58- Nje interpretim historik i tre hartave te vjetra
Mund ta ndiqni te plote ne rubriken televizive “Përtej”, material i përgatitur nga Andi Bica ne emisionin Orkidea te TV albanianscreen
Keto harta gjenden ne librin e Kordinianios: “Shqiperia”, vell. 1
Tre hartat (jashte numurit të faqes) kane nje tendence analitike: kane nje përmbajtje të tille sa revizionon të gjithë shtritshmërinë e ilirëve sipas pikëpamjes që ka shkenca e sotme shqiptare duke treguar evolucionin shoqeror të tyre.
Emri i hartës së parë është ILLIRICUM ku do të veçoja: deti që lag brigjet e Ilirisë quhet “Mare D’Albania”, Dardania ndodhet buzë Danubit në rrjedhën e poshtme të tij shumë afër Pontus Euxinus (Detit të Zi). Banoret qe kane si besim fetar kultet pagane (kultin e gjarperit) janë zotërit e Ballkanit Qëndror e Perëndimorë kur në Jugun e tij janë fise të tjera të cilat autori i librit i diferencon nga ilirët pa e shpjeguar psenë.
Harta e dytë emërtohet “Graecia Sophiani” ku tani Dardania ka zbritur në Kosovën e sotme dhe në vëndin e mëpërparshëm të saj janë vendosur Dakët, deti që lag Ilirinë quhet Adriatik dhe deti që ndan Greqinë nga Azia e Vogël Aegaeum Pelagus. Sipas kësaj harte banoret me besim fetar pagan jane transformuar ne ilirë, te cilet, nga ana e tyre, janë tkurrur nga dyndjet dake, dalmate që gjithsesi nuk konsiderohen ilirë.
Harta e tretë emërtohet Macedonia, Epiro Livadia, Albania e Ianna ku çfaqen bullgarët, romunët, krahina Dalmate dhe Dukagjini ku ilirët janë zhdukur nga historia. Dmth në këto harta jepen transformimet politike në Ballkanin e asaj kohe. Unë i konsideroj këto tre harta, në qoftë se janë të sakta, si themelin analitik të përmbysjes së konkluzioneve të albanologjisë komuniste dhe mënyrën se ku janë formuar ilirët, si janë transformuar dhe tjetërsuar brënda llojit të tyre. Prej këtij fakti rezulton kërkesa e metodikës së re mbi shpjegimin e atij proçesi ku shkenca e historisë nuk e ka thënë akoma fjalën e saj për defekt të lëvruesve të saj jo vetëm këtu në Shqipëri.
Mund ta ndiqni te plote ne rubriken televizive “Përtej”, material i përgatitur nga Andi Bica ne emisionin Orkidea te TV albanianscreen
Tirane 24.02.2012