23- Populli shqiptar dhe pushtuesi antikombëtar
(pak filozofi politike, historike dhe gjuhësore)
Kur flasim per rishikim të historisë pikësëpari duhet folur per rishikim te nocioneve që kanë shoqëruar propagandën 45 vjecare të një rendi të konsideruar si më i përparuari në historinë e njerëzimit, pa çka se rezultoi më i prapambetur se rendi fillimskllavopronar i kohës së Solonit, apo i ligjeve të dymbëdhjetë tabelave. Fjalën e kemi për nocionet pushtues dhe pushtet, sepse pikërisht me këto nocione lidhen “heroizmat” e parë të komunizmit enverist.
Është nje problem historik, juridik, social dhe politik jo vetëm i pazgjidhur në Shqipëri, por ashtu sic shpaloset është nje mashtrim i përdorur rëndom nga propoganda komuniste per te justifikuar krimin dhe veprimtarine e vet politike. Ne te vertete menyra se si shpjegohet në fjalorin gjuhësor shqiptar është mënyra se si është ndërtuar një ndër mashtrimet më të mëdha të historiografisë shqiptare te gjysmës së dytë të shekullit të XX-të me preteksin e lindjes së komunizmit në luftën kundra pushtuesit. Po të kujt pushtuesi realisht kane luftuar komunistët e Enver Hoxhes, kundra pushtuesve te Shqiperise apo kundra pushtuesve te popullit shqiptar? Perse une e shoh te nevojshme ndarjen e objektit nga subjekti ne kete rast? Vini re se si zbërthehen këto fjale sipas ketij fjalori dhe çfarë përfundimesh arrihen kur ballafaqohen me ngjarjet reale te ndodhura në territorin e banuar sot nga shqiptarët:
PUSHTET, ~ I m. sh. ~E, ~ET. 1. Sundim politik i një klase, i një grupi shoqëror etj., që shprehet në të drejtën dhe mundësinë për të qeverisur shtetin, një krahinë, një rreth etj. nëpërmjet organeve të zgjedhura a të emëruara, kolegjiale a të përbëra nga një njeri i vetëm. Pushteti politik. Pushtet popullor. Pushtet i pakufizuar. Pushtet ekzekutiv (legjislativ). Pushteti shtetëror, Pushteti i klasës punëtore. Pushteti i borgjezisë. Pushteti i Këshillave Nacionalçlirimtare. Pushteti i mbretit. Çështja e pushtetit. Marrja e pushtetit. Vendosja e pushtetit popullor. Përqëndrimi i pushtetit. Ndarja e pushtetit. Organet e pushtetit. Lufta për pushtet. Rrëmbeu pushtetin. Pushteti i përket popullit. Kalimi i pushtetit në duart e klasës punëtore. Ndodhet (është) në pushtet. Është i veshur me pushtet….
PUSHTUES, ~ I m. sh. ~, ~ IT. Ai që pushton tokat e një vëndi tjetër, ai që shkel e shtyp një vënd tjetër, agresor. Pushtues i huaj. Në kohën e pushtuesve osmanë.
PUSHTUES, ~ E mb. Që pushton tokat e një vëndi tjetër; që mban me dhunë në gjëndje pushtimi një vënd tjetër. Shtet pushtues. Fuqitë (forcat) pushtuese.
A janë të sakta këto nocione, të përcaktuar ne këtë mënyrë, dhe në të dy rastet, po apo jo, përse janë përdorur? Problemi ka nevojë të analizohet filozofikisht, historikisht dhe pastaj nga ana gjuhësore pasi vetëm sipas këtij trinomi ne do të jemi në gjëndje të zbulojmë atë që fshihet pas krimit politik.
Krahasojini keto zberthime me ngjarjet mbi 3000 vjecare te ndodhura ne territorin e banuar nga iliro-shqiptarët dhe nxirrni perfundimet se kush jane pushtuesit reale antikombetar per shqiptaret. Fjalën e kemi për :
1 – Invazionin paragrek, permasat e te cilit nuk njihen nga historia; por duke pare ndertimet arkitektonike ne territorin e banuar dikur nga iliret, aftesia shoqerore e te cileve nuk perputhet me cilesine e atyre ndertimeve, rezulton se ky invazion pjeserisht i perkoheshem ka ekzistuar mirëfilli. Koha e fillimit te këtij invazioni duhet të rezultoje perpara shekullit te XIII para Kr., dmth perpara Luftes se Trojes, perderisa ne ate lufte mori pjese edhe popullata e Itakës e udhehequr nga Odisea territori ishullor i te cileve ndodhet teper larg vendit te banuar nga paragreket dhe ngjitur me territorin e Ilireve. Gjurmet e ketij invazioni shkojne deri ne Vau i Dejes duke kaluar neper Butrint, Orikum, Apolloni, Bylis, Klos, Epidamnus (Durresi), Skampa, Lisus (keshtjellen e te cilit e ndertoi sundimtari i Kerkyres), etj. Eshte tjeter pune qe te gjitha ato ndertime ju bashkangjiten vendbanimeve ilire duke krijuar imazhin e rreme sikur ato jane krijime te ilireve. Cfare ka ndodhur ne ato kohera te lashta dhe a mund te quhen greket e koherave heroike dhe greket e koherave klasike pushtuese? Cila ka qene gjendja shoqerore e ilireve dhe cila e grekeve ne kohen e atij invazioni? Pa dyshim qe problemi per popullaten europiane pikerisht ne kete pike fillon dhe pikerisht me keto personazhe historike: iliret banoret e pare te races se bardhe dhe greket invadoret e pare te kontinentit europian. Por a mund te quhen pushtuese greket e epokave heroike ne kohen e invazionit te tyre? Percaktimi nuk mund te behet mbi baza politike jo vetem pse ajo ne ate kohe nuk ka ekzistuar, por per baze duhet marre perfitimi reciprok dhe ne kete drejtim shkenca e historise asnjehere nuk e ka thene fjalen e saj per efekt te metodikes se perdorur. E thene me fjale te tjera zberthimi i nocionit nga ana e fjalorit gjuhesor shqiptar nuk perputhet kerkund me realitetin pasi nuk mbeshtetet mbi faktoret ekonomike qe cojne ne domosdoshmerine e zhvillimit shoqeror. Per rastin konkret domosdoshmeria e invazionit paragrek ne tokat ilire ka cuar ne zhvillimin e popullates qe realizoi invazionin, por edhe te ilireve te prapambetur nga ana hapsinore per efekt te kohelindjes se tyre te hershme. Ne kete pike historiografia shqiptare nuk e ka thene akoma fjalen e saj dhe afermendsh asgje nuk ka dale ne drite. Gjithsesi te jete problemi popullata vendase duhet t’ja dije per nder invadoreve paragreke pasi mori prej tyre gjënë me kryesore: ndarjen e punes, akt i cili, qe nga ato kohera te sterlashta, nuk ka perfunduar akoma ne thelbin e vet. Me terheqjen e invadoreve popullata vendase zbriti me ne jug mbi çbaze u formuan fiset epirote te ndryshme empirisht nga fiset veriore ilire. Domethene epirotet duhen konsideruar ilire pjesërisht te greqizuar ne kohe, pasi lidhjet midis tyre kane qene te perkoheshme. Me shkeputjen e atyre lidhjeve popullata epirote kthehet ne pozicionin fillestar pa cka se greket trumbetojne mbi karakterin grek te tyre. E njejta gje nuk mund te thuhet per maqedonasit pozicioni i te cileve eshte krejt i kundert, dmth. maqedonasit jane paragreke te ilirizuar perkohesisht. Arësyeja qe e verteton kete eshte vashdimesia e politikes me mjete e dhunes ne kohen e Aleksandrit te Madh, hapesire te cilen iliret nuk mund ta realizonin asnjehere. Atehere si duhet intepretuar invazioni paragrek dhe grek mbi tokat ilire dhe mbi vete iliret?
2 – Romaket e mbajten kete territor gjate gjithe kohes se ekzistences se tyre konsullore dhe perandorake, nga shekulli III para Kr. deri ne shekullin e V pas Kr. A mund te quhen pushtues romaket ne kete rast dhe iliret a mund te konsiderohen te pushtuar nga romaket gjate kesaj periudhe? Sipas perkufizimit te Fjalorit te gjuhes shqipe rezulton se romaket kane qene pushtues mirefilli, por pasojat e mevonshme ne gjirin e shoqerise ilire dhe romake (kemi parasysh perandoret ilire qe sunduan Romen perandorake) tregojne se perkufizimi i dhene ne ate fjalor nuk perputhet me realitetin, pasi empirikisht mund te pretendohet qe iliret kane pushtuar Romen duke u kthyer nga te pushtuar ne pushtues. Cfare bene romaket pergjate kohes se invazionit te tyre ne Iliri dhe cfare ndodhi me iliret? Kjo nuk eshte marre parasysh asnjehere nga filozofia politike kur aresyeton mbi keto nocione, te pakten ketu ne Shqiperi. Përvec ndërtimeve arketektonike, sidomos në Durrahum dhe Apolloni, romaket ndërtuan rruge duke e bashkuar Ilirine me Lindjen dhe Perendimin (rruga Egnatia); ne kete menyre e bene Ilirine pjese te perandorise se tyre gjigande. Gjithashtu romaket imprenjuan ne gjuhen ilire shume fjale te tyre te cilat i trasheguan me vone arberit dhe shqiptaret. Iliret mesuan nga romaket politiken dhe vazhdimesine e saj me mjetet e dhunes mbi çbaze kane ndodhur nje sere luftrash brenda per brenda Ilirise, por qe nuk kane dhene ndonje ndikim predominues ne zhvillimin e popullates vendase. Iliret duhet te kene mesuar nga romaket edhe ekzistencen e prones private, parane, familjen monogame, fene monoteiste dhe shume elemente te tjere qe imponon rendi skllavopronar. Ne kete pike kemi influencen e popujve mbi popujt, por per iliro-shqiptaret kjo influence nuk bie ne sy, pervec se tek gjuha. Atehere si duhet interpretuar invazioni romak mbi tokat ilire dhe mbi vete iliret?
3 – Bizantinet nuk krijojne shkeputje te kohes se sundimit politik nga romaket mbi iliret dhe tokat e tyre. Fare mire ai sundim duhet konsideruar si vazhdim i te parit me te vetmin ndryshim te indiferences se tij mbi iliret. E themi kete pasi shteti bizantin nuk mori asnje mase kundra invadoreve saracene ne shekujt IX-X ne bregdetin perendimor te Ilirise se Jugut. Fare pak gjera dihen mbi kohen e sundimit bizantin ne trojet ilire. Konfliktet midis dy perandorive romake, dhe ne brëndësi të Selisë së Shenjtë (papët francezë me papët romanë) çoi vetem ne ndarjen fetare te ilireve brenda doktrines se krishtere (katolike dhe ortodokse) duke mos e lene ne harrese besimin fetar autokon te tyre. Jane gjurmat e paganizmit qe mbijetojne tek iliret edhe per qindra vjet te tjera duke na vertetuar se feja e re jo vetem qe nuk ishte veper e tyre, por perfshirja e individeve ilire në instancat me të larta te kupolës së Selisë së Shenjtë ( Papa Shën Eleuteri nga Epiri (175-189), Papa Caius nga Dalmacia (283-296), Xhovani IV nga Dalmacia (640-642) (të dhënat janë marrë nga Petit Robert 2, 1984), Shën Eusebio ose Emërshenjti nga Iliria (343? – 420?) “i njohur me apelativin venerues Sanct Hieronymus; i cili pat qënë sekretar i papës Damasi I (366 – 384) dhe një nga dijetarët më të mëdhenj të kohës së vet: filolog, teolog e historian i shquar, themeluesi i shkencave letrare mesjetare dhe asaj biblike, fillues i teorisë moderne të përkthimit, i përfillur prej historianëve të mëpastajmë si udhëheqës i Rilindjes europiane, madje si humanist ante litteram” (Aurel Plasari, Jeronim Euzebi ose Emërshenjti i Ilirisë, Nëndori 5/1990, faqe 106).) duhet të tregoje rastesine e zhvillimit te shoqerise ilire nen sundimin e romakeve-bizantine dhe ndikimin qe pushteti i mesiperm ka bere mbi kete shoqeri. Natyrisht ky problem eshte i paezauruar as ne aparence dhe gjerat vetem mund te merren me mend. Problemi kerkon nje metodike te re shpjegimi pasi statistika historike mungon. E vetmja gje qe ne mund te kostatojme eshte çvendosja e shoqerise ilire nga boshti autokton i zhvillimit te vet historik duke mos realizuar unitetin e fiseve ilire ne popull. Aresyeja suplementare duhet kerkuar tek karakteristika specifike qe kane pasur iliret ne raport me fiset-popuj qe i rrethonin, plus dhe dyndjeve sllave nga veriu ne shekujt V-VIII.
Transformimi i ilireve ne arber eshte bere nen juridiksionin bizantin dhe, sidomos, percaktimin e shoqerise arberore e kane bere dyndjet e kryqtareve ne nje mase te tille sa duket sikur kjo shoqeri eshte ndodhur ne nje faze feudale. Kjo pamje e genjeshtert e historise se banoreve te Ilirise se Vone dhe Arberise fsheh karakteristiken dalluese te banoreve vendas nga pjesa tjeter e races se bardhe dhe pikerisht shpejtesine e vogel te zhvillimit shoqeror si rezultat i kohelindjes te stërvjetër të tyre (dinamika e zhvillimit shoqeror eshte ne raport te zhdrejte me kohen e lindjes – ketu mbeshtete metodika e re e shkences se historise). Me kete kostatim ne futemi ne brendesi te problemit duke kerkuar thelbin e tij: cfare ka ndodhur me shoqerine iliro-arbereshe gjate sundimit romako-bizantin te saj? Pa pasur per qellim te fyejme njeri, shkenca e historiografise shqiptare eshte pasoje e padijes se shkences boterore ne kete fushe dhe problemi eshte pare gjithmone si rrjedhim i kesaj shkence. Ka ardhur kohe te flitet ndryshe duke e pare problemin jo ashtu sic na pelqen ne te ndodhe, por duke e pare pasojen ne funksion te shkakut lindes; dhe kete gje historiografia shqiptare nuk mund ta beje dot pa hedhur tej metodiken e perdorur deri me tani dhe njerezit qe e kane perfaqesuar kete shkence pergjate 45 viteve te diktatures. Metodika e re eshte ne kundershtim jo vetem me botekuptimin e tyre, por ajo mbi te gjitha eshte ne kundershtim me karakterin e tyre intelektual.
Nen sundimin bizantin iliret u shkeputen perfundimisht, me se fundi, nga organizimi i stërlashte komunar, të barabartë me atë të kafshëve, duke u futur ne fazen fisnore te komunes primitive qe fillon me ndarjen e punes dhe pranine e besimit fetar pagan. Jane procese shoqerore te cilat asnjere nuk jane pare me sy realist nga historiografia shqiptare duke kapercyer faza te tera te zhvillimit te ilireve dhe rrjedhimisht cdo deduksion mbi ta duhet konsideruar i gabuar.
A mund te quhen pushtues bizantinet te Ilirise dhe te ilireve? Po te mos ishin bizantinet ku do te ndodheshin fiset ilire diku te zhvilluara ne saje te relacioneve me paragreket dhe greket, diku te tjetersuara nga romaket e diku te pershpejtuara ne zhvillim nga ata? A e kupton lexuesi se relacionet, pamvaresisht nga raportet, me te ashtequajturit pushtues, i kane çuar iliret dhe arberit domosdoshmerisht buze shtetit te gatshem, por te tjetersuar ne thelbin e tyre shoqeror? Se cfare pasoje ka pasur ky veprim paradoks per iliret-arber eshte tjeter pune dhe ketu duhet ndalur per te kuptuar thelbin e proçesit te ashtuquajtur pushtim politik. Vetem nen sundimin bizantin iliret – arber duhet te kene realizuar nje perbashkim te tyre, afer atij politik. Nuk mund te kuptohet ndikimi i pushtetit bizantin mbi popullaten iliro – arberore pa veprimtarine e kryqtareve (shek. XI-XIII) dhe Perandorise Latine te Lindjes (1204-1261). Ështe ky ndikim qe ka percaktuar historine e popullates vendase pas shekullit te XI deri, te pakten, ne shekullin e XIX. E themi kete pasi i ashtequajturi “pushtim” bizantin ka krijuar imazhin feudal te organizimit shoqeror te arberve dhe kalimin e tyre ne shqiptare. Eshte nje problem teper i gjate, por qe ne funksion te temes sone ka nje domethenie teper sinjifikative pasi i rrëzon të gjitha pretendimet historike te historianeve te kohes se Enverit, pasi duke pranuar karakterin pushtues te bizantineve nuk mund te pranohet karakteri feudal autokton i banoreve te trojeve, ku me vone do te jetonin shqiptaret si pasardhes te tyre. Eshte pikerisht ai “pushtim” qe ka krijuar imazhin feudal ne trojet e banuar nga arberit dhe përgatitjen e popullates shqiptare te mevonshme per te krijuar shtetin e tyre. Ështe pika kulminante historike e popullates vendase dhe pika me ane te se ciles mund te kundershtohen te gjitha pretendimet antishqiptareve te shkencetareve serb, malazes, maqedonas, bullgar dhe grek per problemin e historise se trojeve ku ata jetojne sot.
Per te zgjidhur kete problem eshte e domosdoshme te zgjidhet problemi i trinomit Bizant – Turqi Osmane – shoqeri arberore nen drejtimin e Skenderbeut pasi cfare thuhet nga te gjithe krahet, duke perfshire edhe spekullimet historike, jane pa vlera konkrete ne drejtim te perfitimit shoqeror. Dmth eshte anashkaluar thelbi shkencor i problemit ne funksion te shqiptareve.
4 – Me ardhjen e Turqve Osmanllinj (unë e konsideroj të pandërprerë pushtetin osman nga ai bizantin, pamvarësisht ekzistencës së epokës skënderbejane si ndarës të tyre) kemi pjeserisht perputhjen e zberthimit te nocioneve pushtet, pushtues me ngjarjet historike dhe formimin perfundimtar te shoqerise shqiptare sipas konfigurimit qe ata kane sot. Fillimisht ngjarjet e ndodhura duhen konsideruar te njehsuara me nenshtrim ndaj nocioneve sipas zberthimit te bere nga fjalori i gjuhes shqipe, por ne vazhdimesine e kohes pozicioni i arberve – shqiptare ndryshoi ne raport me pushtuesit osmane dhe ishin shqiptaret ata qe u bene pjese e perandorise osmane duke kaluar ne instancat me te larta te pushtetit osman (njesoj si ne kohen e ilireve ne raport me romaket). Atehere si duhet konsideruar invazioni otoman ne trojet arberore ne shekulli XV deri ne te XX-tin? Mos valle gjerat duhen pare ne funksion te perfitimit shoqeror dhe çfare kane përfituar arbërit – shqiptarë nga turqit osmanllinj dhe anasjelltas (une pretendoj qe humbjet jane formale, pasi ato jane te dyanshme. Ne marredheniet shoqerore, pamvaresisht nga lloji dhe forma fitimi dhe humbja jane prezent per te gjithe te relatuarit; – kjo nuk eshte kuptuar nga politika)? Ky problem mund te zgjidhet vetem duke e pare problemin ne funksion te kontinumit kohor – hapsinor ku analiza e veçuar të çon ne përfundime krejt te tjera dhe te reja. Analiza hapsinore përmban, përveç te tjerave, keto elemente te rendesishem:
– E drejta zakonore e pashkruar (e drejta kanunore)
– Feja
– Prona private
Renditja hapsinore, sipas kesaj rradhe, e ketyre elementeve ka rendesi per shkencen e historise pasi tregon qe gjate zhvillimit shoqeror te popujve renditja kohore e lindjes se ketyre qelizave shoqerore nuk perputhet me renditjen kohore te ndryshim – zhvillimit dhe kjo per aresyen e interesit shoqeror te te relatuarve. Por ajo tregon edhe gjenezen autoktone te gjithsecilit ne raport me perdoruesit. Kjo perben te renë për popullin shqiptar dhe shkencën e tij, pasi shume qeliza shoqërore të adresuara në funksion të tij rezultojnë te mos jenë tamam të popullit tone.
Me e rëndësishmja per mua ështe konsideruar e drejta zakonore e pashkruar, ose e thënë ndryshe, e drejta kanunore shqiptare; e cila ka lindur se rezultat e reaksionit shoqeror kundra invazionit osman, i cili vinte ne Shqiperi me nje sistem ligjor shteteror duke gjetur nje shoqeri pa ligje te ketij karakteri, pra e drejta zakonore e pashktuar nuk lindi si domosdoshmeri e zhvillimit te popullates vendase. Problemi i te drejtes kanunore shqiptare, qysh nga koha e Skenderbeut, fsheh jo vetem gjenezen e shqiptareve, por dhe “ndotjen” qe invadoret i kane bere dinamikes se popullit shqiptar. Kjo te çon ne zbulimin e menyres se si ndikojne popujt mbi popujt dhe ne kundershtimin e menyres se zbërthimit te termit pushtues nga ana e fjalorit te gjuhes shqipe. Cila është situata hapsinore e te drejtes zakonore te pashkruar ne territorin e shqiptareve?
Ajo ekziston mirefilli pothuajse ne te gjithe territorin shqiptar duke perfshire edhe Kosoven (Rrafshin e Dukagjinit), por ka nje problem te “vogel” te pa konstatuar nga shkenca shqiptare. E Drejta Zakonore Shqiptare eshte e diferencuar ne moshen e saje ne menyre te zhdrejte ne mbare krahinat shqiptare. Atje ku eshte me e vjetra eshte edhe me e avancuara, dmth me afer juridiksionit shteteror. Po te krahasojme kanunin e Lek Dukagjinit me ate te Skenderbeut do te shikojme se ato jane shume afer njeri-tjetrit, por po te krahasojme keto kanune me ato te Laberise, apo te Lures (Kararet e Dheut), do te shohim se keto te fundit jane formuar plotesisht ne fundin e shekullit te XIX-te, por jane ne permbajtje paraardhëset e Kanunit te Skenderbeut dhe Lek Dukagjinit, qe jane te shek. XV-te. E thene me fjale te tjera permbajtja e Kanunit te Laberise dhe ai Lurës janë prindi i Kanunit te Skënderbeut, por me moshë tre shekullore më të re. Si shpjegohet kjo? Ja qe shkenca e historisë ka mbi 2300 vjet që avancon me instinkt, brenda statistikes dhe jashte zbulimit te ligjesise natyrore të unitetit te materies. Në qoftë se ne do të niseshim nga përmbajtja e kanuneve që veprojnë në brëndësi të popullatës shqiptare, dhe të pranonim autoktoninë e tyre, atëhere bartësit e këtyre kanuneve nuk janë e njëjta popullatë dhe nuk kanë lidhje birërie me fillesën. Por në qoftë se ne do të niseshim nga e kundërta, dmth të pranonim që bartësit e kanuneve janë e njëjta popullatë (popullata e Lures eshte e njejte me popullaten tjeter te Mirdites), atëhere përmbajtja e tyre të çon në përfundimin se krijuesit e tyre nuk janë që të gjithë bij të shqipes; ato diku janë huazuar për të mbrojtur popullatën arbërore nga invazioni i afërt osman dhe diku janë formuar për të mbrojtur popullatën shqiptare nga tjetërsimi i zhvillimit të shoqërisë vëndase nga politika osmane. Veprimet lindëse nuk janë të barabarta per të dy rastet dhe kjo të çon në përfundimin se të ashtuquajturit “feudalë arbërore” nuk kanë qënë me prejardhje të tillë, por ata janë mbeturinat e kryqtarëve mesjetarë të mbetur në trojet arbërore nga shekulli XI deri në të XIII (Perandoria Latine e Lindjes). Fakti që kanunet arbërore kanë mbijetuar krahas legjislacionit osman, por në brendësi të popullatave të pa ndryshuara në besimin fetar, duhet të shërbejë si argument se këto lloj kanunesh u krijuan për të mos lejuar ndryshimin e organizimit shoqëror nën trysninë e invadimin osman. Kanunet shqiptare janë të afta të vërtetojnë autoktoninë absolute të popullit shqiptar larg metodikave ekzistuese duke përmbysur konkluzionet e një akademie shkencore të republikes socialiste.
Më e jashtëzakonshmja, për shkencën botërore të historisë së njerëzimit, është ekzistenca e besimeve pagane (para politeiste) në brëndësi të shoqërisë shqiptare të shekullit të XX-të kur dihet fare mirë që mbi popullatën vëndase kanë kaluar dy stuhitë më të mëdha politike të shoqërisë njerëzore të Globit Tokësor (Roma Perandorake dhe Turqia Osmane) kur njëra ka imprenjuar Krishterimin institucional dhe tjetra Islamizmin doktrinar (ndryshimi i prapashtesave të tyre, institucional dhe doktrinar, nuk është pa domethënie për historinë e popullatës iliro-arbërore-shqiptare – dhe këtu qëndron thembra e Akilit për shpjegimin e karakterit të shqiptarit të djeshën e të sotëm) me ndikim të drejtëpërdrejtë në formimin e identitetit specifik shqiptar me fund ne shekullin e XX-të.
Ështe thene në shumë vënde se osmanllinjtë kur erdhën në Arbëri gjeten besimin fetar të krishterë sipas dy versioneve: katolikë dhe ortodoks, por ne gjejmë dhe shpjegime të kronistëve osmanë mbi paganizmin fetar që bartnin vëndasit. Të paktën besimi i krishterë që lulëzon akoma në trojet arbërore është i mpleksur me paganizmin vëndas, ndoshta që në fillesën e tij, në Jeruzalemin e Largët. Të pranosh këtë duhet pranuar ekzistenca e paganizmit në atë vënd, dhe po të jetë real ai fakt, atëhere kemi vërtetimin e një ndër rrjedhimeve kryesore të absolutizmit analitik: lindjen e dy të barabartave relative në dy vënde pa lidhje midis tyre. Është ky fakt që e ka ngatërruar historiografinë botërore prej 2300 viteve duke nxjerrë konkluzione ekstreme pa asnjë domethënie, përveç politikës. Kështu që ndikimi i islamizmit mbi popullatën vëndase është i barabartë me ndikimin që teknologjia kozmike bën mbi njerëzit primitivë dhe nuk duhet marrë për bazë. Kjo do të thotë vetëm një gjë: diferencim i moralit njerëzor atje ku është zbatuar. Por duke ditur ekzistencën e shumë besimeve fetare brënda një territori të vogël duhet të merret me mënd që ky diferencim është i papërfillshëm. Duke i shtuar këtij interpretimi edhe faktorin natyror që bart shoqëria shqiptare: shpejtësinë e vogël të zhvillimit shoqëror, duhet të merret me mend se çfarë ndikimi real ka pasur islamizmi mbi popullatën arbërore dhe më vonë shqiptare. Ç’lidhje ka i gjithë ky proçes me nocionin pushtim? Ja pra që nocioni i zbërthyer nga fjalori i gjuhës shqipe nuk është i aftë ta shpjegojë fenomenin në fjalë dhe anashkalon një ndër problemet më kryesore të racës njerëzore në Tokë, por që ka një ndikim të drejtëpërdrejtë mbi popullatën shqiptare përgjatë shekullit të XX-të. Praktikisht nuk kanë qënë idetë fetare ato që kanë realizuar këtë ndikim mbi popullatën shqiptare, por institucioni katolik është ai që e ka vulosur karakterin europian të shqiptarëve duke i treguar atyre se Europa është prona e parë private e tokës të një populli në historinë milionavjeçare të njerëzimit. Është një pikë e ezauruar në disa mënyra nga ana e jonë, por që në funksion të nocioneve të mësipërme kërkon një vëmëndje më të madhe, se pari raporti i krishterimit me popullatën vëndase është krejt i barabartë me raportin e islamizmit me kete popullatë, kur pasoja nuk është e tillë. Ne pretedojmë që për të fshehur këtë pasojë nocioni pushtues dhe pushtet është zbërthyer në mënyrë antihistorike nga ana e gjuhëtarëve shqiptarë të kohës së Enverit, sepse janë pikërisht praktikat e institucioneve fetare ato që bëjnë diferencën e invadimit duke kaluar nga politika e vjedhjes në politikën e kulturës.
Pika e fundit bën të domosdoshme analizën e pronës private, qelizë të cilën iliro-arbërit-shqiptarë nuk e kanë pasur asnjëherë në konteksin e jetës së tyre shoqërore duke përfshirë edhe qelizën fillestare që quhet: pronë komunare. Kur thamë më sipër se Europa është prona private e Tokës së pellazgo – ilirëve kemi parasysh ligjin natyror të paritetit të lindjes së njeriut ku nocioni pushtues nuk ka vënd jo vetëm pse ai nuk ekziston, por pse ai ka nevojë të pasurohet në drejtim të përfitimit ekonomik dhe ketu qëndron i gjithë strumbullari i nocionit pushtues në funksion të trinomit ilir – arbër – shqiptar. Është pika ku duhej të fillonte zbërthimi i nocionit çka tregon që edhe gjuhësia ka nevojë për filozofinë. Problemi i prones private, gjate invazionit otoman, ne territorin e banuar nga arberit – ilire ka nje dinamike te çuditshme, pasi eshte kaluar nga nje faze e prapambetur ne nje faze me te perparuar, por qe perputhej me kete prapambetje. Duke mos njohur asnje forme pronesie ne kohen e romakeve dhe duke kaluar ne formen fisnore te pronesise, arberit nuk e paten te veshtire te pajtonen me pronen shteterore mbi token dhe mungesen e privatizimit te saj, por duke harruar se ai shtet nuk ishte i tyre. Eshte interesant fakti qe ne ato krahina ku u shtri pushteti otoman dhe me vone largimi i tyre, trashegimia e pronesise nuk kaloi ne nje faze superiore, por ajo ju nenshtrua pseudotrashegimise duke kaluar nga perdorimi ne vjedhje. Dmth trashegimtaret e tokave bujqesore dhe blegtorale nuk jane pronaret e vertete te tyre. E gjithe dinamika e prones private ne territorin e banuar nga shqiptaret nuk e kaperceu fazen fisnore te saj, te pakten deri ne fillim te shekullit te XX-te, pamvaresisht nga dukurite e vecuara qe cfaqen ne kohen e mbreterise se Zogut te I–re. E mire, apo e keqe, kjo dukuri, populli shqiptar duhet t’ja dije per nder invazionit otoman prej te cilit ai mesoi elementet e pare te nenshtrim – drejtimit te shtetit. E mira ne kete rast eshte e fshehur pas fenomenit shpejtesi zhvillimi (e lidhur me kontinumin kohor-hapsinor) te cilin invazioni otoman e rriti ne menyre te jashtezakonshme ne nje mase te tille sa parakaloi edhe moshen absolute te vete atyre.
Flitet qe invazioni otoman e la prapa popullin shqiptar 500 vjet. Qe kjo eshte nje shprehje spekulative as te mos dyshohet, por qe mbi kete baze te justifikosh politiken e perdorur ne mendojme se eshte poshtersi. Gjendja e sotme e popullit shqiptar, ne raport me popujt e tjere europiane, as qe ka lidhje te drejteperdrejte me invazionin otoman. Edhe po te ishim nen sundimin e nje perandorie europiane pozicioni kundrejt Europes do te ishte po njesoj pasi shpejtesite e zhvillimit te popujve te Europes kundrejt Turqise Otomane jane pothuajse te barabarta dhe ndikimi mbi arberit – shqiptare eshte i njejte; ky eshte problemi i shkences se historise per te zgjidhur. Fakti qe popullata arberore – shqiptare ju nenshtrua nje perçarje mbi bazen e vilajeteve dhe pashalleqeve nuk eshte tregues dhe argumentues i gjendjes se sotme, ose i negativitetit te pushtetit otoman kundrejt shqiptareve. E kunderta e kesaj duhej te argumentonte disnivelin ekonomiko–shoqeror te ketyre vilajeteve dhe pashalleqeve mbi çbaze duhej qe edhe shqiptaret, banore te ketyre vilajeteve, t’i nenshtroheshin ketij disniveli; dukuri e cila bie ne sy vetem ne shekullin XIX-XX kur krahasohet qyteti i Shkodres me pjesen tjeter te Shqiperise. Por dihet fare mire qe ky qytet pati dy faktore krejt te ndryshem qe favorizuan zhvillimin shoqeror te tij: nga pikepamja ekonomike pati mbeshtetjen e Perandorise Austro-Hungareze dhe nga pikepamja kulturore Klerin Katolik Shqiptar. Akoma me tej, jane pikerisht keto dy forca qe percaktojne fatin e metejshem te shqiptareve ne rang kombetar pasi jo vetem qe realizuan pavaresine e Shqiperise, por ato mbi te gjitha realizuan shtetin shqiptar simbas shëmbëlltyrës europiane. Pikerisht kjo mbahet e fshehur akoma duke sajuar pozicione te paqena te popullit shqiptar dhe duke i ngjitur pozicione fataliste. Ka ardhur koha qe krijesat gjysmake te inteligjences komuniste te largohen nga jeta politike pasi kakarisjet e tyre ngjallin neveri. Populli shqiptar ka pasur dy mbeshtetje te fuqishme politiko-ekonomike pa eshte sot popull me vete: Perandorine Austro – Hungareze dhe Klerin Katolik Shqiptar. Eshte ky i fundit qe ka pergatitur kulturen shqiptare me te gjithe aksesoret e vet, ne nje kohe qe sundimi otoman nuk krijoi asnje element. Keshtu qe eshte e papranueshme te akuzohet ky invazion si pengues i perhapjes se shkollave shqipe. Problemi eshte krejt tjeter per tjeter dhe qe te zgjidhet duhet t’i neneshtrohet analizes kohoro-hapsinore te zhvillimit te popullit shqiptar, analize e cila e ndryshon konkluzionin spekulativ. Fakti qe arsimi ne Shqiperi pergjate viteve 1945 e ketej eshte marre si i vetmi suport per tu futur ne politike tregon se ai eshte tejet larg ideve te luftetareve te gjuhes dhe arsimit shqip dhe e rrezon pretendimin akuzues.
Pamvaresisht nga çflitet dhe çkonkludohet invazioni otoman, ne fund te fundit, i krijoi popullit shqiptar nje pasuri ekonomike e cila mbeti prona e shqiptareve edhe pas largimit perfundimtar te tyre dhe unë mendoj se kjo eshte e gjitha cka mbeti nga ai invazion 434 vjecar gje qe nuk ishte e vogel per Shqiperine (rreth 400 ton flori monedha). A mund te quhen pushtuesa turqit osmanllinj sipas fjalorit te gjuhes shqipe dhe sipas kesaj analize?
Do te na lejohet te bejme nje kapercim ne kohe, pasi pushtuesin serb nuk do ta trajtojme sipas kohes kur ai ka shkelur ne tokat iliro-arberore-shqiptare, por kur ai realizoi vjedhjen me te madhe ndaj popullit shqiptar.
5 – Ardhja e fashisteve italiane me 1939-1943 ne Shqiperi duket sikur e ka detyruar Fjalorin e Gjuhes Shqipe te shprehet ne ate menyre per nocionin pushtues dhe pushtet, por veprimtaria e fashisteve italiane ne territorin e banuar nga shqiptaret, ka dicka krejt tjeter per tjeter nga ajo qe thote ky fjalor. Se pari Italia Fashiste nuk beri asnje vjedhje te popullit shqiptar, perkundrazi e ndihmoi ate ne kapercimin e varferise se tij edhe imponoi politiken e tij dhe e detyroi popullin shqiptar te kanalizohej ne te. Se dyti, Italisë Fashiste Shqiperia i interesonte per ta pasur placdarm drejt Greqise dhe ne mendojme se ajo ka qene kryesorja e invadimit te 1939 dhe jo Shqiperia si subjekt politik. A mund te quhet ai veprim pushtim ne drejtim te interesit kombetar dhe cfare te keqe pati populli shqiptar prej tij? Por negativiteti i atij pushtimi ka qene diku tjeter dhe i pa lidhur direkt me te. Pikerisht kjo duhet pare ne funksion te invazionit fashist dhe aspak ekzistenca e tij ne territorin e banuar nga shqiptaret.; eshte pika ku fillon spekullimi i Fjalorit te Gjuhes Shqipe. Ne kohen e fashizmit dhe ne emer te luftes kundra tij ne Shqiperi anglezet instaluan partine komuniste shqiptare nen drejtimin e Enver Hoxhes. A nuk kemi ketu (për ngjarjen e fundit) elementet e pushtimit sipas ketij fjalori?
6 – Ardhja e nazizmit gjerman ne Shqiperi solli nje te re per popullin shqiptar. Per here te pare Kosova u bashkua me Shqiperine duke realizuar ate qe historia nuk e kishte bere ndonje here. Për këtë vallë duhen konsideruar pushtues nazistet gjermane? Eshte pikerisht ky bashkim kombetar qe solli antipodin e tij: komunizmin. Pastaj nazistet gjermane kur u futen ne territorin shqiptar kryen disa veprime juridiko – ekonomike me qeverine shqiptare te asaj kohe per te legjitimuar kalimin neper Shqiperi. Se pari i muaren leje qeverise shqiptare, duke marre garancite e atij kalimi. Se dyti paguan parate per sherret qe mund te realizonin gjate kalimit duke bere edhe pagesat private per te gjithe kohen e ekzistences se tyre deri me 25 nendor 1944, diten kur u larguan perfundimisht. Se treti bënë një marrëveshje me komunistet e rinj per kohën e futjes së tyre në qytetet e braktisura në ikje e sipër (kjo kohë ka qënë katër ditë, pasi gjermanët kanë ikur me 25 nëndor dhe trimat komunistë janë futur në qytetin e fundit, në Shkodër, me 29 nëndor). A duhet t’i konsiderojme pushtues nazistet gjermane? Do te ishte mire qe analizat historike te asaj kohe te mos behen sipas interesave politike te pjesmarresve ne luften e dyte imperialiste, por sipas interesave te kombit shqiptar.
7 – Tani ka ardhur koha te flasim per pushtuesit serb dhe politiken e tyre ne funksion te kombit shqiptar dhe jo sipas statistikes historike, pasi ajo fsheh dhe thelbin e nocionit pushtues per te cilin fjalori gjuhesor shqiptar ka sajuar ate konfigurim (mos valle per te fshehur karakterin pushtues te armiqve te kombit shqiptar?).
Ushtrite barbare serbe e kane kaluar kufirin e banuar nga arberit – shqiptare disa here duke arritur deri ne afersi te manastirit te Mesepotamit (nga pikepamja hapsinore gjeografike). Pervec krimeve dhe shkaterrimit, serbet lane dhe disa toponime si shenja te krimit te tyre politik (Çorovoda ne Skrapar, Bistrica ne Delvine), por gjithsesi ata u larguan nga keto vende duke krijuar ate armiqesi qindravjecare dhe fituar urrejtjen e kombit shqiptar. Por te gjitha keto nuk jane asgje perpara asaj qe ka ndodhur ne intervalin kohor 1945-1948 midis Jugosllavise titiste dhe Shqiperise enveriste. Ështe i vetmi rast ne historine e kombit shqiptar ku vlerat ekonomike zhduken nga Shqiperia me ane te diplomacise ekonomike pa vazhdimesine e politikes me mjete e dhunes. U perdor barazia e lekut me dinarin dhe i gjithe produkti cilesor i tregetareve te Veriut u zhduk ne kembim te letrave pa vlere. Kane kaluar 60 vjet dhe une kam arritur ne perfundimin se barazia e lekut me dinarin ka qene vetem ana justifikuese e vjedhjes se popullit shqiptar, pasi ne thelb komunistet enveriste e kishin vendosur politiken e tyre mbi bazen e vjedhjes se popullit shqiptar. E thene me gjuhe popullore komunistet enveriste e muaren pushtetin me ane te nje revolucioni hajdutesh dhe me nje ushtri banditesh te ndihmuar nga Jugosllavia titiste. A mund te quhen pushtues ne kete rast jugosllavet? Ështe pika ku nocioni i fjalorit te gjuhes shqipe nuk e përmban këtë variant duke fshehur thelbin e nocionit pushtues.
8 – I vetmi rast i ngjashem me kete veprim te serbeve eshte ai i komunisteve, veprimtaria trembedhjetevjecare e te cileve (1944 – 1956) mund te barazohet me te gjitha fatkeqesite ekonomike te ndodhura mbi popullaten shqiptare te marre se bashku, sidomos ne ate te Veriut. Pa marre mire pushtetin, nepermjet ushtrise se ngritur per kete qëllim dhe jo per te luftuar kundra fashizmin sic e kane trumbetuar, komunistet sekuestruan pothuajse te gjitha pasurite e tregetareve dhe te elementeve qe nuk u bashkuan me ta ne ate proçes. Si rezultat e kësaj veprimtarie per trembedhjete vjet PKSh u vodhi shqiptareve rreth 300 ton monedha floriri duke e kaluar Shqiperine nga vendi i pare, me 48 monedha per individ, ne me te varferin e Europes, dhe te gjithe pasurinë kombëtare te shtetit te grumbulluar per 300-400 vjet pune te shqiptareve nen perandorine osmane. Krahas kesaj ushtrite komuniste pushtuan Veriun e Shqiperise ne emer te luftes kundra fashizmit dhe nazizmit duke kryer raprezalje dhe duke grabitur popullaten vendase, nenshtruan popullaten shqiptare ne Kosove dhe ja dorezuan serbeve te Titos. Ajo periudhe e mbushur me krime, vjedhje e masakra u quajt revolucion dhe me ane te atij revolucioni komunistet vendosen sundimin e tyre diktatorial. Pas 60 viteve histori, une shtroj pyetjen: a kane qene komunistet e Enver Hoxhes pushtues te trojeve shqiptare ne Veri te vendit? Ne emer te kujt e ushtruan sovranitetin komunistet e rinj dhe, ne fund te fundit, kush i ftoi ne ato vende? A e kupton lexuesi shqiptar qe vetem veprimet e ushtrise komuniste perputhen me zbërthimin e nocionit sipas fjalorit te gjuhes shqipe?
Pas gjithe ketyre une shtroj pyetjen permbledhese: kush jane pushtuesit e vertete te kombit shqiptar?
Kuptohet qe pergjigjja do te jete permbledhja e te gjitha këtyre qe analizuam me siper sipas se ciles rezulton se te vetmit pushtues te popullit shqiptar jane hordhite serbe dhe ato komuniste te udhehequra nga baballaret e politikaneve te sotem pergjate viteve 1944–1956 periudhe e cila perkon me vendosjen absolute te diktatures komuniste dhe devijimin e popullit shqiptar nga rruga e zhvillimit historik te tij.
Dhe me te vertete, neqoftese ne do te kerkonim zberthimin e nocionit sipas atyre qe ndertuan shoqerite e para kapitaliste do te arrinim ne perfundimin se ai duhet ndryshuar si me poshte:
Sipas Fjalorit politik te Oksfordit, me autor Iain Mc Lean, Tirane 2001, fjala pushtet ka kete zberthim:
“Aftesia per t’i bere njerezit (ose sendet) te bejne ate qe ndryshe nuk do te benin. Koncepti bashkekohor i pushtetit shfaqet ne kuptimin e sotem qe ne vitin 1748, me botimin e esese se Hume-it, Kontrata e pare. “Pothuajse te gjitha qeverite qe ekzistojne tani,” thote Hume-i, “…jane ngritur fillimisht qofte nepermjet uzurpimit, qofte nepermjet pushtimit, ose nepermjet te dyjave, pa hijen e ndonje pranimi te drejte ose te ndonje nenshtrimi te vullnetshem te popullit. Duke pershkruar proceset e ndryshimit politik – migrim, kolonizim dhe fitore ushtarake – Hume-i ben pyetjen retorike: A ka gje tjeter ne te gjithe keto ngjarje pervec pushtetit dhe dhunes? Komentet e Hume-it na japin versionet e para dhe te qarta te mendimit te nje kohe “te re” qe perpiqet te studioje politiken ne menyre pozitive, duke kapercyer gjykimet teologjike dhe vleresimet morale, per te gjetur shkaqet sesi funksionon ne te vertete bota politike. Politika shihet si dicka qe ka te beje me teper me pushtetin sesa me te drejten, dhe vertete, te Hume-i, si edhe ne shume vepra te shkencave shoqerore, pushteti quhet si dicka qe krijon te drejten de facto, sepse marrja e pushtetit con ne vendosjen e autoritetit dhe ne rrenjosjen e bindjes. Pushteti eshte koncepti qendror qe i pershtatet ketij botekuptimi sepse, ne formen e tij bashkekohore, ai ka te beje me grupet ose personat qe sundojne, qe jane ne gjendje te imponojne vullnetin e tyre ose qe jane me te afte te veshtrojne interesat e tyre ne nje shoqeri te dhene”.
Dmth pushtues eshte ai qe te merr produktin e punes tende pamvaresisht ne eshte apo nuk eshte shkeles i hapesires gjeografike dhe kete produkt e perdor per interesat e veta. Te pakten për popullin shqiptar kjo analize duhet konsideruar e vetmja. E thënë me fjalë më të thjeshta populli shqiptar është sot populli më i varfër i Europës për faj të pushtimit serbo – komunist dhe aspak se është popull dembel, i vogël, pse kaq e kemi takatin, etj, etj.
Une e shoh te aresyeshme te ve ne dukje punen kolosale te nje studiuesi, por qe ka anashkaluar keto terma duke fshehur, nuk ka rendesi deshira, tendencen e mashtrimit politik te realizuar ne Shqiperi per gjate viteve 1945-1991. Fjalen e kam per Fjalorin Enciklopedik te Politikes me autor Dashnor Kokonozin, te shtepise botuese Logoreci, te botuar ne vitin 2005. Varferia tematike e fjalorit perben problemin thelbesor te tij dhe mos pajtimin me te.
Tirane, me 08.12.2008