, f. 112)
Kjo është një qelizë me të vërtetë e rëndësishme për të pasur të qartë formimin e shtetit në mënyrë klasike në përgjithësi dhe atij ilir në veçanti. Dhe mund të bëhet po të zbulohet raportin kohor dhe hapësinor i qytetit me shtetin. Domethënë kush është krijuar më përpara dhe kush është sundimtar në këtë duet. Por ne i dhame rendesi kesaj ideje pasi duhet percaktuar distanca teper e madhe kohore me qytetet pellazge dhe ndikimin e tyre ne ngritjen e qyteteve dhe vendbanimeve te fortifikuara ne territorin e banuar nga iliro – epirotet. Procesi ne fjale e perjashton nje zhvillim social te nje boshti biologjik, por kemi te bejme me dy boshte me ndikim mbi njeri – tjetrin dhe supremacine e shpejtesise se madhe te zhvillimit mbi me te ulten cka sherben per te ndare boten iliro – epirote nga bota pellazge nga pikepamje gjenetike sipas pikepamjes se qytetit dhe fortifikimeve te tij.
Ne qofte se do te mbeshtetemi tek studiuesit shqiptare per problemin e klasave shoqerore ai thjeshtohet per faktin se i eshte dhene rendesi ekzistences se tyre nga ana e diktatures per te perligjur ekzistencen ligjore te komunizmit bolshevik ne Shqiperi, keshtu qe problemi eshte zberthyer ne menyre antiligjore dhe antihistorike. Mendimi im është se të gjitha embrionet qelizore të elementëve shoqëror të gjëndura tek ilirët janë trajtuar në mënyrë arbitrare duke u arritur në konkluzionin se “Banorët më të lashtë të vëndit tonë, ilirët, nuk duhet dhe nuk mund të dyshohet se nuk kishin dalë nga faza e komunitetit primitiv, se shoqëria e tyre njihte ndarjen në klasa. Për këtë nuk na lejojnë të dyshojmë as të dhënat arkeologjike, as të dhënat e autorëve të vjetër (J. Adami, Rrugë dhe objekte arkeologjike në Shqipëri, f. 7)
Në fakt nga ky përfundim ne nxjerrim tri gjëra të rëndësishme dhe tepër të përgjithshme:
1-Nga e përcakton autori ndarjen e shoqërisë ilire në klasa? E vetmja mënyrë për të dalluar këtë ndarje tipike është kompleksi i formave të luftës dhe për këtë, jo vetëm ky autor, nuk ka asnjë të dhënë konkrete. Pastaj të hiqet mendsh një herë e mirë kjo ndarje me këto lloj metodash, përderisa ne Iliri mbizotëronte kulti i natyrës si formë e besimit fetar autokton.
2-Të dhënat arkeologjike bëjnë fjalë për një ngjashmëri kaq të madhe midis epokave sa ne arrijmë qysh tani në përfundimin se kemi të bëjmë me një vazhdimësi autoktone të shoqërisë të ndarë në shtresa, por jo në klasa.
3-Të dhënat e autorëve të vjetër jo vetëm që duhen marrë me rezervë, por interpretimi i tyre nuk mund të bëhet sipas metodikave te dyshimta dhe teper te lashta pa asnje domethenie. Te pakten deri ne fundin e shekullit te XVIII-te keto probleme kane qene thjeshte hamendje te paargumentueshme. Vetem me utopistet franceze dhe ekonomistet angleze fillon problemi i shoqerise me ndarje klasore, gje te cilen ne shqiptareve na e kane mesuar gabim. Problemi i klasave shoqerore ne shoqerine ilire nuk mund te realizohet pa ja nënshtruar faktin raportit kohor – hapsinor dhe kjo gje nxjerr ne shesh se ajo shoqeri ka qene teper – teper larg ketij pozicioni.
Por nje studim me i gjere i ketij problemi nxjerr ne pah faktin se pranim i klasave shoqerore ne shoqerine ilie eshte bere si reaksion ndaj historiografise jugosllave. Duke marrë për bazë të gjithë materialin e 40 viteve te fundit për këtë problem ne vëmë re se përfitimin më të madh nuk e kanë arritur studiuesit tanë, por ata të huaj, të cilët në po të njëjtin kuvend (Kuvëndi i I i studimeve ilire) arritën në konkluzionin se klasa sunduese skllavopronare ilire ishte po aq e dukshme sa edhe shteti ilir. Këtë përfundim arriti studiuesi kosovar në kumtesën e tij: “Historiografia jugosllave mbi shtetin ilir”; ku një farë “Faula Papazoglu vë në dukje se për këtë periudhë është karakteristikë mbizotërimi i marrëdhënieve klasore në strukturën shoqërore të Mbretërisë Ilire. Për të provuar këtë mendim ajo e referohet Polibit dhe Livit që përmëndin një numër të madh skllaevërish tek ilirët….Rezultatet shkencore të Fanula Papazoglut janë duke ndikuar dhe do të ndikojnë që historiografia jugosllave të marrë si zgjidhje përfundimtare pikëpamjen shkencore që pohon ekzistencën e shtetit ilir dhe të nxjerrë jashtë përdorimit në librat me karakter sinteze, tezën që ilirët kanë njohur lidhjet fisnore e jo shtetin e vërtetë” (Kuvendi i I-re i studimeve Ilire, f. 356).
Studiuesja jugosllave as që ja ka haberin dialektikës së formimit të shtetit. Për të janë të panjohura qelizat sasiore që çojnë në formimin e tij. Po të merrësh për bazë Polibin dhe Livin nuk ka se si të kalosh në praninë e shtetit ilir meqënëse ata përmëndin ekzistencën e skllavit, dhe vetë skllavëria duke qënë një qelizë e domosdoshme për formimin e shtetit, nuk mund të merret për bazë e vetme për të ndërtuar teorikisht formimin e shtetit ilir. Sa për rezultatet shkencore ato duhen konsideruar antimaterialiste, pa asnjë domethënie konkrete. Dëshira e historiografisë jugosllave duhet parë me një sy tjetër. Pranimi i shtetit ilir nga ana e tyre do të justifikonte shtrirjen e serbëve në kurriz të ilirëve si rezultat i vazhdimësisë së politikës me mjetet e dhunës, karakteristikë kjo e çdo forme të shtetit, dhe më këtë përligjin një formë absolute pozitive të veprimtarisë së tyre duke i paraqitur sot serbët si popull paqedashës e gjithmonë të tillë. Tendenca e historiografisë shqiptare nuk duhet të jetë ajo e jugosllavëve, sepse në këtë rast studiuesit shqiptarë do të binin në kurthin sllav ashtu dhe si kanë rënë pa dashjen e tyre. Asnjehere nuk eshte thene qe iliret e vertete nuk ekzistojne me jo per efekt te transformimit te tyre ne arber, por ata jane zhdukur nga historia me ane te krimit 1300 vjecar sllavo-serb.
Por nga ana tjetër është për të vënë duart në kokë kur shikon dy konkluzione të barabarta të dy historiografive që nuk kanë asnjë lloj lidhje midis tyre, por politikat komanduese te tyre kane qene “armiq” biologjike. Nuk është aspak e vështirë të kuptohet se e gjithë tendenca e “ekzistencës” së klasave tek ilirët nuk ka për qëllim tjetër veçse t’i hapë rrugën pranimit të shtetit ilir të cilat edhe sikur t’i konsiderojnë të qënë prapëseprapë nuk mund të quhen të afta në zhvillimin e tyre sa të kërkojnë formimin e shtetit si instrument klasor në duart e klasës sunduese ilire.
Si përfundim, për të gjithë analizën e organizimit shoqëror të ilirëve ne arrijmë në konkluzionin e mëposhtëm:
-Shoqëria ilire, gjatë zhvillimit të saj, nuk arriti akoma në atë shkallë të zhvillimit që të çonte në formimin e klasave.
-Ajo nuk shkoi më larg se diferencimi shoqëror i popullsisë, faza e së cilës nuk i kapërceu dot shtresën drejtuese të kësaj popullsie. Në ato raste kur kostatohet se ekziston një shtresë drejtuese deri në shkallën e klasës, ne duhet të jemi të bindur se ajo është një imponim i botës së relacioneve me botën pellazge dhe helene, e më vonë me atë romake, sepse masa dërmuese e popullsisë iliro – epirote mbeti për tërë kohën, që i njeh historia, në organizimin gjysëm komunar pa arritur ende në fazën përfundimtare të këtij organizimi ndërmjetës, që nënkuptohet si fazë kalimtare, e cila në vazhdim u çfaq me kontradiktën midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim tek të gjithë ata popuj që e parakaluan këtë fazë.
-Prania e asaj shtrese të aristoktacisë fisnore që ishte vënë në shërbim të pushtuesit nuk do të thotë aspak se kemi të bëjmë me një klasë sunduese e cila për interesat e veta klasore i tradhëton interesat kombëtare të popullit të vet. Ky “përjashtim” nuk është i tillë po të kemi parasysh shpejtësinë e vogël të zhvillimit shoqëror që mbartnin ilirët dhe shpejtësinë e madhe që imponon bota e relacioneve në këtë shtresë drejtuese, e cila e ka të domosdoshme këtë përshpejtim për t’ju përshtatur kushteve të reja që imponon politika pushtuese e romakëve; dmth përjashtim në thelb nuk ka.
E njejta situate paraqitet edhe kur vjen puna per te analizuar mundesine e ekzistences se shtetit tek iliret. Pranimi i tij ka qene nje urdher tjeter politik per te fshehur krimin e perbindshem te popullates sllavo-serbe pergjate gjithe kohes se ekzistences se tyre historike kundra popullates ilire dhe arberore, te pakten deri ne vitin 1430, vit kur ushtrite otomane treguan forcen e tyre politike perballe bandave kriminale serbe dhe Gjon Kastrioti u perfshi ne ate konflikt per hesap te vet.
Pika e parë ku kapemi ne për të ndërtuar kritiken ndaj teorisë se shtetit ilir është shkaku më i parë i themelimit të tij, që është ndarja e punës. Por vetë ndarja e punës është e lidhur me fillimin e ideve juridike, duke e quajtur këtë ndarje si fillesën më të parë të tyre. Dialektika e mendimit njerëzor, edhe pse tani për tani është e panjohur për ne tërësisht, na tregon se formacionet e ndryshme shoqërore e kanë filluar rrugën e vet historike pikërisht me këto ide (komuna primitive bën përjashtim jo sepse është e tillë, por puna ka lindur më përpara se ideja juridike) dhe ato, format e ideve juridike, kanë përsëritur njëra-tjetrën gjithmonë në një shkallë më të lartë dhe për këtë është e papranueshme për popullaten helene apo romake që mbas Likurgut dhe Solonit, apo mbas ligjeve të dymbëdhjetë tabelave, të prodhojnë dhe të përdorin të drejtën zakonore juridike të pashkruar si ato të Skëndërbeut apo Lekë Dukagjinit. Ja përse ne e quajmë tërësisht të gabuar mendimin e hedhur nga autori i kumtesës “Mbi disa tipare të së drejtës zakonore” ku sipas tij “E drejta e çdo vëndi pra edhe e drejta zakonore shqiptare, si element përbërës i superstrukturës, ka lindur në kushte të caktuara historike; me lindjen e pronës private, të ndarjes së shoqërisë në klasa dhe të shtetit, është zhvilluar e ndryshuar me ndryshimin e këtyre kushteve dhe është përcaktuar në fund të fundit nga baza ekonomike përkatëse” (Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 209).
Që autori gënjen vehten e tij kjo nuk vihet në dyshim nga ana e jonë, por që të tentosh të gënjesh edhe lexuesin është pak e vështirë të pranohet kur edhe më bufi e di se institucioni juridik (i cili përmbledh të drejtën zakonore) është i lidhur në kohë me ndarjen e punës dhe rrjedhimisht kohëekzistenca e tij është e lidhur me aktin e parë juridik në historinë e njerëzimit.Zhvillimi i saj konform lindjes së pronës private, lindjes së klasave dhe shtetit është tjetër gjë. Por edhe mbi këtë bazë autori gabon shumë rëndë duke e lidhur të drejtën zakonore shqiptare me ekuacionin pronë private → klasë → shtet. Sepse shumë qeliza ndërmjetëse jo vetëm që janë të panjohura për autorin, por ato kanë munguar tërësisht tek populli shqiptar. Çka do të thotë se jo vetëm shtet ilir, apo arber që nuk ka pasur, por edhe klasat janë tepër larg formimit të tyre. Sa për bazën ekonomike që përcakton ndryshimet e të drejtës zakonore shqiptare është pak e vështirë të argumentohet me pikëpamjet e autorit. Po ta shikojmë problemin në kompleks me shtetin na del se kanunet e Skëndërbeut apo Lek Dukagjinit janë produkt i shtetit feudal shqiptar; meqënëse paraardhësit e arbërve, ilirët, njihnin shtetin dhe për këtë tregojnë se janë produkte juridike të klasës sunduese feudale shqiptare për të mbajtur nën dhunën shtetërore pjesën më të madhe të popullatës. Të paktën ky është konkluzioni kur analizojmë institucionet juridike që janë në varësi të klasave dhe shtetit.. Por cila është përmbajtja e këtyre kanuneve dhe cila është distanca që i ndan nga juridiksioni shtetëror?
Për të përcaktuar përmbajtjen e njërit prej këtyre kanuneve ne nuk u mbështetëm në dukurinë hapësirë, por muarëm atë më të mëvonshmin ne trojet shqiptare meqënëse kanunet e Skëndërbeut dhe Lekë Dukagjinit ishin tepër “afër” botës ilire. Te tillë jane Kanuni i Lurës; i quajtur nga popullata vëndase “Kararet e Dheut”, gjurmët e të cilit kanë ekzistuar deri në shekullin tonë (XX-të), ndërsa ndryshimet në përmbajtjen e tij janë më së fundi fill mbas shpalljes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; Kanuni i Dibres dhe Kanuni i Laberise.
Sipas autorëve të kumtesës “Mbi karakterin shoqëror të karareve të dheut në Lurë”, “Me fjalën “karare të dheut” kuptojmë asgjë më tepër se vendime të “vegjëlisë” dmth vendime ligjore që përfaqësojnë vullnetin e masës së gjërë të popullit, për probleme të caktuara të jetës, kryesisht me karakter shoqëror, politik, ekonomik, moral. Kararet janë një disiplinë e kodifikuar në mëndjen e zemrën e malësorit. Qëllimi i “karareve të dheut” ishte në radhë të parë ai i vetëqeverisjes së krahinës sipas vullnetit të popullit në kushte të caktuara historike. Kushtet më të vona që solli fillimi dhe mesi i shekullit të XIX e theksuan edhe në këtë nevojë jetike për një vetëqeverisje shekullore juridike, që vështirë që besohet se ka edhe ndonjë shëmbëll tjetër krahasues. Me qëllimin kryesor shprehet dhe sintetizohet gjithë ideja për të ruajtur të paprekur bazën e unitetit krahinor në luftë kundër armiqve të atdheut dhe për normalizimin e një jete pa ngatërresa, pa mërira dhe padrejtësira shoqërore. Specifikë e karareve të dheut qe ajo që këto vendime të pashkruara juridike ishin për mbarë popullsinë vëndase. Ndaj këtyre vendimeve ishin të detyruar të nënshtroheshin pa asnjë konditë kushdo qoftë ashtu si vegjëlia dhe paria, bajraktari dhe kleri fetar katolik apo musliman pa asnjë përjashtim” (Dibra dhe dibranët, f. 87).
Puna lavdëruese e autodidaktëve të Lurës na dha dy materiale të tjera të çmuara, njëra prej të cilave ishte e lidhur me përcaktimin e raportit të “karareve të dheut” me kanunin e Lekë Dukagjinit, ku i pari del më demokratik se i dyti (po kjo kumtesë), por nga kjo del diçka shumë interesante, e cila u ka shpëtuar autorëve të kumtesës. Po të pranojmë karakterin më demokratik të karareve të dheut në raport me kanunet e mesjetës, atëhere arrihet në konkluzionin se të parat, për nga përmbajtja, duhet të jenë paraardhëse të të dytave edhe pse ndryshimi i tyre është bërë 400 vjet mbrapa në favor të demokratizimit.
Këtë njoftim të fundit na e jep autori i kumtesës “Mbi disa elementë të së drejtës së pashkruar të krahinës së Lurës” ku sipas te cilit “për të treguar rëndësinë e “karareve të dheut” dhe pushtetin shpirtëror që kishin në masën e vegjëlisë, këtu poshtë po përmëndim disa nga këto karare: a) Të mos shtihet pushkë në besë, b) Muaji i majit i të mbjellave të ishte muaji i besës, c) Nuk shtihet pushkë mbi qetë e punës dhe në bagëti, ç) Nuk vritej djali që ende nuk kishte vënë pushkë në krah. d) Nuk vritej gruaja dhe as hyzmeqari (këto të vendosura fill mbas lidhjes së Prizrenit – nënvizimi i yni, GH.)” (po aty).
Te gjitha keto probleme kane qene te parakaluara tek pellazget perpara Luftes se Trojes duke na argumentuar se popullata pellazge e viteve 1300 Para Kri. ka qene me e avancuar ne zhvillimin e vet se popullata shqiptare e shekullit te XX-te Mbas Kri.. Mosperputhja kohore 3300 vjecare tregon se ato nuk kane asnje lidhje birerie dhe shqiptaret jane shume e shume me te vjeter se pellazget ne keto troje.
Pika e fundit qe une dua te analizoj dhe qe duhet te perbeje fenomenin me te pabesueshme per lexuesin si nje fakt domethenes te lidhur me pasardhesit e mundshem te pellazgeve, eshte levizja mekanike e popullatave iliro-epirote, arberore dhe shqiptare ne historine e Europes. Duhet thene me perpara se problemi ka pushtuar mendjet e te gjithe studiuesve sipas pikepamjes se njerezimi e ka prejardhjen nga nje pike e kontinentit afrikan (ndersa europianet nga kontinenti aziatik) a thua se jemi ngjala. Kjo eshte pika kryesore qe duhet zgjidhur perpara se te flasim per Racat dhe Popujt e Njerezimit. Por kjo teme nuk preket nga studiuesit e ceshtjes pellazgjike cka tregon ose padije ose trembjen nga ligjet qe rrjedhin nga parimi poligjenetik i lindjes se races njerezore ne Toke. Problemi hipotetik i levizjes se popujve dhe masave njerezore paraqitet si nje proces qe nuk i nenshtrohet asnje lloj ligjesie, por cdo fenomen e ketij lloji paraqitet si ekzistent dhe i padiskutueshem. Kjo eshte aresyeja qe une u dhashe rendesi te vecante ketyre pikepamjeve duke ngrtur hipotezen se pa zgjidhur kete problem nuk mund te avancohet me ne problemet e historise se njerezimit. Fillimisht duhet deklaruar se ky eshte nje problem botekuptimor qe nuk i afrohet kerkund caqeve te shkences dhe per kete kerkon nje vemendje te vecante. Te gjithe problemin une e kam lidhur me raportin kohor – hapsinor duke e konsideruar shpejtesine e zhvillimit shoqeror si parametrin me kryesor te argumentimit te fenomenit ne fjale, keshtu qe nuk eshte per t’i vene faj direkt autoreve te pikepamjeve te meposhtme kur ato tentojne te duken si materialiste, por ne realitet e permbysin ate.
Une gjurmet me te pare te ketyre pikepamjeve i kam hasur ne shkolle boshevike, pra i perkasin shekullit te XX-te edhe pse jam i bindur se zanafilla e tyre duhet te kete filluar shume me perpara. Kjo kuptohet nga pikëpamjet qe duan të përputhen me teorinë darviniste të përhapjes së bimëve dhe kafshëve siç bën autorja e punimit mbi Atlantidën, ku sipas saj “Nëpër vargmalet Atlantik stërgjyshërit e njeriut u përhapën deri larg në veri, si kafshët e tjera dhe bimët. Në sajë të shpërthimeve të shpeshta vullkanike, ata u njohën këtu me zjarrin më parë se në vëndet e tjera, tërmetet e shpeshta i detyruan ata që të shpërnguleshin, gjë që u mësoi tu përshtaten më shpejt ndryshimeve të theksuara në kushtet e jetesës. Të gjithë këto faktorë mund të kenë shpejtuar zhvillimin e tyre” (E. Andrejeva, Në kërkim të botës së humbur (Atlantida), f. 145).
Sa për faktorët përshpejtues kjo është një përrallë e vogël, pasi për kohëra të njëjta shpejtësia e zhvillimit është e përafërt, kështu që nuk kemi asnjë bazë për të pranuar përshpejtimin e zhvillimit shoqëror qoftë edhe nga rastësitë natyrore. Këtu ka vënd teoria e përshpejtimit hapësinor shoqëror që përcaktohet nga raporti kohor-hapësinor dhe jo nga shkaktari natyror i cili e ka përcaktuar këtë shpejtësi me kohë, atëhere kur ndodhi hopi kalimtar nga majmunët antropomorfë. Problemi i ndikimit te faktoreve natyrore mbi boten njjerezore duhet konsideruar nje fenomen utopik qe ka sherbyer per te justifikuar nje gjendje ekonomike dhe aspak nje proces shoqeror. Pershtatja e njeriut me ambientin natyror eshte nje proces qe flet kundra tezes se shpikesve te saj pasi nje ambient natyror bujar nuk con ne nje zhvillim me vlera hapsinore te medha, por, perkunmdrazi, percakton shpejtesine e zhvillimit qe per rastin ilir eshte me e avashta ne kontinent edhe pse kemi jetuar prej 3000 vjetesh afer popujve me te lavdishem te kontintentit.
Ndersa problemi i lëvizjes së fiseve njerëzore është parë si një dukuri absolute për kohëra të shkuara, ku në këtë drejtim spikasin legjendat. Këtyre legjendave u mungon domethënia shkakësore e lëvizjes së njerëzve dhe aty ku ato nuk mund të zbulohen nga studiuesit, në pamundësi për të shpikur të tjera, është munduar të krijohen shkaqe të ndryshme që të vërtetojnë në një farë mënyre ngjashmëritë antropologjike, kulturore, etnike, etj, etj. Kështu autori i “Gjurmimeve antropologjike për shqiptarët” nuk mund të ndahet nga kjo dukuri, që gjithmonë duhet konsideruar ekstreme dhe rastësore, dhe kërkon me një farë insistimi të pranohet si absolute lëvizja e njerëzve në të përgjithshmen dhe në të veçantën e zhvillimit shoqëror të tyre. Për këtë ai shkruan se: “Është e udhës të pranohet se ka pasur jo vetëm lëvizje të rastit për arësye të ndryshme, politike, ekonomike, fetare etj. Si duket, lëvizja ka pasur drejtim nga zona të varfëra e të thella në zona me kushte natyrore e burime ekonomike më të mira, që ndodhen përgjithësisht jo larg të parave” (Aleksandër Dhima, Studime antropologjike për shqiptarët, f. 56).
Është interesant fakti që studiuesve të sotëm nuk u intereson lëvizja e individëve të mesjetës apo të kohërave moderne, por atyre u ka interesuar gjithmonë momenti i lindjes të një populli në kohën kur ai del përpara historisë; dhe këtë lindje ata gjithmonë e kanë kushtëzuar me dukurinë e lëvizjes të tyre sikur ai popull ka ardhur nga filan vënd duke kryer filan rrugë dhe iks veprime historike. Ç’është e drejta të gjithë popujt e Europës me përjashtim të trinomit ilir – helen – romak e fillojnë jetën e tyre historike pikërisht me të panjohurat që imponon teoria e lëvizjes imagjinare të tyre.
Teorizimet për këtë problem janë kaq të shumta dhe kaq bajate sa nuk ja vlen të merresh me një përmbledhje të tyre për të nxjerrë rrugë argumentimet përkatëse sikur ato të mos kishin lidhje direkte me problemin tonë. Por ne, në pamundësi për t’i analizuar ato në kompleks, do të kufizohemi në një libër të lexuar qysh në fëmijërinë tonë e cila na pat bërë një përshtypje të jashtëzakonshme për moshën ku teoria e lëvizjes së popujve është në qëndër të vëmëndjes. Autorja e librit nuk duhet të ketë qënë ndonjë figurë e vëndit të saj për këtë problem, por të habit guximi i saj me përmbledhjen që ka bërë për problemin e Atlantidës, ku kjo autore fut, për vërtetim, monogjenezën si parim natyror të lindjes së njeriut në globin tokësor. Duke dalë përpara lexuesit të vëndit të saj, me këtë libër, E. Andrejeva çfaqet si një filozofe e mirëfilltë duke përfaqësuar në realitet botëkuptimin e klasës së re që po lindëte në B.Sovietik dhe që e nxorri kokën për herë të parë, në përmbajtjen e saj, pas 1917-es. Por duhet vene ne dukje fakti qe Njerezimit nuk i eshte thene asnjehere qe materializmi marksist nuk lindi si nje reaksion kundra politikes, por si reaksion i domosdoshem ne fushen e shkencave shoqerore e natyrore; eshte tjeter pune pse ai u perdor nga politika per qellimet e mbrapshta te saj.
Autorja duke dashur të duket origjinale në punën e sajë mundohet të vërtetojë konkluzionet e një legjende me legjenda të tjera të grumbulluara anë e kënd botës (në të dy anët e Atlantikut). Me këtë libër inteligjenca e re sovietike paralajmëroi për një rrugë gjithë mashtrime e gënjeshtra që për ne është e qartë si drita e diellit, por që të gënjesh dhe të mashtrosh në emër të filozofisë materialiste nuk është e mjaftueshme të mos e pranosh këtë libër, adoleshent, vetëm si libër. Ai na ka shërbyer ne për të ndërtuar në një farë mënyre kritikën kundër teorizimeve mbi lëvizjen e popujve në pamundësi për të analizuar në kompleks shumicën e pikëpamjeve për këtë problem,-gjë që do të kërkonte shumë punë nga ana e jonë dhe në përfundim do të kishim të njëjtin konkluzion.
Nuk është puna për t’i besuar, ose jo, legjendave, por koha sot është e tillë që edhe sikur t’i besojmë atyre pa rezerva, duhet vënë dallimi çka është rastësore në to e çka është e domosdoshme, si ngjarje e ndodhur. Pikërisht këtë ne nuk e gjejmë tek kjo autore kur shkruan se “Kacalkoathi, sipas legjendave të vjetra, kishte ardhur në Meksikë nga ana e lindjes nëpër det. Ai kishte pasur një mjekër të gjatë të zezë dhe lëkurë të bardhë. Kishte ardhur këtu nga brigjet e gjirit të Meksikës dhe i kishte mësuar popullit punimin e tokës, shkrimin dhe shkenca të tjera” (Ekaterina Andrejeva, Në kërkim të botës së humbur (Atlantida), f. 22).
Që ndonjë europian mund të ketë kaluar Atlantikun dhe të ketë bërë vizitë në vëndet e sipërme është një gjë që nuk luan asnjë rol në zhvillimin shoqëror të banorëve autoktonë amerikanë, por është e pamundur që ky i ardhur t’i mësojë vëndasve punimin e tokës, shkrimin dhe shkencat e tjera kur zhvillimi i forcave prodhuese bujqesore e artizanale vëndase është tepër larg hapësirës shoqërore që kërkojnë këto specifika të veprimtarisë njerëzore; ashtu siç ka qënë e pamundur t’i imponohej botës greko-romake shkenca moderne e energjisë atomike apo kozmike. Këtë gjë kjo autore nuk e merr parasysh kur shkruan rreshtat e mësipërm, por i jep teorisë së saj një pamje tepër mistike duke i pajtuar me legjendat e vjetra pa mundur dot të dallojë tek këto legjenda realitetin nga fantazia.
Në po të njëjtin pozicion ndodhet autorja kur thotë se “Që në shekullin XVII, kur europianët i pyetën për vëndin nga kishin ardhur paraardhësit e tyre, guançitë u përgjigjën: “Baballarët tanë na kanë thënë se na solli në këtë ishull perëndia, se na harroi këtu, por dikur do të kujtohet dhe do të kthehet tek ne së bashku me diellin… Guançitë nderonin diellin. Ata sikundër dhe egjiptianët e peruanët në Amerikë, kishin si zakon që t’i ballsamosnin kufomat dhe të ruanin mumjet e të vdekurve të shquar” (po aty,f. 48,49); veçse tani ka shtuar, nga këndvështrimi relativ, paralelizmin me egjiptianët dhe peruanët duke i krahasuar guançitë me banorët e dy vendeve me dallim cilësor midis tyre, përsa i përket zhvillimit shoqëror siç ishin inkasit e mijëvjeçarit të dytë pas Krishtit.
Pika e parë që duhet të vërtetonte kjo autore është uniteti kohor, të paktën në lindje, i kultit të diellit me shkrimin; dmth kur ka lindur shkrimi kemi pasur kult natyre apo polizeizëm? Që më përpara ka lindur kulti i natyrës se shkrimi nuk ka diskutim, por a ka lidhje kohore me politeizmin kjo është pak e vështirë të vërtetohet. Në fakt një të dhënë ne e kemi tek poemat e Homerit ku në kohën e luftës së Trojës shkrimi nuk ekzistonte. Gjithashtu popujt “barbarë” të Europës në kohën e perandorisë romake (shek I pa. Kr.) kanë pasur politeizëm origjinal dhe shkrimin e huazuan nga romakët (në të kundërtën të gjithë ato popuj duhet të kishin alfabetin dhe shkrimin e tyre origjinal, mungesa e të cilëve na çon në përfundimin se shkrimi duhet të ketë lidhje me shtetin e mirëfilltë skllavopronar dhe pjesërisht me juristët e parë të tij, pamvaresisht nga parimi i lindjes (eshte bota e relacioneve qe krijon domosdoshmerine ne kete rast; – cdo gje varet nga shpejtesia e zhvillimit) . Të paktën kjo për Europën është kështu dhe s’e luan as topi). Pra duhet të arrihet në përfundimin edhe më të specifikuar të raportit të qënies me ndërgjegjen dhe pikërisht qënia nuk përcakton vetëm ndërgjegjen në kuptimin e ndërgjegjes individuale, por qënia duhet të përcaktojë edhe masën e zhvillimit shoqëror në kompleksitetin e tij. Domethënë është e papranueshme që në organizimin skllavopronar të kemi tendencë për zbulimin e natyrës së dritës apo të kemi tendencë për zbulimin e sistemit periodik të elementëve në kimi. Vetëm se raporti kohor-hapësinor duhet të saktësojë diçka më tepër në këtë drejtim dhe pikërisht për dy vënde pa lidhje relacionesh, distanca kohore e një veprimtarie shoqërore, psh e drejta zakonore penale, nga lindja e rendit shoqëror nuk është e thënë të jetë rigorozisht absolute. Në këtë drejtim fjalën e merr shpejtësia e zhvillimit shoqëror e cila vërteton se idetë juridike me të vërtetë i paraprijnë zhvillimit të rendit shoqëror, por zëvëndësimi i tyre me idetë e reja juridike varet kryekëput nga kjo shpejtësi, -nga ku del që kohëekzistenca e tyre është relative (ja kuptimi i zhvillimit relativ të shoqërisë).
Pika e dytë që duhet të vërtetonte autorja është fakti që në qoftë se guançitë në shekullin e XVII-të besonin në kultin e diellit, atëhere ata për mbi 2 500 vjet, në mos më shumë, na paskan rënë në gjumë njësoj si gjumi dimëror i ariut. Sepse si zor që ajo popullsi të ketë lidhje direkte atërore me Afrikën e Veriut ku kulti i diellit duhet të jetë zhdukur po kaq vjet përpara. Në këtë pikë autorja del jashtë raportit të qënies me ndërgjegjen duke i dhënë prioritet ndërgjegjes se sa qënies.
Pika e tretë që duhet të vërtetonte kjo autore është një dukuri interesante për të gjithë arkeologët, përfshirë edhe ata shqiptarë, dhe pikërisht për dy vënde pa lidhje relacionesh nuk duhet të kemi ngjashmëri në formë të veglave të përdorimit të përditshëm dhe të të gjithë produkteve të veprimtarisë shoqërore, sepse në të kundërtën gjithëshka e ka zanafillën në një pikë, kur përmbatja e të gjithave është po ajo. Pikërisht këtë ka zbuluar në realitet materializmi marksist dhe vetëm kjo është gjëja më me vlerë e të gjithë teorisë së autorëve të sajë. Psh autorja duhet të vërtetonte se zjarri është ndezur për herë të parë në një pikë të globit dhe prej këtej është shpërndarë në të gjithë sipërfaqen. Ai nuk mund të jetë ndezur dot në dy vënde të ndryshme të globit në kohë të ndryshme (gjithmonë si rrjedhim i pikëpamjeve të kësaj autoreje). Në këtë rast, po të mos e pranojmë karakterin monogjenist të zjarrit, shkenca do të mohonte të gjithë perënditë e qiellit dhe, kuptohet, që nga kjo njerëzimi nuk do të kishte jetë të gjatë. Pikerisht kjo metodike duhet ndryshuar ne thelbin e vet.
Pa u larguar nga tema e jonë kostatojmë akrobacira të studiuesve të ndryshëm mbi shpjegimin shkakësor të lëvizjes së njerëzve. Sipas autorit, tashmë të vjetër, të “Studime Dardane” “Vetëdija e prejardhjes lindore është çfaqur ndër shumë popuj të vjetër, ndër të cilët në radhë të parë duhet të përmënden romakët dhe maqedonët” (Zef Mirdita, Studime Dardane, f. 120).
Kjo vetëdije është e pavlefshme nëqoftëse nuk tregohet shkalla e zhvillimit shoqëror sipas këndvështrimit fetar që shoqëron këtë vetëdije. Domethënë kjo vetëdije ka ekzistuar përpara lindjes së kultit të natyrës apo mbas tij? Përcaktimi i kësaj do të nxjerrë faktin se kjo vetëdije është tek të gjithë popujt e botës pa përjashtim në kohën kur ata perëndonin drejt shtetit dhe ky kult drejt politeizmit. Pra arësyeja e kësaj vetëdije lidhet me besimin fetar dhe aspak më ndryshe. Pastaj a është i sigurtë autori se kjo vetëdije nuk është edhe tek popujt e Lindjes së Largme dhe tek banorët e Dy Amerikave? Po të jetë kështu (dhe kështu është), mungesa e informacionit nga Kina është për efekt të zhvillimit të asaj shoqërie shumë përtej organizimit gjysëm komunar, atëhere nga duhet të orientohemi ne për të përcaktuar këtë lindje kur ajo rrotullohet 360 gradë në hapësirën gjeografike? Pa dyshim që kjo nuk i ka vajtur ndërmënd studiuesve tane, por edhe shumë të tjerëve jashtë kufijve tonë nacionalë e këmbëtarë. Sikur ky autor t’i rendiste këto pikëpamje nga ana kohore do të zbulonte se prania e tyre është e lidhur me gjëndjen shoqërore dhe prapambetjen e kësaj gjëndjeje nga koha e sotme. Edhe vetëm mbi këtë bazë ne mund të përcaktojmë kohëlindjen e seicilit popull, sepse të fundit fare që e kanë pasur këtë vetëdije janë banorët e Dy Amerikave për të cilët ne themi se është popullata më e re e globit tokësor duke pasur shpejtësinë më të madhe të zhvillimit shoqëror nga të tërë racat e tjera, madje edhe nga raca e bardhë “superiore” e Europës. Domethënë të nisesh nga kjo vetëdije fetare (sepse ajo është vetëm e tillë) për të vërtetuar lëvizjet lindje-perëndim të popujve apo fiseve nuk vërteton gjë tjetër veçse praninë e hershme të kultit të natyrës tek ata popuj apo fise dhe asgjë tjetër. Pra lëvizja e popujve sipas kësaj pikëpamjeje është përsëri një flluskë sapuni që plas me ta bashkuar atë në kompleks me idetë fetare.
E vetmja pikë pozitive që duhet të vërtetojë shkakun e lëvizjes së masave njerëzore është ideja e hedhur nga autori i punimit “Gjurmë e gurmime” ku sipas tij luftërat janë shkaku i dyndjeve të ndryshme të popullatës (Mark Krasniqi, Gjurmë e gjurmime, f. 303). Për ne kjo tezë është me të vërtetë e mrekullueshme, sepse vërteton jo vetëm shkakun e lëvizjes, por dhe praninë e luftërave jashtë shtetit klasor, dmth kjo tezë është materialiste dhe mund të shërbejë si shpjegim përse sllavët gjënden në Ballkan, përse helenet në kohën e luftërave me Persinë u përhapën drejt veri-perëndimit të Greqisë se sotme dhe nëpër ujdhesat e ishujve të Mesdheut Qëndror e Lindor, përse shqiptarët u shpërngulën, pas 1468, në gadishullin Apenin. Por ama për ne është e pashpjegueshme përse atlantët hipotetikë u përhapën në të gjithë globin ose indoevropianët, po të tillë, u shpërngulën nga Azia drejt Europës. Shpjegimi i mbështetur në tezën e zgjerimit të nevojave dhe interesave të reja në kushtet e veprimtarisë prodhuese, pas ndarjes së punës, nuk mund të absolutizohet kurrsesi meqënëse raporti kohor-hapësinor e quan të papranueshme këtë tezë për të gjithë kohërat. Vetëm një sistem botëror mund të justifikojë veprimtarinë në të gjithë globin të njerëzimit pa shkaktuar kontradiktën midis grupeve të njerëzve. Ndërsa të gjithë sistemet paraardhëse (përfshirë edhe komunën primitive fisnore) në fund të fundit e kanë sjelle këtë kontradiktë jo vetëm nga natyra e gjithseicilit (përjashtuar komunën e mirefillte para ndarjes se punes), por edhe nga kufizimi hapsinor që impononte çdo sistem i cili, nga ana e vet, tregon se hapësirat e veprimtarisë shoqërore të njerëzimit kanë ardhur duke u zgjeruar nga sistemi në sistem. Ja përse feudalizmi është një hap më përpara në drejtim të zhvillimit të njerëzimit në raport me skllavërinë edhe pse ai është quajtur periudha shtazore e njerëzimit. Dmth lëvizja fizike e masave njerëzore është kushtëzuar dhe kufizuar absolutisht nga vetë sistemi dhe nuk mund të pranojmë që “indoevropianët” në kohën e organizimit komunar na paskan ardhur nga Azia në Europë dhe e njëjta gjë përsëritet, në formë, me përmasa shumë më të vogla në sistemin pasardhës me sens prapsimi (Aleksandri i Maqedonisë 336-323 pa.Kr.). Pra teza që e konsideron globin të populluar në sajë të lëvizjes mekanike të fiseve apo popujve duhet konsideruar një tezë me nuanca ideologjike në histori dhe vetëm për këtë është e pavlefshme. Koha ka ardhur e tillë sa ka bërë të domosdoshme pastrimin e historisë, si shkencë, nga të gjithë tezat dhe influencat idealiste, ku e ashtëquajtura lëvizje mekanike e njerëzve si kusht absolut të popullimit të globit është pikërisht e tillë.
Studiuesit tanë dhe të huaj nuk e kanë parë me këtë sy teorinë e spostimit të njerëzve, por janë mbështetur gjithmonë në këtë fakt hipotetik duke e mohuar autoktoninë e shqiptarëve edhe pse me fjalë të tjera e pranojnë atë në mënyrë direkte pa ja ditur kuptimin. Kjo gjë ka bërë që të gjitha vërtetimet mbi të ashtëquajturën autoktoni të shqiptarëve të jenë ose false ose gjysmake; një vërtetim absolut të tezës mbi autoktoninë e shqiptarëve nuk është realizuar akoma nga ana historiko-arkeologjike edhe pse deviza politike për këtë ishte dhënë me kohë (peshqesh ky i diktatorit). Këtu poshtë ne do të shohim disa pikëpamje, të përcipta, mbi ardhjen e ilirëve ku spikasin dy drejtime të tilla: ajo veriore dhe ajo verilindore e lindore. Megjithëse kohët e fundit ka mbizotëruar teza se ilirët janë të ardhur nga juglindja, historianët tanë ngulin këmbë në këtë drejtim.
Një fillim, të përcaktimit hapësinor, mbi lëvizjen në Ballkan të popujve ne e gjejmë tek autorët e huaj që muarën pjesë në Kuvendin e I-rë të studimeve ilire, ku sipas njërit prej tyre “Rrjeti i kulturave eneolitike u ndërpre në anën lindore të zonës kryesore të Ballkanit nga lëvizja e popujve që paralajmëronin epokën e bronxit” (N. G. L. Hamond, Varrimi me tuma në Shqipëri dhe problemet e etnogjenezës, Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 154)
Tek ky autor ne gjejmë një përcaktim hapësinor kryesor mbas lëvizjes së popujve. Sipas tij epoka e bronxit (të paktën në Europë) është më e mëvonshme se lëvizja e popujve. Po të jetë kështu, atëhere rezulton se po të kemi monogjenezë, lëvizjet duhet të kenë ndodhur vetëm një herë në histori për çdo popull me ndryshueshmëri kohore tepër të padukshme, dhe nga ana tjetër ato kanë qënë të domosdoshme. Historikisht kjo nuk është aspak kështu. Të nisesh dhe të pushtosh Anglinë në mesin e dytë të shekullit XI-të siç bënë normanët; apo të shkosh e të shkulesh nga Arbëria në Itali, Venedik, Zarë e gjetkë nga dyndjet e ushtrisë osmane; nuk është një domosdoshmëri qoftë për saksonët, qoftë për shqiptarët në mesjetë, por ato kryesisht janë rezultate politike ku spikat shkaku, në rastin e parë, dhe pasoja në të dytin;-çka do të thotë se ato lëvizje nuk kanë qënë të lidhura me domosdoshmërinë jetike të saksonëve dhe shqiptarëve. Pastaj edhe sikur mos t’i marrim për bazë lëvizjet mbas formimit të shtetit duhet që çdo lëvizje të jetë bërë përpara kohës së bronxit, dhe, akoma më tej, këto lëvizje duhet të jenë absolute meqënëse autori ka bërë një përcaktim me karakter hapësinor të lidhur me kohëzhvillimin e popujve. Kjo duhet vërtetuar nga ana e arkeologëve dhe si zor që të gjejë zbatim. Dhe gjëja më e mirë për të vërtetuar të kundërtën e kësaj është Peruja ku enët e bronxit nuk duhet të kenë ekzistuar përpara popullimit të ishullit të Pashkëve. Në qoftë se teza e këtij autori nuk është absolute, atëhere ajo as që vlen të diskutohet, sepse është tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të përcaktohet etnogjeneza e popujve të sotëm duke u nisur nga kushtet rastësore dhe relative. Prandaj kjo tezë në histori është e barasvlefshme me tezat e Hegelit në filozofi mbi karakterin e pjesshëm të dialektikës, edhe pse lëvizja është absolute në ekzistencën e gjithëshkafes materiale.
Mendimi i ynë për shkakun e lindjes së teorisë së lëvizjes së popujve është e lidhur me paaftësinë e shkencëtarëve të sotëm për të shpjeguar ngjashmërinë e disa dukurive shoqërore anë e kënd botës. Këtu vlen të vihet në dukje një fenomen tej masës domethënës: -Njeriu në fushën e filozofisë ka shpikur dy dukuri krejt të kundërta duke i bashkuar në një pikë të vetme:
1-Shpiku Zotin si krijuesin absolut të gjithëshkafes.
2-Shpiku paaftësinë për të njohur fenomenet natyrore në mënyrë absolute.
Si ka mundësi të njohësh krijuesin e fenomenit dhe nuk njeh fenomenin?
Të dy këto dukuri kanë lindur nga dy paaftësi: njëra kolektive dhe tjetra individuale.
1-Paaftësia për rritjen e mirëqënies (kolektive)
2-Paaftësia për shpjegimin përfundimtar të fenomeneve të natyrës (individuale).
Duke u rikthyer tek tema e jonë, veme ne dukje barazinë e fenomeneve të ndryshme shoqërore në popuj të ndryshëm, kështu psh. ritet e varrimit në Ballkan për autorin e kumtesës “Varret tumulare prehistorike të gadishullit Ballkanik” duhen lidhur në radhë të parë me lëvizjet e mëdha të blegtorëve të stepës që i përkisnin trungut indoevropian (po aty, f. 325). Ne do të ishim kuriozë të dinim se si e vërteton këtë tezë ky autor. Çdo njeri ka të drejtë të flasë, por që të mërmërisë dikur duke kujtuar se çdo gjë harrohet, do të thotë të jesh mashtrues në shkencë; dhe një gjë e tillë pak e ndan nga politika reaksionare e shtypjes së njerëzimit.
Në drejtim të varrimit duhet vënë në dukje diçka që nuk duhet të jetë e panjohur fort për studiuesit e mbarë botës. Të ashtëquajturat rite të varrimit duhet të jenë të diferencuara në kohë dhe për këtë ato duhet të shërbejnë si një element vërtetues të zgjatjes të asaj faze ku ato kanë shërbyer. Nga ana tjetër ato duhet të vërtetojnë diferencimin midis përdoruesve dhe analiza, sipas kohës, duhet të na japë raportet e zhvillimit (dinamikën shpejtësi) të këtyre përdoruesve. Në të kundërtën ritet e varrimit nuk mund të shërbejnë për asgjë. Ndërsa ndryshimi në formë i tyre duhet të na japë në një farë mënyre fazat nëpër të cilat ka kaluar periudha e komunës primitive që fillon nga ndarja e punës deri tek shteti skllavopronar. Kjo është e vetmja mënyrë e të kuptuarit dhe zbatuarit materialist të riteve të varrimit tek ilirët dhe anë e kënd botës. Mungesa e disa prej tyre tek disa popuj nuk duhet të na habisë aspak, psh balsamosja e të vdekurve, sepse në këtë rast kemi një ndryshim të zhvillimit shoqëror dhe ndërprerje në zhvillimin autokton. Në të kundërtën ilirët do ta arrinin fazën e balsamosjes së kufomave, ta zëmë, pas 1 000 – 2 000 vjetëve. Por dukuria më e dukshme e zhvillimit të shoqërisë u ka shpëtuar të gjithë historianëve dhe arkeologëve tanë, dhe kjo dukuri nuk është e lidhur aspak me “lëvizjet e popujve” dukuri e cila po të kishte qënë prezent do të bënte që zhvillimi shoqëror anë e kënd botës të mës përngjasonte kërkund (sipas shpejtësisë disponuese). Ngjashmëria midis riteve të varrimit nga pikëpamja poligjenetike e lindjes së njeriut në globin tokësor tregon se zhvillimi shoqëror i njerëzimit i nënshtrohet absolutisht hapësirave të caktuara dhe çdo tentativë për t’i sygjeruar ato si të huazuara nga një pikë e globit, nga ato janë përhapur, përbën në realitet një tendencë idealiste në shkencën historike.
Teoria e lëvizjes së popujve ka gjetur terren në shkencën e albanologjisë sidomos për problemin e formimit të etnosit ilir ku “Sipas M. Korkutit etnosi ilir lindi në bronxin e mesëm dhe u formua me tiparet më të përgjithshme kulturore e gjuhësore në bronxin e vonë. F. Prendi mendon se proçesi i formimit të etnosit ilir nis që në bronxin e hershëm mbi bazën e një substrati të ri etnokulturor që u formua si pasojë e dyndjeve të para të blegtorëve indoevropianë dhe mbaron aty nga fundi i bronxit e fillimi i hekurit” (Zh. Andrea, Kultura Ilire e Tumave në pellgun e Korçës, f. 204).
Në të vërtetë pa ditur shkaqet e formimit të etnosit nuk mund të përcaktosh kohëformimin e tij. Prandaj asnjëri nga autorët e mësipërm nuk duhet të ketë të drejtë edhe pse ndonjëri, pa dashje, mund të ketë dhënë një zgjidhje të përafërt. E themi këtë duke u nisur vetëm nga ata që e përcaktojnë zhvillimin e shoqërisë ilire sipas shkallëve që imponon ndarja në bronx, hekur etj. Nuk është e thënë aspak që ilirët t’i nënshtrohen, në zhvillimin e tyre, kësaj ndarje në vazhdimësinë e kohës. Dmth kjo ndarje nuk është absolute në çdo kohë, dhe rrjedhimisht për çdo popull. Këtë gjë historianët tanë akoma nuk e kanë kuptuar. Ne themi se paraprakisht etnosi është bashkësia e disa komunave, për rastin tonë parailire (kjo duhet vërtetuar ndryshe ne qofte se do t’i konsiderojme pellazge) ose ilire. Tani ne duhet të gjejmë shkakun që i ka detyruar këto komuna të bashkohen. Një gjë e tillë është për tu vënë në dukje edhe për faktin tjetër pyetës: a kishte lindur kontradikta në gjirin e komunave apo jo. Kjo është pika e parë që duhet zgjidhur, sepse vërteton se formimi i etnosit është rezultat i zhvillimit të brëndëshëm të shoqërisë ilire dhe mbi këtë bazë mund të saktësohet koha e formimit të tij. Në qoftë se kjo nuk mund të vërtetohet dot, atëhere mbetet varianti i dytë nga ku duhet të nxjerrim kohën e luftërave midis të ardhurve (dmth lëvizje ka pasur për shkaqe të tjera) dhe ilirëve gjë që përcakton njëkohësisht formimin e etnosit ilir e më vonë shqiptar. Më konkretisht po të pranojmë se etnosi ilir është formuar si pasojë e dyndjeve të para të blegtorëve indoevropianë, atëhere ne nuk kemi të drejtë të themi se etnosi ilir është autokton; sepse jo vetëm që diferencimi shoqëror kishte pas filluar me kohë, por edhe ato lëvizje masash njerëzore të ndodhura në histori, tregojnë se etnosi ka qënë formuar me kohë. Kështu që po të pranojmë tezën e Frano Prendit ne duhet të hedhim poshtë faktin që etnosi ilir është absolutisht vëndas. Ai, sipas kësaj teze, ose është i lidhur me kushtëzimin e etnosit vëndas me atë të ardhur, ose, në qoftë se nuk ka pasur vëndas, ai është kraekëput i ardhur me fiset e blegtorëve indoevropianë. Pra në të dy rastet e interpretuara etnosi ilir nuk është autokton dhe i pastër. Përsa i përket pikëpamjeve kohoro-hapsinore të formimit të etnosit ilir sipas nocioneve “bronx i mesëm”, “bronx i vonë” dhe “periudhë e hekurit” ato janë krejtësisht pa vlerë dhe që i shmangen problemit më kryesor filozofik të formimit të tij jo vetëm përsa i përket lindjes, por edhe sipas kategorisë shkak-pasojë të veprimtarisë së tij. Këta studiues të mos na e marrin për të keq nëqoftë se i akozojmë për plagjiaturë, jo vetëm ngaqë këto pikëpamje janë huazuar, si metodikë, nga shkollat europiane të së kaluarës apo të tashme, por ato janë tepër kontradiktore me realistetin sa ne do të thonim se huazimi ka karakter pozitiv meqënëse ata, studiuesit e mësipërm, nuk na kanë dhënë asgjë të re në këtë drejtim nga pasojat negative që imponojnë ato shkolla boshe. Formimi i etnosit ilir, do të shtonim në vazhdim, nuk ka asnjë lidhje me këto teorizime bajate, por ai duhet të jetë i lidhur rigorozisht me disa hapësira objektivo-subjektive edhe pse mund të jenë të ngjashme me ndonjë etnos tjetër, ku në fakt duhet të ketë shumë pika kontaktimi midis tyre meqënëse raporti kohor-hapësinor pranon ngjashmërinë e tyre, por jo barazinë absolute në formë dhe përmbajtje. Kjo e fundit nuk do dhe shumë mënd dhe punë të vërtetohet nga arkeologjia internacionale.
Pranimi i kësaj mënyre, ai i studiuesve tanë, të formimit të etnosit ilir nuk është e ndarë nga pjesa tjetër e albanologjisë historike edhe pse ajo në një mënyrë të pjesëshme mohon karakterin autokton të popullsisë ilire. Për të qënë në unitet midis tyre dhe nga ana tjetër për të mos mohuar karakterin autokton të etnosit ilir historianët tanë (gjuhëtarët e përdorin këtë metodë prej kohësh) futën në përdorim në literaturën bashkëkohore nocionin “autoktoni relative” e cila do të shërbente si një kusht justifikues për mos mbajtjen pastër të gjuhës shqipe të sotme dhe mos përputhjen e proçesit gjuhësor me atë të formimit të etnosit. Të gjitha këto i paraprijnë autorit të referatit “Ilirët e jugut si problem i historiografisë” që hapi punimet shkencore të kuvendit të I-rë të studimeve ilire. Sipas tij “Duke e mbështetur autoktoninë relative të etnosit ilir, arkeologët shqiptarë nuk mohojnë kurrsesi në mënyrë dogmatike realitetin e migracioneve, të natyrshme në kushtet e një shoqërie fisesh baritore; ato janë të qarta edhe se proçeset e formimit të një etnosi nuk përputhen kurdoherë e domosdo me proçeset gjuhësore” (Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 53).
Monogjeza është për autorin parimi i popullimit të globit. Sa për qartësinë e studiuesve shqiptarë, në lidhje me masën e unitetit të etnosit me proçeset gjuhësore, është paraprakisht e nevojshme të na tregohet panorama hapsinore e kësaj mospërputhjeje hapësinore jo vetëm mbi bazën e hapësirave shoqërore pjesmarrëse në to, por, do të thonim ne, kryesorja mbetet përcaktimi kohor i mospërputhjes.
Në qoftë se historiani ynë do të analizonte historinë e ilirëve dhe shqiptarëve në përputhje me botën e relacioneve, nga ku duhet të nxjerrë masën e influencës së dyanshme, ai nuk do të arrinte kurrë në përfundimin që proçeset e formimit të etnosit dhe ato gjuhësore përputhen qoftë edhe për një kohë të vetme. Arësyeja e kësaj duhet kërkuar jo në mënyrën e zhvillimit autokton ilir se sa në faktin që formimi i shtresave shoqërore tek ata është favorizuar nga bota e relacioneve dhe ka shumë mundësi që ato në Ilirinë e Jugut të kenë lindur përpara kohe në raport me kohën që imponon shpejtësia vetiake e zhvillimit shoqëror të ilirëve.
Nga ana tjetër problemi i migracionit në trojet ilire duhet parë me një sy më kritik jo vetëm si fakt historik, por, kryesisht, si faktor botëkuptimor materialist. Përpara se të përcaktohet kjo është më e domosdoshme për historiografinë të përcaktohet parimi i lindjes dhe pastaj të pranosh migracionin si dukuri të përgjithshme dhe të domosdoshme apo si dukuri të veçantë dhe të rastit. Në rastin e parë nocioni i mësipërm është i pavlefshëm ndërsa në të dytin ai nuk ka asnjë kuptim. Sido që të jetë puna, për autorin tonë kemi rastin e parë dhe kjo tregon se ai është produkt ideor i shkollave shtetërore idealiste europiane dhe aspak i shkollës materialiste shqiptare.
Pikërisht pse i kanë parë zbulimet arkeologjike me këtë sy dhe nuk kanë ditur të shpjegojnë diferencimet kohore midis epokave është arritur në përfundimin se “Duke u mbështetur mbi këto të dhëna mund të arrijmë në përfundimin se gjatë periudhës që nga neoliti i vonë deri në bronxin e hershëm e cila përfshin rreth 1 000 vjet, nga lëvizjet e harëpasherëshme po me intervale të gjata, të fiseve bujqësore e blegtorale në kërkim të tokave e territoreve të reja dhe nga shkrirja e të ardhurve me vëndasit, u bë indoevropianizimi intensiv i popullsisë të vëndit tonë. Në këtë mënyrë shtegtimet shpejtuan proçesin e indoevropianizimit, sepse elementi indoevropian ka ekzistuar këtu edhe më herët, si dëshmohet sot, për territorin e vëndit tonë, nga kultura e Cakranit që i takon neolitit të mesëm” (M. Korkuti, Rreth formimit të etnosit ilir, Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 71).
Domethënë në territorin tonë paskemi dy dyndje indoevropiane dhe një vëndase. Autori duhet të na vërtetojë raportin hapësinor dhe kohor midis vëndasve dhe dy dyndjeve indoevropiane si dhe midis këtyre dy dyndjeve. Por si zor që të jetë i aftë për ta bërë këtë pa rënë në një banalitet historik universal. Ne, nga ana e jonë, nuk kemi asnjë aftësi të kuptojmë seriozitetin e këtyre rreshtave; por të pranosh se fiset bujqësore na paskan shtegtuar për kërkimin e tokave dhe territoreve të reja do të thotë të mos pranosh kurrsesi ligjësitë e zhvillimit shoqëror dhe të përmbysësh me plot kuptimin e fjalës filozofinë materialiste, e cila është e pavlefshme kur raporti absolut kohor-hapësinor analizon këto invazione njerëzish, sikur ato të ishin reale; ku kontradikta midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim është diçka e paqënë kurrë meqënëse karakteri dhe marrëdhëniet bujqësoro-blegtorale kanë qënë absolute për të gjithë popujt dhe sa herë që forcat prodhuese arrinin pjekurinë e tyrë të plotë fillonin shtegtimin dhe në këtë mënyrë shuanin fillimin e kësaj kontradikte. Por kjo nxjerr edhe një “zbulim” tjetër të famshëm: lëvizja ka karakter absolut dhe njerëzimi ka lidhje gjaku në mënyrë absolute; çka do të thotë se grupet e gjakut duhet të jeni ose infinit ose vetëm një. Këto janë përfundimet më të para që dalin nga këto rreshta dhe çdo trajtim i problemit të autoktonisë, jo vetëm të ilirëve dhe shqiptarëve, është një orvajtje e kotë meqënëse nocioni autokton është iluzor.
Kjo vërtetohet jo vetëm nga filozofia e lëvizjes indoevropiane, si fillim, por edhe në kompleksitetin me dy dyndjet me diferencim 1.000 vjeçar midis tyre, të cilat (nënkuptim botëkuptimor) tregojnë se djepi aziatik ka pjellur vazhdimisht masa njerëzore që kanë marrë rrugën drejt Europës. Të paaftë për të kuptuar pasojat e kësaj teorie, e cila i afrohet më tepër fantazise shkencor, duke qënë shprehje e idealizmit të kulluar, studiuesit tanë sorollaten kot tutje-tëhu, sepse vërtetimi i autoktonisë së ilirëve, sipas kësaj rrugë, është një bllof i madh. Albanologjisë sot i duhet ose ta heqë qafe këtë teori dhe të argumentojë autoktoninë e popullit shqiptar ose të pranojë atë duke vërtetuar boshllëkun njerëzor në Ballkan, të paktën para neolitit të mesëm,, dhe, së bashku me të, karakterin jo autokton të popullit tonë. Kjo do të kërkonte (e fundit) një ndryshim të interpretimeve teorike dhe një shtrëmbërim të gjithë realitetit material arkeologjik të gjëndur në trojet tona.
Këtë zgjidhje negative na e dha Karl Jireçek ku sipas tij “ilirët gjysmë të romanizuar, në kohën e shtegtimeve të popujve u shtynë prej krahinave malore midis Dalmacisë e Danubit për në jug” (Eqrem Çabej, Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vëndeve; Shqiptarët dhe trojet e tyre, f. 42). Ne te vertete kjo pikepamje e ka burimin tek hartat e prodhuara para 400 vjeteve per shkaqet e parafolura duke i krijuar terrenin pikepamjeve fashiste te perdorura nga autori i huaj.
Pyetja që duhet bërë në këtë rast është: kur është bërë kjo lëvizje, dmth në çfarë rendi ekonomiko-shoqëror ka ekzistuar kjo lëvizje? Nga e gjithë kjo del se lëvizja e popujve është e ngritur në teori, por pa mundur t’i përgjigjet rrjedhimeve që dalin nga ekzistenca e sotme e gjëndjes shoqërore të popujve.
Dy gjëra kanë rëndësi këtu për tu hedhur poshtë këto mendime false, njëra prej të cilave ka karakter filozofik.
Në qoftë se ilirët përpara shek III-II pa. Kr. kanë qënë vetëm midis Dalmacisë dhe Danubit, duhet që në trojet jugore të tyre, atje ku jemi sot, të mos kemi asnjë të dhënë arkeologjike me karakter ilir. Por me sa dimë dhe me sa kemi parë kjo nuk është kështu; ky përfundim nuk është teorik, por një realitet i padiskutueshëm dhe gjitheshka eshte e lidhur me shpellat qe kane nje inventar 3 500 vjecar dhe qe gjenden me shumice ne jugun e gadishullit Ilirik.
Pika e dytë, dhe më kryesore e mendimit të Jireçekut, është fakti që (tani po e pranojmë vetëm për popujt e Europës) popujt e kontinentit tonë na paskan pasur një kohë shtegtimi e cila paska ekzistuar pas fuqizimit të Romës. Dmth bota greko-romake është e palëvizshme, kundrejt këtij shtegtimi, ndërsa të tjerët na qënkan të shtegtuar, njësoj si dallëndyshet në pranverë.
Ta zëmë se është kështu, dmth: ilirët janë të ardhur nga zona Dalmaci-Danub në trojet ku sot banojnë shqiptarët. Prej këtej rrjedh që shqiptarët e sotëm, në qoftë se kanë lidhje me ilirët, nuk duhet të kenë asnjë ndryshim cilësor me europianët e tjerë përsa i përket organizimit shoqëror. Por gjëndja shoqërore e tyre në fillim të shekullit XX-të tregon se kjo ndryshueshmëri është e tillë sa faktori kohë do të donte një masë shumë të madhe që të vepronte mbi këtë cilësi. Dhe në qoftë se shqiptarët nuk kanë asnjë lidhje me ilirët, atëhere çfarë janë ata dhe si janë zhvilluar në të kaluarën? Tendenca për t’i paraqitur shqiptarët si të pa prirur për jetën qytetare duhet të paralelizohet me mohimin e unitetit iliro-shqiptar dhe me faktin e shpjegimit të dinamikës shoqërore të këtyre të fundit.
Kurse përsa i përket këndvështrimit ilir të këtij problemi, autori duhet të na japë panoramën hapësinore të zhvillimit shoqëror të tyre në kohët pararomanizimit. Dhe në qoftë se pranojmë romanizimin e tyre, përse ilirët ju afruan Romës në atë gjëndje shoqërore, që ja transmetuan brazave të mëvonshëm për një kohë aq të gjatë? Romanizimi i tyre hipotetik duhej, patjetër, të kishte ndikuar mbi atë gjëndje shoqërore jo vetëm nga ana gjuhësore, por, kryesisht, nga ana e zhvillimit shoqëror ku idetë fetare, politike, juridike, etj, duhet të kishin marrë me kohë formën që imponon romanizimi. Dhe kur këtë imponim ne nuk e gjejmë si mund të pranojmë ne romanizimin e tyre qoftë edhe në formën gjysmake?
Hipoteza e K.Jireçekut nuk është e aftë të shpjegojë diferencimin e ilirëve ndaj heleneve dhe sidomos ndaj romakëve, aq më tepër ajo nuk është e aftë të shpjegojë prapambetjen e ilirëve karshi fqinjëve të tyre të përparuar nga ana e zhvillimit shoqëror. Ajo, hipoteza, është ngritur mbi bazën e pikëpamjeve klasike mbi lëvizjet e popujve duke qënë tërësisht kundra zhvillimit kohor-hapësinor të popujve në përgjithësi dhe ilirëve në veçanti. Pikërisht pamundësia për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të sipërme e bën këtë hipotezë të parealizueshme nga aspekti udhërrëfyes në kërkimet e mëtejshme të historisë së ilirëve.
Gjithashtu do të shtonim se të gjitha hipotezat që i konsiderojnë ilirët të ardhur ndodhen në po këtë pozicion pamvarësisht nga dëshira e mirë apo e keqe e shpikësve të tyre. Me çfarëdo këndvështrimi që t’i analizojmë këto hipoteza ato nuk mund të shkojnë dot më larg se emri që i dhamë. Megjithëatë në historiografinë tonë mbizotërojnë grup hipotezat mbi ardhjen e ilirëve dhe prej këtej është kaluar në modifikimin e nocionit autokton duke i shtuar mbrapa fjalën relative meqënëse intelektuali shtetëror nuk e ka kurajon civile që të mos e pranojë autoktoninë e mirëfilltë ilire. Dhe kjo është plotësisht e kuptueshme ngaqë ata nuk janë të aftë të vërtetojnë autoktoninë e ilirëve e cila tani kërkon medoemos prapashtesën: absolute.
Dukuria e fundit është kapërcyer nga historianët e huaj me tendencën për të mohuar vazhdimësinë iliro-shqiptare dhe për të treguar një farë origjinaliteti në punën e tyre. “Kështu S. Puscarin u përpoq të mbështeste me argumente gjuhësore mendimin e V. Parvanit, që shqiptarët në kohën midis shekullit të III, e të VI, të erës sonë, hynë, si pasardhës të sllavëve, prej verilindjes në jugperëndim, gjatë naltësive të Karpateve, nëpër Transilvani, shkallë-shkallë, si barinj shtegtarë, në viset jugore dhe pastaj në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik mendim që autori i tij nuk e mbështet më tej me argumente historike” (Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll II, f. 14).
Po të ishte kështu, atëhere shqiptarët dhe sllavët duhet të jenë shumë të përafërt në zhvillimin shoqëror të tyre edhe përsa i përket zhvillimit sasior të specifikave të ndryshme shoqërore. Le të na e vërtetojnë këtë dhe ne do të përulemi me veneracion karshi shpikësve të historisë, sepse kërkush nuk mund ta bëjë këtë pa rënë në kundërshtim me zhvillimin kohor-hapësinor të shqiptarëve. Nuk ka shume rëndësi percaktimi i kohes se sa fakti hipotetik që shqiptarët janë të ardhur në trojet ku banojnë sot dhe që ata nuk kanë asnjë lidhje me ilirët. Këtë difekt e ka kapur me kohë historianët tanë dhe nga ana tjetër kanë vërtetuar se vazhdimësia iliro-shqiptare është e padiskutueshme. Por kërkujt prej tyre nuk i ka vajtur ndërmënd të nxirrte nga kjo vazhdimësi specifikën më dalluese të popujve të mbarë botës dhe që do ta vuloste autoktoninë e shqiptarëve: shpejtësinë e zhvillimit shoqëror. Po të pyesësh cilindo nga historianët e mbarë botës mbi shënjën e dallimit të një populli karshi një tjetri, ai do të mbështetej vetëm ne relativitetin analitik pa qënë i aftë të vërë në dukje një specifikë absolute që të mos e ketë kërkush përveç një populli. Pikërisht këtë boshllëk mbush raporti kohor-hapësinor në shkencën e historiografisë, duke transformuar formën klasike të saj nga një hiç në diçka frutdhënëse, nga një shëmbëll vërtetues sipas metodikës krahasuese në një teori vërtetuese për zhvillimin e ardhëshëm kohor-hapësinor dhe çështë më kryesorja ky raport absolut vërteton saktësinë e materializmit historik për sa kohë që ekziston dhe ndarja më e vogëj e punës.
Domethënë historiografia shqiptare ka qënë shumë afër vërtetimit të autoktonisë absolute të shqiptarëve, veçse kjo nuk është realizuar nga një mosthellim në filozofinë materialiste. Për mendimin tonë kjo përbën gabimin e vetëm të historianëve tanë dhe pamundësinë e vërtetimit të tezës së dhënë nga politika mbi autoktoninë e shqiptarëve. Ama ky është një tregues, nga më të rëndësishmit, për të mos thënë më i rëndësishmi, i mungesës së luftës së klasave në gjirin e shoqërisë shqiptare gjatë diktaturës të vetëquajtur komuniste. Tjetër ka menduar politika për këtë problem dhe tjetër ka hulumtuar dhe deklaruar shkenca shqiptare gjatë 45 viteve të kësaj diktature.
Ky mos thellim duket qartë në problemet antropologjike ku bota e relacioneve është lënë në heshtje meqënëse kontaktet e shqiptarëve me komshinjtë janë konsideruar si akte të lëvizshmërisë fizike të tyre. Kështu P. Tregeri “pohonte se vrojtimet e mëparshme ishin përqëndruar në krahinat ku shqiptarët, vazhdimisht në lëvizje, kanë pasur kontakte me popuj të ndryshëm, si në zonat kufitare e qytetet,, prandaj materiali i gjurmuar nuk mund të ishte pa të meta dhe i sigurtë” (A. Dhima, Gjurmime antropologjike për shqiptarët, f. 13).
Në qoftë se ne do të pranonim të gjithë teorizimiet mbi ardhjen e ilirëve, apo shqiptarëve, dmth edhe parimin monogjenetik të popullimit të globit, nuk kemi si të pranojmë vazhdimësinë iliro-shqiptare; ”Me fjalë të tjera, shqiptarët nuk janë autoktonë në Shqipëri, dhe kontaktet e tyre me grekët janë të vona” (G. Bonfante, Shqipja dhe ilirishtja, Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll II, f. 102).
Në qoftë se nga pikëpamja teorike ne dallojmë dy grup lëvizjesh të diferencuara në kohë (mesapët-japigët dhe shqiptarët), nga pikëpamja reale, dmth historike ne dallojmë vetëm një shpërngulje dhe pikërisht atë të shqiptarëve arbër drejt Italisë, pas 1 468-ës. Por kjo nuk i ka penguar studiuesit të ndërtojnë një sërë teorish mbi lëvizjet e ilirëve matanë Adriatikut. Ne rikthehemi përsëri tek problemi mesap të detyruar nga teoria e lëvizjes së popujve, e cila në këtë rast me një sërë përcaktimesh të karakterit kohor mundohet të na mbushë mëndjen se mesapët dhe japigët na paskan qënë ilirë të emigruar. Kjo gjë, përsa i përket kritikës, nuk paraqet asnjë rëndësi për problemin e etnogjenezës së popullit shqiptar, por ajo duhet të shërbejë si një argument që nxjerr në pah negativitetin e teorisë së lëvizjes e cila për rastin konkret rrëzohet me lehtësi nga ana e raportit absolut kohor-hapësinor, meqënëse mendimet mbi emigracionin e mesapëve dhe japigëve janë shumë kontradiktore përsa i përket kohës së këtij emigrimi duke treguar në këtë mënyrë se në shkencën e historisë ka filluar të mbizotërojë mendimi i shkëputur nga realiteti historik. Kështu autorja e punimit kumtesor “Kultura e tumave të pellgut të Korçës” mundohet të vërë në dukje saktësinë e unitetit të fiseve përtej Adriatikut me ilirët me anë të punimeve të studiuesve të tjerë; ku “Në bazë të të dhënave gjuhësore është provuar se fiset e japigëve, mesapëve dhe pencetëve, që shtriheshin në Italinë e Jugut kishin origjinë ilire. Ky mendim është përforcuar edhe nga disa ngjashmëri që janë vënë re midis kulturave materiale e shpirtërore të këtyre fiseve dhe objekteve të zbuluara tek ne në tumat e Vajzës. Fiset e lartpëmëndura mendohet të kenë emigruar nga ana e këtejme e Adriatikut në fillim të mijëvjeçarit të parë p.e.së re” (po aty, vëll I, f. 174).
Kjo mënyrë përputhëse lidhet me tezën e autorit të mësipërm fare (anglezit N.G.L.Hamond), i cili i lidhi lëvizjet më herët se periudha e bronxit. Nga pikëpamja kohoro-hapësinore kjo ka mundësi të mos jetë kështu. Ato fise me ilirët duhet të jenë të njëkohëshme në planin shoqëror dhe prandaj për këtë kanë ngjashmëri me ta. Problemi ilir që të lidhet me atë mesap duhet parë krejt ndryshe nga ai që e sheh autorja. Syri që imponon raporti absolut është i tillë sa me lehtësi vërtetohet që mesapët dhe japigët nuk janë aspak ilirë, jo vetëm ngaqë mesapët kanë pasur shkrimin e tyre (shkrimi mesapik), kur ilirët nuk e kanë njohur dot këtë dukuri, por zhvillimi shoqëror i tyre është krejt i ndryshëm nga ai i ilirëve, pa pasur nevojë për një thellim të mëtejshëm në zhvillimin shoqëror të tyre. Të dhënat gjuhësore nuk vërtetojnë unitetin e dëshiruar, por relacionet që banorët e përtej detit kanë pasur me ilirët dhe pse jo me helenet. Sa për ngjashmërinë e kulturave materiale është një argument tashmë i papërfillshëm meqënëse siç e kemi thënë më lart, e thjeshta gjithmonë i afrohet barazisë. Kjo autore mos vallë kërkon që kultura materiale e mesapëve të jetë dy sisteme shoqërore më përpara se ajo e ilirëve? Apo mos vallë ajo kërkon që kultura e ilirëve të jetë e vetme në botë pa asnjë ngjashmëri në formë? Kërkesa e fundit do të bënte që ilirët të ishin të ardhur nga kozmosi dhe kërkesa për vërtetimin e autoktonisë së tyre është e pabazuar, por duhet thene se keto teori i kam hasur tek teoriciente e lidhjes pellazgo shqiptare.
Duhet vënë në dukje një fakt interesant nga ana teorike. Mendimet e hedhura nga autorja shqiptare dhe miku nga Anglia janë më tepër një ndreqje e kohës së emigracionit të ilirëve përtej detit se sa mendime të lindura gjatë studimit të fiseve mesape dhe japige. I gjejmë këto mendime të shprehura qysh në vitin 1962 dhe të botuara në vëllimin “Konferenca e parë e studimeve arkeologjike” (15-21 nëndor 1962) botuar më 1965, ku një enë karakteristike e gjetur në Elbasan, Mat e Gajtan “vërteton tani edhe arkeologjikisht atë që është thënë e supozuar mbi origjinën e këtejshme të popullsisë mesape e japige. Ka pra shumë të ngjarë që shpërngulja në masë e kësaj popullsie të jetë kryer aty nga fillimi i epokës së hekurit, në mos më parë dhe pikërisht nga pika më e ngushtë e të dy brigjeve, nga Vlora dhe rrethet e saj” (S. Islami, H. Ceka, Të dhëna të reja mbi lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë; Përmbledhje artikujsht arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f. 139).
Nuk e dimë se si vërtetohet ndryshe këtejshmëria e mesapëve apo japigëve, por sa për raportin kohor-hapësinor ai arësyeton në këtë mënyrë:
Ngjashmëria e kulturave mund të jetë e lidhur me kohëçfaqjen në histori të tyre, duke e trajtuar problemin si një rast heterogjen përsa i përket hapësirës lindëse; pra mesapët dhe japigët janë autoktonë absolute. Ndryshe ata janë me prejardhje ballkanike, por kanë emigruar si rezultat i veprimtarisë politike të grekëve. Po të jetë kështu, atëhere duhet pranuar se ata kanë emigruar rreth viteve të fillimit të mijëvjeçarit të parë para Krishtit deri në mesin e tij (koha kur themelohen qytet-shtetet helene dhe fillon veprimtaria e vazhdimësisë së politikës me mjetet e dhunës). Për të zbuluar se kush është nga këto dy pika osesh duhet studiuar veprimtaria e mesapëve, sidomos besimi i tyre fetar, dhe veprimtaria ekonomike e këtyre fiseve të ndryshme nga romakët. Në rastin e parë të studimit kemi pasojën dhe në të dytin kemi shkakun që na jep panorama e diferencimit shoqëror. Ne jemi për osen e parë sepse e quajmë të papranueshme mungesën e popullimit të gadishillit Apenin përpara mesapëve dhe japigëve, kur nga ana tjetër themi se mesapët dhe japigët nuk kanë asnjë lidhje birërie me ilirët (ata mund te jene pellazge). Një gjë na habit së tepërmi: si mund të bësh një supozim hapësinor i cili na u vërtetoka nga ana kohore (epoka e hekurit), më vonë përmbyset kjo kohë duke u shtyrë më tutje (epoka e bronxit) e megjithëatë nga ana hapësinore mbetet po ajo?
Që shkenca ka nevojë për supozime ne nuk e vëmë në dyshim, por të nisesh ta vërtetosh atë kur qysh në thelb ai është kontradiktor me realitetin, nuk ka vrimë ku të futet. Nga lindi ky supozim tek studiuesi shqiptar më 1962 e përpara? Shkenca albanologjike në Shqipëri sapo ishte në hapat e saja të para dhe nuk kishte si të ngrinte supozime ireale; domethënë se ky supozim nuk është e shkencëtarëve tanë, por i atyre të huaj të cilët duke pasur në themel të teorisë së tyre monogjenezën, mundohen të “pasurojnë” këtë teori me argumenta suplementare mbi lëvizjet e fiseve dhe popujve. Sipas tyre lëvizja e masave njerëzore nuk është e lidhur vetëm me popullimin e globit, por ajo është e lidhur edhe me dinamikën specifike të çdo populli në një masë të tillë sa është arritur në konkluzionin që etnociteti i popujve nuk mund të jetë i pastër dhe absolut përsa i përket autoktonisë. Kështu psh autori i kumtesës “Ilirët në Itali” na jep sihariqin e madh sikur “ilirët….me disa depërtime kanë shkuar aq sa të përbënin një nga elementët etnikë nga të cilët është formuar Roma e lashtë shumë” (Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll II, f. 85).
Përbërja e elementëve etnikë nuk duhet të jetë kushedi se çfarë, të paktën nga ana kohore, dhe, pastaj, ajo duhet lidhur me shpejtësinë e zhvillimit shoqëror. Në këtë drejtim shqiptarët dhe latinet (dmth ilirët dhe romakët) paraqiten, ndoshta, në ekstremet e kohës edhe pse hapësira është tepër e ngjashme. Të thuash se ilirët marrin pjesë në etninë romake duhet që zhvillimi i mëvonshëm romak të ketë pika ngjasimi me atë ilir. Le të na gjejë një pikë të vetme ky autor dhe ne do të pranojmë pa hezitim unitetin e të gjithë kafshëve të pyllit përsa i përket atit të tyre. Arësyeja e moskontaktimit të qelizave të shoqërisë romake me atë ilire është plotësisht e qartë nga ana teorike; sepse organizimi shoqëror i romakëve ndryshon cilësisht nga ai i ilirëve dhe vetëm për këtë, ngjashmëri nuk mund të ketë. Edhe ato zbulime që mund të jenë bërë dhe ngjasojnë me punimet e ilirëve, duhen parë me një sy më skeptik jo për gjë, por gadishulli Apenin edhe sot përbëhet nga një heterogjenitet karakteresh e temperamentesh brënda për brënda popullsisë edhe po t’i përjashtosh arbëreshët. Raporti midis ilirëve dhe romakëve duhet të na çojë në përfundimin që ato nuk janë të njëkohshëm në historinë e popullimit të Europës. Por ngjashmëria midis ilirëve dhe banorëve të Apenineve duhet të na çojë në disa përfundime suplementare, gjë e cila ndihmon në saktësimin e teorisë së popullimit të Europës. E themi këtë duke pasur parasysh gjithmonë ngjashmërinë e të thjeshtave dhe faktin se ajo rrjedh edhe nga paraardhësit antropomorfë si të ilirëve ashtu dhe të romakëve. Ne qysh në këtë fazë të punimit mund të deklarojmë se ilirët janë shumë më të vjetër se romakët në historinë reale të popullimit të Europës. Ne kemi fatin e mirë t’i njohim ilirët qysh para 2 500 vjetëve, para 2 000 vjetëve apo 1 500 vjetëve. Po kështu njohim romakët në po ato raporte kohore dhe nuk ka se si të pranohet që ilirët janë më të mëvonshëm se romakët. Po t’i lidhim me distanca kohore më të mëdha, psh 3 000 vjet, raporti kohoro-hapësinor duke u mbështetur në gjëndjen shoqërore vërteton se kohëlindja e popullsive përkatëse është e diferencuar jashtë mase. Romakët nga ana e tyre janë shumë të afërt me helenet, por më të mëvonshëm. Relacionet midis tyre dhe, sidomos politika e dhunës e përdorur nga romakët, e ka zhdukur mundësinë e një analize të mëtejshme meqënëse helenet, në bazë të raportit absolut, duhet të kishin mbijetuar me sistemin e tyre shoqëror mbi atë romak. Megjithëse vdekja e njëkohshme e skllavopronarisë për efekt të shkatërrimit të perandorisë romake i jep të drejtë konkluzionit të dalë nga teoria e absolutizmit analitik.
Marrja për bazë e botës heleno-romake në raport me ilirët tregon se të ashtëquajturat emigrime të ilirëve drejt gadishullit Apenin janë krejtësisht ireale dhe aspak frutdhënëse qoftë edhe në negativitetin e tyre analitik.
Aq më tepër shtohet mosbesimi ndaj teorizimeve mbi emigracionin kur dihet një fakt kuptimplotë dhe i padiskutueshëm: ai i emigrimit të arbëreshëve pas 1468-ës. Nuk na vete mëndja për një kundërshtim të atij fakti; por a mund të shërbejë vallë ai për një saktësim mbi mundësinë e emigrimit para arbëresh? Këtë mundësi na e ka krijuar autori i kumtesës “Veprimtaria e arbëreshëve për njësinë e gjuhës shqipe”, i cili me kostatimet e tij na jep atë çka na duhet ne, mjafton dhe vetëm për atë kohë. Për këtë ai shkruan se “Ngulimet e popullsive shqiptare në Italinë e Jugore nuk kanë qënë homogjene. Nuk u shpërngulën nga Shqipëria në Itali komunitete të gjëra, po grupe të shpërndara, të cilat vinin nga vise të ndryshme” (Studime për nder të Aleksandër Xhuvanit, f. 383).
Këtu merr rëndësi fakti: pse lëvizin njerëzit? –dhe, ç’është më e rëndësishnja: si lëvizin ata? Me sa duket autori pa ditur thelbet e këtyre pyetjeve, në mënyrë intuitive, na jep panoramën e lëvizjes së shqiptarëve në mesjetë, të cilët kopjojnë të gjithë lëvizjet rastësore (sepse lëvizja e njerëzve është e lidhur me rastësira në histori duke u transformuar në domosdoshmëri vetëm në favor të masës nga ato shkëputen dhe të tilla në Shqipëri nuk ka) të kryera në histori dhe pikërisht:
Së pari: Arësyeja e lëvizjes së njerëzve nuk janë të lidhura direkt me kërkimin e burimeve natyrore për kërkimin e të mirave materiale, siç mund të duket në pamje të parë (kjo është karakteristikë e botës së insekteve dhe kafshëve), por ato janë të lidhura me luftën dhe pronen fisnore, përdorimi i së cilës i detyron njerëzit të lëvizin. Këtë tezë na e vërteton Tor Hejerdal me udhëtimin e tij me “Kon-Tikin më 1947 ku lëvizja e inkasve drejt ishullit të Pashkëve ka qënë e shtyrë nga lufta midis inkasve.
Së dyti: Lëvizja e njerëzve është e pamundur të konsiderohet masive dhe pikësore. Ato kanë lëvizur në grupe dhe shpërndahen anë e kënd globit konform kohës së lëvizjes. Domethënë se më herët, nga ana historiko-reale të kenë lëvizur njerëzit aq më afër vëndit të tyre të nisjes kanë shkuar. Njëkohësisht këtu ka influencuar shkalla e zhvillimit të tyre e cila është varur gjithmonë nga sistemi ekonomiko-shoqëror. Dhe kur pranojmë lëvizjen e inkasve nga brigjet e Amerikës Latine në ishujt e Paqësorit kërkush nuk ka shkuar në distancë më të madhe se ajo që imponon rendi shoqëror.
Pastaj një gjë është për tu vënë në dukje: lufta me të vërtetë është shkaku shtytës primar në këtë veprim, por ajo ka ekzistuar edhe më përpara vitit 1468 në disfavor të arbërve dhe ata nuk kanë lëvizur. Atëhere ne kemi të drejtë të shtojmë një hapësirë suplementare në këtë emigrim të lidhur me subjektivizmin e kësaj lëvizjeje dhe me këtë kompleksitet kushtëzues të mohojmë lëvizjet e arbëreshve, edhe ilirëve, përpara vitit 1468. Lexuesit mund t’i duket pak si arbitrare ky kostatim konkluziv, por në bazë të teorisë së absolutizmit ne mohojmë edhe dy veprime shoqërore të barabarta për kohëra të ndryshme. Po të pranonim emigrimin e ilirëve në fillim të mijëvjeçarit të parë pa. Kr. atëhere ne kemi të drejtë ta shtrojmë problemin për të gjithë periudhën që ndan emigrimin e mesapëve, apo japigëve, nga emigrimi real i arbëreshëve dhe me këtë të themi (ama vetëm tani dhe jo gjithmonë, bile me gjysëm zëri) se në kompleks romakët janë ilirë. Por nuk është e vështirë aspak të mohosh ngjashmërinë e romakëve me ilirët qoftë edhe në një qelizë të vetme shoqërore që në thelb të jetë e dyanshme për të dy popujt. Kështu në përfundim ne themi se midis mesapëve, japigëve, etj, ka pasur vetëm lidhje relatash, bile në favor të këtyre, me ilirët dhe asgjë më shumë. Tentativa për t’i paraqitur ato si vëllezër të ilirëve, do të çonte në një nacionalizëm ilir pa asnjë përfitim konkret dhe sidomos për problemin e autoktonisë së ilirëve kjo nuk ka asnjë vlerë, pamvarësisht nga sensi i përcaktimit.
Në këtë përcaktim jetësor për shkencën e albanologjisë, dmth largimit të ilirëve nga trojet e tyre, përfshihet edhe e kundërta e këtyre mendimeve në planin hapësinor, dmth të ardhurit në Iliri. Kjo është e lidhur me faktin e përshpejtimit të zhvillimit shoqëror në ato zona ku janë instaluar të ardhurit. A mund të jetë e vërtetë kjo? Përcaktimi hapësinor i të ardhurve në Iliri duhet të jetë me pasoja në saktësimin e autoktonisë së ilirëve meqënëse ato imponojnë hapësira materiale të huaja në organizimin shoqëror të ilirëve dhe sidomos të huaja për shpejtësinë e zhvillimit shoqëror për të njëjtin organizim siç mund të ketë qënë periudha para mijëvjeçarit të parë Pa. Kri. Jemi mbështetur në dy aspekte të këtij problemi, njëri prej të cilëve ë[shtë i lidhur me hipotezën e ngulimeve të të ardhurve në Iliri (Apollonia dhe Dyrrahu nuk na interesojnë për këtë problem).
Sipas autores së punimit: “Kultura ilire e Tumave në pellgun e Korçës”; “shfaqja e këtyre elementëve të reja në kulturën materiale duhet parë si rezultat i një transmetimi dhe ndikimi kulturor që depërtoi në këto krahina si pasojë e marrëdhënieve dhe kontakteve të reja tregëtare e kulturore që duhet të jenë vendosur midis banorëve të pellgut të Korçës dhe fiseve e grupeve të ndryshme etnike gjatë valës së parë e të dytë të dyndjeve egjeane. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se në fund të epokës së bronxit këto marrëdhënie nuk ishin kufizuar vetëm në krahinat e Egjeut, por ato ishin shtrirë edhe në krahinat veriore më të largëta. Këtë e shohim në futjen në përdorim, megjithëse në një masë të kufizuar, të tipave të rinj të armëve, siç janë shpatat me doreza në formë gjuhe dhe maja e heshtave tip “flakëze” (Zhaneta Andrea, Kultura Ilire e Tumave në Pellgun e Korçës, f. 202).
Hapësira e relacioneve që imponon kjo autore, tregon se relacionet midis ilirëve dhe egjeanëve janë të diktuara nga këta të fundit dhe vetëm për këtë bëjnë që shoqëria ilire të diferencohet në planin e zhvillimit ekonomik midis fiseve dhe krahinave të Ilirisë. Dmth po të mbështetemi tek kjo dukuri ne tashmë vërtetojmë heterogjenitetin sasior në zhvillimin ekonomik të ilirëve pa i dhënë mundësi lulëzimit të pikëpamjeve mbi jo unitetin e të qënurit ilir fiseve me banim në Iliri. Që në Iliri mund të ketë depërtuar elementi jo autokton, nuk ja ul autoritetin autokton ilirëve, përkundrazi, po të jetë e vërtetë kjo (dhe kështu duhet të jetë), na del një problem me domethënie mjaft të madhe dhe pikërisht përse ky element i huaj nuk është çfaqur në veprimtarinë politike, juridike, fetare, etj, etj. Gjetja e elementëve të huaj në territorin tonë nga pikëpamja arkeologjike të çon në përfundimin se është i ardhur, por nga këndvështrimi i zhvillimit shoqëror kërkush nuk mund ta absolutizojë këtë ashtu siç nuk mund të absolutizojë faktin e kundërt, atë të prodhimit në vënd. Këtu ka vënd dallimi përsa i përket analizës sipas kategorisë rastësi-domosdoshmëri, gjë e cila, me sa kemi parë, mungon bashkangjitur me materialin arkeologjik.
Pastaj duhet përcaktuar masa e influencës së elementëve të huaj në kulturën ilire jo për të mohuar autoktoninë e ilirëve dhe paraqitjen e tyre si të ardhur, por për të treguar panoramën hapësinore të heterogjenitetit materialo-shoqëror të krahinave ilire dhe shkakun e këtij heterogjeniteti. Mendimi i ynë është që shkenca e jonë albanologjike është e aftë ta zbërthejë dhe vërtetojë këtë gjëndje heterogjene, veçse studiuesve tanë i është marrë mëndja nga emigracioni apo imigracioni ilir dhe me këtë e bëjnë të pamundur këtë aftësi. Paqartësia që çfaqet në këtë drejtim është e kushtëzuar edhe me pikëpamjet e studiuesve të huaj, të cilët nuk janë të aftë të saktësojnë importin e huaj nga prodhimi vëndas i ndikuar nga bota e relacioneve. Në këtë pozicion ndodhet autori i kumtesës “Ilirët, italikët dhe mikenasit”! kur shkruan se “Pjesa më e madhe e materialit është e ndikuar nga jashtë Shqipërisë, në mos është prodhuar atje. Mikenasit në çdo rast kanë qënë në marrëdhënie të ngushta me banorët e Shqipërisë Jugore; ato bile mund të kenë zënë vënd atje” (Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll. I, f. 217).
E para edhe mund të jetë ashtu, por e fundit është e papranueshme. Po të kenë zënë vënd mikenasit në Shqipëri, atrëhere krahina ku ato do të kenë zënë vënd duhet të ketë dallime cilësore përsa i përket organizimit shoqëror , -gjë që duke mos qënë e vërtetë e rrëzon poshtë mendimin e autorit. Prandaj është e domosdoshme të saktësohet nga ana hapësinore ky heterogjenitet për të parë me çfarë lloj diferencimi kemi të bëjmë. Rëndësia e kësaj ndikon direkt në problemin e autoktonisë ilire, sepse një dallim cilësor në favor të shtetit do t’ja mohonte ilirëve të asaj krahine të qënurit autokton dhe sidomos do t’i mohonte edhe vetë qënien ilire. Por nga i gjithë materiali arkeologjik i zbuluar dhe botuar në Shqipëri ne nuk kemi gjetur asnjë rast të tillë, duke lënë mënjëanë keqinterpretimet e studiuesve tanë.
Konkluzioni i parë që duhet të dalë nga teoria e lëvizjes së fiseve apo popujve është fakti që kjo teori ka karakter të theksuar ideologjik (nocioni ideologji është sipas F. Engelsi dhënë tek midisthënia postulative) dhe në qoftë se autorët apo pasuesit e tyre ngulin këmbë për karakterin absolut të kësaj dukurie, atëhere ne jemi të detyruar që polimikën me këta ta zhvillojmë në kopshtin zoologjik (kjo frazë nuk është ofendim për asnjë studiues i çfarëdo kapaciteti qoftë,i drejtohemi reçenzentit të panjohur, pasi kuptimi i sajë është dhënë në funksion të atyre qënieve që shetisin botën për të siguruar bukën e gojës, E meqënë se këto qënie gjënden në mënyrë të sigurtë vetëm në koopshtin zoologjik, atëhere ne themi se polemika duhet bërë atje).
Kolonitë helene në bregdetin ilir, për ne, duhen konsideruar si rastësira historike ku ndikimi i tyre në jetën politiko-ekonomike dhe shoqërore ka qënë zero në një masë të tillë sa ato, kolonistët, e humbën karakterin e tyre origjinal në vazhdimësinë e kohës dhe bashkë me këtë edhe kohën vetiake. Ndërsa ndikimi i tyre në kulturën materiale të jetës së përditëshme, zbuluar nga arkeologjia, duhet konsideruar një rastësi ekstreme pa u transformuar dot në domosdoshmëri. Pra konkluzioni i dytë që duhet të dalë nga kjo analizë e kësaj historie teorike është e lidhur me pamundësinë e ndikimit helen për të realizuar njëkohshmërinë e sistemit. Kështu që “Mendimi i shprehur shumë kohë më parë nga N. Ceka (Diskutim mbi kumtesën….. f 528), se karakteri i lidhjeve ekonomike të Ilirëve me botën mesdhetare, me vendosjen e kolonive helene do të përcaktohet nga sisteme të njëllojta, na duket tepër subjektiv, i pa argumentuar, pra vështirë t’i qëndrojë kritikës shkencore” (Aleksandra Mano, Aspekte të kolonizimit helen në Ilirinë e Jugut, Iliria 2/86, f. 10); dhe në vazhdim, duke hequr tendencat filozofike të autores të cilat e përmbysin botën e madhe të relacioneve iliro-helene, aspektet e kolonizimit helen në Ilirinë e Jugut duhen parë me syrin e zhvillimit kohor dhe hapësinor të gjithë seicilit dhe jo, duke e konsideruar kohën absolute, t’i injektojë ilirëve hapësira të paqëna, sepse “e ashtëquajtura “bota barbare”, megjithëse me një rend ekonomiko-shoqëror më të prapambetur, në të cilin sapo kishin filluar të shthurreshin marrëdhëniet fisnore, në prag të kolonizimit paraqitet plot vitalitet e me premisa që do të përtëritnin e do të zhvillonin më tej shoqërinë” (po aty, f. 22). Por e gjitha kjo ka nevoje per nje ndryshim rrenjesor te metodikave analitike qe shkenca i ben te kaluares se Njerezimit dhe kete une e konsideroj si piken me te rendesishme te cdo kongresi, simpoziumi, mbledhje te karakterit shkencor mbi kete teme, pasi gjitheshka e analizuar deri me tani i permbys te gjitha metodikat aktuale duke me cuar ne perfundimin se lidhja e botes pellazgjike me Popullin Shqiptar eshte nje fantazi e sajuar nga politika dhe aspak nje realitet historik.
Perfundime
1-Po të krahasojme boten pellazgjike te atehershme me boten e sotme shqiptare sipas gjendjes shoqerore do te arrihet ne perfundimin se të dytet jane 600 here me te vjeter se te paret (ne qofte se do te pranojme ardhjen e pellazgeve para 10 000 – 15000 vjetesh).
2-Teoria e lidhjes se botes pellazgjike me boten shqiptare nuk i ben nder Popullit Shqiptar, por Popullit Grek pasi zhduk nga arena historike te gjitha veprimtarite parapolitike dhe politike qe popullata e ardhur ka bere mbi popullaten autoktone, te pakten ne keto 3 000 vitet e fundit, duke i hapur rruge tezes qe thote se paraardhesit e popullates helene dhe ajo e iliro – epirote eshte e te njejtit bosht biologjik dhe ky bosht eshte bota pellazgjike. Nga ana tjeter teoria e lidhjes se botes pellazgjike me ate ilire i krijon te gjitha mundesite teorike te ndarjes se botes shqiptare nga ajo ilire (ky ka qene nje pretendim i filozofise fashiste mbi cbaze eshte ndertuar harta e mesiperme) duke e paraqitur popullaten e sotme greke si pjese e races se bardhe kur ne realitet bota arvanitase, qe fle ne brendesi te popullates greke, eshte perfaqesuesja tipike e zanafilles kohore te races se bardhe ne kontinentin europian dhe vellezerit tane biologjike, pas se ciles fshihet i gjithe populli grek i sotem.
3-Pranimi i lidhjes pellazgo – shqiptare mohon karakterin autokton te Popullit Shqiptar duke fshehur karakteristikat shoqerore te tij.
4-Ndersa teoria e prejardhjes se kultures boterore nga bota pellazgjike eshte nje forme e re e teorive raciste qe ka gjasa te deshtoje shume shpejt, pasi koha teper e vjeter e pellazgeve nuk mund te presupozoje nje shkalle kaq te larte te zhvillimit shoqeror te tyre. Pastaj kultura boterore nuk ka karakter pikesor jo vetem ne zhvillim, por as ne lindje. Karakteri i fundit vihet re vetem ne nje pjese popujsh brenda nje race dhe kjo jo e pergjithshme.
5-Por teoria e lidhjes se botes pellazgjike me boten shqiptare mbi bazen e gjuhes ka edhe nje qellim te fshehte qe nuk eshte e veshtire te diskretitohet: mundohet t’i fshehe Popullit Shqiptar me cdo cmim autoret historik te gjuhes se sotme shqipe, qe jane Eterit e Shenjte te Kishes Katolike Shqiptare prej rreth 400 vjetesh, qe njekohesisht jane dhe mesuesit shekullore te po aq viteve te popullates verishqiptare. Edhe ky problem i fshihet Popullit Shqiptar duke i servirur shkollat vllehe dhe ato greke si shkollat e para te gjuhes shqipe me 1887. Per dijeni te lexuesve shkolla e pare shqipe datohet ne vitin 1632 dhe kjo eshte vepra me madhore e Eterve te Shenjte te Klerit Katolik Shqiptar.
6-Formulimi i nje metodike te re mbi bazen e kontinumit kohor – hapsinor e ka shume te lehte argumentimin filozofik e shkencor te autoktonise se shqiptareve te sotem si dhe fillesen e races se bardhe ne kontinent, kur lidhjen me boten pellazgjike e konsideron te pamundur dhe antishkencore. Per te qene te sakte nuk duhet pranuar thjeshte lidhja iliro – shqiptare, por duhet pranuar lidhja iliro-epirote – shqiptare pasi shqiptaret e sotem nuk rrjedhin ne menyre te drejteperdrejte nga iliret e paster; ata rrjedhin nga lidhja iliro-epirote e krijuar pas arshjes se sllaveve dhe spostimi i popullates autoktone ne jug te gadishullit pas vdekjes se Heroit tone Kombetar.
7-Por pranimi i lidhjes pellazgo – ilire deri ne lidhjen pellazgo – shqiptare fsheh nje fakt shume sinjifikativ per historine e njerezimit: aresyen perse bota helenike nuk rilindi ne formen e botes greke, kur bota romake e kaloi klasen, duke rilindur nen pamjen e botes italiane mbi cbaze spekullohet me termin rilindje europiane. Ne kete pike “faji” historik eshte i popullates arvanitase.
8-Qe te mund te pranosh lidhjen pellazgo – iliro – shqiptare me perpara eshte e domosdoshme te permbyset e gjithe filozofia boterore nga fillimi ne sensin negativ te fjales, gje te cilen nuk mund ta beje kerkush pa percaktuar me perpara sensin pozitiv te saj gje e cila eshte e afte te argumentoje lidhjen iliro–epirote me boten shqiptare, por jo me tutje. Dhe po te behet kjo do te konstatohet qe mendimi filozofik helen ka nje gabim dhe nje problem te pazgjidhur akoma nga mendimi filozofik e shkencor boteror cka ka cuar ne shterpezimin e shume problemeve shoqerore. Shkenca e sotme boterore noton midis ketij gabimi dhe kesaj mungese tek te gjitha ekuacionet dhe shpjegimet e lidhura me levizjen, gje qe perben thelbin e shkences.
9-Por lidhja reale midis vendasve autoktone dhe pellazgeve te ardhur ashte e afte te zbuloje kompleksin e inferioritetit shoqeror nder popujt e Njerezimit dhe kjo eshte nje pike qe nuk i ben nder Popullit Shqiptar. Prandaj zbulimi i rolit te KOHES ne veprimtarite shoqerore te Njerezimit eshte i vetmi faktor shkencor qe mund t’i riktheje dinjitetin shoqeror Popullit Shqiptar te grabitur para mbi 10000 vjetesh nga pellazget dhe mos kerkoni me teper nga historia e Popullit Tone.
29.08.2012