115-Mbi manipulimin e literatures albanologjike pas 1991-shit!
Nje nder aresyet e kundervenies ndaj Klubit te te Marreve te madheshtise shqiptare eshte zbulimi i fallsifikimit dhe manipulimit te veprave te shume autoreve shqiptare dhe jo shqiptare qe lidhen me temen e gjenezes se shqiptareve te sotem. Aresyeja e ketij manipulimi eshte e lidhur me shtimin e provave dhe argumentave qe flasin ne favor te nje zhvillimi te dikurshem te paraardhesve te afert dhe te larget te shqiptareve te sotem qe ne nje fare menyre shpjegon, ne menyre te genjeshtert, pa zhvillimin e sotem te shqiptareve edhe pse fakti i ketij pazhvillimi i nenshtrohet ligjeve te Nenes sone Natyre.
Eshte nje problem i lidhur me teper me moralin njerezor se sa me parametrat shkencor te studimeve shqiptare. Duke perjashtuar plagjaturen qe karakterizon veprat e te Marreve te madheshtise shqiptare, bie ne sy dhe ndryshimi i botimit të kahershëm të veprave të studiuesve erudit shqiptar dhe te perkthimeve te autoreve te huaj. Pa dyshim ata qe kane kryer kete heroizem perfshihen ne klubin e te Marreve te madheshtise shqiptare dhe jane redaktore, perkthyes, korektore e autore veprash qe pretendohet te lene gjurme ne mendimin albanologjik shqiptar. E bukura eshte se keta heronj i shtohen numurit te klubit te te Marreve te madheshtise shqiptare qe ne i parapame ne kuadrin e mendimit kritik. Veprat e meposhtme ne i analizuam, ku vume ne dukje pikerisht tendencen e botimit dhe paralajmerimin qe redaksite botuese i kishin bere lexuesit. E kam fjalën për:
1-Luigj Iasinth Hekardit, Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose Gegerisë, Tirane 2008.
2-Theodor Ippen, Shqipëria e Vjetër, Tirane 2002.
3-Louis Beonlew, Greqia përpara Grekëve, Tirane 2008.
4-Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk, Tirane 1973.
5-Nikolaj Albertovic Kun, Mite dhe legjenda te Greqise se Lashte, Tirane 2000.
6-N.A.Kun, Eposi i Greqisë së Lashte, Tirane 2003.
7-Gerold Dommermuth–Gudrich, Mitet me te famshme te lashtesise, Tirane 2006.
8-Vinçenc Dorsa, Shqiptarët misioni i tyre historik, Tirane 2010.
9-At Shtjefën Gjeçovi, Trashëgime thrako-ilire, Tirane 2003.
10-Spiro N. Konda, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, Tirane 1964, 2011.
11-Dhimiter Pilika, Pellazget, origjina jone e mohuar, Tirane 2005.
12-Nuk mund të lë pa përmëndur dhe Iliada te Homerit me përkthim të prof. Gjon Shllaku, Tirane 1965, 1979.
Por rezulton nje veper e papare deri me tani dhe qe nuk beri ndonje jehone me publikimin e vet, por qe u perdor nga klubi i te Marreve te madheshtise shqiptare per te shtuar numurin e veprave argumentuese, gjithmone sipas tyre. Kjo veper e mesuesit patriot dhe te ditur Perikli Ikonomi, mbi Tomorin dhe Dodonen Pellazgjike, eshte shkrojtur e botuar me 1934 dhe ribotuar me 2008. Duhet thene qe figura poliedrike e Perikli Ikonomit ka mbetur e pa njohur per lexuesin shqiptar dhe ketu duhet kapur aresyeja perse vepren e tij e perdoren te Marret e madheshtise shqiptare duke ja devijuar nga thelbi per te cilet u shkrua.
Autori i librave mësimorë:
-Atdheshkronja praktike, 1929
-Atdheshkronja e plotë, për të tretën dhe të katërtën klasë të shkollave fillore dhe plotore të Shqipërisë, 1932
-Mineralogjia dhe mësime kimike, 1933 (te dhenat jane marre nga ribotimi, f. 72); me emertim, ne punimin origjinal, drejtor shkolle më 1934, ulet dhe shkruan për Dodonën Pellazgjike, duke krijuar nje paralelizëm me lidhjen e malit të Olimpit me historinë e Greqise së Vjetër dhe e emërton: “Historia e Tomorit, Dodona Pellazgjike dhe Tomor’ i Zotit te Pelazgeve”, duke e konsideruar Dodonën si vëndin thelbësor për themelet më të para e më të vërteta për historinë pellazge, për rrenjët e historisë së racës shumë të vjetër iliro – pellazgo – ariane (ribotimi, f. 7; bot. 1934, f. V). Për të argumentuar vëndin e Dodonës Pellazgjike, autori u mbështet në shenimet historike të Herodotit, Hesiodit, Plinit, Pindarit, Plutarkut, Dionisit Perigjitiut, Athanas Stargjiritit, Didimosit, Eustathit dhe shënimet gjeografike të Strabonit, Skymnos Hiosit, të Meletiut e Barthelemit bashkësia e të cilëve e largon natyrshëm Dodonën nga Janina dhe e sjellin vetiu në veri të Toskërisë (ribotimi po aty, bot. 1934, f. VI).
Por çfarë ka ndodhur? Të Marrët e madhështisë shqiptare ja marrin veprën dhe ja përshtasin idesë së tyre duke i bashkangjitur zbërthimin që ata i bënë veprave të Dhimitër Pilikës, Aristidh Kolës, Autorëve antikë si Plutarku, Kostandin Kristoforidhit, Fjalorit të gjuhes së sotme shqipe. Dhe jo vetem kaq, por pergatiten nje paramaterial me shenimet e tyre (i cili nuk u shpërnda për lexuesin por qarkulloi brënda klubit të të Marrëve të madhështisë shqiptare) me pretendimin se ishte marre nga vepra e 1934 dhe pastaj e ribotuan me 2008 ne menyre krejt te perçudnuar. Këtë veprim e mbuluan me shënimin e faqes 8, sipas të cilit: “Ndërmjet botimeve të reja për këtë çështje që janë shfrytëzuar dhe përmëndur prej meje (përkujdesësja dhe redaktorja Dr. Natasha Sotiri, GH) duke ndërfutur në tekstin e autorit të këtij libri citime të pajisura me shënimet përkatëse, spikatin: Dhimitër Pilika, Pellazgët – origjina jonë e mohuar, Tiranë, 2005; Aristidh Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve (vështrim historik-folklorik-politik-gjuhësor), përkthyer shqip nga greqishtja, Tiranë 2002; Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, botim i AshSh, Tiranë 2002. Këto citime janë shënuar me shkronja italike për t’u dalluar nga teksti i Perikli Ikonomit”. Shënim i cili shërben për të mbuluar qëllimin e botimit, por jo diskretitimin e të Marrëve të madhështisë shqiptare në fushën e mashtrimit intelektual. Si do të na përgjigjej përkujdesësja dhe redaktorja e veprës së Perikli Ikonomit kur lexuesi do ta pyesë: si shpjegohet që në vitin 1934 autori të ketë shkrojtur se “Habia është se, pas Luftës së Dyte Botërore, Tomorri u mbulua me heshtje si nga arkeologët ashtu edhe nga shkrimtarët, duke lënë kështu në harresë edhe të interesuarit e tij të mëparshëm të shekullit të XIX-të (f, 5)” (ne botimin origjinal kjo fraze eshte: “Habija eshte, se per Tomorin e Shqiperise se lire nuk eshte bere fjale as pak, le nga t’interesuarit e perparshem (te shekullit te 19te), por as nga arheologe te tanishem, as nga shkrimtare Shqiptare..” f. V)? Qëllimi i botimit të kësaj vepre e ka pikën e vet të rendesës pikërisht tek ideja kryesore e të Marrëve të madhështisë shqiptare, që ja kanë mveshur veprës së Perikli Ikonomit, sipas të cilit: “Dodona Pellazgjike e Toskërisë ka qenë rrënja e burimi i qytetërimit pellazgo – ilirian dhe greko-romak” (ribotimi, f. 8). Lexuesi duhet të jetë i sigurtë që kjo fjali është e autorit, por ideja e të Marrëve të madhështisë shqiptare, të cilët ja kanë bastardhuar veprën Mësuesit të nderuar Perikli Ikonomi për qëllimet e tyre antishqiptare, eshte tjeter per tjeter dhe per qellime te mbrapshta. Nga 33 referimet e bera nga autore te vjeter e te ri ne botimin e 1934, ne botimin e 2008 jane 35 duke i pasuruar me idete e redaktores.
Punimi i Mesuesit te Merituar te Popullit Shqiptar Perikli Ikonomi, i vitit 1934, perbehet nga kapitujt e meposhtem:
Parathënie
I – Dodona pellazgjike dhe Tomor’ i saj
II – Historishkronjes dhe gjeografe te vjeter e shenimet e tyre, me 33 referime
III – Mendimet e P. Aravantinoit
IV – Kundershtime mendimesh
V – Gjurmime vendesh dhe shenjash (vende dhe shenja me emra shembellenjes perqark malit Tomor te Shqiperise se Lire), me 18 referime.
VI – E verteta perkatese, me 16 referime.
VII – Kallzime, gojedhena, betime dhe vende me shembellime rreth Tomorit, me 28 referime.
VIII – Gojedhena e kallzime rreth Shpiragrit dhe Beratit, me 5 referime
IX – Tomorit plak dhe historike te Shqiperise se lire (Vjershë epilogjike vjetërsis historike të Tomirit, nga autori).
Në qoftë se do ta zhveshim veprën e autorit nga shënimet e të Marrëve të madhështisë shqiptare, per te marre nje material fitimprures, do të kishim këtë përmbledhje konkluzive (dmth kemi marre ne konsiderate punimin origjinal):
– “thone se me te paret e ketij vendi kane qene lopare (vuvote) “ si mbas skoliastiut Traqin. Sofokl. 1174 te Hesiodit “ dhe permendin, se Dodona qytet gjendet n’anet e tejme, larg ne kufijt e fundit t’Epirit (Toskerise), “d.m.th. nga an’ e ketejme”” (f. 8)
– “Plutarku, (ne jeten e Pirros) thote, se faltorja Dodone gjindet ne Mollosi (f. 9), ndersa te Marret e madheshtise shqiptare kane shtuar nga ana e tyre:
“…aty ne mes t’moloseve banuan Deukalioni dhe Pirrua, pasi ndertuan tempullin e Dodones”. “(ribotimi, f. 23).
– “Athanas Stagjiriti ne shenimet e tija, “f. 28” ku ben fjale per Dodonen e thote si te pacaktuare vendin e malit Tomor, permend, se te tjere kete mal e vene me larte e me tej nga veriu i Pindit. Thote me, se Molosinjet kane qene me te permendurit e me te fameshmit nga Haonet (Kaonet, GH), se kishin dhe tempullin e mburrur te Dodones ne krahinen e tyre” (f. 13).
– “Puqevili (lib. II, 8, 1, 4, V, 6) flet duke caktuar vendin e Dodones ne fushezen e janines. (Emrin Dodone e nxjerr nga fjala greqishte “kodhon” (kembane, -shenimi 1) gje per te cilen Aravantinoi e qesh dhe e quan shpotira mendimet e tija” (f. 13).
– “Pervec ketyre Aravantinoi nga shenimet e mbledhura thote, se Dodonen e ngriten Pelazget, andaj dhe Zeusi quhesh Zot’ i Pellazgeve. Dy shenojne pershkrimet e ketij se ishin Dodonat: njera e Molosise dhe tjetra e Thesalise (si mbas historishkronjesve te vjeter)” (f. 14).
– “Fjalet Tomure e Tomuri jane fjalet shqipe Te mirat e te miret, prej te cilavet ka marre emrin qe ne kohe stergjyshore Tomori, d.m.th. mal’ i te mirevet ose i te miravet a si Selija (froni) e perendivet te vjetra, qe zbrisnin mbi ‘te ne mest te revet a mjegulles per te biseduar mbi punerat e njerezvet e te botes. Prej ketyre fjaleve ka rrjedhur emri Tomuriase, qe tregon krahinen e malit Tomor, te quajtur Tomorice dhe vendasit e saj Tomoricare’ (f. 17).
– “Stradomi ose Sterdomi mbi Tomor, vend shume i ftohte edhe ne vere, ndodhet prane majes veriore te ketij mali (lart. 2510); ndoshta kejo fjale rrjedh nga fjalet latine (Saturnu – domi) d.m.th. banesa e Saturnit, ose e kronit, qe hante femijet e tij” (f. 22). Ne ribotimin e 2008 eshte transfomuar: “Ne shikojme nje lidhje gjuhesore te kesaj fjale me fjalet latine Saturnu-domi “banesa e Saturnit” ose e kronit, qe, sipas mitologjise, hante femijet e tij” (f. 51).
– “Prane vendit te Stradomit ndodhet dhe Cuk’ e peljes. Vecanerisht ky vend ka dhe emrin Cuk’ e Shen Iliut. Nden kete e prane Qytezes, ne nje shesh te bukur thuhet se ka qene kishe e krishtere me emrin “Metamorfosa” ose “Shen Sotiri” e cila kishe, tregon thenia, ka qene ngrehur mbi faltore pagane” (f. 22).
– “Tomori kallzohet si mali me plak i Shqiperise, me besim gojedhanor, se me perpara u be mal e pastaj te tjeret” (f. 26).
– “”Tomori mal’ i Zotit”. Kete e permendin banoret e rrethit, por edhe t’aneve te largta” (f. 27).
Ne faqen 31 ka disa shenime ku lexojme:
– “Kurbanet, qe behen ne Tomor me 12 dite te cdo Gushti me festim madheshtor, popullsia i a kushton te Mirit te ketij mali. “Ndoshta te jete i mbetur ky zakon qe lashtazi, se prej historianeve te vjeter kallezohet, qe ne Dodone kremtohej festa e Nalas1. (1) Festa Nala (nea) ne Dodone ka qene nje panagjir (kremtim) i permotshem qe behesh per nder te Zeusit, Zotit te Dodones, i cili quhesh edhe Nalos”
Nga kjo permbledhje e shkurter une arrij ne perfundim se autori, kur eshte ulur per te shkruar historine e Dodones, ka pasur dy qellime, ne adrese te bashkekombasve te vet te Jugut te Shqiperise:
1-T’u tregonte se populli shqiptar eshte nje popull me histori te lashte dhe epoka sociale te lidhura historikisht me njera – tjetren.
2-Dodona eshte nje simbol fetar pellazgjik dhe jo helen; selia e saj historike nuk eshte ne territorin grek, por ne Malin e Tomorit c’ka ka percaktuar dhe historine e atyre aneve.
Menyra se si eshte botuar vepra e mesuesit-studiues Perikli Ikonomi tregon se te Marret e madheshtise shqiptare kerkojne te parapergatisin lexuesin shqiptar me boten e tyre idealiste duke shtremberuar dhe ndryshuar shume vepra me tema mbi albanologjine dhe e gjithe kjo per te fshehur thelbin e veprimit te te pareve te tyre.
Lexuesi duhet të më falë, pasi për efekt kohe e kam të pamundur të analizoj të gjithë manipulimet e bëra mbi studimet e albanologëve shqiptarë dhe të huaj, por e paralajmëroj që kur të ulet dhe të lexojë diçka në këtë fushë duhet të ketë parasysh devijimin e mundëshëm që mund të jetë realizuar nga idetë e autorit. Te pakten perkthyesja Iliriana Angoni, redaktoret Natasha Sotiri, Arben Xoxa jane emrat e perfshire ne kete proces; por ky i fundit na ka bere dhe nje “zbulim” te jashtezakonshem qe asnje shqiptar nuk e di, por qe duhet ta mesoje dhe këtë ja ka bashkangjitur një autori të huaj, të cilin e ka redaktuar. Sipas Arben Xoxa-s vendndodhja e varrit te Skenderbeut eshte sipas variantit zyrtar (i turqve dhe i venedikasve), nderkohe qe ka te dhena te tjera se ceremonia mortore u be vertet ne Lezhe, ndersa trupi i heroit, sic ishte tradita e lashte shqiptare, u varros ne nje vend te fshehte e te shenjte, te paarritshem nga dhunuesit e varreve (Sven Auren Shqiperia, Orienti i Europes, f. 257).
A nuk rezulton prej kesaj analize se manipulimi i Historise se Kombit Shqiptar me te vertete ka filluar qe me 1924 (nga Fan S. Noli), vazhduar nga komunistet shqiptare, por sot ajo po perforcohet perdite e me teper nga te Marret e madheshtise shqiptare ne menyren me antishqiptare te mundeshme?
Tirane, 29.01.2020