60- Teoria e alieneve dhe forma e re fetare
(ndryshe: rendi shoqeror kozmik pertej metagalaktikave)
Para 412 vjeteve ne Piaca del Fiore digjej i gjalle nje Njeri, i cili pretendoi se vellai i tij shoqeror nuk eshte i vetem ne natyren kozmike (te pakten ky eshte pretendimi tek Fjalor i Filozofise, Tirane 1982). Duke qene produkt i shkollave dhe instituteve katolike te Italise, Xhordano Bruno (1548-1600) tentoi te formuloje ate qe nuk mund te vertetonte dot kurre, por qe fantazia e vet e konsideronte nje realitet. Duke u ngritur kundra mesuesve te vet, ai po ngrihej kundra doktrines se Krishtere pa e kuptuar transformimin e institucionit fetar ne institucion politik dhe domosdoshmerine e fese ne planin aplikativ shoqeror si dukuri kompesuese ne zhvillimin e shoqerise njerezore (lufta kundra fese dhe institucioneve fetare e ka burimin ne luften politike mesjetare, e meqenese rendi feudal eshte konsideruar zoologjia e njerezimit (sipas marksizmit) rezulton qe lufta kundra fese dhe institucioneve fetare te jete nje lufte antinjerezore). Mekati i tij ishte dalja kundra te gjitheve me metodat e te gjitheve pa zgjidhur asgje. Duke ecur ne gjurmet e Kopernikut e Spinozes ai u be armiku i doktrines se Krishtere. Semundja e kundershtimit ishte esenca e sakrifikimit te tij dhe ky eshte i vetmi argument mbi ekzistencen e jashtetokesoreve deri sa mendimi filozofik idealist pajtoi nivelin modern te shkencave aplikative me mos dijen e vertetimit te asaj qe kishin realizuar para mijeravjeteve njerezit primitive. Dmth pikepamjet e atehershme jane te njejta, por te kunderta ne pretendimine tyre. Mos valle kjo perben argumentimin e ligjit te dialektikes mbi depertetimin reciprok te te kundertave? Kam frike se sipas kontinumit kohor –hapsinor, ne funksion te rendit shoqeror, kemi dy pretendime te cfaqura ne dy etapa ekstreme te rendit kapitalist nacional (kjo krijon nenkuptimin se rendi i kapitalit po futet ne fazen globale te tij dhe kjo perben te rene e autoreve alieniste). Me dy fjale mosdija moderne eshte i vetmi argument qe verteton sot pranine e alieneve ne Toke duke e zgjeruar kete mosdije deri ne krijuesit e njeriut te sotem me metoda te sofistikuara. Por problemi eshte “pak” me i komplikuar pasi kerkush nuk e di se si vertetohet ekzistenca apo mosekzistenca e ZOTIT (ketu qendron formalizmi i ekzistences se ateizmit mashtrues; e konsideroj te tille pasi detyra e ateistit materialist nuk eshte vertetimi i mos ekzistences se ZOTIT, gje e parealizuar ne asnje element; – kjo eshte e vlefshme per shkollen shqiptare), kerkush nuk di te argumentoje se cila eshte menyra parimore e lindjes se njeriut ne Toke (monogjeneze apo poligjenese), kerkush nuk di rolin e faktorit kohe ne seleksionimin natyror dhe se si lind NJERIU, kerkush nuk di se si lind FEJA, idete e ndryshme letrare, juridike, politike, shkencore e shume e shume ide te tjera (ky eshte nje problem i pahapur akoma nga mendimi filozofik boteror, duke perjashtuar mendimin spekulativ te ketyre temave); shkurt fare, maja e piramides eshte mosdija dhe ky eshte i vetmi argument i pranise se alieneve ne Token tone. Meqenese pranimi i botes se alieneve eshte i njejte me pranimin e krijuesit tone (dmth te dyja jane formulime teorike ideologjike) e shoh te aresyeshme te krijoj lidhjen bote aliene – + – bote fetare dhe mbi kete taban filozofik te formuloj bazen teorike te nje forme te re fetare qe po mundohet te pushtoje Njerezimin e sotem jashte zhvillimit autokton te tij, por brenda deshires individuale te njeriut, si krijues te fese (shume perkrahes te teorive mbi alienet nuk e pranojne lidhjen e fesa me boten hipotetike te alieneve). Por me perpara jemi te detyruar te teorizojme, duke perseritur, parimin teorik te lindjes se ideve fetare (per kete shih artikullin “Ateizem shkencor apo shkence antishqiptare” te publikuar ne albanovaonline.com, logoreci.com dhe www.hotig.info) dhe teorizimet mbi pranine e jashte tokesoreve (formula e Drejkut me pasaktesine e vet na ndihmon per te kuptuar menyren e gabuar te formulimeve ne kete drejtim).
Menyra dhe aresyeja e pajtimit te teorise se alieneve me idete fetare eshte e kushtezuar me zbulimin e aresyes perse lind feja dhe kush eshte pergjegjes i procesit ne fjale. E tere dinamika formuese e ideve fetare, ne perputhje me rendet shoqerore dhe nevojen e njerezimit per te, eshte e njejte me dinamiken e lindjes se ideve mbi alienet dhe perputhja nuk eshte e rastit.
Vete format dhe nenformat e lindjes se ideve fetare tregojne se procesi i nenshtrohet te gjithe dinamikes se shoqerise njerezore sipas parimit: Njeriu lind pa fe, por vdes me fe (kjo ka vlera jo vetem per individin, por kryesisht per Njerezimin; ketu qendron respekti qe njerezimi duhet te kete per idete fetare pamvaresisht ne beson ne ZOT apo jo; nga pikepamja materialiste idete fetare jane idete me jetegjatesine me te madhe ne historine e njerezimit duke perfshire edhe te ardhmen e larget; materialisti nuk duhet te pretendoje ne ka apo nuk ka ZOT pasi kete ai nuk mund ta vertetoje dot kurre, por ai duhet te shpjegoje se: perse sherbejne idete fetare dhe kush i lind ato, ne te kunderten ai eshte antimaterialist); dhe kjo eshte pika me e pare qe con domosdoshmerisht ne zbulimin e zanafilles se ideve fetare ne historine e njerezimit sipas shkakut. Teza qe pretendon se “Ashtu si cdo institucion tjeter njerezor feja nuk fillon askund” (Emile Durkheim, Format elementare te jetes fetare, Tirane 2000, f. 23) nuk ka baze historike dhe reale, ajo nuk sherben per asgje pervec tentatives se konsolidimit te nje shtrese te shoqerise qe merret vetem me fjale. Te pakten diferencimet e besimeve fetare ne nje popull te vetem, ne Europe (helenet dhe romaket), tregon se teresia e ideve fetare i nenshtrohet nje ligjesie rigorozisht te caktuar, cka nenkupton se bartesit e profesionit religjioz jane pergjegjes per shume e shume procese shoqerore qe perbejne bazen e modernizimit te sotem (ketu qendron thelbi i respektit qe njerezimi duhet te kete per institucionet fetare, pamvaresisht pse mund t’i kete kundershtare politike). Duke qene shqiptar tipik ne doke e zakone, mendime e karakter, e kam shume te lehte ta zbuloj procesin ne fjale, pasi e shoh me shume indiference llojin e fese dhe me shume kureshtje rolin e institucioneve fetare ne historine e njerezimit (realisht idete fetare dhe institucionet bartese te tyre jane te ndara ne menyre shume te mprehte me ndikim jo vetem specifik e cilesor mbi njeriun individ, por kryesisht ato kane diferenca ne kete ndikim; ne qofte se idete fetare ndikojne mbi njeriun, institucionet fetare ndikojne mbi rendet shoqerore, dmth politiken, dhe te gjitha keto nuk mund te jene pa domethenie; – teresia e ketyre konstatimeve perbejne bazen filozofike te zbulimit te shkakut te lindjes se ideve fetare). Per ne, shqiptaret e shekullit te XX-te, roli i Institucionit Fetar Katolik ka qene vendimtar e absolut, i vetem e me pasoja ne ekzistencen tone si popull e si shtet. Eshte e pamundur te analizohet historia e Popullit dhe Shtetit te Shqiptareve jashte Institucionit Fetar Katolik dhe te mos zbulohet lufta mijeravjecare qe Kleri Katoli Shqiptar ka bere me armiqte biologjike, me kundershtaret politike dhe padijen disponuese te Popullit tone. Te gjitha keto perbejne thelbin e shkences se historise te Popullit Shqiptar dhe jo datat apo copat e letres qe kane mbushur ndertesat shumekateshe.
Aresyeja e lindjes se ideve teorike mbi alienet eshte e lidhur me nje fakt shume domethenes, dhe eshte ky fakt qe me detyron t’i lidh me idete fetare. Format fetare kane rrjedhur nga shume perendi ne nje dhe eshte e pamundur te kemi nje forme te re fetare pertej njeshit. Atehere duhet te kemi nje permbysje ne fushen e religjonit per te kuptuar se cfare po ndodh me boten hipotetike te alieneve. Nuk eshte e rastit kalimi nga kultet pagane ne politeizem dhe rrjedhimisht kalimi nga monoteizmi ne fene e re duhet te lidhet me boten jashtenjerezore. Perputhja e dy ekstremeve tregon qe dialektika hegeliane eshte plotesisht e afte te zgjidhe ate qe nuk kane mundur te zgjidhin dot kurre antidialektiket dhe e gjitha kjo ne dem te tyre. Ajo qe ndodhi ne Shqiperi pergjate diktatures enveriste ka pasur si suport justifikues edhe mos dijen karshi ketyre problemeve duke e ngritur boten e padijes ne katror; – nga ku rrodhi krimi antiinstitucional historik, dmth antishqiptarizmi politik.
Per nje idealist problemi eshte i pakuptimte dhe cdo gje sajohet ne pikepyetjet: Kush?, Si?, Pse? Pergjigjet jane te lidhura me padijen dhe ketu fillon zgjidhja e problemit per te. Akoma me pertej, idealisti kete zgjidhje kerkon ta pajtoje me te tashmen dhe te ardhmen e Njerezimit duke krijuar imazhin se fantazia eshte e vetmja menyre per te zgjidhur kete problem. Ne Shqiperi ky problem ka lindur tani vone dhe perkrahet nga te Marret e Madheshtise Shqiptare, te cilet e shohin si te vetmen mundesi per t’u dukur perpara botes se zhvilluar dhe per t’ju afruar asaj. Keta te Marre nje gje nuk arrijne te kuptojne: format primitive te perfytyrimeve mbi jashtetokesoret mund te gjenden vetem tek shqiptaret, por kurrsesi me pikepamje moderne. Sado te huazojne keta te Marre, me e pakta qe mund te manifestojne eshte madhesia e budadallekut pasi bota e relacioneve te sotme midis shqiptareve dhe europianeve te zhvilluar nuk e lejon tek shqiptaret perfytyrimin e botes se alieneve sipas menyres moderne dhe detyrimisht me e shumta qe mund te bejne keta te Marre eshte kopjimi i idese dhe paraqitja si e tyre. Huazimi ne kete rast eshte tej mases diskretitues per boten intelektuale shqiptare, pasi ne kete rast do te tregonte se mendimi filozofik shqiptar, pergjate kohes se diktatures, paska qene idiotizmi idealist, dmth mashtrimi ideor, te cilin po e perdorin sot pa i ditur pasojen.
Por per nje materialist problemi trajtohet shume me gjeresisht duke e lidhur, kryesisht, me rendin shoqeror, boten e ideve fetare dhe menyren se si lind bota fantastike e alieneve. Lidhja e tyre, sipas ekuacionit te mesiperm, na krijon mundesine te shpjegojme se cfare perfaqeson teresia e ideve mbi boten e alieneve dhe cfare perfitimi ka njeriu prej tyre. Vetem ne kete pike krijohet mundesia e domosdoshme e zberthimit te problemit dhe jo ndryshe. Por duhet pranuar, flasim gjithmone per ketu ne Shqiperi, se problemi i zberthimit te rendeve shoqerore dhe ideve fetare eshte tej mases larg materializmit filozofik dhe shpjegimi i tyre eshte bere mbi bazen e metodikave te shkolles bolshevike. Kemi rast t’u mesojme shqiptareve te koheve moderne se cfare eshte materializmi filozofik dhe si e shpjegon ai boten e ideve fetare dhe ate te alieneve.
Akti me i pare qe duhet te sherbeje per zberthimin e problemit eshte Rendi Shoqeror. Analiza e ketij te fundit nuk eshte zberthyer kurre sakte dhe faji nuk eshte i studiuesve shqiptare. Ne drejtim te argumentimit te ekzistences se botes se alieneve ndarja e rendeve shoqerore sipas formes klasike (flasim gjithmone sipas shkolles shqiptare) nuk eshte i mjaftueshem dhe i sakte. Ne qofte se rendet shoqerore i konsiderojme ligje natyrore qe shoqerojne dinamiken e botes se Njeriut ne Toke, botet e alieneve duhet t’i konsiderojme ligje te fantazise njerezore, dhe ky eshte tipikisht problemi. Nuk paraqet asnje rendesi ardhja e jashtetokesoreve ne Toke (megjithese edhe ky problem e ka nje zgjidhje mohuese sipas parimit te interesit), por mundesia e relacioneve me ta dhe kjo perben te pamunduren biologjike e shoqerore. Konstatimet e fundit cojne ne kerkesen per te zbuluar format e lindjes se ideve te ketij karakteri ne planin kohor dhe tipikisht ne cfare faze te zhvillimit te rendit shoqeror dhe te kujt rendi. Por kjo nuk eshte e mjaftueshme me formen se si ne e zberthejme zhvillimin e rendeve shoqerore dhe ketu mbaron nje forme e vjeter argumentimi (dmth e gabuar) dhe fillimi i nje tendence te re zgjidhese (qe mund te jete e sakte, perderisa evjetra nuk sherben me). Ndarja e rendeve shoqerore sipas formes fillestare dhe vazhdimesia e tyre nen okelion e formave shteterore rezulton pa domethenie dhe fsheh menyren se si eshte kaluar nga jo shteti ne shtet dhe perse sherben ky i fundit ne historine e njerezimit. Kjo ka rendesi te madhe pasi prej ketej do te rrjedhe dhe shkaku qelizor shoqeror kalimtar nga jo shteti ne shtet dhe nga njera forme shteterore ne tjeteren (mos zberthimi i sakte i ketij procesi ka cuar ne perfundime te gabuara mbi c’baze bolshevizmi revizonoi te gjithe marksizmin duke i ndryshuar thelbin dhe duke e bere te paperdorshem edhe per ate pjese qe mund te konsiderohej i sakte. Ne kete drejtim forma klasike e zhvillimit te rendeve shoqerore, sipas shkolles shqiptare, eshte:
rendi komunar —→ rendi shteteror.
Vete rendi shteteror ka format e tij:
forma skllavopronare —→ forma feudale —→ forma kapitaliste
Deri ketu nuk ka asgje te keqe, por kur shohim format fillestare lindese te ideve fetare dallojme faktin qe rendi komunar te kete dy forma cilesisht te ndryshme kundrejt njera – tjetres (kultet pagane dhe politeizmin) te cilat konsiderohen pjella te tij. Kjo ben qe analizen e rendeve shoqerore ta zberthejme ne nje forme tjeter dhe vetem pas kesaj na krijohet mundesia te percaktojme shkakun e lindjes se ideve fetare dhe te ideve mbi boten e alieneve. Por cudia qendron ne ekzistencen e dy formave fetare edhe brenda nje forme te shtetit (ne formen skllavopronare te shtetit kemi dy forma fetare: politeizmin dhe monoteizmin) gje e cila na lehteson ne zbulimin e te panjohures, por e gjitha kjo na con ne nje perfundim te ri sipas dy rrugeve – ose : 1 – nuk eshte e plote formula marksiste mbi percaktimin e ndergjegjes nga qenia shoqerore, perderisa e njejta qenie shoqerore pjell dy forma fetare te ndryshme deri ne cilesi; 2 – ose menyra e zberthimit te rendeve shoqerore nuk eshte e plote (mund te jene te vlefshme edhe te dy rruget). Raportet kohore te ketyre dy formave dhe lidhja tipike me rendin shoqeror tregon se forma e pare fetare lind ne rendin komunar, perpara ndarjes se punes. Ne kete menyre, ne qofte se do te lidhim idete fetare me rendin shoqeror, do te veme re se idete fetare lindin ne stadin fundor te rendit shoqeror dhe ketu duhet zbuluar shkaku i lindjes se tyre. Dhe ne kete pike kemi dhe shkakun e lindjes se te gjitha ideve inproduktive ne racen njerezore ku ne popuj te ndryshem koha e cfaqjes se tyre eshte e ndryshme (kjo eshte pika me e rendesishme e argumentimit te parimit natyror te lindjes se njeriut ne Toke). Si permbledhje rezulton qe rendi shoqeror, pergjate zhvillimit te vet lind fene e cila i sherben rendit (ose formes) pasardhes dhe ne kete menyre i lidh dy format e rendeve me prodhuesin e tyre. Perjashtimi nga ky rregull tregon qe bota e relacioneve e ka kapercyer permasen e vet hapsinore, cka tregon se kjo bote varet kryekeput nga vete rendi shoqeror. Kjo eshte nje pike me shume rendesi ne historine e njerezimit pasi vlen per te argumentuar se zhvillimi autokton, pa nderhyrjet nga jashte, i perket botes se lashtesise vetem brenda komunes se mirefillte, por dhe jashte formes shteterore. Kjo ben te domosdoshme qe kalimin nga komuna e mirefillte ne shtet t’ja dedikojme nje faze te vecante te komunes qe fillon pas ndarjes se punes, ku idete fetare kane qene te lindura (kultet pagane) dhe perfundon me vendosjen e sherbimit te detyrueshem ushtarak.
Dmth ekuacioni i kalimit nga Komuna Primitive ne Shtet duhet te kete kete pamje:
Mbi kete baze formulohet zbulimi i shkakut me te pare te lindjes se fese, te cilin e kam hasur per here te pare dhe te vetme tek Sami Frasheri yne. Ne qofte se neper te gjitha nivelet e shkollave shqiptare te epokes komuniste (por edhe sot) shkaku i lindjes se ideve fetare lidhej me pafuqine perpara forcave te natyres, ose me injorancen, filozofi yne e lidhi me rendin shoqeror dhe me kerkesen e njeriut per mireqenie. Ne kete pike qellimi i njeriut dhe bota fetare u lidhen me nje shkak, por e gjitha kjo kur u pa se menyra e prodhim – shkembimit nuk kishte me perqasje per te perballur kerkesat e njeriut. Ky eshte momenti kur lind inproduktiviteti shoqeror per here te pare ne historine e njeriut; me fjale te tjera ne kete moment kemi dhe formulimin me te pare te botes fantastike te alieneve. Dhe ne qofte se do te krahasojme fundet e rendeve dhe formave shteterore midis tyre do te dallojme se komplikacioni i botes se alieneve rritet ne perputhje me nivelin e forcave shkencore e teknike. Ne kete menyre per te dalluar tendencen fundore te rendit shoqeror mjafton te dallojme ekzistencen e ideve inproduktive, ku idete fetare deri me sot kane pasur flamurin e fitores nga pikepamja kohore, gje e cila gjithmone do te jete keshtu per sa kohe te kete njerez ne Toke. Vetem ne kete pike duhet te dallohet lidhja e inproduktivitetit shoqeror me rendin social te Njerezimit.
E njejta situate paraqitet ne fazen fisnore te rendit komunar, vetem se ne nje shkalle me te larte perceptimi (fakti qe ne Shqiperi ekzistojne mitet mbi ardhjen e te pareve me te larget te shqiptareve nga qielli me zogj prej metalesh te shndriteshme duhet te sherbeje si argument qe forma me e pare e perceptimeve te botes se alieneve lidhet me kultet pagane kozmike, qe perbejne fazen me te fundit te dinamikes se ketyre te fundit; – kultet me te para pagane jane te lidhura me bimet dhe kafshet). Ne te vertete faza fisnor e rendit komunar eshte pergjegjes per te gjithe permbajten e mevonshme te zhvillimit te shoqerise njerezore. Ajo eshte e lidhur me ndarjen e punes, ku realizohet per here te pare ndarja e punes mendore nga puna fizike dhe ne kete moment fantazia njerezore behet mbreteresha e inproduktivitetit shoqeror dhe bota e alieneve vihet ne plan te pare. Lidhja e kulteve pagane (faza kozmike e tyre) me krijesat imagjinare perben shtratin filozofik te politeizmit fetar duke na argumentuar qe faza fisnore e rendit komunar ishte vene perpara pergjegjesise historike per t’u zhdukur nga jeta shoqerore e njerezimit, duke sjelle ne skenen historike domosdoshmerine e shtetit. Fakti qe transmetimi i tyre eshte bere mbi baza gojore tregon qe shkrimi nuk ishte shpikur akoma dhe institucioni fetar i priftit politeist akoma nuk kishte kapur majat e veta. Te gjitha keto procese te njepasnjeshme ne KOHE nuk jane te afta ta mbulojne lidhjen e ideve fetare me fantazine e botes se alieneve duke na treguar se kjo e fundit ndodhej ne etapen e dyte te zhvillimit te vet formal dhe ne perputhje me shkallen e zhvillimit ekonomik te rendit firnor. Procesi i “vdekjes” se rendit fisnor shoqerohet, si ne rastin e “vdekjes” se komunes se mirefillte primitive, me inproduktivitetin shoqeror ku perseritja e procesit ne nje shkalle me te larte tregon se kemi nje forme te re fetare dhe na jepet e gjithe mundesia te zbulojme zanafillen e ideve fetare dhe te botes se alianeve.
Rendi i fundit shoqeror qe lidhet me fene (sipas formave te njohura qe kemi sot ne Toke) eshte rendi shteteror skllavopronar i cili ne hapat e fundit te vet krijoi monoteizmin si forma me e larte e ideve fetare. Vete ideja e lidhjes se ZOTIT me perjetshmerine, Qiellin, te Qenurit i Vetem duke pasur nje paraardhje politeiste tregon qe forma fetare monoteiste ishte fundore dhe nuk kishte lidhje te drejteperdrejte me boten e alieneve. Ne kete drejtim u be nje hap me mbrapa, por qe na sherben per te vene shenjen e kundertise midis doktrines monoteiste dhe botes se alieneve. Duhet pranuar qe rendi skllavopronar shenon dhe fundin lulezues te ideve fetare dhe qe nga ky moment rendet shterore pasardhese nuk kane lidhje me idete fetare. Kjo te detyron qe analizen e shtetit ta konsiderosh te plote dhe te vetme vetem atehere kur analizohen te gjithe fazat e tij.
Por ketu del ne pah analiza e domosdoshmerise se vazhdimit te jetes se rendeve shoqerore, ne menyre qe te zbulojme mundesine e ekzistences se formave fetare te reja. Kalimi nga faza kapitaliste nacionale ne fazen globale duhet te perbeje nje rend te ri shoqeror ku prania e shtetit nuk mund te konfirmohet me sipas qelizave te vjetra shoqerore (te pakten sherbimi i detyrueshem ushtarak eshte nje tregues qe shoqeria njerezore po i largohet shtetit klasik). Dinamika politike e sotme po karakterizohet nga fenomene globale cka te con ne perfundimin se faza ndermjetese qe ndan rendin shteteror nacional nga rendi boteror do te karakterizohet nga nje gjysem shtet kapitalist (sipas shkolles bolshevike gjysem shteti proletar me pronen shteterore) ku detyra e races njerezore do te jete unifikimi shoqeror i saj. Dmth duhet te ekzistoje nje ekuacion i zhvillimit te struktures shoqerore te metejshme. Dhe kjo gje ben te domosdoshme pranine e dy formave te reja fetare te lidhura rigorozisht me dy forma te reja organizimi shoqeror, njera prej te cilave (e fundit) perben dhe rendin e fundit shoqeror ne historine e Njerezimit.
Por analiza e rendeve shoqerore ne funksion te percaktimit te shkakut te lindjes se ideve inproduktive e ka dhe nje kusht, i cili nuk eshte marre kurre seriozisht nga ekonomistet. E meqenese faktori KOHE ka mbetur i fshehte per shkencat shoqerore (edhe per shkencat e natyres pozicioni i kohes nuk eshte ndryshe), nuk eshte kuptuar kurre ekzistenca e paradoksit te kohes ne ecurine e zhvillimit te shoqerise njerezore (kjo eshte pika me e erret ne teorine marksiste, por duke u konstatuar si fenomen nga Ajnshtajni mund te kapercehet me lehtesi duke e permbledhur te gjithe produktin filozofik gjerman ne trinomin Hegel – Marks – Ajnshtajn si udheheqesin e zgjidhjes se problemeve shoqerore) kur ky zhvillim parakalon rendet ekonomiko-shoqerore. Qe te kemi kushte favorizuese ne lindjen e ketyre ideve duhet qe rendi shoqeror te zhvillohet deri ne fund jashte kontakteve te jashtme qe i ndryshojne shpejtesine e zhvillimit duke e devijuar nga linja autoktone. Kjo karakteristike kuptohet qe eshte shume e vjeter dhe e vecante, por nje analize e imet e procesit ne fjale duhet te argumentoje se bota e alieneve duhet te jete shume me e sofistikuar tek ata popuj te lashte qe i kane parakaluar rendet shoqerore (sidomos fazen fisnore te komunes primitive) ne menyre te plote dhe perfundimtare (inkasit dhe acteket).
Akti i dyte qe duhet te sherbeje per te zberthyer boten e alieneve eshte bota fetare dhe ketu ne gjejme elementet e pare dhe primitive te ardhjes se jashtetokesoreve me ndikim mbi boten njerezore, por gjithmone te lidhura me idete fetare. Eshte e pamundur, per ato kohera, te kemi idene e alieneve formalisht jashte botes fetare pergjate gjithe rendeve shoqerore deri ne dyert e feudalizmit. Problemi i lindjes se fese eshte akoma i pazgjidhur dhe kjo fale triumfit te idealizmit filozofik mbi materializmin, ku ky i fundit eshte me teper nje mode se sa nje realitet veprues, edhe pse eshte katerciperisht e vertetuar qe njeriu nuk mund te jetoje jashte veprimeve sociale te lidhura me jeten materiale te shoqerise. Rendesia e shkakut te lindjes se formes fetare del ne pah kur konkludohet qe forma fetare eshte ne perputhje absolute me formen e drejtimit te shoqerise dhe kjo perben te gjithe esencen filozofike te lindjes se fese. Tendenca per te kerkuar rritjen e mireqenies tek dielli iluzor eshte rruga me e shkurter e fantazise njerezore dhe ketu duhet kerkuar sensi triumfues i idealizmit filozofik mbi materializmin. Idete fetare lindin kudo kur rritet deshira per mireqenie, por menyra e prodhimit nuk e perballon dot kete kerkese (shkaku i lindjes se fese nuk ka lidhje as me pafuqine perpara forcave te natyres dhe as me injorancen). Ne kete rast akti i pare eshte krijimi i kulteve te lidhura me ushqimin e perditshem bimor e pastaj zoologjik. Pertej tyre krijohet kulti pagan i lidhur me objektet natyrore kozmike (Dielli, Hena) dhe kjo duhet te perbeje formalisht porten e hyrjes ne boten e alieneve. Format fetare prodhohen pergjate perendimit te rendeve shoqerore duke i sherbyer rendeve pasardhese dhe ne kete menyre krijojne pamjen e mos pasjes se permbajtjes, zhvillimit dhe historise. Forma e pare fetare ku lindur perpara ndarjes se punes, por i ka sherbyer fazes fisnore te rendit komunar pas ndarjes se punes pergjate gjithe zhvillimit te kesaj faze ku dhe kane lindur format e para te institucioneve fetare (proces i cili eshte paralelizuar me ndarjen e punes mendore nga pune fizike). Vete forma e pare fetare perbehet nga nje kompleks fantazish teresia e te cilave sherben per te percaktuar shkallen e zhvillimit te shpikesve dhe bartesve. Kjo forme fetare nuk duhet te njohe shkalle huazimi dhe e gjitha kjo per efekt te pamundesise se relacioneve te grupfiseve me shpejtesi zhvillimi te diferencuar ne drejtim te madhesise. Por analiza e formave te para fetare na con ne nje argumentim shtese te raportit kohor – hapsinor sipas te cilit: “dy popuj me shpejtesi te ndryshme zhvillimi (rrjedhimisht dhe me kohe ekzistence te ndryshme, pa pasur absolutisht asnje permase relacioni midis tyre) brenda te njejtit rend shoqeror prodhojne ide te barabarta ne forme e permbajtje, por me jetegjatesi dhe nivel hapsinor te ndryshem” (kultet e diellit i gjejme tek inkasit, egjyptianet e lashte dhe iliret – tre popuj te tre racave ne Toke me diferenca kohore cfaqje mijeravjecare per te mos thene miliona). Nga pikepamja kohoro – hapsinore popujt me shpejtesi te vogel zhvillimi (popujt e vjeter) i kane kultet pagane me pak te sofistikuar se ata me shpejtesi te madhe (popujt e rinj) dhe ketu qendron i vetmi ndryshim midis popujve te Globit (perseri racizmi nuk ka te drejte). Forma e dyte fetare ngjason me te paren vetem ne nje drejtim: krijesat imagjinare (perendite) ju bashkangjiten bimeve, kafsheve dhe objekteve natyrore. Ne kete menyre u krijuan shume perendi me veprimtari imagjinare mbi objektet natyrale. Edhe kjo forme fetare nuk duhet te karakterizohet nga bota e huazimeve. Politeizmi duhet ta kete bazen e perfytyrimeve ne perputhje me formen e drejtimit te shoqerise dhe ngjason me mbledhjet fisnore kur zgjidhnin kryetaret e tyre. Ne kete forme fetare shtepia e perendive u perfytyrua sipas vijes vertikale, ne majat e maleve (pellazgo – helenet edhe pse shume perendite i krijuan ne bashkeveprim me Dodonen Pellazgjike shtepine e tyre e krijuan mbi Olimp; – kjo eshte aresyeja kryesore perse helenet, dhe jo iliret apo epirotet, jane pasardhesit e pellazgeve: – kjo eshte aresyeja kryesore perse pellazget kane prejardhje verilindore ballkanike dhe jo nga Azia e Vogel apo Egjipti, kjo eshte aresyeja kryesore perse pellazget e kane populluar gadishullin Ilirik pas popullates parailire, bile disa here me vone se keta te fundit). Politeizmi sherbeu pergjate gjithe rendit skllavopronar dhe kur ky i fundit behet i paafte ne procesin e rritjes se mireqenies pjell nje forme te re fetare, perpara se te ndryshoje menyren e prodhim – shkembimit. Forma e trete fetare lind ne brendesi te formes skllavopronare te shtetit, por i sherben formes feudale. Ne kete forme fetare dallohet ne menyre me te mprehte perputhja e menyres se drejtimit te shoqerise me menyren e organizimit te saj (nje ZOT, nje Perandor, nje Mbret). Kjo forme huazohet dhe duket sikur eshte e lidhur me boten politike, pamje kjo e genjeshtert per efekt te rastesive qe lidhin shtritshmerine politike me vendet ku perkrahet forma monoteiste. Ne fakt ajo qe lidh boten e huazimit me formen e fese eshte perendimi i kohes se zhvillimit autokton. Rastesite politike ne kete rast nuk duhen konsideruar vendimtare ne procesin e shtritshmerise se monoteizmave (kjo ka vlera sidomos per popullin shqiptar). Mos lindja e nje forme te re fetare pergjate permbysjes se rendit feudal duhet te tregoje se me monoteizmin merr fund thelbi i ideve fetare sipas imagjinates dhe format e mepastajme tentojne gjithmone e me shume drejt konkretes. Ajo qe po ndodh sot ne bote politikisht (tendenca drejt globalizmit) eshte nje tregues qe edhe forma e re fetare tenton gjithmone e me shume drejt unifikimit ku te tre monoteizmat perbashkohen ne saje te ideve mbi alienet, por ne kete rast ato do te mohojne njera – tjetren. Ne kete rast kerkohet qe krijuesi i botes njerezore te mos jete pjelle e imagjinates te paargumentueshme, por pjelle e nje konkreteje te paargumentueshme. Me sa duket kjo do te jete forma e re fetare pergjate gjithe rendit poskapitalist ku kerkohet te realizohet uniteti i racave dhe i gjithe njerezimit. Por duhet te ekzistoje edhe nje forme e re fetare pergjate rendit te fundit shoqeror ku do te kalohet nga krijuesi i njerezimit (alienet) ne bartesin e njerezimit, qe duhet te jete analog me kultet pagane (realisht Perendi konkrete e paargumentueshme), por tashme ne nje forme moderne dhe te paargumentueshme ne infinit. Barazia e elektronit me nje bing-beng te con ne perfundimin qe ndryshimi eshte brenda nivelit energjitik dhe organizimi material pertej metagaliktikave te konsiderohet pambarimisht i madh ku dhe gjendet “babai” i te gjitha perendive historike te njerezimit.
Aresyeja perse duhet te kemi edhe dy forma te tjera fetare ne historine e Njerezimit eshte e lidhur me vazhdimesene e ekuacionit te evoluimit te shtetit, ku kalimi ne qenien shoqerore te perboteshme do te kerkoje nje faze te ndermjetme, analoge me rendin fisnor, por te kundert ne menyren se si do te zhduken elementet sociale qe formuan shtetin; dmth ekuacioni duhet te jete:
Se fundi kemi ardhur ne thelbin e botes se alieneve e cila perbehet nga tri permasa teorike:
1 – Pikepamja mbi botet e banuara
Duhet te pranojme qe pikepamjet mbi botet e banuara kane qene te shume llojshme, por aspak te argumentuara. Permasa e ketyre te fundit ka qene e tille sa nuk i ka lejuar keto pikepamja te perfshiheshin ne hapsirat filozofike. E thene me fjale te tjera as filozofia nuk ka qene e afte te analizoje mundesine, ose pamundesine, e ekzistences se boteve te tjera. Tipikisht pikepamjet mbi organizimet jashtetokesore i kam hasur tek Hegeli ne menyre te maskuar, por ato kane brenda gabimin e perseritjes (me kete problem do te merremi ne menyre te vecante ne artikullin mbi lidhjen e Big – Bengut me filozofine e elementeve kimike). Megjitheate problemi e ka pasur nje tendence zgjidhese nga pikepamja matematike. Ekziston një formulë që përcakton numurin e mundëshëm të këtyre qytetërimeve. Sipas Frenk Drejkut (1930) ky ekuacion paraqitet si më poshtë:
kjo formule reduktohet:
(sipas sipas faqes se internetit ne artikullin me emrin e autorit)
N = numrin e qytetërimeve në galaktikës sonë, me të cilat komunikimi mund të jetë i mundur;
R * = Norma mesatare e formimit të yjeve në vit në galaktikë tonë
Tg = mosha e galaktikes
fp = perqindja e yjeve të mundshëm që kanë planete
ne = numrin mesatar i planeteve që potencialisht mund të mbështesin jetën për yllin që ka planete
f ℓ = perqindja më e larte që në fakt shkojnë për të zhvilluar jetën në një pikë
fi = perqindja më e larte qe në të vërtetë shkojnë për zhvillimin e jetës inteligjente
fc = perqindja e civilizimeve që zhvillojnë një teknologji që transmeton shenja te dallueshme te
ekzistencës së tyre në hapësirë
L = gjatësinë e kohës për të cilat qytetërimet e tilla japin sinjale te dallueshëm në hapësirë
(ne te vertete ne Shqiperi dikush ka pasur kurajon shkencore, edhe pse nuk kishte emertim te tille, te merret me kete problem ne kuadrin e zberthimit te jetes ne gjithesi dhe te jape nje formule te perafert: N=N± x fp x ny x fj x fk x T (Xhemal Mato, Gjithësia rreth nesh, f 35, Tirane 1986, libri ka per redaktore Dr. i shkencave Rexhep Mejdani dhe Violeta Shallon, ndersa recensent Betim Mucon dhe Rexhep Mejdanin). Mosperputhja duket sheshit dhe jam i detyruar ta ve ne dukje per te treguar formalizmin e huazimeve te ideve shkencore jashteshqiptare nga ana e studiuesve te epokes komuniste, te cilet i paraqisnin si merita te tyre).
Formula në fjalë mbart mbi vete gabimin e shkencës së sotme: analizën kohore sipas kohës absolute. Të gjithë parametrat probabël kanë nevojë të analizohen sipas kohës vetiake. Dmth përqindja e yjeve që kanë planete rreth e rrotull tyre është e lidhur se s’bën me kohën specifike të domosdoshme për ekzistencën e qënies së gjallë vetëlëvizëse me arësye. Në qoftë se do të merrej në analizë Toka para 10 milion vjetësh, ajo nuk ka pasur njerëz (ose mund të ketë pasur vetëm në një pikë të Europës), por kafshe e megjithëatë ata, që do të merrnin në analizë strukturën e saj, do të arrinin në përfundimin se ajo është e banuar, ose anasjelltas. Pra është e nevojshme që fp dhe parametrat e tjerë të. pjestohen me kohën specifike për seicilin.
Nga ana tjetër koha (L) në të cilën mund të ekzistojë një qytetërim nuk ka nevojë të vendoset si parametër më vete pasi njeriu është pasojë e parametrave të tjerë të cilët duke pasur kohën e tyre e nënkuptojnë, ose jo, praninë e njeriut. Ajo mund të ishte e nevojshme vetëm atëhere kur njeriu nuk ekzistonte në asnjë skaj të ishullit lëndor, kurse sot ajo është e tepërt. Pra formula, në fjalë, sipas kohë-hapsirës duhet të paraqitet:
Le ta shohin astronomët këtë ekuacion sipas kësaj forme dhe do të kostatojnë se numuri i planetëve të banuar në Galaktikën tonë do të jetë shumë-shumë herë më i vogël se sa për rastin e ekuacionit të Drejkut dhe, nga ana tjetër, do ta humbasë karakterin probabël të ekzistencës së njeriut në kozmos. Por kjo formulë duhet të ketë nevojë edhe për parametra të tjerë dhe të pasurohet disi më ndryshe duke na treguar edhe shkallën kohore të ekzistencës së këtyre qytetërimeve imagjinare. Kjo gjë, nga ana e saj, do të tregonte shkallën e zhvillimit të seicilit qytetërim, pastaj gjithëshka do të jetë e lehtë për mëtejshmërinë e kostantes. Por edhe ky rast do të kërkojë një zhvillim të madh të forcave shkencore e filozofike përpara se të përcaktohet tërësia e parametrave të mësipërm.
Pikepamjen moderne mbi ekzistencen e planeteve te banuara e takuam tek “ Zeri i Rusise” ku jepet lajmi qe: Në Galaktikë mund të ketë miliarda planete të banueshme”( 28.03.2012, 23:31, sipas orës së Moskës) duke bere kete zberthim:
Vetëm në Rrugën e Qumështit mund të ketë dhjetëra mijëra planete shkëmbore, temperatura në të cilët u lejon ekzistencën organizmave të gjalla, mendojnë astronomët e Institutit të Planetologjisë dhe Astrofizikës të Grenoble (Institut de Planétologie et d’Astophysique de Grenoble).
Ekipi i shkencëtarëve u morr me studimin e yjeve të vegjël dhe relativisht të ftohtë, të cilët ndeshen shumë shpesh në Galaktikën tonë – të ashtuquajturët xhuxhë të kuq.
Hulumtuesit zbuluan se rreth 40% e yjeve të tilla në zonën e përshtatshme për jetesë rrotullohen planete të ngjashme për nga struktura e tyre me Tokën. Duke patur parasysh faktin, se në Rrugën e Qumështit numërohen rreth 160 miliardë xhuxhë të kuq, i bie që numri i planeteve të banueshëm të jetë shumë i madh.
Megjitheate ka dhe dicka per te shtuar, ne kuadrin e levizjes kimike dhe mekanike, si pjesmarrese e levizjes kimike, qe duhet konsideruar me ndikim absolut ne probabilitetin e ekzistences se njeriut ne Toke. Fjala behet per mosekzistencen e nje elementi kimik ne Toke (Tekneci, Tc, me nr. rendor 43 dhe peshe atomike 99) cka tregon per ekzistencen e nje anormaliteti ne fillimin e jetes kimike ne galaktiken tone (kjo gje e pakeson tej mases propabilitetin e jetes biologjike ne kete rast) si dhe ekzistencen e Reve te Kordilevskit rreth Tokes, si mbrojtese te botes se gjalle ne Toke nga meteoret (edhe kjo gje e pakeson edhe me shume kete mundesi). Perpara se te nisesh te teorizosh mbi keto probleme eshte me e sakte te zbulohen ndikuesit vendimtare natyrore qe favorizojne lindjen e njeriut neper planete. Nga ana tjeter ne nuk dime akoma se cfare kushtesh “miqesore” apo “armiqesore” kozmike ka njeriu pertej Sistemit tone Diellor. E perderisa te gjitha nuk jane zbuluar duhet te merret me mend formalizmi i studimeve ne kete drejtim. Nga pikepamja e interesit social te Njerezimit te gjitha keto jane ide periferike pa asnje konkretizim, keshtu qe formalizmi i ekzistences se tyre tregon se ato nuk mund te perputhen akoma me realitetin e domosdoshem (kjo gje ben te nevojshme analizen filozofike te elementeve kimike, pasi edhe ketu kemi shume gjera te reja).
2 – Pikepamjet mbi ardhjen e krijesave jashtetokesore
Qe ne fillim dua te theksoj faktin qe keto ide kane lindur per te justifikuar mosdijen universale te studiuesve te ndryshem ne shume fusha se sa nje nevojshmeri per te rritur kapacitetin produktiv te shkencave natyrore. Pikepamjet mbi ardhjen e jashtetokesoreve jane te lidhura me nje raport interesant qe e kam hasur diku tek nje leter e Engelsi, sipas kuptimit: “Nuk mjafton qe mendimi te behet realitet, por duhet qe dhe realiteti te tentoje drejt mendimit”. Prishja e ketij raporti, ne disfavor te prodhimit te te mirave materiale, duhet konsideruar si shkaktarin e lindjes se ketyre ideve gje pa asnje ndikim te drejteperdrejte ne jeten individuale te njeriut, por me pasoja per rendet shoqerore.
Pikepamjet mbi ardhjen e alieneve kane nje vecori: jane ne pershtatje me shkallen e zhvillimit kohor shkencor te njerezimit dhe per kete nuk paraqesin asgje interesante, sido qe te jene te panjohurat qe paraqiten aktualisht. Ne qofte se deri dje ardhja e tyre lidhej me idete fetare, sot ato kerkojne te dalin jashte kesaj fushe dhe te paraqiten me ngjyra shkencore. Edhe vetem ky fakt eshte i mjaftueshem per t’i paraqitur idete mbi alienet fantazi njerezore dhe asgje me shume.
Nga pikepamja filozofike pranimi i botes se alieneve duhet konsideruar pa asnje ndikim konkret mbi boten e njeriut. Pikerisht perjashtimi i ketij ndikimi perben thelbin e ketij artikulli pasi pranimi i kesaj ideje kerkon tjeter botekuptim nga ai qe kemi deri me sot. Ekzistenca e krijesave jashtetokesore nuk duhet perjashtuar kurrsesi, por analiza e tyre duhet bere sipas nje kontinumi kohor – hapsinor te panjohur deri me sot, thelbi i se ciles duhet te jete vetem shuarja e kureshtjes shkencore mbi format e organizimit te qenieve te gjalla ne hapesiren e pafundme kozmike gje e cila mund te behet ne nje forme tjeter. Njeriu nuk duhet te harroje kurrsesi menyren se si eshte formuluar Ligji Periodik i Elemteve Kimike nga ana e Dimitri Ivanovic Mendelejev (1834 – 1907). Duhet te ekzistoje nje ligj i tille periodik nga pikepamja kohore nga ku do te rezultoje jo vetem koha e cfaqjes se qenieve me aresye, vendi kozmik, por dhe niveli hapsinor shoqeror i boteve hipotetike te banuara nga qenie me aresye. Sipas kesaj pikepamje prania e botes se alieneve nuk ka pse te perjashtohet.
Pastaj ka dicka tjeter qe e hedh poshte me lehtesi pikepamjen mbi lidhjen e botes se alieneve me njeriun. Kur sonda amerikane “Pionier 10” kaloi sistemin Diellor nuk kishte te vizatuar shtiza, heshta, gjyle topash, por nje pllake alumini ku ishin gdhendur mesazhi qe Toka i dergonte Kozmosit, dy njerez me seks te ndryshem, skema e sistemit diellor dhe te dhena te tjera, dmth nuk ka paraqitur primitivizmin njerezor, por shkallen me te larte te zhvillimit shkencor te kohes (foto 1). Po alienet hipotetike cfare shenjash na kane derguar? Qe te mund te ngresh hipotezen e ekzistences se tyre duhet nje afirmin fillestar te lidhur me nivelin e tyre te zhvillimit dhe aspak me nivelin tokesor pasi ne te kundert nuk ka asnje nevoje ardhja e tyre, gjithmone sipas interesit te alieneve hipotetike. Ne qofte se shkenca nuk di se si lind njeriu ne Toke, ose nuk do qe ta pranoje sipas mendimit te deritanishem (teoria e seleksionimit natyror e Carlz Darvinit ne parim ka vetem nje gabim: nuk merr parasysh faktorin KOHE ne procesin e seleksionimit natyror), nuk eshte e drejte qe mbi kete mos dije te ngreje hipoteza fantastike duke bashkuar idete mbi ardhjen e jashtetokesoreve me ndertimet ne Toke. Pikerisht kjo perben te pamunduren dhe shkakun teorik te percaktimit qe ne Toke po lind nje forme e re fetare. Teoria mbi botet e alineve perben pikerisht formen e re fetare dhe betejat e reja qe e presin njerezimin ne fushen e religjionit, ideologjise dhe te filozofise.
3 – Pikepamjet mbi ndertimet fantastike ne Toke
Ky nuk eshte ndonje problem me ndikim specifik ne jeten e individit. Me e shumta e procesit eshte konsumi i vlerave materiale per ndertimin e observatoreve me aktivitet shkencor, por perdorimi i tyre reflekton te dhena te interpretuar me tendence filozofike dhe perfundime antishkencore. Te gjitha keto ekzistojne prej shume e shume kohesh cka ka ushqyer inproduktivitetin shoqeror ne jeten e njeriut si bashkesi. Ky raport nuk merret dhe fort parasysh pasi ekziston krahas ideve fetare duke u sfumuar, por qe aktivizojne nje sasi jo te vogel mendjesh njerezore. Ekzistenca formale e kesaj armate intelektuale, krahas asaj te klerikeve, tregon se shtresa intelektuale eshte formuar ne kohen e feudalizmit per t’ju kundervene institucionit fetar, dmth si nje reaksion i vetvetes (kjo nuk merret parasysh asnjehere dhe ky eshte nje defekt i shkences se historise). Tipikisht ky proces vihet re ne Shqiperi ku pas 1945 lindi nje shtrese intelektuale pasi u masakrua Kleri Katolik Shqiptar. A nuk tregon kjo qe ne parim shtresa intelektuale shqiptare e ka prejardhjen jo vetem nga krimi, por dhe si nje refleksion nga epoka feudale. Qe ne kete pike teoricienet e botes se alieneve e kane te humbur betejen historike per gjetjen e babait te njeriut me prejardhje nga kozmosi.
Fantazia e ketyre teoricieneve (dhe nuk jane te paket) arrin deri ne perdorimin e nje metode gjeometrike duke lidhur vendet me fantashience produktive. Por autoret e teorive mbi alienet hidhen sa nga nje dege te tjetren per t’i mbushur mendjen njerezimit se e gjithe veprimtaria e popujve eshte e lidhur me boten kozmike, te pakten ne nje faze te zhvillimit. Ne vitin 1968 autori zviceran Erich von Daniken shkroi librin “Qerret e Zotit” te bere film me vone dhe te cfaqur ne Shqiperi nen titullin “Vizitoret nga Kozmosi” ne dy seri. Ky autor u konsiderua babai i teorise se alieneve dhe mbi kete baze filluan nje sere filmash dokumentar mbi kete teme. Ne nje dokumentar televiziv shume serial: Ancient Aliens (Alienet e Lashte), prodhim i vitit 2011-2012 nga “History Channel” jepen informacione jo vetem mbi ndertimet fantastike, por dhe te problemeve te tjera. Ne u kapem ne dy
prej tyre duke vecuar faktet e meposhtme. Sipas autoreve ndertimet Maja – Trekendeshi i Bermundeve – Piramidat ne Egjipt formojne nje vije te drejte ku lidhet krijmtaria njerezore me fenomet e panjohura natyrore (foto 2). Analiza kohore e pjesmarresve ne kete vije te drejte tregon se nuk mund te perbashkohet nje fenomen natyror me produktin njerezor, ndersa krahasimi i ndertimeve maja me ato egjiptiane tregon nje sfazim kohor te jashtezakonshem ne favor te te dyteve, por dhe faktin e komplikacionit ideor te ndertimeve ne favor te te pareve.
Jane po keta autore qe ne nje seri tjeter te kesaj kategorie hedhin idene se ne emrat e vendeve Calais, Mont Alix, Mont Alet, L’Allet, Anxon, Aisey, Alaise ne France, L’Allex ne Zvicer dhe Vercelli, Alzano, Calesi, Cales ne Itali nenkuptohet emri Yll; dhe te gjithe keto vende gjenden ne nje vije te drejte (foto 3).
Por ky fakt, i ekzistences se emrit Yll me brendesi te emrave te vendeve, gjendet edhe tek Iliret e lashte, atehere kur e kaluan besimin pagan nga faza zoologjike ne ate kozmike. Ne qofte se ne emrat e vendeve europiane te mesiperm kultet pagane kane mbeturinat e tyre ne emrat e vendeve, ne Ilirine historike deri ne kohen e shqiptareve ekziston mirefilli nje letersi religjoze te lidhur me yjet, por e gjitha kjo tregon vetem shkallen e zhvillimit social dhe shkallen e besimit fetar dhe asgje me shume. Kjo do te thote se baza metodike e ketyre problemeve duhet te mbeshtetet ne gjendjen shoqerore te popullata bartese te ketyre kulturave dhe kjo gje e permbys te gjithe boten teorike te alieneve.
Pastaj a e kane vrare mendjen ndopak teoricienet e botes se alineve qe shpjegimi me ane te drejtezave eshte nje shpjegim tej mases i thjeshte dhe lidhet me format mekanike te llogjikes. Me se shumti keto drejteza shpjegojne dinamiken e zhvillimit te bartesve te atyre kulturave dhe menyren e shperndarjes se races njerezore neper hapsirat gjeografike. Heterogjeniteti i shperndarjes se ketyre kulturave dhe shkalla e zhvillimit te gjithseiciles tregojne mirefilli qe parimi poligjenetik i popullimit te Tokes eshte i vetmi dhe shkaktari i fazes globaliste te rendit kapitalist.
PERFUNDIME
Lidhja e te tre hipotezave ne nje, kerkon nje rend te ri shoqeror pertej rendit te fundit shoqeror dhe e ben boten njerezore te pavdekshme nga ana kohore, gje qe eshte nje idealizem i kulluar. Defekti fillon dhe mbaron ne paaftesine e shkences per te marre ne konsiderate KOHEN si aleatin me te drejta te barabarta me HAPSIREN dhe mbi kete baze te percaktohej shkalla e zhvillimit te hipotekoreve aliene. E gjitha teoria ne fjale tenton te fshehe ligjin e popullimit te Tokes nga ana e Njeriut dhe te injektoje nje krijues me te sofistikuar se ai i fillim eres se Krishtere.
Tirane 07.04.2012