148 – Nje leksion Profesionist ne fushen e Gjuhesise Teorike
(ajo qe nuk dine te Marret e Madheshtise Shqiptare)
Pas 1991 ne Shqiperi ka filluar nje lufte e vertete mbi PRONESINE e Gjuhes Shqipe ne drejtim te gjenezes dhe menyres te formimit te saj. Thelbi i gjithe luftes eshte per te shpikur nje autoresi tjeter nga subjekti dhe individet qe e formuan ate pas shek. te XVII, saktesisht pas vitit 1635 kur kemi te parin Fjalor te Gjuhes Shqipe. Thelle-thelle kjo ka te beje me termin RILINDJE te cfaqur ne fund te shek. te XIX dhe fillimin e shek. te XX-te. Kjo RILINDJE dhe zanafilla profesionale e Gjuhes Shqipe i takojne vetem nje subjekti, qe me vendosmeri me 1908 vendosi Alfabetin Latin ne Manastir. Pra periudha 1635-1945 ka vetem nje subjekt krijues-levrues-zhvillues te Gjuhes Shqipe, si nje refleks te politikave europiane per ta mbajtur popullaten shqipfolese brenda familjes europiane: KLERIKET KATOLIKE SHQIPTARE.
Permbysja e kesaj teresie kohore mbi tre shekullore perben objektin e Shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare, te cilet me tezat e pafundme antihistorike, antishkencore, antishqiptare mundohen te bardhen ta bejne te zeze dhe t’i krijojne Gjuhes Shqipe nje njerke dhe vellezer e motra po nga kjo njerke.
Por nje autor shqiptar i Kosoves para shume –shume vjetesh na kishte dhene nje zgjidhje te ketij problemi, sa kur e pashe per here te pare nuk i besova syve, pasi vendi ku ndodhej nuk kishte asnje lidhje me kete teme dhe ishte e pamundur te njihej nga shqiptaret e Shqiperise. Pra bindja ime eshte qe ky material nuk duhet te kete rene ne dore te shqiptareve dhe nuk e di a ndodhet ne Biblioteken Kombetare, apo te Akademise se Shkencave te Shqiperise. Behet fjala per nje simpozium te mbajtur ne Prishtine me 9-12 maj 1968 mbi Heroin Kombetar te Kombit Shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeun, dhe te botuar po ne Prishtine me 1969 (foto 1, 2). Ne kete simpozium kishte mbajtur fjalen dhe studiuesi Ahmet Kelmendi (foto 3): Instituti Albanologjik i Prishtines, Simpozium per Skenderbeun (9-12 maj 1968), Kumtesa e Ahmet Kelmendit: Shkalla e reflektimit te disa tingujve indoevropiane ne shqipen e shekujve XV e XVI, Prishtine 1969. Meqenese ky material ishte krejtesisht i ri ne permbajtje dhe krejtesisht i paditur nga ana ime, po e jap te plote sipas tekstit, por me bindjen qe dikush (Petro Zheji) ka marre idene e autorit duke e perpunuar formalisht nen nje titull tjeter (Shqipja dhe Sanskritishtja). Ne kete rast Petro Zheji ka tentuar te fshehe fazat e kalimit te Gjuhes Shqipe nga ajo tingullore ne vokalore me rrokjet me te para, por studiuesi Kelmendi ka meriten se ka percaktuar fazat kohore te ketij kalimi dhe pamundesine e krijimit te fjaleve per kohera me te hershme. Mund te jete dhe kjo aresyeja perse intelektualet e epokes komuniste nuk i kane dashur intelektualet shqiptare te Kosoves dhe per kete i kane imponuar nje urrejtje qe popullata shqiptare e shtetit komunist shqiptar kishte kundrejt shqiptareve te DJEPIT TE SHQIPTARIS:
“Ne kete veshtrim te shkurter do te perpiqem te jap nje pamje te shkalles se reflektimit te disa tingujve indoevropiane ne shqipen e shekujve XV e XVI, duke u mbeshtetur kryesisht ne nje pjese te onomastikes dhe te shkrimeve te ketyre shekujve.
Sistemi tingellor i gjuhes shqipe, i periudhes ne shqyrtim, kur te krahasohet me ate indoevropian, deshmon per inovacionet e shumta qe ka bere ai nga periudha indoevropiane gjer ne mbarim te periudhes paraliterare.
Sistemi tingellor i shqipes sic u tha na del shume me inovues se ai i indishtes se vjeter ( i sanskritit), qe e ka ruajtur me se mire sistemin konsonantik, se ai grek e latin qe e kane ruajtur me mire vokalizmin. Sistemi yne fonologjik perkon me shume ne kete pikepamje m e armenishten, e sidomos meavestishten ne lemin e konsonantizmit dhe oskoumbrishten ne ate te vokalizmit. Ky proces i inovacionevet dhe theksi dinamik, qe ka vepruar ne shqipen gjate kesaj periudhe, kane kushtezuar bukur shume mistifikime ne fondin e leksimavet te shqipes me prejardhje indoevropiane dhe te gjuheve te tjera klasike indoevropiane. Prandaj hutimet, divergjencat dhe mohimet ne studimet etimologjike te fondit leksikal te shqipes kane qene prore te pranishme.
Duke marre ne shqyrtim ca leksema onomastike, e sidomos toponime e patronime te nxjerra nga dokumentat e ndryshme te mesjetes dhe ca shkrime te fillimit te periudhes ne shqyrtim na dalin si vijon:
Procesi i inovacionevet te vokalizmit, thuajse ka mbaruar, qysh ne periudhen paraliterare. Kjo kohe tash per tash nuk mund te percaktohet per aresye objektive. Keshtu zanoret e shkurtera: shva indogermanorum, a, e, o tani e kane perfunduar procesin e tyre inovues dhe ne shekullin e XV figurojne si dhe sot: shva, a, o˃a, ë. Eshte mire te theksojme se nder te gjithe fonemat e-ja e shkurter eshte me inovuese. Pos bazes e, ajo ka dhene edhe pes(ë) reflekse te tjera: je, ie, ja, a, i:
– e ˃ e: p. sh. në mbiemnin personal Georgius de CHERDE de Antibario (Gjergj Çerdha i Tivarit) (1324), Tanissius BESSOSSIA (Tanush Besëzia) (1274), etj.
– e ˃ ie: në fjalët miell, shtie, etj.
– e ˃ je: në fjalët dhjetë, pjek, rrjedh, vjet, etj.
– e ˃ ja: p.sh. tek Buzuku: “ndë krahët të djathtë e të shtëmangëtë”, zjarr, etj.
– e ˃ a: në fjalën baltë, pastaj në ilirishten balta dhe në veneto-ilirishten mare Baltikum, dhe vijimesia e saj ne shekullin e XIV e XV “alla BALTA de Avallona” (1335), “tuta la BALTA de Zivrano” (1406), etj. Poashtu në fjalën ballë që e gjejme qysh në mesapishten balius, që identifikohet me shqipen ballë ose balash, mandej ne toponimin “villa BALAdrini (ballëdreri)” (1403); Condi BALguri (Kondi Ballëguri)” (1510); tek Matranga: “tue vënë dorënë ndë ballëtë”, etj.
– e ˃ i: tek Buzuku: “e muor bijatë e njerëzet”, “birit (të) saj maa të madhit”; tek Matranga: “te dbuamit bil të Eves”, pastaj ne fjalet trim, trimashit, etj.
Zanoret e shkurtera i dhe u nuk e kane ndryshuar statusi e tyre, keshtu qe i gjejme ne fjalet: krimb, ujk, etj. Pastaj zanoren u e gjejme edhe ne toponimin me prejardhje te hidronimit UJMIR nga UNJEMIRE i shenuar sllavisht me 1330 ne krisovulje te Deçanit. Po citoj: “i s Unjemirom”. Ky fshat dhe stacion hekurudhor me kete emer ndodhet ne Dukagjin ne relacionin Peje-Fushe e Kosoves, po ashtu ne nje toponim tjeter te shenuar nga Barleti ne shekullin XV BUSEglaroeni, etj.
Ne periudhen paraliterare zanoret e gjata kane bere disa ndryshime te vogla:
– ā-ja e gjate ka dhene dy reflekse: o dhe ë p.sh. ne zog, motër, kopshti, dritë, varrë, etj.
– ō-ja e gjatë ka inovuar në e: p.sh. në fjalët tetë, nesër, derë, etj.
– ē-ja e gjate ka inovuar ne o: p.sh. në njoh, mot, kohë, etj.
– ī-ja e gjate vetem qe e ka humbur gjatesine. E hasim ne patronimet Progon MIRA, person qe permendet ne aktin e dhurimit te Manastirit te Dacanit te vitit 1330, pastaj Georgi BuchaMiri (1417) pa dyshim Bukurmiriqte e sotem malazeze, Bardi FacheMiri (1510), etj.
– ū-ja e gjate ka kaluar ne i dhe me vone, por ne periudhen pak paraliterare, ne y ne gegerishten. Keshtu tek Buzuku hasim ne: yjt vella, me tyy e Zotyne pat ende here, kurse tek Matranga ne juge: Ti (ty) te therresime ne te dbuamit, sit (syte) e tu. Ky fakt i labializimit te kesaj foneme flet per fillin e ndarjes dialektale juge e veri te shqipes qysh para shekullit XV.
Te gjithe diftongjet indovropiane ne gjuhen shqipe jane reduktuar ne vokale ne periudhat e hershme paraliterare. Koha e monoftongimit nuk mund te percaktohet tash per tash, me siguri, gjithnje per mungese te dokumentavet te hershme shqipe.
Togzanoret ua ne juge dhe ue ne veri, ndarje globale, qe vijne, sdi mendohet, nga primitivi UO, ne shekujt XV e XVI kane pasur perdorim ne gojen e shqiptareve sa vijon: Duke u mbeshtetur ne nje toponim veriak gjejme “villa clamada Growemira Grandi dhe Gruwemiri Pizoli te vitit 1416, qe do te thote “grou e mire”, si dhe ne nje fjale ne Fjalorthin e Arnold von Harffit, qe figuron growa (groua) “ayn frauwe”, mund te perfundojme se togzanori ne shqyrtim ne qindvjetshin e XV ne pjesen veriake eshte perdorur ne etapen e katert a te trete te zhvillimit te fonologjik si OU, etapa keto te percaktuara nga albanologu i madh Norbert Jokli qysh me 1931/32 ne “Indogermanische Furschungen”. Nderkaq ne pjesen jugore te shqipes, duke u mbeshtetur ne Ungjillin e Pashkevet, qe njihet si dokumenti me i vjeter i kesaj pjese te shqipes (shekulli XIV-XV) si dhe ne patronimin e shekullit te XIV – emri i princit te Jugut Gjin BUA Shpata, bir i Pjeter BUAS, ku ne te paren figuron fjala me trajte kujtuam, kurse ne tjetren BUA perfundojme se ne Jug eshte perdorur togzanori UA. Sikunder dihet, Matranga e perdor kete togzanor ne menyre me konseguente.
Mirepo, figurimi i togzanorevet OU e jo UO dhe UA ne shekujt XIV e XV ne Veri, sikunder jane vene ne pah edhe me pare, ndonese mjaft shkrift te dokumentuara, sinjalizojne per mendjen time, nje proces tjeter te zhvillimit fonologjik te ketij togzanori, e jo per ate qe do te jene zhvilluar UA e UE nga i ashtequajturi primitivi OU. Ne te mire te ketij konstatimi, me thote mendja, shkon edhe persorimi diasporik i togzanorit UA sot e kesaj dite edhe neper disa vise veriake te shqipes – ne te folmet veriperendimore te saj, pastaj ne Rugove te Mbipejes, etj. Kjo etape e bigezimit eshte bukur shume paraliterare, prandaj eshte shume e veshtire, se paku tash per tash, te percaktohet kjo kohe. Vetem mund te theksojme se togzanori UA i Jugut eshte treguar me konseguent se sa ai i veriut, prandaj edhe me te drejte eshte sanksionuar si norme e gjuhes se sotme letrare.
Ne kete perpjekje per te dhene nje prerje horizontale te formavet te disa tingujve indoevropiane ne sistemin fonologjik te shqipes brenda shekujve XV–XVI na del se sistemi konsonantik, thuajse eshte kristalizuar, procesi i inovacionit ka mbaruar, me perjashtime fare te vogla. Tenuis dhe media aspiratet jane deaspiruar, pa dyshim, qysh moti, per cka na deshmon onomastika jone, p.sh. patronimet: Domeniko Barda (1335), Vasili BARI (1417), Andrea BRUMI (1417), pastaj toponimi BUSEsissa (1416-1417), etj.
Qe te tri radhet e guturalevet indoevropiane ne shqipet jane asibiliuar para shekujve ne shqyrtim, e bashke me te ne etapat e ndryshme jane bere dhe inovacione te dukshme; p.sh. palatalet indoevropiane media g dhe media aspirate gh kane reflektuar ne shqipet z, d, dh, e keshtu me radhe. Shekujt XV e XVI i kane zene togjet konsonantike indoevropiane kl e gl ende te painovuara, ende te papalatalizuara. Keshtu tek Buzuku hasim: “E si e pa Jezu por klante e xhudijt”, “qi por klenjinë ashtu i dhimti ndë zemër”; po ashtu tek Matranga: “Lumtë ata qe klajnë pse kanë të jenë fëqerë”, “tue klarë ndë gropë të lotet”, “pse kanë të kluhenë bil të tinë zot”, etj. Po keshtu, thuajse eshte mbajtur edhe togu konsonantik gl. Buzuku shkruan: për jetë te glatë, kurse Matranga: “Të vënëtë e kurorësë me kurorë glëmbash, etj.
Shembellat e cituara na deshmojne per ruajtjen e togjeve, konsonantike indoevropiane kl e gl ne rrenjet nga kjo bashkesi: klaj nga nje klanio, kluhem nga klu-s-ti, kurse glembi nga gle-mo- dhe i glate nga nje “(d) longo-me nje sonorozim paraprak te medies d ne g (dg).
Analogjikisht me miset indoevropiane jane krijuar edhe epenteza te tjera laterale, madje edhe me fisni te huaj, p.sh. ne klishe (kishe) nga latinishtja eclesia, pastaj fjala klumësht, e nganjëherë edhe ne i glatë. P.sh. tek Buzuku: “per jete te glatë, pastaj e hasim ne patronimin Marinus BUSEglan (1304), ndonese s’ka as baze, as aresye per nje proces te tille fonetik, sepse vjen nga nje rrenje tjeter indoevropiane +ieu-.
Procesi i reflektimit a i kristalizimit te nazalevet e likuideve indoevropiane ne shqipet, aq sa ka qene e mundur te konstatohet ka mbaruar para periudhes literare. Keshtu vibranten sonante r e gjejme ne patronimet Petro BRIGLIA (1417) nga emri bri-briri (brini). Andrea BRESNA (1541) nga emri breshen, etj, poashtu sonanten laterale l e hasim ne toponimet Condi BALguri (1510) nga kompozita bulle+gur, Lopari fshat ne rrethin e Zvornikut (Bosnje), poashtu edhe ne patronimet: Andrea LOPEsi (1417), Nic. LIKURsi (1502), etj.
Edhe ne togzanorin indoevropian nt keta shekuj e kane zene te pasconorizuar, fenomen qe ende ruhet neper te folmet anesore. Keshtu ne radhe te pare gjejme tek Arnold von Harffi nante (nantë), khs. E. Çabej. Per historine e konson, te shqipes, 1 (1958, or).
Meqenese nuk po na premton koha te flasim edhe per disa hollesi te tjera lidhur me kete teme, qe jane bukur shume interesante dhe mjaft te rendesishme per historine e gjuhes shqipe dhe per historine shqiptare ne pergjithesi, me qe edhe nga ky aspekt mund te ndicohen bukur shume gjera nga kjo leme – te.
PERFUNDOJME: nga sa u tha deri me tani, del se prerja kohesore horizontalisht e reflektimit te disa tingujve te sistemit indoevropian ne shqipen e shekujve XV e XVI duket sa vijon:
- a) procesi i inovacionit te vokalizmit indoevropian ne gjuhen shqipe ka mbaruar qysh me pare ne etapat e ndryshme te hershme paraliterare,
- b) diftongjet indoevropiane jane zhdukur, ato jane reduktuar ne vokale ne periudhat e hershme paraliterare
- c) diftongjet, a togjet e sotme vokale jane ne procesin kristalizimit, meqenese hasim ne togzanorin ou (ov) dhe ou ne te folmet e Veriut dhe ua ne ate te Jugut.
ç) procesi i inovacionevet te reflektimit te konsonantizmit indoevropian ne gjuhen shqipe thuajse ka mbaruar, pos togjeve konsonantike kl, gl, nt, etj.
Per studiuesin Ahmet Kelmendi, Fjalori Enciklopedik i Kosoves, I A-K, Prishtine 2018 (foto 4, 5), jep kete informacion (foto 6, 7):
“KELMENDI Ahmet (1929-2016). Gjuhetar. Lindi ne Peje, ku kreu shkollen fillore, ndersa te mesmen e mbaroi ne Gjakove. Studimet i kreu ne Beograd, ndersa ato pasuniversitare ne Zagreb. Ligjeroi ne Shkollen e Larte Pedagogjike te Prishtines nga viti 1964 deri me 1994, pastaj ne Fakultetin e Arteve dhe te Mesuesise. Pas luftes se fundit u angazhua ne QSUU (Qendra e Studimeve Universitare Ushtarake te Trupave Mbrojtese te Kosoves) ne rolin e keshilltarit per kulture te gjuhes shqipe me graden major. Ishte pjesmarres i Kongresit te Drejtshkrimit me 1972. Eshte autor i kater gramatikave per ciklin fillor dhe te mesem, dy prej tyre me bashkepunetore. Pergatiti per botim veprat e Eqrem Çabejt “Studime gjuhesore I-IV”, me 1976. Shkroi nje numer artikujsh, kryesisht nga fusha e drejtshkrimit ne gazetat “Rilindja”, “Zani i Rinise”, “Perparimi”, “Flaka e vellazerimit”. (Bahri Koskoviku).
Informacioni qe na jep Enciklopedia e Kosoves te detyron te shohesh fjalen e Ahmet Kelmendit ne Kongresin e Drejteshkrimit me 1972, me bindjen qe studiuesit e Kosoves kane qene shume me te pavarur se studiuesit e Shqiperise ne ato vite. Cfare veme re? E sakte eshte qe Ahmet Kelmendi paska qene delegat ne ate kongres me numer 21 (foto 8) dhe anetar i presidiumit te Seksionit A, sa bashku me mikun e tij Prof. Eqrem Çabej dhe kolegun Prof. Idriz Ajetin (foto 9). Por prania e Ahmet Kelmendit ne Kongresin e 1972 ne Tirane paska nje vecori: ai nuk paska mbajtur asnje kumtese, apo bashkereferat, duke u kufizuar ne mbajtjen e nje falenderimi per ftesen e bere (foto 10). Ky fakt na con ne pasurimin e karakteristikave te atij kongresi, pasi tani pervec mungesave (Lasgush Poradeci) dhe kundershtimeve ne diskutime (Prof. Eqrem Çabej dhe Prof. Idriz Ajeti) paska pasur dhe delegate qe nuk e kane hapur gojen per asnje teme dhe Ahmet Kelmendi paska qene njeri prej tyre. Ne listen e firmetareve te rezolutes perfundimtare figuron edhe emri e firma e tij (foto 11), gje qe e kerkon nje vertetim me te thelle.
Nga i gjithe ky material qe na dhuron Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosoves na con ne perfundimin se eshte e pamundur te kemi gjurme te gjuhes shqipe perpara shek. te XIV, cka do te thote se te Marret e Madheshtise Shqiptare kerkojne qiqra ne hell, pasi faktori KOHE na tregon se gjuha shqipe eshte konsoliduar perfundimisht vetem gjate dhe pas shek. te XIV dhe jo me perpara. Kjo do te thote se ne cfaredo arkivash te kerkosh eshte absolutisht e pamundur te gjenden gjurmet e shqipes te hershme, pasi ne te kunderten ato jane te riprodhuara ne kohet moderne per te realizuar nje mashtrim politik ne emer te gjuhesise.
Tirane, me 16. 12. 2021