47 – GABIMI I DYTE I STEPHEN HAWKINGUT
Kur me 1997 doli ne treg libri i Stephen W. Hawkingut: Nje histori e shkurter e Kohes (Nga big bengu tek Vrimat e Zeza), me përkthim nga anglishtja të Ylli Popës, degjova per here te pare emrin e tij dhe nje interesim i metejshem nxori ne drite figuren e tij poliedrike. Konsiderohej si i vetmi pasues i Ajnshtajnit dhe kjo me interesonte, pasi ne ate kohe e kisha te përfunduar teorinë mbi raportin kohor-hapsinor dhe po merresha me zberthimin e tij ne funksion te veprimtarise njerezore. Ketu ne Shqiperi, te pamësuar me oponenca ne drejtim te njerezve me reputacion ne fushen e shkences, ishte pak e veshtire kundershtimi; aq me teper kur botimi i vepres se tij ishte bere pas 1992-shit, çka te conte ne perfundimin se vepra e Hawkingut duhet t’i perkiste nje bote tjeter nga ajo qe na kishin mesuar neper shkolla. Ishte kjo aresyeja qe e lexova me nje fryme duke e bere dhe objekt te diskutimeve ne rrethin tim. Pati pretendime se shume gjera qe thuheshin ne ate liber ishin modifikuar më vonë nga autori dhe kjo me çoi ne dyshimin e keqperkthimit te vepres se tij. Kjo me detyroi ta porosis neper vende te ndryshme te botes nga me sollen nje botim nga Italia (Dal Big Bang al Buchi Neri (Breve storia del tempo), me parathënie nga Carl Sagan, ilustrime nga Ron Miller dhe përkthim nga origjinali i vitit 1988 nga Libero Sosio, botuar më 2008) dhe dy botime nga SH.B.A, me parathënie dhe ilustrime nga të njëjtët autorë (A brief history of Time (From the big bang to black holes), botuar më 1988 dhe 1990). Perkthimi i pjeseve te dyshuara si jo autentike rezultuan pa asnje ndryshim dhe kjo me shtyu te shkruaj artikullin mbi konspektin e këtij libri, autori i te cilit kishte pretenduar se kishte kapercyer Albert Ajnshtajnin. Refleksionet mbi ate artikull paten pro dhe te kundertat e veta, pasi une nuk isha i afte te ballafaqohesha me te rejat interpretuese te autorit duke me detyruar te heshtja edhe pse ne subkoshiencen time isha i sigurte se Stephen Hawkingu nuk perfitonte asgje nga kjo menyre e interpretimit te botes kozmike me pretendimin kryesor te viktimizimit te botekuptimit te tij per efekte te gabimeve te vjetra në mendimin filozofik helen. Autori nuk kishte mundur te dilte nga kornizat qe impononte filozofia greke e epokave klasike dhe detyrimisht nuk kishte mundur te kapercente dot Ajnshtajnin. Kalimi nga kuante e drites ne kuantet e gravitetit nuk perbente avancim te interpretimit, por tjetersim te tij dhe gabimi do te perseritej ne te njejten menyre, por me permase tjeter. Akoma me tej Hawkingu nuk do t’i pranonte postulatet e Ajnshtajnit dhe rrjedhimisht edhe teorine e tij, duke kaluar ne shpjegimin e botes kozmike në nje stad kohor me i mevonshem se ai i Ajnshtajnit. Defektet ne teorine e tij, sipas meje, ishin fillimisht te botekuptimit dhe pastaj i metodikave te perdorura, por qe gjithsesi nuk kisha ne dore nje material te ri per te ngritur nje version perfundimtar. Ishte kjo aresyeja qe artikullin e propogandova ne internet me idene per te marre nje pergjigje duke aluduar me nje sere artikujsh mbi filozofine e natyres, ideve te Ajnshtajnit dhe rrjedhimeve te teorise se tij te cilat krijuan shtratin kryesor kritik mbi materializmin dialektik e historik bolshevik.
Artikujt kritike mbi keto tema u priten mire, megjithese nuk pati pretendime pasi ne Shqiperi materializmi filozofik konsiderohet sot si herezi duke e nenkuptuar si teori marksiste edhe pse autoret e kesaj te fundit kane qene teper larg materializmit kompleks; por asgje e re nga fronti i perendimit deri ne mesin e vitit 2010. Ne veren e atij viti nje miku im i ri, Mariel Papadhima, i ri ne moshe, por teper kembengules, me dha sihariqin se është transmetuar në televizionin “Discovery Channel” për herë të parë më 2 maj 2010 nje emision mbi Stephen Hawkingun ku fizikanti fliste per vehten e tij dhe idete moderne. Emisioni ishte ritrasmetuar pas kesaj date disa here duke i dhene mundesi mikut tim ta regjistronte dhe perkthente. Ishte kjo aresyeja e vetme qe u ula per te shkruar komentet mbi gabimin e dyte te Hawkingut pasi ai nuk kishte shpetuar dot nga gabimet e para te shprehura ne librin mbi historine e kohes. E bisedova dhe diskutova gjate me Marielin permbajtjen e emisionit dhe u binda qe asgje nuk kishte ndryshuar ne boten e Hawkingut, bile akoma me keq, ai ja kishte falur shpirtin e tij te panjohures duke j’u nenshtruar asaj ne menyren me te keqe.
Gabimi fillonte qe ne titull te emisionit: Brenda universit me Stephen Hawking – Historia e gjithçkaje, ku autori nuk diferencon dot gjene me kryesore ne natyre: ajo qe shohin syte tane dhe superkompjuterat nuk jane gjitheshka dhe çdo gje. Autori nuk ka te qarte konceptin materia dhe ne kete drejtim eshte me prapa se Albert Ajshtajni. Ta konceptosh universin te barabarte me gjithshka ne natyre do te thote te krijosh artificialisht kufijte e te pafundmes dhe te perserisesh nje gabim te materializmit bolshevik, duke qenë në të njëjtin rrafsh filozofik me formulën leniniste mbi konceptin materie. Mbeshtetja ne dialektiken e Hegelit na krijon mundesine ta perfytyrojme ndryshe jo vetem procesin fillestar te big-bengut, por dhe para tij ku njohja njerezore praktikisht nuk mund te depertoje dot. Ky veprim teorik do te kerkoje rishikimin e shkakut fillestar te levizjes ne planin filozofik ku do te dale ne pah dhe gabimi i mendimit filozofik helen. Ne thelb te problemit nuk mund te analizohet historia e gjithshkafes, por historia e ishullit tone lendor duke filluar nga big-bengu deri ne te sotmen; akoma me tej, kjo analize do te kete karakter hipotetik pasi dinamika kohore e kuanteve te grimcave elementare e ka çuar zhvillimin e tyre pertej kohes fillestare. Vetem duke aluduar mbi koncepte kohoro-hapsinore ne mund te percaktojme shpejtesine e ketij zhvillimi qe per rastin konkret duhet te jete me e avashta ne historine e ishullit lendor. Ne qofte se do te marrim per baze keto dukuri mund dhe duhet te percaktojme me afersine me te madhe bashkesine e “kuanteve” fillestare te bing-bengut duke anashkaluar arbitraritetin. Ne kete menyre do te dale ne pah gabimi fillestar ose i Ajnshtajnit, ose e Hawkingut. Eshte kjo aresyeja përse kërkoj që formulimi i fjales gjithshka te adaptohet drejt absolutizmit analitik përsa i përket rëndësisë. Ja pretendimi i Tij:
Edhe pse unë nuk mund të lëviz…
… dhe më duhet të flas nëpërmjet një kompjuteri…
në mendjen time, unë jam i lirë.
… I lirë për të shëtitur universin
Dhe për të treguar historinë më të fundit…
historinë e gjithçkaje
që ka ndodhur ( there ever was)
… që nga momenti i fillimit të kozmosit…
Deri në krijimin e botës sonë
dhe gjithçkaje në të…
Dhe më tej, më larg, në të ardhmen e largët.
dhe në fundin e vetë universit…
A ka mundësi ta realizojë këtë shkencëtari i mijëvjeçarit të ri me botëkuptimin e tij dhe metodikat që disponon? Fakti që tenton të shpjegojë fenomenet e natyrës në fazën më fillestare të ishullit lëndor pa treguar shkakun e filleses, tregon se autori elementin më të parë “kuantik” e konsideron të pandryshueshëm dhe jashtë kohës dhe hapsirës lëndore, unik dhe pa formim. Arësyeja është e thjeshtë: autori nuk ka marrë parasysh shkakun e formimit të big-bengut, gjë që përbën influencën e ambientit rrethues jo në momentin e shpërthimit, por përgjatë gjithë kohës së formimit që nuk është e njëjtë as në dimensione dhe as në ecuri, shkurt një gjë që duhet marrë me mënd dhe nuk mund të argumentohet praktikisht. Në atë pikë duhet të qëndrojë një formë e re e lëvizjes, të cilën shkenca ja atribuon lëvizjes mekanike me kohë fillimi pikërisht shpërthimin fillestar të big-bengut. Në këtë pikë shkenca nuk mund të flasë dot dhe fjalën e ka filozofia që përcakton dhe kohën e fillimit të ishullit lëndor që nënkuptohet me terma nga më të ndryshme duke filluar nga universi, kozmosi, materia, natyra edhe pse realiteti i gjithseicilës nënkupton cilësi të ndryshme. Në këtë pikë autori ynë ka bërë kapërcim serioz dhe kjo më çon në përfundimin se botëkuptimi i tij ka nevojë të plotësohet.
Nuk mund të flasësht dot për universin apo kozmosin pa përcaktuar më përpara format e lëvizjes dhe çfarë përmbledh gjithseicila. Cilat janë raportet kohore dhe hapsinore të këtyre formave, të paktën tre të parat: mekanike – fizike – kimike. Analiza fillestare e big-bengut do të çojë në zbulimin e një forme të re lëvizje dhe pamundësinë e përsëritjes së saj në historinë e natyrës. Është një pikë që nuk është kapërcyer prej kohësh, por që nuk ka shërbyer për të zbuluar arësyet përse çdo sistem makro dhe mikro në natyrë, që rreket nga syri dhe mëndja e njeriut, rrotullohet rreth vetvetes. Është pika ku duhet të fillojë analiza e big-bengut, por që autori ynë e parakalon pa i dhënë përgjigje dukurisë më të dukshme në natyrë: rrotullimit të trupave të thjeshtë kozmikë, sistemeve diellore, galaktikave, metagalaktikave deri tek atomet, bërthamat e tyre dhe elektronet; pra çdo gjë në natyrë e ka këtë veti e kërkush nuk orvatet t’i japë përgjigje. Arësyeja është e thjeshtë: dualiteti shkakësor i lëvizjes nuk është marrë parasysh nga shkenca e sotme dhe rrjedhimisht shkaku i rrotullimit të botës makro dhe mikro nuk është evidentuar dot.
Kur flasim për momentin fillestar të botës (në këtë rast unë nënkuptoj ishullin tonë lëndor që në fazën kuantike të tij, atëhere kur nuk ishin formuar akoma grimcat elementare të atomit) unë pretendoj se është e pamundur të avancohet pa përcaktuar më përpara pasojën më të parë të shpërthimit fillestar, pasi në këtë pikë kemi kushtëzimin e zhvillimit të brëndëshëm të kësaj strukture materiale të gatëshme për të shpërthyer, me influencën e botës së jashtme mbi të pa të cilën kjo strukturë, sado e komplikuar që të jetë, nuk mund të shpërthejë dot. Është pika ku fjalën mund dhe duhet ta thotë vetëm filozofia.
Nga ana tjetër, duhet marrë me mënd, se kjo sferë me paraenergji të pamatë, nuk mund të jetë e vetme në natyrë dhe ndryshimi midis tyre, në stadin e zhvillimit të ishullit tonë lëndor, duhet konsideruar sasior, por pa mundësi relatimi hapsinor midis tyre. Është kufiri që nëna jonë natyrë i ka vënë specifikave të veta dhe është pika e dytë analitike e shkakut të big – bengut, që në këtë rast duhet nënkuptuar si një elektron. Në këtë mënyrë ne mohojmë mundësinë e fundit të universit si dukuri (vetëm në qoftë se me univers kuptohet ishulli jonë lëndor, por dhe në këtë rast lind nevoja për të përcaktuar rrugëvazhdimësinë e tij filozofike, pasi shkenca nuk mund ta argumentojë këtë praktikisht).
Problemet filozofike të aktit më të parë të formimit të ishullit tonë lëndor duhet të jenë të shumta pasi janë këto probleme që përcaktojnë më vonë format e lëvizjes, kohën dhe hapësirën e gjithseicilës dhe bashkëveprimin e tyre sipas një rregulli rigorozisht të caktuar ku uniteti i materies qëndron në themel të zhvillimit të gjithseicilës për të cilat gjëra fizikanti nuk mund të flasë me kompetencë. Problemi është i qartë: materia nuk ka fund as në kohë dhe as në hapësirë, rrjedhimisht nuk ka fund as në format e organizimit dhe as në shpejtësi zhvillimi. Të gjitha këto nocione nuk kanë kuptim kur flasim për materien si një kategori filozofike me parametrat e mësipërm; është pika që fizikanti apo kozmologu nuk merr parasysh dhe deklaron:
Një udhëtim nëpër gjithë hapësirën
dhe në gjithë kohën
Për cilën kohë dhe për cilën hapësirë e ka fjalën autori, pasi analiza e tyre çon në zbulimin e shumëllojshmërisë së kohës dhe hapësirës në funksion të formës së lëvizjes; dhe lidhja e tyre në konstatimin e shpejtësisë së zhvillimit duke na mesuar se materia është në unitet absolut dhe pa kufij specifikë. Kjo përbën kontradiktën më të parë të saj dhe atë që nuk ka marrë parasysh fizikanti dhe kozmologu.
Në këtë pikë unë e kuptoj se autori pretendon për një udhëtim nëpër kohën dhe hapësirën lëndore pa qënë i aftë të përcaktojë se çfarë ka ndodhur paraprakisht: Në këtë pikë ka diçka që duhet t’i nënshtrohet metodikës së përdorur, pasi nuk ka zgjidhje problemi i formimit të elementëve kimikë, dmth momenti i fillimit të lëvizjes kimike. E gjithë hapësira dhe koha lëndore përbëhet nga një shumicë hapësirash dhe kohërash të mbihypura mbi njëra tjetrën (duhet konsideruar paralele midis tyre, por me shtritshmëri të ndryshme dhe prejardhje nga njëra – tjetra sipas një rregulli rigorozisht të caktuar, por që autori i nënkupton të njëhsuara në një). Këto mbihypje dhe paralelizma në ishullin tonë lëndor janë vetëm pesë, për sa kohë që nuk është zbuluar ndonjë formë e re lëvizje në brëndësi të tij.
Pastaj kur flasim për udhëtim nëpër të gjithë hapësirën dhe kohën duhet përcaktuar më përpara lidhja midis tyre dhe pastaj etapat neper te cilat ka ecur kjo kohe dhe si eshte zhvilluar kjo hapersire. I them te gjitha keto pasi filozofia na meson se nuk kemi te bejme me njetrajtshmeri dhe linearitet dhe ketij pozicioni nuk i shpeton dhe big bengu vete. Heterogjeniteti kozmik dhe mungesa e lineraitetit ne zhvillimin kohor-hapsinor te tij e ka burimin pikerisht tek ai pozicion qe krijojne premisat per formen e levizjes kimike dhe permbajtjen e saj. Te flasesh per kohen dhe hapesiren i big bengut nuk eshte e njetja gje sikur te flasesh per kohen dhe hapesiren e lendes: e para merr ne konsiderate lindjen kur e dyta zhvillimin; dhe e vetmja gje qe i bashkon te dy keto faza eshte raporti kohor – hapesinor qe na tregon rrugen e ketij udhetimi ne pasojen e lindjes se ishullit tone lendor ku duhet veçuar procesi i lindjes nga ai i zhvillimit pasi i pari duhet te permbaje refleksionin e ndikimit te botes rrethuese te paraishullit lendor mbi big bengun. Rendesi ka te percaktohet dhe te pranohet koha e proçesit dhe parametrat e tij. Eshte e palejueshme per fizikantin dhe kozmologun te flasin per procesin e big bengut si nje dukuri krejt te izoluar dhe fillimin e botes natyrore. Gjerat kane kohe qe kane tentuar te zgjidhen me nje fryme me pamje materialiste, por ato kane deshtuar duke e lene ne erresire proçesin ne fjale. Gjerat jane pergjithesuar duke parakaluar kompleksitetin e organizimit lendor qe ne fazen fizike pa e kuptuar se aty fshihet sekreti i heterogjenitetit kimik ne ishullin tone lendor. Per te qene me te sakte koha dhe hapesira e sistemit tone diellor eshte e ndryshme nga sistemet e aferta dhe autori nuk ka ditur te zbuloje ligjesite perkatese; qe ne kete rast kane cuar ne struktura kimike te ndryshme. Me te drejte me lind pyetje: cfare i bashkon strukturat fizike te nje elementi kimik ne dy skajet e kunderta te ishullit tone lendor? Ligjesite e kohes dhe hapesires duhet te ishin ta afta ta shpjegonin kete fenomen dhe autori nuk ka ditur te perfitoje prej tyre. Ne kete rast raporti kohor – hapesinor eshte i afte te percaktoje varesite reciproke dhe faktin qe koha eshte ajo qe perbashkon sasioret dhe cilesoret ne ekstremet e kozmosit. Duke mos mundur te ece sipas rregullave fillestare autori nuk mund ta vazhdoje gjate kete rruge dhe do te shterpezohet ne drejtim te perfitimeve konkrete per shkencen. Kjo fillon qe ne fazen me te pare pas big bengut ku autori tregohet romantik pa na dhene kompleksitetin e asaj qe ka ndodhur. Sipas tij:
Le t’a shohim…
Kam harxhuar një kohë të madhe
Duke menduar rreth universit,
por kurrë nuk jam mërzitur
megjithatë, është një vend
tërheqës e i jashtëzakonshëm.
Ky është kozmosi…
Nuk eshte e mjaftueshme pranimi i tij, por duhej thëne se çfare përfaqeson dhe nga se karakterizohet ky kozmos. Përgjithësisht dualiteti fiziko-kimik i tij fsheh shumë fenomene natyrore dhe vetëm raportet kohore dhe hapësinore të përbërësve të tij mund të na çojë në zbulimin e atij ligji që përbashkon sasiorët dhe cilësorët kozmikë; e thënë ndryshe në zbulimin e unitetit të materies, problem të cilin autori e parakalon për efekt të edukacionit të tij shkollor. Unë i jap rëndësi të madhe studimit të kozmosit vetëm kur mundohem të përbashkoj ligjësitë e tij me ligjësitë e botës njerëzore, pasi ato përbëjnë dy ekstremet e zhvillimit hapsinor të ishullit tonë lëndor: kuantet energjitike, anën më të thjeshtë dhe njeriu, përbashkuesi i të gjitha formave të kuanteve, anën më të komplikuar. Të dy këto ekstreme janë në kontradiktë të plotë edhe vetëm nga tendenca e lëvizjes përkatëse dhe prejardhja: bashkësia e kuanteve me organizime të njëpasnjëshme të shkallëve të saj, duke filluar nga kuanti më i thjeshtë deri në grumbullin e metagalaktikave, shkon drejt shpërbërjes fizike duke pasur një unitet fillestar lindës, kur bota njerëzore shkon drejt unitetit të saj duke pasur një heterogjenitet lindës në kohë dhe hapsirë. Ja përse duhej zbuluar bashkësia ligjore e zhvillimit të kozmosit. Të paktën në këtë drejtim bota kozmike na e jep një mësim fillestar nga e cila njeriu nuk ka mësuar pothuajse asgjë, duke perjashtuar dialektiken e Hegelit. Kozmosi na jep plot shembuj te zbatimit te tre ligjeve te tij duke argumentuar permasen e gjenialitetit te njeriut me te kulturuar te njerezimit. Per te gjitha keto autori hesht duke na dhene te kuptojme se bukuria e kozmosit, ne kete rast, eshte nje privacion me individualitet te theksuar. Mos lidhja e kozmosit me ligjesite e dialektikes do ta çoje autorin jo rralle ne perfundime arbitrare pa argumentuar dot shifrat, si rasti i meposhtem:
Në një shkallë shumë të madhe
çdo pikëz e vogël drite
është një galaktikë e tërë.
Secila një tufë prej më shumë
se 400 miliardë yje të veçantë.
Kjo pamje e universit
është e mundur vetëm
nëpëmjet superkompjuterave
më të fundit.
E shoh atë
të papërshkrueshëm e të bukur.
Miliarda galaktika të panumurueshme
duke formuar një rrjetë të pafundme
të shtrirë larg
në të gjitha drejtimet.
Dhe për më tepër,
Nuk kam përmendur faktin
që brenda këtij universi masiv
shtrihet një galaktikë spirale
krejtësisht e zakonshme.
Eshte pika ku filozofia duhet te ndahet nga shkenca, pasi pas ketij momenti gjerat nuk mund t’i nenshtrohen me perfytyrimit dhe imagjinates. Autori duhet te shpjegoje argumentueshëm numrin e tufave te organizuara te galaktikave, numrin e yjeve brenda nje galaktike, dhe nje sere numrash qe duhet te shpjegojne menyren e ndertimit te kozmosit jo vetem sot, por dhe dje shume larg e dje shume afer per te pare se si ndryshon ne kohe dhe çfare perfaqeson ky ndryshim. Duke u treguar empirik, autori nuk mund te jete i sakte pasi gjeja me e rendesishme ne kete shpjegim duhet te jete devijimi i pamjes nga koha, largesia dhe ambienti ku ka kaluar e kalon kjo pamje. Superkompiuterat mund ta rregullojne kete pamje vetem per ate informacion qe i ka dhene njeriu, por e panjohura e nenshtron realitetin absolut pasi nuk njihen nje teresi ligjesh te natyres dhe rrjedhimisht shpjegimi nuk mund te jete i plote. Per lexuesin nuk ka rendesi shpjegimi romantik i kozmosit, por aresyeja se çfare e veçon galaktiken spirale nga te tjerat pasi ka “dicka” qe duhet vene ne dukje, dhe pikerisht ne raportet kohore te zhvillimit te tyre prej nga rrjedh permbajtja hapsinore e galaktikave. Me kete lloj analize autori kerkon t’i mbushe mendjen lexuesit se kozmosi ka filluar te njihet saktesisht, por kur kjo njohje bie ne kundershtim me parimet e materializmit filozofik, atehere nuk kemi te bejme me njohje te realitetit, por me shpjegim iracional te tij. Parakalimi me shpejtesi nga fillesa (big-bengu) deri tek bota e jone eshte analoge me teorine e sferave ne mendimin filozofik helen ku autori nuk ka bere asnje hap perpara, por ai thjeshte ka percaktuar piketat e veta filozofike qe gjithsesi nuk jane ne shinat e materializmit filozofik duke e detyruar vetveten ose te parakaloje te panjohuren, ose te futet ne brazdat e idealizmit filozofik per te shpjeguar fenomenet e kozmosit te cilat ai kerkon t’i betonoje edhe me nje fjali te vetme, por qe krijojne nenkuptime sa nje tufe librash te tere. Sipas tij:
Në brendësi të galaktikës ekziston
një yll i verdhë i rëndomtë…
… orbituar nga tetë planete.
Në një nga ato planete
jeton një specie
e cila vetëm sa ka parë
çfarë vendi i shquar
është universi.
Nuk me duket normale kapercimi i te panjohurave hapsinore qe ndan organizimin ndergalaktik me organizimin e vete galaktikes deri tek ylli i rendomte me tete planete. Eshte nje pershpejtim analitik qe fsheh dinamiken e levizjes kimike pergjate fazes me te dukshme te saj dhe ate qe autori e merr me mend pa e shpjeguar dot. Ketu nuk ka vend per matje dhe eksperimente, por problemi shtrohet vetem ne planin pergjithesues, dmth filozofik. Cila eshte lidhja kohore midis ketij ylli te verdhe dhe galaktikes? Si eshte shkeputur kjo galaktike nga grumbulli i te tjerave dhe perse ka formen e spirales? Cili eshte raporti kohor midis shkeputjes se yllit nga dinamika e brendeshme e galaktikes? Te gjitha keto pyetje duhet te marrin pergjigje perpara se te flasim per ate yll te verdhe me tete planete. Pastaj vine nje sere pyetjesh te tjera te lidhura me permasat e sistemit te ketij ylli te verdhe jeta e te cilit, sido qe te kete qene puna, duhet konsideruar vetem e lidhur me galaktiken. Sa me thelle futet njeriu ne boten e kozmosit aq me teper pyetje dalin, te cilat jane shume me te shumta per yllin dhe galaktikern tone. Gjëja më e parë që duhet shtruar është: përse strukturat kimike të tyre janë të përafërta deri në barazi formale edhe pse ato galaktika nuk kanë qenë unike kur janë formuar elementët kimikë? Cili është proçesi fizik që çon në formimin e elementëve? Përse yjet janë të përbërë më së shumti nga hidrogjeni dhe planetet e tyre nga struktura kimike më të komplikuara. Çfare ligji fshihet pas atij proçesi dhe perse Hawkingu nuk është orvatur ta vërë në dukje, por është mjaftuar në pranimin e një kohe rrufe prej 100 sekondash në lindjen e hidrogjenit dhe të disa orëve në lindjen e elementëve kimike (kam parasysh idenë e hedhur në librin mbi historinë e kohës, bot shqip f.117-119, bot. italisht f. 139-140, bot. anglisht f. 117-119). Universi, në funksion të botës njerëzore, është tmersisht i thjeshtë dhe gjithshka duhet të lidhet më së shumti me tre momente kryesore nga ku rrjedh dhe përcaktimi i formës së lëvizjes, lloji i hapsirës dhe fillimi i kohës specifike për çdo formë lëvizje. Proçeset ne fjalë janë ato që krijojnë unitetin e materies në specifikën e saj, por nuk duhet anashkaluar dhe proçesi që lidh të pafundmen e kategorisë materie me organizimet e fundme të saj. Universi që shohim ne dhe aparaturat e prodhuara nga njeriu kanë fatin të shohin gjithmonë strukturat e fundme të organizimit së materies dhe aspak të pafundmet. Këtë të fundit mund ta shohë vetëm filozofia në formë iluzore. Tentativa për ta paraqitur shkencën e fizikës si të lidhur vetëm me eksperimentin do të çojë medoemos në dështim pasi nuk mund të realizohet një eksperiment me retrospektivë kohore, përsa i përket fillimit të universit. Por shkenca mund dhe duhet të zbulojë, në bashkëveprim me filozofinë, pikërisht tre momentet më kryesore të universit:
1 – momenti i fillimit të lëvizjes mekanike, që nënkuptohet i lidhur me big-bengun, por që nuk duhet të anashkalojë një formë lëvizje të panjohur, absolutisht e pamundur që të njihet, e cila në bashkëveprim me big-bengun krijon premisën e rrotullimit të produktit të vet. Është kjo arësyeja përse çdo gjë në këtë univers rrotullohet duke filluar nga grimcat elementare deri tek vetë universi. Në këtë pikë duhet të qëndrojë rëndësia e argumentimit të ekzistencës së big-bengut. Është pika ku përbashkohet dhe vetë uniteti i materies në të gjithë kompleksitetin e pafundëm të vet cilësor.
2 – momenti i fillimit të lëvizjes fizike, që duhet të nënkuptohet nga zhvillimi i porcioneve të energjisë drejt krijimit të grimcave elementare, proçes i cili duhet të ketë përfshirë një hapsirë tepër të vogël të universit të përfshirë në big-beng. Shumica hapsinore e ishullit tonë lëndor duhet të karakterizohet nga ekzistenca e porcioneve të energjisë në pamundësi për t’u përbashkuar në grimca elementare, por që tashmë luajnë rolin e gravitetit dhe fushave kozmike me detyra që duhen zbuluar nga shkenca.
3 – momenti i fillimit të lëvizjes kimike, që duhet të nënkuptojë krijimin e atomit të parë të hidrogjenit ku dhe fillon përmbajtja e lëndës, ose ajo që nënkuptohet si materie. Është pika ku dhe fillon rruga e gjatë e formimit të elementëve kimike, proçes i cili nuk mund të merret për bazë vetëm mbi baza hapsinore pasi nuk do të jetë i aftë të shpjegojë arësyen përse ka një element çfarëdo në skajet e kundërta të universit kozmik.
Rëndësia kryesore në këto tre momente duhet të qëndrojë në raportet kohore të tyre mbi ç’bazë mund dhe duhet të zbulohet formula e unitetit të materies edhe në aspektin specifik të fundëm. Kështu që kur flasim për galaktikën, yllin dhe planetet e këtij ylli nuk mund të anashkalojmë këto tre momente që duhen konsideruar më kryesoret e universit kozmik. Rëndësia kohore e këtyre tre momenteve duhet të qëndrojë në të njëjtin plan rëndësie me analizën hapsinore, pasi në të kundërtën do të jenë pa efekt përcaktimet kohore të ekzistencës së sistemeve yjore, galaktikave, metagalaktikave dhe të vetë ishullit tonë lëndor.
Pikërisht kjo gjë bie në sy tek autori ynë kur tenton të ndërtojë historinë e kozmosit, sipas të cilit:
Ne.
Ne kemi zbuluar më shumë rreth
kozmosit në shekullin e fundit
se në gjithë historinë
e mëparshme të njeriut.
Më në fund, ne po zgjidhim
misteret themelore
që i kanë hutuar paraardhësit tanë
për të paktën 200.000 vjet.
Çfarë pëlqej mbi të gjitha
është se vetë faktet
janë njëkohësisht befasi elegante
dhe të habitshme.
Ne po jetojmë
ashtu si ajo ka ardhur mbi ne ( just as it dawns on us )
Që toka
Dhe gjithçka rreth nesh
është bërë nga yjet.
Furra vlimi me gaz hidrogjen
ashtu si edhe dielli ynë
kanë bërë madje edhe atomet
në qerpikët e tu.
Ne kemi parë
që universi
është gati
i paimagjinueshëm i lashtë…
rreth 14 miliardë vjet i vjetër…
Dhe ai do të vazhdojë
të ekzistojë për të paktën dy herë më gjatë.
Gjeja me e rendesishme ne kete romantizem shkencor qendron ne idene se elementet kimike fillojne me hidrogjenin dhe kjo duhet te konsiderohet nje avancim materialist i autorit pasi ka ndryshuar pikepamjen e shprehur tek historia e kohes mbi kohen prej 100 sekondash te formimit te tij dhe disa orëve të elementeve kimike. Por lidhja e koheekzistences se universit e pa specifikuar ne funksion te formave te levizjes e ve ne dyshim saktesine kohore te autorit. Perseri autori ka anashkaluar specifikimin cilesor te organizimit te universit duke mos vene ne dukje dinamiken kohore dhe hapsinore te formimit te elementeve kimike. Nje lidhje dialektike e formes fizike te levizjes me ate kimike, deri tek bota e njeriut, do te ishte e afte te na jepte nje panorame me te plote mbi argumentimin e kohe se ekzistences se universit. Nuk eshte e mjaftueshme pranimi i perkohshem i universit, por dhe i specifikave te tij konform formes se levizjes. Po te behet kjo do te shihet se vlerat do te ndryshojne dhe do te saktesohen ne drejtim te kohes kimike, fizike apo mekanike. Dukuria e formimit te elementeve te rinj kimike neper reaktoret berthamore pertej numurit 92 tregon se proçesi i lëvizjes kimike është në dishesë dhe gjysma e kohës kimike ka kaluar kështu që miliardat e viteve duhet të jenë të vlefshme për proçeset fizike dhe mekanike, por që autori nuk i ka diferencuar dot duke e paraqitur situatën vetëm brënda një karakteri sasior të dëshirueshëm, por ireal. Është tjetër punë që furra me gaz hidrogjen do të ketë një kohë shumë më të gjatë, por në këtë rast duhet pranuar diçka tjetër të lidhur me përbërësit e grimcave elementare të hidrogjenit ku karakteri sasior mund të jetë evedent, por i shoqërueshëm me një komplikacion tepër të madhe ligjor ku vetëm faktori kohë është i aftë për të zbërthyer rebusin e jetëgjatësisë së elementit hidrogjen në raport me elementët e tjerë dhe çfarë përfaqëson në realitet ky element për strukturat fizike të elementëve të tjerë kimikë.
Metodika analitika e autorit është me të vërtetë gjysmake dhe faji duhet të jetë i botëkuptimit të tij dhe shkollës britanike. Kjo vihet re në mënyrën se autori e percepton fillimin e kohës, hapsirën dhe të vetë ishullit tonë lëndor ku për të argumentuar këtë është i detyruar të pranojë krijuesin imagjinar dhe me këtë të përmbysë gjithshka të ideuar. Në këtë rast ai vërteton përsëritjen e formës së lindjes së ideve fetare nga ana e shoqërisë njerëzore (paaftësia për të rritur mirëqënien).Sipas tij:
Por pa dyshim,
fakti më i dukshëm nga të gjithë
është ai që i gjithë
universi i pamasë
të gjitha galaktikat e panumërta,
madje koha dhe hapësira dhe
vetë forcat e natyrës
thjeshtë u materializuan
nga asgjëja,
Kështu që tani mendoj se
është kohë e mirë për të qenë i gjallë.
A nuk është këtu pika e fillimit botëkuptimor të autorit dhe nevoja për të thirrur në skenën e shkencës krijuesin imagjinar? Autori e konsideron të padyshimtë dhe më të dukshmin produktin e fantazisë së tij dhe kërkon që ai të përgjithsohet si një realitet. Pamundësia e njeriut për të realizuar njohje të mëtejshme të universit përpara big-bengut, në pamje të parë, i jep të drejtë autorit, por duke pranuar formulën materialiste mbi qënien e materies si një kategori filozofike me pafundësi në kohë dhe hapësirë, rrjedhimisht të pafundme në llojin e vet të organizimit, na jep mundësinë të arësyetojmë në mënyrë më racionale pasi në këtë rast do të kërkohej zbulimi i formulimit të unitetit të materies dhe ajo që përbashkon të pafundmen me të fundmen. Analogjia, në këtë rast, mund të realizohej duke bërë krahasime me botën e njeriut ku jeta e tij fillon me lindjen, por kjo nuk do të thotë se koha fillon me individin. Njerëzimi mund të pranojë se koha e ishullit tonë lëndor fillon me big-bengun, por kjo nuk do të thotë se gjithëshka fillon nga asgjëja dhe kjo përbën fillesën e gjithëshkafes. Unë preferoj më mirë të mos e marrë në konsideratë këtë ide dhe ta konsideroj autorin të bashkangjitur me idealizmin filozofik dhe rrjedhimisht të gjithë teorinë e tij të pavlefshme. Në qoftë se ai është i paaftë për të kuptuar përjetshmërinë e materies, pafundësinë e hapësirës, pafundësinë e kohës, pafundësinë e organizimit specifik, pafundësinë e formave të lëvizjes, pafundësinë e shpejtësive të lëvizjes nuk është faji im, por i shkollës që i formoi botëkuptimin pasi në rastin më të mirë ai nuk është i aftë për të kuptuar proçesin e zanafillës jashtë asgjësë.
Fakti që autori nuk ka marrë në konsideratë format e lëvizjes, të cilat formojnë paraardhjen e botës njerëzore, nuk ka asnjë mundësi që ai të kuptojë proçesin zanafillor të big-bengut. Por unë pretendoj se autori ka dashur t’i kundërvihet teorisë se Drejperit ( “Ekzistenca e shumë botëve në hapësirën e pafundme të çon në idenë e një ndërrimi të njëpasnjëshëm të botëve në kohën e pafundme” – Drejper, Historia e zhvillimit mendor, vëll. II, f. 325, vepër e cituar) dhe materialistëve të shekullit të XIX-të, sidomos Engelsit, sipas të cilit “ndërrimi i njëpasnjëshëm i botëve, që përsëritet në kohën e pafundme, është vetëm plotësimi logjik i bashkëekzistencës së njëkohëshme të botëve të panumërta në hapësirën e pafundme” (Dialektika e natyrës, f. 28). Me sa kuptoj ky problem është mbështetur në një ide fillestare të gabuar dhe ky gabim vazhdon prej 2500 vjetëve duke ndërruar portat sipas triumfit politik. Pikësëpari termi përsëritje është analog me termin asgjë vetëm se me krah të kundërt. Realisht natyra nuk njeh asnjërën prej tyre, por ato janë krijime te fantazisë njerëzore për efekt të pamundësisë për të zgjidhur problemin dhe këtu fillon disheza e materialistëve të shekullit të XIX të cilët u mbështetën në një premisë të gabuar të filozofisë helene dhe mbi këtë bazë ngritën një ndërtesë pa themele çka çoi në shterpëzimin e të gjithë filozofisë së tyre. Autori ynë ka përsëritur gabimin e shekullit të XIX-të duke mos bërë asnjë hap më përpara.
Mënyra se si kalon nga njëra formë e lëvizjes tek tjetra pa treguar realizimin e hopeve në funksion të formave të lëvizjes tregon se mendimi filozofik materialist ka nevojë të kalojë në një stad tjetër, por që autori ynë nuk e ndihmon dot. Tentativa për të kaluar nga stadi më i lartë i zhvillimit në drejtim të zanafillës së universit dështon menjëherë kur kërkon të analizojë makinën e këtij universi pa përmasa dhe pa kohë. Sipas tij:
Ne mund të jemi vetëm
një racë e përparuar majmuni
duke jetuar në një planet të vogël,
Por ne jemi të aftë të meditojmë
mbi universin si të tërë
gjë e cila na bën shumë të veçantë.
Synimi im ka qenë
gjithmonë i thjeshtë…
të gjej se si punon universi
dhe përse ekziston ai mbi të gjitha.
Logjika e autorit mbështete mbi deduksione të vjetra filozofike ku unë pretendoj se ai duhet të jetë viktimë e materializmit bolshevik, përderisa pranon unitetin e racës njerëzore me majmunin. Teoria e Çarlz Darvinit nuk argumenton prejardhjen nga majmuni të njeriut, kjo ka qenë një lajthitje e qëllimshme e bolshevizmit filozofik, por më së shumti ajo teori tenton të vërtetojë lidhjen e boshtit biologjik të njeriut me atë të majmunit ku asnjeri deri më sot nuk ka tentuar të shpjegojë kohën e shkëputjes nga njëri-tjetri të boshteve përkatëse dhe shkakun fillestar (në këtë pikë kemi të bëjmë me fillesën e racës njerëzore, krejt e kundërt nga pikëpamja e tendencës hapsinore nga fillesa e ishullit lëndor) të proçesit në fjalë. Premisat e pasakta ku mbështetet autorit nuk mund të çojnë në zgjidhjen e dy problemeve të pretenduara, njëri prej të cilëve është krejt filozofik. Unë kam bindjen se autori këtë të dytën (arësyen e ekzistencës së universit) jo vetëm që nuk mund ta gjejë dot, por ai kërkon t’i imponojë dëgjuesve diçka të vjetër tashmë sipas një fryme “të re”. Në qoftë se ai i është dorëzuar perëndisë së tij nuk është faji im; në këtë rast kjo do të tregonte pafuqinë e tij për të zgjidhur problemin në fjalë dhe, për të arrirë qëllimin e tij, thërret në ndihmë diellin e vet iluzor duke u rrotulluar rreth tij. Ekzistenca e universit, i kufizuar brënda ishullit tonë lëndor, nuk ka asnjë lidhje me njerëzimin, kur e kundërta është prezent në çdo moment te referimit. Të kërkosh arësyet përse ekziston universi është analoge me kërkesën: përse ekziston perëndia? Dhe me këtë autori del jashtë kornizave në fizikës dhe kozmologjisë duke u futur në hapësirën e meditimit shpirtëror duke fantazuar për atë që është më pak e mundur të ekzistojë deri në pamundësi. Për të mos e deklaruar qëllimin e tij të fshehtë autori lidh këtë meditim shpirtëror me faktet reale të gjëndjes së universit dhe e paraqet gjëndjen ekzistuese si mundësi për të zbuluar fillesën. Sipas tij:
Për fat të mirë,
ka gjurmë gjithandej,
dhe njëra nga më të rëndësishmet
është drejtë e mbi kokat tona.
Vështroni ndonjë pjesë
në qiellin e natës,
madje edhe një sado të vogël
sa koka e një gjilpëre,
dhe kjo është çfarë do të gjeni…
Një pjesëz të vogël
të rrjetit të pafund të galaktikave.
Është më pak se një e milionëta
se çfarë ne mund t’i shohim kozmosit
nga planeti ynë i vogël,
Por madje edhe ky shembull i vockël
është mjaft për të gjetur një gjurmë,
çelësin për të shkuarën,
të tashmen,
dhe ndoshta të ardhmen, gjithashtu.
Gjurma është ajo që shihet nga toka,
Të gjitha këto galaktika të largëta
kanë një ngjyrë të kuqe të lehtë.
Ato duken pothuajse sikur
t’i shihnim nëpërmjet
syzeve me xhama të kuq.
Është kjo skuqje
që zbulon se si ka lindur universi.
Por e gjitha kjo nuk tregon se si ka lindur universi, por çfarë po ndodh sot me këtë univers. Dmth ne shohim pasojën e aktit fillestar dhe nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, që nga kjo gjëndje të tregohet zanafilla. Arësyeja është tepër e thjeshtë: momenti i big – bengut fsheh brënda shkakun dhe nga ky moment e gjitha hapësira që merr pjesë në atë proçes ndryshon nga mini drejt makros nëpërmjet një sërë hallkash ndërmjetëse ku përfshihen format e lëvizjes dhe kohë-hapsirat e tyre. Janë pikërisht këto që duhet zbuluar dhe analizuar dhe aspak proçesi i largimit të miliarda galaktikave nga njëra-tjetra. Kjo e fundit është analoge me proçesin e çlirimit të energjisë nga grimcat elementare, bashkësia e të cilave duhet lidhur me proçesin e largimit të galaktikave nga njëra –tjetra. Por këto grimca elementare përmbajnë brënda sekretin e rrotullimit të gjithshkafes në univers dhe është ky rrotullim që realizon largimin e galaktikave nga njëra-tjetra. Atëhere a nuk arrihet në përfundimin se proçesi i zhvillimit të universit nuk ka në thelb të tij largimin e galaktikave, por çlirimin e energjise nga grimcat elementare dhe kjo e fundit është më afër zanafillës pasi tregon realisht proçesin e zhvillimit të universit? Autori duke i dhënë rendësi të posaçme proçesit të largimit të galaktikave hyjnizon këtë të fundit dhe anashkalon proçesin mikro të shkakut të tij.
Por unë kam mendimin se edhe këtë proçes autori nuk e analizon në kompleksitetin e tij të mundëshëm duke anashkaluar gjëndjen dhe shkakun e kësaj gjëndje. Problemi trajtohet në mënyrë shumë mekanike duke mos e marrë për bazë të panjohurën që fshihet pas proçesit të big-bengut. Në qoftë se më sipër ne e përmëndëm këtë të panjohur në kuadrin e mendimit filozofik mbi zanafillën, tani jemi të detyruar ta rikujtojmë pasi jemi futur në brëndësi të asaj që rrjedh nga bashkëveprimi i dy forcave të kundërta që një moment të panjohur ndërrojnë krah duke u çfaqur me dy dukuri: çfaqen kuantet (porcionet e energjisë) dhe fillon distancimin i organizimit të tyre nga mikro në makro. Autori këtë moment e ka njëhsuar në një dhe të barabartë me zgjerimin e universit. Për këtë ai shprehet:
Dhe për t’jua treguar përse,
do të më duhet një rrugë e drejtë
dhe një makinë e zhurmshme.
Duke dëgjuar zhurmën
kur kalon pranë.
Kur makina afrohet,
niveli i zhurmës së motorit ngrihet.
Dhe kur ajo largohet
niveli i zhurmës së motorit bie.
Ky fenomen quhet efekti dopler.
Dhe e njëjta gjë ndodh edhe me dritën.
nëse sytë do të ishin më të ndjeshëm ndaj ngjyrave
do të mund të shikonim që makina
merr një ngjyrë blu shumë të lehtë kur afrohet
dhe një ngjyrë të kuqe shumë të lehtë kur largohet.
Të njëjtat rregulla zbatohen edhe në hapësirë.
Të gjitha galaktikat e largëta
kanë ngjyrë të kuqe të lehtë.
Kështu që sipas të njëjtës pjesë
së fizikës elementare,
ato duhet të jenë duke
u larguar gjithashtu.
Në fakt, i tërë universi
Po zgjerohet…
Në të gjitha drejtime…
Duke u bërë gjithmonë e më shumë i madh
Si një tullumbace që fryhet
Është e pamundur të pranohet largimi i galaktikave nga njëra-tjetra të barabartë me zanafillën e universit pa pranuar më përpara proçesin e formimit të tyre dhe në këtë mënyrë dalin në pah të tre format e lëvizjes (mekanike-fizike-kimike) dhe kompleksiteti i objekteve që marrin pjesë në të. Pyetja shtrohet: proçesi i zgjerimit të universit e përmban në brëndësi të vet lëvizjen kimike, apo proçeset kimike janë një pjesë e parëndësishme e universit dhe për këtë nuk duhen analizuar? A marrin pjesë në zgjerimin e universit strukturat kimike pa marrë parasysh rëndësinë e tyre? Në këtë drejtim ka disa ide të hedhura prej kohësh të cilat nuk e shtrojnë problemin sipas unitetit të materies dhe pikërisht kjo duhet sqaruar përpara se të jepen finicionet se çfarë po ndodh me universin në aspektin mikro dhe makro të tij. Sipas Engelsit: “proçesi i ekzistencës së një sistemi diellor na paraqitet në trajtën e një veprimi reciprok të tërheqjes e të dëbimit, ku tërheqja fiton gjithnjë më tepër epërsi ngaqë dëbimi rrezatohet në formë nxehtësie në hapësirën kozmike dhe kështu humb gjithnjë më tepër për sistemin”(F.Engelsi, Dialektika e Natyrës, f. 71). Nuk eshte veshtire te dallohet, ne kete parafrazim, qe filozofi ndodhet krejt ne ajer pasi mundohet t’i injektoje organizimit te nje sistemi yjor, sic eshte sistemi yne diellor, organizimin mikro pa treguar me perpara se si jane formuar bartesit e nxehtesise dhe ato te gravitetit, pa treguar raportin kohor dhe hapsinor te tyre dhe lidhjen me zanafillen. Te gjithe kerkojne te duken si zbuluesit e saj, por eshte teper-teper heret per t’ju afruar te vertetes se madhe pasi rasti me i mire eshte te percaktohet raporti kohor i levizjes fizike me ate kimike dhe ku ndahen ato. Stefan Hawkingu praktikisht i ka njehsuar ne nje pa vene dallimin cilesor te tyre dhe me kete ka mbylluar ne kacekun e Eolit dialektiken e zhvillimit te natyres kozmike. Nuk eshte i mjaftueshem pranimi i big-bengut dhe zgjerimi i universit, duhet pranuar dhe procesi i clirimit te energjise ne formen e kuanteve pasi tani plotesohet i gjithe konfiguracioni thelbesor i universit, kontradikta midis ekstremeve te organizimit te tij dhe mundesia per te zbuluar fazat e zhvillimit te tij. Autori yne nuk e ka vene ujin ne zjarr per te tentuar zbulimin e proceseve bashkeshoqeruese te zgjerimit te universit dhe me kete t’i afrohej edhe me shume nevojave praktike te njeriut. Edhe kjo pike nuk eshte pa domethenie ne historine e natyres. Pse nuk janë analizuar problemet e natyrës sipas domosdoshmërisë së zhvillimit social të botës njerëzore, por çdo gjë i është lënë spontanitetit sipas kategorisë domosdoshmëri-liri, arrihet në përfundimin e mëposhtëm ku shprehen fare hapur idetë idealiste të autorit, i cili krijon hapësira të domosdoshme analitika, por që kthehen në hendeqe pa mundur t’i kapërcejë dot ato kur vjen puna për të arrirë në një përfundim fitimprurës. Ai pretendon se:
E pranoj që kjo duket e habitshme,
Por për kozmologët
është sikur të kenë fituar llotarinë.
Sepse të kuptosh
se nga erdhi universi
ajo që na duhet të bëjmë
është të ndalim kohën.
E ta bëjmë atë të ecë mbrapsht.
T’a kthejmë aq shumë
Dhe çdo gjë afrohet
Gjithnjë e më shumë
Me njëra – tjetrën bashkë
Shumë afër bashkë.
Të gjitha galaktikat
Në fakt, të gjitha gjërat
Shndërrohen në një pikë të vetme,
Fillimin e gjithçkaje.
13.7 miliardë vjetë më parë.
Është krejtësisht e thjeshtë dhe e vërtetë.
Ndiqni gjurmët,
Dhe ne mund të nxjerrim
Se shumë kohë më parë
Universi shpërtheu
Në ekzistencë
Një ngjarje e quajtur “big bang”
Por kam frikë se duhet të ndalem për një moment…
Përpara zjarrit e zhurmës së shpërthimit
Në fillim fare
“big bang” ndodhe në errësirë të plotë,
Sepse drita nuk ekzistonte ende
Të gjitha këto janë thjeshtë fantazira dhe kjo për shumë e shumë arësye:
Së pari, ndalimi i kohës dhe çuarja mbrapsht e saj nuk çon në zbulimin e zanafillës lëndore, por në zhvillimin e universit kozmik të sotëm me emrin ishulli lëndor.
Së dyti, afrimi i galaktikave është njëra anë e lëvizjes regresive komplekse të universit, bile, për të qenë të saktë, ana më të parëndësishme e këtij proçesi pasi nuk tregon se si janë formuar ato. Autori i thjeshton gjërat në një lëvizje të vetme në një formë shumë artificiale: atë mekanike, dhe mendon se kjo përbën esencën e universit. Në qoftë se do të përcaktonim raportet kohore të formave të lëvizjes, do të arrinim në përfundimin se lëvizja që pretendon autori ka ndoshur vetëm një herë dhe kjo herë përcakton hopin kalimtar të së panjohurës së përjetshme në të njohurën lëndore dhe pastaj fjalën e merr lëvizja fizike ku ajo mekanike ndodhet e imprenjuar në të duke shoqëruar të gjitha proçeset fizike dhe format e tjera të lëvizjeve duke qenë forma me jetëgjatësinë më të madhe në univers.
Së treti, bashkimi i galaktikave nuk mund të shndërrohet kurrë në një pikë të vetme, pasi nuk kanë qenë kurrë në këtë pozicion. Galaktikat janë formuar shumë-shumë me vonë dhe prejardhja e tyre e largët është nga një formë e materies që njeriu jo vetëm që nuk mund ta njohë, por as ta përfytyrojë dot. Është pika ku ndahet realiteti me mundësi njohje nga realiteti i panjohur.
Së katërti, në qoftë se do të pranojmë se ka ndodhur big-bengu duhet të jemi të sigurtë se nuk ka pasur as zjarr, as zhurmë dhe as dritë. Atë lindën shumë më vonë si shprehje e formimit të lëndës nën diktatin e lëvizjes fizike, dmth pas proçesit të shpërthimit, dhe e gjithë kjo në sajë të një lëvizje të panjohur, identiteti i së cilës është baras me natyrën ose, e thënë me gjuhën e mistikës, baraz me Zotin. Pikërisht këtë nuk mund ta njohë njeriu kurrë sa do gjatë që të jetojë dhe sado zhvillim që të marrë ai.
Së pesti, autori pranon se kuantet e dritës nuk ekzistonin akoma; por çfarë kishte atëhere? A nuk mund të arrihet prej këtej përfundimi se kuantet e dritës janë elementët e parë të zanafillës lëndore dhe elementi që përcakton këtë zanafillë në përmbajtjen e saj dhe pika ku ndahet lënda nga paralënda, ose jo lënda. Ja pra që i gjithë proçesi i big-bengut është shumë më kompleks nga sa presupozon autori duke fshehur proçese të tëra të panjohura, por që mund të evidentohen po të shihet problemi nga një këndvështrim tjetër filozofik duke përjashtuar parimin e vetmisë së momentit të parë nga brënda. Autori përsërit gabimin e Aristotelit përsa i përket shkakut të lëvizjes dhe me këtë nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka argumentuar në një formë të re se shkencës së sotme i ka mbetur ora që në kohë të tij. Vini re arësyetimin e autorit në këtë drejtim:
Për t’a parë këtë, do të na duhej të kishim
Diçka si një lloj syzesh kozmike për të parë në errësirë.
Por edhe kjo, një pamje e parë nga jashtë,
Është e pamundur.
Përsëri, duket e habitshme,
Por as hapësira madje nuk egzistonte atëherë
Kështu që nuk kishte “jashtë”
I vetmi vend ishte brenda
Rëndësia e këtij parafrazimi nuk është tek syzet kozmike apo errësira, por tek mohimi i mundësisë të së qënurit jashtë ishullit lëndor, nuk ka rëndësi shkalla e zhvillimit, mohimi i hapësirës dhe mundësia e vetme për të qenë brënda. Të gjitha këto përbëjnë ndërtesën idealiste të botëkuptimit të autorit dhe pamundësinë e shpjegimit të realitetit lëndor brënda kornizave të filozofisë materialiste.
Pikerisht ketu fillon gabimi, ajo gjeja jashte, në atë kohë, percaktonte te brendeshme dhe këtu qëndron i gjithë misteri dhe e panjohura e proçesit zanafillor të ishullit tonë lëndor, që autori e identifikon herë si univers e herë si kozmos. Është absolutisht e pamundur që ishulli jonë lëndor ta ketë filluar jetën nga asgjëja dhe ky ishull të jetë i vetmi në hapësirën e pafundme të materies. Këto janë koncepte filozofike dhe aspak shprehje të një realiteti, pasi sipas kësaj pikëpamje ky realitet nuk ekziston. Pse ka ndjekur këtë rrugë autori bën gabimin e pafalshëm duke mohuar kohën dhe hapësirën në specifikat e tyre duke arrirë në përfundimet e mëposhtme:
Me të vërtetë universi i hershëm
Ishte një gjë shumë e çuditshme.
Ka aq shumë gjëra ende
Që do të doja të dija rreth tij.
Por konceptet standarte të kohës
e të hapësirës nuk zbatohen në të vërtetë.
Ishte vetëm një pikëz,
një mjegullë ultra e nxehtë energjie
atëherë ajo u zgjerua.
Me një shkreptimë rrezatimi të pamasë
Nga më e vogël se një atom
Në madhësinë e afërt të një portokalli
Në më pak se në një të triliontën
E sekondës,
Pothuajse një kohë e papërfillshme
Universi thjeshtë u zgjerua në egzistencë.
Duke u shpalosur, duke u hapur
Duke u zmadhuar e duke u ftohur
Nga koha në kohë.
Brenda 100 sekondave, (autori e ka shume qejf 100 sekondeshin)
Ishte i madh sa sistemi ynë diellor,
Triliona milje e gjatë
Duke mos qene i afte te lidhe kohen me hapsiren autori mohon konceptin standart te kohes dhe hapsires dhe ate qe nuk e merr dot me mend mundohet ta paraqese si inekzistente duke argumentuar se nuk eshte mbeshtetur me asnje filozofi, por kerkon te krijoje nje fletore te re ne mendimin filozofik boteror. Hawkingu nuk eshte njeri si kudo, ai eshte nje esepsion ne mendimin shkencor boteror dhe nuk i lejohet te krijoje nje te re pa bazament perfitues, sepse ne te kunderten nuk e meriton emrin studiues i universit kozmik. Pikerisht ne ate qe nuk beson autori qendron zgjidhja e problemit pasi duke gjetur lidhjen absolute te kohes me hapesiren ne gjejme dhe zgjidhjen me te mundeshme per t’ju afruar nje te panjohure po te tille. Eshte raporti kohor/hapsinor ai qe na meson se lidhen dy cilesore midis tyre qofshin dhe te kundert sic eshte e njohura me te panjohuren. Fakti qe autori pranon ultra te nxehten, kur nuk eshte i afte te shpjegoje se si eshte krijuar kjo e nxehte, kjo pike dhe ajo mjegull, tregon se Hawkingu nuk e ka te qarte aspak problemin e zanafilles se universit ne planin aplikativ, por i postulon ngjarjet sipas nje fantazie te pa mundura per nje realitet te ndodhur para 14 miliard vitesh, por te mundura sot a thua se ato kane lindur nga hici. Autori e ka te pamundur te argumentoje permasat qe jep duke filluar nga atomi, portokallja dhe kohen prej nje te triliontes se sekondes deri tek madhesia e universit sa sistemi yne diellor. Problemi eshte i shtruar gabim qe ne piken me te pare dhe kjo gje perben gabimin e autorit kur ka tentuar te shpjegoje fillimin e universit tone kozmik. Per te qene me konciz, une pretendoj se autori i mijevjecarit te trete eshte me prapa se filozofet helene te mijevjecarit te pare para Krishtit kur ngriten hipotezen e teorise se sferave ne ndertimin e universit. Autori, perseri, permend 100 sekondat duke tentuar perjashtimin e proceseve sasiore ne zhvillimin e universit duke ja dedikuar gjitheshka zhvillimit cilesor pa ecurine ne kohe. Te pakten ky parafrazim tregon se perfundimi i pretendimeve te autorit eshte tej mases idealist dhe gjitheshka tenton drejt saj pa mundur t’i jape pergjigje pretendimeve te tij. Vazhdon me kete rruge edhe kur shkruan:
Ndërkohë që kjo po ndodhte
Energjia e pastër e kozmosit
Filloi të ftohet e të krijojë materien
Në formën e triliona grimcave
nënatomike të panumërta
gjëja e parë që ishte fillimisht
gjysma e këtyre grimcave
përbëhej nga materia,
gjë e të njëjtit lloj
nga të cilat jemi bërë edhe ne.
Pjesa e ngelur përbëhej
Nga e kundërta e materies
Gjë që quhet antimaterie.
Kur këto të dyja takohen,
Ato shkatërrojnë njëra tjetrën
Me një shkreptimë energjie.
Duket sikur ndërtimi i universit
Është një proces plotësisht i kotë
Fatmirësisht, kishte pak më shumë materie
Se antimaterie.
Vetëm një në një miliard grimca të këtij materiali mbijetoi.
Gjë që ishte fat i madhe për ne.
Sepse kjo mbetje
Është ajo se nga çfarë përbëhet
Universi sot.
Ne te vertete te gjitha keto jane pasoja te atij big-bengu te famshem dhe aspak shkaku fillestar. Pasoja e procesit te big-bengut eshte shume me komplekse dhe produkti qe quhet materie eshte i diferencuar ne kohe nga produkti qe konsiderohet si antimaterie cka do te thote se ne periudhen 14 miliard vjet kane ndodhur dhe ndodhin shume ngjarje qe formojne vargun e madhe te ngjarjeve midis botes mikro lendore dhe asaj makrolendore qe gjithsesi nuk jane e njejta gje dhe nuk mund te perfshihen brenda karakterit sasior te universit. Ne mund te bejme nje paralelizem ne procesin e zhvillimit te universit kozmik midis formes me te larte te organizimit te lendes (njeriut) dhe formes me te ulet (kuantet e energjise) per te pare se cfare ndodh me kete te fundit dhe perse pamja e sotme e dinamikes se lendes duket si nje perleshje midis materies dhe antimateries. Ne qofte se ne fillimet e lindjes se njeriut, edhe kafsha e ka kete veti, organizmi prodhon me shume qeliza se sa vdesin, ne fund te jetes se tij ndodh e kunderta: organizmi prodhon qeliza te reja me pak se sa vdesin dhe rrjedhimisht ai dorezohet. Krahasimi duhet te kete vlera edhe per boten kuantike ku bashkesia e tyre sot duhet te ndodhet perpara pamundesise per tu riperterire dhe ne kete menyre ja fal jeten “birave te zeza” duke u kthyer ne antimaterie. Ne te vertete emertimi eshte pak spekulativ pasi nuk ka asnje mundesi qe materia lendore te transformohet ne antimaterie lendore, prandaj do te ishte me e drejte qe emertimi te behej ne funksion te kohes se cfaqjes se tyre duke u konsideruar produkt paslendor, ndersa ajo qe formon lenden produkt paralendor. Ne kete menyre gjerat marrin konsiderata ne funksion te kohes duke mos krijuar aludime me karakter idealist.
Permbledhje
Problemet e natyrën në mënyrë absolute nuk janë kështu dhe mënyra e ndërtimit të ishullit tonë lëndor nuk mund të ketë kurrë këtë dinamikë. Është dialektika ajo që na mëson se problemet i nënshtrohen një uniteti sasioro-cilësor sipas kohë-hapsirave përkatëse dhe paraqitja e situatave ndërkozmike si të bashkërenduara drejt një unitetit të përjetshëm sasior nuk duhet të jetë reale. Për të bërë analizën retrospektive të kozmosit duhet të merret një pikë referimi dhe kjo pikë është Toka ku banon forma më e lartë e organizimit cilësor dhe sasior të kozmosit, dmth të ishullit tonë lëndor. Gjerat duhen ndare sipas interesave njerezore per te pare se per cfare na sherben teorizimi ne fjale. Fakti qe ne Toke nuk bien me meteore si ne planetet e tjera, perfshire edhe Henen, tregon se duhet te ekzistoje nje ligj suplementar qe ruan format materiale te organizuara ne nje forme te larte nga format me organizim me te ulet; ndersa mungesa e elementit teknec ne Toke, kur ai gjendet ne sistemet e tjera te Galaktikes sone, duhet te tregoje mbi nje karambol qe ka ndodhur ne jeten e Galaktikes sone ne fazen qe ndan levizjen fizike nga ajo kimike cka tregon se procesi i formimit te elementeve kimike eshte tej mases i sterzgjatur ne kohe. Ekzistenca e periudhave te gjysem shtanesimit te elementeve radioaktive me vlera te diferencuara duhet te tregoje se koha e formimit te tyre ka ndjekur nje rruge plot peripeci ku “beteja” midis levizjes fizike dhe asaj kimike ka filluar ne favor te se pares, por ka perfunduar ne favor te se dytes. Dhe te gjitha keto procese te treguara me siper jane paralelizuar ne kohe me nje dinamike, qe vazhdon edhe sot, ne brendesi te grimcave elementare me objekt kuantet e energjise te te gjitha ngjyrave ku produkti tyre ne drejtim te potences eshte i diferencuar dhe rrjedhimisht kane prinder te ndryshem me kohe lindje te ndryshme brenda levizjes fizike.
Te gjitha keto tregojne se jeta e ishullit tone lendor, ose ndryshe universi kozmik, ka nje jete shume-shume me te komplikuar se se nga ajo qe e paraqet Stephen Hawkingu dhe ky ishull diku eshte ne perendim e diku ne zhvillim dinamik pa arritur majen e zhvillimit te vet. Asnjeri nuk mund te thote se jeta e gjalle vetelevizese nuk mund te jete me e zhvilluar diku tjeter ne raport me Token, ose anasjelltas, asnjeri nuk mund te thote se jeta, diku tjeter, eshte me primitive se ketu ne Toke edhe pse te gjitha keto mund te zbulohen ne nje rruge tjeter konform unitetit te materies ku raporti kohor-hapsinor nuk e ka thene akoma fjalen e vet. Gjithsesi te jete puna uniteti i materies permbledh format me te ulta te organizimit te lendes (kuantet e energjise) dhe format me te larta te saj (qeniet e gjalla me ndergjegje prodhuese), por qe edhe vete keto kane minimumet dhe maksimumet e veta te shperndara ane e kend universit kozmik dhe kerkojne nje shkalle shume te larte te mendim-prodhimit shkencor. Ja perse perpara se te nisemi dhe te japin finicionet per universit kozmik duhen dhene perfundimet mbi ligjet e unitetit te materies ne pergjithesi dhe te lendes ne vecanti duke qene shume me komplekse se sa na e kane paraqitur deri me sot.
Tirane, 19 shkurt 2011