Artikuj

59- Shkenca e historise dhe keqarsimimi i shqiptareve 16.03.2012

Posted by Genc Hoti

Loading

59 – “Shkenca e Historise” dhe keqarsimimi i shqiptareve

( refleksione mbi librin e Kastriot Dervishit: Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005 )

Kesaj rradhe nuk do te flasim per mesuesit e rendit komunist, por per librat qe shkruajne nxenesit e ketij rendi, menyren se si ata ja trasmetojne brezit pasardhes qe nuk ka asnje lidhje me rendin e kaluar dhe për përmbajtjen e asaj qe konsiderohet si Shkence e Historise (thelbi i ketij artikulli është pikërisht kjo e fundit). Nga e gjitha kjo do te rrjedhe nje nder argumentat kryesore (nje nder dy me kryesoret; – tjetri eshte edukacioni familjar) te percaktimit te asaj qe quhet intelekt i njeriut. Te pakten sot, ne shqiptaret vuajme nga mania per t’u treguar te tille edhe pse nuk jemi te afte ne asnje aspekt te argumentojme jo vetem prejardhjen biologjike e shoqerore, por disponojme nje paaftesi te lavderueshme ne drejtim te orientimeve shoqerore te rruges se te ardhmes. Ajo qe ben percaktim fillestar te ketij orientimi quhet FILOZOFI  dhe ne, shqiptaret e sotem, nuk dime pothuajse asgje nga kjo fushe edhe pse nga gjiri i jone dikur ka dale Hegeli i Otomaneve (vetem tek Sami Frasheri kam gjetur formulen materialiste te shkakut te lindjes se Fese dhe, vetem per kete, perben fillesen e mendimin filozofik shqiptar). Libri qe po analizojme ka tre vecori interesante:

  1.  Kushton plot 100.000 leke te vjetra (fillimisht kushtonte 50.000 leke), a thua se eshte botuar per nje kategori femijesh me prejardhje milioneresh dhe te tjeret nuk duhet t’i dine “te vertetat” qe percon permbajta e ketij librit. Vetem ky fakt ka qene inisiativa per t’ju pergjigjur pretendimeve “shkencore” te autorit. Nuk dua te besoj qe ky cmim eshte vendosur si pasoje e grykesise se shtepise botuese, apo te autorit, per t’u pasuruar.
  2.  Eshte tekst mesimor ndihmes ne universitetet tona, konkretisht perdoret (2012) ne Universitetin e Nju Yorkut ne Tirane dhe vetem per kete kerkon nje vemendje te vecante analitike (nje miku im ma kerkoi kete liber per vajzen e tij qe studion ne kete univeresitet per jurisprudence). Ky liber pretendon te jete informuesi me i plote dhe i pare i permbajtjeve praktike te shtetit shqiptar pergjate afro nje shekulli.
  3.  Pretendon te analizoje historine e shtetit shqiptar nga viti i pare i formimit deri me 2005, dhe merret me vogelima kaq te imta sa te krijon  pershtypjen qe autori kerkon te pajtoje te kaluaren propogandistike me te verteten historike dhe aspak permbajtjen e titullmbajtjes. Autori me qellim, apo pa qellim, ka lene pas dore analizen e plote te te gjitha ngjarjeve gjurmelenese ne historine e shtetit shqiptar duke imponuar nje parendesi artificiale te tyre.

Autori nuk ka te qarte se cfare do te thote Shkence e Historise dhe me cfare merret ajo. Dhe e keqja qendron ne mosrakordimin e punes qe kane bere filozofet dhe studiuesit e mbare Botes me keto tema duke argumentuar qe shoqeria shqiptare ndryshon nga Bota jo vetem ne permbajtjen e saj, por dhe ne rrugezhvillimin social. Zbulimi i kesaj rruge kerkon medoemos ndryshimin e parametrave te te gjithe hapsires teorike te asaj qe konsiderohet si Shkence e Historisë, ne te kunderten studiuesi eshte i detyruar te genjeje, me dashje apo pa dashje nuk ka aspak rendesi kur i futesh kesaj sipermarje. Pikerisht ky eshte pozicioni i autorit te librit qe po marrim ne analize dhe pikerisht kjo eshte permbajtja e te gjithe librit ne fjale.

Libri shoqerohet me nje parathenie hyrëse, me autor Ilir Nikolla (normalisht me profesionin e gazetarit, me qene se ka qene kryeredaktor i gazetes “55”), i cili merr guximin dhe ben nje paralajmerin serioz pergjithesues, jashte kontekstit te permbajtjes, duke e paralajmeruar lexuesin se:  “Historite qe i kemi si doracake neper bibliotekat tona private apo ne rafte shkollash e akademish kane, qe te gjitha, te meten e madhe se jane porositur e shkruar me synimin per te mos i thene te gjitha” (f. 5). Guximi nuk qendron ne publikimin e ketij paralajmerimi, por ne mos dhenien e asnje shembulli komprometues duke argumentuar qe libri ne fjale ne menyre absolute nuk mund t’i afrohet kerkund te vertetave historike dhe autori i parathenies mundohet te mbuloje qellimin e vertete te botimit te ketij libri me kete lloj permbajtje. Realisht ky pretendim i autorit te parathenies ka vlera per literaturen historike statistikore te shkruar pas 1945, por kurrsesi me perpara. Vete permbajtja e parathenies perben aktin me te pare te shkeljes se moralit shkencor qe duhet te shoqeroje nje veper historike, aq me teper kur perdoret si nje tekst mesimor shtese per studentet e shkollave te larta. Autori i parathenies vazhdon me paralajmerimet e tij, kesaj rradhe brenda refleksioneve qe duhet te realizoje permbajtja e librit, duke pretenduar se: “Dokumenti eshte idhulli i vetem i autorit, busulla qe thuajse shkruan vetvetiu kapitujt e vështire e të diskutueshëm të historisë së shtetit shqiptar” (po aty). Kam rast t’u tregoj studenteve shqiptare se pikerisht kjo nuk eshte e vertet dhe te ashtequajturit dokumenta ku mbeshtetet autori, qe kane mbushur arkivat e sotme te shtetit shqiptar, sidomos ato te Ministrise se Puneve te Brendeshme, permbajne sajesa komuniste qe sherbejne per te argumentuar se si shtremberohet historia e Shtetit dhe Popullit Shqiptar. Autori i parathenies mundohet t’i mbushe mendjen lexuesit, jo vetem shqiptar (pasi libri eshte perkthyer frengjisht dhe anglisht) se ai ka perpara nje liber qe duhet konsideruar si kampioni i vertetesive historike dhe si permbysësi i gjithëshkafes qe kane lexuar shqiptaret e epokes komuniste mbi shtetin shqiptar. Nuk ka se si kuptohet ndryshe paralajmerimi sikur: “Ne pikepamjen e te shkruarit, kjo histori paraqitet si nje tekst revolucionar, qe nuk i bindet mendimit standart te derisotem” (f. 6). Nuk e di se cfare kupton autori me termin “mendim standart te derisotem” (ka mbi 20 vjet qe mendimi shkencor shqiptar ka dale jashte hapsires standartizuese dhe sot kjo permase nuk ekziston me), por ketu brenda ka nje nenkuptim pak dinak pasi nuk vihet dallimi midis literatures komuniste dhe parakomuniste (autori kerkon t’u imponoje studiuesve shqiptare nje permase unike, qe ata s’e kane, dhe, mbi kete baze, te ngreje alibine e oponences; dmth ai kerkon te luaje me nje porte dhe me vetveten); midis produktit te llojit te studiuesve, dmth te pavarur sherbetore te epokes komuniste, te pavarur nolstalgjike te se kaluares se larget para komuniste apo te varur dhe sherbetore te politikes së sotme. Pergjithesimi i permbajtes ne kete rast perben nje dinakeri te autorit te parathenies dhe menyren se si nuk duhet lexuar dhe kuptuar permbajtja e ketij libri. Por, qofte autori i parathenies, qofte autori i librit, nuk e kane te qarte se cfare eshte Shkenca e Historise ne thelbin e saj dhe cfare pozicion ka ajo sot ne raport me shkencat e tjera. Duke mos dhene asnje finicion per kete argument, atehere kuptohet se cfare kane pasur ndermend autoret kur kane publikuar seicili idete e veta. Pikerisht ne kete pike fillon dhe ajo qe nuk kane thene kurre te gjithe studiuesit e kesaj fushe ketu ne Shqiperi pergjate gjithe kohes se ekzistences se shtetit te shqiptareve (1912 – 2012). Dmth loja shkencore nuk ka filluar vetem pas 1945-ses; une do te kem rast t’i tregoj lexuesit shqiptare qe manipulimi i Shkences se Historise fillon pak mbas formimit te shtetit te shqiptareve per merite te drejtuesve te tij.

*             *                *

Autori i librit nuk ka qenë i aftë, që në hyrje, të përcaktojë nocionin e Shkences së Historisë, pasi po të kishte bërë këtë do te kuptonte që në fillim se ai nuk bën për këtë punë. Është pika ku duhet të filloje përmbajtja e cdo shkence; ku përcaktimi i piketave konform filozofise (kam parasysh kohen – hapsirën dhe lëvizjen) përcakton dhe kahjen nga do të anoje çdo autor qe pretendon se merret me këtë shkencë. Ne fund te fundit gjitheshka i nenshtrohet dy pyetjeve: 1- Per cfere sherben shkenca e sotme e historise sipas pikepamjeve te derisotme (e ve me te vogla per te treguar qe shkenca e historise sot per sot nuk eshte shkence)? 2- Si argumentohen pikepamjet e ngjarjeve historike larg asaj qe eshte shkruar, qe gjithsesi nuk eshte e lidhur ne menyre te drejteperdrejte me te?  Kam rast t’i tregoj lexuesit se sa larg këtij realiteti është autori yne, mesuesit e tij dhe dishepujt e kesaj shkence ketu ne Shqipëri. Dhe gjitheshka eshte e lidhur me politiken, pasi kjo e fundit e perdor historine per te justifikuar veprimet e saj. Ndarja e politikes (sidomos te politikes shqiptare) nga Shkenca e Historise perben hapin me te pare dhe te domosdoshem te zhvillimit te  kesaj te fundit, por dhe pengesen e pakapercyeshme qe u del perpara studiuesve shqiptare, sidomos te epokes se diktatures.  Kam rast t’i tregoj lexuesit perputhjen e metodikave te perdorura nga regjimi diktatorial me idete naziste te Adolf Hitlerit. Kjo do te sherbeje per te percaktuar dhe distancen formale qe ndan komunizmin e Enver Hoxhes nga nazizmi i Hitlerit, ku sipas ketij te fundit “Ky lloj te menduarit historik, i cili  u zhvillua tek une gjate studimit te historise ne shkolle, nuk m’u largua kurre. Historia boterore u be perhere e me shume nje burim i pashtarshem per te kuptuar ngjarjet historike te tanishme, cka do te thote, politiken. Prandaj, une nuk do te “mesoj” politiken, por do te le te me mesoje politika” (Adolf Hitler, Mein Kampf, f. 38, Tirane 2012; nenvizimi me bold i imi, GH).

Është një problem i shtruar për zgjidhje prej kohesh, por kërkush nuk ka pasur guximin ta bëjë këtë dhe gjithëshka ka mbetur sipas këndvështrimit të dhënë që nga koha e Tuqididit. Ky i fundit, sic do ta shohim, është konsideruar si kampioni i analizës të aktit historik. Përshkrimi hapsinor i ngjarjes në funksion të kohes jashtë cdo kriteri ligjor përbën te gjithë atë që sot konsiderohet si Shkencë e Historisë (defekti nuk është thjeshtë i shkollës shqiptare, por kjo e fundit nuk ka pasur kurre guximin te perballet me te panjohurat, aq me teper te europianeve). Ne kompleksitetin statistikor te permbajtjes se Shkences se Historise dallojme nje teresi pikepamjesh, por per ne shqiptaret ajo eshte e perbere nga dy rruge: 1 – rruga europiane, qe cdo gje e ve ne pikepyetje; 2 – rruga shqiptare, ne pjesen me te madhe komuniste, qe cdo gje e konsideron absolutisht te sakte. Nuk po i jap rendesi menyrës së formimit te seiciles rruge, pasi dhe vetem kjo do te ishte e mjaftueshme per te kuptuar se kush eshte e sakta, te paktën si tendencë. Studiuesit shqiptare te para 1944-es ishin te shkollave europianoperendimore me te mira, kurse studiuesit historiane pas 1945-es ishin te shkollave bolshevike te Europes Lindore (dhe vete shkolla shqiptare e Historise ishte produkti i ketyre te fundit). Eshte kjo aresyeja perse duhet diferencuar permbajtja e Shkences  se Historise konform polit horizontal gjeografik te Europes, te pakten ketu ne Shqiperi, pasi do te kuptohej se cfare eshte gabim dhe cfare e politizuar, dmth e mbrapsht.

1-Sipas Fjalorit Filozofik me autor Prof. Dr. Ekrem Murtezai (Tirane 2007) kemi kete percaktim te nocionit “Histori”: (gr. historia – dituri, gjurmim, perkatesisht historien – pune gjurmuese ne baze te te degjuarit dhe te parit; gjerm. Geschichte; fr. Histoire; ang. History) – a) shkenca qe merret me gjurmimin, paraqitjen dhe vleresimin e ngjarjeve, proceseve, levizjeve, dukurive, etj. te kaluara shoqerore, ekonomike, politike, ideore, teknike, etj., perkatesisht me shpjegimin e domethenies dhe te vleres se tyre per kohen kur kane ndodhur dhe per kohen e tashme; paraqitja e se kaluares dhe pasojave te saj per te kaluaren dhe te tashmen. Megjithese  duket qe historia ka te beje me ate qe tashme ka kaluar, qe ka ndodhur, pra post factum, prapeseprape ajo eshte e lidhur ne menyre te pandashme me te tashmen, me te sotmen………Bazat e historise si shkence shoqerore i vune Herodoti, Tikididi, Taciti, Livi, etj..” (nenvizimi i imi, GH). Kjo pikepamje tenton te perbashkoje idete europiane me ato shqiptarokomuniste.

2-Sipas Fjalorit te Filozofise, Larousse me autor Didie Zhylia (Tirane 1994) kemi kete percaktim te nocionit histori: “njohje e se kaluares se njerezimit, zhvillimi i tanishem i jetes njerezore. Ne kuptim te pare, historia eshte njohja e origjines dhe zhvillimit te njerezimit, ne vecanti e popujve dhe e kombeve. Ceshtja kryesore qe shtrohet lidhur me te eshte nese ajo mund te marre formen e nje shkence” (nenvizimi i imi, GH).

3-Ndersa ne Fjalorin Politik te Oxfordit (botimet IDK, bot. III, 2011) zberthehet termi historicizem, duke u konsideruar: “Doktrina, sipas se ciles ngjarjet historike ndodhin sipas ligjeve te natyres, te cilat, nga ana e tyre, percaktojne zhvillimet shoqerore dhe kulturore, besimet dhe vlerat qe jane specifike per cdo periudhe te historise. // Fjale e marre nga gjermanishtja Historismus, ne filozofine shoqerore historizem ne fillim do te thoshte te ‘hysh ne brendi’ te nje periudhe historike per ta kuptuar, duke mesuar gjuhen dhe konceptet e perdorura ne ate periudhe. Megjithate, qe nga botimi i Varferise se historicizmit (1957) nga Karl Popper-i kuptimi me i pranuar i kesaj fjale ka qene krejt tjeter: bindja se zhvillimi historik do te ndjeke domosdoshmerisht nje rruge te caktuar….Te gjithe keto forma te historicizmit mund te thuhet se deshmojne se jane te pamjaftueshme ne menyren se si e kuptojne historine” (nenvizimi i imi, GH).

A duhen konsideruar te plota dhe fitimprurese pikepamjet europiane mbi termin e Shkences se Historise? Une pretendoj se gjerat mbeshteten mbi themele te pasakta dhe te lidhura me mosrespektimin ligjor te thelbit te levizjes. Vete Shkenca e Historise e nenkupton levizjen me karakter dualist shkakesor, sepse ne te kunderten nuk do te kishim histori, por qe eshte anashkaluar per efekt te zbatimit te situatave politike te deshiruara.
Duke mos kuptuar defektin shekulloro-mijevjecar te mendimit filozofik europian (trinomi filozofik: helen – rilindje italiane – gjerman), filozofet bolshevike ndertuan nje filozofi te re me pretendimin se po permbysnin filozofine e vjeter europianoperendimore packa se kjo e fundit i kishte themelet te dyshimta ne drejtim te saktesise. Ne kete menyre gabimi u ngrit ne katror dhe e keqja me e madhe, per ne shqiptaret, qendron ne mbeshtetjen tek mendimi filozofik bolshevik duke e anashkaluar filozofine europiane. Te pakten ne zberthimin e termit Histori, shkolla shqiptare komuniste dhe post komuniste vazhdon te mbeshtetet ne mashtrimin bolshevik para mbi gjysem shekullor. Vini re se si e kane zberthyer dhe e zberthejne akoma edhe sot studiuesit shqiptare termin Histori:

1-Ne nje fjalor te shkurter filozofik sovietik (Kratkij Filosofskij Sllovar, 1954) trajtohet dueti “Historikja dhe Llogjikja” duke i konsideruar si nje kategori filozofike.

2-Ne Fjalorin e Filozofise te Shkolles se Partise “V.I.Lenin” (Tirane 1974, 1982), ne gjurmat e filozofise bolshevike,  perdoret bashkesia e termave “Historikja dhe logjikja” te cilat konsiderohen si “metoda te rendesishme te njohjes shkencore te realitetit objektiv. //  Historikja eshte shprehje e procesit real, eshte historia e lindjes dhe e zhvillimit te sendeve dhe dukurive, eshte rrjedha objektive e ngjarjeve, eshte historia e vete realitetit ne zhvillim. Ndersa logjikja eshte pasqyrimi i historikes, i tipareve te pergjithshme thelbesore te saj, duke e zhveshur ate nga gjerat e rastit.”

3-Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (Tirane 1985) Historiografia konsiderohet nje “Shkence qe studion zhvillimin e shoqerise njerezore, si proces i vetem, i cili ecen ne baze te ligjeve objektive ne te gjitha shfaqjet e tij te shumellojshme e te gjitheanshme. Ky studim varet nga baza ideologjike e metodologjise se kerkimit historik dhe pasqyron luften e rrymave ne metodat e interpretimit ti dukurive shoqerore. H. eshte gjithashtu teresia e studimeve ne kete fushe dhe vete historia e ketyre studimeve.”

4-Ne  Fjalorin Filozofik me autor Servet Pellimbin (Botimet EDFA, Tirane 2011) perdoret termi Historike dhe Logjike te cilat konsiderohen: “metoda te rendesishme te njohjes shkencore. Historikja eshte shprehje e procesit real, histori e lindjes dhe e zhvillimit te sendeve dhe te dukurive, rrjedhe objektive e ngjarjeve, histori e vete realitetit ne zhvillim. Ndersa logjikja eshte pasqyrim i historikes, i tipareve te pergjithshme thelbesore te saj, duke e zhveshur ate nga gjerat e rastit…..Gjithsesi, keto dy metoda nuk i perkasin historise dhe as nuk mund te reduktohen ne nje apo dy modele, sepse perdorimi i tyre vazhdon te jete i gjere dhe gjithanshem ne shkencen e sotme.”

5-Ndersa  Fjalori Enciklopedik Shqiptar (bot. 2008) i rreshqet percaktimit te nocionit ne planin filozofik dhe kufizohet vetem ne termin Historiografia Shqiptare, e cila percaktohet “Si dituri qe trajton rrjedhen e njerezimit apo jeten e nje populli a veprimtarine e nje personaliteti historik”.

6-Ne Enciklopedine Universale te Ilustruar me autor Pasho Baku (Tirane 2011) perdoret termi Historiografi. 1. Shkenca qe studion ngjarjet historike bazuar ne parimet metodologjike shkencore. 2. Teresia e veprave historike te nje periudhe te dhene.

Te gjitha keto pikepamje, ide dhe forma botekuptimore nuk kane mundur dot te perfshijne te gjithe hapsiren e domosdoshme dhe fitimprurese te Shkences se Historise dhe rrjedhimisht nuk kane mundur dot t’i bashkangjisin kategorine shkak – pasoje. Ne te gjitha rastet e parapara (flasim per mendimin historike shqiptar) behet lidhje e shkurter midis shpjegimit te termit dhe vete termit, cka do te thote qe termi shpjegohet me vetveten. E gjithe historia teorike e shkruar ne Shqiperi pas vitit 1945 ka ndjekur kete platforme metodike dhe sot shqiptaret e mijevjecarit te ri kujtojne se jane si europianet e tjere. Ate qe Europa e ka realizuar per 300 – 400 vjet, shqiptaret e epokes komuniste e realizuan per vetem 45 vjet pa i shkuar ndermend se me kete kishin kthyer  mbrapsht sensin e zhvillimit social ne raport me dinamiken autoktone me ndikim europian. Ne qofte se flitet per nje obskurantizem filozofik europian mesjetar (para 1500 vjeteve), shqiptaret kete e realizuan, duke e kopjuar ne menyre te perpikte nga mesjeta europiane me ndikim otoman, nen sundimin e diktatorit. Ne kete menyre shqiptaret e epokes komuniste vetelavderoheshin qe ishin ndryshe nga europiani, duke qene ne Europe, dhe si pasoje ngrinin lart vlerat e realizuara pergjate   skllavopronarise komuniste edhe pse gjitheshka u zerua me 1991-shin Kjo ndjenje vazhdon edhe sot ne menyre te theksuar duke realizuar per here te pare ne historine e njerezimit mendjemadhesine kombetare me sens hapsinor, gje praktikisht e pamundur te realizohet ne jete. Realisht ne kembe mbeti vetem produkti intelektual komunist  dhe dishepujt e tij. Shqiperia e mijevjecarit te ri u analogua me Europen e shekullit V-te pas Krishtit jo vetem ne drejtim te individit, por edhe ne drejtim te diellit te vet iluzor, ku kalimi nga erresira ne drite i verboi totalisht. Sot shqiptaret e vjeter e te rinj e kane humbur konceptin e zhvillimit shoqeror autokton dhe vazhdojne te udhehiqen, te pakten ne fushen e shkences, nga ajo kaste njerezish qe ndertoi bazat e antishkences shqiptare te shekulit te XX-te. Kjo do te thote qe Shqiperia e Re udhehiqet nga individet e vjeter, njesoj si  Europa e para 1500 vjeteve kur rendi kontinental primitiv fisnor permbysi themelet shteterore latine, te shembura nga koha, por u udhehoq nga produkti skolastik latin. Atehere lindi erresira dhe obskurantizmi mesjetar europian per shkak te pamundesise se perbashkimit te dy hapsirave shoqerore te sfazuara ne kohe (edhe pse europianet e rinj e kishin shpejtesine e zhvillimit social me te larte se latinet, ata ndodheshin nje rend shoqeror prapa tyre dhe kjo formon pamundesine e perbashkimit); nga kjo gjendje lind pyetje: po sot shqiptaret apo e kopjojne pike per pike ate epoke? Ne qofte se po, e bejne me ndergjegje; e ne qofte se jo, ke ndergjegje po huazojne?  Me sa kam kuptuar kjo eshte bere me nje qellim instiktiv dhe ne kete pike spekullon politika, e cila fshehtas e ka bere historine aleatin e vet me te ngushte prej mbi 2500 vjetesh.
Duhet thene qe ne fillim se as kjo shkence nuk eshte e afte te argumentoje shkakun fillestar te asnje faze ne zhvillimin shoqeror apo te natyres dhe kjo per shkakun me te thjeshte fare: nuk merret parasysh faktori KOHE ne ato procese; por me se shumti edhe historia trajton gjithmone pasojen me te pare te shkakut primar duke mos e perjashtuar unitetin e materies edhe ne kete kategori (koha, hapsira dhe levizja shoqerore formojne ate unitet real qe vlen per cdo forme te organizimit te materies; – ja perse eshte e domosdoshme teoria e unitetit te materies). Kjo ben qe nocioni histori te permbledhe analizen qe fillon ne nje kohe te caktuar, ne perputhje me hapesiren perkatese (ja perse raporti i kohes me hapesiren eshte nje madhesi kurdohere konstante per cdo ngjarje). Vlen te permendet qe faktoi subjektiv do te luaje rol determinues ne kete analize, pasi permbledhja e sa me shume qelizave pjesmarrese ne te percaktohet nga ndergjegjja dhe morali i analistit. Ja perse Shkenca e Historise varet realisht nga politika dhe teorikisht nga ngjarjet qe e ndertojne ate. Per t’i shpetuar ketij pozicioni kerkohet nje formulim jashte formave klasike te analizes se ngjarjes. Ne kete menyre nocioni Histori, sipas kendveshtrimit te kontinumit kohor-hapsinor, permblidhet ne kete permbajtje:

Historia eshte shkenca qe studion pasojen kohore te marredhenieve hapsinore te strukturave te Materies.

Aresyeja e ketij percaktimi eshte e lidhur me formalizmin analitik historik qe perdorin studiuesit e ndryshem dhe, sidomos, politikanet  te cilet shohin gjithmone njeren ane te medaljes duke lene pas dore anen tjeter, qe mund te konsiderohet dhe me kryesorja. Per problemin e universit shqiptar perparesi merr pikerisht dinamika e zhvillimit autokton dhe si ka ndryshuar ajo nga relatore jashte saj (per rastin shqiptar ato nuk mund te ndahen ne elementet perberes pasi ne kete rast krijojne nje pamje te genjeshtert) pergjate gjithe kohes qe i njeh historia, duke qene i vetmi rast ne Europe (popullata baske u shkri me  popullaten spanjolle dhe ate frenke duke e humbur zhvillimin sipas autoktonise), gje e cila kerkon permbysjen totale te pikepamjeve filozofike mbi historine e derisotme. Dhe libri, qe ne po marrim ne analize, pikerisht kete rruge nuk ka ndjekur duke tentuar te arsimoje shqiptaret me nje botekuptim irreal. E gjitha kjo per gjene me te thjeshte fare: autori yne nuk e njeh ne asnje permase Filozofine e Historise duke i lene te gjitha problemet ne cerek te rruges dhe, me kryesorja, i paraqet si vazhdim i domosdoshem i zhvillimit te shoqerise shqiptare te lidhur me epoken e komunizmit enverist. Pikerisht kjo perben thelbin e kritikes sone e cila mbeshtetet ne dy shtylla: 1-ne ndryshimin e metodikes; 2-ne dhenien e faktit sipas shkakut te relacioneve universale dhe jo sipas pasojes politike te njeanshme. Shqiptaret e rinj nuk mund te shpetojne kurre nga e keqja komuniste po nuk e zbuluan ate ne permasen reale dhe cfare ndikimi ka pasur ajo epoke mbi ta. E keqja e kesaj pune qendron ne goditjen qe duhet te marre produkti intelektual komunist jo vetem si pasoje e rendit diktatorial, por, kryesisht, si shkaku i keqadministrimit te dinamikes sociale te Popullit Shqiptar pergjat rendit te ri. Asnjeri nuk mund te thote se pasoja sociale e rendit aktual ne Shqiperi, nga pikepamja njerezore, do te jete nje force progresive ne drejtim te njohurive. Te pakten Shkenca e Historise, e zbatuar formalisht ne Shqiperi, eshte e afte te na argumentoje permasen e procesit ne fjale dhe te kunderten e asaj qe pretendohet. Edukimi historik i shqiptareve te sotem eshte absolutisht i shtrember dhe mosmirenjohjes ndaj te kaluares historike. Pikerisht ne kete pike roli i politikes ka qene determinues dhe une kerkoj qe ky determinim t’i perkase se kaluares. Dhe per kete ka nje menyre analitike qe e shpeton Shkencen e Historise nga bataku ku e ka futur politika. Kjo menyre eshte e lidhur me kontinumin kohor – hapsinor dhe vetem tek raca njerezore dallohet qarte dhe lehtesisht ajo qe pretendonte Ajnshtajni ne fushen e fizikes. Rrjedhimet qe dalin nga ky raport tregojne se bota e relacioneve universale perben thelbin e zhvillimit te botes njerezore dhe zhvillimi sipas autoktonise ishte nje rast i vecante dhe i pamundur per t’u zbuluar tek popujt e zhvilluar. Parametri shpejtesi zhvillimi tregonte se pikerisht aty vepronte paradoksi i kohes duke lidhur shpejtesine e zhvillimit me kohen e lindjes dhe te dyja keto me boten e relacioneve. Ekzistonte ne Europe nje vend qe banohej nga nje popull i sterlashte ku ligjesia kohoro-hapsinore vepronte ne fillesen e vet duke argumentuar se shume filozofi te shekullit te XIX-te kishin tendenca zgjidhese, por jo absolute. Shkenca e Historise merrte tjeter pamje po te ndryshohej metodika e zberthimit dhe per Popullin Shqiptar ajo fliste ndryshe.
Kjo do te thote qe historia mund te ndahet ne dege e nendege duke analizuar shkak – pasojat e mepastajme, por gjithmone ne varesi te marredhenieve dypaleshe ku kohe-hapsira percakton permbajtjen e saj, duke perbere thelbin e kesaj Shkence. Ne kete pike duhet te filloje historia e cdo ngjarje apo grupngjarjesh. Nuk eshte Histori Shkencore analiza e ngjarjes jashte relacioneve universale (te jashtme dhe te brendeshme), ne te kunderten ajo eshte vetem statistike me karakter hapsinor dhe nuk vlen per asgje (ne kete pike realisht fillon genjeshtra dhe mashtrimi politik me te cilat  Populli Shqiptar eshte i ngopur deri ne fyt). Megjitheate ndarja e historise ne histori te natyres dhe histori te njerezimit pa ditur me perpara ligjin e unitetit te materies krijon abuzim me shkencen dhe shqiptaret e mesit te shekullit te XX-te jane viktime e ketij abuzimi ne drejtim te arsimimit te detyrueshem. Duhet pranuar qe ne mesin e shekullit te XIX- pati nje tendence per te realizuar kete zberthim dualist te Shkences se Historise, por qe deshtoi ne saje te mosrespektimit te kohe-hapsires te se vecantes. Te pakten teoria marksiste ka ndjekur kete rruge dhe per kete aresye u permbys, por duhet ta themi qe ne fillim se permbysja e marksizmit eshte bere brenda kuadrit politik dhe aspak shkencor. Kritizeret e marksizmin nuk e njohin thelbin e tij, le pastaj permbajtjen; me se shumti ata njohim marksizmin e servirur nga shkolla bolshevike. Vete Shkenca e Historise se njerezimit duhet te ndahet ne dy dege: 1- ne marredhenie brenda shoqerise njerezore dhe 2- ne marredheniet e kesaj shoqerie me natyren; nga marredheniet e para zbulohet ligjet shoqerore, ndersa nga te dytat ligjet natyrore te lidhura me shoqerine; pikerisht kjo perben te fshehten e Historise se Njerezimit dhe ate qe nuk kane marre per baze te vetequajturit historiane prej 2500 vjetesh. Dhe une pretendoj se marksizmi i proletareve ne kete pike filloi goditjen e historicizmit dogmatik duke hapur dritaren kryesore ne shkencat shoqerore, te tjerat jane perralla te shkolles bolshevike (vete percaktimi i nocionit ideologji, nga ana e marksizmit, eshte njeri nder argumentat se cfare detyre i vuri vetes marksizmi i proletareve; – per kete shih letren e Engelsit drejtuar Meringut me 14 korrik 1893 (Marks-Engels, Letra te zgjedhura) dhe do te kuptohet qe shqiptaret e cfaredo kohe nuk i njohin as germen A kesaj filozofie edhe pse udheheqesit politike te dikurshem kane pase deklaruar se jane kampionet e marksizmit filozofik). Duhet pranuar qe marksizmi i proletareve pikerisht ligjet e natyres, te lidhur me shoqerine njerezore, tentoi te evidentoje duke ndertuar nje metodike shume afer absolutes. Deshtimi i tij ne kete drejtim ka qene nje deshire njerezore individuale se sa nje realitet shkencor; mashtrimi i realizuar nga shkolla bolshevike po vazhdohet edhe sot nga shkollat paskomuniste duke e ngritur ne katror formalizmin antimarksist. Ka mbetur akoma e pa evidentuar permasa e pozitivitetit te filozofise marksiste dhe lidhjet e tij me mendimin filozofik boteror. Fakti qe ajo trajtohet si filozofi me ndikim nacional, duke anashkaluar karakterin globalist, duhet te sherbeje si argument qe marksizmi i proletareve eshte filozofia e kapitalizmit globalist, si tendenca e pare zgjidhese e ketij problemi. Te pakten per shqiptaret kjo eshte e domosdoshme pasi do ta kuptonin me realisht  poshtersine e ekzistences se nje kompleksi tre permasor partie-filozofie-politike thellesisht antishqiptare dhe antinjerezore pergjate viteve 1943-1991. Ne kete pike duhen pare rrjedhimet qe dalin kur lexohet ky liber dhe krahasohet me periudhen e mesiperme.

*       *       *

Tani vime ne menyren se si e ka ndertuar historine e shtetit shqiptar nje autor i epokes se demokracise postkomuniste, por i arsimuar ne shkollat komuniste te epokes se diktatures:
Kapitulli i pare fillon me nje qelize filozofike qe nenkupton materializmin kategorik duke paralajmeruar lexuesin se gjitheshka eshte reale dhe jo e genjeshtert (une pretendoj per te kunderten, te pakten deri ne faqen 563, dhe ne faqen 883). Gjithsesi autori i librit e fillon punen e tij me nje “sinqeritet” profesional kur deklaron se “si modele fillestare, kane sherbyer deri diku botimi i Teki Selenices “Shqiperia me 1927” (ne origjinal eshte “Shqipria me 1927”, GH), apo ai i Dhimiter Beratit “Shqipenia me 1937…” (ne origjinal eshte Shqipenija me 1937, GH)  (f. 7). Duke i disponuar te dy keto libra ne do te shikojme se sa larg tyre eshte autori yne dhe se si mundohet ai ta shtremberoje realitetin konkret që pasqyrohet në këto dy libra te parathënë.
Mos informimi i sakte i studenteve ne kete liber fillon qe ne hapat me te para te librit; dhe kjo dallohet ne menyren se si analizohet historia e zhvillimit te shoqerise shqiptare ne ato kohera. Ngjarja fillestare me e rendesishme e Kombit Shqiptar paraqitet me nje fraze te vetme, e specifikuar ne formalizmin politik qe e shoqeroi ate pergjate 9 diteve. Sipas autorit “Sukses ishte mbajtja e Kongresit te Manastirit me 14 – 22 nentor 1908, i cili nuk caktoi nje alfabet te vetem” (f. 14). Eshte nje problem me shume te panjohura per autorin tone ne planin statistikor hapsinor dhe po t’i shtosh paaftesine e tij ne te kuptuarit e botes se relacioneve te shtreses politike te shqiptareve te asaj kohe kuptohet qe problemi nuk eshte analizuar kerkund brenda kuadrit historik. Po te mendojme se gjendja kulturore e sotme e Popullit Shqiptar eshte rezultat i atij Kongresi duhej zberthyer medoemos se cfare perfaqesonte dualiteti alfabetik dhe kush ishin autoret e saj. A e di valle ky autor se Kongresi i Manastirit me 1908 ishte perleshja vigane midis Europes se re Kapitaliste dhe Perandorise se perenduar Otomane Feudale; dhe se te dy palet e perfaqesuar ne ate kongres ishin pasojat e veprimit politik mbi Popullin Shqiptar  prej 400 vjetesh? A e di valle ky autor se alfabeti qe triumfoi ne ate kongres ishte triumfi i rendit te ri mbi rendin e vjeter dhe se ne, shqiptaret e sotem, jemi produkti kulturor i kesaj te reje qe kishte triumfuar ne te gjithe Europen Perendimore edhe pse jemi populli me primitiv ne racen e bardhe? Ja perse Kongresi i Manastirit  nuk eshte zberthyer kurre sakte nga propoganda komuniste dhe autori yne nuk ben gje tjeter vecse ecen ne gjurmet e kesaj propogande. Autori duhej ta kishte zberthyer me kaq imtesi dinamiken e atij kongresi sa duhet t’i tregonte studenteve shqiptare se ne ate kongres u realizua bashkimi i shqiptareve me Europen ne planin kulturor dhe se ai kongres ishte pika e pare e fitores historike, gje te cilen shqiptaret e sotem nuk e dine ne asnje element. Fakti eshte qe ne shqiptaret e mijevjecarit te III-te jemi produkti kulturor i atij kongresi dhe jo ndryshe. A nuk tregon kjo se autori me dashje e ka thjeshtuar Shkencen e Historise per te realizuar nje perfundim antishkencor?
Ne faqen 19 te librit te tij, autori riboton pamjen e Flamurit te  ngritur ne Vlore sipas tij. Ne fakt ky nuk eshte flamuri i ngritur ne Vlore, por autori e ka kopjuar nga nje liber e Jaho Brahaj mbi historine e Flamurit Tone Kombetar, te cilit i jam pergjigjur me nje artikull te vecante per kete problem (shih ne www.hotig.info, logoreci.com, albanovaonline.com artikullin: “Historia e Flamurit të ngritur në Vlorë më 1912”). E thene me sakte ai flamur nuk eshte ngritur ne Vlore, por studiuesit shqiptare, nxenes te shkolles komuniste, duan te pajtojne stilizimin e shqiponjes te perdorur nga diktatura enveriste me stilizimin imagjinar te Pavaresise per te treguar se te dy epokat jane te lidhura, te pakten sipas flamurit. Stilizimi i shqiponjes qe ka sot Stema e Republikes se Shqiperise eshte nje stilizim fashist dhe nuk ka asnje lidhje pamore me stilizimin e kohes se Ismail Qemalit. E verteta eshte krejt tjeter per tjeter.
Ne faqen 20 te librit autori riboton tabelen e delegateve te Kuvendit te Vlores te marre nga “Shqipria me 1927”, vetem se kete e ben duke i ndryshua emrat e pjesmarresve ne to, dmth duke e fallsifikuar. Fjala behet per Hysen Hoxhen ku sipas autorit tone rezulton se ai paska qene ne Kuvendin e Vlores me 03 dhjetor 1912. Por si eshte e verteta? Une i dhashe rendesi te madhe ketij fallsifikimi pasi per here te pare shqiptaret e muaren vesh pranine e Hysen Hoxhes ne ate kuvend nga diktatori shqiptar (per kete shih:  Enver Hoxha, Vitet e vegjëlisë, f. 79  dhe  Enver Hoxha, Kujtime, f. 13) dhe pasketaj te gjithe studiuesit e publikuan si nje fakt te vertete; vetem se keta te fundit e muaren mundimin ta pergenjeshtrojne faktin e kundert pas 12 majit 1991 kur une botova ne gazeten Republike te asaj date artikullin: “Kush e masakroi historine e Popullit Shqiptar?”, ku vura ne dukje pikerisht kete manipulim te historise. Duke perjashtuar Fjaloret Enciklopedike Shqiptare (1985, 2008) te cilet pranojne se Hysen Hoxha ka qene delegat ne Kuvendin e Vlores, njeriu qe guxoi te analizoje permbajtjen njerezore te atyre qe muaren pjese ne Kuvendin e Vlores duke u ndryshuar emrat quhet Bardhosh Gace, i cili me 1997 botoi librin “Ata qe shpallen pavaresine” dhe me 2002 e ribotoi me pak ndryshim po kete liber “Ata qe shpallen pavaresine kombetare”. Ky autor, per te realizuar pretendimet e Enver Hoxhes, fillimisht krijoi dy emra te rinj per ate Kuvend: i shtoi Aziz Efendiut (realisht ne ate Kuvend) mbiemrin Gjirokastra dhe i hoqi Hysen Efendi Gjinokastres llagapin e nderit dhe mbiemrin e babait duke i shtuar mbiemrin Hoxha (f. 5 ne librin e dyte te 2002), por qe ne vazhdim e tha te “verteten” (f. 99) duke krijua alibine qe Hysen Efendi Gjirokastra eshte i njejti person me emrin Hysen Hoxha. Por ky autor nuk e kishte personalitetin qe imponon Akademia e Shkencave dhe kjo beri qe ne skene te futet nje anetar i saj. Ishte akademiku Prof. Dr. Kristo Frasheri i pari personalitet shkencor shqiptar qe u muar me propogandimin e pretendimeve te Enver Hoxhes ne librin e tij mbi Pavaresine e Shqiperise (Tirane 2008, f. 94), vetem se kete e beri me nje “hile” te vogel. I hoqi Hysen Efendi Gjinokastritit (personazhi qe ka qene realisht ne Kuvendin e Vlores me 1912 sipas “Shqipria me 1927”) llagapin e nderit dhe mbiemrin e babait duke e zevendesuar me mbiemrin Hoxha duke krijuar te parin nenkuptim dokumentar sikur  Hysen Efendi Gjinokastriti, po te mbeshtetemi tek: “Shqipria me 1927”,  ishte i njejti me Hysen Hoxhen. Ne kete menyre studiuesi amator dhe studiuesi profesionist u puqen ne te njejtin perfundim. Dhe eshte autori yne qe e vazhdon kete “hile” me tej, por tashme duke i shtuar llagapin e nderit Efendi,  mos e pranuar  mbiemrin Gjinokastriti dhe duke lene mbiemrin Hoxha. Sipas tij ne ate kuvend ka qene Hysen Efendiu (Hoxha). Por si eshte e verteta? Pikesepari duam te veme ne dukje edhe mashtrimin e perdorur nga Fjaloret Enciklopedike Shqiptare (1985, 2008) mbi jetegjatesine e Hysen Hoxhes dhe cfare ka bere ai ne jeten e vet politike. Sipas fjaloreve te mesiperme (2008): “HOXHA Hysen (1865- 1934). Veprimtar i levizjes kombetare dhe demokratike. Lindi ne Gjirokaster. Studioi per teologji ne Stamboll. Ne nentor 1912 u zgjodh nder delegatet e Gjirokastres per ne Kuvendin Kombetar te Vlores, qe shpalli Pavaresine e Shqiperise (delegatet e Gjirokastres arriten me 3 dhjetor)….u ngarkua me detyren e kryetarit te Bashkise se Gjirokastres…Me 1916 u pushua nga puna si kryetar bashkie, por me kembenguljen e popullit u ri-vendos perseri” . Autori i ketij informacioni konsiderohet Lefter Dilo, por ky studiues ka nderruar jete shume perpara vitit 2008 (sipas Enciklopedia e Tepelenes (Tirane, Morava, 2005) ka vdekur me 14 janar 1990) dhe nuk eshte autori i frazes se fundit, mbi heqjen e Hysen Hoxhes nga detyra e kryetarit te bashkise se Gjirokastres me 1916, pasi kjo fraze nuk ekziston ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar  te vitit 1985, por ky informacion fillimisht eshte marre nga Enver Hoxha kur flet per vitet e femijerise se tij (Vitet e vegjelise). Por duhet pranuar se fajtor per kete mund te jem edhe une pasi ne artikujt mbi masakrimin e historise se Popullit Shqiptar dhe jeten e Enver Hoxhes (per kete shih www.hotig.info, albanovaonline.com, logoreci.com) kam vene ne pah kete ngjarje te mbeshtetur ne gazeten “Ipirotiqi Amina” te dates 11 shkurt 1916, nr 105 (fig.1), por pa e perkthyer dot te gjithe artikullin qe ne ate kohe dhe ky informacion duhet te kete qene i vetmi burim i pretendimit qe Hysen Hoxha eshte hequr dhe rivendosur kryetar i bashkise se Gjirokastres me 1916. Por e verteta eshte krejt tjeter per tjeter dhe te gjithe studiuesit shqiptare te ketij problemi kane rene viktima te keqinformimit te realizuar ne vitin 1991 ne gazeten Republika, dt. 12 maj, pasi asnjeri prej tyre nuk ka dhene referimin perkates dhe eshte vetem ky fakt  promotor i dyshimeve mbi seriozitetin e punes se tyte.

foto 1 (korigjimi i numrit ka qene i bere nga pronari i gazetes, Av. Dr. Vasil Dilo)

Ne faqen e dyte te gazetes (fig. 2) jepet rubrika “Emerime te gabuara” ku mesojme se emri i personazhit tone eshte sakte Hysein Hoxha dhe vetem kaq. Dmth informacioni i gazetes ne fjale e perjashton barazimin e Hysen Efendi Gjinokastritit me Hysen Hoxhen. Pastaj permbajtja e jetes se Hysen  Hoxhes  nuk  e  permbledh  Kuvendin  e  Vlores  po  te  kishte  qene realisht. Gazeta Ipirotiqi Amina pranon se personazhi yne ka qene realisht kryetar i bashkise se Gjirokastres deri ne janar te 1916 i vendosur si zevendesues i kryetarit te meparshem dhe jo i zgjedhur nga populli sic pretendon diktatori. Por kryesorja qendron ne faktin qe personazhi me emer Hysein Hoxha, si kryetar i bashkise se Gjirokastres ka nderruar jete ne fund te janarit 1916 dhe gazeta Proini (Mengjesi) e dates 29 janar jep lajmin e mbajtjes zi ne ambientet gjirokastrite. Ai u zevendesua nga ish pergjegjesi i zyres se rregjistrimit te pasurive Ahmet Myhftar Karabina (materiali eshte perkthyer nga greqishtja nga z. Artan Gjika). A nuk rezulton prej te gjithe ketyre informacioneve qe gjitheshka qe i adresohet Hysen Hoxhes pas kesaj date te mos jete i sakte dhe i sajuar? Ne menyre te permbledhur rezulton qe Hysen Hoxha, kryetari i bashkise se Gjirokastres te mos kete qene ne Kuvendin e Madhe te Vlores dhe autori i librit tone nuk eshte mbeshtetur ne asnje dokument, por thjeshte ne thashethemet e politikes diktatoriale. Por une gjej emertimin e Hysein Hoxhes, si kryetar i Bashkise se Gjirokastres ne kohen e Qeverise Autonome (Qeveria e Ismail Qemalit), edhe ne Apologjine e Av. Dr. Vasil Dilos (f. 117) pa emertimet Efendi dhe Gjinokastra.

foto 2 (faksimile e   faqes 2 te gazetes ne fjale ku flitet per Hysein Hoxhen)

Ne faqen 32 autori ve ne dukje nje fakt te papermendur ne historiografine komuniste. Sipas tij: “politikane te ndryshem, qe nuk ishin bashkuar me Qeverine e Vlores, qe ndodheshin jashte Shqiperise, organizuan me 1-4 mars 1913 nje mbledhje qe u quajt “Kongresi i Triestes”. Ne program ky kongres kishte kerkimin e nje Shqiperie  etnike….Pjesmarresit kryesore te kongresit ishin: Fazil pashe Toptani, Ndrek Kici, Nush Sarreqi, Mark Kakarriqi, Dervish Hima, Zef Skiroi, Luigj Jakova, Frano G.Kastrioti, At Foti Ballamaci, At Fan Noli, Jan Koci, Faik Konica, Albert Gjika, Bajram Doklani, Mihal Lehova, Vasil Dogani, Tef Kurani (duhet te jete Tef Curani, GH), etj…..//…Ndonese kongresi e njihte Qeverine e Isnmail Qemalit, pikerisht ky grup politikanesh qe bene kete kongres do te dilte hapur kunder qeverisjes se tij dhe nje pjese e tyre do te perbenin krahun tjeter te politikes shqiptare duke u bashkuar me Esat pashe Toptanin”. Se ku i ka gjetur te gjitha keto ky autor eshte pak e habitshme, por e sigurte eshte qe permbajtja e Kongresit te Triestes nuk eshte kjo dhe pjesmarresit nuk kane pasur qellimin per te cilin i akuzon autori yne. Te pakten njeri prej tyre, Mark Kakarriqi, ka qene njeriu qe ndihmoi Ismail Qemalin ne veprimtarine e tij materialisht (eshte njeriu qe financoi udhetimin e delegacionit shqiptar nen drejtimin e Ismail Qemalit ne Londer). Fotografia e meposhtme (foto 3), e cila ka qene ndryshuar nga rregjimi, duke i ndryshuar pamjen pikerisht Mark Kakarriqit, tregon nje nder keto veprimtari ku duket bashkesia e personazheve historike ku rezulton pretendimi im dhe jo ajo qe thote autori yne. Kongresi i Triestes u mbajt me 1-4 mars 1913 (ky kongres është injoruar totalisht nga historiografia komuniste, e më pas, deri në ditët tona në të gjithë përmasat, por autori yne merr persiper ta vendose ne vendin qe e meriton ne menyre tendencioze duke ja shtremberuar thelbin dhe duke e lidhur me figuren e Esat Pashe Toptanit), i  përbërë nga intelektualët dhe njerëzit më të kulturuar të çështjes shqiptare, që gjithsesi nuk përbëjnë një unitet shkak-pasojë në funksion të çështjes sonë në qoftë se do të nisemi nga bota shqiptare. E them këtë duke u nisur nga shkaku i formimit të gjithseicilit kongres në raport me politikën që ndoqi Europa për problemin shqiptar; në qoftë se i pari (i Vlores) mbështetej në nevojën politike të shpalljes së shtetit shqiptar ku mund të jenë anashkaluar shumë probleme, i dyti (i Triestes) mbështetej në shprehjen e ndërgjegjes kombëtare të inteligjences se popullatës shqipfolëse duke i kërkuar Europës formimin e Shqipërisë së Madhe (pika e parë e programit të Kongresit). Të 120 delegatet, pasi bënë zgjedhjen e kryetarit (në fillim Hil Mosi e pastaj Faik Konica), zëvëndës kryetarëve (Faik Konica e Dervish Hima) dhe sekretarëve Fasil Toptani e Pandeli Evangjeli), formuan programin dhe deklaratën përkatëse të Kongresit, ku gjëja e parë që deklaruan ishte njohja qe Europa i kishte bërë shtetit të shqiptarëve të shpallur më 28 nëndor 1912 dhe nuk njihnin asnjë qeveri tjetër përpos asaj të Ismail Qemalit (i gjej të gjitha këto në internet në artikullin “Kongresi i Triestes” të zz. Vitore Stefa-Leka). Por pikërisht këto të fundit Europa nuk i mori parasysh dhe aspak vendimin e Kuvendit të Vlorës, me të cilin ishte dakort. Propoganda  komuniste  gjithmone  pat  deklaruar se Europa nuk e njihte 28 nendorin e 1912,

foto.3 (personazhet e kesaj fotografie jane (nga e majta ne te djathta): Mark Kakarriqi, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Ismail Qemali, dy djemte e Isa Boletinit drejt Durresit) – botuar në revistën “Leka” 1937 (f. 41) me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Kete fotografi e kam pase ribotuar ne gazeten Republika me 12 maj 1991, ne artikullin: “Kush e masakroi historine e Popullit Shqiptar”.

gje qe ishte nje abuzim flagrant me realitetin per gjene me te thjeshte: Qeveria e Vlores ishte produkt europian dhe jo ndryshe. Kjo gjë më çon në perfundimin që ajo klasë nuk ka qënë e aftë ta përmbledhë popullin shqiptar në një shtet të tipit europian në nje kuvend dhe nje kongres duke treguar se nuk përputhet me të, dmth nuk ka qënë produkti i saj, dhe duhet të jetë ky fakt që e ka detyruar Europën t’i mbledhë rrypat kësaj klase dhe të organizojë shtetin e shqiptarëve për herë të parë në historinë mijëravjeçare të tyre sipas nje modeli të përshtatshëm për popullin shqiptar, por gjithmonë për interesat e saj, gjë e cila as sot nuk është zbuluar akoma le më të deklarohet. Ngelet për të zbuluar në këto interesa janë individuale apo natyrore, pasi varianti i dytë na çon në lidhjen e popujve të Europës me racën e bardhë (për këtë shih “Raca e Bardhe dhe Popujt e Europës”, publikuar në  www.hotig.info, albanovaonline.com, logoreci.com, por dhe analizen e Kongresit te Triestes e kam permendur tek artikulli: “Interpretimi i nje dokumenti dypermasor” ne adresat  e mesiperme). Lidhja e grupeve politike  shqiptare  me  punet  e  Esat Pashe Toptanit  eshte  tej mases  antihistorike, sidomos   te   grupimit   katolik   shkodran   te   cilet  e  njihnin veprimtarine e pashait  ne favor te politikave otomane. Por aresyeja perse historiografia komuniste nuk la vrer pa hedhur mbi figuren e Esatit eshte e lidhur me ngritjen lart te figures se vrasesit te tij dhe kjo pa dyshim perben antihistorizmin tipik te autorit tone, i cili per kete problem ka ecur ne gjurmet e antihistorise komuniste.
Ne faqet 44-45 autori merr persiper te tregoje shkallen e zhvillimit te arsimimit te popullit shqiptar, sipas te cilit: “Mbajtja e Shqiperise e pushtuar nga forcat e huaja, nuk krijonte mundesi per zhvillimin e arsimit kombetar. Qeveria e Vlores nuk mundi te cele vecse ndonje shkolle ne rrethet e aferme te Vlores si ne Kanine, Kudhes, Smokthine, Dukat, etj (“Shqipnija me 1937…” I, f. 157). Organizimi me i gjere i arsimit u be per vitrin shkollor 1913 – 1914, duke u krijuar 4 zona arsimore ne Vlorem (me drejtor Luk Lukajn), Berat (Salih Gjuk Karagjozi), Elbasan (Mustafa Kruja) dhe Durres (Bedri Ipeku) (“Perlindja  Shqipenies”, 21/3 gusht 1913 . Ne Shkoder munden te veprojne 2 shkolla djemsh, 2 foshnjore, nje qytetese dhe 16 katundesh. Ne Pogradec u hap me veshtiresi nje shkolle shqipe…”. Kjo eshte nje analize kaq e percipte dhe siperfaqsore, por, kryesisht, jo e vertete ne funksion te dinamikes se shkollave ne territorin e banuar nga shqiptaret. Autori, pa i kuptuar qellimin, nuk permend shkollat qe ishin ne kembe prej shekujsh duke krijuar nenkuptimin e paarsimimit te popullit shqiptar. Ka nje te vertete krejt tjeter per tjeter te cilin autori yne nuk e di jo vetem per efekt te keqarsimimit te tij, por dhe te paaftesise per t’u riarsimuar ne menyre autodidakte. Ekziston nje liber mbi rolin e Klerit Katolik Shqiptar pikerisht per kete teme me autor At Donat Kurti dhe At Marin Sirdani: Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi, te botuar per here te pare me 1935 (botimi i dytë, 1999) i cili jep kete panorame hapsinore te dinamikes se shkollave shqipe (f. 14 – 24) deri ne prag te shpalljes se Pavaresise: “Prej vitit 1800 e deri ne vitin 1861 hapen aty – ketu shkolla private me klasa fillore. Vetem ne Shkoder mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djem e 4 per vajza. E perkoheshmja “Perparimi” i rreshton emrat e mesuesve me te njohur me kete renditje: Gege Kodheli, Gjergj Benusi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Trushit te Mark Krtajes (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Egjell Radoja, D.P.Babi”….“Edhe jashte Shkodres hapen shkolla te tjera katolike ne gjuhen shqipe. Ne Prizren, ne Peje e ne Gjakove i gjejme shkollat e hapura per djem shume  me perpara vitit 1840, por per mungese te datave te sakta jemi te detyruar vetem t’i zejme ne goje”…..“Ne vitin 1861 franceskajt hapin ta paren shkolle fillestare publike ne Shkoder i ndihmuar nga Episkopati shqiptar. Do pase parasysh edhe fakti qe ne vitin 1882 franceskajt kan pase hape nje kolegje per me rrite e me mesuar te gjithe ata qe deshironin me u ba freten e prej vitit 1905 kjo shkolle ishte bere krejtesisht ne gjuhen shqipe”……“Para vitit 1880 Shkupi dhe Zumbi, e pak ma vone Ferizoviqi e Stubla e kane shkollen e vet ne gjuhen shqipe per djelm. Ne vitin 1893 fillon shkolla e Shirokes, qe vijon edhe sot (1935). Ne vitin 1893 P. Joakim Serreqi OFM rregullon nje shkolle ne Selce me lokal per 50 nxensa. Po ate vit edhe P. Basil Chiaroni, OFM, hapi nje shkolle shqipe ne Hot (Traboin). Ne vitin 1897 P. Pjeter Gjadri OFM u jep mesim femijeve ne kuvend te Troshanit. Ne vitin 1898 D. Ndoc Mjedja hap nje shkolle ne Pdhane, te cilen ne vitin 1904 e mban P. Tome Bicaj OFM. Ne kete kohe edhe ne kuvend te fretenve te Rrbigut hapet nje shkolle katundi. Ne vitin 1901 edhe Biza ka shkollen e vet, ku mesimin e jepte P. Severin Lushaj OFM. Ne vitin 1907 P. Shtjefen Gjecovi OFM hap shkollen ne Gomsiqe. Ne vitin 1907 P. Gentil Biella OFM mban ne Iballe nje shkolle ne gjuhen shqipe. Ne vitin 1909 P. Engjell Vjeshta OFM panon femijte e Bazit e i meson me lexue dhe shkrue. Ne vitin 1900 e ndonje vit me mbrapa, me punen e shoqerise Bashkimi dhe Agimi hapen shkolla shqipe ne shume katunde. Kemi arritur te mesojme se ka pasur shkolla ne Rreshen, Orosh, Milot, Dajc, Kallmet, Pac, Kashnjet e Nenshat”…..“Qysh ne fillim te shek. XIX e deri sa nuk ishte hapur shkolla e Stigmatineve, vihet re nje nxitje per te hapur shkolla femerore. Kjo vihet re me mesimet private neper shtepija. Ishin pune 80 – 90 vjecare e ende mbahen mend emrat e mesueseve te hershem: Kush Micja, Tone Radoja, Tereze Berdicja e Tina e Nikes. Keto minishkolla private poqen mendimin per te themeluar nje shkolle publike femerore, e cila u ap me 1879 nga Motrat Stigmatike”…..“Rreth vitit 1885 ne Prizren gjejme  shkolle fillore shqipe per vajza. Ne ate kohe themelohet edhe ajo e Shkupit. Ne vitin 1890-1903 Motrat Stigmatike shkojne ne Durres e aty mbajne per 13 vjet nje shkolle fillore per vajza e nje shkolle per pune dore. Ne vitin 1896 (?) gjejme ne Kallmet nje shkolle fillore per vajza e djem te drejtuar nga Motrat e Mshires (Vinçencianet). Ne vitin 1907 Shiroka ka shkollen e vet per vajza. Deri ne vitin 1911 Kleri Katolik Shqiptar kishte hapur neper kohe te ndryshme 47 shkolla shqipe, nder te cilat 10 per vajza” (kete teme e kam trajtuar ne vecanti ne artikullin: “Populli shqiptar, kultura kombëtare dhe shkolla e pare shqipe”, publikuar ne internet ne adresat e mesiperme). Atehere cila eshte domethenia e konstatimeve te autorit tone per problemin e shkollave te drejtuara nga Qeveria e Vlores, pervec se mohimit te rolit historik qe ka luajtur Kleri Katolik Shqiptar ne arsimimin e Popullit Shqiptar dhe te formimit te vete shtetit te shqiptareve? Megjitheate autori ka bere me qellim negativ interpretimin e mungeses se shkollave per efekt te pranise se ushtrive te huaja ne territorin shqiptar, sepse autori i librit: “Shqipenija me 1937”, per kete fakt shkruan: “Mund te themi se keto ushtri (behet fjale per ushtrite austro-ungare, italiane dhe frenge, GH) i dhane nje shkas te madh organizimit t’Arsimit dhe celjes se shkollave” (f. 159); apo “Ne Vlone me okupacionine ushtrive italiane qysh me vjetin 1915-16 filluen me u cele shkolla fillore ne qytet e ne katunde dhe ky numer erdhi tue u shumue ne vjetet shkollore 1916-17, 1917-18, 1918-19 deri sa arriti aproksimativisht ne 44. Cdo shkolle kishte mesues shqiptar e mesues italian-ushtar (f. 161). A kemi ne te drejte ta akuzojme autorin tone per manipulim te materialit bruto dhe paraqitjen e tij sipas politikes enveriste? Kjo eshte busulla qe e ka udhehequr autorit tone drejt zbulimit te se vertetes?
Ne faqen 49 autori jep nje panorame te ngjarjeve te ndodhura ne fillim te vitit 1914, ne kohen kur qeveria e Ismail Qemalit kishte dhene doreheqjen, te cilat sollen domosdoshmerine e Protokollit te Korfuzit. Sipas autorit tone “Me 9 shkurt 1914 Spiro Spiro Milo, krijoi grupin e tij, ndersa mori nga Qeveria Greke 500 pushke2) (shenimi 2 thote: Vasil Kondi (i riu) Greqia dhe Shqiperia ne shekullin XX” Selanik 2000, faqe 67, GH). Me 13 shkurt 1914 rebelimi u shtri edhe ne Gjirokaster dhe ne Delvine. Me 2 mars 1914 ne Gjirokaster, nje i ashtequajtur kongres, nen drejtimin e metropolitit Spiridon, shpalli edhe njehere “autonomine e Vorio – Epirit”, gje te cilen e beri edhe Spiro Spiro Milo ne shtate fshatrat e Himares. Jorgji Zografi ne “kongresin” e Gjirokastres nder te tjera ka thene se ishin mbledhur ne Gjirokaster per “autonomine e Vorio – Epirit” dhe duhej te bashkepunonin “me nenen Greqi”, pamvaresisht se nuk i lejonte shteti shqiptar. Per kete qellim, me porosi te Athines, u krijua nje “qeveri vorioepirote” e perbere nga Jorgji Zografi – kryeminister , Vasilios – miropolit i Gjirokastrës, Germanos – mitropolit i Korçes, Spiridon – mitropolit i Konices, Aleksander Karapanos – minister i Jashtem, Dhimiter Dhulis – minister i Luftes, Jorgos Paramenidhis – minister i Ekonomise, Jorgo Dhimas – zedhenes i Epirit dhe Athines. Nga keta, Karapanos nga Arta ishte dhender i Zografit”. Per seicilin lloj niveli intelektual te kerkosh perplasjen me permbajten e mesiperme, do te arrihet ne perfundimin se greket qenkan armiqte e popullit shqiptar, por armiq te nje lloji te panjohur. Autori me qellim e ka paraqitur ngjarjen me njeanshmeri, dhe vetem politike, duke lene pas dore sfondin historik te marredhenieve politike greko-shqiptare dhe aresyet perse greket mbajten qendrim antishqiptar ne agimet e shtetit shqiptar. Me gjithe ate ngjarja nuk eshte tamam keshtu, pamvaresisht nga defekti i analizes. Ka shume ngjarja te tjera paralele, shumatorja e te cilave ja preu grekesine politike grekeve te fillim shekullit te XX-te. Kryesorja eshte se ato qe pretendon autori yne jane pasoja te marredhenieve, bile pasojat formale, te politikes europiane jashte shqiptare duke anashkaluar dy problemet me kardinale te asaj politike qe coi ne formimin e shtetit shqiptar. Se pari autori nuk e thote se ishte Turqia ajo qe luftoi per formimin e shtetit shqiptar duke sakrifikuar kater ishujt e Egjeut ne favor te shtetit grek duke i prere rrugen cdo pretendimi grek mbi trojet e banuar nga nje pjese e shqiptareve (ne kete menyre cdo ngjarje e inicuar nga greket pas Protokollit te Firences ose nuk eshte ashtu, ose eshte fare formale per te fshehur nje veprim tjeter politik). Se dyti popullata jugshqiptare ishte e ndare ne dy pjese ne saje te nje politike te sterzgjatur midis Turqise Otomane dhe Institucionit Ortodoks Qendror, veprimtaria e se ciles krijoi shtresen ortodokse shqiptare, me shtritshmeri deri ne Rumani, te mbrojtur prej 500 vjetesh nga Institucioni Ortodoks, dhe shtresen muslimane me shtritshmeri deri ne Stamboll, te formuar nga politika Otomane prej 500 vjetesh. Ne kete menyre kur lindi tendenca politike europiane e formimit te shtetit te shqiptareve, politika greke i braktisi pefundimisht ortodokset e Shqiperise se Re per hater te kater ishujve te Egjeut, keshtu qe nuk kishte asnje mundesi teorike qe politikanet greke te kerkonin te ngrinin popullaten ortodokse shqiptare kundra Qeverise se Vlores. Jo, ketu fshihet dicka tjeter, por qe autori yne nuk e thote pasi kerkon te fshehe “dicka te vogel” duke akuzuar politikanet greke per veprimtari antishqiptare. E verteta eshte krejt ndryshe dhe kete e mesojme nga nje deshmitar i kohes qe ka pasqyruar ngjarjet e asaj kohe ne gazeten e tij. Fjala behet per avokat dr. Vasil Dilo i cili pretendon se levizja vorioepirote nuk ishte kundra shtetit shqiptar dhe progreke, por ajo lindi si nje revolte e ortodoksise shqiptare kundra Komisionit Nderkombetar te Kontrollit (KNK) per mosmarrjen parasysh te mendimit te tyre ne ceshtjen e formimit te shtetit shqiptar (me hollesisht per kete ngjarje mund te shihet artikulli: “Protokolli i Korfuzit” ne adresat e mesiperme ne internet). Si pjestare e thelbit te kontradiktes se levizjes te quajtur vorioepirote ishte edhe konflikti popullor midis shtresave muslimane dhe ortodokse ne Jugun e Shqiperise, e cila nuk mund te kete qene pa pasoja ne doreheqjen e Ismail Qemalit, per te mos thene kryesorja. Por autori yne ka marre parasysh propoganden komuniste dhe aspak dokumentacionin kohor qe ben fjale per kete ngjarje. Mjafton te shihet permbajtja e Protokollit te Korfuzit te propoganduar nga epoka komuniste dhe te krahasohet  me ate te publikuar ne gazeten Ipirotiqi Amina me 1 maj 1914. Raporti i dy botimeve më ka çuar në përfundimin se përmbajta e Protokollit të Korfuzit është e ndryshuar për qëllime politike të brëndëshme duke realizuar  sakatimin e historisë së popullit shqiptar dhe të shtetit të tyre në mënyrë tendencioze për qëllime të caktuara; pikërisht për të fshehur diçka dhe për të vënë në dukje diçka krejt tjetër për tjetër. Autori i librit tone per te realizuar kete qellim ka ndjekur rrugen e mesuesve te tij dhe jo rrugen shkencore te problemit.
Per te sterholluar kete problem autori ne faqen 52 shkruan: “Gjendja e veshtire e krijuar ne jug te Shqiperise lindte nevojen per shtypjen e levizjes “vorioepirote”, te organizuar nga shteti grek”. Mungesa e analizes sipas dualitetit hapsinor te ngjarjes ben qe ajo vetem te merret me mend sipas fantazise dhe jo sipas realitetit. Po te kishte ndodhur sipas skenarit qe thote autori librit, atehere duhej te kishin pasur nje lufte midis shtetit grek dhe atij shqiptar dhe pjesmarrjen e ketij te fundit ne luften e pare imperialiste si force aktive e ndare me dysh sipas perkatesive fetare. Mos ndodhja keshtu tregon qe veprimtaria nen emrin e levizjes vorioepirote e kishte shtetin grek si koperture dhe aspak si thelb te saj. Realisht me ate levizje shteti grek nuk fitonte absolutisht asgje politike, por ajo eshte interpretuar sipas interesit propogandistik enverist.
Autori merr persiper te zbardhe nje ngjarje qe ka mbetur mister per shqiptaret edhe pse ajo qe pretendon ai eshte ne kundershtim me ate qe pershkruhet ne shtypin e kohes. Sipas tij: Pas kallzimit te “tregtarit” Tozli, malazezet kapen dhe pushkatuan Cerciz Topullin dhe Muco Qullin me 15 korrik 1915. Ceta e Cerciz Topullit kishte vrare dhespotin antishqiptar Foti, me 22 shtator 19065) (shenimi thote Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime….”, faqe 135 – 137”. Ne fakt ne librin e Sejfi Vllamasit  (bot. II, Tirane 2000, f, 129) informacioni eshte pak me ndryshe ku data eshte naten e 17 korrikut duke gdhire 18-ta e vitit 1915 dhe vrasja e peshkopit grek ka ndodhur tek Guri i Cjapit me 1907 per te marre gjakun e Spiro Kosturit, vrare nga greket ne Selanik (f. 130-131). Por disponimi i nje materiali tjeter tregon se Cerciz Topulli ishte vrare gabimisht nga nje banor i Vrakes, i cili me 1936 njoftoi prefektin e Shkodres Zenel Prodanin, ngjarje te cilen e dinte i gjithe populli e Shkodres. Ka shume mundesi qe libri i Sejfi Vllamasit te jete botuar per evidentimin e kesaj ngjarje sipas permbajtjes qe jep autori yne (per refleksionet e kesaj ngjarje kam publikuar artikullin: “Ne ndihme te akademikëve, historianeve dhe gazetareve” ne adresat e mesiperme ne internet). Gazeta Dielli  e Bostonit  e dt. shtator 1 & 10 1984 pretendon se jane mbushur 70 vjet nga vrasja e herojve. Keshtu qe mbetet i dyshimte si koha ashtu dhe shkaku i vrasjes se Cerciz Topullit dhe Muco Qullit.
Ne fund te vitit 1916  Perandori Austro – Hungarez Franc Jozefi nderroi jete duke u zevendesuar nga Perandori Karli i Pare, dhe nje delegacion shqiptar u nis per t’i uruar Perandorit hypjen ne Fron. Per kete ngjarje autori yne jep kete informacion: “nje delegacion shqiptar, i perbere prej 34 vetash udhetoi ne Vjene per t’i uruar hipjen ne fron Perendorit 29 vjecar Karlit I….Pershendetjen e dergates, e beri myftiu i Beratit….Me 18 prill 1917 u krye edhe takimi me perandorin. Delegacioni shqiptar perbehej nga: Musa Juka, Kole Ujka, Hasan Efendi Bekteshi (Shkoder) Vat Marashi (Shkrel), Gjelosh Gjika (Kastrat), Abdi Kola (Shale), Hasan Ahmeti (Postribe), Mano Bej, Dede Coku (Lezhe), Llesh Miloti (Zadrime), Ndue Gjoni (Orosh), Zef Ndoci (Spac), Zenel Aga (Iballe), Muharrem Pengili (Kruje), Ahmet bej Zogu (Mat), Musa Maci, Xhelal bej Toptani (Tirane), Izedin Beshiri, Imzot Nikolle Kacorri (Durres), Qazim Bej, Shazivar Alltuni (Kavaje), Irfan bej, Lef Nosi (Elbasan), Sami bej Vrioni, Mehmet Esat, Dhimiter Lavda (Berat, Skrapar), Ahmet bej Resuli, Emin Vokopola (Lushnje), Kahreman Vrioni (Fier), Elez Isufi (kryetar fisi, Peshkopi) Sali Spahia (nenprefekt i Lumes, Hysni bej Curri (nenprefekt i Bunjes), Sali Mani (Bunje), Hasan bej Prishtina (Kosove)3)shenimi thote: “Vellazenija, 28 prill 1917…Ne emer te dergates ka folur Trollman (me perkthim te Gjergj Pekmezit)” (f. 80). Ne kete informacion ka shuma pasaktesi dhe nuk jam i sigurte ne eshte i vertete ne te gjithe permasen. Psh rezulton se ne kohen kur nderroi jete Perandori Austro-Hungarez ne Vjene ndodhej Ahmet Zogu, i cili se bashku me Hasan Prishtinen, Fazli Frasherin dhe Dr. Pekmezi shkuan per t’i paraqitur urimet e popullit shqiptar e menjehere u pranuan sipas nje takimi te caktuar (Hysen Selmani, Nga notimet e Zogut I Mbretit te shqiptareve, f.78). Por ka edhe nje te dhene tjeter sipas se ciles nje delegacion shkodran nen drejtimin e Kel Marubit (ne brendesi te delegacionit ishte dhe gjyshi im nga nena, Kol Laca) pati shkuar ne Vjene me kete rast (foto 4). Atehere kujt duhet t’i besojme dhe cila eshte permasa e se vertetes, te pakten per veprimtarine e Ahmet Zogut? Pastaj, ne qofte se do t’i pranojme anetaret e delegacionit sipas permbajtjes qe jep autori yne si te sakte, rezulton qe ndergjegjja kombetare shqiptare e paska shqisen e edukacionit njerezor dhe shqiptaret u perulen perpara udheheqesit te mireberesve historike te Popullit Shqiptar. Jam shume kurioz te di a do ta kete kete edukate morale politika e sotme shqiptare me 28 nendor 2012 per te thirrur Presidentet e Austrise, Hungarise dhe Turqise me rastin e 100 vjetorit te shtetit te shqiptareve te krijuar nga paraardhesit e Tyre politike? Akti, qofte dhe formal, do te tregoje se sa larg, apo afer, eshte klasa politike shqiptare e sotme nga ajo para nje shekullore. Por me perpara duhet pranuar forca madhore ne percaktimin politik te mevetesise se shqiptareve si akt primar e te domosdoshem dhe pastaj te pranohen kryengritjet e shqiptareve ne ate proces.

foto 4 Delegacioni shqiptar ne Vjene qe pershendeti Princin Karl, nen drejtimin e Kel Marubit, i dyti majtas ulur Kole Laca (Kjo fotografi është botuar edhe në një nga gazetat e përditshmet pas 1992, por që më ka mbetur e prerë pa i ditur datën e botimit dhe titullin e gazetes. E kam ribotuar per here te pare ne artikullin mbi historine e teatrit shqiptar ne adresat e njohura ne internet).

Ne faqen 85 autori jep pjesmarresit e te ashtequajturit Kongres te Durresit, midis te cileve figuron dhe Vasil Dilo, si delegat i Gjirokastres, dhe ne vazhdim (f. 86-87) jep lajmin se Apostol Dhima, Vasil Dilo dhe Athanas Noti kane votuar kundra propozimit te formimit te qeverise se perkoheshme te kryesuar nga Turhan pashe Permeti, nje pjese e te cileve do te merrnin pjese ne dergaten shqiptare prane Konferences se Paqes ne Paris; si dhe ekzistencen e disa replikave midis delegateve te Gjirokastres ku perfshihet Polo Meksi dhe Vasil Dilo. Duke disponuar te gjithe vepren teorike, juridike, ditaret dhe gazeten e Av. Dr. Vasil Dilos dhe duke e krahasuar me pretendimet e autorit  tone  rezulton  qe ngjarjet  te mos kene  kete permbajtje dhe te paraqesin nje situate historike krejt tjeter per tjeter (ndoshta mund te jene edhe keto me tendence), por qe autori yne kerkon te mos i evidentoje realisht (me dashje apo pa dashje nuk e kuptoj dot). Autori nuk ka se si ta dije qe Avokati i nderuar perpara se te nderroje jete, duke e ditur sakte qe do te vinte nje kohe dhe do t’ja godisnin figuren e tij poliedrike shume permasore, shkroi dy vepra, midis shume te tjerave, ku permblidhej edhe kjo teme: “Apologjia ime zyrtare kontra akuzavet pa prova dhe denimit arbitar nga an e Qeverise konstitucionale te shtetit te lire perpara Popullit Shqiptar brez pas brezi” (doreshkrim) prej rreth 750 faqesh a4 duke mbrojtur figuren e Tij perpara Popullit Shqiptar ne funksion te historise se shekullit te XX-te, si dhe studimin “Italia ne Shqiperi” (doreshkrim) me 274 faqe a4 ku evidentohen shume ngjarje te lidhura me ate qe quhet Kongresi i Durresit (1918) ku ai ke qene pjesmarres, por i nje forme ndryshe nga ajo qe pretendon autori yne (ne te vertete ne “Shqipria me 1927” te Teki Selenices, ne tabelen e te gjitha kuvendeve dhe kongreseve shqiptare pergjate shekullit te XX-te, Vasil Dilo figuron delegati i 5 i Gjinokastres; e njejta gje rezulton edhe tek “Shqipenija me 1937” te Komisionit te posacem per kremtimin e XXV vjetorit, firmosur nga D. Beratti, f. 40 ). Sipas shenimeve te Av. Dr. Vasil Dilo, ne studimin “Italia ne Shqiperi” rezulton se organizimi i te ashtequajturit Kongres i Durresit ishte veper e italianeve (edhe ne vepren e Sejfi Vllamasit: “Ballafaqime politike ne Shqiperi (1897-1942)”, bot. II, Tirane 2000, f. 399, shkruhet: “Italia provokoi Kongresin e Durresit…”; kurse Akademiku Arben Puto ne vepren e tij “Shqiperia Politike 1912 – 1939, f. 221-222, pretendon se Kongresi i Durresit ishte veper e delegateve  te Shqiperise se Mesme, vecanerisht te Mehmet Konices, te cilet ja paraqiten idene qeverise italiane; me perafersi edhe Prof. Valentina Duka jep te njejten panorame ne librin e saj: “Histori e Shqiperise 1912-2000, f. 100-101, ku jepet dhe numri i perfaqesuesve, 50 vete), te cilet realizuan nje takim me bejleret e Jugut te Shqiperise per pjesmarrjen ne kete kongres me 18 dhjetor 1918 (dite e merkure), ku keta te fundit insistuan ne pranimin edhe te perfaqesuesve te ortodokseve te Shqiperise Jugore. Ne kete menyre  me 19 dhjetor 1918, dite e enjte, z.z. Dhima – Dilo pranuan te vinin deri ne Durres si individe. Ne vaporin qe i transportoi nga Vlore ne Durres, ku hengren dreken, u bashkuan z.z. P. Prondani dhe Abdulla Staria si perfaqesues te Ersekes, Mufti Lutfi dhe Vangjel Toci te Leskovikut, Baba Xhemali dhe Dh. Kacimbra i Permetit, Mufit e Mehmet Konica dhe Nase Noti te Gjirokastres, Sulejman Shehu i Tepelenes, Apostol Dhima i Zagories (dhe nje emer vendi qe nuk e kuptoj), Namik Beu dhe Hiqmet Beu te Delvines; ndersa Av. V. Dilo si perfaqesues i shtypit. Ne data 21, 22, 23 dhjetor u mblodhen perfaqesuesit e tjere te cilet ishin mbledhur ne Tirane pasi pandehej se atje do te behej kongresi. Me 23 dhjetor 1918, dite e hene, u mesua se me inisiativen e z.z. Mufit Beu dhe Polo Meksi, i u paraqit te krishtereve te Shqiperise se Jugut nje liste ministrash me keto emera: 1) Turhan Pasha, 2) Mufit Beu, 3) Mehmet Beu, 4) Mehdi bej Frasheri, 5) Ll. Gurakuqi, 6) Shefqet Bej Elbasani, 7) Ahmet Bej Mati, 8 ) P. Popa, 9) Sami Bej Vrioni dhe 10) Turtuli. Nga keta zz Turhan, Mehmet dhe Turtuli ishin te destinuar si komision per Kongresin e Paqes. Me 24 dhjetor 1918, dite e marte, ne ora 3 pas buke, u be nje mbledhje paraprake per te percaktuar rendin e dites per te nesermen. Pasi u mblodhen qe te gjithe – pothuaj – perfaqesuesat, te thirrur jo zyrtarisht, mori fjalen Mehmet Bej Konica, i cili shpjegoi hollesisht qellimin e ketij kongresi, i cili – tha – eshte zgjedhja e nje Komiteti ekzekutiv (jepet emertimi turqisht) dhe i nje Pleqesie (senat) tek e cila te jape llogari Komiteti. Ne vazhdim filluan diskutimet dhe replikat mbi rendin e dites ku folen me rradhe: Hoxha Kadriu, Mustafa Kruja, Mehmet Konica, Myfit Libohova, P. Poga, Taqi Tutulani, Hiqmet Delvina (ne kuadrin e replikave disa delagate kane folur disa here). Me 25 dhjetor 1918, dite e merkure, u mbajt seanca e pare e Kongresit, proces verbali i se ciles, mbajtur nga Thanas Noti, permban diskutimet dhe replikat e: Myfit Beut, Fejzi Beut ne rolin e kryetarit meqenese Mehmet Bej Konica ishte i semure, Av. Dilos, Hiqmet Delvines, P. Poges, Taqi Tutulanit, Mehmet Konices, Mustafa Krujes, Ap. Dhimas, Muftiu Hafez, Gurakuqi, Lef Nosi, Mehdi bej Frasheri, Polo Meksi, Qemal bej Vrioni, Namik bej Delvina. Replikuesit folen disa here. Seanca u mbyll ne oren 6 pas dreke. Me daten 26 dhjetor 1918, ora 3 pas dreke u mbajt Seanca e II-te e Kongresit shqiptar te Durresit nen drejtimin e Kryetarit Mehmet bej Konica i cili tha: “Dje formuat Qeverine Provizore, anetaret e saj pranuan emerimin dhe ceshtja i u njoftua autoritetit italian, i cili tha se do lajmeroj Qeverine dhe prandaj duhet te presim 2-3 dite”. Filluan diskutimet dhe replikat, ku folen me rradhe disa here: Hiqmet bej Delvina, Mufiti, Mehdi Bej Frasheri, Polo Meksi, Av. Dilo, Kryetari,  Tutulani, Namik bej Delvina, Xhavit Leskoviqi, Mustafa Kruja. Diten e premte me 27 dhjetor 1918 delegatet iken nga Durresi me anije (Torbinier) ne oren 8 e 30 (por ne “Shqipenija me 1937, f. 43, data 27 dhjetor 1918 konsiderohet dita e trete e Kongresit ku foli Mehmet Konica dhe u votua propozimi i Dh. Kacimbra (26 kundra 13) mbi nevojen e zgjedhjes se Pleqsis) . Por ne vecanti Kongresi i Durresit pati disa karakteristika te vecanta, gjithmone sipas Av. Vasil Dilos, ku do te vecoja: numuri i pjesmarresve ishte 58; kundra formimit te qeverise provizore votuan Ap. Dhimo, K. Harito, Thanas Noti dhe V. Dilo (po keshtu e ka edhe “Shqipria me 1927”, f. 55-56); ndersa delegati i Beratit Dhimiter Tutulani pretendoi se nuk ishin zgjedhur prej popullit; delegati i Gjirokastres Petro Poga deklaroi se “Ne emer te Shqiperise Jugore siguroj qe te gjithe se Shqiperia Jugore te gjithe besimin e saj e ka ne Shqiperine e Veriut” (i gjej te gjitha keto ne studimin Italia ne Shqiperi te Av. Vasil Dilo, f. 18 – 37). Por per kete deklarate te fundit te Petro Poges dhe detyren qe duhej te zgjidhte fillimisht Kongresi i Durresit ka nje analize suplementare ne testamentin politiko-historik te avokatit te nderuar Dr. Vasil Dilo: “Apologjia ime …..” kundra Petro Poges: “Ne kongresin e Durresit (1918) ku bisedonesh s’c’ish me mire per atdhe, “te formohesh nje Qeverie, kuklle ne dore te Qeverise Italiane apo me pare te realizonesh vellazerimi midis elementeve”, s’pat tjeter c’te thosh vecse c’ka mund te thosh nje dallkauk kur del plasur, dmth “Ne emer te Shqiperise Jugore siguroj qe te gjithe se: Shqiperia Jugore te gjithe besimi e saj e ka ne Shqiperine e Veriut”! duke injoruar paturpesisht jo vetem historine tragjike t’asaj pjese te Shqiperise, por dhe opoziten e te kater perfaqesuesve te saj n’ate kongres (f. 26). Konflikti me Petro Pogen dhe Rauf Ficon vazhdoi edhe shume vjet me vone kur Av. Dilon e paten hequr nga Gjykata Ligjore  ne kundershtim me Statutin e Republikes (f. 98 – 117). Te gjitha keto perbejne te rejat e atij Kongresi qe vene ne dyshim ate qe ka shkruar autori i historise shekullores te Shtetit shqiptar ne drejtim te saktesise. Me sa kam kuptuar Kongresi i Durresit ka pasur tjeter qellim dhe tjeter dinamike nga ajo e propoganduar pergjate rendit komunist.
Ne faqen 154 autori pershkruan jeten e Hasan Prishtines (1873 – 1933) ku midis te tjerash thote: “…5 dite kryeminister ne krizen e dhjetorit 1921…Mbeti kundershtar i vendosur i Ahmet Zogut. Bashkepunoi me rryma dhe shtete te ndryshme kunder Ahmet Zogut, madje organizoi mjaft atentate kunder tij. Per nje atentat te tille, u denua me vdekje ne mungese me 6 qershor 1933 se bashku me 7 persona te tjere te arratisur politike. U vra ne Selanik me 14 gusht 1933 nga Ibrahim Celo nga Manastiri….Me 6 dhjetor 1977, u zhvillua ceremonia e rivarrimit te eshtrave te tij ne qytetin e Kukesit”. Ne fakt ne “Shqipria me 1927” (f. 93 – 98) analizohet me gjeresisht  kjo ngjarje ku rezulton se ngjarjet e dhjetorit te 1921 ishin te pershkuara nga nje grusht shteti i mirefillte, qe perbente dhe aktin e pare te ketij karakteri ne Shqiperine politike, te pasuar me grushtin e shtetit te 1924, ku perseri Hasan Prishtina ishte pjesmarres me gryken e pushkes (f. 128). Te njejten gje gjejme edhe tek Sejfi Vllamasi kur ballafaqon politiken shqiptare te atyre viteve (f. 260 – 265). Por Eqrem bej Vlora e konsideron ndryshe veprimin e Hasan Prishtines dhe ne perputhje me konceptet e ketij te fundit, por qe nuk gjeti miratimin e duhur as brenda dhe as jashte vendit (“Kujtime”, vell. II, 1912 – 1925, Tirane 2001,  f. 183) duke e detyruar kryeministrin 5 ditor te jape doreheqjen. Akademiku Prof. Arben Puto kesaj ngjarje nuk i jep asnje ngjyre duke e konsideruar thjeshte krize qeveritare (“Shqiperia Politike 1912 – 1939”, Tirane 2009, f. 321); kurse Prof. Dr. Valentina Duka e konsideron kete ngjarje, ne kuadrin e sfidave te shtetit shqiptar, si konflikt midis Aqif Pashes dhe Ahmet Zogut (“Histori e Shqiperise 1912 – 2000”, Tirane 2007, f. 137).
Autori (f. 175) ka vene ne gojen e Kryeministrit Ahmet Zogut, ne kuadrin e fjalimit programatik, se nga pikepamja e qyteterimit populli shqiptar ndahet ne 3 pjese:
– Ne disa  prefektura te Shqiperise se poshtme, te cilat kishin pasur mundesi arsimimi.
– Ne Shqiperine e mesme, ku “nuk kishte pasur okazion per ma teper dituni”.
– Ne malesite e verit e te jugut, te cilat kishin mbetur “prapa nga dy shoqet e tjera”.
Ne fakt lidhja e qyteterimit me arsimimin nuk eshte zberthyer kurre sakte ketu ne Shqiperi jo vetem pse eshte ditur qe qyteterimi i shqiptareve ka qene veper e relatoreve te jashtem, por ka rene ne sy prej kohesh qe roli i institucioneve fetare ka qene ne shkalle siperore ne percaktimin e permases se ketij lloj civilizimi. Megjitheate perseri ka pasur shume gjera te pazberthyer sakte ne planin filozofik persa i perket autoresise se shkollave, alfabeteve, gjuhes se shkruar e te tjera probleme te kesaj kategorie. Por te nisesh per te analizuar gjendjen e arsimimit te nje populli jashte ketyre parametrave do te thote te flasesh ne tym dhe kur shikon qe keto probleme shpalosen ne nje liber qe u vjen ne ndihme  studenteve universitare duhet te merret me mend se ku kosiston keqarsimimi i shqiptareve te djeshem e te sotem. Megjitheate shkurtimisht  studimi i dinamikes se ideve dhe institucioneve fetare me ka cuar ne perfundimin qe institucioni fetar politeist eshte pergjegjes per lindjen e shkollave per here te pare ne historine e njerezimit. Dhe eshte po ky institucion pergjegjes per formimin e alfabeteve dhe te industrise se gjuhes se shkruar. Kjo do te thote qe termi “shkolle laike”, si kunderpergjigje e shkolles fetare, te jete abuzim me gjuhen e shkruar pasi termi shkolle eshte i lidhur ne gjeneze me institucionet fetare, kur fjala laike te jete produkt i fantazise. Ne planin filozofik, dmth pergjithesues, analiza e dinamikes se shkollave te territorin e banuar nga shqiptaret eshte e lidhur me institucionin fetar monoteist dhe ne lidhjen e Popullit Shqiptar me keto besime qendron dhe shkalla e arsimimit te tyre (mbi kete baze eshte teper e lehte te behet dferencimi dhe rezultati eshte i kundert me pretendimin e kryeministrit te atehershem. Pastaj nuk ka rendesi aspak shkalla e diferencimit sasior te arsimimit se sa cilesia e imponimit arsimor dhe ne kete drejtim, duke ditur raportet e zhvillimit te relatoreve arsimore te shqiptareve (kultura austrohungareze, kultura greke dhe kultura otomane), nuk ka asnje mundesi, qofte dhe teorike, te kemi diferencim sipas idese te kryeministrit te atehershem. Rendesi ka te shihet perputhja e arsimimit te atehershem me gjendjen e sotme dhe do te arrihet ne perfundimin se shqiptaret e sotem jane produkti kulturor i Europes se re kapitaliste dhe jo i arsimimit grek apo otoman. E verteta ka vetem nje ngjyre dhe nuk mund te ndotet nga mashtrimet e llojit komunist qe kerkon te na imponoje autori yne. Por ne kete drejtim ka edhe dicka tjeter, pasi duke e ditur sakte qe Populli Shqiptar nuk ka prodhuar kurre ide fetare politeiste dhe monoteiste eshte absolutisht e pamundur qe arsimimi i tij te kete ardhur nga dinamika e zhvillimit autokton. Me se paku ajo ka ardhur nga bota e relacioneve me boten jashte saj dhe, realisht, lidhja me institucionin Katolik, Ortodoks e Musliman perben bazen e arsimimit historik te Popullit Shqiptar. Nga diferenca e ketyre relatave percaktohet jo vetem shkalla e arsimimit, por dhe diferencat e kesaj shkalle midis krahinave shqiptare ku u aplikua dhe rezultati nuk eshte sipas pikepamjes se Ahmet Zogut kryeminister. Edhe ne qofte se do ta konsiderojme kete deklarate te Ahmet Zogut kryeminister si te sakte (autori nuk na ka dhene referimin se ku e ka gjetur ai kete pasazh) do te shikojme se ajo nuk eshte kerkund me realitetin historik shqiptar dhe Zogu vetem ka luajtur me fjale per t’i bere qejfin shtreses intelektuale shqiptare te coptuar ne dhjetra grupime pa asnje lidhje me njeri – tjetrin, por qe e perdori per te sunduar Popullin Shqiptar (per te pare kete ndarje te shtreses se intelektualeve mund te krahasohet me grupimet politike te formuara pergjate viteve 1921 – 1923 – 1932 – 1936, te cilet perbenin opoziten antizogiste: Bashkimi Kombetar; Clirimi Nacional; Grupi i Organizates se Fierit; Lidhja shqiptare ne St. Louis, Mo (Amerike); Grupi i Emigranteve te Jugosllavise; Organizata shqiptare ne Boston, Mass.; Grupi i Tiranes; Grupi i Mustafa Krujes; Shoqeria “Deshira”, Sofje; Grupi i emigranteve te Kubes; Grupi i Athines; Grupi i emigranteve te Janines; Grupi Punetor “Liria”, France; Kollonia e Varnes, Bullgari; Organizata Revolucionare, Boston, Mass. Te cilt u bashkuan formalisht me 23 mars 1936 ne Paris; – Sejfi Vllamasi, Ballafaqime….f. 448 – 450). Kjo nuk me pengon per te bere nje percaktim hapsinor te civilizimit te krahinave te Popullit shqiptar deri ne vitin 1928 duke u mbeshtetur tek shperndarja e shkollave dhe te kujt ishin ato (marr kete date perpara se te dilte ligji mbi ndalimin e shkollave dhe gazetave private ne Shqiperi). Pikesepari pikepamja e Ahmet Zogut, edhe po te jete e sakte, nuk eshte e drejte pasi qyteterimi nuk ka asnje lidhje me shkollat nga pikepmja kohoro-hapsinore dhe kjo sidomos per Popullin Shqiptar (por dhe nder popuj te tjere qyteterimi ka lindur perpara shkollave cka do te thote se shkollat jane produkt i qyteterimit dhe jo e kunderta). Por edhe hapsira e problemit te arsimimit sipas ndarjes administrative nuk eshte e sakte, akoma me keq ajo eshte abuzive. Ahmet Zogu nuk ka thene te verteten ne asnje qelize jo vetem pse ka mohuar dinamiken 300 vjecare te shkollave ne pellgun e Mirdites, luften e madhe te Klerit Katolik Shqiptar ne arsimimin e popullates se Veriut Shqiptar, por ka trukuar shkollat ne jugun e Shqiperise, te cilat perpara vitit 1921 financoheshin nga shteti grek (nuk behet fjala vetem per zonat greqishtfolese dhe bregdetin jonian te banuar nga shqiptaret – shkolla e Qestoratit ka qene shkolle greke). Kur flitet per popullin shqiptar ne drejtim te civilizimit, nga pikepamja autoktone, as qe mund te behet fjale per asnje element social dhe per asnje krahine shqiptare, por vetem per ndikimet e drejteperdrejta qe relatoret jashteshqiptare kane realizuar me krahinat shqiptare per interesat e tyre. Kam parasysh Bizantin, Venedikun, Perandorine Otomane, Perandorine Austro-Hungareze, Italine etj. Jane pikerisht keta relatore qe e detyruan popullaten shqiptare te avancoje ne drejtim te civilizimit qytetar nga primitivizmi autokon qe impononte shpejtesia e vogel e zhvillimit. Dhe po te bejme hesapet do te konstatojme se Shkodra (ne marredhenie me Venedikun dhe Perandorine e Danubit), Durresi (ne marredhenie me Venedikun), Elbasani dhe Prizreni (ne marredhenie me Perandorine Otomane), Berati dhe Voskopoja (ne marredhenie me Bizantin), Korca  dhe Gjirokastra (ne marredhenie me Greqine), Vlora (ne marredhenie me Italine) u shkeputen nga pjesa tjeter e Popullit Shqiptar dhe krijuan pamjen e qyteterimit qe trashegojme sot. Ne thelb te problemit asgje nuk i duhet dedikuar banoreve te sotem, por trashegimise politiko-historike me relatoret jashte tyre. Ndersa ne qofte se do ta shohim problemin ne funksion te elementeve sociale autoktone, duke e cveshur nga ndikimet direkte jashteshqiptare, do te shikojme se ka nje interpretim tendecioz per te fshehur nje krim te realizuar pergjate 45 vjeteve te diktatures. E vetmja qelize qe cfaq diferencimim social te krahinave shqiptare eshte teresia e Kanuneve ku karakteri klasor i tyre vihet re vetem tek kanuni i Lek Dukagjinit dhe ai i Skenderbeut, kur kanunet e Dibres, Lures dhe Laberise jane shume me primitiv se dy te paret edhe pse gjenden ne aktivitet 500 vjet pas tyre. Problemi nuk eshte aspak ashtu sic ka pretenduar Ahmet Zogu kryeminister, gjithmone duke e konsideruar te sakte pretendimin e autorit tone. Problemi i civilizimit dhe arsimimit te Popullit Shqiptar nuk eshte veper direkte e shqiptareve, ata kane ndihmuar ne zhvillimin e ketyre proceseve per hir te ekzistences biologjike dhe aspak per te ndikuar mbi vetveten. Megjitheate ketu fshihet aspekti kryesor i konfliktit shoqeror qe mbizoteron nder shqiptaret e organizuar ne shtet, i cila para 1912 fshihej pas politikave jashteshqiptare. Problemi hapur ka filluar qe ne kohen e Mbretit Zogu i I-re ku konflikti me Klerin Katolik Shqiptar, Organizaten e Fshehte te Vlores, Kryengritjen e Fierit tregojne qe baza e ketij konflikti nuk jane klasat shoqerore te mirefillta, nuk eshte raporti Veri – Jug, nuk jane klasat e vjetra me klasat e reja, por dinamika sociale ne qytet ne raport me dinamiken ne fshat jashte klasave shoqerore, si atehere kur ato formoheshin historikisht. Kalimi nga fshati ne qytet perben bazen thelbesore te konfliktit dhe kete pozicion shoqeria europiane e ka kaluar para mijere vjeteve. Politika e sotme shqiptare nuk ka perfituar, duke mesuar, nga historia e kaluar europiane, por kerkon ta kopjoje ate pike per pike duke e shpalosur konfliktin shoqeror ne piken delikate te shoqerise shqiptare. Kjo eshte pak e veshtire te pranohet ashtu sic eshte, por eshte e verteta historike e Popullit Shqiptar ne vazhden e kohes. Sfazimi kohor ne zhvillimin e shoqerise sone perben defektin e zhvillimit te sotem dhe kjo perben bazen e konfliktit e jo disniveli i qyteterimit qe kerkon te bllofoje autori, duke cituar Mbretin e ardhshem dhe te vetem te shqiptareve.
Ne faqen 176 autori ka dhene biografine e Ahmet Zogut (1895-1961) ku midis te tjerave thote se personazhi historik dhe mbreti i ardhshem i shqiptareve ka qene delegat  i Matit ne Kuvendin e Vlores me 1912. Se ku e ka marre autori kete te dhene eshte pak e veshtire te merret me mend, por ne librat ku ai mbeshtetet metodikisht rezulton qe personazhi yne nuk ka asnje aktivitet  politik ne ngjarjet gjurmelenese historike para vitit 1920. Ne Kuvendin e Vlores, si perfaqesuas i Matit, ka qene Kurt Aga (sipas “Shqipria me 1927”, ku ekziston dhe nje Ahmet Muhtar beu si perfaqesues i Ohrit e Struges, por qe mund te konsiderohet edhe i Matit pasi gramatikisht nuk merret vesh lehte), ne Kongresin e Durresit per Matin ka qene Hasan Zogolli (po aty) dhe vetem me 1920 si perfaqesuesi i Matit ne Kongresin e Lushnjes kemi Ahmet Zogun (po aty). Barazimi i emrit te Ahmet Muftar Beut me emrin e Ahmet Zogut, qe cfaqet ne internet, eshte bere per te vetmin qellim ku te argumentohet qe edhe Ahmet Zogu ka qene ne Kuvendin e Madh te Vlores. Por “Shqiprija me 1927” e perjashton kete fakt pasi i ka nenvizuar te gjitha rastet kur Ahmet Zogu ka marre pjese ne ngjarjet gjurmelenese politike te Shqiperise se asaj kohe. Cfare kerkon te perfitoje autori me kete lapsus elementar?  Keshtu nuk behet historia! Tipikisht ky shtremberim eshte politizim tendencioz i ngjarjes dhe aspak nje realitet historik.
Ne faqet 321 – 329 autori flet per Organizaten e Fshehte te Vlores dhe qellimet e saj (1932). Kjo ngjarje ka qene teper e fshehte per historiografine komuniste dhe nuk ka qene e propoganduar; akoma me keq, asnjeri nuk e kishte pasur guximin te shpaloste permbajtjen e saj perpara vitit 1991. Une e kam hasur per here te pare me 1998, kur nderroi jete Avokat Koco Dilo, duke me lene vepren e babait te tij: Av. Dr. Vasil Dilo. Me mes te asaj morie doreshkrimesh, dokumentash, veprash studimore, diskutimesh, bisedash gjendej dhe nje zarf me 16 faqe, te cilat permbanin mbrojtjen e disa te akuzuarve politike te organizuar ne nje strukture te fshehte ne qytetin e Vlores. Pastaj e hasa ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (2009) ku ishte artikull me vete. Sipas kesaj enciklopedie Organizata e fshehte e Vlores u formua ne pranveren e 1932 ne Vlore e nxitur dhe e perkrahur nga Jugosllavia edhe financiarisht  duke pasur ne qender te vemendjes grushtin e shtetit. Ne gusht te 1932 organizata u zbulua ku u arrestuan 60 pjesmarres te saj, nga te cilet 30 moren denime te ndryshme (vell. 3, f. 1892 – 1893). Autori yne jep tjeter permbajtje, sipas se ciles, duke u mbeshtetur ne dokumentat e Zyres Sekrete, organizata ishte formuar nga Skender Muco ne prill – maj 1931 duke pasur nje shtritshmeri, pervec Vlores, ne Gjirokaster, Sarande, Tepelene, Kelcyre, Korce, Shkoder, etj. Organizata e fshehte e Vlores pati marreveshje me shtetin Jugosllav per keto probleme:
-Do te denoncohej aleanca 20-vjecare midis Shqiperise dhe Italise qe njihej me emrin “Pakti i Dyte i Tiranes” i nenshkruar me 22 nentor 1927.
-Do te krijohej aleance me Jugosllavine.
-Do te jepej leje per hapjen e shkollave jugosllave ne Shqiperi
-Do te zhvillohej politike e perbashket me Jugosllavine
-Do te merrej pelqimi i Qeverise Jugosllave ne lidhje me formen e regjimit ne Shqiperi pas permbysjes se Ahmet Zogut (te gjitha keto jane marre nga Myqerem Hamzaraj, “Organizata e mbeshefte e Vlores, vit 1932”).
Me 2 shtator 1932 u hap ne Tirane gjyqi kunder 49 anetareve te Organizates se Fshehte te Vlores, prej te cileve u denuan:
Me vdekje 7 vete, me 101 vjet u denuan 18 vete, me 15 vjet u denuan 15 vete, me 3 vjet nje person, me dy muaj heqje lirie nje person dhe i pafajshem nje person.
Cudia qendron ne mos permendjen e avokatit mbrojtes te te akuzuarve ne ate proces. Duke mos e atakuar autorin ne asnje resht jam i detyruar te riprodhoj per here te pare fjalen mbrojtese te avokatit ne ate proces  dhe te jete lexuesi ai qe do te beje diferencen midis tre materialeve, duke theksuar qe materiali eshte krejt tjeter per tjeter si ne sasine e te akuzuarve ashtu dhe ne permbajten e akuzes. Me qene se kam ndermend te merrem ne nje artikull te vecante me kete problem tregoj se avokati i ceshtjes ka qene Av. Dr. Vasil Dilo, data e mbrojtjes ka qene 10 shtator 1932 dhe numuri i te akuzuarve ka qene vetem 12 (foto 5).

foto 5 (faksimile e fjales mbrojtese te avokatit Dr. Vasil Dilo ne ate gjyq)

 

Ne faqet 456 – 461 autori flet per menyren e formimit te PKSh ku per baze ka merre ate qe ka shkruar Enver Hoxha direkt dhe njerezit e tij, materiale te cilat gjenden ne Arkivin Qendror te Shtetit. Sipas tij ne Shqiperi ekzistonin disa grupe komunistesh: i Korces me vit formimi 1929, i Shkodres me vit formimi 1934, i Te Rinjve me vit formimi 1937, i Zjarrit me vit formimi 1936 ne Athine, grupi troskist i Tiranes me vit formimi 1936 qe ishte nje fraksion i grupit te Korces. Ne fillim te vitit 1939 u arrestuan dhe u denuan nje numer i madh komunistesh. U nxorren ne gjyq 73 komuniste te cilet u denuan me 11 shkurt 1939. Me 10 shkurt 1939 u dhane denimet:
-me 10 vjet burg: Zef Mala, Niko Xoxi, Vasil Shanto, Petro Duma
-me 6 vjet burg: Gjovalin Luka, Vasil Llazari, Myzafer Asqeriu, Jorgji Shyteriqi, Qemal Stafa
Ne vazhdim autori ben fjale per pranine e dy jugosllaveve: Miladin Popovic e Dushen Mugosha qe, sipas Enver Hoxhes, muaren persiper bashkimin e grupeve komuniste shqiptare me 8 nendor 1941, sepse grupet komuniste shqiptare nuk merreshin vesh mes tyre.
Per nje njeri qe eshte marre per shume vjet me historine e levizjes komuniste shqiptare duke u mbeshtetur posacerisht ne veprat 71 volumshe te Enver Hoxhes rezulton qe te gjitha keto te mos jene te verteta dhe jane sajuar nga fillimi ne fund  nga ekipi i diktatorit per te krijuar imazhin e nje lufte politike deri me arme ne dore te inkuadruar ne levizjen nacional-clirimtare. Ne menyre te permbledhur e gjithe levizja komuniste shqiptare ka kete pamje (ate qe eshte propoganduar prej 45 vjetesh e kemi diskretituar ne disa artikuj te botuar ne gazeta te ndryshme (Koha jone, Gazeta 55, Lajmi i Dites) dhe internet (ne adresat e njohura) si: “Sa partizane dhe deshmore jane?”, “Enver Hoxha”, “Sekreti Qemal Stafa”, “Peza dhe Mukja”, “Te nderuar historiane! Peza eshte e nacionalisteve dhe jo e komunisteve”, “Mbi aktet e formimit te PKSh”): Ne Shqiperi nuk eshte e vertete qe kane ekzistuar grupet komuniste sipas permbajtjes qe japin enciklopedite  dhe studiuesit e kesaj teme (kam parasysh te pakten: Historine e PPSh, Tirane 1968; librin e akademikut Kristo Frasheri: Historia e levizjes se majte ne Shqiperi dhe e themelimit te PKSh-se 1878-1941, Tirane 2006; librin e te burgosurit politik Agim Musta: Libri i zi i komunizmit shqiptar, librin e Prof. Valentina Duka: Histori e Shqiperise 1912 – 2000). Ne Shqiperi ka ekzistuar vetem nje parti komuniste me qender ne Shkoder dhe dege te saj, pothuajse, ne te gjithe Shqiperine. Eshte tjeter pune pse politika bolshevike e Stalinit dhe ajo Britanike infiltruan idete politike perkatese ne territorin shqiptar pas 1939-es, gje e cila kerkoi asgjesimin e Partise komuniste te vjeter dhe ringritjen e komunizmit shqiptar sipas nje platforme tjeter. Per realizimin e ketij plani u perdoren dy jugosllavet, te cilet nuk erdhen ne Shqiperi per te bashkuar grupet komuniste, sic eshte pretenduar rendom, por ata erdhen per te asgjesuar partine komuniste te Shkodres, e cila pas marsit 1943 nuk ekzistonte me. Nuk duhet harruar asnjehere qe thelbi i komunizmit shqiptar ka qene antizogizmi dhe aspak idete e marksizmit (edhe Balli Kombetar nuk i ka shpetuar ketij pozicioni, – te pakten kjo ide eshte e shpalosur sakte nga autori yne – f. 467). Te pakten keto te fundit i kemi te argumentuar ne gjyqin e komunisteve te shkurtit 1939, permasa e te cilit nuk ka qene ne ato vlera qe japin studiuesit e mesiperm (me hollesisht per ate gjyq kam shkruajtur ne artikullin “Sekreti Qemal Stafa”, publikuar ne internet ne adresat e permendura). Avokati mbrojtes i atij gjyqi, te vetem ne Shqiperi me ide komuniste, ka qene Dr. Vasil Dilo (foto 6) nga i cili mesojme se ngjarja ka pasur tjeter permase dhe studiuesit kane rene viktima  te  sajeseva  te  grumbulluara  ne  Arkivin  Qendror  te  Shtetit.  Asgjesimi  i  Partise  Komuniste  te  Shkodres dhe ringritja e komunizmit

foto 6 (faksimile e fjales se avokatit mbrojtes Av.Dr. Vasil Dilo ne procesin gjyqesor te komunisteve me 1939)

shqiptar sipas nje platforme bolshevike perben ndertimin e kollones se peste ne levizjen komuniste nderkombetare pas vitit 1945 per te cilin luftoi gjithe jeten Enver Hoxha me ndergjegje dhe dishepujt e tij komuniste pa ndergjegje (Stalini ka dyshuar, por Hrushovi e dinte sakte kete pune). Partia Komuniste Shqiptare eshte formuar ne fundin e marsit te 1943-shit dhe nuk e formuan as shqiptaret dhe as dy jugosllavet, por ate e formoi politika britanike per hesapet e saj. Politike reale e PPSh nuk ka lidhje direkte me jeten sociale te Popullit Shqiptar; shqiptaret e sotem duhet ta kuptojne se pergjate periudhes 1945-1991 kane qene thjeshte skllever te politikes se PPSh dhe aspak pjesmarres ne revolucionin socialist, sic e trumbetoi gjithe jeten diktatori. Kjo do te thote qe historia e komunizmit shqiptar perbehet nga dy permasa kohore pa asnje lidhje me njera – tjetren (nga themelimi i levizjes, qe nuk e di kerkush, deri ne mars 1943 dhe nga dita e themelimit te PKSh, ne mars 1943, deri ne qershor 1991), cka do te thote se eshte mire qe ato te diferencohen ne planin studimor dhe te mos perbashkohen. Ato nuk kane asnje lidhje historike reale jo vetem ne ide, por as ne njerez. Ta paraqesesh komunizmit shqiptar me shtrat historik para 1943-shit do te thote te genjesh Popullin Shqiptar dhe veten.
Ne faqen 475 autori pershkruan ngjarjen e ndodhur ne Labinot, i cili e vendos midis dates 17 dhe 22 mars 1943, dhe qe e emeron Konferenca e Pare e PKSh. Por pikerisht per kete ngjarje ekziston nje tjeter interpretim qe une e kam konsideruar me afer te saktes. Kaq e vërtetë është kjo sa e detyron anglezin, me pikëpamje të majta, Riginald Hibertin (The Times, Daily Register, 10.10.2002, Rubrika Court & Social), të pranojë se në mars 1943 në Labinot u mbajt konferenca themeluese e PKSh (Reginald Hibert, Fitorja e hidhur, f. 334). Atehere mbi te gjitha historite e parapara te PKSh-PPSh bie hija e dyshimit mbi manipulimin e ndergjegjshem te tyre, ku dhe autori yne nuk ka shpetuar dot. Problemi i historise reale te PKSh eshte nyja gordiane qe ndaj historine e Popullit Shqiptar nga antihistoria e imponuar komuniste. Eshte mire qe sot te behet diferenca, pasi dokumentacionet e publikuar nga vete diktatori (kam parasysh fjalimin ne Kongresin e I-re te PKSh ku rezulton se PKSh te jete formuar tek Varrezat e Bamit; vepren e 12-te te tij, fjalen mbi disa gabime te Tuk Jakoves, ku rezulton se Enver Hoxha eshte vendosur sekretar i pergjithshem i partise qe nga dita e themelimit te saj, qe perkon me konferencen e Labinotit) e perjashtojne variantin qe kemi mesuar gjithe jeten neper shkollat e detyrueshme. Te gjitha keto tregojne se PKSh eshte formuar ne gjysmen e dyte te marsit 1943 dhe emrin e Enver Hoxhes e solli, per here te pare, Bozhe Ivanovic (ne fakt emri i jugosllavit qe mori pjese ne ate mbledhje eshte dhene here pas here ne variante te ndryshme, keshtu qe duhet marre me rezerve edhe ne kete rast).
Ne faqe 543 autori jep lajmin qe pleniumi i Beratit u nderpre per shkak se me 28 nendor 1944 qeveria duhej te hynte ne Tirane pa na e thene se cfare perfaqeson realisht ajo date. E ploteson, ne nje fare menyre, kete boshllek ne faqen 883 kur shkruan se: “Me 30 tetor 19976) (shenimi thote: “Punime te Kuvendit, nr 3, 1997) Kuvendi Popullor votoi per ate qe ata e quanin “date te clirimit te Shqiperise me 29 nendor 1944”, ngaqe ne vitin 1993 ishte vendosur si e tille, data 28 nendor. Kjo date ishte ne te vertete data e ardhjes se komunisteve ne pushtet”. Per kete problem ka shume paqartesi te krijuara nga propoganda komuniste per 67 vjet e me teper dhe e gjithe kjo per te fshehur nje poshtersi politike  ne  fushen  e  propogandes  te  realizuar nga ekipi i diktatorit. Autori mundohet  te diferencoje ngjarjen historike nga ngjarja politike dyfishe pa e argumentuar dot me dokumentat qe disponon dhe kur cdo gje ka qene dhe eshte absolutisht e qarte. Ne janar 1945 Zyra e informatave te Shteteve te Bashkuara te Amerikes kane botuar revisten “Ngjarjet e muejit”,  Vell. 1, Nr. 1 (foto 7) ne gjuhen shqipe ku si artikull te pare ka ngjarjet ne Shqiperi (foto 8 ) me titull “Shqipnija kremton clirimin e saj”. Sipas ketij artikulli: “Per cudi clirimi i plote i Shqipnis takoi pak dite para Dites se Flamurit e keshtu Shqiptaret e kremtuen kete dite madheshtore me gezim shume ma te madh pse ata kishin clirue Vendin e tyne edhe nga Hunet e tmershem. Ata kremtuen edhe hymjen ne Tirane te Qeverise Demokratike”. Duke bere nje permbledhje te asaj qe thote autori yne, informacionit qe na jep kjo Zyre dhe vendimit te Asamblese Kushtetuese te vitit 1946 rezulton qe data 28 nendor 1944 te jete nje date politike e vendosur ne Berat dhe data 29 nendor 1944, perseri, rezulton te jete nje date politike e vendosur ne Asamblene Kushtetuese ne janar 1946 kur data e sakte e clirimit te jete disa dite perpara Dites se Flamurit, te cilet shqiptaret nuk e kane mesuar akoma dhe qe autori yne nuk denjon t’ju a mesoje edhe  pse  i  eshte  dhene  mundesia   te  luaje  rolin e profesorit.  Per dijeni data reale e clirimit eshte

foto 7 e 8

25 nendori 1944 dhe kjo eshte deklaruar per here te pare me 25 nendor 1944 ne pleniumin e Beratit nga nje seri diskutantesh duke perfshire edhe Enver Hoxhen (me hollesisht per kete kam shkruar ne artikullin: “Edhe nje here kur eshte cliruar Shqiperia”, te publikuar ne internet ne adresat e njohura).
Ne faqen 545 autori flet per shtypjen e qendreses antikomuniste te 1945 ne Veri te Shqiperise. Sipas tij: “Tri dite (behet fjale per daten 23 janar 1945, GH), pas nje beselidhje te lidhur ne Ivanaj te Lezhes, u organizua nje kryengritje, duke marre ne zoterim per disa dite edhe qytetin e Koplikut. Organizatore te qendreses antikomuniste ishin Llesh Marashi, Preng Cali, Hasan Isufi, Dom Gazulli, Jup Kazazi, etj1 – “Rilindja Demokratike, 7 shtator 1995). Fillimisht forcat antikomuniste i shkaktuan deme te medha Brigades I komuniste porse, duke mos u lidhur mire me njera – tjetren, nuk paten suksesin e duhur dhe kryengritja deshtoi”. Permasa e kesaj ngjarje eshte shume me e madhe dhe fsheh nje nder sekretet me te medha te komunizmit shqiptar ne agimet e tij. Ajo eshte e lidhur me dergimin e dy divizioneve komuniste shqiptare ne Kosove dhe ardhjen e dy brigadave serbomalazeze ne Shqiperi. Kjo permase i eshte fshehur Popullit Shqiptar duke e paraqitur deshtimin e Kryengritjes ne Veriun e Shqiperise si sukses te forcave komuniste. E verteta eshte krejt tjeter per tjeter dhe autori nuk ka se si ta dije (ose e di po nuk e merr parasysh) qe marreveshja Tito – Enver e 02 shtatorit 1944 kishte saktesuar dergimin e dy divizioneve shqiptare ne Kosove per te ndihmuar pushtetin jugosllav per ta rimarre ate dhe dergimin e nje force serbomalazeze  ne ndihme te brigadave partizane shqiptare per te pushtuar Malesine e Madhe (flitet per brigadat 26 dhe 27 te Divizionit 46 jugosllav). Kjo do te thote qe Kryengritesit Malsore u dorezuan tek komunistet per te mos u dorezuar tek jugosllavet dhe kjo perben preludin e kryengritjes se asak kohe. Por duhet theksuar qe propoganda komuniste sajoi ngjarje krejt ireale per te mbuluar ardhjen e dy brigadave jugosllave ne ndihme te forcave komuniste shqiptare ne pushtimin e Malesise se Madhe. Nuk eshte e rastit perbashkimi i kesaj ngjarje me autokollonen e shqiptareve te Kosoves qe kane kaluar ne rrugen Kukes – Fushe Arrez – Puke – Shkoder – Murriqan   me destinacion kinse Tivarin pa arritur kurre atje.
Ne faqen 548-549 autori flet pikerisht per kete ngjarje, por pa e zberthyer ne asnje element duke fshehur, dashur pa dashur, shume ngjarje dhe shume krime te rendit komunist te Enver Hoxhes. Ai ka marre per  baze deshmitare te dyshimte, te cilet nuk kane marre per baze ne asnje rast ngjarjet ne Shqiperi dhe i ka perpunuar sipas nje platforme qe gjithsesi nuk perputhet as me referuesit. Sipas tij “”Vellazerimi” komunist shqiptaro – jugosllav pati si pasoje te tij edhe masakren e Tivarit, me 2 prill 1945, ne ter cilen u vrane e u masakruan rreth 3760 partizane shqiptare te grupit te dyte, te cilet u cuan nga Prizreni permes truallit shqiptar per te perfunduar ne Tivar, ku u krye faza e fundit e masakrwes. Qellimi i udhetimit, formalisht ishte dergimi ne frontin e Triestes, sipas urdhrit te 20 marsit 1945, te shtabit madhor te ushtrise komuniste jugosllave, por te plotesuar Armaten IV. Nga te grumbulluarit, 2.200 ishin nga ferizaj e 1.500 nga Prizreni. Te rinjte shqiptare kane kaluar ne Kukes, Puke, Shkoder dhe Ulqin, te paarmatosur dhe te shoqeruar nga oficiere e ushtare serbe te Brigades XXVI te Divizionit XLVI jugosllav dhe te Armates IV Jugosllave 1-Lefter Nasi, “Ripushtimi i Kosoves”, faqe 174). Gjate rruges ata jane masakruar e zhdukur hap pas hapi. Rreth 1 mije prej tyre mberriten ne Tivar, dhe atje u futen ne nje vend te mbylluar, nga u qelluan barbarisht masivisht”. Vetem fakti qe kjo ngjarje nuk ka asnje lidhje me historine e shtetit shqiptar, edhe sipas ketij varianti jo te vertete qe jep autori, tregon se shume ngjarje qe pershkruhen ne kete liber kerkojne t’u imponojne shqiptareve te rinj mashtrimin shumevjecar te aplikuar nga propoganda komuniste dhe te fshehin ate qe ka ndodhur realisht ne territorin shteteror shqiptar ne fillim dimrin e 1945-es ku autori yne kerkon te marre persiper diskretitimin e mashtrimit komunist, por pa e thene te verteten ne asnje permase. A nuk perben kjo nje qelize te keqarsimimit te shqiptareve te sotem? Duke u pase marre personalisht me kete ngjarje per shume e shume vjet (me hollesisht per kete mund te shihet artikulli: “Cfare fsheh Masakra e Tivarit?” te publikuar ne adresat e siperme te internetit) e kam shume te lehte te konstatoj se te gjitha keto qe pretendon autori yne jane krejtesisht te pasakta dhe ato tentojne te mbulojne nje krim te jashtezakonshem kundra popullates shqiptare te Kosoves te aplikuar ne Shqiperi nga ana e bandave komuniste shqiptare nen udheheqjen e Enver Hoxhes dhe bashkepunetoreve te tij. E verteta eshte tjeter per tjeter dhe mbulimi i saj ka pasur dy qellime kryesore: 1-T’i fshehe shqiptareve ndihmen konkrete qe forcat serbomalazeze i dhane ushtrise kriminale te Enver Hoxhes ne pushtimin e Malesise se Madhe ne pranveren e 1945-ses; 2-T’i fshehe shqiptareve  masakrimin e 12.000 te rinjve shqiptare te Kosoves ne territorin shteteror shqiptar ne dimrin e 1945-ses ne tri varreza masive.
Ne faqet 562 dhe 563 autori flet per dy personalitete te epokes se fillimkomuniste, duke pershkruar jeten e tyre. Sipas autorit Omer Nishani (1887-1954) na kishte vdekur me 26 maj 1954, pas nje plage te shkaktuar me arme zjarri. Perse autori nuk thote te verteten qe Omer Nishani vrau veten, pasi i iku gruaja e skandalizuar nga krimet e komunisteve? Ne vazhdim autori flet per Doktor Ymer Dishnicen (1912 – 1998) ku pretendohet se ai qenka kthyer ne atdhe me 1940 dhe ka qene pjesmarres ne shume aktivitete te PKSh. Kam pasur rast ta takoj personalisht doktorin ne qershorin e 1991-shit ne ambientet e Partise Republikane (ne zyren e kryeredaktorit te gazetes Republika, z.Vangjush Gambeta ne pranine e tij dhe te z. Tonin Cobani) dhe atje kur po bisedonim per ngjarjen e Konferences se Pezes pati deklaruar se ai nuk ka qene dhe ishte kthyer ne Shqiperi ne prillin e 1943 duke mos marre pjese as ne Konferencen themeluese te PKSh ne mars 1943, por kishte marre pjese ne dy ngjarje te rendesishme te atij viti: ne mbledhjen themeluese te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise (10 korrik), ku kishte folur mbi gjendjen nderkombetare, dhe ne mbledhjen e Mukjes (31 korrik – 2 gusht 1943), ku kishte folur mbi ndarjen e pushtetit ne menyre demokratike, pas se ciles ishte denuar me vdekje. Keshtu qe rezulton qe cdo dokument para prillit 1943 qe mban firmen e tij te jete i sajuar. Doktor Dishnices i kane atribuar pjesmarrjen ne shume ngjarje te ndodhura para prillit te 1943 te lidhura me PKSh gje qe nuk duhet te jene te verteta; figura e tij eshte perdorur nga propoganda komuniste per te sajuar historite e PKSh.
Ne faqen 568 autori flet per figuren e diktatorit ku, midis te tjerash, pretendon se Enver Hoxha i kishte filluar studimet ne Monpelie te Frances ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne degen botanike. Problemi i studimeve te diktatorit fsheh disa gjera te lidhura me mentalitetin e shqiptarit, por gjithesi te jete e verteta ato kane ndjekur kete rruge: Fillimisht në të vërtetë është vetë Enveri që na jep një informacion më të plotë për këtë problem vetëm se kjo pas 1998. Sipas këtij informacioni Enverit ju dha një bursë për histori-gjeografi për në universitetin e Monpeljesë (Enver Hoxha, Kujtime, f.54), por pas disa manovrave të tij u regjistrua për në fakultetin e shkencave të natyrës (Enver Hoxha, Kujtime, f.60). Fakti i ndërprerjes së studimeve në Francë pa na dhënë asnjë hollësi të mëtejshme tregon se këtu fshihet jo mos mbarimi i shkollës, por çfarë studjoi ai në ato vite në Francë. Sipas një deputeti në parlamentin shqiptar pas 1992-shit ka ekzistuar një telegram i ministrit shqiptar të Arësimit dërguar ambasadës shqiptare në Paris me këtë përmbajtje: “Lutemi merrni shënim se në fund të muajit mars të vitit 1934 i pritet bursa përfundimisht studentit Enver Hoxha në Francë” (A.Musta.M.Kokalari, Kush ishte Enver Hoxha, f.21). Të gjithë këto të dhëna nuk tregojnë asgjë konkrete aq më tepër kur kanë karakter gojor të transmetuar prej brezash dhe nuk është çudi të jenë të sajuara. Çudia më e madhe qëndron në Enciklopedinë franceze Petit Robert (1983) e cila nuk shkon më larg se sa hamëndjet e mësipërme pa e trajtuar problemin me hollësi. Sipas saj Enver Hoxha studioi në Belgjikë dhe Francë, porse çfarë studjoi ec e merre vesh (pozitiv është fakti se pranohet studimi në Belgjikë). Rëndësi ka që Enciklopedia franceze kopjon historinë e PPSh-së (1968) duke mos dashur ta thotë të vërtetën. I vetmi dokument i kohës që bën fjalë për studimet e Enver Hoxhës është gazeta “Demokratia” e datës 1 gusht 1936 ku Enveri flet përpara varrit të Bajo Topullit si student në drejtësi. Meqënëse të gjithë bashkëmoshatarët e tij nuk bëjnë fjalë për këtë fakt, duke e ditur se ai ekziston i botuar, arrijmë në përfundimin se të dhënat mbi Enver Hoxhën në gazetën “Demokratia” janë dhënë nga vetë Enveri, çka përsëri fsheh më tepër sekretin e studimeve të tij. Nuk mjaftojne te gjitha keto, por ne muajin mars 2012 gazeta “Panorama” e datave 11,12,13 dha njoftimin se ishte zbuluar e para biografi e Enver Hoxhes, e publikuar me 1946 ku nuk figuron arsimimi i tij i larte edhe pse vete autori i artikullit deklaronte se vitet 1927 – 1936 ishin te pazbardhura. Nuk e di se cili eshte qellimi i artikullshkruesit, por me sa kuptoj kerkon me cdo kusht te ule figuren e diktatorit perpara historise, por kjo eshte e pavlefshme jo vetem pse informacionet nderkombetare nuk jane kerkund me keto pretendime. Ato qe jane shkruar pas vdekjes se Enver Hoxhes neper enciklopedira te ndryshme per figuren e tij tregojne se nuk duhet bere fjala per mos perfundim te studimeve universitare, por cfare studioi ai ne realitet dhe ne favor te kujt force politke u pergatit ai dhe Mehmet Shehu. Ka zera qe tregojne se kjo dyshe eshte e pergatitur per drejtimin politik te Shqiperise pas epokes mbreterore.
Perfundime
– Keqarsimimi i shqiptareve eshte i lidhur me imprenjimin tek shqiptaret te dozes se simpative dhe antipative per periudha te caktuara historike dhe personazheve qe marrim pjese ne to pamvaresisht nga ndergjegja qe i ka karakterizuar ato pergjate rolit qe kane luajtur. Ne thelb te te gjithe problemit qendron krijimi i historise per ato krahina qe nuk kane luajtur asnje rol interesant ne mbijetimin historik te popullit shqiptar dhe mohimin e forcave reale historike ne kete mbijetim. Kjo ka qene tipikisht politika e komunizmit enverist ne fushen e arsimimit te popullit shqiptar pergjate periudhes 1945 – 1991, por qe vazhdon edhe sot, te pakten sipas ketij libri, ne fushen e historise.
– Keqarsimimi i shqiptareve duket dhe ne nje aspekt tjeter te lidhur me shkallen shoqerore te zhvillimit social te tyre. Ata asnjehere nuk e muaren vesh se ishin ndryshe nga europianet duke qene ne zemer te tyre, por duke mos e arritur kurre shkallen e zhvillimit shoqeror te europianeve. Me fjale te tjera shqiptaret akoma nuk e kane marre vesh se nuk jane zhvilluar akoma deri ne fazen e ekzistences se klasave shoqerore dhe kjo perben domethenien e dyte te ketij artikulli. Per te fshehur kete fakt u kopjua teoria e luftes se klasave nga teoria bolshevike dhe u paraqit e ngjizur me shoqerine shqiptare si shkalle zhvillimi. Kjo ben te domosdoshme analizen e shtreses se intelektualeve pergjate shekullit te XX-te.
– Duke ditur se kush eshte ajo shtrese, ose klase, shoqerore qe arsimon nje popull shtrojme pyetjen: – Per cfare duhet produkti intelektual komunist? A kane qene keta komuniste qe trumbetuan per 45 vjet formulen materialiste te bolshevizuar se qenia shoqerore percakton ndergjegjen e njeriut? Atehere kur kjo qenie shoqerore ka qene e mbarsur ne ekstrem nga krimi anishqiptar, cfare produkti intelektual rezulton te kete prodhuar pergjate ketij 45 vjecari? Me thjeshte fare: – Per cfare sherben inteligjenca e sotme dhe cfare roli luan ne edukimin e Popullit Shqiptar? Kjo me detyron te analizoj historikun e inteligjences shqiptare pergjate shekullit te XX-te, e cila ka nje kolorit kohor, fetar dhe hapsinor te papare ndonjehere ne historikun e shqiptareve. Interesant eshte fakti qe kjo analize per kedo emerues qe te merret rezulton e shtresezuar ne tre permasa. Sipas kohes dallojme tri grupe: perpara vitit 1912 – 1945, 1945 – 1991 dhe pas 1992. Sipas fese dallojme perseri tre grupe: muslimane, ortodokse, katolike. Sipas prejardhjes hapsinore shoqerore kemi perseri tre grupe: me prejardhje fshatare, me prejardhje qytetare te imponuar dhe me prejardhje nga koha e shkuar. Por duhet pranuar se te tre grupet e te tre fazave kohore me te tre format fetare jane te shkrira ne nje dhe diferenca midis tyre tregon menyren se si eshte vepruan mbi inteligjencen shqiptare pergjate shekullit te XIX-te e XX-te dhe kush ka influencuar mbi te. Eshte e pamundur qe ato te ndahen pasi e kane kushtezuar njera – tjetren pergjate te gjithe kohes se ekzistences. Nuk ka asnje rendesi se ne cfare hapsire kane konkluduar dhe si jane formuar, por si jane lidhur me Popullin Shqiptar dhe si kane ndikuar mbi te. Kjo perben esencen e ndikimit te Europes mbi Popullin Shqiptar dhe kjo duhej zbuluar perpara se te analizohej historia shekullore e shtetit te shqiptareve. Ne thelb te problemit ne territorin e banuar nga shqiptaret ka ndodhur paradoksi i ekzistences se shtreses intelektuale jashte klasave shoqerore dhe kjo ne esence ka perbere te gjithe konfliktin shoqerore te tyre. Menyra se si jane zevendesuar grupet ne kete shtrese pergjate aplikimit te politikes perben ate qe quhej lufte klasash ne epoken e diktatures, por dhe sot eshte e vetmja fushe ku zbatohet nje aspekt i politikes. Te gjitha pretendimet mbi politiken shqiptare te epokes se demokracise ne kete pike koncentrohen dhe sot synohet te ndertohet nje klase politike pa klasa shoqerore prodhuese me nje nentekst intelektual te lidhur me arsimimin e pjesmarresve te saj. A nuk do te thote kjo se shkalla e keqarsimit te ketyre intelektualeve perben dhe koloritin e politikes shqiptare te mijevjecarit te ri?
Ja perse eshte e domosdoshme Shkenca e Historise dhe perse ajo duhet lidhur me Filozofine e formimit te strukturave shoqerore sipas formes klasike dhe ndikimit te zhvillimit historik mbi to.

Shenim: ky artikull i delegohet te gjithe studenteve shqiptare qe studiojne ne fakultetet e Drejtësise, ne degen e Jurisprudences, dhe ne atë te Histori – Gjeografi, dega Histori, ne universitetet shqiptare qe e kane kete liber si tekst ndihmes ne pasurimin e njohurive te lidhura me temen mbi shtetin shqiptar. Studentet shqiptare duhet t’i imponojne vetvetes dy ndjenja te domosdoshme per nivelin e tyre intelektual: dyshimin mbi ate qe lexojne dhe studiojne si dhe oponencen ndaj cdo vepre teorike dhe analitike ne fushen e historise. Shume libra te botuar, te autoreve shqiptare dhe te huaj, pas 1991-shit jane publikuar vetem per nje qellim: te argumentojne drejtesine analitike dhe konkluzive te historiografise komuniste. Nuk eshte e veshtire aspak te zbulohet kjo veprimtari dhe sot postkomunistet e vazhdojne punen e tyre duke u fshehur pas autoreve te huaj, te cilet jane paguar per permbajtjen e librave qe mbajne emrat e tyre.

Tirane 16 mars 2012