Artikuj

160 – Pse dhe si u krijua figura antishqiptare e Gjeneral Esat Pashe Toptanit?

Posted by Genc Hoti

Loading

160 – Pse dhe si u krijua figura antishqiptare e Gjeneral Esat Pashe Toptanit?  (1863-1920)

 

Pa asnje medyshje eshte figura me kontradiktore e Kombit Shqiptar, midis asaj qe ka qene ne realitet dhe asaj qe eshte propoganduar per mbi 100 vjet, dhe e vetmja figure qe pa i bere keq asnje shqiptari u perbalt ne menyre me shembellore te mundeshme per t’i bere qejfin atyre qe e perdoren per kater vjet dhe ne fund e vrane per te mos i dhene hakun e punes dhe demshperblimin per shkaterrimet e kryera ne pronat e tij gjate periudhes 1914-1918, por dhe per te justifikuar vrasesin imagjinar qe e mori persiper ate vrasje me 13 qershor ne Paris, Avni Rustemin.

Te flasesh sakte per Gjeneral Esat Pashe Toptanin ne cdo kohe eshte absolutisht e pamundur, pasi mbi figuren e tij ka rene nje urrejtje e pajustifikuar, por qe ne cdo rast ka kerkuar te fshehe nje pasoje te ndodhur per shkaqe qe nuk kane lidhje me aktivitetin e Pashait Toptanas. Urrejtjen kunder Esat Pashe Toptanit pa medyshje e mbollen Kleriket Katolike Shqiptare qe me 1914 (per te fshehur pjesmarrjen e Malcoreve te Veriut ne krah te forcave serbo-malazeze kundra Shkodres dhe trupave otomane te komanduara nga Esat Pashe Toptani), por ne kete rast i krijuan kushtet studiuesve te zbulonin se ne tre ngjarje Kleriket dhe Intelekualet Katolike Shqiptare nuk kane zbatuar Moralin e Kodit Katolik te Shtetit per te cilin kishin luftuar per 2000 vjet per themelimin e tij ne Europe dhe per 100 vjet ne Shoqerine Primitive Shqiptare:

1-Dy here ne dem te Esat Pashe Toptanit me 1914 dhe 1937 duke informuar popullin e Shkodres negativisht mbi figuren e Pashait Toptanas (Revista Hylli i Drites dhe Revista Leka te atyre viteve).

2-Nje here ne dem te Kombit Shqiptar duke perbashkuar Malcoret e Veriut me levizjen antishteterore te Fan Nolit, ku si viktime (1927) qe shkencetari Gjon Gazulli. Te pakten reagimi i Dom Lazer Shantojes me 24 Marc 1928, tek Ora e Shqipnise, ne kujtim te dhjetorit 1924 ne Hotel Internacional, Brindizi, e konfirmon kete permbysje morale (Lazer Shantoja, Vepra, Shkoder 2005, f. 385-388).

3-Dy here te favor te Çerçiz Topullit duke e rehabilituar figuren e tij kriminale me 15 shtator 1936 ne Shkoder (fjalimet e Ate Anton Harapit dhe Ernest Koliqit) dhe me 1942 ne te gjithe arsimin shqiptar duke e futur emrin e Çerçiz Topullit ne tekstet mesimore te historise se Shqiperise (dekreti i Ministrit te Arsimit te asaj kohe Ernest Koliqi). Njeriu qe vrau Prifterinj dhe Mesues, qe dogji Kisha dhe Shkolla ne asnje rrethane nuk mund te behej Hero.

Interesant eshte fakti qe per poshterimin e Esat Pashe Toptanit dhe berjen hero te Ҫerçiz Topullit historiografia komuniste ka ndjekur linjen e Klerikeve dhe Intelektualeve Katolike Shkodrane. Te pakten ky fakt duhet t’u sherbeje shqiptareve per te hapur syte dhe per te kuptuar se cfare ka ndodhur dhe po ndodh me Historine teorike te Shqiptareve.

Duhet pranuar qe saktesia e cdo historiani ne Shqiperi ka si gur prove dy ngjarje teper madhore dhe me ndikim mbi Kombin Shqiptar: 1-pikerisht analizen e figures se Gjeneral Esat Pashe Toptanit dhe 2-analizen e themelimit te PKSh dhe dinamiken e saj nder vite.

Per zgjidhjen e problemit te pare do te ndjekim kete rruge: do te krahasojme botimet mbi figuren e Esat Pashe Toptanit ne tre periudha si me poshte:

1- Literatura se cfare eshte shkruar per Gjeneral Esat Pashe Toptanin perpara vitit 1945 nga shqiptare dhe jo shqiptare.

2-Literatura se cfare eshte shkruar per Gjeneral Esat Pashe Toptanin pas vitit 1945 deri me 1992.

3-Literatura se cfare eshte shkruar per Gjeneral Esat Pashe Toptanin pas vitit 1992 deri me sot e botuar ne Shqiperi, me autore vendas dhe te huaj. Te pakten kjo pjese do te na ndihmoje per te kuptuar se cfare perfaqesojne historianet, politikanet, studiuesit e kesaj periudhe per Popullin Shqiptar, por dhe aresyen perse u trajtua figura e Pashait Toptanas ne ate menyre. Nga krahasimi i literaturave sipas ketyre tre periudhave ne zbulojme aresyen shqiptare perse u trajtua ne kete menyre figura e Esat Pashe Toptanit me 1914, por, sidomos pas 1945. Per dijeni te shqiptareve kulmin poshterimi i figures se Gjeneral Esat Pashe Toptanit e ka pasur pas 1992 pa asnje aresye konkrete, por vetem e vetem per te mbuluar fallsifikimet e historiografise komuniste.

Periudha 1908-1945

At Gjergj Fishta, O.F.M., LETERSHKEMBIMI, Botime Franceskane, Shkoder 2020, qe permban edhe letershkembim te viteve 1908-1919 (foto 1,2), periudhe per te cilen u interesuam vecanerisht.

foto1
foto2

At Gjergj Fishta, O.F.M., Shkrime te ndryshme ne shtypin e kohes (foto 3,4), Botime Franceskane, Shkoder 2021, mblodhi e autentifikoi Kolec Çefa.

foto3
foto4

Edith Durham, Brenga e Ballkanit dhe vepra te tjera per Shqiperine dhe shqiptaret, Tirane 1990 (foto 5,6,7,8). Kjo eshte vepra me kryesore e fallsifikuar pas 1992 ne ribotimet e shumta.

foto5
foto6
foto7
foto8

Edith Durham, Lufta per Shkodren, 1914, Tirane 2005, 2019 (foto 9,10).

foto9
foto10

Edith Durham, Njezet vjet ngaterresa ballkanike, Argeta – LMG Tirane 2001 (foto 11,12).

foto11
foto12

Edith Durham, Njezet vjet ngaterresa ballkanike, Argeta – LMG Tirane 2001 (foto 13,14).

foto13
foto14

Edith Durham, Njezet vitet e trazirave te medha. Shqiperia ne vorbullen e ngaterresave ballkanike, Tirane 2001 (foto 15,16).

foto15
foto16

Ismail Qemal Vlora, KUJTIME, London 1920, SHTEPIA BOTUESE TOENA, Tirane 1997.

Teki Selenica, Shqipria me 1927, Tirane 1928.

Kuvendi i Shqiperise, Bisedimet Parlamentare, 1920, 1921, 1922, 1923,1924 nga ku rezulton qe figura e Esat Pashe Toptanit eshte e pa prekur edhe pse ne Parlamentin e asaj kohe merrte pjese si deputet Ate Gjergj Fishta O.F.M..

Shuk Gurakuqi, Ditare 191-1916, te botuar per here te pare me 1920, me pergatites dhe paises me shenjime prej Willy Kamsit, Tirane 2022

  1. Vokshit, Shqipnia e shqiptareve, Tirane 1930.

Gino Berri, Rrethimi i Shkodres – 1922, me perkthyes Ali Ohri, Tirane 1998.

Umberto Nani, Shqiperia mes Italise dhe Jugosllavise (1918-1928) – 1928, me perkthyes dhe pergatites Qemal Velija, Tirane 2019.

Hortense von Zambaur, Rrethimi i Shkodres, Berlin 1914, Shkoder 2006.

Xhorxh F. Williams, Shqiptaret, Tirane 1934, 1999.

Revista CIRKA 1936, 1937, 1938,1939.

Amedeo Xhanini, Shteti shqiptar nga Koferenca e Londres e bashkimin me Italine 1913-1939, Rome 1922, 1925, 1929, 1939, Tirane 2019. Ne te vertete ky liber eshte shkruar sipas interesit te propagandes italiane, sidomos per Kongresin e Durresit 1918.

Terenc Toci, Shqiponja Arbenore, Tirane MCMXLIII.

Rose Wilder Lane, Majat e Shales, bot. i dyte, Tirane 2004.

Gjeneral Vincenzo Muricchio, Shqiperia: Mision dhe arrest, Xhenova 1935, Tirane 2018.

Revista LEKA, 1937.XXV, numer kujtimuer i XXV-vjetorit te pavarsis komtare 28.XI (vj. IX numrat VIII-XII e vj. X nr. I-III).

Revista LEKA, VJ. XII1940, NR. i vetem i konsideruar si NUMER I VEÇANTË, SHKODER 1942-XX ne vazhdim te numrave kujtimore te XXV vjetorit te pavarsis komtare. Te dhenat qe jep kjo reviste jane sa te reja per syte e shqiptareve aq dhe te cuditshme per mendjet e tyre dhe jam i bindur qe do te fillojne t’i komentojne sipas botekuptimit te marre ne shkollat e partise. Mos te harrojme se ky material eshte botuar me 1942 kur Mbreti Zog kishte ikur dhe italianet kishin pushtuar Shqiperine. Ne kete vellim botohen dokumenta qe lidhen me punen e atdhetareve shqiptare perpara dhe pas 28 nentort 1912.

Antonio Baldacci, Shqiperia e Madhe, Bolonje 1931, Tirane 2006.

Mehdi Frasherit, Kujtime te viteve 1913-1933, botuar nga i nipi i tij Tefik Çelo me 2006 ku emri i Esat Pashe Toptanit do te permendej deri ne Konferencen e Paqes se Parisit, si nje nga drejtuesit e kater dergatave qe muaren pjese ne te, por pa percaktuar qellimin e gjithseiciles dergate ne ate konference me perjashtim te Esad Pashes qe pretendonte se:

1-Pas largimit te Princ Vidit, kishte ardhur me vullnetin e popullit shqiptar.

2-I kishte shpallur lufte Austrise.

3-Kishte ndihmuar ne terheqjen e ushtrise serbe.

4-Kishte shkuar ne Selanik me nje ushtri te vogel duke luftuar perbri aleateve te tri marreveshjeve kunder pushteteve qendrore.

Ne fakt Konferenca e Paqes, pervec Italise, donte te njihte vetem dergaten e Esad Pashes dhe te refuzonte te tjerat (f. 65).

Vasil K. Dilo, Dipllomatia Shqiptare (doreshkrim).

Vasil K. Dilo, Celsi i Kodit Civil, 1929.

Vasil K. Dilo, Martesa neper shekuj dhe krushqia midis elementave te ndryshem ne Shqiperine e  lire, 1924, 2012.

Vasil K. Dilo, Shtese ne vepren “Martesa neper shekuj” (edisioni i dyte) – (doreshkrim)

Vasil K. Dilo, Martesa, dashuria, seksualiteti (doreshkrim)

Vasil K. Dilo, Studim mbi katundet –cifliqet (edhe doreshkrimi), 1919

Vasil K. Dilo, Kujtime nga jeta ime politike 1906 – 19(19) (doreshkrim)

Vasil K. Dilo, Shenime nga Ditari im rellativ me ngjarjet e Shqiperise se Jugut me 1914 (doreshkrim).

Vasil K. Dilo, Grekomani dhe grekomania (doreshkrim).

Vasil K. Dilo, Italia ne Shqiperi (doreshkrim) – flitet per Kongresin e  Durresit  – 1918 ku autori ishte delegat

Vasil K. Dilo, Gazeta “Tirana”, 1924 / 1925, vecanerisht dt. 1 gusht 1925, Nr 42 (83) .

Vasil K. Dilo, Shtojca e gazetes “Liria” dt. 24.12.1924 dhe dt. 26.12.1924.

Vasil K. Dilo, Gazeta “Liria”, dt. 30 Dhjetor 1924.

Vasil K. Dilo, Gazeta “Omonoia – Konkordia”, 1917-1921.

Vasil K. Dilo, Gazeta “Mbrojtja e Epirit”, 1913 – 1917.

Vasil K. Dilo, Rol’i Qishes Ortodokse ne ceshtjen shqiptare, Tirane 1953-1955 (doreshkrim).

Vasil K. Dilo, Koleksion shenimesh nga veprat te huaja rellative ne ceshtjen e formimit te shtetit shqiptar tek-tuk koment prej nevet, Tirane 1955-1957 (doreshkrim).

Vasil K. Dilo,Apollogjia e ime zyrtare kontra akuzave pa prova dhe denimit  arbitrar nga a’n’ e Qeverise Konstitucionale te Shtetit te lire, perpara Popullit Shqiptar bres-pas-brezit, Tirane 1953 (doreshkrim). Behet fjale per denimin e avokatit tone ne shtator-tetor te vitit 1924 nga ana e Qeverise se Fan S. Nolit me akuzen e botimit te nje artikulli analitik te veprimtarise se qeverise fanoliste te botuar ne gazeten Tirana. Me kete rast qeveria e Fan S. Nolit nxorri vendimin e kontrollit te shtypit nga ana e censures politike.

Vasil K. Dilo, Protokolli i Korfuzit, Tirane 1956 (doreshkrim).

Vasil K. Dilo, Apollogjia e se ndjerit Petro K. Dilo prej te vellait te tij Vasil K. Dilo, Tirane 1943 (doreshkrim).

Avokat Vasil K. Dilo eshte i vetmi personazh shqiptar bashkekohes i Esat Pashe Toptanit ne te gjithe rrugetimin politik te Pashait Toptanas. Ne shenimet e Avokatit gjendet dhe polemika e deputeteve shqiptar mbi rolin e Esat Pashes ne luften per Janinen (mars-prill 1912) ku Pashai doli triumfues mbi divizionet greke, por nen presionin e Fuqive te Medha e detyruan t’ja dorezonte grekeve.

Thanas Floqit, Fytyra e vertete e Haxhi Qamili, te botuara per here te pare me 1924 nga ana e Lef Nosit ne kuadrin e serise prej 13 numrash (nr 10).

Lef Nosi, Dokumente Historike 1912-1918, Elbasan 1924 (13 broshura), Tirane 2007.

Vladan Gjorgjeviç, Shqiptaret e Fuqite e Medha, perktheu Mustafa Kruja, Tirane 2015.

Ismail Strazimiri, Lufta kunder pavaresimit te Shqiperise (Kujtime Historike), Tirane 1931 (doreshkrim), 2010.

Lazer Shantoja, Vepra, Shkoder 2005.

Kristo Dako, Shqiperia celesi kryesor i Lindjes se Aferme, Boston 1919, Tirane 2003.

Syrja Bej Vlora, Shqiperia Pas-Osmane (1912-1920). Shkup-Prishtine-Tirane 2015.

Beqir Meta, Hasan Bello, Syrja dhe Eqrem Bej Vlora 1890-1913, Vellimi I, Tirane 2020.

Beqir Meta, Hasan Bello, Syrja dhe Eqrem Bej Vlora 1914-1953, Vellimi II, Tirane 2020.

Ne shohim pergjithesisht, ne kete etape sipas kesaj literature, qe figura e Gjeneral Esat Pashe Toptanit nuk perdhunohet sic do te ndodhe me vone. Fakti qe veprat e Edith Durhamit, te ribotuara pas 1993, jane fallsifikuar pikerisht ne pjeset ku flitet mbi Esat Pashe Toptanin, por ato jane nje tregues qe gjitheshka qe godet figuren e Gjeneralit eshte e sajuar ne menyre te pajustifikuar.

 

Periudha 1945-1992

Drejtori e Pergjithshme e Arkivave shteterore te R.P.SH., Qeveria e Perkohshme e Vlores dhe veprimtaria e saj Nendor 1912-Janar 1914, Tirane 1963. Perpunuar e redaktuar nga Dhimiter Kotini, Xhavit Struga, Fani Veizi, Mediha Shuteriqi, Kleanthi Dedi

At Justin Rrota OFM, Ditet e mbrame te Turqise ne Shkoder ase Rrethimi i Qytetit 1912-1913, bot. i II, Botime Franceskane, Shkoder 2020. Autori ka marre per baze Gino Berrin ne analizat e bera.

Mbi levizjen kombetare Shqiptare, Tirane 1962.

Historia e Shqiperise, vell. 2, Tirane 1965

Tajar Zavalani, Histori e Shqiperise, Londer 1966, PHOENIX 1998.

Eqrem bej Vlora, Kujtime, vellimi i pare 1885-1912, Munchen 1973, Tirane 2001.

Eqrem bej Vlora, Kujtime, vellimi i dyte 1912-1925, Munchen 1973, Tirane 2001

Grup autoresh, Revolucioni i qershorit 1924 ne kujtimet e bashkekohesve, Tirane 1974.

Charles dhe Barbara Jelavich, Themelimi i shteteve kombetare te Ballkanit 1804-1920, Washington Press 1977, Tirane – DITURIA 2004.

Tahir Kolgjini, Esat Pashe Toptani dhe akuzat, qi bahen, Istambul 1977.

Akademia e shkencave e RPSH, Instituti i Historise, Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te shtetit te RPSH, Lufta e Popullit Shqiptar per clirim kombetar 1918-1920 (permbledhje dokumentash), I, Tirane 1975. Pregatitur nga Muin Çami (pergjegjes), Hidajete Luga (Bejtja) ne bashkepunim me Dhimiter Andoni, Madiha Shyteriqi dhe Zekeria Rexhen. Ky liber, per fatin tim, eshte gjendur ne biblioteken e studiuesit Kol Luka, pasi koha teper e hershme e botimit (1975) e bente te pamundur gjetjen e tij sot.

Akademia e Shkencave te RPSH, Instituti i Historise dhe Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te Shtetit te RPSH, Lufta e Popullit Shqiptar per clirimin kombetar 1918-1920, vell. II, Tirane 1976. Pergatitur nga Muin Çami dhe Hidajete Luga (Bejtja), ne bashkepunim me Dhimiter Andonin, Mediha Shuteriqin dhe Zekeria Rexhen, me redaktor letrar Emil Lafe, ku emri i Esat Pashe Toptanit do te lakohej ne menyren me negative te mundeshme duke i hapur rruge historianeve te mepastajme te pasuronin veprat e tyre me fantazite e arkivave shqiptare te epokes komuniste.

Arben Puto, Pavaresia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive te Medha (1912-1914), Tirane 1978. Libri ne fjale do te ishte dhe nje autokritike kundrejt te gjitha shkrimeve qe ishin realizuar deri ne ate kohe mbi karakterin letrar te trajtimit te problemeve historike qe ishin realizuar deri ne ate kohe ne Shqiperine komuniste. Keshtu qe edhe analiza e figures se Esat Pashe Toptanit do te kishte pretendimin e nje trajtimin shkencor dhe jo te nje trajtimi letrar te parapare deri ne ate kohe. Por koha teper e afert e ketyre botimeve tregon se nuk kemi te bejme me nje trajtim te diferencuar te figures se Pashait te Toptanasve, por ne nje ngjeshje te luftes kundra figures se tij politike dhe historike, gjithmone sipas interesave propagandistike te shkolles komuniste te Historise sipas parimit qe asnje krahine e Shqiperise nuk mund te kishte histori pervec krahinave nga rridhnin udheheqesit komuniste. Kjo ishte dhe aresyeja perse Historia e Kombit Shqiptar duhej transformuar nga nje Histori reale ne nje histori ieale te bashkeshoqeruar me fallsifikime dhe manipulime rrenjesore te asaj qe kishte ndodhur ne realitetin mijeravjecar te parashqiptareve dhe shqiptareve te sotem.

Lefter Dilo, Avni Rustemi, Tirane 1978. Eshte e mjaftueshme per te kuptuar se e gjithe kjo veper e Lefter Dilos eshte shkruar vetem e vetem per t’i krijuar nje suport historiko-lavderues te genjeshtert Avni Rustemit, e kunderta e se ciles eshte pak e veshtire te permbyset po te mos kishim vepren madhore te avokat Dr. Vasil K Dilo, ku ka te dhena te shumta mbi kete personazh teper negativ ne historine paralele me te Esat Pashe Toptanit.

Gazmend Shpuza, Kryengritja fshatare e Haxhi Qamilit, Tirane 1979. Libri ka nje ndertim strukturor te tille qe kuptohet me lehtesi se gjitheshka eshte shkruar jo per t’i ngritur lavdi Haxhi Qamilit vecanerisht, por per te poshteruar domosdoshmerisht Gjeneral Esat Pashe Toptanin dhe kjo perben anen me negative te ketij botimi.

Gazmend Shpuza, Kryengritja fshatare e Shqiperise se Mesme 1914-1915, Tirane 1986. Kjo veper na con ne zbulimin e aresyes se dyte perse historiografia komuniste poshteroi nje gjeneral shqiptar qe punonte per shtetin Otoman dhe ngriti ne pozicionin e nje udheheqesi fshatar nje kriminel ordiner. Por autori ka bere erdhe nje manipulim te vogel: ka spostuar daten e rebelimit te Haxhi Qamilit me nje vit, pasi ne realitet rebelimi i tij ka filluar qe me 1913 atehere kur banda e tij u fut ne Vloren e Ismail Qemalit.

Ydriz Basha, Esat Pasha dhe Shqiperia 1912-1920, 1982, 1992, Tirane 2012

Histori e Shqiperise ne kater vellime, Tirane 1984, ku vell. III, vitet 1912-1944, bente fjale per personazhin tone dhe ku Arben Puto do te ishte bashke-autor i atyre ngjarjeve bashke me Stefanaq Pollon, ndersa kreu i III do te kishte per autor Muin Çamin. Ne kreun e II dhe te III analizoheshin ngjarjet e lidhura me emrin e Esat Pashe Toptanit nga f. 36 deri ne f. 269, ku emri i Pashait te Toptanasve permendet thjeshte si pjesmarres ne ngjarje.

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tirane 1985. Informacionin mbi Esat Pashe Toptanin e ka dhene Gazmend Shpuza.

Arben Puto, Çeshtja shqiptare ne Aktet Nderkombetare te periudhes se imperializmit, Vell. I (1867-1912), Tirane 1984.

Arben Puto, Çeshtja shqiptare ne Aktet Nderkombetare te periudhes se imperializmit, Vell. II (1912-1918), Tirane 1987.

Arben Puto, Demokracia e rrethuar, Tirae 1990.

Stefanaq Pollo, Ne gjurme te historise shqiptare, vell. 1, Tirane 1990.

Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qendresa shqiptare (1844-1990), Tirane 1992.

            Periudha 1992-2023.

Paskal Milo, Shqiperia dhe Jugosllavia 1918-1927, Tirane 1992.

 

Periudha 1992-2023

Edith Pierpont Stickney, Shqiperia Jugore ose Epiri i Veriut ne çeshtjet europiane nderkombetare  1912 – 1923, perkthyer nga origjinali Mal Berisha, Tirane 1998.

Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave, Dokumente per Çamerine 1912-1939, Tirane DITURIA 1999, te pergatitura nga Dr. Kaliopi Naska, e dalluar per fallsifikimin e historise se Shqiperise per periudhen 1923-1925.

Arben Puto, Çeshtja shqiptare ne Aktet Nderkombetare pas Luftes I Boterore, Vell. III (1919-1926, Tirane 2001.

Arben Puto, Historia diplomatike e ceshtjes shqiptare, Tirane 2003.

Dusan T. Batakovic, Qeveria serbe dhe Esat Pashe Toptani, pa nr. ISBN dhe vit botimi.

Ferdinando Salleo, Shqiperia: gjashte muaj mbreteri, Tirane 2001, Litografia Bretini-Veggiano 2002

Perparim Rexhepi, Mbrojtja e Shkodres, Tirane 2001.

Akademia e Shkencave te Shqiperise, Instituti i Historise, Historia e Popullit Shqiptar, ku vell. II, Rilindja Kombetare vitet 30 te Shek. XIX – 1912, Tirane 2002; do te bente fjale per personazhin tone.

Ramiz Abdylit, Levizja Kombetare Shqiptare 1908-1910, libri 1, Prishtine 2004.

Ramiz Abdylit, Levizja Kombetare Shqiptare 1911-1912, libri 2, Prishtine 2004.

Nina Smirnova, Historia e Shqiperise pergjate shekullit XX, me perkthim te Korab Hoxha dhe Fatmir Mborja, Tirane 2004

Enver Bytyci, Shqiptaret, serbet dhe greket, Tirane 2005.

Gazeta “SHEKULLI”, Dt. 23 Tetor 2006, Artikulli i Astrit Kola-s, Esat Pasha, Loje e dyfishte serbo-italiane.

Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar 1912-2005, Tirane 2006.

Arben Puto, Pavaresia e shqiptareve ne tryezat e diplomacise 1912-1914, Tirane 2007

Pellumb Xhufi, Ikje nga Bizanti, Tirane 2009.

Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike ne Shqiperi 1897-1942, Tirane 1995, 2000.

Sergej Dmitrieviç Sazonov, Kujtime: “Flet Ministri i Jashtem Rus (1910-1916), Luftrat Ballkanike, Traktati i Londres, Kosova, Shqiptaret”, Botues HELGA’s SECRETS, 2009

Marenglen Verli, Shqiperia e viteve 1912-1964 ne kujtimet e Spiro Kosoves, Vell. II, Tirane 2009.

Eqrem Zenelaj, Ceshtja shqiptare nga kendveshtrimi i diplomacise dhe gjeopolitikes se Austro-Hungarise (1699-1918), Prishtine 2010.

Xheladin Shala, Ceshtja shqiptare dhe diplomacia serbe, Prishtine 2006.

Bejtullah Destani dhe Jason Tomes, Aubrey Herbert, Miku i madh i shqiptareve dhe krijimi i Shqiperise se sotme, Ditare dhe Letra 1904-1923, Tirane 2012.

Joseph Swire, Shqiperia, ngritja e nje mbreterie, Tirane 2005.

Valentina Duka, Histori e Shqiperise 1912-2000, Tirae 2007.

Miranda Vickers, Shqiptaret, nje histori moderne, Tirane 2008.

Novruz Zejnati, Gjeneral Esat Pashe Toptani, Tirane 2007.

Novruz Zejnatit, Esad Toptani. T’i japim Gjeneralit ate qe i perket, Tirane 2012.

Shyqyri Hysi, Rauf Fico shtetar dhe diplomat i shquar (monografi), Tirane 2007.

Ismail Qemal Bej Vlora, Shqiperia dhe shqiptaret, Londer 1917, Tirane 2008; perkthimet dhe konsultimet e materialeve nga anglishtja Evis Astrit Golja, pergatiti per botim, shpjegime, plotesime historike, grafia nga Darling Ismail Vlora.

Hilë Lushaku, Ministrat e Brendshem 1912-2007, volumi 1, Tirane 2009.

Akademia e Shkencave e Shqiperise, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Vell. 1,2,3, Tirane 2008, 2009.

Arben Puto, Shqiperia politike 1912-1939, Tirane 2009.

Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu, Xhevahir Lleshi, Historia e Matures 12. Tirane 2009.

Romeo Gurakuqi, Shqiperia dhe ceshtja shqiptare pas Luftes se Pare Boterore, Shkoder 2007.

Romeo Gurakuqi, Principata e Shqiperise dhe Mbreteria e Greqise, Ceshtja e Shqiperise se Jugu ose e “Vorio Epirit” (nga 11 gushti 1913 deri me 31 tetor 1914), Tirane 2011.

Romeo Gurakuqi, Shqiperia 1911-1914, Tirane 2012.

Ismail Strazimiri, Lufta kunder pavaresimit te Shqiperise (Kujtime historike per levizjen kombetare ne Qarkun e Dibres), Tirane 2010.

Robert Elsie, Fjalori Historik i Shqiperise, me shqiptim nga Eva Bani, Tirane 2011

Blendi Fevziu, 100 vjet, nje eskursion ne politiken e shtetit shqiptar nga 1912-2012. Ismail Qemali, Princ Vidi, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, te gjithe bashke ne nje liber! Tirane 2012.

Kostë Çekrezi, Shqiperia e shkuara dhe e tashmja. Me nje parathenie nga Charles D. Hazen, profesor i historise moderne ne Universitetin e Columbia-s, SHBA, me perkthim nga origjinali Arben P. Latin, Tirane 2012.

Ali Kelcyra, Shkrime per historine e Shqiperise, botuar nga Tanush Frasheri, ONUFRI 2012.

Syrja Vlora, Kujtime nga fundi i sundimit osman ne Luften e Vlores, Pergatiti per botim dhe redaktim i perkthimit Akad. Assoc Marenglen Verli, Dr. Ledia Dushku, Tirane 2013.

Qendra e studimeve albanologjike, Instituti i Historise, 100 vjet pavaresi, vell. 1, Tirane 2014.

Ilir Ikonomi, Esat Pashe Toptani, Njeriu, Lufta, Pushteti, Tirane 2016.

Robert Larry Woodall, Problemi shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris 1919-1920, me perkthim nga Ledion Krisafi, Tirane 2017.

Ervina Toptani, Esad Toptani dhe shqiptaret ne veshtrimin europian, Tirane 2017.

Roland Qafoku, 100 vrasjet me te bujshme ne historine e shtetit shqiptar (ne te gjithe trojet shqiptare 1912-2017 (ne 105 vjetorin e Pavaresise), Tirane 2017.

Ismije Beshiri, Diplomacia gjermane per ceshtjen shqiptare (sipas burimeve diplomatike te viteve 1910-1912), Tirane 2020.

Akademia e studimeve albanologjike, Instituti i historise, Dokumente diplomatike italiane per Historine e shqiptareve, Tirane 2019. Dokumentat u perzgjodhen, perkthyen dhe u pergatien per botim nga Paulin Marku.

Hasan Bello, Lufta e Shkodres 1912-1913 (Ditar Anonim), Tirane 2021.

Hasan Bello, Dokumente per Esat Pashe Toptanin, ne dy vellime, Tirane 2021.

Nike Bunjaj, Mbreteresha me zemer e shpirt shqiptare, Shkoder 2003.

Elena Kocaqi Levanti, Wilhelm Wied, princi gjerman i Shqiperise, Rivaliteti midis Austro-Hungarise dhe Italise, Tirane 2015.

Elena Kocaqi, Shqiperia dhe Fuqite e Medha 1878-1918, Tirane 2020.

Roland Qafoku, Historia e 33 kryeministrave teShqiperise. Nga Ismail Qemali te Edi Rama, Tirane 2015

Paulin Marku, Dokumente diplomatike italiane per Historine e shqiptareve (1912), velimi I, Tirane 2019.

Peter Marxheimer (Karl Peter Muller), Per ne Shqiperi, Karl. Nje udhetim ndryshe ne vitin 1914, Tirane 2020

Xhemal Kusi, Kush ishte Esat Pashe Toptani. Nga lufta turko-greke e vitit 1897 deri ne Luften e Pare Boterore. Pergatitur per botim nga Hasan Bello. Tirane 2022.

Timo Apostol Dilo, Invazionet greke ne Shqiperine e Jugut 1912-1914 dhe e ashtequajtura “Çështja e Vorioepirit”, Tirane 2022.

Gill Trethowan, Kralica e Malesorevet, Brenga e Ballkanit dhe Edith Durham, Keshilli Britanik 1996.

D.Heaton- Armstrong, Shqiperi- 1914, gjashte muaj mbreteri, Tirane 2001.

Muharrem Hasan Shqarri, Aubrey Herbert dhe Shqiperia e Pavarur, Tirane 2018.

Valentina Duka, Dokumenta Britanike per Shqiperine dhe shqiptaret (janar-dhjetor 1914), I, II, Tirane 2012.

Nevila Nika, Permbledhje dokumentash mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), Prishtine 2003.

Gazmend S. Rizaj, Shqiperia e Siperme 1800-1913, Prishtine 2011.

Beqir Meta, Sokol Gjermëni, Shqiperia ne dokumentet Austro-Hungareze (1912), Vellimi I, Tirane 2014.

Ferit Duka, Ditan Ego, Sokol Gjermëni, Shqiperia ne dokumentet Austro-Hungareze (1912), Vellimi II Tirane 2012.

Hamit Kaba, Beqir Meta, Shqiperia ne dokumentet Austro-Hungareze (1912),  Vellimi III, Tirane 2012.

Ana Lalaj, Eriketa Kambo, Sonila Boçi, Shqiperia ne dokumentet Austro-Hungareze (1912),  Vellimi IV, Tirane 2012.

Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu, Fatmira Musaj, Shqiperia ne dokumentet Austro-Hungareze (1912),  Vellimi V, Tirane 2012.

Marenglen Verli, Ledia Dushku, Shqiperia ne dokumentet Austro-Hungareze (1912),  Vellimi VI, Tirane 2012.

Marenglen Verli, Ledia Dushku, Shqiperia ne dokumentet Austro-Hungareze (1912),  Vellimi VII, Tirane 2014.

Konferenca Shkencore Nderkombetare, 100 vjet Pavaresi, Tirane me 26-27 nentor 1012, Vellimi II, Tirane 2014.

Muhamet Shatri, Dokumente Franceze per Shqiperine dhe shqiptaret me 1912, Vellimi II, Tirane 2012.

Muzeu Historik i Shkodres, Seminari i trete nderkombetar “Shkodra ne Shekuj”, Vellimi I, Shkoder 2000.

Ibrahim D. Hoxha, Enciklopedia Jug-Shqiptare, II, I – ZH, Tirae 2009. Se cfare lidhje ka aktiviteti i Esat Pashe Toptanit me Jugun e Shqiperise eshte pak e veshtrire te kuptohet, por kur lexon se cfare ka shkruar kjo enciklopedi per figuren e Tij arrin te kuptosh se qellimi eshte vetem per ta poshteruar artificialisht ne funksion te Avni Rustemit pa e kuptuar se eshte i pamundur ky krahasim kur kemi te bejme me nje Pasha te Perendorise Otomane dhe nje plebe pa identitet social.

Stefanaq Pollo, Ne gjurme te historise shqiptare, vell. 2, Tirane 2003.

Dr. Lavdosh Ahmetaj, Shqiperia, Konferenca e Paqes ne Paris dhe delegacionet shqipare 1918-1921, Tirane 2012.

Bernd J. Fisher dhe Oliver Jens Schmitt, Nje histori e permbledhur Shqiperise, Prishtine 2022.

Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historise, Historia e shqiptareve gjate shekullit XX, Vellimi I, Tirane 2017.

Misha Glenny, Historia e Ballkanit 1804-1999. Nacionalizmi, Lufterat dhe Fuqite e Medha, Tirane 2007.

Vasil Kondis, Greqia dhe Shqiperia 1908-1914, Tirane 2007.

Vasilis Kondis, Greqia dhe Shqiperia, Tirane 2020.

Gazmend A. Bakiu, Shqiperia Politike, Tirane 2010.

Grup Autoresh, Epiri i Jugut, Ҫameria, Tirane 2014.

Hajredin Isufi, Cameria nepermjet kronikave te kohes (1902-1940), Tirane 2007.

Qendra e studimeve Albanologjike, Instituti shqiptar per studime nderkombetare, Shqiperi-Austri reflektim historiografik, Tirane 2012.

Harallamb Kota, Koço Kota, Per nje Shqiperi odksidentale, Tirane 1017.

Nuk eshte e veshtire te vihet re se shumica nga literatura shqiptare postkomuniste orvatet te mbroje me kembenguljen me te dukshme produktin intelektual komunist duke treguar se prodhuesit e kesaj literature  jane nxenesit e saj me te mire, por jo pak here ka rene ne kundershtrim me literaturen europiane mbi kete problem, e cila pasqyrohet edhe nga autore shqiptare te mbeshtetur ne te. Mungesa e termave: tradhetar, dinak, intrigant, i pabese, luftetar kunder interesave kombetare nuk eshte thjeshte shprehje edukative ne shkencen e Historise, por realiteti i karakterit te nje personazhi historik te cilin historiografia komuniste dhe postkomuniste shqiptare kerkon me cdo kusht ta tjetersoje nga realiteti i perjetuar dhe e gjithe kjo per tri aresye te domosdoshme per politiken komuniswte te zbatuar ne Shqiperi pergjate periudhes 1945-1991:

Se pari per t’i bere qejfin vrasesve te vertete te Esat Pashe Toptanit. Dhe ky eshte shkaku qe duhet zbuluar se s’ben ky teatralitet kriminal!

Se dyti per t’i krijuar nje areole lavdie vrasesit imagjinar te Pashait Toptanas ne Paris.

Se treti per te krijuar nje levizje fshatare antifeudale nen drejtimin e Haxhi Qamilit, meqenese mungonte levizja proletare aq e domosdoshme teorikisht per realizimin e revolucionit socialist imagjinar, por qe u propogandua si ekzistente per 47 vjet edhe pse kemi te bejme me nje levizje otomane ne miniature.

 Tirane, 21.08.2023

Related Post