Artikuj

144- Mbi kongresin e drejtshkrimit te gjuhes shqipe

Posted by Genc Hoti

Loading

144- Mbi kongresin e drejtshkrimit te gjuhes shqipe

Me 20 nentor te ketij viti mbushen plot 49 vjet nga celja e atij kongresi qe dikush e quan fatkeqesi te shqiptareve, pasi eleminoi dialektin gege te gjuhes shqipe, e dikush tjeter nje akt qe i bashkoi shqiptaret edhe me shume mes tyre pa dhene asnje argument. Por kur e lexon permbajtjen e atij kongresi, te botuar ne dy vellime me 1973 (foto), shikon qe te paret jane treguar shume te bute ne konstatimin e tyre, ndersa te dytet nje tufe lakejsh qe hodhen gurin dhe fshehen doren, pasi e verteta eshte e fshehur midis reshtave dhe pas 12 vjeteve do te shpallej hapur se ku kosistonte thelbi i atij kongresi thellesisht antishqiptar.

Tre probleme do te zbardhim ne kete njoftim, pasi per me teper lexoni ne genckhoti.com: 142 -Çfare po ndodh me Shqypen Historike – GEGNISHTJA e poshtnume? (ose “TRIUMFI” i FAQEZINJVE TRADHETORE); – pjesa e katert: 11-Kongresi i legjimitetit te grabitjes te Identitetit Kombetar te Shqiptareve –1972 (argumenti me i sakte qe te Marret e Madheshtise Shqiptare nuk jane vetem te Tille dhe te Çmendur, por dhe pjesmarres ne Krimin kunder Shqiperise dhe shqiptareve). Sot ka ardhur koha te mesohet se cfare do te thote te jesh shqiptar historik, shqiptar emigrator, pseudoshqiptar dhe antishqiptar, por dhe cfare rrjedh prej kesaj; – Permbyllje; – Literatura.

1-Kush nga pjesmarrsit doli kunder platformes politike ne fushen e gjuhesise?

Mund te duket e cuditshme, por tre personalitete shqiptare nuk kane qene dakort me maskaraden qe u luajt per 6 dite ne Sallen e Kuvendit Popullor.

I pari per nga lavdia dhe akti heroik pa dyshim qe ishte shkrimtari LASGUSH PORADECI (delegati me nr. 54), i cili jo vetem qe nuk mori pjese duke i kthyer ftesen Ismail Kadarese, por dhe nuk pranoi te firmose rezuloten perfundimtare te perpiluar me 25 nentor 1972 (fotot).

 

I dyti per nga trimeria e treguar, duke vene ne rrezik ndoshta dhe jeten, ishte Prof. Eqrem Çabej (delegati me nr. 4), i cili me kumtesen “Mbi disa çështje të tradites së shkrimit dhe të drejtshkrimit të shqipes” u tregoi delegateve te pranishem se ishin kunder Komisise Letrare te Shkodres ne “Parimet e rregullat” qe caktoi per drejtshkrimin e shqipes ne vitin 1917, por dhe me Kongresin e Lushnjes 1920. Se ai kongres qe po behej ishte kunder te gjithe tradites historike te gjuhes shqipe te perdorur pergjate kohes nga shek. XVI-XVIII (foto).

I treti per nga dinjiteti Njerezor dhe profesional qendron dekani i Fakultetit te Filozofise ne Universitetin e Prishtines Prof. Idriz Ajeti, i cili u tregoi te pranishmeve se politika jugosllave kishte filluar te nderhynte ne gjuhen shqipe qe me 1952 dhe shqiptaret e Shqiperise ishin 20 vjet prapa ne kohe me ate qe politika po i bente gjuhes shqipe me ate kongres. Se gegerishtja ne Kosove dhe Veri te Shqiperise ishte e ngritur ne nje gjuhe shkrimi mbidialektikore duke ju kundervene ideve manipulatore te Androkli Kostallarit (foto).

Pra ne ate kongres ka pasur edhe LUANE qe luftuan me armet e kohes kunder krokodileve te politikes komuniste dhe kjo nuk na eshte thene kurre.

2-Çfare realizoi ne thelb kongresi i vitit 1972?

Kjo eshte nje teme qe nuk eshte thene kurre hapur, por ajo u shpreh pas 12 vjeteve ne nje konference te dt. 7-8 dhjetor 1984 te mbajtur ne Tirane: “Gjuha letrare kombetare shqipe dhe epoka jone”, ku akademiku Emil Lafe mbajti bashkereferatin; “Lufta per pastertine e gjuhes ne kohen tone”. Midis rreshtave te ketij bashkereferati eshte e shkruar: “PASTRIM DHE PASURIM – keshtu mund te permblidhet me dy fjale detyra qe vuri Naumi ne fushen e gjuhesise. Ate e cuan perpara me nje perkushtim atdhetar rilindasit e tjere te shquar, Kristoforidhi, Naimi, Samiu, Vretoja e nje tog shokesh e pasuesish te vepres se tyre”. E perkthyer ne menyre te kuptueshme kongresi i 1972 PASTROI nga gjuha shqipe GEGERISHTEN dhe e PASUROI gjuhen shqipe me fjale qe u takojne leksikut te popujve qe rrjedhin nga pellazget (fotot).

 

 

Por kjo e fundit na con ne zbulimin e aresyes te daljes ne menyre te hapur te Shkolles e te Marreve te Madheshtise Shqiptare pas 1992-shit.

3-Si po vazhdon sot puna e atij kongresi?

Per te maskuar punen antishqiptare ne fushen e gjuhesise pas 1945 deri me sot, kerkohet te rilinde ideja qe gjuha shqipe rrjedh ne menyre te drejtperdrejte nga pellazgjishtja dhe me kete humbet masakrimi i gjuhes shqipe te realizuar sidomos pas 1972. Kete detyre kane marre persiper te Marret e Madheshtise Shqiptare dhe kete e kane shpalosur ne dhjetra punime bashkangjitur studimit mbi ate se cfare po ndodh me shqipen historike.

Por nje perbashkim i ketyre tre pikave na con ne kerkesen se nuk duhet te behet fjale thjeshte per nje shvleresim te kongresit te 1972, por me kryesorja eshte rivendosja ne vendin qe u takon RILINDASVE TE VERTETE te gjuhes shqipe qe u pushkatuan pas 1943-shit. Vetem ne kete pike mund te filloje rihabilitimi i Ndergjegjes Kombetare te shqiptareve te neperkembur pergjate epokes komuniste. Ne kete drejtim Europa dhe Selia e Shenjte e kane bere pynen e tyre, tani na takon ne shqiptareve te bejme punen tone.