138 – 8 argumentat historiko-politike perse PKSH-PPSH ka qene krijese dhe vegel e Britanikeve!
Permbajtja e argumentave dekonspirues:
1-brigadat partizane.
2-bambat ne Kanalin i Korfuzit.
3-“bandat e diversantave”.
4-lufta kunder sovietikeve.
5-lufta kunder Kishes Katolike Shqiptare.
6-lidhjet ekonomike pas 1978.
7-veprat teorike te Enver Hoxhes.
8-arsimimi ne France dhe Bruksel i Enver Hoxhes.
Duke mos e marre per baze rolin e fshehte te britanikeve ne formimin e PKSH (mars 1943) dhe cfare pune kryen realisht dy jugosllavet ne vitet 1940-1944 (zhdukjen e partise komuniste te Shkodres nen drejtimin e Zef Males [por per rolin e Miladin Popovicit britaniket jane shprehur se misioni i tij nuk pati sukses- Riginald Hebert, Fitorja e hidhur, Tirane 1993, f. 35, duke mos treguar permbajtjen e atij misioni te “paditur”];– dmth kemi dhe dy argumenta te tjere), ka disa argumenta me te dukshme dhe me kokeforte (8 te tilla) qe argumentojne se levizja komuniste shqiptare nen drejtimin e Enver Hoxhes ka qene nga fillimi deri ne fund te jetes se tij nje loje e pakujdesshme e britanikeve, duke lene gjurma dekospirimi qe nuk jane te veshtira te zbulohen, por qe e ndryshojne te gjithe nentekstin e diktatures komuniste te aplikuar ne Shqiperi pergjate viteve 1945-1991 dhe te diktatures se kryehajduteve pergjate viteve 1992-2018 (nuk shtrohet me problemi i projektuesit te krimit ne Shqiperine e epokes komuniste, por per autoret praktike te drejteperdrejte te ketij krimi). Me vjen shume keq per ata shqiptare me prejardhje qytetare dhe gjeneze intelektuale te lavdishme qe ju bashkuan levizjes “demokratike” shqiptare pas 1991-shit duke fshehur krimin gjigand qe kishin kryer elementet komuniste nen emrin e diktatures se proletareve duke cuar ne perfundimin se 46 vjet diktature e proletareve eshte e barabarte me 27 vjet grabitje te vlerave ekonomike te krijuar nga kjo diktature, te cilat ne fund te fundit ishin pasuri kombetare e krijuar nga shqiptaret (jam plotesisht i bindur se kjo ka qene e qellimshme dhe nje loje politike antishqiptare per te fshehur te kaluaren kriminale). Nuk mund te rri pa permendur dy njerez: Aleksander Meksin (nen drejtimin e qeverise te te cilit shqiptaret muaren vesh per here te pare se cfare eshte liria e vertete shoqerore jo vetem ne shoqerine shqiptare, por shume me gjere; eshte e vetmja periudhe kater vjecare [1992-1996] ne historine shekullore te shtetit shqiptar ku shqiptaret u pasuruan ne saje te punes dhe inisiatives private dhe u varferuan ne saje te dembelizmit dhe inaktivitetit social) dhe Alfred Serreqin, qytetaria dhe fisnikeria familjare e te cileve i suprimonte te gjithe te vetequajtur demokrate te marre se bashku, por qe sherbeu, dashur-pa dashur, per te mbuluar te gjithe krimin politik te aplikuar mbi Kombin Shqiptar nen emrin e komunizmit. Me dy fjale epoka e demokracise (tranzicionit) sherbeu per te mbuluar krimet e tmershme te klases se komunisteve shqiptare me soj e sorollop dhe e keqja e kesaj pune eshte se shqiptaret nuk kane marre vesh akoma permasat e ketij krimi dhe ke permbledh ai realisht nder vite. Akoma edhe me keq, nuk eshte marre vesh akoma inspiruesi, projektuesi dhe aplikatori i ketij krimi antishqiptar.
Te pakten keto 8 argumenta politiko-historik jane te afte te japin nje ndihmese ne te kuptuarit e asaj qe ka ndodhur dhe po ndodh ne Shqiperi pas 1943-shit deri me sot. Dmth diktatura ne Shqiperine komuniste ka tre subjekte qe, ne pamje te pare, nuk kane lidhje te drejteperdrejte midis tyre ne ate qe ato kane kryer: Projektuesin, Udheheqesin dhe Aplikuesin, por keto 8 argumenta marrin persiper te zgjidhin rebusin e lidhjes se Projektuesit me Udheheqesin e diktatures komuniste ne Shqiperi per periudhen kohore 1943-1992, prej nga nuk eshte e veshtire te kalohet ne periudhen 1992-2018, si vazhdim politik i se pares mbi te njejten baze projektuese dhe njerezore. Kjo e fundit perben te gjithe paaftesine e intelektualeve te sotem, te formuar dhe punuar ne Shqiperi pas 1945, sepse ne rastin me te mire nuk kane qene te afte te mbulojne mashtrimin qe realizuan me 20 shkurt 1991 dhe qe po e vazhdojne prej asaj kohe nen emrin e antienverizmit. Te pakten keto 8 argumenta qe po paraqes jane te afta te vertetojne se ATA qe formuan PKSH ne mars 1943 jane po ATA qe e permbysen PPSH me 1991 duke lene ne fuqi te njejtin produkt intelektual ne drejtimin politik te shqiptareve. Dmth levizja “demokratike” e 1991 ne thelb ka qene nje revolucion intelektual me nje qellim te caktuar kriminal, i cili jo vetem qe nuk eshte zbuluar, por, perkundrazi sherbeu per te mbuluar thelbin kriminal te klases se intelektuale, qe ne kohen e te ashtequajtures “diktature e proletareve” pa proletare, e konsideronte veten shtrese shoqerore duke pasur ne dore te gjithe frenat e shtetit, dmth te krimit antishqiptar. A nuk jane keta intelektuale APLIKUESIT e diktatures se proletareve, dmth te krimit komunist? A nuk jane keta intelektuale vazhduesit e rruges politike te nisur me 1943, duke vazhduar SOT te njejten rruge me metoda dhe menyra te tjera? A nuk jane keta intelektuale krijuesit e demokracise shqiptare dhe torturuesit e Kombit Shqiptar prej 27 vjetesh, dmth te krimit demokrat? Cili eshte ndryshimi midis krimit komunist dhe krimit demokrat? Keto 8 argumenta jane te afte te na vertetojne se e kaluara perpara vitit 1991 dhe e sotmja, pas 1991, deri me sot (2018) ndryshojne midis tyre vetem ne aspektin sasior te zhvillimit te shoqerise shqiptare dhe nuk eshte e larget dita kur shqiptaret do ta kuptojne se politikanet shqiptare te te gjitha moshave dhe profesioneve jane vegla te subjektit ku mbeshteten keto 8 argumenta.
Argumenti 1
Formimi i Shtabit te Pergjithshem (10 korrik 1943) dhe organizimi i 24 brigadave partizane (edhe pse numrat e brigadave kane qene 27, brigada me numer 13, 21 dhe 26 nuk kane ekzistuar pa u thene asnjehere perse ka ndodhur ky kapercim) eshte veper e drejteperdrejte e britanikeve qe i kane financuar ato ne drejtim te veshmbathjes dhe armatimit, ne menyren e organizimit dhe te veprimi. Cudia e zbulimit te ketij fakti qendron ne nje karakteristike primitive te shqiptareve: kudo ku jane formuar keto brigada ekzistojne informacione ne forme thashethemesh mbi pranine e thesareve te lena nga britaniket pergjate luftes. Duke punuar ne Ndermarjen Gjeofizike qe nga vitit 1973, kam pasur fatin te merrem pikerisht me zbulimin e ketyre thesareve duke filluar nga vitit 1982, kur dhe u formua grupi i legjitimuar nga shteti. Menyra e trajtimit ekonomik dhe shkencor te ketij grupi ka qene i nje shkalle te tille siperore, jo vetem per ate kohe, sa gjithkush e kupton rendesine e formimit te tij. E gjitha kjo jo vetem qe kishim ne krye nje doktor-profesor te specializuar, pervec Universitetit te Tiranes, ne dy Universitete me ze ne Bote (Austri dhe Kanada per kete problem) dhe ndofta nje nga inxhinjeret gjeofizik me i afte ne Shqiperi qe ka influencuar ne pergatitjen time profesionale (krahas Akademikut Salvator Bushatit, Profesor-Doktor Perparim Alikos, Doktor Petrika Koshos, Profesor As. Doktor Pirro Lekes, te ndjerit Doktor Spartak Kasapit dhe mesuesve te te gjithe ketyre personazheve Profesor-Doktor Llambi Langores, te ndjerit Profesor-Doktor Radium Avxhiut dhe te ndjerit Profesor-Doktor Alfred Frasherit), por trajtimi i gjithseicilit prej nesh pergjate operacioneve te kerkim-zbulimit ishte i jashtezakonshem ne menyren se si na trajtonin, si ruhej sekreti dhe ne ate qe zbulonim; me thene te drejten asnjehere nuk eshte marre vesh se cfare kemi zbuluar realisht ne kete drejtim (shume –shume vjet me vone kam marre vesh se ne disa pika puna e jone paska qene efektive). I them te gjitha keto per te kuptuar se kudo ku jane lapidaret e formimit te brigadave partizane, aty afer do te ndodhet edhe nje informacion mbi thesarin e lene nga britaniket (nuk pretendoj te vertetoj se keto informacione ishin te sakta; fakti eshte qe une kam kerkuar me dhjetra raste te tilla, duke perfshire edhe Shkodren ku me 29 nentor 1944 u formua brigada e 27-te, pa gjetur asgje, tregon se keto brigada jane veper e britanikeve, pamvaresisht se per cfare u perdoren dhe si propogandohen). Eshte tjeter pune qe formimi i brigadave ka pasur ne menyre te drejteperdrejte lidhje me dy jugosllavet e asaj kohe (ata kane kryer anen teknike te organizimit). Te pakten punimet me kujtime te shume ushtarakeve dhe studiuesve britanike, amerikane e italiane, te perkthyera edhe shqip, si dhe studiuesve shqiptare, e konfirmojne kete fakt nga kendveshtrimi britanik. Ne kete rast kam parasysh:
-Riginald Hebert, Fitorja e hidhur, bot. ang. 1991, Tirane 1993, 2014, me perkthim te Xhevat Lloshit
-Nikolas Bethel, Tradhëtia e madhe, Tirane 1993, me perkthim te F. Zanaj.
-Julian Amery, H. William Tilman, Peter Kemp, Kujtime që nuk shlyhen, Tirane 1997, me perkthim te Xhevat Lloshit.
-Dejvid Smajli, Me detyrë në Shqipëri, Tirane 1993, me perkthim te Aleksander (Skender) Dako.
-Gjenerali Davies, Aventura Ilire; historia e Misionit Ushtarak Britanik ne Shqiperine e pushtuar nga armiku 1943-1944, pa vit botimi, me perkthim te Leka Ndoja.
-Jon Halliday, Shqiptari dinak Enver Hoxha, Zvicer 1993, Tirane 2012, me perkthim te Besian Petritit. Autori, pervec analizave historike te marredhenieve te PKSH–Enver Hoxhes me anglezet (f. 51-53, 71-98. 137-143), arrin ne perfundimin se “Anglia dhe SHBA u perpoqen mirefilli ta pushtonin Shqiperine dhe ta permbysnin regjimin e Hoxhes gjate viteve 1949-1953 (sikunder eshte konfirmuar kohet e fundit nga burime Perendimore)” (f. 11) duke na treguar se ka ndjekur linjen zyrtare te trajtimit te marredhenieve Britani–PPSH me tendence per te mos zbardhur te fshehtat e ketyre marredhenieve. Ne muarem per baze botimin e vitit 2012.
-Bernd J. Fisher, Shqiperia gjate luftes, 1939-1945, Tirane 2000, me perkthim te Krenar Hajderi, prej nga ku marrim vesh rolin e hershem te britanikeve ne qendresen shqiptare (f. 147-149), rikthimin e britanikeve ne Shqiperi (f. 198-204, ne tekst eshte kthimi), ndihmen e britanikeve ndaj qendreses (265-272) dhe vendimin e britanikeve per te mbeshtetur perfundimisht Frontin N.C. (f. 298-303). – shenim: ne tabelen e permbajtjes se librit (f. 7-9) permbajtja e kapitujve nuk perputhet me numrin e faqeve.
-Peter Lucas, Misioni amerikan ne Shqiperi (Operacionet sekrete te Oss-it dhe bashkepunimi me partizanet komuniste gjate Luftes se Dyte Boterore), Tirane 2008, me perkthim te Xhevdet Shehu, ku tregohet “se si Shtetet e Bashkuara, krahas anglezeve, ndihmuan komunistet te mundnin gjermanet dhe te merrnin pushtetin ne vend” (shenimi ne kapakun e fundit te librit).
–Bernd Fisher, Shqiperia 1943-1945, nje veshtrim permes dokumentave perendimore, Tirane 2012, me perkthim te Jorgji Qirjako, ku pershtypja nga rrjedhja e ngjarjeve tregonte se e ardhmja e Shqiperise do te vendosej kryesisht nga Anglia (f. 259). Por midis ketij botimi dhe atij te vitit 2000 kishte ndryshime te ndjeshme duke vene dyshimin mbi vlerat dokumentare te librit.
Por te dhena mbi bashkepunimin britaniko-komunist ne Shqiperi kemi dhe nga nje burim austriak qe ben fjale pikerisht per politiken e aleateve perendimore kundrejt Shqiperise: Hubert Neuwirth, “Qendrese dhe bashkepunim ne Shqiperi (1939-1944)”, Tirane 2006, me perkthim te Afrim Kocit, f. 129-140.
Po keshtu ne dokumentat historike italiane, pergatitur per botim nga Bejtullah Destani dhe Ethem Çeku, me titull: Shenime per Shqiperine (prill-korrik 1943), Tirane 2015, flitet per ekzistencen e britanikeve (f. 500, 524, 536, 589). Me shume mundesi kjo permbledhje dokumentash tenton te vertetoje, si pa dashje, disa perfundime te historiografise komuniste.
Ne te njejtin pozicion (te marredhenieve britaniko-shqiptare) eshte dhe studiuesi shqiptar Erald Kapri ne librin: “Sekretet e luftes, Shqiperia tjeter ne dokumentet britanike”, Tirane 2017, f. 150-151, 161-162, 172-173, 202, 212, 238, 248, 249, 250, 254, 256, 260, 262, 267, 276, 279, 287, 290, 295, 304, 305, 310, 317; ku me hollesi jepen permasat e bashkepunimit dhe cfare roli konkret kane luajtur britaniket ne Shqiperi ne periudhen 1943-1945. Ndoshta eshte libri me i plote mbi kete teme.
Etleva Babameto, ne studimin: Rezistenca shqiptare gjate Luftes se Dyte Boterore ne kendveshtrimin e britanikeve (botuar ne: Shqiptaret gjate Luftes se Dyte Boterore – permbledhje studimesh, Prishtine 2014, f. 151-160).
Xhafer Sadiku, Skenare te pergjakur (Permeti, 1943-1990), Tirane 2016, ku flitet per luftimet e perbashketa dhe ndihmen britanike, f. 35-47.
Muharrem Dezhgiu, Shqiperia nen pushtimin italian (1939-1943), Tirane 2005, ku ne kreun e V ekziston kapitulli 3: Shqiperia ne politiken e Aleateve te Medhenj Antifashiste, f. 326-354.
Xhelal Gjecovi, Ceshtje te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare, Tirane 2014, ku ne nenkapitullin e katert te kapitullit te pare flitet per marredheniet me aleatet dhe me vendet fqinje, interesimi dhe mbeshtetja e Britanise se Madhe (f. 142-150).
Paskal Milo, Shqiptaret ne luften e dyte boterore, Tirane 2014, ku flitet per pranine e Misionit ushtarak Britanik (f. 360-371).
Paskal Milo, Udhekryqe shqiptaro-gjermane, Tirane 2016, ku flitet per konstatimin e misioneve ushtarake angleze per bashkepunimin e Ballit Kombetar dhe Legalitetit me gjermanet (f. 116-117, 127)
Por bashkesia e te cilave na con ne perfundimin se komunizmi shqiptar nen diktatin e Enver Hoxhes ka qene veper e britanikeve per interesat politike te saj. Ne kete rast del pyetja: Cfare interesash ka pasur Britania e Madhe nga bota shqiptare qe e futi shoqerine e saj ne ferrin komunist? Kjo eshte nje pyetje qe kerkon nje pergjigje sa filozofike, sa historike aq dhe politike qe te mundesh te kuptosh sadopak zhvillimin e shoqerise shqiptare pas vitit 1943 deri me sot (2018), por ajo fsheh nje fakt: historiografia e epokes komuniste ja ka futur ne tym per te gjitha ngjarjet e pjesmarrjes se shqiptareve ne Luften e Dyte Boterore duke fshehur autorin real te krimit ne Shqiperi pergjate periudhes 1943-1991 dhe duke akuzuar njerez krejt te tjere. Ajo ka fshehur dhe betejat reale midis forcave gjermane dhe atyre shqiptare nen drejtimin e britanikeve duke shpikur vonesen e reagimit fillestar (Paskal Milo, Udhekryqe shqiptaro-gjermane, f. 128). Ne te vertete me 13 gusht dhe 9-13 shtator 1943 midis forcave gjermane, ne kthesat e Barmashit, dhe atyre italiane, ne Poceste afer Maliqit, ka pasur beteja me forcat e Ballit Kombetar ne bashkepunimin udheheqes me britaniket (Erald Kapri, Sekretet e luftes, Shqiperia tjeter ne dokumentet britanike, f. 238) çka çon ne perfundimin se luften kundra gjermaneve e filluan forcat nacionaliste nen drejtimin e britanikeve, ndersa komunistet heshten. Menyra e kalimit te perkrahjes britanike nga nacionalistet tek komunistet perben te gjithe esencen e veprimit britanik mbi politiken shqiptare te asaj kohe, por dhe fshehjen kembengulese te asaj qe do te ndodhte me vone. Pikerisht menyra dhe aresyeja e kalimit te perkrahjes britanike nga forcat nacionaliste ne ato komuniste perben thelbin e ketij argumenti dhe fillesen e bashkejeteses se komunizmit shqiptar me kapitalizmin britanik ne dem te shoqerise shqiptare.
Argumenti 2
Vendosja e bombave ne Kanalin e Korfuzit me 1946 nga vete britaniket dhe ngjarja politike e 22 tetorit te atij viti, qe cuan ne distancimin propagandistik politik te britanikeve nga komunistet shqiptare dhe trajtimi historik i tyre si kundershtare te thekur te Shqiperise Komuniste nga viti 1947 deri me 1988-89, kur ne realitet kishin qene drejtuesit politike te vetmit deri ne fund. Pretendohet se Incidenti i Kanalit te Korfuzit ka pasur tre incidente (15 maj 1946, 22 tetor 1946 dhe 12-13 nendor 1946 (Jon Halliday, Shqiptari dinak Enver Hoxha, f 315), por qe autori ve shume dyshime mbi kete incident, te pakten ne aresyen e kalimit ne te kur ekzistone nje rruge shume me e gjere midis Korfuzit dhe Italise (po aty, f. 316). Ky incident u perdor per te trumbetuar nje problem pa asnje lidhje konkrete: floririn shqiptar.
Problemi i floririt, te grabitur nga hitlerianet dhe konfiskuar perkohesisht nga britaniket (2454 kg e 874gr. e ½ – sipas Ksenofon Krisafit tek “Ne kerkim te arit”, pa vit botimi, f. 34; -kjo saktesi hipokrite tregon nje tallje reale me kete problem), sherbeu per te mbuluar te 300 tonet (e sakte kjo shifer eshte 43.816.682 monedha floriri; –revista “Ne sherbim te popullit”, 8/84) e grumbulluar nga organet e diktatures pergjate viteve te fillimit te epokes komuniste (1944-1955), fati i te cilave eshte absolutisht i panjohur. Por Jon Halliday, tek Shqiptari dinak Enver Hoxha, ben fjale per te tjera sasira (7,1 ton) te pervetsuara nga Anglia te cilat ishin grabitur nga fuqite e Boshtit dhe me pas u ishin grabitur ketyre nga Anglia (f. 318).
Por problemi i Kanalit te Kurfuzit te vitit 1946 nuk ka pasur asnje lidhje me floririn shqiptar (eshte tjeter pune nenkuptimi qe le ai kur i bashkangjitet asaj qe ndodhi ne Korfuz), ai u perdor vetem per nje qellim diplomatik: ne syte e Botes e perjashtoi Enver Hoxhen nga influenca britanike, te pakten deri ne zbulimin e rolit real te Kim Filbit (1954), pas te cilit britaniket muaren vesh lojen dyfishe te ketij te fundit, por sovietiket muaren vesh sakte raportin e komunizmit shqiptar me britaniket (per kete lexoni librin e Juri Modin: “Shoket e mi te Kembrixhit”), gje qe coi ne prishjen spekulative te 1961, te cilen shqiptaret komuniste e proklamuan si heroizem te udheheqesit te tyre, kur ne fakt ngjarja ndodhi per dekospirim te pales shqiptare ne syte e sovietikeve. Merita e Enver Hoxhes, ne kete rast, qendron ne fshehjen e lidhjes me britaniket ne syte e shqiptareve te cilet nuk e muaren vesh asnjehere se udheheqesi i tyre ishte dore britanike.
Por problemi kishte dhe nje zgjidhje tjeter analitike ne drejtim te autoresise se vendosjes se bombave. Fillimisht u akuzua pala shqiptare, por u pa se shqiptaret nuk kishin specialista per kete pune (Jon Halliday, Shqiptari dinak Enver Hoxha, f. 316), atehere u kalua ne akuzen e pales jugosllave (Jon Halliday, Shqiptari dinak Enver Hoxha, f. 317-318), a thua se jugosllavet nuk ishin dore e britanikeve (te pakten kjo kuptohet me lehtesi ne aktet e formimit te PKSH me 1943 [per kete shih Reginald Hibbert: “Fitorja e hidhur”, Tirane 1993, 2014. Fakti qe perkthyesi Xhevat Lloshi ka tentuar te manipuloje pikerisht kete fakt si dhe kohen e formimit te PKSH, bot. anglisht 1991, f. 219 dhe bot. I shqip, f.334; por bot. II, f. 376 thote ndryshe, tregon per pranine e domosdoshme te britanikeve ne ate ngjarje]). Kjo akuze jetoi deri ne fillim te viteve 2000 kur, me se fundi, u muar vesh se bombat ishin vendosur nga vete britaniket. Por, ne kete rast, me qellim harrohet se cfare rrjedh prej ketij fakti.
Argumenti 3
Analiza e ketij argumenti eshte sa e gjate, aq dhe e lehte per t’u marre per baze, duke krahasuar propaganden e stermadhe per kete teme me faktet reale. Fjala eshte per te ashtequajturat “banda te diversanteve”. Po te pyetet cdo shqiptar se cila eshte lidhja gjeografike e “bandave te diversantave” me Shqiperine pa hezitim do te tregohej Veriu (sidomos Puken, Mirditen, Dukagjinin). Por ekzistenca e nje libri interesant me autor Turhan Shilegu dhe titull: “Lufta e klasave në Shqipëri, 1948 – 1953”, Tirane 1985, tregon se raporti i ketyre subjekteve ne Jug ishte 15 here me i madhe se ne Veri. çka do të thotë: në qoftë se në Shqipëri janë asgjësuar 358 banda me rreth 2000 diversantë (shih Turhan Shilegu,…., f. 105) nga këto 23 janë në Veri dhe 335 janë në Jug, 134 diversantë në Veri dhe 1866 në Jug.
Ky fakt nuk ka lidhje direkte me thelbin e problemit, por ai na ndihmon me pyetjen: Perse propaganda komuniste ka tentuar te devijoje gjeografine dhe cfare ka fshehur pas ketij devijimi. Problemi eshte i stermadh, dhe ndofta poshtersia me e madhe e rolit te britanikeve ne asgjesimin e nacionalisteve historike shqiptar. Me dy fjale i gjithe procesi nen emrin e subjektit “banda te difersanteve” ne Shqiperi eshte vepra me e plote dhe me e kontrolluar qe britaniket i kane bere kundershtareve politike te komunizmit shqiptar. Ishin ata qe i organizuan keta njerez dhe ishin po ata qe i tradhetuan duke njoftuar sigurimin e shtetit; dmth merita e ketij te fundit eshte se ka luajtur me nje porte dhe kete e ka trumbetuar si nje sukses te jashtezakonshem ne politiken e krimit te aplikuar ne Shqiperi.
Ne te vertete ndryshimi i gjeografise se te ashtequajturave “banda te diversanteve” ka cuar ne fshehjen e krimit ne Shqiperine Jugore pergjate viteve 1943-1944 ku u masakruan jo vetem njerez te pafajshem, por per keto akte kriminelet muaren tituj “Hero i Popullit” kur ne fakt ishin “Kriminelet e Popullit”. Emrat e Mehmet Shehut, Shefqet Pecit, Tuk Jakoves, Hysni Kapos, Gjin Markut, Beqir Ballukut, Bedri Spahiut, Koci Xoxes, Josif Pashkos e shume e shume te tjereve jane te lidhur me kete proces dhe asnjeri nuk i ka zbardhur dot sakte deri ne fund, me bindjen se nuk kane per t’u zbardhur asnjehere.
Argumenti 4
Lidhet me vitin 1961 ku prishja me sovietiket paraqitet si nje ngjarje madhore deri ne ate shkalle sa e frymezoi kryeshkrimtarin e realizmit socialist Ismail Kadarene t’i dedikonte udheheqesit te diktatures se proletariatit shqiptar nje roman te tere: Dimri i Madh. Ne pamje te pare kjo nuk ka asnje te keqe, por kur kemi percaktuar permasat teorike te marksizmit dhe revolucionit proletar, permasat teorike te leninizmit dhe revolucionit socialist, duhet te merret me mend roli manipulator i shkrimtarit ne kete rast dhe aresyen perse e shkroi ate liber dhe kujt i ka sherbyer me shkrimet e tij. Problemi pse shqiptaret dualen kunder sovietikeve eshte e lidhur me dekospirimin e lidhjes britaniko-shqiptare dhe me pamundesine e lidhjes se bolshevizmit sovietik me komunizmin shqiptar nen drejtimin e Enver Hoxhes. A kane dashur ta heqin sovietiket nga posti Enver Hoxhen nuk ka asnje interes te zbulohet, perderisa sovietiket e kishin vendosur ne rrethin e kuq komunizmin shqiptar dhe ishin ata qe i perzune shqiptaret (Stalini ka dyshuar, por Hrushovi e mesoi sakte nga Kim Filbi raportin e komunizmit shqiptar me britaniket. Ky zbulim ka lidhje me grupin e Hamit Matjanit, te asgjesuar me 1953, veper kjo e Kim Filbit). Te pakten ne fushen e gjeologjise jam deshmitar per fshehjen e zbulimit te vendburimeve te metaleve te rralla qe ne vitin 1957 nga ana e sovietikeve (sot ne Arkivin e Sherbimit Gjeologjik Shqiptar gjenden te gjitha dosjet studimoro-kerkimore te grupeve gjeologjiko-gjeofizike te udhehequra nga sovietiket, ku me lehtesi dallohet deklarimi i rreme nga fakte e zbuluara pas 50 vjeteve). A duhet konsideruar nje merite e Enver Hoxhes lufta teorike kunder sovietikeve eshte nje problem filozofik qe lidhet me raportin e marksizmit me leninizmin, nga ku rezulton qe termi marksizem-leninizem eshte i paargumentuar dhe perbehet nga elemente kontradiktore te papajtueshem, cka do te thote se teoria leniniste e kundershton teorine marksiste ne thelbin e saj duke mos perbere dot nje unitet, duke qene tjeter pune dhe teoria marksiste eshte pune tjeter. Atehere ku qendron merita e daljes te komunisteve shqiptare kunder bolshevikeve sovietikeve me 1961? Kjo mund te kuptohet vetem po te shihet raporti midis britanikeve dhe komunisteve shqiptare, ku te paret vendosen ta sakrifikojne njeriun e tyre (Enver Hoxhen) duke e ndare nga infuenca formale sovietike, por me kete pergatiten lidhjen e komunizmit shqiptar me komunizmin kinez. Kalimi i politikes shqiptare nga Jugosllavia drejt Bashkimit Sovietik dhe pastaj Kines, duke u mbylluar ne vetmine rraskapitese te Historise (ky pretendim, sic do te shohim, nuk eshte i vertete dhe i plote), e tregon fare qarte se PKSH ka qene thjeshte nje kollone e peste ne levizjen komuniste nderkombetare per interesat e Britanise se Madhe dhe kjo duhet te perbeje te gjithe aresyen e marredhenieve te fshehta PKSH/PPSH — Britani e Madhe pas 1945 deri me sot (1991).
Argumenti 5
Pa asnje diskutim qe eshte pika me e pa zberthyer e ngjarjeve qe lidhen me Institucionet Fetare dhe sidomos me Kishen Katolike Shqiptare (tre format e tjera institucionale fetare nuk jane te lidhura ne menyre te drejteperdrejte me kete proces, por ato e bashkeshoqeruan ate per te fshehur thelbin e problemit), por dhe argumenti me kryesor qe lidh PKSH me britaniket ne qellimin e ketyre te fundit.
Shkaterrimi i Kishave Katolike me 1967, kur sinjali ishte dhene qe me 1945-46 kur u pushkatuan KryeShqiptaret e medhenj te Historise se shqiptareve Dom Ndre Zadeja dhe At Anton Harapi, tregon per nje lapsus ne politiken shqiptare, e cila, duke dashur ta fshehe ate, ne fakt nuk ka bere gje tjeter vecse e ka zbardhur ne menyren me ekstreme duke nxjerre ne pah programuesin konkret te asaj qe ndodhi para 73-74 vitesh, por edhe te asaj qe ndodhi perpara 51 vjetesh. Sot problemi analitik shtrohet ne menyre kritike sipas pyetjes: perse u shkaterruan Institucionet Katolike Shqiptare me 1967, kur me 1945-1946 ishin pushkatuar kreret historike te tyre dhe Kisha Katolike Shqiptare ekzistonte formalisht, por e pergjakur dhe e masakruar ne ekstrem (ekzistenca e nje dishepulli historik, – Ate Pjeter Meshkalla, nuk eshte e afte ta perligje kete ekzistence me forcen me te paket historike europiane te aplikuar mbi shqiptaret; pasi Kleriket Katolike Shqiptare te te gjitha niveleve ishin ose te pushkatuar, ose te burgosur ose te internuar)? Asnje subjekt fetar ne Bote nuk eshte masakruar sa Kleriket Katolike Shqiptare ne te gjithe historine e Njerezimit, por asnje shqiptar nuk e di autorin e ketij projekti thellesisht antishqiptar dhe me kriminal te ndodhur ndonjehere, por dhe aresyen perse urrejtja kunder shqiptareve duhet te fillonte nga Kleriket Katolike Shqiptare te ndare ne dy faza.
Raporti kohor dhe i vete ngjarjeve te ndodhura nder vitet 1944-1946 me ato te vitit 1967, tregojne se kemi te bejme me dy ngjarje te ndryshme mbi te njejtin subjekt. Ne qofte se per rastin e pare kishim te benim me kundershtaret politike te partise-pushtet (me bindjen e plote qe eshte veper e drejteperdrejte e britanikeve, pasi elementet drejtues te Kishes Katolike Shqiptare ishin ne thelb te arsimuar ne shkollen gjermane), ne rastin e dyte kemi te bejme me kundershtaret historike dhe ketu qendron e fshehta e asaj qe ka ndodhur mbi Kishen Katolike Shqiptare me 1967-ten. Venia ne pah e ketij disniveli kohor mbi dhunen politike dhe individuale kundra Kishes Katolike Shqiptare tregon per rolin kriminal qe ka luajtur nje subjekt i “panjohur”, por qe veprimtaria e tij pat filluar qe me 1912-ten. Pra zberthimi i asaj qe ka ndodhur me 1967-ten, e me pas, tregon se ne kete pike britaniket nuk kane dore as ne planifikim (vetem ne qofte se jane fshehur pas “ateisteve” shqiptare) dhe pergjegjesia e tyre permblidhet vetem per vitet 1944-1948 te fshehur pas petkut jugosllav. Vitit 1967 eshte pergatitesi shkakesor i tri ngjarjeve me pretendime madhore ne shkencen historiko-gjuhesore shqiptare te epokes komuniste: 1-Kuvendi i I-re i Studimeve Ilire, 2-Kongresi i Drejteshkrimit te Gjuhes Shqipe dhe 3-formimi i Akademise se Shkencave te R.P.S. te Shqiperise. Kjo eshte aresyeja perse filloi lufta kunder inteligjences historike shqiptare, por nga kjo del pyetja: kush perfitoi ne Shqiperi nga masakra intelektuale e 1967-ses? Kjo eshte shume e lehte te zbulohet: shikoni se kush e akuzon Kishen Katolike Shqiptare per filoitaliane dhe si agjenture te Selise se Shenjte dhe keni zbuluar perfituesit e krimit antishqiptar te 1967-es!
Ndersa lufta kundra Kishes Katolike Shqiptare nder ato vite pas lufte ka te perbashket luften kundra klases politike shqiptare me sfond edukativ gjerman dhe kjo duhet te konsiderohet si aresyeja madhore perse autoret e masakrimit te te gjitheve personazheve Klerikale Katolike duhet te kete si ideator britaniket.
Argumenti 6
Gjeja me e cuditshme ne Shqiperine e epokes komuniste eshte mosperputhja e deklaratave politko-ekonomike me konkluzionet e fundviteve te botuara per nje rreth te kufizuar intelektualesh deri ne ate mase sa nuk e kupton se cfare eshte kerkuar realisht nga kjo inteligjence dhe cfare ka bere ajo praktikisht, sidomos pas 1967-tes. Pas 1978 shteti shqiptar, ne saje te politikes se PPSH, u nda nga marredheniet me shtetin kinez. Flitet qe edhe ne kete rast kane qene kinezet ata qe i perzune shqiptaret, por keta te fundit i paraqiten ngjarjet si te frymezuara prej tyre. Rendesia qendron ne nderprerjen e ndihmave ekonomike qe Kina i jepte Shqiperise prej me shume se 15 vitesh, me ane te te cilave komunizmi shqiptar mbijetoi “parajsen” e vet ekonomike te te gjithe koherave. Kjo eshte panorama formale e dukshme nga kendveshtrimi ekonomik i asaj qe ka ndodhur ne Shqiperi pas prishjes me sovietiket. Por ne qofte se problemi do te shihet me kendveshtrim historik, dmth nga marredheniet me Jugosllavine, pastaj me Bashkimin Sovietik dhe ne fund me Republiken Popullore te Kines, do te shikohet qe vazhdimi, dmth pas 1978, nuk perben izolimin e propaganduar, por dicka krejt tjeter per tjeter qe eshte e lidhur me marredheniet e fshehta PPSH-Britani e Madhe dhe qellimin final te kesaj te fundit. Ne opinionin shqiptar kjo eshte paraqitur si nje kalim i marredhenieve ekonomike nga forma me klering ne formen e blerjes me tregetare privat.
Qe te mundesh ta marresh ne konsiderate sa me plotesisht kete argument do te bejne analizen e zhvillimit formal te shoqerise shqiptare sipas tre kendveshtrimeve: a) sipas propagandes (ne kete rast do te perdorim nje material studimor te shume viteve me pare), b) sipas vendimeve juridike dhe c) sipas fakteve ekonomike, por duke e parapergatitur lexuesin se te dhenat per dy kendveshtrimet e fundit nuk kane qene te publikuara per lexuesin e thjeshte dhe ne cdo botim kishte shenimin: per perdorim te brendshem. E gjitha kjo deri me 1986, pasi botimet pas 1988 nuk e kane kete logo.
- a) Nëqoftëse dështimet në industri deri më tani (1976) ishin mbajtur të fshehta, gjatë kësaj periudhe (1976-1982) ato dualën sheshit duke ju atribuar Kinës në planin shkakësor. Rastësi, apo jo rastësi, politika e jashtme po i vinte në ndihmë PPSh-së për të justifikuar gjëndjen e rëndë të krijuar në vënd si pasojë e politikës së jashtme. Nuk ka se si të jetë ndryshe kur pranohet se Ministria e Industrisë dhe Minierave nuk po realizon kundër planit pasi zhfrytëzon vetëm 80% të makinerive që ka në dispozicion942. Dhe për 6 mujorin e parë të vitit 1977 pranohet se plani i zbulimit të vëndburimeve të reja dhe i sigurimit të rezervave industriale të naftës u realizua 64%, kurse ai i shpimeve 88%943. Kurse në total atë vit u prodhua 1,9 milion ton naftë944, që duhet konsideruar si një nga shifrat më të larta të prodhimit vjetor shqiptar945 të paktën në sasi pasi në vleftë ajo nuk raportohet asnjëherë për këtë periudhë (për vitin 1980 jepet shifra 1,387 milion ton946, gjë që mund të jetë e dyshimte).
Një problem tepër-tepër i mprehtë për PPSh-së ka qënë ai i valutës. Që këtu fshihet një nga misteret më të mëdha të politikës ekonomike shqiptare nuk diskutohet, por në këtë periudhë ajo mori përmasa të dukshme dhe për të justifikuar domosdoshmërinë e madhe për devizë, gjë që e impononte zhvillimi ekonomik i premtuar popullit, u korigjua politika ekonomike e deriatëhershme me parrullën që “Devizë për ne është eksportimi jashtë i mallrave që prodhojmë”947. Ky korigjim erdhi si rezultat i prerjes së kredive nga Kina, akti i së cilës është pretetenduar gjithmonë si imponim nga PPSh-së, siç do ta shohim në vazhdim, por që nuk është e vërtetë aspak.
Nëqoftëse do të shohim lidhjen midis domosdoshmërisë së eksportit dhe shkallës së zhvillimit industrial, do të ndeshemi me një kontradiktë e cila, kur zbërthehet, tregon se PPSh-së gënjente dhe mashtronte popullin me progresin e premtuar. Kështu për industrinë më fitim prurëse në drejtim të dollarit dhe devizës u pranua që afro 52% e proçeseve të punës kryhen me dorë, në shfrytëzimin pyjor afro 63%948. Domethënë del pyetja: si mund të realizoheshin të ardhurat valutore me këtë shkallë automatizimi që dispononte industria minerare? Në këtë pikë rezulton që dishepulli i PPSh-së ishte kontradiktor me realitetin dhe vetveten.
Për të mbuluar këtë mospërputhje, parimore për ekonominë e një vëndi, u shfrytëzua konjuktura politike e krijuar nga prishja me Kinën. Teoria e mbështetjes në forcat e veta gjeti në atë kohë terrenin më të përshtatshëm justifikues. Nënkuptimet që rridhnin nga kjo teori u kundërshtuan shpejt e shpejt me mohimin se mbështetja në forcat tona nuk është autarki, pasi kjo e fundit do të thotë as të mos shesësh e as të mos blesh nga vëndet e tjera949. E meqënëse ky shpjegim linte jashtë justifikimin e mohimit të diktaturës, atëhere kësaj diktature ju bashkangjit injoranca, pasi u provua fare thjeshtë pa asnjë lloj argumenti se ne kurrsesi nuk shkojmë në autarki950, a thua se popullin shqiptar e zinte meraku në kishte apo jo autarki në ekonomi.
Për këtë periudhë duhet kuptuar roli që luajti prishja me Kinën. Ajo u shfrytëzua nga PPSh-së për të rritur shkallën e shfrytëzimit ekonomik të popullit shqiptar, sidomos të asaj pjese që merrej me prodhimin mineral. E bukura është se akti i supremacisë së industrisë minerare mbi çdo lloj veprimtarie tjetër ekonomike na ishte zbuluar fillimisht nga të huajt (miqtë e PPSh-së) dhe vërtetimi i saj kërkonte të bëhej me punë951. Mirëpo kur shohim se këto fjalë janë thënë në vitin 1978, pra shfrytëzimi shtazarak i popullit shqiptar kishte kohë që zbatohej, duhet të merret me mënd se PPSh-së donte të nxirrte nga pleshti dhjamë. Erdhi koha që minierat e qymyreve shfrytëzonin shtresat me trashësi 20-30 cm, ato të bakrit mineral me përqëndrim 0,6-0,8% dhe ato të kromit mineral me përqëndrim 30-33% (në atë kohë autori i këtij studimi ka qënë marrë me sigurimin teknik të të gjithë minierave të Shqipërisë). Domethënë periudha që po analizojmë (1978-1982) ka si bashkëudhëtar kulmin e shfrytëzimit social të popullit shqiptar si e vetmja mënyrë e mbajtjes së pozicionit ekuilibër të politikës së PPSh-së.
Por të gjitha këto nuk e penguan Byronë Politike të deklaronte në fillim të vitit 1983 se “në vitin 1982 treguesit e përgjithshëm dhe përpjestimet kryesore të ekonomisë kanë shënuar përmirësime të mëtejshme. Prodhimi shoqëror u rrit 4,4 për qind dhe të ardhurat kombëtare 4,5 për qind, në një kohë që popullsia u shtua 2,1 për qind”;..”Produkti i përgjithshëm industrial u rrit 4,7 për qind”(nënvizimi i autorit)1122 (pra pranohet perparimi i padiskutueshem i shtetit shqiptar komunist).
Dmth ne kete pike kemi mosperputhjen midis fakteve ekonomike dhe propagandes politike.
Dhe për të gjithë dështimet e mosrealizimet e industrisë kërkohej shfajësimi me nivelin e ulët shkencor të prodhimit1130 duke kërkuar të pranohej përparimi. Kjo përbën pikërisht bazën e kritikës sonë: duke qënë në një nivel të ulët prodhimi nuk mund të premtosh portat e parajsës aq më tepër qe zhvillimi social i ketij populli qëndronte shume më prapa se ky prodhim.
Dështimet në industri dukeshin kryesisht në ritmet mesatare të rritjes së prodhimit nëpër pesëvjeçarë ku intervali kohor 1981-1985 ka përqindjen më të ulët (2,7 për qind) në krahasim me të gjithë pesëvjeçarët e paraparë1131. Vihet re rënie e theksuar e prodhimit të naftës e bitumit (nga 1233 milion lekë në 870 milion), e energjisë elektike (nga 485 milion lekë në 439 milion lekë), gjithmonë në raport me vitin 19801132.
Shenimet jane te marra nga studimi: 9.Pjesa e peste: Historia e Partise Punes se Shqiperise (libër vetëm për shqiptarët, pasi eshte permbysja e te gjithe asaj qe shqiptaret kujtojne se dine sakte dhe politika e sotme boterore nuk le gur pa levizur qe kjo te mos zbulohet mundesisht kurre; politika e sotme shqiptare i sherben kesaj fshehje. Ne qofte se ka problem historik qe shqiptaret e dine gabim ne menyre absolute ne te gjithe permasen e vet (d.m.th kohen, vendin dhe autoret) eshte pikerisht historia e kesaj partie, per te cilen shqiptaret duartrokiten per gjysem shekulli dhe puthen Token per te, por duke anashkaluar faktin qe sot partite politike shqiptare rrjedhin pikerisht nga kjo parti).
942– Enver Hoxha, Vepra 61, f. 317
943– po aty, f. 317
944– Petit Robert –2 (1984)
945– Vjetari Statistikor i Shqipërisë 1991, f. 154-155
946– po aty, f. 156
947– Enver Hoxha, Vepra 62, f. 174
948– po aty, f. 286
949– Enver Hoxha, Vepra 63, f. 48-49
950– po aty, f. 61
951– Enver Hoxha, Vepra 66, f. 73
1122– P. P. Sh. Dokumenta kryesore, vol 8, f. 345, 346
1130– Enver Hoxha, Raport e Fjalime 1982-1983, f. 281
1131– Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991, f. 145
1132– po aty, f. 154
- b) Por per opinionin shqiptar partia-pushtet pergatiti metodologjine e planifikimit te ekonomise socialiste te Shqiperise (miratuar me vendim te KM, Nr. 37, date 17.5.1978) qe e fillonte shpjegimin nga kapitulli i II duke lene ne erresire ate qe shkruhej ne kapitullin e I-re (Permbledhje e pergjithshme e legjislacionit ne fuqi te Repuplikes Popullore Socialiste te Shqiperise [1945-1979], vell. I, Tirane 1979, f. 163-219). Ne kete rast nuk do te harrohej te vihej ne dukje rrethimi dhe bllokada e eger imperialisto-revizioniste si dhe kriza e rende ekonomiko-financiare e vendeve kapitaliste e revizioniste qe ushtronin presion te forte mbi ekonomine shqiptare (po aty f. 226). Kjo nuk do ta pengonte partine-pushtet te formulonte bazen juridike te lidhjes se traktateve dhe te marreveshjeve nderkombetare te emertuar si rregullore e cila u miratua me vendim te Presidiumit te Kuvendit Popullor, Nr. 243, date 27.1.1979 (po aty, vell. II, f. 909-915) duke e pergatitur Popullin Shqiptar, sipas propagandes, per etapen e izolimit historik.
- c) Ne nje nga insitucionet studimore shqiptare te asaj kohe (1981-Ndermarja Gjeofizike Tirane), pati ndodhur nje ngjarje sa e cuditshme aq dhe e papranueshme per mendjet shqiptare, jo vetem te asaj kohe: nga aparaturat kineze qe dispononte ndermarja u kalua rrufeshen ne dy grup-aparatura me diference te theksuar cilesie kundrejt tyre. DDC kineze u kopjuan nga mjeshtrat qe dispononte ndermarja duke prodhura ne seri te tilla dhe per kohen kjo nuk ishte ndonje gje e pamundur, por cudia ndodhi me grup-aparaturat e tjera ku befas u cfaqen aparaturat kanadeze ne firmes Scintreks te nje cilesie qe ne nuk i njihnim ne ate kohe. Ne kete menyre erdhen Manjetometrat dhe simotrat e tyre, Gravimetrat, Turami, Absorberi Atomik, GEVI-6000 (Prodhim Cekosllovak me skema amerikane), IPR-10, IPR-11 me te gjithe aksesoret, EDA-ERA (prodhim shume shtetesh: Britani, Cekosllovali, Finlande) e shume te tjera. Ishte nje investim kolosal per kohen dhe mjeshtrat e elektronikes te Gjeofizikes ne kete fushe (Engjell Ciraku dhe Hajri Shehu) u treguan bashkekohes ne kete drejtim, por edhe duke u specializuar ne Kanada ne kete fushe. Personalisht, duke qene teknik i mesem ne kete fushe, pasi kam mbaruar Politeknikumin per elektronike, pata punuar per 14 vjet me Turamin dhe e di mire se cfare pune kolosale eshte bere ne kete drejtim. Por sot shtroj pyetjen: si u kalua kaq rrufeshem nga teknologjia kineze ne ate kanadeze, ku kjo e fundit ishte nje nder nivelet me te larta ne Bote, dhe, nga ana tjeter, pretendohet per politike nderkombetare izolimi te Shqiperise?
E perafert ka qene situata ne ndertimin e veprave hidrike mbi lumin Drin. Ne qofte se hidrocentrali i Vaut te Dejes (1967-1971) ishte fillim e fund nje hidrocentral kinez me pese agregate, te tjeret, pas tij nuk ishin te tille. Keshtu hidrocentrali i Fierzes (1971-1978), pervec “Tatrave” 10 toneshe (Cekosllovaki), pati ne perforcim “Centaur” 40 tonesh (Britani e Madhe), “Perlin” 32, 20 tonesh dhe “Lumverdhat” 30 tonshe italiane per ndertimin e diges, kurse hidrogjeneratoret per prodhimin e energjise elektrike ishin te prodhimit kinez (4 te tille); ndersa hidrocentrali i Komanit (1979-1986) pati vetem “Centaur” 40 tonesh dhe “Perlin” 32, 20 tonesh, por agregatet (kater te tille) ishin te prodhimit francez dhe ishte nje ekip i tille qe realizoi montimin e tyre. Kam pasur fatin te vezhgoj te gjithe praktiken e montimit te tyre, pasi ne periudhen 1982-1988 punoja ne Karme per zbulimin e bakrit ne ndihme te Gjeologjise se Shkodres dhe shpesh here kemi qendruar me muaj te tere ne ambientet e brendeshme te Kantierit te ndertimit te hidrocantralit te Komanit.
Pas 1978 Lidhja me Perendimin doli haptas si nje menyre e zhvillimit te Shqiperise Socialiste, por qe zbulohet saktesisht po te shihet dinamika e marredhenieve te jashtme te shtetit Shqiptare pas 1988 deri me 1992 (per kete shih: 55- Kush i planifikoi proceset demokratike ne Shqiperi 13.12.11, publikuar ne genckhoti.com)
Argumenti 7
Por disa vepra te Enver Hoxhes te shkruara ne fund te jetes se tij, tregojne se kemi te bejme me nje tendence propagandistike, pasi eshte pranuar se “Nje bollek i tille kujtimesh dyshimesh, sharjesh e mburrjesh nuk eshte botuar ndonjehere nga kryetari i ndonje regjimi komunist (apo, me saktem, i cfaredo regjimi qofte). Keto kujtime perbejne nje teresi dokumentash absolutisht unike.” (Jon Halliday, Shqiptari dinak Enver Hoxha, f. 10), por qe, ne kete rast, na japin ne dore nje argument shtese mbi marredheniet e fshehta Britani-PPSH.
Keto vepra, duke perjashtuar korpusin prej 71 vellimesh dhe kujtimet mbi ngjarje vetem shqiptare, pergjithesisht jane:
-Imperializmi dhe Revolucioni – 1978
-“Vetadministrimi” jugosllav teori dhe praktike kapitaliste (kunder pikepamjeve antisocialiste te E. Kardelit, te shprehura ne librin: “Drejtimet e zhvillimit te sistemit politik te vetadministrimit socialist”) – 1978
-Me Stalinin, kujtime – 1979
-Shenime per Kinen, vell. I, 1962-1972, vell II, 1973-1977, nga ditari politik – 1979
-Eurokomunizmi eshte antikomunizem – 1980
-Hrushovianet, kujtime – 1980
-Titistet, shenime historike – 1982
-Rreziku anglo-amerikan per Shqiperine, kujtime – 1982
–Shenime per Lindjen e Mesme 1958-1983, nga ditari politik – 1984
-Dy popuj miq, 1941-1984, pjese nga ditari politik dhe dokumente te tjera per marredheniet shqiptaro-greke – 1985
-Superfuqite 1959-1984; Nga ditari politik – 1986
-Kujtime, pergatitur nga Ilir Hoxha, Tirane – 1998
Por qe analiza e tyre tregon se ato tentojne te fshehin pikerisht kete varesi politike dhe faktin qe levizja komuniste shqiptare ka qene kollone e peste ne levizjen komuniste nderkombetare.
Kush ka pasur kurajon dhe durimin te lexoje keto vepra te Enver Hoxhes, sidomos pas 1991-shit (eshte absolutisht e pamundur zberthimi i asaj qe ka ndodhur ne Shqiperi ne periudhen 1943-1991 jashte ketyre veprave dhe historise se PPSH), duhet te kete kuptuar se permbajtja e veprave teorike nuk perputhet me ato te kujtimeve nga pikepamja e interpretimit filozofik. Dmth qellimi nderkombetar i botimit te veprave teorike nuk perputhet me qellimin kombetar te botimit te kujtimeve mbi lidhjet politike te komunizmit shqiptar nder vite. Atehere ku kosiston thelbi i veprave teorike te Enver Hoxhes dhe, ne fund te fundit, a i kane lexuar shqiptaret realisht ato, sidomos pas 1991, kur nuk i detyronte me njeri? Rendesia e veprave te Enver Hoxhes nuk qendron ne ate se cfare eshte shkruar konkretisht, por ne nenkuptimin kohor kur eshte botuar vepra dhe ne ate se cfare eshte ndryshuar pergjate viteve. Shikoni dinamiken e ndryshimeve te bere dhe do te kuptoni me lehtesi te verteten e asaj qe ka ndodhur ne Shqiperi nga viti 1940 deri diten e fundit kur u botua vellimi i 71 (nentor 1990).
Nje liber me kujtime i Enver Hoxhes, pak i cuditshem ne permbajtjen e vet (Kur u hodhen themelet e Shqiperise se Re, Tirane 1984), e permbys te gjithe ate qe shqiptaret kujtojne se dine sakte per periudhen 1939-1944 te komunizmit te tyre. Ne te gjitha rastet studiuesit shqiptare dhe te huaj nuk e kane marre ne konsiderate kete botim te Enver Hoxhes per nje aresye shume te thjeshte: eshte ne kundershtim me te gjithe panoramen analitike te historise se propaganduar te asaj periudhe, duke filluar nga 1968 kur u botua per here te pare historia e PPSH. Me shume gjasa mund te jete libri me afer te vertetes se te gjitha botimet paraardhese, dmth perpara 1984.
Argumenti 8
Pa asnje diskutim qe eshte problemi me kyc i q enies se udheheqesit te diktatores shqiptare njeri i britanikeve, e per rrjedhoje edhe i partise qe ai e sundoi per sa qe gjalle. Por pa asnje diskutim qe eshte dhe problemi qe shqiptaret nuk mund ta pranojne dot edhe pse e kunderta e saj, ose ajo qe eshte pranuar deri me sot, eshte nje turp per shqiptaret. Problemi eshte i shkolles ku eshte arsimuar dhe pergatitur Enver Hoxha per te sunduar mbi Popullin Shqiptar. Ne te vertete nuk eshte per t’i dhene rendesi se cfare ka studiuar Enver Hoxha, por kush e shpiku versionin zyrtar te arsimimit te tij ne Monpelje, kalimin ne Paris ne lidhje me gazeten “Humanite” dhe perfundimin e udhetimit europian si sekretar i konsullates shqiptare ne Bruksel. Dhe vetem pas kesaj duhet vrare mendja se per cfare ka studiuar udheheqesi shqiptar i diktatures se proletariatit nga viti 1932-1936.
Faktet e mbledhura jane tmersisht kontradiktore, por shqiptaret kane pranuar si version se keto te dhena jane nga vete udheheqesi i diktatures se proletareve dhe kete version e kane pasuruar me shume informacione te trilluara nga njerez “kompetente”. Faktet e publikuara neper Bote tregojne se pikerisht kjo nuk eshte e vertete. Nje permbledhje e asaj qe eshte publikur mbi arsimimin e Enver Hoxhes neper Europe nuk ka lidhje jo vetem me te verteten, por asnje studiues qe ka shkruar mbi kete problem nuk ka dhene referimin konkret. Kur te lexoni ate qe eshte shkruar mbi kete argument do te kuptoni me dy fjale jo vetem padijen universale te shqiptareve, por dhe faktin qe Enver Hoxha e mesoi problemin e arsimimit te vet jashte Shqiperise, sipas propagandes qe shpalosi pas 1968 ne Historine e PPSH, nga Enciklopedia e Madhe Sovietike (te pakten une vitin me te pare te kesaj propagande e kam gjetur vetem ne kete Enciklopedi te vitit 1950, vell. 2, f. 42-43; 1957, vell. 46, f. 254-255, foto 1, 2, 3, 4).
Problemi i të qënurit student jashtë shtetit i Enver Hoxhës nuk ka qënë kurrë i qartë aq më tepër kur qarkullonin zëra se ai nuk kishte marrë asnjë provim dhe duke mos marrë diplomë konsiderohej i pa arsimuar me shkollë të lartë. Duhet vënë në dukje se këto probleme nuk u sqaruan kurrë dhe gjithëshka ka mbetur e errët, por që dikush tentoi më 1976 ta zbardhë këtë problem, krejt pa dashje dhe rastesisht, hëngri plumbin kokës (bëhet fjalë për dy poetët e rinj në moshë Genc Leka dhe Vilson Blloshmin). Pas 1991-shit pati disa tentativa për të ndriçuar të vërtetën, por ato ranë në rezonancë me thashethemet e kaluara duke e shtuar edhe më tepër misterin. Duhet pranuar se problemi i arsimimit jashtë shtetit i Enver Hoxhës duhet të përbëjë nyjen gordiane të jetës së mëpastajme të tij. Ekzistojnë dritare tepër të vogla që të mund të ndriçojnë këtë të fshehtë, kështu që përfundimi do të ketë më tepër karakter hamëndsor se sa dokumentar.
Për herë të parë e dokumentuar, pas 1944 ne Shqiperi, qënia e Enver Hoxhës për studime është dhënë në Historinë e PPSh-së fare-fare shkurt (bot. i I-re, 1968, shtypur ne R.P. te Kines). Sipas kësaj historie, në të dy botimet e saja (bot. i II-te 1981), thuhet: “Ai shkoi në Francë për të vazhduar studimet e larta…Prerja e bursës e detyroi Enver Hoxhën të shkonte në Bruksel dhe njëkohësisht vazhdoi studimet (Historia e PPSh-së, f. 59, bot. I, Historia e PPSh-së, f. 54, bot. II), por ne te dy botimet e historise se partise nuk behet fjale per qytetin ku kreu studimet. Në të vërtetë është vetë Enver Hoxha që na jep një informacion më të plotë për këtë problem vetëm se kjo pas 1998. Sipas këtij informacioni Enver Hoxhes ju dha një bursë për histori-gjeografi për në Universitetin e Monpeljesë (Enver Hoxha, Kujtime, pergatitur nga Ilir Hoxha, Tirane, 1998, f. 54), por pas disa manovrave të tij u regjistrua për në fakultetin e Shkencave të Natyrës (Enver Hoxha, Kujtime, f. 60). Fakti i ndërprerjes së studimeve në Francë pa na dhënë asnjë hollësi të mëtejshme tregon se këtu fshihet jo mos mbarimi i shkollës, por çfarë studjoi ai në ato vite në Francë dhe ku pikerisht. Sipas një deputeti në parlamentin shqiptar pas 1992-shit ka ekzistuar një telegram i ministrit shqiptar të Arësimit dërguar ambasadës shqiptare në Paris me këtë përmbajtje: “Lutemi merrni shënim se në fund të muajit mars të vitit 1934 i pritet bursa përfundimisht studentit Enver Hoxha në Francë”. Me pas Enver Hoxha, gjithmone sipas tij, cvendoset ne Belgjike (Enver Hoxha, Kujtime, f. 73-81) pa bere asnje fjale per studime universitare ne ate vend.
Keto te dhene, qe pas 1992 i kane pasur ne qender te optikes shume gazetare dhe studiues, i gjejme ne studimet e meposhtme:
–A. Musta, M. Kokalari, Kush ishte Enver Hoxha, f. 21;
–Vasfi Baruti, Enver Hoxha ne optike te re 12 Maj 1908-28 Nentor 1944, UEGEN 2013, f. 76.
–Blendi Fevziu, Enver Hoxha, e para biografi bazuar ne dokumentet e arkivit personal dhe ne rrefimet e atyre qe e njohen, Tirane 2011, f. 27. Por ne kete veper te gazetarit Blendi Fevziu gjejme te dhena me konkrete, qe nuk ekzistojne tek asnje studiues tjeter. Sipas autorit eshte e vertetuar se Enver Hoxha ne Bruksel u regjistrua ne Fakultetin e Drejtesise, ne rrugen “Franklin Ruzvelt” ne vitin akademik 1934-1935, por ne numrin e rregjistrit te tij, 2821, kartela eshte e bardhe, pra nuk figuron te kete asnje provim (f. 45). Por ky autor nuk ka dhene asnje referim konkret dhe, ne mbeshtetje te titullit te librit, rezulton qe e ka gjetur ne dokumentat e arkivit personal. Menyra e “gjetjes” dhe shkrimit te jetes se Enver Hoxhes, sipas ketij varianti, eshte kaq ordinere sa nuk eshte e veshtire te arrihet ne perfundimin e permbajtjers artificiale te ketij botimi.
–Kastriot Myftaraj, Jeta e fshehur e Enver Hoxhes 1908-1944, vell. i pare, Tirane 2008, f. 116, 118, 129.
–Beqir Ajazi, Kush ishte Enver Hoxha, Tirane 2007, f. 25, 31, 42, 51, 52, 55, 61-72, 80.
-Por tek Kristo Frasheri e gjej shprehimisht se Enver Hoxha ishte, “kur u kthye ne Shqiperi ne vitin 1936, i padiplomuar…” (Historia e levizjes se majte ne Shqiperi dhe e themelimit te PKSH 1878-1941, Tirane 2006, f. 223).
–Agim Musta, Mjeshter i intriges, bisht’ i dreqit, Tirane 2008, f. 13-16; tek ky autor gjendet informacioni sikur Enver Hoxha u rregjistrua ne fakultetin e Historise (Bruksel), ku gjate viteve 1935-1936 shleu disa provime te vitit te pare pa na dhene referimin e informacionit.
–Kastriot Dervishi, Levizja komuniste ne vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-se, Tirane 2016, f. 188
Të gjithë këto të dhëna nuk tregojnë asgjë konkrete aq më tepër kur kanë karakter gojor të transmetuar prej brezash dhe nuk është çudi të jenë të sajuara nga fillimi deri me sot. Kjo e fundit bie ne sy ne venien ne dukje te disa ngjarjeve qe autoret e mesiperm i permendin si ngjarje vendimtare ne jeten e Enver Hoxhes, kur ne te vertete sot jane te vertetuar plotesisht se nuk kane ekzistuar ne ato permasa qe pretendojne studiuesit e mesiperm. Ne menyre te permbledhur keto ngjarje jane:
-Prania e Hysen Hoxhes ne aktin e Shpalljes se Pavaresise nen emrin Hysen Efendi Gjirokastra, qe ne fakt ka qene nje personazh i pranishem, por qe ka vdekur i vrare nga Haxhi Qamili ne qershor 1915 (Jusuf Buxhovi, Kosova, Libri i trete, Prishtine 2012, f. 77).
-Prania e Hysen Hoxhes ne veprimtarite arsimore te Enver Hoxhes kur vajti ne Korce si nxenes (1920), kur ne te vertete Hysen Hoxha nuk ka vdekur me 1934 (sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar 1985, 2008), por me 25 janar 1916 (nekrologjia e vdekjes ne gazeten e Vasil K. Dilo-s Epeirotiki Amyna (Mbrojtja e Epirit), nr, 105, shkurt 1916, sipas botimit te gazetes Proini te dates 29 janar 1916).
-Prania e Enver Hoxhes ne marrjen e eshtrave te Cerciz Topullit dhe Muco Qullit ne Shkoder me 15 shtator 1936, ku ngjarja paraqitet e ndodhur perpara Bashkise se qytetit, kur ne te vertete mitingu eshte bere perpara Poste Telegrafes se qytetit te asaj kohe dhe Enver Hoxha nuk ka qene ne delegacionin gjirokastrit, por ai ka qene ne nje date tjeter per nje ngjarje tjeter te cilen nuk ka pasur qejf, per aresyet e tij, ta beje publike.
-Prania e dy jugosllaveve si bashkethemelues te PKSH me 8 nentor 1941, kur ne realitet dy jugosllavet shkaterruan levizjen komuniste me qender ne Shkoder dhe pergatiten formimin e PKSH ne mars 1943 (kjo e fundit sipas Reginald Hibbert: Fitorja e hidhur [mbi luften nac-cli. ne Shqiperi pergjate periudhes 1943-1944], Tirane 1993, f. 334; ndersa sipas origjinalit te vitit 1991 f. 219.). Te gjithe veprat mbi levizjen komuniste ne Shqiperi dhe themelimin e PKSH, spostimi i dates ekzakte (21-23 mars 1943) ne daten imagjinare (8 nentor 1941), nuk mbeshteten ne asnje dokument, por thjeshte ne interesin politik te propagandes komuniste vetem per nje aresye shume te thjeshte: te pervetesojne davinat e fitores te nje lufte me shume-shume probleme pergjate periudhes 1943-1944. Ne kete rast kam parasysh, pervec librave te mesiperm, edhe botimet e meposhtme:
–Paskal Milo, Shqiptaret ne luften e dyte boterore, I, Tirane 2014, f. 226-316.
–Xhevdet Shehu, Prapaskena, hulumtime ne historine e Shqiperise komuniste, Tirane 2015, f. 21-75.
–Agim Musta, Libri i zi i komunizmit shqiptar, Tirane 2007, f. 16-29.
–Kastriot Dervishi, Levizja komuniste ne vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-se, Tirane 2016, f. 177-227.
Kjo eshte aresyeja qe veprat studimore te mesiperme sherbejne per te fshehur te vertetat historike dhe jo per t’i evidentuar ato.
Çudia më e madhe qëndron në Enciklopedinë franceze Petit Robert (1983) e cila nuk shkon më larg se sa hamëndjet e mësipërme pa e trajtuar problemin me hollësi. Sipas saj Enver Hoxha studioi në Belgjikë dhe Francë (foto 5, 6, 7), porse çfarë studjoi ec e merre vesh (pozitiv është fakti se pranohet studimi në Belgjikë, – ekziston një personazh Blloshmi në Bruksel më 1934, një tjetër në Tiranë më 1944 ikur me ambasadorin anglez më 1945: piktorja Sara Blloshmi). Më të plotë këtë problem e sqaron Fjalori Enciklopedik Shqiptar, por që duhet nënkuptuar si një zgjidhje sipas interesave të udheheqesit te diktatures se proletareve. Sipas këtij fjalori Enver Hoxha ishte student në Francë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit në Monpeljë (specialiteti i biologjisë). Pastaj është trajtuar me bursë të ndërprerë në Paris duke vazhduar leksionet në Fakultetin e Drejtësisë në mënyrë të pavarur. Prej këtej kaloi në Bruksel kur më 1936 kthehet përfundimisht në atdhe. Domethënë sipas kësaj enciklopedie (duke perfshire edhe botimin e ri te 2008) Enver Hoxha ka studiuar vetëm në Francë kur Historia e PPSh-së dhe Enciklopedia franceze e zgjerojnë edhe në Belgjikë. Kontradikta duket e pa rëndësishme, por që fsheh edhe më thellë të panjohurën. Rëndësi ka që Enciklopedia franceze kopjon historinë e PPSh-së duke mos dashur ta thotë të vërtetën. E them kete pretendim pasi mendimi zyrtar europian eshte ne perputhje te plote me ate qe shkruhet ne kete enciklopedi (shih ENCICLOPEDIA EUROPEA, 1985, volume V, artikulli Hoxha, Enver, foto 8,9). Por ka edhe dicka interesante ne dy enciklopedi (Enciklopedia e Pergjithshme – Oxford, 2006, foto 10, 11 dhe MAXIMUS, DIZIONARIO ENCICLOPEDICO, 1994, foto, 12, 13), te cilat, kur flasin per Enver Hoxhen, nuk japin asnje te dhene mbi studimet e tij neper Europe. Cfare fshihet ne kete rast?
Ndersa ne Enciklopedine e Madhe Sovietike (Vȅll. 46, bot. 1950, 1957) kemi pikerisht ate qe u ka interesuar shqiptareve si informacioni me i plote dhe i sakte, ku pranohet se Enver Hoxha studioi ne Monpelje (France) ne fakultetin e Shkencave te Natyres, pastaj punoi ne Paris, ku ra ne kontakt me redaksine e gazetes Humanite, duke perfunduar si sekretar konsullate ne Bruksel dhe me 1936 kthehet ne Liceun e Korces. Nga pikepamja kohore, pas vitit 1944, Enciklopedia e Madhe Sovietike eshte e para qe ka dhene informacione mbi arsimimin e Enver Hoxhes duke e kufizuar vetem ne Monpelje dhe kam pershtypjen se ky eshte burimi i te gjithe asaj qe eshte shkruar me vone per kete argument. Por kjo enciklopedi, bot. i vitit 1970 (sikunder ajo e vitit 1950, vell. 2, f. 43, dhe ajo e vitit 1957), kur flet per Shqiperine (vell. 1, f. 386-387), nuk e permend me emrin e Enver Hoxhes. A kemi te bejme me nje trajtim armiqesor, apo perjashtimor nga ideologjia bolshevike nuk besoj se paraqet interes ne kete rast, pasi ne te gjitha rastet vepra teorike dhe praktike e Enver Hoxhes nuk ka asnje lidhje reale me bolshevizmin doktrinar, por ne kete rast na sherben per te kuptuar se ne favor te kujt do ta luante rolin Enver Hoxha ne emer te Komunizmit Doktrinar.
Ndersa i vetmi dokument i kohës që bën fjalë për studimet e Enver Hoxhës është gazeta “Demokratia” e Gjirokastres (me pronar Xhevat Kallajxhi) e datës 1 gusht 1936 ku Enveri flet përpara varrit të Bajo Topullit si student në drejtësi. Meqënëse të gjithë bashkëmoshatarët e tij nuk bëjnë fjalë për këtë fakt, duke e ditur se ai ekziston i botuar, arrijmë në përfundimin se të dhënat mbi Enver Hoxhën në gazetën “Demokratia” janë dhënë nga vetë Enveri, çka përsëri fsheh më tepër sekretin e studimeve të tij, duke u perputhur me fjalorin e ardhshem enciklopedik shqiptar.
E vetmja pike e mospajtimit te pretendimeve shqiptare me ato te shkruara ne enciklopedite boterore eshte ngjarja arsimore e ndodhur ne Bruksel, ku te gjitha enciklopedite boterore pajtohen me faktin qe Enver Hoxha ka studiuar edhe ne Bruksel. Kjo mosperputhje imformative eshte e afte ta pelcase bomben ne favor te kryerjes se universitetit britanik nga ana e Enver Hoxhes per drejtim shteti ne Paris dhe Bruksel. Eshte kjo aresyeja perse informacionet mbi arsimimin universitar te Enver Hoxhes edhe per shume kohe do te mbeten “te fjetura”.
-Perfundime
Ajo qe ndodhi ne Shqiperi me vendosjen e diktatures se proletariatit pa proletare kishte per qellim te realizonte ne thelb vendimin e Konferences se Londres te vitit 1913 (ne kete rast ka nje analogji midis Revolucionit Rus te udhehequr nga Aleksander F. Kerenski (1881-1970) ne shkurt 1917 kur ju kerkua te eleminohej familja e Car Nikolles II (1868-1918), por qe A. F. Kerenski nuk e pranoi dhe u fut ne loje Revolucioni i Tetorit 1917 te udhehequr nga V.I.Lenini (1870-1924), i cili gjeja e pare qe beri ishte eleminimi absolut i familjes dhe i vete Car Nikolles II; dhe problemit shqiptar ku ne Mukje [1-3 Gusht 1943] dy jugosllavet peshuan se kush nga forcat politike shqiptare e sakrifikonte Kosoven per hesap te serbeve); dmth shqiptaret duhet:
-te mos donin Kosoven e Shqiperise;
-te mos donin tokat e arvanitasve nga kufiri me Turqine deri ne Kanalin e Korinthit (Cameria eshte nje e dhjeta e tokave ku kane banuar para 150 vjetesh popullata shqipfolese);
-te mos donin Institucionet Fetare, sidomos Kishen Katolike Shqiptare;
-te mos donin Europen;
-te mos donin shqiptaret e Maqedonise dhe te Malit te Zi, e per rrjedhoje edhe tokat shqiptare qe kishte grabitur shteti maqedonas dhe ai malazes;
-te urrenin SHBA-ne dhe Britanine e Madhe;
-Dhe, me kryesorja: shqiptaret nuk duhet te donin vetveten dhe Atdheun e tyre: Shqiperine. Ngjarjet e Dy Korrikut 1990, ne menyren se si u organizua dhe pjesmarrjen e vendeve te Europes ne ate ngjarje, e konfirmojne saktesisht perfundimin e fundit.
Tirane, nentor 2018
Une kisha vendosur mos ta botoja kete artikull, por zgjedhjet e 2021 ne menyren se si perfunduan, me cuan ne perfundimin se loja politike e 1943 po vazhdon ne forma dhe menyra te tjera. Eshte mire t’u kujtoj bashkeatdhetareve te mi se Politika Boterore vazhdon te na komandoje sipas interesave te saj edhe pse ato jane krejt te kunderta dhe ndryshe nga interesat tona individuale, familjare dhe shqiptare. Jane nje teresi problemesh qe fshihen apo fallsifikohen prej mbi nje shekull dhe ne vazhdojme te BESOJME me sy mbyllur. A nuk ka ardhur koha te hapen keto sy dhe te mos tregohemi akoma qorra?
Tirane, maj 2021