128- Cili eshte Fati i shqiptareve sipas Kadares?
(analiza e vepres Shqiptaret ne kerkim te nje fati te ri – sprove – 2001)
Pyetja ne fakt duhet te ishte: a di gje shkrimtari Kadare per kete fenomen, apo eshte ai vete autori i fenomenit? Do te thoni ju se eshte vetem nje sprove dhe kjo e transformuar nen nje titull me provokativ. Ky eshte nje problem tjeter dhe eshte i lidhur me persekutimin individual qe shkrimtari i ben krijmtarise se vet ne kuadrin e pendimit te fshehte. Fjala behet per sproven: “Shqiptaret ne kerkim te nje fati te ri”, botuar nga Onufri me 2001, por qe nuk ekziston me ne botimin gjitheperfshires te Onufrit (filluar me 2007) dhe as ne listen e veprave nga i njejti autor qe shoqeron botimet e reja te Kadarese pas vitit 2001(kam parasysh, psh, veprat: “Identitet evropian i shqiptareve”, versioni i plote, Tirane 2006; “Kater perkthyesit” te Ismail Kadarese dhe te Denis Fernándes Recatalá, Tirane 2003; “Ceshtje te marrezise”, Tirane 2005; “Leterkembim me presidentin”, Tirane 2005; “Dite kafenesh”, Tirane 2005; etj, etj), por qe gjendet ne punimin e Jorina Kryeziu-t (Shkreta) mbi permbledhjen e veprave te Kadarese: “Bibliografi”, Vepra I (1948-2010), Tirane 2014, f. 97 pa asnje koment shtese.
Cfare fsheh kjo sprove e Kadarese dhe pse eshte zhdukur nga qarkullimi?
Per te marre pergjigje kjo pyetje duhet kuptuar me perpara se cfare po ndodh ne mendimin filozofik shqiptar pas 1991 dhe cfare lidhje ka shkrimtari Kadare me kete proces. Lexuesi per nje gje duhet te jete i sigurte: ne Shqiperi nuk ka ekzistuar ne asnje rast mendimi filozofik materialist, ndersa ai idealist boteror nuk ka asnje ndikim shqiptar as sot dhe as kurre (kot rreken shqiptaret per t’u bere pjese e armates idealiste te mendimit filozofik boteror, kam parasysh te gjithe studimet e Petro Zhejit mbi gjuhen shqipe dhe vete vepren “moderne” te Kadarese). E gjitha kjo per gjene me te thjeshte fare: idealizmi filozofik ka vetem nje permasa: suprimimin e ndergjegjes mbi qenien shoqerore; dhe vetem nga kjo permase rrjedh materializmi filozofik sipas nevojave sociale per shpjegimit e situatave politike te ndodhura, dmth, nga pikepamja kohore, materializmi filozofik rrjedh nga idealizmi jashte karakterit kontradiktor dhe te qenurit te barabarte me te. Kjo do te thote se tjeter detyre ka njera forme e filozofise nga tjetra. Por nga e gjitha kjo shqiptaret kerkojne te duken origjinale duke kopjuar formula te sternjohura dhe te vjetra pa i analizuar ne thelbin e tyre duke i paraqitur si pararendese te problemit qe trajtojne. E gjithe kjo sprove e Kadarese karakterizohet nga kjo metode analitike dhe shkrimtari eshte koshient per formalizmin filozofik te perdorur duke treguar shkakun perse po anashkalohet kjo sprove.
Gjerat do te kishin ngelur ne heshtje ne qofte se nuk do te kisha gjetur tek Kadareja, pas 14 vjeteve te kesaj sprove, tendencen e nje permbysjeje filozofike, tipike per shqiptaret e gjysmes se dyte te shek. te XX-te, jo te karakterit materialist, jo te botes shkencore, jo te problemit shqiptar, por te lidhur me kete veper. Por kjo permbysje eshte e lidhur me nje ide teper te re, vetem cerek shekullore, e cila perdoret rendom nga anetaret e Klubit te te Marreve te Madheshtise Shqiptar. Ne kete pike shkrimtari Kadare ka marre permasat e filozofit dhe paraqitet perpara Popullit Shqiptar si ideatori i nje filozofie, sa te vjeter per mendimin filozofik boteror aq te re per mendimin filozofik shqiptar, por dhe problemi me i pa zgjidhur ne mendimin botekuptimor, te pakten te atij shqiptar (ne fakt ai ka kohe qe perdoret rendom ne gjurmet e mendimit filozofik boteror duke u shpallur si argumenti kryesor ne Kuvende Ilire, Konferenca Etnografike, Kongrese Shkencore mbi c’baze ka ndodhur dhe manipulimi i Historise se Kombit Shqiptar). Sipas “filozofit” Kadare:
“Levizja e njeriut mbi siperfaqen e globit tokesor, dukuri e natyrshme e cdo qenie te gjalle ne kerkim te kushteve te pershtatshme per ekzistence, me nderlikimin e historise se njerezimit u nderlikua edhe ajo. Nga nje cvendosje spontane e grupimeve njerezore, me krijimin e kufijve dhe shtetee, ajo nderroi natyre. Ne vend qe te pengohej prej tyre ajo, perkundrazi, mori nje karakter dramatik, duke arritur gjer te lufta, qe ne fund te fundit nuk eshte vecse nje cvendosje e organizuar dhe brutale. Gadishulli Ballkanik, nje nder kater gadishujt pa te cilet nuk mund te kuptohet historia e Europes, e ka perjetuar kroniken e ngjarjes europiane me nje densitet dhe dramaticitet te vecante. Me sa duket nuk eshte e rastit qe pikerisht ai e ka pjelle tragjedine antike, ate skene te ngushte ku te gjitha ngjarjet e njerezimit ngjishen e tkurren ne menyre te frikshme. Dukuria e emigrimit, pra e zhvendosjes se lashte njerezore, ka marre ne Ballkan nje peshe dhe hije te rende” (Gazeta “Telegraf”, dt 26 mars 2015, artikulli: “Shqiperia tjeter e nje artisti shqiptar”)
Ky formulim nuk eshte origjinal i Kadarese. Ai eshte i vjeter sa vete teoria monogjeniste mbi lindjen e Njeriut ne Toke dhe perben bazen teorike te mendimit filozofik boteror prej se paku 2000 vjet. Ne thelb eshte i lidhur me formen monoteiste te besimit fetar edhe pse formon nje kontradikte tipike me shperhapjen e disa formave monoteiste ne mbare Boten pa krijuar konflikt te drejteperdrejte. Fakti qe vete monoteizmat jane cfaqur ne vende te ndryshme te Botes dhe kohera te tilla e hedh poshte pikepamjen monogjeniste te lindjes se Njeriut ne Toke dhe te vete ideve fetare. Ne te vertete Natyra ka nje ligj absolut: nuk perserit vetveten (kjo eshte nje formule e vjeter sa vete mendimi filozofik helen, por qe anashkalohet sa here qe duan te genjejne). Keshtu qe koncepti i monogjenezes se Lendes, mbi bazen e Big-Bengut, i perjashton te gjitha lindjet pikesore te cdo lloj produkti lendor ne cfaredo kohe dhe vendi qe te ndodhe; dmth ato rrjedhin nga njera-tjetra nga ato formulime te paracaktuara qe ne piken me te pare te shperthimit. Natyrisht qe kjo e veshtireson ne ekstrem permbajtjen e Shkences dhe nuk eshte e lehte t’i biesh ne koke zgjidhjes se problemit. Keshtu qe studiuesit shqiptare nuk kane pse ulin koken perpara gabimeve te tyre (kam parasysh librin e Sulejman Mato-s: “Vezhgime mbi lashtesine e Gjuhes Shqipe”).
Koncepti i levizjes eshte nje formulim materialist dhe perben nje nder tre tullat elementare te realitetit materialist te Natyres dhe nje nder tre bazat teorike te Materializmit Filozofik (koha-hapsira-levizja). Por paraprakisht duhet pranuar se me kete koncept fillon dhe gabimi historik i Shkences se Njerezimit (perplasja midis athinasit Platon (427-347 Pa.Kri.) dhe thrakasit Aristotel (384-322 Pa.Kri.)). Ne ate kohe nuk ka ekzistuar tendenca per t’i perbashkuar te tre bazat teorike te mendimit filozofik (dmth kohen–hapsiren–levizjen), por problemi vetem eshte shtruar: cili eshte shkaku i levizjes ne nje ngjarje? Per Platonin shkaku duhej kerkuar ne ambientin rrethues te ngjarjes, por per Aristotelin shkaku duhej kerkuar ne brendesi te vete ngjarjes. Lufta midis mesuesit (Platonit) dhe nxenesit (Aristotelit) perfundoi me triumfin e nxenesit dhe per 24 shekuj Njerezimi ka ecur sipas parimit aristotelian mbi shkakun e levizjes duke ngritur ndertesen gjigande me emrin SHKENCE. Por ne ate kohe te lashte lindi edhe nje pikepyetje e madhe qe akoma nuk ka marre pergjigje: Cfare mbetet pa ndryshuar pergjate ndryshimit te Natyres? Para 100 vjeteve dikush (Albert Ajnshtajn-1879-1955) kerkoi ta rishikoje kete formulim dhe kete pikepyetje duke depertuar pak me thelle ne procesin e levizjes (per here te pare u lidh koha me hapsiren ne fushen e fizikes ne menyre hipotekore dhe te pavertetuar nga eksperimenti, por per here te pare u pranua pandryshueshmeria e nje dukurie: shpejtesia e drites) dhe arriti ne perfundimin qe per nje levizje me shpejtesi te madhe ndryshon koheekzistenca e vete ngjarjes qe merr pjese ne kete levizje (u formulua teorikisht parimi i paradoksit te binjakeve, ose i kohes, edhe ky i pavertetuar eksperimentalisht; por qe te jeni te sigurte qe eshte i gabuar). E gjej kete deduksion te formuluar ne kete menyre ne dy libra mbi kete teme: A.Ajnshtajn, L. Infeld Evolucioni i fizikes (Tirane 1977, 2005) dhe L. D. Landau, J. B. Rumer, “C’eshte teoria e relativitetit” (Tirane 1965). Por asnje studiuesi dhe shkrimtari shqiptar nuk i shkon mendja qe duke perdorur terma te tilla si levizja, koha, hapsira i kalojne caqet e specifikes per te cilet ata punojne dhe futen ne brazden e mendimit filozofik pa e marre ate parasysh ne asnje rast dhe pa u mbeshtetur ne asnje rast ne keto forma te ekzistences.
Mbi kete baze filozofike eshte zberthyer edhe vete procesi shoqeror i ekzistences se Races Njerezore ne Toke nga lashtesia deri me sot. A i qendron e verteta historike e Shoqerise Njerezore ketij parimi te kohes sipas paradoksit ajnshtajnian? Tendenca per te zgjidhur kete problem nder shqiptare eshte bere shkaku e kerkimeve te metejshme ne fushen e filozofise, fese, mendimit letrar, fizikes, kimise etj. Dhe perfundimi ishte i kundert: nuk mund te lidhej shpejtesia e levizjes me ndryshimin e kohes ne menyre varesore, perkundrazi, ishte Koha e lindjes ajo qe percaktonte permasen e levizjes, dmth shpejtesine. Atehere ku qendronte gabimi? Futja thelle e me thelle ne kete problem kerkonte, medoemos, ndryshimin e formules aristoteliane mbi shkakun e levizjes dhe, ne kete menyre, u arrit ne perfundimin se: shkaku i levizjes ka karakter dualist ne parim (ne fakt eshte polist) dhe vjen si rezultat i bashkeveprimit te procesit te brendeshem te ngjarjes me ambientin rrethues. Dmth nuk mund te kete levizje po nuk pati bashkepunim midis dy ambienteve: jashte-brenda, ose brenda –jashte (ne fakt keto duhet te jene te barazvlefshme dhe ne ekuiliber absolut), dhe ky fakt duhet konsideruar absolut duke hedhur dyshime mbi formulimet relativiste ne fushat e shkencave te ndryshme.
Ky modifikim i procesit te levizjes kerkon rishikimin e te gjithe permbajtjes teorike te asaj qe konsiderohet si shkence, te pakten te atyre shoqerore, pasi procesi domino eshte ne rruge e siper. Atehere si e ndryshon idene e Kadarese mbi levizjen e njeriut ky rishikim?
Ne kete rast studiuesi duhet te gjeje minimumi dy shkaqe qe e detyrojne njeriun te levize, vetem se ne kete pozicion kategoria domosdoshmeri-rastesi behet mbizoteruese duke e ndare boten biologjike nga ajo shoqerore, gje te cilen Kadare nuk e ka realizuar dot. Per strukturat kimike as qe mund te behet fjale per levizje te domosdoshme: ato jane formuar ne vende dhe kohera te ndryshme ane e kend Universit ne perputhje me Kohen e lindjes; dmth eshte faktori KOHE ai qe perbashkon elementet kimike, qofshin edhe ne ekstremet Hapsinor te ketij Universi. Por kur vjen puna tek strukturat me te komplikuara Shkenca e sotem gabon dhe kur them shkence nuk kam parasysh subjektin, por njerezit qe pretendojne se merren me te.
Ne qofte se do te marrim per baze bimet dhe kafshet do te konstatojme se shumellojsheria e bimeve eshte shume here me e vogel se e kafsheve si rezultat pikerisht ne mundesite e levizjes mekanike qe ato zoterojne (fiziologjia e levizjes tek bimet ne kete rast nuk merret parasysh; – kam parasysh librin e Eduard Strasburger: Fiziologjia e bimeve, kapitulli mbi kete teme, f. 521-618). Perderisa nga te gjithe qeniet organike vetem tek qeniet e gjalla krijohet mundesia e domosdoshme e levizjes mekanike, mbi c’baze eshte formuar shumellojmeria gjigande e tyre, eshte e pamundur qe kjo vecori te jete perseritur ne boten njerezore kur llojet (racat) e tyre jane vetem pese (e zeze-afrikanet; malavjane-shumeret (dhe pasardhersit e tyre), pellazget (dhe pasardhersit e tyre), babilonasit (dhe pasardhersit e tyre), indianet, etj; e verdhe-kinezet, japonezet, etj; e bardhe-europianet, cuditerisht duke permbledhur te gjitha shkallet e dferencimit social midis popujve pjesmarres per efekt te kohelindjeve ekstreme; dhe e kuqe-indianet e dy Amerikave). Qysh ne kete faze analitike lind dyshimi mbi mundesite dhe menyrat e levizjes mekanike te Njeriut ne planin individual dhe ate kolektiv. Ne kete rast, qofte per bimet, qofte per kafshet, eshte e nevojshme, nga pikepamja analitike, te percaktohen faktoret shkakesore qe cojne ne levizjen mekanike rastesore apo te domosdoshme te tyre. Mbi bazen e parimit filozofik te dyshkakesise se levizjes, duke e thjeshtuar polishkakesine, keto faktore duhen kerkuar ne zhvillimin e brendshem dhe ne ambientin rrethues qofte per bimet, qofte per kafshet. Te pakten faktori i brendshem eshte i lidhur me nevojen e ushqimit per mbijetese, ndersa i jashtmi me mundesite qe afron ai per kete ushqim, e rrjedhimisht, levizja mekanike behet e vetmja zgjidhese e problemit. Kjo eshte aresyeja perse shumellojshmeria e bimeve ndryshon kaq shume ne disfavor te vet ne raport me kafshet.
Pyetja qe behet per rastin e Botes Njerezore nuk ndryshon nga ai i mesipermi, por ne kete rast vihet shenja e barazise midis Njeriut dhe Kafshes; atehere ku qendron ndryshimi midis tyre po te marrim per baze levizjen mekanike? Ndryshimi qendron pikerisht ne permbatjen e ketyre dy shkaqeve, por dhe ne ate qe nuk kane marre per baze asnjehere historianet e mbare Njerezimit per te gjithe koherat. Marrja per baze e monogjenezes si parim i popullimit te Globit e pranon a priori karakterin dualist te shkakut te levizjes se Njeriut te barabarte me ate te Kafshes dhe vetem per kete nuk mund te pranohet ne cfaredo lloj rrethanash qe te krijohen. Kjo do te thote qe mundesia e ekzistences se levizjes mekanike ne Racen Njerezore duhet te qendroje ne dyshkakesi sociale dhe jo ne ato biologjike (ne kete pike ndahet bota shtazore nga bota njerezore dhe Shkenca e Historise nuk e ka realizuar ate akoma). Dhe kete zbulim mund ta realizojme vetem duka analizuar historine e Njeriut pergjate rendeve shoqerore. Ne kete rast duhet te percaktojme ekuacionet e zhvillimit pergjate dinamikes se Rendit te pare Shoqeror dhe menyren e kalimit ne Rendin e dyte. Kete gje shkolla shqiptare e filozofise nuk e ka realizuar asnjehere, dhe as qe eshte munduar ta marre ne konsiderate, edhe pse shoqeria shqiptare ne thelb te saj ka qene brenda rendit te dyte shoqeror kur pseudokomunistet e Enver Hoxhes muaren pushtetin me 1945 (ndersa Europa ndodhej ne rendin e peste shoqeror; − teoria marksiste ka marre per baze vetem tre rendet e fundit ne funksion te zhvillimit te shumices absolute te europianeve, duke e anashkaluar rastin shqiptar, ne te kunderten teoria marksiste permbysej permbysej qe ne gjeneze).
Duke marre per baze ekuacionet e zhvillimit te qelizave sociale qe shoqerojne dinamiken brenda rendeve shoqerore konkludojme se shkaku i levizjes se bashkesise njerezore mund te ndodh vetem pas krijimit te prones fisnore ne brendesi te saj dhe kurrsesi me perpara, dmth idete fetare kane qene te lindura tipikisht ne fund te formes se pare dhe domosdoshmerisht drejt formes se dyte. Por dhe kjo nuk eshte e mjaftueshme, pasi mungon ambienti rrethues per te dhene nje finicion per kete problem. Kur bashkesia njerezore tenton te levize per shkak te pamundesise per te krijuar pronen e vet kolektive, atehere ajo leviz drejt tokave te reja pa pronare fisnore, ne te kunderten futet ne perdorim lufta (prandaj lufta eshte po aq e vjeter sa prania e dy komunave prane njera-tjetres me kusht qe te kene te njejten shkalle te zhvillimit social dhe pronen fisnore te lindur). Dmth levizja mekanike e bashkesise njerezore eshte e kondicionuar edhe nga mungesa e prones fisnore ne rrugen e saj ku ajo dhe ndalon duke vendosur bazat historike te ardhshme.
Po te shihet me kete sy bota pellazge do te arrihet ne disa perfundime te reja per shkencen e albanologjise. Se pari pellazget jane nje popullate e ardhur ne gadishull pasi e kishin te pamundur te beheshin pronare ne nje ambient gjeografik te kufizuar dhe te mbushur me popullata paralele ne drejtim te zhvillimit. Ky ambient gjeografik duhet te jete diku rreth botes shumere dhe mbetet per te zbuluar (kjo perben detyren e Shkences se Historise) aresyen perse bota pellazge (baraz me boten indoeuropiane) u vonua ne zhvillimin e vet duke e prodhuar shkrimin 2000 vjet pas vendzanafilles shumere. Bota pellazge u ndje e sigurte vetem ne ambientin e gadishullit Ilirik ku dhe la shenje vendimtare duke u vene emrin me te cilin njihen ne histori; e gjitha kjo per nje aresye shume te thjeshte: banoret autoktone nuk e kishin realizuar akoma ate shkalle zhvillimi qe te kishin prone fisnore (qe e realizuan ne nje fazen te paditur me ndihmen e pellazgeve duke bashkejetuar me ta per mijera vjet dhe duke e vazhduar deri ne shek. e XX-te). Ne realitet pellazget kane bere cfare u ka dashur qejfi ne gadishull ku gjurma me e madhe ka ndodhur ne gadishullin me jugor ku dhe e zbuan popullaten autoktone duke formuar fiset parahelene (keto fise njihen vetem ne kohen e Luftes se Trojes). Por i gjithe ky proces gjigand ne kohe eshte shtremberuar dhe fshehur prej shume e shumevitesh. Analiza e ideve fetare ne gadishull, pergjate kohes se ardhjes se pellazgeve deri ne momentin qe u shpik Dodona Pellazgjike, tregon se Kultet Pagane autoktone ilire nuk kane mundur te bashkejetojne me politeizmin pellazgjik dhe per kete aresye diferencohen ne planin produktiv duke argumentuare se nuk jane e njejta popullate, kur ne planin biologjik kane mundur te bashkejetojne pa mundur dot te unifikohen ne nje popullate te vetme. I takon Historise te zbuloje aresyet perse ndodh e para (bashkejetesa) dhe perse nuk ndodh e dyta (unifikimi).
Por nga ana tjeter dinamika e botes pellazge tregon se banoret autoktone e kane pasur te pamundur te levizin dhe ne kete menyre kane bashkejetuar per mijeravjet midis tyre. Kjo eshte aresyeja perse Dardanet e Troades nuk jane Dardanet e Ilirise dhe te gjithe mbreterit dhe mbretereshat e gadishullit (Teuta – Agroni – Genti etj, etj) nuk jane produkt i paster autokton, por i kesaj bashkejetese historike mijevjecare dhe eshte teper e veshtire, per te mos thene e pamundur, te diferencohen me metodikat ekzistuese. Fakti qe Gjuha Shqipe ka karakter monosilabik (nje rrokor), vecori qe nuk e ka asnje gjuhe tjeter europiane, te cilat kane ndikim pellazg, tregon mirefilli se kjo bashkejetese eshte i vetmi faktor historik i ekzistences se Botes Ilire, krejt ndryshe nga cdo popull tjeter europian (vetem per te realizuar kete diferencim mund te sherbeje mbeshtetja ne analizat gjuhesore).
Duke u rikthyer tek ideja e Kadarese per kete teme veme re se zhvendosja njerezore ne gadishullin Ilirik ndryshon kryekeput nga zhvendosja njerezore ne gadishullin Ballkanik. E para ka percaktuar Historine qe nuk dime, ndersa e dyta historine e manipuluar te asaj qe kujtojme se dime sakte, pasi fsheh dy probleme kardinale per Historjne e Europes: 1-autoktonine e te vetmes popullate te ketij gadishulli dhe 2– gjenezen e Helades se famshme. Ke merr per baze filozofi Kadare kur kerkon te vere ne dukje levizjen mekanike te popullatave ballkanike pergjate historise se tyre? Atehere a nuk kemi te drejte te kerkojme me teper, per interesat tona si Popull dhe si Komb, nga shkrimtaret aktuale? Pasi, ne fund te fundit, behet pyetje: perse sherben ky fakt, pamvaresisht si eshte e verteta? Cfare fsheh popullata autoktone e Gadishullit Ballkanik per te ardhmen e Europes? Cfare fsheh gjeneza e hershme e popullates pas helene dhe perse greket e sotem nuk jane rilindasit e heleneve te djeshem?
Pergjigjet e ketyre pyetjeve jane te lidhura pikerisht me fenomenin qe hipotekon Kadareja si te zgjidhur dhe te marre per baze si dukuri natyrore. Ky formalizem behet shkak qe e gjithe rruga analitike e Kadarese ne kete sprove te pershkruhet nga kjo fryme. Akoma me tej, duke ndjekur kete rruge Kadare shpesh here futet ne kanale te vjetra filozofike pa mundur dot te jape ndonje zgjidhje eventuale dhe, po shpesh here, devijon nga thelbi i problemit duke krijuar fshehje te problemeve historike (me sa kam kuptuar bota filozofike e Kadarese duhet te jete me probleme shumepermasore ne drejtim te cilesise).
Idete mbi fatin e shqiptareve fillon me nje deduksion 360 vjecar, atehere kur filozofi-sociolog italiani Xhambatista Viko (1668-1744) do te formulonte formen e zhvillimit te Shoqerise Njerezore (rrethore) prej nga u kalua ne ciklet e zhvillimit (Fjalori i Filozofise, Tirane 1974). Sipas Kadarese:
“Ne jeten e popujve qellon shpesh qe problemet e medha shfaqen ne trajte ciklike. Ky riciklim tregon se hallet e medha te mbetura pa zgjidhje, e trazojne ne stine te ndryshme, njelloj si termetet, ndergjegjen e ketyre popujve. Ato me se shumti quhen si faji i te tjereve, shpesh ne menyre perdelluese poetizohen si fat tragjik dhe vetem rrallehere konsiderohen si faj i vete popujve.
Historia ballkanase eshte e shenjuar nga nje viktimologji e tille. E jona vecanerisht” (f. 7).
Historia, filozofia dhe letersia shqipe pas 1945 kane dy probleme defektoze thelbesore: njera e huazuar nga ajo boterore prej shume shekujsh dhe, tjetra, e krijuar nga vetvetja, pas 1945. Dy gabimet ne mendimin filozofik helen jane transmetuar deri ne ditet tona dhe ato perbejne themelet e Shkences se Njerezimit, te cilen shqiptaret, duke mos e konstatuar akoma, po e perdorin duke u futur thelle e me thelle ne sferen inproduktive sociale (sfera inproduktive e zhvillimit shoqeror te nje populli shenon fundin e rendit social duke treguar qe vdekja e ka shoqeruar Njeriun here pas here dhe pas saj ka ndodhur rilindja: rendi i ri shoqeror; por per shqiptaret kjo nuk ka vlere pasi ata nuk i kane lare hesapet akoma me rendin e vjeter). Kjo e fundit perben esencen e zhvillimit te shoqerise shqiptare, te pakten sot per sot. Pikerisht kete proces po ndihmon Kadare me sprovat e veta filozofike.
Problemi shtrohet: a ka cikle zhvillimi Shoqeria Njerezore, cfare forme kane, sa jane te tilla, a ka lidhje shoqeria shqiptare me to, ne qofte se po si perputhen midis tyre? T’i konsiderosh te gjitha keto pyetje si te zgjidhura dhe t’i perbashkosh me zhvillimin e shoqerise shqiptare do te thote te tallesh me kete shoqeri; do te thote t’i eleminosh Historine e perjetuar. Ky ka qene nje problem filozofik me peshe perpara disa shekujsh dhe ai nuk eshte zgjidhur akoma ne menyre perfituese, dmth te sakte.
Le te shohim keto probleme prej fillimi dhe si perputhen me idene e Kadarese!
1- a ka cikle zhvillimi Shoqeria Njerezore?
Fakti qe ne Shoqerine Njerezore cfaqen qeliza shoqerore te ndryshme ne forme dhe permbajtje (feja, prona, familja, idete juridike) tregon se kjo shoqeri karakterizohet nga cikle zhvillimi, te cilat deri ne shekullin e XVII nuk jane konsideruar e rrjedhimisht nuk ka pase asnje mundesi analitike te tyre. Per here te pare u perfytyruan nga Xhambatista Viko, por informacioni per te eshte shume kontradiktor. Keshtu psh ne “Fjalor i Filozofise” me autor Didie Zhylia thuhet: “Viko Xhambatista (Vico Giambattista), historian dhe filozof italian (Napoli 1668 – Id. 1744). Profesor retorike ne Universitetin e Napolit, jetoi gjithmone i varfer dhe i harruar. I frymezuar nga Platoni dhe Pitagora, ai zhvilloi nje analize kritike te shkrimeve te Gasendit dhe te Dekartit. Vepra Principes de la philosophie de l’historie (“Parime te filozofise se historise”, 1725) dallon tri epoka ne historine e cdo populli e cdo qyteterimi: epoken hyjnore, epoken heroike dhe epoken njerezore. Ai themeloi filozofine kritike ne Gjermani dhe Itali. Mishelé e perktheu ate ne frengjisht dhe e botoi Oeuvres choisies de Vico (“Veprat e zgjedhura te Vikos”, 1835).
Ndersa ne “Fjalor i Filozofise”, me autor Servet Pellumbi e Fiqret Spahiu, shkruhet: “Viko Xhambatista (Vico Giambattista, 1668-1744), filozof e sociolog italian, themelues i teorise se zhvillimit historik ne forme rrethi. / Xh. Vikoja parashtroi nje varg idesh per zhvillimin e historise njerezore, te cilat permbanin nje varg elementesh racionale per ate kohe. Keshtu p.sh., ai kundershtonte pikepamjet qe sundonin ne ate kohe per historine si nje shkence qe duhet te merret me nje pershkrim te thjeshte te mbreterive, te betejave, te heronjve etj., dhe nenvizonte se historine njerezore duhet ta marrim si nje proces qe zhvillohet ne baze te ligjeve , te shkaqeve te brendshme qe jane ne natyren njerezore. Sigurisht, ne kete ceshtje ai nuk ishte konseguent, sepse nisej nga mendimi se zoti i jep ligjet historise dhe pastaj nuk nderhyn me ne rrjedhen e saj. / Duke futur idene e zhvillimit historik te shoqerise njerezore, qe ne vetevete ishte mjaft pozitiv, Xh. Vikoja e kuptonte ate si nje proces qe kryhet ne formen e nje rrethi te mbyllur. Duke bere analogji midis jetes se nje populli dhe periudhave qe kalon njeriu gjate jetes (feminia, rinia dhe pjekuria), Xh. Vikoja thoshte se historia e cdo populli kalon neper tre faza: neper fazen “hyjnore” (feminia e njerezimit, ne te cilen njerezimi sapo ka dale nga gjendja primitive dhe shteti nuk ka filluar te ekzistoje), neper fazen “heroike” (rinia e njerezimit, me te cilat ai kuptonte republikat aristokrate te Greqise e te Romes, si dhe feudalizmin e hershem te Evropes Perendimore) dhe neper fazen “njerezore” (pjekuria e njerezimit, me te cilen ai kuptonte sundimin e demokracise, barazine civile e politike, lulezimin e shkencave etj). Mbas kesaj, sipas Vikos, vjen “pleqeria” e njerezimit, fillon degradimi. Kthimi ne gjendjen primitive, dhe cikli i zhvillimit fillon te perserite po ato gjera. / Keto parime te zhvillimit ciklik te historise njerezore Xh. Vikoja i shtriu edhe ne analizen e gjuhes, te artit, te se drejtes etj. Ne keto fusha ai dha disa ide me vlere, qe ndikuan pozitivisht ne zhvillimin e mendimit perparimtar sociologjik. Keshte p.sh. K. Marksi e ka vleresuar pozotivisht idene e Xh. Vikos mbi ndikimin qe ushtron lufta e grupeve shoqerore ne krijimin e normave juridike. K. Marksi thote se ne veprat e Xh. Vikos “ka mjaft shkendija gjenialiteti”. / Vepra kryesore e Xh. Vikos eshte “Parimet e shkences se re ne lidhje me natyren e perbashket te kombesive” (1725)”.
Por njeri nga keta autore, me vone, paraqiti nje pamje krejt tjeter per figuren e Xh. Vikos, sipas te cilit: “Viko, Xhambatista (Vico Giambattista 1668-1744), filozof italian, profesor i retorikes ne Universitetin e Napolit, themelues i filosofise se historise. Viko, si nje shkencetar kabineti, shkruajti nje varg veprash per jurisprudencen, letersine, filologjine, per historine dhe filozofine. Vepra kryesore e tij “Bazat e shkences se re mbi natyren e pergjithshme te kombeve) (1725) eshte e para veper sistematike, qe ne traditen intelektuale evropiane i kushtohet teresisht filozofise se historise. Ne doktrinen e tij Viko dallon boten natyrore dhe ate njerezore; e para, eshte produkt i Zotit dhe mund te njihet nepermjet zbulimit hyjnor, e dyta, bota e njeriut eshte veper e vete njeriut, prandaj dhe mund te njihet nga vete njeriu pa nderhyrje nga jashte. Madje formuloi dhe parimin: e njohshme konsiderohet vetem ajo qe eshte bere nga njohesi. Kurse parim udheheqes i “shkences se re”, sipas Vikose, eshte ideja e ligjesise se zhvillimit te shoqerise e cila, pavaresisht nga larmia e pafund, perben nje proces unik. Ekziston nje “histori ideale” te cilen e kalojne ne menyra e kohe te ndryshme te gjithe popujt. / Si kunderpergjigje ndaj pikepamjeve teologjike, Viko vihet ne kerkim te nje kriteri objektiv, te nje logjike te brendeshme te historise dhe te zhvillimit shoqeror, te cilen e identifikonte me nje lloj “providence”, me nje force levizese te aresyeshme, por gjithsesi te ndryshme nga vullneti hyjnor. Ai, jo pa qellim, nenvizonte idene se jane njerezit qe e bejne historine sipas ligjesh te aresyeshme qe ndonjehere mund te jene edhe kunder qellimeve te pjesshme e personale qe ata ndjekin. Ne kete rrafsh, Viko tehun e kritikes e drejton si mbi rastesine, ashtu dhe mbi koncepte fataliste dhe mbron tezen sipas se ciles epokat e ndryshme te historise se njerezimit kane qene historikisht te kushtezuara dhe te domosdoshme. Edhe barbaria, thoshte ai, ka qene ne kohen e vet nje “force krijuese”. / Nisur nga nje kriter i tille ai e konkretizon idene e zhvillimit historik duke theksuar se popujt ne kohe te ndryshme kalojne ne menyre ciklike neper tri epoka: 1) Epoken e zotave, qe perkon me feminine e njerezimit kur njerezit ishin teresisht nen pushtetin e perfytyrimeve fetare. 2) Epoken e heronjve ose te rinise se njerezimit kur sundonin aristokratet qe e quanin veten qenie me telarta ne krahasim me plebenjte. 3) Epoka e njerezve ose te pjekurise se njerezimit, kur te gjithe njerezit quhen te barabarte nga natyra dhe shteti, republikan apo monarkik qofte, mbeshtetet mbi masat popullore. / Ne metoden e vet te studimit te historise, Viko i jepte rendesi te vecante mitologjise, perdorimit te gjuhes se miteve dhe legjendave te cilat i quante pa ngurim me permbajtje tokesore dhe historike, pasqyrim poetik te historise se popujve te lashte. Nderkohe ai shtonte se cdo epoke i korespondon nje gjuhe dhe nje e drejte e vecante. Shteti dhe e drejta per te jane kalimtare dhe kane lindur ne nje stad te caktuar mbi baze te marreveshjes. Vecse duke mbrojtur idene e zhvillimit historik dhe duke e ballafaquar me kontradiktat dhe konfliktet e reja te shoqerise se kohes se tij, Viko nuk mundi t’i shpetonte perfundimit pesimist sipas te cilit atdheu i tij Italia dhe gjithe popujt e Evropes, po e perfundonin periudhen e pjekurise dhe se do te hynin ne epoken e renies se pashmangshme” (Servet Pellumbi, Fjalori filozofik, Tirane 2011).
Por nga Enciklopedia e pergjithshme e Oksfordit (Oxford paperback encyclopedia) marrim vesh se vepra e Xhambatista Vikos paska ndikuar mbi Marksin dhe Umberto Eco-n
Keto jane pikepamjet e para te ketij problemi te para 300-350 vjeteve dhe ato pak kane ndryshuar ne vazhdimin disa shekullor duke mos marre per baze ne asnje rast ndryshimin e njeriut prej njeriut, qe perfshihet brenda ligjesise se zhvillimit te Shoqerise Njerezore. Por dikush e ka bere nje ndryshim te vogel, duke i dhene nje tjeter suport ketij problemi, dhe mbi kete baze eshte bere analiza nga ana e filozofeve shqiptare. Ne qofte se Xhambatista Viko percaktoi unitetin e zhvillimit social, si nje dukuri ideale qe popujt e ndryshem e kalojne ne menyra dhe kohe te ndryshme, por qe nga kjo hipoteze nuk eshte nxjerre asnje perfundim konkret, ky dikush beri nje mbipercaktim duke theksuar se ky cikel zhvillimi nuk eshte thjeshte nje rreth, por nje spirale me histori te vertete nga forma me e ulet deri ne ate me te larte te Materies (E.Engels, “Dialektike e Natyres”, f. 23, 28, 36-37; “Anti-Dyringu”, f. 22, 269). Kete gje shfrytezoi bolshevizmi ne Rusine e shek. te XX duke e lidhur ciklin e zhvillimit me procesin e njohjes dhe teorine marksiste, prej nga rezultoi revolucioni i Tetorit si nje justifikim per ndryshimet e ndodhura politike ne Rusine e Luftes se Pare Boterore (V.I.Lenin, “Materializmi dhe empiriokriticizmi”, f. 113).
Por po te bejme nje perbashkim te asaj qe flitet per figuren e Xhambatista Vikos dhe jetes politike nderkombetare te sotme veme re se teoria e Vikos shume pak perputhet me realitetin, per te mos thene qe nuk lidhet fare. Cfare fshihet ketu dhe perse Kadare kerkon te ricikloje idete e shek te XVII-XVIII ne shoqerine shqiptare? Une pretendoj qe gjitheshka qe thuhet dhe shkruhet sot nga shkrimtaret shqiptare, ne funksion te popullit te tyre, behet vetem per nje qellim: te justifikohet prapambetja shoqerore e tij, pa i shkuar ndermend se ky justifikim behet pengesa me kryesore per te ecur perpara. Ne qofte se shkrimtaret shqiptare duan ta justifikojne kete prapambetje ne syte e botes, shkrimtaret e botes duan te justifikojne kete prapambetje per te mbuluar paaftesine e shkences shoqerore per te zgjidhur kete problem me metodikat aktuale. Keshtu qe i bie se te gjithe shkrimtaret e botes punojne vetem per nje qellim: te mbulojne formalizmin e ekzistences se tyre. Atehere mbetet per te percaktuar prezencen e cikleve te zhvillimit te Shoqerise Njerezore nga pikepamja hapsinore, por me perpara duhet percaktuar detyra e Races Njerezore ne Toke. Ne pranojme ciklet ne zhvillimin e shoqerise, por nuk ka asnje rast te vetem qe keto cikle te jene prezente ne nje popullate te vetme dhe te izoluar nga pjesa tjeter e Njerezimit per sa kohe qe ne e njohim kete te fundit. Atehere mbetet te percaktojme ekuacionet hipotekore te zhvillimit te Shoqerise Njerezore, por dhe perputhjen qe cdo popull ka me keto ekuacione. E gjithe kjo pune do te tregoje qe Shoqeria Njerezore nuk ka asnje cikel (ose ai ka vetem nje cikel: lindje-zhvillim-vdekje), por keto te fundit jane prezente nder popuj te ndryshem qe ne zhvillimin e tyre kane nje vecori: jane te tjetersuar historikisht duke ndryshuar kohen dhe hapsiren e ekzistences (ky eshte thelbi praktik i Historise se Njerezimit dhe kjo e kerkon nje metodike te re per t’u zberthyer, dmth kerkon nje aparat filozofik dhe matematik krejt te ndryshem nga ato qe ka parapare deri me sot Njerezimi). Eshte kjo aresyeja perse ciklet e zhvillimit te Shoqerise Njerezore bien ne sy dukshem ne menyre te diferencuar. Por e gjitha kjo con ne perfundimin se ky tjetersim vjen si rezultat i kohelindjes se ndryshme te raceve dhe popujve brenda nje race duke perbere esencen e Historise se Njerezimit.
Por duke ditur qe Natyra nuk perserit vetveten (pasi keto cikle zhvillimi jane prezente ne fazen fizike te formimi te elementeve kimike nen emertimin perioda tek Ligji Periodik i D. I. Mendelejevit (1834-1907) : H – He, Li – Ne, Na – Ar, etj dhe plot shtate te tilla, por qe e fundit ndodhet ne pozicion te pambyllur) rezulton qe keto cikle te jene te shumte ne forme, por permbajtja eshte vetem nje. Per te thjeshtuar kete problem eshte rene dakort qe keto cikle te emertohen si rende shoqerore (te pakten kete e gjej tek utopistet franceze, ekonomistet angleze, tek filozofet gjermane te shek. XVIII-XIX), por tek asnjeri nuk ekziston percaktimi permasor i ketyre rendeve. Kjo dukuri bie ne sy kur analizohet filozofia marksiste, se ciles i mungon gjysma e permases filozofike te analizes: menyra se si lindin dhe formohen idete e ndryshme fetare, juridike, politike, letrare, artistike, shkencore, etj, etj (ne kete rast kam parasysh librin e Milivoj Solar: “Hyrje ne shkencen per letersine”, pershtatur nga Floresha Dado, bot. III, Tirane 2004, f. 216-220). Ne menyre te sakte kjo gjendet tek letra e Engelsit drejtuar Meringut (14 korrik 1893 – “Letra te zgjedhura” – Marks, Engels). Kjo mangesi nuk eshte per t’u anashkaluar kur vjen puna per te nxjerre ne pah rrugeformimin e rendeve shoqerore. Shqiptaret kane mesuar nga shkolla bolshevike qe baza e percaktimit te ketyre rendeve behet mbi bazen e pronesise (por asnje shqiptar nuk e di sakte menyren se si ka lindur prona dhe dinamiken e saj, pasi postulimi i bere nga Engelsi tek “Origjina e familjes e prones private…” eshte abuziv). Te pakten pjesa me e rendesishme e Historise se Njerezimit nga pikepamja kohore (lindja dhe zhvillimi) as qe ka lidhje me pronen e cfaredo forme qofte. Per te qene te sakte cdo rend shoqeror, duke perfshire edhe rendin shteteror, ne themel te vet nuk kane pronen, por idete fetare – institucionet e te cilave kane percaktuar llojin e pronesise ne te gjitha planet qe i njeh Njeriu. Teoria marksiste, duke mos percaktuar menyren se si lindin idete fetare, ka kapercyer pjesen me te rendesishme te rendit shoqeror i cfaredo forme qofte dhe, rrjedhimisht, permbajtja e cikleve nuk ka qene e plote dhe e sakte. Vetem duke ndjekur dinamiken e ideve fetare studiuesi eshte i afte te percaktoje sakte permbajtjen e cikleve shoqerore ne Historine e Njerezimit.
Ne kete menyre vime ne pyetjen tjeter: 2- cfare forme kane keto cikle? Fakti qe format e ideve njerezore nuk jane te njejta pergjate rendeve shoqerore, perjashtohet mundesia qe kemi te bejme me formen rrethore te zhvillimit te tyre sipas idese se Xhambatista Vikos. Per te kuptuar format e cikleve te zhvillimit te Shoqerise Njerezore me perpara eshte e nevojshme te analizohet dinamika e marredhenieve universale midis strukturave shoqerore. Parimi i dyshkakesise se levizjes behet shkak i dyshimeve mbi rolin e ketyre marredhenieve sipas kendeveshtrimit te deritanishem. Ne qofte se analiza e marredhenieve te brendeshme ne nje shoqeri te con ne perfundimin se forma e ciklit te zhvillimit eshte rrethore, rritja e ketyre marredhenieve edhe me marredheniet me jashteshoqerine con ne ndryshimin e kesaj forme nga rrethore ne spirale vetem se jo e barasvlefshme per te dy relataret. Por cfare ka ndodhur? Ky problem eshte keqtrajtuar ne menyre abuzive perpara 1991 deri ne ate mase sa te njejtet autore te fjaloreve filozofike ketu ne Shqiperi e hoqen pas ketij viti. Vini re se cfare ka ndodhur me kete teme ne ate kohe: “Zhvillimi behet ne nje menyre te tille qe ne procesin e ndryshimit te nje fenomeni ndodh kthimi “gjoja te e vjetra” (V.I.Lenin), d.m.th. perseriten ne shkallen me te larte disa tipare te shkalleve me te ulta. Kjo vecori e zhvillimit mund te paraqitet ne menyre figurative si nje spirale qe ngjitet vertikalisht, dhe per cdo perdredhje e spirales duket sikur perserit paraardhesen, por ne nje shkalle te re e me te larte. Ne teresi spiralja tregon karakterin progresiv te zhvillimit” (Servet Pellumbi, Fiqret Spahiu, Fjalor i Filozofise, Tirane 1974, f. 303). Ne fakt kjo pikepamje mbi spiralen e zhvillimit ka sherbyer per te fshehur mosperputhjen e rendit te pretenduar me shkallen e zhvillimit social qe bartnin popujt e familjes socialiste pergjate shek. te XX-te sipas teorise marksiste. Por ajo ka fshehur dhe aresyen perse jane formuar keto pamje zhvillimi sipas kesaj forme. Ne kete pike rendesi merr bota e huazimeve nga njeri popull tek tjetri, qe per rastin shqiptar paraqitet me rendesi te posacme. Pikerisht keto huazime formojne ate spirale zhvillimi qe filozofet bolshevike i dhane rendesi te madhe, por pa e thene kurre se ku fillonte dhe ku mbaronte kjo bote huazimi, cila ishte permasa e saj ne funksion te kohes dhe hapsires. Pa dyshim viktime e ketij manipulimi jane te gjithe filozofet shqiptare te periudhes 1945-1991. Ne qofte se do te eleminonim boten e relacioneve midis fiseve te kahershme, popujve te mevonshem dhe racave te sotme forma spirale e zhvillimit ndernjerezor nuk do te kishte ekzistuar dhe cikli do te ishte vetem Nji. Bota e huazimeve ne Shoqerine Njerezore permban nje aparat gjigand matematik ne funksion te relativitetit kohor, permasen e se ciles nuk e ka marre parasysh asnje forme e shkences, por qe bie ne sy pengueshem ne shkencat shoqerore.
Por fakti mbetet fakt: ciklet e zhvillimit ne forme spirale jane aktuale, por mbetet per te percaktuar se kush jane faktoret shoqerore qe i kane detyruar te konfigurohen ne Historine e Njerezimit. Atehere shtrohet pyetja: 3- sa jane te tilla? Pergjigjja e sakte e kesaj pyetje eshte e lidhur me saktesine e analizes se rendit te pare shoqeror dhe ne kete pike fillon dhe mbaron gabimi i shkencave shoqerore ne nivel boteror (kjo eshte pika ku studiuesit shqiptare mund te justifikohen per manipulimin e perdorur per 70 vjet, pasi ky problem nuk eshte thjeshte shqiptar). Defekti fillon me materializmin e shek. XIX-te, pasi ishte ky materializem qe postuloi rolin e punes si faktorin krijues te njeriut (F.Engels, “Dialektika e Natyres”, f. 191-208). Problemi ka mbetur deri ketu dhe eshte e pamundur te ecet me perpara po nuk krahasuam doreshkrimet e Engelsit me ribotimet e mevonshme bolshevike, pasi pranohet shnderrimi i majmunit ne njeri ne saje te punes. Se kujt i ka pelqyer ky formulim nuk di te them (tek Darwini kjo nuk ekziston ne kete forme), por pamundesia e diferencimeve cilesore midis racave e nxjerr jashte loje kete bashkesi postulatesh, pasi merr ne konsiderate monogjenezen dhe nuk shpjegon dot diferencimet sociale brenda nje race dhe midis racave, qe gjithsesi duhen konsideruar te karakterit sasior ne pamundesi per te qene me ndryshueshmeri cilesore sido qe te vine punet ne Globin tone. Shkencat sociale mund te pranojne punen si faktor vendimtar ne lindjen e prodhimit social, por kjo eshte e paargumentueshme ne planin faktik. Deri ne momentin qe njeriu punon per te jetuar ai nuk ka asnje ndryshim me boten e kafsheve dhe insekteve, por qe ne momentin qe Njeriu shpik besimin fetar ai shkeputet nga bota paraardhese e vet (kjo bote ekziston paralel ne kohe ne boten e kafsheve, por kohe-hapsira e vet eshte e paracaktuar me kohe qe ne momentin qe linden qeniet e gjalla ne Toke; dmth diferenca kohore midis majmunit dhe njeriut eshte disa dhjetra-qindra milionavjecare. Kjo eshte e lehte per t’u zbuluar, mjafton te zbulohen veprime biologjike tek njeriu qe nuk ndodhen tek kafshet dhe kemi zbuluar faktin qe boshti i njeriut me boshtin biologjik te majmunit takohen qe ne fazen shumeqelizore te riprodhimit biologjik, atehere kur qelizat shumoheshin me vetveten.
Analiza e ideve fetare mund te behet ne dy menyra. Ose ta konsiderosh dogem, por ne kete rast duhet te kesh perfunduar dy universitete: teologjine dhe filozofine; ose ta konsiderosh produkt historik, por ne kete rast duhet te kesh mbaruar perseri dy universitete: filozofine dhe historine. Gjetja e pozicionit te teologjise kundrejt filozofise dhe historise tregon se analiza e ideve fetare deri me sot eshte krejtesisht formale dhe pa asnje perfundim konkret, qofte dhe vetem si propogande nga te gjithe krahet.
Por roli historik i Fese eshte teper i rendesishem ne zbulimin e fazave te zhvillimit te Shoqerise Njerezore. Nuk ka asnje menyre tjeter per te zbuluar menyren se si fillon cikli jetesor i botes njerezore ne planin historik per faktin me te thjeshte fare: vetem Feja eshte ajo qe lidh dy rende sociale (ne kete rast dy cikle) nga pikepamja e progresit. Kete vecori nuk e ka asnje produkt tjeter njerezor sa do thelle qe te futemi ne brendesi te zhvillimit, duke perfshire edhe punen. Kjo eshte aresyeja perse puna nuk mund te merret si faktor vendimtar i diferencimit te Njeriut nga bota e kafsheve; te pakten insekti me emerin Blete na e heq kete barre nga pikepamja e postulimit absolut. Nuk ka asnje rast ne historine e Natyres qe nje produkt te lind ne nje faze te caktuar te zhvillimit dhe t’i sherbeje fazes pasardhese pervec Fese dhe kjo e ben ate te domosdoshme per te diferencuar Boten Njerezore nga paralelet e veta biologjike nga pikepamja cilesore. Nga ky kendveshtrim vetem Feja behet e afte te zbertheje elementin me te pare historik ne boten e njeriut: ciklin e zhvillimit shoqeror. Por kjo do te thote se vetem mbi bazen e ideve fetare behet e mundeshme percaktimi sasior i cikleve te zhvillimit te shoqerise. E me qene se kemi deri me sot vetem tre forma te ideve fetare ne historine e Njerezimit (kultet pagane-politeizmin-monoteizmin) kuptohet qe duhet te kemi dhe vetem tre cikle zhvillimi ne funksion te ketyre formave fetare. Por si lidhen keto forma midis tyre, dmth si i percaktojne rrugezhvillimet e cikleve perkatese dhe cfare anomalish kane? Pergjigja e kesaj pyetje kerkon pikesepari gjetjen e menyres se si lindin idete fetare ne Historine e Njeresimit dhe pa bere kete pune eshte e pamundur percaktimet postulative mbi rolin e fese dhe institucioneve te tyre. Te pakten ne kete drejtim shkolla shqiptare e filozofise pergjate epokes enveriste eshte krejtesisht jashte binareve. Por kjo nuk e ka penguar produktin intelektual te kesaj shkolle te vjell vrer kunder ideve fetare edhe pse eshte produkti me i pare dhe i dukshem i Races Njerezore ne Toke (per te qene te sakte vetem idete fetare mund te lidhin shqiptaret me epirotet-iliret dhe paraardhesit e tyre te afert e teper te larget duke realizuar dhe ndarjen nga pellazget), edhe pse vete ky produkt nuk e ka kaluar cakun e dogmes propogandistike duke genjyer veten dhe shqiptaret.
Kjo e fundit e ka nje aresye praktike pse ka ndodhur dhe ndodh akoma. Ne kete rast problemi duhet shtruar: 4- a ka lidhje shoqeria shqiptare me to? Ne te vertete kjo pyetje nuk eshte e sakte ne kete forme; mё me vlere pyetja duhet te ishte: a ka lidhje cikli i zhvillimit te races se bardhe me popullaten shqiptare? E meqenese shkolla shqiptare as qe ja ka haberin qofte historise se Kombit Shqiptar, qofte cikleve te zhvillimit te Shoqerise Njerezore, qofte permbajtjes filozofike te ideve fetare, nenteksti i dyte i pyetjes shkon dem keshtu qe mbetet t’i pergjigjemi shkurt formes se pare te pyetjes.
Pergjigjja eshte e shkurter dhe lidhet me fazat me te para te lindjes se Races se Bardhe ne kontinent. E gjithe veprimtaria biologjike e njeriut jo vetem ne etapen me te pare, por shume-shume me vone, per paraardhesit e larget te shqiptareve disa milionavjecare, ne marredheniet me natyren nuk perbejne ndonje hop cilesor ne raport me qeniet e tjera biologjike persa kohe keto marredhenie sherbenin vetem per riprodhimin e vetvetes. Keshtu qe cikli i pare shoqeror fillon ne menyre teorike dhe abuzive, dmth i pa argumentuar praktikisht, dhe fillon mbarimin me lindjen e ideve fetare, qe ne kete rast jane kultet pagane. Keto kulte njihen sot vetem tek basket dhe shqiptaret, e rrjedhimisht kemi te bejme me dy fillesat njerezore ne kontinent, cka do te thote se bartesit e tyre fshehin nje vecori te lidhur me keto kulte. Gjetja e kesaj vecorie perben thelbin e shkences se historise dhe elementin me te pare te llogaritjeve matematikore ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore. Por me perpara duhet vene ne dukje qe cikli i pare i zhvillimit te Shoqerise Njerezore duhet konsideruar nje cikel me permasa biologjike, qe vetem me idete fetare konsiderohet qenie shoqerore duke u shkeputur nga paraardhja e vet biologjike. Perpara kesaj pike Njeriu dhe Majmuni jane krejt te barabarte ne planin ekzistencial. Vetem idete fetare jane ato qe lidhin ciklin e pare me ciklin e dyte te zhvillimit te Shoqerise Njerezore dhe ne kete pike fillon roli gjigand i institucioneve fetare ne Historine e Njerezimit, por qe ka mbetur e panjohur per Njerezimin, ose paraqitet si e tille (e gjithe kjo panorame eshte anashkaluar per aresye politike dhe ky eshte momenti qe politika grabit punen e tjetrit dhe e paraqet si produktin e vet).
Pikerisht kjo e fundit nuk ka lidhje te drejteperdrejte me paraardhesit shume te larget te shqiptareve, por me futjen e tyre (te ilireve) ne histori ky proces behet aktual dhe i perhershem. Ky eshte momenti qe lidh iliret me Europen, pasi perpara cfaqjes se historise paraardhesit e ilireve duhen konsideruar te vetem ne kontinent.
Per te kuptuar kete lidhje duhet pare: 5 – si perputhet cikli i zhvillimit te races se bardhe me popullaten shqiptare. Ne kete pike fillon dhe mbaron gabimi i historiografise shqiptare te te gjithe koherave te ekzistences se tyre, por dhe pamundesia per te lidhur dinamiken e shoqerise shqiptare me dinamiken e popujve te tjere te kontinentit me metodikat ekzistuese. Ai parameter qe arrin te lidhe dhe te shpjegoje ciklin e zhvillimit te Races se Bardhe ne agimet me te para te saj, eshte po ai qe shpjegon dinamiken e shoqerise shqiptare dhe te paraardhesve me te larget te saj ne planin evolutiv biologjik e me tej. Ky parameter, i njohur ne shkencat natyrore shume mire, nuk eshte perdorur si argument shkencor ne asnje lende te shkencave shoqerore duke na argumentuar formalizmin e nivelit te tyre; shpejtesia e zhvillimit shoqeror perben parametrin me kryesor te cikleve te zhvillimit shoqeror, por dhe piken ku permbyset historiografia e sotme boterore. Ky parameter perben esencen e te gjithe asaj qe konsiderohet si Shkence e Njerezimit, pasi eshte i vetmi qe lidh tre elementet fillestar te ekzistences se Natyres ne te gjithe nivelet e pafundem te saj.
Nga e gjithe kjo analize rezulton qe popujt i kane ciklet e zhvillimit me jetegjatesi te ndryshme dhe, nga pikepamja kohore, ato nuk jane asnjehere te barabarte. Pikerisht kjo mosbarazi te con ne perfundimin qe popujt brenda nje race dhe vete racat kane lindur ne kohera dhe vende te ndryshme e rrjedhimisht pasojat e cikleve te zhvillimit jane te ndryshme.
Duke u rikthyer tek ideje e Kadarese, shtroj pyetjen: perse i eshte dashur Kadarese venia ne pah e ketij cikli, kur ai si shkrimtar nuk zoteron asnje informacion mbi permbajtjen e tij? Cfare ka dashur te justifikoje ne funksion te shqiptareve? Kjo ka vetem nje pergjigje: Kadareja ka kerkuar te justifikoje prapambetjen sociale te shqiptareve ne raport me popujt e tjere ballkanike pa i shkuar ndermend se prapambetja e ketyre te tjereve eshte pasoja e vetme e relacioneve te kahershme te tyre me banoret autoktone te gadishullit. Kjo do te thote se terma te tille si halle, faj, fat, viktime ne funksion te shqiptareve nuk kane asnje vlere dhe asnje perqasje te mundeshme. Adresimi i tyre eshte krejtesisht i pa bazuar ne ciklet e zhvillimit social dhe Kadare ka kerkuar te justifikoje politikat aktuale dhe te ardheshme ne funksion te shqiptareve. Por e keqja me e madhe qendron ne fshehjen e keqarsimimit te shqiptareve te te gjithe niveleve dhe moshave, ne fshehjen e nje formimi botekuptimor krejtesisht jashte binareve te zhvillimit te Shoqerise Njerezore deri ne ate mase sa duhet deklaruar qe shkolla shqiptare pas 1945 nuk ka asnje bosht filozofik dhe asnje detyre historike qe t’i sherbeje shqiptareve per progres. E thena me fjale te tjera ne Shqiperi, pas 1945, eshte formuar nje klase intelektuale qe nuk ka asnje lidhje me dinamiken dhe progresin e Shoqerise Shqiptare. Per te fshehur kete mosperputhje, dhe mungesen e qellimit historik, intelektuali shqiptar ka arritur vetem ne nivelin e mohimit te te vertetave historike dhe te vetvetes. Dhe, me sa kam kuptuar, Kadare perben majen e kesaj inteligjence dhe te kesaj veprimtarie.
Me sa duket kjo e fundit perben te gjithe strumbullarin e ideve letrare te aplikuara ne Shqiperi pergjate peridhes pas 1945, por, me sa perceptoj, edhe te propogandes nderkombetare mbi Shqiperine ku termi paaftesi perben te vetmin argument te ekzistences se tyre. Vini re se si shkrimtari mundohet t’i perafrohet politikes se sotme dhe te fshehe kete paaftesi nderkombetare, e cila i ka sherbyer si argument per te ndryshuar historine e Popullit Shqiptar sipas propogandes enveriste te atehershme dhe te sotme:
“Midis coroditjes se plote qe u krijua ne gadishull, midis trumbetave te luftes dhe fyejve te paqes, midis kercenimeve e joshjeve, shkurt midis kaosit proverbial ballkanik, u gjet dhe populli shqiptar. Nuk ishte as me i miri dhe as me i keq se te tjeret, ndaj ishte e natyrshme qe te bente te njejtat gabime e te kishte te njejtin fat si te tjeret. Njeri pas tjetrit keta popuj u rrezuan. Ata i nenshtroi jo vetem jatagani turk, sic pretendojne ballkanasit dhe as shpirtesia osmane sic pretendojne otomanet, por te dyja bashke. Nderkaq pak perpara se te binte perdja e aktit te fundit te njeres prej dramave, asaj shqiptare, prijesi i ketij populli, Gjergj Kastrioti, bashke me rebelimin e tij te bujshem kundra shtetit osman, shpalli nje ide te re e nje ideal te ri: ndarjen me Lindjen, aleance me Perendimin” (f. 9-10).
I gjithe ky parafrazim fsheh kaq shume probleme te gjenezes dhe karakterit te shqiptareve te sotem, sa fare mire une pretendoj se ai eshte formuluar per te devijuar historine e perjetuar nga ana e shqiptareve, te pakten ne keto 500 vitet e fundit. Por ky parafrazim fsheh dhe paditurine ekstreme te shkrimtareve dhe historianeve shqiptare te formuara ne shkollat e epokes komuniste, qe vazhdojne edhe sot te manifestojne kete pozicion duke ja transmetuar brezave te ardhshem. Duke e ndare ne elementet perberes mund te arrijme ne keto perfundime krejt te ndryshme nga ato te shkrimtarit, per edhe jo per faj direkt te tyre.
Se pari, populli shqiptar nuk eshte gjendur asnjehere i coroditur, duke perfshire edhe paraardhesit e tij te afert e te larget (arberit, epirotet, iliret, parailiret) per gjene me te thjeshte fare, por qe nuk eshte marre parasysh asnjehere nga kjo kategori studiuesish: Ka jetuar gjithmone me mire se sa i takonte sipas zhvillimit te boshtit autokton biologjik, e gjithe kjo te pakten prej 2500 vjetesh (kam pasur rast te studioj per shume vite vendbanimet e hershme historike te identifikuara ne trojet ku sot banojne shqiptaret: Pojan, Butrint, Bylis, Orikum, Koman, Durres ku gjenden vilat e te huajve prane guvave te banoreve autoktone, fenomen i riperseritur nder arbereshet e larguar drejt Italise pas vdekjes se Heroit Kombetar). Eshte e natyrshme qe nje gje e tille nuk u pelqen politikaneve dhe ne kete pike i u jane imponuar studiuesve te kategorive te ndryshme per te arrire ne perfundime krejtesisht te genjeshterta. Te pakten perfundimin qe linja sociale: shqiptar-arber-epirot-ilir-parailir, ne parim, nuk e njohin jeten e shpellave, kur njohin kultet pagane ne fazen tokesore e kozmike, nuk e kane marre parasysh ne asnje rast duke e parakaluar si inekzistent. Eshte, ndoshta, pika me kryesore konkluzive qe con ne menyren se si argumentohet pa gabime gjeneza historike e shqiptareve te sotem. Po te flasim pa doreza, coroditja sociale eshte e pranishme ne brendesi te popullit shqiptar vetem per nje kategori njerezish te lidhur me politikat e diktatorit, dmth pas 1945-ses dhe per shkaqe teorike shume empirike, por te mos thene te panjohura (ne kete rast e panjohura fshihet pas pasojes te thelbit shkakesore, te cilen shqiptaret nuk e dine ne asnje permase). Kjo pikepamje ka brenda tentativen per te fshehur kete thelb, qe pas 1991 doli kaq hapur dhe kaq gjithperfshires sa krijoi pamjen e coroditjes sociale tek shqiptaret. Sot shqiptaret jane te ndare me dysh jo per shkak te perkatesive politike, apo fetare, sic u pelqen ta paraqesin, por per shkak te krimit komunist ku njera pale mundohet te fshehe krimin e baballareve te vet me lloj e lloj formash e mjetesh, ndersa pala tjeter per ta zbuluar duke pasur ne favor instiktin e mbijeteses dhe, duke e ndjere se qendron shume-shume me lart se pjesa tjeter, mundohet ta manifestoje kete zbulim brenda kuadrit ligjor te Historise se zhvillimit te Kombit Shqiptar ne perputhje me ate qe ka perjetuar Europiani nder dy mijevjecaret e fundit.
Se dyti, Kadare e shtron ceshtjen midis shqiptareve dhe popullates tjeter ballkanike sikur nuk ekziston diferencimi ne zhvillimin social te tyre dhe keta popuj jane te barabarte ne cdo drejtim natyror, por diferencimi eshte realizuar nga politikat shekullore. Ne kete rast nuk duhet shtruar problemi ne eshte i mire apo i keq populli shqiptar ne raport me komshinjte, por cfare ndryshimi ka me ta dhe si ndikon mbi keta, apo huazon nga ata. Cuditerisht edhe ne kete pike ekziston nje perqasje teorike qe e zgjidh problemin ne disfavor te shkrimtarit, e cili percakton ligjesine e procesit ne fjale nga pikepamja e permases dhe mundesise. Ne te vertete ky eshte nje defekt i te ashtequajtures shkence e historise, pasi ne asnje rast ajo nuk ka marre parasysh pasojen e relacioneve midis fiseve, grupfiseve, popujve brenda nje race dhe midis popujve e kombeve te racave te ndryshme. Percaktimi i permasave ne ndikimin reciprok qe rrjedhin nga bota e relacioneve universale perben thelbin e shkences se Historise, por kjo gje deri me sot nuk eshte zbardhur akoma. E keqja e kesaj pune ne Europe ka ndikuar kryesisht mbi shqiptaret e sotem te cilet akoma nuk e kane marre vesh qe ndodhen ne pozicionin e sotem vetem ne saje te relacioneve historike qe relatoret jashteshqiptare i kane imponuar, te pakten ne keto 500 vitet e fundit (pasi ndikimi historik mbi popullaten iliro-epirote-arberore-shqiptare i kap te gjithe shifrat kohore qe permban koha nga shpikja e shkrimit ne bote). Ne kete rast aresyetimi mbeshtetet mbi llojet e historise qe marrim ne konsiderate. Te pakten une e ndaj historine ne tre kategori analitike: histori politike (kete njeh sot Njerezimi), histori teorike (kete presupozon sot shkenca) dhe histori reale (qe nuk di kerkush ta zbertheje dhe te nxjerre perfundime). Historia reale e Njerezimit eshte e perbere nga shumatorja e historise teorike (kjo e fundit presupozon zhvillimin teorik te Njerezimit jashte relacioneve midis cilesoreve sociale qe formohen nga diferenca e shpejtesive te zhvillimit) me historine politike. Ose e thene me fjale te tjera Historia Reale e Njerezimit perbehet nga shumatorja e njohjes empirike me presupozimin shkencor nga e cila Njerezimi nuk ka mesuar pothuajse asgje sakte. Keshtu qe kur vjen puna per te percaktuar raportet e popujve ne nje hapesire gjeografike te dhene eshte e pamundur te percaktohen permasat e te qenurit i mire apo i keq jashte moralit politik dhe ketu fillon gabimi, te cilin Kadare e perforcon me dashje per te mbuluar defektin hipotetik te shqiptareve te sotem.
Se treti, populli shqiptar nuk eshte nenshtruar asnjehere sipas kuptimit qe ka kjo fjale per popujt e tjere ballkanike dhe ketu qendron thelbi i ndryshimit. Shqiptaret dhe paraardhesit e tyre te larget dhe te afert kane bashkejetuar ne te gjitha rastet me relatoret e jashtem duke filluar nga pellazget dhe duke mbaruar me otomanet pa i kundershtuar ata ne asnje rast per aresyen me te thjeshte: nuk kane qene asnjehere te barabarte me ta. E keqja e ketij perfytyrimi te Kadarese vjen si rezultat i shkolles bolshevike ku ai ka perfunduar studimet pasuniversitare, sipas se ciles konfliktet sociale kane ne themel te tyre te kundertat shoqerore qe bashkejetojne brenda nje sistemi te vetem (mund te permend artikujt ne permbledhjet e veprave te Marks-Engels-Lenin-Stalin per klasat dhe luften e klasave, vell. II: V.I.Lenin: “Tezat per detyrat themelore te Kongresit II te Internacionales Komuniste (f. 356-362), J.V.Stalin: “Lufta e klasave” (f. 377-380). Ka ardhur koha te ndryshohet ky perfytyrim botekuptimor i komunisteve te shek. te XX-te jo vetem si nje shtremberim flagrant i bazave filozofike te materializmit, por dhe si nje manipulim i eksperimenteve ne fushen e fizikes (polet e njejte manjetike konfliktohen, ndersa polet e kundert harmonizohen). Ne Shoqerine Njerezore, ne te gjitha fazat e zhvillimit te shtetit, nuk ka ndodhur asnjehere qe klasat shoqerore te kunderta te jene kontraktuar midis tyre; edhe luftrat midis shteteve ne asnje rast nuk kane ekzistuar midis shteteve te diferencuara, por ato jane aplikuar vetem midis shteteve me shkalle te njejte zhvillimi (luftrat imperialiste te shek. te XX-te). Ne qofte se kjo teze eshte tipike marksiste, atehere teoria e tyre ka qene e deshtuar qe ne embrion. Ne kete menyre duke nxjerre ne pah faktin qe populli shqiptar ka qene i ndryshem ne shkallen e zhvillimit social me popujt e tjere ballkanike, te pakten, nuk ka pasur asnjehere mundesine te kete qene i nenshtruar kur nuk ka pasur ne asnje rast te kete qene i konfliktuar (me kete sy duhet pare edhe epoka e Gjergj Kastriotit prej nga do te dale se cfare ka qene ajo epoke realisht).
Ne kete menyre nuk duhet shtruar asnjehere problemi i konflikteve te popullit shqiptar dhe raportet e gjendjes se tij shoqerore me te tjeret (per rastin konkret), por duhet shtruar gjithmone shkalla e zhvillimit social te tij te kontakt me relatoret e jashtem te tij. Me kete pike Kadare i ka hapur rruge me kohe ideve te diktatorit mbi luftrat imagjinare qe paska bere Populli Shqiptar per liri e pavaresi, gje kjo kryekeput e genjeshtert dhe antihistorike.
Se katerti, as ideja dhe as ideali nuk kane qene te Gjergj Kastriotit, por ai pa interesin se kush mund t’i mbronte me mire bashkekombasit e vet pas vdekjes se tij. Largimi drejt Europes i tyre pas 1468 tregon se llogaritja ishte e bere per kete qellim dhe jo per idene apo idealin. Ne kete drejtim Kadareja kerkon te perforcoje nje gje qe nuk ka ekzistuar kurre jo vetem si fakt, por, kryesisht, si mundesi. Shqiptaret, dhe paraardhesit e tyre, nuk kane pasur kurre ideal dhe as ide se cfare do te thote Lindje apo Perendim; kete ja kane impunuar pas shek. te XVI, atehere kur Turqia Otomane, pasi u fuqizua se tepermi filloi tatepjeten, dhe kjo u be nje promotor per Europen per te larguar otomanizmin nga Ballkani. Mire apo keq, ne kete pike fillon roli i Kishes Katolike Shqiptare dhe qofte ideja apo ideali Perendimor i imponuar ne brendesi te Popullit Shqiptar fillon pas ketij shekulli dhe kjo eshte veper e Klerit Katolik dhe jo e Gjergj Kastriotit, qe e kishte te pamundur per kohen qe ka jetuar. Ne kete pike Kadare nuk thote te verteten ne asnje element analitik.
Se pesti, ndarja me Lindjen dhe aleanca me Perendimin nuk ka lidhje me popullin shqiptar, por ato fshehin veprimin e mevonshem qe Kadare kerkon ta fshehe dhe ta tjetersoje edhe pse, jam i bindur, nuk e di te verteten ne asnje permase te vetme. Ky problem mund te zbulohet duke nxjerre nga pluhuri i kohes produktin letrar shqiptar ne drejtim te autoresise, te pakten per shekujt XVI-XVIII per te kuptuar se kujt i takon merita per percaktimin e karakterit europian te Kombit Shqiptar. Qellimi i Kadarese eshte per te fshehur kete merite dhe kete autoresi edhe pse me poshte kerkon ta vere ne nje fare menyre ne dukje kete fakt qe shqiptaret e cdo niveli nuk e dine ne asnje permase. Problemi eshte shume i thjeshte, por qe eshte njekohesisht dhe problemi i shtremberuar ne menyren me te ndyre te fjales: kush eshte percaktuesja e zanafilles lindese te Kombit Shqiptar? Eshte nje problem qe perputhet edhe me zanafillen lindese te Njeriut ne Toke, vetem se kjo ne permasa kohore qe shkenca e sotme e ka te pamundur t’i pranoje.
Se gjashti, perse e permend termin princ katolik per Gjergj Kastriotin te lidhur me nderrimin e krahut te historise Kadareja (f. 11)? Katolicizmi ne Shqiperi eshte i lidhur me nje vije dyshe shume me te lashte se vete ndarja e Perandorise Romake, dmth edhe te vete Krishterimit doktrinar, qe ndante iliret me epirotet, por dhe keta te fundit nga helenet (prandaj eshte nje vije dyshe). Krahu i Historise Europiane eshte i percaktuar nga nje vije ( e Teodosit) ku ndaheshin katoliket europiane nga ortodoksit e krishtere dhe eshte merita e Selise se Shenjte qe kjo vije u spostua nga veriu ballkanik ne jug te tij pas shek. te XVI duke ndare vendin e shqiptareve ne toske e gege pas asnje domethenie te metejshme. Ne kete pike eshte e perfshire krejt rastersisht historia e Kombit Shqiptar, por qe ai nuk ka ditur te perfitoje per faj te klases se tij politike prej te pakten ne keto 200 vitet e fundit edhe pse ka pasur ne krah politiken me te fuqishme europiane, per te mos thene boterore, te te gjithe koherave.
Por Kadarene, pas 1990, e pat gjetur belaja pasi nuk i perputheshin qelizat informative te epokes enveriste me ato reale. Atehere e spostoi kohen e ngjarjes dhe permbajtjen e vete ngjarjes duke perdorur nje dinakeri tipike enveriste: akuzoi enverizmin si inisiatorin e dilemes qe Populli Shqiptar na paska pasur ne kohen e tij te lidhur me Europen gjeografikisht. Sipas Kadarese:
“Pyetja: me Perendimin apo kundra tij, u shtrua ne ate kohe me tragjikisht se kurre.Tridhjetepese vite me pare, shefi i komunisteve shqiptare, Enver Hoxha, do te deklaronte se koloneli Thomson ishte agjent i imperializmit dhe se “Haxhi Qamili eshte i partise”. Eshte nje nga deklaratat makabre kur shpallej kumti ogurzi: Shqiperia i kthente krahet Perendimit, por te shkuar perfundimisht me Lindjen” (f. 13-14).
Dy probleme ka kerkuar Kadare te manipuloje ne kete rast:
1-Dilemen historike me kahe gjeografike te shqiptareve.
2-Aresyen perse Enver Hoxha e ngriti figuren e Haxhi Qamilit nga pozicioni i banditit ne ate te udheheqjes se nje kryengritje imagjinare me karakter fshatar.
Pika e pare eshte ne fakt mapipulimi gjithperfshires i te gjithe historise tete shekullore te Kombit Shqiptar te realizuar nga e gjitha klasa intelektuale shqiptare pas 1945, e cila perbehet nga shume segmente historik te realizuara midis viteve 1200-2000, thelbin e te cileve ne Shqiperi nuk i di kerkush sakte, per te mos thene qe nuk i dine ne asnje permase. Problemi me Lindjen apo me Perendimin per banoret autoktone te gadishullit te sotem ballkanik eshte shume-shume me i hershem se te formohej Perendimi apo Lindja politike e Europes; bile fillimisht, ne ato kohera te sterlashta, ajo ne forme, nuk eshte shtruar per keto dy pole gjeografike, por eshte shtruar: te jemi me vetveten apo me Lindjen pellazge. Kjo ka qene dilema e pare dhe ajo nuk ka qene shoqerore, por biologjike. Ne kete pike fillon historia reale e banoreve autoktone te gadishullit dhe pikerisht kete pike kane shtremberuar politikanet e Europes prej me shume se 2000 vjet. Prej kesaj dileme ka filluar edhe historia e Races se Bardhe dhe ketu duhet kuptuar perse populli shqiptar pas mijera-mijera vjetesh u kujtua per dilemen e pare dhe kush ja rikujtoi rrugen historike drejt dilemes se dyte: me Lindjen apo me Perendimin. Kjo e fundit ne permbajtje dhe ne thelb ka lindur perpara dhe eshte perforcuar fill pas vdekjes se Heroit Kombetar dhe nuk ka lidhje te drejteperdrejte me Kombin Shqiptar. Dilema historike e Kombit Shqiptar as nuk ka lindur ne menyre te vetvetishme, apo te ndergjegjshme, ajo i eshte imponuar Kombit tone nga politika europiane pas vdekjes se Heroit dhe ka nje dinamike plot 450 vjecare. Ta mohosh kete aspekt historik, qe eshte me thelbesori per Kombin Shqiptar, dhe ta ngaterrosh me komunizmin enverist eshte me teper se manipulim i historise: eshte mohim i gjenezes historike te shqiptareve te sotem. Kadareja eshte ngaterruar shume keq me kembet e veta duke tentuar te peshtjelloje mendimin letrar me ate historik.
Analiza historike e thelbit te dilemes se shqiptareve ne con ne nje zbulim shume interesant qe ka vlera per komshinjte tane jugore, pasi tregon se ajo ka qene shume me e pranishme tek greket, te pakten nga pikepamja racore kur e pastruan ngjyren e lekures me kryqezime te njepasnjeshme me vendasit autoktone prej afro 2000 vjetesh, cka shenoi dhe fundin e tyre te lavdishem intelektual.
Por per kete problem ka dhe nje deduksion shtese, te cilin Kadare nuk e ka marre persiper asnjehere, ose e ka ditur, por me qellim eshte munduar ta devijoje: politikisht Shqiperia nuk ka qene asnjehere me Lindjen edhe gjate epokes se diktatures enveriste.
Pike e dyte fsheh nje nder misteret me te medha te shekullit te XX-te: kush e lidhi komunizmin proletar te Karl Marksit me bolshevizmin sovietik te V.I.Leninit. Per te bere kete pershtatje Enver Hoxhes i eshte dashur ta ndryshoje historine e Popullit Shqiptar pasi realisht dinamika historike e Kombit Shqiptar nuk mund te perputhet, qofte dhe teorikisht, me asnje forme te revolucionit qe ka realizuar Bota Njerezore prej se paku prej 5000 vjetesh duke e perjashtuar mundesine e nje revolucioni socialist, sipas ideve te Marksit, ne te gjithe permasen e zhvillimit social te tij. Kjo ka qene pjesa me e rrezikshme teorike e filozofise se diktatorit shqiptar pasi duke mos u perputhur gjendja shoqerore me politikat e aplikuara rezultantja do te ishte shkaterrim shoqeror i shqiptareve ne menyre te ndergjegjshme (une pretendoj se kjo ka qene detyra qe i pati vene vetes Enver Hoxha kur mori pushtetin me 1945). Per te justifikuar politiken e vet dhe mosperputhjen historike te saj me gjendjen reale shoqerore te shqiptareve diktatori fillimisht shpiku nje histori te paqene ku figura e Haxhi Qamilit zuri nje vend te posacem te lidhur me “kryengritje fshatare” per te barazuar me popujt e perparuar europiane qe ne te kaluaren e kishin shpalosur ne shume menyra kontradikten midis qytetit dhe fshatit. Trajtimi i figures se Haxhi Qamilit ne kete menyre mori ne qafe shume intelektuale shqiptare (Qamil Celen), ndersa shume te tjere (Stefanaq Pollo, Aleks Buda) i modifikuan pikepamjet e tyre, por pati edhe nga ata qe i perputhen me ato te diktatorit duke shkruar dhe libra per “kryengritjen fshatare te Haxhi Qamilit” (Gazmend Shpuza). Dmth problemi i Haxhi Qamilit u be nje molle sherri per historianet shqiptare pas 1945 deri me 1991 dhe per kete problem ekziston vija ndarese midis historianit dhe pseudohistorianit, te cilin Kadare e ka anashkaluar per te mos cenuar miqte e tij.
Por historia e vertete e komunizmit shqiptar ka nje raport te fshehte qe me teper merret me mend se sa argumentohet, pasi historia zyrtare e sotme mundohet ta fshehe sa me shume dhe sa me thelle. Fjala behet per raportin midis komunizmit enverist dhe politikave perendimore europiane, ose e thene me fjale te tjera problemi sot shtrohet: realisht Enver Hoxha ka qene i Perendimit fshehtas apo i Lindjes haptas. Ne te vertete kjo eshte e panjohura me e thelle e komunizmit shqiptar pergjate gjysmes se dyte te shek. te XX-te (ne fakt kjo eshte edhe e fshehta me e madhe e komunizmit te shek. te XX-te). Por edhe kete problem Kadare (ketu nuk i ve faj pasi zbulimi i saj kerkon medoemos studimin e marksizmit dhe Kadare kete nuk mund ta beje dot as sot dhe as kurre) eshte munduar t’ja pershtase propogandes zyrtare edhe pse zerat e mospajtimit konfirmojne prej 25 vjetesh te kunderten e kesaj propogande.
Sipas shkrimtarit tone:
“Sigurimi shqiptar kishte per detyre te pergjonte e te shtypte kryesisht shtetasit e vet. Nderkaq agjenturat e huaja, kryesisht ato lindore, me ne krye agjenturen sovjetike, kane mbetur te paprekura ende sot ne Shqiperi…..Qellimi kryesor i rrjetit agjenturor lindor ne Shqiperi ishte qe te pengonte me cdo kush rreshqitjen e ketij vendi drejt Perendimit. “Ju do t’i shiteni Perendimit per tridhjete aspra” i kishte thene Hrushovi Enver Hoxhes me 1960. Afrimi shqiptaro-perendimor ishte macja e zeze per ruset” (f. 20).
Kushdo qe eshte marre me studimin e historise se komunizmit shqiptar ndesh nje pengese te madhe kur vjen puna per te zberthyer pozicionin real te diktatorit shqiptar, pasi ai ishte fillimisht me te gjithe (me anglezet, me amerikanet, me Stalinin, me Titon, me Hrushovin, me Mao Ce Dunin) dhe me vone kundra te gjitheve, duke perfshire te gjithe rrymat sovietike, jugosllave, kineze, dhe ato europiane, te te gjitha ngjyrave, e boterore, duke perjashtuar Stalinin; kur vete keto rryma ane e kend Botes ishin te kunderta midis tyre, te pakten ne planin propogandistik. Por kur e zberthen figuren studentore te tij, sipas asaj qe ka deklaruar per vete, kupton se genjeshtra eshte shume permasore dhe pikat mbi i vihen po te lidhesh Enver Hoxhen me politiken britanike. Te pakten formimi i PKSh dhe armatosja e brigadave partizane e lidh diktatorin shqiptar me politiken britanike dhe jo me ate ruse. Nuk ka asnje ngjarje historike qe te beje lidhjen e Enver Hoxhes me Stalinin perpara 16 korrikut te 1947 (Enver Hoxha, Me Stalinin, f. 53) kur ata u takuan per here te pare, sic nuk ka asnje informacion se kush e beri lidhjen e tyre (ekziston nje kerkese e Enver Hoxhes, ne raportin e mbajtur ne kongresin e Permetit, 24 maj 1944, per ardhjen e misioneve ushtarake amerikane dhe perfaqesuesit e Bashkimit Sovietik, – Vepra 2, f. 224; dergimi i nje delegacioni kulturor ne Bashkimin Sovietik ne maj 1947 ku bente pjese edhe gruaja e diktatorit, – Titistet, f. 316). Eshte kjo aresyeja qe sterhollimi i ketyre problemeve te con ne perfundimin se Enver Hoxha ka qene njeri i britanikeve dhe jo i jugosllaveve apo ruseve te Stalinit (nuk po marr per baze librat e ushtarakeve angleze qe kane qene ne Shqiperi ne periudhen 1943-1944, te cilet e tregojne fare hapur se kane qene ata qe e vune ne pushtet diktatorin shqiptar).
Problemi gjen nje fare zgjidhje kur analizohet problemi i te ashtequajturave “banda te diversanteve” ku kupton se ishin britaniket ata qe i dergonin ne Shqiperi kundershtaret politike te komunizmit shqiptare dhe, nga ana tjeter, njoftonin Sigurimin shqiptar (per kete shih Juri Modin, “Shoket e mi te Kambrixhit”). Ka qene nje loje e ndyre vetem me nje porte ku viktimat ishin nacionalistet shqiptare qe moren damken si tradhetare te Shqiperise, kur ne fakt ishte e kunderta.
Ngjarjet nderkombetare te komunizmit boteror midis viteve 1960-1985, kur lidhen me PPSh, tregojne se kjo parti, se bashku me udheheqesin e saj, kane qene kollone e peste ne levizjen komuniste boterore per interesa qe nuk kane te bejne me Shqiperine ne menyre te drejteperdrejte dhe per kete tregojne krahun politik se kujt i takon ne te vertete Enver Hoxha, por dhe aresyen perse Kadare e evidenton kete fakt sipas permases se mesiperme. Ky i fundit kembengul, disa here ne kete sprove, mbi lidhjen e diktatorit shqiptar dhe pasuesve te tij me Lindjen politike duke evidentuar pamundesine e lidhjes se diktatorit shqiptar me Perendimin politik dhe per kete perdor si argument ngjarjet ne Kosove me 1999. Por kete e ben ne menyre kaq adoleshente sa krijon nje corbe ngjarjesh qe as nuk hahet, as nuk kaperdihet dhe as mund te pranohet. Vini re kete perzierje fantazish:
“Liderat e dikurshem komuniste qe nga Stalini te Mao Ce Duni do te ktheheshin permbys ne varr nga ky lajm (behet fjale per clirimin e Kosoves nga ana e NATO-s me 1999 nga pushtuesit serbe, por qe lexuesi duhet t’i jape rendesi fjaleve pushtues-clirim-liri te lidhur me Kosoven per te kuptuar menyren se si e trajton Kadare kete teme, GH). Do te rrotullohej ne varr Titoja, por do te kthehej sidomos Enver Hoxha. Kjo ishte nje gjeme e zeza per ta, fshikulli me i forte qe iu jepte koha, e verteta, historia……
Ne pranvere te vitit 1999, e gjendur ne pike te hallit Serbia u perpoq ta shfrytezonte verberine e marksiste-leninisteve shqiptare dhe mllefin e tyre antiperendimor. Per shkak te ketij mllefi, ne bisedimet e Parisit, ndeshkimi i Serbise, rrjedhimisht liria e Kosoves kaluan ne fill te perit. Me dhjetera ishin stalinistet shqiptare dhe kosovare qe benin trysni mbi delegacionin shqiptar per te mos nenshkruar denimin e Serbise, pra lirine e Kosoves. Si rrjedhim i lekundjeve te delegacionit, pra si pasoje e kohes se humbur u vrane dhe u masakruan mijera shqiptare te tjere ne Kosove. Nuk kemi pare e as kemi degjuar ndonje here nje shfaqje pendimi per kete faj te rende. Ashtu sic nuk kemi pare kurrfare autokritike per deklaratat e papergjegjshme te disa lidereve te tjere, deklarata qe shkaktuan viktima, shpengulje te pafundme e femije te shkrumbuar (f. 26, 27-28).
Une e kuptoj shume mire qe Kadare kerkon te fshehe gjene me kryesore ne historine e komunizmit shqiptar, por harron se me kete ka argumentuar qellimin perse ekziston mendimi letrar ne historine e Njerezimit. Shkrimtari mund te ndikoje mbi politiken, mbi ndryshimin e historise nga pikepamja teorike, por e ka te pamundur te ndikoje mbi vete Historine jo vetem pse eshte nje individ, por, kryesisht, pse eshte shqiptar si produkt enverist. Kjo eshte fatkeqesia e tij, por edhe e te gjithe shqiptareve qe paten fatin te jetojne nen sundimin e diktatorit. Te pranosh se politikanet boteror (Stalini, Mao Ce Duni, Tito) ishin me te vertete kundershtare politike te shteteve qe merrnin pjese ne NATO dhe do te habiteshin me veprimet e tyre ne raport me Kosoven, do te thote te tallesh me Historine dhe kerkon t’i imponohesh popullit tend me mashtrimet dhe manipulimet qe enverizmi realizoi per 40 vitet e ekzistences se tij. A nuk ishin shtetet europiane qe ja moren Kosoven shqiptareve dhe ja dhane Serbise? A nuk ishte Britania e Madhe qe pergatiti Enver Hoxhen si pushtetar (1932-1936) dhe e vendosi ne krye te shtetit shqiptar me 1944? A nuk ishte Tito qe beri marreveshje me Enver Hoxhen per dergimin e dy divizioneve shqiptare ne Kosove (tetor 1944-dhjetor 1945) dhe dy brigadave serbomalazeze ne Shqiperi (dhjetor 1944-maj 1945)? Cfare habie do te shkaktonte clirimi i Kosoves nga pushtimi serb kur kete pushtim e pergatiti Europa politike qe me 1913? Nuk eshte veshtire per te kuptuar qe shkrimtari ne kete rast mundohet te fsheh nje akt historik dhe ta pareqese te kunderten e ketij akti, nga pikepamja kohore, si te izoluar nga Historia. Do te ishte me e drejte te thuhej se NATO rregulloi nje gabim te se kaluares historike ne gjurmet e paraardhesve te saj. Akoma me e drejte do te ishte te thuhej se pazaret imperialiste te para nje shekullore nuk perkojne me fazat politike te zhvillimit te sotem dhe per kete duhen ndryshuar. Per te qene edhe me te sakte duhet shtuar se shqiptaret ne te gjitha keto ngjarje nuk mund te luajne asnje rol konkret. I vetmi rol konkret i tyre do te ishte fshehja e gjurmave te krimit, si me 1945 kur invertuan masakren ne Shqiperi me masakren ne Tivari.
Por eshte turp i madh per shkrimtarin te perbashkoje me politikanet boterore te asaj kohe emrin e Enver Hoxhes ne ate proces historik dhe ketu qendron djallezia e shkrimtarit (eshte njesoj se te perbashkosh Jul Qezarin me nje skllav romak). Permasa e kesaj djallezie rritet pafundesisht kur kerkon te perbashkoje marksizem-leninizmin me shqiptaret dhe ta paraqese kete lidhje si te pamohueshme dhe evidente. Eshte nje loje qe tashme eshte kuptuar ne te gjithe permasen, por me habit kurajoja e Kadarese per te marre persiper tema me te cilat nuk ka asnje lidhje, qofte dhe formale. Te pakten 1913 eshte e lidhur historikisht me 1945 dhe 1999 ne nje ngjarje te vetme me emerues Kosoven ku emrat e politikaneve te mesiperm dhe ai i diktatorit shqiptar nuk gjenden ne te paren, por paraardhesit e tyre ishin ata qe e pergatiten me pranimin dhe mospranimin. Ndoshta kjo e fundit eshte nje e panjohur e imponuar per Kadarene, por ne kete rast duhet te thuhet qe eshte bere me dashje. Te mos dish absolutisht asgje per gjysmen e vendit tend dhe befas del ne mbrojtje te kesaj gjysme, per te cilen ke nje informacion te gabuar, eshte dicka me teper se nje mashtrim politik dhe ne kete pike Kadare ngul kembe duke harruar se Historia flet ndryshe. Me sa kam kuptuar tjetersimi i problemit kosovar eshte nje problem europian dhe Kadare i eshte bashkuar ketij tjetersimi. A nuk te con kjo hipoteze ne perfundimin qe largimi i tij nga Shqiperia ne vjeshten e 1990 i ka sherbyer ketij qellimi?
Pastaj a nuk kane qene “stalinistet” shqiptare kundra Titos dhe Serbise? E nga na doli tani qe keta staliniste te kulluar na paskan qene kunder Europes dhe pro Serbise? Te gjithe keto jane sajesa per te justifikuar skenarin e realizuar, por mbi te gjitha per te nxjerre si nje veprim shume te komplikuar politik clirimin e Kosoves nga pushtuesit serb dhe fshehjen e veprimit te 1913-es. Eshte nje loje e njohur paraqitja e fajtorit si shpetimtar, por letersia tradicionale kombetare shqiptare e ka diskretituar me kohe kete loje. Te pakten vargjet e Poetit Tone Kombetare na tregojne se ka qene pikerisht Europa ajo qe cungoi trojet tona per hesap te shkjaut:
- Vec sod pse Europa, sod qi asht t’gjith uzdaja
Se Shqyptaria e lire del zoje n’ vetveti,
Pse sod Europa, – do Mbretni te Mdhaja –
Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,
E m’vende t’ona duen qi shkjau te shklase
E fisi i Shqyptareve n’dhe t’humbase?…
- O Zot i lum, qi vetem n’dore Ti i ke
Shartet e popujve e mbretnive t’tana,
E gja pa hiri kurr Ty s’ t’ ndodhe mbi dhe.
As nalt mbi qielle, ku shndrisin dielli e hana,
Deh! Ti, i Pushtetshem heret si ne e vona,
Shih e gjyko mbi gjith kto kobet t’ona.
(Mrizi i Zanave, kenga IX, Nji Gjame Desprimit!…
A nuk tregojne keto vargje raportin midis Kadarese dhe Poetit Tone Kombetar ne lidhje me ceshtjen kombetare shqiptare? Ne fund te fundit, a nuk tregojne keto vargje aresyen perse ekziston mendimi letrar dhe cfare paraqet ekzistenca e nje shkrimtari para 100 vjeteve apo sot? Thelbi i te gjithe ketij mashtrimi qe perdoret prej 70 vjetesh ka vetem nje qellim: te fshehe babain politik te diktatorit shqiptar dhe ta paraqese copetimin e shqiptareve (para mbi 100 vjeteve) si te pavarur nga Europa, apo si e detyruar politikisht dhe Kadareja i sherben ketij frymezimi aplikativ qe, ne planin fundor, mjafton te jete e verteta e kulluar e tragjedise se nje populli pa piken e fajit te vet. Shiheni me kete sy lidhjen e Kadarese me politiken europiane te kohes dhe do te kuptoni aresyen e largimit te tij nga Shqiperia ne vjeshten e 1990-es.
Problemi mund te jete edhe shume me i thelle se sa duket kur shohim se Kadare ideon sikur “ndeshkimi i Serbise, rrjedhimisht liria e Kosoves kaluan ne fill te perit”. Ne qofte se shkrimtari mendon se duke perdorur fraza te goditura mund te realizoje manipulimin e nje populli te coptuar jo per faj te tij, atehere mendimi letrar sot e ka rendesine shume me te madhe se sa lidhje me nje popull dhe karakteri globalist e paska filluar rrugen e vet historike. Pa asnje diskutim sot Kadare i sherben kesaj lloj filozofie dhe politike duke mos pase asnje lidhje me Kombin Shqiptar.
Ky perfundim arrihet edhe kur behet fjala per elementet sociale qe muaren pjese ne Luften e Kosoves ku Kadareja kujton se po thote te verteten kur ne fakt mundohet te fshehe thelbin e nje lufte nga pikepamja e pjesmarresve. Ideja e Kadarese, nga pikepamja letrare, ne pamje te pare ka nje te vertete, por nga pikepamja historike fsheh dy ngjarje qe jane me thelbesore se autoresia e luftes kur vjen puna per te analizuar jeten sociale te shqiptareve nder vite. Sipas tij:
“Kam qene perhere perkrahes i UÇK-se se Kosoves. I kam mbrojtur djemte dhe vajzat e Kosoves qe ishin gati te flijoheshin per te, ne ditet e tyre me te keqija, atehere kur u sulmuan dhe u mbuluan me shpifje nga nje (ne tekst eshte fjala qe, GH) stuhi propogandistike boterore. E megjitheate le te kemi kurajon te themi te verteten: Kosoven nuk e cliroi UÇK-ja, por Evropa Perendimore…..Dhe e verteta eshte se UÇK-ja nuk e cliroi dhe as kishte mundesi ta clironte Kosoven”(f. 31,32).
Se pari mos e vini ne dyshim qe eshte nje analize krejt formale dhe pa asnje domethenie konkluzive. Gjeja e pare qe duhet vene ne dukje kur analizohet Lufta e Kosoves e vitit 1999 eshte fakti qe eshte analoge me luften qe bene shqiptaret me 1939-1944 ku ndryshimi duket vetem tek kundershtaret e shqiptareve, pasi te gjithe elementet e tjera luftarake jane krejt te barabarte (menyra e formimit te brigadave dhe armatosja e tyre eshte krejtesisht e barabarte).
Se dyti, nuk duhet shtruar ne asnje rast raporti i perfundimit te luftes me UÇK-ne, por kush e krijoi dhe perse e krijoi UÇK-ne nga pikepamja njerezore dhe kush e furnizoi me armatim. E po te zberthehen keto dy pika, as qe duhet shtruar problemi ne e ka cliruar UÇK-ja Kosoven apo NATO-ja. Kadareja mundohet te evidentoje drejt nje perfundim, por fsheh premisat e ngjarjes qe percaktuan perfundimin e luftes. Kadarese nuk ja mban ta thote se UÇK-ja nuk u krijua per te cliruar Kosoven, por per ta drejtuar ate politikisht pas lufte; ne kete pike lufta shqiptare e 1939-1944 perputhet 100% me Luften e Kosoves te 1999-es. Kjo tregon se Kadare eshte thjeshte nje shkrimtar politik duke mos qene i afte te ndermjetesohet me te. Eshte teper e veshtire, per te mos thene e pamundur, parashikimi i ngjarjeve politike qe shkrimtari te evidentoje rolin pozitiv te saj dhe kete, duke e bere pas ngjarjes, tregon se sa i paafte eshte ne analizen e ngjarjeve nga pikepamja historike.
Po te ndalohemi vecmas ne kete pike dhe te mundohemi te analizojme ngjarjen e Kosoves me 1999, duhet te jesh historian per te kuptuar perse UÇK-ja dhe asnje formacion luftarak shqiptar i te gjithe koherave te ekzistences se tyre nuk jane te afte ta kryejne kete rol; e kjo e ka nje aresye te lidhur pikerisht me Historine qindravjecare te shqiptareve. Akoma nuk eshte kuptuar se cdo gje qe disponojne shqiptaret sot (shkrimin, shtetin, institucionet politik-juridike, artin, kulturen, etj, etj) e kane peshqesh nga politika Otomane dhe ajo Europiane, te pakten nga viti 1555 deri me 1912. Une nuk e di se kush ja ka mbushur mendjen Kadarese te deklaroje se Gjuha Shqipe qenka luftuar nga politika Otomane, kur vete kjo gjuhe ka lindur pikerisht pergjate konfliktit mesjetar 450 vjecar (1462 – 1912) midis dy perandorive me te medha mesjetare aziatiko-europiane (Perandorise Otomane dhe Perandorise Austro-Hungareze) dhe Populli Shqiptar asnjehere nuk e ka thene fjalen e vet ne menyre te drejteperdrejte. Ne te gjitha rastet kane folur Kleriket Katolike ne Veri te arsimuar pergjithesisht ne Rome, Austro-Hungari e Gjermani, njerezit e arsimuar ne Stamboll e Athine ne Jug dhe Kosove.
Keshtu qe kur flitet per rol te UÇK-se ne luften e vitit 1999 duhen pasur parasysh edhe specifikat politike qe bart Kombi Shqiptar, te pakten pergjate shekullit te XX-te. dhe jo te sajohen situata sociale me koeficient pamundesie pothuajse zero. Te pakten kjo vihet re ne parafrazimin ketu poshte ku Kadare kerkon te pajtoje fantazite e mbrapshta te diktatorit shqiptar me ato te dembeleve mitingashe pa asnje domethenie me ane te te cilave ka mbushur faqet e kesaj sprove.
“Ne nje miting te ekstremisteve ne New-York pasi behet thirrje euforike per lufte ne Kosoven lindore e Maqedoni nga nje spekulant apartamentesh shpallet midis brohoritjeve si nje sihariq lajmi i krijimit te UÇÇ-se, d.m.th. i ushtrise per clirimin e Çamerise. Sic shihet ka nje renie maske ne kete miting. Me shume se per te drejta shqiptaresh ketu eshte fjala per konflikt te hapur me NATO-n. Me fjale te tjera pas gerricjeve ne Presheve dhe ne Maqedoni do te goditet haptazi nje shtet qe eshte anetar i NATO-s, Greqia. Shpallja e ketij konflikti tregoi se testamenti i Enver Hoxhes per lufte ne te njejten kohe kunder imperializmit dhe revizionizmit, kunder NATO-s dhe Traktatit te Varshaves mbetej ende testamenti baze per nolstalgjiket e stalinizmit” (f. 43-44).
Qe keto jane lodra te politikes une nuk dyshoj per asnje cast, po pse Kadare kerkon t’i jape nje ngjyre te lidhur me diktatorin shqiptar nuk e marr vesh. Une e konsideroj kete forme nje nenshtrim ndaj mashtrimit me gjigand te shekullit te XX-te, te pakten per shqiptaret, ekzistencen e rendit komunist nen udheheqjen e Stalinit, ku perfshihej edhe Shqiperia e kohes se diktatorit deri ne vitet .53. I gjithe ky parafrazim i Kadarese ketij qellimi i ka sherbyer, kur e verteta eshte krejt tjeter per tjeter.
Kjo eshte nje histori mbi 110 vjecare, per shpikjen e se ciles kane punuar perfaqesuesit me te afte te inteligjences politike me te madhe ne historine e Njerezimit. Une nuk e besoj ne asnje variant ekzistencen e nje shpikjeje te tille politike me permasa te tilla te frikshme sa ajo e komunizmit te shekullit te XX-te qe i shkaktoi njerezimit qindramiliona njerez te vdekur, adresa e te cilit, te jeni te sigurte nuk eshte ajo e Bashkimit Sovietik te Lenin-Stalinit. Kjo e fundit eshte pasoja dhe eshte per te ardhur keq qe ajo ra kryesisht mbi popullin rus dhe ate kinez, dy popuj qe i kane dhene Njerezimit shume produkte dhe korifej individesh te paperseritshem dhe Europa huazoi prej tyre (te pakten letra me shtypshkronjen dhe ligji periodik i elementeve kimike te D.I.Mendelejevit perbejne dy pika qe Europa i perlau me shpejtesi nga keto dy popuj). Keshtu qe i bie qe termi “testament” i Enver Hoxhes te jete nje fantazi e shkrimtarit dhe aspak nje realitet historik. Eshte pika me e dukshme ku Kadare i bie ndesh historise se Njerezimit dhe ben lojen e atyre qe e shpiken komunizmin ne letren politike te fillim shekullit te XX-te. Me sa kam kuptuar sot luftohet fort politikisht per te mbuluar shkaktaret e vertete te shpikjes se komunizmit pergjate fillim shekullit te XX-te, ku, per fatin e keq te shqiptareve, u perfshi edhe Atdheu i tyre; Kadareja i sherben kesaj loje politike dhe kjo duhet te jete detyra qe i kane caktuar ata qe e priten ne gjirin e tyre me 1990, cka do te thote se te gjitha vargjet e mesiperme jane pasoja te kesaj gjendjeje te shkrimtarit “rebel” dhe ai i ka shpikur per te ngulitur ne mendjen e shqiptareve ekzistencen de fakto te komunizmit enverist (kjo gje eshte fund e krye nje shpikje politike, per aresye politike; nje histori politike e shprehur nga nje njeri politik ne nivelin e shkrimtarit politik). Por ata qe i kane shpikur keto pretendime te Kadarese te jeni te sigurte as qe e kane menduar pasojen pa permasa te kesaj veprimtarie dhe e gjitha kjo per efekt te zhvillimit social te shqiptareve. Perdorimi i ketyre te fundit ne kete loje nuk vjen si rezultat i kerkesave nacionaliste te tyre, por i injektimit politik qe duan t’i bejne ata qe e kerkojne kete loje. Kadareja nuk thote te verteten kur vjen puna per te zbuluar autoret e vertete te ketyre thirrjeve dhe cfare realizojne ato, ne fund te fundit.
Edhe kur vjen puna per te analizuar dinamiken e marredhenieve midis shqiptareve dhe europianeve ne funksion te lirise, Kadare ben nje tymnaje pa pike kuptimi, ku perseri mundohet te fshehe permasen e ketyre marredhenieve dhe raportin historik te shqiptareve me lirine. Tipikisht ky eshte nje problem historik i koklavitur ku Europa nuk eshte e afte ta thote fjalen e saj pa shkaterruar ate qe ka realizuar Historia ne Ballkan per 2500 vjet dhe qe ajo e ka parakaluer qe ne momentin qe perkrahu doktrinen e Krishterimit dhe pranoi teorine e indoevropianizmit kontinental. Me kete sy duhet pare analiza e meposhtme e Kadarese pa tentuar te nxirren perfundime sipas menyres klasike te analizave historike:
“Ne rrethana te tilla ne kushtet e kunderthenies tragjike qe u krijua midis primitivitetit te roberise dhe domosdoshmerise ne kushte moderne te (ne origjinal eshte sё, GH) lirise (fjale per fjale sipas Kadarese; djallezi tikipe e tij, pasi kopjon Engelsin nga “AntiDyringu” dhe e paraqet tezen marksiste sikur eshte ne perputhje me shkallen e zhvillimit social te shqiptareve duke e permbysur realitetin historik te tyre, por duke mos qene i afte te ndertoje kritiken e tezes kategorike: Liri – Domosdoshmeri qe tek shqiptaret nuk ka funksionuar asnjehere edhe ne asnje cast te vetem, te pakten si dukuri; GH), historia i ruajti popullit shqiptar takimin e tij te shumepritur me Evropen. Eshte hera e pare ne historine tone dhe ne ate te kontinentit qe aspirata jone e lirise, jo vetem nuk bie ndesh por perkon me programin e Evropes se neserme.
Kjo Evrope me kufij te zbehte dhe me kontakte te lira duke mundesuar lirine shqiptare ne hapesiren e saj te plote, unike e te panderprere e ndryshon programimin e problemit numer nje te pazgjidhur te kombit shqiptar. Nga nje mundesi konfliktesh plot marrezi dhe egersi ballkanike e ushqyer nga shtampat e gjakut “gjer ne gju te kalit” e te “pushkes qe te ndan me tjetrin”, ajo e kthen ate ne nje problem evropian, i cili nuk mund te kerkoje vec nje zgjidhje evropiane” (f. 54-55).
Populli Shqiptar eshte i vetmi popull ne kontinent qe nuk e njeh shkallen e skllaverimit social ne menyre praktike si veteprodhim te domosdoshem deri me 1944, dhe e gjitha kjo per shkak te marredhenive historike me Europen pergjate 2500 vjeteve dhe dinamikes sociale historike, te paracaktuar nga koha e lindjes se tyre ne planin biologjik. Natyrisht, duke qene elemente te rinj te nje filozofie qe Kadare nuk e njeh, krijohen insinuata te paqena dhe shkrimtari del triumfues ne idete e tij pa e kuptuar ne asnje cast qe po genjen lexuesin pergjithesisht dhe shqiptarin vecanerisht. Atehere ku qendron madheshtia e shkrimtarit me te madhe shqiptar te shek. XXI-i? A e kupton lexuesi, jo vetem shqiptar, se gjenialiteti e shkrimtarit Kadare nuk qendron ne ate qe shpreh, por ne ate qe shpik dhe ate qe fsheh (c’hyjne ketu figurat letrare, pershkrimet, koloriti i ngjarjes, etj, etj)? Ne realitet pyetja duhet te shtrohet: a ka qene ndonjehere Populli Shqiptar pa skllaveri apo pa liri? Qe te krijosh situaten e “primitivitetit te roberise” pikesepari duhet t’i injektosh popullates ne fjale nje faze te zhvillimit te vet ku mbizoterues te jete prona private (gje e cila tek shqiptaret nuk ka ekzistuar asnehere), e cila krijon jo vetem roberine primitive, por edhe ate moderne. Kjo eshte menyra e vetme per te percaktuar ne ka qene ne roberi apo liri Populli Shqiptar pergjate gjithe qasjes qe Historia europiane ka depertuar ne brendesi te tij.
E njejta situate paraqitet kur vjen puna per te analizuar permbajtjen e termit “kushte moderne te lirise”, e cila eshte realisht e vlefshme per Popullin Shqiptar pas 1992-shit. Vetem se ne kete rast duhet vene ne dukje qe ne Shqiperi, pergjate periudhes 1945-1992, me te vertete nuk pati prone private, por u krijua nje forme e saj qe i nenshtroi te gjitha format paraardhese duke fshehur faktin qe Populli Shqiptar pas 1945 u fut ne periudhen e skllaverise moderne me ane te prones shteterore. Kjo do te thote se termi “kushte moderne te lirise” ka kuptim ne raport me periudhen 1945-1992 dhe aspak me perpara, apo shume me perpara. Atehere: cila eshte vlera e perplasjes se skllaverise me lirine tek shqiptaret pergjate intervalit kohor 1000 Para Kri. – 2000 Pas Kri. ku dhe krijohet Historia e tij e shkruar? Pergjigjuni kesaj pyetje dhe atehere do te kuptoni perse parashqiptaret nuk e njohin skllaverine, perse ata nuk mund te asimilohen (u asimilua vetem ajo pjese e banoreve qe u futun ne relata te sterzgjatura me pas-helenet duke formuar Popullin Grek. Eshte kjo aresyeja perse greket e sotem ballafaqohen me politikat europiane si pjese e Races se Bardhe; te njejten gje tentuan edhe otomanet, por nuk ja arriten qellimit per efekt te faktorit kohe), perse ata nuk mund te shfrytezohen, por ata vetem mund te zhduken biologjikisht (Rumani, Bullgari, Slloveni, Kroaci, Serbi, Bosnje-Hercegovine) ose mund te tjetersohen. Keshtu qe te flasesh per liri apo roberi te shqiptareve jashte rendit enverist, eshte te tallesh me te dhe t’i mohosh historine reale te te perjetuarit pergjate periudhes 1000 Para Kri. – 1944 Pas Kri. Kadareja nuk don qe ta pranoje se pas 1945 per shqiptaret Koha Historike ndaloi ne vend dhe ne veprim u fut antikoha enveriste, per te cilen nuk ka asnje mundesi analitike me cfaredo lloj metode qe te perdorim dhe Kadareja yne i perket kesaj antikohe duke qene gjeniu i saj.
Edhe vete problemi europian per shqiptaret nuk analizohet sakte nga Kadareja. Analiza teorike e progresit social te europianeve te sotem tregon se nuk eshte Kombi Shqiptar qe ka nevoje per Europen, por eshte kjo e fundit qe ka nevoje sociale nga shqiptaret dhe pikerisht uljen e shpejtesise se zhvillimit te tyre, proces i cili nuk mund te realizohet me politika brenda per brenda vendeve europiane, por nga relacione me popujt me shpejtesi te vogel zhvillimi, – vecori qe e kane vetem shqiptaret e mijevjecarit te trete. Eshte nje proces social i realizuar fillimisht brenda instinktit shoqeror te politikave europiane, te pakten te ketyre 150 vjeteve te fundit, fundi i se ciles eshte akoma i panjohur teorikisht per ta. Ky problem permblidhet ne pyetjen me te thjeshte fare: Perse politika europiano-otomane e formatoi shtetin politik te shqiptareve per 1300 vjet dhe nuk e zhduku nga Historia, kur i kishte te gjitha mundesite ta bente kete (mund ta bente kete perpara ketyre 1300 vjeteve, ne kohe e Romes Perandorake, mund ta bente ne kohen e Perandorise Bizantine, mund ta bente kete ne kohen e Perandorise Otomane, mund ta bente me 1913, mund ta bente me 1918, mund ta bente me 1944)? Komplikohet pak problemi po t’i shtojme pyetjen: Perse perbashkohen ne nje pike politika e Perandorise Austro-Hungareze, ajo e Perandorise Otomane dhe ajo e Europes per problemin shqiptar, duke mos i dhene asnje rendesi qellimit perkates? Pergjigjet e ketyre dy pyetjeve tregon se Kadareja nuk e njeh Historine reale te Kombit Shqiptar, por ai njeh historine enverise te shqiptareve dhe per kete nuk eshte i afte te parashikoje dot fatin e ri te shqiptareve (ketu del e nevojshme nje metodike tjeter per shpjegimin e historise se shqiptareve dhe pasojen e saj kohore).
Kjo fraze e sterzgjatur e Kadarese mbyllet me nje problem dypermasor duke pasur dy konstatime krejtesisht ireale, nje kundershti ne fushen e Historise dhe asnje argument. Fjala behet per kufijte e Europes dhe per konfliktet ne brendesi te Ballkanit. Cila eshte dinamika e tyre, pasi, sipas Kadarese, keto kufij na qenkan te zbehte? A e di valle Kadareja qe kufiri Spanje –Portugali eshte kufiri me i vjeter ne bote qe ekziston akoma qe nga shekulli XVII (mos gabofsha qe nga viti 1668)? A e di valle Kadareja qe ne thelb kufijte e Europes nuk e kane ndryshuar etnicitetin e popullatave te permbledhura brenda tyre, duke perjashtuar vetem rastin shqiptar? Jane historianet e shqiptareve te Kosoves qe e kane kuptuar me mire se kushdo tjeter kete proces dhe e kane analizuar duke e hedhur poshte idene e shkrimtarit. Vini re se cfare kane thene keta historiane per kufijte e Europes:
“Po te hapim harten politike te Evropes dhe te shikojme me vemendje kufijte e shteteve te ketij kontinenti, dhe nese per nje moment kthehemi ne historine e krijimit te ketyre shteteve kombetare, qe nga shekulli XV e deri ne fillimet e shekullit te XX, shohim se te gjitha ato shtete, brenda kufijve te tyre kane jo me pak se 70% te territoreve etnike, nderkaq shqiptareve iu njoh nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer shteti kombetar me rreth 40% te territoreve etnike. Kjo padrejtesi historike la gjurme dhe pasoja te pariparueshme mbi popullin shqiptar. Pasojat e vendimeve te padrejta te Fuqive te Medha u pane menjehere ne shtator te vitit 1913, kur pozita skllaveruese e shqiptareve nen regjimin e shtetit serb, i detyroi ata te ngriheshin ne nje kryengritje deshperuese ne te gjithe vijen e kufirit artificial. Pasojat e ketyre vendimeve u deshmuan gjate gjithe historise se mevonshme shqiptare. Ne fakt, me vendimet e Konferences se Ambasadoreve ne Londer, ishte hapur nje plage e rende ne trungun etnik shqiptar, plage kjo, qe nuk arriti te mbyllej deri ne fillim te mileniumit te trete. Pavaresia e Kosoves, sado qe ne dukje te pare mund te konsiderohet si nje satisfaksion per vuajtjet njeshekullore te shqiptareve te Shqiperise se Siperme, megjithate kjo mund te llogaritet vetem si nje shlyerje e pjesshme e borxhit te bashkesise nderkombetare ndaj popullit shqiptar. Sidoqofte, borxhin me te madh e kane fqinjet ballkanike te shqiptareve tok me Rusine, te cilet ishin protagoniste kryesore dhe te drejtperdrejte te tragjedise shqiptare. Prandaj, permbyllja e kesaj kaptine historike do te merrte nje kuptim human vetem atehere kur keto shtete do te kerkonin falje per padrejtesite e bera mbi popullin shqiptar gjate periudhes historike 1877-1999, per t’i hapur keshtu rruge nje kapitulli te ri, te bashkepunimit te sinqerte dhe afatgjate, dhe per ta shnderruar Ballkanin historikisht te trazuar, ne nje ambient te qete dhe te denje per te qene pjese integrale e Euqopes bashkekohore”
(Gazmend S. Rizaj, Shqiperia e Siperme 1800 – 1913, f. 472)
E citova te plote permbylljen e studimit te profesor Rizaj-t per t’i treguar shkrimtarit Kadare se jo vetem qe permasa e kufijve europiane eshte krejt tjeter per tjeter nga pretendimi i tij, por dhe konfrontimi politik i shqiptareve nder shekuj ka tjeter permase nga ajo e pretenduar prej realizmit socialist shqiptar.
Konfrontimi politik nderballkanik dhe ndershekullor ka brenda problemin me te veshtire te shkencave historike te Njerezimit, qe, jo vetem shqiptaret, nuk kane arritur te kuptojne dot prej me shume se 2500 vjet: mosperputhjen midis asaj qe shohim dhe asaj qe ndodh. Ose e thene me fjale te filozofise materialiste: mosperputhjen midis qenies shoqerore (pamja) dhe imponimit politik (ndodhia). Interpretimi e kesaj gjendjeje kerkon jo vetem ndryshim te metodikave analitike ne fushe te historise dhe politikes, por dhe gjetjen e shkakut perse ndodh kjo prej se paku prej 2500 vjetesh, gje e parealizueshme prej shkrimtareve dhe historianeve (kesaj edhe Marksi nuk i dha dot pergjigje, por qe shkolla bolshevike e permblodhi me qellim ne brendesi te kontradites midis forcave prodhuese me marredhenieve te prodhim-shkembimit – teza kryesore e leninizmit). Pikerisht ky eshte problemi me themelor ne zhvillimin e sotem te Shoqerise Njerezore, pasi ne asnje rast nuk do te kemi mundesi te shohim mё shterrim te forcave prodhuese. Karakteri globalist i ekonomise boterore e ka perjashtuar kete teze marksiste dhe gjerat kane ardhur drejt relacioneve midis te zhvilluarve dhe te prapambeturve ku akoma nuk eshte kuptuar pasoja e ketyre lloj relacioneve; rrugezhvillimi globalist po ecen aktualisht sipas menyres instiktive njerezore.
Defekti perqaset edhe ne brendesi te ideve te Kadarese, ku padija parakalohet si inekzistente dhe sajohen situata te pamundura dhe unifikim i proceseve shoqerore drejt nje qellimi te paditur me perfundim krejtesisht te dyshimte pa asnje lloj permase. Vini re kete sajese te Kadarese dhe percaktoini domethenien, ne qofte se keni mundesi:
“Ecja neper keto rruge, perbri popujsh te tjere, disa prej te cileve kane patur problemet tona dhe zymtesine tone ishte rruga e vetme qe na ka mbetur. Sic eshte thene edhe me pare, vetem keshtu ne do te fillojme te jetojme e jo te vazhdojme te vdesim” (f. 62).
Kjo sot eshte formula e te Marreve te Madheshtise shqiptare dhe Kadare nuk i ka shpetuar ketij pozicioni (une pretendoj se eshte nje nder krijuesit e kesaj formule sipas ideve te diktatorit shqiptar).
Me pak vemendje Kadare do t’i ishte afruan zgjidhjes se problemit mbi dallimin natyroro-shoqeror te popujve nga njeri-tjetri, prej nga e ka burimin postulati: – asnje popull i Europes nuk ka qene dhe eshte si ne. Kjo eshte dhe pikenisja mbi permasen e ndikimit te popujve europiane mbi popullaten shqiptare dhe paaftesia e kesaj te fundit per te ndikuar sadopak mbi ta. Ne te vertete ky problem u takon vetem shqiptareve per ta zbuluar, pasi vetem ata jane produkti shoqeror i drejtperdrejte i veprimtarise sociale te popujve europiane pa rrjedhur ne menyre biologjike nga ata. Une pretendoj se ky eshte rasti i vetem ne Europe dhe filozofet, apo ekonomistet e poltikanet, kane ne dore nga populli shqiptar argumentin e vetem se: – formula e zhvillimit social nder popujt e Europes nuk eshte unike dhe e vetme. Kjo do te thote se ka akoma “dicka” qe shkolla filozofike gjermane e shek. te XVIII-XIX nuk e perceptoi dot dhe per kete qellim i anashkaloi shqiptaret ne thelbin e tyre duke tentuar t’i perbashkoje me pellazget.
Shqiptaret per te kerkuar fatin e tyre te ri duhet te shikojne fillimisht boten e tyre te brendeshme e pastaj te hedhin syte pertej detit dhe maleve, pasi keto te fundit e kane zgjidhur detyren e tyre historike e shqiptaret, ne kete drejtim, po ecin akoma sipas instiktit qe i ka imponuar Natyra dhe politika europiane (rasti i fundit tregon se shqiptaret po kopjojne pjesen me te gabuar te rruges neper te cilen ka kaluar kontinenti meme) dhe Kadare i sherben ketij procesi.