Artikuj

97- Dinamika Historike e Popujve te Ballkanit!

Posted by Genc Hoti

Loading

 97- Dinamika Historike e Popujve te Ballkanit

(Si e trajton dhe e zgjidh shkenca e Historise Materialiste kete problem dhe pse shqiptaret e epokes komuniste nuk e zgjidhin dot! Cfare perfitojne shqiptaret nga kjo zgjidhje?)

 

Si shtyse per kete artikull u be problemi i shtruar per diskutim nga Profesori i Historise ne Universitetin e Durresit Pirro Prifti nen okelion: “Nacionalizmi Grek përballë të vërtetave Historike”, problem i zgjidhur drejt politikisht, sipas interesit spekulativ shqiptar, por i pa zgjidhur Historikisht ne asnje element, pasi Profesori i Historise nuk e ka para problemin nga ana kohore dhe si perputhet me pikepamjet e Shkolles Boterore ne kete drejtim (sipas ketij kendveshtrimi mashtrimi i vjeter historik grek eshte krejt i barabarte me mashtrimin e ri historik shqiptar, dhe keta te fundit nuk dine se cfare kerkojne konkretisht nga Historia e perjetuar 5000 vjecare, e njohur deri me sot ne menyre te dokumentuar). Ne fund te fundit behet pyetja: cfare perfitojne shqiptaret nga zgjidhja spekulative dhe zgjidhja reale e ketij problemi (pra kemi te bejme me dy perfundime krejt te ndryshme dhe te kunderta)? Fakti qe kerkush ne Shqiperi nuk eshte i afte t’i jape pergjigje kesaj pyetje eshte plotesisht e mjaftueshme ta konsiderosh mendimin historik shqiptar te pas 1945 shterp ne cdo drejtim dhe te paafte per t’i ndihmuar shqiptaret ne kete kapercyell biologjiko-social ku kerkojne te futen prej mbi nje shekulli. Por vlen te thuhet se ne Shqiperi, pas vitit 1991, ne gjurmet e baballareve te tyre, ka lindur shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare. I lutem ZOTIT qe Profesori i Historise te mos i perkase kesaj shkolle, sepse atehere me plot goje mund te them qe arsimi i sotem shqiptar eshte nje aresim te Marresh.

Ky problem praktikisht e ka nje fillese kohore, na pelqen apo nuk na pelqen, dhe, a e pranon Bota Historike sipas kesaj permase. Profesori i Historise nuk e ka trajtuar fillesen e problemit ne kete menyre, por e ka anashkaluar pa i dhene pergjigje faktit: si eshte populluar gadishulli ballkanik ne agimet me te para te tij (te pakten 3000 Para. Kri., pasi dihet sakt se ne ate kohe ka pasur vetem dy lloj popullatash: vendasit autoktone [ky eshte nje term filozofiko-historik qe nuk pranohet ne asnje permase nga historiografia e sotem boterore] dhe te ardhurit indoevropiane, te transformuar teorikisht  ne menyre te fshehte ne pellazge; sipas teorive te sotme ardhja indoevropiane eshte boshti biologjiko-social i shoqerise se sotme europiane, gje krejtesisht e papranueshme ne planin historiko-natyror, pasi gjendja e sotme e popujve europiane e perjashton prejardhjen e tyre nga Azia) dhe si u transformuan popullatat pergjate zhvillimeve historike pas 2500 vjeteve te themi, dmth deri ne shek IV Para Kri. (prej ketej nuk eshte veshtire te kalohet tek popullatat e fundit te Mijevjecarit te Pare Pas Kri. ne Ballkan). Tipikisht ky problem i ka pasur disa te dhena statistikore historike, sidomos nga Herodoti (i cili pranonte bashkeekzistencen e njekoheshme te ilireve, pellazgeve, heleneve epiroteve) e Tuqididi (sipas te cilit Kaonet [fise epirote] nuk ishin te organizuar ne mbreteri ne kohen e luftes se Peloponezit), dhe disa interpretime, sidomos nga Sami Frasheri (pranonte dualitetin e popullatave ne vendas te egjer dhe te ardhur me nivel te larte social), Fulvio Kordiniano (pranonte Kultin e Gjarprit tek popullata parailire dhe Dardanet e Troades), Emermadhi dhe Emershenjti i Gjuhes Shqipe  pergjate shek. te XX-te Akademiku Profesor EQREM ÇABEJ, shkencetari qe argumentoi se gjuha shqipe dhe pellazgjishtja nuk kane karakter filacioni (te permendesh emrin e Profesor EQREM ÇABEJ-t pa keto kater sinonime dhe me germa te vogla do te thote te genjesh dhe mashtrosh Kombin Shqiptar me paramendim dhe urrejtje), Zaharia Manjani (i cili pranonte ekzistencen e ilireve perpara pellazgeve), Spiro Konda, Dhimiter Pilika, Petro Zheji (te tre keta studiuesit e fundit i kane pasur ne dore materialet per te argumentuar ne menyren me te plote se sa akademiket e kesaj fushe te Akademise se Shkencave te R.P.S. te Shqiperise autoktonine absolute te shqiptareve dhe se cfare rrjedh prej ketij argumenti, por per aresye botekuptimi dhe paragjykimi ndaj materializmit filozofik, kane anashkaluar problemin me themelor te Kombit Shqiptar [ky problem eshte dy permasor: jane autoktone dhe nuk kane levizur asnjehere nga trojet e tyre], por duhet theksuar qe pikepamjet e tyre jane shfrytezuar nga te Marret e Madheshtise Shqiptare per te argumentuar marrine e pashoq te shkolles se tyre), etj, etj, por qe edhe keto autore, sidomos Njeri prej Tyre, nuk jane marre parasysh nga Profesori i Historise ne zgjidhjen e problemit (te gjithe profesoreve te Historise, ketu ne Shqiperi, ne menyre absolute, u mungon shqisa e oponences materialiste ne fushen e tyre, d.m.th. konstruktive; por nuk i duhet vene faj, pasi eshte nje problem mbare kombetar per faj te aresimit te detyrueshem; gjeni autoret e ketij arsimimi dhe keni gjetur autoret e manipulimit universal te Kombit Shqiptar per mbi 70 vjet ne te kater anet e kufirit shteteror shqiptar ne nje mase te tille sa shqiptaret e sotem nuk dine abc e historise se perjetuar nga te paret e tyre! Kjo eshte aresyeja perse Profesori yne i Historise eshte viktima e paster e ketij manipulimi thellesisht antishqiptar).

Problemi fillimisht shtrohet per zgjidhje ne kete menyre, nga nje tregues i njohur i KOHES Njerezore:

Perpare 5000 vjeteve kush ka jetuar ne trojet ballkanike (do te pranojme kete KOHE dhe kete emertim per mos ta komplikuar problemin qe ne zanafille, pasi kjo KOHE dhe ky emertim ne kete forme eshte abuzim historik i paster, por qe jemi te detyruar t’i anashkalojme per hir te pranimit te debatit)?

Pergjigjja e kesaj pyetje nuk eshte dhe forte e lehte, pasi ne kete pike problemet shoqerore jane ngaterruar me problemet biologjike dhe kerkush nuk i ka dhene pergjigje pyetjes mbi Parimin Natyror te lindjes se Njeriut ne Toke (nuk eshte saktesuar KOHA, VENDI dhe MENYRA  e lindjes se Shoqerise Njerezore ne menyre te argumentuar; formalisht pranohet Afrika, por ne nje cep te Europes ekziston nje popullate me moshe sociale shume me te vjeter se cdo popullate afrikane; krahasimi, mbi bazen e zhvillimit social te kesaj popullate, me cdo popull afrikan dhe gjendja e sotme e kesaj popullate europiane e permbys te gjithe ate qe konsiderohet si zanafilla e Races Njerezore ne Toke, e per rrjedhoje te gjitha shkencat sociale rezultojne te jene krejt ne ajer pa asnje baze reale shkencore). Me sa duket pergjigjja, sipas pyetjes: Poligjeneze apo Monogjeneze, eshte tronditur pas permbysjes se darvinizmit evulocionisto-biologjik ne planin eksperimental. Por problemi eshte konfonduar ne ekstrem edhe per nje shkak tjeter: nuk ka marre pergjigje te sakte problemi me kryesor i gjuhes HISTORIKE, d.m.th. cfare nenkupton Njerezimi me termin Histori e Shoqerise Njerezore (ne fakt ky problem e ka pasur nje percaktim te sakte ne shekullin e XIX-te, por tmerri politik pergjate shekullit te XX-te e ka kaluar ne harresen e detyruar)!

Duke i lene menjeane shterpezimet e sotme intelektuale, do te analizojme shkurtimisht keto dy probleme dhe pastaj do te kalojme tek pergjigjja e pyetjes mbi popullatat ballkanike te para 5000 vjeteve (kjo permase kohore nuk paraqet rendesi vendimtare per temen tone edhe pse dikush pretendon se te ardhurit kane permase kohore fillestare 10 000 deri 35 000 vjet me pare), pasi eshte e pamundur te ecim me tej pa marre pergjigjet konkrete dhe perfundimtare per keto dy probleme!

Problemi 1 – Cfare eshte Historia e Njerezimit? Pergjigja eshte e formuluar sakte 150 vjet me pare, sipas permbajtjes: Teorikisht Historia eshte ajo veprimtari studimore qe merr per baze zhvillimin e Natyres dhe zhvillimin e Shoqerise Njerezore, te cilat kushtezojne njera-tjetren per sa kohe qe te kete Njerez. Ata qe u muaren te paret me kete problem kane qene Prifterinjte Politeiste te pasuar nga Prifterinjte e Krishtere dhe, se fundi, Prifterinjte Katolike (flasim per Europen), te cilet u muaren me konstatimin e fakteve nga pikepamja statistikore duke mos e vazhduar punen ne aspektin dinamik (deri ne kete moment Institucionet Fetare nuk kushtezohen nga asnje veprimtari paraprake, por vete shkenca eshte e kushtezuar nga keto institucione). Pikerisht kjo e fundit perben objektin e Shkencave te Natyres dhe te Historise teorike te Njerezimit, por ajo tregon dhe kohen se kur kane lindur domosdoshmerisht Shkencat e Natyres dhe ajo mbi Njeriun dhe kush eshte autori i drejteperdrejte i tyre. Konkretisht ajo qe shkruhet neper libra dhe konsiderohet si Historia e Njerezimit eshte analiza teorike e pasojave te ndikimit te Njeriut Natyror mbi Njeriun Shoqeror ne saje te botes se Relacioneve Universale (pra behet fjale per Bashkesi Njerezore dhe jo per individin Njeri). Ne qofte se Historia e Natyres e konsideron Njeriun objekt biologjik, Historia e Njerezimit e konsideron Njeriun objekt Shoqeror. Ne qofte se e para merr ne konsiderate veprimtarine e pandergjegjshme te individit Njeri, e dyta merr ne konsiderate veprimtarine kolektive te Botes Njerezore, ne produktin e vet Shoqeror. Pra ka dallim thelbesor midis Njeriut Biologjik dhe Njeriut Shoqeror; i pari jeton ne marredhenie instiktive me Natyren, ndersa i dyti prodhon ne marredhenie shpirterore me Nenen Natyre (Besimi dhe Dashuria jane dy ndjenja te pandara kundrejt njera-tjetres dhe vetem keto krijojne Diellin iluzor te Races Njerezore, qellimin per te cilin jeton Njerezimi ne Toke dhe qe e ka marre emrin Fe). Idete Fetare  nga dikush pretendohet si jane shpikur nga Njerezimi, nga dikush tjeter pretendohet se i jane imponuar Njerezimit nga jashte ndergjegjes se tij ne momentin e kalimit nga faza antropomorfe drejt vetvetes; pervec ketyre pretendimeve, ne realitet Idete Fetare jane e vetmja menyre dhe i vetmi instrument per te shkuar drejt krijuesit filozofik, d.m.th. iluzor: ZOTIT. Duke pranuar se ZOTI eshte i perjetshem, eshte e kuptueshme qe Dielli iluzor i Races Njerezore ne Toke eshte te jetoje sa me shume, me idene se permiresimi i kushteve te jeteses e afron ne kohe me perjetshmerine, pa i shkuar ndermend, ne asnje rast, se kjo ja shkurton jeten ne Toke. Raporti kohor i Jetes Shoqerore te Njeriut me jeten Natyrore te Tokes perben thelbin e Diellit iluzor te kesaj race drejt se ciles shkohet (ky eshte kushti Natyror i ekzistences se Races Njerezore ne Toke), por qe akoma nuk ka arritur ne kete stad perceptimi.

Pra Historia e Njerezimit eshte dinamika progresive e Shoqerise Njerezore, e cila nuk ka asnje moment statik (statistika nuk eshte thelb historik, por element historik qe merr pjese ne ekuacionet e zhvillimit shoqeror dhe sherben per te zbuluar dinamiken e mesiperme), por qe na sherben per te ndertuar ekuacionet e zhvillimit social ne Toke me ane te te cilave mesojme se si kemi qene ne te kaluaren, se si po punojme sot dhe se si po te enderojme per te nesermen. Vetem trinomi kujtese-ekzistence-ëndërim bashkon individin njeri me Shoqerine Njerezore dhe kete te fundit me ZOTIN, por e gjitha kjo perben domosdoshmerine e ekzistences se Races Njerezore ne Toke sipas kushteve qe po perjetojme sot.

Per te analizuar Historine e Njerezimit ka dy menyra: a- nga e djeshmja drejt te sotmes (ne kete rast eshte e nevojshme te zbulohen elementet perberes te zhvillimit social dhe ekuacionet e zhvillimit te Shoqerise Njerezore, pasi kalohet nga e panjohura drejt te njohures; vetem se ne kete rast mendimi filozofik udheheq metodiken studimore te analizes historike); b- nga e sotmja drejt se djeshmes mbi bazen e kohe-hapsires se njohur (ne kete rast pergjithesimi eshte i vlefshem vetem mbi bazen e Raportit Kohor-Hapsinor, raport i cili ne thelb zgjidh Unitetin Absolut te Nenes sone Natyre). Teologjia ndjek rrugen e pare, ndersa Filozofia Materialiste rrugen e dyte, keshtu qe eshte me mire te thuhet dhe te veprohet se Historia i ndjek te dy rruget per te arritur ne nje perfundim prej te cilit Njerezimi duhet te perfitoje realisht (rruga e dyte realisht ka qene ne funksion te rruges se pare deri ne mesin e shek. te XIII, pas te cilit kane ecur paralel).

Holle-holle, Historia e Njerezimit eshte analiza e jetes se perjetuar nga Njeriu sipas tre komponenteve dialektike: Lindje – Zhvillim – Vdekje, e per rrjedhoje e gjithe teoria e Historise se Njerezimit eshte tendenca per te zbuluar perberesit natyroro-shoqeror te ketij trinomi.

Vime ne pyetjen e dyte:

Problemi 2 – Cili eshte Parimi Natyror i lindjes se Njeriut ne Toke: sipas monogjenezes, apo poligjenezes (nuk di ndonje pretendim tjeter ne kete drejtim, por gjithsesi teoria evolucioniste e Çarls Darvinit (1809-1882) vjen ne KOHE pas aplikimit te ketij parimi Natyror)? Per te kuptuar domosdoshmerine e zbulimit te ketij parimi duhet te kuptojme fillimisht formen e diferencimit social ne Toke. Te pakten qe nga koha e Zhan Zhak Ruso-it (1712-1778) ekziston teoria e pabarazise sociale e lidhur me pronen private. Dikur ketij problemi i pata bere nje zberthim filozofik (per kete shih Zhan Zhak Rusoi, pabarazia sociale dhe teoria e Karl Marksit” te publikuar ne albanovaonline.info dhe www.genchoti.com) duke arrire ne perfundimin se baza e pabarazise sociale nuk eshte prona private, por faktori KOHE i cfaqjes ne Toke te grup-fiseve, popujve dhe kombeve. Filozofet e shek. te XVIII i dhane prioritet diferencimit social mbi bazen e fitimit ekonomik duke lene pas dore diferencimin ekonomik mbi bazen e krijimit social. Perpara Natyres njerezit biologjikisht trajtohen si te barabarte, por perpara marredhenieve me Natyren njeriu shoqeror nuk eshte i tille dhe nuk mund te trajtohet ne asnje rast si i tille. Per te konstatuar kete lloj diferencimi nuk duhet marre per baze mosha biologjike e popujve, por mosha shoqerore e tyre gje e cila permbys shume teori te paraqitura si progresive. Parimi monogjenist nuk e merr per baze moshen shoqerore, e per rrjedhoje eshte i shterpezuar ne kete drejtim. Ky parim nuk i jep dot pergjigje shkakut te diferencimit social te Racave ne Toke, te Popujve brenda nje Race dhe te grup njerezve brenda nje populli perpara se te realizohet diferencimi social-ekonomik, pasi, ne fund te fundit behet pyetja: kush eshte shkaku i ndarjes se Punes, shkaku me primar i lindjes se Prones Private, sipas filozofeve te ekonomise politike?

Ne te vertete permbajtja e ketyre dy parimeve perben vijen ndarese midis fantazise njerezore dhe realitetit natyror. Per fatin e cuditshem te Njeriut, u zgjodh me i lehti ne perceptim dhe me i pasakti ne realizimin natyror, duke kundershtuar ligjin me elementar te Nenes sone Natyre: mungesen e barazise absolute, pasi pranimi i Big-Bengut e perjashton gjenezen monogjeniste te Races Njerezore ne Toke. Deri me sot ne kete pike eshte perputhur parimi teologjik i lindjes se Njeriut ne Toke me fantazine biologjike te kesaj lindje dhe problemi eshte taposur pas asnje lloj argumenti qofte filozofik e qofte shkencor per nje aresye shume te thjeshte: filozofia dhe shkenca jane produkte te teologjise. Kjo shton nje argument tjeter ne favor te

tezes mbi rolin konkret qofte te Ideve Fetare qofte te Institucioneve te tyre.

Pranimi i Parimit Poligjenist te lindjes se Races Njerezore ne Toke çon ne formulimin e postulatit: Njeriu ka lindur ne Vende dhe Kohe te ndryshme sipas kategorise filozofike rastesi-domosdoshmeri, mbi çbaze kane lindur Racat Njerezore (pikerisht rregullimi i diferencimeve sociale midis racave perben detyren Natyrore te Njeriut ne Toke). Ky parim, sipas kesaj permbajtje, shpjegon diferencimet sociale te realizuara ne marredheniet Njeri – Natyre qe ne agimet me te pare te jetes njerezore ne Toke, jashte koncepteve raciste; detyra NATYRORE e Njerezimit eshte eleminimi i ketij lloj diferencimi social.

Duke u kthyer tek problemi ballkanik i popullatave, rezulton se popullata me e para e tij te jete fillesa rastesore e Races se Bardhe ne Europe (kjo percaktohet nga produkti social qe ato kane pasqyruar qe nga dita me e pare e njohjes deri me sot), qe per rrethana te panjohura atmosferiko-biologjike nuk eshte zhdukur dot dhe i eshte bashkangjitur domosdoshmerise se ekzistences se Races se Bardhe ne Europe, pa pasur ndonje ndikim te drejteperdrejte ne te deri ne mesin e shekullit te XV-te Pas Krishtit nen drejtimin e te vetmit personazh historik europian qe ka nxjerre popullate parashqiptare. Kjo popullate ka pasur nje vecori ne raport me te gjitha popullatat e tjera europiane, duke perjashtuar basket: i eshte njohur forma e besimit fetar qe ne kontaktin me te pare me te ardhurit nga Azia Perendimore (Lindja e Mesme): Kulti i Gjarprit (vetem dy popujve ne Europe u njihet e dokumentuar prania e Kulteve Pagane ne zhvillimin e tyre: baskeve dhe parailireve). Aresyeja eshte e lidhur me kohen e cfaqjes se shkrimit tek popujt europiane, mbi cbaze nuk eshte e veshtire te percaktohet shkalla e diferencimit social nder ta ne kohera te ndryshme dhe levizja e supremacise se zhvillimit sa ne nje krah ne tjetrin pa qene asnjehere nje pike fikse (kjo eshte aresyeja perse racizmi filozofik e ka te humbur luften ne te gjithe permasen). Kjo popullate autoktone, ne qofte se do te kishte jetuar e vetmuar, pa asnje relacion me popujt komshinj, do te ndodhej edhe sot ne ate primitivizem te tejskajshem kur u gjenden perballe pellazgeve me te pare (them keshtu sepse ka disa dyndje pellazgjike: e para e perplasur me etrusket dhe e futur ne gadishullin Apenin, ku dallohen mesapet dhe japiget [prej kesaj perplasjeje shqiptaret e sotem kane trasheguar dy fjale: marangoz dhe toske]; e dyta, e ndeshur me murin etrusk, mori drejt jugut dhe u perzie me popullaten autoktone pergjate bregut dalmat duke formuar popullaten ilire, por duke pasur bashkejetesen me nje produkt social te paster pellazgjik (piramidat ne Bosnje); e treta kaperceu Danubin, formoi krahinen e Dardanise pellazgjike buze jugut te Danubit, kaperceu Dardanelet dhe u vendos ne perendim te Azise se Vogel [keta kane qene Dardanet e Troades]; dyndja e katert kaperceu mbi dyndjen e trete, u perzie me popullaten vendase dhe formoi Dardanine e Ilirise [besimet pagane te dardaneve te Ilirise ndryshojne kryekeput nga besimi politeist i dardaneve te Troades, duke hapur nje problem tjeter ne fushen e historise praktike]; dyndja e peste kaperceu mbi te gjitha dyndjet paraardhese, ngriti keshtjellen Rozafat dhe mori drejt jugut, – kjo eshte dyndja mbi te cilen eshte formuar, pas 1945, bota imagjinare ilire ne territorin e Shqiperise se sotme. Ne fakt kjo dyndje [e pesta] ka pasur rendesi vendimtare mbi boten e ardhshme helene, sepse ne Jugun e Shqiperise [Tomorr] apo Veriun e Greqise se Sotme [kjo eshte akoma ne diskutim] formon Dodonen Pellazgjike ku kalohet nga Kultet Pagane Kozmike ne Politeizmin Fetar. Ekziston dhe nje dyndje tjeter pellazgjike e cila nuk ka shkuar me larg se Rumania e Sotme [daket]). E gjithe Historia e Ballkanik Primitiv, pergjate 2000vjeteve te pare (3000 Para Kri.-1000 Para Kri.), eshte ne realitet historia e marredhenieve midis ketyre dy popullateve: njera autoktone e eger dhe tjetra e ardhur me nivel te larte civilizues; ku masa e relacioneve midis tyre dhe KOHA dy permasore e ketyre relacioneve kane percaktuar emertimet e popullatave te reja te cfaqura dukshem ne shekullin e V-IV Para Krishtit me vazhdimesi te mepastajme disa shekullore.

Pra tani kemi ardhur ne shtrimin e problemit nga elemente te njohur te karakterit hapsinor sipas pyetjes:

–Si u formuan popullatat e reja pergjate 6 shekujve (shek. X-te Para Kri. – Shek. IV Para. Kri.) dhe nga se dallohen nga njera-tjetra?

Tipikisht behet fjala per grup fiset (popujt) qe ne shek. e IV Para Kri. njiheshin me emrat:

-iliret

-epirotet

-dardanet

-maqedonasit

-traket

-helenet

-daket

Ndersa trojanet jane te shkrire ne te tre keta popujt: maqedonas-epirote-helene, pasi ne fillim te Mijevjecarit te Pare Para Kri. ishin zhdukur nga Historia e Gadishullit, por legjendat bejne fjale edhe per levizjen e tyre drejt Apenineve, mbi cbaze eshte formuar Roma.

Keto popullata kane nje vecori: kane te perbashket elementin autokton dhe ate te ardhur, qe per kohe dhe mase bashkepunimi te ndryshem kane perfituar emertim te vecante. Por ato kane nje thelb te perbashket, diferencimi i te cilit i vecon ne tre popuj te ndryshem: iliret – helenet – daket (ketyre tre popujve te para 2500 vjeteve sot u perkasin tre popuj te evoluar nga ai pozicion: shqiptaret – greket – romunet). Puna eshte te argumentohet ky diferencim dhe ky vecim duke percaktuar se kush eshte popullate autoktone, kush eshte popullate e ardhur dhe kush popullate hibride (termi hibrid nenkupton nje produkt mesatarizues si rezultat i bashkejeteses qe ne fund te fundit eshte zhdukur nga Historia), te pakten deri ne shek. e IV-ert Pas Kri. Rendesia e ketij percaktimi nuk qendron ne ate se cfare kane bere ne ate kohe, por ne ate se cfare prodhojne sot dhe kush rrjedh ne menyre te drejteperdrejte prej tyre. Prej kesaj kerkese rrjedh shenja dalluese e tyre dhe parametri qe i dallon kundrejt njeri-tjetrit ne fushen e Historise se Njerezimit (ne fakt ky parameter eshte e vetmja shenje dalluese e popujve dhe kombeve ne Toke): shpejtesia e zhvillimit social. Menyra se si iliret jane transformuar ne shqiptare, helenet ne greke dhe daket ne romune perben esencen e historise se zhvillimit te tyre, mesjetar per Europen, por per ta jo pikeperpike sipas feudalizmit europian. Kjo gje duket bindshem tek popullata greke, e cila nuk eshte rilindesja e popullates helene per nje faj qe akoma nuk ka dale ne drite, d.m.th. perse helenet nuk kane rilindje. Une e konsideroj antihistorizem shtrimin e problemit ne mungesen e lidhjes se grekeve te sotem me helenet e djeshem dhe e konsideroj thellesisht historike dhe te vetme zbulimin e shkakut te mungeses se rilindjes helene tek popullata greke e sotme. Me fjale te tjera greket e sotem biologjikisht jane vazhduesit e heleneve te djeshem, kur shoqerisht nuk jane te tille; ne kete rast mbetet per te zbuluar aresyen e ketij konflikti teoriko-social dhe cfare ka ndodhur me popullaten helene qe i mohohet rilindja historike, dmth reale.

Per t’i trajtuar te gjithe keto probleme (kjo eshte esenca materialiste e Historise se tyre), te permbledhura ne pyetjen mbi formimin e popullatave, eshte e nevojshme te merren parasysh elementet tipike sociale qe bartin keto popullata dhe qe shoqerojne zhvillimin dinamik te tyre nga shek. i X Para Kri. deri ne shek. e IV Para Kri. (vazhdimesia e zgjidhjes se problemit tek popullatat e shek te X Pas Kri. mendoj se eshte tejet e thjeshte ne raport me kete zgjidhje). Keto tre elemente per fatin e mire te Shkences se Historise ekzistojne diku te pranishme e diku jo, duke e paraqitur situacionin e diferencuar te ketyre tre popujve (iliret-helenet-daket). Keto tre elemente jane: Idete Fetare, Gjuha e folur dhe Gjuha e shkruar (dmth shkrimi); nuk marrim ne konsiderate idete politike, sepse ato nuk jane te pranishme ne menyre autoktone per te gjithe kohen ne te tre popujt e mesiperm, te pakten deri ne fillim te shek. te XX-te.

Tamam per kete problem dhe tamam ne kete pike domosdoshmeria e Ideve Fetare shpaloset me te gjithe permasen e vet (duke anashkaluar keto ide shkenca shqiptare e Historise nuk ka per ta zgjidhur ne asnje menyre gjenezen e popullit te vet). Por dhe dua te ve ne dukje faktin se mos marrja ne konsiderate e ideve fetare nga ana e marksizmit shenon dhe permbysjen e saj dhe degjenerimin ne formen leniniste te teorise proletare.

Ekuacioni i plote i zhvillimit te Ideve Fetare ne Racen Njerezore ne Toke eshte: Kultet Pagane → Politeizmi → Monoteizmi (shigjetat presupozojne rradhen kohore dhe jo prejardhjen nga njera-tjetra). Por forma e Kulteve Pagane perben nje ekuacion gjigand me vete dhe konfirmon ekzistencen e disa formave fetare nen pamjen e objekteve materiale me veprimtari imagjinare. Keto forma jane ne perputhje te plote me te gjithe ekuacionin e zhvillimit te rendit te pare shoqeror, qe jemi mesuar ta quajme Komune Primitive. Nje sterhollim e veprimtarise se kesaj komune ne kohe tregon se asaj nuk i njihet fillesa, pra merret me mend, ndersa mbarimi lidhet me lindjen e formes politeiste te besimit fetar. Ne kete pike analiza sociale e ketij formacioni ekonomiko-shoqeror eshte pasuruar ne menyre imagjinare me pasaktesira te konsiderueshme, duke sjelle perfundime ne ekstrem te papranueshme.

Bota parailire eshte e lidhur me kete forme te besimit fetar e cila nuk i njihet qofte heleneve e qofte dakeve, por ne menyre konkrete kjo forme ekziston e pranuar qofte tek dardanet e qofte tek epirotet. Analiza e Ideve Fetare te Kulteve Pagane tek iliret, dardanet dhe epirotet realizon jo vetem lidhjen gjenetike te tyre, pra ato rrjedhin nga i njejti bosht biologjik, por ato na argumentojne me bindshem se cdo forme tjeter analitike barazine absolute te shpejtesise se zhvillimit social te te tre ketyre grup popujve, qe nje dite u perbashkuan ne nje emer te vetem: Shqiptare. Kjo eshte aresyeja me e pare perse iliret jane vellezerit e epiroteve dhe dardaneve dhe perse epirotet nuk jane ne asnje rast te tille me cdo popull helen.

Krejt ndryshe ndodh puna me popujt parahelene; atyre nuk u njihet besimi fetar nen pamjen e Kulteve Pagane, por ne nje pozicion dhe ne nje kohe te konsoliduar Politesite, keta popuj i kane gjurmat e Kultit te Diellit (Homeri (shek. IX Para Kri.), Odiseja – ishulli i Lopeve te Diellit, pra behet fjale per shek. e XV Para Kri.). Eshte kjo forme e Besimit Fetar (Politeizmi) qe perbashkon maqedonasit-thraket-helenet nga pikepamja sociale dhe i ndan nga iliret, por shpejtesia e zhvillimit social te ketyre tre popujve te mesiperm jo vetem qe nuk eshte e barabarte, por nje element politiko-social, sic eshte lufta, tregon se maqedonasit jane pushtuesit e qytet-shteteve helene, ndersa shtrirja e tyre ne kontinentin Aziatik (kur edhe persianet kishin bere te njejten gje, por me krah te kundert) tregon per gjenezen e larget te maqedonasve, te njejte me te heleneve, por te ndryshuar kundrejt ketyre te fundit duke na argumentuar se ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore ka ndodhur nje fenomen qe ka ndikuar mbi KOHEN dhe HAPESIREN shoqerore te realizuar nga bota e relacioneve universale. Pikerisht kalimi nga bota parahelene ne boten helene ka ne brendesi te vet ate qe pas 2500 vjeteve do te emerohej si “paradoksi i kohes” (ndryshe “paradoksi i binjakeve”), por qe perbente karakteristiken me kryesore ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore. Pikerisht ky paradoks universal i ka dhene te drejten grekeve t’i emertojne maqedonasit dhe thraket si vellezerit e tyre biologjike, kur ne realitet karakteri biologjik i tyre fillon tek bota pellazge e relatuar me boten autoktone mbi cbaze dhe u formuan dukshem si popuj ne shekujt V-IV Para Kri.

Gjithsesi te jete puna idete fetare politeiste konfirmojne se parahelenet, dhe me vone maqedonasit, thraket, fiset helene te mirefillta jane bartesit e vetem te Politeizmit Pellazgjik qe rrjedh ne menyre te drejteperdrejte nga Dodona Pellazgjike, e per rrjedhoje jane pasardhes te drejteperdrejte te popullsise pellazge me permasa te ndryshme relacionesh me popullaten vendase autoktone. Pra besimi fetar krijon barazine midis grup popullates ilire me dardane dhe epirote, por i diferencon nga popullatat thraka-maqedonase-helene dhe dake.

Keto 27 vjet, ne fushen e filozofise,  i sherbyen shqiptareve per te kaluar nga materializmi bolshevik ne idealizmin manipulator pa nxjerre asnje konkluzion nga teorite e formuluara sipas saj. Argumenti kryesor i manipulimit filozofik u perdor ne fushen e gjuhesise ku u shpik nje platforme jo vetem ireale, por ajo tentoi me te gjithe forcen e vet te mohoje punen  kater (4) shekullore te gjuhetareve katolike qe formuan Gjuhen Shqipe sipas platformes qe zoteronin shqiptaret deri me 1954, kur botuan Fjalorin e Gjuhes Shqipe me 25 000 fjale. Ishte e vetmja veprimtari intelektuale qe lidhte Kombin Shqiptar me Europen te realizuar nga Kleriket Katolike. E meqenese Kleriket Katolike i kishte luftuar dhe perbuzur rendi komunist, ishte shume e lehte ta permbysje Gjuhen Shqipe me 1972 nga pozicioni historik ne ate antihistorik, edhe pse  manipulatoret e Gjuhes Shqipe kishin dy kundershtare te pamundur ne asnje element: lirikun Lasgush Poradecin dhe Emermadhin dhe Emershenjtin e Gjuhes Shqipe pergjate shekullit te XX-te Akademikun dhe Profesorin EQREM CABEJ-n. U desh te pritej kalimi i tyre ne amshim qe t’i shpallej lufte Gjuhes Shqipe ne te gjithe platformen e saj historike. Kjo eshte aresyeja perse sulmohet vepra dhe figura e Emermadhit dhe Emershenjtit te Gjuhes Shqipe  pergjate shekullit te XX-te Akademikut dhe Profesorit EQREM CABEJ. Nuk eshte halli as tek mbulimi i krimit komunist dhe as i Gjuhes Shqipe, por gjitheshka behet per te harruar Eterit Historike te kesaj gjuhe: Eterit e Nderuar te Kishes Katolike Shqiptare, udheheqesja e vetme e Kombit Shqiptar kundra armiqve shekullore te tij.

Qe te mund te lidhesh Gjuhen Shqipe me gjenezen historike te Kombit nuk eshte dhe fort e veshtire, bile eshte gjeja me e lehte ne fushen e Historise teorike, per aresyen me te thjeshte: gjuha eshte prezente ne te dy format e saj: e folur dhe e shkruar (simbolizmi ne gjuhesi eshte nje shpikje e shemtuar e idiotizmit intelektual i cili, ne kete rast, shpalos paaftesine e vet per te kuptuar realitetin historik te gjuhes ne te gjithe permasat e veta historike). Gjeja e pare qe duhet zbuluar ne kete rast eshte diferencimi historik i gjuhes se folur nga gjuha e shkruar. Ky rast edhe per shqiptaret eshte i pamundur per gjene me te thjeshte fare: nuk njihet permasa e gjuhes ne agimet me te para te Njerezimit, ne kete rast edhe e parailireve, e paraepiroteve, e paradardaneve; bile edhe  ilireve, epiroteve  dhe dardaneve. Kjo mungese nuk ndjehet tek paralelet e trinomit te mesiperm, por eshte plotesisht e pranishme qofte tek parahelenet kur kalojne ne helene, qofte tek etrusket kur kalojne ne latine. Kjo na jep te drejte te formulojme ekuacionin e lindjes se gjuhes se shkruar ne planin kohor, autoresine dhe kush produkt social e ka shoqeruar lindjen e saj. Rasti i marre ne konsiderate nuk eshte nje perjashtim, por ai eshte nje pergjithesim praktik ne te gjithe popujt e Europes, vetem se kjo ne kohera te ndryshme. Pikerisht ky fakt con ne perqafimin e parimit poligjenetik te lindjes se Njeriut ne Europe dhe varesine e lindjes se shkrimit nga shpejtesia e zhvillimit social te popullatave qe e bartin ate (kjo gje con ne zbulimin e permasave te zhvillimit social nder popujt europiane, por qe, nga ana tjeter, con ne zbulimin e aresyes perse shqiptaret sot jane popullata me inferiore e popujve europiane dhe cila eshte detyra e saj historike ne te ardhmen).

Fakti qe lindja e shkrimit ne shoqerine helene shoqeron idete juridike (ligjet Drakoniane ne Sparten e Likurgut, shek. IX Para Kri. dhe ligjet e Solonit ne Athine, shek. VI Para Kri.), eshte i lehte pranimi i lidhjes se shpikjes se shkrimit me shtetin dhe autoresine e kesaj lidhje me Prifterinjte Politeiste. Fakti qe shoqeria ilire, dardane dhe ajo epirote nuk kane pasur besimin politeist, e per rrjedhoje edhe te folurit e shkruar, eshte plotesisht e mjaftueshme per t’i renditur ne nje bosht te vetem biologjik dhe plotesisht e mjaftueshme per t’i ndare nga mesapet, japiget, thrakasit, maqedonasi, helenet dhe daket, e per rrjedhoje pa asnje lidhje filacioni biologjik me ta. Ky fakt sherben si argument per mos pranimin e lidhjes se fjales “e lene” me emrin “Helene”; por edhe e pare sipas faktorit KOHE, qe do te thote se emri “Helena” eshte me i hershem se folja “e lene” (ky eshte nje shembell i marre nga Profesori i Historise). Atehere eshte faktori gjuhe qe con ne argumentimin e lidhjes ilire-dardane-epirote dhe aspak me tej; ashtu sic eshte po ky faktor qe con ne argumentimin e lidhjes politike midis maqedonasve-thrakasve-heleneve dhe jo me tej. Ndikimi i botes autoktone ne menyre te diferencuar mbi elementet e trinomit te mesiperm tregon se lidhja biologjike e tyre eshte shume-shume pertej pozicionit emermbajtes e per rrjedhoje kane karakter pjeserisht biologjik te njejte.

Ne Gjuhen Shqipe cdo gje fillon ne vitin 1635 kur kemi per here te pare nje renditje te fjaleve qe flisnin banoret e atyre viteve ne trojet shqipfolese, keshtu qe ta vendosesh gjuhen si argument te lidhjes iliro-shqiptare kur nuk njeh gjuhen ilirishte do te thote t’u mohosh shqiptareve prejardhjen ilire te tyre dhe t’i injektosh nje prejardhje te dyshimte. Ky eshte shkaku perse mbi boten e shpalosur si ilire me mbreter e mbreteresha, me kulturen e piramidave te Bosnjes, me keshtjellat e Rozafes, Durresit, Lezhes bie dyshimi i lidhjes se tyre me shqiptaret e mevonshem.

E po te flasim me gjuhen e shkruar, atehere situata sqarohet ne ekstrem dhe shqiptaret marrin vesh se gjuha e tyre eshte jo me shume se prudukt i mesjetes se vone dhe realisht pas 1635, si veper e Eterve te Kishes Katolike Shqiptare, instrumentit europian pertej asaj kohe e deri me 1912, kur formohet shteti shqiptar. Por shtrimi per zgjidhje i gjenezes se shqiptareve te sotem me ane te gjuhes se shkruar hedh poshte te gjitha variantet e shpalosura nga shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare, pasi cdo lidhje shpjeguese e teksteve te vjetra me ane te gjuhes se sotme shqipe argumenton se ato fjale nuk jane shqip, por te huazuara nga bota pellazgjike dhe cdo ngjashmeri me shumerishten dhe sanskritishten tregon se pellazget e kane prejardhjen nga ato ane e asgje me shume.

Problemi shtrohet me raportin e Gjuhes se Sotme Shqipe me ate te para 400 vjeteve ku raporti dinamik eshte 1/ 750 (200 fjale me prejardhje te panjohur ne vitin 1635 kundrejt 150 000 fjaleve qe perdorin sot shqiptaret). A kemi te drejte te pranojme lidhjen varesore te shqipes nga pellazgjishtja me kete raport fjalesh, kur ne realitet varesia eshte nga gjuhet me te cilet eshte relatuar Kombi Shqiptar prej kater shekujsh? Ndersa dinamika progresive e Gjuhes Shqipe nder keto kater shekuj eshte tej mases e qarte dhe duhet te jesh miop te mos dallosh se gjitheshka ka filluar ne shekullin e XVIII dhe ka mbaruar ne te XX-tin sipas kesaj dinamike:

ne vitin 1635     →         2 544 fjale

ne vitin 1702    →     11 200 fjale

ne vitin 1904    →         11 675 fjale

ne vitin 1908    →         13 798 fjale

ne vitin 1954     →         25 000 fjale

ne vitin 1980     →         41 000 fjale

ne vitin 2015     →      150 000 fjale

Kjo dinamike tregon se jo vetem Gjuha Shqipe eshte produkt i politikave europiane, por dhe vete populli shqiptar eshte produkti me i dallueshem i veprimtarive politike europiane per mbi 1300 vjet me pare e deri me sot.

E njejta llogjike ndiqet per formimin e popullatave ne gadishullin ballkanik pas shekullit te VI deri ne fund te shekullit te X-te kur kemi depertimin perfundimtar te popullatave sllave ne gadishull.

Pas gjithe kesaj analize behet pyetje cfare fitojne shqiptaret nga kjo zgjidhje?

Atehere perpara shqiptareve shtrohet problemi i ekzistences sociale, pasi sot ata e dine sakte qe jane:

-popullata me vjeter ne kontinentin europian!

-popullata me e pa zhvilluar e kontinentit europian!

-sot ata ekzistojne dhe enderrojne qe te jene si ajo pjese e Europes me te cilen kane pasur nje lidhje 2500 vjecare!

-edhe pse sot kane kete gjendje Natyrore e Sociale shqiptaret e dine se Natyra u ka caktuar nje detyre perderisa i ka krijuar ne kete forme dhe i ka lene te jetojne akoma si komb!

Si realizohet ky perbashkim kater permasor teoriko-praktik dhe perse politika ka deshtuar pergjate ketyre 100 vjeteve? Per t’ju pergjigjur kesaj pyetje pikesepari duhet marre ne konsiderate mendimi filozofik dhe shkencor i Races Njerezore ne Toke per te pare se deri ku shkon perputhja. Dhe kur shohim se kjo perputhje eshte e pamundur (pra mendimi filozofik dhe shkencor boteror nuk e shpjegon dot pozicionin dhe detyren e shqiptareve, atehere jemi te detyruar te formulojme nje metodike te re studimore qe eshte e afte te perligje, te pakten ekzistencen e shqiptareve. Pikerisht kete detyre realizon Raporti Kohor-Hapsinor ose Teoria e Absolutizmit analitik duke permbysur te gjithe ate qe konsiderohet si zanafille e Njerezimit ne Toke, d.m.th. realizon Tjetersimin e Historise, ose zbulimin e “Ndergjegjes” Natyrore te ngjarjes.

 

Tirane, me 16 shkurt 2018

 

Komentet

 

Mariana Pilkati

nuk u zihet bese historianeve, aktual dhe te hershem . Pse duhet te besoj historianet e dikurshem ? Vetem pse nuk i njof jane me te sakte? Historine e shkruajne fitimtaret dhe feja per milenios ka qene fitimtare, manipulatore dhe e interesuar per pushtet dhe kjo nuk eliminon njerzit e ndershem te fese qe vepronin me qellime te mira por fjalen e fundit gjithmon e kishte pushteti. pra jemi dhe do mbetemi injorante me çfare ka ndodhur me te vertete dhe nuk besoj qe shkrimi eshte i varur nga feja por nje evolucion njerzor

Anila Zajmi-katanolli

Vetem me konceptin revolucion njerezor nuk jam dakort Mariana “Cikle” me duket mua me e sakte.

Mariana Pilkati

Eshte evolucion (zhvillim) Anila dhe si i tille permban periudha revolucionare ,evolucionare dhe reaksionare. Dhe kjo perben historine e gjithe elementeve njerzore siç eshte gjuha, shkrimi, koshenca etj.
Ka studime qe gjuha eshte e varur nga Adn o te pakten ka memorie te saj ne Adn e cila eshte e ndryshme ne individe me gjuhe te ndryshme , 4 elementet e adn krijojne nje patron te ngjashem me grupgjuhen e kolektiveve.
Pra vetem dime gjithmon e me shume qe sdime asgje

Anila Zajmi-katanolli

Kam qendrimin tim per kete teme…. pergjithesisht jam dakort.
Kur te vish eja me tako te flasim se debati ne fb nuk me pelqen….
Puc

Sotir Bepi

Ke nje kendveshtrim shume te qarte- kur ti i referohesh shifrave te gjuhes shqipe, kjo eshte analiza e sakte kuantitative, e cila spjegon me pas zhvillimin ne rritje te gjuhes- kapja pas ketij faktori eshte e nje rendesie absolutisht vleresuese!!! pse romaket u bene perandori- sepse ata perhapen gjuhen latine ne te gjithe skajet e perandorise- te gjithe tabulatet qe shkembeheshin nga komandat romake ishin ne gjuhe latine- shikoni edhe nje baze te juridiksionit te sotem britanik qe permban terma latine!!! pavaresisht qe romaket i kishin iliret aleate, ata respektonin gjuhen e tyre- keshtu spjegohet lashtesia e gjuhes shqipe e ruajtur ne shekuj, dhe e zhvilluar me ritme te ulta por te sigurta- komb i vjeter, gjuhe e vjeter!!!

Artur Ferraku

Shume konfuze me duket, e jo vetem…..!!!

Ilirët, Dardanët, Maqedonasit si pasardhës të Zeusit Pellazg me Princeshën Atlantide.
Nga bashkimi i Zeusit Pellazg me Electren ose Antylian, lindi Dardani, Emathi (Maqedoni), Jasoni dhe Harmonia. Electra( apo e shndritshmja me rrenjë tek el, il qe do te thotë ill, diell) sipas shumë burimeve antike, ishte vajza e mbretit të fundit të Atlantidës dhe e vetmja pasardhëse mbretëror që mbijetoi nga përmbytja. Pra Dardani, Emathi ose Maqedoni dhe Harmonia qe ishte nëna e Ilirëve ishin vëllezër dhe motra, dhe jane femijet e Zeusit Pellazg me Princeshën e Atlantides, pra pasardhës të Pellazgëve dhe Atlantëve së bashku. Pati një luftë midis Pellazgëve dhe Atlantidës, të cilët pushtuan te gjithe Mesdheun dhe vetëm Pellazgët që udhëhoqën një kualicion te madh lufte, mundën Atlantët dhe pas disa vitesh ndodhi dhe përmbytja e ishullit . Kuptohet qartë, pse shqiptarët sot nuk duhet të njohin antikitetin dhe mbahen ne gjendje injorance ne lidhje me historinë e tyre antike.

Pergjigje

Pergjigjja eshte kjo duke mos dyshuar qe nuk jane fjalet e tuaja: 1-Po të krahasojme boten pellazgjike te atehershme me boten e sotme shqiptare sipas gjendjes shoqerore do te arrihet ne perfundimin se të dytet jane 600 here me te vjeter se te paret (ne qofte se do te pranojme ardhjen e pellazgeve para 10 000 – 15000 vjetesh).
2-Teoria e lidhjes se botes pellazgjike me boten shqiptare nuk i ben nder Popullit Shqiptar, por Popullit Grek pasi zhduk nga arena historike te gjitha veprimtarite parapolitike dhe politike qe popullata e ardhur ka bere mbi popullaten autoktone, te pakten ne keto 3 000 vitet e fundit, duke i hapur rruge tezes qe thote se paraardhesit e popullates helene dhe ajo e iliro – epirote eshte e te njejtit bosht biologjik dhe ky bosht eshte bota pellazgjike. Nga ana tjeter teoria e lidhjes se botes pellazgjike me ate ilire i krijon te gjitha mundesite teorike te ndarjes se botes shqiptare nga ajo ilire (ky ka qene nje pretendim i filozofise fashiste mbi cbaze eshte ndertuar harta e shtrirjes ilire) duke e paraqitur popullaten e sotme greke si pjese e races se bardhe kur ne realitet bota arvanitase, qe fle ne brendesi te popullates greke, eshte perfaqesuesja tipike e zanafilles kohore te races se bardhe ne kontinentin europian dhe vellezerit tane biologjike, pas se ciles fshihet i gjithe populli grek i sotem.
3-Pranimi i lidhjes pellazgo – shqiptare mohon karakterin autokton te Popullit Shqiptar duke fshehur karakteristikat shoqerore te tij.
4-Ndersa teoria e prejardhjes se kultures boterore nga bota pellazgjike eshte nje forme e re e teorive raciste qe ka gjasa te deshtoje shume shpejt, pasi koha teper e vjeter e pellazgeve nuk mund te presupozoje nje shkalle kaq te larte te zhvillimit shoqeror te tyre. Pastaj kultura boterore nuk ka karakter pikesor jo vetem ne zhvillim, por as ne lindje. Karakteri i fundit vihet re vetem ne nje pjese popujsh brenda nje race dhe kjo jo e pergjithshme.
5-Por teoria e lidhjes se botes pellazgjike me boten shqiptare mbi bazen e gjuhes ka edhe nje qellim te fshehte qe nuk eshte e veshtire te diskretitohet: mundohet t’i fshehe Popullit Shqiptar me cdo cmim autoret historik te gjuhes se sotme shqipe, qe jane Eterit e Shenjte te Kishes Katolike Shqiptare prej rreth 400 vjetesh, qe njekohesisht jane dhe mesuesit shekullore te po aq viteve te popullates verishqiptare. Edhe ky problem i fshihet Popullit Shqiptar duke i servirur shkollat vllehe dhe ato greke si shkollat e para te gjuhes shqipe me 1887. Per dijeni te lexuesve shkolla e pare shqipe ne territorin shqipfoles datohet ne vitin 1584 dhe kjo eshte vepra me madhore e Eterve te Shenjte te Klerit Katolik Shqiptar.
6-Formulimi i nje metodike te re mbi bazen e kontinumit kohor – hapsinor e ka shume te lehte argumentimin filozofik e shkencor te autoktonise se shqiptareve te sotem si dhe fillesen e races se bardhe ne kontinent, kur lidhjen me boten pellazgjike e konsideron te pamundur dhe antishkencore. Per te qene te sakte nuk duhet pranuar thjeshte lidhja iliro – shqiptare, por duhet pranuar lidhja iliro-epirote – shqiptare pasi shqiptaret e sotem nuk rrjedhin ne menyre te drejteperdrejte nga iliret e paster; ata rrjedhin nga lidhja iliro-epirote e krijuar pas ardhjes se sllaveve dhe spostimi i popullates autoktone ne jug te gadishullit pas vdekjes se Heroit tone Kombetar.
7-Por pranimi i lidhjes pellazgo – ilire deri ne lidhjen pellazgo – shqiptare fsheh nje fakt shume sinjifikativ per historine e njerezimit: aresyen perse bota helenike nuk rilindi ne formen e botes greke, kur bota romake e kaloi klasen, duke rilindur nen pamjen e botes italiane mbi cbaze spekullohet me termin rilindje europiane. Ne kete pike “faji” historik eshte i popullates arvanitase.
8-Qe te mund te pranosh lidhjen pellazgo – iliro – shqiptare me perpara eshte e domosdoshme te permbyset e gjithe filozofia boterore nga fillimi ne sensin negativ te fjales, gje te cilen nuk mund ta beje kerkush pa percaktuar me perpara sensin pozitiv te saj gje e cila eshte e afte te argumentoje lidhjen iliro–epirote me boten shqiptare, por jo me tutje. Dhe po te behet kjo do te konstatohet qe mendimi filozofik helen ka nje gabim dhe nje problem te pazgjidhur akoma nga mendimi filozofik e shkencor boteror cka ka cuar ne shterpezimin e shume problemeve shoqerore. Shkenca e sotme boterore noton midis ketij gabimi dhe kesaj mungese tek te gjitha ekuacionet dhe shpjegimet e lidhura me levizjen, gje qe perben thelbin e shkences.
9-Por lidhja reale midis vendasve autoktone dhe pellazgeve te ardhur ashte e afte te zbuloje kompleksin e inferioritetit shoqeror nder popujt e Njerezimit dhe kjo eshte nje pike qe nuk i ben nder Popullit Shqiptar. Prandaj zbulimi i rolit te KOHES ne veprimtarite shoqerore te Njerezimit eshte i vetmi faktor shkencor qe mund t’i riktheje dinjitetin shoqeror Popullit Shqiptar te grabitur para mbi 10000 vjetesh nga pellazget dhe mos kerkoni me teper nga historia e Popullit Tone.

Artur Furriku

Pergjigjia ishte nga nje tekst i Elena Kocaqi,nuk jam historian i mirefillt…!! Por nga ana tjeter menyra e pergjithshme e te thenit nga ana juaj,duket sikur fryen nga veriu i eperm……!!!
Nje pyetje, kush eshte pedagogu juaj i historise…..!?

Pergjigja

Ky paragraf, i cituar nga ju nen emrin e profesoreshes se historise Elena Kocaqi, eshte nje permbledhje “shkencore” e perbere nga segmente pseudogjuhesore dhe pseudoteologjike qe tenton ta zgjidhe historine e shqiptareve sipas parametrave mitologjike te nje popullate qe nuk ka asnje lidhje, qofte dhe formale me paraardhesit e shqiptareve. Ju me keni dale tamam ne shtegun qe kam kerkuar me kete teme.

Keto ide, mbi kalimet e rrokjeve ne fjale dhe anasjelltas, nuk jane te Elena Kocaqit, por te dikujt tjeter dhe jane te lidhura me kodin e Gjuhes Shqipe sipas disa parametrave qe profesoresha e historise nuk ka ditur t’i evidentoje dot. Kjo me pat detyruar perpara shume viteve te beja nje permbledhje te studimeve mbi Gjuhen Shqipe ku pata evidentuar autoret e Kodit te Shqipes, sipas ideve te tyre (vellimi i V i “Tjetersimi i Historise….”: Interpretimi Materialist i filozofise se Gjuhes Shqipe). Ne kete material, te publikuar ne albanovaonline.info dhe www.genchoti.com, shkruhet:

“Nga studimi i materialit të publikuar në Shqipëri përgjatë këtyre 100 viteve kemi nxjerrë këto karakteristika të gjuhës shqipe:

-Vjetërsia e gjuhës shqipe, dhe ndikimet e gjuhëve europiane mbi të, nuk e kanë zhdukur premisen e kesaj vjetërsie. Por vjetërsia e kësaj gjuhe nuk e kalon kohën e rendit 3.000 vjeçar, të themi, edhe pse pretendimet ishin të rendit 10.000 vjeçar (fakti që Epi i Gilgameshit është i rendit 5.000 vjeçar (ndoshta 6.000 kërkon një argumentim më të plotë të pretendimit larg propogandës, pasi në këtë rast duhet kundërshtuar tradita shkencore e njerëzimit). Nga ana tjetër, kjo vjetërsi është tepër-tepër larg vjetërsisë biologjike të paraardhësve më të parë të shqiptarëve dhe kjo kërkon një thellim më të madh në drejtim të argumentave pasi ato nuk përfillin këtë vjetërsi përtej milionavjeçarëve. Cila është lidhja midis gjenezës milionavjeçare të popullit shqiptar dhe vjetërsisë së gjuhës së folur nga shqiptarët e sotëm? Kjo përbën arësyen e psesë të lindjes së gjuhës të folur ndër shqiptarë.

-Gjuha shqipe është një gjuhë muzeale e ruajtur saktë 2700 vjet (Stela e Lemnos; ose mbishkrimi i pabotuar i Shkodrës, rreth shek VII-V pa. Kri) me ndryshimet e lidhura me botën e relacioneve përgjatë historisë të bartësve të saj. Ngelet për të përcaktuar pasojën e këtyre relacioneve dhe mënyrën e ndikimeve gjuhësore të relatorëve mbi gjuhën shqipe.

-Gjuha shqipe ka karakter rrokor, ose, e thënë ndryshe, është gjuhë monosilabe, karakteristikë e gjuhëve të vjetra; por dhe më e pasura se gjuhët e popujve të përparuar, karakteristikë kjo e një populli të prapambetur (ideja e gjetur tek Zhan Zhak Rusoi).

Në të gjithë këtë përmbledhje konkluzive shfaqet, si rrufeja në të kthjellët, i ashtequajturi: kodi i gjuhës shqipe. Autori i saj me 17 janar 2009 botoi ne gazeten Republika prononcimin ndaj perpjekjes per te shtremberuar te verteten mbi autoresine e tij mbi Kodin e Gjuhës Shqipe ku ai pretendon se ishte “nje veprim i qellimshem, qe nga njera ane synonte t’i njihte Zhejit dicka qe s’i takon duke ngaterruar Kodin e Shqipes ne kontekstin e Algoritmit te tij, me te cilin Kodi yne s’ka asnje lidhje, ne perpjekje per ta mbytur keshtu Kodin e Shqipes..”. Ne kete gazete autori, Çlirim Xhunga, botoi artikullin: “Mbi plagjiaturen dhe shtremberimin e te vertetes” (në kuadrin e punimit me titull: “Shkrimet e para ne shtypin shqiptar mbi etimologjine e shqipes dhe të gjuhëve të tjera) ku nder te tjera thuhet:

“Zheji ka nje jete qe merret me Simbolet, me Shqipen dhe Sanskrishten (keshtu eshte e shkruajtur ne tekst, GH), por deri ne fund te vitit 2005 ai nuk arriti te beje nje senteze dhe nuk ka dhene nje paraqitje te rrenjeve te shqipes Yll, Ar dhe Jam ashtu sic i kam paraqitur une, dhe kurre s’ka pretenduar se ato jane Rrenje te nje Kodi te Shqipes qe eshte ne themel te leksikut te te gjithe gjuheve te botes. Gjithashtu, Zheji nuk eshte shprehur gjekundi se:

Fjalet yll, ar dhe jam te cojne qe ne fillim ne shprehjen jam nga ylli ar (nenvizimet e mia, GH).

Keto te gjitha jane pasazhe te marra nga zonja apo zonjusha Ndroqi nga tekstet e mia. Algoritmi i z. Zheji s’ka asnje lidhje me Kodin e Shqipes te zbuluara nga une, Zheji nuk ka zhvilluar asnjehere ne menyre te plote rrenjet e Kodit te Shqipes Yll dhe Ar, ai se ka identifikuar kurre foljen “jam” ne menyre te plote sic e kam identifikuar une, dhe nuk i ka identifikuar kurre rrenjet Yll, Ar, dhe Jam si rrenje te nje kodi mbi te cilat ngrihet Leksiku i te gjitha gjuheve te reja apo “te vjetra”, qe njeh sot mbare njerezimi.

Gjithashtu, askush para meje nuk eshte shprehur boterisht deri me 20072 (shenimi thote: saktesisht: 14-17 Shtator 2006, GH) se Dhjete jane Rrenjet e e Kodit te Shqipes, qe qendrojne ne themel te te gjithe Leksikut Boteror, dhe konkretisht:

Yll, At, Ar, Ai, Une, jam, them, therras, vij dhe bere

dhe se keto rrenje kane kuptim vetem ne gjuhen shqipe”

Por studiuesi Petro Zheji kete problem ne librin e tij te ribotuar me 2005, dhe te permiresuar (Shqipja dhe Sanskritishtja, pjesa e Pare, f. 163), e trajton dicka me ndryshe, qe duhet vene ne dukje pasi perben anen profesionale te problemit. Sipas tij:

Nje operator i liri, sipas perkufizimit, eshte nje njesi semantike minimale, e thjeshte, domethene, qe nuk mund te ndahet me si e tille ne sistemin gjuhesor te cilit i perket (operator i lire relativ) ose edhe ne cdo sistem tjeter (operator i lire absolut).

Operatore te lire, ne gjuhen shqipe jane per shembull:

da (ndaj, pjestoj…,               pa (shoh),

ra (bie, rrezohem),               tha (them),

la (laj),                                 sha (shaj),

za (ze, kap, pushtoj),                   di (di),

ba (bej),                              shi (shi),

ka (kam),                             du (dua, dashuroj…).

Autori i dyte (Petro Zheji) nuk e trajton problemin ne nivelin gjuhesor pergjithesues, por e ka postuluar vetem ne drejtim te gjuhes shqipe dhe kjo perben mangesine e teorise se tij. Autori i pare (Çlirim Xhunga) e ka kapercyer kete barriere dhe rrjedhimisht merita e zbulimit dhe evidentimit te ketij kodi (ne qofte se nuk e ka thene kush perpara) i takon atij. Une nuk marr persiper te luaj rolin e arbitrit, pasi te dy autoret me japin armen per te argumentuar vjetersine e gjuhes shqipe ne gjenezen me fillestare te saj dhe per kete duhen falenderuar qe te dy.

Duke njohur vetem pergjithesimin e botes se relacioneve universale ne jeten e perditshme historike te njerezimit, dmth anen filozofike te fenomenit, them se ky pretendim i autorit te pare ka nevoje te komentohet pak si me ndryshe, duke mos i ndryshuar asgje pervec pasojes se Kodit dhe adresimit specifik te tij ne planin aplikativ kohor. Kur them se duhet komentuar me ndryshe kam parasysh vetem shtate (7) notat e muzikes qe kane dhene nje infinit veprash muzikore dhe kerkush nuk ka thene se ato jane te huazuara nga njera-tjetra. A nuk jane keto shtate nota kodi i muzikes se njerezimit? Ndryshimi me kodin e gjuhes qendron se kete te fundit e ka formuar instikti i njeriut kur te parin e ka formuar individi njeri. Ne kete drejtim Petro Zheji ka ecur me perpara se Clirim Xhunga pasi ka percaktuar se inkoshienti pjell koshientin (idete e psikoanalizes ne komentin 3 te pjeses se pare) dhe ne kete menyre i ka hapur rruge zbulimit te filleses se gjuhes se folur. Raporti kohor midis muzikes dhe gjuhes a nuk tregon se kemi te bejme me nje produkt kualitativ qe kerkon nje shkalle te caktuar ne zhvillimin e shoqerise njerezore? Atehere a nuk mbetet te analizohet dinamika e Kodit te Gjuhes nder popuj te ndryshem per te pare ndryshimin e mundeshem. Ne qofte se pranojme se keto dhjete rrenje, qe formojne Kodin e Gjuhes, kane kuptim vetem ne gjuhen shqipe arrihet ne tre perfundime:

1-Gjuha e folur ne historine e njerezimit cfaqet fillimisht me keto dhjete rrenje qe perbejne Kodin lindes te Gjuhes.

2-Kodi i Gjuhes eshte nje element qe transformohet ne vazhdimesine e kohes dhe ne perputhje ne rendet shoqerore. Ata popuj qe e kane ruajtur  Kodin fillestar te Gjuhes qendrojne ne te njejten hapsire, kundrejt rendit te pare te shoqerise njerezore. Prej ketej del perfundimi se shpejtesia e zhvillimit social te tyre eshte tej mases e avashte dhe ne perputhje te plote me pandryeshmerine e permbajtjes se Kodit te Gjuhes.

Dhe me e rendersishmja:

3-Kodi i Gjuhes nuk ndryshon me ndryshimin formal te rendit shoqeror (ndryshim i cili realizohet në sajë të tjetërsimit të shpejtësisë së zhvillimit, kohës dhe rrjedhimisht të hapësirës shoqërore) dhe per kete krijon mundesine e zbulimit te vjetersise se popujve.

Duke bere nje permbledhje te te gjithe materialit albanologjik te parapare me keto perfundime, pas pranimit te ekzistences se Kodit te Gjuhes, konkludoj se e vetmja gje qe shqiptaret trashegojne nga te paret e tyre me te lashte eshte pikerisht Kodi i Gjuhes dhe asgje tjeter. E shprehur me qarte Kodi i Gjuhes na tregon se si ka lindur gjuha shqipe ne formalizmin e vet specifik ne perputhje te plote me menyren e lindjes se gjuhes ne racen njerezore. Pra zanafilla e gjuhes shqipe eshte njekohesisht zanafilla e gjuhes se Njeriut ne Toke. Por kjo nuk do te thote se Kodi i Gjuhes shqipe eshte formuar nen diktatin e marredhenieve universale te paraardhesve te tij pergjate ketyre 10.000 vjeteve te fundit te jetes se shqiptareve. Pikerisht keto dhjete rrenje duhet te perbejne themelin e gjuhes shqipe qe nuk kane ndryshuar pergjate marredhenieve me pellazget hyjnore, helene, latinet, etj, etj. A duhen konsideruar keto dhjete rrenje formalisht te njejte me notat e mizikes? Ndryshimi i kodit pergjate dinamikes se popujve te zhvilluar duhet te tregoje qe krahasimi eshte vetem formal dhe nuk mund te pergjithesohet.”

Por problemi gjuhesor pellazgjik ka pasur nje sekret te vogel qe zonja Kocaqi nuk e ka zberthyer, dhe kete e ka bere me qellim antishkencor dhe paragjykim negativ, aq me teper qe gjendet ne librin e vellait te saj, qe tashme nuk jeton me Altin Kocaqit. Ky sekret, qe gjendet ne vepren e Jakobo Thomopulos-it, Pellazgjika, Athine 1912, ben fjale per ngjashmerine e gjuhes pellazge, dmth helenishtes, me gegerishten, kur geget dhe helenet nuk jane relatuar kurre ne jeten e tyre duke ngritur pyetjen: si shpjegohet kjo ngjashmeri dhe cfare pasoje ka pasur ne jeten e banoreve autoktone dhe banoreve te ardhur. Ne kete pike duhet ndalur vecmas pasi na jep ne dore armen qe ndan gjuhen shqipe nga pellazgjishtja ne drejtim te filacionit duke cuar uje ne perfundimin e Emermadhit dhe Emershenjtit te Gjuhes Shqipe pergjate shek. te XX-te Akademikut dhe Profesorit EQREM ÇABEJ: Gjuha Shqipe dhe Gjuha Pellazge nuk ka karakter filacioni. Kjo do te thote qe jeten Historike te shqiptareve te sotem dhe gjuhes se tyre mos e kerkoni ne kontaktin me greket, por ne kontaktet ne Veri te tyre duke lene te hapur permasat e kesaj historie.

Kjo eshte persa i perket anes gjuhesore, ndersa ana fetare ka permasa shume me te sakta dhe sinjifikative. Se pari duhet ditur qe Elena Kocaqi ka bere nje akrobaci kur pretendon te lidhe me ane te mitologjise popullatat dardane, maqedonase, atlantet dhe te gjitha keto me Zeusin Pellazg qofte dhe vetem per dy aresye te ditura nga gjithe Njerezimi, pervec ne shqiptareve. Keta dardane, qe jane te lidhur me Zeusin Pellazg nuk jane dardanet e Ilirise ne Kosoven e sotme, por jane dardanet e Troades me vendqendrim fillestar buze Danubit, prej nga ata u spostuan drejt Azise se Vogel duke i dhene emrin e tyre ngushtices se Dardaneleve. Diferenca kohore midis ketyre dy lloj popullatash eshte mbi 1300 vjet dhe nuk kane ekzistuar asnjehere te dyja bashke, pasi ne shekullin e X Para Kri. dardanet e Troades ishin zhdukur nga historia dhe cfaqja e tyre ne shek. e IV Para Kri. ne Kosoven e sotme nuk perligj dot ekzistencen e te njejtit bosht social. Dardanet e Ilirise nuk e kane njohur politeizmin nen emrin e Zeusit Pellazg, por kane njohur Kultin e Gjarprit qe nuk njihet tek pellazget. Pellazgeve, qofshin dardane te Troades, qofshin akej apo dore, mezi u njihet Kulti i Diellit nga nje fragment poetik tek Homeri kur u njihet shume mire kalimi ne Politeizem, dhe ketu ndahet shapi nga sheqeri,  pasi iliret, dardanet, epirotet kane pasur vetem kulte pagane dhe u njihet e gjithe rruga nga faza anatomike, antropologjike e deri tek kozmike. Shqiptaret kane mangesi serioze ne njohjen e formave te fese dhe menyren se si ato lidhen me rendin shoqeror.

Zonja Kocaqi, ne studimet e saj ka tentuar te zgjidhe kryesisht dy probleme

1-pavaresine e shqiptareve (1912)

2-gjenezen e ilireve

Te dy keto probleme ajo jo vetem qe i kane lene ne mes te rruges, po me aq sa ka paraqitur ne librat e botuar, sipas listes ketu poshte:

Albanet me fame ne mijeravjecare

Roli pellazgo – ilir në krijimin e kombeve dhe gjuheve europiane

Shqipja çelësi i gjuhëve indoevropiane

Planet për zhdukjen e shqiptarëve

Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar

Wilhelm Wied princi gjerman i Shqiperise

ka krijuar nje permasa shtese ne teorine e te Marreve te Madheshtise Shqiptare duke ndihmuar ne manipulimin e Historise se Shqiptareve.

Merita e saj qendron ne evidentimin e rolit austro-hungarez ne themelimin e shtetit shqiptar, por nuk i lejohet te fshihte rolin e Perandorise Otomane ne kete themelim. Na pelqen apo nuk na pelqen, kjo eshte tjeter pune, nje historian, kur flet per kete teme, duhet te evidentoje faktin se roli i Perandorise Otomane ka qene me gjurmelenes se ai i Austro-Hungarise, pasi i fali Greqise ishujt e Egjeut vetem qe te lejohej formimi i shtetit shqiptar ne ate qe quhet Protokolli i Firences (1913). Ne kete rast Elena Kocaqi ka ndihmuar ne fshehjen e ndryshimit te Aktit te Pavaresise te vitit 1912, permbajtja e te cilit ka dhe fjaline: “Te mbrojme nderin e Islamizmit dhe Madherine e Perandorise Otomane”, fraze e cila eshte fshire nga origjinali duke e zhdukur kete te fundit.

Ne fushen e historise se shqiptareve, ne lidhje me gjenezen e tyre, eshte teper-teper larg te vertetes dhe shkolla shqiptare e cfaredo kohe qe te jete e ka te pamundur ta zgjidhe per dy aresye: 1-i ka themelet te ngritura gabim per faj te metodikave qe perdoren rendom ne fushen e Historise ne nivel boteror dhe, 2-Shkolla shqiptare eshte e ngarkuar me nje permase gjigande manipulimi sa do te duhet po aq vjet per ta ndryshuar ne lidhje me vitin 1945.

Artur Furriku

1-Elena Kocaqin po e perzien kot me qeshtjet gjuhesore…!!

2-Mesimet Petro Zhejit te nderuar te gjuhes shqipe po e ndjek i vetm Agron Dalipaj. Hejde neser te te jap dy volumet e tij,Gjuha kozmike 1,2!

3-Gjuha shqipe ka jo 10 kode(po i marr ne kete prizem,si rrenje), por 365 kode. Ato jane njerrokeshet!

4-Eqerem Cabej ka lene dicka per te kuptuar ose te hapur,por ne vend qe te bente etimologji beri krahasim te fjaleve,nga njera gjuhe tek tjetra….!!

5-Perandoria osmane themeloj dhe vuri ne zbatim vetem turqizimin e shqiperise jo themelimin e saj….!!

6-Ate cfare mundohet te zgjidhe zonja Kocaqi,eshte tejet shqiptare dhe e verteta e tyre historike. Te njejtat perfundime ne menyre shkencore mund ti gjesh edhe tek studiesi Matheo Aref apo Gjyzepe Katapano.

7-Nuk e permban asnje llogjik normale qe i gjithe populli Dardan me vendqendrim ne Buze te Danubit emigroj ne Azi….!!! Natyrisht nje pjese ka emigruar ne Azi,nje pjese tjeter ka ikur ne Kosoven e sotme,ne veri te shqiperise,ne shqiperine e mesme,ne Greqine e sotme,Itali,Gjermani e keshtu me rradhe.E njejta gje ka ndodhur gjthehere,ndodh edhe sot. Natrisht qe edhe nje pjese ka ndenjur ne vend…!!

8-Akrobaci mundohen te bejne,kane bere dhe vazhdojne te bejne teologet si qenia me e peshtire ne 2000 vitet e fundit,qe duke shfrytezuar ne shkrimin dhe duke mbajtur ne injorance nje bote te tere,fallcifikuan gjithcka shqiptare,shpiken indoevropianizmin dhe mohuan pellazgjine,qyteterimet qe ata formuan dhe pasardhesit e tyre.

9-se fundemi,me retorika pergjithesuese nuk shkohet asgjekundi dhe nuk nxjerr ne pah asgje te dobishme,pervecse mbeshtjelljes se nje mjegulle dhe perhapjes se marrezise dhe manipulimt tek popujt qe do te nenshtrosh nga frika e zgjimit te tyre,sic jane shqiptaret,te cilet gjuhen e kane te njesuar nepermjet instikteve me natyren dhe jo thjesht si pasoje e organizimit shoqeror. Njerrokeshet jane shpjegimi i hiroglifeve por edhe shpjegimi apo themeli i te gjitha gjuheve. Ne veri gegnishtja u ruajt si pasoje e mos asimilimt dhe rendit te tyre shoqeror konservativ e te paasimilueshem. Kulti i tyre i gjarperit,diellit dhe zanes se malit qe ushqeu Zeusin me tamel ka ekzistuar dhe ekziston akoma edhe sot,perderisa eshte pare si gjeja me e shenjte. Ne te gjithe veriun ke Mrizi zanave,mullini i zanave e shpella e zanave…!! Zanat qe shpjegohen si engjejt mbrojtes neper perralla,sjane gje tjeter pervecse dhite e egra simbol i forces dhe i jetes…!!!
Perfundimi qe vlen me shume eshte qe grupe te caktuara kane shkruar libra sipas interesit te tyre e ne sherbim te qeshtjes,me se shumti hebraike dhe iraniano-mongole(sllave) per te lartesuar,mbijetuar e gllaberuar nga populli pellazg,dhe oer te mbijetuar si rrace superiore. Ne fakt e verteta duket qarte, perjashto grupet qe informohen nga librat e gabuar. Pellazg-Ilir-Shqiptare,ky eshte boshti real apo i vertete shqiptare….!!!