73 – Roli i Institucioneve fetare ne Historine e Njerezimit
Ka nje gje te pashpallur dhe te mbuluar me shume marifet per mbi 2000 vjet dhe kjo ka qene nje veper e politikaneve europiane te epokes skllavopronare dhe asaj feudale, qe doli hapur e pazberthyer ne shek. e XIX-te per faj te materialisteve te atij shekulli jo vetem per paaftesi, por dhe si rezultat i nje trashegimie konfrontimi me institucionet fetare. Sado qe kam lexuar, mbledhur materiale, shkruar per kete teme, ne asnje vend nuk kam gjetur te zberthyer nje pyetje, pergjigja e se ciles eshte e vetmja qe zberthen praktiken e formimit te shtetit te shqiptareve duke u nisur nga bota e brendeshme e tyre dhe qe perputh veprimin politik europiano-otoman me shkallen e zhvillimit social te Popullit Shqiptar. Pyetja shtrohet:
Cili eshte roli i Institucioneve Fetare ne historine e Njerezimit?
(per kete problem eshte mire qe dinamika e institucioneve fetare te shihet sipas dialektikes dhe ne perputhje me rendet shoqerore; dmth ne qofte se pranojme qe rendet shoqerore kalojne nga forma me e ulet ne ate me te larte edhe institucionet fetare duhen pare nen kete kendveshtrim dhe te analizohet e gjithe veprimtaria e tyre qofte ne fazen politeiste qofte dhe ne fazen monoteiste ku kontradikta e shoqerise fillimisht eshte shpalosur ne kontradikten midis ketyre dy institucioneve, qe u takonin dy rendeve shoqerore te ndryshme ne cilesi).
Pergjigjja e kesaj pyetje mund te mos kete shume rendesi per popujt e Evropes dhe shtetet e tyre, por per Popullin Shqiptar kjo pergjigje eshte e barasvlefshme me vete permasen e tij edhe pse praktikisht ky institucion nuk eshte prodhim shqiptar ne asnje permase shoqerore, duke perjashtuar anen njerezore te struktures institucionale.
Rendesia e kesaj pyetje eshte tej mases e madhe, pasi na tregon mashtrimin qe mbizoteron ne mendimin filozofik europian e boteror per mbi 600 vjet dhe lindjen e termave pa asnje themel real. P.sh. termi ateist eshte nje mashtrim filozofik pasi ai nuk mbart asnje rol konkret, vetem se eshte perdorur si nje kundervenie politike ndaj institucioneve fetare pa i percaktuar me perpara rrugezhvillimin e gjithseiciles ne funksion te formes se ideve fetare. Me fjala te tjera termi ateist eshte ireal, pasi ai nuk eshte i afte te argumentoje ne s’ka ZOT dhe ekziston vetem si nje kompesim per krahun tjeter, qe nuk eshte i afte te argumentoje se ka ZOT (me e shumta ne kete drejtim eshte pikepamja e Shen Thoma Akuinit (1225-1274) i cili pretendon se ekzistenca e ZOTIT provohet nga pervoja sipas pese menyrave, – Samuel Enoch Stumpf, Filozofia , – Historia & Problemet, Libri i II, f. 195-197). Ose termi “shkolle laike”, si kundervenie ndaj shkollave fetare, ne mos qofte nje shprehje e idiotizmit njerezor, eshte me se paku nje budadallek per efekt mos dije, pasi shkollat per here te pare ne historine e Njerezimit i kane shpikur prifterinjte politeiste dhe me pastaj jane pervetesuar nga politika. Lufta midis qenies dhe mosqenies eshte ajo qe ka fshehur rolin real te Institucioneve Fetare ne Histori duke i fshehur Njerezimit faktin qe gjuha e shkruar, alfabetet, kultura, filozofia, arsimi, politika dhe te gjithe elementet qe mbartin ato, jane produkti i drejteperdrejte i institucioneve fetare politeiste, me kusht qe popullate bartese te jete prodhuesja e politeizmit (politeizmi nuk njeh huazim historik si monoteizmi; ne kete pike ndahen pellazget nga parailiret), pasi ne te kunderten keto te fundit jane nje imponim nen pamjen e politikes, qofte dhe ne fazen me fillestare. Kjo do te thote se e kunderta duhet te fshehe shume te panjohura ne fushen e historise dhe ekzistencen e disa institucioneve qe per tjeter rol kane lindur dhe tjeter rol kane kryer. Por analiza specifike e Institucioneve Fetare, ne drejtim te rolit qe ato kane kryer ne Historine e Njerezimit, eshte e afte te na jape dhe jetegjatesine e tyre ne planin kohor, me kusht qe te ndiqet rruga e dialektikes sipas kohe-hapsires vetiake. Pikerisht ne kete pike fshihet rrugeformimi i shtetit politik te shqiptareve te sotem dhe ajo qe shqiptareve u a kane imponuar te mos e dine sakte.
Raporti absolut kohor-hapsinor, sipas analizes historike, na meson se Institucionet fetare kane ekzistuar perpara formimit te shtetit dhe e kane shoqeruar ate jo vetem ne aktet e formimit te tij, por ne te gjithe dinamiken e deritanishme te shtetit duke qene paralele ne kohe dhe e sfumuar ne hapsire nen pamjen e politikes edhe pse kjo nuk pranohet ne asnje permase (te pakten kapitulli mbi zberthimin hapsinor te institucioneve fetare ne studimin “Feja dhe Intelektualet”, ne kuadrin e “Tjetersimi i Historise ose “Ndergjegjja e Ngjarjes”, vell. II) na e argumenton unitetin e Institucioneve Fetare me politiken. Por ky raport na tregon se institucionet fetare do te mbijetojne pertej shtetit dhe do te shuhen ne varesi te raportit pune fizike-pune mendore (po te pranojme deduksionin marksist) duke e lene te vetme ne Histori FENE per te permbyllur jeten e Shoqerise Njerezore ne Toke. Por me perpara eshte e domosdoshme te shpjegohet se cili eshte roli i Institucioneve Fetare ne Histori dhe cfare lidhje kane me Popullin Shqiptar dhe shtetin e tyre. Ne kete rast jane keto Institucione qe diferencojne dhe popullaten autoktone nga imponimi politik helen ne trojet e tyre (Apolloni, Durrahum, Lisus, Buthrotum, Bylis, e shume te tjera).
Kush do qe eshte marre me studimin e materializmit postmesjetar dhe fillimkapitalist (qe korespondon me Rilindjen Italiane) dhe i lidhte, konkluzionet e ketij materializmi, me jeten e perditshme (dhe propoganden enveriste ketu ne Shqiperi) e kishte te lehte te arrinte ne dy perfundimin (nuk ka rendesi se sa te drejte jane):
1 – Dje: Institucion Fetar Monoteist + shtet = feudalizëm
2 – Sot: Institucion Fetar Monoteist + lëvizje shoqërore = reaksion i shtetit ndaj shoqërisë
Por asnjehere materializmi filozofik nuk i tha Njerezimit qe ky imponim filozofik kishte mangut elementin lindes, sipas te cilit:
3 – Pardje:Institucion fetar Politeist + Shoqeri Njerezore = Civilizim(ne kete pike eshte i fshehur i gjithe fillimi historik i Shoqerise Njerezore te sotme, dmth zanafilla e dokumentuar).
Zbulimi e ketij ekuacioni ka qene, ndoshta, dyshimi me i pare i saktesise mbi perceptimin e marksizmit te proletareve sipas kuptimit qe i jepte shkolla bolshevike. Keshtu qe kur flasim per teorine e Karl Marksit, ketu ne Shqiperi, te gjithe flasim sipas botimeve te bere nga kjo shkolle pa pasur asnje dyshim mbi saktesine e origjinalit, por edhe pa e ditur te verteten. Kjo ka qene aresyeja kryesore perse lindi Dialektika e Mendimit Njerezor sipas menyres tjetersuese dhe perse ideja me e pare qe duhej zberthyer, sipas Raportit Kohor-Hapsinor, ishte ajo Fetare (vellimi i dyte i Tjetersimi…). Asnjehere materializmi filozofik nuk i tha Njerezimit se Historia e tij ishte e barabarte pikerisht me Historine e ketyre institucioneve dhe ketu problemet ishin shume-shume me te thella se sa i paraqisnin filozofet materialiste te shek. XIX-te. Ata kishin “fshehur” pikerisht problemet e lindjes Historike te shtetit ne planin pergjithesues duke marre per baze rastin evropian dhe duke e paraqitur si te vetmin rast (ne te vertet Historia nuk ka folur me kete gjuhe). Rasti shqiptar eshte ne perputhje me kete te fshehte dhe eshte kjo aresyeja perse ndjej revolte me “ateistet” shqiptare te epokes komuniste qe, krahas padijes ne kete drejtim, jane bartes te mashtrimit shumepermasor qe injektoi rendi diktatorial.
Fillimisht duhet pranuar qe deduksionet e Marksit ne kete drejtim lene mjaft per te deshiruar edhe pse ai nuk e ka pranuar dhunen politike kundrejt prifterinjve, duke pranuar qe ata te jetojne me lemoshat e popullit (K.Marks, Lufta civile në Francë, f. 94-95), por letra e Engelsit drejtuar Meringut (14 korrik 1893, Marks-Engels, Letra te zgjedhura, f.674-680) e justifikon kete mangesi duke na argumentuar qe teoria eshte fajtore per shume probleme duke mos u perputhur me faktet (pikepamja e Ajnshtajnit mbi mosperputhjen e fakteve me teorine dhe ndryshimin e fakteve ne kete rast eshte nje loje fjalesh qe fsheh idealizmit filozofik te tij). Megjitheate une pretendoj se tek Karl Marksi gjendet ajo qe eshte fshehur me marifet per afro 150 vjet dhe qe permblidhet vetem ne nje konstatim: roli percaktues i institucioneve fetare ne formimin THELBESOR te shtetit. Ky eshte nje problem evropian dhe jo boteror, por ama ai tregon se shtremberimi i historise nuk eshte thjeshte veper e komunisteve (jo vetem shqiptar), ai eshte i lashte sa vete Historia, ku kete te fundit e bejne vetem fitimtaret, ne kete rast politika. Vini re se cfare rezulton kur bashkohen idete marksiste te shekullit te XIX-te me Raportin Kohor – Hapsinor per problemin e lidhjes: institucion fetar → shtet dhe institucion fetar + shtet qe gjithsesi nuk jane jo vetem te barabarte, por ato realisht jane variabel te njeri – tjetrit nga pikepamja kohore. Menyra se si njeri ekuacion ka kaluar tek tjetri percakton formen klasike, por pamundesia e te parit per t’u transformuar ne te dytin per efekt te mosekzistences percakton realisht dinamiken e shtetit politik te shqiptareve sipas nje hapsire shoqerore krejt te ndryshme nga forma klasike.
Kur para shume-shume vitesh mora ne analize mendimin filozofik helen (“Tjetersimi i Historise….vell. I) konstatova tendencen e tij per t’i argumentuar fenomenet natyrore dhe ato shoqerore nga nje pike mbi cbaze fillonte edhe gjeneza (monogjeneza shoqerore). Une pretendoj se kjo ashte aresyeja perse shkaku i levizjes u konsiderua i lidhur vetem me boten e objektit qe leviz duke e anashkaluar ambientin rrethues. Mbi bazen e kesaj pikepamje kane lindur me rradhe teorite: e Hegelit, Darwinit, Marksit, Ajnshtajnit (koha per kete shkenctar, sipas interpretimeve qe i behen teorise se tij, eshte formalisht e lidhur me hapsiren pa u konkretizuar ne pasojen e zhvillimit); te cilat ne thelbin e tyre nuk marrin per baze faktorin KOHE. Ne kete menyre baza shkencore e njohurive te Njeriut u permblodh brenda karakterit hapsinor duke lene pas dore proceset thelbesore qe i percakton faktori kohor. Kjo beri qe fenomenet shoqerore te konsiderohen te njehsuara ne planin hapsinor. Te pakten kete perfundim e gjej tek njeri nga autoret e marksizmit filozofik, sipas te cilit:
“Deri tani ne mund te studionim proçesin e zhvillimit në mënyrë të përgjithshme, si një gjë që ka vlerë për të gjithë popujt e një periudhe të caktuar, pamvarësisht nga vëndi ku rrojnë këta popuj. Por me kalimin me barbari ne kemi ardhur ne nje shkalle te tille, kur fillon te duket rendesia e ndryshimeve ne kushtet natyrore te dy kontinenteve te medha”(F.Engels, Origjina e familjes, e pronës private dhe e shtetit, f. 32-33).
Nga pikepamja hapsinore kjo duhet konsideruar relativisht e sakte per sa kohe qe nuk kemi argumentuar te kunderten (ne fakt ne sot e kemi kete argument te kundert, sipas te cilit kushtet natyrore nuk ndikojne ne menyre te drejteperdrejte mbi zhvillimin e Shoqerise Njerezore, pasi rrjedhimi i dyte i Raportit Kohor-Hapsinor mbi mos ndikimin domosdoshmerisht te formave me te ulta mbi format me te larta e perjashton rendesine e kushteve natyrore mbi Shoqerine Njerezore; keto kushte kane qene te tilla shume me perpara se te formohej Njeriu), por nga pikepamja kohore ky postulat eshte i pavlefshem dhe nuk mund te sherbeje per analizen e shtetit politik, sic eshte ai i shqiptareve. Por ai nuk sherben edhe per shume fenomene te tjera shoqerore dhe per rastin konkret nuk shpjegon dot ne menyre te drejteperdrejte menyren e lindjes se ideve te ndryshme politike, juridike, fetare, letrare, artistike, shkencore, etj, etj duke lene ne heshtje gjysmen e realitetit material njerezor (ne fakt marksizmi i proletareve ka qene i vlefshem pergjithesisht vetem per popujt e zhvilluar evropiane qe rrugen e formimit dhe zhvillimit te shtetit e kane pasur te lidhur me klasat shoqerore).
Fakti qe procesi i zhvillimit i nenshtrohet qofte kohes qofte hapsires tregon se postulati i mesiperm eshte jo i plote dhe praktikisht i pavlefshem. Procesi i zhvillimit te Shoqerise Njerezore faktorin kohor e ka primar persa i perket perfytyrimit individual njerezor dhe kete gje njerezit e kuptojne shume me thjeshte se zhvillimin hapsinor. Por kur vjen puna per te analizuar procesin (me kete merret politika) ndodh e kunderta; bashkesia njerezore e ka shume me te lehte ta perfytyroje ate nga pikepamja hapsinore duke e lene ne heshtje procesin sipas kendveshtrimit kohor. Dmth sot problemi eshte shtruar ne menyre te tille sa ka fshehur dashur pa dashur pabarazine e zhvillimit social per efekt te koheformimit duke e ngaterruar me padrejtesite shoqerore (me hollesisht per kete shih artikullin: “Zhan Zhak Ruso, pabarazia sociale dhe teoria e Karl Marksit” publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com). Kjo do te thote qe procesi i zhvillimit ne menyre te pergjithshme nuk ka vlera per cdo popull dhe per cdo kohe; eshte nje faktor tjeter qe e detyron zhvillimin te unifikohet ne drejtim te pergjithesimit dhe ky nuk eshte marre parasysh asnjehere pergjate te gjithe zhvillimit te Shoqerise Njerezore, te pakten brenda kuadrit te shtetit klasor, jo vetem praktikisht, por as teorikisht. Paradoksi i binjakeve ka qene thjeshte nje konstatim pa domethenie ne fushen e fizikes pa i shkuar ndermend qe perbente thelbin e zhvillimit te Shoqerise Njerezore qe nga dita me e pare e relacioneve midis fiseve me kohezhvillim te ndryshem, per efekt te kohelindjes.
Ne qofte se do te benim analizen historike te procesit te zhvillimit te te gjithe popujve do te dallonim nje fenomen qe nuk eshte kaq i parendesishem sa te mos merret ne konsiderate: asnje popull ne bote nuk eshte superior ndaj komshinjve per te gjithe rendet shoqerore te marre se bashku; asnje race, ne teresine e saj (dmth absolute), nuk eshte superiore ndaj nje race tjeter, te gjitha racat kane ne brendesine e tyre inferioret dhe superioret e vet, por raportet nuk kane vlera konkrete pasi ato fshehin njerin nga elementet e superioritetit qe nuk jane zbuluar akoma (te pakten per shqiptaret e sotem inferioriteti hapsinor dhe superioriteti kohor jane shume te dukshem, por kjo nuk eshte thene kurre). Atehere cfare vlere ka postulati marksist mbi unifikimin e zhvillimit pergjithesues te popujve te lidhur me ambientin gjeografik, pervec mashtrimit historik qe kane aplikuar perdoruesit e tij? Ky postulat u eshte dashur vetem per nje qellim: te barazojne zhvillimin e popujve perpara revolucionit proletar marksist (socialist per bolsheviket) dhe per ta paraqitur kete revolucion te perbotshem ne planin kohor (prandaj eshte e nevojshme te analizohet teresia teorike e revolucionit shoqeror ne Racen Njerezore perpara se te merrem hapa konkrete drejt globalizmit politik; vellimi i 7 i Tjetersimit….).
Por thelbi filozofik i marksizmit ka qene nje postulat qe nuk eshte marre kurre parasysh seriozisht nga shkolla bolshevike, por qe ne shoqerine shqiptare ndikoi per te keq ne te gjitha permasat e zhvillimit te saj: raporti midis qenies shoqerore dhe ndergjegjes. Asnjehere nuk u tha se shqiptaret jetonin prej mijera e mijera vjetesh ne nje qenie shoqerore tej mases primitive, por ndergjegjja e tyre nuk perkonte me kete qenie. Vini re postulatin marksist dhe krahasojeni me realitetin shqiptar, te pakten te fillimit te shekullit te XX-te:
“..njerëzit që zhvillojnë prodhimin e tyre material dhe relacionet e tyre materiale bashkë me këtë realitet të tyre ndryshojnë edhe të menduarit e tyre dhe produktet e të menduarit të tyre. Nuk është ndërgjegjja që përcakton jetën, por është jeta që përcakton ndërgjegjen (nënvizimi i imi)” ( Marks – Engels, Ideologjia gjermane, f. 26).
Ky postulat ka nje te fshehte qe nuk eshte zbardhur kurre nga politika komuniste e diktatorit dhe kjo te con ne kerkesen per te zbuluar se cfare perfaqeson ne realitet epoka e diktatures komuniste ne Shqiperi. Ne vendin tone jo vetem qe jeta e pretenduar nuk e ka percaktuar ndergjegjen e shqiptarit, por struktura politike nuk eshte perputhur kurre me gjenezen historike te tij duke treguar se ne dinamiken e shoqerise shqiptare kane vepruar forca te tjera nga ato qe historia e derisotme merr parasysh dhe kjo perben thelbin e shtetit nder shqiptare ne fillim te shek. te XX-te. Ne planin filozofik ky deduksion ka vlera relative persa kohe qe ne nuk dime permasen e realitetit te jetes qe parakalojme. E bukura eshte qe shqiptaret e kane pasur parasysh perdite kete realitet, te pakten ne keto 250 vitet e fundit, dhe nuk qene te afte t’ja percaktonin permasat e ndikimit te saj mbi ta, keshtu qe ka qene e pamundur te percaktohej sakte historia e shtetit nder ta (pas 1945 shqiptaret e mohuan politikisht kete ndikim keshtu qe permasa mbeti deri sot krejtesisht e panjohur). Atehere per cfare shteti te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre behet fjale perpara vitit 1912, ne qofte se do te marrim ne konsiderate kete ndergjegje dhe kete jete? As ky kendveshtrim ne Shqiperi nuk ka qene i lejuar, pasi po te ishte bere kjo do te arrihej ne nje konkluzion te ndryshem qe do ta nxirrte kete postulat shume empirik dhe te papercaktueshem ne dimension. Pikerisht fenomeni ne fjale ka qene mbizoterues ne procesin e zhvillimit te popullates autoktone prej me shume se 2500 vjetesh duke e fshehur procesin real qe ka ndodhur mbi popullaten shqiptare dhe parashqiptare. Fjala behet per Boten e Relacioneve Universale midis vendasve autoktone dhe te ardhurve pergjate ketyre viteve ne fjale. Permasa e kesaj bote ka nje dukuri te vecante, krejt te ndryshme nga bota qe i rrethonte. Me perpara kane ekzistuar relacionet midis pjeseve te vecanta te vendasve me te ardhurit se sa midis ketyre pjeseve dhe kjo perben aresyen per te zbuluar se cfare fenomeni ka ndodhur mbi vendasit autotoktone qe brenda ketij segmenti kohor paraqiten perpara Historise me fytyra te ndryshme duke e ngaterruar jeten shoqerore reale me ndergjegjen e imponuar. Kjo duhet konsideruar aresyeja kryesore perse shqiptaret dhe paraardhesit e tyre duket sikur kane pasur shtetin e tyre duke pasur here nje ndergjegje primitive e here nje ndergjegje politike, por gjithmone brenda karakterit individual (asnjehere shqiptaret nuk kane pasur ndergjegje kolektive historike politike dhe vetem per kete shteti tek ata ka qene i pamundur, por mbetet per te zbuluar se cfare u ndodhi atyre qe u pergatiten me 28 Nentorin e 1912-es).
Ne kete drejtim ndodh dhe aresyeja e diferencimit te ndergjegjes se shqiptareve nga nje krahina tek tjetra dhe fakti i aplikimit te diferencuar te Historise mbi ta ne planin kohor. Pikerisht Bota e Relacioneve (jeta shoqerore) e shqiptareve me ambientin politik qe i rrethonte eshte e afte te shpjegoje te gjithe procesin Historik te shqiptareve dhe percaktimin e ndergjegjes historike te tyre, gje kjo e fshehur me shume djallezi nga arsimimi i detyrueshem i epokes komuniste te enverizmit politik. Mbi kete baze spekullimi u krijua shteti i ilireve, pa cka se ndergjegjja e tyre ishte nje ndergjegje shpellash, mbi kete baze spekullimi u krijua shteti i arberve, pa cka se ndergjegjja e tyre ishte nje ndergjegje kopeje. Kjo nuk i pengoi studiuesit shqiptare te epokes komuniste dhe postkomuniste te argumentonin pranine e marredhenieve feudal tek shoqeria e shqiptareve (kam parasysh studimin e Adrian Civicit: “Shteti apo Tregu – cilin model zhvillimi te zgjedhim”, f. 303-308) duke marre te gatshme idene e pranise se shtetit feudal shqiptar, por pa e shpjeguar menyren se si ishte formuar ky shtet feudal ne nje Popullate qe mbarte pronen fisnore, familjen patriarkale, besimin fetar pagan, te drejten zakonore te pashkruar deri ne mesin e shekullit te XX-te. Studiuesit shqiptare nuk kane qene ne gjendje ta shpjegojne dinamiken shoqerore te popullit te tyre, por arbitrarisht i kane imponuar nje organizim shoqeror inekzistent.
Ne qofte se do te analizonim boten e relacioneve qe iu imponuan vendasve autokton nga te ardhurit ne gadishullin e tyre pergjate 3000 vjeteve te fundit do te kuptohet me lehtesi perse shoqeria vendase duket sikur ka mbreter te epokes skllavopropnare, princa dhe sundimtare te epokes feudale edhe pse vete ajo ne menyre autoktone ndodhej akoma brenda marredhenieve fisnore te jeteses shoqerore ne fazen me te pare te tyre. Menyra se si jane realizuar keto relacione brenda ketij harku kohor tregon dhe menyren se si eshte formuar shteti politik here ne menyre rastesore pa arritur dot ne domosdoshmeri e here rastesisht duke e kapercyer barrieren e saj dhe duke u kthyer ne domosdoshmeri jetike per shqiptaret. Pikerisht kete proces marksizmi i proletareve nuk ka marre parasysh ne teorizimet e tij duke e perjashtuar shumicen e njerezimit nga procesi shteteror i te jetuarit, por dhe duke mos marre per baze ekzistencen e shtetit politik krahas atij klasor dhe produkt te ketij te fundit. Por eshte Marksi ai qe ka dhene idene e lidhjes se institucionit fetar me rastesine fillestare te formimit te shtetit sipas dialektikes historike dhe ky fakt krijon nje permbysje teper percaktuese te teorise se tij. Sipas tij:
“Ndarja e punës bëhet një ndarje reale vetëm nga çasti kur lind ndarja e punës materiale dhe shpirtërore”; dhe Marksi ka shënuar anash: “Me këtë përputhet tipi i parë i ideologëve, priftërinjtë (nënvizimi i Marksit)” (Marksi-Engelsit, 25 maj 1868, Letra të zgjedhura, f. 291)
Ne te vertete perfundimi ka dicka mangut, te cilen autoret e marksizmit (e konsideroj shumes pasi Engelsi ka qene ai qe eshte marre me teorizimet mbi lindjen e prones private) nuk e kane marre per baze dhe nuk e kane konsideruar si pjesmarrese ne procesin e lindjes se shtetit. Fraza e fundit duhet te ishte: – Me kete perputhet tipi i pare i ideologeve, prifterinjte, dhe lindja, per here te pare ne historine e Njerezimit, e Institucionit fetar. Edhe per rastin e klasave shoqerore ky fakt duhet te kete pasur rendesi te posacme, por ai eshte parakaluar si inekzistent. Por kur vjen puna per te analizuar shtetin politik institucioni i priftit behet determinues dhe ai qe percakton shkallen e civilizimit. Te pakten tek populli shqiptar, sic do ta shohim, kjo ka ndodhur pikerisht keshtu. Perjashtimet qe mund ta dallohen ne racat dhe popujt e tjera duhet te jene paralelizuar me shkaqe te tjera te panjohura, por lexuesi per nje gje duhet te jete i sigurte: rasti shqiptar nuk eshte nje perjashtim ne thelbin e lindjes se shtetit, por ai ka te bashkangjitur nje faktor qe nuk mungon tek asnje popull qe nuk ka pasur politeizmin fetar si bashkeudhetar ne zhvillimin e vet.
Por fakti qe ndarja e punes nuk eshte ndare nga bota fetare duhet te sherbeje per nje defekt ose ne perkthim, ose ne vete teorine e marksizmit. Ne fakt ne kete pike duhet te kete dhe nje defekt i vete zhvillimit te shoqerise, pasi instituti i priftit duhet te kete lindur perpara shkrimit dhe rrjedhimisht cdo gje ka mbetur e padokumentuar (po ne kete drejtim rol kryesor duhet te kete luajtur edhe konflikti midis institucioneve fetare mesjetare dhe politikes feudale). Kjo gje nuk me pengon ta kerkoj dhe ta gjej tek shqiptaret ajo qe mungon ne analizen e shtetit klasor sipas teorise marksiste.
Po do t’i rikthehemi edhe nje here pyetjes se fillimit, por tashme duke e zgjeruar edhe nje hallke pasi rezulton se ka nje rol te luajtur mbi Njerezimin jo vetem nga Institucionet fetare, por edhe nga vete Feja, te cilat jane interpretuar jashte cdo konteksti filozofik materialist e shkencor nga nje shumice teper e madhe individesh e rrymash pseudofilozofike thelbi kritik i te cilave eshte vetem nje: menyra e shpjegimit te nderlidhjes historike midis ZOTIT, Fese dhe Institucioneve fetare. Duke mos shpjeguar dot kete lidhje nga ana kohore ka qene e pamundur shpjegimi historik i ketij procesi qe pa dyshim eshte ngjarja me jetegjate ne Historine e Njerezimit dhe nuk mund te neperkembet me pikepyetje formaliste (kam parasysh studimin e Bertdrand Rusell: “Perse nuk jam i krishtere”; -ne fakt kjo pjese qe po zberthej eshte nje pergjigje dhene ketij studimi antimaterialist dhe antihistorik) duke mohuar nje gje qe nuk ka ekzistuar kurre dhe duke pohuar te kunderten e kesaj ekzistence informale. Te pakten tek te gjithe keta autore nuk gjen pergjigjet reale te pyetjes qe kam bere: dmth mbi Rolin e Fese dhe Institucioneve fetare ne Historine e Njerezimit (sipas Bertrand Rusell kishat kane vonuar perparimin dhe themeli i fese eshte frika (kjo e fundit eshte e pasakte pasi frika nuk ka asnje lidhje me Fene dhe kjo e fundit ka si shkak lindes deshiren e Njeriut per mireqenie), duke vazhduar me pergjigjen e pyetjes: A ka dhene feja kontribute te dobishme per qyteterimin? – f. 24, 25, 27 pergjigjja e se ciles eshte tmersisht antifilozofike e irealiste, dhe kete ka shfrytezuar perkthyesi i vepres kur eshte nisur per te realizuar botimin e punes se vet. Ky perkthyes ka dashur t’i tregoje shqiptareve se antishqiptarizmi, antihistorizmi dhe antimaterializmi enverist ka pasur nje paraardhje te shkelqyer te cilen bota e njeh, por ne shqiptaret nuk e dinim. Filozofia e Bertrand Rusell nuk paraqet ndonje rendesi ne fushen e te kundertes se fese, ai ka ecur sipas rruges instiktive te politikes britanike te filluar qe ne kohen kur Kisha anglikane u nda nga Kisha Katolike e Romes).
Shpjegimi marksist na ka vene perpara ekuacionit te pa zberthyer ZOT → Fe →Institucion Fetar, kur vete nuk ka qene i afte te shpjegoje menyren se si lind, te pakten, feja dhe institucioni fetar; pasi ne realitet mbetet per te shpjeguar se si formohet ekuacioni ZOT + Fe + Institucion Fetar ne planin kohor dhe cfare lidhje kane nga pikepamja hapsinore. Por duhet pranuar qe ka qene Marksi i cili ka teorizuar ne drejtim te mungeses se historise tek veprimtaria e fese dhe ketu qendron tendenca shterpezuese e shpjegimit te problemit, sipas te cilit:
“…ne nisemi nga njerëzit me të vërtetë veprues dhe nga proçesi i tyre jetësor real ne nxjerrim gjithashtu edhe zhvillimin e refleksioneve e të jehonave ideologjike të këtij proçesi jetësor. Edhe format e mjegullta që krijohen në trurin e njerëzve, janë edhe ato produkte…..të domosdoshme, si të thuash sublime të proçesit të tyre jetësor material, i cili mund të kostatohet në mënyrë empirike dhe i cili lidhet me premisën materiale. Pra morali, feja, metafizika dhe të gjithë format e tjera të ideologjisë e format e ndërgjegjes që u përkasin atyre, e humbin dukjen e pavarësisë. Ato s’kanë histori, s’kanë zhvillim…….(nënvizimi i imi)”(Marks-Engels, Ideologjia gjermane, f. 25-26).
Teorizimet e filozofeve, qofte dhe te quajtur materialiste, kane pasur disa mangesi thelbesore ne pikepamjet e tyre, ku paaftesia per te shpjeguar konkretisht unitetin e materies dhe menyren e lindjes se ideve te ndryshme, qe dispononte bota njerezore, e kane shterpezuar ne drejtim te produktit perfitues dhe sot ai paraqitet si nje bashkesi idesh te barabarte me vete fene. Ne qofte se do te pranojme se ato nuk kane histori, bejme pyetjen: a ndikojne mbi Historine e Njerezimit? Feja ka nje vecori historike: lind ne fund te cdo rendi shoqeror perpara se ai te zhduket nga Historia (te tre format fetare qe njeh Njerezimi i nenshtrohen ketij rregulli: Komuna e mirefillte Primitive perpara se te transformohej ne Komune Fisnore prodhoi Kultin e Natyres dhe pastaj realizoi ndarjen e punes, si piken sasiore qe ndryshoi cilesine; ne kete pike fillon zanafilla e Shoqerise Njerezore sipas pamjes qe ka sot; Komuna Fisnore perpara se te transformohej ne Shtet Skllavopronar prodhoi Politeizmin dhe pastaj realizoi sherbimin e detyrueshem ushtarak, si piken sasiore qe coi ne ndryshimin cilesor te rendit shoqeror; Shteti Skllavopronar perpara se te transformohej ne Shtet Feudal prodhoi Monoteizmin duke kopjuar nga menyra e organizmit politik te botes skllavopronare strukturen perfytyruese te ZOTIT sipas Njeshit dhe i Vetem (ZOTI nuk eshte nje, por i Pare qofte ne Kohe, qofte ne Hapsire; raporti kohor-hapsinor eshte Nje dhe Natyra nuk e perserit vetveten). Por te tre keto raste jane ne perputhje absolute me formen e drejtimit shoqeror dhe politik te shoqerise cka tregon se feja eshte produkt i Njeriut dhe jo e barabarte me te). Kjo vecori eshte e afte te shpjegoje aresyen perse lind Feja dhe per cfare sherben ajo. Por kjo na con ne zbulimin e raportit midis perkrahesve te ekzistences se ZOTIT dhe mohuesve te tij. Ne qofte se te paret, duke deshmuar per nje gje qe nuk e kane pare kurre, mund te konsiderohen genjeshtare; veprimi i tyre i nenshtrohet nje qellimi qe lidhet me kerkesen per mireqenie te Njeresimit dhe per kete krijon Besimin per progresin e Shoqerise. Por te dytet nuk mund te jene te tille, pasi duke mohuar nje gje qe nuk e kane pare kurre, ata nuk jane thjeshte genjeshtare (genjeshtra ishte per rastin e pare), por mashtruesa me tendenca drejt krimit pasi mohimi i ZOTIT eshte i barabarte me mohimin e Besimit dhe nuk sherben per asgje, por gjitheshka behet per te realizuar nje reaksion ne gjirin e shoqerise per te mohuar nje shtrese historike (qe akuzohet si genjeshtare) dhe per ta zevendesuar me nje shtrese antihistorike, qe eshte dy here me genjeshtare se te mohuarit (ne kete pike dialektika nuk eshte e vlefshme). Atehere kush eshte me i nevojshem ne Histori? Kjo do te thote se nuk behet fjale per pasje te historise dhe zhvillimit, por per sherbim ndaj Njeriut dhe ne kete pike gjerat jane pare Politikisht dhe jo Historikisht (e para kerkon te kaperceje mbi te dyten duke e shfrytezuar ate, kur e dyta ecen perpara duke e krijuar perkohesisht te paren dhe ne kete pike qendron sekreti i formimit te shtetit te shqiptareve). Pastaj nuk eshte thene nga kerkush qe perkrahesit e ekzistences se ZOTIT kane lindur shume me perpara se mohuesit e ZOTIT dhe ketu duhet zbuluar aresyeja, qe po te zberthehet te con tek politika e kaluar dhe e tashme
Problemi i Fese nuk eshte kaq i thjeshte sa e kane paraqitur filozofet e te kaluares. Nje produkt mijeravjecar i krijuar para ndarjes se punes, ne fund te rendit te pare shoqeror te Njerezimit, dhe shoqerues i veprimtarive te Botes se Njeriut qe nga ajo kohe e larget deri sot nuk mund te parakalohet me nje te rene te lapsit per teka te individit dhe politikes. Ne kete rast eshte i vlefshem pohimi: “njerezimi nuk ka bere kurre pa fene” (Henri Bergson, Burimet e Moralit dhe Fese, f. 87) dhe rrjedhimisht kjo pamundesi nuk mund te anashkalohet. Konflikti i ndodhur para qindra viteve ne brendesi te shteteve evropiane nuk ka pasur ne epiqender as ZOTIN dhe as fene, por ajo ka pasur ne themel te saj gjendjen shtazore te njeriut te trasheguar nga e kaluara dhe kete gje shqiptaret duhet ta kene kuptuar te paret me 1967 kur diktatori i detyroi te mohojne vetveten.
Por marksizmi i proletareve e ka nje faj: ka vene ne raport filozofine dhe fene, e cila nga pikepamja kohore ka tjeter permbajtje edhe pse nga pikepamja hapsinore duket sikur kontaktohen. Po ta shohesh problemin historikisht rezulton qe Feja ka ekzistuar perpara filozofise dhe nuk ka lidhje me te, kur e kunderta eshte prezent. Eshte e pafalshme te analizosh kete lidhje imagjinare dhe te mos marresh per baze lidhjen Historike: ZOT + Fe + Institucion Fetar. Qellimi eshte politik dhe ka fshehur nje ekuacion qe eshte percaktuesi i organizimit shoqeror te ardhshem. Vini re pikepamjen e Marksit:
“..krishterimi ose feja në përgjithësi dhe filozofia janë ekstreme. Por në të vërtetë feja nuk është e kundërta e vërtetë për filozofinë. Sepse filozofia e merr fenë në realitetin e saj iluzor. Pra feja -, në masën që don të jetë realitet, – për filozofinë është zhdukur në vetevete. Dualizëm të vërtetë të thelbit nuk ka” (nënvizimet e autorit) (Karl Marks, Rreth kritikës së filozofisë hegeliane të së drejtës, f. 161).
Kjo menyre e te shpjeguarit te problemeve shoqerore ka cuar ne fshehjen e ekuacioneve: ZOT → Fe →Institucion Fetardhe ZOT + Fe + Institucion Fetar te cilat nuk jane jo vetem te barabarta, por ato tregojne dhe karakterin e perkohshem te unitetit te tyre dhe tendencen e ketij uniteti. Ekuacioni i pare eshte Historik ne favor te Njerezimit, ndersa i dyti politik dhe kunder Njerezimit.
I them te gjitha keto pasi ka ekzistuar nje kohe ne Natyre kur ZOT kishte, por Toka nuk ekzistonte. Gjithashtu ka ekzistuar nje kohe ne Token tone kur ka pasur qenie te gjalla njerezore, por fe jo. Ne kete pike vlen te permendet pikepamja e Henri Bergson, sipas te cilit “Ne te shkuaren dhe ne te sotmen, do te gjenden shoqeri njerezore qe nuk kane as shkence, as art, as filozofi, por nuk ka patur kurre shoqeri pa fe” (Burimet e Moralit dhe te fese, f. 82), e cila nenkupton ose barazine e shoqerise njerezore me fene, ose shoqeria njerezore ka nje pike fillimi vetem atehere kur formon fene. Atehere, ne kete rast, perpara se te formonte fene njeriu duhet konsideruar kope. Gjithashtu ka ekzistuar nje kohe ne Token tone kur ka pasur njerez, qe besonin ne nje fe, por institucioni fetar nuk ekzistonte. Ne te tre keto raste ekzistenca e ZOTIT nuk duhet diskutuar jo vetem pse nuk jemi te afte ta argumentojme ekzistencen apo mosekzistencen e ZOTIT, por nuk jemi te afte te percaktojme permasen teresore te Natyres ne pafundesine kohore dhe hapsinore dhe rrjedhimisht e ben te pamundur njohjen e ZOTIT, si subjekt te lidhur me Njeriu, por te barabarte me vete Natyren (ne kete rast Ligjet e Natyres dhe ZOTI njehsohen ne nje; mospranimi i kesaj teze e mohon ekzistencen e ZOTIT sipas parametrave Historike). Kjo do te thote se nga pikepamja kohore uniteti i elementave te ketij ekuacioni nuk ka ekzistuar kurre, por ai eshte formuar vetem pasi jane formuar Institucionet Fetare. Keshtu qe ne jemi te detyruar te ndjekim linjen e ketyre te fundit per problemin e shtetit qofte klasor, qofte politik. Pune eshte te zbulohet roli ne Histori i ketyre Institucioneve dhe cfare kane marre persiper te zgjidhin pergjate koheekzistences se tyre, pasi rezulton qe Institucioni i priftit ka lindur perpara shtetit klasor dhe per kete duhet kerkuar me shume prej tij. Kjo gje nuk eshte marre parasysh nga Shkenca e Historise dhe kjo per shkaqe politike; ne kete pike rezulton konflikti midis Kishes dhe Shtetit, por pa ja percaktuar asnjehere permasen reale dhe kjo per faj te fitimtarit politik. Asnjehere nuk eshte thene se cfare kane realizuar ne Historine e Njerezimit keto institucione, duke mohuar nje pune ne favor te Njerezimit dhe progresit shoqeror. Tipikisht kjo duket ne boten shqiptare duke treguar se ka nje paraardhje historike te lavdishme qe nuk i takon Popullit Shqiptar, por Races se Bardhe (prandaj behet e nevojshme analiza historike e racave njerezore ne Toke).
Gabimi eshte i fomulimeve teorike te cilat i kane te tre themelet baze jashte realitetit perfitues. Atehere rezulton qe duhet nderruar kjo teori, kjo filozofi dhe kjo metodike. Rendesia e percaktimit te rolit te institucioneve fetare ne historine e Njerezimit paraqet nje domosdoshmeri per rastin e shtetit shqiptar pasi ne kete pike shteti shqiptar barazohet me qytet-shtetet helene dhe shtetin romak ne menyren e formimit, vetem se sfazimi hapsinor i llojit te institucioneve fetare eshte i barabarte me dy rende shoqerore nga ana kohore. Por kjo ngjarja nuk eshte vetem e shqiptareve; edhe sllavet kane ndjekur te njejten rruge, vetem se kane pasur avancen e rendit shoqeror ne planin progresiv (dy prifterinjte Cirili dhe Metodi jane autoret e alfabetit sllav ne analogji me Abatin e Mirdites Imzot Preng Doci (ne nje artikull me autore Albana Melyshi mbi kete personalitet te kultures shqiptare emri jepet Prend Doci,- “Tirana Observer”, dt 11, 12 korrik 2013), autorin e alfabetit te gjuhes shqipe). Zberthimi i ketij roli tregon se keto institucione jane autoret e alfabeteve, shkrimeve, fjaloreve, shkollave, filozofise dhe, per rastin shqiptar, edhe te prones private, familjes e te drejtes zakonore te pashkruar. Ndertimi i ekuacioneve ne kete rast do te tregoje dhe rrugen, formen e pare dhe dinamiken hapsinore te ketyre qelizave ne planin kohor dhe ne varesi nga rendet shoqerore mbi c’baze ne i konstatojme me lehtesi. Per te mos e lodhur lexuesin do ta realizojme kete bashkesi ekuacionesh vetem per rastin shqiptar duke deklaruar se nuk ka as ndryshimin me te vogel me te gjithe rastet ne bote, vetem me nje ndryshim: ne qofte se forma klasike dhe e pare, ne Evrope, ka si autor prifterinjte politeiste, forma shqiptare ka si autor prifterinjte e Klerit Katolik Shqiptar, kushti i vetem qe e bashkon Popullin Shqiptar me Europen nga pikepamja HISTORIKE, por dhe piken qe perputh veprimtarine e Popullit Shqiptar me ligjet e Shoqerise Njerezore. Kjo eshte aresyeja e vertete perse u sulmua dhe u asgjesua Kleri Katolik Shqiptar ne menyre shtazarake nga komunizmi enverist dhe dishepujt e tij: duhej bere zevendesimi i tyre per t’i zene vendin historik.
Atehere ngelet qe te zbulojme permasen e rolit te Institucioneve Fetare ne historine e Njerezimit dhe kete mund ta realizojme duke analizuar menyren se si bota evropiane-otomane formoi shtetin politik te shqiptareve.
shenim: ky artikull eshte nje pjese e vogel e studimit mbi menyren se si eshte formuar shteti i shqiptareve per 1300 vjet nga politika evropiano-otomane (pj. 4).
Tirane 22.11.2013