Artikuj

103- Si manipulohen shqiptaret edhe sot? 23.12.2018

Posted by Genc Hoti

Loading

103-Si manipulohen shqiptaret edhe sot?

Pergjithesisht shqiptaret flasin sipas asaj qe lexojne neper gazeta ose degjojne neper kafene pa i shkuar ndermend se, ajo qe lexojne apo degjojne, mund te jene te shpikura nga fillimi deri ne fund. Nga kjo veprimtari shpesh here kuptohet dhe tendenca e shkrimit apo e shpikjeve, por dhe ajo qe kerkojne te mbulojne manipulatoret. Jo rralle ky manipulim botohet ne menyre te maskuar per te fshehur autorin e mashtrimit. Vini re nje rast te tille:

Gazeta “Telegraf”, e enjte, dt. 13 dhjetor 2018, ne rubriken Speciale,  paralel me artikullin e Dr. Asllan Zemani-t, boton nje artikull mbi fjalimin e Fan S. Noli me titull: 5 anarkite e Shqiperise ku i pershkruan shqiptaret, njesoj sikur pershkrimin ta kish bere sot!, sipas nje fjale qe na paska mbajtur ne parlamentin shqiptar me 1924. Sipas gazetes Noli na paska vene ne dukje se nder shqiptare ekzistojne: anarkia fetare, anarkia sociale, anarkia morale, anarkia patriotike, anarkia e idealeve. Keto gjera edhe mund te jene te sakte me dashakeqesine e Nolit per shqiptaret, natyrisht ku e lexon e kupton kete dashakeqesi, por pershtypja qendron ne shenimin e fundit te manipulatorit, i cili ka shkruar nder kllapa: Pjese nga fjalimi i mbajtur ne Parlamentin e Shqiperise ne vitin 1924, por qe tingellon njesoj aktual edhe sot.

Pa pasur per qellim te marr ne mbrojtje nenkuptuesit e ketij krahasimi vendosa te zbuloj se deri ku shkon e verteta e ketij pretendimi imagjinar, pasi duke zoteruar bisedimet nderparlamentare te shtetit shqiptar nga viti 1920 deri me 1936 (me disa mungesa te vogla), e kisha te lehte te realizoja kete zbulim.

Nje studim i bisedimeve parlamentare te vitit 1924 na jep nje panorame te tille nga ku rezulton se Fan Noli nuk ka mbajtur ndonje fjale me kete permbajtje. Viti 1924 karakterizohet nga 62 mbledhje, disa te pa bere per efekt te mos arritjes se numrit te delegateve (misseve). Ne tre mbledhjet e para emri i Nolit figuron si i munguar, ndersa ne Mbledhjen e IV , qe zgjati vetem nje ore, emri i tij nuk permendet. Per here te pare emri i Nolit, si miss i Kuvendit, permendet ne Mbledhjen e V ku ai beri betimin.

Dinamika e fjalimeve te Nolit ne ate vit eshte si me poshte, duke perjashtuar replikat e shkurtera nga vendi:

Mbledhja e V, e Merkure, me 31 Kallnuer 1924, ora 10 para dite deri ne ora 11.30 p.d., ku Imzot Noli dhe Hafiz Ismeti bejne betimin si vijon: “Betohem n’emen te Perendise e mbi nderin t’em se kam per te kryem detyren e shqyrtimit me ndergjegje e asnjansi te plote”. (marre nga Bisedime Parlamentare 1924, 1, Tirane 2012, f. 57).

– Mbledhja e VIII, e Hene me 11.II. 924, ora 2. mb. dreke, ku Noli flet mbi figuren e te njezet-e-tetit President te Shteteve te Bashkuara, Woodrow Wilson-it, qe kishte nderruar jete para disa diteve (duartrokitje te pergjitheshme). (marre nga Bisedime Parlamentare 1924, 1, Tirane 2012, f. 84-87).

– Mbledhja e XXXV, e Merkure, me 26. III. 1924, ora 2.30 mbas dreke, ku ne kuadrin e interpelances te Z. Min. te Drejtesise (M. Libohova) per heqjen e disa nep. ne pref. e Gjinokastres, Noli kundershtoi vendimin e Ministrit (marre nga Bisedime Parlamentare 1924, 2, Tirane 2012, f. 284-286).

– Mbledhja e XXXX, e Hene, me 7. IV. 1924, ora 11. para dreke, ku ne kuadrin e bisedimeve mbi vrasjen e dy amerikaneve ne Mamurras e mbi shpalljen e shtet-rrethimit ne Prefekture te Durresit me perjashtim te qytetit te Tiranes, Noli analizoi krimin ne kuadrin e diskutimit ne kishim te benim me krim ordiner apo krim politik. (marre nga Bisedime Parlamentare 1924, 2, Tirane 2012, f. 349-350).

– Mbledhja e XXXXI, e Hene, me 7. IV. 1924, ora 2.30 mbas dreke, ku per te njejten teme te mengjesit, Noli replikoi mbi aresyet e shpalljes se kanunit te luftes. (marre nga Bisedime Parlamentare 1924, 2, Tirane 2012, f. 356-366).

– Mbledhja e XXXXVI, e Merkure me 16. IV. 1924, ora 2.30 mb. dreke ku u diskutua mbi komisionin e kontrollit te shtetit te rrethimit, doreheqjen e Z. A. Zogu si mis e Dibres, doreheqjen e Z. E. Frasheri si kryetar i K.K. dhe disa projekt ligje dhe Noli diku dha aprivimin e diku replikoi mbi keto tema (marre nga Bisedime Parlamentare 1924, 2, Tirane 2012, f. 446, 450, 451, 452).

– Mbledhja e 48, E ejte, me 17. IV. 1924, ora 9. m.d., ku u bisedua mbi pranimin ne princip te nje kredie te kerkuar prej Qeverise per muajin Prill e Maj dhe Noli replikon mbi radhen e bisedimeve ku tema mbi amnistine duhej vene ne rend te dites. (marre nga Bisedime Parlamentare 1924, 2, Tirane 2012, f. 481, 483, 484).

– Mbledhja e 49, E ejte, me 17. IV. 1924, ora 10 mb. dreke ku vazhdon tema e paradites, por qe Noli, duke mos aprovuar taktiken e qeverise mbi mosmbajtjen e fjales per faljen politike, me disa mise te tjera braktis sallen e Parlamentit (marre nga Bisedime Parlamentare 1924, 2, Tirane 2012, f. 486).

Qe nga kjo mbledhje Fan Noli nuk mori me pjese ne mbledhjet e Parlamentit Shqiptar edhe per shkak te vrasjes se Avni Rustemit.

Mbledhja e fundit, e 62-ta, mbahet te Henen, me 2 VI. 1924, ora 5.30 mb. dreke (marre nga Bisedime Parlamentare 1924, 2, Tirane 2012, f. 579). Mbas kesaj date nuk ka me proces verbale te mbledhjeve parlamentare pergjate vitit 1924.

Parlamenti i ri fillon me mbledhjen e 66, E Merkure, me 21. I, 925. Ora 2. 30 m. dr. ku emri i Fan Nolit figuron si i munguar, por nga fjala e Mihal Kaso-s marrim vesh qe Fan Noli ishte shkaktari i rrevolucionit e Kryeminister i Qeverise illegale, i rene edhe nga detyra fetare, dhe ne ate kohe i larguar drejt Italise (marre nga Bisedime Parlamentare 1925, 1, Tirane 2012, f. 9).

Nga i gjithe ky material rezulton qe botimi ne gazeten “Telegraf” te jete nje abuzim i paster dhe manipulim i te drejtes mbi informimin e lexuesve, ose, ne te kunderten, redaksia e kesaj gazete duhet te jape referencen se ku mund ta kete thene Fan Noli kete postulat mbi 5 anarkite shqiptare.

 

23.12.2018

Related Post