112-Termeti, ndertuesit profesioniste dhe “injorantet” e Kombit Shqiptar
Nje rruge e shume pune pak here i ndodh njeriut te mesuar me udhetime te pafundme ane e kend Shqiperise pergjate 46-47 vjeteve, sipas nje disipline pune shume rigoroze. Keshtu me ndodhi me 18 dhjetor 2019 kur disa miq nga Poshnja-Paftali-Mbrezhdani-Sinja dhe Mbjeshova me ftuan per te vizituar Kishen e Shen Merise ne Sinje te Beratit me pretendimin se do te shihja dicka te rralle. Udhetimi u mbyll ne Mbjeshove ku hasa nje dukuri qe me detyroi ta hedh ne leter se bashku me disa fotografi te shtepive te braktisura prej shume kohesh (disa mbi 30 vjet, fig. 1-7), por dhe te nje shtepie te ndertuar para 10 vjetesh (fig. 8). Fjala behet mbi menyren se si jane ndertuar shtepite ne Mbjeshove prej shekujsh dhe mosperputhjen praktike me disa banesa te shembura nga termeti i 26 nentorit 2019.
Nuk kam per qellim te ofendoj njeri, por thjeshte te ve ne dukje politiken ndertimore teknike shqiptare pas 1991 dhe ta krahasoj me ndertimet teknike popullore neper fshatrat dhe qytetet e Shqiperise. Ekzistojne pa fund mundesite e krahasimit midis ndertimeve te vjetra (te paprekura nga termetet) neper fshatrat dhe qytetet shqiptare me ndertimet e reja (pas 1991) te shembura nga termeti i 26 nentorit 2019, prej nga del shume qarte pergjegjesia shumepermasore e tragjedise se asaj dite te marte.
“Cudia” qendronte ne menyren e ndertimit te shtepive nga “injorantet” ustallare prej disa shekujsh ku binte ne sy ekzistenca e disa brezave antisizmike te ndertuara me dru per te zbutur goditjet e termetit imagjinar, qe nuk kane qene te rralla nder ato ane (fig. 1-6). Vihet re se ne baze te lartesise se mureve percaktohen edhe brezat antisizmike, qe jane te shumte ne ndertesen dy kateshe (fig. 1,2). Por ekzistojne edhe shtepi nje kateshe qe numrin e brezave antisizmike e kishin te larte (fig. 5,6) dhe kjo e pare ne prespektive per ta bere shtepine dy kateshe ne te ardhmen. Ketij rregulli nuk i kishte shpetuar edhe nje shtepi e ndertuar perpara 30 vjeteve, qe sot ishte banese aktuale (fig. 7), e ndertuar me gur dhe llac cimentoje.
Por dhe nje shtepi e ndertuar perpara 10 vjeteve me beton, tulla dhe llac cimentoje, e paperfunduar (fig. 8), i kishte brezat antisizmik te ndertuar me hekura (3 te tilla te perbere nga 4 fije hekuri 12 mm seicili), duke vazhduar traditen ndertimore nder ato ane sipas nje rregulli teknik te pashkruar, por te nenkuptuar si domosdoshmeri per te pasur nje jete sa me te gjate.
Po te bejme nje krahasim me ndertimet e realizuara ne Durres, Thumane dhe Tirane te shembura nga termeti i dt. 26 nentor nuk eshte veshtire te konkludohet se pikerisht keto breza antisizmike u kane munguar ndertesave te dorezuara perpara forcave te Natyres. Mungesa e hekurit, cimentos e per rrjedhoje cilesia teper e dobet e betonit, bene qe ndertesat e shembura mos t’i rezistojne lekundjeve te Natyres duke na argumentuar qe babezia e fitimit ekonomik ka qendruar mbi rregullat teknike te formuara prej shekujsh nga shqiptaret.
A nuk kemi te drejte te themi se profesionalizmi inxhinjerik eshte dorezuar perpara “injoranteve” ustallare te paarsimuar, por mjeshtra te vertete te ndertimeve shekullore ane e kend Shqiperise. Te pakten ajo qe pashe ne Mbjeshove te Beratit ma konfirmoi kete sentence edhe pse me dhimbje per 52 viktimat e shkaktuara nga 26 nentori 2019.
Shqiptaret sot kerkojne te arsimohen ne menyre formale duke harruar se tradita historike qendron mbi cdo lloj veprimi politik, qofte dhe ne fushen e arsimimit profesional. Pergjegjesia profesionale nuk mund te shkeputet nga pergjegjesia politike, sepse ne fund te fundit edhe politika eshte nje profesion me vete; bile kjo e fundit eshte shumatorja e te gjitha profesioneve te marre se bashku.
Shqiptaret duhet t’i therrasin truve kur zgjedhin udheheqesit e shtetit te tyre, te cilet duhet te jene pergjegjes perpara Natyres dhe Shqiptareve, edhe pse mund te urrejne nje pjese te tyre.