Artikuj

121- Kush e filloi Luften ne Shqiperi kunder fashizmit

Posted by Genc Hoti

Loading

  121 – Kush e filloi Luften ne Shqiperi kunder fashizmit?

Pas 1945 komunistet shqiptare muaren mbi vete te gjitha atributet e fitores te Luftes kunder fashizmit. Ne kete rast ata e konsideruan si pronen te tyre te gjithe veprimtarine atdhetare te Luftetareve qe dhane jeten e tyre per Shqiperine ne luften kunder nazizmit duke konsideruar deshmore vetem luftetaret komuniste qe dhane jeten nder ato vite (1943-1945). Ne kete rast genjyen Popullin Shqiptar mbi permasat e asaj lufte duke e zgjeruar kohen e luftimeve tre here nga 1943-1945 ne 1939-1945 dhe zmadhuar numrin e deshmoreve 13 here nga 2190 ne 28 000 te tille.

Jo vetem kaq, por ata e quajten si prone te tyre edhe vete fillesen e asaj lufte edhe pse formimi i PKSh pranohej te kishte ndodhur me 1941. Kam rast t’u tregoj bashkeatdhetareve te mi se ky problem i fundit eshte ne favor te forcave nacionaliste shqiptare, cka tregon se ndergjegja antifashiste e Kombit Shqiptar nuk fillon me komunizmin, sic e kane trumbetuar prej 75 vjetesh, por me familjet atdhedashese nacionaliste qe u persekutuan nga regjimi komunist pikerisht per kete karakter.

Ne shenimet e Avokat Dr. Vasil K. Dilo lexova per te bijen e avokatit, Melpomeni Dilo, qe kishte qene me forcat ushtarake te batalionit Erzeni me 7 prill 1939 ne rolin e infermieres, duke qene femra e pare shqiptare e inkuadruar ne formacionet ushtarake. Per ate akt heroik ajo u pat dekoruar (foto poshte), por pa e marre shperblimin qe i takonte ne moshen e pensionit. Ky rast eshte nje argument suplementar se cfare ka qene ne realitet lufta e viteve 1939-1945 dhe perse duhet vecuar nga kjo lufte periudha 1943-1945. Ne rastin e pare (1939-1945) kemi luften e Kombit Shqiptar kunder nazifashizmit, ndersa ne rastin e dyte (1943-1945) kemi luften e komunizmit kunder NACIONALIZMIT shqiptar.

Dekorata dhene Melpomeni Vasil Dilos per aktin e saj atdhetar ne Luften kunder fashizmit me 7 prill 1939, si luftetarja e pare femer ne formacionet luftarake kunder fashizmit, cka tregon se ne anen e duhur te Historise kane qene familjet nacionaliste shqiptare dhe jo ato komunistet.

Related Post