152/1–Kush e shpiku, kur dhe perse, tradhetine imagjinare te Gjeneral Esat Pashe Toptanit? Perse u zhduk nga Historia politikani me karizmatik i 20 viteve te para te shek. te XX-te?
Ne te vertete ky liber duhet ta kishte titullin: Si na kane genjyer te vetequajturit historiane, politikane, profesore, doktore, filozofe, sociologe, pergjate epokes komuniste dhe si vazhdojne te na genjejne pinjollet e tyre edhe sot pergjate epokes postkomuniste! A nuk tregon kjo se, pas 1992, ne Shqiperi nuk ka nderruar rendi politik, por thjeshte vetem forma e manipulimit dhe e mashtrimit te Kombit Shqiptar?
Ne vazhdim duhen falenderuar diskutantet ne FB, qe me sygjerimet e tyre treguan se ne analizat politiko-historike mungon autori i shpikjes dhe aresyeja e shpikjes se ngjarjeve te realizuara pergjate regjimit komunist, ne kete rast te figures se Gjeneral Esat Pashe Toptanit, duke treguar punen e manget qe eshte bere ne kete drejtim. Keqarsimimi universal i shqiptareve e ka burimin edhe tek kjo mangesi. Realisht ky eshte krimi qe rendi komunist ka bere ndaj shqiptareve dhe nuk ka nevoje te kerkohen gjurma te metejshme.
Nje permbledhje e rreth 100 autoreve qe jane marre me studimin e percaktimit te kufijve politike te shtetit shqiptar (per kete duhet pare artikulli: 154-Kush i percaktoi kufijte dhe kush i solli popullatat emigratore ne mes te shqiptareve?, qe nuk eshte publikuar akoma) na tregon se fillim e fund ky eshte nje akt i Fuqive te Medha dhe shqiptaret nuk i ka pyetur kush per kete proces. Mirepo kjo gje e nxjerr jashte loje subjektin Avni Rustemi ne vrasjen e Gjeneral Esat Pashe Toptani dhe ne mungesen ekzistenciale te nje tradhetie imagjinare te Gjeneralit kundrejt shqiptareve.
Ekziston nje metode analitike qe mund te na e vertetoje kete dyshim te nje rendesie te vecante per historiografine shqiptare pas vitit 1920, por sidomos pas vitit shkaterrimtar per shqiptaret, 1945-es. Kjo metode mbeshtetet ne analizen kohore te akuzave propagandistike, bashkesia e te cilave na tregon se kur, kush dhe pse e shpiku tradhetine imagjinare te Gjeneral Esat Pashe Toptanit. Te pakten letra e Nikolla Pashiqit drejtuar kryeministrit frances dhe drejtuesit te Konferences se Paqes ne Paris me 1919-1920, Mileranit, me 30 janar 1920, na jep te drejten te dyshojme mbi gjithshka te shkruar dhe propaganduar deri me sot per kete problem. Kjo metode favorizohet edhe nga fakti qe figura e Gjeneral Esat Pashe Toptanit eshte e lidhur, pazgjidhshmerisht, me figuren e vrasesit imagjinar te tij, Avni Rustemit; gje kjo e pamundur te kete ndodhur domosdoshmerisht, kur nga njeri krah kemi nje Gjeneral-Pasha te formuar nga Perandoria Feudale me e madhe e Njerezimit dhe, nga krahu tjeter, kemi nje individ pa asnje permase sociale, por pse ishte pikerisht i tille, mori persiper nje ngjarje qe nuk mund ta realizonte dot. Si ka mundur valle Avni Rustemi te mbuloje nje akt qe nuk e kishte kryer dhe nuk mund ta kryente sa do vullnet te kishte? A e kuptojne valle shqiptaret qe mashtrimi qe e ka shoqeruar Avni Rustemin pergjate kater vjeteve te jetes se mepastajme, sidomos 4 muajt e fundit te jetes parlamentare, eshte nje akuze e drejteperdrejte mbi llojin e qenies njerezore te tij? A e kuptojne valle te vetequajturit studiues, historiane, analiste se cfare krijesash jane kur nuk dine gjene me elementare te asaj qe deklarojne?
Nqs lidhjen Njerezore, Fetare, Kulturore dhe Sociale me Europen pergjate 500 vjeteve te sundimit politik te Otomanizmit nder shqiptare i kane mbajtur Kleriket Katolike Shqiptare e te Huaj deri ne ate shkalle sa duhet pranuar qe shqiptaret dhe Shqiperine e bene Kleriket Katolike, paska ekzistuar nje segment individual i Muslimanizmit Fetar dhe Politik qe na paska mbajtur lidhjen e shqiptareve me Europen, qenka perdorur nga Europa dhe ne fund qenka asgjesuar nga Europa, por cudia me e madhe qenka se eshte i vetmi rast ne historine e shqiptareve qe asgjesimi universal i ketij individi qenka perforcuar nga epoka komuniste edhe ose kjo epoke nuk ka asnje lidhje me te. Pra ne kete pike Kleriket Katolike Shqiptare, e jo Shqiptare qe punuan ne mes te shqiptareve, dhe Esat Pashe Toptani paskan pasur te njejtin fat fundor vetem se me nje ndryshim: Kleriket Katolike i asgjesoi rendi komunist, kurse Esat Pashe Toptanin Europa Politike. Nqs per Kleriket Katolike Shqiptare e jo Shqiptare ne dime cdo gje deri ne imtesine me te vogel, mbi aktivitetin individual politik, social dhe ushtarak shqiptaret e sotem nuk dine pothuajse asgje te sakte.
Dy jane elementet sociale qe perbashkojne figurat e Klerikeve Katolike Shqiptare me figuren e Gjeneral Esat Pashe Toptanit: fundi tragjik i Tyre dhe BALTA propagandistike qe eshte hedhur mbi To. Kjo e fundit eshte elementi me kryesor i perbashkimit edhe pse Kleriket Katolike Shqiptare e jo Shqiptare me Esat Pashe Toptanin nuk i lidh absolutisht asgje tjeter.
Praktikisht sot cdo gje eshte GENJESHTER fillim e fund! Te pakten zberthimi i manipulimit te figures se Esat Pashe Toptanit na con drejt zbulimit te kesaj GENJESHTRE ne autoresi te drejteperdrejte, qellim konkret dhe metode praktike.
Per zgjidhjen e ketij problemi do te ndjekim kete rruge:
1-Do te analizojme literaturen se cfare eshte shkruar per Gjeneral Esat Pashe Toptanin perpara vitit 1945 nga shqiptare dhe jo shqiptare, por duke vene ne dukje manipulimin e veprave te bera pergjate botimit.
2-Do te analizojme literaturen se cfare eshte shkruar per Gjeneral Esat Pashe Toptanin pas vitit 1945 deri me 1992.
3-Do te analizojme literaturen se cfare eshte shkruar per Gjeneral Esat Pashe Toptanin pas vitit 1992 deri me sot e botuar ne Shqiperi, me autore vendas dhe te huaj. Te pakten kjo pjese do te na ndihmoje per te kuptuar se cfare perfaqesojne historianet, politikanet, studiuesit e kesaj periudhe per Popullin Shqiptar.
4-Do te bejme nje permbledhje konkluzive te gjithe materialit ne funksion te titullit te ketij punimi.
Literaturen e ketij vellimi nuk do ta permbledh pasi jam i ndergjegjshem se ka dhe plot punime te tjera, te cilat mund dhe duhet t’i gjej ne vazhdim, qe gjithsesi nuk mund te ndryshojne konkluzionin mbi autoresine, kohen, aresyen dhe menyren e perdorur per te hedhur balte mbi nje personalitet te lidhur me Historine, Politiken dhe Shoqerine Shqiptare te fillimit te shek. te XX-te. Por trajtimi analitik i ketij problemi con ne zbulimin se permasat e ndikim-komandimit te politikes europiane mbi Kombin Shqiptar behet gjithmone me ane te dy segmenteve politike, me e pakta, te cilat krijojne kundertine dialektike te zhvillimit, si nje kompesim i domosdoshem te deshtimit rastesor (kjo nuk eshte kuptuar asnjehere nga shqiptaret duke e paraqitur situaten politike te lidhur me individin shqiptar ku njeri dilte fitimtar: Ismail Qemali – Esat Pashe Toptani, Fan S. Noli – Ahmet Zogu, Enver Hoxha – Mehmet Shehu, Sali Berisha – Fatos Nano (Edi Rama)).
1- Literatura e para 1945-ses, sipas radhes kohore te botimit.
Me perpara duhet vene ne dukje fakti se lidhja, midis dy individeve me shkalle teper te diferencuar nga ana sociale, ka qene e vetmja menyre negative per te ngritur lart figuren e Avni Rustemit dhe qe nenkuptonte uljen poshte te objektit madhor Gjeneral Esat Pashe Toptanit. Kjo paraqitje ka ndodhur realisht ne Parlamentin Shqiptar, ku deputeti S. Papa i dedikon Avni Rustemit nje veper heroike qe e ka shpetuar Atdheun; ndersa deputeti Q. Kokoshi e konsideron Avni Rustemin hero shqiptar (Bisedimet Parlamentare, 1922, I, f. 111, ne Mbledhjen e XIte, e Shtunde me 21.I.1922 ora 2.30 mbas dreke-foto 1,2,3).
Jam i bindur
se qe te gjithe diskutantet ne ate Parlament nuk i afroheshin kerkund potencialit intelektual te Gjeneral Esat Pashe Toptanit deri ne ate shkalle sa dhe ne, sot pas 100 vjeteve, e ndjejme inferioritetin cilesor kundrejt figures me te madhe politike te 20 vjeteve te pare te shekullit te XX-te. Vetem fakti qe Europa u muar me kete figure dhe ne fund e asgjesoi eshte e mjaftueshme per te kuptuar se cfare perfaqesonte per politiken europiane figura karizmatike e Gjeneral Esat Pashe Toptanit! Per ta thene hapur, figura ushtarake dhe politike e Personazhit tone nuk u takon shqiptareve jo per merite e fame, por shqiptareve nuk u takon asnje individ historik i lavdishem perderisa ata, shqiptaret, nuk zoterojne te verteten me elementare te asaj qe kane perjetuar paraardhesit e tyre biologjike e sociale. Shqiptaret sot pervetesojne figurat e lavdise Boterore (Nene Terezen) dhe perbuzin lojtaret e politikes se kaluar europiane (Esat Pashe Toptanin) edhe pse ne te dy rastet ato nuk kane pasur asnje ndikim te dyanshem konkret.
Por, ne kete rast, deputetet shqiptare te atij Parlamenti ne asnje rast nuk kane permendur objektin e heroizmit te Avni Rustemit, pra gjerat ne kete pike merren me mend, por, sidomos, nuk kane vene ne dukje permasen e rrezikut Esat Pashe Toptani per Shqiperine, e per rrjedhoje nuk eshte e qarte se cfare ka bere Esat Pashe Toptani kundra Shqiperise qe na qenka denuar me vdekje prej shqiptareve dhe per hesap te shqipareve (pikerisht ketu qendron iluzioni dhe manipulimi i fakteve ne Parisin e 1920-tes).
Perkundrazi, ekziston nje informacion historiko-politik, te botuar nga Teki Selenica ne Shqipria me 1927 (vell. 1) kur flet per Prefekturen e Tiranes, ku ne f. 416 dhe 417 jepen te dhena mbi Esad Pashe Toptanin, ku dhe kemi etiketime cilesore mbi figuren e tij (foto 4, 5, 6). Ky informacion, duke folur per Prefekturen e Tiranes, na jep keto te dhena:
“Me 1913 kur Esad Toptani u nda nga Vlora dhe erdhi ne Durres e me nje grusht pasaniket e tij formoi qeverine e “Shqiperis se Mesme” Tirana ishte pjese e kesaj qeverie e cila si kufi me qeverine e Vlores kishte Shkumbinin.
……..
Me 1 Tetor 1914 kur Esad Toptani arriti ne Durres e mori qeverimin ne dore Tirana pak kohe qendroi nen urdherin e tij, por me vone nen kryesine e Musa Qazimit cpalli kryengritien kundra tij dhe rethoi Duresin deri sa me 20 Maj 1915 ra ne doren e Serbve te cilet siguruan stabilitetin e Qeveris s’Esadit e cila veproi me nje drejtesi shembellore kundra rebeleve dhe keta i farroi neper burgje e ne litar.
Me 23 Kallnuer 1916 si u cduk qeverimi i Esadit e ky iku nga Shqiperia Tirana ra ne doren e Austriakeve dhe qindroi deri sa me 25 Tetor 1918 u mbloth Kongresi i Durresit dhe delegasin e saj….
……….
Me 13 Qershor 1920 Tirana degjoi vrasjen e Esadit dhe shpetoi nga levizja kryengritse e Esadistve dhe nga rrethimi i ngushte i ketyre fuqive”.
Nje analize e ketij materiali na tregon se Esad Toptani paska qene i lidhur fillimisht me Qeverine e Vlores dhe, pasi u nda prej saj, Esad Toptani paska shkuar ne Durres ku paska formuar Qeverine e Shqiperise se Mesme (duhet te jete fjala per tetorin e 1913-es). Pas nje viti u perplas me kryengritjen e Haxhi Qamilit (Musa Qazimit) dhe me ndihmen e Serbeve vendos rregullin duke stabilizuar qeverine e tij, dmth serbet ne vitin 1915 paskan ndihmuar shtetin shqiptar per te vendosur rregullin politik. Me 1916 Esad Toptani largohet nga Shqiperia me ardhjen e Austriakeve. Por informacioni nenkupton ekzistencen e levizjes kryengritjes Esadiste edhe mbas largimit te Esad Toptanit nga Shqiperia, ku me vrasjen e tij ne Paris me 13 Qershor 1920 cdo gje merr fund.
Materiali nenkupton qarte qe fillimisht Esad Toptani ka qene ne papajtueshmeri politike me Qeverine e Vlores, pastaj me levizjen e Haxhi Qamilit dhe me ardhjen e Austriakeve, largohet nga Shqiperia duke nenkuptuar se Esad Toptani ishte kundra Boshtit Vjene-Berlin dhe, sipas letres se Nikolla Pashiqit drejtuar Mileranit, pro Antantes. Pra aktiviteti ushtarak i Gjeneral Esat Pashe Toptanit paska lidhje me Europen dhe jo me Shqiperine, pamvaresisht se ku zhvilloheshin operacionet luftarake. Kjo eshte pika me e pare qe nuk kane dashur te kuptojne studiuesit shqiptare te epokes komuniste dhe nuk ja kane treguar shqiptareve te tjere.
Po ne librin e Teki Selenices, Shqipria me 1927, sipas Tabeles ne faqe XVI, rezulton se Esad Pasha paska qene Minister i P. Mrendshme dhe Minister i Luftes me emrin Esad Toptani ne Qeverine e Turhan Pashes (15 Mars 1914 deri me 20 Maj 1914). Por me 17 Shtator 1914 Esad Toptani figuron kryeminister i Qeverise deri me 27 Jenar 1916 (foto 7, 8),
por me 27 Maj 1915, pasi shtypi rebelet, formoi nje qeveri nen kryesine e tij pa ministra, duke pasur vetem drejtora te pergjithshem. Mbi kete baze informative rezulton qe Esat Pashe Toptani nga 15 Marsi i 1914-es deri me 27 Janar 1916 paska qene pjese e qeverive shqipare i pa akuzuar per tradheti.
Duke marre per baze letren e Pashiqit drejtuar Mileranit (30 janar 1920) – foto 9, marre nga libri i Novruz Zejnatit, Esad Toptani. T’i japim Gjeneralit ate qe i perket, Tirane 2012, (foto 10) rezulton qe midis viteve 1916-1918 Gjeneral Esad PasheToptani te kete drejtuar luftimet pergjate Luftes se Pare Boterore ne krahun e Antantes, dmth fitimtareve, e per rrjedhoje mbi figuren e tij nuk ka se si te bjere damka e tradhetise. Cudia me e madhe ne kete rast eshte se
historiografia komuniste ne te vetmin rast historik ka mbajtur anen e austriakeve dhe italianeve ne dem te britanikeve dhe francezeve, dmth Antantes, gje qe nuk perseritet kerkund tjeter. Me kete kjo historiografi ka treguar se e ka trajtuar objektin e vet si tifozeri sportive dhe jo si nje subjekt mbi te cilin duhet studiuar pasi kemi te bejme me politikanin me te rendesishem shqiptar ne vigjilje te shtetit shqiptar. A nuk rrjedh prej kesaj dukurie aresyeja perse eshte hedhur balte mbi figuren e Esat Pashe Toptanit, te pakten nga aspekti historik?
Atehere na mbetet t’i drejtojme syte nga kujtimet e bashkekohesve te tij nder ato vite.
Ne kujtimet tij Ismail Qemal Vlora, London 1920, SHTEPIA BOTUESE TOENA, Tirane 1997 (foto 11, 12), e permend ne shume fakte emrin e Esad Pashe Toptanit (foto 13) dhe konkretisht ne faqet 14, 237 sh., 251, 265, 319, (314), 361, (262), 362, 364, 368,371, 374, (386), (388), 389 v., 393, 395 (faqet ne kllapa tregojne se emri i Esat Pashe Toptanit nuk gjendet ne faqet e pretenduara).
Prej ketyre materialeve marrim vesh pozicionin dhe rolin e Gjeneral Esat Pashe Toptanit pergjate periudhes 1908-1913 ne Perandorine Otomane dhe marredheniet qe ai kishte me shqiptaret e tjere qe punonin ne administraten e Perandorise. Por me perpara duhet te dime qe Ismail Qemal Vlora dhe Esat Pashe Toptani kane qene kundershtare politike para dhe pas vitit 1912 ne lidhje me Shqiperine, pasi kane udhehequr dy qeveri qe ishin te njekohshme dhe kundershtare midis tyre ne qellimet qe kane pasur, pasi e Ismail Qemalit u pranua nga Europa, kurse e Esat Pashe Toptanit u perdor fshehtas nga Europa ne dem te Ismail Qemalit duke i asgjesuar ne fund qe te dy, edhe pse per te dy rastet nuk ka prova te drejteperdrejta dhe transparente.
Botimi i ketij libri ne Shqiperi ka ndjekur nje rruge sa te cuditshme, aq dhe te habitshme, qe nenkupton nje botim manipulator dhe te fallsifikuar. Fillimisht eshte perkthyer nga anglishtja ne italisht prej Nermin Vlora Falaschi, duke u plotesuar me komente e analiza historike prej Renzo Falaschi. Pastaj eshte perkthyer nga italishtja ne shqipe prej Vjollca Jonuz Tafaj, me redaktore te perkthimit shqip Agron Gashi dhe Xhevat Lloshi, cka e ben te dyshimte te gjithe permbajtjen e ketij libri duke pasur parasysh manipulimet e zbuluara me autoresi redaktorin e fundit (foto 12, 14).
Ky material ka kete informacion, nga do te marrim shenimet me kryesore:
- 14 – “10. Ne realitet Ismail Qemali e familja e tij u perzune nga Franca, per ne Spanje ne maj te vitit 1918, sepse qeveria e Parisit donte te favorizonte Serbine, te mbrojturen e saj te madhe, duke perkrahur Esa Pashe Toptanin, qe te ndodhej ne kushte te zevendesonte Ismail Qemalin, si flamurtar i Shqiperise. Dihet qe Esad Pasha kishte pranuar t’i jepte Serbise Shqiperine e Veriut (shih f. 353)”. Ky duhet te jete nje shenim i redaktuar nga Sommarville Story, pasi shenimi ne botimin shqip, f. 353, nuk ekziston (f. 15), ku madhesia e fotos eshte e lidhur me venien ne dukje te numrit te faqes 353.
Kjo eshte pika me fillestare e tradhetise imagjinare te Esat Pashe Toptanit, te cilen na e dhuron botimi britanik, sipas perkthimit ne shqip. Tani shtrohet pyetja: a eshte i vertete? A nuk duhet pare origjionali i botimit anglisht per te kuptuar te verteten?
Fati e donte te gjeja kete botim ne internet dhe nje analize teresore krahasuese e ketij botimi me botimin ne gjuhen shqipe na tregon se kemi te bejme nje fallsifikim banal te ketij botimi shqip.
Se pari libri nuk ka per autor Ismail Qemal Vloren, sic mund te nenkuptohet nga kapuku i botimit shqip, por Sommarville Story dhe gazetari amerikan William Morton Fullerton ka bere parathenien (foto 16), gje qe thuhet edhe ne botimin shqip, ku ky i fundit mori nga Sommarville Story doreshkrimet e paperfunduara nga ana e Ismail Qemalit, pasi ja kishte dorezuar perpara nisjes nga Parisi.
Tek treguesi i emrave, origjinali mbi emrin Essad Pasha ka vetem 5 shenime ne faqet: 283, 300, 318, 376, 382-3 (foto 19), ndersa botimi shqip ka 18 te tille (foto 13). Nga ana tjeter, redaksia e botimit shqip ka vene nje shenim (foto 17) ku thote: “Shenimet ne tekst me korsiv jane sipas botimit origjinal redaktuar nga Sommarville Story”. Dhe shenimi 10 ne f. 14 eshte i tille (foto 18), qe do te thote nenkuptueshem se eshte i botimit anglisht. Por ne treguesin e emrave te ketij botimit (foto 19) nuk rezulton qe te kete shenim 10 ne f. 14, qe do te thote se shenimi eshte i redaksise shqipe, por qe ka dashur t’ja ngece botimit britanik. Kjo eshte pika me e pare e manipulimit te ketij botimi ku, me kembengulje, eshte kerkuar te hidhet balte mbi figuren e Esat Pashe Toptanit duke e pergatitur lexuesin mbi negativitetin e figures se tij dhe kete sikur e ka bere autori i huaj dhe jo shqiptaret.
- 237 – “Nje nga vrasesit e paguar, qe here pas here i sherbente Sulltanit, ishte Gani Bej Toptani nga Tirana, i vellai i te famshmit Esad Pasha4”.
Redaksia e botimit shqip ka bere shpjegimin e shenimit 4 ku shkruhet:
“4. Familja Toptani me shume influence ne zonen e Tiranes, ka pasur persona shume te rendesishem ne historine e Shqiperise, dhe pse me tendenca te ndryshme, sic ka ndodhur dhe me familjen Vlora. Murat Bej Toptani (1868-1917) skulptor e poet, ishte protagonist i rilindjes shqiptare. Abdi Bej Toptani (1864-1942) ishte nje liberal i madh, zhvilloi nje bujqesi model dhe pati nje rol shume te rendesishem ne pavaresine e Shqiperise, duke marre pjese ne qeverine e pare shqiptare me 28 nentor 1912, te kryesuar nga Ismail Bej Vlora. Ne te kundert Esad Pasha (1863-1920) gjeneral brigade osman, mbajti nje qendrim gjithnje te dyfishte, te kundert me interesat e Shqiperise dhe si rrjedhi kunder Ismail Qemalit. U akuzua se kishte dorezuar Shkodren Malit te Zi pa rezistence (1913) per te patur si shkembim nje principate rreth Tiranes, duke e lene Shqiperine e Veriut serbeve, qe kishin qellim te pushtonin Durresin e Elbasanin. Serbet vepruan ne menyre qe Franca te pranonte influencen antishqiptare te Esadit ne Konferencen e Paqes ne 1919. Ne qershor 1920 Esadi u vra ne Paris, nga i riu shqiptar Avni Rustemi (shih shenimin 10. f. 14, f. 361, 388”.
Ku koment i redaksise te botimit shqip eshte i mjaftueshem per te kuptuar se cdo germe, fjale e fjali ne kete shenim eshte e sajuar vetem per dy qellime: te ule sa me poshte figuren madhore te Gjeneral Esat Pashe Toptanit dhe te ngreje ne nivelin e mitit ireal figuren e Avni Rustemit. Redaktoret duhet ta kene ditur shume sakte qe fjalen e fundit dhe vendimtare mbi Shqiperine e tha Presidenti Amerikan Woodrow Wilson (1856-1924) dhe si zor te merreshin per baze intrigat e Frances ne marreveshje me Serbine (thjeshte keto jane sajesa te redaktoreve shqiptare te botimit).
f. 251 – “Ne pjesen me te madhe te qendrave shqiptare, njerezit kundershtuan te pranonin presionet e te derguarve te Sulltanit, por Esad Pashe Toptani me cilesine e tij si shef i policise, shkoi ne qytetin tim te lindjes e shprehu kercenime e hakmarrje kunder burrave, bashkeqytetareve te mi po qe se nuk do te merrte prej tyre nje deklarate te shkruar, konform deshires se Abdyl-Hamidit.”
Keto rreshta bejne fjale per periudhen perpara vitit 1909 pasi Sulltan Abdyl-Hamidi II (1842-1918) ishte i 34-ti Sulltan i Perandorise Otomane (1876-1909) dhe u rrezua me levizjen Xhonturke ne prill 1909 duke u zevendesuar nga Sulltan Mehmeti V (sipas Ramiz Abdylit, Levizja Kombetare Shqiptare 1908-1910, libri 1, Prishtine 2004, f. 193, foto 19/1, 19/2. 19/3), i 35 Sulltan i Perandorise Otomane (1909-1918) dhe aktiviteti i Esad Pashe Toptanit ne ate periudhe ishte i lidhur me Perandorine Otomane. Por nga keto kujtime te Ismail Qemal Vlores marrim vesh rolin dhe pozicionin e Esat Pashes ne Perandorine Otomane dhe asgje me shume.
f. 265 – “Esad Pashe Toptani qe po shkonte ne Selanik per te bere nje akt nenshtrimi ndaj Komitetit Qendror, qe kishte seline aty, erdhi te shihej me mua dhe une iu luta t’i transmetonte Komitetit pikepamjen time lidhur me kete e t’u thoshte te gjithe atyre, qe e ndjenin veten krenare per kete ndryshim te regjimit, se pasojat per te ardhmen e Perandorise, do te ishin shume te renda, nese keto ngjarje politike, do te pranoheshin e do te njiheshin. / Disa dite me vone, Esat Pasha me shkroi, duke me thene se Komiteti nuk ishte aspak i gatshem t’u paraqiste ndonje rezistence ngjarjeve.”
Ngjarjet e mevonshme e perfshine Esat Pashe Toptanin ne rremujen e Revolucioni Xhonturk dhe ai u caktua deputet i Parlamentit Otoman, se bashku me shqiptarin tjeter, Riza Beun, ku me 17 dhjetor 1908 u betuan perpara Parlamentit (sipas Ramiz Abdylit, Levizja Kombetare Shqiptare 1908-1910, libri 1, Prishtine 2004, f. 148). Ne mesin e janarit 1912 Esat Pashe Toptani merr pjese ne mbledhjen qe vendosi aktin historik te fillimit te Kryengritjes te Pergjithshme Shqiptare Antiosmane nen kryesine e Ismail Qemalit, ku krahas Hasan Prishtines, merrnin pjese edhe Myfit Bej Libohova, Aziz Pashe Vrioni dhe Syrja Bej Vlora. Ne ate mbledhje u vendos qe ne pranveren e 1912 te fillonte levizja antiosmane ne Kosove dhe pastaj do te perhapej ne te gjithe Shqiperine. Esat Pashe Toptani do te udhehiqte kryengritjen ne Shqiperine e Mesme dhe Mirdite, ndersa Myfit Bej Libohova dhe Syrja Bej Vlora do te organizonin dhe udhehiqnin kryengritjen ne Shqiperine e Jugut (sipas Ramiz Abdylit, Levizja Kombetare Shqiptare 1908-1910, libri 2, Prishtine 2004, f. 152). Ne mars 1912 u percaktuan deputetet qe do te merrnin pjese ne Kuvendin mbarekombetar per te shpallur nje bllok te vecante dhe te pavarur politik brenda Parlamentit Otoman ku Esat Pashe Toptani u caktua kandidat per deputet ne Vilajetin e Shkodres (sipas Ramiz Abdylit, Levizja Kombetare Shqiptare 1908-1910, libri 2, Prishtine 2004, f. 190). Me fillimin e kryengritjes ne qershor 1912, ne Vilajetin e Shkodres punet po shkonin jo mire dhe Esat Pashe Toptani akuzohet qe nuk po i kryente detyrimet qe kishte marre persiper ne mbledhjen e janarit 1912 (sipas Ramiz Abdylit, Levizja Kombetare Shqiptare 1908-1910, libri 2, Prishtine 2004, f. 256). Situata rregullohet ne pjesen e pare te korrikut 1912 ku po behej masivizimi i kryengritjes ku ne krye te saj ishin pothuajse e gjithe familja Toptani: Abdi Bej Toptani, Masar bej Toptani, Murat Toptani dhe Esat Pashe Toptani (sipas Ramiz Abdylit, Levizja Kombetare Shqiptare 1908-1910, libri 2, Prishtine 2004, f. 303). Ne fillim te gushtit 1912 kryengritja perfshiu gjithe vilajetin e Shkodres dhe Shqiperine e Mesme, por u krijua nje situate delikate ku nga njera ane kerkohej te pushohej lufta dhe te terhiqej ushtria prej Malesise. Nga njera ane Kryeipeshkvi i Shkodres, Imzot Jak Serreqi, i dergon leter gjithe famullitareve te arkidioqezes se tij, me ane te se ciles i kerkon te nderpriteshin veprimet luftarake kunder ushtrise otomane dhe ushtria do te terhiqej, pervec zonave kufitare, dhe, nga ana tjeter, Esat Pashe Toptani shfaq deshiren per te udhehequr shuarjen e kryengritjes se Malesise se Shkodres per te shpetuar Tuzin dhe Shkodren. Edhe Abati i Mirdites, Preng Doci, kerkon nga famullitaret e abacise se tij qe te perpiqeshin per te stabilizuar situaten politike per te bindur popullin t’i ulte armet (sipas Ramiz Abdylit, Levizja Kombetare Shqiptare 1908-1910, libri 2, Prishtine 2004, f. 361).
Ne mesin dhe fundin e gushtit kryengritesit shqiptare muaren Shkupin duke e futur politiken e jashtme Otomane ne nje qorrsokak, zgjidhja e se ciles ishte terheqja e kryengritesve shqiptare. Ne kete rast, nen drejtimin e Hasan Prishtines, te gjithe drejtuesit e kryengritjes paten nje presion te pergjithshem nderkombetar per ta braktisur Shkupin. Ne kete rast edhe deputetet shqiptare ne Parlamentin Osman, Syrja Bej Vlora dhe Esat Pashe Toptani, u kerkuan kryengritesve ta braktisnin Shkupin brenda 24 oreve (sipas Ramiz Abdylit, Levizja Kombetare Shqiptare 1908-1910, libri 2, Prishtine 2004, f. 392, 393).
f. 319 – “Ne Vjene, Kancelari Berchtold, qe ne takimin e pare me la te kuptoj se sa e paket ishte shpresa, qe Shqiperise t’i lejohej mbajtja e teresise tokesore, me gjithe te drejten e me gjithe perpjekjet tona per t’u cliruar. Per mua kjo qe goditja e pare e dhimshme, por me e keqja po vinte mbrapa, sepse diten e nisjes sime nga Parisi per Londer, me erdhi lajmi i dorezimit te Shkodres Mali te Zi nga ana e Esad Pashe Toptanit. Katastrofa ndodhi pikerisht kur flota e gjashte e Fuqive te Medha po bente manovra per ta detyruar mbretin Nikolle te hiqte rrethimin, kjo vuri ne rrezik teresine tokesore, ose vete ekzistencen e Shqiperise. Per kete shkak problemi i kanditatures se Fronit, kaloi ne plan te dyte, e te gjitha perpjekjet iu kushtuan ceshtjes territoriale”.
Edhe ketu mund te jete mbeshtetur historiografia e epokes komuniste per t’i vendosur nofken tradhetar Esat Pashe Topanit pas 1945. Problemi eshte i pare ne menyre kaq te izoluar dhe intrigues sa krijon nenkuptimin qe renia e Shkodres percaktoi renien e Shqiperise, fakt ky i pandodhur. Por Ismail Qemali na ka dhene nje rruge hipotekore qe mund te coje ne aresyen perse u dorezua Shkodra dhe pikerisht fjala behet per vendosjen e mbretit te Shqiperise, i cili u shty per disa kohe. Sjellja e mevonshem e Esat Pashe Toptanit kundrejt mbretit, Princ Widit, te vendosur nga austriaket dhe lufta qe Esat Pashe Toptani kishte udhehequr kundra forcave austriake pergjate luftes se Pare Boterore na con ne perfundimin qe Esat pashe Toptani ka bere lojen e francezeve dhe kjo duhet te jete aresyeja e percaktimit te fatit te tij ne Paris me 13 qershor 1920, por qe ja ngjeshen formalisht nje shqiptari tjeter, Avni Rustemit.
Menyra e luftimeve kundra ushtrive malazeze, terheqja e Esat Pashe Toptanit dhe dorezimi i Shkodres, futja e malazezeve ne Shkoder dhe terheqja e tyre nen presionin e KNK, eshte nje tregues qe ky problem mban brenda akoma shume te panjohura qe shqiptaret nuk i dine, por qe menyra e zhvillimit te gjyqit te Avni Rustemit (ne Paris ne gusht-shtator 1920) ne nje fare menyre con ne zbardhjen e shume enigmave qe kane shoqeruar figuren ushtarake te Esat Pashe Toptanit ne vitet 1912-1913 dhe qe Ismail Qemali nuk ka pasur mundesi t’i zbardhe, pasi kishte nderruar jete (1919).
f. 361 – “Me 22 prill 1913, ne menyre shume te diskutueshme, malazezte pushtuan Shkodren, qytetin me te pasur te Shqiperise. Dyshimi mbi gjeneral Esad Pashen, komandant i forcave turke te Shkodres, u forcua nga fakti se ai mundi te largohet nga qyteti me njezet mije ushtaret e tij me arme e paisje, duke e leshuar fortesen. Ai shkoi ne Tirane, e u hap fjala se donte te krijojnte nje principate autonome ne Shqiperine e mesme, me mbeshtetjen e Serbise”.
Ky material ndodhet ne pjesen e trete te ketij libri, kapitulli 7, dhe jane mendimet e Renzo Falaschi-t. Por paraqitja ne menyre dyshuese dhe ne forme thashethemesh con me nje here ne dyshimin qe kjo veper jo vetem qe nuk eshte e Ismail Qemal Vlores, por ajo eshte ripunuar me nje qellim te paracaktuar nga redaktoret e botimit shqip. Ky perfundim arrihet kur krahasohet botimi anglisht i vitit 1920 me botimin shqip 1997, gje qe e pame tek shenimi 10 ne faqen 14. Problemi i dorezimit te Shkodres me 1913 as qe duhet marre ne konsiderate jo vetem pse ne nuk dime asgje mbi bisedimet diplomatike te malazezeve me Gjeneral Esat Pashe Toptanin, por ne nuk dime asgje mbi rolin e Fuqive te Medha ne kete dorezim dhe ne pjesmarrjen e forcave e mandateve te tyre. Fakti qe pas disa muajve malazezet ja dorezuan Shkodren KNK pa asnje kundershtim duhet te fshehe pikerisht kete rol dhe ketu duhet te qendroje aresyeja perse e vrane Esat Pashen pas 7 vjeteve.
362-363 – Ne keto faqe behet nje permbledhje e asaj qe nuk dilte shume qarte tek Teki Selenica, Shqipria me 1927. Sipas autorit Falaski, me 2 korrik 1913, flamuri shqiptar u ngrit dhe ne Tirane, pasi Fuqite e Medha e kishin bindur Esat Pashen Toptanin, qe te hiqte dore nga pretendimet e tij. Pra varianti i formimit te nje Principate ne Shqiperine e Mesme me ndihmen e serbeve ne kete pike bie poshte. Ne vazhdim, i shoqeruar nga Syrja Bej Vlora, me te birin Eqrem Bej Vloren, nga Aziz Pashe Vrioni e Abdi Bej Toptani, Esat Pashe Toptani i hyp anijes “Karabiniere” qe e dergoi grupin ne Vlore, ku Ismail Qemal Vlora e emeron minister te brendshem dhe i beson detyren e mbrojtjes se ceshtjes se kufijve shqiptare. Esat Pashe Toptani niset per Rome dhe kthehet pas nje muaji ne Tirane duke e lene Qeverine e Vlores.
Nga kjo analize rezultojne dy probleme te fshehta: me ane te figures se Esat Pashe Toptanit historiografia e epokes komuniste krijoi justifikimin e deshtimit te qeverise se Ismail Qemalit, por fshehu ekzistencen e dy forcave politike qe kundershtonin njera-tjetren ne Shqiperine e viteve 1912-1913 dhe qe vareshin qe te dyja nga Fuqite e Medha. Njera forca mbeshtetej tek Austri dhe Italia (Qeveria e Ismail Qemalit) dhe tjetra tek Franca dhe Britania e Madhe (grupimi i Esat Pashe Toptanit). Shkolla komuniste e historise formalisht, per kete rast, perkrahu qeverine e Ismail Qemalit.
Me 12 gusht 1913, Konferenca e Londres deklaron Shqiperine e Pavarur nen kuroren e nje princi europian. Kjo eshte pika me e pare dyshuese e rolit te Esat Pashe Toptanit ne te ardhmen. Shkuarja ne Rome-vendimi i Londres-ardhja e Princ Vidit nuk mund te kondiderohen ngjarje te vecuara duke na cuar ne pikepyetjen: cfare roli i kishin caktuar Fuqite e Medha Esat Pashe Toptanit ne te ardhmen?
Pergjigja vjen nga faqja 364-365!
364-365 – Me 18 shtator 1913 Esad Pasha i kerkon konsujve ne Shkoder heqjen e autoritetit te Qeverise se Vlores dhe me 16 tetor formon ne Durres nje lloj kunderqeverie ku u bashkuan te gjithe kundershtaret e Ismail Qemalit, bashkesia e te cileve nenshkroi nje memorandum, se bashku me Mithat Bej Frasherin dhe nga dhjete krere te vendit kundra Qeverise te Ismail Qemalit. Me 13 dhjetor 1913 arriti ne Vlore lajmi i kandidatures se nje aspiranti te ri per fronin e Shqiperise, Princi Wilhelm de Wied. Komplloti i Beqir Grebenese dhe lidhja e tij me Ismail Qemalin coi ne arrestimin e Grebenese me 7 janar 1914 dhe doreheqjen e Ismail Qemalit. Me 31 janar Grebeneja u njoh fajtor nga gjykata, se bashku dhe me manovren per te sjelle ne Shqiperi ne fronin mbreteror princin otoman Izet Pashen, denohet me vdekje. Por me 9 gusht Princi Wied e fal Grebene me çrast merret vesh teresia e intrigave qe konsujt dhe oficeret franceze e ruse po benin komplot qe Shkodra t’i kalonte serbeve.
E vura ne dukje faktin e fundit per te bere lidhjen edhe me dorezimin e Shkodres nga ana e Esat Pashes me 1913, por qe nenkupton se duhet te kete qene veper e francezeve.
268 – Kjo faqe mbi personazhin tone, por edhe te te tjereve te shoqeruara me gabime sipas deshires se historiografise komuniste, me ka cuar ne perfundimin se nuk eshte shkruar nga Renzo Falaschi, por eshte zbukuruar nga redaktoret shqiptare te cilet kane treguar nje zell te pakursyer per ta pasuruar me ngjarje imagjinare te lidhura me Esat Pashe Toptanin.
Sipas tyre KNK nuk kishte autoritet mbi Esat Pashen, pasi ky i fundit nuk pranoi te jape doreheqjen si Ismail Qemali, por qendroi si drejtues i qeverise se tij per t’u paraqitur perpara Princ Wiedit si dorezues i pushtetit. Me 7 mars 1914, Princi de Wied, arriti ne Durres dhe i besoi Esat Pashe Toptanit Kryeministrine dhe Ministrine e Puneve te Jashtme. Por me 6 maj plasi kryengritja e fanatikeve muslimane te udhehequr nga Haxhi Qamili dhe me 19 maj zbulohet tradhetia e Esat Pashe Toptanit qe kishte rene ne marreveshje me serbet dhe greket pa e thene se per cfare problemesh.
Por me 3 shtator 1914 Princi u largua perfundimisht nga Shqiperia dhe pretendohet qe Esat Pashe Toptani me 17 shtator arriti te zgjidhej Kryetar i Keshillit te kryengritesve (f. 371).
Vazhdimi i shenimeve te Renzo Falaschi mbi figuren e Esat Pashe Toptanit eshte lidhur me mbrojtjen e figures se Ismail Qemalit pas vitit 1914 deri sa nderroi jete (1919) dhe eshte e pamundur te mesosh se sa te sakta jane, por qe gjithsesi nuk paraqesin interes mbi vazhdimin e jetes politike ne Shqiperi pasi figura politike e Ismail Qemalit mori fund ndersa e Esat Pashe Toptanit vazhdon edhe me tej.
Te pakten kjo e fundit vihet re ne nje punim te shkurter te Prof. M. Vokshit, Shqipnia e shqiptareve, Tirane 1930 (foto 20, 21), f. 30, ku pranohet se ne Durres dhe Tirane sundon Esad Pasha. Mos valle edhe ketu kemi nje pike shtytese te urrejtjes te shkolles komuniste kundrejt politikanit Gjeneral Esat Pashe Toptanit? Ne do te shohim ne vazhdim se pikerisht ky fakt behet promotori i nje shpikje te jashtezakonshme mbi figuren e Esat Pashe Toptanit, pasi sundimtari i Shqiperise se Mesme lidhet me nje kryengritje imagjinare fshatare, e domosdoshme per teorine leniniste te revolucionit fshatar kunder rendit kapitalisto-cifligar.
Njeriu qe shkroi per Esat Pashe Toptanin ne kohen e formimit te shtetit shqiptar pa dyshim qe ka qene Miss Edith Durham. E keqja eshte se veprat e saja jane perkthyer dhe redaktuar prej nje nga 5-6 manipulatoreve me kryesore te historise se Kombit Shqiptar Profesor Xhevat Lloshit, e per rrjedhoje ato jane te pabesueshme ne te gjithe hapsiren analitike. Por ato na sherbejne per te kuptuar se ne cfare pikash ka manipuluar dhe fallsifikuar perkthyesi apo redaktori, aq me teper kur deri tani kemi konstatuar se cfare eshte bere me kujtimet e Ismail Qemal Vlores.
Te pakten ne nje veper te Miss Edith Durham, qe flet per vitet e fillim shekullit te XX-te, Brenga e Ballkanit dhe vepra te tjera per Shqiperine dhe shqiptaret, te botuar ne vitin 1990 (fig 22, 23), ne nuk dallojme emertime negative mbi figuren e Esat Pashe Toptanit, dhe aq me teper analiza e britanikes konsiston vetem brenda analizes te aktivitetit ushtarak te figures se Gjeneral Esat Pashe Toptani.
Por ne brendesi te kesaj permbledhje veprash behet fjale per vepren e saj “Lufta per Shkodren”, f. 215-315, me perkthim nga Xhevat Lloshi, ku kemi kete informacion:
Ne pjesen e pare, “Para lufte”, kapitullin e V me titull “Tradhetia e Madhe” emri i Esat Pashe Toptanit nuk permendet ne asnje rresht.
Emri i Esat Pashes Toptanit takohet ne Pjesen e III, Lufta, ne kreun e IX, ku kemi operacione politiko-ushtarake. Keshtu thuhet ne:
- 263-264 – Erdhi lajmi se Esad Pasha kishte urdheruar qe malsoret te pranonin marreveshjen e arritur nga kryengritesit e vilajetit te Kosoves, por ata i ishin pergjigjur se qene ngopur me premtime turke. Dede Sokoli dhe njerezit e tij bene qendrese ne Breg Matje. E meqenese Esat Pasha mendonte se duhej luajtur ne anen e turqve per te shpetuar Shkodren, cau perpara perpara dhe mberriti ne Shkoder me perforcime te medha. Xhavid Pasha dhe ushtria e tij e kishin boshatisur Beranin.
- 289 – Peter Plamenaci hartoi nje marreveshje me kushte te mira per Esat Pashen dhe ai pranoi. Se sa te mira ishin kushtet e marreveshjes ndoshta kurre nuk do ta mesojme me saktesi. U mor vesh se disa kohe me pare kishte hyre fshehurazi ne bisedime me princin Mirko. Sipas marreveshjes se shpallur, Esati duhej te terhiqej menjehere me tere ushtrine e tij dhe me te gjitha armet, me perjashtim te topave te medhenj, si edhe me aq materiale ushtarake sa mund te merrte. Malazezte u zotuan qe ta furnizonin me ushqime per rruge, e gjithashtu qe te mos i binin ne qafe popullsise civile, te respektonin te drejtat e tyre fetare dhe te kujdeseshin per te plagosurit.
- 291 – Princi Danillo hyri ne Kalane e Shkodres ne 24 prill, ngriti atje flamurin malazias dhe mori celesat nga Esati, i cili u nis menjehere per Tirane me ushtrine turke.
- 311 – Kishte shenja se Esati i etur per pushtet, se shpejti do te fillonte te bente trazira dhe zgjatja nga ana e Fuqive Medha per te permbushur premtimet e tyre, po shkaktonte shqetesime te medha.
Kjo eshte e gjitha panorama politiko-historike qe Miss Edith Durham ka paraqitur per dorezimin e Shkodres ne prill 1913 te lidhur me emrin e Esat Pashe Toptanit, si komandanti i garnizonit turk qe i erdhi ne ndihme Shkodres.
Por fare ndodh ne vazhdimet e botimeve shqiptare mbi kete teme?
Me 2005 ne Shkoder ribotohet, eshte ribotuar perseri me 2019, vetem kjo veper me perkthim te Ferit Hafizit (foto 24, 25), ku permbajtja e vepres ndryshon nga botimi i vitit 1990 (foto 26, 27).
Te pakten kjo duket qe ne analizen e permbajtjes se librit qe shoqeron zakonisht botimin, ku me lehtesi dallojme se botimi i vitit 1990, ne pjesen e dyte (foto 26) ka vetem dy kapituj, VI e VII; ndersa botimi i 2005 (foto 27) ka pese kapituj, VI – X. Po keshtu, pjesa e III, Lufta, ne botimin e 1990 (foto 26) ka pese kapituj, IX-XIII; ndersa ne botimin e 2005 (foto 27) kapitujt emerohen XI-XV. I njejti ritual vazhdon edhe ne pjesen e IV ku ndryshojne numrat e kapitujve.
Ne total kuptohet qe ne pjesen e dyte, te botimit te 1990, mungojne tre kapituj ne raport me botimin e 2005 dhe konkretisht keto kapituj kane keto emertime:
Kapitulli VII. “Mubla! Mubla!” f. 112
Kapitulli VIII. Komisioni Reformes f. 123
Kapitulli X. Skena e fundit e aktit te katert. f. 138
Permbajtja e ketyre tre kapitujve e ndryshojne te gjithe konfigurimin historik te asaj qe ka ndodhur ne Shkoder pergjate periudhes 1911-1912, ku prania e Gjeneral Esat Pashe Toptani mungon teresisht. Intrigat e thurura midis malazezve, malcoreve dhe otomaneve ne kurriz te malcoreve e tregon fare qarte se tragjedia e Shkodres me 1913 ishte rezultat i ketyre intrigave te thurrura pergjate viteve 1911-1912 dhe vetem per kete Xhevat Lloshi i ka fshire nga Historia e asaj kohe dhe e atyre ngjarjeve per te mbuluar faktin se Gjeneral Esat Pashe Toptani nuk ka gisht ne tragjedine e Shkodres me 1913.
Libri, sipas botimit te vitit 1990, vazhdon me punimin “Njezet vjet ngaterresa ballkanike” (foto 28), me perkthim nga Zef Mazi, f. 317-426, i ndare ne XVII kapituj. Ne f. 386-404 ndodhet kreu i XV (foto 29), “Viti 1912. Pikat e para te shterngates”, permbajtja e te cilit eshte me shume interes per lexuesin shqiptar.
Ne kete kapitull emri i Esat Pashe Toptanit permendet vetem tre here. Heren e pare ne nje fraze me dy fjale dhe nje lidhese: “Esadi u terhoq” (f 393); ndersa heren e dyte pak me gjate, ku Miss Edith Durham i ben nje vizite Esad Pashes ne Tirane dhe habitet nga numri i larte i trupave qe qarkullonin neper qytet. Esadi u shpjegoi se ata do te largoheshin me nje anije turke. Ai fliste me perbuzje per Ismail Qemalin dhe Qeverine e Perkoheshme (f. 395). Heren e trete emri i Esad Pashes permendet i lidhur me popullaten e Durresit, pasi kishte nje force te armatosur dhe thuhej se mbante lidhje te rregullta me peshkopin grek ne Durres, qe ishte nje intrigant me damke (f. 395-396).
Neqoftese botimi i vepres se mesiperme te Miss Edith Durham eshte realizuar me 1990, me 2001 pjesa mbi 20 vjet ngaterresa ballkanike eshte botuar si liber me vete (foto 30) me perkthim nga Selaudin Toto (foto 31) dhe ishte i ndare ne 21 kapituj dhe ne f. 235-268
ndodhet kapitulli XIX (foto 32), qe i korespondon kapitullit te XV ne botimin e vitit 1990 (foto 29). Cudia eshte se duke perjashtuar frazen e pare te kapitullit, gje qe vihet re edhe ne krahasimin e dy fotove, i gjithe materiali ne vazhdim ndryshon totalisht nga botimi i vitit 1990 me permasa absolute, ku te dhenat historike jane tmersisht te kunderta me realitetin.
Keshtu per shembell ne tekst thuhet se “ne 28 Nentor 1912, Ismail Qemali, qe ndodhej ne Stamboll kur plasi lufta, mundi me veshtiresi te vinte ne Vlore dhe te ngrinte atehere flamurin kombetar duke formuar nje qeveri te perkohshme” (f. 245), kur e verteta eshte jashtezakonisht me ndryshe. Ismail Qemali rreth 20 nentorit 1912 vajti ne Bukuresht dhe prej andej ne Vjene. Me 25 nentor 1912 i jep nje interviste korespondentit te gazetes se Triestes, Il PICCOLO (qe botohet nga kjo gazete te nesermen), dhe ne darke niset me anije ushtarake drejt Durresit ku arrin me 26 nentor 1912. Te pakten nisja e Ismail Qemal Vlores nga Triestja drejt Durresit eshte e pasqyruar ne nje raport te drejtorit te policise se Triestes, Markuss, drejtuar eproreve, lidhur me nisjen e Ismail Qemalit per ne Shqiperi se bashku me 14 personalitete shqiptare me qellim qe te shpalle pavaresine dhe te krijoje nje qeveri provizore (data e raportit eshte 20 nentor 1912 dhe thuhet se dje pasdreke me vaporin e Lloyd-it “Linc” u nis prej ketu per ne Durres…..); sipas Beqir Meta dhe Hasan Bello, Syrja dhe Eqrem Bej Vlora 1890-1913, vellimi I, Dokumenta, dok. nr 169, f. 372, Tirane 2020 (foto 33, 33/1, 33/2). Ne kete pike ka nje problem te vogel: nuk perputhen datat ne gazeten e siperme me daten ne kete raport. E meqenese gazeten Il PICCOLO, te dates26 nentor 1912, me ndihmen e Z. Paolo Muner, Komandanti i Pelikanit ne vitet 1997, e kam pare me syte e mi, ve dyshime mbi punen e sakte te Beqir Metes dhe Hasan Bellos mbi kete argument.
Akoma me tej ekzistojne dy dokumenta te lidhur me lejen qe Konstandinopoli kishte dhene per pavaresine qe do te shpallte Ismail Qemali dhe qe ka daten 27 nentor 1912, njeri eshte permbajtja e telegramit, ndersa tjetri dokumenti i PTT ku eshte marre dokumenti i pare (foto 34, 34/1). Është një vendim i kabinetit qeveritar osman i nënshkruar nga anëtarët e këtij kabineti si përgjigje në pyetjen e shtruar nga kryekomandanti osman i Vilajetit të Janinës, Esat Pashë Janina.
Ai kërkon nga qeveria e Stambollit një udhëzim se çfarë duhet të bëjë me Ismail Qemal Vlorën dhe bashkëpuntorët e tij, të cilët kishin lënë Durrësin dhe priteshin nga çasti në çast të mbërrinin në Vlorë për të mbajtë një kuvend mbi çështjen e Shqipërisë. Përgjigja e Stambollit ishte e qartë: MOS E PENGONI. E KA PAJTIMIN TONË.
MV., 171/53, 17.12.1330 (27 nentor 1912).
Jam i detyruar te deklaroj se nuk e njoh otomanishten e per rrjedhoje nuk jam ne gjendje te vertetoj saktesine e dokumentit te mesiperm dhe perkthimin e tekstit. Por fakti i perputhjes se datave te gazetes se Triestes Il PICCOLO me kete dokument me ben ta besoj pa rezerve.
Ne vazhdim, botimi i 2001 i librit “20 vjet ngaterresa ballkanike” permend emrin e Esat Pashe Toptani ne rrethana krejt te tjera, ku pergatitet tradhetia imagjinare dhe krimet po te tilla te Esat Pashe Toptanit. Keshtu ne f. 250-251 tirret gjere e gjate vrasja e Hysen Rizait (ne dime qe komandant ka qene Hasan Riza Pasha), komandantit turk te garnizonit te Shkodres dhe tregohet se si Esat Pasha mori detyren e komandantit te pergjithshem kur ne vepren e Miss Edith Durham, botim i vitit 1990, mesuam se Esat Pasha me detashmentin e vet erdhi ne ndihme te Shkodres ku Xhavid Pasha i kishte larguar forcat. Ne kete rast duhet nenvizuar se forcat e Gjeneral Esat Pashe Toptanit ishin te tretat qe po i vinin ne ndihme Shkodres dhe e gjitha kjo ne sajet te intrigave te komandantit te garnizonit te Shkodres Hysen Riza Pasha. Pra personazhet dhe ngjarjet jane krejt te ndryshme dhe nuk mund te merren per baze ne kete gjendje qe transmetohen pa realizuar kritiken e tyre.
Ne f. 252 permendet termi “tradheti” ne dorezimin e Shkodres dhe kjo nenkuptohet per Esat Pashe Toptanin.
Ne f. 254 autorja flet per Qeverine e perkohshme te Krujes, e cila kishte frike nga Esadi.
Ne f. 255 shkruhet pike per pike sipas asaj qe eshte botuar ne botimin e vitit 1990, kur Miss Edith Durham viziton Esat Pashen ne Tirane.
Po ne f. 255 shkruhet per Durresin dhe revolten e popullit kundra Esat Pashes, sipas botimit te 1990.
Po ne f. 255 autorja flet per Elbasanin me pretendimin se te gjithe shpresonin ne ardhjen e Princit qe te shtypej Esad Pasha.
Ne botimin e 1990 ngjarjet ne Durres dhe Elbasan jane me permasa krejt e tjera dhe emri i Esat Pashes nuk permendet kerkund.
Interesant eshte fakti qe ky botim, dmth i vitit 2001, po ate vit eshte ribotuar me te njejten permbajtje, por me formatim tjeter, ku perseri kapitulli XIX permban manipulimin qe e pame me siper duke treguar se eshte pare e arsyeshme t’ja fusin me zor ne koke shqiptareve manipulimin e bere mbi figuren e Esat Pashe Toptanit (foto 35, 36, 37).
Por ekzistojne botime te tjera te bere nga deshmitaret e kohes qe nuk jane shqiptare. I tille eshte nje botim me autore Hortense von Zambaur, gruaja e konsullit austriak ne Shkoder me titull: “Rrethimi i Shkodres” (foto 38, 39), i cili ka nje permbajtje shume korrekte mbi ate qe ka pare
dhe ka degjuar pa bere asnje koment te tepert mbi figuren e Esat Pashe Toptanit. Ne kete liber-ditar emri i Esat Pashe Toptanit permendet shume here, por une mora ato me pikantet qe lidhen domosdoshmerisht me Shkodren dhe jo me marredheniet e punes te Esat Pashes me autoren apo burrin e saj duke perfshire edhe personazhet e tjera qe moren pjese ne ate rrethim.
Keshtu, me 18 TETOR 1912 (f. 15) thuhet: “Sot mesuam se bullgaret i ane shpallur lufte Turqise, kurse greket i kane dorezuar nje ultimatum ne te cilin kerkojne aneksimin e Kretes. Turqit i kane zene per fyti. Ne Tarabosh, komanden e ka marre Hasan Rizaja kurse ne Fushen e Shtoit, operacionet i drejton Esat Pasha”.
Me 14 NENTOR 1912 (f. 28) thuhet: “Bombardime, si diten e djeshme. Te krishteret po behen perhere e me nervoze dhe tashti po fillojne te pendohen per intrigat e tyre me Malin e Zi. Mire t’u behet; keto jane frytet e politikes se tyre”.
Me 2 NENTOR 1912 (f. 32) thuhet: “ Nje shpallje e vendosur ne mur, e nenshkruar nga Hasan Rizaja dhe Esat Pasha, njofton banoret e Shkodres se ai qe shprehet per dorezimin e qytetit do te varet! S’ka ku shkon me qarte! As qe ka nevoje per komente te tjera”.
Me 3 PRILL 1913 (E ENJTE) – f. 106, thuhet: “Flasin per nje atentat qe paska dashur te beje nje oficer kunder Esat Pashes. Atentati deshtoi, kurse oficeri u vra. Keshtu i sajojne gjerat, dite per dite, trillojne histori, nje here flasin, pastaj e hedhin poshte; keto jane zbavitjet e nje te rrethuari”.
Me 22 PRILL 1913 (E MARTE) – f. 120, thuhet: “Ora 8 e mbremjes. Erdhi fundi! Esat Pasha thirri parine e Shkodres, muhamedane e te krishtere dhe i njoftoi se ai ishte i detyruar ta dorezonte qytetin!! Kur degjova kete lajm, gjaku me ngriu ne dejte e mi. Pra, deri ne kete kohe, une kisha shpresuar! Cfare??? Nuk e di: nje veto nga ana e Fuqive, nje nderhyrje nga ana e Austrise; kurre nuk e kisha besuar qe Shkodra do t’i lihej Malit te Zi; ndjenjat e mia patriotike s‘me lejonin kurre qe ta pranoja kete mendim”.
Ne pasthenien e tij, perkthyesi Ferit Hafizi, ka shkruar per keto ngjarje:
Ne faqe 150 thuhet: “Me daten 30 janar 1913, ne mbremje, do te shkonte (behet fjale per Hasan Riza Pashen, GH) te takonte te derguarin e arqipeshkvit ne shtepine e Esat Pashe Toptanit, por kjo do te ishte nata e fundit e tij. / Te gjithe veprat e kohes, kete ngjarje e tregojne pak a shume ne te njejten menyre. Kur po kthehej nga shtepia e Esat Pashes, nga ora 20.00, pak para se te arrinte te vendkomanda, tre vete qe dalin nga erresira e qellojne; dy nga tre plumbat arrijne ta godasin dhe ai shembet pertoke”.
Ne faqen 151 thuhet: “Kush e vrau Hasan Riza Pashen?
Mis Durham shkruan: “Osman Bali dhe Mehmet Kavaja, te dy sherbetore te Esat Pashes, lavderoheshin me vone per vepren qe kishin bere” *(37). Shenimi 37 thote: Durham, E: Njezet vjet ngaterresa ballkan…(vep e cit, shih nr 4).
Hortensa Zambaur: “Te gjithe njerezit mendojne dhe e shprehin haptas se Esat Pasha ka shtyre per te vrare Hasan Riza Pashen qe te mund t’ua dorezoje qytetin malazezeve. Megjitheate, ata qe jane ne brendi te ngjarjeve, kane aresye te forta per te dyshuar ne te.” *(38). Shenimi 38 thote “Zambaur, H: Die belagerung von Skutari….(vep. e cit., shih nr 29).
Ne faqen 153 thuhet: “Komploti ishte diku rreth tij (behet fjale per veprimtarine e Hasan Riza Pashes dhe armiqesite e krijuara, GH), por per te nuk dihej asgje.” *(44) (Po aty). Shenimi 44 thote: Berri, G.:L’Assedio di Scutari….(vep. e cit., shih nr. 25). “Intuita popullore e ngriti gishtin e akuzes, por sot, pas gjithe kesaj kohe, as nuk eshte vertetuar, as nuk eshte hedhur poshte” (foto 40).
Te pakten kjo deklarate e Gino Berri-t eshte shume me korrekte se sa akuza e genjeshtert qe thote se Esat Pashe Toptani eshte vrasesi Hasan Riza Pashes dhe cudia eshte se kete autor shume pak veta e kane marre per baze duke e anashkaluar, ndersa shkolla komuniste e historise as qe e permend ndonjehere.
Ekziston nje udhetare amerikane (Rose Wilder Lane – 1886-1968) qe ne vitet 20 te shek. te kaluar, ka bere nje udhetim te gjate neper Shal-Shosh, duke lene dhe nje liber me kujtime mbi kete udhetim, bot. i dyte, Tirane 2004 (foto 41, 42), por emri i Esat Pashe Toptanit nuk permendet ne asnje rast, cka me ka cuar ne perfundimin se ngjarja e 1913 e ndodhur ne Shkoder nuk ka pasur ndonje jehone mbreslenese, aq me teper qe udhetimi i amerikanes ka ndodhur pas vrasjes se Esat Pashe Toptanit ne Paris dhe emri i Kryeministrit Ahmet Zogu permendet disa here.
Ekzistenca e personazheve te tjera, bashkekohes te Esat Pashe Toptanit, e ben me te lehte analizen e ngjarjeve te pershkruara deri me tani sipas Miss Edith Durham dhe Hortense von Zambaur.
Fillimisht behet fjale per Gjeneral Vincenzo Muricchio, qe ka lene te shkruar kujtimet nga Shqiperia: “Shqiperia: Mision dhe arrest”, Tirane 2018 (foto 43, 44), te botuara per here te pare ne Napoli 1935. Ne kete rast autorin Muricchio duhet ta konsiderojme si me kompetentin per te dhene nje mendim profesional, dmth ushtarak, mbi figuren e Gjeneral Esat Pashe Toptanin. Vetem se duhet vene ne dukje se mendimet e Gjeneral Vincenzo Muricchio mbi Gjeneral Esat Pashe Toptanin ndryshojne jashtezakonisht shume me gjitheshka qe shqiptaret kane shkruar dhe dine per personazhin tone nga pikepamja historike dhe politike, gje qe ve ne dyshim te plote gjitheshka qe eshte shkruar mbi kete teme pa i dhene prioritet ndonjeres.
Ne faqe 21 shkruhet: “Ne vitet 1912-1913 gjendesha ne Bari si komandant e nje grupi artilerie te garnizonit te atjeshem. Gjate bllokades se bregdetit shqiptar, ne kohen e luftes se dyte ballkanike, kur qe shpallur Qeveria e pare shqiptare ne Vlore, nga i permenduri tashme Ismail Qemal Bej, gjindesha shpesh dhe me kenaqesi nen shoqerine e shqiptareve te strehuar ne ate qytet, dhe mes ketyre ishte Gjon Daragjati, tregtar shqiptar qe qendrojte ate per nevoja pune dhe per te pritur qe nje qeveri e qendrueshme te ngrihej ne Shqiperi, ku kishte vellezer te tjere, te cilet moren pjese ne mbrojtjen e Shkodres bashke me Esad Pashe Toptanin (nenvizimi dhe bold i imi, GH). Gjon Daragjati, pasi kishte marre te dhena te hollesishme per mua nga bashkekombasit e tij, m’u afrua dhe me dha mundesine te njoh shqiptare te tjere qe qendronin ne Bari apo qe ishin kalimthi ne ate qytet”.
Sipas autorit Muricchio, Esat Pashe Toptani ka qene nje nga mbrojtesit e Shkodres pa e etiketuar ate me ndonje epitet tjeter.
Ne faqe 24 dhe 25 shkruhen gjera te cuditshme, çka me detyroi te jap pamjen sipas librit ne foton 45:
–“Ekspedita nuk pati nevoje te kryhej, pasi serbet i dhane fund operacioneve te tyre te rrethimit, duke ia lene Shkodren Esad Paashe Toptanit, prej familjes fisnike te Topiajve te Tiranes. Esad Pasha u shperngul, pak kohe pasi ishte ngritur rrethimi nga serbet, pothuaj ngadhenjimisht ne Durres per mbrojtjen e vlerte qe e kish arritur me heroizem te vertete. Durresi atekohe qe perzgjedhur si kryeqytet i perkohshem i shtetit te ri shqiptar”.
-“Ne ate kohe, ne shtetin e ri shqiptar njihej vecse autoriteti i Esad Pashes, autoritet i cili shtrihej realisht vetem mes Durresit e Tiranes dhe ne qendrat e banuara te Shkodres dhe Vlores; ne te gjithe pjesen tjeter mbreteronte anarkia.”
-“Ne ditet e para te tetorit zbrita ne Durres. Konsulli yne kav. Xhovani Dolfini nuk gjendej ne seline e konsullates, pasi kish qendruar ne Tirane. Megjithate aty gjendej dragomani yne. Per te mos humbur kohe, iu prezantova drejtperdrejt Esad Pashes po diten e mberritjes sime, duke e vene ne dijeni per detyren qe kisha marre dhe, ne te njejten kohe, per qellimin tim qe te
futesha menjehere ne krahinat e brendshme per te mos u kapur ne befasi nga stina e ashper, aq me teper qe duhet te shkoja deri ne afersi te Prizrenit, ne territorin e Lumes, ne bashkerrjedhjen e Drinit te Bardhe me Drinin e Zi.”
Ne faqe 28 shkruhet: “Pergatitjet e nevojshme me moren pothuaj te gjithe muajin e dhjetorit 1913. U nisa nga Bari me 27 dhjetor dhe mberrita ne Durres diten tjeter. Esad Pasha beri te mundur transportimin nga Durresi ne Tirane, me karro te terhequra nga buaj ne pronesi te tij, te dengjeve qe dergjeshin ne doganen e Durresit. Nga Tirana, beri te mundur transportimin me mushka te te gjithe materialeve qe kisha sjelle me vete nga Italia, ne stacione te ndryshme shperndarjeje qe u percaktuan gjate rrugetimit qe do te pershkoja perseri nga Tirana ne Peshkopi (kryeqender e Dibres se poshtme).”
Ne faqe 44 shkruhet: “U ngrit ne Tirane nje qeveri e perhershme me Turhan Pashen kryetar, Esad Pashen minister i luftes, Myfid bej Libohoven minister te puneve te jashtme dhe me ministra te tjere qe nuk ka rendesi te permenden. Qe caktuar si mbret, Princ Vidi, i cili mberriti ne Durres ne marsin e po atij viti bashke me te shoqen.”
Ne te gjithe keto citime nuk gjen asnje fjale negative per Esad Pashe Toptanin dhe po te mendojme se ky material eshte shkruar me 1914 dhe botuar me 1935 mund te te coje ne mendimin qe Esad Pashe Toptani ka qene njeri i italianeve. Por kjo hipoteze rrezon qenien e tille te serbeve dhe grekeve. Varianti i qenies njeri i italianeve mund te pranohet po te kemi parasysh sabotimin e qeverise se Princ Vidit dhe drejtimin e formacioneve luftarake pergjate luftes se Pare Boterore (1916-1918).
Si per te vene nje rregull mbi figuren e Gjeneral Esat Pashe Toptanit, midis mohimit dhe pranimit, midis negatives dhe pozitives, me 2021 u botuan dy vellime me dokumenta per Esat Pashe Toptanin (foto 46, 47, 48) duke filluar nga 4 marsi 1897 deri me 7 tetor 1929. Pergatites dhe redaktor i botimit Dr. Hasan Bello dhe me mbeshtetjen e z. Sokol Kika.
Vellimi i Pare ka 458 dokumenta te botuara ne 711 faqe me gjithe treguesin e emrave, ndersa vellimi i Dyte ka po 458 dokumenta te botuara ne 643 faqe.
Per te realizuar kete permbledhje dokumentash, autori ka perfshire studime ne disa arkiva neper shtete te interesuara direkt per problemin shqiptar (Austro-Hungaria dhe Italia) ose neper shtete qe kane pasur interesa indirekte mbi Shqiperine (Bullgaria, Franca, Britania, SHBA, por midis ketyre shteteve me interesa indirekte kane qene dy shtete qe jane bene me te zezen shqiptareve); si dhe ka marre per baze disa artikuj te shtypit te huaj, ku shpaloset nepermjet intervistave dhe shkrimeve mendimi politik i Esat Pashe Toptanit (f. 7-8). Cuditerisht autori nuk ka marre per baze arkivin e Beogradit, meqenese Esat Pashe Toptani eshte akuzuar si bashkepunetor i serbeve. A ka qene kjo nje pamundesi per autorin, apo arkivi i Beogradit nuk ka paraqitur interes te vecante per Esat Pashe Toptanin, nuk di te them. Mora ne konsiderate vetem ate material qe lidhej me aktivitetin e Esat Pashe Toptanit ne trojet shqiptare duke filluar nga data 28 korrik 1911, kur ekziston nje raport i konsullit austro-hungarez ne Durres, Halla, drejtuar Vjenes; deri me 7 tetor 1929 kur vajza e Esat Pashe Toptanit ju drejtua Mbretit Zog mbi rikthimin e pronave te trasheguara nga i jati.
Tabela e meposhtme eshte nje permbledhje e te gjithe dokumentacionit per Esat Pashe Toptanin dhe njerezit me te cilet ai kishte lidhje, kur aktiviteti i gjeneralit lidhet vetem me Shqiperine dhe politiken e saj, te pakten sipas interesit tim studimor. Kam mare ne konsiderate vetem ato dokument qe shtrihen pergjate periudhes kohore nga rrethimi i Shkodres (1912-1913) deri ne formimin e Qeverise Provizore te Durresit (1913) dhe protesten e Esat Pashe Toptanit kundra sulmeve te ushtrise serbe ne dem te popullates shqiptare.
– Vellimi i Pare
Nr. Dok Permbajtja e dokumentit data dok. faqja
73 Raport i konsullit austro-hungarez ne Durres, Halla, drejtuar ministrit
te Jashtem ne Vjene, Aehrenthal, lidhur me pikepamjet e Esat Pashe
Toptanit rreth situates politike ne Shqiperi……………………………………28.7.1911 194
74 Raport i nenkonsullit austro-hungarez ne Durres, Rudnay, drejtuar
Ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me aktivitetin
e Esat Pashe Toptanit dhe poziten e dobet te xhonturqve gjate
fushates se zgjedhjeve………………………………………………………………….29.II.1912 196
77 Telegram i i nenkonsullit austro-hungarez ne Durres, Rudnay,
Drejtuar Ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me
njoftimin per zgjedhjet ne Shqiperine e Mesme ……………………………….9.4.1912 201
79 Raporti i nenkonsullit austro-hungarez ne Durres, Rudnay, drejtuar
Ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me zgjedhjet
Parlamentare ne Shqiperine e Mesme, ku theksohet fitorja e Esat
Pashe Toptanit…………………………………………………………………………12.4.1912 202
83 Raport i Konsullit austro-hungarez ne Durres, Pollanz, drejtuar
Ministrit te Jashtem ne Vjene, Kontit Berchtold, lidhur me
Mundesine e shperthimit te nje kryengritje ne Shqiperine e Mesme
pas nje urdheri te Esat Pashe Toptanit. ……………………………………….27.6.1912 208
87 Raport i nenkonsullit austro-hungarez ne Durres, Rudnay, drejtuar
Ministrise se Jashtme, ambasades ne Stamboll dhe konsullates
ne Shkoder, lidhur me mobilizimin e pergjithshem te redifeve dhe
emerimin e Esat Pashe Toptanit komandant i ketij batalioni i cili
do te nisej per ne Shkoder. …………………………………………………………19.9.1912 215
88 Raport i nenkonsullit austro-hungarez ne Durres, Rudnay, drejtuar
Ministrise se Jashtme, ambasades ne Stamboll dhe konsullates
ne Shkoder, lidhur me miratimin nga Esat Pashe Toptani te
mbledhjes se nje kuvendi kombetar, si dhe per grumbullimin ne
Tirane te perkrahesve te kesaj ideje…………………………………………15.11.1912 216
90 Raport i nenkonsullit austro-hungarez ne Durres, Rudnay, drejtuar
ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me plackitjen
e shtepise se Esat Pashe Toptanit nga serbet…………………………..28.12.1912 217
91 Telegram i konsullit austro-hungarez ne Durres, Hombpstel,
Drejtuar ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me
qendrimin e personaliteteve shqiptare me Esat Pashe Toptanit ndaj
ceshtjes se kandidatures se princit……………………………………………26.3.1913 218
93 Telegram i ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, drejtuar
Ambasadorit austro-hungarez ne Stamboll, Pallavicini lidhur me
Refuzimin e evakuimit te popullsise shkodrane nga Esat Pashe
Toptani………………………………………………………………………………….26.3.1913 220
94 Telegram i ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, drejtuar
disa ambasadave austro-hungareze ne vendet europiane, lidhur me
nje aksion te perbashket per te bindur Esat Pashe Toptanin per
evakuimin e civileve nga Shkodra……………………………………………26.3.1913 221
95 Telegram i ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, drejtuar
Ministrit austro-hungarez ne Cetine, Gisel, lidhur me nderhyrjen e
ambasdadorit austro-hungarez ne Stamboll, Pallavicini tek Porta e
Larte per te urdhedruar Esat Pashe Toptanin per te lejuar evakuimin
e civileve nga Shkodra……………………………………………………………26.3.1913 222
96 Telegram i ambasadorit austro-hungarez ne Stamboll, Pallavicini,
drejtuar ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me
nderhyrjen e tij prane Vezirit te madh dhe ministrit te Luftes per te
urdheruar Esat Pashe Toptanin peer te lejuar evakuimin e popullsise
civile nga Shkodra………………………………………………………………….27.3.1913 223
97 Telegram i ministrit austro-hungarez ne Cetine, Gisel, drejtuar
ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me kunder-
shtimin e Esat Pashe Toptanit per te lejuar evakuimin e popullsise
civile nga Shkodra dhe furnizimet qe i vinin ushtrise malazeze nga
aleatet e saj………………………………………………………………………….28.3.1913 224
98 Telegram i ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, drejtuar
Ministrit austro-hungarez ne Cetine, Gisel, lidhur me caktimin e nje
Delegacioni per te negociuar me Esat Pashe Toptanin per
Evakuimin e civileve ga Shkodra……………………………………………..28.3.1913 225
99 Telegram i ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, drejtuar
Disa ambasadave austro-hungareze ne vendet europiane, lidhur
me caktimin e nje delegacioni per te negociuar me Esat pashe
Toptanin per evakuimin e civileve nga Shkodra…………………………28.3.1913 226
100 Telegram i ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, drejtuar
ministrit austro-hungarez ne Cetine, Gisel, lidhur me nje urdher qe
Porta e Larte i kishte dhene Esat Pashe Toptanit per evakuimin e
Civileve nga Shkodra……………………………………………………………..29.3.1913 227
101 Telegram i ministrit austro-hungarez ne Cetine, Gisel, drejtuar
ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me presionin
e ushtruar Malit te Zi per tu terhequr nga rrethimi i Shkodres,
qendrimin e Fuqive te Medha dhe te Esat Pashe Toptanit………….8.4.1913 228
106 Telegram i ambasadorit austro-hungarez ne Londer, kont Mensdorff,
Drejtuar ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me
telegramin e ardhur Ismail Qemalit per tu rikthyer ugjent ne Vlore per
shkak te konfliktit qe kishte shperthyer me Esat Pashe Toptanin…14.5.1913 241
108 Telegram i konsullit austro-hungarez ne Durres, Hornbostel,
drejtuar ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me
nje leter te Esat Pashe Toptanit mbi vendimet e Fuqive te Medha
per te ardhmen e Shqiperise…………………………………………………..20.5.1913 242
109 Interviste e Esat Pashe Toptanit per gazetarin francez Franz de
Jessen me titull “Shqiperia e re dhe Esat Pasha” botuar ne
revisten “L’ILLUSTRATION”……………………………………………………28.5.1913 243
113 Telegram i konsullit austro-hungarez ne Durres, Rudnay, drejtuar
ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me
pikepamjet e Esat Pashe Toptanit per situaten ne Shqiperi………..14.6.1913 249
114 Interviste e Esat Pashe Toptanit per gazeten italiane
“LA STAMPA”…………………………………………………………………………6.7.1913 250
115 Interviste e Esat Pashe Toptanit me titull “Biseda jone me Esat
Pashen mbi te tashmen dhe te ardhmen e Shqiperise” botuar ne
Gazeten “CORRIERE DELLA SERA”…………………………………………7.7.1913 253
116 Interviste e Esat Pashe Toptanit me titull “Nje bisede me Esat
Pashen” botuar ne “NEUE FREIE PRESSE”……………………………..11.7.1913 255
117 Telegram i konsullates austro-hungareze ne Durres, Pollanz,
Drejtuar ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me
Krijimin e qeverise se Esat Pashe Toptanit ne Durres……………….12.7.1913 257
118 Telegram i konsullates austro-hungareze ne Durres, Pollanz,
Drejtuar ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me
Kritikat e disa personaliteteve shqiptare ndaj Ismail Qemalit dhe
Perkrahjen e tyre ndaj Esat Pashe Toptanit……………………………..25.7.1913 257
119 Telegram i konsullit austro-hungarez ne Vlore, Lejhanetz, drejtuar
Ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me terheqjen
e kerkeses per doreheqje te Myfid Libohoves dhe zevendesimin
e Esat Pashe Toptanit nga Ismail Qemali deri sa ai te kthehej ne
Vlore…………………………………………………………………………………..26.7.1913 259
128 Telegram i Esat Pashe Toptanit, drejtuar kunatit te tij, lidhur me
Bashkepunimin e interes te atdheut………………………………………….7.8.1913 267
129 Telegram i ambasadorit austro-hungarez ne Rome, Merey, drejtuar
Ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me vendimin
E qeverise itaiane per t’i akorduar Esat Pashe Toptanit nje ndihme
financiare………………………………………………………………………………7.8.1913 267
130 Telegram i ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, drejtuar
konsullit austro-hungarez ne Durres dhe ambasadorit austro-
hungarez ne Rome, lidhur me qendrimin e Vjenes ndaj planit te disa
personaliteteve shqiptare per te mbeshtetur Esat Pashe Toptanin
kunder Ismail Qemalit dhe Qeverise Provizore…………………………….8.8.1913 268
131 Telegram i konsullit austro-hungarez ne Durres, Pollanz, drejtuar
ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me programin
e hartuar nga kundershtaret e Ismail Qemalit dhe nxitjen qe ata i
benin Esat Pashe Toptanit per jetesimin e tyre ……………………………12.8.1913 269
132 Telegram i ambasadorit austro-hungarez ne Rome, Merey, drejtuar
Ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me dem-
shperblimin e Esat Pashe Toptanit nga Serbia …………………………..12.8.1913 271
133 Telegram i konsullit austro-hungarez ne Durres, Pollanz, drejtuar
ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur e pikepamjet
e personaliteteve shqiptare dhe Esat Pashe Toptanit per qeverine
e Vlores dhe situaten politike ne Shqiperi…………………………………..12.8.1913 271
134 Telegram i konsullit austro-hungarez ne Durres, drejtuar ministrit te
Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me programin e
reformave te perkrahesve te Esat Pashe Toptanit……………………….12.8.1913 273
135 Telegram i konsullit austro-hungarez ne Shkoder, Zambaur, drejtuar
ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me vajtjen e
Faik bej Konices dhe Dervish Himes ne Shkoder per te propaganduar
per Esat Pashe Toptanin si dhe acarimin qe kishte krijuar kjo tek
konsulli italian…………………………………………………………………………16.8.1913 273
136 Telegram i konsullit austro-hungarez ne Durres, Rudnay, drejtuar
ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me kthimin e
Esat Pashe Toptanit ne Vlore……………………………………………………18.8.1913 274
137 Telegram i ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, drejtuar
Ambasadorit austro-hungarez ne Rome kontit Ambrozi, lidhur me
sasine financimit te Esat Pashe Toptanit nga Austro-Hungaria dhe
Italia………………………………………………………………………………………30.8.1913 274
138 Telegram i konsullit austro-hungarez ne Durres, Hombostel, drejtuar
ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me pakena-
qesite e Esat Pashe Toptanit nga qendrimi ne Vlore dhe deshiren e
tij per tu zhvendosur ne Durres…………………………………………………10.9.1913 275
139 Leter e Esat Pashe Toptanit me rezervat qe ai kishte per keqadmini-
Strimin e Shqiperise nga Qeveria Provizore e Vlores dhe Ismail
Qemali, drejtuar konsullit austro-hungarez ne Durres Hombostel….10.9.1913 276
140 Telegram i Konsullit austro-hungarez ne Vlore, Lejhanetz, drejtuar
ministrit te Jashtem, kontit Berchtold, lidhur me konfliktin qe kishte
shperthyer midis Ismail Qemalit dhe Esat Pashe Toptait……………..11.9.1913 279
146 Telegram i konsullates austro-hungareze ne Durres, drejtuar
ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me qendrimin
e agjipeshkvit dhe Esat Pashe Toptanit ndaj princit……………………..16.9.1913 283
147 Telegram i konsullit austro-hungarez ne Durres, Hornbostel, drejtuar
ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtod, lidhur me organizimin
e disa mitingjeve ne qytetet e Shqiperise se Mesme nga Esat Pashe
Toptani…………………………………………………………………………………..16.9.1913 284
151 Telegram i ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, drejtuar
Konsullatave austro-hungareze ne Shqiperi dhe ambasades austro-
Hungareze ne Rome, lidhur me tratativat e mbylljes se konfliktit mes
Ismail Qemalit dhe Esat Pashe Toptanit……………………………………..18.9.1913 287
152 Raport i Ministrise se Jashtme ne Vjene mbi nje kerkese te Kryetarit
te Bashkise, Myftiut dhe Metropolitit ortodoks te Durresit, drejtuar
konsullates austro-hungareze dhe italiane ne Shkoder lidhur me rifo-
rmimin e Qeverise Provizore konform kerkeses se Esat Pashe
Toptanit………………………………………………………………………………….18.9.1913 288
153 Telegram i ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, drejtuar
Ambasadorit austro-hungarez ne Rome, lidhur me misionin e Aubrey
Herbertit dhe takimin e tij me Esat Pashe Toptanin………………………18.9.1913 289
158 Telegram i konsullit austro-hungarez ne Durres, Hornbostel, drejtuar
Ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me ankesen e
Esat Pashe Toptanit ndaj sulmeve te ushtrise serbe ndaj popullsise
Shqiptare ne zonen e Dibres……………………………………………………..25.9.1913 293
159 Telegram i ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, drejtuar
ambasades austro-hungareze ne Rome, konsullates austro-
hungareze ne Durres dhe Vlore per te influencuar ne menyre
qetesuese mbi Esat Pashe Toptanin per te shmangur shkeljet e
neutralitetit nga Serbia……………………………………………………………..26.9.1913 294
166 Telegram i konsullit austro-hungarez ne Durres, fon Hembostel,
drejtuar Ministrit te Jashtem ne Vjene, kontit Berchtold, lidhur me
perpjekjet e Esat Pashe Toptanit per te organizuar nje qendrese
ndaj ushtrise serbe………………………………………………………………….4.10.1913 301
– Vellimi i Dyte
Nr. Dok Permbajtja e dokumentit data dok. faqja
457 Telegram i zevendesministrit te Jashtem, drejtuar Ministrise se
Puneve te Brendeshme, lidhur me balsamosjen e trupit te Esat
Pashe Toptanit nga nje shtepi funeralesh franceze dhe pergatitjet
per ta varrosur ne Shqiperi……………………………………………………….18.8.1922 634
458 Leter e vajzes se Esat Pashe Toptanit, drejtuar Mbretit Zog, ku i
Kerkon t’i rikthehej nje pjese e pronave te trasheguara nga i ati…….7.10.1929 635
Duhet lexuar permbajtja e ketyre dy vellimeve per te kuptuar se sa te paditur jane shqiptaret mbi figuren e Gjeneral Esat Pashe Toptanit dhe se sa kot ja fusin studiuesit e epokes komuniste dhe postkomuniste ne vazhdim, por dhe miqte e mi ne diskutimet ne FB.
Me shtator 1913 viziton qytetin shqiptar te Jugut, Vloren, Miku i madh i shqiptareve, Aubrey Herbert me c’rast lindi libri: Miku i madh i shqiptareve dhe krijimi i Shqiperise se sotme, Ditare dhe Letra 1904-1923, te pergatitur nga Bejtullah Destani dhe Jason Tomes, Tirane 2012, me parathenie te Noel Malcolm (foto 49, 50), ku flitet edhe per personazhin tone, Esat pashe Toptanin (foto 51). Por duhet cilesuar se shenimet ne fund te faqeve nuk jane te percaktuara se te kujt jane: te autorit Aubrey Herbert, te pergatitesave Bejtullah Destani dhe Jason Tomes, te perkthyesit Kastriot Myftiu apo te redaktores Eglantina Bojaxhiu, cka e ben te dyshimte te gjithe kete liber.
Ne faqe 123 shkruhet: “Per bela, kjo puna e Esatit 43 eshte e panevojshme per ne”. Shenimi 43 thote: “Esat Pashe Toptani (1863-1920), deputet i Durresit 1908-12, minister i brendshem 1913-1914, minister i luftes i Shqiperise 1914, i veteemeruar President 1913-14, 1914-20. Esati u raportua se e shpall veten Mbret te Shqiperise ne Lezhe, me 27 pril 1913.”
Ne faqe 158 shkruhet: “Dhuna etnike ne krahinat qe i ishin dhene Serbise, ndezi fitilin e konflikteve rte njepasnjeshme ne kufi. Udheheqja politike e Shqiperise ishte e percare. Ismail Qemali ishte rrekur te paqesonte cifligarin dhe ushtarin ambicioz Esat Pashe Toptanin, duke e emeruar Minister te Brendshem ne korrik 1913, por Esati u tregua jo bashkepunues dhe ruajti bazen e pushtetit te vet ne Tirane dhe Durres. Tani Esat Pasha e sfidonte hapur autoritetin e Ismailit dhe – me gjithe perpjekjet ndermjetese te Herbertit – kishte nisur nje kurs, qe coi ne formimin ne Durres te nje qeverie shqiptare kundershtare nen udheheqjen e tij”.
Ne faqe 178 shkruhet mbi intrigat e Esat Pashes, cili shtroi disa kerkesa ne adrese te Qeverise se Perkohshme, e cila konsiderohet me te meta. Keto kerkesa ishin: 1-Qeveria te transferohej ne Durres…. 2-Kabineti te reformohej…3-Te mos jepen koncensione dhe ato qe jane dhene te anulohen. 4-Te thirret nje kuvend kombetar, diku ne veri….Dhe disa probleme mbi koncensionet e dhena dhe thesarin e shtetit.
Ne faqe 182 shkruhet: “Mendohet se Esati po luan lojen e nje princi musliman, Fuadit151 (shenimi 151 thote: Princi Fuad (1868-1936), Sulltan i Egjiptit 1917-22, Mbret i Egjiptit 1922-36, kishte ofruar veten si kandidat per fronin shqiptar ne dhjetor 1912.). Vlora thuhet se ka derguar 1.000 sterlina per t’u shperndare ne Shkoder. Faiku eshte i bindur se do te luaje (dmth Esat Pashe Toptani, GH) rolin e Gjeneral Monck152. Shenimi 152 thote: George Monck (1608-70) udhehoqi sjelljen ne fronin anglez te Mbretit Charles II ne vitin 1660.
Ne faqe 187 shkruhet: “Ekziston nje parti njerezish te sinqerte, te cilet mbajne qendrim kritik ndaj qeverise dhe nje parti tjeter te pakenaqurish, kreu i tanishem i se ciles eshte Esat Pasha”.
Ne faqe 188 shkruhet: per figuren e Esat Pashes duke e lidhur me regjimin e vjeter, akuzohet per konservatorizem, por duke luajtur rolin e Beresit te Mbretit. Sipas autorit emri ose personaliteti i Esatit ka pak shkelqim a lavdi, ndonese ai ka hir dhe nje fare spikatje.
Ne faqe 189 shkruhet: perseri mbi figuren e Esat Pashes, i cili shfrytezon raportin midis anarkise dhe deshires se popullit per te ardhmen e tij. Sipas autorit duart e Esat Pashes nuk ishin bere kurre per te kontrolluar nje makine politike delikate dhe per kete ai ishte e vetedijshem, prandaj po mundohej per te zene llogoren e tij.
Ne faqe 213 shkruhet: mbi kryengritjen muslimane te majit 1914 (ky vit eshte sipas historiografise komuniste, pasi ne realitet ne Vlore, ne kohen e Ismail Qemalit, forcat e Haxhi Qamilit arriten deri brenda qytetit, GH) me motive te paqarta qe kercenoi pushtetin e Princ Vidit. Nje pjese e mire dyshonin se Esat Pashe Toptani, si Minister i Luftes perkrahte me fshehtesi kryengritjen.
Ne faqe 220 shkruhet: se gazetaret britanike deklaronin se Esat Pasha ishte fatkeqesia e vendit.
Ne faqe 234 shkruhet: se kryengritesit muslimane e debuan Princ Vidin, i cili u largua nga Shqiperia me 3 shtator 1914 per te mos u kthyer me kurre. Drejtimin politik te Shtetit Shqiptar e mori KNK, ndersa Esat Pasha e shpalli veten president me ndihmen e Serbise.
Ne faqe 253 shkruhet (behet fjale per vitet 1916-17): “Pas terheqjes nga Shqiperia, Princi Aleksander i Serbise dhe ushtria e tij kishin mberritur ne Selanik. Me ta, kishte ardhur dhe Esat Pashe Toptani, i cili kryesonte nje qeveri shqiptare te vete-shpallur ne mergim, prane se ciles Franca, Greqia dhe Serbia (po jo Britania) kishin caktuar agjente diplomatike”.
Ne faqe 301 shkruhet: “Esat Pasha u zgjodh per te perfaqesuar Shqiperine edhe per aresyen e thjeshte se Esat Pasha eshte i gatshem te pajtohet me cdo skeme apo ndarje te vendit, mjafton t’i lene pa prekur nahijen e vet” (behet fjale per Fuqite e Medha dhe caktimin nga ana e tyre te delegacionit shqiptar qe do te paraqitej ne Konfeerencen e Paqes ne Paris me 1919-1920, GH).
Ne faqe 305 shkruhet: mbi figuren e Esat Pashes me terma jashtezakonisht negative duke e konsideruar mallkim te Shqiperise.
Ne faqe 318 shkruhet: “I vetmi shqiptar i pranuar atje tani, Esat Pasha, eshte aq i diskretituar ne vendin e tij, sa nuk mund te quhet perfaqesues i ketij vendi”.
Ne faqe 320 shkruhet: “mendoj se Esat Pasha nuk ka gjasa te paraqitet ne minuten e fundit si perfaqesues i shqiptareve, per te shitur vendin tuaj, megjithese jam plotesisht i bindur, se ne nje moment, ky ka qene plani i propozuar nga nje prej fuqive te interesuara. Nese siguroni perfaqesim te denje, atehere nuk i druhem se ardhmes”.
Ne faqe 357 shkruhet: “Serbet u terhoqen neper rrugekalimet shqiptare, per t’u transportuar nga Shengjini ne Korfuz. Ishte merite e shqiptareve – dhe Esat Pashes, cfaredo te kene qene motivet e tij, mund te pretendoje note te mire per kete – qe gjate kesaj terheqje serbet nuk u sulmuan. Por prania e Gjeneralit Phillipsit dhe Admiral Troubridges, te cilet shoqeruan serbet, u kujtoi shqiptareve premtimin e Ser Edward Greyt dhe ndihmoi ne sigurine e ushtrise serbe”.
I gjithe ky material, me rrjedhim nga Aubrey Herbert, na sherben per te percaktuar permbajtjen e dy ngjarjeve: aresyen europiane te vrasjes se Esat Pashe Toptanit dhe aresyen shqiptare te mohimit te tij.
Ne mjaft punime te studiuesve shqiptare te epokes postkomuniste, dmth pas 1992, eshte permendur here pas here edhe emri i Ministrit te Jashtem rus Sergej Dmitrieviç Sazonov (1910-1916) ne marredheniet e shtetit te ri shqiptar dhe personave politikane te tij me shtetin serb. Duke disponuar librin e tij me Kujtime: “Flet Ministri i Jashtem Rus (1910-1916), Luftrat Ballkanike, Traktati i Londres, Kosova, Shqiptaret”, Botues HELGA’s SECRETS, 2009; vura re se ne asnje rresht nuk permenden as shqiptaret dhe as Esat Pashe Toptani (foto 51/1, 51/2, 51/3, 51/4, 51/5); e cila pa dyshim qe ka nenkuptimin e vet dhe aresyen perse eshte mashtruar me titullin dhe permbajtjen e librit. Te tre nentitujt qe jane ne kapakun e librit (foto 51/1) nuk
kane asnje lidhje me brendesine e librit, qe shpaloset neper kapitujt, por edhe ne Permbajtjen e librit (foto 51/3, 51/4, 51/5).
Por gjetja e materialeve autentike dhe te kunderta, qe lidhin figuren e Esat Pashe Toptanit me historine fillestare 7-8 vjecare te shtetit shqiptar perben analizen detyruese te ketij studimi.
Nje material interesant na vjen nga Revista LEKA, 1937.XXV, numer kujtimuer i XXV-vjetorit te pavarsis komtare 28.XI (vj. IX numrat VIII-XII e vj. X nr. I-III), vell. II. – foto 52, 53, ku kemi materiale mbi perfundimin e Luftes se Shkodres dhe rolin e Esat Pashe Toptanit ne kete lufte, gjithmone sipas autoreve te artikujve perkates.
Vellimi fillon me faqen 535 duke nenkuptuar se ekzistojne disa vellime me te hershme. Dhe, vete ky vellim, deri ne faqen 602 eshte vazhdim i drejteperdrejte i vellimit paraardhes, ndersa ne faqen 603 ka shtesen e filleses me numrin 1 ku fillon nje permbajtje e re dhe konkretisht ne f. 4 (606) kemi nje punim qe lidhet me temen tone: “Shqipnija ne gjire te diplomacis”, por qe ka shenimin se vazhdon nga vellimi i pare fq. 481. Ne vazhdim, prej faqes 9 (611) fillon kapitulli Çashtja e Shkodres dhe perfundon ne faqe 16 (618). Ne lidhje me aktivitetin e Esat Pashe Toptanit ne keto 7 faqe kemi kete informacion:
Ne faqe 9-10 (611-612) shkruhet: “Ne mproje te qytetit gjindej Riza begu me 25 o 30 mij vete. Pak perpara se te kriste lufta Esad Pasha erdh ne Shkoder me nje ushtri shqiptaresh per te forcuar ushtrin qi aty gjindej. Me 9 dhetuer merrijti nje oficjer malazias per ta shterngue Rizain me pre luften pse aleatt kishin ba me 19 nanduer 1912 nji armepushim, por aj nuk desht me pranue e luftoi ne hesap te vet. Me 30 kallenduer 1913 tuj kethye prei shpis s’Esad Pashes ku kish hanger darken, kje vra.”
Ne faqe 10 (612) shkruhet: “Esad Pasha e muer sundimin e Shkodres e me 5 fruer u bani me dijte malazezvet se ishte gati t’i shtrohej armepushimit. I pergjigjen se armepushimi ishte mbarue e se luftimet kishin fillue rishtas. Esadi ishte kryetar i familjes shqiptare te Toptajvet prej Tiranet e kryetar i redifvet. Sa zgjati revolucjoni i Tyrqvet te Ri u ba me ta. Kje antar i Parlamentit porsi deputet i Durresit e kje pjestar i Partis shqiptare.”
Ne faqen 11-13 (613-615) shkruhet: “Fuqi e Medha, pervec Rusise, derguan n’Adriatik nji flote nderkomtare n’urdhen te nen-amirajlit ingliz Cecil Burney, qi deklaroi blokun e bregut qi prej Tivarit ne gryke te Drinit (10 prill 1913). Diten mbrapa qeverrija serbe e hoq ushtrin, por se hoq Mali i Zi i cili e mbajti rrethimin deri me 23 prill, diten qi Esad Pasha i a dorezoi qytetin gjeneralit Janko Vukotič. / Qyshket e te leshuemit ne dore kjene caktue prej princit Danil e dokumenti u nenshkrue prej si e prej Esad Pashes, komandantit t’armates (foto 53/1, 53/2):
Art. 1. Te gjith ushtaret, si nizamet si redift, ashtu edhe klasa e rezervavet, kan per ta lane lirisht qytetin, me arme, municjone e ushqim.
Art. 2. Qytetasit, per ne dishrojshin, munden me shkue mbas armates, tuj bajte me vedi armet e takamet.
Art. 3. S ka per t’u ba placke; qytetasvet otoman qi gjinden mbrenda rrethit te kalas, ka per t’i u kqyre lirija personale. Nuk ka per t’u dhane kurrnji ndeshkim qi mueren pjese ne lufte, mbassi s’kan ba tjeter porvec detyren e vet ndaj atdhen.
Art. 4. Garnizonet e ndryshme kan per te marre me vedi, pose teshavet personale, edhe takemet, cadra, shtroje, kazana qi lypen per udhtim. Per kete pune kane per te pase qerre e kual per bajtje.
Art. 5. Zyrtare, ushtarake e civila, gjendaret e agjentat e policis qi dishrojne me e shoqnue armaten, kan per te pase kalim te lir.
Art. 6. Armatam kur te jet tuj u nise, ka per t’u percjelle prej nji gjenerajlit e prej disa oficerash malazez.
Art. 7. Robt qi perkasin armates serbe kan per t’i u dorezue komandantit te par t’armates malazeze. Haj robvet, haj ushtarevet e te gjith te ligjvet e te vorruemvet, u garantohen sherbimet qi kan me mujte m’u ba. Ka per t’u u lejue ndeja e perkohshme ne Shkoder mjekvet otoman per kujdes te te varruemvet e te te semuetvet. Si te mbaroje sherbimi i te varruemvet e i te semuetvet, keta kan per t’u percjelle ne toke otomane, bashke me mjekt, me shpenzime te qeverris.
Art. 8. Te gjithe dokumentat ushtarake, zyrtare e dossers kan per te mujte me u marre ne dorezim prej autoritetit tyrk, i cilli ka per te marre ata dokumeta civila qi komandanti i pare ka per te shenjue se jane te domosdoshme.
Art. 9. Te gjithe mitralozat, ashtu edhe topat qi gjuejne shpejt e ata te fushes, me te gjitha municjonet kan per t’u marre ne dorezim prej armates tyrke.
Art. 10. U epet falja e pergjithte atyne qi i sherbyene si spijuj qeverris otomane sa ngjati lufta.
Art. 11. Jane fale edhe te gjith ata nenshtetas te huej o malazez, qi mbassi hiken e u struken ne Shkoder, mueren pushken e luftuen me trupat otomane.
Art. 12. Ne opacin nevoje trupat turkesha per ushqim, kan per ta pase prej ushtrise malazeze.
Art. 13. Komandanti i armates se Shkodres ka per te ja dorezue te paprekun kalan e Shkodres, komandantit te par t’armates malazeze, e s’ka per t’i rrenue ato mjete marredhanjesh te cillat i perdori per mprojtje.
Art. 14. Me 10-23 prill 1329=1913, n’oren tete ka per te fillue leshimi i istiqames se Taraboshi, se Bardhanjorit te Vogel, se Fushes se Shtoit (i Hanit). Kodrat e Teqes kan per t’u xane prej garnizonit malazias neser ;’oren 11, Bardhanjoret n’oren 13, Fusha e Shtoit n’oren 15.
Shkoder, 9-10 prill 1329
22-23 prill 1913
Gerenti vali e komandant Komandanti i par i armates
I armates se Shkodres malazeze, Princi trashi-
Gjeneral i Brigates gimar
nenshkrue: ESAD nenshkrue: DANILO
Ndermjet Nikolles e Esadit kjo ba nji pakt i mshehet, sikurse diftoi delegati malazias, Mjuskviqi, ne komisjonin nderkomtar financjar te Parisit: Esadi paska dorezue qytetin e paska sigurue o vetem daljen e lir t’ushtrivet, por edhe ndihmen e Malit te Zi per te hype ne fronin e Shqipnis. (Shif telegramet e Izvolsky-t qi i a bani Sazonov-it me 24-27 prill 1913. Diplomatischer Scriftmchsel Izvolskys, 1911-14. Ed. Fr. Stieve III. 130 e 138).
Permi cashtjen ne se lidhja e meshehte ndermjet Nikolles e Esadit u perkrah prej Rusis o prej qarqeve panruse, nji leter e Pourtales, amb. ted. ne Peterburg, e 3 majit 1913 N. 140, na ep spjegime ma te gjana: “Prej nji lajmprusi, te dej per besim, marr lajmin se qarqet komtare e pansllave te ketushme kan bashkveprue qi Esat Pasha ta leshonte Shkodren. Lajmprusi i em me kallxon se 15 dit para se te binte Shkodra, u kane merrijte ne Peterburg disa personave me pah ne lamen komtare, letra prej Nikolles, me te cillat mbreti u bante me dijte miqvet te vet shestimet e veta e marreveshjet per shka i perket shtrimit t’Esadit, e lypte ndime per kete shestim te vet. Mbas bisedimesh se gjata ne lamen komtare, kje caktue me i ndimue Esadit me pare. Ne kje se ne shtypin german e austrjak aty ketu shifet ndopak dyshim athue pat dore Rusija ne ramt e Shkodres, un kujtoj se Sazanov asht mendembushun kur proteston kundra ketij dyshimi. Un besoj ma te sakt se as aj as Rusija zyrtare nuk kane pase dijeni per shestim te Nikolles, por qarqet pansllave e kan dijtun. Disa vete qi i perkasin ministris se jashtme nuk u habiten aspak kur erdh lajmi se ra qyteti. Sazanov i tha kolegut tim italian, se Esadi ishte nje vali i mire per Shqipni”. Shum ma kjarte asht relata e atashehit ushtarak austrijak ne Paris, kol. Vidale, me 5 maj 1913 (Shih: Conrad. Ausmeiner Dienstzeit. III. Boq): “Asht nji mesheftesi i te gjith e njohin se prej kendej Izwolsky e dreitoi te ramt aq ne za t’Esad Pashes; ashtu edhe proklamimi si Mbret i Shqipnis. E Izwolsky u tha disa miqve se aj, kohen e gjate qi i a len te li Austrija, don me e shti ne pune per ta keqesue gjendjen”. Edhe Eckardi, i derguemi german ne Cetine, shkruen me 2 maj 1913 se Shkodra nuk u pushtue, por se Esadi, dhuroi te ramt e qytetit, megjithese kishte ushqim e municjone mjaft. (Gro. Po. v. 34 II. Faqe 715)”
A eshte e vertete ky material? Duke pas parasysh ate qe ndodhi midis 23 prillit dhe 13 majit 1913 dhe terheqjen perfundimtare te forcave malazeze nuk ka asnje aresye t’i jepet rendesi ketij dokumenti edhe ne qofte se ai eshte i vertete. Ne politike nuk ka rendesi qellimi, por rezultati; dhe aq me teper qe nuk kishte per te pyetur njeri deshirat individuale jo vetem te Esat Pashe Toptanit e princit Danil. Te pakten KNK ka vepruar pikerisht keshtu forcerisht.
Tek kjo reviste jane mbeshtetur intelektualet e vjeter shkodrane per problemin e vrasjes se Hasan Riza Pashes dhe menyren se si u dorezua Shkodra me 1913, por dhe ketu e ka marre historiografia komuniste te gjithe informacionin mbi rolin e Esat Pashe Toptanit ne Rrethimin e Shkodres me 1913, jo pse ishte i sakte, por pse keshtu u pelqente te ishte.
Ne faqe 5 (617) shkruhet: “Me 4 maj Nikolla i lajmoi qeverris inglize se po u a leshonte Shkodren Fuqivet, e Konferenca e Ambashjatorvet i a pshteti komandantit te flotes nderkomtare te merrej vesht me autoritetet malazeze (Lichn. Bethm. 5.V.1913 – 13274)
Me 13 maj komandanti malazias Plamenac u a dorezoi qytetin Fuqivet.”
Besoj se ky eshte materiali me i gjate dhe i plote mbi bemat imagjinare politike te Esat Pashe Toptanit qe na i revolton shqiptaret e epokes komuniste pa e vrare mendjen tek shkaku primar qe e ka detyruar Esat Pashe Toptanin te vepronte sipas ketij konceptimi, edhe nqs do ta konsideronim absolutisht te sakte. I gjithe “negativiteti” imagjinar i Esat Pashe Toptanit, qendron tek 20 ditet e mbajtjes se Shkodres ne duart e malazezve.
Por e keqja me e madhe e asaj ngjarje eshte nje fakt historik qe shqiptaret e epokes komuniste nuk e dine as me perafersi dhe banoret e Shkodres nuk i kane dhene rendesi, pasi ne te kunderten do ta kishin kujtuar. Nqs Gjeneral Esat Pashe Toptani ja ka dorezuar Shkodren me 23 prill 1913 malazezeve dhe KNK e mori nga keta te fundit me 13 maj te atij viti, shteti shqiptar e ka marre Shkodren per here te pare, ne historine e tij, ne dorezim me 11 Mars 1920 nga francezet (Informacioni eshte marre nga Teki Selenica ne Shqipria e Ilustruar 1927, Tirane 1928, f. 59, foto 53/3) dhe per kete fakt heshtet qellimisht pasi kuptohet me lehtesi qe Gjeneral Esat Pashe Toptani ishte krejtesisht jashte lojes per problemin e qytetit te Shkodres, pasi perpara se te ishte problem shqiptar ishte problem i Fuqive te Medha dhe kjo nuk eshte pranuar asnjehere pas 1945 duke realizuar nje nder mashtrimet me te medha ne Historiografine e Kombit Shqiptar.
Anash fotografise shkruhet: “….Me 11 Mars 1920 A. Zogu me fuqite kombtare midis gezimit te pa treguar te popllit po vinte dore n’Administraten e qytetit e te rethit te Shkodres duke mare kete ne dorezim prej Francezeve.” (marre nga vellimi “Shqipria e 1927”, f. 17).
Informacion krejt tjeter, ne lidhje me figuren e Esat Pashe Toptanit, na jep Revista LEKA, VJ. XII1940, NR. i vetem i konsideruar si NUMER I VEÇANTË, SHKODER 1942-XX ne vazhdim te numrave kujtimore te XXV vjetorit te pavarsis komtare (foto 54, 55). Te dhenat qe jep kjo reviste jane sa te reja per syte e shqiptareve aq dhe te cuditshme per mendjet e tyre
dhe jam i bindur qe do te fillojne t’i komentojne sipas botekuptimit te marre ne shkollat e partise. Mos te harrojme se ky material eshte botuar me 1942 kur Mbreti Zog kishte ikur dhe italianet kishin pushtuar Shqiperine.
Ne kete vellim botohen dokumenta qe lidhen me punen e atdhetareve shqiptare perpara dhe pas 28 nentort 1912.
Ne faqe 16 ekziston dokumenti nr 8 ku thuhet se “Esad Toptani prej Stambolle njij misi te Komitetit “Bashkim e Perparim” ne Selanik. Kopje letre private (2). Tyrqisht. Lajme per cashtje politike qi interesojne veprimin e zhvillimin e Klubit, sidomos ne Shqipni”. Shenimi (2) thote: “Kopja asht shkrue ne nji flete me kryesine e shtypun te hotelit Pera-Palace e pa date”.
Ne faqe 178 ndodhet dokumenti nr 195, dt 8 gusht 1913, ku shkruhet (foto 56):
“…..Pyetjeve qi me bani po u pergjigjem ketu me rend:
- Dorhekja e Hamid Beut (1) vec dy shkaqeve qi thoni ju ka dhe nji te trete, qi asht ky: pse Esad Pasha i a nisi me u organizue porsa mberrini.
- Qellimi i atyne qi jane mbledhun ne Tirane, si me duket mue, asht nderrimi i Kabinetit. Nder ta gjinden Faik Be Konica, Fazil Pashe Toptani, Dervish Hima, Basri Beg Dibra (2), Midat Be Frasheri. Memduh Be Zavalani.
- Edhe un i kam dhane dum se Esad Pasha s’ka hjekun dore nga intrigat. Asht kundra Kabinetit. S’asht i kenaqun prej ksaj Qeverrije. Ka nder mend me qitun shume ngaterresa.
- Hamdi Beu merr pjese n’intrigat e Esad Pashes. As qendrimi i Avdu Beut s’asht fort i mire. Nuk duket antar i Kabinetit te socem. Por nuk mund t’a cemoj se deri ku ka me e perkrahun Esad Pashen (1).
- Meedimi i pergjithshem asht kundra Vlones…..”.
-
Mahmut Beshiri Mustafa Krujes. Leter private. Tyrqisht. Prep kundershtime kundra Vlones.
Durres, 8 gusht 913
Ne faqe 182 ndodhet dokumenti nr 200, dt. 13 tetuer 1913, ku shkruhet (foto 57, 58):
-
“”Pretorija” e Durrsit, Popullit. Shpallje. Tyrqisht. Programa e Qeverise se Shqipni se Mesme e Esad Pashe Toptanin ne krye.
Ne krye e ne fund asht e vulosun me nji vule rrumbullake qi ka ne mest shqipen dykrenshe dhe per qark fjalet “Pretorie e Durresit”.
Shrregullimin qi ka shkaktue Qeveria e Perkohshme e Vlores ne vend, paligjsite dhe paudhsit e saja i din mbare Evropa. Me gjithe kete na shtrojme para syve kujdesshem pikat qe vijojne.
Ne sherbim te sigurimit jane shti ne pune shume laro e gjaksore dhe keshtu ai perparim e ajo rregull qi kane pritun Shqiptaret prej rregjimit te ri s’kane mujte m’u sendertue e prandej gjithkush e ka humbe shpresen e besimin qi ka psun n’ate qeverri.
Nepunsit nuk jane zgjedhun prej njerezve te ndershem e t’afte dhe aq sa ka qene nevoja, por jane mbajtun ne vend zyrtaret e vjeter te regjimit tyrk dhe me rroga ma te majme tue shkaktue rrenimin e bugjetit te ketij populli te vorfen per sod e neser.
Deri tashti s’asht botue asnj dokument mbi t’ardhunat e te prishunat e Shtetit, populli asht lane ne t’erret mbi kete pike e kjo pune e ka shtue ma teper mosbesimin e tij.
Qeverria e Vlores quhet e Perkohshme. Por me gjithe kete s’i a ka pritue aspak me dhane koncensione qi kane te bajne me pertardhmen e kombit, me ekonomine e tij e me punet botore, tue shperdorue ne kete menyre besimin e popullit. Nji qeverri e perkohshme s’ka te drejte e kompetence me dhane koncjesjone. Historia e botes nuk na tregon nje qeverri te perkohshme qi te kete guxue me prishun pertadhmen e popullit te vet me koncesjone.
Qeverri e Vlores po te kishte marre para sysh psyhologjin e popullit shqiptar duhet tra kishte kuptue se lumnija e bashkimi i tij nuk mund te sigurohen vecse me nji princ ne krye. Por asnji hap s’ka bame deri tash ke Fuqit e Medha per zgjedhjen e dergimit te mbretit. Kjo provon se i pelqen gjendja kaotike e socme qi te mundet keshtu me sundue vete si t’i doje qejfi.
Ky popull ka bame shume meetinge per me protestue kundra Ismail-Kemal Beut per keto veprime e shperdorime qi kane per qellim me cue ne vend lakmit vetiake e me sigurue interesat e vecanta te tija. E ka imtue me nderrue udhe e me vume per fije punet e atdheut. Por kerkesat e drejta te popullit nuk u degjuen. As pergjigje bile s’i dha kush kurre. Mbrapshtit u shtuen. U pa nevoja tashma me i dhane fund ksaj gjendjeje. Sikur t’ishim perpara nji qeverrie te rregullt e te kishin nji parlament, sigurisht njerzit e saj do t’ishin marre ne gjyq dhe vendet e tyne do t’i kihin zane ata qi t’i meritojshin per zotsi e afti. Por mjerisht deri sod Shqipnia asht zhytun ne crregullim. Prandaj mbe nj’ane u muaren masa per me i celun syt Qeverris me protesta e me e cue ne rruge te drejte dhe mb’ane tjeter u bane mundime me e preme vrullin te ligave qi ka shkaktue anarqia.”
Te pakten kjo thirrje politike e bere nga Qeveria e Shqiperise se Mesme ne ate kohe, eshte e afte te na tregoje se kemi te bejme me dy forca politike te kunderta brenda shtetit shqiptar te sapoformuar, por qe te dyja vareshin politikisht nga Fuqite e Medha dhe kjo u eshte fshehur shqiptareve duke pranuar qeverine e Ismail Qemalit dhe duke mohuar qeverine e Esat Pashe Toptanit.
Ne faqe 188 ndodhet dokumenti nr 205, dt. 21 feruer 1914, ku shkruhet:
“Mahmut Beshiri Mustafa Krujes, Leter private. Tyrqisht. Komisia e kontrollit emnon Esadin Kryetar te Dergates Kombtare qi do te niset per Neu-Wied me 26-II.
Durres, 9 – Shkurt 329”
Vazhdon teksti………..
Ne faqe 188 ndodhet dokumenti nr 206, dt. 23 feruer 1914, ku shkruhet:
“Mahmut Beshiri Mustafa Krujes. Leter private. Turqisht. Zyrtare te pallatit kane fillue te mberrijne ne Durres; Dergata shqiptare po niset per ne Neu-Wied.
Durres, 10 Shkurt 329”
Vazhdon teksti………..
Ne faqe 189 ndodhet dokumenti nr 208, dt. 18 mars 1914, ku shkruhet:
“Kryerebelet e Pogradecit, Etem Be Starova e Aziz Efendija Mbretit dhe Esad Pashes. Kopje Telegrafe zyrtare. Tyrqisht. Te tremun nga fuqija nacjonaliste e Korces, kercenohen se po erdhen me u ram, populli asht gatue me qendrue bashke me ta
Starove (2), 5 Mars 330 naten ora 3 – N. 95/174
Madhnis se Tij Mbretit t’one zamadh
nji kopje Sh. T. Esad Pashes”
Vazhdon teksti………..
Ne faqe 195 ndodhet dokumenti nr 216, dt. mars 1914, ku shkruhet:
“Majori Snellen Gjeneral Esad Toptanit. Koncept telegrafe qeverritare. Frangisht. Mbi veprimet e andartvet e kundra Mitropolititi Jermanos.
Gjeneral Esad Toptanit
Durres”
Vazhdon teksti………..
Ne faqe 200 ndodhet dokumenti nr 225, dt 14 maj 1914, ku shkruhet:
“Esad Toptani, Min. i Luftes e i Mbrendshem, Komisionit te vullnetareve ne Kru. Telegrafe qeverritare. Tyrqisht. Pushke e municjon do te dahen ne Shjak, per ku vullendetaret e Krus duhet te nisen pa tjeter.
Durres, 14 Maj 914, naten ora 7, N. 237 – 4525/10.
Teper e ngucme
Muharrem Efendiut (Pengili)
Per Komisjonin
Kru
Vazhdon teksti………..
Ne faqe 205 ndodhet dokumenti nr 234, dt 19 maj 1914, ku shkruhet (foto 59):
-
“Ihsan Leskoviku nga Durresi Mustafa Krujes ne Shijak. Telegrafe zyrtare. Tyrqisht. Lajmi i bombardimit te shtepis e i reshtimit t’Esad Toptanit.
Zit Mustafa Kruja
Shijak
Tue u pame tradhtit e tija, Esad Pashes sod i u bombardue shtepija nga ana e nacjonalisteve dher ai veteu zu e u cue ne koracaten e Austris. Nacjonalistat me kane ngarkue me Ju a bame te ditun Z. s’Uej kete sukces te tyne.
Drejtori i telegrafes
se Durrsit
Ihsan Leskoviku”
Sipas ketyre materialeve na rezulton qe termi tradheti i eshte mveshur Gjeneral Esat Pashe Toptanit per mos qendrimin korrekt te Tij kundrejt Princ Vidit.
Duhet vene ne dukje fakti qe te dy numrat e revistes LEKA (1937 dhe 1942) i takojne te njejtit subjekt botues dhe redaktues.
Tani shtrohet pyetja: Ku qendron tradhetia e Gjeneral Esat Pashe Toptanit ndaj Shqiperise ne vitet 1908-1920? Nqs bashkepunimi me Serbet me 1915, pa asnje pasoje negative, konsiderohet tradheti, cfare duhet te themi per komunistet shqiptare qe e realizuan kete bashkepunim per nje interval kohe shtate here me te gjate (1941-1948) me pasoja teper negative ne kurriz te Popullit Shqiptar, sidomos per popullin e Shkodres? Nqs mos bashkepunimi korrekt i Esat Pashe Toptanit me Princ Vidin pergjate 6 muajve te 1914 konsiderohet tradheti, cfare duhet te themi per komunistet shqiptare qe kete mungese korrektese e kane aplikuar per 33 vjet (1943-1976) duke kaluar sa nga Veriu i Shqiperise, drejt VeriLindjes dhe duke e mbyllur me Lindjen e Larget?
Duke perjashtuar literaturen e huaj (britanike, hollandeze, italiane, otomane), ne literaturen propagandistike shqiptare te para vitit 1945 ne nuk kemi asnje informacion konkret mbi figuren e Gjeneral Esat Pashe Toptanit dhe te dhenat mbi te jane krejtesisht formale pa asnje domethenie ne drejtim te pjeses negative qe shfaqet pas 1945, sepse te gjithe te dhenat e parapara kane karakter individual.
//
2-Literatura pas 1945-ses deri me 1992, sipas radhes kohore te botimit.
Kjo periudhe karakterizohet nga botime teper te pakta mbi figuren e Esat Pashe Toptanit dhe pronare te ketyre punimeve kane qene kryesisht institucionet politike te shtetit komunist, ndersa studiuesit e tyre kane qene punonjesit e ketyre institucioneve. Ne kete menyre do te cfaqen individe me pak se gishtat e dores qo do te marrin persiper jo vetem ndryshimin e historise reale te Kombit Shqiptar, por dhe percaktimin taksativ te figures se Gjeneral Esat Pashe Toptanit sipas urdherit politik. Pa dyshim qe ka qene dhe deshira e studiuesve per ta kryer kete manipulim te detyrueshem.
Pas 1945 ndoshta per here te pare emri i Esat Pashe Toptanit do te trajtohej ne Historia e Shqiperise, vell. 2, Tirane 1965, qe permblidhte periudhe 1839 deri me 1944 (foto 60, 61). Ky trajtim duhet konsideruar si i vetmi trajtim zyrtar i figures se Esat Pashe Toptanit deri me 1992 ne arsimin e detyrueshem shqiptar edhe pse me vone cfaqen korpuse te tjera mbi historine e Shqiperise, por qe ne thelb pak ndryshojne nga ky trajtim. Ne kete vellim emri i Esat Pashe Toptanit ze vend ne mbi 150 faqe (foto 62).
Rendesia e ketij vellimi qendron ne permasat e trajtimit politiko-historik te figures te Esat Pashe Toptanit ne ate kohe dhe ndryshimet qe keto permasa kane me informacionet e parapara, por edhe me ato qe do te shihen ne vazhdim.
-
Ne kete vellim ndodhet pjesa e peste: “Lufta e Popullit Shqiptar per mbrojtjen e Pavaresise dhe vendosjen e rendit Demokratik (1912-1939)” me autor Stefanaq Pollon ku dhe ndodhet trajtimi i figures se Esat Pashe Toptanit sipas kendveshtrimit te shkolles se partise.
Fillimisht ne e shohim emrin e Esat Pashe Toptanit te lidhur me kryengritjen e Haxhi Qamilit qe ne parathenien e botimit (f. 28), kryengritje te cilen autoret e konsiderojne si nje levizje kunder regjimit te Vidit dhe si nje levizje kunder Esat Pashe Toptanit.
Pastaj e lidhin me Luften e Shkodres (f. 377-378), ku krahas forcave te gjeneralit turk Hasan Riza Pasha, ndodhej dhe nje divizion rezervistesh shqiptare nen komanden e gjeneralit Esat Pashe Toptanit. Por Esat Pasha, duke mos njohur shpalljen e Pavaresise dhe qeverine e Vlores, nuk ishte dakort me planin e Hasan Riza Pashes per te shpetuar formacionin turk te rrethuar, dhe me 30 janar 1913 e vret kete te fundit dhe vete behet komandant i garnizonit ushtarak te Shkodres duke e vazhduar qendresen nen flamurin turk.
Ne vazhdim figura e Esat Pashes trajtohet e lidhur me qeverine e Vlores ku ka kerkuar rrezimin e saj, me pretekstin se ajo nuk ka punuar mire dhe po u a shiste Shqiperine te huajve. Pastaj e lidhen figuren e tij me Stambollin dhe agjenturen serbe te kryesuar nga Arif Hiqmeti, bashke me ate greke te drejtuar nga dhespoti Jakov, te dy keta armiq te betuar te Shqiperise se pavarur (f. 394-395).
Marshimi i trupave serbe drejt Adriatikut ve ne levizje edhe aleatin e tyre, Esat Toptanin, ku personazhi yne, me qellim qe te kompronte qeverine e Vlores perpara Fuqive te Medha, i kerkoi asaj te bashkohej me kryengritjen, por Ismail Qemali nuk ra ne kete kurth. Atehere ne Durres filluan te shpejtonin pergatitjet per permbysjen e qeverise se Vlores. E. Toptani organizoi mitingje kunder kesaj qeverie dhe ne fund kerkoi qe qeveria e Vlores te shperndahej dhe qeveria e re te caktohej prej tij dhe Ismail Qemalit, duke e vendosur ate ne Durres. Meqenese keto kerkesa u hodhen poshte, atehere E. Toptani me 12 tetor 1913 shpalli formimin e “Pleqesise se Shqiperise se Mesme” duke u vendosur vete ne krye dhe doli kunder qeverise se Vlores (f. 397-398).
Bile autori Stefanaq Pollo ka meriten e trajtimit filozofik te ngjarjeve te atyre viteve duke perfshire ne kete analize edhe perfaqesuesin rus ne KNK (sipas nje letre dt. 30 tetor 1913) ku rivaliteti midis Ismail Qemalit dhe Esat Pashe Toptanit permban elementet e luftes se klasave, ku Esat Pasha perfaqesonte interesat e pronareve te medhenj te tokave, qe ne bashkeveprim me fshataret kane vendosur ne thelb parime feudale, dhe oxhaqet e Shqiperise, te cilet shijkojne me frike rezultatet e mundshme te politikes teper demokratike te Ismail Qemalit (f. 399).
Sipas autorit, E. Toptani kerkoi ne ate kohe te shkepuste nga administrata e Vlores prefekturen e Elbasanit dhe ta lidhte me ate te Durresit, por ndeshi ne besnikerine e Aqif Pashe Bicakciut kundrejt qeverise se Vlores (f. 408).
Delegacioni prej 14 vetash, i caktuar nga KNK dhe i kryesuar nga Esad Pashe Toptani, shkoi ne Noi-Vid, ne Gjermanine Jugperendimore, ku me 21 shkurt 1914 i ofroi zyrtarisht princit Vilhelm fon Vid kuroren e Shqiperise. Pas disa ditesh princi u nis per ne Shqiperi dhe i shoqeruar gjate lundrimit ne Adriatik nga disa luftanije te Austro-Hungarise, Anglise, Frances dhe Italise, zbriti me 7 mars 1914 ne Durres. Princ Vidin e njohen si Princ te Shqiperise te gjithe fuqite e medha, pas tyre edhe shtetet e tjera, perfshire edhe shtetet ballkanike. Duke marre parasysh sugjerimet e fuqive te medha qe e kishin caktuar princ, V. Vidi formoi me 17 mars 1914 qeverine shqiptare. Ne krye te saj u vendos Turhan Pashe Permeti. Sipas autorit ne perberje te kesaj qeverie ishin te gjithe elemente reaksionar qe nuk kishin marre marre pjese ne levizjen kombetare shqiptare ose kishin vepruar kunder saj. Esat Pasha pati meriten qe e detyroi Princin ta vendoste kryeqytetin ne Durres duke marre per vete dhe dy poste ministrore me te rendesishmet: ministrine e puneve te brendeshme dhe ate te luftes (f. 411-412).
Autori pretendon se ne maj 1914 kunder Princ Vidit shpertheu levizja antifeudale, e cila me 18 maj u duk ne afersi te Durresit. Duke kujtuar se E. Toptani ishte organizatori kryesor i levizjes dhe te bindur se prapa tij vepronte Roma, patriotet e kryeqytetit, dmth Durresit, gjeten rastin dhe goditen shtepine e tij duke u gshire 19 maj 1914 dhe e arrestuan. Pas nderhyrjes se ministrit italian ne Durres E. Toptani ju dorezua legates italiane, e cila me ane te nje luftanije e coi ne Itali, ku u prit me nderime (f. 419-420).
Ndersa vazhdonte lufta kunder regjimit te Princ Vidit, E. Toptani u nis me 18 gusht 1914 nga Italia dhe pas nje qendrimi te shkurter ne Athine, arriti ne Nish ku ndodhej qeveria e Serbise. Me ndihmen e Pashicit dhe subvencionet qe mori nga ai, duke rekrutuar dhe mercenare ne Diber, me 2 tetor 1914 E. Toptani arriti ne Durres ne menyre te papritur. Ketu detyroi Keshillin e Pergjithshem ta kalonte pushtetin ne duart e tij dhe e shpalli veten kryetar te “qeverise se perkohshme” dhe komandant te pergjithshem te ushtrise (f. 430).
Nga faqja 432 deri ne faqen 436 ekziston nje nenkapitull nen emrin: “Konflikti midis kryengritesve dhe E. Toptanit. Thellimi i levizjes antifeudale”, i cili ben fjale per nje ngjarje te ndryshuar rrenjesisht nga historiografia komuniste qe ne ate kohe edhe pse kishte te dhena qe ajo ngjarje nuk kishte pasur asnjehere ato permasa. Thelbi i ketyre 4-5 faqeve eshte krijimi i nje levizje fshatare e cila ju kundervu qofte “feudaleve” cifligare, e qofte “armiqve” te popullit shqiptar qe fshiheshin pas emrin te mbretit te shqiptareve te vendosur nga Europa, Princit Wilhelm Vidi, i tille ligjerisht nga prilli 1914 deri ne mars 1924. E bukura eshte qe Stefanaq Pollo ne “ndertesen” qe ka ngritur ka vendosur elemente sociale jo vetem te papajtueshem me individet, por dhe te mohuar me vone nga vete kjo historiografi. Per ate kohe ishte me vlere qe kreret e kryengritjes imagjinare te ishin turkoshake edhe pse dihej qe Esat Pashe Toptani ishte i lidhur me forcat e Antantes. Manipulimi i fakteve e bente kaq te pabesueshem ingranazhin historik qe ishte vene ne levizje ne ate kohe, por qe autori Pollo i perbashkoi pa i shkuar ndermend se ajo ngjarje ne kete menyre nuk mund te funksiononte. Vini re se ne cfare menyre antihistorike e ka ndertuar frazen (foto 63):
-
“Kthimi i tij (dmth i Esat Pashe Toptanit, GH) ne Shqiperi i dha hov levizjes antifeudale ne masat fshatare. Cifligari toptanas perfaqesonte per keto masa shtypjen e shfrytezimin me te eger feudal. Edhe kreret antifeudale te kryengritjes, duke i njohur aspiratat e verteta te E. Toptanit filluan menjehere nga puna per organizimin r forcave antiesadiste, duke gjetur mbeshtetje ne masat kryengritese. / Per t’i bere balle gjendjes kercenuese qe po krijohej per te, E. Toptani arrestoi Qamil Haxhi Fejzen, nje nga udheheqesit kryesore antifeudale te kryengritjes, te cilin ai e konsideronte si armikun me te rrezikshem te tij. Si pasoje, konflikti midis kryengritesve dhe E. Toptanit shpertheu hapur…..” (f. 433).
Autori Pollo ne vazhdim e zhvillon “kryengritjen” imagjinare te Haxhi Qamilit deri ne triumfin e ketyre “forcave kryengritese” kundrejt forcave te Esat Pashe Toptanit, por qe deshtuan ne saje te rrethimit te forcave aleate te E. Toptanit, ushtrive italiane, greke dhe serbe (f. 434).
Sipas autorit Pollo, zhvillimi i ngjarjeve nderkombetare ne territorin e shtetit shqiptar (Traktati i fshehte i Londres, 1915) e perjashtonte Serbine nga dalja ne Adriatik, atehere “Per kete aresye qeveria serbe filloi menjehere te merrte masa ushtarake dhe politike per te pushtuar Shqiperine e Mesme dhe per te dale ne Durres, ku mendonte se ruante gjithnje “te drejten e pushtuesit” qysh nga lufta ballkanike, duke i vene keshtu aleatet perpara nje fakti te kryer, ose, ne fund te fundit per te forcuar aty pozitat e E. Toptanit“ (nenvizimi dhe me bold i imi, GH – f. 441).
Romanin historik, autori Pollo, e vazhdon me bashkepunimin e E. Toptanit me serbet dhe fuqite e huaja pa treguar ne asnje rast se per hesap te kujt ka ndodhur ajo ngjarje dhe cilat kane qene permasat reale te saj. Sipas autorit “E. Toptani dhe ushtria serbe shperthyen nje vale terori kunder fshatareve qe kishin marre pjese ne kryengritje. Ata munden te shtine ne dore shume nga kreret e kryengritjes, midis te cileve edhe Haxhi Qamilin. Gjyqi i posacem i ngritur nga E. Toptani ne Durres dhe i kryesuar nga Xhelal Zogu, denoi me vdekje Haxhi Qamilin dhe rreth 40 fshatare kryengrites. Shume te tjere u vrane pa kaluar ne gjyq. Keshtu mori fund kryengritja fshatare, e cila tronditi sundimin e cifligareve ne Shqiperi. Por nderhyrja e fuqive te huaja dhe e krereve reaksionare turkomane nuk e lejuan ate te arrinte objektivat e saj sociale perparimtare dhe te zhvishej nga parullat islamike” (f. 442). Po ne kete faqe autori ka vendosur foton e Haxhi Qamilit te arrestuar (foto 64).
-
Ajo qe historiografia komuniste nuk e tha kurre hapur ka qene bashkepunimi i Gjeneral Esat Pashe Toptanit me forcat e Antantes pergjate gjithe kohes te ekzistences se Luftes se Pare Boterore ne token e shtetit shqiptar. Kjo gjendje e ben te pavlefshme cdo lloj aktiviteti hipotetik, dmth te sajuara nga shkolla komuniste e Historise, qe mund te kete kryer Pashai i Toptanasve brenda kesaj toke midis viteve 1915-1918. Te pakten kjo kuptohet nga harta qe autori Stefanaq Pollo ka vendosur midis faqeve 453 dhe 453 (foto 65), ku territori i Shqiperise se Mesme ndodhej brenda zones se pushtimit austro-hungarez deri ne janar 1917 duke e nxjerre jashte loje divizionin qe komandonte Gjeneral Esat Pashe Toptani. Kjo do te thote se aktiviteti i tij ushtarak eshte zhvilluar jashte kesaj zone, por dhe brenda saj kundra Perandorise se Danubit. Atehere ku qendron negativiteti e Esat Pashe Toptanit per periudhen 1915-1918?
Ne fund te vitit 1918 ne Durres u mbajt Kongresi me kete emer i inicuar me shtytjen e italianeve. Avokat Vasil K. Dilo ka pasur fatin te kete qene delegat i Gjinokastres ne ate kongres (me numrin 5 ne listen qe jep Teki Selenica ne Shqipria me 1927, foto 66). Avokati ka lene shume shenime mbi kete kongres, duke treguar ngjarje teper pikante, dhe ka qene nje nder inisiatoret me kryesore te deshtimit te atij kongresi sipas interesit italian deri ne ate shkalle sa botimi i Amadeo Giannini, L’Albania dall’indipedenza all’ unione con L’Italia, 4 0 Edizione, Varese 1940, f. 231, nuk e ka vendosur fare emrin e avokatit ne listen e delegateve te Gjinokastres (foto 67, 68, 69). Por avokat Dr. Vasil K. Dilo ne keto shenime te shumta mbi ate kongres nuk e permend emrin e Esat Pashe Toptanit per te keq, qofte dhe ne menyre indirekte. Por kjo nuk e ka penguar autorin Stefanaq Pollo te shpike nga vetja situata te lidhura me figuren e Esat Pashes vetem e vetem per ta bere sa me negativ figuren e Pashait te Toptanasve ne syte e shqiptareve te edukuar me mesimet e partise ne menyre te detyrueshme.
-
Sipas tij, ne kuadrin e dinamikes se Kongresit te Durresit 1918, “Nevoja e formimit te nje qeverie kombetare diktohej edhe nga fakti se E. Toptani, te cilin e kishte nen mbrojtje Jugosllavia dhe gezonte edhe perkrahjen e Frances, perpiqej ta paraqiste “qeverine” e tij si legale-shqiptare” (f. 461).
-
Por autori Stefanaq Pollo do ta zgjeronte me fantazine e tij figuren e Gjeneral Esat Pashe Toptanit edhe pertej hapsires vepruese reale te tij. Ne nenkapitullin: “Ceshtja shqiptare ne arenen nderkombetare ne mars 1920”, per te mbuluar lidhjen e qeverise shqiptare, te dale nga Kongresi i Lushnjes 1920, me qeverine e Beogradit, ku dergoi Sejvi Vllamasin per ndihme armatimi ne Luften e Vlores 1920 (foto 70, 71, 72), sajon lidhjen e Jugosllavise me Esat Toptanin edhe pse ne kohen kur kane ndodhur keto ngjarje Esat Pashe Toptani ishte
-
vrare fshehtas nga inteligjenca franko-britanike, por haptas ja dedikuan Avni Rutemit. Kjo nuk e ka penguar autorin Stefanaq Pollon te shpike nga koka e tij situata te pamundura te kene ndodhur. Sipas tij, ne mbeshtetje te memorandumit te 9 dhjetorit 1919, notes amerikane te 6 marsit 1920 dhe deshires se Italise per te aneksuar Vloren:
“Ne keto kushte edhe qeveria e Beogradit, duke e pare vehten te perjashtuar nga perfitimi tokesor ne kurriz te Shqiperise dhe e shqetesuar nga depertimi i Italise ne Ballkan, do ta kundershtonte me kembengulje aneksimin italian te Vlores dhe mandatin e Romes mbi Shqiperine. E interesuar te vendoste ne Shqiperi pushtetin e agjentit te saj E. Toptani, ajo do t’i perkrahte perpjekjet e shqiptareve kunder synimeve te Italise” (f. 481-482).
Pas daljes te ketij botimi ne literaturen historike shqiptare do te dilnin studime te shumta mbi ato ngjarje, por figura e Esat Pashe Toptanit do te lakohej gjithmone e ne menyren me negative te mundeshme pa i shkuar mendja njeriu perse gjithe kjo urrejtje per nje njeri qe kishte punuar dhe jetuar vetem 7 vjet ne territorin formal te shtetit shqiptar. Te pakten kjo dukuri ja vlen te ndiqet per te kuptuar se si jane doktrinuar shqiptaret pas 1945, por dhe aresyet perse ka ndodhur kjo.
Ndersa jashte arsimit te detyrueshem, shqiptaret paten mundesi te informohen mbi jeten dhe vepren e Esat Pashe Toptanit vetem ne funksion te analizes se jetes dhe vepres se Avni Rustemit dhe nje levizje imagjinare fshatare ne Shqiperine e Mesme nga dy burime: 1- Lefter Dilo, Avni Rustemi, Tirane 1978, (foto 73, 74 ) nje liber fund e krye i trilluar, pasi autori Lefter Dilo e ka pasur informacionin e nevojshem per ta permbysur figuren e Avni Rustemit duke paraqitur te vertetat me te thjeshta ne shume ditare e gazeta qe xhaxhai i tij (Vasil K. Dilo) kishte; dhe 2- Gazmend Shpuza, Kryengritja fshatare e Haxhi Qamilit, Tirane 1979, (foto 75, 76 ) edhe ky nje liber politik i sajuar per te justifikuar nje levizje fshatare te nevojshme per te argumentuar, sipas teorise leniniste, pranine e revolucionit socialist.
-
Fillimisht duhet pranuar se te dy keto botime jane mbeshtetur kryesisht ne botimin mbi Historine e Shqiperise, vell. II, Tirane 1965. Vetem se autoret kane shtuar nga ana e tyre karakteristika teper negative pa bere asnje percaktim ta sakte historik, duke i paraqitur veprat e tyre ne menyre letrare, por duke i nenkuptuar ne menyre historiko-politike.
Keshtu Lefter Dilo, ne librin e tij mbi Avni Rustemin, per te ngritur lart figuren e “heroit” te tij imagjinar tenton ta ule poshte e me poshte figuren e Esat Pashe Toptanit me epitete letrare pa treguar asnje rast se ku qendronte pozitiviteti i te kundertes mbi te cilin kishte
vepruar Esat Pashe Toptani. Sipas autorit Esat Pasha ishte armiku numer nje i popullit, pasi ishte tiran dhe diktator pa dhene asnje fakt konkret. Ai kishte kryer shume krime kunder popullit dhe atdheut qysh nga viti 1912 e kendej. Pra autori Lefter Dilo ka meriten te na jape permasen kohore negative te Esat Pashes, sipas tij, duke na ndihmuar ne percaktimin e ngjarjeve qe duheshin permbysur nga e verteta e ndodhur (f. 60-61).
Pese jane ngjarjet per te cilat akuzohet Esat Pashe Toptani si krijues dhe shkaterrues i tyre, pa i shkuar ndermend njeriu qe dueti krijim-shkaterrim per boten sociale nuk mund te realizohet per kaq pak kohe; te pakten shkolles se partise kur ju desh per te shkaterruar Historine e Kombit Shqiptar e realizoi perfundimisht per 23 vjet (1944-1967):
1- Tentativa per te shkaterruar Qeverine e zgjedhur nga Kuvendi Kombetar i Vlores.
2- Tentativa per te shkaterruar Qeverine ne kohen e Princ Vidit, ku ishte minister i Luftes.
3- Organizoi banda rebelesh, qe ndihmoheshin nga trupat italiane dhe shovinistet ballkanas.
4- Kerkoi shembjen e Qeverise se Tiranes, qe kishte dale nga Kongresi i Lushnjes me 1920.
5- Ai ishte autori kryesor i shume mjerimeve te vendit.
Sipas autorit kane qene te gjitha shtresat popullore qe e kane denuar Esat Pashe Toptanin me epitetet me te urryera (permbi 50 epitete dhe mbiemrat qe populli shqiptar i ka vendosur ketij personazhi). Dikush e cilesonte kriminel e mizor, tiran te Shqiperise, afarist politik, agjent nderkombetar, vagabond; te tjeret e cilesonin faqezi qe shitej e blihej nga te gjithe, “Turgut pasha i dyte”, veper e osmanllise, njeriu i marreveshjeve te fshehta, kryeveper dinakerie, njeri pa princip, pa moral, pa nder, personifikim i tradhetise, kallauz i vrasjes se Çerçiz Topullit, intrigant, ambicioz, karrierist, lubi, vampir e kuceder etj.
Por autori duke folur shume bie ne gabime duke treguar se e gjitha kjo analize letrare eshte e paragjykuar per te mbuluar defektet e pese ngjarjeve te mesiperme, te cilat ishin te analizuar per se mbrapshti nga historiografia komuniste. Akuza qe i behet Esat Pashe Toptanit, lidhur me vrasjen e Çerçiz Topullit, eshte krejtesisht e genjeshtert per gjene me te thjeshte fare: nuk ka qene me ne Shkoder pas 23 prillit 1913 domosdoshmerisht, kur vrasja e Çerçiz Topullit realisht ka ndodhur me 1914 dhe eshte spostuar me 1915 per ta lidhur me malazezet si vrases (me hollesisht per kete argument duhet lexuar artikulli i gjate 94/1, 94/2 – Kush, Si dhe Pse u formua miti i rreme mbi Çerçiz Topullin? fakte te reja, dokumenta te tjera dhe interpretime te kunderta, te publikuar ne genckhoti.com).
Kaq, mendoj, eshte e mjaftueshme per te kuptuar se e gjithe kjo veper e Lefter Dilos eshte shkruar vetem e vetem per t’i krijuar nje suport historiko-lavderues te genjeshtert Avni Rustemit, e kunderta e se ciles eshte pak e veshtire te permbyset po te mos kishim vepren madhore te avokat Dr. Vasil K Dilo, ku ka te dhena te shumta mbi kete personazh teper negativ ne historine paralele me te Esat Pashe Toptanit.
Pas nje viti autori Gazmend Shpuza do te botonte librin: “Kryengritja fshatare e Haxhi Qamilit”, Tirane 1979, foto 75, 76, i cili merrte persiper te ndryshonte te gjithe banditizmin kriminal te Haxhi Qamilit dhe ta ndryshonte ne perputhje me akte historike qe i kishin parakaluar popujt perparimtar europiane: kryengritjet fshatare; edhe pse fshataret shqiptare nga veriu deri ne jug dhe nga lindja deri ne perendim ishin tej mases primitive ne raport me cdo rend shoqeror te njohur ne Historine e Njerezimit edhe pse ishin relatuar prej me shume se 500 vjetesh me popullata emigratore shume me te zhvilluar se ata. Ne kete pike historiografia shqiptare e te gjitha koherave i ka humbur lufterat me Historine Boterore te Njerezimit kryesisht per paaftesi te individeve shqiptare qe jane marre me te.
-
Ky botim ka rendesi te pakten per njeren permase te krijimit te figures negative te Esat Pashe Toptanit: ate te asgjesimit e kesaj “kryengritje” nga ana e Esat Pashes.
Libri ka nje ndertim strukturor te tille qe kuptohet me lehtesi se gjitheshka eshte shkruar jo per t’i ngritur lavdi Haxhi Qamilit vecanerisht, por per te poshteruar domosdoshmerisht Gjeneral Esat Pashe Toptanin dhe kjo perben anen me negative te ketij botimi (foto 77, 78).
Libri ndahet ne kater kapituj dhe cdo kapitull ndahet ne 2,3,4,3 nenkapituj.
Kapitulli I-re tregon gjendjen ekonomiko-shoqerore e politike te Shqiperise ne prag te Kryngritjes Fshatare, ku per baze merret gjendja e qyteteve dhe shkalla e zhvillimit te forcave prodhuese ne to, ndersa gjendjen ne fshat e analizon ne funksion te pronareve te tokave, duke anashkaluar faktin se gjysma e tokave ne fshatin shqiptar kishte karakter fisnor, ndersa ne gjysmen tjeter ekzistonin fshataret private, te trasheguar nga shteti otoman. Me e bukura eshte se autori Shpuza pretendon se shfrytezimi i fshataresise realizohej nga shteti ne menyre te dyfishte (f. 13) pa treguar se kush e perfaqesonte kete shtet “shfrytezues”.
Kete gjendje imagjinare autori ja bashkangjit pushtetit gjashtemujor te Princ Vidit duke e bere ate fajtor dhe e interpreton te gjithe gjendjen imagjinare te fshatit shqiptar te lidhur me pushtetin otoman, me gjendjen e pastabilizuar dhe te pa konsoliduar te shtetit shqiptar pas shpalljes se Pavaresise dhe sidomos me pasojat e luftes se brendeshme politike te vendit te viteve 1914-1915 (f. 21), kur Princ Vidi ndenji vetem gjashte muaj (prill-shtator 1914) dhe nuk kishte as nje lidhje qofte me Perandorine Otomane, qofte me Qeverine e Perkohshme te Vlores dhe qofte me periudhen 1914-1915. Atehere rezulton qe e gjithe kapitulli i pare e i dyte te jene analizuar jashtezakonisht ne menyre antihistorike dhe ireale.
Ne menyre artificiale, autori e lidh kryengritjen imagjinare me Esat Pashen dhe me ikjen e Princ Vidit, pa treguar rrethanat nderkombetare qe e detyruan Princ Vidin te largohej nga Shqiperia. Ne kete menyre autori krijon kapitullin e trete duke e lidhur me thellimin e karakterit antifeudal te “kryengritjes” fshatare dhe figuren e Esat Pashes.
Per historiografine shqiptare te te gjitha koherave eshte problem serioz paaftesia e historianeve per te argumentuar ekzistencen e rendit feudal ne brendesi te shoqerise shqiptare ne cfaredo lloj kohe. Per te qene te sakte kjo historiografi nuk eshte e afte te argumentoje ekzistencen e organizimit shteteror ne brendesi te shoqerise shqiptare dhe para shqiptare ne cfaredo lloj kohe qe te analizohet. Nje nder aresyet perse eshte fshehur karakteri emigrator i shumices dermuese te popullates shqipfolese (75% e saj) eshte pikerisht paaftesia per te diferencuar rendin shoqeror autokton nga tendenca imponuese e rendit shteteror qe nga koha e pellazgeve, heleneve, romakeve, bizantineve dhe otomaneve. Ngaterresa qe kane sjelle ne mendimin historik shqiptar keto imponime teorike ne shekullin e XX-te kthehen kunder ketij mendimi dhe sot nuk jane te afte te diferencojne nje kryengritje fshatare cfaredo nga nje banditizem ordiner. Ne kete rast autori Shpuza ka fantazuar ne kete drejtim dhe ne menyre krejtesisht anihistorike ka krijuar nje kryengritje imagjinare me permasa banditizmi duke ja kundervene nje politikani qe e beri corap politiken austro-hungareze ne favor te Antantes.
Ja perse dy kapitujt ne vazhdim kane tendencen artificiale te perforcojne figuren negative te Esat Pashe Toptanit per interesat e propagandes komuniste per te argumentuar teorikisht deri ne domosdoshmeri organizimin komunist te shoqerise shqiptare konform teorise leniniste mbi revolucionin bolshevik, qe ne realitet, ne te gjitha rastet qe njohim pergjate shek. te XX-te, kane qene kapitalizem monopolist shteteror ne shkallen me te larte teorike te zhvillimit te prones private. Ja perse eshte e pamundur te kemi ne vitet 1914-1915 nje kryengritje fshatare shqiptare me tendenca antifeudale, kur ne realitet kemi nje levizje politike kundra Austro-Hungarise ne perfshirje te Luftes se Pare Boterore qe coi ne largimin e Princ Vidit, detyre te cilen me sa duket Esat Pashe Toptani e realizoi ne menyre perfekte ne favor te Antentes, por qe coi dhe ne vrasjen e tij nga ana e politikes europiane.
Sot eshte lehtesisht e kuptueshme qe emertimet mbi figuren e Esat Pashe Toptanin, pergjate epokes komuniste, jane te lidhura me fallsifikimet rrenjesore te Historise. Te pakten banditizmi i Haxhi Qamilit u konsiderua kryengritje fshatare e per rrjedhore shtypesi i saj u konsiderua tradheti. Kjo eshte nje nder pikat, ndoshta me kryesore, perse duhej bere tradhetar Esat Pashe Toptani. Me fjale te tjera, fallsifikimi i Historise te Shqiperise pergjate regjimit antishqiptar komunist, e kerkonte medoemos permbysjen e figures te Pashait te Toptanasve per interesat e shpikjes te figurave jo vetem te dyshimta, por realisht negative sic ishin Haxhi Qamili, Çerçiz Topulli dhe Avni Rustemi.
Ekzistojne dhe nje sere studimesh mbi ngjarje ku eshte perfshire personazhi yne Gjeneral Esat Pashe Toptani, gje qe do t’i shohim ne vazhdim dhe qe u cfaqen pas 1992.
Ne vitin 1978 problemi i figures se Esat Pashe Toptanit me sa duket u pat bere shume serioz per propaganden e epokes komuniste, pasi ajo vinte ne pah negativitetin e shume personazheve dhe ngjarjeve historike te shpikura nga historiografia komuniste.
Ne kete menyre u cfaq befas nje punim, te konsideruar teper serioz, me autor Arben Puto: Pavaresia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive te Medha (1912-1914), Tirane 1978 (foto 79, 80), ku emri i Esat Pashe Toptanit do te shoqeronte cdo faqe nga fillimi deri ne fund (foto 81).
Im Ate e kishte mik femijerie dhe shkolle Arben Puton dhe, kur e para blere ne Manez te Durresit kete liber te sapodale, e lexoi i pari duke tentuar te me imponohej ne kuptimin qe duhej t’i beja librit kur ta lexoja. Natyrisht qe nuk u pajtuam ne asnje pike dhe fjala behej per konceptimin botekuptimor te librit ne fjale.
Libri ne fjale do te ishte dhe nje autokritike kundrejt te gjitha shkrimeve qe ishin realizuar deri ne ate kohe mbi karakterin letrar te trajtimit te problemeve historike qe ishin realizuar deri ne ate kohe ne Shqiperine komuniste. Keshtu qe edhe analiza e figures se Esat Pashe Toptanit do te kishte pretendimin e nje trajtimin shkencor dhe jo te nje trajtimi letrar te parapare deri ne ate kohe. Por koha teper e afert e ketyre botimeve tregon se nuk kemi te bejme me nje trajtim te diferencuar te figures se Pashait te Toptanasve, por ne nje ngjeshje te luftes kundra figures se tij politike dhe historike, gjithmone sipas interesave propagandistike te shkolles komuniste te Historise sipas parimit qe asnje krahine e Shqiperise nuk mund te kishte histori pervec krahinave nga rridhnin udheheqesit komuniste. Kjo ishte dhe aresyeja perse Historia e Kombit Shqiptar duhej transformuar nga nje Histori reale ne nje histori ieale te bashkeshoqeruar me fallsifikime dhe manipulime rrenjesore te asaj qe kishte ndodhur ne realitetin mijeravjecar te parashqiptareve dhe shqiptareve te sotem.
Defekti i autorit Arben Puto do te fillonte qe ne fillim ku ai nuk i kishte te qarta shkaqet se si “u cliruan” shqiptaret nga politika otomane. Sipas tij “Nje varg i tere rrethanash te brendshme e te jashtme, bene qe levizja clirimtare ne Shqiperi te piqej me vone sesa ne vendet fqinje. Kjo i ekspozoi tokat shqiptare perpara lakmive aneksioniste te dinastive te Ballkanit.” (f. 73). Por botimi i hartes ne f. 71 (foto 82) e rrezon kete version hipotekor te autorit, por ai ka meriten te na kete dhene nje panorame gjeografike te gjendjes politike te popujve ballkanike perpara se te fillonte lufta e pare ballkanike (tetor 1912).
-
Problemi i pjekjes se levizjes clirimtare te shqiptareve eshte nje fantazi e krijuar nga autori jo vetem pse kjo levizje nuk ka ekzistuar ne asnje permase, por ajo eshte bere evidente vetem kur trojet e banuara nga shqiptaret ju dhane shteteve te sapoformuara ose te formuar teper vone dhe kjo jo per te denuar shqiptaret, por Perandorine Otomane pas luftrave ballkanike. Sipas kesaj harte popullata shqipfolese ishte e inkorporuar ne brendesi te shtetit otoman dhe nuk kishte asnje aresye per t’u shkeputur prej saj. Kerkesa per shkeputje te shqiptareve nga Perandoria Otomane lindi domosdoshmerisht kur Kosova ju dha Serbise, Plava e Gucija ju dha Mait te Zi, Dibra ju dha Maqedonise (Traktati i Bukureshtit 10 gusht 1913 ku shqiptaret nuk moren pjese). Kjo eshte aresyeja perse lufta per clirimin e shqiptareve lindi kryesisht vetem ne veri dhe verilindje te popullates shqipfolese, por qe historiografia komuniste e beri mbarekombetare dhe gjithperfshirese per te gjitha trojet shqiptare. Manipulimi i sotem i Historise se Shqiperise pikerisht kete manipulim kerkon ta mbaje sa me gjate ne kete pozicion dhe librat e Arben Putos ne kete pike kembengulin forcerisht.
Autori Arben Puto perdor nje metode analitike me dy permasa: ne njeren konstaton faktin dhe ne tjetren mundohet te imponoje nenkuptimin qe ai desheron te thote. Te pakten mbi aktivitetin e E. Toptanit eshte shume e dukshme. Keshtu sipas tij “mund te shenohet se i lartpermenduri S. Stavru (behet fjale per vepren e tij Etydes sur l’Albanie. Paris1922, GH) i “rekomandohet” lexuesit si ish-sekretar i E. Toptanit, sigurisht per….t’ia shtuar “kredine”. Por mjafton ky fakt per te kuptuar se ne c’raport ndodhet ai kundrejt levizjes kombetare shqiptare dher pavaresise se Shqiperise” (f. 32).
Ne fakt kjo eshte e gjithe metoda analitike e historiografise komuniste, sidomos per personazhin Esat Pashe Toptanin dhe te gjitha veprat e ketij autori karakterizohen nga kjo lloj metodike formale. Por ka edhe raste ku emri i Esat Pashe Toptanit permendet thjeshte si bashkeshoqerues i ngjarjes, psh ne f. 40, 115, 119, 212, 222, 323, 365, 368, 369, 433, 450, 470, 490, 491, 517, 542, 575, 581, 582, 612, 617.
Ne faqe 207 shkruan: “Mirepo, E. Toptani bente llogari te tjera. Ai mendoi t’i fillonte qe ne Shkodren e rrethuar perpjekjet per t’u bere me cdo kusht sundimtar i Shqiperise. Pas vrasjes se komandantit trk (i cili u krye me pjesmarrjen e tij dhe nxitjen e kamariljes xhonturke), Esati siguroi komanden e gjithe garnizonit dhe disa burime thone se filloi menjehere kontaktet me Malin e Zi oer dorezimin e Shkodres” (f. 207).
Nga materialet qe kemi pare ne literaturen e para 1945-ses, rezulton qe te gjitha keto qe thote autori yne te jene thjeshte fantazira dhe mbeshteten justifikueshem ne nje telegram te kryekonsullit Weintzel nga Cetina, dt 4.II.1913, OUA, d. nr. 5672, qe nuk e kemi hasur ne asnje vend. Realisht ngjarjet kane pasur te tjera permasa dhe autiorit nuk i ka shkuar ndermend se do te vinte koha qe shume kush do t’i hynte ketyre problemeve me thelle.
Ne faqen 213 shkruan: “Keshtu me 22 prill 1913 E. Toptani kreu nje akt tradhetie duke ua dorezuar Shkodren malazezeve dhe vete u la te largohej nga qyteti ne krye te trupave turke e shqiptare. Pas shtate muajsh rrethimi Mali i Zi ia mberriti te siguroje me ane te E. Toptanit ate qe s’kishte arritur dot me forcen e armeve. / Gjithe rrethanat e marreveshjes mbi dorezimin e Shkodres nuk kane gjetur nje trajtim te plote. Eshte tani nje fakt i njohur se kjo nuk ishte nje marreveshje me Nikollen e Malit te Zi dhe E. Toptanit si pale e vetme. Ne bisedimet e fshehta ka qene implikuer drejtepersedrejti edhe Qeveria Serbe, bile ndoshta edhe Qeveria Greke, te shtyra te dyja nga shpresa se nje “kombinacion i tille do ta zgjidhte ceshtjen e Shqiperise ne kundershtim me synimet e politikes austro-hungareze”.2) (f. 213). Shenimi 2) thote: “Shenim i Departamentit dt. 24.IV. 1913, serie, t, VI, d. nr. 400”.
Autori nuk e ka kuptuar se e gjithe kjo analize me dy periudha te gjata gjuhesore e perjashtojne njera-tjetren, cka do te thote se dorezimi i Shkodres me 23 prill e nxjerr te pafajshem Esat Pashe Toptanin dhe fajeson Fuqite e Medha (ne kete rast Gjeneral Esat Pasha ka realizuar marreveshjet e Fuqive te Medha ne Fuqite Ballkanike, gje qe eshte mbajtur e fshehte dhe nuk eshte marre parasysh ne asnje rast). Tamam-tamam ky eshte dhe thelbi i ngjarjes se prill-maj 1913 ne Shkodren pjeserisht te rrethuar nga malazezet. Por autori nuk shton edhe faktin se qyteti ju dorezua Fuqive te Medha me 13 maj 1913 duke e zeruar “marreveshjen e fshehte” te Pashait te Toptanasve dhe te gjithe ngjarjen mbi rrethimin e Shkodres. Por autori ka percaktuar edhe lidhjen e termit “tradhetar” me subjektin Esat Pashe Toptanin, se, sipas tij, lidhet me ngjarjen e Shkodres 1913.
Ne faqe 389 fillon nje kapitull me titull: Levizja percarese e Esat Toptanit, ku autori Arben Puto na jep zgjidhjen propagandistike te figures se Esat Pashe Toptanit me sens pozitiv. Une nuk e di a i ka vajtur ndermend autorit kjo gje kur ka shkruar se gjallerimi i levizjes percarese te Esat Pashes ne Shqiperine e Mesme pikerisht te nesermen e Konferences se Ambasadoreve duhet pare si nje pasoje e saj dhe kjo duhet te lidhet me pergjigjen e prere qe ju dha Esat Pashes, pas kerkeses se tij, se Qeveria e Vlores konsiderohej si perfaqesuesja e te gjithe Shqiperise, gje qe u realizua ne qershor 1913 pasi u ftua Qeveria Greke te mos e pengonte riatdhesimin e forcave turke me ane te detit (vendimi i Konferences se Ambasadoreve dt 5.V.1913) duke i hequr mbeshtetjen ushtarake Esat Pashes dhe detyrimin e pranimit te ofertes qe iu be nga ana e Ismail Qemalit po ne qershor, me rekomandimin e Romes dhe te Vjenes, per te zene vendin e ministrit te Brendshem ne Qeverine e Perkohshme, duke e mbajtur si nje rezerve politike kundrejt Ismail Qemalit (f. 391-392-393).
Ne vazhdim autori na jep permasat kohore te nderprerjes se marredhenieve te Esat Pashes me Qeverine e Perkohshme (pas 1 gushtit 1913 – f. 395) dhe daljen kundra saj (shtator 1913 – f. 401). Por te gjithe keto te dhena na tregojne se figura e Esat Pashe Toptanit do te neperkembej pikerisht nga marredheniet e tij me Ismail Qemalin, duke na dhene shkakun e dyte perse figura e Pashait te Toptanasve do te trajtohej ne kete forme.
Midis faqeve 455-461 autori tregon se ne intrigat politike te kohes nuk ishin te perfshire vetem Fuqite e Medha, duke perfshire ne ingranazhet e tyre qofte Ismail Qemalin e qofte Esat Pashe Toptanin, por edhe shume personazhe politike te kohes brenda qeverise shqiptare dhe jashte saj me tendence per t’u futur brenda saj. Ne kete rast behet fjale per Myfit Bej Libohoven ne raport me Luigj Gurakuqin, ku i pari ishte lidhur ngushte me Esat Pashen, kur i dyti nuk i pelqente Austro-Hungarise mbi qendrimet mbi komunitetin katolik. Pozitive ne analizat historike te asaj periudhe eshte fakti qe delegatet e Fuqive te Antantes kerkuan t’i bene te qarte Ismail Qemalit se qeveria e tij nuk eshte me teper se ajo e Esat Pashes (foto 83, f. 461) duke nenkuptuar se konflikti midis Esat Pashe Topanit dhe Ismail Qemalit ishte vepra Paresore e politikes europiane kur vendosi te merrej me Shqiperine.
Keshtu qe ndarja e figures se Ismail Qemalit nga Esat Pashe Toptani, ne planin historik, eshte nje loje fjalesh qe i sherbeu historiografise komuniste per te hedhur balte mbi Pashain e Toptanasve per te vazhduar konfliktimin Veri – Jug sipas parimeve politike otomane. Te pakten ketu fillon krijimi i Historise se krahinave Jugore te Shqiperise dhe poshtrimi i pjeses tjeter te Kombit Shqiptar.
foto 83
Ne vazhdim autori Arben Puto tregon mbi ekzistencen e pushteteve te tjera lokale, paralele me ato te Ismail Qemalit dhe Esat Pashe Toptanit (f. 480-486) dhe menyren se si Fuqite e Medha luanin me politikanet shqiptare te asaj kohe. Keshtu ne nje shkrese te KNK sqarohej se si Petrovich u drejtohej drejtuesve te pushteteve lokale me titujt “Shkelqesise se tij Ismail Qemal beut”, “Shkelqesise se tij gjeneral Esat pashait”, “zotit Dede Coku”, por ne asnje rast nuk shtohej titulli “kryetar i qeverise” (foto 84, f. 480)
-
Vazhdon me nje trajtim ndryshe te figures se Esat Pashe Toptanit dhe klases se tij historike, duke i konsideruar qe te gjithe si element antikombetar dhe e gjithe kjo se historiografia komuniste nuk e ka pare problemin e pavaresise se Shqiperise ne lidhje me Fuqite e Medha, sic ishte realisht, por thjeshte si veper e shqiptareve ku njera pale, e Ismail Qemalit, do te konsiderohej kombetare dhe pala tjeter, e Esat Pashe Toptanit, antikombetare; duke perforcuar aresyen perse Esat Pashe Toptani u trajtua ne menyre paragjykyese se figure negative ne ngjarjen 1912-1914 (f. 503).
Ajo qe nuk pat kuptuar asnjehere Arben Puto, ose e pat kuptuar, por nuk ja mbante ta thoshte, ishte fakti se qe te dy politikanet me te spikatur te fillim shtetit shqiptar u takonin dy grupforcave politike europiane kundershtare te njera-tjetres dhe, per kete, cfaredo qe ata te kene bere ne kuadrin e ndertimit te shtetit shqiptar e kane bere per interesat e ketyre fuqive, prapaskenat e te cilave eshte teper e veshtire te parashikohen. Por kjo nuk e ka penguar autorin Arben Puto ta akuzoje Esat Pashe Toptanin si percares (f. 519) pa percaktuar permasat dhe objektin qe do te percahej. Ne kete rast autori i ka rene shkurt faktit, duke e mohuar me fjale, qe ne ate kohe figura e Esat Pashe Toptanit perbente faktorin me kryesor te situates shqiptare, perderisa jeta e tij politike ne shtetin shqiptar vazhdoi per 7 vjet e tete muaj, ndersa e Ismail Qemalit vetem nje vit e gati dy muaj, por nga ana tjeter ishte dhe objekt i vemendjeve edhe nga ana e austro-hungarezeve (f. 520) edhe pse ishte i vetmi kundershtar shqiptar i tyre.
Kaq i vertete eshte konkluzioni i fundit sa KNK, edhe pse e kishte te gjithe pushtetin ne duart e veta, qe e detyruar që llogarite t’i bente me Esat Pashe Toptanin dhe jo me Ismail Qemalin (f. 525-529). Aktiviteti i ketyre fuqive ka qene i tille sa ata per asnje cast nuk kane kerkuar ta eleminonin, apo ta zhduknin nga politika shqiptare pa arritur qellimin final te tyre (f. 533-535). Fatin e jetes se Esat Pashe Toptanit e percaktoi Konferenca e Paqes ne Paris (1919-1920) dhe ky eshte nje problem qe nuk do te merret vesh kurre sakte.
Interesant eshte fakti qe vetem pas ketij punimi te Arben Putos, historianet shqiptare moren persiper botimin e serise se dyte te Historise se Shqiperise (seria e pare e vitit 1962-1965) ne kater vellime, Tirane 1984, ku vell. III, vitet 1912-1944, bente fjale per personazhin tone (foto 85, 86) dhe ku Arben Puto do te ishte bashke-autor i atyre ngjarjeve bashke me Stefanaq Pollon, ndersa kreu i III do te kishte per autor Muin Çamin. Ne kreun e II dhe te III analizoheshin ngjarjet e lidhura me emrin e Esat Pashe Toptanit nga f. 36 deri ne f. 269 (foto 87, 88), ku emri i Pashait te Toptanasve permendet thjeshte si pjesmarres ne ngjarje.
Qe ne Hyrje do te thuhej se banditizmi i Haxhi Qamilit eshte trajtuar si kryengritje kunder princ V. Vidit dhe kunder Esat Pashes duke u konsideruar si nje levizje e vetme (f. 36). Po ne hyrje pranohet qe cifligjet qe i kaluan shtetit shqiptar zinin 56 287 ha dhe me konfiskimin e cifligjeve te Esat pashe Toptanit me 1922, shteti shqiptar e rriti pronen e vet cifligare ne 64 290 ha (f. 68) duke treguar se pasuria e tokave te Esat Pashe Toptanit ishte vetem 8000 ha, gje qe rezulton qe ai te mos ishte latifondist i madh.
Ne f. 93 ky liber fillon analizen e rrethimit te Shkodres (1912-1913), ku emri i Gjeneral Esat Pashe Toptanit permendet per here te pare ne historine teorike te Shqiperise i plote me te gjithe titujt ushtarake e shteterore te dhene nga Perandoria Otomane. Me sa duket studiuesve te epokes komuniste u kishin ardhur mend e kokes dhe e kishin marre vesh qe titulli Pashe shkruhej me te madhe dhe jo me perbuzje, dmth me te vogel.
Por ky liber historie, duke tentuar t’i paragjykoje problemet sipas interesit politik te komunizmit shqiptar, do te vendoste nje shenim mbi emrin e Esat Pashe Toptanit me permbajtje teper kontradiktore, qe thote: “1) Esat Pashe Toptani ridhte nga familja e cifligareve te medhenj Toptanas te rrethit te Tiranes dhe ishte perfaqesuesi me tipik i feudaleve shqiptare. Me ane te forces kishte grumbulluar siperfaqe te medha tokash midis Tiranes, Durresit dhe Krujes dhe ishte bere nje nga latifondistet me te medhenj te Shqiperise” (f. 93).
Ajo qe i ka interesuar me teper se cdo gje historiografise komuniste ka qene bashkerendimi i rendeve shoqerore ne te gjithe popujt ballkanike, ku te perfshiheshin sidomos edhe shqiptaret, per te krijuar nje lidhje historike me rendin e premtuar socialist, gje jo vetem e pavertete, por ne kete pike fshihet sekreti i gjenezes se popujve, pasi popullata shqiptare eshte e vetmja popullate ne Europe qe nuk ka kaluar as nje rend shoqeror te vetem ne Histori, por i ka parakaluar me ndihmen e superfuqive te kohes qe kane pase depertuar ne gadishull prej te pakten prej 5000 vjetesh. Te pakten Toptanasit ishin produkti me i dukshem i Perandorise Otomane, se bashku me dhjetra familje te ashtequajtura feudale, dhe nuk ka pase nevoje te grabiste siperfaqe tokash midis Tiranes, Durresit dhe Krujes. Per rrjedhoje nuk ka qene as latifondist i madh tokash, pasi dispononte vetem 8000 ha te tilla. Tokat qe dispononin Toptanasit kane qene te dhena nga Perandoria Otomane sipas ligjit te Tokave dhe Çifligjeve (i gjej shpjegimet mbi kete ligj ne monografine brilante te av. Vasil K. Dilo te botuar ne fletoren “Konkordia-Omonia” Nr. 208/55, dt. 2/15 prill 1919 ne gjuhen greke, por te lene edhe doreshkrim nga ana e avokatit ne gjuhen shqipe (foto 89, 90)).
Kjo ka bere qe historiografia komuniste te shpike nje lufte teorike kunder Esat Pashe Toptanit nen pamjen e genjeshtert te nje lufte kunder feudalizmit, edhe pse ky rend kishte 130 vjet qe ishte zhdukur ne Europe, por qe bashkejetonte tek Otomanet dhe shqiptaret per efekt te diferencimit ne zhvillimin social te popujve dhe sidomos te racave nga pikepamja kohore, problem ky i paasimilueshem nga kjo historiografi.
Ky liber historie vazhdon te marre neper goje emrin e Esat Pashe Toptanit ne menyre te genjeshtert duke e lidhur me rrethimin e Shkodres 1913. Sipas kesaj historie “Me 22 prill 1913 Esat Toptani nenshkroi marreveshjen e kapitullimit dhe ne krye te trupave turke dhe shqiptare u largua nga qyteti. Pas shtate muaj lufte, ne saje te tradhtise se Esat Pashes, Mali i Zi arriti te siguroje ate qe s’kishte fituar dot ne fushen e betejes” (f. 95) dhe me poshte ky liber historie pranon se qeverie e Cetines u largua, nen presionin e Fuqive te Medha, me 14 maj 1913 dhe nuk e perfilli qeverine kombetare te Vlores.
Ndoshta ishte hera e pare qe historiografia komuniste e pranonte kete ngjarje sipas nje rendi kohor trepermasor duke na treguar se Rrethimi i Shkodres 1912-1913 nuk u takonte shqiptareve e per rrjedhoje emri i Esat Pashe Toptanit nuk duhet lakuar i lidhur me kete rrethim, por me diplomacine europiane te kohes dhe ketu fillon dhe mbaron thelbi i aktivitetit politik te Gjeneral Esat Pashe Toptanit. E keqja eshte se kjo historiografi nuk e ka pare asnjehere me kete kendveshtrim rolin e Esat Pashe Toptanit, por e ka trajtuar aktivitetin e tij si nje aktiviteit thjeshte privat dhe ne konfrontim te plote me Qeverine e Vlores (f. 110) e here ne pajtueshmeri me te (f. 111).
Ne total ky liber historie e ka trajtuar teresine e ngjarjeve midis viteve 1912-1915 si nje novele historie te shoqerise shqiptare pa treguar rolin e Fuqive te Medha ne keto ngjarje dhe faktin qe cdo gje ka ndodhur sipas planifikimit politik te tyre ku roli i politikaneve shqiptare dhe strukturave qe ata drejtonin ishte thjeshte si i gureve te shahut, ku pala shqiptare ishte me poshte se amatorizmi i njohur (f. 115-117, 123, 127-129, 138-146), por figura e Gjeneral Esat Pashe Toptanit do te spikaste jo vetem mbi te gjithe politikanet shqiptare te kohes, por edhe mbi kete amatorizem.
Ne vazhdim ky liber historie do te merrej posacerisht me te ashtequajturen kryengritje fshatare antiesadiste, te ciles do t’i kushtonte plot 9 faqe dhe nje harte (foto 91) imagjinare,
ku emri i Esat Pashe Topanit do te lakohej deri ne tradhetar (f. 147-155) pa e kuptuar per asnje cast se ato nuk mund te lidheshin dot midis tyre dhe shtrirja gjeografike e pretenduar nuk kishte gjasa te shtrihej ne ato kufij te pretenduar. E bukura eshte se ky liber historie ka pasur kurajon te krijoje nje administrim social te shqiptareve te asaj kohe nen drejtimin e Fuqive te Medha dhe te Esat Pashe Toptanit, duke nenkuptuar se te dy subjektet ndodheshin brenda te njejtit qellim, por ne kete rast figura e Pashait Toptanas zmadhohet drejt infinitit te madheshtise shqiptare.E keqja me e madhe e ketij libri eshte fakti qe e kane trajtuar historine e Shqiperise te viteve 1912-1915 sikur ajo te ishte ne vitet 1984. Kjo duket ne nje harte te vendosur midis faqeve 160-161 ku eshte tentuar qe copetimin imagjinar te Shqiperise ta lidhnin me emrin e Esat Pashe Toptanit (foto 92), traktatin e fshehte te Londres, qe per mua jo vetem qe nuk ka ekzistuar, por me kete traktat eshte munduar te fshihet nje ngjarje madhore ne historine e shqiptareve e lidhur me formimin e shtetit te Hebrejve ne trojet shqiptare, por qe ne saje te punes gjigande te Klerikeve Katolike shqiptare, Papes Benedikti XV (1914-1922) dhe Presidentit Amerikan Woodrow Wilson (1856-1924) u pat parakaluar si inekzistente me 1919 ne Paris. Por gjurma e blerjes se tokave midis Kunes se Lezhes dhe Ranes se Hedhun te Shengjinit nga ana e Hebrejve ne vitet 1918, dhe pagesa qe beri Ndoc Pistulli, anetar i Regjences (23 dhjetor 1921 – 3 tetor 1922) me 1920 ne rikthimin e kesaj pagese, ngeli si deshmitare autentike e asaj ngjarje.
Pasaktesia e kesaj harte qendron ne ekzistencen e Peshkopise si qytet kryesor i Shqiperise ne vitin 1915, gje krejtesisht e pasakte dhe me nje dinamike krejt tjeter per tjeter.
Se pari, me 1926 Peshkopia ka qene nje qender banimi me 893 banore (foto 96), qe te gjithe te besimit muhamedane dhe perfshihej ne prefekturen e Dibres (foto 93) duke u konsideruar si fshat (foto 95), ku kjo prefekture ne ate kohe perbehej nga 3 nenprefektura: Dibra, Mati dhe Zerqani, qe ne ate kohe emertohej Zergjan (foto 94), dhe nuk kishte asnje qytet (foto 95). I gjithe ky informacion eshte marre nga Teki Selenica, Shqipria me 1927, Tirane 1928 dhe e nxjerr jashte loje harten e mesiperme (foto 92) si nje fallsifikim ordiner.
Keshtu qe “kryengritje” e fshataresise se Shqiperise se Mesme ne vitet 1914-1915 eshte nje iluzion historiko-filozofik per shume aresye, duke pasur parasysh edhe faktin qe banditizmi i Haxhi Qamilit ka qene i filluar qe me 1913 dhe arriti deri ne Vlore duke ulur Flamurin e Ismail Qemalit dhe ngritur flamurin e Haxhi Qamilit.
Budadalleku i ketij libri, kur flet per Esat Pashe Toptanin, i kalon caqet e ngjarjeve historike dhe perfshin personazhin tone edhe ne vrasjen e Themistokli Germenjit (9 nentor 1917) – f. 174, por edhe ne fantazine e formimit te Qeverise se dale nga Kongresi i Durresit (1918) per te larguar qeverine e Esat Toptanit ne Selanik (f. 192), por, nga tjeter, e akuzon si agjent te serbeve (f. 194, 203).
Edhe kur aktiviteti politik dhe jetesor i Esat Pashe Topanit nuk kishte lidhje te drejteperdrejte me Shqiperine, historianet e epokes komuniste do ta perfshinin edhe ate ne lloj ngjarjesh hipotekore jo vetem pa asnje domethenie, por dhe te paverteta. Keshtu autoret e kesaj historie pretendojne se pas Kongresit te Lushnjes (1920) pasuesit besnike te Esat Pashe Toptanit ngriten kundra vendimeve te atij kongresi, pasi ishin te pakenaqur me pozicionin qe zune ne pushtetin politik pas Kongresit dhe per kete organizuan ne ditet e para te prillit nje levizje bandash te armatosura qe e rrethuan kryeqytetin. Kjo levizje doli me parrullen e kthimit te Esat Pashe Toptanit ne Shqiperi dhe te venies se tij ne krye te qeverise shqiptare (f. 218, 219, 222). Por kjo nuk e paska penguar ate qeveri, qe krahas organizimit te saj (maj 1920) me 21 maj te niste per ne Paris, nga Tirana per ne Paris Avni Rustemin per te vrare Esat Pashe Toptanin (f. 223), gje te cilen ai e realizoi me 13 qershor 1920 (f. 229), pas se ciles arrestohet per vrasjen e kryer, por qe gjykata franceze e liroi nen presionin e opinionit publik perparimtar europian dhe kerkesave te shumta nga te gjithe anet e Shqiperise (f. 269).
Ne kete pike marrin fund fantazite e kesaj historiografia dhe te ketij libri mbi figuren e Esat Pashe Toptanit.
Me vone, pas nje viti, u shfaq Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tirane 1985, (foto 97, 98), ku artikulli mbi figuren e Avni Rustemit ishte shkruar nga A. Gjergji te pa mbeshtetur ne asnje reference ku permendet edhe Esat Pashe Toptani, por duke qene edhe artikull me vete te shkruar nga Gazmend Shpuza (foto 99, 100).
Ne kete enciklopedi ka te dhena te jashtezakonshme mbi figuren e Avni Rustemit deri ne ate shkalle sa i bashkangjitin figures se Heroit te Popullit nje 13 vjecar si pjestar te cetes se Çerçiz Topullit (1908) dhe atentator imagjinar ne moshen 15 vjecare per te vrare komandantin e ekspedites otomane Shefqet Turgut Pashen me 1910 ne Shkoder, ku nuk e dime ne e njihte ekzistencen e Shkodres Avni Rustemi. Me super-relativa analizohet figura e Avni Rustemit ne Parlamentin Shqiptar edhe pse gjitheshka eshte nje genjeshter ordinere. Per kete duhet pare artikulli 104-Pse genjejne shqiptaret kur e dine qe genjeshtra i ka kembet e shkurtera?, te publikuar ne genckhoti.com.
Gjithsesi eshte e kuptueshme qe figura e Avni Rustemit eshte ngritur ne nje nivel te tille, deri ne budadallek informacioni, per te justifikuar vrasjen e Esat Pashe Toptanit duke harruar se ne kete rast ngrene lart, dashur pa dashur, edhe vete Pashain e Toptanasve sipas nenkuptimit komunist.
Per figuren e Esat Pashe Toptanit me 1985, kjo enciklopedi nuk kishte se si te dilte jashte kornizave te piketuara nga pushteti komunist. Bile do t’i shtonte te tjera akuza te te tjera te forta kunder tij. Keshtu Esat Pasha akuzohet si cifligar i madh, figure thellesisht antikombetare, dorezues i Shkodres forcave malazeze. Ne marreveshje me monarkite fqinje ngriti ne Shqiperine e Mesme “Pleqesine”, nje pushtet separatist qe ju kundervu Qeverise kombetare te Vlores. Me 1914 si minister i Luftes dhe i puneve te Brendshme ne qeverine e V. Vidit, sabotoi qendresen e masave popullore per clirimin e Shqiperise se Jugut nga forcat greke. Ne tetor te atij viti, me ndihmen e reaksionit italo-serb dhe ne interes te tij, Esat Pasha shtypi kryengritjen fshatare te Shqiperise se Mesme dhe vendosi pushtetin e vet ne Durres. Ne veren e 1915 nenshkroi nje marreveshje me qeverine serbe ne dem te pavaresise politike dhe teresine territoriale te shtetit shqiptar. Aktivitetin tradhetar e vazhdoi ne mergim duke pretenduar se perfaqesonte shtetin shqiptar ne Konferencen e Paqes. U vra me atentat ne Paris me 13 qershor nga demokrati revolucionar Avni Rustemi.
Por studimet, e konsideruara serioze, sic ishte Prof. Arben Puto ne punimin Çeshtja shqiptare ne Aktet Nderkombetare te periudhes se imperializmit, Vell. I (1867-1912), Tirane 198; Vell. II (1912-1918), Tirane 1987, na vijne ne ndihme pasi na japin kohen e aktivitetit te Esat Pashe Toptanit dhe ne cfare periudhe u nevojitej negativiteti i figures se tij historiografise komuniste. Ne vell e I-re autori as qe e permend emrin e Esat Pashe Toptanit (foto 101, 102, 103), kur ne vell. e II-te merret gjeresisht me te (foto 104, 105, 106), ndersa ne vell. III-te (1919-1926), Tirane 2001, qe tani quhet Çeshtja shqiptare ne Aktet Nderkombetare pas Luftes I Boterore, e permend vetem nje here ne f. 53 (foto 107, 108, 109).
Po te kemi parasysh qe ky vellim u botua me 1987, dmth dy vjet pas vdekjes se Enver Hoxhes, mendohej se do te nxirte ne pah informacione te tjera dhe te reja mbi figuren e Esat Pashes. Por autori Arben Puto, ne mbeshtetje ne punimit te tij te vitit 1978 Pavaresia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive te Medha, 1912-1914, f. 205-216, vazhdon me teorizimet e renies ne ujdi te Esat Pashe Toptanit me malazezet mbi dorezimin e Shkodres kundrejt premtimit per t’i dhene atij cdo perkrahje qe te behej sundimtar i Shqiperise se ardhshme (f.73).
Ndoshta mund te konsiderohet e re ideja e Arben Putos, e thene nga shume autore te huaj me perpara, se perpara se te dorehiqej Qeveria e Vlores dallohej rreziku i trajtimit preferencial te Esat Pashe Toptanit nga ana e KNK, duke shtuar nga ana e vet se perfaqesuesit e huaj bashkoheshin ne mendimin se Esat Pasha ishte prishesi kryesor i unitetit shqiptar, por ishin gjithashtu te nje mendjeje se Pashai Toptanas perbente “te vetmen force reale” – f. 109-111 (nenvizimet dyfish te miat, GH). Ndoshta ne kete pike ne kemi dhe tendencen per te fshehur karakterin percares qe futi ne popull epoka komuniste dhe kete kerkon t’ja faturoje Esat Pashe Toptanit. Na vazhdim autori Puto analizon marredheniet e Pashait te Toptanasve me qeverine e Princ Wilhelm Vidit (f. 118, 119, 125) ku per here te pare hidhet ideja se largimi i Pashait Toptanas ushqeu shpresat se gjendja e brendshme e vendit mund te zhbllokohej e te merrte nje zhvillim me te mbare (f. 126) pa thene ne asnje rast se ku qendronte “bllokimi i zhillimit” dhe cfare do te thoshte “zhvillim i mbare”.
Pas largimit te Princit Wilhelm Vidi nga Shqiperia u krijua mundesia e ridaljes ne skene e personalitetit te Esat Pashe Toptanit, ku sipas autorit Puto kane qene tre qeverite (e Italise, e Greqise dhe e Serbise) qe kane pasur gisht, patjeter, ne kete proces (dmth ngelet hipoteze) – f. 140. Lidhjen me te plote Pashai Toptanas e ka pasur me Serbine, rezultat i takimit me kryeministrin serb Pashiç ne Nish ne mes te shtatorit te 1914-es. Teksti i plote i kesaj marreveshje eshte botuar per here te pare ne revisten “Studime albanologjike” nga studiuesi kosovar Shukri Rahimi si rezultat i punes ne arkivat e Ministrise se Jashtme te Serbise (d. nr. 159 ne fund te librit (f. 141). Ky dokument thote (foto 110, 111, 112, 113, 114):
“Dok. nr. 159
Nish, 17 shtator 1914
Marreveshja e Serbise me Esat Toptanin
Neni 1
Serbia dhe Shqiperia lidhin midis tyre paqe te perjetshme dhe miqesi. Do t’i shmangen si njera ashtu edhe tjetra qe te mos ofendojne dhe demtojne interesat dhe nderin e pales tjeter.
Neni 2
Serbia dhe Shqiperia marrin mbi vete detyre dhe obligime, qe prej tashit mos te bajne marreveshje me cilindo shtet tjeter ne dem te interesave dhe zhvillimit te pales tjeter, dhe kurre me kerkend mos te bejne marreveshje kunder mikut dhe aleatit te vet.
Neni 3
Serbia merr mbi vete obligimin ta ndihmoje rregullimin e Shqiperise ne frymen e vetive popullore dhe te nevojave te kombit shqiptar, duke pasur parasysh vecorite e fiseve qe jane zhvilluar gjate historise.
Neni 4
Po ashtu, Serbia merr mbi vete obligimin ta ndihmoje ormimin e Keshillit Kombetar Shqiptar, ku do te jene te perfaqesuara te gjitha fiset. Keshilli do te kete fuqi ligjdhenese dhe do te emeroje gjyqtaret e popullit.
Neni 5
Te dyja palet jane dakort qe per sundimtar te Shqiperise te njohin ate shqiptar te cilin do ta zgjedhe Kovendi i madh Popullor i perbere nga dy perfaqesues te fiseve me te medha dhe nga nje i fiseve te vogla.
Neni 6
Nese* do te zgjidhet Esat Pasha, ose cdo tjeter shqiptar i afte dhe i denje, atehere te dyja palet obligohen qe bashkarisht t‘i nxjerrin tre kandidate dhe ate qe do te zgjedhe Keshilli i madh Popullor, ate ta njohin dhe ta perkrahin te dyja palet
*) Ketu duket se mungon fjala nuk, ndryshe fraza nuk ka kuptim (ne fund do te merremi me kete shenim)
Neni 7
Per te siguruar miqesine e perjetshme dhe aleanca midis Serbise dhe Shqiperise, ata qe tani jane dakorduar per doganen e perbashket, mbrojtjen e perbashket, perfaqesine e perbashket ndaj vendeve te tjera, si dhe per mjetet e perbashketa te komunikacionit.
Neni 8
Nwese e kerkon neoja, per ruajtjen e miqesise dhe te aleances se perbashket si dhe te kontakteve te drejtperdrejta per mbrojtjen e te dyja shteteve, do te themelohet me kohe nje trup i perbashket qe do te kujdeset per zhvillimin dhe per ekzistimin e enteve te perbashketa.
Neni 9
Kreret shqiptare marrin mbi vete obligimin se ne territorin e vet nuk do te durojne kurrfare agjitacioni kunder Serbise dhe qetesise se saj dhe se do te lejojne te krishtereve predikimin e lire te besimit dhe te mesimit ne dialektin me te cilin flasin.
Neni 10
Kufiri definitiv midis Serbise dhe Shqiperise do te caktohet nga nje komision qe do te perbehet nga nje numer perfaqesuesish serbe e shqiptare.
Neni 11
Shqiperia merr mbi vete obligimin se nuk do t’i kundershtoje Serbise ne ndertimin e
hekurudhes se Adriatikut gjer ne Durres, pasi kjo te marre obligim qe t’ua kompesoje pronareve per token qe ua merr per nevojat e hekurudhes.
Neni 12
Qe te mund t’i paguaje shpenzimet rreth sendertimit te kesaj marreveshjeje, Serbia obligohet te jape nga 50 000 dinare ne muaj, derisa te zgjidhet sundimtari. Pasi te zgjidhet ky, do te behet nje marreveshje e posacme per pagesen e shpenzimeve per nevoja te enteve te perbashketa.
Neni 13
Ushtria serbe nuk guxon te kaloje kufirin serbo-shqiptar, po ashtu edhe ushtria shqiptare, ose njerez te armatosur, nuk guxojne te kalojne ne tokat e Serbise. Ketu mund te behet perjashtim vetem nese ndonjera pale kerkon ndihme dhe jep leje per te kaluar.
Neni 14
Kjo marreveshje eshte arritur tani midis perfaqesuesve te Serbise dhe perfaqesuesit te Shqiperise Esat Pashes, kurse me vone do te vertetohet nga sundimtaret e Serbise dhe te Shqiperise, kur te zgjidhet ky.
Neni 15
Perfaqesuesi i Shqiperise, Esat Pasha, pranon mbi vete obligimin se nuk do te punoje asgje kunder permbajtjes se kesaj marreveshjeje dhe se gjithnje ne marreveshje dhe me besnikeri do te punoje me perfaqesuesin e Serbise, pa marre arasysh se kush do te caktohet nga ana e Serbise*.
*)Teksti i marreveshjes, pergatitur qe me pare ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Serbise, mban vetem firmen e E. Toptanit.
Nish, me 4/17 shtetor 1914
Nxjerre nga artikulli i Shukri Rahimit “Marreveshjet e qeverise serbe me Esat Pashe Toptanin gjate viteve 1914-1915” botuar ne “Gjurmime albanologjike”, Seria e Shkencave Historike VI/1976, Prishtine, 1977, f. 125-127. Botohet sipas perkthimit shqip te autorit te artikullit” (f. 629 – 633).
Perpara se te kalojme ne vazhdimin e vellimit te II te autorit Puto: Ceshtja shqiptare ne aktet nderkombetare…..Tirane 1987, do te merremi me komentin e ketij dokumenti sipas pyetjes: a eshte i vertete?
Per nje njeri qe nuk e njeh thelbin e historise se shqiptareve, pranimi i kesaj marreveshjeje mund te duket i lehte dhe i pakundershtushem, por per nje njeri qe e ka shetitur Shqiperine qytet më qytet dhe fshat më fshat, bile shpesh here dhe shtepi më shtepi, sidomos Veriun, Tirane e perpjete, kjo marreveshje çalon ne formulim dhe nuk ka gjasa qe te jete formuluar nga diplomate serbe te atyre viteve dhe ja perse:
1- Esat Pashe Toptani nuk e ka perfaqesuar asnjehere shtetin shqiptar. Kete gje, te pakten, historiografia komuniste nuk e ka pranuar ne asnje rresht te vetem, atehere si e paska pranuar diplomacia serbe? Apo diplomatet serb nuk e kane ditur kete dhe i kane dale te keqes perpara nqs Esat Pasha behej i pari i vendit ndonjehere. Kjo gje eshte ne kundershtim edhe me nenin 14 dhe 15 te kesaj marreveshje hipotetike.
2- Neni 3 automatikisht e perjashton shumicen absolute te shqiptareve qe nuk e njihnin rendin fisnor. Te pakten ky rend ne mes te shqiptareve ka ekzistuar vetem ne ato fshatra ku shtrihej kryesisht Kanuni i Lek Dukagjinit dhe prona fisnore. Kjo pike e ka tjeter kund hilen: kerkon te poshteroje popullaten verishqiptare, pasi ky rend vetem atje shtrihej dhe jo ne te gjithe Veriun shqiptar. Kuptohet qe formulimin e kesaj marreveshjeje e ka bere ndonje historian me edukim dhe formulim komunist shqiptar.
3- Nuk percaktohet sakte ne se Esat Pashe Toptani do te jete sundimtar i Shqiperise, duke perfshire edhe nenin 5 e shenimin e nenit 6. Atehere cfare perfitimi ka pasur Esat Pashe Toptani nga kjo marreveshje pa saktesim konkret? Kjo pike tregon qe kjo marreveshje ka qene formuluar per konsum propagandistik dhe nuk duhet te jete reale, sidomos kur pranohet qe ka pasur vetem firmen e Esat Pashe Toptanit.
4- Por kjo marreveshje hipotetike ka nje merite: na tregon se nga kush e moren komunistet shqiptare emrin e organit me te larte legjislativ dhe politik te vendit pas 1945, kur epoka Republikane e Ahmet Zogut e ka quajtur PARLAMENT. Termi Kuvend Popullor na qenka nje term i shpikur nga shkolla politike serbe.
5- Ne Nenin 7 thuhet se ata qe jane dakorduar, kur marreveshjen e paska nenshkruar vetem Esat Pashe Toptani dhe kerkush tjeter. Cfare vlere ka numri shumes ne kete rast?
6- Neni 11 nuk eshte nje nen i vendosur nga kjo marreveshje, por ajo eshte e vendosur ne Vlore me 10 prill 1914 dhe ndodhet ne Statutin e Shqiperise i hartuar nga Komisioni Nderkombetar i Kontrollit, Kreu i I, pika 3, dhe ka nje komplikacion shtese: nuk do te fortifikohet nga shteti shqiptar – marre nga perkthimi i librit te Amedeo Xhaninit, Shteti Shqiptar nga Konferenca e Londres ne bashkimin me Italine 1913-1939 (foto 67. 68), me autor Qemal Velija, f. 151, (foto 115).
Por duhet theksuar se qe te gjitha marreveshjet midis politikaneve Veriore shqiptare me Serbine jane te shpikura nga shkolla komuniste e historiografise per te poshteruar individet politikane verishqiptare duke sajuar role pozitive te politikaneve jugore. Ne kete rast ja vlen te merret ne konsiderate edhe marreveshja hipotetike midis Ahmet Zogut dhe Nikola Pashiqit, sipas publikimit te bere nga amatoret e Kosoves (foto 116). Te pakten kjo marreveshje ka nje pike qe historikisht nuk ka qene asnjehere sipas kesaj marreveshje dhe vetem per kete ajo eshte e shpikur njesoj si per rastin e marreveshjeve te Esat Pashe Toptanit.
Se pari, koha kur eshte nenshkruar kjo marreveshje (gusht 1924) Ahmet Zogu nuk ka qene as Mbret, as Kryeminister dhe as Minister i Brendshem (postet qe ka pasur Ahmet Zogu ne Shtetin Shqiptar), por ka qene i dorehequr qe ne shkurt 1924 nga te gjitha postet shteterore pas atentatit te Beqir Valterit ne Parlamentin Shqiptar (sipas Bisedimeve Parlamentare, 1924, I).
Se dyti, kjo marreveshje ka nje pike, e 11 (foto 117), ku thuhet: “Kisha Ortodokse Shqiptare do te terhiqet nga Patriarku i Konstandinopolit dhe te bashkohet Hierarkise Ortodokse te Beogradit, keshtu dhe Myftinia Muslimane Shqiptare do te varet nga ajo Jugosllave”. Cfare ka te pasakte ne kete pike? Kisha Ortodokse Shqiptare nuk ka qene kurre
Kishe Ortodokse me vete dhe nuk ka pasur asnjehere Sinod te pranuar nga Konstandinopoja deri me 1937. Me 28 Nentor 1921 Ministri i Brendshem i kohes, Ahmet Zogu, se bashku me Kosta Paftalin, kryebashkiakun e Durresit, shpallen Kishen Orthodokse Autoqefale Shqiptare, por Patriarkana Ekumenike e Konstandinopolit nuk e pranoi per shume aresye, dhe me vone, Peshkopi Visarion Xhuvani u pat bere i tille me 1929 ne Serbi duke formuar nje treshe peshkopesh dhe emeruar peshkope te tjere, qe sherbeu per te rishpallur Kishen Orthodokse Autoqefale Shqiptare, por perseri Patriarkana Ekumenike e Konstandinopolit (tashme e kthyer ne te Stambollit) nuk e pranoi. Akoma me tej ajo shpalli sanksione kunder peshkop Visarion Xhuvanit duke e detyruar te gjunjezohej perpara saj dhe te terhiqej nga te gjitha pozicionet kishtare qe kishte (1934). Vetem me 1937 Patriarkane Ekumenike e Stambollit, ne saje te punes dhe meritave te padiskutueshme te Imzot Kristofor Kissit u pranua ne gjirin e Kishave Orthodokse Autoqefale te Patriarkanes Ekumenike te Stambollit duke e mbyllur aventuren e filluar nga Ahmet Zogu ne favor te Institucionit themelor Orthodoks ne Stamboll. Keshtu qe pranimi i ekzistences se nje Kishe Ortodokse Shqiptare perpara vitit 1937 eshte nje lajthitje e Historise se Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare e per rrjedhoje nuk ka se si te jete ne nje mareveshje midis Serbise dhe Shqiperise perpara ketij viti.
Pas largimit te Princ Wilhelm Vidit nga territori shteteror shqiptar, autori Arben Puto ne kete liber e rilidh emrin e Esat Pashe Toptanit me kryengritjen imagjinare te fshatareve te Shqiperise se Mesme edhe pse ideatori me i pare i asaj “kryengritje” tashme kishte nderruar jete prej 2 vitesh. Ai perserit po ate gjera qe Gazmen Shpuza thote ne tekstin e Historise se Shqiperise te parapare me siper (f. 140-145).
Pastaj ve ne dukje pushtimin e Shqiperise se Mesme nga ana e austriakeve pergjate luftes se I-re Boterore (janar 1916) duke vene ne ballancen e simpative apo antipative teorike Austro-Hungarine nga njeri krah dhe Esat Pashe Toptanin nga ana tjeter (f. 154-157).
Por autori Puto na ka treguar se figura e Esat Pashe Toptanit paska qene me komplekse nga sa eshte publikuar nga propaganda e epokes komuniste, duke i bashkengjitur nje perfaqesues francez prane Esat Pashe Toptanit, qe paska marre pjese ne likujdimin e “Republikes se Korces” (shtator 1917), duke nenkuptuar se indirekt fajtor ne kete likujdim mund te jete edhe Pashai i Toptanasve (f. 172).
Shume vite me pas, 2001, Arben Puto do te botonte vell. e III-te te ketyre ceshtjeve duke ja ndryshuar titullin (foto 107, 108, 109) dhe duke e atakuar figuren e Esat Pashe Toptanit ne menyre te drejteperdrejte si faktor negativ kunder Luftes se Vlores 1920 me nje kryengritje ne prill 1920 (f. 53).
Si permbledhje te gjithe literatures komuniste mbi figuren e Esat Pashe Toptanit te trajtuar ne te, interesant eshte fakti se shkolla komuniste e Historise perkrahu tre marreveshje, te pasaktesuara ne asnje element, qe politikanet e kohes, Esat Pashe Toptani dhe Ahmet Zogu na kishin bere me politikanet malazeze dhe serbe:
1-Marreveshjen e Esat Pashe Toptanit me malazezet, dt. 22-23 prill 1913.
2-Marreveshjen e Esat Pashe Toptanit me serbet, dt. 17 shtator 1914.
3-Marreveshjen e Ahmet Zogut me Pashiçin, dt. Gusht 1924
Dhe asnjehere nuk foli per marreveshjet e fshehta midis PKSH dhe LKJ ne shtator 1944 te pranuar nga vete Josif Broz Tito (1892-1980) ne librin e tij me kujtime “Rrefime autobiografike”, Prishtine pa vit botimi, vell. Pare, f. 419, 420 (foto 118, 119, 120, 121).
Une pretendoj se nje nga aresyet perse jane shpikur tre marreveshjet midis Esat Pashe Toptanit dhe Ahmet Zogut me Malazezet dhe Serbet ne vitet 1913, 1914, 1924 eshte per te sfumuar pikerisht marreveshjet politike dhe ekonomike qe mbizoteruan ne politiken shqiptare te epokes komunisteme piolitiken jugosllave ne dem te popullsise shqiptare dhe sidomos te Veriut te Shqiperise ne vitet 1945-1948 qe prinderit tane e mbajne mend shume sakte si pjesamarres kohore te asaj periudhe.
Por pretendimi i Josif Broz Titos mbi rrugetimin e formacioneve partizane shqiptare neper trojet Jugosllave nuk eshte i sakte. I kam bere ne kembe te gjithe rrugen qe ka bere Divizioni i V dhe me makine rrugen e Divizionit te VI te ushtrise shqiptare te asaj kohe dhe rezulon qe divizionet shqiptare kane vajtur ne Bosnje jo per te luftuar, por sepse i zuri tifoja; kurse ne Maqedoni formacionet shqiptare jo vetem qe nuk kane luftuar, por ata as qe kane kaluar. Kur u kthyen ne Shqiperi,ne fillim te janarit 1946, bene nje lidhje te shkurter nga Hani e Elezit deri ne Ostren pa kaluar neper rrugen qe kishin shkuar ne Kosove (te gjitha keto i keni ne art. 49- Cfare fsheh “Masakra e Tivarit” ? 12.2010 – 06.2011, te publikuar tek faqja genckhoti.com).
3- Literatura pas 1992-shit deri me sot e botuar ne Shqiperi, me autore vendas dhe te huaj sipas radhes kohore te botimit.
4- Perfundime.