Artikuj

129- Dante Alighieri, Laiçizmi dhe Kisha Katolike; po shqiptaret?

Posted by Genc Hoti

Loading

129-Dante Alighieri, Laicizmi dhe Kisha Katolike! Po Shqiptaret?

(ndryshe: Si e percolli Dante Alighierin ne shqip Ismail Kadare? Prej nga rrjedh dhe pyetja tjeter ne vazhdim, ndoshta pyetja me kryesore ne funksion te shoqerise shqiptare pas 1945: Si dhe kush e formoi DIKTATUREN ne Shqiperi pas ketij viti?).

Fare lehte behet pyetje: Ç’pune ka Kadareja me Danten? Si e ka zberthyer Kadare kete figure enigmatike te mendimit letrar italian dhe atij boteror (ne kete rast, si e ka menduar ai permasen e kesaj figure komplekse per te pare ndershmerine e tij intelektuale? Kjo pyetje eshte e vlefshme per te gjithe studiuesit shqiptare e jo shqiptare; Dante Alighieri fsheh nje pozicion individual ne mendimin intelektual te Njerezimit qe eshte fshire me shume kujdes nga ana e politikes, duke pranuar pjesen me te parendesishme te produktit te tij per aresyen e zevendesimit te ketij pozicioni nga njerezit e politikes; megjitheate tek-tuk kjo fshehje eshte zbuluar)? Akoma me tej: Ç’lidhje ka Dante Alighieri me Popullin Shqiptar? (ne kete rast behet fjale per punimin e Kadarese: “Dantja i pashmangshem”, Tirane 2005) dhe ky duhet te ishte titulli i diskutimit letrar, por vura re se tema ishte permbledhur dhe studiuar ketu ne Shqiperi edhe nga studiues te fushes se estetikes dhe te mendimit letrar (behet fjale per punimin e Alfred Uçi-t: “Ferr-Parajsa Danteske”, Tirane 1998 – fare lehte behet pyetja: cfare lidhje ka Dante Alighieri me perceptimin estetik te shqiptareve, mos valle kjo fjale ka kuptim per te gjithe koherat, per te gjithe subjektet, per te gjithe sjelljet njerezore ne menyre te barasvlefshme?- si dhe per punimin i shkrimtares Yllka Filipi: Dante–Migjeni–Kadare, Trekendeshi Infernal Universal, Tirane 2012, – fare lehte behet pyetja: cili eshte ekuacioni social qe lidh nje produkt feudal te mirefillte, qe permban nje pafundesi te panjohurash, me nje te ri 25 vjecar me intelekt te dyshimte per shkak te semundjes se tuberkulozit dhe me nje produkt enveristo-komunist me prejardhje te dyshimte qytetare [mos te kujtoje lexuesi se shkrimtaret e epokes enveristo-komuniste jane te shkeputur nga bota e krimit, jo vetem perse i perket prejardhjes biologjike, ku rezulton qe baballaret, apo te afermit e tyre [ne kete rast trashegimia e tyre biologjike eshte evidente], jane vrasesa dhe udheheqesa kriminelesh, por dhe veprimtaria personale e profesionale merr pjese ne kete proces]? Akoma me tej: si mund te lidhen keto tre produkte njerezore me kohe-hapesire krejtesisht te ndryshem ne aspektin cilesor, bile me kohe lindje tmersisht te diferencuar? Cfare perfaqeson termi infernal per te tre autoret e titullit te librit dhe a ka gjasa te perputhen, qofte dhe njeri prej tyre, me te? Mos qendron ketu hilja ne perbashkimin e termit me Kadarene dhe ky te kete qene qellimi i autores?).

Jam i detyruar ta marr ne konsiderate kete punim te Kadarese vetem per nje aresye: eshte pranuar se: “dija e asnje njeriu te kesaj bote nuk mund te shkoje pertej pervojes se tij (nga Libri i Filozofise me perkthim nga anglishtja i Stavri Pones, pa vit botimi, por me nr. ISBN ne Biblioteken Kombetare 978-9928-177-42-1, ne kapakun e fundit te librit – foto 1,2,3).

C:\Users\Toni\Desktop\124___02\IMG_6451.JPG

foto 1

C:\Users\Toni\Desktop\124___02\IMG_6452.JPG

foto 2

C:\Users\Toni\Desktop\124___02\IMG_6453.JPG

foto 3

Atehere si lidhet pervoja e Kadarese (çfare pervoje duhet te kete Kadareja dhe te tjere shqiptare ne studimin e Dantes?) me Dante Alighierin dhe shqiptaret? Cfare kane dashur te evidentojne shkrimtari dhe filozofi ne kete rast, pasi per politike as qe mund te behet fjala (per te mbuluar te kaluaren politike eshte tjeter pune)? Perse kane perdorur emrin e Dantes ne procesin e zhvillimit te mendimit letrar shqiptar dhe perse pikerisht pas 1991-shit? Ne fund te fundit, si perbashkohen midis tyre idete e studiuesve te jetes dhe vepres se Dante Alighierit ne shek. e XX-te duke ngritur pikepyetjen mbi menyren e te kuptuarit te thelbit te Komedise Hyjnore; – e ne qofte se pranojme se analiza danteske merret me moralin e keq mesjetar, ku e kane mesuar se kjo e keqe u analizoka ne menyre alegorike deri ne komike? E po te mendojme qe kjo e keqe imagjinare i bashkangjitet Virgjilit, filozofise aristoteliane dhe interpretimit fantastik mbi trinomin teologjik Ferr–Purgator–Parajse lind pyetja: a eshte i vertete perdorimi i procesit komedian ne kete rast? Cfare fsheh termi Komedi Hyjnore? A e pranojne teologet qe aktet ne kete trinom i perqasen komedise, qofte dhe hyjnore (te pakten Vdekja)? Ne kete drejtim studiuesit e figures se Dantes jane krejt ne ajer dhe ne kundershtim me Zakonet dhe Moralin Njerezor ne mbare Globin Tokesor.

Kjo teme, me kete permbajtje, lindi krejt rastesisht ne kete kohe, nga diskutimet ne fb, pasi e kisha ne plan ne kuadrin e studimit te vepres se Kadarese me nje permase me te kufizuar: ne vetem permbajtjen e vepres se Dantes (thelbi i se ciles nuk eshte thjeshte poetik), kur nje shoqe virtuale citoi disa vargje te Dantes anglisht dhe une i nderhyra duke i vene ne dukje se latinishtja duhej perdorur ne kete rast. Por nje shok tjeter (te me falin per mungesen e vendosjes se emrave) shtoi se italishtja perbente thelbin e vepres se Dantes dhe ky i fundit konsiderohej si themeluesi i italishtes moderne. Reagimi me gjeti te papergatitur pasi dija disa probleme themelore qe me ishin ngulitur ne koke prej kohesh dhe qe lidheshin me kete teme, dmth autorin e shkrimit, rotacionin e shkrimit ne kuadrin e ndryshimit te formave te organizmit social (cdo rend shoqeror ka gjuhen e vet letrare), te cilat nuk mund te lidheshin kerkund me emrin e Dantes (te gjitha keto i pata permbledhur ne vellimin e 5-te te “Tjetersimi i Historise ose “Ndergjegjja e ngjarjes””: “Interpretimi materialit i filozofise se gjuhes shqipe dhe i te gjithe gjuheve te tjera, sidomos te asaj politike” [vazhdim i argumentit mbi gjenezen historike te shqiptareve]):

1- vitin e botimit te pare te Bibles dhe te vete librit ne nivel europian nga Gutenberg (1453-1455), faqen e se ciles e kam te afishuar ne studion time (foto 4), marre nga enciklopedia gjermane prej 21 vellimesh e vitit 1897 e stergjyshit tim nga nena Paloke Laca (foto 5),

IMG_0001

foto 4

C:\Documents and Settings\User\Desktop\IMG_0003.JPG

fig. 5

2 – vitin e publikimit te pare te vete vepres se Dantes (1472) per te cilen nuk thuhet se e cfare gjuhe ishte (vepra eshte botuar per here te pare italisht [nje italishte vulgare] me shenimin qe perben librin e pare ne kete gjuhe [analog me “Mesharin” e Gjon Buzukut per Gjuhen Shqipe; – permasa e lidhjes se gjuhes te Dantes me italishten moderne eshte analog me lidhjen e permases te gjuhes se Buzukut me shqipen moderne] me nje parathenie latinisht te nje arqipeshkvi; -per fatin e keq te pa gjetur akoma, pasi ne kete parathenie duhet te gjendet e zberthyer e gjitha ajo qe duhet t’i adresohet Dante Alighierit),

3- daten e bashkimit dhe te formimit te shtetit modern te Italise (1861); gje te cilat nuk mund te perputheshin dot midis tyre sipas ligjeve qe percaktojne domosdoshmerine e gjuhes se shkruar, shtetit, perbashkimin e strukturave sociale dhe rrjedhimeve qe lindin nga bashkeveprimi i tyre. Pasi, ne parim, gjuhet e shkruara dhe transformimi i tyre lindin kudo ku procesi i lindjes se shtetit po afron, ose transformohet, dhe kjo eshte vepra me e dukshme e prifterinjve politeiste ne Heladen e Lashte (mesi i shek. VII Pa. Kri. ligjet e Drakonit, -sipas Orlando Paterson, Liria ne formimin e kultures perendimore, 1997, f. 53) dhe Romen e shtate kodrave (shek. VI Pa. Kri.), apo ne lindjen e shtetit grek (1831), apo te atij shqiptar (1912) duke pasur karakter institucional dhe aspak individual (ketu qendron e fshehta e lindjes se gjuhes se shkruar). Procesi eshte i lidhur domosdoshmerisht me kalimin e te drejtes zakonore te pashkruar ne legjislacionin shteteror (Ligjet e Likurgut ne Sparte [shek. IX Pa. Kri.], Ligjet e Solonit te Athine [shek. VI Pa. Kri.] dhe Ligjet e 12 Tabelave ne Rome [shek. VI Pa. Kri.]) dhe eshte realizuar ne te gjithe ato popuj ku lindjen e shtetit e kane produkt te vetezhvillimit jashte relacioneve me popuj me te zhvilluar, por pa e thene asnjehere se kush ishte autori i shkrimit, te pakten si subjekt pa u futur ne te thella, per te percaktuar ekuacionin social te lindjes se shkrimit, si akti me i pare i lindjes se civilizimit modern dhe percaktimin hapsinor te civilizimit primitiv. Shqiptaret nuk e dine, po cdo veprim subjektiv social qe ata aplikojne ne jeten e perditshme eshte i lidhur domosdoshmerisht me institucionet e kaluara fetare, fillimisht politeiste e pastaj monoteiste. Ky eshte FAKTI me i pare i dokumentuar ne Historine e Njerezimit dhe pikerisht ky FAKT nuk eshte marre per baze asnjehere nga “materialistet” e shek. XIX dhe XX. Kjo eshte nje gje qe nuk ka asnje lidhje na pelqen apo nuk na pelqen si FAKT, pasi ekziston jashte ndergjegjes sone dhe jashte ndergjegjes se politikes; ekziston jashte ndergjegjes se Njerezimit, por brenda ndergjegjes se Natyres, cka do te thote se akti suprem i ndarjes se Botes Njerezore nga Bota e Kafsheve fshihet pas ideve fetare dhe kjo nuk eshte pranuar akoma. Ne teorine materialiste te filozofise nuk eshte percaktuar akoma menyra se si lindin idete fetare (koha e lindjes, rendi shoqeror qe i lind per here te pare, faza ne brendesi te rendit, raporti me idete e tjera sociale; – pergjigja e sakte e gjitha ketyre pikepyetjeve i japin Fese nje rendesi te posacme ne Historine e Njerezimit sipas parimit: Njeriu lind pa fe biologjikisht (ne kete faze krijesa njeri nuk eshte qenie shoqerore), por vdes me fe shoqerisht. Ky parim e permbys te gjithe materializmin filozofik te parapare deri me sot nga Njerezimi dhe karakterin e ashtequajtur ateist, duke hedhur dyshime mbi perdorimin e tyre ne aspektin arsimor.

E njejta situate ndodh edhe ne popujt qe e kane shkrimin e huazuar dhe, bashke me te, edhe monoteizmin, por ne kete rast autoret e shkrimit nuk jane prifterinjte politeiste. Rasti i fundit tregon se edhe vete shteti eshte nje imponim social dhe aspak nje produkt i drejteperdrejte. Por per rastin e kalimit te latinishtes ne italisht problemi eshte shume me i komplikuar, pasi, ne kete rast, nuk kemi te bejme me themelim te gjuhes se shkruar, por me kalim te nje gjuhe nga forma me e larte e saj ne nje fillese me forme shume me te ulet pa u realizuar rotacioni i formave te shtetit, por si nje revolte kundra shtypjes politike. Dmth pretendimi qe figura e Dantes perfaqeson lidhjen e individit me procesin e lindejes se gjuhes ne nje popull pa pasur asnje ndryshim ne organizimin social te tij ne mos qofte nje lajthitje ne fushen e mendimit filozofik eshte me se paku nje tendence per te fshehur dicka krejt tjeter per tjeter (atje ku gjendet ky pretendim qendron dhe permbysja e materializmit dialektik). Nje djallezi tipike antinjerezore, karakteristika kryesore e shkolles shqiptare te epokes enveriste, por edhe me vone.

Prej ketej nuk ishte veshtire per te zbuluar gabimin rrenjesor te mendimit filozofik helen (Aristoteli) mbi shkakun e levizjes (shkaku i levizjes ekziston per efekt te relacioneve te hapsires ne kohe pa pasur asnje mundesi per te qene i vetem dhe i lindur nga hici), ne kete rast te shkrimit. Por mbetet per te percaktuar permasat e hapsires qe merr pjese ne kete relacion. Kjo e fundit perben thelbin e kerkimit teorik e praktik ne fushen e te gjitha shkencave dhe per te gjitha koherat, por me i rendesishem nga te gjithe elementet qe provokon zhvillimi social i nje popullate duhet konsideruar gjuha e shkruar. Kjo e fundit perben themelin me te pare te te gjithe atij procesi gjigand qe quhet Shkence. Ne kete rast do te ishte mire te percaktoheshin elementet sociale paralele ne kohe dhe rrugeformimin e gjitheseicilit. Kjo perben thelbin e shkenceve shoqerore, por qe nuk ka ndjekur kete rruge ne pjesen me te madhe te saj. Te pakten problemi titull mbajtes, ne propagande, ka ndjekur rrugen e kundert; por ne shumicen e rasteve ai injorohet.

Por ne kete pike ka dicka qe duhet vene ne dukje paraprakisht. Procesi i percaktimit te permasave te hapsires duhet te konsiderohet i barazvlefshem me procesin e njohjes dhe ne kete drejtim aplikuesit dhe studiuesit e mendimit letrar jane te paret ne kohe (kjo eshte e lehte per t’u zbuluar; mjafton te analizohen individet e ketyre fushave), e si te tille jane me te thjeshtet dhe te mbarsur mё me shume gabime. Kjo do te thote qe shkrimtari perben pjesen me inferiore te njohjes njerezore e si te tille duhen marre sa me pak per baze edhe pse perbejne fillesen e kesaj njohjeje.

Atehere me lindi pyetje: cila eshte lidhja reale e Dantes me italishten dhe perse kishte tentuar te mohonte latinishten perandorake e politike? Per hir te kujt kishte ndodhur ky kthim prapa ne fushen e mendimit gjuhesor dhe a konsiderohet ky veprim progresiv per nje shoqeri; ne fund te fundit, a eshte i vertet si fakt? Ne kete drejtim esteti akademik, Prof. Alfred Uçi, dhe shkrimtari Ismail Kadare e kishin dhene nje mendim paraprak te paragjykuar dhe te paargumentuar, bile thellesisht me parametra te tille te mbeshtetur ne filozofine bolshevike. Lexuesi te mos ngutet, le ta shohe me dyshim kete perfundim!

Prej ketej lindete pyetja: Po Populli Shqiptar cfare pune kishte me Danten, a ka ndonje perputhje midis shkalles se zhvillimit social te epokes danteske me nje faze cfaredo te zhvillimit te shqiptareve? Problemi pikesepari rezulton te jete botekuptimor (bile shume-shume i thelle, pasi fsheh nje nder sekretet me te medha te te gjithe koherave ne shkencat shoqerore: projektuesin dhe autorin e civilizmit boteror) dhe pastaj letrar apo estetik. Cfare fshihet pas kesaj dukurie, sidomos ketu ne Shqiperi; perse studiuesit shqiptare po merreshin me Danten dhe perse pas 1991-shit?

Vecanerisht Kadareja, cfare interesi kishte per figuren e Dantes qe ja paraqiste Popullit Shqiptar sipas menyres bolshevike? Kisha gjetur para do vitesh edhe dy kendveshtrime te tjera per permbajtjen e Komedise Hyjnore, ku njeri ishte i lidhur me islamizmin doktrinar (kam parasysh vepren e Miguel Asin Palacios: “Eskatologjia [kete term e kam nenkuptuar sipas fjales lavdiFjalori i Teologjise Biblike te Xavier Leon-Dufour, f. 267, Tirane 2009] muslimane ne Komedine Hyjnore – ndjekur nga historia dhe kritika e nje polemike”, te botuar ne Shkoder me 2003, i cili jo vetem qe e permbyste te gjithe nenkuptimin e Komedise Hyjnore, por asfiksonte kritiken krijuese te asaj qe fshihej pas figures se Dantes. Mos valle Kadareja donte te realizonte nje kritike kundrejt ketij libri?) dhe, tjetri, i lidhur me poetin Euxhenio Montale (1896-1981), qe konsiderohej si poeti me i madh italian i gjalle i kohes, me autor Arshi Pipen (1920-1997): Montale dhe Dante, Tirane 2007; vepra te cilat e konsideronin Danten me permasa krejt te tjera dhe te ndryshme.

Por vemendjen ma terhoqi edhe nje dukuri tjeter: reagimi shume i shpejte ne fb, te cilin bashkebiseduesit e realizonin me ane te internetit; dmth, pervec estetit dhe shkrimtarit, pretendimi mbi lidhjen e gjuhes se Dantes me italishten ishte i realizuar ne faqet e Wikipedia-s. Ne vazhdim, ne kete faqe, lexova: “Dantja është autori i Komedisë Hyjnore (Divina Commedia), e cila merret si kryevepër, si antonomasi e letërsisë të të gjitha kohrave. Dante Aligieri jetoi në prag të Rilindjes Evropiane, e cila lindi titanë të vërtetë për nga forca e mendimit dhe e pasionit, për karakterin dhe diturinë e shumanshme. “Perëndimi i Mesjetës feudale dhe afrimi i epokës së sotme”, u shënua nga një figurë vigane. Ky është italiani Dante, më i madhi poet i Italisë, një nga figurat më gjeniale të letërsisë botërore, poet i fundit i Mesjetës dhe njëkohësisht poeti i parë i kohës së Re. Konsiderohet si babai i gjuhës italiane. Biografët thonë se jo vetëm letrarët dhe njerëzit e kulturuar, por dhe njerëzit e thjeshtë lexonin dhe mësonin përmendësh pjesë nga Komedia Hyjnore”. Realisht te gjithe keto ishin ne Enciklopedine bolshevike te vitit 1952, te cilen do ta shohim vecanerisht.

A eshte i sakte ky pretendim (kush e ka shpikur?) dhe cfare lidhje mund te kishte mendimi letrar i Kadarese me vepren e Dante Alighierit?

Akoma me tej ne Wikipedia shkruhej per kete teme: “Në vitet 13061308, duke luftuar për krijimin e një gjuhe të përbashkët për popullin italian, shkroi traktatin “Mbi gjuhën popullore”, të parin traktat gjuhësor në Evropë. Në të ai flet për prejardhjen e gjuhëve, sidomos romane, dhe ndalet në 14 dialektet e gjuhës italiane. Ai synon krijimin e një gjuhe që të jetë po aq e përsosur sa latinishtja, që të matet pa frikë me frëngjishten dhe gjuhën provansale”…“Kjo vepër monumentale është shkruar në një periudhë tetëvjeçare (13131321). Dantja e titulloi veprën Komedi, sipas poetikës së moçme, duke dashur të përcaktojë gjininë e veprës: komedia është një vepër që përfaqëson një rrëfim me përfundim fatlum, e kundërta e tragjedisë. Në realitet dhe Komedia e Dantes përfundon fatmirësisht, meqenëse protagonisti e takon Zotin. Më vonë, me sugjerimin e Xhovani Bokaçios, kësaj vepre iu shtua atributi hyjnor, që të lartësohej më fuqishëm madhështia dhe bukuria e saj. Te “Komedia Hyjnore” Dantja shfreu të gjitha pasionet e tij, sulmoi ashpër armiqtë, u sul kundër tiranive dhe korrupsionit të selisë papnore, kundër veseve njerëzore, u tregoi bashkëkohësve të vet se si duhej ndrequr njerëzimi”.

Keshtu shkruhet per Dante Alighierin ne ate qe nuk duhet marre per baze asnjehere, pasi nuk shpreh dijen reale njerezore, por c’hyn ketu mendimi i Kadarese dhe cfare rrjedhojash ka nenteksti i shkrimtarit shqiptar te realizmit socialist? Holle-holle ketu fshihet nje “mister” te cilin Kadare jo vetem qe nuk e ka zberthyer, por as qe ka tentuar ta vere ne dukje si faktin historik me kuptimplote ne Historine e Njerezimit dhe qe ishte i lidhur pazgjidhshmerisht me figuren e poetit italian; pa e kuptuar shkrimtari shqiptar i epokes komuniste kishte vazhduar rrugen e shpikesit te Historise pa i ditur domethenien. Roli i Institucioneve Fetare ne kete histori eshte fshire me shume kujdes nga kujtesa e Njerezimit dhe kerkush nuk eshte kujtuar per ta vene ne dukje qofte dhe si nje fakt real (pranohet qe Feja e Krishtere eshte e asfiksuar apo madje e perndjekur haptazi ne vendet e Besimit te Ri, gje e cila gjithmone ngjall interesim, por nje interesim te demshem, – sipas Çesllav Millosh, Mendja e roberuar,1998, f. 63). Ne te vertete ne kete pike qendron “konflikti” teorik midis Dantes dhe perfaqesuesit te institucionit te Fese, i cili ka si emerues intelektin e Njeriut, – dmth punen mendore. Ne asnje punim, flas per ketu ne Shqiperi, nuk i eshte dhene ndonje rol historik ndarjes se punes jo vetem ne shkakun lindes te saj (kam parasysh procesin historik dhe autoret), por edhe ne pasojen e procesit ne fjale i cili fsheh zanafillen e civilizimit te sotem ne planin aplikativ, por edhe lindjen e profesionit te intelektualit. Tema mbi Dante Alighierin, per t’u zberthyer sakte, ka shume probleme paraprake qe duhen trajtuar ne menyre analitike sipas ekuacioneve perkatese per te arritur ne perfundimin se ne cfare raporti qendron Danteja Poet me Mendimin Letrar, te pakten me ate romak apo italian, – n.q.s. pranojme se italianet rrjedhin ne menyre te drejteperdrejte nga latinet. Perse konfrontimi formal midis intelektualit laik dhe atij institucional fetar ne thelb fillon me Danten dhe a e dine lexuesit se kjo ka qene nje inisiative e Klerit Katolik me qender ne Rome ne shek. e XIII-te? Perse pikerisht ne fushen e Mendimit Letrar?

Kisha gjetur nje fakt te interpretuar pa tendence, por te pasaktesuar pike per pike, sipas te cilit na paska ekzistuar nje moment kur arsimimi i murgjerve kishte kaluar ne duart e profesoreve laike (Karl Grimberg, Historia Boterore dhe qyteterimi, vell. 4, f 275, Tirane 2004). Behet fjale per Mesjeten e Vone, pikerisht me kapercyell te epokes danteske. Ne kete rast, a ekziston ndonje lidhje konkrete; ne qofte se po, pse nuk e kane zberthyer; e ne qofte se jo, perse kjo rastesi dhe pikerisht pas epokes danteske?

Per t’i dhene nje pergjigje te gjitha ketyre pikepyetjeve duhej zberthyer pikesepari se cfare perfaqesonte Mendimi Letrar ne jeten e Races Njerezore ne Toke dhe tipikisht ata qe merren me te, gje e parapare ne kapitullin e dyte e te trete te ketij studim; dmth si lind mendimi letrar dhe kush eshte autori i tij. Pastaj duhej kaluar ne zberthimet e meposhtme, si e vetmja metode analitike qe mund te na zbertheje enigmen Dante ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore (fenomeni Dante perseritet ne te gjithe ata popuj qe kane pasur lidhje me Seline e Shenjte, pamvaresisht nga koha kur ka ndodhur kjo lidhje dhe per fatin e mire, por rastesor, edhe te shqiptareve) :

1-Epoka danteske, ne lidhje me Italine e asaj kohe (1265–1321 brenda periudhes 330-1861).

2-Roli i Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit (shek 15 Pa. Kri. – shek 15 Pas Kri.).

3-Raporti dinamik i Institutit intelektual Fetar me boten laike (shek 15 Pa. Kri. – shek 15 Pas Kri.).

4-Cfare perfaqeson Dante ne shkallen e zhvillimit social te italianeve te sotem (shek. 13-shek. XIX).

5-Shkalla e zhvillimit te shqiptareve ne funksion te termit INTELEKTual

(shek.XV- XX).

6-Pretendimi i studiuesve shqiptare per figuren e Dantes, vecanerisht Ismail Kadare dhe Prof. Alfred Uçi (te vetmit qe kane pasur kurajon civile te merren me te, pas 1991 ne Shqiperi, por pa e cfaqur shkakun letrar ne asnje rast).

Ky kendveshtrim nuk ka vlere per asnje popull europian, pasi vetem tek shqiptaret ndodh qe te flitet per Dante Alighierin dhe emri i tij te mos gjendet ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar(1985). Duke kujtuar se ky eshte nje lapsus i epokes se diktatures, ju drejtova botimit te vitit 2008, por gjendja ishte po njesoj (a nuk tregon kjo se botimi i enciklopedise shqiptare pas 1991-shit eshte kopje e asaj te epokes se diktatures dhe krejt formal?). Cfare ka ndodhur me propaganden e kaluar shqiptare dhe perse eshte heshtur per figuren e Dante Alighierit ? Duke u rrekur per ta gjetur ne botimet shqiptare e hasa tek Fjaloret enciklopedike te Pasho Baku-t (2002 dhe 2011), Enciklopedi e ilustruar boterore dhe shqiptare me autor Driton Sejdiu – Almanak 2007 (f. 175) dhe ne ate te Oksfordit (Enciklopedia e Pergjithshme – 2006) tek germa D – Dante, ndersa dicka me te plote e gjeta tek THE NEW FUNK & WAGNALLS ENCYCLOPEDIA, VOLUME 10, 1951, duke ngritur variantin qe fjalori shteteror enciklopedik shqiptar permban vetem objekte dhe subjekte te lidhur vetem me shqiptaret ne menyre te paragjykuar. Por dua te nenvizoj qe kendveshtrimi europian mbi figuren e Dantes nuk ka ndonje ndryshim te madh cilesor ne raport me kendveshtrimin shqiptar te deritanishem, por disa raste e trajtojne figuren e Dantes me nje kendveshtrim me te vertete te kundert dhe te ndryshem gje qe te detyron t’i marresh ne konsiderate ne menyre te vecante. Por ne dy enciklopedi (БОЛЪШАЯ СОВЕТСКАЯ ЭНЦИКЛОПЕДИЯ, vell. 13, Moske 1952 (f. 360-362) dhe ENCICLOPEDIA EUROPEA, vol III, GARZANTI, Itali 1977, (f.1019-1028) problemi ishte i trajtuar shume me plotesisht, dhe te kundert midis tyre, duke pasqyruar tendencat filozofike dhe propagandistike te politikave perkatese. Por ne enciklopedine sovietike problemi mbi Dante Alighierin ishte i permbysur me 1800 dhe ishin sajuar gjera me te vertete te pamundura. Shqiptaret e epokes socialiste dhe postsocialiste ishin mbeshtetur pikerisht ne kete enciklopedi dhe ne kete pamundesi produktive.

Ne nje liber te cuditshem per syte dhe veshet e shqiptareve pata gjetur per figuren e Dante Alighierit kete informacion: “Lindi ne Firence ne Maj te vjetit 1265 e vdiq ne Ravene ne Shtatuer te vjetit 1321. Asht ma i madhi vjeshtar i Italis e nji nder gjenit ma te mdhaja te njerezimit. Te “KOMEDIA HYJNORE” qi asht kryevepra e tij rreh jo vetem shpirti i poetit, por edhe i te tane njerzimit me te gjitha dhimbat e mjerimet e veta e me frymezimet e madhnueshme ndaj Perendin e pasosjen. Veprat e tjera te Dante-s jane: “JETA E RE” nji ble i vogel ku poeti ka permbledh poezit lyrike ne te cilat kendon dashunin e vet per Beatricen dhe dhimben qe ndien per vdekje te saj. “KONVIVI”, dhe “DE VULGARI ELOQUENTIA” e “DE MONARCHIA” e shkrueme ne gjuhen latine” (Rreze Drite, Liber shteti per shkollat e mesme-Nr. 2, Tirane 1943, f. 511). Si eshte e verteta dhe cfare perfaqson Dante Alighieri?

Nga te gjithe metodat filozofike te hasura ne jeten time vetem ajo hegeliane permbante analizen sipas kohes dhe hapsires pa u mbeshtetur tipikisht qofte ne Kohe e qofte ne Hapsire. Nga ana tjeter, eshte e vetmja metode analitike filozofike qe nuk eshte permbysur akoma duke qendruar ne pozita komanduese, sido qe te tentosh te analizosh nje dukuri. Tendenca per ta paraqitur dialektiken si perjashtuese ne mundesine e permiresimeve ne menyre te shkallezuar (nga Libri i Filozofise me perkthim nga anglishtja e Stavri Pones, f. 203) ne radhe te pare eshte nje moskuptim i ligjit mbi kalimet sasiore ne ndryshime cilesore, e, ne radhe te dyte, dialektika hegeliane mbeshtetet, si metodike studimore, pikerisht ne mundesine e zhvillimit ne menyre te shkallezuar, ku kalimet sasiore ne shkalle cilesore e parakupton zhvillimin e shkallezuar. Pikerisht kalimi nga intelektuali teolog ne intelektualin laik perben shkallen e zhvillimit thelbesor ne boten e mendimit njerezor. Analiza tripermasore e ligjeve te Dialektikes, ne kete rast, na sherben si menyre analitike per te zberthyer fenomenin Dante sipas nje rruge mbi 200 vjecare, por te pashfrytezuar seriozisht, te pakten ketu ne Shqiperi. Kur flitet per nje epoke, per nje individ, per nje bashkesi individesh, per nje popull, per nje race apo per vete Njerezimin gjithmone procesi eshte parapare ne menyre te njeanshme, dmth pa u percaktuar me perpara ekuacioni klasik i zhvillimit te ngjarjes. Ne kete menyre analiza e ngjarjes dhe Dialektika Hegeliane jane konfrontuar qe ne hapat me te para; eshte pare e arsyeshme te anashkalohej e dyta duke e analizuar ngjarjen sipas nje oreksi politik dhe, ne kete menyre, i eshte fshehur Njerezimit THELBI per te cilin ai ka lindur dhe eshte zhvilluar deri ne kete shkalle ku po jetojme sot. Mos te kujtoje njeri se rezultati qe po perjetojme ndodhet brenda kuadratures te saktesise, qofte dhe te perafert. Interpretimi i epoka danteske tregon se kjo saktesi eshte teper-teper larg pozicionit per te cilin perdoret ky term. Te pakten ne Shqiperi epoka e nje ngjarje nuk eshte marre parasysh asnje here, kur ne rastin me te mire eshte parakaluar formalisht duke shpikur ngjarje te paqena, per te krijuar nje lidhje justifikuese pa ditur ne asnje rast ligjesine perkatese (e gjithe shkolla shqiptare, pas 1945 deri me sot, eshte e ndertuar sipas ketij shembulli). Lidhja e Kadarese, dhe e kujtdo studiuesi qe eshte marre me kete problem, qofte dhe perafersisht, dmth me Dante Alighierin, i nenshtrohet ketij rregulli sinjifikativ. Une pretendoj se kryesorja qe sherben per te zberthyer figuren e Dante Alighierit eshte analiza e epokes nga pikepamja kohore dhe elementet sociale qe e kane shoqeruar ate, sidomos ato politike (kjo sot konsiderohet si e rendomte, por qe shkolla shqiptare e ka perdorur krejtesisht formalisht pa i dhene asnje rendesi pasojes ne fushen e teorise se letersise apo historise; shume-shume tituj qe shoqerojne listen e bibliografise ne kete punim kane sherbyer per te zbuluar kete dukuri tipikisht shqiptare). Eshte nje nder pikat e shumta ku shpaloset keqarsimimi i shqiptareve pergjate epokes enveriste dhe paaftesia e tyre per ta zberthyer sakte epoken danteske, qofte sipas perfitimit individual e qofte sipas perfitimit kolektiv. Te pakten ne Shqiperi, ky kendveshtrim i problemit nuk eshte prekur ndonjehere per cfaredo problemi social. Por, nga ana tjeter, trajtimi i kesaj figure nga ana e Kadarese dhe e te tjereve, i ka sherbyer nje qellimi per te cilin ata nuk kane folur asnjehere, duke fshehur koken si struci. Cili eshte ky qellim? Per ta zbuluar ate sherben pikerisht figura e Dante Alighierit, per te cilin jane thene gjera krejt te kota, por asnjehere thelbi per te cilin ai u shpreh ne “Komedine Hyjnore” dhe per te cilin Njerezimi e permend here pas here. Menyra e zberthimit te figures se Dante Alighierit dhe vepres se tij, e lidhur me epoken ku ka jetuar poeti, eshte ne te njejten kohe zberthim i vepres se shkrimtareve shqiptare te epokes enveriste te lidhur me te. Keshtu qe edhe Kadare nuk mund te beje perjashtim nga ky grup edhe pse ai kerkon te distancohet prej tyre duke e paraqitur veten te ndryshem, deri ne cilesi, nga produkti letrar enverist.

1-Cfare perfaqeson dhe cfare fsheh epoka danteske, ne lidhje me Italine e asaj kohe (analiza kohore 1265–1321 brenda periudhes 330-1861).

Te flasesh per epoken danteske sakte (per kohen kur ka jetuar Dante Alighieri) eshte e mjaftueshme te trajtosh tre probleme, qofte dhe perciptas:

a-Politiken e kohes mbi gjysem shekullore: 1265-1321 (per te mos krijuar paragjykim per kete ceshtje po e zgjeroj sipas kohes 1200-1400) brenda epokes pesembedhjete shekullore(330-1861).

b-Institucionin e Kishes Katolike te asaj kohe (1200-1400)

c-Zhvillimin e mendimit letrar ne Italine e asaj kohe (1200-1400).

(ne te vertete pika b duhet te ishte e para per ndikimin qe ajo ka pasur mbi politiken ne Europe e vecanerisht ne gadishullin Apenin, por meqenese sot jetojme ne nje bote formalisht laike, per shqiptaret tipikisht e tille pa ju ditur permasa dhe aresyeja e lindjes, e pashe te aresyeshme te mos dal jashte ketij rregulli formal)

Analiza e dinamikes sipas ketyre tre problemeve eshte e afte ta peshoje rolin e Dante Alighierit ne mendimin italian dhe ate boteror jashte euforise qe njerezit kane per mendimin poetik. Por dhe varesine e kesaj te fundit nga shkalla e zhvillimit politik dhe elementeve shoqerues te saj. Gjeja e pare qe duhet te mesojne studiuesit shqiptare te kesaj fushe eshte autoresija me e pare e mendimit letrar ne Boten Njerezore, dmth ekuacioni klasik i lindjes se mendimit letrar dhe pastaj vjen fantazia e tyre krijuese.

a – Per kohen kur ka jetuar Dante Alighieri, 1265-1321, as qe mund te behet fjale per nje shoqeri italiane dhe shtet te tille. Duke rrjedhur ne menyre te drejteperdrejte nga shteti politik skllavopronar me i zhvilluar i Races Njerezore ne Toke, popullata e gadishullit Apenin nuk paraqitet e tille ne mesin e shek. XIII deri ne fillimin e shek. XIV-te (vete popullata e gadishullit ne mijevjecarin e III-II Para Kri. konsiderohet heterogjene ne drejtim te zanafilles se vet ku perfshiheshin popullata te reja te ardhura nga brendesia e Europes apo nga verilindja, pra nga Ballkani (sipas Roland Gjinit, Historia e Romes se Lashte, 2015, f. 10-14), por duke mbartur mbi vetvete nje element strukturor politiko-social qe sundonte Europen dhe qe ishte trasheguar ne menyre domethenese nga vendimi juridik i perandorit te fundit (306-337) ne Romen e Madhe Perandorake: Kostandini i Madh (270-337) i Ilirise Pellazgjike (termi Iliri Pellazgjike nuk nenkupton prejardhjen e ilireve nga pellazget, sic spekullohet, por vazhdimesine e jetes se ilireve nen drejtimin social te pellazgeve dhe e gjitha kjo per nje kohe tmersisht te gjate – ndoshta 35000 vjet pa ndonje domethenie te metejshme): – 330 Pas Kri. Ne kete pike ekziston nje dyshim, duke e quajtur falls dhe “Donacion te Kostandinit” Trashegimine e Shen Pjetrit (Jacqyes Le Goff, Mesjeta ne zanafillat e identitetit europian, Laterza, Roma 1996, f. 13). Menyra se si u shperbe Perandoria Romake ndikoi ne vazhdimesine politike te shoqerise se gadishullit, por ndikimi i ketij elementi mbi te gjithe Europen Politike dhe, sidomos, mbi para-Italine e Italine ishte i padiskutueshem duke fshehur sekretin e Civilizimit Boteror per te gjithe koherat. Ky ndikim mund te konsiderohet perfundimtar, ne sundimin e vet, me epoken e Napoleon Bonopartit (fundi i shek. XVIII – fillimi e shek. XIX kur Konsulli i I-re francez pushtoi Italine dhe Napoleon Bonoparti u kurorezua ne Paris nga Papa Piu VII [1800-1823], Perandor i Frances [2 Dhjetor 1804]. Eshte akti politik qe permbysi Kanosa-n [vendi ku Papa Gregori VII thirri mbretin Henri IV me 1077 per t’i kerkuar falje, duke e detyruar te vinte ne kembe dhe e la te priste tek hyrja e keshtjelles], duke i nderruar kahun). Por krahasimi i epokave kohore per nga permbajtja tregon se faktori politik ne gadishullin Apenin ishte sekondar ne raport me Institucionin e Kishes dhe varej kryekeput prej kesaj te fundit, te pakten deri me 1861. Ky vit duhet konsideruar si fundi i drejtimit politik te Selise se Shenjte ne menyre te drejteperdrejte historike, vendimtare dhe te vetme ne gadishullin Apenin.

Trashegimia skllavopronare romake e gjeti Gadishullin Apenin te pushtuar nga ushtrite visigote dhe ostrogote ku dallojme:

-Alariku I-re (370-410) mbret te visigoteve (396-410) dhe Alariku II-te ( – 505) mbret po te tyre, per periudhen 484-505.

-Teodoriku i Madh (454-526) mbret te ostrogoteve (474-526) dhe Amebesku, vazhdues te Teodorikut, pergjate periudhes 526-535.

Ne shek. e VI-te cfaqet mbreti i ostrogoteve te Italise –Teudet pergjate periudhes 534-536 dhe vazhduesi i tij –Vitigon per periudhen 536-540. Por ne veri te gadishullit krahina Longobarde do te kishte mbretin e vet per afro dy shekuj, ku dallojme: –Albin ( -572) mbret te Longobardeve ne periudhen 561-572, duke vazhduar me –Patherite ( -688) mbret ne periudhen 661-671 dhe –Astolfe mbret ne periudhen 749-756.

Pas afro dy dhjetevjecaresh dhe pergjate afro dy shekuj te tjere Italia do te kishte mbretin e vet ne saje te ndikimit te Karlit te Madh (742 – 814) te Frances (774) duke i dhene fund mbreterise longobarde. Pergjate ketyre dy shekujve dallohen si mbreter te Italise (pra termi Itali ekziston qe ne shekullin e VIII dhe ketu duhet kapur momenti i lindjes se gjuhes italiane ne domosdoshmerine e vet te lidhur me popullaten e gadishullit Apenin dhe nuk ka asnje shkak tjeter per ta konsideruar te lindur ne kohen e Dantes) dhe perandore te Romes se Re:

Pepin (777-810), mbret i Italise (781-810)

Karli I perandor i Romes se Re (800-814)

Bernert, mbret i Italise (810-818)

Luigji I, perandor i Romes se Re (814-840)

Lothaire (795-855), perandor i Romes se Re (840-855)

Luigji II (804-876), mbret i Italise (844-875) dhe perandor i Romes se Re

(855-875)

Karli II, perandor i Romes se Re (875-877)

Karli III, perandor i Romes se Re (881-887)

Luigji III, perandor i Romes se Re (901-905)

Bernger I ( -924), mbret i Italise (888-924) dhe perandor i Romes se Re

(915-924)

Bernger II ( -966), mbret i Italise (950)

Otoni I (912-973), mbret i Italise (951-973) dhe perandor i Romes se Re

(962-973)

Fillimi i mijevjecarit te II-te do ta shperbente politikisht Gadishullin Apenin edhe me tej ne nje sere kontesh, dozhesh, mbreterish dhe dukesh, por sidomos ndarjen e Italise nga Roma dhe jo e kunderta (te pakten Papa italian Inocenti III (1198 – 1216) forcoi pushtetin pontifikal vecanerisht ne Rome – Karl Grimberg, Historia Boterore dhe Qyteterimi, vol. 4, 2004, f. 229). Por ne kete periudhe (1125-1254) popullata e gadishullit Apenin do te ndodhej nen pushtetin politik te Perandorise se Hohendtaufen (sipas le Garzantine, atlante storico, 2006, f. 173). Pergjate periudhes 1062-1860 do te kemi pa nderprerje kont-mbret te Siçilise dhe Dy Siçilive; ne periudhen 1084-1458 Dozh te Venedikut; pergjate periudhes 1519-1824 Duke te Toskanes; ne periudhen 1450-1530 Duke te Milanos; ne periudhen 1720-1878 mbret te Sardenjes; ne periudhen 1273-1815 mbret te Romes; ne periudhen 1309-1442 mbret te Napolit; Duke te Parmes me 1738-1748; ne shek. XVI duke te Firences. (i gjithe materiali statistikor per organizimin politik te Gadishullit Apenin per periudhen 330-1861 eshte marre nga Enciklopedia franceze Nouveau Petit Larousse-1970, qe e trajton kete problem shume perciptas, keshtu qe permbyllja e sundimit politik te gjithseicilit sundimtar politik nuk perben fundin politik te subjektit).

Ka nje shperberje te tille politike gadishulli Apenin pergjate 15 shekujve sa e ben te pamundur te pranohet ekzistenca e italishtes pa shtet italian, qofte dhe si tendence, dhe rrugen drejt italishtes moderne qe ne ate kohe. Ne kete rast italishtja, per ate kohe dhe shume me vone, duhet konsideruar nje gjuhe popullore, vulgare dhe inferiore kundrejt latinishtes politike, juridike dhe historike. Akoma me tej, nje gjuhe e paqene shteterore, e cila vetem ne saje te formimit te shtetit italian me 1861 fiton vlerat qe te behet gjuha e popullit dhe shtetit Italian. Ekziston ne Europe nje rast i tille dhe krejt i afert ne kohe ku gjuha popullore nuk arriti te behej gjuha e shtetit grek edhe pse kishte paraardhje historike mijeravjecare; fakt i cili hedh drite mbi lidhje e domosdoshme te gjuhes se shkruar me shtetit dhe jo me deshirat e individit sado i shumte qe te jete ai.

Kjo analize empirike e organizimit politik te gadishullit Apenin, pergjate periudhes 330-1861, nuk ka gjasa te konsiderohet ne unitet dhe produkt i nje popullate kompakte, qe me vone (saktesisht me 1861) mori juridikisht emrin Kombi Italian dhe Shtet Italian. Per te qene te sakte edhe sot Kombi Italian perbehet nga nje mori bashkesish popujsh me prejardhje cilesisht te ndryshme sociale, ku analiza e faktorit politik, per periudhen ne fjale, eshte e afte te argumentoje se kjo e fundit nuk ka qene kompetente ta perbashkoje kete bashkesi popujsh ne nje shtet dhe komb te vetem, te pakten qe nga koha e Dantes. Interesant eshte fakti se ajo qelize institucionale, e vecante per gjithe Njerezimin, qe popullata e gadishullit Apenin trashegoi nga Perandoria Romake u be shpetimtarja e vete popullates se gadishullit dhe inicuesja aplikative e civilizimit boteror te vete Njerezimit qe nga koha e themelimit te saj e deri me sot.

Atehere per cfare gjuhe italiane behet fjale qe ne shek. e XIII-XIV dhe perse e lidhin me Dante Alighierin? Ne qofte se kjo eshte nje deshire thjeshte italiane (mund te jete edhe nje mashtrim alla bolshevik) eshte tjeter pune, por dinamika historike e politikes se asaj kohe ne gadishullin Apenin, nder shekuj, deri ne vitin 1861 e perjashton kete hipoteze brenda kuadrit te domosdoshmerise. E gjitha kjo ne ekzistencen e shume-shume faktoreve historike qe kane ndikuar rastesisht mbi kete proces qe si zor te permblidhen ne deduksionin e lidhjes se gjuhes moderne italiane me veprimtarine poetike te Dante Alighierit. Te pakten ardhja dhe prania e banoreve te Arberise Epirote pergjate shek. XIV-XVI ne kete gadishull e justifikon kete veshtiresi; nuk po flas per ndikimin politik te Frances mbi popullaten italiane dhe as per menyren e ndikimit te papeve te Avinjonit mbi jeten shekullore te Selise se Shenjte dhe vazhdimesine e besimit te krishtere sipas dy vektoreve me pasoja politike te medha nder popujt e Europes qe shpaloset pergjate shek. te XX-te, duke realizuar ndarjen politike sipas boshtit gjeografik lindje-perendim. Ketu fshihet dicka krejt tjeter per tjeter, qe shpaloset ne mijevjecarin e III-te ne dallimet sociale te boshtit gjeografik italian jug-veri (aresyeja nuk eshte gjetur akoma edhe pse ajo e ka nje shkak thelbesor te lidhur me shek. XIV-XV, qe ploteson argumentin ne fjale. Ne kete drejtim politika spekullon pa fund dhe ne menyre te njeanshme).

b – Ajo e fshehte ishte Kisha e Krishtere, me vone Katolike, qe drejtoi jeten sociale–politike–kulturore–shpirterore–shkencore te vete popullates se gadishullit dhe te vete Europes jo per merite te drejteperdrejte dhe te vetme te saj, por, kryesisht per paaftesi sociale te bashkesise njerezore qe mban emrin popull (raporti filozofik midis idealizmit dhe materializmit eshte analog me kete proces). Ishte Kisha ajo qe ka luajtur rolin e kompesimit social dhe politik ne zhvillimin e popullates se gadishullit deri ne aftesimin e klases politike qe kerkon permasa e organizimit shoqeror me emrin Shtet (kjo eshte nje dukuri qe ka ndodhur pike per pike edhe ne Shqiperi, atehere, kur nuk kishte shtet shqiptar, por kjo nuk ka qene shtyse per te arritur ne kete perfundim).

Ketu ne Shqiperi roli i Institucioneve Fetare eshte konsideruar gjithmone (1945-1991) si nje rol frenues dhe prapanik ne zhvillimin e shoqerise shqiptare, kur ne fakt jo vetem qe eshte e kundert, por bashkeveprimi pese shekullor i Kishes Katolike Shqiptare me Seline e Shenjte ne Rome perbejne te vetmin kusht social qe percakton karakterin europian te popullates shqiptare te sotme, me permase shume-shume here me te zhvilluar se sa kohe-hapsira biologjike qe na ka imponuar Nena jone Natyre, dhe mevetesine e tyre politike. Menyra se si Populli Shqiptar kaperceu mijeravjecaret me ndihmen, rastesore per ta, e: Pellazgeve, Heleneve, Romakeve, Otomaneve, Gjermaneve, Austro-Hungarezeve, Italianeve e sidomos te Selise se Shenjte te Romes, me ndikim negativ tek relatoret ku duket bindshem tek greket e sotem, perben themelin e permbysjes metodike te gjithe asaj qe deri me sot konsiderohet si shkenca historike e Njerezimit. Ato qe u thane per 45 vjet per Fene dhe Institucionet Fetare, krimi kundra ketyre te fundit, perbejne manipulimin rrenjesor te Kombit Shqiptar ne fushen e arsimimit dhe te jetes se tyre sociale duke filluar nga viti 1945 e duke vazhduar akoma edhe sot: – 2016 (me hollesisht per kete proces shih: gazeten “Republika”, dt. 12 Maj 1991 artikullin: Kush e Masakroi historine e Popullit Shqiptar, ku tregohet mbi ndryshimin manipulues te fakteve historike; gazeten “55”, dt. 3,4 qershor 2008 artikullin: Ateizem shkencor apo antishkence shqiptare?, ku tregohet se si e kane manipuluar Popullin Shqiptar pseudomaterialistet e shkolles enveriste; gazeten “Ndryshe”, dt. 19 korrik 2008, artikullin: Ku gaboi Akademia e Shkencave e RPSSH, ku tregohet aresyeja perse u formua kjo akademi dhe cfare prodhoi ajo pergjate jetes se vet antishqiptare; gazeten “55”, dt. 27 korrik 2008 artikullin: Nje histori moderne e mbrujtur me kontributin e klerit, ku tregohet se cfare ka realizuar Kleri Katolik Shqiptar nder shekuj; gazeten “Ndryshe”, dt. 30, 31 korrik 2008, artikullin: Stalini teorik dhe epoka e tij “socialiste”, ku tregohet karakteri antimarksist i shkolles bolshevike; gazeten “Gazeta Shqiptare”, dt. 17 shtator 2008 artikullin: A kane identitet europian shqiptaret e sotem?, ku tregohen themelet metodike te percaktimit te ketij identiteti; gazeten “55” dt. 22, 23, 24, 25 Nentor 2008 artikullin: Populli shqiptar, kultura kombetare dhe shkolla e pare shqipe!, ku tregohet historia e vertete e arsimit shqiptare nder kater shekujt e fundit dhe kush kane qene autoret e vertete te shkollave te para shqipe. E kunderta e tyre eshte shpalosur, te pakten, ne dy broshura me autore Viron Koka: Ideologjia reaksionare e Klerit ne vitet 30 te shekullit XX, Tirane 1969 dhe Iljaz Gogaj: Mbi qëndrimin reaksionar të klerit në fushën e arësimit, Tirane 1972, qe sherbyen per te pergatitur tabanin mashtrues te ardhjes se Migjenit ne mendimin letrar shqiptar dhe te vete enverizmit komunist, por edhe manipulimin e te gjithe procesit arsimor shqiptar te zbatuar nder shekuj).

Te gjithe keto tregojne se ne shoqerine e gadishullit Apenin, per periudhen 330-1861, Kisha e Krishtere – Katolike ka luajtur nje rol te jashtezakonshem dhe vendimtar pa te cilen as italianet, qofte dhe evropianet, dhe as Italia, qofte dhe Europa, nuk do te ishin keto qe jane sot, gje qe e bejne te pamundur daljen ne skenen sociale te nje Dante Alighieri me permasat qe cituam nga Wikipedia per periudhen shek. XIII – shek.XIV. Atehere i bie qe te studiohet historia dhe jeta politiko-shoqerore e Selise se Shenjte per te kuptuar sado pak epoken danteske ne mundesine dhe pamundesine e asaj se cfare mund te prodhonte ajo, te pakten ne fushen e mendimit letrar dhe gjuhesor.

Lidhja e Historise Papnore te Selise se Shenjte per kete periudhe (1200-1400), bashkangjitur vepres “Komedija Hyjnore” te Dantes, paraqitet si me poshte (prane cdo emri te Papes jane dy shifra: shifra me bold eshte numri i Papes e propaganduar nga vete Selia e Shenjte, ndersa shifra ne kllapa eshte e numrit te Papes nga pikepamja historiko-politike qe mbeshtetet ne disa anomali te Pushtetit Papal, qe do t’i shohim me poshte):

-176 (210) Inocenti III pape 1198 – 1216 (italian). Ky papë pat qënë teolog dhe jurist, u zgjodh në këtë post në moshën 37 vjeçare. Ai është konsideruar si papa më i fortë se të gjithë të tjerët e mesjetës duke proklamuar jo vetëm indipedencë dhe supremacinë e Shtetit të Shenjtë, por edhe supremacinë në raport me sundimtarët e tjerë. Në Romë ai mblodhi popullin, Senatin dhe feudalët. Në Itali imponoi autoritetin e tij mbi Shtetin e Kishës, pati influencë mbi Dy Siçilitë (ku Frederiku i II qe syri i Inoçentit) dhe mbi Veriun (rindërtoi lidhjen Lombarde dhe krijoi lidhjen e Toskanës). Në Gjermani ai përfitoi nga pushimet në fronin perandorak pas vdekjes së Enrikut të VI (1197). Ai aprovoi zgjedhjen e Otonit të IV-të, kundër Filipit të Sonalit, të cilin e kurorëzoi (1209), por e shkishëroi (1210) pas pushtimit të Toskanës duke e zëvëndësuar me Frederikun e II-të (1216). Me aleatët e tij mundi Otonin IV (Buvin 1214). Në Francë ai mori pjesë, si Çelestini III, për Ingeburgen, duke e ndarë nga Filipi Augusti dhe bëri që të mos hyjë kush në mbretërinë e Francës (1200) dhe triumfoi (1213). Në Angli çkishëroi dhe mundi Zhanin e Patokë të cilin e bëri vasal të tij (1213). Inoçenti III dënoi Kartën e Madhe (1215) e drejtuar sipas radhës kundër mundësisë së mbretit dhe kundër papës. Në Spanjë ai organizoi aleancën, e cila nxorri në fitoren e Lac Novas de Tolosa (1212) mbi arabët. Kundra muslimanëve predikoi kryqëzatën e katërt, e cila u degjenerua duke çuar në pushtimin e Kostandinopolit (1204) dhe formimin e Perandorisë Latine të sajë. Kundër herezisë së albiginëve ai rekomandoi në fillim predikimin, por pas vrasjes së legatit Perr de Kastelnau (1208), ai provokoi kryqëzatën (1209), por gjithashtu edhe kjo degjeneroi. Nga pikëpamja kishtare ai inkurajoi Sant Domenikun (pa e njohur akoma urdhërin e tij për arësye oportuniteti) dhe Sant Françeskun e Assisë. Thirri Koncilin e Katert Lateran (1215) duke realizuar dhe reformen e Kishes, qe nenkuptonte ceshtjet e rendesishme te fuqise dhe te pushtetit (sipas nje historiani [Karl Grimberg, Historia boterore dhe qyteterimi, vell. 4, f. 228, 229] ne kete kuvend shpalli rolin ndermjetes midis komunitetit te krishtere dhe ZOTIT. Ky Koncil duhet njohur si nje prej asambleve me te rendesishme te Klerit Katolik qё njё papё ka mbledhur ndonjёhere. Merrnin pjesё patriarket e Kostandinopojes dhe te Jeruzalemit, rreth 50 peshkope dhe kryepeshkope dhe me shume se 800 kryemurgjer).

Ne nje analize historike, pak e percipte, konsiderohet si nje politikan i madh ne Seline e Shenjte dhe si mbrojtes i idese se nje perandorie universale. U be albitri i Europes dhe te gjithe popujt, nga Islanda deri ne Eufrat, e ndjenin forcen e dores politike te Papatit. I ktheu Kishat kombetare ne vegla te bindura te politikes papale duke i cliruar Kishat nga varesia ndaj pushtetit material (po aty).

-177 (211) Honori III pape 1216 – 1227 (roman); ne kohen e sundimit te Papes Honori III u aprovua vula e vitit 1223 qe kostituoi Urdherin nga Shpirti i Shenjte i Papes (arhimandriti). Imazhi i kurores do te thote se miratimi eshte bere si nje gje ngadhnjimtare (Porena). Permendet nga Dante (Parajsa, Kenga XI, vargu 98, sipas perkthimit te Pashko Gjeçit, edhe ne vazhdim).

97 Se dyti here kunore i perteriti

Honori, shty nga Shpirti Shejt frymzimi,

Deshires shenjt te ktij arhimandriti

-178 (212) Grigori IX pape 1227 – 1241 (italian)

-179 (213) Çelestini IV pape 1241-2 muaj (milanez)

-180 (214) Inocenti IV pape 1243 – 1254 (italian); çoi deri në fund doktrinat e Inoçentit të III-të mbi supremacinë pontifikale. Ai kryesisht qëndroi jashtë Romës, sidomos në Lion ku ribashkoi këshillin e XIII ekumenik (1245) që u përkrah nga Frederiku II. Ai luftoi Konradin e IV, të cilit i kundërvuri Vilhelmin e Hollandës, dhe kundër Manfredit, bastard i Frederikut të II dhe mbretit të Siçilisë.

-181 (215) Aleksandri IV pape 1254 – 1261 (italian)

-182 (216) Urbani IV pape 1261 – 1264 (francez);

-183 (217) Klementi IV pape 1265 – 1268 (francez); konfirmoi titujt e

Karlit të Anzhusë si mbret të Siçilisë.

Figura e Manfredit (mbret i Napolit dhe i Sicilise nga viti 1254-1266, bir i paligjshem i perandorit Federiku II, nip i Kostances, kundershtar i vendosur i Papatit; Selia e Shenjte e ckisheroi dhe dergoi kunder tij kontin e Provanses Karlin e Angjoineve. Ne betejen e Beneventos (1266) Manfredi u vra dhe mbreteria e tij i kaloi Karlit); tek kenga e III – vargjet 124-132, vepra Purgatori, eshte e lidhur me emrin e ketij pape.

Lexue mire po te kishte ai bari 124

i Kozences, qe m’ndoqi me ngacmim

t’Klementit, c’ka shkroi Hyu me dore te tij,

luejte s’do t’ia kishte eshtnat trupit tim 127

atje te ura, Beneventi prane

nen gure te rande ku kishin gjete strehim

E tash era i rreh e shiu i lan 130

gati buze Verdes, jashte mbreterise

ku i coi me drita fike e ku i lane

Manfredi u varros prane ures se Beneventit dhe seicili luftetar i ushtrise armike hidhte nga nje gur mbi varrin e tij. Keshtu qe u formua nje koder. Duke zbatuar vullnetin e Papes Klementi IV (ne te gjitha botimet e Purgatorit shqip eshte shenuar gabimisht Papa Klementi II [gjerman] qe ka sunduar ne vitet 1046-1047), peshkopi i qytetit Kozence, qe ishte betuar me e larguar Manfredin nga tokat e tij, me e nxjerre jashte mbreterise, i nxorri eshtrat e Manfredit dhe i coi ne bregun tjeter te lumit Verde; – shkruhet ne shenimet e botimit shqip te Purgatorit (bot. 1962, 2006).

Perafersisht i njejti koment gjendet edhe ne Dizionario dei Papi e del Papato, me autor Alceste Santini, Rome 2000, f. 189.

-184 (218) Grigori X pape 1271 – 1276 (italian). Thirri Koncilin e Dyte

te Lionit (1274-1276) i orientuar ne reformen e krishterimit dhe dhenien e perkrahjes per luftrat e kryqezatave. Ne kohen e ketij Pape ka ekzistuar Giovani Fidanza da Bagnorea (1221-1274), gjeneral i Urdherit nga viti 1256, kardinal me 1272, i njohur per anen mistike te veprave te tij, kundershtar i proceseve moderne. Permendet nga Dante tek Parajsa, Kenga XII, vargu 128

-185 (219) Inoçenti V pape 1276 – 5 muaj (italian); për këtë papë dihet që

ka qënë domenikan dhe arqipeshkop i Lionit (1272) dhe kardinal-peshkop në Osti (1273).

-186 (220) Adriani V pape 1276-2 muaj (grek); ekziston nje varg tek

Purgatori, Kenga XIX, vargu 94, qe lidhet me kete pape:

e i thashe: “O shpirt, qe je tue pjeke me vaje 91

ate qe pa te s’mund kthesh te i lumi Zot,

nderprite pak per mua t’madhen travaje

Me thuej kush qe, pse e mbani shpinen sot 94

drejt qiellit, n’qofte se gja kerkon nga i vjetri

dhe, prej nga vi i gjalle, ky shpirti jot.”

Behet fjale per kardinalin Ottobuono Fieski, kont i Lavanjes, qe me 1276 hypi ne fronin papnor nen kete emer dhe qe nderoi jete pas 38 diteve te zgjedhjes pape –thuhet ne komentin e ketij vargu.

-187 (221) Johani XXI pape 1276 – 1277 (spanjoll); permendet nga

Dante per vepren ne 12 vellime te librit Summulae logicales tek Parajsa, Kenga XII, vargu 134. Ky papë pat qënë doktor, filozof, llogjist; arqipeshkop i Broges (1272) dhe kardinal-peshkop i Fraskatit (1273) para se të zgjidhej papë. Ai bashkoi Filipin e Hardit me Alfonsin X-të të Kastilies. Thuhet se ka vdekur aksidentalisht nga rënia e një tavani

-188 (222) Nikola III pape 1277 – 1280 (roman); ketij pape Dante i ka

kushtuar vargjet 31-78, tek kenga XIX e Ferrit:

31 Une thashe: “Mesues, kush asht ai qe regtin

Ma keq se tjeret, nyjet tue perdredhe,

E flake ma e kuqe shputat ia thithin?”

34 M’u gjegj: “Ne dac der atje poshte me t’kredhe,

Neper at brije matane, qe rri ma prire,

Ai vete per c’vuen ka gjegjen me ta dredhe”….

-189 (223) Martini IV pape 1281 – 1285 (francez); eshte papa qe Dante

i ka kushtuar vargjet e meposhtme tek Purgatori, kenga XXIV, vargjet 22-24:

te shenjten Kishe nder krahe te vet e pat, 22

nga Torsi qe, t’surdise me agjenim

ngjala Bolsene n’vene tash ka per fat”

Thuhet se bente si i deshruem mbas ngjalave te liqenit te Bolsenes, qe i hante kryesisht tue i zi ne vene. Nje kronist tregon se ne varrin e tij qene shkrue keto vargje: “Gaudent anguillae – quia mortuus jaces ille – qui quasi morte reas – excoriabat eas” (“Gezohen ngjalat, sepse ketu qendron i vdekun ai qe i ripte si te kishin qene denue me vdekje”). Papa Martini IV ishte me origjine franceze, nga Torsi (Tur) – shkruhet ne komentin e ketyre vargjeve.

-190 (224) Honori IV pape 1285 – 1287 (roman)

-191 (225) Nikola IV pape 1288 – 1292 (italian); dihet që ka qënë

gjeneral i vjetër i “Vëllezërit e vegjël” (1274), peshkop i Palestrinës (1281). Ai kurorëzoi Karlin II të Anzhusë mbret të Siçilisë (1289).

-192 (226) Çelestini V pape 1294-4 muaj (italian); qëndroi si papë

vetëm për katër muaj (gusht – dhjetor); qe eremit i malit Morone afër Sulmonës, themelues i eremitëve të Shën Damianit (duke i vënë çelestinët nën rregullat benediktiane). Ai qe zgjedhur në Peruz pas 27 muajsh pushim të karrikes pontifikale për shkak të luftës së partive. Karli i Anzhuve, mbreti i Siçilisë, kërkoi të përfitonte nga injoranca e tij politike, por u detyrua nga presioni i kardinal Kaetanit të abdikonte. Kaetani i zgjedhur e ruajti atë në rezidencë të fortifikuar; vdiq përpara se ta hiqnin.

-193 (227) Bonifaci VIII pape 1294 – 1303 (italian); ky eshte papa qe

rrembeu nje pjese te mire te pasurive ne Kontene e Santafiores. Emri i tij eshte i lidhur me keqqeverisjen e papeve, ku mallkimi i Dantes kerkon clirimin nga Papa simoniak qe uzurponte fronin e Shen Pjetrit me 1300, me vdekjen e Bonifacit VIII, qe do te ndodhte pas tre vjeteve; – Parasja, Kenga 9, vargu 139-142:

139 Po Vatikani e Romes se ku qene

Vise te zgjedhme atje ku sot vorrohen

Ithtaret qe mbas Pjetrit deshmore mbene

142 Fort shpejt prej kurvenije do t’clirohen

Ky Pape pati ne sherbim njerez me emer ne fushen e luftes kundra herezise, e cila krahasohet me nje lufte civile brenda nje qyteti (Parajsa, kenga XII, vargu 108). Dante permend dy emra (Kazal dhe Akuasparte, po aty, vargu 124) si interpretues te teksteve te shenjta, duke aluduar mbi Ubertin Casali-n nga Monferrati (1259-1338), kreu i Spirituali-ve, Par, XI, 70-72 dhe Matteo D’Acquasparta, gjeneral i Urdherit nga viti 1287 dhe kardinal mbeshtetes i politikes se Bonifacit te VIII-te.

Akoma me tej, poeti aludon per kete Pape, duke e akuzuar se ushtronte armiqesi personale ndaj tij duke e mbajtur ne ekzil, – Parajsa, Kenga XVII, vargu 51:

 

49 Njate qe kerkove njete do te gjesh

Mbi krye i rafte kush mendoi kesish

Atje ku Krishti shitet mbare ne mes

 

duke e mallkuar ne Kengen e XXVII dhe duke aluduar per te ne

Kengen e XXX, vargu 148; apo tek Ferri, Kenga XXVII, vargjet 85-

111. Por dhe e lidh me veprimtarite politike te atyre aneve, Purgatori,

Kenga XX, vargu 70-78, 86-90.

-194 (228) Benedikti XI pape 1303 – 1304 (italian); Pat qënë gjeneral i

vjetër i domenikanëve (1296), kardinal-peshkop i Ostias (1298). Ai u rilidh me Filipin e IV të Bukur duke mbajtur lidhjen vetëm me autorët e atentatit të Ananjit, G.Nogarat dhe Sci. Kolona. Ai braktisi Romën në duart e Kolonës, shkoi në Peruxha ku vdiq pa dyshim i helmuar.

-195 (229) Klementi V pape 1305 – 1314 (francez); thirri Koncilin e

Vjenes (1311-1312) ku nën presionin e mbretërve dhe gjithë këshilltarëve të vjetër hoqi urdhërin e tempullarëve, qe sherbeu per dhenien e perkrahjes per luftrat e kryqezatave. Ky pape akuzohet per perdorimin e leje fitim-privilegje e shiteshme te Kishes per ceshtjen e faljes se mekateve kundrejt pagaseve me vlere te ndryshme te besimtareve, me ane te se ciles rifitonin statusin moral. Ekziston tek Dante, Parajsa, Kenga XXVII, vargu 53:

52 As pamja time vulosun s’ka aspak

Per leje fitimi e genjeshtare

Qe shpeshhere mue faqen ma skuqin gjak.

Ky papë qe peshkop i vjetër i Bordosë, njeri i Filipit të Bukur, Po ky pape eshte pergjegjes per zhvendosjen e Selise se Shenjte ne Avinjon. Disa e lidhin kete pape me mallkimin e Dantes, tek Parasja, Kenga 9, vargu 139-142.

Ky Pape ishte guaskon dhe pati ndikuar per nderhyrjen e Arrigut ne

punet e Italise duke u bere instrument i politikes franko-anzhuine.

Permendet nga Dante tek Parajsa, Kenga XVII, vargu 82; tek Kenga

XXX, vargu 142 dhe tek Ferri, Kenga XIX, vargjet 82-87.

-196 (230) Johani XXII pape 1316 – 1334 (francez); qe kardinal i vjetër

dhe ipeshkv i Portos, qe gjithashtu papa i dytë i Avinjonit. Organizoi kurinë në këtë qytet duke rimëkëmbur sistemin financiar. Ai ju kundërvu Luigjit të Bavierës i cili emëroi në Romë antipapën Nikolla V (1328). Dënoi herezitë shpirtërore françeskane të begardëve dhe kapuçonëve, të mjeshtër Ekhartit. Ai nxorri kundërshtarët e teologëve Marsilit prej Padovës, Zhanit të Jandunit (autorë të mbrojtjes së paqes) dhe Vilhelmit të Okam-it, grupe rrotull Luigjit të Bavierës. Emri i tij eshte i lidhur me emrat e personave qe moren lejet e fitim-privilegjeve, si papa i mesiperm, dhe qe gjendet tek Parajsa, Kenga XXVII, vargu 58:

58 Prej ketij gjakut tane Guaski e Koarsini

Me pi gatiten: O e mira fillese,

C’asht ky fund tmerri ku duhet te bini!

Dante e permend edhe tek Parajsa, Kenga XVII, vargu 130; Kenga

XVIII, vargu 130; – si pape qe shkruante dhe anullonte ckisherime per

perfitim material.

-231 Nikola V (antipape) 1328 – 1330 (italian); Antipapa Nikolla V qe

françeskan shpirtëror i zgjedhur papë në Romë falë Luigjit të Bavierës kundër Xhovanit të XXII. U nënshtrua më 1330.

-197 (232) Benedikti XII pape 1334 – 1342 (francez); per te shkruhet:

cistercian, abat i vjetër i Fontfroides. Ai filloi ndërtimin e pallatit të papëve në Avinjon.

-198 (233) Klementi VI pape 1342 – 1352 (francez)

-199 (234) Inoçenti VI pape 1352 – 1362 (francez); çoi deri në fund

doktrinat e Inoçentit të III-të mbi supremacinë pontifikale. Ai kryesisht qëndroi jashtë Romës, sidomos në Lion ku ribashkoi këshillin e XIII ekumenik (1245) që u përkrah nga Frederiku II. Ai luftoi Konradin e IV, të cilit i kundërvuri Vilhelmin e Hollandës, dhe kundër Manfredit, bastard i Frederikut të II dhe mbretit të Siçilisë.

-200(235) Urbani V pape 1361 – 1370 (francez)

-201 (236) Grigori XI pape 1370 – 1378 (francez)

-202 (237) Urbani VI pape 1378 – 1389 (italian); qe arqipeshkvi plak i

Barit (1377), qe papa i parë i zgjedhur në Romë pas kthimit nga Avinjoni. Ai u bë i urryer nga kardinalët që ishin më shumë francez. Këta të fundit zgjodhën atëhere Klementin e VII-të me të cilin fillon përçarja e madhe e Perëndimit.

-238 Klementi VII (antipape) 1378 – 1394; u zgjodh në këtë post prej kardinalëve

që nuk ishin dakort me papën Urbani VI. Ai zgjodhi kurinë e Avinjonit dhe mori mirënjohjen e gjithë Francës, Skocisë, Sevojës, Austrisë dhe pastaj të Aragonës dhe Nevarës.

-203 (239) Bonifaci IX pape 1389 – 1404 (napolitan); mori masa

financiare të jashtëzakonshme për të fshehur defiçitin e ekzistencës të papëve përkrahës në Avinjon.

-240 Benedikti XIII (antipape) 1394 – 1423 (spanjoll); u zgjodh për të

zëvëndësuar antipapën e Avinjonit Klementi VII. Refuzoi të abdikojë me gjithë premtimin e tij, i rezistoi presionit francez (i tërhequr në Francë jashtë bindjes së tij 1398-1403, pastaj 1408), në tratativat e ribashkimit të Gregorit XII dhe pas rrëzimit nga fuqia prej Koncilit të Pizës (1409) dhe të Kozencës (1417). Ai është arratisur prej Avinjonit më 1409 dhe ishte strehuar në fortesën e Peniskolës ku drejtonte një kuri prej tre kardinalësh.

-204 (241) Inoçenti VII pape 1404 – 1406 (italian); ka qënë në këtë post në epokën e madhe të përçarjes së Perëndimit.

Analiza kohore e ketij segmenti kohor (1198-1406), me kete permbajtje, tregon se nga 32 Pape dhe 3 antipape, Dante ne vepren e tij ka konsideruar me veprimtari te nje morali negative vetem pese prej tyre, pa qene asnjeri prej tyre antipape, si me poshte:

183 (217) Klementi IV pape 1265 – 1268 (francez)

188 (222) Nikola III pape 1277 – 1280 (roman)

193 (227) Bonifaci VIII pape 1294 – 1303 (italian)

195 (229) Klementi V pape 1305 – 1314 (francez)

196 (230) Johani XXII pape 1316 – 1334 (francez)

Dmth periudha 1265-1334 (qe perkon me jeten e vete Dantes) perben te gjithe ate qe nuk u ka pelqyer “filozofeve” dhe “analisteve te Historise” ketu ne Shqiperi duke e akuzuar Danten si kritizer te Selise se Shenjte. Ata nuk kane se si ta dine qe kjo periudhe kohore ndodhet pothuajse jashte kohes se konfrontimeve politike ne brendesi te Selise se Shenjte, ne dishezen e saj te plote duke u ndodhur ne qender te konfliktit midis Historise dhe Juridiksionit Politik nga pikepamja teorike. Tre jane periudhat konfrontuese politike ne brendesi te Selise se Shenjte: 270-320, 530-1365, 1430-1630 (foto. 6, ku jane dy grafike: njeri ligjor e tjetri historik, te cilet jane te ndertuar mbi bazen e numrit te papeve brenda nje shekulli); te cilat jane te lidhura kryesisht me anomalite papnore qe pranon vete Selia e Shenjte, behet fjale per periudhen kohore te viteve 42 – 2000 Pas Krishtit:

1-Pushtet shume papesh ne te njejten kohe (22 raste ne intervalet kohore 217-235, 355-367, 418-419, 498, 501-505, 530, 687, 767-769, 844, 855, 903-904, 964-965, 974, 984-985, 1012, 1058-1059, 1061-1072, 1080, 1084-1102, 1105-1111, 1118-1121, 1130-1138, 1159-1180, 1328-1330, 1378-1429, 1439-1449.

2-Antipapet (39 raste)

3-Perseritje te titujve papnore (15 raste)

4-Pape te hequr perpara vdekjes (njezet te tille, prej te cileve 12 antipape. Nuk jane marre parasysh pape te hequr para vdekjes, por qe kane vdekur po ate vit kalendarik)

5-Boshlleqe kohore pa sundim pontifikal (tete te tilla: 64-67 [ky rast eshte e dyshimte, pasi papa Pjetri i I-re konsiderohet si pape per periudhen 30-67, sipas Claudio Rendina, I Papi, dhe jo sipas dyshimeve interpretuese ne Annuario Pontificio, 2001; enciklopedise Maximus, 1994; Alcesto Santini, “Dizionario dei Papi e del Papato”, 2000 per vitet 42-64 ose 67], 304-308, 638-640, 1241-1243, 1268-1271, 1292-1294, 1314-1316, 1415-1417). Pretendimi, sikur Selia Episkopale e Romes ka mbetur bosh ne vitin 590 (Karl Grimberg, Historia Boterore dhe qyteterimi, vol. 4, f. 14), rezulton te mos jete e sakte. Ishte koha kur nderroi jete papa i 63, Pelagio II (579-590), dhe pushtetin papal e mori papa i 64: Grigori I (590-604).

6-Pape te vendosur, te hequr dhe rivendosur ne kete post (nje rast, Benedeto IX).Ky papë është i vetmi papë në historinë e Selisë së Shenjtë që ka qënë tri herë në këtë post (1032-1044/ i 145-ti pape (164), 52 ditë nga 10 mars – deri 1 maj të 1045-sës/ i 147-ti pape (166) dhe 10 muaj gjatë intervalit kohor tetor 1047- korrik 1048/ i 150-ti pape (169); ne kllapa eshte seria papale sipas shumes totale, qe do te thote se ne qofte se Papa Françesku I eshte i 266 pape ne Seline e Shenjte sipas asaj qe pranohet: Claudio Rendina, “I Papi Storia e segreti”, 2015, f. 752; ne realitetin historik ai eshte i 308 pape). Fëmijë i çthurur, u zgjodh papë për 12 vjet. U dëbua nga Silvestri III në dobi të këtij të fundit. U vendos me forcë, por abdikoi kundrejt parave në favor të Gregorit VI, që erdhi pas vdekjes së Klementit të II-të, nga i cili përfitoi Damasi II-të. Një këshill në Romë (1046) vendosi rivënien e tij në kolltukun papal. Ai figuron tri herë në listat pontifikale (sipas Annuario Pontificio, per l’anno 2001).

7-Pape qe nuk sunduan as nje vit kalendarik (26 pape dhe 1 antipape).

8-Pape qe sunduan brenda nje viti kalendarik (30 pape dhe 7 antipape).

Keto dy anomalite e fundit kane nje te vecante: jane te lidhur midis tyre ne planin historik kohor, por edhe me anomalite e tjera.

A nuk tregojne te gjitha keto se konfrontimi ideor midis Dante Alighierit dhe Selise se Shenjte eshte imagjinar? Jo vetem si fakt, por dhe si mundesi, pasi nuk ka gjasa qe te kishte njeri te merrte ne analize kritike historine e Selise se Shenjte dhe ta paraqiste ate ne publik per ate kohe jo si revolte kolektive, por as si pergatitje individuale (ajo mezi eshte bere vetem ne shek. e XX-te per efekt te zhvillimit te mendimit filozofik sipas kontinumit kohor-hapsinor). Epoka danteske (1200-1400), nga pikepamja kohore, eshte fundi i “perleshjeve” politike ne Seline e Shenjte dhe lindja e politikave europiane; eshte fshehja e realitetit historik dhe dalja ne drite e mashtrimit politik, qe vazhdon mirefilli prej asaj kohe edhe sot ne te njejtat forma dhe metoda (ne keto dy pikat e fundit qendron reaksioni i vertete kundra institucioneve fetare).

Kam vendosur edhe kombesite e papeve, pasi per kete periudhe kohore konfrontimi ne brendesi te Selise se Shenjte midis Kishes se Avinjonit dhe Kishes se Romes eshte i huazuar qe nga koha e Karlit te Madh me ndikim vendimtar ne ndarjen e Kishes se Krishtere me 1054 ne Kishe Katolike dhe Kishe Ortodokse (ishte koha e papes frances Leoni IX (1049-1054). Kjo ndarje nuk ka te beje aspak ne menyre te drejteperdrejte me politike e Kishes se Krishtere ndaj Lindjes Europiane, as me politiken e shteteve europiane kundra Selise se Shenjte dhe me as nje lloj politike jashte saj (kam parasysh librat: Tomazh Mastnak, Paqja kryqtare, Tirane 2012; Jacqyes Le Goff, Mesjeta, ne zanafillen e identitetit europian, Roma 1996; Andrew Baruch Wachtel, Ballkani ne historine boterore, Tirane 2012), por me tendencen e Kishes se Avinjonit per te dobesuar ndikimin e Kishes se Romes mbi kete pjese te Europes te trasheguar qe nga epoka Perandorake Romake. Pra ndarja e Kishes se Krishtere ne dy pjese (Katolike dhe Ortodokse) duhet konsideruar nje ndarje politike brenda botes institucionale fetare (midis Kishes se Avinjonit dhe Kishes se Romes) dhe jo produkt i politikes laike. Ngjarjet e mevonshem treguan se kjo ndarje nuk ndikoi negativisht mbi Romen dhe Kishen e saj, por dobesoi politikat e aplikuara mbi Ballkan duke i krijuar lehtesira Perandorise Otomane dhe botes sllave per te shtrire politiken e saj mbi gadishull (ketu e ka burimin perbashkimi i politikes serbe me ate otomane pergjate shek XV-XVI qe coi ne pushtimin serb per here te pare te Kosoves. Pasoja e pare e atij pushtimi ka qene cvendosja e popullates autoktone te Dardanise ilire drejt jugut, ku formuan Mirditen e Shqiperise, dhe cvendosjen e popullatave autoktone me banim ne Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi drejt tokave te lena bosh ne Kosove dhe Epir, pas largimit te arberesheve drejt gadishullit Apenin dhe veriut te Adriatikut pas vdekjes se Gjergj Kastriotit – 1468).

foto 6

(ky material eshte marre nga: Annuario Pontificio, per l’anno 2001, Citta del Vaticano 2001; Alceste Santini, Dizionario dei Papi e del Papato, Rome 2000; Agostino Saba, Storia dei Papi (volume primo), Torino 1936; Eamon Duffy, La grande storia dei Papi, 2011; Claudio Rendina, “I Papi Storia e segreti”, 2015; nga kapitulli Dante Alighieri, jeta, ne vepren e Ernest Koliqit (1903-1975), me autor Eugenio Donadoni-t (1870-1924): Poetet e medhej t’Italise, Tirane 1932; nga “Komedia Hyjnore” e Dantes; duke i krahasuar me enciklopedite franceze Nouveau Petit Larousse-1970, Le Petit Robert 2-1982, 1984 dhe Fjalorin Enciklopedik italian, Maximus-1994. Por ne librin e Eamon Duffy: La grande storia dei Papi, f. 456, papa Inocenti III konsiderohet i 173 pape per aresyen e fillimit te serise papale me emrin e papes Lini I-re (67-79) dhe jo Pjetri I-re (42-64), f.451; plus kesaj, autori i mesiperm, e ka konsideruar papen Stefani II dhe te III nje pape te vetem dhe Benedeto IX vetem nje here pape, kur ai ka qene ne kete post tri here, keshtu qe i bie qe papa Inocenti III te konsiderohet i 176 pape, sic pranohen nga Annuario Pontificio-2001, Claudio Rendina, “I Papi Storia e segreti”-2015 dhe enciklopedite qe une kam marre per baze ne studimin mbi Tjetersimin e historise, Vell. 2: Feja dhe Intelektualet – kjo fjalë ka kuptim në funksion të atyre shqiptarë, pasi ndryshe mund të quhet dhe “Kritika e “Ateizmit shkencor” shqiptar”; fshehja e aktit me te pare civilizues te Races Njerezore ne Toke dhe menyra se si i zberthen Materializmi filozofik Idete Fetare).

Duke perjashtuar rolin e Papatit ne jeten politike te Gadishullit Apenin (per te cilen ben fjale “Komedia Hyjnore”, sidomos “Purgatori”) politika maksimale e Selise se Shenjte duket me kryqezatat kundra Lindjes se Aferme dhe vendeve heretike europiane, pasi “fale ketyre luftrave Kisha e krishtere e shmangu Europen perendimore prej erresires dhe shtypjes se integralizmave fetare” (Jacqyes Le Goff, Mesjeta ne zanafillat e identitetit europian, Laterza, Roma 1996, f. 21). Por kur vjen puna per te analizuar rolin e kryqezatave historianet pranojne se ato e modeluan zhvillimin e pushtetit publik ne Perendim duke luajtur rol vendimtar edhe ne modelimin e rendit politik perendimor, ato kane luajtur nje rol vendimtar ne konstituimin e monarkise se papes. Me fillimin e Luftrave te Kryqezatave, papati me sukses e mori kontrollim mbi paqen dhe luften ne boten e krishtere dhe me kete e mori edhe monarkine boterore (Tomazh Mastnak, Paqja kryqtare, Krishterimi, bota muslimane dhe rendi politik perendimor; Shkup, Prishtine, Tirane 2012; f. 238-239), por duke anashkaluar thelbin me te rendesishem te historise se atyre viteve ne Europen Perendimore: paaftesine e shoqerise europiane per te prodhuar politikane progresiste dhe te afte per te drejtuar popujt europiane sipas modelit romak, gje qe e kompesoi Kisha. Akoma me tej, paaftesine e shoqerise europiane per te prodhuar filozofe, dijetare te afte t’i benin oponencon politikes se zbatuar, qe perseri u kompesua nga intelektuali me baze fetare. Pikerisht raporti midis dijes historike qe dispononte intelektuali me baze fetare dhe padijes kriminale te intelektualit laik perben panoramen e perleshjeve heretike pergjate feudalizmit mesjetar ne Europen Perendimore. Pikerisht kjo ka ndodhur edhe ne Shqiperi pas 1945, duke vazhduar akoma edhe sot.

Per periudhen qe po analizojme kjo veprimtari ka kete permbajtje statistikore:

Kryqëzata e katërt (1202-1204) u vendos nga papa Inoçenti III, pasi Papa dhe ushtria e predikuesve popullore qene nxitesit e vertete te saj. Ndërmerret dhe udhëhiqet nga Bonifaci I ose i III ( – 1207) kryetari i mbretërisë Latine dhe Boudouini I nga Flandra (1171-1206) që në vitet e kryqëzatës qe perandori latin i Orientit. Kryqëzata e IV filloi me pushtimin e qytetit Zadar (Zara) në bregdetin dalmat i cili ishte bërë rival i rrezikshëm i Venedikut në Adriatik. Ky i fundit mori përsipër transportin e kryqtarëve në Jeruzalem, por ajo u drejtua më 1203 në Kostandinopojë të cilën e pushtoi, më 1204 duke krijuar perandorinë Latine, e cila u quajt kështu për ta dalluar nga ajo bizantine (Histori e mesjetës, vëll. I, f. 171). Nje historian pretendon se “Ne fakt, kryqezata e katert qe me shume se nje prove e politikes tregtare te perfunduar nga Venecia, republika e fuqishme e tregtareve qe shtrihej ne lagunen e Veriut te grykederdhjes se lumit Po” (Karl Grimberg, Historia boterore dhe qyteterimi, vell. 4, f. 230).

Pas kësaj kryqtarët hoqën dorë nga fushata e Egjiptit duke i dhënë fund edhe kësaj kryqëzate. Por kjo kryqezate ka pasur nje rendesi te jashtezakonshme per popullaten autoktone te gadishullit ballkanik, arberesheve te Epirit, pasi shume sundues politike te kesaj popullate (permend me radhe: Dukagjinet, Kastriotet, Topiajt, Muzakajt, Arianitet, etj), ne vazhdim, kane qene mbeturina pikerisht te kesaj kryqezate, cka nenkupton qe gjeneza e larget e tyre nuk eshte autoktone dhe ato krijojne nje pamje te genjeshtert ne zhvillimit e popullates autoktone te gadishullit.

Kryqëzata e pestë (1217-1221) u parapri me nisjen, më 1212, të 30 000 (tridhjetë mijë; – sipas Karl Grimberg…v. 4, f. 232, 20000) fëmijëve nga Marseja për në Palestinë me idenë për të filluar kryqëzatën e fëmijëve. Më 1215 Inoçenti III organizoi këtë kryqëzatë, por gjate predikimit ai nderroi jete me 2016, keshtu qe kryqezata kryhet nga Jean de Brienne (1144-1237), mbret i Jeruzalemit dhe perandor Latin i Orientit, si dhe nga mbreti i Hungarisë, Andrea II (1175-1235), të cilët më 1217 marrin rrugën drejt Egjiptit duke kryer inkursione kundra muslimanëve saraçenë. Merrnin pjesë mijëra të rinj gjermanë dhe francezë, shumica e të cilëve vdiqën nga lodhja në Tokën e Shenjtë.

Kryqëzata e gjashtë (1228-1229) frymëzohet dhe kryhet nga Perandori gjerman Frederiku i II-të (1194-1250) kundra vëndeve muslimane në bashkëpunim me sulltanin e Egjiptit për marrjen e Jeruzalemit, Betlehemit dhe Nazaretit. Duke cliruar Qytetin e Shenjte Frederiku II-te kurorezohet mbret i Jeuzalemit ne kishen e Varrit te Shenjte (Karl Grimberg…, f. 244).

Me rënien e Jeruzalemit (1244) dhe shkatërrimin e ushtrisë franceze nga sulltani i Egjiptit, u ndërmor kryqëzata e shtatë (1248-1254) më e gjata nga të gjitha. Udhëhiqet nga mbreti i Francës, Luigji IX (1214-1270), i cili çliron Palestinën nga sundimi egjiptian, rrethon qytetin bregdetar egjiptian Damiette të cilin e abandonon duke riçliruar përsëri Palestinën (1250-1254) dhe për të gjithë këto merita në lëmin ushtarak fiton titullin shënjt.

Kryqëzata e tetë (1270) udhëhiqet përsëri nga Luigji IX, por tërhiqet në Tunizi me vdekjen e tij. “Njëzet e një vjet pas kryqëzatës së tetë ra zotërimi i fundit kryqëtar, qyteti i Akrës (1291). Kryqtarëve nuk u erdhi asnjë ndihmë nga perëndimi” (Histori e mesjetës, vëll. I, f. 173), megjithëatë pati një organizim të kryqëzatës së nëntë (1291) për çlirimin e Akrës, por duke mos arritur ta çlirojë dot.

Te nente kryqezatat, pervec pasojave qe lane ne rruget nga kaluan, “ato ndaluan perparimin musliman, ashtu sic e kishte ndaluar ate me perpara Karl Marteli dhe perandoret izoriene. Sulmi i turqve kunder Europes u shty per dy shekuj” (Karl Grimberg, Historia Boterore dhe Qyteterimi, vell. 4, 2004, f. 267).

Midis kryqëzatës së katërt (1208) dhe në fund të kryqëzatës së pestë (1221) Papati pati marrë dy kryqëzata te tjera kundër vëndeve heretike siç ishte rasti i krahinës së Albigezeve në Francën Jugore, te quajtur keshtu nga Albi, qytet i Midise, qe ishte qendra e rrezatimit te herezise. Konflikti pati filluar nga vrasja e legatit papal Pierr Kalatenau (janar 1208) pas të cilit papa Inoçenti III thirri kryqëzatën e parë kundra ketij vendi. Kjo kryqëzatë u drejtua nga Simon Mantfort e cila degjeneroi në një masakër kundra vëndasve. Lufta u karakterizua nga plaçkitjet e Beziersit (qershor 1209), intervecioni i Pierrit II të Aragonës në favor të rrjetit të tij langlodian deri sa vdiq në betejën e Maretit (1213). Më 1221 kundra kësaj krahine merret kryqëzata e dytë që dallohet për intervecionin e Luigjit të VIII-të (1226) dhe traktati i Parisit (1229) që i jepte kurorës tokat që i kishte Monfordi. Megjithëatë rezistenca vazhdoi dhe Montseguri nuk ra veçse më 1244 dhe kishat katare u veçuan në Languedoc pas 1250 (sipas Le Petit Robert 2-1982, 1984; diku pretendohet se ky veprim u krye ne fund te atij shekulli, Jacqyes Le Goff, Mesjeta ne zanafillat e identitetit europian, Laterza, Roma 1996, f. 21).

Periudha ne fjale (1200-1400) ndodhet brenda periudhes se reformave papale, vendosjes se monarkise papale dhe kulmit te forces politike te papatit (1000-1447; – Eamon Duffy, La grande storia dei papi (Santi, peccatori, vicari di Cristo), f. 139-212). Keshtu qe eshte e pamundur te kete pasur konfrontim teorik apo botekuptimor midis individit dhe Kishes, sidomos ne fushen e mendimit letrar. Kjo do te thote qe “Komedia Hyjnore” e Dante Alighierit nuk e atakon Kishen dhe Fene ne asnje rast, por kjo eshte nje shpikje e atyre qe e kane shkruar ne Wikipedia dhe jam i bindur qe i takojne shkolles shqiptare (bolshevike). Nga ana tjeter pranohet se “argumenti me i zeshem ne favor te sundimit universal te shekullit XIV vjen nga pena e Dante Aligerit…Por, Dante e zhvilloi konceptin e vet per pushtetin laik, ne vecanti te mbreterise, pamvaresisht “luftes pamfletiste mes kishes dhe shtetit” kah fundi i shekullit XIII dhe fillimi i shekullit XIV” (Tomazh Mastnak, Paqja kryqtare, Krishterimi, bota muslimane dhe rendi politik perendimor, Tirane 2012, f.481; nenvizimi dhe me bold i imi, GH). Ne thelb te problemit kjo perben peten me te pare te lakrorit qe duam te zbulojme, pasi problemi “Dante Alighieri” perben pasojen dhe jo shkakun e kerkuar.

c – Eshte e vertete qe mendimi letrar italian (po te pranojme qe nocioni Itali fillon qe ne shek. e VIII ne saje te politikes se Karlit te Madh (742–814) te Frances) fillon ne menyre te rastesishme (per kete shih foto 8 –grafikun e mendimit letrar italian) me epoken danteske, por jo me Dante Alighierin, brenda periudhes 1200-1400 (ketu duhet pare aresyeja perse gjuha italiane pranohet e lindur pikerisht ne kete kohe dhe jo qe ne shek. e VIII kur kemi termin Itali dhe ekziston, pak me vone, nje shkrimtar lombard, Liutprand (920-972), autor i disa kronikave: “Rruga e Otonit te Madh, Relacionet e nje ambasade ne Kostandinopoje, Antapodosis; – marre nga Le Petit Robert 2, 1984, f. 1076), si me poshte:

Brunetto Latini shkrimtar 1220–1294 nga Firence

Guido Guinizelli poet 1230/1240–1276 nga Bolonja

Jakopo Lentini poet shek. XIII; sicilian. Noter dhe

funksionar i Frederikut II.

Themelues i shkolle poetike

siciliane, kompozoi kenge dhe

soneta

Gianni Alfani poet shek. XIII fiorentin

Rusticiano da Pisa shkrimtar shek. XIII

Guittone d’Arezzo poet 1235–1294 nga Arezzo

Jakopone da Todi poet 1236–1306; me 1278 hyri nen

urdherin franceskan si frat laik ne kohen e Papes Nikola III.

Guido Kavalkanti poet 1250–1300 nga Firence

Chiaro Davanzati poet 1260–1303 nga Firence, autor i

160 poezive, soneteve e kengeve.

Cecco Angiolieri poet 1260–1311/1313 nga Siena;

shkroi kenge dhe soneta

Dante Alighieri poet 1265–1321 ; studioi gramatike dhe retorike; ne vepren e tij mbeshteti levizjen lajciste si nje forme ideale te qeverisjes. Ai zhvilloi idete e tij politike me tej ne formen e nje studimi ne nje nje plan tjeter (te gjitha keto nuk merren parasysh ketu ne Shqiperi).

Cino i Pistojes jurist – poet 1270–1336/1337 nga Pistoja

Dino Frescobaldi poet 1271–1316 nga Firence

Jakopo della Lana gramaticien 1290–1365; shkroi komentet, sipas menyres vulgare, te “Komedise Hyjnore”.

Lapo Gianni poet 1298–1321 nga Firence, mik i

Dantes dhe i Kavalkantit.

Folgore da San Gimignano poet fillimi shek. XIV

Francesko Petrarka poet-humanist 1304–1374

Xhovani Bokacio shkrimtar 1310/1313–1375

Franko Sacchetti shkrimtar 1330–1400

(pra, ne menyre empirike, perpara Dantes kemi te pakten dhjete (10) shkrimtare dhe poete qe jane te lidhur midis tyre dhe quhen italiane [mbi c’baze quhen te tille? Duhet te jesh miop dhe manipulator i FAKTIT te mos kuptosh qe gjuha italiane ka qene e lindur me kohe perpara Dantes], dhe jo latine apo romak, dhe shtet italian nuk ka. Ne do ta shohim ne vazhdim se ky FAKT nuk merret parasysh ketu ne Shqiperi dhe spekullimet kane mbuluar boten danteske per te vene ne dukje ngjarje, qe nuk kane ndodhur dhe nuk mund te ndodhnin, vetem per nje aresye: te poshterohej Kisha Katolike ne syte e opinionit nderkombetar per te justifikuar ekzistencen e vetvetes. Te pakten tek Jean-Paul Sartre, Ekzistencializmi eshte humanizem, 1997, f. 15, e gjej fare hapur kete praktike).

Midis ketyre poeteve dallohet njeri prej tyre, qe perben dhe nje te fshehte, qofte per aktet me te para te mendimit letrar italian, qofte per rolin e institucioneve fetare ne historine e Njerezimit, qofte dhe per vete historine e Italise te asaj kohe. Fjala behet per poetin Jakopone da Todi (1236–1306), por sipas Alessandra Briganti dhe Benedetto Vertecchi ne “Il laboratorio di letteratura”, 1987, f. 91, emri i vertetete eshte Jacopo de’ Benedetti; i cili me 1278 hyri nen urdherin franceskan si frat laik ne kohen e Papes Nikola III, aderoi ne urdherin shpirteror e qe ishte jo miqesor me Papen Bonifaci VIII. Mbas marrjes se qendres se rebeleve ne Palestrine, Papa nuk komunikoi mё me tё, e hoqi nga Urdheri dhe e burgosi. Vazhdoi t’i drejtohet me shkrime te ashpra e te idhta ne vargje duke i kerkuar t’i anullohej largimi. Fitoi lirine me 1303 prej Papes Benediktit XI. Ne veprat e mepastajme te tij u kthye ne dashurine per Zotin e urrejtjen per njerezit, qe i pa te mbushur me mekate. Tensioni i shprehur prishet vetem kur poeti arrin te objektivizoje temat e vjetra ne imazhe, si ne “Piana della Madonna” dhe ne “Stabat mater”. Vargjet e Jakopones, larg nga shprehjet popullore, vendosen ne veprat kult (ky material eshte marre fillimisht me 1975 nga enciklopedite franceze Nouveau Petit Larousse-1970, me 1984 nga Le Petit Robert 2-1982 dhe pastaj eshte krahasuar me Dizionario Enciclopedico Maximus – 1994, me 2005).

Te pakten ky rast tregon se bota laike ne Italine e asaj kohe, e ka nje fillim te lidhur me Klerin Katolik jo si nje paralele njerezore, por si produkt nga vetevetja me domethenie pertej institucionit fetar. Cila eshte kjo domethenie? Ne qofte se do te pranojme ekzistencen e epokes danteske ne brendesi te zhvillimit te shoqerise italiane, duhet te pranojme pikesepari dhe lindjen e botes laike si thelbin e epokes ne fjale. Por kjo do te thote se epoka danteske eshte produkti i vete institucionit fetar dhe jo e kunderta e vet. Si duhet kuptuar kjo? Kemi te bejme me nje analogji me menyren se si lind fraksioni materialist i filozofise ne historine e Njerezimit dhe ne historine e mendimit filozofik. Shkolla shqiptare e epokes enveriste u ka mesuar shqiptareve se materializmi filozofik (me permasa te dyshimte) eshte i kundert me filozofine idealiste edhe pse kohedinamika e materializmit filozofik ane e kend Globit nuk eshte unike dhe e vetme. E verteta eshte qe idealizmi filozofik e ka shoqeruar Njerezimin per gjithe kohen dhe ne te gjithe siperfaqen e Globit te ekzistences se vet, kur materializmi eshte cfaqur ne kohera te ndryshme dhe vende te ndryshme pa u unifikuar dot duke tentuar te zgjidhe problemet shoqerore te cfaqura, asnjehere deri ne fund (kjo eshte aresyeja perse nuk ka kunderti thelbesore midis idealizmit dhe materializmit). Keshtu qe koha e materializmit filozofik eshte ne te njejten kohe dhe koha e idealizmit filozofik, kur e kunderta nuk ka gjasa qe te jete e vertete. Kjo do te thote qe materializmi filozofik eshte produkt e vete dinamikes se idealizmit filozofik duke pasur karakter pjesor qofte ne kohe e qofte ne permbajtje. A nuk do te thote kjo se idealizmi jeton pa materializmin, por materializmi nuk jeton dot pa idealizmin? A nuk do te thote kjo se ligji dialektik mbi depertimin reciprok te te kundertave gjen zbatim edhe ne Shoqerine Njerezore?

Per te kuptuar permbajtjen e procesit qe ka cuar ne lindjen e epokes danteske sherben analiza e rolit te Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit. Tentativa per ta paraqitur kete rol si inekzistent eshte mohim i hapur i materialimit filozofik, historise reale te Njerezimit dhe i paaftesise se filozofit per te projektuar te ardhmen e Njerezimit (ne kete pike analiza kohore e suprimon analizen teorike te problemit nga pikepamja hapsinore duke i treguar lexuesit se faktori i ekzistences eshte me i rendesishem se ajo qe u pelqen politikaneve). Ishte koha ku selia e pergjithshme e levizjes reformatore u transferua ne Rome, pas 1045, prej nga filloi reforma e Kishes (Roberto S. Lopez, “Lindja e Europes, historia e epokes mesjetare”, 2012, f. 164-166).

2-Roli i Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit

(shek 15 Pa. Kri. – shek 15 Pas Kri.)

Ajo qe ndodh me te vertete nuk mund te anashkalohet si inekzistente. Kjo me pat detyruar para do kohe ta trajtoja problemin ne planin filozofik duke mos i dhene rendesi thellesise se problemit nga pikepamja aplikative (per kete shih tek faqja www.genchoti.com artikullin: 73 – Roli i Institucioneve fetare ne Historine e Njerezimit, 22.11.2013.). Te pakten epoka danteske e kerkon medoemos zberthimin e ketij roli per te peshuar sakte rolin e Dantes ne kete histori, qe, ne fund te fundit, ka qene i varur kryekeput nga Kisha Katolike e Romes dhe jo e kunderta.

Ajo qe nuk eshte thene kurre ne historine e shqiptareve, per aresye qe tashme dihen fshehtesisht (shqiptaret akoma nuk e kane marre vesh te verteten mbi thelbin e eleminimit te Baballareve Katolike te Kombit Shqiptare pergjate shekullit te XX-te), nuk eshte zbuluar akoma, por te habit heshtja dhe manipulimi i fakteve historike ne menyre flagrante nga ana e filozofeve te shek. te XX-te (ne kete rast kam parasysh librin e Bertrand Rusell (1872-1970): Perse nuk jam i krishtere; -nuk marr persiper te dyshoj per saktesine e perkthimit, pasi deduksioni i lindjes se ideve fetare nga frika eshte produkt i shkolles bolshevike). Nuk ka asnje mundesi per progresin e mendimit filozofik boteror pa zberthimin e sakte te procesit te lindjes se Fese ne Historine e Njerezimit dhe rrugeekzistencen e saj ne procesin kohor te zhvillimit te tij. Lidhja e Fese me Njerezimin eshte lidhja me e vjeter qe ekziston midis Natyres Njerezore dhe produktit te saj, te pakten ky eshte fakti me i njojtur ne Histori. Tentativa per ta paraqitur epoken fillimnjerezore te pa lidhur me idete fetare eshte antihistorizem dhe fillimi i mashtrimit politik te popullit (vetem fakti qe Feja ka mijera e mijera vjet qe ekziston e kerkon nje respekt me normal dhe konkret per te; dalja kundra saj eshte dalja kunder Natyres dhe Njerezimit). Lidhja e Njeriut me Fene nuk duhet konsideruar proces shoqeror, por Natyror; dhe ne kete pike fillon studimi i veprimtarise shoqerore te Njerezimit sipas asaj qe konsiderohet me emrin Shkence.

Se cfare realizuan institucionet fetare ne Historine e Njerezimit nuk eshte aspak e veshtire te zbulohet, por une dua te ve ne dukje fillimisht vetem dy fakte, qe kane qene vendimtare ne zhvillimin e jetes ketu ne Shqiperi pas 1945, por dhe ne manipulimin e teorise se filozofise dhe historise duke i keqarsimuar shqiptaret ne ekstrem (te pakten studentet e deges filozofi mbartin mbi vete mashtrimin e madh qe u eshte bere shqiptareve ne emer te “materializmit” filozofik; nuk e di se sa te afte jane ata sot per te mbrojtur dinjitetin profesional personal dhe te pedagogeve te tyre; nuk mund t’i akuzosh ne menyre te drejtperdrejte dhe fajtore):

1 – Si e kane percaktuar lindjen e fese dhe te priftit ne planin historik te Njerezimit studiuesit shqiptare te epokes enveriste (hollesisht per kete teme kam shkruar ne Pjesa e pare, vell i II-te i Tjetersimi i Historise…: Feja dhe intelektualët [fshehja e aktit me te pare civilizues te Races Njerezore ne Toke dhe menyra se si i zberthen Materializmi filozofik idete fetare], por edhe ne artikullin: Ateizem shkencor apo antishkence shqiptare? – publikuar ne gazeten “55”, dt. 3,4 qershor 2008 dhe ne adresat albanovaonline.info dhe genchoti.com).

2 – Cfare ka realizuar Bashkesia e Prifterinjve Katolike ne Shqiperi pergjate gjithe kohes se ekzistences se tyre (1199-1945) dhe cfare nuk realizuan shqiptaret pergjate gjithe kohes se mos ekzistences se Prifterinjve Katolike (1945-1991). Ajo qe u be historikisht per 750 vjet u shperbe ne menyre kriminale per vetem 46 vjet. Ketu e ka burimin vertetimi i formules: shqiptaret e sotem jane me te keqinj se baballaret e tyre dhe shume-shume me te keqinj se gjysherit e tyre biologjiko-historik. Ne kete menyre kam rast t’u tregoj bashkeatdhetareve te mij se si i kane mashtruar pergjate studimeve ne shkollat e mesme dhe universitare, ku qendron baza metodike dhe praktike e titujve shkencore ne Shqiperi, por dhe aresyeja kryesore e keqarsimimit te tyre metodik e botekuptimor.

Kur flitej per aktet e lindjes se fese ne ambientet shkollore, akademike, politike apo partiake shqiptaret nuk e paten marre vesh kurre se ky ka qene nje problem i pazgjidhur nga shkencat shoqerore dhe filozofia boterore akoma edhe sot. Brënda tetë (8) vjetëve (1981 – 1989) në Shqipëri janë botuar gjashtë (6) punime të ndryshme nga studiuesit tanë (ta kapaciteteve me te larta filozofike qe konsideroheshin) ku preket edhe problemi i lindjes së fesë dhe asnjëra nuk është njësoj me tjetrën, por përsa i përket largësisë me materializmin filozofik duhet të themi se në këtë pikë ato përputhen plotësisht. Dhe ç’është më e bukura kundërtia midis këtyre pikëpamjeve nuk ka ndjekur rrugën kohore të mohimit dialektik sipas kategorisë sasi-cilësi. Mohimi i një pikëpamjeje të dhënë është bërë përpara se të lindëte ajo, siç qe rasti i pikëpamjes të shprehur tek libri “Ateizmi shkencor” (botuar më 1982) dhe hedhur poshtë që një vit më përpara tek “Materializmi historik” (botuar më 1981). Kjo na ka detyruar që të mos e fillojmë analizën e këtyre studiuesve sipas rendit kronologjik të botimit. Autoret dhe librat e meposhtem perbejne teresine e dijeve shqiptare ne fushen e fese edhe pse kjo dije nuk u ka sherbyer shqiptareve ne asnje aspekt te jetes se tyre, duke perjashtuar ndjenjen e urrejtjes per mireberesit e shqiptare per afro 1000 vjet pa nderprere, qe ata e fituan ne saje te enverizmit politiko-shkollor.

1-Kristaq Angjeli, Materializmi historik, kapitulli XX, f.470, Tirane 1981

2-Hulusi Hako, Ateizmi shkencor, f. 31,32,35, Tirane 1982

3-Alfred Uçi, Çështje teorike të estetikës, f. 18-19, Tirane 1986;

4-Alfred Uçi, Estetika, vëll. 3, f. 256-257, Tirane 1989

5-Fatos Tarifa, Filozofë materialistë të lashtësisë, f. 17, Tirane 1987

6-Artan Fuga, Egzistencializmi i Sartrit filozofi e reaksionit imperialist, f. 73, Tirane 1986

7-Aferdita Stefani, Ç’është filozofia marksiste-leniniste, f. 44-45, Tirane 1982

–Shaban Çollaku, Mendimi iluminist i Sami Frashërit, f. 181-182, Tirane 1986 (ky liber permban te gjithe te kunderten e autoreve te mesiperm, por edhe te gjithe asaj qe eshte proklamuar si filozofi ateiste ne shkolla dhe forma te edukimit komunist te shqiptareve pergjate periudhes 1945-1991-bibliografia per te gjithe kete veprimtari antishqiptare jepet ne fund te te gjithe vellimit).

Por shkolla shqiptare e epokes enveriste nuk u tha nxenesve te saj se e gjithe filozofia e emertuar si ateizem mbeshtetej ne vetem dy libra te marra nga shkolla bolshevike me autore dhe titujt e meposhtem:

-Em. Jorosllavski, Bibla për ata që besojnë dhe ata që nuk besojnë, Tirane 1966; e te njejtit autor eshte edhe punimi: Si lindin, jetojne dhe vdesin perendite dhe perendeshat Tirane, 1962

-Pa autor, Bisedë mbi fenë dhe dijen, 1970

(te gjithe librat, temat, fjalimet dhe politikat nen okelion ateizem, ketu ne Shqiperi, e kane burimin tek keto dy libra duke perfshire edhe librin e fundit te –Robert Thomanikaj: A eshte Bibla dhe Kurani fjale te Zotit apo te njeriut?).

Dhe, akoma me keq, nuk u a beri te qarte shqiptareve se problemi fetar perbente tullen me te pare ne mendimin filozofik boteror, te pakten te lidhur me ta. E tere ngrehina arsimore shqiptare per 45 vjet u fshehu shqiptareve menyren se si lindin idete fetare dhe institucioni i Fese edhe pse ato gjendeshin te zberthyera dhe te publikuara sakte; e para tek idete filozofike te Sami Frasherit dhe, e dyta, tek filozofia e Karl Marksit, te cilat shqiptaret i njohin vetem si emer (eshte problemi me kryesor qe argumton se mendimi filozofik shqiptar pergjate epokes enveriste nuk ka asnje lidhje me marksizmin filozofik; materializmi filozofik shqiptare ka qene dhe eshte akoma “materializmi” leninist qe u mesoi shqiptareve te vrisnin dhe te grabisnin vetveten).

Ne kete pike ka nje konfrontim teorik midis pikepamjeve te Sami Frasherit dhe Frederik Engelsit. Ne qofte se per te parin feja lind nga kerkesat e njeriut per rritjen e mireqenies, por te dytin ky proces eshte i paditur dhe i pa marre per baze [letra e Engelsit drejtuar Meringut – Korrik 1893; K.Marks, F.Engels – Letra te zgjedhura]). Por konfrontimi cfaqet atehere kur Engelsi kerkon (Origjina e familjes, e pronës private dhe e shtetit) te gjeje shkakun e lindjes se prones private duke ja adresuar atij procesi, qe Sami Frasheri percaktoi si shkak per lindjen e fese. Ky konfrontim nuk ka qene pa pasoja ne veprimtarite sociale pergjate shek. te XX-te, sidomos ne vendet e vetequjtura demokraci popullore. Teorizimi i Engelsit sipas kesaj formule shterpezoi te gjithe teorine e gjenezes se popujve, pasi elementi me i pare natyroro-shoqeror nuk u zberthye kurre sakte dhe ne funksion te jetes se perditeshme te njeriut ne Toke. Ne parim te gjitha shkencat shoqerore jane te shterpezuara ne permbajtjen e tyre pikerisht per aresyen e mos zberthimit te sakte te fenomenit Fe. Procesi domino i permbysjes ka qene prezent pa lindur akoma deget e reja te shkencave shoqerore. Kjo ndjehet edhe sot duke e thjeshtuar problemin deri ne mohim, kur pranohet se “prona private u shfaq me punimin e tokes” (Osho, Mendime mbi origjinen e fese, f 25, Tirane 2015) pa pranuar formen fisnore te ketij procesi dhe faktin qe prona e Kishes eshte me e hershme se prona fisnore dhe shkaku i formimit e kesaj te fundit; dmth prona private, ne thelb, ka karakter filacioni me institucionet fetare dhe ka lindur pas tyre nga ana kohore. Eshte pune tjeter se ne cfare faze te zhvillimit te prones e gjeti Kisha monoteiste pronen private dhe ne kete pike ka filluar manipulimi arsimor i popullatave pergjate te ashtequajturit rend socialist.

Ndikimi europian mbi popullaten autoktone te gadishullit Ilirik fillon ne menyre te rastesishme ne shekullin e VIII dhe kjo duhet t’i dedikohet institucionit te krishterimit te hershem, i cili krijoi pronen private te patundeshme per here te pare dhe ne vazhdim te panderprere, deri ne shekullin e XX-te. Kam parasysh Ipeshkvinë e Drishtit që përmëndet për herë të parë që më 16 maj 743 (Statutet dhe Urdheresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit, f. 42) ku njihet prona dhe të ardhurat e saj (po aty, f. 163). Keshtu qe kur behet fjale per pronen private te mirefillte (dmth qe krijon fitim) ne territorin e banuar nga shqiptaret e mevonshem per baze duhet marre vetem institucioni i krishtere dhe e gjitha kjo deri ne kohen e kryqezatave. Ekzistenca e prones private mbi feudet (nga koha e kryqezates se pare e ne vazhdim) perseri duhet konsideruar rastesore pa asnje ndikim mbi popullaten vendase deri ne kohen e Perandorise Otomane, pasi ne vazhdim kjo perandori nuk e ka njohur pronen private mbi token apo pasurine e patundeshme dhe ne kete menyre e ka frenuar zhvillimin e prones private sipas formes europiane (i gjej te gjitha keto te fundit ne studimin brilant monografik te Av. Dr. Vasil Dilo-s mbi jeten e cifliqeve ne territorin e banuar nga shqiptaret pergjate kohes se sundimit otoman, te botuar ne fletoren “Omonia – Konkordia” Nr 208/55 dt. 2/15 prill 1919, por qe gjendet edhe ne doreshkrim, prone e familjes Dilo. Mbi kete baze teorike, ne vitin akadamik 1936-1937, avokati mbrojti doktoraturen ne Universitetin e Athines). Kjo do te thote se prona private ne territorin e banuare nga shqiptaret e sotem ka per autor te pare dhe te domosdoshem institucionin e krishterimit te hershem, mbi c’baze ka filluar per here te pare ndryshimi shoqeror i popullates parashqiptare drejt asaj shqiptare ne menyre europiane. Kurse deri ne fillimet e shekullit te XX-te shoqeria shqiptare karakterizohej nga prona fisnore e legjitimuar nga e drejta zakonore e pashkruar qe shoqeronte pronen private, por pa nderhyre ne te, karakteristike kjo e nje gjendje tejprimitive. Ne kete menyre per 1300 vjet prona fisnore autoktone eshte “perleshur” me pronen private te imponuar dhe vetem ne shekullin e XX-te e sheh veten te humbur, por jo plotesisht. Formalisht prona private shqiptare filloi me shtetin e Ismail Qemal Vlores (1912), vazhdoi me qeverine e dale nga Kongresi i Lushnjes (1920), u vu ne vije nga epoka republikane e mbreterore te Mbretit Zogu i I-re (1925-1939) dhe u stopua nga rendi komunist (pas 1945). Por ky i fundit duhet konsideruar dhe si shkaktari kryesor i shkaterrimit te prones fisnore ne nivel brenda shtetit, por dhe i prones private te imponuar dhe asaj shqiptare. Rendesi ka te kuptohet raporti midis prones fisnore dhe asaj private ne territorin e banuar nga shqiptaret duke filluar nga shekulli VIII deri ne te XX-tin, ku forma e pare e ka ndjere vehten gjithmone superiore dhe vetem ne saje te politikes eshte tentuar t’i ngushtohej hapsira, por pa ja arritur qellimit deri ne fund. Analiza reale e prones ne territorin e banuar nga shqiptaret eshte e afte te na jape panoramen e zhvillimit social specifik te tyre dhe elementin e pare mohues perse populli shqiptar nuk ka rilindas, por ai eshte krijuar ne menyre sociale prej 1300 vjetesh nga relatoret rastesore per ta (bizantinet, otomanet, austro-hungarezet, Selia e Shenjte).

Qe gjerat jane ngaterruar me qellime te mbrapshta une nuk e ve ne dyshim per asnje cast, por ky problem eshte kaq flagrant sa kur e kam zbuluar (1985) me detyroi te studioj Marksin duke arritur ne perfundimin se filozofia e tij nuk kishte asnje lidhje me shqiptaret dhe diktatori shqiptar kishte mashtruar nje popull te tere per 40 vjet pa e thene te verteten asnjehere (prej ketij fakti lindi domosdoshmerisht studimi i historise se PKSh-PPSh prej nga doli fakti tjeter qe ne menyre absolute asnje shqiptar nuk di pothuajse asgje nga historia e partise qe i masakroi dhe vazhdon t’i masakroje akoma. Shqiptaret nuk dine kohen-vendin-pjesmarresit dhe autorin qe formoi kete parti gjakatare).

Por gjeja me flagrante ne manipulimin arsimor te Njerezimit ishte raporti kohor midis PUNES dhe Besimit Fetar, akoma me tej, raporti midis intelektualit fetar dhe atij laik. Zbulimin e ketyre raporteve ja kam dedikuar Karl Marksit, meqenese nuk i kam gjetur kerkund tjeter, por qe ve nje dyshim te madh mbi menyren se si eshte perkthyer shqip vepra e tij. Deduksioni marksist ka shume nenkuptime, shume permasa, por dhe shume pikepyetje, te cilat nuk kane gjetur akoma pergjigje ne fushen e mendimit filozofik. Ne librin e tyre, autoret K.Marks-F.Engels, kane shkruar:

Ndarja e punës bëhet një ndarje reale vetëm nga çasti kur lind ndarja e punës materiale dhe shpirtërore” dhe Marksi ka shënuar anash: “Me këtë përputhet tipi i parë i ideologëve, priftërinjtë”-nënvizimi i Marksit (K.Marks-F.Engels, Ideologjia gjermane, f. 31).

Pikepyetjet jane te lidhura me nenkuptimet sterholluese qe dalin nga kjo pjese, por edhe per aresyen e mos gjetjes se zgjidhjes te ketij problemi nga autoret:

– Ne cilin rend shoqeror ka ndodhur ndarja me e pare e punes?

– Kur ka ndodhur akti me i pare i ndarjes se punes, a ka ekzistuar ndonje forme fetare?

– Kur flitet per ndarje te punes dhe per thelb te saj, cila forme fetare merret ne konsiderate?

– Ne cilin rend shoqeror ka ndodhur procesi ne fjale, dmth lindja e prifterinjve?

Pergjigjet e ketyre pyetjeve kerkojne paraprakisht gjetjen e aktit me te pare te lindjes se fese, format evolutive te saj dhe aresyen e lindjes se fese, te cilat ne thelb cojne ne zbulimin se: intelektuali i pare ne Historine e Njerezimit eshte Prifti (flasim per Europen).

Prej ketej rrjedhin me rradhe:

Ndarja e punes eshte realizuar per here te pare ne fund te Komunes se mirefillte Primitive ku antropomorfi dhe Njeriu ishin nje ne aspektin cilesor. Ndarja e punes eshte akti historik qe ndaj rendin komunar nga rendi fisnor, por qe ekonomistet politike i trajtojne si dy pjese te te njejtit rend shoqeror. Fakti qe brenda ketij organizimi hipotetik ndodhen dy forma fetare (Kulti i Natyres dhe Politeizmi; ne fakt i gjej shpesh here te njehsuara ne nje forme nen emrin paganizem edhe pse permbajtja e tyre eshte tmersisht e kundert ne te gjithe elementet perberes) eshte i mjaftueshem per t’i ndare ne dy rende cilesisht te ndryshem nga njeri-tjetri.

Ky proces ka qene i bashkeshoqerueshem me formen me te pare te besimit fetar, proces i cili mund te analizohet kur merren ne konsiderate racat njerezore dhe jo popujt brenda nje race. Dmth akti me i pare i ndarjes se punes e nenkupton fene te lindur ne formen me primitive te saj prej shume e shume kohesh deri ne ate pike sa duhet te pranojme qe akti qe ndan boten antropomorfe nga Bota Njerezore eshte pikerisht teresia e ideve fetare, cka i jep fund ideve mashtruese dhe manipulatore nen okelion ateizem.

Kur Marksi ka ngritur kete hipoteze ka pasur parasysh politeizmin helen (formen e dyte fetare), pasi kultet pagane nuk njiheshin ne ate kohe ne Europe duke qene te pranishme vetem ne dy pika te kontinentit europian: ne krahinen Baske te Spanjes dhe ne popullaten autoktone te Ballkanit – tek parashqiptaret, duke vazhduar akoma edhe sot tek shqiptaret, por qe nuk i ka sherbyer kerkujt tjeter vecse filozofeve sovietike per te justifikuar fantazite e tyre (kam parasysh librin e Ekaterina Andrejeva-s: Në kërkim të botës së humbur -Atlantida).

Ne qofte se do te merremi me menyren dhe shkaqet e lindjes se formave fetare, do te arrijme ne perfundimin se perputhja e rendit shoqeror me kohen e lindjes se prifterinjve nuk eshte absolute, dmth nje rregullsi ligjore. Per Europen ky proces ka ndodhur pergjate fundit te rendit fisnor dhe duket ne dy poemat e Homerit, por per dy Amerikat (inkasit, majat dhe acteket) procesi ka qene i pranishem qe ne formen me te pare te ideve fetare (Kulti i Diellit) cka ngre hipotezen qe banoret e atyre aneve (raca e kuqe) kishin nje parameter te ndryshem nga ai i banoreve te Europes (raca e bardhe) dhe ekuacioni i dinamikes se elementeve sociale nuk mund te ndertohet vetem mbi bazen e shpejtesise se zhvillimi pa marre ne konsiderate pasojen e botes se relacioneve universale qe realizohen pergjate zhvillimit historik. Dmth, nga pikepamja natyrore, shpejtesia e zhvillimit shoqeror dhe bota e relacioneve kushtezojne njera-tjetren per sa kohe qe nuk eshte arritur unifikimi i races njerezore ne Toke.

Analiza e plote e ketij procesi con ne zbulimin e shenjes dalluese te popujve brenda nje race dhe ne ate midis racave jashte karakterit racor. Kjo shenje natyrore eshte e varur nga marredheniet midis njerezve dhe ndryshon ne madhesi sipas permasave te ketyre marredhenieve. Shpejtesia e zhvillimit njerezor eshte e afte te shpjegoje menyren perse intelektuali laik eshte produkt i drejteperdrejte i institucionit fetar dhe eshte kjo pike qe lidhet me figuren e Dante Alighierit per procesin qe po analizojme. Por cfare ka ndodhur e po ndodh? Sistemet sociale klasifikohen ne permasa te shumellojshme duke ja nenshtruar koncepteve hapsinore pa e marre ne konsiderate faktorin Kohe ne asnje rast (kam parasysh leksionet e Lawrence C. Mayer, John H. Burnett, Susane Ogden, ne Politikat krahasuese, popujt dhe teorite ne ndryshimin e botes, 2001, f. 21).

Kur flitet per rol ne Histori zakonisht merret nje pike kohore referimi. Per rastin e rolit te prifterinjve katolike ne brendesi te popullates shqipfolese kjo eshte pak e veshtire te behet, pasi ka nje kapercim kohor midis rolit te dokumentuar (1199) ne Tivar dhe roleve te meparshme qe lidhen me fillesat e ndertimeve kishtare (kam parasysh gjashte (6) libra per kete teme, njeri i pabotuar dhe tjetri i sapobotuar, por qe jane ne kontrast me njeri tjetrin ne ate cka konkludojne mbi rolin e ortodoksise politike ne jeten shoqerore te shqiptareve: Vasil K. Dilo: Rol’i Qishes Ortodokse ne Ceshtjen Shqipetare (doreshkrim); Melsi Labi dhe Andrea Llukani: Historia e Krishterimit, Tirane 2015; Andrea Llukani, Krishterimi ne Shqiperi, Tirane 2012; Ardit Bido, Kisha Ortodokse Shqiptare – Nje histori politike (1878-1937), 2016 dhe librin e Zef Mirdites: Krishtenizmi nder Shqiptare, Prizren-Zagreb 1998. Po e ketij roli eshte dhe libri i Shaban Sinanit: Beratinus, Tirane 2004, ku flitet per doreshkrimet e hershme kishtare nen emertimin Kodiket) dhe qe i perkasin nje faze me te hershme (fazes se krishtere) te katolicizmit.

Akti i pare qe njihet i dokumentuar, ne ndikimin qe Kisha Katolike ka realizuar mbi popullaten shqipfolese, eshte ne fushen e organizimit familjar kur eshte percaktuar rregulli biologjik i marteses. Sipas ketyre dokumentave “Martesa brënda fisit nën shkallën e shtatë sipas akteve të konsilit të Tivarit të vitit 1199 në Shqipërinë e Veriut në popullsinë katolike duket se ka vazhduar. Ndalohet nga kisha në këtë vit. (Burima të zgjedhura II, shek X-XV), f. 61” (Dokumente të periudhës bizantine për historinë e Shqipërisë (shekulli VII-XV), f. 59, Tirane 1978).

Akti i dyte eshte ne fushen e jurisprudences ku statutet e qyteteve Drisht dhe Shkoder tregojne per shkallen e larte te civilizimit dhe menyren se si Kisha Katolike ka ndikuar ne kete fushe (kam parasysh Statutet dhe Urdheresat e Kapitullit te Kishes Katedrale te Drishtit, me perkthim te Dr. Musa Ahmetit dhe Dr. Etleva Lala, Tirane 2009; Lucia Nadin: Statutet e Shkodres, botim i dyte i Onufrit, 2010 dhe te Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar, Tirane 2003,). Dinamika e te drejte juridike, ne territorin ka sot banojne shqiptaret, ka nje vecori qe nuk eshte pa domethenie (ketu qendron baza metodike e analizave historike). Fale punes kembengulese dhe gjitheperfshirese ne fushen e albanologjise te nje kleriku (At Giussepe (Zef) Valentini, 1900-1979) ne kemi mundesi te ndjekim dinamiken historike te ideve juridike ne boten shqiptare dhe parashqiptare. Ne teresi e drejta zakonore shqiptare ka dy karakteristika thelbesore, qe sherbejne per te argumentuar vecorine me kryesore te popullates shqipfolese:

1-Kane dinamiken historike nga me e komplikuara drejt te thjeshtes: Statutet e qyteteve Kanunet e Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut Kanunet e krahinave (Lure, Diber, Lume, Bende, Laberi), gje qe bie ne kundershtim me te gjitha ligjet e Natyres, por qe, per boten Njerezore, tregon se ne kete ecuri qendron dicka e fshehur qe nuk eshte zbuluar akoma dhe nuk mund te zbulohet kurre vecse ne kete formacion te organizimit te natyres Lendore. Gje qe shpie ne zbulimin e aresyes perse ligjet e Dialektikes u zbuluan nga F.Hegeli ne Boten Njerezore dhe jo ne Natyren e thjeshte lendore.

2-Kanunet e krahinave jane pasardhese te Kanuneve te Lek Dukagjinit e Skenderbeut ne kohe dhe rrjedhin ne permbajtje prej tyre, ne perputhje me perqafimin e formes fetare, por duke i thjeshtuar te parat, kur ekuacioni historik i formimit te tyre ne nivel boteror argumenton te kunderten. Ky thjeshtim real qendron ne dy komponentet me kryesore te nje shoqerie te zhvilluar: eleminimin e institucioneve fetare dhe kalimin e formes private te prones ne prone fisnore (une nuk perjashtoj mundesine qe permbajtja e kanuneve krahinore te jete e paragjykuar ne permbajtjen e vet nga autoret qe i kane mbledhur, pasi puna per mbledhjen e tyre ka ndodhur pas 1945-ses; te pakten kanunet e Dibres, Lures, Lumes, Laberise lene per te dyshuar), duke na argumentuar qe ne popullaten shqipfolese ka ekzistuar nje fenomen i rralle i zhvillimit te Shoqerise Njerezore: mosperputhja e shkalles se zhvillimit social me nivelin e zhvillimit te elementeve sociale te imponuar nga politika. Ky fakt nuk eshte marre parasysh nga Marksi asnjehere dhe nuk eshte konsideruar as si argument elementar ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore edhe pse shumica e Njerezimit i nenshtrohet ketij procesi duke pasur nje pasoje me permasa permbysese ne mendimin filozofik e shkencor boteror.

Por kanunet shqiptare kane dhe nje vecori te trete, qe nuk ja kane thene asnjehere Popullit Shqiptar: vetem Kanuni i Lek Dukagjinit eshte luftuar ne propagande dhe praktike nga enverizmi komunist (ne nje kohe qe kishte dhe shtate Kanune te tjera: i Skenderbeut, i Malcise, i Dibres, i Lures, i Lumes, i Laberise dhe i Bendes, plus dhe variantet e Kanunit te Lek Dukagjinit ne Puke dhe Mirdite), dhe kjo vetem per nje aresye: – kishte Kishen ne kapitullin e pare te tij, gje qe sherben per te kuptuar se cfare ka ndodhur me rolin e Kishes ne jeten e Popullit Shqiptar dhe perse institucioni i Priftit u eleminua ne aspektin historik nga ana e komunizmit enverist.

Kisha Katolike Shqiptar rolin e vet thelbesor, ne favor te popullates shqipfolese, e ka realizuar kryesisht pas shekullit te XV, pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, dhe ketu fillon akti i trete historik i saj. Pas 1468 Kisha Katolike Shqiptare pesoi nje terheqje nga territoret arberore (epirote) duke u terhequr ne vendin e gjenezes institucionale (kete fakt ne menyre indirekte e gjejme ne librin e Lucia Nadin, Shqiperia e Rigjetur, Tirane 2012) deri ne fillim te shekullit te XVII. Te pakten analiza e shkollave ne gjuhen shqipe na e konfirmojne kete dukuri. Shkolla e pare shqipe ne territorin e banoreve shqipfoles, deri me sot, datohet me 1584 ne Kosoven e sotme dhe vetem pas 48 vjeteve, me 1632 kur banoret e Kosoves u spostuan ne Mirdite, u krijua rrjeti i shkollave shqipe sipas konfigurimit te sotem te popullates shqiptare (kjo eshte aresyeja thelbesore perse Kosova e sotme eshte djepi i shqiptarise). Dmth midis viteve 1584 dhe 1632 ka ndodhur spostimi i Klerit Katolik Shqiptar nga trojet e Dardanise Ilire drejt Epirit te ri dhe fillimi i epokes se re te Kishes Katolike Shqiptare, qe cfaqet me vijen e re te Teodosit ne lumin Shkumbin.

Perfaqesuesit e Kishes Katolike u kujtuan shqiptareve me 1635 se kush ishin dhe nga rridhnin ne menyre te drejteperdrejte. Dy fjaloret, latinisht-epirotisht (1635) dhe italisht-shqip (1638), tregon se kane qene Eterit e Kishes Katolike Shqiptara ata qe bene kalimin e emrit te banoreve autoktone te Ballkanit nga epirot (arber) ne shqiptare (midis viteve 1635-1638) duke argumentuar fillimisht, me ane te alfabetit latin te perdorur, se karakteri europian i tyre qendronte me se pari ne besimin fetar te imponuar nga Europa (metoda kadarejane e perdorur ne kete rast eshte nje servilizem tipik shqiptar ndaj padroneve te Kadarese) dhe pastaj ne levrimin e gjuhes me alfabet latin. Ne kete kohe fillon faza e domosdoshmerise historike te lidhje se Eterve te Kishes Katolike Shqiptare me Popullin Shqiptar dhe rruga europiane e zhvillimit te tij sipas parametrave te civilizimit europian. Hapja e nje sere shkollash, sidomos ne vatren e katolicizmit shqiptar (Mirdite), krijimi i institucionit katolik fetar me qender ne Shkoder shenon konsolidimin e qyteterimit katolik ne Shqiperi dhe fillimin e nje rruge te re te Popullit shqiptar qe fillon ne shekullin e XVII dhe vazhdon pa nderprere deri ne mesin e shekullit te XX. Pergjate ketyre 350 vjeteve Kisha Katolike Shqiptare i formoi Kombit Shqiptar themelet e civilizimit, qe vazhdojne akoma edhe sot. Vlen te permenden me radhe: studimet gjuhesore, alfabetin, letersia me te gjitha format e saj, ku ne menyre te vecante bie ne sy gjinia e teatrit (themeluar me 1879) ne shkollat e qytetit te Shkodres, piktura, arkitektura, idete astronomike, filozofia dhe, me e rendesishmja, mendimi politik. Ne kete pike qyteti i Shkodres perben nyjen lidhese te dinamikes se Kombit Shqiptar me civilizimin europian, por dhe aktin me te pare te lidhjes se tij me figuren e Dante Alighierit. Tani eshte e lehte te behet pyetja: cfare lidhje kane shkrimtaret e realizmit socialist me figuren e Dantes? Cfare duan te mbulojne, kjo kategori shkrimtaresh, me Dante Alighierin dhe kujt i intereson kjo?

Kulmi i kesaj lidhje u realizua me 1908 ne Kongresin e Manastirit kur u vendos ajo qe ekzistonte prej mbi 400 vjetesh ne popullaten verishqiptare nga ana e Klerit Katolik Shqiptar: alfabeti latin i te shkruajturit te Gjuhes Shqipe (Kongresi i drejteshkrimi te Gjuhes Shqiper me 1972 eshte nje kopje e keqe e Kongresit te Manastirit dhe u mbajt vetem per nje qellim: per te realizuar nje instrument ne shtremberimin e Historise se Kombit Shqiptar). Shekulli i XX-te shenon triumfin e intelektualit me fryme europiane mbi te gjitha rrymat e intelektualizmit historik qe kishin parakaluar ne brendesi te popullates shqipfolese dhe kjo i duhet dedikuar Eterve te Kishes Katolike Shqiptare pergjate viteve 1900-1944. Ky gjysem shekull perben esencen historike dhe me te lavdishme te Popullit Shqiptar pergjate gjithe kohes se ekzistences se vet. Ate qe ky popull duhet ta kishte kaluar, ndoshta, per nje milion vjet, ne saje te Kishes dhe anekseve te botes se relacioneve e kishte parakaluar per vetem 400 vjet (Kisha Katolike Shqiptare eshte shkaku permbledhes i te gjitha shkaqeve qe kane vepruar mbi popullaten shqipfolese). Pershpejtimi i zhvillimit social te Popullit Shqiptar nder keto kater shekuj mund te konsiderohet si argumenti kryesor i permbysjes se metodikave qe perdoren rendom ne te ashtequajturen shkence te historise, por dhe permbysjen e materializmit te shek. te XIX-te ne fushen e politikave progresive; pasi tani historia kishte ne dore faktin e percaktimit te pasojes nga ana e botes se relacioneve midis popujve me shpejtesi te ndryshme zhvillimi, ku kjo e fundit ndodhej ne te dy ekstremet e veta. Tani nuk kemi me ndryshimin e njeriut prej njeriut ne shkakun individual, por kemi ndryshimin e popujve, kombeve dhe racave ne saje te botes se relacioneve sipas ligjeve natyrore rigorozisht te percaktuara. Gjetja e lidhjes se kohes se lindjes me shpejtesine e zhvillimit shoqeror permbysi te gjithe pretendimin e racizmit duke hapur nje rruge te re ne metodikat e studimit te Historise se Njerezimit ku Feja dhe Institucionet Fetare nuk mund te liheshin pas dore per deshire te politikes.

Ekziston nje pike ku veprimtarite e institucioneve fetare u perbashkuan ne te gjithe territorin e popullates shqipfolese, pamvaresisht nga lloji i tyre, duke formuar aktin e katert te ndikimit historik mbi popullaten shqipfolese. Ishte pika qe percaktoi formen me te pare te prones dhe menyren se si evoluoi ajo nga kjo forme e pare ne te dyten dhe ne vazhdim. Ne te vertete kjo eshte gjeja me e pabesueshme ne mendimin filozofik te ekonomise politike. Ajo qe ka qene motoja e lindjes se ideve fetare (deshira per te rritur nivelin e mireqenies-kjo eshte pika qe ndan kafshen nga Njeriu), ja adresuan si shkak fillestar lindjes se prones (F. Engels, Origjina e familjes, e pronës private dhe e shtetit, Tirane 1970), dhe ketu fillon manipulimi arsimor i shqiptareve, por edhe ajo qe i eshte fshehur Njerezimit per mbi 2000 vjet.

Ajo qe nuk mund te zbulohet dot tek popujt europiane, per shkak te shpejtesise se madhe te zhvillimit social, gjendet tek parashqiptaret dhe shqiptaret. Nuk eshte prona fisnore forma me e pare e pronesise, por eshte prona e Kishes (ne popujt qe e kane njojtur skllavopronarine ne menyre autoktone ka qene institucioni politeist i prifterinjve) ajo qe behet shkak per lindjes e pronesise fisnore dhe ketu fillon rrugezhvillimin e vet prona private qe njihet dhe perdoret sot ne Bote (te pakten ne trojet ku banojne sot shqiptaret prona e kishave te krishtera fillon qe ne shekullin e VIII-te dhe Statutet e qyteteve Drisht, Berat, Korce, Shkoder tregon per ekzistencen e pronave kishtare ne keto qytete. Vetem pas shtate shekujsh kemi pranine e pronave fisnore ne Kanunet e Lek Dukagjinit dhe te Skenderbeut). Raportet kohore midis asaj qe shkruhet ne statutet e qyteteve te mesiperme dhe te atyre qe shkruhen ne kanunet mesjetare shqiptare eshte e afte te vertetoje dhe argumentoje menyren se si institucioni i Kishes ka ndikuar mbi popullaten shqipfolese me anen e qelizes sociale te pronesise.

Ndikimi i rolit te Kishes Katolike Shqiptare mbi popullaten shqipfolese me ate se cfare nuk realizuan shqiptaret pas 1945 eshte e prere me thike ne nje date te fiksuar, atehere kur pushkatuan perfaqesuesit mё me zё te Klerit Katolik Shqiptar dhe pararojen e luftetareve te ceshtjes shqiptare: Preng Calin; – pikerisht me marsin e 1945-ses.

Ndryshimi i ecurise se shqiptareve pas 1945 “cuditerisht” bie ne sy pikerisht ne ato elemente sociale ku kishte vepruar Kleri Katolik Shqiptar me teper force nder shekujt e fundit dhe, ketu vjen cudia e dyte, qe kritika e politikes komuniste pas 1991 nuk e ka konstatuar akoma (a nuk tregon ky fakt se politika pas 1991 eshte munduar te mbuloje krimet e komunizmit enverist dhe jo t’i zbardhe ato?) duke perbere ate se cfare nuk realizuan shqiptaret pas 1945 deri me 1991, por qe vazhdon akoma edhe sot ne forma me te maskuara.

Kater elemente sociale nuk i zhvilloi epoka komuniste konform ligjeve te njohura boterisht, duke i tjetersuar ato ne ekstrem dhe duke e detyruar shoqerine shqiptare te stopohej ne zhvillimin e vet social, te pakten sipas menyres europiane. Familja, Legjislacioni, Arsimimi, Prona perbejne keto kater elementet sociale me ta pazhvilluar te shoqerise se sotme shqiptare te cilat kane nje paraardhje shume me cilesore se gjendja e sotme e tyre. Nuk behet fjale per qytetet Shkoder – Korce – Gjirokaster – Durres – Elbasan – Berat, por per pjesen tjeter te popullates shqiptare ku pazhvillimi i ketyre kater elementeve nuk ka ndikimin direkt te marredhenieve ndereuropiane. Pikepamja sikur periudha enveriste i ka dhene nje suport zhvillimi Popullit Shqiptar eshte nje mashtrim koke e kembe, pasi keto kater elemente sociale, qe vegjetojne ne brendesi te jetes shoqerore te shqiptareve, me primitivizmin e tyre klasik argumentojne prapambetjen historike te shqiptareve sot ne raport me te gjithe popujt e Njerezimit dhe demin kolosal qe epoka enveriste realizoi ne emer te marksizem-leninizmit doktrinar. Mos perputhja natyrore e shpejtesise se zhvillimit social te shqiptareve me doktrinen enveriste perben shkakun e prapambetjes se shqiptareve te sotem ne raport me Europen.

Kurdohere politikanet shqiptare duhet t’i shpjegojne popullit shqiptar menyren e perputhjes se ideve juridiko-politike te aplikuara nga shteti shqiptar me shkallen e zhvillimit shoqeror qe bartin shqiptaret sot, gje qe tregon se shkaku i prapambetjes se sotme sociale i duhet dedikuar epokes enveriste ne te gjithe hapsiren e vet konform ketyre kater elementeve sociale te parapare dhe jo ndryshe.

E meqenese shqiptaret jetojne ne nje cep te Europes, eshte mire te shihet hapesira realizuese sipas pikepyetjes: Cfare ka zgjidhur institucioni fetar ne nivel boteror, ose edhe vetem ne Europe, meqenese i perket fillimisht ketij kontinenti?

Ne qofte se ne popujt e prapambetur europiane (kam parasysh ne kete rast shqiptaret) lindja e qelizave dhe strukturave sociale eshte e dokumentuar per efekt te primitivitetit te tyre duke u mbeshtetur tek alfabetet e te tjereve, tek bota heleno-romake kjo nuk ekziston, pasi shkrimi ka lindur shume me vone se ajo qe kishin realizuar prifterinjte politeiste parahelene apo etruske. Gjithsesi qe te jete puna ajo qe ka ndodhur ne ato kohera te panjohura e ka nje dritare qe lidhet me aplikimet e mevonshme te institucioneve fetare nder popuj te tjere, por dhe puna qe institucionet fetare kane bere ne vendin e gjenezes se tyre. Kjo e fundit nuk eshte marre parasysh ne asnje rast duke u zhdukur nga historia e Njerezimit. Ne kete rast postulati i Marksit mbi mospasjen histori, zhvillim, permbajtje te ideve fetare na vjen ne ndihme, pasi ne kete rast zbulojme qe forma fetare eshte ne perputhje te plote me formen e organizimit social te bartesve te saj e krijuar nga vete ajo. A nuk tregon kjo se teoria kthehet kundra vetvetes, ose nuk eshte e plote, dhe kjo mangesi e permbys ate? Te pakten letra e Engelsit drejtuar Meringut (14 Korrik 1893, Marks-EngelsLetra te zgjedhura) e justifikon kete perfundim cka tregon se shqiptaret nuk i kane lejuar ta studiojne marksizmin sipas ideve te gjithseicilit, edhe pse ai ka me shume nuanca bolshevike se sa nuanca materialiste te mirefillta.

Ne kete menyre per te kuptuar se cfare kane realizuar institucionet fetare ne historine e kohes se kaluar (flasim per Europen) mbeshtetemi ne doktrinen shoqerore te Kishes ne ballafaqim me ate se cfare ka realizuar Kisha nder shqiptare dhe parashqiptare (nuk do te marrim parasysh permbajtjen e pikepamjeve teologjike, kryesisht per paaftesi te te kuptuarit te saj dhe jo ceshtje pajtimi apo refuzimi). Kur folem per rolin e Kishes ne shoqerine parashqiptare dhe shqiptare percaktuam se ekuacioni me tipik i ndikimit te institucioneve fetare mbi kombin shqiptar pergjate shekujve XII-XX perbehej nga elementet: familja – prona – legjislacioni – arsimimi. Keto elemente ishin, njekohesisht, dhe qelizat mbi te cilat u ushtrua presioni me i madh antishqiptar nga ana e politikes se diktatorit shqiptar pas vitit 1945. Krahasimi i ketij ekuacioni me doktrinen shoqerore te Kishes ne con ne kete permbajtje shoqerore pikerisht per kohen kur nuk ishte shpikur shkrimi. Kontinumi kohor-hapsinor na e jep kete te drejte konkluzive, pasi edhe ne mijevjecarin e trete te eres se Krishtit shoqeria shqiptare e ka shpejtesine e zhvillimit social me te voglen ne Racen e Bardhe, cka do te thote se ky ekuacion kater permasor perben domosdoshmerine minimale te veprimit institucional fetar mbi shoqerine europiane, duke perjashtuar shqiptaret qe edhe kete domosdoshmeri minimale e kane te imponuar politikisht. Udheheqesit e Selise se Shenjte e kane pranuar se “Gjate historise se saj, dhe vecanerisht ne njeqind vjetet e fundit, Kisha nuk ka hequr kurre dore – sipas fjaleve te Papes Leoni XIII – se theni “fjalen qe i perket” mbi ceshtjet e jetes shoqerore” (Keshilli Papnor i Drejtesise dhe i paqes, Permbledhje e Doktrines shoqerore te Kishes, 2006, f. XIX) e per rrjedhoje ajo qe ka ndodhur me shqiptaret dhe parashqiptaret nen udheheqjen e Kishes eshte e afte te na jape regresin historik analitik te asaj qe nuk njihet e shkruar ne nivel europian.

Duhet vene ne dukje nje fakt pak diskretitues per te sotmen pa emra konkret. Ne nje liber filozofie, me autor William Raeper dhe Linda Smith, Tirane 1999, pranohet se “Filozofia dhe Besimi jane te vjetra po aq se edhe vete historia. Idete qe jane farketuar ne shekujt e shkuar ende edhe sot percaktojne menyren si jetojme e cfare mendojme per veten..”. Ja tregova kete fakt pretendues lexuesit shqiptar per te evidentuar se Filozofia dhe Besimi jane infinit here me te vjeter se Historia dhe jane keto dy veprimtari subjektive qe e kane shkruar dhe percaktuar vete Historine. Ne kete pike fshihet roli real i Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit dhe ajo qe Politika e ka fshehur te pakten prej 2600 vjetesh, por qe tek shqiptaret ekziston mirefilli deri ne vitin 1945.

Por duhet parathene qe ne kete pike ka nje problem te lidhur me mosperputhjen e veprimeve te kaluara historike me te sotmen fetare dhe ketu qendron “misteri”i papranushmerise historike te asaj qe ka ndodhur dikur. Eshte vete Kisha qe e pranon “se Kisha, me doktrinen e vet shoqerore nuk hyn ne ceshtje teknike dhe nuk themelon apo propozon sisteme ose modele organizimi shoqeror” (po aty, f. 39), duke mos e pranuar per asnje cast te vetem se paraardhesja e vet historike e drejteperdrejte eshte themeluesja e familjes monogame europiane, dmth edhe shqiptare, e prones fisnore, e te drejtes zakonore te pashkruar dhe e arsimimit te europiane, dmth edhe e shqiptareve. Te gjitha keto jane te shkruar germe per germe ne Doktrinen shoqerore te Kishes si detyra dhe te drejta te kesaj Kishe. “Me detyren e vet shoqerore Kisha “ka per qellim te ndihmoje njeriun ne rrugen e shpetimit”: 94 behet fjale per qellimin e saj paresor e te vetem. Nuk ka qellime te tjera per te zevendesuar apo per te pushtuar detyrat e te tjereve, duke lene pas dore te vetat, apo per te arritur objektiva jashte misionit te saj. Ky mision paraqet te drejten dhe njekohesisht detyren e Kishes per te perpunuar nje doktrine te veten shoqerore dhe per te ndikuar me te ne shoqeri dhe ne strukturen e saj, nepermjet pergjegjesive dhe detyrave qe nxit kjo doktrine (po aty f. 39). Jam i detyruar te ballafaqoj Historine me keto detyra per t’i bere te qarte shqiptareve se dikur kjo Kishe ka menduar dhe vepruar vetem per ta, per te miren e tyre universale ne te gjithe permasat qe bart civilizimi europian, ne kundershtim me ate cka kane menduar shumica e shqiptareve, te pakten deri ne fund te shekullit te XIX.

Akti me i pare dhe i rendesishem i rolit te Kishes nder popujt europiane, dmth edhe i shqiptareve, eshte i lidhur me Familjen. Kam marre ne konsiderate deduksionet laike dhe jo ato teologjike, bile jam munduar qe ato teologjike t’i parakaloj, duke i zevendesuar me pika.

Ne teorine marksiste, gjithmone sipas asaj qe na kane transmetuar neper shkolla, problemi i Familjes eshte i kopsitur sipas ligjeve qe imponon organizimi shoqeror duke i lidhur rendet shoqerore me forma rigorozisht te caktuara te Familjes. Nga pikepamja teorike kjo qendron per sa kohe qe ne e analizojme shoqerine njerezore sipas ekuacioneve klasike qe imponon Natyra, pergjate zhvillimit te Shoqerise Njerezore, ne procesin e ketij zhvillimi. Ne momentin qe zbulojme bashkejetesen e dy rendeve shoqerore, njeri autokton e tjetri i imponuar politikisht, ne nje popullate te dhene, procedura teorike behet e pavlefshme dhe sasia e ekuacioneve qe cojne ne formimin dhe konsolidimin e formes se Familjes behet jashtezakonisht e madhe me koeficiente papercaktueshmerie jashtezakonisht te komplikuar, pasi kemi te bejme me ndikimin dhe ndryshimin direkt te Njeriut prej Njeriut ne menyre kolektive. Ky rast nuk eshte marre parasysh asnjehere nga autoret e marksizmit e per rrjedhoje cdo gje qe ka ndodhur ne Shqiperi ne fushen e teorise se Familjes, pergjate periudhes 1945-2016, eshte krejtesisht e pavlefshme dhe fallso.

Gjeja e pare qe duhej percaktuar ne kete drejtim, eshte raporti i ekzistences se Familjes me ZOTIN, Natyren, apo me Shoqerine Njerezore. Kjo pikepyetje ne edukimin arsimor te shqiptareve nuk ka marre pergjigje ndonjehere (ne fakt ne shoqerine shqiptare te epokes se diktatures ky problem ka qene i lidhur me Partine dhe emertimi i familjes shqiptare u be familje socialiste (psh tek Zana Alia, Familja socialiste dhe struktura e saj, 1988) cka nenkupton lidhjen e politikes se diktatures me formen e familjes pa marre parasysh ne asnje rast lidhjen e filozofise marksiste me kete proces, dmth papajtueshmerine e formes se familjes me fazen e organizimit social, -sipas teorise marksiste).

Por Institucionet Fetare Monoteiste (Krishterimi) i paten dhene rendesi te vecante ketij problemi duke e percaktuar tipikisht raportin varesor te formes se Familjes nga subjekti qe e komandonte. Ne kete menyre u pranua se Familja eshte forma Natyrore e organizmit te Shoqerise Njerezore (Keshilli Papnor i Drejtesise dhe i paqes, Permbledhje e Doktrines shoqerore te Kishes, 2006, f. 129) duke nenkuptuar qe Natyra kishte vepruar ne te njejten menyre edhe ne format e tjera te organizmit te jetes ne Toke. Kjo gje te con ne perfundimin se qeliza Familje nuk eshte objekt apo subjekt qe sherben per te argumentuar ndarjen e Botes Njerezore nga Bota e Kafsheve. Ne vazhdim “Rendesia dhe qendresa e familjes, ne lidhje me personin dhe me shoqerine, theksohet….ne Doktrine: “Nuk eshte mire qe njeriu te jete vetem”. Qysh prej teksteve qe tregojne krijimin e njeriut… del se si…cifti perben “formen e pare te bashkesise se personave”…Ne te njejten kohe, te dy jane te angazhuar ne detyren per te lindur femije, qe i ben bashkepunetore te Krijuesit: “Shtohuni e shumohuni e mbusheni token”…Familja pervijohet ne planin e Krijuesit, si “vendi paresor i “njerezorizimit” te personit dhe te shoqerise” dhe “djepi i jetes dhe i dashurise” (po aty). Sipas Doktrines se Kishes, Familja ka rendesi per personin (f. 130) dhe per shoqerine (f. 131), kurse martesa themeli i Familjes (f. 132-134). “Asnje pushtet nuk mund te shlyeje te drejten natyrore per martese se as t’i modifikoje karakteristikat e qellimet e saj. Ne te vertete, martesa eshte e pajisur me karakteristika te veta zanafillore dhe te perhershme. Pamvaresisht prej ndryshimeve te shumta te bera gjate shekujve ne kulturat e ndryshme, ne strukturat shoqerore dhe prirjet shpirterore, ne te gjithe kulturat ekziston njefare ndjenje e dinjitetit te bashkimit martesor, megjithese nuk shfaqet kudo ne te njejten qartesi. Ky dinjitet duhet respektuar ne karakteristikat e tij specifike, te cilat kerkojne qe ai te mbrohet perballe cdo perpjekje per ta hedhur poshte. Shoqeria nuk mund te vendose cfare te doje per lidhjen martesore, me te cilen dy bashkeshortet i premtojne njero-tjetrit besnikerine, ndihmesen dhe pranimin e bijve, por eshte e pergatitur qe te disiplinoje efektet civile te saj” (f. 133). Ne vazhdim kjo Doktrine pranon se Familja eshte protagoniste e jetes shoqerore (f. 153), por nuk e thote se ne kohen qe eshte themeluar kjo Kishe popujt barbare europiane e kishin formen e familjes ne faze shume primitive dhe, bashke me mohimin e shume perendive dhe perqafimin e fese monoteiste te Krishtere, ata popuj organizuan familjen monogame sipas shembelltyres se sotme, proces te cilin e mori persiper Kisha e Krishtere me doktrinen e saj. Por prej ketej arrihet ne nje perfundim te ri per shkencat sociale: forma e familjes tenton gjithmone drejt perputhjes me formen fetare, cka do te thote se Institucioni Fetar i Krishtere mori persiper konsolidimin e formes te familjes ne Racen e Bardhe. A nuk tregon ky rast se e gjithe jeta sociale te Globin Tokesor kushtezohet nga bashkeveprimi i Ideve dhe Institucioneve Fetare me idete dhe institucionet politike jo per nevoje te te parave, por per domosdoshmeri te te dytave, cka nenkupton qe vete politika eshte produkt i Institucioneve Fetare.

Atehere, mbi te gjitha keto deduksione, arrihet ne perfundimin se Institucioni i Kishes eshte ai qe ka konsoliduar familjen monogame nder popujt europiane, e per rrjedhoje edhe ne Shqiperi. Ky proces duhet te kete qene i nje rendesie te vecante ne Racen e Bardhe, perderisa ne Racen Malavjane, ne kohen e Perandorise Otomane, forma e organizimit te familjes ndryshonte kryekeput nga forma mbizoteruese europiane. A ka qene kjo nje rastesi, apo thelbi i Fese se Krishtere ne fushen e organizimit familjar, do te dukej shume me vone kur popujt e Races Malavjane do te kerkonin bashkimin me Fene Katolike (se bashku ne degezimet e saj historike) dhe bashkejetesen me popujt e Races se Bardhe.

Elementi i dyte i rendesishem per kete problem, pa dyshim, qe eshte prona. Ne Doktrinen Katolike te Kishes ky problem eshte nje kapitull me vete nen titullin: Njeriu, varferi dhe pasuri (f.195-225). Sipas kesaj Doktrinete mirat ekonomike dhe pasuria nuk denohen per ate qe jane ne vetvete, por per perdorimin e tyre te keq” (f. 195). Ne kete drejtim ka nje problem te pazgjidhur sipas pyetjes: si lind varferia? Akoma me tej, ne letersine e librave qe ne Bibel paraqesin urtine e popullit hebre, varferia pershkruhet si nje rrjedhoje negative e pertacise dhe e mungeses se zellit per pune, por edhe si nje fakt natyror (po aty). Te gjitha keto behen te pavlefshme per sa kohe qe ne e kemi analizuar Shoqerine Njerezore duke u nisur nga e sotmja, ne drejtim invers deri ne kohen mbi te cilat ben fjale Bibla. Kjo do te thote se Bibla nuk i jep pergjigje aresyes perse lind varferia dhe perse lind pasuria. Ne vazhdim problemi eshte i analizuar ne menyre teologjike dhe une nuk marr persiper ta zberthej nga faza e faktit te ekzistences se varferise dhe pasurise, por ne aresyen perse dhe kush e krijoi varferine dhe pasurine nder popujt europiane.

Elementi eshte pak delikat dhe marksizmi (me qene se shqiptaret njohin vetem kete filozofi) e hiperbolizoi te lidhur vetem me pronen private pa vene ne dukje ne asnje rast aresyen se si lindi kjo prone. I vetmi liber marksist qe kishte tentuar per ta zgjidhur kete problem ishte vepra e F. Engelsit: Origjina e Familjes, Shtetit dhe Prones Private, qe e pa problemin te izoluar nga bashkeveprimi me idete fetare dhe pa mundur dot te percaktoje aresyen dhe shkakun e lindjes se ketyre te fundit. Kjo solli deformimin e shkakut te lindjes se prones private ne aktet me te para te saj e per rrjedhoje e transformoi formen praktike te lindjes se saj. E keqja e kesaj pune qendronte ne faktorin kohelindje, pasi format e para te prones kishin lindur perpara shkrimit. Ajo qe per Europen ishte huazuar qe nga koha e shoqerise helene dhe Perandorise Romake, per shoqerine parashqiptare dhe shqiptare nuk paraqiste interes thelbesor. Por roli i Kishes, ne kete drejtim, ndjehet shume evident dhe politika e diktatorit nuk e zbardhi asnjehere te verteten e praktikes se lindjes se Prones ne territorin e banuar nga shqipfolesit.

Problemi eshte shume i vjeter dhe eshte i lidhur me aktet e institucioneve fetare politeiste, te cilat e kishin pranuar dhe perjetuar pronen private ne thelbin e saj fisnor (ne pamje te pare duket sikur prona fisnore dhe prona private kane lidhje te pandashme, por analiza historike e prones fisnore tregon se nuk eshte prona fisnore qe shkon tek prona private, por eshte kjo e fundit qe shkon tek e para duke e infektuar ate drejt privatizmit sipas kalimit fshat-qytet. Keshtu qe Institucioni i Krishtere e kishte pasur te gatshme kur filloi perhapjen e vet. Ne territorin e banuar nga shqipfolesit prona e Kishes, ne fshat, ka bashkejetuar me pronen fisnore, duke qene krijuesja e kesaj te fundit, dhe kjo ka perbere formen maksimale te zhvillimit te prones, nder ato ane. Ne kete drejtim Kisha Katolike nuk e ka kapercyer dinamiken historike dhe i eshte nenshtruar ligjeve kanunore vendase, por gjithsesi pronen e vet e ka pasur te legjitimuar ne te gjithe format kanunore ekzistuese.

Nder popujt barbare te Europes ky problem ka ardhur, si zhvillim historik, ne perputhje me perhapjen e Krishterimit institucional, por politika e ka nenshtruar Institucionin e Kishes dhe Prona private krijoi polarizimin te pasur-te varfer. Ne kete drejtim problemi mund te saktesohet dicka me shume po te shihet ne funksion te vendbanimeve fshat-qytet jo ne funksion te kohes se sotme, por atehere kur filloi lindja e qyteteve dhe polarizimi nuk ekzistonte. Ne parim jeta ne fshat nuk krijon te pasur dhe te varfer, por kur kalohet nga jeta ne fshat ne ate te qytetit problemi veshtiresohet dhe kjo nuk ka te beje as me pertacerine dhe mungesen e zellit per pune dhe as me faktin si i pranuar. Varferia krijohet kudo ku nuk perputhet shkalla e zhvillimit social me mjetet e prodhimit; edhe vete krimi e ka burimin tek kjo mosperputhje. Me pak fjale njeriu nuk lind i varfer, por behet i tille; ashtu sic nuk lind i pasur, por behet i tille, ashti sic nuk lind kriminel po behet i tille. Ne realitet nuk jane zbuluar akoma shkaqet natyrore te zanafilles ligjore te ketyre veprimtarive. Procesi i trashegimise eshte shume me i mevonshem dhe lidhet me ndikimin e politikes mbi jeten shoqerore. Ky eshte rasti ekstrem i ndikimit te njeriut mbi njeriun dhe Feja, bashke me Institucionet Fetare, nuk e kane objekt te saj; per te qene te sakte Institucionet Fetare e kane pesuar historikisht prej ketij rasti (Franca – 1793, per kete shih “Libri i zi i Revolucionit Francez”, 2012; Rusia – 1917, per kete shih grup autoresh: “Libri i zi i Komunizmit, 1997; Shqiperia dhe te gjitha vendet e ashtequjtura te demokracive popullore – 1945, per kete shih Pjeter Pepa: Tragjedia dhe lavdia e Klerit Katolik Shqiptar, vell. I , II, 2007).

Por Doktrina e Kishes e ben nje percaktim filozofik ne perputhje me moralin e Njerezimit per kete problem, qe nuk ka lidhje me shpjegimin teologjik:

“Objekti i ekonomise eshte formimi i pasurise dhe shtimi i vazhdueshem i saj, ne terma jo vetem sasiore, por edhe cilesore: e gjithe kjo eshte moralisht e rregullt nese finalizohet me zhvillimin global dhe solidar te njeriut dhe te shoqerise ne te cilen ai jeton dhe vepron. Zhvillimi ne fakt, nuk mund te kthehet thjeshte ne nje grumbullim te te mirave materiale dhe te sherbimeve. Eshte e kunderta, grumbullimi i paster, edhe atehere kur eshte per te miren e perbashket nuk eshte nje kusht i mjaftueshem per te realizuar lumturine e vertete njerezore. Ne kete kuptim, Magjisteri shoqeror na paralajmeron nga kurthi qe nje zhvillim vetem sasior fsheh, pasi “mundesia e tepert per t’i pasur dhe per t’i perdorur te gjitha te mirat materiale ne dobi te disa grup-moshave shoqerore i ben me lehtesi njerezit skllever te “zoterimit” dhe te kenaqjes se menjehershme… Eshte i ashtequajturi qyteterim i “konsumit”, apo konsumizmi…”.700 (po aty, f. 201-202, nenvizimi i imi, GH).

Kjo analize na con ne nje perfundim te ri per problemet ekonomike: Prona e Kishes dhe prona fisnore nuk kane lidhje te drejteperdrejte me Pronen Private dhe kushtezimi i tyre teorik tregon se problemi eshte i lidhur me procese tjetersuese ne menyre artificiale duke shkaktuar drama te panevojsme ne historine e Njerezimit, cka hedh drite mbi pamundesine e lidhjes se Prones Private me institucionet fetare ne menyre te domosdoshme (midis prones fisnore dhe prones private ka nje dallim thelbesor te lidhur me raportin e individit me grupin dhe e grupit me shtetin. Institucionet fetare deri ketu e kane luajtur rolin e vet ne histori, pasi me vone fatin e zhvillimit e mori ne dore politika duke bere ndarjen e shtetit nga Feja).

Deri ketu Institucioni i Kishes mund te krenohet per zhvillimin qe i dhane popujve europiane duke i bashkerenduar ne zhvillimin e tyre sipas modelit heleno-romak, veprim i cili ne popullaten shqipfolese ndjehet deri ne kohet e vona. Kane qene Kishat e Krishtera ato qe permblodhen rreth vetes banoret autoktone kur ata krijuan qytetet e reja (p.sh. jeta qytetare ne Korce fillon per here te pare qe ne shek. e X-te me ndertimin e Manastirit te Korces). Por ne parim Kisha e Krishtere e ka gjetur pronen private te lindur, kur paraardhesja e saj, Kisha Politeiste, eshte krijuesja e prones fisnore. Kjo gje manifestohet nder popujt e prapambetur, te cilet kaluan nga faza pagane direkt ne monoteizem pa kaluar neper fazen politeste te ideve fetare (shqiptaret) dhe rolin e katalizatorit te krijimit te prones fisnore e luajti Kisha e Krishtere. Megjitheate nuk mund te pranohet ekzistenca e qyteteve parashqiptare pa Kishen Krishtere, qe per koherat e hershme nenkupton kultet paleokristiane si ne Lezhe – shek VI. (G.Hoxha, L. Perzhita, F. Cavallini, Monumentet historike te Kultit te Krishtere ne Dioqezen e Lezhes, 2007, f. 20), Katadralet dhe Bazilikat si ne Bylis – shek. V (Neritan Ceka, Archaeological Treasures from Albania, vol. II, pa vit botimi, f. 54-55).

Ajo qe lidh familjen-pronen-shoqerine eshte ligji, ku edhe ketu roli i Institucioneve Fetare eshte dominant jo vetem ne ate cka ka formuluar prifti, por ne udheheqjen historike qe Kanuni i ka bere popujve ne fazat kalimtare drejt civilizimit te sotem. Zakonisht me problemet legjislative merret politika, por ka nje faze historike qe problemi juridik ka udhehequr popullaten jashte politikes, si nje paralele sipas menyres se jeteses fshat-qytet, proces te cilin e ka udhehequr Kisha (te pakten ne Shqiperi ka ndodhur keshtu). Nuk e kam fjalen per autoritetin politik qe u takon te gjithe popujve europiane, por per nje faze me te hershme, kur ekzistonte autoriteti kanunor, – pararendesi i autoritetit politik, mbi te cilin eshte mbeshtetur zhvillimi i shoqerise shqiptare dhe parashqiptare, por edhe i popujve europiane te kahershem. Ne kete drejtim Kisha e Krishtere e ke gjetur bazen historike te Ligjit te gatshme shume perpara se te formohej shteti, dmth autoriteti. Doktrina Shoqerore e Kishes pranon se “autoriteti nuk mund te kuptohet si nje force e percaktuar nga kritere qe kane karakter vetem sociologjik dhe historik: “Ne disa… konceptime, per fat te keq, nuk njihet ekzistenca e rendit moral: rend transhendent (pertej kufijve te pervojes, GH), universal, absolut, i barabarte dhe i vlefshem per te gjithe. Keshtu nuk jepet mundesia per t’u takuar dhe per t’u kuptuar plotesisht dhe sigurisht ne driten e nje ligji drejtesie te njejte, te pranuar dhe te ndjekur nga te gjithe” 806Pikerisht prej ketij rendi autoriteti merr forcen per te detyruar808 dhe ligjshmerine e vet e vet morale809, jo nga arbitrariteti apo nga vullneti i fuqise810, dhe duhet ta ktheje kete rend ne veprime konkrete per te arritur te miren e perbashket811 (po aty, f. 238). Nga ana tjeter eshte po kjo Doktrine qe pranon se: “Autoriteti duhet te shpalle ligje te drejta, domethene ne perputhje me dinjitetin e personit njerezor dhe te diktimeve te aresyes se drejta: ”Ligji njerezor eshte i tille meqe eshte sipas aresyes se drejte dhe pra, rrjedh nga ligji i perjetshem. Kur nje ligj eshte ne kontrast me aresyen, emertohet si ligj i padrejte, ne kete rast resht se ekzistuari si ligj dhe behet nje akt dhune816” (po aty, f. 238-239). Prej ketej e kane marre juristet postulatin: Shteti nuk krijon te drejten, Shteti krijon ligje, e Shteti e ligjet qendrojne nen te drejten, – sipas Erich Kaufman-1927 (marre nga Eugjen Pepa, Mendimi juridik i shqiptareve nder shekuj, 2015, f. 3).

Mbi kete baze analitike arrihet ne perfundimin qe eshte institucioni i Kishes politeiste qe coi ne formimin e legjislacionit shteteror skllavopronar dhe ishte po ky institucion, por tashme i Kishes Katolike, qe coi ne themelimin e te drejtes zakonore te pashkruar nder popujt e prapambetur ne raport me popujt e zhvilluar te Europes. Neper qytetet mesjetare, ku sot gjendet Shqiperia, kane ekzistuar statutet e qyteteve Tivar (1369), Ulqin (1379), Durres (1392), Shkoder (shek. XIV-XV) dhe Drisht (1397) – sipas Lucia Nadin, Statutet e Shkodres, 2010, f. 54, 374-377. Dhe pas tyre ne vendin ku banojne shqipfolesit lulezuan Kanunet e Lek DuKagjinit (mbledhe e kodifikuar nga At Shtjefen Gjecovi, OFM, Botimet Franceskane Shkoder, 2010) dhe Kanuni i Skanderbegut (mbledhe e kodifikuar nga Dom Frano Illia, Milano 1993).

Ne zhvillimet e sotme demokratike perseri eshte Kisha qe “vlereson sistemin e demokracise, meqe ai siguron pjesmarrjen e shtetasve ne zgjedhjet politike dhe u garanton te qeverisurve mundesine si per te zgjedhur dhe per te kontrolluar qeveritaret e vet, ashtu edhe per t’i nderruar ne menyre paqesore, aty ku eshte e mundur. Ajo, per kete, nuk mund te favorizoje formimin e grupeve te ngushta drejtuesish, te cilet per interesa te posacme apo per qellime ideologjike ushtrojne me pa te drejte pushtetin e Shtetit. Nje demokraci autentike eshte e mundur vetem ne nje Shtet te se drejtes dhe mbi bazen e nje konceptimi te drejte te personit njerezor” (po aty, f. 243-244).

Por Doktrina e Kishes ben vleresimin e vlerave te shoqerise civile dhe ka percaktuar paritetin e kesaj shoqerie kundrejt bashkesise politike. Ne funksion te ketij vleresimi ajo thote se: “Bashkesia politike eshte krijuar per te qene ne sherbim te shoqerise civile, prej se ciles ajo rrjedh. Ne dallimin mes bashkesise politike dhe shoqerise civile Kisha ka ndihmuar sidomos me vizionin e vet per njeriun, te kuptuar si qenie autonome, marredhenore, te hapur ndaj Transhendentes, te kundershtuar si nga ideologjite politike individuale, ashtu dhe nga ato totalitare, qe priren te thithin shoqerine civile ne sferen e Shtetit. Angazhimi i Kishes ne dobi te plurarizmit shoqeror ka per qellim qe te ndjeke nje realizem me te pershtatshem te se mires se perbashket dhe te vete demokracise, sipas parimeve te solidaritetit, te subsidiaritetit dhe te dsrejtesise” (po aty, f. 249). Ndersa ne funksion te paritetit te shoqerise civile kundrejt bashkesise politike Doktrina e Kishes shkruan: “Bashkesia politike dhe shoqeria civile, edhe pse te lidhura dhe te ndervarura ne menyre te ndersjellte, nuk jane te barabarta ne hierarkine e qellimeve. Bashkesia politike eshte thelbesisht ne sherbim te shoqerise civile dhe, ne nje analize te fundit, te personave dhe te grupeve qe e perbejne ate854. Shoqeria civile, pra, nuk mund te konsiderohet nje shtojce apo nje variabel i bashkesise politike: madje, ajo ka epersine, pasi ne vete shoqerine civile gjen justifikim ekzistenca e bashkesise politike” (po aty, f. 250).

A nuk kemi ne te drejte te themi se i gjithe sistemi civilizues i Races se Bardhe ne Europe eshte vepra rrenjesore e Institucioneve Fetare Katolike ne vazhden historike te kohes, te pakten ne keto 500 vitet e fundit? A mund te gjenden subjekte ne Bote qe te kene pasur rol me gjurmelenes ne Histori se sa Institucionet Fetare? Kjo e kerkon nje pergjigje sa me te plote dhe ajo e merr ne fushen e arsimimit historik; te pakten ne boten shqipfolese kjo eshte gjeja me e dukshme dhe tipike ne historine e shqiptareve, pasi Europa kete proces e ka ne kapecyell te permbajtjes se intelektualit me baze fetare ne intelektual laik duke e harruar thelbin e asaj qe ka ndodhur ne epoken danteske, te cilen bashkesia politike e ka shtremberuar me qellim. Por e keqja qendron edhe me tej: eshte harruar roli i institucioneve fetare politeiste ne kete drejtim, atehere kur themelohej shkrimi dhe hapeshin shkollat filozofike, paraardheset e arsimimit monoteist. Problemi nuk trajtohet si nje vijueshmeri historike me domethenie ne aktet e lindjes se civilizimit, por u trajtua i shkeputur dhe gjitheshka e filluar me lindjen e Jezu Krishtit, duke harruar qe mekatet kishin filluar perpara kesaj lindjeje.

Problemi i perdorimit te arsimit ne jetes sociale te Njerezimit eshte nje tregues per te zbuluar cilesine e kesaj jete dhe, cuditerisht, kjo ekziston ne Europe e lidhur me raportin e Kishes dhe bashkesise politike me kete arsim. Te gjithe popujt e Botes krenohet me arsimin e tyre, por ka nje arsim historik qe eshte i lidhur me procesin e civilizimit te Races Njerezore ne Toke dhe percaktuesi i te sotmes politike. Po te shohim procesin e vendosjes se raportit te arsimit me prodhuesin dhe komanduesin e vet dallojme qe ne shoqerine europiane, brenda nje forme fetare, por ne formacione politike te ndryshme, ky raport nuk eshte i barabarte. Kjo pabarazi e ka zanafillen shume heret, qe ne kohen e Konstandinit te Madh (270-337), atehere kur Perandoria Romake ndahej ne dy pjese (330): ne Perandorine Romake te Lindjes (330-1453) dhe ne Perandorine Romake te Perendimit (330-475). Ai qe i perbashkon te dy keto perandori eshte perandori i fundit Kostandini i Madh; pra ne nisje gjitheshka ka qene e barabarte. Ne vazhdim ndodhi ndryshimi dhe kjo duhet konsideruar thelbesore ne Historine e Europes, cka percakton pafajsine e popullates dhe fajesine e politikes per kete ndryshim.

Pas 6 shekujsh kemi kete informacion pa asnje paragjykim: “Shekulli X, duke bere realitet sjelljen ne kohe te se shkuares, nguliti, njekohesisht, edhe pozitat dhe funksionin e kesaj te shkuare ne arsimin e Bizantit. Eshte epoka e enciklopedizmit, qe lidhet me emrin e perandorit Kostandin te VII-te Porfirogjenit (913-959)11, si frymezues dhe shprehes kryesor te humanizmit te hershem ne bizant (keshtu eshte ne tekst, GH), si dhe referuesit te enciklopedizmit12. Gjate kesaj periudhe u perqendruan njohuri enciklopedike qe shtriheshin ne shume sektore, sic ishte strategjia ushtarake (….), mjekesia (….), veterinaria (….), leksikografia (….) dhe agjiologjia (….)” (KaterUngjilleshi i Korces, Kodiku i Korces nr 93, Athine 2012, f. 17, ne kllapa me pika eshte greqisht emertimi i profesionit, GH).

I vetmi perfundim qe arrihet, ne kete rast, eshte varesia e aresimit nga politika perandorake bizantine; dmth raporti arsim/politike eshte ne favor te politikes.

Krejt ndryshe ndodhte ne Perendim. “Ne shekujt XIII dhe XIV (pra epoka danteske, GH), Papa, sovranet dhe qendrat rivalizonin se kush do te krijonte universitete te reja dhe do t’u jepte atyre ndertesa, donacione dhe privilegje. Kjo, sigurisht, nuk ishte pa lidhje me nevojen ne rritje qe ndjenin qytetet dhe qendrat e lira per te formuar funksionare te rinj….Ne fillim, kisha ushtronte nje ndikim shume te madh mbi jeten universitare. Profesoret dhe pjesa me e madhe e studenteve jetonin se bashku ne ndertesat e universitetit, sic eshte ende ne ditet tona ne universitetet angleze” (Karl Grimberg, Historia boterore dhe qyteterimi, 4, 2004, f. 274-275). A nuk tregon ky fakt se raporti nuk qendron me midis arsimit dhe politikes, por midis Kishes dhe Politikes e per rrjedhoje kemi raportin arsim/Kishe ne favor te Kishes. Ne funksion te kohes se sotme, Doktrina shoqerore e Kishes na tregon se “Ne fund te Teteqindes, Magjisteri i Kishes i trajtoi ne menyre organike ceshtjet e renda shoqerore te kesaj epoke, duke vendosur “nje paradigme te perhershme per Kishen. Kjo e fundit, ne fakt, ka per te thene fjalen e vet perpara disa situatave te caktuara nderkombetare, per te cilat formulon nje doktrine te vertete, nje corpus, qi i mundeson te analizoje realitetet shoqerore, te shprehet per to dhe te tregoje orientime per zgjidhjen e drejte te problemeve qe rrjedhin prej ketyre situatave”.1107 Nderhyrja e Papa Leonit XIII (1878-1903, GH) mbi realitetin shoqerore-politik te kohes se vet me encikliken “Rerum novarum” «i dha Kishes gati “nje statut qytetarie” per realitetet e ndryshme te jetes publike dhe kjo do te rrenjosej edhe me shume ne vijim».1108(Keshilli Papnor i Drejtesise dhe i paqes, Permbledhje e Doktrines shoqerore te Kishes, 2006, f. 317).

A nuk jane keto dy analiza te afta te tregojne se ndryshimi midis Perendimit dhe Lindjes ne Europe, ne funksion te arsimit, qendron pikerisht tek roli i Kishes Katolike ne kete fushe? A nuk eshte arsimimi treguesi i shkakut ne disnivelin Lindje-Perendim per Europen midis mijevjecarit te pare dhe te trete? Rasti shqiptar tregon se ndryshimi i te gjithe intelektualeve shqiptare te para 1945 me ata te pas 1945 qendron pikerisht ne arsimimin e shqiptareve ne fazen e shkollave te mesme. Te pakten ne Shkoder, shkollat e Jezuiteve dhe Franceskaneve tregojne se shkaktaret e supremacise intelektuale te para 1945-ses kundrejt atyre te pas 1945-ses qendron ne ndikimin e Doktrines se Kishes Katolike ne fushen e arsimimit te shqiptareve. Libri i Zenepe Dibres: Fjalor enciklopedik i hapesires shkodrane, I, II, Lezhe 2015-2016, e tregon fare hapur se te gjithe intelektualet shqiptare te para 1945-ses, pa dallim feje e krahine, ishin arsimuar ne shkollat qe kishin hapur Institucionet i Kishes Katolike Shqiptare nder vite.

Problemi me i rendesishem historik, qe lidhet tipikisht me problemin tone dhe Dante Alighierin, eshte laicizmi; dmth cfare perfaqeson laicizmi dhe si e suporton Kisha boten laike ne veprimtarine e vet, si e trajton Kisha boten laike ne funksion te Njerezimit (problemi i lindjes historike te praktikes laiciste ka mbetur akoma i erret si persa i perket autoresise ashtu dhe sherbeses duke u paraqitur i kundert me institucionet fetare edhe pse veprimtarite me te medha te Njerezimit kane natyre fetare). Kjo nuk me pengon qe ta trajtoj problemin sot sipas Doktrines shoqerore te Kishes per te pare perputhjen me pretendimin tim per ate qe ka ndodhur 700 vjet me pare.

“Doktrina shoqerore e Kishes duhet te hyje, si pjese integruese, ne ecjen formative te besimtarit laik. Pervoja tregon se puna e formimit eshte e mundur, normalisht, brenda agregimeve laikale kishtare, qe i pergjigjen kritereve te qarta te kishtarshmerise:1148 “Edhe grupet, shoqatat dhe levizjet kane nje vend te tyre ne formimin e besimtareve laike: kane, ne fakt, mundesine, seicili me metodat e veta, qe te ofrojne nje formim thellesisht te futur ne vete pervojen e jetes apostolike, ashti sic kane edhe mundesine per te integruar konkretisht dhe te specifikojne formimin qe anetaret e tyre marrin nga persona dhe bashkesi te tjera”.1149 Doktrina shoqerore e Kishes mbeshtet dhe ndricon rolin e shoqatave, te levizjeve dhe te grupeve laikale te angazhuara per te gjalleruar ne menyre te krishtere sektoret e ndryshem te rendit tokesor:1150 “Bashkesia kishtare, tashme e pranishme dhe vepruese ne veprimin e personave te vecante, gjen nje shprehje specifike te veten ne te vepruarit e organizuar te besimtareve laike, apo ne veprimin solidar qe ata bejne me pjesmarrjen ne menyre te pergjegjshme ne jeten dhe ne misionin e Kishes”.1151(Keshilli Papnor i Drejtesise dhe i paqes, Permbledhje e Doktrines shoqerore te Kishes, 2006, f. 330-331).

Keshtu shkruhet dhe pranohet sot duke e lene ne heshtje gjenezen e problemit, cka con ne nje shterpezim total te te gjithe problemeve shoqerore te lidhura ne menyre jo te ndersjellte me idete e institucioneve fetare pergjate, te pakten, shtate shekujsh. I gjithe termeti rrenjesor qe ka ndodhur ne mendimin shkencor boteror ne fushat sociale prej me shume se 2000 vjet pergjithesisht dhe 700 vjet vecanerisht ka pasur si objekt te vetin fshehjen e rolit te Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit dhe rolin e Kishes Katolike ne Historine e popujve Europiane. Qe ky ka qene nje problem thjeshte politik per te fshehur gjenezen e saj as nuk duhet te diskutohet, por qe ky problem te kete pasur vetem problemin e ekzistences praktike dhe ruajtjen e vlerave historike te se kaluares eshte pak e veshtire te pranohet po te mos ishte problemi shqiptar dhe sakrifica e anetareve te nderuar te Kishes Katolike Shqiptare pas 1945 dhe 1967. Kushtezimi qe bota fetare Katolike ka bere me boten laike ne brendesi te zhvillimit te shoqerise shqiptare perpara 1945-ses (midis viteve 1584-1944) eshte e afte te argumentoje qe intelektuali boteror i te gjithe koherave, edhe pse ka pamjen e intelektualit laik, rrjedh ne menyre te drejteperdrejte nga intelektuali me baze fetare dhe ky ka qene roli primar i Dante Alighierit ne Historin e Njerezimit; dhe zanafilla e tyre ka nderin te jete atje ku linden bazat e Krishterimit Institucional.

A nuk ka qene ky nje fat rastesor edhe per shqiptaret e shek. te XVI, qe arriten te mbijetojne dhe te organizohen ne nje strukture shoqerore pas 1912-es? Te pakten kushtezimi i botes Katolike me boten laike intelektuale duket ne perberjen e Kongresit te Manastirit (1908), Kryengritjet antiserbe, antimalazeze e antiotomane (1910-1914), Kuvendin e Vlores (1912), qeverise se Vlores, qeverise se Esat Pashe Toptanit, Parlamentet Shqiptare dhe ne te gjitha ngjarjet historiko-politike shqiptare midis viteve 1912-1944 ku anetaret e nderuar te Kishes Katolike Shqiptare, permend me radhe: Imzot Nikolle Kacorri, Imzot Vinçenc Prennushi, Imzot Bernardin Shllaku, Imzot Luigj Bumci, Imzot Lazer Mjeda, Imzot Gasper Thaci, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Anton Harapi, At Mati Prenushi, Dom Shtjefen Kurti, Dom Shtjefen Gjecovi, At Bernardin Lupi, At Engjell Palaj, Dom Nikolle Dragusha, At Pashko Prelaj, etj, etj, se bashku me korpusin intelektual gjurmelenes ne historine e shqiptareve permend me rradhe: Palok Traboini, Luigj Gurakuqi, Mark Kakarriqi, Kole Thaci, Ernest Koliqi, Ndoc Pistulli, Kel Marubi, Benedikt Blinishti, Mati Logoreci, Kole Mirdita, Hile Mosi, etj, etj (te dhenat jane marre nga Fjalor enciklopedik i hapsires shkodrane me autore Zenepe Dibra, Lezhe 2015-2016), realizuan shtetin europian te shqiptareve. A nuk tregon ky rast se bota laike rrjedh ne menyre te drejteperdrejte nga bota fetare? A nuk tregon ky rast se vete Doktrina Shoqerore e Kishes rrjedh nga pervoja mijeravjecare e praktikes shoqerore te vete Kishes dhe bota laike eshte produkti i saj? A nuk tregon ky rast se shteti shqiptar eshte produkti me karakteristik i bashkerendimit te punes se Kishes Katolike me qender ne Rome me politikat europiane ne fushen e arsimimit, legjislacionit dhe laiçizmit?

Jam plotesisht i bindur se ne te gjithe format monoteiste te Globit bashkepunimi i intelektualeve me baze fetare me intelektualet laike perben te vetmen force shkencore perparimtare te Njerezimit per te gjithe koherat. Eshte e pamundur te ekzistoje ne Bote intelektuali laik i shkeputur nga vepra e intelektualeve me baze fetare ne cfare do lloj kohe qe te shihet problemi dhe ne cfare do lloj problemi specifik qe te ekzistoje. Te pakten ne qytetin e Shkodres, me dhjetra intelektuale laike te fese muslimane kane mbaruar shkollat fetare dhe kane sherbyer ne kete qytet pergjate periudhes 1850-1945. Mund te permend Xhemal Naipin (1881-1955), kadi, kryetar komisioni, myfti, drejtor i pergjithshem i vakefeve, senator, deputet, kryetari i pare i parlamentit pluralist, intelektual i shquar islam (te dhenat jane marre nga Fjalor enciklopedik i hapsires shkodrane me autore Zenepe Dibra, Lezhe 2015-2016). E gjitha kjo te con ne perfundimin se periudha otomane nuk mund te konsiderohet thjeshte pushtim, por mbi te gjitha nje zhvillim social sipas parametrave feudale. Ne kete rast analiza historike nuk mund te behet sipas referimeve te botes se sotme botekuptimore individuale, por sipas botekuptimit feudal qe i perkiste bota otomane dhe perfaqeson nje bashkesi njerezore dhe jo nje bashkesi individuale.

Problemi i laiçizmit nuk eshte kaq i thjeshte sa paraqitet ne qarqet arsimore shqiptare te pas 1945-ses. Ne Doktrinen shoqerore te Kishes ekziston nje kapitull ne funksion te laiçizmit: Sherbimi qe i behet personit njerezor, ku thuhet: “Mes rretheve te angazhimit shoqeror te besimtareve laike spikat sidomos sherbimi qe i behet personit njerezor: nxitja e dinjitetit te cdo personi, e mira me e cmueshme qe njeriu zoteron, eshte detyra “thelbesore, madje, ne nje fare kuptimi, detyra qendrore dhe njesuese e sherbimit qe Kisha dhe, ne te, besimtaret laike jane te thirrur per t’i bere familjes se njerezve.1155(Keshilli Papnor i Drejtesise dhe i paqes, Permbledhje e Doktrines shoqerore te Kishes, 2006, f. 332-333).

Eshte Kisha qe ben thirje lexuesit qe bota laike nuk mund te ndahet kurre nga Bota Fetare dhe ketu qendron thelbi i ekzistences se Races Njerezore ne Toke dhe ajo per te cilen lindi Dante Alighieri, roli i te cilit eshte i patjetersueshem, cka do te thote se po te mos ishte tamam Dante Alighieri do te lindete medoemos nje Dante tjeter per te njejtin rol. Ne kete pike ligjet shoqerore jane te patjetersueshme.

3-Raporti dinamik i Institutit intelektual Fetar me boten laike (shek 15 Pa. Kri. – shek 15 Pas Kri.).

Problemi i laicizmit ne Historine e Njerezimi sot konsiderohet i permbyllur sipas sundimit politik pa u thene asnjehere se nga ka rrjedhur dhe cili eshte ekuacioni i formimit te tij. E meqenese flasim per gadishullin Apenin, ku ndodhet Italia e Dante Alighierit, dhe vete popullata vendase rrjedh ne menyre te drejteperdrejte nga popullata romake, me nje perzierje te mevonshme fisesh gjermanike qe shoqerojne formimin e principatave mesjetare ne veri te gadishullit, eshte e pamundur te gjejme zanafillen e intelektualit autokton ne koherat e hershme romake, perpara se te formohej shteti romak. E njejta situate paraqitet edhe per shoqerine athinase apo spartane (diferenca kohore midis dy popullatave, mbi bazen e shtetformimit, eshte afro 500 vjet), por gjurmet e priftit politeist ne shoqerine parahelene dhe helene jane me te dukshme (Homeri, Iliada), ku zbulojme se shkollat me te para te tyre kane si autor priftin politeist (Herodoti, Historite). Nuk perjashtoj mundesine qe edhe Homeri te jete i lidhur me boten politeiste helene dhe te perfaqesoje intelektualin e fundit te asaj shoqerie me baze fetare. Pas Homerit shoqeria helene disponon nje kolorit intelektual laik mjaft kuptimplote, qe perben bazen teorike te rilindjes italiane. Brenda 4 shekujsh (shek. IX-VI Para Kri.) shoqeria helene do te prodhoje keto specifika te intelektit njerezor: jurist (Likurgu, shek IX Para Kri.; Soloni, 640-558 Para Kri.), poet (Homerin, shek. IX Para. Kri.; Hesiode, shek. VIII-VII Para Kri.; Arkhilokhos, 712-648 Para Kri.; Pindare, 518-438), muzikant (Terpandros, shek. VII Para Kri.; Arion, Shek. VII Para Kri.; Mimnerme de Colofon, shek VII-VI Para Kri.; Thaletas, shek VII-VI Para Kri.), matematicien-fizikant-astronom-gjeograf-filozof-navigator-historian (Talesi i Miletit, shek. VII-VI Para Kri.; Scylas, shek VI Para Kri.; Pitagora, shek. VI Para Kri.; Herakliti, shek. VI Para Kri.; Hekatee de Milet, 540-480 Para Kri.).

Gjurmet e priftit politeist ne shoqerine romake jane te sfumuara dhe eshte nje proces qe ka ndodhur tek te gjithe ata popuj europiane qe e parakaluan rendin skllavopronar ne saje te sundimit politik te Romes Konsullore e Perandorake. Por dhe vete shoqeria romake karakterizohet nga nje varferi cilesore e botes intelektuale laike ne raport me ate helene. Nga shek. IV Para Kri. deri ne mesin e shek. VI Pas Kri shoqeria intelektuale romake karakterizohej vetem nga prania e shkrimtareve, aktoreve, autoreve, poeteve, historianeve, demagogeve, gramaticieneve dhe filozofeve. Ne menyre te siperfaqeshme, sipas asaj qe na jep Nouveau Petit Larousse-1970, shoqeria romake pergjate 1000 vjeteve pati vetem nje natyralist (Kaius Plinius Sekundus, 23-79) dhe nje mjek (Antyllus, shek. III). Ne kete menyre, ne kete shoqeri, intelektuali laik sundon mbi intelektualin me baze fetare, ku gjurmet e ketij te fundit jane krejtesisht te padukshme, por ato ekzistojne ne aspektin e sundimit politik e fetar, te pakten ne shek. II-te Para Eres se Krishtere (Bibla, Ferizaj, 1994, Libri i I dhe II i Makabejve) deri ne shek. e I-re te Eres se Krishtere (po aty, Letrat Katolike) duke na argumentuar aresyen perse shoqeria romake ishte inferiore kundrejt shoqerise helene ne aspektin e zhvillimit intelektual. Por duhet theksuar se ne kete rast kemi kalimin nga forma fetare politeiste ne ate monoteiste, prej nga e ka burimin civilizimi e sotem europian. Pikerisht sipas temes sone, ne kete drejtim, eshte pranuar se: “Pjella e veshtire nga e cila lind bota jone ka per mami ungjillin./ Nga krishterimi dhe nga rrenjet e tij hebraike (e ka pranuar Engelsi) socializmi shkencor, marksizmi, merr frymen e drejtesise, dashurine per njeriun, konceptin per personin, idene e shoqerise si lufte dhe te historise si perparim. Ky eshte procesi i laicizmit te mesazhit te vjeter fetar,.. (Vittorio Messori,Hipoteza mbi Krishtin, Tirane 1996, f. 71, nenvizimi i imi, GH). Por filozofet e epokes enveriste do ta paraqisnin situaten krejt ndryshe dhe te deformuar, sikur idete fetare dhe marksizem-leninizmi ishin te kunderta (Hulusi Hako, Gjyq zotit, f. 9) edhe pse idete fetare ishin nje realitet historik, kur marsizem-leninizmi bolshevik fantazi e krimit kundra Njerezimit.

E gjithe kjo replike bolshevike ka gjasa te sherbeje si argument per te zbuluar menyren se si eshte trajtuar historikisht intelektuali me baze fetare nga ana e politikes dhe se si ka lindur intelektuali laik me zanafille nga koha e Likurgut dhe Solonit.

Ka nje te vertete krejt tjeter per tjeter, te cilen nuk kane ditur ta shpjegojne. Pergjate epokes feudale, Individi intelektual europian me baze laike perpara epokes danteske nuk ekziston dhe, per kete, me vone, poshteruan Kishen per te nxjerr ne pah vetveten dhe, per te mbuluar kete, kane perdorur figuren e Dante Alighierit. Loja ka vazhduar per shume e shume vjet dhe per mbi 300 vjet baza njerezore e zhvillimit te mendimit shkencor europian ka pasur ne themel te vet individet intelektuale me baze fetare. Te pakten Nikolla Koperniku (1473-1543), Xhordano Bruno (1548-1600), Galileo Galileu (1564-1642), Gregor Mendel (1822-1884) i takojne shkollave me baze fetare dhe aspak shkollave laike. Ajo qe ka ndodhur me jeten e njerit prej tyre (ne vitin 1600 ne Piaca del Fiore) eshte ndeshkimi ndaj protestes se paditurise kundra Historise absolute te zhvillimit dhe paraqitja e kesaj paditurie si postulat ne kete zhvillim (ekzistenca e jashtetokesoreve dhe pranimi i tyre si fakt perben krimin e Xhordano Brunos; pergjate asaj epoke e panjohura eshte konsideruar shume me e rrezikshme se e njohura e keqe).

E njejta gje ka ndodhur edhe ne vendet ku ka banuar popullate shqipfolese, ku te dhenat na vertetojne se te gjitha shkollat e hapura ne ato vende, deri me 1924 (duke filluar qe nga ajo qe njohim me 1584) kane pasur si pikenisje institucionet fetare te te gjithe monoteizmave te aplikuara ne keto troje (pervec Mirdites, Lezhes dhe Shkodres ne funksion te institucioneve katolike, ne kete rast kam parasysh edhe Korcen, Kolonjen, Gjirokastren ne funksion te institucioneve ortodokse). Kjo eshte aresyeja perse shkollat e para dhe shumica prej tyre kane lulezuar ne qendren e katolicizmit historik shqiptar, Mirdite, ne Lezhe e pastaj ne Shkoder rreth 1700 dhe shume-shume me vone, ne saje te politikes greke, pas 1850 ne jugun e Shqiperise se sotme. Por ne kemi mundesi te ndjekim dhe rrugen se si eshte realizuar zevendesimi i intelektualit me baze fetare nga intelektuali laik dhe cfare perfaqeson ky i fundit ne realitetin historik shqiptar.

Tipikisht kjo loje ka shperthyer ne Shqiperi pergjate periudhes 1944-1948, 1967-1973 ku intelektualet me baze fetare, qe kishin bere Shqiperine, u masakruan dhe ne skenen politike shqiptare dualen intelektualet me baze krimin, qe vazhdojne edhe sot (Ismail Kadare dhe Alfred Uçi i perkasin ketij brezi dhe ketij produkti edhe pse kjo mund t’i duket e habitshme dhe e papranueshme).

E meqenese ky eshte problemi me kryesor i rolit te Dante Alighierit ne kete histori e shoh te aresyeshme ta sterholloj kete problem sipas asaj qe nuk eshte thene kurre, por edhe sipas asaj qe eshte shtremberuar per qellime politike duke i fshehur Njerezimit, ne kete rast Popullit Shqiptar, aktgjenezen me te pare te lindjes se njeriut intelektual (qe merret thjeshte vetem me punet mendore).

Qe bota laike rrjedh ne menyre te drejteperdrejte nga bota fetare, duke e pasur kete te fundit si shkakun e vet lindes, nuk duhet diskutuar per asnje cast, por ne kete dinamike ekuacionale lindese dallojme dy raste:

1-rasti i lindjes ne menyre te drejteperdrejte, ku perfshihet Dante Alighieri, qe rezulton te jete sinonim i progresit zhvillues te institucioneve fetare, ne kete rast te Kishes Katolike Romane.

2-rasti i lindjes sipas imponimit politik, por qe realizohet nepermjet institucioneve fetare, larg dinamikes se zhvillimit te Shoqerise Njerezore, konform ligjeve te relacioneve universale. Jane keto te fundit qe behen shkak per te fshehur aktet e transformimit te intelektualit me baze fetare ne intelektual laik (ne kete rast shoqeria shqiptare prej vitit 1584-1924).

Gjej nje rast tipik, ketu ne Shqiperi, te kesaj fshehjeje dhe interpretim politik te fakteve pa vene ne dukje ne asnje rast rolin e Kishes, menyren e lindjes se botes laike dhe aresyen perse eshte perdorur mallkimi ne kete rast. Vini re kete lloj analize:

“Bota laike ne lenden biblike te kodikeve vjen duke zene vend gjithnje e me gjere, sidomos pas tronditjes qe i dhane aspektit doktrinar te kishes termeti i humanizmi te Rilindjes Europiane, reforma dhe kundereforma. Ne nje prej kodikeve te arkipeshkvise se Shkodres gjendet nje doreshkrim i shkurter dygjuhesh, shqip e italisht, i vitit 1744, ne te cilin jane shenjuar 19 mallkime “chi e lescon ypesckfi teinten emade” (qe mund t’i urdheroje ipeshkvi te enjten e madhe”). Ne keto mallkime ka informacion te permbledhur per presionet e se drejtes etnozakonore lokale mbi te drejten kanonike kishtare, per shkak te shfaqjes se nje faktori te ri ne mjedisin tradicional – islamizmit. Dy prej ketyre mallkimeve informojne per rrezikun e marteses jashte kurore dhe per shfaqjen e poligamise, nen kete presion, te dhena keto qe jane me vlefshmeri jo te zakonshme per etnologet:

“Kioft mallekuem ai, chi nsve kunor me prift te famullies mbat nat chi martohet”, “Kioft mallekuem ai, chi te mbaan dyy graa” (Qofte mallkuar kush s’ve kurore ne kishe diten e marteses”, “Qofte mallkuar ai qe merr dy gra”)8.

Shenimi 8 thote: AQSH, Fondi 132/A, inventari nr. 6, viti 1744, dosja 1, ft. 1-8. Shih edhe: Nika, Nevila: “Dioqeza e Shkodres ne shekullin e 18-te”, Shkoder 2001, f. 132-133; si dhe Osmani, Tomorr: “Udha e shkronjave shqipe”, Shkoder 1999, f. 79 (Prof. Dr. Shaban Sinani, Beratinus, Tirane 2004, f. 31).

Une nuk e kuptoj se me cfare mendje autori ka perbashkuar gjithe keto fjali te mbeshtetura ne nje informacion inekzistent, qe fillon me termin “rilindje europiane”. Ku term eshte nje fantazi e studiuesve europiane qe duan t’i japin rendesi vetes se tyre mbi nje baze te genjeshtert analitike, dhe mbi kete genjeshter kane parakaluar studiuesit shqiptare pas 1945. Te pranosh termin rilindje duhet te nenkuptosh pikesepari nje lindje me te hershme dhe kete Europa e viteve 1200-1700 nuk e disponon. Civilizimi Europian, qe njeh sot Njerezimi, e ka zanafillen mbi nje fije peri qe ndan skllavopronarine heleno-romake (rend social te cilin nuk e ka kaluar asnje popull europian, pervec heleneve dhe romakeve), nga barbaria e tjetersuar ne feudalizem mbi baze fetare (ketu qendron njera nga aresyet e ndryshimit social te europianeve me popujt e racave te tjere). Dhe ky tjetersim, qe sot e ka emrin Europe, eshte vepra paresore dhe thelbesore e Kishes se Krishtere pas shek. te IV deri me 1054. Ndarja e institucionit te Kishes pas ketij viti nuk eshte veper e politikes europiane, por nje ndarje brenda llojit dhe veper e vete Kishes nga pikepamja sasiore, cilesia e se ciles duket vetem ne kapercyell te mijevjecarit te II drejt te III-tit. Kjo do te thote qe e ashtequajtura rilindje europiane eshte veper e vete Kishes dhe jo nje reaksion kundra saj, sic na e paraqet autori yne. Te gjithe veprimet e Kishes Katolike pas 1054 (27 kryqezatat kundra Lindjes se Aferme dhe vendeve heretike, apo formimi i Inkuizicionit ne shek. XIII ne France dhe me 1478 ne Spanje) ne te gjithe kontinentin europian nuk kane lidhje te drejteperdrejte me politikat laike qe kane kerkuar te deformojne ecurine sociale te europianeve, por ato kane lidhje te drejteperdrejte me procesin e mos tjetersimit te races se bardhe drejt nje te panjohure te rrezikshme. Problemi i tjetersimit te popujve dhe kombeve, deri ne tjetersimin e racave, paraqet problemin me kyc ne zhvillimin e Races Njerezore ne Toke dhe te panjohuren e madhe qe e pret kete zhvillim. E mira dhe e keqja do te shoqerojne kete te panjohur, qe per Kishen Katolike me qender ne Rome te atyre viteve perben domosdoshmerine e lindjes se atij procesi gjigand qe konsiderohet si rilindje europiane. Nuk ka rilindje, por ka zhvillim tjetersues qe i largohet te keqes dhe i afrohet te mires njerezore. Ky eshte morali i Historise dhe procesi i fshehte i rolit te Kishes Katolike ne brendesi te popullatave europiane, por edhe te asaj shqiptare, zanafilla e se ciles diktohet me epoken danteske. Kjo eshte aresyeja perse historiografia enverise ka luftuar me te gjithe menyrat per ta deformuar kete histori, kete tjetersim dhe kete pasoje te veprimtarise te Klerit Katolik Shqiptar nder shekuj, ku autori yne jep nje ndihmese te cuditshme, pikerisht pas permbysjes formale te diktatures.

Raporti midis botes fetare dhe asaj laike, jo vetem atehere – por gjithmone, nuk perben nje zhvillim brenda te kundertave cilesore, sic mundohet ta deformoje profesori yne, por zhvillimin sasior te botes intelektuale me baze fetare drejt botes laike me themele historikisht te lidhura me institucionin e Kishes. Autori nuk ka kuptuar ligjin e dialektikes te kalimeve sasiore ne ato cilesesore, ne kete rast ka rendesi se kush eshte paresore ne kohe (dhe kjo perben fillesen e sasise), dhe faktin qe e ashtequajtura rilindje europiane eshte vepra e vete Kishes dhe jo e kunderta e saj.

Dy mallkimet e Kishes se asaj kohe nuk perbejne konfliktin midis botes fetare dhe asaj laike, sic kerkon t’i mbushe mendjen lexuesit autori yne, por mos lejimin e botes shqiptare te tjetersohet nga formacioni modern kohor, qe shpaloset me formen monogame te familjes, drejt primitivizmit social ku po rreshqiste popullate shqiptare me ane te poligamise. Ne kete rast koflikti nuk eshte midis botes fetare dhe asaj laike, por midis dy besimeve fetare qe vepronin ne brendesi te popullates shqiptare ku njera (besimi katolik) proklamonte monogamine dhe tjetra (besimi islamik) proklamonte anarshine seksuale dhe sundimin e burrit mbi gruan (poligamine). Analiza e te gjithe atij procesi historik ne brendesi te familjes shqiptare tregon se Europa ishte ne brendesi te jetes qytetare shqiptare (Shkoder, Durres, Korce, Berat, Elbasan), kur fshati shqiptar ndodhej teper-teper mbrapa. Ecuria e formave e famijes ne shoqerine shqiptare pergjate 5 shekujve te fundit tregon per luften e madhe qe pat bere Kisha Katolike Shqiptare per te mos lejuar tjetersimin e popullates vendase, por dhe per forcen e madhe qe tregoi konservatorizmi i popullates autoktone duke kaluar nga forma me e komplikuar e nje qelize sociale ne ate me te thjeshten (nga monogamia ne poligami, pastaj ne patriarkalitet, tek forma e familjes; nga statutet e qyteteve ne kanunet krahinore, tek legjislacioni social; nga prona private ne prona fisnore, tek produkti i punes).

Te gjithe keto raste tregojne se shoqeria autoktone e gadishullit ballkanik nuk mund te ecte sipas ligjeve europiane, por ajo vazhdonte t’i nenshtrohej ligjeve qe impononte zanafilla biologjike sipas kohe-hapsires se vet. Cka do te thote se intelektuali i sotem (2016) laik ne Shqiperi nuk ka baze historike, por ai ndodhet brenda procesit te tjetersimit, sipas nje te panjohure te perjetshme.

Por ka nje fakt te pakundershtueshem sipas analizes kohore: Intelektuali me baze fetare ekziston, kur intelektuali laik nuk njihet (epoka para danteske); pastaj vjen nje kohe kur ekzistojne te dy format e intelektualizmit, pa i dhene rendesi raporteve sasiore (tipikisht epoka danteske, ne Shqiperi periudha 1912-1944) dhe, se fundmi, erdhi nje kohe kur intelektuali laik “triumfoi” (e ve ne thojza pasi ka qene nje proces kriminal i shumefishte) mbi intelektualin me baze fetare duke shenuar triumfin e antihistorise mbi Historine (ne France epoka e revolucioni borgjez dhe rebelimi i Komunes se Parisit-per kete shih Libri i Zi i revolucionit francez, 2012, f. 255-269; epoka komuniste, qe nuk ka asnje lidhje qofte me epoken paradanteske e qofte me epoken danteske, ne Shqiperi periudha 1945-2016).

Atehere, perse perdoret figura e Dante Alighierit nga shkrimtaret, estetet, filozofet, studiuesit shqiptare pas 1991-shit? A nuk tregon ky rast se intelektuali shqiptar i sotem e ndjen instiktivisht hendekun qe e ndan nga historia ligjore e zhvillimit te Races Njerezore ne Toke? Eshte kjo aresyeja perse zhvillimi social i Popullit Shqiptar pergjate fillim mijevjecarit te trete i ngjan nje karroce pa timon. Do te ishte me e mire qe te percaktohej ekuacioni i intelektualit historik dhe i shoqerise se sotme shqiptare, ose analiza krahasuese e intelektualit te sotem me ate te djeshmin, para 1944, dhe me vetveten, per te kuptuar se cfare roli luan procesi i tjetersimit intelektual.

4-Cfare perfaqeson Dante, ne shkallen e zhvillimit social

te italianeve te sotem (shek. XIII – shek. XIX).

Ne veme re se figura e Dantes ka qene lejmotivi mbeshtetes i shume filozofive dhe politikave aplikative qe i kane sjelle Njerezimit shume kokecarje dhe qe sherben per te kuptuar manipulimin qe i eshte bere figures se tij. Faji i mbetet politikës (fashistet paten marre prej Dantes nje varg [Purgatori, kenga XXXIII, vargu 43] qe kishte nje numer:

kur nje Peseqind e Dhjete e Pese, i cuem 43

Komenti eshte ky: Asht nje shprehje misterioze, qe simbolizon cliruesin e ardhshem te kishes dhe njeriun qe do te rivendose perandorine, i cili do te zhduki hajduten (kurven e kenges XXXII) dhe viganin (mbretin francez). Shifra romake CXV [peseqindepesembedhjete ose, sic e permend Dante, Peseqind e dhjete e Pese, tue e nda ne tri pjese] po te radhiten numrat ne menyre tjeter, dhe pikerisht CVX [Duks], atehere do te dilte fjala Dux, qe ne gjuhen latine don te thote Udheheqes. Ky eshte interpretimi i komentuesve te vjeter; – shkruhet ne kete koment. Musolini me sa duket e ka marre prej ketej simbolin e vet: te lexuar Duce) që e detyroi Danten të shkruante:

Eja pas meje, bota t’flasë ç’të mundet:

(Dante Aligeri, Purgatori, kënga V, vargu 13)

Por dhe Karl Marksin ta kishte, këtë parafrazim të fiorentinit të madh, devizën e vet kundra paragjykimeve të opinionit publik. Në këtë proçes huazim-krijim lindi një problem jo i vogël për faj të faktorit kohë. Duke u munduar të ndertoj teorine e analizave historike te Njerezimit (ndryshe Raportin kohor-hapsinor, ose Teoria e Absolutizmit analitik) perpiqem të jem sa me skrupuloz në të gjithë hallkat përbërëse të një analize, sado e parëndësishme qe të duket ajo. Në të vërtetë midis “Kapitalit” të botuar në Shqipëri dhe “Purgatorit”, po kështu, duke përmbledhur edhe një origjinal të botuar në vitin 1938, ka një mospërputhje të “vogël”. Tek të dy veprat letrare (shqip dhe italisht) vargu është si më poshtë:

Vien dietro a me, e lascia dir le genti; 13

Eja pas meje, bota t’flasë ç’të mundet

Ndërsa tek “Kapitali”, përkthimi shqip i bërë nga rusishtja me nje krahasim perkthimi nga frengjishtja dhe gjermanishtja me autor nje ekip nen drejtimin e poliglotit Sami Leka (Karl Marks, Kapitali, bot. parë, vëll. I, pjesa I, f. 22) kemi vargun:

Segui il tuo corso, e lascia dir legenti!

Ndiq rrugen tende, bota t’flase ç’te mundet!

Referenca e vargut, ne kete botim, përputhet me botimet e Purgatorit, dhe për një përkthyes nuk na paska dhe shumë rëndësi, por ne e vumë në dukje për të vënë në pah faktin se në Filozofi dhe Histori kjo është e palejueshme dhe shpreh, gjithmonë, tendencën e politikes. Si është e vërteta e kësaj mospërputhje dhe çfarë fsheh ajo? Pa dyshim papërgjegjshmërinë e shkollës sovietike për të gjitha problemet që fsheh shkolla “marksiste” e tyre. Keshtu qe nuk perjashtoj mundesine e tjetersimit te vepres se Dantes nga kjo shkolle duke pasur ne dore nje argument mbi keqformimin e studenteve shqiptare ne fushen e letersise te formuar ne ato shkolla midis viteve 1945-1961, ku perfshihet edhe Ismail Kadare apo Alfred Uçi. Ne vazhdim ne do te shohim se botimi ne gjuhen shqipe e vepres se Dantes eshte me probleme te medha saktesie dhe komentet jane krejtesisht me ndryshe nga origjinali italisht, por dhe jo te barabarta brenda botimeve ne gjuhen italiane.

Megjitheate ka edhe dicka qe paraqet interes. Komenti i ketyre rreshtave tregon per nje tendence ne manipulimin e vepres se Dantes. Sipas origjinalit individi i nenshtrohet nje te mire, kurse sipas botimit rusisht e paraqet kete individ si kundra shumices. Ne kete rast ka ndryshuar morali i fabules dhe permbajtja e vargut. Por kjo do te thote te ndryshosh edhe vete Danten per motive te panjohura brenda nje instinkti letrar.

Studiuesit e kane shkeputur individin Dante nga poeti Dante dhe ne kete mish-mash analitik i kane dhene prioritet anes poetike te nje individi qe kreu nje revolucion ne mentalitetin e individit njeri (ne kete rast kam parasysh vepren e Eugenio Donadoni-t (1870-1924) mbi historine e letersise italiane, qe shoqeron botimin e Ernest Koliqit (1903-1975): Poetet e medhej t’Italis, Tirane 1932, f. 3-26; Saint-John Perse (pseudonimi i Alexis Leger – 1887-1975) ne: Ligjeraten per perurimin e Kongresit Nderkombetar ne rastin e shtateqindvjetorit te Dantes, qe shoqeron permbledhjen: Kuvendim per Danten, Tirane 2005, f. 45-54; Ezra Pound (1885-1972), qe pranon se “Padija jone per pjesen me te madhe te te dhenave mbi jeten e Dantes nuk na pengon te kuptojme vepren”; Tomas S.Eliot (1888-1965), qe mendonte se vulgarja e Dantes ishte ende shume e afert me latinishten mesjetare; Osip Mandelshtam (1891-1938), qe aresyeton se “Krijimi i Dantes eshte para se gjithash mesymje e italishtes ne arenen nderkombetare te bashkekohesise se tij”; Jorge Luis Borges (1899-1986) qe pretendon se nuk i ka lexuar te gjitha komentet mbi Danten (askush nuk i ka lexuare,-shkruan ai); Jorgos Seferis (1900-1971) qe shkruan se Dantja nuk eshte si Homeri; Seamus Heaney (1939-2013) qe thote se “Universaliteti i Dantes nuk eshte vetem nje ceshtje vetjake. Gjuha italiane, dhe vecanerisht italishtja e kohes se Dantes (dmth Dantja nuk ka lidhje me lindjen e gjuhes italiane), perfitoi shume duke qene nenprodukt i latinishtes universale”; por qe nuk ndodh me Giulio Feroni-n (1943- ) dhe Eugenio Montale (1896-1981), te cilet shohin tek figura individuale e Dantes shume me teper se pozicioni i poetit (te gjitha keto gjenden tek permbledhja: Kuvendim per Danten, Tirane 2005). Pikerisht piken e pare kane marre persiper te zberthejne studiuesit shqiptare pas 1991-shit dhe ta paraqesin ate si thelbin e epokes danteske. Kur ne te vertete figura e Dante Alighierit duhet te presupozoje nje vije ndarese midis dijes dhe padijes ne funksion te individit intelektual; dmth arsyen perse Bote Njerezore e lindi figuren e intelektualit fillimisht nen petkun e priftit dhe perse ky prift lejoi lindjen e intelektualit laik (behet fjale gjithmone per kontinentin europian), qe pasqyrohet me figuren e Dante Alighierit. Kaq i pandergjegjshem ka qene ky proces sa asnjehere nuk eshte marre ne konsiderate ekuacioni i lindjes se intelektualit laik ne historine e Njerezimit dhe kjo e ka nje aresye. Pamundesia per te zberthyer menyren se si lindin idete fetare, juridike, letrare, politike, shkencore (kjo pamundesi eshte e lidhur kryesisht me mungesen e metodikes analitike ne shkencat sociale) e ka cuar shkencen e botes se Njeriut ne nje qorrsokak nga e cila ai nuk ka dale akoma.

Ketu fillon dhe e njohura historike, qe paraqitet si e panjohur: paaftesine e shoqerise italiane per te ndertuar nje shtet solid dhe te afte per t’i sherbyer asaj. Pikerisht kete paaftesi ka kompesuar Kisha e Krishtere, me vone Katolike, dhe periudha danteske ka fatin te ndodhet ne mes te kesaj paaftesie duke treguar se ajo e ka luajtur nje rol, por jo ne fushen e letersise. Eshte nje problem qe nuk eshte marre kurre parasysh nga ekonomistet dhe filozofet europiane te shekujve XVI-XIX: paaftesine e shoqerise per te drejtuar vetveten (Raporti midis kesaj paaftesie dhe aftesise se individit per ta ngritur kete shoqeri ne nje nivel hapsinor me te larte se i meparshme, perben thelbin jetesor te te gjithe Races Njerezore ne Toke qe nga dita e pare e krijimit deri me sot dhe duke vazhduar deri ne fund). Dhe ky eshte nje fakt qe nuk mund te mohohet asnjehere, por u gjet rruga me e shkurter: u injorua (dmth u anashkalua si inekzistente). Ne te vertete ne filozofine europianoperendimore roli i individit u pa nje sy me konkret dhe shume me fitimprures se sa ai i materialisteve te veteshpallur te tille pergjate shek. te XX-te ne te gjithe Boten (praktikisht keta individe qe drejtuan vendet perkatese u mbeshtetn ne rolin e individit, por nuk lejuan individe te tjere qe te punonin paralel me ta ne planin krijues, dhe ne kete menyre vendosen diktaturen: Stalini, Hitleri, Mao Ce Duni, Enver Hoxha etj., etj.). Por edhe te paret nuk qene te afte te vinin ne dukje paaftesine e Shoqerise Njerezore ne faza te caktuara te zhvillimit te saj, qe bente te domosdoshme ndryshimin e teorive te deritashme. Edhe ky problem bie ne sy dukshem ne shoqerine shqiptare, gjendja e se ciles nuk shpjegohet dot me asnje nga teorite ekzistuese te zhvillimit te Shoqerise Njerezore.

Paaftesia per te drejtuar shoqerine ne menyre progresive dhe jashte dhunes politike solli ne skenen e zhvillimit te Shoqerise Njerezore Institucionin Fetar Monoteist, prej nga e kane zanafillen te gjithe strukturat politike te mevonshme, qe behen domosdoshmeria e jetes se mevonshme ne Toke (rastesia duhet kerkuar tek ky institucion). Ne kete kuader Morali i Paqes, dmth Fetar, eshte paresor ne kohe kundrejt Moralit Politik dhe krijuesja e ketij te fundit, por kjo tashme nuk mund te anashkalohet dhe ketu lind dhe duhet pranuar formula: Feja eshte opium per Popullin, por nje opium absolutisht i domosdoshem. Tek teorite e Marksit (Rreth kritikes se filozofise hegeliane te se drejtes, f. 8) kjo eshte e shpjeguar shume qarte, por mungesa e zbulimit te shkakut dhe menyres se lindjes te ideve fetare ka krijuar nje boshllek serioz ne teorine e tij duke krijuar premisat per permbysjen lehtesisht te saj. Shoqeria Italiane e atyre viteve ndodhej brenda ketij kuadri historik te zhvillimit dhe, ne kete menyre, Dante Alighieri nuk i takon te pares (ne kete pozicion ndodhen krijuesit e Fese Monoteiste dhe te Institucioneve Fetare) dhe as te dytes ne planin krijues, por eshte rrjedhoje e ketij bashkeveprimi dypermasor. Kjo eshte aresyeja perse intelektuali i sotem boteror e ka zanafillen tek intelektuali me baze fetare (eshte njesoj si problemi i shkollave ne agimin me te pare te tyre: i formuam prifterinjte politeiste i perdoren dhe i trasheguan intelektualet e epokes politeiste).

Nuk eshte e vertete qe Dante perfaqeson njeriu qe lindi gjuhen italiane dhe qe ai te kete shkruar dukshem apo theksueshem italisht. Ai shkroi ne gjuhen italiane (nje italishte vulgare) veprat: Jeta e re (te dhenat per kete veper te Dantes ndodhen ne permbledhjen mbi litaraturen italiane me autor: I. De Barnardini, F. Lanza, G. BarberoLetteratura italiana – profilo storico, autori, pagina critiche, volume primo, 1980, f. 232-234), Gostija, Libri i kengeve dhe Komedia Hyjnore; ne gjuhen latinisht shkroi traktatet: De Vulgari Eloquentia (nje traktat i pambaruar mbi dialektet e ndryshme te Italise, ku sipas tij ishin 14 te tilla, e mbi gjuhen e perbashket, mbi “vulgarin e shkelqyer” qe do te mesohej nder vjersha te poeteve me me ze te Italise, vecse praktikisht vet perdori ne themel dialektin fiorentin), De Monarchia (nje traktat politik i perbere prej tre pjesesh ne te cilat autori zhvillon utopine e tij bujare duke marre pjese ne polemiken politiko-juridike mbi raportin midis Perandorise dhe Kishes, polemike qe kish pasur paraprijes te shumte nder traktatet mesjetare; kjo veper u dogj me 1329 (diku tjeter thuhet me 1328) me urdher te kardinalit Bertrando te Poggetto-s, me pas qarkulloi neper ambiente qe mezi e toleronin autoritetin shekullor te Kishes, nga fundi i 1400-tes pati shume sukses nje version ne gjuhen vulgare te Marsilio Ficino-s, te lidhur me politiken e Lorenco-s Il Magnifico), Quaestio se Aqua et Terra shtjellon nje ceshtje te fizikes sipas mendesive te kohes; shkroi po latinisht Epistolae-t, te cilat jane letra (kane mberritur tek ne vetem 13 te tilla) drejtuar Arrigut te VII, Kangrandit della Scala e nje mikut fiorentin; Egloget, qe jane vjersha alegorike sipas menyres se Virgjilit (te gjithe keto gjenden tek: Poetet e medhej t’Italis, f. 6-8, Kuvendim per Danten, f. 33, 34, 35).

I them te gjithe keto per t’i bere te qarte lexuesit se ato qe shkruhen per Dante Alighierin ne Wikipedia jane perralla pa asnje baze reale dhe nuk mund te perfshihen ne asnje kategori te letersise, por ato me se paku pershihen ne manipulimin e lexuesit.

Por nga i gjithe ky material faktik qe cfaqet mund te arrihet ne nje konkluzion tjeter per suportin social te lindjes se italishtes. Konflikti ne brendesi te papatit, midis Kishes se Romes dhe Kishes se Avinjonit, duhet te perfaqesoje shkakun primar te lindjes se nje gjuhe, qe te ishte e ndryshme nga frengjishtja e kundershtareve te huaj dhe nga latinishtja e sferave te larta fetare e politike. Karakteri vulgar e italishtes ne etapat me te para te saj shenon nje regres ne zhvillimin progresiv te shoqerise italiane te kohes dhe, me sa kuptoj, i gjithe procesi nuk zberthehet ne funksion te konfliktit ne brendesi te Selise se Shenjte duke e lene krejt ne ajer menyren se si lindi gjuha e popullit italian. Duke marre per baze ngjarjet politike ne gadishullin Apenin, dinamiken historike te Europe te lidhur me Seline e Shenjte rezulton se koha e lindjes se poeteve italiane dhe permbajtja e vepres se tyre nuk duhet diferencuar nga zhvillimet ne brendesi te Kishes Romane ku dhe duhet kerkuar shkaku perse lindi ne gadishullin e Apenineve nje gjuhe e re, inferiore kundrejt latinishtes se kohes, por qe shume shpejt u asimilua nga popullata italiane duke u bere gjuha e atij kombi.

Analiza e vepres se Dantes, sipas trekendeshit poetik te publikuar, duhet te na coje ne nje perfundim tjeter nga ai i parapare deri me sot, ku karakteri poetik i vepres duhet te konsiderohet pjesa me e parendesishme e saj, te pakten ne funksion te zhvillimit te Popullit Italian dhe lidhjes historike qe ai pati me Seline e Shenjte. Selia e Shenjte i mesoi Kombit Italian politiken e drejtimit te Shtetit dhe i dhuroi atij kombi nje gjuhe jashte kesaj politike, por e rrjedhur nga latinishtja perandorake.

Po te merresh vetem me Komedine Hyjnore te Dantes, e kupton shume shpejt se per veshet e shqiptareve ajo eshte e pakuptimte. Ajo nuk te jep asnje emocion dhe kjo e ka nje shpjegim: shqiptaret jane tmersisht me te prapambetur se permbajtja e Komedise Hyjnore dhe nuk kane asnje lidhje te drejteperdrejte me te (per te qene te sakte edhe Lahuta e Malcis e At Gjergj Fishtes nuk duhet te kete ndonje fare kuptimi per veshet e italianeve). Keshtu qe i bie te permbysen qellimet per te cilat shpalosen studimet per Dante Alighierin ketu ne Shqiperin tone. Permendja e Komedise Hyjnore nga njerez te ndryshem, pamvaresisht nga shkalla intelektuale e gjithseicilit, eshte shprehej e magalomanise kolektive dhe e mendjemadhesise individuale jo vetem pse Alighieri nuk eshte i yni, e per rrjedhoje eshte i pakuptimte (njesoj si Homeri i grekeve), por mbi te gjitha nuk perputh kerkesat sociale te shqiptareve me perfundimet hipotetike te Alighierit. E thene me fjale te tjera, permendja e emrit dhe vepres se Dante Alighierit eshte nje tendence per te fshehur krimin kolektiv te ndodhur ne Shqiperi pergjate periudhes 1945-1992. Vetem ne nje pike ekziston kerkesa e intelektualit te sotem shqiptar kundrejt Dante Alighierit: pelqimi i qenies nje intelektual laik pa e ditur ne asnje rast se si lind intelektuali laik dhe cfare distance reale ka ai me poetin italian. Akoma me tej, pa e ditur ne asnje cast se intelektuali laik eshte produkti me karakteristik i institucioneve fetare dhe rrjedh drejteperdrejte nga ato. Ky proces per Europen ka ndodhur pikerisht ne epoken danteske dhe Dante Alighieri perfaqeson zanafillen e ketij procesi historik.

Trinomi dantesk eshte nje perzierje pikepamjesh filozofike (Aristoteli), poetike (Virgjili), politike (Selia e Shenjte), historike (epoka romake dhe ajo feudale e hershme ne Italine e pushtuar nga francezet e Karlit te Madh), teologjike (emertimi i vepres) duke formuar nje konglomerat pikepamjesh te shperndare sipas trinomit teologjik Ferr-Purgator-Parajse. Ne qofte se per nje teolog ky trinom paraqet jeten e pertejme, pas vdekjes, per nje studiues, qe nuk e merr parasysh kete te fundit, trinomi eshte nje trekendesh moral sipas pikepamjes individuale mbi ate se cfare duhet dhe cfare nuk duhet te beje ne jete, pasi ne te gjitha rastet e perjetuara e pret njeri nga tre kulmet e trinomit, pa e ditur ne asnje rast se cfare ndodh realisht ne te, por ky moral eshte ne perputhje me moralin kristian qe shpalos ky trinom. Kjo padituri nuk na pengon te analizojme vepren e Dantes sipas ketij trekendeshi.

Nga e gjithe vepra tripermasore e Dantes, Purgatori (per baze kam marre botimin e pare te 1962 me perkthyes Pashko Gjeci dhe redaktor letrar Llazar Siliqi, te botuar nga N.SH Botimeve “Naim Frasheri”) tenton ta zbertheje kete rebus me shume te panjohura duke treguar qe thelbi i vepres se tij eshte thjeshte analiza historike e Gadishullit te Apenineve pergjate 1500 vjeteve te fundit me te mirat dhe te keqijat qe kishte kaluar. Interpretuesit e vepres se Dantes, ketu ne Shqiperi, kane marre per baze vetem materialin poetik duke lene pas dore shenimet perkatese. Nje shetitje neper vargjet e Purgatorit na con ne nje zbulim te permbajtjes se vepres se Dante Alighierit sipas nje kendveshtrimi te ri. Vetem se ne kete rast duhet pasur parasysh nje fakt: vepra e Dantes, pa u botuar (behet fjale per mesin e shek. te XIV-te), ka pasur nje komentues: Jakopo della Lana (1290–1365), i cili shkroi komentet, sipas menyres vulgare, te “Komedise Hyjnore” (sipas falorit enciklopedik italian Maximus-1994). Por per botimin shqip keto komente jane te perpiluara sipas M.Llozinskit dhe R. Shteinerit (Dante Aligieri, Purgatori, 1962, f. 185), kur ne faqen e dyte te librit pretendohet se perkthimi eshte bere nga origjinali. Ndersa ne botimin e trete, te vitit 2006, lista e komentuesve eshte dyfishuar duke shtuar G. Tamburini dhe E. Bianki, por permbajtja eshte po ajo. Krahasimi me nje botim origjinal te 1938 (fig.4) tregon se komentuesi eshte Eugenio Camerini (sipas gjitha gjasave cdo botim ka pasur komentuesin e vet cka e ben vepren e Dantes te shume kuptimte dhe asnjehere fiks) dhe permbajtja e ketyre komenteve eshte tmersisht me ndryshe jo vetem ne sasi, por dhe ne ate se cfare shkruhet nenkuptueshem ne cdo varg. Kjo ben qe botimi i vepres se Dante Alighierit ne gjuhen shqipe te kete tjeter kuptim nga ajo qe ka dashur te thote autori. E njejta vecori eshte edhe per botimin e perkthimit te Mark Ndojes (Ferri-2004 dhe Parajsa-2015), ku komentuesi eshte Dantisti i madh Giovani Andrea Scartazzini (1837-1901). Por botimi i vitit 1997 ne vend te komenteve, qe nuk i ka fare, ka nje fjalor shpjegues informativ dhe dokumentar mbi personazhet, emrat dhe vendet e cituara ne kenge (f. 175), duke e bere kete veper teper te dyshimte ne permbajtjen e vet. Kjo nuk e ka penguar studiuesin Myzafer Xhaxhiun te shkruaje ne kapakun fundor: “Botimi i nje perkthimi te ri te Ferrit eshte nje ngjarje e shenuar per kulturen. Te shqiperosh Komedine e Dantes eshte nje sprove teper e veshtire, vetmohuese dhe pasionante. Mark Ndoja ka arritur te na kape nje perkthim te goditur, mme nje gjuhe ta paster, te rrjedhshme. Vargu tingellon i clirte, i natyrshem, plot harmoni e muzikalitet. Perkthyesi i ka qendruar besnik origjinalitetit si mendim dhe si shprehje stilistike, duke ruajtur me perpoikmeri sintaksen poetike, tercinen danteske me vecorite e saj. Duke perdorur nje te folur veriore me prane shqipes te sotme, ai ruan me mjeshteri prej poeti origjinalitetin dhe pasurine stilistike e metriken e Dantes”. Autori i ketyre rreshtave e fut veten ne grupin e studiuesve qe e ka kuptuar Danten ne te gjithe permbajtjen e vepres se vet sipas kendveshtrimit letrar.

Por ne nje botim greqisht, ΔАNTOY АΛIΓΙΕΡΗ Η θΕΙА ΚΩМΩΔIА, Η ΚOΛАΣIΣ, 1894 – foto 7, vepra paraqitet ne formen e nje proze pa i dhene rendesi vargut poetik, me transkiptim nga Γ. Σ. ΒOYTΣINА & Δ. Х. ΣTАYΡOПOYΛOY, cka e ben te dyshimte te gjithe vepren ne qellimin e botimit te asaj kohe.

C:\Documents and Settings\User\Desktop\Picture 009.jpg

foto 7

(Vargjet me numra jane pikerisht vepra e Dantes, ndersa shenimet anash dhe poshte komentet e ketyre vargjeve. I gjithe botimi italisht karakterizohet nga kjo forme publikimi ku, pergjithesisht cdo varg ka komentin e vet)

Ne do te ecim sipas botimit shqip, duke perfshire edhe komentet e bera, por te sigurte qe nuk jane sipas botimit italisht, duke pasur nje qellim propogandistik te tjetersueshem teper politik kur jane nisur dhe e kane botuar me 1962-shin. Komentuesi perpara se te shpalose idete e tij duhet te deklaroje kendveshtrimin e tyre ne funksion te permbajtjes se vepres. Ne kete menyre zberthimin e vepres se Dantes e bej vetem sipas kendveshtrimit historik per te zbuluar domethenien e saj sipas Historise.

Vepra fillon sipas kendveshtrimit teologjik ku vihet ne dukje ekzistenca e botes se pertejme dhe e shpirtrave njerezor (kenga e I-re, vargu 4-5). Autori, ne vazhdim, pergatit ambientin e kujteses per nje ngjarje historike me rendesi per Republiken Romake dhe shkruan vargjet:

Prej tyre si largova të dy sytë 28

tue e sjellë drejt polit tjetër veçsa sa pak

ku Qerrja s’kishte shumë që ishte zhytë,

unë pashë pranë meje vetmitar një plak 31

në pamje aq denjë për t’u nderue

veç djali babën n’e nderoftë m’ate cak

kish mjekër t’gjatë, jo fare të zbardhue 34

me ngjyrë të flokëve ngjasonte krejt,

që n’parzm në dy degë kishte vershue.

Kush jeni ju, që, nisun kundërryme, 40

i keni ikë j’u burgut të amshuem?-

tha tue lëvizë ato të bardha qyme.-

kush pri ju ka? Ç’pishtar ju ka ndriçuem 43

Sipër me dalë nga kjo natë e thellë,

që për jetë t’jetëve nxin në hon t’mallkuem?

Ju thyen ligjet kaq shpejt së zezes shpellë? 46

Apo asht marrë vendim i ri ndër qiej,

që, të dënuem, n’këtë shkëmb j’u paskan sjellë?

Dante Alighieri, Purgatori, kënga I

Vepra behet e pakuptimte kur e lexon, ne qofte se nuk mbeshtetesh tek komentet e vargjeve dhe kete ka te ndryshme “Komedia Hyjnore” ne raport me simotrat e veta te popujve te ndryshem, cka e ben ate teper origjinale ne llojin e vet letrar. Menyra e te shprehurit te mendimit ne kete forme perben te fshehten e autorit, per cka asnjeri nuk mund te kete pretendim te metejshem. Por kjo nuk i ka penguar botuesit, perkthyesit, komentuesit, studiuesit te thone fjalen e tyre per kete veper dhe autorin e saj ne menyre jo te barasvlefshme.

Per vargun 31 libri ka shenimin ne vazhdim: nje plak: Katoni i Ri i Utikes (95-46 para epokes se re), burre shteti i viteve te fundit te Republikes Romake. Tue mos deshirue me ra nen pushtetin e Cezarit, per hir te lirise vrau veten ne Utike. Ne kundershtim me Shen Agostinin, qe e denon aktin e tij, Dante e ven rojtar te Purgatorit e jo ne Ferr ne rrethin e vetvrasesve” (f. 185).

Perdorimi i termave kohore (para epokes se re) jo ne perputhje me ato qe karakterizohet epoka danteske (Para Krishtit), na con ne dyshime mbi permbajtjen e komenteve.

Sipas ketij komenti rezulton qe vargu poetik i Dante Alighierit nuk perputhet me shpjegimin e teologut (Shen Agostini) dhe kjo krijon premisen me te pare nenkuptuese te papajtueshmerise se autorit me Kishen Katolike. Prej ketej e ka burimin pretendimi qe poeti italian dhe Kisha Katolike e kohes ne Itali ishin ne kontradikte mes tyre. Por krahasimi me origjinalin (foto 8).

C:\Documents and Settings\User\Desktop\008.jpg

fig. 8

nxjerr tjeter perfundim jo vetem ne ate se cfare jane ato qe thuhen ne komentet e botimit shqip, por cfare nenkuptojne shenimet ne gjuhen shqipe. Duke marre parasysh vitin e botimit per here te pare (1962) pretendoj se me kete veper propoganda enveriste ka dashur te parapergatise popullin shqiptar per kasaphanen e 1967-tes ne fushen e fese sipas interesit te vet politik dhe ky interes eshte i lidhur pikerisht me Kishen Katolike shqiptare. Parimi: bjeri prakut qe te marr vesh dera, perben te fshehten qellimore te botimit te vepres se Dantes ne ate kohe. Keshtu qe kur flasim per te sotmen nuk mund te leme pas dore kete qellim te fshehte, por dhe zbulimin e aresyes perse po merren me Dante Alighierin pas 1991-shit.

Sipas shenimeve ne origjinal, per vargjet 28-39 kemi kete koment:

28-39. ashtu siç unë nga vështrimet e tyre etj., ashtu siç ndalova së rivështruari, – Në polin tjetër, në polin e veriut. – Karroca, Arusha e Madhe. – ishte zhdukur, sepse nga vendi ku ishte neve mund të na shikonte duke qëndruar nën horizont (F.). – Gia’ (tashmë) është këtu ndajfolje vendi, jo kohe. Shiko edhe Purg., XXVIII, 62 (G.). – Veglio, Catone; vdiq në moshën 50-vjeçare. Duke lartësuar Catone-n aq sa e lë në mëshirën e Purgatorit, qëndron konform me Virgilio-n dhe Lucano-n dhe admirimit që ai vetë ndjente. Vonv., IV, 28. Virg., Aen.: VIII, 670: Secretosque pios: his dantem jura Catonem. (Altri – të tjerët – këtu nënkupton Catone të vjetrin). – në dukje, nga pamja. – Listë e dyfishtë. Kështu është përshkruar nga evangjelisti Giovanni si zoti dhe babai i Përjetshëm (Ces.). –  Nga të katra dritat e shenjta, nga të katra yjet që simbolizojnë katër virtytet primare, maturi, drejtësi, guxim dhe përmbajtje. Janë vetë virtytet që në formën e Nimfave të turbullta, shfaqen duke i ardhur rrotull (përpiqen ta bëjnë për vete – kortexhojnë) Beatrice-s (Purg. XXIX, 130 e në vazhdim) dhe pastaj flasin për veten e tyre (Purg. XXXI, 106): Ne jemi këtu Nimfa dhe në qiell jemi yje. – Përpara tij – ia përplasi në fytyrë (L.). Fornacciari: përpara meje.

Pabarazia e komenteve, deri ne nje cilesi permbysese, na con ne kerkesen per te zbuluar se ke veper te Dantes ka marre per baze Kadareja (se sa per Alfred Uçin e thote hapur se ka marre perkthimin e Pashko Gjecit, me te cilin ka bere dhe nje fotografi perpara varrit te fiorentinit te madh (Alfred Uçi, Ese dhe etyde filozofiko-estetike, f. 212)) botimin shqip te kahershem (1962) apo botime ne gjuhe te tjera; ne kete rast kush eshte komentuesi? Kjo gje e ben te domosdoshem komentin e metejshem te vepres se Dantes, pasi mbi kete baze mund te ofrohet paradoksi i perputhjes te permbajtjes se vepres me dinamiken sociale te shqiptareve.

Keto vargje shprehin nje deshire krahasuese ne fushen e politikes, perderisa permend Katonin e Ri te Utikes ne kundershtimin qe i pati bere politikes perandorake te Jul Qezarit. Kalimi nga republike konsullore (nenkuptohet demokraci) ne republike perandorake (nenkuptohet diktature) te con ne perfundimin se Dante Alighieri parapelqente jo vetem te paren, por dhe sensin laik ne jeten politike te Italise se kohes se tij. Por problemi ka nje pikepyetje te madhe: ishte deshira utopike e Dantes apo ishte imponimi politik i Kishes? Kjo pyetje merr pergjigje po te shihet shkalla e zhvillimit politik te Italise sa asaj kohe dhe cfare do te ndodhte po ta drejtonte popullin italian klasa politike e kohes pa Kishen Katolike. Problemi nuk mund te trajtohet si nje iluzion individual dhe mbi kete baze te ngrihet ideja sikur Alighieri ka kerkuar ndreqjen e shoqerise italiane te asaj kohe. Kerkese me e shumte qe mund te manifestohej ishte deshira per t’u perfshire ne rrjedhat poltike te kohes dhe ne kete drejtim Kisha ka hapur dyert, por pa pranuar kundershtimin e parimeve te saj religjoze, apo teologjike. Ne kete moment shtrohet problemi i udheheqjes politike te Italise dhe Alighieri e shtron kete problem ne sfondin iluzor duke shkruar:

Eja, sikur n’mëngjes në drit’n e parë 13

mes avujsh Marti duhet flakë kallë

atje në perëndim mbi rrafsh detar

ashtu m’u çfaq-e prap m’u çfaqtë e gjallë! – 16

një dritë, që përmbi det kah na u afronte,

aq shpejt sa fluturim s’ka qi i rri ballë,

e për një çast që s’vrejta si fluturonte 19

se doja prisin tim me e pyet mbi valë

e pashë ma të madhnueshëm kah vetonte.

Dante Alighieri, Purgatori, kënga II (nenvizimi i imi, GH)

Ne botimin shqip keto vargje nuk kane asnje koment, ndersa botimi italisht shkruan: “Ne se une e shoh akoma keshtu mundem me e pa perseri. Castelvetro deshiron me shkue i vdekur ne Purgator per me siguru jeten e pertejme”.

Duke e lidhur me kengen e pare, vargu 28-48, shoh ne keto rreshta iluzionin e udheheqesit te ardhshem (“prijesin tim”) te shoqerise danteske dhe kerkesen per te pasur nje te tille te lidhur me Kishen (“ma te madhnueshem kah vetonte”-sinonim i ZOTIT), meqenese Kisha e lidhte Njerezimin me ZOTIN. Une i kuptoj si krahasime te lidhura me kerkesa te karakterit laik te udheheqjes se shoqerise te asaj kohe. Dhe ky duhet te kete qene qellimi i intelektualeve te asaj kohe, pasi konflikti ne brendesi te Selise se Shenjte (midis perkrahesve te Kishes se Avinjonit me ata te Kishes Romane) e kishte futur popullaten italiane ne konflikt me te. Jane ngjarje paralele qe jane kaluar ne heshtje nga historiografia europiane te transmetuara me teper me deformime se sa te dhena me objektivitetin e nje realiteti te ndodhur.

Kjo bie ne sy me vargjet 37-39 ku interpretimi i shtrember i tyre tregon se vepra e Dantes i eshte nenshtruar nje komenti tjetersues per qellime politike. Keto vargje thone:

Larg mos u shtyni ju, o njerez, me quia, 37

se, t’kishit mujte me pa c’ka s’ka mbarim,

s’do te kish pas nevoje me linde Marija;

Dante Alighieri, Purgatori, kënga III

Komenti shqip ka kete permbajtje: “37. quia: Fjale latine, qe don te thote «pse». Dante paraqet pikpamjen skolastike se njeriu nuk duhet te shtyhet teper ne kerkimin e «pse-se» se gjanave, sepse sikur njeriu te kishte mundesi me zberthye me mend cdo gja, s’do kish nevoja qe Shen Merija te lindte Krishtin, shelbyesin, zbuluesin e se vertetes hyjnore”.

Por komenti italisht eshte me te vertete i jashtezakonshem ne ate cka na zbulon per filozofine e asaj kohe. Sipas ketij komenti njeriu duhet te jete i kenaqur me ekzistencen aktuale. Aristoteli dallon dy lloj njohjesh: ate mbi ekzistencen dhe ate mbi aresyen perse ekziston. Njohja e pare eshte rrjedhim qe shkon nga pasoja tek shkaku dhe tjetra qe shkon nga shkaku tek pasoja. Behet thirrja: kenaquni qe problemet jane pasoja dhe mos u lodhni me gjete shkakun. Shkrimet ju tregojne qe shpirtrat e te mallkuarve vuajne mundimet e shkojne e kerkojne pse eshte. Sepse fuqite natyrore kishin mundesi me pa gjithshka. E Marija nuk do te kishte pase aresye me linde Krishtin shpetimtar, ne qofte se nuk do te lindte Adami mekatar.

Nuk gjej rast tjeter per te vene ne dukje shkollen e mbrapsht qe u ka rene ne hise shqiptareve per te mesuar pas 1945 e deri me sot. Eshte rast tipik se si eshte kaluar nga nje analize filozofike materialiste (teksti italisht) ne nje analize idealiste pa domethenie (teksti shqip).Problemi me i pa zgjidhur filozofik i kohes se sotme, por dhe problemi me i sakte i zgjidhur ndonjehere nga mendimi filozofik i kaluar eshte problemi i pafundesise ne kohe dhe hapesire; dhe merita per kete i takon mendimit fetar, si forma me e pare e mendimit filozofik. Zgjidhja eshte: pertej pafundesise qendron ZOTI! Por problemi e kerkon nje zgjidhje te metejshme mbi ndikimin e kesaj pafundesie mbi ne dhe ketu ndahet mendimi filozofik nga mendimi fetar. Dmth pyetja shtrohet: ZOTI ndikon mbi Njerezimin, si bashkesi, apo mbi individin. Asnjehere nuk eshte folur per mekatin kolektiv, por gjithmone i eshte meshuar mekatit individual, cka tregon qe Kisha i ka dhene prioritet Njeriut prej 2000 vjetesh. Ne qofte se per popujt e Europes kjo ka pasur anet e veta tejet pozitive, per popullaten shqipfolese kjo nuk ka mundur te vleje dhe kjo e ka nje aresye: shqiptaret nuk e kane arritur akoma ate faze te zhvillimit qe imponon mekati individual, pasi ata akoma nuk e kane arritur pjekurine e organizimit kolektiv. I vetmi subjekt qe ka mundur t’i bashkoje shqiptaret ne stuhite e shkaktuara nga Historia ka qene Kisha Katolike, duke marre mbi vete mekatin historik te shqiptareve ne kapercimin e pengesave historike (1918-1920 – Imzot Luigj Bumçi). Kjo eshte aresyeja perse elemenimi i Kishes Katolike Shqiptare (pas 1945-ses) eshte, ne te njejten kohe, tendence per eleminimin e Kombit Shqiptar nga Historia.

Analiza e pafundesise con ne nje rebus lehtesisht te zgjidhshem, pasi pertej saj ekziston permasa e pamundesise, edhe ne qofte se vete Bota Njerezore do te ishte e pafundme ne kohe. Zgjidhja e kesaj pike ne aspektin filozofiko-fetar nuk i ka dhene frutet e veta akoma ne sferat shkencore (ja perse eshte e pamundur te jetoje intelektuali laik jashte produktit intelektual fetar), por gjithsesi te jete puna postulati dantesk ne kete rast eshte: Hiçi eshte pjelle e fantazise se njeriut, pasi ai nuk ekziston, pertej mendjes se Njeriut ekziston ZOTI! Nga ana tjeter, pafundesia eshte ajo qe perbashkon Fene me Shkencen ne favor te Fese, pasi raporti i dy te pafundmeve nxjerr ne drite kostanten dhe 1(njeshin), jo si numer por si te vetem.

Bindja ime eshte qe komentet e vepres se Dantes jane shfrytezuar nga botuesi shqip per te deformuar kryesisht historine e shqiptareve, por duke deformuar fillimisht historine e Njerezimit. Vini re vargjet e meposhtme dhe menyren se si behet kalimi nga interpretimi teologjike ne ate manipulues:

Ah, gjinde, ti duhet te ulje kryet 91

E Cezarin ta lejshe permbi shale,

n’qofte se t’kujtohet fjala e Zotit; syte

sill e shiko ba egersine ate kale 94

se ngeli nga mamuzat pa u rreke

qyshse ti frejt per vehte na i ke ndale.

Dante Alighieri, Purgatori, kenga VI

Ne botimin shqip keto rreshta (91-96) kane kete koment:Ah, gjinde: Papa i Romes dhe kleri, qe kishin shti ne dore pushtetin civil, (qyshse ti frejt per vehte na i ke ndale), ne vend qe te linin ne fron (permbi shale) perandorin Cezarin), ashtu si ka thane vete Zoti (ne fjalet e Ungjillit: «Jepni Cezarit çka asht e Cezarit dhe Zotit cka asht e Zotit»)”. Por autoret e komentit nuk e kane ditur per asnje cast ekuacionin e formimit te pushtetit civil. Per kohen qe ben fjale Dante, Papa dhe Kisha formuan pushtetin civil dhe bazen laike te ketij pushteti per te drejtuar Popullin Italian dhe nuk ka mundesi qe krijuesi te kerkoje ate qe kerkon ta largoje prej vehtes. Ne qofte se komentuesit do ta kishin ditur kete fakt, nuk do te merrnin per baze pjesen e dyte te komentit, duke e permbysur, ate dhe t’ja bashkangjisnin fantazise se tyre. Fjala behet per shprehjen: Jepni…Zotit cka asht e Zotit. Alegoria e perdorur ne kete rast eshte e pavlefshme, pasi ZOTIT asnjeri nuk mund t’i jape ndonje gje: nje i perkohshem nuk mund t’i jape asgje te Perjetshmes. Krahasimi i pushtetit civil me pagimin e tatimit Cezarit nuk ka pike kuptimi dhe kjo eshte nje pike qe ka tentuar te poshteroje Kishen. N.q.s. do te marrim per baze Biblen ku gjendet kjo shprehje, lexojme:

15Ai (Jezusi, GH) e hetoi dredhine e tyre (behet fjale per disa farisenj dhe herodian, GH) dhe u tha:

»Pse po me sprovoni? Ma bini ta shoh nje denar!«

16Ata ia sollen. Ai i pyeti:

»E kujt eshte kjo fytyre e ky mbishkrim?«

»Te Cezarit.« – i pergjigjen ata.

17Jezusi u pergjigj:

»Çka i perket Cezarit, jepjani Cezarit e çka i takon

Hyjit, jepjani Hyjit!«

I la me goje hapet.

(Bibla, Ungjilli sipas Markut (Mt 22; Lk 20, 20-26), Ferizaj, 1994, f. 1447)

Ky eshte debati biblik qe ka cuar ne lindjes e shprehjes: “Jepni Cezarit çka asht e Cezarit”, por vazhdimi tregon te pamunduren dhe nuk mund te perdoret dot (qofte dhe fakti qe kerkush nuk mund ta shohe fytyren e Hyjit, mbi cbaze ka lindur detyrimi ndaj Cezarit, eshte i mjaftueshem per te mos e vazhduar debatin mbi kete argument). Fakti eshte qe keto fjale nuk jane te ZOTIT, sic pretendon komenti shqip, por te Jezu Krishtit, sic thote Bibla. Ne komentin italisht vargjet 91-93 jane te ndare nga vargjet 94-96; ne qofte se te dytet jane te lidhur me interpretimin biblik, dhe ketu komentuesi i perkthimit shqip e thote sakte, vargjet e para as qe kane lidhje me Papen, Institucionet fetare dhe pushtetin civil, keshtu qe komentuesi i perkthyer shqip ka vene ne perdorim fantazine duke krijuar nje konfrontim imagjinar midis Dante Alighierit dhe Papatit.

Rendesia nuk qendron ne menyren e interpretimit te materialit biblik, por ne manipulimin e faktit historik dhe ne grabitjen qe Politika i ka bere produktit te Kishes, duke e paraqitur si pronen e saj, dhe mbi kete baze eshte ngritur e gjithe jeta sociale ne Europe pas epokes danteske deri ne kohen e Napoleon Bonopartitm, pas se ciles kohe Selia e Shenjte e la fatin e Kombit Italian ne duart e politikes (ne kete rast termi politike presupozon bashkepunimin e Parase me Luften).

Per nje lexues, qe nuk i intereson interpretimi i vargjeve te Dantes, e ka te pamundur te kuptoje lidhjen e Dantes me politiken, jo vetem ne vargjet e mesiperme, por as ne lidhjen shpirterore te autorit me udheheqesit e politikes se asaj kohe. Por ekziston nje kompleks gjashte vargjesh ku bie ne sy tallja e autorit pikerisht me kete politike, vargje te cilat jane krejtesisht enigmatike per komentuesin e perkthimit shqip. Dante ka ironizuar:

“Unë jam, -këndonte, -jam sirenë! Mbi ujë, 19

të detit marinarët la pa mënd;

kaq fort me këngë e hyj në shpirt gjithkujt!

Uliksin udhë i ndërrova përnjimend 22

Me zanin tim; kush nis me mu të rrojë,

S’më ndahet ma, ndër krahë të mij po u gjënd!”

Dante Alighieri, Purgatori, kënga XIX

Ne botimin shqip komentet e ketyre vargjeve mungojne, kurse ne botimin origjinal komenti eshte e lidhur me ngjarjen e pershkruar nga Homeri kur i biri i Leartit (Odiseja-Uliksi) ndeshet me sirenat. Tek Homeri ngjarja nuk ka pasur pasoja ne saje te vullnetit te Odisese, kurse ne vepren e Dantes pranohet ndryshimi i rruges per nje kohe te gjate (kush nis me mu të rrojë, S’më ndahet ma, ndër krahë të mij po u gjënd!) i shkaktuar nga Politika. Pikerisht kjo e fundit i eshte fshehur lexuesit per shume e shume shekuj dhe interpretuesit e vepres se Dantes nuk kane pasur kurajon civile per ta thene hapur se vargjet e Dantes shprehin nje revolte ndaj politikes qe ka qene e aplikuar ne brendesi te Selise se Shenjte pas shekullit te VIII me Karlin e Madh te Frances, prej nga e ka burimin Kisha e Avinjonit dhe e gjithe veprimtaria pese shekullore e saj ne brendesi te Selise se Shenjte, gje e cila solli debimin e Dantes nga Firence dhe eshte e shprehur teper qarte ne kengen e XX, ku thuhet:

At’here filloi me genjeshtra e perdhunim 64

grabitjet, e pastaj muer si shperblese

Gaskonje, Ponti, Normandje nen sundim

Karli erdh n’Itali, e si shperblese 67

e preu Korradinin; e pas tij

e nisi n’qiell Tomazin, si shperblese.

Do vij nje kohe, e shpejt ajo do vije 70

kur tjeter Karl do dale prej Frances lark,

ma mire me u njofte si ai, si fisi i tij

Dante Alighieri, Purgatori, kenga XX

Komenti i ketyre vargjeve tregon se behet fjale per krahinat franceze Guaskonje, Pont dhe Normandi te pushtuara nga Filipi i Bukur dhe Filipi i II-te. Me pas behet fjale per ardhjen e Karlit te Angjoineve (1220-1285), vellai i Ludovikut IX te Frances, i cili pat qene ftuar nga papati per te luftuar kunder Manfredit dhe me 1266 futi ne dore napolin dhe Siciline. Me 1282 ne Palermo plasi kryengritja kunder francezeve dhe mbreti i Sicilise u zgjodh Pjetri i III-te i Aragones (vdiq me 1285). Karlit i mbeti mbreteria e Napolit. Me 1268 gjashtembedhjetevjecari Korradin (preu Korradinin), i fundit i Hohenshtaufen, paraqiti pretendimet e tij per fronin e Napolit, por u mund nga Karli ne Taljakoc dhe i a prene koken ne Napoli ne sy te mbretit. Eshte po ky Karl, qe ne ate kohe mendohej, se ka mbyte Shen Tomen e Akuinit. Ne vazhdim nje Karl i Ri (tjeter Karl do dale prej Frances laik), behet fjale per Karl Valua, iu mbiquajtur “i pa toke” (shih vargun 76), vellai i Filipit te Bukur, do te dale ne skenen politike te Italise. Papa Bonifaci i VIII, duke pasur ne plan per nenshtruar Firencen, ku Partia e te Bardheve ishte kunder tij, si dhe per t’i marre Siciline Federikut te Aragones, e ftoi Karlin ne Itali qe ta ndihmonte ne synimet e tij. Si shperblim i premtoi kuroren perandorake. Me 1 Nentor 1301 Karli, me preteksin e “vendosjes se paqes ne Toskane” hyri ne Firence dhe ketu me pabesi u radhit ne anen e te Zezeve, gje qe coi ne shpartallimin dhe debimin e te Bardheve, ne mes te te cileve edhe vete Dantes. Me vone ai ndermori nje fushate pa sukses ne Sicili dhe mbes saj u kthye ne France (me 1302). Vdiq me 1325.

Ne vazhdim komentuesi i perkthimit shqip interpreton ngjarjet sipas konfliktit imagjinar midis pushtetit papal dhe pushtetit shteteror pa e thene ne asnje rast se pushteti shteteror ishte pushteti ne favor te Frances. Keto ngjarje pershkruhen ne vargjet:

E ma zi se keshtu s’ka si mendohet, 85

shoh lilin qe Alanjes i asht perveshe

e ne mkambsin e vet Krishti robnohet

E shoh kete se dyti tue u perqeshe 88

shoh tue i afrue uthull e tamth nder buze,

mes hajnash t’gjalle, te vrame. Me zemren peshe

une shoh te riun Pilat, qe si i terhuze 91

veshtron e s’ngopet; tempullin ka msy

fry velash, cdo dekret ai tue perbuze

O Perendi, kur do ta shoh ne sy 94

i gzuem hakmarrjes tande, e cila, e fshehte,

t’ambel ta bam zemrimin qe mban ndry?

E gjithcka ma perpara thojshe vete 97

per ate te vetme nuse t’Shpirtit t’Shenjte

e qe te shtyu me ardhe e me m’pyete,

asht nder urate pergjigja jone ma e shtrenjte, 100

qe e kendojme diten; t’kunderten kendojme

at’here kur erresohet nata krejt

Dante Alighieri, Purgatori, kenga XX

Komentuesi i ketyre vargjeve ka shkruar: 86-90: Kur konflikti midis papes Bonifaci VIII dhe Filipit IV (te Bukur), qe pasqyronte luften e pushtetit kishtar dhe pushtetit shteteror, arriti kulmin, i derguemi i mbretit Filip, prokurori i shtetit Giljom de Nogare dhe anmiku i papes Shiarra Kolonna (mes hajnash, t’gjalle) hyne me 7 shtator 1303 me flamurin mbreteror (lilin, -simbol i shtepise mbreterore te Frances) ne Alanje (sot Ananji), ku gjindej Bonifaci, e arrestuen dhe e fyen (tue e perqeshe). Nga tronditja pak ma vone Bonifaci vdiq (shoh…te vrame). 92-93: tempullin ka msye Filipi IV shpartalloi urdhnin kalorsiak te templareve, themelue ne Jeruzalem me 1119, per te shti ne dore pasunite e tyre (1307-1314); fry velash, cdo dekret ai tue perbuze – I fryme nga lakmia, ashtu si velat qe fryhen nga era, tue shkele cdo ligje (dekret), tue torturue, tue pre e tue djege ne turre te druve.

Botimi i trete i “Komedise Hyjnore” me 2006 e ka pase nje qellim te fshehte: t’u tregonte shqiptareve qe botimi i viteve 70 ka qene pa hile. Por ballafaqimi me origjinalin tregoi se manipulimi i vepres perfshihej ne politikat e diktatures duke pergatitur Popullin Shqipta per 1967 (kjo perben mekatin kolektiv te shqiptareve, qe akoma nuk eshte shpaguar edhe pse ne Shqiperi kane ardhe udheheqesit e Selise se Shenjte: Papet Xhovani Paolo II dhe Francesko I). Shtrohet pyetja: perse Presidenti italian Champi e dekoroi profesor Pashko Gjeçin me 26 Korrik 2004 (fotot e kesaj ceremonie jane ne botimin e trete shqip te Komedise Hyjnore, f. 761-763): per perkthimin e vepres se Dantes ne gjuhen shqipe si nje akt kulturor, apo per perkthimin e botuar me 1962? A e dine valle dantestet italiane qe botimi shqip nuk eshte pike per pike sipas origjinalit, pasi shenimet jane te nje shkolle qe nuk kane lidhje me Dante Alighierin e tyre?

Duke shetitur neper shekujt kohor te paraItalise shteterore, per te pare menyren dhe permasen e ndikimit dantesk ne letersine italiane, dallojme nje seri kategorish te mendimit letrar dhe individesh te lidhur me te, ku me te spikaturit jane (jane marre nga Enciklopedia franceze Nouveau Petit Larousse 1970, krahasuar me Enciklopedite franceze, Le Petit Robert 2 1982, 1984 dhe Fjalorin enciklopedik italian, Maximus 1994 pa e ndryshuar sasine numerike fillestare te Nouveau Petit Larousse 1970 dhe kjo me aresyen se rendesia nuk qendron ne sasine numerike, por ne raportet sasiore nder shekuj, keshtu qe mos prisni qe keto emra te perbejne te gjithe korpusin letrar italian nder shekujt XIII-XVIII – grafiku foto 9):

Xhovani Fiorentino (shek. XIV) – tregimtar;

Xhovani Sercambi (1347-1424) – shkrimtar;

Xhan Francesko Poggio Bracciolini (1380-1459) – shkrimtar;

Leon-Batista Alberti (1404-1472) – humanist-arkitekt;

Lorenzo della Valle (1407-1457) – humanist;

Kristoforo Landini (1424-1492) – humanist-poet;

Xhovani Pontano (1426-1503) – shkrimtar;

Luigji Pulchi (1432-1484) – poet;

Ambrogio Calepino (1440-1510) humanist, stampoi per here te pare (1502) fjalorin e gjuhes latine;

Aldo Manuzio (1449/1450 – 1515) – humanist-shtypes librash;

Filipo Giunta (1450-1517) – shtypes librash;

Agnolo Ambrozini, il Poliziano (1454-1494) – poet;

Jakopo Sannazzaro (1456-1530) – poet;

Pietro Pomponazzi (1462-1525) – filozof;

Xhovani Pico della Mirandolo (1463-1494) – filozof;

Bernardo Dovizi Bilbiena (1470-1520) – letrar-autor dramash;

Pietro Bembo (1470-1547) – humanist;

Ludoviko Ariosto (1474-1533) – poet;

Mikelanxhelo Buonaroti (1475-1564) – piktor-skulptor-poet;

Baltazar Kastiglione (1478-1529) – shkrimtar;

Xhan Xhorxho Trisimo (1478-1550) – shkrimtar;

Mateo Bandinelli (1485-1561) – tregimtar;

Girolamo Folengo (1491-1544) – poet;

Vittoria Colonna (1492-1547) – poeteshe;

Pietro Bacci l’Aretino (1492-1556) – shkrimtar;

Francesko Berni (1497-1535) – poet;

Angelo Beoleo Ruzzante (1502-1542) – aktor-autor dramash;

Xhovani Della Kosa (1503-1556) – shkrimtar;

Anibale Caro (1507-1566) – shkrimtar-poet;

Xhorxho Vasari (1511-1574) – piktor-arkitek-shkrimtar;

Xhanbatista della Porta (1535-1615) – studiues-letrar;

Xhan Batista Guerini (1538-1612) – poet;

Giovani Botero (1540-1617) – shkrimtar;

Torquato Tosso (1544-1595) – poet;

Otavio Rinuccini (1565-1621) – poet;

Alesandro Tassoni (1565-1635) – poet;

Xhanbatista Marino (1569-1625) – poet;

Luigji Riccoboni (1675-1753) – aktor-autor;

Skipione Maffei (1675-1755) – shkrimtar;

Pierr Metastase (1698-1782) – poet dramaturg;

Karlo Goldoni (1707-1793) – autor komik;

Francesko Algaroti (1712- 1764) – dijetar-shkrimtar;

Ranieri Kalsabigi (1714-1795) – shkrimtar-libretist;

Giuzepe Bareti (1719-1789) – kritik-poet;

Karlo Gozzi (1720-1806) – shkrimtar;

Xhovani Batista Kasti (1724-1803) – shkrimtar;

Xhiuzepe Parini (1729-1799) – poet;

Vitorio Alfieri (1749-1803) – poet dramaturg;

Emanuele Conegliano di Lorenzo da Ponte (1749-1838) – libretist;

Vincenco Monti (1754-1828) – poet;

Petro Xhordani (1774-1848) – shkrimtar;

Ugo Foskola (1778-1827) – shkrimtar;

Xhovani Batista Nikolini (1782-1861) – autor dramash;

Giovani Berelet (1783-1851) – poet;

Aleksandro Manzoni (1785-1873) – shkrimtar;

Silvio Peliko (1789-1854) – shkrimtar;

Masimo Taporelbi Azeglio (1798-1866) – piktor-autor; (e kam mbyllur me kete shekull pasi shek. XIX-XX nuk e ndryshon perfundimin, ne kete rast dua te ve ne dukje qe kjo pune eshte bere 40 vjet me pare dhe nuk perjashtoj gabimet e moshes, pasi sot eshte e pamundur ta perseris ate pune rinore).

C:\Documents and Settings\User\Desktop\Grafiku i Gencit-Model.jpg

foto 9

Mbi kete baze analitike ndertojme grafikun e zhvillimit te mendimit letrar italian nder shekuj sipas sasise ne kohe (foto 9):

Shek. X – 1

Shek. XIII – 15

Shek. XIV – 7

Shek. XV – 23

Shek. XVI – 12

Shek. XVII – 3

Shek. XVIII – 17

Shek. XIX – 32

Shek. XX – 20 (per kete shekull duhet pare parasysh viti i botimit te enciklopedise franceze (1970) dhe ai nuk ka mbaruar akoma, pasi si reference eshte marre viti i lindjes se individit).

Vija e mesatares kohore 14,4 individe per shekull, rendesia e se ciles qendron ne percaktimin e zonave kohore me te zhvilluara, ne kere rast te mendimit letrar italian, dhe ku ka ndikuar me teper kjo zone.

Zonat kohore me te zhvilluara perkojne me shek XIII ku sapo fillon, vitet 1350-1470, shek. XVIII-XX. Nga ky grafik veme re se mendimi letrar italian nuk ka ndikim te drejteperdrejte mbi formimin e shtetit italian (1861). Fazat e zhvillimit te tij tregojne se shoqeria italiane nuk i ka dhene prioritet mendimit letrar ne raport me muziken, artin, mjekesine dhe shkencat e natyres. Epoka danteske eshte nje epoke minore brenda mendimit letrar italian dhe ndikimi i saj eshte krejtesisht i paperfillshem ne letersine italiane te mevonshme. Epoka danteske duhet konsideruar krejt rastesore ne mendimin letrar italian brenda periudhes kohore shek. XII-XX. Prej ketej arrihet ne perfundimin qe figura dhe roli i Dante Alighierit nuk duhet te perfshihet si gjurmelenes ne mendimin letrar boteror, po diku tjeter, e cila eshte absolutisht e pashmangeshme ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore dhe kjo mbetet per tu percaktuar.

5-Shkalla e zhvillimit te shqiptareve ne funksion te

termit intelektual (shek. XV-XX) dhe dinamika

e inteligjences shqiptare nder shekujt ne fjale

Gjeja me te cilen u ndesh Popull Shqiptar ne agimet me te para te jetes komuniste (pas 1945) ishte padija e progresit politik jo vetem ne planin filozofik arsimor, por edhe dinamika e intelektualit ketu ne shqiperi, dmth raporti intelektual fetar – intelektual laik, u konsiderua e paqene duke aplikuar krimin si e vetmja menyre e formimit te inteligjences enveriste. Vrasjet e panumerta, persekutimet, burgosjet, internimet pergjate periudhes 1943-1991 te te gjitha niveleve te inteligjences shqiptare te para 1945-ses, perbejne themelin me te pare formues te inteligjences enveriste dhe postenveriste. Me thene te drejten nuk me intereson dhe fort menyra se si intelektuali enverist i mbushi mendjen vetes se ndryshonte nga majmuni, por me interesonte shume, me te vertete shume, menyra se si intelektuali enverist u be si gjarpri duke fshehur krimet e perbindeshme te realizuara pergjate peridhes 1943-1991 ne kurriz te Kombit Shqiptar (vetem ne kete pike ka mundesi filozofike te argumentohet ekzistenca e Kombit Shqiptar, pasi ne te kunderten ai nuk ekziston). Nderrimi i lekures nga monopartiaku enverist ne polipartiakun borgjez, pas 1991-shit, pa qene asnjehere skllavopronar, feudal apo kapitalist (ne realitet ai ka qene dhe eshte nje fshatar idiot i pagdhendur, pasi nuk njeh gjene me kryesore: punen), duhet te sherbeje si argumenti me kryesor qe verteton se periudha danteske e ka luajtur nje rol, dhe te madh bile, ne historine e Njerezimit. Kjo te detyron te analizosh menyren se si eshte formuar intelektuali historik shqiptar (para 1945-ses) dhe perse u formua intelektuali enverist (pas 1945-ses) ketu ne Shqiperi. Cfare fshihet pas ketij rotacioni kriminal?

Ne qofte se ekuacioni historik i formimit te intelektualit laik rrjedh nga intelektuali me baze fetare (kjo eshte formala klasike) nder popujt europiane, me perjashtim te italianeve dhe grekeve, kjo, nuk gjendet e dokumentuar. Cudia qendron tek Populli Shqiptar, historia e te cilit perseriti formen klasike, krejt ndryshe nga popujt e tjere europiane, me nje perputhje kaq absolute sa te habit fakti perse fundi i tyre ndryshoi ne ekstrem.

Pergjithesisht ky proces, ne Shqiperine enveriste, eshte mbajtur i fshehte dhe eshte i ndryshuar ne permbajtje me permasa jashtezakonisht te medha deri ne ate mase sa shqiptareve te sotem utopia e genjeshtert u duket si vete realiteti. Interesantja eshte qe shqiptaret e sotem e njohin faktin, por nuk e pranojne pasojen e faktit dhe kjo per shkak te atij keqarsimimi politik dhe antishqiptar te theksuar qe i ka shoqeruar gjate gjithe jetes se tyre pas 1945-ses.

Nga pikepamja kohore intelektualet e pare qe njihen ne territorin ku sot jetojne shqiptaret jane te lidhur me jeten dhe bemat e Heroit Tone Kombetar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu (1405-1468), por kryesisht ata jane te lidhur me Kishen Katolike Shqiptare te epokes se Heroit dhe nderi i takon Kryepeshkopit te Durresit Pal Engjelli (1416-1470), mbi te cilin bie pergjegjesia e te shkruajturit te te pares fraze ne gjuhen qe flasin sot shqiptaret dhe qe konsiderohet si Gjuha Shqipe, por qe per kohen ne fjale nuk njihej me kete emer (ne ate kohe perdorej termi epirot dhe kjo eshte gjeja e pare qe duhet te mesojne shqiptaret neper shkolla). Me pas vjen kleriku Marin Barleti (1460-1512/13) – humanist, prej te cilit kemi informacionin, ne librin mbi historine e bemave te Heroit, qe Gjergj Kastrioti-Skenderbeu quhej Princ Epirot dh jo arber apo shqiptar; e me pas Marin Becikemi (1468-1526) – profesor ne Universitetin e Padoves, i pari intelektual laik qe njohim.

Ndersa nga pikepamja e permbajtjes intelektualet shqiptare nder shekuj jane te ndare sipas shkollave perkatese, ku dallojme: intelektualet me baze fetare, intelektualet katolike (kryesisht me shkolle katolike, italiane, austriake, gjermane), intelektualet ortodokse (kryesisht me shkolle greke, por edhe romune), intelektualet muslimano-bektashi (kryesisht me shkolle otomane dhe greke). E gjitha kjo per periudhen me te vjeter qe njohim deri ne vitin 1945, ku produkti intelektual vendas sapo kishte filluar te lulezonte ne planin arsimor.

Nje renditje sipas kohes nxjerr ne pah supremacine e intelektualit me baze fetare per disa shekuj, deri ne vitin 1945, duke bere te pamundur vecimin e intelektualit laik deri ne ate mase sa mund te thuhet qe ai nuk ekziston. Kjo nuk tregon as me shume e as me pak pamundesine e shoqerise shqiptare per te prodhuar kete kategori njerezish pa relatoret e saj te jashtem dhe historike. Kjo te detyron qe te ndjekesh rrugen kohore te analizes nga e shkuara deri me sot.

Duke marre per baze vetem termin shqiptar dhe duke e lidhur me punen mendore, dmth intelektuale, gjitheshka fillon me Frang Bardhin (1606-1643) me fjalorin latin-epirotisht (1635), pas te cilit fshihet figura e klerikut intelektual shqiptar dhe fillesa historike e intelektualeve shqiptare. Menyra se si eshte formuar ne kohe intelektuali shqiptar dhe se si ai eshte lidhur me epoken paraardhese gjendet ne libri i At Donat Kurtit dhe At Marin Sirdani: Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi, te botuar per here te pare me 1935 (botimi i dytë, 1999). Ne faqet e ketij libri gjendet e shkruar: “Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 12 vepra e 9 autore nder te cilet Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Barleti, Tivarasi, etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 11 vepra, 9 autore, e 6 doreshkrime. Permenden: P.Francesk M de Lecce OFM, Kuvendi i Arberit, D. Gjon Kazazi, etj. Prej vitit 1800 deri ne vitin 1900 kemi numeruar 81 vepra, 34 autore e 4 doreshkrime. Vecohen: P. Leonardo de Martino OFM, Zef Jubani (i Ndokillis), Pashko Vasa, D. Engjell Radoja, P. Pjeter Zarishti, P. Francesk Rossi da Montalto OFM. P. Jak Jungg S. J., D.Ndue Bytyci, P. Tome Marcozzi OFM, D. Pashko Junki, D. Pashko Babi e te tjere shkrimtare te rinj qe u del emri ne shekullin e XX-te. Prej vitit 1900 deri ne vitin 1912 gjejme 59 vepra e 16 autore. Vecojme: Gjergj Fishta OFM, Luigj Gurakuqi, D Ndoc Nikaj, P. Anton M. Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM, P. Pashk Bardhi, Hile Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gasper Merturi, P. Anton Busetti S.J., Kole Thaci etj” (f. 27-28-29). “Prej gjithe ketij materiali shihet se para vitit 1800 gjuha e jone nuk do te ishte shqipe po tu hiqeshin shkrimtaret katolike deri ne ate kohe, dmth: D. Gjon Buzuku 1555, D.Fran Bardhi 1635, D. Pjeter Budi 1664, Emz. Pjeter Bogdani 1685, autoret franceskaj, qe permendem deri tani duke folur per shkollat e para shqipe, Kuvendi i Arberit 1706, Kazazi 1743 si dhe autoret jashte Shqiperise, dmth De Luke Matranga 1592, Nil Katalani 1694, Nikole Filia 1736, D. Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti 1770 te cilet, sa bashku, i ngrehen nje monument te pavdekshem gjuhes sone. Literatura shqipe nuk kishte per te pasur kete permase, per te mos thene nuk do te kishte ekzistuar, po tu hiqeshin 460 veprat e njohura deri me tani, pa marre parasysh te perkoheshmet, dhe 136 shkrimtaret katolike, prej te cileve ishin ata qe muaren pjese ne Kongresin e Manastirit e ne Komisionin letrar te vitit 1916” (f. 31-32).

Nuk eshte veshtire te kuptohet se fjala behet per ate kategori intelektualesh qe pergatiten dhe aftesuan Kombin Shqiptar per t’u perbashkuar me Europen ne planin progresiv te zhvillimit te tyre, si e vetmja mundesi e ekzistences historike te shqiptareve. E po t’i shtojme kesaj liste emrat e disa intelektualeve me baze fetare qe luftuan ne frontin politik per ceshtjen shqiptare do te kuptohet me lehtesi menyra se si ka lindur ne Shqiperi intelektuali laik pas 1945. Mund te permend: Gasper Krasniqi – ky abat frymëzoi dhe organizoi kryengritjen e Mirditës në vitin 1862; Luigj Paliqi (1878-1913) klerik, mbyte nga serbomalazezet; Don Shtjefen Kurtit (1898-1971), i cili ishte bere prift me 13.05.1921 dhe kishte qene, sipas studiuesit francez Didier Rance, rrefystar i Nene Terezes. Se bashku me dy prifterinj te tjere, qe sherbenin ne fshatrat perreth Gjakoves, Don Luigj Gashi dhe Don Gjon Bisaku, mblodhen fakte dhe dokumenta qe do te perbenin donencimin kunder Serbise ne materialin historik Memorie ne gjuhen frenge, te cilen me 05.05.1930 do t’ja paraqisnin sekretarit te Pergjithshem te Lidhjes se Kombeve (sot OKB) me seli ne Gjeneve z. Erik Drymond (sipas Ibrahim Hyseni (Goga), Ferizaj 1873-1944, Ferizaj 2014, f.198, bot. II). Duke folur per figuren e Don Shtjefen Kurtit autori i ketij informacioni do te shkruante: “ferizajasi yne nxenesi i shkelqyer i shkolles sone qe shpetoi nga serbet, por jo edhe nga shqiptaret” (f. 199; Dom Shtjefen Kurti u pushkatua me 1971 per aresye se pagezoi nje foshnje). Rasti i Dom Shtjefen Kurtit ne planin historik tregon se intelektuali me baze fetare u zevendesua nga intelektuali laik enveristo-komunist me ane te krimit dhe pergjithesisht kjo ka qene e gjithe rruga e formimit te intelektualeve te epokes enveriste (1945-2016), pamvaresisht nga lloji specifik i profesionit dhe menyra se si e justifikojne ata kete veprim. Por, te pakten, intelektuali me profesionin e shkrimtarit, juristit, historianit, gjuhetarit, etnografit, etnologut, politikanit mbart mbi vete kete krim dhe kete antishqiptarizem te theksuar enverist. Shikoni kete fotografi (foto 10) dhe lexoni jeten e pjesmarresve ne te per te kuptuar menyren se si intelektuali me baze fetare dhe universitet europianoperendimor u zevendesua praktikisht nga intelektuali laik enverist, komunist dhe postkomunist me shkolle shqiptare, i lidhur domosdoshmerisht me krimin. Behet fjale per intelektualet e shekullit te XX dhe per lidhjen varesore te intelektualeve laike nga intelektualet me baze fetare. Kjo fotografi eshte fotoja qe tregon per veprimin historik te Institucionit Fetar Katolik mbi boten laike ne qytetin e Shkodres. Shikoni vendosjen e njerezve per te kuptuar rolin e Klerikeve Katolike Shqiptare dhe raportin qe kane me boten laike shkodrane (eshte raporti qe krijon Krenaria kombetare me Fene e Shqiptareve ne planin historik). Ne menyre te permbledhur jeta e ketyre te fundit eshte:

rilindasit 2

fig. 10

Disa nga Intelektualet e Shkodres me 1924 (foto Marubi)

Ata jane (nga e majta ne te djathte, nga lart poshte)

-Kole Gurashi, Gasper Harusha, Cin Bushati, At Martin Gjoka, Ndreke Cuk Kola, Lazer Kabashi, Luigj Koci.

-At Leke Filipi, Kole Zezaj, Filip Mazreku, Lush Ndocaj, Kole Koleka, Gjush Sheldia, Kole Mosi, At Bernardin Palaj.

-Luigj Muzhani, Luigj Prela, Kole Ibrahimi, Palok Traboina, Ndoc Ronkali, Kel Vila, Kel Ujka, Luigj Sheldia, Karlo Shiroka, Simon Rrota.

-At Marin Sirdani, Ndue Paluca, Kole Margjini, At Gjergj Fishta, Luigj Shala, At Ambroz Marlaskaj, Kole Kamsi, Pjeter Troshani, At Anton Harapi.

-Kole Laca, Kole Zadrima, Kole Staka.

Nenvizimi me bold eshte treguesi per intelektualet e lidhur direkt me veprimtarite e ceshtjes kombetare, kur te tjeret kane qene ndihmesa te kesaj ceshtje. Pikerisht keta Burra pushkatoi, poshteroi dhe mori neperkembe regjimi enverist. Mbas eleminimit te tyre u krijua premisa per formimin e inteligjences enveriste.

At Anton Harapin (5 janar 1888 – 20 shkurt 1946, pushkatohet). “Ne moshe fare te vogel hyn ne kolegjin jezuit e me pas ne ate franceskan, nen drejtimin e Pader Gjergj Fishtes, shtylle e kultures dhe tradites sone kombetare. Rezultatet e larta ne mesime i krijojne mundesine te vazhdoje studimet e larta ne vitin 1907, ne Villach te Tirolit, Salsburg dhe Shvarc – Austri, per teologji e filozofi. Me pas, ne fakultetin Teologjik te Universitetit te Innsbruck-ut dhe ate te filozofise ne Universitetin e Vjenes…Viti 1920 eshte viti i ingranimit te tij ne levizjen atdhetare shqiptare. Prej vitit 1921-1924 eshte bashkethemelues e drejtues i grupit te njohur atdhetar “Ora e Maleve” dhe, se bashku me Fishten, Gurakuqin, Shantojen, fillojne shkrimet ne mbrojtje te atdheut. Ne librin e tij “Andrra e Pretashit”, dedikuar liberalit te madh demokrat, Luigj Gurakuqit, ai shkruan: “Luigj Gurakuqit – burrit vertet burre”…Pader Anton Harapi caktohet profesor i filozofise ne gjimnazin “Illyricum” e fillon te merret me problemet pedagogjike dhe psikologjike. Ne vitin 1924 emerohet drejtues i gjimnazit “Illirycum” dhe ne 1930 – 1936 drejtor i revistes “Hylli i Drites”. Ne keto vite, Harapi shkruan ne keto revista rreth 70 kryeartikuj e artikuj qe synojne trajtimin dhe edukimin e natyres dhe shpirtin e shqiptarit. Mes tyre jane per t’u permendur 18 artikuj, te titulluar “Urti dhe burrni nder banoret e Cemit” dhe “Vale mbi vale”. Gjate viteve 1930-36 eshte nje nga drejtuesit kryesore te revistes “Hylli i Drites” dhe bashkedrejtues i gazetave “Posta e Shqypnis” e “Zani i Shna Ndout” ku per shtate vjet, mbuloi rubriken me mendime filozofike popullore “Thana e thashe”, po ashtu edhe ne “Ora e maleve”. Veprimtaria shoqerore e At Anton Harapit eshte e shtrire edhe me gjere duke marre pjese: ne ceremonine e percjelljes se eshtrave te Cerciz Topullit dhe Muco Qullit me 15 shtator 1936 ku mbajti dhe nje fjalim pershendetes; ne kunderveprimin politik per formimin e rinise zogiste ne qytetin e Shkodres diku rreth 25 marsit 1937 ku ndodhet ne te njejtin ballkon te Bashkise se Shkodres me Enver Hoxhen dhe paraqitur sikur ka lidhje me daten e 15 shtatorit te vitit 1936, ngjarje e cila mori ne qafe jo vetem ate, por gjithe qytetin e Shkodres, se bashku me thesarin e vetem te popullit shqiptar: Fototeken Marubi (aresyeja e pushkatimit te Pader Antonit eshte e lidhur vetem me kete ngjarje); ne bashkebisedimin me intelektualet e qytetit te Gjinokastres, me banim ne Tirane, ne shkurt 1944, kur ndodhej me detyren e nderuar te anetarit te regjences kombetare, ku ndodheshin avokat Vasil K. Dilo, profesor Gabriel Meksi, i cili gjendet ne doreshkrim i pabotuar, prone e familjes Dilo, etj, etj.

At Ambroz Marlaskaj O.F.M. (1884-1939) lindur ne Kushnen te Mirdites. Mori mesimet e para ne Kuvendin e Rubikut e mà tej çohet me krye n’Austrì per teologji e filozofi. Punon si pedagog n’Austri e Çekì. Me 1910 e gjejmë sekretar të Provincës Franceskane në Shkodër. Mà vone kthehet, merr pjese me 1916 n’Komisinë Letrare ne krah te Pekmezit, Gurakuqit, Gjeçovit, etj; ne fillim me funksionin sekretar, por shpejt i zevendesuar nga Luigj Naraçi. Me 1918 caktohet Drejtor i Kolegjit Françeskan të Troshanit. Ne vitet 20 per koopetencen ne mesuesì zgiedhet kryetar i organizates “Lidhja msuesvet” te prefektures se Shkodres. Në gjysen e dyte të vitit 1921 boton shkrimet “Mbi Ortografi të Sotshme” , “Si duelën të zgjedhun deputetët katolikë të Shkodres”, “A âsht’ qeveria e Tiranes nji Turkì e Ré a Jo?” etj. Ndêr artikujt interesant âsht ai me titull “Nji monument pazotsie në lamin e arsimit në Shqipni” (1923). Revista “Hylli i Dritës” bëhet për Marlaskajn tribuna e ideve të tij ku shpesh përdor pseudonimin Nji i mirditas. Zgiidhet deputet n’Asamblene Kushtetuese ku spikat oratoria e tij. Nji ish-deputet bashkohes në kujtimet e tij e karakterizon si “njeri shum’i sinqert’, korrekt dhe patriot i mir’, fjala e të cilit zinte vend”. Ishte “tipik mirditas”, nuk pranonte kompromise. Kje i mendimit në përshtatjen e Kanunit të Maleve me rrethanat e kohes kur jetoj, ne menyre të tillë qe të formohej ashtu Kodi Civil shqiptar. Asambleistet, kur u mblodhen ne Vlonë për Revolucionin e Qershorit, e ftuen edhe pader Ambrozin me firmos, por nuk pranoi e shtoi “na nuk kena mandat prej popullit per kyt”. Mirëpo dhjetori i vitit 1924 do të sillte një dimër të dytë për shumë krerë intelektualë të opozitës, të cilët sëbashku me kryeministrin detyrohen të braktisin atdheun që ishte mbërthyer nga një dorë e fortë. Marlaskaj emigron në Itali. Dhe pse i zhgënjyer nga rrokullima e ngjarjeve politike nuk tërhiqet nga jeta aktive e intelektualit. Për do kohë Marlaskaj caktohet profesor i teologjisë dhe rektor i Universitetit Antonian të Romës, profesor në Paris e Luvër (Belgjikë). Nuk rresht asnjëherë punën shkencore. Të rëndësishme janë kontributet e tij, trashëgimi i një vargu veprash të botuara e në dorëshkrim: në filozofi (studimi “Mbi monizmin dhe materializmin” ), në histori “Historia e Pedagogjisë dhe Psikologjisë” , një përmbledhje e Historisë së Shqipërisë; shkrime të tjera, në gjuhësi (ka botuar gramatikë latine, një fjalor latin, studimin “Mbi ortografinë e sotme” ), në didaktikë (shumë shënime e artikuj). Në Evropë Marlaskaj bën emër si pedagog i zoti, ku edhe e pat nisur si profesion, pa lënë mënjanë kontributin si mësues e drejtues në gjimnazin e njohur “Ilirikum” të Shkodrës. Bën emër dhe si dijetar në gjurmë të humanistëve të mëdhenj shqiptarë të Rilindjes Evropiane. i ngjashëm për nga fati me Gjon Gazullin, njeriun me shkëlqim të rrallë si pedagog e astronom, por jo pak me dorëshkrime të humbura apo të mbetura nëpër arkiva shtetesh Evropiane.

At Bernardin Palaj O.F.M. (22 tetor 1894 – 2 dhjetor 1946, mbytet ne tortura) lindur ne Shllak te Dukagjinit. Mesimet e para dhe te mesme i merr ne Kolegjin Franceskan te qytetit te Shkodres deri me 1917. Diplomohet per filozofi e teologji ne Grac te Austrise e me vone vazhdon studimet prane Liceut Teologjik te Salcburgut, Austri. Sherbeu si profesor i latinishtes dhe i greqishtes se vjeter ne Gjimnazin “Illyricum”. Ne revistat “Hylli i Drites”, “LEKA”, “Iliria”, Pader Bernardin Palaj ka botuar krijimet e veta, artistikisht te persosura, duke persorur edhe pseudonimin “Costandinus”. U be nje nder mitologet me te shquar shqiptare; njekohesisht muzikant e pianist i talentuar. Sipas nje pune voluminoze, hulumtuese, studiuese e seleksionuese shumevjecare, me 1939 Pader Bernardin Palaj, se bashku me Pader Donat Kurtin, botuan librin “Kange kreshnikesh dhe legjenda”, nderkohe qe botimin e ketij cikli kishin filluar ta benin ne “Visaret e Kombit” qe me 1937. ne kete vellim prej 342 kengesh, frut i nje pune gati 40 vjecare, gjenden “Oret e Mujit”, “Martesa e Halilit”, “Ajkuna qan Omerin”, “Gjergj Elez Alia”, qe konsiderohen kryevepra te folklorit shqiptar, ballkanik, madje dhe atij europian. Ne vitin 1942 fillon botimi i “Doke e kanune ne Dukagjin” qe vijoi ne disa numra te “Hyllit te Drites” e, ne vitin 1944, u botua ne Rome. Gjate vitit 1943, nje pjese e madhe u botua edhe ne tekstet shkollore. U quajt “njohesi me i thelle i maleve tona” nga albanologja ruse Denickaja. Ne vitin 1940 Pader Bernardin Palaj ishte zgjedhur anetar i Institutit te Studimeve Shqiptare, perkrah Fishtes, Koliqit, Cabejt, Poradecit, Xhuvanit, Resulit, Gurakuqit, Tocit, etj. Mori pjese ne botimin e vellimeve aq me vlere “Studime dhe tekste”. Arrestohert me 1946 dhe vdes ne tortura. Nuk i dihet as varri.

At Marin Sirdani O.F.M. (1885-1962, burgoset dhe vdes ne burg), lindur ne Shkoder. Ishte mesues e pedagog i pasionuar, me vone drejtor i Kolegjit Franceskan dhe te Liceut “Illyricum”. Jane te njohura veprat e tij:

-Skenderbegu mbas gojedhanash

-Per historine Kombetare

-Vepra atdhetare e franceskaneve ne Shqypni

-Shqypnia e shqyptareve

La ne doreshkrim disa mijera faqe me legjenda, shenime, toponime qe lidhen me periudhen e Skanderbegut, pune 50 vjecare. Te gjitha keto i digjen dhe zhduken nga regjimi komunist.

At Martin Gjoka (1890-1940) Ai ishte i pari qe kompozoi muzike klasike ne Shqiperi ne zhanre te ndryshme. Duke ndjekur traditen e kompozitoreve si Bach dhe Handel, Gjoka kompozoi muzike polifonike dhe korale, si dhe la te paperfunduar nje sinfoni. Per shkak te mungeses se institucioneve muzikore apo nje sistemi professional per muziken klasike, veprat e tij mbeten te izoluara. Ato u luajten vetem nga instrumentist amator dhe u degjuan ne rrethe te ngushta shoqerore.

Kjo eshte persa i perket fotografises e mesiperme, ndersa persa i perket atyre qe dhane jeten per Popullin Shqiptar dhe Shqiperine duke qendruar kryelarte ne qelizen zanafillore te Popullit dhe shtetit te shqiptareve, nuk mund t’i anashkalojme me kaq lehtesi duke krijuat termin rilindas:

-At Donat Kurti O.F.M (1903-1983, burgosur), lindur ne nje familje shkodrane. Shkollen fillore e kryen ne qytetin e tij, ndersa te mesmen ne Kolegjin Franceskan. Vazhdon studimet e larta ne Universitetin e Sant Antonios, ne Rome ku laurohet ne filozofi-teologji. Me 1937 merr graden “Doktor i Shkencave” dhe kthen ne qytetin e lindjes si edukator i Kolegjes Franceskane dhe mesues i Gjuhes Shqipe, Gjuhes Latine dhe Historise se natyres ne Kolegjin “Illyricum”. Perkthen “Gramatiken Latine” me 1933 dhe “Sintaksin Latin” me 1939. Ne nentor 1944 gjejme te botuar aktivitetin e Eterve Franceskane, perpunuar ne vitin 1965 dhe botuar me 2003, pas vdekjes. Bashke me At Bernardin Palajn ka mbledhe dhe botuar “Visaret e Kombit” me 1937, “Lojet Kombetare” me 1936-1939 dhe “Prralla Kombetare” ne dy libra 1940,1942,1943. Gjate periudhes 1941-1944 eshte drejtor i gjimnazit franceskan dhe Guardian i Kuvendit te Gjuhadolit. Arrestohet me 1946 dhe del nga burgu me 1964. Vdes ne mjerim te plote duke lene pas nje sere doreshkrimesh te vyera.

-At Pjeter Meshkalla (1901-1988, burgosur) lindur ne Shkoder. Studimet e larta ne teologji dhe filozofi i vazhdon ne Austri, ne Linz me 1919 dhe i mbaron ne Gorice te Sllovenise. Nga viti 1927-1928 qendron ne Shkoder si prefekt e shkrimtar. Me vone kryen fakultetin e filozofise dhe shugurohet meshtar me 1931 ne Itali. Orator i shkelqyer, shkrimtar dhe poet i mire, boton ne revistat e ndryshme si: “Lajmetari i Zemres se Krishtit”, “LEKA”, “Kumbona e se Djeles”. Nen perkujdesjen e tij botohet “Fleta e Rrethit. Me 1945 i kerkohet bashkepunimi me rregjimin komunist, por me 1946 arrestohet dhe denohet me 15 vjet heqje lirie. Lirohet me 1960 pa te drejte meshimi (pikerisht ne kete periudhe kohore, me gjithe se isha femije mbi 6-13 vjec, kam pasur fatin ta njoh personalisht dhe ta takoj shpesh here ne rrugicen ku futeshim ne Kishen e Franceskaneve se bashku me gjyshin tim nga Nena, Kole Lacen). Me 1967 i drejton nje leter kryeministrit te vendit gje qe shkakton arrestimin e tij per here te dyte dhe denimin me 10 vjet heqje lirie. Lirohet me 1978.

-Dom Shtjefen Kurti (1898-1972; diku thuhet se ka nderruar jete me 1971, pushkatohet), lindur ne Prizren. Shkollen fillore e kryen ne Ferizaj dhe ne shtatorin e 1909 eshte ne seminarin papnor Shkoder, ku pasi meson per nje vit italishten me maestro Dolcin, hyn ne seminar e me pas kalon per filozofi. Ne vjeshten e 1917 gjendet ne Innsbruck te Austrise ku me kapitullimin e saj shkon ne Rome, me 1918, ne kolegjin urban te Propogandes Fides ku kryen studimet deri me 1921. Me 13 maj 1921 shugurohet prift dhe fillon veprimtarine baritore ne Shkup, aty rezulton te jete rrefyesi i pare i Nene Terezes. Po ate vit behet sekretar i Arqipeshkvit te Shkupit, Imzot Lazer Mjedes, i cili ne nentor te 1921 transferohet ne Shkoder, duke marre me vete dhe Dom Shtjefen Kurtin. Ne kete detyre kryen nje sere veprimtarish ne Rome me Imzot Mjeden dhe me pas kalon me pune ne Novosele. Pas vrasjen se Pader Shtjefen Gjecovit rezulton te jete ne listat e zeza te serbeve per aktivitetin e tij ne lidhje me arsimimin e shqiptareve te atjeshem me gjuhen shqipe. Detyrohet te largohet prej andej dhe me 2 janar 1930 vjen perfundimisht ne Shqiperie me dy shoke te tij Dom Luigj Gashin dhe Dom Gjon Bizakun. Behet objekt gazetash per mjaft kohe dhe me pas hartojne nje memorandum mbi shkeljen e te drejtave shqiptare, katolike e muslimane ne Kosove, nga autoritetet serbe, qe i dergohet Lidhjes se Kombeve me titull “Situata e shqiptareve ne Jugosllavi”, ku nje material prej 52 faqesh ne frengjisht ka jehone te fuqishme nderkombetare. Nga viti 1932 deri me 1938 merret me shtrirjen e institucioneve kishtare. Me 1938 merr ne dorezim famulline e Tiranes. Me 1946 i propozohet nga qeveria komuniste marrja ne dorezim e Kishes Unite, por ai nuk e pranon. Arrestohet dhe denohet me vdekje, qe me pas i kthehet ne 20 vjet burgim. Lirohet pas 17 vitesh dhe jeton ne Gurez. Me 1971 arrestohet serish dhe ekzekutohet me 1972 per shkak se pagezonte femijet. Nuk i dihet varri.

-Dom Ndoc Nikaj (1864-1951, burgosur), lindur ne Shkoder. Konsiderohet si nje nder themeluesit e romanit shqiptar, por dhe patriot, historian, letrar shkurt nje nder apostujt e shqiptarizmes. Mesimet e para i ben ne seminarin papnor, ndersa te lartat ne Rome. Shugurohet meshtar me 1888. Me 1899, sa bashku me Abat Prenge Docin e Pader Gjergj Fishten themelojne shoqerine “Bashkimi” e cila vendosi ne Kongresin e Manastirit (1908) alfabetin e Gjuhes Shqipe. Bashkohet me patriotet malesore ne “Lidhjen e Mshehte” te nje kryengritje kunder turkut. Emri i Dom Ndoc Nikajt eshte i njohur si historian, romancier e gazetar. Eshte themeluesi i romanit ne letersine shqipe. Me 1909 sjell ne Shkoder shtypshkronjen e tij duke i vendosur emrin e vet. Me 1910 boton revistat e para politike shqiptare si “Koha”,”Bashkimi”, “Besa e Shqyptare”, “Zani i Shkodres”. Nga viti 1913 deri me 1920 shkroi dhe botoi 4 romane, midis te cilave “Shkodra e rrethueme”. Botoi nje pafundesi romanesh, studimesh, artikujsh duke lene dhe nje seri doreshkrimesh te pabotuara. Arrestohet me 1946 ne moshen 82 vjecare me akuzen e pjesmarrjes ne Kryengritjen e Postribes, denohet me 5 vjet, por vuan vetem 2,5 vjet. Vdes ne moshen 87 vjecare.

-Dom Nikolle Mazreku (1912-1996, burgosur), lindur ne Mazrek te Shkodres. Shkollen fillore e kryen ne Shkoder dhe me pas vazhdon studimet ne seminarin papnor, ku kryen gjimnazin e liceun, perfshire dhe filozofine. Me 1932 dergohet ne Kolegjin Urban te Propogandes Fide ne Rome ku licensohet per teologji. Me 1937 kthehet ne Shqiperi pasi kishte marre bakalaratin ne drejtesi. Shkroi artikuj e novela, vjersha, etj ne te perkohshmet “LEKA”, Kumbona e se djeles”, broshurat “Veprimi katolik” e “Skandali Cordiniano dhe mbrojtja e kombit shqiptar” me pseudonimin Nik Berxolla. Ishte historian, polemist, sarkastik dhe novelist i shquar. Ne nje konklurs novelash ka fituar cmimin e pare. Nder shkrimet e tij, veper monumentale mbeten “Me flamujt e Kastrioteve” veper kjo e shquar ne proze mbi Gjergj Kastriotin. Shkroi ne “Kumbone e se djeles” poezite “Marlanza” dhe prozen poetike “Pylli”. Eshtë i vetmi studiues klerik shqiptar që mbeti gjallë nga kasaphana enveriste në Shqipëri. Kundërshtar i vendosur i pushtimit fashist të Shqipërisë më 1939, edhe pas daljes nga burgu ishte luftëtar i vendosur kundra kryerjes së riteve fetare në gjuhën italiane.

Arrestohet ne maj te 1946 dhe denohet me 5 vjet burg qe e kryen ne Shkoder. Sapo lirohet nga burgu, internohet ne Tepelene e Lushnje deri me 1955; me pas perseri internohet deri me 1965. ne prill te vitit 1967 arrestohet perseri duke u denuar me 20 vjet. Lirohet perfundimisht me 1987.

-Dom Nikolle Gazulli (1893 – 1946, i vrare fshehtas), lindur ne Zadrime te Lezhes. Shkollen fillore e kryen ne vendlindje, ndersa te mesmen ne Shkoder, ne kolegjin franceskan. Me 1912 dergohet ne Austri, ne Innsbruck, per te studiuar teologji dhe filozofi. Mbaron studimet ne Tirol dhe shkon ne Rome ku shugurohet meshtar duke dhene meshen e pare me 1917. Duke sherbyer si klerik, mbledh dhe analizon mijera fjale te rralla, frazeologji dialektore, te dhena onomastike per vende, fise, bajraqe, gojedhena, fakte e ngjarje historike. Kete material shume te pasur gjuhesor, pasi e studioi, e diskutoi edhe me gjuhetare te shquar, Dr. N.Jokli, Dr. Eqerem Cabej, Pader Justin Rrota e te tjera, i permblodhi ne dy vellime te titulluara “Fjalorthi i fjaleve te rralla te Malesise Veriore”, qe u botua si vellim me vete ne 1941 dhe “Fjalori toponomastik” qe u botua pjese-pjese ne revisten “Hylli i Drites”, nen pseudonimin “Gelasius”. “Falorthi i ri” qe eshte ne vetvete nje fjalor krahinor, i pari i ketij lloji botuar ne Shqiperi, me vlera te medha shkencore, permbledh punen voluminoze te kualifikuar te Nikolle Gazullit, por ai nuk mohon edhe ndihmesen qe i kane dhene gjurmimet e At Mark Harapit, Dom Aleksander Sirdanit e te Dom Ndue Sumes. Dom Nikolle Gazulli eshte nismetar ne gjuhesine shqipe, edhe per punimet shkencore ne leksikografine onomastike. Ne fjalorin e tij onomastik jepen te dhena emrash toponomastike, nga Malesia e Madhe deri ne Fier, nga Malesia e Gjakoves e deri ne malin e Shpiragut, nga Iballa e Pukes deri ne Shengjergj te Tiranes. I edukuar me idealet liridashese te familjes se gazulloreve, renditet me te vellane, Gjon Gazullin, ne levizjen e Malesise se Madhe ne 1927, kunder Zogut. Ndersa i vellai ekzekutohet me varje ne litar, kleriku i nderuar e shkencetari i shquar denohet me kater vjet burg, nga i cili lirohet me nderhyrjen e Dr. Joklit, Fishtes dhe Xhuvanit. Renditet i katerti, sipas radhes, ne “universin gazullian” dhe mbetet njeri prej margaritareve me te cmuar te historise se kultures sone kombetare

-Pader Gjon Shllaku (1907-1946, pushkatohet) lindur ne Shkoder. Mbas mbarimit te liceut “Illyricum” shkoi ne Hollande per teologji e vazhdoi universitetin ne Luven te Belgjikes gjate viteve 1932-1936, me 1937 u diplomua ne filozofi e teologji ne Universitetin e Sorbones, ku mori doktoraturen me nje teme filozofie. Franceskan i devotshem, mendje e mprehte dhe premtuese e letrave shqipe, drejtor i “Hylli i Drites” dhe autor i disa artikujve polemike; doktori i filozofise nga Universiteti i Sorbones, profesori dhe pedagogu, drejtori i shoqerise se te rinjve “Antonianum” ne Shkoder, botoi nje numer te madh studimesh, polemikash, kritikash, etj., ne revisten “Hylli i Drites” ku mbi te gjitha shquhen:

“Filozofia dhe ditunia”, 1934

“Zija ne Rusi”, 1934

“A po kuptohemi?!”, 1938

“Problemi i njohjes”, 1938

“Breznise se re”, 1938

“Dokumenta historije kombtare”, 1940

“Shqyptari, Frati, Shqypnia”, 1941

“Rreth cashtjes s’alfabetit te Manastirit”, 1943

“Katolicizmi ne Shqypni e anmiqte e tij para gjykatores se historise” pergjigje N.Ivanajt, 1944.

Por Pader Gjon Shllaku ishte një ndër figurat luftëtare më të vendosura kundra pushtimit fashist. Pushkatohet me 1946 se bashku me At Giovanni Fausti-47 vjec, At Daniel Dajani-43 vjec dhe te tjere seminariste te moshave 26-30 vjecare me tituj doktor-profesor.

-Dom Lazer Shantoja (1891-1945, pushkatohet) lindur ne Shkoder. Mesimet e para dhe te mesme i merr ne Seminarin Papnor Shqiptar per kurset filozofike e teologjike duke u dalluar ne pervetesimin e latinishtes, frengjishtes, greqishtes e italishtes; eshte gjithashtu shqiptari i pare qe njeh me kompetence gjuhen esperanto ne Shqiperi. Me 1914 viziton per here te pare Vjenen dhe studimet e larta i kryen ne Innsbruck – Austri. Me 1915 shugurohet meshtar dhe fillon jeten fetare ne Shqiperi. Ne qershor 1919 arrestohet e mbahet ne burg prej italianeve. Me 1923 takohet me Kancelarin e Austrise, Dr. Joseph Seipel. Me 1923-1924 kur Pader Anton Harapi nxjerr ne Shkoder gazeten “Ora e Maleve, Dom Lazri eshte bashkepunetori i pare i tij, bashke me Luigj Gurakuqin. Ne janar 1925 arrestohet e burgoset si frymezues e organizator i levizjes se Qershorit 1924. Falet nga qeveria e A.Zogut dhe largohet per Jugosllavi. Me 1928 kalon nga Jugosllavia ne Austri, ne Vjene. Ketu fillon te botoje gazeten “Ora e Shqipnis”. Se bashku me Pader Gjergj Fishten, Luigj Gurakuqin e Pader Anton Harapin perbejne “katershen demokratike” te kohes. Ne gusht 1939 kthehet pas 15 vjet mergim kthehet ne Shqiperi. Ne mars 1940 viziton Egjiptin ku takohet me shqiptaret e atjeshem. Se bashku me Mustafa Krujen, Zef Valentinin, Ernest Koliqin, Karl Gurakuqin, Xhevat Korcen, Ekrem Vloren, etj. themelojne ne Tirane Institutin e Studimeve Shqiptare, te parin ne historine e kombit tone. Boton ne revistat “Hylli i Drites”, “Leka”, “Cirka”, “Kumbona e se Djeles”, “Zani i Shna Ndout”, “Iliria”. Ne vitin 1919 boton vellimin “Per nate kazanesh”, ndersa me 1920 nje cikel tingellimash kushtuar Imzot Gjergj Kolecit, i njohur ne fushen e atdhetarizmit shqiptar. Ne vitin 1936 perkthen nga gjermanishtja “Hermandi e Dorotea” e Getes, si dhe fragmente nga “Fausti”, melodramen “Shjor Puci” vene ne skene nga Shoqeria “Bogdani”, perkthem “Kumbona te Shilerit”. Krijon prozat “Femije shqiptare ne lulishtet e huaja”, “Une ne Arkadje”, “Kodra mbas bregut” te cilat e bejne artist modern ne letersine shqipe. Ishte një letrar tepër i kulturuar dhe shkrimtar me shumë talent. Qe jo vetëm poet dhe autor i disa shkrimeve në formë kujtimesh, shënimesh e mbresash të ndryshme, por dhe një përkthyes ku shkëlqeu në shqipërimin e veprave të poetëve romantikë gjermanë.

-Imzot Vincenc Prenushi O.F.M. (1985-1949, arrestohet dhe vdes ne burg) lindur ne Shkoder. Shkollen fillore dhe disa klasa te se mesmes i rkyen ne vendlindje e ne seminarin e Troshanit, deri me 1903. Po kete vit dergohet ne Austri, ku kryen filozofine e teologjine ne Innsbruck. Botimet e para jane: “Kujtime nandori” (poezi) dhe “Liri ne mendim” (proze). Ne vitet 1909-1910 e shohim ne revisten “Lajmetari i Zemres se Krishtit” themeluar qe me 1891 ne Shkoder. Boton ne Sarajeve vepren “Kange popullore gegnishte” me 1911 me materiale te mbledhura ne Shqiperi te veriut , te Mesme dhe ne Kosove. Po ate vit boton nje permbledhje kengesh me titull “Visari Komtar”. Me 19 mars 1914, kur Shkodra bashkohet perfundimisht me shtetin e pavarur shqiptar dhe ne keshtjellen Rozafat ngrihej flamuri kombetar Pader Vincenc Prenushi mban fjalimin e rastit i cili botohet e ribotohet nga gazetat “Populli” me 1919 (Shkoder), nga “Djaleria” me 1920 (Vjene), nga gazeta “Shqiperia e re” Konstance (Rumani), nga “Drita” me 1937 ne Tirane. Me 1918 boton poemen “Grueja Shqiptare” e njohur me titullin “Ku ra hana nder bajame”, qe eshte vargu i pare i vepres. Eshte nje nder bashkepunetoret e “Hyllit te Drites”, qe fillon botimin me 1913, si kryeredaktor i saj ne vitet 1922-1923; bashkepunetor i gazetes “Posta e Shqypnis” (1916-1918), i gazetes “Ora e maleve” dhe per me se 20 vjet, kryeredaktor i revistes “Zani i Shna Ndout”. Me 1917 merr pjese ne Komisine Letarre. Qysh me 1904 fillon te shkruaje nje pjese letrare te titulluar “Rrethimi i Jeruzalemit”. Por vepra e tij letrare e fetare fillon nga viti 1918, me punimin “Fjala e Zotit” dhe “Vorri i Fratit”. Ne kete vit Prenushi fillon te drejtoje revisten “Zani i Shna Ndout” deri me 1930, ndersa pas vitit 1921 deri me 1924 drejton njekohesisht revisten e mirenjohur “Hylli i Drites”. Me 1919 boton e ve ne skene dramen “E tradhetuemja”, perkthyer e pershtatur nga vepra e teologut A.Rolando, si dhe dramen tjeter “Prej Robnie ne Liri”. Me 1924 boton permbledhjen poetike “Gjeth e Lule”. Ne vitin 1924 boton te perkthyer romanin “Fabiola” te kardinalit irlandez Nicholas Patrick Uiseman, ndersa ne 1933 boton te perkthyer ne dy vellime romanin e nobelistit polak Henrik Sienkisvicz “Quo Vadis?” e me 1939 romanin e shkrimtarit italian Silvio Pelico “Burgjet e mia”. Gjate luftes se viteve 1939-1944 boton tete kenge nga poema epike “Dreizehnlinder” (Te trembedhjete bijte) te Friedrich Ueber tek “Hylli i Drites”, ne korrik 1944. Vincenc Prenushi ishte profesor ne Kolegjin franceskan “Illyricum”, madje dhe drejtor i tij. Zgjidhet senator, ne senatin e zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes por qe nuk pranohet. Ben punen e drejtorit te shtypshkronjes franceskane, drejtor i kolegjit, Provincial i franceskaneve dy here radhazi, me 1920 dhe me 1936. kete vit shugurohet Arkipeshkev i Sapes, ndersa ne qershor 1940 eshte Arqipeshkev i Durresit dhe ne pranvere te 1946 Primat katolik i Shqiperise. Arrestohet me 1947 dhe denohet me 20 vjet burg, por nuk jetoi gjate dhe vdes pas dy vjeteve. Konsiderohet shkrimtari i fundit i zanafilles europiane kombetare shqiptare.

-Dom Ndre Zadeja (1891-1945, pushkatohet) lindur ne Shkoder. Tre klasat e para i kryen ne nje shkolle italiane, ndarsa nga klasa e katert e me tej eshte prane Kolegjes Saveriane deri ne qershor 1912. Ne fillim te 1913 dergohet ne Austri per te studiuar teologji dhe filozofi dhe me 1916 mbaron Fakultetin Teologjik te Universitetit te Innsbruckut. Dom Ndreja nuk ishte njeri i politikes, por ndjesite e tij kunder politikes italiane i shfaq boterisht. Mik i Pader Gjergj Fishtes, Dom Nikoll Gazullit dhe Dom Lazer Shantojes. Dom Ndre Zadeja eshte nje letrar prodhimtar e njekohesisht, njohes i mire i psikologjise, menyres se jeteses dhe folklorit te popullit shqiptar. I njohur si shkrimtar, shkruan proze, poezi e sidomos ne dramaturgji. Nga veprat e tij vihen ne skene pese melodrama, ndersa e gjashta mbetet ne doreshkrim, duke u luajtur me te madhe ne teatrot e Shkodres dhe Tiranes. Permenden: “Ora e Shqypnis” (shfaqet me 1919 e 1920), ne shfaqjen e saj ne Vlore pati nje reaksion nga komanda italiane; “Hijet e zeza” (shfaqet me 1921; “Rrethimi i Shkodres” dhe “Ruba e kuqe” shfaqen me 1937; “Rozafa” shfaqet me 1936 e te tjera te pabotuara si “Shpella e Bogdanit” me kompozimin muzikor te Dom Mikel Koliqit e te Dom Zef Shestanit. Drejton shoqerine “Bogdani” dhe organizon Veprimin Katolik ne fshat . Arrestohet me 4 shkurt 1945 dhe pushkatohet me 25 mars 1945 se bashku me heroin e maleve shqiptare Prenk Calin. Pa dyshim perben vdekjen me te bukur te gjinise njerezore: Gjeniu i letrave prane heroit te pushkes.

-At Justin Rrota O.F.M. (1889-1964) lindi në Shkodër, më 17 shkurt 1889, 135 vjet më parë. Qe një studiues dhe lëvrues i shquar i gjuhës dhe i studimeve shqiptare. Veprimtaria e tij shkencore rrok një periudhë gati gjysmëshekullore, duke kryer detyrën si klerik, si një shkencëtar i mirëfilltë dhe mësues i gjuhës amtare. Pjesa më aktive e jetës së Rrotës qe e mbushur me veprimtari studimore dhe botuese, por duke mos i parë të gjitha dorëshkrimet e botuara sa qe gjallë, siç ishte vepra madhore “Gjuha e shkrueme”. Justin Rrota mësimet e para i kreu në Shkodër, ndërsa të lartën për teologji e ndoqi në Villach (Korincie) të Austrisë. Në moshën 22-vjeçare shugurohet prift, duke shërbyer fillimisht si famullitar në Plan të Dukagjinit. Justin Rrota kishte një kulturë filologjike klasike dhe moderne. Njihte disa gjuhë, si italishten, frëngjishten, gjermanishten, sllavishten, por edhe disa gjuhë të vdekura, si greqishten e vjetër dhe latinishten. Hierarkia kishtare françeskane, duke parë zgjuarsinë e Rrotës e emëroi profesor në Troshan dhe pas vitit 1921 në gjimnazin “Illyricum” në Shkodër. Por kleriku-profesor u shqua edhe si mësimdhënës i aftë, studiues i paepur duke botuar artikuj dhe studime shkencore me pseudonimet Iris, Patër Ndou dhe Viator. Fillimisht shkrimet e para Rrota i botoi në revistat “Zani i Shna Ndout” dhe “Hylli i Dritës”, të cilat u përkasin disiplinave të gjuhësisë dhe të letërsisë. Është ndër botuesit e parë të teksteve për shkollat e mesme. Ai ishte i pari që më 1929 solli në Shqipëri tri kopje të fotografuara të MesharitDom Gjon Buzukut nga e vetmja kopje që ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, që do ta transkiptonte pas 40 vjetësh miku i tij, Eqerem Çabej. Botuar më 1956, “Hulumtimi dhe shënjime mbi Gjon Buzukun” ku argumenton edhe preardhjen e autorit tonë ma të lashtë, prej Kraje, krahinë në përendim të liqenit të Shkodres. Por rrezja e studimeve të tij përfshinë edhe autorët tanë të vjetër si Budi, Bogdani, Bardhi, randësia e Kuvendit të Arbënit etj. Një problem tjetër që e ka prekur dhe studiuar Justin Rrota ka qenë ai i historisë së alfabetit të gjuhës shqipe. Një punë të tillë e nisi duke botuar disa shkrime me këtë objekt në revistën “Hylli i Dritës” nga viti 1931-1936 dhe duke i përmbledhur në një vëllim më vete, në 1936 me titullin “Për historinë e alfabetit të gjuhës shqipe”. Kontributi i Justin Rrotës në këtë fushë ka qenë i rëndësishëm dhe me vlerë duke hyrë në historinë e alfabetit të gjuhës shqipe si autori i parë që botoi një histori të tillë. Në vitin 1940, Instituti i Studimeve Shqiptare në Tiranë e zgjedh anëtar të tij në cilësinë e lëvruesit të gjuhës. Në periudhën e mëvonshme, veprimtaria shkencore e Justin Rrotës bie, rrjedhojë e ardhjes në pushtet të regjimit komunist dhe të sëmundjes së rëndë që e shqetësonte prej vitesh. Pas vitit 1990, me përmbysjen e regjimit në fuqi, puna e tij vlerësohet, duke i dhënë titullin “Mësues i Popullit” (1994) me këtë motivacion: “Mësues i devotshëm e plot pasion. Ka punuar me përkushtim, duke dhënë një kontribut të shquar si gjuhëtar dhe studiues”. Një vit më vonë, në 1995 mori titullin tjetër “Punonjës i shquar i shkencës dhe i teknikës”. Edhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuaqi” e nderoi me titullin “Profesor nderi” (1994). Justin Rrota sot e kësaj dite mbetet një nga personalitetet dhe përfaqësuesit e shquar të gjuhësisë dhe të kulturës shqiptare, kryesisht të gjysmës së parë të shekullit XX, duke na lënë një trashëgimi të pasur botuese.

Nder veprat e At Justin Rrotes permenden:

Monumenti ma i vjetër i gjuhës shqipe – Gjon Buzuku (1555), botuar më 1930.

Për historinë e alfabetit shqyp, studim i 1936.

Shkrimtari më i vjetër italo-arbëresh, Lukë Matrënga, (1592), botim I më 1932, II më 1939.

Sintaksa e gjuhës shqipe, botim I më 1942, II më 1944.

Analizimi i rasave të emnit në zhvillimin historik të tyne.

Hulumtimi dhe shënjime mbi Gjon Buzukun, botuar më 1956.

Gjuha e shkrueme ose vërejtje gramatikore, botuar në 2006.

-At Benedikt Dema (1904-1971) lindi në Boriç të Shkodrës. Mësimet fillestare i mori në shkollën fillore françeskane pesëvjeçare në Shkodër, e cila vepronte në këtë qytet qysh në vitin 1861. Marku i vogël, pasi përfundoi ciklin e ulët të shkollimit, kishte shprehur dëshirën dhe ishte regjistruar kandidat për t’u bërë rregulltar i Shën Françeskut. Pas përfundimit të kandidaturës, veshi petkun (zhgunin) françeskan më 12 shtator 1920. Njëherit me këtë rast, në shenjë përkushtimi dhe për të dëshmuar fillimin e një jete të re, e ndryshoi emrin e trashëguar (Mark) dhe zgjodhi emrin “Benedikt”, si emër priftërie. Më pas kaloi nëpër stacionet e domosdoshme të rrugës së rregulltarisë, duke hyrë fillimisht në rishtari, që vepronte në Rubik të Mirditës. Pas një prove njëvjeçare, më i bindur për zgjedhjen e rregulltarisë, kaloi “kushtet e përkohshme” në Shkodër para eprorit të lartë (“provinçijalit”) At Pal Dodaj, më 13 shtator të vitit 1921. Me këtë rast rishtari mori atributin “vëlla” (frater, frat) Benedikt. Për ta vazhduar jetën e mëtejshme të rregulltarisë dhe më vonë për t’u bërë edhe meshtar (prift), Benedikt Dema duhej të përfundonte shkollimin përkatës. Po në këtë vit ai filloi studimet në gjimnazin françeskan publik, i cili i kishte hapur dyert për nxënës të krishterë dhe myslimanë qysh në shtator të vitit 1921. Programi-model i përzgjedhur prej drejtuesve të kësaj shkolle ishte ai austriak. Në të vërtetë, nga pikëpamja programore dhe e strukturës së formimit, kjo shkollë ishte gjimnazi i parë në Shqipëri. Për vite me radhë atë e drejtoi At Gjergj Fishta. Më 1924 në këtë gjimnaz klasik At Benedikt Dema përfundoi me sukses maturën. Pas diplomimit, për të thelluar dijenitë teologjike, nga eprorët e tij qe dërguar për studime universitare në Fakultetin Filozofiko-Teologjik në Antoniano në Romë, së bashku me At Anton Fishtën, At Donat Kurtin dhe At Konstandin Konajn. Ndërsa vazhdonte studimet universitare, mori vendimin t’i kushtohet tërësisht Urdhrit të Shën Françeskut, duke dhënë “kushtet e përjetshme”. Kjo ndodhi më 28 prill 1925. Në përfundimin e studimeve pesëvjeçare, filozofike dhe teologjike u shugurua meshtar më 7 prill 1928, në Romë, duke marrë atributin At (pater). Pas disa viteve, në të njëjtin fakultet, u diplomua pikërisht në ditën e Shna Ndout, më 24 korrik 1937. At Benedikt Dema, duke qenë se merrej me punë intelektuale, për një kohë të gjatë qëndroi përbrenda rrethit të “kuvendit të françeskajve”. Prej vitit 1937 deri më 1946 kreu detyrat e udhëheqësit të gazetës “Zani i Shna Ndout”, që ishte nënfletë e revistës së mirënjohur “Hylli i Dritës”. Më pas, drejtues dhe profesor i liceut (gjimnazit) “Illyricum”, si dhe drejtues i shtypshkronjës “At Gjergj Fishta”. Në detyrën e profesorit të gjimnazit ai hartoi tekstet mësimore për lëndën e matematikës. Paralelisht, në klasat e nalta jepte lëndën e gjeografisë dhe atë të mësimit të fesë. Njihej si një pedagog rigoroz , që “nuk falte”, sa u takonte kërkesave të mësimdhënies. Kishte një shkrim të bukur e të imët, gati si punë piktori, që kontrollon çdo vizë e çdo gërmë. Shkrimi i tij, me një pasuri grafematike të jashtëzakonshme, është objekt studimi më vete për shkencën e fonologjisë, të fonetikës, të dialektologjisë dhe të historisë së shkrimit. Nëse paleografët kanë mundësi dhe arrijnë të gjejnë tek mjeshtëria e bukurshkrimit, mjeshtëria e skribëve, një formë arti të aplikuar, ashtu mund të gjejnë neografët estetikë shkrimi në tekstin e dorëshkruar të At Benedikt Demës. Shkrimi i tij është gjithashtu objekt studimi për psikologjinë e tekstit, objekt i psiko-kritikës, i raporteve mes emocionit dhe ekzigjencës. Në vitin 1946, pas mbylljes së shkollave françeskane nga regjimi që u vendos, At Benedikt Dema jetën në vazhdim e kaloi brenda dyerve të “kuvendit të françeskajve”, duke mos i ndarë asnjëherë shërbimet e priftërisë me pasionin për studime, derisa për një kohë mund të cilësohet “i ndrymë në studime”. Disa vite më vonë, për shkak të nevojave baritore, u caktuar famullitar në Brigje të Hotit, ku veproi prej vitit 1952 gjer më 1962. Periudha e fundme e shërbimit të tij si meshtar i takon famulltisë së Bajzës, dhe kjo kohë nga viti 1962 gjer në mbylljen e kishave në Shqipëri në vitin 1967. Në të gjithë punën studimore të At Benedikt Demës, kryepëlqesa e tij ishte gjuha shqipe, pasuria leksikore dhe kuptimore e saj. Kjo kryepëlqesë e çoi vetvetiu tek hartimi i fjalorëve. Fatmirësisht, në vitin e ndalimit përfundimtar të faltoreve dhe mandej të shkatërrimit të tyre, ai e kishte përfunduar punën e mundimshme për hartimin e “Fjalorit enciklopedik”, përgatitur në shtatë vëllime, që ruhet në daktiloshkrim në Arkivin Qendror Shtetëror. Vetë kjo vepër është origjinale në llojin e vet, duke bashkuar qëllimin për një enciklopedi shqiptare, që ende mungonte, me nevojën për fjalorë të terminologjisë sipas fushave, që gjithashtu ishin në kërkim. Në “Hyllin e Dritës” ai ka botuar më tepër se 50 artikuj e studime shkencore dhe publicistike, duke përdorur si nënshkrime dhe pseudonimet: “Ben-dea” dhe “P.B.D”. “Fjalori i shqipes”, krahas me “Fjalorin enciklopedik”, janë dy prej veprave më të rëndësishme filologjike të At Benedikt Demës.

-At Viktor Volaj O.F.M. (1910-1995, internohet), lindur ne Shiroke te Shkodres. Më 10.09.1925 hyni në seminarin françeskan. Në vitet 1928-1929 kreu noviciatin në Troshan, ndërsa Kushtet e përjetshme në Rregullin Françeskan i muer në vjetin 1932. Studimet e larta i vazhdoi ne Rome e Pescia (Montecatini), shugurohet meshtar me 1936. Tue fillue prej vjetit 1937 e deri në vjetin 1946 kje profesor i gjuhëve klasike, greqisht e latinisht në “Liceum Illyricum” Në vjetin 1941 sekretar e Provincës kur Provincial ishte At Anton Harapi. Kuvendet françeskane u mbyllen në dhjetor të vjetit 1946 me urdhën që dy freten të mos jetojnë bashkë. Tue qenë se ishte njohës i thellë i gjuhë shqipe në vjetin 1946 u thirr në Kongresin e Lidhjes së Shkrimtarve për punë gjuhësore. Komentoi vepren “Lahuta e Malcís” aty rreth vjetit 1942. Prej vjetit 1949 e deri në vjetin 1954 internohet në Tepelenë, Lundërz dhe Kamzë. Mbas internimi kthehet me vijue pune e tij baritore ku shërbeu si famullitar në Tiranë dhe në Bizë 1954-1967. Gjatë kësaj periudhe sikurse u pa u muer intensivisht me studime gjuhësore e historike. Mbasi u mbyllen Kishat e deri në vitin 1990 qëndroi pranë të afërmve të vetë nën vëzhgimin e frikshem dhe tmerrues të shtetit komunist. Vitet e fundit i kaloi në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit. Ndërroi jetë me 05 nandor 1995. Shkrimet e pabotueme të At Viktor Volaj, ruhen në Arkivin e Bibliotekes Françeskane At Gjergj Fishta – Shkodër.

-At Mati Prenushi O.F.M. (1882-1948, pushkatohet) lindur ne Shkoder. Mesimet e para deri ne shkolle te mesme i kreu ne qytetin e lindjes, ndersa te larten ne Grac te Austrise prej nga kthehet ne atdhe dhe shugurohet meshtar (1904). At Matia njihte mire gjuhet e hueja, gjermanisht, italisht, e serbokroatisht, te cilat e ndihmuan ne veprimtarite atdhetare e fetare. Herojte e maleve shqiptare me Ded Gjo Lulin ne krye ishin pjestaret e familjes se Tij, pasi gjithe jeten kishte punuar per lirine dhe pavaresine e nje Shqipnie etnike. Mori pjese aktive ne ngritjen e Flamurit ne Decic me 1911. Per kete akt arrestohet nga serbet dhe denohet me vdekje, por me nderhyrjen e Pader Gjergj Fishtes tek Krajl Nikolla iu fal jeta. Merr pjese ne kryengritjen e Malesise kundra Mbretit Zog i cili e arreston dhe e denon, perseri, me vdekje, por me nderhyrjen e At Pal Dodes i falet jeta. Ne vitin 1943 emerohet me detyren e Provincialit te Franceskaneve te Shqipnis, detyre te cilen e kreu deri ne shtator te 1946 ku dhe arrestohet nga rregjimi komunist. Pushkatohet me 11 mars 1948 ne Zall te Kirit duke brohoritur: “Rrofte Krishti Mbret!”! “Rrofte Shqipnia edhe pa NE!”

Te gjithe bashke te vrare e pushkatuar, te denuar e internuar kishin kryer 450 vjet studime ne 24 universitete te ndryshme te Europes duke formuar Zanafillen krijuese Europiane te Popullit Shqiptar, nga pikapamja shoqerore (kete foto dhe kete analize e kam realizuar ne artikullin kritik: A ka rilindas Populli Shqiptar?; shih ne albanovaonline.info, www.genckhoti.com).

(te dhenat mbi jeten e Klerikeve shqiptare jane marre nga librat e meposhtem:

1-Simon Pepa dhe Francesko Botta, Daniel Dajani s.j. Giovani Fausti s.j. Deshmitare te nje feje qe nuk vdes, Bari 1995

2-Giacomo Gardin, Dhete vjet burg ne Shqipni (1945-1955), Rome 1992

3-Grup autoresh, Martirizimi i Kishes katolike Shqiptare (1944-1993), Shkoder 1993

4-At Zef Pllumi, Histori kurre e shkrueme, Tirane 2006

5-At Zef Pllumi, Rrno vetem per me tregue, 1944-1951, Tirane 1995

6-At Zef Pllumi, Rrno vetem per me tregue, 1950-1967, Tirane 1997

7-At Zef Pllumi, Rrno vetem per me tregue, 1967-1989, Tirane 2000

8-Pjeter Pepa, Dosja e diktatures, ribotimi i plotesuar, Tirane 2009

9-Dr. Pjeter Pepa, Tragjedia dhe lavdia e Kishes Katolike Shqiptare ne dy vellime, Tirane 2007.

10-Jane shfrytezuar dhe sitet e internetit per disa klerike.)

Po te flasim per epoke kohore te intelektualeve me baze fetare katolike veme re se periudha e tyre permbledh 6 shekuj (shek XV-XX, ose saktesisht 1416-1971), gje qe nuk ndodh me intelektualet ortodokse apo muslimane. Akoma me keq intelektualet e ketyre dy kategorive te fundit nuk perbejne nje unitet me ndikim te drejteperdrejte mbi Kombin Shqiptar ne menyre institucionale dhe ata, pergjithesisht, nuk kane jetuar ne brendesi te popullates. Kam pershtypjen se kjo kategori intelektualesh ka me teper karakter individual se sa kombetar. Ata u krijuan si rilindas per te manipuluar Historine e Kombit Shqiptar sipas interesave politike te enverizmit. Pamvaresisht prej kesaj, e shoh te aresyeshme t’i permbledh si nje kategori intelektualesh per t’i treguar shqiptareve te sotem menyren se si ata jane trajtuar dhe cfare roli me ndikim kane pasur mbi Kombin Shqiptar (materiali eshte marre vetem nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tirane 1985, cka do te thote se ata jane te paragjykuar ne veprimtarite e tyre si sasi e cilesi, ku dhe mungojne shume e shume emra te tjere me rol social teper te konsiderueshem sidomon pergjate gjysmes se pare te shek. te XX-te).

Naum Veqilharxhi (1767-1846), lindur ne Vithkuq te Korces, ideologu i pare i Rilindjes Kombetare Shqiptare. Perpara 1806 emigroi ne Moldavi familjarisht. Mori pjese ne levizjen eteriste ne Rumani (1821) kunder Perandorise Otomane, si nje nga udheheqesit e saj. Me pas punoi si avokat ne Braile. Me 1824 nisi punen per perpilimin e nje alfabeti te vecante te shqipes me 33 shkronja. Me kete alfabet botoi me 1844 te paren abetare te shqipes “Evetarin”. Pergatiti gjithashtu nje gramatike dhe libra e doreshkrime te tjera qe nuk jane ruajtur. Me 1846 hartoi nje Qarkore (Enciklike) greqisht drejtuar bashkatdhetarve ortodokse ne Shqiperi. Parathenia e abetares, qarkorja dhe letra e v. 1846 jane dokumentat e pare ideologjike e programatike te njohura deri me sot te Levizjes kombetare shqiptare. Vdes i helmuar ne Stamboll.

Efthim Brandi (1817-1882), atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombetare. Lindi ne Korce, por veprimtarine e tij e zhvilloi ne Egjipt. Me 1880 botoi ne Athine trajtesen me katakter publicistik Ankimet shqiptare. Vdiq ne Egjipt.

Thimi Mitko (1820-1890), lindur ne Korce. Folklorist dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombetare. Mergoi ne Athine, Vjene e se fundi ne Egjipt (1859) ku jetoi deri ne vdekjes. Ishte perfaqesuesi me i shquar i kolonise shqiptare te Egjiptit. Shkroi shume artikuj ne shtypin e kohes si “Zeri i Shqiperise” te A. Kulluriotit, “Flamuri i Arberit” te J. De Rades, ne revisten nderkombetare te Kluzhit (Rumani). Me 1859 e me pas botoi ne disa numura te gazetes greke “Pandora” (Athine) shkrimin “Disa shenime rreth Korces” ku mbrojti te drejtat e popullit shqiptar. Te njejtin qellim paten edhe shkrimet e tij ne “Gazetat e Livornos mbi ceshtjen shqiptare” (1879). Shquhet sidomos per per karakterin e tij folklorik duke grumbulluar pasuri te folklorit shqiptar ne krahinat e Jugut e te Veriut, por edhe tek arbereshet e Italise te cilat mundi t’i botoje me 1878 ne vellimin “Bleta shqiptare”.

Jani Vreto (1822-1900), lindur ne Leskovik. Atdhetar dhe mendimtar i shquar i Rilindjes Kombetare. Kreu shkollen “Zosimea” te Janines. Me 1854 u vendos ne Stamboll. Qe me 1864 mori pjese se bashku me I.Qemalin, H.Tahsinin, K.Kristoforidhin, P.Vasen ne mbledhjet e para per caktimin e nje alfabeti te shqipes. Ishte anetar i Komitetit Qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesise shqiptare. Dha ndihmese per komisionin qe miratoi me 1879 Alfabetin e Stambollit. Shkroi nje varg veprash e artikujsh: “Apologjia” (1878), “Per te verteten dhe per te shkruarit e se vertetes” (1883), “Mirevetija” (1886). Para pak kohe Alfred Uçi publikoi studimin: “Jani Vreto dhe Rilindja Kombetare”, pa treguar ne asnje rast se ku qendron ndryshimi midis “rilindasve” katolike dhe “rilindasve” ortodokse. Perse “rilindasit” ortodokse filluan punen e tyre ne fund te shek. te XIX dhe kush i shtyri. Ne asnje rast nuk jepet subjekti se ku jane mbeshtetur keta “rilindas”, qofshin katolike e qofshin ortodokse.

Konstandin Kristoforidhi (1827-1895), lindur ne Elbasan; levrues dhe studiues i shquar i gjuhes shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombetare. Ndoqi nga viti 1847 gjimnazin Zosimea te Janines. Shkoi ne Stamboll me 1857 duke hartuar nje “Memorandum per gjuhen shqipe”. Qendroi ne Malte deri me 1860 ne nje seminar protestant ku nderkohe perfundoi perkthimin toskerisht dhe gegerisht “Dhiaten e Re”. U vendos mesues ne Tunis deri me 1865 ku perktheu dhe botoi nje sere veprash fetare. U vendos perfundimisht ne Elbasan me 1884 ku dhe vdiq.

Vasil Hido (1830-1890), lindur ne Gjirokaster, veprimtar i Rilindjes Kombetare. Qe ne rini lidhet me patriotin Koto Hoxhi duke perkrahur nismen per nje shkolle shqipe ne Gjirokaster. Eshte nje nga nenshkruesite protestes se patrioteve gjirokastrite drejtuar Kongresit te Berlinit ku shprehej vendosmeria per te mbrojtur teresine territoriale te atdheut qe cenohej nga vendimet e atij kongresi.

Jovan Cico Kosturi (1831-1924), veprimtar i dalluar i Rilindjes Kombetare, vecanerisht ne perhapjen e shkrimit dhe shkollave shqipe. Ndihmoi ne hapjen e Mesonjetores shqipe ne Korce me 1878.

Jorgji Karbunara (1842-1917) atdhetar dhe veprimtari dalluar i Rilindjes, mesues i pare i gjuhes shqipe dhe perhapes i flakte i ideve kombetare ne rrethin e Beratit.. Ishte nje nder veprimtaret kryesore ne formimin e me 1898 te shoqerise atdhetare “Bashkimi” ne Berat. Me nismen e tij u hap shkolla e pare shqipe ne Berat. Gjate kryengritjeve te 1911-1912 u vu ne krye te levizjes antiosmane ne rrethin e Beratit. Me 28 nendor 1912 mori pjese si perfaqesues i popullit te Beratit ne Kuvendin Kombetar te Vlores.

Pandeli Sotiri (1843-1891), figure e shquar e arsimit shqiptar ne periudhen e Rilindjes Kombetare. Nxenes i Koto Hoxhit ne shkollen e Qestoratit. Studimet e larta i kreu ne Vjene ku ushtroi profesionin e mjekut. Qe nje nga anetaret e grupit qe me 1880 themeluan Shoqerine e Stambollit. Pas nderprejes se botimit te revistes “Drita” ajo vazhdoi me titullin “Dituria” me emrin e Pandeli Sotirit. Qe drejtor i mesonjteres se shqipes ne Korce ku dhe dha mesimin e gjuhes shqipe. Vritet ne Stamboll.

Nikolla Naco (1843-1913), lindur ne Korce. Atdhetar e veprimtar i dalluar i Rilindjes ne fund te shek. XIX dhe ne fillim te shek. XX. Qe ne rini emigroi jashte atdheut ne fillim ne Egjipt e pastaj ne Rumani. U zgjodh kryetar i shoqerise “Drita” (te reformuar, 1887), ka drejtuar gazeten “Shqiptari” qe doli ne Bukuresht ne vitet 1888-1903 (me nderprerje) dhe shkollen normale shqiptaro-romune te Bukureshtit (1892). Vdiq ne Bukuresht.

Thimi Vasil Marko (1855-1922), lindur ne Korce dhe merguar ne moshe te re ne Rumani. Nismetar i krijimit te deges se Shoqerise se Stambollit (1881) dhe i formimit te shoqerise Drita ne Rumani. U dergua ne Korce (1886) nga kolonia shqiptare per te organizuar perhapjen e mesimit te gjuhes shqipe. Qe anetar i formimit te komitetit te fshehte ne Korce, i cili drejtoi luften per celjen e Mesonjteres se Pare Shqipe; me 1903 arrestohet nga autoritete qeveritare. Ka kontribuar gjithashtu ne organizimin e luftes se armatosur per liri dhe pavaresi dhe ka mbeshtetur Kuvendin Kombetar te Vlores. U zgjodh anetar i Keshillit administrativ te Krahines Autonome te Korces me 1916.

Gjergj Qiriazi (1865-1912), veprimtar i Rilindjes Kombetare, publicist. Ishte sekretar dhe nenkryetar i klubit shqiptar “Bashkimi” te Manastirit. Mori pjese ne Komitetin e fshehte “Per lirine e Shqiperise” te Bajo Topullit. Pas vdekjes se Gjerasim Qiriazit ai qe ndihmesi kryesor per mbajtjen ne kembe te shkolles shqipe te vashave ne Korce. Eshte autori i pare i tekstit te mirefillte te fizikes ne gjuhen shqipe (Bukuresht 1899). Botoi nje “Hristomathi” (1902, 1907) ne dy vellime me pjese letrare didaktike. U interesua per doreshkrimet e K. Kristoforidhit.

Petro Nini Luarasi (1865-1911), lindur ne Luaras te Kolonjes; veprimtar i Rilindjes Kombetare. Ishte nxenes ne shkollen e Qestoratit te Koto Hoxhit. Me 1887 hapi ne Erseke shkollen e pare shqipe dhe pak me vone (1892-1893) shkollat shqipe ne krahinen e Kolonjes e te Vakefeve, punoi si drejtor dhe mesues i Mesonjtores se pare shqipe te Korces dhe me vone i shkolles se Negovanit (1909-1911). Ishte delegat ne Kongresin e Manastirit (1908). Vdiq i helmuar nga xhonturqit dhe Patriarkana e Stambollit.

Josif Bageri (1868-1915), lindi ne Nistrove te Rijekes; veprimtar i Rilindjes Kombetare Shqiptare. Me 1887 u vendos ne Sofie ku punoi si kepucar. Qe nismetar i formimit te shoqerise “Deshira” dhe te shoqerise “Afron Dita” me 1907. Me 1909-1911 drejtoi nje nder organet demokratike e perparimtare, gazeten Shqypeja e Shqipenise. Shkroi dhe botoi ne shtypin e kohes poezi me fryme popullore dhe i permblodhi ne vellimin Kopesht malesori (1910). U kthye ne atdhe me 1914 dhe drejtoi per pak kohe gazeten “Ushtima e Krujes” qe botohej ne Durres. Vdiq ne Prishtine.

Mihal Grameno (1871-1931), lindi ne Korce dhe nuk konsiderohet si veprimtar i Rilindjes Kombetare, por si publicist i shquar dhe veprimtar i levizjes patriotike e demokratike. Ne vitet 1907-1908 luftoi ne radhet e cetes se Cerciz Topullit. Mori pjese ne Kongresin e Manastirit (1908). Ne vitet 1921-1924 ishte nje nga veprimtaret ne ze te levizjes demokratike. Vdiq ne Korce.

Sotir Peci (1873-1932), veprimtar i Rilindjes Kombetare shqiptare, nje nga figurat e shquara te arsimit shqiptar. Botoi ne Boston gazeten “Kombi” (1906-1908), nje nder themeluesit te shoqerise “Besa-Bese” ne Boston dhe te “Lidhjes” ne St. Lui(1907). Mori pjese ne Kongresin e Manastirit (1908) dhe ne shkollen Normale te Elbasanit qe mesues i matematikes. Me 1911-1912 drejtoi mesonjetoren shqipe te Korces. Me 1915 zgjidhet anetar i Komitetit te fshehte qe u krijua ne Shkoder me dege ne qytetet kryesore te vendit. Me 1916-1917 ishte anetar i Komisise letarre ne Shkoder. Mori pjese si delegat ne mbledhjen e Kongresit Kombetar ne Lushnje (1920) dhe ne qeverine qe u formua prej tij u zgjodh minister i arsimit. Mergoi pas deshtimit te Revolucioni te Qershoritn 1924 ku ishte anetar i Keshillit te Larte.

Pandeli Cale (1874-1923), atdhetar dhe veprimtar i dalluar i Rilindjes dhe i periudhes se Pavaresise. Lindi ne Korce ku mori mesimet e para. Studimet e larta i vazhdoi ne Kajro. Ishte nje nder propaganduesit dhe organizatoret e luftes se armatosur ne Shqiperine e Jugut (1911-1912). Perfaqesoi kryengritesit e Korces ne Kuvendin e Sinjes. Mori pjese ne mbledhjen e Bukureshtit (1912) si dhe ne Kuvendin Kombetar te Vlores si perfaqesues i Korces. U zgjodh minister i bujqesise ne qeverine e Ismail Qemal Vlores. Mori pjese ne Kongresin e Lushnjes dhe ne vitin 1920-1922 ishte deputet i Korces ne parlament.

Kristo Luarasi (1876-1934), lindi ne Luaras te Kolonjes, veprimtar i Rilindjes Kombetare. Punoi si mesues gjate viteve 1892-1894 ne shkollat e para shqipe te hapura ne Luaras. Me 1907 bashkepunoi me Bajo Topullin e Cerciz Topullin ne Sofje per pergatitjen e cetave te armatosura. Drejtoi gazeten “Liria e Shqiperise” ku perkrahte kryengritjet e medha antiosmane te 1911-1912. Ne nendor 1912 punoi ne kolonite shqiptare te mergimit per pergatitjen e Kuvendit Kombetar te Vlores dhe per shpalljen e Pavaresise.

Gavril Pepo (1892-1944), lindur ne Korce, patriot demokrat dhe luftetar i dalluar i periudhes se Rilindjes, te Pavaresise dhe te Luftes nacionalclirimtare. Ne vitin 1908 mori pjese ne banden “Liria” dhe ne klubet patriotike te qytetit. Ne vitet 1911-1912 punoi per krijimin e cetave antiosmane ku luftoi me arme ne dore. Emigroi ne Rumani (1912), por u kthye ne Vlore per te marre pjese ne ngritjen e flamurit. Qe me detyren e ofocierit dhe te zevendeskomisarit te policise me 1913-1914 ku luftoi kundra andarteve greke ne Korce e Skrapar. Pas ketij viti largohet ne emigracion ne Rumani, Bullgari dhe pastaj ne SHBA. Kthehet me 1919 duke marre pjese ne demostratat e 1923 dhe 1936. Pushohet nga puna dhe bashkepunon me komunistet e grupit te Korces (1937). Me 1943 aktivizohet ne levizjen Nacionalclirimtare deri sa vdiq.

Te gjithe keta intelektuale ortodoks (ndoshta gaboj per Josif Bagerin) permblidhen ne periudhen 1767-1944 dhe pergjithesisht jeta e tyre nuk kane lidhje te drejteperdrejte me Kombin Shqiptar. Por duke ditur se intelektualet ortodokse, me veprimtari reale pas 1912 deri me 1944, mungojne per aresye qe tashme dihen, kuptohet qe analiza eshte teper e pjeseshme.

Ndersa intelektualet muslimane kane nje paraqitje pak me te lidhur me Kombin Shqiptar dhe, sidomos, ne ngjarjet me gjurme te theksuar ne historine e shek. XIX-XX (mos eshte bere me qellim?). Kane te njejten performance si per rastin e atyre ortodokse, duke perbere nje mangesi ne kete lloj analize:

Hasan Tahsini (1811-1881) nga Ninati i Sarandes. Atdhetar i madh i Rilindjes sone kombetare dhe mendimtar i shquar ne fusha te ndryshme te diturise. Eshte i njohur projekti i tij i alfabetit te gjuhes shqipe me 30 bashketingellore dhe 8 zanore, i hartuar ne fillim te viteve ’70.

Sulejman Vokshi (1815-1890), lindur ne Kosove. Ne fakt, kur flet per jeten e tij, Fjalori Encikloopedik Shqiptar nuk e radhit ne kuadrin e Rilindjes Kombetare, por e konsideron thjeshte si veprimtar dhe figure te shquar te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit

Ymer Prizrenin (1820-1886), nuk trajtohet posacerisht si veprimtar i rilindjes kombetare, por jepet nje tjeter permbajtje e jetes se tij. Konsiderohet si veprimtar i shquar i Levizjes Kombetare, nje nga udheheqesit kryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe kryetar i qeverise se perkohshme. Me 1877 u zgjodh deputet ne parlamentin e dyte osman. Po ate vit hyri ne Komitetin Qendror te Stambollit qe u formua nen kryesine e Abdyl Frasherit. Ne tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes Shqiptare dhe ne janar 1881 kryetar i qeverise. Vdes ne Ulqin.

Zija Prishtina (nuk jepet koha e jetes se tij), konsiderohet si patriot i dalluar i Rilindjes Kombetare. Ne Komitetin Qendror per Mbrojtjen e te Drejtave te Kombesise Shqiptare se bashku me vellane e vet, Ali Danishin, perfaqesoi Kosoven. U zgjodh anetar i Komitetit Kombetar te Lidhjes Shqiptare.

Koto Hoxhi (1824-1895), lindur ne Qestorat te Gjirokastres; veprimtar i shquar i Rilindjes Kombetare, i arsimit dhe kultures shqiptare, Mesues i Popullit. Me 1879 merr pjese ne komisionin e posacem te Komitetit te Stambollit qe u formua per shyrtimin e ceshtjes se alfabetit ku mbrojti variantin e hartuar nga Sami Frasheri. Njihet si nje nga themeluesit e teatrit shqiptar ku me 1874 organizoi shfaqjen teatrale “Dasma lunxhiote” (kjo eshte nje ngjarje jo e vertete, pasi shkolla e Qestoratit ka qene shkolle greke e themeluar me 1881, GH)

Haxhi Zeka (1832-1902). Edhe kete individ historik Fjalori Enciklopedik Shqiptar nuk e trajton vecanerisht ne kuadrin e Rilindjes Kombetare, por e trajton thjeshte si udheheqes i shquar i Levizjes Kombetare Shqiptare dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane ne Kosove. Vritet nga qarqet shoviniste serbe.

Abdyl Frasheri (1839-1892), patriot demokrat i shquar, nje nga ideologet perparimtar te Rilindjes Kombetare dhe nje nga udheheqesit kryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Ne moshen 18 vjecare vendoset per nevoja pune ne Janine dhe ne vitin 1877 figuron deputet i Janines ne parlamentin e dyte osman. Luajti nje rol te rendesishem ne formimin e qeverise se perkohshme qe u formua ne Prizren ne fillim te vitit 1881. Arrestohet dhe denohet me tre vjet burg e 20 muaj internim.

Mehmet Ali Vrioni (1842-1895), atdhetar, personalitet politik i Rilindjes Kombetare. Ne kohen e krizes lindore (1875-1881) u lidh me A.Frasherin dhe u be nje nga bashkepunetoret e tij me te ngushte. Ishte anetar i Komitetit Shqiptar te Janines qe u formua ne maj 1877 dhe i komitetit Qendror per Mbrojtjen e te drejtave te Kombesise Shqiptare (dhjetor 1877). Shoqeroi Abdyl Frasherin ne bisedimet qe u zhvilluan me perfaqesuesit e Athines ne korrik dhe dhjetor 1877 per lidhjen e nje aleance politike dhe ushtarake shqiptaro-greke. Mori pjese ne misionin diplomatik qe zhvilloi delegacioni i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne kryeqytetet e Fuqive te Medha, ne pranveren e vitit 1879, per mbrojtjen e te drejtave kombetare te shqiptareve. Akti i fundit qe dihet per veprimtarine e tij patriotike eshte nje memorandum i vitit 1890 qe mban nenshkrimin e tij dhe te A.Frasherit.

Ismail Qemali (1844-1919) lindur ne Vlore, nuk konsiderohet si pjesmarres i Rilindjes Kombetare, por si udheheqes i shquar i Levizjes Kombetare Shqiptare dhe kryeminister i pare i Shqiperise. Ne dhjetor 1908 zgjidhet si perfaqesues i sanxhakut te Beratit ne parlamentin osman. Hartoi ne qershor 1911 memorandimin e Gerces bashke me patriotet e tjere. Ne mbledhjen e Bukureshtit me 5 nentor 1912 gjeti perkrahjen e kolonise shqiptare te atjeshme dhe prej andej shkoi ne Vjene per te mbrojtur ceshtjen shqiptare. Shpall pavaresine kombetare me 28 nendor 1912 dhe caktohet kryeminister. Vitet e fundit te jetes i kalon ne mergim, ne Itali ku dhe vdes.

Naim Frasheri (1846-1900), poeti me i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare. Me 1865 familja shperngulet ne Janine ku mbaron gjimnazin grek “Zosimea” me 1869. me cfaqjen e semundjes se toberkulozit rikthehet ne vendlindje. Ne kete periudhe Naim Frasheri beri prova te vjersherimit shqip, nen ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjersherimit persisht, me sukses, duke botuar me vone edhe nje permbledhje lirikash Tejhyjylat (Enderimet, 1885). Nen ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, braktisi vjersherimin persisht dhe ju kushtua letersise shqiptare. Poema e tij e pare e re ishte Shqiperia (1880, botuar me 1897), qe entuziazmoi patriotet shqiptare. Ne Stamboll ka qene nder botuesit kryesore te revistes “Drita”, me pas “Dituria” (1884-85), ku u botuan shume vjersha te tij, proza e vargje per shkollat e para shqipe qe do te hapeshin, disa shqiperime te autorit. Ai sherbente si anetar i Komisionit te Botimeve prane Ministrise se Arsimit, me pas kryetar. Me 1886 Naim Frasheri botoi poemen e tij te famshme “Bageti e Bujqesi”, ate greqisht “Deshira e vertete e shqiptareve” dhe kater libra per shkollat. Me 1888 vijoi me “Diturite” (ribotuar me 1895 me titull “Gjithesia”, – shkenca te natyres). Me 1890 doli permbledhja e lirikave Lulet e Veres, pastaj “Mesimet” (proza patriotike dhe te moralit) dhe Fjala fluturake (vjersha) me 1894, se fundi me 1898 poema e madhe epike Histori e Skenderbeut dhe poema fetare Qerbelaja. Naim Frasheri vdiq ne Stamboll ku dhe u varros.

Sami Frasheri (1850-1904), lindur ne Permet, rilindas i shquar, ideologu kryesor i Levizjes Kombetare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Ne literaturen e huaj eshte njohur me emrin Shemseddin Sami. Me 1865 vendoset ne Janine ku kryen shkollen e mesme greke “Zosimea”. Me 1872 vendoset ne Stamboll ku zhvilloi nje veprimtari te gjere patriotike per clirimin dhe bashkimin kombetar te popullit shqiptar dhe bashkepunoi me perfaqesuesit me perparimtar te levizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte nje nder organizatoret kryesore te “Komitetit Qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesiase shqiptare” dhe me themelimin e “Shoqerise se te shtypurit shkronja shqip” (1879) u zgjodh kryetar i saj. Sami Frasheri drejtoi revistat e para ne gjuhen shqipe “Drita” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll, 1884-1885) ku shkroi dhe nje varg artikujsh. Per nevojat e shkolles shqipe hartoi librat “Abetare e gjuhes shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhes shqipe” (gramatika, 1886) dhe “Dheshkronje” (Gjeografia, 1888) ne gjuhen shqipe. E ketij autori eshte dhe vepra “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet” botuar me 1899 pa emer autori ne Bururesht. Ky traktat u be manifest i Rilindjes Kombetare Shqiptare.Si dijetar i madh Sami Frasheri dha kontribut ne disa fusha te shkences ku u dallua si perfaqesues i mendimit te perparuar materialist jo vetem per Shqiperine, por edhe per vendet e Lindjes. Eshte autor i fjalorit normativ te gjuhes turke (Kamus-i tűrki, 1901) i cili ruan vleren e vet te madhe edhe sot. Samiu eshte edhe autor i disa fjaloreve dy gjuhesh frengjisht-turqisht (1882), turqisht-frengjisht (1885), arabisht-turqisht. Vepra madhore e Sami Frasherit ne gjuhen turke eshte Enciklopedia e tij “Kamus-ul alàm” (1900) ne 6 vellime. Si shkrimtar Sami Frasheri shkroi ne gjuhen turke drama e romane.

Isa Boletini (1864-1916), lindi ne Mitrovice. nuk konsiderohet si pjesmarres i Rilindjes Kombetare, por si atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udheheqes i levizjeve per clirim e bashkim kombetar duke marre pjese ne shume beteja si luftetar dhe drejtues per lirine e shqiptareve. Merr pjese ne shpalljen e Pavaresise Kombetar me 1912. Anetar i delegacionit shqiptar ne Londer me 1913.

Said Najdeni (1864-1903), lindur ne Dibren e Madhe, atdhetar i dalluar i Rilindjes i njohur me pseudonimin Hoxhe Voka. Me 1888 hapi ne shtepine e tij nje shkolle shqipe te fshehte dhe ndihmoi ne perhapjen e mesimit shqip. Ndihmoi ne organizimin e kuvendit te Dibres (1899) gjeta Lidhjes Shqiptare te Pejes. Botoi librin Fe rrefenjeseja e muslimaneve (Sofje 1900) dhe vepren Abetare e gjuhes shqipe, nde te fole gegenisht (1900)

Shahin Kolonja (1865-1919), lindur ne Starje te Kolonjes. Kreu fakultetin juridik ne Stamboll me 1895. Botoi ne Sofje gazeten “Drita” (1901-1909), punoi per krijimin e komitetit te fshehte te Manastirit “Per lirine e Shqiperise”. U zgjodh anetar i komisionit per njesimin e alfabetit ne ate kongres. Vdiq ne Stamboll.

Hasan Qinami (1868-1943), lindur ne Qinam te Kolonjes, veprimtar i Rilindjes dhe i levizjes demokratike. Ne vitet 1914-1920 mori pjese me arme ne dore ne luften per mbrojtjen e pavaresise kundra shovinizmit grek dhe pushtuesit italiane. Nga marsi deri ne tetor 1941 u internua nga ushtrite greke.

Murat Toptani (1868-1917), skulptor, poet dhe patriot i Rilindjes. Veprimtarine e zhvilloi ne Tirane dhe ne shoqerite shqiptare jashte atdheut (Stamboll, Napoli, Bukuresht, etj). Mbajti lidhje me vellezerit Frasheri, duke qene dhe dhendri i Naimit. Nje nga veprat e tij Skenderbeu u realizua ne Napoli (1899) duke qene nje nga veprat e para ne artin e skulptures se Rilindjes

Sali Hida ( ? -1927), lindur ne Elbasan, veprimtar i dalluar i Rilindjes Kombetare, i periudhes se Pavaresise dhe i levizjes Demokratike. Mesimet e para i mori ne qytetin e lindjes, ndersa shkollen e mesme ne gjimnazin turk te manastirit. Studimet e larta i nisi ne fakultetin e inxhinjerise ushtarake ne Stamboll, por i mbaroi ne Torine (Itali). Mori pjese ne Revolucionin demokratiko-borgjez te Qershorit 1924 dhe me vendosjen e pushtetit te Ahmet Zogut emigroi ne Selanik, Rome e Bashkimin Sovietik ku dhe vdiq.

Bajo Topulli (1868-1930; ne librin mbi Bajo Topullin: Topullaret e Gjirokastres, Bajo e Çerçiz, Tirane 2008, autori me te njejtin emer, nip i tij, shkruan se ditelindja eshte 9 korrik e vitit 1873, f. 34. Ne kete liber disa ngjarje qe Populli Shqiptar i ka pasur per shume kohe si ushqim shpirteror rezultojne te mos jene ashtu, psh atentati i bimbashit dhe lufta ne Mashkullore me 1908), lindur ne Gjirokaster; veprimtar i Rilindjes, organizator dhe luftetar i cetave te armatosura me 1906-1908. Shkollen fillore e kreu ne qytetin e lindjes, ndersa te mesmen dhe normalen e larte ne Stamboll. Punoi si mesues gjimnazi ne Selanik e pastaj ne Manastir. Me 1905 themeloi ne Manastir Komitetin e fshehte “Per lirine e Shqiperise” dhe punoi per formimin e qendrave te tij ne qendrat kryesore te Shqiperise. Me 1906 kryesoi ceten e pare qe veproi ne malet e Korces, te Gjirokastres, etj. ne vitet 1908-1912 punoi per ngritjen e klubeve e te shkollave shqipe ne Gjirokaster, Janine, Korce, etj.

Hamit Luli (1869-1929), lindur ne Vermik te Kurveleshit; atdhetar e publicist i periudhes se Rilindjes e te Pavaresise. Ishte veprimtar i shquar i klubit “Laberia”, qe u krijua me 1908. Mori pjese ne Mbledhjen e Cepos ne korrik 1911 dhe ne cetat patriotike. Emigroi ne ShBA duke marre pjese ne shoqerite patriotike “Besa-Bese” dhe me pas ne federaten Vatra, botoi shkrime ne gazeten Dielli e ne organet e tjera.

Dervish Hima (1875-1928), lindur ne Oher, veprimtar dhe publicisti i dalluar i Rilindjes. Shkollen fillore e kreu ne qytetin e lindjes, ndersa te mesmen e vazhdoi ne Selanik. Hyri ne shkollen e larte mjekesore te Stambollit, por e la pas dyvjetesh. Me 1895 u kthye fshehurazi ne Shqiperi ku punoi per perhapjen e shkollave shqipe ne vise te ndryshme te vendit. Me 1897 largohet nga Shqiperia dhe shkon ne Bukuresht ku iu kushtua teresisht Levizjes Kombetare Shqiptar dhe u lidh njekohesisht me ate xhonturke. Perndiqet nga qeveria otomane, ajo italiane duke u larguar ne paris e pastaj ne Gjeneve. Merr pjese ne Kongresin e turqve te rinj me 1902 duke mbrojtur te drejtat e shqiptareve ne krah te Ismail Qemalit e H. Ohrit. Merr pjese ne Kongresin e Dibres e Kongresin e II te Manastirit, drejton ceten e studenteve gjate Kryengritjes se pergjithshme. Eshte marre me botimin e nje sere organesh ne Rumani, Rome, Paris, Gjeneve, Stamboll. Vdes ne Tirane.

Hasan Xhiku (1875-1945; ne librin e tij, “Te tregosh per Gjirokastren e gjirokastritet”, Tirane 2009, f. 33, autori, Bajo Topulli, diten e lindjes e vendos ne vitin 1862), lindur ne Gjirokaster; atdhetar dhe veprimtar i Rilindjes Kombetare. Ne moshe te re mori pjese ve veprimtarite atdhetare qe vepronin ne Selanik. Mori pjese aktive ne kryengritjen e pergjithshme antiosmane te vitit 1912. Mori pjese ne ngritjen e flamurit ne Gjirokaster me 4 dhjetor 1912. Mori pjese ne luftimet kundra pushtuesit grek. Me 1920 mori pjese ne Luften e Vlores me ceten e tij dhe me 1943 u zgjodh kryetar i Keshillit Nacionalclirimtar te qytetit te Gjirokastres.

Çerçiz Topulli (1880-1915), lindur ne Gjirokaster; atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udheheqes i luftes se armatosur te cetave kunder sunduesve osmane per clirimin e vendit. Ne prill 1907 komandoi ceten e armatosur qe vepronte ne Jugun e Shqiperise e sidomos ne krahinat e Gjirokastres. Drejtoi luften ne Mashkullore me 1908. pas fitores se revolucionit xhonturk te 1908 punoi per formimin e klubeve shqiptare dhe per celjen e shkollave shqipe ne viset e ndryshme te vendit. Pas shpalljes se Pavaresise se Shqiperise u vu ne sherbim te qeverise se Ismail Qemalit. U vra me 15 korrik ne Fushe te Shtoit nga forcat e pushtuesve malazeze. Me 1937 eshtrat e Cerciz Topullit u vendosen ne Gjirokaster (kjo e fundit eshte e pasakte, pasi ngjarja ka ndodhur me 15 shtator te vitit 1936 dhe mbi kete baze diktatori shqiptar ka sajuar nje pafundesi ngjarjesh te genjeshterta, GH).

Sami Pojani (1880-1911), lindur ne Korce, veprimtar i dalluar i Rilindjes Kombetare. Mesimet e para i mori ne vendlindje e pastaj vazhdoi ne gjimnazin turk te Manastirit, ndersa studimet e larta per drejtesi i kreu ne Stamboll. Ishte anetar i Komitetit te fshehte te Manastirit “Per lirine e Shqiperise” qe ne themelimin e tij me 1905 dhe nje nga drejtuesit e komitetit po me kete emer ne Korce. Ishte delegat ne Kongresin e Manastirit per Korcen. Me 1908-1910 botoi gazeten “Korca”.

Ibrahim Temo (1885-1945), lindur ne Struge me origjine nga Mati. Veprimtar i dalluar i Rilindjes Kombetare. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, ndersa te mesmen dhe fakultetin e mjekesise ne Stamboll. Qe nje nga nismetaret dhe veprimtaret e levizjes kombetare-borgjeze te “turqve te rinj”. Bashke me tre shoke te tjere, me 1899, formoi ne Stamboll komitetin e pare xhonturk me emrin “Bashkim dhe Perparim”. Me 1914 erdhi ne Shqiperi si mjek ne krye te nje ekipi sanitar per te luftuar malarjen. Vdiq ne Rumani.

E vetmja gje qe bie ne sy ne te gjithe keto emra eshte pamundesia e tyre per te qene nje subjekt dhe me nje qellim. Pa paragjykuar asnje individ pretendoj se ne teresi e gjithe veprimtaria e ketyre individeve eshte e sajuar nga fillimi deri ne fund. Kjo bie ne sy ne saje te punes te nje studiuesi (Anton Papleka – 1945), i cili e zgjeron ne kohe duke na dhene mundesi qe kete liste ta plotesojme, vetem pa ndarjen arsimore e fetare te tyre. Sipas librit te tij: Poete Shqiptare (Nga shek. XII deri ne shek. XIX) nga bota shqiptare kane dale edhe keta poete te tjere: Isidor Mele (Shek. XII, Durres), Aleks Tarketa (Shk. XV), Mikel Maruli (1453-1500) Nikolle Leonik Tomeu (1456-1531), Mesiu i Prishtines (1470-1512), Jahja Dukagjini (1496-1582), Luke Bogdani (shek. XVII), Nezim Frakulla (? -1760), Sulejman Naibi (? -1772), Kostandin Berati (1740-1828), Thoma Banbaçi (1742-1791), Nikolle Keta (1742-1803), Nikolla Brankati (1752-1790), Gavril Dara Plaku (1765-1832), Muhamet Kuçuku (1784-1844), Anonim (Shek. XVIII), Zef Barça (shek. XVIII), Hasan Zyko Kamberi (Shek. XVIII-XIX), Zenel Bastari (Shek. XVIII-XIX), Pjeter Zarishti (1806-1866), Jeronim De Rada (1814-1903), Anton Sartori (1819-1894), Gjergj Dhriva (Shek. XIX), Gavril Dara (I Riu) (1826-1885), Zef Kamarda (1831-1878), Anton Argondica (1834-1918), Zef Serembe (1843-1901), Bernard Bilotta (1843-1918), Prend Doci (1846-1917), Sali Butka (1852-1938), Zef Skiroi (1865-1927), Loni Logori (1871-1929), Thoma Avrami (Shek. XIX-XX), Papa Kristo Negovani (1875-1905), Faik Konica (1876-1942), Kristo Floqi (1873-1951), Asdren (Aleks Stavre Drenova) (1872-1947), Salvator Braile (1872-1960), Risto Siliqi (1882-1936), Fan Stilian Noli (1882-1965), Ali Asllani (1882-1966), Milto Sotir Gurra (1884-1972), Milto Duçi (? – 1933), Lasgush Poradeci (1899-1987).

Ne teresine e tyre ne kete liste mungojne veprimtare e intelektuale qe kane marre pjese ne: proceset mesimore e edukative pergjate viteve 1860-1945, ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit me 1878, ne Lidhjen e Pejes me 1899, ne Kongresin e Manastirit me 1908, ne Kongresin e Elbasanit me 1909, ne ngjarjen e 28 Nentorit 1912 ne Vlore, ne Kongresin e Triestes me 1913, ne Firence me 1913 ne ate qe emertohet si Protokolli i Firences, ne Kongresin e Delvines me 1914, ne Korfuz me 1914 ne ate qe emertohet si Protokolli i Korfuzit, ne Kongresin e Durresit me 1918, ne Kongresin e Lushnjes me 1920, ne ngjarjet e Qershorit 1924, ne kabinete mbreterore, qeveritare e ministrore pergjate viteve 1920-1944. Shkurt fare mungon inteligjenca Historike e Kombit Shqiptar. Keshtu qe kur flasim per keta intelektuale laike dhe menyren se si ata jane formuar nga pikepamja arsimore, kemi lene pas dore pikerisht lidhjen e tyre me institucionet fetare pergjate gjysmes se dyte te shek. XIX dhe gjysmes se pare te shek. XX. Megjithese duhet pranuar se shumica e ketyre intelektualeve poete, qe shtuam ne fund, sipas Prof.Rexhep Qoses, u takojne, para se gjithash, kolonive shqiptare neper vende te huaja dhe kryesisht: Kolonia e arberesheve te Italise, Kolonia e Stambollit, Kolonia e Bukureshtit, Kolonia e Kajros, Kolonia e Sofjes (Historia e Letersise Shqipe – Romantizmi, I, f. 13-44)

Keshtu qe kur flitet per analize historike te nje ngjarje, apo te nje individi, eshte mire qe te shihet ndikimi mbi Popullin Shqiptar dhe cfare ka realizuar ne aspektin e progresit social. Menyra se si jane formuar keta intelektuale ne shkollat Perendimore dhe Lindore, ku kane jetuar dhe per ke kane punuar, tregon se ajo qe perbashkon shqiptaret me Danten eshte vetem Kisha Katolike e shek. te XX-te.

6-Pretendimi i studiuesve shqiptare per figuren e Dantes, vecanerisht Kadare.

Pasi kemi realizuar nje zberthim dhe evidentim shume permasor te epokes danteske dhe jetes shoqerore te Kombit Shqiptar, kemi arritur ne piken me kritike: cfare kerkojne te evidentojne, apo te fshehin, me figuren e Dante Alighierit shkrimtaret dhe studiuesit shqiptare?

Nuk ka qene e shumte pjesmarrja e studiuesve shqiptare ne analizen e figures se Dantes dhe epokes danteske. E kjo duhet ta kete nje aresye per efekt te pergatitjes teorike ketu ne Shqiperi ne fushen e Letersise. Dallohen dy autore me emer, Alfred Uçi dhe Ismail Kadare, dhe nje studiuese me pak emer, por qe i permblodhi te dy studiuesit e mesiperm ne nje veper te vetme, Yllka Filipi. Por qe te tre keta studiues i shmangen nje problemi, qe une e konsideroj me kryesorin: si e ka pergatitur intelektualin “laik” (e ve nder thojza per ta dalluar nga laicizmi i vertete, pasi ne realitet intelektuali i epokes diktatoriale, pra me baze enveriste, nuk ka dallim ne forme nga intelektuali me baze fetare, por ne permbajtje ai eshte ushqyer gjithe jeten me idiotizmin bolshevik duke u dalluar nga intelektuali me baze fetare te ushqyer gjithe jeten me Historine teoriko-praktike te Njerezimit; dhe dallimi eshte tejet cilesor) politika e diktatorit shqiptar ne menyre qe ai ta perceptoje sa me drejte figuren e Dante Alighierit? Vini re materialin bruto te trasmetuar ne arsimin e larte te epokes enveriste:

Fillimisht, ne Fakultetin Histori-Filologji, dega Histori, lenda e Historise Mesjetare, duke folur per temen e kunderreformacionit eshte shkruar:

“Kundrreformacioni nuk ka qene nje sulm i thjeshte i kishes katolike kunder reformacionit ne thelb ai ka qene nje sulm i reaksionit feudal kunder forcave progresive, qe u shfaqen ne arenen e luftes shoqeroro-politike ne Evrope gjate shek. XVI. Ne kete lufte te se vjetres me te rene kisha katolike ka perkrahur plotesisht forcat reaksionare te rendit feudal qe po kalbej. Ajo si pjese perberese e superstruktures se shoqerise feudale ndihmonte klasen sunduese per te forcuar bazen e tronditur te feudalizmit, per te konsoliduar sundimin e vet politik. Pikerisht kjo aleance midis reaksionit feudal dhe katolicizmit mori emrin kunderreformacion” (Th.Murzaku, K.Xoxa, K.Hymeti Histori e mesjetës, Pjesa II, Dispensa I, f. 169, Tirane 1987)

Nga pikepamja kohore, kjo periudhe eshte dy shekuj me vone se epoka danteske, keshtu qe konfrontimi imagjinar midis Kishes Katolike dhe Dante Alighierit nuk ka gjasa te pranohet si vazhdimesi politike deri ne kete kohe. I gjithe libri pretendon se mbeshtetet ne filozofine marksiste-leniniste, duke cituar ne te gjithe hapsiren kryesisht vepren e Marksit, Kapitalin, vepra te Marks-Engelsit, vepra te Leninit, vepra te Stalinit, cuditerisht te Enver Hoxhes jo, por dhe krijimtari fantaziste te vete autoreve, sic ishte shenimi ne f. 167 ku shkruhet: “Duke u nisur po nga keto qellime, urdheri i jezuiteve shtriu kthetrat e veta edhe ne vendin tone prej mesit te shek XIX. Shoqata e jezuiteve, e cla e ka pasur qendren e vet ne Shkoder, ka vepruar ne sherbim te politikes pushtuese dhe imperialiste te Austro-Hungarise, Italise, Gjermanise e Vatikanit, kunder interesave te vendit dhe te popullit shqiptar”, pa treguar ne asnje rast si lindi forma feudale ne Europe, cila ka qene permasa hapsinore e kesaj forme, si u formua reaksioni feudal ne kontinent, si u formuan forcat progresive te rendit feudal dhe ku e gjeten keta autore perkrahjen e Kishes Katolike qe i paska bere forcave reaksionare te rendit feudal qe po kalbej. Ne asnje vend te literatures historike shqiptare, por edhe ne ate boterore nuk ekziston, nuk kam gjetur shpjegimin se si mund te lidhen popujt e prapambetur, ne raport me rendin skllavopronar, me nje rend me te avancuar shoqeror, sic ishte rendi feudal. Te gjithe popujt europiane, me perjashtim te popullates romake, helene dhe autoktonet ne gadishullin Ilirik (eshte e vetmja popullate europiane qe nuk ka kaluar asnje rend shoqeror historik te njohur), nuk e kane njohur dhe kaluar rendin skllavopronar; dhe eshte kjo aresyeja qe rendi feudal europian ndryshon nga rendi feudal aziatik lindor apo jugperendimor ne te gjithe permasen e vet. Por asnjehere nuk eshte thene menyra se si kjo prapambetje historike eshte kapercyer pa asnje dhimbje dhe kujt i duhet dedikuar ky veprim historik i Natyres Njerezore mbi Njeriun. Asnjehere nuk eshte thene se popujt europiane, ne vigjilje te Krishterimit doktrinar, ishin pergjithesisht popuj primitiv pa asnje lloj individesh te spikatur ne planin civilizues e politik. Asnjehere nuk eshte thene, bej fjale per ketu ne Shqiperi, se si dhe kush e lindi politiken feudale ne Europe. Heshtja per keto probleme eshte e lidhur me mospranimin e faktit qe popujt europiane nuk e kishin ate zhvillim social qe kerkonte rendi feudal e po te mos ishte Kisha qe t’i merrte per dore drejt civilizimit europian (pergjate periudhes 330-1800), ata popuj do te ishin me te prapambetur se populli shqiptar ne vigjilje te mijevjecarit te trete. Eshte nje situate historike qe eshte perseritur pike per pike edhe me Popullin Shqiptar, vecse kjo e sfazuar ne kohe pergjate periudhes 1632-1945.

Problemi i reformacionit, duke pasur brenda nje seri prifterinjsh (Jan Husi (1374-1415), Erazmi (1466-1536), Luteri (1483-1546), Ulrih Cvingli (1484-1531), Kalvin (1509-1564), nuk tregon as per zhvillim shoqeror, as per progres, as per forca progresiste, as per reaksion feudal, as per te vjetren, as per te rene, por vetem per zhvillimet ne brendesi te vete Kishes. Kalimi nga Kishe Katolik ne Kishe Anglikane, nga Kishe Katolike ne Kishe Protestane nuk tregon thjeshte zhvillime politike, por ajo tregon, me se paku, GRABITJE te Historise Politike. Produkti njerezor i vete Kishes u perdor nga politika per te permbysur Historine dhe qe nga ajo kohe Politika filloi te ece e vetme pa krijuesin e vet historik. E po te pranojme se keta individe jane promotori i progresit social dhe perfaqesuesit e te rese, rezulton se epiqendra e te gjithe atij procesi antifeudal na paska qene vete Kisha Katolike dhe jo fantazia e autoreve shqiptare. Ky eshte thelbi historik i reformacionit pergjate shekullit XIV-XVI dhe ky eshte dhe thelbi historik ketu ne Shqiperi pas 1945: ate qe krijoi Kisha Katolike per 400 vjet (Shqiperine) ne menyre Historike, ate grabiti dhe shkaterroi komunizmi enverist pas 1945. Perseri ngjashmeria eshte pike per pike.

Jane po keta autore qe ne dispencen e dyte na japin nje informacion shume permasor te pershkruar nga nje fantazi e çthurur historike ku eshte veshtire te ndahet realitetit nga shpikja. Ne kapitullin mbi kulturen Mesjetare ne Europen Perendimore gjate shek. V-XIII autoret kane konstatuar, gjithmone sipas tyre, se:

“Bartese kryesore e kultures se klases sunduese gjate periudhes se mesjetes se hershme ka qene kisha” (po ata, Pjesa II, Dispenca II, f. 113, Tirane 1986).

Ne analizen e periudhes danteske zbuluam se pikerisht ne kete epoke (1200-1400) kemi shkeputjen e intelektualit laik nga intelektuali me baze fetare. Atehere na duhet te shohim perputhjen e kesaj periudhe me fazat e zhvillimit feudal. Sipas historianit hollandes Johan Huizinga (1872-1945, sipas Maximus/1994), nje studiues i epokes mesjetare, e famshme vepra e tij mbi fundin “vjeshtak” te Mesjetes (1919), Mesjeta Europiane ndahet ne tre nenperiudha: Mesjeta e Hershme (476-1000) – Mesjeta e Mesme (1000-1300) – Mesjeta e Vone (1300-1453). Pra, sipas kesaj nendarje, epoka danteske ndodhet midis fundit te epokes se mesme dhe fillimit te epokes se vone e rrjedhimisht autoret shqiptare te Historise se Mesjetes kane ndryshuar faktet duke qene tej mases larg te vertetes historike. Manipulimi i fakteve, nxjerrja e perfundimeve pa asnje baze faktike e konkrete, mos mbeshtetja ne asnje lloj filozofie reale i ka cuar autoret ne perfundime qe nuk ka pasur per qellim te mesoje studentet, por te justifikoje krimet e enverizmit ne kurriz te Kombit Shqiptar dhe kete justifikim ta paraqesin si thelbin e shkences se historise enveriste. Sipas ketyre manipulatoreve te historise:

“Historiografia e sotme borgjeze perpiqet te perligje te kaluaren e erret mesjetare te kishes kristiane, bile perpiqet te theksoje gjoja ndikimin pozitiv te kishes katolike ne te gjitha fushat e jetes se shoqerise feudale. Perfaqesuesit e kesaj historiografie arrijne deri ne fallsifikime e shtremberime te tilla, sa qe te perhapin legjenden se kisha gjoja paska luajtur nje rol te rendesishem ne zhvillimin e kultures gjate mesjetes. Ata pohojne se kisha katolike jo vetem qe shpetoi dhe ruajti kulturen antike ne peiudhen e dyndjeve barbare, por edhe krijoi nje kulture te tere mesjetare. Ne kete menyre historianet borgjeze perpiqen te forcojne pozitat e Vatikanit te sotem, te kesaj qendre spiunazhi dhe te ketij reparti te reaksionit boteror, qe lufton kunder cdo gjeje progresive e perparimtare” (po aty, f. 115).

Keto rreshta ne fakt nuk u mesojne studenteve menyren se si duhet analizuar nje epoke historike, por i detyrojne ata te urrejne nje subjekt fetar mbi te cilin ka vepruar krimi politik i diktatorit shqiptar. E kjo nuk quhet arsimim i popullates, por kafsherim i popullates, dhe mbi kete baze cilesore inteligjenca “laike” e diktatorit shqiptar ka kerkua t’i mesoje turmes shqiptare vepren e Dante Alighierit. A e kupton lexuesi, qofte dhe jo shqiptar, se sot prodhohet nje lende letrare pikerisht per kete kategori njerezish dhe per kete lloj turme.

Kalojme ne Institutin e Larte te Artit Dramatik ku ne lenden mbi historine e teatrit shqiptar (kesaj teme i kam kushtuar nje artikull kritik me titull: 39- Si e ndryshojnë historinë, posaçërisht Ardian Klosi dhe të tjerët! (vazhdim i asaj që shqiptarët e sotëm nuk e dinë nga manipulimet e historisë së djeshme) Pjesa e tretë (kritika e historise se Teatrit Kombëtar Shqiptar), publikuar ne albanovaonline.info dhe genchoti.com) autori i tekstit doc. Kudret Velça shkruan:

Ne vitin 1880 arbereshi Leonard De Martino (1830-1923) shkroi shqip dramen me karakter liturgjik “Nata e kshnellave”, te cilen e botoi nje vit me vone, me 1981, ne vepren “L’arpa d’un itali-albanese”, permbledhja e prodhimit te tij letrar. Duke qene nje veper me karakter thjeshte fetar, pervec rendesise se saj si veper e pare dramatike e shkruar ne gjuhen shqipe, ajo nuk ka asnje rendesi tjeter” (Historia e Teatrit Shqiptar, 1, Tirane 1984, f. 65-66)

Keshtu shkruhet ne ate qe studentet, me vone aktoret, e kane pasur si tekst mesimor mbi c’baze eshte formuar profesioni i aktorit shqiptar. Por cfare ka fshehur dhe defomuar autori i ketyre rreshtave? Se pari, nuk eshte e vertete qe arbereshi Leonard De Martino eshte vetem arberesh, pasi mbi te gjitha ai ka qene prift franceskan; se dyti nuk eshte e vertete qe drama eshte botuar me 1881, kete vit mund te jete ribotuar, pasi më 24 tetor 1880, nxënësit e Shkollës Françeskane ne qytetin e Shkodres shfaqën dramën “Nata e Kshndellave”, të shkruar nga poeti arbëresh, françeskani Leonardo De Martino, e cila është shfaqja e dyte ne historine e Teatrit Shqiptar (Tonin Zadeja, Jeta kulturore e Shkodres (mesi i shek. XIX – mesi i shek. XX, ), Ne Mvsica Albanica (studime dhe Dokumenta, II), Tirane 2006, f. 38). Po këtë vit kjo dramë është shfaqur edhe nga nxënësit e Shkollës Stigmatike (Andrea Skanjeti, 100 vjet teater ne Shkoder 1879-1979, Tirane 2002, f. 17). Keshtu qe i bie qe autori i realizmit socialist te kete deformuar ngjarjet dhe t’i kete fshehur studenteve shqiptare, per sa kohe qe ata e kane pasur si tekst mesimor kete liber, thelbin e lindjes se teatrit ne trojet shqipfolese, dinamiken e tij dhe cfare pasoje pati kjo gjini e letersise ne edukimin patriotik te popullates. Duke bërë një përmbledhje të të gjithë këtij aktiviteti teatror në qytetin e Shkodrës konkludojmë se kanë qenë gjithsejt 28 grupe teatrore nga të gjitha shtresat dhe moshat duke shfaqur rreth 465 premiera me mbi 1000 aktorë të të gjithë niveleve dhe e gjitha kjo për 66 vjet (1879 – 1944). Çfarë lloj organizimi kulturor duhet konsideruar kjo dhe a mund të quhet veprimtari teatrore që të mund ta emërtojmë veprimtarinë teatrore shqiptare 131 vjeçare? Duhet të kemi parasysh qe ky qytet më 1926 kishte 22 784 banorë (sipas Shqipëria e Ilustruar, 1927, f. 375) dhe rrjedhimisht i bie që të ketë pasur një aktivitet teatror shumë-shumë herë më të madh se Tirana e viteve 1990 e cila nga viti 1944 deri me 1989 ka dhëne vetëm 209 premiera (kur popullsia e saj të ketë qenë, më 1984, 206 100 banorë, sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, 1985) nga të cilat 121 me pjesë shqiptare dhe 88 të përkthyera (Josif Papagjoni, Teatri Kombëtar, f. 85). Mbi këtë bazë a nuk mund të ngremë idenë që Teatri Kombëtar Shqiptar është themeluar më 1879 për të formuar ndërgjegjen kombëtare të popullsisë shqiptare, duke pasur ne themel te saj veprimtarine e Kishes Katolike? Cili është raporti i tij me Teatrin Popullor të epokës komuniste? Edhe vetëm raporti i premierave me permbajtjen e tyre, në funksion të popullatave, e ka një domethënie që tregon thelbin e problemit.

Kjo do te thote se me kete format edukimi enverist popullata shqipfolese e ka te pamundur te kuptoje jo vetem epoken danteske, por dhe vete “Komedine Hyjnore”. Keshtu qe i bie qe edhe vete studiuesit e kesaj teme te kene rrahur ujin ne havan duke mos perputhur qellimin e te shkrojturit me qellimin e te lexuarit, duke fshehur menyren e te kuptuarit te vepres se Dante Alighierit dhe cfare ka perfaqesuar ajo ne mendimin letrar boteror.

Le te rikthehemi tek vepra “pro” danteske!

Profesor Alfred Uçi i dha lexuesit shqiptar dy vepra mbi Danten: me 1998 botoi Ferr-Parajsa Danteske (Komedia Hyjnore) dhe me 2015, me rastin e 85 vjetorit te autorit, u ribotua permbledhja: “Ese dhe etyde filozofiko-estetike” nga Shtepia botuese DITURIA, ku, nga f. 209-229, botoi esen ‘Si hyri Dante Aligieri ne Shqiperi”. Ne kete punim te fundit studiuesit e kesaj fushe kane filluan t’i bejne qejfin njeri-tjetrit fare hapur duke i ngritur nje aureole lavdie produktit intelektual enverist ne menyra mashtruese dhe te genjeshteret duke te krijuar nje neveri kur e lexon. Natyrisht ne qofte se behet fjale per nje rreth lexuesish pa pike informacioni, te edukuar dhe formuar ne menyre politike nga shkolla shqiptare e epokes se diktatures, genjeshtra ze vend dhe rrit bagazhin idiot te lexuesit. Por ne qofte se lexuesi eshte pak me teper kerkues se analistet, qe merren me te tilla probleme, atehere genjeshtra dhe “analiza shkencore” e prof. Klara Kodra rezulton se i ka kembet e shkurtera dhe mashtrimi zbulohet lehtesisht. Se pari, vini re se cfare analize shkencore ka qendisur kjo profesoreshe shqiptare e epokes se diktatures per kete teme dhe per vete Profesor Alfred Uçin:

“Vepra e prof. A.Uçit ka nje rendesi historike dhe njohese, si studim i pare teorik kushtuar Komedise Hyjnore ne mendimin shqiptar kritik letrar. Pa synuar te vleresoj studiuesit e shquar dantologe te vendeve te ndryshme, A. Uçi ka paraqitur ne kete liber (behet fjale per vepren “Ferr-Parajsa Danteske”, GH) mendimet e tij origjinale rreth rendesise aktuale te Komedise Hyjnore ne shekullin e ri, duke sintetizuar nje varg opinionesh te reja dhe rendesine e tyre edhe per letersine bashkekohore shqiptare. Autori ka paraqitur edhe botimet e reja ne shqip te perkthimit te Komedise Hyjnore” (Alfred Uçi, Ese dhe etyde filozofiko-estetike, Tirane 2015, f. 210).

Se dyti, a e di valle profesoresha e analizave shkencore se e para veper e tille per kete teme ne Shqiperine tone eshte bere nga Profesor Ernest Koliqi me 1932 mbi poetet e medhenj te Italise, me nje parathenie brilante nga Poeti yne Kombetar At Gjergj Fishta?

Se treti, perse profesoresha nuk na ka dhene shembuj konkret mbi “mendimin origjinal”, “rendesine aktuale”, “opinionet e reja” dhe “rendesine e tyre” ne kete letersi bashkekohore shqiptare? Apo, o burra e gra, qendisni me figura te bukura letrare, me fraza bombastike, me kolorit gramatikor, perralla e ngjarje historike te paqena se lexuesi shqiptar keshtu i do drute! Une kam bindjen e plote qe krijuesit shqiptare ne fushen letrare, pergjate gjithe periudhes 1945-1992, jane tallur dhe vazhdojne te tallen me Popullin Shqiptar qe ne agimet me te para te epokes se diktatures, por qe ta vazhdosh kete loje me te njejten permase dhe pas 1992, kur erdhi koha e “permbysjes se madhe” sociale, tregon se ketu fshihet nje qellim krejt tjeter per tjeter nga ai i reklamuar.

Se cfare ka realizuar Prof. Alfred Uçi ne vepren e tij ne do ta shohim ne vazhdim, por kurajo e profesoreshes se kritikes letrare le vend per dyshime te medha mbi menyren se si jane formuar intelektualet shqiptare te epokes se diktatures dhe aresyen perse jane formuar ne kete permase. A nuk eshte kjo permbajtja e epokes danteske qe kemi parapare mbi siper (vetem ne kete pike epoka danteske perputhet me shkallen e zhvillimit te shoqerise shqiptare pergjate shek. te XX-te)? Atehere cfare rezulton nga kritika shkencore shqiptare e kesaj epoke? Fshehja e fakteve historike mbi levrimin e mendimit letrar ne boten shqiptare, kush qene autoret reale te kesaj letersie dhe cfare realizoi kjo ne planin historik perben te gjithe veprimtarine e intelektualeve enveriste ketu ne Shqiperi qofte edhe pas 1992. Ne qofte se do te ishte thene e verteta historike mbi letersine e vertete shqiptare nga themelimi i saj e deri me sot, do te rezultonte se ajo ishte kryevepra me e pare e anetareve intelektuale te nderuar te Kishes Katolike Shqiptare nder 500 vjetet e fundit. Do te ishte Kisha Katolike ajo qe do te lidhte Kombi tone me Europen dhe do te ishte Kisha Katolike ajo qe do te bente dhe vete Kombin Shqiptar. Pikerisht kete gje duan ta fshehin, ta tjetersojne, ta mohojne intelektualet “laike” (e ve ne thojza sepse intelektualet shqiptare te epokes komuniste kane qene qe te gjithe nxenesa reale te diktatorit dhe termi laik nuk ka vlere per ta) ketu ne Shqiperi; dhe per kete kane perdorur figuren e Dantes, por duke e ndryshuar edhe kete te fundit.

Rikthehemi ne esen e Prof. Alfred Uçit mbi hyrjen e Dante Aligierit ne Shqiperi:

Profesori i nderuar ka kurajon civile te krahasoje dy epoka cilesisht te ndryshme nga pikepamja e zhvillimit social duke i perbashkuar me ane te Dantes pa i shkuar ndermend per asnje cast se kjo eshte absolutisht e pamundur edhe per faktin e vetem se epoka danteske eshte produkt i vete Kishes, kur epoka e sotme eshte produkt i pushtetit civilo-ushtarak i grabitesve te punes mijeravjecare te realizuar nga institucioni i Kishes (Kisha eshte i vetmi institucion boteror qe ekziston ne kater rende shoqerore dhe i vetmi institucion me kontribut percaktues ne te katert keto rende – ajo eshte produkt i dy formave fetare: politeizmit dhe monoteizmit dhe me kete kendveshtrim duhet ta shohe materialisti, ne qofte se e konsideron veten te tille). Sipas profesorit tone:

“Pamvaresisht nga progresi i shumeanshem i shoqerise se sotme, kjo eshte perfshire ne nje krize te thelle morale, eshte ne kerkim te rrugedaljes dhe te kapercimit te saj. Ne kete situate nuk mund te mos shkoje mendja te vepra e Dantes, qe ka ne themel te saj idene e lartesimit moral te njerezimit. Njeriu lartesohet mbi gjithe boten tjeter qe e rrethon permes rritjes se kersherise per ta njohur e dalluar te miren nga e keqja. Poeti e shpreh kete ide duke paraqitur pasionin e fuqishem te Uliksit” (po aty, f. 217).

Sipas autorit shqiptar, vepra e Dantes ka ne themel te saj lartesimin moral te Njeriut dhe ky moral e ka te percaktuar permasen ne funksion te dallimit te mires nga e keqja. Me keto dy pika profesori i estetikes enveriste e ka futur veten ne nje qorrsokak, duke kundershtuar te gjithe shkollen e tij dhe te gjithe produktin arsimor te epokes komuniste pa vene ne pah dallimet me elementare midis filozofise se re moralizuese qe po qarkullon ne shkollat shqiptare pas 1992 dhe te ashtequajtures filozofi materialiste, qe i takon rendit diktatorial te komunizmit enverist.

Gjeja e pare qe duhet sqaruar, ne cfaredo lloj filozofie, eshte percaktimi hapsinor i termit dhe pastaj autoresia e lendjes dhe zhvillimit sipas ekuacioneve rigorozisht te sakte. Pergjithesisht kjo gje mungon ne te gjithe rrymat filozofike qe kane hyre e po hyjne ne Shqiperi. E po te behet kjo do te rezultoje se profesori i estetikes nuk ndodhet as ne Qiell e as ne Toke. Fjala behet per termin Moràl dhe, sidomos, per historine dhe praktiken aplikuese te tij ne vazhden e kohes. Gjeja me krysore e ketij problemi eshte se kush e shpiku dhe e aplikoi per here te pare ne Historine e Njerezimit dhe pastaj kuptimi gjuhesor Ne literaturen gjuhesore shqiptare, pas konsolidimit te enverizmit, termi pesoi nje ndryshim cilesor duke u zgjeruar ne menyre mashtruese. Ne Fjalorin e Gjuhes Shqipe (1954) termi ka kete kuptim: “1. normat qe caktojne sjelljen e njeriut ne shoqeri; vete sjellja e njeriut sipas ketyre normave; teoria qe trajton keto norma; 2. Mesimi, konkluzioni qe nxjerrim nga nje gje; 3. gjendje shpirterore”. Ne Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe (1980) termi ka kete kuptim, duke u zgjeruar ne te gjithe hapsiren e vet, por edhe duke u paragjykuar ne disa raste (ketu fillon manipulimi i menyres se si duhej kuptuar vepra e Dante Alighierit): 1.Teresia e parimeve, e normave dhe e rregullave qe jane krijuar e ndryshojne historikisht ne kushte te caktuara ekonomiko-shoqerore dhe qe percaktojne sjelljen e veprimtarise e njerezve ne shoqeri; vete sjellja e qendrimi i njeriut sipas ketyre parimeve, normave e rregullave.Morali komunist teresia e parimeve, e normave dhe e rregullave qe percaktojne sjelljen e njerezve ne shoqerine socialiste. Morali proletar. Morali borgjez (fetar) (nenvizimi dhe me bold i imi, GH). Morali shoqeror. Morali i klases sunduese. Kerkesat e moralit. Parimet e moralit. Mbeturinat e moralit te se kaluares. 2. Lende mesimore per parimet, per normat e per rregullat e sjelljes e te qendrimit ne nje shoqeri te caktuar a ne nje rreth shoqeror. 3. keq. Keshilla qe perseriten e behen te merzitshme, predikim, predikim i zbrazet per parimet, mormat, rregullat sipas te cilave duhet te sillet dikush. Shet moral. Moral po na ben?! 4. Mesim a perfundim logjik qe nxjerrim nga nje ngjarje a nga dicka tjeter dhe qe na ndihmon ne jeten e ne veprimtarine tone. Morali i fabules (i tregimit, i perralles). 5. Nder; sjellje e ndershme, ndershmeri. Grua me moral te larte. Ishte me moral te keq. U prishen per ceshtje morali. 6. Teresia e forcave te brendeshme qe e shtyjne njeriun te veproje, te qendroje e te plotesoje nje detyre, gjendje e brendeshme shpirterore e dikujt. Me moral te larte (te ulet). Morali i ushtrise (i skuadres, i shokeve). Fitorja ua ngriti moralin.

Kam nenvizuar shembullin e pikes 1. ….. Morali borgjez (fetar) me tendencen per te bere pyetjen: a eshte i sakte? Barazia e moralit fetar me moralin borgjez ne nje shpjegim termash nuk i qendron faktorit kohor, pasi morali fetar eshte tmersisht me i vjeter se morali borgjez, por, mbi te gjitha, eshte krijuesi historik i ketij te fundit. Atehere cfare kane dashur te nenkuptojne autoret e ketij fjalori me kete manipulim gjuhesor dhe a ka vlera per rastin e perbashkimit me vepren e Dantes (nuk po i hyjme termit moral borgjez)? Mungesa e saktesise ne kete rast krijon premisa per nje analize te gabuar te vepres se Dantes, pasi koncepti moral nuk ka asnje lidhje me vepren e tij. Ekzistenca e njekoheshme e poeteve italiane ne brendesi te botes fetare katolike (Jakopone da Todi) ne shekullin dantesk eshte treguesi numer nje qe moralin e jetes ne shoqerine italiane e kishte paracaktuar Kisha dhe nuk mund te kishte moral tjeter, pervec atij Katolik (nuk ka asnje rendesi i mire apo i keq; progresiv apo regresiv; rendesi ka qe ekziston). Atehere per cfare morali behet fjale ne vepren e Dantes, sipas pikepamjes se estetit shqiptar? Duke mos harruar arsimimin bolshevik te autorit e shoh te aresyeshme te ve ne dukje kontradiksionin e arsimimit te tij me pretendimin e mesiperm. Te mbarosh filozofine materialiste bolshevike ne mes te Moskes dhe te pretendosh per lidhjen e moralit me vepren e Dantes duhet pikesepari te hedhesh poshte pretendimin marksist sikur: “morali, feja, metafizika dhe të gjithë format e tjera të ideologjisë e format e ndërgjegjes që u përkasin atyre, e humbin dukjen e pavarësisë. Ato s’kanë histori, s’kanë zhvillim” (Marks-Engels, Ideologjia gjermane, f. 25-26). Ne kete pike qendron nje nder te fshehtat me te medha te materializmit filozofik te te gjithe koherave, te cilin Marksi nuk e mori parasysh: raporti kohor midis materializmit dhe idealizmit; ne kete rast, raporti kohor midis moralit fetar me te gjithe permasat e moralit qe njeh Njerezimi. Ligjesia qe vepron ne kete rast nuk mbeshtetet ne faktoret hapsinore qe njihen, por ne faktoret kohor qe nuk njihen; cka do te thote qe vepra e Dante Alighierit nuk ka karakter moralizues, por karakter historik dhe mbetet per te pare thellesine e ketij karakteri. Profesori i estetikes, duke dashur te mos dale kundra shkolles se vet bolshevike, e sheh te aresyeshme te dale kundra Marksit pa e permendur fare, por duke mos thene asgje per prodhuesin e moralit, si veprimtari subjektive, por qe eshte brenda “proçesit të tij jetësor material”. Ne kete rast eshte fshehur me shume dinakeri roli i institucioneve fetare ne procesin e lindjes se Moralit Njerezor. Pikerisht kete ka fshehur materializmi i shekullit te XIX dhe pikerisht kete nuk ka qene ne gjendje te zbulojne autoret e diktatures se proletareve.

Pastaj esteti yne duhet te kishte analizuar moralin qe e karakterizon shoqerine shqiptare te sotme, te kishte ndertuar raportin e moralit te sotem shqiptar (1991) me ate te viteve 1930 dhe me ate te epokes danteske, perpara se te pretendonte per percaktimin hapsinor te ngritjes se moralit te Njerezimit. E mira dhe e keqja jane dy te kunderta me perjetshmeri subjektive qe nuk ekzistojne realisht, por qe pranohet nga Njeriu ne menyre individuale pa e kuptuar asnjehere se ajo qe eshte e mire sot, neser, mund te jete e keqe. Ne kete rast morali ka karakter relativ ne permase dhe, akoma me tej, e mira dhe e keqja jane produkte te ndergjegjes njerezore dhe jo nje realitet natyror. Ne kete rast merr rendesi autoresia e moralit ne Historine e Njezimit dhe kush eshte grabitesi i saj (te jeni te sigurte qe me shume se gjysma e fjaleve dhe e veprave qe flasin e bejne shqiptaret sot kane karakter historik fetar duke qene produkt i institucioneve fetare te kohes dhe kjo anashkalohet si inekzistente). Pikerisht ketu qendron i gjithe thelbi analitik i vepres se Dantes dhe pikerisht kete kane anashkaluar komentuesit e mevonshem te vepres se tij.

Autori duhet ta kete kuptuar se aresyetimi i tij i mesiperm stonon me kohen, edukimin e tij arsimor dhe me te vertetat relative te mesuar ne jete, atehere, ne vazhdim, ka tentuar te rregulloje dicka, por pa ja arritur qellimit ne asnje pike. Sipas tij:

“te ne ka qene e vazhdon te jete shume i perhapur paragjykimi se jeta e epokes mesjetare dhe e kohes se Dantes ka qene e zbrazet ne vlerat shpirterore dhe e mbingarkuar me obskurantizem, misticizem e te zeza te tjera. Edhe te tilla ka pasur, vecse shqetesimet per jeten morale te njeriut jo vetem nuk mungonin, por luajne nje rol qe nuk e kishin pasur gjate qyteterimit antik, pavaresisht nga arritjet e medha te kultures materiale e intelektuale te tij, Dantja nuk kishte respekt per gjendjen e jetes morale te kohes se tij, perkundrazi ishte krejt i pakenaqur prej saj dhe prandaj e quante tejet urgjente pergjithesimin e pervojes te rruges se mundimeve dhe te ringjalljes shpirterore te njerezimit. Sigurisht, ne Komedine Hyjnore, Dantja eshte para se gjithash poet, por nje poet qe kishte trazim kryesor te frymezimeve te tij artistike dramat morale te shpirtit njerezor” (po aty, f. 217).

Ku eshte kritika dhe referencat mbi subjektin “te ne”, pasi fjala ne permbledh te gjithe Popullin Shqiptar, gje qe nuk eshte e vertete; dhe ketu fillon kritika e problemit. Nje nder aresyet kryesore, per te mos thene kryesori, ne Historine e Njerezimit eshte problemi se cfare perfaqeson feudalizmi europian. Ketu ne Shqiperi kerkush nuk e ka pasur kurajon civile dhe shkencore per ta krahasuar kete feudalizem me ate kinez, otoman apo rus, pa cka se feudalizmi sllav dhe ai otoman perbejne shkallen me te larte te feudalizmit boteror. Ky problem eshte trajtuar sipas kesaj fryme vetem per nje aresye: eshte gjendur ne literaturen bolshevike si nje perkthim nga Marksi. Ne kete literature thuhet:

“Mesjeta është periudha shtazore në historinë e njerëzimit, zoologjia njerëzore”(nënvizimi i autorit- K.Marksi, Rreth kritikës së filozofisë hegeliane të se drejtës, f. 149, Tirane 1979)

A eshte pike per pike nje mendim i Marksit nuk e di, pasi origjinalin nuk e kam gjetur dot, por permbajtja e librit ne teresi eshte me probleme dhe kam dyshime qe Marksi ne kete liber nuk eshte sipas origjinalit. Ne fakt ky liber ka sherbyer per te dezinformuar Njerezimin, sidomos Popullin Shqiptar, pasi ketu gjendet deduksioni i lidhjes se fese me opiumin, ne lidhje me problemin e temes sone, duke pasur per qellim te formoje mendime paragjykuese pikerisht per Kishen Katolike. Duke mos i dhene asnje rendesi asaj qe flitet lart e poshte, i kam dhene rendesi parimit: flit mire per ate qe te ben mire; e meqenese Kombi Shqiptar ka pasur vetem te mira nga Selia e Shenjte, e kam pare te aresyeshme ta parakaloj kete pretendim qe i adresohet Marksit duke marre per baze nje fakt me te rendesishem se i mesipermi, sipas te cilit: “në mesjetë vëmë re atë fenomen, që nuk është në botën e vjetër – lindja e feve botërore në formën e budizmit (ne te vertet budizmi nuk konsiderohet fe, GH), krishterimit, islamizimit etj”(Th. Murzaku, K.Xoxe, K.Hymeti, Histori e mesjetës I, f. 3). Ky fakt na con ne nje perfundim tjeter nga ai i Marksit, te lidhur me permasat e botes se relacioneve; cka do te thote se me Mesjeten Njerezimi fiton per here te pare ndergjegjesimin e jetes globale. Por perseri ketu fshihet e panjohura e madhe, per te cilin kane punuar politikat e propogandes boterore prej shekujsh: paaftesine e popujve europiane per te drejtuar vetveten pikerisht deri ne afersi e mëtej te epokes danteske, rol te cilin, per kohen, e ka kompesuar Kisha Katolike.

Ne qofte se do te marrim ne raport aftesine dhe paaftesine sociale te Mesjetes Europiane dhe ta krahasojme kete mesjete me ate otomane, sllave apo kineze, do te veme re qe popujt europiane te asaj periudhe nuk e kishin akoma ate pjekje sociale qe t’i pergjigjej nje rendi me te avancuar se rendi skllavopronar. Asnjehere nuk jane gjendur aresyet perse epoka heleno-romake kishte pamjen e nje supremacie ndaj rendit feudal europian dhe perse epoka midis ketyre dy rendeve shoqerore eshte krejt e erret, packa se drite-hijet e Kishes se Krishtere ne aktet me te para te saj mbeshteteshin fillimisht ne dy kollona epiroto-ilire, ku keto te fundit rezultojne me bazament social tej mases primitiv duke mos pase asnje lloj perputhje me fene e tyre:

  1. I 13-ti Pape epirot Shen Eleuteri I-re (175 – 189). Për nga rëndësia historike ky papë ka një pozicion të veçantë në historinë e papatit. Është papa që solli Selinë e Shenjtë nga Jeruzalemi në Romë. Pra papa i parë në Romë është pikërisht epiroti Shën Eleuteri I–re. Rëndësia e tij rritet po të kemi parasysh që është pikërisht papa që lidhi krishterimin me politikën dhe, me këtë, e bëri krishterimin fe të përbotshme, kur popullata epirote ishte me e prapambetura e kontinentit (kemi rastin tipik te rolit te individit te pavarur nga gjeneza e tij biologjike, por dhe ndikimin e strukturave me te zhvilluara mbi strukturat e prapambetura per efekt te shpejtesise se zhvillimit shoqeror; ne kete pike duket roli progresiv i Selise se Shenjte ne funksion te Kombit Shqiptar).
  2. Shën Eusebio ose Emërshenjti nga Iliria (343– 420) “i njohur me apelativin venerues Sanct Hieronymus; i cili pat qënë sekretar i papës Damasi I (366 – 384) dhe një nga dijetarët më të mëdhenj të kohës së vet: filolog, teolog e historian i shquar, themeluesi i shkencave letrare mesjetare dhe asaj biblike, fillues i teorisë moderne të përkthimit, i përfillur prej historianëve të mëpastajmë si udhëheqës i Rilindjes europiane, madje si humanist ante litteram” (Aurel Plasari, Jeronim Euzebi ose Emërshenjti i Ilirisë, Nëntori 5/1990, faqe 106).

Mos perputhja e produktit biologjik te nje rendi social me vepren praktike te ketij produkti e kerkon nje shpjegim teorik pasi nuk shpjegon dot varesine e ndergjegjes individuale nga qenia shoqerore, ose, ne kete rast, duhet te heqim dore nga ky raport. Faktet tregojne se ndergjegja individuale nuk varet nga qenia shoqerore prej nga rrjedh biologjikisht individi. Ky fakt na con ne nje menyre te re analitike, qe perdoret ne vazhdim.

Se si ka qene zhvillimi i kultures europiane, ne vecanti i asaj romako-italiane, dhe si ka ndikuar Selia e Shenjte mbi kete kulture duket ne grafikun poshte (foto 11), ku paraardhja romake justifikon fillimin e ulet te botes italiane pikerisht me kete paaftesi te kompesuar nga politika e Selise se Shenjte (kjo dukuri eshte per te gjithe popujt europiane, te cilet ne thelb nuk kane paraardhje skllavopronare dhe qe realisht nuk mund te disponojne rilindje). Fakti qe bota romake perben nivelin me te larte ushtarak ne Bote, jo vetem per ate kohe, justifikon nivelin e ulet te zhvillimit te botes intelektuale dhe kjo duhet te merret parasysh kur analizohet bota fillimitaliane.

C:\Documents and Settings\user\Desktop\clip_image002.gif

foto 11

grafiku i raportit hapsinor të produktivitetit intelektual romak dhe atij italian (me viza zona mbi mesatare; kemi vecuar idete artistike, grafiku me pika) me shtetin fetar sipas kohë-hapsirës së gjithseicilit pergjate 2400 vjeteve. Ky material ka dale nga analiza e individeve romake dhe italiane, te marre fillimisht nga Nouveau Petit Larousse-1970 (1975) dhe pastaj Le Petit Robert 2-1982, 1984 (1985), brenda nje shekulli, me qene se njeriu pergjithesisht jeton brenda tij. Ne qofte se grafiku i Shtetit ne Seline e Shenjte mbeshtetet ne ndergjegjen politike te Selise duke u varur nga paaftesia politike e europianeve te atyre viteve (vetem ketij shteti ne Bote mund t’i ndertohet grafiku kohor-hapsinor), grafiku i produktit intelektual romako-italian mbeshtetet ne ndergjegjen e individit, qe varet nga shkalla e zhvillimit social te botes romako-italiane, qe, nga ana e vet, tregon se e ka nje faze te varur nga shkalla e organizimit shteteror ne Seline e Shenjte (shek. XIII-XVII), cka do te thote se individi intelektual varet nga Kisha. Eshte perdorur shkalla krahasuese pasi raporti sasior eshte 5/1 ne

favor te individeve romako-italian.

Po te shihet vecanerisht epoka danteske (shek. XIII-XIV) dallohet se ajo perben fillesen ne ngritje te kultures italiane, por asnjehere nuk eshte thene se ky nivel i ulet nuk ka asnje lidhje me Krishterimin institucional, por me paraardhjen dhe bashkeshoqerimin barbar te popullatave te reja te kontinentit, qe ju nenshtruan ketij Krishterimi duke invaduar gadishullin Apenin. Aresyeja perse feudalizmi europian ka nje nivel zhvillimi inferior kundrejt feudalizmit sllav dhe atij otoman nuk duhet kerkuar as tek feja dhe as tek institucionet fetare, por tek shpejtesia e zhvillimit shoqeror te popujve europiane dhe ne menyren se si keta popuj inferiore e suportuan parimin romak te se drejtes ne organizmin e tyre shoqeror.

Lidhja e letërsisë, për rastin tonë të Dante Aligerit, me raportin zhvillim intelektual- shtet fetar duhet të tregojë pozicionin real të produktivitetit letrar në një rend të dhënë shoqëror. Parashikimi i lindjes së një rryme të ndryshme me letersine fetare, në kuadrin e mendimit filozofiko-letrar dhe jashtë mendimit ligjor specifik, duhet të tregojë se letërsia lind gjatë zhvillimit të rendit shoqëror si një ide udhërrëfyese për të ardhmen edhe pse ajo nuk është e aftë ta zgjidhë deri në fund këtë detyrë. Individi letrari në një farë mënyre mund të jetë i aftë t’i afrohet të vërtetës, por shkalla e zhvillimit të rendit dhe vetë rendi nuk ja krijojnë mundësinë për një saktësim të mëtejshëm; ai ngelet empirik dhe i varur nga idete fetare per sa kohe qe institucioni fetar drejton shtetin, si forme drejtimi te Shoqerise Njerezore. Mendimi letrar, ne forme dhe permbajtje lind dhe vdes brenda nje rendi shoqeror, duke i sherbyer prodhuesit te vet, kur, qofte feja, qofte institucionet fetare e kapercejne rendin qe i prodhon duke i sherbyer rendit pasardhes. Ky fakt ka nje domethenie percaktuese pasi sherben per te argumentuar barazine e Njeriut me Fene. Ne kete pike eshte spekulluar prej shume e shume shekujsh dhe teologet jane kufizuar brenda filozofise se tyre per te kundershtuar produktin e vet: politiken. Dhe i gjithe ky veprim shumepermasor ka ndodhur, per here te pare, ne brendesi te rendit feudal duke krijuar premisen e rendit te ri, cka do te thote se epoka danteske eshte produkt i vete Kishes dhe nuk mund te fshihet pas moralit (edhe vete morali eshte produkt i Institucionit te Kishes), sic kerkon te veproje esteti yne filozof, qe ne kete rast, nga padija, fsheh nje ngjarje te madhe ne Historine e Njerezimit.

Esteti yne ka parakaluar paragjykimet e epokes enveriste dhe “deduksionin” marksist pa qene i afte te ndertoje kritiken perkatese, e rrjedhimisht ka parakaluar thelbin historik te problemit: Kishen Katolike. Eshte munduar t’i permbledhe te gjitha tek krijuesi i panjohur i moralit dhe t’ja bashkangjise veprimtarise se Dantes duke realizuar nje mohim me dy permasa. A ka manipulim me te paster te fakteve historike dhe edukim paragjykues te lexuesit?

Nuk mjafton kjo, por autori shqiptar ve ne perdorim fantazine e tij dhe kerkon t’i mbushe mendjen lexuesit se Dante Alighieri perben rastin e njeriut parashikues dhe paralajmerues per te keqijat qe i kanosen botes njerezore dhe vepra e tij mbetet edhe sot aktuale (keshtu paten vepruar edhe me vepren e Karl Marksit, para 1991).

Menyra se si esteti yne kerkon ta beje Danten si Nostradamusi (1503- 1566) i ardhshem tregon per perendim te karakterit te tij materialist, sic eshte munduar ta paraqese veten perpara 1991. Kjo analize e kesaj vepre letrare, sipas kesaj menyre, tregon per fundin per te cilin ata paten punuar deri ne ate vit. Nje formalizem analitik i vepres se Dantes, pa domethenie konkrete, karakterizon idene estetike te profesorit tone, cka e ka detyruar Kadarene te mos e marre ne konsiderate, ne sproven e tij, kete punim (Alfred Uçi, Ese dhe etyde filozofiko-estetike, Tirane 2015, f. 216). Te pakten analiza e meposhtme e justifikon kete pretendim timin:

“Nuk ka veper tjeter artistike qe te kete forca me te madhe paralajmeruese se sa Komedia Hyjnore e Dantes. Njeriu, ndodh shpesh, ambientohet me te keqijat e rreziqet, i harron ose hesht per to. Dantja eshte aktual sepse te ndihmon te kuptosh se ne c’situate apokaliptike ndodhet njerezimi i sotem dhe c’duhet te beje per ta shmangur katastrofen qe e kercenon” (Alfred Uçi…po aty, f. 218)

Nuk e di se ne cfare pozicioni kerkon ta vendose veten e tij profesori i nderuar, por t’i atribuosh Dantes karakteristikat e mesiperme nuk eshte as filozofi, as letersi, as estetike dhe as politike. Trilogjia e Dantes eshte karakterizuar si nje veper filozofiko-politike ne formen e tri poemave, ose kengeve, shoqeruar me nje proze te gjate komentuese (sipas THE NEW FUNK & ENCYCLOPEDIA, VOLUME 10, NEW YORK 1951- DANTE ALIGHIERI..) duke e bere te pamundur te kishte karakter parashikues, sidomos kur autori konsiderohet me prejardhje intelektuale anonime. Pa percaktuar me perpara shtratin social te lindjes se Dantes nuk ka gjasa qe analiza e vepres se tij te kete vlera pozitive. Fantazia e autorit ka pasur tjeter qellim nga ai i pretenduar kur publikoi kete koment mbi vepren e Dantes (pa asnje dyshim ky ka qene nje proces politik dhe eshte kjo e fundit qe e ka komanduar te gjithe procesin letrar ne Shqiperi, pas 45-ses duke vazhduan edhe sot. Nuk ka asnje aresye te metejshme qe prof. Alfred Uçi te kete dale jashte kesaj kornize).

Por eseja e Prof. Alfred Uçit e pati nje te mire; na tregoi se perkthimi i vepres se Dantes mund te behet sipas qejfit duke na argumentuar relativitetin e te kuptuarit te vepres se tij. Duke vene ne perdorim fantazine e tij, profesori yne kerkoi te lidhe Danten me Shqiperine ne menyre virtuale hipotetike (f. 219) dhe ne kete rast na kujtoi vargjet e Dantes ne kengen e VI te Parajses:

“Per Danten s’ka qene i padegjuar emri i dheut tone. Ai do te kete pasur deshire ta kqyrte me syte e vet ate fushe, prane Durresit, te permendur ne histori, ku u perleshen Cezari e Pompei ne betejen e famshme qe ne kengen e VI te Parajses, kujtohet duke i thurur lavde Perandorit te Romes:

Solli pastaj ushtrite kah Spanja fill,

pastaj kah Durresi, e shkrepi ne Farsale

sa dhimbja u ndi n’ate Nil te nxehte nen diell”

(“Parajsa”, VI, 64-66)

perkthimi i Pashko Gjeçit;

pa i shkuar ndermend se mund te dale dikush e te beje krahasimet e perkthimeve te realizuara ne Shqiperi. Ne kete rast lindi nevoja per te pare perkthimin e Mark Ndojes te kesaj vepre, ku rezultoi si me poshte:

“64 E vetetime ushtrine per Spanje e ktheu,

Mandej per Durres, e Farsaline goditi

Aq keq sa dhimbjen Nili i nalte ia ndjeu”.

perkthimi i Mark Ndojes

Nuk kam qellim t’i jape te drejte njerit perkthyes ne dem te tjetrit, por jane dy pamje poetike qe eshte pak e veshtire t’i barazosh, te pakten estetikisht (ne kete rast karakteri etstetik eshte kerkese e lexuesit dhe jo imponim i autorit).

Pas 1945 e para veper komentuese per vepren e Dante Alighierit, duke u paraqitur e izoluar nga paraardheset e veta, eshte ajo e Prof. Alfred Uçit: “Ferr-Parajsa Danteske (Komedia Hyjnore), e botuar me 1998. Kjo veper ka vetem nje rendesi hipotekore e lidhur me pyetjen: perse filozofet dhe shkrimtaret shqiptare te epokes enveriste merren me Danten pas 1991?

Kjo veper ka vetem nje qellim: te justifikoje krimin enverist kundra Kombit Shqiptar me figuren e Dantes e prej ketej te justifikojne ekzistencen e gjithseicilit prej intelektualeve shqiptare ne planin biologjik. Te gjitha komentet jane te pavlefshme perderisa nuk ka qene i afte te shpjegoje atmosferen sociale te formimit te Dante Alighierit qofte si poet, qofte si filozof e qofte si politikan, por, mbi te gjitha, nuk ka qene i afte te vere ne dukje karakterin Laik te tij, si produkt i institucioneve fetare. Problemi i lindjes se laicizmit ne historine e Njerezimit nuk eshte pa domethenie, pasi ne kete rast kerkohet te argumentohet lidhja e ideve fetare me ligjet e zhvillimit te Shoqerise Njerezore (ne kete rast behet pyetja: a mundet valle Shoqeria Njerezore te zhvillohej ne kete menyre qe jemi sot pa idete dhe institucionet fetare? Pyetje e cila nuk ka marre pergjigje akoma duke treguar argumentueshem shterpezimin e ideve filozofike me karakter materialist).

Ky liber i ka sherbyer autorit per te pergatitur esen e parapare, pasi kapitulli e dyte i kesaj eseje ndodhet ne hapje te ketij libri ku ka ndryshuar numrin e shekujve qe ndajne Danten nga epoka jone (tek ky liber distanca kohore eshte 6 shekuj). Ne f. 19 (f. 217 tek permbledhja me ese) ka cituar pozicionin e mesjetes kundrejt progresit social ku ne arsimimin e detyrueshem te epokes enveriste kjo mesjete ka qene e paragjykuar si nje epoke obskurantiste dhe regresive. Fakti qe kete problem e ka analizuar ne te njejten menyre ne dy vepra te ndryshme duhet te sherbeje si argument mbi metoden qe ka ndjekur per te bindur lexuesin se gjerat dikur jane pare gabim dhe sot ato po ndreqen (nje mashtrim fund e krye).

Por kryesorja e kesaj vepre qendron diku tjeter dhe pikerisht ne kapitullin “Dante Aligieri dhe letersia shqipe”, ku autori kerkon te kanalizoje te kuptuarit e rolit te Dantes drejt nje situate sociale duke nenkuptuar nje paralelizem me ato qe kane ndodhur ne Shqiperi ne te kaluaren, por me nje fare dyshimi te pranueshem, sepse ngjarjet na paskan qene te spostuara ne kohe dy shekuj. Ne kete rast ka perfituar nga asfiksia e mendimit filozofik materialist mbi pamundesine e zbulimit te menyres se lindjes se ideve fetare, politike, juridike, etj dhe kushtezimin qe ate kane me rendin social qe shoqerojne, dhe ka “shpikur” menyren se si lindin gjuhet kombetare dhe se si mohohet gjuha historike (ky shpjegim e vendos estetin tone ne radhet e idealisteve formale pa asnje bosht filozofik, por thjeshte si nje punonjes ne sferen e filozofise per te realizuar arsimimin politik te Popullit Shqiptar, si dikur ne kohen e diktatures). Menyra e perdorur ne kete rast ka pasur per qellim te mbuloje nje fakt historik dhe te evidentoje nje pamundesi sociale ne kete pozicion. Vini re kete manipulim te fakteve:

“Dihet se nje nga meritat me te rendesishme te Dantes ne historine e kultures europiane ka qene impulsi i fuqishem qe i dha levrimit te letersive kombetare, duke e braktisur latinishten dhe duke aktivizuar si gjuhe te letersise se shkruar gjuhet kombetare, “gjuhet popullore”, sic thuhej atehere. Danteja me krijimtarine e tij poetike, te shkruar ne italishten popullore, dha nje shembull te shkelqyer per mundesine e potencialin e begate estetik te gjuheve kombetare. Nuk mund te thuhet se kalimi nga letersia jone, qe u pat shkruar ne nje kohe ne latinisht (Barleti, Becikemi etj.) ne letersine e shkruar shqipe, ka qene bere nen ndikimin e drejperdrejte (keshtu eshte ne liber, GH) Dantes, qofte edhe per faktin se ky kalim ndodh (nga sa eshte dokumentuar deri tani) me teper se dy shekuj me vone” (f. 182-183).

Ajo qe esteti yne pretendon se eshte merite e Dantes ne realitet eshte merite e intelektualeve me baze fetare dhe ky eshte i gjithe thelbi i epokes danteske dhe cfare perfaqeson figura e poetit italian ne realitetin historik. Perdorimi i terma te tilla si “gjuhe popullore”, “letersi kombetare”, “gjuhe kombetare”, “italishte popullore”, “braktisje te latinishtes” eshte nje menyre justifikuese per te evidentuar manipulimin e Historise. Esteti yne as qe ja ka haberin menyres se si eshte zhvilluar populli italian dhe cilet kane qene faktoret determinues qe percaktuan formen qe ai ka sot. Karakteri populist i gjuhes dhe letersise eshte nje fantazi qe nuk ka asnje baze reale, por e keqja me e madhe eshte fshehja e realitetit historik dhe paraqitja e tij si inekzistente dhe kjo eshte rrjedhoje e bolshevizmit filozofik qe ka karakterizuar formimin e tij studentor. Me sa kuptoj i gjithe shkaku i botimit te kesaj vepre eshte shtjellimi i ketij problemi sipas kesaj platforme. Lindja e italishtes duhet pare ne nje kontekst me te gjere social dhe jo thjeshte si nje konflikt me latinishten, pasi ne kete rast konflikti eshte shume me i thjeshte dhe regresiv; le qe nuk dihet a ka qene i pranishem (fare mire konflikti mund te kete qene me frengjishtes si rrjedhoje e konfliktit me Kishen e Avinjonit), pasi ne kete rast duhet te kishim pasur ngjarje e tjera dhe jo ate qe na ka shpalosur Historia. Pak a shume kjo eshte dhe ideja qe pershkruan Wikipedia e kjo te con ne perfundimin se eshte veper e shkolles shqiptare, e cila ka pasur vetem nje qellim: te ndryshoje autoresine e Gjuhes Shqipe. Menyra praktike e eleminimit te autoreve te Gjuhes sone ne vitet 1945-1972 i ka hapur rruge menyres se re teorike te formulimit te gjuhes shqipe dhe kjo e ka zanafillen me Kongresin e Drejteshkrimit te mbajtur me 1972. Te gjithe veprat teorike mbi Gjuhen Shqipe, pas vitit 1972, kane ndjekur kete rruge sipas kesaj platforme qellimore, ku esteti yne nuk ben asnje perjashtim, por qe botimi i kesaj vepre ne kete kohe na jep mundesine te mendojme se behet per nje qellim justifikues: per te fshehur te keqen qe kane bere dikur.

E keqja me e madhe e kesaj pune eshte burimi se nga i ka marre esteti yne keto ide, qe, ne fund te fundit, nuk jane te tijat. Kjo zbulon dhe tabanin filozofik e informativ te pikepamjeve te tij, por edhe te shkolles enveriste. Kete menyre trajtimi e gjej pike per pike ne БОЛЪШАЯ СОВЕТСКАЯ ЭНЦИКЛОПЕДИЯ, 13, Moske 1952 (f. 360-362), ku ne menyre te permbledhur thuhet, pervec jetes dhe veprave te Dantes, se Dante Alighieri ironizoi pushtetin papal dhe konsiderohet si formatuesi perfundimtar i gjuhes italiane, pa na treguar ne se formoi dhe alfabetin e kesaj gjuhe (alfabeti i gjuhes italiane rrjedh ne menyre te drejteperdrejte nga alfabeti latin prej nga e kane marre te gjithe popujt e Europes duke perjashtuar greket dhe sllavet). Per te hequr cdo dyshim te kesaj rruge qe ka ndjekur esteti shqiptar po jap (foto 12, 13, 14) dhe pamjen e faqeve (360-362) te kesaj enciklopedie ne origjinal per t’i lehtesuar kuptimin lexuesit mbi pretendimet e shkolles enveriste, qe ne realitet ka qene dhe eshte reflektim i shkolles bolshevike.

Zberthimi i ketyre rreshtave tregon se nuk behet fjale thjeshte per jeten dhe vepren e Dante Alighierit, por per ndryshimin e historise se Europes dhe te vete marksizmit per interesat bolshevike. Po te shihet me kete sy enciklopedia sovietike e viteve 1952 te do dallojme:

Ne faqe 360 te enciklopedise:

Epoka danteske eshte epoka e perplasjes se kapitalizmit me feudalizmin dhe kjo, sipas enciklopedise, pasqyrohet ne vepren e Dantes. Sipas Engelsit, citon enciklopedia ne fjale, Italia ishte fillesa e kapitalizmit (Manifesti i partise Komuniste, botimi italisht 1893, f. 29).

Kjo gje nuk eshte konsideruar si nje perjashtim ne levizjen borgjeze nderkombetare dhe as si nje rregull fillestar i lindjes se kapitalizmit ne nivel global, aq me teper qe levizja kapitaliste ne Itali nuk eshte shoqeruar me revolucion borgjez si ne Vendet e Ulta, Angli, France. Keto konstatime hedhin dyshime mbi teorine e revolucionit borgjez si nje akt i domosdoshem per ndryshimin e rendit shoqeror. Nje lidhje historike midis veprimtarise te Selise se Shenjte dhe ngjarjeve te mevonshem ne Europe, tregon se forca politike e Selise se Shenjte akoma nuk e kishte arritur kulmin e vet pergjate epokes danteske (do ta arrinte pas dy shekujsh) e per rrjedhoje ose idete kapitaliste ishin produkt i zhvillimeve politike ne gadishull nen udheheqjen e Selise se Shenjte, ose ishin te importuara me adresim te paditur, ose ishin te shpikura nga shkolla bolshevike per te justifikuar revolucionin bolshevik si revolucion proletar, sipas teorise se Marksit, pasi ne realitet ai nuk ka qene me shume se nje gjysem revolucion banditesh.

foto 12C:\Documents and Settings\user\Desktop\img040.jpg

foto 13

C:\Documents and Settings\user\Desktop\img041.jpg

foto 14

Sipas enciklopedise, ne Italine e epokes danteske, u krijuan qytet-shtetet me vetadministrim, qe perkonte me luften midis feudalizmit dhe borgjezise se re.

Me kete rast ngelet enigme se si jane krijuar forcat e reja krijuese te nivelit kapitalist, cka hedh dyshime mbi permbajtjen reale te teorise marksiste mbi revolucionin proletar, te asaj qe njohin shqiptaret si tekst mesimor deri me 1991. Pastaj ne aspektin historik ngelet per te shpjeguar se cila eshte aresyeja historike qe popullata e gadishullit Apenin kalon nga organizimi shteteror perandorak (epoka skllavopronare) ne nje thjeshtim shteteror krahinor (qytetet-shtetet). Kete situate e gjejme edhe ne vendin e banoreve shqipfoles qe nga shek. VIII – Drishti, shek. X – Korca, por qe keto te fundit jane te lidhur pazgjidhshmerisht me Kishen e Krishtere.

Enciklopedia sovietike e tregon hapur paragjykimin qe ajo ka per Seline e Shenjte jo vetem per emertimin e perdorur, Papati, por dhe per bashkangjitjen qe i ben Selise se Shenjte me konfliktet qe realizohen midis te rese dhe te vjetres politike. Sipas kesaj enciklopedia Papati kundershtonte kapitalizmin e ri dhe keto qytet-shtete, por paria e ketyre qyteteve nuk luftonin Papatin dhe i kerkonin mbeshtetje Papes kundra popullates.

Qe ketu kemi te bejme me fantazira historike as nuk duhet diskutuar dhe faji per kete i duhet vene shkencave sociale qe ne asnje rast nuk kane percaktuar ekuacionet lindese dhe zhvilluese te qelizave qe ndertojne shtetin neper fazat qe ai parakalon (rendet sociale). Jo vetem kaq por literatura bolshevike injektoi idene sikur e gjithe jeta shoqerore karakterizohet nga antagonizma qe e kerkojne medoemos perplasjen e popullates me instancat politike, ne kete rast me Kishen, pa e thene ne asnje rast se niveli social i ketyre instancave ishte i paracaktuar nga Kisha jo per deshire te kesaj te fundit, por per pa aftesi te zhvillimit specifik te tyre dhe pikerisht kete kompesim qe Kisha Katolike u beri popujve te Europes kerkojne me cdo kusht ta paraqesin si antagonizem prej nga duhet te rrjedhe revolucioni social.

Ekziston nje informacion i kesaj enciklopedie, ne kete faqe, tipikisht per gjuhen, sipas se ciles ne Italine e asaj kohe perdorej latinishtja dhe frengjishtja, por Dantja perdori italishten.

Ne kete rast nuk thuhet ne se Dantja e shpiku apo formoi nje gjuhe te re, por prania e dy gjuheve (latinisht-frengjisht) njera autoktone dhe tjetra e imponuar politikisht nuk krijon mundesine, qofte dhe teorike, qe gjuha italiane te jete formuar si nje reaksion kundrejt latinishtes, cka e hedh poshte si te pavertete aresyen shqiptare te lindjes se italishtes ne planin historik.

Ne vitet 1295 Dantja u muar me politike. Me 1300 u zgjodh ne qeverine e Firences duke u bere lider i te Bardheve, por me 1302 u largua pas fitores se te Zinjve. Me 1313 shkroi latinisht traktatin kunder Papatit dhe kritikoi realitetin e kohes. Sipas kesaj enciklopedie, te gjithe keto u pasqyruan me force ne kryevepren e tij “Komedia Hyjnore” (1303-1321).

Me kete perfaqesim qe enciklopedia sovietike i ben Komedise Hyjnore kerkon t’i imponoje lexuesit menyren e te lexuarit dhe te kuptuarit te saj ku lexuesi shqiptar ka rene viktime. Te pakten esteti dhe shkrimtari yne kane rene ne kete kurth me dashje.

Ne faqen 361 kjo enciklopedi analizon permbajtjen e Komedise Hyjnore duke e pasuruar me terma te karakterit filozofik ku spikat termi feudalizem katolik, te cilin Dante, sipas enciklopedise, nuk e mori parasysh.

Kjo lloj metode analitike ka cuar prej kohesh ne fshehjen e gjurmave te lindjes se ideve fetare. Ne cfaredo lloj kohe qe ta marresh ne konsiderate kete term ai rezulton ireal. Po ta marresh te izoluar nga paraardhesja e vet (krishterimi) e ka ditelindjen me 1054; e po ta marresh si vazhduesen e krishterimit, sic eshte ne realitet, rezulton qe feja monoteiste e krishtere as qe ka lidhje me feudalizmin nga pikepamja shkakesore lindese, perkundrazi, eshte feudalizmi europian qe meson nga institucioni fetar duke u bere rend shoqeror dhe me kete e permbys te gjithe shpikjen e shkolles bolshevike sovietike. Ne kete pike eshte fshehur karakteristika kryesore e ideve fetare dhe qe per rastin konkret perben shenjen dalluese ter feudalizmit europian ne raport me feudalizmat aziatik, por dhe shenjen dalluese kundrejt te gjitha ideve e tjera sociale te marra se bashku per te gjithe koherat. Perbashkimi qe idete fetare u bejne dy rendeve shoqerore me dallime cilesore kundrejt njera-tjetres perben ate shenje dalluese dhe aresyen perse ekzistojne si ide ne te gjithe rendet shoqerore dhe perse varen ne forme nga rendi qe i lind. Pa diskutim gabimet qe ndjekin filozofine e zberthimit te ideve fetare, bashkeshoqerojne dhe gabimet e zberthimit te vepres dhe jetes se Dante Alighierit.

Sipas kesaj enciklopedie, vepra e Dantes karakterizohet nga kundertia me Papatin dhe anarkine feudale. Kjo veper ben fjale per mbreterine e borgjezise italiane dhe kjo ka bere qe Dante Alighieri te konsiderohet si poet i popullit.

Por enciklopedia sovietike nuk mori parasysh ne asnje rast se cfare kishin shkruar enciklopedite e tjera per figuren e Dantes, te cilat e kundershtonin kete enciklepedi. Keshtu ne njeren prej tyre shkruhet se Dante ne vepren “Monarkia” (1313?) bente fjale per nevojen e shtetit per t’u bashkuar me Kishen per te drejtuar njerezimin per nje jete me te mire (The World Book Encyklopedia, 1993, vol. 5, f. 32; – foto 15, 16, 17).

C:\Users\Toni\Desktop\word enciklopedi\IMG_6476.JPG

foto 15

C:\Users\Toni\Desktop\word enciklopedi\IMG_6477.JPG

foto 16

C:\Users\Toni\Desktop\word enciklopedi\IMG_6475.JPG

foto 17

Tashme qe ne e kemi analizuar pjeserisht “Purgatorin”, kemi konstatuar se vepra e Dantes nuk ka asnje fije kontradiksion te realitetit politik te Selise se Shenjte nga pikepamja religjoze, e sa per mospajtim me te ajo ekziston vetem per periudhen e fazes se Avinjonit qe duhet nenkuptuar se nje revolte kunder pushtuesit francez dhe aspak si nje revolte kunder ideve fetare apo Selise se Shenjte. I tere thelbi i kritikes bolshevike per vepren e Dantes ne kete pike shuhet me te marre ne konsiderate boten e papeve te Avinjonit ne kontrast me jeten e italianeve. Dhe kjo duhet te jete aresyeja perse Dante Alighieri mund te jete konsideruar si poet popullor per kohen.

Po sipas kesaj enciklopedie, kjo veper e Dantes ben fjale per antagonizmin e ideve katolike me literaturen italiane dhe ate europiane te kohes.

Me keto pikepamje shkolla sovietike ka dashur te asfiksoje forcen reale te zhvillimit social ne popujt europiano-perendimor per te paraqitur bolshevizmin si paresor ne zhvillimin e ardhshem te Shoqerise Njerezore, por e sigurte qe po anashkalonte thelbin e deritanishem te ketij zhvillimi. E them kete edhe per faktin e vetem qe idete fetare nuk mund te krijojne ne asnje rast antagonizem me asnje lloj kategorish ideore ne historine e Njerezimit. Kjo tentative spekulative ka pasur per qellim te godase Kishen Katolike si pengesen me kryesore te avancimit imperialist te bolshevizmit pergjate shek. te XX-te. Te pakten vendet e pushtuara nga Stalini ne vitet 1936-1940 perbeheshin nga popullata katolike te mirefillta qe e kishin luajtur dikur nje rol ne favor te Kishes. Te njejten gje bene edhe enveristet ne Shqiperi me te marre pushtetin me 1945.

Perseri, sipas kesaj enciklopedie, vepra e Dantes ndikoi ne levizjen nacionaliste te italianeve pergjate shek. te XIX-te, por pa dhene asnje shembell konkret. Ne te vertete kjo ka qene nje ide e Dantes, i cili shpresonte qe italianet te zhvilloheshin si nje vend me letersi te zhvilluar per te ndihmuar ne bashkimin e vendit (The World Book Encyklopedia, 1993, vol. 5, f. 32)

Kjo duhet te kete qene nje fantazi e autoreve te kesaj enciklopedie pasi nuk ka asnje mundesi teorike qe te perputhen idete historiko-politike te shek. XIV-te me ato te shek. te XIX-te. Ne te kunderten Kisha Katolike Romane duhet te ishte zhdukur nga historia me 1861. Ne ate kohe konflikti ka qene midis Austro-Hungarise dhe popullates italiane gje e pa pare ne asnje resht te Komedise Hyjnore.

Nuk mjaftoi vetem kjo menyre analize e vepres se Dantes, por Prof. Alfred Uçi beri nje hap edhe me “perpara”: interpretoi, sipas menyres se tij, enciklopedine bolshevike duke iu imponuar lexuesit shqiptar ne menyren se si duhej kuptuar raporti i Dantes me Kishen Katolike duke e zgjeruar per te gjithe vendet me kete forme te besimit fetar. Sipas autorit tone:

“Te duket e habitshme dhe e pabesueshme, qe emri i Dantes, i “Komedise Hyjnore” nuk permendet shprehimisht ne veprat e shkrimtareve shqiptare qe i permendem (behet fjale per Buzukun, Budin, Bogdanin, Variboben, Brankatin, etj, GH), madje edhe me vone duhet te kete patur ndrojtje te permendej emri i tij, pamvaresisht nga fakti se terthorazi, sic do ta shikojme, ka qene adhuruar si poet. Ne mendojme se n’ato kohe jo vetem ne vendin tone, por edhe ne vende te tjera europiane katolike ka patur forca konservatore ne jerarkine kishetare, qe nuk iu pelqenin ca largime te Dantes ne “Komedine Hyjnore” nga shkrimet e shenjta liturgjike dhe nga ca kanune te rrepta te kesaj Kishe, forca te cilat shkruan deri aty sa ate e quajten “heretik” dhe paten kerkuar ndalimin e qarkullimit te poemes se tij” (f. 183-184).

Kjo menyre e te arsyetuarit te estetit tone te shtyn t’i zgjerosh kerkimet per te pare diferencen e pikepamjeve qe thuhen ne enciklopedite qe nuk i perkasin shkolles bolshevike dhe qe duhet te gjenden tek shkrimtari Ismail Kadare meqenese tani ai, si shkrimtar, pretendon se eshte shkeputur nga tabani enverist (hipoteze).

Keshtu ne ENCICLOPEDIA EUROPEA, vol III, GARZANTI, 1977, f. 1028-1029, midis te tjerave, behet dhe ky koment me autor Antonio Enzo Quaglia (fig. 18, 19, 20, 21):

Ne vitin 1328 libri u dogj nga kisha sic pershkruhet ne paragrafin me poshte (foto 18):

foto 18

Ndikimi letrar ne fillimet e veta ishte i kufizuar. Deri ne shekullin XVII ndikimi i Petrarca-s ishte i madh dhe e la ne hije vepren e Dantes. Sic shikohet nga pasazhi me poshte admirohej stilistika e poetit (foto 19).

foto 19

Vepra u vleresua pas vitit 1890 nga shkrimtaret e njohur qe jetuan asokohe ne Itali (foto 20). Dhe kjo duhet te kete qene pika me ane te se ciles ka spekulluar enciklopedia sovietike, mbi ndikimin e vepres se Dantes ne levizjen nacionaliste te shek. te XIX. Ne te vertete ky ndikim duhet kerkuar dicka me thelle dhe me ndryshe, pasi ai ekziston realisht, por jo ne gjinine e mendimit letrar.

foto 20

Paragrafi mbylles tregon aftesine e Dantes per te eksperimentuar ne toka te pashkelura deri atehere nga letersia (foto 21).

foto 21

(perkthimi dhe perpunimi kompjuterik nga Aleksander V. Moisiu)

Me shume interes eshte dhe nje botim italisht i korpusit enciklopedik te Botes Danteske, ne 16 vellime, ku perfshihet edhe vete vepra tre vellimeshme e Dante Alighierit ne vellimin 1-2-3 – 2005 (fig. 22, 23, 24).

C:\Users\Toni\Desktop\IMG_6472.JPG

foto 22

C:\Users\Toni\Desktop\IMG_6473.JPG

fig. 23

C:\Users\Toni\Desktop\IMG_6474.JPG

foto 24

Por nga i gjithe ky material del pikepyetja: Kush e dogji vepren e Dantes dhe pse pikerisht pas vdekjes se tij? Cfare ndodhte ne brendesi te Selise se Shenjte ne ate vit? Kete zberthim autoret shqiptare nuk e kane bere dot e per rrjedhoje kane krijuar nenkuptime te tjera te lidhura me boten jashte shqiptare per figuren e Dante Alighierit. Ne kete pike ata i shpetojne pergjegjesise komentuese, por jo pasojes se saj, pasi sic do te shohim ngjarja ka permasa krejt te tjera dhe te lidhura jo me Danten dhe me vepren e tij, por me ate qe krijoi personaliteti Dante Alighieri. Ndryshimi i thelbit te personalitetit Alighieri eshte ne te njejten kohe fshehja e thelbit formues te intelektualit komunist dhe postenverist ne te gjithe permasen e vet duke filluar nga 1945 e duke vazhduar akoma edhe sot.

Dashur pa dashur prof. Alfred Uçi nxjerr ne pah frymen e tij antihistorike dhe menyren e tij formuese intelektuale. Tek ai frymen materialiste e ka zevendesuar urrejtja ndaj besimit katolik dhe Kishes Katolike Shqiptar per te cilen dhe u pergatiten nga regjimi diktatorial i enverizmit politik. Perbashkimi i krijuesve te mendimit letrar shqiptar nder shekuj me luften imagjinare kundra Kishes Katolike kerkon t’i imponoje lexuesit shqiptar pozitivitetin e masakres kundra Kishes Katolike Shqiptare ne vitet e diktatures dhe aspak thelbin e dantizmit letrar, pasi ne asnje rast nuk ve ne dukje qe intelektualet e pare shqiptare ne fushen e letrave (emrat qe permend autori yne estet) ishin anetaret e nderuar te Kishes Katolike Shqiptare, te cilet realisht jane, te pakten, themeluesit e Mendimit Letrar Shqiptar dhe studiuesit me te pare te Gjuhes Shqipe. Kjo eshte aresyeja e lindjes se pyetjes se cfare pune kane me Dante Alighierin intelektualet e epokes enveriste dhe perse po e kujtojne sot.

Une jam i bindur qe autori yne nuk e ka kuptuar ne asnje permase thelbin e problemit qe ka shtruar vepra e Dantes ne aspektin krijues si individ dhe institucion. Ajo qe per te ka ngelur e panjohur, duke u shtremberuar ne menyre instiktive, del ne skene si nje revolte e brendeshme e Migjenit duke na treguar se vepra e Dantes ka shume probleme qe kerkojne zgjidhje. Rasti i meposhtem eshte i afte te vere dyshime mbi menyren se si e ka kuptuar esteti yne lidhjen e Dantes me institucionin e fese dhe cfare ka dashur te thote ai me kete punim mbi “Ferr-Parajsen” danteske:

“Migjeni nuk e permend shprehimisht emrin e Dantes, por si nxenes i seminarit fetar, ne disa krijime te tij letrare futi motive e nje fryme te afert me ato te “Komedise Hyjnore”. Poezite “Kanga skandaloze”, “Rezignata” dhe “Pesha e fatit” jane te perfshira ne nje intonim te pergjithshem, te ngjashem me ate te “Ferrit” (f. 198).

Te pranosh se Migjeni nuk e permend Danten, po, i pari, ka qene nxenes ne seminarin fetar duke krijuar motive te peraferta me ato te “Komedise Hyjnore”, nuk ka asnje aresye te arrihet ne perfundimin e nje konflikti midis Dantes dhe Kishes, apo midis Migjenit dhe Kishes Autori yne permbys vetveten ne kete rast, pasi ne menyre indirekte ka pranuar qe shkrimtari fillimisht i takon institucionit fetar, duke na cuar ne perfundimin qe vepra e tij nuk ka asnje vlere per te cilen ajo eshte publikuar.

Momenti me kritik ne mendimin letrar shqiptar, pas 1945, duhet te kete qene ballafaqimi me vepren shqiptare paraardhese, me vepren letrare europiane, por edhe me vepren danteske; e per sa kohe qe diktatori ishte gjalle enveristet ju shmangen ballafaqimit. Une pretendoj se shkaku duhet kerkuar tek paaftesia e shkrimtareve dhe kritikes letrare nder vite pas vendosjes se diktatures. Ishte koha kur qenia shkrimtar perbente nje turp real dhe kjo pranohet edhe nga vete Kadare (gazeta “Panorama” – 30 Maj 2014, artikulli “Letersia e mjere e viteve ’50, turp qe te ishe shkrimtar”), por pa e thene ne asnje rast se kjo gjendje ishte krijuar artificialisht nga pushteti diktatorial i enverizmit politik pas eleminimit te krijuesve te mendimit letrar shqiptar dhe e gjithe struktura sociale e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, ku perfshihej qofte Alfred Uçi e qofte Ismail Kadare, mbeshtetej mbi kete mjerim imponues dhe antishqiptar.

Por pas vdekjes se diktatorit dhe permbysjes formale te rendit komunist ndodhi cudia. Edhe pse botimi i plote i vepres se Dantes kishte filluar te behej mbi 35 vjet me pare (me 1962 u botua Purgatori), vetem ne vitin 1998 studiuesit shqiptare e pane te aresyeshme te realizojne ballafaqimin e pare, qe e analizuam me siper. Duhet te kalonin edhe 7 vjet te tjera dhe ne kete ballafaqim liliputesh me gjigandin do te perfshihej dhe njeriu qe ishte pergatitur me shume kujdes nga diktatura. Me 2005 Ismail Kadare do te botonte sproven “Dantja i pashmangshem”, duke e perfshire veten ne listen e dantenalisteve. A e beri kete per xhelozi ndaj Alfred Uçi-t, a pse kerkoi ta fuse veten ne listen e te te medhenjve te mendimit letrar boteror pamvaresisht ne do ta pranonin, a pse kerkoi te perfundoje nje cikel qellimor me adresim te fshehte, nuk di te them. Por ne qofte se ka veper te Kadarese, qe nuk ka lidhje me mendimin letrar posacerisht, eshte pikerisht kjo sprove e vitit 2005, per te cilen autori kishte punuar dy stine (pranvere-vere). Ne kete rast lexuesi duhet te rimarre vesh se ke botim te Dantes ka marre per baze shkrimtari shqiptar: botimin shqip me perkthim te Pashko Gjeçit apo ndonje botim ne gjuhe tjeter, gje e cila nuk eshte e deklaruar ne asnje resht te sproves. Autori pretendon se vepra ka karakter historik, qe lidh Danten me Shqiperine edhe pse jeta e Dantes dhe koha e cfaqjes se tij ne Shqiperine e re nuk ishte me pak se gjysem mijevjecari (ne qofte se do te marrim per baze vitin e botimi te permbledhjes poetike te Ernest Koliqit: Poetet e medhej t’Italis (me nji parathanje nga Át Gjergj Fishta), vell. i pare, 1932, duke e krahasuar me vitin e vdekjes se poetit rezulton qe diferenca te jete 611 vjet). Atehere Kadare duhet te argumentonte se si mund te lidhet nje histori gjashte shekullore midis nje poeti, gjeneza sociale e te cilit mbahet e fshehte, me nje vend me prapambetje tre rende shoqerore dhe nje primitivizem te pashpjegueshem ne raport me kohen e poetit. Ne kete rast duhet zbuluar se kush subjekt, apo individ, e perbashkon Danten me Kombin Shqiptar (ne te vertete eshte i njejti subjekt qe ka krijuar themelin historik te Kombit Shqiptar).

Ne te vertete sprova ka karakter historiko (f.70) – politiko (f.72-73) – filozofik (f.63) ku autori ka vene ne pikepyetje pikepamjet e veta, duke i konsideruar te drejta, me ane te te cilave vё dyshime mbi shume intelektuale te tjere qe i takojne epokes historike, dmth perpara 1945-ses, dhe te atyre qe u muaren me Danten pas 1945-ses. E mira e kesaj sprove qendron ne karakterin konkret te botes filozofike te Kadarese, ku problemet trajtohen ne pikepyetjen e tyre pa u dhene zgjidhja asnjehere, por qe sherben per te kuptuar ate qe nuk di dhe zoteron autori. Kadare ngre versionin e nje lidhje absolute te botes danteske me popujt dhe gjuhen e tyre. Sipas tij:

“Te gjitha keto vende (behet fjale per qytete, vende ku ka shetitur fantazia e autorit, GH), keta popuj e keto gjuhe, duan apo s’duan, kane nje lidhje, nje raport me Danten, te tille qe pak a shume vendoset me shenjezat e palevizshme ne qiell. Thene ndryshe, te gjithe kane nje histori me te” (f. 14).

Kjo mund te konsiderohej, ne mos e sakte, te pakten e perafert, per sa kohe qe shkencat sociale i analizojne popujt si nje teresi biologjike me zhvillim te njehsuar kohor-hapsinor. Por kur tashme ne kemi argumentuar se shkalla e zhvillimit social nder popujt europiane permban diferenca ekstreme dhe vete bota danteske ka permasa krejt te tjera nga ato te pretenduara rezulton qe kjo te mos jete e sakte, te pakten, ne raportin e fenomenit Dante me Kombin Shqiptar. Pastaj Kadare duhet te kishte argumentuar hapsiren se per cfare roli bie ne sy fenomeni Dante Alighieri ne Historine e Njerezimit, gje e cila nuk gjen asnje shpjegim ne faqet e sproves. Atehere kur qendron uniteti i Historise me fenomenin Dante? Kadare nuk don ta thote, por ajo tashme duket krejt qarte: ajo qe perbashkon historite e kombeve me fenomenin Dante eshte institucioni Fese, dhe pikerisht pergjate kalimit te intelektualit me baze fetare ne intelektual laik. Vetem se kjo ka vlera per te gjithe popujt, ne te gjithe segmentin kohor prej 700 vjetesh, me perjashtim te vete Kadarese dhe produktit enverist shqiptar. Dashur pa dashur Kadare ne vend qe te vere vetullat nxjerr syte, pasi tani rezulton dhe qellimi per te cilin ai ka marre ne konsiderate fenomenin Dante. Ai ka shpresuar qe dantologjia t’ja heqe njollen e vendosur nga partia kriminale, por, ne kete rast, ai e ka bere ate me te dukshme dhe me gjurmelenese. Te jete valle ndonje forme autokritike per ate qe ka bere? Te shohim!

Do te ishte e pelqyeshme kjo hipoteze, por vetem tek Kadare ekziston procesi i thellimit te paditurise dhe paraqitja e saj si forme justifikimi. Me nje mori figurash letrare mundohet te shpjegoje menyren se si u fut Dante ne Shqiperi dhe, si pa dashje, fut shkopin nder rrota dhe permbys Historine, permbys ate qe nuk e kane pranuar kurre shqiptaret per sa kohe paten enverizmin si doktrine politike, vetem se kete kerkoj t’ja atribuoje Dantes ne menyre hipokrite dhe te pavertete. Vini re se si e realizon kete perbashkim indoktrinar:

“Pasi u bene me mbret italian, supriza te medha po i prisnin shqiptaret. Ndersa befasimin e pare, ndodhjen ne nje shtet me zezaket e Etiopise, do ta merrnin per fyerje te races se tyre, asaj qe s’kishin reshtur ta himnizonin si me te fismen e Ballkanit, e papritura e dyte do te ishte e kendshme. Nen kuroren e perbashket, Italia po sillte si prike poetin e pare te saj: Dante Aligierin. Nuk ka hulumtime per te shpjeguar se si eshte ardhur te ky mendim. Me sa duket, perderisa ishte fjala per dicka te rralle e solemne, sic ishte nje bashkim, nje venie kurore midis shteteve, mendja, vetvetiu, perpara se te shkonte te muzika e piktura dhe thesaret e tjera te Italise, do te ndalej te kryezoti i saj shpirteror, tek themeluesi i vete italishtes, te simboli i bashkimit, shkurt te poeti-princ, Dantja” (nenvizimi i imi, GH, f. 23).

Eshte nje krahmarrje qe mundohet t’i beje problemit me themelor te lindjes se gjuhes ne parim me perfundimin e ti. Tani problemi shtrohet: Gjuha e nje kombi lind dhe themelohet nga individet apo nga institucioni, problem i cili nuk ka gjetur zgjidhje akoma per efekt preferencash politike. Kadare e ka mesuar qe ne Leningrad se kush jane autoret e alfabetit cirilik, por nuk e ka mesuar se kush eshte autori i gjuhes ruse dhe kush e legjitimoi ate. Perse italishtja duhet te beje perjashtim dhe t’i dedikohet nje njeriu, sado i madhe qe te jete? Ne te gjithe enciklopedite e parapara rezulton qe Dante Alighieri te kete qene poet, te kete studiuar gramatike dhe retorike, dhe vetem ne enciklopedine bolshevike thuhet se “shpiku” alfabetin italian. Perse Kadare ecen sipas kesaj enciklopedie?

Ne ENCICLOPEDIA EUROPEA, vol III, GARZANTI, Itali 1977, (f.1019-1028), kur flitet per Dante Alighierin, jepen te dhena per strukturen e Komedise Hyjnore, ndikimin e Komedise mbi poetet, shkrimtaret, filozofet e mevonshem europiane, por ne asnje resht nuk flitet per lidhjen themeluese te italishtes me te. Pa dyshim ketu fshihet dicka tjeter per tjeter, qe Kadare duhet ta kete ditur, por qe per aresye politike te edukimit te tij shkollor kerkon ta parakaloje si inekzistent (nuk duhet te behet fjale per ndryshimin e komenteve te Komedise Hyjnore, por ne raportin e popullates italiane me Kishen e saj, te cilin filozofia bolshevike e kishte pergjithesuar si nje konflikt te papajtueshem me permase boterore te perhershme, prej nga duhet ta kishte zanafillen teorike revolucioni i perbotshem bolshevik).

Nje permbledhje te historise se Gadishullit Apenin nga shek. VIII deri ne te XIV-tin nuk te con ne asnje pike ne perfundimet qe permend Kadare, sidomos ne problemin e bashkimit te Italise (te ndodhur 560 vjet me vone se vdekja e poetit) dhe as ne themelimin e italishtes (te ndodhur 550 vjet perpara lindjes se poetit). Me se shumti raporti i italishtes me Dante Alighierin eshte krejt i barabarte me raportin e Gjuhes Shqipe me Eqrem Cabej-n, i cili ka qene studiues i Gjuhes Shqipe (ndoshta me i thelli dhe i ploti), por jo themelues i saj. Mos valle ketu fshihet aresyeja e lindjes se italishtes ne planin historik? Fakti qe Kadare nuk eshte konfrontuar me Alfred Uçin ne pretendimin mbi braktisjen e latinishtes nga ana e italianeve, tregon se problemi eshte tjeter per tjeter, por dikujt nuk i pelqen ta vere ne dukje. Fakti qe popullata vendesa kerkoi formimin e nje gjuhe te re, si variant i latinishtes, dhe uniteti qe kjo popullate kishte me Kishen e vet, nuk te con ne percaktimin e shkakut lindes te italishtes te lidhur si reaksion kundrejt latinishtes udheheqese, por si reaksion te lidhur kundrejt frengjishtes imponuese, meqenese Kisha e Avinjonit perben te gjithe konfliktin ne brendesi te Kishes Katolike (1305-1378), te shpallur qe ne kohen e Karlit te Madh dhe qe ndodhet brenda epokes danteske. Kjo kuptohet me lehtesi po te shohim dinamiken e Selise se Shenjte per ato vite, ku dallojme:

229 195 Klementi V francez 1305 – 1314

230 196 Xhovani XXII francez 1316 – 1334

231 – NikolaV(antipapë) italian 1328 – 1330

232 197 Benedeto XII francez 1334 – 1342

233 198 Klementi VI francez 1342 – 1352

234 199 Inoçenti IV francez 1352 – 1362

235 200 Urbani V francez 1362 – 1370

236 201 Gregori XI francez 1370 – 1378

(kjo periudhe konsiderohet si faza e Papatit ne Avinjon 1307-1378; pas kesaj periudhe fillon Skizma e madhe, 1378-1417, Eamon Duffy, Le grande storia dei Papi, bot. 2011, f. 203)

Dhe dy papet e pare (francezet Klementi V dhe Xhovani XXII) gjenden brenda kornizes se “Komedise Hyjnore”. Te pakten sipas kesaj analize rezulton qe konflikti te kete qene midis papeve francez (shtate te tille) e antipapes italian dhe jo brenda Kishes Romane. Pikerisht ne kete kohe (1328) eshte bere dhe djegja publike e vepres se Dantes, cka do te thote se nuk behet fjale per konflikt midis vepres se Dantes dhe Selise se Shenjte, por per konflikt midis dy kishave dhe kjo e fundit mbulohet me vete interpretimin e epokes se Dantes. Kjo periudhe perkon me formimin e mbreterise se madhe ne France (1270-1348) dhe rolin e Papes Bonifaci VIII ne kanonizimin e Shen Luigjit me 1297 (Georges Duby, Historia e Frances, nga zanafilla deri ne ditet tona, 2012, f. 310-336).

Paraqitja e kesaj panorame te lindjes se Gjuhes Italiane ka brenda qellimin e ndarjes se Kishes Katolike Shqiptare nga Gjuhe Shqipe dhe triumfin e manipulimit te Historise se Kombit Shqiptar te realizuar nga epoka enveriste. Me fjale te tjera Gjuha Italiane eshte veper e vete Kishes se Krishtere me qender ne Rome, te filluar qe ne shek. e VIII e te perfunduar shume me vone se epoka danteske, ne kohen e se ciles kjo gjuhe nuk e kishte kaluar prakun e te qenurit nje gjuhe vulgare, teper inferiore kundrejt Latinishtes Perandorake. Keshtu qe i bie qe dy shqiptaret tane te jene bashkepunetore te nje mashtrimi historik boteror qe ka ne themel figuren e intelektualit laik italian, poetin Dante Alighierin. Kjo eshte aresyeja perse Enciklopedia e Madhe Sovietike e trajton figuren e Dantes te lidhur me formimin e Gjuhes Italiane, duke anashkaluar Kishen e Krishtere ne kete proces; problemi eshte te anashkalohet konflikti politik midis francezve te epokes se Karlit te Madh dhe italianeve te epokes mesjetare me synim marrjen e komandes ne Kishen e Krishtere.

Edhe kur vjen puna per te percaktuar forcat intelektuale qe ishin te lidhura me figuren e Dantes, Kadare do te perdore procesin e tjetersimit duke fshehur aktoret reale te kesaj lidhje me nje percaktim krejt anonim dhe ne ajer. Akoma me keq, i imponon shqiptareve nje shkalle zhvillimi kulturor teorik te lidhur me figuren e Dantes. Sipas Kadarese:

“Qe Dantja kishte lindur per te gjithe kjo ishte e lehte te kapej. Por qe kjo te kapej prej nje populli ballkanas, mu midis luftes, kjo ishte vertete nje gje e rralle.

Kishte kohe qe shqiptaret e donin, dhe koha prape do te tregonte se shteti pushtues italian nuk mund t’i bente dot ta donin me shume, ashtu sic do t’i bente ta donin me pak” (f. 25).

Keto rreshta jane sinonim i te gjithe mashtrimit historik qe eshte realizuar ne Shqiperi pas 1945. Fare qarte kuptohet qe Kadare nuk e zoteron permasen e shkences se Historise. Jo vetem qe shqiptaret nuk kane asnje lidhje me Danten, por te gjithe popujt e Europes te marre se bashku, duke perjashtuar helenet dhe latinet, nuk mund te pajton dot me te. Shekujt XIII-XIV jane fillimi i tjetersimit te ketyre popujve dhe eshte teper shpejt per t’i lidhur midis tyre sipas pamjes te shek. te XXI (te pakten ne fillim te shek. te XX-te diktatori dhe themeluesi i bolshevizmit pati vene ne dukje pabarazine e zhvillimit te popujve europiane dhe pamundesine e tyre per t’u perbashkuar ne nje organizim politik me vete – per kete lexo artikullin e V.I.Leninit: “Mbi parrullen e shteteve te bashkuara te Europes”, Tirane 1976, me anen e te cilit e beri teorine e K. Marksit te pavlefshme praktikisht duke e permbysur ne thelbin e saj, pamvarsisht nga saktesia). Se cfare ka ndodhur me popujt e Europes pergjate shekujve III-XV eshte problem i Historise, por per nje gje te jeni te sigurte: ajo qe ka ndodhur me ta nuk ka lidhje me Dante Alighierin, por me Kishen e Krishtere, me vone Katolike, dhe ne kete pike qendron i gjithe thelbi shkencor i Historise te cilin Kadare nuk ka qene i afte jo vetem ta perpunoje, por as ta konstatoje. Tendenca per te perbashkuar keta popuj me figuren e Dantes eshte ne te njejten kohe tendenca per te sfumuar rolin e Kishes ne zhvillimin e Historise se Njerezimit dhe ne kete pike Historia ka marre fund si shkence duke u konsideruar nje variant i filozofise. Ne realitet ajo ka mbetur per 2400 vjet ne rolin e statistikes per interes te politikes. Por Kadare ka bere nje hap edhe me perpara negativ ne dy drejtime: se pari ka fshire nga Historia autoret qe i bene te ditur Kombit Shqiptar ekzistencen e Dante Alighierit (i rikthehet ketij problemi nen nje kendveshtrim krejt empirik per te justifikuar mohimin e rolit te Kishes ne kete proces, f. 27 e vazhdim) dhe, se dyti, nuk ka vene ne dukje, ne asnje rast, rolin e Kishes ne procesin dantesk te zhvillimit te mendimit letrar nen pamjen e laicizmit. Kuptohet edhe dicka tjeter, qe kohet e fundit po i meshojne shume ketu tek ne nje procesi historik te pamundur. Duke tentuar per te barazuar Danten me shqiptaret, Kadare kerkon t’u imponoje atyre nje zhvillim social ne mos te barabarte, te pakten te perafert ne shkallen universale te zhvillimit social te tyre. Kjo gje jo vetem qe nuk eshte e vertete brenda per brenda shoqerise shqiptare, por dhe vete klasa politike dhe intelektuale shqiptare ishte e diferencuar sipas boshtit gjeografik Veri – Jug. Ne kete rast faksiteti kuptohet lehtesisht pasi vetem intelektualet shqiptare te arsimuar ne Itali e Greqi e dinin dhe e njihnin ekzistencen e Dantes, e sa per pjesen tjeter (99,99%) eshte teper e lehte per te zbuluar se nuk kishin as libra ne shtepi. Diferenca brenda klases politike dhe intelektuale shqiptare te atyre viteve (1900-1945) eshte e lidhur ne menyre te pashmangshme me shkollat ku ata u arsimuan dhe eshte kjo aresyeja perse intelektualet me baze fetare Katolike e suprimonin pjesen tjeter te inteligjences shqiptare. Merita nuk duhet te qendroje tek individet, por tek Kisha (ne asnje rast studiuesit e te gjithe niveleve shkencore te epokes se diktatures nuk kane dhene lidhjen e individeve, qe perfshihen ne grupimin e te ashtequajturve rilindas, me subjektin qe i ka shtyre drejt Shqiperise qe kemi sot, dmth drejt Europes). Ne kete menyre del shume e qarte se kush pjese e intelektualeve shqiptare e donte Danten dhe kush nuk e njihte fare, gje te cilen Kadare nuk e thote. E bukura eshte se diku thuhet se: “më 2004 është ribotuar përkthimi i Çezar Kurtit , letrar i mërguar në Nju-Jork, përkthimi i të cilit, ndryshe nga dy të parët (behet fjale per perkthyesit Pashko Gjeçin dhe Mark Ndoja, GH), materien komplekse të “Ferrit” e transponon në shqipen e sotme letrare, gjë që është me interes sepse tregon sesi funksionon Dantja jashtë “qerthullit Shkodra”, ku për arsye të mirënjohura kishte patur një traditë më të gjatë komunikimi me Danten dhe me poezinë italiane në përgjithësi” (Alfred Uçi, Ese dhe etyde filozofiko-estetike, 2015, f. 216). Te pakten tek shenimet dhe ditaret e avokat Dr. Vasil K.Dilo gjej kerkesen sublime te lidhjes se domosdoshme te shqiptareve me gjuhen italiane dhe jo me ate greke, sllave apo turke (“Kujtime nga jeta ime politike 1906 – 19(19)”, “Shenime nga Ditari im rellativ me ngjarjet e Shqiperise se Jugut me 1914”, “Italia ne Shqiperi – flitet per Kongresin e Durresit – 1918 ku autori ishte delegat”, Rol’i Qishes Ortodokse ne Ceshtjen Shqipetare, Protokolli i Korfuzit, Dipllomatia Shqiptare). Atehere lind pyetja: Mos valle ketu qendron i gjithe qellimi i publikimit te kesaj sprove? Dmth Kadare kerkon te barazoje nivelin intelektual te inteligjences shqiptare ane e kend gjeografise perpara vitit 1945 dhe te sfumoje shkaktarin vendimtar te krijimit te kesaj inteligjence ne lidhje me Europen. A nuk eshte ky fakt poshterim historik i nje pjese te inteligjences ne kurriz te pjeses tjeter, e cila gjithmone paraqitet inferiore kundrejt te kaluares historike duke mos e arritur kurre ate ne permase, moral dhe dashuri ndaj Shqiperise?

E po te bashkojme te gjitha interpretimet mbi epoken danteske, mbi vete Danten, dhe mbi gjendjen sociale te shqiptareve pergjate gjysmes se pare te shek. te XX-te me kete pretendim te Kadarese, rezulton qe historia e Kombit Shqiptar eshte ne perputhje te plote me ato qe jane shkruar pergjate epokes se diktatures. A ka qellim me te paster politik se sa te fshehesh krimet e komunizmit enverist?

Ne vazhdim autori analizon dimaniken e perkthimeve te Dantes ne Shqiperi dhe qe ne fillim atakohet me realitetin historik. Duke mos pasur informacion mbi kete proces mbulohet pas figures se Ernest Koliqit duke na dhene panoramen e tyre. Per kete, ne sproven e tij, Kadare shkruan:

“Sipas Ernest Koliqit, danteolog dhe shkrimtar shqiptar antikomunist, i ikur nga Shqiperia fill pas kapitullimit te Italise, perkthimet e para te Dantes, copa nga “Komedia Hyjnore”, “Jeta e re” dhe “Gostia”, u perkthyen e u botuan ne shekullin e 19-te, nga arbereshi Luigi Lorecchio. Ne vitin 1900 u perkthye Kenga e peste e Ferrit, nga Sokol Baçi, shqiptar erudit nga Mbishkodra. Nder te parat perkthime, fill pas pavaresise dhe kaosit shqiptar ka qene Kenga e njembedhjete e Parajses (Shen Francesku), prej Pater Vinçenc Prenushit, poet e dijetar, vdekur tragjikisht me pas ne burgjet komuniste. Ne vitet ’30 ndodhi shperthimi i Dantes me perkthime e perkthyes te shumte, nder te cilet u dallua vete Ernest Koliqi” (f. 27-28).

Por dikush nuk ka qene dhe fort ne kete linje me Kadarene per kete problem dhe e atakon ne menyre te drejteperdrejte duke e justifikuar me mungesen e informimit. E gjej kete analize ne permbledhjen me ese te estetit akademik, sipas te cilit:

“Nuk permendet ne sproven e Kadarese, ndoshta per mungese informimi, as fakti jo i parendesishem qe arbereshi Dominik Mauri ka lene nje veper te gjere (prej me se 300 faqesh) me titull Koncepti dhe forma e Komedise Hyjnore, shkruar italisht, e cila sipas A. Uçit, ka perjetuar dy botime (me 1840 dhe 1862)” (Alfred Uçi, Ese dhe etyde filozofiko-estetike, 2015, f. 216).

Tek te dy autoret shqiptare nuk eshte veshtire te kuptohet tendenca politike dhe menyra e mbrapsht e trajtimit te problemit, ku ne menyre abuzive nuk analizohet thelbi i problemit qe shoqeron veprat e Dantes ne planin krijues progresiv. Ne asnjerin prej tyre nuk analizohet pjesmarrja e Kishes ne te gjithe procesin universal te epokes danteske dhe menyra se si eshte lidhur me intelektualet shqiptare. Kjo gje eshte kaq e dukshme ne te gjithe vepren e Dantes dhe ne te gjithe hapsiren informuese per te ketu ne Shqiperi, sa kuptohet me lehtesi se nuk kemi te bejme me analiza letrare, por me nje imponim politik per te mbuluar nje krim te dikurshem. Kjo gje te con ne nje perfundim: asnje studiues shqiptare nuk eshte i afte per te kuptuar epoken danteske dhe vete vepren e Dante Alighierit. Ne kete pike qendron dhe dallimi social i popujve te Europes me te gjithe popujt e Njerezimit, ku vepra e Dantes e zgjidh kete rebus me infinit te panjohura, pasi problemi nuk eshte thjeshte letrar, por historiko-politik.

Kadare e ve ne dukje kete paaftesi dhe kete qenie te vepres danteske, por vetem kaq. A eshte nje defekt i Kadarese, a eshte nje defekt i mendimit letrar, a eshte nje defekt i mendimit historik apo nje defekt i mendimit politik (ne realitet eshte nje defekt i mendimit filozofik te cilin as teologjia nuk e ka zgjidhur dot) eshte nje problem qe nuk ka zgjidhje, perderisa Njerezimi nuk e ka kuptuar akoma defektin e mendimit filozofik helen te shprehur nga Aristoteli mbi shkakun dy permasor te levizjes. Kjo nuk e ka penguar Kadarene te shkruaje:

“Ne shenimet e tij, Koliqi permend se, fale gjurmeve qe kishin lene ne kujtesen shqiptare, tri perandorite, romakja, bizantinia e sidomos otomania, ishte e lehte per studentet shqiptare te Romes te kapnin pervijimin (konceptin) historiko-politik dantesk. Grindjet midis pushtetit perandorak me kryezotet vendas, ishin teper te ngjashme ne Italine e kohes se Dantes, me ato te feudaleve trillane (?,GH) shqiptare, qe i kunderviheshin sulltanit. (sipas Koliqit, ndersa e kapnin fare mire kete, studentet e kishin veshtire te kuptonin acarimet perandor-pape, ngaqe kronikat e perandorise otomane nuk jepnin asnje rast analog, domethene percarje midis pushtetit sulltanor dhe atij fetar.) (f. 30).

Ne kete pike ka dicka qe duhet vene ne dukje paraprakisht: Se pari, a eshte e vertete; perse nuk jep referencen? Se dyti, grindjet midis Papatit dhe drejtuesve politike feudale italiane mund te kene qene prezent, por ne thelb ato jane jashte epokes danteske (fig. 3). Se treti, prania e tyre nuk tregon defekt ne zhvillimin e shoqerise italiane, sepse ato kane qene ne te gjithe Europen dhe rendesia e tyre duket pas shek. te XV. E vetmja gje pozitive ne ate konflikt eshte raporti i ngjarjes me ate te Perandorise Otomane e cila e ka nje shpjegim historik.

Ne fakt problemi eshte i thjeshte si konstatim: raporti midis pushtetit te Institucionit Fetar dhe pushtetit Politik Publik (Laik). Ky eshte problemi dhe ketu qendron dallimi midis Politikes ne Europe dhe Politikes Otomane. Zberthimi i saj na con pikerisht tek vepra e Dantes dhe epoka e tij (ketu kemi rendesine historike te vepres se Dante Alighierit). Ky problem ka qene i shtruar per zgjidhje qe ne kohen e Dantes, por asnjehere nuk eshte pranuar qe vete politika ka lindur si rezultat i zhvillimit te institucioneve fetare dhe e bukura eshte qe vetem ne racen e bardhe ato e kane percaktuar dhe komanduar politiken. Menyra se si Kisha e mori komanden e politikes nuk ka lidhje te drejtperdrejte me Perandorin Kostandini i I-re (nga Perandori romak ata moren legjitimitetin e ekzistences dhe qytetin e Romes), por shume-shume me heret, atehere kur e detyruan popullaten paralatine (ndoshta etruske) t’i nenshtrohej pushtetit te prones private dhe vete te vegjetonin nen hijen e Konsujve dhe me vone te Perandoreve. Per sa kohe qe Perandoria Romake ekzistonte dhe drejtohej nga bota e vet, institucioni i Kishes Politeiste varej prej Perandorit, por ne momentin qe kjo Perandori e humbi ekzistencen e vet dhe u neperkemb nga bota barbara, roli i Kishes ridoli perseri ne skene per paaftesi te botes romake per te drejtuar vetveten, por tashme nen pamjen e Kishes Monoteiste te Krishtere. Ne kete menyre pushteti politik u vu ne varesi te institucionit te Kishes duke e humbur fitoren qe kishte arritur me ligjet e 12 Tabelave perpara 1000 vjeteve. Se cfare ka ndodhur ne ato kohera te sterlashta ka mbetur e panjohur, por menyra se si lindi Reformacioni (shek. XV), Kisha Anglikane (shek XVI–Henri VIII), Kisha Luteriane (1517), Kisha Protestane (1524), nuk tregon menyren se si Kisha e lindi Politiken. Ne shek. XV-XVI ngjarjet treguan menyren se si Politika i grabiti Institucionit Fetar krijesen e vet historike dhe e paraqiti si produkt te saj (pamja e pare e Politikes eshte Reformacioni). Qysh nga ajo kohe Institucioni i Fesё vegjeton nen hijen e Politikes duke nderruar rolet dhe duke mbuluar paaftesine e Politikes per te drejtuar te renё. Ky eshte dhe raporti historik midis Pushtetit te krijuar nga Institucioni i Fese dhe Pushteti Publik (Laik) i vazhduar nga Politika. I pari eshte krijuesi, ndersa i dyti eshte vazhduesi deri sa t’i shterojne forcat krijuese klases se saj; ky eshte momenti i ardhjes ne skene te Ideve te reja Fetare dhe shenja qe rendi social do te ndryshoje.

Ajo qe duket e fshehte ne vendet Katolike Europiane, ne vendin ku banojne shqipfolesit eshte shume me e deshifrueshme dhe procesi fillon qe ne zanafillen historike te procesit ne fjale, duke e anashkaluar fazen pergjate ideve fetare politeiste. Ka qene Kisha e Krishtere, me vone Katolike, ajo qe u imponoi parashqiptareve, dmth epiroteve, pronen fisnore (ne Drisht e Korce)-te drejten zakonore te pashkruar, fillimisht me Statutet e qyteteve (Drisht, Korce, Berat, Shkoder, Durres, Lezhe), me vone Kanunet e Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut-familjen monogame (Koncili i Tivarit)- u imponoi shqiptareve arsimimin (Gjakove, Mirdite, Shkoder, Lezhe) qe nga shek. XVI dhe u mesoi artin e drejtimit politik te vendbanimeve te tyre. Ne shekullin e XX-te, ne saje te Kishes Katolike Shqiptare, me ndihmen e Selise se Shenjte, shqiptaret paraqiten perpara Europes te barabarte me ta edhe pse i ndan prej tyre faktori kohelindje (Mbreti Zogu i I-re).

Krejt ndryshe ka ndodhur ne Perandorine Otomane. Atje nuk ka ekzistuar asnjehere pushteti i Institucioneve Fetare. Pushteti politik ishte ai qe komandonte pushtetin fetar deri ne ate shkalle sa edhe permasat e Prones te institucioneve fetare islamike apo bektashiane ishin te percaktuara nga Ligji i Tokave te Perandorise Otomane ku klasa e trete u perkiste atyre nen emertimin vakef-mevkufe (Av. Vasil K. Dilo, Studim mbi Çifliqet, botuar ne fletoren Konkordia-Omonia, Nr 208/55 dt. 2/15 Prill 1919; edhe doreshkrimi). Perandoria Otomane nuk e ka njohur pronen private mbi token e per rrjedhoje koncepti privat ka qene shume i pazhvilluar nen juridiksionin absolut te Sulltanit. Perandoria Otomane edhe problemin e familjes e ka pasur krejt ndryshe nga ai i Europes ku monogamia ishte prezente vetem per grate, ndersa per burrat poligami duke u shoqeruar me anarshine seksuale per ta: haremet (i gjej te gjithe keto ne veprat e Av. Vasil K. Dilo “Martesa, dashuria, seksualiteti” [doreshkrim]; “Martesa neper shekuj dhe krushqia midis elementave te ndryshem ne Shqiperine e lire” 1924,2012; Shtese ne vepren “Martesa neper shekuj”[edisioni i dyte]– doreshkrim).

Kater shtyllat me kryesore te Shoqerise Njerezore: prona-familja-legjislacioni-arsimimi, ishin te ndryshme, deri ne cilesi, midis dy perandorive me konflikt mesjetar per shkak te zanafilles kohore dhe historike. Kjo ishte aresyeja kryesore perse konflikti Pape-Perandor ne Europe nuk eshte i njejti me konfliktin pushtet Sulltanor-pushtet fetar ne perandorine Otomane. Por i gjithe ky konflikt nuk ka asnje ndikim mbi vepren dhe epoken danteske. Ne qofte se kjo eshte nje deshire e politikes eshte tjeter problem, por ne kete rast do te ishte me pozitive te tregohej ndikimi konkret.

Pastaj krahasimi me shoqerine shqiptare eshte fund e krye nje trillim, pasi populli shqiptar eshte i vetmi popull europian qe nuk ka kaluar asnje rend shoqeror ne menyre autoktone dhe gjendja sociale e te cilit ka shume pune per t’u percaktuar sakte, e kjo nuk eshte detyre shkrimtaresh apo poetesh te cfaredo niveli qofshin.

Duke ju rikthyer problemit te gjuhes italiane, Kadare kerkon ta detyroje lexuesin te besoje me sy mbyllur idene sikur italishtja fillon me Dante Alighierin e me sa duket ky duhet te jete nje problem me rendesi te vecante per politiken e ideve letrare jo ne Bote, por ketu ne Shqiperi. Perdorimi i Dantes ne kete rast nuk ben gje tjeter vecse shton dyshimet mbi aresyen e perdorimit te emrit te tij ne kete proces. Sipas Kadarese:

“Pyetja nese ishte “italishtja vulgare” qe e barti me vete rrugen ne boten danteske, apo ishte rruga ajo qe i kushtezoi poetit italishten e saj, ka gjasa te kete mbetur e pandricuar mire. Sidoqofte, dukuria eshte madherisht e vetmuar ne historine e njerezimit: nje gjuhe qe, ne lindjen e pare te saj, jep poemen e cilesuar “hyjnore” e qe, pas saj, nuk besohet se do te jape nje te dyte” (f. 34).

Pretendimi i Kadarese nuk eshte i sakte jo vetem ne lidhjen e Gjuhes Italiane me Danten, por as me mendimin poetik letrar italian te lidhur me te. Sic e kemi pare, perpara Dantes kemi 10 shkrimtare dhe poete qe konsiderohen italiane (mund te jene edhe me shume) – jo latine apo romake, shkruanin italisht dhe perbenin fillesen e epokes danteske ne planin letrar. Atehere perse duhet ngulur kembe ne nje gje qe eshte e qarte si drita e diellit? Eshte njesoj sikur te pretendohet qe Gjuha Shqipe fillon me At Gjergj Fishten pasi e para poeme epike shqiptare me autor eshte Lahuta e Malcise. Por, kur kemi zbuluar manipulimin e Kombi Shqiptar ne fushen e gjuhesise, historise, filozofise, e kemi mjaft te lehte ta nenkuptojme tekstin e mesazhit qe percon Kadareja. Ai kerkon me cdo kusht te na mbushe mendjen se gjuha e nje populli fillon me poetet, duke anashkaluar subjektin qe i prodhon keta poete. Rendesia e nje gjuhe nuk qendron as tek individi qe e perpunon, as tek alfabeti, as tek menyra e perdorimit, por, mbi te gjitha, tek subjekti qe merr persiper kultivimin e saj. Me kete sy duhet pare dhe thelbi i Gjuhes Shqipe pergjate perdorimit historik te saj; dhe po te behet kjo do te kuptohet qe Gjuha Shqipe ka vetem nje autor, ne analogji edhe Gjuha Italiane. Sado te mundohesh t’ja ndryshosh permasen, autoresine, dinamiken, prejardhjen, vazhdimesine Gjuhes Shqipe, nuk mund te shuhet kurre FAKTI qe Gjuha Shqipe eshte kryevepra e Klerit Katolik Shqiptar pergjate 400 vjeteve te kultivimit historik te saj. Te gjithe te tjerat jane perralla dhe mashtrime politike te kota. E njejta gje duhet thene edhe per italishten: ajo ka per autor Kishen dhe jo Danten. Poeti mund te jete perpunues i saj, pasurues i gjuhes, por kurre autori i gjuhes, pasi mendimi poetik lind pas gjuhes, kur Instituti i Fese ekziston ne kohe perpara tyre dhe eshte prodhuesi edhe i Gjuhes edhe i poetit. Defekti qendron ne menyren e shtrember te arsimimit te shqiptareve qe asnjehere nuk manifestojne te vertetat absolute, por i shmangen atyre per hir te politikes.

Do te deshiroja te dija se cfare bukurie ka kuptuar Kadare ne “Komedine Hyjnore” sipas metodikes analitike te ndjekur prej tij dhe a e njeh valle ai te gjithe spektrin e Poezise Italiane nder shekuj ne funksion te ceshtjes kombetare Italiane? Kush qe ajo veprimtari sociale kulturore qe u lidh me levizjen per bashkimin e Italise ne mesin e shekullit te XIX-te, pasi poezia nuk e pati kete fat? Mos valle qene operat italiane dhe krijuesi gjenial i tyre Xhusepe Verdi (1813-1901) qe lidhi ceshtjen kombetare italiane me klasen politike te saj? Problemet duhen trajtuar sipas kohes se domosdoshme te venies ne jete te tyre dhe jo sipas deshires se politikes. Te pakten ne Itali madheshtia e produktit kulturor te nje kombi bie ne sy ne fushen e muzikes dhe jo ne fushen e letersise poetike. Kete fat te fundit e ka pasur Kombi Shqiptar me poetet e tij Katolike dhe kjo eshte ajo qe e ben te paduruar mesimin e detyrueshem shkollor te tyre. Nuk eshte Dante Alighieri ai qe lidh ceshtjen kombetare italiane me popullin Italian, por eshte Xhuzepe Verdi me muziken e tij qe ngriti popullin italian ne nivelin e mevetesise se tij politike; kur ne Shqiperi ishte At Gjergj Fishta me vargjet e “Lahutes se Malcis” qe ngriti Kombin Shqiptar ne nivelin e atij italian. Pra perfundimet jane te njejta, por shkaku eshte i ndryshem dhe kjo duhej evidentuar nga ana e Kadarese, te pakten si nje pabarazi zhvillimi.

Kadare kerkon te beje nje rotacion ne Historine e Shqiptareve dhe per kete perdor figuren e Dantes, por eshte i pavlefshem pasi kjo nuk sherbeu ne Itali e jo me te vleje ketu tek ne pas 1991-shit. Shkrimtari i realizmit enverist kerkon me cdo kusht t’i shpetoje pozicionit diskretitues qe i afroi Koha enveriste dhe mundohet t’ja adresoje te tjereve kete pozicion. E rrotullon figuren e intelektualit shqiptar sa ne fillim te shekullit te XX-te e sa ne fund te tij, por mbetet kurdohere inferior perpara Historise. E kupton defektin biologjik qe i ka imponuar rastesia, jo per faj te tij, por per fatin e keq te tij, dhe mundohet te gjeje paqe me vetveten tek besimi i Krishtere. Vini re te gjithe kete rremuje ne koken e tij dhe si mundohet te dale jashte rrethit te historise enveriste duke perdorur figuren e Ernest Koliqit:

“Ajo qe ne pamje te pare ngjan e habitshme, ne nje tjeter shfaqet e shpjegueshme. Ernest Koliqi ka nje lidhje me fashizmin Italian. Ne vitet ’30, ai ka qene shkrimtar shqiptar i shquar fashist. Ne vitet ’40 gjithashtu. Ne vepren e tij letrare nuk ka asgje fashiste, madje asnje gjurme simpatie per Italine e kohes. Kurse ne jete eshte ndryshe. Pas bashkimit te Shqiperise me Italine, ka pranuar postin e ministrit te Kultures, ne qeverine kuislinge shqiptare.

Nuk ka dhene asnjehere shpjegime per kete zgjidhje tragjike. Me sa duket, nje keqkuptim i rende per te ardhmen evropiane te Shqiperise e ka cuar drejt Romes. Ndryshe nga shqiptaret kombetariste shqiptare, nje pjese e te cileve miq te tij, qe himnizonin nje Shqiperi te vecuar, puritane e jashte rrjedhave te kohes, ai ishte ithtar i nje Shqiperie moderne. Mendesia italiane, e mbeshtetur nga kujtimet historike te lidhjes se ngushte te Shqiperise me Venedikun, Romen e Vatikanin, lidhje te nderprera prej pushtimit osman, i eshte dukur atij, si shkrimtar katolik qe ishte, e vetmja mundesi e Shqiperise per t’u rikthyer ne Evropen e krishtere” (f. 38)

Une e kuptoj shume mire qe keto rreshta jane nje forme censure te vetvetes per ate qe ka thene dikur per shkrimtaret katolike, por edhe per veten e tij; edhe ne kete rast ka gabuar. Kemi te bejme me nje teresi ngjarjesh qe duken sikur kane krijuar nje barazi pasoje midis dy kapaciteteve intelektuale. Dy jane ekuacionet qe shpalos Kadare per rastin e Koliqit dhe te vetvetes, vetem se kete te fundit nuk e permend, por e nenkupton: lidhja me fashizmin dhe arratisja ne Itali, per Koliqin; lidhja me komunizmin dhe arratisja ne France per veten. Nuk eshte e veshtire te kuptohet qe elementet e ekuacioneve jane krejt te ndryshme ne shkaqet dhe pasojat e veta. Ekuacioni, per rastin e Koliqit, ka brenda dy dukuri: se pari, Koliqi u lidh me fashizmin pa asnje perfitim per veten, por vetem per te miren e popullates shqipfolese (te pakten ne Kosove, – Ferizaj, permendet si ministri qe hapi shkollat shqipe ne vitin 1941,-Ibrahim Hyseni [Goga], “Ferizaj 1873-1944”, 2013, f. 103) dhe, se dyti, Koliqi iku ne Itali, perseri per te miren e shqiptareve, per t’u kujtuar atyre se kater mireberesit historike te shqiptareve ndodheshin ne perendim dhe veri te Adriatikut. Ndersa ekuacioni, per rastin e Kadarese, ka perseri dy dukuri, por me sens te kundert: se pari, Kadare u lidh me komunizmin per aresye egoizmi vetiak ku permblidhej arsimimi, punesimi dhe jetesa luksoze ne raport me popullaten rrethuese; se dyti iku ne France perseri per egoizem vetiak dhe familjar, vetem se ne kete rast kishte si qellim mbivetiak shpetimin e klases politike dhe intelektuale enveriste nga hakmarrja shqiptare, gje te cilen ja realizoi Europa vetem per nje aresye: eleminimi i klases politike enveriste dhe lindja e nje klase politike te re do te conte ne zbulimin e krimeve qe Europa kishte bere mbi Kombin Shqiptar gjate shekullit te XX-te, sidomos pas 1943-shit kur formoi partine komuniste dhe vuri ne krye te saj diktatorin nga Gjirokastra.

Kjo do te thote se analiza e mesiperme mbi Koliqin te jete krejt fallso pa asnje konkluzion konkret, por qe e ka perdorur si nje nenkuptim per te justifikuar veteveten dhe per t’u ndare formalisht nga krimi enverist. Kjo kuptohet nga moskuptimi i Kadarese per epoken ku ka jetuar 54 vjet e disa muaj. Ne fakt ky moskuptim eshte rrjedhoje i asaj kohe qe njeriu kalon nen diktatin e politikes duke e konsideruar pozitiv dhe qe ka nje emer te lavdishem qe quhet arsimim. Eshte gjeja numer nje qe Politika ka grabitur nga institucioni i Fese, atehere kur nuk kishte lindur as vete. Paradoksi i grabitjes se Kohes eshte gjeja me e pakuptimte ne Shkencat e sotme te Natyres dhe atyre Shoqerore, e Kadare nuk ka qene i afte ta deduktoje dot. Eshte munduar ta vere ne dukje duke e nuhatur se ketu fshihet dicka, por nuk ka qene ne gjendja ta kaperceje kufirin midis nuhatjes dhe aresyes, sepse Koha nuk analizohet me shqisat e dukshem. Merita e tij eshte qe e ka vene ne dukje, por jo me shume; e kjo perben jomeriten e kushtezuar ne kete rast cka do te thote Kadare nuk ka asnje merite ne zbulimin e Kohes se Dantes. E kjo nuk eshte pune amatoresh apo profesionistesh, por pune edukacioni arsimor. Sipas tij:

“Ka nje ore te Dantes, ashtu sic ka nje ore te pasdites, te agut apo te muzgut. Nje ore te takimit me te, drejt se ciles shkojne popujt, rende, epoka, mbreterira, republika, raca, kombe e gjuhe te ndryshme. Rrebeshet e planetit tone mund ta shtyjne ate ore, por kurrsesi nuk mund ta ndalin” (f. 49).

Kadareja merr persiper te zbertheje problemin me delikat te mendimit filozofik boteror te te gjithe koherave: KOHEN, dhe mundohet t’i jape nje ngjyre sa me fantastike e sa me te pranueshme (ne qofte se kjo quhet bukuri ne letersi, atehere i bie qe fantashkenca te jete thelbi i mendimit letrar), pa i shkuar ndermend per asnje cast se nuk po i thote te verteten shqiptareve edhe ne kete rrokopuje filozofike.

Ne te gjithe Historine e Njerezimit prej 5000-6000 vjetesh qe njohim me ane te shkrimit nuk njihet asnje rast qe KOHA te kete ndalur, por kjo nuk eshte analizuar ndonjehere me seriozitet, le te jete argumentuar. Keshtu qe i bie qe pretendimi i Kadarese te jete krejt ne ajer. E them kete pasi ne keto rreshta te shkruara deri me tashi rezulton qe kjo ngjarje te kete ndodhur realisht pikerisht ne Shqiperi ku Kadare ka dhene kontributin e vet gjenial pa e kuptuar ne asnje rast se cfare ka ndodhur e po ndodh. Ne menyre te permbledhur dhe te argumentuar rezulton se epoka komuniste e diktatorit shqiptar ka qene nje epoke ku KOHA ndaloi ne vend per shqiptaret. Kjo eshte e veshtire te kuptohet perderisa nuk i kemi bashkangjitur KOHES subjektin qe i komandon ecurine. Eshte e vertete qe ky fenomen ka lidhje me Danten, por jo sipas idese se Kadarese, pasi realisht komunizmi i Kadarese pikerisht OREN e shqiptareve shkaterroi duke e ndaluar ne vend. Dhe kjo ORE ishte Kisha Katolike. A mund te filloje perseri kjo ORE? Po! Vetem ne qofte se Kisha e Sotme ecen sipas ritmit te Kishes se Djeshme, te para 1945-ses; e kjo eshte nje gje qe nuk mund te parashikohet, pasi komandohet nga politika.

E gjitha kjo tregon se shkrimtari shqiptar kerkon me cdo kush te ndryshoje realitetin e sotem ne favor te se kaluares se djeshme te aferme. Barazia ekuacionale e te sotmes me te djeshmen e larget, te para 45-ses, eshte e pamundur (as qe behet fjale per te djeshmen e afert) jo vetem ne realitetin e elementeve qe marrin pjese ne ekuacion, por, mbi te gjitha, eshte e pamundur ne ritmin e ecurise se KOHES. Pikerisht ky proces ka lidhje me epoken danteske dhe ishte Kisha Katolike ajo qe e ndryshoi kete ecuri ne favor te popujve te Europes, por sidomos te shqiptareve. Shekulli i XVI nuk eshte shekulli i rilindjes europiane, sic pretendohet, por ai shekull eshte shekulli i permbysjes se KOHES europiane dhe kete realizoi Kisha Katolike me epoken danteske. Pra perseri Kadare gabon kur vjen puna per te postuluar KOHEN ne procesin e zhvillimit te shoqerive. Ai e nenkupton rrugen qe pershkruajne popujt, rendet, epoka, mbreterite, republikat, racat, kombet dhe gjuhe te ndryshme sipas nje rendi kohor, por nuk di dy probleme themelore te kesaj rruge. Se pari, ritmet e ecurise se KOHES nuk jane te barabarta per te gjithe subjektet e mesiperme dhe, se dyti, ndryshimi i ketij ritmi nuk behet mbi bazen e fantazise se shkrimtarit, por mbi bazen e relacioneve Njeri-Njeri dhe kjo e permbys te gjithe marksizmin qe njohin shqiptaret. Pra, ne qofte se relacionet Njeri-Natyre percaktojne ritmin e ecurise se KOHES, relacionet Njeri-Njeri percaktojne ndryshimin e ketij ritmi dhe kjo perben te rene per mendimin filozofik materialist ne kundershtim me paradoksin e binjakeve te fizikantit. Ne te gjithe kete proces gjigand KOHOR shkrimtari duhet te jete i sigurte qe rrebeshet ne planetin tone e zhdukin kete KOHE, keshtu qe as qe behet fjale per shtyrjen e saj. Keshtu qe i bie te zbulohet KOHA e shqiptareve ne funksion te zhvillimit te Kombeve europiane dhe kete gje epoka danteske nuk na e zberthen dot. Kadare, dashur pa dashur, e ka futur problemin e takimit me Danten ne nje hapsire konfliktuale me shoqerine shqiptare dhe kjo ka qene akti me i fundit i krimit kundra Kombit Shqiptar. Mbetet per te zbuluar permasen dhe autoresine e ketij krimi te lidhur me KOHEN e Dantes.

Duke e ndjere veten te paafte per te zbuluar aresyet perse u shpik italishtja dhe kush e shpiku (kopjimi i enciklopedise sovietike nuk i ka dhene asnje zgjidhje konkrete), atehere realizon krahasimin me gjuhet e tjera dhe, sidomos, ne menyre hipotetike, me gjuhen e shpirtit (a nuk eshte shpirti prona private e Fese?). Ne kete rast e ka te pamundur te ndjeke leksionet e mesuesve te tij bolshevike dhe kjo ben qe te hidhet ne krahet e te kundertes qe ka mesuar ne shkollen bolshevike me shprese se lexuesi do ta pranoje. Eshte nje aplikim fantazie ne menyre te shfrenuar jo vetem pa domethenie, por as me objekt konkret duke e bere sproven mbi Danten krejtesisht te pakuptimte. Vini re kete orvajtje krahasimtare midis pseudoshpirtit kadarejan dhe shpirtit te nje poeti te dyzuar midis lavdise poetike te latinishtes dhe detyres laike te shprehur ne nje gjuhe vulgare teper larg italishtes se sotme:

“Ngjashmeria me boten e dashurise behet edhe me e dukshme, po te kuptojme latinishten, zonjen e rende, te braktisur prej poetit per hir te vajzukes se rruges. Qortimet qe i behen per kete, se fundi ftohtesia e harepashershme e se dashures, e cojne me larg analogjine.

Keshtu eshte puna me italishten. Kurse aventura e Dantes me dhjetra gjuhet e tjera te botes, eshte pa dyshim, me e mjegullta, e me pak e deshmuara. Eshte keshtu, ngaqe nuk mund te jete vecse i erret e i parrefyeshem rrugetimi i ketij mankthi hyjnor ne trajte poeme nga njera gjuhe ne tjetren. E kemi gati te pamundur te perfytyrojme afrimin e poemes ndaj nje gjuhe te huaj, turbulliren qe shkaktonte qe larg nga prania e saj, mundimet e gjuhes stresuese per ta thithur (biresuar) ate, ndryshimet qe perpiqet t’i beje poemes, e sidomos ndryshimet qe vete gjuha stresuese peson prej mysafires se rrezikshme.

Duke e vrare mendjen per marredheniet e Dantes me gjuhet e botes, nuk ka se si t’i shmangemi pyetjes: c’gjuhe perdoret ne trimbreterine e tij? Ajo duhet te jete e tille qe te mundesoje bisedat e banoreve qe vijne nga shekujt dhe popuj te ndryshem, te qene e te paqene kurre. Me ate gjuhe ata merren vesh mes veti per gjithcka e ndoshta per asgje. Ne kete kah, ajo qe per ne quhet “perkthim”, ne rastin e poemes se Dantes, mund te merret edhe si njemendesim, si nje rizberthim i nje lende te dendesuar e te bere njesh prej me te bukures katastrofe te poezise. Se fundi, ajo mund te merret si nje kerkese, nje lutje e ketyre shpirtrave per t’u shprehur ne gjuhen e tyre. Shkurt, dicka e pashmangshme si Dantja vete” (f. 60-61).

Duke mos kuptuar aresyet se cfare nenkupton “Komedia Hyjnore” e Dantes ne Historine e Njerezimit, eshte e pamundur te kuptohet menyre se si formohet intelektuali laik jashte karakterit Fetar. Ne kete rast, keto rreshta te Kadarese, perfaqesojne justifikimin e ekzistences te kategorise se intelektualeve te sotem shqiptare, nga veprat e te cileve nuk ka asnje mundesi perfitimi konkret. Lajthitja e nje shoqerie ne drejtim te Harreses se vet sociale, kerkesat per nje iluzion Jete jashte gjenezes Historike, shtrydhja e trurit te bashkekombasve te tu per te deformuar boten e Krimit nuk e bejne shkrimtarin me pak fajtor se thelbi i diktatures qe sapo kaluam. Pyetja qe shtroj gjithmone kur lexoj nje veper studimore, qofte dhe e karakterit letrar, eshte: perse valle autoret e tyre deformojne te verteten dhe realitetin qe perjetojme kur nuk dine te kaluaren ne asnje rresht?

Tri probleme ka tentuar Kadare te zbertheje ne menyre te nenkuptueshme, pa zgjidhur asnjeren (ketu qendron arti i te fshehurit ne menyre letrare i FAKTIT historik dhe Kadare tregohet mjeshter ne kete drejtim):

Se pari: raportin e gjuhes me rendin shoqeror, ne kete rast shkeputjen e

italishtes nga latinishtja.

Se dyti: autoresine e gjuhes neper te gjithe rendet qe kalon Njerezimi.

Se treti: si ndikon bota e relacioneve ne zhvillimin e popullateve: rasti imponues rastesor dhe i domosdoshem ne funksion te gjuhes.

Çdo rend shoqeror ka gjuhe e vet dhe ky postulat duhet konsideruar i pavertetueshem, pasi gjuha e shkruar eshte shpikur shume-shume me vone se bota e relacioneve midis fiseve, grup fiseve, popujve dhe racave. Karakteri rastesor i kesaj bote e ben te pamundur zbulimin e autorit me te pare te gjuhes se folur e per rrjedhoje sot nuk mund te flitet per popuj qe e kane realizuar per here te pare kete proces. Por studiuesi duhet te mbeshtetet tek postulati i mesiperm, pasi eshte e pamundur qe nje popull te flase te njejten gjuhe ne dy rende shoqerore te ndryshem. Te pakten per gjuhen shqipe kjo eshte tipikisht keshtu. Zanafilla e gjuhes shqipe eshte e lidhur me karakterin monosilabik te saj dhe vetem kjo mund te coje ne zbulimin e zanafilles kohore te saj. Relatat me te para te kesaj gjuhe me pellazgjishten e ardhur (ndoshta para 35 000 vjetesh) ja kane humbur pavaresine autoktone e per rrjedhoje nuk mund te flitet per pasterti gjenetike te gjuhes shqipe. Relacionet e popullates autoktone te gadishullit ilirik me pellazget e ardhur jane me te hershme se relacionet e pellazgeve me etrusket vetem nga pikepamja gjeografike e rrugeardhjes se pellazgeve (nga qenderperendimi aziatik – drejt perendimit ilirik e me tutje; – jashte koncepteve filozofike mbi hapsire-kohen, te pakten studimi i vepres se Zahari Majani: “Fundi i “misterit” etrusk”, 1973, te con ne kete perfundim, sipas te cilit te paret ne kohe jane iliret e pastaj pellazget). Ne kete pike e ka burimin fillestar gjuha e mevonshme latine, relacionet e se ciles me helenet, iliret, kartagjenasit, Lindjen e Aferme, galet, saksonet etj, etj, e bene ate ne menyren qe e njohim sot. Por latinishtja nuk duhet konsideruar si gjuha e etruskeve dhe as e asnjerit prej fiseve te gadishullit Apenin perpara Ligjeve te Dymbedhjete Tabelave.

Ne kete menyre nuk mund te pritet qe gjuha latine te ishte gjuha e rendit mesjetar te popullates se gadishullit Apenin. Duke pasur te trasheguar nga rendi skllavopronar Kishen e Krishtere, rendi feudal ne shoqerine mesjetare italiane do te kishte dy gjuhe: shtresa politike (ku perfshiheshin kleriket dhe feudalet) do te kishte gjuhen latine dhe shtresa e bujkroberve gjuhen e re italiane. Natyrisht nuk eshte fort e lehte diferencimi social i menyres se si “lindi” italishtja vulgare dhe se si u “harrua” latinishtja perandorale, por ne kemi nje menyre per t’ju afruar me afer zbulimit te ketij diferencimi historik per popullaten e Apenineve duke u mbeshtetur ne autoresine e gjuhes neper te gjithe rendet qe ka kaluar Njerezimi.

Qofte alfabetet, qofte shkrimi, qofte gramatika, qofte fjaloret, qofte shkolla, qofte filozofia, qofte jurisprudenca e kane nje autor konkret ne aktet me te para te lindjes se shtetit. Kjo ka qene vepra me e larte e prifterinjve politeiste dhe Kishes se tyre (te pakten ne Heladen e Lashte dhe Romen e Shtate Kodrave kjo eshte tipikisht keshtu); e ketu e ka zanafillen me te sakte shteti klasor i drejtimit te Shoqerise Njerezore me te mirat dhe te keqijat qe e shoqerojne. “Hendeku” formal qe ndan epoken skllavopronare nga epoka feudale vetem nje institucion e ka te konsoliduar dhe pjesmarres ne te dy keto rende: Kishen e Krishtere (flasim per Europen). Atehere ku kerkohet te zbulohet procesi i lindjes se organizmave sociale qe drejtojne nje rend shoqeror te ri dhe te ardhshem? A nuk rezulton prej kesaj pergjigje se koha e intelektualit te te gjitha formave eshte e lidhur domosdoshmerisht me Kishen?

Te pakten pasoja e lidhjes se Kishes me jeten sociale te nje kombi duket bindshem tek Kombi Shqiptar dhe kjo manifestohet pikerisht tek Gjuha Shqipe. A nuk ishin kleriket shqiptare, Gjon Buzuku, Pjeter Budi, Pjeter Bogdani, Marin Barleti, P.Francesk M de Lecce OFM, D. Gjon Kazazi, P. Leonardo de Martino OFM, D. Engjell Radoja, P. Pjeter Zarishti, P. Francesk Rossi da Montalto OFM, P. Jak Jungg S. J., D. Ndue Bytyci, P. Tome Marcozzi OFM, D. Pashko Junki, D. Pashko Babi, At Gjergj Fishta OFM, D. Ndoc Nikaj, P. Anton M. Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM, P. Pashk Bardhi, P. Anton Busetti S.J. qe krijuan, zhvilluan dhe propaganduan Gjuhen Shqipe nder kater shekujt e fundit? Perse e kerkoni te gjallin ne mes te vdekurve? Ky eshte lejmotivi i lidhjes se gjuhes italiane me Dante Alighierin. Ky i fundit mund te konsiderohet si levrues, pasurues, propagandues, por kurrsesi krijuesi i Gjuhes Italiane. Themeluesi i Gjuhes Italiane duhet kerkuar tek trashegimtarja e Perandorise Romake: Kisha e Krishtere. Problemi me i veshtire ne shkencen e sotme te Historise eshte pergjigja e pyetjes: si ndikon bota e relacioneve ne zhvillimin e popullateve, ne funksion te gjuhes, sipas dy rasteve: 1-imponues rastesor dhe 2 – imponues i domosdoshem. Ky eshte nje problem qe nuk zgjidhet me metodikat ekzistuese, pasi akoma nuk eshte pranuar se cfare i bashkon dhe cfare i ndan popujt midis tyre: si mund te lidhen popullatat e Gadishullit Ballkanik perpara 5000 vjeteve, si mund te lidhen popujt e Europes midis tyre perpara 2200 vjeteve, si mund te lidhet popullata e Races se Bardhe me popullaten e Races se Kuqe perpara shek. XV, atehere kur u zbulua nga Kolombi (1492-1498)? Jo vetem kaq, por akoma nuk i eshte dhene pergjigje pasojes se botes se relacioneve tek relatoret, pjesmarres ne te. Atehere si mundemi te fantazojme mbi krijuesit e gjuhes se nje Kombi jashte ketyre argumentave?

Te gjithe keto te cojne ne kerkesen per te ndertuar ate qe nuk ekziston, por qe sherben per te zgjidhur kete bashkesi rebusesh jo aq te veshtira ne konstatim. E po te bejme kete zgjidhje do te arrihet ne perfundimin qe Kisha eshte permbledhesja e te gjithe perparimit social te Njerezimit, pasi vetem objekti i saj, Feja, behet Dielli iluzor drejt te cilit shkon zgjidhja e problemit (ne kete pike koncepti ateizem behet i pavlefshem dhe antihistorik).

Ne Shqiperi ky problem e pati nje zgjidhje kalimtare, qe e dha nje frut te pranuar nga te gjithe shqiptaret me 1912 deri me 1944, por qe, pas kesaj date, u perbuz dhe u masakrua tej mases duke e fshehur zgjidhjen e problemit per te cilen po rropaten me kot shqiptaret e Akademise se Shkencave. Perseri ne skene del pikepamja e Kadarese, qe mundohet te paraqese te pamunduren si akt ekzistencialist dhe duke e sfumuar kete fshehje per t’u paraqitur i kundert me thelbin e vet social. Sipas tij:

“Misteri i nje raporti te tille midis dy gjuheve te kujton qelqet ose pasqyrat e shtrigave, kur njera pale sheh mes per mes tyre e tjetra nuk dallon asgje.

Ky mister gjuhesor na ndihmon ndoshta te kuptojme, ne rastin ballkanik, se ashtu si telat me gjemba te kufirit nuk mund ta pengonin Danten me shume se gjuha greke, ashtu edhe kurora mbreterore italo-shqiptare e te gjitha traktatet e tjera s’mund ta afronin Danten, nese gjuha shqipe do te ishte shtytese ndaj tij (nenvizimi i ime, GH) (f. 63).

Me te vertete gjuhe shqipe nuk eshte treguar shtytese ndaj vepres se Dantes, por kjo nuk eshte merite as e gjuhes shqipe dhe as e shqiptareve te shek. XIX-XX; dhe ketu qendron i gjithe thelbi i problemit qe trajton Kadare ne kete sprove. Jashte fushes se letersise, problemi i afrimit te gjuhes shqipe me vepren e Dantes eshte nje pasoje qe kerkon nje zberthim krejt tjeter per tjeter. Ne qofte se pranojme se qelizat sociale te shqiptareve (familja, prona, juridiksioni, feja) ne shek. e XX-te kane nuancat e nje primitivizmi historik mbetet te zbulojme se si mund te perputhet nje produkt mesjetar me nje strukture primitive. Ne kete pike qendron ajo qe nuk mori parasysh Karl Marksi edhe pse kjo perbente masen problematike me te madhe sociale te Globit. Problemi i mos marrjen ne konsiderate te parametrit KOHE dhe pasoja e botes se relacioneve universale ne fushat shoqerore e mori ne qafe ate teori me tendenca zgjidhese. Cfare ka ndodhur me gjuhen shqipe qe ajo u pajtua me mesjeten pervec faktit se ajo ishte vete e tille, dmth produkt mesjetar? Kjo ka lidhje dhe me vjetersine e vete Gjuhes Shqipe, qe perben dhe aresyen perse ajo nuk e perbuzi “Komedine Hyjnore”. Kur flitet per vjetersi te gjuhes nuk merret parasysh vjetersia e tingujve dhe rrokjet qe kane nxjerre bartesit e saj, por per vjetersine dhe sasine e fjaleve te perdorur nder shekuj. E po te bejme krahasimet, sipas kesaj menyre, rezulton qe Gjuha Shqipe ka karakter mesjetar dhe eshte e formuar, kryesisht, nga marredheniet me komshinjte: italiane, helene, otomane, sllav, gjermane me ndikim edhe pertej tyre duke kaluar nga 2350 fjale, me gjithe huazimet mё 1635, ne rreth 11 000 fjale mё 1900 (ketu kam parasysh edhe pretendimin e kundert te shprehur ne librin e akademikut Bahri Beci: Dialektet e shqipes dhe historia e formimit te tyre, 2002, ku Gjuha Shqipe konsiderohet me e lashte). Dmth Gjuha Shqipe eshte formuar shume kohe pas publikimit te pare te vepres se Dantes (1472), pikerisht nga ata qe ja dinin vlerat dhe rolin historik te autorit. Pra, perseri, merita nuk i shkon gjuhes shqipe, por atyre qe u muaren me perkthimin dhe kultivimin e vepres danteske ne Shqiperi, dmth Klerikeve Katolike. Perse nuk e thote hapur Kadare kete fakt, por e fsheh pas gjuhes?

Qe kjo sprove e Kadarese ka karakter politik dhe jo letrar kuptohet prej 10 rreshtash qe permbledhin 52 vjet histori te shqiptareve, te barasvlefshme me 2500 vjet te kaluara, ne antishqiptarine e tyre. Jane 52 vjet ku dita u be nate, e bardha e zeze, e bukura e shemtuar dhe banoret e Shqiperise antishqiptaret e vetem autoktone. Vini re kete analize dhe aresyetoni:

“Shqiperia nderkaq, pas pushtimit italian te vitit 1939, atij qe i solli si paje Danten, dhe qe u quajt clirim i vendit prej tiranise se mbretit Zog, me 1943, u shkel prej gjermaneve, te cilet gjithashtu e quajten marshimin e tyre si clirim te vendit prej Italise, e me 1944, ra nen zoterimin komunist, atij qe natyrisht do te quhej perseri clirim.

Pas ketij seriali clirimesh, Shqiperia do te perjetonte edhe nje tjeter, me sa duket te fundit, me 1991-shin, kete here prej fatit” (f.70).

Shkrimtari nuk sqaron ne asnje rast perputhjen e termave politike me realitetin e perjetuar nga shqiptaret (mund te pretendoje se eshte detyre e historianeve) duke nenkuptuar ose nje percaktim te sakte, ose nje thenie ironike, mbi cbaze shqiptaret as sot nuk e dine se cfare ka qene periudhe e Mbretit Zog, periudha e imponuar e bashkejeteses me italianet apo gjermanet, periudha e komunizmit enverist ne lidhje me keto terma: nje tirani apo nje zhvillim progresiv brenda kuadrit te domosdoshmerise politike. Pastaj termi “pushtim” si pajtohet me jeten e shqiptareve ne raport me periudhat e parakaluara historike. Kendveshtrimi i problemit eshte me te vertete i papercaktuar dhe duket sikur Kadare luan me fatin historik te Kombit pa i shkuar ndermend per as nje cast se gjitheshka eshte nje genjeshter (ne lidhje me termin “pushtues” kam bere nje ballafaqin analitik me historine ne artikullin: “Populli shqiptar dhe pushtuesi antikombëtar (pak filozofi politike, historike dhe gjuhësore)“ publikuar ne albanovaonline.info dhe genchoti.com). Problemi rezulton krejt ndryshe dhe historiografia komuniste ka genjyer nje popull te tere per te fshehur pushtimin real qe i beri Popullit Shqiptar per here te pare ne historine e tij diktatori shqiptar. Problemi nuk eshte kaq i thjeshte sa duket per 52 vitet qe parakaluam; te pese elementet ekuacionale jo vetem qe nuk permblidhen dot nen termin pushtues, por ato kane nje te fshehte te madhe te lidhur me emeruesin qe i bashkon realisht ato, sidomos kete te fundit qe Kadare ja adreson FATIT. Fatit te kujt? Te atij qe e pergatitit apo te atij qe e hoqi ne kurriz? Ne kete rast Kadare tregohet shkrimtar politik duke tentuar te corodise lexuesin shqiptar per nje ngjarje qe nuk ka asnje lidhje me vepren e Dantes.

E meqene se jemi ketu, perse pranohet Italia Fashiste si pushtuese e shqiptareve kur nuk mori asgje nga ata, por perkundrazi kishte shume vjet qe u jepte shqiptareve vlera arkitektonike ndertimore qe ekzistojne akoma edhe sot? Kush e thote se Mbreti Zog I-re ishte tiran? Kush e thote se shqiptaret u shkelen prej gjermaneve? Ne qofte se keto te gjitha i thote propaganda enveristo-komuniste per te mbuluar krimet e veta, perse Kadare nuk i pergenjeshtron? Pra primare ne kohe eshte pranimi i faktit dhe pastaj interpretimi i tij. Apo te gjithe keto thuhen per te sfumuar ngjarjen perfundimtare te 1991-shit duke ja adresuar fatit? Ka nje analize per kete ngjarje te fundit nga ku rezulton se nuk ka qene fati ai qe pergatiti vitin e permbysjes formale (per kete shih “Kush i planifikoi proceset demokratike ne Shqiperi”, publikuar ne albanovaonline.info dhe genckhoti.com), por ai qe pergatiti 1991-shin ishte po ai qe pergatiti 1912, 1919, 1924, 1939, 1945. Dhe te fshehesh kete fakt do te thote te fshehesh te gjithe historine e shqiptareve te perjetuar pergjate shek. te XX-te. E me sa kuptoj ky ka qene i gjithe qellimi i shkrimtarit, cka tregon se Dante ka qene thjeshte nje perde per t’u fshehur pas saj.

Kjo gje duket edhe me tej kur mundohet te perbashkoje ferrin teorik dantesk me ferrin praktik enverist. Mos valle ka pandehur se kjo perben ndonje element te desidences ne ndergjegjen e shkrimtarit duke menduar se ja hodhi te kaluares? Mos valle kjo perben magjine e prozes se Kadarese dhe, per kete, duhet pranuar ashtu sic eshte ne realitet ? Lexoni dhe aresyetoni!

“Ishin varrezat e saj (te Shqiperise, GH) te burgjeve qe ngjanin si te shestuara sipas modelit dantesk. Ne keto varreza te trishtuara, dergjeshin te burgosurit qe vdekja i kishte zene gjate denimit. Sipas ligjeve shqiptare, keta te vdekur, perpara se te varroseshin si gjithe bota, duhej te plotesonin vitet e mbetura te denimit nen toke, ne varrezat e burgut. Vetem pas mbushjes se afatit familjaret kishin te drejte te merrnin trupin.

Ndersa ne ferrin dantesk shpirtrat vuanin mekatet e trupit, ketu ishin trupat qe bartnin fajet e shpirtit. Per te burgosurit e perjetshem kjo do te zgjatej ne amshim. Kurse per te pushkatuarit ishte edhe me keq: ata s’kishin varre. Jo vetem te afermit, por ishte llogaritur qe as vete pushkatuesit te mos e mbanin mend zallishten a rahun e shkrete ku e kishin sosur viktimen” (f. 72-73).

Cili eshte modeli dantesk i varrezave? Ne cilen kenge te Ferrit ekziston ky model? A ka mundesi te barazohet Ferri i Dantes me ferrin enverist qe perjetuan shqiptaret per 45 vjet? Te gjitha keto pyetje amatoresh e kerkojne nje pergjigje amatoresh, por qe eshte e pamundur te jepet nga nje profesionist ne fushen e letrave. A nuk tregon kjo se niveli i mendimit letrar pergjate epokes se diktatures nuk e ka kaluar ne asnje rast permasen e amatorizmit; pasi asnjeri nuk eshte i afte t’i pergjigjet pyetjes: perse duhet torturuar dhe shkaterruar dinjiteti i njeriut perpara vdekjes? Perse duhet fshehur krimi i legjitimuar? Perse vetem Kleriket Katolike te pushkatuar dhane jeten me tre fjali: 1-Rrofte Krishti Mbret! 2-Rrofte Papa! 3-Rrofte Shqiperia pa ne! Per ta thene me fjale te tjera Ferri dantesk ishte parajsa e epokes enveriste, kur ferri enverist nuk ka permase qe ta percaktoje ne ate se cfare u beri shqiptareve dhe Shqiperise.

Ana e dukshme e ferrit enverist trajtohet nga Kadare sakte ne proceduren ligjore te vdekjes dhe te varrimit te te burgosurve politike shqiptare, por kjo nuk eshte e gjitha, bile kjo eshte pjesa me e parendesishme e krimit enverist kundra shqiptareve, pasi ne thelb elemini i dinjitetit njerezor perben anen e ndergjegjeshme te krimit enverist dhe per kete duhej bere gjyqi politik i epokes komuniste per te cilen Kadare hesht me dinakeri. Me sa kam kuptuar problemi i Ferrit ne botekuptimin shqiptar nuk na paka qene dhe fort i parendesishem, por aresyeja e heshtjes komentuese ndaj tij pergjate periudhes 1945-1991 tregon se permasa e kesaj parendesie nuk ka lidhje me popullaten lexuese te vepres se Kadarese, por me autorin e kesaj vepre. Per te percaktuar kete permase u perdor loja e bilardos; dmth jo ne menyre te drejteperdrejte, por me spond. Rruga e ndjekur ishte kjo dhe nuk habitem qe Kadare mund te kete gisht ne te:

Me 2012 Dr. Yllka Filipi botoi studimin Dante – Migjeni – Kadare Trekendeshi Infernal Universal, kur me perpara, me 2004, kishte botuar studimin Dante dhe Kadare (qe me gjithe kerkimet kembengulese nuk e gjeta ne asnje vend). Menyra e ndertimit te librit ishte nje kopje e metodologjise te perdorur rendom nga intelektualet e epokes se diktatures ku me lehtesi kuptohet paragjykimi qe shoqeron vepren ne drejtim te rehabilitimit te figures se neperkembur te Kadarese jo per faj te te tjereve.

Me qene se autorja jeton ne SHBA e sheh te aresyeshme t’ja dedikoje librin atdheut te saj, dhe tonit, Shqiperise. Si fillim gje e bukur, por, kur ne vazhdim, sqaron lexuesin se kush e ka shtyre ne kete sipermarje voluminoze e permbys Atdheun e saj dhe nxjerr ne drite produktin intelektual te antiAtdheut. Qysh ne kete pike ajo e humb betejen qofte me Danten, qofte me Migjenin, qofte me Kadarene e antiferrit spiritual (Kadare nuk e percepton dot ne asnje permase Ferrin Biblik e per rrjedhoje as Ferrin dantesk prej te cilit duhet te kishte frike) e qofte me Atdheun e mohuar per hir te jeteses private me te mire se sa kjo e Shqiperise (kjo eshte hipokrizi tipike).

Qe ne faqen me te pare autorja sqaron lexuesin:

“…Ashtu sic Kadare konstaton midis te tjerash se kishte kohe qe e joshte ndertimi i nje sketerre, analogjikisht do te shprehesha se zanafilla e zberthimit te misterit qe fsheh Trekendeshi infernal-universal i Bermundeve: Dante – Migjeni – Kadare, me ka tunduar qe ne bankat e shkolles. Ne Studimet e Thelluara Pasuniversitare arrita ta zberthej strukturen e ferrit kadareano-dantesk e cila hodhi bazat per rritjen, zgjerimin dhe thellimin e triptikut infernal ne tezen e disertacionit, nen udheheqjen e Prof. as. Dr. Kristaq Jorgo, mbeshtetjen e Akademikeve dhe Profesoreve te Departamentit te Letersise ne Universitetin e Tiranes: Prof. dr. Floresha Dado, Prof. dr. Bashkim Kicuku, Prof. dr. Ymer Ciraku, Prof. as. dr. Dhurata Shehri, Prof. dr. Ilia Lengu, prof. as. Dr. Irena Lame, Prof. as. Dr. Persida Asllani, te cilet me inkurajuan ne guximin per nje lexim ndryshe, ne eksplorimin dhe hedhjen drite neper keto shtigje te pashkelura me pare nga kritika letrare shqiptare ne fushen e letersise se krahasuar”.

Pas 1991 shqiptaret shpalosen nje problem me veten e tyre si komb dhe si individe. Zgjedhjet e 31 marsit 1991 u treguan shqiptareve se ajo qe bene me 20 shkurt te atij viti ishte nje tendence drejt zgjidhjes, por jo zgjidhja. Te pretendosh se u nderruar rendi shoqeror, por njerezit jane po ata, eshte nje tallje qe e kalon permasen e Ferrit dantesk dhe krijon premisen per te zbuluar Ferrin e vertete shqiptar. Gjerat duhet thene sic jane dhe jo sic na pelqen ne t’i interpretojme. I pari ne kohe eshte ferri teologjik i Dantes dhe me pas, shume me pas, pseudoferri i Kadarese. Krahasimi eshte i pamundur te behet dhe ne kete rast autorja ka fshehur qellimin e vertete te disartacionit te saj. Realisht autorja nuk ka qene ne gjendje te analizoje strukturat sociale te epokave dhe e pare me kete prizem Dantja nuk mund te krahasohet kurrsesi me Migjenin (krahasimi i luanit me milingonen) dhe shume me teper me Kadarene (krahasimin beheni vete).

Ne qofte se pranojme se epoka enveriste ishte nje diktature ekstreme thellesisht antishqiptare, po produkti njerezor i saj si ishte ne raport me kete diktature? E ne qofte se pranojme se kjo epoke nuk ishte e keqe, atehere perse e permbysem dhe perse na ndihmoi Bota europiane per ta realizuar kete permbysje? Shqiptaret e pranojne permbysjen, vetem se kete jo ne shtepine gjithseicilit. Viti 1991 e ndau shqiptarin individual nga shqiptari kolektiv dhe cudia ndodhi: disa u bene me te kaluaren e aferme e disa me te kaluaren e larget duke e fshehur pas partive politike thelbin e kontrastit ne shoqerine shqiptare. Por ato kishin nje dallim rrenjesor mes tyre dhe ketu qendron ajo qe nuk dine shqiptaret edhe pse e ndjejne ekzistencen e saj.

Meqene se seicila prej paleve nuk i beson tjetres mbi ate cka kane kryer baballaret dhe gjysherit e tyre, mbetet te percaktojme njesine matese qe ndan te miren nga e keqja, ne kete rast: kush ka perfituar nga komunizmi enverist dhe cfare po i jep Kombit shqiptar ky perfitues antihistorik; kjo perben kredon krahasuese progresive te intelektualit shqiptar te sotem ne raport me te djeshmin. Shikojini me kete sy intelektualet e sotem shqiptare, ne kete rast emrat e pervecem qe permend autorja ne falenderimin e saj, dhe do te kuptoni permasen e intelektualit te para 45-ses me intelektualin e pas 45. I pari punoi, krijoi dhe beri Shqiperine, ndersa i dyti punoi vetem per interesin e bukes se gojes dhe shkaterroi Shqiperine. Raporti qendron ne krijimin e Moralit intelektual ndaj Shqiperise. E po t’i futemi anes profesionale te gjithseicilit ne funksion te mendimit filozofik qe ata kane marre nga shkollat perkatese dhe ja kane transmetuar studenteve, duhet te merret me mend se cfare perfaqesojne ata ne realitetin shqiptar te arsimimit te ketyre te fundit. Kjo gje duhet marre parasysh ne cdo disertacion, ne qofte se ai sjell dicka te re ne mendimin shkencor te kombit tone.

Qe ne vendosjen e titullit autorja e ka percaktuar ne menyre te paragjykuar permbajtjen e disertacionit te saj: nje analize realisht te pa mbeshtetur ne faktet konkrete, por ne fantazine e nje trinomi teologjik me njerez konkrete, te cilet nuk kane luajtur rol te barabarte ne Historine e Njerezimit dhe te Shqiperise (nje aresye me teper per te mohuar mundesine e krahasimit te elementeve pjesmarres sipas titullit te disertacionit). Analiza e titullit te librit krijon mundesine per te parashikuar permbajtjen e disertacionit dhe qellimin perfundimtar te tij. Vete fakti i perdorimit te fjales Infernal – nga italishtja sketerre, ferr (nuk i hyra lidhjes me gjuhet e tjera europiane); dhe lidhja me tre figura, dy prej te cilave letrare dhe njera e panjohur nga shqiptaret e mijevjecarit te ri e kerkon medoemos zberthimit e termit ne planin teologjik, filozofik dhe historik, gje e parealizuar nga autorja e disertacionit. Me tej, ferri danteske eshte imagjinar pa permasa hapsinore, por me kohe te perjetshme ne barasvlere me thelbin e Bibles. C’lidhje mund te kete Migjeni me ferrin dantesk pervec imagjinates historike te enverizmit arsimor mbi kohen e Mbretit Zogu I-re? Akoma me tej, cfare lidhje mund te kete Kadare me kete ferr kur ai nuk ka hequr ne kurriz asnje “mekat” te ketij ferri, perkundrazi ka perfituar nga keto “mekate” duke shtruar pyetjen: ku e ka vendin Kadare ne trinomin dantesk? Apo nuk prish asnje pune, pasi ai nuk beson ne Trinine e Shenjte! Prej ketej del perfundimi qe autorja ka pasur per qellim ta perfshije figuren e Kadarese ne boten e desidences antienveriste, antikomuniste, antiregjimiste pa qene ne asnjeren prej ketyre llogoreve. Por e keqja me e madhe qendron ne perfshirjen e Dante Alighierit ne nje lufte imagjinare qe jo vetem nuk ka ekzistuar kurre, dhe nuk mund te ekzistonte dot, por nuk ka analizuar boten ku ka jetuar Dante dhe cfare perfaqesonte ajo per Europen dhe vete Njerezimin. Qe ne kete pike autorja ka vene piketat e disertacionit shume afer filozofise bolshevike duke ngritur epoken danteske dhe te gjithe epokat e mepastajme ne nivelin e nje konflikti social me pjesmarres: Dante Institucione Fetare dhe Politike (ne kete pike autorja nuk jep mendimin e saj, por permend sulmin e Kishes kundra Dantes si antipapal, f. 29) apo lidhjen e Dantes me italishten e tij krenare te dallueshme nga latinishtja e shpelare e bajate, duke cituar Herman Grim (f. 23) pa e thene ne asnje rast qe Kadare e ka konsideruar Danten themelues te italishtes dhe, vete, ndodhet shume prane enciklopedise sovietike; epoken e Mbretit Zogu i I-re dhe Kishen Katolike Shqiptare ne konflikt me Migjenin (f. 88; – “As vete Migjeni nuk i shpetoi dot tundimit dantesk per te shetitur neper rrathet e ferrit shqiptar te viteve ’30” – shkruhet ne kete faqe; apo ne f. 89, ne barasvlere me mendimet e A. Kapuranit, – “Dy shenjat themeltare te fjalorit semiotik te lodres se Migjenit.. jane: Njera shenje eshte murgesha dhe tjetra Ferri. Te lidhura ne nje udhekryq ekzistencial, me peshe percaktuese, saqe mund te themi pa frike kete: Bota e Migjenit ketej ngrihet. Me murgeshen mbaron udha e Zotit, ndersa me Ferrin mbaron udha e njeriut). Ne kete drejtim shtrohet nje pyetje shume serioze: a jane ne vete keta njerez qe kane guximin te krahasojne epoken mbreterore dhe Kishen Katolike Shqiptare me nje te semure turbekuloz qe nuk i ka dhene asgje Kombit Shqiptar, pamvarsisht se cfare kishte ne koke? Me e shumta qe mund t’i adresojme Migjenit eshte keqardhja per semundjen e tij dhe jeten e shkurter te perjetuar, por vetem kaq; epoken enveriste ne konflikt me Kadarene (f.179-188); me date 07 Maj 2016 pese gazetat me kryesore shqiptare: “Dita”, “Gazeta Shqiptare”, “koha e jone”, “Panorama”, “MAPO”, botuan artikullin e Dashnor Kaloçit mbi aresyet perse Ismail Kadare ishte konfliktuar me diktatorin shqiptar per vjershen “Pashallaret e kuq”, duke na argumentuar, ne kete menyre, se Kadare dhe diktatori shqiptar ndodheshin ne dy llogore te kunderta dhe triumfues na paska dale shkrimtari. Gazetari mund te kete shume fantazi, por te ishe ne kohen e Enver Hoxhes desident kundra tij duhet t’i kishe bere llogarite deri ne shtate breza me soj e sorollop dhe ne kete lufte Kadare ka qene ne krah ne diktatorit dhe ne asnje rast te vetem kundra tij. Per te qene i sakte praktika e shkrimtarit kundra shqiptareve (kur prekeshin interesat e tij vetiake) ka qene absolutisht e barabarte me praktiken e diktatorit shqiptar kundra shqiptareve, – kam parasysh librin e Janulla Rrapit: Djali i endrres se vrare, 2013, histori e jetuar dhe e lidhur vetem me karakterin e Kadarese. Nga pikepamja praktike vetem nje segment i inteligjences shqiptare ka qene disident i komunizmit dhe diktatorit: Kisha Katolike Shqiptare, sa per te tjeret sherbetorё besnike te tij, ne te kunderten duhet te heshtnin pergjithmone (emёrmёdhenjtё: Lasgush Poradeci, Eqrem Çabej, te barasvlefshem me anetaret e nderuar te Kishes (pervec vdekjes) dhe te denje per t’i qendruar ne krah Dante Alighierit ne te gjithe permasen). Nuk kaluan as 24 ore dhe gazeta “SOT” (dt. 8 Maj 2016) botoi artikullin e Haz Kamberi: Kadare, gjenerali i ushtrise se disidenteve qe germon ne varrin e poemes “pashallaret e kuq”, duke ironizuar karakterin disident te Kadarese ne shtypin shqiptar.

Autorja tenton te perdore metoden materialiste duke ndertuar raportet perkatese, por per te vetmin rast qe e perdor aplikon te njejtin element ne te dy krahet. Nuk mund te ekzistoje raporti midis Kadarese dhe receptimit te vepres se Dantes pasi raporti ka dy te panjohura asnjehere te barabarte dhe per rastin e receptimit nga vete Kadare kemi te bejme me dy vlera nga i njejti subjekt; pra per te dy rastet e mundeshme raporti eshte i pavlefshem. Kam marre nga autorja te gjithe aresyetimin se si krijohet permasa e desidences, sipas saj, tek Kadareja dhe lidhja e tij me Dante Alighierin:

“Analogjite ne ferrin dantesk krijohen nga mundesia qe ofrojne faktet e ndryshme mbi ndricimin e raportit: Kadare-receptues i vepres se Dantes. Duke njohur impulset qe e shtyjne autorin drejt sendertimit te ferrit shqiptar do ta kemi me te lehte ngritjen e analogjive qe ofrojne te dy veprat ne fjale. Autori konstaton (dmth per te arritur ne perfundimin e saj autorja perdor fjalet e Kadarese dhe jo jeten praktike te tij, GH): Kishte kohe qe me joshte projektimi i nje sketerre. E dija qe ishte e veshtire, per te mos thene e pamundur qe pas arkitekteve te medhenj te gjertanishem, anonimeve egjiptiane, Homerit, Shen Agostinit, Dantes, te krijoja nje projekt origjinal. Ndaj kur nisa te shkruaj Nepunesin e Pallatit te Endrrave, ose me sakte kur isha duke menduar kapitujt e mesit, me nje hare e frike njekohesisht, pashe se padashur po realizoja endren e vjeter.191 (shenimi thote: Ismail Kadare, Ftese ne Studio, Onufri, Tirane 2004, fq. 175,GH)

Nje pohim i tille hedh drite mbi sipermarrjen e kesaj ceshtje. Ne ndergjegjen e shkrimtarit nis te projektohet keshtu mbreteria e vdekjes ku vertiteshin endrrat e te gjalleve ne terr. Skema e mbreterise se hijeve te Hades-it u be baze e strukturimit te ferrit kadarean. Bodrumi dantesk behet keshtu nje baze e forte per piramiden e ferrit shqiptar.

Marredhenia e krijuar mes Kadarese dhe Dantes shkon me thelle se kaq. Ne pikepamje te rrafsheve krahasuese vepra e kadarese perkon me Ferrin e Dantes, pavaresisht se jane pothuajse 7-shekuj midis tyre (harron te thote se jane tre rende shoqerore, GH). Artikullimi i struktures infernale eshte tashme nje dukuri e pakontestueshme ne vepren Pallati i endrrave. Tentojme te vertetojme, sipas ketij prizmi te gjitha perthyerjet e dritehijeve mbi perfytyrimin e Mbreterise se vdekjes, tashme ne boten e te gjalleve” (f. 183).

Une e kuptoj shume mire qe autorja me cdo kush kerkon ta pozicionoje Kadarene ne frontin e desidences antikomuniste dhe kjo ka qene teza e saj paresore, por kjo eshte e pamundur per shume e shume aresye. Edhe rasti konkret mbi perceptimin e Pallatit te Endrave nuk e realizon kete detyre jo vetem pse eshte nje shembell qe nuk ka lidhje me shqiptaret dhe epoken enveriste, por krahasimi i shoqerise shqiptare me Perandorine Otomane eshte absolutisht i pamundur te behet. Perandoria me e madhe feudale e Njerezimit nuk ka gjasa te krahasohet me krimet e enverizmit ne asnje permase. Nga pikepamja kohoro-hapsinore eshte e vertete qe shtetet e zhvilluara dhe popujt dinamike e kane boten e krimit me permasa me te medha se popujt e pazhvilluar, por rasti shqiptar ne raport me boten otomane ka sens te kundert per aresye se Perandoria Otomane e ka cuar boten shqiptare 2 milion vjet perpara e per rrjedhoje krimi komunist nuk ka per autoresi kete perandori, por produktin e saj social, qe realisht nuk ka asnje dimension konkret (krimet nuk i ka kryer diktatori me doren e vet, por bashkepunetoret e tij sipas parimeve qe ndertoi diktatori dhe Kadare realisht ne kete pozicion ndodhet, duke qene antishqiptari i dyte me i madh i shek. XX pas Fan S. Nolit). Problemi pse nuk mund te perputhet shoqeria shqipfolese me politiken otomane ne asnje berthame te vetme te zhvillimit eshte e lidhur me nje parameter universal te Gjithesise: shpejtesia e zhvillimit. Ky parameter eshte i afte te permbyse gjithcka me raportin e zhdrejte midis kohes se lindjes dhe vetvetes. Natyrisht permbysja eshte e veshtire te pranohet, por esenca e saj eshte paaftesia e perbashkimit e dy strukturave me shpejtesi te ndryshme zhvillimi, e per rrjedhoje eshte e pamundur qe krimi i politikes otomane kundrejt shqiptareve te perputhet sadopak me krimet e epokes enveriste. Shqiptaret, konkretisht diktatori, mund te kene mesuar nga bota e krimit otoman, por eshte absolutisht e sigurte qe e ka cuar kete bote ne majat me te larta te aplikimit dhe nuk ka Ferr dantesk, Ferr teolog dhe Ferr fantastik qe t’i afrohet sadopak ferrit enverist. Keshtu qe te mundohesh t’ja adresosh krimet dhe ferrin shqiptar botes otomane eshte nje tentative per ta zbutur ate dhe mundesisht ta sfumosh sa me shume.

Ferri nuk eshte krijim letrar, as filozofik, por vetem teologjik e per rrjedhoje cdo krahasim i mundshem me te ose eshte plagjature ose krahasim mosperputhes. Vetem rasti shqiptar mund te perputhe ekstremet e ketij ferri ne te gjithe platformen hapsinore te tij. E keqja qendron diku tjeter: ne Shqiperi çudia me e madhe zgjat vetem tri dite dhe shqiptaret e harruan se cfare kane perjetuar midis viteve 1945-1991(kete vecori te shqiptareve Enver Hoxha e kishte mesuar qe ne France). Vetem ata qe e kane hequr ne kurriz leshojne here pas here pasthirrma kujtese per te sjelle ne vete shqiptaret mbi tragjedine e perjetuar (ja vlen te lexohet libri i Leke Tasit: Grabjani rreze kodrave (Skena, personazhe, historira nga fshati i internimit ne vitet ’70-‘80), 2009, per te kuptuar se cfare ka ndodhur ne fazen me te thjeshte te krimit enverist; faza me e komplikuar e atij krimi historik nuk eshte zbuluar akoma. Ky liber hap dy probleme shume serioz per shoqerine shqiptare per ceshtjen e dosjeve; se pari, hapja e tyre nuk eshte e nevojshme te behet, sepse ato jane te hapura tashme; se dyti, permbajtjen e dosjeve me emra konkret nuk kane se si t’i dine njerezit e politikes, por njerezit qe e kane hequr ne kurriz krimin enverist. Pse nuk i beri parathenien ketij libri Kadare?). Eshte aktuale gjithmone thirrja e Presidentit Çek Vaclav Havel (1936-2011): Ju qorrofte nje sy atij qe kujton te kaluaren, por ju qorrofshin te dy syte atij qe e harron kete te kaluar. E nuk eshte mire te shtremberohet historia e shqiptareve pse nje shkrimtari te epokes diktatoriale, qe ka tradhetuar popullin e vet ne te gjitha etapat historike pas 1945, i eshte tekur te marre cmimin Nobel apo te behet president i shqiptareve (une nuk habitem aspak qe e gjithe kjo fushate hipokrizie dhe servilizmi ndaj Kadarese po sherben per t’i hapur rruge kolltukut presidencial shqiptar ne menyre se me te pranueshme). Nuk eshte mire per aresyen e ketyre tekave te manipulohet nje komb i tere, te mobilizohet nje klase e tere intelektualesh (shkrimtare, gazetare, analiste, politikane, studente, nxenesa) kush e kush me teper te shpike te paqenen per te shpetuar dinjitetin njerezor te Kadarese. Lerjani kohes te beje te veten dhe mos krijoni artificialisht peidestale pa themel, ose me themele kriminale. Nuk eshte faji i shqiptareve pse diktatori shqiptar e pati Kadarene idhullin dhe dishepullin e vet.

Perfundime

Pika e pare konkluzive esht paaftesia e studiuesve shqiptare per t’u marre me keto tema, sidomos me figuren e Dantes dhe historine e asaj kohe, per aresyen me te thjeshte fare: jane te keqformuar si njerez, te keqarsimuar si nxenesa dhe te keqedukuar si shqiptare.Nuk po flas per diferencimin social qe i karakterizon me prodhuesin material te Dante Alighierit si bashkesi njerezore. Ne kete pike shqiptaret, si popull, jane inferior kundrejt te gjithe popujve te Europes per shkak te vjetersise se tyre biologjiko-shoqerore, dmth per shkak te natyres se tyre si popullate.

Pika e dyte konkluzive eshte e lidhur me tendencen e analizes te figures dhe vepres se Dantes, e cila u ka sherbyer intelektualeve komuniste shqiptare per te rregulluar figuren e tyre specifike te neperkembur perpara Kombit Shqiptar, pas 1991-shit, por te formuar perpara kesaj date, gje te cilen, kete te fundit, e kane pranuar me kenaqesi ne ate kohe pasi kane pasur perfitimin ekonomik prej saj, nga ana e rregjimit diktatorial te Enver Hoxhes. Une pretendoj se nuk ja kane arritur qellimit ne asnje permase. Njekohesisht kjo sherbente per te rritur famen e tyre jo vetem ne syte e qorruar te shqiptareve, por dhe me tutje. Te pakten nje studiues, teper i kulturuar per

boten shqiptare te epokes komuniste, do te deklaronte:

“Une, si ish-i burgosur politik, ndjej si detyrim te shtoj, qe edhe ne, dikush nga ne, dha ndihmesen e vet ne famen kadareane. Do te ishte Jusuf Vrioni qe do te punonte i paemer dhe si rob ne diktature ne perkthimin e vepres se tij ne frengjisht, ku pas asaj gjuhe do ta merrnin dhe gjuhe te tjera dhe Kadare do te njihej si nje nga shkrimtaret me te shquar te shekullit XX ne bote” (gazeta “Gazeta Shqiptare”, dt. 29 Korrik 2014, artikulli i Visar Zhiti-t: Shkrimtari, letrat dhe kohet….)

Kete fakt e pranon dhe vete Kadareja ne parathenien e romanit “Hija” te botuar shqip me 2003, ku, sipas tij: “Romani, i perthyer dhjete vjet me pare prej Jusuf Vrionit, u botua ne frengjisht prej “Fayard”-it me 1994” (f.6).

Se treti, figura e Dantes eshte perdorur per te vene barazine formale midis intelektualeve te epokes enveriste dhe intelektualeve laike europiane pas epokes danteske, mbi c’baze ka lindur politikani i sotem shqiptar me te mirat dhe keqijat e veta (i takon shqiptareve per te percaktuar raportin e ketyre karaktereve).

Pika e katert konkluzive eshte e lidhur me menyren intriguese se si e kane analizuar figuren e Dantes, pas gjithe asaj kasaphane ne mendimin filozofik, kulturor, edukativ, arsimor, fetar te shqiptareve, por pasi kishin realizuar nje kasaphane njerezore me te meparshme kundra Klerit Katolik Shqiptar dhe ceshtjes Historike e Kombetare te shqiptareve, kundra dhe vete vepres se Dantes permasen e se ciles shqiptaret nuk e kane marre vesh akoma.

Se pesti, na pelqen apo jo, rruga ekuacionale e formimit te intelektualit te sotem laik eshte e paracaktuar nga intelektuali me baze fetare, te pakten kjo eshte rruga historike ketu ne mes te shqiptareve, pamvaresisht nga lloji i besimit fetar. Eshte tjeter pune perse vetem Feja Katolike eshte sinonimi europian i Kombit Shqiptar dhe per kete ajo duhej mohuar ne menyre te domosdoshme per te krijuar lojen politike te sllavizmit komunist (enverizmi sherbeu vetem per kete pune dhe krenaria per diktatorin eshte miopi politike e kulturore, eshte idiotizem shpirteror).

Se gjashti, qe te mund dhe te duash te merresh me figuren e Dante Alighierit, pikesepari duhet te merresh me figuren e Klerikeve Katolike Shqiptare, pasi jane ata qe perbashkojne Kombin Shqiptar me epoken danteske dhe vepren e Dante Alighierit. Aresyeja kryesore perse po merren me figuren e Dantes ne kete kohe eshte e lidhur me mohimin qe duan t’i bejne lidhjes se Gjuhes Shqipe me Kishen Katolike Shqiptare dhe ky eshte thelbi i te gjithe politikes arsimore ne Shqiperi pas 1945 e ketej.

Se shtati, pas kesaj analize, nuk mund te shtrohet me problemi se cfare perfaqeson Ismail Kadare ne mendimin letrar shqiptar, por, me qene se tani problemi rezulton internacional, shtrohet pyetja: cfare perfaqeson shkrimtari ne jeten sociale te Njerezimit, ne kete rast per Kombin Shqiptar: nje filozof – nje profesion – nje politikan – nje zedhenes – nje manipulator – nje studiues pa objekt konkret – nje antipunetor pa profesion – nje antihistorian – nje provokator apo nje grindavec publik.

Se teti, ka nje tendence akademike, teper te theksuar, per te manipuluar faktet dhe per te shpikur te paqenen vetem per t’i krijuar nje histori te genjeshtert nje poli gjeografik te shqiptareve. I gjithe arsimimi shqiptar nga klasa e pare deri ne vitin e fundit te masterit i sherben ketij qellimi te mbrapsht politik, teper-teper negativ per progresin e shqiptareve. Nuk dua te vendos emra konkret (pasi behem me te vertete i pabesueshem, kaq te shumte jane), por ne mbi 1000 libra, gazeta, revista, doreshkrime qe shoqerojne kete studim, ka ne perberjen e tyre libra qe pershkohen nga kjo fryme ku dhe Kadare nuk ben perjashtim. Shpesh here shpikja e fakteve eshte kaq flagrante sa e nxjerr fare hapur tendencen e manipulimit te lidhur me institucionet fetare ketu ne Shqiperi ku pjesmarrja e klerikeve ortodokse neper promovime librash e akuzon kete institucion si inspirues te kesaj antihistorie qe po vazhdon te riinstalohet ne Shqiperi. Historia e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare per ceshtjen kombetare shqiptare eshte e shkruar nje here e pergjithmone nga avokati i kesaj Kishe, Doktori i Shkencave Juridike Vasil Kostandin Dilo ne intervalin kohor 1913-1955 ku emrat e Fan Stilian Nolit, Avni Rustemit dhe Çerçiz Topullit e tregojne me se mire se i pari dhe i dyti luftuan per lavdine e tyre ne menyren me te turpshme dhe me antishqiptare, ndersa i treti per lavdine xhonturke kundra shqiptareve (Çerçizi nuk ka pasur asnje cete qe te kete luftuar per ceshtjen shqiptare, por nje bande dembelesh dhe parazitesh qe i benin presion te gjithe njerezve qe ishin kundra politikes xhonturke; pastaj ate nuk e kane vrare malazezet, pasi me 1915 ne Shkoder ishin te konfliktuar franceze e austrohungareze pa pjesmarrjen e malazezeve. Naten e vrasjes (1914) Çerçizi vinte nga Mali i Zi dhe ne oborrin e nje vrakacori ka ndodhur vrasje; merita e zbulimit te kesaj vrasje i takon prefektit te Shkodres se asaj kohe, Javer Hurshitit, ne korrik-gusht 1936). Per te tre keto personazhe, e shume e shume te tjere, ngjarjet qe i dine shqiptaret si bema te tyre jane te shpikura nga fillimi deri ne fund dhe Av. Vasil K. Dilo paraqet shume e shume fakte te dokumentuara, te paditura me pare mbi keta shume personazhe, ne vepren e vet qe flasin kundra propagandes se sotme e te djeshme. Vetem ky fakt me ka cuar ne perfundimin qe klasa e sotme (2016) e intelektualeve pa vazhdon punen e baballareve te tyre te paperfunduar mire para 1991-shit.

Se fundmi, kjo menyre e te zberthyerit te figures se Dante Alighierit ka rendesi per historine teorike te Kombit Shqiptar edhe per nje aresye te thjeshte: ekzistenca e sotme e shqiptareve eshte e pandashme nga historia e kaluar e Kontinentit Europian, lidhjen me te cilin e ka realizuar domosdoshmerisht Kisha Katolike Shqiptare; kur zanafilla biologjike e Races se Bardhe, edhe pse e ndodhur ne gadishullin Ballkanik, nuk ka asnje lidhje konkrete para 5000 vjetesh me pjesen tjeter. Kjo eshte aresyeja sociale pse shqiptaret e sotem jane teper larg Europes duke qene brenda saj.

Literatura

Annuario Pontificio, 2001.

Akademia e Shkencave e R.P.S.Sh, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tirane 1985.

Akademia e Shkencave e R.P.S.Sh, Fjalori i Gjuhes se sotme shqipe, Tirane 1980.

Akademia e Shkencave, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tirane 2008.

At Anton Harapi, Andrra e Pretashit, Rome 1959.

At Anton Harapi-Vasil K. Dilo-Gabriel Meksi, Bashkebisedim mbi komunizmin ne Shqiperi (doreshkrimi i Vasil K. Dilos), shkurt 1944.

Andrea Skanjeti, 100 vjet teater ne Shkoder 1879-1979, Tirane 2002

Alfred Uçi, Ese dhe etyde filozofiko-estetike, Tirane 1962, 2015.

Alfred Uçi-t, Ferr-Parajsa Danteske, Tirane 1998.

Alfred Uçi, Çështje teorike të estetikës, Tirane 1986;

Alfred Uçi, Estetika, vëll. 3, Tirane 1989

Artan Fuga, Egzistencializmi i Sartrit filozofi e reaksionit imperialist, Tirane 1986

Aferdita Stefani, Ç’është filozofia marksiste-leniniste, Tirane 1982

Arshi Pipa, Montale dhe Dante, Tirane 2007.

Alceste Santini, Dizionario dei Papi e del Papato, Rome 2000.

Andrew Baruch Wachtel, Ballkani ne historine boterore, Tirane 2012.

Agostino Saba, Storia dei Papi (volume primo), Torino 1936.

Alessandra Briganti dhe Benedetto Vertecchi, Il laboratorio di letteratura, 1987.

Andrea Llukani, Krishterimi ne Shqiperi, Tirane 2012.

Ardit Bido, Kisha Ortodokse Shqiptare – Nje histori politike (1878-1937), 2016.

Anton Papleka, Poete Shqiptare (Nga shek. XII deri ne shek. XIX), Tirane 1999.

Aurel Plasari, Jeronim Euzebi ose Emërshenjti i Ilirisë, Nëntori 5/1990

Bibla, Ungjilli sipas Markut, Ferizaj, 1994.

Biblioteca Treccani, Enciclopedia Dantesca, ne 16 vellime, 2005.

Bertrand Rusell, Perse nuk jam i krishtere, DITURIA 2008.

БОЛЪШАЯ СОВЕТСКАЯ ЭНЦИКЛОПЕДИЯ, vell. 13, Moske 1952.

Burime të zgjedhura II, shek X-XV, Dokumente të periudhës bizantine për historinë e Shqipërisë (shekulli VII-XV), Tirane 1978.

At Benedikt Dema, Fjalor fjalesh te rralla te gfjuhes shqipe, Tirane 2005.

At Benedikt Dema, Fjalor i shtjelluem i gjuhes shqipe, Mjeki, vell. 1, Tirane 2015.

Bajo Topulli, Te tregosh per Gjirokastren e gjirokastritet, Tirane 2009.

Bajo Topulli, Topullaret e Gjirokastres, Bajo e Çerçiz, Tirane 2008.

Bahri Beci: Dialektet e shqipes dhe historia e formimit te tyre, 2002.

Claudio Rendina, I Papi Storia e segreti”, 2015.

Çesllav Millosh, Mendja e roberuar,1998.

Dante Alighieri, La Divina Kommedia, 1938, 1943.

Dante Aligieri, Komedia Hyjnore, Purgatori, perkthim i Pashko Gjecit, 1962, 2006.

Dante Aligieri, Komedia Hyjnore, Parajsa, perkthim i Pashko Gjecit, 1966, 2006.

Dante Aligieri, Komedia Hyjnore, Ferri, perkthim i Pashko Gjecit, 2006.

Dante Alighieri, Komedia Hyjnore, Parajsa, perkthim i Mark Ndojes, 2015.

Dante Alighieri, Komedia Hyjnore, Ferri, perkthim i Mark Ndojes, 1997, 2004.

Dante Alighieri, Komedia Hyjnore, Purgatori, perkthim i Mark Ndojes, 2005.

ΔАNTOY АΛIΓΙΕΡΗ, Η θΕΙА ΚΩМΩΔIА, Η ΚOΛАΣIΣ, 1894.

ΔАNTOY АΛIΓΙΕΡΗ, O ПАΡАΔΕΙΣOΣ, viti botimit mungon.

DAHTE AЛИГЬЕРИ, Божественная Комедия, Moсква 1961.

De Barnardini, F. Lanza, G. BarberoLetteratura italiana – profilo storico, autori, pagina critiche, volume primo, 1980.

At Donat Kurtit, At Marin Sirdani, Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi, te botuar per here te pare me 1935, botimi i dytë, 1999.

Driton Sejdiu, Enciklopedi e ilustruar boterore dhe shqiptare, Almanak 2007.

Ernest Koliqi, Poetet e medhej t’Italise, Tirane 1932.

Eamon Duffy, La grande storia dei Papi, 2011.

Enciklopedia Maximus, 1994.

Em. Jorosllavski, Bibla për ata që besojnë dhe ata që nuk besojnë, Tirane 1966.

Em. Jorosllavski, Si lindin, jetojne dhe vdesin perendite dhe perendeshat Tirane, 1962.

Ekaterina Andrejeva-s, Në kërkim të botës së humbur – Atlantida, Tirane 1968.

Eugjen Pepa, Mendimi juridik i shqiptareve nder shekuj, 2015.

Dom Frano Illia, Kanuni i Skanderbegut, Milano 1993.

Frederik Engelsi, Origjina e familjes, e pronës private dhe e shtetit, Tirane 1970.

Fatos Tarifa, Filozofë materialistë të lashtësisë, Tirane 1987.

At Giussepe (Zef) Valentini, Ligji i maleve shqiptare, Tirane 2007.

Giacomo Gardin, Dhete vjet burg ne Shqipni (1945-1955), Rome 1992.

GARZANTI, ENCICLOPEDIA EUROPEA, vol III, Itali 1977.

Grup autoresh, Libri i Filozofise, me perkthim nga anglishtja i Stavri Pones, pa vit botimi, por me nr. ISBN ne Biblioteken Kombetare 978-9928-177-42-1.

Grup autoresh, Libri i zi i Revolucionit Francez, 2012.

Grup autoresh, Libri i zi i Komunizmit, 1997.

Grup autoresh, Kuvendim per Danten, Tirane 2005.

G.Hoxha, L. Perzhita, F. Cavallini, Monumentet historike te Kultit te Krishtere ne Dioqezen e Lezhes, 2007.

Georges Duby, Historia e Frances, nga zanafilla deri ne ditet tona, 2012.

gazeta “Omonia – Konkordia” Nr 208/55 dt. 2/15 prill 1919, artikulli i Vasil K. Dilos mbi cifliqet ne Perandorine Otomane.

Grup autoresh, Alfabeti i Gjuhes Shqipe dhe Kongresi i Manastirit, Tirane 1972.

gazeta “Republika”, dt. 12 Maj 1991, artikulli: Kush e Masakroi historine e Popullit Shqiptar.

gazeta “55”, dt. 3,4 qershor 2008 artikulli: Ateizem shkencor apo antishkence shqiptare?

gazeta “55”, dt. 27 korrik 2008 artikulli: Nje histori moderne e mbrujtur me kontributin e klerit.

gazeten “55”, dt. 22, 23, 24, 25 Nentor 2008 artikulli: Populli shqiptar, kultura kombetare dhe shkolla e pare shqipe!,

gazeta “Ndryshe”, dt. 19 korrik 2008, artikulli: Ku gaboi Akademia e Shkencave e RPSSH.

gazeta “Ndryshe”, dt. 30,31 korrik 2008, artikulli: Stalini teorik dhe epoka e tij “socialiste”.

gazeta “Gazeta Shqiptare”, dt. 17 shtator 2008 artikulli: A kane identitet europian shqiptaret e sotem?.

gazeta “Dita”, 07 Maj 2016, artikulli i Dashnor Kaloçit mbi aresyet perse Ismail Kadare ishte konfliktuar me diktatorin shqiptar per vjershen “Pashallaret e kuq”.

gazeta “Gazeta Shqiptare” 07 Maj 2016, artikulli i Dashnor Kaloçit mbi aresyet perse Ismail Kadare ishte konfliktuar me diktatorin shqiptar per vjershen “Pashallaret e kuq”.

gazeta “koha e jone”, 07 Maj 2016, artikulli i Dashnor Kaloçit mbi aresyet perse Ismail Kadare ishte konfliktuar me diktatorin shqiptar per vjershen “Pashallaret e kuq”.

gazeta “Panorama”, 07 Maj 2016, artikulli i Dashnor Kaloçit mbi aresyet perse Ismail Kadare ishte konfliktuar me diktatorin shqiptar per vjershen “Pashallaret e kuq”.

gazeta “MAPO”, 07 Maj 2016, artikulli i Dashnor Kaloçit mbi aresyet perse Ismail Kadare ishte konfliktuar me diktatorin shqiptar per vjershen “Pashallaret e kuq”.

gazeta “SOT”, dt. 8 Maj 2016, artikulli i Haz Kamberi: Kadare, gjenerali i ushtrise se disidenteve qe germon ne varrin e poemes “pashallaret e kuq”.

gazeta “Gazeta Shqiptare”, dt. 29 Korrik 2014, artikulli i Visar Zhiti-t: Shkrimtari, letrat dhe kohet….

gazeta “Panorama”, dt. 30 Maj 2014, artikulli “Letersia e mjere e viteve ’50, turp qe te ishe shkrimtar”.

Gjon Buzuku, Meshari, punuar nga Eqrem Cabej, Tirane 1968.

At Gjon Shllaku, OFM, Shqyptari-Frati-Shqypnia, Shkoder 2018.

Hulusi Hako, Ateizmi shkencor, f. 31,32,35, Tirane 1982.

Instituti i shkencave, Seksioni i Gjuhes e i Letersise, Fjalor i gjuhes shqipe, Tirane 1954.

Ismail Kadare, Dantja i pashmangshem, Tirane 2005.

Ismail Kadare, Hija, Tirane 2003.

Ibrahim Hyseni (Goga), Ferizaj 1873-1944, Ferizaj 2014, bot. II.

Iljaz Gogaj, Mbi qëndrimin reaksionar të klerit në fushën e arësimit, Tirane 1972.

At Justin Rrota, Monumenti ma i vjetër i gjuhës shqipe – Gjon Buzuku (1555), 1930.

At Justin Rrota, Për historinë e alfabetit shqyp, Shkoder 2005.

At Justin Rrota, Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore, botuar në Shkoder 2006.

Jean-Paul Sartre, Ekzistencializmi eshte humanizem, 1997,

Jacqyes Le Goff, Mesjeta ne zanafillat e identitetit europian, Laterza, Roma 1996.

Josif Papagjoni, Teatri Kombëtar, Tirane 2005.

Janulla Rrapi, Djali i endrres se vrare, 2013.

Keshilli Papnor i Drejtesise dhe i paqes, Permbledhje e Doktrines shoqerore te Kishes, 2006.

KaterUngjilleshi i Korces, Kodiku i Korces nr 93, Athine 2012.

Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar, Statutet e Shkodres, Tirane 2003.

Karl Grimberg, Historia Boterore dhe qyteterimi, vell. 4, Tirane 2004.

Karl Marks, Kapitali, bot. parë, vëll. I, pjesa I, Tirane 1968.

Karl Marks, Rreth kritikes se filozofise hegeliane te se drejtes, Tirane 1979.

K.Marks, F.Engels, Letra te zgjedhura, Tirane 1981.

K.Marks, F.Engels, Ideologjia gjermane, Tirane 1983

K.Marks, F.Engels, Manifesti i partise Komuniste, botimi italisht 1893.

Kristaq Angjeli, Materializmi historik, kapitulli XX, Tirane 1981.

Kudret Velça, Historia e Teatrit Shqiptar, 1, Tirane 1984,

Leke Tasi, Grabjani rreze kodrave (Skena, personazhe, historira nga fshati i internimit ne vitet ’70-‘80), 2009.

Lucia Nadin, Statutet e Shkodres, botim i dyte i Onufrit, 2010.

Lucia Nadin, Shqiperia e Rigjetur, Tirane 2012.

Le Petit Robert 2 -1982, 1984.

le Garzantine, atlante storico, 2006.

Lawrence C. Mayer, John H. Burnett, Susane Ogden, Politikat krahasuese, popujt dhe teorite ne ndryshimin e botes, 2001.

Musa Ahmeti, Etleva Lala, Statutet dhe Urdheresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit, Tirane 2009.

Melsi Labi, Andrea Llukani, Historia e Krishterimit, Tirane 2015.

Miguel Asin Palacios: Eskatologjia muslimane ne Komedine Hyjnore – ndjekur nga historia dhe kritika e nje polemike, Shkoder 2003.

Neritan Ceka, Archaeological Treasures from Albania, vol. II, pa vit botimi.

Nouveau Petit Larousse-1970.

Orlando Paterson, Liria ne formimin e kultures perendimore, 1997.

Oxford, Enciklopedia e Pergjithshme – 2006.

Osho, Mendime mbi origjinen e fese, Tirane 2015.

Pjeter Pepa, Tragjedia dhe lavdia e Klerit Katolik Shqiptar, vell. I , II, 2007.

Pjeter Pepa, Dosja e diktatures, ribotimi i plotesuar, Tirane 2009

Pasho Baku, Fjalor enciklopedik, Tirane 2002.

Pasho Baku, Fjalor enciklopedik, Tirane 2011.

Rexhep Qosja, Historia e Letersise Shqipe – Romantizmi, I, Tirane 2000.

Roland Gjini, Historia e Romes se Lashte, 2015.

Robert Thomanikaj, A eshte Bibla dhe Kurani fjale te Zotit apo te njeriut? 2013.

Rreze Drite, Liber shteti per shkollat e mesme-Nr. 2, Tirane 1943.

Simon Pepa, Francesko Botta, Daniel Dajani s.j. Giovani Fausti s.j. Deshmitare te nje feje qe nuk vdes, Bari 1995.

Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe Historia e saj, Tirane 1988.

Shaban Demiraj-Kristaq Prifti, Kongresi i Manastirit, 2008.

Shaban Çollaku, Mendimi iluminist i Sami Frashërit, f. 181-182, Tirane 1986.

Shaban Sinani, Beratinus, Tirane 2004.

Tonin Zadeja, Jeta kulturore e Shkodres (mesi i shek. XIX – mesi i shek. XX, ), Ne Mvsica Albanica (studime dhe Dokumenta, II), Tirane 2006.

Teki Selenica, Shqipria e Ilustruar 1927, Tirane 1928.

Tomor Osmani, Histori e alfabetit te gjuhes shqipe, 1987.

Tomazh Mastnak, Paqja kryqtare, Krishterimi, bota muslimane dhe rendi politik perendimor, Shkup, Prishtine, Tirane 2012.

Th.Murzaku, K.Xoxa, K.Hymeti, Histori e mesjetës, vëll. I, Tirane 1981.

Th.Murzaku, K.Xoxa, K.Hymeti Histori e mesjetës, Pjesa II, Dispensa I, Tirane 1987

Th.Murzaku, K.Xoxa, K.Hymeti, Histori e mesjetës, Pjesa II, Dispenca II, Tirane 1986

The WORLD BOOK ENCYCLOPEDIA, VOLUME 5, 1993.

THE NEW FUNK & WAGNALLS ENCYCLOPEDIA, VOLUME 10, 1951.

Vasil Dilo, Jeta e cifliqeve ne territorin e banuar nga shqiptaret pergjate kohes se sundimit otoman, doreshkrim (1919).

Vasil K. Dilo, Rol’i Qishes Ortodokse ne Ceshtjen Shqipetare, doreshkrim (1926).

Vasil K. Dilo, Kujtime nga jeta ime politike 1906 – 19(19), doreshkrim (1924).

Vasil K. Dilo, Shenime nga Ditari im rellativ me ngjarjet e Shqiperise se Jugut me 1914, doreshkrim (1933).

Vasil K. Dilo, Italia ne Shqiperi, doreshkrim (1954).

Vasil K. Dilo, Protokolli i Korfuzit, doreshkrim (1951).

Vasil K. Dilo, Dipllomatia Shqiptare, doreshkrim (1956).

Vasil K. Dilo, Martesa, dashuria, seksualiteti, doreshkrim (1922).

Vasil K. Dilo, Martesa neper shekuj dhe krushqia midis elementave te ndryshem ne Shqiperine e lire” 1924, 2012,

Vasil K. Dilo, Shtese ne vepren Martesa neper shekuj, edisioni i dyte– doreshkrim (1937).

Viron Koka, Ideologjia reaksionare e Klerit ne vitet 30 te shekullit XX, Tirane 1969.

Vittorio Messori, Hipoteza mbi Krishtin, Tirane 1996.

V.I.Lenin, Mbi parrullen e shteteve te bashkuara te Europes, Tirane 1976.

William Raeper dhe Linda Smith, Nje hyrje tek idete, Tirane 1999

Xavier Leon-Dufour, Fjalori i Teologjise Biblike, Tirane 2009.

Xhevat Lloshi, Rreth alfabetit te shqipes, Shkup-Prishtine-Tirane 2008.

Pa autor, Bisedë mbi fenë dhe dijen, 1970.

Yllka Filipi, Dante–Migjeni–Kadare, Trekendeshi Infernal Universal, Tirane 2012.

Zef Mirdita: Krishtenizmi nder Shqiptare, Prizren-Zagreb 1998.

At Zef Pllumi, Histori kurre e shkrueme, Tirane 2006

At Zef Pllumi, Rrno vetem per me tregue, 1944-1951, Tirane 1995.

At Zef Pllumi, Rrno vetem per me tregue, 1950-1967, Tirane 1997.

At Zef Pllumi, Rrno vetem per me tregue, 1967-1989, Tirane 2000.

Zana Alia, Familja socialiste dhe struktura e saj, 1988.

Zenepe Dibra, Fjalor enciklopedik i hapesires shkodrane, I, II, Lezhe 2015-2016.

Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk”, 1973.

Tirane-Shkoder-Gjirokaster 2016-2017