Artikuj

154 – Pse u vendos “standarti” ne Shqiperi me 1972?

Posted by Genc Hoti

Loading

154 – Pse u vendos “standarti” ne Shqiperi me 1972?

 

Me 9 nentor 2022, ne televizorin shteteror shqiptar, u ritrasmetua nje emision ku nje grup kompetentesh ne fushen e gjuhesise kerkonin t’i mbushnin mendjen Kombit Shqiptar aresyen perse u vendos standarti gjuhesor ne shtetin shqiptar me 1972 duke qene larg te vertetes ne menyren me te tmershme te mundeshme.

Ka shume menyra per te hedhur poshte pretendimet e Xhevat Lloshit, Rexhep Qoses, Emil Lafe, Ledi Shamkut, Ardian Vehbiut e te tjereve, edhe pse dy personazhet e fundit ne nje fare menyre kerkonin te dilnin kunder asaj qe u vendos me 1972, por une vendosa te ndjek vetem dy menyra te thjeshta per te zbuluar poshtersine e asaj qe ndodhi ne javen e pare te nentorit te atij viti.

Se pari, komentuesit nuk thane problemin me kryesor ne vendosjes e standartit: dinamiken historike te gjuhes shqipe te lidhur jo me krijuesit e gjuhes shqipe, por me RILINDASIT e vertete te saj. Pra problemi me i pare qe duhej thene eshte se komunistet pushkatuan RILINDASIT E VERTETE te Kombit Shqiptar dhe i detyruan shqiptaret te pranojne rilindasit e rreme qe as kishin menduar dhe punuar per Shqiperine dhe shqiptaret ndonjehere dhe as kishin jetuar mes tyre. Si mund te pranohen si rilindas vellezerit Frasheri, Hoxha Tahsini, Naum Veqilharxhi, Efthim Brandi, Thimi Mitko, Jani Vreto, Koto Hoxhi, Kostandin Kristoforidhi, Vasil Hido, Jovan Cico Kosturi, Mehmet Ali Vrioni, Jorgji Karbunara, Nikolla Naco, Thimi Vasil Marko, Said Najdeni, Petro Nini Luarasi, Josif Bageri, Hasan Qinami, Sali Hida, Dervish Hima, Hasan Xhiku, Kristo Luarasi, Cerciz Topulli, Sami Pojani, Ibrahim Temo, Gavril Pepo, etj, etj, kur nuk kane asnje lidhje, ne menyre absolute, me LINDJEN e Gjuhes Shqipe dhe Dinamiken e Mendimit Letrar Shqiptar ne epoken LINDESE te saj?

A e dine valle shqiptaret e sotem se krijuesit e Gjuhes dhe te Mendimit Letrar Shqiptar kane qene: At Marin Barleti, Imzot Pjeter Bogdani, Dom Pjeter Budi, Dom Gjon Buzuku, Imzot Frang Bardhi?

Matematikisht VETEM Prenk Cali, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Zadeja, Dom Nikolle Mazreku, At Anton Harapin, At Ambroz Marlaskaj O.F.M., At Bernardin Palaj O.F.M., At Marin Sirdani O.F.M., At Martin Gjoka, At Donat Kurti O.F.M, At Pjeter Meshkalla, Dom Shtjefen Kurti, Dom Ndoc Nikaj, Dom Nikolle Gazulli, Pader Gjon Shllaku, Dom Lazer Shantoja, Imzot Vincenc Prenushi O.F.M., At Justin Rrota O.F.M., At Benedikt Dema, At Viktor Volaj O.F.M., At Mati Prenushi O.F.M., ETJ jane RILINDASIT E VERTETE te Kombit Shqiptar.

Komunistet i PUSHKATUAN RILINDASIT e vertete te Kombit Shqiptar, por SELIA E SHENJTE na i vendosi perseri ne vendin e vet duke na i Lumnue 37 prej Tyre!

A nuk ka ardhur koha qe te kerkohet vendosja e RILINDASVE te vertete ne vendin qe u takon dhe te hiqen pseudorilindasit e rreme qe jane proklamuar dhe proklamohen akoma?

Se dyti, Gjuha Shqipe eshte e lidhur me perdoruesit intelektuale te saj, keshtu qe duke eleminuar perdoruesit historike te Shqipes shkolla komuniste detyrimisht eleminoi edhe vete Gjuhen. Ne kete menyre pas 1972 shqiptaret duhet te mesonin dhe kuptonin vetem letersine e realizmit socialist dhe shkrimtaret e saj dhe jo Gjuhen Historike.

Kjo eshte aresyeja qe pas 1992 ne Shqiperi linden “shkencetare” te panumert qe e perpunonin shqipen sipas interesit te financuesve te tyre. Qellimi i tyre eshte vazhdimi i masakrimit te Shqipes nga shkolla komuniste, vetem se tani me pamje me “shkencore”; ne realitet eshte vazhdimi i persekutimit te RILINDASVE TE VERTETE dhe vendosja ne peidestal i pseudogjuhetareve dhe i pseudoshkencetareve.

E njejta Akademi Shkencas qe vendosi standartin me 1972, nuk mund te vendose dot Gjuhen Historike Shqiptare, sepse ne rastin me te mire duhet te heqe vetveten si ekzistence.

Si permbledhje shqiptaret nuk duhet te flasin per vendosjen e GEGERISHTES, por per vendosjen e RILINDASVE TE VERTETE dhe heqjen e rilindasve te rreme.

 

Tirane, me 11.11.2022

Related Post