Artikuj

110- Ku ndryshojne Shqiptaret e Shqiperise nga Shqiptaret e Kosoves dhe perse?

Posted by Genc Hoti

Loading

110-Ku ndryshojne Shqiptaret e Shqiperise nga Shqiptaret e Kosoves dhe perse?

Themi qe jemi njesoj, jemi i njejti popull, kemi paraardhes te njejte, kemi te njejtat karakteristika shoqerore, etj, etj. Por vihet re se ne nje pike nuk jemi njesoj; dmth ne nje pike nuk kemi te njejten karakteristike shoqerore dhe kjo eshte shume e diferencuar ne planin aplikativ. Cuditerisht kjo eshte e dokumentuar rigorozisht sakte dhe duhet te perbeje cudine me te madhe te botes mbare- shqiptare, qe pikerisht ketu ajo hesht a thua se nuk ekziston. Fjala behet per nje ndjenje, qe eshte konsideruar dikur e barabarte me ZOTIN, por me sa kam kuptuar paska qene thjeshte propagande e kohes dhe jo nje realitet.

Dikur eshte pranuar se Feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA, por asnjehere nuk eshte thene se cfare e perfaqeson termin SHQIPTARI. Nuk eshte e mjaftueshme pranimi i deklarimit te dashurise per Atdheun tone vetem me fjale. Te pakten ora 11 e dt. 26 Nentor 2019, atehere kur autokollona me Shqiptaret e Kosoves dhe ndihmat e tyre per shqiptaret e Shqiperise kaloi kufirin antishqiptar Kosove-Shqiperi, pagoi parate ne traun e Kalimashit, duke vepruar me shpejtesi ne Thumane ku shpetuan tri jete njerezish, kur bythepambuket e Tiranes nuk dini akoma se ku i kishin lene breket qe nga ora 3 e 50 minuta, tregoi se propaganda politike shqiptare nuk i kishte thene popullit te vet te verteten e madhe se midis dy popullatave ekzistonte nje hendek gjigand politik, qe dy popujt nuk e pranonin, por politika shqiptare e Shqiperise e kishte aplikuar prej 75 vitesh, duke lene nje pasoje qe tregonte diferencimin shpirteror te dy popullatave kundrejt ATDHEUT. Cfare kishte ndodhur me shqiptaret e Shqiperise pergjate ketyre 75 viteve dhe perse nuk thuhet sot me ze te larte? Vini re kete mister shpirteror te lidhjes se shqiptareve me Atdheun e tyre fare shkurt ne menyren me koncize te mundeshme!

Dashuria e shqiptareve te Shqiperise nuk ishte e njejte me dashurine e shqiptareve te Kosoves kundrejt Atdheut tone te perbashket qe quhet Shqiperi dhe data 26 Nentor 2019 e tregoi fare qarte se kjo NDJENJE ndryshon ne menyre te jashtezakonshme midis dy popujve edhe pse pretendohet se jemi te njejte. I gjithe misteri i diferencimit shpirteror te shqiptareve te Shqiperise nga shqiptaret e Kosoves kundrejt ATDHEUT qendron tek  PERMBAJTJA e Betimit Ushtarak qe disponojne shqiptaret e Shqiperise dhe shqiptaret e Kosoves.

Pata rastin, pas termetit te 26 nentorit 2019, te shkoj ne Kosove per te mbledhur disa libra mbi historikun e UҪK-se dhe aty ndesha misterin dhe te panjohuren e ketij problemi. Miqte e mi ne Ferizaj e Kaçanik me dhuruan disa libra mbi kete teme ku botohej dhe Betimi Ushtarak i Ushtarit te UҪK-se, por me perpara dua te ve ne dukje formulen e Betimit Ushtarak te Ushtrise Popullore te shtetit komunist shqiptar, qe vazhdon akoma edhe sot, sipas te cilit (botuar ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, 1985):

“Betimi Ushtarak……SI SHTETAS I RPSSH DHE SI PJESTAR I FORCAVE TE ARMATOSURA TE RPSSH BETOHEM SE DO TE JEM KURDOHERE LUFTETAR I DENJE, BESNIK DHE I PAPERKULUR DERI NE FUND I GATSHEM NE CDO CAST QE TE MOS KURSEJ AS JETEN TIME PER MBROJTJEN E INTERESAVE TE LARTA TE POPULLIT E TE ATDHEUT, TE REVOLUCIONIT SOCIALIST” (Dh.J).

Ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (Vell. 1, Tirane 2008) ku artikull ka ndryshuar ne permbajtje duke u kufizuar ne termin BETIMET.

Ne nje liber me titull “Flake e Pashuar” me autor Hajrush Kurtaj, Prishtine 2016, f. 327, botohet dokumenti i dhenies se betimit nga ushtaret e UҪK-se, teksti i te cilit thote pike per pike, pervec germes ë:

Une………………………………………  nga………………………………….

Si pjestar i Ushtrise Ҫlirimtare te Kosoves, betohem se do te luftoj per çlirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise dhe bashkimin e tyre, do te jem perhere ushtare besnik, luftetare i denje i lirise, vigjilent, guximtare dhe i disciplinuar, i gatshem, qe ne çdo kohe, pa kursyer as jeten time te luftoj per t’i mbrojtur Interesat e shenjta te ATDHEUT. Nese shkeli kete betim, le te ndeshkohem me ligjet me te ashpra te luftes, dhe nese tradhtoj qofte i humbur gjaku im. BETOHEM.

Me…………………………………………

Betimin e dha………………………….                   KOMANDANTI.

Sipas te njejtit autor, ne librin “Lufta e UҪK-se ne ZON“, Prishtine 2012, f. 4, ky BETIM ndodhet edhe ne vulen e UҪK-se (foto poshte).

Komenti i ketyre rreshtave nuk e besoj se eshte i veshtire te kuptohet: Ushtari i UҪK-se nuk njeh atdhe tjeter pervec Shqiperise edhe pse jeton e punon ne Kosove. Ushtari i UҪK-se ka vetem nje mision historik: te cliroje e te bashkoje tokat e ATDHEUT te vet te pushtuara. Ushtari i UҪK-se betohet vetem per ATDHEUN e tij dhe interesat e shenjta te ATDHEUT te tij.

A nuk qendron ne kete pike diferencimi shpirteror i dy popullatave kundrejt Shqiperise? A nuk kemi ne kete pike faktin se shqiptaret e Kosoves e duan Shqiperine me shume se shqiptaret e Shqiperise? A nuk kemi ne kete pike faktin se Kosova eshte djepi i SHQIPTARIZMIT (Hamit Kokalari) dhe kjo ka ndodhur prej shekujsh dhe vazhdon akoma?

 

3 dhjetor 2019

 

Reagimi ne fb.

Drita Sala Cfar komenti te sakte deri ne detaje ben Z Genc Hoti !

Adrian Dhimitri Me kenaqe Genc djali! Je i sakte deri ne dhimbje miku im!

  • Genci Hoti Me ta thene te drejten me dolen lot nga syte kur pashe kollonen me ndihmat nga Kosova me 26 nentor dhe kjo me detyroi te nisem te nesermen.

Lika Kule Edhe populli Shqiptar perjetoi dhimbjen e madhe ne kohen e luftes ku mijera e mijera Kosovare erdhen ne Kukes Tirane e me gjere i ndihmuan i moren neper shtepite e tyrei mbajten tamam si vellezer dhe motra,ku dhe keto familje pane dashurine e Shqiptareve dhe kjo miqesi vazhdon akoma.

Hasan Qesja Genci Hoti Sinqerisht ashtu me ndodhi dhe mua jo nje her po sa her e shifsha .por ja lashe fain dobesise se moshes.

Ernis Kullafi Fajn e kemi vet per cdo gje

Mi Gen Xhaxhi Genci po ta shperndaj statusin me leje. Te perqafoj fort

Klodi Stralla Uroj e shpresoj qe shqiptaret e Dardanise te behen faktori koagulues i kombit tone ne vitet qe vijne, nje Piemont shqiptar ne Ballkan. Status shume domethenes Genc, te pershendes!

Hasan Qesja Vete fomula e betimit e jona dhe e Kosoves tregon tregon se si e ka hudh ne ere dinamiti komunist ndjesin e atdhedashurise qe per ne nuk ka asnje kuptim.Ndryshimi, ne me fjale ata me vepra .

Ylli Xhelepi “Bythpamuket “nuk jon tironas, por jon t’ardh nga t’gjitha onet per t’shfrytzu TIRONEN. ..!?

  • Genci Hoti Histori tjeter kjo Ylli! Te pakten emri i personit i vene ne kllapa (Hamit Kokalari) tregon se shume kohe perpara (1943) eshte zbuluar kjo dukuri dhe jo nga tironas.

Hasan Qesja Ne kemi 75 vjet qe e kemi pre ne bese gjakun tone duke i len ne duart e titos dhe te serbeve ,te ciet i kan maskruar .dhe e fundit ishte dy tre jave me pare me shengeninsllav te jugoserbollav te Rames ,ne sherbim te Vuçiç si Erdhjeri me ne sherbim te Titos.

Laci Dilo Bravo Genco….Superb

Drita Dode Genci shume e vertete. Ndjenjen kombetare populli kosovar e ka mbajtur gjalle. Kjo vihet re edhe kudo ne bote. Shqiptaret nga Kosova edhe pse kane lindur e jane rritur ne vende te ndryshme te botes ata flasin shqip shume paster kudo shkojne me flamurin shqiptar emrat e femijeve i vene shqiptare. Nga ana tjeter shumica e shqiptareve nga shqiperia edhe pse kane lindur ne shqiperi nuk ju mesojne femijeve gjuhen shqipe dhe emrat i vene te huaj.

Denis Osmani Gjithshka qe thua esht e PA kundeshtushme Gjithshka e vertet me fakte qe gjith kush

Anthony Perdoda Nje postim vertete me vlere.
Ndersa po e lexoja, mu kujtua postimi i nje artistje dhe aktiviste shqiptare ne Itali(eshte jugore) e ngazellyer nga akti i kosovarve bente thirrje T’JA BASHKOJME SHQIPERINE KOSOVES….dhe paska pas te drejte vertete.

Sokol Shkembi Kete nuk e kuptojne njerzit qe rrime ne dhe jo me shqiptaret….dakord me ty Genc jam

Petrit Lazaj Nje shkrim i shtruar keq qe ne titull .Kur flet per shqiptaret ketej e matane ,,kufirit,, ne jemi nje ,dhe ,,provat ,, i kemi dhene .Ne flet per politikanet ….po …ata ndryshojne .Por çdo ,,vendim,, i tyre i padrejte ,nuk arrin kurre te na beje ne shqiptareve te Shqiperise te ,,ndryshem,, me shqiptaret e Kosoves e me shqiptare te viseve te tjera ku flitet shqip ..Dhe kete mendim nuk ma tund asgje ,edhe ky postim qe, ne shqiptaret jemi nje e te vetem …do apo sdo politika …

 

Genci Hoti Nuk e ke lexuar me kujdes, ose replikon me keqdashje! Ne dy vende e ke te thene pretendimin tend, por thelbi qendron ne Betimin Ushtarak qe ke bere zotrote dhe une ne te njejten shkolle, por qe ndryshon ne cilesi nga Betimi Ushtarak i Ushtarit te UҪK. Ushtari i UҪK lufton dhe VDES vetem per Shqiperi, qe ne fund te fundit Europa ja ka ndaluar te jete ATDHEU i tij, kurse ti dhe une jemi betuar jo vetem per atdheun, por edhe per revolucionin socialist (nje revolucion kriminelesh dhe hajdutesh). Ngelet te bejme diferencen midis dy betimeve per te pare se shqiptaret e Shqiperise ne kete pike ndryshojne me shqiptaret e Kosoves. Kjo eshte me e thjeshta qe mund te vrojtohet lehtesisht, por po t’i futemi problemit thellesisht arrihet ne perfundimin se shqiptaret e Shqiperise NUK e meritojne te jene bashkekombas me shqiptaret e Kosoves.