Artikuj

17-Çfarë nuk zgjidhi teoria e Ajnshjtajnit 22.09.2008

Posted by Genc Hoti

Loading

17-Çfarë nuk zgjidhi teoria e Ajnshtajnit?

 

Pervjetoret lënë zakonisht nje kujtim fiks, por përvjetorë që lënë kujtime dualiste ku koeficienti i papërcaktueshmërisë është pothuajse infinit janë të lidhura vetëm me Ajnshtajnin dhe vetëm me teorinë e tij.

Nëqoftë se filozofët dhe studiuesit shqiptarë për të gjithë periudhën kohore midis viteve 1945 – 1992 pretenduan të jenë materialistë konseguentë, ata në mënyrë absolute nuk dhanë asnjë ide produktive në favor të materializmit filozofik, por e propaganduan atë pa i ditur thelbin dhe përse mund të shërbente ai. Në mënyrë absolute shkenca e kaluar shqiptare ka qënë promotor i idealizmit filozofik dhe shterpësia e saj është e lidhur me paaftësinë intelektuale të pjestarëve të saj të nderuar, por me sa duket ka ardhur koha që shkenca shqiptare ta thotë fjalën e saj në mënyrë origjinale duke u ndarë nga e kaluara idealiste. Pikërisht në këtë përvjetor të lindjes së Albert Ajnshtajnit ne kemi vendosur të sulmojmë shkencën idealiste shqiptare me pretendimin për të eleminuar pjesën shtërpe të saj, krimin shkencor që disa anëtarë të nderuar të Akademisë së Shkencave të RPSSH kanë kryer në të kaluarën. Transformimi i Akademisë së Shkencave pa treguar më përpara krimin që kanë kryer në të kaluarën disa anëtarë të saj na duket një orvajtje për të përsëritur të kaluarën formale në shkencën shqiptare. Urojmë për të kundërtën!

Te flasesh per Ajnshtajnin dhe teorine e tij ne menyre hipokrite eshte shume e lehte, por te analizosh thelbin e teorise së relativitetit dhe të nxjerresh përfundimet përkatëse une pretendoj se eshte pak e veshtire dhe e pamundur per shkak te metodes se arsimimit shteteror qe mbizoteron për mbi një shekull ne kontinentin tone europian.

Kryesorja që duhet vënë në dukje për këtë teori është karakteri politiko-filozofik qe e ka shoqeruar, pas publikimit te artikullit “Mbi elektrodinamikën e trupave në lëvizje” me 1905, nën siglen “kriza e fizikes”. Nuk mund te kuptohet negativiteti, apo poziviteti, i teorise se relativitetit ne mendimin filozofik boteror pa këtë shoqërim.

Autori i revolucionit bolshevik është në të njëjtën kohë autori i sulmit kundra marksizmit te proletareve dhe pastruesi i rruges idealiste te relativitetit analitik. V.I.Lenini është njeriu që i krijoi terren pozitiv teorisë me idealiste te shekullit të XX-të të paraqitur si teoria me materialiste (për këtë shih librin e tij Materializmi dhe empiriokriticizmi, f. 210-215, kapitulli: Kriza e fizikës së sotme). Është pikërisht ky fakt që na vuri në dyshim fillimisht për teorinë që mban emrin: teoria e relativitetit Eshte pikerisht ky dualitet filozofik qe bën të mundur vënien e pikëpyetjeve në teorinë të konsideruar si më revolucionare në historin e njerezimit të vënë në prak të përmbysjes totale së saj per shkak te paaftësisë të interpretuesve te vjeter e te rinj. 130 vjetori i lindjes se njeriut per te cilin mbahen sesione shkencor anë e mbanë botës na jep rast të vëmë ne dukje atë qe nuk zgjidhi Ajnshtajni dhe ate qe zgjidhi gabim. Në tërësi teoria e tij duhet konsideruar si nje teori me tendenca zgjidhese, por jo zgjidhese. Sot bota shkencore eshte e ndare ne dy pjese per problemin e relativitetit analitik: ne njerez qe dine gabim ate qe zgjidhi Ajnshtajni (këtu mund të përmëndim Stefan Hawking me librin e tij mbi historinë e shkurtër të kohës dhe ata sovietikë, si L.D.Landau me librin Ç’është teoria e relativitetit) dhe ne njerez qe nuk dinë atë që zgjidhi Ajnshtajni (këtu mund të përmëndim përgjithësisht gjithë fizikantët shqiptarë; fakti që prof. Rexhep Mejdani nuk i përmënd teoritë e Ajnshtajnit në librin e tij “Bazat teoriko – konceptuale të fizikës” (f. 518), duke e kufizuar përmëndjen e fizikantit më idealist të shekullit të kaluar vetëm në proçesin e shpërndarjes Boze – Ajnshtajn duhet ta përligjë pretendimin tonë). Për hir te përparimit dhe diskutimit ne jemi te detyruar t’i përgjigjemi këtij dualitetit.

Përgjigja dhënë Arkimedit mbi pamundësinë e lëvizjes së Tokës, edhe në qoftë se do ta mernim të mirëqënë pikën mbështetëse, për shkak të pamundësisë së ekzistencës kohore të Tokës, në arësyetim, është krejt e kundërt me arësyetimin mbi paradoksin e dy binjakëve. Në rastin e parë koha merret në të njëjtin rrafsh diskutues me hapësirën, kur në të dytin i nënshtrohet hapësirës dhe shpejtësisë. Pra problemi përpara se të konsiderohet fizik duhet konsideruar filozofik dhe botëkuptimor. Në këtë pikë faji është i shkencës materialiste që i ka humbur të gjitha betejat me idealizmin jo për meritë të kësaj të fundit, por për faj të vetvetes. Materializmi nuk mund të pranojë fitim në kohë nga hiçi, por ai e konsideron të mirëqënë fenomenin në kurriz të relatorit material dhe në këtë pikë teori e relativitetit i humb të gjitha betejat me materializmin filozofik. Paradoksi i dy binjakëve është një fenomen shoqëror që ndodh, të paktën, prej 2000 vjetësh në Europë, por me përfundime krejt të tjera nga ato të Ajnshtajnit.

Teoritë e Ajnshtajnit kanë disa defekte botëkuptimore ku më kryesoret përmëndim:

1-Konsiderimi i dritës si bartëse e shpejtësisë më të madhe në natyrë.

Ka një mënyrë që vërteton se drita ka shpejtësinë më të vogël, të paktën në raport me shpejtësitë e tjera fizike, si shpejtësia e fushave elektomagnetike. Shkenca duhet të jetë e kënaqur me përcaktimin vetëm si një shpejtësi limit të dritës. Mbipërcaktimet, si konstante e shpejtësisë së dritës, janë tendenca idealiste që çojnë në përmbysjen e materializmit dhe në emërtimin si teori përmbysëse të të dy teorive të Ajnshtajnit. Këtu fillon ajo që nuk zgjidhi dot A.Ajnshtajni dhe këtu fillon arësyeja pse Stefan Hawkingu arriti në përfundimin se:

“për  një numër të madh, të mjaftueshëm grimcash materje, forcat gravitacionale nuk mund të dominojnë mbi gjithë forcat e tjera. Kjo është arësyeja pse graviteti përcakton evolucionin e gjithësisë (f 79 e librit mbi historinë e shkurtër të kohës)”.

Në këtë pikë kërkohet të ndryshohet thelbi i problemit dhe mohimi i teorive të Ajnshtajnit duke kaluar nga një problem me përfundime të dyshimta në një problem me përfundime të pasakta. Pranimi i karakterit konstant të dritës i jepte lëndës përjetshmëri kohore dhe këtu qëndron përmbysja e një teorie me tendenca zgjidhëse.

2-Një thellim mbi postulatin që bën fjalë për karakterin unifikues të ligjeve elektrodinamike në çdo sistem inercial referimi tregon se teoria e relativitetit, në të dy përmasat e saj, është kontradiktore me vetveten. Është ky fakt që e çoi Stefan Hawkingun në përmbysjen e këtij postulati duke pranuar se:

“ligjet e fizikës nuk janë të njëjtë për grimcat dhe për antigrimcat” (f 77 e librit mbi historinë e shkurtër të kohës)

përfundim i cili përmbys jo vetëm Ajnshtajnin, por dhe vetë autorin e atyre rreshtave. Ndryshimi i natyrës në vazhdën e kohës duhet t’i bënte ligjet elektrodinamike të paafta të zbatoheshin për të gjitha kohërat dhe në të gjitha sistemet, dhe pikërisht këtu qëndron kontradikta. Kush është ajo forcë natyrore që i detyron ligjet elektrodinamike të jetë të barabartë në të gjithë kohërat dhe në të gjithë sistemet inerciale të referimit? Pra kemi arritur në pikën që kërkohet të shpjegohet uniteti i materies jashtë relativitetit analitik pasi ekziston një forcë madhore që i detyron ligjet elektrodinamike t’i nënshtrohen konstantes absolute, pikërisht këtë ka dashur të zgjidhë Albert Ajnshtajni dhe pikërisht këtë nuk ka zgjidhur dot ai (në fakt këto ligje kanë karakter të përkohëshëm dhe nuk mund të shërbejnë për të shpjeguar unitetin e materies, ato kanë vlera vetëm për një fragment hapsinor të materies, siç është lënda; dhe mënyra e të konceptuarit të këtij problemi është një gabim që po bën sot shkenca botërore duke ju larguar pambarim materializmit filozofik).

3-Lidhja e masës me energjinë dhe shpejtësinë sipas formulës e=mc2.

Ka pasur një debat filozofiko-shkencor për këtë formulë nëpër revista shkencore të ndryshme pa arritur në asnjë përfundim konkret, përkundrazi në përfundime të gabuara. Në thelb kjo formulë nuk del as nga fizika klasike dhe as nga teoria e relativitetit, por ajo del nga filozofia materialiste dhe përbën problemin numër një kryesor në filozofi. Ne do ta shikojmë këtë formulë nga kater këndvështrime:

a – sipas raportit kohor-hapsinor,

b – sipas shpejtësisë dhe elementëve përbërës të formulës,

c – sipas kohës

d – sipas vete Ajnshtajnit.

  1. Gjëja më e pabesueshme për fizikantin e sotëm modern është sulmi kundra formulës ajnshtajniane e=mc2. Bindja ime është se asnjeri nuk e di thelbin filozofik të kësaj formule fiziko-matematike (të paktën kështu është paraqitur deri më sot). Cilindo prej fizikantëve që të pyesësh mbi terminologjinë e elementëve të formulës, pamvarësisht nga kapaciteti i tij profesional, do të përgjigjej se fjala është për energjinë, masën dhe shpejtësinë e dritës, dhe vetëm kaq. Dëshira për një zbatim eksperimental të saj është kthyer prej kohësh në kërkesën drejt teorive të reja meqënëse eksperimentalisht është e pamundur zbërthimi i mëtejshëm i forcave të bashkëveprimit ndërlëndor. Kjo e fundit do të ishte e drejtë nëqoftëse ne do t’i konsideronim forcat me ndryshueshmëri të thellë cilësore dhe t’i analizonim sipas teorisë së relativitetit (por kjo gjë formon një kontrast praktik). Pikërisht në këtë pikë qëndron gabimi i të tërë fizikantëve të sotën e të djeshëm, përfshirë edhe hulumtuesit e relativitetit analitik, botëkuptimi i të cilëve ka pika mjaft të errëta, që po të mbështetemi në mënyrën se si zbërthehet përmasa e kohës pa frikë mund t’i emërtojmë fizikantë me botëkuptim idealist edhe pse në aparencë ata mbrojnë ekzistencën e materies jashtë dhe primarisht ndaj ndërgjegjes.

Raporti kohor-hapsinor duke u përbërë nga dy elementë absolutë përsa i përket ekzistencës së specifikave të materies në to, ka të drejtë të marrë në konsideratë çdo formulë dhe në qoftë se ajo reduktohet e barabartë me një, dmth me vetë raportin, atëhere ajo formulë është po aq absolute si vetë raporti në fjalë dhe mund të shërbejë për çdo specifikë të materies dhe për çdo formë të ekzistencës së kësaj specifike duke përfshirë edhe elementët përbërës të saj. Po të jetë kështu, dmth e=mc2 e ka këtë veti, preçedenca e fizikantit Nobël është krejt pa baza dhe tregon paaftësinë e shkencës së sotme për të zbërthyer teorinë ajnshtajniane sipas kuptimit materialist të saj, kur njëkohësisht tregon tendencën idealiste të fizikës së sotme moderne.

Që të pranosh reduktime të këtij karakteri është e nevojshme të futesh në marrëveshje për nocionin energji meqënëse masa dhe shpejtësia kanë një kuptim më përgjithësues dhe mundësia për një devijim nga nocioni është pak i vështirë të realizohet. Pikërisht nocioni energji  (si një nga vetitë themelore të materies; masa e përgjithshme e formave të ndryshme të lëvizjes së materies)  nuk mund të emërtohet thjeshtë hapsirë përderisa ajo është pjesë e kësaj të fundit dhe mbart mbi vete specifikën e materies dhe formave të saj. Në këtë mënyrë na jep të drejtën të emërtohet e barabartë me masën me ndryshueshmërinë e vetme se energjia është hapsirë dinamike kur masa përfaqëson hapsirën statike teorike në një çast të dhënë kohor. Me këtë marrëveshje formula ajnshtajniane mund të shprehet në funksion të kohës dhe hapsirës:

             hapsirë2

          hapsira dinamike = hapsirën statike  x  ————–         (1)

                                                                           kohë2    

e cila nga ana e sajë mund dhe duhet të reduktohet sipas dy rasteve të dhëna nga raporti kohor-hapsinor dhe pikërisht:

k           h                k

                ——— = ——–    ose —– = 1 = cost             (2)

                    h           k                h       

Kjo do të thotë se formula në fjalë është formulë universale për çdo specifikë të lëndës  (elementët përbërës), por edhe të materies me kushtin e vetëm që me nocionin energji të nënkuptojmë dinamikën  e hapsirës të një specifike të materies lëndore, për rastin e lëndës së fundme; dhe të specifikës së materies vetëm, për rastin e një kategorie të pafundme në kohë dhe hapsirë. Ndërsa përsa i përket masës fjala do të jetë për hapsirën e vetë specifikës që ne dëshirojmë ta marrim në analizë pamvarësisht nga mundësitë.

Duket sikur formula shërben edhe për botën e njeriut dhe nuk ka pse, empirisht, të mohohet meqënëse fjala është për reduktimin e formulës në funksion të kohës dhe hapsirës. Por duke qënë se energjia shoqërore është absolutisht e pamundur të përcaktohet, del konkluzioni i vetvetishëm që e=mc2 nuk ka asnjë vlerë për njeriun në formën që e përdor fizika. Ky konkluzion ja heq të drejtën njeriut t’i nënshtrohet ndryshueshmërisë së kohës për efekt të lëvizjes mekanike, gjë që do të shihet pak më poshtë me përfundime krejt të kundërta me këtë dhe me një pamje analitike krejt tjetër, ku origjinaliteti i domethënies është i tillë sa e rrëzon edhe vetë pikëpamjen e Ajnshtajnit nëqoftë se nuk bëjmë një marrëveshje për këtë formulë edhe pse praktikisht pretendohet që në sajë të lëvizjes mekanike ka ndodhur zgjatja e kohëekzistencës fizike  (proçesi që ndodh nuk është analizuar kurrë, prandaj dhe ne themi që aty ka diçka shumë interesante).

  1. Kur merret në konsideratë një formulë është bërë e zakonshme saktësimi deri në absolutizëm i elementëve përbërës të sajë. Të paktën për formulën që kemi në konsideratë kjo nuk është bërë (ja përse themi që filozofia materialiste nuk është marrë për bazë nga fizikantët dhe me sa duket as që ka ndërmënd ta bëjë ndonjëherë këtë gjë).

Pikërisht duke u mbështetur tek zbërzhimi i formulës së mësipërme në elementët e saj përbërës ne zbuluam se ato nuk mund të përputhen në asnjë mënyrë veçse sipas pikës së parë të kritikës dhe ja sepse:

1) Fizika njeh dy forma energjie: kinetike dhe potenciale; ndërsa energjia e plotë e një trupi është e barabartë me shumën e tyre plus energjinë e brëndëshme. Atëhere kë merr për bazë formula e Ajnshtajnit? Ne duke e zbërthyer teorinë e Tij me anë të raportit absolut e kemi mjaft të qartë se fjala është për energjinë vetiake që disponon një planet, një grimcë, një foton, etj, por mbetet për tu diferencuar energjia për rastin e lëvizjes për shkaqe të brëndëshme, nga ajo për rastin e lëvizjes nga shkaqe të jashtme; këtu qëndron reduktimi që Ajnshtajni i ka bërë materializmit filozofik, sepse pikërisht këtu qëndron ajo që nuk zgjidhi Ajnshtajni dhe ajo që donte të zgjidhte ai. Këtu qëndron një ndër të panjohurat më të mëdha të mendimit filozofik botëror.

2) Fizika njeh infinit forma masash duke filluar nga ato planetare, molekulare, bimore, shtazore, shoqërore, etj, etj. Atëhere për kë bëhet fjala, pasi ndryshimi midis këtyre formave është i karakterit cilësor? Edhe këtë pikë ne e kemi të qartë veçse kjo e kufizon veprimin hapsinor të formulës në funksion të formave të organizimit të lëndës.

3) Filozofia materialiste njeh pesë forma të lëvizjes, që seicila ka shpejtësinë e vet karakteristike  (mekanike, fizike, kimike, biologjike, shoqërore). Atëhere kë merr për bazë formula e famshme e Ajnshtajnit? Kjo për ne është e qartë  (pjesën mekanike të lëvizjes fizike dhe këtu qëndron gabimi), por, nga ana tjetër, edhe shpejtësia e kufizon zbatimin e formulës në të gjitha format e lëvizjes.

Por këtu del një problem që ka nevojë të vihet në dukje dhe duhet të përbëjë një ndër problemet e pazgjidhura të filozofisë materialiste, gjë që i ka hapur rrugë idealizmit filozofik ta hedhë vallen sipas qejfit. Dhe konkretish nuk është vënë në dukje asnjëherë shkaku fillestar i fillimit të një lëvizjeje çfarëdo. Po të ishte bërë kjo do të vihej re se çdo lloj lëvizje e një ngjarjeje ka si shkak fillestar dy forca vepruese: njëra rezultat i zhvillimit të brëndëshëm të saj dhe tjetra i zhvillimit të ambientit rrethues. Është e pamundur të lindë një lëvizje e re vetëm nga një forcë. Ky është një ndër deduksionet kryesore të materializmit filozofik mungesa e së cilës ka çuar në një sërë gabimesh teorike duke filluar nga Marksi deri tek Ajnshtajni. Vazhdimi i analizës duhet të çojë në lidhjen e këtij dediksioni me tre ligjet e dialektikës së Hegelit, pasi mohimi i lidhjes së kundërt të tyre duhet të çojë në një plotësim të dialektikës me një ligj të ri, , por kurrsesi sipas ideve të Bruno Fogelman-it në librin Realizmi i ri, f. 138-140, që duhet përkthyer në Konfuzioni i Ri. Gjithsesi marrja në konsideratë e këtij deduksioni duhet të rregullojë shumë gjëra në teoritë e Ajnshtajnit duke e kthyer atë nga relativisht absolute në absolutisht relative. Kthesa është rrënjësore për shkencën e fizikës pasi do të ndihmojë për të zgjidhur një ndër problemet më kryesore të saj: arësyen përse rrotullohen trupat kozmikë, elektronet etj. Kjo do te thote qe ekuacionet qe ndertohen per te shpjeguar fenomenet natyrore te mos jene te plota dhe matematika te konsiderohet si shkence plotesuese, por jo vendimtare. Me fjalë të tjera ekuacioni i Friedmann-it që përcakton pikën e singularitetit të Bing Bengut të mos jetë i saktë pasi nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe vetëm teorike, të përcaktohet forca tërheqëse e ambientit rrethues të organizimit material paralëndor.

Thuhet sikur në sajë të shpejtësisë së madhe V drejt C  (=)  trupi shkurtohet dhe akoma më tej nuk ka masë  (1=0, por nuk zhduket). Tani ka ardhur koha të bëjmë një ndreqje: midis shpejtësisë që imponon temperatura –273,15oC  (zeroja absolute, 0oK)  dhe shpejtësisë C gjënden plot 6  (gjashtë)  kufij shpejtësish dhe pikërisht: shpejtësia e lëndës inorganike, ajo e lëndës organike, ajo e bimëve, e kafshëve, e njeriut dhe e fushës. Ndryshimi midis tyre është i karakterit cilësor dhe këtu fillon diferencimi midis relativizmit analitik dhe absolutizmit analitik.

  1. Thuhet sikur A. Ajnshtajni paska përkufizuar për herë të parë kohën si element relativ në historinë e fizikës. Për këtë të fundit kjo mund të jetë kështu, por për historinë e filozofisë kjo është bërë 80-90 vjet më përpara; dhe, nga ana tjetër, relativiteti i kohës në fizikë nuk duhet të jetë dhe krejt ashtu përderisa koha është quajtur nëpër formula një element absolut i saj me inicialin, këtu në Shqipëri, t.

Të thuash që koha është relative dhe ta nënkuptosh atë sipas variacioneve sasiore nuk do të thotë aspak se ajo është relative, por përkundrazi, do të thotë se ajo është absolute, por jo sipas kuptimit njutonian, dhe materia është pa asnjë specifikë. Kjo përbën gabimin e të gjithë teorive relativiste dhe bashkë me to edhe të gjithë fizikantëve e filozofëve të sotëm.

Raporti kohor-hapsinor, edhe pse ka si premisë absolutizmin, nuk e nënkupton kohën si të tillë. Ai duke e marrë për bazë një hapsirë të dhënë, pamvarësisht nga forma-lloji-specifika, etj, etj, formon kostanten me kohën vetiake të kësaj hapsire e cila në këtë drejtim është absolute dhe jo me kohën që jeton njeriu. Pra raporti absolut kohor-hapsinor niset nga elementë relative për të mbërritur në kostanten absolute kohoro-hapsinore.

Prej këtej rrjedh që formula e=mc2 nuk është formulë thjeshtë e një specifike që bashkon lëndën me fushën, por është një formulë universale që duke u reduktuar në:

 

       Kohë          Hapsirë

—————- = ——————- = cost = 1

    Hapsirë            Kohë

 

tregon se Ajnshtajni ka qënë shumë afër zbulimit të kësaj kostanteje. Fakti që njëri nga postulatet e tij ka dritën të nënshtruar ndaj kostantes  (gjë që nuk duhet të jetë e vërtetë)  duhet të nënkuptojë diçka që shkenca e sotme nuk e di akoma. Aq më tepër duhet pranuar kjo kur akuzohet autori i teorisë së relativitetit sikur paska dashur të ndërtojë një teori të vetme për të katër forcat e bashkëveprimit ndërlëndor dhe të cilën nobëlistët e sotëm e quajnë të pamundur. E para duhet të jetë e vërtetë, sepse fizikanti i madh në sajë të formulës absolute e=mc2 ka ilustruar dinamikën e një specifike materiale  (lëndën)  brënda kuadraturës relativiste. Dhe ashtu duhet të jetë kur koha, edhe pse konsiderohet relative, merret si një element absolut. Ja ku ka mbërritur shkenca e sotme e fizikës. Në qoftë se Ajnshtajni ka ecur sipas rrugës që na thonë studiuesit e sotëm, ai nuk ka pasur për ta zgjidhur kurrë problemin e dualitetit fushë-lëndë. Ai ka dashur të formulojë relativitetin absolut, kur në të vërtetë nuk ka shkuar më larg se absolutizmi relativ.

Kur themi se koha është relative fjala nuk duhet të jetë thjeshtë për kohën specifike që jeton një dukuri, por, kryesisht, për ecurinë e saj. Psh, koha e organizimit feudal është krejt e ndryshme nga ajo e organizimit kapitalist, por acuria e saj në të dy sistemet është relative ja pse në rastin e parë ajo duhet konsideruar absolute dhe në të dytin relative. Ose për rastin e ekzistencës së njëkohshme  (ta themi ndër kllapa njëkohshmëria është arbitraritet, në fakt ngjarjet janë paralele në kohë; -shkenca njeh paralelizmin në hapsirë duke e lënë krejt në harresë paralelizmin kohor)  të dy dukurive, psh koha e ekzistencës së bimëve është e ndryshme nga ajo e pranisë së kafshëve dhe akoma më tej krejt e ndryshme nga ajo e njerëzve, por ecuria e saj nëpër të tre format e lëndës konsiderohet relative  (duhet thënë paralele). Ja përse koha ka dy madhësi; ecurinë dhe egzistencën që së bashku me atë të lindjes formojnë tri përmasat e saj. Nga ana tjetër koha si kategori filozofike me pafundësinë e saj, përbëhet nga një infinit madhësish kohore të fundme.

d- “Ekuivalenca e masës me energjinë ështe pranuar te shprehet (megjithëse kjo nuk është shumë e saktë) me formulën E = m.c2..”(A.Ajnshtajni, Pikëpamjet dhe mendimet e mia,, f. 224). Kjo është pika që përmbys vete Ajnshtajnin nga bota e tij e brëndëshme. Por në këtë pikë ka një problem të pazgjidhur akoma nga filozofia, le pastaj nga fizika. Mos vallë Ajnshtajni e kishte paralajmëruar shkencën e fizikës për ekzistencën e karakterit dualist të shkakut fillestar të lëvizjes? Po të jetë kjo, atëhere fizikanti më i madh i njerëzimit nuk është ai që na propogandohet prej mbi një gjysëm shekulli. Faji bie mbi interpretuesit e veprës së tij dhe në fakt ne tek këta të fundit kërkojmë mashtrimin e përdorur. Të gjithë ekuacionet matematikore që analizojnë proçeset fizike në natyrë nuk e kanë marrë për bazë shkakun ambiental të fillimit të lëvizjes dhe zhvillimit duke anashkaluar thelbin e problemit. Ja përse ne pretendojmë që teoria e Ajnshtajnit duhet përmirsuar në interpretim.

Përfundimisht formula ajnshtajniane e=mc2 nuk është formulë relativiste, por krejtësisht absolute që paraqet kostanten e zhvillimit në kohë dhe hapsirë të dualitetit fushë-lëndë dhe të fushës e lëndës të marrë veças. Pastaj që të jemi të plotë duhet pranuar se ka qënë vetë Ajnshtajni ai që ka vënë dyshime mbi saktësinë e kësaj formule. Dhe kjo falë analizës kohore, e cila argumenton se lidhja e energjisë me masën nuk ka kuptim fizik pasi janë dy dukuri të të njëjtit fenomen, por të sfazuara në kohë formim dhe njëra pasojë e tjetrës. Sot nëna jonë natyrë e ka të pamundur, brënda ishullit tonë lëndor, transformimin e fushave në masë kur të kundërtën e kemi prezent në çdo moment. Domethënë raporti kohor-hapsinor ja përshtat këtë formulë të gjithë specifikave të lëndës edhe pse fizika, në vetvete, nuk është e aftë ta bëjë dot. Pra raporti inverton specifikën shkencore në filozofi dhe anasjelltas pa futur në kontradiktë dy format e shkencës për këtë rast. Përfundimisht

”Sipas pikëpamjes sime”, -shkruan Ajnshtajni-, ”në këtë teori është parimisht i pakënaqshëm raporti ndaj asaj, që unë e konsideroj si qëllimin më të lartë të të gjithë fizikës, ndaj përshkrimit të plotë të gjëndjes reale të një sistemi çfarëdo  (që ekziston pavarësisht nga akti i vrojtimit ose nga ekzistenca e vrojtuesit)”.(R. Mejdani, Deteminizimi dhe mekanika kuantike, f 106).

Pikërisht këtë gjë plotëson më së miri raporti absolut kohor-hapsinor meqënëse ai niset nga hapsira dhe koha vetiake duke i konsideruar ato absolute për çdo dukuri, dmth të papërsëritshme dhe krejtësisht të pavarura nga vrojtuesi. Edhe në këtë pikë teoritë e Ajnshtajnit lënë për të dëshiruar.

 

22.08.2008