Artikuj

46- Interpretimi materialist i filozofise se gjuhes shqipe 05.2010 – 11.01.2011

Posted by Genc Hoti

Loading

46- INTERPRETIMI    MATERIALIST I FILOZOFISË   SË   GJUHËS SHQIPE,

                                        por edhe e gjuhëve të tjera; sidomos të asaj politike

 

 (kritika e filozofisë idealiste në “shkencën” e gjuhësisë dhe  Marrëzia e madhështisë të produktit intelektual enverist e postenverist shqiptar në këtë fushë 1945-2010)

 

                              Përmbajtja

I    – Njohja me problemin

II   – Përmbajtja e mendimit albanologjik botëror

III  – Përmbajtja e mendimit albanologjik shqiptar

IV  – Pikëpyetjet mbi analizat e gjuhës shqipe të sotme

V   – Analiza e mendimit filozofik mbi gjuhen shqipe dhe paraardhesen e saj

VI  – Pikëpamjet kritike mbi mendimin filozofik shqiptar në fushën e historisë dhe

  gjuhësisë

1-mbi filozofinë

2-mbi gjuhën

3-mbi kohën e çfaqjes së njeriut në Ballkan

4-mbi parimin e lindjes së njeriut në Tokë

5-mbi trevat e banuara nga ilirët

6-mbi përdorimin e burimeve biblike

7-mbi botën fetare ilire

8-mbi imponimin politik të luftës dhe skllavërisë tek ilirët

9-mbi mitet dhe legjendat ilire

10-mbi panoramën sociale të ilirëve

-familja

-prona

-legjislacioni

-marredhëniet tregëtare

-shteti

11-mbi teorinë e lëvizjes mekanike të popujve

12-mbi thelbin e pretendimeve të Marrëve të madhështisë shqiptare në

fushën e gjuhësisë

13-mbi lidhjen pellazgo-ilire

14-mbi ndryshimin e literatures albanologjike

VII – Si e zgjidh mendimi filozofik materialist përmbajtjen e gjuhës shqipe.

1– Si dhe pse lindi gjuha shqipe?

2– Çfarë përfaqëson gjuha në historinë e popullit shqiptar?

3– Cili është roli i botës së relacioneve në formimin e gjuhës së popullit

 shqiptar, e thënë më ndryshe: si lindi gjuha e sotme shqipe?

4– Cila është dinamika e gjuhës së folur nga ana e popullit shqiptar?

5– Cili është roli i gjuhës në formimin e etnosit kombëtar shqiptar?

 VIII– Konkluzionet

 

Me qënë se i gjithë studimi doli rreth 225 faqe a4 po jap një përmbledhje të tij si më poshtë:

 

 

                                                I – Njohja me problemin

 

Viti 1991 nuk solli vetëm përmbysjen formale të rendit politik shqiptar, por ai vit, mbi të gjitha, solli përmbysjen e mentalitetit filozofik të shqiptarëve nga pozitat e formalizmit materialist në pozitat e dyshimta të një idealizmi të kulluar filozofik  pa i kuptuar rrjedhimet përkatëse. Është një përmbysje totale që ka përfshirë të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, seksi, arsimimi, krahine, gjeneze mbi ç‘bazë është formuar një Piramidë klubesh të të Marrësh intelektualë me formim të dyshimtë shkollor rrjedhoja të rregjimit diktatorial të komunizmit enverist (me termin të Marrë unë nënkuptoj atë kategori njerëzish me prejardhje kriminale komuniste e enveriste, por që në sajë të politikës janë përmbysur, ose vazhdojnë të vegjetojnë si instrumenta te shtetit demokratik, dhe me nostalgji kujtojnë kohën e baballarëve të tyre dhe, e shkruaj me të madhe, duke e nënvizuar, për të treguar krenarinë e madhërishme që ata ndjejnë për krimet e kryera nga baballarët biologjike e shpirterore, gjë e cila u duket një normalitet i justifikuar dhe që shprehet me mallin që kanë për diktatorin; në mënyre absolute shkalla e arsimimit të tyre nuk tregon për ndryshin gjenetik të tyre, por për rritjen e shkallës së kriminalitetit që tashmë ka shpërthyer në mendimin intelektual shqiptar; ne rastin me te mire keta mund te quhen edhe autoret e hedhjes se gureve ne lume ku duhen 100 te mençur per t’i nxjerre). Tipikisht kjo përmbysje ndjehet në fushën e filozofisë së gjuhësisë ku pretendimet më ekstreme, me përfundime te “reja”, kanë zënë vënd në mendimin filozofik shqiptar postkomunist duke u konsideruar si arritje të realizuara pas përmbysjes politike edhe pse ato në realitet përfaqësojnë pjesën shtërpe të mendimit filozofik shqiptar, mbeturina të shekujve të kaluar, ose produkte te tyre. Në këtë rast u perdor nje dinakëri, tipik enveriste, ne emer te rishikimit te historise me kerkesen se në të kaluaren ishin fshehur fakte rrenjesore mbi gjenezen e shqiptareve. Kjo gje çoi ne lindjen jo vetem te rrymave te “reja” filozofike, por dhe ne lindjen e nje ndertese prej te Marrësh me pretendimin se paraardhesit e larget te shqiptareve te sotem ishin krijuesit e civilizimit  boteror (në fakt është krejt e kundërta: është civilizimi botëror ai që ka formatuar popullin e sotëm shqiptar; – të paktën këtë jam i aftë ta argumentoj në thelbin e problemit), por asnjeri nuk ishte i aftë të nxirrte përfundime fitimprurëse nga ky lloj argumentimi kolektiv. Po ta shohësh problemin hollë-hollë në këtë pikë qëndron i fshehur mentaliteti filozofik dhe politik e të gjithë praktikës komuniste enveriste për të 45 vitet e antishqiptarizmit kombëtar. Unë pretendoj se kjo tipikisht është intriga antishqiptare e mbjellë nga dishepujt e enverizmit në emër të komunizmit, që sot ka dhënë frutet e veta duke shpalosur flamurin e internacionalizmit.

Kam rast t’i tregoj lexuesit shqiptar jo vetëm përmbajtjen e idealizmit filozofik shqiptar në fushën e gjuhësisë të shprehur në shumë punime (vini re nje rast, i cili duhet pergjithesuar pas 1991-shit si një qëllim “shkencor”, dhe te botuar ne nje reprike mbi nje artikull: “Kam pershtypjen se vetem ky “TirOnasi i vjeter” nuk eshte katundar dhe vjen me origjine nga Troja e vjeter. Kur mbriti ketu themeloj Trojen e re qe per shkak te ligjeve te gjuhesise ne kohen tone ka mbritur me emrin TirOne (një nga komentet në internet mbi artikullin e Shinasi A. Rama të botuar në gazetën “Shekulli”, 05.06.2010, Katundarizmi) – a mund te na thote njeri se si jane keto ligjet e gjuhesise perpara se te mendohemi kur te flasim), por dhe themelin ku ato mbështeten (për të qënë të saktë studiuesit shqiptarë komunistë e postkomunistë i kanë kopjuar ato nga studiues të huaj para nje e më shumë shekullor duke i paraqitur si rrjedhoja te studimeve të tyre), çka duhet të shërbejë si argument mbi papjekurinë e mendimit filozofik shqiptar pas asaj kasaphane në fushën e arsimimit të popullit shqiptar pas 1945-sës dhe tendencën idealiste të kësaj fushe. Gjithashtu kjo që po ndodh në Shqipëri ka si kryefjalë vërtetimin e rrugës së drejtë, në thojza, të periudhës 1943-1992 dhe pozicionin progresiv të klasës së intelektualëve të asaj kohe e cila në qoftë se u bë e pabesueshme pas kasaphanës gjysëm shekullore kërkon, me çdo çmim, të paraqitet përpara popullit shqiptar si pasardhësja e një lavdie të dikurshme hipotetike para 3000 vjeçare me pretendimin se ata janë trashëgimtarët e asaj lavdie fantashience edhe pse pozicioni i atyre paraardhësve hipotetikë ka qënë shumë afër majmunit antropomorf dhe pasardhësit e tyre biologjike shumë afër çakallit. Kemi rast të vërtetojmë se njeriu nuk rrjedh në mënyrë të drejtë nga antropomorfët, por duhet të ketë pasur dhe mutacione që rrjedhin pas relacioneve me kafshë të tjera të cilët arritën deri në shkallën e komunizmit kriminal duke i dhuruar popullit shqiptar zhvillimin antihistorik.

Por në këtë fushë kemi dhe një hesap të vogël për të larë e për t’i treguar shqiptarëve mashtrimin e madh të historiografisë komuniste mbi prejardhjen pellazgjike të popullsisë ilire, por nga disa lloj pellazgësh që tani duken sikur kane ardhur nga Siriusi me një shkallë zhvillimi, pararendës të atij helen dhe përcaktues të këtij të fundit. Vini re nje pretendim të ri intelektual: “Lashtësia greke, ky ansambël i të gjitha përsosurive, nuk është një ideal apo qëllim i lartë, që njeriu i vë vetes për të arritur, pa pyetur fare për të vërtetën, duke bymyer Greqinë dhe duke harruar kontributin e pellazgëve, të thrako-frygëve e të ilirëve të vendosur në Greqi para dhe pas grekeve, dhe tërë këtë duke e realizuar gjoja në bazë të shqyrtimit të hollësishëm të teksteve” (Arsim Spahiu, Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e Vjetër, f. 11).

Fshehja e të gjithë informacionit historik e arkeologjik të këtij problemi përbën poshtërsinë e aplikuar përgjatë 45 viteve të epokës komuniste, kur akademikët tanë të nderuar (mund të përmënd Profesor Eqrem Çabej, Profesor Shaban Demiraj) kanë qënë kundër përmbajtjes së atij informacioni dhe unë pretendoj se ka qënë i vetmi pozicion i saktë i Akademisë së Shkencave të RPSSH i fshehur pas figurës erudite të Profesor Çabejt dhe pika ku e kanë kundërshtuar diktatorin në pretendimet e tij, por të cilat kërkojnë t’i zhvillojnë të Marrët e madhështisë shqiptare.

Unë pretendoj se kryesorja është vetëm kjo: duke shfrytëzuar një pozicion të dikurshën të mendimit filozofik europian në fushën e gjuhësisë të formuluar për shkaqe krejt të tjera, dhe qëllime në favor të popullit shqiptar për të krijuar ndërgjegjen kombëtare të tij, por që nuk mund të shërbejnë për më tej; në mendimin filozofik botëror problemi i gjuhësisë është kryekëput i kontraktuar jo vetëm me realitetin, me vetveten dhe me historinë e njerëzimit, por mbi të gjitha ky mendim është jashtë binarëve të materializmit filozofik dhe mbi këtë bazë ka shumë shekuj që spekullohet me përfundime pa asnjë përfitim konkret. Problemi duhet të shtrohet sipas një pyetje tmersisht të thjeshtë:

 

Për çfarë QËLLIMI shërbejnë përfundimet nga e ashtëquajtura shkencë e gjuhësisë ???

 

Vetëm fakti që me këtë lloj shkence ka pretenduar të merret  Josif Visarionoviç Stalin, masakruesi i vetëm i materializmit filozofik shkencor dhe drejtuesi i të vetmes shkollë antimaterialiste e antimaksiste shtetërore në botë (me pretendimin:: Mi (kështu është shkrojtur në atë kohë) çështjen e marksizmit në gjuhësi, Tiranë 1951), duhet të shërbejë si argumenti më i plotë i pozicionit spekulativ të të ashtëquajturës shkencë të gjuhesisë, lidhjen e materializmit me te dhe karakterin zgjidhes te problemeve te gjuhesise nga ana e marksizmit (le ta themi nder kllapa, marksizmi as qe e ka tentuar ta zgjidhë ndonjehere kete problem, vetem sa e ka permendur si mundesi ekzistence, por dhe këtë të nënkuptuar; per kete shih letren e Engelsit drejtuar F. Meringut, 14 korrik 1893, Marks-Engels, Letra te zgjedhura; mbi ç’bazë është pretenduar për mundësinë e aplikimit të gabimeve të njëpasnjëshme në mendimin shkencor botëror). Por me perpara duhet pranuar se e gjithe media shkencore boterore i imponohet njerezimit me produkte studimore pa asnje perfundim dhe perfitim konkret ku metodikat historike, shterpe ne kete drejtim, kane krijuar piramiden e sundimit politik e shkencor ne bote. Qe te mund te kuptosh ate qe po mundohen t’i imponojne popullit shqiptar ne fushen e historise dhe gjuhësisë duhen parapare perfundimet e metodikave ekzistuese, prej nga rrjedh edhe qellimi politik i metodikave gjuhesore. Te gjitha keto i nenshtrohen nje platforme filozofike, te re ne pamje te pare, e cila mundohet te shpjegoje fenomenet natyrore e shoqerore dhe keto t’ja nenshtroje nje absolutizmi artificial (te pakten teoria e masonerise boterore mbi rolin figurativ formal qe luajne popujt ne historine e njerezimit eshte ne perputhje me idene time).

Duke pasur nje lidhje te kushtezuar artificiale dhe reciproke midis mendimit historik dhe atij gjuhesor, në analizat e dinamikes së popujve, e shoh të arësyeshme të analizoj pikesepari mendimin filozofik e historik te disa autoreve boteror per problemin shqiptar, si dhe mendimin filozofik e shkencor të disa të ashtëquajtur rilindas dhe autor te mevonshem shqiptare për këto probleme për të arrirë në metodikën e zbërthimit te mendimit historik dhe filozofik të studiuesve shqiptare komuniste e postkomuniste. Rëndësi ka raporti midis tyre (i atij botëror me atë shqiptar), pasi qëllimi për të cilin janë përdorur në historitë përkatëse nuk përbëjnë të njëjtin subjet dhe këtu qëndron ndryshimi thelbesor i tyre, por qe nuk eshte kuptuar ne asnje permase nga studiuesit shqiptare te epokes komuniste dhe postkomuniste (kjo perben defektin kryesor te tyre dhe koeficientin e percaktimit te nivelit intelektual individual, të paktën të pasuesve të tyre sot). Ne qofte se literatura boterore ne kete fushe ka karakter politik nderkombetar, ajo mbi historine e shqiptareve ka pasur karakter kombetar per qellime kombetare dhe kjo duhej zbuluar atehere dhe sot, pasi akoma permbajtja e tyre nuk ka dhene frutet e veta. Problemi nuk duhet shtruar sa te sakta jane hipotezat apo sa afer realitetit kane qene perfundimet e tyre, por ato duhen parë me syrin e qëllimit përse u përdoren dhe çfarë realizuan ato në thelbin e tyre praktik, pasi pikerisht kete nuk dine te Marrët e madhështisë shqiptare. Në këtë rast sentenca makiaveliste: Qëllimi justifikon mjetin, i shkon mjaft per shtat proçesit në fjalë duke treguar se deri ku ka shkuar ndihmesa ne favor te popullit shqiptar dhe krijimit te shtetit te shqiptareve nga mirëdashësit e tij, gje te cilet shqiptaret e mijevjecarit te trete akoma nuk e dine sakte, por, të drejtuar nga produkti enverist e postenverist, mundohen me të gjitha mënyrat instiktive që ta fshehin apo ta tjetërsojnë. Ne kete pike gisht ka dhe rruga e gabuar e ndjekur nga te vetequajturit historiane, veprimtaria e te cileve permblidhet vetem ne formalizmin shkencor, pasi metodikat e ndjekura deri më tani lënë shume per të dëshiruar në drejtimin të përfitimit konkret. E keqja është se studiuesit shqiptarë të të gjithë kohërave kanë ndjekur këtë rrugë pa pasur kurajon civile e shkencore per te realizuar permbysjen e domosdoshme. Duhet thënë që në fillim se problemi i prejardhjes së shqiptarëve ka qënë i paqartë gjithmonë dhe këtë problem e kanë ndjekur studiuesit e huaj të cilët herë thanë sa janë sllavë, herë thanë se e kanë prejardhjen nga Kaukazi (meqënëse gjëndej atje gjatë mesjetës një Albani), herë i kanë quajtur pasardhës të pellazgëve, etruskëve, trakasve, dakëve dhe së fundi të ilirëve (Peter Bartl, Shqiptarët, f. 21). E meqënëse nuk kishte një metodikë që të mbështetej në gjëndjen ekzistuese të shqiptarëve prej nga të kalohej në prejardhjen e tyre të largët u ndoq metoda gjuhësore, e cila më së shumti mund të përcaktonte botën e relacioneve, por kurrsesi gjenezën e tyre dhe kjo jo për faj të burimeve të pakta, siç pretendon autori i mësipërm (po aty). E thënë me fjalë më të thjeshta, rruga për të argumentuar gjenezën e shqiptarëve që në fillim ka qënë e gabuar, por pikërisht këtë rrugë ndoqi shkenca albanologjike prej rreth 200 vjetësh duke arrirë në përfundime krejt të pasakta dhe pa asnjë përfundim konkret. E ndjej shpirtërisht t’i shpreh lexuesit lehtësinë e jashtëzakonshme që ka zbulimi i rrugës së argumentimit të gjenezës së shqiptarëve të sotëm dhe karakterin autokton që ka gjeneza e tyre, por jo sipas metodikave dhe koncepteve të përdorura nga e vetëquajtura shkencë e albanologjisë. Studiuesit duhet të mos harrojnë rolin që luan përmasa e kohës në zhvillimin e njeriut dhe kjo përmasë duhet futur në metodikë, gjë e cila është realizuar vetëm një herë në mendim shkencor botëror dhe kjo në fushën e ekonomisë, atëhere kur u teorizua mbi vlerën e mallit (nga ana e kohës shoqërisht e domosdoshme për prodhimin e tij).

Hapsira sociale e ilireve dhe parailireve ekziston e propoganduar sipas dy burimeve, njera perpara vitit 1991 dhe tjetra pas atij viti ku dhe bie ne sy ndryshimi cilësor midis permbajtjeve te gjithseiciles kjo jo vetem per shkak te fshehjes reale, por dhe tendences per t’i paraqitur si te reja ne mendimin albanologjik boteror. Renditja e këtyre burimeve do të bëhet sipas kohës së studimit të tyre duke shënuar dhe vitin e botimit  (në kllapa) këtu në Shqipëri pasi në këtë pikë fillon tendenca. Por lexuesi duhet të kuptojë që në fillim se ndryshimi midis studiuesve të vjetër dhe të rinj (brënda epokës komuniste) qëndron vetëm në pranimin a priori të pellazgëve, si paraardhës të shqiptarëve të sotëm, pa bërë asnjë lloj argumentimi; pasi të parët e kanë pranuar si fakt pa e stërholluar, kur të dytët pretendojnë se kjo argumentohet dhe paraqesin rrugën që, sipas tyre, vërteton se shqiptarët rrjedhin nga pellazgët, por e gjithë kjo   në një shkallë superiore të inteligjencës njerëzore. Zbërthimi i literaturës botërore dhe asaj shqiptare para dhe pas komuniste duhet të na tregojë se ku jemi realisht në këtë fushë dhe çfarë mund të përfitojmë prej saj. Duke qene se shqiptaret e sotem e kane harruar librin jam i detyruat t’ju a kujtoj me pretendimin se nuk do te merziten. Panorama e temave ilire dhe bashkëshoqëruesve të tyre, te botuara kryesisht pas 1991-shit, eshte si me poshte, por për disa botime kam realizuar zbërthimin botëkuptimor, gjithmonë sipas meje, për të parë se si është kopjuar nga ato libra dhe si intepretohet mendimi shkencor botëror nga ana e produktit intelektual komunist e postkomunist shqiptar.

Sot problemi shtrohet:

1-Nga e ka prejardhjen gjuha e sotme shqipe, dmth cila është zanafilla e saj?

2-Si eshte formuar dhe pasuruar gjuha e sotme shqipe, dmth cila është dinamika e saj?

3-Kush jane autoret e shqipes se vjeter dhe te asaj moderne ne planin specifik, dmth kush jane ata individë që i dhanë gjuhës shqipe formën që ka sot?

Permbajtes se pergjigjes te ketyre tre pyetjeve studiuesit e te gjitha rrymave ketu ne Shqiperi i shmangen dhe e keqja qendron ne mos aprovimin e argumentuar te perfundimeve te studiuesve shqiptare te shekullit te kaluar te cilet e kufizuan prejardhjen e gjuhes shqipe deri tek iliret dhe lidhjen e saj me boten e relacioneve te realizuara pergjate historise 3000 vjecare ne gadishullin Ilirik. Por kjo nuk qe e mjaftueshme; në qoftë se studiuesit shqiptarë të para 1945-ës përkrahën disa teza që i lidhnin ilirët me pellazgët, kjo nuk u bë mbi asnjë bazë shkencore, por thjeshtë për një krenari kombëtare sipas mentalitetit të kohës dhe pse shqiptarët dhe paraardhësit e tyre nuk kanë pasur kurrë një komb të organizuar politikisht. Kjo dihesh saktë, por asnjëhere dhe kërkush nuk e muari përsipër të shpjegojë përse kishte ndodhur kjo kur në literaturën botërore emri Ilir mund të ishte emri më i vjetër në botë. Por përse nuk përputhej vjetërsia me zhvillimin? Kjo qe arësyeja përse më 1977 u detyrova të rishikoj të gjithë mendimin filozofik helen për të parë se çfarë ka ndodhur me këtë mendim që nuk kishte zgjidhur saktë atë që ajo e presupozonte paralel në kohë me të (nga asnjeri nuk e kam hasur pyetjen: a ka ndonje gabim ne mendimin filozofik helen qe sot konsiderohet perafersisht i sakte). Dhe u ndesha me domosdoshmërinë e vërtetimit të autoktonisë së shqiptarëve të mi. Atëhere kuptova se faji na ishte i metodikës së përdorur nga e vetëquajtura shkencë e historisë së cilës i kishte mbetur ora që në kohën e Tuqididit. Shkenca e historisë së tanishme nuk ishte gjë tjetër veçse një nga format më të thjeshta të statistikës dhe, bartësit e saj, mashtruesit më të mëdhenj të njerëzimit për të gjitha kohërat e ekzistencës së mendimit shkencor botëror. Duhej bërë diçka dhe, në këtë mënyrë, u detyrova t’i zgjeroj studimet drejt mendimit filozofik gjerman pasi gjurmët e helenizmit filozofik vinin prej andej. Bashkimi i filozofise helene me trinomin e gjenise gjermane Hegel – Marks – Ajnshtajn më çoi në të tjera përfundime nga ato që na kishin mësuar nëpër shkolla. E gjitha kjo më çoi në formulimin e teorisë së absolutizmit analitik ose ndryshe Raporti kohor-hapsinor, i cili formuloi rregullat e botës së relacioneve midis njerëzve duke u kapur në dy pika të mendimit filozofik helen; njëri i perceptuar gabim (shkaku i lëvizjes) dhe tjetri i pazgjidhur (çfare mbetej pa ndryshuar përgjatë proçesit të zhvillimit të materies). Mbi bazën e kësaj metodike gjërat ndryshuan për mirë dhe gjëja e parë që u zgjidh ishte parimi natyror i lindjes së njeriut në Tokë prej nga rrodhi autoktonia absolute e shqiptarëve të sotëm, por dhe rregulli ligjor i prejardhjes së tyre ku fantazitë e studiuesve u shterpëzuan. Pika më e vështirë rezultoi të ishte gjuha, por duke e zgjidhur gjenezën e shqiptarëve sipas dy rrugëve (nga e largëta drejt të sotmes dhe nga e sotmja drejt së panjohurës zanafillore) përpara 30 vjetësh dhe duke e bashkuar me idenë e të Marrëve të madheshtisë shqiptare vura re se ishte zgjidhur tani pikërisht ajo që për mua kishte qenë e pamundur përpara 30 viteve. Shqiptarët përpara se të besojnë këtë që po u them duhet të dinë çfarë ka ndodhur me mendimin albanologjik botëror dhe shqiptar; pastaj të nxjerrin përfundimin nga mendimi kritik materialist dhe, në fund, ta pranojnë ose kundërshtojnë faktin se janë më të vjetrit në kontinent, por dhe më të pafuqishmit e te paaftit duke huazuar përpara 3000 vjetëve pikërisht atë për të cilën janë krenuar përgjatë shekullit të XX-të: gjuhën e shkruar, ndërsa të folurën zanafillore ta harronin duke mbajtur disa elementë fillestare që i përkasin fillesës së gjuhës së folur nga njerëzimi në agimet e veta prehihistorike. Duke parë e duke bërë rezultoi si më poshtë, here te komentuar, here te cituar, e here te analizuar:

II – Përmbajtja e mendimit albanologjik botëror

Duhet deklaruar qe ne fillim se permbajtja e mendimit albanologjik  boteror nuk perben ndonje ndryshim thelbesor ne raport me ate shqiptar. Por ne jemi te detyruar  te paraqesim ato materiale qe jane botuar ne Shqiperi per te percaktuar tendencen e botimit edhe pse vete materiali perbehet nga pikepamje te kunderta ne forme dhe permbajtje. Ne teresi ky material karakterizohet nga e njejta metodike zberthimi, qe perfshihet thjeshte ne anen statistikore te historise  duke anashkaluar gjendjen shoqerore te banoreve vendas pergjate te gjithe kohes qe merren ne  konsiderate, gje qe, nga njera ane, perben thelbin e zhvillimit te races njerezore ne Toke ku dhe ekzistojne ligjet me nivel hapsinor me te lartet ne natyre dhe, nga ana tjeter,  tregon metodiken e gabuar te perdorur per zberthimin e ketyre problemeve. Ne boten njerezore qendron thelbi i formules baze te unitetit te materies dhe vendi ku mund te zbulohet ky unitet dhe kjo formule. Me sa kam kuptuar dialektika e Hegelit nuk i ka sherbyer shkences per te realizuar zbulimin e unitetit te natyres ne aspektin matematikor dhe çfare rrjedh prej saj. Rrjedhimet e unitetit te materies jane ato qe gjejne aktzbulimin me se pari ne boten njerezore dhe atje duhet te zbulohen mirefilli, pasi dhe kontakti me to në këtë botë realizohet. Në kuadrin e analizës dhe komentimit të mendimit albanologjik botëror kam marrë në konsideratë autorët me librat e mëposhtëm duke realizuar zbërthimin  e tyre analitik e metodik:

1 – Ilirët dhe Iliria te autorët antike, shek VII pes – shek. IV pes (2002)…………..

2 – Johan Georg von Hahn (1811-1869), Studime Shqiptare, 1854 (2007)……………

3 – Karl H.T.Reinhold (1834-1880), Netë Pellazgjike, 1850-1860 (2005)…………..

4 – Jakob  Philipp Fallmerayer (1790-1861), Elementi shqiptar në Greqi, 1857 (2003)…

5 – Luigj Iasinth Hekardit (1814-1866), Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së   Epërme  ose Gegerisë, 1858 (2008)……………

6 – Johan Georg von Hahn (1811-1869), Nëpër viset e Drinit, 1867 (2001)……………..

7 – Mark Milani (1833 – 1901), Jeta dhe zakonet e shqiptarëve, 1880 (1995)…………….

8 – Zhan Klod Faveirial (1817–1893), Historia e Shqiperisë (me e vjetër), 1884-1889 (2004)……………

9 – Theodor  Ippen (1861-1935), Shqipëria e Vjetër, 1900 ( 2002)……………….

 10 – Lovro Mihaçeviq (1856-1920), Nëpër Shqipëri 1883-1907, 1911 (2006)………….

 11 – Xhorxh   F. Wiliams (1852-1932), Shqiptarët, 1914 (1999)……………

 12 – Dr. Ludwig von Thalloczy-t (1854-1916), Vëzhgime Iliro-Shqiptare, 1916 (2004)……

13 – Nikolla  Jorga (1871-1940), Histori e shkurtër e Shqipërisë dhe e Popullit shqiptar, 1916 (2004)…………….

 14 – Gaetano  Petrota (1882-1952), Populli, Gjuha dhe Letërsia Shqiptare, 1916 (2008)..

 15 – Jacques  Bourcart (1891-1965), Shqipëria dhe Shqiptarët, 1921 (2004)…………..

 16 – Karl  Patsch (1865 – 1945), Iliret, 1923 (2004)……………..

 17 – Roze  Wilder Lane (1886-1968), Zonja Lane për Shqipërinë, 1923 (2007)…………….

 18 – Milan  Shuflai (1879-1931), Serbët dhe Shqiptarët, 1925 (“Bargjini”2002, Toena 2004)…………….

 19 – Luigji  M. Ugolini (1895–1936), Shqipëria e Lashtë, 1927 (2009)…………….

 20 – Franc  Baron Nopça (1877-1933), Udhëtime nëpër Ballkan, 1917-1932 (2007)………

 21 – Paul  Kretschmer (1866-1956), Ditunia gjuhore indogjermane, 1935 (2007)………..

 22 – Hugo  Adolf Bernatzik (1897 – 1953), Shqiperia – vendi  i Shqiptareve, rreth 1938 (2003)……………..

 23 – Robert d’Angely (1893-1966), Enigma, 1962 (1998)………………

 24 – Pedro  Bosch – Gimpera (1891 – 1974), Çfarë thotë arkeologjia për popujt indoevropianë, 1950-1955 (2003)…………..

 25 – Nikëlls  Hamond (1907-2001), Epiri, 1930-1970 (2004)……………

 26 – Zahari Majani (1930), Fundi i “misterit” etrusk , 1963-1968 (1973)……………

 27 – Aleksandër Stipçeviq (1930), Ilirët, 1968 (Prishtinë, 1990; Tiranë 2002)…………

 28 – Enzo Gatti, Ilirët, 1981 (2005)……………..

 29 – Xhuzepe  Katapano, THOT-i fliste Shqip, 1984 (2007)……………..

 30 – John  Wilkes, Ilirët,  1992 (2005)……………….

 31 – Edwin  E. Jacques (1909-1996), Shqiptarët, 1995 (2002)…………………..

 32 – Antonello  Biagini (1945), Historia e Shqiperisë, 1998 (2000)………………..

 33 – Mathieu Aref (1938), Shqipëria, 2003 (2007)…………………

 34 – Mathieu  Aref (1938), Mikenët =Pellazgët, 2004 (2008)………………..

 35 – Serge Metais, Histori e Shqiptarëve, 2006 (2006)………………

Keto jane pak a shume pikepamjet e albanologeve dhe studiuesve te tjere te lidhur ne menyre direkte apo indirekte me problemin shqiptaro-ilir dhe paraardhesit e tyre hipotetike: pellazget hyjnore, duke perfshire edhe temat qe i perkasin studiuesve te viteve te ardheshem. Duke hasur pikepamje te lidhura me vendin e heleneve dhe te faraoneve te Egjiptit e shoh te aresyeshme te marr ne konsiderate edhe disa botime mbi trashëgiminë kulturore te banoreve të ketyre vendeve si me poshte, ku vihet re nje tendence e theksuar politike antigreke:

 36 – Louis  Beonlew (1818-1900) Greqia përpara Grekëve, 1877 (2008)…………..

 37 – Martin  Bernal (1937), Athina e zeze, 1986 (2009)………………

 38 – Robert  A. Armour, Zotat dhe Mitet e Egjiptit te lashtë, 1986 (2002)……………..

 39 – George  G.M.James, Trashëgimi e vjedhur, (2009)……………..

 40 – Nikolaj Albertovic Kun, Mite dhe legjenda te Greqise se Lashte, (2000)……………

 41 – N.A.Kun, Eposi i Greqisë së Lashte, (2003)……………

 42 – N.A.Kun, Mitologjia Greke, (2005)…………..

 43 – Gerold Dommermuth – Gudrich, Mitet me te famshme te lashtesise, 2000 (2006)……………….

Te gjithe literaturen e mesiperme e vura ne dukje here te paster e here te interpretuar, per t’i treguar lexuesit shqiptare te mijevjecarit te ri se idete e te Marreve te madheshtise shqiptare jane thjeshte te huazuara dhe te paraqitura si nje rryme e re filozofike ne mendimin filozofik shqiptar pa i kuptuar thelbin perse u formuan dhe kujt do t’i sherbenin. Në thelb të problemit ata duhet akuzuar për plagjiaturë pasi kanë përvetësuar jo vetëm një bashkësi idesh, por dhe libra të tërë duke i konsideruar vepra të tyre. Kjo eshte aresyeja e vetme perse studimi duhet te vazhdoje me mendimin albanologjik shqiptar te te gjithe koherave per te pare se si eshte kaluar ne “teorine” e te Marreve te madheshtise shqiptare. Se si këta të fundit jo vetëm i kanë kopjuar, por dhe ndryshuar në favor të idesë së tyre të Marrë. Por paraprakisht duhen vënë në dukje dy pika kryesore për shkencën e albanologjisë që përcakton të ardhmen e saj shkencore pa u konfrontuar me pasojën:

Së pari: fiset ilire, sipas shkrimeve të lashta, ekzistojnë paralel me shume fise të tjera që studiuesit shumë të mëvonshëm i kanë konsideruar ilirë si dardanët, epirotët, paionët, ilirët, etj. E them këtë për të treguar se emërtimi etnik ilirë nuk është i sqaruar saktë dhe karakteri etnik ilir është nënkuptuar me intuitë dhe aspak i argumentuar shkencërisht. Ky defekt ka qenë me pasoja për albanologjinë prej shumë shekujsh, pasi ka anashkaluar thelbin e problemit.

Së dyti: sipas shkrimeve të lashta, ekzistenca e pellazgëve është paralele në kohë me ekzistencën e fiseve të quajtura ilire, a po vetëm ilirë, duke na argumentuar se ata nuk kanë prejardhje nga njëri-tjetri. Këtë fakt të Marrët e madhështisë shqiptare e kanë fshehur me pak djallëzi. E kundërta e kësaj përbën tullën më të parë të themeleve të idesë së të Marrëve të madhështisë shqiptare.

III – Përmbajtja e mendimit albanologjik shqiptar

Por studiuesit shqiptarë të të gjithë epokave nuk ishin të kënaqur me këtë trajtim te temave shqiptare edhe pse atdheu i tyre në fillim ishte një ëndër dhe kur më vonë, ai u themelua, filluan pretendimet për rolin e botës paraardhëse të tyre në civilizimin botëror. Nuk e di a ishte një ëndër e keqe, apo një vizion fatlum, por bota e këtyre pretendimeve e pati një imazh hyjnor, të paktën në këto katërqindvjetët e fundit dhe çudia kishte ndodhur përtej magjisë: Atdheu lindi, në fillim të shekullit të XX-të. Por çfarë ndodhi në vazhdim? Duke mos ditur asgjë, duke mos kuptuar pothuajse as elementin me fillestar të shkencës së historisë, por duke marrë për bazë trajtesat e çështjes kombëtare si fillin e Arianës, sidomos pas 1991-shit, lindën një sërë studimesh diku me karakter politik e diku me karakter shpirtëror kalimtar të cilat e banalizuan çështjen historike shqiptare deri në atë masë sa arrihet në përfundimin se Bota Njerëzore fillon dhe mbaron me popullin shqiptar. Në këtë mënyrë u ndërtua bazamenti i piramidës së të Marrëve të madhështisë shqiptare. Në qoftë se ky bazament kërkoi një shekull e gjysëm për tu ndërtuar, ndërtesa e të Marrëve të madhështisë shqiptare konsumoi vetëm 15 vjet dhe u paraqit përpara popullit shqiptar si një mundësi e re për të kunkuruar atë që Njerëzimi kishte ndërtuar për afro 3000 vjet. Për të kundërshtuar këtë madhështi të të Marrëve u detyrova të rinxjerr në skenën mediatike konceptin mbi Raportin Kohor-Hapsinor, si të vetmin argument që vërteton se ndërtesa e të Marrëve të madhështisë shqiptare e kishte një themel paraardhës të mbështetur vetëm në fjalë dhe hipoteza pa asnjë përfitim konkret duke mos pasur asnjë përfundim real. Pikërisht kjo përbën anën idealiste të të vetëquajturës shkencë e historisë. Vini re si është formuar ky bazament “shkencor” nga studiuesit shqiptare te te gjithe koherave; ku herë i kanë ndryshuar përmbajtjen e veprave të studiuesve të ndryshëm, herë i kanë përkrahur me tendencë e herë paralajmërojnë lexuesin se si duhen kuptuar ato:

1 – Vinçenc  Dorsa (1823-1885), Shqiptarët misioni i tyre historik, 1847 (2010)…..

2 – Sami  Frasheri ( 1850 – 1904), Shqiperia dhe Shqiptaret, 1889-1898 (2002)…..

3 – At  Shtjefën Gjeçovi (1873-1929), Trashëgime thrako-ilire, 1919 (2003)……..

4 – Mehdi Frashëri (1874-1963), Historia e lashtë e Shqipërisë dhe Shqiptarëve, 1928 (2000)……….

5 – Hasan Ceka (1900 – 1998), Në kërkim të historisë Ilire, 1948-1994 (1998)……….

6 – Spiro N. Konda, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, 1961 (1964)………….

7 – Tajar Zavalani (1903-1966), Histori e Shqipnis, 1966 (1998)……………

8 – Selim  Islami (1923 – 2001), Historia e Ilirëve, 1952-1985 (2008)………..

9 – Aristidh Kola (1944-2000), Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, ~1985 (2002)…

 10 – Aristidh Kola (1944-2000), Gjuha e perëndive, 1990 (2003)……………

                            11 – Petro Zheji (1929), Shqipja dhe sanskritishtja, 1996 (2005, 2006)…………

Këtë libër, në dy pjesë, e kam konsideruar si interpretimin idealist të gjuhës shqipe..

 12 – Neritan Ceka (1941), Ilirët, 2001 (2001)……….

                            13 – Kristo Frashëri (1920), Historia e qytetërimit shqiptar, 2008 (2008)…….

14 – Mal Berisha, Shqiptarët, europianët me të lashtë dhe më të rinj, 2008 (2008)……

 15 – Ilir Mati (1949), Stela e Lemnos, 2010 (2010)…………

 Përfundimi i analizës së mendimit albanologjik shqiptar nuk ndryshon nga ai botëror jo vetëm pse shkolla shqiptare është sinonim i shkollave më të mira europianë, të paktën para vitit 1945, por gjithmonë studiuesit shqiptarë nuk e kanë kaluar prakun e dyshimit për punën 2500 vjeçare intelektuale të popujve europianë duke filluar me atë helen (shek. VI pa. Kri.) deri në shekullin e XX-të. Gjithmonë për ta pune europiane ka qenë e padiskutueshme. Çdo gjë ndryshoi me shekullin e XXI ku pinjollët e shkollave të pas 1945 dolën me flamurin e dyshimit dhe hodhën poshtë punën e baballarëve shpirtërore të tyre në të gjitha fushat ku nihilizmi u bë një modë, pamvarësisht se ai nuk zgjidhi asgjë. Por duhet diferencuar fakti që para 1991-shit studiuesit shqiptarë nuk kanë pasur kurajon për të komentuar përfundimet e të gjitha shkollave botërore në fushën e albanologjisë. Gjithëshka ndodhi pas vitit 1991 kur u tentua të ndryshohej diçka në mendimin filozofik shqiptar. Në realitet mendimi filozofik shqiptar pësoi një tjetërsim shumë të djallëzuar. Dhe është kjo djallëzi që ka përcaktuar platformën e të Marrëve të madhështisë shqiptare. Ai kaloi nga pozitat e një formalizmi materialist, pasi në realitet filozofët e epokës komuniste vetëm të rrymës materialiste nuk kanë qenë ndonjehere, në një pozicion në dukje materialist, por në realitet fund e krye idealist pa asnjë pozicion të saktë. I vetmi qëndrim konseguent i tyre ka qenë antishqiptarizmi dhe në këtë drejtim nuk i kanë lënë gjë mangut baballarëve të tyre. Në funksion të temës sonë ata muarën pikërisht ata autorë të huaj që me punën e tyre kërkuan të formatojnë ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar për qëllimet politike të atyre që i paguanin, pasi përfundimet e tyre nuk nxirrnin krye në asnjë pozicion përfitues jo vetëm në adresë të popullit shqipta, por as të shkencës. Kjo gjë të çon në dyshimin mbi punën e tyre dhe në atë se çfarë kanë kërkuar me studimet në fushën e gjuhësisë shqipe.

IV – Pikëpyetjet mbi analizat gjuhësore të sotme

Si qëndron problemi me mendimin filozofik gjuhësor, të paktën mbi atë shqiptar, në rrafshin europian? Studimet në këtë fushë nuk kanë munguar, por të habit përmasa e përfundimeve kur në veprimtaritë “shkencore” gjuhesore shqiptare, pas 1945, është mohuar kryekëput ekzistenca e një alfabeti të lashtë në trojet e banuara nga paraardhësit e shqiptarëve të sotëm dhe na bie si bombë kur mësojmë për studimet e Xhuzepe Krispit (1781-1859), Johann Georg Von Hahn (1811-1869), William Martin-Leake (1777-1860), Eduard Shnaider (18?? – 19??), Nermin Vlora Falaski (1921-2004) të cilët na paskan studiuar gjuhën shqipe dhe paraardhësen e saj të mbështetur në alfabetin pellazgjik e ilirik;  dhe kur është pranuar se “Ne nuk njohim ilirishten dhe as gjuhën qe ka folur populli shqiptar në periudhën e formimit të tij..” (Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 40). Mos vallë këtu fshihet enigma e  të gjithë poshtërsisë shkencore të paraqitur si progres përgjate 45 viteve të diktaturës? Ka shumë mundësi që unë po ndjek pikërisht këtë shteg për të zbuluar shkaktarët tipike të keqarsimimit të popullit shqiptar ku përfshihen edhe temat mbi mendimin filozofik në fushën e gjuhësisë.

Thelbi i të gjithë problemit është tendenca për të futur të gjithë produktin qindravjeçar intelektual shqiptar në vorbullën e idealizmit filozofik për ta bërë të pamundur argumentimin e gjenezës historike të shqiptarëve të sotëm dhe nxjerrjen e përfitimeve përkatëse. Pa dyshim që faji është i shkollës komuniste, produkti i së cilës ekziston edhe sot, i cili nuk po lë gur në këmbë për të fshehur këtë gjenezë dhe për të zhdukur gjurmët që çojnë në zbulimin e saj, sepse e kundërta do të çonte në zbulimin e veprës fondamentale të Etërve Tanë Katolikë dhe rolin që Ata kanë luajtur në çështjen Tonë Kombëtare dhe në mendimin filozofik botëror (kjo e fundit është e panjohur për të gjithë shqiptarët e mijëvjeçarit të ri). Është një temë sa e gjatë dhe aq e vështirë për t’u lëvruar nga produkti intelektual komunist e postkomunist i cili pranon më mirë ta lërë të gjithë popullin shqiptar në errësirë të përjetshme se sa të zbulohen krimet e përbindëshme të realizuara përgjatë epokës komuniste ku përfshihet edhe tema jonë. Të gjitha këto të çojnë në zbulimin se mjetet e dhunës nuk përbëjnë zgjidhjen ligjore të dinamikës së shoqërisë njerëzore, të paktën në planin analitik absolut, dhe problemi i dinamikës së gjuhës e përgënjeshtron përfundimin e shkollës bolshevike.

Çështja shtrohet në planin filozofik dhe historik, të paktën sipas pyetjeve të mëposhtme:

1-Si dhe pse lind gjuha ?

2-Çfarë përfaqëson gjuha në historinë e njerëzimit?

3-Cili është roli i botës së relacioneve në formimin e gjuhës së popujve?

4-Cila është dinamika e gjuhës së folur nëpër popuj?

5-Cili është roli i gjuhës në formimin e etnosit kombëtar?

Mbi këto çështje në Shqipëri ka lindur në këto njëzet vitet e fundit një tërësi idesh që kanë tentuar të përmbysin mendimin e deritanishëm filozofik e shkencor mbi rolin e gjuhës në zhvillimin e njerëzimit, edhe pse mendimi i sotëm nuk ka dhënë akoma ndonjë zgjidhje fitimprurëse, dhe në plan të parë ka dalë ideja sikur gjuha shqipe është e aftë të zbërthejë të gjitha gjuhët e botës; akoma më tej, themeli i kulturës botërore të sotme ka si zanafillë produktin ideor dhe kulturor të parailirëve (më poshtë do të shohim veprat e autorëve shqiptarë me këto përfundime). Në shumë vënde e kam zbërthyer këtë fenomen (të gjithë artikujt mbi gjenezën e shqiptarëve dhe kulturën e tyre të publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com apo www.hotig.info, gazeta “Republika”, “gazeta 55”, “Gazeta Shqiptare”, gazeta “Ndryshe”) duke evidentuar faktin qe paraardhësja më e parë e shoqërisë së sotme shqiptare përbën fillesën e racës së bardhë dhe vetëm për këtë ajo nuk mund të lërë asnjë gjurmë hapsinore në zhvillimin shoqëror të racës njerëzore; përputhja qe mund të ketë gjuha shqipe me gjuhet e tjera është krejt një rastësi ku e vetmja domethënie është paaftësia e bartesve te gjuhes shqipe për të ndryshuar. I vetmi ndikim që shqiptarët e sotëm mund të bëjnë mbi racën e bardhë është realizimi i paradoksit të kohës në zhvillimin e racës së bardhë dhe ngadalësimi i zhvillimit social të tyre me kusht që shqiptarët  të mos zhduken nga historia si identitet kombëtar. Ky është një fenomen natyroro-shoqëror të cilin politikanët europianë duhet ta marrin parasysh ne llogaritjet e tyre, përpara se globalizmi të transformohet në një revolucion të dhunshëm duke i dhënë të drejtë teorisë marksiste të rizgjohet në pozitat e themeluesit të saj (më hollësisht për këtë shih: Popujt europianë dhe raca e bardhë, publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info). Une pretendoj se proçesi teorik marksist i revolucionit me dhunë per te ndryshuar rendin e kapitalit, kur eshte realizuar njehere permbysja e rendit feudal me dhune, është në kundërshtim me ligjet e zhvillimit të shoqërisë njerëzore kur këto të fundit i konsiderojmë si produkt natyrore të dinamikës së materies të shkëputur nga ndërgjegjja e individit (paaftësia e specifikave te materies per te perseritur vetveten perben argumentin me te pare te gabimit marksist, -ne qoftë se është i Marksit). Raporti materie-ndergjegje e perjashton dhunen si argument thelbesor ne zhvillimin e shoqerise njerezore pergjate ndryshimit përfundimtar të rendit te kapitalit jo vetem pse nuk ka asnje lidhje hapsinore me qelizat pjesmarrese ne dinamiken  e shoqerise, por pse, kryesisht, ka lindur shume prapa tyre nga ana kohore dhe perputhja pergjate zhvillimit dinamik te kesaj shoqerie me qelizat pjesmarrese ne kete proces duhet konsideruar rastesor njesoj si bota e njeriut ne raport me strukturat kozmike (ndoshta ketu ka vend diskutimi i formes se lindjes se dhunes neper popuj te ndryshem brenda nje race dhe midis racave qe gjithsesi nuk duhet te perbeje nje ligjesi jashte parametrit kohelindje). Me kete sy duhen pare te gjitha proceset qe permblidhen ne shkencen e gjuhesise edhe pse une pretendoj qe kjo shkence vetem emrin ka te tille duke qene shume larg realitetit historik te ndodhur ne perputhje me ligjesite e natyres.

Metodika analitike qe duhet perdorur ne kete rast eshte me te vertete e njeanshme, pasi nuk eshte e afte te zbertheje realitetin historik neper popujt e zhvilluar, në funksion të dinamikës së gjuhës per shkak te avancimit te tyre shoqeror dhe parakalimit te te gjithe etapave kohore qe ndan te folurit e artikulluar nga shkrimi i pare; e vlefshme kjo sidomos per popujt europiane bashkesia e te cileve permblidhet ne 3000 vitet e fundit ku ekzistojne te gjithe rendet shoqerore te jetuar deri tani nga shoqeria njerezore dhe themeli i gjuhës së shkruar përmblidhet vetëm brënda botës heleno-latine. Në realitet pretendohet që ka ekzistuar një alfabet tjetër dhe një gjuhë tjetër, që konsiderohet si nëna e gjuhëve. A është e vërtetë kjo dhe a mund të ketë ekzistuar realisht sipas dimensioneve të pretenduesve? Kjo përbën thelbin e problemit tonë dhe këtë kërkojmë të zgjidhim në këtë artikull studimor të gjatë.

            V – Analiza e mendimit filozofik mbi gjuhen shqipe dhe paraardhësen e saj

Në të vërtetë idetë antimaterialiste (me këtë term unë kuptoj tërësinë e ideve që nuk japin asnjë përfitim konkret në lidhjen e teorisë me praktikën), por në favor të popullit shqiptar, të studiuesve postkomunistë shqiptarë e kanë një shtrat paraardhës të mbështetur në librat e :

1 – e Dr. Johan Georg von Hahn (1811-1869) i konsideruar si njohesi i çështjeve shqiptare, të përkthyer nga Eqerem B. Vlora dhe të botuar për herë të parë shqip në Stamboll më 1910 me titull: Shënime përmi shkrimin e vjetër Pellazgjik. Ribotimi i tij më 2007 (përgatitur për botim nga Azem Qazimi) në Shqipëri u bë për të vetmin qëllim: të justifikonte Marrëzinë e madhështisë të produktit postkomunist shqiptar. Por duhet pranuar më përpara se Doktor Hahni i përket shkollës monogjeniste të lindjes dhe lëvrimit të kulturës, gjë që për mua konsiderohet si themeli i rrjedhojave të idealizmit filozofik; ………………

2 – e Xhuzepe Krispit (1781-1859), Shqipja nëna e gjuhëve (sipas autorit titulli i librit është: Vështrim mbi gjuhën shqipe), botuar më 2009; ………………….

3 –Eduard Shnaider (18?? – 19??), Pellazgët e pasardhësit e tyre, botuar me 2009

4 –William Martin-Leake (1777-1860), Kërkime për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, në punimin Studime në Greqi, Londër 1814,  botuar më 2006. …………..

5 – e Nermin Vlora Falaskit (1921-2004), Pellazgët, ilirët, etruskët, shqiptarët, botuar me 2004

Por çfarë ka ndodhur më përpara dhe më pas me problemin historik të popullit shqiptar, që të mund t’i pranojmë, edhe pse me rezerva, deduksionet mbi shoqërinë shqiptare? Më përpara duhet deklaruar se metodikat studimore të historisë së popullit shqiptar karakterizohen nga nje primitivizëm skolastik dhe kërkush nuk ka qënë i aftë të nxjerrë ndonjë përfitim konkret; dmth ato karakterizohen nga nje formalizëm tipik, karakteristikë kjo e të ashtëquajturës “shkencë e historisë” për të gjithë njerëzimin. Duhet thënë që në fillim se politika është ajo që e ka komanduar të gjithë proçesin metodik të historisë dhe që mund të flasësh me kompetencë në këtë fushë duhet goditur më së pari politika e aplikuar. Të paktën shqiptarët e gjysmës së dytë të shekullit të XX-të e dinë këtë proçes shumë më mirë se çdo gjë në botë. Shqiptaret e mijevjecarit te ri e kane harruar shume shpejt ate qe ndodhi pergjate gjysmes se dyte te shekullit te XX-te dhe nuk qene te afte te perbashkojne literaturen e re, te servirur pas 1991-shit, me botekuptimin e perfituar ne jete. Kontradikta e krijuar ne kete rast u parakalua si inekzistente dhe pas ketij viti ne Shqiperi lulezuan pikepamje, teori e idera nga me fantastiket ku ra ne sy nje madheshti, deri ne Marrezi ekstreme, e te kaluares se larget te paraardhesve me te pare te shqiptareve dhe me kete kërkuan të permbysin te gjithe historine reale te popullit shqiptar duke i prere rrugen permasave reale te progresit shoqeror te popullsise shqiptare. Prapambetja gjenetiko-shoqërore e shqiptarëve, e parakaluar në sajë të marrëdhënieve të hershme me parahelenët (ndoshta pellazgët), helenët, latinët, bizantinët, otomanët, austro-hungarezët dhe diktaturës enveriste, u eleminua me një të rënë të lapsit dhe komunistët e rinj shpalosën keqedukimin dhe keqarsimimin e tyre politik dhe dualën përpara botës me Marrëzinë e madhështisë hipotetike të paraardhësve më të parë të tyre duke treguar paformim total të popullit shqiptar. Pamundësia për të qënë të tillë, sipas idesë së pellazgëve hyjnorë, i shtyri studiuesit shqiptarë postkomunistë drejt mohimit të autoktonisë (absolute apo relative është një lojë fjalësh pasi, më funksion të këtij nocioni, nuk ka kuptim) të popullit te tyre pa marrë parasysh pasojat teorike dhe në plan të parë doli servilizmi kombëtar duke hedhur tullumbace dhe flluska sapuni në favor të popullit shqiptar.

Nje gje eshte e sigurte: asnje deduksion e tyre nuk eshte origjinal, por atyre u ka pelqyer teresia e ideve te autoreve te lartpermendur duke u paraqitur si perfaqesues te nje dickaje te re qe vinte pas nje epoke diktatoriale dhe e gjitha kjo paraqitet si nje progres i mendimit shkencor shqiptar e pse jo si e vetmja pike botekuptimore qe duhet te zoterojne sot shqiptaret. Në realitet ata vazhduan një rrugë të nisur prej kohësh dhe të kanalizuar sipas ideve antishqiptare të diktatorit. Ndoshta pikepamjet dhe teorizimet ne kete fushe mund te jene shume me te gjera, por une u mbeshteta ne ato qe kisha lexuar dhe qe formonin boten idealiste te mendimit filozofik shqiptar ne fushen e gjuhesise dhe te historise te lidhur me te. Titujt e librave dhe permbajtja permbledhese e tyre me të cilat unë kam rënë në kontakt dhe qe perbejne ate qe njerezimi nuk e ka ditur asnjehere: zanafillen e qyteterimit njerezor ne Toke, “te zbuluar” me se fundi nga produkti intelektual komunist dhe postkomunist, eshte si me poshte, por qe fsheh edhe nje intrige te thurur prej disa dekadash me pare dhe që nuk eshte kuptuar jo vetem atehere po dhe sot eshte mjaft e veshtire te nenkuptohet qellimi perse u shtremberua vepra e Homerit me 1979 kur u realizua botimi i dyte i perkthimit nga ana e Profesor Gjon Shllaku-t qe me 1965 (dhe jo At Gjon Shllaku, sic pretendojne autoret e librit “Drite e re mbi Pellazget dhe gjuhen e tyre” mbi  ç’bazë dhe lindi një keqkuptim i padëmshëm (për këtë shih Iliada dhe Homeri në Shqipëri, publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com), por i ndrequr nga drejtuesi i albanovaonline.com Jozef Martini). Permbledhja e botimeve pas 1992-shit tregon aresyet perse Akademia e Shkencave te RPSSh shtremberoi jo vetem historine e popullit shqiptar, por kerkoi te ndryshoje edhe historine helene te popullit grek. A nuk tregon kjo se politika e sundon sot shkencen ne pergjithesi dhe ate historike ne vecanti per qellimet e saja?

Problemi tregon se ketu fshihet nje qellim i cili edhe mund te ndahet ne dy rruge: i imponuar apo instiktiv. Ky problem eshte analog me pyetjen: komunizmi ne Shqiperi ishte i imponuar apo instiktiv? Fakti qe bartesit e te dy proceseve jane te njejtet njerez (në gen, në familje, në arsimim) tregon se pergjigja i permbledh te dy fenomenet (i imponuar nga politika dhe i perkrahur nga instikti per mbijetese), keshtu qe nuk ngelet gje tjeter vecse te zbulojme se cfare ka ndodhur me studiuesit shqiptare postkomuniste dhe  cfare permbledh bota konkluzive e studimeve te tyre. Unë pretendoj se thelbi i të gjithë shtrëmbërimit të historisë së popullit shqiptar përmblidhet në këto piketa dhe në këtë dinamikë, si me poshte:

                   VI – Pikëpamjet kritike mbi mendimin filozofik shqiptar në fushën e  historisë dhe gjuhësisë

Ne, shqiptaret e sotem, na pelqen apo jo, jemi te edukuar dhe mesuar me frymen e enverizmit politik; keshtu qe gjitheshka qe shkruhet dhe thuhet eshte ne perputhje me kete politike dhe filozofine e saj. Kjo perben anen e dukshme te kritikes pasi studiuesit shqiptare te epokes komuniste jane pre e politikave te zbatuara ne ato kohera. Problemi komplikohet disi kur tentojme te realizojme kritiken per periudhen pas 91-shit kur u pretendua se lindi dicka e re nen pamjen e ideve filozofike europiane e boterore. Ne kete rast kundervenia nuk permbledh studiuesit shqiptare ne menyre te drejteperdrejte, por filozofine ku ata u mbeshteten dhe vazhdojne te mbeshteten me pretendimin se kjo gje perben zgjidhjen e problemeve te ezauruara gabim te epokes enveriste. Ne te vertete ekziston prej kohesh nje perplasje midis rrymave filozofike, por qe nuk ka dhene asnje zgjidhje konkrete duke i transformuar problemet historike te races njerezore ne nje mister. Pikat e kritikes permbledhin pikerisht kete lufte ku kerkojme evidentimin e asaj qe nuk eshte bere kurre ne Shqiperi dhe paraqitjen e shtrember te problemeve ilire e shqiptare. Baza e kritikes eshte paraqitja mbi themele materialiste te ideve qe shoqerojne shoqerine njerezore duke percaktuar me perpara rrugen dialektike te ketij shoqerimi (lindje – zhvillim – vdekje). Më duket se materiali albanologjik i studiuesve jo shqiptarë për këto 150 vitet e fundit e përligji më së miri këtë hipotezë.

                                 1-Mbi filozofinë

Problemi i argumentimit historik të ekzistencës së popullit shqiptar, në funksion të studiuesve komuniste dhe postkomunistë shqiptarë, ka si jehonë determinuese jo vetëm paaftësinë intelektuale dhe njerëzore, por mbi të gjitha ajo ka padijen e trajtimit filozofik të problemit deri në atë shkallë sa deklarohet e kundërta e materializmit filozofik si zgjidhje eventuale e këtyre problemeve. Dhe kur mendon se për 45 vjet u studiua nëpër shkolla ky materializëm deri në shkallën e domosdoshmërisë të titullit doktor shkencash, në moment arrihet në përfundimin se intelektuali shqiptar enverist dhe postenverist përpara se të jetë intelektual është njeri politik, me bindje politike dhe praktikë politike tej masës larg njeriut, bindjes dhe praktikës shkencore. E si mundet vallë të presësh zgjidhjen e problemeve historike të popullit shqiptar nga kjo kastë e krijuar vetëm për sundim politik antishqiptar? Kjo gjë bën që përfundimet të jenë jo rrallë kontradiktore brënda botës së tyre, por dhe brënda një studiuesi të vetëm; gjë e cila më ka çuar në përfundimin se përmbajtja e tyre nuk ka karakter shkencor, por thjeshtë politik për përfitime të këtij karakteri. Kështu, për shëmbëll, u arrit në përfundimin se njeriu nuk e di as sot se çfarë bëhet me të pas vdekjes (Eva Brinja, Antikiteti, f. 14) kur dhe më bufi e di se vdekje do të thotë transformim nga një gjëndje në një tjetër dhe për rastin konkret me njeriun, por dhe me kafshën, pas vdekjes, ndodh transormimi i qënies shoqërore dhe bilogjike në strukturë kimike; kalimi i shpejtë e trupit të njeriut në strukturë biologjike ka karakter tepër të përkohëshëm dhe nuk duhet marrë për bazë.

Pika e pare botekuptimore e ketyre problemeve eshte e lidhur me zanafillen e njeriut ne Toke dhe studiuesit shqiptare kane marre parasysh njeren ane te medaljes dhe kete ne menyre tenjeanshme. Sipas njerit prej tyre, duke marre nga teoria darviniste pretendimin ne menyre te pjeseshme, ndarja e njeriut nga bota e kafshëve u krye nëpërmjet një proçesi shumë të gjatë, të ndërlikuar dhe të papërsëritshëm (Grup autoresh, Historia e Popullit Shqiptar, vell. 1, f. 23). Cdo gje ngaterrohet kur autoret fusin ne perdorim konceptin e paperseritjes, por duke harruar qe kjo vecori eshte per të tërën ne planin filozofik, dmth per materien, dhe jo per specifikat e saj. Njeriu ne Globin Tokesor ka lindur ne kohera te ndryshme dhe vende te ndryshme ku kategoria rastesi-domosdoshmeri duhet te argumentoje te gjithe procesin. E them kete pasi duhet te kete ekzistuar rastesia njerezore ne lindje dhe eshte zhdukur per efekt te mos perputhjeve te rastit mbi ç’baze dhe duhet te jete perseritur per te arrire shkallen e domosdoshmerise, pamvaresisht nga shkalla. Une kam frike se per racen e bardhe kjo rastesi duhet te kete mbijetuar dhe duhet te jete kjo aresyeja e vetme e mbijeteses se paraardhesve me te pare te shqiptareve te sotem neper milionavjecare. E gjithe kjo hipoteze mbeshtetet ne shkallen e zhvillimit shoqeror te tyre e cila eshte shume e prapambetur ne raport me popujt e tjere edhe pse kane jetuar ne mes te popujve me te lavdishem te races se bardhe ne te kaluaren skllavopronare dhe nen diktatin e races aziatike ne te kaluaren feudale.

Mendimi filozofik shqiptar e ka ndjerë gjithmonë presionin e padijes dhe pjesmarrësit e saj nuk kanë qënë të aftë të përfitojnë nga mendimi filozofik botëror, sidomos nga mendimi materialist, por të rënë pre e shkollës së tyre bolshevike ata përgjithësuan fantazinë e tyre si të vërteta absolute duke anashkaluar domosdoshmërinë e zbulimit të proçeseve të ndryshme shoqërore në lidhje me rendet shoqërore. Kështu studiuesi shqiptar nga Mali i Zi pretendon se në konflikt me natyrën fillon mitologjizmi i natyrës e botës që lind kategorizimin e së keqes dhe të së mirës (Preloc Margilaj, Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht, f. 195) dhe këtë ta përdorë si katapultë për të “zbuluar” menyrën se si lind forma fetare tek pellazgët e ilirët. Por duke harruar se ishte një problem i shtruar për zgjidhje për mbi dhjetë shekuj dhe pa arritur në asnjë përfundim konkret. Është pika ku është ngritur një ndërtesë vigane në emër të mitologjisë dhe simbolikës duke harruar se autorët e saj kanë qënë priftërinjtë politeistë mbi të cilët bie barra historike e shpikjes së alfabeteve, shkrimit dhe shkollave anë e kënd rruzullit tokësor. Apo dijetari Dhimitër Pilika, nuk e di a ishte koshienca e tij, ishte i detyruar që në fillim të punimit të tij të deklaronte se etnogjezës së shqiptarëve do t’i mjaftonte autoktonia relative e pellazgëve në kontinentin europian (Pellazgët, origjina jonë e mohuar, f. 12) pa vënë në dukje parimin natyror të lindjes së njeriut në Tokë.  E kam ndeshur për herë të parë këtë term më 1982 kur u botua një artikull i Profesor Eqrem Çabej-it: “Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vëndeve” (për këtë shih artikullin “Përse rrufetë bien mbi Olimp”, publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com, www.genchoti.com) dhe konstatoj që pikëpamjet e studiuesve shqiptarë kanë thjeshtë mangësira në boshtin botëkuptimor duke mos kuptuar thebin e problemit mbi çbazë rrjedh karakteri spekulativ i deklarateve të tyre. Në këtë drejtim ka edhe diçka tjetër që shfaqet si meteor në mendimin filozofik shqiptar të pas 1991-shit. Sipas një autori “Tekstet nuk përputhen me përpikmëri midis tyre. Sipas dokumentave më të vjetër (Herodoti, I, 56; Tukididi, I, 3; Denys d’Halicarnasse, I, 17; Straboni, X, 4, 6; Diodori, V, 80, shënimi nr. 30, GH), pellazgët kanë të bëjnë me popuj të ndryshëm të pellgut mesdhetar dhe quhen “indigjenë”. Ata dokumenta e konsiderojnë Pellazgun sikur ka mbirë nga dheu. Prandaj, ne krahasim me grekët e ardhur më vonë, pellazgët quheshin “autoktonë”” (Arsim Spahiu, Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e Vjetër, f. 21) duke na dhënë sinjalin që monogjeneza është baza filozofike e tij. Apo pranohet se paraardhesit e ilireve ishin ata qe i perçuan njerezimit artistikisht kuptimin shkencor te botes dhe ky kuptim njihet sot me emrin mitologji (Eva Brinja, Antikiteti, f. 202) duke harruar se pranimi i kesaj fantashience do te çonte ne nulifikimin e te gjithe zhvillimit shoqeror te njerezimit dhe paraqitjen e monogjenezes kulturore si kryevepren e botes materiale. Në të vërtetë mitologjinë e shkruar shqiptarët e kanë njohur vetëm nëpërmjet rilindasve tanë pas shekullit të XIX; ekzistenca e disa librave me tematike fetare, në vjersha e në prozë të shkruara para 400-500 vjetëve, apo e disa këngëve popullore të ruajtura prej 5 – 10 shekuj (Sami Frashëri, Shqipëria dhe Shqiptarët, f. 214) e përligj më së miri këtë fakt (Apo mos vallë antishqiptarët kanë ndërmënd të mohojnë kryeveprën e letërsisë folklorike tradicionale pesë shekullore shqiptare dhe të injektojnë mitologjinë helene? Është një meritë e lavdishme që nuk i takon popullit shqiptar). Ne aspektin filozofik puna mberriti deri atje sa u mohua pika e ndarjes thelbesore dhe shkaku kryesor e evoluimit te shoqerise njerezore, sipas praktikave te deritanishme, dhe ne plan te pare doli shteti edhe pse ky i fundit perbente nje pike uji ne oqean, nga ana kohore, ne raport me te kaluaren. Pranimi i formules  sikur shteti eshte koncepti ai qe ndan perfundimisht njerezit nga bota e kafsheve (Elena Kocaqi, Shqipja celesi i gjuheve indievropiane, f. 271) perbente jo vetem nje fshehje te te gjithe proçeseve te lindjes se ideve fetare, politike, shkencore, letrare, etj, etj, por mbi te gjitha, indirekt, i akuzonte shqiptaret si popull me afersi nga bota e kafsheve duke i mohuar progresin hapsinor në sajë të botës së relacioneve universale. Pikëpamja në fjalë kërkon të ndryshojë të gjithë shtratin e mendimit filozofik materialist botëror duke i mistifikuar problemet deri në mohim. I kujtoj profesoreshës së historisë se jeta e shtetit (në Europë nuk ka më shumë se 2600 vjet jetë) ka lindur si një domosdoshmeri për të rritur mirëqënien, pra është një produkt shoqëror, dhe nuk ka asnjë lidhje me ndarjet cilësore të fazave të zhvillimit të shoqërisë, në të kundërtën do të ishte një ligj natyror. Shkencave sociale u takon të zbulojnë diferencimet e zhvillimit social të racave jashtë kushteve ekonomike, ose në të kundërtën duhet të largohen nga historia e njerëzimit për paaftësi. Duhet më tepër mbështetje në mendimin filozofik materialist të së kaluarës pasi ka diçka për këto probleme me zgjdhje deri afër të vërtetës absolute.

                                    2-Mbi gjuhën

Proçesi i shtrëmbërimit thelbësor të historisë së popullit shqiptar fillon pikërisht me gjuhën dhe gjenezën e tij. Gjëja e parë që është bërë i është fshehur popullit shqiptar ekzistenca e gjuhës dhe alfabetit pellazgjik, e gjuhes dhe alfabetit ilir, duke e pranuar, apriori, lidhjen e pellazgëve me ilirët pa bërë asnjë lloj argumentimi vetëm se është pranuar njëkohshmëria e tyre prej nga u hodh ideja se pellazgët ishin paraardhësit e drejtëpërdrejtë të ilirëve. Në këtë rast faktet ishin vetëm dy: njihej nga letersia helene bota ilire dhe pranohej, po nga letersia helene, ekzistenca e botës pellazgjike. Ndërsa pasoja e këtyre dy fakteve ishte vetëm një: ngjashmeria e gjuhës pellazge  me atë shqipe ku fshihet i gjithë “misteri” historik i prejardhjes së ilirëve. Mirëpo e gjithë ndërtesa hipotetike e ngritur me këtë rast binte ndesh me pretendimet e botës parahelene dhe helene. Atehere u ndryshua vepra ILIADA e Homerit (përkthimi i vitit 1965) në kengën e katërt, vargjet 335-340, duke i emërtuar akejtë me emrin danaj dhe vargjet e mësipërm muarën numurin 328-332 (përthimi i vitit 1979). Pas kësaj kohe studiuesit shqiptarë të të gjitha moshave e niveleve sociale filluan të shprehen ne ekstrem si njerëz që e donin Shqiperinë dhe popullin shqiptar duke dhënë deduksione propogandistike në favor të çëshjtjes kombëtare, veçse këtë në letër, por duke harruar që e gjithë ndërtesa që po ngrinin i binte ndesh deduksioneve të punës titanike prej 400 vjetësh  të Etërve Tanë Katolikë kur vendosën të edukojnë popullin shqiptar me ndjenjën kombëtare dhe t’u kujtojnë atyre se dikur kishin qenë dikushi (në kohën e Kastriotit të Madh) dhe kishin nje detyre ne historine e ecurise te races se bardhe. E bukura është se emërtimi danaj ekziston tek Homeri (kënga e I, v. 174, bot. 1965, permendur edhe nga Arion Hysenbegas ne librin “Ngadhenjim mbi mijeravjecare”, f. 471), por aty nënkuptohet ekzistenca e skllavërisë dhe diferencimi shoqëror midis sekseve çka e përmbys të gjithë përfytyrimin që kemi për ilirët dhe të gjithë racën shqiptare. Jo vetëm kaq, por u kalua në intepretimin e veprës së Homerit me pretendimin qe danajt udhëhiqeshin nga Agamemnoni dhe kjo fjalë nuk simbolizon helenët, por pellazgët (Ali Eltari-Lapi, Pellazgët, krijuesit e qytetërimit botëror, f.190). Por një autor tjetër u tregua më i shkathët pasi, duke kujtuar mitologjinë dhe traditën letrare greke, u kujtoi pretenduesve se danajt kanë pasë ardhë në Greqi nga Lindja e Afërme, ose nga Egjipti (Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve, f. 46).  Ndërsa një autor tjetër e kufizoi qënien ilirë vetëm të fiseve që shkuan në ndihmë të trojanëve kundra invazorëve grekë (Preloc Margilaj, Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht, f. 25). Është po ky autor që ngre hipotezën, me pretendimin se janë të autorëve antikë, se vetë trojanët ishin me prejardhje nga fiset e brigasve dhe frigëve (që nënkuptohen si fise ilire), të cilët rreth viteve 2000-1500 pes na paskan lëvizur nga veriperëndimi i Ballkanit duke u ngulur në krahun perëndimor të Azisë së Vogël atje ku krijohet Troada sipas emrit të Trojës dhe, pas rënies së saj, braktisën Trojën e shkatërruar dhe u rivendosën në krahinat e tyre antike, ndërsa një pjesë prej tyre u vendosën në Italinë e Mesme duke formuar shtetin e Etrurisë (po aty, f. 190)   Ndërsa një autor tjetër kufizohet në qënien jo akej dhe grek (nocioni grek në atë kohë as që ekzistonte) të Odisesë, Penelopës dhe pasuesve të tyre (Fiqiret Barbullushi, Akili, Odiseja…nuk ishin helenë, f. 6) duke pranuar qënien e tyre edhe pellazg, sidomos të duetit Akil – Odise (Fiqiret Barbullushi, Akili dhe Agamemnoni, f. 5). Pati nga ata autorë qe pretendimet e tyre shkuan edhe më larg duke deklaruar se edhe vetë trojanët kanë qënë ilirë (Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve, f. 38). I gjithë thelbi i mashtrimit me veprën e Homerit u bë për të vetmin qëllim: të ingranonin në atë luftë edhe fiset ilire dhe prej këtej të kalonin në hipotezën që ajo luftë nuk ishte e fiseve parahelene, por e botës parailire dhe ilire. Pretendimet arrinin deri atje sa e akuzuan Homerin si autorin e argumentit (Moikom Zeqo, Aspekte të mitologjisë ilire, f. 46); por të gjithë këtyre autorëve nuk u vajti ndërmënd se pranimi i të gjithë këtyre tezave, si të vërteta absolute, duhet të çonte në ndryshimin e të gjithë pikëpamjeve mbi ilirët dhe t’i bënin këta të fundit bashkëatdhetarë të helenëve të lavdishëm, siç veproi autorja e librit mbi antikitetin me pretendimin se helenët janë ilirë të zbritur në Egje (Eva Brinja, Antikiteti, f. 3); apo autorja e ideve mbi rolin pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane pranon se athinasit ishin pellazgë dhe njëkohësisht helenë (f. 34-35). Apo u shkruajt se helenët janë një popull me prejardhje pellazgo-ilire dhe kanë folur gjuhën pellazge (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane, f. 32). Por pikërisht kjo e fundit nuk u pranua në këtë mënyrë pasi lavdia e gjenisë njerëzore nuk duhet t’i takonte helenëve, por pasardhësave të bijve të komunizmit enverist. Dhe studiuesit e kohës të komunizmit, edhe pse ishin desidentë të tij, u mjaftuan vetëm me kundërshtimin e kësaj lidhje duke mos pranuar qenien pellazge të helenëve. Kështu dijetari Dhimitër Pilika u mjaftua me kostatimin se pellazgjishtja dhe greqishtja ishin dy gjuhë krejt të ndryshme, rrjedhimisht ato ishin folur nga dy popuj të ndryshëm (Pellazgët, origjina jonë e mohuar, f.369), gjë e cila është pretenduar të jetë kostatuar edhe nga Homeri, i cili theksonte se pellazgët janë autoktonë, nuk kanë lidhje etnogjenetike dhe nuk kanë ngjashmëri me genin helen, helenët janë ardhës (Preloc Margilaj, Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht, f. 200).

Në qoftë se e sotmja kombëtare nuk krahasohet me kryeveprën katërqindvjeçare te baballarëve të kombit shqiptarë  ajo është e pavlefshme dhe antishqiptare në thelbin e saj duke argumentuar vetvetiu se është pa përmbajtje dhe pa thelb, shkurt është antinjerëzore. Shqiptarët e mijëvjeçarit të ri e harruan shumë shpejt se për të qënë shqiptar dhe studiues, pikësëpari duhet të jesh NJERI dhe pikërisht këtë kishin kultivuar për gjysëm mijëvjeçari Etërit Tanë Katolikë. Të kundërtën e saj kishin krijuar për 45 vjet komunistët në brëndësi të popullit tonë duke krijuar shqiptarin antinjeri dhe kjo akoma nuk është kuptuar në asnjë përmasë. Ne qofte se politikat e sotme nderkombetare kerkojne te godasin politiken greke nuk eshte mire qe shqiptaret te perfshihen ne kete proces jo vetem pse do te thyenin kodin e nderit dhe besës shqiptare, por studiuesit tane nuk jane te afte ne asnje permase te hedhin balte mbi kulturen helene dhe te kerkojne tjetersimin e saj per ta adaptuar ne genin e tyre. Fantazia ne kete rast do te kthehej kundra shqiptareve dhe ata do te paraqiten perpara botes si perkrahes te nje idealizmi filozofik tejet larg idealizmit objektiv apo subjektiv. Mendimi filozofik boteror eshte teper i veshtire per pasuesit e komunizmit dhe femijet e tyre nuk mund ta adaptojne dot ne asnje permase; tendenca ne kete rast do te kthehej kundra tyre shume shpejt si mohues shumefish te progresit njerezor dhe te popullit te tyre.

              3- Mbi kohën e çfaqjes së njeriut në Ballkan

Akti i pare i shtremberimit te historise fillon me kohen e çfaqjes se njeriut ne gadishullin Ilirik ku autoret mundohen te duken origjinale duke anashkaluar shume probleme dhe duke mos u mbeshtetur ne asnje metodike, por arbitrarisht pranojne nje kohe  qe nuk ka asnje domethenie. Para 1991 asnjeri nuk e ka pasur guximin ta prekte kete teme, por u pranua nje kohe ne perputhje me studimet e disa autoreve të huaj te lejuar nga epoka e komunizmit. Pas ketij viti lulezuan pikepamje nga me kontradiktoret te cilat, perseri nuk mbeshteteshin ne asnje metodike, bile akoma me keq nuk kishin pamjen e shprehjeve botekuptimore, sepse nuk behej asnje vertetim, qofte dhe formal. I paraprine ketij procesi autoret e rinj postkomuniste duke hedhur ne treguan mediatik faktin se, sipas arkeologjise, jeta ne Ballkan kishte lulezuar 9000 vjet perpara, por realisht jeta ne keto treva duhet te kishte lulezuar po kaq vjet edhe me perpara (Eva Brinja, Antikiteti, f. 33) duke fshehur perfundimet 100 vjecare te arkeologjise shqiptare, sipas se ciles trualli ku banojne sot shqiptaret ka filluar te popullohet nga njeriu qe ne epoken me te hershme te cfaqjes se njerezimit, ne epoken e paleolitit (epoka e gurit te vjeter), e cila pershin nje periudhe qe shkon nga 1,5 milion vjet me pare deri ne 10 000 vjet Pa. Kri. (grup autoresh, Historia e Shqiperise dhe Shqiptareve, f. 13). Ndersa sipas nje autori shume autoritar, jeta ne truallin e banuar nga shqiptaret e sotem ka filluar te pakten 30 000 vjet me pare (Dhimiter Pilika, Pellazget, origjina jone e mohuar, f. 9). Por nje autor tjeter, po kaq autoritar, pranon se ne trevat e Ballkanit duhet te kete pasur nje popullate që në periudhën e neolitit të hershem (Shaban Demiraj, Epiri, Pellazget, Etrusket dhe Shqiptaret, f.36). Ka dhe autore qe jane me te sinqerte ne punen e tyre duke deklaruar se ne trojet shqiptare nuk jane gjetur objekte qe deshmojne per pranine e njeriut pergjate periudhes se paleolitikut te ulet (1.500.000 – 100.000 vjet pes), ndersa per periudhen e paleolitikut te mesem (100.000 – 30.000 vjet pes) dokumentat arkeologjike jane te shumte (Arion Hysenbegas, Ngadhenjim mbi mijeravjecaret, f. 13). Te gjitha keto binin ndesh me pikepamjet e autores sone, e cila ishte ne kundershtim me vetveten  duke treguar jo vetem padijen, karakterin kontradiktor te informacionit, botekuptim te mbrapsht, por mbi te gjitha qellimin provokativ te deklaratave te saj, sipas se ciles 5000 vjet perpara jeta ne Sahara ka qene e organizuar, kurse ne Europe mbreteronte i ftohti (Eva Brinja, Antikiteti, f. 20). Duke permbledhur te gjithe studimet e botuara ne Shqiperi per kete problem gjejme nje botim teper ekstrem, te lidhur me gjetjen e veglave te gurit me moshe disa milion vjecare (5 milion) vetem pak kilometra ne jug te kufijve shteterore te Shqiperise se sotme (diskutimi i profesorit grek Aris Pulianos, në Kuvendi i Parë të Studimeve Ilire, Mbi origjinën e shqiptarëve, vëll. II, f. 304), i cili duke u lidhur me metoden metarialiste te kontinumit kohor-hapsinor e nxjerr moshen e paraardhesve me te pare te shqiptareve te sotem të rendit rreth 10 milion vjecare. Une pretendoj se i gjithe problemi permblidhet ne botekuptimin se si e kuptojme ne lindjen e njeriut ne Toke, dmth si kuptohet zanafilla e njeriut ne Toke dhe për çfarë shërben ky kostatim. Nuk kanë asnjë vlerë përfundimet teorike që nuk i shërbejnë jetës së ardhëshme të njeriut dhe me këtë sy mosha absolute e paraardhësve më të parë të shqiptarëve të sotëm justifikon gjëndjen e tyre shoqërore dhe detyrën historike që Nëna Jonë Natyrë i ka caktuar në zhvillimin e shoqërisë.

Pikërisht në këtë pikë qëndron dhe maja e Marrëzisë së madhështisë të produktit intelektual komunist e postkomunist i cili shpalli se pellazgët, duke qënë hyjnorë, ishin njëkohësisht dhe parahënorë dhe e përkthyer sipas gjuhës së Marrëzisë duhet të konsideroheshin të ardhur nga yjet. Kjo u konsiderua si çudi pasi termi hyje (hyjni, perëndi) vetëm në shqip përputhet plotësisht me termin astrologjik yje, atëhere termi merr kuptimin të ardhur nga yjet, term që sot mund të duket i papranueshëm, por nesër…..nuk i dihet! (fjalë të redaktorit Arben Xoxa në librin e Vinçenc Dorsës, Shqiptarët misioni i tyre historik, f. 28). Por pretendimet në këtë drejtim u maskuan ne nje fare menyre pasi në kohën e sotme problemi u trajtua disi më ndryshe, por brënda hapësirës së të Marrëve të madhështisë shqiptare. Sipas një autori tjetër, me titull profesor-doktor, gjërat nuk ishin të shprehura direkt, por ato duheshin kuptuar sipas rrjedhimeve të fjalëve dhe emrave. Kështu sipas tij pellazgët besonin se ishin të prejardhur nga hyjtë, pra ata ishin bijtë direkt të Zeusit me Nioben, gruan e parë tokësore. “Po këtë kuptim ka dhe fjala pellazge apo ilire Ylli > Yllir, Ylliria (Iliri, Iiiria), domethënë që ky popull zë fill, apo e ka zanafillën, origjinën nga yjtë” (Leonard Prifti, Shqiptarët, grekët dhe serbët kundër Shuflait, f. 30). A e kupton lexuesi se si intepretohet historia e vjetër nga intelektualët e rinj?

Kjo duket dhe ne menyren se si shpjegohet popullimi i  gadishulli Ilirik, ka paaftesia e interpretuesve i ka kapur majat e antihistorizmit duke bashkuar elemente sociale me kunderti kohore me pamundesi zhvillimi. Studiuesit e historise se antikitetit akoma nuk e kane te qarte se si jane vendosur popujt, te pakten ne gadishullin tone, jo vetem ne zanafille, por as ne vazhdim. Puna ka mberritur deri atje sa akuzohen iliret si shkaterrimtare dhe levizes neper trevat gadishullore a thua se gadishulli Ilirik ishte tenxherja e prodhimit te races se bardhe. Sipas autorit te mesiperm:

“Midis viteve 2200-2000 p. K. qe eshte periudha e mesme (helladike) pellazgjike, pjesa jugore e gadishullit te Ballkanit iu nenshtrua nje dyndjeje shkaterrimtare. Nje vale e fiseve pellazgo – ilire (doret) po vinin nga veriu pellzgo – ilir i Ballkanit, sepse e tille ishte popullsia edhe matane Danubit, pra ne veri, ne panonet ilire, qe e moren kete emer nga romaket qe i quajne ilire, pra ne Panoni, vetem e vetem nga veshja apo kemisha qe mbanin dhe qe quhej panon (Tere historianet e vjeter latine e thone kete, madje edhe konsujt romake qe luftuan me iliret atje). Dhe poshte Danubit  po sic dihet, ishin ilire. Nderkohe, vete greket nga akej e quajten veten e tyre, tashme pas dyndjes se doreve, ne Helene. Doret e fuqishem riperterine racen greke qe po squllej nga qyteterimi, ashtu si e riperterine visigotet dhe ostrogotet, apo normanet racen e squllur romake dhe evropiane ne fillim te Mesjetes” (f. 31).

Autori i jep te drejte vehtes te percaktoje dhe karakterin specifik te doreve duke i akuzuar si grabites dhe hajdute pasi “Fjala Dore vjen nga pellazgjishtja apo ilirishtja, dore, me kuptimin qe keta popuj kane dore, pra po veprojne, po grabisin vendin dhe tokat e te tjereve. Ky kuptim i fjales ruhet deri me sot ne gjuhen shqipe” (f. 53)

                      4-Mbi parimin e lindjes së njeriut në Tokë

Shtrëmbërimi i historisë vazhdoi me pranimin a priori të parimit monogjenist të lindjes se njeriut dhe kulturës së tij mbi ç’bazë filloi interpretimi i të gjitha fakteve historike e arkeologjike duke e spostuar pikën e lindjes së njeriut dhe kulturës nga Afrika, që mendohet, në Gadishullin Ilirik , por pa i ditur rrjedhimet dhe çfare perfitimesh kishte raca e bardhe ne pergjithesi dhe populli shqiptar ne veçanti. Perpara se te deklaronin boten e tyre shpirterore studiuesit shqiptare enveriste dhe postenveriste duhet te deklaronin se cili ishte parimi natyror i lindjes se njeriut ne Toke, pasi ne kete pike une pretendoj se ekziston nje gabim 2500 vjecar i mendimin filozofik helen mbi ç’baze eshte krijuar nje boshllek dhe nje interpretim i pasakte me pasoja ne zhvillimin e mendimit shkencor boteror (për këtë shih “Triumfi arbëror i Kastriotit” publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com dhe www.hotig.info). Tipikisht ky gabim kuptohet ne pranimin e parimit monogjenist te lindjes se njeriut ne Toke ku teoria darviniste e ka ngaterruar problemin edhe me shume, por qe studiuesit shqiptare nuk kane ditur ta evidentojne e jo me te perfitojne. Problemi është shumë i qartë; përpara se të nisesh për të vërtetuar gjenezën e një populli duhet përcaktuar më përpara parimi natyror i lindjes së njeriut në Tokë. Pranimi i monogjenezës, si parim, ka keto të këqia thelbësore për të gjitha shkencat natyrore: 1-mohon diferencimet sasiore brënda llojit të racës njerëzore duke fshehur zanafillën e njeriut, dmth nuk shpjegon dot lindjen e racave. 2-mohon metodikën materialiste në zbërthimin e fenomeneve natyrore duke pohuar nje metodikë sa idealiste aq dhe ireale. 3- mohon ndërtimin e një panorame hapsinore të shoqërisë njerëzore sipas trinomit dialektik: lindje-zhvillim-vdekje. 4-mohon diferencimet sociale për efekt të kohëlindjes së diferencuar mbi ç’bazë ka lindur gjëndja e pabarazisë sociale (tipikisht i Zhan Zhak Rusoit – shih artikullin mbi të, të publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com, www.genchoti.com), duke kaluar nga kjo dukuri në padrejtësi sociale dhe me këtë i fshehën njerëzimit thelbin e veprimit të njeriut mbi natyrën, gabim ky që i ka kushtuar njeriut të patën krimet e dy luftrave imperialiste te shekullit te XX-te.

Në vazhdim të rrugës së tyre teorike antishqiptare dishepujt e komunizmit enverist e postkomunist paraqitën këtë situatë të popullimit të gadishullit Ilirik (në thelb të argumentimit merret parimi monogjenist e lindjes së njeriut në Tokë jo vetëm pa i ditur pasojën, por as kuptimin):

Sipas nje autori, sa te vjeter aq dhe te ri, i cili e mbulon pikepamjet e tij pas autoreve te vjeter, Apiani tregon legjenden se nga kane rrjedhur fiset ilire. Eshte nje legjende e mbledhur ne kohen e sundimit romak e nuk jepet ne formen e saj te mirefillte, zanafillore. Pretendohet se eshte me rendesi fakti se tek iliret ishte e gjalle vetedija mitologjike e prejardhjes nga nje stergjysh i larget, i perbashket, nga nje “njeri i pare”, nga nje hyjni e lidhur me detin (Moikom Zeqo: Aspekte te mitologjise ilire, f. 24). Qe te mbeshtetesh neper legjenda per te percaktuar gjenezen e nje populli nuk ka asgje te keqe, por me perpara duhet argumentuar se sa afer realitetit jane ato nga pikepamja kohore, pasi karakteri monogjenist i lindjes se njeriut ne toke nuk duhet te jete dhe shume i larget, ndoshta afer kohes se lindjes se monoteizmit te pare ne histori prej nga duhet te jete zhvilluar më tej. Unë pretendoj, pa ditur gjë të saktë, se të gjitha fetë monoteiste duhet ta kenë në thelbin e vet karakterin monogjenist të zanafillës. Ne kete rast karakteri pikesor e lindjes se ideve nuk duhet marrë parasysh pasi dhe realisht nuk mund te kete te tille, por ai duhet t’i nënshtrohet parimeve kohë-hapsirë të lindjes nëpër popuj të ndryshën edhe pa u relatuar midis tyre.

Me sa duket brezit te ri te studiuesve shqiptare postkomuniste duhet t’i kete pelqyer ideja e ardhjes ne gadishullin Ilirik te parailireve përderisa pranohet se fiset dore jane te ardhur ne gadishull dhe kane prejardhje ilire (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir ne krijimin e kombeve dhe gjuheve evropiane, f. 26-28) pa i shkuar ndermend se me kete mohohej autoktonia e ilireve dhe u injektohej ardhja ne gadishull. Ne kete rast autorja as qe ja ka idene parimit te lindjes se njerit ne Toke, por arbitrarisht pranon monogjenezen per boten ilire.

Por ideja e saje nuk eshte origjinale pasi autori yne autoritar ka dhene te njejten pikepamje te mbeshtetur ne nje argument te paditur, por te mbeshtetur ne faktorin kohe sipas te cilit vetem vitet e fundit eshte percaktuar se Pellazget kane qene iliret e lashte, dega e pare e koloneve Indo-Europiane, perandoria e te cilave fillonte ne Azine e Vogel dhe mbaronte ne Adriatik e ne Veri te Danubit (Dhimiter Pilika, Pellazget, origjina jone e mohuar, f. 447). Nuk e di a vazhdon më teoria indo-evropiane e popullimit te Europes, por gjithsesi ajo mbeshtetet ne parimin monogjenetik te lindjes se njeriut ne Toke dhe perben anen negative te problemit. Pikepamja e te diturit Pilika mbeshtetet thjeshte ne botekuptimin e tij te formuar ne shkollat europiane dhe nuk duhet te perbeje ndonje argument interesant dhe të panjohur.

Pas 1991 ndodhi cudia, pasi te njejtet persona qe ishin marre me keto tema ne te kaluaren pas ketij viti nxorren ne pah nje pikepamje te re qe i afrohej me shume realitetit histork, por pa e cuar deri ne fund per shkak te kufizimeve qe realizonte shkolla e tyre dhe qe kerkonte nje permbysje reale ne fushen e filozofise dhe historise. Sipas tyre teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje, shprehin vetëm dy pikëpamje, njëra nga të cilat i quan ilirët të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ndërsa tjetra si popullsi autoktone të formuar në truallin historik të ilirëve. Pikëpamja e re e konsideron kulturën ilire si një dukuri të formuar historikisht në bazë të një proçesi të gjatë dhe të pandërprerë gjatë epokës së bronxit dhe fillimit të asaj të hekurit (Grup autoresh, Historia e Popullit Shqiptar, vell. 1, f. 40). Kufizimi kohor i prejardhjes se ilireve perben defektin e pretendimit pasi nuk thuhet hapur se cili eshte parimi natyror i lindjes se njeriut ne Toke dhe perse koha e fillimit te ilireve qenka e lidhur me epoken e bronxit. Gjetjet arkeologjike nuk justifikojne prejardhjen, per rastin ilir, por boten e relacioneve.

                          5-Mbi trevat e banuara nga ilirët

Pastaj i ndryshuan ilirëve trevat e banimit duke i spostuar në Jugun e gadishullit Ilirik dhe duke i fshehur shqiptarëve faktin se ilirët dikur kishin jetuar të vetëm në gadishull për shumë e shumë miliona vjet duke u shtrirë nga Jugu i Danubit deri në brigjet e Detit Pellazgjik (deti Egje) dhe nga brigjet e Detit Adriatik në brigjet e Detit të Zi. Këta ilirë në sajë të kontakteve me parahelenët pësuan tjetërsimin e tyre duke u spostuar masivisht në veri të gadishullit dhe pjesa jugore e tyre u transformua në epirotë (është kjo arësyeja përse jugu i Ilirisë ishte më i zhvilluar se veriu; kjo është analoge me zhvillimin e krahinës së Shkodrës në raport me pjesën tjetër të banuar nga shqiptarët përgjatë epokës mesjetare europiane). Qe ardhja e dakëve që popullata ilire të spostohej në jug duke u ngjeshur rreth territorit të Kosovës së Sotme. Pikërisht pas këtij momenti fillon historia e analizuar nga studiuesit enveriste dhe postenveriste shqiptarë mbi ç’bazë nuk është kuptuar kurrë thelbi i historisë, pasi për këtë kohë bën fjalë dhe letërsia helene. Të gjithë periudhën nga formimi i botës ilire deri në ngjeshjen e tyre në Dardaninë historike të antikitetit të vonë (mijëvjeçari I-rë para Kri.) shkenca komuniste dhe postkomuniste e merr me mënd si një akt fantastik me të drejtën për të sajuar çfarë t’i ketë qejfi me nënkuptime për të ardhmen politike dhe aspak si një realitet historik të jetuar.

Te njejten gje afirmon dhe libri i Akademise se Shkencave sipas te cilit pretendohet se në epokën e hekurit territori i Shqipërisë banohej nga ilirët, një nga popullatat më të mëdha të Europës së atëhershme, që shtrihej në të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik (bëhet fjalë për fundin e shek. XII ose fillimin e shekullit të XI, Historia e Popullit Shqiptar, vell. 1, f. 39) pa treguar se si ishte arritur ne keto territore, apo si jane formuar fiset ilire. E keqja qendron se autori i ketyre rreshtave “me kompetence” jep dhe kufijte e botes ilire sipas tij  trualli historik i ilirëve përfshinte tërë pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik, që nga rrjedha e lumenjve Moravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në perëndim, që nga lumi Sava në Veri, e deri te Gjiri i Ambrakisë në Jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër (po aty, f. 42) dhe në faqe 43 jepet harta e shtrirjes së fiseve ilire e cila nuk ka asnje ndryshim nga harta e botuar ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar me 1985.

Ndryshimet politike ne Shqiperi nuk ndikuan per kete teme, keshtu autori i fitores mbi kohen pretendon se me emrin ilir u quajten te gjithe fiset qe banonin ne perendim te Ballkanit (Arion Hysenbegas, Ngadhenjim mbi mijeravjecaret, f. 42) dhe fiset dardane shtriheshin ne te gjithe Kosoven e sotme dhe me gjere (po aty, f. 51), duke fshehur faktin se dikur-dikur keta dardanë kishin jetuar atje ku është Romania e sotme (të njëjtën panoramë gjeografike të Dardanëve, si te studiuesit te pare, jep dhe akademiku i vjetër Kristo Frashëri në veprën e tij “Historia e Kosovës, Dardania”, f. 13). Të njëjtat harta jep dhe autorja e antikitetit vetëm se i zbukuron me ngjyra (Eva Brinja, Antikiteti, f. 34, 35). Në këtë pikë nuk u ndryshua pikëpamja enveriste mbi shtrirjen perëndimore të ilirëve në gadishullin e tyre (harta në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, artikulli Ilirët, f, 393-396) dhe kjo hartë ka pushtuar të gjithë studiuesit e çështjeve ilire (psh ne librin e Enzo Gatti-t, Iliret, f. 155). Shtrojmë pyetjen: a ka ndonjë të dhënë tjetër për këtë problem? Duke ditur shtrëmbërimin e historisë nga personalitete që pretendojnë se i përkasin kësaj fushe dhe fshehjen e shumë dokumentave dhe hartave ne botimet e pas 1991 (psh. botimi “Shqiperia” e Fulvio Cardinianos ka këtë karakter, më hollësisht shih artikullin Si e ndryshojne historine, posaçërisht, Ardian Klosi e te tjere, pjesa e dyte, publikuar në  albanovaonline.com,  27 janar 2010,  logoreci.com, 02.12.2009, www.hotig.info), si dhe trajtimin e problemeve në mënyrë tendecioze duke i ndryshuar përmbajtjen në libra me autorë shqiptarë dhe të huaj (në fund do të flasim për këtë rast në mënyrë të veçantë duke afishuar librat, autorët, përkthyesit apo redaktorët) jam i detyruar ta ribotoj këtë hartë për t’i treguar lexuesit se shtritshmeria gjeografike e ilirëve është krejt tjetër për tjetër dhe autorët e lartpërmëndur kanë marrë në konsideratë periudhën pas shekullit të X para Kri. kur dakët i shtyjnë dardanët drejt Kosovës së sotme dhe ilirët u çvendosen realisht në perëndim të gadishullit Ilirik. Por e gjithë kjo pas një lëvizjeje tjetër, atëhere kur ilirët u detyruan të ngjeshen në qendër dhe veri të gadishullit të tyre nga ardhja e fiseve parahelene (mund t’i konsiderojme edhe pellazgët hyjnorë të tillë); ja përse harta e vitit 1640 (Harta 1) i paraqet ilirët me banim në qëndër dhe veri të  gadishullit Ilirik. Janë ngjarje të cilat nuk mund të shkruhen dot pasi kanë ndodhur afro 1000 vjet përpara se të lindëte shkrimi helen. Në  këtë  pikë  duhet  realizuar  ballafaqimi  i  gjetjeve shkrimore të atyre kohërave, pasi pretendohet qe shkrimi pellazgjik është shumë më i hershëm se ai helen dhe rrjedhimisht duhet t’i përmbajë këto fakte nëqoftë se pellazgët do të ishin realisht paraardhësit biologjikë të ilirëve. Fshehja  e  këtyre  hartave  (janë tre)  tregon për një shtremberim politik te paramenduar të çështjes dhe studiuesit  postkomunistë  nuk  i kanë lënë gjë mangut baballarëve dhe gjyshërve të tyre komunistë. Ja përse lidhjet e së kaluarës me të tashme janë evidente dhe ja përse populli shqiptar nuk duhet ta harrojë edhe për ca kohë epokën enveriste të diktaturës, vetem se e gjithe kjo pasi te kete harruar se cfare ka mesuar pergjate 45 viteve te diktatures (ky eshte kushti me i pare qe shqiptaret te futen ne portat e dijes se njerezimit). Dualiteti i harresës dhe mos-harresës përbën kushtin e ekzistencës së popullit shqiptar përgjatë mijëvjeçarit të ri sipas kohë-hapësirës së tij. Ky duhet te ishte kushti i arsimimit te ri te shqiptareve pas 1991-shit, por qe nuk u realizua kurre, te pakten ne histori (per kete shih artikullin “Arroganca e Ledi Shamkut dhe pafajesia dinake e Beqir Metes”, publikuar ne albanovaonline.com, logoreci.com dhe www.genchoti.com).

Harta 1
Harta 1

6-Mbi përdorimin e burimeve biblike

Duke qënë për 45 vjet antifetarë ekstremistë, tipikisht antikatolikë, studiuesit post komunistë e kaluan prakun e mosbesimit duke u mbështetur në Bibël dhe nga më të paditurit në Botë, për këtë problem, filluan të bëhen interpretuesit e Librit të Perëndisë duke i lidhur të gjithë proçeset shoqërore të historisë me edhe pse paraardhësit më të parë të tyre ishin realisht krijuesit e perëndisë më të parë në Tokë (paganizmit primitiv). Ne kete pike studiuesit postkomuniste permblodhen te gjithe karakteristikat me negative te karakterit te njeriut ne nje pike per te argumentuar se ZOTI, ne librin e Tij, kishte argumentuar se paraardhesit me te pare te shqiptareve ishin krijuesit e races njerezore ne Toke. Por se cfare perfitime kishin shqiptaret ne kete rast ishte nje mister jashte kontrollit intelektual te tyre Është për t’u “admiruar” kurajoja intelektuale e autores, profesoreshës së historisë (kështu pretendohet në cv e saj), kur u ul për të shkrojtur këto rreshta, sipas të cilave të dhënat arkeologjike kanë treguar se kultura e bronxit në Europë ka qënë uniforme…. bibla bën fjalë për një popull që lundron të gjithë deten e botës dhe lidhet me një popull të racës europiane, konkretisht pellazgo-ilir (nënvizimi i imi, GH; Elena Kocaqi, Roli Pellzgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane, f. 4). Nuk e di se si do ta ndjejë veten bota kur të lexojë këto rreshta, por duke ditur se jo vetëm Bibla, por edhe monoteizmi i krishterë nuk janë vepër e paraaardhësve të shqiptarëve të sotëm duhet të merret me mend se e çfarë shkalle është fantazia e autores shqiptare postkomuniste  dhe çfarë përfaqëson ajo në realitet. Ajo mund të jetë e apasionuar pas mistereve fetare, por në këtë rast do të bënte mirë të merrte në analizë botën politeiste të helenëve, në  përputhje  me  emrin  e  saj, pasi  në këtë rast  do  të bënte këto zbulime : kulti  i natyrës është tjetër gjë dhe politeizmi gjë tjetër, forma fetare është e varur kryekëput nga forma e organizimit të shoqërisë njerëzore dhe është pikërisht ky organizim që pjell fenë përpara se të realizohen domosdoshmerisht ndryshimet e marrëdhënieve të prodhim-shkëmbimit në emër të rritjes së mirëqënies (më hollësisht për këtë shih artikullin: “Ateizëm shkencor apo shkencë antishqiptare”, publikuar në albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info). Ajo do të kishte zbuluar se perënditë pagane ishin realë me “veprimtari” ireale, kur forma fetare politeiste edhe perënditë, edhe “veprimtarinë” e tyre, e kanë po të tillë, dmth ireale. Por i gjithë problemi, në zbërthimin e tij, do të çonte në një konstatim interesant dhe tepër të rëndësishëm për zbërthimin e dinamikës së shoqërisë shqiptare: rendi i parë i shoqërisë njerëzore përbëhet nga dy faza, ku faza fisnore përmbledh, nga ana kohore dhe teorikisht, të gjithë rendet shtetërore të marrë së bashku. Kjo zbulohet pasi është i vetmi rend shoqëror njerëzor që ka dy forma fetare brënda tij. Dhe problemi fetar është më i rëndësishmi në argumentimin e gjenezës së shqiptarëve të sotëm, problem i cili po të zbërthehet saktë argumenton autoktoninë absolute të shqiptarëve dhe pamundësinë praktike të ardhjes së paraardhësve më të parë tyre në këto treva. Metodikat e deritanishme të historisë kanë qënë fantazira të mendjes njerëzore dhe aspak pjesë e mendimit shkencor botëror. Në këtë drejtim ora ka mbetur që në kohën e Tuqididit,  në fazën statistikore të historisë.

                                  7-Mbi botën fetare ilire

Proçesi në fjalë vazhdoi me shtrëmbërimin e botës fetare ilire, e meqënëse pellazgët na paskan pasur politeizëm (në mënyrë absolute parahelenët nuk e kanë marrë prej tyre këtë politeizëm, Zeusi është produkt parahelen dhe aspak ilir; -proçesi i huazimit të ideve fetare fillon me monoteizmin) i bashkangjitën botës ilire këtë lloj besimi paçka se letërsia helene i kishte percaktuar atyre kultin e gjarprit si besim fetar, duke qënë të vetmin banorë të kontinentit me këtë besim pagan në parahistorinë dhe historinë e Europës (vetëm baskëve u njihet forma e besimit te kulteve pagane në kontinent, gjë të cilën duhet ta kenë pasur të gjithë popujt e Europës, por që nuk ka dëshmi). Në qoftë se pellazgët janë krijuesit e politeizmit, të përdorur më vonë nga helenët, atëhere të jemi të sigurtë qe helenët janë pasuesit e tyre dhe jo ilirët. Në këtë përfundim të çon pranimi i lindjes së politeizmit tek pellazgët e kohës së luftës së Trojës. Materialet dhe replikat për këtë temë janë me të vërtetë të shumta dhe ne kemi rast të pasurojmë dijet botëkuptimore të pjesmarrësve dhe t’i kanalizojmë drejt një shtegu jo vetëm fitimprurës, por dhe më afër realitetit historik pasi në të vërtetë këto replika dhe materiale unë i konsideroj thjeshtë fantazira pa bosht filozofik dhe pa domethënie.

Perpara se te ulesh dhe te shkruash problemet e historise se ilireve dhe pellazgeve, sipas kendveshtrimit te ideve fetare,  eshte e domosdoshme te zbulosh dinamiken e ketyre ideve ne zanafillen e tyre me te pare, pasi vetem ne kete pike kemi kontaktin e paraardhesve me te pare te shqiptareve me keto ide ku dhe fillon bota e madhe fetare ne kontinentin europian. Ne menyre absolute studiuesit shqiptare enveristë dhe postenveristë e kane pare kete problem per se mbrapshti nga te gjithe kendveshtrimet filozofike duke treguar jo vetem padi, por dhe poshtersi intelektuale, rrjedhoja te shkolles se tyre bolshevike. Vini re permbajtjen e ketyre ideve dhe kontraktimin qe keta studiues realizojne me vetveten, brenda botes se tyre:

Sipas autores se antikitetit Tempulli i Zeusit te Dodones te Moloseve eshte i ndertuar nga pellazget (Eva Brinja, Antikiteti, f. 216), e meqenese ky konstatim nuk ka asnje domethenie (dmth e kemi konsideruar te sakte) u trajtua problemi nga pikepamja gjuhesore duke zbuluar se emerimi i Zeusit si kryeperendi eshte me prane gjuhes shqipe se sa greke, çka do te thote se ose pellazget flisnin ilirisht, shqip, ose greket e kopjuan kete nga iliret e keta te fundit nga pellazget (po aty, f. 216). E gjejme kete “zbulim” edhe tek nje autor tjeter sipas te cilit elementet e fese jane marre nga pellazget (Ali Eltari (Lapi), Pellazget krijuesit e qyteterimit boteror, f. 28). Ose pranohet qe Apolloni ishte bir i Zeusit pellazgjik (Arsim Spahiu, Orakulli i Dodones dhe epirotet, shek. XX-II para es, f. 91) dhe po ky autor arrin ne perfundimin qe pellazget kishin rrenjosur fort fene e tyre ne Epir perpara ardhjes se grekeve….Ne panteonin pellazgjik hyjnite femerore perbenin shumicen (po aty. f. 103) dhe me ardhjen e grekeve ndodhi mrekullia historike pasi ne mitologjine dhe fene greke kane ndikuar mitologjia dhe feja pellazge (po aty, f. 159). Pikerisht ne kete pike autori kundershton vetveten kur eshte i detyruar te pranoje, a priori, se cdo popull, qe hyn ne kontakt me popullin grek, asimilon plotesisht qyteterimin e tyre (Arsim Spahiu, Mbi arkeologjine e Dodones dhe te Epirit, f. 225) pa e ditur se si ndodh ky proces dhe cila eshte permasa e tij. Po perse kjo nuk ndodhi me relacionet me pellazget hyjnore? Eshte i njejti autor qe kostaton se maqedonasit besonin ne Zeus (Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epiroteve, f. 51) dhe me kete, duke dashur t’i paraqese maqedonasit si pjese e trungut ilir, i ben pjese te popullates greke, por pa ditur perse maqedonasit e asaj kohe kishin edhe elemente ilire ne brendesi te dinamikes se tyre dhe perse maqedonasit politikë të kohës së Aleksandrit të Madh nuk mund te ishin kurrsesi ilire. Domethene ketu fshihet nje dukuri qe, jo vetem ky autor, nuk di ta zbertheje. Por profesoresha e re e historise per te lidhur shqiptaret me iliret dhe keta te fundit me Zeusin perdor simbolin kombetar te shqiptareve si argumentim te problemit. Sipas saj shqiponja lidhet me Zeusin qe kishte simbol shqiponjen dhe shqiptaret duhet ta kene quajtur veten bij te shqiponjes qysh ne kohera te hershme (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir  ne krijimin e kombeve dhe gjuheve evropiane, f. 94). Fakti qe pretendohet se, sipas Pukevilit, Zeusi, si kryezot ne Tempullin e Dodones ka prejardhje egjiptiane dhe disa perendi greke kane prejardhje jo greke (Shaban Demiraj, Epiri, pellazget, Etrusket dhe Shqiptaret, f. 63) tregon se problemi i Zeusit nuk eshte zberthyer drejt dhe problemi eshte krejt ndryshe. Por fakti qe akademiku yne mohon ekzistences e primitives realisht ne brendesi te popullit shqiptar, te pakten deri ne fillim te shek. XX-te, me deklaraten se me perhapjen e hershme te krishterimit nder shqiptaret, emrat e shume perendive pagane veshtire se mund te kene mbetur ne perdorim popullor, por ky autor me nocionin perendi pagane nenkupton edhe emrin Aferdita (po aty, f. 44, 45) duhet te tregoje se ky problem jo vetem qe nuk eshte zberthyer ndonjehere sakte, por ai as qe eshte kuptuar ndonjehere ne thelbin e tij. Dhe per t’i shpetuar ketij pozicioni, te dyshimte ne besueshmerine e tij, atehere e parakaluan me justifikimin se gjithe krijimet e qyteterimit grek e kane zanafillen e rrenjes ne jeten shpirterore te pellazgeve…dhe nuk ekziston periodizimi i epokes mitologjike dhe i fazave determinuese te zhvillimit qe çdo faze afersisht perfaqeson nivelin e gjendjes materiale dhe kulturore, çdo emer i kultit simbolizon e shpreh raportet dhe rendin e jetes se shoqerise (Preloc Margilaj, Iliret flasin shqip – shqiptaret flasin ilirisht, f. 201). Eshte po ky autor qe i shtrin pretendimet e tij edhe me tej duke marre per baze studiuesit e problemeve pellazgjike (Spiro Konda ne librin “Shqiptaret dhe problemi pellazgjik”) sipas te cileve emri Zeus rrjedh nga DeusDe – pellazgjik qe me forme e kuptim eshte mashkullor dhe e vulos me postulatin qe forma Zeus eshte me prejardhje greke dhe jo pellazge (po aty, f. 209). A nuk tregon kjo se studiuesit shqiptare nuk e dine parimin e lindjes se ideve fetare, lulezimin e formave te tyre dhe çfare varesie perfaqeson forma fetare nga rendi shoqeror?

Por në të gjithë këtë mish-mash idesh pati nga ata studiues shqiptare qe e thane te verteten, sipas tyre, ndryshe duke konstatuar realitetin historik pa nenkuptimet perkatese, por duke evidentuar qelizen e fshehte te botes pellazge dhe asaj ilire. Sipas te diturit Pilika emblemat dhe simbolet e perdorura nga pellazget i takonin kulteve pagane duke qene emra kafshesh, vendesh (nje tjeter zakon parahelen, shprehimisht pellazg dhe ilir, ka qene adhurimi i lumenjve nen tiparet njerezore), organesh dhe frutash (Dhimiter Pilika, Pellazget, origjina jone e mohuaj, f. 290, 413) gje e cila reflektohej edhe tek bota ilire ku pranohej se forma me e lashte e besimit tek iliret ishte paganizmi, sidomos kulti i Diellit dhe i gjarprit (Grup autoresh, Historia e Shqiperise dhe shqiptareve, f. 35). Te gjitha keto tregojne se ne literaturen shqiptare, per keto probleme, eshte i paqarte raporti hapsinor midis kulteve pagane dhe politeizmit, qe gjithsesi nuk perfaqesojne nje unitet, duke pasur shkaqe krejt te ndryshme ne lindjen e gjithseiciles. Interesant eshte fakti qe edhe pas 1991-shit studiuesit shqiptare, me prejardhja nga epoka enveriste, nuk hoqen dore nga deklarimi se iliret besonin ne kultet pagane, jo ne politeizem, dhe  përsa i përket besimeve fetare të ilirëve të epokës së hekurit ato nuk ndryshojne nga ato te bronxit ku vecohej kulti i tokes dhe i diellit, apo pranohej se shume i zhvilluar ka qene kulti i gjarprit, sidomos tek iliret e jugut (Grup autoresh, Historia e Popullit Shqiptar, vell. 1, f. 55-56). Ne te vertete ne kete pike ka nje mangesi te kohes se ekzistences pasi kulti i gjarprit ka qene i zhvilluar dhe i vetem tek Iliret e Veriut, atehere kur ne Gadishullin e tyre nuk kishte te tjere, çka tregon se iliret kane qene te detyruar te çvendosen ne jug prej forcave te pavarura prej tyre (shih harten e Fulvio Cordinianos sa me siper, harta 1)

Kjo vihet re po te krahasojme te dhenat qe na japin dy autore shqiptare te ndryshem, por qe i perkasin te njejtes shkolle dhe  permbajtja e tyre kontraktohet universialisht. Sipas autorit mbi aspektet e mitologjise ilire kjo e fundit eshte nje entitet me vete dhe dege e vecante e pemes mitologjike te lashte europiane….ata kane marre pjese ne proceset e medha kulturore e shpirterore te kontinentit. (Moikom Zeqo, Aspekte te mitologjise ilire, f. 6). Kjo do te thote qe banoret e kontinentit jane te perafert ne moshat e tyre absolute dhe diferencimi i tyre social eshte i padallueshem ne planin aplikativ duke fshehur shkakun perse shqiptaret e shekullit te XX-te i disponojne akoma keto shprehje te mitologjisese vjeter. Prej ketej vjen gabimi tjeter sipas te cilit njeriu ilir ishte nga europianet e pare te lashte qe krijoi universin mitologjik ne kontakt me popujt e tjere europiane (po aty, f. 7) duke harruar se me kete kishte bere shpikjen me te madhe ne filozofi pasi kishte realizuar zgjerimin e botes se relacioneve pertej kushteve natyroro-shoqerore qe impononte rendi social. Autori nuk ka pasur se si ta dije, pasi e ka mesuar gabim ne shkolle, qe bota e relacioneve eshte e varur pikerisht nga rendi shoqeror dhe rendi qe pjell mitologjine nuk e kapercen boten e relacioneve midis njerezve brenda per brenda komunes se mirefillte primitive pasi nuk eshte realizuar akoma ndarja e punes as si akt teorik, keshtu qe kur iliret shpiken elementet me te pare te kulteve pagane, se pari  kane qene te vetem ne kontinent dhe se dyti, nuk ka pasur nevoje per relacione me banore jashte botes se tyre. Keshtu qe i bie qe iliret te mos kene qene nga europianet e pare, por europiani i pare qe krijoi perendine nen pamjen e kulteve natyrore dhe kete nuk e ka bere ne kontakt me popujt e tjere europiane pasi ata nuk ekzistonin akoma. Por keto probleme zberthehen me dashje ne menyre ireale nga ky autor pasi per here te pare une marr vesh se politeizmi ka qene thelbi i sistemit mitologjik ilir, dhe kjo gje eshte konsideruar e perbashket me popujt e tjere te kontinentit (po aty, f. 8), por qe permbyset nga vete autori kur deklaron se pellazget kishin zakon t’i flijonin perendive cdo gje dhe nuk kishin emer per to, ata arriten t’i njohin emrat e perendive teper vone (po aty, f. 10); vetem ne qofte se ka pasur per qellim te argumentoje se pellazget nuk kane lidhje me iliret, pasi procesi ne fjale eshte tej mases primitiv dhe perben aktin me te pare te lindjes se kulteve pagane. Akoma me tej, mbeshtetet tek Aleksander Stipceviq i cili ka pasur mendimin se gjarpri eshte homomim i vete Ilirit pas exelence, sepse dijetaret kane pare te rrenja e fjales etimologjine e vet gjarprit si kult ktonik (po aty, f. 17). A e di valle ky autor se gjarpri eshte shprehje e kulteve pagane dhe nuk ka asnje lidhje me politeizmin? Pastaj duhej te thoshte se prej kujt i mesuan pellazget emrat e ketyre perendive dhe ne cfare shkalle zhvillimi shoqeror ishin jo vetem pellazget, por edhe mesuesit. Ne realitet autori i mitologjise ilire ka shkruar nje liber krejtesisht antihistorik dhe eshte munduar me formen fetare t’u ndryshoje ilireve panoramen hapsinore te zhvillimit shoqeror per t’i paraqitur ata ne te njejten shkalle me popujt e tjere europiane gjë që jo vetëm nuk eshte e vertete, por fsheh thelbin e botes ilire dhe te shkences se historise. Ai i zgjeron shpikjet e tij edhe me tej duke krijuar paralelizma te pashoqe midis mitologjise primitive ilire dhe atyre skllavopronare helene apo romake sic qe rasti i flijimit cdo 9 vjet i kater kuajve hyut te detit (po te jete i vertete) proces i cili nuk mund te ndahet nga nje veprim i perafert per nje kryehyu te ngjashem me Jupiterin romak apo Zeusin helen (po aty, f. 29) apo i kultit te Dardanise duke e konsideruar te ngjashem me ate te hyut te shendetesise antike, Eskalupit, apo Hygjenes (po aty, f. 31). Interesant eshte fakti qe ky autor edhe e pranon politeizmin tek iliret, por u injekton atyre nje besim fetar te mbeshtetur ne serpentet mbi çbaze dhe emertohen iliret para 3500 vjeteve nga shkrimtaret helene (te pakten e gjitha kjo gjendet ne harten 1 sipas Fulvio Kordinianos). Sipas autorit tone Boa ishte hyjni ilire ne forme gjarpri, ku kulti i tij ka jetuar deri ne shekullin e IV te eres sone dhe Nutrika ka qene hyjnesha e ilireve veriore, mbrojtese e femijeve (po aty, f. 33). Eshte po ky autor qe duke u mbeshtetur ne bashkefajtoret e shtremberimit te historise nderton nje panorame te tille te nderlikuar duke i lidhur idete fetare me politiken, vetem se kete te fundit me nje nenteks teper te fshehte. Fjala behet per nje fis ilir, te quajtur keshtu nga Skulaksi, hyllejte i cili, sipas Ulrih fon Vilamovic-Melendorf na paska qene nje nga tre fiset dore te Spartes qe kane pasur origjine ilire dhe kane jetuar ne Dalmati (po aty, f. 54). Pamundesia per te realizuar perbashkimin e heleneve me iliret perben aktin me te pare te shtrembërimit te historise pasi pak me poshte autori do te ja jape sihariqin se ne shekullin e 4-5 kemi vdekjen e perendive ilire (po aty, f. 57) pa çka se ato ekzistojne mirefilli deri ne fillim te shekullit te XX-te sipas te njejtes hapesire botekuptimore. Dhe ky sihariq behet teper i gezueshem kur marrim vesh se ne iliri ka ekzistuar nje legjende sipas se ciles vdekja e Panit tregon per vdekjen e politeizmit dhe triumfin e monoteizmit (po aty, f. 58). Ne qofte se idete e studiuesve te huaj i lidhin iliret me helenet kjo eshte gusto e tyre, por te akuzosh si nentekst se iliret jane  nje nder perkrahesit e monoteizmit heleno-romak do te thote ta banalizosh historine duke e shtremberuar ate ne thelbin e vet. Nenkuptimi ne kete rast eshte teper i qarte: iliret, sipas nentekstit te autorit tone, jane paralele ne hapesiren e zhvillimit social me helenet dhe romaket, akoma me tej, jane bashkeautore te krishterimit monoteist.

Ndersa shoku i shkolles se tij e paraqet panoramen fetare te ilireve me afer realitetit, por mundohet t’i lidhe me pellazget dhe keta te fundit t’i beje mesuesit e heleneve pa i shkuar ndermend mbi pamundesine e realizmit te ketyre ngjarjeve sipas relatoreve hipotetike.  Aq me teper behet i pabesueshem ky autor kur tenton t’u bashkangjise  pellazgeve nje panorame kulturore mitike pa bere me perpara analizen e rendit shoqeror qe kane jetuar ata me shkaqet dhe pasojat perkatese. Sipas tij njihet boterisht qe ne shekullin r XIX-te se panteoni helen u formua me tiparet e tij kryesore vetem ne shekullin e VI-V pes duke pasur si burim kryesor kulturen pellazge (Arion Hysenbegasi, Ngadhenjim mbi mijeravjecaret, f. 434). Ky kostatim nuk ka asnje vlere ne qofte se ne nuk percaktojme me perpara raportet perkatese te qelizave materiale te shoqerise me vete rendin dhe konkretisht raportin e rendit te pellazgeve me kulturen e tyre (pikerisht keto raporte jane unifikuese ane e kend botes pa pasur nevoje huazimi) dhe sidomos dinamiken e botes se relacioneve me rendin shoqeror. Po te kishte bere kete autori do te arrinte ne kerkesen per t’i bashkangjitur analizes se tij nje parameter te panjohur nga shkenca e historise, por shume te njohur nga filozofia dhe shkencat e natyres. Dhe eshte ky parameter qe na meson mbi pamundesine e realizimit te fenomenit te pretenduar nga shoqerite e atyre koherave. Eshte tjeter gje permbajtja  e hapesires se pretenduar dhe tjeter gje menyra e formimit te tyre. Pikerisht pretendimi i mesiperm eshte absolutisht i pamundur pasi bota e relacioneve, per shkallen e zhvillimit qe kane pasur relatoret (pellazget hyjnore dhe helenet), nuk e lejon bashkeveprimin me ato permasa dhe njeri prej tyre duhet te zhduket nga historia. Keshtu eshte pa vlera konstatimi sikur herojte e miteve te zanafilles se mitologjise kane jetuar shume me perpara se te shfaqeshin te ashtequajturit helene dhe hyjnite, qe jetojne me mitet, jane, po ashtu, me prejardhje parahelene (po aty, f. 436) kur dihet fare mire qe historiografia greke ka ndertuar nje gjeneze te mbeshtetur ne herojte e Homerit dhe nuk eshte e mjaftueshme kundershtimi a priori pa ditur thelbin e problemit, pasi tek ata parahelene ka nje dritare te lidhur me kultet pagane (Homeri, Odiseja, kënga XII, vargjet 316-320). Ne menyre materialiste argumenti eshte ne favor te heleneve te djeshem dhe grekeve te sotem ku pretendimi i mesiperm nuk ka asnje domethenie, pasi kerkush nuk ka thene ndonjehere qe panteoni helen eshte i krijuar nga bota helene. Pa dyshim qe ai ka pasur nje paraardhes pasi, ne menyre absolute panteoni i kujtdo populli ka lindur ne fazen fisnore te organizimit komunar dhe ka nje paraardhje nga kultet pagane te mbeshtetur ne objektet madhore natyrore duke mos qene kurre nje identitet i vetem me politeizmin. Ne kete menyre, ne qofte se do ta konsiderojme te sakte faktin qe perendite me te lashta jane “Dielli” dhe “Toka”, perkatesisht “ati” dhe “nena e jetes” (po aty, faqe 441) duhet te jemi te bindur qe ato nuk jane te huazuara ne menyre absolute pasi jane produkte te te gjithe popujve te botes. Dhe po t’i kujtohet lexuesit vizita e Odisese ne ishullin e Diellit, ku jetonin lopet e Diellit, do te arrije ne perfundimin se kultet pagane na paskan jetuar si mbeturina ne boten politeiste te paraheleneve te kohes se Trojes. Problemi eshte te zbulohet se cfare besimi fetar kane pasur iliret dhe parailiret per te percaktuar lidhjet e kohes se zhvillimit me shkrimin dhe alfabetin (ja përse shërbejne idetë fetare për temën tonë). Autori ynë në këtë drejtim ka bërë një punë të lavdërueshme duke qënë në rezonancë me punën disa shekullore të albanologëve të huaj dhe shqiptarë. Sipas tij, duke cituar filozofin romak Maksim Tir, ilirët peonë adhurues të Diellit si gjithë ilirët e paraqesin simbolikisht “Hyjin Diell” me një disk të vogël të ngulur në majën e një shtylle të lartë (po aty, f. 444); dhe pastaj autori tregon disa raste në malësitë e veriut e të jugut të Shqipërisë së sotme ku është nderuar dhe nderohet “kulti i vëndeve të larta”, “i majave më të larta” të maleve që adhuroheshin si “maja të Diellit”, apo në malin e Tomorrit, i cili mban emrin e “Malit të Shenjtë të Dodonës së Molosisë” dhe ku nderohej kulti i hershëm pellazg, ilir, shqiptar: kulti i “Hyjit Diell”, e përfundimisht sipas këtij autori pellazgët, ilirët, pra shqiptarët e hershëm, ishin paganë. Ata adhuronin natyrën, forcat natyrore dhe mbi të gjitha Diellin e Tokën (po aty, f. 475, 490, 734).

Unë jam i bindur që autori nuk e di se me këtë përfytyrim që ai ka për idetë fetare të pellazgëve, ilirëve dhe shqiptarëve ka hedhur tej disa pikëpamje të postkomunistëve që lidhen pikërisht me temën tonë. Rrjedhimi i parë rezulton të jetë që pellazgët nuk kanë pasur shkrim pasi idetë fetare që ata mbartnin kanë qënë shumë më mbrapa se idetë fetare që paralelizohen me shkrimin. Në qoftë se do të pranojmë ekzistencën e shkrimit tek ata, atëhere ilirët nuk janë pasardhësit e tyre dhe në qoftë se do të pranojmë politeizmin edhe tek ilirët, atëhere ne shqiptarët nuk jemi pasardhësit e ilirëve, por gjithsesi pranimi i ideve fetare nën pamjen e kulteve pagane tek shqiptarët të çon në pranimin se ata nuk janë të ardhur në këto troje pasi lëvizja e fiseve dhe grup fiseve njerëzore nuk është një problem universal që shoqëron të gjithë dinamikën e shoqërisë nga lindja dhe deri në vdekjen. Kjo e fundit është një iluzion i gabuar i studiuesve që i ndjek për mijëra vjet pa e kuptuar se lëvizja e fiseve dhe grup fiseve ndodh vetëm në një rast në historinë e njerëzimit, pas ndarjes së punës dhe teorikisht, deri në momentin e lindjes së politeizmit. Është nje periudhë mijëravjeçare e njerëzimit që nuk është analizuar asnjëherë me këtë sy, por çdo gjë është kufizuar në barazinë e kulteve pagane me politeizmin. Por problemi e ka një zgjidhje të mëtejshme të lidhur me kohën e lindjeve të fiseve dhe grupfiseve, mbi çbazë janë formuar popujt dhe ata që janë formuar herët, ose shumë heret e kanë hapësirën e lëvizjes mekanike të tyre shumë të vogël deri në mosqënie, kur popujt e formuar vonë ose shumë vonë e kanë këtë lëvizje tepër të madhe; kjo duhet të bjerë në sy tek raca e kuqe përtej Atlantikut.

Por me sa kam kuptuar studiuesit postkomunistë shqiptarë nuk e kanë hallin tek mitologjia ilire apo shqiptare, por ata merakosen për tjetër gjë edhe pse nuk kanë asnjë punë me të dhe kërkojnë të bëjnë politike me mitologjinë duke e konsideruar mitologjinë greke si mitologji pellazge të cilën të parët e kishin huazuar nga të dytët (Luftullah H. Peza, Liljana Peza, Dritë e re mbi Pellazgët dhe gjuhën e tyre, f. 60) pa i shkuar ndërmënd që kjo në atë kohë ishte e pamundur të realizohej dhe nuk ka asnjë mundësi që një popull të huazojë nga një tjetër përgjatë fazës fisnore dhe pastaj ta zhdukë atë nga historia.

Për të mbyllur diskutimet për këtë fushë po jap të përmbledhur dinamikën e ideve fetare sipas një studimi të realizuar njëzet e pese vjet përpara me titull: Feja dhe intelektualët, ku pretendoj të kem zgjidhur mënyrën dhe formën e lindjes së ideve fetare, si dhe format evolutive të tyre konform rendeve shoqërore. Sipas këtij studimi arësyeja e lindjes së ideve fetare është e lidhur me botën e mirëqënies brënda një rendi shoqëror, e cila kur arrin maksimumin kërkon të ndryshojë llojin e marrëdhënieve të prodhim-shkëmbimit, por këtë e realizon më së pari në fushën e fesë (pasi idetë subjektive e suprimojnë realitetin nga pikëpamja kohore): në këtë mënyrë komuna e mirëfilltë primitive, përpara se të realizojë ndarjen e punës, realizon lindjen e kulteve pagane; e meqënëse kjo shoqëri drejtohet në mënyrë të vetëdijshme (brenda instinktit te trasheguar nga bota e kafsheve) sipas barazisë natyrore e pjell formën fetare në përputhje me këtë barazi natyrore dhe është kjo arësyeja përse kultet pagane kanë si perëndi objekte reale me veprimtari ireale. Kjo përbën formën më të parë të ideve fetare dhe është një bote subjektive që ekziston absolutisht tek të gjithë paraardhësit e popujve të botës se sotme. Parimi poligjenist i lindjes së njeriut në Tokë bën që ekzistenca kohore e këtyre kulteve pagane të jetë në përputhje me kohën e lindjes së popujve dhe nuk mund të ketë asnjë mënyrë teorike që të argumentojë ekzistencën e formave të tjera fetare pa kaluar më përpara mbi kultet pagane, apo huazimet nga njeri parapopull tek tjetri jo vetem per shkak te paaftesise per t’u realizuar relacionet e domosdoshme, por dhe per shkak te shkalles se zhvillimit te seicilit ku bie ne sy ndryshueshmeria sasiore e kulteve pagane ane e kend globit. Kjo formë fetare i shërben të gjithë fazës fisnore të komunës dhe nga pikëpamja kohore është tepër-tepër e gjatë, teorikisht sa shuma e rendeve shtetërore të marrë së bashku (në realitet gjatë gjithë kësaj kohe që ka paraparë njerëzimi, pas ndarjes së punës, ka ndodhur paradoksi i kohës në sajë të relacioneve universale ku popujt e prapambetur kanë fituar në kohë dhe popujt më të zhvilluar e kanë humbur atë). Kështu që vazhdimësia e rendit të kapitalit do të jetë në përputhje me dinamikën e racës të përbërë nga popuj me dinamikë të ndryshme në sajë të kohëlindjes, pasojat e së cilës duhet të merren parasysh nga politikanët e sotëm edhe pse nuk ma merr mëndja të kenë mësuar ndënjë gjë në shkollat e tyre. Pas parakalimit të fazës fisnore, në kohën që ndjehet e nevojshme ndryshimi i formës së marrëdhënieve të prodhim-shkëmbimit lind politeizmi që, si formë fetare, është në përputhje të plotë me mënyrën e organizimit të shoqërisë  ku bie në sy karakteri i asambleve popullore dhe është kjo arësyeja përse forma fetare mbështetet në shumë perëndi. Kjo formë fetare lind përpara se të vendosen marrëdhëniet ndërshtetërore (forma skllavopronare), disa qindra vjet, dhe i shërben marrëdhënieve skllavopronare të prodhim shkëmbimit. Lufta e Trojës është në përputhje me fazën më të parë të lindjes së politeizmit dhe tregon se ajo shoqëri po përgatitej për tu futur në dyert e shtetit, gjë e realizuar me qytet-shtetet e para helene pas rreth 700 vjetësh. Edhe kjo forme fetare nuk eshte huazuar nga parapopujt primitive parashteterore. Me zhvillimin maksimal të marrëdhënieve skllavopronare të prodhim-shkëmbimit lind nevoja e ndryshimit të tyre dhe kjo pikësëpari realizohet në fushën e fesë ku lind monoteizmi, i cili është në përputhje të plotë me formën e organizimit politik të perandorive skllavopronare ku forma perandorake vulos formën monoteiste të fesë: nje perandor = një Zot. Eshte kjo forme fetare qe i imponohet popujve duke krijuar nje unitet ne zhvillimin specifik dhe atje ku ajo nuk shtrihet kemi ndryshime te dukshme ne karakteret e zhvillimit social te popujve. Forma monoteiste e fesë i shërben rendit feudal duke e mbyllur formën evolutive të saj edhe pse duhet të ketë edhe një formë tjetër fetare të lidhur me botën e jashtëtokësoreve. Pas kësaj faze do të arrijë momenti që njeriu do të bindet edhe praktikisht se nuk mund ta njohë kurrë Zotin, mirëbërsin e vet, por dhe nuk mund ta mohojë dot kurrë Atë. Tani nuk na ngelet gjë tjetër veçse të paralelizojmë fazat e zhvillimit të shoqërive përkatëse me këtë analizë për të parë nga e kanë ato gjenezën, të paktën sipas ideve fetare.

Gjithsesi të jetë puna studiuesit shqiptarë postkomunistë janë në kontradiksion të plotë  midis tyre, me baballarët enveristë, por dhe me punën disa shekullore të albanologëve botërore dhe të atyre shqiptarë. Midis tyre kam kënaqësinë të përmënd: Mark Tirtja, Peter R. Frank, Aleksandër Stipçeviq, Skënder Anamali, Frano Prendi në Kuvendin e Parë të Studimeve Ilire, vëll. I, f. 118, vëll. II, f. 281, 282, 283, 371, 355, 28, 31, 271-272; Mark Tirtja në Konferencën kombëtare të studimeve etnografike, f. 302, 303; Neritan Ceka në librin Apolonia e Ilirisë, f. 88, 173; Ismail Kadare në librin Një dosje për Homerin, Nëndori 8/82, f. 134; Frano Prendi, Skënder Anamali, Bep Jubani, Dhimitër Budina në Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f. 112-113, 224, 167, 279, disp. II, f. 317, 328; të cilët formojnë armatën gjigande të albanologëve që e çuan zgjidhjen deri në prakun e argumentimit të autoktonisë absolute të shqiptarëve, por qe në sajë të metodikave skolastike të vjetëruara dhe politikës e frenuan këtë argumentim. Puna gjigande e tyre nuk mund të anashkalohet me një të rënë të lapsit dhe nuk mund të ketë karakter nihilist.

Por une pretendoj se studiuesit e albanologjise problemin e ideve fetare tek shqiptaret, iliret dhe parailiret e kane pare ne menyre shume antihistorike dhe, per te mbuluar paaftesine ne zberthimin e problemit, postuluan se nuk mund te kete nje popull pa mitologji pagane (Azem Qazimi, Fjalor i motologjise dhe demonologjise shqiptare, f. X) pa i shkuar ndermend per zberthimin e ketij paganizmi ne elemente perberes dhe te lidhur me rendin shoqeror mbi ç’baze kane lindur gabime te njepasnjeshme (duke barazuar kultet e natyrës me politeizmin fetar, ose duke i paraqitur si vazhdim i njeri-tjetrit brenda nje permbajtje edhe pse feja nuk ka histori, përmbajtje dhe thelb) në nivel botëror, duke e permbysur autoktonine absolute te shqiptareve te sotem (monogjeneza nuk e pranon autoktoninë e asnjë populli).

       8-Mbi imponimin politik të luftës dhe skllavërisë tek ilirët

Në vazhdim këta studiues u imponuan ilirëve botën e luftës dhe proçesin e skllavërisë e lanë në heshtje edhe pse kjo ishte absolutisht e pamundur të ketë ndodhur ndonjëherë në ndonjë skaj të Globit. Nga ana tjetër e lidhën emrin e tyre me të kundërtën e proçesit në fjalë. Në këtë pikë padija intelektuale e studiuesve postenveristë është me të vërtetë me përmasa shumë herë më të madhe se e baballarëve të tyre enveristë, ku këta të fundit e kanë pasur me kohë kërkesën për të zbuluar se si lind lufta dhe skllavëria, problem i pa zgjidhur akoma nga filozofia materialiste dhe në këtë mënyrë u imponuan bijve të tyre një padije në fuqi infinit edhe pse këta të fundit mbaruan shkollat më të mira europiane pas 1991-shit. A nuk është ky një tregues që kapaciteti intelektual është i varur kryekëput nga geni familjar dhe në këtë drejtim të gjithë komunistët dhe bijtë e tyre lënë shumë për të dëshiruar? Se çfarë ka ndodhur me këtë problem nuk është e vështirë të konstatohet, por të habit kurajoja civile për t’i imponuar botës ilire elementë sociale që ata nuk kanë pasur asnjë mundësi për të bashkëjetuar me to. Panorama hapsinore e kësaj veprimtarie shoqërore është paraqitur me ngjyra ekstreme deri në atë masë sa ilirëve u imponuan lufterat, martesat, shkembimet tregetare dhe aleancat midis tyre (Eva Brinja, Antikiteti, f. 35), akoma me tej, u konsideruan popull luftarak që nuk vihej nën pushtetin e të tjerëve dhe shpesh kishin pushtuar botën (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve europiane, f. 10). Pati pastaj fise ilire që u konsideruan si pushtues të një bote midis Nilit dhe Indisë me emrin Skithë (po aty, f. 82-83) dhe kjo autore për t’i mbushur mëndjen lexuesit që kjo lajthitje është e saktë argumenton se të dhënat antropologjike dëshmojnë se në deltën e Nilit dhe tek Sumerët 3000 vjet përpara Krishtit ka banuar një popullsi e bardhë dhe pikërisht me origjinë pellazgo-ilire (po aty, f. 201) duke e ngritur lajthitjen e saj në katror. Akoma më keq, pati nga ata autorë që relacionet midis fiseve primitive në kohëra tepër të vjetra ja nënshtuan proçesit të armatosjes duke bashkuar fiset e para të njeriut deri në shkallën e racave (Ali Eltari (Lapi), Pellazgët, krijuesit e qytetërimit botëror, f. 32), gjë krejtësisht e pamundur që të jetë realizuar ndonjëherë.

Por pati nga ata autorë që e lidhën mbijetesën e ilirëve ndër mijëvjeçarë pikërisht me luftën deri në atë shkallë sa e akuzuan botën ilire të lidhur me shpirtin e kryengritjes të luftës për liri si shkaku i dytë i ekzistences historike (Gjetë Ndoi, E vërteta mbi shqiptarët, f. 16) duke harruar se bota ilire pikërisht këtë karakteristikë nuk kishte pasur dhe përballë invazionit sllav u dorëzua duke u zhdukur nga historia. Eshte tjetër punë që një pjesë e ilirëve në sajë të relacioneve me parahelenët dhe helenët arritën të mbijetojnë në histori me emrin epirotë, por dhe këtyre nuk mund t’i atribuojmë ndonjë shpirt luftarak të veçantë pasi në shekullin e XIV-XV pas Kri. kanë qënë në prag të eleminimit total dhe vetëm në sajë të rastësisë otomane kanë mundur të mbijetojnë në histori. Gjërat duhen thënë sipas statistikës historike dhe jo sipas mesimeve të historiografisë enveriste e cila ka ngritur përrallën e shpirtit liridashës  të shqiptarëve-ilirë kur në realitet është krejt e kundërta: shqiptarët u bënë të lirë vetëm në sajë të politikës europiane në shekullin e XX-të të shprehur me anë të Klerit Katolik Shqiptar dhe nuk kanë luftuar kurrë për vëndin e tyre dhe kjo e ka një arësye shoqërore mijëravjeçare të lidhur me fenomene shoqërore që historiografia komuniste dhe postkomuniste nuk ka mundur t’i zbulojë dot. Paraardhesit e ilireve, iliret dhe pasardhesit e tyre nuk e kane njohur skllaverine ne zhvillimin autokton, por vetem te imponuar, keshte qe cdo kryengritje e tyre eshte nje rastesi per boten e trinomit te mesiperm. Por studiuesit postenveristë bene nje akrobaci per kete problem pasi ekzistencen e skllaverise neper popujt e Mesdheut ja injektuan edhe pellazgeve duke i pranuar keta te fundit si paraardhes te ilireve. Keshtu me se nje autor thote: “Tabelat, per aq sa u kuptuan dhe ashtu sic u kuptuan (behet fjale per 3000 tabelat e vogla te Knosit dhe te Pilosit me shenjat e shkrimit linear B), paraqesin ne vetvete nje arkiv te ekonomise se mbretit dhe te tempujve. Sic duket, pjesen me te madhe te njerezve qe permenden ne tekstet, e perbejne sklleverit. Ne shume tabela tregohen vendet e origjines se sklleverve; zakonisht keto vende jane pellazge.” (Leonard Prifti, Shqiptaret, greket dhe serbet kundra Shuflait, f. 48). Nga ky pasazh nuk duket qe tek pellazget te kene ekzistuar marredheniet skllavopronare te prodhim-shkembimit, por ajo percaktohet sakte kur po ky autor pretendon se “Qyteterimi mikenas eshte puro pellazg dhe si i tille duhet konsideruar si qyteterim ilir, shume i hershem.” (po aty, f. 109).

Problemi i luftës nuk është kuptuar kurrë saktësisht nga studiuesit shqiptarë të të gjithë ngjyrave, por është marrë si shëmbëll për të pasuruar punimet e tyre pa i shkuar ndërmënd se ekzistenca e luftës duhej të varej nga një shkallë e caktuar e zhvillimit të marrëdhënieve të prodhim-shkëmbimit, të cilën ilirët nuk e kanë pasur kurrë për faktin më të thjeshtë fare: nuk kanë pasur pronë private, e cila bie në sy deri në mesin e shekullit të XX-të kur pasardhësit e tyre, shqiptarët, vendosën ta ndryshojnë pronën fisnore në pronë private. Proçesi realisht ka filluar vetën në kohën e Mbretit Zogu i Parë dhe aspak më përpara. Kështu është i papranueshëm fakti sikur fiset ilire të kenë bërë luftëra të përgjakshme për shkak të rekurseve ekonomike duke penguar proçesin e konsolidimit nacional (Preloc Margilaj, Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht, f. 315), gje e cila po te kishte ekzistuar do te bente te ndryshmen e asaj qe pretendon autori, ose në të kundërtën ilirët nuk janë paraardhësit e shqiptarëve dhe me këtë të marrë fund e gjithë shkenca e albanologjisë.

Por ka të dhe të dhëna me karakter ilarizues sikur lufta nacional-çlirimtare beri të veten dhe e shtjelloi më tej trashëgiminë e shëndoshë të Rilindjes dhe të Motit të Madh të Arbërit (Dhimitër Pilika, Pellazgët, origjina jonë e mohuar, f. 28) duke më çuar në përfundimin që vepra e dijetarit  të jetë ndotur nga pinjollët e enverizmit pasi këto jo vetem qe nuk janë fjalët e tij, por ato nuk mund te jene as pjese e ndergjegjes te tij rebele antikomuniste; keshtu qe vepra e dijetarit te madh duhet marre me shume rezerva ne drejtim te saktësisë.

Përmasat e luftës, si akt i lidhur me pronësinë dhe skllavërinë, ka një suport analitik tepër të përcaktuar ku filozofia e ka thënë me kohë fjalën e saj, por përpara se t’u atribuosh ilirëve lëvrimin e kësaj veprimtarie, edhe në fazën parapolitike, duhet përcaktuar më përpara dinamika reale e saj në planin filozofik, gjë e parealizuar akoma, dhe vetëm pas kësaj do të kuptohet qe shoqëria ilire nuk ka arritur asnjëherë atë shkallë zhvillimi shoqëror që të kenë përdorur luftën si zgjidhëse të konflikteve hapsinore për ushqime të përditëshme midis komunave, mbi ç’bazë ka lindur dhe forma me e parë e luftës në historinë e njerëzimit. Arësyeja e kësaj është shumë e thjeshtë: ekziston mirëfilli tek shqiptarët e fillimshekullit të XX-të në krahinën e Hotit (Theodor Ippen, Shqipëria e Vjetër, f. 25).

Vëmë re se në këtë pikë studiuesit post komunistë janë në rezonancë të plotë me albanologët shqiptarë të periudhës komuniste. Përmënd me rrallë: Gjerak Karaiskaj, 5000 vjet fortifikime në Shqipëri, f. 14, Frano Prendi, në Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I-rë, f.124, Selim Islami në Kuvendin e Parë të Studimeve Ilire, vëll. I-rë, f. 88-89, 90.

E po të krahasojmë idetë e tyre me gjëndjen reale të shoqërisë shqiptare në shekullin e XX-të e përpara tij, në funksion të luftës dhe organizimit të saj do të vëmë re se organizimi i fisit për luftë është shumë më mbrapa se helenët e epokave heroike. Mjafton të lexohet kumtesa e prof. Rrok Zojzit: Mbeturina të rendit fisnor në disa mikrorajone të vëndit tonë, mbajtur në Konferencën kombëtare të studimeve etnografike, f. 175, për të kuptuar se sa larg realitetit ka qenë historiografia enveriste për këtë problem.

                              9-Mbi mitet dhe legjendat ilire

Pastaj i erdhi radha produktit ideor ilir duke u injektuar atyre mitet dhe legjendat e botës parahelene. Nuk u mjaftuan me kaq, por dhe luftën e Trojës e konsideruan si luftë midis fiseve pellazge, që më vonë u transformuan në fise ilire, duke nënkuptuar se dhe autori letrar i asaj lufte të ketë qënë i lidhur me botën shqiptare (fjalë të George Fred Williams, 1914, shoqëruar veprën e Dhimitër Pilikës, f. 447). Pastaj, anasjelltas, produktin social hipotetik te parailireve dhe ilireve ja injektuan heleneve duke krijuar praktiken e monogjenezes kulturore e shoqerore. Kurse nje autor tjeter, per kete problem shkruan: “Epiri eshte nje krahine e banuar nga “barbare” ilire, qe nuk deshirojne te luftojne kundra ilireve te Trojes. Ida Thallon )1919, XXXIX) nenvizon faktin se lufta e Trojes behet midis dy grupeve etnike te ndryshme: grekeve dhe ilireve.” (Leonard Prifti, Shqiptaret, greket dhe serbet kunder Shuflait, f. 92)

Autori i studimit të mitologjisë ilire hedh në tregun mediatik idetë e tij të revizionuara sipas politikave të fshehta duke na dhuruar një situatë shoqërore tepër të pakuptueshme dhe kontradiktore të botës ilire. Sipas tij Apolodori ka rregjistruar variantin greko-ilir të legjendës së Kadmit dhe Harmonias mbi ç’bazë lindi Iliri (Moikom Zeqo, Aspekte të mitologjisë ilire, f. 37) çka nënkupton se emri ilir është produkt helen dhe në këtë pikë fillon historia e ilirëve, na pëlqen apo jo ky version. Akoma më tej autori thotë një të vërtetë, por pa e çuar atë deri në fund duke dhënë një pamje ngjarjesh të pamundura në adresë të ilirëve. Sipas tij legjendat greke nuk janë imponuar me forcë, por janë marrë nga ilirët, që i kanë zhvilluar sipas ngjarjeve e koncepteve të veta mitologjike (po aty, f. 39) duke harruar se kjo nuk mund të jetë reale pasi kërkon një zhvillim të caktuar të shoqërisë. Pastaj duhet parë për cilët ilirë e ka fjalën, pasi të jeni të bindur që ilirët veriorë as që janë marrë ndonjë herë me legjendat helene, por ato janë kultivuar vetëm tek epirotët pasi vetëm ata kanë qënë në kontakt me parahelenët dhe helenët mbi ç’bazë dhe u zhvilluan ndryshe nga pjesa tjetër e ilirëve duke formuar çudinë e parë të botës ilire: mbijetimin nga dyndjet kriminale të sllavëve. Ka qënë pikërisht bota helene ajo që i përgatiti epirotët për mbijetëse historike pas shekullit të V-VI pas Kri. Por autori kërkon me çdo kusht që botën parahelena ta lidhë me botën ilire me anë të luftës së Trojës duke e paraqitur kontraktimin në brëndësi të botës parahelene si kontraktim ilir edhe pse ajo ngjarje nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, të ketë ndodhur në brëndësi të botës ilire. Për këtë ai merr në ndihmë herë Ruzhdi Ushakun, sipas të cilit emri i Ulqinit duhet të lidhet me toponimin homerik Daulkion, që përmëndet tek Odiseja (epi XIX, vargu 293 (po aty, f. 40); dhe herë Virgjilin, sipas të cilit emri i krahinës së kaonëve vjen nga emri i heroi trojan Kaoni (po aty, f. 50).

Ndërsa një autor tjetër nuk e pranon varësinë e mitologjisë ilire nga ajo helene dhe për këtë hedh idenë se mitologjia greke është e vonshme, po të krahasohet me mitologjinë dhe fenë epirote (Arsim Spahiu, Orakulli i Dodonës dhe epirotët (shek. XX-II para e.s.), f. 158) dhe për t’i mbushur mëndjen lexuesit postulon se ndikimi i qytetërimit grek në Epir nuk do të ketë filluar para shek. V pa. E.s dhe, duke kërkuar ndihmën e N.G.L. Hamond, shpreh bindjen se pas vitit 470 pa. E.s. Trebenishti, Epiri dhe Ballkani Qëndror filluan “të kthehen nga bota relativisht e zhvilluar e qyteteve greke” (po aty, f. 156), por duke “harruar” se kolonia helene e Apollonisë datohej që në vitin 588 pa. Kri. (Grup autorësh, Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, f. 20). Ky autor shpreh dhe nje mendim tjetër, që është dhe pak i dyshimtë në parashikimin e asaj që fshihet. Sipas tij “Kam evokuar edhe praninë e rolin e fiseve ilire (mesapëve, japygëve, daunëve, peuketëve, oenotrëve, dardanëve, etj) si në Greqinë kontinentale, ashtu dhe në ishujt Egje, në Troadë dhe në Itali. Sipas mendimit tim, dokumentacioni grek i lashtësisë të jep mundësinë të saktësohet karakteri etnik i mitologjisë dhe i fesë greke”(Arsim Spahiu, Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e Vjetër, f. 15). Por autorët e librit të parafundit, duke qënë profesionistë në këtë fushë, nuk e lënë autorin e arsimuar në Perëndim të gabojë në këto përmasa pasi pretendojnë se tregëtia e ndërsjelltë ilire-greke (varet se e çfare kohe ka qënë, pasi në të kundërtën ardhja e helenëve në trojet e ilirëve ka pasur si shkak botën e tyre të brëndëshme dhe aspak relacionet e dyanshme) i ndihmoi krahinat fqinje të njihen me pasuritë natyrore të Ilirisë  dhe me mundësitë që kishte konfiguracioni i Ilirisë për t’u lidhur me krahinat e tjera të Ballkanit. Prandaj helenët filluan të themelojnë koloni në brigjet e Jonit e të Adriatikut Lindor nga shek. VIII pa. Kri. e në vazhdim (Grup autorësh, Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, f. 19). Pretendimi i autorëve të këtij libri është krejt formal pasi u ka shpëtuar pa zbuluar shkakun e lëvizjes së fiseve parahelene, gjë që duhet konsideruar një dukuri me përmasa botërore vetëm për një fazë të caktuar të një rendi shoqëror dhe do të justifikonte shumë ngjarje historike që u mbivishen ilirëve dhe paraardhësve të tyre historikë.

Por pati nga ata autorë “guximtarë” që hodhën idera edhe më ekstreme duke e konsideruar atdheun e paraardhësve të ilirëve si atdheun e helenëve të mëvonshëm me pikesynimin per te lidhur te tashmen shqiptare me te kaluaren e lavdishme te atyre koherave. Sipas autorit tone Pellazgjia me vone Hellada u shndëruan ne modele te jetes shoqerore, te shkolles e te shkences dhe te estetikes se pakrahasueshme (Preloc Margilaj, Iliret flasin shqip – shqiptaret flasin ilirisht, f. 198) pa i shkuar ndermend te shpjegoje prapambetjen shoqerore te shqiptareve te sotem. Eshte e pamundur te ekzistoje nje gjeneze e perbashket e pjeseve te nje populli te ndare me fise, sic kane qene iliret, dhe zhvillimi konkluziv i tyre te jete me ndryshueshmeri deri ne cilesore. Eshte nje metodike shterpe qe e shtremberon gjenezen e shqiptareve te sotem duke mos realizuar asnje perfitim konkret, qofte dhe vetem teorik. Eshte po ky autor qe pretendon se pervoja mijeravjecare e jetes shoqerore, shteterore e ekonomike e popullit ilir i ka sherbyer Greqise, te behet force e dalluar levizëse, ne rrugen e zhvillimit kah lavdia supreme historike (po aty, f. 256). Po të merret si fakt, kjo forme e te menduarit, nuk mund te jete analoge me nje shkolle ku mesojne shume nxenes dhe disa kane rezultate te mira e disa jo.

Problemi i prapambetjes se popujve, ne zhvillimin e tyre, ka dy faktore determinues: ate te lindjes, mbi c’baze mund te percaktojme shpejtesine e zhvillimit dhe nivelin e tij; dhe ate te marredhenieve universale brenda dhe jashte tij mbi ç’bazë mund te percaktojme tjetersimin ne zhvillimin e popujve, por i gjithe procesi i fundit eshte i varur kryekeput nga rendet shoqerore dhe ne kete pike qendron e fshehta e ilireve historike.

                           10-Mbi panoramën sociale të ilirëve

Panorama sociale e paraardhesve te shqiptareve u ndertua e tille qe krjoi mundesine te perbashkohen elementet sociale te shoqerise ne faza te kunderta zhvillimi duke krijuar nje imazh te gjendjes shoqerore jo vetem ta pamundur ne planin real, por ne kundershtim me teorine materialiste per kete problem (forma e gjinore dhe patriarkale e familjes nuk mund të pajtohet me shtetin klasor, forma fisnore e prones nuk mund te pajtohet me shtetin klasor, e drejta zakonore e pashkruar nuk mund te pajtohet me shtetin klasor, marredheniet mall-mall nuk perbejne esencen e shtetit klasor dhe te gjithe keto qeliza sociale nuk ndertojne dot nje shtet klasor, por ato ne rastin me te mire formojne nje shoqeri primitive me karakter fisnor, ose e thene ndryshe, fazen fundore te komunes primitive perpara se te shpikej shkrimi). Por cfare ndodhi me albanologet dhe historianet shqiptare pas 1991-shit? Ata ndertuan nje shoqeri ilire te perparuar me elementet sociale primitive dhe kete kerkuan ta barazojne me boten helene dhe romake.

Keshtu autorja e antikitetit postuloi se vendi midis Greqise dhe Romes ka qene i barabarte me to (Eva Brinja, Antikiteti, f. 206) pa i shkuar ndermend se nga pikepamja gjeografike vendi i ilireve duhet te jete i barabarte me vendin e heleneve dhe latineve, por nga pikepamja njerezore iliret ishin te pakten 10 here me te vjeter se komshinjte dhe detyrimisht nuk mund te ishin si ata në zhvillimin shoqëror. Dhe e gjitha kjo ndodhte ne kuadrin e nje shperthimi ndjenjash kombetare qe kishte pushtuar pinjollet e enverizmit, por dhe bashkekrahinoret e tyre edhe pse kishin qene te persekutuar deri ne palce. Kjo e fundit nuk i ka penguar ata te filozofojne ne drejtim te problemeve albanologjike me permasa tej reales. Keshtu, sipas njerit prej tyre, njeriu i eger nuk mund t’i qendroje rrebesheve te kohes duke aluduar se ky njeri nuk ka amfiteatro, akropole, monumente kulturore, etj (Mexhit Kokalari, Epiri, kryeqendra e qyteterimit antik ne Europe, f. 4) pa na treguar se keto monumente mund te gjenden ne trojet e te egjerve, por i kane ndertuar te civilizuarit dhe kete nuk eshte i afte ta argumentoje dot. Ne kete pike qendron pikerisht autoktonia absolute e ilireve te djeshem, por dhe mosha absolute teper-teper e vjeter, kur koha e tyre relative e lidhur me rendin shoqeror eshte teper-teper e re. Te dy keto kohe iliret i kane ekstreme ne kontinent dhe te pakrahasueshme me popujt e tjere te Europes. Ndoshta vetem basket mund t’i afrohen me perafersi. Keshtu eshte e papranueshme qe te pranohet ekzistenca e lashte e një popullate midis Durresit dhe gjiut te Prevezes ku shtrihen një sërë amfiteatrosh, hipodrome, stadiume e pastaj t’i akozosh grekët si pushtues ne krahinat jugore të atdheut të shqiptarëve gjatë vitit 1913 (po aty, f. 21-22), kur popullata vëndase është tepër primitive dhe helenët kishin ndikuar në transormimin e ilirëve në epirotë dhe këta të fundit shkruanin vetëm me alfabetin helen, përpara se të vinin romakët.

Për të kuptuar këtë primitivizëm, distancën e ilirëve nga gjuha e shkruar dhe ndikimin qe helenët kishin realizuar mbi ta, po analizojmë elementët sociale të shoqërisë ilire sipas këndvështrimit të përfaqësuesve të Marrëzisë shqiptare dhe kundertine qe ato kane me studimet shumeshekullore te albanologëve.

Familja

Pa i kuptuar rrjedhimet qe do te dilnin nga gjendja e familjes ilire, te pakten, studiuesja e antikitetit jep kete panorame te pjeseshme te gruas ne Iliri: sipas saj ekziston nje pozicion i posacem i femres ilire ku ato jane te barabarte me burrat dhe mund te kene femije edhe pa u martuar (Eva Brinja, Antikiteti, f. 211). Marredheniet e lira te femres ilire, po te jene te sakta, tregojne se shoqeria ilire e asaj kohe sapo kishte vendosur ndarjen e punes, e kete jo vetem ne menyre te sforcuar, por mbi te gjitha te imponuar nga bota e relacioneve, dhe pasojat e ketij veprimi akoma nuk ishin ndjere ne ate shoqeri. Eshte pikerisht lloji  i  ndertimit te familjes qe percakton shkallen e zhvillimit te fazes fisnore te komunes dhe kete nuk ka marre parasysh autorja kur ka tentuar te krijoje nje madheshti imagjinare te paraardhesve te shqiptareve te sotem. Sipas kesaj hapesire te familjes ilire rezulton se shoqeria ilire ndodhej ne fazen e mirefillte te komunes primitive dhe ngelet per te zbuluar se kush ishte ajo force shoqerore qe kishte influencuar mbi te. Si shpegohet fenomeni real per rastin ilir? Pikerisht kjo perben te pamunderen per autoren e antikitetit, sepse ajo eshte edukuar me frymen e monoteizmit kulturor dhe me kete e permbys te gjithe realitetin ilir me te mirat dhe te keqijat qe disponon si dhurate e natyres dhe botes njerezore.

Ne te njejtin pozicion gjendet dhe autorët e studimit mbi gjuhen pellazge ku, krahas shtetit te organizuar deri ne fazen qytetare, pranon ekzistencen e organizimit gjinor te familjes (Luftullah H. Peza & Liljana Peza, Drite e re mbi Pellazget dhe gjuhen e tyre, f. 54) pa i shkuar ndermend se kjo nuk ka asnje mundesi praktike te realizohet ne planin specifik pervec nje versioni te realizoar ne saje te relacioneve me me te zhvilluarit. Por pranimi i kesaj hapsesire do te tregonte ne menyre te argumentuar pranine e paradoksit te kohes pergjate dinamikes se zhvillimit te pellazgeve-ilire dhe me kete te merrte fund Marrezia e madheshtise te shqiptareve postenveristë, pasi menyra e shpjegimit te fenomenit ne fjale do te kerkonte medoemos rishikimin e te gjithe shkences se historise ne nivel boteror, gje te cilen autorët tane e kanë pasur si mundesi reale per ta bere, por per efekt te edukacionit shkollor e kanë anashkaluar pa i shkuar ndermend se ketu fshihet misteri zgjidhes i botes ilire me te gjithe parametrat sociale te parapare nga ata dhe shoket e tyre te se njejtes shkolle.

Ndersa dijetari Pilika e shtyn njohjen e karakterit te gruas deri tek pellazget, pa u futur ne brendesi te dinamikes se familjes ku sipas te cilit gruaja tek pellazget gezonte shume te drejta dhe respektohej njesoj si burrat, duke arritur deri ne postet me te larta (Dhimiter Pilika, Pellazget, origjina jone e mohuar, f. 321) gje e cila mund te jete e vertete, por, ne kete rast, ekzistenca e dukurise ne fjale e perjashton ekzistencen e gjuhes se shkruar dhe rrjedhimisht e gjithe dinamika e pellazgeve duhet riparë sipas ligjeve te shoqerise njerezore dhe jo sipas ligjeve te shpikura nga individi. Por ne vazhdim autori nuk merr parasysh ndërlidhjet e ndërsjellta te ndërtimit te familjes me gjuhen e folur dhe te shkruar pa i shkuar ndermend se keto probleme nuk mund te kostatohen sipas qejfit sipas nje gjendje sa imagjinare aq dhe te pamundur. Autori e zbret gjendjen e gruas deri tek fiset ilire te mirefillta dhe te tjetersuara ku per çudi pranon se ne Epir, Iliri etj gruaja gëzonte te drejta me ligj pronesi, trashegimi, disponim te lire te cdo vlere qytetarie, kryesi familje, gjendje te privilegjuar, deri ne drejtim mbreterie (po aty, f. 402). Me kete kostatim autori ka qene prane zbulimit te te vetmes metode te lidhjes se pellazgeve me iliret, por ai duke dashur te vere ne pah nje gje qe nuk mund te ekzistoje, gjuhen, anashkalon dukurine e barabarte sociale, sic eshte gjendja e gruas si tek pellazget ashtu dhe tek iliret. Eshte pika ku autori kerkon te perbashkoje metodiken materialiste te perdorur nga Engelsi per familjen me idene e tij, ku sipas filozofit gjerman martesa moter e vella takohet tek iliret parthine (po aty, f. 413) pa i shkuar ndermend se vazhdimesia e ideve argumentuese mbi bazen e gjuhes se shkruar eshte absolutisht e pamundur te realizohet. Dhe po te mos ta kishte shtrire idene argumentuese tek elementet gjuhesore te shprehur me ane te shkrimit do te ishte plotesisht i sakte perfundimi sipas te cilit shqiptaret jane pasardhesit e pellazgeve, popullit me te mocem te Europes (po aty, f. 430). Me keqardhje konstatoj se deshira e Tij nuk perputhet me realitetin se Ai nuk ka qene ne gjendje te argumentoje bindeshem lidhjen evolutive pellazg – ilir – shqiptar  edhe pse ai ka perdorur nje metodike analitike shume afer zbulimit te kontinumit kohor-hapsinor, per rastin konkret te familjes. Vetem  mbi kete baze mund te behet argumentimi dhe te hidhet poshte teza qe thote se barazimi pellazg – ilir nuk del e argumentuar as historikisht dhe as gjuhesisht (Shaban Demiraj, Epiri, Pellazget, Etrusket dhe Shqiptaret, f. 51) teze e cila deri me sot e sheh veten fitimtare per shkak te paaftesise se albanologeve që per dreq i shtohet dhe ndertesa e të Marreve të madhështisë së shqiptareve, por që ne, në fund të fundit, jemi të detyruar ta përkrahim për hir të së vërtetës së pamohueshme.

Por te gjitha keto ne nje fare menyre perjashtohen po te pranojme se fiset ilire kane qene te organizuara ne baze te struktures tradicionale-patriarkale ne thelb te se ciles ka qene e drejta fisnore (Preloc Margilaj, Iliret flasin shqip – shqiptaret  flasin ilirisht, f. 313) pasi ekzistenca e patriarkalitetit familjar tregon se shoqeria ilire kishte parakaluar te gjitha fazat e familjes dhe koha kishte ardhur per monogamine duke qene ne prag te ndryshimit te marredhenieve ekzistuese. Keshtu qe ngelet per te pare gjendjen reale te familjes neper fazat e emertuara si pellazge, ilire, arberore e shqiptare, dhe vetem pastaj mund te japin finicione mbi organizimin e shoqerise. Ne te kunderten ne jemi te detyruar te pranojme zhvillimin jo vetem me hope, por dhe me kthim prapa ne organizimin e shoqerive perkatese, perderisa familjet patriarkale shqiptare ekzistojne deri ne shekullin e XX-te ne menyre shume bindesi dhe determinuese, sidomos ne fshatin shqiptar. A nuk tregon kjo se ketu fshihet pikerisht ajo që nuk është marrë parasysh ne shkencat shoqërore: shpejtësia e zhvillimit shoqëror; shënja dalluese midis popujve, kombeve dhe shteteve?

Në të vërtetë të gjitha pikëpamjet mbi ndërtimin e familjes në shoqëritë ilire dhe parailire pas 1991 herë ndodhen here në kontrast, e herë në unitet, me përfundimet e studiuesve albanologë të kohës së enverizmit, çka përsëri tregon për mos zbërthimin saktë të kësaj qelize jo vetëm sot, por edhe atëhere kur është kërkuar të përbashkohej e sotmja me të kaluarën e largët pa nxjerrë asnjë përfitim konkret. Mund të përmënd në vazhdim: Mark Krasniqin në Gjurmë e gjurmime, f. 192,239; Zef Mirditën në Studime Dardane, f. 76; Kristo Frashërin në Konferencën kombëtare të studimeve etnografike, f. 244; Gjerak Karaiskajn në Butrinti dhe fortifikimet e tij, f. 25; Bep Jubani në Përmbledhje artikujsh arkeologjike për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I-rë, f. 148.

Prona

Të paktën prona private realisht është e lidhur me institucionin fetare ne territorin e banuar nga ilirët-shqiptarët dhe etërit e krishtërimit të hershëm janë autorët e vërtetë të saj. Kam parasysh ipeshkvinë e Drishtit që përmëndet për herë të parë që më 16 maj  743 (Statutet dhe Urdheresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit, f. 42) ku njihet prona dhe të ardhurat e saj (po aty, f. 163). Por duhet ditur që në territorin e banuar nga shqiptarët e sotëm ka mbizotëruar prona fisnore e favorizuar nga pushteti otoman i cili nuk e ka njohur pronën private mbi tokën dhe rrjedhimisht nuk ka se si të ketë pasur të tillë në botën fshatare shqiptare (kam parasysh monografinë me autor Av. Vasil K. Dilo: “Studim mbi Çifliqet”, botuar në fletoren “Konkordia – Omonia, e cila botohej në Gjirokastër në gjuhën greke, italiane dhe shqip, por qe une e disponoj doreshkrim ne gjuhen shqipe, në Nr 208-255, dt 02-15 prill 1919). Por problemi në dukje sa i thjeshtë është vështirësuar me dashje nga studiuesit komunistë dhe postkomunistë shqiptarë për të justifikuar kasaphanën enveriste në emër të bolshevizmit ku vetëm problemi i pronës private i diskretiton sot në sytë e opinionit shqiptar, i etur për pronë private, pa e ditur se dinamika e saj mbështetet në marrëdhëniet njeri-natyre e njeri-njeri dhe nuk mund të shpërfillet e kaluara historike me ndërgjegje. Dinamika e saj historike nuk është ashtu siç është paraqitur nga filozofia komuniste enveriste, por krejt tjetër për tjetër ku në funksion të temës sonë dallohen dhe akrobatllëqet e studiuesve postenveristë.

Edhe pas disa viteve te shëmbjes së diktatures, studiuesit e vjeter u kujtuan per problemin e prones dhe duke e ditur se thelbi i zhvillimit te shoqerise njerezore mbeshtetet pikerisht ne kete prone shpejtuan t’u atribuojne ilireve kete element social edhe pse pasardhesit e tyre pas 2500 viteve vazhdonin te kishin ne perdorim formen fillestare te prones: pronen fisnore. U pretendua se shkalla e zhvillimit të zejtarisë dëshmon gjithashtu për praninë në këtë fushë të pronësisë private. Dukurinë e pronësisë për tokën e kemi të dëshmuar më vonë dhe duket se ajo ndjek një rrugë më të ngadaltë (Grup autoresh, Historia e Popullit Shqiptar, vell. 1, f. 49). Autori nuk ka se si ta dije, pasi nuk e ka mesuar sic duhet ekonomine politike ne shkollen e larte, se prona mbi token eshte shume me e hershme se zejtaria, akoma me tej, pronesi mbi token eshte shkaktarja e lindjes se luftes midis komunave primitive ku zejtaria ka qene e palindur. Ky është një ndër problemet kryesore të shkencës së historisë, por që nuk është marrë parasysh nga studiuesit shqiptarë dhe pikërisht: si lind lufta dhe cilat janë format fillestare të saj? Kjo është e vlefshme edhe për idetë fetare, juridike, politike, artistike, letrare, shkencore, etj, etj.

E vetmja gjurma analitike moderne e prones private tek iliret gjendet ne punimin e autorit mbi triumfin e kohes se shqiptareve ku, sipas te cilit, fiset ilire e zgjeruan pronen private dhe e shtuan ate (Arion Hysenbegas, Ngadhenjim mbi mijeravjecaret, f. 76) duke qene ne kundershtim krejt flagrant me punen 200 vjecare te albanologeve te huaj dhe shqiptare per kete teme. Interesant është fakti që gjatë epokës komuniste problemi i zhvillimit të pronës private tek ilirët nuk është zbërthyer asnjëherë, por gjithëshka është kufizuar tek skllavëria duke e nënkuptuar të parën pa asnjë pasojë të ndërmjetme dhe vetë skllavërinë herë të paqënë, herë të kufizuar e herë prezente. Vlen të përmënden Zef Mirdita në Studime Dardane, f. 67, 69-70, 92-93; Hasan Ceka në Përmbledhje artikujsh arkeologjike për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. II, 302; Selim Islami, Bep Jubani në Kuvendin e I-rë të Studimeve Ilire, vëll. I, f. 58, 93, 194.

Autori duhet ta kete kuptuar shume mire qe jashte prones private nuk mund te kete zhvillim te civilizuar sipas hapesires qe na imponojne te Marret e madheshtise shqiptare dhe per te shpetuar keta te fundit nga pozicioni i dyshimte ku ndodhet teoria e tyre mundohet t’i krijoje atyre nje themel artificial pa asnje lloj argumenti dhe kjo perben pjesen e cirkut ne historine moderne shqiptare. Të paktën problemi i pronës private tek ilirët është tepër i lehtë për t’u muhuar për faktin më të thjeshtë fare: ekziston në formën fisnore tek shqiptarët e shekullit të XX-të,  por këtë nuk ka pasur kerkush guximin ta vinte ne dukje pasi do të binte ndesh me filozofine komuniste të enverizmit, dmth me komunizmin bolshevik, i cili nuk pranonte revolucion proletar pa pronë private.

Legjislacioni

Në qoftë se ka ndonjë produkt shoqëror të lidhur domosdoshmerisht me shkrimin në etapat më të parë të lindjes së këtij të fundit ai është ligji. Fakti që ka ekzistuar dikur e drejta zakonore e pa shkruar dhe pastaj është kaluar në legjislacionin juridik të shprehur fillimisht në ligjet e Solonit në Athinë dhe pastaj ato të dymbëdhjetë tabelave në Romë tregon se proçesi ka një dinamikë shumë përmasore, por më kryesorja është pabarazia e përmbajtjes së tyre duke treguar se midis helenëve dhe romakëve mund të ketë pasur një lidhje rastësore ku të dytet kishin mësuar nga dekretet e Solonit (po Soloni nga kush i mësoi?), por nuk ka pasur lidhje të domosdoshme përpara se të shpikej lufta si vazhdimësi e politikës me mjetet e dhunës. Në dy libra mbi të drejtën romake (Andrew Borkowski & Paul Du Plessis, pa vit botimi, f. 68-71, dhe Andra Mandro, Tiranë 2007, f. 111-112) pranohet ekzistenca e një të drejte zakonore të pashkruar dhe rrufeshëm kalohet në analizën e përmbajtjes së të drejtës romake ku për rastin shqiptar kjo është e pavlefshme. Por juristët shqiptarë nuk e kanë mësuar kurrë se midis të drejtës zakonore të pashkruar dhe ligjeve fillim shtetërore shtrihet një periudhë kohore tepër-tepër e gjatë dhe për shqiptarët kjo është evidente. Pikërisht midis këtyre dy të drejtave qëndron domosdoshmëria e lindjes së shkrimit (midis këtyre dy të drejtave qëndrojnë një sërë fenomenesh shoqërore të aplikuara si enigma shkencore). Sot, qoftë për rastin helen, qoftë për rastin romak, është pothuajse e pamundur të dihen përmbajtjet e të drejtës zakonore të pashkruar dhe për të ditur këtë i duhet drejtuar popullit shqiptar i cili disponon jo vetëm të drejtën zakonore të pashkruar deri në shekullin e XX-të, si Kanuni i Laberisë, Kanuni i Dibrës, Kanuni i Lurës (Kararet e dheut), por ai disponon dhe kanunet e pashkruara me ndikim të ligjeve shtetërore, si Kanuni i Lek Dukagjinit dhe i Skëndërbeut ku dallohet jo vetëm ndryshimi në përmbajtje, por dhe në pasojat sociale ku jane zbatuar. Rëndësia e ekzistencës së të drejtës zakonore të pashkruar tek shqiptarët qëndron pikërisht tek problemi i lindjes së shkrimit tek paraardhësit e shqiptarëve dhe këtu problemi nuk ka nevojë për koment pasi do të tregonte se shoqëria parashqiptare nuk ka asnjë mundësi të ketë pasur shkrim, por ajo gjëndet në pozicionin e sotëm pikërisht si formatim social të realizuar në sajë të botës së relacioneve universale, të rastësishme për të. Kjo e fundit paraqet interes të posaçëm pasi do të tregonte se kush ishin ata që kishin ndikuar domosdoshmerisht mbi popullin shqiptar për një kohë të gjatë dhe çfarë përfitimi kanë pasur prej tyre. Por autorja e antikitetit pikërisht këtë mundohet të fshehë dhe mundohet të imponojë pamundësinë e aplikimit të ligjeve të historisë mbi popullin shqiptar. Ajo pranon se shkrimin nuk e kanë përdorur njëkohësisht të gjithë popujt, pasi këtu fillon historia, dhe me këtë logjike i bie që ne shqiptarët të jemi futur në histori në fundin e shekullin të XIX-të (në këtë pikë ajo mashtron pak, pasi Kongresi i Manastirit i mbajtur më 1908 tregon se bashkësia shqiptare është futur në histori realisht në shekullin e XX-të dhe kjo etapë është e lidhur me Ismail Qemal Vlorën, na pëlqen apo jo ky fakt), por kjo logjikë nuk funksionon kështu për rastin e shqiptarëve (duhej thënë për rastin e autores sonë) (Eva Brinja, Antikiteti, f. 37). Autorja nuk ka se si ta dijë, sepse nuk ja ka mësuar kërkush, që lëvrimi i gjuhës shqipe është bërë vetëm nga Etërit Tanë Katolikë dhe në këtë pikë fillon edukimi njerëzor e kombëtar i popullit shqiptar, prandaj dhe Etërit Tanë Katolikë janë baballarët e Kombit Shqiptar. Prandaj dhe periudha 400 vjeçare e punës titanike të Tyre është periudha e formatimit historik të Popullit Shqiptar me bazë botëkuptimore europiane. Pikërisht në këtë pikë qëndron ndryshimi i karaktereve kombëtare të krahinave mbarë shqiptare pasi veprimtaria e Etërve Tanë Katolikë nuk ka qënë e shtrirë në të gjithë territorin e banuar nga shqiptarët Pikërisht për të fshehur këtë fakt autorja jonë nuk e pranon logjikën e shkencës së historisë dhe mundohet me të gjithë mënyrat të krijojë një histori të antikitetit, ireale dhe antishqiptare.

Duke mos ditur dinamikën dialektike, lindje – zhvillim – vdekje, të ideve juridike në planin filozofik botëror, anëtarët e klubit të të Marrëve të madhështisë shqiptare shpikën një sërë situatash historike në fushën e juridiksionit për të justifikuar fantazinë e tyre shtërpe. Sipas autores së antikitetit ilirët kanë pasur ligje të parathëna (se çfarë kuptohet me termin ligje të parathëna është pak e vështirë të merret vesh), ku nënkuptojmë një kod të vendosur dhe të provuar prej kohësh, por i pashkelur nga kushdo, qoftë ky shtetas i thjeshtë, apo mbret (Eva Brinja, Antikiteti, f. 208). Por e gjithë kjo përdoret si trampolin për të kaluar tek një tjetër ide e autores, për të cilën do të flasim më poshtë. Por një autor tjetër e kthen kohën e ilirëve pak më mbrapa pasi pranon organizimin fisnor të ilirëve dhe ekzistencën e ligjeve të pashkruara tek maqedonasit dhe epirotët (Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve, f. 47) pa i shkuar ndërmënd se kjo kundërshton titullin e librit pasi po të jetë e vertetë kjo do të thotë se epirotët dhe maqedonasit nuk kanë asnjë lidhje me ilirët, të paktën nga ana sociale. Por kjo temë duhet të ketë qënë e vështirë për të diturin Pilika, pasi pranimi i tezës sikur i biri i Stragjirës, ku flitej pellazgjishtja, siç na garanton Tukididi, ka meritën e rrallë se pati vënë në qarkullim shkencor “Kushteturën e shtetit të epirotëve” (Dhimitër Pilika, Pellazgët, origjina jonë e mohuar, f.399), tregon se Epiri nuk i përket botës ilire, por asaj maqedonase dhe kjo ka qënë një kërkesë e historiografisë greke të epokave moderne. Përsëri i dituri Pilika ka pasur probleme me botëkuptimin e tij. Por autori shqiptar, nga Mali i Zi, duke dashur të vërë në pah të kaluarën e largët ilire me të tashmen shqiptare mundohet të krijojë një panoramë hapsinore filozofike që t’i afrohet realitetit shqiptar pa i shkuar ndërmënd se bota e relacioneve e përjashton këtë hipotezë. Sipas recenzentit të librit besëlidhja formoi të drejtat kanunore, kanuni në shoqërisë patriarkale fisnore ka qënë në fuqi disa mijëravjeçarë, aq sa zgjati shoqëria fisnore dhe për t’i dhënë karakter vjetërsia e origjinaliteti shton se besa nuk përmban nocion religjoz (Preloc Margilaj, Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht, f. 27), akt të cilin e hasim tek Kanuni i Lurës apo Kanuni i Dibrës në shekullin e XX-të.

Interesant është fakti se në këtë fushë studiuesit e epokës komuniste përpara 1991 nuk e atakuan të drejtës zakonore shqiptare në drejtim të lashtësisë së saj. A ka qënë kjo një maturi e tyre, apo kanë ditur diçka është për t’u zbuluar, por gjithsesi në veprën e tyre para atij viti unë nuk e kam hasur, ndoshta mund të jetë ndonjë gabim i imi.

Marrëdhëniet tregëtare

Ekonomia politike ka nje defekt metodik; merr parasysh gjithmone pasojen e relacioneve, ndersa shkakun e nenkupton te lidhur me nevojen pa i shkuar ndermend se vete nevoja eshte e lidhur me nje parameter social qe percakton dhe vete nivelin e kesaj nevoje, qofte dhe vetem thjeshte si faktor per rritjen e mireqenies. Ne kete kuader, per te treguar se paraardhesit e shqiptareve kanë pasur nje shkalle zhvillimi te krahasueshem me komshinjte u injektuan paraardhesve te shqiptareve nje dinamike tregetare te tille sa e konsideruan si shkaktaren e shtrirjes se heleneve pergjate bregdetit te Jonit dhe Adriatikut (Grup autoresh, Historia e Shqiperise dhe e shqiptareve, f. 19); të njëjtën gjë na paraqet edhe autorja e antikitetit (Eva Brinja, Antikiteti, f. 35). A mund te pranohet kjo ne kete menyre? Ketu fshihen jo vetem shkaqet reale te levizjes se heleneve drejt veriperendimit te vendqendrimit te tyre te dyte ne historine e sterlashte te paraheleneve, terheqja e tyre nga keto territore pas disa shekujve, por kryesisht ketu fshihet gjendja reale shoqerore e parailireve dhe pasoja e relacioneve midis paraheleneve dhe parailireve. Paaftesia metodike e historianeve dhe albanologeve shqiptare ka shpënë ne fshehjen e faktorëve qe cuan ne formimin e popullates epirote dhe te gjithe procesin historik te formimit te tyre. Kjo paaftesi nuk eshte e afte te shpjegoje perse epirotet nuk u bene kurre helene dhe perse u transformuan ne shqiptare pas 2000 vjeteve rebeshe historiko-politike, kur po të kishte pasur marrëdhënie tregëtare midis epirotëve dhe helenëve, sipas hapësirës që pretendon autori, atëhere në shekullin e XX-të banorët e Jugut të Shqipërisë do të pretendonin për qënien greke të tyre. Ne menyre te permbledhur une pretendoj se ka qene dinamika e brendeshme e fiseve parahelene shkaku primar perse ato filluan levizjen larguese nga vendqendrimi dhe prapambetja shoqerore e fiseve parailire, dhe perse kjo levizje qe drejt vendit te ketyre te fundit. Karakteri dualist i shkakut te levizjes se fiseve parahelene drejt vendit te parailireve e permbledh dhe boten e prapambetur te tyre dhe aspak tregetia e ndersjellte. Marredheniet tregetare tek ilirët, aq më keq tek parailirët, jane nje iluzion historik dhe aspak nje realitet. Fazat e mëvonshme të zhvillimit të ilirëve tregojnë se çdo aspekt tregëtar në territorin e banuar nga ata ka qënë thjeshtë një rastësi e cila ka ndihmuar në rritjen e dozës së formatimit të tyre me hapësira jashtë ilire, por brënda domosdoshmërisë së tyre të ardhëshme. Pikërisht në këtë pikë qëndron thelbi historik në racën njerëzore ku paradoksi i binjakëve përbën formën e këtij thelbi. Është pika ku historia shpalos karakterin shkencor të saj dhe aspak më ndryshe.

Por historianët që ndërtuan historinë e re të Popullit Shqiptar pas 1991-shit e thjeshtuan problemin duke e kufizuar botën tregëtare të ilirëve pa vënë në dukje shkakun e tyre. Sipas tyre ilirët kanë pasur shkëmbime tregëtare me kolonitë e bregdetit dhe qytetet e Halkides (Grup autorësh, Historia e Popullit Shqiptar, vëll. 1, f. 64-65) pa na treguar përmasat dhe veçoritë e kësaj tregëtie.

Por bota e marrëdhënieve tregëtare kërkon me çdo kusht praninë e shkrimit dhe vetëm për këtë janë shpikur marrëdhëniet tregëtare midis ilirëve dhe helenëve, por çudia është se nuk ka dalë kush të tregojë edhe vetëm një dokument të shkruar mbi këto marrëdhënie.

Shteti

Pika ku të Marrët e madhështisë shqiptare përputhen, pothuajse 100%, me studiuesit e epokës enveriste eshte pranimi i shtetit tek ilirët, por që të Marrët e madhështirë shqiptare e shtrijnë këtë shtet deri tek pellazgët hyjnorë duke e përmbysur pothuajse të gjithë përmbajtjen e albanologjisë klasike dhe moderne deri në atë masë sa rezulton e pakuptimtë përmbajtja e tyre.

Sipas autorit shqiptar nga Mali i Zi nuk ka qene e rastit qe nga trualli pellazgjik dualen shtet e para, dhe ky truall te kete qene djepi i mendimit te lire e demokratik….Pellazgjia me vone Hellada u shnderuan ne modele te jetes shoqerore, te shkolles e te shkences dhe te estetikes se pakrahasueshme (Preloc Margilaj, Iliret flasin shqip – shqiptaret flasin ilirisht, f. 198). Nuk e di se cfare kupton me shtet autori, por te pranosh se pellazget na paskan ndertuar shtetin per here te pare, por pasardhesit e tyre, iliret, na paskan krijuar shtet me superstrukture patriarkale fisnore (po aty, f. 196) do te thote te pranosh nje ecuri te shoqerise ndryshe nga ajo qe eshte zhvilluar realisht dhe koha e kesaj ecurie te kete karakter mbrapaktheu, dmth te ece mbrapsht. Akoma me keq autori pranon se ne Iliri kane qene realizuar bashkimet fisnore (po aty, f. 322) dhe per here te pare ne Europe jane krijuar shtetet e tipit patriarkal e klasor (po aty, f. 316). Dhe, sipas tij, dardanët kanë qënë të parët ndër ilirët e kanë pasur shtetin e tyre përtej Kosovës (po aty, f. 344). Te gjitha keto tregojne se autori nuk e di se si krijohet shteti dhe cfare kushtesh duhet te plotesoje shoqeria qe te jete e gatshme per t’u futur ne dyert e tij. Shteti nuk mund te ndertohet se ka qejf individi, ai realizohet si rezultat i zhvillimit te shoqerise duke kaluar nepermjet nje sere etapash, te cilat autori i permend, por qe ne fund te fundit perseri nuk jane te afta te ngrenë ndertesen e shtetit. Ndërtimi artificial i organizimeve te tilla si bashkimet fisnore, struktura patriarkale e klasore apo struktura patriarkale fisnore jane perralla te se kaluares se larget para 3000 vjecare dhe nuk kane asnje vlere, pasi realisht ato i disponon shoqeria shqiptare e fillimshekullit te XX-te, bashkesia e te cilave perseri nuk qe e afte te vinte ne jete shtetin e shqiptareve pa nje dore te forte, siç qe ajo e Mbretit Zogu i Pare. Prolemet jane krejt ndryshe dhe autori nuk disponon informacionin e nevojshem per zberthimin e tyre pasi përdor nje metodike teper te konsumuar dhe aspak fitimprurese, akoma me keq, eshte viktime e arsimimit enverist në vendin e tij, në Shqiperi.

Duke i marrë me rradhë pikëpamjet e të Marrëve të madhështisë shqiptare vë re se ata jo rrallë kontaktohen qoftë me vetveten qoftë midis tyre duke e treguar hapur se kanë pasur një qëllim politik kur i kanë hyrë kësaj rruge, në dëm të popullit shqiptar për të fshehur krimet e baballarëve dhe gjyshërve të tyre. Sipas autores së antikitetit mbretëritë e dardanëve, e molosëve të Epirit dhe e ilirëve të mirëfilltë kanë luajtur një rol në antikitet në të gjitha drejtimet, por dhe sot vazhdojnë pasardhësit e tyre (Eva Brinja, Antikiteti, f. 205). Se çfarë kanë bërë pasardhësit e ilirëve në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të e dimë shumë saktë, por se çfarë kanë bërë para 2000 vjetëve nuk e dimë dhe po t’i marrim të sakta hipotezat e autores sonë arrihet në përfundimin se ilirët, me organizimin e tyre social, nuk bënë gjë tjetër veçse i detyruan pasardhësit e tyre shqiptarët të ecin për së mbrapshti në histori duke kaluar nga shteti në struktura fisnore, nga prona private në prona fisnore, nga politeista dhe monoteista në paganë, nga monogamia në patriarkalitet, nga njerëz të lirë në skllevër të bolshevizmit, nga ligjet e shtetit në të drejtë zakonore të pashkruar dhe, së fundi, i detyruan nga njerëz të transformohen në jo njerëz, që është dhe kryevepra e komunizmit enverist. Dhe po të kishte studiuar historinë e antikitetit të racës së verdhë, gjë që nuk e ka bërë (po aty, f. 41), do të arrinte në përfundimin se ajo paska qënë një sëmundje botërore me karakter politik monogjenist. Vetëm në këtë pikë vlen të analizohen ngjarjet sipas atij parimi.

Ndërsa një autor tjetër pretendon se në vitet 423-385 pa. Kri. na paska ekzistuar mbreteria molose (Arsim Spahiu, Orakulli i Dodonës dhe epirotët (shek. XX-II para e.r.), f. 150) pikëpamje e cila është e njëjtë me atë të gruphistorianëve shqiptarë të epokës komuniste te cilët kanë pretenduar se në shekullin V pa. Kri. fillon koha e formimit të shteteve ilire (Grup autorësh, Historia e Shqipërisë dhe Shqiptarëve, f. 23). Por autori i mësipër, duke kërkuar ndihmën e G. Hoffman, pretendon se ata që themeluan shtetin maqedonas kanë qënë ilirët ose maqedono-ilirët (Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve, f. 44) duke i shtuar këtij pretendimi se ne nuk kemi asnjë tekst letrar apo mbishkrim në gjuhën maqedonase dhe epirote (po aty, f. 45), por duke harruar se nuk mund të ketë shtet pa shkrim dhe eshte pikërisht shkrimi ai që përgatit përfundimisht shoqërisë për tu futur në dyert e shtetit. Për t’i shpëtuar pozicionit të dyshimtë ku e fut vehten, autori kërkon t’i mbushë mëndjen lexuesit se organizimet politike të epirotëve të formuara gjatë shekujve VI-V pes ekzistonin në formën e koinone-ve në kohën që maqedonasit e zgjidhnin mbretin nga Asambleja, por nuk  i kishin asnjëherë nën kontroll fiset malsore ilire, që banonin në Maqedoninë lindore e perëndimore duke pranuar që kuadri Polis do të ketë qenë i panjohur në Maqedoni dhe në Epir. Por autori harroi se ekzistonin njerëz që ishin marrë me këto probleme dhe do të shkruanin se për periudhën kohore deri në vitin 231 pes nuk janë gjetur dokumenta të shkruara që të japin të dhëna mbi jetën e “Mbretërisë Ilire” dhe historianët e sotëm formojnë hipoteza, por u mungojnë mjetet për t’i vërtetuar (Arion Hysenbegas, Ngadhënjim mbi mijëravjeçarët, f. 121) duke më çuar në përfundimin se këtu dikush ja fut në tym dhe ç’është më e keqja pa asnjë përfitim konkret.

Por autorët e vjetër të historisë së popullit shqiptar për të mos i prishur qejfin qoftë të Marrëve të madhështisë shqiptare, qoftë pretendentëve të kundërt, gjetën një rrugë të mesme duke e konsideruar kohën e pretenduar si kohëformim shtetëror si kohë aktesh të rrugëformimit të marrëdhënieve skllavopronare për t’ju afruar kohëfantazisë së pretendentëve të shteteve ilire duke krijuar një unitet teorik dhe “shkencor” midis dy fazave të historiografisë shqiptare. Sipas tyre në fund të shekullit të V pes ilirët u futën në rrugën e zhvillimit skllavopronar dhe në shek. IV-III pes filluan formimin e një seri shtetesh ilire (Grup autoresh, Historia e Popullit Shqiptar, vëll. 1, f. 61), pa i shkuar ndërmënd qe kjo dinamikë sociale duhet t’i kishte çuar pasardhësit e ilirëve shumë përtej rendit kapitalist duke qënë ata qëndra e kapitalizmit botëror dhe jo SHBA-ës

Që të përcaktosh ekzistencën e shtetit tek ilirët ka shumë rrugë, por kryesorja është të nisesh nga bota e shqiptarëve pasi të parët i kemi pranuar si paraardhës të të dytëve dhe është absolutisht e pamundur të kemi mbeturina shoqërore jo shtetërore tek këta të fundit. Problemi është tepër i thjeshtë dhe lidhet me progresin social jo vetëm të shqiptarëve, por duke qënë një temë tjetër jam i detyruar ta anashkaloj. Por qe ka edhe tallje me kete problem nuk duhet diskutuar, te pakten pas 1991-shit, pasi pretendohet se “Sipas psikanalizes, ka nje pavetedije te lashte kombetare, te fshehur ne id-in kombetar shqiptar.” (Leonard Prifti, Shqiptaret, greket dhe serbet kundra Shuflait, f. 89)

Rezonanca intelektuale që mbështet  këto ide përbëhet nga autorë të shumtë shqiptarë e të huaj dhe është interesant fakti që për këtë temë ka pasur punime të shumta që “argumentonin” se bota ilire ka qënë e organizuar në shtet. Përmënd me rradhë Ismet Elezi në Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike, f. 209; Dibra dhe dibranët, f. 87; Zef Mirdita në Studime Dardane, f. 55, 88, 90, 91, 95; F. Drini në Bibliografi e arkeologjisë dhe historisë së lashtë te Shqipërisë 1972-1983, f. 37; Ali Hidri, Neritan Ceka, F.W. Waibank, W Pajakowski, Frano Prendi, M. Garasanin, Selim Islami, në Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire, vëll. 1, f. 333, 338, 339, 527, 110-111, 405, 327-328, 105; Skënder Anamali, Myzafer Korkuti në Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f. 162; Skënder Anamali, Skënder Aliu, Dhimosten Budina në Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. II, f. 318, 512, 550; Skënder Anamali, Myzafer Korkuti në Përmbledhje  artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. III, 582; Gjerak Karaiskaj në Butrinti dhe fortifikimet e tij, f. 25; Neritan Ceka në Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme, f. 6; Neritan Ceka në Apollonia e Ilirisë, f. 65, 67; Aleks Buda në Shqiptarët dhe trojet e tyre, f. 29.

11-Mbi teorinë e lëvizjes mekanike të popujve

Të pakënaqur me sajimet e qelizave sociale të pellazgëve dhe ilirëve, sidomos të këtyre të fundit, të Marrët e madhështisë shqiptare kopjuan nga teoritë botërore lëvizjen mekanike të popujve primitive duke mos ditur ligjin numër një të materializmit dialektik mbi pamundësinë e ndikimit të domosdoshëm të formave më të ulta të lëvizjes mbi format më të larta. Problemi me i paqarte dhe antihistorik i historiografise boterore dhe shqiptare eshte ai i çvendosjes se fiseve dhe grup fiseve nga lindja ne perendim dhe anasjelltas, nga veriu ne jug dhe anasjelltas, çka nenkupton parimin monogjenist te lindjes se njeriut ne Toke. Por po te shohesh me kujdes pretendimet e ketyre teorive do te vihet re nje kontraktim i pajustifikuar midis dinamikes kohore milionavjecare me nje dukuri te cfaqur pas ndarjes se punes, por qe nuk ka qene vecori per te gjithe popujt e botes cka do te thote se nuk mund te permblidhet ne aktet ligjore te zhvillimit te shoqerise njerezore. Problemi eshte shume i qarte: ne qofte se fiset njerezore na paskan levizur, kur fillon dhe mbaron kjo levizje, kush nga keto popuj dhe fise permbledhen ne kete proces? Pa u zgjidhur kjo dileme nuk mund te flitet per gjeneze te racave, popujve dhe aq me teper per popujt e lashte, si iliret, te cileve nuk i dihet gjeneza e larget per shkak te metodikave te perdorura (rasti helen eshte i lehte per tu argumentuar, por ai nuk duhet pergjithesuar). Por më përpara e shoh të arësyeshme të vë në pah një gabim sa të vjetër, aq dhe të ri, i cili mbështetet në sentencën se historia është bërë shkencë në sajë të dokumentacionit (Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve, f. 11). Pikërisht kjo përbën thelbin e antihistorisë shkencore, pasi realisht nocioni shkencë e historisë do të thotë të mbështetesh në thelbin e atyre që bëjnë historinë e cila realizohet vetëm në kohë, hapësirë dhe lëvizje. Vetëm se me lëvizje nuk duhet kuptuar lëvizja mekanike e fiseve dhe parapopujve, kjo është karakteristikë e botës së kafshëve dhe nuk ka asnjë lidhje me botën e njeriut, por ekziston vetëm në një rast dhe jo si një rast i përgjithshëm. Me lëvizje shoqërore, thelbi i shkencës së historisë, duhet kuptuar bota e relacioneve njeri-njeri dhe këtu përfundon gjithëshka. Pastaj fjalën e merr dikush tjetër, që përbën të panjohurën dhe mistiken ne racën njerëzore duke qënë një detyrë e shkencës së historisë për ta zbuluar.

Pretendimet mbi lëvizjen imagjinare të ilirëve dhe paraardhësve të tyre janë të shumëllojshme dhe përmbledhin të gjithë spektrin intelektual të albanologjisë shqiptare të të gjithë kohërave. Ne duke sulmuar këto subjekte në realitet kemi sulmuar shkollën që polli teorinë e monogjenezës viktimë e së cilës kanë qënë pothuajse të gjithë studiuesit shqiptare dhe albanologë të ndryshëm nëpër shekuj.

Sipas brezit të vjetër të shkencave albanologjike, por të rikuperuar pas 1991 si për t’i kërkuar falje popullit shqiptar për mashtrimin e realizuar përgjatë epokës enveriste, kjo temë nuk është prekur aspak duke qëndruar në të njëjtin pozicion dmth duke pranuar ardhjen e paraardhësve më të parë të ilirëve, ose duke mos e cilësuar këtë. Sipas një arkeologu të vjetër proçesi i indoevropianizimit nuk duhet parë si rezultat i një dyndje të vetme, por si një proçes i gjatë zhvillimi, ku kulturat autoktone eneolitike e bartësit e tyre u ndërthurën me bartësit dhe kulturat bashkëkohëse ballkanike; në këtë proçes asimilimi dhe disimilimi kulturor dhe etnik, të një tranformimi të dukshëm shoqëror si edhe të kontakteve e të lëvizjeve graduale të popullsive, u bë indoevropianizimi i territorit të vëndit tonë, i cili fillesat e tij i ka, të paktën, qysh gjatë epokës së eneolitit (Myzafer Korkuti, Parailirët, Ilirët, Arbërit, f. 20). Ky autor e shikon pak me dyshim lidhjen e pellazgëve me ilirët, prandaj mjaftohet me emërtimin e paraardhësve të ilirëve si parailirë duke vënë në dyshim lidhjen e birërisë midis pellazgëve dhe ilirëve, por pa e vërtetuar këtë. Pa dyshim që ky ka qënë një hap më përpara i historiografisë shqiptare pas 1991-shit, por duke vënë dyshimin mbi mundësinë e argumentimit. Një autor tjetër, patjetër po kaq autoritar sa autori i mësipërm, hedh idera më konkrete duke e vënë në dyshim të plotë teorinë e ardhjes së parailirëve, qofshin këta edhe pellazgë. Sipas tij i ashtëquajturi Epir nuk mund të ketë qënë i pabanuar përpara ardhjes së tribuve indoevropiane; po kështu edhe në Greqi ardhja e pellazgëve nuk ka qënë mbi troje të pabanuara (Shaban Demiraj, Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët, f. 34). T’i thoje këtë fjalë përpara 1991-shit do të konsiderohej një sakrilegj, pra autori ka bërë një hap shumë më përpara se bota akademike shqiptare enveriste, por duke mos e argumentuar dot më shpie në një dyshim të madh mbi lindjen e kësaj ideje. Për t’i shpëtuar këtij dyshimi, që rrjedh po të lexohet e gjithë vepra e tij ku përfshihet sidomos krijmtaria e epokës enveriste, autori e kufizon botën e argumentit duke treguar pamundësinë e zbulimit të problemit. Sipas tij çështja e pranisë së një popullate paraindoevropiane në trojet e banuara nga shqiptarët nuk mund të ndriçohet më tej (po aty, f. 38), pa i shkuar ndërmënd se ku qëndron gabimi metodik i përdorur. Në kundrapjetë me të qëndron autori i parë ku çuditërisht lexoj se fiset me kulturë të njëjtë ose të ngjashme mund të flasin gjuhë të ndryshme dhe do të ishte e vështirë të pretendohej se vetëm gjuha paraqet tiparin etnik të një grupi (Myzafer Korkuti, Parailirët, Ilirët, Arbërit, f. 17). Po të binte dëbora në mes të verës nuk do të shkaktonte habi më të madhe se këto fjalë të botuara më 2003, ku autori revizionon të gjithë botëkuptimin e historiografisë enveriste, por pa shkuar më tej dhe duke lënë në heshtje arësyet përse kultura e njëjtë ose e ngjashme nuk ka të njëjtën gjuhë. Çfarë fshihet këtu? Te jesh kaq afër zgjidhjes dhe ta anashkalosh atë me pretendimin se të dhënat gjuhësore përbëjnë themelin e tezës së autoktonisë së shqiptarëve (po aty, f. 59) do të thotë të mos kuptosh themelin e botës njerëzore dhe çfarë e dallon atë brënda për brënda saj; dmth ku qëndron ndryshimi i pjesëve të botës njerëzore, i kulturave të njëjta apo të ngjashme? Cila është shënja dalluese e popujve?  Unë pretendoj se kjo mangësi ka çuar në lindjen e ndërtesës së të Marrëve të madhështisë shqiptare e cila lëvizjet e parapopujve i konsideron si të vetmet arësye që krijuan popullin e ardhëshëm shqiptar. Prej kësaj teoria rezulton përfundimi sikur tre janë popujt nga të cilët mendohet se kanë dalë shqiptarët: ilirët, thrakët dhe dakët (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo – Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane, f. 95) pa i shkuar ndërmënd, ose ngaqë nuk e di, se dakët ishin ata që i shtynë dardanët nga brigjet e Danubit në drejtim të trojeve të sotme kosovare dhe nuk ka se si ata të jenë një nga të tre boshtet e popullit të sotëm shqiptar

Autori ynë i vjetër, mbi madhështinë hipotetike të ilirëve dhe shqiptarëve postulon se ilirët kanë sjellë me vete embrionet gjuhësore indoevropiane dhe duke u mbështetur në këtë bërthamë kanë zhvilluar shtresa të reja gjuhësore duke qënë origjinalë dhe të pavarur në gjuhësi (Preloc Margilaj, Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht, f.179) pa i shkuar ndërmënd se kjo për ilirët mund të ketë qënë e pamundur, se ilirët dhe parailirët nuk kanë pasur asnjë mundësi për të lëvizuar nga trojet ku u formuan si njerëz. Në diskutim nuk mund të vihet koha e ardhjes së tyre, por koha e formimit të parailirëve dhe këtu qëndron ndryshimi historisë dhe antihistorisë. Është për të ardhur keq, me të vërtetë shumë keq, kur kostaton që brezi i ri i albanologëve dhe historianëve shqiptarë ka qëndruar në vënd dhe mësuesit e tyre, edhe pse në moshë të thyer, kanë bërë goxha hapa përpara. E keqja e brezit të ri të historianëve qëndron në absolutizmin dhe vendosjen në qëndër të zhvillimit të botës ilire të lëvizjes mekanike të tyre. Sipas këtij autori i gjithë bregdeti i Adriatikut ka qënë i banuar me fise ilire dhe kronologjikisht nuk mund të vërtetohet se në të cilat etapa ilirët janë shpërngulur në gadishullin e Apenineve, në mijëvjeçarin e III-të apo të II-të pes; sipas tij ka hipoteza se edhe dorët (dorianët) kanë zbritur nga Austria dhe zonat alpine në gadishullin e Italisë (po aty, f. 273), por me sa kam kuptuar të gjitha këto hipoteza kanë qënë tymnaja përderisa më poshtë e ndryshon kohën e lëvizjes së ilirëve drejt Apenineve ku sipas tij është e vështirë të përcaktohet koha e shpërnguljes së ilirëve në gadishullin italik; ka të dhëna se janë vendosur midis viteve 1200 – 1000 pes (po aty, f. 402). Pikëpamjet e këtij autori arrijnë deri atje sa i konsideron dardanët si fisin më dinamik e lëvizës të botës ilire (po aty, f. 394) duke “harruar”, ose ngaqë nuk e ka ditur, se dardanët kanë lëvizur vetëm një herë në jetën e tyre duke u çvendosur nga bregdeti jugor i Danubit drejt vëndit ku jetojnë sot Kosovarët (sipas Fulvio Cordinianos, Albania, vëll, I-rë, harta e parë në fund të librit me emertim: Ilirikum). Por e keqja me e madhe e kesaj pune qendron, po te pranohet pikepamja e autorit tone, ne diferencimin cilesor te fiseve ilire midis tyre çka na çon ne përfundimin se ata nuk jane te nje boshti biologjik.

Duke dashur të mos vërë të pah botëkuptimin e tij autori ynë autoritar i Akademisë së Shkencave Shqiptare mbështetet tek autorët e tjerë dhe në një farë mënyre e përkrah idenë sikur, sipas disa autorëve, që përbëjnë shumicën, mesapët janë fise ilire që emigruan në gadishullin e Apenineve nga fillimi i mijëvjeçarit të parë pes, ndërsa sipas një versioni të Herodotit mesapët mendohet të jenë nga Kreta (Shaban Demiraj, Epiri, pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët, f. 183) duke na e vështirësuar problemin në drejtim të lidhjes së argumentit me punën titanike të individëve albanologë shqiptarë, pamvarësisht të epokës ku kanë punuar.

Përkrahësit e këtyre tezave në Shqipëri, të huaj dhe vëndas, kanë qënë të shumtë dhe ata nuk kanë qenë të aftë të shkëputen nga tabani skolastik i tyre. Përmënd me rradhë: Aleksandër Dhima në Studime antropologjike për shqiptarët, f. 13, 56-234; Zef Mirdita në Studime Dardane, f. 22, 23, 35, 69-70, 120; N.G.L.Hamond, Draga Garasanin, Aleks Buda, Muzafer Korkuti, Anthony F. Harding në Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire, vëll. I-rë, f. 154, 325, 53, 71, 217; S. Puskariu (përmëndur nga prof. Eqrem Çabej), G. Bonfante, Zef Mirdita, Vittore Pizani në Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire, vëll. II-të, f. 14, 102, 174, 85; Mark Krasniqi në Gjurmë e gjurmime, f. 303; prof. Eqrem Çabej në Shqiptarët dhe Trojet e tyre, f. 42; Selim Islami, Hasan Ceka në Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f. 139; Zhaneta Andrea në Kultura Ilire e Tumave në Pellgun e Korçës, f. 202; Aleksandra Mano në Iliria 2/86, f. 10, 22; Josif Ferrari në Studime për nder të Aleksandër Xhuvanit, f. 383.

Metodikën skolastike të përdorur në këtë rast unë e konsideroj të dështuar përderisa ajo nuk ka qënë e aftë të përballojë arësyet hipotetike të lëvizjes së detashmenteve indoevropiane drejt Europes, apo të fiseve ilire drejt kufijve jashtë gadishullit të tyre. Në qoftë se të gjithë popujt indoevropianë e kanë prejardhjen nga Azia (e gjej këtë tezë në një libër politik të Lev Trockit me titull: Stalini, ku veçoj: “Në luginat dhe në malet e Kaukazit janë ruajtur cirkat e valës njerëzore, që janë derdhur gjatë qindra viteve nga Azia në Europë”, f. 21, populli parailir nuk e ka pasur këtë fat për arësyen më të thjeshtë fare nuk ka qënë i përgatitur shoqërisht për ta realizuar këtë, pasi lëvizja e popujve, apo e grup fiseve, e ka një shkak social të lidhur me proçeset e zhvillimit shoqëror, por gjithmonë pas ndarjes së punës dhe këtë të fundit parailirët e kanë mësuar nga parahelenët (ndoshta nga pellazgët hyjnorë) pikërisht në trojet e tyre historike ku u formuan nga transformimi i antropomorfëve. Ja përse ilirët dhe paraardhësit e tyre nuk e njohin këtë fenomen shoqëror,  ja përse ilirët janë autoktonë absolute në trojet e tyre, ja sepse ato janë miliona vjeçarë në këto troje duke pasur shpejtësinë e zhvillimit shoqëror më të avashtën në kontinent, ja sepse ilirët dhe pasardhësit e tyre janë popullata më e prapambetur e kontinentit nga pikëpamja e bashkësisë njerezore dhe është kjo arësyeja përse unë nuk mund të pajtohem me konkluzionet e ndërtesës së të Marrëve të madhështisë shqiptare; analogjia është për të gjithë popujt e Europës me kusht që proçesi i ndarjes së punës mos të ketë qenë ngjarje e kaluar.

12-Mbi thelbin e marrëzisë së madhështisë shqiptare në fushën e gjuhësisë

Marrëzia e madhështisë postenveriste arriti kulmin kur u shpall se gjuha shqipe na qënka nëna e të gjithë gjuhëve të botës dhe prej këtej na kishte lindur qytetërimi dhe civilizimi botëror pa ditur se si lind gjuha, cila është dinamika fillestare e saj, cilat janë format fillestare të gjuhës, cili është raporti social i gjuhës së folur nga gjuha e shkruar. Pikërisht pamundësia teorike dhe praktike e kësaj hipoteze u bë shkaku i publikimit të këtij studimi, sepse në këtë pikë u konçentrua i gjithë produkti intelektual enverist, tashmë i trasnformuar në produkt postenverist dhe unë jam i detyruar t’i përgjigjem për të treguar se cfarë ka ndodhur për 45 vjet me intelektin shqiptar të të gjitha krahinave shqiptare pa përjashtim, ose, e thënë më ndryshe: çfarë ka ndodhur me popullin shqiptar përgjatë diktaturës enveriste në emër të komunizmit marksist-leninist, në emër të bolshevizmit, në fushën e arsimit dhe shkencës shqiptare.

Së pari duhet sqaruar qe gjuha e sotme shqipe nuk është pasuesja e gjuhës ilirishte, e aq më tepër pellazgjishtes. Ata mund të kenë një shtrat të përbashkët por ky fakt duhet interpretuar ndryshe në përputhje me botën e relacioneve dhe jo të fantazojmë që ilirishtja është paraardhësja e shqipes, kur vetë gjuha e sotme shqipe ka një formatim përfundimtar vetëm rreth 500 vjeçar ku dhe kanë lindur dialektet që njohim sot dhe përqindja e fjalëve me prejardhje ilire është tepër-tepër e vogël në raport me fjalët e huazuara. Kjo do të thotë që sipas Profesor Eqrem Çabejt i gjithë thesari i gjuhës shqipe nuk vjen nga fondet e gjuhës indievropiane. Gjatë evoluimit në komunikim e me lidhje të pandërprerë me popujt e tjerë –gjatë historisë se vet gjuha shqipe ka humbur nga leksiku i vetë, por njëkohësisht nga ana tjetër gjithnjë është pasuruar (Preloc Margilaj, Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht, f. 187). Boll të kujtojmë Kongresin e Manastirit të mbajtur më 1908 dhe Kongresin e masakrimit të gjuhës shqipe më 1972 për të kuptuar se çfarë i kanë bërë shqiptarët gjuhës së tyre dhe përse nuk mund të pranohet tërësia e ideve të të Marrëve të madhështisë shqiptare në fushën e gjuhësisë.

Së dyti duhet sqaruar opinioni shqiptar se studimet në fushën e gjuhësisë kanë kaluar nga mohimi total i ekzistencës së ilirishtes dhe alfabetit të tyre në mundësinë e ekzistencës së këtyre të fundit duke hapur një rrugë të re në mendimin shkencor gjuhësor shqiptar. Sipas studiuesve të vjetër me botëkuptim të ri të shprehur pas 1992-shit nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk është gjetur gjë e shkruar dhe është menduar se nuk ka qenë e shkruar, dëshmohet e shkruar mesapishtja e Italisë Jugore, që është mbajtur e mbahet përgjithësisht si një degë e ilirishtes (Grup autorësh, Historia e Popullit Shqiptar, vëll. 1, f. 54) duke nënkuptuar mundësinë e gjetjes për së shpejti të veprave letrare ilire mbi ç’bazë do të kërkohet revizionimi i të gjithë historisë së popullit shqiptar. Dalja në dritë e mendimit të pavarur studimor kritik pas 1992-shit e vuri mendimin historik shqiptar në dilemë të plotë në drejtim të ekzistencës së vet, atëhere studiuesit e vjetër, dhe që nuk janë pak si numër, filluan ndryshimin e përmbajtjes së historisë jo konform realitetit, por konform dëshirave politike për të mos e shkelur me të dyja këmbët të kaluarën politike për të cilët ata ishin bashkëfaktorë. Në këtë drejtim nuk u kërkua rishikimi i historisë, por rishkrimi i saj me metodat e vjetra dhe aparaturat e reja kompjuterike duke e lënë mashtrimin komunist 45 vjeçar në të njëjtin pozicion.

Së treti, duhet sqaruar opinioni shqiptar se përmbajtja e “studimeve” të të Marrëve të madhështisë shqiptare nuk mbështetej në fakte të reja apo metodika të panjohura, por në ndryshimin e boshtit filozofik shqiptar nga formalizmi materialist në idealizmin këmbëngulës filozofik, nga një pseudorealitet historik (siç ishte komunizmi enverist) në një pseudorealitet shkencor (siç është teoria e tyre). Me pak fjalë përmbajtja e teorise së të Marrëve të madhështisë në fushën e gjuhësisë historike është si më poshtë (duke mos i dhënë rëndësi vitit të botimit, autorit dhe renditjes së ideve):

Sipas autores së rolit pellazgo-ilir kulturën latine e krijuan toskët, dardanët dhe fiset e tjera ilire, ndërsa gërmat e alfabetit i sollën në Latini pellazgët (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane, f. 49). Po si shpjegohet që pas 3000 vjetëve, pasuesit e tyre (në qoftë se do të pranojmë se shqiptarët janë pasardhësit indirekt të pellazgëve) bënë të njëjtën gjë në trojet e tyre pas 400 vjet politikë otomane, duke e filluar proçesin nga fillimit? Ka një ligj në natyrë: ajo nuk përsërit vetveten në kohëra të ndryshme; dhe vetëm për këtë ose ngjarja e autores sonë është ireale, ose shqiptarët nuk janë pasardhësit indirekt të pellazgëve. Nuk mjafton vetëm ky aspekt, por autorja kalon në një pretendim madhor sikur shqiptarët janë një komb prehistorik që jeton në trojet e tij në Ballkan prej mijëravjetësh dhe paraardhësit e tyre i kanë dhënë Europës qytetërimin etnik europian si atë prehistorik dhe atë antik që u bë baza e qytetërimit modern duke luajtur një rol të madh në formimin e kombeve moderne të Europës dhe gjuhëve të tyre (po aty, f. 204) pa i shkuar ndërmënd se të gjitha këto janë përralla fund e krye jo vetëm pse është e pamundur që një popull i vjetër t’i imponohet ndonjëherë popujve të rinj, sepse shqiptarët nuk jetojnë në trojet e tyre prej mijëravjetësh, por ata jetojnë prej miliona vjetësh në Tokën Mëmë pa qënë e askujt (primati kohor i banimit nuk do të thotë se toka është e jotja). Pastaj shqiptarët nuk kanë qënë kurrë komb, ata u bënë të tillë vetëm në kohën e komunizmit dhe sipas mësimeve të diktatorit duke reflektuar një dëshirë politike se sa një realitet. E sa për qytetërimin etnik europian prehistorik dhe antik këtë autorja nuk mund ta thatë dot pasi nuk e njeh fazën më të parë të organizimit të shoqërisë njerëzore dhe të gjithë paraardhësit biologjikë të shqiptarëve i përkasin pikërisht organizimit primitiv, gjurmët e të cilit vazhdojnë deri në shekullin e XX-të, pamvarësisht pse nuk na pëlqen. Kështu që i vetmi rol që paraardhësit e shqiptarëve kanë luajtur në territorin e banuar prej tyre është primati kohor i lindjes mbi ç’bazë duhet të kenë një detyrë historike me kusht që të mos zhduken prej saj.

Ndërsa dy autorë familjarë e stërhollojnë pak më tepër idenë e të Marrëve të madhështisë shqiptare me pretendimin se pellazgët hodhën themelet e kulturës europiane në kohërat parahistorike (Luftullah H. Peza & Liliane Peza, Dritë e re mbi Pellazgët dhe gjuhën e tyre, f. 3) duke e pranuar pa hezitim teorinë monogjeniste të kulturës a thua se kultura është një mur ku gjithëkush mund të vërë një tullë sipas qejfit. Proçesi në fjalë merr vlera vetëm atëhere kur realizohet bota e relacioneve në botën e kapitalit dhe jo më përpara, kushtë që problemi i lëvizjeve shoqërore merr kuptim në funksion të rendeve shoqërore dhe jo sipas ideve të individit. Formimi i kulturës europiane as që ka lidhje me pellazgët dhe vetë kultura helene është e lidhur formalisht me të; tjetër punë është kultura politike romake e drejta e së cilës është themeli i parimit të drejtësisë sot. Gjërat duhen ndarë në kuadrin e përfitimit dhe ndikimit reciprok dhe aspak lavdisë propogandistike. Por ky përfundim hedh poshtë edhe pikëpamjen tjetër të autorëve, sipas të cilëve alfabeti pellazg dhe gjuha pellazge shërbyen për zhvillimin e kulturës helene dhe latine (po aty, f. 10). Mbi bazën e raportit kohor-hapsinor kjo është shumë e thjeshtë për të mos u pranuar ku një ndër rrjedhimet kryesore të tij është pamundësia e ndikimit të popujve me shpejtësi të vogël zhvillimi mbi ata me shpejtësi të madhe. Edhe ndikimi i kulturës helene mbi atë latine ka më tepër karakter propogandues politik se sa real (më hollësisht për këtë shih artikullin “Raca e bardhe dhe popujt europianë”, albanovaonline.com, logoreci.com, www.genchoti.com); ky ndikim është më tepër një vepër letrare se sa një realitet politik dhe gjithëshka është e varur nga shpejtësia e zhvillimit social të popujve që futen në relata.

Ndërsa akademiku ballkanik i ka problemet pak më të thjeshta, pasi të panjohurën filozofike e zgjidh me kritikën ndaj Engelsit ku ai pretendon se marksisti ka shfaqur një mendim për lindjen e gjuhës, por nuk ka qënë i aftë të përcaktojë kohën e lindjes së saj, pasi, sipas tij, ka pasur një kohë dhe një vënd ku ka lindur gjuha (Ali Eltari (Lapi), Pellazgët, krijuesit e qytetërimit botëror, f. 11). Po si e shpjegon ky autor faktin me të thjeshtë fare: dy fise të të njëjtin parapopull kanë gjuhë të ndryshme? Po sikur gjuha të ketë lindur në vënde të ndryshme dhe kohëra diametralisht të ndryshme, si i bëhet halli? Ai e kritikon Engelsin për kohën dhe nuk i ka marrë parasysh hapësirën shoqëruese të të folurit e artikulluar, që është puna. Dhe dueti pune + të folur të artikulluar, sipas Engelsit, përbëjnë dy shkaqet e transformimit të antropomorfëve në njerëz. A e kupton ky autor se panorama hapsinore që shoqëron librin e tij (f. 23-24), në funksion të lindjes së gjuhës, është mundësia më e pamundur që të ketë ndodhur, pasi në të kundërtën zhvillimi do të luhatej midis të komplikuarës dhe të thjeshtës, kur është e kundërta dhe në këtë rast autori duhet të kishte zbuluar tingujt e parë të dalë nga goja e njeriut, dmth rrokjen e para. Mos vallë forma më e parë e gjuhës ka pasur karakter rrokor? Ja pra që autori të komplikuarën e paraqet kaq të thjeshtë sa nuk di elementët më të parë të gjuhës së folur dhe rrjedhimisht analiza e tij është krejt formale. Pastaj autori e zgjeron botën e tij hipotetike duke dhënë mendimin e Katapanos mbi kulturën pellazgjike dhe kalimin e ilirëve në Egjipt (po aty, f. 73) duke  formuar një unitet argumenti me veprën e Zahari Majanit i cili argumentonte se etruskët na kishin vajtur në Egjipt (Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk, f. 31-38). Nuk e di për etruskët, pasi kanë pasur goxha zhvillim, por për ilirët jam i bindur se ata nuk e kanë kaluar prakun e derës së shtëpisë së tyre për arësyen më të thjeshtë fare: kanë qenë tmerësisht të prapambetur dhe kanë disponuar një shpejtësi zhvillimi tmerësisht të avashtë që nuk i lejonte ta bënin atë veprim deri në Egjipt, që për ta ishte i largët njësoj si Hëna. Pastaj kalon tek përfundimet e Katapanos, sipas të cilit:

1-pellazgo-ilirët janë stërgjyshërit e shqiptarëve

2-pellazgo-ilirët jetonin në sipërfaqe shumë të gjëra në tre kontinente dhe quheshin gegë, toskë, albanë, arbër, arnautë, dardanë, maqedonë, hetitë a hititë, trojanë, egjiptianë, etruskë, etj. (Ali Eltari (Lapi), Pellazgët, krijuesit e qytetërimit botëror, f. 76)

Që të mund të bësh definicione të tilla duhen paracaktuar disa piketa të cilat konsiderohen teza dhe libri i Katapanos fillon me këtë sqarim që në parathënie (Xhuzepe Katapano, Thot-i fliste shqip, f. 7) e cila gjate leximit rezulton të jetë bibla e klubit të të Marrëve të madhështisë shqiptare. Por duhet thënë që në fillim se ky libër është më tepër një vepër letrare se sa një analizë shkencore e problemit (lidhja e egjiptianëve me ilirët është një fantazi gjuhësore e lidhur me ndërgjegjen e analistit Katapano). Nuk mund të jenë njëherazi edhe pellazgët edhe ilirët stërgjyshërit e shqiptarëve, pasi raporti midis të parëve është tej masës i dyshimtë, deri në mohim. Në qoftë se do të pranojmë që pellazgët kanë pasur me të vërtetë shkrim, atëhere është absolutisht e sigurtë që ata vinë pas ilirëve në kohë dhe u kanë mësuar këtyre të fundit artin e të folurit të artikulluar sipas një zhvillimi deri në gjuhën shqipe të sotme. Pranimi i shtritshmerise se pellazgeve ne tre kontinente nuk mund te jete e vertete jo vetem per efekt te pamundesise se realizimit biologjik, por mbi te gjitha shoqeror dhe kjo eshte bere me paramendim per te paraqitur jo pellazget, por iliret dhe ketu duhet zbuluar aresyet perse historiografia moderne kerkon ta nenvizoje kete hipoteze me kaq force edhe pergjate shekullit te XX-te. Lidhja e ilirëve me shqiptarët është shumë e lehtë për tu argumentuar mbi bazën e shkallëve të zhvillimit shoqëror të gjithseicilit dhe elementëve shoqërore që kanë ndërtuar shoqëritë përkatëse, por lidhja e pellazgëve me ilirët është e pamundur të argumentohet dhe gjuha nuk duhet marrë për bazë pasi, sipas raportit kohor-hapsinor, pellazgët i kanë imprenjuar gjuhën e shkruar ilirëve dhe në këtë mënyrë kanë krijuar nënkuptimin sikur kanë lidhje biologjike. Në realitet duhet të jetë e kundërta: pellazgët me ilirët duhet të kenë një lidhje gjuhësore dhe aspak birërie. E shprehur në funksion të kohës dhe hapësirës pellazgët duhet ta kenë pasur shpejtësinë e zhvillimit shoqëror shumë më të madhe se ilirët, pak më të madhe se parahelenët (ndoshta janë vetë ata) dhe pak më të vogël se helenët. Në atë kohë duhet të ketë ndodhur paradoksi i kohës për popujt që banonin në gadishullin Ilirik dhe proçesi në fjalë ka ndikuar qoftë mbi popullatën ilire, qoftë mbi atë helene duke e zhdukur popullatën pellazge që gjithsesi nuk duhet konsideruar e lidhur me fiset parailire para 3500 viteve të shkuara. Sa për emërtimet e popujve që jep Katapano te jeni të sigurtë që kjo është thjeshtë një fantazi e lidhur me monogjenezën kulturore duke mos pasur asnjë bazë shkencore. Ata popuj janë të diferencuar kaq shumë në planin social sa nuk mund të pranohet kurrsesi uniteti i dikurshëm i tyre në një bosht bilogjik të vetëm. E sa për mirënjohjen që bota duhet të ketë për pellazgët (Ali Eltari (Lapi), Pellazgët, krijuesit e qytetërimit botëror, f. 88) kjo do të kishte vlera vetëm për Europën me kusht që të ishte e saktë dhe jo fantazi duke mos pasur asnje lidhje me ne shqiptaret. Deri me sot ne menyre absolute duhet te jene shqiptaret mirenjohes ndaj Europes per ekzistencen e tyre historike, pasi është i vetmi popull në botë që ka përfituar nga Europa me përmasa gjithëpërfshirëse nga lindja deri më sot.

Por e keqja e kesaj pune ka marre permasa shqetesuese jo per efekt te ideve qe hidhen, por per efekt te mos zbatimit te asnje metodike dhe te asnje argumenti duke e kthyer shkencen shqiptare te mijevjecarit te ri ne nje formalizem spekulativ ku shume intelektuale hane buken vetem thjeshte per efekt ekzistence. Autori i “te vertetave” shqiptare hedh ne tregun mediatik shume idera re reja, por nuk e perballon dot boten e argumentit dhe per te krijuar mendimin pozitiv per vepren e tij  e emerton pikerisht me emrin e asaj qe shqiptaret nuk e dine ne asnje permase duke perfshire edhe vete ate. Ai pranon mbijetesen e popullit shqiptar edhe pse, sipas tij, eshte gjendur perballe asimilimit shumepermasor helen, romak etj te cilet edhe kane ndikuar mbi te (Gjete Ndoi, E verteta mbi Shqiptaret, f. 7) pa i bere syri terr edhe pse kjo nuk eshte e vertete ne asnje permase, te pakten ne funksion te permases qe jep. Populli shqiptar nuk eshte gjendur perballe asnje asimilimi historik, duke perjashtuar zhdukjen historike qe na imponoi bota sllave pas shekullit te VI pas Kri.  Ai e ngaterron me boten e relacioneve dhe nuk e kupton se shkaktari i vetem qe bota nuk e perthithi dot boten parashqiptare ka qene shpejtesia e zhvillimit shoqeror qe mbartnin vendasit dhe pamundesine sociale e politike te imponuesve madhore. Vetem ne nje moment populli shqiptar e ka ndjere veten perpara zhdukjes dhe nuk ka kryer asnje veprim konkret. Ne qofte se paraardhesit e shqiptareve perfituan nga bota e relacioneve me helenet dhe latinet, pra nuk ka pasur tendence asimilimi, perballe egersise se sllaveve ai eshte dorezuar jo vetem duke u tkurrur ne permasa te frikeshme (disa here), por ai ka qene prane zhdukjes totale dhe ka shpetuar vetem prej nje rastesie ekstreme, sic qe bota otomane pergjate shekullit te XV e ne vazhdim. Pikerisht kjo eshte e verteta e atyre ngjarjeve dhe kete autori nuk e thote, por tjeterson autoret qe i kane krijuan popullit shqiptar tabanin e vet politik te sotem, dmth duke e shtremberuar te verteten. Pastaj hidhet ne sferen e pergjithesimit gjenetik te banoreve te Gadishullit Ilirik me pretendimin se historiografia ka vertetuar se iliret, thraket, maqedonasit, ndoshta dhe etrusket jane dege e trungut pellazgjik (po aty, f. 15) pa e ditur se kjo eshte e pamundur te kete qene ndonjehere reale. Une pretendoj se ketu duhet te kete nje te vertete tjeter per tjeter, por qe autori nuk e merr parasysh duke e cunguar historine sipas oreksit intelektual. Ndikimi i botes pellazgjike mbi keta popuj duhet te kete qene mjaft kalimtar dhe e vetmja gjurme e tij duhet konsideruar gjuha e shkruar, por dhe kjo jo e asaj permase qe pretendohet. Ne menyre absolute historiografia e sotme nuk eshte e afte te vertetoje lidhjen e birerise te popujve te lartpermendur per shkakun me te thjeshte fare: disponojne shpejtesi te ndryshme zhvillimi dhe rrjedhimisht produktet e tyre shoqerore nuk mund te jene te njejte dhe te njekoheshem. Te pakten, ne funksion te vazhdimesise se politikes me mjete e dhunes, ate qe bene maqedonasit nen udheheqjen e Aleksandrit te Madh nuk e ka bere asnje prej popujve te mesiperm duke vertetuar se nuk i perkasin te njejtit bosht biologjik dhe nuk kane asnje lidhje midis tyre sipas ketij kendveshtrimi. Keshtu behet e papranueshme dhe teza mbi shkakun e mbijeteses se popullates ilire te mbeshtetur mbi nivelin e larte te civilizimit (po aty, f. 16). Ketu ta flasim e ketu ta leme, iliret kane pasur, duke perfshire edhe pasardhesit e tyre, shkallen e civilizimit me te ultin ne historine e Europes dhe ne baze te raportit kohor-hapsinore nuk kane pasur fare shkalle te tille; vetem ne qofte se nuk jane paraardhesit e shqiptareve. Eshte e pamundur qe iliret te kene pasur shkalle civilizimi, kur pasardhesit e tyre pas 1500 vjeteve te disponojne nje shkalle te tille organizimi shoqeror qe mbeshtetej ne pronen fisnore, ne te drejten e kanunore te pashkruar, ne familjen patriarkale, ne besimet fetare pagane para politeiste,  ne boten e shkembimit mall-mall, ne mungesen e skllaverise dhe te politikes, shkurt ne mungesen e unitetit te tyre kombetar, sidomos te gjuhes se shkruar. Atehere per cfare civilizimi flet ky autor, apo prapambetja sociale per efekt te kohelindjes se stervjeter e con ate ne perfundimin e mesiperm. Ai akoma nuk e ka mesuar se sa me i vjeter te jete nje popull ne raport me komshinjte, aq me i prapambetur eshte ai ne raport me keta komshinj. Ai akoma nuk e di se baza e relativitetit analitik eshte raporti i zhdrejte midis kohes se lindjes dhe shpejtesise se zhvillimit, dmth midis kohes se lindjes dhe nivelit te ketij zhvillimi. Pikerisht ne kete pike duhet ndryshuar metodika historike duke e kaluar nga formalizmi analitik statistikor ne matematiken ligjore te zhvillimit. Metodika e re eshte me e vjeter se jeta politike e shtetit shqiptar dhe kjo duhet pasur parasysh kur realizojme kritiken e mendimit historik shqiptar te epokes enveriste dhe postenveriste.

Por pedagogja e historise nuk ka vënë në dukje jo vetem metodiken e perdorur, por ajo duhet akuzuar per plagjiature pasi ka perdorur terma dhe idete e Zahari Manjanit ne librin e tij “Fundi i “misterit” etrusk” duke perfshire edhe titullin e librit te saj: “Shqipja çelesi i gjuheve indoevropiane” (fjala e nenvizuar eshte nje kapitull me vete ne librin e Manjanit: Shqiptarët dhe gjuha e tyre: Gjuha çelës, f. 69-83). Panorama konkluzive e librit te saj eshte me te vertete nje permbysje e historise reale te ilireve deri ne ate mase sa ajo përbën thelbin e klubit të të Marrëve te madhështise shqiptare. Sipas saj faktet historike tregojne se te gjithe kombet e races se bardhe, madje dhe gjuhët me prejardhje nga raca e bardhe ne Azi, jane te origjines pellazgo-ilire (Elena Kocaqi, Shqipja çelesi i gjuheve indoevropiane, f. 292). Në këtë pikë mund të ngremë shumë hipoteza, por kurrsesi në funksion të karakterit monogjenist të gjuhëve. Unë pretendoj që kjo është një Marrëzi në nivel botëror dhe duhet konsideruar si sëmundja e mendimit shkencor botëror. Ekzistenca e saj më kujton teorinë gjeocentrike të Ptolemeut (~100 – ~170 pas Kri) dhe vrapimin pas saj të shumë dishepujve të tij për një kohë të gjatë (rreth 1200 vjet). Mos vallë ka ardhur koha të përmbyset ky përfytyrim idealist në shkencat shoqërore? Por në qoftë se autorja jonë niset nga zbulimet gjuhësore anë e kënd trekëndëshit Afrikë – Azi – Europë ka shumë mundësi që popujt e atyre anëve të kenë qënë në të njëjtën shkallë zhvillimi me diferencime tepër të vogla ku duhet të jenë shkëputur pellazgët hyjnorë të parët duke imprenjuar gjuhën e shpikur nga ata në popujt ku u shtrinë dhe në këtë drejtim ilirët kanë përfituar të parët. Në atë proçes hipotetik afër mënsh që ilirët duhet ta kenë ruajtur më afër origjinës atë gjuhë duke krijuar bindjen se rrjedhin nga pellzgët hyjnorë. Mos zhvillimi i gjuhës ilire, deri në atë shkallë sa te duket e njëjtë me pellazgjiken e lashte nuk tregon as civilizim, as krijim qytetërimesh, as krijim kombesh dhe gjuhësh, as kryeqëndra të qytetërimit antik në Europë, por ajo më së shumti tregon lehtësi imponimi të pellazgëve në adresë të ilirëve dhe ndryshimin e gjuhës së tyre në përputhje me botën e relacioneve të krijuara rastësisht për ta duke filluar me helenishten, latinishten, keltishten, sllavishten apo otomanishten ku gjurmat e pellazgjishtes paskan qene te imprenjuara edhe ne ato gjuhë. Gjithsesi të jetë problemi bota e relacioneve e ka përcaktuar atë proçes dhe asgjë nuk është e lidhur me gjenezën jo vetëm të ilirëve, por as të relatorëve me këtë popull. Kjo do të thotë që gjuha ilirishte në thelbin e saj nuk ka asnjë lidhje me gjuhët e popujve të tjerë, por është pellazgjishtja ajo që ngatërron problemet duke krijuar lidhjet me ilirishten. Në planin kohor – hapsinor është e pamundur të pranohet teza sikur ilirishtja apo shqipja e sotme të kenë qënë baza gjuhësore nga ku lindi gjuha latine (po aty, f. 293). Duhet zbuluar se kush kanë qënë ata që e kanë derguar gjuhën pellazge në gadishullin e Apenineve (me sa kam kuptuar duhet të kenë qenë etruskët) dhe lidhjet që mund të ndeshen midis midis shqipes dhe latinishtes duhet të jenë të ngjashme me lidhjen midis etruskishtes me ilirishten dhe të gjitha këto me pellazgjishten, por mbi këtë bazë nuk mund të nxjerim renditje kohore. Problemi i parë me këtë sy është tepër i qartë dhe shpjegon proçesin e formimit të gjuhëve nëpër kontinentin tonë, por kurrsesi këto gjuhë nuk kanë në bazë gjuhën shqipe. Eshte tjetër punë vjetërsia e gjuhës shqipe, lidhja e saj me ilirishten dhe pellazgjishten. Problemi duhet kapur në gjenezë sipas kontinumit kohor-hapsinor i cili e përjashton ndikimin e gjuhës së folur ndër popuj me shpejtësi të vogël zhvillimi mbi popujt me shpejtësi më të madhe, ku për rastin ilir ky raport është me vlera ekstreme. Vjetërsia milionavjeçare e ilirëve nuk mund të krahasohet me vjetërsinë e popujve të tjerë europianë të rendit vetëm një milionvjeçar e më pak kështu që është e papranueshme teza e autores sonë, guximi i së cilës ka lindur nga veprat e huaja jashtëshqiptare të paradokohëshme deri në mbi nje, dy e tre shekullore.

Problemi i pellazgëve nuk duhet të jetë dhe shumë i vështirë për të zbuluar. Në qoftë se pranohet që autorët e Greqisë së Vjetër tregojnë se popullsia pellazge ka ekzistuar vërtetë dhe se është përhapur në Greqi, në Azinë e Vogël e në Itali, pra në vëndet ku ishte përhapur kompleksi kulturor ballkano – egjean i eneolitit rreth 3000 – 2000 pes (Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve, f. 18) nuk ka asnjë arësye përse të presupozohet se i përket të njëjtit bosht biologjik dhe pjesmarrësit  në këtë kompleks kulturor të kenë karakter vëllazërimi apo birërie. Në këtë pikë po tentohet të bëhet një lidhje artificiale duke bashkuar mendimin e studiuesve të rinj postenveriste me mendimin e studiuesve të vjetër të kohës së komunizmit, por që kanë ndryshuar mendim edhe pse e vërteta është vetëm një. Sipas këtyre të fundit presupozohet se studimet arkeologjike dëshmojnë se shtrirja e dokumentuar e pellazgëve përputhet me kompleksin kulturor arkeologjik ballklano – egjean të periudhës së eneolitit dhe supozohet se ky kompleks i takon popullatës pellazgjike, si paraardhëse e ilirëve (Grup autorësh, Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, f. 16). Nuk është e vështirë të kuptohet mënyra se si autorët e vjetër kalojnë nga pranimi i botës pellazgjike, që deri dje nuk e kanë pranuar, në lidhjen e pellazgëve me ilirët edhe pse në ndërgjegjen e tyre kjo është e papranueshme ku instinkti, me sa duket, i jep të drejtë. Kjo duket me mënyrën se si kundërveprojnë kur pranojnë se ilirët, si shumë popuj të tjerë europianë, nuk e kanë lënë gjuhën  e tyre të shkruar dhe shkrimet e gjetura janë me alfabetin grek dhe latin (po aty, f. 34). Është një tendencë analitike për të vënë në dukje atë që nuk kanë pranuar, lidhjen e  mundëshme të asaj që nuk pranojnë me ekzistencën e të pamundurës duke treguar një paaftësi tipike për të kundërshtuar lidhjen fantazmë midis popullatës pellazge me atë ilire dhe e gjithë kjo për të mos kundërshtuar klubin e të Marrëve të madhështirë shqiptare, që me sa kam kuptuar është produkti më tipik i tyre. Është një lojë e keqe ku kërkohet të fshihet paaftësia intelektuale e të gjithë punës titanike 45 vjeçare që kanë bërë studiuesit e fushave albanologjike në drejtim të intepretimit të veprave të tyre dhe e gjitha kjo për faj të politikës, enveriste sidomos.

I dituri Pilika na jep disa të dhëna suplementare në këtë drejtim, që po të jenë të argumentuara saktësisht e ndryshojnë përfytyrimin që është krijuar për lidhjen pellazgo-ilire. Për në realitet ai përdor metodën e mundësisë dhe me këtë e hedh në kanal punën e tij analitike dhe të gjithë kapacitetin e tij intelektual. Sipas tij, sot pellazgët pranohen botërisht si popull historik që jetoi dhe lulëzoi për disa mijëravjeçarë në Lashtësi dhe përderisa në Ballkan nuk ka popull më të lashtë se shqiptarët dhe grekët rrjedhimisht nënkuptohet se shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve (Dhimitër Pilika, Pellazgët, origjina jonë e mohuar, f. 369). Në qoftë se kjo është arësyeja metodike e përdorur nga Pilika, atëhere unë arrij në përfundimin se ai ka pasur probleme me botëkuptimin e tij personal dhe nuk ka qënë i aftë të përzgjedhë midis mundësisë dhe realitetit të fshehtë të një të panjohure 2500 vjeçare. E fshehta nuk mund të zgjidhet si mundësi pasi në këtë rast ajo mbetet një hipotezë, por i dituri Pilika duhet të ketë pasur dhe një problem me botën intelektuale greke pasi diku i konsideron si varrmihës të pellazgëve duke qënë të pamundur si trashëgimtarë gjenetikë të tyre (po aty, f. 293) e diku akuzon skllavopronarët helenë si armiqtë numër një, varrmihësit e pellazgëve (po aty, f. 305). Problemi nuk mund të paraqitet me një përgjithësim greko-helen pasi problemi injorohet në thelbin e tij. Grekët e sotem janë një krijesë politike dy shekullore, kurse helenët janë boshti filozofik themelor i shkencës botërore dhe nuk është e saktë përzierja e tyre me një dozë urrejtje. Me keqardhje konstatoj se në këtë pikë i dituri Pilika ka bërë lojën e historiografisë enveriste pamvarësisht se ka qënë kundër saj. Në veprën e tij ka vetëm konstatime pa asnjë lloj argumenti dhe ka qënë një metodikë tepër e vjetëruar arësyetimi; në këtë pikë ai nuk ka bërë asnjë hap më përpara se dishepujt e tij helenë, që i përdor si informacion. Kërkesat e shkencës së historisë kërkojnë zhvillimin e botës sipas kategorisë shkak-pasojë dhe në këtë drejtim i dituri Pilika ka shumë mangësi. Është i pakuptimtë konstatimi sikur autorët epirotë të mbishkrimeve nuk e kishin kurrsesi helenishten gjuhë amtare dhe se ata shkruanin sipas një gjuhe tjetër, të rrënjosur tek ata: pellazgjishtes (po aty, f. 372). Që të mund të thuash këtë duhen vërtetuar më përpara disa gjëra të tjera që lidhen me faktet: përse epirotët nuk kanë pasur shkrimin e tyre origjinal; përse epirotët kanë përdorur fillimisht shkrimin helen dhe pastaj atë latin; përse epirotët arritën shkallën e zhvillimit që kërkoi medoemos shkrimin si aplikim politik në ekzistencën e tyre në raport me pjesën tjetër të Ilirisë, e thënë me fjalë të tjera përse epirotët u shkëputën nga trungu fillestar ilir dhe kush ishin shkaktarët e këtij tjetërsimi; përse epirotët u transformuan në arbër – shqiptarë dhe jo në grekë në vazhdimësinë e kohës; përse proçesi i transformimit ndryshoi me t’u ndërprerë bota e relacioneve të domosdoshme me helenët? Të gjitha këto nuk marrin përgjigje, por postulohet lidhja e ilirëve me pellazgët pa asnjë lloj argumentimi të lidhur me jetën sociale të ilirëve, se sa për atë të pellazgëve ajo nuk njihet në asnjë lloj elementi, por vetëm merret me mend. Të paktën historia nuk është shkencë e hamëndjes dhe i dituri Pilika në këtë pikë e ka shkelur, ndoshta faji ka qënë i persekutimit politik dhe nuk i duhet vënë faj, por vepra e botuar në emër të tij lë mjaft për të dëshiruar dhe nuk përkon me personalitetin e tij shkencor.

Në të njëjtin përfundim arrin dhe studiuesi i arsimuar në perëndim ku sipas tij: “Autorë të tjerë u referohen relikeve dhe gjurmëve, që kanë lënë pellazgët dhe që vazhdojnë të ruhen në gjuhën greke, siç janë disa emra heronjsh dhe perëndish, si dhe disa toponime me prejardhje jo greke. “Të posa ardhurit (grekët) –shkruan F. Braudel- edhe pse kanë ruajtur gjuhën e tyre, u kanë bërë shumë huazime të mundërve (pellazgëve). Kësisoji, gjuha greke ka trashëguar deri më sot një numër të konsiderueshëm fjalësh të huaja. Toponimia dhe onomastika e shprehin qartë këtë, madje bëjnë mu. Qytete të përmëndur si Korinthi, Tirynthi, Athina, apo mali i Parnasit…nuk mbajnë emra grekë”” (Arsim Spahiu, pellazgët dhe Ilirët në Greqinë e Vjetër, f. 22).

Nuk e kapërcen prakun hipotetik ne fushen e gjuhesise edhe autori shqiptar nga Mali i Zi me gjithë dëshirën e mirë për t’i shërbyer popullit të tij sa më saktë dhe në mënyrë intelektuale. Ndoshta ai përbën fillesën e të Marrëve të madhështisë shqiptare pasi libri i tij është më i hershëm se i anëtarëve të klubit të të Marrëve të madhështisë shqiptare dhe në qoftë se e gjithë kjo punë është e ndërgjegjshme, atëhere ai është përfshirë në një luftë intelektuale antishqiptare pasi ka shtuar rradhet e klubit te te Marreve te madheshtise shqiptare. Ai qe ne fillim te librit te tij pretendon qe alfabeti ilir behet matrice per alfabetet e popujve mesdhetare e kontinentale (Perloc Margilaj, Iliret flasin shqip – shqiptaret flasin ilirisht, f. 17) pa i shkuar ndermend se kjo perben nje permbysje te realitetit historik ne kontinent jo vetem per pamundesine e pasjes se shkrimit nga ana e ilireve, por dhe per pamundesine e relatimit te popujve ne ato kohera te sterlashta me te tilla permasa ku te realizohet strukturezimi huazues. Kjo e fundit eshte nje fantazi metodike shume e vjeter me gjeneze qe nga koha e heleneve, atehere kur Aristoteli percaktoi formulen e levizjes ne raport me Platonin. Por autori, qe te perligje kete ide duhet te argumentoje arsyhet perse shqiptaret u “perleshen” ne mes tyre per te zgjedhur alfabetin latin, ate arab apo helen me 1908 kur paraardhesit e tyre e paskan pasur nje te tille sipas permasave qe jep (tabela 1). Mospajtimi hapsinor i formave te alfabetit ka shume nenkuptime, por kryesorja qendron ne mos ruajtjen e alfabetit nga ana e ilireve dhe kerkesen per alfabet te ri, kur helenet kane ndjekur rrugen e kundert, qe nga pikapamja kohoro-hapsinore duhet te ishte e kunderta. Ky fakt argumenton qe ai alfabet, qe autori ja adreson ilireve, te kete qene i imponuar dhe duke mos realizuar dot perputhjen hapsinore, braktiset historikisht. Kjo do te thote se iliret e kane pasur te pamundur te krijonin alfabet me shkallen e zhvillimit qe dispononin, bile qe te jemi te sakta ata kane qene tmersisht larg kerkeses per te shkruar gjuhen e tyre, keshtu qe teza e hedhur nga ky autor (po aty, f. 38) eshte jo vetem e pavlefshme, por dhe e pasakte. Per te mbuluar kete pavlefshmeri autori u adreson ilireve faktin si populli i pare i civilizuar ne kontinent qe kane lene gjurme te pashlyeshme te fitores se civilizimit (po aty, f. 39) pa marre parasysh pasojat, po te ishte e vertete kjo panorame hapsinore. Dhe gjeja e pare qe do te rridhte do te ishte mosqenia e ilireve si paraardhes te shqiptareve. Por autori nuk e ka pasur hallin tek shqiptaret, por per tu dukur thellesisht shqiptar, sepse jeton ne nje shtet qe i ka shkelur vendin, kalon nga njera dege ne tjetren duke shpjeguar mospasjen e banoreve te tjere ne trojet e banuara nga pellazgo-iliret hipotetike. Sipas tij Plini, Polibi, Straboni shkruajne se pellazgo-iliret ne territorin e Helades nuk kane paraardhes dhe se ato nuk kane lidhje gjenetike me helenet (po aty, f. 255). Si mund t’i dinin autoret e mesiperm ngjarjet e para 1000 vjeteve te themi, ku jane mbershtetur ata? Qe te mund te shpjegosh keto me perpara duhet argumentuar se nga kane ardhur pellazget, iliret, helenet, pastaj duhet argumentuar se cfare perfaqesojne pellazget dhe a ka mundesi qe ne nivelin qe kane pasur ata (sipas autorit tone shkrimin dhe shkallen e larte te civilizimit) te transformohen ne ilire (qe nuk kane pasur as shkrim dhe as shkalle civilizimi). Ne kete pike autori ka bere nje zbulim interesant pasi ne kapakun e fundit te librit te tij ka botuar alfabetin ilir (tabela 3) gjendja  e  te cilit eshte  tej mases primitiv ne raport me alfabetin helen dhe ate latin.

Tabela 3

Nuk e di se çfare perfaqeson ne realitet ky alfabet, por krahasimi me alfabetet e lartpermendur tregon se nuk ka asnje lidhje dhe eshte e pamundur qe ky tip alfabeti te kete ndikuar mbi ato alfabete. Ky autor duke ditur ndikimin e gjuheve te tjera mbi shqipen mundohet te justifikoje  ndikimet mbi gjuhen shqipe duke anashkaluar ndikimet mbi gjuhen ilire te gjuhes helene dhe latine vetem e vetem qe te mos pranoje se gjuha ilire nuk ka pasur force per te ndikuar mbi to. Ate qe ka qene me e lehte per te argumentuar ai e paraqet te pamundur duke pranuar se me ardhjen e sllaveve gjuha shqipe nuk ka mundur t’i shpetoje ndikimeve sllave sidomos periudha 1331-1355 kur shteti serb i Car Dushanit sundoi Shqiperine, Greqine, Maqedonine, Bullgarine (po aty, f. 309). Eshte e lehte per te bere pyetjen: si ka mundesi qe ndikimi sllav per 25 vjet te bjere ne sy dhe mijeravjet te ndikimit helen dhe latin te mos pranohen. A nuk ka ketu nje paragjykim te qellimshemn qe nuk sherben per asnje lloj argumenti? Duke rene ne kontakt me veprat e etruskologeve, te cilet japim imazhin e lidhjes se tyre me iliret, autori ngre ne qiell rolin themelor ne gjenezen dhe krijimin e      qyteterimit qe kane luajtur etrusket me strukturen e tyre sociale nen emrin Etruri (po aty, f. 388) duke mos harruar te vere ne dukje se etrusket jane me prejardhje pellazgo-ilire duke qene njekohesisht lajmetaret e qyteterimit te ardheshem, bartesit e fidanishtes se pare te shkrimit ne Europe (po aty, f. 390) pa na treguar realisht se kush eshte krijuesi i qyteterimit te pare ne Europe: pellazget apo etrusket, helenet apo iliret. Problemi eshte veshtiresuar me dashje per te krijuarn nje madheshti te rreme me lidhje hipotetike pa argumentuar ekzistencen e asnje qelize shoqerore qe lidhet me civilizimin. Perpara se te argumentohet ekzistenca e shkrimit duhen argumentuar shume qeliza te tjera sociale qe jane pararendesit e shkrimit dhe po te kishte bërë këtë autori do të arrinte në përfundimin se pellazgët hyjnore nuk kane asnje lidhje birerie me iliret, por ne jemi detyruar ne menyre empirike te pranojme imponimin absolut te gjuhes pellazge tek iliret si e vetmja menyre per te shpjeguar ngjashmerite qe gjuha e sotme shqipe paska me mesapishten, etruskishten, helenishten, latinishten, etj, etj. Pra në qoftë se argumentohet lidhja gjuhësore midis shqipes dhe gjuhëve te gadishullit Apenin, atëhere ne kemi argumentuar pikërisht imponimin e pellazgëve hyjnorë mbi popullatën ilire prej nga rrjedh dhe gjuha shqipe e vjetër. E thënë me fjalë të tjera suportin e parë civilizues popullatës ilire ja paska dhënë bota pellazgjike dhe në këtë mënyrë ne shqiptaret e sotem kemi ndërruar mësuesin e parë nga helen ne pellazg, por e gjithe kjo ne planin hapsinor rastesor pa asnje domethenie per te sotmen politike ku po jetojme.

Por problemi pellazgjik me keto permasa nuk ka qene i panjohur per akademiket tane te vjeter, por me sa kam kuptuar ata nuk kane qene dakort me interpretimet mbi kete teme. Autori yne autoritar ne librin e tij na jep nje sere finicionesh qe me kane cuar ne perfundimim e mesiperm. Ai pretendon se sipas disa autoreve pellazgjishtja ka qene nje gjuhe indoevropiane qe ndryshonte nga greqishtja (Shaban Demiraj, Epiri, Pellazget, Etrusket dhe Shqiptaret, f. 32) duke na treguar se kjo e fundit nuk ka lidhje direkte, te pakten. Por ai ndjen peshen e faktit te ndikimit pellazgjik mbi ilirishten dhe helenishten, prandaj mundohet te devijoje nga pozicioni heshtes qe ka mbajtur Akademia e Shkencave te RPSSh per kete teme dhe per te realizuar nje perfitim historik ne adrese te ilireve, edhe pse kjo eshte e pamundur per te, detyrohet te pranoje se ne baze te fjaleve pellazgjisht, te ndodhura ne gjuhen greke konkludohet se dendesia e pellazgeve ne territorin grek ka qene me e madhe se kudo….Sikur ilirishitja te ishte ruajtur si greqishtja ndoshta do te ishte konstatuar se ilirishtja ka me shume emra dhe toponime pellazgjike dhe rrjedhimisht dhe dendesia pellazgjike do te ishte me ndryshe (po aty, f. 35). Pikerisht kete mangesi dhe kete gabim konkluziv rregullojne studimet e Zaharia Majanit dhe Niko Stylos ne fushe te pellazgjishtes dhe etruskishtes. Pesha e fajit rritet per akademikun tone kur mesojme se gjuha shqipe na paska aftesine per te shpjeguar shume gjuhe te tjera pertej vendit te shqiptareve dhe eshte i detyruar te pranoje se ka autore shqiptare si Spiro Kondo, Dhimiter Pilika e te tjere, por dhe jo shqiptare qe pretendojne se gjuha shqipe shpjegon mjaft emra te lashte vendesh ne Ballkan e Itali…. nuk kane munguar orvajtjet per te shpjeguar etruskishten me ane te shqipes me mendimin qe etruskishtja ishte nje gjuhe pellazgjike dhe ka lidhje me shqipen (po aty, f. 40, 48). Por semundja e te Marreve te madheshtise shqiptare, duke qene semundje ngjitese, i ka infektuar edhe te vjetrit duke argumentuar jo vetem mungesen e imunitetit dhe te pergjegjesise intelektuale ne kete fushe, por dhe mungesen e botekuptimit materialist per te shpjeguar fenomenet sociale ne te fshehtat e tyre. Sipas autorit tone nga analiza e bere ketij problemi rezulton se gjuha e mesapeve eshte e ndryshme nga ajo e grekeve dhe perkimet me gjuhen shqipe deshmojne se mesapet dhe stergjysherit e shqiptareve duhet te kene pasur nje origjine te perbashket etniko-gjuhesore (po aty, f. 189). Per t’i shpetuat te gjitha pozicioneve te dyshimta te krijuara nga politika pergjate 65 viteve te diktatures enveriste autori perdor formulen e vjeter si justifikim historik dhe me kete mbulon jo vetem padijen ne fushen e materializmit filozofik, por dhe akrobatlleqet ne fushen e historise te realizuara pergjate epokes komuniste. Sipas tij tek popujt me pak te zhvilluar bie ne sy prirja per te huazuar emra te pervecem njerezish nga popuj me te zhvilluar ose me prestigj te njohur (po aty, f. 62). Ne qofte se veprat e Majanit dhe Stylos kane pasur si qellim rrezimin e kesaj formule ne funksion te ilireve dhe shqiptareve jemi te detyruar t’i pranojme, vetem se jemi te detyruar t’i paralajmerojme se ka nje rruge krejt tjeter per tjeter qe e rrezon kete postulat sipas atij nenkuptimi.

Ne funksion te gjuhes, me materialet qe na kane servirur studiuesit e mesiperme, eshte e pamundur te arrihet ne perfundimin se: shqiptaret jane pasardhesit e vetem dhe te mirefillte te sotem te pellazgeve parahistorike, te parailireve (Arion Hysenbegas, Ngadhenjim mbi mijeravjecaret, f.18). E shumta qe mund te perfitojme nga keto materiale eshte fakti qe gjuha e sotme shqipe na paska nje shtrat pellazgjik te konsoliduar dhe te pandryshuar nga gjeneza. Ky, po, eshte nje perfundim fitimprures per historine e popullit shqiptar pasi na argumenton ate qe e kemi kerkuar prej vitesh duke e lidhur me metodiken kohoro-hapsinore te zberthimit te fenomeneve shoqerore. Duke ditur se te gjithe autoret e mesiperm i analizojne ngjarjet jashte koncepteve kohoro-hapsinore, analizat instiktive me sens hapsinore nuk i marrim parasysh, arrij ne perfundimin se qellimi i zberthimit sipas gjuhes ka karakter politik per te fshehur veprimtari negative ne dem te popullit shqiptar dhe aspak shkencor.

                              13-Mbi lidhjen pellazgo-ilire

Pika e fundit qe kerkoj te zberthej ne kuadrin e gjuhes dhe alfabeteve eshte trajtimi i problemit te ngjashmerise se alfabeteve ane e kend botes qe pretendohet se ka nje zanafille pellazgo-ilire. Arkeologet e kane sajuar lidhjen pellazgo-ilire nepermjet gjetjeve te kulturave pa i shkuar ndermend se midis gjuhes se folur dhe ketyre kulturave te gjetura ekziston nje lidhje e cila transmetohen ne alfabetet perkatese. E perderisa ne nuk gjejme nje shpjegim teorik te kesaj lidhje, ne kete rast vetem me dy permasa te ndersjellta, jemi te detyruar te fusim ne perdorim parametrin shpejtesi zhvillimi duke ngritur hipotezen qe gjetjen kulturore jane realizuar pas ndarjes se punes ne popujt perkates dhe raporti me shkrimin tregon se kujt populli i perkasin ne menyre te drejteperdrejte. Ne kete menyre primitivizmi i alfabetit mund te tregoje shkallen e huazimit dhe te zhvillimit imponues, ose, me fjale te veshtira, shkallen e paradoksit te kohes. Eshte pikerisht problemi i vete shkences se historise, çka nenkupton dhe nje shkalle veshtiresie te larte, perderisa analizon botën e njeriut.

Në qoftë se do të krahasojmë alfabetet e popullatave, të pretenduara si pellazgjike sipas të Marrëve të madhështisë shqiptare, ose si ilire sipas Zahari Majanit, tabelat: 4, 5, 6, 7, 8, 9, nuk do të dallojmë asnjë ngjashmëri përveç një gërme (8) e cila merr pjesë në të gjithë alfabetet, duke përjashtuar alfabetin arvanitas të Voskopojës, gjë e cila mund të shërbejë si argument mbi prejardhjen thelbësore të tyre nga një fillesë, por unë ngul këmbë që kjo gjë përbën rastësinë e zhvillimit specifik të popullatave përkatëse duke mos arritur në asnjë shkallë të domosdoshmërisë dhe nuk ka asnjë ndikim specifik, por të Marrët e madhështisë shqiptare nuk e di se çfarë kërkojnë kur teorizojnë mbi lidhjet e përdoruesve të këtyre alfabeteve dhe imponimin fillestar nga poshte dhe me te vjeter. Kjo perben lajthitjen e racizmit dhe realitetin e kundert te pretendimit te tyre. Eshte gjëndja e popullit të sotem shqiptar qe permbys nje filozofi, nje perfytyrim dhe nje konkluzion te gabuar pa domethenie ne historine e njerezimit.

Të gjitha këto piketa të zbërthyera tregojnë se produkti postkomunist kishte vendosur ta hidhte poshtë të gjithë punën e baballarëve të vet komuniste, vetëm në planin propogandistik, por pa i ditur rrjedhimet përkatëse dhe pa përfituar pothuajse asgjë. A nuk dalin prej të gjithë këtyre pyetjet: Përse ky mohim nihilist i maskuar? Kë kërkojnë të godasin dishepujt e komunizmit shqiptar? Mos vallë të kaluarën para 1945-sës për ta barazuar me epokën enveriste të diktaturës? Por për një gjë ata mbajtë përgjegjësi përpara popullit shqiptar: keqinfomimin e qëllimshëm që ata i kanë bërë popullit të tyre për 65 vjet pa pushim, duke përfshirë edhe të sotmen demokratike, pasi nuk kanë realizuar kritikën e informacionit të marrë dhe të trasmetuar. Po marr vetëm një shëmbëll për të kuptuar se çfarë kanë realizuar të Marrët e madhështisë shqiptare me të gjithë këtë material që i kanë servirur popullit shqiptar: thjeshte keqinfomimin e qëllimshëm që ata i kanë bërë popullit të tyre për 65 vjet pa pushim, duke përfshirë edhe të sotmen demokratike, pasi nuk kanë realizuar kritikën e informacionit të marrë dhe të trasmetuar.

Më 2006 studiuesi Mal Berisha ka botuar një libër me titull. Shqiptarët, lisa mbi truallin ilir (vlerësime të shtypit amerikan për Shqiptarët dhe Shqipërinë 1908-2003)ku në faqen 33 jepet

Tabela 4: alfabeti i shqiptarëve te Kaukazit sipas internetit

 

Tabela 5: Alfabeti etrusk sipas Zahari Majanit në librin “Fundi i “misterit” etrusk”

 

Tabela 6: Format e njohura të gërmave të alfabetit Etrusk
           sipas A.F.Kocaqi në librin “Shqipja Pellazge”, f. 127

 

Tabela 7: Alfabete etruske sipas Niko Stylos
       në librin “Fjalori i Marko Boçarit”, f. 69

 

Tabela 8: Alfabeti arvanit i Voskopojës sipas Niko Stylos
                        në librin “Fjalori i Marko Boçarit”, f.89

 

Tabela 9: Alfabeti i Glagolicës sipas Niko Stylos
                në librin “Fjalori i Marko Boçarit”, f 111

ideja se si është formuar emri Albania; për këtë citon revistën Albanian Struggle in the Old World and New’, Boston sipas së cilës ne The Writen Inc., 1939, faqe 3-4 shkruhet: ”Robert Guiscardi, kryetari norman që e pushtoi Shqipërinë Qëndrore në shekullin e njëmbëdhjetë, thuhet të jetë përgjegjës për emrin Albania; ai dhe pasuesit e tij e gjetën të vështirë që ta shqiptonin emrin e qytetit shqiptar Elbasan dhe e ndryshuan atë në Albania”. Kur ne shqiptarëve që në klasën e pestë fillore na kanë mësuar se më 1466, Sulltan Mehmeti II, ndërton kalanë si pikë mbështetje për trupat otomane, kala e tipin fushor ndër më të mëdhatë në Ballkan dhe e quajti Ilbasan – Elbasan (Enciklopedia e Elbasanit, f. 150; Marin Barleti thotë të njëjtën gjë veçse nën emrin e vjetër Valmar, “Histori e Skëndërbeut”, f. 461, bot. 1964; po kështu Kristo Frashëri në librin “Skëndërbeu”, f. 434; po kështu Kasem Biçoku në librat “Për Skëndërbeun”, f. 289, dhe “Skëndërbeu”, f. 193; po kështu Hysen Vogli në librin “Elbasani nga vitet 1800-1944”, f. 7). Por cfare ndodh? Ne librin Etruskishte-Toskerishte me autor Niko Stylos lexoj: “Ne fjalorin e Marko Bocarit gjejme se emri Kriteas ne arvanitase i thone Έλµπε (Elbe), dhe, prej tyre, mund te them se, atij i ka borxh emrin edhe qyteti i Elbasanit, qe gjendet ne kufijte veriore te Epirit apo Toskerise..” (f. 113-114). Ndersa ne funksion te emrit Albania kemi dhe nje informacion shtese nga Xhorxh F. Wiliams, sipas te cilit “Avlanon ishte nje pjese e vogel e kesaj toke, prej te ciles ata qe shkelen Shqiperine krijuan emrin Albania ne te XI shekull” (Shqiptaret, f. 18). Kurse një autor tjetër pretendon se emri kombëtar Albania ka ardhur prej fjalës “Albanoi”, një fis ilir që përmëndet nga gjeografi Ptoleme i Aleksandrisë rreth vitit 150 es. (Edwin Jacques, Shqiptarët, f. 42). Kujt duhet t’i besojmë? Lexuesi të jetë i sigurtë se të tilla akrobatllëqe shoqërojnë të gjithë punën e të Marrëve të madhështisë shqiptare.

Perfundimisht une shtroj pyetjen: perse sherbejne te gjitha keto ne planin perfitues, po t’i pranonim pa hezitim si te verteta absolute? Gjeja e pare qe duhet vënë në dukje eshte karakteri monogjenist e te gjitha teorive dhe shqiptaret e sotem po ecin ne gjurmet e nje teorie qe nuk ka dhene asnje frut prej mbi 2000 vjetesh dhe sot problemi shtrohet per zgjidhje ne nje forme tjeter, per aresye te tjera dhe shkaqe krejt te tjera sociale. Problemi eshte shtruar gabim per zgjidhje qe para 2500 vjeteve dhe shqiptaret e sotem nisen te thone fjalet e tyre  mbi kete gabim filozofik. Perpara se te teorizojne mbi keto tema duhet argumentuar parimi natyror i lindjes se njeriut ne Toke dhe ai i lindjes se kultures boterore. Pastaj duhet percaktuar si lind gjuha, faza rastesore e saj dhe kur ajo behet e domosdoshme. Duhet percaktuar ndarja e gjuhes se folur nga ajo e shkruar jo vetem ne planin filozofik kohor, por dhe te ate real hapsinor. Pas te gjitha ketyre do te shtronim pyetje: e pastaj se gjuha shqipe na qenkerka celsi i gjuhes se shkruar dhe te folur ne bote (gjë kjo krejtësisht e pamundur, pasi çelësi i zbërthimit të jetës sociale të njerëzimit nuk qëndron në të folurin e shkruar, por në gjëndjen reale shoqërore të njerëzimit ku diferencimi social i popujve dhe racave për shkaqe natyrore e shoqërore tregon se si duhet ecur në jetë), kur sot ata nuk dine abecene e jetes se tyre sociale e jo me te jene themeli i kultures boterore? Marrezia e madheshtise postenveriste vetem ne kete fushe tregon panoramen e vet gjenetike dhe cili ka qene qellimi i baballareve te tyre kur deklaronin se ishin te vetmit marksiste-leniniste ne bote. A nuk thone femijet e tyre qe paraardhesit e shqiptareve perbejne themelin e kultures boterore? A nuk thonë fëmijët e tyre që paraardhësit më të parë të shqiptarëve janë krijuesit e qytetërimit botëror? Ku eshte ndryshimi i deklaratave pompoze? A nuk perbejne nje unitet ne qellim? A u ka shkuar ndërmënd vallë këtyre të Marrëve të madhështisë njerëzore se ne shqiptarëve na vjen turp kur ndeshemi me botën e qytetëruar me të tilla pretendime? A e dinë vallë këta të Marrë të “madhështisë shqiptare” se botës i vjen turp kur njeh shqiptarët e sotëm sipas këtyre pretendimeve? A e dinë vallë këta të Marrë “të madhështisë shqiptare” se me këto pretendime tregojnë se ka pasur një qëllim politik, të përdorur nga baballarët e tyre, për të poshtëruar popullin shqiptar në favor të armiqve shekullorë të popullit shqiptar?

    14-Mbi ndryshimin e literatures albanologjike

Eshte nje problem i lidhur me teper me moralin njerezor se sa me parametrat shkencor te studimeve shqiptare. Duke perjashtuar plagjaturen qe karakterizon veprat e te Marreve te madheshtise shqiptare, bie ne sy dhe ndryshimi i botimit të kahershëm të veprave të studiuesve erudit shqiptar dhe te perkthimeve te autoreve te huaj. Pa dyshim ata qe kane kryer kete heroizem perfshihen ne klubin e te Marreve te madheshtise shqiptare dhe jane redaktore, perkthyes, korektore e autore veprash qe pretendohet te lene gjurme ne mendimin albanologjik shqiptar. E bukura eshte se keta heronj i shtohen numurit te klubit  te te Marreve te madheshtise shqiptare qe ne i parapame ne kuadrin e mendimit kritik. Veprat e meposhtme ne i analizuam, ku vume ne dukje pikerisht tendencen e botimit dhe paralajmerimin qe redaksite botuese i kishin bere lexuesit. E kam fjalën për:

Luigj Iasinth Hekardit, Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme  ose Gegerisë

                     Theodor Ippen, Shqipëria e Vjetër

Louis Beonlew, Greqia përpara Grekëve

                     Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk

Nikolaj Albertovic Kun, Mite dhe legjenda te Greqise se Lashte

N.A.Kun, Eposi i Greqisë së Lashte

Gerold Dommermuth–Gudrich, Mitet me te famshme te lashtesise

Vinçenc Dorsa, Shqiptarët misioni i tyre historik

At Shtjefën Gjeçovi, Trashëgime thrako-ilire

Spiro N. Konda, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik

Dhimiter Pilika, Pellazget, origjina jone e mohuar

  1. Cordiniano, Albania, vol. 1

Nuk mund të lë pa përmëndur dhe Iliada me përkthim të prof. Gjon Shllaku

Por rezulton nje veper e papare deri me tani dhe qe nuk beri ndonje jehone me publikimin e vet, por qe u perdor nga klubi i te Marreve te madheshtise shqiptare per te shtuar numurin e veprave argumentuese, gjithmone sipas tyre. Kjo veper e mesuesit patriot  dhe te ditur Perikli Ikonomi, mbi Tomorin dhe Dodonen Pellazgjike,  eshte shkrojtur e botuar me 1934 dhe ribotuar me 2008. Duhet thene qe figura poliedrike e Perikli Ikonomit ka mbetur e pa njohur per lexuesin shqiptar dhe ketu duhet kapur aresyeja perse vepren e tij e perdoren te Marret e madheshtise shqiptare duke ja devijuar nga thelbi per te cilet u shkrua.

Autori i librave mësimorë:

-Atdheshkronja praktike, 1929

-Atdheshkronja e plotë, për të tretën dhe të katërtën klasë të shkollave fillore dhe plotore të Shqipërisë, 1932

-Mineralogjia dhe mësime kimike, 1933 (te dhenat jane marre nga ribotimi, f. 72); me emertim, ne punimin origjinal, drejtor shkolle më 1934, ulet dhe shkruan për Dodonën Pellazgjike, duke krijuar nje paralelizëm me lidhjen e malit të Olimpit me historinë e Greqise së Vjetër dhe e emërton: “Historia e Tomorit, Dodona Pellazgjike dhe Tomor’ i Zotit te Pelazgeve, duke e konsideruar Dodonën si vëndin thelbësor për themelet më të para e më të vërteta për historinë pellazge, për rrenjët e historisë së racës shumë të vjetër iliro – pellazgo – ariane (ribotimi, f. 7; bot. 1934, f. V). Për të argumentuar vëndin e Dodonës Pellazgjike, autori u mbështet në shenimet historike të Herodotit, Hesiodit, Plinit, Pindarit, Plutarkut, Dionisit Perigjitiut, Athanas Stargjiritit, Didimosit, Eustathit dhe shënimet gjeografike të Strabonit, Skymnos Hiosit, të Meletiut e Barthelemit bashkësia e të cilëve e largon natyrshëm Dodonën nga Janina dhe e sjellin vetiu në veri të Toskërisë (ribotimi po aty, bot. 1934, f. VI).

Por çfarë ka ndodhur? Të Marrët e madhështisë shqiptare ja marrin veprën dhe ja përshtasin idesë së tyre duke i bashkangjitur zbërthimin që ata i bënë veprave të Dhimitër Pilikës, Aristidh Kolës, Autorëve antikë si Plutarku, Kostandin Kristoforidhit, Fjalorit të gjuhes së sotme shqipe. Dhe jo vetem kaq, por pergatiten nje paramaterial me shenimet e tyre (i cili nuk u shpërnda për lexuesin por qarkulloi brënda klubit të të Marrëve të madhështisë shqiptare) me pretendimin se ishte marre nga vepra e 1934 dhe pastaj e ribotuan me 2008 ne menyre krejt te perçudnuar. Këtë veprim  e mbuluan me shënimin e faqes 8, sipas të cilit: “Ndërmjet botimeve të reja për këtë çështje që janë shfrytëzuar dhe përmëndur prej meje (përkujdesësja dhe redaktorja Dr. Natasha Sotiri, GH) duke ndërfutur në tekstin e autorit të këtij libri citime të pajisura me shënimet përkatëse, spikatin: Dhimitër Pilika, Pellazgët – origjina jonë e mohuar, Tiranë, 2005; Aristidh Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve (vështrim historik-folklorik-politik-gjuhësor), përkthyer shqip nga greqishtja, Tiranë 2002; Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, botim i AshSh, Tiranë 2002. Këto citime janë shënuar me shkronja italike për t’u dalluar nga teksti i Perikli Ikonomit”. Shënim i cili shërben për të mbuluar qëllimin e botimit, por jo diskretitimin e të Marrëve të madhështisë shqiptare në fushën e mashtrimit intelektual. Si do të na përgjigjej përkujdesësja dhe redaktorja e veprës së Perikli Ikonomit kur lexuesi do ta pyesë: si shpjegohet që në vitin 1934 autori të ketë shkrojtur se “Habia është se, pas Luftës së Dyte Botërore, Tomorri u mbulua me heshtje si nga arkeologët ashtu edhe nga shkrimtarët, duke lënë kështu në harresë edhe të interesuarit e tij të mëparshëm të shekullit të XIX-të (f, 5) (ne botimin origjinal kjo fraze eshte: “Habija eshte, se per Tomorin e Shqiperise se lire nuk eshte bere fjale as pak, le nga t’interesuarit e perparshem (te shekullit te 19te), por as nga arheologe te tanishem, as nga shkrimtare Shqiptare..” f. V)? Qëllimi i botimit të kësaj vepre e ka pikën e vet të rendesës pikërisht tek ideja kryesore e të Marrëve të madhështisë shqiptare, që ja kanë mveshur veprës së Perikli Ikonomit, sipas të cilit: “Dodona Pellazgjike e Toskërisë ka qenë rrënja e burimi i qytetërimit pellazgo – ilirian dhe greko-romak” (ribotimi, f. 8). Lexuesi duhet të jetë i sigurtë që kjo fjali është e autorit, por ideja e të Marrëve të madhështisë shqiptare, të cilët ja kanë bastardhuar veprën Mësuesit të nderuar Perikli Ikonomi për qëllimet e tyre antishqiptare, eshte tjeter per tjeter dhe per qellime te mbrapshta. Nga 33 referimet e bera nga autore te vjeter e te ri ne botimin e 1934, ne botimin e 2008 jane 35 duke i pasuruar me idete e redaktores.

Punimi i Mesuesit te Merituar te Popullit Shqiptar Perikli Ikonomi, i vitit 1934, perbehet nga kapitujt e meposhtem:

Parathënie

I – Dodona pellazgjike dhe Tomor’ i saj

II – Historishkronjes dhe gjeografe te vjeter e shenimet e tyre, me 33 referime

III – Mendimet e P. Aravantinoit

IV – Kundershtime mendimesh

V – Gjurmime vendesh dhe shenjash (vende dhe shenja me emra shembellenjes perqark malit Tomor te Shqiperise se Lire), me 18 referime.

VI – E verteta perkatese, me 16 referime.

VII – Kallzime, gojedhena, betime dhe vende me shembellime rreth Tomorit, me 28 referime.

VIII – Gojedhena e kallzime rreth Shpiragrit dhe Beratit, me 5 referime

IX – Tomorit plak dhe historike te Shqiperise se lire (Vjershë epilogjike vjetërsis historike të Tomirit, nga autori).

Në qoftë se do ta zhveshim veprën e autorit nga shënimet e të Marrëve të madhështisë shqiptare, per te marre nje material fitimprures, do të kishim këtë përmbledhje konkluzive (dmth kemi marre ne konsiderate punimin origjinal):

“thone se me te paret e ketij vendi kane qene lopare (vuvote) “ si mbas skoliastiut Traqin. Sofokl. 1174 te Hesiodit “ dhe permendin, se Dodona qytet gjendet n’anet e tejme, larg ne kufijt e fundit t’Epirit (Toskerise), “d.m.th. nga an’ e ketejme”” (f. 8)

“Plutarku, (ne jeten e Pirros) thote, se faltorja Dodone gjindet ne Mollosi (f. 9), ndersa te Marret e madheshtise shqiptare kane shtuar nga ana e tyre:

“…aty ne mes t’moloseve banuan Deukalioni dhe Pirrua, pasi ndertuan tempullin e Dodones”. “(ribotimi, f. 23).

“Athanas Stagjiriti ne shenimet e tija, “f. 28” ku ben fjale per Dodonen e thote si te pacaktuare vendin e malit Tomor, permend, se te tjere kete mal e vene me larte e me tej nga veriu i Pindit. Thote me, se Molosinjet kane qene me te permendurit e me te fameshmit nga Haonet (Kaonet, GH), se kishin dhe tempullin e mburrur te Dodones ne krahinen e tyre” (f. 13).

“Puqevili (lib. II, 8, 1, 4, V, 6) flet duke caktuar vendin e Dodones ne fushezen e janines. (Emrin Dodone e nxjerr nga fjala greqishte “kodhon” (kembane, -shenimi 1) gje per te cilen Aravantinoi e qesh dhe e quan shpotira mendimet e tija” (f. 13).

“Pervec ketyre Aravantinoi nga shenimet e mbledhura thote, se Dodonen e ngriten Pelazget, andaj dhe Zeusi quhesh Zot’ i Pellazgeve. Dy shenojne pershkrimet e ketij se ishin Dodonat: njera e Molosise dhe tjetra e Thesalise (si mbas historishkronjesve te vjeter)” (f. 14).

“Fjalet Tomure e Tomuri jane fjalet shqipe Te mirat e te miret, prej te cilavet ka marre emrin qe ne kohe stergjyshore Tomori, d.m.th. mal’ i te mirevet ose i te miravet a si Selija (froni) e perendivet te vjetra, qe zbrisnin mbi ‘te ne mest te revet a mjegulles per te biseduar mbi punerat e njerezvet e te botes. Prej ketyre fjaleve ka rrjedhur emri Tomuriase, qe tregon krahinen e malit Tomor, te quajtur Tomorice dhe vendasit e saj Tomoricare’ (f. 17).

“Stradomi ose Sterdomi mbi Tomor, vend shume i ftohte edhe ne vere, ndodhet prane majes veriore te ketij mali (lart. 2510); ndoshta kejo fjale rrjedh nga fjalet latine (Saturnu – domi) d.m.th. banesa e Saturnit, ose e kronit, qe hante femijet e tij” (f. 22). Ne ribotimin e 2008 eshte transfomuar: “Ne shikojme nje lidhje gjuhesore te kesaj fjale me fjalet latine Saturnu-domi “banesa e Saturnit” ose e kronit, qe, sipas mitologjise, hante femijet e tij” (f. 51).

“Prane vendit te Stradomit ndodhet dhe Cuk’ e peljes. Vecanerisht ky vend ka dhe emrin Cuk’ e Shen Iliut. Nden kete e prane Qytezes, ne nje shesh te bukur thuhet se ka qene kishe e krishtere me emrin “Metamorfosa” ose “Shen Sotiri” e cila kishe, tregon thenia, ka qene ngrehur mbi faltore pagane” (f. 22).

“Tomori kallzohet si mali me plak i Shqiperise, me besim gojedhanor, se me perpara u be mal e pastaj te tjeret” (f. 26).

“”Tomori mal’ i Zotit”. Kete e permendin banoret e rrethit, por edhe t’aneve te largta” (f. 27).

Ne faqen 31 ka disa shenime ku lexojme:

“Kurbanet, qe behen ne Tomor me 12 dite te cdo Gushti me festim madheshtor, popullsia i a kushton te Mirit te ketij mali. “Ndoshta te jete i mbetur ky zakon qe lashtazi, se prej historianeve te vjeter kallezohet, qe ne Dodone kremtohej festa e Nalas1. (1) Festa Nala (nea) ne Dodone ka qene nje panagjir (kremtim) i permotshem qe behesh per nder te Zeusit, Zotit te Dodones, i cili quhesh edhe Nalos”

Nga kjo permbledhje e shkurter une arrij ne perfundim se autori, kur eshte ulur per te shkruar historine e Dodones, ka pasur dy qellime, ne adrese te bashkekombasve te vet te Jugut te Shqiperise:

1-T’u tregonte se populli shqiptar eshte nje popull me histori te lashte dhe epoka sociale te lidhura historikisht me njera – tjetren.

2-Dodona eshte nje simbol fetar pellazgjik dhe jo helen; selia e saj historike nuk eshte ne territorin grek, por ne Malin e Tomorit c’ka ka percaktuar dhe historine e atyre aneve.

Menyra se si eshte botuar vepra e mesuesit-studiues Perikli Ikonomi tregon se te Marret e madheshtise shqiptare kerkojne te parapergatisin lexuesin shqiptar me boten e tyre idealiste duke shtremberuar dhe ndryshuar shume vepra me tema mbi albanologjine dhe e gjithe kjo per te fshehur thelbin e veprimit te te pareve te tyre.

Lexuesi duhet të më falë, pasi për efekt kohe e kam të pamundur të analizoj të gjithë manipulimet e bëra mbi studimet e albanologëve shqiptarë dhe të huaj, por e paralajmëroj që kur të ulet dhe të lexojë diçka në këtë fushë duhet të ketë parasysh devijimin e mundëshëm që mund të jetë realizuar nga idetë e autorit. Te pakten perkthyesja Iliriana Angoni, redaktoret Natasha Sotiri, Arben Xoxa jane emrat e perfshire ne kete proces; por ky i fundit na ka bere dhe nje “zbulim” te jashtezakonshem qe asnje shqiptar nuk e di, por qe duhet ta mesoje dhe këtë ja ka bashkangjitur një autori të huaj, të cilin e ka redaktuar. Sipas Arben Xoxa-s vendndodhja e varrit te Skenderbeut eshte sipas variantit zyrtar ( i turqve dhe i venedikasve), nderkohe qe ka te dhena te tjera se ceremonia mortore u be vertet ne Lezhe, ndersa trupi i heroit, sic ishte tradita e lashte shqiptare, u varros ne nje vend te fshehte e te shenjte, te paarritshem nga dhunuesit e varreve (Sven Auren, Shqiperia, Orienti i Europes, f. 257).

    VII – Si e zgjidh mendimi filozofik përmbajtjen e gjuhës shqipe

Problemi shtrohet shume thjeshte: a mund te kete ndonje fije te vertete midis lidhjes se pellazgeve hyjnore me iliret? Per te qene konkrete pergjigjja eshte: nuk ka asnje mundesi teorike dhe praktike qe te ekzistoje lidhja dhe vazhdimesia e pellazgeve hyjnore ne ilire sipas hapsirës shoqërore që ne njohim si pellazgëve ashtu dhe ilirëve, që bashkëshoqërojnë të gjithë këtë stduim. Fajtore per kete eshte faktori kohe, i cili nuk e lejon kete vazhdimesi. Cfare do te thote qe koha nuk e lejon kete lidhje dhe kete vazhdimesi sipas te njejtit bosht biologjik, dmth eshte e pamundur qe te kene karakter birerie iliret nga pellazget? Pergjigja eshte e thjeshte dhe e ka dhene me kohe Albert Ajnshtajni ne funksion te problemit te leves se Arkimedit kur ky i fundit postuloi: me jepni nje pike mbeshtetje dhe une e leviz Token! Do te kalonin 2300 vjet dhe ky problem mori goditjen e vetme dhe te fundit kur fizikanti relativist e kundershtoi: po, e jap une piken e mbeshtetjes dhe Arkimedi nuk e leviz Token as nje milimeter! Dhe e gjitha kjo me aresyetimin qe per te levizur Token vetem nje milimeter krahu i leves duhet te leviste me shpejtesine e drites per dhjete miliard vjet, gjate se ciles kohe Toka do te pushonte se ekzistuari. Edhe problemi i mundesisse se lidhjes, me karakter birerie, te pellazgeve me iliret  ka kete kendveshtrim: ata nuk kane asnje lidhje biologjike pasi kane shpejtesi ekstreme te zhvillimit social, dhe vetem per kete ata kane perfundime krejt te ndryshme nga bota e relacioneve te mundeshme, ku faktori kohe realizon paradoksin e vet. Në konteksin e lidhjes më të mundëshme të pellazgëve me ilirët mund të realizohet huazimi nga ana e ilirëve, shkrimi për shëmbëll, por kurrsesi pellazgët nuk mund të huazojnë nga ilirët. I njëjti përfundim arrihet kur vihen në raport helenët me pellazgët; është e pamundur që helenët të kenë huazuar nga pellazgët, kur e kundërta duhet të jetë prezente me përmasën më të plotë, vetëm në qoftë se i përkasin një boshti biologjik dhe bota helene rrjedh nga bota pellazge. Në këtë rast është e kuptueshme që gjithëshka pellazgjike është transmetuar tek helenët dhe baza e argumentit është feja me Zeusin politeist.

Por  cila do të ishte zgjidhja progresive e këtyre problemeve sipas kontinumit kohor-hapsinor dhe çfarë përfitimi do të kishim ne shqiptarët nga kjo zgjidhje?

Gjëja e parë që duhet zgjidhur është: si lind gjuha e folur dhe gjuha e shkruar? Cili është raporti i tyre historik e shoqëror? Ka pasur një herë e një kohë një tendencë zgjidhëse ky problem, atëhere kur Frederik Engelsi hodhi idenë se pas një lufte mijëravjeçare dora, më në fund, u diferencua nga këmba dhe njeriu filloi te ecë drejt, atëhere njeriu u veçua nga majmuni; dhe u hodh baza për zhvillimin e të folurit të artikulluar (Dialektika e natyrës, f. 21, Tiranë 1981). Edhe pse dialektiku Engels e deklaroi këtë proçes në kuadrin e proçesit të diferencimit natyror, ai nuk zgjidhi gjënë më kryesore të proçesit në fjalë në kuadrin e historisë së njerëzimit. Ai nuk zgjidhi proçesin e diferencimit social të racave dhe popujve brënda një race, problem ky i shtruar për zgjidhje përpara tij, mbi ç’bazë kishin lindur dhe lindën  një sërë metodikash idealiste dhe ireale duke filluar nga Zhan Zhak Rusoi e duke mbaruar tek Çarlz Darwini. Engelsi pat rënë viktimë e një gabimi 2400 vjeçar mbi mundësinë e lëvizjes mbi një bazë shkakësore edhe pse bota e relacioneve për të, përbënte esencën bazë të ekzistencës së botës njerëzore. Akoma më tej ai hodhi idenë se puna dhe të folurit e artikulluar kanë qënë dy stimujt më kryesorë nën ndikimin e të cilëve truri i majmunit u shndërua dalëngadalë në tru njeriu (po aty, f. 196), por harroi gjënë më kryesore se i gjithë ky proçes ishte i deferencuar në kohë aplikim dhe në kohë lindje. Nuk ishte i mjaftueshëm formulimi i nocionit nevojë edhe pse pranohej gjëja më kryesore e proçesit në fjalë: relacionet njeri-njeri (po aty, f. 195). Mangësitë në këtë analizë filozofike do të çonin në lindjen e ideve shtërpë mbi gjuhësinë dhe do të ishte e pamundur të ndërtohej një metodikë dhe teori unike për lindjen dhe evoluimin e gjuhëve. Gjëja e parë që duhej zgjidhur në planin filozofik ishte raporti kohor midis gjuhes së folur dhe gjuhes së shkruar, pasi nuk ishte e mjaftueshme për të ardhmen kufizimi i zgjidhjes vetëm në planin lindës të gjuhës biologjike.

Në Shqipëri në vënd që t’i zhvillonin idetë e Engelsit duke plotësuar mangësitë, produkti intelektual postenverist u hodh në sulm kundra materializmit (duke qenë përkrahësi më i madh i materializmit marksist bolshevik në të gjithë historinë e tij në mënyrë krejt formale dhe propogandistike) duke marrë nga e kaluara frymën filozofike idealiste dhe hodhën në tregun mediatik idenë që gjuha shqipe ishte baza e gjuhëve botërore dhe gjithëshka fillonte me shqipen dhe paraardhësen e saj. Për të zbërthyer këtë rebus me pesë të panjohura rikthehemi në pyetjet e fillimit, por tashme duke ja adresuar gjuhës shqipe.

1-Si dhe pse lindi gjuha shqipe?

Këtu ka një problem, i cili duhet konsideruar themelor në zhvillimin e shkencave sociale, të lidhur me parimin e lindjes së njeriut në Tokë, nga ku duhet të rrjedhë dhe menyra e lindjes së racave apo lindja e njeriut nëpër kontinente. Problemi i lindjes së gjuhës nuk mund të përjashtohet nga ky parim pasi baza teorike e poligjenezës është koha e diferencuar e lindjes së njeriut në Tokë ku pasojat duken edhe në botën e gjuhës së folur dhe të shkruar. Dinamika e këtyre të fundit në një farë mënyre sfumohet  në kompleksitetin vetiak, por ajo duhet konsideruar ndër më të thjeshtat në historinë e qënieve të gjalla me arësye pasi konsiderohet e lindur, si shkak themelor, bashkë me njeriun, të paktën gjuha e folur. Hapsirat vepruese në këtë fenomen tani për tani duhen konsideruar të panjohura dhe, rrjedhimisht, çdo teorizim në këtë fushë është pa asnjë domethënie, duke përjashtuar statistikën. Une për vete e quaj të papranueshme rolin e punës në të njëjtën përmasë me rolin e gjuhës së folur në shkakun e transformimit të antropomorfëve në njerëz. Është tjetër gjë  që gjuha e folur mund të jetë pasoja më e parë e marrëdhënieve qënie të gjalla-natyrë me emërues punën. Proçeset natyroro-biologjike për stadin e largët kohor të ndodhura e vështirësojnë zbulimin e tyre deri në pamundësi, duke përfshirë edhe raportin kohor-hapsinor që zgjidh, tani për tani, problemet e marrëdhënieve midis njerëzve. Dhe kjo ndodh pasi njihen shumë elementë natyrorë, biologjikë, shoqërorë dhe bota e tyre, kur për problemin e lidhjes së qënieve biologjike me natyrën fjalën e ka vetëm filozofia pasi edhe bota biologjike ka avancuar në raport me paraardhësen e vet,  njësoj si njeriu i sotëm.

Kështu që kur flasim për mënyrën e lindjes së gjuhës do të ishte më e mirë të përcaktohej  më përpara mosha e popujve për të përcaktuar shpejtësinë e zhvillimit social. Duke marrë për bazë këta popuj, duhet kërkuar strukturëzimi gjuhësor i tyre për të parë se si është gjuha e tyre sot dhe si ka ndryshuar përgjatë historisë paralele me ta tek popujt me shpejtësi më të madhe zhvillimi. Për rastet e ekzistencës së diferencimeve të mëdha të kësaj shpejtësie, roli i ndryshimit të kohës duhet të jetë shumë i lehtë për t’u konstatuar mbi ç’bazë duhet të bjerë ne sy ndryshimi i ndodhur për efekt të botës së relacioneve. Une pretendoj se populli shqiptar, dhe tipikisht vetëm ai, e ka këtë veti; prandaj dhe kërkimet gjuhësore mbi format fillestare të saj tek ky popull duhen kërkuar. Ky pretendim na lehtësohet edhe më shumë kur sot disponojmë një material voluminoz për problemet albanologjike sa i pasur aq dhe kontradiktor, jo vetëm i realizuar jashtë botës shqiptare, por dhe brënda tij ku përfundimet herë kanë karakter botëkuptimor, herë propogandistik, herë realist e herë antishqiptar. Por në përfundim asnjë teori nuk ka shërbyer si argument në progresin e popullit shqiptar dhe kjo nuk ka qenë një gjë e mirë. Kështu që nuk më mbetet gjë tjetër veçse të deklaroj që në fillim se të gjitha teoritë mbi lindjen e gjuhës shqipe nuk janë në përputhje me interesat kombëtare.

Ne dimë vetëm se një grusht njerëzish për 400 vjet u munduan me të gjitha mënyrat njerëzore për të konsoliduar gjuhën shqipe dhe ndërgjegjen kombëtare ndër shqiptarë, jashtë interesit të tyre social. Dhe zbulimi i të gjithë hapësirës së veprimit mbi gjuhën shqipe është e barabartë me zbulimin e veprimtarisë së këtij grushti njerëzish që me zhgunin e Klerit Katolik i dhanë shqiptarëve gjuhën shqipe, shtetin dhe kombin. E thënë më ndryshe, në ekuacionin e formimit të shoqërisë shqiptare asnjëherë nuk është kujtuar njeri për elementin që mungonte në të, prandaj dhe zgjidhja nuk ka qenë kurrë e plotë dhe e saktë. Ky element sot duhet konsideruar më i rëndësishmi pasi është përgjegjësi kryesor i konsolidimit edhe të vetë elementëve përbërës të një shoqërie. Të paktën prona, familja, juridiksioni, letërsia, shkenca mbajnë vulën e themelimit dhe te konsolidimit te tyre nga ana e Klerit Katolik Shqiptar, në bashkëveprim të plotë me simotrat e veta europiane. A nuk do të thotë kjo se janë vetë popujt e Europës ata që e kanë formatuar botën sociale të shqiptarëve të sotëm? A nuk do të thotë kjo se kombi shqiptar është produkti më karakteristik në racën e bardhë dhe i jetës historike të saj? A nuk është lindja, zhvillimi dhe tjetërsimi thelbi i historisë së njeriut në Tokë? Atëhere vetëm tek shqiptarët ne mund të gjejmë mënyrën praktike të lindjes së gjuhës së njerëzimit, si fillesa e gjuhës së folur në Tokë. Mund të duket e habitshme, por kur u ndesha me disa materiale të studiuesve shqiptarë (të cilat do t’i shohim në vazhdim), të cilët pretendonin se kishin zbuluar dinamikën e gjuhës shqipe dhe kodin e saj, vura re gabimin e tyre fatlum. Ata kishin ndërtuar dinamikën e gjuhës njerëzore në fazën më të parë të saj, ose, e thënë me gjuhën e tyre, kodin e gjuhës njerëzore dhe jo kodin e gjuhës shqipe. A e kishin bërë këtë nga modestia, a nga padija, a nga mungesa e kurajos civile nuk di të them, por unë pretendoj se bashkimi i artikujve të Çlirim Xhungës, studimi i Petro Zhejit mbi Shqipen dhe Sanskritishten si dhe libri i Ilir Matit mbi Stelën e Lemnos, ishin në gjëndje të shpjegonin mënyrën dhe praktikën e lindjes së gjuhës së folur ndër njerëzit më të parë të Globit vetëm se larg përfundimeve pretenduese të gjithseicilit. Bashkimi me studimet e Niko Stylos, Aristidh Kolës, Dhimitër Pilikës, Spiro Kondës dhe, sidomos, të Profesorit zëmadh Eqrem Çabej më çuan në përfundimin se studimi i gjenezes dhe dinamikes formuese te gjuhës shqipe kishte krijuar të gjitha mundësitë për t’u zgjidhur përfundimisht, larg spekullimeve të të Marrëve të madhështisë shqiptare. Vetëm se, në këtë kuadër, duheshin evidentuar disa përfundime të kaluara e harruara dhe modifikuar disa përfundime “të reja” për të eleminuar mungesën e disa premisave determinuese në atë proçes prehistorik e të stërlashtë.

Mënyra e lindjes të elementëve më të parë të gjuhës shqipe përkon me lindjen e po këtyre elementëve të gjuhës së folur nga njerëzimi në agimet më të para të tij. Ky është kushti i vetëm që na jep mundësinë për të zgjidhur problemin e shtruar për zgjidhje, në të kundërtën, ai nuk zgjidhet kurrë. Është kjo arësyeja përse duhet provuar kjo rrugë dhe çfarë përfaqëson ajo në realitetin shkencor shqiptar.

Nga studimi i materialit të publikuar në Shqipëri përgjatë këtyre 100 viteve kemi nxjerrë këto karakteristika të gjuhës shqipe:

-Vjetërsia e gjuhës shqipe, dhe ndikimet e gjuhëve europiane mbi të, nuk e kanë zhdukur premisen e kesaj vjetërsie. Por vjetërsia e kësaj gjuhe nuk e kalon kohën e rendit 3.000 vjeçar, të themi, edhe pse pretendimet ishin të rendit 10.000 vjeçar (fakti që Epi i Gilgameshit është i rendit 5.000 vjeçar (ndoshta 6.000, kërkon një argumentim më të plotë të pretendimit larg propogandës, pasi në këtë rast duhet kundërshtuar tradita shkencore e njerëzimit). Nga ana tjetër, kjo vjetërsi është tepër-tepër larg vjetërsisë biologjike të paraardhësve më të parë të shqiptarëve dhe kjo kërkon një thellim më të madh në drejtim të argumentave pasi ato nuk përfillin këtë vjetërsi përtej milionavjeçarëve. Cila është lidhja midis gjenezës milionavjeçare të popullit shqiptar dhe vjetërsisë së gjuhës së folur nga shqiptarët e sotëm? Kjo përbën arësyen e psesë të lindjes së gjuhës të folur ndër shqiptarë.

-Gjuha shqipe është një gjuhë muzeale e ruajtur saktë 2700 vjet (Stela e Lemnos; ose mbishkrimi i pabotuar i Shkodrës, rreth shek VII-V pa. Kri) me ndryshimet e lidhura me botën e relacioneve përgjatë historisë të bartësve të saj. Ngelet për të përcaktuar pasojën e këtyre relacioneve dhe mënyrën e ndikimeve gjuhësore të relatorëve mbi gjuhën shqipe.

-Gjuha shqipe ka karakter rrokor, ose, e thënë ndryshe, është gjuhë monosilabe, karakteristikë e gjuhëve të vjetra; por dhe më e pasura se gjuhët e popujve të përparuar, karakteristikë kjo e një populli të prapambetur (ideja e gjetur tek Zhan Zhak Rusoi).

Në të gjithë këtë përmbledhje konkluzive shfaqet, si rrufeja në të kthjellët, i ashtequajturi: kodi i gjuhës shqipe. Autori i saj me 17 janar 2009 botoi ne gazeten Republika prononcimin ndaj perpjekjes per te shtremberuar te verteten mbi autoresine e tij mbi Kodin e Gjuhës Shqipe ku ai pretendon se ishte “nje veprim i qellimshem, qe nga njera ane synonte t’i njihte Zhejit dicka qe s’i takon duke ngaterruar Kodin e Shqipes ne kontekstin e Algoritmit te tij, me te cilin Kodi yne s’ka asnje lidhje, ne perpjekje per ta mbytur keshtu Kodin e Shqipes..”. Ne kete gazete autori botoi artikullin: “Mbi plagjiaturen dhe shtremberimin e te vertetes” (në kuadrin e punimit me titull: “Shkrimet e para ne shtypin shqiptar mbi etimologjine e shqipes dhe të gjuhëve të tjera) ku nder te tjera thuhet:

“Zheji ka nje jete qe merret me Simbolet, me Shqipen dhe Sanskrishten (keshtu eshte e shkruajtur ne tekst, GH), por deri ne fund te vitit 2005 ai nuk arriti te beje nje senteze dhe nuk ka dhene nje paraqitje te rrenjeve te shqipes Yll, Ar dhe Jam ashtu sic i kam paraqitur une, dhe kurre s’ka pretenduar se ato jane Rrenje te nje Kodi te Shqipes qe eshte ne themel te leksikut te te gjithe gjuheve te botes. Gjithashtu, Zheji nuk eshte shprehur gjekundi se:

Fjalet yll, ar dhe jam te cojne qe ne fillim ne shprehjen jam nga ylli ar (nenvizimet e mia, GH).

Keto te gjitha jane pasazhe te marra nga zonja apo zonjusha Ndroqi nga tekstet e mia. Algoritmi i z. Zheji s’ka asnje lidhje me Kodin e Shqipes te zbuluara nga une, Zheji nuk ka zhvilluar asnjehere ne menyre te plote rrenjet e Kodit te Shqipes Yll dhe Ar, ai se ka identifikuar kurre foljen “jam” ne menyre te plote sic e kam identifikuar une, dhe nuk i ka identifikuar kurre rrenjet Yll, Ar, dhe Jam si rrenje te nje kodi mbi te cilat ngrihet Leksiku i te gjitha gjuheve te reja apo “te vjetra”, qe njeh sot mbare njerezimi.

Gjithashtu, askush para meje nuk eshte shprehur boterisht deri me 20072 (shenimi thote: saktesisht: 14-17 Shtator 2006, GH) se Dhjete jane Rrenjet e e Kodit te Shqipes, qe qendrojne ne themel te te gjithe Leksikut Boteror, dhe konkretisht:

Yll, At, Ar, Ai, Une, jam, them, therras, vij dhe bere

dhe se keto rrenje kane kuptim vetem ne gjuhen shqipe”

Por studiuesi Petro Zheji kete problem ne librin e tij te ribotuar me 2005, dhe te permiresuar (Shqipja dhe Sanskritishtja, pjesa e Pare, f. 163), e trajton dicka me ndryshe, qe duhet vene ne dukje pasi perben anen profesionale te problemit. Sipas tij:

Nje operator i liri, sipas perkufizimit, eshte nje njesi semantike minimale, e thjeshte, domethene, qe nuk mund te ndahet me si e tille ne sistemin gjuhesor te cilit i perket (operator i lire relativ) ose edhe ne cdo sistem tjeter (operator i lire absolut).

Operatore te lire, ne gjuhen shqipe jane per shembull:

da (ndaj, pjestoj…,                      pa (shoh),

ra (bie, rrezohem),                      tha (them),

la (laj),                                        sha (shaj),

za (ze, kap, pushtoj),                   di (di),

ba (bej),                                     shi (shi),

ka (kam),                                    du (dua, dashuroj…).

 

Autori i dyte nuk e trajton problemin ne nivelin gjuhesor pergjithesues, por e ka postuluar vetem ne drejtim te gjuhes shqipe dhe kjo perben mangesine e teorise se tij. Autori i pare e ka kapercyer kete barriere dhe rrjedhimisht merita e zbulimit dhe evidentimit te ketij kodi (ne qofte se nuk e ka thene kush perpara) i takon atij. Une nuk marr persiper te luaj rolin e gjyqtarit, pasi te dy autoret me japin armen per te argumentuar vjetersine e gjuhes shqipe ne gjenezen me fillestare te saj dhe per kete duhen falenderuar qe te dy.

Duke njohur vetem pergjithesimin e botes se relacioneve universale ne jeten e perditshme historike te njerezimit, dmth anen filozofike te fenomenit, them se ky pretendim i autorit te pare ka nevoje te komentohet pak si me ndryshe, duke mos i ndryshuar asgje pervec pasojes se Kodit dhe adresimit specifik te tij ne planin aplikativ kohor. Kur them se duhet komentuar me ndryshe kam parasysh vetem shtate (7) notat e muzikes qe kane dhene nje infinit veprash muzikore dhe kerkush nuk ka thene se ato jane te huazuara nga njera-tjetra. A nuk jane keto shtate nota kodi i muzikes se njerezimit? Ndryshimi me kodin e gjuhes qendron se kete te fundit e ka formuar instikti i njeriut kur te parin e ka formuar me ndergjegje individi njeri. Ne kete drejtim Petro Zheji ka ecur me perpara se Clirim Xhunga pasi ka percaktuar se inkoshienti pjell koshientin (idete e psikoanalizes ne komentin 3 te pjeses se pare) dhe ne kete menyre i ka hapur rruge zbulimit te filleses se gjuhes se folur. Raporti kohor midis muzikes dhe gjuhes a nuk tregon se kemi te bejme me nje produkt kualitativ qe kerkon nje shkalle te caktuar ne zhvillimin e shoqerise njerezore? Atehere a nuk mbetet te analizohet dinamika e Kodit te Gjuhes nder popuj te ndryshem per te pare ndryshimin e mundeshem. Ne qofte se pranojme se keto dhjete rrenje, qe formojne Kodin e Gjuhes, kane kuptim vetem ne gjuhen shqipe arrihet ne tre perfundime:

1-Gjuha e folur ne historine e njerezimit cfaqet fillimisht me keto dhjete rrenje qe perbejne Kodin lindes te Gjuhes.

2-Kodi i Gjuhes eshte nje element qe transformohet ne vazhdimesine e kohes dhe ne perputhje ne rendet shoqerore. Ata popuj qe e kane ruajtur  Kodin fillestar te Gjuhes qendrojne ne te njejten hapsire, kundrejt rendit te pare te shoqerise njerezore. Prej ketej del perfundimi se shpejtesia e zhvillimit social te tyre eshte tej mases e avashte dhe ne perputhje te plote me pandryeshmerine e permbajtjes se Kodit te Gjuhes.

3-Kodi i Gjuhes nuk ndryshon me ndryshimin formal te rendit shoqeror (ndryshim i cili realizohet në sajë të tjetërsimit të shpejtësisë së zhvillimit, kohës dhe rrjedhimisht të hapësirës shoqërore) dhe per kete krijon mundesine e zbulimit te vjetersise se popujve.

Duke bere nje permbledhje te te gjithe materialit albanologjik te parapare me keto perfundime, pas pranimit te ekzistences se Kodit te Gjuhes, konkludoj se e vetmja gje qe shqiptaret trashegojne nga te paret e tyre me te lashte eshte pikerisht Kodi i Gjuhes dhe asgje tjeter. E shprehur me qarte Kodi i Gjuhes na tregon se si ka lindur gjuha shqipe ne formalizmin e vet specifik ne perputhje te plote me menyren e lindjes se gjuhes ne racen njerezore. Pra zanafilla e gjuhes shqipe eshte njekohesisht zanafilla e gjuhes se Njeriut ne Toke. Por kjo nuk do te thote se Kodi i Gjuhes shqipe eshte formuar nen diktatin e marredhenieve universale te paraardhesve te tij pergjate ketyre 10.000 vjeteve te fundit te jetes se shqiptareve. Pikerisht keto dhjete rrenje duhet te perbejne themelin e gjuhes shqipe qe nuk kane ndryshuar pergjate marredhenieve me pellazget hyjnore, helene, latinet, etj, etj. A duhen konsideruar keto dhjete rrenje formalisht te njejte me notat e mizikes? Ndryshimi i kodit pergjate dinamikes se popujve te zhvilluar duhet te tregoje qe krahasimi eshte vetem formal dhe nuk mund te pergjithesohet.

Por duhet pranuar qe vulen e ekzistences se kodit te gjuhes nuk mund ta jape vetem gjuha shqipe. Tipikisht ajo duhet te jete e vlefshme ne racen e bardhe pasi paraqitet e bartur nga popullata me e prapambetur e saj. Keshtu qe nje pranim te padiskutueshem  mund ta jape studimi i procesit ne fjale ne popujt e races se zeze pasi atje kemi dhe shumicen me te madhe te prapambetjes te organizuar ne komuna fisnore. Duhet pare a ekziston kodi ne ata popuj dhe cila eshte permasa hapsinore. Ne qofte se tek ata popuj ekziston ky kod, edhe ne qofte se nuk ekziston shkrimi, duhet pare raporti me kodin e gjuhes shqipe, pasi nje thjeshtim i tij ne ata popuj duhet te argumentoje kohen me te hershme te ekzistences se gjuhes se tyre dhe rrjedhimisht edhe te kohes se cfaqjes ne histori. Pra problemi nuk mund te konsiderohet i mbyllur plotesisht dhe gjuha shqipe bie nga peidestali kohor i kodit te saj, e bashke me te, edhe rastesia e races se bardhe.

2-Çfarë përfaqëson gjuha në Historinë e Popullit Shqiptar?

Ka nje problem me gjuhen shqipe qe eshte anashkaluar me nje qellim politik te caktuar, nga nje propogande e caktuar, ku roli i rendit enverist ka qene determinues jo vetem me Kongresin e Drejteshkrimit te gjuhes shqipe, por ne aresyet perse u realizua ai kongres e pastaj per te mbuluar perfaqesimin e gjuhes shqipe ne Historine e Popullit Shqiptar. Vetem zberthimi i ketij procesi do te na jape permasen reale dhe aresyet se cfare perfaqeson ne realitet gjuha shqipe per popullin shqiptar pasi aktoret dhe autoret e gjuhes shqipe jane Luftetaret e vertete per mevetesine politike te popullit shqiptar pergjati historise se Ballkanit, te pakten. Pikerisht per te mos pasqyruar kete Lufte dhe keta Luftetare ne historine e Popullit Shqiptar u mbajt Kongresi i Drejteshkrimit te Gjuhes Shqipe dhe pas kesaj komunistet enveriste mund te krenoheshin per autoresine e gjuhes moderne shqiptar dhe fillimin e ri te nje epoke te re ne historine e shqiptareve me mendimin se do te ishin te perjetshmem. Ne qofte se do te donim te pasqyronim ngjarjet reale te historise së Popullit Shqiptar për krahina të ndryshme të banuar nga shqiptarët do të shikojmë se disa ngjarje janë të shpikura pikërisht për të justifikuar mungesën e ngjarjeve historike në ato anë. Kështu, p.sh., u transformua veprimtaria e Haxhi Qamili nga nje bandit ordiner në një udhëheqës popullor deri në kryetar të kryengritjes fshatare me emrin e tij duke pasuruar historinë e Shqipërisë së Mesme (per kete mund te shohesh dy libra te Gazmend Shpuzes mbi Kryengritjen e fshataresise ne Shqiperine e Mesme). E meqenese veprimtaria intelektuale në Shqipërinë e Jugut nuk ishte shpalosur asnjehere, pasi nuk kishte të tilla, atëhere u shpik Kongresi i drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe e cila u bë një pikë referimi e mëvonshme për të gjithe popullin shqiptar dhe, shërbetorët e enverizmit, u bënë anëtarë të Akademisë së Shkencave. Shkenca shqiptare ishte lidhur për bukë të gojës dhe produkti i saj ishte një antishqiptarizëm tipik; asnjeri nuk guxoi të kundërshtojë dhe oponenca ishte inekzistente. Kongresi i drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe i vitit 1972 nuk duhet mohuar, ai duhet ribërë pasi do të na shërbejë për të mësuar nivelin intelektual të pjesmarrësve të tij. Në këtë mënyrë gjuha shqipe do të përfaqësojë pikërisht nivelin intelektual të studiuesve të saj, ose, në të kundërtën, masakruesit e saj dhe daljen e të Marrëve të madhështisë shqiptare në krye të inteligjencës shqiptare. Kjo do të thotë që gjuha e sotme shqipe nuk përfaqëson produktin inkoshient  dhe historik të popullit shqiptar, por produktin koshient, antihistorik dhe antishqiptar të enverizmit. Ja përse gjërat duhen trajtuar ndryshe dhe në përputhje me ligjet e shoqërisë njerëzore, por më përpara ato duhen zbuluar.

Kështu që ngelet për të zbuluar se çfarë përfaqëson Gjuha Shqipe në historinë e Popullit tonë dhe kjo përbën pikën më kryesore të dijes shqiptare për gjuhën tonë. Nga i gjithë materiali i paraparë, në kuadrin e mendimit albanologjik botëror dhe atij shqiptar u pa se gjuha shqipe ngjasonte me gjuhën pellazge e cila ishte e pranishme në të gjithë Europën Jugore në ato kohëra të hershme përpara se të aplikohej gjuha e shkruar nga bota helene ku duket se gjuha pellazge përbashkonte etruskët, helenët, ilirët, etj. Por thelbin e gjuhës shqipe nuk e përbënte gjuha pellazge, as gjuha etruske, as gjuha helene dhe asnjë gjuhë tjetër në Europë. Thelbi i gjuhës shqipe duhet konsideruar pikërisht ai kod i mësipërm dhe karakteri monosilabik i saj. A gjëndet ky thelb në popujt e tjerë? Të jeni të sigurtë, brënda botës europiane, sot asnjë gjuhë tjetër nuk e ka këtë karakter dhe këtë thelb. Atëhere arrihet në përfundimin qe gjuha shqipe përfaqëson lashtësinë biologjike të bartësve të saj, gjë të cilën une e kam realizuar në një rrugë tjetër, por që tani përforcohet me anë të një elementi pa asnjë lidhje me qelizat sociale që bashkëshoqërojnë popullin shqiptar në dinamikën e vet historike.

Por gjuha shqipe, duke pasur në brëndësi të vet fjalë me prejardhje helene, kelte, latine, bizantine, otomane, veneciane, gjermane, italiane e nga shume popuj të tjerë europianë e jo europianë tregon edhe një veçori tjetër, të lidhur me imponimin që këta popuj kanë realizuar mbi popullatën vëndase shumë më përpara se të filtrohej në gjëndjen shqiptare që është sot. Por në këtë drejtim problemi ka nevojë të saktësohet deri në absolutizëm pasi është pika ku të Marrët e madhështisë shqiptare janë mbështetur fort duke e devijuar të vërtetën dhe pikën e dytë të përfaqësimit të gjuhës shqipe. Për të kuptuar llojin specifik të përmbajtjes të fjalëve me prejardhje jashtë botës së sotme shqiptare duhet të rikujtojmë pikat rrjedhuese të raportit kohor-hapsinor të cilat do të na mësojnë se çfarë përfaqësojnë fjalët me prejardhje jo shqiptare në gjuhën shqipe.

Sipas këtij raporti kemi këto rrjedhime

1-Koha e lindjes së ngjarjes me shpejtësinë e zhvillimit të saj janë në raporte të zhdrejta. Nuk është shpejtësia ajo që përcakton kohën, por është koha e lindjes ajo që përcakton shpejtësinë. Dhe ky ligj rrëzon përfundimin e Ajnshtajnit mbi ndryshimin e kohës në tejzgjatje me realizimin e shpejtësive të mëdha. Kjo ka vlera për të përcaktuar vjetërsitë e popujve dhe ndikimet e ndërsjellta që ato realizojnë përgjatë të gjithë proçesit të marrëdhënieve universale ku bie në sy paradoksi i kohës; dmth ajo që Ajnshtajni kishte parashikuar për strukturat e thjeshta lëndore gjen zbatim në botën e njeriut dhe është pika ku të Marrët e madhështisë shqiptare tregohen të paditur.

2-Dy ngjarje, në kohë paralele, pa lidhje midis tyre, por me shkak hapsinor të njëjtë (psh rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi të përafërta, në pamje të parë  të njëjta; këtu përfshihet edhe gjuha

3-Dy ngjarje, në kohë të diferencuara, qoftë dhe milionavjeçare, por me shkak të njëjtë(psh rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi krejt të ndryshme dhe rrjedhimisht kohëekzistenca e tyre do të jetë e ndryshme; këtu përfshihet edhe dinamika e gjuhes së folur dhe të shkruar.

4-Në natyrë dy ngjarje pikë për pikë të barabarta nuk ka, por kur ato ndodhin në kohë paralele për shkaqe të njëjta (psh formimi i elementëve kimikë në natyrë) janë të ngjashme dhe kur i nënshtrohet botës së relacioneve formojnë një unitet. Uniteti nuk mund të jetë absolut, nga pikëpamja hapsinore, kur ngjarjet ndodhin në skaje hapsinore, por ai nënkuptohet i tillë vetëm në sajë të kohës duke formuar një unitet të tjetërsueshëm sipas të njëjtave ligjeve në vazhdën e kohës(kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut). Kryesorja e unitetit të dy ngjarjeve paralele është e lidhur me shpjegimin se çfarë është rryma elektrike, pasi deri më tani është pranuar se ajo (rryma elektrike) është lëvizje e drejtuar e elektroneve që lind si rezultat i bashkëveprimit me fushat magnetike. Ka ardhur koha të ndryshohet ky përfytyrim pasi format më të ulta energjitike nuk mund të krijojnë forma më të larta energjitike pas formimit të lëndës. Dmth është e pamundur që kuantet manjetikë të vënë në lëvizje elektronet; kjo do të thotë se rryma elektrike është një shprehje tjetër e energjisë përtej elektronit.

5-Dy ngjarje të ndodhura në kohë të ndryshme, por me bazë hapsinore të përafërt, japin përfundime të përafërta (kjo ka vlera për botën e njeriut).

6-Dy hapësira, me ndryshueshmëri sasiore midis tyre, me kohë të tejskajshme kohore në lindjen e tyre, nuk mund të relatohen dot në mënyrë të barasvlefshme. Në këtë rast vihet re proçesi i paradoksit të kohës, por me përfundime të kundërta nga ato të relativitetit analitik, pasi në sajë të lëvizjes nuk kemi vetëm ndryshim të kohëekzistencës, por, mbi të gjitha, kemi tjetërsim të zhvillimit hapsinor dhe kjo nuk është kuptuar nga Ajnshtajni. Akoma më tej, nuk është kuptuar rezultantja kohore e ngjarjes. Është e pamundur që dikush të fitojë në kohë dhe kërkush të mos humbasë, dmth kur në një ngjarje koha përshpejtohet, në një tjetër koha ngadalësohet në sajë të botës së relacioneve, pasi është shpejtësia që përcakton dinamikën e ecurisë së kohës. Edhe në këtë pikë teoria e Ajshtajnit lë mjaft për të dëshiruar.

7-Dy ngjarje, me prejardhje të ndryshme hapsinore, nuk mund të jenë kurrë të barabarta, bile as të përafërta.

8-Një ngjarje e ndodhur në një kohë nuk mund të përsëritet kurrë në një kohë tjetër. Kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut pasi atje ku pranohet ekzistenca e një revolucioni me dhunë për përmbysjen e rendit shoqëror, nuk mund të pranohet i njëjti proçes për ndërrimin e një rendi tjetër; pra një ngjarje ndodh vetëm një herë në të njëjtën hapësirë (teoria e Marksit për këtë problem ka nevojë të ndryshohet në thelbin e vet).

9-Në raportet kohore të ngjarjes kush lind i pari vdes i fundit pasi disponon shpejtësi më të vogël zhvillimi. Nga pikëpamja hapsinore ai që lind i pari merr pjesë domosdoshmërisht në të gjitha ngjarjet e mëvonshme, mjafton të jetë pjesë e hapësirës. Për sa kohë që bota e relacioneve nuk ka përmbledhur të gjithe Globin, kjo është evidente në historinë e njerëzimit, por në momentin qe realizohet uniteti njerëzor kjo pikë e humbet vlerës zbatuese në botën njerëzore (duhen përcaktuar saktë hapsirat pjesmarrëse pasi janë këto që përcaktojnë jetëgjatësinë e pasojës së botës së relacioneve)

10-Kur relatohen dy popuj me shpejtësi të ndryshme zhvillimi në parim popullata me shpejtësi më të vogël zhvillimi nuk ndikon domosdoshmërisht në popullatën me shpejtësi më të madhe, kur e kundërta është prezent me përmasa determinuese. Kjo bie në sy dukshëm kur relatohen dy popuj me shpejtësi ekstreme, psh popullata arbërore me atë osmane në shekujt XV-XVIII [për herë të parë ky material është publikuar në albanovaonline.com më 28 janar 2008, me 24 korrik 2008 në gazetën “Ndryshe” dhe ne tetor 2008 tek logoreci.com; është ripërsëritur pjesërisht ne artikullin “Triumfi arbëror i Gjergj Kastriotit” publikuar më 17 janar 2009 e me pas tek adresat e mësipërme ne internet]. Kjo ka vlera sidomos në funksion të gjuhës ku edhe mund të pranohet depërtimi i fjalëve nga gjuhët primitive në gjuhët moderne, por asnjëherë brënda kuadrit të domosdoshëm, kur e kundërta përbën ligjin bazë të marrëdhënieve ndërnjerëzore.

Sipas këtyre dhjetë pikave rezulton qe bota e relacioneve, si veprimtari me inisiativë në funksion të paraardhësve më të parë të shqiptarëve, nuk ka ekzistuar si mundësi e jo më te ketë qënë një realitet, siç e kemi hasur në brëndësi të teorisë të të Marrëve të madhështisë shqiptare. Kjo kuptohet po të kemi parasysh rrjedhimet e kësaj teorie ku paraqitet përmasa e mundësisë teorike. Sipas këtyre rrjedhimeve kemi:

1-Jeta në Tokë nuk mund të zhduket nga rrethana rastësore, siç trumbetohet nga përplasja me asteroidë apo vizitorët nga kozmosi. Vdekja në Tokë do të vijë si rezultat i zhvillimit maksimal të racës njerëzore, dmth për shkaqe shoqërore dhe aspak më ndryshe.

2-Jeta në Tokë nuk mund të zhduket as nga ftohja e Diellit, pasi ajo do të jetë zhdukur më përpara për shkaqe shoqërore dhe jo ndryshe. Kjo është një pikë ku spekullohet pa pushim duke e lidhur jetën e njeriut në Tokë me përjetshmërinë.

3-Jeta në Tokë nuk mund të stërzgjatet duke u spostuar në planetet e tjera, pasi atëhere njeriu do të ishte i përjetshëm në hapësirën kozmike. Rëndësi ka të kuptohet që jeta në Tokë do të varet nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror të njeriut përgjatë rendeve shoqërore dhe këtu duhet të kapemi për të zbuluar se cili rend është ai që do të mbyllë jetën e njeriut në Tokë dhe çfarë raporti ka ky rend me rendin që po jetojmë. Çfarë detyre historike ka rendi i sotëm?

4-Paraardhësit e largët të ilirëve, ose dhe vfete iliret, janë krijuesit e Perëndive, pastaj Perëndia krijoi :…Njerëzimin. Ky postulat nuk ka vlera fomale, une konstatoj se shqiptaret e sotem jane i vetmi popull ne bote qe jeton ne zemer te civilizimit europian prej 3000 vjetesh duke qene bartesit e vetem te paganizmit fetar dhe, njekohesisht, populli me i prapambetur ne racen e bardhe. Dhe kjo e ka nje domethenie, te cilen te Marret e madheshtise shqiptare kerkojne ta parakalojne duke i ndryshuar permasen. Pikerisht tek kulti i gjarprit qendron fillesa e mendimit intelektual, vetem se kjo ne menyren e vet primitive. Te akuzosh paraardhesit e shqiptareve si krijuesit e politeizmit, nen emrin e Zeusit, do te thote t’i mohosh atyre autoktonine, gjenezen dhe dinamiken historike sipas realitetit dhe t’u imponosh nje strukturezim qe nuk i perket atyre dhe detyrimisht t’u mohosh te ardhmen sipas kontekstit natyror, dmth shqiptaret nuk dine te ecin ne jete sipas ligjeve qe na imponon Nena Jone Natyre. Ky eshte perfundimi llogjik i teorive te te Marreve te madheshtise shqiptare….., por le te mendojme per te ardhmen sipas teorise se tyre…..

Kjo është arësyeja përse ilirët dhe pasardhësit e tyre nuk mund të ndikojnë mbi asnjë popull dhe kjo është arësyeja që gjuha shqipe përfaqëson imponimin që paralelët kohorë kanë ndikuar mbi të. Nga gjëndja e gjuhës shqipe, në raport me gjuhët e tjera europiane e jo europiane mund të kuptojmë botën e imponimit social që është aplikuar mbi shqiptarët dhe paraardhësit e tij. Në qoftë se unë kam kujtuar se ky imponim fillon me botën helene, tani jam i detyruar ta shtyj këtë kohë përtej saj, pasi imponimi më i vjetër na paska qenë i botës pellazgjike (por në qoftë se pellazgët do t’i konsiderojmë si parahelenë, atëhere asgjë nuk ndryshon në imponimin që kemi pranuar mbi botën shqiptare dhe paraardhësen e saj).

Kjo do të thotë se gjuha shqipe përfaqëson botën imponuese mbi popullatën shqiptare dhe paraardhësen e saj historike në një hark kohor të rendit maksimal prej 10.000 vjetësh.

Gjëja më e rëndësishme në jetën sociale të shqiptarëve të sotëm është përcaktimi hapsinor i ndikimit specifik mbi popullin shqiptar dhe paraardhësit e tij, gjë e cila zbulohet me anë të gjuhës së tij dhe tek qelizat sociale qe ndertojne shoqerine njerezore ne pergjithesi dhe ate shqiptare ne vecanti.

E sotmja shqiptare paraqitet me të vërtetë e jashtëzakonshme në drejtim të përmbajtjes së qelizave sociale që ndërtojnë një shoqëri njerëzore. Ato jo rrallë janë kontradiktore me realitetin çka tregojnë mbi ekzistencën e një ndikimi madhor mbi ta. Përmasa e përcaktimit hapsinor të këtij ndikimi ka qenë një punë tej mase e vështirë dhe zgjidhjen përfundimtare na e dha përmbajtja e gjuhës shqipe. Ne kuadrin e kritikes se mendimit filozofik shqiptar ne fushen e historise dhe gjuhesise vume ne dukje pikerisht nje pjese te ketyre qelizave, por tani na duhet ta lidhim me fjalorin e gjuhes shqipe ku koha e cfaqjes se fjaleve, qe reflektohen nga keto qeliza, ne fjalorin e shqiptareve duhet te tregoje perfaqesimin e gjuhes shqipe tek shqiptaret ne permasen e fundit, por me te rendesishmen.

Lidhja e fjaleve te perdorura me kohen e cfaqjes se tyre duhet te na coje ne zbulimin fillestar te  formes se krijimit te alfabetit, por e gjitha kjo pasi te jene percaktuar permbajtja e qelizave, te cilat, gjate dinamikes se tyre, krijojne fjalet e reja.

Ne qofte se do te marrim ekuacionin bashkësi njerëzore – ndarje pune, jemi te detyruar te percaktojme me perpara llojshmerine e punes dhe mbi kete baze mund te nxjerrim fjalet e reja. Keshtu per shembull para shekullit te XIX-te fjalori i gjuhes shqipe nuk mund te permbante emertime te karakterit industrial pasi kjo lloj pune nuk njihej nga banoret vendas. Ne ate kohe mund te njihej terminologjia bujqesore dhe blegtorale; ne qofte se do te ecim sipas kesaj rruge mbrapsht ne kohe do te takojme pikerisht kohen kur fjalori bujqesor dhe ai blegtoral ka lindur per here te pare, me kusht qe gjuha e shkruar te ishte e barabarte me gjuhen e folur. Karamboli qe cfaqet ne kete rast, pasi gjuha e shkruar ka lindur shume me vone se te cfaqeshin keto profesione, mund te parakalohet duke kaluar direkt ne qelizat sociale qe shoqerojne zhvillimin e shoqerise parashqiptare pasi kjo eshte mundesia aktuale e shkences. E keqja qendron se ky proces do te kete shume perfundime qe duken si arbitrare dhe te paragjykuara. Fillesa e cdo analiza e ketij karakteri duhet te kosistoje ne ndarjen e pune dhe kur shqiptaret ne shekullin e XX-te e kane kete ndarje jashtezakonisht primitive te paralelizuar me nje ndarje perfekte te punes ne institucionet fetare katolike duhet te merret me mend se cfare ka ndodhur me shoqerine e tyre pergjate 2500 te dokumentuara dhe miliona viteve te padokumentuara…. Ne kete pike gjuha shqipe duhet te heshte pasi procesi i ndarjes se punes tek paraardhesit me te pare te tyre eshte e imponuar dhe ne kete drejtim ata kane bere kapercimin e pare social ne historine e tyre primitive ku gjuha nga pozicioni monosilabik ka kaluar ne shumerrokje. Koha kur ka ndodhur kjo duhet kerkuar tek kontakti qe vendasit e gadishullit Ilirik kane ndeshur me pellazget hyjnore. Ne kete kontakt duhet te qendroje dhe fillesa e gjuhes shqipe sipas formatimit qe kemi sot. Natyrisht mbetet shume pune per te bere per te pasur nje panorame komplete te atij procesi, por gjithsesi kryesorja qendron ne procesin e ndarjes se punes, te cilin proces paraardhesve te shqiptareve jane kane imponuar duke i pershpejtuar shpejtesine e zhvillimit social, mbi c’baze i njohen helenet (ky mund te jete nje variant, ne qofte se pranojme ekzistencen e pellazgeve hyjnore si parahelene, ne te kunderten lavdia mbetet e heleneve).

Por akti i ndarjes se pune duhet te jete me i mevonshem se akti i lindjes se ideve fetare; keshtu qe ekuacioni bashkësi njerëzore – ide fetare duhet te jete i pari ne kohe. Cudia qendron se vetem per kete ekuacion kemi te dhena te plote pasi njohim formen e pare fetare, forme e cila tek popujt europiane mungon  (perjashtim duhet te bejne basket). Ekzistenca e kesaj forme fetare ne con ne mospranimin e idese mbi huazimin qe helenet kane bere nga pellazget emrin e Zeusit dhe vete jane paraardhesit e ilireve. Kjo eshte nje pamundesi aplikimi dhe nje moskuptim i situates sociale te bashkesise njerezore. Keshtu qe kur flasim per fjalor politeist tek gjuha shqipe, ai duhet te mungoje totalisht. Ne qofte se gjendet diku, ai eshte rezultat i relacioneve te atyre aneve dhe nuk duhet pergjithesuar. Ekzistenca e monoteizmave sot ne Shqiperi duhet te tregoje se koha e futjes se tyre ne fjalorin e gjuhes shqipe eshte e lidhur me kohen kur romaket, bizantinet dhe otomanet ju imponuar banoreve vendas dhe futen ne fjalorin e gjuhes shqipe fjalet qe lidhen me ritet kristiane apo islame. Ky proces duhet te jete mjaft i qarte dhe i kompletuar duke qene nje shembull i sakte mbi mundesine e pergjithesimit. Une pretendoj se i gjithe procesi i formimit te fjalorit te gjuhes shqipe ka ndjekur kete rruge. Pra ne qofte se procesi i formimit te fjaleve ne vendet e zhvilluara europiane, te pakten, ka ndjekur rrugen e varesise se fjalorit nga qenia shoqerore, por popullin shqiptar procesi ka ndjekur rrugen e varesise se fjalorit nga bota e relacioneve te pavarura nga ai. Idete fetare na e japin kete mundesi argumentimi deri ne shekullin e XXI.

Ne vazhdim ne nuk do te ndjekim rradhen kohore te lindjes se ideve te ndryshme politiko-juridike na varesi nga rendi shoqeror, karakteristike kjo per vendet qe i kane kaluar keto rende ne menyre autoktone dhe ligjore.

Ekuacioni bashkësi njerëzore – lufte duhet te perbeje shkakun e pasurimit te fjalorit te parashqiptareve dhe e gjithe kjo nga aktet luftarake te pellazgeve, apo paraheleneve edhe pse vete shoqeria parashqiptare, te themi ilire, nuk e ka pasur kete zhvillim social qe te arrinte ne perplasjen e dy komunave apo grupkomunave per efekt te zgjerimit te hapesirave fitim prurese ne drejtim te sigurimit te ushqimit te perditshem. Flitet per pjesmarrje te fiseve ilire ne Luften e Trojes, por e gjitha kjo ne literaturen e publikuar pas 1991-shit. Sidoqofte ne luften 30 vjecare midis Athines dhe Spartes kaonet , sipas Tuqididit, kane marre pjese ne krahun athinas cka tregon se mjeshterine e luftes iliret e kane pasur te mesuar perpara shekullit te V-te pa. Kri. Dhe e gjitha kjo nga relacionet me parahelenet dhe helenet. Keshtu qe fjalori i tyre duhet te permbaje termat e luftimit dhe te skllaverise. Dmth ekuacioni bashkësi njerëzore – skllaveri duhet konsideruar paralel ne kohe me ekuacionin bashkësi njerëzore – lufte edhe pse ekuacioni bashkësi njerëzore – prone ka qene teper larg zhvillimit autokton. Une e konsideroj lindjen e marredhenieve te ilireve me pronen vetem pasi ata kane mesuar per ekzistencen e luftes dhe te skllaverise dhe e gjitha kjo jo ne te gjithe territorin e banuar nga fiset ilire, por vetem atje ku ishin shtrire kolonite e paraheleneve dhe heleneve.

Ekuacioni bashkësi njerëzore – prone, ne vend qe te lindete i pare, sipas materializmit filozofik, ne raport me luften dhe skllaverine, duhet te cfaqet mjaft me vonese dhe jo ne te gjithe permbajten e zhvillimit te prones private dhe kjo e ka nje aresye qe mund te gjendet e dokumentuar lehtesisht ne legjislacionin qe ka shoqeruar disa krahina apo qytete ilire, arberore apo shqiptare kur keto kane qene te lidhura me marredhenie shumepaleshe me të huajt. Vecojme: Durresin, Lezhen, Shkodren, Apollonine, Beratin, Butrintin, Bylisin, etj (rradhes kohore te lulezimit te pronave private ne keto qytete nuk po i japim rendesi), por duhet vene ne dukje qe ne brendesi te popullates shqiptare, deri ne shekullin e XX-te, ka vepruar forma fisnore e prones teper larg prones private, kur ne qytet e lartpermendura kjo e fundit ka qene e zhvilluar deri ne pronen feudale, por bartesit e saj nuk ishin te popullates vendase (te pakten deri ne mesin e shekulli te XIX, pasi me vone ne Shkoder cfaqet prona private mbi mjetet e prodhimit me pronare vendas). Ne realitet ka pasur tregetare shqiptare edhe me perpara, por ata nuk perbenin thelbin e zhvillimit te shoqerise shqiptare, prandaj dhe nuk duhen marre per baze. Fabrikat primitive te duhanit, cimentos, mendafshit, drurit me te vertet perbejne fillimin e nje epoke te re ne shoqerine shqiptare, por ato duhen lidhur me zhvillimin e nje pakice te popullates vendase ne relacionet e realizuara pergjate shtrirjes ekonomike te vendeve te zhvilluara europiane. Eshte ky ekuacion qe ben te mundur lindjen e ekuacionit bashkësi njerëzore – para, qe duhet konsideruar jo produkt vendas, por i imponuar nga bota e relacioneve proces i cili duhet te jete i kahershem, ndoshta qe ne shekullin e VII pa. Kri. kur helenet formuan kolonine e tyre ne Dyrrahum. Ekuacioni bashkesi njerezore – para ka ekzistuar vetem ne ato vende ku kane shtrire veprimtarite e tyre helenet apo latinet, me vone bizantinet apo venedikasit.  E bukura eshte qe ky ekuacion ka qene teper i pjesshem dhe i paralelizuar me dy ekuacione autoktone, por te pershpejtuara ne dinamiken e tyre dhe pikerisht me raportin ekuacional bashkesi njerezore – shkembimin mall/mall dhe bashkesi njerezore – prone fisnore. Te dy keto ekuacione u krijuan ne saje te ndikimit te relatoreve jashteshqiptare mbi popullaten vendase ku dhe gjuhesia nuk duhet te kete bere perjashtim duke u pasuruar me fjale te reja qe lidheshin me pronen private dhe parane. Prejardhja e fjaleve qe lidhen me pronen private dhe parane duhet te kene lidhje pikerisht me vendet qe krijuan relacione shumepalshe me shqiptaret dhe paraardhesit e tyre.

Por shqiptaret kane nje qelize qe eshte shume gjurmëlënëse dhe që ekziston prej afro 1300 vjetësh (kjo kohe percaktohet nga ekzistenca e prones e lidhur me institucionet fetare katoilike qe ne vitin 743 ne Drisht; – Statutet dhe urdheresat e kapitullit te Kishes Katedrale te Drishtit, f. 25) nëpërmjet formave dhe nënformave tepër-tepër kontadiktore me shkallen e pergjithshme te zhvillimit te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre duke na krijuar mundesine per te argumentuar permasat e botes se imponimit mbi gjuhen shqipe. Fjala behet per ligjislacionin e aplikuar mbi popullaten vendase qe ne epoken ilire e arberore. Ekuacioni bashkësi njerëzore – juridiksion ka vlera krejt anormale per nje popullate te vetme, pasi format me te thjeshta gjenden rreth 1000 vjet mbrapa ne kohe se format me te zhvilluara dhe të shtrira në të gjithë territorin e banuar nga shqiptarët. Karamboli kohor tregon për imponimin mbi shoqërinë dhe gjuhën shqipe jashtë zhvillimit autokton të tyre duke realizuar një tjetërsim në zhvillimin e shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre. Në territorin e banuar nga shqiptarët në shekullin e XV-të gjënden tre forma ligjore që përmbajnë tre grupe fjalësh pa asnjë lidhje me njëra-tjetrën, por të varura nga njëra-tjetra në planin kohor. Kështu gjejmë: 1- Statutet e qyteteve (Shkodër, Drisht, flitet edhe për statute në Durrës (këtë të dhënë e gjejmë ne parathënien e Kanunit të Lek Dukagjinit, mbledhe e kodifikuar nga Shtjefën Gjeçovi, me autor Padër Gjergj Fishta, O.F.M.) dhe kodiket e Beratit; – kater te tille); në qoftë se statutet e Shkodrës  karakterizohen nga modeli i ligjeve penale të qytet-shteteve të Europës Perëndimore (Statutet e Shkodrës, kapitulli: Disa perfundime kryesore nga Prof. Dr. Ismet Elezi), statutet dhe urdhëresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit janë diçka më ndryshe pasi në aktet juridike përfshihet edhe institucioni kishtar me brendinë e tyre (Statutet dhe urdheresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit, f. 11). Ky ndryshim na jep informacionin e dokumentuar se kush kanë qenë autorët e tyre dhe çfarë përfaqësonin ata në zhvillimin e shoqërisë shqiptare. 2- Kanunet  e Leke Dukagjinit (me variante te ndryshme në Puke e Mirditë) dhe të Skëndërbeut që datohen ne shekullin e XV-te, por është pranuar ekzistenca e tyre në folkorin shqiptar edhe më përpara. Shtrirja gjeografike e zbatimit të ketyre dy kanuneve tregon se nuk kemi të bëjmë me një të drejtë zakonore mbarë shqiptare. Në qoftë se i pari shtrihej kryesisht në Malsi të Madhe e Dukagjin (më vonë përfshiu dhe Pukën e Mirditën sipas varianteve përkatëse), i dyti shtrihej më në jug dhe në lindje duke u kufizuar me të parin në veri e në perëndim me kohë aplikim deri në shekullin XX-të. 3- Kanunet e Dibrës, Labërisë dhe Lurës (Kararet e Dheut) me kohë aplikim dhe ndryshim të përmbajtjes deri në shekullin e XX-të. Qëllimi i analizës të së drejtës zakonore shqiptare bëhet në funksion të gjuhës së përdorur në to ku vihet re dhe diferenca mbi ç’bazë arrihet në përfundimin qe fjalori i përdorur në to është i imponuar në funksion të rendit social të aplikuar dhe aspak si rezultat i zhvillimit autokton të banorëve. Keshtu ne fjalorin e gjuhes shqipe, para vitit 1912 nuk duhet te kete fjale te lidhura me pronen private dhe veprimtarine e saj. Te pakten ne te gjithe kanunet e lartpermendura ky nocion mungon (tek kanuni i Laberise ekziston termi “prona e mesme private”, “prona e madhe private” kur objektet e pronesise private jane vetem objektet e botes fshatare; apo nocioni “pronar toke” (Ismet Elezi, Kanuni i Laberise, f. 138, 174), por duke ditur se prona private mbi token, pergjate sundimit otoman, nuk ka ekzistuar, ngelet i dyshimte edhe ekzistenca e ketyre termave dhe e ketij nocioni tek kanuni i Laberise, cka me con ne perfundimin se ato jane te shpikura nga autori. Kjo behet edhe me e vlefshme po te kihet parasysh se eshte vete autori qe pranon se “keto norma u percollen ne traditen gojore gjate shekujve deri ne gjysmen e pare te shekullit te XX, gjithmone ne trajten e normave te sjelljeve te pashkruara, qe perben karakteristiken kryesore te se drejtes zakonore” (f. 14-15), por ato ekzistojne tek Statutet e Shkodres (dhe te Drishtit, e sidomos tek Kanunet e Lek Dukagjinit dhe te Skenderbeut te lidhura me institucionet fetare katolike (Shtjefen Gjecovi, Kanuni i Lek Dukagjinit, f. 1-2, ribot. 1993; Dom Frano Illia, Kanuni i Skenderbeut, f. 214-216, bot. 1993) duke na cuar ne perfundimin se veprimtaria e Klerit Katolik Shqiptar eshte primati i pasurimit te fjalorit te gjuhes shqipe, te pakten per problemin e lidhur me nocionet mbi pronen private dhe fjalet e lidhura me te.

Diferencat e fjaleve te perdorura nga kanunet shqiptare sipas disnivelit te permbajtjes se tyre (kanuni i Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut, nga njera ane, kanuni i Dibres, Lures dhe Laberise nga ana tjeter; disniveli eshte edhe me i madh po te behet krahasimi me Statutet e qyteteve te parapare) vihet re edhe ne ekuacionin shoqeri njerezore – familje, ku baza gjuhesore permbledh fjalorin te mbeshtetur ne familjen patriarkale (Kanuni i Laberise, f. 73 – 77;  Xhafer Martini, Kanuni i Dibres, f. 37 – 46; Kanuni i Lek Dukagjinit, f. 13 – 18; Kanuni i Skenderbeut, f. 26 – 50). Krejt ndryshe eshte problemi me familjet qytetare, te pakten ne Drisht e ne Shkoder, ku fjalori i gjuhes shqipe eshte me i pasuruar me fjale te emertimeve te familjes monogame (Statuti i Shkodres, kreu 87, 117, 134, 158, 160 – 177, 182, 183, 200 – 202, 265)

Edhe pse shqiptaret dhe paraardhesit e tyre nuk i kane njohur klasat shoqerore dhe organizimin modern te shoqerise (shtetin) ata ne fjalorin e tyre i kane njohur termat qe imponojne ekuacionet shoqeri njerezore – klasa shoqerore dhe shoqeri njerezore – shtet per aresyen me te thjeshte fare: kane pase relacione me organizimet me te para shteterore ne kontinent; me qytet-shtetet helene (Athinen dhe Sparten), me perandorine me te madhe skllavopronare ne bote, ate Romake, me perandorite mesjetare Bizantine dhe Otomane prej nga muaren fjalet dhe pasuruan fjalorin e tyre me terma qe prodhon rendi shteteror ne te gjithe strukturat e veta cilesore. Ja perse populli shqiptar ka ne perberje te fjalorit te vet fjale te lidhura me shtetin klasor dhe klasat sociale.

Nga e gjithe kjo analize hapsinore e qelizave pjesmarrese ne shoqerine njerezore arrihet ne perfundimin se gjuha shqipe përfaqëson hapësirën që formoi popullin shqiptar, kombin shqiptar dhe shtetin shqiptar, e cila duket mirëfilli në dinamikën e saj. Nuk eshte gjuha ajo qe ka percaktuar qelizat dhe elemente sociale ne brendesi te popullit shqiptar, por jane qelizat dhe elementet sociale te imponuar ne zhvillimin e popullit shqiptar ato qe kane percaktuar gjuhen shqipe me nje bazament historik pertej asaj qe njeh njeriu per racen e bardhe. Ja përse është e nevojshme të dimë se si eshte dinamika e gjuhës shqipe. Dmth ate qe e kemi te veshtire ta zbulojme nepermjet elementeve sociale, pasi duhet zbuluar dinamika e gjithseicilit, e zbulojme lehtesisht me ane te gjuhes larg simbolikes idealiste qe imponon fantazia njerezore.

3-Cili është roli i botës së relacioneve në formimin e gjuhës së popullit shqiptar, e thënë më ndryshe: si lindi gjuha e sotme shqipe?

Problemi është i thjeshtë pasi më përpara kemi zbërthyer problemin e gjenezës së shqiptarëve të sotëm duke përcaktuar se ata janë fillesa rastësore e racës së bardhë për rrethana që nuk vareshin nga ata dhe detyrimisht supremacia nuk ka vënd përveç faktin që duke qënë të parët e racës së bardhë duhet të jenë dhe më të pazhvilluarit pasi dinamika shoqërore e zhvillimit të tyre është e varur kryekëput nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror dhe, këtë, duke e pasur në raport të zhdrejtë me kohën e lindjes, formojnë fillesën dhe, njëkohësisht, më të avashtën e racës së bardhë ndër popujt e Europës. Krahas kësaj është e nevojshme të tregohet raporti, kohor të paktën, i gjuhës së folur me gjuhën e shkruar pasi këtu fillon dhe mbaron përmasa e gjuhës shqipe, na pëlqen apo jo ky rrjedhim. Një gjë është e saktë: gjuha e shkruar është produkti karakteristik i fazës fisnore të komunës primitive (i fazes me fundore te saj) dhe kjo është vepër e priftërinjve primitive të politeizmave kudo në botë në raporte të drejta me kohëlindjet përkatëse. Në qoftë se deri në momentin e pavarësisë së gjuhës së folur nga gjuha e shkruar problemi mund të trajtohet brënda botës së rastësisë, por në momentin që në skenën historike shpallet gjuha e shkruar në atë moment rastësia është kthyer në domosdoshmëri dhe problemi mund të trajtohet brënda ligjeve të shoqërisë dhe aspak si ligje të veçuara. Puna është të zbulohen këto ligje përpara se të japin finicione për gjuhët e shkruara, pasi për gjuhët e pashkruara harresa historike e ka thënë fjalën e saj përfundimisht. Fakti qe paraardhesit e shqiptareve te te gjitha koherave nuk kane pasur politeizmin si besim fetar e perligj me se miri mungesen e shkrimit tek ata keshtu qe ngelet per te zbuluar perse gjuha shqipe ngjason me shume gjuhe te botes dhe perse ekziston nje shkrim me i hershem se helenishtja ne trojet e tyre. Studimi i Petro Zhejit dhe Clirim Xhunges bashkojne pikerisht harresen historike me te sotmen dhe ringjallin shpresen per te zbuluar zanafillen praktike te lindjes se gjuhes se folur.

Te flasësh për fillesën e gjuhës së folur nga paraardhësit më të parë të shqiptarëve të sotëm unë pretendoj se është shumë e lehtë. Së pari duhet sqaruar se këta paraardhës janë gjëndur shumë-shumë milionavjeçar të vetmuar në gadishullin e tyre Ilirik dhe gjuha e parë e formuar nga ata është e pamundur që të ndiqet në dinamikë e saj. Por unë pretendoj se këtu ka një problem që duhet zgjidhur dhe kjo ne fushen filozofike. Gjuha nuk lind si rezultat i marredhenieve njeri-natyre, por si pasoje e tyre dhe pikerisht nga relacionet njeri-njeri. Ky eshte kushti i pare i mundesise se lindjes se gjuhes, por gjithmone kur kemi pranuar marredheniet njeri-natyre si shkakun themelor te transformimit te antropomorfeve ne njerez. Zanafilla njerezore sipas ketij parimi duhet pranuar me marreveshje edhe pse ajo merr neper kembe nje shkolle te tere 2000-3000 vjecare. Ketu e ka burimin fillesa e gjuhes dhe dinamika e metejshme e saj, e cila neper popuj duhet t’i nenshtrohet kontinumit kohor-hapsinor te seicilit dhe ne menyre absolute nuk mund te pranohet ne menyre abuzive marredheniet midis popujve si shkakun fillestar te lindjes se gjuhes se folur. Problemi i monogjenezes se gjuhes se shkruar dhe te folur ne keto 200 vitet e fundit eshte tjeter problem dhe nuk ka asnje lidhje me fillesen e tyre. Ne parim ka ndodhur i njejti fenomen, por pjesmarresit ne to dhe permbajtja e gjuhes ka pasur tjeter hapesire tjetersimi. Keshte qe paraardhesit me te pare te shqiptareve duhet te kene folur versione te ndryshme gjuhes, por me te njejten permbajtje tingujsh per shkak te kohes se njejte te cfaqjes se tyre ne historine e gadishullit Ilirik. Duhet te jemi te sigurte qe keta paraardhes perrallore nuk kane emertim historik per shkakun me te thjeshte fare: nuk i ka njohur kerkush dhe asnjehere. Per miliona vjet krijesat e para te kontinentit europian kane jetuar ne vetmine e tyre dhe çfaqen per here te pare ne histori me emrin ilir (primitivë) dhe pellazg (me civilizim-qyteterim-shkrim), emertime këto të huazuara nga letersia helene. Duke dashur te mos krijoj emra te rinj, une e kam pranuar kete prejardhje te larget te shqiptareve te sotem vetem me nje kusht: te mos perbashkohen me pellazget hyjnore, te cilet paskan pasur shkrimin dhe kulturen e tyre te zhvilluar dhe te cilen ia kane imponuar te tjereve. Kjo e fundit eshte e vlefshme vetem per paraardhesit me te afert te shqiptareve te sotem dhe duhet te jete kjo aresyeja perse keta paraardhes jane emertuar nga letersia helene si pellazge. Ketu nuk ka asgje te keqe, por do te jete me vlera konstatuese se paraardhesit me te pare te shqiptareve jane tjetersuar nga keta pellazge ne menyre rrenjesore duke u transformuar ne ilire, qe i njeh kalimthi historia pasi qendrimi i metejshem i tyre ne gadishull duhet te jete nderprere ne menyre perfundimtare nga pushtimet sllave. Ne qofte se ardhja e dakeve i spostoi iliret-dardane ne jug, invazioni sllav i zhduku fizikisht te gjithe iliret. Duhet te kene mbetur vetem fragmentet e ndikuara nga kultura helene ku tipikisht dallohen epirotet. Lidhja e pellazgeve me iliret duhet konsideruar e pavlefshme pasi ndikimi i tyre mbi ta eshte sfumuar nga relacionet e ilireve me helenet mbi ç’baze u formuan epirotet, ekzistenca e te cileve deri ne kohen e Tukudidit eshte e padiskutueshme qe e ka prejardhjen nga bota ilire.

Deri ne kete kohe gjuha vendase ka pasur ndikimet e veta ku pellazgjishtja paska pasur vendin e vet dhe nuk eshte mire qe ato fjale te konsiderohen si fjale me prejardhje autoktone, dmth ilire. Ne kete rast duhet zbuluar distanca qe ato kane me fjalet e vjetra, por me sa kam kuptuar kjo eshte e pamundur te realizohet ndonjehere. Relacionet e ilireve-arber-shqiptare me komshinjte e tyre historike: pellazget hyjnore, helenet, romaket, sllavet, bizantet, otomanet, venecianet, austriaket, italianet do te benin qe gjuha e sotme shqiptare te fitonte nje kolorit, proces i cili eshte nje fushe qe u takon gjuhetareve. Kjo bote relacionesh ka bere qe brenda gjuhes shqipe te formohen dialektet te cilat e kane burimin pikerisht tek permasa e botes se relacioneve dhe lloji i tyre, e aspak si nje zhvillim i panderprere autokton.

Në qoftë se deri më tani kemi hasur në dhjetra vënde përfundimin që thotë se me anë të gjuhës shqipe zbërthehen të gjithë gjuhët e botës, pas analizës filozofike që ne i bëmë proçesit “modern” studimor të gjuhës shqipe arrijmë në përfundimin se gjuha shqipe nuk mund të kuptohet pa botën e relacioneve me komshinjtë historikë, të paktën në këto 3000 vitet e fundit. I gjithë ky përfundim argumentohet me punën titanike të Profesorit të nderuar Eqrem Çabej dhe konkretisht në punimin e Tij voluminoz  “Studime etimologjike në fushë të shqipes” (Tiranë, 1976), ku ne muarëm për bazë bleun e II, gërma A. Sipas Profesorit të nderuar me gërmën A prejardhja etimologjike e 298 fjalëve dhe emrave të filluar me këtë gërmë ndahen si më poshtë:

             Gjuha nga vjen                                                                  numuri i fjalëve

                                                                                                                                            

 

1-indoevropianishte + indishte e vjetër                                         11

2-kroatisht                                                                                    1

3-rumanisht                                                                                  4

4-gjermanisht                                                                               5

5-latino-romane                                                                          32

6-sllavisht-serbokroatisht                                                             11

7-greqishte e vjetër dhe e re                                                        76

8-shqipe e Greqisë                                                                       1

9-shqip e arbëreshve                                                                  21

(une nuk perjashtoj mundesine qe ketoi fjale te jene me prejardhje pellazgjike dhe duhet pare ngjashmeria me to)

10-frëngjisht                                                                                 7

11-italisht                                                                                   31

12-turqisht                                                                                  70

13-indisht-greqisht-latinisht-gjermanisht-armenisht, dmth të dyshimta

në prejardhjen e një nga gjuhët e mësipërme                            12

14 -nuk dihen                                                                             16

(ndoshta këto fjalë mund të jenë me prejardhje të lashtë, përtej

pellazgjishtes, por që gjithsesi përbëjnë një mister historik ne

fushen e gjuhesise)

A nuk do të thotë e gjitha kjo se nuk është gjuha shqipe ajo që zbërthen gjuhët e tjera, por është bota e relacioneve ajo që ka krijuar gjuhën shqipe dhe rrjedhimisht është gjuha më internacionale në kontinent. Proçesi i relacioneve te parashqiptareve te larget e te afert me komshinjte historike perben dhe vete procesin e formimit te gjuhes shqipe dhe i vetmi ligj shoqeror qe eshte imprenjuar ne gjuhen shqipe eshte ligji i relacioneve universale te popullit shqiptar dhe paraardhesve te tij dhe e gjitha kjo ne menyre krejt rastesore per ta. Pikerisht kjo e fundit duhet kuptuar perpara se te nisim argumentimin e gjenezes se popullit te sotem shqiptar.

4-Cila është dinamika e gjuhës së folur nga ana e popullit shqiptar?

Vjetersia e kesaj gjuhe eshte e perligjur, por e keqja qendron ne njohjen vetem te gjuhes se shkruar, e cila perputhet me gjuhen e folur vetem ne saje te kohes se kufizuar historike. Ne qofte se ne do te flasim per dinamiken e gjuhes se folur nga shqiptaret nga e sotmja (e shkruar me alfabet latin) ne te kaluaren do te kalojme mbi gjuhen arberore ( e shprehur me alfabet latin, sllav, helen dhe otoman), ate ilire (e shprehur nepermjet alfabeteve helene dhe latine), pellazge (e shprehur nepermjet alfabetit pellazgjik, etrusk etj) dhe ketu çdo gje hesht nje here e mire. Mbi kete baze, te konsideruar si historike, eshte ngritur hipoteza qe shqiptaret e sotem rrjedhin nga pellazget hyjnore edhe pse dinamika e gjuhes se paraardhesve te popullit shqiptar kalon mbi popujt e tjere europiane e jo europiane. Por analiza historike e zhvillimit social te popullit shqiptar, vetem pergjate shekullit XIX-XX, e tjeterson jo vetem dinamiken e gjuhes se sotme shqipe, por dhe paraardhjen e tij me te pare nga ku dalin te tjera perfundime nga ato qe na kane mesuar neper shkolla.

Per te zberthyer tema te tilla gjeja e pare qe duhet saktesuar eshte dinamika specifike e qelizave qe ndertojne strukturat shoqerore, gje e realizuar pjeserisht nga mendimi filozofik boteror, ku permblidhet vetem forma e familjes dhe format e shtetit. Ne qofte se do te merrnim per baze edhe vetem keto dy qeliza, apo struktura, dhe te ndertonim raportet perkatese me qelizat e tjera, edhe pse te pazberthyera, do te zbulonim harten dinamike per nje shoqeri te dhene ku ndryshimi midis tyre do te kosistonte vetem ne faktori koheekzistence te qelizave, strukturave apo shoqerie. Por ne kete panorame dinamike eshte e pamundur te kemi elemente primitive ne kembe dhe, krahas tyre, te ekzistojne elemente moderne. Eshte pika ku ndahet materializmi filozofik nga idealizmi, ku ndahet ligjesia shoqerore nga subjekti individual, ku ndahet ligjesia natyrore nga produktet shoqerore qe nuk jane te afta te permblidhen ne ligjesi pasi jane, per sa kohe qe ekzistojne, rastesira ekstreme. Keshte eshte e pamundur te kemi prona fisnore, besime fetare pagane (kultet e natyrës), te drejta zakonore te pashkruara, familje patriarkale dhe krahas te gjitha ketyre, aq me keq shume perpara tyre,  ekzistencen e shkrimit te shkruar, sic pretendohet per shkrimin pellazgjik. Eshte kjo aresyeja perse pellazget hyjnore nuk kane asnje lidhje birerie me iliret e larget apo epirotet e afert. Ekzistenca e fjaleve dhe alfabetit pellazgjik, pamvaresisht permases, ne brendesi te shoqerise shqiptare dhe parashqiptare eshte nje tregues i imponimit pellazgjik mbi popullaten vendase dhe transformimin e parailireve te sterlashte ne pellazge. Une e konsideroj te pamundur mungesen e gjuhes se folur tek parailiret e sterlashte, por e konsideroj krejtesisht te mundeshem huazimin e shkrimit dhe gjuhes pellazge nga ana e shtreses drejtuese te komunave te sterlashta parailire duke krijuar imazhin se iliret rrjedhin nga pellazget hyjnore. Po kjo gjë ka ndodhur edhe me shkrimin helen, atë latin apo me shkrimin otoman, të cilët kanë qënë në privilegjin e shtresës drejtuese të popullit parashqiptar dhe shqiptar. Kjo do te thote se eshte e pamundur te njihet gjuha e folur nga ana e vendasve perpara se ata te binin ne kontakt me pellazget, qe gjithsesi nuk mund te kete pasur karakter gjithperfshires. Fakti qe ne trojet e banuara nga iliret dhe epirotet gjenden gjurmet e alfabetit pellazgjik, helen, latin dhe otoman nuk duhet te tregoje prejardhje gjenetike, por bote relacionesh dhe pikerisht kete nuk kane marre parasysh studiuesit postkomuniste kur filluan te merren me problemin gjuhesor shqiptar. Gjuha shqipe duhet te jete, ndoshta, gjuha me internacionale ne Europe dhe kjo fale botes se relacioneve te cilat historikisht kane pasur kete dinamike, mbi ç’baze jane formuar dialektet e sotme. Fakti qe kjo bote relacionesh ka ekzistuar me permasa shume me te medha se relacionet midis krahinave shqiptare dhe parashqiptare duhet te jete argumenti me i pare i prejardhjes unike te shqiptareve neper milionavjecare dhe aspak nje bashkesi popujsh, racash dhe kombesh te perbashkuara rastesisht nga historia, siç ka ndodhur përgjithësisht me popujt e lashtë të Europës për shkak të shpejtësisë së afërt të zhvillimit shoqëror.

Kjo eshte pika e dyte me e rendesishme e dinamikes se gjuhes se folur nga ana e shqiptareve, ose e thene me ndryshe dinamika dhe prejardhja e dialekteve te shqipes se sotme. Problemi i prejardhjes së dialekteve në brëndësi të popullit shqiptar ka vetëm një shpjegim: rrjedhime të botës së relacioneve universale të popullit shqiptar. Shtrirja e këtyre dialekteve i nënshtrohet përmasave kohore dhe hapsinore të botës së relacioneve dhe këtu e ka burimin pamundësia e eleminimit të shqiptarëve nga historia përgjatë 3000 viteve të ndryshimeve vigane në kontinent. Vetëm fakti i ndryshimit të europianëve në këto 3000 vitet e fundit  dhe pandryshueshmëria e parashqiptarëve dhe shqiptarëve përgjatë të njëjtës kohë duhet të jetë argumenti më i saktë i përcaktimit të shpejtësisë së zhvillimit social të tyre, vjetërsisë historike dhe i ekzistencës së paradoksit të kohës që ka vepruar mbi ta.

Por na eshte dhene mundesia qe te bejme edhe nje mbipercaktim tjeter te lidhur me varferine e gjuhes shqipe ne kohera shume te vone dhe pasurimin tej mases se saj ne keto 300-400 vitet e fundit. Sipas nje burimi fjalori i Frang Bardhit (1635) kishte 2544 fjale shqipe perballe 4500 fjaleve latine; ndersa fjalori i Francesco Maria da Lecce, Italisht – Shqip, permban gjithsejt 12.921 zera ose artikuj dhe , duke hequr perseritjet e shumta, fjalori italisht perbehet nga 13.360 fjale dhe shprehje perballe 11.200 fjaleve dhe shprehjeve shqip (Francesco Maria da Lecce, Dittionario Italiano – Albanese (1702), f. 69, 70). Pra brenda me pak se 100 vjeteve fjalori i gjuhes shqipe eshte mbi katerfishuar duke qene i krahasueshem me fjaloret e fillim shekullit te XX-te, fjalorin e Kristoforidhit, qe simbas numerimit te Xhuvanit permban 11.675 fjale dhe fjalorin e Bashkimit qe kufizohet ne rreth 11.000 fjale (po aty). Ne qofte se do ta vazhdojme krahasimin me fjalorin e gjuhes shqipe te fund shekullit te XX-te do te kemi perseri afro katerfishim te tij brenda me pak se nje shekull (Fjalori i gjuhes Shqipe te sotme ka rreth 40.000 fjale). Nga e gjithe kjo panorame e permbajtjes se fjaloreve te gjuhes shqipe konstatojme se midis shekullit te XVII (1635) dhe fundit te shekullit te XX-te fjalori i gjuhes shqipe eshte afro 18 fishuar cka do te thote se gjuhe shqipe eshte bere nje gjuhe moderne ne sherbim te popullit te vet brenda ketij afro 400 vjecari dhe nuk na mbetet gje tjeter vecse te zbulojme dinamiken e ketij pasurimi dhe autoret e saj. Ne qofte se pranojme nje kategori njerezish se rilindas te gjuhes dhe kultures shqiptare ka ardhur koha te percaktojme se kush ishin lindesit e gjuhes dhe popullit shqiptar ne aspektin kulturor.

Para mbi dy vjetesh pata studiuar dinamiken e kultures shqiptare dhe shkollave te para te gjuhes shqipe ne territorin e banuar nga shqiptarët, duke përfshirë edhe arbëreshët e Italisë, publikuar ne albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info dhe botuar ne gazeten 55 nga 22 deri 25 nendor 2008. Nuk e di se si e kuptoi lexuesi ate artikull te gjate, por sot e shoh te aresyeshme te rikthesoj qe fjala ishte per themeluesit e gjuhes dhe kultures se popullit shqiptar gje e cila na sherben per te percaktuar dinamiken e gjuhes se folur nga populli shqiptar, te pakten ne keto 455 vitet e fundit, kohë e cila përgatiti realisht gjuhën moderne shqiptare, gjuhën që flasin sot shqiptarët anë e kënd globit. Problemi i dinamikës së gjuhës shqipe është i lidhur pazgjidhshmerisht me problemin e shkollave shqipe në territorin e banuar nga shqiptaret, problem i cili pat qenë i keqinterpretuar nga regjimi i Enver Hoxhës për qëllimin e vetem antishqiptar: shqiptarët të mos e mësonin kurrë se kush ishin baballarët e vërtetë të tij dhe barijtë shpirtëror të gjuhës shqipe dhe kulturës europiane që qarkullonte prej 455 vjetësh në gjirin e popullit shqiptar. Shqiptarët e epokës enveriste nuk e muarën vesh asnjëherë se kush ishin lindësit e popullit shqiptar, ndërsa rilindasit u përcaktuan sipas oreksit të diktatorit duke përjashtuar nga përmbajtja e rilindjes pikërisht produktin me konsegunet të atyre që formuan gjuhën shqipe: anëtarët e Klerit Katolik Shqiptar, të vetmin Subjekt Kombëtar që kishte populli shqiptar në historinë e tij milionavjeçare.

Në sajë të punës të studiuesit Gëzim Gurga, sot kemi një panoramë më të plotë të luftës për mësimin dhe përhapjen e shkrimit të shqipes në shekullin XVIII (At Francesco Maria da Lecce O.F.M, DITTIONARIO Italiano – Albanese (1702) – Botim kritik me hyrje dhe fjalësin shqip përgatitur nga Gëzim Gurga, f. 21 – 27).

Në këto faqe kemi këtë material:

“Gjatë gjithë gjysmës së dytë të shek. XVII Kongregata nuk i kushtoi vëmendje çështjes së gjuhës shqipe, e cila, ndryshe nga arabishtja, konsiderohej si gjuhë e lehtë dhe për këtë arësye nuk parashihej asnjë lloj përgatitje paraprake gjuhësore për misionarët që dërgoheshin në Shqipëri (f. 21)…. Më 7 mars të vitit 1709 arqipeshkvi i Tivarit Vinçenc Zmajeviçi i shkruan Kongregatës një momerandum të gjatë dhe të hollësishëm mbi nevojën e futjes së shqipes në sistemin arsimor të Propogandës (f. 22)….Kërkesa e Zmajiviçit merret parasysh dhe më 23 mars të vitit 1711 dekretohet mësimdhënia e shqipes në Kolegjin S.Pietro in Montorio (f. 23….Në mbledhjen e datës 20 prill 1711 dekretohet pikërisht da Desio si lektor i shqipes….Në vitin 1721 u propozua të hiqej mësimi i shqipes si i padobishëm, por kjo kërkesë nuk u miratua. Në vitin 1722 u shtua edhe lënda e moralit. Shtimi i lëndëve nga tre në katër u bë shkas që në vitin 1725 të përsëritej kërkesa për heqjen e shqipes, por as kësaj here kjo kërkese nuk u muar parasysh….Ndërkohë në vitin 1709 edhe kolegji S.Bartolomeo all’Isola kishte hapur mësimin e shqipes dhe kishte thirrur pikërisht da Lecce-n si lektor të saj. Përveç kolegjeve të Romës ku studionin kryesisht italianë që destinoheshin për t’u dërguar në Shqipëri, shkrimi i shqipes mësohej edhe në Shqipëri nga nxënësit shqiptarë. Kështu në shkollat e Kurbinit dhe të Lezhës që ishin hapur dhe mbaheshin nga Kongregata e Propogandës, përveç latinishtes dhe italishtes, nxënësve shqiptarë u mësohej, me gjasa, edhe shkrimi i shqipes. Në aktet e Kuvendit të Arbërit masave dhe këshillave për mbarëvajtjen e këtyre dy shkollave u kushtohej kreu i pestë i pjesës së katërt, ku veç të tjerash rekomandohet që mësuesit të mos lënë pas dore mësimin e shkrimit dhe të leximit….Veç këtyre dy shkollave të institucionalizuara nga Kongregata, edhe vetë kishat e kuvendet françeskane ishin vatra jo vetëm të përhapjes së fesë, por edhe të shkrimit të shqipes. Kështu, Zmajeviçi në relacionin mbi vizitën apostulike që kreu në vitet 1702 – 1703 na dëshmon se në fshatin Pllanë misionarët françeskanë brënda në manastir kishin hapur një shkollë që frekuentohej nga dhjetë nxënës të fshatit, ku veç të tjerash, mësohej edhe doktrina e krishtenë (f. 24-25)….Kemi përshtypjen se asokohe shkrimi i shqipes, sidomos në gjirin e klerit dhe të shtresave të larta të popullsisë katolike ishte shumë më i përhapur nga ç’besohet sot. Vërtet që përveç fjalorit të Bardhit dhe veprave të Budit e të Bogdanit, tekste të shtypura nuk kishte, por fakti që shqipja nuk shtypej nuk do të thotë se edhe nuk shkruhej. Budi na dëshmon se qysh në fillim të sheku. XVII njëfarë Pal Hasi jo vetëm që e shkruante shqipen, por thurte edhe poezi në këtë gjuhë: Në fillim të shek. XVIII Arqipeshkvi i Shkodrës Anton Babi kishte shkruar një doktrinë të krishterë në Shqip dhe kishte përkthyer nga latinishtja disa litani të shën Mërisë (f. 26).

Per arbereshet e Italise jepet nje panorane suplementare ne saje te punimit te libri i Ahmet Kondos: “Ceshtja kombetare ne faqe te shtypit te rilindjes” – Tiranë, 1982

faqe 37: Shumica e shqiptareve, sic dihet, ishin analfabete, por shkrimet e botuara neper faqet e kesaj reviste (behet fjale per Flamurin e Arberit, GH) ua lexonin ata te pake qe dinin shkrim e kendim. Keshtu veprohej jo vetem ne kolonite shqiptare te Egjiptit e te Rumanise, por edhe ne Shqiperi ne kushtet e sundimit te eger osman.

faqe 81: Me gjithe keto nderhyrje, me 1737, u hap kolegji, u krijua mundesia qe bijte arbereshe te mesojne ne kete shkolle, te cilen e kishin pritur shekuj me radhe.

Per popullaten me banim ne Mirdite autori i librit: Mirdita, vater e qendreses antiosmane (Tiranë, 1999) shkruan faqe 264-265: Në fund të shekullit XVII, rreth vitit 1692 është hapur në katundin Velë nje shkollë në të cilën mësimet jepeshin në gjuhën e vëndit. Por shkolla laike në gjuhën shqipe qe e mundur të hapeshin  vetëm në fund të shek. XIX nga shoqëria “Bashkimi”. Më 1899 u hap në Orosh e para shkollë shqipe në Mirditë me 14 nxënës. Në shkollë zhvilloheshin katër orë mësim në ditë: shkrim, aritmetikë dhe mësim besimi. Një vit më vonë, në 1900 shkolla e Oroshit kishte 30 nxënës. Nga viti 1902 deri më 1906 në këtë shkollë dha mësim mësuesi shkodran Cin Gurakuqi, ndërsa nga viti 1909 deri më 1912 Kolë Dema….Më 1902 u hapën shkolla edhe në Rrëshen e në Spaç, ndërsa më 1903 edhe në Kashnjet e Rubik. Në vitin shkollor 1903 – 1904 këto shkolla i ndiqnin gjithsejt 96 nxënës. Pasaktesia e dates te hapjes se shkolles ne Vele më ka cuar ne perfundimin se ky autor i ka paragjykuar ngjarjet ne drejtim te laicizmit te tyre. Ndoshta ka dicka qe duhej vene ne dukje me perpara, por ngjarjet duhet marrre sic kane ndodhur dhe jo si na pelqen ne te ndodhin.

Nuk eshte faji i shqiptareve te mesjetes europiane përse per ta mendoi Papa arberesh Klementi XI. Ne lidhje me kete personazh te Selise se Shenjte hapesira e shkollave shqipe ka kete hapesire, sipas librit te Engjell Sedaj: “Papa shqiptar Klementi XI – Albani, Kuvendi i Arberit” (Tiranë, 1998):

faqe 44: “Me inisiativën e tij (Papa Klementit XI, GH) u mblodh Kuvendi i ipeshkvijve katolikë të Ballkanit nën kryesinë e imzot Vinçenc Zmajeviqit. Kështu filloi rekrutimi i djelmoshave shqiptarë që mësuan për priftërinj në Kolegjin e Asisit. Kjo ishte një fitore e madhe për kombësinë dhe kulturën shqiptare, mbasi që klerikët katolikë ishin të parët që filluan të shkruanin në gjuhën amtare dhe të krijonin monumentet e para të letërsisë shqiptare”.

faqe 45:  “Në mbledhjen e Kongregatës së Propogandës. Më 3 tetor 1707, u rekomandoi (Papa Klementi XI, GH) disa organeve udhëheqëse të rendeve religjioze që të hapnin kolegje për misionarë, duke vënë në dukje si model të insituteve të këtilla Kolegjin Romak të Shën Pankracit që e udhëhiqnin karmelitanët dhe atë të françeskanëve në Shën Pjetër në Montoria, ku qe hapur edhe katedra e gjuhës shqipe….”në vitin 1708 Klementi XI, origjina e të cilit ishte nga Shqipëria, themeloi një fondacion prej katër mijë skudash për studimin e studentëve shqiptarë në Kolegjin Urban të Propogandës”.”

faqe 53: “Në historinë e popullit shqiptar, prej Kuvendit të Matit (1462), në materialet e të cilit është ruajtur Formula e Pagëzimit, dokumenti i parë i gjuhës shqipe, e deri në vitin 1912 janë mbajtur disa kuvënde të klerit katolik shqiptar, me qëllim që, në pajtueshmëri të plotë me parësinë e vëndit, të ruhet identiteti kombëtar, feja dhe zakonet e mira, të kulktivohet gjuha shqipe, të hapen shkolla dhe të botohen libra në gjuhën shqipe. S’do mënd se në këto kuvende mbi të gjitha qëllimet e tjera ishte arritja e pavarësisë dhe ruajtja e identitetit kombëtar, duke kultivuar rezistencën e vazhdueshme kundër okupatorit aziatik dhe bashkëpunëtorëve të tij”.

faqe 56: “Kuvendi i Arbënit është mbajtur në Kishën e Shën Gjonit, në Mërkinjë afër Lezhës, të dielën e dytë të Epifanisë, më 14 e 15 janar 1703, kurse materialet e këtij Kuvendi, qëndrimet dhe vendimet e aprovuara, në gjuhën latine dhe shqipe, u botuan tre vjet më vonë (1706) në Romë”.

faqe 61: “Një dekret për botimin e dytë (bëhet fjalë për materialet e Kuvendit të Arbënit, GH) është dhënë më 26 mars 1803. Miropë ky botim (i dyti) “për t’mir t’Arbnis” u realizua (shumë më vonë) në vitin 1868, pa ndryshima të mëdha nga botimi i parë, veçse me plotësime të atyre “emernameve qi ka qit shqip don Enjell Radoja Prift i dioçezit Shkodrs”, i cili nxorri edhe botimin e tretë, më 1872, në një përkthim të ri me titull: Koncilli i dheut Shqypnis, të plotësuar edhe me disa shtojca, e në të folmen e Shkodrës, që tanimë ishte bërë qëndra kishtare dhe kulturore e të gjithë shqiptarëve”.

faqe 63-64: ”Sh. Osmani thotë se “pas shkatërrimit të shkollës fillore të Pëshanës nga autoritetet osmane më 1648, persekutimi në gjuhën shqipe u ngrit në sistem” “.

faqe 65: “Sipas të gjitha gjasave, shkolla ku së pari filloi të mësohej gjuha shqipe në kohën e pontifikatit të Klementit XI qe Kuvendi i Shën Bartolemeut “all’Isola Tiberiane” (në ujdhesën Tiberiane) në Romë dhe aty jepte mësimin e shqipes, duke filluar nga viti 1705 e tutje, autori i njohur i Gramatikës së gjuhësshqipe, Françesko Maria da Leçe”.

faqe 66: “në kohën e papatit të këtij shqiptari të madh, hartohet “Prej Durrësit ditën e dymbëdhjetë prillit ndë njimi shtatë qint e dhietë”, “Gramatikë e parë e gjuhës shqipe”, siç e quan këtë gramatikë R. Ismajli. Më vonë botohet Gramatika e gjuhës shqipe (Vërejtje gramatikore në gjuhën shqipe, 1716) e autorit F.M. da Leçe, i cili kishte botuar edhe Fjalorin italisht-shqip, madje para (1702) mbajtjes së Kuvendit të Arbënit (1703), e i cili fjalor mendohet se qe madje më i pasur se ai i Frang Bardhit. Edhe në gramatikën e parë të gjuhës shqipe, që ndër studiuesit njihet si “Dorëshkrim i Grotaferratës”, apo mbase bëhet fjalë për ndonjë gramatikë tjetër, dokumentet e kohës në arkivat e Romës tregojnë se “Gramatika e përmëndur e shqipes qe shtypur më 1701 dhe nuk gjëndet më””.

faqe 67: “Në këtë aspekt (hapja e Seminarit Arbëresh në Palermo) duhet veçuar bashkëpunimi dhe miqësia e ngushtë qe kishte Klementi XI me Gjergj Guxetën (1682-1756), themeluesin e mëvonshëm të këtij seminari (më 30.11.1730), në të cilin do të shkollohen një varg arbëreshësh, intelektualë e shkrimtarë të shquar, e ku do të punojë nja 20 vjet Pjetër Andrea nga Himara, pastaj P.M.Parrino, Nikollë Keta etj”.

faqe 75: “ndër kërkesat themelore për mbajtjen e rendit kishtar dhe për forcimin e pozitës së fesë, barabar me to, radhiten edhe kërkesat që dalin nga nevoja e juajtjes së identitetit etnik të popullsisë. E këtillë është kërkesa që në kishë të flitet shqip, që të gjithë misionarët dhe krerët fetarë të dinë shqip, që materialet e Kuvendit të botohen në gjuhën shqipe, të vazhdojë veprimtaria e shkollave në gjuhën shqipe etj.”

Per personin tim, libri me i plote qe jep pothuajse te gjithe panoramen dhe dinamiken e kultures dhe shkollave shqipe ne Shqiperi, eshte libri i At Donat Kurtit dhe At Marin Sirdani: “Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi”, te botuar per here te pare me 1935 (botimi i dytë, Tiranë, 1999) i cili jep kete panorame hapsinore te dinamikes se kulturës dhe shkollave shqipe:

faqe 12……. “Ma te parat shkolla, mbas te bjerrunit t’autonomise ne Shqypni, kjene, per sa dime na, tri: shkolla e Pdhanes, e Blinishtit e e Shkodres”….

“Ne vj. 1638 P. Hiacinti a Sospitello  o OFM, italian ne fis, por shqyptar ne zemer, pat guximin me iu perveshe per te mire te vendit nji punes ne veshtrim te plote kulturale, tuj cile shkollen fillore ne Pdhane, asokohe vend mjaft i banuem…….Numuri i xansave te jashtem pat mrrijte deri ne 25. Dijm prej dokumentash, se pose uratve xeheshin edhe mesime letrare dmth mbahet deri diku nje shkolle e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit. Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqit, te cillet mbas 9 vjetsh e rrenuan fare….Ne vjete 1697 kje cile rishtas. Se deri kur vijoi nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thane per te, se “ka gjase se gjindet edhe sot” (1702?)”.

faqe 13 “Nji vjet mbas themelimit te shkolles se Pdhanes, dmth ne vj. 1639, kje cile prej fretenve te kuvendit te Troshanit nje tjeter shkolle ne Blinisht, drejtor i se ciles kje P. Karl Mirandulanus OFM. Me shka duket, kje nje shkolle mjaft e plotesueme. Ndiqej prej ma se 50 xanxash e pose   kndimit e shkrimit xeheshin edhe lande te tjera, posace gjuha latine prej atyre qi dojshin m’u bahej n’at shkolle; por anmiqte ishin te panumer e ne vj. 1640 drejtorin e ksaje shkolle e gjejm ne burg……”

“Ne vj. 1698 a aty pari gjejme se P. Filipi prej Shkodre OFM cili shi ne Shkoder nje shkolle private e mson fmite e tregtarve e pasanikve”.

faqe 14 -15 -16 -17-19 “Keta mesuesa qene, qe me 20 Prill 1711, te ndihmuar e te nxitun prej Papes shqyptar, Klementi XI, ngrehen ne Rome ne kuvend te S; Pietro Montorio nji kateder per’ gjuhen shqype, per me i ba gati misjonaret e huej me mujte ma letas me i vlejte vendit tone; e njatehere kur se mendote kush per gjuhen shqipe e per zhvillim te saje, keta jane qe perpilojne ma te parat gramatika, fjalore e perkthime”.

“Ne vj. 1644 P. Zef Iccaran OFM shkruen “Dizionario italiano – albanese” f. 120, doreshkrim i ruajtun ne biblioteke te Jezuiteve ne Shkoder; Ne vj. 1675 P. Bernardus a Quintiano OFM shtypi nji liber shqyp “Doktrina cristiane (epirotika)” –Venetiis 1675. P.Leo a Citadella OFM, qe diq ne vjete 1678, tuj pase kene Misjionar ne Shqypni, shkruen “Dictionarium epiroticum”. Nji gramatike te vogel shqyp, te shkrueme si duket prej ndonje Misjonari   ne vj. 1710 me nji shtojce ne gjuhen turqishte, ia dedikoi ne vj. 1805 kardinalit Prefekt te Propogandes nji Eksprefekt i Misionit te Shqypnis. Ne vj 1716 P. Francesk M. Da Lecce OFM shkruan e shtype ma te paren gramatike shqyp, qe ka rendesi edhe sot: “Osservazioni grammaticali nella lingua albanese” Roma, 1716 dalla tip. Della S. Cong. Di Propaganda. –Ma vone shkruan edhe nje fjalor per te cilin nuk dihet se si mbaroi. Ky fjalor qe pershkruar pjeserisht prej G;Camarda, i cili e lavderonte fort. Ne vitin 1722 edhe P. Didacus a Desio OFM perpiloi nje gramatike shqip qe nuk u pat botuar. Ne vitin 1752 P.Bonaventura Prucher OFM prej Castel Giovio la ne Rome nje doreshkrim gati per botim “Manuale Catechetico italiano-epirotico” e nje fjalor per sherbim te Misionareve te Shqiperise. Ne vitin 1848 P.Luka da Monte Giove OFM na ka lene nje fjalor shqip – italisht, qe ruhet si doreshkrim ne biblioteke te bashkise se Todit n’Itali me kete numer: “Cod. 224 format 8o fq. 328. Ne vitin 1858 P. Dario Bucciarelli OFM la nje doreshkrim “Grammatica della lingua albaneze” qe ka qene ruajtur ne Biblioteken Franceskane te Gjuhadolit ne Shkoder. Ne vitin 1862 P. Bonaventura da Francavilla  shkruan “Elementi grammaticali di lingua epirotica” ne format 8o fq 110 qe ruhej si doreshkrim tek franceskanet ne Gjuhadol. Ne vitin 1866 P. Francesko Rossi da Montalto OFM shtype “Regole grammaticali della lingua Albanese, compilate sulle tracce dei buoni grammatici e del P. Francesko M. Da Lecce” Roma 1866 –Stamperie della S. Cong. Di Propoganda for 8o fq 350. Po ne ate vit shtypet edhe “Vocabolario Italiano-Epirotico con tavola sinoptica ne format 8o, me 954 faqe. Ne vitin 1881 P. Leonardo de Martino OFM ka qene nder te paret qe punoi vjersha ne gjuhe shqip mbas metrikes moderne, duke botuar librin “L’Arpa” di un Italo-Albanese, Venezia 1881. Ky misionar qe i pari qe leshoi kushtrimin nder njerezit e medhenj te Europes mbare per indipendencen e popullit shqiptar”.

“Prej vitit 1800 e deri ne vitin 1861 hapen aty – ketu shkolla private me klasa fillore. Vetem ne Shkoder mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djem e 4 per vajza. E perkoheshmja “Perparimi” i rreshton emrat e mesuesve me te njohur me kete renditje: Gege Kodheli, Gjergj Benusi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Trushit te Mark Krtajes (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Egjell Radoja, D.P.Babi”.

“Edhe jashte Shkodres hapen shkolla te tjera katolike ne gjuhen shqipe. Ne Prizren, ne Peje e ne Gjakove i gjejme shkollat e hapura per djem shume  me perpara vitit 1840, por per mungese te datave te sakta jemi te detyruar vetem t’i zejme ne goje”.

“Ne vitin 1861 franceskajt hapin ta paren shkolle fillestare publike ne Shkoder i ndihmuar nga Episkopati shqiptar. Do pase parasysh edhe fakti qe ne vitin 1882 franceskajt kan pase hape nje kolegje per me rrite e me mesuar te gjithe ata qe deshironin me u ba freten e prej vitit 1905 kjo shkolle ishte bere krejtesisht ne gjuhen shqipe”.

faqe 21-22 “Para vitit 1880 Shkupi dhe Zumbi, e pak ma vone Ferizoviqi e Stubla e kane shkollen e vet ne gjuhen shqipe per djelm. Ne vitin 1893 fillon shkolla e Shirokes, qe vijon edhe sot (1935). Ne vitin 1893 P. Joakim Serreqi OFM rregullon nje shkolle ne Selce me lokal per 50 nxensa. Po ate vit edhe P. Basil Chiaroni, OFM, hapi nje shkolle shqipe ne Hot (Traboin). Ne vitin 1897 P. Pjeter Gjadri OFM u jep mesim femijeve ne kuvend te Troshanit. Ne vitin 1898 D. Ndoc Mjedja hap nje shkolle ne Pdhane, te cilen ne vitin 1904 e mban P. Tome Bicaj OFM. Ne kete kohe edhe ne kuvend te fretenve te Rrbigut hapet nje shkolle katundi. Ne vitin 1901 edhe Biza ka shkollen e vet, ku mesimin e jepte P. Severin Lushaj OFM. Ne vitin 1907 P. Shtjefen Gjecovi OFM hap shkollen ne Gomsiqe. Ne vitin 1907 P. Gentil Biella OFM mban ne Iballe nje shkolle ne gjuhen shqipe. Ne vitin 1909 P. Engjell Vjeshta OFM panon femijte e Bazit e i meson me lexue dhe shkrue. Ne vitin 1900 e ndonje vit me mbrapa, me punen e shoqerise Bashkimi dhe Agimi hapen shkolla shqipe ne shume katunde. Kemi arritur te mesojme se ka pasur shkolla ne Rreshen, Orosh, Milot, Dajc, Kallmet, Pac, Kashnjet e Nenshat”.

faqe 23-24 “Qysh ne fillim te shek. XIX e deri sa nuk ishte hapur shkolla e Stigmatineve, vihet re nje nxitje per te hapur shkolla femerore. Kjo vihet re me mesimet private neper shtepija. Ishin pune 80 – 90 vjecare e ende mbahen mend emrat e mesueseve te hershem: Kush Micja, Tone Radoja, Tereze Berdicja e Tina e Nikes. Keto minishkolla private poqen mendimin per te themeluar nje shkolle publike femerore, e cila u ap me 1879 nga Motrat Stigmatike”…..

“Rreth vitit 1885 ne Prizren gjejme  shkolle fillore shqipe per vajza. Ne ate kohe themelohet edhe ajo e Shkupit. Ne vitin 1890-1903 Motrat Stigmatike shkojne ne Durres e aty mbajne per 13 vjet nje shkolle fillore per vajza e nje shkolle per pune dore. Ne vitin 1896 (?) gjejme ne Kallmet nje shkolle fillore per vajza e djem te drejtuar nga Motrat e Mshires (Vinçencianet). Ne vitin 1907 Shiroka ka shkollen e vet per vajza. Deri ne vitin 1911 Kleri Katolik Shqiptar kishte hapur neper kohe te ndryshme 47 shkolla shqipe, nder te cilat 10 per vajza”.

faqe 26: “Shtypshkronjat e para ne Shqiperi jane hapur shume me perpara se te hapeshin shkollat shqipe. Permenden ajo e Obotit ne vitin 1493 dhe ajo e Shkodres me 1563. Ne vitin 1871 Jezuitet sollen ne Shkoder  te paren shtypshkronje te atyre aneve. Ne vitin 1909 D. Ndoc Nikaj solli ne Shkoder shtypshkronjen ”Nikaj””.

faqe 27-28-29 : “Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 12 vepra e 9 autore nder te cilet Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Barleti, Tivarasi, etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 11 vepra, 9 autore, e 6 doreshkrime. Permenden: P.Francesk M de Lecce OFM, Kuvendi i Arberit, D. Gjon Kazazi, etj. Prej vitit 1800 deri ne vitin 1900 kemi numeruar 81 vepra, 34 autore e 4 doreshkrime. Vecohen: P. Leonardo de Martino OFM, Zef Jubani (i Ndokillis), Pashko Vasa, D. Engjell Radoja, P. Pjeter Zarishti, P. Francesk Rossi da Montalto OFM. P. Jak Jungg S. J., D.Ndue Bytyci, P. Tome Marcozzi OFM, D. Pashko Junki, D. Pashko Babi e te tjere shkrimtare te rinj qe u del emri ne shekullin e XX-te. Prej vitit 1900 deri ne vitin 1912 gjejme 59 vepra e 16 autore. Vecojme: Gjergj Fishta OFM, Luigj Gurakuqi, D Ndoc Nikaj, P. Anton M. Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM, P. Pashk Bardhi, Hile Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gasper Merturi, P. Anton Busetti S.J., Kole Thaci etj”.

faqe 31-32: “Prej gjithe ketij materiali shihet se para vitit 1800 gjuha e jone  nuk do te ishte shqipe po tu hiqeshin shkrimtaret katolike deri ne ate kohe, dmth: D. Gjon Buzuku 1555, D.Fran Bardhi 1635, D. Pjeter Budi 664, Emz. Pjeter Bogdani 1685, autoret franceskaj, qe permendem deri tani duke folur per shkollat e para shqipe, Kuvendi i Arberit 1706, Kazazi 1743 si dhe autoret jashte Shqiperise, dmth De Luke Matranga 1592, Nil Katalani 1694, Nikole Filia 1736, D. Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti 1770 te cilet, sa bashku, i ngrehen nje monument te pavdekshem gjuhes sone. Literatura shqipe nuk kishte per te pasur kete permase, per te mos thene nuk do te kishte ekzistuar, po tu hiqeshin 460 veprat e njohura deri me tani, pa marre parasysh te perkoheshmet, dhe 136 shkrimtaret katolike, prej te cileve ishin ata qe muaren pjese ne Kongresin e Manastirit e ne Komisionin letrar te vitit 1916”.

“Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 16 vepra e 14 autore nder te cilet jane Buzuku, Matranga, Bardhi, Budi, Bogdani, Tivarasi, Barleti, Dhimiter Frangu, Anonimet, Gjon Muzaka, etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 15 vepra, 13 autore e 6 doreshkrime, nder keta P. Francesk da Lecce OFM, Zmajevic (Kuvendi i Arberit), D. Gjon Kazazi, Jul Variboba etj”.

“Prej vitit 1900 deri ne kohen e turqve te Ri gjejme 40 vepra e 10 autore. Vecohen: P.Gjergj Fishta, D. Ndoc Nikaj, D. Ndre Mjeda, P. Anton Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM”.

A kemi të drejtë të themi se dinamika e gjuhës dhe kulturës shqipe për 455 vjet ka pasur si emërues të vet vetëm Klerin Katolik Shqiptar? A e kupton lexuesi shqiptar i mijëvjeçarit të tretë se e gjithë filozofia e mbrapsht mbi gjuhën në përgjithësi dhe atë shqipe në veçanti ka vetëm një qëllim antishqiptar: Të lërë në errësirë të plotë krijuesit e gjuhës dhe të kombit shqiptar për të ngritur lart lavdinë antishqiptare të Enver Hoxhës. Ja përse është e domosdoshme që nxënësit shqiptarë që në klasën e parë të shkollës duhet të mësojnë se kush janë në realitet baballarët e kombit tonë, mësuesit tanë historikë dhe ata që futen në rrembat tonë kulturën europiane.

5-Cili është roli i gjuhës në formimin e etnosit kombëtar shqiptar?

Në qoftë se shpejtësia e zhvillimit social të popullit shqiptar përbën një argument të vështirë, ne te kuptuarit e shkakut themelor të ekzistencës së tij, gjuha përbën elementin më të dukshëm historik për faktin më të thjeshtë fare: gjuha shqipe është rezultantja më e parë e botës së relacioneve dhe elementi më i përgjithshëm i unifikimit të shqiptarëve në fillim të shekullit të XX-të. Në qoftë se elementët socialë përshtaten me dinamikën e popullit shqiptar nëpër mijëravjeçarë duke sjellë në skenën historike paradoksin e kohës, gjuha nuk ka lidhje me këtë paradoks dhe me këtë kohë. Përvetësimi i saj përgjatë dinamikës shoqërore të popullit shqiptar në këto 3000 vitet e fundit përbën shkakun e vetëm të formimit të etnosit kombëtar mbi ç’bazë njihen sot shqiptarët.

Të flasësh sot për një gjuhë kombëtare, e cila të bashkojë elementët më pozitivë të dy dialekteve kryesorë duhej bërë një punë më kualitative shkencore përpara kongresit të drejtëshkrimit (1972) dhe jo të bëhej politikë me anëtarët e atij kongresi (shih: Enver Hoxha, Vepra 12, f. 314). Këtë nuk ja kanë thënë kurrë popullit shqiptar mbi presionin qe ju bë pjestarëve të atij kongresi dhe nuk ka qenë e rastit botimi i veprës së 12 në vigjilje të kongresit të drejtëshkrimit të gjuhës shqipe ku ju adresua Tuk Jakoves problemi i gjuhës zyrtare a thua se merrte vesh në këtë fushë ai dhe diktatori. Në qoftë se do t’i vëmë vizë të kaluarës, atëhere le të mblidhen shkencëtarët që pagëzuan gjuhën letrare shqipe në kongresin e drejtëshkrimit (1972) dhe të studiojnë si u formuan dialektet në vazhdimësinë e kohës pasi ky formim nuk ka më shumë se 500 vjet. Popullata shqiptare mbas shekullit të XV-të pësoi dy lëvizje të mëdha. Një pjesë (rreth 40%) u largua për në More, Itali e Zarë dhe këta ishin (rreth 300 000) kryesisht banorët autoktonë të Toskërisë dhe Labërisë (kjo përbën lëvizjen e parë). Lëvizja e dytë është e lidhur me rrëshqitjen e popullatës shqiptare për në Jug ku u popullua përsëri Toskëria dhe Labëria. Dmth toskët dhe lebërit e sotëm përgjithësisht janë veriorët e djeshëm të Arbërisë (Kurveleshi, Mallakastra, Skrapari, Labëria). Ekzistenca e kanunit te Laberise me shume pak ndryshime ne raport me kanunin e Dibres sherben si argumenti me kryesor i prejardhjes veriore te banoreve te saj. Në këtë drejtim vlen të krahasohet gjuha dialektikore shqiptare me gjuhën arbëreshe të Italisë për të parë evoluimin ligjor gjatë këtij gjysëm mijëvjeçari, pasi nga krahasimi i arberishtes me gegerishten dhe toskerishten e sotem do te nxjerre dhe menyren e formimit te dialekteve ne keto 500 vitet e fundit.

Edhe në qoftë se ne do të pranojmë ekzistencën e dialekteve përpara shekullit të XV-të, pas këtij shekulli përgjithësisht banorët e mbetur arbëreshe të Shqipërisë duhet të kenë pasur vetëm një dialekt, atë verior, përmbajtja e të cilit është e panjohur akoma. Gjatë pesëqind vjetëve relacionet e banorëve të Jugut me turqit, vllehët dhe grekët bëri që dialekti verior arbëresh i shekullit të XV-të të transformohet në toskërisht; kur relacionet e banorëve të veriut me turqit, sllavët dhe latinët bëri që dialekti verior arbëresh i shekullit të XV-të të transformohet në gegërisht. Në këtë mënyrë të dy dialektet kanë një shtrat të përbashkët paraardhës dhe disniveli i tyre përcaktohert nga bota e relacioneve, të cilat për gegët e ardhëshëm duhet të kenë qënë më të pakta me relatorët e jugut, por shumë më të pasura me relatorët perëndimore të Europës. Kështu që për të ndërtuar një gjuhë kombëtare letrare shqipe është e domosdoshme të çvishen dialektet fillimisht dhe pastaj të bëhet ribashkimi i tyre. Në qoftë se europianët e djeshëm 1000 vjeçarë nuk janë europianët e sotëm, shqiptarët arbëreshë të djeshëm janë plotësisht shqiptarët e sotëm dhe vetëm për këtë unifikimi i dialekteve është i lehtë.

VIII – Konkluzione

Kur nxjerrim konkluzione nga i tille material natyrisht që duhet matur mirë përpara se ta shprehësh mendimin, por ka një postulat i lashtë sa njerëzimi që thotë se: Nëna jonë Natyrë nuk gabon asnjëherë dhe kjo është absolute. Është e pamundur që shoqëria njerëzore të zhvillohet me hope dhe në mënyrë retrospektive. Është e pamundur që shoqëria njerëzore të bëjë prapaktheu në dinamikën e saj. Eshte e pamundur qe shoqeria njerezore te konservohet ne drejtim te zhvillimit, pasi ne kete rast duhet pranuar se koha ndalon ne vend. E vetmja gjë që mund të realizojë kjo shoqëri është ndryshimi i ecurisë së kohës dhe tjetërsimi i hapësirës produktive të saj, dhe e gjithë kjo në sajë të botës së relacioneve njeri-njeri. Të gjithë të tjerat janë llafe boshe të një botëkuptimi të paformuar. Pikërisht këtë kam pasur parasysh kur konkludova mbi të gjithë këtë material studimor të paraparë.

Pika e pare konkluzive qe del nga i gjithe ky material, me marreveshjen qe gjitheshka e shkojtur mbi te panjohuren pellazgjike eshte e sakte, duke e bashkuar me te gjitha konkluzionet mbi gjendjen e qelizave shoqerore qe shoqerojne boten ilire, arberore dhe shqiptare, edhe kete me marreveshjen qe gjitheshka e konstatuar dhe e shkruar mbi to jane te sakta, eshte se parailiret nuk jane pasardhesit e pellazgeve hyjniore nga pikepamja gjenetike, dmth nuk kane karakter birerie me to, por ata jane shume-shume me te vjeter se pellazget e këtij karakteri. Kjo do te thote se gjuha argumenton prejardhjen ilire te pellazgeve dhe jo ndryshe (Zahari Manjani, Fundi i “misterit” etrusk, f. 23). Lidhja e te pareve me keta te fundit eshte bere per aresyen me te thjeshte fare: jane njohur nga letersia helene ne te njejten kohe dhe nuk eshte realizuar asnjehere raporti i tyre mbi bazen e zhvillimit social. Kjo e fundit duke munguar ne te gjitha studimet e botes shkencore akademike shqiptare e jo shqiptare ka krijuar idene se iliret rrjedhin nga pellazget dhe kur u be njohja e botes pellazgjike, pas 1992, u krijua imazhi sikur bota ilire eshte pjesmarrese e civilizimit fillestar europian dhe me boten pellazgjike formojne nje unitet gjenetik e social. Vetem gjendja sociale e shqiptareve te sotem pergjate shekullit te XX-te, duke mos perjashtuar edhe boten arberore dhe ate ilire e parailire, tregon se sa larg botes pellazgjike, nga ana hapsinore, ishte bota parailire dhe ajo ilire. Ne kete pike mund te arrihet ne perfundimin se kontaktet midis botes pellazgjike dhe asaj parailire ka cuar ne formimin e shtratit gjuhesor te ilirishtes te trasheguar nga shqiptaret e sotem, por vetem kaq ama.

Zhvillimi i tjetersueshem i Jugut te Ilirise nga pjesa Qendrore e Veriore e saj tregon se impakti civilizues i botes ilire ka ardhur nga kontakti teper i gjate me boten parahelenike dhe helenike. Pikerisht kjo e fundit duhet te perbejë thelbin e historise se atyre viteve sidomos te periudhes shek. XV – shek IV Pa. Kri. Kjo do te thote se “sot nuk jemi ne gjendje te konstatojme se sa i madh ka qene ndikimi i heleneve para fillimit te kolonizimit te tyre me plan” (Milan Shuflai, Qytetet dhe keshtjellat e Shqiperise, kryesisht ne mesjete, f. 12) dhe te mos e pranojme tezen qe thote se mendimi qe banoret e Shqiperise se Jugut dhe i ashtequajturi Epir kane qene helenizuar ne lashtesi nuk ka gjetur mbeshtetje (Shaban Demiraj, Epiri, Pellazget, Etrusket dhe Shqiptaret, f. 158). Ketu problemi ka nje te fshehte te lidhur me vazhdimesine e botes se relacioneve, pasi ne momentin qe nderpreten keto relacione fillon dhe çhelenizimi i epiroteve mbi c’baze i njeh dhe akademiku yne, por qe gjurmat e ketij helenizimi jane evidente qofte dhe vetem ne shkallen e zhvillimit shoqeror.

Me kete sy duhet pare ngjashmeria e gjuhes shqipe me ate pellazgjike dhe gjuhet e tjera boterore perpara se te japin finicionet perkatese dhe, se dyti, gjuha nuk ka asnje mundesi qe te sherbeje per te zbuluar boten e gjenezes se nje populli, por ajo me se shumti sherben per te zbuluar boten e relacioneve qe ka realizuar bartesja e saj; gje te cilen mund te themi edhe per antropologjine. Megjitheate duke marre per baze, qofte edhe vetem gjuhen, mund te arrihet ne “konkluzionin e padiskutueshem se shqiptaret jane nje popull i sterlashte, dhe ne kuptimin relativ, jane populli me i vjeter i Gadishullit Ballkanik, nje popull paragrek, dhe konkretisht, pasardhes i pellazgeve” (Spiro N. Konda, Shqiptaret dhe problemi Pellazgjik, f. 360) me kusht qe pellazget te mos konsiderohen popull gjuhelindes, pasi ne te   kunderten ata nuk kane asnje lidhje birerie me iliret. Ne e konsiderojme gjuhen nje shkence me rregulla njerezore, por kurrsesi te barabarte me ligjet e natyres, pasi ne te kunderten ndergjegja shoqerore rezulton pjeserisht e barabarte me materian duke e suprimuar kete ne planin hapsinor dhe eshte e barabarte me te ne planin kohor. Eshte pika qe godet bazat botekuptimore te studiesve filologe me kerkesen per te vendosur ne plan te pare rregullat natyrore qe sundojne mbi njeriun dhe detyrimisht mbi gjuhen.

Se treti, duke qënë produkt i marrëdhënieve ndërindividuale, ndërfamiljare, ndërkomunare e ndërfisnore, ndërpopullore e shteterore, politike e ndërkombetare gjuha është produkt i një rastësie ekstreme, por e varur kryekëput nga koha e ekzistencës së prodhuesve të saj dhe hapësirat gjeografike ku jetojnë këta prodhues, ku këto të fundit përcaktojnë përmbajtjet e gjuhës në specifikën e vet. A nuk do të thotë kjo (njëri variant) se parahelenët duke u ndeshur me hapësirat gjeografike të  pellazgëve primitive dhe duke qënë po aq primitivë sa ata (shpejtësia e zhvillimit social akoma nuk ka dhënë rezultatin e vet determinues) kanë prodhuar një gjuhë të përafërt me vendasit, por pa u shkrirë me ta? Ose (varianti i dytë), duke rënë në kontakt me pellazgët hynore, në fillimet e erës së tyre, helenet u influencuan nga te paret në raporte të barabarta dhe, me qënë se shpejtësia e zhvillimit shoqëror ka qënë e afërt, shtrati i gjuhes së tyre mund të ketë qënë pellazgjik i cili duhet të ketë qenë prezent edhe në gjuhën e të parëve më të hershëm të shqiptarëve në formë imponuese (në këtë rast duhet pranuar qe pellazgët dhe helenët i përkasin një boshti të vetëm biologjik). Të gjitha këto tregojnë se gjuha nuk i nënshtrohet asnjë lloj ligjësie shoqërore apo natyrore, duke përjashtuar relacionet njeri-natyrë që përbëjnë bazën praktike të formës së gjuhës dhe njeri-njeri që përbëjnë bazën e përmbajtjes shoqërore të gjuhës, por ato çka thuhen për të janë thjeshtë fantazira për të justifikuar politikat e aplikuara ose për t’i kundërshtuar ato. Ishte koha kur mirëdashësit e shqiptarëve po mendonin për ta dhe kërkonin me çdo kusht të formonin ndërgjegjen kombëtare të tyre dhe unë pretendoj se pikërisht kjo është arësyeja e lulëzimit të këtyre ideve para nje-dy e me shume shekuj, në pamje të parë shkencore.

Se katerti, permbajtja e gjuhes  nuk tregon zhvillim ne menyre te drejteperdrejte, por ajo me se shumti tregon pjesmarrjen e te relatuarve ne zhvillimin social te bartesve te saj dhe vetem kaq. Tendenca per t’i mveshur gjuhes ligje te ndryshme nga ato shoqerore eshte thjeshte shprehje e idealizmit ne shkence dhe shprehje e Marrezise se madheshtise te formuluesve te saj, pasi në të kundërtën individi njeri do të ishte i aftë të prodhonte ligje të natyrës, kur në rastin më të mirë i zbulon ato. Nga ana tjeter permbajtja e gjuhes nuk eshte e varur nga shkalla autoktone e zhvillimit te shoqerive perkatese, por e varur nga bota e relacioneve me jashteshoqerine që imponon gjuhën sipas postulatit: popujt me shpejtësi të vogël zhvillimi huazojnë në fushën e gjuhësisë, kur e kundërta është për popujt me shpejtësi më të madhe zhvillimi të të relatuarve.

Se pesti, problemi i gjuhes se shkruar eshte nje problem historik i percaktuar sakte nga pikepamja e autoresise, por qe studiuesve shqiptare postkomuniste nuk u pelqen e verteta. Ne jemi te detyruar te ndertojme panoramen hapsinore te lindjes se gjuhes se shkruar dhe raportin kohor me rendin shoqeror. Duke postuluar se prodhuesit e shkrimit jane kleriket politeiste, këta të fundit duhen akuzuar dhe si autorët e shkollave të para ne historinë e njerëzimit (eshte momenti ku ndahet në thelb realisht puna mendore nga puna fizike dhe formohet themeli me i pare i deferencimit shoqeror te individit njeri brenda llojit jashte prones private)  dhe iliret nuk e kane arritur kurre kete shkalle zhvillimi shoqeror qe te kene besimet e tyre fetare te mbeshtetura ne subjektivizma perendish (iliret i kane pasur perendite e tyre krejtesisht reale: kultet e naryres), atehere afer mendsh ata nuk kane pasur kurre gjuhen te shprehur me ane te shkrimit dhe rrjedhimisht nuk kane se si te rrjedhin nga pellazget hyjnore. Ja perse Profesori i nderuar Eqrem Çabej ka pasur te drejte kur eshte shprehur se gjuha ilire nuk rrjedh nga gjuha pellazgjike ne menyre te drejteperdrejte dhe nuk ka karakter birerie me te. Ja perse zonja Falaski dhe pasuesit e saj e kane gabim kur i atribuojne ilireve paraardhje pellazgo-hyjnore. Ja perse studiuesit postkomuniste e kane gabim kur teorizojne mbi autoresine e civilizimit nga ana e botes pellazgo-ilire. Eshte e pamundur per te paret qe te kene pasur kete fat dhe kete detyre, se sa per te dytet eshte e sigurte se ata i perkasin botes shpellore dhe aspak botes qytetare. Ne kete pike dhe me keto pikepamje kontraktohen ligjet e natyres me rregullat e botes njerezore duke permbysur raportin materie-ndergjegje.

Se gjashti duke i konsideruar te sakta studimet e Krispit, Hannit, Zonjes Falaski, Zahari Majanit, Aristish Kolës, Niko Stylos, edhe pse janë të kundërt në konkluzionet e tyre, nga pikepamja hapsinore mbilidhjen e pellazgjishtes me ilirishten, etruskishten, mesapishten, etj nga pikepamja gjuhesore dhe duke i konsideruar shqiptaret pasardhesit me te paster te ilireve kemi argumentuar, sipas te njejtes pikepamje, parametrin shpejtesi zhvillimi teper te avashte te shqiptareve te trasheguar nga te paret e tyre ilire ne saje te kohes teper-teper te larget te formimit te tyre njerezor pasi eshte nje gjuhe me ndryshueshmeri teper te avashte. Ky eshte i vetmi perfitim qe ne kemi nga vepra e tyre, ne te kunderten ato janë e pavlefshme.

Se shtati pamja e shoqerise iliro – arberoro – shqiptare ka karakter dualist dhe kjo perben te veçante ne raport me te gjithe popujt europiane; nje pamje, ajo qe i pelqen propogandes shqiptare pa i ditur rrjedhimet në këtë rast dhe pa e kuptuar pasojën që sjell pranimi i këtyre ideve sipas kësaj platforme, eshte e lidhur me relacionet me boten jashteautoktone ku jane krijuar qelizat sociale me pamje internacionale dhe qe perbejne pakicen; si dhe nje pamje, ajo qe i pelqen politikes antishqiptare për të fshur krimin historik të realizuar mbi popullatën vëndase, te lidhur me zhvillimin autokton te popullates dhe qe perben shumicen dhe te izoluaren nga ambienti europian rrethues. Keshtu qe kur flasim per shqiptaret dhe paraardhesit e tyre sot duhet percaktuar me perpara se kë pamje do të marrim për bazë pasi raporti hapsinor i të dy pamjeve ka ndryshuar nga njëra epoke ne tjetren duke ngaterruar mes tyre te Marret e madheshtise shqiptare.

Së teti, rishikim i historise nuk do te thote te sajojme situata tjetersuese te ngjarjeve te kaluara, por te zbulojme krimet e komunizmit kur ato perfshihen ne periudhen 1943-1992. Ndersa persa i perket ta kaluares se larget rishikim i historise do te thote te zbulosh gjendjen reale shoqerore te se kaluares dhe mbi kete baze te nxjerresh mesimet perkatese se cfare kemi qene dhe cfare mund te bejme per veten tone dhe per te tjeret qe na kane ndihmuar historikisht duke na sjelle ne gjendjen sociale qe jemi sot. Shqiptaret e shekullit te XX-te jane ne kete pozicion shoqeror vetem ne saje te politikave 2500 vjecare qe relatoret kane realizuar mbi ta, proces ky rastesor per popujt e Europes, por qe sot eshte kthyer ne domosdoshmeri per popullin shqiptar. Pikerisht kete domosdoshmeri shkaterroi rendi komunist i Enver Hoxhes dhe pinjolleve te tij. Pendesë nuk do të thotë të sajosh të paqënën dhe imagjinaren, por pendesë do të thotë të pranosh fajin dhe mos ta fshehësh atë.

Pastaj, a ju ka shkuar ndërmënd vallë se gjuha pellazge mund të jetë rastësia e fillimit të civilizimit në racën e bardhë, por që nuk arriti dot në shkallën e domosdoshmerisë, të cilën gjë e realizoi dueti kulturor heleno – latin? Në qoftë se kultura helene u bë themeli i civilizimit dhe kulturës europiane, kultura latine u bë themeli i shtetit në nivel botëror. Çfarë ka këtu për të qënë xheloz  dhe përse duhet t’ja adresojmë këtë botës imagjinare pellazgo-ilire? Apo që të justifikohemi përpara botës për vazhdimësinë e epokës pellazgjike nën pamjen e diktaturës komuniste dhe pinjollëve të saj?

Studimi i problemit me këtë sy me ka çuar ne keto perfundime, që gjithsesi përbëjnë mashtrimin e madh të realizuar në Shqipëri në emër të shkencës.

Atëhere këto na çojnë në zbulimin e arësyes përse po lulëzojnë sot këto rryma filozofike në Shqipëri. Në pamundësi për të pasur një histori reale të vëndeve nga e kanë prejardhjen, këto segmente të inteligjencës postenveriste po shpikin një histori imagjinare të para 3000 vjetëve duke ja injektuar hapësirave krahinore që favorizuan vendosjen dhe zhvillimin e komunizmit në Shqipëri pas 1945 dhe këtë kërkojnë ta bashkojnë me veprimtarinë e tyre të sotme edhe pse e para përfshihet në krimin antishqiptar kur e dyta përfshihet në idealizmin filozofik; kur të dyja përfshihen në veprimtarinë antishkencore të segmenteve shtetërore që pretendojnë se merren me shkencë. Kështu për shëmbëll autori i ngritjes lart të botës pellazgjike, si krijuese e qytetërimit botëror, aludon se banorët e Labërisë disponojnë kulturën e hershme pellazgjike, të paktën në fushën e kalendarit (Ali Eltari (Lapi), Pellazgët, krijuesit e qytetërimit botëror, f. 208). Ose autorja e rolit te botës pellazgo-ilire në krijimin e kombeve dhe gjuhëve europiane pretendon se shqiptarët kanë tregues cephalik nga më të lartët në Europë dhe në këtë drejtim veçohet Shqipëria e Jugut (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane, f. 90) duke nënkuptuar se të vetmit trashëgimtarë të asaj lavdie hipotetike janë pikërisht banorët e jugut të Shqipërisë edhe pse në realitet ajo pjesë e Shqipërisë është pjesa më e “ndotur” me njerez te racave dhe popujve të tjerë duke qënë një konglomerat racor, fisesh e komunash dhe, pasardhësit e tyre figurativë, bartësit e ndërgjegjes kriminale të komunizmit enverist. Akoma me keq lektorja e historise nuk u thote shqiptareve se bota e ka bere nje percaktim antropologjik perpara do kohe ku rezulton se “simbas tipit fizik, shqiptaret e Veriut, geget, sic i quajne, jane dolikocefale, shtatlarte; ata te Jugut, tosket, jane brekicefale, me shtat mesatar dhe i perkasin races dinarike, qe ka qene mjaft e perhapur ne keto vise qysh ne koherat parahistorike” (Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk, f. 71) duke më çuar në përfundimin se shkenca e atropologjisë nuk mund të ralizojë argumentimin e gjenezës, por më së shumti botën e relacioneve duke formuar një unitet me gjuhën, e para në pasojën e kuptimit biologjik, ndërsa e dyta në pasojën e kuptimit shoqëror. Nuk mund te jete i rastit fakti qe Niko Stylos ne librin e tij, te botuar kohet e fundit, i ka shtuar nocionit etruskisht lidhjen toskerisht me tentativen per te formuar nje unitet gjuhesor me nje qellim te paditur akoma per zotin Stylos, por qe akademiku yne i vjeter e zberthen ne nje fare menyre kete qellim te fshehte. Sipas tij lebërit jane banore qe jetojne ne perendim te Vjoses, ndersa tosket jetojne ne lindje te tij. Me kalimin e kohes nocioni toske permblodhi te gjithe Shqiperine e Jugut (Shaban Demiraj, Epiri, Pellazget, Etrusket dhe Shqiptaret, f. 54) duke na treguar se qellimi nuk eshte per te pasur ndonje zbulim ne fushen e shkences gjuhesore, por per te evidentuar nje te paqene qe lidhet me lebërit dhe jo me te gjithe popullaten, por me pinjollet e komunizmit te cilet nuk kane qene te paket nga ajo krahine, sidomos ne fushat ushtarake dhe te krimit shqiptar. Por zoti Stylos duhet të jetë përgjegjës edhe per diçka tjetër, të cilin ai e ka vënë në dukje pak si përsëmbrapshti i shtyre nga ndergjegjja pikerisht e atyre qe kanë kryer krimin ndaj shqiptareve përgjate epokës enveriste. Në librin e tij ai shkruan (po e citoj fjalë për fjalë):

“Lufta shekullore kundër gjuhës së shqiptarëve kishte si përfundim, jo vetëm që shqiptarët të mos njohin ekzistencën e shkrimeve të lashta të tyre, por dhe albanologë me titullin e profesorit të universitetit, të konsiderojnë shkencërisht të dëshmuar këtë ekzistencë. Mosnjohja e teksteve të lashta shqipe dhe antigreqizmi fanatik i priftërinjve katolikë të Veriut të Shqipërisë, kishte si përfundim dëbimin nga leksiku i shqipes të fjalëve të pastra shqipe, vetëm e vetëm se i përdornin edhe grekët, duke vënë në vënd të tyre fjalët përkatëse latine” (Niko Stylos, Etruskishte – Toskërishte, f. 43-44).

Zoti Stylos nuk di shume gjëra nga historia dhe karakteri i shqiptarit të sotëm pasi në të kundërt nuk do të linte një shije të keqe, kur lexon librin e tij, me nënkuptimin e ketyre qe ka shkruar. Nuk është e vërtetë që kundër gjuhës së shqiptarëve është bërë një luftë shekullore, pasi po të pranosh të kundërtën duhet pranuar masa e domosdoshme e gjuhës së shqiptarëve në relatat me komshinjtë ku këta të fundit të kenë qënë promotorë të këtyre relatave, por gjithmonë shqiptarët dhe paraardhësit e tyre janë relatuar me të huajt jashtë dëshirës së tyre çka do të thotë se bota e relacioneve me botën jashtëshqiptare ka qenë krejt e rastit për shqiptarët dhe paraardhësit e tyre, duke përfshirë sidomos ilirët, që duhet të kenë marrë nga pellazgët (po t’i besojmë absolutisht të gjithë materialit mbi pellazgët) formën dhe tipin e gjuhës së folur dhe të shkruar. Vetëm pas kësaj fillon analiza gjuhësore sipas ideve të parapara në veprat e të gjithë studiuesve të mësipërm. Por kjo do të thotë se ilirët nuk kanë asnjë fije karakteri nga bota pellazge dhe duhet zbuluar se çfarë ndikimi konkret kanë pasur ata, pellazgët, mbi ilirët-shqiptarë, përveç gjuhës. Nga ana tjetër, nuk është e vërtetë që kundër shqiptarëve të ketë pasur ndonjë “komplot” me subjekt gjuhën e folur nga ata dhe aq më tepër që këta komplotistë të kenë qenë Etërit e Shenjtë Katolikë të Popullit Shqiptar, qoftë dhe anëtarët e nderuar të Selisë së Vatikanit. Veprimtaria  historike e Papatit nuk ka asnjë lidhje negative me popullin Shqiptar, por, përkundrazi, kanë qënë disa Papë epirotë, dalmatë dhe arbëreshë ata që kanë menduar për popullin ilir dhe shqiptar duke i shpëtuar nga zhdukja historike. Agresiviteti i studiuesve në këtë drejtim kërkon me çdo çmim te argumentoje “drejtësine” e veprimit komunist kur doli kundra institucioneve fetare dhe sidomos kundra Klerit Katolik Shqiptar. Lufta kundra këtyre të Fundit ishte një luftë reale kundra Historisë dhe Mirëbërësve të Popullit Shqiptar. Çfarë ka ndodhur në brëndësi të Selisë së Shenjtë, përgjatë 2000 vjetëve, nuk është punë që ka ndikuar mbi popullin shqiptar, por mbi Europën dhe politikën e saj. Nuk duhet harruar që periudha e lavdishme e Gjergj Kastriotit eshte e lidhur pikërisht me Selinë e Shenjtë dhe nuk na takon ne të japim mendim për Të në lidhje me Popullin Shqiptar, kështu që në këtë drejtim komunizmi dhe Enver Hoxha kanë paraqitur figurën më negative të racës njerëzore në Tokë. Nga i gjithë libri i fundit i Niko Stylos: Etruskishte-Toskërishte unë nxjerr përfundimet e mëposhtme:

Së pari, edhe pse akuzon profesorët e Universitetit (duhet me të madhe dhe jo më të vogël edhe pse mund të mos kesh respekt për ta) për mos njohje të ekzistencës së shkrimeve të lashta shqipe, devijon fajin real të tyre pasi mosnjohje nuk do të thotë faj dhe fshin veprimtarinë antishkencore të tyre përgjatë epokës enveriste, ndoshta jo për faj të tyre, duke ja thjeshtuar krimin antishqiptar. Profesoret e Universiteteve shqiptare, qe kane shkruar librat e studenteve per temat historike, duhen akuzuar per shtremberim te qellimshem te ngjarjeve historike dhe paraqitjen e tyre sipas interesave te politikes. Ky eshte faji i tyre dhe jo mos dija! Pastaj ka pasur midis tyre autorë dhe manipulatorë pikërisht te temës Suaj të cilët nuk kanë lënë gur mbi Tokë pa lëvizur vetën për ta denigruar dhe poshtëruar gegërishten. Për të të hequr çdo dyshim mbi paragjykimin e kësaj pike nga ana ime po botoj letrën që At  Viktor Volaj i pat dërguar Androkli Kostallarit pikërisht për këto probleme që shqiptarët e sotëm jo vetëm që nuk i dinë, por nuk kërkojnë as t’i mësojnë duke argumentuar paragjykimin antishqiptar që u serviret prej kohësh.

                          At Viktor Volaj i shkruen Kostallarit…      

Këtë letër, At Viktori, në vjetin 1967 ja ka dërgue Androkli Kostallarit, që nga gazetar si profesion, sistemi komunist e vuni në krye të institutit të studimeve dhe kërkimeve gjuhësore. Me këte letër At Volaj i ban nji kritikë Kostallarit për librin e tij mbi Kompozita në gjuhën shqipe, e krahas kësaj sjell shumë risi dhe shtjellime fjalësh të reja në gjuhën shqipe. Ndalet edhe në analizime dhe paraqet fakte për përdorimin e tepruem të fjalëve të hueja në leksikun e shqipes. Këtu gjejmë të dhana mbi komentin e Lahutës së Malsisë, si dhe mbi një fjalor që Volaj e kishte pergatit dhe do ta dërgonte në Akademinë e Shkencave brenda vjetit 1968, për të cilin nuk dimë ende se ku ndodhet. Ndoshta ky fjalor do të jetë i ndrym nëpër arkivat e Akademisë sikurse ishte edhe Gramatika e At Justinit.

Bizë (Rodon) 4/10/1963

Shoku Androkli,

Ka shumë kohë – gati një vjetë – që kishe në mend të ju shkruejshe në lidhje me studimin tuej mbi kompozitat: dëshirojshe t’u përgzojshe me Ju për këte studim të çmuem me të cilën po pasunohet gramatologjia shqipe. Ky ashtë një argument që ashtë trajtue vetëm për rrëshqit, së parit prej N. Jokl-it (1925) dhe ma vonë nga K. Cipo dhe A. Xhuvani. Me studimin Tuej trajtohet ex professo ky argument që pritte tash kohë dorën e një studiuesi kompetent.

Studimi i Juej ashtë i plotsuem nga çdo pikëpamje, pse nisë me një analizë të hollsishme të gjithë gramatologëvet të shqipes. Mandej merr në shqyrtim edhe shumë kompozitat që na dëshmohen nga onomastika dhe toponomastika e herëshme, si edhe disa prej atyne që ndeshen qyshë në shkrimtarët e vjetër. Në këte anë studimi përforcohet me provë të gjalla për pasuninë e kompozitavet në gjuhën shqipe. Ndoshta Hahn-i dhe Camarda sulmohen pakëz tepër, kur të keni parasyshë faktorin psikologjik që ka ndikue në gjykimin e tyne; këta të dy përfaqsojnë dý gjuhë që janë ndër ma të pasunat për kompozita të ndryshme: i pari gjerman dhe i dyti, megjithëse arbëresh me shpirt e me zemër, ka si gjuhë greqishten gjuhë liturgjike dhe kulturore, gjykimet e tyne duhet të gjykohen nen prizmin e në barasim me këto dy gjuhë që janë gjuhët par excellance të pasuna për pasuni kompozitash. Si e dini, disa koncepte të greqishtes së vjetër vetëm me anën e gjermanishtes mund të përkthehen: mot a mot. Do të kemi mandej para syshë se ata nuk e njihshin sa duhet (as nuk ishin në gjendje n’atë kohë) pasuninë e leksikut të shqipes.Në dallimin e kompozitavet ju përdoret termat klasikë të K . Brugmann-it kompozita ezoncentrike dhe ekzoncentrike. Ndoshta ashtë mirë të theksohet edhe termonologjia që përdorin sidomos Francezët dhe italjanët e të tjerë: kompozita sintaktike dhe ____(fjalë që nuk kuptohet – damtue fleta).

Një kritikë mbi trajtimin e fjalëve të reja, besoj, kishte për t’a plotsue argumentin nga çdo anë. Ndeshemi shpesh herë në neologjizma fjalë trajtimesh që nuk i përgjegjin plotësisht natyrës së shqipes.

Do të më lejoni, nëse do të ndalem mbi një fjalë të përbame, që shumë kush e mban si t’ishte një neologjizëm e rilindasvet. Kurse në të vërtetë ashtë fjalë thjeshtë e popullit. Por n’atë kuptim që e përdoret një pjesë e madhe ashtë një neologjizëm veshtrimi, që nuk i përgjegjë veç aspak natyrës së shqipes. E kam fjalën për kompozitën shpirtëmadh, shpirtëmadhe. Në veri shpirtëmadh do të thotë pashpirtë, zemërgur, i pamëshirëshëm. Këte kuptim unë e kam pasë rasën me vërtetue në popull edhe në jug (në Kurjan). Në kuptimin që duen t’a përdorin sot ashtë një calque i gjuhëve të hueja (krhs.lat. magnanimus nga magni-animus, magno-animus; gjerm. Grossmut, grossmütig etj.) Argumenti deçiziv asht krejt vargu i fjalëtrajtimevet emën mbiemni i madh, kur tregohen veti morale.

Kështu kemi;

mendemadh, e; njiri që i duket vetja i madh, që mbahet i madh;

fjalëmadh, e; ai që mburret me fjalë të mëdha, që nuk ashtë si ka fjalët;

pasëmadh, e; ai që mbahet se ka, por që në të vertetën nuk ashtë si do t’a tregoj veten. Ndëgjohet në Shkodër, sidomos prej plakash, kur duen të kritikojnë një njeri që ban shpenzime përmbi fuqi vetëm për t’u dukë para së tjerësh se ka;

punëmadh, e; ai që mburret kinse ban punë të mëdha;

hatërmadh, e; që i ngel hatri me njëherë, që preket shpejt.Përkundër ndër fjalë që tregojnë veti fizike kanë kuptimin e natyrshëm. Kështu kemi: shtatmadh (që ka shtatin e madh), kryemadh (me kokë të madhe), symadh (me sy të mëdhaj), kambëmadh, burrëmadh.

Për fjalën magnanimus shqip kemi zemërgjanë (zemërgjërë).

Çdo gjuhë ka natyrën e vetë, si e dini. Në greqishten e vjetër (flas për të vjetrën, pse nuk e njoh greqishten e ré) megalo-nous do të thotë mendemprehët (por fjalë për fjalë do të thotë mendemadh).

Shumë gjana janë tue hy hiri e pa hiri, pa pasun para sysh natyrën e gjuhës së popullit. Në këte pikëpamje rilindasit tanë kanë qenë ma të kujdesshëm në veshtrimin e gjuhës së popullit. Gjuha po ecë përpara dhe po ban përparime të mëdha, por ashtë friga se tue u studjue shkencorisht, po çveshet nga shumë karakteristika të shprehjevet popullore. Në gjuhën e shkrimevet tona po mbizotnon stili gazetaresk. Purizmi i gjuhës u flak. Nuk flas për fjalët e reja të tipit të Logorecit ase për kompozita ultrapuriste të shnatyrëshme të S. Rizës, por për shumë fjalë që i përdornë me shumë shije rilindasit dhe që u lanë mbas dore, jo për tjetër, por pse nuk njihet gjuha e shkrimtarvet.Vepra e A. Xhuvanit “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” duhet të jetë një “Vademecum” e nxanësve të shkollavet të mesme tona.

Ç’nevojë kemi, p.sh. të përdorim foljen turqishte rastis, kurse kemi në gjuhën shqipe: ngjanë, ndollë, qëllon etj. përveç mënyravet të tjera perifrastike sot përgjithësisht përdorin fjalën rasë si term gramatikor që e ka fillimin te “Folëmarmja” e Bashkimit 1901, por kjo ashtë përdorë prej shkrimtarësh edhe për fjalën turqishte të sotshme rast. Gjuha italishte përdor fjlaën caso për të dyja kuptimet. Edhe gjermanishtja me ndryshimin e një parashtese përdorë: fall, zufall Pse të kthejmë te një turqizëm mbas sa kohësh që ashtë lanë mbas dore. Edhe pse ndoshta këtu kemi një kryqzim të fjalës shqipe me turken, kjo niset prej ranjës shqipe ram, rënë. Samiu si term gramatikuer përdorë rënjë (cas).

Turqizmat të përdorën aty ku nuk mund të zëvendsohen. Ashtë qenë harrue fjala zarzavate, dhe ashtë përdorë barishte si e ka populi në veri. Sot lexohet gjithëkund në tabela. Këtu ma përpara kemi pasë përdorë barna për ilaçe, dhe neologjizma barnatore ka pasë zëvendsue farmacinë.

Do të më falni në se do të kaloj te një pikë tjetër: te Fjalori i Gjuhës Shqipe. Me botimin e parë të fjalorit ashtë ba një punë shumë e mirë; kurrgja mos me qenë ashtë grumbullue një pjesë e mirë e materjalit të fjalorëvet të përparshëm së bashkut. Përmbi këte fjaluer ashtë shkrue disa herësh nga persona të ndryshme ku ma pak ma shumë, edhe me kompetencë. Due të theksoj vetëm një gja të vetme: ndër fjalorët e gjuhëvet moderne (flas për ato që njoh) që kanë tradita shekullore, edhe sot, mbas sa shekujsh, ndihet nevoja të vihen në beh lexuesët që mos të përdoret kjo ase ajo fjalë ase trajtë por të zëvendsohet me fjalë ase trajta ma të drejta. Kur gjuhët e punueme me tradita shekullore ndiejnë nevojën për vrejtje të tilla, pse mos të përdoret edhe ky kriter sot: në ata lexojmë: neologjizëm i papelqyeshëm. Barbarizëm për t’u zëvendsue me … Në fjalorin e gjuhës, për shembull, kemi: sergjen (sergji shk.), policë, lëpizë, shtreth-i (në Bizë përdorët trajta shtrethe-ja). Kjo e fundit ashtë krejt shqipe, pa dyshim, e para edhe e dyta të hueja (turqisht e slavisht) të cilat duhet me kohë të eliminohen dhe të zëvendsohen me fjalën shqipe. Prandej kishte për t’u dashtë në një botim të ri, jo me i vu ma verbëtas si përpara mbas të gjitha trajtat si sinonima, por të theksohet për ato, që asht e mundëshme që mund të bahet: turqizëm për t’u zëvendsue me. … slavizëm për t’u zëvendsue me … Kështu sidomos nëxanët edukohen dashtë e pa dashtë me shijen e gjuhës. Jo të gjithë janë në gjendje të dijnë të dallojnë egjrën prej grunit. Tash do kohë kam përfundue një monografi mbi famullinë e Bizës, ku kam përmbledhë gjithëçka. Përveç të tjerash kam shfrytue relacjonet e shek.XVII, sidomos ato të Marin Bizzi-t, i cili ka ndenjë në këto ana plot një muej. Kam mbërrijtë mbas sa përpjekjesh të indentifikoj disa vende të panjohuna, ndër të tjera ato dy fshate të zhdukuna që kishin ma se 60 shtëpi. Këto shenime i a kam dhanë Njac Zamputit, me gjithëse i ka vu, pa diftue se prej kuj janë qenë gjetë! Njëkohësisht këtij punimi i kam kushtue një kapitull mbi të folmen dhe një grumbull fjalësh të rralla ase me kuptime të tjera, disa fjalë që njihen për të tregue hapësinën e tyne, dhe që mund të mendohen se janë vetëm të zonavet të Veriut. Fjalori në këto ana nuk ashtë gjithëaq i pasun, por ashtë i pastër. Ja disa shembuj:

kashtoj: qes kashtë gjedhevet, (F. GJ, ka vetëm: rrethoj me kashtë)

vathoj: ngreh një vathë për gja të gjalla, (F. i GJ, ka: plehnoj arën duke vënë vathën e dhenvet në të.) Këto përdorin përgjithësisht, dhe jo vetëm me një kuptim të caktuem.

ferroj, ferrose: (folje denominative që nuk e ka fjalori): theri me ferra, therem në ferra. Nga folklori: “m’ferroi ferra kambën. Rashë e thera kambën”.

sodom: qes farë, shkatërroj në themel (fjalë që ndihet rrallë). Fjalori e ka vetëm si shprehje të Kanunit; e përdorë edhe Fishta.

rröhem (rryehem), përdoret vetëm në kuptim reflektiv, me aorist sigmatik: u rrösh (u rryhesh): përpiqem, mundohem etj.

rij, (pasuni): përtrij pusuni; përdoret vetëm si folje transitive; nuk ndihet këndej folje e përbame (përtrij) por vetëm e parmja.vapore: kam vapë të madhe. Fjalori i Gjuhës ka: kaloj vapën në një vend fresk. Nuk besoj të jetë ky kuptimi: kam frigë mos kemi ndonjë lapsus, pse kuptimin duhet t’a kishte shvapohem po të ekzitonte.

kalaroj: i bie për rreth një vendi, qarkoj rrethoj (fjalë e zakonshme në këto ana). F. i Gj. ka kacavirem (për bimë që qepen në një dru);Mbas sa kohësh kam ndëgjue fjalën pukë, të cilën, si e dini, e ka Frangu i Bardhë: udhë puukë (via publica) prej kah duhet të ketë origjinën toponimi i sotëm Pukë. Këtu ndihet por rrallë për diçka të dukëshme, p.sh: pukë e bardhë, e kuqe, e zezë, etj. një vend një diçka e dukëshme e bardhë, e kuqe etj.Ka do kohë që shtyp lexohet numur për numër. Një asimilim dialektor për numër si thuhet gati në mbarë Shqipninë. Edhe në Shkodër thonë: sugurisht, fugure (asimilime të ngjashme me këto) por duhet të mbesin trajta dialektore. Unë për vete shkruej përherë: sigurisht, figurë.Fjalori si thashë përgjithësisht ashtë i pastër. Ja për shembull pjesët e parmendës:

1; vigu (shtijza);

  1. kalostra (pjesa e kthyeme e dorzës);
  2. dorëza (pjesa e kthyeme bashkë me pjesën horizontale, krejt një cope);
  3. qajka (kunji që mbërthehet për zgjedhë;
  4. sqapthi (një bosht që lidhë dorëzën, vigun e verzat);
  5. pylka e sqapthit (pykëla e sqapthit);
  6. qajka (kunji që mbërthehet për zgjedhë);
  7. thikëza (pjesa e drunit ku shtihet plori);
  8. verzat (veshlat);
  9. javaçi (guzhma);
  10. zjedha (zgjedha);
  11. kulari;
  12. qerfulli (kunji që shtihet në kular).

Nuk po shkoj ma gjatë në numrimin e këtyne fjalëve: ju çeka vetëm disa sa për të pasë një ide: unë këte fjaluer do të u a dorëzoj kah fillimi i vjetit të ardhëshëm, si një kontribut të vogël për fjalorin e përgjithëshëm. Kam marrë vesht se në këte vjet ishte zhvillue një mbledhje e leksikografëvet: me andje do të kishe dëshirue të ishem n’atë mbledhje, për të marrë pjesë në diskutimet e zhvillueme. Me studimin e leksikut të shqipes jam marrë përherë. Rreth Lahutës së Malcis kam pasë ba në 1942 afër 6000 shenime.

Studimi i leksikut të krahinavet të ndryshme ashtë i interesantshëm nga çdo pikëpamje. Para gjashtë muejsh më ndodhi rasa të ndëgjojshe prej një fshatari nga Kodërlaçi fjalën dölltinë. Tashti duhet dijtë se në këte të folme y-ja tonike shqiptohet si një ö(ô) e shkodranishtes (vö, orë); pra dylltinë. U interesova për këte fjalë edhe më diftoi se thirret kështu një tokë ngjithëse si dölli (dylli). Dhe atëherë thashë me vete: eureka (e gjeta)! Këndej dalin të kota elukubracionet e glotologëvet për t’i gjetë ranjën fjalës deltinë prej daltinë etj,etj. Unë këte fjalë e kam studjue në shkollë, por nuk dijshe se ku përdoret. Për mue etimologjia e saj ashtë e zhvillueme njëherë e mirë. Kështu na del se këto ana kanë dy fjalë për argjilë: dylltinë (argjila e kuqe) dhe grill-i (argjila ngjyrë hini). E para ndëgjohet shumë rrallë, pse argjila e kuqe ashtë e rrallë: në këto ana toka asht formacjon shtufi. Do të më falni për mërzi që ju shkaktova në këte letër. Edhe një fjalë të vetme: pse përdoret vazhdimisht në shtypin e sotshëm akoma greqisht e rumanisht tue pasun shqip ende (ene, nene dialektoret); tani një greqizëm i kallepit tà nyn për tash, i tashëm.

Me kaq po përfundoj tue Ju kërkue ndjesë për merzi që mund të kemi shkaktue në këte letër, por të jini të sigurtë se nuk jemi nga kurrgja tjetër por nga dashunija për gjuhën kombëtare.

Me nderime të shqueme

A.Viktor Volaj

Ishëm–Bizë                                              

                                            Marre nga albanovaonline.com, dt 19.11.2010

Në të vërtetë këto probleme kanë përmasa shumë më të madhe pasi Korifejtë e Kombit dhe shkencës shqiptare e kanë furnizua Institutin e Shkencave me shumë materiale ku Androkli Kostallari mban përgjegjësi direkte për manipulimin e tyre pasi ishte personi mbi të cilin ishin bërë adresime. Kështu Dom Benedikt Dema i pat dërguar një fjalor shqip – shqip mbi prejardhjen shkencore të fjalëve në gjuhën shqipe, që gjëndet në Arkivin e Shtetit i daktilografuar (unë e kam parë dorëshkrim këtë material), por qe per Klerikun shkencetar sherbeu si shkak per kalvarin e vuajtjeve te pafundme deri ne vdekjen e shpejte.

                                         …                

 

Së dyti, nuk ka asnjë mundësi teorike (pasi praktikisht Ata kane konsoliduar ndërgjegjen kombëtare të Popullit Shqiptar, e kanë arsimuar atë me kulturën Europiane, e kanë njohur ne gjuhën e tyre, i kanë bërë alfabetin e gjuhës shqipe dhe i kanë ndërtuar shqiptarëve shtetin e tyre për herë të parë në historinë e Europës, pasi vetëm pas kësaj Europa pat një shtet shqiptar, edhe pse kjo gjë nuk u pëlqen pinjollëve të komunizmit që të kanë shtyrë të sajosh një mosqënie si ekzistencë) që Klerikët e Vjetër Katolike të Veriut të Shqipërisë (duke filluar nga shekulli XVI deri në të XX-tin) të mos njihnin shkrimet e lashta dhe të ishin fanatikë antigrekë. Keto dy karaktere janë iluzionet e Tua dhe nuk përbëjnë realitet. Në qoftë se në studimet e tyre Klerikët Katolikë Shqiptarë nuk i kanë përmëndur shkrimet e lashta shqipe, atëhere të jeni i sigurtë se ato nuk ekzistojnë realisht. Përkthyesi i vetëm i veprave të Homerit, helenisti i papërsëritshëm, Profesori i nderuar Gjon Shllaku, ka qënë nxënësi i Klerikëve Katolike Shqiptarë dhe, ata që të kanë shtyrë për të shkruar kundër Klerit Katolik Shqiptar, janë pikërisht ata që i shtrëmbëruan përkthimin e parë të helenistit të pakrahasuar duke realizuar edhe tre botime të tjera me përkthim të deformuar, të cilët produktet enveriste i marrin për bazë sot.

Së treti Kleri Katolik Shqiptar nuk ka bërë asnjë luftë të vetme për të zëvëndësuar fjalët me prejardhje greke me fjalë latine; – kjo është gënjeshtër e tipit komunist dhe me sa kuptoj Ju jeni viktimë e tyre. Në vazhdim Ju përmëndni fjalën  LAO, që grekët na i thokan laos, me pretendimin që është fjalë jonike ose arvanitase dhe e shihni etimologjinë e saj tek Apollodori (nuk habitem qe neser mund te pretendoni se banoret e Laosit i kane vënë emrin shtetit të tyre pasi kanë lexuar letërsinë joniane të para 3000 vjetëve). Por analiza Juaj ka dy gabime: 1-nuk jep varianti latin të fjalës LAO për të argumentuar pretendimin Tuaj mbi rolin e Klerit Katolik të Veriut të Shqipërisë në dëbimin e fjalëve greke dhe zëvëndësimin e tyre me fjalë latine 2- nuk jepni etimologjine  e fjalër gur, varianti shqip i fjalës LAO, e cila gjëndet tek studimi i Profesorit tonë të nderuar Eqrem Çabej mbi etimologjine në fushë të shqipes. Po Ju a citoj të plotë etimologjinë e kësaj fjale sipas Profesorit tonë:

  • Për etimologjinë e fjalës G. Meyeri 135 kufizohet të shënojë se duhet larguar nga sll. gora “mal”. Përkundrazi sot pranohet pothuajse njëzëri mendimi i Pedersenit (KZ 36, 318), i cili e çon gur-in te një bazë *gurri– dhe e afron me ind. e vj. giris “mal”..(Bleu IV, DH-J, f. 305).

Por kjo fjalë na paska një rëndësi të jashtëzakonshme për iluzionistët idealistë dhe eshte Petro Zheji ai qe i ka furnizuar me ide keta te Marre te madheshtise shqiptare dhe rolin qe luan etimologjia e fjales gur ne ndertesen e te Marreve te madheshtise shqiptare (per kete shih Petro Zheji Shqipja dhe Sanskritishtja, Pjesa e Pare, f. 57-62). Akoma me tej, gjej se fjala gur qenka e lidhur me nje problem profesional ne fushe te shqipes ku gjate lakimit emrat me zanore te gjate ne rasat e zhdrejta te njëjësit dhe në shumës e humbasin gjatësine duke marre si shëmbëll paradigmat e emreve gūr, kusār, meshtār, grūn (shih Francesko Maria da Lecce, Dittionario Italiano – Albanese (1702), f. 54).

Se katerti, eshte pak e dyshimte lidhja e etruskishtes vetem me toskerishten dhe une pretendoj se Ju nuk e keni argumentuar mjaftueshem dhe bindeshem kete lidhje pasi ka fjale etruskishte qe lidhen me gegerishten çka do te thote se lidhjet e ndersjellta jane shume-shume te vjetra ku dialektet nuk kane pasur keto permasa qe kane sot (toskerishtja e sotme ka me pak se 500 vjet qe eshte formatuar sipas fjaleve qe fliten sot dhe banoret e saj nuk jane autoktone ne ato troje qe nga koha e etruskeve te lashte (pas vdekjes se Gjergj Kastriotit ata jane te zbritur nga Veriu ne ato troje pasi banorët e parë u larguan drejt Morese dhe Kalabrisë në Itali), keshtu që lidhja e etruskishten me gjuhen shqipe duhet bere fillimisht mbi bazë gegerishte dhe kjo lidhje nuk duhet kërkuar në gegërishten e sotme, por në gjuhën ilirishte të kohës romake. Sepse ndryshimi i gjuhës shqipe nuk duhet kërkuar tek banorët vëndas, por tek të relatuarit me ilirët, që gjithmonë kanë qënë rastësi për këta të fundit. Keshtu per shembell, sipas Zahari Majanit, mbishkrimi mbi nje vazo etruske (Muzeu i qytetit Karlsruhe) ka (sipas Xhiuzepe Skiro)  “monumentin me te vjeter te gjuhes shqipe dhe i njellojte me shkrimet etruske….dhe ne shikimin e pare, menjehere me beri pershtypje te madhe analogjia midis fjales demponit te tekstit etrusk dhe shqipes dhembunit, “dhimbje” ne dialektin gegerisht, analogji mbi te cilen Skiro terheq vemendjen e lexuesve” (Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk, f. 256). A nuk kerkon libri Juaj nje rishikim te perfundimeve sipas ideve te Zahari Majanit? Pastaj po të marrim për bazë gjuhën greke do të vëmë re “që karakteri gegë ekzistonte në Greqi që nga kohët më të lashta, me anë të këtyre mbishkrimeve, të cilat pranohen si mbishkrime të autoktonëve” (bëhet fjalë për mbishkrimet eteokretiane të Presos të botuara nga Thomopulos 1912, mbi ç’bazë autori arrin në përfundimin se dialekti gegë ka qenë dialekt pellazg; A.F.Kocaqi, Shqipja pellazge, f. 69,70).

Së pesti, në qoftë se qëllimi i Juaj ka qenë argumentimi i vjetërsisë së ilirëve në raport me helenët rruga e ndjekur nga Ju dhe e të Marrët të madhështisë shqiptare është më e gabuara pasi relacionet midis komunave, grupkomunave, fiseve, grupfiseve, qyteteve të lashta, shteteve të lashta, popujve të vjetër e të rinj, ndikimin e parë e kanë mbi gjuhën dhe rrjedhimisht kjo e fundit shërben për të zbuluar pikërisht këtë botë relacionesh që ka çuar në ndryshimin dhe pasurimin e gjuhës, por gjithmonë sipas parimit të suprimimit të shpejtësisë së madhe mbi shpejtësinë e vogël çka do të thotë se nuk është bota ilire që ka ndikur mbi botën helene, por e kundërta; pasi nuk është shpejtësia që ndikon mbi zhvillimin, por është koha e lindjes që përcakton shpejtësinë dhe vetëm pas kësaj kontinumi kohor-hapsinor vepron mbi relatorët duke i detyruar shpejtësitë e vogla t’i nënshtrohen shpejtësive të mëdha. Në këtë pikë qëndron uniteti i materies ku dhe shoqëria njerëzore nuk bën përjashtim. Në këtë pikë qëndron gabimi i vetëm i Rilindjes Europiane dhe ajo që nuk muarën parasysh, nga mendimi filozofik helen, autorët e asaj epoke të lavdishme (më hollësisht për këtë shih: “Triumbi arbëror i Gjergj Kastriotit”, albanovaonline.com, logoreci. com, www,hotig.info). Pastaj, a Ju ka vajtur ndonjëherë ndërmënd fakti përse grekët e ruajtën alfabetin helenik, ndërsa shqiptarët e huazuan nga latinët? A nuk tregon ky fakt se alfabeti i grekëve është produkt i popullatës helene, ndërsa ilirët e huazuan atë nga pellazgët dhe ja deleguan shqiptarëve dhe këta përsëri nuk e ruajtën, por e huazuan? A nuk tregojnë të gjitha këto në mënyrën më të thjeshtë se gjuha e shqiptarëve është gjuha e relatorëve me botën jashtëshqiptare dhe e paraardhësve të tyre duke filluar nga pellazgët hyjnorë e duke mbaruar tek komshinjtë e mijëvjeçarit të dytë?

…………………………

Me të drejtë më lindin pyetjet: përse shërben lidhja etruskisht-toskërisht ( po të jetë e saktë), përse shërben lidhja pellazgo-ilire (po te jetë e saktë), përse shërbejnë institucionet e kësaj fushe (të cilët janë të saktë)? Mos vallë vetëm për të ngrënë bukën e gojës punonjësit e tyre? A nuk është kjo një grabitje moderne dhe ligjore që i bëhet popullit shqiptar që nuk ja ka parë produktin social në asnjë përmasë këtyre institucioneve? Pikërisht kjo e fundit është pasqyrimi real i zhvillimit ligjor ekonomik  të popullit shqiptar nga e kaluara drejt të ardhmes.

Është e vërtetë që historiografia enveriste për të 45 vitet e aplikimit të saj ja ka futur në tym në të gjitha temat e kësaj fushe, por është akoma edhe më e errët pranimi i teorive të parapara në të gjithë hapësirën e këtij studimi dhe paraqitja e situatës historike sikur shqiptarët rrjedhin nga ilirët dhe këta të fundit nga pellazgët hyjnorë pa përcaktuar më përpara se çfarë vetie sociale kanë shqiptarët e sotëm në raport me popujt e Europës dhe ku të çon ky kostatim. Nuk është politika që komandon historinë, por duhet të jetë shkenca e historisë ajo që  duhet  të  komandojë  politikën  dhe  këtu  qëndron  thelbi  i  ndryshimit  midis  idealistit dhe materialistit në këtë fushë.

Atehere nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i drejtojmë një pyetje të Marrëve të madhështisë shqiptare: çfarë duhet të kërkojë gjuhëtari, historiani apo filozofi, tek zanafilla e gjuhës shqipe? Është një përgjigje e vështirë për t’u pranuar, por përbën realitetin historik të parashqiptarëve ilirë. Nuk duhet kërkuar koha e lindjes së gjuhës shqipe, pasi kete nuk mund ta argumentoje dot kerkush, por kur dhe kush u imponoi paraardhësve më të shqiptarëve themelin fillestar të gjuhës së tyre përpara se ata të binin në kontakt me helenët dhe popujt e tjerë. Pikërisht kjo mund dhe duhet të zgjidhet dhe unë mendoj se zgjidhja qëndron tek Ilir Mati në librin e tij “Stela e Lemnos”, edhe pse ai vetë nuk e ka kuptuar zgjidhjen e problemit, por ka rënë viktimë e teorisë së të Marrëve të madhështisë shqiptare duke mos i dhënë përgjigje problemit themelor të gjuhës shqipe: nga e ka prejardhjen më të parë gjuha e popullit shqiptar?

Gjithsesi, kur analizojme boten shqiptare, arberore dhe ilire nuk ka asnje mundesi, qofte dhe teorike, qe te arrijme ne perfundime sikur bota paraardhese me e pare e shqiptareve te sotem ka ndikuar sadopak mbi cilindo popull te Europes, le pastaj mbi Botën. I vetmi ndikim i mundeshem i shqiptareve mbi popujt e Europes do te jete ai mbi kohen e zhvillimit duke e frenuar  ate per te mos lejuar avancimin e zhvillimit te races se bardhe mbi te tjerat pertej rendit te kapitalit boteror. Ne te kunderten racen e bardhe e pret nje lufte e re boterore midis racave dhe transformimin e te bardheve ne skllever modern te popujve te racave te tjera. Ne momentin qe ne racen e bardhe mjetet e luftes do te kthehen ne mjete pune, që në atë moment loja 3000 vjecare e politikes te races se bardhe, nën emrin e shtetit, merr fund dhe ngjarjet do te perseriten sipas nje ritmi tjeter. Pikerisht kete nuk do te lejoje bota e relacioneve te popujve te Europes se zhvilluar me popullin shqiptar. Prandaj dhe rendi i kapitalit ka dhe shumë punë për të bërë, përpara se të transformohet në një rend të ri boteror te konsoliduar. Eshte pika ku rastesia kthehet ne domosdoshmeri ne funksion te zhvillimit te races njerezore ne Toke; të paktën, për Racën e Bardhe, kjo është një zgjidhje aktuale që po vjen me shpejtësi.

 

 

Tirane 15 maj 2010 – 11 janar 2011

 

 

Shënim

Ky artikull eshte rezultat i nje studimi te realizuar perpara 20-35 vjetesh (rreth viteve 1975-1990) me teme mbi parimin e lindjes se njeriut ne Toke dhe gjenezes se shqiptareve te sotem, te mbeshtetur mbi kete parim, ku argumentohet dhe vërtetohet, sipas raportit kohor-hapsinor të zhvillimit, që fillesa e racës së bardhë është realizuar në Gadishullin Ilirik dhe paraardhësit më të parë të shqiptarëve përbëjnë fillesën rastësore të popullimit të kontinentit dhe e gjithë kjo duke u nisur kryesisht nga e sotmja sociale e shqiptarëve; gjithashtu ky studim ka te bashkangjitur pothuajse te gjithe literaturen e epokes se diktatures per keto tema. Në fillim të qershorit 1990 ky punim ju dërgua Ramiz Alisë, në atë kohë Sekretar i Parë i KQ. të PPSh dhe President i Republikës, i cili më adresoi drejt një rruge propogandimi, por që nuk u muar përsipër të botohej nga Shtëpia botuese “8 Nëndori”, me drejtor z. Xhemal Dinin, edhe pse u realizua reçenca nga dy kritiket me me ze ne fushen e letersise dhe filozofise: zz. Rinush Idrizi dhe Fatri Sinani. Jam i detyruar t’i them te gjitha keto pasi disa nga anetaret e klubit te te Marreve te madheshtise shqiptare i kane pasur te afermit e tyre ne këtë institucion dhe ideja e lashtesise se shqiptareve sipas ketyre parametrave eshte e grabitur nga ai punim. Dyshimi me ke lindur vetem per aresyen e mos prekjes se gjuhes ne ate punim nga ana ime, pasi e kam konsideruar te pavlefshme. Gjuhën e kam konsideruar gjithmonë një rezultat të botës së relacioneve dhe aspak një faktor argumenti drejt gjenezës së shqiptarëve. Sidomos argumentimi i autoktonisë absolute të shqiptarëve e bënte gjuhën të pamundur t’i shërbente këtij qëllimi. Kështu që gjithëshka që shkruhet në këtë libër nuk ka lidhje direkte me punimin mbi gjenezën e shqiptarëve sipas parimit poligjenetik të lindjes së njeriut në Tokë. Bashkimi me botimet e pas 1991-shit me çuan në përfundimet e mësipërme dhe, në mënyrë të theksuar, sot shtoj se problemi themelor i shkencave politike është zbulimi i parimit te lindjes se njeriut ne Toke, dhe jo lidhjet e ndërsjellta të gjuhëve, prej nga do te rrjedhe tërësia e politikave qe duhen aplikuar në të gjithë botën për të realizuar nje zhvillim social me sa me pak dhimbje, pasi ajo qe konsiderohet si shkence e politikes ne realitet eshte shkencë e instiktit per mbijetesë. Unë pretendoj që kjo është pika fillestare e gjeopolitikave shkencore dhe aspak manovrat ekonomike. E para përcakton shkakun natyror, kur e dyta pasojën shoqërore. Marrja në konsideratë e veprimtarive thjeshtë ekonomike është suprimim i ndërgjegjes mbi qënien shoqërore dhe rrjedhimisht shoqërohet me dështim. Eshte pika ku teoria e Marksit mund te permbyset me lehtesi duke u konsideruar si teori me tendenca zgjidhese, por jo zgjidhëse Une pretendoj se literatura e përdorur, prej rreth 700 vëllimesh, është e mjaftueshme për të kapërcyer te gjithe te panjohurat dhe misteret qe rrethojne boten shqiptare, arberore, ilire dhe pellazge me kusht që të ndryshohen e permbysen metodikat e përdorura deri më sot, përfundimi i të cilave duhet të jenë fitimprurëse për racën njerëzore në Tokë. Keto studime jane te afta t’u tregojne shqiptareve se cfare karakteristikash kane ne raport me popujt e tjere europiane dhe per çfare ka nevoje Europa prej tyre.

 

 

Related Post