Artikuj

95- Mbi zhvillimin dhe studimin e NATYRES (sipas konceptit analitik Historiko-Kohor).

Posted by Genc Hoti

Loading

95 – Mbi zhvillimin dhe studimin e NATYRES

          (sipas konceptit analitik Historiko-Kohor)

     Permbajtja (sipas renditjes kohore te veprimit praktik te Njerezimit ne studimin e Natyres):

– Hyrja…………………………………………..1

  • -Zhvillimi Biologjik………………………….5

2    -Zhvillimi Shoqeror………………………..7

3    -Zhvillimi Kimik……………………………15

4    -Zhvillimi Fizik……………………………..19

                                                 -Konkluzione……………………………..25

Ne, shqiptaret pas 1945, kemi mesuar neper shkolla se mendimi filozofik ndahet ne dy grupime: materializem dhe idealizem; por kur kerkojme te zberthejme ekuacionin e lindjes se mendimit filozofik ne historine e Njerezimit perplasemi ne nje fakt kokeforte qe lidhet vetem me faktorin KOHE: zanafilla e mendimit filozofik eshte e lidhur vetem me mendimin fetar dhe e varur prej saj, e jo ndryshe. Pra teologjia eshte Nena e mendimit filozofik dhe, akoma me tej, teologjia eshte prodhuesja e mendimit filozofik materialist, cka ka percaktuar progresin e Shoqerise Njerezore ne kete forme qe po e perjetojme (te pakten kjo eshte analiza kohor e mendimit shoqeror). Eshte ky progres qe, gjate ecurise se vet, prodhon idealizmin filozofik si shprehje e paaftesise per te realizuar praktiken e ketij progresi, pasi mbeshtetet ne fantazine subjektive te Njeriut dhe jo ne realitetin praktik te te jetuarit (karakteristike kjo e shqiptareve te sotem qe jetojne ne Shqiperi). Pra sot e pergjithmone (them pergjithmone sepse filozofia duhet konsideruar shprehje e mendimit te Njerezimit dhe jo e individit; ose, ndryshe, projekti teorik i cdo veprimtarie sociale ne Toke qe nga dita e lindjes se Njerezimit) Njerezimi do te kete, gjate zhvillimit te vet, si bashkeshoqerues, tre forma te mendimit filozofik: teologjine, materializmin dhe idealizmin (dy te fundit ulen-ngrihen e mund te “zhduken” dhe “cfaqen” perkohesisht, por mendimi Fetar do te jete i barabarte me Njerezimin dhe e gjitha kjo per nje aresye shume-shume te thjeshte: Me zanafillen e Races Njerezore ne Toke merret vetem Feja, ndersa shkenca nuk ka per ta thene kurre fjalen e saj ne kete drejtim, pasi, kjo e fundit, e ka te pamundur te analizoje levizjen MEKANIKE ne zanafillen e saj [ne fakt levizja mekanike presupozohet si pararendesja e levizjes fizike vetem per nje aresye: merr pjese ne te gjitha format e mevonshem te levizjes, si bashkeshoqeruesja e gjitheseiciles edhe pse, ne asnje rast, nuk eshte levizje mekanike e paster, d.m.th. te ekzistoje e vetme]; propaganda per ta perdorur ne menyre te genjeshtert, ose per te fshehur kete pamundesi njohje, perben kredon e shkences se Fizikes prej shume e shume kohesh dhe kjo eshte gjeja e pare qe duhet sqaruar saktesisht perpara se ta konsiderojme tjetrin fizikant; te pakten kjo ka vlere per fizikantet shqiptare, – keta te fundit asnjehere nuk e kane thene fjalen e tyre ne menyre origjinale edhe pse ne ndonje rast i kane vene ne dukje lapsuset e mendimit fizik boteror [prof. Rexhep Mejdani ka konstatuar se paradoksin e Kohes Albert Ajshtajni (1879-1955) e ka lidhur ne menyre justifikuese me ndergjegjen e vezhguesit]). Tendenca per te eleminuar mendimin teologjik nga boshti filozofik i Njerezimit ne Boten Akademike shqiptare eshte fatkeqesia reale e produktit intelektual shqiptar te pas 1945-ses, qe manifestohet ne shpjegimin teorik mbi zhvillimin e Natyres, pa mundur dot te jape asnje shpjegim apo zgjidhje konkrete (kjo e fundit duket fare hapur si nje “mallkim” qe argumenton kete pamundesi). Ne kete rast me termin Natyre kemi nenkuptuar gjitheshka qe shikon syri dhe shpjegon mendja e Njeriut. Natyra – Universi – Lenda jane terma qe nenkuptojne nje proces organizimi material sipas trinomit ekuacional: lindje – zhvillim – vdekje; kjo perben objektin e asaj qe konsiderohet si Shkenca e Njerezimit (por kjo na con ne zbulimin se absolutja dhe relativja perbejne nje kategori filozofike te lidhur me raportin ekzistence-zhvillim; pra ekzistenca eshte absolute, ndersa zhvillimi eshte relativ; atehere ngelet per te kuptuar se cfare ka dashur te thote fizikanti me termin kohe relative dhe perse e ka perdorur ate ne menyre kokeforte pa dhene asnje shpjegim real). Kur vjen puna per te analizuar dhe shpjeguar rrugen e njohjes te ketij trinomi ndeshemi me gabimin me te pare qe Njeriu ka bere dhe kjo JO per faj te mendimit teologjik, por te mendimit filozofik materialist: permasen e shkakut te ngjarjes, qe e gjejme qe nga epoka e helenizmit te konsoliduar (dueli filozofik midis Platonit [417 – 347 Pa. Kri.] dhe Aristotelit [384 – 322 Pa. Kri.]), dukuri kjo absolute dhe e lidhur me ekzistencen. Ketu e ka burimin e gjithe permasa e asaj  qe konsiderohet si Shkenca e Njerezimit, por qe nuk eshte marre per baze asnjehere seriozisht. Aresyeja eshte shume e thjeshte pse ka ndodhur kjo: nuk eshte konstatuar ekzistenca e METABOLIZMIT ne fushen e kimise dhe fizikes (ajo qe eshte shume e thjeshte ne fushen biologjike [frymemarrja dhe ushqimi] dhe shoqerore [kembimi kulturor midis popujve dhe kombeve] eshte absolutisht e veshtire ne fushat e mesiperme dhe ketu e ka burimin aplikacioni i idealizmit filozofik ne shkencat e Natyres). Keshtu qe per te ecur perpara duhet percaktuar permasa e METABOLIZMIT ne fushen kimike dhe fizike. Ne kete rast lind pyetja: Cila eshte lidhja midis shkakut te ngjarjes dhe metabolizmit jetesor? Mos valle e dyta varet nga e para, por ne kete rast ngelet per te percaktuar permasat hapsinore ne drejtim te identitetit te gjithseicilit element qe merr pjese ne procesin metabolik te ekzistences kimike, fizike dhe mekanike; ne kete drejtim problemet pergjithesisht jane te pa ezauruara (Njerezimi e ka pasur te lehte konstatimin dhe shpjegimin e metabolizmit ne fushen biologjike dhe shoqerore edhe pse nuk i ka percaktuar asnjehere permasat e kesaj te fundit).

Ky eshte shkaku kryesor perse ne Shkencat e Natyres cfaqen here mbas here krizat e kolapsit bllokues dhe heshtja e zhvillimit te tyre. E keqja eshte se procesi ne fjale ka karakterin domino dhe kjo ka filluar qe ne momentin kur mendimi filozofik materialist u nda nga mendimi teologjik duke na cuar ne perfundimin se pesimi nuk eshte bere mesim akoma (kur njeriu nuk meson nga vetvetja karakterizohet nga shkalla shume-shume e ulet e intelektit dhe ky rast duhet te sherbeje si argument mbi ate se cfare jemi sot realisht ne kete drejtim). Ne do te shikojme, ne vazhdim, se si ky gabim ka ndikur ne menyre teper negative ne te gjitha proceset e njohjes te shkalleve te organizimit te Natyres Lendore. E bukura eshte se ky gabim filozofik ka ndikuar ne menyre te drejteperdrejte ne mendimin shkencor te mevonshem edhe pse mendimi filozofik materialist ka tentuar here pas here te rigjeje vetveten, por ai asnjehere nuk arriti te korigjoje postulatin e Aristotelit (384–322 Pa.Kri.) mbi karakterin e brendeshem te shkakut te ngjarjes (ne kete rast kam parasysh shume autore moderne, por sidomos Stephen W. Hawking: Nje histori e shkurter e kohes, Tirane 1997; dhe Roger Scruton: Filozofia Moderne, Tirane 2017) dhe ta zgjeroje kete postulat nga shkaku ne pasojen e zhvillimit, qe hiperbolizohet si MATOBOLIZEM universal ne te gjithe shkallet e zhvllimit nderlendor. Por kjo do te thote qe METABOLIZMIN qe ekziston tek individi njeri (si nje shkak biologjik per ekzistencen e tij) ta pergjithsojme si nje kerkese ekzistuese edhe tek elementet kimike apo tek grimcat elementare te fizikes.

Nga ana tjeter, ndarja e materializmit filozofik nga mendimi teologjik ka cuar ne ndarjen e Politikes nga Feja e per rrjedhoje lindi embrioni i dhunes e, ne vazhdim: – lindi lufta. Fakti qe Lufta konsiderohet si vazhdimi i politikes me mjete te tjera (Klauzevic, 1780-1831) nuk te con ne perfundimin se ajo eshte e lidhur thjeshte vetem me politiken, por kryesorja qendron ne ndarjen e Politikes nga Feja (jo e kunderta, pasi eshte Institucioni Fetar qe prodhon Politiken) cka do te thote se mungesa e elementit fetar eshte pohim i formave te dhunes. Kete gje Politika e ka fshehur me shume marifet dhe vete Bota Teologjike ka heshtur per kete problem duke na cuar ne perfundimin se bota e sotme Teologjike eshte shume larg botes se djeshme Teologjike, atehere kur argumentuan Unitetin e Njeriut me Fene. A nuk kemi te drejte ta akuzojme Boten e sotme Fetare si liberale ne favor te Politikes? Fakti qe procesi i Njohjes eshte i lidhur fillimisht me boten fetare (nuk ka rendesi forma e fese ne kete rast) dhe percakton thelbin e Botes Njerezore, duhet te sherbeje si argument qe procesi i Njohjes ka filluar me vetveten, pra me Boten Njerezore dhe si cdo fillim nuk ka qene i drejte dhe i sakte. Kjo eshte aresyeja qe procesi i Njohjes i ngjan nje spiraleje dhe duket sikur perserit te kaluaren duke u ngjitur lart e me lart dhe duke arritur deri tek e sotmja (Giambattista Vico,1668-1744). Por, nga ana tjeter, marrin ne konsiderate spiralen e fundit, qe ka nje fillim te percaktuar sakte nen pamjen e mendimit filozofik te paster (dialektika hegeliane), pas te cilit rrjedhin rrufeshem korpuset e njohjes ne te gjitha fushat e shkencave te Natyres. Ja perse mendimi shkencor modern fillon me mendimin filozofik dhe i nenshtrohet Fridrih Hegelit (1770 – 1831) dhe dialektikes se tij. Analiza e ketyre korpuseve, sipas KOHES, tregon se ato realisht nuk kane nje rregull ligjor (kur ne fakt duhet ta kishin te tille) dhe shpesh here kane karakter hamendesor edhe pse konsiderohen si shkenca te sakta.

Cdo shkence, perpara se te filloje rrugetimin e vet, duhet te sqaroje disa pozicione te saj, per te cilat ato kane heshtur gjithmone; psh:

-Cfare studion cdo forme shkencore, cila eshte permasa e saj, cili eshte objekti i saj, cila eshte shtritshmeria kohore e ketij objekti?

-Cila eshte zanafilla dhe zhvillimi specifik i objektit?

-Cili eshte ambienti i brendeshem dhe rrethues, si ndikon ky i fundit mbi objektin?

-Cila eshte forma metabolike e cdo strukture lendore?

Te gjithe keto probleme jane krejt te erreta pa mendimin filozofik dhe asnje forme shkencore nuk mund te ekzistoje pa sqaruar me perpara keto karakteristika themelore te objektit te vet. Ne kete pike ndeshemi me nje ÇUDI fenomenale: per te gjitha format e shkences (shoqerore, biologjike, kimike) pranohet objekti tipik i tyre, kurse ne Fizike ky objekt mungon tipikisht dhe kjo ka qene aresyeja kryesore perse po shkruhen keto rreshta. Fizika Moderne ngaterron kohen biologjike dhe e perdor per te justifikuar fenomenet fizike te hiperbolizuara nga njeriu (paradoksi i binjakeve) pa vene ne dukje ne asnje rast se ku fillon dhe mbaron koha dhe hapesira e saj specifikisht fizike. Kjo te detyron te besh nje zberthim filozofik paraprak per te percaktuar tipikisht levizjen-kohen-hapesiren-zhvillimin e cilesoreve qe marrin pjese ne organizimin e Natyres Lendore te sotme dhe qe Njerezimi ne disa raste e konsideron si shkence te fizikes.

Universi qe shohim sot ka kaluar neper pese etapa cilesore zhvillimi (te cilat nga ana e tyre kane nje sere etapash kalimtare cilesore perberese te gjitheseiciles, por dhe te lidhura midis tyre. Shkenca e Njerezimit akoma nuk ka arritur te zbertheje lidhjet e ndersjellta te ketyre cilesoreve edhe pse premisat per te argumentuar UNITETIN e ketij universi jane formuluar sakte, por me disa mangesi, kur njera prej tyre eshte e vetme qe argumenton kete UNITET. Kjo mangesi eshte e afte ta permbylle mendimin shkencor te Njerezimit pikerisht me perfundimin mbi kete UNITET) dhe shpjegimi, te cilat ne nje fare menyre kane treguar se perceptimi sasior i ketyre etapave ka qene i sakte, por duhet vene ne dukje qe etapa e zanafilles mekanike ka mbetur perfundimisht e panjohur, ndersa persa i perket shpjegimit, etapa pare (ajo mekanike), e permbledhur ne nje popull (helenet), tentoi te shpjegoje Natyren mbi bazen mekanike jo te drejteperdrejte duke formuluar matematiken euklidiane dhe tre permasat e hapsires mekanike pa e vene ne dukje tipikisht, por qe kjo forme analize matematike vazhdon akoma duke u perdorur ne te gjitha aspektet e shpjegimit hapsinor te strukturave te Natyres. Kjo mangesi (ne fakt duhet thene se nuk eshte thjeshte mangesi, por nje deformimi i realitetit nga pikepamja matematikore, pasi tre permasat e hapsires mekanike konsiderohen si tre permasat fillestare ne cdo shpjegim fizik aktual) eshte bere pengesa kryesore e avancimit progresiv ne te gjitha fushat e asaj qe konsiderohet si Shkenca e Njerezimit, duke sjelle ne skenen sociale shterpezimin e here mbas hershem te saj. Por shume pas asaj kohe, ecuria e tendences per te shpjeguar kete zhvillim e kaperceu domosdoshmerine nacionale dhe varesine nga individi fetar duke ndjekur nje rruge ne kundershtim me ligjin e zhvillimit (nga e thjeshta drejt te komplikuares). Qe ne kete pike dialektika e mohimit eshte vene ne veprim! E vetmja pike e perbashket e Dialektikes me kete tendence zhvillimi ka qene shekulli i XIX-te, pasi pergjate ketij shekulli ecuria e studimit te Natyres kaloi nga shpjegimi i formes me e larte ne  ate me te ulten, duke treguar se empirizmi eshte ulur kembekryq ne sofren e Shkencave te Natyres. A nuk tregon kjo mbrapshtine e te ecurit te procesit te njohjes, se rruga e njohjes nuk ka filluar sipas rregullit materialist: nga e thjeshta drejt te komplikuares (ne kete drejtim ecuria e procesit te Njohjes dhe ecuria e Ideve Fetare kane ndjekur nje rruge te perbashket: nga e komplikuara drejt te thjeshtes)? Ato asnjehere nuk kane percaktuar permbajtjen e termave te perdorur dhe i kane rreshqitur lidhjes se formes se levizjes me hapsiren dhe kohen perkatese. Shkencat Natyrore, kur merren ne menyre specifike, asnjehere nuk i jane pergjigjur pyetjes me te thjeshte qe percakton ekzistencen e vete atyre; dmth:

  • cfare percakton zhvillimi mekanik dhe nga se perbehet thelbi i tij; ose, c’do te thote zhvillim mekanik dhe si ndikon mbi pasardhesit?
  • cfare percakton zhvillimi fizik dhe nga se perbehet thelbi i tij; ose, c’do te thote zhvillim fizik dhe si ndikon mbi pasardhesit?
  • cfare percakton zhvillimi kimik dhe nga se perbehet thelbi i tij; ose, c’do te thote zhvillim kimik dhe si ndikon mbi pasardhesit?
  • cfare percakton zhvillimi biologjik dhe nga se perbehet thelbi i tij; ose, c’do te thote zhvillim biologjik dhe si ndikon mbi pasardhesit?
  • cfare percakton zhvillimi shoqeror dhe nga se perbehet thelbi i tij; ose, c’do te thote zhvillim shoqeror dhe mbi ke ndikon?

(kjo eshte renditja reale e formave te levizjes sipas KOHES se cfaqjes ne Historine e Natyres).

Gjetja e permasave dhe e objekteve materiale, qe pershihen ne keto zhvillime te njepasnjeshme si dhe lidhja e tyre organike perben detyren e SHKENCES se Njerezimit, por qe nuk eshte kryer ne asnje permase (vetem te vetequajturit materialiste [i konsideroj te tille pasi ne asnje rast nuk kane bere percaktim konkret te KOHES, HAPESIRES, LEVIZJES dhe ZHVILLIMIT specifik] te shek. te XIX-te paten arritur ne perfundimin se Materia eshte ne UNITET, por pa arritur ne asnje specifikim te ketij UNITETI, ku te pakten permasat duhet te ishin te percaktuara). Tendenca drejt zgjidhjes se ketij problemi ka qene detyra e Dialektikes Hegeliane dhe me sa kam kuptuar i eshte afruar te vertetes absolute me shume se cdo specifike shkencore te parapare nga Njerezimi deri me sot. Dmth vetem mendimi filozofik mund te konsederohet i sakte ne rrugetimin e vet historik milionavjecar sipas ekuacionit: Ide Fetare Ide Filozofike dhe kjo duhet konsideruar aresyeja perse Bota Shoqerore ndahet nga bota biologjike vetem me ane te Ideve Fetare dhe jo ndryshe (prania e sferes se botekuptimit, ne kete rast, nuk sherben per te zgjidhur problemin, por per ta fshehur ate).

Realisht brenda KOHES shoqerore, pas lindjes se dialektikes hegeliane (ky eshte nje kapitull filozofik qe nuk ka lidhje te drejteperdrejte me asnje forme fetare, por eshte i afte te shpjegoje dinamiken e Ideve Fetare brenda konceptit materialist edhe pse vete Hegeli i Madh [1770 – 1831] nuk eshte konsideruar i tille), PROCESI i njohjes nga ana e Botes Njerezore nuk ka qene ne perputhje me procesin e zhvillimit te Natyres, por ka ndjekur realisht kete rruge, kur ka ardhur puna per te shpjeguar unitetin e formave te levizjes brenda tyre dhe zhvillimin qe imponon seicila forme e levizjes:

1-Ne fushen e BIOLOGJISE per here te pare u tentua te shpjegohej bota e gjalle ne menyre ligjore duke hapur rrugen e shpjegimit universal te Botes Biologjike. Ne kete kuader nenkuptohej si hapesire biologjike Bota e Bimeve dhe e Insekteve, Kafsheve ne Toke e Oqeane dhe ajo e mikro-organizmave dhe e peshqeve ne Dete e Oqeane dhe vetem kaq. Roli i Kohes u la ne heshtje, te pakten Çarlz Darvini (1809-1882) kete e pat deklaruar hapur kete (Prejardhja e Llojeve), duke lene ne menyre te pashpjeguar pranine e nje kohe biologjike, qe ekzistonte ne menyre te njohur vetem ne Toke, por pranohej mungesa e saj ne planetet e tjera te sistemit tone Diellor, ndersa ne menyre hipotekore, dmth e pa argumentuar ne asnje pike, pranohej ekzistenca e boteve te tjera biologjike, gje qe i kushtoi jete perkrahesit kryesor te saj (Xhordano Bruno,1548-1600). Ndersa levizja biologjike u ngaterrua me pjesen mekanike te levizjes biologjike qe bartin bimet dhe Bota vetelevizese e gjalle duke mos nxjerre ne pah thelbin e levizjes dhe zhvillimit biologjik ne zhvillimin e Natyres (fakti qe numeri i cilesoreve bimore eshte disa here me i vogel se numeri i cilesoreve te gjallesave e ka ngaterruar kaq keq fushen e mendimit shkencor biologjik sa etapat e seleksionimit natyror i kane konsideruar si etapa zanafillore pa mundur dot te vene ne dukje Parimin Natyror te lindjes se gjallesave ne Toke). As sot teorite biologjike nuk kane percaktuar permasat e hapesires, kohes, levizjes dhe zhvillimit biologjik ne menyre konkrete (eshte tjeter pune nenkuptimi qe ato kane lene dikur dhe lene akoma). Keshtu per shembell kemi  bime te thjeshta, qe jetojne me Natyren Kimike, por kemi edhe bime mish-ngrenese; kemi kafshe bar-ngrenese, por kemi edhe kafshe mish-ngrenese; kemi njerez qe ne guzhinen e tyre kane qofte bime, mish shpendi apo kafshe – toke apo deti, por dikur-dikur ne Toke kane ekzistuar edhe njerez njeri-ngrenes. Atehere cfare rregulli biologjik ka kjo Bote dhe si lidhet me hapsiren, kohen, levizjen dhe zhvillimin biologjik. Kesaj pyetje asnjeri nuk i ka dhene pergjigje akoma dhe problemet ne kete fushe jane akoma me permasa empirike edhe pse bota biologjike njihet vetem ne Toke duke perbere fushen me te lehte te studimit, por me e veshtira pasi ishte me e larta ne raport me boten fizike dhe kimike.

Realisht me 1832-1836 ndodhi udhetimi me anijen Bigell dhe formulimi i teorise se Evolucionit nga Çarlz Darvini (1809-1882). Por duhet pranuar se ne gjurmet e Bibles dhe Kuranit evolucionisti Darvin e mbeshteti teorine e tij ne Parimin Monogjenetik te lindjes zanafillore duke marre per baze pozicionin me te thjeshte te shpjegimit. Eshte per te qeshur me te vetequajturit “ateiste” ketu ne Shqiperi, qe nga njera ane mohojne rolin e domosdoshem te Fese ne zhvillimin e shoqerise dhe, nga ana tjeter, pohojne pozitivitetin e teorise evolucioniste te Çarlz Darvinit. Akoma nuk eshte kuptuar se permbajtja, ne kete pike, e teorise evolucioniste eshte ne perputhje absolute me permbajtjen e BIBLES dhe KURANIT. Problemi i ndarjes se parimit monogjenetik nga ai poligjenetik nuk ka perfunduar akoma, bile ai akoma nuk ka filluar (me sa duket eshte teper-teper i veshtire dhe shume permbyses ne ate qe ka formuluar shkenca e derisotme e Njerezimit). Ne kete pike mendimi teologjik perplaset me mendimin filozofik materialist, pa na dhene aresyet se kush ka te drejte dhe cfare perfitimi kemi nga pretenduesit. Gjithmone harrojme aresyet e rruges historike se si kemi arritur deri ketu dhe perse Materializmi Filozofik nuk perputhet dot me Teologjine Filozofike, dhe perse kjo e fundit e ka prodhuar te paren. Cfare ka dashur te zgjidhe Mendimi Teologjik, te cilin nuk e zgjidhi dot, dhe kerkoi ndihmen e mendimit Filozofik Materialist, duke e zgjeruar permasen e vetvetes? Kjo eshte pika qe perbashkon ZOTIN me Shkencen dhe kjo eshte aresyeja perse shkencetaret e pare kane qene produkt i Institucioneve Fetare dhe jo ndryshe. Problemet e Fese, jashte Mendimit Teologjik, kane nje performance shume-shume here me domethenese ne teresine e mendimit filozofik dhe shkencor te Races Njerezore ne Toke, por pa u marre seriozisht qofte me Biblen e qofte me Kuranin (ne kete rast kam parasysh te sakten dhe te pasakten e tyre, por dhe faktin qe dy format e para Fetare ne Historine e Njerezimit nuk kane lidhje qofte me Biblen e qofte me Kuranin). Fakti qe mendimi filozofik, shkencor, letrar, pedagogjik, muzikor, etj, etj, fillon me perfaqesuesit e Institucioneve Fetare eshte i afte te argumentoje me sakte se cdo gje qe Mendimi Njerezor fillon me Mendimin Fetar dhe pastaj vjen Mendimi Shkencor, ku ky i fundit eshte inferior kundrejt te parit ne planin KOHOR, por superior ne planin HAPSINOR (ne kete pike perplaset subjekti me objektin, por qe nuk i ka sjelle Njerezimit akoma perfitimin e deshiruar). Shkencetaret duhet te mendojne mire perpara se te konkludojne me teorite e tyre, pasi zgjidhja e problemeve shkencore nga ana e Njerezimit e kerkon medoemos nje KONSTANTE fillestare qe realizon UNITETIN e Natyres, dmth te palidhur specifikisht me asnje forme levizje dhe me asnje etape cilesore te zhvillimit. Fakti qe shkencetaret, ne teorite e tyre, kane tentuar te nderfusin nje konstante kompesuese ne permasat e zhvillimit, por ne formen e nje postulati (Galileo Galileu [1564-1642], Isak Njutoni [1642-1727], Albert Ajshtajni [1879-1955], etj.) tregon per nje tendence ne teorite shkencore pa i shkuar ndermend autoreve se ne kete rast kerkohej mbeshtetja tek ZOTI, te cilin e konsideronin si iluzion shpirteror.

Por autoreve te shkencave biologjike asnjehere nuk u ka vajtur ndermend te percaktojne permasat e lidhjes se kesaj bote me boten paraardhese dhe pasardhese e prej ketej te nxirrnin ligjesine e UNITETIT te cilesoreve te Natyres. Ka nje aresye perse Bota Biologjike varet nga bota kimike, por percakton Boten Njerezore domosdoshmerisht. Cila eshte lidhja ne kete rast dhe perse Shkenca nuk ka ndjekur kete rruge per te argumentuar zanafillen e Races Njerezore ne Toke? Pikepyetjet jane te pafundme, por ato ndeshen qe ne fillim me gabimin e Mendimit Filozofik Materialist (Aristoteli) dhe, duke anashkaluar kete gabim, nuk ka asnje shans qe te arrihet ne perfundime te sakta. Kjo eshte aresyeja perse cfaqet tendenca e shtjellimit te problemeve shoqerore dhe perse ky shtjellim nuk mund te ishte ne asnje forme i sakte as me perafersi. Por prej ketej rezulton nje aresye, e cila perdoret rendom ne menyre justifikuese e pa permbledhur ne asnje ligjesi te Natyres: ekziston ligjesia kohore e percaktimit te qenies shoqerore nga ana e qenies biologjike si ndikim i drejteperdrejte, por jo si krijues! Kjo eshte aresyeja perse koha biologjike eshte relative kundrejt zanafilles sociale, por qe nuk eshte marre parasysh ne asnje rast nga filozofet e fushes ekonomike. A nuk do te thote kjo se Njeriu nuk rrjedh ne menyre te drejteperdrejte nga Bota Biologjike, por ai eshte nje strukture Lendore i parapergatitur qe ne zanafillen me te pare te Lendes duke i permbledhur te gjithe format e organizimit nderlendor (ne kete rast pjesa biologjike e Njeriut ka jetuar paralel ne kohe me Boten Biologjike jashtenjerezore. Ja perse ZOTI eshte i lidhur vetem me Boten e Njeriut dhe jo me tej.

Kjo menyre e te zberthyer te problemeve biologjike ka nje perfundim, qe lidhet me pergjigjen e pyetjes: Çfare percakton zhvillimi biologjik dhe nga se perbehet thelbi i tij; ose, c’do te thote zhvillim biologjik dhe si ndikon mbi pasardhesit? Nje pergjigje te thjeshte ajo mund ta marre shpejt e shpejt: Pergatit premisat per krijimin e Njeriut Shoqeror! Por kjo pergjigje kerkon medoemos ndertimin e te gjitha ekuacioneve qe ndertojne Boten Biologjike qofte nga paraardhja shoqeruese kimike, qofte nga pasardhesit shoqerues qe cojne ne lindjen e Njeriut Biologjik; por ajo qe i lidh te gjitha fazat e zhvillimit nderlendor eshte rigorozisht e lidhur me nje proces ku marrin pjese te gjitha format e organizimit nderlendor dhe qe njihet pjeserisht sakte vetem ne boten biologjike: METABOLIZMI (une nuk di akoma ndonje preference teorike qe shpjegon METABOLIZMIN ne fushen e Kimise dhe Fizikes). METABOLIZMI ne boten biologjike realizon lidhjen e saj me boten kimike shume thjeshte, por qe eshte transmetuar edhe ne boten shoqerorer, si trashegimi biologjike. Pra, sic shihet, percaktimi i zanafilles se Botes Shoqerore eshte shume-shume me teper i komplikuar nga parashikimet e derisotme te Shkencave Natyrore dhe per kete kerkon njohuri shtese qe nuk i disponojme akoma. Megjitheate praktika e mevonshme e Botes Shoqerore tregoi se ekziston nje hop cilesor qe ndan Kafshen Biologjike nga Njeriu Biologjik dhe ne kete pike duhet te filloje studimi i Njeriut Shoqeror. Ne qofte se deri me sot ZOTI eshte perdorur si justifikim formal ka ardhur koha qe Njeriu ta perdore ZOTIN si frymezim shpirteror qe, duke u lidhur me veprimtarine praktike te Njeriut Biologjik, realizon kalimin cilesor te nevojshem drejt Shoqerise Njerezore. Pikerisht ky akt perben thelbin zanafillor te Njeriut ne Toke dhe pikerisht kete akt ka zbuluar Teologjia (nuk ka rendesi instikti apo morali i ketij zbulimi) kur u nis dhe ndertoi Biblen dhe Kuranin.

2-Ne fushen SHOQERORE per here te pare u tentua te shpjegohej rrugekalimi i ardhshem i Shoqerise Njerezore, por duke u anashkaluar gjeneza zanafillore e Njerezimit, duke marre per baze teorine darviniste te seleksionimit natyror. Si per “cudi” te dy fushat jane pothuajse ngjitur ne kohe dhe tentojne te kryejne te njejten pune ne forme: te percaktojne ligjesine e ekuacionit tri permasor te fushave perkatese pa i shkuar ndermend se te tre elementet e ekuacionit (lindje-zhvillim-vdekje) kane te perbeshket pikerisht ate qe Aristoteli postuloi ne menyre te pasakte: ndikimin absolut te ambientit rrethues mbi boten e brendeshme te cilesorit qe po lindete; dmth shkaku i ngjarjes duhet konsideruar dualist dhe i pandare ne elementet perberes (ne te vertete kjo permbys bazat e derisotme te shkences se Njerezimit, qe bie ne sy shume dallueshem ne Historine reale te Njerezimit dhe perben aresyen e vetme perse e ashtequajtura Histori nuk eshte akoma shkence ekzakte). Ne qofte se ne mendimin biologjik mungon ndikimi relativ i botes mekanike, fizike dhe kimike mbi krijesat biologjike, gje qe perben aresyen kryesore te shumellojshmerise cilesore brenda botes biologjike; ne mendimin teorik shoqeror as qe behet fjale per ndikimin e diferencuar te botes biologjike mbi boten shoqerore dhe, akoma me tej, ndikimin i botes shoqerore mbi vetveten ne kontaktet me zhvillim diferencial, dmth relativ. Por materialistet e shek. te XIX-te nuk paten kurajon te pranonin se nje zgjidhje e sakte e ketyre problemeve nga ana e tyre do t’i mbyllte te gjitha rruget e vazhdimit te studimit te Natyres, pasi do te realizohej kapja e majes me te larte te zhvillimit te Botes Lendore qe ne fazen fillestare te studimit te saj, dmth qe ne shek. e XIX-te. Edhe vetem ky fakt eshte i afte te argumentoje se rruga e Shkences se Njerezimit nuk eshte e filluar mbi baza te sakta.

Ne fakt problemet sociale kishin shume-shume kohe qe trajtoheshin nga Mendimi Fetar ne fushen e iluzionit shpirteror ne te gjithe Boten, edhe pse nuk ishte permbledhur akoma ne nje rende te vetem shoqeror (Epi i Gilgameshit [Mijevjecari III-te Pa. Kri.], Dhjata e Vjeter [Mijevjecari I-re Pa. Kri.], Konfucianizmi [shek VI Pa. Kri], Bibla [Shek. I-re Pas Kri.], Kurani [Shek. VI Pas Kri.]), u preken teper siperfaqesisht pergjate rendit skllavopronar duke krijuar nje karambol me idete fetare, por ato u gjenden perpara zgjidhjes eventuale vetem me ekonomistet britanike (Viliam Peti [1623 -1687], Adam Smith [1723-1790], David Rikardo [1772-1823]), utopistet franceze (Henri Sen-Simon [1760-1825], Charles Fourier [1772-1837], Louis Blanc [1811-1882]) dhe britanik (Robert Owen [1771-1858]), si dhe me filozofet gjermane (Immanuel Kant [1724-1804], Fridrih Hegel [1770-1831], Artur Shopenhauer [1788-1860], Ludvig Fojerbahu [1804-1872], Karl Marks [1818-1883], Frederik Engels [1820-1895], Frederik Niche [1844-1900]) me shkollat e tyre perkatese. Por qe te gjithe nuk i shpetuan dot kurthit qe u kishte ngritur parimi monogjenentik i lindjes se gjallesave ne Toke duke pergjithesuar nje rast teorik te gjitheseicilit si unikal per te gjithe popujt dhe kombet duke prodhuar idiotizmin e revolucionit per te gjithe rastet e ndryshimit social te Njerezimit. Ne kete rast u harrua ligji me themelor i Nenes sone Natyre: Ajo, NATYRA, nuk perserit vetveten. Ne kete rast behet e nevojshme saktesimi i termave: Materia, Natyre, Lende, Univers per te percaktuar se kush nga keto terma konsiderohet me proces lindes. Dhe po te behej kjo do te kuptohej se njeri prej tyre perputhej me ZOTIN (i pafundem – i perjetshem – i panjohshem) dhe vetem ne kete pike fillon ajo lloj veprimtarie qe konsiderohet SHKENCE.

Ne shkollen shqiptare te ekonomise, filozofise dhe sociologjise (1945-1991), ne gjurmet e shkolles bolshevike, nuk i dhane dhe shume rendesi pikepamjeve te shkollave te ndryshme europiane, por per baze muaren pikepamjet vetem te te ashtequajturve materialiste dialektike (Karl Marks dhe Frederik Engels) te mbeshtetur ne filozofine klasike gjermane (sidomos Fridrih Hegel dhe Ludvig Fojerbahu) duke krijuar, ne kete menyre, nje konglomerat filozofik me permasa jo vetem te dyshimte, por teper kontradiktore me vetveten dhe, sidomos, me shkollen bolshevike pa e vene ne dukje ne asnje rast (broshura e F. Engelsit: Parimet e Komunizmit, eshte ne kundershtim me te gjithe platformen teorike dhe praktike te bolshevizmit revolucionar duke mos pasur asnje lidhje reale kudo ku u proklamua si udheheqese e drejtimit politik). Marshimi i mendimit filozofik bolshevik arriti deri atje sa te permbyste te dy shkollat me me ze gjermane (dialektiken hegeliane dhe materializmin marksist) dhe te formonte nje mendim te ri filozofik nen termin marksizem-leninizem. Per fatin e keq te shqiptareve intelektualet e te gjithe fushave studimore, pas vitit 1945, rane viktime e kesaj shkolle deri ne ate mase sa e asfiksuan te gjithe mendimin perparimtar shqiptar te kohes duke e futur Kombin Shqiptar ne nje fushe antishqiptare me permasa te tilla sa instinkti i tij e shikonte shpetimin shpirteror jashte  ndikimit te arsimimit shqiptar te kohes. Shqiptaret e sotem nuk e kane mesuar akoma se marksizem-leninizmi i tyre arsimor eshte rasti me tipik i antimarksizmit filozofik dhe permbysja reale qe mendimi filozofik bolshevik realizoi ne mendjet gjysmake te komunisteve kriminele. Ne kete rast po te behej krahasimi do te shikohet se nga njera ane kemi te bejme me karakteristikat me negative te Races Njerezore ne Toke (krimi ekonomik dhe njerezor) perballe ndjenjes themelore te Races Njerezore ne Toke (Dashuria per JETEN dhe Njeriun; te pakten ne kete fushe Idete Fetare jane absolutisht te pazevendesueshme dhe cdo trumbetim i trajtimit te Ideve Fetare ne kundershtim me kete fryme eshte nje akt antinjerezor tipik).

Por dhe vete teoria marksiste ishte me probleme ne menyren se si e kishte zberthyer ekuacionin e formimit te prones private dhe formave te saj (F.Engels, Origjina e familjes, e prones private dhe e shtetit). Kjo teori nuk kishte marre parasysh ne asnje rast perplasjen politike midis strukturave sociale me shkalle te ndryshme zhvillimi. E keqja me e madhe e kesaj teorie ishte moskonstatimi i shkalleve te zhvillimit te popujve te ndryshme dhe lidhja qe ato kishin me historine e perjetuar dhe kohen e lindjes te gjithseicilit popull. Anomalia filozofike ne mendimin helen ishte shpalosur ne menyren me kokeforte ne teorine marksiste dhe autoret kishin ngritur duart perpara menyres se si kishin lindur idete fetare ne Boten Njerezore (Letra e F. Engelsit drejtuar F.Meringut me 14 korrik 1893) e per rrjedhoje e kishin perjashtuar Boten Fetare si faktorin me te rendesishem subjektiv ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore (K. Marks, Rreth kritikes se filozofise hegeliane te se drejtes, Mjerimi i filozofise; Marks-Engels, Ideologjia gjermane) duke futur ne perdorim dhunen, si elementin vendimtar ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore pa treguar ne asnje rast se si kishte lindur dhuna ne Racen Njerezore dhe kush ishte pergjegjes per kete (F. Engels, Anti-dyringu). Eksperimenti i perdorur mbi popujt e prapambetur te Europes dhe Azise tregoi se kjo mangesi nuk conte ne progres, por ne hibridizimin mutacional te rendit shoqeror dhe te vete popullatave ku u aplikua (fati i keq i shqiptareve kur i detyruan te perfshiheshin ne kete eksperiment boteror pergjate shek. te XX-te edhe pse kishin Institucionin Katolik me ndikimin me te madh politik mbi shtetin e tyre ne Europen e atij shekulli; kjo ka qene aresyeja perse u masakrua Kisha Katolike Shqiptare pas 1945-ses).

Akoma, edhe me pertej, teoria marksiste nuk kishte qene ne gjendje te formulonte ekuacionin e formimit te klasave shoqerore ne menyre klasike, por dhe raportin real qe keto klasa kishin nder popuj te ndryshem. Tendenca per te internacionalizuar keto klasa pa marre parasysh shkallen e lindjes dhe zhvillimit te tyre ne popujt e prapambetur, por qe ndodheshin me pranine e ketyre klasave ne menyre imponuese ne saje te botes se relacioneve politike, coi ne aplikimin e nje forme dhune te fshehur pas politikes dhe te paraqitur si diktature te proletariatit edhe pse ky proletariat ishte me teper nje fantazi se sa nje realitet historik ne perputhje me teorine e performuar pergjate shek. te XIX-te nga autoret e saj. Ne kete rast duhet vene ne dukje se nevoja e lindjes se marksizmit filozofik nuk erdhi si rrjedhoje e zhvillimit te domosdoshem te Rendit Boteror, por ai lindi si reference e ndreqjes se gabimeve qe Politika kishte bere prej me shume se shtate shekujsh, qe nga momenti kur ajo u nda nga Institucionet Fetare dhe kerkoi ta drejtoje Boten e vetme (behet fjale per periudhen qe nga koha e Dante Alighierit dhe ndikimin qe ajo pati mbi kombet europiane. Me hollesisht per kete lexoni: Dante Alighieri, laicizmi dhe Kisha Katolike! Po shqiptaret?, publikuar ne www.genchoti.com). Keshtu qe ne kete rast duhet percaktuar se cfare ka ndjekur gabim Njerezimi qe nga dita qe Politika u nda nga Feja (kjo eshte menyra figurative e te shprehurit te problemit, pasi ne realitet jane ndare Institucionet Politike nga Institucionet Fetare, cka do te thote se Politika ka grabitur punen mijeravjecare te Fese duke e bere pronen e vet) dhe cfare nuk ka bere ne ato vende ku prapambetja eshte forme zhvillimi. Ne problemet shoqerore formulat e zhvillimit kane qene thjeshte ide individesh dhe jo ligje te zbuluara nga keta individe. Ne asnje rast nuk eshte mare per baze teresia ekuacionale e zhvillimit te qelizave sociale dhe menyra se si keto kane bashkepunuar historikisht midis tyre per te percaktuar permasat e zhvillimit shoqeror ne nje bashkesi fisesh, ne nje popull, ne nje komb, apo ne nje bashkesi popujsh dhe kombesh. Ne kete rast cdo gje u mbulua mbas termit Politike dhe, kjo e fundit, u paraqit si e vetmja menyre e udheheqjes se zhvillimit modern te Kombeve te Bashkuara.

Ne perputhje me kete forme zhvillimi te perjetuar ne planin teorik me 1848 realisht behet publikimi i Manifestit Komunist nga ana e Karl Marksit (1818-1883) dhe Frederik Engelsit (1820-1895) duke shenuar tendencen e lindjes se nje rruge politike qe mund te ndiqej teorikisht mbi bazen e elementeve shoqerore qe ndertonin strukturat e nje shteti. Ne kete rast u muar per baze vetem zhvillimi empirik ekonomik ne nje popull dhe u pergjithesua per te gjitha rastet (Karl Marks, Kapitali dhe Teoria e Mbivleres) duke lene pas dore te gjitha qelizat sociale qe paralelizonin zhvillimin ekonomik, por qe ndikonin ne menyre regresive kur realizohej bota e relacioneve te njeanshme (rasti i lidhjes se heleneve me epirotet-arvanitas pergjate 1500 vjeteve te fundit eshte me tipiku i ndikimit ne menyre regresive i botes se relacioneve mbi kete zhvillim). Ne teorine ekonomike marksiste mungon shpjegimi i termit shpejtesi zhvillimi dhe ndikimin qe ajo ka mbi dinamiken politike te nje populli apo grup popujsh kur ato tentojne te perbashkohen ne nje strukture te vetme politike. Ballafaqimi i praktikave te aplikuara neper Bote pergjate shek. te XX-te ne emer te marksizmit filozofik eshte nje mashtrim gjigand qe i eshte bere Njerezimit jo pse ishte i mire apo i keq, por pse u perdor per te mbuluar teresine e krimeve te kryera nga Politika, te pakten ne keto 800 vitet e fundit (marksizmi mori persiper te gjithe dhunen, te organizuar ne formen me te larte te saj, dmth luften, si e vetmja forme e kalimit neper format cilesore te organizimit te prodhim-shkembimit ne Racen Njerezore ne Toke). Ne kete rast ja vlen te vihet ne dukje fakti se akoma nuk ka nje studim teresor i formave te luftes ne planin zanafillor dhe aplikativ. Po te behet kjo do te shikohet se Lufta ka gjithmone karakter rastesor dhe te lidhur me gabimet e Politikes paraardhese.

Po te bejme nje analize te asaj qe ka parashikuar marksizmi, si forme e zhvillimit te Shoqerise Njerezore, do te veme re se ajo kontraktohet me vetveten. Edhe pse eshte nje broshure e vogel (behet fjale per Parimet e Komunizmit me autor F. Engelsin), ajo nuk perputhet kerkund me te gjithe veprat qe jane propoganduar si te marksizmit teorik (ne kete rast kam parasysh veprat e Karl Marksit: Mjerimi i filozofise – kritika ndaj Prudonit, Rreth kritikes se filozofise hegeliane te se drejtes, Rreth kritikës së ekonomisë politike, Lufta e klasave në Francë prej vitit 1948 deri në vitin 1850, Kritika e programit të Gotës, Kritika moralizuese dhe morali kritikues, Zbulime për proçesin e Këlnit kundër komunistëve; apo veprat e perbashketa te K. Marksit me F. Engelsin Ideologjia Gjermane, Familja e shenjtë dhe vetem te F. Engelsit: Nga artikujt e fundit, Anti-Dyringu, Dialektika e natyrës, Origjina e familjes, e pronës private dhe e shtetit, Revolucioni dhe kundërrevolucioni në Gjermani, Lufta fshatare në Gjermani, Rreth çështjeve të banesave, Letërsia e emigracionit; te gjithe keto vepra jane pergjithesisht te perkthyera nga rusishtja, keshtu qe vihet dyshimi mbi saktesine e tyre). Te gjithe keto vepra nuk bejne gje tjeter vecse kerkojne t’i mbushin mendjen Njerezimit qe Lufta, si vazhdim i Politikes me mjete te tjera, eshte i vetmi instrument qe percakton progresin e Njerezimit ne planin praktik. Eshte kjo aresyeja qe Njerezimi ka nevoje per nje ballafaqim te se kaluares reale per te gjithe popujt dhe kombet me analizat teorike te kesaj te kaluare per te pare cfare mungon dhe cfare eshte e trajtuar me qellim politik duke e fshehur te verteten historike te Njerezimit mbi cbaze kane dale perfundime jo vetem te pa plota, te dyshimta, por dhe thellesisht te gabuara dhe tmersisht antinjerezore (te pakten Komuna e Parisit – 1887 dhe Revolucioni Bolshevik – 1917 duhen konsideruar nje bashkesi gabimesh dhe veprimesh antinjerezore te realizuara nga Politika, pasi ne realitet ato nuk tregojne ne asnje rast progresin e shoqerise, por tendencen aplikative te politikes me sens tmersisht negativ).

Problemi me i pare qe duhet trajtuar sakte eshte e kaluara e Njerezimit nga zanafilla deri ne procesin e ndarjes se punes (kjo eshte periudha me e gjate e perjetuar nga Njerezimi deri me tani qe duhet te kape shifra milionavjecare). Ne kete drejtim problemet jane te trajtuara ne menyre hipotetike duke mos marre ne konsiderate teresine e veprimtarise shpirterore te Njeriut (e vetmja gje e dokumentuar qe disponojme sot nga e kaluara, te pakten nder shqiptare), gje e cila nuk ka qene e afte te diferencoje kafshen biologjike nga kafsha njerezore (ne ate kohe te dy keto lloj krijesash biologjike, me zanafille jo te njejte, bashkejetonin neper pyje). Ne kete rast duhet vene ne dukje fakti qe kjo bashkesi biologjike karakterizohet nga zhvillimi relativ dhe diferencimi midis kontinenteve dhe brenda nje kontinenti (qe ne kete pike shkenca e Historise se Njerezimit i ka trajtuar problemet historike me hamendje pa vene ne dukje aresyet e kalimit te jetes shoqerore nga pyjet neper shpella). Roli i shpelles, si vendbanimi me i pare i bashkesise njerezore, duhet konsideruar vendimtar ne krijimin e fisit, por edhe te institucionit fetar si udheheqesi praktik i fisit (ne kete rast ka mbetur ne heshtje roli i institucionit fetar ne kalimin e jetes nga pyjet ne shpella dhe nga shpellat drejt vendbanimeve me ndertime njerezore).

Me shpellen ndahet kafsha biologjike nga kafsha shoqerore, por dhe aresyet perse u kalua nga pyjet ne drejtim te shpellave dhe cfare tregon mungesa e jetes shpellare nder popujt e mevonshem (kjo ka vlera per paraardhesit me te pare te shqiptareve, te cilet edhe pse kane jetuar prane nje pafundesi shpellash nuk e kane arritur fazen e kesaj lloj jete. Ne shpellat e gjetura ne territorin e popullates shqipfolese, ku cfaqet jeta ne to, rezulton nje moshe teper-teper te re ne raport me moshen autoktone biologjike. Keshtu per shembell ne shpellen pa emer, ne kanionin e Langerices, rezulton nje moshe rreth 3500 vjecare (sipas studiuesit Auron Tare) qe nuk na jep te drejten te bejme lidhjet midis fazava te banimit per nje popullate me gjeneze biologjike milionavjecare; e njejta situate zhvillohet edhe ne shpellen e Gajtanit qe datohet e lidhur me epoken e bakrit dhe te hekurit duke filluar nga shek. XI Pa. Kri., sipas Frano Prendit ne artikullin mbi kete shpelle, publikuar ne Iliria 1-1998; por sipas Anton Fistanit, ne afersi te kesaj shpella jane gjetur mostra te kohes se paleolitit, hallke kjo e panjohur ne vendin tone, publikuar ne Iliria 1-1989). Kur pellazget u dynden ne Gadishullin Ilirik (flitet nga shek. 330 deri ne te 30 Pa. Kri., pra nga 35000 vjet deri 5000 vjet me pare, pa u saktesuar akoma plotesisht), i gjeten banoret vendas ne nje faze te tille zhvillimi ku ekzistonte besimi pagan (Kulti i Gjarprit, – sipas P. Fulvio Cordignano s.I. ne vepren L’Albania, vell. 1, perkthimi shqip i se ciles eshte me probleme ne drejtim te saktesise nga italishtja). Ne kete rast pergjithesimi nuk mund te behet per te gjithe popujt pasardhes dhe per te gjithe koherat, por ai na sherben per te ndertuar ekuacionin social te shkakut te kalimit te jetes pyjore ne jeten shpellare dhe lidhjen e saj me institucionin e priftit primitiv, por sidomos gjinine e ketij prifi nga pikepamja biologjike pasi ne kete pike eshte fshehur deri me sot roli Natyror i gjinise femerore me zhvillimin e Natyres dhe lidhja qe gjinia Femerore ka me idete Fetare. Ne kete rast koha e jetes shpellare eshte shume-shume e mevonshem se jeta neper pyje nder popullaten vendase (flasim per popullaten autoktone te gadishullit).

Analiza e gjendjes hapsinore te strukturave shoqerore qe shoqeronte Njeriun qe ne kete faze te zhvillimit tregon raportin e zhdrejte qe keto struktura kane me kohen e zhvillimit. Ne veme re se popujt me te vjeter te Europes jane futur neper shpella me vone se popujt e rinj dhe e kane strukturen sociale me primitive se keta te fundit edhe pse gjenden ne kohe me vone dhe pas popujve me te rinj (krahasimi me gjetjet ne shpellat e Pirenejve sipas Norber Kaster, Jeta ime e nendheshme, Tirane 1973). Ky raport i zhdrejte, duke u gjendur prezent ne Racen Njerezore, ka te drejte te pergjithesohet per te gjithe strukturat materiale me te ulta se Bota e Njeriut (ne fushen e Biologjise, Kimise, Fizikes dhe Mekanikes), gje e cila permbys shume metodika te perdorura rendom ne fushat e shkences, por dhe venien ne dukje te rruges se gabuar neper te cilen ka ecur Njohja e Natyres nga ana e Njerezimit. Kjo eshte aresyeja perse Dialektika Hegeliane nuk mund te zbulohej ne boten jashtenjerezore edhe pse eshte e pranishme ne te gjithe fushat e zhvillimit te Materies se pafundme ne Kohe dhe Hapsire. Kjo do te thote se Dialektiken e Fridrih Hegelit teoria e Karl Marksit e uli tre shkalle me poshte kur tentoi ta pergjithesoje nga djepi tek pyjet, sipas interpretimit bolshevik.

Raportet e zhvillimit social te shqiptareve pergjate shek. te XX-te me te gjithe popujt e Europes tregon se e ashtequajtura Histori e Njerezimit eshte krejte ne ajer dhe e paafte per t’i mesuar Njerezimit rrugezhvillimin e ardhshem. Ekzistenca shume pertej historise se shkruar dhe gjendja sociale e shqiptareve ne shek. e XX-te tregon se ne shkencen e Historise nuk eshte marre parasysh nje parameter, i cili duhet konsideruar me kryesori ne zhvillimin e Njerezimit. Ky parameter (behet fjale per SHPEJTESINE E ZHVILLIMIT SOCIAL, por qe ka nje vecori: nuk eshte i barabarte ne dy popuj sa do te afert qe te jene nga pikepamja gjeografike) permbys te gjithe sensin metodik te perdorur deri me sot nga studiuesit ne te gjithe fushat e shkences pasi roli i tij eshte me kryesori ne zhvillimin e Natyres se fundme.

Duke marre si pikenisje kete shpejtesi zhvillimi dhe raportin e zhdrejte midis kohes se lindjes se popujve dhe shkalles se zhvillimit social te tyre, e kemi shume te lehte te argumentojme gjenezen historike te shqiptareve te sotem duke vertetuar matematikisht se perbejne fillesen rastesore te Races se Bardhe dhe vetem kaq. Por, nga ana tjeter, kjo vecori e shqiptareve u jep atyre nje “avantazh” ne raport me gjithe popujt e tjere europiane: u frenon shpejtesine e zhvillimit te gjithe atyre popujve qe futen ne relata me ta ne cfaredo faze zhvillimi qe te jene ato duke perfituar nga relatoret Ne kete proces relatash ne Boten Njerezore ndodh rendom Paradoksi i Binjakeve (paradoksi i kohes) i ideuar nga Albert Ajnshtajni, por me permasa krejt te tjera dhe ne nje forme konkrete jashte subjektit qe i vrojton (kjo bie ne sy ne popuj me shkalle ekstreme zhvillimi; psh: pellazget me popullaten autoktone te Gadishullit Ballkanik – 10 000 vjet Pa. Kri, qe me vone u transformua ne relatat midis heleneve dhe epiroteve – 2500 me pare, dhe relatave midis grekeve dhe shqiptareve arvanitas ne shekujt XVII – XX Pas Kri.). Por kjo ngjarje e rendomte nuk u ka mesuar akoma studiuesve menyren se si duhen interpretuar ngjarjet  e ndodhura nga pikepamja historike dhe cila eshte rezultantja e botes se relacioneve universale midis njerezve sociale. Ne kete rast vihet re ndryshimi i zhvillimit ne menyre te dyanshme, por me permasa krejt te kunderta; ne qofte se per njerin relator koha ndryshon ne favor te tij (i zgjatet jeta ne epoken qe kryen relatat), per relatorin tjeter koha ndryshon ne te kundert (i shkurtohet jeta ne epoken qe kryen relatat), por ato nga pikepamja hapsinore deformohen ne permbajtjen e gjithseicilit relator (kjo gje per fizikantin nuk eshte keshtu pasi, sipas tyre, koha ndryshon ne favor te objektit qe leviz me v→c). Ne te vertete mendimi fizik ne kete pike ka kryer nje revolucion te perbindshem ne shkencen reale te Historise pasi ka krijuar te gjithe mundesite per te shpjeguar ndryshimet sociale te popujve jashte ekuacioneve klasike te njohura deri me sot te te gjithe elementeve sociale qe marrin pjese ne nje rend shoqeror cfaredo.

Ne qofte se per popujt e Europes ky proces nuk paraqet rendesi, por historine e perjetuar te shqiptareve paradoksi i kohes eshte vendimtar dhe i vetmi per te shpjeguar gjendjen sociale te tyre sot ne raport me ekuacionin klasik te zhvillimit te popujve te stervjeter neper kontinentet e tjera te Globit, sidomos te Afrikes. Nga ana tjeter paradoksi i kohes eshte treguesi kryesor i menyres se ndryshimit te Njeriut prej Njeriut dhe ajo qe nuk pergjithesuan dot materialistet e shek. te XIX-te me teorine e tyre (pikerisht kjo ka qene aresyeja e permbysjes teorike te marksizmit).

Por menyra se si eshte zhvilluar bota njerezore ne Toke nuk perputhet kerkund me pretendimet teorike te te gjithe koherave qofte te filozofeve, qofte te historianeve e qofte te politikaneve dhe kjo e ka nje aresye; nje aresye madhore qe lidhet me gabimet e Njerezimit pergjate jetes se tij, e kjo nuk eshte e veshtire te zbulohet, por me ka habitur menyra se si teologu i eshte nenshtruar politikanit, te pakten pergjate 800 vjeteve te fundit edhe pse fjalen i pari dhe i fundit e ka thene gjithmone ai prej se paku 2 500 vjeteve te jetes se shtetit klasor. Menyra se si politikani i ka grabitur produktin intelektual teologut perben tullen me te pare te tragjedise njerezore dhe ajo qe nuk eshte kuptuar asnjehere domosdoshmerisht. Kjo eshte aresyeja perse praktika Historike e Njerezimit nuk perputhet me pretendimet teorike dhe perse sot cfaqen dy platforma teper larg njera-tjetres: njera praktike e lidhur me zhvillimi klasik te Njerezimit sipas menyres sociale dhe, tjetra, teorike e lidhur me studimin klasik te Historise se Njerezimit sipas nje mori pikepamjesh, metodikash e botekuptimesh pa arritur ne asnje perfundim konkret.

Menyra se si eshte zhvilluar Raca Njerezore ne Toke nuk eshte unike dhe e njejte per te gjithe popujt, kombet dhe racat perberese te Njerezimit jo vetem sipas produkteve qe kane realizuar, por, kryesisht, sipas KOHES qe ato kane parakaluar. Ky eshte kushti numer nje qe duhet postuluar perpara se te fillojme analizen e ketij zhvillimi, rruge kjo e pandjekur edhe nga materialistet e shek. te XIX-te. Edhe pse studiuesit kane konstatuar, per te njejten kohe, faza te ndryshme zhvillimi nuk kane qene ne gjendje per te percaktuar rrugen klasike (ekuacionet perkatese) neper te cilen ka kaluar Shoqeria Njerezore qe nga dita kur konstatoi se nuk ishte e njejte me bashkekohasit biologjike.

Koncepti “zhvillim shoqeror” ne nje fare menyre eshte kuptuar sipas menyres se zhvillimit individual te Njerezimit deri ne momentin kur u pa se ekzistonin edhe ligje shoqerore te pakonsumuara nga bota biologjike. Ne Shqiperi pikerisht kjo nuk u pat marre parasysh dhe u parakalua si inekzistente. Termi zhvillim shoqeror me teper eshte nenkuptuar se sa eshte zhvilluar ne parametrat perberes dhe ne kete menyre ka asfiksuar procesin ne fushat e tjera te shkences duke u bere shtysa me kryesore e shtremberimeve ne keto fusha. Kur flitet per termin “zhvillim” ne cfaredo lloj fushe gjeja e pare qe nenkuptohet eshte procesi i lindjes. Ne qofte se per njeriun individ kjo ka qene lehtesisht e konstatueshme, per njeriun shoqeror kjo ka qene veshtiresisht e pranueshme deri ne ate mase sa akoma nuk eshte kuptuar (flasim per ne Shqiperi) thelbi i ekzistences se Shoqerise Njerezore ne planin aplikativ social. Se cila eshte detyra e Shoqerise Njerezore akoma kjo eshte e erret, por duhet vene ne dukje fakti qe vetem Idete Fetare kane tentuar ta zgjidhin kete problem ne planin real, kur te gjithe te tjeret kane GENJYER Njerezimin me teorite e tyre. Pikerisht ne kete pike ndahet praktika e Jetes biologjike te Njerezimit nga praktika e Jetes Intelektuale te tij dhe problemet jane fshehur me nje djallezi tipike politike. E thene me ndryshe, ne kete pike ndahet praktika nga teoria e Races Njerezore ne Toke. Ky eshte momenti ku Politika grabit punen e Institucioneve Fetare dhe mundohet ta paraqese zhvillimin ekonomik si thelbin e ekzistences se Njeriut ne Toke duke lene pas dore produktin mendor te Njerezimit te imponuar nga ZOTI: DASHURINE PER JETEN. A nuk kemi ketu dallimin thelbesor midis qenies biologjike nga qenia shoqerore? A nuk kemi ketu dallimin kryesor midis punes se perkoheshme (ideve politike) dhe punes se perhereshme (Ideve Fetare)? A nuk kemi ne kete pike dallimin midis asaj qe nuk mund ta bejme, se nuk e besojme, dhe asaj qe e ndjejme brenda vetes dhe e besojme?

Ne kete menyre duhen percaktuar ekuacionet sociale neper te cilat kalojne te gjithe parapopujt deri ne momentin e ndarjes se punes. Deri ne fillimin e ketij procesi dinamika e ketyre parapopujve eshte kaq e ndryshme sa ekuacionet e tyre nuk ngjasojne ne asnje pike edhe pse kemi te bejme me faza teper te thjeshta te veprimtarise sociale (kjo ishte pika ku marksizmi i proletareve e pat filluar punen e vet duke e cuar punen drejt nje vetekenaqesie te klasave hibride, – F. Engelsi, Origjina e familjes, pronës private dhe e shtetit). Por duhet te pranojme qe shkenca akoma nuk e ka thene fjalen e vet per kete faze te zhvillimit shoqeror ku cdo gje paraqitet kaq e thjeshte dhe kaq e varfer ne aspektin ekuacional sa kam arritur ne perfundimin se cdo gje eshte paraqitur e tille per t’i hapur rruge manipulimit te realizuar nga politika. Ne kete faze sundon ZOTI, sundon Gruaja, sundon Feja, sundon barazia sociale, sundon Natyra; me fjale te tjera sundon ajo pjese e Natyres qe politika ka permbysur ne dem te Njerezimit dhe qe vazhdon akoma rrugen e vet manipulatore.

Gjeja e pare qe duhet percaktuar eshte dallimi fillestar i Botes Biologjike nga ajo Shoqerore. Ne qofte se dy botet (pamvaresisht se ishin teper-teper te ngjashme) kane ecur krah per krah per miliona-dhjetra-qindra miliona vjet ka ardhur nje moment qe ato jane ndare. Ne kete pike materialistet e shek. te XIX postuluan se ky moment eshte i lidhur me Punen dhe roli i kesaj te fundit na kishte qene vendimtar ne transformimin e antropomorfeve ne Njerez (F. Engels, Dialektika e Natyres). Por ky ekuacion eshte abuziv per disa aresye: kur flitet per punen duhet percaktuar shkaku i fillimit te saj deri ne momentin qe behet ndarja e punes ne aspektin ekonomik-shpirteror (te mos harrojme se ka gjallesa qe e njohin ndarjen e “punes” sipas menyres se ekzistences, – Bleta, milingona) pra pyetja e pare eshte: kush eshte autori i shpikjes se punes ne Racen Njerezore ne Toke? Pastaj behet pyetja e lidhur me ndarjen e punes ne drejtim te autoresise dhe te nivelit te domosdoshem te zhvillimit te vete punes, dmth: ne cfare niveli te zhvillimit te procesit te punes u be ndarja e saj dhe kush ishte autori? Pastaj vjen dhe nje pyetje tjeter: kush jane pjesmarresit ne procesin e punes dhe si lidhen me formen e familjes, – kur dime se familja eshte qeliza me e pare e Shoqerise Njerezore, por qe ekziston edhe ne Boten Biologjike? Te gjithe keto “kush” jane ne gjendje te vene pikepyetjen e madhe mbi pretendimet e shkencave shoqerore per Boten e Njeriut. Ajo qe sot shpaloset si e ditur, ne realitet fsheh kaq shume te panjohura sa cdo pyetje “kush” dhe “pse” e ngre ne katror padijen e Races Njerezore ne Toke ne te njejten mase sa çparaqitet e ditur.

Problemi nuk qendron vetem ne fshehjen e shkakut dy permasor te zanafilles se Njeriut ne Toke, por thelbi i te panjohures eshte kaq i dukshem sa pune ka mberritur deri atje sa ja vlen per te zbuluar dinamiken e fshehjes dhe vete aresyen perse fshihet akoma autoresia e Civilizimit Boteror dhe te elementeve perberes te tij (puna-gjuha-veglat-alfabetet-juridiksioni-arti-letersia-shkenca-politika-muzika-etj-etj; renditjes mos i jepni rendesi ne kete faze te konstatimit).

E po ta bejme kete me kembengulje, do te dallojme se Bota Njerezore disponon dy lloj METABOLIZMASH, njeri – biologjik dhe individual, ndersa tjetri shoqeror dhe kolektiv; rasti i pare i trasheguar nga bota biologjike, ndersa rasti i dyte i pakonstatuar akoma nga shkencat sociale, cka perben shkakun per t’i konstatuar rrenjesisht te pasakte dhe abuzive (prej kesaj panorame eshte e lehte per te arritur ne perfundimin se keto shkenca jane akoma ne ajer dhe gjitheshka ecen ne menyre instiktive teper larg formatit shkencor).

3-Ne fushen Kimike gjerat erdhen me natyrshem, pasi studiuesit e saj e filluan punen studimore ne zbulimin e bazamentit material qe ndertonte Boten Kimike. Pa dyshin shek. i XIX-te shenon ndertimin teorik te botes kimike ne zanafillen historike te saj ne menyre ligjore duke i treguar Njerezimit se Natyra kishte nje ligjesi absolute per cdo strukture cilesore te saj. Ajo qe u zbulua ne fushen e kimise teorike nuk u sherbeu studiuesve te fushave te tjera dhe problemet e Shkencave te Natyres vazhduan te trajtohen te shkeputura prej njera-tjetres duke mos nxjerre ne pah unitetin e Natyres ne historikun e saj. Zbulimi i elementeve kimike dhe renditja e tyre ligjore shenon veprimtarine zbuluese te bazamentit natyror te Botes Kimike, por duhet vene ne dukje se gjeja me e thjeshte qe binte ne syrin e njeriut qe ne momentin e te kuptuarit te realitetit rrethues ishte kjo bote me komplikacionet e veta. Ne kete rast nuk u kuptua asnjehere se elementet kimike rridhnin ne menyre te drejteperdrejte nga proceset fizike dhe KOHA e formimit te elementeve kimike varej kryekeput nga kombinacionet e grimcave elementare te atomit, marredheniet midis tyre dhe nga vete dinamika e brendeshme e ketyre grimcave (sot nga studiuesit e ketyre fenomeneve te gjithe keto procese fizike anashkalohen ne menyre abuzive). Duhet konsideruar nje proces i sterzgjatur ku vlerat e periudhave te gjysemshtanesimit te elementeve radioaktive sherbejne si argumenti me i rendesishem i varesise se dinamikes se elementeve kimike nga proceset fizike dhe koha e formimit te tyre nuk mund te ishte brenda 100 sekondave te pare te Big-Bengut (Stephen Hawwking, Historia e shkurter e Kohes). Ne kete pike Shkenca e Kimise nuk e ka thene akoma fjalen e saj dhe problemet trajtohen me teper me hamendesi se sa ne menyre ligjore sipas kontinumit kohor-hapsinor. Por Shkenca e Kimise beri hapin me te rendesishem ne raport me te gjitha shkencat e tjera: zbuloi ligjin strukturor te Botes Kimike, por qe pak me vone e konsideruan, ne menyre manipulatore, vetem si ligji periodik i elementeve kimike. Menyra se si u zbulua ky ligji, si i rivertetua ne menyre fizike dhe si e anashkaluan ne rrjedhimet perkatese perben krimin real ne Shkencat e Natyres.

Kjo nuk na pengon te nxjerrim nga Historia reale e zhvillimit te Shkences se Kimise ate qe u zbulua me 1869 si formulimi i ligjit periodik, ne te ardhshem, te elementeve kimike nga Dimitri Ivanovic Mendelejev (1834-1907) mbi bazen e vetive kimike dhe i konfirmuar fizikisht nga Henri Moseley (1887-1915) me 1913 mbi barazine e numrit te elektroneve me numrin rendor ne tabele. Rendesia e ketij zbulimi dy permasor qendron ne lidhjen absolute te proceseve kimike me proceset fizike, por me KOHE te diferencuar duke na argumentuar se tjeter eshte KOHA fizike dhe tjeter KOHA kimike (ne kete pike lind domosdoshmeria ligjore e ndikimit te kohes fizike mbi kohen kimike deri ne masen qe formohet bota kimike, pas se ciles nje pjese e kohes fizike behet pjese e kohes kimike duke i dhene tjeter permase bashkesise se tyre. Pikerisht ky proces nuk eshte zbuluar nga Shkenca e Njerezimit duke spekulluar me termin kohe relative). Cili eshte raporti i ketyre dy koheve nga pikepamja e ekzistences dhe si ndikojne mbi njeri-tjetrin? Ne fund te fundit, a jane te ndare ne aplikacionet specifike brenda dinamikes se ishullit Lendor? Kendveshtrimi materialist rezulton te mos jete ne vemendjen e studiuesve dhe, kerkimet ne fushen e Kimise, anashkalojne rolin e KOHES ne proceset kimike.

Tabela e Mendelejevit, jo ligji periodik, ka disa te fshehta qe nuk ja u kane thene nxenesve neper shkolla (duke perfshire edhe universitetet): fsheh ligjin e zhvillimit absolut te Materies ne te gjithe shkallet e zhvillimit te saj, duke perfshire te njohura dhe te panjohura, te fundme e te pafundme. Pas zbulimit te Dialektikes nga Hegeli, zbulimi i renditjes ligjore te elementeve kimike nga ana e Mendelejevit, perben zbulimin e dyte me te madh ne Shkencat e Natyres dhe lidhjen kushtezuese qe mendimi filozofik ka me mendimin shkencor (sot edhe anasjelltas), por dhe faktin qe mendimi shkencor nuk ben dot  pa mendimin filozofik (ne momentin qe nje forme e shkences tenton te zhvillohet jashte mendimit filozofik, po ne ato moment ajo eshte e deshtuar; filozofia eshte projekti teorik i permasave te studimit ne Shkencat e Natyres). Por Tebela e Mendelejevit i mesoi Njerezimit se Lenda fillon me Hidrogjenin, duke lene ne heshtje faktin se Hidrogjeni ishte struktura lendore qe lidhte veprimin fizik me veprimin kimik prej nga rrjedh percaktimi hapsinor se procesi kimik ne Natyre fillon me Hidrogjenin dhe si i tille do te permbante ne vetvete dy situacione gjendje lendore, por pa qene plotesisht gjendje kimike. A nuk kemi te drejte te themi se ne boten e Hidrogjenit fshihet aresyeja perse bota fizike u transformua ne bote kimike dhe kush pjese e saj, gje e cila nuk eshte pare me kete sy asnjehere, pasi roli i Hidrogjenit ne boten lendore eshte paresor nga pikepamja kohore.

Ne vitet 1970-1974 pata bere nje permbledhje te karakteristikave te cdo elementi kimik nga pikepamja kimike dhe fizike ne funksion te punes qe kishte bere Mendelejevi; nderlidhjet qe elementet kimike kishin me njeri-tjetrin pa qene ne te njejten periode (Cr, Mn, Fe, Co), po keshtu ngjashmerite  e elementeve neper perioda te ndryshme (Li, Na, K, Rb), kapercimet qe benin brenda grupit duke pasur peshen atomike me te madhe se pasardhesja (27-Kobalt 58,9332 – 28-Nikel 58,71, 24-Cr 51,996 – 25-Mn 50,942) perjashtime keto te teorise sipas pikepamjes se Mendelejevit, mungesa e nje elementi kimik (43-Tekneci 99) ne Toke dhe prania e tij ne objektet kozmike larg Tokes, aftesia e disa elementeve per te mos pasur komponime te dukshem (grupi i gazeve inerte: He, Ne, Ar, etj.), aftesia radioaktive e disa elementeve (U, Ra, Th, Rn, etj) dhe procesi i gjysem-shtanesimit (gjysem-zberthimit) te ketyre te fundit, aftesia manjetike e disa elementeve (Fe, Cr, Ni) te conin ne perfundimin se kishim te benim me nje bashkesi ligjesh te karakterit hapsinor ne fushen e kimise dhe fizikes ne menyre te pazgjidhshme duke arritur ne perfundimin se bota kimike nuk ekzistonte dot pa boten fizike. Por vetvetiu lindete pyetja: a ekzistonte mundesia e studimit te botes kimike larg botes fizike; dhe, prej ketej: po renditja kohore e formimit te elementeve kimike si do te ishte? A kishte mundesi qe elementet kimike te ishin formuar me nje shpejtesi rrufe pas bigbengut (sipas Stephen W. Hawking pas 100 sekondave te para; e pare kjo ne tre gjuhe dhe kater botime te ndryshme: shqip – Nje histori e shkurter e kohes, Tirane 1997; italisht – Dal big bang al buchi neri, Breve storia del tempo, Nona edizione BUR Science aprile 2008; anglisht – A brief history of time, Bantam trade paper edition / April 1988 dhe June 1990, Printed in United States of America)? A i kishte shkuar ndermend autorit te kesaj pikepamje se ne kete rast bota kimike nuk mund te analizohej jashte botes fizike ne asnje rast? Pikerisht ky eshte thelbi i zbulimit te Mendelejevit: bota kimike mund dhe duhet te studiohet e vecuar nga bota fizike. Por kjo do te conte ne pyetjen: Cila ishte karakteristika thelbesore e elementeve kimike?

Analiza e Tabeles se Mendelejevit tregon se nuk kemi te bejme thjeshte me renditje te elementeve kimike mbi bazen e peshes atomike te tyre (keshtu ka pretenduar Mendelejevi), ku cfaqen dhe mosperputhjet, por kemi te bejme me radhen kohore te formimit te elementeve kimike, kombinimeve te tyre dhe te gjitha rrjedhimeve qe ndodhin pas ketyre kombinimeve, hallkat lidhese te botes kimike pergjate dinamikes se saj, por Bota Kimike ishte pergjegjese per nivelin me te larte te organizimit nderlendore, pasi per here te pare formohet MASA, si nocion fiziko-lendor (kjo eshte pika qe lidh procesin fizik me procesin kimik; duke pare kete proces dhe duke percaktuar permasat e veprimit, eshte shume e lehte te shihen te gjithe kalimet nga procesi kimik ne ate biologjik dhe nga ai biologjik ne ate shoqeror, pasi ne kete pike qendron ai qe konsiderohet si UNITET i Materies).

Tabela e Mendelejevit sipas pikepamjes empirike fillestare, dmth filozofike, perbehet nga dy shtrirje permasore:

1-shtrirja vertikale (2×8 grupe A dhe B te alternuara sipas vetive fiziko-kimike) te quajtura grupet e elementave. Keto grupe fillojne me elementet alkaline dhe mbyllen me elementet e gazeve inerte. Vete keto grupe kane disa karakteristika te vecanta qe lidhen me dinamiken e formimit te tyre nga pikepamja sasiore dhe cilesore. Brenda nje grupi ndodhen kryesisht elemente me veti kimiko-fizike te njejte (te peraferta, qe do te thote se vetite fizike jane te njejta, por karakteri specifik kimik ndryshon thellesisht ne planin vertikal; – karakteri alkalin eshte me i dobet ne elementet e grupeve te para horizontale duke u forcuar ne vertikalitetin e vet), por prej te cileve nuk eshte kerkuar te nxirret dinamika historike e tyre nga pikepamja e zanafilles te seicilit element. Ne kete rast studiuesit ose i kane marre te mireqena elementet kimike nga pikepamja zanafillore, ose e kane anashkaluar kete problem duke e kerkuar barazine (ndryshimin) relative te vetive kimiko-fizike te elementeve brenda grupit (ose ne grupe te ndryshme) ne kimine kuantike. Ne menyre figurative kane kerkuar te kapin veshin prapa kokes, pasi kane anashkaluar faktorik KOHE jo vetem ne formimin e elementeve kimike, por dhe te gjithe strukturave te mevonshme kimike duke fshehur, ne kete menyre, te gjithe historine e procesit kimik te ishullit tone lendor. Dmth roli i KOHES ne procesin e zhvillimit kimik nuk ka akoma ligjesine e vet specifike.

2-shtrirja horizontale (shtate grupime te quajtura perioda) me permasa tej mases te ndryshme nga njera-tjetra, por qe fsheh ligjesine spirale te zhvillimit kimik ne ishullin tone Lendor, nga ana tjeter. Periodat paraqesin kete dinamike sasiore:

Perioda e I – dy (2) elemente kimike (fillon me 1-Hidrogjenin-H 1,00797 dhe mbaron me

2-Heliumin-He 4,0026).

Perioda e II – tete (8) elemente kimike (fillon me 3-Litiumin-Li 6,939 dhe mbaron me 10-Neonin-Ne 20,183).

Perioda e III – tete (8) elemente kimike (fillon me 11-Natriumin-Na 22,9898 dhe mbaron me 18-Argonin-Ar 39,948).

Perioda e IV – tetembedhjete (18) elemente kimike (fillon me 19-Kaliumin-K 39,102 dhe mbaron me 36-Kriptonin-Kr 83,80).

Perioda e V – tetembedhjete (18) elemente kimike (fillon me 37-Rubidin-Rb 85,47 dhe mbaron me 54-Ksenonin-Xe 131,30).

Perioda e VI – tridhjete e dy (32) elemente kimike (fillon me 55-Ceziumin-Cs 132,905 dhe mbaron me 86-Radonin-Rn 222).

Perioda e VII – tetembedhjete (18) elemente kimike (fillon me 8-Franciumin–Fr 223), por eshte perioda e fundit e pa perfunduar ne aspektin historik te botes kimike, por dhe te rolit te Njerezimit ne stimulimin e elementeve te rinje artificiale duke tentuar plotesimin me sa me shume elemente te kesaj periode; pasi ne kohen kur jane shkruar keto rreshta ishte formuar artificialisht elementi 104-Kurçatov–Ku 260.

Ne mes te periodes VI dhe VII qendrojne dhe dy grupime te quajtura familje te inicuara nga La (57-71) dhe Ac (89-103), te quajtura perkatesisht lantanidet dhe aktinidet te perbera nga 15 elemente seicila.

Kjo dinamike dy permasore ka te pervecme dy perioda: te paren dhe te shtaten, te cilat paraqesin vecorite thelbesore te botes kimike ne nivelin zanafillor dhe fundor te Universit Lendor, pasi tani, duke anashkaluar pyetjen mbi qenien e elementit kimik, shtrohet pyetja: cfare paraqesin periodat ne historine kimike te Lendes?

Fakti qe elementet kimike radiaktive (92-Uranium-U 238, 88-Radiumi-Ra 226, 94-Plutonium-Pu 242, 86-Radoni-Ra 222, etj) kane nje permase fizike qe elementet e tjere nuk e kane (periudhen e gjysem-zberthimit), e cila, nga ana e vet, nuk tregon vetem prejardhjen fizike te elementeve kimike, por duhet te tregoje dhe menyren ligjore se si thjeshtohen elementet kimike nga pikepamja sasiore nepermjet ndryshimit cilesor te tyre, pasi keta jane dhe elementet fundore te Tabeles se Mendelejevit. Ne kete pike dialektika e Hegelit ploteson ate qe nuk ka parashikuar Mendelejevi ne asnje menyre, edhe pse ajo njihej ne ate kohe, por prej nga duhet te rrjedhe ligji dinamik i Botes Kimike jashte cdo teorie te derisotshme. A nuk tregon ky rast se cfare fatkeqesie zoteron ne mendimin shkencor te studimit te Shkencave te Natyres?

Edhe ne fushen e Kimise ne takojme problemin me themelor te Shkences: mosperputhjen e dinamikes se Botes Kimike me dinamiken e studimit te kesaj bote nga ana e Njeriut, duke anashkaluar thelbin historik te saj.

Dy jane problemet themelore te Botes Kimiko-Fizike (pasi keto dy probleme percaktojne zanafillen dhe fundin e nje forme organizimi te Materies se pafundme, qe eshte pranuar te emertohet LENDE), dhe konkretisht:

  • si lind H – Hidrogjeni dhe cfare perfaqeson ai?
  • si transformohet U – Uraniumi dhe cfare perfaqeson ai?

Ne fakt keto dy probleme nuk jane kimike ne asnje permase, por ato percaktojne boten kimike ne te gjithe spektrin e vet hapsinor. Nga ana tjeter, ato fshehin problemin kryesor te KOHES ne aspektin fizik, pasi menyra se si formohet hidrogjeni eshte e njejte me transformimin e uraniumit vetem se te sfazuar ne kohe (ligji hegelian: depertimi reciprok i te kundertave mund te merret per baze ne kete rast, por jo per te gjithe kohen e pambarimte, pasi ne kete pike ka filluar nje nder spekullimet me e medha ne fushern e mendimit filozfik qe lidh fiziken me kimine), pergjate se ciles ajo qe formon hidrogjenin ne forme eshte ajo qe prodhohet nga transformimi i uraniumit; vetem se e gjithe kjo kerkon analizen pikerisht te “materies” qe prodhon historikisht hidrogjenin dhe qe clirohet nga procesi i trasformimit te uraniumit. Ky eshte nje proces i paster fizik, por qe formon domosdoshmerine drejt organizimit kimik. Paaftesia e shkences per te ndjekur kete proces ben te pamundur zbulimin e procesit fizik ne thelbin e tij e, per rrjedhoje, shpalos paaftesine e saj per te percaktuar thelbin e botes kimike ne detyren e saj historike. Anashkalimi i proceseve natyrore dhe, sidomos, i Kohes historike te tyre perben deshtimin e shkences se sotme te Natyres dhe rrugen e shtrember ne te cilen eshte futur prej kohesh (kjo shtrembesi do te duket kur te flasim per procesin fizik).

Ato (elementet kimike) bartin energji kimike dhe fizike te ndryshme qofte brenda grupeve, qofte brenda nengrupeve, qofte brenda periodave, sipas nje rregulli te percaktuar rigorozisht nga Natyra, por, sidomos, sipas permbajtjes kohore te lindjes te gjithseicilit ne planin historik te Botes Kimike, e cila nuk mund te jete realizuar jo vetem brenda 100 sekondave te para pas big-bangut, por as ne nje pike te konsideruar si pika e singularitetit te ketij big-bangut. Bota kimike, ne shumellojshmerine e vet elementare te diferencuar ne te gjithe parametrat fizike, i perjashton si 100 sekondat e pare ashtu dhe nje pike te tille.

Por Bota Kimike, kur analizohet sipas faktorit KOHE, shpalos dukurine me te dukshme te zhvillimit te Nenes sone Natyre: BASHKEPUNIMIN midis elementeve kimike, si domosdoshmeria me e pare e ekzistences se saj, por qe eshte e barasvlefshme per te gjithe format e organizimit nderlendor nga zanafilla deri ne fundin e saj. Ne kete rast mbetet per te zbuluar se kush futet ne relacion ne fazen me te pare te formave te organizimit nderlendor. Per rastin e Botes Kimike ky relacion perfshin boten atomike ne te gjithe spektrin e vet duke perbere piken ndarese midis Botes Fizike dhe Botes Kimike. Por pas kesaj vjen nje faze tjeter, e pa identifikuar akoma: forma metabolike e elementeve kimike. Transformimi e elementeve kimike radioaktive duhet te coje drejt kesaj rruge, por permasat e ndryshme te periudhave te gjysem zberthimit nder elementet radioaktive duhet te coje ne zbulimin e ligjesise te ketij metabolizmi ne funksion te raportit kohor-hapsinor, cka eshte akoma e erret.

Krijimi, pergjate shek. te XX-te, te elementeve artificiale eshte nje tregues qe e gjithe dinamika e elementeve kimike i nenshtrohet ligjesise dialektike trepermasore dhe prejardhjes se tyre nga nje bote paraardhese fizike me ligjesite e veta rigorozisht te percaktuara, por dhe transformimin e tyre ne struktura fizike te thjeshta, me perberes me te avancuar se zanafilla historike, – gje e cila nuk merret parasysh ne asnje rast.

4-Ne Fushen Fizike gjeja e fundit qe mendoi Njeriu per te studiuar ne menyre komplekse, dmth per te realizuar unitetin material te Natyres, ishte forma primare e organizmit te Lendes, ku kjo e fundit eshte forma e vetme qe njeh Njeriu. Çuditerisht ajo qe ishte me e thjeshta u konsiderua, nga ana kohore, e fundit per nga rendesia dhe kjo nuk eshte kuptuar akoma perse ka ndodhur keshtu dhe cfare fshihet pas saj. Por duhet pranuar se ky proces fundor ka qene me i larmishmi ne hipotezat e veta ku Njeriu ka tentuar t’i zgjidhe problemet e Natyres perfundimisht. Megjitheate kjo larmi rezulton te kete shume problemer arbitrare e cila e shpalosi teper sakte GABIMIN e Races Njerezore ne fushen e studimeve shkencore. Te pakten ne fushen e Fizikes kjo duket shume qarte me mangesine e vet filozofike duke mos tentuar ne asnje rast te percaktoje permasat e fushes fizike ne shkakun e formimit dhe pasojen me kryesore te saj.

Duhet pranuar qe mendimi fizik ka qene viktima me e pare e pseudomaterializmit filozofik pergjate shek. te XIX-XX (ne kete rast kam parasysh: F.Engels (1820-1895), Dialektika e natyres, Tirane 1981, sidomos kapitujt: Format themelore te levizjes, Nxehtesia, Elektriciteti, Format e levizjes se Materies-Klasifikimi ; V.I.Lenin (1870-1924), Materializmi dhe empiriokriticizmi, Tirane 1955, sidomos kapitullin e V-te: “Revolucioni modern ne shkencat natyrore dhe idealizmi filozofik”, ku udheheqesi i revolucionit bolshevik pajtoi termin revolucion si per rastin e jetes politike ashtu dhe per ate shkencore,  dhe Vepra 38 (Fletoret filozofike), Tirane 1977; sidomos kapitujt: Konspekt i librit te Hegelit “Shkenca e Logjikes”, Konspekt i librit te Hegelit “Leksione mbi historine e filozofise”, Konspekti i liberit te Hegelit, “Leksione mbi filozofine e historise”), pasi asnjehere nuk u be percaktimi rigoroz i KOHES fizike e per rrjedhoje gjitheshka u konsiderua e sakte nga nje start mekanik (Arkimedi, 287-212 Para Kri.) te mbeshtetur ne matematiken tripermasore te hapsires mekanike (Pitagora, 570-495 Para Kri.), te quajtur ndryshe matematika euklidiane (Euklidi, 365-275 Para Kri.), duke u konsideruar si zanafilla e Shkences se Njerezimit. Duhet pranuar se i gjithe mendimi shkencore i Races Njerezore ne Toke eshte mbeshtetur fillimisht ne mendimin filozofik Helen me nje paraardhje filozofike te karakterit fetar politeist dhe pastaj u kalua ne mendimin shkencor te mbeshtetur ne mendimin filozofik me karakter fetar monoteist. Vetem ky fakt eshte i mjaftueshem per ta konsideruar mendimin Helen krejtesisht te pasakte dhe thjeshte intuitiv. Per fat te keq te Mendimit Fizik e gjithe dinamika teorike e Fizikes Moderne eshte e mbeshtetur ne kete pasaktesi: ne lidhjen e mendimit mekanik me ate fizik ne menyre abuzive pasi “zgjidhet” matematikisht, si tendence, nga ajo euklidiane duke marre per baze permasat e hapesires mekanike dhe duke e futur KOHEN si permase te katert, pa percaktuar ne asnje rast se per cfare KOHE dhe HAPESIRE behet fjala dhe cila eshte dinamika, qofte dhe teorike, e asaj qe konsiderohet si objekt i Fizikes. Mendimi Fizik Modern gjendet ne nje kolaps te tille sa te gjitha modelet e hiperbolizuara te Gjithesise nuk jane te afta te shpjegojne si dhe pse lindi Jeta te Toke, pra nuk shpjegojne dot qellimin per te cilen ka lindur Mendimi Shkencor ne Historine e Njerezimit dhe vete Mendimi Fizik.

Ne qofte se per te gjitha shkencat qe njeh njeriu KOHA dhe HAPESIRA, LEVIZJA dhe DINAMIKA SPECIFIKE e zhvillimit jane te parakalueshme ne analizen empirike te tyre, per Fiziken kjo ka qene veshtiresisht e tille, por gjeja me e dukshme e Fizikes Mekanike (shpejtesia e levizjes) nuk ju referua per asnje rast zhvillimit fizik, por u perbashkua me mekaniken duke u ngaterruar, ne nje forme te tille, sa forma me e ulet, dhe ajo qe nuk do te njihej kurre, u konsiderua si thelbi i problemit Fizik dhe ne kete menyre nuk e beri te nevojshme zbulimin dhe perdorimin e METABOLIZMIT ne fushen e Fizikes (ne fushe e Mekanikes Qiellore procesi metabolik eshte konstatuar, por nuk eshte interpretuar, pasi Brimat e Zeza duhen konsideruar si jashteqitja lendore, duke lene ne heshtje “frymemarjen” e materies te organizuar ne lende dhe depertimin e organizmit jashte lendor drejt mikrolendes per te konsoliduar ekzistencen e lendes nga ana kohor).

E gjitha praktika shkencore me emrin fizike qe nga Galileo Galilei (1564-1642) e Isak Njutoni (1642-1727) ne realitet ka qene nje empirizem i tejskajshem me nje domethenie kalimtare, qe u konsiderua si paraardhja e mendimit fizik, te shpalosur ne fillimet e shek. te XX-te dhe qe shpertheu me Albert Ajshtajnin (1879-1955). Ishte konstatuar ekzistenca e gravitetit, fushes manjetike, atomit, e grimcave elementare, lidhja e tyre me elementet kimike, rrymes elektrike, elektromagnetizmit (ngrohtesia dhe drita njiheshin prej mijera vjetesh) dhe studiuesit moren guximin te ndertonin teorine e Mendimit Fizik edhe pse bazat filozofike per kete ndertim nuk ishin akoma te sakta, bile ato ishin tmersisht te pasakta (ne Mendimin Fizik akoma ka ngelur i erret shkaku fizik dhe metabolizmi fizik; dhe nuk mund te ecet perpara pa realizuar zgjidhjen e tyre, ne te kunderten Mendimi Fizik do te anoje here nga Mekanika dhe here nga Kimia pa e zgjidhur kurre thelbin e ekzistences Fizike te Lendes dhe cfare perfaqeson ajo).

Mbi kete njohje dhe mosnjohje, mbi kete saktesi dhe pasaktesi, mbi kete materializem dhe idealizem me 1905 behet publikimi i referatit “Mbi elektrodinamiken e trupave ne levizje” nga Albert Ajnshtajni (1879-1955) dhe formulimin, po prej tij, te dy teorive mbi relativitetin (e kufizuar dhe te pergjithshem).

Gjitheshka mbeshtetej ne dy postulate dhe akoma mendimi shkencor nuk i ka dhene pergjigje pyetjes me te thjeshte: cfare ndodh me Lenden pergjate procesit fizik? Kesaj pyetje nuk do t’i pergjigjej asnje i vetequajtur fizikant dhe vete Ajnshtajni nuk do te shpjegonte dot se cfare ndodh me natyren lendore pergjate kalimit nga nje forme fizike ne nje forme tjeter; d.m.th.: cila eshte pasoja e drites, e gravitetit, e elektromagnetizmit, e rrymes elektrike jo ne ate se cfare ndodh me aplikimin e tyre, por ne ate se cfare mbetet nga pikepamja materiale midis asaj qe eshte dhe asaj qe nuk eshte. Zberthimi i dy postulateve te TPR-se (Teoria e Pergjithshme e Relativitetit) dhe TSR-se (Teoria Speciale e Relativitetit) tregon se Mendimi Fizik nuk eshte i konsoliduar akoma dhe problemet trajtohen akoma me hamendje shkencore teper larg thelbit Fizik te zhvillimit te Lendes. Akoma dhe me keq as Albert Ajnshtajni nuk do t’i pergjigjej dot pyetjes se cfare ndodh me strukturen fizike te lendes kur trupi “shkurtohej” dhe “ndodhte” paradoksi i kohes pergjate nje levizje mekanike V=0,99C. Filozofia e asaj kohe heshti per kete heshtje te fizikantit dhe asnjeri nuk mori persiper nje zgjidhje eventuale edhe pse parametrat filozofike te kohes ishin te tilla qe e rrezonin njerin postulat te Albert Ajnshtajnit ne teorine e relativitetit.

Por perpara Njerezimit shtrohet nje problem social, qe, te pakten, shqiptaret e njohin mjaft mire edhe pse eshte fund e krye nje mashtrim i rendomte politik per te mbuluar nje paaftesi intelektuale, por qe del ne krye edhe per teorine e relativitetit. Para 500 vjeteve, kur Nikolla Koperniku (1473-1543) formuloi teorine e tij te levizjes se planeteve rreth Diellit, ne Shqiperi u interpretua si nje kundervenie ndaj Fese, pasi kjo e fundit “pretendonte” se gjitheshka rrotullohej rreth Tokes, tani na lind pyetja: po relativiteti ajnshtajnian kundra kujt kunderveproi; dhe kur te permbyset a do ta lidhin dot me idete fetare? A nuk kane mesuar shqiptaret nje mashtrim shkencor te paraqitur si progres?

E shtroj kete problem ne kete forme, pasi ne fund teoria e relativitetit mbi Gjithesine do te reduktohet nje nje teori te sfungjerit nga ana kohore dhe hapsinore, te barabarte me ate qe kishte ngritur si hipoteze Frederik Engelsi tek Dialektika e Natyres, por krejtesisht te papranueshme, si shprehje e idealizmit filozofik ne fushen e Fizikes se Natyres (kjo eshte aresyeja kryesore perse materializmi i shek. te XIX-te ishte nje materializem intuitiv dhe jo i argumentuar). Ne kete rast pranohet ekzistenca e perjetshme e grimcave elementare edhe pse njera prej tyre nuk merr pjese ne menyre absolute ne te gjithe elementet kimike duke formuar argumentin se ato nuk jane krijuar ne te njejten kohe dhe kombinimi i tyre e njeh mungesen e neutronit. Teorite e sotme fizike nuk kane sqaruar akoma, qe ne stadin filozofik te tyre, raportin kohor midis grimcave elementare dhe kuantit energjitik e per rrjedhoje procesin natyror te big-bangut. Kjo eshte pika qe ndan zanafillen shkakesore te drites dhe raportin kohor te drites me big-bangun (por kjo eshte dhe pika ku fizikanti e shtyp filozofin dhe nuk e le qe te flase vetem e vetem pse ky i fundit nuk ka arritur te kuptoje qe zanafilla e praktikes Fizike ne Natyre nuk ka lidhje me vete fiziken).

Per te kuptuar se ku qendron ana idealiste, dmth formaliste, e teorise se relativitetit duhet kuptuar pikesepari se cfare bllokojne dhe cfare zhvillojne postulatet e teorise, pasi asfiksimi i Mendimit Fizik fillon qe ne kete pike duke mos zgjidhur dot asnje nga pikepyetjet qe ngre mendimi filozofik ne fushen e fizikes praktike. Por kryesorja qendron ne faktin se Mendimi Fizik deri me sot eshte i lidhur domosdoshmerisht me Mendimin Mekanik (te pakten kete e gjejme te A. Ajnshtajni kur flet per lindjen e Mendimin Fizik duke ja dedikuar Galileut; –A.Ajnshtajni-L.Infeld, Evolucioni i Fizikes, f. 16, Tirane 1977, me perkthim te Fatos Omarit nga frengjishtja) dhe ai asnjehere nuk eshte trajtuar si forme e vecante e analizes te nje forme rigorozisht te caktuar te Lendes me ligje te palidhura me Mendimin Mekanik. Me sakte kjo duket ne analizen e termit shpejtesi levizje (po aty, f. 18-19) duke e anashkaluar termin shpejtesi zhvllimi (ne Mendimin Fizik nuk eshte kuptuar akoma se cfare do te thote shpejtesi e zhvillimit fizik, por qe ajo mund te konstatohet po te analizohet ne thelb postulati i Drites, prej nga arrihet ne perfundimin qe Teoria e Albert Ajnshtajnit eshte e keqinterpretuar ne te gjitha rastet). Ne qofte se ne Mendimin Mekanik ky term (shpejtesia e levizjes mekanike) eshte i vetmi qe mund te marrim per baze, ne Mendimin Fizik ky term jo vetem qe nuk mjafton, por ai behet i demshem ne metejshmerine e perdorimit ne mendimin e fundit edhe pse fizikanti teorik e kishte pikasur se pikepamjet mekaniciste kishin marre te tatepjeten dhe dukurite optike e kishin te pamundur te reduktoheshin ne dukuri mekanike (f. 64-107). Duhet pranuar qe me Albert Ajnshtajnin (ne kete rast nuk kam parasysh thelbin e teorise se tij, por ate qe shkruhet me kete teori) kjo bariere jo vetem qe nuk eshte kaluar, por ajo as qe eshte konstatuar duke mos i dhene pergjigje temes mbi Mendimin Fizik. Kjo duket fare qarte ne idete e sinqerta te A. Ajshtajnit, sipas te cilit: “Toka eshte nje dipol i madh magnetik. Nuk ekziston as gjurma me e vogel per shpjegimin e ketij fakti” (po aty f. 76). Kjo ndodh per nje aresye shume te thjeshte: ne kete pike nuk ka marre pergjigje teresia e pikepyetjeve, por sidomos pyetja:

Çfare percakton zhvillimi fizik dhe nga se perbehet thelbi i tij; ose: Ç’do te thote zhvillim fizik dhe si ndikon mbi pasardhesit?

Per t’ju pergjigjur kesaj pyetje sakte dhe ne menyre te pakundershtueshme ne na duhet t’i pergjigjemi disa pyetjeve te tjera qe na ndihmojne ne zgjidhjen e problemit. P.sh.:

1-Cfare studion konkretisht forma fizike e shkences, cila eshte permasa e saj, cili eshte objekti i saj, cila eshte shtritshmeria kohore e ketij objekti?

2-Cila eshte zanafilla dhe zhvillimi specifik i objektit te fizikes?

3-Cili eshte ambienti i brendeshem dhe rrethues, si ndikon ky i fundit mbi objektin fizik?

4-Cila eshte forma metabolike e struktures fizike te Lendes?

Pergjigjet jane te karakterit filozofik cka sherbejne per te ndertuar aparatin filozofik te analizes se Mendimit Fizik, qe natyrisht kerkon nje permbysje te asaj qe kemi mesuar qe ne klasen e pare te shkolles.

Le ta shohim problemin sipas asaj qe ka analizuar Albert Ajnshtajni tek Evolucioni i Fizikes, duke i dhene rendesi postulateve te teorise se relativitetit. Sipas autoreve:

“1-Shpejtesia e drites ne hapersiren e zbrazet eshte gjithnje njesoj, ajo eshte e pavarur nga levizja e burimit ose e marresit te drites.” (po aty, f. 152).

Ajo qe autoret e ketij libri nuk kane thene eshte nje fakt mijera-qindramijera vjecar qe ka ndjekur Historine e Njerezimit dhe qe pikepyetjet e ngritura nga autoret jane ne funksion pikerisht te ketij fakti: Drita eshte koncepti i pare fetar (fakti qe eshte nje emer i gjinise femerore na con ne zbulimin e autoresise se Fese ne planin Historik ne menyre argumentuese) dhe pandryshueshmeria e saj eshte e barabarte me perjetshmerine, dmth ZOTIN. Pra teoria e Ajnshtajnit ka tentuar te zgjidhe problemin rrenjesor te Lendes dhe kete e ka kerkuar fillimisht tek Drita. Pra ate qe Mendimi Teologjik ka tentuar te zgjidhe ne fushen e zanafilles se Lendes, dhe nuk e ka zgjidhur dot, Albert Ajnshtajni ka tentuar ta ringreje ne fushen e Mendimit Fizik, ne nivelin shkencor te problemit. Ky eshte kendveshtrimi me i pare kritik i teorise se fizikantit teorik dhe pyetja shtrohet: a e zgjidhi problemin e zanafilles fizike fizikanti Ajnshtajn? Fakti qe fizikanti ka anashkaluar thelbin e problemit, d.m.th. shpejtesine e zhvillimit fizik, tregon se pikepamjet e tij jane kalimtare dhe ato nuk mund ta zgjidhin problemin e pretenduar e per rrjedhoje teoria do te karakterizohet nga pasaktesira te shumta qe kane nevoje te evidentohen. Kritika e postulati te Drites na e jep kete mundesi, pasi vete teoria e relativitetit mbeshtetet pazgjidhshmerisht ne kete postulat.

Ne fakt problemi shtrohet shume thjeshte: Cfare pasoje do te kete Natyra Lendore neqoftese Drita do ta kishte shpejtesine konstante dhe vete do te ishte nje shpejtesi limit (abuzimi vazhdon edhe me tej, pasi pranohet se “shpejtesia e vales elektromagnetike eshte e barabarte me ate te drites” [f. 128] kur burimet e gjithseiciles jane te ndryshme deri ne cilesi)?

Pranimi i nje shpejtesie konstante ne Fizike dhe mos varesine e saj nga levizja mekanike e objektit qe gjeneron Driten te con ne perfundimin se materia qe prodhon Driten eshte praktikisht e perjetshme ne aspektin kohor, gje e cila formon idealizmin ne mendimin fizik. Kjo do te thote se porcionet e energjise ne Natyre jane konstante dhe e gjithe jeta e Materies se pafundme ne kohe dhe hapesire nuk permban cilesore te tjere, automatikisht Natyra eshte e kufizuar me kete lloj organizimi qe Njerezimi e quan Lende.

Ky reduktim i Natyres eshte i lidhur dhe me nje vecori te Drites, qe shpejtesia e perhapjes se saj eshte nje shpejtesi limit te cilen nuk e kalon dot asnje strukture lendore, sepse ne te kunderten, sipas fizikantit, koha ndalon ne vend. A e kupton lexuesi se ky lloj interpretimi e bllokon levizjen fizike ne perjetshmeri duke e bere te pavlefshme ne lidhjen e saj me kimine sipas ketij kendveshtrimi.

Nenkuptimi qe autori i teorise se relativitetit i ka imponuar Drites nuk eshte shprehur qarte dhe une nuk kam gjetur ne asnje vend se cfare perfaqeson Drita ne realitet ne aspektin material te ekzistences. Gjerat mund te merren me mend, por kurrsesi ne perjetshmeri dhe ne pandrueshmeri. Kjo perben piken me te pare kritike te teorive fizike dhe eshte tjeter pune qe ndryshimi specifik i proceseve fizike ndodh me permasa krejt te tjera nga ato qe vrojton perdite Njeriu. Nenkuptimi me i parte i teorise ajnshtajniane eshte hipoteza qe Drita perfaqeson thelbin e Lendes dhe te vete procesit fizik e per rrjedhoje shpejtesia e saj perfaqeson shpejtesine e procesit fizik ne Natyre (shpejtesine e zhvillimit fizik). Por ne kete pike ka dicka qe duhet vene ne dukje: elektromagnetizmi ka tjeter burim material nga ai i drites (edhe ne qofte se do ta konsiderojme Driten dhe elektromagnetizmin nga i njejti burim, te jeni te sigurte se ky burim perbehet nga struktura te diferencuara ku seicila perj tyre behet shkak per lindjen e Drites dhe te elektromagnetizmit) e per rrjedhoje nuk mund te kene shpejtesi perhapje te barabarte. Ne kete pike problemet fizike nuk jane pare me largpamesi dhe ne proces dinamik, d.m.th. ne te vertete nuk eshte keshtu, Drita eshte pasoje dhe ne asnje rast nuk sherben per te perfaqesuar nje thelb jetesor te Lendes. Drita nuk sherben per te argumentuar faktin perse grimcat elementare kane spin, perse shkallet e organizimit kozmik vetem rrotullohen, perse ekziston graviteti, elektromagnetizmi, nxehtesia, te cilat mund te konsiderohen procese fizike, por ato nuk mund te jene te tille me parametra deri ne barazi, sic konsiderohet shpejtesia e perhapjes se tyre ne Natyre! Vazhdojme me tej me postulatin e dyte:

“2-Ne dy sisteme kordinatash qe levizin ne menyre drejtvizore te njetrajteshme ndaj njeri-tjetrit te gjitha ligjet e natyres jane rigorozisht te njejta dhe nuk ka asnje mjet per te dalluar nje levizje drejtvizore te njetrajtshme absolute.” (po aty, f. 152)

Duhet zbuluar aresyeja perse ndodh kjo dhe pa dyshim qe eshte e lidhur me shkakun e ngjarjes ku bashkeveprimi jashte-brenda e perjashton absolutizmin e ngjarjes (kjo eshte aresyeja perse kemi elemente kimike te ndryshem deri ne cilesi), por nderveprimet relative cojne ne lindjen e nje raporti absolut qe con ne argumentimin e relativitetit ne zhvillimin e natyres. Ky duhet te kete qene qellimi i teorise se relativitetit, por autori i saj duke anashkaluar shkakun e ngjarjes ra ne kurthin e zhvillimit pjesor duke tentuar ta pergjithesoje per te gjitha rastet. Pikerisht ne kete pike teoria permbyset dhe behet e pavlefshme. Duhen gjetur elemente te tjere analitike qe krijojne mundesine e argumentimit te unitetit te Natyres ne aspektin e bashkeveprimit mekaniko-fizik; Albert Ajnshtajni i ka rreshqitur kesaj pergjegjesie fizike, ai ne asnje rast nuk ka dhene nje shembell se si levizja mekanike parakalohet nga levizja fizike dhe cfare e shtyn zhvillimin mekanik drejt zhvillimit fizik.

Per te kuptuar kerkesat e fundit duhet vene ne dukje pretendimi i Ajnshtajnit mbi lidhjen e kohes me shpejtesine e levizjes. Sipas fizikantit per V = C koha ndalon ne vend (te pakten kete e gjej ne nje liber mbi jeten shkencore te Albert Ajnshtajnit: Job Balchin, 100 shkencetaret qe ndryshuan Boten, f. 163, Tirane 2017, me perkthim te Latif Ajrullahi-t) dhe per nje V = 0,99 C koha ngandalesohet perafersisht 50 = 420 000 vjet ne favor te objektit qe leviz pa e thene ne asnje rast se per cfare kohe behet fjala dhe cili eshte relacionin kohe-hapsire per kete rast. Pa asnje diskutim ky rast ka qene nje hamendje e fizikantit dhe jo nje realitet praktik sipas kesaj ideje. Fakti real i paradoksit te binjakeve (kjo ndodh perdite, prej me shume se 10 000 vjetesh, ne Shoqerine Njerezore europiane deri ne ate mase sa sot problemi perse greket e sotem nuk jane rilindasit e heleneve te djeshem merr pergjigje konkrete) ka te tjera permasa nga hipoteza e Ajnshtajnit dhe ky i fundit, ne kete pike, ka pasur nje hamendje idealiste te pamundur per t’u konkretizuar me shembuj reale (ne realitet keto shembuj ekzistojne mirefilli, por permasat e tyre jane krejt ndryshe nga pretendimi i fizikantit).

Kur pranohet se koha ndryshon gjate levizjes mekanike te nje trupi (ne menyre te dukshme per V = 0,99 C) rezulton qe koha eshte absolute dhe e vetme duke u ndikuar nga levizja; atehere mbetet te percaktojme probabilitetin e ndryshimit te cfaredo lloj kohe ne saje te levizjes mekanike. Ne kete rast ku kosiston kuptimi i termit kohe relative? Akoma me tej: cfare ndodh me strukturen fizike pergjate procesit te levizjes (rezistenca qe graviteti i ben levizjes nuk eshte argument, por justifikim)? Zberthimi sipas ideve te Ajnshtajnit tregon se koha ne kete rast nuk konsiderohet relative, por rigorozisht absolute dhe universale per te gjitha ngjarjet e ndodhura ne Natyre. Lidhja e kohes me levizjen nuk ka kete qasje fizike te ideuar nga Ajnshtajni. Ne kete rast nuk duhet marre per baze shpejtesia e levizjes mekanike qe shoqeron nje proces fizik, por procesi fizik i nenshtruar shpejtesise se zhvillimit dhe kjo eshte pika qe Ajnshtajni ka nenkuptuar si te domosdoshem pa e zberthyer ne elementet perberes. Ne do te shikojme ne vazhdim se si shpejtesia e zhvillimit specifik ne menyre universale i nenshtrohet nje rregulli absolut dhe kjo e percaktuar ne menyre absolute si i vetmi ligj qe rregullon automatikisht ekuilibrin e Natyres sipas kontinumit kohor-hapsinor.

Kur pranohet se trupi shkurtohet gjate levizjes mekanike dhe kjo perdoret si shpjegim ne fushen e fizikes relative, rezulton qe forma me e ulet ndikon domosdoshmerishrt mbi formen me te larte; pra mbetet te percaktojme raportin ndikues te formave te organizimit te lendes mbi njera-tjetren. Kjo pike e permbys relativitetin ajnshtajnian, pasi ne kete rast do te kerkoje ngjarjen e shkurtimit te trupit te lidhur me procesin fizik dhe jo me ndikimin e gravitetit mbi levizjen Mekanike, ku ne menyre hipotekore trupi ngjeshet. Ky eksperiment mund te provohet lehtesisht ne nje tren me shpejtesi te konsiderueshme brenda parametrave te njohur, por ne kete rast nuk kemi eksperimentuar ne fushen e fizikes teorike, por ne ndikimin e veprimit mekanik mbi strukturen kimike pa pasur asnje ndikim mbi strukturen fizike (me kete pike fillon dhe mbaron relativiteti ajnshtajnian si nje teori kalimtare drejt zbulimit te Kontinumit Kohor-Hapsinor qe do te na sherbeje per te ndertuar teorine e Unitetit te Natyres.

Por per mendimin fizik ka domethenie decizive faktori KOHE ne formimin e grimcave elementare, aq me teper qe ky problem eshte ngaterruar ne menyre te papranueshme. Vini re se cfare pretendimesh ka ne kete drejtim dhe si permbysen ato (behet fjale per raportin ekzistencial te grimcave elementare proton-neutron-elektron):

“Qe ne fillimet e punes se vet, Fermi fitoi reputacion te madh me punet ne fushen e fizikes teorike. Arritja me e madhe ne ate fushe eshte shpjegimi i shperberjes beta. Fjala eshte per teorine se protoni mund te krijohet nga neutroni, duke emetuar elektron (grimce-beta) dhe nje grimce, te cilen sot e njohim si antineutron” (Job Balchin, 100 shkencetaret qe ndryshuan Boten, f. 183 [ne kapitullin ku behet fjale per Enriko Fermi-n 1901-1954], Tirane 2017, me perkthim te Latif Ajrullahi-t).

Dashur pa dashur autori i ketij libri ka vene dyshimin mbi punen e Enriko Fermit, pasi nuk ka kuptuar dot raportin e ekzistences midis protonit dhe elektronit me neutronin. Ne dime se elementi me i pare i Tabeles se Mendelejevit, Hidrogjeni, ka nje atom qe perbehet nga berthama me nje proton dhe nje elektroni qe sillet rreth kesaj berthame pa pasur ne brendesi te vet neutronin. Atehere autori duhet te kishte vene dallimin midis protoneve te hidrogjenit me protonet e elementeve te tjere me perfundimin qe protoni i hidrogjenit ka natyre tjeter nga protonet e elementeve te tjere, ose eksperimenti teorik i Enriko Fermit eshte i pavertete. Ne raportet kohore te grimcave elementare qendron i gjithe sekreti i formacionit fizik te Natyres Lendore dhe ne kete pike studiuesit nuk jane te qarte akoma. Kjo ben te domosdoshme ndertimin teorik te Kontinumit Kohor-Hapsinor sipas nenkuptimit te nje konstanteje absolute me rrjedhimet konkluzive te meposhtme.

– Konkluzionet

Pas kesaj analize vihet re se Natyra flet jo ne baze te elementeve te vecante qe e perbejne ate, por ne baze te vetive themelore qe marrin pjese ne te gjithe strukturat e saj te organizimit nderlendor: KOHES dhe HAPSIRES, qe lidhen midis tyre me ane te LEVIZJES. Ky eshte postulati i pare i Shkencave te Natyres, qe pason me postulatin e dyte qe thote se vetite themelore te natyres kombinohen midis tyre duke formuar KONTINUMIN KOHOR-HAPSINOR (ky eshte formulimi real i Albert Ajnshtajnit, por qe nuk eshte marre parasysh asnjehere ne kete menyre per gjene me te thjeshte fare: studiuesit e Fizikes Moderne nuk e perceptojne akoma realisht kete raport), prej nga rrjedhin te gjithe format e organizimit te Materies se pafundme, por qe Njeriu njeh vetem Lenden, kontinumi kohor-hapsinor i se ciles ka rrjedhimet e meposhtme:

1-Koha e lindjes së ngjarjes me shpejtësinë e zhvillimit të saj janë në raporte të zhdrejta. Nuk është shpejtësia ajo që përcakton kohën, por është koha e lindjes ajo që përcakton shpejtësinë e zhvillimit. Ne kete rast nuk behet fjale per shpejtesine e levizjes, por per shpejtesine e zhvillimit specifik. Dhe ky ligj rrëzon përfundimin e Ajnshtajnit mbi ndryshimin e kohës në tejzgjatje me realizimin e shpejtësive të mëdha mekanike.

2-Dy ngjarje, në kohë paralele, pa lidhje midis tyre, por me shkak hapsinor të njëjtë (psh elementet kimike ne Universin Kozmik, bimet dhe kafshet ne Toke, rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi të përafërta, në pamje të parë  të njëjta.

3-Dy ngjarje, në kohë të diferencuara, qoftë dhe milionavjeçare, por me shkak të njëjtë (psh ky eshte shkaku i ngjashmerise se elementeve kimike, ose i rendeve shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi krejt të ndryshme dhe rrjedhimisht kohëekzistenca e tyre do të jetë e ndryshme.

4-Në natyrë dy ngjarje pikë për pikë të barabarta nuk ka, por kur ato ndodhin në kohë paralele për shkaqe të njëjta (psh formimi i elementëve kimikë në natyrë) janë të ngjashme dhe kur i nënshtrohet botës së relacioneve formojnë një unitet. Uniteti nuk mund të jetë absolut, nga pikëpamja hapsinore, kur ngjarjet ndodhin në skaje hapsinore, por ai nënkuptohet i tillë vetëm në sajë të kohës duke formuar një unitet të tjetërsueshëm sipas të njëjtave ligjeve në vazhdën e kohës (kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut). Kryesorja e unitetit të dy ngjarjeve paralele është e lidhur me shpjegimin se çfarë është rryma elektrike, pasi deri më tani është pranuar se ajo (rryma elektrike) është lëvizje e drejtuar e elektroneve që lind si rezultat i bashkëveprimit me fushat magnetike. Ka ardhur koha të ndryshohet ky përfytyrim pasi format më të ulta energjitike nuk mund të krijojnë forma më të larta energjitike pas formimit të lëndës. Dmth është e pamundur që kuantet manjetikë të vënë në lëvizje elektronet; kjo do të thotë se rryma elektrike është një shprehje tjetër e energjisë përtej elektronit.

5-Dy ngjarje të ndodhura në kohë të ndryshme, por me bazë hapsinore të përafërt, japin përfundime të përafërta (kjo ka vlera për botën e njeriut).

6-Dy hapësira, me ndryshueshmëri sasiore midis tyre, me kohë të tejskajshme kohore në lindjen e tyre, nuk mund të relatohen dot në mënyrë të barasvlefshme. Në këtë rast vihet re proçesi i paradoksit të kohës, por me përfundime të kundërta nga ato të relativitetit analitik, pasi në sajë të lëvizjes nuk kemi vetëm ndryshim të kohëekzistencës, por, mbi të gjitha, kemi tjetërsim të zhvillimit hapsinor dhe kjo nuk është kuptuar nga Albert Ajnshtajni. Akoma më tej, nuk është kuptuar rezultantja kohore e ngjarjes. Është e pamundur që dikush të fitojë në kohë dhe kërkush të mos humbasë, dmth kur në një ngjarje koha përshpejtohet, në një tjetër koha ngadalësohet në sajë të botës së relacioneve, pasi është shpejtësia që përcakton dinamikën e ecurisë së kohës. Edhe në këtë pikë teoria e Ajshtajnit lë mjaft për të dëshiruar, pasi “paradoksi i binjakeve” nuk mund te jete i njeanshem.

7 – Dy ngjarje, me prejardhje të ndryshme hapsinore, nuk mund të jenë kurrë të barabarta, bile as të përafërta.

8 – Një ngjarje e ndodhur në një kohë nuk mund të përsëritet kurrë në një kohë tjetër. Kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut pasi atje ku pranohet ekzistenca e një revolucioni me dhunë për përmbysjen e rendit shoqëror, nuk mund të pranohet i njëjti proçes për ndërrimin e një rendi tjetër; pra një ngjarje ndodh vetëm një herë në të njëjtën hapësirë (teoria e Marksit për këtë problem ka nevojë të ndryshohet në thelbin e vet).

9 – Në raportet kohore të ngjarjes kush lind i pari vdes i fundit pasi disponon shpejtësi më të vogël zhvillimi. Nga pikëpamja hapsinore ai që lind i pari merr pjesë domosdoshmërisht në të gjitha ngjarjet e mëvonshme, mjafton të jetë pjesë e hapësirës. Kjo eshte aresyeja perse levizja mekanike merr pjese ne te gjithe format e organizimin nderlendor edhe pse origjina e saj nuk njiihet.

10 – Kur relatohen dy popuj me shpejtësi të ndryshme zhvillimi në parim popullata me shpejtësi më të vogël zhvillimi nuk ndikon domosdoshmërisht në popullatën me shpejtësi më të madhe, kur e kundërta është prezent me përmasa determinuese. Kjo bie në sy dukshëm kur relatohen dy popuj me shpejtësi ekstreme, psh popullata arbërore me atë osmane në shekujt XV-XVIII.

Por  e  gjitha  kjo  kerkon  evidentimin e dy problemeve filozofike ne fushen e Mendimit Fizik:

a)-Karakterin dualist shkakesor te Lindjes dhe Zhvillimit te procesit Fizik ne te gjitha hallkat perberese te ndertimit strukturor te Lendes.

b)-Pranimin e procesit METABOLIK ne fushen e jetes Fizike te Lendes, e per rrjedhoje gjetjen e te pakten dy elementeve qe marrin pjese ne kete proces (me sa duket njeri eshte gjetur: “vrimat e zeza” me ane te te cilave realizohet “jashteqitja” lendore e zhvillimeve fizike). Keshtu qe ngelet per te gjetur elementin qe ndikon nga jashte botes lendore drejt brendesise se zhvillimit fizik te saj.

Te dy keto probleme jane evidente ne fushat biologjike dhe shoqerore duke realizuar lidhjen e kontinumit kohor-hapsinor te Natyres me jeten shoqerore ne Toke sipas parametrave te meposhtem:

1-Jeta në Tokë nuk mund të zhduket nga rrethana rastësore, siç trumbetohet nga përplasja me asteroidë apo vizitorët nga kozmosi. Vdekja në Tokë do të vijë si rezultat i zhvillimit maksimal të racës njerëzore, dmth për shkaqe shoqërore dhe aspak më ndryshe.

2-Jeta në Tokë nuk mund të zhduket as nga ftohja e Diellit, pasi ajo do të jetë zhdukur më përpara për shkaqe shoqërore dhe jo ndryshe. Kjo është një pikë ku spekullohet pa pushim duke e lidhur jetën e njeriut në Tokë me përjetshmërinë.

3-Jeta në Tokë nuk mund të stërzgjatet duke u spostuar në planetet e tjera, pasi atëhere njeriu do të ishte i përjetshëm në hapësirën kozmike. Rëndësi ka të kuptohet që jeta në Tokë do të varet nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror të njeriut përgjatë rendeve shoqërore dhe këtu duhet të kapemi për të zbuluar se cili rend është ai që do të mbyllë jetën e njeriut në Tokë dhe çfarë raporti ka ky rend me rendin që po jetojmë. Çfarë detyre historike ka rendi i sotëm?

4-Paraardhësit e largët të ilirëve janë krijuesit e Perëndive, pastaj Perëndia krijoi: …..Njerëzimin. Kjo është arësyeja përse ilirët dhe pasardhësit e tyre nuk mund të ndikojnë mbi asnjë popull ne menyre progresive, por vetem frenuese.

Të gjitha këto kanë nevojë për një shpjegim të ri nga ato që na kanë mësuar nëpër shkolla dhe kjo kërkon një përmbysje të botëkuptimit tonë. Mos vallë duhet të harrojmë se çfarë kemi mësuar nga shkolla shtetërore?

Prej ketej arrijme ne perfundimin se Njerezimi ka nevoje per nje Dialektike te Re te Natyres te shpjeguar sipas parimeve te Kontinumit Kohor-Hapsinor.

Elementet kimike kane energji te ndryshme kimike dhe fizike kundrejt njeri-tjetrit e cila rritet nga lart – poshte (1 → 2,3,4,5…) ne aspektin kimik dhe nga e majta ne te djathten ne aspektin fizik te Tabeles se Mendelejevit.

Nje kend veshtrim i tille i problemeve te Natyres Lendore con me afer se kurre ne gjetjen e parametrave te nevoshem per te ndertuar teorine e UNITETIT nder Lendor duke filluar nga forma me e thjeshte (kuanti energjitik) deri tek forma me e komplikuar (njeriu).

 

 

Tirane, Tetor 2017 – Mars 2018

Related Post