Artikuj

143- Mbi Aktin perfundimtar te Kongresit te Manastirit

Posted by Genc Hoti

Loading

143- Mbi Aktin perfundimtar te Kongresit te Manastirit

Akti perfundimtar mbi vendosjen e Alfabetit te Gjuhes Shqipe ne Manastir 1908 paska qene i nje rendesie te vecante jo per permbajtjen, por per fallsifikimin shume formesh qe i eshte bere dhe qe duhet te gjenden neper keto vende: i pari per nga rendesia reale ndodhet i botuar me 1919 ne revisten kulturore Zani i Shna Ndout si Akti Origjinal i atij Vendimi, Nr. 2 (foto 1); i dyti eshte botimi i vitit 1972, i botuar ne librin mbi Kongresin e Manastirit 1908 i mbajtur me 1972, duke ja hequr te gjitha firmat e delegateve (foto 2); i treti ka qene i ekspozuar ne ambientet e Akademise se Shkencave diku rreth vitit 2015 ku nuk ishin firmat e delegateve te Shoqnise Bashkimi te Shkodres (foto 3); ndersa varianti i katert duhet te gjendet ne Arkivin Qendror te Shtetit, ketu ne Tirane, i cili duhet t’i kete te gjitha firmat, por jo ne vendet e tyre ku i ka origjinali, pasi dallohet firma e At Gjergj Fishtes dhe Luigj Gurakuqit, por kaligrafia e shkrimit eshte krejt tjeter nga origjinali (foto 4). Duhet te jete me interes kerkimi i negativave ne Fototeken Marubi, pasi atje ka qene fotografuar me sa pari. Por shtrohet nje pyetje: perse fallsifikatortet e Historise dhe Gjuhes Shqipe mbeshteten mbi fakte dhe dokumeta te fallsifikuara nga vete ata deri ne shkallen e nje idiotizmi skandaloz, sic eshte Akti mbi vendosjen e Alfabetit te Gjuhes Shqipe? Cfare kujtojne keta te semure mendor se duke ndryshuar firmetaret e Aktit te vendosjes se Alfabetit mund ta ndryshojne autoresine dhe aktoret qe kane bere Gjuhen Shqipe Historikisht? Per nje gje shqiptaret duhet te jene te sigurte: Gjuhen Shqipe, Shqiperine dhe vete shqiptaret autoktone i ka bere Europa me ane te Klerikeve Katolike Shqiptar nga 1635 deri me 1944. Kjo eshte absolutisht e sigurte dhe cdo tentative per ta ndryshuar eshte antishqiptarizem ne fushen e Historise, Gjuhesise dhe Politikes Arsimore.

foto 1
foto 2
foto 3
foto 4

Por cfare ndodh me tej?

Jane munduar me te gjitha menyrat ta fshehin kete fallsifikim dhe ta paraqesin se akt normal te zhvillimit te atij kongresi. E gjej kete ne nje analiza letraro-historike mbi jeten dhe vepren  e  Dom Ndre Mjedes, ne  tete  vellime me autor Mentor Quku, ku ne vellimin e trete,

Libri i pare  dhe Libri i dyte, jepen te dhena mbi Aktin perfundimtar te Kongresit te Manastirit (vell. 3, libri i pare, ALFABETI (1899-1912), Pjesa e tete, f. 475-549; ndersa ne librin e dyte, LIRIA (1899-1912), f. 658-667, ka te dhena rreth Alfabetit shqip mbi ate qe ka ndodhur ne Manastir me 1908), per te cilin autori ka dy pretendime: se pari eshte nje veshtrim i ri mbi punimet e Kongresit te Manastirit 1908 dhe, se dyti, ky Kongres ka qene nje ngjarje madhore, por e manipuluar.

foto 5
foto 6
foto 7

Por ne te gjithe kete material analitik, anashkalimi i vepres se Át Justin Rrotes OFM: Per historin e Alfabetit Shqyp, Shkoder 1936, Tirane 2005, dhe e Át Gjon Shllakut OFM, Shqyptari-Frati-Shqypnia, Shkoder 2018, tregon per nje tendence manipulatore te Mentor Qukut per kete problem dhe nje deshire per te mos thene gjithshka mbi ate Kongres te 1908-es.

Por nga i gjithe ky material dhe nga qindra punime ku perfshihet edhe ajo qe ka ndodhur ne Kongresin e Manastirit 1908, tre probleme nuk jane zbardhur akoma:

1-Cfare alfabeti ka sot Gjuha Shqipe: te Stambollit apo te Bashkimit, me gjithe ndryshimet e bera?

2-Kush nga keto dy alfabete u terhoq dhe sa zgjati bashke-ekzistenca e tyre ne kohe?

3-Kush e terhoqi dhe kur?

Domethene ne nje fare menyre autori Mentor Quku nuk e ka cuar deri ne fund detyren e tij per te na dhene perfundimin real te Kongresit te Manastirit 1908. Autori nuk na ka dhene te gjithe panoramen e atij Kongresi per te fshehur pikerisht tre pergjigjet e pyetjeve te mesiperme.

Ne librin e dyte te vellimit te trete, autori ka nje kapitull te vogel rreth Alfabetit Shqip ku merr ne konsiderate manipulimet e bere nder vite nga historiografia e epokes komuniste, sidomos botimin e 1972 mbi alfabetin e gjuhes shqipe dhe Kongresin e Manastirit. Kjo gje i ka vlejtur autorit Quku per te justifikuar vendimet e shumta te Kongresit te Manastirit qe paraqiten pergjate periudhes pas 1972 pa i shkuar ndermend se ai Vendim mund te jete botuar ndonjehere perpara 1945 i plote dhe si origjinal. Ai justifikon mungesen e firmes se Luigj Gurakuqit (f. 665-666) dhe ekzistencen e shume kopjeve te vendimeve duke i konsideruar personale dhe me kaligrafi te ndryshme. Te pakten une kam gjetur kater te tilla, prej te cilave vetem ai i vitit 1919 mund dhe duhet konsideruar origjinali i vetem, pasi ka edhe firmen e Luigj Gurakuqit. Ne faqet 492 dhe 493, te vell. te trete, Pjesa e pare, autori Quku ka vendosur dy Vendime, ku njerin e quan vendim i Kongresit te Manastirit, sipas foto 3, ku mungon firma e Luigj Gurakuqit, dhe tjetra, qe e quan variant i vendimit te Kongresit te Manastirit, sipas foto 1.

Ne kete rast autori Quku ka fshehur sot mundesine e zbulimit te fallsifikimit te Vendimit te Kongresit te Manastirit 1908 nga ana e politikes komuniste.

 

Tirane, me 04.Nentor.2021