Artikuj

64- Filozofi dhe Fizikanti 03.08.2012

Posted by Genc Hoti

Loading

64-Filozofi dhe Fizikanti

(si e interpretojne teorine e Einstein-it nje filozof autodidakt dhe nje fizikant profesionist, te dy shqiptare)

 

Pretendimi mbi keqarsimimin e shqiptareve pergjate diktatures enveriste kosistonte, te pakten, ne nje pike (tani kjo eshte vene ne dyshim): shqiptareve u mungon nje shqise, ajo e oponences, rezultat ky i edukimit 45 vjecar. Duke qene produkt i kesaj shkolle, e kesaj diktature, i kesaj edukate shteterore, do te ishte e pamundur t’i shpetoje ketij pozicioni neqofte se nuk do te ishte edukimi familjar; prandaj dhe diktatura enveriste goditi pikesepari familjen tradicionale shqiptare per te arritur qellimet e veta te mbrapshta dhe antishqiptare (vetem ne kete pike dallohen shq        iptaret midis vetes se tyre, cdo dallim tjeter eshte thjeshte politik qe tenton te zhduke nje krim te dikurshem te aplikuar mbi shqiptaret). Pasoja e kesaj lufte te fshehte, ku cdo familje shqiptare (kudo ku ato shtrihen, duke filluar nga Greqia, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi Kosova, Serbia) e te gjitha kategorive e ka ndjere ne kurrizin e vet, ishte pranimi a priori i cdo lloj materiali te propoganduar nga diktatura shteterore. Te pakten deri me 1975 as une nuk i kam shpetuar ketij pozicioni, por edukimi im ne nje shkolle ushtarake, nje edukim qe si zor te perseritet me ne Shqiperi (sipas parimit qe cdo e keqe e ka nje te mire) per te cilen une ndjej detyrim ndaj diktatures enveriste (ku mora drejtimin e bibliotekes se shkolles), qe shtytesja me e pare per te vene ne dyshim gjitheshka qe kisha mesuar deri ne ate kohe (kjo jo vetem e lidhur detyrimisht me shkollen shqiptare). Pergjate dy vjeteve te detyrueshem te qendrimit tim ne ate shkolle vendosa te merrem gjithe jeten me kritiken e historise te Popullit Shqiptar mbi nje baze te re filozofike, te buruar nga edukatoret shekullore te Popullit Shqiptar, te vetmit qe mund t’i japin drejtim zhvillimit progresiv. Duke lexuar dhe konspektuar gjithfare librash filozofike, historike, te artit ushtarak dhe mbi shkencat e natyres, rashe ne kontakt me librin e Albert Einstein-it (1879 – 1955) dhe Leopold Infeld-it (1898 – 1968) (Tirane, 1977) mbi evolucionin e fizikes. Ndoshta ky liber ka qene  frymezuesi im kryesor per te perbashkuar shkencen e fizikes me historine e njerezimit sipas parimit te Unitetit te Materies ne kundershtim me ate qe flitej ketu ne Shqiperi. Por cfare ndodhi? Vura re se teoria e fizikaneve i kishte shtrire kembet ne brendesi te botes se njeriut dhe nuk mund te vertetonte ligjet hipotetike te natyres pa pranine e botes se njeriut ne ate qe quhej sistem referimi (e bukura ishte se ne Shqiperi eshte pretenduar qe dinamika e shoqerise njerezore nuk mund te shpjegohet me ligjet e natyres lendore, por problemi i fizikes, kur lidhej me individin njeri si domosdoshmeri prezente ne sistemin e referimit, anashkalohej me marifet). Jo vetem kaq, por argumenti perfundimtar i teorive moderne te fizikes kosistonte ne shkurtimin e trupave ne drejtim te levizjes, zgjatjen e kohes dhe ndryshimin e mases pergjate levizjes afer asaj te drites te shprehura me qartesisht ne ate qe quhej “Paradoksi i binjakeve” duke permbledhur edhe boten e njeriut. E pashe qe problemi ishte pertej mundesive qe me jepte biblioteka ku jetova per rreth  dy vjetesh dhe ajo e shtepise. Kjo me detyroi qe ne ate kohe te studioj materalizmin e Marksit dhe pseudomaterializmin e Leninit, krahas materializmit helen te epokave klasike dhe revoltes materiale te Rilindjes Italiane, e sidomos veprat mbi Gjuhen Shqipe te edukatoreve historike te Popullit Shqiptar, Klerikeve Katolike; dhe te arrij ne nje sere perfundimesh qe kontestonin gjitheshka qe kisha mesuar deri me ate kohe. E bukura ishte qe materializmi i Marksit mbrohej de juro nga “armiqte” e kombit shqiptar, ndersa Europa e konsideronte nje filozof te deshtuar (te pakten keshtu na e kishin mesuar neper shkolla) dhe qe te dyja mbeshteteshin ne filozofine klasike helene.

Perbashkimi e tre teorive te konsideruara diku si idealiste, diku si revolucionare, e diku si gjeniale (Hegel – Marks – Einstein) me nje themel te perbashket filozofik, pasi ishin produkt te te njejtes shkolle, me coi ne nje perfundim te diskutueshem per shkencen, pasi per mua ishte i qarte si drita e diellit, por i pa pranueshem ketu ne Shqiperi (dialektika e Hegelit nuk mund te pranohej jashte Marksit, – ky i fundit konsiderohej si kampioni e materializmit filozofik, – relativiteti ajnshtajnian ishte kulmi i gjenialitetit ne fushen e fizikes): ekzistonte nje lidhje e pazberthyeshme e kohes me hapsiren qe absolutizonte Hegelin, modifikonte Marksin dhe ndryshonte Einstein-in; cdo hapsire kishte kohen e vet brenda kuadrit cilesor e sasior. Ne ate kohe e quajta thjeshte: raporti kohor – hapsinor, por nje thellim i metejshem mbi kete raport me coi ne pasurimin e tij me disa perfundime te reja, por dhe kontradiktore me teorizimet e Marksit dhe te Einstein-it. Gjeja e pare rezultonte qe ky raport ishte nje madhesi konstante e barabarte me nje per madhesite e fundme, por dhe vetem konstant per madhesite e pafundme dhe boten e njeriut (me lindi pyetja: perse Einstein-i e kishte konsideruar shpejtesine e drites konstante? Cfare nenkuptonte fizikanti nobel me termin konstante? – ne kete pike kishte dicka arbitrare te lidhur me boten e interpretimit dhe dyshimi lindi per gjithe teorine e nobelistit). Ne fakt ky ishte nje problem i shtruar per zgjidhje nga mendimi filozofik helen, por pa arritur ne asnje perfundim (ky problem shtrohet sipas pyetjes: cfare nuk ndryshon ne natyre, edhe pse cdo dukuri natyrore eshte ne proces dinamik ndryshues, dmth cfare mbetej konstante ne kete ndryshim? – Sot rezulton qe ky eshte problemi kryesor ne filozofi dhe jo raporti materie – ndergjegje). Lidhja e kohes me hapsiren, sipas ketij raporti, conte ne domosdoshmerine e ndryshimit te postulatit mbi shkakun e levizjes; kjo lindete nga perplasja e Platonit (427 p.e.s.347 p.e.s.) me Aristotelin (384 p.e.s. –  322 p.e.s) (karakteri dualist, e me teper, i ketij shkaku perben te vetmin kusht te ekzistences se levizjes, duke mos i dhene te drejte asnjerit nga filozofeve helene, por dhe zbulimin e tulles se gabuar ne mendimin filozofik boteror te te gjithe koherave) nga ku rridhte se vete levizja ishte e paracaktuar nga koha e lindjes se saj dhe jo e kunderta (ne kete pike teoria e Marksit kerkonte modifikime te ndjeshme, ndersa teoria e Einstein-it permbysej; kjo e fundit binte ne sy me pranine e “Paradoksit te Kohes” ne dinamiken e shoqerise njerezore, te pakten ne keto 3500 vitet e fundit ne kontinentin Europian ku shoqeria shqiptare e sotme e mbarte mbi vete ate qe Einstein kishte ngritur si hipoteze per grimcat elementare. Kjo ishte aresyeja perse e kam qene i detyruar te studioj teorine e tij.). Akoma me tej kohe – hapsira conte ne zbulimin e lidhjes se kohes me shpejtesine e zhvillimit sipas nje raporti te zhdrejte duke permbysur te gjithe teorizmin e botes raciste pasi rezultonte qe sa me i vjeter te ishte nje popull – komb – race aq me i prapambetur ishte ai nga pikepamja shoqerore. Ne planin social kete e kisha argumentuar per te gjithe popujt e botes e per te gjithe koherat, nga ku rezultonte ekzistenca e nje rruge teper te sakte te ndjekut nga Hegeli kur zbuloi dialektiken – gje te cilen e kisha kopjuar ne metodiken e zbulimit te zanafilles se dukurive cilesore ne Ishullin tone Lendor, keshtu që nuk e luante as topi sipas meje, por ne ate fizik si qendronte problemi? Mos valle ketu qendron zgjidhja e problemit sipas relativitetit ajnshtajnian? Cili ishte kuptimi i kohes relative brenda nje cilesia te vetme, por dhe brenda sasive te te njejtes strukture lendore? A ekzistonte koha relative brenda ketyre kushteve?

Gjeja e pare qe me shkoi ndermend ishte: mos valle e kane keqintepretuar Einstein-in dhe teoria e tij ka pasur tjeter drejtim (termi konstant me jepte kete te drejte dyshimi)? Mos valle fizikantet nuk e kane pare kurre problemin themelor te fizikes me kete sy, por e kane anashkaluar me dashje duke e politizuar ate? Duke mos qene fizikan, por duke e konsideruar kete fushe me te thjeshte (bile shume me te thjeshte) se bota e njeriut, u mora per shume vjet me problemet e fizikes moderne ku ndihma e pakursyer e Profesorit te fizikes Dritan Spahiut (ne Shqiperi, ne fushen e fizikes, ai ishte udheheqesi im) ka qene vendimtare. Sa me thelle qe futesha ne fushen e fizikes moderne (u ndesha sidomos me teorizimet e Stephen Hawkingut (1942) aq me teper me krijohej bindja se shkenca moderne e fizikes kishte filluar realisht ne shekullin e XX-te dhe ai qe kishte tentuar ta ndante fiziken nga mekanika dhe te gjente lidhjen unike te tyre ishte Albert Einstein-i (ato qe thuhen mbi variacionet lidhese te teorive te Galileut dhe Njutonit me relativitetin ajnshtajnian per mua ishin perralla pa asnje vlere). Me teorine e tij mbi kohen gjermani dhe shkolla e tij kishin permbysur ekzistencen e te gjithe asaj qe konsiderohej si shkence e fizikes. Te pakten une kete e konsideroj si fillimin e fizikes se vertete, pasi perpara zbulimit te grimcave elementare gjitheshka ishte thjeshte nje mekanike me nuanca intuitive drejt fizikes imagjinare (e thene me terma historike: drejt fizikes primitive). Por ketu lindi pikepyetje e pare: perse fizikantet nuk merrnin parasysh faktorin KOHE ne lindjen e proceseve fizike (kam parasysh kuantet e energjise, grimcat elementare, atomin, driten, gravitetin, fushen manjetike, valet elektro-manjetike, renditjes nuk po i jap rendesi)? Flitej per KOHE, por ajo absolutizohej brenda kuadrit fizik, duke perseritur nje gabim te vjeter sa mendimi filozofik helen. Gjerat nuk ecnin me hapin e materialistit dhe problemet ju nenshtruan idealizmit filozofik duke e futur shkencen e fizikes ne nje rruge qe une nuk mund ta ndiqja me edhe pse here pas here i rikthehesha ketyre temave duke shkruar nje sere artikujsh mbi raportin kohor – hapsinor, teorine e dy binjakeve, cfare donte te zgjidhte teoria e Einstein-it, perceptimeve qe i kisha bere teorizimeve te Hawkingut (publikuar ne albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info). Isha ne kontradiksion te plote dhe te pashpjegueshem me profesorin tim te fizikes deri ne momentin kur ai, se bashku me nje autor shqiptar nga Kosova (prof. Zenun Mulaj), botuan librin e Einstein-it: “Pikepamjet dhe mendimet e mia” (Tirane 2005 – dhuruar me dedikim nga profesori dhe i ftuar ne promovimin e librit ne ambientet e Akademise se Shkencave ne pranine e ambasadorit te Zvicres). Paragrafi i fundit i faqes 224 me hoqi nje barre te formuar prej mbi 30 vjetesh pa mundur dot ta hiqja ne menyre te argumentuar (raporti kohor – hapsinor dhe teoria e Einstein-it formonin nje kontradikte dhe une nuk kisha guximin ta thoja me ze te larte dhe ne menyre te vendosur; nuk ishte ceshtje moshe dhe pervoje: me rrenqethej mishi kur shihja perfundimet e raportit kohor – hapsinor ne analizat e jetes shoqerore te njerezimit, sidomos të Popullit Shqiptar (konstatoja se gabimi fillonte me Zhan Zhak Rusoin i cili defektet natyrore i paraqiste si ligje shoqerore dhe me sa di ketu fillonte shkaku teorik i Karl Marksit). Ishte pak e veshtire te pranohej qe teoria e Karl Marksit dhe Frederik Engelsit i kishte themelet shume te dobta, keshtu qe per fizikantin nuk e kisha problem te pranoja qe keto themele nuk ekzistonin), ne te thuhet:

 

“Ekuivalenca e mases me energjine eshte pranuar te shprehet (megjithese kjo nuk eshte shume e sakte (nenvizimi i imi, GH)) me formulen E= mc2, ku c eshte shpejtesia e drites, qe ka vleren rreth 186 000 milje per sekonde, kurse E eshte energjia qe permbahet ne trupin qe ndodhet ne qetesi dhe qe ka masen m”.

 

Diskutimi me profesorin tim nuk dha asnje rezultat, ai nuk dinte ç’te thoshte edhe pse se bashku e pame e ripame per te disaten here kete fraze “te mallkuar” nga nje botim anglisht e rusisht.

Ne realitet formula e mesiperme, ne funksion te kohes dhe hapsires, transformohej ne raport kohor/hapsinor te barabarte me raportin hapsire/kohe dhe 1, dmth konstant (pra formula ishte e sakte sipas kendveshtrimit kohor-hapsinor, por perse Ajnshtajni pretendonte se ajo nuk ishte shume e sakte?). Pikerisht ky perfundim me ka cuar qe ne ate kohe ne mendimin qe teoria e Ajnshtanit duhet te jete keqinterpretuar me qellim (ndoshta e kam gabim). Ajo qe me rikthente tek teoria e tij ishte drita sipas pyetjes: perse Einstein-i kishte marre si pike referimi fillestar driten dhe cfare perfaqesonte ajo per te? Perse Hawkingu nuk e pranonte kete dhe kerkonte qe gjitheshka te fillonte me gravitetin? Cili ishte raporti shkencor midis Einstein-i dhe Hawkingut? Nje pergjigje pike per pike sipas ketyre pyetjeve nuk gjeja kerkund dhe gjerat notonin nga hipotezat drejt fantazise, por me nje perfundim: teoria e Hawkingut kerkonte nje justifkim  suplementar per te argumentuar lidhjen  e energjise me masen (pretendohet se ekziston grimca e “Zotit”), kur teoria e Einstein-it i linte gjerat ne ajer duke kerkuar thellimin nderfizik ne ate qe quhej kuant i energjise. Dhe e gjitha kjo deri kur (24 prill 2012)  nje  i  panjohur  per  mua,  por  shume i njohur ne qarqet arsimore te Kosoves, me dergoi nje e-mail:

 

Ju pershendes nga Prishtina. Po ju dergoj kopertinen e nje libri qe pa driten para 2 ditesh. Sot lexova nje shkrimTuajin per teorine e relativitetit, pastaj lexova edhe biografine Tuaj dhe vendosa te Ju shkruaj.

Mirupafshim, Shukri Klinaku.

www.klinaku.com

 

Me thene te drejten gjithe naten mbeta pa gjume, pasi pashe ne internet se kush ishte Prof. Dr. Shukri Klinaku dhe libri qe kishte shkruar (behej fjale per librin: “Levizja relative – shpjegimi i drejte, dhe Gabimet e Ajnshtajnit”, Prishtine, 2012); ishte e para here qe do te ndeshja nje fizikant per keto probleme i cili kishte  tentuar  te  godiste  ate  qe  une  kisha realizuar ne fushen e filozofise prej me shume se 30 vjetesh perpara. Pasi shkembeve disa e-maile, me 5 korrik 2012 shkova ne Prishtine dhe e takova Profesorin e fizikes. Dhurimi i librit me dedikim qe nje kenaqesi e parrefyer dhe me t’u kthyer ne Tirane e lexova me nje fryme. Ishte kjo aresyeja qe me detyroi te shkruaj kete artikull duke vene ne dukje se si e sheh teorine e Einstein-it nje filozof autodidakt, dmth jo profesionist, dhe nje fizikant profesionist qe gjithsesi nuk jane te njejte si ne konceptim ashtu dhe ne perfundimet perkatese (te pakten ne planin kohor kjo eshte keshtu). Por me perpara dua te ve ne dukje kurajon e madhe civile dhe profesionale te Profesorit te Fizikes ne Universitetin e Prishtines duke argumentuar qe shqisa e oponences nuk ishte e vdekur perfundimisht tek shqiptaret. Ne qofte se une nuk luaja me emrin tim, pasi nuk me njihte kerkush – aq me teper qe studimet ne fushen e fizikes i kisha vetem per kompesim, profesori i nderuar kishte vene ne peshore dinjitetin e tij profesional dhe njerezor me pikepamjet e veta. Pa e marre ne konsiderate fare librin, profesori vetem me titullin e librit te tij ishte i paragjykuare pozitivisht nga ana ime. Cfare pretendonte valle ne librin e mesiperm profesori i fizikes? A e kishte percaktuar permasen e shkences se fizikes? A e kishte konstatuar dualitetin shkakesor te levizjes? A ishte dakort me konstanten e drites dhe karakteristikat e tjera te imponuara nga shkenca? A e pranonte faktorin kohe ne proceset fizike nga pikepamja ligjore? A e kishte kapur defektin e Einstein-it ne lidhjen e mases me energjine? Te gjitha keto pyetje perbenin kendveshtrimin e leximit te librit te Profesor Shukri Klinaku-t, por dhe perfundimet qe dilnin ne kete rast.

Libri perbehet per 176 faqesh (plus nje faqe ndreqje gabimesh) 20,5 x 13,5 mm duke pasur nje koncetrim informativ shume te admirueshem, sidomos per ne shqiptaret. Ka nje permbledhje pikepamjesh filozofike dhe fizike ku disa here ato nuk perputhen, duke perbere te vetmin defekt te librit nga pikepamja e zgjidhjes se problemit, te cilin autori nuk ka tentuar ta preke; disa here te tjera perputhen, duke vene ne pah boshlleqet qe ka mendimi filozofik boteror; e disa here te tjera duke qene ne kontradikte me njera – tjetren duke vene ne pah gabimet e ketij mendimi. Me sa duket kurajoja shkencore ne kete pike e ka braktisur autorin, rezultat i edukimit filozofik te tij. Kjo eshte aresyeja perse une po shkruaj keto rreshta pasi me duket se pa shpalosur tendencen zgjidhese te problemit ky punim, i mrekullueshem ne fushen e fizikes nga pikepamja e oponences, do te shkoje dem. Dhe fjala behet per argumentimin fiziko – matematiko – filozofik te unitetit te Levizjes Mekanike me ate Fizike (pasi kete kerkonte te zgjidhte Einstein-i me ane te TRS-se). Nuk e di a do te jete ne unison autori i librit me kete ide. Pikepamjet kryesore filozofiko – fizike te librit, sipas kendveshtrimit kohor – hapsinor, jane si me poshte:

 

faqe VIII: “Realisht, titulli i ketij libri do te duhej te fliste per gabimet e Fizeau-s (Fizos), Michelson-it (Majkelsonit), FitzGerald-it (Fitxheraldit), Lorentz-it (Lorencit) e te Poincare-s (Puankares), te cilat i kane paraprire gabimeve te Einstein-it. Por, meqenese  te gjitha meritat per TRS-ne i shkruhen Einstein-it, atehere ne titull le te spikatet Einstein-i. Ndryshe, ne brendesi keto jane specifikuar ne hollesi.”

 

Qe ne kete faze te librit autori pergatit lexuesin per menyren se si duhet ta shohe ai permbajtjen e librit dhe kjo duhet konsideruar nje metodike pozitive. Une mora ne konsiderate vetem nje emer, problemi i te cilit percakton te gjithe thelbin e teorise se Einstein-it sipas metodikes se tij. Fjale behet per Majkelsonin, negativiteti i eksperimentit te te cilit tronditi boten shkencore. Por ne kete tronditje nuk behet fjale per thelbin e te gjithe problemit, duke marre ne konsiderate vetem aneksin me te parendesishem te tij: “eterin” e perhapjes se drites. Ne fakt problemi duhej shtruar: perse Einstein-i mori ne konsiderate driten, ne postulatin e tij; cfare perfaqeson drita ne historine e materies lendore; perse fizikanti mori guximin dhe i bashkangjiti drites vetine e konstantes se levizjes (a ka qene kjo nje ide tipike e Einstein-it apo e huazuar); perse shpejtesia e levizjes se drites u konsiderua fundore ne historine e materies lendore dhe a eshte e vertete; cfare perfaqeson pavaresia e shpejtesise se levizjes te drites nga burimi i saj? Te gjithe keto perbejne erresiren e teorise se Einstein-it dhe une dyshoj qe problemi eshte i asfiksuar me qellim nga vete autori i TRS-së per aresyen me te thjeshte fare: i paafte per te argumentuar shkencerisht (dmth filozofikisht dhe fizikisht) kalimin e energjise ne mase dhe anasjelltas nga pikepamja kohore (them kohore pasi sot natyra nuk merret me transformimin e energjise ne mase, ky eshte nje proces i ndodhur para miliarda vitesh dhe nuk mund te perseritet me; sot natyra njeh vetem transfomimin e mases ne energji dhe jo e kunderta). E thene me fjale te tjera fizikanti nuk lidhi dot hapsiren mekanike me ate fizike dhe kohen mekanike me kohen fizike duke perbere thellimin e te ashtequajtures krize e fizikes atehere para mbi nje shekull, por edhe sot. Dhe ky eshte problemi themelor i filozofise se fizikes per gjithmone, pasi percakton permasen e permbajtes se shkences se Fizikes.

 

faqe 1: “Levizja eshte veti themelore e materies. Madje, materia nuk ka veti me themelore se sa levizja. Thenia e hershme filozofike “nuk ka materie pa levizje dhe nuk ka levizje pa materie” u vertetua ne shkalle shume te larte te saktesise nga fizika.

 

Ne te vertete, ky postulat materialist, pike per pike sipas kesaj permbajtje, eshte bere pengese per zhvillimin progresiv te shkencave teorike te te gjitha fushave, pasi nuk ka percaktuar permasat hapsinore dhe kohore te formave te levizjes. Nuk eshte i mjaftueshem pranimi i levizjes si dukuri themelore te materies pa vene ne dukje format e levizjes qe shoqerojne jeten e botes njerezore pasi vetem pas ketij momenti arrihet te kuptohet se ku dhe kur fillon levizja fizike, cfare perfaqeson ajo dhe perse sherben. Ky defekt (gjendet edhe tek materialistët e shekullit te XIX-të) do te bjere ne sy ne vazhdim kur do te realizohet ndarja e kohes nga hapsira dhe nuk do te kuptohet se levizja realizohet vetem nga hapsira ne nje kohe rigorozisht ta caktuar. Trinomi hapsire – kohe – levizje ka referencat e veta brenda kuadrit cilesor e sasior dhe ketu fillon rrugen e vet dialektika materialiste e mendimit filozofik mbi natyren. Cfare do te ndodhte ne qofte se shkenca teorike e fizikes do te bente kete percaktim?

Se pari do t’i mesonte njerezimit momentin se kur dhe mbi ke baza te materies ka filluar levizja fizike, dmth cila eshte forma paraardhese e levizjes fizike.

Se dyti do t’i mesonte njerezimit se cili eshte raporti kohor i levizjes fizike kundrejt formave te tjera te levizjes.

Se treti cili eshte organizimi material fillestar qe inicon levizjen fizike, dmth me ke fillon levizja fizike ne funksion te organizimeve fizike qe njohim sot, apo eshte e panjohur dhe e tille do te mbese.

Rendesia e formave te levizjes ne kuadrin e analizen filozofike te cdo shkence duhet konsideruar e barabarte me permbajtjen e vete shkences ne fjale dhe kjo duhet te perbeje piken e pare udherrefyese, gje e pa realizuar dhe per vete fiziken, duke perbere boshllekun e mendimit filozofik boteror qe nga koha e lindjes se tij.

 

faqe 2: “Fizika eshte shkenca qe studion levizjen e pergjithshme ne natyre. Per te bere nje pershkrim me te shkurter, me elegante, e sidomos per te llogaritur raportin ndermjet madhesive, fizika perdor si mjet matematiken.”

 

Autori ka bere nje deklarate filozofike krejt te kundert me boten e vet fizike dhe kjo si rezultat i nje boshlleku ne shkencen filozofike boterore: ai i ka rreshqitur pergjegjesise te percaktimit te levizjes fizike dhe e ka unifikuar te gjithe levizjen e materies (materien e kemi konsideruar vetem nje kategori filozofike me pafundesi kohoro – hapsinore) ne nje te vetme duke perjashtuar mundesine e ekzistences se formave te tjera. Kjo e keqe do te shumfishohet kur te vije puna per te percaktuar permasen e hapsires fizike. Ne kete pike filozofi dhe fizikanti jane ne pozicion te papajtueshem dhe te kundert per efekt te nje defekti shume te vjeter te lidhur me permasat e hapsires nga pikepamja cilesore e organizimit te materies e cila para me shume se nje shekulli e mori nje drejtim, i cili ose nuk eshte pikasur nga autori, ose autori eshte viktime e nje fshehje spektakolare te problemit. Permasa studimore e shkences se fizikes eshte e percaktuar rigorozisht nga hapsira qe permbledh vete kjo shkence dhe gjitheshka fillon me grimcat elementare dhe mbaron me atomin. Pertej ketyre dy ekstremeve gjendet bashkesia e kuanteve, qe i perket levizjes mekanike, dhe molekulat, qe i perkasin levizjes kimike. Ne qofte se kjo e fundit eshte lehtesisht e kuptueshme e para ka shume probleme jo vetem per identifikimin hapsinor, por, mbi te gjitha, ne drejtim te prejardhjes hapsinore pasi kemi te bejme me kufirin fillestar te lendes se sotme mbi cbaze ekziston njerezimi dhe produkti shkencor i tij.

Duke e lidhur me matematiken autori i krijon lehtesira fizikes, por me kusht qe te vinte ne dukje karakterin objektiv apo subjektiv te numrave, pasi mungesa e nje elementi ne ekuacionin zgjidhes e hedh ne ere te gjithe ndertesen e supozuar te shkences dhe duhet pranuar qe shkenca e njerezimit ka mbi 2500 vjet qe avancon midis karakterit progresiv dhe mungeses se saktesise e kjo sidomos per fiziken eshte teper e dukshme.

 

faqe 4: “Bota perbehet prej hapsires dhe materies, te cilat per njeriun nuk kane kuptim si te ndara. Zanafilla e tyre eshte e perbashket, koha u lind pastaj (nenvizimi i imi, GH).”

 

Ne te vertete eshte e vetmja pike ku une takova nje mosperputhje te ideve te autorit me karakter filozofik materialist e fizik e cila duhet te kete ardhur nga nje mungese informacioni mbi llojet e formave te levizjes te konstatuar shume shekuj me pare. Pjesa e pare e fjalise ka tre nocione qe kerkojne saktesimet perkatese jo vetem pse shpesh here nenkuptojne te njejten gje, por ne funksion te kohe – hapsires ato jane here – here (ne te vertete pergjithmone kjo eshte keshtu) te kunderta, sidomos bota dhe materia. Te gjitha problemet e fizikes  ne kete pike kane fillesen e tyre zgjidhese dhe ishte merita e Einstein-it qe e inicoi i pari, pasi per here te pare njeriu mesoi se roli i kohes eshte i barasvlefshem me hapsiren. Pikerisht ne kete pike autori yne u bie ndesh fizikantit Nobel pa te drejte. Duke mos percaktuar format e levizjes, respektivisht dhe te hapsires fizikanti yne pranon ekzistencen e hapsiren mekanike dhe e krahason me kohen fizike ne planin kohor. Pikerisht kete ka tentuar te zgjidhe Einstein-i dhe me duket se ne planin konstatues ai ja ka arritur qellimit saktesisht: tjeter eshte hapsira mekanike dhe tjeter ajo fizike ku u korespondon dhe koha respektive. Neqoftese pranohet qe hapsira fizike fillon me grimcat elementare dhe kete njeriu mund ta saktesoje edhe me tej ne planin kohor, me hapsiren mekanike problemi eshte i pazgjidhshem pasi nuk ka asnje mundesi teorike dhe praktike te zbulohet zanafilla kohore dhe hapsinore e perberesve te kuanteve (prandaj levizja mekanike duhet konsideruar e perjetshme edhe pse nuk eshte e tille). Keto te fundit duhen konsideruar te qena dhe fillesa e levizjes mekanike. Eshte fizika ajo qe e permban ne brendesi te vet hapsiren mekanike dhe jo e kunderta. Kjo do te thote se levizja qe konsiderohet si mekanike, e lidhur me grimcat elementare, ne te vertete eshte pjese e mbihypur ne levizjen fizike dhe per rastin e levizjes se trupave kozmike kemi te bejme me tre forma levizjeje te shkrira ne nje, qe i takojne levizjes kimike. Ne kete rast eshte e domosdoshme te percaktohen raportet hapsinore e kohore te gjithseiciles forme levizje dhe ndikimin reciprok qe ato kane mbi njera – tjetren per sa kohe qe ato bashkeekzistojne ne formen qe i njohim sot praktikisht gje e pazgjidhur nga shkenca akoma. Problemi perpara se te analizohet nga fizika dhe kimia eshte mire te analizohet nga filozofia dhe me duket se piketat jane hedhur saktesisht, por qe nuk pranohen ne menyre materialiste.

Problemi i kohes behet i tejskajshem ne rendesine e tij kur te vije puna per te shpjeguar “Paradoksin e binjakeve” pasi do te bjere ne sy fakti qe edhe koha ka ekuacionet e veta te shkeputura krejtesisht nga hapsira duke perbere nje problem teper te madh per shkencen e fizikes. Akoma me tej, problemi i kohes do t’i tregoje njerezimit se gjitheshka qe rrotullohet rreth asaj qe quhet shkence ekzakte deri me sot ka qene gjysmake dhe sot nuk mund te pranohet me ne formen qe serviret. Te pakten shkenca shqiptare kete mund ta kete si nje justifikim per rrugen e shtrember te ndjekur pergjate 45 viteve te diktatures.

 

faqe 8 : “Madhesia fizike qe lidh keto dy madhesi (behet fjale rrugen x qe pershkruan nje pike materiale brenda kohes t , GH), e i jep edhe me shume kuptim levizjes, eshte shpejtesia, qe shenohet me v dhe ka kete raport me keto madhesi:

 

                                                                 x

                                                       v =  ———–

                                                                 t

 

Eshte pika ku autori ka tentuar ta kape problemin prej briresh, por nuk ka kaluar barieren kufizuese te fizikes kohore. Ne qofte se per fizikantin kjo konsiderohet absolutisht e sakte duhet bere nje dallim i metejshem te lidhur me nocionin shpejtesi dhe kjo per filozofin ka me teper rendesi. Fizikanti ka marre ne konsiderate shpejtesine e levizjes, por per filozofin kjo nuk vlen. Ky i fundit shpejtesine e lidh me zhvillimin dhe ketu qendron thelbi i ndryshimit midis Njutonit dhe Einstein-it. I pari ka studiuar dhe ndertuar teorine e shpejtesise se levizjes, kur i dyti ka tentuar te ndertoje teorine e shpejtesise se zhvillimit nderlendor qe kosiston ne lidhjen e kuantit energjitik me grimcat elementare. Dhe ne kete drejtim formula e mesiperme nuk vlen. Kam vene re se te vetequajturit fizikane nuk jane marre seriozisht asnjehere me problemin e shpejtesise se zhvillimit fizik dhe kjo perben esencen e shkences se fizikes reale dhe aspak pjesa mekanike e saj. Fizikanet jane kapur gjithmone pas problemeve empirike te fizikes, qe rezulton te jete pjesa mekanike e saj, e cila pas formimit te grimcave elementare nuk ka me asnje ndikim te domosdoshem me to. Ne kete pike qendron ligji kryesor e ekzistences se specifikave te materies lendore: format me te ulta te levizjes nuk ndikojne domosdoshmerisht mbi format me te larta (kjo permbledh edhe shkak – pasojen  e levizjes, qe eshte energjia; dmth: format energjitike me te ulta nuk ndikojne domosdoshmerisht mbi format me te larta).

Por duhet vene ne dukje se nga te gjitha madhesite qe karakterizojne levizjen fizike vetem shpejtesia e zhvillimit (jo shpejtesia e levizjes specifike) merr pjese absolutisht ne te gjitha format e tjera te levizjes dhe ne kete pike qendron lidhja e cilesise me sasine. Ne qofte se per fizikanin lidhja e hapsires me kohen con ne percaktimin e shpejtesise se levizjes, per filozofin problemi eshte krejt ndryshe dhe kjo perben zgjidhjen e problemit jo per rastin e shpejtesise se levizjes, por per rastin e shpejtesise se zhvillimit. Sipas kontinumit kohor – hapsinor shpejtesia e zhvillimit eshte e paracaktuar nga koha e lindjes qofte per ndryshimet cilesore e qofte per ndryshimet sasiore. Sipas ketij kontinumi ajo qe lind e para vdes e fundit duke pasur shpejtesine e zhvillimit specifik me te vogel se simotrat e veta (psh grimcat elementare ne fushen e fizikes; elementet kimike ne fushen e kimise; bimet dhe qeniet e gjalla ne levizjes biologjike; ndersa per boten e njeriut kjo eshte e pavlefshme pasi shoqeria njerezore, ne kuadrin e zhvillimit shoqeror, shkon drejt perbashkimit duke pasur nje paraardhje te diferencuar zhvillimi shoqeror te popujve dhe racave per efekt te kohelindjes se diferencuar te tyre. Te pakten per problemin e fundit shpejtesia e levizjes nuk ka vlera serioze, por ne pah del shpejtesia e zhvillimit shoqeror mbi çbaze mund te behet klasifikimi kohor i prejardhjes se popujve dhe racave – gje shume e rendesishme per politikat qe duhen ndjekur ne kete rast. Deri me sot instinkti “shkencor” i shtetit e ka mundur mendimin shkencor boteror).

Por autori i librit duhet te jete i ndergjegjshem se formula e mesiperme eshte pjese e mekanikes fizike dhe jo e thelbit te fizikes, cka kerkon nje thellim te metejshem te problemeve te pazgjidhura ne fushen e fizikes teorike.

 

faqe 11: “levizja relative ekziston atehere dhe vetem atehere, kur jemi ne gjendje t’i lidhim se paku dy shpejtesi te ngjarjeve qe ndodhin ne momentin e vleresimit te tyre me nje shpejtesi te vetme.”

 

Une e konsideroj kete postulat nder me te rendesishmit ne shkencen moderne te fizikes pasi tregon se gjitheshka eshte e lidhur me boten e njeriut dhe jo i pavarur prej tij. Ne qofte se ne nuk i lidhim dy shpejtesi me njera – tjetren atehere levizja relative nuk ekziston dhe kjo perben anen idealiste te problemit dhe platformen filozofike ku jane mbeshtetur relativistet. Kjo nuk eshte e drejte dhe nuk mund te konsiderohet shkence, por filozofi dhe pjesa idealiste e saj. Pastaj nga kjo lloj analize rezulton qe levizja dhe shpejtesia e saj jane relative, por shpejtesia e zhvillimit, e kujtdo cilesie apo sasie qe te jete, eshte absolute dhe nuk ka asnje rendesi krahasimi me simotrat e veta. Ne kete pike raporti kohor – hapsinor eshte ndryshe nga relativizmi analitik pasi zgjidh jo vetem dinamiken historike te sasioreve, por, kryesisht, dinamiken historike te cilesoreve dhe si transformohen nga shkalla me e ulte ne ate me te larten dhe anasjelltas ne funksion te faktorit KOHE (Koha e formimit ndryshon nga Koha e zhvillimit dhe Koha e degradimit, ato nuk mund te konfondohen me njera tjetren sic ben fizika e sotme, moderne ne thojza). Eshte kjo aresyeja perse une e kem konsideruar raportin kohor – hapsinor teori te absolutizmit analitik; kjo e fundit duhet konsideruar teori e zhvillimit dhe per fiziken ajo e ka nje perfundim duke mos e pranuar deduksionin e mesiperm si pjesmarres ne procesin ne fjale.

 

faqe 20:   “Duke qene se fizikanet qe u interesuan per rezultatin e eksperimentit te Michelson-it mbeten pa fryme, sepse nuk kishin pergjigje, atehere, e perqafuan idene e Fitzgerard-it “mbi shkurtimin e trupave ne drejtim te levizjes”. Kete ide, per fat te saj, i pari e perkrahu Hendrik Lorentz-i. Dhe jo vetem qe e perkrahu, por punoi teori te tere ne shpjegim te ketij “fakti”. Konsideroj se eksperimentit te Michelson-it me idene e shkurtimit te krahut te interferometrit ne drejtim te levizjes eshte shpjegim mesjetar, eshte shpjegim pa ndonje baze, i cili edhe per kohen kur eshte thene ka qene shpjegim primitv. Nga te gjitha pasojat e TRS-se “vetem shkurtimi i trupave ne drejtim te levizjes” nuk eshte vertetuar eksperimentalisht dhe fizikantet nuk dine te shpjegojne mekanizmin e nje “shkurtimi” te tille”

 

Nuk e besoj se mund te thuhet me sakte dhe me me kurajo civile e shkencore kundershtimi ndaj nje keqkuptimi universal te realizuar nga perbashkimi i levizjes mekanike me ate fizike (gje praktikisht e pamundur te realizohet jo vetem sot, por deri sa te kete njerez ne Toke). Duke mos i ditur keto probleme ne thelbin e tyre huazoj nga profesori i nderuar fjalen mesjetar duke ja bashkangjitur emrit te Galileit dhe Njutonit. Pikerisht e pare sipas fizikes se Galileit dhe Njutonit trupat ne levizje shkurtohen ne drejtim te levizjes cka do te thote se fizika qe pranon shkurtimin e trupave ne drejtim te levizjes eshte nje fizike mesjetare dhe nuk ka gjasa te vleje per fiziken moderne. Ne kete pike eshte tentuar te perbashkohet shpejtesia e levizjes me shpejtesine e zhvillimit, Galileu dhe Njutoni me Einstein-in, mesjeta me modernen.

Problemi, ne menyre mekaniciste, pak a shume zberthehet ne kete menyre: Einstein-i ka pasur ne mendje procesin e zhvillimin nderfizik te lendes qe kosiston ne clirimin e energjise (nxehtesia, drita, graviteti, fusha manjetike jane nje nder format e clirimit te kesaj energjie) qe konstatohet me spinin e elektronit (une nuk e di se kush forme e energjise eshte e lidhur me procesin e rrotullimit te elektronit). Por kjo nuk me pengon te aresyetoj mbi bazen e ketij spini dhe te konkludoj se rrotullimi e te gjithe trupave kozmike dhe sistemeve kozmike jane te lidhur me kete spin. Kjo do te thote qe elektroni duke u rrotulluar çliron energji dhe bashkesia e elektroneve te jete pergjegjese per gjitheshka qe rrotullohet ne natyre, aq me teper kur vete ky elektron rrotullohet rreth berthames se atomit. I gjithe ky proces perben esencen e pjeseshme te fizikes dhe mbi kete esence eshte e lidhur ideje e shkurtimit te trupave ne levizje dhe paradoksi i binjakeve (levizja mekanike ndikon mbi kete proces duke frenuar clirimin e energjise se elektronit (duke perfshire edhe energjine e grimcave te tjera) sipas metodikes njutoniane), pra duke ndikuar mbi kohen e ekzistences, dhe, duke ngjeshur permasen hapsinore te atomit dhe grimcave elementare, shkurton permasen e trupin ne drejtim te levizjes. Por e gjitha kjo duhet konsideruar veprim  ndikues i njeriut mbi natyren dhe nuk permblidhet ne ligjet natyrore (analoge me krijimin e elementeve te rinj  kimike ne menyre artificiale). Me fjale te tjera kjo nuk perben thelbin e zhvillimit fizik te lendes dhe rrjedhimisht eshte e pavlefshme. Ajo mund te sherbeje per te kuptuar menyren e formimit te grimcave elemetare ne drejtim te cilesise se tyre dhe menyren se si bashkeveprojne me njera – tjetren.

Analogjia e ketij procesi mund te ekzistoje krahasueshem ne boten e njeriut ku numuri i popullsise nuk ndikon ne shkallen e zhvillimit shoqeror, por ky i fundit eshte i varur nga shpejtesia e zhvillimit shoqeror dhe bota e relacioneve universale. Me kete sy duhen pare fenomenet fizike ne natyre: duhen konsideruar primare shpejtesia e zhvillimit nderfizik dhe bashkesia e marredhenieve midis grimcave elementare, pasi keto perbejne thelbin e levizjes fizike.

 

faqe 21:  “Duke shpjeguar levizjen e elektronit foli (behet fjale per Joseph Larmor (1857 – 1942), GH) per mundesine e zgjerimit te kohes se elektronit ne levizje, shikuar nga sistemi ne qetesi.”

faqe 125: “edhe Larmor-t kete perfundim e nxorri matematikisht, se nuk behej fjale per ndonje vertetim eksperimental, mirepo pati guximin te thote se: “elektronit gjate rruges ne orbiten e vet mund t’i zgjerohet koha”.”

 

Ne fakt ne idene e Larmor-it qendron menyra e te kuptuarit te procesit nderfizik te lendes dhe une kete e konsideroj si hapin me te rendesishem te te kuptuarit te shkences se fizikes. Nga qe shkenca e atehershme e fizikes nuk e kishte kapercyer boten e elektronit eshte e kuptueshme qe gjitheshka do t’i dedikohej atij. Ndoshta elektroni eshte grimca elementare qe lidh njohjen shkencore me boten e atomit ne menyre empirike dhe paresore sipas kohes. Por ky eshte nje sinjal qe tregon se elektroni duhet te permbaje anen me te thjeshte te atomit dhe te vete energjise, akoma me tej duhet pare mendesia e percaktimit te prejardhjes se grimcave elementare pasi fare mire ne qofte se preardhja hapsinore e ketyre grimcave nuk kane lidhje me njera tjetren, atehere ato permbajne energji cilesisht te ndryshme nga njera – tjetra, gje qe tregon se njeriu akoma nuk i ka hequr cipen me te pare fizikes.

Ne qofte se do ta konsideronim elektronim si te vetmen grimce elementare te atomit, nga ideja e Larmor-it do te kishim perfitime te medha pasi ne kete rast proceset fizike do te thjeshtoheshin dhe gjitheshka do te lidhej me energjine qe clironte elektroni pergjate rrotullimit rreth vetes. E bukura eshte se tregohet fare hapur metoda mekaniciste per te shpjeguar proceset fizike ne brendesine e tyre, por kjo anashkalohet dhe i jepet rendesi ideve te trumbetuara si produkte gjeniale. Zgjerimi i kohes se elektronit ne levizje eshte nje proces i lidhur me eksperimentin dhe jo me shkallen e zhvillimit fizik; ajo me se shumti mund te jete nje mundesi e lidhur me teknikat aplikative te se ardhmes, por nuk mund te sherbeje per asgje duke argumentuar se metodikat e perdorura ne shkence jo rralle jane shterpe dhe pa asnje perfitim konkret.

E vetmja gje pozitive ne idete te Larmor-it eshte pranimi i proceseve fizike te brendeshme tek grimcat elementare krahas marredhenieve midis grimcave. Keto shtojne argumentat mbi shkakun dualist te te gjitha proceseve fizike e natyrore pertej fizikes.

 

faqe 23: “llogariti (behet fjale per Albert Einstein-in (1879 – 1955) me shpejtesine konstante te drites, ashtu sic kishin llogaritur edhe te gjithe kontribuesit para tij; gjeti prej mendjes se tij “transformimet e Lorenc-it” sikurse Larmor-i, Lorentz-i e Poncare qe e kishin gjetur para tij; dhe ne fund nxorri edhe formulen per mbledhjen e shpejtesive, sikurse e kishte nxjerre pak kohe para Einstein-it, i vetmi deri atehere, Henri Poincare.”

 

Problemi i drites duhet konsideruar sot per sot problemi kryesor ne mendimin fizik boteror, te pakten ne drejtim te kritikes racionale. Cfare lidhje ka midis drites dhe struktures se lendes? Me cilin shkak te levizjes eshte e lidhur drita: me marredheniet midis atomeve, – me marredheniet midis grimcave elementare, – apo me dinamiken e brendeshme te grimcave dhe te kujt konkretisht? Pertej ketyre pyetjeve shtrohet problemi tjeter: perse drita e ka shpejtesine konstante? Pikerisht ne kete pike teoria e Ajnshtajnit shembet nga vetvetja: postulati i drites permban nje fenomen natyror ireal dhe te pamundur te ekzistoje. Fjala konstante ka nevoje te zberthehet per rastin konkret: kemi te bejme me dukuri qe ndryshojne pambarimisht avash, baraz me ekzistencen e kuantit energjitik, apo me dukuri qe nuk ndryshojne kurre. Ndarja e ketij problemi dhe saktesimi i metejshem i tij con medoemos ne ndryshimin e postulatit dhe mbi te gjitha ne zgjidhjen e problemit kryesor te fizikes: jo ne zgjedhjen e shpejtesise se levizjes, por ne zgjedhjen e shpejtesise se zhvillimit, qe do te thote ne zgjedhjen e dinamikes historike te kuantit energjitik dhe te gjithe pasardhesve te tij. Ne kete drejtim duhet te pranojme qe shkenca e fizikes e te gjitha shkalleve te zhvillimit arsimor kudo ne Bote nuk ka dhene asnje zgjidhje dhe problemi kryesor i fizikes noton ne ujrat e idealizmit filozofik. Eshte merita e fizikantit shqiptar qe e ka vene ne dukje me spond kete problem duke hapur nje hapsire te re ne mendimin fizik teorik, ku varesia e shpejtesise se zhvillimit nga koha e lindjes perben zgjidhjen e sakte te problemit. Eshte dhe kjo nje aresye tjeter perse Raportin kohor – hapsinor e kam konsideruar teori te absolutizmit analitik.

 

faqe 49: “Sot postulati i drites i TRS-se nenkupton keto veti per driten: e para, shpejtesia e drites eshte konstante ne cilindo sistem referimi, pavaresisht se cfare shpejtesie ka sistemi dhe pavaresisht se cili vrojtues e mate ate; kjo veti dallon esencialisht nga ajo qe shpejtesia e drites eshte e pavarur nga shpejtesia e burimit te saj, e qe do te mund te ishte e dyta; e treta, shpejtesia e drites eshte e e paarritshme per grimcat e tjera materiale; e katerta, shpejtesia e drites eshte e patejkalueshme edhe ne levizjen relative. Eshte me rendesi te thuhet se keto atribute nuk i permbledhe cilido qofte formulim i fizikanteve te sotem, e i Einstein-it, jo se jo. Me fjale tjera, nuk rrjedhin si te kuptueshme nga postulatet keto atribute qe i ka drita ne kuader te TRS-se.”

 

Ne kete pika raporti kohor – hapsinor e zgjidh problemin krejt ndryshe, duke e permbysur ate ne te gjithe hallkat katerpermasore te permendura.

1 – Fillimisht problemi eshte gjuhesor sipas pyetjes: cfare perfaqeson konstantja per fizikanin, ne funksion te kohes apo hapsires? Ne qofte se fjala behet per konstante hapsinore, pra porcionet e energjise kane te njejten madhesi, ky eshte nje problem qe anashkalon marredheniet nderkuantike pamvaresisht nga permasa e tyre, prandaj dhe konsiderohet postulat pasi jo vetem qe nuk mund te argumentohet sot per sot, por nuk merr parasysh dinamiken historike te tyre. E ne qofte se fjala konstante presupozon nje problem kohor, atehere te jeni te sigurte  qe eshte teper e lehte te argumentohet qe shpejtesia e drites nuk eshte konstante jo vetem ne planin praktik, por as ne ate teorik. Konstantja e drites nga pikepamja kohore i bie ndesh materializmit filozofik pasi e konsideron procesin te pandrysheshem dhe te perjetshme. Raporti kohor- hapsinior e konsideron kete problem te tejskajshem nga pikepamja e te mos qenit konstante jo vetem ne funksion te kohes aktuale dhe te asaj historike, por dhe ne funksion hapsinor. Eshte tjeter pune qe shpejtesia e drites e ka variacionin e ndryshimit te vleres se saj teper-teper te avashte, por te jeni te sigurte qe dikur vlera e saj ka qene me e madhe dhe sot shpejtesia e perhapjes se drites eshte ne disheze. Une pretendoj qe postulati i drites do te ishte me i vlefshem ne qofte se do te theksohej se shpejtesia e perhapjes se drites eshte nje madhesi qe ndryshon pambarimisht avash ne raport me te gjitha dukurite natyrore dhe ne kete menyre do t’i hapte rruge shpejtesise se zhvillimit pasi procesi fizik i lindjes dhe perhapjes se drites duhet te jete konsideruar nga Einstein-i si thelbi i ekzistences se dukurive natyrore ne ishullin tone lendor.

2 –  Pavaresia e shpejtesise se perhapjes se drites nga shpejtesia e burimit te saj duhet te kete brenda nje nenkuptim  qe nuk eshte thene kurre, por qe duhet te perbeje dhe sekretin e te gjithe teorise relativiste ajnshtajniane. Ne te vertete ky duhet konsideruar postulati i vertet i relativitetit ajnshtajnian dhe une e konsideroj si piken me pozitive te nje shkence me tendenca zgjidhese, por te shtruar gabim ne kete plan. Cfare perfaqeson pavaresia e shpejtesise se levizjes nga burimi? Mos valle kjo perben shkakun per te zbuluar fillesen e kuantit energjitik?  Por me perpara do te ishte e nevojshme te sqarohej se kush e prodhon driten, dmth kush jane prodhuesit natyrore te saj. Sot qe yjet jane prodhuesit e drites nuk duhet te diskutohet, pamvaresisht se si ka qene shume kohe perpara se te konfiguroheshin ato; dhe duke ditur (te pakten nga Dielli) se perberesit kryesore te tyre jane hidrogjeni dhe heliumi, tek keto dy elemente duhet kerkuar shkaku zanafillor i drites, – ndoshta tipikisht tek hidrogjeni dhe me thelle akoma tek grimcat elementare te tij: elektroni ose protoni i hidrogjenit. Por ky fakt con ne dy perfundime te tjera dhe shume te rendesishme per fiziken: 1-drita eshte e imprenjuar tek te gjithe elementet kimike me ane te elektronit ne shtresen e pare (ose protonit); 2-elektronet (ose protonet ne berthame) e shtresave te ndryshme ne elementet kimike duhet te ndryshojne cilesisht nga ato te shtreses se pare. Kjo do te thote se burimi real i drites eshte elektroni (ose protoni, kjo vihet ne dyshim nga prania e spinit te elektronit qe mund te jete burimi i rrotullimit te te gjithe strukturave lendore ne ishullin tone lendor dhe ndoshta i vete gravitetit). Sido qe te jete puna (nuk paraqet rendesi tani per tani ne eshte elektroni apo protoni) tek grimcat elementare te hidrogjenit duhet te kerkojme shkakun e pavaresise se shpejtesise se drites nga burimi. Por kjo do te sherbeje per te zbuluar dhe raportin kohor te formimit te elektronit ne raport me protonin apo anasjelltas. Parimi i kontinumit kohor – hapsinor  mbi percaktimin e shpejtesise se zhvillimit  nga koha e lindjes duhet te jete percaktues ne kete zbulim, por dhe aresyen perse Ajnshtajni e konsideroi shpejtesine e drites te pavarur nga burimi.

3 – Ne qofte se do te pranojme qe shpejtesia e perhapjes se drites eshte e paarritshme                         nga struktura te tjera kuantike atehere prodhuesi i saj eshte formuar i fundit ne historine e grimcave formuese te energjise. Llogaritja ne kete rast nuk duhet bere me strukturat lendore qe perfshihen ne levizjen kimike, por vetem brenda kuadrit te mikrogrimcave dhe konkretisht duhet pare raporti me sinjalet elektromagnetike, qe gjithsesi shpejtesine e perhapjes nuk duhet ta kene te barabarte me ate te drites. Ketu do te duket dhe rradha kohore e lindjes se prodhuesve te tyre. Raporti kohor – hapsinor nuk pranon barazine e shpejtesise se perhapjes se drites me sinjalet elektromagnetike ne asnje kusht duke perfshire edhe prejardhjen hipotetike nga e njejta strukture materiale. Problemi i shpejtesise se drites eshte hiperbolizuar padrejtesisht pamvaresisht se si mund te jete rezultati konkret. Pa u zbuluar se kush grimce elementare mban pergjegjesi per ekzistencen e drites nuk mund te ngrihet asnje hiopoteze mbi karakteristikat e saj. Ne kete drejtim shkenca e fizikes eshte treguar arbitrare per efekt te nivelit te njohjes dhe zhvillimit te teknikes eksperimentale.

4 –  Edhe percaktimi i shpejtesise se drites si shpejtesi maksimale ne natyre eshte tej mases arbitrar. Aresyeja eshte e lidhur me menyren se si e kane perfytyruar para nje shekulli lidhjen e levizjes me kohen dhe ne kete drejtim gjerat kane qene me teper te hamendesuara se sa te argumentuara shkencerisht. Akoma kjo e fundit nuk ka vend ne kete proces, por te pakten argumentimi filozofik duhet ta kishte thene fjalen e vet. Stacionimi i problemeve eshte i lidhur me konsiderimin e faktorit kohe pa asnje rendesi ne zhvillimin e natyres. Eshte pranuar ne menyre spekulative roli i kohes ne zhvillimin e materies dhe vetem kaq. Ka ardhur koha qe gjerat te ndryshohen ne favor te KOHES. Eshte e pamundur qe strukturat fizike te kene shpejtesine me te madhe ne natyre kur eshte teper e lehte te vrojtohet dhe te argumentohet fakti qe strukturat e fizikes jane fillesa e ishullit tone lendor dhe per kete cdo produkt i saj e ka shpejtesine e zhvillimit dhe te levizjes me te voglen ne natyre. Eshte tjeter problem qe hapesira fizike merr pjese domosdoshmerisht ne te gjithe strukturat e mevonshme (kimike,biologjike dhe shoqerore) dhe shpejtesia e drites eshte e imprenjuar ne to duke pasur nje madhesi relativisht “konstante” pamvaresisht se nga kush buron. Ne kete drejtim duhet pranuar konstantja e drites dhe jo ndryshe. Por problemi i shpejtesise maksimale nuk mund te absolutizohet ne kete menyre, pasi perseri do te bjere ne sy lloji i shpejtesise: i levizjes apo i zhvillimit. Ne ne dy rastet raporti kohor – hapsinor e perjashton driten si bartese te shpejtesise maksimale; vetem ne qofte se prodhuesit e saj kane lindur te fundit ne dinamiken historike te lendes, gje qe nuk duhet te jete e sakte.

Perfundimisht karakteri katerpermasor i drites nuk mund te perfshihet me ne formen e nje postulati ne menyre te perpikte dhe absolute.

 

faqe 58: “Lev Landau mendon ngjashem me Einstein-in sa i perket ketyre problemeve. Nje kontradikte ne deklarimin e tij rreth “shkurtimit” te trupave ne levizje verehet kur thote: “shkurtimi i trupave ne drejtim te levizjes nuk eshte nje mashtrim optik”. Me kete mendon se “shkurtimi” eshte i vertete, mirepo, krejt paraqitja tjeter tregon se edhe ai e trajton kete efekt si te dukshem. Zgjerimin e kohes dhe rritjen e mases i konsideron si reale.”

 

Ne fakt problemi eshte me nuanca filozofike te theksuara idealiste jo vetem pse eshte e pamundur te njehsohet shkurtimi i trupave ne drejtim te levizjes me zgjerimin e kohes dhe rritjen e mases, por asnjehere nuk jane shpjeguar fenomenet fizikisht. Te pakten per problemin e KOHES sot e kemi nje shpjegim te kundert te realizuar ne shkencat shoqerore, ku paralelisht krijohen analogjira ne parim.

Studimi i historise se njerezimit, dmth ndryshimet shoqerore ne saje te shpejtesise se zhvillimit, qe varen kryekeput nga bota e relacioneve universale, con ne nje perfundim: procesi eshte dualist me ndikim mbi shpejtesine e zhvillimit te te gjithe relatoreve qe marrin pjese ne proces. Dmth njerit relator i rritet shpejtesia e zhvillimit, por relatorit tjeter ajo i zvogelohet. Ne kete menyre e shtrojme problemin per grimcat elementare: neqofte se grimca leviz me shpejtesi afer asaj te drites dhe kjo i zgjat kohen, kujt ja shkurton kohen? Me sa di Einstein-i pretendonte se graviteti i ben rezistence levizjes, por ne kete rast duhet bere shpjegimi edhe per ndikimin qe levizja ben mbi gravitetin dhe si ndikon mbi kohen e saj. Ja perse karakteri dualist i shkakut te levizjes e shtron problemin krejt ndryshe nga eksperimenti hipotetik i relativitetit ajnshtajnian. Eshte e pamundur te zgjerohet koha dhe te rritet masa ne menyre te njeanshme dhe te izoluar nga ambienti rrethues. Fizikantet marrin ne konsiderate njerin relator dhe harrojne relatorin tjeter duke e prishur ekuilibrin e ekzistences fizike dhe ne kete menyre japin perfundime te pasakta. Ja perse duhet mohuar dhe nuk duhet marre parasysh teorikisht shkurtimi i trupave ne drejtim te levizjes, zgjerimi i kohes dhe rritja e mases pa percaktuar me perpara procesin fizik ne hapesire dhe ne kohe pasi ligjesite jane krejt te tjera nga ato qe pretendohen.

 

faqe 87: “Einstein-i e ndertoi nje teori, e cila thote se ngjarjet ndodhim ne kohen kur vrojtuesi e sheh; ne ate moment ai shikon oren dhe ajo ore shenon fundin e ngjarjes. Ndersa per nje vrojtues tjeter, deri te i cili informata ka shkuar me heret apo me vone ngjarja ka ndodhur ne ate kohe qe e ka treguar ora e atij vrojtuesi. Pra, cdo pozite e lidhi me ore te vet. TRS-ja kete e ka postulatin e vet te vertete. Brenda ketij postulati perfshihet edhe postulati i drites, sepse vertet njeriu deri me sot nuk ka shqise (senzore) me te cilin merr informata me te shpejta se informatat me ane te drites.”

 

Dy autoret e librit mbi evolucionin e fizikes  nuk i pergjigjen pyetjes me te thjeshte fare, si kunderpergjigje te menyres se si duhet kuptuar relativiteti i ngjarjes ne lidhje me sistemin e referimit: ne realitet ngjarja sipas kujt sistemi ndodh te atij ne siperfaqen e Tokes, apo sipas objektit eksperimental? Dhe lehtesisht kuptohet  qe metoda e zgjidhjes eshte hipoteza dhe jo eksperimenti. Te pakten tek fizikanti shqiptar kjo del mjaft qarte dhe kuptueshem (e kam hasur kete ide me perafersi edhe tek nje fizikant tjeter shqiptar: Prof. Dr. Rexhep Mejdani). Ngjarjet ne natyre ndodhin jo vetem te pavarura nga ndergjegjja e njeriut, por dhe shpesh ne kundershtim me interesat e tij jo vetem si individ. Ne kete pike qendron menyra e te kuptuarit  te bashkesise njerezore, por dhe te kundertes kohore te tij: kuantit te energjise. Perdorimi teorik i oreve ne nje ekperiment hipotetik eshte i pavlefshem dhe i gabuar, pasi ne parim cdo ngjarje ne natyre ka kohen e vet te varur nga shpejtesia e zhvillimit (jo e levizjes) dhe bota e relacioneve universale. Pikerisht ky eshte thelbi filozofik i KOHËS dhe pikerisht sipas ketij thelbi nuk ka vepruar e ashtequajtura fizike deri ne kaparcyell te shekullit te XIX-te; prandaj dhe teoria e Einstein-it duhet konsideruar nje teori revolucionare pasi per here te pare futi ne loje kuantin e energjise si fillesen e levizjes fizike duke i dhene fund epokes se Galileut dhe Njutonit,. Ne qofte se fizikani ka frike ta deklaroje kete, filozofi nuk e ka per gje te thote se shpejtesia e levizjes mekanike eshte tjeter dhe shpejtesia e zhvillimit eshte tjeter dhe ketu ndryshon dueti Galile-Njuton nga Albert Einstein-i. Te paret e kane pasur te lehte eksperimentin, ndersa i dyti e ka pasur te pamundur pa boten e njeriut, te pakten si shpjegim. Eshte kjo aresyeja perse teoria e relativitetit ajnshtajnian eshte nje tendence zgjidhje (te filluar qe nga epoka helenike), por jo zgjidhja e problemit.

 

faqe 87: “po te mos beheshin gabime ne interpretime dhe po te mos rriteshin ambicjet e teorise, ka mundur te ndertohet nje teori e fizikes, me postulatin sensualist, e cila do te studionte gjerat ashtu sic njeriu i sheh, pa bere perpjekje per t’i shpjeguar ato se si dhe kur kane ndodhur dhe pa pretenduar se ato qe sheh njeriu jane te verteta absolute.”

 

Pretendimi i fizikantit shqiptar do te ishte me vlera ne qofte se ai do te percaktonte permasat hapsinore te shkences se fizikes dhe ky eshte, ndoshta, problemi me serioz dhe vendimtar ne kete shkence. Per te thene me drejte kete problem, faji eshte i mendimit filozofik ne fushen e fizikes i cili i kane lene punet ne gjysem te rruges pasi objekti i fizikes nuk shihet dot (njeriu mund te shohe vetem strukturat kimike e biologjike, keshtu qe nuk mund te behet fjale per te pare boten mikroskopike ne stadin fillestar apo dinamik. Ne kete pike autori ka bere nje hap mbrapa ne funksion te mendimit filozofik materialist. Lufta kundra mendimit idealist nuk mund te behet me kete lloj reaksioni; defekti fillon qe ne kohen e mendimit filozofik helen me mos percaktimin real te shkakut te levizjes dhe me kete ka marre fund nje here e mire kendveshtrimi materialist i problemeve fizike; duhet ndryshuar metodika e analizes, problem ky i shkences ne pergjithesi.

 

faqe 88: Kjo faqe ka nje nenkapitull me emertimin: 6.5. Njekoheshmeria e ngjarjeve.

Ne te vertete kjo eshte pika qe e permbys pothuajse te gjithe permbajtjen e shkences duke vene ne dukje ana formale dhe karakterin empirik te saj. Njekoheshmeria e ngjarjeve eshte fantazi e njeriut, pasi ajo nuk ekziston. Ngjarjet jane paralele ne kohe dhe kjo eshte menyra e te kuptuarit te rolit te kohes ne historine e ishullit tone lendor. Procesi ne fjale kuptohet lehtesisht vetem ne  dinamiken e shoqerise njerezore ku shpejtesia e zhvillimit specifik eshte shume – shume here me e madhe se shpejtesia e zhvillimit fizik ku ndryshimet jane praktikisht te pamundura te dallohen dhe per kete i biet shkurt duke pranuar termin njekoheshmeri. Kjo eshte analoge me termin boshllek, i cili pranohet per te kompesuar analizen e sterzgjatur te mungeses se saj ne natyre.

 

faqe 89 – 90 : “Ne fund te shekullit 19 fizika ka qene pakrahasimisht shume me e ndikuar nga filozofia se sa eshte sot. Ne shumicen e herave ndikimi i filozofise ne shkence ka qene ne favor te se vertetes; e natyrshme kjo, sepse per gjetje te se vertetes hulumton edhe filozofia. Mirepo, TRS-ja eshte produkt ifilozofise se gabuar, respektivisht filozofise jomaterialiste. Einstein-i e adhuronte filozofine e Mach-ut, pra ai ishte mahist. Sipas Ernst Mach-ut (1838 – 1916), filozof e fizikan, i cili kishte ndikim te madh ne fundin e shekullit te 19 dhe ne fillim te shekullit 20, shkenca ka tri detyra: e para, te studioje ligjet e lidhjes midis perfytyrimeve (psikologjia); e dyta, te zbuloje ligjet e lidhjes ndermjet ndijimeve (fizika); e treta, te shpjegoje ligjet e lidhjes midis ndijimeve dhe perfytyrimeve (psikofizika)…….Mbi kete baze ka ndertuar botekuptimin mbi njekoheshmerine ne fizike dhe kjo pastaj ia ka dhene motivin, i cili eshte themelor ne TRS, se cdo pozite (cdo sistem) ka kohen e vet. Ky parim filozofik i bene strehe logjike “faktit” se shpejtesia e drites eshte konstante ne seicilin sistem te referimit.”

 

Qe pikepamjet e Mach-ut jane te dyshimta nuk do te ishte ndonje konstatim me vlera ne qofte se nuk theksonet se pikerisht psikologjia, fizika e ndijimeve, dhe psikofizika jane pseudoshkenca qe jane shpikur per te mbuluar paaftesine e shkenctareve per te shpjeguar fenomet shoqerore te lidhura me individin njeri dhe bashkesine njerezore. Por kjo nuk ka rendesi ne fushen e fizikes, pasi eshte nje problem kohor kur shkenca do te flake tej spekullimet e paaftesise te levruesve te saj. Me vlera eshte konstatimi se shpejtesia e drites eshte konstante ne cdo sistem referimi. Kjo shprehje eshte katerciperisht e papranueshme nga materializmi filozofik kur behet fjale vetem per procesin e levizjes se drites (konstant eshte vetem raporti kohor – hapsinor dhe kerkush tjeter ne natyre), por ne qofte se fjala behet per prodhuesin cilesor te drites (nga rryma elektrike, nga akumulatoret, nga shkrepset, xixellonjat, etj) postulati i Einstein-it rezulton e drejte sipas perfundimit: nga kushdo qe te prodhohet drita ajo ka te njejten shpejtesi dhe nuk varet nga burimi. Me kete kendveshtrim konstatja e drites fiton vlera pasi lehteson zbulimin e shkakut fillestar te saj. Pra problemi i konstantes se drites nuk eshte thjeshte fizik ne formulimin e tij. Kjo duhet pasur parasysh ne nenkuptimin qe ka ideuar fizikanti nobel.

 

faqe 105: “nuk mund te vazhdohet tutje per nxjerrjen e transformimeve te Lorentz-it me sistemin (7.10).

Kjo vertetohet edhe me diskutim te bashkesise se zgjidhjeve te sistemit (7.10).

Le te shkruhet “sistemi” (7.10) ne kete forme:

                                   xa – ctb – x’ = 0

                                   cta – xb – ct’ = 0

Ketu te panjohurat jane parametrat a dhe b, prandaj kerkohet raporti i koeficienteve dhe gjendet:

                                              x        ct         x’

                                         ——— = ——– = —–

                                              ct       x        ct’

Po ashtu, nga kushtet fillestare, cdo heres i kushtit te fundit eshte baras me 1, prandaj:

                                                       1 = 1 = 1

 

Ne fakt kur mora ne analize matematikore formulen e=mc2 ne funksion te kohes dhe hapsires vura re se ajo transformohej ne 1 (një), konstant dhe ne inversin hapsire/kohe. Keshtu qe edhe per kete rast duhet pare se per cfare rasti behet fjala, pasi mund te jete i njejti problem, por tashme nga pikepamja fizike, dhe autori ka argumentuar se raportin kohor – hapsinor eshte i barabarte me nje (1) dhe te mbylle perfundimisht nje kapitull qe une nuk kam ditur ta interpretoj nga pikepamja fizike. Ja perse libri i Profesor Klinakut me ka sherbyer realisht ne menyre fitimprurese.

 

faqe 129: “Ekuacioni i fundit (Ek = mv2, GH) vlene per energjine kinetike dhe eshte i arritshem edhe ne rastet e perditshme. Ne aspektin teorik, shihet se po te ishin dy shpejtesite sa c-ja arrihet ai “relacioni i famshem i Einstein-it, te cilin nuk arriti ta vertetoje ndonjehere ne jeten e vet:

                                            Ek = mc2

 

Pikerisht ketu qendron e gjithe pika delikate e teorise se Einstein-it. Fakti qe ai pretendoi se kjo formule nuk ishte shume e sakte, kur tashme ne dime se ajo trasformohet ne nje raport absolut te barabarte me nje (1), atehere dyshimi nuk bie mbi gjeniun e fizikes, por mbi interpretuesit e tij. Akoma me tej ketu duhet te kete nje keqinterpretim tendecioz qe hedh dyshime mbi aftesite e fizikanteve pergjate shekullit XX-te. Problemi eshte i lidhur me tullen me te pare (dhe me e pasakta) te mendimit filozofik helen te para 2400 vjeteve, prej nga rrjedhin gabimet e njepasnjeshme te mendimin filozofik europian, duke perjashtuar Hegelin.

 

faqe 136: “nuk ekziston paradoks i binjakeve, por vetem nje keqinterpretim i transformimeve te levizja relative dhe mosrespektim i reciprocitetit te “zgjerimit te kohes” per seicilin vrojtues. Madje kjo eshte e vertete edhe nese aplikohen transformimet e Lorentz-it”

 

Nuk e di se cfare nenkupton fizikanti shqiptar me frazen “mosrespektim i reciprocitetit te “zgjerimit te kohes” per seicilin vrojtues”, por problemi fsheh nje defekt te mendimit filozofik materialist te lidhur me shkakun e levizjes. Une do te ndalohem pak ne kete pike pasi gabimi i Einstein-it eshte vazhdim i gabimit te shkollave helene te para 2500 vjeteve duke i dhene kohes karakter te njeanshem ne funksion te te gjithe vrojtuesve, duke e saktesuar reciprocitetin jo midis vrojtuesve, por midis relatoreve qe marrin pjese ne ngjarje, pasi ketu qendron konceptimi i “paradoksit te binjakeve” dhe ketu duket konceptimi i gabuar i shkakut te levizjes qe perdorin fizikantet. Karakteri dualist i shkakut te levizjes perfshin ne kete bote dualiste edhe pasojat e veprimit fizik mbi relatoret dhe kjo perben thelbin e relacioneve fizike. Ne qofte se pranojme qe grimca leviz me shpejtesi afer asaj te drites dhe procesi i clirimit te energjise se brendeshme te grimces frenohet (mbi kete baze ngrihet hipoteza e ndryshimit te kohes vetiake) me perpara duhet pranuar se kjo eshte nje analize e karakterit mekanik mbi bazen e parimeve njutoniane, kurse sipas kendveshtrimit fizik duhet te ndodhe edhe nje proces tjeter, pasi ajo qe ndikon mbi frenimin e clirimit te energjise duhet te fitoje te kunderten. Pra ne qofte se per njerin relator koha e zhvillimit ngadalesohet per tjetrin kjo kohe pershpejtohet. Por e gjitha kjo do te pranohej ne qofte se kemi te bejme me relatore me ndryshim sasiore dhe jo cilesor sic eshte kuanti i drites ne raport me kuantin e gravitetit. Ideja e Einstein-it, sipas ketij pershkrimi, duhet konsideruar e gabuar. Ne kete drejtim shtresat e elektroneve duhet te permbajne veti te ndryshme fizike dhe vete elektronet praktikisht nuk mund te konsiderohen te bababarta ne kohe dhe hapsire qofte dhe teorikisht.

Duke studiuar historine  e popujve te Ballkanit dhe vecanerisht ate te Popullit Shqiptar vura re se pikepamja mbi “paradoksin e binjakeve” ishte prezente realisht duke ndikuar diku pozitivisht e diku negativisht mbi popujt. Ne perfundim rezultonte qe “paradoksi i kohes” kishte karakter dualist dhe te kundert neper relator. Une pretendoj se kjo nuk mund te jete e pranishme ne boten fizike, te pakten ne kete nivel njohje qe disponon njeriu. E them kete pasi asnjeri deri me sot nuk mund te thote nje fjale se cfare ndodh ne brendesi te kuantit energjitik. Ne qofte se do ta marrim dialektiken te sakte edhe ne natyre, nuk perjashtohet mundesia qe ne brendesi te kuantit te ndodhin procese te ngjashme sipas ligjit te trete te dialektikes: depertimi reciprok i te kundertave.

 

faqe 141: “Edhe zoti eshte nje postulat, i cili njeriut i sherben dhe vazhdon t’i sherbeje si mbeshtetje per shpjegim te gjerave qe te ndodhin. Madje ky eshte postulati me i markant i njerezimit; eshte postulati me i vjeter, i shenuar i njerezimit; eshte postulat qe nuk do te vdese kurre per njerezimin, sepse kurre nuk do t’i nenshtrohet procesit te plote te vertetimit.”

 

Ne kete drejtim autori i merr me mend problemet pasi duhet ta kete kuptuar qe ne parim se problemet e Natyres jane te lidhura ne menyre varesore sipas kategorise shkak – pasoje. Une nuk e di sa si ka arritur ne kete perfundim autori, por kur jam marre me problemet e fese kam konstatuar qe njerezimi shume probleme i ka shtremberuar me qellime politike dhe zanafilla e saj fillon me Rilindjen Italine. Problemet fetare fshehin dukuri madhore ne Historine e Njerezimit dhe zberthim i i tyre i afrohet jashte mase problemeve fizike pasi qe te dyja lidhen me nje problem: me zanafillen e dukurive natyrore dhe sidomos me Njeriun dhe produktet e tij. E citova kete pjese per dy aresye: se pari, per te treguar karakterin materialist te filozofise qe perdor autori, pamvaresisht nga tendenca, dhe, se dyti, autori nuk e ndan filozofine nga fizika; me ane te te cilave ai tregon se eshte ne rruge te mbare duke percuar perpara drejt thellimit ne problemet e fizikes. Nuk e di se cfare detyre i ka caktuar vetes Profesor Klinaku ne te ardhmen.

 

faqe 143: “Howard Percy Robertson (1903 – 1961) ne vitin 1949, ne punimin e shume cituar me titull “Postulati perballe eksperimentit ne teorine e relativitetit special” ne baze te analizes se eksperimenteve te njohura (eksperimenti i Michelsoni-it, eksperimenti e Kennedy-Tuorndike-s dhe eksperimenti o Ives-Stilwell-it) peffundon se postulati i drites eshte i vertetuar eksperimentalisht. Relativistet e citojne shume shpesh kete punim dhe besojne se perfundimet e Robertson-it i japin fund dyshimit te vertetesise se postulatit te dyte te TRS-se. Sigurisht se Robertson-i punimin e tij ia dedikoi zevendesimit te postulatit te dyte te TRS-se me bazen eksperimentale. Me fjale te tjera, atij i dhimbset fakti qe TRS-ja mbeshtetet ne postulat, kur mund te shprehet ne menyre komode, sipas tij, ne bazen eksperimentale.”

 

Nuk e di a jane te sakta keto pretendime, por keshtu sic shkruhet ketu dikush genjen dhe, ne shkence, genjeshtra eshte krim per njerezimin. Nuk ka asnje menyre teorike, praktike, shkencore apo eksperimentale te vertetohet konstantja e drites, pasi ne natyra nuk ka asnje strukture te organizimit te saj qe te mos kete zhvillim hapsinor dhe te mos ndryshoje ne kohe. Vetem raporti kohor – hapsinor eshte konstant dhe si i tille nenkupton zhvillimin hapsinor te pandare nga ai kohor dhe te mbylle nje here e mire ekzistencen e konstantes dhe te njeshit (1) ne natyre.

Posacerisht per driten, ajo jo vetem qe nuk e ka shpejtesine konstante ne fraksione te kohes, por dhe vlera e saj eshte ne disheze nga koha e lindjes se drites ne historine e ishullit tone lendor. Dhe ne qofte se do te pranohet rezistenca qe graviteti i ben kuanteve te drites duhet te merret me mend shume lehte qe keto te fundit perbejne fillesen fizike te lendes ne planin statistikor duke krijuar mundesine e ekzistences, brenda ishullit tone lendor, te shpejtesive me te medha se ajo e drites. Ketu problemi ngaterrohet nga paaftesia e percaktimit te hapesires fizike duke krahasuar shpejtesine e perhapjes te drites me shpejtesira mekanike te strukturave fizike e kimike; keshtu qe ne te gjitha rastet krahasimet nuk kane asnje vlere. Problemi i shpejtesise se drites duhet te futet ne raport me shpejtesi qe barten nga strukturat fizike (psh shpejtesia e perhapjes te sinjalit elektromagnetik qe presupozohet se eshte i barabarte me ate te drites) pasi barazia eshte nje iluzion subjektiv. Shkenca e fizikes duhet te jete e sigurte qe shpejtesite e strukturave fizike nuk jane kurre te barabarta. Sinjali elektromagnetik te jeni te sigurte qe e ka shpejtesine te ndryshme nga ajo e drites dhe ne raport te koheformimit te bartesve te gjithseicilit mund te percaktohet se kush e suprimon shpejtesine e drites (ndryshimi duhet te jete teper i vogel, – eshte tjeter pune qe konstatimi eshte teper i veshtire te realizohet). Te pakten faktori kohe eshte i afte ta kryeje kete detyre. Eshte nje pike ku mendimi filozofik mbi shkencat e natyres e suprimon mendimin shkencor ne fushen e fizikes duke qene avangardia e kesaj te fundit.

 

faqe 149: “mionet jane grimca jostabile te cilat kane jete te shkurter (vetem 2,2 µs), pas se ciles shnderohen ne elektron, neutrino elektronike dhe neutrino mionike. Bruno Rosi dhe David B. Hall, ne vitin 1940 eksperimentuan per here te  pare me kohezgjatjen e jetes se mioneve per te vertetuar pretendimet e TRS-se mbi zgjerimin e kohes. Fizika e eksperimentit eshte e thjeshte: mionet krijohen si pasoje e bashkeveprimit te rrezeve kozmike me grimcat e atmosferes. Kjo ndodhe ne distancen mbi 100 km nga siperfaqja e Tokes. Koha e jetes se tyre, nese ato levizin me nje shpejtesi me te vogel se shpejtesia e drites, nuk iu premton atyre qe te arrijne deri ne siperfaqe. Fakti qe ato detektohen ne siperfaqe, sot fizika e shpjegon me TRS-ne, respektivisht me zgjerimin e kohes se jetes se mioneve. Konsideroj se eksperimenti me mionet eshte ideal, por jo per te vertetimin e TRS-se, por per rrezimin e saj. Me konkretisht, ky eksperiment eshte kunder postulatit mbi driten, sepse ato mione qe dedektohen “jashte kohes se jetes se tyre”, do te thote se kane levizur me shpejtesi me te madhe se shpejtesia e drites. Ndryshe, TRS-ja te ky eksperiment nuk ka vend te zbatohet, sepse edhe kjo paraqet vetem nje levizje te thjeshte, pa levizje relative.

 

Ky problem eshte shume i thjeshte per t’u analizuar pasi duket fare qarte qe kemi te bejme me nje ide te ndikimit te njeriut mbi natyren dhe jo nje ligj ne fushen e fizikes. Por dhe ky rast ka nevoje per nje interpretim, qe duke mos u realizuar nuk e tregon dot pamjen materialiste te teorise se Einstein-it. Duke e konsideruar postulatin e drites te sakte sipas Eistein-it, por dhe te pasakte, problemi duhet shtruar per dy rastet: 1-cfare ndodh me mionet kur perplasen me atmosferen ne menyre qe t’i ndryshoje koha? 2-Ne cfare ambienti levizin mionet, meqenese e kane shpejtesine me te madhe se te drites? Keto probleme nuk jane zgjidhur ndonjehere, por te pakten per rastin e pare mund te presupozohet procesi ne fjale vetem se ne kete rast ai eshte nenkuptuar sipas teorise njutoniane duke treguar se teoria e Einstein-it nuk e ka kaluar prakun e Njutonit. I gjithe nenkuptimin i ndryshimit te kohes presupozon ndryshimit e hapsires se objektit qe leviz sipas parimit te rezistences qe fusha e gravitetit i ben ketij objektit (qe mund te jete nje grimce elementare) duke i frenuar procesin e clirimit te energjise dhe rrjedhimisht duke i zgjatur koheekzistencen. Kjo edhe mund te pranohej ne kete forme, por duhet konsideruar nje rast i izoluar pasi lind kundra pyetja: cfare ndodh me fushen e gravitetit kur perplaset me kete grimce? Pra karakteri i ndryshimit te kohes eshte dualist dhe, ne kete rast, mbetet pa shpjegim se ku merret koha qe e fitoka kjo grimce. Ky rast presupozon qe grimca duke levizur me shpejtesi afer drites e fiton kohen, por fusha e gravitetit e humbet kohen e vet. Kjo dukuri pak si fantastike gjen zbatim te perkryer ne shoqerine njerezore, kur relatohen dy struktura shoqerore me shpejtesi te ndryshme zhvillimi. Ne kete rast njera pale fiton ne kohe, por pala tjeter humbet ne kohe duke pasur si bashkeudhetare te kunderten ne hapsire; dmth ai qe fiton ne kohe humbet ne hapsire dhe e kunderta (kjo eshtë kështu dhe vërehet po te krahasohet popullata epirote me ate helene). Keshtu qe problemi eshte idealizuar ne menyre te pakuptimte duke i dhene fizikes pamjen e nje bote fantastike dhe aspak reale. Dinamika e ketij procesi nuk eshte zberthyer kurre sakte, dmth ne menyre materialiste.

 

faqe 152: “ Informatat ne relacionet vrojtues – satelit – vrojtues barten nepermjet valeve elektromagnetike (me shpejtesi te drites). Vrojtuesi dhe sateliti jane ne levizje, prandaj gjithsesi problemi i takon edhe levizjes relative.”

 

Une e mora ne konsiderate kete ide te autorit vetem per nje qellim: te ve ne dukje pikepamjen e tij mbi barazine e shpejtesise se drites me ate te valeve elektromagnetike. Kjo ide mund te pranohet vetem me nje kusht: prodhuesi i drites dhe ai i valeve elektromagnetike eshte i njejte jo vetem ne kohe, por dhe kuantet e drites jane po ato te valeve elektromagnetike; ne te kunderten, pohimi eshte i gabuar dhe filozofia udheheqese e autorit tone eshte e pakonsoliduar. Ne kete pike ai ka rene pre e fizikanteve qe intepretojne teorine ajnshtajniane mbi relativitetin sipas menyren njutoniane duke i mbyllur rrugen progresit te shkences se fizikes, jo vetem pse eshte e pamundur ne natyre  te kemi dy shpejtesi te barabarta nga dy burime te ndryshme strukturore, por eshte e pamundur ne dy kohe te ndryshme te kemi te njejten shpejtesi levizje. E keqja eshte se shkenca ngaterron veprimet e njeriut mbi natyren me ligjet e kesaj te fundit.

 

faqe 165: “Argumentat kunder TRS-se nuk gjykojne vetem per nje shkarje apo nje “paradoks” te TRS-se; ato vertetojne se e tere ngrehina – prej fillimit, e deri ne mbarim – eshte e gabuar dhe e paqendrueshme. Argumentet kunder TRS-së nuk jane argumenta qe hapin dilema tjera te kesaj fushe; ato mbyllin dilemat e fizikes se fundshekullit 19 dhe dilemat e reja te paqena te dy shekujve me pas dhe hapin shtigje per njohje te reja te qendrueshme. Argumentat kunder TRS-së nuk jane fragmentare dhe qe nuk flasin me njera – tjetrën; ato jane gjithperfshirëse dhe plotesojne njeri – tjetrin. Argumentat kunder TRS-së nuk e ndajne fizike klasike dhe fizike relativiste, ato e bashkojne atë në një shkencë pa kufiza artificiale”

 

Kur flitet per nje oponence te nje studimi nuk ka asnje kuptim kundershtimi i saj ne menyre të argumentuar pa treguar tendencen e zgjidhjes dhe detyrat per te ardhmen. Ne kete drejtim autori i librit ne fjale është treguar filozof dhe jo fizikan. Ne qofte se per nje filozof kjo eshte e lehte, pasi ai mbeshtet ne mendimin e kulluar te pa mbeshtetur ne eksperimente vetiake, por ne faktet reale dhe te formuara ne trurin e tij per efekt te pasionit me e shumta , fizikanti duhet te ece me perpara ne drejtim te oponences. Per te qene edhe me te sakte libri ka nevoje per nje vazhdim te oponences se pretenduar. Ne teorine e relativitetit ka shume mangesira qe po te plotesohen nxjerr permasen e gabuar te teorise se relativitetit, por dhe tendencen zgjidhese te pretenduar. Kete te fundit autori yne nuk e ka vene dot ne dukje duke kundershtuar vetem anen idealiste te problemeve, por duke lënë të hapur problemin ne drejtim te zgjidhjes. Çfarë do të na japë në të ardhmen Profesor Klinaku ne drejtim te zgjidhjes se problemit dhe a do ta zgjidhe dot?  Megjitheate si shtese te pune se profesorit shqiptar, nga kendveshtrimi filozofik, do te shtoja (natyrisht që kjo është gjë e lehte):

Ne teorine e relativitetit mungon permasa hapsinore e ngjarjeve fizike dhe konkretisht kush eshte paraardhesi i strukturave fizike dhe kush vjen pas tyre (kjo eshte detyra e pare qe duhet te zgjidhe shkenca e fizikes me kush qe ajo te lundroje brenda karakterit materialist te filozofise se saj).

Ne teorine e relativitetit nuk eshte e percaktuar ne asnje permase madhesia e koheekzistences se hapsires dhe levizjes fizike. Problemi i kohes fizike eshte njehsuar me kohen e materies duke u unifikuar brenda nje karakteri cilesor te vetem prej nga presupozohej relativiteti i kohes. Ajo ka qene nje tendence per te shkeputur kohen fizike nga koha e pergjithshme e materies, ku kesaj te fundit kjo forme e ekzistences nuk i njihet as fillimi dhe as fundi duke qene e perjetshme, thjeshte vetem si nje kategori filozofike. Ne kete pike fizikantet jane mbeshtetur ne pseudomaterializmin e Leninit duke mos e zgjidhur dot as me perafersi pretendimin e relativitetit analitik.

Ne teorine e relativitetit nuk eshte realizuar lidhja jetike midis kohes dhe levizjes, midis kohes se lindjes dhe shpejtesise se levizjes.

Ne teorine e relativitetit nuk eshte realizuar ndarja e shpejtesise se levizjes nga shpejtesia e zhvillimit specifik dhe kjo e ka futur mendimin filozofik fizik ne kontradikte me vetveten, karakteristike e teorise se relativitetit ajnshtajnian.

Ne teorine e relativitetit mungon analiza e vecorive te drites nga cilesia e burimit te saj. Ne kete pike, edhe pse Einstein-i nuk e permend, qendron vlera konstante e saj dhe jo permasa e vleres se shpejtesise se levizjes. Eshte nje pike ku mund te ngrihen dyshime mbi interpretuesit e vepres se Einstein-it; ne fakt nje ballafaqim me artikujt e fillim shekullit te XX-te mund te ishin me vlere, pasi do te dilte ne shesh ose nje saktesi e fshehte, ose nje gabim permbyses.

 

Perfundime

(pa i dhene rendesi rradhes se tyre)

 

– Per fizikantin rishikimi hapsinor i teorise se relativitetit speciale (TRS) con ne nje riformim te shkences se fizikes, por per filozofin materialist rishikimi metodik i teorise se relativitetit ajnshtajnian con ne permbysjen e shkences ne te gjithe permasen e saj. Procesi domino eshte ne rruge e siper dhe shkencat shoqerore kane kohe qe e heqin ne kurriz pa ditur as nga vine e ku po shkojne. Sot politika e sundon shkencen ne te gjithe permasen; kur shkenca te shkepuse vargonjte, qe e mbajne te lidhur pas politikes, do te ndodhe mrekullia reale ne fushen e shkences.

– Shkenca shqiptare e Fizikes duhet t’ja dije per faleminderit Profesor – Doktor Shukri Klinakut per guximin e treguar ne kete rast per te goditur anen e pa sakte dhe idealiste te teorizimeve relativiste qe trumbetohen ne emer te Albert Ajnshtajnit. Une pretendoj se ai ja ka arritur qellimit ne menyre shume-shume ndihmese per studiuesit e ardheshem te shkences se fizikes. Profesori i Fizikes ka hapur nje dritare te re dhe te madhe ne mendimin shkencor shqiptar duke treguar se ka ardhur koha qe shkencetaret shqiptare te flasin me gojen e tyre. Ai ka vene tullen e pare materialiste ne mendimin fizik shqiptar ne menyre origjinale dhe ne kundershtim me ato cka thuhen per teorite relativiste. Une pretendoj qe kjo eshte zanafilla origjinale e mendimit fizik shqiptar.

– Krahasimi i teorive te ndryshme me raportin kohor – hapsinor duket dhe ne ndryshimin hapsinor te nje ngjarje ne saje te shpejtesise se levizjes. Ne qofte se sipas te gjitha teorive qe njeh njeriu ndryshimi hapsinor ndodh me lehtesi ne ngjarjet me shpejtesi te vogel levizje, por raportin kohor – hapsinor ngjarjet qe karakterizohen nga shpejtesite e vogla te zhvillimit jane absolutisht te pamundura te ndryshohen dhe duhet shume kohe influence mbi to qe te mund te realizohen devijacione te vogla. Kjo ka vlera sidomos per boten njerezore, ku dhe dallohet me lehtesi, por bindja ime eshte se kjo duhet te jete nje karakteristike universale per natyren nga pikepamja e zhvillimit specifik.

– Problemi i KOHES akoma nuk ka zene vendin e merituar ne shkencen e fizikes duke perbere defektin kryesor te saj sipas kendveshtrimit materialist. Pa saktesuar kete veti te materies ne dinamiken e saj te harrohet avancimi fitimprures i shkences se fizikes ne planin aplikativ. E bukura eshte qe zberthuimi i faktorit KOHE ne mendimin shkencor boteror ka filluar nga forma me e larte e organizimit te MATERIES drejt formes me te thjeshte (nga bota e njeriut, drejt botes biologjike e kimike; ndersa ne beten fizike ajo akoma nuk ka dhene ndonje perfundim konkret.

-Problemi i levizjeve ne fizike eshte ngaterruar vetem per nje aresye. Studiuesit e saj nuk duan te mbeshteten ne dialektiken materialiste qe udhehes mendimin filozofik fizik, pasi ne te kunderten duhet ta kishin kuptuar qe ne procesin e levizjeve fizike nuk futet vetem drita, por sinjalet elektromagnetike, forcat e gravitetit, fushat manjetike, pasojat e veprimtarive bashkevepruese te grimcave elementare e shume e shume te tjera qe une nuk i njoh. Eshte e pamundur qe madhesia e levizjes se tyre te jete e barabarte; ky eshte nje kusht i ekzistences ne natyre te cdo lloj strukture lendore e paralendore,  kimike e fizike.

 

Shenim: ky artikull mbeshtetet ne studimin mbi kontinumin kohor – hapsinor mbi cbaze eshte formuluar Teoria e Raportit kohor – hapsinor ose Teoria e Absolutizmit analitik.

 

Tirane    03.08.2012