Artikuj

42- “Paradoksi i binjakeve” dhe historia e njerezimit 21.03.2010

Posted by Genc Hoti

Loading

42- “Paradoksi i binjakëve” dhe historia e njerëzimit

 

Historia e shkencës së njerëzimit ka një veçori me të vërtetë të çuditëshme: Studiuesit kanë parashikuar fenomene natyrore të lidhura me botën e njeriut, por pa i vazhduar më tej hipotezat pasi problemet janë ndërlikuar duke shteruar në drejtim të përfitimit, qoftë dhe teorik. E kemi përmendur disa herë që ky problem nuk është thjeshtë fizik, por ai është vetëm bashkëudhëtar i zhvillimit të shoqërisë njerëzore dhe ka nevojë për një riinterpretim në raport me idetë e autorit.

Njerëzimi i sotëm ka shumë ide dhe njeh shumë teorira me pikënisje të sakta, por me përfundime të gabuara (qoftë edhe në raporte të kundërta). Polemika në funksion të kësaj  gjëndjeje ka çuar shpesh herë në formulime teorike fantastike me konkluzione krejt të tjera nga ato të përfituara nga inisiatorët e tyre. Pikërisht e këtij karakteri është edhe problemi që po trajtojmë në këtë artikull të shkurtër.

Për herë të parë, me sa dimë, u përdor si një nga rrjedhimet e teorisë së relativitetit të formuluara nga A. Ajshtajni (1879 – 1955) në fillim të shekullit tonë. Ishte një çudi, bile diçka më tepër se çudia, një “magji” e vërtetë. Dy binjakë, njëri në tokë dhe tjetri në një anije kozmike që ecte me shpejtësinë e afërt me atë të dritës (dmth me V→C pa e arritur dot atë) dhe, pas disa vjetëve, midis tyre ishte formuar një diferencë kohore në moshat e tyre përkatëse.

Mbi këtë bazë teoriko – eksperimentalo – hipotetike mbështetet teoria e dy binjakëve ose, e thënë ndryshe, “paradoksi i kohës”. Por çfarë fshihet pas saj dhe a mund ta shtrijmë këtë fenomen deri në shkencat shoqërore, meqënëse pretendohet nënshtrimi i individit njeri karshi këtij fenomeni. Akoma më tej: a është e saktë; a përfitojnë të gjitha specifikat e lëndës nga kjo dukuri, edhe në qoftë se do të kërkonim kushte artificiale? Në qoftë se është fjala për dukuri thjeshtë fizike që lidhen vetëm me formacione materiale, të cilat kanë shpejtësi afër dritërores, kuptohet që nuk është vëndi dhe as koha të merremi me të; por mendojmë se paradoksi i dy binjakëve është një bashkëudhëtar i vetëm dhe i përhershëm i zhvillimit të shoqërisë njerëzore gjatë gjithë rrugës së zhvillimit të saj nga lindja dhe deri në unifikimin e plotë të tij, vetëm se për shkaqe krejt të tjera dhe të kundërta me ato që manifestojnë përfituesit e dukurisë (lexuesi duhet të ketë të qartë problemin e shuarjes të njerëzimit nga pozita krejt të tjera, nga që sot ai trajtohet me ngjyra të forta agnosticiste duke e përjetësuar ekzistencën e tij. Është një pikë nga ku ka përfituar pozita materialiste V.I.Lenini (për këtë shih Veprat, vol. 38, f.516 –Fletoret filozofike)).

Edhe pse pranohet që “ngadalësimi i orëve është një dukuri e vrojtuar realisht dhe nuk ka pse ta vëmë sot në dyshim”, problemi është akoma i errët dhe i pashpjegueshëm. Vetë autori i teorisë ja dedikonte ngadalësimin e kohës, të gjitha trupave materialë që lëvizin; duke e quajtur këtë fenomen veti të kohës dhe prej ku mund të dilte ideja se koha është materie ose një formë materiale e ekzistencës së saj.

Në mënyrë të përmbledhur teoria në fjalë lidh shpejtësinë e lëvizjes me kohë ekzistencën duke e vënë këtë të fundit në varësi të të parës. Kjo pikëpamje përbën anën e gabuar të një pikënisje të saktë. Ne do të kemi rast t’i shprehim lexuesit faktin e kundërt ku të vihet në pah varësia e shpejtësisë nga koha e lindjes; dmth është kjo e fundit që përcakton të parën nga ana natyrore. Veprimi i kundërt duhet të merret si influencë e njeriut mbi natyrën ose mbi vetveten.

Kjo mund të dalë edhe mbi një arësyetim filozofik të thjeshtë ku kritika materialiste nxjerr praninë e dy kohëve me ndryshueshmëri cilësore midis tyre (meqënëse shpejtësia është raporti i hapësirës me kohën, rezulton se koha e lindjes së shpejtësisë ndikon mbi kohëekzistencën e dukurisë).

Le ta shikojmë këtë problem nga ana fizike duke qënë se ata, fizikantët, kanë qënë të parët që e kanë përdorur këtë term; megjithëse duhet shtuar se dukuria e ndryshimit të kohës nuk është shpjeguar akoma nga kjo shkencë në mënyrë materialiste.

Marrim dy binjakë, të cilët kryejnë një eksperiment, teorik, si ai që thamë më sipër: njëri nga vëllezërit në tokë dhe tjetri kryhen një udhëtim me anije kozmike me shpejtësi afër asaj të dritës (për efekt thjeshtimi po e marrim fiks 300 mijë km/sek) vertikal me Diellin. Pas rreth 9 orësh anija kozmika do të kalojë sistemin tonë diellor dhe do të futet në një sistem tjetër kozmik, më të lartë se ai i mëparshme, që për efekt kuptimi po e quajmë sistemi i përgjithshëm i galaktikës. Dhe tani do të kemi një fakt të tillë: njëri vëlla jeton në sistemin tonë diallor, ku koha ecën sipas diellit dhe tjetri në atë të galaktikës me sistem referimi qëndrën e saj. Shumë kush kapet pas këtij fakti për të shpjeguar paradoksin e kohës me idenë që duke ndodhur ndryshimi i sistemeve të referimit do të ndryshojë edhe ecuria e kohës, si rrjedhim do të ndodhë diferencimi kohor i moshës së binjakëve. Në të vërtetë këtu formohet një fakt jo i përbashkët për të dy binjakët: ndryshon shpejtësia e lëvizjes së trupit të njeriut në lidhje me sistemin e referimit (për këtë rast nga dielli në qëndrën e galaktikës. Shpjegimi i mësipërm ka diçka të përbashkët me jetëgjatësinë e sistemeve të ndryshme energjitiko –kozmike, por në lidhje me teorinë e dy binjakëve nuk ka asnjë lidhje shpjeguese.

Po të merrej për bazë i ashtëquajturi sistem referimi, atëhere forca e gravitetit nuk duhet të luante asnjë rol në ecurinë e kohës ose shumë –shumë, do të ishte suplementare në ndikimin mbi kohën dhe, rrjedhimisht, ndryshimi i kohës me vleftën e 10-16 sekondave midis dy orëve me diferencë 1 metër në drejtimin vertikal më Tokën është i pasaktë.

Është pretenduar që ekzistenca e dukurive të reja natyrore vërtetojnë praktikisht idetë e A. Ajnshtajnit. Janë gjetur grimca kozmike me jetëgjatësi të shkurtër (vetëm 2-3 sek) e megjithëatë ato vihen re në Tokën tonë, kur thamë më lart se koha për të ardhur deri tek ne nga jashtë sistemit tonë diellor ishte rreth 9 orë. Atëhere si shpjegohet ky fakt? Dhe këtu çfaqet një kontradiktë për ideatorët e sistemeve të referimit, sepse kalimi nga një sistem i dhënë referimi në një sistem më të lartë (energjitik) na jepte avancimin e kohëekzistencës, por tani ne kemi faktin e kundërt dhe, duke u nisur nga llogjika e lartpërmëndur, nuk do të kemi avancimin e kohës, por shkurtimin e saj dhe, rrjedhimisht, grimcat në fjalë nuk duhet të çfaqen në Tokën tonë. Por me sa duket faktet japin tjetër interpretim të domosdoshëm.

Gjithkush do të  kërkonte nga fizika të dinte se çfarë ndodh me materien specifike (dmth të fundme në kohë) kur kohëekzistenca zgjatet, qoftë dhe artificialisht. Nga ana tjetër lexuesi do të dëshironte të dinte se kush përfiton nga zgjatja e jetës në sajë të rritjes së shpejtësisë së lëvizjes.

Faktet e deritanishme tregojnë se vetëm mbi grimcat që paraqesin karakter dualist (fushë – lëndë ose valë – korpuskul) është ngritur teoria e përfitimit të zgjatjes së jetës së tyre në sajë të rritjes së shpejtësisë së lëvizjes, ose në sajë të disponimit natyror të shpejtësisë së madhe të lëvizjes; ndërsa mbi lëvizjen e trupave lëndorë me atome të plota në përmbajtje nuk dihet akoma a përfitojnë nga përgjatësimi i jetës kur lëvizin me shpejtësi të konsiderueshme. Vetëm se themi që problemi përpara se të analizohet matematikisht duhet saktësuar fizikisht. Edhe ideja e Ajnshtajnit mbi rezistencën e energjisë ndaj ndryshimit të lëvizjes (Evolucioni i fizikës, f. 171) duhet parë me këtë sy. Është e pamundur që energjie lëndore të pranohet  në transformimin e saj jashtë dukurive fizike të lëndës pa pasur një shkak  më të afërt se shpejtësia e lëvizjes. Kjo e fundit duhet të jetë premisë për ndryshimin e kohës, por jo shkaku aktiv i ndryshimit të kohës vetiake të dukurisë.

Në qoftë se pranojmë që një grimcë elementare (psh elektroni) lëviz në boshllëk, nuk mund të pranojmë se ky boshllëk është absolut pa asnjë përbërës material. Pranohet vetëm ekzistenca e fushave gravitacionale.  Njohuritë për këtë problem janë akoma në stadin fillestar për të mos thënë që nuk kanë filluar; veçse teza materialiste e filozofit mbi pafundësinë e elektronit e përligj mësëmiri dyshimin mbi boshllëkun absolut. Kjo gjë na lejon të bëjmë një eksperiment real ku analogjikisht të vëmë në pah se çfarë ndodh me një grimcë elementare kur lëviz me shpejtësi afër asaj të dritës (dmth V→C) në një fushë të fuqishme përshpejtuese manjetike.

Marrim një sferë të mbushur me ajër me presion, të themi, 10 atmosferë; në sipërfaqen e saj është hapur një vrimë me përmasa të tilla që lejon daljen e të gjithë ajrit nga ajo për një kohë, psh, 10 orë pa e lëvizur nga vëndi. Në qoftë se do ta lëvizim sferën me shpejtësi në ajër në drejtim përpendikular me vrimën, atëhere koha e qëndrimit të ajrit në sferë do të jetë më e madhe se 10 orë (këtë mund ta provojë gjithkush me tullumbace të çpuar në trenin që lëviz, -rezultati është mjaft i dukshëm sa më e vogël që të jetë vrima e hapur në të) dhe në qoftë se shpejtësia do të jetë e tillë që lejon zbatimin e presionit 10 atmosferë nga jashtë në sipërfaqen e sferës, atëhere koha e qëndrimit të ajrit në të bëhet infinit për sa kohë zbatohet eksperimenti.

E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me grimcat elementare, vetëm se energjia nuk çlirohet nga një pikë, por nga e gjithë sipërfaqja (njësoj si tek dielli). Lëvizja e elektronit nëpër një fushë përshpejtuese të fuqishme është analoge me lëvizjen e sferës, të mbushur me ajër, në atmosferë (barazia e presionit nga jashtë me atë brënda është analoge me shpejtësinë e grimcës (V = C) ku koha sipas teorisë së relativitetit ndalon në vënd; ndërsa lëvizja e sferës bosh në atmosferë është analoge me V > C ku koha, sipas kësaj teorie, kthehet mbrapsht; në këtë rast sfera do të mbushej me ajër, kurse fizika nuk e pranon rastin e V > C). Kështu që arrihet në konkluzionin që grimca që lëviz me shpejtësi bashkëvepron me ambientin rrethues të elektronit pa kemi zgjatje të jetës së tij, rritje të masës apo shkurtim në krahun e lëvizjes.

Por kjo do të thotë se jo çdo strukturë materiale përfiton nga kjo dukuri. Për shëmbëll trupat lëndorë nuk e kanë këtë aftësi; lëvizja e një atomi në një fushë përshpejtuese të fuqishme duhet të çojë në ndryshimin e strukturës së tij dhe rrjedhimisht koha vetiake e atomit ndryshon në favor të tij, por dukuria e paraparë deri më tani nuk ndodh.

Duke u rikthyer tek teoria e dy binjakëve, nuk mund të pranojmë shtritshmërinë e saj në të gjitha dukuritë lëndore. Të paktën ne jemi të aftë të vërtetojmë se në shoqërinë njerëzore përshpejtimi i zhvillimit e shkurton jetën; gjë e kundërt me dukurinë e fushave. Në të vërtetë përgjithësimi i këtij fakti duhet të përbëjë një reaksion në shkencë me tendencë negative. Çfaqjet në këtë drejtim kanë filluar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar duke e paraqitur plakjen e njeriut të bashkëshoqërueshëm me zbërthimin ndërlëndor. Kritika e këtij përgjithësimi është ”sulmi” kundra formulës E = mC2  (gjë e cila sipas autorit nuk është shumë e saktë, Pikëpamjet dhe mendimet e mia, Tiranë 2005)  dhe sidomos kundra gërmës C.

Në librin e tij “Esenca e teorisë së relativitetit”, Ajnshtajni në një farë mënyre i është kundërvënë filozofisë ekzistuese (dmth shkollës shtetërore gjermane të asaj kohe) duke i akuzuar autorët e  saj për rolin fatal në zhvillimin e mendimit shkencor duke trasformuar disa koncepte thelbësore nga lëmi i eksperiencës. Sipas tij, ishin fizikantët ata që i përmbysën këto koncepte nga olimpi i apriores duke i bërë të afta për përdorim. Por fizikanti i madh kishte harruar se e gjitha kjo polemikë ishte fare e kotë pasi vetë formula në fjalë ishte kundërvënia ndaj pikëpamjeve të filozofisë dhe lidhja e saj me teorinë e dy binjakëve ishte kundërvënia ndaj materializmit filozofik.

Nga materializmi dialektik filozofik dimë se janë pranuar pesë (5) forma lëvizjeje, ku gjithseicila ka shpejtësinë e vet specifike (mekanike – fizike – kimike – biologjike – shoqërore). Atëhere kë merr për bazë formula ajnshtajniane E = mC2? Fizikantëve të djeshëm e të sotëm nuk i ka vajtur ndërmënd aspak se këtu qëndron i tërë thelbi i gabuar i teorisë së dy binjakëve dhe kufizimi i saj sipas shpjegimit të tyre.

Në një farë mënyre ne, mbi bazën e lëvizjes fizike mund të pranojmë ndryshimin sasior midis fushës dhe lëndës (esenca e pikëpamjeve të fizikantit të madh për këtë problem), por mbi bazën e të gjitha formave të lëvizjes nuk mund të pranojmë këtë sens ndryshimi midis njeriut dhe një rreze drite. Po të pranohet kjo, atëhere dialektika është e pavlefshme duke qënë se ndryshueshmëritë sasiore nuk të çojnë në ndryshueshmëri cilësore dhe e gjithë materia i nënshtrohet rregullit sasior të ndryshimeve midis specifikave të saj; çka nënkupton faktin se materia e pafundme nuk përbëhet prej pjesësh të fundme. E thënë më ndryshe ka qënë një kohë kur energjia kthehej në lëndë (masë), por sot është e pamundur kjo praktikë nga pikëpamja natyrore. Pranimi i kundërt është një përmbysje e pikëpamjeve fillestare të fizikantit të madh.

Fizika e sotme nuk mund të bëjë asnjë hap përpara pa filozofinë materialiste. Është filozofia ajo që ka përcaktuar format e lëvizjes dhe duhet të jetë fizika, kimia, biologjia e shkencat historiko – shoqërore ato që duhet të përcaktojnë dispozitat kohore të gjithseicilës lëvizje dhe mbartësve të tyre. Ka ardhur koha që shkenca të analizojë sipas unitetit kohor – hapsinor specifik dhe jo vetëm sipas hapësirës në mënyrë të përgjithëshme.

Për fizikën kjo sot është shumë më e lehtë se tek shkencat e tjera pasi formula  e  famshme  e  Ajnshtajnit  nuk është  formulë  relativiste që të mund të çojë në analizën hapësirë – kohë të çdo fenomeni natyror, por ajo është formulë absolute e cila ka aftësinë të jetë plotësisht në gjëndje të vërtetojë konstanten kohoro – hapsinore të zhvillimit qoftë të madhësive të pafundme (materia) qoftë të madhësive të fundme (lënda) e specifikave të saj. Ja përse është tentuar të përgjithësohet “paradoksi i kohës” tek të gjithë format e organizimit lëndor dhe, sidomos, përbashkimi i të katër forcave të bashkëveprimit ndërlëndor me anë të kësaj formule (kjo nuk mund të zgjidhet sipas kontinumit hapësirë – kohë me metodikat e përdorura deri më sot).

Teoria e dy binjakëve është e pranishme në botën e njeriut në formë invertuese, qysh nga lindja e tij, dhe mbi një bazë shkakësore krejt tjetër. Historikisht kjo është e lehtë për t’u vërtetuar me gjithë materialin voluminoz dhe shtritshmërinë gjeografike të popullimit të globit, po ne do të ndjekim një rrugë shumë – shumë më të shkurtër dhe konçize; këtë favor na e ka krijuar filozofia dhe jo ajo internacionale, por shqiptare; na e kanë krijuar etërit tonë shpirtëror të shekullit XIX-XX – ata që formuan kombin shqiptar, gjuhën dhe identitetin europian të popullit tonë.

Shkenca e sotme ka shumë nocione shpjeguese e terma shkencorë që ilustrojnë faqet e punimeve të studiuesve. Por nga e gjithë ajo mori, gati e pafund, nocionesh e termash është njëra që përdoret gati në të gjitha shkencat kur në ato shoqërore zbatimi i saj është akoma i pafrutshëm. Fjala është për shpejtësinë e lëvizjes, apo të zhvillimit, dhe konkretisht për shpejtësinë e zhvillimit shoqëror (në qoftë se do të zbatonim teorinë e dy binjakëve në një anije kozmike ku gjënden banorë të epokës primitive, pas 20 – 30 vjetëve udhëtimi me V = 0,99 C, do të arrinim në konkluzionin se shpejtësia e lëvizjes fizike (duhet thënë mekanike) ndikon mbi shpejtësinë e zhvillimit shoqëror duke e ngadalësuar atë tej masës në raport të drejtë me rritjen e kohëekzistencës. Mbi këtë bazë nuk është e vështirë të injorohet teoria e dy binjakëve në planin zbatues). E keqja e shkencës së sotme është mos marrja për bazë e botës së relacioneve në proçesin e paradoksit të binjakëve dhe problemi ka rezultuar i shterpëzuar që në nisje duke u idealizuar pa asnjë përfitim konkret. Nuk është kuptuar ndryshimi i hapësirës në sajë të lëvizjes, por është përdorur parametri shkurtim i hapësirës pa i shkuar ndërmënd që ky shkurtim nënkupton ndryshimin e hapësirës respektive. Pastaj gjëja më kryesore në planin teorik është dualiteti i pasojës së kohës. Unë nuk di ndonjë studiues të ketë konkluduar mbi humbjen e kohës përgjatë proçesit të lëvizjes dhe këtu qëndron thembra e Akilit për teorinë e mëripërme. Në qoftë se pranojmë qe gjatë lëvizjes së një grimce V→C përshpejtohet koha e ekzistencës së kësaj grimce më lind e drejta të pyes: kush e humbi këtë kohë, pasi fitimi i kohës presupozon marrëdhëniet e grimcës me fushën e gravitetit. Atëhere a nuk kemi këtu një përfundim arbitrar nga ana e fizikantit?

Me sa di, kërkush nuk e ka marrë mundimin të lidhë këtë parametër me qënien shoqërore, qoftë edhe vetëm në planin teorik sipas kategorisë shkak – pasojë. Por ne kemi një mundësi vëzhgimi të këtij proçesi duke marrë në konsideratë pasojën e proçesit mbi bazën e zhvillimit ekonomik. Dhe këtë mundësi na e kanë dhënë popujt sllavë, të cilët mbartin një shpejtësi zhvillimi më të lartën në racën e bardhë dhe një pjesë e tij e ka të ndryshuar këtë shpejtësi në sajë të relacioneve me popuj me shpejtësi të vogël zhvillimi, më të ultën në racën e bardhë. Ne kemi mundësi analitike të vëmë në raport popullin rus me atë serb, të cilët kanë një rrënjë të përbashkët, por të dytët kanë një fazë të konsiderueshme relatash me fiset ilire gjatë së cilës kohë popullata serbe ka humbur në dinamikën e vet zhvilluese duke ju larguar gjithmonë e më shumë autoktonisë së vet, por që këtë dinamikë duhet ta kishin fituar fiset ilire të asgjësuara nga popullata sllave.  Kanë qënë relacionet rastësore të popullatës serbe me atë osmane që e kanë shpëtuar popullin serb nga kurthi kohor ku e futën relacionet universale me popullatën ilire. Në momentin që popullata serbe bie në kontakt me popullatën osmane merr shpejtësinë rezultante duke u shkëputur nga rezultantja me ilirët dhe në këtë mënyrë i parakalon ato, por duke i shpëtuar dhe kurthit historik ku e futi bota e relacioneve. Unë pretendoj se popullata ilire është asgjësuar totalisht në sajë të instiktit mbojtës të popullatës serbe nga ky proçes. Këtij kurthi kohor nuk i shpëtoi dot bota greke prandaj dhe grekët e sotëm nuk janë kërkund me helenët e epokave klasike. Llogaritë duhen bërë mbi bazën e botës së relacioneve universale të cilat krijojnë praktikën e paradoksit të kohës.

Me këtë panoramë hapsinore, teoria e dy binjakëve merr tjetër karakter dhe të tjera përmasa:

Së pari, në sajë të shpejtësisë kohëekzistenca zvogëlohet ose zmadhohet, por jo me sensin e rastit fizik të V = 0,99 C. Përkundrazi, shpejtësia e madhe e zhvillimit shoqëror e zvogëlon kohëekzistencën dhe relacionet midis popujve influencojnë sipas këtij rregulli kur vjen puna për rendin shoqëror përkatës. Mbi këtë bazë mund të vërtetojmë autoktoninë absolute të popullit shqiptar me konkluzione udhërrëfyese për zhvillimin e ardhëshëm të tij.

Së dyti, në rende shoqërore të ndryshme, shpejtësia e zhvillimit është e ndryshme dhe kalimi nga një rend shoqëror në tjetrin është analog me teorinë e dy binjakëve, por me sens të kundërt.

Së treti, në rende shoqërore të njëjtë, por në popuj të ndryshëm, shpejtësia e zhvillimit shoqëror është e ndryshme dhe relacionet midis tyre, në përmbajtje, sjellin dukurinë e “paradoksit të kohës” ku populli që fiton me anë të shpejtësisë humbet në kohëekzistencë dhe, e kundërta, populli që humbet në shpejtësinë e zhvillimit fiton në kohëekzistencë.

Domethënë, sipas këtyre tre pikave, shpejtësia e zhvillimit shoqëror rri me kohëekzistencën e rendeve shoqërore në raport të zhdrejtë, krejt e kundërt me teorinë e dy binjakëve nga pikëpamja fizike.

Ashtu si shpejtësia e lëvizjes fizike krijon diferencime në ecurinë e kohës për grimcat valë – korpuskul, ashtu dhe sistemet ekonomiko – shoqërore krijojnë diferencime në zhvillimin e popujve; ku relacionet midis tyre sheshojnë shkallët e këtyre diferencimeve duke sjellë në skenën historike dukurinë që interpreton teoria e dy binjakëve.

Ja përse ne pretendojmë që paradoksi i kohës, ose teoria e dy binjakëve, është prezent në shoqërinë njerëzore prej kohësh dhe në vazhdim; kurse dukuria në fjalë që interpretohet nga fizikantët duhet të jetë në çfaqje, kur në thelb është tepër herët për të dhënë konsiderata të sakta.

I gjithë fenomeni në fjalë ka qënë prezent në zhvillimin e sasiorëve brënda një rendi shoqëror (dy fise, dy komuna, dy grupe komunash, dy popuj të një race, dy popuj të dy racave të ndryshme, etj), por kryesisht bie në sy kur realizohen kontaktet midis dy rendeve të ndryshme. Psh të gjithë popujt primitivë në racën e bardhë kur u relatuan me romakët kanë përfituar nga proçesi i paradoksit të binjakëve, vetëm se këtë në kahe të kundërt nga ajo që pretendojnë fizikantët. Është kjo arësyeja përse Perandoria Romake ka pasur një jetë kaq të gjatë dhe përse popujt paganë të Europës nuk kanë kaluar nëpër rendin skllavopronar. Ata nuk kanë përsëritur historinë e Romës së Lavdishme. Interesant është që këtë veçori teoria e Marksit e ka anashkaluar duke fshehur një realitet dhe duke evidentuar një fantazi.

Në qoftë se do t’ja nënshtrojmë këtë fenomen botës shqiptare, në të tre shkallët e zhvillimit historik paraardhës, dmth ilir-epirot-arbër, do të vëmë re se popullata ka bërë katër kapërcime historike duke fshehur gjenezën dhe duke evidentuar gjëndjen shoqërore si arritje zhvillimi pa i shkuar ndërmënd se ka pësuar një tjetërsim thelbësor të saj duke arrirë në përfundimin se shqiptarët e sotëm nuk kanë dinamikën e ilirëve të djeshëm dhe e gjithë kjo si rezultat i botës së relacioneve universale krejt rastësore për të gjithë paraardhësit e shqiptarëve. Relacionet ilir – parahelenë, ilir – helenë çuan në formimin e epirotëve; ndërsa relacionet epirotë – romakë dhe epirotë – bizantinë cuan në formimin  e arbërve; ndërsa relacionet e arbër – kryqtarë dhe arbër –otomanë cuan në formimin e popullatës shqiptare, mbi çbazë i njohim sot. Heterogjeniteti e këtyre relacioneve me shtesat dhe prapashtesat e veta ka bërë formimin e dialekteve në gjuhën shqipe. Kështu shtesa e relacioneve me sllavët, e ndryshme nga shtesa e relacioneve me helenet dhe greket ka cuar në diferencën gjuhesore gegërisht nga toskërishtja. Të gjitha problemet shoqërore kudo në botë i nënshtrohen këtij proçesi me humbjet dhe përfitimet e veta, por që gjithsesi japin një rezultante brënda kuadrit të domosdoshmërisë së zhvillimit shoqëror në Tokë për të cilën është krijuar njeriu dhe aspak më tutje, dmth drejt unifikimit të racës njerëzore në një rend të vetëm të përbotshëm.

 

Tiranë 21.03.2010