Artikuj

22-Inteligjent Servisi, bandat e diversantëve dhe sigurimi i shtetit, 21.11.2008

Posted by Genc Hoti

Loading

22- Inteligjent Servisi, ”bandat e diversantëve”

                  dhe Sigurimi i shtetit shqiptar

 

 

Në fund të viti 2007 një stacion televiziv shqiptar dha një emision televiziv mbi këtë temë ku shkaktari i dështimit të politikave “antishqiptare” të vëndeve që sundonin politikat botërore na paska qënë i famshmi Kim Filbi, i cili për interesat sovietike na paska tradhëtuar atë të Mbretërisë së Bashkuar dhe në këtë mënyrë bota perëndimore, ku na kishin drejtuar sytë intelektualët e para 1944-ës dhe populli shqiptar, nuk na paska pasur asnjë mundësi për të shpëtuar këtë popull nga diktatura komuniste. E gjitha kjo është propoganda e sotme e botës europiano-perëndimore e cila duket sikur i kërkon falje popullit shqiptar për paaftësinë e vet.

Antipodi i kësaj propogande është ajo e Enver Hoxhës, sipas së cilës arma e sigurimit të shtetit na paska qënë shkaktarja e dështimit të planeve antishqiptare të imperializmit amerikan, atij anglez dhe të gjithë imperializmit botëror të marrë së bashku, pasi kjo armë, nën mësimet e partisë dhe veprave të sh. Enver ishte bërë tmerr për armikun dhe ishte e pakalueshme. Emisioni i dhënë në një televizor privat (Tv Klan) jepte pamjet e atyre që kishin drejtuar operacionet e këtyre bandave dhe gjithmonë fjalët e Xhulian Emerit apo Dejvid Smajlit nuk përputheshin me idenë e komentatorit shqiptar. Ishte kjo arësyeja që ai emision kërkonte të mbulonte pikërisht atë që u tha në emisionin Fokus, ne Tv Koha më 08 nëndor 2007, mbi autorin e vërtetë të formimit të PKSh, që në të njëjtën kohë ishte dhe autori i organizimit të këtyre bandave (per kete mund te shohesh edhe albanovaonline.com ose gazeten 55, dt 19.11.2008). Por a ka ndonjë të vërtetë tjetër dhe si është ajo? Pikërisht pse ka një të vërtetë krejt tjetër për tjetër, me motive krejt të tjera aplikimi ku bota e fshehtë e relacioneve midis të panjohurave e gris maskën e mashtrimit politik duke na dhënë pamjen e vërtetë të masakrës antishqiptare 10 vjeçare.

Momentet që diskretitojnë këtë propogandë janë:

1-Menyra e formimi i PKSh-re

2-Bombat në kanalin e Korfuzit

3-Organizimi i “bandave të diversantëve”

4-Vjedhjen e 300 tonëve të arit të grabitura përgjatë viteve 1943 – 1956 nga ana e brigadave partizane dhe sigurimi i shtetit

Në këtë artikull do të flasim për të ashtëquajturat “banda të diversantëve” dhe cfare mbuluan ato ne realitet; ku qendronte e fshehta e tyre dhe perse u sajuan. Po të shtrojmë pyetjen se: ku ka qënë shtrirja më e madhe gjeografike e tyre? ;  njerëzit do të përgjigjeshin: Mirdita apo Dibra dhe është ky fakt që diskretiton propogandën komuniste shqiptare.

Së pari kanë qënë zotërinjtë Reginald Hebert, Julian Amery dhe Dejvid Smajli, me grupet e tyre, ata që vendosën Enver Hoxhën në krye të PKSh-re dhe qeverisë të formuar në Përmet dhe Berat më 1944-ën.

Së dyti, libri i Nikolas Bethel tregon vetëm njërën anë të së vërtetës: faktin që Kim Filbi operacionin e Hamit Matjanit e raportoi tek sovietikët dhe këta të fundit njoftuan shqiptarët; të njëjtin informacion na e jep edhe Juri I. Modin në librin e tij Shokët e mi të Kembrixhit, f. 204, vetëm se ai e shtron si hipotezë. Libri i Nikolas Bethel – it, atje ku bën fjalë për bandat, tregon se këto banda na paskan qënë në jug dhe pikërisht në rrethet Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Pogradec, Lushnjë dhe tepër – tepër pak në veri, Mirditë e Dibër (raporti për ne është 1:15); çka do të thotë: në qoftë se në Shqipëri janë asgjësuar 358 banda me rreth 2000 diversantë (shih Turhan Shilegu, Lufta e klasave në Shqipëri 1948 – 1953, f. 105) nga këto 23 janë në Veri dhe 335 janë në Jug, 134 diversantë në Veri dhe 1866 në Jug. Atëhere çfarë kërkon të mbulojë propoganda e sotme jashtëshqiptare me “sinqeritetin” e saj dhe propoganda shqiptare me vetëlavdërimin e vet? Këtë gjë marrim përsipër të zbulojmë në këtë artikull.

Propoganda jashte shqiptare, me “sinqeritetin” e saj fsheh:

1-Vendosjen e Enver Hoxhës në pushtet nën siglën e komunizmit

2-Forcimin e pushtetit të Enver Hoxhës dhe komunistëve brënda vëndit

3-Eleminimin e kundërshtarëve politikë të Enver Hoxhës jashtë shtetit

a-partinë e mbretit

b-partitë antizogiste dhe antikomuniste

c-intelektualët antikomunistë jashtë vëndit

4-Eleminimin e kundërshtarëve politikë brënda vëndit

a-grupin e deputetëve

b-mbeturinat e partive antikomuniste në Shqipëri

c-klerin katolik shqiptar –kjo ka qënë më kryesorja e të gjitha kryesoreve. Kleri katolik shqiptar ka qënë progjerman dhe produkt i shkollave austriake dhe gjermane; ka qënë elementi më progresiv në historinë milionavjeçare të popullit shqiptar, tipikisht krijuesi i kombit shqiptar me katër përfaqësuesit e saj kryesorë: Imzot Nikoll Kaçorri, Imzot Luigj Bumçi, Padër Gjergj Fishta dhe Padër Anton Harapi

d-elementët progresivë pa parti të shkollës gjermane

5-Përdorimin e bandave për zbulimin e kundërshtarëve të infiltruar në inteligjencën zbuluese dhe kundrazbuluese britanike, ku rezultoi Kim Filbi. Ky i fundit zbuloi Enver Hoxhën si njeri i anglezëve dhe Enver Hoxha zbuloi agjentin sovietik në drejtimin e një dege të Inteligjent Servisit

6-Grabitjen e 300 tonëve të arit, pasurinë e popullit shqiptar të grumbulluar gjatë 300 – 400 vjetëve punë, “dhuratë” e Enver Hoxhës për mbajtjen në pushtet si dhe kollonë e pestë në lëvizjen komuniste ndërkombëtare.

Të gjitha këto vërtetohen me punimet e meposhtme, te cilat jane shkruar per te mbuluar te verteten dhe jo per ta zbardhur ate:

1-Riginald Hebert, Fitorja e hidhur

2-Nikolas Bethel, Tradhëtia e madhe

3-Julian Amery, etj, Kujtime që nuk shlyhen

4-Dejvid Smajli, Me detyrë në Shqipëri

5-Juri I. Modin, Shokët e mi të Kembrixhit

6-Kim Philby, Lufta ime e heshtur

7-Turhan Shilegu. Lufta e klasave në Shqipëri, 1948 – 1953

Propoganda shqiptare vetëlavdëruese mbi mrekullinë që mban emrin Sigurimi i shtetit fsheh:

1-Qënien e komunizmit dhe të Enver Hoxhës, vepër të anglezëve

2-Luftën Civile në Shqipëri përgjatë viteve 1943 – 1953; libri i Uran Butkës mbi luftën civile në Shqipëri 1943 – 1944 ka nevoje t’i nenshtrohet kritikes historike pasi me ate lloj analize kohore ai i fal komunisteve enveriste 99% te krimit

3-Pushtimin e Shqipërisë së Veriut dhe transformimin e banorëve të atyre anëve në skllevër të shtetit komunist përgjatë viteve 1943 – 1985

4-Vjedhjen qikllopike që shteti shqiptar komunist i ka bërë vëndit të tij për hesap të anglezëve dhe jugosllavëve 1943 – 1953

5-Krijimin e një historie të paparë për një popullatë të paparë dhe këtu duhet ndalur për të kuptuar rolin e Akademisë së Shkencave të RPS të Shqipërisë, e cila në vitin 1990 u sulmua nga një individ duke ja përmbysur konkluzionet 18 vjeçare të ekzistencës së saj dhe duke e konsideruar si institucion antimaterialist dhe inekzistent. Ne e kemi konsideruar kete akademi si institucionin armik numer nje te popullit shqiptar

Të gjitha këto vërtetohen me librat:

1-Historia e Partisë së punës së Shqipërisë, jo sipas Enver Hoxhës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, por sipas studiuesve autodidakt të mbështetur në veprat e Enver Hoxhës. Ne pretendojmë që tek veprat e Envert qëndron i gjithë misteri shqiptar vetëm se ato duhen parë me syrin kritik, shqisë e cila u mungon përgjithësisht të gjithë shqiptarëve, defekt ky i shkollës 60 vjeçare të komunizmit

2-Turhan Shilegu, Lufta e klasave në Shqipëri 1948 – 1953

.

                         .                                       .

Çfarë ka ndodhur në realitet në këtë periudhë që përmënd ky autor dhe që e fsheh prapa nocionit luftë klasash (kjo nuk ka qënë lufta klasash, por lufte civile e vertete, luftë individuale, për hesape individuale dhe vjedhje e popullit shqiptar):

a-Reforma agrare ishte dhe është poshtësia më e madhe dhe e parë që PKSh-re i bëri klasës së fshatarëve dhe kjo nuk është kuptuar akoma edhe sot. Shumë u fol për këtë reformë, por asnjëherë nuk u tha se kush përfitoi prej kësaj reforme. Pyetja bëhet interesante po të kihet parasysh tabela e mëposhtme:

                                                                                                             

                                          |      familje       |  toka e poseduar  |    mesatare   

NrKategoria e pronarëve|numuri|    %    |    ha         |     %     |   për familje 

1    Latifondistë                      7         0,006     14 554           3,7                2 079

2    Pronarë të pasur                       4 713      3,034     91 133        23,16                          –

3    Çifliqe të shtetit                   –          –          50 000        12,71                  –

4    Pro. të mes. e të vegj    128 961     83,08    237 668       60,43                 1,8

5    Fshatarë pa tokë             21 544     13,88          –        –                        –

 shuma    155 225     100 %   393 355       100 %                  –        

 

Domethënë e gjithë reforma agrare kosistonte në kënaqjen ekonomike të 13,88 % të familjeve fshatare në territorin e Shqipërisë. Por duhet pasur parasysh edhe një fakt tjetër në këto shifra, çka e zbeh saktësinë e tyre. Nga 21 544 familje pa tokë ka shumë familje në Veri të Shqipërisë që nuk mund të kenë pasë tokë pasi nuk kanë qënë familje bujqish, por familje blegtorësh dhe kjo për jetë e mot. Prandaj shifra 13, 88 % e familjeve pa tokë duhet marrë me rezervë në sasi, por si fakt interpretativ. E themi këtë pasi edhe më vonë këto familje blegtorësh nuk kanë pasur tokë në poseidim jo se nuk i dhanë, por se nuk kishin nevojë.

Pas gjithë këtyre shtrohet pyetja: A ka vallë  ndonjë rast të tillë në botë dhe a mund të quhet akti i sipërm reformë agrare? Pikërisht në këtë pikë fshihet mashtrimi që PKSh-re aplikoi mbi fshatarësinë shqiptare. Shikoni tabelën e mëposhtme.

                                                                                                   

   Nr |  kategoria e familjeve           | Nr i familjeve     | Tokë, Ha       

1   Familje të varfëra                             48 667                  155 159

2   Familje pa tokë                                21 544

3             Sektori i shtetit                                      –                        7 500                

Shuma           70 211                  162 659              

 

Kjo tabelë ka një mangësi, e cila po të vihet në pah tregon mashtrimin që realizoi PKSh-re në Shqipëri  në emër të reformës agrare. Në qoftë se para reformës 128 961 familje kishin 1,8 ha tokë për seicilin, pas reformës 70 211 familje patën 2,2 ha tokë për kokë, çka do të thotë se për 0,4 ha tokë populli shqiptar u fut në kontradiktë me vetveten. Formula magjike “Divide et Impera” (Përça e Sundo) ishte lejtmotivi aplikativ i kësaj reforme e cila realizoi atë që nuk kishte realizuar pushtimi 500 vjeçar osman: prishjen e unitetit të fshatarësisë sonë. Ishte ky përfundim që realizoi Enver Hoxha në Shqipëri prej nga i krijua terreni i nevojshëm i sundimit absolut të tij. Kur analizohet e kaluara 50 vjeçare e popullit tonë është e domosdoshme të pajtohet kjo e kaluar edhe me karakterin e shqiptarit. Le të thonë çtë duan, por që në emër të barazisë shoqërore të nënshtrosh 133 674 familje në favor të 21 544 familjeve të tjera do të thotë të jesh jo vetëm i trashë dhe idiot, por edhe i poshtër. Sot pas 45 vjetëve ne, autorët e këtij punimi, na vjen turp që jemi shqiptarë dhe të quhemi të njëjtë me ata që bënë reformën agrare. Kjo duhet pasur parasysh kur nxirret ligji për tokën, por pikërisht kjo nuk u muar parasysh nga parlamenti i vetëquajtur pluralist më 1991.

b- Shkatërrimi i fshatit në fushën ekonomike u paralelizua me shkatërrimin politik të prularizmit. Goditja e parë u dha brënda në parlament të quajtur me emrin hipokrit: Kuvendi Popullor. Më 26 mars 1946 ju hoq mandati deputetëve R. Danit dhe K. Prelës. Në dhjetor 1946 ju hoq dhe dy deputetëve të tjerë: Sh. Bejës dhe Z. Haxhirit; kurse në fillim të vitit 1947 edhe 8 deputetëve të tjerë. Seancat gjyqësore të zhvilluara në tetor 1947 dhe në 1948 u shoqëruan me një shfrim të urrejtjes së disa qarqeve kundra të akuzuarve. E paharruar do të mbetet në veshët e spektatorëve thirrja histerike e gruas të Prokurorit të Përgjithshëm: Në litar!

Por terrori politik do të vazhdonte paralelisht në gjirin e PKSh-re. Në nëndor 1947 vritet Nako Spiro. Thanë dhe thonë se vrau veten, por duke parë ngjarjet e mëvonshme e quajmë të papranueshme këtë version. Në fakt Nako Spiro u vra nga drejtuesit e PKSh duke hequr qafe të dytin e katërshes kundërshtare dhe duke e akuzuar për projugosllav. E gjithë kjo në kohën kur koka e PKSh-re flirtonte me armikun e kombit shqiptar. E gjithë veprimtaria politike e PKSh-re në këtë periudhë kohore ishte e lidhur me Jugosllavinë dhe erdhi koha kur këta të fundit vendosën ta bëjnë Shqipërinë republikë të 7-të dhe të sakrifikonin Enver Hoxhën. Të paktën kështu është deklaruar për 40 vjet për sa kohë që qe gjallë Enveri. Por ne mendojmë se gjithëshka fshihet pas asgjësimit të dy kundërshtarëve të tjerë të Enverit ku loja me jugosllavët mori karakterin e kontradiktave për të fshehur superfuqinë e spiunazhit botëror. Të gjitha ngjarjet politike të ndodhura në intervalin kohor 1945-1948 janë të lidhura pazgjidhshmërisht me anglezët të cilët, me anë të jugosllavëve, krijuan distancën propogandistike me nxënësin e tyre. Meqënëse “kontradikta” me jugosllavët do të shoqëronte në aparencë Shqipërinë për 37 vjet pas Kongresit të I-rë vlen të vëmë në pah se ato nuk kanë ekzistuar kurrë, por gjithëshka është bërë për të fshehur marrëdhëniet super të fshehta midis Enver Hoxhës dhe anglezëve. Gjithonë PKSh-re ka bërë lojën e jugosllavëve dhe ata asnjëherë nuk e kërkuan Shqipërinë për republikë të 7-të (të kërkonin jugosllavët Shqipërinë për republikë të 7-të dmth t’ja fusnin vetes pasi me këtë do të thotë të bëje një farë Shqipëri të madhe në gjirin e Jugosllavisë). Në këtë mënyrë, në emër të antititizmit, në Pleniumin e IX-të të PKSh-re (13-24 Shkurt 1948) përjashtohen nga Byroja Politike dhe Komiteti Qëndror K.Xoxe dhe P.Kristo, si dhe dënohen Pleniumet e II-ta dhe të VIII-ta të K:Qëndror. Të gjitha këto bëheshin për të qetësuar masat popullore sidomos atë të Veriut që shikonin tek jugosllavët armiqtë e tyre shekullorë. Lodra u luajt aq bukur sa edhe sot kosovarët, mirditorët, etj, bëjnë be për kokën e Enverit pa e kuptuar se ai i kishte tradhëtuar qindra-mijëra herë.

c- Gjëja e parë që bënë komunistët e rinj në fushën e letrave qe mohimi i krijmtarisë patriotike e lëvruar nga studiuesit antikomunistë. Të parët që ranë viktima ishin autorët e revistave Fryma, Shkëndija, Kritika Letrare, Leka, Përpjekja shqiptare, Hylli i Dritës, Zani i Shna Ndoit ku spikasin emrat e Ernest Koliqit, Myzafer Pipës, Arshi Pipës e shumë të tjerë. Dy të fundit përfunduan burgjeve ku i pari vdiq i masakruar nga komunistët. Pastaj radha e persuktimit i erdhi lirikut më të madh botëror të shekullit të XX-të Lasgush Poradecit, mbijetimi i të cilit  krah për krah komunistëve të rinj ishte sfida më e plotë e traditës shqiptare ndaj antishqiptarizmës. Krah tyre u përndoqën Mitrush Kuteli dhe Petro Marko vetëm e vetëm pse nuk pranuan t’i shërbejnë me ndërgjegje regjimit komunist. Këto katër vjet shërbyen për të piketuar dhe asgjësuar antisllavistët më të përmëndur ku gjithëshka përmblidhej nën pamjet e klerit katolik. Asgjësimi fizik i 8 patriotëve klerikalë dhe dy studiuesve te tjere te ketij institucioni ka qënë puna më e ndyrë e Enver Hoxhës dhe e rregjimit komunist të tij. Kemi një kushtëzim të veprimtarive antishqiptare të komunistëve në fushën e letërsisë me atë të klerit.

U mohuan me radhë:Ndre Zadeja (1890-1945) një klerik antipolitik, por tepër atdhetar dhe kjo e mori në qafë. Ja kushtoi jetën fesë dhe librave shqip. Vuri në themel të krijmtarisë së vet qëndresën e shqiptarëve kundra pushtuesit. Qe krijuesi i traditës melodramatike në letërsinë shqipe, themeluar mbi veprat e Gjergj Fishtës. Lazër Shantoja (1892-1945) ishte një letrar tepër i kulturuar dhe shkrimtar me shumë talent. Qe jo vetëm poet dhe autor i disa shkrimeve në formë kujtimesh, shënimesh e mbresa të ndryshme, por dhe një përkthyes ku shkëlqeu në shqipërimin e veprave të poetëve romantikë gjermanë. Më pas u përndoq deri në pushkatim me akuzën e pjesmarrjes në Këshillin e Regjencës, Padër Anton Arapi (1888-1946) një letrar françeskan i njohur si gojtar i përkryer. I përmëndur është fjalimi i mbajtur me 15 shtator 1936 në mitingun e përmortëshëm të transferimit të eshtrave të Çerçiz Topullit e Muço Qullit nga Shkodra (botuar në gazetën “Demokratia” në 3 tetor 1936). Të njohura janë ligjëratat e mbajtura mbi Shqipërinë, njëra prej të cilave u mbajt përpara ministrit të jashtëm italian në vitin 1939 dhe tjetra në teatrin “Kosova” më 1944. Ndoc Nikaj (1864-1946) i pari romancier shqiptar dhe i pari studiues historian që shkroi një histori mbi Shqipërinë. Autori i romanit “Shkodra e Rrethueme” dhe i mbi 400 veprave letrare. Me asgjësimin e Ndoc Nikajt komunistët dhanë të kuptojnë se pariteti i letrave shqipe paskëtaj do t’i përkiste vetëm atyre në Shqipëri. Gjon Shllaku (1901-1946) drejtues i revistës “Hylli i Dritës” pas 1939. Një ndër figurat luftëtare më të vendosura kundra pushtimit fashist të Shqipërisë. Donat Kurti (1903-1947) njëri nga autorët e “Visaret e Kombit” (vëll. IV), studiues i folklorit shqiptar. Bernardin Palaj (1894-1947) ishte një shkrimtar dinamik që u muar kryesisht me mbledhjen e folklorit shqiptar. Qe njëri nga autorët e “Visaret e Kombit” (vëll. IV). Vepra e tij u botua më 1937 duke kurorëzuar me sukses punën e tij sistematike në fushën e folklorit. Qe figura kryesore e grupit të shkrimtarëve që i ra ndesh penetrimit të huaj shpirtëror i cili ndikonte negativisht, sipas tij, në nevojat shpirtërore dhe kulturore të popullit. Vinçenc Prenushi (1885-1949), kryepeshkopi i Durrësit, autori i librit me lirika poetike “Gjethe e Lule”. Së bashku me mikun e vet Shtjefën Gjeçovi vuri bazat shkencore moderne të studimit të folklorit shqiptar. Ka qënë dhe një përkthyes i përmëndur në gjuhën shqipe i shumë veprave europiane. Injoranca komuniste e akuzoi më vonë si një krijues me agresiviteti maksimal, poet të dobët sentimental e fetar. Benedikt Dema (1895-1972) është një ndërfigurat më enigmatike të kësaj plejade dhe të shkencës shqiptare. Nën presionin persekutues të shtetit  punon në heshtje të plotë për një fjalor shqip-shqip me rreth 1 600 faqe duke zbërthyer dhe përmbajtjen e çdo fjale përsa i përket karakterit shkencor të çdo fjale. Ja rrëmbejnë studimin e tij duke i shkurtuar edhe jetën. Me punën e tij titanike dikush u bë akademik në Shqipëri dhe pas vdekjes nje shkolle mori emrin e ketij pseudoakademiku. Nikolla Mazreku (1910- pas 1992) është i vetmi studiues klerik shqiptar që mbeti gjallë nga kasaphana enveriste në Shqipëri. Kundërshtar i vendosur i pushtimit fashist të Shqipërisë më 1939. Është i përmëndur për etydin filozofik antifashist drejtuar klerikut italian Fulvio Cordiniano më 1940 me titull: “Skandali “Cordiniano” dhe mbrojtja e kombit shqiptar”, botuar me pseudonimin Nikë Bërxolla. Në një farë mënyre në ato kohë nuk u prek vepra e Padër Gjergj Fishtës edhe pse ai ishte ndoshta i vetmi kollos antisllav në fushën e letrave shqiptare. Por kjo nuk i pengoi studiuesit komunistë të mëvonshëm t’i bashkëshoqëronin një sërë epitetesh deri në “spekulant të ndjenjave patriotike” ose, në kuadrin e analizës së kryeveprës “Lahuta e Malsisë” u akuzua si propogandues i antizllavizmit duke vënë në plan të dytë luftën kundër pushtimit osman. Ishte e qartë si drita e diellit se për të ngritur injorancën e komunistëve të rinj në nivelin e politikave dhe kërkesave popullore duhej ulur përfaqësuesi më në zë i këtij populli. Dhe pikërisht këtë rol luajtën shkrimtarët dhe studiuesit komunisto-enveristë që panë tek Gjergj Fishta pengesën më të madhe për lavdinë e tyre. Koka më e dallueshme e letërsisë së realizmit socialist e quajti Fishtën një klerik reaksionar (vëmë bast me jetën tonë se autori i kësaj çmëndurie nuk e di kuptimin e fjalës reaksion në funksion të individit), i cili u përpoq për të krijuar një epos unikal, por dështoi; pasi Fishta, sipas tij, ishte i huaj për shpirtin dhe aspiratat e popullit, njëra anë; ndërsa, ana tjetër, eposi i Fishtës përshkohej nga një frymë shoviniste antisllave, krejt të huaj dhe e papranueshme nga muza shqiptare. Puna mbërriti deri atje sa u akuzua vepra e Fishtës (Lahuta e Malsisë) e bashkëshoqërueshme nga një frymë e ftohtë e poezisë klerikale dhe latine.

d- Sot mund të konsiderohet e lehtë evidentimi i krimeve të PKSh-re dhe të Enver Hoxhës, por vëmë re se ka një frenim në këtë drejtim. Akoma nuk po propogandohen rezultatet e këtyre krimeve, duke u kënaqur me disa deklarata në formë tullumbacesh me përjashtim të reabilitimit të 22-ve të pushkatuar me bombën e ambasadës sovietike dhe të 24-ve të dënuar me 10 tetor 1947 në kuadrin e gjyqit të deputetëve.

Në parim dy janë veprimet kriminale të PKSh-re gjatë atij katër vjeçari: pushtimi i Shqipërisë së Veriut, gjë që u shoqërua me krime të përbindëshme në kurriz të popullatës vëndase dhe asgjësimi në total i inteligjencës kohore ku përfshihej edhe kleri katolik, armiku kryesor i sllavizmit e detyrimisht dhe i PKSh-re.

Të flasësh sot për revoltën e Koplikut dhe të Postribës është pak si e vështirë jo vetëm për faktin e asgjësimit të pjesmarrësve, por dhe nga propoganda e fuqishme e PKSh-re (në vashdim PPSh-së – PSSh-së) e cila i fshihte qëllimet e veta pushtuese duke folur në emër të popullit. Megjithëatë ekzistenca e disa pjesmarrësve jashtë shtetit në diasporën shqiptare është e mjaftueshme për të hedhur poshtë pretendimet e komunistëve të rinj mbi lëvizjen e Koplikut dhe Postribës. E vërteta është krejt ndryshe dhe përmblidhet në tendencën suksesive për të pushtuar Shqipërinë e Veriut, akt i cili u ndesh me një rezistencë të popullatës të udhëhequra nga krerët popullorë. Janë këta të fundit që u akuzuan si kriminela dhe strukturat luftarake popullore të udhëhequra nga ata, banda. Për dijeni të lexuesit shumë nga këta “banda” dhe “kriminelë” ishin ata që luftuan kundra turqve osmanllinj më 1910-1912 dhe kundra invazionit serb. Për të mos e zgjatur me interpretime duam t’i kujtojmë lexuesit të sotëm shqiptarë mbrojtjen me gjak të Vermoshit i cili falë heroizmit të Preng Calit (është i vetmi udhëheqës popullor, mbas Skëndërbeut, që ka shpëtuar toka shqiptare nga invazionet e huaja)  nuk ju dorëzua kërkujt të huaji deri sa enveristët duke e prerë në besë Prengën realizuan pushkatimin e tij (kjo ishte vepër e Mehmet Shehut) dhe pushtimin përfundimtar të Malësisë së Madhe. Kryengritja e Koplikut (janar 1945) dhe ajo e Postribës (shtator 1946) janë shprehje e vazhdimit të politikës me mjetet e dhunës kundra një popullate të mbrojtur vetëm nga kanuni i Maleve dhe gjokset e malsorëve trima. Koha kur historia do të flasë vetëm me fakte po afron. Jemi në momentin që periudha 1945-1953 të quhet periudha e pushtimit të Shqipërisë së Veriut nga ana e enveristëve me gjak dhe hekur.

Veçoria e PKSh-re në këtë periudhë ka qënë se krimet i ka bërë paralele dhe pa asnjë radhë llogjike politike. Ky fakt nuk lidhet vetëm me interesat politike të Jugosllavisë, PKSh-re, por dhe me interesat egoiste të Enver Hoxhës. Vrasja e intelektualëve të nderuar shqiptarë në ato vite më tepër i nënshtohen interesave të Enverit se sa atyre politike. Fshehja e fakteve reale dhe publikimi i fakteve të rreme ishte metoda e kalimit të interesave nga vetiake në ato partiake.

Në fushën e krimit ndaj intelektualëve, dy ishin veprimet më të para të komunistëve në Shqipëri: asgjësimi i intelektualëve të njohur për çështjen kombëtare e njohës, sidomos, të Enver Hoxhës dhe asgjësimi i kokës së klerit katolik. Sado ateist të jetë njeriu kur ndeshet me krimet e përbindëshme të komunistëve të rinj në dëm të klerit katolik pa dashur ndjen një dhimbje në shpirt dhe dëshirën për të drejtuar sytë nga qielli me lutjen: Sa më larg tyre, O Zot! Puna e lavdërueshme e Gjon Sinishtës mbi këto krime na jep mundësinë të njihemi saktësisht me të gjithë hapësirën e vepruar mbi klerin katolik. Nën kapitulli “Kisha katolike nën komunizëm” i kapitullit të II-të, “krishterimi në Shqipëri”  është një sintetizim i mrekullueshëm i këtyre krimeve dhe poshtersive te sigurimit te shtetit shqiptar te atyre viteve

e- Në kongresin e I-rë Mehmet Shehu foli veçanërisht për Sigurimin e Shtetit si një armë vendimtare e padiskutueshme në ruajtjn e fitoreve të arritura. Referuesi i atribuoj këtij sigurimi sukseset në zbulimin e grupit “tekniko-intelektual”, të grupit të “Deputetëve” tradhëtarë, të grupit të “Ballit Kombëtar”, kapjen e shumë agjentëve të spiunazhit të huaj, asgjësimin e bandave të armatosura të reaksionit etj, etj.

Të gjitha këto i takojnë periudhës 1944-1948

Vazhdojmë më tej:

Pika e fundit në fushën politike të kësaj periudhe(1948-1952) ishte eleminimi i anëtarëve të Byrosë Politike dhe Komitetit Qëndror. Pa dyshim më i rëndësishmi jo vetëm për këtë periudhë, por për të gjithë kohën e sundimit të PPSh-së, ka qënë Tuk Jakova. Goditja e Tukut erdhi fillimisht duke mos u përmëndur në fjalimet e Enverit. Kështu psh në fjalën e mbajtur para popullit të zonës elektorale Nr 60 të qytetit të Tiranës (14 qershor 1949) Enveri përmënd emrin e vet, atë të Qemal Stafës, Vojo Kushit, Misto Mames dhe të Mehmet Shehut edhe pse vetë nuk kishte luftuar as një orë nëpër rrugët e Tiranës. Ka shumë mundësi që në vënd të emrit të Mehmet Shehut të ketë qënë ai i Tukut, por kur u botuan veprat e plota të Enverit u ndryshua funksioni i propogandës duke kaluar nga e vërteta në mashtrim. Por në Pleniumin e IX-të të K.Q. rë PPSh-së (19 shkurt 1951) Enveri filloi një lojë të re politike duke ulur figurën e Tuk Jakovës dhe duke ngritur atë të Mehmet Shehut, Por mbas dy ditësh ai nxorri në shesh metodën e vet të asgjësimit të Tuk Jakovës. Ishte Mehmet Shehu ai që u përdor si mashë për të kapur “gabimet” e Tukut prej nga ne nxjerrim përfundimin se komploti ishte realizuar nga Enver Hoxha me anë të Mehmet Shehut. Të gjitha akuzat që ju bënë Tukut në Pleniumin e IX-të lidheshin me ngjarje të kaluara dhe me njerëz të eleminuar fizikisht e politikisht nga Enveri, për të cilat do të flasim në vazhdim. Eleminimi i menjëhershëm i Tuk Jakovës duhet të paraqiste një domosdoshmëri të konsiderueshme për politikën antipopullore të Enver Hoxhës. Prandaj Pleniumi i IX-të e përjashtoi Tukun nga Sekretariati i K.Q. të PPSh-së dhe Byroja Politike duke e lënë anëtar të K.Qëndror. Në fakt figura e Tuk Jakovës ishte e nevojshme për të kapërcyer krizën politike të atyre viteve dhe pas konsolidimit të Enverit në pushtet ai u bë i panevojshëm.

Goditja e Tuk Jakovës ishte epilogu i eleminimit politik të një sërë antarësh të K.Qëndror si Abedin Shehu, Njazi Islami, Nexhip Vinçani, Shyqyri Këllezi të dënuar në Pleniumin e V-të të K.Qëndror më 20 shkurt 1950. U asgjësuan edhe disa elementë që kishin marrë pjesë në luftimet e kryera gjatë periudhës 1943-1944 si Hamit Keçi e Gjin Marku. Nuk është e vështirë të kuptohet se politika e Enverit nënkuptonte eleminimin e të gjithë kundërshtarëve të vet politikë të cilët paraqesnin rrezikshmërinë më të vogël për kolltukun perandorak të tij.

Pleniumi i IX-të i K.Qëndror përjashtoi nga ky komitet dhe partia edhe dy grupe të tjera njerëzish: Sali Ormenin e Beqir Ndoun si dhe Manol Konomin dhe Theodor Hebën. Manol Konomi u përjashtua për mos firmosje të dokumentave që çonte në pushkatim 22 njerëz të akuzuar për vendosjen e bombës në ambasadën sovietike, gjë të cilën e bëri Omer Nishani dhe për të cilin akt Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor do të vriste veten pas heqjes nga detyra. Me këta njerëz plotësohet i mazhi i veprimit politik për periudhën që po analizojmë duke e kthyer K. Qëndror në një objekt kryesor pastrimesh. Ky komitet në prag të Kongresit të II-të nga 21 anëtarë u reduktua në 17 dhe nga 10 kandidatë vetëm në 6. Komunistët enveristë po pastronin radhët e partisë së tyre nga elementët kundërshtarë duke e futur demokracinë me dhunë në kacekun e Eolit. Periudha paraardhëse (1945-1948) ishte ajo që përgatiti terrenin politik të veprimeve të këtij lloji nga ana e PPSh-së. Nga 200 komunistë që kishin formuar PKSh e pretenduar kishin mbetur 129 (deklarata e Tuk Jakovës në Kongresin e I-rë). Ku kishin shkuar 71 anëtarët e vjetër?

Poshtërsia kriminale e komunistëve shqiptarë arrin kulmin kur lavdërohet Sigurimi i Shtetit; ai sigurim që ishte i larë në gjak deri në fyt. Ishin këta sigurimsa që më 1950 vranë antarin e Komitetit Qëndror Njazi Islamin dhe i krijuan Enverit mundësinë e ngritjes së versionit të bindëshëm se ai vrau veten. Ishin këta sigurimsa që vranë Sali Ormanin, një anëtar tjetër të K.Qëndror dhe formuan alibinë sikur ai kishte vrarë veten në një pyll afër Elbasanit. Vetëvrasja u bë e vetmja ngjarje që justifikonte krimet e PPSh-së në ato vite të largëta. Demokracia akoma nuk kishte dhënë shpirt plotësisht dhe Enveri e kishte të pamundur të realizonte aso kohe burgosjen e tyre masive siç veproi në vitet 60-70.

Me njerëzit e rangjeve më të ulta u veprua në mënyra të tjera, duke mos krijuar imazhe përsëritëse. Enveristët e kishin pasur në instink ligjin hegelian të dialektikës: sasia nuk duhet ta kapërcente kufirin e lejuar. Për të eleminuar një sërë elementësh, jo vetëm kundërshtarë politikë, por dhe njohës të mirë të të kaluarës së tij, Enver Hoxha provokoi hedhjen e bombës në ambasadën sovietike (1951). Me këtë bombë Enveri zhduku Manush Peshkopinë, njeriun që i njihte të kaluarën rinore të tij dhe 21 të tjerë. Nënshkrimin e aktit juridik ju kërkua ta bënte Manol Konomi, pastaj Omer Nishanit. Sot komunistët e rinj mund të krenohen se i kanë bërë krimet e tyre brënda akteve ligjore me vullnet popullor.

Krimet më të dukshme të PPSh-së në këtë periudhë janë të lidhura me klerin katolik, i cili në këtë periudhë nuk goditet më vetëm si element njerëzor, por edhe si Kishë Katolike. Drejtuesit e kësaj kishe u akuzuan si qytetarë të Vatikanit dhe si agjentë të tij në Shqipëri. E bukura është se këtë gënjeshtër Enveri e bëri në qytetin e Shkodrës, banorët e të cilit e dinin mirëfilli se Kleri Katolik Shqiptar historikisht ka qënë antiitalian dhe rrjedhimisht Enveri fliste në tym. E gjithë kjo propogandë ishte paraprirë me akuzën se Kleri katolik ishte antishtetëror dhe mundohej të ngrinte popullin në këmbë kundër qeverisë me luftë të armatosur. Për këtë tezë shërbeu provokacioni i Sigurimit të Shtetit në Kishën e Françeskanëve me anë të oficierit Pjerin Kçira, i cili ishte autori i futjes së armëve në këtë kishë me urdhër nga lart. Zhvillimi i ngjarjeve të mëvonshme e detyroi sigurimin e shtetit ta dënonte oficierin e vet me 15 vjet burg, por deklarata e tij në atë gjyq nxorri në shesh lojën e komunistëve të rinj. Atëhere ata në fund të 1948 e pushkatuan duke mbuluar, bashkë me të, edhe punën e poshtër e cila doli bllof.

.

                                   .                                       .

 

3-121 veprat e Enver Hoshës duke përfshirë serinë e veprave të plota (71) dhe 50 veprat ndihmëse.

4-Dokumentat kryesore të PPSh në 8 vëllime

5-Veprat e Ramiz Alisë: Fjalime e biseda

Bashkësia e këtyre veprave, me kundërtinë dhe mospërputhjen e tyre është e aftë të zbërthejë misterin shqiptar nga bota shqiptare larg Arkivit të shtetit të mbushur me pseudodokumenta të sajuara mbas 1944, sidomos për problemin e partisë dhe të jetës së Enver Hoxhës. Ne teresi bashkesia e ketyre veprave eshte e afte te argumentoje dhe vertetoje mashtrimin politik te perdorur ne Shqiperi pergjate 48 viteve te ekzistences se komunizmit shqiptar.

E ashtequajtura “lufte klasash” e ka zanafillen pikerisht te “bandat e divesantave”, lidhjen e tyre me Inteligjent Servisin britanik, tradhetine e kesaj te fundit ndaj te parave dhe masakrimin e tyre nga ana e sigurimit te shtetit shqiptar i cili ne realitet ka luajtur vetem me nje porte, dhe kjo pa portier. Eshte kjo aresyeja perse Enver Hoxha e zhvesh sigurimin e shtetit shqiptar nga merita suksesive kundra ketyre bandave duke ja dedikuar Partise, dmth vetvetes. Ne kete drejtim ai duhet te kete plotesisht te drejte pasi ka qene nderlidhesi dhe urdheruesi i krimeve ne Shqiperi te realizuara nga lidhja e fshehte Inteligjent Servis – Sigurim i Shtetit Shqiptar. Ne te vertete Kim Filbi e ka kryer veprimin ne lidhje me “bandat e diversanteve” vetem nje here, ne rastin e Hamit Matjanit, rast i cili zbuloi Enver Hoxhen ne syte e sovietikeve dhe Kim Filbin ne syte e Inteligjent Servisit. Ai rast ka qene nje diskretitim i i dyanshem, por qe nuk u propogandua asnjehere ne permasen e vet; gjithmone eshte folur per spiunin sovietik qe kishte depertuar ne inteligjencen britanike dhe asnjehere per Enver Hoxhen, per te cilin Stalini ka dyshuar, ndersa Hrushovi e dinte sakte kete pune. Eshte kjo aresyeja perse ne mbledhjen e 81 partive ne Moske, me 1961, i tha hapur Enverit qe je shitur tek imperializmi per 30 aspra.

Përfundime:

Analiza e propogandës mbi bandat e diversantëve tregon mbi ekzistencën e dy pushtetit në Shqipëri, njëri prej të cilëve krejt i paparë dhe tej masës sekret. Asnjeri deri më sot nuk ka bërë fjalë për pushtetin real që zhduku dhe persekutoi kryeministra, ministra, anëtarë të Byrosë politike, Komitetit qëndror, pushtetarë të komiteteve ekzekutiv, klerikë të të gjithë lloj ngjyrave – kryesisht katolike, njerëz të thjeshtë, kundërshtarë apo simpatizantë të komunizmit enverist, zhdukjen e lagjeve të tëra, fshatra të njohur e të panjohur (mund të përmëndim Oroshin dhe rrugicën ku u pretendua themelimi i partisë më 1941) bashkësia e të cilave jep një shifër alarmante për opinionin shqiptar dhe botëror, u cili në raport me popullatën përbën shifrën më të madhe në botë për të gjithë kohërat  e ekzistencës së diktaturave: raporti për ne është një me tre; nje e katerta e pushkatuar dhe tre te katertat te burgosur dhe internuar.

E bukura eshte se ky pushtet, i fshehte, kriminal, sadist, vazhdon edhe sot duke kryer luften kundra pronareve legjitime. Dmth duke i zhdukur dhe pervetesuar pronat e tyre. Si atehere kundra “bandave te diversantave”, elementet individuale te ish sigurimit te shtetit komunist jane organizuar duke kryer terrorin banditesk mbi popullin shqiptar dhe duke pasur ne krah prokurorine dhe gjykatat. Kjo pasoje nuk eshte pasur parasysh nga shteti demokratik shqiptar pas 1992 dhe perben luften e ardhshme, por me sa duket mashtrimi historik, “bandat e diversanteve” dhe vjedhja e popullit shqiptar duke pasur nje emerues te perbashket jane themeli i kontradiktes antagoniste qe ka kapluar shtetit shqiptar fundi i se ciles nuk dihet akoma. Gjithsesi ngjarjet e kaluara historike mbi “bandat e diversanteve” nuk i kane mesuar pothuajse asgje politikaneve shqiptare.

 

Tiranë, më 21.11.2008

Botuar ne:  logoreci.com 28.11.2008

albanovaonline.info 30.11.2008

gazeta 55, dt 01, 02, 03.12.2008