122–Kush i ka caktuar kufijte e Shqiperise dhe a kane shqiptaret tager me i ndryshu ato?
(ndryshe: cfare fsheh ndarja e detit me Greqine?)
Cdo gje filloi ne tavolinen e Kontit Bertold dhe perfundoi ne tavolinen e Qamil Pashes, kryeministrit te Turqise Otomane dhe daja e Ismail Qemal Vlores: shqiptaret do te kishin shtetin e tyre, qe duhet ta shpallnin me 25 nentor 1912 ne Durres (aresyeja perse nuk ndodhi kjo dhe Flamuri u ngrit ne Vlore me 28 Nentor 1912 eshte e lidhur me nje sere ngjarjesh rastesore qe nuk mund t’i parashikonte kerkush, por Plaku i Vlores ja mbajti besen Perandorise Austro-Hungareze dhe Turqise Otomane me perpikmeri per te miren e shqiptareve. Kjo eshte aresyeja perse shqiptaret duhet ta nderojne gjithe jeten Ismail Qemal Vloren.
Por akti nuk mund te pranohej vetem nga Austro-Hungaria dhe Turqia Otomane: duhej te sansksionohej sidomos nga Europa. Dhe data 29 korrik 1913 shenon pranimin e shtetit shqiptar si subjekt politik me vete per here te pare ne Historine e Njerezimit. Me vone u be Organizimi i Shqipërisë sipas vendimit të Konferencës se Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913 dhe Statuti i Shqipërisë i përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit. Midis te tjerave ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer u mbajt dhe nje Protokoll lidhur me kufizimin e Shqipërisë së Veriut si dhe nje Protokolli i lidhur me kufizimin e frontit në Shqipërinë e Mesme. Pas pese muajve u mbajt nje Protokoll i shënuar në Firence më 17 dhjetor 1913 nga Komisioni për kufizimin e frontit në Shqipërinë e Jugut (qe perben dhe temen e ketij artikulli, foto poshte e marre nga Shqipria me 1927), permbajtja e te cilit eshte si me poshte:
“Përshkrimi i vijës së kufirit. –Kufiri nis nga pika C (mbi hartën austriake të vitit 1738, veri-lindje të Mandra Nikolicës) ku kufiri meridianal i Koricës bashkohet me kreshtën e malit të Gramozit. Ajo vazhdon drejt jugut duke ndjekur kreshtën e malit të Gramozit deri në Gurin e Zi dhe më tej kalon sipas kuotave 2536 dhe 2019 dhe i bashkohet Golos. Nga këtu duke ndjekur ndarjen ujore deri në kuotën 1740, ajo kalon nëpërmjet fshatrave Radat dhe Kursak, dhe shkon drejt kodrës që ndodhet në veri-lindje të Kukësit, ku zbret për të mbërritur në gjirin e Sarandës.
Ajo ndjek shtratin e përroit deri në derdhjen e saj në Vjosë ku ajo i bashkohet majës së malit Tumba duke kaluar nëpërmjet fshatrave Zipalica dhe Mesaria dhe mandej niset drejt kuotave 956 dhe 2000.
Nga maja e malit Tumba, kufiri drejtohet në perëndim të kuotës 1621 duke kaluar në veri të Zrimases.
Më tej ajo ndjek ndarjen ujore deri në lartësinë që ndodhet në veri-lindje të fshatit Episkopi (sipas treguesve të hartës kotu bashkangjitur); nga këtu ajo vazhdon drejt jugut duke qëndruar mbi kreshtën e malit ndërmjet Radatit që mbetet në Shqipëri dhe Gaidohorit që mbetet në Greqi, zbret në luginën e Zrinos dhe duke përshkruar lumin ajo ngjitet mbi kodrinën e Kakavijës, fshat që mbetet në Shqipëri. Ajo ndjek përsëri ndarjen ujore, duke lënë Valtisen dhe Kastorian në Greqi dhe Koshovicën në Shqipëri dhe mandej i bashkohet Murganës, kuota 2124.
Nga këtu, ajo i bashkohet Stugares dhe nga Vertopi e kuota 750, duke lënë Janiarin dhe Verven në Shqipëri, ajo kalon nëpërmjet kuotave 1014,675 dhe 839 dhe shkon drejt veri-perëndimit dhe duke lënë Konispolin në Shqipëri ajo vazhdon drejt kreshtës së kodrave të Stilos, Orbës dhe përpara se të mbërrijë në kuotën 254 ajo kthehet drejt jugut dhe i bashkohet limanit të Ftelias” (ky dokument është përkthyer nga franko-shqiptari z. Kirov Mici, GH).
Europa që në fillim pretendoi se problemi shqiptar do të ishte pronë e saj në të gjitha drejtimet. Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913 është në përputhje me këtë pretendim duke më çuar në përfundimin se shteti i shqiptarëve ishte vepër vetëm e Europës dhe jo e popullit shqiptar, gjë e cila jo vetëm që nuk është pranuar kurrë si një akt i tillë nga ana e historiografisë komuniste, por ajo është e interpretuar me qëllim të shtrëmbër duke e paraqitur përpara popullit shqiptar si një konferencë që nuk njohu Qeverinë e Vlorës dhe kreu padrejtësinë më të madhe në dëm të popullit shqiptar në lidhje me kufijtë e shtetit shqiptar (të gjitha këto i gjej në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985, artikulli: Konferenca e Ambasadorëve 1912-1913).
Lexuesi shqiptar duhet ta dijë që Konferenca e Ambasadorëve me të vërtetë nuk u shpreh për Qeverinë e Ismail Qemalit, por Ajo njohu aktin e 28 Nëntorit 1912 pasi në pikën 22 të Statutit të Shqipërisë të përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit pranohej se:
“Qytetarë shqiptarë janë të gjithë ata që kanë lindur ose që janë vendosur në Shqipëri përpara 28 nëntorit 1912-s dhe që, nën qeverinë osmane kanë gëzuar nacionalitetin otoman”
Atëhere përse duhet pranuar qe Konferenca e Ambasadorëve nuk e njohu Qeverinë e drejtuar nga Plaku i Vlorës? A nuk ka këtu një interpretim tendencioz për qëllime të mbrapshta e të mëvonshme?
Nga ana tjetër, nuk është e vërtetë që Konferenca e Ambasadorëve vendosi në mënyrë absolute kufijtë e shtetit të shqiptarëve, por ajo e la të hapur dhe kjo ka qënë një çështje politike në kompromisin e realizuar midis gjashtë Fuqive pjesmarrëse ku pazaret si zor të zbulohen ndonjëherë, por që na jep mundësinë të ngremë hipoteza për këtë çështje kur e krahasojmë me të sotmen; pasi në pikën 2 të Statutit të Shqipërisë të përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit thuhet:
“Shqipëria është e pandashme, territori i saj është i pandryshueshëm. Kufijtë e principatës janë ato të përcaktuara nga të gjashtë Fuqitë e Mëdha. Këto kufij nuk mund të ndryshohen apo të rektifikohen, veçse me anë të një ligji dhe me miratimin paraprak të gjashtë Fuqive të Mëdha (nënvizimi i imi, GH).”
A nuk ka këtu një hapësirë interpretimi, që po të krahasohet me fillimin e mijëvjeçarit të ri, më çon në përfundimin që pazari kryesor i të Gjashtë Fuqive të Mëdha për këtë problem ka qënë Kosova, pasi ka një pikë të veçantë Statuti i parë i Shtetit të shqiptarëve i përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit që favorizon shtetin serb në dëm të shtetit të ri shqiptar. Në pikën 3 të këtij Statuti, në vazhdim, thuhet: “porti tregtar i lidhur me rrugen hekurudhore nderkombetare qe lidh Serbine me Adriatikun, do te vihet nen nje regjim special, duke imponuar detyrimin qe ky vend te mos fortifikohet”. Mos vallë autostrada Durrës – Kukës – Prishtinë –Merdar, e filluar më 2007, i shërben këtij qëllimi? Në qoftë se autostrada Durrës – Kukës – Prishtinë konsiderohet Rruga e Kombit, po vazhdimi Prishtinë – Merdar e kujt është? Apo mos vallë shkrimtari i madh Ernest Koliqi e shkroi novelën “Tregëtarë Flamujsh” për këtë rast? Interesant është fakti që ky nen nuk është diskutuar ndonjëherë nga historiografia shqiptare e epokës komuniste edhe pse PPSh kishte deklaruar se ishte antijugosllave. A ka ndonjë lidhje ky nen me epokën e sotme politike të mijëvjeçarit të ri? Paraqitja e situatës sikur kjo hekurudhë do të sillte zhvillim është e papranueshme pasi shteti serb është i vetmi shtet në historinë mijëvjeçare të popullatës ilire dhe pasilire që i ka zhdukur ata nga historia edhe fizikisht (më hollësisht për këtë problem shih artikullin: “Populli shqiptar dhe pushtuesi antikombëtar” publikuar në albanovaonline.com dhe genchoti.com). Nga i gjithë ky material unë kam arritur në përfundimin se i vetmi që përfitoi nga Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913, në kurriz të popullit shqiptar, ka qënë shteti Serb dhe kërkush tjetër.
Pastaj është e papranueshme të fusësh në të njëjtën pikë edhe popullatën shqiptare në Epirin e Jugut, dhënë shtetit grek, pasi pretendimi i “vorioepirotëve” ka qënë pikërisht mospyetja e tyre për vazhdimësinë politike pas shpërbërjes së Shtetit Otoman, dhënë shtetit të shqiptarëve dhe aspak një kundërveprim ndaj shtetit të ri të shqiptarëve (të gjitha këto i gjej në studimin e Avokatit të Nderuar Dr. Vasil K. Dilo mbi Protokollin e Korfuzit, shih Protokolli i Korfuzit në albanovaonline.com dhe genchoti.com).
A nuk do të thotë kjo se shqiptarët edhe sot nuk mund t’i përcaktojnë kufijtë e tyre me komshinjtë sipas dëshirës qoftë edhe e dyanshme? A nuk të vjen për të qeshur me bllofin propogandistik të përdorur në ndarjen formale te kufirit të detit Jon midis Shqipërisë dhe Greqisë më 2009, 2020? A e dinë vallë shqiptarët e mijëvjeçarit të ri se për të realizuar këtë ndarje duhet pyetur Europa, qoftë dhe për etiketë politike, pasi në fund të problemit do të jetë Ajo që do të vendosë vulën dhe aspak shqiptarët apo grekët?
Organizimi i Shtetit të Shqiptarëve ka qënë një marrëveshje e nënkuptuar midis Gjashtë Fuqive të Mëdha dhe një përfaqësuesi shqiptar dhe e gjithë kjo e shprehur në pikën 4 të Vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913, sipas së cilës:
“Kontrolli i administratës civile dhe financave të Shqipërisë i besohet një komisioni ndërkombëtar, i cili përbëhet nga përfaqësues të të Gjashtë Fuqive dhe një përfaqësuesi të Shqipërisë.”
A nuk tregon kjo se Europa ka pasur dyshime për vazhdimësinë politike të shqiptarëve dhe detyrimisht ja kufizoi veprimin politik vetëm tek administrata civile dhe financa? Problemet e atëhershme nuk kanë qënë të shqiptarëve, pasi ata nuk kanë qënë të aftë t’i zgjidhnin sipas interesave të Europës. Dhe këtu duhet të kapet historiani për të realizuar interpretimin e një dokumenti që për herë të parë pranoi në mënyrë mbarë europiane formimin e shtetit të shqiptarëve dhe e gjitha kjo për herë të parë në historinë milionavjeçare të popullit shqiptar dhe të paraardhësve të tij.
Une pretendoj qe Europa duhet ta ketë kuptuar historinë gjenetike të popullit shqiptar dhe mungesën historike të shtetit të tyre; Europa duhet ta ketë kuptuar dhe ditur qe shqiptarët i kthejnë sytë andej nga janë interesat e çastit gjë e cila do të dukej pas një çerek shekulli ku politika e jashtme shqiptare u centralizua vetëm në një anë të boshtit të të Gjashtëve, prandaj dhe e lanë Shqipërinë si një shtet autonom me drejtues të vënë nga vetë ata. I them të gjitha këto pasi në pikën e parë të Vendimit të Konferencës së Ambasadorëve thuhet një shprehje me dualitet nënkuptues:
“Shqipëria ndërtohet si një principatë autonome, sovrane dhe e trashëgueshme sipa rendit të parëlindjes, nën garancinë e gjashtë Fuqive. Princi do të zgjidhet nga të gjashtë Fuqitë.
A nuk do të thotë kjo pikë se shtetin e shqiptarëve e ndërtoi Europa për interesat e saj për të mbajtur ekuilibrin midis gjashtë Fuqive të Mëdha dhe aspak si një zgjidhje në favor të çështjes shqiptare? Pikërisht kjo e fundit duhet të përbëjë kontradiksionin midis shqiptarëve të sotëm dhe drejtuesve politike të Europës së djeshme, por ama e gjitha kjo në një diferencë kohore prej një shekulli, që përsëri më çon në përfundimin që shqiptarët gjithmonë do të jenë të vonuar në kërkesat e tyre politike në raport me interesat e Europës. Dhe kjo duhet të përbëjë kontradiksionin kryesor midis shqiptarëve të sotëm dhe Europës kapitaliste, por pikërisht kjo nuk merret parasysh nga politikanët e sotëm gjë që më ka çuar në përfundimin e mos kuptimit të arësyes përse shqiptarët janë të vonuar për çështjen e tyre kombëtare jo vetëm brënda shtetit të shqiptarëve, por dhe jashtë saj. A nuk do të thotë kjo që hapësirat politike të aplikuara nuk janë në përputhje me ligjet natyrore të zhvillimit të racës njerëzore në Tokë? A nuk janë të gjitha këto një defekt i shkencave politike ndërkombëtare duke na argumentuar qe shqiptarët gjithmonë do t’i kenë sytë nga Europa edhe për këtë arësye?
Dy janë pikat kryesore të organizimit politik të Shqipërisë dhe vazhdimit të mëtejshëm politik të saj sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913:
U pranua qe shteti i shqiptarëve nuk do të kishte asnjë lidhje me Turqinë (neni 2 i Vendimit) edhe pse Statuti i shtetit të shqiptarëve i përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit ishte një shëmbëlltyrë e ndërtimit të shtetit turk; nga ana tjetër u pranua që shteti i shqiptarëve do të ishte neutral dhe ky neutralitet do të sigurohej nga të gjashtë Fuqitë (neni 3 i Vendimit). A nuk do të thotë kjo se politika shqiptare pas 1945 ishte e pabesë kundrejt mirëbërësit të vet? Çfarë mund të presësh nga produkti intelektual komunist për problemet e politikës së jashtme kur ata nuk kanë njohur në mënyrë absolute përmasën hapsinore të zhvillimit të popullit shqiptar dhe politikën dashamirëse të disa shteteve europiane? Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913 nuk ka qënë kundra popullit shqiptar, por në unitet me zhvillimin e tij specifik shoqëror të cilën gjë Europa e kishte kuptuar më mirë se vetë shqiptarët, ndërsa shqiptarët nuk e kanë kuptuar akoma as sot. Në vazhdim, vendimi i Konferencës është i lidhur me vendosjen e Princit në krye të shtetit të shqiptarëve dhe në sigurimin e qetesisë dhe të rendit publik. Por sidomos ai vendim është i lidhur me hartimin e një projekti te detajuar te organizimit te te gjitha degeve te administrates te Shqiperise. Ai do te prezantonte tek fuqite e medha, ne nje periudhe kohore jo me shume se gjashte muaj, nje raport mbi rezultatet e punimeve te tij, gjithashtu edhe perfundimet e tij lidhur me organizimin administrativ dhe financiar te vendit (neni 6 i Vendimit).
Nënshkrimi i kësaj kushtetuta mban datën: Vlore, me 10 prill 1914 dhe është nënshkruar nga gjashtë përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha (Britani e Madhe, Gjermani, Itali, France, Rusi dhe Japoni, renditja nuk duhet te perkoje me renditjen e meposhtme):
WINKEL d.v.
KRAL d.v.
KRAJEVSKI d.v.
LAMB d.v.
LEONI d.v.
PETRIAEW d.v.
dhe, për palën shqiptare, nga: MEHDI FRASHERI d.v., i cili është i pari në nënshkrim.
(ky material dokumentar eshte marre nga libri L’Albania dall’ indipedenca all’unione con l’Italia 1913-1939 me autor Amedeo Gianini (Shqipëria nga pavarësia deri në bashkimin me Italinë – 1913-1939; bot. i vitit 1939). Libri ka pasur kater botime (1922, 1925, 1929, 1939) deri në atë kohë dhe ky është pikërisht botimi i katërt çka tregon se titulli i parë duhet të ketë qënë afërsisht: Albania (botimi i parë është realizuar në revistën Europa Lindjes (numuri i janarit), ndërsa në botimin e tretë titulli ka qënë: “La formacione del-l’Albania”) dhe shtesa është bërë vetëm në botimin e katërt. Të katër botimet janë shoqëruar me një sasi të konsiderueshme dokumentash që flasim mbi temën tonë dhe ato, sipas botimeve, janë shtuar konform vitit të botimit).
Tirane 27.08.2020