164/1 – Si e kane fallsifikuar fare hapur, manipuluar, shtremberuar dje dhe si e fallsifikojne fare hapur, manipulojne, shtremberojne sot “korifejte” e shkolles shqiptare te Historise: Historine e Greqise se Lashte?
Ҫudia eshte e madhe, historiografia komuniste fallsifikoi dhe fallsifikon perdite jo vetem Historine e Kombit Shqiptar qe nga themeli, por ajo fallsifikoi dhe po fallsifikon perdite edhe Historine e Greqise te kohes Para-Helenike dhe Helenike per interesa te paditura, ose per te fshehur faktin qe gjendja e prapambetur e shqiptareve ishte rezultat Natyror dhe jo social (fatkeqesia e atyre qe jane relatuar me popullaten autoktone te gadishullit Ballkanik dhe te atyre qe jane arsimuar me materializmin dialektiko-historiko-bolshevik; ne kete pike autoktonia gjen “zbatimin” e vet metodik pa asnje lloj vertetimi dhe perfitim konkret). Historiografia e sotme shqiptare, dmth e pas 1944-ses, e perdor termin autokton pa asnje lloj kuptimi dhe, sidomos, perfundimi. Nqs do ta pranojme apriori qe shqiptaret jane popullate autoktone ne gadishullin ballkanik, cfare rezulton nga ky fakt hipotetik, pastaj, si vertetohet ne menyre ligjore natyrore! Per nje gje shqiptaret e sotem duhet te jene te sigurte: ata qe pretendojne se jemi popullate e vjeter, autoktone, pa e vertetuar dot, jane thjeshte manipulatore, genjeshtare dhe hajdute te Kombit Shqiptar, pamvaresisht se cfare shkolle dhe tituj shkencore kane (pikerisht per te siguruar te ardhura shtese monetare jane marre titujt shkencore ne shtetin komunist dhe postkomunist shqiptar duke mos pasur asnje lidhje me shkencen).
Deri me 1992 historianet, etnografet, gjuhetaret, arkeologet shqiptare kane qene here ne pozita normale e here ne pozita manipulatore kundrejt Historise te Greqise se Lashte, sidomos pas vitit 1979 kur u ribotua per here te dyte, e ndryshuar fallsifikueshem, vepra e Homerit, Iliada (foto 1, 2, 3, 4, 5,6), por pas ketij viti kane ndodhur
foto 1
foto 2
foto 3
foto 4
foto 5
foto 6
botime te autoreve shqiptare qe Historine e Greqise Klasike e kane pare ne menyre tendencioze me nje paragjykim te theksuar antihistorik, dmth pa asnje perfitim konkret ne kete fushe. Kjo per aresyen me te thjeshte fare: ne Shqiperi akoma nuk eshte e qarte se cfare do te thote Histori e Njerezimit dhe perse Njerezimi merret me Historine e Tij, le pastaj nenkuptimi i termit antihistori!
Dhe po ta shohesh kete problem universialisht ne te gjithe permasen do te dallosh me lehtesi se nuk ishin vetem drejtuesit e Akademise se Shkencave te R.P.S.SH. ata qe i ndryshuan pikepamjet ne menyre te pakuptimte, por dhe historianet e arkeologet shqiptare i ndryshuar “mendimet” ne menyre rrenjesore pa asnje argumentim konkret (mund te permend Gjerak Karaiskaj, Butrinti dhe fortifikimet e tij, Tirane 1984, f. 13 – foto 7,8,9; Instituti i Monumenteve te Kultures, Buthroti, Tirane 1987, f. 5 – foto 10,11,12; Neritan Ceka – Udhetim ne keshtjellat ilire, Tirane 2006 – foto 13,14 e shume e shume te tjere qe vune theksin mbi autoresine e themelimit te Butrintit, Bylisit, Apollonise dhe te gjitha kolonive Helene ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit duke ja dedikuar ilireve, edhe pse keta te fundit nuk e kishin kaluar asnjehere paralelin poshte te cilit jetonin Dardanet) edhe pse, per me teper, kane ekzistuar botime me te hershme (1965) qe qytetet bregdetare ne trojet ku sot eshte shteti shqiptar, i kane konsideruar, sic kane qene realisht, koloni helene (foto 6/1,6/2,6/3), probleme keto shume te saktesuar ne ate kohe. Ndryshimi ndodhi kur intelektualet e krijuar ne shkollat komuniste te Europes konstatuan se kishte nje mosperputhje te jashtezakonshme midis teorise marksiste, edhe pse ajo ishte fallsifikuar me kohe ne Rusine Bolshevike, dhe gjendjes sociale te Kombit Shqiptar Atehere u vendos te nderrohej aspekti historik i asaj qe kishte ndodhur ne vendin ku sot jetojne banoret shqipfoles dhe komshinjte e tyre per realizuar nje perputhje formale midis marksizmit teoriko-bolshevik dhe veprimit politik te PPSH. Shqiptaret e sotem duhet ta dine qe ajo qe kane mesuar neper shkolla ne fushen e Filozofise dhe Historise teorike eshte pikerisht perputhja e mesiperme.
foto 6/1
foto 6/2
foto 6/3
foto 7
foto 8
.
foto 9
foto 10
foto 11
foto 12
foto 13
foto 14
Shtrirja e ilireve neper te gjithe territorin ballkanik eshte nje manipulim i te gjitha ngjarjeve historike te ndodhura, pasi studiuesit e kahershem i kane dhene ilireve parametra sociale shume te saktesuara pa pasur nevoje per t’i tejkaluar ato (ne fund te vellimit e pare, Harta e pare ne vepren e P. Fulvio Cordignano S.I., L’Albania, Vol.I, Roma MCMXXXIII-XI – foto 15,16,17). Ne do ta shohim edhe ne botime te tjera qe ky problem eshte pikerisht keshtu dhe jo ndryshe, dmth sipas Shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare.
foto 15
foto 16
foto 17
Kjo harte dhe i gjithe materiali hartografik dhe dokumentar i 35 faqeve te fundit te botimit italisht, ne perkthimin shqip te ketij autori dhe kesaj vepre, Tirane 2007 – foto 18,19, jane hequr dhe lexuesi shqiptar nuk ka pasur mundesi te njihet me te verteten e shtrirjes gjeografike te parailireve sipas ketij autori, qe pa dyshim perben nje nder veprat me kompetente ne kete drejtim (me hollesisht mbi kete argument mund te lexohet artikulli: 37- Si e ndryshojnë historinë, posaçërisht, Ardian Klosi dhe të tjerët (pjesa e dyte) 28.11.2009, tek faqja genckhoti.com). Kjo harte fsheh shume te paditura mbi shoqerine ilire, sidomos Besimin Fetar te tyre: Kultin e Gjarprit, si perberes te Kulteve Pagane, ne nje kohe qe popullata Parahelene dispononte Politeizmin Pellazgjik qe ne agimet e saj me te para.
Por kjo harte ka dhe pozicionin fillestar te Dardanise, qe nuk perkon kerkund me Dardanine e mevonshme qe ne na e kane mesuar si Dardani te Ilirise ne menyre spekulluese, pasi me perpara duhej te na kishin thene se ka ekzistuar edhe Dardania e Troades edhe 2000 vjet perpara Dardanise ilire duke mos pasur asnje lidhje me te, pervec faktit qe dardanet e Ilirise ishin produkt i nje perbashkimi formal midis vendasve autoktone dhe indoevropianeve te ardhur rreth 12000-15000 vjet me pare. Emri Dardani eshte me se paku 1500 vjet me i vjeter se emri Iliri i permendur nga Herodoti. Te pakten autori Kordinjano e ka vene ne dukje kete popullate primitive, botimi i se ciles (1933) solli nje termet ne mendimin filozofiko-historik shqiptar te kohes dhe nje kunderpergjigje te pa argumentuar ne asnje rresht dhe nga kerkush edhe pse qene 24-25 te tilla nga njerez me kapacitet te padyshimte me universitete ne shkollat europiane te kohes (permend me rralle: Dom Ndre Zadejen, Dom Nikolle Mazrekun me pseudonimin Nike Berxolla, 20 profesoret e gjimnazit te Shkodres, Prof. Injac Ndojen, etj, etj).
foto 18
foto 19
Ne kete botim shqip te Kordinjanos mungojne konkretisht i gjithë materiali nga faqja 419-451 të ndarë si më poshtë:
1-Dokumenti 1 drejtuar Dioqezës se Sapës në vitin 1632.
2-Dokumenti 2 drejtuar Kishes Katolike në trojet e sotme shqiptare, ne vitin 1632 (vini re ka ekzistuar qëndra e Klerit Katolik Shqiptar me aplikim në trojet shqipfolese në atë vit).
3-Treguesi i emrave të atyre gjeografikë e historikë të publikuara në Shqipëri.
4-Treguesi i frazave dhe fjalëve shqip ose latinisht.
5-Treguesi i lëndës më të rëndësishme.
6-Tre hartat (jashte numurit të faqes) përmbajtja e të cilave tenton të revizionojë të gjithë shtritshmërinë e ilirëve sipas pikëpamjes që ka shkenca e sotme shqiptare duke treguar evolucionin e shtritshmërisë së tyre.
Emri i hartës së parë është ILLIRICUM (foto 17) ku do të veçoja: deti që lag brigjet e Ilirisë quhet “Mare D’Albania”, Dardania ndodhet buzë Danubit në rrjedhën e poshtme të tij shumë afër Pontus Euxinus (Detit të Zi). Ilirët janë zotërit e Ballkanit Veri-Qëndror e Veri-Perëndimor, kur në Jugun e tij janë fise të tjera të cilat autori i librit i diferencon nga ilirët pa e shpjeguar psenë. Kjo harte nenkupton nje kohe para 8000 vjecare
Harta e dytë emërtohet “Graecia Sophiani” (foto 19/1) ku tani Dardania ka zbritur në Kosovën e sotme dhe në vëndin e mëpërparshëm të saj janë vendosur Dakët, deti që lag Ilirinë quhet Adriatik dhe deti që ndan Greqinë nga Azia e Vogël Aegaeum Pelagus. Sipas kësaj harte ilirët janë tkurrur nga dyndjet dake, dalmate që gjithsesi nuk konsiderohen ilirë. Kjo harte nenkupton nje kohe para 4000-5000 vjecare.
foto 19/1
Harta e tretë emërtohet Macedonia, Epiro Livadia, Albania e Ianna (foto 19/2) ku çfaqen bullgarët, romunët, krahina Dalmate dhe Dukagjini ku ilirët janë zhdukur nga historia. Kjo harte nenkupton nje kohe para 1000 vjeteve. Dmth në këto harta jepen transformimet politike në Ballkanin e asaj kohe. Unë i konsideroj këto tre harta, në qoftë se janë të sakta, si themelin analitik të përmbysjes së konkluzioneve të albanologjisë komuniste dhe mënyrën se ku janë formuar ilirët, si janë transformuar dhe tjetërsuar brënda llojit të tyre. Prej këtij fakti rezulton kërkesa e metodikës së re mbi shpjegimin e atij proçesi ku shkenca e historisë nuk e ka thënë akoma fjalën e saj për defekt të lëvruesve të saj jo vetëm këtu në Shqipëri.
foto 19/2
Por kjo nuk e pengoi nje studiuese te shpaloste “dijet” e saja ne forme postulative dhe ketu filloi gara kush e kush t’ja kalonte njeri-tjetrit ne shpikjet e pafundme ne fushen e Historise formale, te pakten ne funksion te Greqise Klasike. Ne kete menyre Eva Brinja do te botonte studimin e saj: Antikiteti, Helenet jane ilire te zbritur ne Egje, V. I, Tirane 2005 – foto 20,21. Fakti qe autorja i vuri botimit te vet siglen: Vellimi I-re, por nuk e vazhdoi, eshte nje tregues shume fish mbi ate se cfare kishte shkruar dhe cfare kishte pretenduar realisht. Puna e kesaj autoreje arriti kulmin kur deklaroi se njesimi i perendive maqedonase me ato greke ishte nje tregues i barazise se maqedonasve me greket kur te paret nuk diskutoheshin, sipas saj, qe ishin ilire (f. 186 – foto 22) edhe pse iliret dhe i gjithe ekuacioni pasardhes i tyre nuk e kane kaluar asnjehere Paganizmin Primitiv.
foto 20
foto 22
foto 23
E keqja me e madhe e kesaj autoreje ishte fakti qe ajo nuk njihte ne asnje permase:
1- Parimin Natyror te Lindjes se Njeriut ne Toke dhe formen pasojale te ketij Parimi.
2- Menyren se si lindin dhe evoluojne Format Fetare ne Historine e Njerezimit, sa te tilla jane, cila eshte e para, cilat jane permasat njerezore qe e perkrahin ate, sa jane llojet brenda nje forme dhe ku jane perhapur ato, cfare karakteristikash ligjore ka seicila Forme Fetare.
3- Cili eshte raporti midis jetes sociale ne Toke dhe Ideve Fetare.
4- Cili eshte raporti midis Ideve Fetare dhe Institucioneve Fetare.
5- Cili eshte roli i Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit.
Ne kete drejtim pikepyetjet jane kaq te shumta sa vetem shqiptaret jane te afte t’i parakalojne si inekzistente dhe mbi kete menyre metodike te shpikin te paqenen si nje mundesi ekzistence. A nuk kemi, ne kete rast, deshiren politike per te sunduar me mbeshtetjen e Historise?
Te gjitha keto e kane nje pergjigje shume te perafert ne enciklopedine Bompiani (prej 30 vellimesh), ne vellimin e 12 mbi Besimet fetare, Milano 1995 (foto 23/1, 23/2), qe flet vetem per keto probleme, por qe autorja nuk ka dashur t’i zgjeroje pikepamjet e veta, pasi do te ishte afer permbysjes.
foto 23/1
foto 23/2
Budadalleku arriti majat me te larta te arsimimit te shqiptareve kur mbi kete baze filluan te prodhohen doktore dhe profesore ne fushen e Historise. Kulmi u arrit me Elena Kocaqin me 2018 kur botoi “shpikjen” e vet: Lufta e Trojes, Lufte Pellazgo-Ilire, Tirane 2018 (foto 24,25).
foto 24
foto 25
Ne kete shpikje “kryeveper” profesoresha e asocuar, doktoresha e Historise, do te shkruante gjere e gjate qe ne parathenie duke tentuar te ndryshoje mendimin Boteror mbi menyren se si ky Mendim e ka analizuar Boten Homerike qe nga koha e Latineve (f. 9 -10 – foto 26,27):
“Perdorimi e termit Grek nga historianet e mevonshem per Akejte, Danajte, Pellazget eshte nje perdorim antishkencor, pasi ne luften e Trojes ende nuk ka emertim Grek apo Helen per fiset Akeje. Aty Akejte jane sic do te shikojme me poshte ne kete punim te prejardhjes Pellazge dhe Ilir dhe e quajne veten e tyre me emrat Akej, Danaj, Argej, Pellazg por jo Grek dhe Helen. Termi Grek del qindra vjet pas Luftes se Trojes dhe permendet tek Herodoti si nje fis Epirot (ne Shqiperine e Jugut) qe lidhej me Dodonen Pellazge. Termi Helen del qe para luftes se Trojes si emer personal per femrat dhe meshkujt dhe permendet ne nje vend ne Ftian Pellazgjike te Akilit. Duke qene se, termi Grek apo Helen eshte i mevonshem nga ana historike, eshte korrekte vetem perdorimi i termit Ake, Dana apo edhe Pellazg, sepse populli i asaj kohe nuk e quante veten Grek apo Helen. Veprat e shkruar para perdorimit te ketij termi nga latinet, kane emertime origjinale Ake apo Dana dhe jo Grek dhe kjo shihet tek Homeri. Ne perkthimin e tyre ne latinisht, emrat origjinale jane zevendesuar me emrin Grek dhe kjo eshte e pasakte nga ana shkencore……/ Shqiptaret e sotem si populli me i vjeter i Gadishullit Ilirik (kete nuk e ka vertetuar asnjeri deri me sot dhe me metodikat qe ndiqen kjo eshte absolutisht e pamundur; ne kete rast zonja Kocaqi ben nje bllof pa asnje perfundim duke GENJYER fare hapur, GH), nepermjet Epiroteve qe jane quajtur Pellazge (tjeter GENJESHTER, GH), jane pasardhesit direkt te popullsise Pellazge, me e vjeter ne Europe (tjeter GENJESHTER, pasi popullata pellazge eshte nje popullate e ardhur nga Azia dhe perben dyndjen e trete indoevropiane, GH). Dialekti i Shqipes Epiroto – Toske, apo gjuha Pellazgjike e Epirit eshte dialekti zyrtar i shtetit te sotem Shqiptar (me kete perfundim autorja kerkon te justifikoje ate palokongres te 1972 duke harruar se ajo qe ndodhi me 1972 ishin nje veprim politik i ndergjegjshem, ne nje kohe qe dinamika historike e gjuhes kudo ne Bote kryhet ne menyre te pandergjegjshme, GH). Ky dialekt eshte folur ne Epir (ku e di zonja Kocaqi kete hipoteze ku nuk ka asnje fakt te tille, pervec fantazise spekulluese te saj? GH) por edhe ne Greqine e sotme nga Arvanitet qe perbejne shumicen e popullit te sotem Grek (tjeter GENJESHTER, pasi te ashtequajturit arvanitas nuk dihet saktesisht se kush jane dhe kur jane sedimentuar ne brendesi te popullates Greke, GH). Faktet historike tregojne se shume fise Trojane, kane emigruar nga territori i sotem i Shqiperise, ose jane te nje origjine me fiset nga ku kane origjinen Shqiptaret e sotem si nga Pellazget, Iliret, Traket, etj.”
foto 26
foto 27
Perse profesoresha e historise, Elena Kocaqi, nuk i permend autoret shqiptare qe e kane trajtuar kete problem pikerisht sipas pretendimit kritik te saj? Dhe me e bukura eshte qe keta autore e kane perdorur kete lloj analize per librat universitare ne Fakultetin e Shkencave Sociale (per kete shih: Llambro Filo, Juliana Marko, Esilda Luku, Historia e Civilizimit bashkekohor, 1, pa vit botimi, por pas 2006, pasi literatura e perdorur permban botime te ketij viti, foto 27/1, 27/2, 27/3), ku kapitulli i pare emertohet: Trashegimia klasike (greko-romake) – Rilindja, f. 22-31 (foto 27/4, 27/5).
foto 27/1
foto 27/2
27/3
foto 27/4
foto 27/5
Si i behet halli per termat “antishkencore”, “pasaktesi nga ana shkencore” qe autorja thekson per perdoruesit e tyre ne Fakultetet e Universiteteve shqiptare? Na rezulton qe zonja Elena Kocaqi akuzon keto fakultete per aplikim te antishkences dhe karakteizohen per pasaktesi nga ana shkencore te teksteve qe studentet shqiptare mesojne nder to.
Fakti qe termi Akej, ne botimin e vitit 1965 te Iliades se Homerit, ndryshon nga botimi i vitit 1979 ne emertimin Danaj na jep te kuptojme me lehtesi qe ky problem eshte pergatitur me kohe dhe Shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare eshte nje produkt tipik shqiptaro-komunist. Por me ka lindur prej kohesh pyetja: perse historianet shqiptare pas 1991-shit nuk e permendin ekuacionin evolutiv te Akejve dhe popullatave te tjera parahelene drejt popullates Helene dhe, me vone, drejt popullates Greke? Nuk eshte e mjaftueshme kufizimi i termit Akej vetem brenda Luftes se Trojes, por duhet realizuar lidhje me termin Helen pasi kemi te bejme me dy popullata me KOHE te ndryshme, por me Besim Fetar te njejte. Cfare rrjedh prej ketij fakti i pa parakalueshem thjeshtesisht? Zonja Kocaqi ka meriten pse na ka dhene nje material goxha serioz mbi percaktimin e nivelit intelektual te doktor-profesoreve shqiptare ne kete fushe, te cilat duhen zberthyer per shkak te paditurise ekstreme qe disponon profesoresha e historise shqiptaro-komuniste:
-Se pari: cfare ndryshimi ne KOHE ka emertimi Ilir nga ai Helen?
-Se dyti: cfare ndryshimi social ka Bota Ilire nga Bota Helene?
-Se treti: cila eshte shkalla e zhvillimit social te Ilireve dhe Heleneve?
-Se katerti: cili eshte ekuacioni dinamik i lindjes dhe zhvillimit, deri ne piken qe njihen per here te pare, qofte i Ilireve e qofte i Heleneve?
-Se pesti: cili eshte ekuacioni i mëpastajmë i zhvillimit qofte i Ilireve e qofte i Heleneve?
-Se gjashti: cila eshte lidhja e Ilireve dhe Heleneve me boten Indoevropiane? Te pakten pergjigja e kesaj pyetje, por te zberthehet sakte, na jep gjenezen e seicilit popull dhe faktin qe Iliret jane 600 here me te vjeter se Helenet, por dhe 600 here me te prapambetur se keta te fundit po te mos ekzistonin relacionet midis tyre. Ketu qendron e fshehta e Historise se Njerezimit dhe pikerisht kete te fshehte nuk kane marre parasysh filozofet, ekonomistet, historianet shqiptare te te gjitha koherave. Se ku qendron faji ne mendimin filozofik Boteror eshte nje problem krejt tjeter me permasa te paparashikueshme.
-Se shtati: cili eshte raporti ne gjeneze i Toskeve dhe Gegeve, jo vetem ne planin gjenetik, por edhe ne ate social? Po gjeneza e tyre ku e ka zanafillen? Ne cfare viti zonja Kocaqi e ka hasur per here te pare termin Toskë?
Shkolla shqiptare e Historise nuk ka ditur asnjehere t’i pergjigjet ketyre pyetjeve per faktin me te thjeshte fare: Nuk e njeh kontekstin Historik te Races Njerezore ne Toke e per rrjedhoje nuk mund te njohe asnje element social te Njerezimit per te percaktuar parametrat sociale te zhvillimit te elementeve perberes te ekuacionit qe percakton Lindjen-Zhvillimin-Gjendjen Sociale te shqiptareve te sotem.
Por autorja Kocaqi me deduksionin ireal: Dialekti i Shqipes Epiroto – Toske, apo gjuha Pellazgjike e Epirit eshte dialekti zyrtar i shtetit te sotem Shqiptar na tregon aresyen perse u masakrua gjuha shqipe me 1972 me ate palo kongres dhe perse ajo dhe banda e saj jane vazhdues te shkolles komuniste te historise.
Kjo nuk e ka penguar nje autor tjeter te shpike nje deduksion te perafert me profesoreshen e historise, por me perpara ky autor (Agron Dalipaj) pergatiti tabanin, sipas tij, qe justifikonte fantazine e vet deduktive. Ne kete menyre autori me 2016 botoi (Gjuha Kozmike, Korce 2016 – foto 28,29) shpjegimet se si fjalet e leksikut te shqipes nuk rridhnin nga gjuhet relatore me shqiptaret, por ato percaktonin shpjegueshem edhe fjalet e leksikut te latinishtes. Mora vetem nje rast per t’i shpjeguar autorit se fjala qe ai ka marre si shembull (KURV/Ë – foto 30) nuk perputhet ne asnje rast me shkallen e zhvillimit te familjes shqiptare, te pakten deri ne fillim te shek. te XX-te (forma e familjes patriarkale nuk e disponon kete fjale, por ajo vjen nga bullgarishtja [Eqrem Ҫabej, Studime etimologjike ne fushe te shqipes, Bleu V K-M, Tirane 2014 – foto 31,32,33; Kolec Topalli, Fjalor Etimologjik i Gjuhes Shqipe, Tirane 2017 – foto 34, 35, 36, 37. Te dy
foto 28
foto 29
foto 30
foto 31
foto 32
foto 33
foto 34
foto 35
foto 36
foto 37
keto botime jane realizuar per here te pare ne vitet perkatese, keshtu qe shqiptaret e kane pasur te veshtire te lidhin etimologjine e fjaleve te Leksikut te Shqipes ne menyre te panderprere, sidomos Bleu i V i vepres se Prof. Eqrem Ҫabej e pa driten per here te pare vetem me 2014 per merite te Shtepise Botuese Ҫabej] dhe, kete fjale, e ka sjelle popullata Vllahe qe ka depertuar krijueshem ne gjuhen shqipe dhe kudo ne jeten sociale te shqiptareve, te pakten pas fillimit te shek. te XIX-te, sepse e dokumentuar ardhjet e fiseve Vllahe ne mes te parashqiptareve ben fjale per vitin 1453, mesin e shek. XVII, ne fillim te shek. XIX).
Kjo eshte pika me e pare qe na tregon se si spekullohet ne emer te shkences pas 1991-shit ne Shqiperi, por dhe aresyet se cfare perfaqeson brezi i trete i formuar nga politika antinjerezore dhe antishqiptare e epokes se komunizmit spekulativ.
Sipas autorit Dalipaj: KURV/Ë,-A. Fjale qe shenjon nje femer e cila shet trupin e saj per perfitime materiale. Fjale e shqipes ngjan aq shume me latinishten curvus dhe italishten e sotme curva qe kane kuptimin e perkulur, e lakuar (kthese e lakuar). Fjala e shqipes kurve, kurva (femer e perdale) duket se kuptimisht nuk perputhet me fjalen latine curva, por e verteta eshte se kemi te bejme me te njejten fjale te krijuar nga te njejtat simbole gjuhesore. Keshtu fjala shqipe kurva vjen nga k’ur’ba (b:v) = k’ul’ba (r:l) = që’ul’ba = që ban ulje – që eshte e ulet, qe i ulet cdo mashkulli. Pra nese morali quhet nje gje e drejte (nje vije e drejte), kurveria eshte nje ulje, nje perulje, nje perkulje. Po ashtu fjala latine kὐrba (curva) pozon nje ulje, perulje, perkulje , lakim te nje vije te drejte, qofte vije rruge, kanal, lume a vije morale. Perfundimisht fjala kurba, kurva vjen motivohet nga tri embrioferma te shqipes kurba (kurva) = k’ul’ba = q’ul’ba – që’ul’ba = që ba ul = që ban ulje (përulje, lakim). E pamundur qe fjala te motivohet me mjete gjuhesore te nje tjeter gjuhe pervec shqipes”.
Qe autori ben nje spekullim te paster nuk diskutohet, por te fshehesh faktin qe latinishtja eshte shkruar 2000 vjet perpara shqipes dhe kete ta justifikosh me fantazine tende sikur “Latinishja eshte pranuar si nje gjuhe reference per shume gjuhe te tjera europiane, po vete latinishtja ku e ka zanafillen e saj? Si u krijua ajo? Pse rrojti aq pak? Pse nje gjuhe e vdekur ne moshen e nje xixellonje gjuhesore u be aq e famshme? Pse vdiq ajo? Ketyre pyetjeve mund t’i pergjigjet vetem shkenca etimologjike e bere sipas teorise se embriofermave dhe vetem kjo teori mund te zbardhe enigmen e ngjizjes, ekzistencen dhe vdekjen e latinishtes” (Agron Dalipaj, Latinishtja dhe Italishtja nen prizmin e shqipes, Korce 2021 – foto 38,39,40) nuk do te thote as me pak e as me shume thjeshte te genjesh Kombin tend per interesa te panjohura dhe te paraqitesh si mburoje per akademiket e dikurshem te epokes komuniste, qe Shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare kerkon t’i marre nen mbrojtje. Pastaj, kush ja ka thene Dalipajt qe tre embriofermat qe ndertojne fjalen kurve jane te shqipes kur ato gjenden per here te pare tek gjuha Latine prej nga i ka huazuar shqipja pas 2000 vjetesh? Shtrohet pyetja: Per boten e te Marreve te Madheshtise Shqiptare a ka rendesi koha e cfaqjes te cdo fjale te leksikut te shqipes? Apo mjafton ta kete Gjuha Shqipe dhe nuk ka asnje rendesi koha se kur eshte cfaqur ne Histori dhe pasketaj cdo fjale eshte prone e shqipes pamvaresisht nga KOHA kush e ka perdorur per here te pare?
foto 38
foto 39
foto 40
Pasi pergatiti, sipas tij, tabanin e nevojshem, i ndihmuar dhe nga prof. Sazan Guri me “kryevepren” tjeter: “Si t’rrokim greqishten, latinishten, anglishten….me gegerishten….” Tirane 2017 – foto 41,42, Agron Dalipaj, me ne fund, e plasi postulatin e tij: GREQISHTJA nje bije e shqipes, Tirane 2019 – foto 43,44, pa e sqaruar ne kemi te bejme me greqishten e shek. XIX apo me helenishten e shek. VI Para Kri. edhe pse i binte ndesh pikepamjeve te zonjes Kocaqi ne raportin me toskerishten.
foto 41
foto 42
foto 43
foto 44
foto 45
Dhe kete do ta justifikonte ne menyre letrare, sipas te cilit (foto 45): “GREQISHTJA: NJE BIJE E SHQIPES. Shumkujt, qe nuk me ka ndjekur ne postimet e mia, mund t’i shkaktoje me te drejte nje nenqeshje mosbesimi, qe rrjedh nga vetkontrolli qe ka cdo njeri, per te pranuar ose jo nje ide te re e aq me shume kur ajo duket aq radikale. Si mund te jete greqishtja, kjo gjuhe e ndritur e qyteterimit europian, bije e nje gjuhe tjeter qe zyrtarisht u be me alfabet vetem 111 vite me pare? Nderkaq, nuk e kemi zor te pranojme se kostumi elegant i Presidentit (ne botim kjo fjale eshte me germe te vogel, GH) te USA mund te jete stiluar nga nje emigrant moldav. Paralelja logjike duket absurde. Po te isha i pari njeri, qe thosha se greqishtja eshte bije e shqipes, do t’i justifikoja te gjithe ata qe do te me karakterizonin si te shkalamendur. Porse e kam mese seriozisht se shqipja ka stilizuar qe ne krye te heres, greqishten dhe jo vetem ate.” (f. 3).
Por te gjithe ketyre manipulatoreve te shkencave albanologjike nuk u ka vajtur ndermend t’i pergjigjen pyetjes me te thjeshte fare: Cfare rrjedh nga pikepamjet e ketij karakteri, po t’i pranojme si te sakta?
Tani perpara nesh shtrohet problemi: po Bota si e analizon Historine e Greqise se Lashte; meqenese zonja Kocaqi eshte treguar shume kritizere kundrejt saj? Kjo do te na ndihmoje per te percaktuar distancen hapsinore te studiuesve shqiptare te kesaj fushe me Mendimin Historik Boteror mbi Greqine Klasike. Per baze mora dy botime nga i njejti subjekt botues, por autor te ndryshem dhe te botuar ne te njejten kohe; njeri tipik per Greqine, Storia dei Greci, me autor Indro Montanelin (1909-2001), Milano 2004 – foto 46,47, dhe tjetri, ne kuadrin e Historise te Njerezimit, Storia Universale, prej 30 vellimesh, volume 2, La Grecia Classica, me autor Domenico Musti, Milano 2004 – foto 75,76,77, ne kuadrin e botimeve Corriere della Sera.
Botimet italisht kane nje te mire: na kane dhene permbajtjen dhe ekuacionin kronologjik te gjithe periudhes Helenike nga zanafilla deri ne afersine me te madhe te kohes se sotme (foto 48, 49, 50, 51, 52,53,54,55,56).
foto 46
foto 47
foto 48
foto 49
foto 50
foto 51
foto 52
foto 53
foto 54
foto 55
foto 56
Ne kete botim per aresye te panjohura kronologjia e jetes politike ne Heladen e asaj kohe mbyllet me vitin 146 Para Kri., mund te jete dhe gabim shtypi, cka te detyron te marresh per baze nje botim tjeter nga i njejti subjekt.
Mund te konsiderohen si botime ordinere, por do te na sherbejne per te percaktuar nivelin profesional te studiuesve shqiptare te kesaj fushe. Nuk me interesoi dhe fort permbajtja e teksteve se sa metodika e zberthimit te ngjarjeve ne Greqine Helenike, sipas te dy botimeve duke filluar qe nga lashtesia me e hershme qe njohim per te, deri ne fazen e konsolidimit te Helades se Lavdishme.
Kjo metodike e fillon punen e saj me prehistorine dhe legjendat duke marre per baze zbulimet e arkeologut anglez Ser Artur Evans (1851-1941) ne ishullin e Kretes (f. 11 – foto 57).
foto 57
Prej ketej autori Indro Montanelin kalon tek zbulimet e arkeologut gjerman Henrik Shlimanit (1822-1890), i cili duke u mbeshtetur tek Homeri zbuloi Trojen dhe fushebetejen e Agamemnonit (shek. XII Para Kri.) – f. 17-21. Ne vazhdim te ketyre trajtesave autori kalon tek Akejt dhe te vepra letrare e Homerit (shek. IX Para Kri.) – f. 22-31, dhe cdo gje qe shkruhet per te e konsideron legjende te lidhur me rikthimin e herakleideve dhe shkrimin historik te konsideruar si “invazioni dorik” rreth viteve 1100 Para Kri.. Mbi kete baze arkeologo-mitologjike te mbeshtetur ne legjendat Homerike, autori nderton harten e shtrirjes se fiseve parahelenike ne kater anet e detit Egje (f. 33 – foto-58).
foto 58
Ne kete pike autori Indro Montaneli percakton gjenezen e origjines se Heleneve (pjesa e dyte, f. 39), sipas te ciles në një afat pak a shumë të gjatë, të një populli, që është rezultat i shkrirjes së përbërësve të tij të ndryshëm etnikë. Baza e organizimit social eshte sipas termit Polis (f. 39).
Pra autori, me ndihmen e punimeve arkeologjike, veprave mitologjiko-letrare, kohes kur eshte njohur shkrimi per here te pare nder ato ane, dhe menyres se ndertimit te shoqerise parahelene nuk e shtrin gjenezen pertej kohes se Luftes se Trojes duke lidhur kete gjeneze me vazhdimin Helen te Historise se tyre. Ne kete menyre autori trasmeton harten e shtrirjes se Poliseve Helene nen termin Greqia Antike (f. 42-47 – foto 59).
foto 59
Elementi me i pare social qe i ka sherbyer Indro Montanelit per te lidhur boten parahelenike me boten e Heleneve eshte Besimi Fetar nen titullin Zeusi dhe Familja (f. 48, – foto 60).
foto 60
Ne kete pike autori nuk ka marre per baze Besimet Fetare te njohura gojarisht nder etnite e tjera gadishullore, te gjendura tek punimet e bashkekombasve te tij (Fulvio Kordiniano dhe Zaharia Magnani), por merr per baze vetem ato qe jane marre ne konsiderate nga perpunimet arkeologjike dhe, sipas tij, të parët janë ato autoktone, pjesë e popullsive pellazge, vendase të zonës dhe njihen sepse janë më tepër tokësorë se qiellorë (f. 49). Ne kete drejtim me vlere per autorin ka qene vetem Dodona Pellazgjike qe krijoi Politeizmin me Zeusin kryezot. Por gjithsesi ne kete pike ka nje boshllek serioz per temen qe po trajtojme: Ne asnje rast nuk permendet menyra e lindjes se Ideve Fetare dhe format evolutive te tyre, por sidomos lidhja e tyre me rendet politike te njohura pikerisht me Heladen imponuese. Ne fushen e Ideve Fetare Helada nuk ka qene e afte te kryeje ndonje imponim, qofte dhe formal. Te gjithe popujt rreth e rrotull Heleneve qe nuk e kane pasur Politeizmin Pellazgjik edhe gjenetikisht nuk kane asnje lidhje me popujt pellazgjike. Ja perse teorizimet mbi lidhjet imagjinare te ilireve, gjuhen shqipe, etj, etj, jane thjeshte perralla pa asnje qellim praktik, pervec mashtrimit politik qe kerkojne te na imponojne pas mashtrimit me permbysjen e komunizmit.
Por kemi edhe nje ndihmese tjeter nga Shkolla Britanike e Arkeologjise. Kur pata punuar ne Butrint (1992, me hollesisht per kete argument mund te lexohet artikulli 155 – Ekspedita e Butrintit më 1992, publikuar tek faqja genckhoti.com) njoha pergjegjesin e grupit arkeologjik britanik Prof. Richard Hodges (1952 –, foto 61, marre nga interneti), meqenese me lidhte puna, pasi formalisht puna e jone varej nga kerkesa e Britanikeve. Pas punes ne terren (Butrint 1994-2018, sipas botimit te vepres “Shkelqimi dhe rendesia e Butrintit bizantin”, Butrint Foundation 2008, f. 4 – foto 62,63) autori u cvendos ne Tirane ku ndenji tek Vila Logoreci, Rr. Papa Gjon Pali II, prapa Piramides. Me largimin e tij nga Shqiperia, m’u dha mundesia te merrja nje harte, te lene ne dhomen e punes se tij, qe bente fjale pikerisht per tokat e lagura nga Deti Egje (foto 64) qe perputhin harten me permbajtje e poliseve helene (foto 59) me kohet moderne, dmth ku shtriheshin Poliset Helene ne kohen e tyre dhe ne perputhjen me kohen e sotme.
foto 61
foto 62
foto 63
foto 64
Autori Indro Montanelli me pas analizon shoqerine Helene sipas produktit intelektual te saj, ku merr per baze poetet, politikanet, filozofet, artistet, shkencetaret duke i shoqeruar me hartat qe tregojne zhvillimin politik te shoqerise Helene, por pa i renditur sipas kohe-ekzistences te gjithseicilit, cka nuk e ka lejuar te zbuloje ligjin specifik te raporteve te profesioneve te asaj kohe, por me mundesi per te zbuluar menyren se si kane lindur keto profesione, vecanerisht per Greqine Helenike (ketu duhet pare mundesine e perputhjes se kesaj ligjesie nder popujt e mevonshem edhe kur ato i perkasin raceve te ndryshme, gje qe hedh poshte pikepamjen raciste mbi supremacine e disa popujve).
E fillon me poetin Hesiode (shek. VIII-VII Para Kri.), njeriun qe ishte marre me vleresimin e veprave letrare te asaj kohe qe frymezonin, te pakten Greqine e asaj kohe (f. 53-57). Vazhdon me filozofin-matematicien Pitagora (570-495 Para Kri.) – f. 59-62; Talesin e Miletit (shek. VII-VI Para Kri.), matematicien-fizikant-astronom-gjeograf-filozof, f. 63-67; poetin Heraklitin (576-480 Para. Kri.) – f. 68-72; poeteshen Safo (shek. VII-VI Para Kri.) – f. 75-77; ligjvenesin e Spartes, Likurgun (shek. IX Para Kri.), e meqenese ky i fundit perben piken me fillestare te njohur te Polisit Helen e ka shoqeruar me harten qe paraqet kolonite e Heleneve dhe Fenikasve te perhapura pergjate bregdetit Mesdhetar – f. 78-84 (foto 65).
foto 65
Vazhdon me ligjvenesin, drejtuesin e Institucionit Politeist ne Athine, Solonin (640-558 Para Kri.) – f. 85-89. Por autorit Indro Montanelli ne kete pike i ka shpetuar zbulimi i kohes se shpikjes se shkrimit nder Helenet po te kishte krahasuar kohen e ekzistences se Likurgut me ate te Solonit. Distanca kohore midis dy ligjvenesve Helene eshte tre shekuj, por vetem ligjet e Solonit jane te shkruara ne kohen e autorit, ndersa ato te Likurgut jane te shkruara disa shekuj me vone dhe shkrimi me i pare qe njihet eshte Stela e Lemnos (shek. VII Para Kri.), marre nga libri i Jakobo Thomopulos, Pellazgjika – foto 66; duke na konfirmuar faktin qe ne Europe njihet me se pari shkrimi Helen dhe jo ai Pellazg.
foto 66
Tentativa per ta paraqitur shkrimin me te pare Helen si shkrim Pellazgjik, eshte nje manover manipulimi e kahershme qe ka sherbyer vetem per nje qellim: te vertetoje qe Helenet rrjedhin prej Pellazgeve dhe ka per autoresi Jakobo Thomopulos dhe vepren e tij Pellazgjika, Athine 1912, 1994, qe teper pak shqiptare, ndoshta asnje, kane fatin ta kene ne biblioteken e tyre. Ky botim, qe kam paraqitur (foto 67, 68, 69), eshte nje printim i materialit te sjelle ne Shqiperi nga Niko Stylos, qe edhe vetem per kete duhet falenderuar pa fund, me shume punime te tjera mbi gjuhesine.
foto 67
foto 68
foto 69
Por vepra Pellazgjika ne f. α15 ka nje harte teper interesante qe Te Marret e Madheshtise Shqiptare e kane keqinterpretuar ne permbajtjen e saj. Ne kete harte (foto 70) jepet vendndodhja e ilireve (atje ku sot eshte Kroacia) dhe nje sere fisesh me emertime te vecanta qe ndodhen ne Apenine, Sardenje, Korsike, Siçeli, Afrike pa u konsideruar si pjese e botes ilire, por afer kohes se ekzistences se saj. Autoresia e kesaj harte nuk eshte thene asnjehere, por ne menyre spekulluese eshte pranuar qe fiset qe jetonin ne kohen e Heleneve ne gadishullin Apenin ishin me prejardhje ilire, por me perpara e kane ngushtuar perhapjen e fiseve indoevropiane neper Mesdhe dhe nuk e kane percaktuar asnjehere se e kujt dyndje te tille kane qene fiset neper ishujt apo gadishujt mesdhetare. Historiografia komuniste shqiptare e pranoi apriori qe vetem fiset Apenine ishin me gjeneze ilire, kur Jakobo Thomopulos ne vepren e tij na tregon se fiset indoevropiane ishin te shperndara ne te gjithe ishujt dhe gadishujt mesdhetare duke pergenjeshtruar historiografine shqiptare. Ne kete pike ka mjaft pikepyetje qe nuk na tregojne dot se e cfare faze historike eshte gjeneza e mbare popullatave ishullore mesdhtare, te pakten ne raport me kulturat e tjera te mevonshme te siujdheses te sotme ballkanike (Bosnje, Helade, Daki).
Keto pika te erreta kerkojne me se pari rishikimin fakultativ te ndarjes historike te epokave neper te cilat kane jetuar banoret e epokes parahelenike, Helenike, sidomos te asaj popullate te eger qe Sami Frasheri, Zaharia Majani, Fulvio Kordiniano e konsideronin te tille perpara se te vinin indoevropianet e trete, te evoluar me vone ne pellazge.
foto 70
Ndertimi i ekuacionive te lindjes-zhvillimit-transformimit te qelizave sociale qe shoqerojne dinamiken e rendeve sociale te Njerezimit perben te vetmen zgjidhje te problemit, pasi keto ekuacione do te na tregojne se faktori KOHE eshte i vetmi percaktues i dinamikes se ketyre qelizave dhe perse ato nuk jane te njejta edhe brenda dy popujve qe kane bashkejetuar prej mijeravjetesh prane e prane pa u njesuar ne nje te vetem per asnje cast. Kjo eshte pika konkluzive e te gjithe analizes te autoreve shqiptare qe pretendojne se Helenet jane Ilire, apo gjuha shqipe shpjegon gjuhen Helene.
Pra Iliret dhe Helenet kane jetuar ne menyre te njekoheshme, por pa u thene ne asnje forme se kush ka qene vendas dhe kush ka qene i ardhur, por dhe cfare fshihet pas ketij pozicioni. Historianet shqiptare, te te gjithe koherave, nuk kane qene te afte ta zgjidhin kete problem, por abuzivisht kane pranuar ate pozicion qe u interesonte nga pikepamja politike.
Ne vazhdim autori Indro Montanelli permend politikanin Pisistrati (600-527 Para Kri.) – f. 90-95; dhe me pas futet ne etapen e marredhenieve te Heleneve me Perset, ku ne f. 98 jep harten e shtritshmerise te Perandorise Perse nen drejtimin e Darit I (522-486 Para Kri.) – foto 71.
foto 71
Vazhdon me udheheqesit strateg athinas Miltiadhin (540-489 Para Kri.) dhe Aristidhin (550-467 Para Kri.), nen udheheqjen e te parit u zhvillua beteja e Salamines kundra perseve – f. 103-108. Me pas autori vendos Themistokliun (524-460 Para Kri.) dhe Efialten nga Thesalia (shek. VI-480 Para Kri.) – f. 109-113.
Autori e vazhdon udhetimin e tij ne shoqerine Helene te asaj kohe me shtetin e Perikliut (462-429 Para Kri.), ne kohen e te cilit pati nje perhapje te madhe te civilizimit Helen neper brigjet e Mesdheut (harta ne f. 214 – foto 72). Kjo periudhe shoqerohet me
foto 72
betejen per forcimin e monedhes (dhramis) – f. 122-127, luften sociale – f. 128-133, por dhe daljen ne jeten sociale te Heleneve te personazheve qe shkolla shqipare e Historise nuk i ka permendur ne asnje rast. Behet fjale per Teofilo Qualunque (f. 134-139) dhe Nike Qualsiasi (f. 140-145). Vazhdon me artistet, poetet dhe filozofet e kohes duke i lidhur me politikanet dhe Perendite Politeiste Helene (146-249), duke e mbyllur me dekadencen e “Polisit” dhe me dy ngjarjet me madhore te epokes Helenike: me Luften e Peloponezit (f. 223-229 – foto 73) dhe Aleksandrin e Madh te Maqedonise (f. 270-276) bashke me Perandorine e Aleksandrit (foto 74).
foto 73
foto 74
Perfundime te pjesshme:
1-Nuk permendet Iliria
2-Nuk permendet Epiri edhe pse jepet neper harta si nje subjekt kufitar me Poliset Helene
3-Pellazget lidhen me Helenet duke e perputhur Jakobo Thomopulos tek vepren e tij Pellazgjika (Athine 1912, 1994) me kete pikepamje.
4-Maqedonia lidhet me Helenet dhe jo me Iliret.
fundi i pjeses se pare