135 – Per te gjithe ata shqiptare qe e konsiderojne luften nacional-çlirimtare si veper vetem te komunisteve!
Kohet e fundit ka dale nga botimi romani historik “Larg Atdheut”, me autor gazetarin e vjeter, ndoshta nder gazetaret me te vjeter te Kombit Shqiptar, pronari i gazetes Demokratia ne Gjinokaster (1925-1939): Xhevat Kallajxhi (1904-1989); gjithashtu gazetar per shume vjet ne Zeri i Amerikes dhe redaktor pergjegjes i gazetes “Dielli”. Libri eshte botuar nga Shtepia Botuese “Urtesia Bektashiane”, Tirane 2020.
Ne fakt libri duhet konsideruar nje liber historik pasi faktet e shumta qe sjell e bejne nje dokumentar ngjarjesh, te cilat shqiptaret i dine tmersisht ne menyre te pasakte. Konkretisht te rejat qe sjell ky liber permbajne keto fakte vendimitare mbi organizaten nacionaliste “Balli Kombetar”:
1-Kjo organizate eshte formuar pak muaj (qershor 1939) pas pushtimit fashist, si nje organizate e fshehte antifashiste nen drejtimin e Mid’hat Frasherit, e cila me vone mori emrin “Balli Kombetar” (f. 17). Ne ate kohe komiteti nacionalist hartoi dhe shperndau fshehurazi nje deklarate, e njohur me emrin “Oktalogu”, ku shpjegoheshin qellimet e nacionalizmit shqiptar (f.47).
2-Komunistet shqiptare as qe e kishin vene ujin ne zjarr per t’u organizuar ne lufte kunder fashizmit dhe u kujtuan vetem pasi u sulmua Bashkimi Sovietik (f. 18). Dhe ata u organizuan vetem per te marre pushtetin e aspak per te cliruar vendin nga nazi-fashizmi (f.19).
3-Eshte nje e vertete historike se pothuaj te gjithe shqiptaret, gjate Luftes se Dyte Boterore luftuan per clirimin e atdheut me kaq trimeri e heroizem sa fituan admirimin e te gjithe botes (f. 19).
4-Nacionalistet shqiptare paskan qene te paret qe paskan organizuar demostraten e pare kunder pushtuesit fashist pas vitit 1939. Lufterat e Ruzhdies, Recit, Selenices se Vlores, Qafe-Shtames, Barmashit, Qafe-Thanes, Gjormit, Dukatit, Mavroves, Vajzes, Vasjarit, Greshices, Beratit, Kelcyres, Shtepezit, Gjakoves, Kercoves etj qe u shkaktuan deme serioze okupatorit nazi-fashist dhe nderuan lartesisht armet shqiptare, u bene nga nacionalsitet. Nder keto beteja paskan dhene jeten Deshmoret e Kombit: Hysni Lepenica, Aziz Cami, Dhimiter Fallua, Jashar Cakrani, Tare Kalua, Selfo Hekali, Skender Mucua, Josif Frasheri, Mustafa Dervishi, Sefedin Haderi, Sotir Prifti, Veli Rehova, Sherif Prishta, Ahmet Leskua, Aziz Sharra, Sabri Panariti, etj. Keta trima u vrane kunder okupatorit, por disa u vrane nga vellezerit e tyre te cmendur vetem e vetem pse ishin qe te gjithe nacionaliste (f. 42).
5-Ne kete lufte populli shqiptar jetoi dhe shkroi me gjakun e vet nje nga tragjedite me te medha qe njeh historia e Shqiperise….Shqiperia u be ngrehine varresh e germadhash, shkaktuar vecanerisht nga lufta e tmershme civile, e cila i ndau shqiptaret ne dy pjese te kunderta (f. 45).
6-Pas tre vjeteve (1942) “Balli Kombetar” e zgjeroi shume veprimtarine e tij duke shpallur programin e vet politik-shoqeror-ekonomik, te njohur me emrin “Dekalogu” (f. 48).
7-Ne ate kohe, pas nje viti (1943), filloi konflikti midis “Ballit Kombetar” dhe komunisteve, ku keta te fundit hodhen traktatin e pare kunder “Ballit Kombetar” (korrik 1943) te mbushura koke e kembe me shpifje dhe akuza te rreme (f. 51)
8-Ne ate kohe (qershor 1943) Kryetari i misionit ushtarak anglez u drejtoi Frontit Nacionalclirimtar dhe “Ballit Kombetar” deshiren per nje bashkim midis tyre dy fuqive kunder okupatorit. Letra e drejtuar “Ballit Kombetar” u dorezua nga nje eksponent komunist me nje muaj vonese (korrik 1943). Bisedimet midis delegateve (nga 12 seicili subjekt) u zhvilluan ne Mukje, ku muaren pjese dhe nja 500 vete, anetare te organizatave te subjekteve te mesiperme dhe nga populli, me 1 dhe 2 gusht te vitit 1943 (f. 55).
9-Ne fillim te shtatorit 1943 u muar vesh se ne Orenje te Cermenikes Nacionalclirimtarja e prishi marreveshjen e Mukjes per aresyet e saj (f. 58-59), qe edhe sot jane nje mister.
10- Ne vjeshten e 1943 “Balli Kombetar” dergoi ne Peje te Kosoves batalionin e rinise “Besnik Cano” per te luftuar ne krah te vellezerve kosovare kunder bandave te cetnikeve te Mihajllovicit dhe atyre te Titos, ku mbeti i vrere djaloshi tiranas Hamid Troplini (f. 61).
11-Ne shtator 1943 fillon lufta vellavrasese, dmth civile, ne katundin Zicisht te Korces midis nje cete komunistesh shqiptare te perzier edhe me 50 komuniste greke dhe nje cete nacionalistesh. Vriten 6 djelmosha idealiste. Me 20 shtator bandat komuniste te komanduara nga Rahman Uruci dhe Sul Hidri sulmojne ne Kocove makinen qe u conte ushqime vullnetareve te “Ballit Kombetar” duke vrare nje deshmor dhe plagosur nje tjeter. Te tille sulme u perseriten nga banditet komuniste edhe pas 5 diteve ne katundin Thane dhe Lapardha duke vrare nje deshmor dhe plagosur kater vullnetare. Po keshtu me 8 tetor, 13 tetor, 17 tetor, 21 tetor bandat komuniste vrisnin nacionalistet deri tek kleriket bektashinj dhe popullin e thjeshte, sidomos masakra ne rrethin e Lushnjes ku u masakruan 67 nacionaliste nen drejtimin e Mehmet Shehut; masakrat ne Smokthine, Gjorm, Lepenice ku u vrane me teper se 50 vete dhe u dogjen 57 shtepi ne keto fshatra; me 18 nentor qindra bandite komuniste sulmuan Gjinokastren duke vrare me dhjetra nacionaliste dhe duke plackitur e djegur shtepite e tyre; me 15 dhjetor kriminet komuniste vrasin ne nje nga rruget e Tiranes trimin e shquar Aziz Camin; po ne dhjetor bandat e komunisteve vrasin tek Ura e Dragotit shtate trima nacionaliste, ne masakren e te cileve mori pjese dhe gruaja e kapobandes se cetes Abas Shehut nga Benca, ku po ate dite vritet ne qarkun e Vlore me shtate vete; po keshtu u vrane ne Polican te Gjinokastres, ne pranveren e 1944, tre anetare te delegacionit te Parise se Gjinokastres qe kishin vajtur per te biseduar me komunistet mbi eleminimin e luftimeve ne afersi te Gjinokastres (f.71-88).
12-Nga ky liber shqiptare mesojne emrat e krimineleve shqiptare qe ju bashkuan komunizmit: Rahman Uruci, Myzafer Spaho, Mehmet Shehu, Shefqet Peci, Hysni Kapo, Sul Hidri, Agush Gjergjevica, Bedri Spahiu, Qemal Karagjozi, Shemshi Totozani.
Nga ky liber mesova dy probleme interesante: 1-komunistet paskan pervetesuar lavdine e armeve te nacionalisteve kunder okupatorit nazifashist. 2-Forcat Nacionaliste qenkan tradhetuar nga Fuqite e Medha pas 1943-shit.
Tirane, dhjetor 2020