Artikuj

161 – Ҫfare eshte gjuha ne Racen Njerezore dhe si ka lindur!

Posted by Genc Hoti

Loading

161 – Ҫfare eshte gjuha ne Racen Njerezore dhe si ka lindur!

Kemi disa informacione mbi kete problem, por une zgjodha nje informacion qe duhet konsideruar si me i thjeshti dhe i domosdoshem pasi eshte dhene per klasat e IV-ta te shkolles fillore me 1929 (shtypur ne Vlore – foto 1). Kjo mbeshtetje ka brenda dhe nje analize kritike te procesit te lindjes se Gjuhes Njerezore ku ne Shqiperi jane munduar jo vetem ta fshehin, por dhe ta shtremberojne. Te pakten Klubi i te Marreve te Madheshtise Shqiptare ka ndjekur kete rruge per mbi 40 vjet. Ne kete liber per femijet 11 vjecare shkruhet (kjo na sherben per te percaktuar se cfare shkalle inteligjence jane anetaret e Shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare):

Gjuhen e flasim e e shkruajme me fjale.

Fjalet i shkruajme me germa a shkronja…..

Germat jane dy faresh: zanore e bashketingellore.

Zanore quhen ato qi kane za vetvetiu; kto jane shtate: a e ë i o u y.

Bashketingellore quhen ato qi s’kane za vetvetiu e qi bashkohen me zanore me nxjerre nji fare zani….” (f. 5 – foto 2).

foto 1
foto 2

Kjo analiza nuk eshte e plote nga pikepamja e gjuhesise teorike, pasi ka qene nje kohe qe zanoret grupoheshin ne nje emertim te vetem, nen termin Vokalizëm. Pikerisht ky term eshte eleminuar nga leksiku i shqipes pas 1954 duke cunguar teorine e Gjuhes ne pergjithesi dhe te Gjuhes Shqipe ne vecanti.

Per here te pare e pashe te publikuar ne Fjalor i Gjuhes Shqipe, Tirane 1954, ku e kishin shkurtuar ne formen VOKAL (foto 3,4,5) sipas dy nenkuptimeve: zanore dhe qe jepet me ze, me kenge.

Ndersa ne Fjalor i Gjuhes se sotme Shqipe, Tirane 1980, zberthimin zanor e kishin kaluar ne planin fundor duke i dhene prioritet procesit te kenges (foto 6,7,8).

E njejta situate edhe ne Fjalor i Shqipes se sotme, Tirane 1984 (foto 9,10,11).

foto 3
foto 4
foto 5
foto 6
foto 7
foto 8
foto 9
foto 10
foto 11

Por pas 1991 situata eshte e nderruar plotesisht duke evidentuar nje situate krejt tjeter mbi termin VOKALIZËM, por gjithmone sipas deshires se autoreve te fjaloreve (kam parasysh gjuhetaret e epokes komuniste qe vazhduan te punojne akoma edhe pas atij viti).

Ne Fjalor i Gjuhes Shqipe, Tirane 2006, autoret kane kopjuar fjaloret e periudhes komuniste duke e dhene fjale per fjale termin vokal (foto 12, 13, 14). Por autori Mikel Ndreca do te germonte me teper duke e zgjeruar termin vokal ne vokalikvokalizemvokalizim duke e lidhur me procesin e zanorizimit te gjuhes shqipe si nje huazim nga latinishtja (foto 15, 16, 17).

foto 12
foto 13
foto 14
foto 15
foto 16
foto 17

Do te rikthehej ne pozicionin e paraardhesve te vet Pavli Qesku tek Fjalor themelor i Gjuhes Shqipe, Tirane 2008 – foto 18, 19, 20. Por qe nuk do te ishin dakort autoret e Fjalor drejtshkrimor i Gjuhes Shqipe, Ali Dhrimo-Rami Memushaj, Tirane 2011 dhe 2015, duke u pajtuar me Mikel Ndrecen (foto 21, 22, 23, 24, 25).

foto 18
foto 19
foto 20
foto 21
foto 22
foto 23
foto 24
foto 25

Rendesia e termit VOKALIZEM qendron ne percaktimin e formes me te pare te Gjuhes se Njerezimit, ku zanoret a, e, ë, i, o, u, y kane qene tingujt me te pare te komunikimit ndernjerezor pamvaresisht nga Vendi dhe Koha kur jane cfaqur Njerezit. Pra keto tinguj duhen konsideruar prezent ane e kend Rruzullit pa pasur nevoje per huazim apo kopjim sepse prodhuesi biologjik i tyre, Laringu, eshte i njejte ne te gjithe Racat dhe Popujt brenda nje Race. Duhet gjendur ndryshimi cilesor i lidhjes se Laringut me tingullin, te pakten midis Racave, qe te mund te arrijme ne perfundimin qe tingujt jane huazuar dhe permirsuar nga nje race tek tjetra.

Komplikacioni qendron ne Menyre dhe Kohen e ndikimit te Bashketingelloreve mbi keto Zanore, mbi c’baze formohen rrokjet me te para. Nqs tek femijet e vegjel 1-3 vjec kete proces e kultivon Nena, tek Njeriu me i pare ky proces eshte tej mases i papercaktueshem dhe gjerat mund te merren me mend se sa te argumentohen bindshem. Atehere jemi te detyruar te postulojme se tek gjinia Femerore e Njeriut ka ndodhur per here te pare nderhyrja bashkuese e bashketingelloreve tek dhe me zanoret. Atehere kemi percaktuar elementet me te pare te ekuacionit te formimit te Gjuhes se Njerezimit, si me poshte (a):

a– Tingujt instiktive, te trasheguar nga Bota Biologjike (zanoret) tingujt e kultivuar, bashkimi i zanoreve me bashketingellore rrokja fjala.

Deri ketu ky ekuacion eshte zbatuar tek te gjithe popujt e Njerezimit pamvaresisht nga Vendi dhe Koha kur ato jane formuar, por zbatimi ne praktike i ketij ekuacioni ka ndodhur ne varesi te parametrit natyror qe dallon popujt nga popujt: shpejtesia e zhvillimit social. Dmth per disa popuj ky ekuacion ka vazhduar per miliona vjet, ndersa per disa te tjere qindra-mijera te tille, qe nuk eshte dhe fort e veshtire te zbulohet. Por mbetet enigme fakti se kush ja ka kultivuar per here te pare Njeriut tingujt kompleks zanore+bashketingellore (sot kete kultivim tek individi Njeri e ben Nena, atehere Nenes kush ja ka kultivuar?).

Duke perjashtuar Kleriket Katolike Shqiptare, si krijuesit e Mendimit Letarar Shqiptar, Gjuha Shqipe ka pasur dy korifej Laike: Profesoret e vertete Eqrem Cabej, i Universitetit te Tiranes, dhe Adem Kelmendii i Universitetit te Prishtines. Te pakten Profesorin shqiptar te Kosoves shqiptaret e Shqiperise nuk e njohin (ja kane degjuar emrin vetem nje here ne Kongresin e 1972-shit. Keni rast te mesoni se cfare ka bere Profesori i nderuar Ahmet Kelmendi ne jeten e tij 87 vjecare.

Ekziston nje teorizim i tere qe na tregon se kur ka ndodhur dhe si ndikimi i tingujve indoevropiane mbi VOKALIZMIN e gjuhes shqipe, qe ka per autor Prof. Ahmet Kelmendin (1929-2016) ne punimin: “Shkalla e reflektimit te disa tingujve indoevropianë në shqipen e shekujve XV e XVI të botuar në simpoziumin për Skëndërbeun (9-12 maj 1968) mbajtur në Prishtinë (foto 26, 27, 28).

foto 26
foto 27
foto 28

Ne kete artikull te shkurter profesori i nderuar permblodhi studimet e veta mbi gjenezen e gjuhes shqipe dhe menyren se si kishte evoluar ajo nder shekujt e pare dhe te fundit te saj – shek. XV-XXI (foto 29, 30, 31).

Te habit fakti qe gjuhetaret shqiptare te te gjitha vendeve ku jetojne nuk kane marre per baze faktet e interpretuar nga Profesori i Universitetit te Prishtines Adem Kelmendi mbi problemet me kryesore te Gjuhes Shqipe: KOHEN dhe MENYREN praktike te formimit te saj. Aq me teper kjo habi shtohet kur shihet se jane thene balle per balle pushtuesit serb dhe qe me 1968 te konkluduara. Vini re se cfare faktesh ka zbuluar Profesori i Gjuhesise dhe perse keto fakte gjenden vetem ne shek. e XV drejt shek. XVI e jo me perpara. Nga ana tjeter vini re se si Profesori Ahmet Kelmendi mbeshtetet VETEM ne faktin qe te imponon Mendimi Letrar parashqiptar dhe jo ne fantazine e tij (per efekt te nje dukje serioziteti ne punimet e tyre kete metode studimore Te Marret e Madheshtise Shqiptare duhet ta kishin kopjuar per te mos arritur ne perfundime qesharake).

Te pakten keto probleme ne fushen e gjuhesise praktike, ne funksion te KOHES se ngjarjes, vihen ne dukje sipas Profesor Ahmet Kelmendi:

1- (f. 474 – foto 29):

Procesi i reflektimit a i kristalizimit te nazalevet e likuidevet indoevropiane në shqipet, aq sa ka qenë e mundur te konstatohet ka mbaruar para periudhes literare. Kështu vibranten sonante r e gjejme ne patronimet Petro BRIGLIA (1417) nga emri bri-briri (brini). Andrea BRESNA (1541) nga emri breshën, etj, poashtu sonanten laterale i e hasim ne toponimet Condi BALguri (1510) nga kompozita bullë+gur, Lopari fshat ne rrethin e Zvornikut (Bosnjë), poashtu edhe ne patronimet: Andrea LOPËsi (1417), Nic LIKURsi (1502), etj.

Edhe togzanorin indoevropian ni këta shekuj e kanë zënë të pasconorizuar, fenomen që ende ruhet nëpër te folmet anësore. Kështu në radhë të parë gjejmë tek Arnold von Harffi nante (nantë), khs. E. Ҫabej, Për historinë e konson, të shqipes, 1 (1958, or) – shenimet me bold te miat, GH.”

foto 29

2- (f. 473 – foto 30):

Në këtë përpjekje për të dhënë një prerje horizontale te formavet të disa tingujve indoevropianë në sistemin fonologjik te shqipes brenda shekujve XV-XVI na del se sistemi konsonantik, thuajse eshte kristalizuar, proçesi i inovacionevet ka mbaruar, me perjashtime fare te vogla. Tenuis dhe media aspirante janë seaspiruar, pa dyshim, qysh moti, për çka na dëshmon onomastika jone, p.sh. patronimet: Domeniko Barda (1335), Vasili BARI (1417), Andrea BRUMI (1417), pastaj toponimi BUSEsissa (1416-1417), etj.

Që të tri radhët e guturalevet indoevropiane në shqipet janë asobiluar para shekujvet në shqyrtim, e bashkë me të në etapat e ndryshme janë bërë edhe inovacione të dukshme; p.sh. palatalet indoevropiane media g dhe media aspirate gh kane reflektuar ne shqipet z, d, dh, e kështu me radhë.

Shekujt XV e XVI i kanë zënë togjet konsonantike indoevropiane kl e gl ende te painovuara, ende të papalatalizuara. Kështu tek Buzuku hasim “E si e pa Jezu por klante e xhudijt”, “qi por klanjinë ashtu i dhimti ndë zemër; po ashtu edhe tek Matranga: “Lumtë ata që klajnë pse kanë të jenë fëqerë”, “tue klarë ndë gropë të lotet”, “pse kanë të kluhenë bil të tinë zot”, etj. Po kështu, thuajse është mbajtur edhe togu konsonantik gl. Buzuku shkruan: për jetë të glatë, kurse Matranga:”Të vënëtë e kurorësë me kurorë glëmbash, etj (me bold shenimi im, GH).

foto 30

3- (f. 471 – foto 31)

Sistemi tingëllor i shqipes siç u tha na del shumë më inovues se ai i indishtes së vjetër (i sanskritit), që e ka ruajtur më së miri sistemin konsonantik, se ai grek e latin që e kane ruajtur më mirë vokalizmin. Sistemi ynë fonologjik përkon me shume ne kete pikepamje me armenishten, e sidomos me avestishten në lëmin e konsonantizmit dhe oskoumbrishten në atë të vokalizmit. Ky proçes i inovacionevet dhe theksi dinamik, që ka vepruar në shqipen gjatë kësaj periudhe, kanë kushtëzuar bukur shumë mistifikime në fondin e leksimavet të shqipes me prejardhje indoevropiane dhe të gjuhëvet të tjera klasike indoevropiane. Prandaj hutimet, divergjencat dhe mohimet në studimet etimologjike të fondit leksikal të shqipes kanë qenë prore të pranishme.”

foto 31

4- f. 472-473 – foto 32, 33)

Te gjitha diftongjet indoevropiane në gjuhën shqipe janë reduktuar në vokale në periudhat e hershme paraliterare. Koha e monoftongimit nuk mund të përcaktohet tash per tash, me siguri, gjithnjë për mungesë të dokumentavet të hershme shqipe.

Togzanoret ua në jug dhe ue në veri, ndarja globale, që vijnë, si mendohet, nga primitivi UO, në shekujt XV e XVI kanë pasur përdorim në gojën e shqiptarëvet sa vijon: Duke u mbështetur në një toponim veriak gjejmë “villa clamada Growemira Grandi dhe Growemiri Pizoli” të vitit 1416, që do të thotë “grou e mirë”, si dhe në një fjalë në Fjalorthin e Arnold von Harffit, që figuron growa (groua) “ayn frauwe”, mund të përfundojmë se togzanori në shqyrtim në qindvjetshin e XV në pjesën veriake është perdorur në etapën e katërt e të tretë të zhvillimit të fronologjik si UO, etapa këto të përcaktuara nga albanologu i madh Norbert Jokli qysh më 1931/32 në “Indogermanische Forschungen”. Ndërkaq në pjesën jugore të shqipes, duke u mbështetur në Ungjillin e Pashkëve, që njihet si dokumenti me i vjeter i kësaj pjese të shqipes (shekulli XIV-XV [sipas studiuesve Katolike ky Ungjill eshte i shekujve XVII-XVIII, GH]) si dhe në patronimin e shekullit të XIV – emri i Princit të Jugut Gjin BUA Shpata, bir i Pjetër BUAS, ku në të parën figuron fjala me trajtë kujtuam, kurse në tjetrën BUA përfundojmë se në Jugë është përdorur togzanori UA. Sikundër dihet, Matranga e përdor këtë togzanor në mënyrë më konseguente.”

foto 32
foto 33

Perfundimi me kryesor i ketij materiali te zberthyer nga Profesor Ahmet Kelmendi eshte fakti qe Gjuha Shqipe nuk ka asnje lidhje me Sanskritishten, helenishten dhe latinishten kur vjen puna per te percaktuar gjenezen e saj historike, por ajo mbeshtetet si krijim i indoevropianishtes ne menyre te drejteperdrejte. Dhe nuk behet fjale jo per 8000 vjet, por as per 600-700 vjet.