Artikuj

136 – Dy telegrame qe ndryshojne Historine e Pavaresise te shqiptareve 1912

Posted by Genc Hoti

Loading

136 – Dy telegrame qe ndryshojne Historine e Pavaresise te shqiptareve 1912

Me 15 prill 2021 pata fatin te vizitoj shtepine ku ka jetuar perpara 150 vjeteve Syrja Bej Vlora dhe i biri i tij Eqrem Bej Vlora, ne saje te fteses qe nipi i Eqrem Bej Vlores, Ervin Vlora, me pati bere prej kohesh. Vizita neper ambientet e shtepise se Vlorajve (foto 1, 2, 3, 4) u shoqerua me dhurimin e serise se librave, prej 3 vellimesh (foto 5), mbi jeten dhe veprimtarine e ketyre dy personazheve historike vlonjate, qe historiografia komuniste i ka anashkaluar si inekzistente.

foto1
foto1
foto2
foto2
foto3
foto3
foto4
foto4
foto5
foto5
foto6
foto6

Ne historine e Pavarsise se shqiptareve pas1912 ka pasur keto te dhena te rendesishme:

1-Ismail Qemali erdhi ne Vlore me dt. 21 nentor 1912, pasi kishte deklaruar nga Triestja me 19 nentor 1912 mbi shpalljen e Pavaresise (Fjalori Enciklopedik Shqiptar 1985, po aty, vell 3-2009, Histori e Shqiperise 1984, vell. 2, f. 496).

2- Isa Boletini pat ardhe ne Vlore pas 1-3 diteve pas dates 28 nentor 1912 (jane te shumte autoret qe e kane kete pretendim ku vecoj me kryesorin: Kristo Frasherin).

3-Firmetaret e Aktit te Pavaresise jane 40 delegate dhe firma e Isa Boletinit nuk eshte pasi pranohet qe ka ardhur me vone (jane te shumte studiuesit qe pretendojne se 40 jane firmetaret e Aktit te Pavaresise, sic jane po te shumte ata qe pretendojne per 37 delegate).

Ne fakt mungesa artificila e Isa Boletinit dhe numri 40 i delegateve jane te lidhura se bashku si nje manipulim i Aktit te Pavaresise, pasi realisht eshte hequr firma e Isa Boletinit dhe jane shtuar 4 emra te rinj qe nuk kane qene me 28 Nentor 1912 ne Vlore, pasi realisht numri i delegateve qe kane firmosur eshte 37.

Ne saje te dy telegrameve te gjetura, se fundmi, ne arkivin e Syrja Bej Vlores dhe Eqrem bej Vlores dhe te botuara ne librin me autor Beqir Meta dhe Hasan Bello: Syrja dhe Eqrem Bej Vlora, 1890-1913, vell. I, Dokumenta, Tirane 2020, f. 375-376, shohim se keto tre pika te diskutueshme jane te pasakta.

Ne telegramin me nr 170 lexojme:

 

“Telegram i Mid’hat Frasherit nga Elbasani, drejtuar Syrja e Xhemil Bej Vlores, lidhur me vajtjen ne Vlore te patrioteve shqiptare qe pergatisnin Shpalljen e Pavaresise

                                         Elbasan, me 21 nentor 1912

U shty nisja jone, meqenese bashke me delegatet e Dibres do te vijne edhe Mehmet Pashe Derralla, Ajdin Bej Draga e Isa Boletini. Diten e hene do te vijme se bashku

                                                                      Mid’hat [Frasheri]

AQSH, F. 56, V.1912, D.26, fl.113.”

 

Ndersa ne telegramin me nr. 171 lexojme:

 

“Telegram shifer i konsullit austro-hungarez ne Vlore, von Leyhanec, per eproret ne Ministrine e Puneve te Jashtme, ku njofton mberritjen e I. Qemalit ne Vlore dhe pergatitjen per Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise

                                                                                 Vlore, me 27 nentor 1912

Nr. 6881

Tel. Nr. 34

Dje mbrema erdhi ketu nga Fieri, Ismail Qemal beu se bashku me 20 delegate. Ai me njoftoi se dje shume qytete si Durresi, Tirana, Elbasani dhe te tjere kane proklamuar pavaresine, sipas keshilles se tij. Neser ose pasneser, sapo te jene mbledhur te gjithe delegatet edhe ketu do te behet proklamimi i pavaresise se gjithe Shqiperise. Ai eshte i mendimit se prej kesaj mase, bllokimi i Vlores nuk do te kete me kuptim dhe i lutet Shkelqesise Suaj per te derguar ne Vlore nje ose me shume anije lufte. Nje kerkese analoge, ai ia ka derguar edhe kolegut tim britanik.

Ismail Qemal beu e mban te okupuar zyren e ketushme telegrafike dhe u lejon konsullatave qe te dergojne dhe te marrin telegrame shifer. Une e mora sot instruksionin shifer, numer 26, te dates 19 te ketij muaji, drejtuar zyres konsullore ne Durres.

Qe prej dates 20 te ketij muaji, Eqrem bej Vlora se bashku me rreth 1000 vullnetare ka shkuar kunder grekeve, te cilet kane zbarkuar ne Himare. Flitet se atje po luftohet qe prej dites se djeshme. Edhe Eqrem Beu eshte per dergimin e luftanijeve tona ketu, me qellim qe t’u jepet kurajo njerezve te tij

Nje kopje Konstandinopojes dhe Janines

AIH, Vj. 22-8-851; Vj. 22-22-1182.”

 

Nga keto dy telegrame rezulton:

 

1-Ismail Qemali ka arritur ne Vlore me 26 nentor 1912 mbas dite ne darke.

2-Isa Boletini se bashku me Mehmet Pashe Derralla, Ajdin Bej Draga, Mid’hat Frasherin kane ardhur ne Vlore se bashku.

3-Mungesa artificiala e firmes se Isa Boletinit kerkon rishikimin e 4 delegateve qe nuk kane firmosur, por qe firma e tyre ndodhet ne Aktin e Pavaresise.

4-Emertimi i kryeqytetit te Perandorise Otomane me 1912 behet me emrin Konstandinopoje dhe jo Stamboll, te pakten ne kete material.

A nuk ka ardhur koha te ndryshohet praktika historike e Shpalljes se Pavaresise sipas asaj qe ka ndodhur realisht dhe jo sipas interesit politik?

 

Vlore 15 prill 2021

 

 

Related Post