Artikuj

162 – Cfare fsheh Masakra e Peshkepise e 10 Prillit 1994?

Posted by Genc Hoti

Loading

162 – Cfare fsheh Masakra e Peshkepise e 10 Prillit 1994?

 

Rreth 1908-1912 ne afersi te Manastirit (foto 3,17,22,32) te Peshkepise se Siperme (foto 9,11,23,24) ka qene nje dogane otomane. Doganieret dinin qe poshte ketij manastiri ishte nje guve natyrore qe majtas kishte nje tynel te gjate rreth 30-40 metra qe ne fund kishte nje pus rreth 20 metra te thelle (te gjitha keto permasa jane saktesuar pas zbulimit). Keta doganiere rreth viteve te mesiperme fshehin nje thesar dhe une them se ka qene gjigand (disa kuintal) perderisa eshte perdorur nje vend teper i kamufluar. E raportojne tek eproret ku formulohet nje skeme dhe vendndodhja e thesarit (shume me vone, – mars, 2023 -, kjo skeme do te me binte ne dore si nje mundesi gjetje). Ky vend-manastir (foto 3,17,22,32) koncidoi brenda kufijve shteterore te Shqiperise dhe Manastiri perfshihet brenda nje reparti ushtarak kufitar. Rreth viteve 1985-1995 kufijte e shtetit shqiptar i ruante Ministria e Mbrojtjes dhe jo Ministra e Brendeshme. Ne javen e pare te prillit nje grup ish punonjes te kesaj te fundit orvaten ta pervetesojne kete thesar te fshehur rreth vitit 1912 dhe me 10 prill 1994 ne mesnate orvaten te futen ne guven natyrore dhe te gjejne tynelin e fshehte (foto 18,20). Jane pikasur nga rojet e pikes kufitare (foto 2,5,12,13,25,26,31) dhe ka ndodhur perleshja. Se cfare ka ndodhur realisht nuk mund ta them, por eshte publikuar raporti i policise, sipas se ciles nje komando greke (me emra e mbiemra) te shoqeruar nga nje grup himariotesh dhe gjirokastritesh (me emra e mbiemra) perleshen me kufitaret ku mbesin te vrare nje oficer dhe nje ushtar.

Deri ketu asnjeri nuk ka bere fjale per thesare dhe per qellimin e fshehte te agresoreve. Dhe une pretendoj se kjo do te kishte mbetur keshtu po te mos ishte korriku i 1997. Paraqiten ne institucionin e Gjeofizikes dy persona dhe bisedojne me drejtuesit e Gjeofizikes mbi kontrollin e nje vendi thesari (ne ate kohe kerkesa per studimin e zonave thesarmbajtese ishte ligjeruar edhe si nje aktivitet privat sipas nje rregulloreje). Me duket se ne ate kohe drejtor ka qene prof. Salvator Bushati, ndjese paste, i zevendesuar nga prof. Radium Avxhiu, ndjese paste, dhe nuk mbaj mend se kush ma dha urdherin, por dy personat ne fjale pasi me paguan 200.000 lek te vjetra me muaren me vete dhe me cuan pikerisht ne kete pike kufitare, ne afersi te fshatit Peshkepi e Siperme (foto 9,11,23,24). Rruga e bere deri tek guva kaloi neper nje rruge qe nuk e pikasa as Manastirin, as repartin kufitar dhe as guven e fshehte.

Me thane te kontrolloj nje segment toke te gjate rreth 50 metra ku zbulova pranine e nje pusi te thelle 20+2+3 metra (2m eshte lartesia e tynelit te fshehte dhe 3m mbulesa e tynelit, pra nga siperfaqja thellesia ishte rreth 25 metra), nje galeri-tynel rreth 35 metra dhe ne fund nje dhome te ne nendheshme me permasa 6×4 metra. Te gjithe kete skeme ja pershkrova dy personave qe me ishin prezantuar si te sigurimit. Njeri prej tyre, qe e njihte mire zonen, me thote se dhoma e nendheshme ka nje dere. U rrotulluan rreth dhomes imagjinare, duke u ulur poshte rreth 5 metra dhe u gjendem perballe nje dere derrase teper-teper te vjeter. Me nje goditje dera u shemb dhe perpara nesh u cfaq nje guve natyrore. Por majtas guves dallohesh shume qarte nje aktivitet ndertimor ku binte ne sy nje suvatim i fresket dhe i lyer me gelqere teper te bardhe. Me hamendje thashe ne ate kohe se duhej te ishte rreth 2-3 muaj e bere. U shpjegova dy personave se suvatimi ka mbuluar hyrjen e tynelit te fshehte, pra aty ishin futur njerez dhe, shume me vone (2023), e pata kuptuar se ne ate kohe nuk ishte gjendur ndonje objekt me vlere. Biseduam gjere e gjate mbi mundesine e ekzistences se nje thesari, por aparatura VLF ne keto rrethana gjeometrike e kishte te pamundur ta zbulonte per efekt te situacionit dopjo kondensator qe formohej nga fundi i pusit deri ne sip. e tokes. Dolem jashte dhe ndoqem rrugen ne vazhdim duke u rrotulluar majtas vazhdimit te rruges se filluar dhe u gjendem perballe nderteses se repartit (foto 2,5,12,13,25,26,31) ku lexova tabelen prej mermeri gri (foto 15) mbi krimin e 1994. Me ta lexuar pllaken perkujtimore (foto 15) u drejtohem dy personave te panjohur: krimin nuk e paskan kryer greket, por forcat e sigurimit shqiptar. Nuk reaguan edhe u larguam perfundimisht. Ne rrugen kryesore, Jorgucat-Gjirokaster me priste nje makine e porositur ku hypa dhe nuk i pashe me keto njerez. Deri ketu problemi qendroi i panjohur per disa vjet.

Rreth vitit 2000 nje mikesha ime (me emer dhe mbiemer, juriste shume e njohur) me kerkoi ndihme per te bere nje montim inverteri te nje shoku i saj prokuror. Shkuam nje mbasdite dhe pasi mbarova pune biseduam mbi ngjarje te ndodhura prej nga mora vesh se personi ne fjale ishte me origjine nga Kukesi, ose Hasi, ishte i martuar me nje grua nga anet e Gjirokstres, banonte ne nje vile ne qytetin Studenti, dhe ishte marre me hetimin e ceshtjes te asaj qe kishte ndodhur ne Peshkepi te Siperme (foto 9,11,23,24) te Gjirokastres me 10 prill 1994. E degjova me shume kujdes dhe befas e kundershtova me pretendimin se Greket apo Fredi Bejleri nuk kane kryer asnje sulm ne ate pike kufitare, duke shtuar se ajo ishte nje pune e sigurimit te shtetit te vjeter shqiptar. Replikuam disa here duke ja thene troc se si kishte qene puna duke i treguar ngjarjen e 1997 mbi kerkimin e thesarit. Cuditerisht heshti dhe nuk e vazhdoi me kete muhabet. Kjo ngjarje do te ringjallej rreth 2020 ku doli fjala mbi nje thesar te madh ne zonen e Pogonise, me qender Policanin, ne rrethin e Gjirokastres. Pikerisht ne kete pike implikohej pala Greke dhe Asfalia, bile permendej edhe emri i nje personaliteti kryesor i Asfalise, tashme me moshe mbi 90 vjec, ku pretendohej se rreth viteve 1940-1944 disa Greke kishin fshehur ne territorin e shtetit shqiptar, ne nje Kishe – tynel – pus, nje ngarkese te madhe ari. Shkova disa here dhe perfundimi rezuloi ne te gjithe rastet negativ, por pershtypja ishte se ne kete vend problemi ishte i sajuar dhe une nuk e kuptova perse duhej perhapur nje infomacion i rreme pikerisht ne ate vend. Zona e Pogonise lidhet me Peshkepine kufitare vetem me ane te kufirit shteteror me nje gjatesi rreth 25-30 km. Pra dikush kerkonte ta devijonte mundesine e hetimit te metejshem. Kjo me vuri ne dyshime per shume probleme, por me kryesorja ishte ne pyetjen: Si ishte gjendja e vendit te fshehte ne Peshkepi?

Une nuk kisha ndermend t’i kthehesha kesaj pune, por nje telefonate nga nje i panjohur ne fillim dhe pastaj nje miku im i kahershem me detyroi jo vetem t’i rikthehesha, por vendosa ta zbardh deri ne fund. Ai me vuri perpara fotokopjen e skemes se para mbi nje shekulli ku kerkohej nje Kishe – tyneli – pusi, qe praktikisht perputhej me ate qe kisha zbuluar ne korrik 1997. I lidha te tre ngjarjet se bashku, dmth ate qe kishte ndodhur rreth 1912, ate te 1994 – 1997 dhe vendet imagjinare te thesareve ne krahinen e Pogonise. E kuptova qe kisha gabuar me perfundimet kalimtare te 1997, pasi realisht pas 1997 duhej te kishte ndodhur marrja e thesarit poshte Manastirit te Peshkepise.

Gjitheshka do te varej nga ajo qe duhet te kishte ndodhur pas 1997, ose ndoshta nuk kishte ndodhur asgje. Ne mars 2023 mora udhetimin e dyte drejt Peshkepise se Gjirokastres dhe pershkrova te gjithe vendet e analizuara ne korrik te 1997. Gjeja e pare qe vura re ishte zevendesimi i pllakes perkujtimore (foto 15) me nje pllake te re prej mermeri te zi (foto 16), pastaj vura re se guva natyrore ishte eleminuar teresisht dhe ne vend te saj ishte ndertuar nje Kishez me permasa 4×3 dhe disa breza betoni (foto 4,10,18,19,32). Pastaj vura re se tyneli i fshehet (foto 18,20) kishte dale ne drite se bashku me pusin dhe tashme nuk kishte me nevoje ta kerkoje.

foto 1 – rruga drejt guves
foto 2 – Reparti i pare 100 metra larg
foto 3 – Manastiri ne afersi te Repartit Kufitar
foto 4 – Kisheza e ndertuar pas 1997
foto 5 – me Rexhep Ismailin ne gusht 2023 – ne sfond reparti kufitar

U riktheva edhe dy here te tjera (nje here ne gusht 2023 – fotot 1-5) me shoqerues Rexhep Ismailin dhe per here te katert ne mesin e shtatorit – fotot 6-36 – me shoqerues Arben Cerbja (foto 27) duke hulumtuar te gjithe vendet ku kisha shkelur duke arritur ne perfunimin qe aty ishte marre nje thesar i panjohur ne intervalin 1997-2000, pasi aparaturat gjeofizike sot nuk japin asnje gjurme te ekzistences se tij.

Keto foto (fotot 6-36) jane te dt. 17 shtator 2023 dhe te lidhura me nje ngjarje qe ka ndodhur me 10 prill 1994. Kam pasur fatin te shkoj kater here ne kete vend: nje here per aresye shteterore te fshehte dhe tre here te tjera per te vertetuar hipotezen qe me lindi nje dite korriku te vitit 1997. Rendesi jepini fotove qe flasin mbi masakren e Peshkepise, ku pllaka me ngjyre gri (foto 15) eshte e vjetra, ndersa e zeza (foto 16) e vendosor me 2019, me rastin e 25 vjetorit te vrasjes. Shqiptaret per nje gje duhet te jene te sigurte: ajo ngjarje nuk ka doren as te komandos greke dhe as te Fredi Belerit. Kisha e vockel (foto 4,10,18,19,32) ka qene objekt i nje studimi gjeofizik dhe eshte e ndertuar rreth viteve 1997-2000 pasi ishte shembur nje guve origjinale qe majtas kishte nje tynel te fshehur (foto 18,20), ne fund te te cilit ishte nje pus. Sot pusi dhe tyneli jane te hapura krejtesisht dhe gjurmet e vendodhjes origjinale te asaj Kishe teper primitive jane fshire nje here e mire.

foto 6 – tabela rrugore Kakavije-Gjirokaster
foto 7 – tabela ne afersi te Glines
foto 8 – tabela udhezuese drejt Peshkepise se Siperme
foto 9 –tabela ku ndahet rruga e Peshkepise se Siperme nga rruga drejt Repartit Kufitar
foto 10 – Kisheza qe kishte zevendesuar guven natyrore
foto 11 – Fshati Peshkepi e Siperme
foto 12 – Hyrja e Repartit sot
foto 13 – Ndertesa kryesore e Repartit Kufitar sot
foto 14 – Tregon qe pas 10 Prillit 1994 Reparti Kufitar (Posta kufitare) eshte quajtur me emrin e deshmorit Fatmir S. Shehu
foto 15 – Tabela perkujtimore mbi Aktin heroik te deshmoreve, ku vecoj emrin e babait te Ushtarit deshmor Arsen Llazi Gjini
foto 16 – Pllaka e re perkujtimore e vendosur me 2019 ku emri i babait te Ushtar Arsen Gjini behet Llazar
foto 17 – Pamje e Manastirit ne afersi te Repartit Kufitar qe ka sherbyer si depo armatimi perpara prillit 1994
foto 18 – Kisheza e re, ku guret ne krah te Kishes ne drejtim te vrojtuesit jane vendmbulesa e tyneli te fshehte
foto 19 – Hyrja e Kishes se Vogel e ndertuar pas Korrikut 1997
foto 20 – Kjo eshte pamja e tavanit te tynelit ne krahun e majte te Guves, qe tashme eshte Kishe
foto 21 – Brendia e Kishezes se ndertuar pas 1997. Dritarja qorre majtas eshte vend-hyrja e tynelit
foto 22 – Manastiri prane Repartit Kufitar sot
foto 23 – Fshati Peshkepi e Siperme e pare ne nivelin e Repartit Kufitar
foto 24 – Fshati Peshkepei e Siperme i afruar
foto 25 – Reparti i fotografuar kur zbret nga lartesia e Manastirit Orthodoks
foto 26 – Hyrja e Repartit ku jane te dy pllakat perkujtimore
foto 27 – Makina e udhetimit e dates 17 shtator
foto 28 – Ndertesa ne hyrje te oborrit te Repartit
foto 29 – Fshati Peshkepi e Poshtme
foto 30 – Ne horizonte vija e kufirit shteteror me Greqine
foto 31 – Hyrja kryesore e Repartit Kufitar
foto 32 – Manastiri Orthodoks dhe Kisheza te fotografuar qe ne hyrjen e Repartit Kufitar
foto 33 – Kombinati i Glines i fotografuar nga larg ne Kthim
foto 34 – Kombinati Glina i fotografuar nga afer
foto 35 – Rruga e Qafe Muzines e afruar
foto 36 – Rruga e Qafe Muzines nga larg

Me 2019 u cfaq ne internet raporti i plote i policise mbi ngjarjen e Peshkepise, i siguruar nga TV ABC si me poshte:

Ekskluzive/ Masakra e Peshkëpisë, raporti i plotë i policisë më 1994 (mare nga interneti)

Kanë kaluar 25 vjet nga Masakra e Peshkëpisë, por autoritetet shqiptare anjëherë nuk kanë arritur të gjejnë dhe ndëshkojnë autorët e këtij krimi të rëndë të regjistruar më 10 prill 1994 në rrethin e Gjirokastrës, fare pranë kufirit me Greqinë.

Abc News ka siguruar raportin e plotë të policisë së Gjirokastrës të përpiluar menjëherë pas ngjarjes. Ky raport, i dërguar në Ministrinë e Brendshme në Tiranë, përbën një përshkrimin më të hollësishëm të kësaj ngjarjeje krahasuar me versionet e njohura deri tani. Po kështu aty sqarohet se disa nga agresorët flisnin shqip. Kjo ngjarje u pasua edhe nga një tjetër e mbetur në tentativë.

Autoritetet greke kishin ndaluar më 18 mars të vitit 1995, 7 të dyshuar si autorë të masakrës së Peshkëpisë. Ata sapo kishin dështuar në një tjetër sulm terrorist ndaj kufirit shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj të ndaluarve, u gjetën edhe armët e municionet e rrëmbyera në Postën Kufitare të Peshkëpisë.

Të ndaluarit e komandës së ashtuquajtur “Pirro i Parë”, ishin:

Jorgos Anastasulis, 34 vjeç, shtetas grek, oficer, Apostolos Karvelas, 26 vjeç, shtetas grek (ish-polic rrugor), Marios Kutula, 25 vjeç, qytetar shqiptar, Fredi Beleri, qytetar shqiptar, 23 vjeç, (i cili përdor disa emra si Dionisios dhe Foti), Jorgo Kristo, 26 vjeç, Jorgo Papa, 30 vjeç, të gjithë këta janë nga Himara, Harallamb Papa, 21 vjeç, nga Krioneri i Gjirokastrës.

Edhe pse armët e gjetura ishin ato të vjedhura në Peshkëpi, Gjykata në Athinë vendosi se këto nuk ishin prova të mjaftueshme dhe të gjithë u liruan.

Fredi Beleri i dyshuar si pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë, u shfaq në Himarë në vitin 2015, si kryetar i Omonia dhe njëkohësisht kandidoi për Kryetar Bashkie duke humbur përballë Gjergji Goros së PS. Beleri serish do të kandidonte në zgjedhjet e 30 qershorit, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka refuzuar kandidimin e tij si kandidat i pavarur për Bashkinë e Himarës. KQZ ka bërë me dije se gjatë verifikimit, ka konstatuar shkelje në formularin e dekriminalizimit, pasi Fredi Beleri është dënuar me 3 vjet heqje lirie në vitin 2016, për urrejtje nacionaliste dhe nuk ka kryer burg.

Por drejtësia shqiptare ndërkohë me sa duket ka siguruar prova që e lidhin Belerin me masakrën, duke e marrë në pyetje për të paktën 3 herë në një hark të shkurtër kohor. Më poshtë raporti i plotë i dërguar në Tiranë në datën 11 Prill të vitit 1994.

Në 10.04.1994 ora 2.30 6-7 persona të paidentifikuar të veshur me uniformë ushtarake Greke (laramane), të maskuar me maska, kanë hyrë nga toka greke, nëpërmjet grykës së Bogazit në tokën shqiptare në postën kufitare të Peshkëpisë. Aty në mënyrë të befasishme kanë goditur me armë automatike tip “shutgan” rojën e jashtme të postës ushtar Arsen Llazar Gjini vjeç 20, nga fshati Seman Fier, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Më pas kanë kapur rojën e derës së hyrjes së postës, i cili së bashku me rojën e jashtme e kryenin shërbimin pa municion, e janë futur në ambientet e postës. Dy prej tyre kanë hyrë në dhomën ku flinin oficerët e postës, Qemal Stroka e Siat Selfo, të cilët i kanë nxjerrë të lidhur. Një person tjetër prej tyre ka hyrë në dhomën e Komandantit të postës Fatmir Sali Shehu vjeç 34, lindur në Qesarat të Tepelenës e banues në Gjirokastër duke e nxjerrë në korridor e aty e kanë goditur me automatik, duke i shkaktuar plagë në gjoks e krahun e majtë e për rrjedhojë gjeti vdekjen. Pas këtyre veprimeve kanë hyrë në fjetoren e ushtarëve duke goditur me automatik në muret e tavanit të saj. Kanë sjellë aty trupin e ushtarit të vrarë me automatik dhe kanë goditur dhe plagosur edhe 3 ushtarë të tjerë, që janë jashtë rrezikut, duke ju thënë se po të lëvizni do ta pësoni si ai dhe këtë e bëjmë për “Vorio Epirin” të cilën nuk e kemi harruar. Kanë kërkuar të dinë se ku është depoja e armatimit por ushtarët nuk e kanë treguar atë. Gjatë kësaj kohe kanë kontrolluar dhe kanë marrë 16 automatikë, 2 pistoleta në kasafortën e fjetinës duke i këputur drynat. Pasi kanë lidhur me pranga të markës “Taivan” oficerin Qemal Sulo Stroka e kanë marrë me vete duke u thënë ushtarëve që ky është i vdekur, prandaj ju mos lëvizni. Pasi e kanë marrë me vete janë larguar në drejtim të kufirit nga gryka e Bugazit. Afër kufirit rreth 200 m larg piramidës 24, e kanë lënë oficerin Qemal Stroka të lidhur me pranga duke i thënë që të kthehet në postë dhe për çdo minoritar do të paguani 10 nga ju dhe kanë ikur në tokën greke. Veprimet e para hetimore u bënë me grup hetuesish të policisë hetimore. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën gëzhoja e automatikut “shutgan” me të cilat kishin qëlluar. Në rrugën e kthimit për në tokën greke u gjetën disa pajime ushtarake si, çanta shpine, dritë dore të prodhimit amerikan. Nga veprimet para hetimore u provua se disa persona të paidentifikuar nga ata, flisnin vetëm greqishte të pastër, njëri fliste shqipe të çalë me theks minoritar dhe tjetri shqipe të pastër me dialekt të jugut. Nga policia hetimore u ndaluan për shpërdorim detyre, për mos marrjen e masave për kryerjen e rregullt të shërbimit, e organizimin e punës për ndjekjen e mos kapjen e këtij grupi terrorist, n/ oficerët e postës kufitare të Peshkëpisë si më poshtë:

Qemal Sulo Stroka 30 vjeç banues në Peshkëpi, n/oficer në këtë postë, instruktor qeni me kombësi e shtetësi shqiptare,

Siat Felek Selfo vjeç 42, banues në Peshkëpi, n/oficer magazinier,

Oficer Arjan Reiz Guma vjeç 39, banues në Gjirokastër, komandant i qendrës së stërvitjes, për arsye se ka urdhëruar të kryhet shërbimi pa municion në postë.

Ndalimet i bën inspektori i policisë hetimore Ilirjan Delilaj dhe Denarl Alikaj. Materialet prokurorisë“./abcnews.al

Aktualitet Foto Galeri “Masakra E Peshkëpisë” 1994 Dokumenti I Plote Fredi Beleri Komunikata E Policise

Ballafaqimi i materialit fotografik me dokumentin policor ka nje lapsus: Ne kete dokument, me dt 11 prill 1994, emri i te jatit te Ushtarit Deshmor Arsen Gjini eshte Llazar, ndersa ne memorialin e pare (foto 15), qe eshte vendosur pas prillit 1994, emri i babait te ushtarit eshte Llazi, por ne memorialin e vendosur me rastin e 25 vjetorit te masakres (foto 16) emri eshte Llazar. Atehere a kemi te drejte te themi se dokumentimi nuk eshte i sakte ne data?

Por pas zgjedhjeve lokale te fundit dolen ne skene te dhena mbi ate qe kishte ndodhur ne Peshkepi me 10 prill 1994 ne menyre interpoluese, ku emri i Fredi Bejlerit lakohej me permasa te jashtezakonshme. Ne ndihme me erdhi miku im avokat Edmond Petraj, qe me dergoi materialin e meposhtem dhe nje sere fotosh te lidhur me personazhin:

Mësojmë se për 8 vota Beleri ka dhëne 40 mijë lekë. Policia dhe Prokuroria ka mundur të provojë këtë moment me foto pamje filmike dhe sekuestrimin e lekëve. Pas pak në Vlorë do të ketë dhe konferencë nga policia dhe prokuroria, ndërsa kjo dosje sipas akuzës do të kaloj për kompetencë të SPAK. Në Vlorë, me 12.05.2023 ora 09:45, unë Orgert Thoma, Oficeri i Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Rrethit Giyqësor Vlorë, në bazë të neneve 251 dhe 255 te K. Pr. Penale, mbaj këtë procesverbal për arrestimin në flagrancë të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, i biri i Petro dhe i Kasiani, i datëlindjes 09.08.1972 lindur në Himarë dhe banues në Himarë, me arsim të lartë, kombësia Greke, shtetësia Shqiptare dhe Greke, gjendja familiare i martuar, gjendja gjyqësore dënuar më parë me 3 vjet heqje lirie për veprën penale “Nxitje dhe urrejtje nacionale”, në vitin 2003, i identifikuar nga policia gjyqësore. Arrestimi u krye si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 328 e 25 të K.Penal, që ka ndodhur në rrethanat si më poshtë: Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më date 12.05.2023 ora 00:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës. Të arrestuarit në flagrancë iu bë e ditur se në bazë të nenit 255 ka të drejtë të ketë mbrojtës, se nuk ka detyrim të bëjë deklarata dhe në qoftë se do të flasë, çfarëdo që ai thotë mund të përdoret ndaj tij në gjykim.” (foto 37).

foto 37

Ja ku e ke kete Frate me floke te gjata. Kete e mbajne si Heroi i Himares dhe Spiro Milo i ri, Angjellos Kokaveshi” (foto 38, 39).

foto 38
foto 39

Ja ku e ke Karathanon ne rreshtin e pare majtas. Keta kishin kohe qe po benin strategji per te ardhur ketu tek kjo dite o Frate” (foto 40).

foto 40

Ja këtu janë bashkë vrasësit e akuzuar tek grupi MAVI. Angji Kokaveshi me shllup shllup Beleri. Në një foto është Karathanos”.

Arrestimi i grupit MAVI në 1995, Janinë, midis tyre dhe Beleri ku janë kapur dhe armët tip kallshnikov prodhim kinezë që i përkisnin repartit ushtarak Peshkëpisë së Gjinokastrës. Ky repart u sulmua nga MAVI në Prill 1994 dhe u vranë një ushtar e një oficerë shqiptar. Grupi MAVI gëzonte mbështetjen e familjes Micotaqis dhe partisë Demokracia e Re.”

Ju kam treguar qe kur ka ndodhur sulmi ndaj repartit ushtarak qe personat qe e sulmuan kishin mbeshtetjen e Greqise. Madje kane patur dhe mbeshtetjen e autoriteteve shqiptare per aq kohe sa ata nuk kane bere asgje per te zbardhur ceshtjen. Situata behet dhe me e rende kur Fredi Beleri jo vetem qe nuk arrestohet per sulm ndaj repartit dhe vepra terroriste por kandidohet si kryetar bashkie dhe mbahet ne burg per akuzen e blerjes se votave”. (foto 41, 42, 43).

foto 41
foto 42
foto 43

Por ballafaqimi i kater grup ngjarjeve, dmth:

  1. Masakra e Peshkepise, 10 prill 1994.

  2. Raporti i Pollicise mbi kete masaker, dt 11 prill 1994.

  3. Aktiviteti i Fredi Bejlerit ne Greqi dhe e grupit MAVI.

  4. Zbulimi i vendit te thesarit ne themelet e Manastirit Orthodoks te Peshkepise se Siperme ne korrik 1997 dhe ndryshimet e bera midis viteve 1997-2000 ne vendodhjen e tij.

nuk perputhen jo vetem midis tyre, por seicila prej tyre vetem me piken kater, e cila ne kete rast na con ne hipotezen qe pala Greke ka pranuar te beje lojen e shqiptareve duke marre pjesen e vet nga thesari i gjetur. Pra pala Greke ka punuar, me kerkesen e shqiptareve, per te fshehur te verteten e asaj qe ka ndodhur ne Peshkepi te Siperme me 10 prill 1994.