Artikuj

137 – Reçenca e një të panjohuri ne funksion te “çmendurise” se moshes te rinise

Posted by Genc Hoti

Loading

137 – Reçenca e një të panjohuri ne funksion te “çmendurise” se moshes te rinise

Ky artikull i drejtohet disa studiuesve shqiptare (Prof. Sazan Gurit, Prof. Asist. Elena Kocaqi, studiuesit Agron Dalipaj, Muharrem Abazaj, Musa Tartari, Akademikut Myzafer Korkuti, Ali Eltari-Lapi, Arsim Spahiu, Aqif Sali Tafa, Besnik Imeri, Eva Brinja, Fiqret Barbullushi, shkrimtarit Ismail Kadare, Luftullah Peza&Liljana Peza, Mathieu  Aref, Mexhit Kokalari, Niko Stylos, Margarit Nilo, Çlirim Hoxha, ndersa atyre studiuesve, qe sot nuk jetojne me, nuk e shoh te aresyeshme t’u kujtoj emrat) aktiviteti i te cileve ka cuar ne themelimin e nje shkolle krejtesisht antihistorike dhe antishqiptare, Shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare, sipas te ciles paraardhesit e shqiptareve jane krijuesit e civilizimit Boteror dhe te gjitha gjuhet e Njerezimit jane te lidhura me shqipen. Per te realizuar kete perfundim me perpara eshte e domosdoshme te percaktohet:

1-Parimi Natyror i lindjes dhe zhvillimit te Njeriut ne Toke.

2-Ligji i zhvillimit te Racave dhe Popujve brenda nje race.

3-Hedhja poshte e te gjithe metodikave te perdorura rendom deri sot qe pretendojne se shpjegojne Historine e Njerezimit.

4-Vertetimi i zanafilles me te pare te Races se Bardhe.

5-Vertetimi i lidhjes se kesaj zanafille me popullaten e gadishullit Ballkanik qe mori emrin ILIRI.

6-Vertetimin qe popullata ilire, dardane dhe epirote i perkasin nje boshti biologjik te vetem, duke formuar rastesine biologjike te lindjes se Races se Bardhe.

7-Vertetimin qe kjo popullate eshte e vetmja popullate autoktone e gadishullit Ballkanik dhe ajo i ka ligjet e zhvillimit social te ndryshme nga popullata emigratore qe kane depertuar ne gadishullin tone, te pakten para 15 000 vjeteve. Ne kete pike teoria marksiste mbi zhvillimin shoqeror te Njerezimit rezulton jo e plote dhe kontra diktore me vetveten

8-Vertetimin qe iliret – arberit – shqiptaret jane perberesit e nje boshti biologjik te vetem, por qe sot (2020) nuk perbejne nje unitet te vetem biologjik.

Per te hedhur poshte te gjitha keto ide te shpalosura pas 1970 mora guximin te ndertoj nje korpus prej 12 vellimesh pergjate viteve 1975-2010, qe zgjidhin pikerisht gjenezen biologjike dhe sociale te shqiptareve me titull: Tjetersimi i Historise ose “ndergjegja” e Ngjarjes, ndryshe, Raporti Kohor-hapsinor ose Teoria e Absolutizmit Analitik.

Historia e vëllimit të katërt (Gjeneza e shqiptareve) të këtij punimi (Tjetersimi i Historise ose ndergjegja e ngjarjes) ka ndjekur një odise të vërtetë. Edhe pse u shkruajt i parafundit (behet fjale per 5 vellimet e para) ne vendosëm ta botojmë të parin pasi përmbajtja e tij nuk e atakonte direkt politikën e shtetit shqiptar pa çka se konkluzionet e kësaj midisthënie ishin një akuzë mbi mashtrimin filozofik që mbretëronte në Shqipërinë e viteve 90-të. Në fillim të qershorit 1990 unë ja dërgova këtë vëllim Sekretarit të Parë të K.Q.të P.P.Sh., që në atë kohë ishte dhe president i Republikës, Ramiz Alisë. Në atë kohë isha me punime gjeofizike në malet e Shqipërisë (Lajthize te Fushe Arrezit) dhe kur erdha në Tiranë pashë një letër nga K.Q.P.P.Sh. ku më ftonin në takim. Sekretari për letrat e popullit më priti dhe pasi më bëri disa elozhe më adresoi në Shtëpinë botuese “8 Nëndori” ku u takova me drejtorin e saj. Ai më priti gjithë kortezi dhe pas nja bisede të gjatë më adresoi tek nëndrejtori i përgjithshëm që kishte qënë dikur kryeredaktor i “Zëri i Popullit”. Pa e zgjatur më tha të dorëzoja dy kopje në redaksinë e shkencave shoqërore dhe me 3 korrik 1990 unë i dorëzova sekretares kopjen e parë dhe të dytë të punimit dhe me datën 4 korrik redaksia e mori në dorëzim duke filluar punën e sajë.U caktuan dy recenzentë, me njerin bile dhe u takova (Rinush Idrizi) dhe e vetmja kritikë e tij ishte kritika voluminoze ndaj studiuesve shqiptarë dhe për këtë ishte e domosdoshme zvogëlimi i punimit. Duke parë se kjo punë mund të zvarritej dhe punimet mund të më humbnin e pashë të arësyeshme t’i tërhiqja. Atë ditë krahas dy librave të mij më dorëzuan dhe 6 faqe të daktilografuara si reçencë e dokumentuar. Pa e njohur fare autorin e saj dhe pa i marrë leje (me gjithë se kam tentuar disa herë të lidhem në telefon me të) jam i detyruar për hir të së vërtetës të botoj këtë reçencë dhe letrën drejtuar Ramiz Alisë për t’i vërtetuar lexuesit se këto libra janë shkruar mbi 30-40 vjet përpara dhe idete e te Marreve te Madhershtise Shqiptare jane te konsumuara ne drejtim te kritikes. Daljen e tyre ne skenen e shkences shqiptare, i kishim parashikuar me kohe, pasi veprat e Spiro Kondës e Dhimitër Pilikës kishin nje lidhje ideore me idete e shkrimtarit Ismail Kadare te shprehura ne vepren Nje dosje per Homerin (revista Nentori 8-9/1982), ose Dosja H (botim ne vitin 1990). Me plote fjale shkrimtari Ismail Kadare mund te konsiderohet si themeluesi i shkolles postkomuniste i te Marreve te Madheshtise Shqiptare qe ne vitin 1982.

———————-

Letra drejtuar:

Shokut Ramiz Alia

Sekretar  i Parë i K.Q. të P.P.Sh.

Tiranë

Më falni Shoku Sekretar, por dua t’Ju kujtoj se e reja ndërtohet gjithmonë  mbi gërmadhat e së vjetrës; dhe në këtë drejtim ja vlen të përcaktohet kush është e vjetër e kush do të jetë e reja.

Kjo është arësyeja thelbësore që më detyroi t’Ju shkruaj, e cila lidhet me aktualitetin në botë dhe Shqipëri jo nga pikëpamja politiko-ekonomike, por me atë shkencore.

Së pari, bashkangjitur po Ju dërgoj një punim mbi gjenezën e popullit shqiptar e shkruar me një gjuhë krejt të re për historianin e sotëm, pasi është në kundërshtim me të gjitha pikëpamjet interpretative të deritanishme të materialit arkeologjik të zbuluar, jo vetëm në vëndin tonë, dhe që është një farë përgjigje dhënë artikullit të profesor Ylli Popës mbi kohën e humbur. Sepse kjo kohë nuk është aspak e tillë jo vetëm në planin e përgjithshëm, por as me atë të veçantë. Punimi në fjalë vërteton se ecuria e popullit shqiptar gjatë shekullit të XX-të i ngjan përshpejtimit të dhënë nga një raketë kozmike çka përbën të përgjithshmen e problemit kur vetë punimi përfaqëson të veçantën e tij. Nga ana tjetër kjo kohë e humbur është e tillë vetëm për ata studiues të fushave të ndryshme punimet e të cilëve janë në kundërshtim flagrant me filozofinë e proletarëve. Fushat si fizika moderne, histori-filozofia në përgjithësi dhe ajo e shkencave natyrore në veçanti, shkencat shoqërore në specifikat e tyre kanë stopuar në vënd në nivel botëror kur janë të gjitha kushtet dhe rrethanat për të shpërthyer një revolucion të vërtetë shkencor duke i përmbysur ato në planin ekzistues. Kush mund ta bëjë këtë përveç ne shqiptarëve që jemi të painfektuar nga shterpësia intelektuale? Le ta konsiderojmë shkencën botërore si paraardhësen tonë dhe të vazhdojmë një rrugë krejt të re dhe të pa konsumuar deri më tani.

Se sa është masa kontradiksionit dhe ajo e re mjafton të lexoni punimin në fjalë dhe do Të shikoni se si trumbetohet materializmi dhe se si mohohet ai. Kjo lidhet me pikën e dytë të arësyes që më detyroi t’Ju shkruaj. Janë hapur fjalë sikur në provimet pasuniversitare do të hiqet provimi i filofofisë materialiste.Do t’Ju lutem Shoku Sekretar për hir të asaj që është bërë dhe është thënë për 50 vjet në Shqipëri mos e lejoni të bëhet kjo, sepse atëhere ne punëtorët shqiptarë do të mendojmë se PPSh dhe e tërë inteligjenca e jonë popullore na paskan gënjyer gjatë këtyre 50 vjetëve me emrin dhe veprën e Karl Marksit. Vetëm me këtë provim duket të paktën formalisht, karakteri proletar i inteligjencës sonë dhe pozicioni drejtues i saj në shoqërinë tonë të ndarë në dy klasa mike jo antagoniste. Është punë tjetër që librat mbi materializmin dielektik dhe historik kanë nevojë të revizionohen duke ju afruar më shumë Marksit pasi ato janë tejet larg doktrinës së tij.

Këtë nuk Ju a them pse preken ndjenjat dhe pikëpamjet e mija botëkuptimore, të cilat nuk paraqesin asnjë interes të domosdoshëm, por ngaqë heqja e filozofisë materialiste nga provimet pasuniversitare do të tregonte paaftësinë e studiuesve shqiptarë për të zbërthyer dhe interpretuar Marksin si dhe pozicionin real të kësaj inteligjence në raport me ne punëtorët. Çfarë vlere do të kishte proçesi demokratik në Shqipëri nëqoftëse nuk flaket tej perdja formaliste e shkencës shqiptare që mbizotëron sot në punimet për tituj shkencorë?

Së treti, kam lexuar se sivjet në vëndin tonë do të mbahet kuvendi i Tretë i studimeve ilire. Nuk më intereson edhe fort ky kuvend pasi duke qënë në korrent prej 20 vjetësh me të gjitha punimet dhe studimet, qoftë të huaja, qoftë të historianëve dhe arkeologëve tanë, nuk e kam të vështirë të parashikoj tendencën teorike të kuvendit të ardhëshëm; por unë do të dëshiroja t’Ju kujtoja, dhe për këtë Ju kërkoj ndjesë për herë të dytë, raportin e shkencës shqiptare me atë botërore. Është urgjentisht e domosdoshme, qoftë për shkencën botërore, qoftë për atë shqiptare, të zbulohet parimi natyror i lindjes së njeriut në Tokë përpara se të kalohet në përcaktimet e gjenezës dhe etnogjenezës së popujve të botës në përgjithësi dhe atij shqiptar në veçanti. Ky parim po të zbulohej, do të ndryshonte shumë gjëra në historinë botërore. Mendoj se prapa kësaj kërkese ka ardhur koha e përshtatshme që ne shqiptarët të themi fjalën tonë origjinale kundër rrymës së zhvillimit të shkencës botërore, e cila ka shumë vjet që ka stopuar në vënd (fjalën e kam për fizikën moderne të A. Ajnshtajnit e cila ka nevojë të kufizohet dhe ndryshohet në gjysmën e sajë; për pikëpamjet  e Çarlz Darvinit mbi evolucionin selektiv e cila ka nevojë të modifikohet 50%; pikëpamjet mbi gjeologjinë e sotme mbi formimin e mineraleve dhe shtresave dhe sidomos për shkencat shoqërore ku lindje e fesë, luftës, ideve politiko-juridike, shkencore, letrare etj, etj sipas dinamikës reale dhe jo sipas interpretimeve që bëhen do të realizonin pikërisht revolucionin në shkencë).

Interpretimi i tjetërsueshëm i kohës dhe i hapsirës më ka çuar në ndërtimin e teorisë së absolutizmit analitik e cila është e aftë të vërtetojë jo vetëm gjenezën e shqiptarëve të sotëm (baras me autoktoninë absolute), por edhe parimin natyror të lindjes së njeriut në Tokë.

Daljen kundër rrymës aktuale të shkencës botërore nuk dua ta paraqes si një dëshirë timen apo një forcë zakoni konservator për të mbetur atje ku kemi qënë, përkundrazi vë re se teoria në fjalë është e aftë të zgjidhë pikërisht atë që është kërkuar prej 50 vjetësh në Shqipëri dhe nuk është zbuluar dot. Në thelb arësyeja e gjetjes të zgjidhjes nuk është aspak meritë e imja, por e dikujt tjetër emrin e të cilit ne kemi 45 vjet që e kemi ngritur në pozicionin që i takonte realisht. Unë mendoj dhe e konsideroj ecurinë e shkencës boterore jo plotësisht në përputhje me rrugën që imponon materializmi dialektiko-historik dhe rrjedhimisht ajo karakterizohet nga një boshllëk serioz. Një interpretim i ri i Marksit më ka çuar pikërisht në zbulimin e këtij boshllëku. Psh kujt i intereson qënia autoktone e një populli dhe çfarë përfitimi do të kishte njerëzimi prej këtij përcaktimi? A mos vallë njerëzimi ka 6000 vjet që merret me histori vetëm e vetëm për t’i shërbyer politikës imperialiste të racës së bardhë? A nuk Ju duket Shoku Sekretar se shkenca e historisë, sipas kësaj pikëpamje, ka ecur dhe vazhdon të ecë krejt në tym pa asnjë domethënie dhe në kundërshtim me mësimin marksist mbi rolin udhëheqës që duhet të luajë historia në zhvillimin e ardhëshëm të shoqërisë?  Mendoj se ne shqiptarët kemi për të thënë shumë në këtë drejtim duke i mësuar botës shpërgejtë e sajë të cilat ajo nuk i di akoma dhe ja sepse:

Në qoftë se analiza e dukurive fizike në kohë dhe hapsirë çon në mundësinë e interpretimeve relative të ekzistencës së tyre (të cilat përfshihen vetëm brënda karakterit sasior të tyre), analiza e dukurive shoqërore sipas raportit të ekzistencës në këtë kohë dhe hapsirë e çon medoemos në një interpretim të ri i cili “çuditërisht” është absolut, por me kohë zgjatje të ndryshme (të cilat mund të përfshihen edhe brënda karakterit të ndryshimit cilësor të tyre).

Teoria e absolutizmit analitik sjell këto të reja në mendimin shkencor teorik:

1-Vërteton dhe zbërthen matematikisht uniteti material të gjithësisë në planin filozofik dhe shkencor (të veçantë).

2-Bën kalimin nga çfaqja e zhvillimit (relativiteti analitik merret me këtë problem) në atë thelbësor që përbën një hap më përpara në njohjen e natyrës.

3-Ndërton, për herë të parë, teorinë e historisë konform mësimeve të Marksit. Me anë të kësaj teorie mund të parashikohet e ardhmja duke ditur të kaluarën dhe të tashmen.

Në funksion të pikës së fundit mund t’Ju them se populli ynë nuk është aspak populli më i vjetër i Ballkanit dhe një popull autokton, sipas kuptimit që i japin historianët e sotëm këtyre nocioneve. Në punimin bashkangjitur vërtetohet se populli shqiptar është populli primar, nga ana kohore, i racës së bardhë në Europë dhe, sipas teorisë së absolutizmit analitik, mbart mbi vehte (e vetmja karakteristikë dalluese në thelb e popujve midis tyre) shpejtësinë e zhvillimit shoqëror e cila për rastin konkret është më e avashta në Europë.Mos vallë është faji i shqiptarëve pse kanë lindur të parët në Europë? Relacionet midis shqiptarëve dhe popujve të tjerë europianë do ta rriste shpejtësinë e zhvillimit shoqëror këtu tek ne, por do ta ngadalësonte tek ata popuj duke ja zgjatur jetën gjëndjes aktuale. A i levërdis kjo sot politikës së jashtme shqiptare mendoj se duhet pasur parasysh plani ku do të aplikohet ajo, dmth në planin propogandistik apo në veprime reale të relacioneve me jashtë.

Sulmi i teorisë së absolutizmit analitik nuk është realizuar plotësisht në punimin bashkangjitur, pasi duke qënë një teori universale që nuk pranon përjashtime, shtrihet në gjitha shkencat dhe fushat e tyre duke i bashkangjitur ato midis tyre nën një këndvështrim dhe zhvillim unik, duke ju nënshtruar kategorisë filozofike materie. Pikërisht pse realizon një veprim të tillë unë e kam quajtur me këtë emër si kundrapeshë ndaj teorisë së përgjithshme të relativitetit të A.Ajnshtajnit, që për mendimin tim duhet interpretuar krejt ndryshe nga ajo pamje që i japin sot fizikantët e mbarë botës përfshirë edhe ata shqiptarë.

Të më falni Shoku Sekretar ndoshta u zgjata me këto llomotitje, por duke dashur t’Ju zgjoj interes për një teori të re në fushën e filozofisë dhe të shkencave natyrore e shoqërore, mendova se mund t’i ndihmoja sado pak politikës sonë teorike me nje teorizim praktik te zhvillimit te shoqerise shqiptare konform ligjeve te nenes sone Natyre. E them këtë duke u nisur nga ideja se nuk është e mjaftueshme, dhe as e pranueshme as për ata politikane, të shkojmë pas politikës dhe diplomacisë aktuale qorrazi edhe pse mund të kemi, na hapat e para, përfitim ekonomik. Ne mund t’i jepnim një goditje serioze politikës së sotme europiano-lindore në lëmin e Fesë ku karakteri politik dhe dhunues i institucioneve fetare përbën thelbin e të gjithë veprimtarisë së sotme të politikes. Mund t’Ju them se të gjitha pikëpamjet mbi Fenë në Shqipëri nuk janë kërkund me udhërrëfimet që ka imponuar doktrina e proletarëve edhe pse tek ne pretendohet se është bërë gjëja më serioze dhe politike në lëmin e Fesë. Ne te vertete eshte permbysur Historia e shqiptareve ne drejtimin praktik.

Së fundi do të doja t’Ju thoja diçka për kete pune. Nuk kam ndonjë pretendim kushedi se çfarë per punimet teorike qe publikohen ne Shqiperi, por i ashtequajturi marksizem-leninizem teorik ne vendin tone ka qene dhe eshte nje formalizem filozofik ku kerkush as ka mesuar gje dhe as ka prodhuar gje. Ndoshta rruga e ime mund të jetë një ekstrem dhe e gabuar në ecurinë e sajë, por, në fund të fundit, ajo mund të jetë një tregues se si nuk duhet të ecë individi në rrugën e tij.

Do t’Ju kërkoj, për herë të fundit, ndjesë për mungesën e koregjimit dhe redaktimit të punimit që po Ju dërgoj.

Me respekt

Genc Kol Hoti

Adresa(…..) (gabimet në letër, janë eleminuar në kete publikim)

 

 

Reçension për studimin “Poligjenezë apo monogjenezë dhe mbi këtë parim natyror gjeneza dhe etnogjeneza e një populli”

(midis thënie lidhëse për të gjitha specifikat e veprim-mendimit njerëzor me revolucionin proletar”

Feja, lufta dhe revolucioni proletar

Vol. 4

 

Gjatë studimit e veçanërisht pasi e ke përfunduar e ndien se është e vështirë të japësh një gjykim të plotë për këtë material që mund të quhej “Vështrim kritik e përmbysje në konkluzionet e historiografisë shqiptare për problemin e etnogjenezës së shqiptarëve”. Është një punim voluminoz e serioz, që atakon probleme të rëndësishme e delikate, ku argumenti e kundërargumenti në kontekstet që përdoren fitojnë ndonjëherë vlerë të barabartë, sepse vetë nuk janë të çliruar nga karakteri hipotetik.Natyrisht, për të depërtuar në thellësi të historisë në cilësinë e fakteve dalin objekte të kulturës materiale të qytetërimeve të zhdukura dhe jo dijet e afirmuara si të vërteta. Një gjë e tillë e bën të domosdoshme interpretimin e faktit, interpretim që mund të jetë i saktë apo i pasaktë. Në këto kushte çdo konkluzion i nxjerrë përmes tyre mund të vihet në pikëpyetje mbi bazën e një këndvështrimi të ri të fakteve-argumente.

Ndonëse quhet “midisthënie” e një studimi 4 vëllimesh (në fakt autori i këtyre rreshtave nuk kishte si ta dinte që punimi kishte 5 vëllime të atë kohë, pasi vëllimin e gjashtë unë e shkrova në vitet 1992-1996.GH), materiali i paraqitur përbën një studim që qëndron në vetvete dhe që plotëson kërkesat e një studimi shkencor të pavarur. Ai është origjinal për këndvështrimin e problemeve të gjenezës dhe etnogjenezës, pra, për metodën e studimit, që natyrshëm ka çuar edhe në përfundime origjinale.Autori njeh gjithë arritjet e historiografisë shqiptare e botërore për problemet që trajton dhe ua nënshtron ato analizës kritike nga pozita të caktuara botëkuptimore, filozofia marksiste. Informacioni i begatë,koherenca logjike që karakterizon përgjithësisht studimin, konkluzionet, që ndonjëherë janë gati befasuese, metodika origjinale e studimit (teoria e absolutizmit analitik) që i jep mundësi autorit të depërtojë logjikisht në misteret e origjinës së njeriut në tërësi e të paraardhësve majmunë të shqiptarëve e bëjnë studimin tërheqës e interesant edhe kur trajton probleme shkencore tepër të vështirë.

Në kryerjen e këtij studimi ka përballuar një volum tepër madh pune. Çdo faqe e materialit, fraza e punuar, e saktë dhe e qartë dëshmojnë për seriozitetin, kujdesin dhe përgjegjësinë, bile dhe pasionin. Studimi trajton të kaluarën e largët, por asnjëherë si qëllim më vehte, hedhja dritë në të shkuarën shfrytëzohet për të kuptuar më mirë të sotmen, tipare e karakteristika të qënësishme që bart populli shqiptar, dhe, për më tepër, për të hedhur shikimin në të ardhmen e “popullit më të vjetër të Europës”. Sqarimi i kohëlindjes së etnosit shqiptar i ka shërbyer autorit si argument i padiskutueshëm për një riinterpretim të rrugës historike nga pellazgë-ilirë-arbër-shqiptarë, të mbijetesës së këtij populli e të veçorive origjinale të tij. Autori ndalet dhe u kundërvihet me forcë pikëpamjeve raciste e antishqiptare, që s’kanë qënë e s’janë të rralla në historiografinë botërore, duke dhënë kontributin e vet në luftën që ka bërë ndaj tyre historiografia shqiptare e gjysmës së dytë të shekullit tonë.

Pa dashur të prononcohem për saktësinë e përfundimeve që nxirren në studim, po ndalem në premisat dhe metodikën që përdor autori për arritjen e tyre. Autori pretendon se ka zbuluar çelësin e pagabuar për studimin shkencor të historisë njerëzore dhe ky çelës është “teoria e absolutizmit, ose raporti kohor-hapsinor që nuk varet nga shpejtësia e lëvizjes, por koha e lindjes së dukurisë”. Kjo teori, sipas autorit e revizionon në mënyrë totalitare të gjithë historiografinë botërore në formë dhe përmbajtje..”, ajo “shpjegon fenomenin e lindjes, zhvillimit dhe vdekjes së shoqërisë..” f.7 se “Me teorinë e absolutizmit historia duhet shkruar nga e para (f74). Zbulimi i këtij çelësi i jep të drejtë autorit të bëjë thirrje që “…..historiografia jonë…të hedhë tej metodikën e deritanishme të përdorur prej saj…”(f7), sepse studiuesit tanë, për arësye të metodave të studimit”..na dhanë një pamje krejt tjetër, të gënjeshtërt mbi etnogjenezën e popullit tonë..”(f87). Argumentet e historiografisë sonë për vazhdimësinë iliro-shqiptare janë jo shkencore, sepse asnjë historian “..nuk i ka vajtur ndërmënd të nxirrte nga kjo vazhdimësi specifikën më dalluese të popujve të mbarë botës dhe që do të vuloste autoktoninë e shqiptarëve: shpejtësinë e zhvillimit shoqëror. Po të pyesësh seicilin nga historianët e mbarë botës mbi shënjën dalluese të një populli karshi një tjetri, ai do të mbështetej vetëm në realitetin analitik pa qënë i aftë të vërë në dukje specifikën absolute që të mos e ketë kërrkush tjetër përveç një populli. Pikërisht këtë boshllëk mbush raporti kohor-hapsinor në shkencën e historiografisë, duke transformuar formën klasike të saj nga një hiç në diçka frutdhënëse, nga një shëmbull vërtues sipas metodikës krahasuese në një teori vërtetues për zhvillimin e ardhëshëm kohor-hapsinor dhe ç’është më kryesorja ky raport absolut vërteton saktësinë e K.Marksit dhe të filozofisë së proletarëve për sa kohë që ekziston edhe ndarja më e vogël e punës” (f.258). E cituam të plotë këtë ide për të vënë në dukje moton e autorit në gjykimin e arritjeve të historiografisë sonë dhe nxjerrjen e konkluzioneve. Qëndrimi mohues ndaj këtyre arritjeve jo rrallë është tërësisht nihilist dhe ky nihilizëm mbështetet përsëri në teorinë e absolutizmit “..asnjë arkeolog në botë, shkruan autori, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë (të provojë autoktoninë-shën im) pa filozofinë-kaq të mjerë janë këta studiues dhe vetë kjo shkencë” (f.104) ose gjetkë shkruan “Pra historianët dhe arkeologët e mbarë botës gabojnë kokë e këmbë kur teorizojnë mbi lëvizjet e popujve..” (f.233). Autori e akuzon këtë shkencë (kuptohet, konkluzionet e saj) për arësye se studiuesit janë udhëhequr nga idealizmi e metafizika, “nga botëkuptimi klasik antihistorik” (f 90) dhe pretendon se vetë udhëhiqet nga materializmi dhe dialektika. Por si mund të quhet dialektike interpetimi i çdo dukurie shoqërore brënda kornizave të parimit të absolutizmit dhe nxjerrja mbi këtë bazë e konkluzioneve kategorike si, psh. “..shtet ilir as që ka pasur ndonjëherë dhe as ka për të pasur sa kohë ekziston materializmi historik”?! (f 202). Pa dashur të zgjatem po citoj një frazë ku mendoj se reflekton koncepti jo i drejtë i autorit për materializmin dhe dialektikën: “Duke dashur të pengojë zhvillimin e shkencës materialiste, si dukuri absolute (kjo realizohget me anë të intuitës shtazore) për çdo shkencë sot shkencëtarët (në të vërtetë duhet thënë antishkencëtarët) nuk lejojnë kalimin e çdo shkence në analizën kohore-hapsinore, çka do të çonte në zbulimin e kostantes absolute..”(f.86). Në mungesë të fakteve të mjaftueshme për të depërtuar në thellësi të komunës primitive ilire (shih f. 285) autori detyrohet të përdorë “gurin filozofal” “Kështu që nuk na ngelet gjë tjetër veçse të avancojmë me anë të raportit tonë absolut kohor-hapsinor” (f 285). Pra në pamundësi “për të vërtetuar materialisht autoktoninë..” përdoret një koncept metodologjik.Dhe akuzohen shkencëtarët tanë për hegelianizëm.

Nuk po analizoj të gjitha konceptet e reja metodologjike që përdor autori, por po ndalem te njëri, te “shpejtësia e zhvillimit shoqëror” që është një nga konkluzionet më të rëndësishme të studimit dhe ,njëkohësisht, baza themelore metodologjike për nxjerrjen e një vargu përfundimesh. “Shpejtësia e zhvillimit ekonomiko-shoqëror është paracaktuar nga ai parim natyror i lindjes së njeriut në globin tokësor dhe e varur fillimisht nga nëna jonë; natyra. Vetëm një teori e re, si ajo e raportit kohor-hapsinor, mund të realizojë atë zbërthim” (f 363-364). Pra “shpejtësia e zhvillimit” varet e përcaktohet tërësisht nga kohëlindja e popujve; popujt më të lashtë bartin një shpejtësi të vogël zhvillimi, dhe, meqënëse “dinamika e shtetit të sotëm shqiptar kalon se s’bën nëpër shoqërisë arbërore dhe ilire” (f346). Pra prapambetja e ilirëve me grekët dhe romakët, e arbërve dhe shqiptarëve me evropianët e kohëve përkatëse provon (?!) se “..mosha absolute e shqiptarëve është më e madhja në Europë dhe e barabartë me moshën absolute të racës së badhë” (f 389). Ashtu si dhe parimi i absolutizmit edhe “..shpejtësia e zhvillimit shoqëror..deri tani u ka shpëtuar studiuesve shqiptarë si diçka që nuk ekziston.Ndërsa kryesorja e përdorimit të kësaj metodike nga ana e studiuesve tanë është e lidhur me një gabim universal të shkencës së sotme shoqërore dhe pikërisht i një hapsire në çdo kohë dhe vënd”.

Koncepti “shpejtësi zhvillimi”, ndonëse përdoret për t’iu kundërvënë pikëpamjeve raciste, faktikisht bën të kundërtën: afirmon lindjen e popujve me predispozicion natyror (shih f 28), “Koha e shoqërisë njerëzore është e paracaktuar nga natyra” (f 387), “Historinë reale e ndërton shoqëria njerëzore mbi parime që fillimisht ia ka imponuar natyra” (!) (f. 310).

Mendoj se është i domosdoshëm një rishikim i kujdesshëm e tërësor i studimit të përgatitur. Ky rishikim mund të përqëndrohet kryesisht në këto drejtime:

1.Në lehtësimin e materialit nga disa koncepte me përmbajtje të papërcaktuar ose të dyshimta. P.sh. “forca prodhuese proletare”, “zhvillim absolut i shoqërisë”, “parime natyrore të zhvillimit”, “dinamika e brëndëshme shoqërore”, “metodika absolute e historisë” etj, etj.

2.Në kritikën ndaj historiografisë në tërësi dhe ndaj ideve konkrete të studiuesve që citohen. Kritika të jetë objektive, të vejë në dukje edhe arritjet dhe të jetë më tolerante, jo denigruese. Kurrsesi nuk mund të injorohet gjithë shkenca jonë historike për problemin e etnogjenezës. Po kështu kundërvënia ndaj konkluzioneve të studiuesve s’duhet të jetë ofenduese. P.sh. “..në qoftë se autorët e tyre ngulin këmbë për karakterin absolut të kësaj dukurie (është fjala për lëvizjen e popujve), atëhere ne jemi të detyruar që polemikën me ta ta zhvillojmë në kopshtin zoologjik” (f 267).

3.Në rishikimin e karakterit kategorik të përfundimeve që nxirren për problemet që trajtohen në material.

4.Në koncentrimin e kritikës dhe shkurtimin e materialit në tërësi.

5.Në referencat që bën autori në vëllimet e tjera të këtij studimi që nuk janë të botuara ose të njohura, për shpjegimin e dukurive të ndryshme dhe nxjerrjen e përfundimeve.

Materiali i ripunuar do të japë ndihmesë në thellimin e studimeve për etnogjenezën e popullit shqiptar veçanërisht do të nxisë debatin shkencor rreth këtij problemi.

 

Fatri Sinani

(edhe këtu gabimet në letër janë eleminuar; duhet ditur që numuri i faqeve në reçencë nuk përputhet me numurin e faqeve të këtij botimi).

 

A është i vërtetë kjo reçencë apo jo unë nuk e di, por duke parë përfundimet arrita në konkluzionin se dikush e kishte lexuar dhe këto faqe, në fund të fundit, tregojnë se ky libër i kishte bërë përshtypje. Duhet theksuar se në ato kohë në Shqipëri kishte filluar një erë e re politike; ishin hapur ambasadat dhe rreziku i persekutimit politik nuk ekzistonte. Unë isha krejt i panjohur pasi në libër nuk kisha shënuar emrin tim, por gjithsesi në qoftë se emri i reçenzentit është i vërtetë unë e falenderoj atë: më ka ndihmuar për të rikonfirmuar nivelin intelektuar të studiuesve shqiptarë te epokes komuniste.

Ne te vertete une pata rast ta takon z. Fatri Sinani me ane te nje te njohuri tim te vjeter, Prof. Dritan Spahiut, me tetor 2003 dhe i kerkova te me realizonte oponencen e te gjithe vepres prej 9 vellimesh (kaq kisha realizuar deri atehere), por ai e refuzoi. Sot korpusi teorik qe pretendon te zgjidhe gjenezen e shqiptareve eshte i perfunduar.

 

 

    1. 02 .2004