Artikuj

92- Enigma poshteruese e Aktit te Pavaresise me 1912! (ose: Frika profesionale e historianeve te sotem shqiptare!).

Posted by Genc Hoti

Loading

92 – Enigma poshteruese e Aktit te Pavaresise te 1912-es!

(ose: Frika profesionale e historianeve te sotem shqiptare!)

 

100 vjetori i Pavaresise solli shume informacione te reja mbi ate se cfare kishte ndodhur me 25-27 Nentor ne Elbasan, Tirane, Durres dhe 28 Nentor 1912 ne Vlore kur Plaku i Vlorajve ngriti Flamurin e qendisur nga Marigo Pozio1) duke shpallur Pavaresine Historike te shqiptareve te tete-nente copetuar (copetimin e shqiptareve historianet e epokes komuniste ja kane dedikuar te ashtequajturve pushtues dhe Fuqive te Medha pa ditur jo vetem permbajtjen e ketyre termave dhe domosdoshmerine  ligjore te zhvillimit te tyre, por pa percaktuar ne asnje rast pergjegjesite historike dhe sociale te shqiptareve ne kete proces, pasi behet fjale per ta dhe jo per boten; ne kete rast eshte mbuluar se kush pjese e popullates shqipfolese ka luftuar kunder ndarjes nga trungu i shumices, kush eshte larguar e perse, dhe kush nuk e ka vrare mendjen per kete proces duke bashkejetuar me copetuesit ne menyre harmonike ne kurriz te pjeses tjeter [ky eshte nje proces qe nuk eshte vene kurre ne dukje, por qe e kunderta e vet eshte cfaqur ne Historine teorike te Kombit Shqiptar pas 1955 prej nga ka filluar manipulimi i Historise se Kombit], por dhe aresyet perse ka ndodhur kjo duke fshehur thelbin e problemit: interesin e ngushte krahinor pa e vrare mendjen per shqiptaret e tjere dhe Shqiperine e ardhshme; e gjithe praktika 73 vjecare e shkences shqiptare te historise [1945-2017] i ka sherbyer ketij qellimi te mbrapsht dhe shqiptaret e sotem nuk e dine akoma te verteten e madhe te mevetesise se tyre shteterore nga pikepamja e permasave dhe perse u bashkuan per here te pare ne jeten e tyre nen nje shtet artificial me deshiren dhe vullnetin e Europes). U tentua te zbardheshin te fshehtat dhe te drejtoheshin te shtrembrat e impunuara nga krijuesit dhe manipulatoret  e Historise te Kombit Shqiptar, por, ne fund te fundit, Akti i Pavaresise u konsiderua i humbur pasi Lef Nosi, ne gjyqin e jetes se tij – 1946, pretendonte se e kishte dorezuar ne Banken e Shtetit Shqiptar me shume  dokumenta dhe akte te tjera pa e thene ne asnje rast se cfare raporti kishte me origjinalin2). Ne kete menyre e gjithe permbajtja e Aktit te Pavaresise, qofte nga pikepamja e veprimeve praktike te formulimit, qofte nga pikepamja e permbajtjes te asaj cope letre qe konsiderohet si Akti Juridik i shpalljes se Shtetit te Shqiptareve, mbeti ne gojen e nje njeriu te denuar me vdekje, i cili ishte autori i vetem i komentimit dhe publikimit te kesaj cope letre. A eshte e vertete kjo dhe kush eshte fajtori? Ne fund te fundit, si eshte e verteta e Aktit te Pavaresise i vitit 1912 jo vetem si pamje, por, kryesisht, si tekst ne permbajtjen e vet, gje qe nuk eshte diskutuar kurre me pare edhe pse te dhenat e publikuara deri me tani vene dyshimin me te thjeshte se “dicka” e 1937-es nuk eshte si e 1912-es3).

Pas 1945 shqiptaret mesuan neper shkollat e arsimit te detyrueshem se Akti i Pavaresise dhe Vendimi Shqiptar i formimit te shtetit te tyre kishte formen si me poshte (foto 1). Ky fotomontazh, ku ishin hequr disa firma dhe emra firmetaresh (por qe ishte marre nga nje tjeter fotomantazh i realizuar nga Lef Nosi me 1937 [foto 3], qe gjithsesi nuk ishte si origjinali jo vetem si pamje, por as si permbajtje) eshte ajo qe dine shqiptaret pergjithesisht si Akt te Pavaresise te shtetit te tyre4). Deri ketu gjerat merreshin me mend si nje manipulim te Aktit te Pavaresise tek emrat e pjesmarresve nga ana e historianeve te epokes komuniste dhe vetem kaq. Emrat e te hequrve nuk u ka bere pershtypje dhe fort shqiptareve te bere mjeshtra te hipokrizise politike, por te dashuruar ne menyre idiote pas epokes komuniste pa i ditur as abc ketij problemi dhe kesaj filozofie. Dhe e gjitha kjo ishte realizuar nepermjet nje heshtje absolute, qe fshihte prapa nje qellim politik, midis viteve 1924 – 1937 nga nje grup njerezish te paidentifikuar akoma hapur, por qe kane fshehur dhe manipuluar deri ne shpikje te gjithe enigmen historike te shtetit shqiptar duke filluar nga gjeneza, zhvillimi fillestar, vazhdimi i rrugetimit historik, dokumentacioni i kohes e deri ne ditet e sotme. Ky grup njerezish, qe duhet te perfaqesoje nje subjekt me qellim politik rigorozisht te percaktuar, eshte pergjegjesi i vetem nen emrin formal shqiptar i problemeve historiko-politike te meposhtme ne brendesi te dinamikes historike te Kombit Shqiptar, por qe perdoren rendom duke akuzuar te pafajshem dhe personazhe krejt te tjere edhe pse kane fshehur autoret e drejteperdrejte te krimit antishqiptar te kryer me ndergjegje krej te paster, dmth te qellimte, dhe qe jane shoqeruar me shume e shume ngjarje te tjera paralele ne kohe, apo te ndryshme ne cfaqje:

1-Kerkesa per te ndertuar shtet brenda shtetit te shqiptareve, por nuk i la Europa, 1912

2Manipulimi i Aktit te Pavaresise te vitit 1912.

3Grushti i shtetit ne qershor 1924, ku ne Tirane u vendos terrori shteteror per gjashte muaj, per te cilin nuk ben fjale asnje historian edhe pse, realisht, ishte pararoja e komunizmit te ardhshem diktatorial.

4-Percaktoi autoresine e vepres “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet” qe sipas shtepise botuese Mbrothesia ishte Sami Bej Frasheri.

5Humbja e Shen Naumit me 1926, per te cilin eshte akuzuar ne menyre mashtruese personazhi historik Ahmet Zogu, kur ne realitet fajtor ishte ajo pjese e popullates qe u fsheh pas ortodoksizmit bizantin e cila e pa te aresyeshme qe Shen Naumi te ishte vend faljesh sllave dhe jo shqiptare. Gjeni subjektin njerezor se kush duhej te falej ne Altarin e Shen Naumit nga ana e shqiptareve dhe keni gjetur subjektin qe ja u fali sllaveve!

6Kryengritja e Fierit me 1935, qe eshte paraqitur si nje revolte sociale e karakterit te nje lufte klasore duke i fshehur thelbin e shperthimit real.

7-Vendosjen e politikes kriminale te komunizmit ne rend te diten  pergjate viteve 1943-1948 ne Kosove dhe Shqiperi, ku masakrimi i komunisteve te partise komuniste te Shkodres dhe tjetersimi i Masakres se Tivarit qendron ne themel te saj. Autoret qe organizuan masakrimin e 140 komunistave te Shkodres (1942-’44) dhe 12 000 djemve shqiptare te Kosoves (1945) duke u fshehur pas partise komuniste shqiptare te re (1943) dhe pas Masakres se Tivarit nuk jane ndeshkuar ende dhe vazhdohet te genjehet per te fshehur krimin antishqiptar qe nuk e kishte  bere asnje subjekt ne historine e shqiptareve deri atehere.

8Edukimin arsimor antishqiptar te popullates shqipfolese ne Shqiperi dhe Kosove pergjate viteve 1945-2017 (ne qofte se ka krim me te dukshem ne historine milionavjecare te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre eshte pikerisht ky keqarsimim gjysem shekullor me permasa biblike, deri ne ate mase sa shqiptaret e sotem akoma nuk e dine se ke kane per Babe dhe Nene si Komb, kush jane Mireberesit sociale dhe Keqberesit biologjike te tij. Pikerisht mungesa e marredhenieve me keta Mireberes dhe marredheniet me keta Keqberes perbejne te gjithe Historine reale te shtetit te shqiptareve pergjate periudhes 1943-1990. Ishin keta Mireberes qe pas 1988 tentuan dhe realizuan permbysjen sociale me te njejtet njerez, por me platforme pronesia nga shteterore ne private duke e grabitur Popullin Shqiptar ne menyre ligjore).

Menyra se si zbulohet fallsifikimi i Aktit te pavaresise te vitit 1912 dhe lidhja e ketyre shtate grup-ngjarjesh midis tyre me nje emerues te perbashket subjektiv veprues perben objektin e ketij artikulli, dhe jam i bindur qe nuk ka per t’i pelqyer shumices se shqiptareve te edukuar me stacionimin social te jetes politike te tyre brenda kufijve 1945-1991, por dhe te mesuar me imponimin politik komunisto-bolshevik te pa mbeshtetur ne asnje FAKT konkret. Dmth keqarsimimi i shqiptareve reflektohet ne cdo sekonde te jetes se tyre te perditshme, nga e cila ata nuk kane asnje perfitim, por vazhdojne te jetojne ne kete mizerje intelektuale me pamje biologjike ne brendesi te Europes.

Per ta thene sakte, zberthimin e ketyre problemeve, nga pikepamja historike, shqiptaret e sotem i dine tmersisht ne menyre te pasakte dhe te kundert me realitetin e perjetuar, sidomos piken e fundit me te cilen shqiptaret e sotem krenohen, duke mos i vajtur ndermend se duhet te arsimohen dhe 75 vjet te tjera me informacion te kundert per te arritur ne nivelin zero dhe pastaj te fillojne te mesojne te verteten relative te Kultures Njerezore sipas asaj qe e di gjithe Bota. Rregullimi i Historise se shqiptareve do te kerkoje te pakten mbi nje shekull qe te kthehet ne pozicionin real me kusht qe shqiptaret te mos jene zhdukur nga Historia. Ne fakt Historia e vertete e shqiptareve dhe ekzistenca sociale e tyre jane me sens te kundert duke tentuar te zhdukin njera-tjetren dhe ne kete pike eshte pak e veshtire te parashikohet perfundimi. Kjo eshte aresyeja qe shqiptaret e sotem duhet te harrojne te djeshmen, qofte te larget e qofte te aferme, ne qofte se duan te mbijetojne, por kriminelet duhet t’i denojne, pasi jane keta kriminele qe mbrojne te kaluaren politike dhe mashtrimin historik te realizuar pergjate epokes se realizmit socialist.

Per te realizuar zbulimin e ketij subjekti sherben pikerisht Akti i Pavaresise i vitit  1912, i cili eshte i ndryshuar ne permbajtjen e tij dhe jo vetem sipas asaj qe kujtojne se dine shqiptaret ne heqjen e disa emrave dhe firmave, pra problemi nuk eshte kaq i thjeshte dhe vetem me kete permase. Ai eshte shume-shume here me i manipuluar se sa kujtojne shqiptaret dhe kur e pashe me syte e mi pjesen e hequr dhe te ndryshuar kuptova se sa popull i mjere jemi ne ate qe prodhojme nga pikepamja intelektuale (difekti i shqiptareve te sotem qendron ne klasen intelektuale te tij, tipikisht ne menyren se si formohet kjo klase dhe cfare prodhon ajo gjate jetes se vet, qofte ne menyre individuale e qofte ne menyre kolektive, por dhe ne menyren se si e ka udhehequr dhe po e udheheq ajo Kombin Shqiptar; çdo intelektual i sotem shqiptar perpara se te guxoje te flase ne menyre politike duhet te kujtoje paraardhjen e vet sociale dhe cfare lidhje ka pasur me rendin diktatorial komunist, duke mos qene nevoja te shtyhet per me tej, pasi ndikimi i rendit diktatorial komunist eshte percaktuesi me i plote i permases intelektuale te shqiptareve te sotem, pamvaresisht se kush eshte ai dhe nga vjen). Por kuptova dhe aresyen perse ishin grabitur, djegur dhe shperdoruar me dhune doreshkrimet e intelektualeve te para 1945-ses; perse ishte djegur, shkaterruar dhe vjedhur pasuria intelektuale e Kishes Katolike Shqiptare; perse ishte djegur, shkaterruar dhe vjedhur Qendra Nderkombetare e Bektashizmit; perse ishin pushkatuar, burgosur, internuar, dhunuar dhe asgjesuar intelektualet shqiptare te para 1945-es; perse ishte grabitur nga shteti komunist kryevepra e shoqerise shqiptare FOTOTEKA “Marubi” (ne kete fototeke gjendet akoma fotografia me e rendesishme e Historise se Kombit Shqiptar, pasi tregon menyren se si u vendos komunizmi ne Shqiperi me 1943, te verteten e se ciles vazhdojne ta mbulojne me kembengulje). A nuk kemi te drejte te themi se inteligjenca e sotme (2017) shqiptare ndodhet  ne kete pozicion pse themelet e saj sociale jane te perbera nga gjaku dhe kockat e Inteligjences Europiane te asgjesuara nga rendi kriminal komunist? A nuk rezulton prej ketyre krimeve thellesisht antishqiptare vlera e jashtezakonshme e vepres doreshkrimore te Avokat Dr. Vasil K. Dilos dhe aresyeja perse ZOTI e ruajti te paprekur Vepren e tij shumepermasore? Pa dyshim qe eshte e vetmja veper e virgjer ndaj infeksionit komunist ne Jugun e Shqiperise, te nje rendi shoqeror thellesisht antishqiptar. Eshte intelektuali dhe studiuesi, jo i lidhur me institucionet fetare, dmth laik, me i plote i lidhur ne te gjithe shoqerine shqiptare dhe politikat e aplikuara mbi ta midis dy shekujve (XIX-XX) dhe tre epokave sociale (1868-1912, 1913-1944, 1945-1958) qe kane perjetuar shqiptaret domosdoshmerisht, brenda se cilej ndodhen, te pakten, dhe pese grup ngjarjet e mesiperme te manipuluara ne krah krejt te kundert me realitetin e perjetuar shqiptar. Vepra e tij eshte e lidhur vetem me kete domosdoshmeri duke mos pasur lidhje me asnje ndikim, qofte dhe formal, politik; por qe vepra e avokatit tone te nderuar sherben per zberthimin dhe percaktimin e ketij manipulimi shumepermasor dhe ketu qendron vlera e vertete e vepres se tij, te pakten per kete rast teper madhor.

Kush ka pasur rast ne jeten e tij te zbuloje thesare te fshehura duhet t’i kuptoje emocionet qe ka ndjere kur duart kane prekur sendet e cmuara. Por te shikoje 75 vjecarin Av. Koco Dilon kur nga nentoka dilnin veprat e te jatit ate dite qershori 1991, ku ai i kishte futur per te mos ja zbuluar dhe asgjesuar Sigurimi Shtetit Komunist, dhe lotet qe i rridhnin faqeve e kam kuptuar shume me vone se vepra e Avokat Dr. Vasil K. Dilo ishte thesar e kaluar thesarit. Por kuptova se sa te rrezikshme kishin qene keto doreshkrime per historiografine e kaluar shqiptare, por edhe te asaj komuniste. Nga ky thesar kam kuptuar qe Akti i Pavaresise, qe kemi sot si monument kulture, nuk eshte origjinali i vitit 1912, por ai eshte i sajuar me vone per qellime te mbrapshta politike duke fshehur Historine reale te shpalljes se Shtetit te Shqiptareve per here te pare ne historine e tyre milionavjecare, por qe ky fallsifikim conte ne zbulimin zinxhir te disa ngjarjeve gjurmelenese ne historine e shqiptareve, te cilat shqiptaret i zoterojne tmersisht gabim per efekt te arsimit te detyrueshem.

E dija prej shume kohesh (qe me botimet e 1963-shit e ne vazhdim nga gjyshi im, mesuesi gjysem shekullor i Shkodra-Loces, Kol Laca, ne bisedimet qe bente me Pader Meshkallen [natyrisht une isha thjeshte nje degjues dhe lexues i paditur nga cdo pikepamje, isha vetem 8-12 vjec kur shoqeroja ne Kishe te Fretenvet, ne Gjuadol [ndoshta emri i vendit me te lavdishem i lidhur me kulturen shqiptare te te gjithe koherave], ne muajt e veres ne Shkoder, gjyshin tim nga nena, duke u futur nga nje rrugice me dalje ne bulevard (sot Libraria Franceskane “At Gjergj Fishta”) , gati perballe Bankes se Shtetit te qytetit, dhe ku takonim shpesh here klerikun e famshem, ndoshta i fundit e asaj plejade gjenish te Races shqiptare], ku pretendohej se ne veprimet e Ismail Qemalit kishte shume akte ne favor te Turqise Otomane ne fushen e diplomacise dhe ishte ky i fundit qe mbante anen e Turqise ne te gjithe veprimet e veta, por nen presionin e Perandorise Austro-Hungareze ishte i detyruar te ndikonte edhe mbi Perandorine Otomane duke treguar qe mevetesia e shqiptareve e kishte edhe Perandorine Otomane si krushken e vet kryesore, na pelqen apo nuk na pelqen si fakt) qe Akti i Pavaresise fshihte nje enigme te pazbardhur akoma, por me gjithe deshiren e mire te studiuesve, e te disave thellesisht antishqiptare (cdo problem historik te lidhur me Shqiperine kur trajtohet ne menyre te genjeshtert une e konsideroj antishqiptarizem), asgje nuk kishte dale ne drite. Do te vinte viti 1991 dhe ne studimin e pabotuar te Avokat Dr. Vasil K. Dilo mbi Protokollin e Korfuzit 1914 (per te cilin ishte interesuar posacerisht Ambasada e Republikes se Greqise ne Shqiperi me 2009; -foto poshte), te shkruar ne vitet ’50 dhe te mbeshtetur ne ditaret e tij te viteve 1906-1921 dhe gazetat po te tij te viteve 1913-1925, do te lexoja:

Ne…“tekstin e prokurës zyrtare, që mernin nga populli përfaqësuesat e tij në kongresin që proklamonte çkëputjen e Shqipërisë nga Imperatoria Otomane, kur që ky tekst i përmëndur në kujtimet e së ndjerit Lef Nosi, fjalë për fjalë përmban dhe frazën të “sigurojmë triumfin e të ruajmë nderin e islamizmin e madhërinë e mbretërisë Otomane…??!” –marre nga arkivi i Avokat Dr. Vasil K. Dilos, vepra e pabotuar: “Protokolli i Korfuzit”, flet. I-re, f. 8. (nenvizimi i imi, per t’i treguar lexuesit se Akti i Pavaresise fsheh nje sekret manipulues “te vogel” [e ve ne thojza per te treguar se eshte komplet i tille] te pazbuluar akoma edhe pse kane kaluar mbi 100 vjet, por dhe faktin qe shteti shqiptar e ka filluar rrugen e vet historike me fallsifikimin e dokumentit me te pare te tij, pasi kjo fraze nuk gjendet ne aktin e shpalosur si te pavaresise nga ana e Lef Nosit me 1937, por ai gjendet ne shenimet e Lef Nosit te vitit 1924; keshtu qe mbetet per te zbuluar kohen se kur eshte bere fallsifikimi i Aktit te Pavaresise, pasi autori kuptohet se kush eshte; per ta thene hapur fare ka qene kjo fraze qe ka vulosur dyshimin me te pare dhe kryesor mbi saktesine e permbajtjes se Aktit te Pavaresise dhe ekzistencen e nje subjekti thellesisht antishqiptar ne brendesi te politikes shqiptare brenda shekullit shteteror, studimet e mevonshme treguan se ky dyshim ishte i sakte; ngelej vetem puna per te zbuluar kete subjekt; GH).

Ky ka qene edhe shkaku qe pata mbledhur shume materiale per kete teme, ku me ra ne dore vepra e Lef Nosit te vitit 1924 me kapak te kuq (me shume mundesi kjo veper duhet te ishte ndonje riprodhim i fallsifikuar rreth viteve 1937, ndoshta dhe pas tij, dhe paraqitur si i 1924-es) me kujtime per kete ngjarje (prill-1924, nr.4) e ne vazhdim shume studime mbi Pavaresine e Shqiperise para dhe pas 1945. Bashkesia e te gjithe ketyre materialeve nuk zbulonte pothuajse asgje dhe gjitheshka mbeti per te diskutuar ne permbajtjen e ketij akti  midis asaj qe kishte thene Lef Nosi me 1924 dhe asaj qe kishte publikuar me 1937 po ai, me rastin e 25 vjetori te Pavaresise, dhe u a kishte shperndare firmetareve te Aktit te Pavaresise. Cfare fshihej ne keto dy botime per te njejten ceshtje dhe perse nuk perputheshin ne menyre absolute (te pakten kjo argumentohet me lehtesi) edhe pse kishin vetem nje autor? Interesantja qendron ne zbulimin e fallsifimit te Aktit te Pavarese edhe pergjate ekspozites te hapur me rastin e 25 vjetorit te Pavaresise me 1937, ku autori i librit mbi dokumentin e shpalljes se Indipedences ne imazhin origjinal te tij (Vasfi Baruti), f. 6, publikon pamje nga kjo ekspozite ku, sipas tij, duket Deklarata e pavaresise e censurua ne gjashte firmat e delegateve te Kuvendit te Vlores, pa vene ne asnje rast dyshimin mbi ndryshimin e permbajtjes se Aktit te Pavaresise dhe cfare rridhte ne menyre horizontale nga ky ndryshim.

Pak para 2012-s dhe gjate ketij viti filluan diskutimet mbi kete teme dhe mbi numrin e firmetareve pasi diku (nga kujtimet e Lef Nosit tek “Dokumenta Historike per t’i sherbye Histories tone kombetare, viti i I-re – Prill – 1924 – Nr. 4)  rezultonin 37 vete e ne Shqipria 1927 behej fjale per 42 te tille (me shumice votash te studiuesve dhe publikuesve te ketyre problemeve fitoi numri 40, te jeni te sigurte qe ky numer eshte abuziv , dmth i pasakte), por asnjeri nuk e vuri ne dyshim tekstin e Aktit te Pavaresise. I pata hyre nje studimi te gjate dhe te veshtire (ishte e tille pasi duhej ndryshuar Historia e Njerezimit dhe rasti shqiptar nuk mund te evidentohej pa ndryshuar metodiken kerkimore konstatuese te te kaluares historike te Races Njerezore ne Toke, sidomos parimin natyror te lindjes se Njeriut ne Toke) per te zbuluar se kush e kishte realizuar Historikisht (ne kete rast fjala Histori permbledh thelbin e ndryshimit te Njeriut mbi Njeriun sipas ligjeve Natyrore dhe jo statistiken qe ne dime per kete ngjarje e qe konsiderohet si shkence e Historise) Nentorin 1912-es ne Shqiperi (vellimi

faqja origjinale e doreshkrimit te Avokat Vasil K. Dilo qe mban kete informacion

 

i 9-te i “Tjetersimi i Historise…..”) dhe cfare roli kishim luajtur ne shqiptaret, dhe kush prej tyre, ne kete date. Ishte e cuditshme qe materializmi filozofik, jo ai qe kemi bere neper shkolla, e permbyste gjithshka qe ne kishim mesuar neper tekstet mesimore per kete ngjarje, por perfundimi i te gjithe studimit ishte se per 1300 vjet Europa dhe Perandoria Otomane, krejt rastesisht per parashqiptaret dhe shqiptaret, nuk kishin lene gur pa levizur qe shqiptaret te pergatiteshin per nje nentor te tille dhe, ne menyre te sforcuar, mezi e kishin realizuar me 1912. Konflikti midis Perandorise Otomane dhe  Vendeve Katolike Europiane kishte qene shkaku themelor i vazhdimit historik te shqiptareve ku keta te fundit kishin qene vetem vrojtues edhe pse gjithshka behej per ta, por ata me kokefortesine biologjike te tyre anonin gjithmone nga fituesit duke u shkaterruar KOHEN e lavdishme te fitores (menyra se si ndodh ndryshimi i KOHES nga bota e relacioneve universale ne Historine e Njerezimit perben metodiken e re ne shkencen e Historise). Asnje historian, edhe jo shqiptar, nuk e ka vene ne dukje kete fenomen dhe asnje historian nuk ka vene ne dukje faktin se gjithekush qe eshte relatuar me boten parashqiptare dhe shqiptare ka marre ne qafe veten e vet edhe pse, disa prej tyre, kane pasur deshire t’i cojne shqiptaret ne ferrin dantesk pergjate nje kohe shume  per mbi 3000 vjecare, e disa te tjera ta mbajne afer duke mos e lene te humbase (pellazget – helenet – romaket – bizantinet – sllavet – Perandoria Otomane – Venediku – Selia e Shenjte – Perandoria Austro-Hungareze). Procesi historik ne kete rast nuk eshte kuptuar ne asnje permase dhe kokefortesia parashqiptare dhe shqiptare ka triumfuar per nje  aresye  fare  te  thjeshte: niveli i armatimit ushtarak i kohes nuk ka qene i afte te shfaroste zanafillen rastesore te Races se Bardhe ne menyre te domosdoshme (kjo rastesi eshte e afte te argumentoje se domosdoshmeria e Kombit Shqiptar ne funksion te zhvillimit te Races se Bardhe nuk ka ardhur akoma ne planin aplikativ edhe pse shenjat e dukshme bien ne sy tek popullata heleno-greke), perkundrazi, i detyroi MALCORET e Veriut qe, me ane te ketyre armeve, te mbroheshin dhe te luftonin per shtetin e tyre, duke perbere domosdoshmerine e formimit te shtetit te shqiptareve me 1912, duke e betonuar kufirin me serbet me gjakun dhe kockat e tyre (ky rast nuk eshte i njejte me represionin kundra Races se Kuqe nga pikepamja kohoro-hapsinore, pasi per te arritur ne kete pike jane dashur plot 1300 vjet relacione universale me shtetet me te zhvilluara te Globit, sipas te gjitha sistemeve ekonomiko-shoqerore qe njeh Njerezimi).

foto 1, marre nga albumi mbi rilindasit  e Popullit Shqiptar, Tirane 1962, f. 114, kur dhe ku eshte botuar per here te pare, por qe gjendet edhe ne Fjaloret Enciklopedike Shqiptar (1985, 2008), ne artikullin  ku ben fjale per Kuvendin e Vlores 28.11.1912 si per t’u treguar shqiptareve menyren se si ruhet mashtrimi historik, por dhe kokefortesine e politikes se sotme per te vazhduar mashtrimin historik te epokes komuniste. Pikerisht ky eshte varianti zyrtar qe shqiptaret e kane konsideruar si Aktin e tyre te Pavarsise nga viti 1962 deri me 12 maj 1991, date ne te cilen u publikua (me fjale, pasi foton e Aktit gazeta e pa te aresyeshme te mos ta botonte), sipas variantit te botuar ne revisten “Perpjekja Shqiptare”, Nr 13, 1938, ne gazeten “Republika” (foto 4).

 

Kjo e fundit, konflikti Europe KatolikePerandori Otomane, kuptohet me lehtesi po te lexojme tekstin e plote te Aktit te Pavaresise dhe une pretendoj se eshte ndryshuar pikerisht qe shqiptaret te mos e merrnin vesh kurre se kush ishin mireberesit e tyre dhe ne cfare gjendje shoqerore ishin realisht. Ne qofte se per 45 vjet u mbulua dhe u fsheh roli i Selise se Shenjte dhe Perandorise Austro-Hungareze ne kete proces, ka mbetur pa dale ne drite, per mbi 100 vjet, dhe nje subjekt i trete, i cili ka vene firmen i fundit ne ate qe konsiderohet si Protokolli i Firences ku u vendosen kufite e Shqiperise se Jugut dhe te vulosur nga gjashte fuqite e kohes: Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, Rusia dhe Japonia (nuk e di se sa e sakte eshte kjo e fundit, por me ka habitur mungesa e Austro-Hungarise ne ate proces dhe ekzistenca e Japonise, gje qe nuk ka ndodhur ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer-1913). Por asnjeri nuk u tha shqiptareve se Akti i Firences kishte mbetur i varur ne nje gozhde dhe ishte kjo pike qe e vulosi shtetin e shqiptareve ne aspektin politik. Fjala behet per kufirin midis Greqise dhe Turqise ku pretendimet e te pares per kater ishujt e Egjeut detyroi te dyten te leshonte keto ishuj per hir te formimit te shtetit te shqiptareve. Per ta thene hapur fare Greqia pranoi pronesine mbi keto kater ishuj duke i harruar pretendimet e metejshme mbi tokat ku jetonin popullatat shqipfolese qe kishin bashkejetuar per qindra-mijera vjet me pjesen po shqipfolese qe ndodhej ne tokat e perlara  nga shteti grek dhe firmosi formimin e shtetit te shqiptareve, ndersa Turqia sakrifikoi hapesiren e ishujve per hir te formimit te shtetit te shqiptareve (te gjitha keto i gjej ne menyre te sterholluar ne vepren studimore historiko-juridiko-filozofike mbi Protokollin e Korfuzit te Avokat Dr. Vasil K. Dilo). Une nuk di ndonje rast ne Histori qe superfuqia me e madhe feudale e Njerezimit te kete sakrifikuar per hir te minifuqise primitive me te vogel te Races se Bardhe ne cfaredo lloj raportesh. Edhe vetem ky akt eshte i afte te argumentoje se ne thelb te te gjithe veprimtarise se vet politike te Greqise se asaj kohe qendron grabitja e tokave e shtimi i pasurise se patundshme dhe aspak interesi per njerezit qe jetonin ne keto toka. Kjo eshte dhe aresyeja perse popullata autoktone e Gadishullit Ballkanik ka levizur sa ne Jug e sa ne Perendim te tij deri sa u stabilizua ne vendin ku jetojne sot shqiptaret jo per merite te ketyre te fundit, por per merite te paaftesise biologjike te te ardhurve dhe karakterit kriminal te tyre (shqiptaret do te vazhdojne te vuajne ne sferen nderkombetare nga ky karakter dhe nga keta te ardhur po nuk i thirren mendjes).

Atehere shqiptareve u takon te zbulojne permbajtjen e vertete te Aktit te Pavaresise per te mesuar te sakte se kush qene ato shtete qe formuan dhe pranuan shtetin e tyre. Nuk ka asnje lloj rendesie se kujt i leverdis ky fakt: rendesi ka vetem e verteta e permbajtjes se Aktit te Pavaresise! Dhe pyetja behet ne menyre tipike:

– Cili eshte teksti origjinal i Aktit te Pavaresise te shtetit te Shqiptareve dhe a perputhet me kete qe kemi sot? Pastaj (meqenese e di sakte qe Akti i Pavaresise i vitit 1912 eshte i ndryshuar me permbajtje krejt tjeter per tjeter): – Perse eshte ndryshuar permbajtja e tekstit te Aktit te Pavaresise dhe per hesap te kujt eshte bere ky ndryshim?

Pune eshte qe shqiptaret keto probleme i shikojne thjeshte (jo per shkak te nivelit te tyre intelektual, por per shkak te idiotizmit spiritual qe disponojne) me sportivitet duke qene tifoz te njeres pikepamje pa kuptuar ne asnje rast se cfare pasoje ka pasur dhe ka manipulimi i historise se perjetuar. Te pakten ky Akt duhet konsideruar si dokumenti me kryesor i shtetit shqiptar dhe nuk eshte mire qe shqiptaret te mos dine permbajtjen e sakte te tij, pasi manipulimi i Aktit te Pavaresise fsheh autoret e drejteperdrejte qe luftuan per themelimin e shtetit te shqiptareve, pamvaresisht nga simpatite apo antipatite qe mund te kemi per kete pjesmarrje.

Ne menyre masive shqiptaret e pane dhe e lexuan kete tekst vetem me 1924, ne revistat me kujtime historike te Lef Nosit (ka botuar 13 te tilla ku ne to perfshiheshin dhe kujtimet e Thanas Floqit: ne librin mbi fytyren e vertete te Haxhi Qamilit, Tirane 2008, me autor kete te fundit, f. 7), dhe me 1937, me rastin e 25 vjetorit te Pavaresise, ku Lef Nosi publikoi nje kompozim artistik te Aktit te Pavaresise ku shiheshin pjesmarresit, teksti dhe firmat, te cilen u a shperndau familjeve te pjesmarresve ne ate ngjarje (kam pasur rast qe kete botim ta shoh origjinal, prone e familjes Floqi, foto 3). Me kete veprim Lef Nosi zyrtarizoi manipulimin historik te kryer nga ana e tij si nje te vertete historike duke i imponuar shqiptareve hapsiren historike te themelimit te shtetit te tyre ne menyre ireale, dmth te genjeshtert. Me pas Akti i Pavaresise, i manipuluar, u botua i plote dhe i vetem, me lejen e Lef Nosit, ne revisten “Perpjekja Shqiptare” (nr. 13, 1938, f. 26-27; – foto 4 dhe qe konsiderohet si akti origjinal) ku pamja ndryshonte nga ajo e Lef Nosit e vitit 1937 te shpalosur ne ekspoziten me rastin e 25 vjetorit te Pavaresise, por jo teksti. Ne te vertete midis asaj qe ishte publikuar me 1937 dhe asaj qe kishte shkruar Lef Nosi me 1924, per kete problem, kishte disa ndryshime jo te parendesishme qe e krijojne rrugen per te zbuluar te verteten e permbajtes te tekstit ne Aktin e Pavaresise. Interesant eshte fakti qe shume studiues i kane permendur pasaktesite e shumta qe karakterizon Aktin e Pavaresise, por pa e vene ne dukje ne asnje rast. Perkundrazi, u sajuan situata historike te paqena vetem e vetem qe shqiptaret te mos dyshonin mbi ndryshimin e tekstit te Aktit te Pavaresise. Keshtu per shembell Gazmend A. Bakiu, Shqiperia Politike, Tirane 2010, f. 30, e permend tekstin e Vendimit te Kuvendit te Vlores, por nuk thote se ai praktikisht nuk perputhet me tekstin e Aktit te Pavaresise dhe kjo duket fare hapur. Cfare duhet ta konsiderojme kete rast: mosvemendje, indiference apo moskokecarje per barren qe ke marre persiper kur je ulur dhe ke shkruar keto rreshta?

Sipas ketyre materialeve (1937 – ketu jane mbeshtetur te gjithe studiuesit per kete problem)  Akti i Pavaresise ka kete permbajtje, te shprehur shqip dhe osmanisht, pa vene ne dyshim qe tekstet mund te ndryshonin kundrejt njeri-tjetrit duke nenkuptuar se permbajtja ishte autentike ne te dy gjuhet (ne kete pike qendron njeri nder variantet e ndryshimit te Aktit te Pavaresise):

        “Ne Vlone me 15/28 te Vjeshtes se trete 1328/1912.

Pas fjalevet qe tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me te cilat tregoi rrezikun e math ne te cilin ndodhet sot Shqiperia te gjithe delegatet me nje zâ venduan qe Shqiperia me sot te bâhet ne vehte, e lire e e mosvarme.” (nuk di ndonje studiues, me perjashtim te Tajar Zavalanit dhe Fototekes Kombetare “Marubi”, qe ta kete ripublikuar saktesisht kete akt dhe ta kete komentuar nga pikepamja gjuhesore; ata gjithmone do t’i ndryshonin ndonje germe, do t’i hiqnin ndonje fjale apo germe dhe do te heshtnin per karakterin gegerisht te krahines se Elbasanit ne kete Akt edhe pse pretendohej qe me shume gjasa shkruesi i pare ka qene Luigj Gurakuqi –kete fakt e gjej ne librin e Piro Tako-s: Luigj Gurakuqi, Tirane 1980, f. 190 dhe ne librin e Gazmend A. Bakiu, Shqiperia Politike, Tirane 2010, f. 30; ndersa ne albumin mbi Ismail Qemalin, Tirane 2012, te pergatitur nga Prof. Kristo Frasheri, pretendohet se tekstin shqip e ka shkruar saktesisht Luigj Gurakuqi pa pasur asnje dyshim. A nuk tregon ky fakt jo vetem mungese serioziteti dhe respekti per dokumentin me te pare te shtetit te shqiptareve, por dhe dyshimin qe ky tekst nuk eshte autentik me ate te vitit 1912?, GH).

Pas 1945, te dhenat e kesaj ngjarje, u botuan me 1963 nga ana e Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave Shteterore te R.P.SH., me rastin e 50 vjetorit te pavaresise nen titullin: “Qeveria e Perkoheshme e Vlores dhe Veprimtaria e Saj (28 Nendor 1912 – 22 janar 1914”, Tirane 1963; ku ne faqen 34 jepej permbajtja e Aktit te Pavaresise me shenimin: “vazhdojne firmat e delegateve te Kuvendit Kombetar te Vlores”. Ne fund te aktit  sqarohej vendi ku ndodhet ne arkiv ku thuhet: “A.Q.H. i R.P.SH. F. 71, D.1, Dok. Nr. 50.382, fotokopje”.  Krahasimi midis asaj qe eshte shkruar me 1912 dhe kesaj qendronte vetem ne nje fjale dhe nje germe: – ne materialin e botuar ne foto 1, 2, 3 dhe 4 kemi fjalet rrezikun e math dhe fjalet e lire e e mosvarme, kurse ne kete variant te 1963-shit kemi keto fjale, me shenimin fotokopje: rrezikun e madh dhe e lire e mosvarme. Kalimi nga e math ne e madh dhe e lire e e mosvarme ne e lire e mosvarme tregon thjeshte fare qe materiali i vitit 1963 nuk eshte fotokopje, por i rregulluar gramatikisht, sipas oreksit te perpunuesit arkeografik te dokumentave dhe autorit te hyrjes, Stefanaq Pollos.

foto 2, me pretendimin qe eshte marre nga Fototeka “Marubi”, sipas te cilit, ky eshte Akti origjinal i Pavaresise se shtetit te shqiptareve (gje e “sakte”), por qe doli ne skene per te justifikuar dy shenjat e gishtave dhe per te permbysur ate qe ishte botuar ne revisten “Perpjekja Shqiptare”, Nr. 13, me 1938. Ne te vertete koleksionisti Niko Kotherja ju kundervu nje artikulli te botuar ne gazeten “Republika”, dt. 12 Maj 1991 mbi kete ngjarje me titull: “Kush e masakroi historine e Popullit Shqiptar”, ku thuhej se Akti i Pavaresise kishte 36 firma dhe dy shenja gishtash. Historianet shqiptare akoma nuk e kane mesuar aresyen perse dy firmetare nuk i kane vendosur emrat e tyre ne Aktin e Pavaresise, por kane vendosur shenjat e gishtave. Une jam i bindur qe kjo pamje e Aktit te Pavaresise eshte ripublikuar me rastin e 100 vjetorit te tij per gjene me te thjeshte fare: nuk ka asnje aresye qe te ndodhen ne aktin e riprodhuar ne vitit 1937 dy shenjat e gishtave ne qofte se nuk do te ishin te tille. Por studiuesi Vasfi Baruti, ne librin e tij per kete problem, pretendon se ato nuk jane shenja gishtash, por myhyret e unazave dhe jane tre te tilla (f. 30), gje qe mund te jete plotesisht e sakte. Eshte paaftesia e tyre per te percaktuar dy-tre delegatet qe nuk kane vene emrat, por kane firmosur me shenjat e gishtave tregues, ose myhyreve te unazave te tyre (foto. 3). Akoma me tej ky variant u publikua per te fshehur gjurmat e mundeshme te ndryshimit te tekstit te Aktit te Pavaresise nga ana e Lef Nosit, duke tentuar ta  bejne te pamundur zbulimin e ketij ndryshimi. Fakti qe kjo foto eshte e vitit 1937 te marre nga ekspozita me rastin e 25 vjetorit te Pavaresise e çvesh Fototeken “Marubi” nga pergjegjesia mbi manipulimin e Aktit te Pavaresise. Ne kete pike qendron manipulimi i historise te bere pas vitit 1945 dhe pergjegjesia bie mbi botuesit e vepres se Lef Nosit me 2007, pasi i gjithe varianti praktik i shpalljes se Pavaresise se Shqiperise eshte i publikuar sipas kesaj vepre nga te gjithe studiuesit jashte dhe brenda Shqiperise, dhe botimi i 2007 nuk perputhet kerkund me botimet e vitit 1924, te pakten ne sasine e numrave te revistes ne fjale, por dhe ne permbajtjen e tekstit te Aktit te Pavaresise.

Me rastin e 70 vjetorit te Pavaresise, u botua nje liber mbi Ismail Qemalin (permbledhje dokumentash) 1888 – 1919, Tirane 1982, pergatitur nga Teuta Hoxha dhe botuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te Shtetit, ku ne f. 231 jepet Vendimi i Shpalljes se Pavaresise te Shqiperise (me shenimin 1) dhe vendi ne arkiv, sipas te cilit: AQSH i RPSSH, F. 245, D.3, f.5 (origjinali shqip). Permbajtja e tekstit ndryshonte edhe nga botimet e vjetra edhe nga botimi i vitit 1963. Mos perputhja qendronte vetem tek fjala e math ne te e madh. Ne shenimin 1 thuhet, midis te tjerave: “Ne dokument eshte edhe fotografia e pjestareve te qeverise”. Ky shenim me çoi ne perfundimin se nuk kemi te bejme  me aktin origjinal te 1912-es, por me nje riprodhim artistik qe realizonte pjesmarresi ne kete ngjarje: Lef Nosi ne vitin 1937 (foto 3). Te gjithe studiuesit shqiptare pas 1945, dhe sidomos pas vitit 2000, kane pasur parasysh fillimisht pikerisht kete variant te Lef Nosit dhe aspak origjinalin, fati i te cilit eshte vene ne pikepyetje pa e ditur kerkush te verteten ne asnje rast. Por ketu fshihet dicka shume-shume me serioze e cila sherben per te zberthyer faktin se cfare ka ndodhur me Aktin e Themelimit te Shtetit te Shqiptareve qe te nesermen e vendosjes se firmave ne te dhe perse eshte zhdukur qe ne ate kohe (gjithmone ne qofte se eshte e vertete, flas gjithmone nga ana kohore dhe jo si fakt). Ne kete liber (f. 237) gjendet nje dokument bombe qe e permbys te gjithe historine e asaj periudhe te shkruar pergjate epokes komuniste (eshte nje telegram i kryetarit te Qeverise se Perkohshme te Vlores, drejtuar kryesise se Qeverise se Perkohshme te Elbasanit, dt. 28 nentor 1912; i te njejtes rendesi eshte dhe dokumenti Nr. 216, te botuar ne: Ismail Qemali, Permbledhje dokumentash [1888-1919], pergatitur po nga Teuta Hoxha, Tirane 2002, f. 271, ku telegrami i dergohet kryetarit te qeverise se Elbasanit). A kemi te bejme me nje lapsus te autores, apo me nje paralajmerim te saj mbi menyren se si duhet shkruar historia e asaj periudhe nuk di te them, por telegrami i kryeministrit te qeverise se Shqiperise se Mesme te asaj kohe (dt. 2 dhjetor 1912, f. 249) Aqif Pashe Biçakçiut tregon se procesi praktik i shpalljes se Pavaresise se shqiptareve nuk eshte sipas asaj qe pershkruajne te gjithe autoret e listes se meposhtme. Ata kane fshehur ngjarjen me te rendesishme te vitit 1912, nga pikepamja e politikes nderkombetare:  Praktiken e mosperputhjes se politikes otomane me politiken europiane mbi menyren e formimit te shtetit te shqiptareve dhe ekzistencen e forcave te tjera politike ne kete praktike.

Formimi i qeverise se Shqiperise se Mesme me 26-27 Nentor 1912 eshte orvajtja e fundit politike e Perandorise Otomane per te bere shtetin e shqiptareve sipas interesit te saj politik ne gjurmet e vepres se Sami Frasherit: “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?”, gje qe u shpalos hapur me revolten e Haxhi Qamilit pas nje viti (interesant eshte fakti qe historiografia e realizmit socialist e ka konsideruar banditizmin e Haxhi Qamilit te zbatuar pergjate vitit 1914-1915 si nje kryengritje fshatare [Gazmend Shpuza, Kryengritja e fshataresise se Shqiperise se Mesme e udhehequr nga Haxhi Qamili-1914-1915, Tirane 1979], kur ne realitet ajo kishte shperthyer qe me 1913 dhe tipikisht kundra qeverise se Ismalil Qemalit, kundra se ciles kishte vepruar edhe ushtarakisht). Por asnjehere nuk eshte thene se ka egzistuar edhe nje force tjeter politike qe ka kerkuar qe shteti i shqiptareve te ndertohet sipas interesave te saj duke tentuar ndertimin e nje hibridi politik brenda shtetit te shqiptareve, por nuk i pranoi Europa. Pikerisht teresia e te gjithe kesaj ngjarje ka lidhje direkte me manipulimin e Aktit te Pavaresise nga ana e Lef Nosit, deri ne ndryshimin e permbajtjes.

Me 2012, me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise dolen fakte te reja (ne fakt duhet thene u shpiken) sipas te cilave Akti i Pavaresise (origjinali) kishte pamjen si me lart pa ndryshim teksti me ato te publikuara me 1924 dhe 1937 (foto 2) me pretendimin se ishte marre nga Fototeka Marubi; –e gjej kete fakt ne librin e  Romeo Gurakuqi-t, Shqiperia 1911-1914, Tirane 2012, f. 465 (duke pasur konfirmimin e Fototekes Marubi [f. 112 e Albumit te Fototekes Kombetare Marubi me rastin e 100 vjetori te Pavaresise – MARUBI, njerz ne zâ e sênde te kujdeshme], prej nga e ka burimin edhe varianti foto 4 te realizuar me 1937; – nuk marr pergjegjesi ne qofte se ne te ardhmen Fototeka Marubi e pergenjeshtron kete fakt nga zbulimet qe mund te behen ne te, por te jeni te sigurte qe pamja dhe teksti i mundshem i Aktit te Pavaresise, po te jete i vitit 1912, do te jete krejt tjeter per tjeter, pasi do te kete vetem kater (4) rreshta dhe jo gjashte (6) sic ka). Ne numrin e rreshtave te shkruar ne Aktin e Pavaresise qendron ndryshimi praktik i aktit origjinal (1912) nga ai i manipuluar (1937).

Me pas (2012) ridoli varianti perfundimtar, me te njejtin tekst, me pretendimin se ishte marre nga origjinali dhe perpunuar si me poshte, me 1937 (foto 4). Ky variant doli si produkt i Fototekes “Marubi” te fotografuar me rastin e 25 vjetorit ne ekspoziten e hapur me ate rast, gje qe nuk eshte e veshtire te provohet (kete gje une e realizova me 09 qershor 2017 ku bera nje vizite ne Fototeken “Marubi” dhe me ndihme e drejtorit te saj, z. Lucjan Bedeni, te cilin dua ta falenderoj per gadishmerin e treguar, pashe xhamat e fotografive te realizuara me ate rast sipas inventarit NZ 353 dhe 354 te madhesise 13×18; ne kete rast studiuesi Vasfi Baruti nuk ka te drejte kur deklaron se varianti [foto 2] eshte i manipuluar). Sipas ketij fakti, po te jete i sakte, rezulton se ndryshimi i Aktit te Pavaresise te jete bere midis viteve 19241937 dhe te jete shpalosur me 1937 ku roli i Perandorise Otomane ne formimin e shtetit te shqiptareve ishte fshire perfundimisht nga historia (ndersa po ta marrim te sakte ate qe Lef Nosi ka publikuar me 1924 [Vasfi Baruti, Dokumenti i shpalljes s’Indipendences ne imazhin origjinal te tij, f. 11] rezulton se ndryshimi i tekstit te jete bere perpara 1924). Manipulatoret e historise kane kujtuar se duke ndryshuar letrat dhe historine e shqiptareve mund te ndryshojne dhe vete Ngjarjen mbi Pavaresine e Shqiptareve, kur gjurmat jane te shumta dhe nuk lene vend per hamendje (ketu qendron vlera e pamohueshme e Avokat Dr. Vasil Dilos per kete problem ne shkrimet ne tij: ai na ka lene te dokumentuar [1906-1925] historine e Jugut te Shqiperise krejt ndryshe nga ajo qe kane shkruar historianet e epokes mbreterore dhe asaj te realizmit socialist shqiptar. Praktikisht historia e Jugut te Shqiperise, sipas asaj qe dime te shkruar pas 1945, eshte e shpikur germe per germe e fjale per fjale). Ne shume pika analitike te historise se Shqiperise pergjate shekullit te XX-te ka nje perputhje midis asaj qe beri nje segment i politikes fillimshtetare shqiptare dhe historiografise se epokes komuniste (ky segment ka vepruar nen rrogoz prej vitit 1912 dhe vazhdon akoma edhe sot pa u identifikuar si armiku me i fshehte i Kombit Shqiptar duke qene prodhuesi kryesor e historise teorike te Kombit Shqiptar dhe manipulatori i vetem i Historise se perjetuar ne keto 400 vjete e fundit. Shume studiues shqiptare kane rene viktime e teorizimeve te ketij segmenti, sidomos ne fushen e gjuhesise dhe historise, duke kerkuar rishkrimin e historise sipas platformes se saj antishqiptare).

Edhe vetem ky fakt eshte i afte te argumentoje se politika komuniste nuk ka ecur gjithmone me kembet e veta. Gjetja e patericave, ne kete rast, do te ishte nje pune e sakte pasi do ta ndryshonte historine e shqiptareve ne te mire te tyre. Gjetja e ketij segmenti nuk ka qene e veshtire, pasi ai njihej shume mire perpara 1939-es dhe ne saje te politikes largpamese te Mbretit te shqiptareve ZOGU I-re ishte arritur izolimi i tyre duke e bere te pavlefshme propaganden antishqiptare te tyre. Pas 1943 ky segment ju bashkangjit komunizmit te ri shqiptar, por edhe duke u fshehur pas ortodoksise doktrinare, duke u bere aleati dhe veprimtari kryesor ne krimet kundra Kombit Shqiptar (shtresa kryesore e instrumentave kriminale te epokes komuniste (1943-1992) e ka burimin nga ky segment i pa deklaruar, por i ditur dhe perfolur nen ze prej shume e shume kohesh). Eshte ky segment qe ka ushqyer Kombin Shqiptar me urrejtje ndaj Kishes Katolike, epokes Otomane, popujve te Europes dhe epokes se kaluar historike te perjetuar nga shqiptaret. Ne kete pike politika arsimore e epokes komuniste, politika e ndjekur nga intelektualet vlleh dhe armiqesia biologjike e politikes serbe ndaj Kombit Shqiptar, perputhen ne menyre absolute. Te jete e rastit kjo perputhje? Nga kjo pike nuk eshte e veshtrire aspak te kalohet ne zbulimet e njepasnjeshme mbi shkakun e tragjedive sociale te Kombit Shqiptar, jo vetem si shkak, por, kryesisht, autoresine e drejteperdrejte te kesaj tragjedia.

Por ne lidhje me pamjen formale te Aktit te Pavaresise studiuesit shqiptare u ndane ne dy grupe sipas foto 2 dhe foto 4, duke u krijuar idene shqiptareve se e verteta fshihej midis ketyre dy rasteve dhe e ardhmja do ta saktesonte. Tifozlleku historik akoma nuk eshte saktesuar edhe sot duke lene ne heshtje problemin e permbajtjes te Aktit te Pavaresise, me nentekstin se ai nuk ka ndryshuar ne asnje rast.

        foto 3, Akti  i  Pavaresise  i  riprodhuar  nga  Lef  Nosi

         me rastin e pervjetorit, konkretisht 1937, prone e

         familjes Floqi. Ky botim eshte riprodhuar me 2012

         saktesisht dhe eshte shpendare ne tregun mediatik

                 pa e thene ne asnje rast se nuk eshte kopje si e

         origjinalit.

faqja mbrapa

Çudia me e madhe e ketij botimi eshte paraqitja me fotografi e delegateve (konsiderohet si fotografia e vetme e delegateve te Kuvendit te Vlores -Gazmend A. Bakiu, Shqiperia Politike, Tirane 2010, f. 27), pamja e te cileve nuk perputhet ne asnje rast me botimet ne lidhje me kete teme. Keshtu pjestare jane 58 dhe ne mes te tyre ndodhet Heroi i Mitrovices Kosovare Isa Boletini, per te cilin eshte thene se ka ardhur tre dite me vonese (vetem Piro Tako, ne librin mbi Luigj Gurakuqin, Tirane 1980, ka pranuar se Isa Boletini ka qene prezent me 28 Nentor 1912 disa ore perpara hapjes se Kuvendit me 400 trima te zgjedhur (f. 188,189); ndersa Prof. Dr. Xheladin Shala ne librin e tij: Ceshtja shqiptare dhe diplomacia serbe 1912-1913, me mbeshtetjen e letersise historike komuniste (Autorja e librit mbi Isa Boletinin, Fatmira Musaj, Tirane 1987, f. 166), deklaron se Isa Boletini arriti ne Vlore me 100 luftetare te armatosur ne mbasditen e 29 Nentorit nga Fieri, f. 215; po keshtu pretendon edhe Jaho Brahaj ne Flamuri i Kombit Shqiptar, Tirane 2007, f. 126; kurse Prof. Kristo Frasheri, ne librin e tij mbi shpalljen e Pavaresise te Shqiperise pretendon se Isa Boletin erdhi dy dite pas shpalljes se Pavaresise (f. 94); por sipas nje botimi mbi Shqiperine e Siperme 1800-1913, Prishtine 2011, me autor Prof. dr. Gazmend S. Rizaj, jepet nje panorame me e dokumentuar per kete problem sipas se ciles: “Diplomatet britanike lajmeronin se cdo pjese e Kosoves kishte derguar delegatet e vet ne Kuvendin e Vlores” (f. 321) dhe ne kete faqe jepet fotoja e arritjes se Isa Boletinit dhe bashkepatrioteve tjere kosovare ne Vlore, nentor 1912, per te cilen fotografi eshte thene ne literaturen komuniste qe eshte e vitit 1913 vetem e vetem per ta perjashtuar Heroin e Mitrovoces nga data 28 nentor.– ke duhet te besojme ne kete rast dhe perse?). Atehere, per cfare aresye shpiken numra pa fund nga 63 deri ne 84 delegate ne ate Kuvend? Perse shpiken 40 firmetare kur ekzistojne vetem 37 firma? Cila eshte data e kesaj fotografie dhe perse nuk ndodhet Flamuri Kombetar ne mes te delegateve? Mos valle ky fakt na con ne perfundimin se fotografia eshte e dates 27 Nentor 1912 dhe Marigo Pozio nuk e kishte dorezuar akoma flamurin e saj ne duart e Ismail Qemal Vlores? Pretendimet sikur kjo fotografi eshte realizuar me 29 Nentor 1912 hedh poshte numrin e delegateve per mbi 57-58 anetare.

Sipas ketyre botimeve kemi tekstin me kete permbajtje qe nga 28 Nentori 1912, por a eshte i sakte ky pretendim? Dalja ne skene e disa kopetenteve ne moshe te re me profesionin e koleksionisteve (Niko Kotherja) tregonte se defektin e Aktit te Pavaresise e kishin kuptuar disa studiues dhe politikane te vjeter e te rinj, por qe nuk donin ta zbardhnin te verteten historike. E meqenese eshte vendi kjo pune do te cohet deri ne fund pasi ata qe fallsifikuan kete akt kane gisht ne eleminimin e qeverise se Ismail Qemalit ne janar te 1914-es, ne grushtin e shtetit te qershorit 1924, ne lenien jashte shtetit shqiptar te tokave te banuara nga shqiptaret – Shen Naumin 1926, ne kryengritjen antishteterore te Fierit me 1935, ne ngritjen dhe perkrahjen e diktatures komuniste ne nivelin e krimit antishqiptar 1943-1948 dhe, sidomos, ne keqarsimimin e popullates shqiptfolese kudo ne Ballkan (1955-2017), gjera te cilat jane deformuar ne ekstrem dhe jane mbajtur te fshehta ne menyre hermetike. Ne kete rast fshehja e fakteve, shpikja e fakteve fallso dhe keqarsimimi perbejne nje qellim te vetem per te cilen ka ekzistuar ai subjekt politik i pazbuluar dhe i papercaktuar ne asnje permase.

Te pakten ne pese (5) raste (brenda 32-33 vjeteve, 1912-Pavaresia, 1924-grushti i shtetit, 1926-Shen Naumi, 1935-kryengritja e Fierit, 1945-komunizmi kriminal) perfaqesuesit intelektuale te popullates vllehe (nuk e di a perfshihet ne kete popullate Niko Kotherja) qe bashkejetonin ne brendesi te popullates shqipfolese, qofte ne Shqiperi e qofte ne Greqi, e kane goditur shtetin foshnjarak shqiptar ne pjesen me delikate te zemres se tij ne menyren me te fshehte te saj, gje qe do te shihet ne vazhdim, por paraprakisht dua t’i tregoj lexuesit se gjarpri per te fshehur kembet e tij ka perdorur vepren e Sami Frasherit: Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?, krye e dyte: C’eshte Shqiperia, kapitulli VIII: Miqt’ e Shqiptarevet; te ciles i kam kushtuar nje studim me vete, por qe ve dyshimin me te pare se kjo veper nuk mund te jete e Sami Frasherit me kete permbajtje, por ajo u shpik per te justifikuar dhe paraqitur armiqte direkt te shqiptareve si miq te tyre duke mbuluar te gjitha prapesite e bera prej intelektualeve te popullates vllehe nga te dy anet e kufirit Shqiperi-Greqi dhe qe perben idene e ndikimit politik grek ne menyren me te fshehte mbi shtetin e sapoformuar shqiptar, gje qe do t’a shohim ne vazhdim.

Ne kete menyre si pamje origjinale ne tregun mediatik dhe shkencor shqiptar na jane paraqitur dy variante (foto 2 dhe foto 4), te cilat nuk jane njesoj, me pretendimin se jane te marra njera nga Fototeka Kombetare “Marubi” te realizuara me 1937 me rastin e hapjes se ekspozites te 25 vjetorit te Pavaresise (foto 2) dhe tjetra nga Lef Nosi ne po kete ekspozite, te publikuar ne revisten “Perpjekja Shqiptare” (foto 4) pa i dhene rendesi ne e ka Fototeka Kombetare Marubi kete variant; – dmth burimi per te dy rastet eshte ekspozita me rastin e 25 vjetorit te Pavaresise dhe Lef Nosi; kujt duhet t’i besojme? Saktesimi se kush nga keto dy pamje perputhet me ate qe ka fotografuar Kel Marubi me 1937 nuk eshte e veshtire te zbulohet, por ajo nuk ndihmon ne zbulimin e dates te manipulimit te Aktit te Pavaresise. Ne kete rast do te zbulonim seriozitetin e studiuesve shqiptare per problemin e praktikes se shpalljes se Pavaresise dhe kush jane ata qe kane punuar per manipulimin e kesaj ngjarje pas vitit 1991 (vit ne te cilin u pretendua se shoqeria shqiptare u fut ne rrugen e demokratizimit te vendit, por qe aplikimi e ndryshimit te Historise se Kombit Shqiptar tregon fallsitetin e kesaj demokracie dhe vazhdimin e njehsishem te jetes politike ne Shqiperi ne raport me te kaluaren komuniste diktatoriale).

foto 4, Akti perfundimtar sipas variantit te vitit 1937 me pretendimin se eshte marre nga origjinali, ku  ekzistojne dy shenjat e gishtave ose myhyreve te unazave. Ky eshte varianti i botuar ne revisten “Perpjekja Shqiptare”, Nr. 13, 1938, f. 26-27, me lejen e Lef Nosit, por pa treguar ne asnje rast qe permbajtja e tekstit nuk ishte si origjinali i vitit 1912, por, si pamje, as si ajo qe u shpalos me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise dhe qe u konsiderua si origjinali i Aktit te Pavaresise te fotografuar nga Kel Marubi (me ato qe pashe ne Fototeken “Marubi” tashme kjo nuk vihet me ne dyshim).

Kjo eshte e gjithe panorama propagandistike mbi Aktin e Pavaresise qe nga vitit 1924 deri me sot, pa vene ne dukje ne asnje rast dyshimin mbi permbajtjen e tij. Ngaterresa shtohet nga faktet e publikuara me 2012 ku diku thuhej se ishte fotografuar nga Fototeka Marubi me 1913 mbi bazen e origjinalit, por qe Fototeka Marubi nuk e pranon disponimin e saj, e diku thuhej se kete origjinal e kishte vetem Lef Nosi e kerkush tjeter. Me hollesisht per studiuesit e kesaj teme pata shkruar nje artikull me titull: “Cfare po ndodh me Aktin e Pavaresise se Shtetit te Shqiptareve” publikuar ne internet ne blogjet albanovaonline.info dhe genchoti.com, te cilet ishin mbeshtetur qe te gjithe ne variantet 2 dhe 3 duke pranuar si perfundimtar variantin 4, por me 2012 u cfaq varianti 2 si me origjinali pa vene ne diskutim asnjehere permbajtjen e Aktit te Pavaresise. Ne menyre te permbledhur ata qe propoganduan procesin historik te Shpalljes se Pavaresise ne Nentor 1912,  Aktin e Pavaresise, praktiken e te shkruarit te ketij akti dhe emrat e delegateve ne Kuvendin e Vlores, pas 1945 dhe sidomos me 2012, ishin autore, studiues, politikane, profesore, doktore e deri akademike me emer dhe jo te paket, ku permend ata qe disponoj une (pa e dhene rendesi renditjes kohore te botimit, permbajtjes se asaj qe kane botuar, pergatitjes profesionale, po te pranojme qe historia eshte profesion, ndergjegjes profesionale te gjithseicilit dhe fajit profesional tipikisht per kete problem). E bukura eshte se edhe per kete problem studiuesit shqiptare, pas 1991-shit jane ndare me dysh ku nje grup pretendon per variantin e foto 2 dhe nje grup per variantin e foto 4, pa e vene ne dyshim permbajtjen e Aktit te Pavaresise ne asnje rast:

1-Kristo Frasheri, Shpallja e Pavaresise se Shqiperise (28 Nendor 1912), Tirane 2008. Eshte autori qe ka krijuar dualitetin historik mbi Aktin e Pavaresise (pranon pamjen sipas foto 4 dhe ngre dyshime mbi pamjen sipas foto 2) pa vene ne dyshim asnjehere permbajtjen e tekstit, por duke hedhur poshte te gjitha pretendimet e Lef Nosit per ate ngjarje. Sipas tij ne Kuvendin e Vlores muaren pjese 62 delegate (me mbeshtetjen e Teki Selenices ne “Shqipria me 1927”) dhe firmosen 40 delegate (f. 91). Ndersa Akti i Pavaresise eshte sipas formes ne fotot 4 (f. 92), por ne faqe 95 ka shenimin 1 ku thuhet: “Ekziston nje shpjegim qe ka te ngjare te jete i vertete. Delegatet qe arriten me vonese kane vene nenshkrimet e tyre ne nje flete te dyte qe ishte vazhdim i fletes se pare te aktit dhe se kjo flete e dyte ka humbur prej kohesh, ndoshta para vitit 1937, mbasi ate vit Lef Nosi botoi fax-simile-n e aktit te Shpalljes se Pavaresise (fleten e pare). Po te ekzistonte dhe faqja e dyte nuk do te kishte kuptim perse Lef Nosi te linte edhe nenshkrimet e tjera pa i riprodhuar. Sipas zerave te perhapura, aktin ne origjinal e kishte ne ruajtje, me porosi te Ismail Qemalit, se bashku me penen me te cilen u nenshkrua, idhtari i tij me i ngushte, Qemal Karaosmani, delegat i Elbasanit dhe anetar i qeverise se Ismail Qemalit”. Sipas autorit ne Aktin e Pavaresise mungojne firmat e 22 delegateve dhe kjo gje eshte akoma e paqarte (f.95). Gjithashtu autori pranon se ne Kuvendin e Vlores ka qene si delegat i Matit, por nuk mori pjese, edhe Ahmet Myftar Mati (alias Ahmet Zogu), f. 95, paçka se Shqipria me 1927 e mohon kete.

2-Bardhosh Gace,  Ata qe shpallen Pavaresine Kombetare, Tirane 1997,2002, 2012. Edhe pse  ne f. 266 (bot. 1997), f.210 (bot. 2002), f. 194 (bot. 2012) autori pretendon per 63 kongresare ne fakt kur lexon librat e tij rezultojne rreth 82, ku ka futur edhe Ahmet Zogun dhe Hysen Hoxhen, ku kete te fundit e quan edhe Hysen Ef. Gjirokastra (merita e gjetjes se ndryshimit midis Hysen Hoxhes dhe Hysen Ef. Gjirokastres i takon studiuesit nga Kosova Jusuf Buxhovit ne vepren e tij “Kosova”, Libri i III-te, f. 77, nga ku rezulton se Hysen Gjirokastra ka vdekur ne fund te majit 1915 i vrare nga Haxhi Qamili). Por dallimi bie ne sy kur krahasohen tre botimet midis tyre. Botimi i vitit 1997 nuk e ka Ahmet Zogun, kur i vitit 2002 e permban ne f. 197-199 dhe i vitit 2012 ne f. 182-184.

3-Prof. Dr. Valentina Duka, Histori e Shqiperise 1912 – 2000, Tirane 2007, ky botim ka nje vecori: ka te theksuar vendin ku eshte marre; sipas te cilit thuhet: “AQSH, F. 145, V. 1912 D. 3, F. 6”. Thote se fillimisht kane qene 37 delegate (kjo shifer cuditerisht  eshte e kundert me te gjithe studiuesit e tjere, por eshte e sakte dhe shtron pyetjen: perse profesoresha e historise nuk e ka  paralelizuar me emrat e pjesmarresve; perse kjo heshtje?)  pastaj me te ardhurit u bene 63 delegate (f. 23). Ne kete pike ajo ka ecur sipas historiografise zyrtare te epokes komuniste te mbeshtetur te informacionet e publikuara nga Lef Nosi, pa vene ne dyshim ne asnje rast saktesine e publikuar prej tij. Ky rast tregon friken qe i ka karakterizuar historianet e shkolles komuniste per te kerkuar argumenta shtese mbi saktesine e permbajtjes se Aktit te Pavaresise dhe firmetareve te tij, pasi eshte ditur sakte qe Akti i Pavaresise i vitit 1912 ka pasur kater (4) rreshta kur ai i vitit 1937 ka gjashte (6) te tille. A ka gje me te dukshme se sa ky fallsifikim?

4-Dr. Jakup Krasniqi, Pavaresi dhe Personalitete, Kosove 2012, f. 317. ku ne f. 155 jep numrin e delagateve ne Kuvendin e Vlores te dates 4 dhjetor 1912 (63) dhe ne f. 317-318 emrat e delagateve te Kuvendit te Vlores me 28 Nentor 1912 ku figurojne 74 delegate. E bukura eshte qe ky autor edhe pse mundohet t’i ngreje lavde Enver Hoxhes (f. 245) mbi nje baze informative shumepermasore krejtesisht te sajuar, nuk e ka vene emri e Hysen Hoxhes ne listen e delegateve. Por kjo mund te kete ndodhur edhe per nje aresye te mbeshtetur mbi informacionin qe studiuesit kosovare kane pasur mbi Hysen Ef. Gjinokastren (vdekur ne maj 1915) qe binte ne kundershtim me te dhenat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar mbi Hysen Hoxhen (sipas te cilit ky i fundit kishte vdekur me 1934, kur ne fakt kishte nderruar jete me 25 Janar 1916), atehere ky studiues futi emrin Azis Efendi Gjirokastra, qe nuk figuron ne asnje variant te parapare, por qe eshte ne perputhje me pretendimet e Prof. Dr. Aleksander Meksit dhe Xhevahir Lleshit, por qe, autoret e fundit, edhe pajtohen me pranine e Hysen Hoxhes. Kam frike qe politikanet dhe studiuesit kosovare jane viktima shumepermasore te veprave te publikuara nga Akademia e R.P.S.SH. ku ata mbeshteten pergjithesisht. Por studiuesit shqiptare te Kosoves, per kete problem, jane treguar shume me te ndershem dhe serioze se studiuesit shqiptare ketu ne Shqiperi.

5-Prof. Dr. Beqir Meta, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, Xhevahir Lleshi, Histori e Popullit Shqiptar, 12, per gjimnazin, Tirane 2009, f. 160-161. Nje liber qe pretendon se permbys fallsifikimet e historise se epokes komuniste, por qe permbyset dhe vete per te njejten aresye. Ketij libri i kam kushtuar nje artikull kritik: “Arroganca e Ledi Shamkut dhe pafajesia dinake e Beqir Metes”, publikuar ne albanovaonline.info dhe ne blogun www.genchoti.com.

6-Kaliopi Naska, Ismail Qemali ne levizjen kombetare shqiptare, Tirane 1987. Ne faqe 136 autorja publikon permbajtjen e Aktit te Pavaresise, me gabimet gramatikore ne perputhje me te gjithe studiuesit te kesaj ngjarje, sipas: Qeveria e Perkohshme…, dok. 17, f. 34.

7-Moikom Zeqo, Deshira Jazexhiu, Flamuri qe ringjalli nje komb, 100 vjet Pavaresi, 2012, f. 115,122, ndersa shkruajne: “Ne mbledhjen e 41 delegateve qe kishin mberritur ne Vlore…..” (f. 145) duke mos dhene asnje reference se ku e kane marre kete shifer.

8-Kastriot Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, Tirane 2006, f. 20-21. Nder te vetmit studiues qe e ka publikuar te plote Aktin e Pavaresise (sipas asaj qe konsiderohet si origjinali) me gjithe perkthimin nga osmanishtja, por pa e vene ne dukje manipulimin e bere ne kete pjese te Aktit (nuk mund ta akuzoj per veprim te qellimshem). Sipas ketij autori numuri i firmetareve rezulton 38 (f. 21) pa e dhene referencen e informacionit. Kam pershtypjen se duhet ta kete marre nga artikulli: Kush e masakroi historine e Popullit Shqiptar?, te publikuar me 12 Maj 1991 ne gazeten “Republika”.

9-Arben Puto, Shqiperia Politike 1912-1939, Tirane 2009, f. 34-38. ne gjurmet e Eqrem bej Vlores, thote: “ne mbledhjen parapergatitore te mbajtur me 28 nentor u tubuan me nxitim 40 burra nga krahina te ndryshme te Shqiperise. Ne ditet qe pasuan erdhen edhe delegate te tjere nga jugu dhe lindja e Shqiperisa” (f. 37).

10-Vasfi Baruti, Flamuri Shenjt i Kombit – historia sic ishte; Dokumenti i shpalljes s’Independences ne imazhin origjinal te tij, Tirane 2016. Tek ky autor gjendet nje analize e Aktit te Pavaresise ne drejtim te manipulimit te bere, ku guri me i forte argumentues i tij eshte prova e botimit te ketij akti nga ana e albanologut shqiptaro-turk Nexhip P. Alpan, Izmir (Turqi) 1982 pa i thene lexuesit se pamja qe publikon ai eshte e njejte me ate te botuar ne revisten “Perpjekja Shqiptare”, Nr. 13, 1938, duke qene i pavlefshem ne drejtim te saktesise, pasi mbeshtetet mbi nje informacion te dhene nga Lef Nosi. Eshte i vetmi autor qe ka tentuar te beje analizen kritike te botimeve mbi Aktin e Pavaresise, sidomos botimit te vitit 2012 te pretenduar si te marre nga Foto Marubi (foto 2) pa e vene ne dyshin asnjehere fallsifikimin e permbajtjes. Eshte i vetmi autor qe i eshte kundervene pretendimeve te politikanit Ben Blushi mbi zhdukjen e Aktit te Pavaresise nga ana e Lef Nosit. Por autorit nuk i ka vajtur ndermend se nuk behet fjale per zhdukje te Aktit, por per perpilim te ndryshem te permbajtjes se tij nga ana e Lef Nosit ne raport me origjinalin e vitit 1912 dhe per kete nuk mund te behej i ditur asnjehere. Interesant eshte fakti se ky autor pranon si firmetar 43 delegate (Flamuri Shenjt i Kombit – historia sic ishte, f. 13), ndersa tek pjesa tjeter e librit (“Dokumenti i shpalljes s’Independences ne imazhin origjinal te tij”, f. 30) sakteson se nenshkrimet jane 40, plus tre “nenshkrime” jane me myhyr. Kur vjen puna per te interpretuar permbajtjen e Aktit ne gjuhe shqipe dhe ate osmanishte autori shkruan: “Lef Nosi e kish shume per zemer fjalen autenticitet (vertetesia e dokumentit) dhe per fat i ben autenticitetin Dokumentit te Pavaresise. Nosi ben autenticitetin e dy rreshtave osmanisht e jane identike me vendimin ne shqip” (f. 10-11). Pra sipas autorit permbajtja e Aktit te Pavaresise ne gjuhen shqipe dhe ate osmanisht jane te njejta.

Por autori ka nje merite te vecante, ka vene ne dukje shkallen e larte te indoktrinimit te tij intelektual, pasi ne po kete faqe shkruan: “Vendimi i shpalljes se Pavaresise e shpetoi Shqiperine nga synimet agresive te Fuqive te Medha e vendeve fqinje agresive nga copetimi i vendit dhe rreziku i mbetjes se Shqiperise nje shprehje thjeshte gjeografike”, duke krijuar imazhin sikur pavaresine e shtetit te shqiptareve na e paskan organizuar vete ata, shqiptaret. Nga ana tjeter, te gjitha dyshimet dhe informatat qe jep autori krijojne iluzioni se te gjithe problemet e tjera mbi Aktin e Pavaresise jane ne rregull, sidomos permbajtja e tij; dhe une pretendoj se kjo forme e te shkruarit eshte bere vetem per kete qellim, por autorit nuk i ka vajtur ndermend se fallsifikimi i Aktit te Pavaresise te vitit 1912 ka qene i ditur prej kohesh.

11-Prof. Dr. Aleksander  Meksit dhe Xhevahir Lleshit, 100 vjet Pavaresi Kombetare, 2012. Ne faqen e brendeshme te kapakut te albumit autoret kane vendosur fotografine e delegateve te Kuvendit te Vlores me 53 persona, ndersa ne faqe 4 eshte vendosur Akti i Pavaresise sipas variantit te foto 2 pa faqen shtese, por te shtuar poshte me pese firma. Nga faqja 117 deri ne faqe 123 jepen fotot dhe jeta e 70 delegateve duke pranuar ne fund mospranine e 7 delegateve te tjere per aresye madhore. Autoret pranojne se ne Kuvendin e Vlores pati qene edhe Hysen Hoxha (1865-1934) si delegat i Gjirokastres.

12-Ndricim Kulla, 100 vjet Pavaresi, Tirane 2012. Autori vendos si Akt te Pavaresise variantin sipas foto 4 (f. 102); eshte i vetmi autor qe ka vendosu emrat e 37 firmetareve te Aktit te Pavaresise (f. 103) duke na krijuar lehtesira ne diferencimin e 3 pseudodelegateve ne firmosjen e Aktit te Pavaresise.

13-Shqipria 1927. Ne tabelen perkatese jepen emrat e delegateve te te gjithe kuvendeve dhe kongreseve politike shqiptare deri ate vit; per firmetaret e Aktit te Pavaresise  jepet numri 42, kurse emrat jane 40. Dmth ne kete vit fallsifikimi i Aktit te Pavaresise dhe firmetareve te tij kishte perfunduar. Por ky liber ka nje saktesim absolut: ka te shenuar me bold emrin e Ahmet Zogut ne ngjarjet politike ku ai pat marre pjese dhe ne Vloren e 1912-es rezulton te mos kete qene.

14-Gazmend A. Bakiu, Shqiperia Politike (artikuj dhe fotografi), Tirane 2010. Si Akt te Pavaresise autori pranon variantin e vitit 1937 (foto 4) ku figurojne 37 firma (f. 31), ndersa si firmatare te ketij akti, autori pranon, ne mbeshtetje te “Shqipenia me 1937”, f. 37  dhe Ferit Vokopola ne “Njeriu”, Nr. 5, 1942, f. 7, duke dhene edhe emrat, 41 delegate (f. 32). Autori publikon aktin ne gjuhen shqip dhe osmanisht (me perkthim te botuar ne Shqipenia me 1937”, f. 36) nga ku marrim vesh se ato nuk jane identike me njera-tjetren (f. 32). Sipas tij ne gjuhen osmanisht ne akt shkruhet: “Pasi u permenden prej Ismail Qemal Beut Kryetarit te Komisionit, reziqet e mjerimet ne te cilat ndodhet Shqiprija, Kongresistet me nje ze pranuan indipendencen dhe e proklamuan Shqiperin Shtet indipendent e te lire”.

15-Akademia e Shkencave e RPS te Shqiperise me 1984  ribotoi pas afro 20 vjetesh (pasi ishte mbeshtetur ne botimin e vitit 1965) “Historia e Shqiperise”, vell. i dyte (vitet 30 te shek. XIX – 1912) ku per temen tone kishte shkruar: “Me 28 Nentor 1912, ne oren 14, u hap ne Vlore Kuvendi Kombetar ne te cilen merrnin pjese 37 delegate…” (f. 497).

16-Tajar Zavalani, “Histori e Shqipnis”, Tirane 1998, pretendon se ne Vlore kishin mberritur 83 delegate nga te gjitha krahinat shqiptare (f. 224). Vetem ky autor ka pranuar qe teksti i Aktit te Pavaresise te jete botuar me vone nga Lef Nosi dhe ne gjuhen shqipe perbehet vetem nga kater (4) rreshta, ndersa ne gjuhen turqishte te vjeter ka si shtese dy (2) rreshta (f. 224). Ne fakt ne te gjithe variantet e publikuara deri me tani teksti ne gjuhen shqipe perbehet nga gjashte (6) rreshta, ndryshimi i te cilave con ne dyshimin me te pare se Akti i Pavaresise i vitit 1937 nuk perputhet me aktin e vitit 1912. Po te pranohet si argument ky fakt, atehere kemi ne dore gurin me te forte mbi ndryshimin e tekstit ne Aktin e Pavaresise te vitit 1912, jashte asaj qe ka shkruar Lef Nosi dhe ka interpretuar Avokat Dr. Vasil K. Dilo (dmth rezultojne tre te dhena, me lidhje indirekte mes tyre, qe flasin per ndryshimin e Aktit te Pavaresise nga pikepamja e permbajtjes). Mos valle Tajar Zavalani e ka ditur te verteten e paster kur u nis e shkroi keto rreshta? Perse nuk ka rene ne sy ky fakt? Nuk e kane ditur, apo nuk kane dashur ta shohin? Praktikisht ky informacion e hedh poshte si te manipuluar rrenjesisht ate qe ka shpalosur Lef Nosi dhe ka publikuar Fototeka “Marubi” me 1937, por ai nxjerr ne pah edhe nje gje tjeter: te gjithe studiuesit, shqiptare e jo shqiptare, jane mbeshtetur vetem ne tregimet e Lef Nosit kur ka ardhur puna per te analizuar praktiken e shpalljes se Pavaresise se shtetit te shqiptareve me 1912 dhe nuk kane dashur ta zbulojne te verteten e sakte mbi kete Akt, gje qe me con ne perfundimin se ata kane pasur frike profesionale.

17-Akademia e Shkencave te Republikes se Shqiperise me 2002 botoi kompleksin historik “Historia e Popullit Shqiptar” ne kater vellime, ku vellimi i dyte (Rilindja Kombetare, vitet 30 te shek. XIX-1912) kishte kete informacioni per temen tone: Me 28 nentor 1912, ne oren 14, u hap ne Vlore Kuvendi Kombetar. Ne mbledhjen e pare te Kuvendit moren pjese 37 delegate, te cilet u shtuan gjate diteve qe pasuan duke arritur ne 63 vete qe perfaqesonin te gjitha viset shqiptare. Pjesa me e madhe e tyre ishin udheheqes e veprimtare te Levizjes Kombetare Shqiptare” (f. 510).

18-Blendi Fevziu, “100 vjet (1912-2012)”, Tirane 2012, nje eskursion ne politiken e Shtetit Shqiptar shkruan: “Sali Xhuka beri vertetimin e tyre dhe gjeti se nga 84 delegate te zgjedhur, 43 prej tyre kishin arritur ne kohe dhe ndodheshin ne dhome….”; pasi flet per ngjarjen e dates 28 nendor dhe formulimin e proces verbalit te asaj dite, vazhdon: “Pas tij (nenkuptohet Ismail Qemali,GH) vijojne nenshkrimet e 40 personave. Dokumentin e firmosen vetem delegatet e dites se pare” (f. 24). Autori nuk thote asnje fjale per diferencen midis 43 delegateve te ndodhur ne dhome dhe 40 firmetareve hipotekore.

19-Ilir Ikonomi, Pavaresia, udhetimi i paharruar i Ismail Qemalit, UET Press, 2012, shkruan: “Delegatet, qe kishin mundur te arrinin, po grumbulloheshin dalengadale ne selamllek. Ata ishin rreth 40 veta dhe shume prej tyre nuk kishin qene ndonjehere ne Vlore. Ne pjesen me te madhe, kujton delegati i Bukureshtit, Dhimiter Beratti, ata nuk njiheshin me njeri-tjetrin…” (f. 216). Termi rreth 40, i perdorur nga autori, duhet te nenkuptoje se ai ka dyshime per kete numer e per te mos i bere qejfin asnje krahu e le evaziv numrin e sakte (ndoshta nuk e ka ditur sakte pa pasur asnje mundesi argumentimi).

20-Jusuf Buxhovi, Kosova, pjesa e dyte, Perandoria Osmane, Prishtine, 2012, shkruan se numri i delegateve ne diten e nenshkrimit te Aktit te Pavaresise ka qene 37 dhe me vone u bene 63 delegate nga te gjithe trojet e banuara nga shqiptaret (f. 611) duke dhene disa nga emrat e tyre ku perfshihet dhe Hasan Hysen Budakova, personazh krejt i panjohur prej nesh ne kete ngjarje, por i njohur si drejtues i kryengritjeve antiosmane. Burimi i ketij informacioni eshte: “Historia e Popullit Shqiptar”, vell. II, f. 510 (shen. nr. 958).

21-Elena Kocaqi ne artikullin e saj te botuar ne gazeten “Shekulli” (21 nentor 2012), Austriaket mbeshteten Ismail Beun te ngrinte flamurin- , pretendon se ne Kuvendin e Vlores firmosen 40 nga 84 deputete dhe, pavaresia, nuk u arrit as me shumice te thjeshte votash. Por ne librin e saj “Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar” shkruan pak si me ndryshe duke cituar Miranda Vickers. Aty thuhet: “Keshtu me mbeshtetjen diplomatike te Vjenes 83 delegate te krishtere dhe muslimane, nga e gjithe Shqiperia u mblodhen ne Kongresin e Vlores, me 28 Nentor 1912” (f.131).

22-Gezim H. Juka, Shteti Shqiptar dhe Shkodra – 1912-2012, Shkoder 2012, shkruan se me 28 Nentor 1912 u arrit te shpallej Pavaresia e Shqiperise e realizuar ne Vlore ku mes Delegateve nga gjithe trevat shqiptare, gjithsejt 80 figura te denja politike, nga….(f. 8).

23 – Por në nje liber mbi figuren dhe veprimtarine e Ismail Qemalit: “Shqipëria dhe Shqiptarët”, Tirane 2008, me autor botimi, shpjegime, plotesime historike dhe grafie sternipin e tij, Darling Ismail Vlora gjejme te dhena te tjera dhe te reja. Ne kapitullin: ”Kuvendi i Vlores dhe Shpallja e Pavaresise” (f. 115-124), pervec emrave te nenshkruesve, shkruhet: “Edhe pse Kuvendi i Vlores zhvilloi 7 mbledhje (28 nëntor – 7 dhjetor) Akti i Pavaresisë u nënshkrua ne mbledhjen e parë te Kuvendit, më 28 nentor. Nga 43 delegate, që ishin prezent, Aktin e kane nenshktuar vetem 40 prej tyre” (f. 121) dhe poshte vazhdojne emrat e 40 firmetareve12, pa shpjeguar ne asnje rast ndryshimin midis 43 dhe 40. Shenimi 12  thote: Lef Nosi “Dokumenta Historike…”, Nr 6, f. 167. Por as ky autor nuk e ka vene ne dyshim permbajtjen e tekstit te Aktit te Pavaresise. Ne do te kemi rast te shohim ne vazhdim nje botim te Lef Nosit me te hershem dhe me te dhena te tjera te botuara ne te njejten reviste, vetem se me Nr. 4, f. 119-121, ku shifra e firmetareve eshte 37.

24 – Ismail Qemali (Album) pergatitur nga Prof. Kristo Frasheri, Tirane 2012. Ne kete botim akademiku i nderuar, qe tashme nuk jeton me, ka ndryshuar mendjen, ne raport me ate qe ka botuar me 2008, dhe ka paraqitur nje variant tjeter per nenshkruesit e Aktit te Pavaresise. Sipas tij, duke u mbeshtetur tek gazeta “Perlindj’ e Shqipniȅs” ne janar 1913 dhe ribotim te Lef Nosit tek “Dokumenta historike per t’i sherbye historiȅs tone kombetare”, nr. 4, Elbasan qershor 1924, ff. 119-122, Akti eshte paisur  me 40 nenshkrime te pjesmarresve ne Kuvendin historik. Prej tyre vetem 36 delegate kane nenshkruar ne faqen e pare. Per mungese vendi ne faqen e pare, kater delegatet e tjere kane nenshkruar ne prapashpine te dokumentit historik (f. 72). Si Akt te Pavaresise akademiku yne ka botuar variantin sipas foto 4, te vitit 1937, ku figurojne 36 firma, dmth faqja e pare e aktit, duke i shtuar shenimin: “Tekstin shqip e ka shkruar Luigj Gurakuqi” (f. 73) duke e perforcuar me analizen e f. 72, sipas se ciles: “Fraza shqip qe permban akti i Pavaresise eshte shkruar nga dora e Luigj Gurakuqit. Kjo vertetohet nga ngjashmeria e doreshkrimeve ne origjinal i epistolarit te Luigj Gurakuqit dhe i doreshkrimeve te tjera qe ruhen ne Arkivin Qendror Shteteror te Tiranes. Pikepamja e perhapur se teksti shqip eshte shkruar nga Mustafa Kruja nuk ka baze reale. Kush ende dyshon, le te beje krahasimin skriptologjik te epistolarit te Mustafa Krujes qe ruhet ne arkiv”. Ne fakt ne kete pike akademiku yne ka gabuar pasi dora qe ka shkruar tekstin shqip eshte e njejte me doren qe ka shkruar edhe tekstin osmanisht dhe duke bere krahasimin skriptologjik te disa letrave te Thanas Floqit rezulton qe shkrimet jane identike, aq me teper kur Thanas Floqi ishte nje zoterues edhe i osmanishtes. Ne faqen 76 autori boton foton e pjestareve te Kuvendit te Vlores, pa i vene daten, ku ne te jane 56 persona.

Por ky nderrim i mendjes se akademikut tone nuk ka ndikuar tek ata qe e kane marre informacionin mbi numrin e delegateve ne Kuvendin e Vlores nga ai ne botimet e meparshme, gje e cila i ka cuar studiuesit e huaj ne nje keqinformim te lexuesit me permasa mohuese mbi ata qe luftuan realisht per pavaresine e Shqiperise se asaj kohe, pasi keta luftetare u kufizuan vetem ne Shqiperine Jugore dhe Qendrore duke lene jashte veprimit historik delegatet nga Veriu i Shqiperise dhe Kosova (ne kete rast kam parasysh Peter Bartl ne librin e tij: “Muslimanet shqiptare ne levizjen per pavaresi kombetare – (1878-1912)”, Tirane 2006, ku e citon (f. 226) akademikun tone si me poshte: “Me 28 nentor u mblodh ne Vlore nen drejtimin e Ismail Qemal Beut nje kongres kombetar ku muaren pjese 37 delegate nga Shqiperia Qendrore dhe Jugore”81. Shenimi 81 thote: Kristo Frasheri, Shpallja e pavaresise se Shqiperise (28 Nentor 1912), Tirane, f. 29, jep 47 delegate (ndoshta gabim shtypi). Ne kete drejtim eshte perdorur nje mashtrim mediatik me permasa te frikshme qe fshehin faktin se ne luften e madhe per Aktin e Pavaresise se Shtetit te Shqiptareve kane qene aktore krejt te tjere qe shqiptaret nuk i dine ne asnje permase, pasi jane fshire nga historia teorike (te pakten kjo tek ky autor duket fare hapur dhe ai nuk e ka vrare mendjen per te mesuar me teper).

25 Bujar Leskaj, Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009, Tirane 2009, f. 27. Ky autor, per kete problem, eshte mbeshtetur ne vepren e Lef Nosit: Dokumente historike 1912-1918, Tirane 2007; si dhe ne vepren e Teki Selenices: Shqiperia me 1937, Tirane 1937.

26 – Nina Smirnova, Historia e Shqiperise pergjate shekullit XX, Tirane 2004, me perkthim nga Korab Hoxha dhe Fatmir Mborja. Sipas kesaj autoreje firmetaret ishin 37 dhe delegatet perfundimtare 50 (f. 58). Nga e ka marre kete informacion studiuesja ruse?

27 – Arben Puto, Ceshtja shqiptare ne aktet nderkombetare te periudhes se imperializmit, vell. I (1867-1912), Tirane 1984, ku dokumenti me nr. 52 eshte Vendimi i Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, f. 384-385, i cili nuk ka asnje ndryshim nga te gjithe publikimet e bera.

28 – Piro Tako, Luigj Gurakuqi, Tirane 1980, ku ne faqe 190 eshte Vendimi i Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise me te njejtat permasa si publikimi i “Qeveria e perkohshme..” dok. 17, f. 34 dhe Lef Nosit i vitit 1924, nr. 6, f. 172, duke pranuar se eshte shkruar nga Luigj Gurakuqi, si “shkronjesi i pare” i Kuvendit.

29 – Romeo Gurakuqi, Shqiperia 1911-1914, Tirane 2012; ne gjurmet e AQSH te RSH, Lef Nosit, por dhe te revistes LEKA-1937, autori pershkruan procesin praktik te shpalljes se Pavaresise (f. 454-465). Autori si Akt te Pavaresise konsideron variantin e foto 2 pa faqen anesore.

30 – Ismail Qemali, Permbledhje dokumentash (1888-1919), Tirane 2002, pergatitur nga Teuta Hoxha; ku ne faqe 282 ekziston nje telegram i perfaqesuesit austro-hungarez ne Vlore derguar MPJ ku i njofton mbi korespondencen telegrafike te I. Qemalit me kryeministrin turk lidhur me Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise (dok. Nr. 229). Ne kete telegram, midis te tjerash, shkruhet: “…Ky vendim motivohet me izolimin e Shqiperise dhe […] dhe me pazotesine e Turqise per te mbrojtur Shqiperine nga armiqte e jashtem. Ai e siguronte Qamil Pashen se Shqiperia ka per t’u perpjekur qe te mbaje lidhjet fetare me kalifatin dhe te zgjedhe nje organizim politik, i cili t’u pershtatet sa me mire edhe interesave te perandorise turke.” Eshte i vetmi material qe i shkon per fije interpretimit te Avokat Dr. Vasil K. Dilo-s te bere ne studimin mbi Protokollin e Korfuzit duke na treguar se nuk eshte i vetmi qe e ka kapur defektin e Aktit te Pavaresise te vitit 1912.

31 – Ben Blushi, artikulli ne gazeten “Panorama, dt. 4 Nentor 2015, ku politikani komenton romanin e tij “Kandidati” -Tirane 2015, ne te cilin aludon per zhdukjen e Aktit te Pavaresise nga ana e Lef Nosit (f. 111, 114)  Ne kete pike eshte ndeshur me historianet duke u justifikuar me pretendimin se: “Për Lef Nosin nuk kam sajuar asgjë. Lef Nosi ishte ministër i Ismail Qemalit dhe e mori aktin e Pavarësisë dhe në vitin ’37 është zhdukur. Pra, ai është njeriu i fundit që e ka pas ditur. E ka nxjerrë kopjen e tij në vitin ’37 kur Zogu bëri një ceremoni të paparë. Dhe që prej atëherë origjinali është zhdukur. Dhe pyetja është që pse nuk është Akti i Pavarësisë?”. Per ta thene pa paragjykime, politikani Ben Blushim ka dyshime qe Akti i Pavaresise eshte zhdukur nga Lef Nosi duke pasur si argument botimin me 1937, por duke heshtur per dorezimin e Aktit ne Banken e Shtetit Shqiptar. Kjo gje e fundit te con ne mendimin se kerkon te mbroje hajdutet e mundshem, por qe nuk ka pasur te tille, pasi, sic do te shohim, as qe behet fjale per zhdukje te Aktit te Pavaresise: behet fjale per shpikje te Aktit te Pavaresise pas 1924 dhe, me 1937, u sajua per te mbuluar gjurmet e ketij manipulimi te turpshem. Por Blen Blushi ka nje merite: ka pranuar se Lef Nosi ka pasur nje nga kopjet e Aktit te Pavaresise; duke nenkuptuar se mund te ekzistojne edhe kopje te tjera. Kerkimet sipas kesaj ideje te cojne drejt figures se Syrja Bej Vlores, ne shtepine e te cilit, ne Athine, ka qene i ekspozuar Akt i Pavaresise. Por cili Akt? Eshte nje nder enigmat qe duhet ndjekur per te zbuluar te verteten e paditur shqiptare ne lidhje me dokumentin me te pare te Shtetit Shqiptar, pasi rreth vitit 1930 deri ne fund te jetes (1940, ka nderruar jete ne Athine) nuk ka qene ne Shqiperi e, me shume mundesi, nuk mund ta kete variantin e publikuar nga Lef Nosi me 1937.

32 – Prof. Dr. iur. Eqrem Zenelaj, Ceshtja shqiptare nga kendveshtrimi i diplomacise dhe gjeopolitikes se Austro-Hungarise (1699-1918), Prishtine 2010; ku ne faqe 399-405 flitet per Kuvendin e Vlores – shpalljen e Pavaresise se Shqiperise nga Ismail Qemal Vlora, me 28 Nentor 1912. Autori pretendon se ishin ftuar 53 delegate, por se moren pjese 43 delegate, ndersa firmosen 40 prej tyre.

33 – Angjelin Shtjefni, Nikolle Loka, Imzot Nikolle Kacorrri, burre shteti shqiptar ne Altarin e Atdheut, Tirane 2012; ku ne faqet 147-153 flitet per keto ngjarje.Fillimisht pranohet se kane mberritur ne Vlore 41 delegate (f. 151), por ne mbledhjen e pare qene te pranishem 43 delegate nga te cilet 40 firmosen Aktin e Pavaresise (f. 152).

34 – Fototeka Kombetare “Marubi”, Marubi, Njerz ne zâ e sênde te kujdesshme, Shkoder 2012. Ne kete album jepet Akti i Pavaresise sipas variantit te foto 2 e fotografuar me 1937 (f. 112), 40 firmetaret e ketij akti (f. 111), emrat e 81 delegateve (me gjithe mungesat) te Kuvendit te Vlores (f. 111) ku bie ne sy prania e Ahmet Zogut (gje qe nuk pranohet nga Shqipria me 1927) dhe mungesa e Dervish Bej Biçaku te vendosur si delegat i Elbasanit ne Kuvendin e Vlores ne memorialin e Aqif Pashe Biçakçiut ne qender te Elbasanit. Te gjithe te dhenat e “Marubi”-t jane te vitit 1937 te marra nga ekspozita me rastin e 25 vjetorit te Pavaresise qe Lef Nosi kishte hapur ne Tirane me kete rast.

35Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave Shteterore te R.P.SH., “Qeveria e Perkoheshme e Vlores dhe Veprimtaria e Saj (28 Nendor 1912 – 22 janar 1914”, Tirane 1963. Ne kete liber jepet vetem lista e delegateve ne Kuvendin e Vlores 1912 qe kane marre pjese ne diten e pare te kuvendit (42) sipas interesave te historiografise komuniste.

36 – Jaho Brahaj, Flamuri i Kombit Shqiptar, Tirane 2007. Ne faqe 128 autori publikon Aktin e Pavaresise sipas variantit te foto 4 duke e konsideruar si reliken me te shenjte per cdo pjestar te kombit shqiptar. Ndersa ne faqe 137 publikon fotografine e delegateve te Kuvendit te Vlores me 58 persona.

37 – Jusuf Buxhovi, Nga Shqiperia Osmane te Shqiperia Evropiane, rrenjet e nje kapercimi historik; Shtepia Botuese FAIK KONICA, Prishtine 2010, f. 387. Autori pranon se ne Kuvendin e Vlores, ne mbledhjen e pare, muaren pjese 37 delegate dhe ne ditet ne vazhdim u bene 63; ndersa Isa Boletini do te vije te nesermen me 400 luftetare (e dhena e fundit eshte marre nga Historia e Popullit Shqiptar, vellimi i dyte, Tirane 2002, f. 510)

38  –  Bardho Hysenaj, Histori e Laberise, Tirane 2011. Ne kete liber gjenden tre grupe informacioni per temen tone. 1-Ismail Qemali  ne vitin 1912 shkon ne Rome, Trieste, ne Bukuresht e pastaj ne Durres e Vlore. Arriti ne Vlore me 27 Nentor dhe per kete kishte lajmeruar me telegraf qe nga Bukureshti se ne Vlore kishin arritur 75 delegate, qe nga Dibra, Cameria, Vlora, Gjirokastra, Shqiperia e Jugut, Elbasani, Tirana dhe Kosova (f. 452). 2-Ismail Qemali ne ditet e pavaresise foli shqip dhe turqisht, qe te merrnin vesh forcat turke ne Shqiperi (f. 453). 3-Kuvendi i Vlores prej 37 vetesh, ne oren 14 te dates 28 nentor, zgjodhi kryetarin e qeverise, Ismail Qemalin (f. 453), por ne f. 454 autori vendos Aktin e shpalljes se pavaresise me emrat e 40 firmetareve dhe ne f. 455 jep lajmin se pavaresia e Shqiperise zgjoi interes ne Europe.

Te pakten ne keto pjese te cituara kemi nje refleksion te sakte te historise manipuluese mbi historine e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise me 28 nentor 1912; smth nje lloj historie te shkruar ne menyre paragjykuese, sipas interesit politik dhe te paargumentuar ne asnje fakt dhe te pa perforcuar me asnje dokument.

39 – Hajredin Isufi, Feja dhe Flamuri, Dom Nikolle Kacorri. Pa vit botimi, por me shume gjasa 2008. Autori ne f. 367 ka publikuar Aktin e Pavaresise sipas variantit 4. Ndersa ne f. 368 jep lajme se me 28 nentor, ne ora dhjete paradite, ishte vendosur shpallja e indipendences dhe ishte zgjedhur kryetari i Qeverise se Perkohshme. Ne f. 365 autori pershkruan ceremonine festive te ngritjes se flamurit kombetar ne oren tre pas dite te dates 28 nentor 1912 ku vecova: “Kush ka patur fatin te ndodhet atje, shkruan ne kujtimet e veta Dhimiter Berati, s’mund ta harroje kurre…Zemra na u mbush me gaz dhe me shprese. Qysh te mos lindnin keto ndjenja duke pare skenen e prekshme te vellazerimit: myftiut te Dibres, Vehbiut, qe u perqafua me Dom Nikolle kacorrin, ortodoksi beratas Bab Dud Karbunara, mjekergjati qe puthi ne balle katolikun shkodran, Luigj Gurakuqin, Isa Boletini i Kosoves me fame trime trimie e ne shume kryengritje kunder turqve puthi doren e Ismail Qemalit….” 9. Shenimi 9 thote: Dh. Berati, Kujtime te Kovendit te Vlores, 28 nentor 1912, ne liberin “Skenderbeu 1468-1968”, pergatitur nga Eduard A. Licha, Boston, 1968, f. 155-158.

E vura ne dukje kete pjese per te treguar se gjeja me e fshehte sot ne praktiken e Shpalljes se Pavaresise me 28 Nentor 1912 eshte prania ose jo e Isa Boletinit me 28 nentor 1912, ku sipas Dhimiter Beratit, rezulton qe Isa Boletini te kete qene me 28 nentor 1912 ne Vlore dhe te kete puthur doren e Plakut te Vlorajve. Kjo gje paralelizohet edhe me nje foto te Isa Boletinit te vitit 1912 duke hyre ne Vlore me rrethin e vet miqesor (George Gawrych, Gjysmehena dhe Shqiponja; Sundimi Otoman, Islamizmi dhe Shqiptaret, 1874-1913, Tirane 2007, f. 264), per te cilen eshte thene se eshte e vitit 1913, festimi i nje vjetorit te Pavaresise, kur Baca Isa Boletini nuk ka qene.

40 – Kristo Frasheri, Rilindja Kombetare Shqiptare, Tirane 1962. Pa asnje diskutim qe eshte botimi me gjurmelenes ne edukimin e brezave shqiptare te pas 1945-ses, pasi per here te pare botohet nje liber me permbajtje “patriotike” krejt ndryshe nga e kaluara. Vetem 18 vjet i jane dashur realizmit socialist per te kaluar nga pozicioni realisht kombetar  ne  nje  permbysje mbi  ate qe dinin shqiptaret pergjate 50 vjeteve te kaluar. Jo pa qellim e vendosa ne fund kete botim te Kristo Frasherit per t’i treguar lexuesit se manipulimi politik i Kombit Shqiptar fillon me kete historian dhe me kete kohe (manipulimet e kryera nga institucionet kerkimore “shkencore” te kohes pergatiten terrenin pikerisht per kete album prej nga shqiptaret muarren vesh se ata qe i kishin konsideruar patriote, te cilet kishin luftuar realisht per Kombin Shqiptar, nuk kishin me vlere dhe patriotet e vertete na paskeshin punuar ne Stamboll, Bukuresht, Egjypt dhe dikush ne Boston. Ky eshte albumi me te cilin fillon tjetersimi i historise se Kombit Shqiptar sipas sensit negativ te aplikimit dhe mohimi i figurave kombetare reale te Kombit Shqiptar. Nuk eshte pa domethenie dhe fakti qe kete vit botohet per here te pare, pas 1945, vepra e Sami Frasherit: “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?”.

Ky botim ka pasur nje rendesi te vecante per kohen pasi eshte realizuar ne kater gjuhe (shqip, rusisht, frengjisht dhe anglisht) dhe ka te dhenat e para historike te ndryshuara mbi ngjarjen qe po analizojme. Sipas ketij botimi shpallja e Pavaresise me 1912 ka qene veper e shqiptareve te udhehequr nga Ismail Qemali, i cili me dy udhetimet ne Bukuresht dhe Vjene siguroi pavaresine e shqiptareve dhe kerkoi mbajtjen e kongresit ne Durres ose ne Vlore. Me 9 Nendor 1912 dergoi telegram nga Vjena dhe me 18 Nendor nga Vlora. Albumi boton telegramet qe popullata e prefektures se Elbasanit (me 25 Nendor 1912), perfaqesuesit e te gjithe popullit te Tiranes (me 26 Nendor 1912) i dergojne Ismail Qemalit perkrahjen ndaj qeverise se tij duke shpallur pavaresite e tyre nga pushteti otoman (f.110-112). Ne f. 114 autori boton Aktin e Pavaresise sipas variantit te foto 1 pa na dhene numerin e delegateve dhe firmetareve te ketij akti. Ne f. 117 autori ka vendosur fotografine e Isa Boletinit se bashku me Ismail Qemalin pa diciture te metejshme, por qe ka nje nenkuptim historik te pa shpallur akoma qe historiane yne e ka fshehur me qellim politik.

(kjo liste me 40 botime dhe mbi 40 autore ka nje vecori te mire: tregon manipulimin politik dhe historik qe brezat e intelektualeve dhe politikaneve shqiptare i kane bere Historise se Kombit Shqiptar dhe trashegimine qe i kane lene njeri – tjetrit nga e kaluara drejt te tashmes duke mbrojtur idete e baballareve biologjike dhe shpirteror te gjithseicilit; por ajo ka edhe nje te mire tjeter: diferencon studiuesit shqiptare ne drejtim te gjenezes qytetare dhe shqiptare; kjo e fundit perben thelbin e shkakut perse eshte tranformuar Akti i Pavaresise ne gjendjen qe eshte sot si monument kulture dhe perse eshte asgjesuar Akti origjinal i Pavaresise, pamvaresisht nga permbajtja).                                                                                                       

Ne qofte se do te benim nje permbledhje te te gjithe emrave te delegateve ne Kuvendin e Vlores dhe te firmetareve te Aktit te Pavaresise, por t’i konsideronim te sakta perfundimet e te gjithe studiesve tane dhe te huaj, duke i mbledhur midis tyre, rezulton se numuri i delegateve eshte 102 dhe i firmetareve 44, pa vene ne dukje dy-tre shenjat e gishtave (ose myhyreve), pra 46-47, cka tregon se ketu dicka nuk shkon dhe shifrat, bashke me emrat e pervecem, rezultojne arbitrare dhe te paargumentuar qofte ne menyre dokumentare, e qofte ne menyre historike.

Krahasimi i permbajtjes se Aktit me kujtimet e Lef Nosit (behet fjale per revisten: “Dokumenta Historike per t’i sherbye Histories tone kombetare”, viti i I-re – Prill 1924 – Nr. 4, f. 97-128, shtypur ne Elbasan) pasi ne keto kujtime eshte mbeshtetur Avokat Dr. Vasil K. Dilo kur u nis e shkroi mbi “Protokollin e Korfuzit”, tregojne se “dicka” nuk eshte si origjinali i vitit 1912, te cilin nuk e ka pare asnjeri per jete e mot, pervec Lef Nosit, dhe pretendimi i tij mbi lenien ne Banke ben fjale per variantin e vitit 1937 (foto 3), duke qene krejtesisht i pavlefshem, dhe aspak per ate qe nenshkruan 37 delegatet e improvizuar. Keto kujtime, te botuara per here te pare me 1924 dhe ribotuar me 2007 nga Instituti i Historise dhe te pergatitur per botim e redaktim shkencor nga Prof. Dr. Marenglen Verli dhe Prof. Dr. Ferit Duka, bejne fjale per kete ngjarje ne kete menyre (ne fakt ne keto kujtime gjendet e fshehta e Aktit te Pavaresise dhe une pretendoj se problemi ka qene i ditur me kohe, por kerkush nuk ka deshiruar ta thote te verteten per aresye edukativo-arsimore; ne kete pike qendron frika e historianeve te sotem shqiptare). U mbeshteta fillimisht tek botimi i vitit 2007 pasi pretendon se paraqitet i plote duke permbledhur te gjithe numrat e revistes ne nje liber me vete, por qe nuk eshte keshtu dhe eshte botuar i pjeshem vetem per qellimin e fshehjes se dyshimit mbi origjinalitetin e Aktit te Pavaresise:

Libri ka nje parathenie nga Prof. Dr. Ferit DUKA (f. 3-4), por dhe nje parathenie nga vete autori, Lef Nosi (f. 7), ku ne fund lexojme:

“Me qene se shume ngjarje te kohes se shkueme kane ngele vetem ne mendjet te popullit, edhe ne mos u-shkrofshin me kohe, mund te harrohen fare ose te ndryshohen, per me i qite ne drite, do te botojme gjithnji ne fund te fletores disa faqe te posacme me titullin (ne liber eshte “titujlin”, GH) “Kujtime.”

E vura ne dukje kete pasazh vetem per nje aresye: ne liber ka vetem nje kapitull me termin “Kujtime” (f. 302-327) me autor Thanas Floqin (ekziston nje informacion, i mbeshtetur ne doreshkrimet e tij, mbi lidhjen e Thanas Floqit me Aktin e Pavaresise, sipas atij qe kemi sot, ne drejtim te shkruesit te saj duke mos e pranuar variantin qe eshte shkruar nga Luigj Gurakuqi), ku kujtimet e Lef Nosit ne cdo ngjarje qe pershkruhen ne fund te fletoreve mungojne, sipas parathenies se tij, duke e bere kete veper te pavlefshme ne drejtim te asaj qe eshte botuar. Megjitheate ja vlen te analizohen disa bashkesi fjalish. Sipas Lef Nosit: “Mori fjalen Kryetari z. Ismail Kemal Beu e me nje kuvendim te nxehte, te lidhum e te aresyeshme tha keto: Shqiptaret, ndonse besnike kurdohere te Mbreteria Othomane, nuk e kane harruar kurre as gjuhen as kombesien e tyne e prova ma e mire jane perpjekjet e kryengritjet qe baan here per here e sidomos ne keto katre vjetet e mbrame per te ruajtun te drejtat e zakonet  e veta” (bot. 2007, f. 178 dhe bot. 1924, f. 121). Shprehja: “besnike kurdohere te Mbreteria Othomane” dhe “perpjekjet e kryengritjet qe baan here per here e sidomos ne keto kater vjetet e mbrame per te ruajtun te drejtat e zakonet  e veta” nuk tregojne ne asnje rast kontradiksion midis popullates shqipfolese dhe pushtetit Sulltanor Otoman, por thjeshte nje servilizem historik dhe nje justifikim per ate qe po ndodhte jo per shkak te botes shqiptare dhe asaj otomane, por per shkak te politikes europiane me ndikim mbi popullaten shqipfolese dhe presion mbi Sulltanatin Otoman. Por Akti i Pavaresise qe njohim nuk e paraqet kete situacion historik ne permbajtjen e tij.

Por ne kete liber gjendet nje pjese e manipulimit qe nuk i eshte dhene rendesi, por qe na jep shenjen  e pare praktike te manipulimit te Aktit te Pavaresise. Duke pershkruar situaten e krijuar ne mbledhjen e dites se pare me 28 Nentor 1912, Lef Nosi do te shkruante fjale per fjale (bot. 2007, f. 179 dhe bot. 1924, f. 122):

“Te gjithe delegatet me nje zâ i pelqyen fjalet e Z. tij Ismail Kemal Beut dhe vendosen qe:

   Shqipenia te bâhet qe sot me vethe e lire e e mosvarme nen nje qeverrie te perkoheshme (nenvizimi i imi, GH)(botimi 2007 fjalen qeverrie e ka me nje r).

Te perplasuna duarsh te panumeruara e te papushim e priten kete vendim” (nenvizimi i imi per te treguar permasen e vendimit, qe nuk rezulton keshtu kur krahasohet me Aktin e Pavaresise, GH).

 Pjesa e fjalise “nen nje qeverrie te perkoheshme”, qe konsiderohet pjese e vendimit, nuk ekziston ne Aktin e Pavaresise te konsideruar si origjinal ne gjuhen shqipe, kur e gjithe pjesa tjeter eshte pike per pike (jo nga pikepamja gramatikore). A nuk kemi te drejte te pretendojme se Akti i Pavaresise qe shqiptaret e dine si origjinali i vitit 1912 nuk eshte autentik me kujtimet e shpalosura si te Lef Nosit per kete problem edhe pse jane mbeshtetur vetem tek ky autor?

Por perseri nuk kemi thene gjithshka, pasi na mungon fraza e cituar nga doreshkrimet e Avokat Dr. Vasil K. Dilos. Vazhdimi i analizes na con ne kerkesen per te krahasuar permbajtjen e dy shkrimeve sipas shqipes dhe osmanishtes, por edhe per te kerkuar nga Fototeka Marubi fotografine e Aktit te Pavaresise si mundesi realizimi nga ana e Kel Marubit, duke pasur parasysh pretendimin mbi aktin e proklamuar me 2012 sipas variantit ne foto 2, apo te 1937-es sipas variantit ne foto 4.

Per fatin tone te mire studiuesi Kastriot Dervishi, ne librin e tij mbi historine e shtetit shqiptar, na e ka dhene kete mundesi krahasimi dhe gjeja e pare qe marrim vesh eshte fakti qe ato nuk kane te njejten permbajtje pike per pike. Sipas tij pjesa osmanisht ka kete permbajtje (f. 21):

“Pasi u permenden prej Ismail Qemal beut, kryetarit te komisionit, rreziqet e mjerimet ne te cilat ndodhet sot Shqiperia, kongresistet me nje ze pranua indipendencen dhe e shpallen Shqiperine shtet indipedent e te lire” 1.

Shenimi 1 thote po aty duke nenkuptuar shenimin 1 te faqes 20 qe thote: 1.”Perlindja e Shqipenies”, 31 janar – 4 shkurt 1914 dhe “Shqipnija me 1937, veprimi shtetnor gjat njezet e pese vjeteve te veteqeverimit, I”, Tirane 1937, faqe 34-35.

Me kete veprim autori i shpeton pergjegjesise shkencore pasi ka cituar si te vertete nje mashtrim afro nje shekullor, por qe na jep mundesine te parcaktojme kohen se kur eshte bere ndryshimi i tekstit origjinal te Aktit te Pavaresise. Por, nga ana tjeter, perkthimi nga osmanishtja nuk eshte i sakte dhe fsheh nje pjese te ndryshimit origjinal ne gjuhen shqipe. Ne kete pjese gjendet fraza e themelimit te qeverise se perkohshme te Ismail Qemalit, qe nuk gjendet ne pjesen ne gjuhen shqipe, por qe gjendet ne kujtimet e Lef Nosit te vitit 1924.

Sipas Lef Nosit pjesa osmanisht (ne botimin 2007 thuhet turqisht) ka kete permbajtje:

“Passi upermenden prej Ismail Qemal Beut Kryetarit te Kongresit, rreziqet e mjerimet ne te cilat ndodhet Shqipnia, kongresistet me nji zâ pranuan Independencen edhe e proklamuan Shqipnien Shtet Indepedent e te lire.” (bot. 2007, f. 99; interesant eshte fakti qe ne botimin e 1924, Viti i I-re – Prill 1924 – Nr. 4, nga ana e Lef Nosit, kjo pjese mungon; kjo eshte aresyeja qe une dyshoj ne origjinalitetin e ketij botimi). Fotokopje e ketij materiali gjendet edhe ne librin e Vasfi Barutit mbi kete Akt, f. 11 dhe Fototeka Kombetare “Marubi”, Marubi, Njerz ne zâ e sênde te kujdesshme, Shkoder 2012, f. 111, vetem se nga ana gramatikore ne album teksti ka dallime ne raport me te sipermit.

Ndryshimi midis dy botimeve eshte formal dhe tregon vetem mungesen e seriozitetit te punes se kryer nga studiuesit. Keshtu qe ngelet per te pare perkthimin nga osmanishtja ne menyre te pavarur. Dokumenti ne gjuhen osmane eshte si me poshte (foto 5), i barabarte ne te gjitha variantet e shpallura si akte te Pavaresise dhe i marre prej tyre, permbajtja e se ciles perputhet me pjese nga fjala e Ismail Qemal Vlores te mbajtur ne ate Kuvend:

foto 5, por ky tekst ne gjuhen osmane nuk ka perputhje pike per pike me perkthimet e ndryshme te realizuara nga studiuesit e parapare duke perfshire edhe Lef Nosin vete. Eshte shkruar nga Thanas Floqi, i cili ate qe ka shkruar nuk ja ka thene saktesisht Lef Nosit dhe ketu duhet te dallohet konflikti midis dy intelektualeve mbi manipulimin qe po kryenin.

Per te kuptuar sadopak aresyet perse dokumenti me i pare i shtetit te shqiptareve eshte manipuluar ne kete fare feje duhen nxjerre nga shtresat e panjohura te Historise permasat e asaj qe ka ndodhur ne Nentorin e 1912-es jashte interesit te Politikes te viteve 1924 dhe 1945-1991 apo 1992-2017. Gjeja me e rendesishme ne ate ngjarje eshte aresyeja perse Ismail Qemal Vlora nuk e ngriti Flamurin ne Durres me 25 Nentor 1912, atje ku e kishte pergatitur gjithe Europa (e gjej kete interpretim ne librin e Mid’hat Frasherit: Fati i Shqiperise, Tirane 2009, f. 176; apo ne librin e Ali Kelcyres: Shkrime per Historine e Shqiperise, Tirane 2012, f. 39, ku pretendohet qe Ismail Qemali ishte caktuar nga qeverite e Romes dhe Vjenes per te kryer gjestin historik; ndersa ne nje liber mbi Imzot Nikolle Kaçorrin,me autor Angjelin Shtjefnin dhe Nikolle Loken, Tirane 2012, pretendohet se fillimisht ishte vendosur qe flamuri te ngrihej ne Durres dhe 22 nentor ku ishte bere nje mbledhje ne hotel  “Costandinopoli” dhe ku u diskutua ceshtja e shpalljes se Pavaresise, por nuk e pranuan Mytesarifi i Durresit dhe mitropoliti Jakov-f. 148,149; ndersa George Gawrych ne librin e tij: “Gjysmehena dhe Shqiponja (Sundimi otoman, Islamizmi dhe Shqiptaret 1874-1913), Tirane 2007, pranon se Ismail Qemali nuk qe ne gjendje te mbante kongresin ne Durres (f. 305) pa na dhene shkakun dhe perse kaloi ne Vlore), por e ngriti me 28 Nentor 1912 ne Vlore. Kjo aresye eshte mbajtur e fshehte deri ne afersi te jubileut te 100 te Pavaresise dhe per qejf nuk do te kishin dashur ta zbulonin kurre. Lef Nosi nuk e permend si fakt ne asnje rast (flas per materialet e ribotuara me 2007 deri me 2012, pasi origjinali i viteve 1924 e disponon kete material me permasa te kunderta, pra jo ai qe kam une), cka con ne perfundimin se ka ekzistuar nje segment ne politiken e asaj kohe qe ngjarjen kerkonte ta interpretonte sipas interesit te saj, e per rrjedhoje te njejtin fat e priste dhe Aktin e Madh te Pavaresise se Shqiptareve. Dhe kjo ngjarje eshte: Pavaresia e Shtetit te Shqiperise se Mesme, e shpallur me daten 25-26-27 Nentor 1912 ne Elbasan, Durres dhe Tirane, e paraqitur fillimisht si pa lidhje midis tyre, ku vetem ne Elbasan pati si kryeminister Aqif Pashe Elbasanin (Biçakçiun), i cili publikoi Kushtetuten e shtetit te Shqiperise se Mesme, programin e Qeverise se Shqiperise se Mesme, pullen postare te saj (kjo e fundit sipas gazetes “Standart”, dt. 16 janar 2013, f. 10-11), duke qene kundershtarja e kohore e Qeverise se Ismail Qemal Vlores. Paraqitja e figures se Pashait te Elbasanit, si perkahes i Ismail Qemalit (ne kete rast kam parasysh librin e Bahri Myftarit dhe Serxhio Mazreku: Pashai i Elbasanit, Tirane 2012, ku midis faqeve 112-113 jepet nje faksimile e telegramit drejtuar Ismail Qemalit me daten 25 Nentor 1912 kur po ate date Aqif Pashe Elbasani shpalli indipedencen e Prefektures se Elbasanit), duhet konsideruar nje iluzion historik i krijuar per te devijuar ngjarjet para 28 Nentorit 1912 dhe per ta paraqitur 28 Nentorin si nje ngjarje shqiptare me unitet absolut, gje qe nuk eshte e sakte. Por duhet thene se kete lloj qeverie Europa nuk e pranoi. Me 2012 u botua dhe Akti i Pavaresise se Shqiperise se Mesme ne gjuhen osmane (foto 6, zbuluar ne arshivat vjeneze nga Prof. Dr. Eqrem Zenelaj,  por  profesor  Zenelaj  ben  fjale  per  vepren  e Lef Nosit, te vitit 1924, me permbajtje krejt tjeter per tjeter kur flet per kete ngjarje) dhe u theksua se ishte shpallur ne 26/27 Nentor ne Durres nga nje kongres me 21 delegate ku midis tyre figuron edhe Ismail Qemali (cudia qendron ne heshtjen e Ismail Qemalit per kete ngjarje ne kujtimet e tij, Tirane 1997, f. 316, cka con ne dyshime qe perkthimi nga botimi i vitit London 1920, te mos konsiderohet i sakte, dmth perkthimi dhe botimi i vitit 1997 nuk eshte bere sipas origjinalit, por ai eshte i tjetersuar deri ne ate mase sa nuk duhet marre per baze ne asnje element. Por kjo heshtje nuk ka qene e izoluar pasi e njejta situate eshte edhe ne librin e Miranda Veckers: Shqiptaret, Tirane 2008, f. 112. E njejta analize shoqeron edhe kujtimet e Eqrem bej Vlores, Tirane 2001, vetem se autori pretendon se me 25 nentor 1912 Durresi u pushtua nga serbet nen komanden e kolonelit Popovic, – vell. i pare, f. 315. Po keshtu edhe ne librin: Greqia dhe Shqiperia, Tirane 2007, me autor Vasil Kondis, f. 120). Ne fakt me kete problem eshte sajuar mashtrimi i radhes, pasi historianet e epokes komuniste ne asnje rast nuk i thane Popullit Shqiptar se ngjarja ne Elbasan, Durres dhe Tirane  ne nentor 1912 ishte e lidhur me Pavaresine e Shqiperise se Mesme, por e devijuan nga thelbi i vet dhe e paraqiten jo vetem si papajtueshmeri pikepamjesh politike individuale, por i bashkangjiten nje konflikt me fshataret boshnjake qe jetonin si emigrante ne rrethinat e qytetit te Durresit  dhe nje pretendim imagjinar te Ismail Qemalit mbi menyren e te kuptuarit te Pavaresise se Shqiperise nga ana e durrsakeve te saj kohe (Kristo Frasheri, Shpallja e Pavaresise se Shqiperise, 28 Nentor 1912, Tirane 2008, f. 85). Ndersa Jaho Brahaj ne librin e tij mbi Flamurin Kombetar (f. 139) pretendon se “Ne Durres, Hamit Toptani, organizoi kuvendin dhe, sipas porosise se Ismail Qemalit, kur pa se po afrohej ushtria serbe, me 26 nentor, e ngriti flamurin”, por ne asnje rast nuk komenton firmen e Ismail Qemalit ne Aktin e Pavaresise se Durresit. Por autori ka nje merite (f. 140, 141): u ka treguar shqiptareve se pas 28 nentorit Flamuri u ngrit ne Puke nga At Gasper Thaci, ne Vaun e Dejes nga At Shtjefen Gjecovi dhe ne Rubik nga At Pal Doda duke na argumentuar se Kleri Katolik Shqiptar ishte ne balle te Pavaresise se Shtetit te Shqiptareve dhe Akti i 28 Nentorit 1912 kishte gjurmen kryesore te Kishes Katolike Shqiptare, si instrumenti i vetem europian ne ate ngjarje.

foto 6, Deklarata e Pavaresise se Shqiperise firmosur nga 21 delegate  ku figuron dhe emri i Ismail Qemalit ne Durres me 26-27 Nentor 1912. Delegatete jane: Myderrizi i Durrësit – Jusufi, nga ulema – Hysejn (Tartari), nga ulema – Aliu, myderriz – Jusufi, nga ulema (Muhamed Rexhepi), nga pushtetarët e çmuar – Myrteza (?), nga pushtetarët e çmuar – (?), nga pushtetarët e çmuar – Ismail Qemali, nga pushtetarët e çmuar – (Mahmud) Shefkiu, nga pushtetarët e çmuar – (?), nga pushtetarët e çmuar – Muhamedi, nga pushtetarët e çmuar – Musa Qazimi, nga pushtetarët e çmuar – Ismail Qemali, nga pushtetarët e çmuar – Hysejn Hakiu, Kryeplaku i komunitetit katolik – Filip Sereqi, nga pushtetarët e çmuar – Abdullahu, nga pushtetarët e çmuar – (?), nga pushtetarët e çmuar – Mehmed Akifi, nga pushtetarët e çmuar – Hasan (Bytyqi ose Bikiqi ?), nga pushtetarët e çmuar – Hysejn Balla, nga pushtetarët e çmuar – Bahtijar Dervishi (marre nga artikulli i Fatmira  Nikolli: Zbulohet Deklarata e panjohur e Pavarësisë). Ne kete deklarate dallohen qarte shenjat e myhyreve te unazave, duke na argumentuar se ka qene nje forme e kohes vendosja e firmave ne kete menyre.

Por te kunderten e studiuesve te mesiperm cfaq dokumentacioni austro-hungarez prej nga marrim vesh se me 26 duke u gdhire 27 ne Durres ishte bere proklamata e pavaresise (Radiotelegram shifer i Rudnay, nepermjet vaporit te Lloyd-it “Konti Wurmbrand”, per eproret ne Ministrine e Puneve te Jashtme ne Vjene, mbi Shpalljen e Pavaresise ne qytetin bregdetar te Durresit, Nr. 6512, Tel. Nr. 152; – Shqiperia ne Dokumentet Austro-Hungareze – 1912 – , vell.VI, f. 344, dok. Nr. 289).

E njejta situate ka ndodhur edhe ne Tirane ku me 26 Nentor 1912, ne mengjes Refik bej Toptani  mbajti fjalen e rastit dhe shpalli pavaresine, ndersa kapiteni i xhandarmerise Hamid Borshi ngriti Flamurin kombetar. Thuhet se ne ora 1500 u njoftua Ismail Qemali ne Vlore se Tirana shpalli pavaresine. Aktin e Pavaresise se Tiranes e firmosen 11 vete si perfaqesues te gjithe popullit te Tiranes: Fuat Bej Toptani, Refik Bej Toptani, Abdulla Gjinali, Xhelal Bej Toptani, Myderis Sulejman (mbiemri nuk lexohet, g.b.), Sheh Ahmet Pazari, Isuf Aqif Banka, Myderis: Hysein (mbiemri nuk lexohet g.b.), Myslim Beshiri, Selim Petrela, Papa Nikokolla Papajani (L.Nosi, Dokumenta Historike per t’i sherbye histories tone kombetare, Nr. 2, Elbasan, prill 1924, f. 38) (ky material eshte marre nga libri me autore Gazmend A. Bakiu dhe Kastriot Dervishi: Tirana Prefektet dhe nenprefektet e saj 1912-2017, Tirane 2017, f. 20, 21).

Cfare fsheh kjo ngjarje dhe perse eshte tjetersuar? Pergjate gjithe kohes se epokes komuniste kjo ngjarje eshte interpretuar ndryshe, sikur ngritja e Flamurit me 25 dhe 26/27 Nentor 1912 ne Elbasan, Durres dhe Tirane ishte bere si parapritje e ngritjes se Flamurit nga Ismail Qemal Beu ne Vlore me 28 Nentor 1912 dhe jo si kundershtim i saj. Te pakten te gjithe autoret i listes se mesiperme e trajtojne ne kete menyre procesin praktik te shpalljes se Pavaresise (por ka edhe autore te tjere qe i shkojne per fije sipas kesaj pikepamje, permend: Av. Hysen Myshketa ne librin Kujtime e shenime pak edhe si historike, Durres-Lecce tetor 1999, f. 69; Myrteza Bajraktari ne librin Nje veshtrim tjeter i historise, Tirane 2011, f. 41), te cilet perforcojne historiografine e realizmit socialist ne drejtim te mashtrimit te perdorur.

Ne kete rast u shpiken dokumenta dhe fakte te genjeshtra qe kerkuan t’i mbushnin mendjen shqiptareve se ngjarja me e madhe e jetes se tyre politike kishte ndodhur sipas historiografise te epokes komuniste. E gjej kete te fundit si shoqeruese e problemeve historike pa asnje lidhje me thelbin per te cilin botohet nje liber (p.sh. tek Haziz Gjergji: Myslim Peza deshmitar dhe protagonist 1912-1939, Tirane 2008, f. 27-28, por qe duhet te jete mbeshtetur ne nje loje mediatike nga ana e Lef Nosit, ku ky i fundit, sipas Haziz Gjergjit, pretendon se Aqif Pashe Biçakçiu ishte zgjedhur perfaqesues i popullit te Elbasanit ne Kuvendin e Vlores se bashku me Dervish Beun, Shefqet Daiun, Midhat Frasherin, Shefqet Bej Verlaci dhe me ate vete,- Lef Nosi, Dokumenta Historike per t’i sherbye histories tone kombetare, viti i I-re – Prill 1924 – Nr. 4, f. 103 (dmth kemi 6 delegate, kur ne fakt, ne po kete broshure, numuri i delegateve te Elbasanit eshte 4); te njejten gje e gjejme edhe ne librin e Kristo Frasherit per kete problem ku pretendohet se Aqif Biçaku ishte i domosdoshem ne Kuvendin e Vlores, – Shpallja e Pavaresise se Shqiperise, 28 Nentor 1912, Tirane 2008, f. 85), kur ne realitet paska qene njeriu qe i paska dale kunder Ismail Qemal Beut. Por me sa duket edhe Pavaresia e Elbasanit i eshte nenshtruar nje procesi kongresistesh prej 35 vetesh qe me 25 Nentor 1912 shpallen Pavaresine e Elbasanit pa asnje lidhje me Ismail Qemal Beun te pas tre diteve (pretendohet te jete ne gjuhen shqipe dhe shoqeron memorialin e ngritur ne Elbasan sipas nje nenkuptimi te krijuar nga manipulatoret e historise se Popullit Shqiptar, foto 7).

Por pati edhe interpretime te tjera te lidhura me luften e Kishes Ortodokse kundra shpalljes se Pavaresise se shqiptareve ku vihet ne pah roli i dhespotit grek Jakov ne Durresit ne kete proces (Akademia e Shkencave e Shqiperise, Insituti i Historise: Historia e Popullit Shqiptar, vell. II – Rilindja Kombetare vitet 30 te shek. XIX-1912, Tirane 2002, f. 509;   Arben Puto, Shqiperia Politike 1912-1939, Tirane 2009, f. 360; Piro Tako, Luigj Gurakuqi, Tirane 1980, f. 185-186; Gazmend A. Bakiu, Shqiperia Politike, Tirane 2010, f. 28). Ndersa Eqrem bej Vlora, ne librin e tij me kujtime, vellimi i pare 1885-1912, f. 314-315, e  anashkalon ngjarjen pa e prekur ate.

Pra idene e pavaresise se Elbasanit, Tiranes dhe Durresit, formimin e qeverive perkatese, si akte qe i kane paraprire ngritjes se Flamurit ne Vlore me dt. 28 Nentor 1912 ne favor te Ismail Qemalit e ka ngritur per here te pare Lef Nosi dhe ketu e ka burimin gjithshka e shkrua per ate ngjarje sipas asaj qe dime zyrtarisht sot, gje absolutisht e pasakte dhe abuzive, por qe con gjurme edhe drejt manipulimit te Aktit te Pavaresise po nga Lef Nosi.

Mbi ekzistencen e qeverise se Shqiperise se Mesme kemi informacion edhe nga historiania Elena Kocaqi Levanti ne librin e saj: Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar, Tirane 2012, f. 131-144. Akoma edhe me tej pas dhjete muajve e 15 dite nga dita e Pavaresise ne Vlore, 13 tetor 1913, ne Durres Esat Pashe Toptani shpall programin e Qeverise se vet (sipas Revistes “Leka”, vj. XII, 1940, Nr. i vetem; po keshtu pretendon Sejfi Vllamasi ne librin e tij: Ballafaqime politike ne Shqiperi -1897-1942,, bot. II, Tirane 2000, f. 83; Ismail Strazimiri ne librin: Lufta kunder pavaresimit te Shqiperise, Tirane 2010, f. 25). Por nga nje burim tjeter rezulton qe me 15 tetor 1913 Esat Pasha shpalli formimin e nje qeverie te re dhe te “Senatit” te Shqiperise Qendrore, tek i cili u zgjodh ai vete president dhe u vu ne lufte te hapur kunder Qeverise se Vlores, duke krijuar nje dualizem te rrezikshem ne administraten e Shqiperise, ku gjindet edhe – per ta bere situaten me te nderlikuar – regjimi nderkombetar i Shkodres. Me 16 tetor Komisioni Nderkombetar i Kontrollit fillon punen e tij, duke u vendosur ne Vlore (Paolo Muner, “Kryeqyteti i pamundur”, revista “Klan”, NR. 844, Dt. 10 Nentor 2013, f. 26, – data ne reviste eshte vene 15). Kontradiksioni midis qeverise se Ismail Qemalit dhe asaj te Esat Pashe Toptanit eshte shkaku fillestar perse mbi Esat Pashe Toptanin rane rrufete e komunizmit shqiptar pas 1945 ne arsimin e detyrueshem shkollor dhe ate universitar pa treguar ne asnje rast rolin real te Esat Pashe Toptanit ne historine e shek. te XX-te te Shqiperise. Ne kete pike ndihmoi dhe fantazia mbi vrasjen e tij nga ana e Avni Rustemit dhe ne kete menyre manipulimi historik u be shume permasor dhe i veshtire ne kostatimin publik. Gjurmet juridike te lena ne ditaret e Avokat Dr. Vasil K. Dilo mbi pamundesine e vrasjes se Pashait te Toptanve nga ana e Avni Rustemit, per te cilin avokati ka lene nje deshmi te gjate mbi karakterin teper negativ te tij, kur Gjykata e Parisit e liroi si ta pafajshem (edhe tek Ilir Ikonomi, Esat Pashe Toptani, njeriu-lufta-pushteti, Tirane 2016, f. 523), perforcohet me perfundimet e nje studimi mbi Esad Toptanin dhe shqiptaret ne veshtrimin europian realizuar nga studiuesja Ervina Toptani, Tirane 2017, f. 309-310.

foto 7, Deklarata e Pavaresise se Shqiperise ne Elbasan me 25 Nentor 1912 e firmosur nga 35 delegatet e saj: Aqif Pashe Bicakciu, Shefqet Bej Verlaci, Hasan Bej Bicakciu, Fuad Bej Bicakciu, Abdullah Bej Tirana, Servet Bej Zylfi, Ismail Bej, Ismail Bej Xheladin Beu, Ali Agjah Bej, Maliq Bej Riza Beu, Demir Bej Sulce Beu, Jusuf Bej Taushani, Haxhi Hafez Sulejman Kungulli, Refik Myftiu, Mahmut Guma, Xhafer Pasmaqi, Hysen Sulova, Ruzhdi Alush Saraci, Papa Dhimiter Dhimitruka, Beniamin Deliana, Beniamin Nosi, Taq Buda, Kol Papajani, Lazer Papajani, Serafin Jorgaqi, Haxhi Nikolle Jorgaqi, Mihal Prifti, Dhimiter Paparisto, Emin Haxhiadem Shijaku, Rrapush Demeti, Mahmut Hakoni, Hysen Dakli, Hasan Cifte, Ymer Poni, Hysein Hastopalli, Demir Zenelhoxha (marre nga memorali i Aqif Pashe  Biçakçiut ne Elbasan ku rezultojne 36 emra dhe jo 35). Autoret e memorialit per te realizuar unitetin kombetar te ngjarjes me ate te pas tre diteve ne Vlore, i bashkangjiten edhe pese (ne disa botime pranohet qe kane qene kater delegate nga Elbasani, mungon Dervish Bej Biçaku,-Fototeka Kombetare “Marubi”, Marubi, Njerz ne zâ e sênde te kujdesshme, Shkoder 2012, f 111) emrat e delegateve te Kuvendit te Vlores: Lef Nosi, Shefqet Daiu, Qemal Karaosmani, Mit’hat Frasheri, Dervish Bej Biçaku duke zhdukur kontradiksionin midis dy ngjarjeve, por duke harruar se ne kete rast kishin ndryshuar ngjarjen duke fshehur manipulimin e bere nga Lef Nosi. (mbi kete deklarate bie dyshimi i origjinalit, pasi eshte vetem ne gjuhen shqipe kur deklarata e Pavaresise se Durresit eshte osmanisht, ndersa e Vlores e ka pjesen osmanishte si bashkeshoqeruese te asaj shqip).

Ne qofte se do te bejme nje permbledhje te te gjithe materialeve qe jane publikuar per permbajtjen e Aktit te Pavaresise te shtetit te shqiptareve dhe t’i konsiderojme te sakte, dmth te pa sajuara, do te dallojme se ai duhet te jete ne perputhje me fjalet e Ismail Qemal Beut te mbajtur me 28 Nentor 1912, e cila, nga ana e vet, perbehet nga tre pjese: 1-pjesa ne gjuhen shqipe; 2-pjesa ne gjuhen osmanishte; 3-pjesa e hequr (“te sigurojmë triumfin e të ruajmë nderin e islamizmin e madhështinë e mbretërisë Otomane….”). Dhe ne kete trinom informativ qe Babai i shtetit shqiptar i ka dhene Kuvendit te Vlores ne ate Nentor te lavdishem ka konsideruar me te rendesishmen per ta paraqitur ne Aktin e Pavaresise pjesen e hequr, e cila eshte konsideruar e papranueshme nga ana e Lef Nosit duke bere te mundur justifikimin e ndryshimit rrenjesor te Aktit te Pavaresise. Mirepo me lind pyetja: studiuesit shqiptare te epokes komuniste perse kane heshtur per kete manipulim, pasi jam i bindur qe ata e kane ditur sakte kete pune perderisa ndryshuan vepren e Lef Nosit te vitit 1924 per kete problem? A nuk eshte ky nje shembull mbi propaganden antiislamike formale qe ka zbatuar diktatura komuniste pergjate epokes se saj? Aresyeja nuk eshte e lidhur ne menyre te drejteperdrejte me ateizmin hipotent dhe me luften kundra Fese, pasi ngjarja ka ndodhur perpara vendosjes se diktatures komuniste, por eshte perdorur si nje justifikim kompesyes ne tjeter drejtim.

Por tani kemi ardhur ne nje pike me te vertete interesante per historine teorike te Kombit Shqiptar sipas pyetjes: kush eshte subjekti, meqenese individi eshte i qarte, qe ka manipuluar historine e formimit te shtetit te shqiptareve dhe kur e ka bere kete veprim? Fakti qe ngjarja jone ka ndodhur me 1924, atehere kur ndodhi grushti i shtetit nga ane Fan S. Nolit, i konsideruar se revolucioni demokratik i Qershorit, na e  krijon mundesine te bejme nje lidhje midis subjektit qe donte te ndertonte nje shtet brenda shtetit ne kohen e Ismal Qemalit (1912) dhe subjektit qe realizoi grushtin e shtetit me 1924, duke zbuluar, ne kete menyre, shkaktaret  e tragjedise shqiptare ne fushen e Historise teorike ne te gjithe permasen e vet. Eshte po ky subjekt qe me 1945 u lidh me komunizmin e ri shqiptar (lidhjen e subjetit vlleh me komunizmin shqiptar e ka realizuar Koco Xoxe, qe ishte vlleh-maqedonas me nenshtetesi greke) duke u pajtuar me ate qe kishin bere intelektualet vlleh me 1912 duke tentuar ndertimin e nje shteti brenda shtetit, Lef Nosi ne fushen e Historise-1924, Fan S. Noli ne fushen e politikes-qershor 1924 dhe popullata vllehe me Manastirin e Shen Naumit ne prill 1926 edhe pse gjyqi i Hages ja kishte lene Shqiperise pergjithmone kete objekt te kultit ortodoks. Ky eshte nje problem krejt me vete qe ka shume gjurme veprimtarie ne territorin e popullates shqipfolese, por qe eshte trajtuar gjithmone si nje subjekt miradashes ndaj shqiptareve; dhe ne kete pike eshte perdorur vepra e Sami Frasherit mbi Shqiperine.

Vini re se cfare ka ndoshur brenda 32 vjeteve ne territorin e banuar nga popullata shqipfolese me inisiativen politike te inteligjences vllehe ne bashkepunim me politiken greke:

-Tentohet te krijohet nje shtet brenda shtetit ne kohen e qeverise se Ismail Qemalit (1912-1913).

-Provokohet levizja vorio-epirote me tentative ndryshimin e kufijve te vendosura nga Protokolli i Firences, gje qe coi ne lindjen e Protokollit te Korfuzit (1913-1914).

-organizohet provokacioni i Beqir Grebenese qe coi ne doreheqjen e Ismail Qemal Bej Vlores (22 Janar 1914).

-Realizohet grushti i shtetit i udhehequr nga Fan S. Noli (qershor 1924). Ne historiografine shqiptare te epokes komuniste eshte pranuar qe Fan S. Noli ishte nga Ibrik Tepeja, nje fshat me origjina shqiptaresh nga Qyteza e Kolonjes, por nuk eshte thene se nga e kishin origjinen keta shqiptare te vendosur ne Qyteze dhe perse u larguan nga ky vend drejt kufirit me Kostandinopolin. Prejardhja e tyre vllehe eshte fshehur me shume marifet duke perfshire edhe karakterin fetar te Fan S. Nolit. Historia e vendosjes se vlleheve ne territorin e popullates shqipfolese eshte trajtuar e lidhur vetem me vendbanimin e Voskopojes dhe e izoluar nga cdo veprimtari e metejshme e tyre deri ne shuarjen e plote te saj duke e paraqitur si nje vendbanim arberoro-shqiptar. Ne realitet ardhja e vlleheve (pas 1453) ne brendesi te popullates shqipfolese ka qene me shume ndikim mbi zhvillimet historike te mevonshem, sidomos pergjate shek. te XX-te ne dy-tre krahina rrotull Korces (Kolonje-Permet-Berat).

-Fallsifikohet Akti i Pavaresise se Shtetit te Shqiptareve ne dy drejtime: zhduket origjinali dhe shpiket ky qe konsiderohet sot si Akti origjinal i Pavaresise (1924).

-Nuk pranohet vendimi i Gjykates se Hages mbi pronesine shqiptare te Manastirit te Shen Naumit, ku popullata vllehe tregohet “indiferente” per te vetmin Institucion Fetar te sajin ne territorin shqipfoles, cka e detyron qeverine e Ahmet Zogut te realizoje shkembimin e territoreve duke e spostuar kufirin me Jugosllavine 22 km2 ne lindje ne favor te Shqiperise. Se cfare sekretesh fsheh ky manastir nuk di te them (me shume gjasa dinamiken e Primatit te Ohrit, si nje variant tjetersues te ortodoksise bizantine), por shkembimi me 22 km2 eshte nje akt ne disfavor te politikes ekonomike jugosllave (1926)m, qe nuk ka asnje shpjegim politik konkret.

-Publikohet nga Lef Nosi Akti i manipuluar i Pavaresise se Shtetit te Shqiptareve me rastin e 25 vjetorit te Pavaresise dhe qe nga ajo dite shqiptaret pretendojne per ekzistencen e ketij akti sipas manipulimit te ekspozuar kete vit (1937).

-Ne levizjen komuniste shqiptare cfaqet nje segment i panjohur politik qe con ne asgjesimin e partise komuniste me qender ne Shkoder me kryetar Zef Malen dhe formimin e nje partie te re komuniste nen drejtimin e Enver Hoxhes (1943). Ishte nje akt jo vetem shume konspirativ qe fshehu me shume marifet autoret e vertete te kesaj partie komuniste, por po ate vit partia e re filloi gjuetine e shtrigave ne te gjithe territorin londinez shqiptar duke asgjesuar kundershtaret politike te kohes dhe duke e shtrire kete veprimtari deri me 1948 nen drejtimin e nje perfaqesuesi tipik te popullates maqedonase-vllehe me prejardhje dhe nenshtetesi greke (Koci Xoxe). Asgjesimi i cetave nacionaliste ne Jugun e Shqiperise pergjate periudhes 1943-1944, krimet kundra popullates ne Veri te Shqiperise pergjate periudhes se vjeshtes 1944 (Hysni Kapo, Shefqet Peci, Kadri Hazbiu), asgjesimi i levizjes nacionaliste ne Veri te Shqiperise (1944-1945) nen drejtimin e Mehmet Shehut e Tuk Jakoves ne bashkeveprim me dy brigada serbo-malazeze dhe, sidomos, krimi kundra popullates shqiptare te Kosoves (1944-1945) nen drejtimin e Hysni Kapos dhe Shefqet Pecit, e fshehur pas Masakres se Tivarit (prill 1945 – me te cilen nuk ka asnje lidhje), perbejne preludin e krimit kundra Kombit Shqiptar, pasi deri me 1948 u pushkatua ajka intelektuale e Kombit Shqiptare nen emrin e komunizmit dhe njeriu qe i mori persiper deri ne varr ishte pikerisht vllahu-maqedonas Koci Xoxe (se i kujt krahu ortodoks, dmth vlleh-maqedonas-grek, ishte Koci Xoxe nuk eshte akoma e qarte). Periudha 1943-1948 eshte periudha e zevendesimit te klases politike me sfond botekuptimor gjerman  nga nje klase politike me sfond botekuptimor te panjohur, me pamje te pare bolshevike.

Pas 1948 ne Shqiperi filloi pushkatimi i Historise se Kombit Shqiptar dhe nen rrogozin e krimit komunist u shfaqen emrat e manipulatoreve te kesaj Historie, te cilet ne realitet kane qene bashkepunetoret me te ngushte te diktatures komuniste jo vetem ne aspektin projektues, por ne zbatimin pike per pike te krimit antishqiptar.

Kur shqiptari i sotem tenton per te zbuluar historine reale te partise komuniste shqiptare te vitit 1943 kupton problemin me kryesor qe shoqeron historine teorike te Kombit Shqiptar: Historia e Kombit Shqiptar, sidomos ajo e shekullit te XX-te eshte e shpikur nga fillimi deri ne fund vetem per nje qellim: te behej e besueshme dhe e pranueshme historia e partise komuniste shqiptare sipas nenkuptimeve bolshevike. Ja perse gjithshka filloi pas 1955 kur u ngriten nje seri institutesh, por sidomos instituti e historise se partise komuniste shqiptare dhe u pa se problemet historike nuk perputheshin jo vetem midis tyre, por as me teorine bolshevike mbi revolucionin socialist. Pikerisht kjo ka qene aresyeja kryesore pse u shpik cdo gje nga e para dhe perse u mohua Historia reale e shqiptareve. Kete detyre do te realizonte nje grup intelektualesh te lidhur me sferat me te larta politike shqiptare me prejardhje nga zonat e banuara me popullate vllehe, sidomos te Permetit dhe Elbasanit. Emrat e Aleks Budes, Stefanaq Pollos, Androkli Kostallarit do te beheshin emrat e fallsifikatoreve me te pare dhe kryesore te Historise se Kombit Shqiptar, ata do te ishin njekohesisht shkaterruesit e vepres fondamentale te Klerikeve Katolike ne fushen e Historise dhe te Gjuhesise. Pas 1955 ishin keta autore qe ne emrin e shkences se re socialiste shqiptare do te merrnin ne qafe me dhjetra studiues te ndryshem qe nuk i perputhnin perfundimet e tyre me platformen e realizmit socialist. Do te grabiteshin fare hapur veprat fondamentale te: At Gjergj Fishtes (1871-1940) – nga Kol Jakova (Toka e Jone), At Bernardin Palajt (1894-1946), At Aleksander Sirdanit (1892-1948), At Justin Rrotes (1889-1964) – nga Dhimiter Shyteriqi (studimi mbi Mesharin e Gjon Buzukut), At Marin Sirdanit (1885-1962), Dom Benedikt Demes (1904 – 1971) – nga Androkli Kostallari (fjalori i fjaleve shkencore), At Donat Kurtit(1902-1983), At Viktor Volajt (1910-1995) – nga Androkli Kostallari (studimet ne fushe te Shqipes). Edhe Ismail Kadare nuk do te rrinte pa grabitur nga vepra e Ernest Koliqit (1903-1975): nga Hija e Maleve dhe ta vendoste tek Prilli i thyer si produkt te tij.

Ekzistencen e popullates vllehe ne brendesi te popullates shqiptare me rol konkret ne zhvillimin social te shoqerise shqiptare e gjej te vene ne dukje, te pakten, ne dy botime:

  • George Gawrych ne librin e tij: “Gjysmehena dhe Shqiponja (Sundimi otoman, Islamizmi dhe Shqiptaret 1874-1913), Tirane 2007,
  • Stilian Adhami: Veshtrim mbi kulturen popullore te treves se Permetit, Tirane 2001, kapitulli II, nenkapitulli 3: Mbi prejardhjen dhe perhapjen e vlleheve, f. 41-54. Por botimi i librit ka nje problem: edhe pse thuhet qe eshte botuar me 2001, ne faqen e pare ka nje leter te Presidentit te Republikes, Z. Rexhep Mejdani, te firmosur me 10 Janar 2002. Ne kete liber autori ka marre persiper te jape nje mendim mbi gjenezen biologjike te vlleheve, sipas te cilit: “Perfundimisht, sipas mendimit tone, po te benim nje perkufizim te shkurter te vlleheve do t’i afroheshim te vertetes historike, qe ata jane popullsi autoktone ballkanase, ilire te romanizuar apo nje perzierje iliro-trake me dake, por gjithmone te romanizuar” (f. 54). Egersia me te cilen intelektualet vlleh ju versulen Historise se Kombit Shqiptar rezulton jashte ketij konfigurimi qe autori kerkon t’i imponoje lexuesit shqiptare. Kaq shume e kane deformuar kete histori sa do te duhen breza te tere per ta rivendosur ne vendin e vet, gje e cila do te kerkoje nje permbysje totale te te gjithe asaj qe shqiptaret e sotem kujtojne se dine sakte.

 

Perfundime

-Perfundimi i pare i ketij materiali eshte mungesa e seriozitetit te studiuesve, historianeve, profesoreve, akademikeve shqiptare te te gjithe koherave. Ky material tregon se kjo kategori intelektualesh ka FRIKE nga e verteta historike dhe ajo eshte e indoktrinuar deri ne qelizen e fundit te konstruktit te tyre intelektual me falsitetin politiko-informativ mbi Historine e Kombit Shqiptar. Te pakten analiza historike e Aktit te Pavaresise dhe permbysja e asaj qe kujtojme se dime sakte e perligj me se miri kete perfundim.

Akti i pavaresise sot nuk ekziston ne asnje forme dhe kerkush nuk e di permasen e vertete te tij. Fakti qe Akti ndodhet i analizuar dhe i ndryshuar nga ana e Lef Nosit qe me 1924 pa dyshim qe e ben ate autor te manipulimit te Aktit te Pavaresise, por duke fshehur nje mister te vertete mbi ate se cfare ka ndodhur me Aktin e Pavaresise te vitit 1912 dhe cila eshte permbajtja reale e tij.

-Eshte pretenduar se Akti i Pavaresise eshte shkruar nga dora e Luigj Gurakuqit pa e ditur ne e zoteronte ai gjuhen osmanishte dhe per kete eshte pranuar se ai ka shkruar pjesen shqip. Por te jeni te sigurte qe ai akt i shkruar nga dora e Luigj Gurakuqit, po te jete e vertete, nuk ekziston me dhe eshte zhdukur nga historia para 1924 (me shume mundesi perpara 1914, pasi kete vit ekziston i publikuar sipas variantit te vitit 1937 ne mbeshtetje te Fototekes Marubi te pretenduar nga autori i variantit sipas foto 2, por qe realisht nuk pranohet nga Fototeka se e disponon xhamin e kesaj fotoje).

-Me shume mundesi Akti i Pavaresise, qe kemi sot,  duhet te jete shkruar nga Thanas Floqi dhe t’i jete bashkangjitur firmave ne origjinal duke e zhdukur kete te fundit perfundimisht, te pakten me 1924 (me 1937 kjo pune kishte marre fund dhe ishte publikuar si nje origjinal i mundshem duke mashtruar gjithe opinionin shqiptar te kohes, por edhe ate te mepastajmin).

-Por Lef Nosi mban pergjegjesi jo vetem per manipulimin e Aktit te Pavaresise, por dhe per pjesmarresit ne Kuvendin e Vlores, pasi, gjithmone sipas tij, Isa Boletini pat ardhur me vonese, te cilen historiografia komuniste e pat percaktuar tri dite. E gjitha kjo deri me 12 Maj 1991, ku gjetja e nje telegrami te dates 29 Nentor 1912, ora 10 e 30 minuta te publikuar ne gazeten “Republika” te asaj date, tregonte se me 29 Nentor 1912 Heroi nga Mitrovica e Kosoves ka qene ne Vlore. Por permbajtja e telegramit tregon se ai ka qene ne Vlore edhe me 28 Nentor 1912. Atehere kujt i ka leverdisur ta zhduknin nga Historia Heroin e Mitrovices? Qellimi ka qene vetem nje: te ndryshonin praktiken historike te Shpalljes te Shtetit te Shqiptareve ku roli i Heroit  te Kosoves kishte qene vendimtar – pretendohet se e ka detyruar me arme Ismail Qemalin te ngreje Flamurin dhe te shpalle Pavaresine e Kombit Shqiptar (kete rol jane kane dedikuar Luigj Gurakuqit me vone, gje qe mund te jete e vertete ne shtytjen morale). Pikerisht kjo duhet te kete lidhje dhe me manipulimin e Aktit te Pavaresise ne menyre antihistorike.

-Por studiuesit shqiptare, pas 1945, mbajne pergjegjesi profesionale per kete problem: kane fshehur gjurmat qe cojne ne zbulimin e manipulimit te Aktit te Pavaresise nga ana e Lef Nosit (botimi i kujtimeve te Lef Nosit te vitit 1924, te bere me 2007, me pergatites per botim dhe redaktim shkencor: Prof. Dr. Maringlen Verli dhe Prof. Dr. Ferid Duka, nuk eshte i plote dhe i sakte. Ketij botimi i mungojne vellime te tera nga kujtimet e Lef Nosit dhe pjesa me pikante ku pershkruhet thelbi i Aktit te Pavaresise me 28 Nentor 1912 ne Vlore dhe me 25 Nentor 1912 ne Elbasan, me 26 Nentor 1912 ne Tirane dhe me 26-27 Nentor ne Durres duke hedhur poshte si te fallsifikuar Aktin e Pavaresise te vitit 1937).

-Ky artikull studimor perjashton mundesine qe Akti i Pavaresise t’i jete nenshtruar nje revizionimi zyrtar ne perputhje me ndryshimin e emrave te ministrave pergjate procesit te votimit te Qeverise ne ate qe njihet zyrtarisht (1912). Akti i Pavaresise eshte shkruar vetem nje here dhe eshte firmosur nga 37 delegate me 28 nentor 1912, por permbajtja e ketij Akti dhe e kesaj date ka mbetur e panjohur per Kombin Shqiptar, te pakten qe nga vitit 1924. Por ketu duhet te kemi parasysh gjene me kryesore: e gjithe ngrehina teorike e praktikes se Kuvendit te Vlores me 28 Nentor 1912 deri me 04 Dhjetor 1912 eshte e bazuar mbi shkrimet e Lef Nosit te vitit 1924 dhe cdo pasaktesi qe mund te zbulohet ne vazhdim e hedh ne ere te gjithe ate qe shqiptaret e konsiderojne si ngjarjen me te rendesishme te shtetit te tyre. Une nuk e perjashtoj mundesine qe gjitheshka te jete e sajuar pas 1914, perderisa permbajtja e Aktit te Pavaresise i eshte nenshtruar nje manipulimi te tille nga vete Lef Nosi. Ka shume te dhena qe nuk perputhin vendimet e Ismail Qemalit mbi ndertimin e qeverise ne datat 29-30 Nentor 1912 dhe asaj qe u vendos me daten 03-04 Dhjetor 1912. Ndryshimi i emrave te qeverise se Ismail Qemalit brenda tre-kater diteve, con ne dyshimin qe dhe vete firmetaret e Aktit te Pavaresise qe njohim te mos perputhen me emrat reale qe firmosen kete Akt me 28 Nentor 1912, ose ne te kunderten, gjitheshka qe ne kujtojme se eshte Akti i Pavaresise se shqiptareve eshte nje sajese e Lef Nosit.

-Per te mbuluar manipulimin e Aktit te Pavaresise nga ana e Lef Nosit jane manipuluar duke i ndryshuar (pas 1991) disa vepra te tjera, kryesisht kujtime, nga autore pjesmarres ne Kuvendin e Vlores, permend me rradhe: Ismail Qemal Beu, Syrja Bej Vlora, Eqrem Bej Vlora, Lef Nosi, Thanas Floqi, Mit’hat Frasheri, Sejfi Vllamasi duke na argumentuar se e verteta mbi Aktin e Pavaresise ka mbetur akoma e fshehte.

-Ne menyren origjinale qe eshte shkruar Akti i Pavaresise i vitit 1912, duke bashkuar pjesen e hequr me ato ekzistuese (qe perfshihet tek fjala e Ismail Qemali Vlores), fsheh nje “sekret” te vogel: pjesa qe i interesonte Perandorise Otomane eshte shprehur ne gjuhen shqipe, kurse pjesa qe i interesonte popullates shqipfolese eshte shprehur ne gjuhen osmanishte; ndersa fjalimi i mbajtur nga Ismail Qemal Vlora i ka permbajtur te dy interesat politike te kohes, por dhe ato shpirterore te shqiptareve (sipas Sami Frasherit, ne permbylljen e vepres “Shqiperia ç’ka qene, ç’eshte e ç’do te behete?”, te tille ishin vetem 10 % e shqiptareve; dhe kjo eshte mbuluar ne te gjitha botimet mbi Pavaresine e shqiptareve). Kjo eshte enigma poshteruese e Aktit te Pavaresise te vitit 1912, dhe kjo eshte mbajtur e fshehte per mbi 100 vjet.

 

Shenime

  • Problemi i flamurit te ngritur nga Ismail Qemal Bej Vlora me 28 Nentor 1912 sot paraqitet e komplikuar ne saje te dyshimeve te hedhura pas 1991-shit, por ve re se pretenduesit dhe diskutuesit e ketij problemi nje gje nuk kane te qarte: ate dite te 28 Nentorit 1912 ne Vlore jane shpalosur te pakten kater lloj flamuresh me burime te ndryshme me adresime te percaktuar tipikisht; 1-flamuri i kolonise se Bostonit i mberthyer me gozhda ne parmaket e ballkonit prej nga u shpall Pavaresia, 2-flamuri i kolonise se Bukureshtit i valevitur nga populli, 3-flamuri i dhuruar nga Aleandro Kastrioti familjes se Syrja Bej Vlores i valevitur ne popull dhe 4-flamuri ne doren e Ismail Qemal Bej Vlores, bocat e te cilit i pat marre Dom Mark Vasa dhe Petro Dhimitri (Fotografi) ne memorialin e Kastrioteve ne Kalabri, i qendisur nga Marigo Pozio; – te pakten Eqrem bej Vlora ne Kujtime, vellimi i dyte 1912-1925, Tirane 2001, f. 13 (nuk marr persiper deformimin e mundshem te tekstit origjinal nga perkthyesi) pretendon keshtu per variantin e fundit, por qe ka dijeni edhe per pranine e flamurit te dhuruar nga Aleandro Kastrioti dhe qe ndodhej ne shtepine e tij. Ne te vertete i gjithe diskutimi kritik dhe aprovues mbi Flamurin e ngritur nga Ismail Qemali ate dite te Nentorit ne Vlore ka pasur vetem nje qellim: te zhduke nga Historia priftin katolik te Vlores Dom Mark Vasen, prania e te cilit tregon se Kisha e Nderuar Katolike e Shqiperise i kishte kufijte e vet historike deri ne Himare dhe e gjithe lufta kunder Historise se Kombit Shqiptar behet nga nje segment rigorozisht antishqiptar i ortodoksise, por qe nuk eshte ajo greke, dhe ketu qendron e gjithe loja mbi manipulimin e Historise se Kombit Shqiptar prej me shume se 90 vjet. E sakte kjo date eshte e lidhur me vitin 1924, date ne te cilen u ndryshua permbajtja e Aktit te Pavaresise dhe e gjithe Historia e Kombit Shqiptar). Por, per problemin e autoresise se Flamurit te ngritur nga Ismail Qemal Bej Vlora me 28 Nentor 1912, ekziston dhe nje romance e Imzot Vincenc Prendushit: “Gruaja Shqiptare” qe duket sikur eshte shkruar me 1919 per qendistaren e Flamurit Marigo Pozion (nuk besoj se mund te kete bashkesi vargjesh me te bukur ne Bote per  patriotizmin e Femres. Eshte kjo romance qe me ka detyruar te studioj, te zbuloj e te shkruaj: “Roli i Botes Femerore ne Historine e Natyres” – jo te Njerezimit).
  • Gazmend A. Bakiu, Shqiperia Politike, Tirane 2010, f. 30; autori boton si Akt te Pavaresise variantin e botuar ne revisten “Perpjekja Shqiptare” me 1937 [foto 4] dhe pretendon se nuk dihet adresa se ku ka shkuar ky dokument edhe pse botimet e meparshme bejne fjale per ekzistencen e tij ne Arkivin Qendror te Shtetit, ndersa me vone bejne fjale per dorezimin e tij ne Banken e Shtetit Shqiptar, gje te cilen e pranon dhe vete ai; enigma qendron ne ate se cfare ka dorezuar ne Banken e Shtetit Shqiptar perpara se t’i merrnin jeten Lef Nosit dhe jo se ku ka perfunduar; zgjidhja e kesaj enigme tregon se Akti i Pavaresise i Shtetit te Shqiptareve eshte i shoqeruar me 1946, ne Banken e Shtetit Shqiptar, me nje poshtersi politiko-intelektuale pa permasa dhe te padeklaruar.
  • Kjo dicka eshte e afte te permbyse gjithshka qe ne kujtojme se dime sakte per praktiken e Pavaresise se Shtetit Shqiptar nga viti 1912 (diten kur u shpall) deri me 1926 (diten kur u percaktua kufiri perfundimtar, per kohen, me Maqedonine – behet fjale per Shen Naumin; ne funksion te shqiptareve, rendesia e Shen Naumit nuk qendron ne aspektin juridiko-politik nderkombetar, por ne aspektin shoqeror shqiptar, pasi nuk eshte percaktuar akoma se kush pjese e popullates shqiptare nuk luftoi per ta mbajtur dhe, per te mbuluar kete poshtersi sociale, u akuzua me vone Mbreti i Shqiptareve Zogu i I-re, ne ate kohe kryeminister. Per te qene te sakte duhet zbuluar se kush pjese e popullates shqiptare nuk shkoi per te vendosur Flamurin shqiptar ne kullen e Manastirit te Shen Naumit, sic beri Preng Cali me Vermoshin. Shkaktari perse Shen Naumin e ka Maqedonia eshte i njejte me shkaktarin e deformimit te Aktit te Pavaresise, eshte i njejte me shkaktarin e grushtit te shtetit me 1924, eshte i njejte me shkaktarin e vendosjes se terrorit komunist 1943-1948. Historia nuk shkruhet sipas asaj qe me pelqen mua, por sipas asaj qe ka ndodhur dhe pamundesise se asaj qe nuk ka ndodhur). Me hollesisht per kete ngjarje mund te mesoni tek artikulli: “Zonja Naska! Historia nuk shkruhet me paragjykime komuniste dhe urrejtje enveriste!” – publikuar ne info dhe www.genchoti.com.
  • Them pergjithesisht pasi ne Shqiperi ka elemente njerezor me emrin historiane qe e dine te verteten mirefilli, por nuk kane dashur ta thone per aresyet e tyre personale duke harruar se ne kete rast i kane sherbyer manipulimit te Historise se Kombit Shqiptar dhe kane fshehur te verteten e madhe mbi Aktin e Shpalljes se Pavaresise te Shtetit te shqiptareve. Zbulimi i ketyre elementeve ka qene nje nga detyrat qe zgjidhi ky artikull, pamvaresisht ne u pelqen kjo gje atyre. Por kjo gje tregon se ata kane qene pjese e kontigjentit te zbatimit te diktatures komuniste ne fushen e arsimit te detyrueshem shqiptar.

 

Tirane-Elbasan-Durres-Shkoder-Vlore-Shijak-Mitrovice-Ferizaj,

Mars – Gusht 2017.