91 – Pse u tjetersua vepra e Sami Frasherit:
“Shqipëria c’ka qenë, c’është e c’do të bëhetë?”
dhe cfare perfaqeson ajo ne realitet?
(ose TURPI “shkencor” i Akademise se Shkencave te R.P.S. te Shqiperise me 1988-89)
Permbajtja
- Tabani social i tjetersimit te Historise se Kombit Shqiptar (1945-2017).
- – Si lindi ky problem.
- – Dinamika nder vite e botimit te vepres se Sami Frasherit: “Shqipëria
ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete?”.
- – Analiza e vepres sipas nenkuptimeve te redaksive te botimit, por edhe
sipas autorit. Cfare fsheh kjo veper sipas ideve te Sami Frasherit?.
- – Si e kane zberthyer studiuesit shqiptare kete veper, por dhe veprat e
tjera te Sami Frasherit? Per cfare u ka sherbyer emri i Sami
Frasherit realizueve te socializmit shqiptar? Prej nga rrjedh edhe
aresyeja perse eshte perdorur realisht teoria leniniste mbi
revolucionin socialist ne Shqiperi.
- – Si e kane zberthyer kete veper studiuesit e huaj? Cili eshte raporti
midis studiuesve te huaj dhe atyre shqiptare mbi figuren e Sami
Frasherit? Cili eshte raporti i botimit te veprave te te ashtequajturve
rilindas te emeruar nga bota komuniste shqiptare me botimet e
tjera neper epoka te ndryshme ku figurojne te tjere rilindas? Prej
ketej rrjedh aresyeja perse eshte perdorur termi rilindje ne mendimin
politik shqiptar dhe cfare perfaqeson realisht ky term per te gjithe
kohen e ekzistences se shtetit shqiptar (1912-2017).
- – P
Shume data, ngjarje, probleme shkencore e historike shqiptaret kujtojne se i dine sakte, aq me teper kur te dhenat e tyre kane si burim te vetem arsimin e detyrueshem shkollor; kjo eshte e kuptueshme te vihet ne dukje pas asaj katrahure 45 vjecare ne fushen e arsimimit politik te shqiptareve. Mbas 27 vjeteve ve re se shqiptaret nuk kane ndryshuar aspak ne drejtim te marrjes se informacionit (dmth 45 vjecari eshte bere matematikisht 73 vjet; – per ata qe nuk e kuptojne dinamiken e KOHES, kjo eshte KOHA shoqerore) dhe kane mbetur ne te njejtin pozicion si te vitit 1991 kur klasa politike u tall dhe i gjakosi zgjedhjet e 31 marsit te atij viti (dita e genjeshtrave u pasua me diten e Luleve dhe kater te rinj shkodrane dhane jeten pa e ditur aresyen; shteti antishqiptar komunist i kishte rinxjerre thonjt e paprere dhe te gjakosur duke e mbyllur formalisht jeten e vet pikerisht ne qytetin ku kishte pushkatuar ajken e inteligjences se Kombit Shqiptar duke vertetuar postulatin se lindja dhe vdekja ishin te barabarta duke pasur si emerues krimin). Sidomos informacioni ne fushen e Historise le tej mases per te deshiruar, edhe pse eshte vene ne dileme te plote pothuajse e gjithe historia 2500 vjecare e paraardhesve te Kombit Shqiptar e ndertuar nga epoka komuniste, por sidomos periudha pas 1468 kur Heroi yne Kombetar mbylli syte pergjithmone (ky 550 vjecar, ne menyren se si e dine dhe e interpretojne shqiptaret, pamvaresisht se ku jetojne dhe si jane arsimuar, eshte gjeja me e cmendur dhe antishqiptare qe disponojne shqiptaret sot e pergjithmone). Keni rast te lexoni menyren se si eshte tjetersuar vepra dhe figura e njerit prej filozofeve me te medhenj te Perandorise Otomane vetem pse ai na paska lindur (dhe kjo e paargumentuar) ne Frasher te Dangellise, qe sot i takon rrethit te Permetit, dhe paska shkruar per shqiptaret dhe gjuhen shqipe, por pa i shkuar ndermend ndonje shqiptari per te argumentuar saktesine e pretenduar, sidomos prejardhjen sociale te familjeve te konsideruara si shqiptare ne Frasher dhe perse ata u larguan drejt Stambollit Otoman dhe jo drejt Athines, Romes apo Vjenes (frasheri eshte nje lloj peme qe rritet ne Kurdistan, prej nga eshte vendi i origjines autoktone te tij, por qe gjendet edhe ne Itali; me shume gjasa kjo peme dhe ky emer eshte i ardhur pas 1380 midis popullates epirotfolese nga ushtrite otomane dhe prej ketej te kete kaluar ne Itali pas fillimit te shek. te XV; te pakten varianti shqiptar duhet te jete ky).
Per te mos e zgjatur shtrohet pyetja: – Cilat jane permasat e shkrimeve te prodhuara nga Sami Frasheri, sidomos te vepres me kryesore te tij, sic e propagandojne shqiptaret e sotem: “Shqipëria c’ka qenë, c’është e c’do të bëhetë?” dhe ato mbi Gjuhen Shqipe e te tjera? Cfare lidhje kane ato me dinamiken historike te Kombit Shqiptar deri me 1900 dhe cfare lidhje kane sot, me mijevjecarin e trete? Cfare peshtjellimi historik fshihet pas figures se Sami Frasherit? Cfare ka fshehur madheshtia e rreme shqiptare e figures se tij? Interesant eshte fakti qe kjo veper e Sami Frasherit nga viti 1899 deri me 1944 ka pasur gjashte botime, dhe pas 1945 deri me 1988 ka pasur vetem kater botime, duke perfshire edhe botimin ne Kosove, por ka pasur me dhjetra studime (ne kete punim jane permendur dhe zberthyer rreth 20 te tilla) mbi kete veper nga ana e studiuesve te epokes komuniste. Cfare interesi ka pasur diktatura komuniste per kete veper te Sami Frasherit qe e ka perpunuar, ndryshuar, interpretuar, manipuluar dhe botuar disa here, por asnjehere njesoj dhe asnjehere sakte?
Menyra se si eshte tjetersuar, fshehur, manipuluar vepra dhe figura e Sami Frasherit, mos kujtoni se eshte bere per te miren e shqiptareve. Perpara se te percaktoni qellimin e asaj qe eshte bere dhe vazhdohet te behet mesoni permasen e asaj qe ka mbuluar ky qellim dhe me cfare te panjohure krenohen shqiptaret. Kjo perben pikerisht turpin e asaj Akademie qe per 30 vjet nuk u tha asnjehere te verteten shqiptareve. Edhe atje ku pikonte pak vertetesi dhe madheshti intelektuale shqiptare mundoheshin ta avullonin perpara se te cfaqej ne publik. Mund te them se vetem emermadhi Profesor Eqrem Çabej ishte ajo pikez saktesia qe trumbetoi Akademia e Shkencave e R.P.S. te Shqiperise, e cila sot (2017) nuk eshte afte te mbroje figuren e te vetmit shkencetar qe bashkonte dy epoka diametralisht te kunderta ne ate qe i dhane Kombit Shqiptar per sa kohe qe ekzistuan. Bijte e akademikeve te dikurshem kujtojne se Muri i Madh Kinez (nje objekt social per te ruajtur nje bashkesi popujsh) eshte i barasvlefshem me Murin e Berlinit (nje subjekt politik per te ruajtur nje mashtrim ideor) dhe ngaterrojne objektin me subjektin. Nuk mund te krahasohet kurre veprimtaria dhe produkti intelektual i Profesor Çabejt me te gjithe produktin e epokes komuniste te marre se bashku, sido qe te interpretohet vepra madhore e tij. Vepra e Prof. Çabej-t eshte themeli teorik i Kombit Shqiptar per sa kohe qe do te flitet Gjuha Shqipe, jashte vepres madhore te shkencetareve katolike qe punuan mbi kater shekuj per shkencat albanologjike. Manipulimi i vepres se Sami Frasherit ka ne themel te vet mohimin e vepres se Profesor Eqrem Çabej-t. Dhe e gjitha kjo pasi u grabit, pas 1967, e gjithe puna kater shekullore e studiuesve katolike te Gjuhes Shqipe. Mohimi manipulues i vepres se Profesor Eqrem Çabej eshte justifikimi formal i asaj grabitje te para gjysem shekulli te realizuar nga baballaret e kritizereve te vepres se Prof. Çabej-t sot. Domethene, ne qofte se epoka komuniste masakroi vepren gjeniale te Klerikeve Katolike, sot bijte e asaj epoke kerkojne te masakrojne vepren e emermadhit Profesor Eqrem Cabej dhe kjo nuk eshte pa domethenie konkrete. Ne kete pike fshihet thelbi i dosjeve te sigurimit te shtetit dhe mos i kerkoni ne vend tjeter, pasi emri i vertete i atij sigurimi eshte: sigurimi i krimit antishqiptar; dhe krimi me i madh ne Shqiperi, pas 1945, eshte bere ne fushen e shqiptarise qofte teorike e qofte ne praktike. e bashkonte dy epoka
1- Gjeja me e çuditshme sot nder shqiptare (behet fjale per shqiptaret e epokes komuniste), pamvaresisht se ne cfare vendi te Botes jetojne dhe ku jane arsimuar (ne fakt kjo çudi eshte e varur tipikisht nga ambienti dhe edukata familjare e tyre, edhe pse dyshoj qe kjo e fundit ne masen me te madhe te tyre nuk ekziston ne asnje permase, duke perbere thelbin e objektit njerezor te tjetersimit te Historise se Kombit Shqiptar dhe kjo nuk mund te kapercehet dot pa u gjendur shkaktaret dhe strukturat e ketij tjetersimi), eshte mosbesimi ndaj atyre qe jane shkruar para 1945-ses dhe pas 1991-shit nga te njejtet autore ose trashegimtaret e tyre ketu ne Shqiperi, duke vene ne dyshim cdo gje te shkruar dhe dokumentuar. Dhe kjo e ka nje aresye: eshte e lidhur me nivelin arsimor te paraardhesve te nomeklatures komuniste dhe pasardhesve te tyre. Fillimisht, si kulm i inteligjences, u pretendua vetem si subjekt shkolla e larte universitare shqiptare, pamvaresisht se cfare mesohej prej saj, dhe e gjitha kjo deri me 1991 (megjithese ka patur individe te specializuar jashte shtetit edhe para kesaj date, por e gjitha kjo ne planet e se ardhmes politike); pas ketij viti shkolla shqiptare u konsiderua e pavlefshme dhe po pas ketij viti elementet e nomeklatures komuniste vrapuan per t’i arsimuar femijet e tyre jashte shtetit me shpresen se do te konsiderohen kampionet e inteligjences shqiptare, duke e harruar se prej nga vinin dhe cfare kishin bere baballaret dhe gjysherit e tyre, por dhe cfare prodhonin nga pikepamja intelektuale femijet e tyre. Shqiptaret e sotem kerkojne medoemos te rinterpretojne analizat e kaluara historike kur ato nuk perputhen me edukimin e tyre arsimor te cfaredo shkalle qofte ai. Dhe ne kete menyre eshte pranuar interpretimi i faktit sipas oreksit te politikes (kjo eshte semundja kryesore e atyre qe merren me Historine e Njerezimit dhe popujve te tyre, por ne Shqiperi kjo bie ne sy teper dukshem kur jo rralle here ka pasur dhe viktima ne njerez; – pushkatimi i Vilson Blloshmit dhe Genc Lekes eshte shembulli me tipik i ketij procesi pasi ka tentuar te fshehe deri ne pamundesi zbulimi, nje ngjarje historiko-politike me ndikim vendimtar ne zhvillimin e Popullit Shqiptar pergjate periudhes 1943-1991 duke e kanalizuar procesin ne fushen e mendimit letraro-politik, por duke mos pasur asnje lidhje reale me kete te fundit. Misteri i vrasjes se dy “poeteve” nga Librazhdi eshte shembulli me tipik se si diktatura komuniste ka tentuar t’ja mbuloje kembet gjarprit. Shkrimtarja Diana Çuli akoma nuk e ka marre vesh te verteten perse u lakua emri i saj ne recencat mbi poezite e te pushkatuarve dhe per cfare sherbeu emri i saj ne kete rast). Keshtu per shembull si date e themelimit te shkollave ne gjuhen shqipe merret 07 Marsi 1887 ne qytetin e Korces (e cila, me materialet qe publikohen per te, rezulton te kete qene shkolle ku mesohej gjuha shqipe [dhe kjo e dyshimte] me alfabet grek duke fshehur dinamiken reale te shkollave shqiptare sipas alfabetit latin, e cila lidh te djeshmen e larget me te sotmen ne fushen e arsimimit duke percaktuar sakte vendodhjen dhe autoret e ceshtjes kombetare shqiptare) pasi vetem pas kesaj date krijohet mundesia te pranohet se dikush nga zona e pare operative dhe ne krahinat kufitare me Greqine (ne te vertete ne te dy keto zona deri me 1925 arsimimi eshte bere ne gjuhen greke, me alfabet grek dhe per qellime te politikes greke), nga kasta komuniste, e ka pasur babane me shkolle fillore (pamvaresisht se i cfare kombesie ka qene; e them kete pasi “shkencetaret” qe shpiken shkollen e pare shqipe ne Korce dhe zbatuan diktaturen e proletariatit shqiptar nuk kane qene te kombesise shqiptare) ne gjuhen shqipe dhe mund te spekulloje me arsimin ne gjuhen shqipe dhe ceshtjen kombetare edhe pse ne zonen Kombetare Shqiptare, ne vendin ku u krijua ceshtja kombetare shqiptare dhe u luftua me arme per kete ceshtje (i vetmi vend i banuar nga popullata shqipfolese ku arma ka dhene efektet e veta per te cilat eshte krijuar), keto shkolla datohen, te pakten, 303 vjet me pare se kjo date (1584 ne Stumbell te Kosoves) ne nivel te barabarte me universitetet me me ze te Europes se asaj kohe. Ose pranohet si date e themelimit te P.K.Sh. 8 Nentori 1941, dhe jo data 23 Mars 1943, pasi vetem me kete date krijohet mundesia te pranohet qe luften kundra fashizmit italian nuk e kane bere cetat e nacionalisteve (1940-1943), – punen e te cilave grabiti historiografia komuniste, por brigadat partizane te lidhura me PKSh (1943-1944) dhe, nga ana tjeter, mbulohet ndihma dhe aresyeja vendimtare britanike ne ngritjen e ketyre brigadave dhe te vete partise komuniste shqiptare (zbulimi i kesaj te fundit eshte akoma nje molle e ndalueme per shqiptaret). Ose pranohet si date e formimit te çetave te para antifashiste viti 1941 dhe jo vitit 1940 (Çeta e Pezes) per t’i lidhur me levizjen komuniste imagjinare dhe jo si pjese e forcave nacionaliste, qe filluan luften reale kundra fashizmit italian (ne kete pike historiografia komuniste genjen pa pike turpi), jo per interesa kombetare, por thjeshte per interesa krahinore pa ndonje percaktim konkret. Ose pranohet qe Flamuri i Kastriotit u ngrit per here te pare ne Vliore me 28 Nentor 1912 dhe anashkalohet ngritja e Flamurit te Heroit Kombetar per here te pare ne majen e Bratiles ne kryengritjen e Deçiçit me 06 Prill 1911 nga ana e Kol Ded Gjo’ Lulit dhe e gjitha kjo per te fshehur fillesen kombetare te Luftes per liri shoqerore te shqiptareve te udhehequr nga Kisha Katolike Shqiptare. Te pakten tek vargjet e Poetit tone Kombetar Pader Gjergj Fishtes kjo duket mjaft qarte:
A po i sheh ti njata burra,
qi ka Brigja neper curra,
tue hece naten porsi bisha, 80
jane t’u ngjitun drejt kah kisha?
Ata jane, po, Krenet e Hotit
Qi m’ u lidhe duen me bese t’ Zotit
per me i dalun zot Shqipnise,
per me i lanum ndere Malsise 85
(Kange e Trembedhjete, Te Kisha e Shnjonit, vargjet 78-85)
Per baze eshte marre botimi i peste ne Kosove (1990) me qene se ishte i pajisur me numrat e vargjeve, duke e krahasuar me botimin e pare (1937) dhe botimin e pesembedhjete (2006) te botimeve Franceskane.
Indoktrinimi i shqiptareve eshte kaq ne shkalle siperore sa ka nga ata shqiptare qe kujtojne se historia e tyre fillon me 1945 dhe mbaron me 1991; ose fantazohet mbi lidhjet imagjinare te te sotmes me nje zhvillim te larget se ciles nuk i dihet saktesisht permasat sociale; – per kete mjafton te shikosh nje ngrehine gjigande literature te shkruar nga bijte e nomeklatures komuniste dhe te perbere nga: Histori e Laberise (2011), Histori e Kurveleshit I (2004), Enciklopedi e Kurveleshit (2009), Tepelena-Monografi (2007), Enciklopedia e Tepelenes (2005), Enciklopedi e Kucoves (2005), Enciklopedi Jug-Shqiptare ne dy vellime (2006), Enciklopedi e Dukatit ne dy vellime (ripunuar me 2009), Enciklopedi e Prefektures se Beratit (ku perfshihet edhe bashkia e Çorovodes, rrethi Skrapar, pa vit botimi) dhe te gjitha keto te krahasohen me Elbasani-Enciklopedi (2003) (nuk them te krahasohen me Fjalorin Enciklopedik te hapesires shkodrane [2015-2016] pasi disniveli kohor eshte kolosal) ku do te dallosh qe personazhet e tyre fillojne e mbarojne ne shekujt XIX-XX me veprimtari kryesore pas 1945 deri me 1991 (ne fakt keto dy vite permbledhin veprimin me antishqiptar dhe ndalimin historik te zhvillimit te tyre per aresyen me te thjeshte fare: u formuan Klasa Shoqerore [vetem ne Shqiperi ekzistojne, atehere dhe sot, klasa shoqerore pa kerkesa sociale, por me kerkesa biologjike; dhe per keto kerkesa eshte bere e gjithe lufta politike ne Shqiperi prej vitit 1943 e deri me sot] qe Bota e Civilizuar nuk i kishte njohur kurrre me pare dhe nuk ka per t’i njohur asnjehere [ne kete pike fshihet shkaku i Zanafilles se Races Njerezore ne Toke], produkti intelektual i te cilave jo vetem qe nuk te con kerkund, por ato vazhdojne veprimtarine e tyre akoma edhe sot ne Shqiperi si per t’i treguar Botes se si nuk duhet ecur ne Histori). Te pakten ne lemin e edukimit arsimor kjo bie ne sy kaq dukshem sa ka arritur puna deri atje sa periudhen pas vitit 1945 ta konsiderojne si periudhen e ndertimit identitar shqiptar ku pranohet se “ideja-baze qendron ne faktin se pergjate historise shqiptare kane ruajtur, kane trasheguar dhe kane riprodhuar nje lloj “berthame” te tyre social-psikologjike, nderkohe qe, me ndryshimet e ndodhura ne histori, ata kane shfaqur edhe prirje te vecanta ne perputhje me kuniukturat ku kane jetuar dhe vepruar” (ne kete rast kam parasysh punimin e Gentiana Skura-s: “Pervoje ne ndertimin identitar shqiptar 1945-2005”, Tirane 2011, f. 4, me recenzente akademikun Prof. Dr. Artan Fuga dhe Dr. Mark Marku) duke harruar se shqiptaret pas vitit 1945 u bene me hajduta dhe kriminele se gjysherit e tyre te kohes se Sami Frasherit (i vetmi autor me emer qe e ka vene ne dukje faktin e qenies se shqiptarit, ne Jugun e Shqiperise, si hajdut, grabites, vrases dhe qe pasurohej me keto zanate; ky eshte pretendimi i tij ne vepren me antishqiptare: Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?, por qe eshte konsideruar si kushtetuta e shqiptarizmit; eshte kjo aresyeja e fundit perse kjo veper duhet zberthyer ne te gjithe elementet e vet pretendues) dhe e gjithe periudha ne fjale qe pretendon autorja perben kohen e domosdoshme te formatimit te shqiptarit jo sipas identitetit te tyre historik, por sipas identitetit kriminal te imponuar nga regjimi antishqiptar komunist (te pakten 1997 e konfirmon kete pretendim ne menyren me te plote dhe te sakte). Ne kete rast, me dashje, autorja ka harruar jeten Fetare, Juridike, Kulturore, Arsimore, Letrare ne krahinat Veriore te popullates shqipfolese, si paraardhese e periudhes se saj biologjiko-intelektuale, ku u pergatit ceshtja kombetare shqiptare dhe filloi levizja per Pavaresine e tyre, proces te cilin e trasheguan bijte e tyre dhe qe ndertuan shtetin e pare ne jeten e popullates shqipfolese nen drejtimin e Mbretit Zogu i I–re. Fshehja e identitetit kombetar shqiptar (1635-1944), nga pikepamja e autoresise, dhe evidentimi i identitetit antishqiptar te epokes komuniste (1945-1991), nga pikepamja e autoresise, si identitet i sotem, perben mashtrimin e madh qe sjell vepra e mesiperme dhe rolin qe luajne recezentet e saj. Por ne thelb kjo veper kerkon te mbuloje krimin komunist dhe ta paraqese periudhen ne fjale si nje periudhe te afte per te krijuar identitet njerezor; prej ketej nuk eshte veshtire te lidhesh klasen e sotme politike dhe intelektuale me kete pozitivitet imagjinar, por duke fshehur prejardhjen kriminale nga pikepamja sociale te saj. Te pakten klasa e sotme politike shqiptare nuk mund te shpetoje dot prej ketij pozicioni cfaredo lloj manovre qe te perdore dhe sido qe t’i nderrroje emrat: ajo do te mbetet pergjithmone produkt komunist antishqiptar, e paafte per te ndertuat shtetin e shqiptareve, te pakten per tre aresye: 2-nuk njeh thelbin historik te popullates shqipfolese ne asnje permase; 3-nuk njeh thelbin e teorise se shtetit; bijte e komunisteve dhe lektoret e kesaj teme kujtojne se teoria e shtetit eshte ajo e servirur nga bolshevizmi dhe qe behet realisht ne shkollat e nivelit te larte universitar edhe sot; dhe, me e rendesishmja, 1-nuk beson ne ZOT dhe kjo nuk do te thote ta pranosh me fjale, por duhet ndjekur ne praktike (kjo eshte detyra e politikanit shqiptar) ate qe ka ndodhur me Eterit e Shenjte te Kishes Katolike Shqiptare (pas 1199 me Koncilin e Tivarit) kur u mesuan shqiptareve se cfare eshte ZOTI, Institucioni Fetar, Familja, Prona, juridiksioni, shkrimi, kultura, filozofia, shkolla, letersia, arti, jeta sociale thelbin e te cilave shqiptaret e sotem ose nuk e dine aspak, ose e dine me gabime te tmershme. E keqja e kesaj pune eshte se vete autori i kesaj broshure qe po i servirim sot lexuesit shqiptare eshte ideatori i praktikes komuniste (ky term nuk ka pasur lidhje me teorine marksiste ne asnje rast, por ajo eshte perdorur per te justifikuar krimin antishqiptar qe nje pjese e popullates shqiptare, me prejardhje nga zonat komuniste, ka bere kundra gjithe Popullit Shqiptar) ketu ne Shqiperi (sipas interesit politik otoman) jashte cdo koncepti social europian, por brenda interesit biologjik te klases politike shqiptare te sotme. Broshura e Sami Frasherit mbi Shqiperine eshte thirrja qe Bota Otomane i beri Kombit Shqiptar per t’u ngritur kundra politikave te kohes, dmth kundra grekeve dhe serbeve, jo per te shpetuar Kombin Shqiptar nga grykesia imperialiste e ketyre djajve te Ballkanit, por per te dobesuar goditjen qe keto shtete po i jepnin Perandorise Feudale me te madhe te Njerezimit te shtrire te shtratin e vdekjes, pas kryerjes se detyres historike. A nuk ka qene kjo nje thirrje per lufte gjasme ne favor te shqiptareve? Kjo eshte pika me e rendesishme e vepres se Sami Frasherit dhe vetem per kete aresye shkolla komuniste e tjetersoi per hesap te vet per ta perputhur me teorine e saj bolshevike mbi domosdoshmerine e luftes si vazhdim i politikes me mjetet e dhunes (ne kete rast kam parasysh broshuren e V.I.Leninit: Socializmi dhe Lufta). Fakti qe keto enciklopedira dhe keto historira filluan te shkruhen pas 1997, kur deri ne ate kohe (1991-1997) Vjollcat i kishin celur lulet e saj duke treguara se e kaluara qe dinin shqiptaret ishte fund e krye nje genjeshter, tregon se vlera e tyre vazhdon te jete negative ne raport me te kaluaren, njesoj si raporti babe-bir.
Kam rast t’ju tregoj bashke-kombasve te mi rrugen dhe menyren se si eshte realizuar procesi i indoktrinimit te tyre (shqiptaret jane shume te pavemendshem ne jeten e tyre sociale, pasi menyra se si realizohet indoktrinimi i tyre eshte i perditshem me ane te filmave shqiptare te epokes komuniste qe japin te gjithe kanalet televizive lokale, ne te gjithe territorin e Shqiperise), por dhe aresyen perse eshte ndjekur kjo rruge dhe kush ishin autoret e drejteperdrejte te tij. Te pakten vepra e Sami Frasherit “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?”, sipas te gjitha varianteve te publikuara dhe huazuara (1899-2012), perfshihet ne kete proces, ndoshta si vepra me kryesore e ketij manipulimi historiko-botekuptimor. Elementet e vecante dhe me kryesore te jetes politiko-sociale te shqiptareve pergjate epokes komuniste jane ne perputhje me idete e kesaj vepre, sidomos, sipas interpretimeve te varianteve te publikuar pas vitit 1962 duke perfshire edhe kete vit (dhe eshte nje nder aresyet perse eshte vene dyshimi qe kjo veper nuk eshte e shkruar me 1899 nga Sami Frasheri). Jane pikerisht keto elemente, te trasheguar nga ajo epoke, qe vazhdojne te komandojne jeten politike te shqiptareve edhe pas 1991-shit. Se cfare perfaqeson Sami Frasheri per Popullin Shqiptar eshte tjeter pune dhe cfare perfaqeson vepra e tij “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?” eshte gje tjeter; ato nuk perputhen ne asnje pike deri ne ate mase sa eshte krijuar dyshimi suplementar se vepra ne fjale nuk eshte e Sami Frasherit per te dyten here. Cfare perfaqeson kjo veper ne mendimin politik shqiptar (e vetmja gje qe i lidh shqiptaret me kete veper eshte qenia subjektive e tyre ne te ne menyre artificiale, pasi analiza e jetes sociale te shqiptareve ne kete veper eshte tmersisht larg qenies reale), pasi vetem i tille eshte dhe vetem per kete ka sherbyer pas 1945-ses duke ju imponuar shqiptareve ne nje forme te tille sa ne kujtojme se jemi si gjithe bota. Kam rast t’ju tregoj se shqiptaret e sotem nuk jane si gjithe bota, bile ata nuk jane as si shqiptaret e para 1945-es; per ta thene sakte fare kete pune, shqiptaret e sotem jane shume-shume here me te keqinj se gjysherit e tyre biologjike pamvaresisht se kush jane, nga e kane prejardhjen dhe cfare shkalle intelekti kane pasur. E bukura eshte se per te mbuluar kete qenie perdoret situacioni racist ku shqiptaret realisht jane me inferioret se te gjithe racat e depozituara historikisht ne trojet e tyre. Shqiptaret e sotem nuk e kane kuptuar akoma se jane shume-shume me inferior, nga pikepamja sociale, se te ashtequajturit jevgj, rome, cigane, egjiptiane, vlleh, grek, turq dhe te gjithe racat qe bashkejetojne me ta ketu ne Shqiperi. Keshtu qe racizimi i perdorur nga ata per te ulur te tjeret nuk sherben per gje tjeter vecse per te barazuar inferioritetin e tyre me superioritetin e te ardhurve dhe te vendosur ne trojet ku bashkejetojne me shqiptaret per fatkeqesine e tyre sociale (eshte gjeja me e veshtire per t’u pranuar nga shqiptaret, por dhe pika ku duhet te filloje argumentimi i inferioritetit te tyre social ne Ballkan, mbi çbaze eshte ngritur teoria mbi njeriun ballkanik. Ky i fundit eshte produkti me tipik i botes se relacioneve midis banoreve autoktone dhe te ardhurve prej mijeravjetesh, qe per fatin e keq te te ardhurve dhe fatin e mire te shqiptareve nuk e kane kuptuar asnjehere).
Kjo pergjigje dhe ky tregim eshte e lidhur me nje veprimtari te kahershme te para 26 viteve (pas qeshorit 1991) ku ne mes te saj u cfaq emri i Sami Frasherit dhe vepra e tij mbi Shqiperine (1899) kur, kjo e fundit, nuk ekzistonte si element politik, por vetem si nje shprehje gjeografike (per kete percaktim te fundit, ne arsimin e detyrueshem shqiptar te epokes komuniste, eshte akuzuar si autor kancelari prusian Otto von Bismark – [1815-1898]), por kishte qene Sami Frasheri ai qe i kishte ngritur shqiptaret ne nivelin e popujve te civilizuar ne menyre artificiale duke fshehur gjendjen reale te tyre (une pretendoj se eshte bere me dashje dhe ky eshte i gjithe qellimi dhe thelbi i vepres se tij mbi Shqiperine per te cilen eshte publikuar me 1899 ne gjuhen shqipe, kur kjo nuk ekzistonte akoma ne asnje plan analitik apo zbatues juridik). Mire-keq, kjo eshte domethenia letrare e vepres se tij te cilen klasa e formuar nga rendi komunist e shfrytezoi per hesap te vet pa i thene asnjehere shqiptareve se cili ishte nenkuptimi politik i kesaj vepre dhe cfare kishte ndryshuar Samiu ne karakterin e shqiptareve kur u nis dhe i barazoi me popujt e zhvilluar te Europes kontinentale. Sami Frasheri nuk ka pasur si ta dije qe zanafilla e cdo race ne Toke eshte e lidhur me nje primitivizem te tejskajshem ne raport me popujt e mevonshem te kesaj race dhe, ne kete rast, duhet shpjeguar aresyeja e mbijeteses biologjike te shqiptareve dhe jo fantazia mbi qenien e tyre si qendra e kultures njerezore, kur nuk njihnin as politeizmin fetar, as civilizimin njerezor dhe as shkrimin e prodhuar nga prifterinjte politeiste (ky eshte kushti absolut i fillimit te civilizimit ne Bote, por per ato raste kur ky politeizem eshte parakaluar rastesisht ose nuk eshte zhvilluar deri ne ate shkalle qe te realizoje detyren e vet historike, rolin e prifterinjve te tij e kane luajtur domosdoshmerisht prifterinjte e krishtere, ortodokse, katolike apo hoxhallaret e Islamit dhe baballaret e Bektashizmit; prandaj dhe roli i Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit nuk eshte per t’u anashkaluar me nje te rene te lapsit ne emer te te ashtequajturit ateizem (ndoshta termi me absurd dhe me manipulator ne Historine 2500 vjecare te Njerezimit; – me hollesisht per kete teme shih: “Interpretime materialiste ne fushen e Mendimit Fetar”, ne blogun www.genchoti.com). Por ne thelb te ketij problemi qendronte pranimi i permases se ligjit natyror te lindjes se Njeriut ne Toke sipas parimit: monogjeneze apo poligjeneze, per te cilen gje Sami Frasheri nuk eshte prononcuar.
Kur ne qershor 1991 pata fatin, nderin dhe privilegjin te me dhurohej biblioteka dhe vepra universale doreshkrimore e Avokat Dr. Vasil Kostandin Dilo-s, nga i biri Avokat Koço Dilo i cili ishte shok klase e pune, se bashku me Naim Frasherin (aktorin), Ramiz Aline, Kadri Roshin, Lazer Filipin, dhe mik i tim eti (shkak per kete u be artikulli i botuar ne gazeten “Republika”, dt. 12 Maj 1991, “Kush e masakroi historine e Popullit Shqiptar”, te cilin Avokat Koço Dilo e konsideroi si nje prove bindese se dikush mund te merrej me vepren e te jatit pa e deformuar ate dhe pa perfituar materialisht prej saj ne dem te tij), pata nje bisede jo te shkurter me te. Me dha tre porosi informative dhe nje keshill: se pari- “Po merr ne dore historine e shqiptareve, sidomos te Jugut te tyre, te shkruar ne nje menyre qe nuk e ke hasur ne asnje vend. Duhet te dish qe babai ka qene prezent ne cfaredo ngjarje qe ka shkruar dhe kujtesa e tij mbeshtetet vetem ne ditaret e mbajtur dhe gazetat qe ka botuar” (me vone mora vesh se Avokat Dr. Vasil K. Dilo nga 1913 deri me 1925 kishte botuar 5 tituj gazetash: Ipirotiqi amina (Mbrojtja e Epirit) –ne gjuhen greke, Omonia dhe Konkordia – ne gjuhet greqisht, italisht, shqip, Liria dhe Tirana ne gjuhen shqip, ku ishin analizuar pothuajse te gjitha ngjarjet historike dhe politike te atyre viteve nder ato ane, por qe ne botimin Shqipria me 1927 jepeshin vetem tre: Konkordia, Liria, Tirana nga viti 1917 deri ne fund, me 11-IX-25 kur u mbyll me vendim te Qeverise se asaj kohe ne kuadrin e eleminimit te propagandes private (shtypit dhe shkollave); sot te pese keto tituj gazetash jane komplete, te skanuara dhe te ruajtura ne shume forma, GH); se dyti- “Do te besh armiq te gjithe shqiptaret ne Veri e Jug, te cfaredo moshe dhe profesioni qe te jene, me kusht qe te kene pasur lidhje me kete klase intelektuale dhe arsimimin e detyrueshem te epokes komuniste. Cdo gje qe ke lexuar ne jeten tende, flas per Shqiperine e Jugut, eshte, nga fillimi deri ne fund, vetem genjeshter”..(avokat Koço Dilo-s nuk i kishte shkuar ndermend ne asnje menyre se papajtueshmeria e shqiptareve me pretendimet e babait te tij do te kalonte kufijte shteterore dhe shume njerez ne Kosove, Maqedoni dhe Greqi do te shprehnin paditurine e tyre ne forme revolte; psh kryetari i Agimit te Arte [Kostas Papas, Greqi] ne nje interviste te dhene gazetarit shqiptar Artur Zheji (2005), mos gabofsha ne ate kohe drejtor i ATSh, revoltohej perse shqiptaret nuk zbatonin marreveshjet qe rridhnin nga Protokolli i Korfuzit (1914) pa ditur jo vetem permbajtjen, por dhe faktin qe ai protokoll ishte ne dem te Greqise dhe ne favor te Shqiperise pasi vuloste te gjitha pretendimet territoriale te Greqise ne vazhden e aneksimeve (keto aneksime ishin: Çameria, Selaniku dhe Thraka Historike, dmth koridori qe lidhte Shqiperine me Stambollin, koridor i cili djathtas kishte detin Egje ndersa majtas kishte kufirin me Bullgarine; interesant eshte fakti qe politikanet driteshkurter shqiptare, sherbetore te antishqiptarizmit, sot (2017) kujtojne vetem Çamerine duke harruar qe e gjithe popullata arvanitase e Greqise se sotme [qe fillon nga kufiri me Turqine deri ne gjirin e Korinthit, qe ishte e ndare midis dy sanxhaqeve: te Janines dhe te Manastirit] eshte e vetmja popullate autoktone e Greqise dhe e gjithe kjo grabitje ka ndodhur midis viteve 1878-1914, pasi perpara ketyre viteve popullata arvanitase dhe ajo greke kane bashkejetuar ne harmoni pa pasur nevoje qe politikani grek te grabise popullaten arvanitase) qe kishte realizuar deri me 1914 duke ja hequr te drejten shtetit grek qe te zgjerohej me ne veri ne dem te tokave te banuara prej shqiptareve dhe marreveshjet nuk ishin per shqiptaret, por per grekerit, dhe ishin keta te fundit qe nuk i kishin zbatuar duke e firmosur kete protokoll gjashte muaj me vonese; sipas deklarates se ministrit te jashtem Austro-Hungares, Kontit Leopold Berthold (1863-1942), ne mbledhjen mbi Protokollin e Firences (1913), ai kufij nuk mund te levizej per 1000 vjet ne qofte se Greqia i merrte Turqise kater ishujt e Egjeut (eshte nje problem politiko-historiko-juridik qe percaktoi fatin e themelimit te shtetit shqiptar, por qe shqiptaret ose nuk e dine ne asnje permase, ose e dine gabim, te manipuluar me qellim politik te mbrapsht), prandaj te gjitha deklaratat e sotme te shtetit grek mbi Vorio-Epirin imagjinar jane bllofe politike qe shqiptaret bejne mire te mos i marrin per baze seriozisht); se treti- “Kur te merret vesh kjo pune, ki kujdes biblioteken se mos te ta djegin, sic ja dogjen Lefter Dilos” (pastaj me tregoi se cfare permbante ajo biblioteke dhe cfare kishte marre nga avokat Vasil Dilo i nipi, Lefteri, e perse ja dogjen, -ata ishin xhaxhai me nipin [ne te vertete une e kisha nje pervoje ne kete fushe kur para do viteve dogjen shtepine e Harapeve ne Shkoder (1999) me kujtesen se atje ndodhej ditari familjar i fototekes Marubi qe mund te kishte pase lidhje me dyqanin e fototekes prej nga mund te zbulohej manipulimi kohor i nje fotoje qe e kishte detyruar Geg Marubin t’ja “dhuronte” fototeken shtetit shqiptar (1970), prandaj fotoja qe paraqet Enver Hoxhen duke folur nga ballkoni i Bashkise se Shkodres sikur ngjarja ka ndodhur me 15 shtator 1936, pikerisht ne mitingun per rivarrimin e eshtrave te Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit ku ngjarja ne fjale nuk eshte zhvilluar para bashkise se qytetit, ka nje rendesi te jashtezakonshme per historine teorike te Kombit Shqiptar pasi tregon se si nje klase e tere intelektuale mbron pa asnje permase dijenie nje mashtrim te vjeter politik qe ka ndikuar ne menyre te drejteperdrejte mbi fatin social te shqiptareve pas 1945-ses; –Bernardina Marubi, qendistarja e Flamurit Kombetar (nga i njejti burim ku e pat marre Marigo Pozio prej priftit katolik te Vlores Dom Mark Vasa) te ngritur ne Kala te Shkodres ne Nentor 1913 (Jaho Brahaj, Flamuri i Kombit Shqiptar, Tirane 2007, f. 140, pretendon se flamuri eshte ngritur ne Shkoder ne Maj 1913), ishte e bija e Kel Marubit dhe ishte martuar nder Harapet (pra emri dhe mbiemri i saj, pas marteses, ishte Bernardina Harapi) dhe, per fatin tim te mire, mbesa e saj eshte kunata ime me te njejtin emer si te gjyshes se saj, duke mos pasur dyshim per hamendesime per kete problem]). “Dhe, po te degjosh keshillen time, leximin filloje me “Protokolli i Korfuzit” ” e pat mbyllur bisede mbi kater ore me mua Avokat Koco V. Dilo duke me paralajmeruar bomben informative qe permbante ky material voluminoz historik dhe juridiko-politik. Kjo ishte aresyeja qe te gjithe vepren (duke perfshire edhe gazetat) e Avokat Dr. Vasil K. Dilo-s e shumefishova ne disa variante, e dicitalizova dhe e shperndava neper nipat dhe te afermit e tij, dhe vende te tjera per ta ruajtur domosdoshmerisht per te ardhmen (per dijeni te lexuesit nje kopje ndodhet ne Itali dhe nje ne SH.B.A.). Neqofte se Veriu i Shqiperise e ka kampionin intelektual brenda rrobes se Klerit Katolik Shqiptar, Jugu i Shqiperise, kete kampion intelektual, e ka brenda figures poliendrike te Avokat Dr. Vasil Kostandin Dilo-s dhe nje te dyte, Jugu i Shqiperise, nuk mund te kete ne asnje rast sido qe te vijne punet (ne kete rast kam parasysh Faik Konicen dhe Fan Stilian Nolin, te cilet vetem per Shqiperi dhe shqiptaret nuk e kane vrare mendjen ndonjehere; shqiptaret e sotem krenohen me keto dy figura vetem per nje aresye: jane tmersisht te paditur ne ate se cfare kane bere paraardhesit e tyre). Analiza e figures se Avokat Dr. Vasil Kostandin Dilo-s eshte e afte te argumentoje ekuacionin klasik te formimit te civilizimit nder shqiptare krejt ndryshe nga popujt europiane, por si rruga e vetme e progresit te shqiptareve pa dallim feje dhe krahine. Ne kete rast dua te ve ne dukje faktin se klasat shoqerore ne Shqiperine e pas 1945-ses jane formuar ne kundershtim me kete ekuacion e per rrjedhoje, pa humbur gjurmet e tyre, Shqiperia nuk mund te beje progresin e deshiruar. Kjo do te thote se prapambetja sociale e shqiptareve nuk vjen si rezultat i influences nga jashte, por rrjedhoje e dinamikes se brendeshme te tyre te lidhur me gjenezen biologjike e sociale nga pikepamja historike, por edhe me rendin komunist te perjetuar pergjate gjysem shekulli.
Sot (2017) vepra e Avokat Dr. Vasil K. Dilos eshte e gjitha e skanuar, printuar dhe shumefishuara (kam punuar rreth kater vjet per kete pune), duke perfshire edhe 5 titujt e gazetave (nuk jane permbledhur vetem bisedat, analizat, shenimet dhe diskutimet ne gjuhen greke). Ajo perfundimisht ze rreth 10 000 faqe a4 dhe perbehet nga shume studime, ditare, arkivi personal, veprimtari gjyqesore, artikuj, recensione, biseda politike e shkencore, fjalime te mbajtura, shenime autobiografike ne mbrojtje te figures se tij, vendime kongresesh dhe mbledhjesh te rendesishme per fatin e shqiptareve dhe Shqiperise (nuk jane hapur akoma dy dosje te trasha me peshe 10 kg permbajtja e te cilave duhet te kete lidhje me veprimtarite familjare te avokatit). Avokat Dr. Vasil K. Dilo ka qene: nje nder themeluesit dhe kryetari i pare i shoqerise se fshehte Kandili ne Gjirokaster (ne te merrnin pjese edhe Hysen Hoxha, Çerçiz Topulli e Avni Rustemi, emra keto te njohura nga lexuesi shqiptar, por mbi te cilet eshte ngritur nje propagande madheshtie te rreme, sidomos per dy te fundit, pasi veprimtaria praktike e tyre nuk i ka sjelle asgje te mire qofte shqiptareve si individ, qofte shqiptareve si bashkesi) ku per here te pare dhe te vetme bashkepunuan ortodokset me muslimanet e qytetit per problemet kombetare kundra infuences greke ne krahinen e Gjirokastres(1911-1912); deshmitar ne ngjarjet e 1912 per Pavaresine e Shqiperise (ishte 44 vjec); pjestar ne ato qe quhen Protokolli i Firences (1913) dhe i Korfuzit (1914) ku u vendos FATI juridik i shtetit shqiptar per here te pare ne jeten e tij, si gazetar; delegat ne mbledhjen e Delvines me 1913; denohet me vdekje per idete e tij pro shtetit shqiptar nga Gjykata e Janines me 1915; delegat ne Kongresin e Durresit me 1918; deshmitar i Kongresit te Lushnjes (1920); deshmitar dhe analist e grushtit te shtetit me 1924; denohet dhe burgoset nga qeveria e Fan S.Nolit per dy artikujt e botuar ne gazeten e tij Liria ne gusht te 1924 duke e akuzuar kete qeveri per grusht shteti dhe terror ne dem te popullates se kryeqytetit dhe shtypit te lire pasi i mbyllen gazeten ne fjale; zv/Prokuror i Pergjithshem i Gjykates se Diktimit ne Republiken e Shqiperise me President Ahmet Zogu-n me vendimin Nr 487, dt 08.10.1925; autori i Kodit Penal te Republikes dhe Mbreterise se Shqiperise se asaj kohe; prishet me Presidentin e Republikes per mos lejimin e shtypit te lire pasi i kishin mbyllur te gjitha gazetat dhe shkollat private (1925), dhe pushohet nga puna me 1928 per mungese dipllome; cka e detyron me 1935-1936 ta mbroje ne Universitetin e Athines se bashku me doktoraturen, ku si teme pati rolin e cifliqeve dhe tokave ne Perandorine Otomane, ne moshen 68 vjecare; ne kete kohe Qeveria Greke i propozon postin e pedagogut ne Universitetin e Athines per lenden “E drejta Romake” per te cilen pat bere dhe nje liber per studentet e atij universiteti (ndodhet doreshkrim shqip, prone e familjes Dilo), por qe nuk e pranoi duke u kthyer ne atdhe (ne kete pike figura e Avokat Dr. Vasil K. Dilos perputhet pike per pike me figurat e panumerta te Klerit Katolik Shqiptar, te cilet u kthyen ne Atdhe, ose nuk u larguan, pas 1945, duke e sakrifikuar jeten per Fe dhe Shqiperine; – pikerisht kete nuk mund ta beje dot produkti intelektual komunist, pasi pas 02 Korrikut 1990 tregoi se sa mire e kishin edukuar brezin e ri te shqiptareve te Shqiperise, te cilet me ate date e treguan se e kishin nxjerre ne tregun biologjik si Fene ashtu dhe Shqiptarine). Shkurt deshmitari me i kompletuar i historise se Shqiperise Jugore, qofte si kapacitet intelektual e qofte si atdhetar, prej vitit 1906 deri me 1944 si gazetar, jurist dhe analist i ngjarjeve per te cilat ka lene studime, ditare nga vitit 1906 deri me 1925, dhe dokumenta gjyqesore si avokat prej vitit 1928-1939 ku mund te permend mbrojtjen e te akuzuarve per formimin e organizates te fshehte te Vlores-1932 (te cilet dualen qe te gjithe te pafajshem) dhe mbrojtjen e komunistave te partise komuniste te Shkodres-shkurt 1939, te akuzuar per formimin e organizatave te fshehta komuniste antiligjore (ku u denua vetem Zef Mala, ndersa te tjeret dualen te pafajshem; mos i besoni shume perrallave mbi grupet komuniste dhe bemave te tyre, apo gjyqin kunder 73 / 78 komunistave nga ana e qeverise se Mbretit, pasi jane vetem shpikje, qofte dhe shkresore, per te justifikuar vendosjen e komunizmit ne Shqiperi sipas shembelltyres qe na kane mesuar dhe kemi perjetuar).
Nga e gjithe vepra e Avokat Dr. Vasil K. Dilos vecova, padyshim, Protokollin e Korfuzit dhe Rolin e Kishes Ortodokse ne ceshtjen kombetare shqiptare. Per dijeni te lexuesit kur me 19.07.2009 publikova ne albanovaonline.info dhe hotig.info, sot www.genchoti.com, artikullin “Protokolli i Korfuzit” ku citoja vepren dhe gazeten e Avokat Dr. Vasil K. Dilos, Ambasada Greke ne Shqiperi dergoi nje njeri tek une, qe u paraqit si shoferi i ambasadorit, duke kerkuar origjinalin e riprodhuar te ketij protokolli (mori fotokopjen e gazetes “Ipirotiqi amina” në gjuhen greke [shqip “Mbrojtja e Epirit”], numërin 22 të gazetës së mësipërme [datë 17 shkurt 1914] ku botohej fjala e kryeministrit grek, në lidhje me pikat e protokollit të ardhëshëm, dhe numurin 30, datë 1 maj 1914, ku ndodhej vete Protokolli ne fjale [perkthimin e plote te ketij protokolli, sipas perkthimit nga greqishtja (nga z. Artan Gjika), frengjishtja (nga z. Kirov Mici) apo italishtja (nga z. Bernardina Hoti), e gjeni ne artikullin “Protokolli i Korfuzit”, publikuar ne albanovaonline.info dhe www.genchoti.com]; kerkoi dhe vepren e Avokat Dr. Vasil K. Dilos mbi kete protokoll, por me qene se Gjykata e Janines e atyre viteve (1915) e kishte denuar me vdekje avokat Dilon per veprimtarine e tij ne favor te ceshtjes shteterore shqiptare dhe disa vite me vone (1921) e kishte shpallur te pafajshem, pa bere publike aresyet e denimit dhe te pafajesise, e pashe te aresyeshme te mos ja jepja, natyrisht pasi u konsultova me mikun tim dhe nipin e avokatit, Apollon G. Dilo). Nuk e di se cfare institucioni e mori persiper, por Ambasada Greke ndihmoi ne rigjenerimin e gazetes “Ipirotiqi amina” (prone e familjes Dilo), te cilen Parlamenti Grek e kishte pjese te bibliotekes se tij me disa mungesa, qe tani pa dyshim e ka plotesuar, duke ja zgjatur jeten origjinalit shume me tej sipas nje praktike japoneze.
Duke lexuar vepren historiko-politike-juridike te Avokat Dr. Vasil K. Dilos, si dhe ate mbi Protokollin e Korfuzit, faqe per faqe dalloj manipulime te bera ne fushen historike dhe analiza me permasa krejt te kunderta duke filluar nga ngjarjet ne qytetin e Gjirokastres me 1906-1915 midis te cilave edhe ngjarjen kur greket hoqen kryetarin e bashkise se asaj kohe Hysen Hoxhen, Shpalljen e Pavaresise-1912, Kongresin e Delvines-1913, Protokollin e Korfuzit-1914, Kongresin e Durresit-1918, mbi grushtin e shtetit te Fan Nolit – qershor 1924, mbi problemin e Vermoshit dhe te Shen Naumit – prill 1925-1926, mbi vete levizjen imagjinare komuniste ne Shqiperi – 1931-1932 ku ngjarjet e ketij vitit jane te lidhura me nje organizate fantazem ne qytetin e Vlores prej nga e ka burimin perralla e ekzistences se Ali Kelmendit ne levizjen komuniste shqiptare si i derguar i Kominternit ne ndihme te kesaj levizjeje, mbi gjyqin e komunistave te partise komuniste te Shkodres – shkurt 1939 prej nga e ka burimin perralla mbi qendrimin burreror te Qemal Stafes ne kete gjyq duke mos qene fare, por qe hedh dyshime mbi qenien komuniste te tij, e deri ne luftimet per clirimin e Tiranes ne Nentor 1944. E gjithe vepra e Avokat Dr. Vasil K. Dilo eshte nje revolte mbi ate qe kishte ndodhur para 1945, por qe po ndodhte edhe pas 1945, ne fushen e informimit te shqiptareve, ku kapitull pas kapitulli shkeputej per nje problem per te sqaruar manipulimet e bera dhe jepte variantin e vet ku kishte qene deshmitar i drejteperdrejte. Jo rralle permbysjet jane me te vertete spetakolare ne raport me ato qe dime nga arsimimi i detyrueshem, sidomos ne drejtim te kohes kur ka ndodhur ngjarja e lidhur me personazhet historike qe njohim, ku dalloj analizen e veprimtarise se Kishes Ortodokse Shqiptare, te ciles i ka sherbyer si avokat mbrojtes, e figures se Sami Frasherit, Ismail Qemalit, Çerciz Topullit, Faik Konices, Bimbashit te Gjirokastres, Eqerem Bej Vlores, Lef Nosit, Fan S. Nolit, Hysen Hoxhes, Avni Rustemit, Skender Mucos, Zef Males, Vasil Shantos, Pader Anton Harapit, Rauf Ficos, Javer Hurshitit etj, etj dhe te familjeve qe jetonin ne Gjirokastren e asaj kohe si Hoxha, Topulli, Harshova, Kokobobo, Dobi, Hurshiti, Gega, Fico e shume e shume te tjereve qe i perkasin Gjirokastres, Vlores, Tepelenes, Shkodres dhe Tiranes pergjate fundit te shek. te XIX-te dhe gjysmes se pare te shek. te XX-te. Shqiptaret e sotem nuk e dine akoma se shume prej personazheve historike qe ata i mbajne per njerez te pushkes dhe mendjes kane qene mashtruesa, hajdute, kriminele dhe vrases me pagese; shkurt njerezit me antishqiptare qe njeh historia e Kombit, por qe Kombi Shqiptar sot i nderon ne baze te nje informacioni te genjeshtert qe i ka ngritur ne nivelin e heronjve te popullit shqiptar. Radiografia e ketyre personazheve dhe familjeve te tyre eshte nje permbysje totale mbi ate cka kemi mesuar pergjate arsimit te detyrueshem shkollor per periudhen kohor 1912-1958, por dhe nje respekt per veprimtarite e rregullta shteterore, sic ishte rasti i kryetarit te emeruar (jo te zgjedhur) te Bashkise se Gjirokastres ne vitin 1915 Hysen Hoxhes per te cilin avokat Dilo i ishte drejtuar me nje leter Venezellosit (gazeta “Ipirotiqi amina” [Mbrojtja e Epirit], Nr. 105), ne ate kohe kryeminister i Greqise, duke protestuar per heqjen e tij nga drejtimi i bashkise se Gjirokastres nga ana e ushtrise greke dhe kerkesen per rivendosjen e Hysen Hoxhes ne postin e kryetarit te bashkise, gje e realizuar; por qe shqiptaret kete ngjarje e dine fillim e fund gabim pa asnje aresye. Duke lexuar vepren e tij kam arritur ne perfundimin se avokat Vasil K. Dilo eshte kampioni i padiskutueshem i te Vertetave Historike te shkruar dhe rishkruar nga dora e tij dhe te botuar ne gazetat e kohes prej periudhes 1906-1925, e deri me 1958 dhe te pabotuara akoma.
2- Por gjeta dhe analiza te karakterit filozofik e juridik, ku, midis te tjerash, hasa nje pasazh te marre nga vepra e Sami Frasherit: “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?” ku teksti i meposhtem tregon se permbajtja e vepres se Sami Frasherit nuk eshte ajo qe kemi mesuar pergjate arsimimit te detyrueshem shkollor dhe te botuar nder vite. Sipas avokatit tone, ne shenimet mbi Protokollin e Korfuzit dhe mbi ate se cfare ka shprehur Sami Frasheri ne vepren e tij, shkruhet fjale per fjale:
“b- Patriot’ i flakët Sami Bej Frashëri në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë e çdo të jetë” uron haptazi që Shqipëria të bënet një Principatë ndënë proteksionin e Turqisë dhe pa dashur të kujtohet se Shqipëria nuk ishte e muslimanëve vetëm të mos përmëndë kurgja tjetër veçse klerin e të krishterëve si shkaktar të fatkeqësive të Shqipërisë, si me dasht të japë të kuptojë se lumturia e kësaj do të ishte e plotë dhe e sigurtë sikur dhe sa mbetnë kaurë –të gabuar nga kleri- të bëheshin muslimanë!
Por edhe faktin tjetër duhet të na shpjegojnë kundërshtarët, këtë që: pse ky patriot i flakët, si dhe çdo tjetër nga muslimanët, që donin të paraqiteshin si atdhetarë, nuk u ndanë askurrë nga buka e Dovletit !?
c- Si do të na e shpjegojnë kundërshtarët tekstin e prokurës zyrtare, që mernin nga populli përfaqësuesat e tij në kongresin që proklamonte çkëputjen e Shqipërisë nga Imperatoria Otomane, kur që ky tekst i përmëndur në kujtimat e së ndjerit Lef Nosi, fjalë për fjalë përmban dhe frazën të “sigurojmë triumfin e të ruajmë nderin e islamizmit e madhështinë e mbretërisë Otomane….” (nenvizimi i imi, per t’i treguar lexuesit se Akti i Pavaresise fsheh nje “sekret” manipulues te vogel te pazbuluar akoma edhe pse kane kaluar mbi 100 vjet, por dhe faktin qe shteti shqiptar e ka filluar rrugen e vet historike me fallsifikimin e dokumentit me te pare te tij; ne te vertete kur u mora me kete pune konstatove se Akti i Pavaresise kishte nje manipulim shume poshterues per te gjithe kombin tone, pamvaresisht nga antipatite dhe simpatite qe mund te kemi per segmente te caktuara te politikes europiane, apo boterore; e vertete eshte ajo qe ka ndodhur dhe jo ajo qe me pelqen mua; ne kete drejtim nje segment i inteligjences qe ka bashkejetuar me ate shqiptare i ka deformuar ngjarjet pikerisht sipas asaj qe i ka pelqyer te ndodhe, GH).
Këto –të cilat, dhe të vetme sikur të ishin, do të kishin qënë më se të afta për të provuar se çka themi edhe për klasën më të zhvilluar me kollare dhe me civilizim t’elementit musliman, nuk rrjedh nga muslimanofonia, por vetëm nga objektivitet i thjeshtë dhe pa dyshim shumë më të kufizuar se realiteti.
Mos vallë ishte shumë të gjëndesh midis këtyre, edhe një vetëm makari, i cili t’i thoshte elementit në fjalë:
Ç’është kjo parrullë “ngreu Prift të rrijë Hoxha?”
Ç’janë këta derhudexhitë musulmanë nëpër katundet kristiane, që t’i ruajnë nga muslimanët?
Ç’është ajo Hallvaja e muslimanëve si produkt i grithmave të kristianëve.
Ç’janë rushfetet në zbatim të detyrës të Nëpunësit dhe bile dhe t’atyre të Drejtësisë?
Ç’është urrejtja kontra të krishterit ndërsa dihet se stërgjyshërit kanë qënë të bashkët dhe natyra nuk dallon fare, por i ka që të gjithë Njerëzit një lloji? Kërkush nuk u gjet që të bënte kësisoj përvështrime dhe kërkush nuk i propozoi kaurit bashkëpunim për shpëtim nga zgjedha e Turkut. Por për se tjetër veçse pse mungonte ndjenja kombëtare, si e pllakosur ndënë fanatizmin fetar, deri sa feja nuk lejonte dallim të besnikëve nga pikëpamja kombësije? Por kurqë nga këto gjithë as elita e elementit musliman nuk ishte ende në gjëndje për të mbrojtur atdheun, ç’mbetesh për popullsinë e cila ishte lënë në errësirën më të dëndur të injorancës?
Për të gjitha këto themi se Shqiptari, në kohën që Imperatorisë Otomane i u mbarua sundimi në Ballkan, nuk ishte në gjëndje të formonte shtet indipendent, por as të organizonte, ndonëse të këtilla, prej të tjerëve.
Por mund të na thoni se mos mohojmë dhe lëvizjet relative.
Por ato vetë jo; vetëm burimin e tyre po.”
(arkivi i Vasil K. Dilo, Protokolli i Korfuzit, fletorja I, f. 7-8)
Keto qe shkruhen ketu siper jane te kunderta me permasa teper te medha me ato qe jane botuar ne Tirane me 1962; ne Kosove me 1978 ne vepren e Sami Frasherit ne 4 vellime, vell. 2-te (ne kete vellim botohet vepra ne fjale e Sami Frasherit dhe, sic do ta shohim, ajo eshte e ndryshuar ne aspektin politik qe popullata shqiptare e Kosoves te mos merrte vesh pretendimet e autorit) dhe i 4-tert; ne Prishtine-Shkup me 2004 ne 20 vellime, vell. 1; apo ne Tirane me 1980 ne vepren: “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete”; me 1988 po ne veprat e Sami Frasherit ne dy vellime, vellimi 2, f. 17-90 nen kujdesin e Akademise se Shkencave te R.P.S. te Shqiperise e cila, me shenimet e vena, e ka permbysur te gjithe thelbin per te cilen eshte shkruar kjo veper nga Sami Frasheri, e ne shume ribotime te tjera te mevonshme (1999, 2001, 2002, 2010, 2011, 2013), duke perfshire historite e letersise dhe enciklopedite. Mos valle vepra e Sami Frasherit mbi Shqiperine dhe shqiptaret eshte e kopsitur sipas interesave politike te diktatures komuniste duke qene larg origjinalit si nata me diten? Cfare kane deformuar nga vepra origjinale e tij? Cfare fsheh ky veprim dhe perse kishte sherbyer? Duke qene se ketyre pyetjeve njeriu individ nuk mund t’i pergjigjet ne menyre kolektive, pasi ne kete rast do te konsiderohej nje manipulim i paster, ngelet per te pare rolin qe kishte luajtur ky shtremberim i vepres se Sami Frasherit ne brendesi te popullates shqipfolese dhe per kete e hodha ne linjen e fb me 25 gusht 2016 pikerisht sipas permbajtjes se mesiperme, veprim i cili pati nje reaksion teper te cuditshem, qe pa dyshim tregon indoktrinimin e pjesmarresve dhe botekuptimin e formuar pergjate arsimimit te detyrueshem shkollor, por edhe tendencat formale politike te gjithseicilit. Ajo qe me habiti me teper ne kete diskutim ishte pjesmarrja e shqiptareve edhe te Kosoves, qe ma shtoi edhe me teper dyshimin e asaj qe kishte ndodhur me vepren e Sami Frasherit. Cfare informacioni kishin pasur shqiptaret e Kosoves per figuren dhe vepren e Sami Frasherit, e nga e kishin marre kete informacion? Kush e kishte furnizuar Kosoven me vepra te “atdhetareve” dhe projektuesve te ceshtjes shqiptare, sic konsiderohet Sami Frasheri? Ne cfare kohe kishte ndodhur kjo per Kosoven? Pergjigja e pyetjes se fundit eshte e afte te argumentoje menyren dhe aresyen e lidhjes se politikave te te dy aneve te kufirit shteteror Jugosllavi-Shqiperi per interesat politike te dyanshme partiake dhe aspak per interesin kombetar shqiptar. Nuk e kane kuptuar valle akoma shqiptaret e Kosoves dhe Shqiperise kete lidhje dhe vazhdojne te mendojne me naivitet mbi rolin madhor ne favor te ceshtjes shqiptare nga ana e Sami Frasherit?
Materiali i hedhur ne linjen e fb, jo me qellimin per te pare permasen e kundershtimi, por per te pare menyren se si ishin arsimuar shqiptaret ne kete drejtim, pati reaksionin si me poshte (pa i ndryshuar as germen dhe duke mos marre parasysh reagimet pro apo kunder materialit pas kesaj date):
Top of Form
Komentet Bottom of Form
Jehona B. Krasniqi O koka e kunderta, ka marre hov nifar politike e flliqte qysh me i ndy shqiptarte ma te mdhajt me ide allaturka, e plus fene po e shtine kogja si shume se kokem pa kone mysliman te devotshem na. Cfare foresh te diskreditimit te identitetit tone prej shqiptari.
Ardit Cela Domethene ky doktori e ka lexuar vepren e Samiut pa e lexuar as Samiu vete se c’kish shkruar? Po s’ka ndonje gje per te habitur.. E ku ngeli tradhetar pa u bere hero? E ku ngeli rilindas pa u perbaltur nga hajnat dhe veglat e tjeterkujt? Keshtu qe te fala ketij Doktorit…
Viktor Staka Na knaqe . Perqafime te gjtheve…
Sali Sali Bytyqi Ky Genci po na del me katolik se Papa e ma komunist se Lenini! Me mire per te do te ishte te punonte ne ndonje projekt te mbare, sesa ne projekte te tilla, te cilat edhe nese ne brendi kane nje te mire, pra vleresimi kinse objektiv, i kane edhe 99 te keqija pas…
Edmond Shqiperie Ore mik po ketij ne i themi budall…..
Roald Hysa Nuk eshte habi qe Samiu e ka dasht Shqiperine me Turqin e sulltanit, kete gje e veren edhe Natali Clayer te libri i saj Ne fillimet e nacionalizmit shqiptar
Genci Dautaj Megjithate, per hir te se vertetes Z. Genci Hoti thjesht ka cituar Av. Vasil Dilon. Rrethanat dhe koniukturat e asaj periudhe kane determinuar ndoshta edhe “stilin” (jo thelbin) e te shkruarit te Samiut. C’mund te themi psh ne koniukturen e tashme, kur Neo-Sulltani Erdogan i “lepiu” kepucen” Neo-Caret Putin. Apo per Xhon Kerrin sot ne takimin me Kryeministrin e Turqise dhe deklaratat e tij pro regjimit neo-sulltanor, apo av Vasil Dilo do ta nxirrte edhe Xhon Kerrin pro- islamist?!
Roald Hysa Po nuk kane lidhje rrethanat e sotme me te asaj kohe, Samiu i ka bere librat e vet me dedikime te drejtperdrejta per AbdylHamidin.
Genci Dautaj Kete gje kam shprehur edhe une qe prej rrethanave te sotme, s’mund te interpolojme rethanat e asaj kohe (pra nuk kane lidhje). Nuk jam historian t’i dij gjerat ne thellesi, por kjo s’me pengon te lexoj kendveshtrime dhe vleresimin te ndryshme rreth saj, dhe me raste te jap edhe une mendimin tim (qofte edhe me paragonalizem te ponderuar, -psh per replike jo- antagoniste mund te sillja rastin dhe rolin e Fetullah Gulenit ne “Perandorine” amerikane ose te Selman Ruzhdise ne ate britanike).
Bashkim Kokoshi Genco shume kritika po te bojne o plak. Po keshtu eshte kur kruhesh me gjigandet.
Sali Sali Bytyqi Vepra e sami Frasherit “Shqiperia…” nuk eshte shkruar ne kohen e “Gilgameshit”, pra nuk eshte shkruar ne pllaka te argjilit me kunja, as nuk eshte shkruar me shkrim etrusk; pse nuk e siguron ti Genc nje kopje origjinale, ta lexosh vete dhe te japesh mendimin tend, por poston shkrime te te tjereve per te? Ti Genc kaq ke mundesi.
Genci Hoti Sali je i sigurte qe kjo veper nuk eshte botuar para 1945? E ne qofte se po cili eshte raporti me botimin e 1978 ne Kosove e 1988 ketu ne Tirane? Ky informacion qe ju kam dhene ka pasur vetem nje qellim: manipulimi i fakteve historike dhe letrare fillimisht ka filluar ne Kosove dhe prej ketej ka kaluar gjasme ne Shqiperi si e huazuar prej andej ku me vone do te akuzoheshin studiuesit kosovare si manipulatore te ketyre fakteve. Kam dashur t’ju tregoj djallezine e perdorur ne kohen e diktatorit. Per dijenine tuaj vepra mbi Shqiperine e shkruar nga Sami Frasheri eshte krejt tjeter per tjeter nga ajo qe kemi mesuar neper shkolla. Per te kuptuar se cfare kane ndryshuar tek Sami Frasheri lexoni artikullin: Protokolli i Korfuzit tek blogu im.
Sali Sali Bytyqi ne kete moment nuk i kam te dhenat si eshte botuar ky liber ne Kosove dhe nga cili botim eshte ribotuar ketu, por se, ne pergjithesi, librat e rilindasve, ne Kosove jane ribotime te atyre te botuara ne Tirane.Se “manipulimi i fakteve historike dhe letrare fillimisht ka filluar ne Kosove dhe prej ketej ka kaluar gjasme ne Shqiperi si e huazuar prej andej”, kete konstatim tendin nuk e besoj fare, ndersa ti nese do te mund ta argumentosh me fakte, atehere po, do te ishe mire me etiken tende shkencore. Nderkaq te botosh nje shkrim te para 100 vjetesh per ta rrenuar vepren e Samiut, sic ke bere ti, per mua s’eshte gje tjeter vetem se nje mani e nje njeriu qe do te beje emer, po me teper me manipulime, se me nje pune kembengulese vetjake.
Genci Hoti Sali keto qe lexove jane te shkruara 100 vjet me pare nga avokat Vasiol K. Dilo veprimtaria e te cilit eshte jashtezakonisht e madhe dhe ai nuk ka pasur per qellim te denigroje Sami Frasherin. Vepra e Samiut mbi Shqiperine eshte botuar per here te pare ne Kosove me 1978 ne kater vellime dhe pastaj ne Shqiperi me 1988 ne dy vellime, por pikerisht kjo veper eshte botuar ne vitet 30 dhe une pa tjeter qe do ta shkruaj se cfare kane ndryshuar studiuesit shqiptare ne ate vite ne kete veper.
Sali Sali Bytyqi Shkruaj, po qe studiuesit e Kosoves u moren me “rregullimin patriotik” te vepres se Samiut, une, deri ne momentin kur ti do ta vertetosh kete fjale per fjale, nuk e besoj… Sipas kesaj qe thua, ndersa ketu, te ne qe ishim pjese e ish-Jugosllavise, na thoshin qe indoktrinimi burimin e ka ne Shqipperi, del qe ishte e kunderta: kosovaret ju paskan demtuar ju atje ne Tirane, me “revizionimin patriotik” te veprave te rilindesve!!!
Genci Hoti Sali nuk e kane bere kosovaret kete, por e kemi bere ne dhe pikerisht Zija Xholi me 1978 (foto poshte); ndersa tek ne u botua me 1988.
Sali Sali Bytyqi Genc, monografia e Zija Xholit per Samiun eshte botuar ne fund te viteve ’70 ne Tirane, prej asaj kohe e kam nje kopje te saj. Lexoje me lart, ti the se kosovaret e kane ndryshuar tekstin e librit te Samiut, pastaj ky tekst i ndryshuar eshte botuar ne Tirane?!
Genci Hoti Studiuesit kosovare ne menyre absolute nuk kane ndryshuar asgje dhe asnjehere, por ata kane botuar manipulimet qe vinin nga Tirana drejt Prishtines. Rasti me tipik jane 5 vellimet e Jusuf Buxhovit Kosova ku autori mbeshtetet tek studiuesit e epokes enveriste per ngjarje te ndodhura qofte ne Kosove e qofte ne Shqiperi.
Sali Sali Bytyqi Jusufi nuk eshte historian, ai shkruan romane historike, po qe ne titull u jep kinse karakterin e historise…
Genci Hoti Po te shohesh enciklopedine shqiptare me 1985 thuhet se xhaxhai i Enveri Hoxhes ka qene ne Vlore me 1912, ndersa Jusuf Buxhovi ne librin e tij Kosova (vell. 3) verteton se Hyseni, qe ka qene ne Vlore me 1912 – Hysen Efendi Gjirokastra, eshte vrare nga Haxhi Qamili ne qershor 1915 duke hedhur poshte pretendimin e historianeve shqiptare sikur Hysen Hoxha ka vdekur me 1934. Keshtu qe per mua ai eshte historian dhe jo romancier historish.
Edmond Shqiperie Edhe ky Genci Hoti nuk eshte historian,eshte sharlatan
Edmond Shqiperie Ore derr katolik PSE i fryn kesaj ere te keqe.Po kauret cfare Kane bere per kete vend sipas teje, ah po e gjeta,fshiheshin ne fustanet e dosave qe kishin ne shtepi si GRA (meriton te te fyej me keq se kaq)
Edmond Shqiperie Dyshoj qe je dhe pak psikopat
Genci Hoti E para nuk ofendohet tjetri ne Fe, pasi te gjitha Fete kane luajtur rol pozitiv ne historine e Njerezimit. Dhe nuk ka asnje mundesi qe katoliku te jete derr dhe muslimani majmun. E gjitha kjo per nje aresye te thjeshte, po citoj: Fete lindin kudo ku Njerezia kerkon rritje te mireqenies. Ky deduksion filozofik, qe pa dyshim eshte me materialisti ne Histori, nuk eshte as i Karl Marksit, as i Leninit dhe as i Hegelit, por eshte i Sami Frasherit. Eshte kjo aresyeja perse mendimi filozofik materialist shqiptar fillon me Sami Frasherin. Por pikerisht kete deduksion shkolla antishqiptare e Enver Hoxhes ja fshehu Popullit Shqiptar dhe ky eshte nje FAKT qe tregon se vepra e Sami Frasherit eshte e ndryshuar ne thelbin e vet. Ti kerkon te dish se cfare kane bere katoliket per kete vend. Duhet te jesh ose antishqiptar, ose i paditur, ose idiot i lindur qe te mos kesh kuptuar se cdo gje te vlefshme historike qe kemi ne sot ne ketu ne Shqiperi dhe Kosove eshte vepra historike e Klerit Katolik Shqiptar; Po filloj me rradhe: Ne shekujt VII kemi Statutet e qyteteve ne Drisht, ne shek X ne Korce, qe jane vepre te Kishes se Krishtere; ne shek. XIV ne Shkoder si vepra e Kishes Katolike. Ne shek. XV kemi Kanunin e Lek Dukagjinit dhe te Skenderbeut me burim kishtar. Te gjitha variantet e kanuneve ne Shqiperi si: Lure, Diber, Lume, Laberi, Bende-Tirane e kane burimin tek keto dy kanune duke kaluar nga forma e diferencimit klasor ne kanune pagane. Ne fushen e familjes eshte Koncili i Tivarit qe me 1199 vendosi martesen jashte rrethit te shtate nder banoret epirotfoles. Ne kete drejtim une nuk di qe katoliket te jene fshehur pas fustaneve te dosave qe mbanin ne shtepi si gra. Kete gje di e kane pase bere muslimanet e epokes otomane ku anarshia seksuale ishte e ligjeruar. Keshtu qe ne kete drejtim flet kodra pas diellit. Tjeter, kane qene eterit e Kishes Katolike Shqiptare qe hapen shkollat shqipe, fillimisht ne Kosove (1584) dhe pastaj ne Mirdite e Shkoder (1632-1640). Shqiptaret e Kosoves nuk e dine qe Institucioni i Kishes Katolike Shqiptare qe kemi sot, e ka zanafillen nga Kosova ne fillim te shek. XVII dhe kane qene Eterit e kesaj Kishe qe botuan fjaloret e pare ne gjuhen epirote (Frang Bardhi-1635) dhe ato ne gjuhen shqipe (1638). E tere literatura e letersise shqipe per 300 vjet mban vulen e Klerikeve Katolike. Me pak fjale Eterit e Kishes Katolike Shqiptare krijuan identitetin europian te shqiptareve te sotem deri ne ate mase sa duhet te pranojme qe kombi shqiptar eshte veper e tyre. Kjo ka vlere edhe per ty qe nga njeri pa identitet te grabisesh nje emer europian (ne Itali nje nder shkrimtaret me te medhenj italian te letersise per femije – Edmond De Amicis, autori i romanit Zemra; dhe ne France personazhi kryesor i romanit te Aleksander Dyma-Konti i Monte Kristos, Edmond Dantes) duke i bashkangjitur, si mbiemer, krijesen e Klerit Katolik Shqiptar duke fshehur emrin tend te vertete. Kam pershtypjen se vepra e Servantesit: Don Kishoti i Mances te jete shkruar per kategori te kallepit tend.
Jozef Martini Genci mos ia hidh perlat derrave! Kurseje kohen e mos u merr me budallenjte se jane e do jene gjithmone me shumice!
Top of Form
Emona Anastasi Boo c’nivele e perbejne ate vend.
Genc dhe te mendosh si ky siper jane nje perqindje e mire e meshkujve shqiptare.
Te mos ishin keshtu se paku do kishim bere nje hap para
Peshtirosje
Per te kuptuar permbajtjen e ketij diskutimi krahasoheni me tabelen permbledhese te veprave te Sami Frasherit dhe te studiuesve te veprave te tij, per te kuptuar aresyet perse u perfshine ne diskutim gjithfare kategorish ku shumica prej tyre, per te mos thene te gjithe, as qe e kane lexuar ndonjehere qofte vepren e Sami Frasherit ne pergjithesi e qofte vetem kete veper. Per te kuptuar se cfare kane kuptuar shqiptaret nga kjo veper e Sami Frasherit do te bejme nje lloj analize, qe njeri nga pjesmarresit ne diskutim e hodhi si ide, per te pare qofte ate qe paraqet vepra e Sami Frasherit ne realitet dhe qofte edhe idete e imponuara nga redaksite botuese kudo ku eshte botuar kjo veper. Vetem se ju paralajmeroj se ajo qe keni kujtuar se dine mbi kete veper do te permbyset nga vete ajo qe Sami Frasheri ka shpikur per shqiptaret ne pergjithesi dhe shqiptaret e jugut ne vecanti. Por do te kuptoni se edhe cfare perfaqeson cdo diskutant ne raport me vepren e Sami Frasherit dhe ne raport me zberthimin e kesaj vepre, pamvaresisht nga kapaciteti intelektual qe disponon; disa do te kuptojne dhe distancen qe kane me paraardhesit e tyre antropomorfe. Kjo e fundit te con ne zbulimin e aresyes perse jemi popull kaq inferior ne raport me popujt e Europes dhe cfare e ka gjetur kete popull pas 1945-ses, qofte ne Kosove e qofte ne Shqiperi.
Qellimi i publikimit te vepres se Sami Frasherit nga ana ime, sipas ketyre rreshtave, nuk qendron ne menyren e te kuptuarit te saj, por ne mosperputhjen e asaj qe na kane mesuar neper shkolla me kete pasazh. Cfare fshihet ketu? Pastaj, perse u revoltuan diskutantet duke dale jashte teme dhe duke ofenduar pa asnje shkak? Ketu nuk kemi te bejme me karakterin e individeve pjesmarres ne kete diskutim, por me nje ndrydhje shpirterore qe eshte e lidhur me formimin botekuptimor te gjitheseicilit dhe grumbullimin e nje urrejtje pas 1991-shit ketu ne Shqiperi (urrejtja qe manifestoje disa shqiptare per epoken qe po perjetojme nuk duhet lidhur si nje kujtese permalluese per epoken komuniste, por per prishjen e rehatise familjare te tyre ne kurriz te shumices se shqiptareve me ane te favoreve te dhuruara nga ajo epoke) dhe pas 1999 ne Kosove, e cila u shpreh per nje shkak krejt formal, por qe nxorri ne pah edukimin shkollor te gjithseicilit diskutant. Keto fjale, te cituara me lart, nuk jane te miat dhe interpretimi i avokatit nuk eshte as teologjik, as historik, as politik, por thjeshte juridik duke pasur ne thelbin e vet nenkuptimin se eshte e pamundur qe njerezit, qe ne kohen e Perandorise Otomane kishin drejtuar vendin e shqiptareve, te vazhdonin ta drejtonin ate sipas te njejteve parametra tani kur ekzistonte shteti i tyre (pikerisht per kete pretendim ishte denuar me vdekje nga gjykata e Janines me 1915 avokat Dilo). Ne te vertete ketu ekziston nje analogji per kohen e sotme, perseri ne Shqiperi dhe Kosove, ku pretendohet se kemi kaluar ne nje organizim tjeter shoqeror (gje qe eshte nje genjeshter fund e krye), por drejtuesit politike jane po ata nga pikepamja biologjike te kohes se komunizmit shqiptar dhe atij jugosllav. Por gjeja me e rendesishme ne kete pasazh eshte perfundimi, ne gjurmet e Sami Frasherit, qe shqiptaret nuk mund te bejne shtet dhe kjo duhet diskutuar seriozisht pasi strukturat sociale sot ne Shqiperi dhe Kosove kane te njejtat semundje dhe viruse. Problemet duhen pare jashte interesit privat dhe ne funksion te perfitimit kombetar, por me sa duket pamundesia e ketij kendveshtrimi perben defektin e shkences dhe politikes se sotme shqiptare ne te gjithe permasen e vet per nje aresye shume te thjeshte: individet shqiptare, qofte ne Kosove e qofte ne Shqiperi jane te arsimuar dhe pergatitur per ta shkaterruar qofte Kosoven e qofte Shqiperine, ndersa Kombi Shqiptar duhet te beje spektatorin indiferent.
Nga materiali i lexuar dhe interpretuar prej Avok. Dr. Vasil K. Dilo, ne funksion te vepres se Sami Frasherit: “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?”, dalin disa perfundime sa historike aq dhe politike, te cilat nuk na pelqejne jo pse nuk i duam, por sepse nuk dime te argumentojme ate qe na kane pase mesuar neper shkolla (qe jane genjeshtra) dhe te kundertat e tyre, qe i kemi studiuar vete ne menyre kundershtuese me arsimin e detyrueshem dhe me nje kembengulje ne drejtim te zbulimit te te vertetave historike (qe jane te verteta elementare); pra une presupozoj qe diskutantet e kane lexuar me vemendje vepren e Sami Frasherit mbi Shqiperine dhe shqiptaret (me ju thene te drejten dyshoj per kete), pa marre parasysh llojin cilesor te botimit edhe pse ajo qe eshte botuar ne Kosove dhe Shqiperi nuk perben idene e autorit. Sipas Sami Frasherit, duke lexuar vepren e mesiperme te tij, dhe interpretimin e kesaj vepra, nga ana e Avokat Dr. Vasil K. Dilo, rezulton se (pa i dhene rendesi se si eshte me e mira dhe me fitimpruresja per shqiptaret):
1- Shqiperia te jete pjese e Turqise.
2- Shqiptaret ne kohen qe po permbysej Perandoria Otomane nuk ishin ne gjendje te benin vete shtet dhe as me ndihmen e vendeve te tjera. Kjo eshte pika me e paargumentuar e pretendimeve mbi historine e shtetit te shqiptareve, por dhe vendi ku shpaloset padija universale e historianeve dhe filozofeve shqiptare te te gjitha koherave
3- Në kongresin që proklamonte shkëputjen e Shqipërisë nga Imperatoria Otomane eshte perdorur fraza: te “sigurojmë triumfin e të ruajmë nderin e islamizmit e madhështinë e mbretërisë Otomane….”. Kjo ka vlera per te gjithe shqiptaret qe banonin dhe punonin ne Turqine Otomane. Kjo fraze nuk eshte publikuar ne asnje rast (publikimet e bera nga Lef Nosi pas 1924 deri me 1937 nuk e permbajne kete fraze ne akt, por ne fjalen e Ismail Qemal Vlores, keshtu qe pergjegjesia per kete manipulim te mundshem nuk bie mbi epoken komuniste) dhe ketu duhet pare se cfare kane ndryshuar ne Aktin e Pavaresise. A mos permban valle Akti i Pavaresise se shqiptareve tjeter formulim nga ai i publikuar? Mos eshte kjo aresyeja perse e kane fshehur dhe nuk e publikuan me rastin e 100 vjetorit te ketij akti? Mos ka ndonje te vertete tjeter per tjeter, te cilen e dine por nuk duan ta publikojne? A nuk eshte kjo nje premise e mjaftueshme qe te detyron te studiosh praktiken e 28 Nentorit 1912 sipas disa deshmtareve te kohes dhe jo sipas vetem Lef Nosit dhe te vetequajturve historiane te epokes komuniste (kemi te bejme me ngjarjen me te pare dhe themeluese te Shtetit politik te shqiptareve)?
4- Nder shqiptaret qe banonin dhe punonin ne Turqine Otomane mungonte ndjenja kombetare per aresye se feja nuk lejonte dallimin e problemit nacional.
5- Ne ato kohera (rreth 1900) ne brendesi te shoqerise shqiptare ekzistonte nje urrejtje nderfetare (problemi i analizes se kesaj urrejtje nder shqiptare nxjerr ne pah pasojen e politikave te aplikuara ne shtetin e shqiptareve prej me shume se nje shekull dhe te trasheguara nga koha e sundimit politik otoman jo per faj te kesaj te fundit, por per efekt te formimit individual te shqiptareve – gje e cila nuk pranohet ne kete forme).
6- Popullata shqiptare (ne kete rast behet fjale per popullaten jugshqiptare) eshte nje popullate qe jetonte me vjedhje, grabitje, vrasje dhe pasurohej vetem me keto veprimtari, qe perbejne thelbin e jetes sociale te tyre. Periudhen e kesaj forme jetese Samiu e ka konsideruar si te lavdishme. Kjo gjendet e shkruar ne vepren e Samiut pikerisht ne kete menyre.
7- 90% e shqiptareve nuk e duan Shqiperine dhe u vjen turp qe jane shqiptare. Ne kete rast mbetet per te percaktuar se kush eshte ky 10% e popullates shqipfolese qe e donte Shqiperine dhe Kombin Shqiptar. Edhe kjo gjendet e shkruar ne vepren e Samiut pikerisht ne kete menyre.
Sipas ketyre pikave behet pyetja: Cila eshte lidhja midis ceshtjes kombetare shqiptare dhe vepres se Sami Frasherit: “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete”? Ne asnje rast studiuesit e vepres se Sami Frasherit nuk e kane konstatuar dhe komentuar kete lidhje, por te mbeshtetur ne manipulimin e vepres kane shpikur deshirat e tyre si fakte historike dhe mbi kete baze kane ndertuar historine teorike te Kombit Shqiptar qe nuk perputhet kerkund as me realitetin e perjetuar te pakten ne keto 400 vitet e fundit dhe as me ligjet e zhvillimit shoqeror te Njerezimit. Kjo eshte dhe aresyeja perse Bota tallet akoma me shqiptaret dhe ne vezhgojme si antikapate poshtersite e nje shtrese intelektuale qe vazhdon te vegjetoje ne brendesi te Kombit tone me paaftesine shumepermasore te saj, por qe na udheheq ne menyren me te poshter dhe antishqiptare me te mundeshme ne emer te asaj qe konsiderohet Politike; shqiptaret kujtojne se vetem genjeshtra dhe mashtrimi perbejne thelbin e te qenurit politikan.
Me sa duket lexuesit ne fb duhet ta kene nuhatur se per cfare behet fjala ne kete pjese te cituar dhe, ndoshta per kete, jane revoltuar (ne kete rast behet fjale per instikt shoqeror dhe jo per aresye shoqerore). Duke pare kete reaksion, tek disa te pa mbeshtetur ne asnje fakt, por thjeshte ne ndjenjat personale te miqve te mi ne fb, e pashe te aresyeshme te bej nje permbledhje te vepres se Sami Frasherit, por dhe te atyre qe kishin shkruar per te dhe historikun e tyre ne Shqiperi. Pikesepari dua t’i falenderoj per pjesmarrjen ne diskutimin e kesaj teme, por, pike se dyti, dua t’u kujtoj se nuk eshte mire te diskutohet nje problem filozofik, historik apo letrar kur nuk ke lexuar asnje rresht nga permbajtja e temes dhe je i paditur ne shume permasa (fb ka nje vecori: derrin ta ben daje pa problem; por fb ka nje defekt: i detyron pjesmarresit te mos vene ne funksionim shqisen e aresyes, por ate te nuhatjes – dmth instiktin).
3- Paraprakisht dua te them se fati e desh, krejt rastesisht, te me binte ne dore nje punim voluminoz mbi shtepine botuese me te vjeter ne Shqiperi me autor gjermanin Markus W.E. Peters: “Shtepia botuese me e vjeter e Shqiperise dhe kontributi i saj per Levizjen Kombetare arsimimin dhe kulturen – “Tipografia e Zojes se Paperlyeme” ne Shkoder (1870-1945)”, Tirane 2016, ku flitej edhe per vepren e Sami Frasherit ne fjale me elemente konkrete. Ne menyre te permbledhur, ne kete veper per Sami Frasherin, shkruhet: “Sami Frasheri (1850-1904) per shembell, edhe pse ishte1 kaq i rendesishem si “ideolog” i Levizjes Kombetare Shqiptare, nese do te kemi parasysh vepren e plote te tij, ishte kryesisht shkrimtar turk; vetem nje pjese e vogel e publikimeve te tij u botuan per here te pare ne gjuhen shqipe. Per me teper, edhe botimi i ri i vitit 2002 i “Historise se popullit shqiptar” nuk dha as edhe kontributin me te vogel per te ndrequr kete gjendje te shtrember te hulumtimeve qe sapo permendem” (f. 11). Shenimi 1 thote: “Mund te marrim si shembull ketu vetem manifestin e Levizjes Kombetare me titull “Shqiperia c’ka qene, c’eshte dhe cdo te behete” te vitit 1899, autoresia e te cilit herepashere vihet ne diskutim nga shkencetaret turq, me qellim qe te mos demtohet figura e “Semseddin Samit te tyre”, pra te “Samit, Diellit i religjionit” brenda historise se letersise turke” (f. 11). “Nga rreth 50 vepra te pendes se S.Frasherit, vetem gjashte prej tyre qene publikuar ne gjuhen shqipe; per kete aresye Turqia e nderonte Sami Frasherin se “Semseddin-in” e saj, pra si “Diellin e Religjionit”, dhe kur ne vitin 1937 duhej te zhvarrosnin eshtrat e te tre vellezerve te famshem dhe te silleshin ne Tirane, Turqia refuzoi qe te dorezonte eshtrat e ketij shkrimtari (e njejta gje eshte perseritur edhe me 1978 me rastin e 100 vjetorit te Lidhjes se Prizrenit, GH) ” (f. 12). Shkrimi i autorit gjerman nuk mbeshtetet ne situaten e epokes historike te Sami Frasherit, por ne te sotmen duke ma shtuar edhe me teper dyshimin mbi masakrimin e vepres se Sami Frasherit mbi Shqiperine dhe shqiptaret.
Une nuk e dija, por kete teme e kishte prekur edhe media ne Kosove ku nje shoqja e ime, edhe ne fb, Emona Anastasi, me njoftoi nga SH.B.A. se sipas Klan – Kosova Tv, 13:58, 20 Maj 2016, ekzistonte ky informacion fjale per fjale:
“Akademiku turk, Yuskel Tapalogu, ka deklaruar se vepra më e rëndësishme e eruditit shqiptar dhe arkitektit të kombit shqiptar, Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, mund të mos jetë fare e tij.
Turku këto pretendime i ka ngritur derisa ka folur për Top Channel, në një simpozium për rilindësin shqiptar, midis Universitetit të Tiranës dhe atij të Trakës në Turqi.
Vepra në fjalë mund të jetë e Sami Frashërit, por edhe mund të mos jetë. Unë kundërshtoj shqiptarët që thonë se, patjetër që është e Samiut, sepse kjo është botuar në Bukuresht në një formë joformale. Në 1889-n (keshtu eshte ne tekstin origjinal dhe hedh dyshime mbi botimin me te hershem te vepres pikesepari ne gjuhen osmane dhe interpretimet mbi frymezimin qe Lidhja e Pejes (1898) i paska dhene Sami Frasherit per te shkruar kete veper, GH) është bërë përkthimi në turqisht. Sami Frashëri ishte vetë gjallë dhe kurrë nuk bëri një deklarim nëse vepra ishte e tij apo jo”, tha Profesor-doktor Yuskel Tapalogu.
Por, dekani i fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, Shezai Rrokaj, ka thënë se s’ka as më të voglin dyshim se vepra është e Samiut dhe se figura e tij prej kolosi nuk duhet të ndahet e përlyhet. “Nuk ka dyshim për studiuesit tanë që kjo vepër është e Sami Frashërit. Njerëz të këtyre përmasave nuk duhen parë të ndarë midis kombesh”, deklaroi Profesor-doktor, Shezai Rrokaj”. – Jam i bindur qe profesor Shezai Rrokaj nuk ka lexuar asnje rresht te kesaj vepre te Sami Frasherit, pasi ne te kunderten duhet te ishte revoltuar per karakterin thellesisht antishqiptar te saj. Te pakten komentet e kesaj vepre dhe krahasimi me ato qe pretendon letersia politike shqiptare per figuren e Sami Frasherit tregojne se sa e paafte eshte inteligjenca arsimore shqiptare per te kuptuar dhe komentuar kete antishqiptarizem dhe cfare katrahure i servirin nxenesve ne shkollat e arsimit te detyruar
Pra rezultonte qe vepra e Sami Frasherit te ishte me shume probleme po te krahasoheshin te gjithe deklaratat midis tyre. Paraprakisht dua te ve ne dukje se vepra “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete?” ka per autor Sami Frasherin (eshte publikuar me vone me emrin e tij turqisht) dhe une nuk e diskutoj, pasi publikimi i bere nga Avokat Dr. Vasil K. Dilo per vepren e tij eshte i vitit 1914 ne gjuhen shqipe (nuk mund ta di se ne cfare gjuhe mund te kete lexuar avokati, por ne vitin 1899-1902 ai ndodhej ne Stamboll dhe kjo veper ishte e perkthyer turqisht pa pasur lidhje me botimin e Shahin Kolonjes te 1904-es); por une diskutoj permbajtjen origjinale te vepres: si eshte ajo ne te vertete? Kur akademiku turk, Yuskel Tapalogu, ka deklaruar se vepra nuk eshte e Sami Frasherit ke ka pasur parasysh: origjinalin e botimin ne gjuhen turke me 1889, te gjuhes shqipe te vitit 1899 apo botimet e bera ne Shqiperi para dhe pas vitit 1945 me shenimet e redaksive botuese qe e transformojne vepren, apo ndoshta vetem titullin e librit?
Pra pyetja shtrohet: cila eshte permbajtja e vertete e vepres se Sami Frasherit: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete?”? Dhe, ne fund te fundit, a eshte Sami Frasheri arkitekti i Kombit Shqiptar, te pakten, sipas pretendimeve te akademikut te nderuar turk, dmth pas kesaj nuk ka asnje rendesi a eshte Sami Frasheri autori i drejteperdrejte i vepres ne fjale?
Per t’ju pergjigjur sakte ketyre pyetjeve mund te perdoren dy rruge: 1-Te gjendet vepra origjinale ne gjuhen shqipe e vitit 1899 (fjala behet vetem per vepren “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete?”) dhe te krahasohet me botimet e sotme (ky ishte sygjerimi i mikut tim ne fb Sali Sali Bytyqi, nuk e di a eshte doktori i shkencave gjuhesore Sali Bytyçi, redaktori gjuhesor i trilogjise mbi Adem Demaçin me autor Selatin Novosella, Prishtine 2016), por ky variant do te tregonte vetem keqbotimin e vepres se Sami Frasherit, qe tashme eshte e sqaruar pjeserisht duke krahasuar citimin e Avokat Dr. Vasil K. Dilos me botimet e bera ne Kosove, Shkup e Tirane. 2- Por ka edhe nje rruge tjeter, qe pa dyshim ishte me e veshtira dhe qe e zgjeronte shume me teper kendveshtrimin kritik te botimit te vepres se Sami Frasherit: te analizohej me fryme kritike vepra ne fjale e Sami Frasherit, te krahasoheshin, mundesisht te gjitha, botimet e ribotimet e bera midis tyre, gjetja e botuesit, redaktorit dhe pergjegjesave te kesaj pune per te pare jo vetem keqbotimin, por, kryesisht, permasen e tjetersimit te vepres se Sami Frasherit per te zbuluar qellimin e kesaj pune antishqiptare ne fushen e arsimimit te shqiptareve. Cfare kishin dashur te realizonin me kete manipulim ne fushen e mendimit letrar, filozofik e politik shqiptar? Kush ishin autoret e ketij manipulimi? Une ndoqa rrugen e dyte (ne te ardhmen, dhe kjo shume shpejt, kjo rruge do te behet e pamundur me humbjen, apo fshehjen, e ribotimeve te bera dhe studimeve mbi Sami Frasherin) me te gjithe komplikacionet qe paraqiste botimi dhe ribotimi i vepres se Sami Frasherit. Udhetimet e shumta te here pas hershme ne Kosove, Maqedoni e qytetet shqiptare dhe kerkimet neper Biblioteken Kombetare e Biblioteken e Universitetit Politeknik dhe atyre te lagjeve te Tiranes, Biblioteken e qytetit te Korces, Biblioteken e qytetit te Shkodres “Marin Barleti” (ne kete biblioteke gjeta botimet e viteve 1924(bot. i trete) dhe 1940/44 (bot. i gjashte), por dhe vepra te tjera te Sami Frasherit te botuara pergjate fundit te shek. te XIX; kolektivi i se ciles meriton nje falenderim te pafundem per lehtesimin qe me krijoi ne gjetjen dhe studimin e ketyre botimeve; -ec e mos e harxho kohen per lavdine e ketij qyteti te pavdekshem te kultures shqiptare te krijuar nga Europa) me kishin dhene mundesi te mblidhja prej 43-44 vitesh shume vepra te Sami Frasherit te botuara dhe ribotuara disa here, por kryesorja qendronte ne faktin se mbi keto vepra te Sami Frasherit kishin lindur vepra te tjera nga studiues shqiptare e te huaj ne Shqiperi, Kosove dhe jashte tyre, te cilat mashtruan dhe vazhdojne te mashtrojne Kombin Shqiptar me nje panorame historike krejtesisht te genjeshtert pa asnje rol konkret ne zhvillimin socal te Kombit Shqiptar (kjo panorame e genjeshtert historike e ka emrin rilindje kombetare dhe nuk eshte nje realitet historik; ajo eshte shpikur nga manipulatoret e historise, para dhe pas 1945-ses, por me permbajtje te ndryshme, per te shtremberuar historine e perjetuar nga shqiptaret ne keto dy shekujt e fundit: XX-XXI) duke krijuar inventarin e meposhtem sipas viteve te botimit (mbi 75 vellime, duke perjashtuar enciklopedite dhe botimet qe e analizonin vepren e tij, sidomos vepren mbi Shqiperine: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete?”, dhe ndihmonin ne zbulimin e manipulimit, rreth 25 te tilla):
Ne librin e Hysni Myzyrit mbi shkollat e para kombetare shqipe (1887 – korrik 1908), botim i dyte, Tirane 1978; apo ne Studime per letersine shqiptare, vell. I-re, – Probleme te letersise shqiptare te Rilindjes Kombetare, Tirane 1981 dhe ne vepren e Shaban Collaku-t mbi mendimin iluminist te Sami Frasherit, Tirane 1986, gjeta se vepra e Sami Frasherit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete?” ishte botuar per here te pare ne Shqiperi, pas vitit 1945, vetem ne vitin 1962 (dmth une e kisha pasur gabim ne repliken time ne fb, ku kujtoja se ishte botuar per here te pare ne Kosove me 1978 dhe pastaj ne Shqiperi me 1988). Kerkimi ne Biblioteken Kombetare ne Tirane nxorri ne pah jo vetem ekzistencen e botimit te ketij viti, por Biblioteka Kombetare kishte dhe origjinalin e botimit me te pare te kesaj vepre te vitit 1899 (nuk ishte e njejta situate edhe ne Bibliotekat e Prizrenit, Prishtines dhe Ferizajt; ne biblioteken e Prizrenit gjendej vetem varianti i botimit te vitit 1978, i cili konsiderohej i rralla dhe jepej vetem per perdorim te brendshem). Keshtu qe, ne kete rast, rruga e dyte e permbante dhe rrugen e pare. Lista e meposhtme permban ato libra qe kam mundur te grumbulloj prej vitesh per kete teme, duke perjashtuar botimin e vitit 1899 ne Bukuresht dhe ate te vitit 1962 ne Tirane, qe i kam te fotokopjuara. Sipas kesaj liste, plus botimin e vitit 1962, vepra ne fjale e Sami Frasherit eshte botuar dhe ribotuar, se paku, ne Bukuresht, Sofie, Tirane, Prishtine dhe Shkup plot 19 here pergjate intervalit 1899-2013; duke shtuar edhe nje botim ne Stamboll me perkthim ne turqisht nga Shahin Kolonja dhe disa botime ne greqisht nga Fan S. Noli me 1903, ne gjermanisht nga Alfred Molder me 1913, ne italisht nga Luigji Lorecchio me 1923 dhe frengjisht ne Bukuresht pa vit botimi (sipas meje, pasi une kam gjetur vetem keto me gjithe kerkimet intensive per me teper, dmth mund dhe duhet te kete edhe ribotime te tjera, qofte edhe pas vitit 1899 deri me 1944, ose pas vitit 1962 deri me 1988, ndoshta edhe pas vitit 1988 deri me 2004; psh gazetari Andi Bica, para shume kohesh, me tregonte se kishte dorezuar ne Arkivin Qendror te Shtetit botimin e vitit 1924 te kesaj vepre; po te jete i vertete ky botim, te cilin me se fundi, e gjeta ne biblioteken e Shkodres “Marin Barleti”, duke pare vitin e botimit, atehere eshte per te lidhur permbajtjen e vepres me grushtin e shtetit 1924 dhe zinxhirin e pafundem te krimeve intelektuale te realizuara nga nje segment i klases intelektuale ne ato vite te epokes parambreterore, por edhe pas saj, qe fshihej dhe fshihet akoma edhe sot pas emrit te diktatorit shqiptar. Enver Hoxha nuk ka qene thjeshte diktator, ky eshte nje mashtrim mediatik i politikes per te shpetuar kriminelet e vertete qe kane kryer vepra reale kriminale kundra Kombit Shqiptar; Enver Hoxha ka qene udheheqes i diktatures komuniste, permasat e se ciles nuk jane percaktuar asnjehere sakte ne funksion te shkalles se zhvillimit te Kombit Shqiptar (komunizmi shqiptar eshte fund e krye nje mashtrim gjigand nderkombetar pasi ka sherbyer per te fshehur krime te perbindeshme nderkombetare dhe te evidentoje revolucione te paqene). Te pakten komentuesit manipulator te vepres se Sami Frasherit jane bashkepunetoret e kesaj diktature atehere, dhe sot e pergjithmone. Cka do te thote se fajtori kryesor nuk eshte me udheheqesi, por klasa e bashkepunetoreve te tij, te cilet e vazhdojne punen e tyre kriminale ne te gjithe permasat e jetes sociale te shqiptareve akoma edhe sot (gjyqi i Nurembergut [1945] nuk ishte kunder Hitlerit, por kunder kastes hitleriane). Por kjo do te thote se sentenca sikur me vdekjen e diktatorit vdes dhe diktatura ne Shqiperi nuk ka gjetur zbatim, ose ne te kundert permasat e asaj qe ka ndodhur ne Shqiperi jane percaktuar gabim dhe ato fshehin gjera krej te tjera; une anoj nga kjo e fundit dhe ky studim eshte njeri prej tyre, pasi se shpejti do te kem rast te publikoj edhe nje tjeter mbi manipulimin e Aktit te Pavaresise – 1912, pas 1924-es ne menyre teper te turpshme). Materialet e mbledhura, sipas renditjes kohore te botimit, tregojne menyren se si eshte realizuar botimi, propagandimi dhe studimi i vepres se Sami Frasherit nder vite, por qe nuk eshte pa domethenie:
Pa emer, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete, Bukuresht 1899.
Pa emer, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete, Shtypshkronja “Mbrothesia” Kristo P. Luarasi, Tirane 1923, botim i trete prej 142 faqesh (fig.1). Ne faqen 2 ka kete shenim: “Kete libre heren e pare e shtypi shoqeria “Dituria” e Bukureshtit me 1899. Me 1907, me qe u mbarua shtyp’ i pare, shypeshkronja “Mbrothesia” ne Sofje shtypi nga cdo 1000 cope shqip, 1000 cope tyrqisht, 1000 greqisht, vetem nga greqishtja dhe tyrqishtja kane mbetur nga 100 cope”.
Sami Bej Frasheri, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?, Shtypshkronja “Mbrothesia” Kristo P. Luarasi, Tirane 1923-1924, botimi i trete (ne fakt eshte i katert, – fig. 2). Eshte botuar sipas gjuhes origjinale te botimit te pare pa emrin e autorit. Por nga ky botim marrim vesh se botimi i dyte eshte bere ne vitin 1907, nga Shtypshkronja “Mbrothesia” ne Sofie, ne gjuhen shqipe 1000 cope, ne gjuhen turke 1000 cope dhe ne gjuhen greke 1000 cope. Kane mbetur nga 100 cope ne gjuhen greke dhe turke. Ne fakt e kam nje botim te vitit 1923 dhe e kam pare ne Biblioteken e Shkodres nje botim te vitit 1924, ku ne te dy rastet thuhet botim i trete, por qe nuk jane i njejti botim.
Sami Frasheri, Shqiperia c’ka qene c’eshte dhe c’do te jete, Botonjes Luarasi, botim i gjashte, prej 94 faqesh, pa vit botimi, por qe duhet te jete rreth viteve 1940/1944 me nje gjuhe shqipe te dialektit toskerisht e paster. Ky botim duhet te jete i familjes gjirokastrite Kokalari.
Dmth nga viti 1899 deri me 1944 kjo veper e Sami Frasherit ka pasur gjashte botime ne gjuhen shqipe (ne fakt 7 botime) ne Bukuresht, Shqiperi dhe gjuhe te huaja (sipas “Bibliografi e zgjeruar e veprave te Sami Frasherit” me autor Zyber Hasan Bakiu (Kruja), Tirane 1982); me pas kam gjetur botimin e vitit 1962 dhe me pas vijne 12 botimet e meposhtme te gjitha ne gjuhen shqipe:
Sami Frasheri, Shqiperia c’ka qene c’eshte e c’do te behete?, Tirane 1962
Kristo Frasheri, Rilindja Kombetare Shqiptare, Tirane 1962; botuar me rastin e 50 vjetorit te shpalljes se Pavaresise Kombetare 1912 – 28 Nendor – 1962. Ne historiografine shqiptare te realizmit socialist rendesia e ketij albumi eshte jashtezakonisht e madhe, pasi me kete album fillon manipulimi propagandistik i Ceshtjes Kombetare Shqiptare duke kaluar nga luftetaret ne terren te ceshtjes shqiptare ne intelektualet spekullues qe jetonin ne Bukuresht apo Stamboll. Per Sami Frasherin ne kete album shkruhet vetem kaq: “Krahas luftes per te siguruar te drejtat politike, patriotet shqiptare i kushtuan kujdes edhe veprimtarise kulturale. Per kete qellim ne pranvere te vitit 1879, nje komision i posacem i kryesuar nga Sami Frasheri aprovoi nje alfabet te perbashket per gjuhen shqipe dhe ne tetor te atij viti u themelua ne Stamboll nje shoqeri kulturale me emrin Shoqeri e te shtypurit shkronja shqip, me kryetar gjithashtu Sami Frasheri” (f. 29/30) si dhe “Me punen dhe urtesine e vet, Sami Frasheri u be nje nga ideologet me te nderuar te rilindjes kombetare shqiptare” (f. 34/35).
Sami Frasheri, Vepra, ne 4 vellime, RILINDJA – Prishtine 1978, me redaktor dhe korrektor Nazmi Rrahmani. Vellimi i dyte ka pikerisht vepren: Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete?, me nje parathenie te Esat Reso-s (f. 7-19), e cila mbyllet me disa shenime te permbledhura rreth gjuhes se vepres me autor Shaban Demiraj (f. 111-116) dhe fjalorthin e vepres (f. 117-121), me nje tirazh prej 10 000 kopjesh. Ndersa vellimi katert kishte analizen e veprave dhe figures se Sami Frasherit nen nje kendveshtrim te njehsuar me politiken arsimore ketu ne Shqiperi, cka tregon se aresyeja e botimit ne Kosove ate vit eshte e lidhur direkt me politiken e jashtme shqiptare te asaj kohe ne pajtim me politiken titiste.
Zija Xholi, Sami Frasheri (Nga jeta dhe vepra), Tirane 1978.
Nasho Jorgaqi, Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-1944, Tirane 1979, f. 155-162; Sami Frasheri: Mendime mbi disa shkrimtare.
Selman Riza, Studime albanistike, RILINDJA – Prishtine 1979, f. 265-268. Historiku dhe kritika e trajtimeve te deritanishme te pronorevet te shqipes nga gramatikanet deskriptive; & 3 Shkronjetore e gjuhese shqip prej S.H.F., Bukuresht 1886 (fq. 43-52).
Sami Frasheri, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?, Tirane 1980.
Esat Reso, Pikepamjet filozofike, politike, dhe shoqerore te Sami Frasherit, Tirane 1980. Ne kete veper nuk thuhet, por ky punim ishte botuar per here te pare me 1962 si parathenie e vepres se Sami Frasherit mbi Shqiperine (sipas botimit te vitit 1962 te kesaj vepre, por edhe sipas Hasan Hasani-t, Leksikoni i shkrimtareve shqiptare 1501-2001, Prishtine 2003, f. 147).
Jup Kastrati, Histori e gramatologjise shqiptare (1635 – 1944), RILINDJA – Prishtine 1980, (f. 133-184). Sami Frasheri, “Shkronjetore e gjuhese shqip” (1886), e para Gramatike e gjuhes amtare, gje e cila ekzistonte edhe ne Biblioteken “Marin Barleti” ne Shkoder.
Shaban Collaku, Ceshtja shqiptare ne shkrimet publicistike te Sami Frasherit botuar ne gazeten “Terxhuman-i Shark” (ne pasqyren e lendes shkruhet Turxhuman-i); botuar ne Studime per letersine shqiptare, vell. I-re, – Probleme te letersise shqiptare te Rilindjes Kombetare, Tirane 1981, f. 75-99.
Zyber Hasan Bakiu (Kruja), Bibliografi e zgjeruar e veprave te Sami Frasherit, Tirane 1982.
Grup autoresh, Historia e Letersise Shqiptare, Tirane 1983, f. 164-175; Sami Frasheri: “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?“ (f. 167-173).
Kristaq Prifti, Lidhja shqiptare e Pejes, Levizja kombetare 1896-1900, Tirane 1984, f. 295-310; ne kreun e IV ekziston kapitulli: Perkrahja e Lidhjes shqiptare te Pejes nga Sami Frasheri dhe ideologet e tjere te rilindjes.
Piro Tako, Shahin Kolonja, Tirane 1984. Autori vendos ne gojen e Shahin Kolonjes thelbin e vepres se Sami Frasherit mbi Shqiperine dhe cfare perfaqeson ajo per shqiptaret (f. 141).
Fatos Tarifa, Drejt Pavaresise; Ceshtja e clirimit kombetar ne mendimin politik-shoqeror rilindes 1900-1912. Tirane 1985, f. 127-131; Kreu i trete: Idete rilindese per rrugen e clirimit kombetar
Shaban Collaku, Mendimi iluminist i Sami Frasherit, Tirane 1986. botuar nen kujdesin e Akademise se Shkencave te RPSSH.
Zija Xholi, Mendimtare te Rilindjes Kombetare, Tirane 1987; 8-Sami Frasheri, f. 287-352.
Sami Frasheri, Vepra, ne 2 vellime, Tirane 1988-1989; botuar nen kujdesin e Akademise se Shkencave te RPSSH, pergatitur nga Zija Xholi (red. pergjegjes), Anastas Dodi, Kristaq Prifti, Selami Pulaha, Shaban Collaku; me recenzues Arben Puto, Jorgo Bulo. Ku ne vell. e 2 (bot. me 1989) botohet vepra Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete? (f. 19-90) e shoqeruar me njoftime dhe shpjegime rreth vepres (f. 7-16) nga ku marrim vesh se vepra ekzistonte e botuar perpara vitit 1930, qe ne kohen kur Enver Hoxha ndodhej ne shkolle dhe ajo lexohej nga te gjithe bashkemoshataret e tij (Vepra vell. 26, f. 434); – a ishte ajo e vitit 1899, apo ribotimet e mevonshme perpara 1930, nuk e kam kuptuar akoma. Vepra ne fjale eshte botuar ne nje kohe (1988) qe per permbajtjen e saj eshte nje vije ndarese midis dy lloj mashtrimesh propagandistike.
Sami Frasheri, Dashuria e Talatit me Fitnetin, Tirane 1994; me perkthim te Mehdi Polisi e Ruzhdi Lata, por ripunuar ne kete botim nga Donika Omari
Robert Elsie, Historia e Letersise Shqiptare, Tirane-Peje 1997, f. 181-185; Vellezerit Frasheri dhe letersia e romantizmit kombetar te Rilindjes, Sami Frasheri. Ne kete studim gjendet nje analize mbi kete veper qe perputhet ne ide me ate qe ka shkruar Avokat Dr. Vasil K. Dilo.
Aristidh Plaka, Ibrahim Xhamaj, Kalendar Enciklopedik I, Tirane 1998; ku ne faqe 246 flet per jeten dhe vepren e Sami Frasherit.
Sami Frasheri, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?, Mesonjetorja 1999, botues Perparim Xhixha dhe eshte ne perputhje me botimin e vitit 1962 dhe 1978.
Sami Frasheri, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?, Prishtine 1999, botues “Dija” me nje parathenie nga Zija Xholi. Ne kete botim eshte ndryshuar permbledhja e autorit, f. 145, duke hequr nga teksti shifren 90%.
Rexhep Qosja, Historia e Letersise Shqipe, Romantizmi III, Tirane 2000, f, 345-400; Sami Frasheri (1850-1904) ku flitet per vepren “Shqiperia c’ka qene, c’eshte dhe c’do te behete” (f. 371-381).
Aleks Buda, Shkrime historike, vell. 4, Tirane 2000; mbi Sami Frasherin dhe Vellezerit Frasheri, f. 17, 18, 155-156.
Sami Frasheri, Vepra, 11, “Gjuha” – botuar per here te pare ne Stamboll me 1886, Prishtine 2001, perkthim nga turqishtja-osmanishtja me autor Mehdi Polisi.
Sami Frasheri, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet?, Tirane 2002, literature shkollore te bashkeshoqeruar me Fjalor i pergjithshem i Gjeografise dhe Historise, Tregime dhe Perralla, Fjale te urta; me pergatites te kolanes Xhevahir Spahiu dhe ky botim eshte nje botim i pjesshem i vepres ne fjale.
Sami Frasheri, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet? Pa vit botimi, i shtepise botuese “falcon”, me redaktim te Klea Deda dhe te dhena per Sami Frasherin ku shenohet se jeta e autorit eshte 1850-1900. Ky botim nuk ka asnje shenim dhe fjalori ne mbyllje te librit nuk perputhet me botimet e meparshme.
Stilian Adhami,Permeti dhe permetaret ne faqet e historise – Nga lashtesia deri 1939, Tirane 2001. Ne faqe 261-269 autori flet per Sami Frasherin dhe vepren e tij.
Sami Frasheri, Dheu eshte flori, pa vit botimi, e shtepise botuese “ALBA PRIM”, pergatiti per botim Adelina Toli.
Sami Frasheri, Shqiperia dhe Shqiptaret, Tirane 2002; me perkthim te Zyber Hasan Bakiu, recenzent Prof. As. Dr. Bardhosh Gace.
Sevdai Kastrati, Lufta e Penave – Zgjedhje antologjike e polemikes shqipe, Tirane 2002; Sami Frasheri, Shenime politike – f. 137-143.
Shaban Demiraj, Gjuha Shqipe – Probleme dhe disa figura te shquara te saj, Tirane 2003; Ndihmesa e Sami Frasherit ne levrimin e Gjuhes Shqipe – f. 215-229.
Hasan Hasani, Leksikoni i shkrimtareve shqiptare 1501-2001, Prishtine 2003, f. 146-147; Frasheri Sami.
Arben Puto, Historia diplomatike e ceshtjes shqiptare, Tirane 2003, f. 119-121. Autori kerkon qe “Veprat e Samiut duhet te vihen ne epiqender te kerkimeve per zbulimin e te gjitha vlerave te kesaj periudhe”.
Sami Frasheri, Vepra, ne 20 vellime, Shkup-Prishtine 2004; botuar nga Akademia e Shkencave te Shqiperise, Instituti i Historise, pergatitur per botim dhe redaktoi: Akad. Zija Xholi, redaktor i pergjithshem Prof. Dr. Xhevat Lloshi. Ne vellimin 01 gjendet vepra: “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?” dhe ishte botuar sipas variantit te botimit ne Shqiperi te vitit 1988. Perfshirja e dy emrave te pervecem ne korpusin akademik shqiptar ne kete proces hedh driten e paster qe trajtimi i vepres se Sami Frasherit ne menyre manipuluese eshte veper e tyre.
Nina Smirnova, Historia e Shqiperise pergjate shekullit XX, Tirane 2004, me perkthim nga Korab Hoxha dhe Fatmir Mborja; flet per Sami Frasherin (f. 30-31).
Zija Xholi, Ne rruget e kultures filozofike (fragmente dhe portrete), Tirane 2006. Flet per figuren e Sami Frasherit (75-78) dhe per vepren “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete e Sami Frasherit me rastin e 90 vjetori te botimit (79-82).
George Gawrych, Gjysmehena dhe Shqiponja, Sundimi Otoman, Islamizmi dhe Shqiptaret 1874-1913, Tirane 2007, me perkthim nga Aurel Manushi. Flet mbi programin politik te Sami Frasherit (f. 322) te mbeshtetur ne vepren mbi Shqiperine dhe mbi vete Samiun (f 192-199). Analiza e vepres se Sami Frasherit perputhet me analizen e realizuar nga Avokat Dr. Vasil K. Dilo dhe nga studiuesi Robert Elsie.
Sami Frasheri, Besa, drame, Shtepia Botuese “Naim Frasheri”, Tirane 2008; perkthyer ne vitin 1901 nga turqishtja, u pershtat ne gjuhen e sotme letrare dhe u redaktua e korrektua nga Stavri Sharrexhi, u pergatit per botim nga Bahri Myftari.
Jusuf Buxhovi, Nga Shqiperia Osmane te Shqiperia Evropiane, rrenjet e nje kapercimi historik; Shtepia Botuese FAIK KONICA, Prishtine 2010. Ndoshta i vetmi liber i shkruar nga nje shqiptar qe e ka pare figuren e Sami Frasherit ne perputhje te plote me konfigurimin historiko-politik qe Perandoria Otomane u beri shqiptareve per 500 vjet. Flet ne menyre te vecante per vepren e Sami Frasherit Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete? (f. 174-187) jashte pasioneve nacionaliste dhe manipulimeve propagandistike te epokes komuniste; dhe e gjitha kjo per nje aresye shume te thjeshte: autori ka pasur parasysh botimin e vitit 1899 ne Bukuresht dhe jo botimin e Rilindjes te vitit 1978 ne Prishtine, apo ato te Tiranes te viteve 1962, 1988, 2004
Sami Frasheri, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?, Shtepia Botuese “Naim Frasheri”, pa vit botimi, por ka te bashkangjitur nje fjalor te pergjithshem te Gjeografise dhe historise, si dhe tregime e perralla nga i njejti autor, pergastiti per botim Bahri Myftari.
Sami Frasheri, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?, Tirane 2010, por ka te bashkangjitur nje fjalor te pergjithshem te Gjeografise dhe historise nga i njejti autor, me botues Ali Lleshi.
Sami Frasheri, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?, liber mesimor per nxenesit e shkolles se mesme, Prishtine 2010. E shtepise botuese “Piramida”, me redaktim te Ferdije Voca-Shabani. Botimi i ketij libri eshte ne perputhje me variantin te botuar ne Shqiperi me 1988 duke pasur dhe nje parathenie te shkruar ne mbeshtetje te Leksikonit te shkrimtareve shqiptare per femije, hartuar nga Odhise K. Grillo te botuar ne Tirane me 1997 dhe te parathenies se Vepres 2 te Sami Frasherit, botim i Akademise se Shkencave te Shqiperise.
Sami Frasheri, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?”, Shtepise botuese-Shtypshkronja “Berati”, Prizren 2011; me redaktor dhe parathenie te Arber A. Rexhaj. Botimi i kesaj vepre eshte ne perputhje me variantin e vitit 1988 ne Tirane.
Moikom Zeqo, Deshira Jazexhiu, Flamuri qe ringjalli nje komb, 100 vjet Pavaresi, 2012. Sami Frasheri, f. 20; pjese nga vepra: “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?, f. 22-24.
Sami Frasheri, Fjale te urta, Tirane 2013. Pergatiti per botim Sidorela Senja dhe redaktor Ledion Deda.
Mehdi Polisi, Personalitetet shqiptare, Sami Frasheri, Tirane 2013, e Shtepise Botuese “falcon” ku flitet per Sami Frasherin dhe vepren e tij KÂMÛS Al-A’LÂM perkthyes Sali Polisi.
Sami Frasheri, Qyteterimi Islam, Tirane 2013, perkthyes Sali Polisi.
Zyber Bakiu, Shqiperia dhe Shqiptaret – hulumtime historike ne enciklopedine KAMUS’UL ALAM te Sami Frasherit, Tirane 2015. Redaktor dhe pergatites i botimit Qemal Velia.
Paraprakisht njoftoj lexuesin qe vetem studiuesit dhe shkrimtaret Robert Elsie, apo George Gawrych, jane treguar realisht ne ate qe kane shkruar mbi Sami Frasherin pasi veprat e tyre permbajne me perafersi frazen e cituar nga Avokat Dr. Vasil K.Dilo perpara mbi njeqind vjetesh, problem te cilin do ta shohim ne vecanti.
4- Per te bere analizen e vepres se Sami Frasherit: Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?, sipas botimeve te pas 1945, fillimisht per baze mora botimin e vitit 1978 ne Kosove ne kater vellime, vell. 2. Menyra se si ishte botuar ne Kosove, me nje perpunim te udhezuar nga politika arsimore ne Shqiperi, tenton ta beje te besueshem kete liber fillimisht, me kete permbajtje, tek shqiptaret e Kosoves. Mire-keq lexuesi shqiptar ne Kosove dhe Shqiperi e perfytyron vepren dhe figuren e Sami Frasherit sipas ketij botimi te vepres Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?. Cdo kundershtim i kesaj permbajtje, pamvaresisht nga saktesia, na e revoltonte lexuesin shqiptar te Kosoves dhe Shqiperise (te cilet as qe e vrasin mendjen sa afer realitetit te shkruar nga autori eshte kjo veper) duke sjelle reagimin e tij; une kam bindjen e plote se lexuesit shqiptare, qofte ne Shqiperi e qofte ne Kosove, nuk e dine te verteten e permbajtjes te kesaj vepre te Sami Frasherit te botuar me 1978 ne Prishtine, pasi vepra ne fjale nuk eshte e njejte me ate te botuar me 1899 ne Bukuresht dhe botimet e tjera te bera ne Tirane jo vetem persa i perket permbajtes, por dhe shenimeve perkatese qe sqarojne lexuesin shqiptar se si duhet kuptuar kjo veper e Sami Frasherit.
Vepra e Sami Frasherit “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete”, Prishtine 1978, ne kuader te serise se veprave kater vellimeshme (vell. 2) nuk eshte as veper historike dhe as filozofike; ajo eshte nje veper informative sipas botekuptimit historik te autorit e shkruar per nje qellim te fshehte politik te cilin shqiptaret as qe e kane vrare mendjen per ta zbuluar. Vete autori qe ne fillim deklaron se jane mendime per shpetimin e memedheut nga rreziqet qe e kane rrethuar dhe eshte botuar ne Bukuresht per here te pare me 1899 (keshtu pranohet nga studiuesit shqiptare pa dyshuar ne se mund te jete botuar me 1889 ne gjuhen osmane). Idete dhe deshirat e autorit nuk jane te argumentuara ne asnje rast dhe ato shpesh here jane kontradiktore midis tyre; ka raste, sic do ta shohim, qe informatat jane edhe te pasakta ne aspektin formal. Realisht kjo veper e Sami Frasherit nuk ka asnje lidhje me realitetit shqiptar ne te gjithe permasen kohore te ekzistences se tij, duke perfshire jo vetem te sotmen e afert e te larget, por dhe vete gjeneza sociale e shqiptareve nuk eshte e zberthyer ne asnje element. Une nuk e di se cfare e ka frikesuar boten akademike turke ne lidhje me figuren e Sami Frasherit, por permbajtja e kesaj vepre eshte kaq shume e spostuar nga realiteti i perjetuar historik shqiptar sa e ben te pamundur lidhjen e permbajtjes me kete realitet. D.m.th. praktika historike e formimit te shtetit shqiptar dhe organizimi i shoqerise shqiptare nuk ka asgje te perbashket me idete qe shpalosen ne kete veper te Sami Frasherit, cka do te thote se kjo veper nuk ka asnje shans qe te kete qene kushtetuta e pare e Kombit Shqiptar; -kjo e fundit eshte fantazi e analisteve politike te veprave letrare.
Qellimi i botimit te kesaj vepre ne ate kohe, duke u mbeshtetur ne permbajtjen e ketij botimi (1978) dhe jo ne origjinalin e vitit 1899, nuk eshte i lidhur me progresin e shoqerise shqipfolese, por ne interesin politik te Perandorise Otomane per te ardhmen e saj (me e sakte do te ishte qe vepra ta kishte titullin: “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’fare do te behet sipas ndikimit Historik Otoman”). Interpretuesit e kesaj vepre kane anashkaluar pjese te tera te pikepamjeve te Sami Frasherit dhe e kane paraqitur kete veper krejtesisht jashte botekuptimit te tij, por sipas politikave te aplikuara pas 1945-ses. Shenimet e vena, heqja e pjeseve te vecanta dhe shtesat pergjate pershtatjes se vepres ja kane ndryshuar kaq shume kuptimin asaj sa e kane bere nje bibel te epokes komuniste dhe jo nje veper te shkruar mbi 115 vjet me pare. Eshte kjo aresyeja, pasi e ke lexuar me vemendje, perse mund te arrihet ne perfundimin se vepra ne fjale nuk eshte e Sami Frasherit (ajo duket sikur eshte e shkruar me mendesite shqiptare te viteve 60-70 te shek. XX-te sipas interesit politik te komunizmit shqiptar). Per te hequr cdo dyshim mbi kete perfundim po e analizojme kete veper pjese per pjese e kapitull per kapitull, gjithmone sipas botimit te 1978-es, te bere ne Prishtine, por duke e krahasuar me origjinalin e pretenduar si te 1899-es, ribotimet e 1962 dhe 1988 ne Tirane e 2004 ne Prishtine e Shkup.
Vepra e Sami Frasherit “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete”, bot. 1978 ne Kosove, ka parathenien me autor Esat Reso, shenimet gjuhesore me autor Shaban Demiraj dhe fjalorthin e vepres (te gjitha keto shoqerojne vepren jo per ta pasuruar ate, por per ta kuptuar sipas nenkuptimeve te politikes arsimore ne Shqiperi e Kosove), eshte nje broshure prej 87 faqesh e perbere prej tre pjesesh, te ndare ne 35 kapituj, dhe nje permbledhje me permbajtjen si me poshte (analizen do ta shprehim ne gjuhen letrare te sotme kapitull pas kapitulli duke perfshire edhe citimet nga vepra; dmth citimet nuk jane sipas tekstit, por sipas pershtatjes me gjuhen e sotme shqipe; dhe nuk kemi marre parasysh parathenien, shenimet gjuhesore dhe fjalorthin e vepres qe nuk jane te autorit):
- Krye e pare: Ç’ka qene Shqiperia?
Behet fjale per te kaluaren e larget dhe te aferme te shqiptareve dhe Shqiperise, duke perfshire dhe gjenezen me te pare te tyre edhe pse ne vitin 1899 nuk ka ekzistuar termi politik Shqiperi dhe nuk dihej a do te mund te ekzistonte. Megjitheate menyra se si Sami Frasheri ka shprehur te kaluaren e larget te Shqiperise nuk perben ndonje zbulim te sakte, bile ajo eshte teper ordinere ne raport me figuren e propoganduar te Sami Frasherit, si Hegelin e shkolles turke te filozofise. Shenimet e vena nga redaksia botuese per kete problem ne te gjitha rastet i kundershtojne idete empirike te Sami Frasherit. Problemi i prejardhjes se shqiptareve akoma edhe sot eshte krejtesisht i erret per faj te keqarsimimit te shqiptareve dhe te ekzistences formale te institucioneve shkencore qe kane pretenduar te merren me kete pune. Per ta thene hapur ajo nuk ka asnje vlere konkrete dhe shqiptaret kot krenohen me kete veper te Sami Frasherit, sipas botimit te bere ne Shqiperi me 1962 dhe Kosove me 1978. Per te kuptuar perfundimin e fundit cdo shqiptar t’i beje vetes pyetjen se cfare gjeje te sakte ka mesuar nga vepra e Sami Frasherit mbi Shqiperine qofte si ka qene (para 2500-500 viteve ne raport me vitin 1900), qofte si eshte (1900) dhe qofte si do behej sot me 2017-ten. Kjo veper e Sami Frasherit realisht u ka sherbyer te Marreve te Madheshtise shqiptare per te zhvilluar fantazine e tyre duke shpikur nje teori sa antishkencore, aq dhe antishqiptare. Me konkretisht prejardhja biologjike dhe sociale e shqiptareve sipas ideve te Sami Frasherit dhe asaj qe na ka dhene Akademia e Shkencave te R.P.S. te Shqiperise eshte tmersisht larg panorames historike te perjetuar, te pakten nga 5000 vjet e ketej. Nuk ka ne menyre absolute asnje perfundim shkencor historik, qofte dhe vetem filozofik, qe te lidhe gjenezen e shqiptareve me politikat e aplikuara nder ta pergjate gjithe kohes se ekzistences se shtetit te tyre cka te con me lehtesi ne perfundimin se shqiptaret nuk dine te bejne shtet jo per efekt te nivelit social te tyre, por per efekt te klases se tyre politike (klase e cila pergjate 105 vjeteve perbehet nga kater breza politikanesh, qe per fatin e keq te shqiptareve kane nje dinamike nga niveli me i larte boteror drejt nivelit me ordiner te saj)
I – Pellazget (f. 21-25)
Prejardhja e shqiptareve konsiderohet prej pellazgeve, te cilet perbeheshin nga nje grup popujsh duke formuar nje komb. Ne kete grup futeshin maqedonasit, thraket, frygasit dhe qe e kuptonin gjuhet e njeri-tjetrit (shenimet e vena ne botimet e viteve 1962, 1978, 1988 dhe 2004 nuk jane njesoj dhe shpesh here ato jane te kunderta). Pellazgeve autori u injekton nje besim fetar nen termin mitologji. Pikerisht ne kete pike redaksia botuese (bot. i 2004, f. 22, shen. 1) ka vene nje shenim ku thuhet se fjala behet per besimin politeist te tyre (ne bot. e vitit 1962 dhe 1978 ky shenim mungon, por ne bot. 1988 ky shenim eshte me i gjere, me i plote dhe me konkret; sipas tij thuhet se: “Samiu me te drejte ve ne dukje se besimi i te pareve te shqiptareve – pelasgeve dhe ilireve – ishte politeist dhe nga permbajtja ishte pak a shume i njellojte me ate te grekeve te lashte” – shenimi 13, f. 22). Kjo eshte nje pike ku tentohet te shtremberohet gjeneza e shqiptareve te sotem nen nje kendveshtrim tjeter, pikerisht ne ate fetar, pa i shkuar ndermend njeriut qe ky interpretim do te ishte deformimi me i rendesishem i historise reale te paraardhesve me te pare te shqiptareve te sotem, pasi prej me shume se 2500 vjeteve banoreve autoktone te Ballkanit u njihej vetem forma pagane fetare (Kulti i Natyres, fillimisht Kulti i Gjarprit e pastaj Kulti i Diellit deri ne fillimet e shek. te XX-te) dhe jo me tutje. Te pakten ky eshte konstatimi i Baron Franc Nopces (1877-1933) ne udhetimet e tij drejt veriut te Shqiperise se sotme ne fillim te shekullit te XX-te.
Autori pranon se popullata pellazge eshte e ardhur nga Azia (f.21) dhe perben fillesen e ardhjes se popullatave te civilizuara drejt Europes dhe duke pranuar se ka pasur popullata te tjera ne Europe me nje zhvillimin me te prapambetur. Problemin e popullatave te civilizuara europiane Sami Frasheri e trajton si nje proces monogjenist ku ndryshimi midis pellazgeve dhe popujve te tjere te mevonshem qendron ne kohen e ardhjes se tyre ne kete kontinent. Kontradiksioni social midis vendasve te egjer dhe te ardhurve te civilizuar nuk gjen shpjegim dhe problemi thjeshtohet ne faktin se pellazget nuk jane popullate e eger e per rrjedhoje nenkupton te tille edhe shqiptaret, si pasardhes te pellazgeve, edhe pse ne kapitullin mbi gjuhen shqipe kete jete te eger e ka si argumentin me kryesor te mbijeteses se shqiptareve dhe ruajtjen e gjuhes se tyre nga dyndjet sllave, vllehe apo otomane. Po a eshte e vertete kjo? Pranimi i dy popullatave, njera e ardhur dhe tjetra autoktone te diferencuara midis tyre ne planin social, kerkon medoemos perpilimin e nje metodike teorike qe te jete e afte te shpjegoje: 1-aresyet e diferencimit te ketyre dy lloj popullatash ne gadishullin Ballkanik. 2-mundesine e relacioneve midis tyre, dinamiken e mundeshme te ketyre relacioneve dhe, me e rendesishmja, pasojen e tyre. 3-aresyet perse shqiptaret jane pasardhesit e pellazgeve dhe jo te ketyre te egjerve qe i paskan lene mbresa Sami Frasherit. 4-cfare elementesh sociale disponojne shqiptaret ne fund te shekullit te XIX-te qe te mund te percaktojne se nga anon peshorja e tyre: nga popullate e eger autoktone apo nga popullata e civilizuar e ardhur nga Azia e Mesme, e cila percaktoi zanafillen e civilizimit boteror? Merita e Sami Frasherit, per kete problem, qendron ne pranimin e dy popullatave te diferencuara ne planin social si banueset me te para ne gadishullin Ballkanik, por qe jane anashkaluar nga historiografia e epokes komuniste si inegzistente. Kjo eshte pika qe revizionon te gjithe historiografine boterore ne drejtim te parimit natyror te gjenezes se Njeriut ne Toke: monogjeze apo poligjeneze; por qe tek Sami Frasheri ekziston se i pranishem (monogjeneza) pa gjetur zgjidhjen e mundeshme ne menyre te argumentuar.
Sipas Samiut romaket i dhane fund popullatave te frigasve dhe trakeve, ku ne kete proces ndihmuan edhe popullatat e reja te ardhura pas shek. e VI Pas Kri. si bullgaret (komb tartar), serbet, kroatet (komb shqah) duke u perzier me to. Kjo beri qe pellazget te shperndahen neper gadishull ku mbeten vetem iliret, te cilet jane prinderit tane. Ne fund botuesi, ne shenimin 15 te vitit 1962 dhe 1978 pretendon se fjala Pellazge duhet marre ne kuptimin e ilireve, pasi pellazget ne shek. VII te kohes sone nuk permenden me, por qe botimi i 1988 dhe 2004 nuk i ka. Por botimi i vitit 1988 ka shenimin 18, f. 23, ku sqaron se “Per saktesi, shekulli i gjashte eshte koha e dyndjeve te sllaveve, kurse dyndja bullgare ka ndodhur me vone, ne shekullin e 9-te” (qe me sa di une eshte e kunderta, G.H.).
Jane pikerisht keto shenime qe ndryshojne nga njeri botim tek tjetri duke e tjetersuar vepren e Sami Frasherit ne menyren e te kuptuarit. Botimi i 1962 pergjithesisht perputhet me ate te 1978, ndersa botimi i 1988 perputhet me ate te 2004 duke ndryshuar nga dy te paret. Botimi i 1962/1978 ka shenimin 2) qe thote se: “Per ardhjen e pellasgeve nga mesi i Azise, edhe sot shkenca nuk eshte ne gjendje te thote gje te sigurte” (f. 15/21), por qe ne dy botimet e tjera mungon. Botimet e viteve 1980, 1999 dhe 2010 nuk i muarem parasysh pasi keto shenime perputhen me nje nga botimet e mesiperme ose mungojne fare (2010) duke krijuar pershtypjen se eshte ne perputhje te plote me origjinalin.
II – Iliret dhe Epirotet (f. 25-26)
Iliria e vjeter nuk shtrihej ne te gjithe Shqiperine e sotme, pasi nuk ulej poshte Vjoses. Ndersa ne Veri ishte shume me e madhe duke u shtrire deri ne fund te Adriatikut. Nga Vjosa deri ne gjirin e Ambrakise shtrihej Epiri, nje emertim shqip, qe e permendnin vendasit e anes se detit, prej nga e degjuan greket e vjeter. Mbreterite e Ilirise ishin te vecanta nga Epiri dhe organizimi i tyre qeverisesh perbehej nga pleqesite. Sipas shkrimtareve te Greqise se Vjeter iliret dhe epirotet nuk ndryshonin midis tyre, por dhe nga vete greket e vjeter, duke qene si shqiptaret e sotem pa ndonje ndryshim dhe flisnin gjuhen qe flasin shqiptaret sot.
Botimet e pas 1945 kane shenime te ndryshme persa i perket ketij kapitulli. Botimi i 1962 dhe 1978 e konsideron Epirin te banuar nga popullata te pastra ilire ne veri dhe greke ne jug, ndersa ne mes nga popullata te perziera, kurse botimi i 1988 dhe 2004 nuk e ka kete shenim. Por keto shenime jane te kunderta kur vjen puna per lidhjen e ilirishtes me gjuhen e sotme shqipe. Botimi i 1962 dhe 1978 kane shenimin se ilirishtja nuk njihet ose njihet fare pak dhe nuk eshte e barasvlefshme me shqipen, pasi gjuha shqipe ka trasheguar edhe mjaft elemente nga trakishtja; kurse shenimi i botimit 2004 pretendon se mendimi mbizoterues eshte se shqipja eshte vazhduese e ilirishtes.
Autori nuk e thote ne asnje rast se cila eshte koniuktura sociale e ilireve dhe epiroteve qe ato te konsiderohen bij te nje nene. Sami Frasheri nuk e ka marre parasysh faktin qe emri ilir eshte me i hershem se emri helen dhe ai epirot dhe faktin qe helenet besonin pikerisht ne fete e shpikura nga pellazget, kur iliret dhe epirotet vazhdonin te besonin ne kultet pagane te epokes kur i kishin gjetur pellazget ne gadishull. Nuk ka asnje lidhje koha e ardhjes se tyre ne gadishull, pasi qofte iliret e qofte epiriotet jane autoktone absolute dhe jo te ardhur si pellazget. Eshte tjeter pune qe emrat e tyre jane te vendosur ne kohe te ndryshme pikerisht nga pellazget duke krijuar imazhin e diferencimit kohor te cfaqjes se tyre ne histori. Iliret dhe epirotet jane pikerisht ata njerezit e egjer qe gjeten pellazget kur erdhen per here te pare ne gadishull dhe kjo eshte shume e lehte per t’u argumentuar deri ne ate mase sa lehtesisht percaktohet se iliret jane 600 here me te vjeter ne kohes se pellazget, por te pranojme se keta te fundit jane te ardhur 10.000-15.000 vjet me pare.
Bashkim i i ilireve dhe epiroteve me greket si nje entitet te vetem cilesor nuk duhet konsideruar si nje lajthitje historike, por si nje presion politik te deshiruar prej nga otomanet donin te kishin perfitimet e tyre dhe roli i Sami Frasherit ne kete drejtim paska qene paresor. Prej ketej duhet ta kete marre autorja Eva Brinja idene e prejardhjes se heleneve nga iliret e zbritur ne jug (Antikiteti, Tirane 2005).
Ne te vertete enigma e ilireve dhe epiroteve qendron ne marredheniet historike te tyre me pellazget ne planin kohor. Fakti qe iliret cfaqen ne historine e shkruar perpara epiroteve, por ne shkrimet e heleneve, nuk mund te tregoje ne asnje rast se ilirert dhe epirotet kane karakter vellazerie dhe jane te njejte me helenet. Keto jane perralla dhe kjo ngre pikepyetjen me te madhe mbi vepren e Sami Frasherit dhe mbi vete ate. Cilet jane shkrimtaret e Greqise se Vjeter qe thone se iliret jane te njejte ne epirotet dhe keta me helenet? Mbi kete baze teorike ne Shqiperi ka lindur teoria e te Marreve te Madheshtise Shqiptare qe nuk ka asnje baze reale. Kjo te detyron ta shikosh botimin e vitit 1899 me dyshim dhe kjo i ka detyruar akademiket turq te ngrene variantin e mohimit te autoresise se vepres. Aq me teper duhet pranuar ky perfundim kur botuesit e botimit te vitit 1988 (shen. 17, f. 24) dhe 2004 (shen. 2, f. 25) kane vene shenimin se: “Te dhenat me te fundit te arkeologjise kane sjelle prova te reja per unitetin kulturor dhe etnik midis epiroteve dhe ilireve” duke nenkuptuar se ne kohen e Sami Frasherit keto te dhena nuk kane ekzistuar (bot. i vitit 1962 ne Tirane dhe ai i vitit 1978 ne Prishtine nuk e ka kete shenim). Por vetem vepra e Tuqididit, “Lufta e Peloponezit”, eshte e afte te argumentoje se fiset kaone (fise epirote) ishin shume larg nga organizimi social i athinasve dhe spartaneve pergjate asaj lufte (kaonet ishin shume me mbrapa se edhe vete parahelenet e epokes se luftes se Trojes, cka te con ne perfundimin se duhet nje shpjegim krejt tjeter per tjeter nga ajo qe jep Sami Frasheri per ngjashmerine e epiroteve me iliret, – gjithmone neqoftese vepra e vitit 1899, qe ndodhet ne Biblioteken Kombetare ne Tirane, eshte vepra origjinale e tij).
III – Shqiptaret nen Romaket (f. 27-29)
Sipas Sami Frasherit, iliret dhe epirotet si qendruan shume kohe kundra romakeve, me se fundi u pushtuan nga keta te fundit; ne ate kohe Epiri ndodhej i bashkuar me Maqedonine. Pushtimi romak solli shkaterrimin e vendit, sidomos ne kohen e inkursioneve te Paul Emilit. Romaket per te forcuar pushtetin e tyre sollen kolone ne vendin ku sot jetojne shqipetaret, pasuesit e te cileve jane vllehet dhe xinxaret. Romaket ndertuan rrugen Egnatia qe lidhte Durresin me Selanikun, emri i kesaj rruge vinte nga fjala shqipe e gjate. Edhe pse romaket vendosen pushtetin e tyre, vendasit vazhdonin te drejtoheshin sipas parise dhe pleqesise se tyre, si gjithe jeten. Kur Perandoria Romake u nda ne dy pjese, Shqiperia kaloi me pjesen bizantine, por ne ate kohe hyri dhe Krishterimi e pas pak kohe te gjithe shqipetaret u bene te krishtere. Kjo nuk i detyroi shqipetaret te nderronin vecorite dhe zakonet e vjetra. Duke u dobesuar mbreterimi i perandoreve bizantine shtoheshin fuqite dhe lirite e shqiptareve, por ne shek. e VII pas Krishtit filluan dyndjet e sllaveve dhe bullgareve te cilet u futen me force ne brendesi te tokave bizantine. Serbet invaduan veriun e Ilirise, atje ku sot jane Bosnja, Hercegovina, Dalmatia, Mali i Zi dhe Serbia. Ndersa bullgaret u perzien me sllavet dhe u vendosen ne Maqedoni. Ne kete menyre shqiptaret e Maqedonise u cvendosen ne veri dhe perendim ne malet e Shqiperise, ndersa ata te veriut u perzien me sllav sa humben gjuhen e tyre dhe filluan te flasin serbisht. Ne kete menyre u nda gjysma e Ilirise dhe gjysma e Maqedonise nga Shqiperia duke u bere sllav. Shqiperia mbeti nje vend i vogel duke mbajtur gjysmen e jugut te Ilirise, anen veriore dhe perendimore te Maqedonise dhe gjithe Epirin. Ne kohen e romakeve dhe bizantineve u harruan emrat Iliri, Maqedoni dhe Epir, ndersa pjesa e mbetur shqiptare filloi te quhet Albania. Qe nga ajo kohe Shqiperia nuk i ka nderruar kufijte pervec disa vendeve te vogla qe iu dhane Serbise e Malit te Zi pas Kuvendit te Berlinit.
Shenimi 20 (bot. 1962, f. 18 – bot. 1978, f. 27), ne lidhje me vendosjen e popullatave te reja nga ana e romakeve, thote: “Kjo teze akoma sot eshte ne diskutim”; ndersa ne botimin 1988 (shenimi 29, f. 24) ky shenim ka formen: “Vllehte dhe xinxaret, per te cilet ben fjale Samiu, ne keto vise jane te ardhur me vone si popullsi blegtore edhe s’kane te bejne fare ne kolonistet romake te vendit tone”. Ne botimin e vitit 2004 ky shenim mungon.
Shenimi 21 (bot. 1962, f. 21 – bot. 1978, f. 27), ne lidhje me prejardhjen e emrit te rruges Egnatia, kundershton autorin dhe thote: “Kjo timologji eshte e papranueshme. Emri i rruges Egnatia (lexo: Egnacia), besohet se vjen nga emri i qytetit Gnathia ose Egnatias (ne Pulja te Italise), ku mbaronte rruga Appia, qe nisej nga Roma. Rruga Egnatia, qe fillonte ne Durres dhe mbaronte ne Bosfor, konsiderohej si vazhdim i rruges Appia”. Por ne bot. 1988 (shen. 30, f. 24) dhe 2004 (shen. 4, f. 25) ky shenim eshte krejt ndryshe dhe thote: “Emri i rruges “Egnatia” vjen nga emri i ndertuesit te saj, prokonsullit romak te Maqedonise ne shek. e 2-te para e.r. Gnei Egnatias.
Botimi i vitit 1962 (f. 21-22) ka nje fraze qe thote: “P’andaj mundime te themi se Bosnjakete, Herzegovinasite, Dalmatete e Mal-Zezte jane me tepre Shqipetare se Shqeh23; kane shume gjak Shqipetari ne rembat te tyre; shtati, fytyra, zakonete, kenget’ e vallet’ e tyre e cdo gje i afron me shume me Shqipetarete se me Shqeht’ e tjere, te cilete s’kane ate shtat e ate fytyre. Po me qene qe sot flasine serbisht, quhene Shqeh e jo Shqipetare; se gjuha esht, e para shenj e te cquarit te kombevet24” (kjo fraze ekziston edhe ne bot. e vitit 1899). Shenimi 23 thote: “Nje pohim i tille eshte shkencerisht i pasigurte”; ndersa shenimi 24 thote: “Te vihet re se S.F. shpesh here ngul kembe se gjuha eshte shenja e pare e nocionit te kombit”. Fraza e mesiperme nuk ekziston tek botimi i vitit 1978, te botuar ne Prishtine, por ai ekziston ne bot. e 1988 dhe 2004. Botimi i vitit 1988 (ne bot. e vitit 2004 kjo nuk ndodh) ne vend te shenimeve 23 dhe 24 ka shenimin 31 (f. 25) qe thote: “Pohimi i Samiut nuk eshte i sakte. Por duhet thene se keto popullsi sllave ruanin elemente te tradites ilire ne veshje, orendi, zakone etj., qe ishte rrjedhoje e ndikimit te ndersjellte midis tyre dhe popullsise me te lashte ilire”. Rremuja qe cfaqet ne kete rast, ne botimin e vitit 1978, ndodh sepse ne kete botim nuk jane vene disa fjali qe e ndryshojne te gjithe nenkuptimin e asaj qe pretendon Samiu dhe redaksia shqiptare e Tiranes pikerisht per kete e ka ndryshuar vepren. Keto fjali thone (po e japim sipas tekstit te bot. 1988, f. 25): “P’andaj mundime te themi se boshnjakete, herzegovinasite, dalmatete e mal-zeste jane me teper shqipetare se shqeh31; kane shume gjak shqipetari ne rembat e tyre; shtati, fytyra, zakonete, kenget’ e vallet’ e tyre e cdo gje i afron me shume me shqipetarete se me shqeht’ e tjere, te cilete s’kane ate shtat e ate fytyre. Por me qene qe sot flasine serbisht, quhene shqeh e jo shqipetare; se gjuha esht’ e para shenj’ e te cquarit te kombevet”. Pra, ne kete rast nuk kemi vetem ndryshimin e tekstit nga origjinali, por dhe ndryshimin e nenkuptimit te Samiut per kete problem duke vene shenimin mbi mospajtimin me idete e tij.
Botimi i vitit 1962 (f. 22) mbyllet me disa fraza qe ne botimin e vitit 1978 (f. 29) mungojne. Ato thone: “…si Vranja, Leskovaci, Kurshunlia, Ulqini etj. Nga te shumet’ e ketyre vendeve Shqipetarete bene faj te madh t’ikine e lane vendin’ e tyre per jete Shqehet, pervec Ulqinit qe ka qen’ edhe eshte gjithe jetene Shqiperi edhe qe pandryshim do te kthehete nje dite e te bashkohete me Shqiperine”. Botimet e mevonshme e kane kete bashkesi frazash, por ato kane dhe nje shenim shtese (bot. 1988, shenimin 33, f. 26; bot. 2004, shenimin 2, f. 27) qe thote: “Ulqini, ne baze te vendimeve te padrejta te Kongresit te Berlinit dhe ne kundershtim me vullnetin e banoreve te tij shqiptare, iu dha Malit te Zi”. Por botimi i 1988 vazhdon me tej duke shtuar: “Samiu ngre zerin e protestes kunder kesaj padrejtesie”.
Nuk e di a e dallojne lexuesit shqiptare te Kosoves manipulimin e vepres se Sami Frasherit ne kete paragraf. Per hatrin negativ ndaj tyre redaksia shqiptare (mund te jete edhe ajo e Kosoves per hir te botimit) ka ndryshuar jo vetem permbajtjen, por dhe shenimet zberthyese te vepres.
IV – Mbreterite e vogla te Shqiperise (f. 29-30)
Sami Frasheri pretendon se me dobesimin e Bizantit dhe me largimin e tij edhe ne Shqiperi u shpiken disa mbreteri, por kishte edhe mbreteri te lidhura me Venedikun anes detit. Nga keto mbreteri ca ishin thjeshte shqiptare e ca te huaja po te shqiptarizuara. Ne grupin e pare perfshiheshin Kastriotet dhe Topiasit, ndersa ne te dytin Dukagjinet ne Malesi te Shkodres dhe Muzakajt ne Myzeqe25. Keshtu ishte e ndare Shqiperia ne shume copa dhe midis tyre ekzistonin grindje dhe luftra te brendeshme. Me ardhjen e Turqve keto mbreteri ose u zhduken ose u nenshtruan duke paguar harac.
Shenimi 25, f. 29 thote se origjina e huaj e Dukagjineve dhe e Muzakajve edhe sot eshte e diskutueshme. Ne botimet e mepastajme ky shenim nuk ekziston, por botimi 1988 ka nje shtese shenimore, shenimi 36, f. 26, (bot. 2004, shenimi 3, f. 28) ku thuhet: “Eshte fjala per copezim territorial, karakteristik per organizimin feudal te shoqerise, qe ishte vendosur dhe ne Shqiperi”. Ne te vertete ne kete pike qendron nje nder manipulimet me te medha te historiografise komuniste shqiptare, te cilen Sami Frasheri nuk ka pasur se si ta dije. Teoria mbi rendin feudal, ne trojet e banuara nga paraardhesit e shqiptareve, e kerkon nje specifikim: kemi te bejme me zhvillimin e shoqerise parashqiptare apo me nje imponim politik ku pasiviteti i banoreve vendas bie ne sy edhe atehere kur keto marredhenie u eleminuan. Fakti qe Sami Frasheri pranon renien e Perandorise Bizantine ne kete proces historiko-politik dhe krijimin e disa mbreterive pa treguar forcat e jashtme politike qe ndikuan ne kete renie (behet fjale per 9 kryqezatat {1096 – 1291} kundra Lindjes se Aferme ku kryqezata e 4 {1202-1204} krijoi Perandorine Latine te Lindjes ne dem te Perandorise Bizantine) con ne dyshime mbi ate qe shpiket nga historiografia shqiptare e sotme. Eshte e pamundur qe nga nje shoqeri me organizmi feudal te rilinde nje shoqeri me organizim fisnor, sic ishin shqiptaret ne fillim te shek. te XX-te, qe mbartnin ne brendesi te organizimit te vet autokton: 1- te drejten zakonore te pashkruar; 2- familjen patriarkale; 3- pronen fisnore; 4- besimin fetar pagan (jo politeist) krahas besimit monoteist te Krishtere apo Islamik. Ne kete pike fshihet ndikim politik, pjesor ne kohe, i Perandorise Otomane mbi popullaten shqipfolese duke e kapercyer hendekun gjigand te prapambetjes sociale qe kishin shqiptaret ne saje te prejardhjes se tyre historike autoktone. Ky problem per Sami Frasherin eshte i fjetur, por qe redaksia shqiptare e ka vendosur ne pozicionin e deshiruar per efekte politike te theksuara duke e pranuar a priori ekzistencen e feudalizmit social si nje zhvillim natyror te shqiptareve dhe parashqiptareve, gje e cila nuk mund te pranohet dot pa zberthyer argumentueshem pranine e kater elementeve te mesiperm sociale ne shoqerine shqiptare parashteterore. Ajo qe eshte e fshehte per Sami Frasherin nuk mund te zbulohet si nje pozicion progresiv ne drejtim te organizimit social te shqiptareve. Kjo eshte nje pike ku manipulimi historik pergjate epokes komuniste eshte ne permasa determinuese, por qe dallohet kur analizohet dinamika e te drejtes zakonare shqiptare nga Kanunet e Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut ne Kanunet Krahinore nga Luma, Dibra, Lura, Benda-Tirane, Kolonja e deri ne Laberi, bashkesia e te cilave nuk tregon ne asnje rast progres social, por kthim prapa ne raport nga imponimi politik.
Por analiza historike e Sami Frasherit ne kete kapitull e ka nje problem te vogel qe lidhet me emrin e Gjon Kastriotit. Sipas botimit te vitit 1899 ky emer eshte Jan Kastrioti. Mos valle prej ketej e ka marre Oliver Jens Schmitt argumentin kryesor kur u nis dhe teorizoi mbi karakterin jo shqiptar te Gjergj Kastriotit (me hollesisht per kete argument shih ne albanovaonline.info (21.01.2009) dhe genchoti.com (17.01.2009) artikullin: “Triumfi arberor i Kastriotit”)? Kjo bie ne kundershtim me ato qe ka shprehur redaksia botuese ne shenimet 26 (f. 30) dhe 28 (f. 31) sikur Sami Frasheri ka lexuar vepren e humanistit Marin Barleti dhe eshte mbeshtetur mbi te, kur e ardhmja studimore i ka ndricuar edhe pretendimet e humanistit. Cila eshte pikepamja e Sami Frasherit per kete argument? Perse redaksite botuese pas 1962 deri me 2004 nuk e kane ndricuar kete pretendim te Sami Frasherit? Cfare kane pasur ndermend keto redaksi kur kane botuar vepren e Sami Frasherit ne lidhje me emrin e Gjon Kastriotit? Apo kane qene dakort me te dhe kane heshtur, se u ka pelqyer? Ne kete pike kemi mundesi te ndjekim rolin real te Akademise se Shkencave te R.P.S. te Shqiperise per kete problem (me hollesisht per kete argument mund te lexoni ne blogjet e mesiperme artikullin: “Ku gaboi Akademia e Shkencave e RPSSh?”), me qene se eshte autorja kujdestare e botimit te 1988, prej nga e kane marre te gjitha botimet e mepastajme. Kjo mund te jete dhe pika me kryesore e dyshimit qe vepra e Sami Frasherit mbi Shqiperine dhe shqiptaret nuk ka asnje lidhje me qellimin kombetar te autorit, sic hiperbolizohet nga propoganda 70 vjecare e epokes komuniste.
V – Shqiperia ne kohen e Skenderbeut (f. 30-32)
Koha tregoi se historia e Gjergj Kastriotit nuk ishte kaq e thjeshte sa e kishte paraqitur Marin Barleti, edhe pse ai kishte jetuar ngjitur me epoken e Heroit. Kjo nuk e ka penguar Sami Frasherin te ecte ne gjurmet e Marin Barletit dhe te perseriste bemat e Trimit. Ne kete rast redaksia botuese ka vene ne dukje gjetjet e reja arkivore prej nga rrjedhin informatata e reja mbi familjen Kastrioti dhe vete Gjergjin, por ajo i imponon lexuesit faktin qe Barleti na paska thene se Skenderbeu kishte lindur rreth vitit 1405 (ne vepren e Barletit te botuar ne Tirane me 1967, kjo ditelindje eshte e vitit 1412 dhe ka qene Fan S. Noli ai qe e ka korigjuar qe me 1923 (per kete shih historine mbi Skenderbeut, Boston 1923) kur e botoi per here te pare studimin mbi Kastriotin). Sipas Sami Frasherit Shqiperia per te paren here u mblodh si shtet me nje mbret qe zuri fronin e te jatit, pasi kishte realizuar kuvendin e zoterinjve te pare te vendit. Skenderbeu e udhehoqi popullaten shqiptare kundra turqve per mbi 40 vjet, kohe te cilen redaksia e korigjon ne vetem 25 vjet (1443-1468) – shenimi 30, f. 32. Me vdekjen e Kastriotit turqit e pushtuan Shqiperine, por qe perseri redaksia ben korigjimin e saj me pretendimin se kjo lufte vazhdoi dhe 11 vjet te tjera –shenimi 32, f. 32.
Te gjitha keto shenime nuk ekzistojne ne botimet e vitit 1988 dhe 2004. A kemi te drejte te ngreme hipotezen qe botimi i vitit 1978 ne Prishtine eshte bere vetem per nje qellim: te detyronte popullaten shqiptare ne Kosove ta paragjykonte jeten politike nen sundimin e Perandorise Otomane me sens negativ, ose, ne te kunderten, popullata shqiptare e Kosoves nuk e ka lexuar kete veper te Sami Frasherit dhe reagimi i saj eshte krejt formal dhe pa domethenie.
VI – Shqiperia nen Turqit (f. 32-35)33
Eshte kapitulli mbi te cilin eshte tentuar te manipulohet vepra e Sami Frasherit ne thelbin e vet kryesor: ne rolin qe Perandoria Otomane ka luajtur mbi popullaten shqiptare. Por ky kapitull na jep mundesine te arrijme ne perfundimin se popullata shqiptare e Kosoves nuk e ka lexuar kete veper te Sami Frasherit ne asnje rresht.
Shenimi 33, f. 32-33, pretendon se behet fjale “per kohen e sundimit turk ne Shqiperi deri ne reformat e Tanzimatit rreth mesit te shek. XIX. Sikurse do te vihet re me tutje, S.F. ben dallimin midis sundimit turk para dhe pas Tanzimatit. Per kohen para Tanzimatit S.F. ka pikepamje padyshim te gabuara. Ai ka sigurisht te drejte kur e stigmatizon sundimin turk si shkaktarin e prapambetjes se Shqiperise, por nuk ka te drejte kur thote se shqiptaret gjeten te turqit nje zot qe u hapte perpara nje shesh te gjere e te cpenguare per te bere gjithato q’u donte zemra, ose pohime te tjera te ketij lloji. Gabimi kryesor i S.F. ketu eshte se ai identifikon feudalen shqiptare (te cilet bashkepunuan me shkelesin turk) me masen e popullit shqiptar ( i cili nuk e nderpreu asnjehere luften kundra sunduesit te huaj). Ndoshta S.F. i kursen kritikat per kete periudhe te perenduar per ta sulmuar e denuar pa meshire regjimin turk pas reformavet te Tanzimatit, kunder te cilit, ne te vertete, nuk la gje pa thene”.
Ky shenim ekziston edhe ne botimin e vitit1962, por ne botimet e mevonshme, pas 1978-tes, ky shenim nuk ekziston fare (2004), por vetem botimi i vitit 1988, atje ku Sami Frasheri flet per te mirat qe shqiptaret paten prej pushtetit turk, ka shenimin 46 (f. 30) qe thote se: “Samiu jep ketu nje pamje jo te sakte mbi gjendjen e Shqiperise ne periudhen e pare te pushtimit osman dhe mbi marredheniet e Shqiptareve me sunduesit osmane ne kete kohe. Nuk i pergjigjet te vertetes historike as pohimi se “shqiptaret gjeten te Turqit nje zot q’u hapte perpara nje shesh te gjere e te cpenguare….”, as pohimi tjeter se “Shqiperia ne kohe te Tyrqise u be m’e pasure e m’e begate se kurdo”. Kjo ishte e vertete per ata feudale shqiptare qe bashkepunuan me pushtuesit osmane, por aspak per popullin”.
Ne vazhdim Samiu flet per zhvillimin e Perandorise Otomane nen drejtimin e Vezireve shqiptare, nga ku marrim vesh se te tille kane qene afro 25 dhe me te miret e te gjithe Vezireve kane qene ata shqiptare. Sipas Samiut ne Shqiperi nuk shkelte kurre i huaji. Te gjithe ata qe qeverisnin Shqiperine, te vegjel e te mbedhenj, ishin qe te gjithe shqiptare dhe udhehiqnin me zakonet e shqiptareve. Shqiptaret gjenin tek Turqit ate qe donin: pasuri, nder, arme, kuaj, rrembime sa te donin dhe liri sa u duhesh; dhe Turqit gjenin tek shqiptaret ate qe donin: trimerite ,bese dhe gjak te derdhur pa kursim. Te gjitha keto ishin keshtu deri ne kohe te Tanzimatit, por qe u nderruan pas tij.
Por vetem botimi i vitit 1988 ka keto komente shtese (shenimi 47, 48 – f. 30):
“47) Me lartesimin qe u ben vezireve dhe pashallareve me origjine shqiptare Samiu kerkon te ngrere lart vleren e kombit shqiptar, por argumenti qe perdor nuk eshte bindes, sepse kombi krenohet vetem me ata burra qe kane punuar dhe luftuar per te mire te tij dhe aspak me ata qe kane qene ne sherbim te pushtuesve. Edhe vete Samiu, disa faqe me poishte e ndreq qendrimin e tij dhe vjen ne idene e drejte se mburja e vertete per Shqiperine nuk jane ata qe kane punuar per boten, por “vetem nje Skenderbe qe ka punuar…per Shqiperine”.
48) Samiu mbivlereson disa privilegje qe kishin mundur te ruanin shqiptaret ne krahinat malore malore te Shqiperise, te cilat ne asnje menyre nuk mund te identifikohen me lirine dhe pavaresine e vertete dhe nuk japin asnje baze per te pohuar se Shqiperia “s’ish pushtuar aspak nen tyrqet”.
Nuk eshte veshtire te kuptohet qe redaksia ka tentuar te manipuloje te gjithe historine e Kombit Shqiptare pas vdekjes se Heroit dhe per kete ka perdorur vepren ne fjale te Samiut. Atje ku i intereson pranon se bota shqiptare ndodhej nen organizimin feudal te prodhim-shkembimit pa treguar ne asnje rast se kush i zhvilloi keto marredhenie, dhe atje ku nuk i intereson mohon lirine e krahinave malore te realizuara nga lufta clirimtare e tyre dhe nga marreveshjet e Perandorise Austro-Hungareze me Perandorine Otomane.
Ajo qe nuk eshte zberthyer sakte asnjehere ne historine e shqiptareve eshte periudha pas vdekjes se Heroit (1468) deri ne shpalljen e Pavaresise (1912) duke mos u treguar shqiptareve aresyet perse sot ekziston besimi Katolik nder shqiptare, kur pas 1468 ne trojet ku banojne sot shqiptaret ky besim u zhduk. Pyetja shtrohet: kush e risolli besimin Katolik nder shqiptare? Nuk ka dhe fort rendesi pergjigja se sa argumentimi i saj. Pikerisht kjo pergjigje dhe ky argumentim eshte molle e ndalueme akoma ne arsimin e detyrueshem shqiptar, pasi argumentimi kerkon ndryshimin e te gjithe historise se shkollave shqipe, ku, sic do ta shohim, Sami Frasheri nuk e ka thene te verteten ne asnje germe dhe redaksite botuese jane pajtuar me te.
VII – Kombesia dhe gjuha e Shqipetareve (f. 35-39)
Kemi ardhur ne piken me nevralgjike te temes se trajtuar nga Sami Frasheri: problemi i Gjuhes Shqipe. Paraprakisht dua te nenvizoj faktin se ato qe shkruhen per Gjuhen Shqipe ne kete botim perbejne taborrin teorik Te Te Marreve te Madheshtise Shqiptare ne kete fushe.
Sipas Sami Frasherit shqiptaret flasin nje nga gjuhet me te vjetra dhe me te bukurat e Tokes. Gjuhet qe kane qene shoqet dhe motra e Gjuhes Shqipe kane humbur e nuk fliten me, por ne vend te tyre perdoren mbesat dhe stermbesat e ketyre gjuheve te humbura. Shqipja eshte shoqja e greqishtes se vjeter, e latinishtes, e sanskrishtes, e indishtes se vjeter, me zendishten – gjuhen e persishtes se vjeter, me keltishten, me tevtonishten. Por keto gjuhe teper te vjetra sot konsiderohen gjuhe te vdekura e shqipja e jone, edhe pse eshte me e vjeter se ato, vazhdon te flitet edhe sot si ne kohen e pellazgeve35.
Shenimi 35 (f. 35) thote se “Pohimi i S.F. eshte i tepruar, mbasi me kalimin e kohes gjuhet zhvillohen, humbasin disa nga elementet e tyre, kurse nga ana tjeter pasurohen me elemente te reja. Si rrjedhim nuk mund te thuhet se shqipja flitet sot si ne kohen e ilireve dhe, me pak akoma, si ne kohen e pellasgeve”.
Ne fakt problemi nuk eshte trajtuar fare nga Sami Frasheri, por ai permendet vetem si fakt i izoluar pa e tjerrur me gjate ne drejtim te shkakut te lindjes se gjuhes dhe ne autoresine e shkrimit. Samiu nuk ka pasur si ta dije qe popujt e vjeter e kane pasur te pamundur te kene gjuhen e shkruar, kete te fundit e kane realizuar me ndihmen e popujve me te zhvilluar duke ju nenshtruar atyre ne planin social. Rasti i Gjuhes Shqipe shpjegohet me kete argument, aq me teper kur pranohet ngjashmeria me gjuhet aziatike prej nga e kane prejardhjen e larget pellazget. Kjo do te thote se shqiptaret nuk e kane gjuhen e vjeter (shqiptaret kane gjuhen me re ne Bote), por themeli historik i Gjuhes Shqipe (rreth 200 fjale) kane dukurine e nje prejardhje prej lashtesise se panjohur me karakter monosilabik, karakter te cilin nuk e ka asnje gjuhe europiane, por dhe vete pellazgjishtja. Ne kete pike problemi eshte trajtuar me megalomani te pajtusifikueshme, pasi nuk eshte trajtuar thelbi i ekzistences se gjuheve te sotme ane e kend Botes. Gjuha nuk eshte nje produkt i shkeputur nga jeta sociale, perkundrazi, gjuha eshte produkti me i dukshem i botes se relacioneve midis strukturave sociale nga fiset, grup fiset, popujt e deri tek kombet dhe racat. Teoria e botes se huazimeve te ndersjellta ne kete drejtim nuk i qendron mendimit kritik pasi gjitheshka varet nga permasa e botes se relacioneve dhe shpejtesia e zhvillimit social te mbartin te relatuarit. Ne kete drejtim duhet ndertuar raporti midis fazes primitive te gjuhes shqipe dhe pellazgjishtes gje e cila nuk mund te realizohet pasi nuk njohim asnje element gjuhesor te shqipes perpara 1462. Perralla dhe fantazia jane tjeter problem.
Ne kete pike shqiptaret kane mundesi te kuptojne manipulimin historik qe eshte justifikuar me vepren e Sami Frasherit. Sipas autorit gjuha eshte shenja e kombesise dhe perzierja e gjuhes ka cuar ne humbjen e tyre. Ky postulat i Samiut, ne pamje te pare i drejte, e humbet rendesine kur tentohet te evidentohen autoret e kesaj ruajtje dhe te zhvillimit te Gjuhes Shqipe. Per te realizuar kete humbje dhe manipulimin redaksia ka vene shenimin (ne bot. e 1988, kur ne botimet e tjera kjo mungon) 55, f. 32, qe thote se “Eshte nje nga idete e rendesishme te rilindesve tane. Gjuhen shqipe, mesimin dhe perpunimin e saj ata e konsideronin, me te drejte, si pjese te programit politik per clirimin nga zgjedha osmane”. Por redaksia ka harruar se do te vij nje kohe dhe do te kerkohet krahasimi i kohes kur eshte realizuar ky proces i vertete me jeten e te ashtequajturve rilindas (per te kuptuar thelbin propogandistik mbi figuren e rilindasve te shpikur nga propoganda komuniste lexoni artikullin: “A ka rilindas Populli Shqiptar?” publikuar ne blogjet albanovaonline.info dhe www.genchoti.com) ku rezulton se ato jane teper te diferencuara ne ate mase sa 200-250 vjet perpara se te lindnin rilindasit komuniste kishin ekzistuar nje grusht Klerikesh Katolike qe i kishin dhene lavdine e perjetshme europiane si Gjuhes ashtu dhe Kombit Shqiptar.
Samiu ka nje merite ne drejtim te analizes se Gjuhes Shqipe, te cilen nuk e kam hasur tek asnje gjuhetar shqiptar: shkakun e mbijeteses se Gjuhes Shqipe ne vazhden historike te kohes, por qe e permbys te gjithe nenkuptimin e Sami Frasherit ne drejtim te krenarise kombetare mbi bazen e gjuhesise. Sipas Sami Frasherit pranohet se keshtu jane shuar maqedonasit, thrakasit, frygasit, iliret e siperm e shume njerez te tjere qe ishin pellaszge, dmth shqiptare si ne, qe sot nuk jane pse u shuan dhe u harruar duke humbur gjuhet e tyre. Por shqiptaret e atyre vendeve qe quhen sot Shqiperi, e kane ruajtur fort mire gjuhen e tyre; e keshtu flitet edhe sot ne ate cope vend gjuha e vjeter e pellazgeve te perrallave. Por si e kane ruajtur deri sot gjuhen e tyre te gjithen te paprishur ne mes te koherave te egra? Si gjuha shqipe s’eshte prishur e ndryshuar duke mos pasur shkronja dhe libra, duke mos shkruar e kenduar neper shkolla, kur gjuhet e shkruara e te ndertuara me kujdes te madh jane prishur dhe ndryshuar aq sa te quhen gjuhera te tjera? Pergjigja e ketyre pyetjeve eshte fort e lehte: Shqiptaret e kane mbajtur gjuhen dhe kombesine e tyre jo me shkronja dhe me dituri, as me qyteterim, por vetem me liri, duke jetuar vetem me vetveten, duke mos u perzier me te tjeret e duke mos pranuar te huajt ne vendin e tyre. Te qendruarit larg nga gjithe bota, nga dituria, nga qyteterimi, nga tregetia, me nje fjale te rojturit si te egjer neper male u ka ruajtur e shpetuar shqiptareve gjuhen dhe kombesine (f.36-37).
Te gjithe keto konstatime te Sami Frasherit nuk qendrojne ne asnje aspekt. Se pari gjuha shqipe nuk ka qendruar ne te njejtin pozicion si sot kur ka 150 000 fjale, si para gjysem shekulli kur kishte 25 000 fjale, si para nje shekulli kur kishte 11000 fjale, si para 4 shekujsh kur kishte afro 2500 fjale ashtu dhe para 3000 vjetesh kur kishte vetem 200 fjale (numri i fundit rezulton i tilla nga paaftesia e gjuhetareve per t’i gjetur prejardhjen etimologjike te ketyre fjaleve dhe jo pse jane te dokumentuara). Dmth shqiptaret kane nje dinamike gjuhesore nga 200 fjale ne 2500 fjale per vetem 2600 vjet dhe ne 150 000 fjale ne vetem 400 vjet, fakt i cili hedh poshte vjetersine e gjuhes shqipe, pandryshueshmerine e saj, mungesen e huazimeve te bera pergjate ketyre 400 vjeteve. Se dyti nuk eshte e vertete qe shqiptaret e kane mbajtur gjuhen dhe kombesine jo me shkronja, me dituri dhe qyteterim duke jetuar me vetveten te patrazuar nga bota. Duke marre per baze ate qe ka ndodhur per 400 vjet ne trojet shqiptare, te pakten ne Shkoder roli i Kishes Katolike e Perandorise Austro-Hungareze, si dhe ne Korce e Gjirokaster roli i Kishes Ortodokse e marredheniet me Greqine jane te pakundershtueshme dhe sinjifikative ne zhvillimin e civilizimit dhe qyteterimit nder shqiptare. Se treti ekzistenca e shqiptareve sot nuk eshte merite e tyre, por e relacioneve nderkombetare ku konflikti disa shekullor midis Perandorise Otomane dhe Shteteve Europiane nuk u fitua nga te paret dhe te dytet vendosen qe te ekzistoje Shqiperia (Protokolli i Firences – 1913). Se katerti menyra e jeteses se shqiptareve brenda botes se eger, nuk vjen si rezultat i imponimit politik nga jashte, por rezultat i pamundesise se bashkepunimit bilateral midis tyre dhe botes se relacioneve universale, dmth nga shpejtesia e zhvillimit shoqeror te tyre. Kjo e fundit perben parametrin natyror te shqiptareve e per rrjedhoje ekzistenca e tyre sot eshte nje rregull natyror i zhvillimit te Races se Bardhe per aresye te ardhshme politike. Se pesti nuk eshte e vertete qe shqiptaret e kane mbrojtur gjuhen e tyre jo me shkronja, dituri dhe qyteterim. Shqiptaret i kane pasur shkronjat e tyre te pakten prej 2000 vjetesh dhe alfabeti i vendosur ne Manastir me 1908 e ka konfirmuar kete fakt, ndersa ekzistenca prej mbi 430 vjetesh i shkollave dhe i Klerit Katolik Shqiptar tregon se dituria dhe qyteterimi kane qene prezent ne tavolinen e procesit te ruajtjes se gjuhes dhe identitetit kombetar europian te shqiptareve.
Keto pretendime te Sami Frasherit jo vetem qe nuk jane te sakta, por ato cojne ne dyshimin qe vepra ne fjale mund te mos jete e tija. Kjo vihet re me qarte ne pjesen kur flet per mungesen e te shkruarit dhe kenduarit te gjuhes shqipe (f.37-38) ku lexojme: Si shqiptaret nuk jane menduar kurre te shkruajne e te kendojne gjuhen e tyre? Kjo eshte nje cudi e madhe. Nuk them per ato fara e fise te vogla e te shperndare te pellazgeve dhe ilireve te vjeter, se ata duke rrojtur si te egjer neper male nuk shihnin ndonje nevoje per kete, s’u vinte ndermend kurre nje gje e tille. Por maqedonasit qe kishin nje mbreteri te goditur si dhe mbreti i Pirro i Epirit. Filipi qe perpiqesh te rriste Maqedonine e te pushtonte Greqine, si nuk desh te bente gjuhen e tij te shkruar si greqishten. Aleksandri, te themi, nuk pati kohe, e po Prolemeu, qe gjuante te diturit e gjuhen e grekeve ne Aleksandri si nuk u menduan edhe nje here per gjuhen e tyre, t’i benin nje pale shkronja…
I gjithe ky pretendim eshte ne kundershtim me analizen mbi prejardhjen e larget te shqiptareve nga pellazget ne kapitullin e pare, pasi ne ate kapitull pretendohet se iliret nuk ishin popullate e eger por e civilizuar. Si mund te zhvillohet nje popullate nga pozicioni i zhvilluar social ne nje gjendje biologjike primitive? Sipas kesaj analize rezulton qe ne Jugun e banuar nga shqiptaret zhvillimi social te ishte shume me mbrapa se ne Veri. Por redaksia e botimit te 1988/2004 e ndryshon kete raport dhe hidhet ne sulm duke vene shenimin 56/1, f. 33/37, sipas te cilit “Kjo eshte pjeserisht e vertete dhe vetem per krahinat e thella malore, kurse pjesa tjeter e Shqiperise iu nenshtrua pushtimit osman, pa u asimiluar asnjehere (kjo fjale ne bot. e 2004 nuk ekziston) prej tij” (shenim i cili nuk ekziston ne bot. e 1962 dhe 1978). Raporti i permbajtjes midis kapitullit te pare dhe te shtate nxjerr probleme ne drejtim te autoresise se vepres, pasi kemi te bejme me dy mendime krejt te kunderta?
Ne vazhdim shtroj pyetjen: Si ka mundesi qe Sami Frasheri te mos kishte informacion per shkollat ne Veri te popullates shqipfolese qe ekzistonin per mbi 315 vjet? Si ka mundesi qe Sami Frasheri te mos kishte dijeni per veprat e Marin Barletit, Pjeter Bogdanit, Pjeter Budit, Frang Bardhit, Gjon Muzakes, Gjon Buzukut, P. Francesk da Lecce OFM, D. Gjon Kazazit, etj, etj qe ekzistonin prej afro 400 vjetesh? Kjo situate analitike te con ne perfundimin se mungesa e kesaj dije nuk eshte e Sami Frasherit, por e autoreve botues te vepres se tij qe i kane ndryshuar permbajtjen dhe kjo bie ne sy pikerisht me keto pretendime qe nuk i afrohen kerkund realitetit shqiptar te viteve 1512-1899.
VIII – Shqiptaret gjithnje per boten e kurre per vete (f. 39-43)
Ne qofte se do ta konsideronim Sami Frasherin luftetare te ceshtjes shqiptare, ky kapitull nuk duhet te ekzistonte, pasi nga njera ane tenton te shpjegoje faktin qe shqiptaret i kane sherbyer botes, dhe, nga ana tjeter, nuk shpjegon dot aresyet perse shqiptaret nuk kane qene kurre bashke qe t’i sherbenin njeri-tjetrit. Kjo eshte, ndoshta, pika me kryesore qe duhej zberthyer ne planin filozofik: ne aresyen perse parashqiptaret dhe shqiptaret ne shekujt e lashtesise dhe, sidomos, pergjate epokes otomane nuk ishin te afte te perbashkoheshin ne nje njesi te vetme politike dhe perse me 1912 u bene te tille. Eshte nje teme qe, jo vetem, Sami Frasheri nuk e ka zgjidhur dot dhe kete e ka perligjur me aktivitetin e individeve shqiptare dhe parashqiptare ne favor te botes qe i rrethonte. Analiza qe Sami Frasheri i ben veprimtarise se individeve parashqiptare, pamvaresisht pse ishin pellazge, tregon se keta individe kane qene te ndare nga zhvillimi historik i paraardhesve te shqiptareve dhe metoda ne fjale jo vetem qe nuk zgjidh problemin, por ajo i ka sherbyer Samiut per te ngritur ne nje nivel te barabarte zhvillimin e ketyre parashqiptare me ate te heleneve duke krijuar nje imazh historik te pamundur qofte per iliret e djeshem e qofte per greket e sotem (kjo e fundit perligjet me pyetjen: perse helenet nuk paten rilindje si romaket).
Sipas Sami Frasherit shqiptaret gjithmone jane vrare e perpjekur dhe e kane sperkatur te gjithe faqen e dheut prej nga kane perfituar te tjeret. Nga pikepamja metodike kjo nuk gjen shpjegim, por nga pikepamja e argumentimit te lidhjes se individit me grupin njerezor nga rrjedh ky individ nga pikepamja biologjike, shpjegimi eshte krejt i ndryshem dhe i kundert. Eshte Samiu qe pretendon se Pirroja dhe Aleksandri jane figura me te cilat krenohen Greket duke i konsideruar keto personazhe historike greke. Puna e madhe e maqedonasve ishte ajo qe i dha lavdine e sotshme grekeve te djeshem. Shkolla aleksandrine e kohes se Ptolemenjve ishte ajo qe i dha zhvillimin e madh gjuhes dhe civilizimit grek e po te mos ishin keta maqedonas kjo gjuhe dhe ky civilizim ndoshta nuk do te kishte ekzistuar. Sipas Samiut familja e Ptolemenjve ishte thjeshte shqiptare nga
Çameria e keta maqedonas lane gjuhen shqipe te harruar e te paditur dhe i dhane rendesi gjuhes greke, gjuhes se Demostenit qe kishte folur keq kundra maqedonasve.
Pas grekeve erdhen romaket ku trimerite e shqiptareve sherbyen si mburoje per ta. Shume njerez trima dhe te ditur kane arritur ne majat e drejtimitm romak, por qe bota i ka njohur per romake dhe jo shqiptare. Redaksia botuese ka vene shenimin 41 qe thote se: “Mjaft nga keto personalitete qe u shquan ne perandorine romake dhe bizantine (si Klaudi II, Aureliani, Diokleciani, Anastasi I, Justini I, etj.), sot pranohen nga studiuesit e ndryshem si ilire”. Por ky shenim nuk ekziston ne botimin e 1988 e ne vazhdim.
Pas romakeve erdhen turqit e shqiptaret duke u perzier me to muaren pjese ne te gjithe luftrat qe benin dhe fitonin turqit kundra gjithe botes. Ishin shqiptare udheheqesit politike te Turqise qe i ngriten lart lavdine perandorise, por te gjithe i kujtonin per turq. Ne kete pike redaksia botuese ka vene shenimin 43, f. 40, ku thuhet: “S.F. e ka fjalen ketu per spahijte feudale shqiptare, te cilet u vune ne sherbim te sulltaneve otomane, mbasi masa e popullit shqiptar shpertheu vazhdimisht kryengritje kunder shkelesvet turq. S.F., me keto fjale, qorton rende keta shqiptare renegate, mbasi keta i sherbyen perandorise turke qe kish pushtuar Shqiperine dhe nuk i dha asnje te drejte vendit te tyre. Gjithe lavdia e ketyre spahijve trima – kerkon te thote S.F. – shkoi ne dobi te Turqise, kurse Shqiperia nuk pati asnje perfitim” (ky shenim ne botimet e mevonshme mungon). Ne vazhdim thote Samiu, muslimanet shqiptare kane punuar e jane vrare per Turqine e shqiptaret ortodokse per Greqine; shqiptaret kane luftuar per keto dy kombe, te cilet as njeri dhe as tjetri nuk ju a dine per te mire, e nga ana tjeter luftojne per t’i zhdukur nga historia. Bocaret, Xhavallet, Miaulet e te tjere, me te shumtet e trimave qe jane perpjekur per zgjimin dhe lirine e Greqise kane qene thjeshte shqiptare dhe jo race greke. Por nga trimerite e tyre ka fituar shume Greqia e jo Shqiperia. Ne syte e botes luftonin greket me turqit, por ne te vertete luftonin shqiptaret e krishtere me shqiptaret muslimane. Kur te paret i mundnin te dytet fitonte Greqia dhe e kunderta Tuqia, por gjaku qe derdhej nga te dy anet ishte gjak shqiptari. Shqiptaret vriteshin njeri me tjetrin dhe te tjeret fitonin. Asnjehere Shqiperia nuk ka fituar nga gjaku i shqiptareve, por gjithnje te huajt dhe armiqte e Shqiperise kane fituar nga ai gjak i vuajtur e i derdhur pa mendim. Sipas Samiut, jo vetem ne lufte, por edhe ne fushen e dijes teorike shqiptyaret i kane sherbyer te huajve. Ata nuk kane shkruar gjuhen e tyre dhe kane qene te shtrenguar te shkruajne greqisht, latinisht, sllavisht, turqisht e arabisht. Me emrin e tyre mburren te zotet e ketyre gjuheve e shqiptaret pandehen te egjer e te paditur, i qeshin duke thene se ja u ka ngrene bullica librin e tyre. Samiu Aristotelin, me te madhin dijetar e filozof te Greqise se Vjeter, e konsideron maqedonas domethene shqiptar dhe jo grek. Nena qe e lindi nuk ishte e ardhur nga Greqia ne Stagjyre, por nga nje banore vendas ish maqedonas, dmth shqiptar i thjeshte. Botimi i 1978 ka shenimin 47, f. 42, qe thote se “Aristoteli (384-322, para k. r.), ndonese ishte prej Stagjire (Maqedoni), konsiderohet si filozofi me ui madh grek dhe njekohesisht i kohes se vjeter”. Por botimi i 1988 e ndryshon kete permbajtje dhe vendos shenimin 69, f, 36 qe thote se: “Identifikimi i maqedonasve me shqiptaret dhe pohimi mbi kete baze se Aristoteli eshte shqiptar, eshte arbitrar”.
Ne kohen e Turqise shume shqiptare te ditur kane ardhur ne Turqi dhe kane shkruar libra e vjersha turqisht dhe arabisht. Vetem poetet shqiptare qe kane shkruar vjersha turqisht jane aq te shumte sa emrat e tyre mund te mbushin nje liber te tere. Jahja-Beu, nje nga poetet me te medhenj e me te degjuar turq edshte shqiptar. Per kete problem botimi i 1978 ka vene shenimin 48, f. 42, qe thote se: “Jahja-beu, poet turk i shek. XVI, ka qene nga familja e bujareve shqiptare Dukagjinas. Eshte autor i Khamseh-ut qe permban 5 tregime poetike (midis te cilavet “Mbreti dhe lipesi”, “Jusufi dhe Zelihaja”) dhe i nje “Divani””. Por qe ne botimin e 1988 e thjeshton me shenimin 71, f. 36, ku thote vetem: “Poet turk i shek. te 16-te”.
Samiu duke permendur Mehmet-Aline si shqiptarin e pamesuar qe shpetoi nje vend te huaj, por kurre nje shqiptar nuk u ndodh per t’i bere mire Shqiperise, kalon tek postulati historik mbi qenien e Skenderbeut si i vetmi njeri qe punoi per Shqiperine dhe shqiptaret.
Qenia e ketij kapitulli eshte formal per nje aresye shume historike: perpara se te nxirret perfundimi titullmbajtes duhen percaktuar permasat shoqerore te Kombit Shqiptar ne fillim te shek. te XX-te, nga ku do te arrihet qe ky fakt ka qene e vetmja zgjidhje e shqiptareve per te arrire ne finishin e 1912-es pas atij kalvari te gjate 400 vjecar. Shqiptareve u mungonte uniteti kombetar ne te gjithe permasat, sepse instrumenti qe Europa u kishte imponuar iliro-shqiptareve (krishterimi doktrinar) nuk ishte pershtatur ne menyre te domosdoshme e ata ishin larguar prej tij, e per rrjedhoje duhet gjetur nje instrument tjeter me efikas; ky eshte problemi me themelor i shqiptareve te sotem. Kjo eshte aresyeja perse idete fetare e kerkojne nje analize me materialiste se ato te perdorura deri me sot (per kete shih artikullin: “Interpretime materialiste ne fushen e mendimit fetar” publikuar ne blogun www.genchoti.com). Por tendenca formale e ketij kapitulli do te hape probleme teorike kur te vij puna per te percaktuar qenien e shqiptareve dhe Shqiperise sot, edhe pse ka kaluar mbi nje shekull nga parashikimi i Sami Frasherit.
- Krye e dyte: Ç’eshte Shqiperia?
Ky problem, per rastin shqiptar, eshte krejt ne ajer pasi nuk mund te flitet per Shqiperi ne vitin 1899. Asnjeri nuk mund te parashikoje rrugen e nje mosqenie dhe ideja e Sami Frasherit duhet konsideruar e sakte vetem ne kuadrin e Perandorise Otomane, qe ne ato vite po jepte shpirt si rezultat i zhvillimit fundor te saj dhe Shqiperia ishte nje problem gjeografik qe kishte marre pamjen e nje strukture shteterore vetem ne saje te saj. Kjo eshte ajo qe nuk pranohet nga historiografia e sotme shqiptare dhe pikerisht kjo eshte deformuar si fakti i vetem historik i qenies se shqiptareve ne fund te shek. te XIX-te dhe fillim te shek. te XX-te. Kaq e sakte eshte kjo teze, sa vetem me 1920, ne Konferencen e Paqes ne Paris, problemi shqiptar u shtrua per zgjidhje perfundimisht ne saje te ndihmes konkrete te Presidentit Amerikan Thomas Woodrov Wilson (1856-1924) dhe Papes Italian Bednedikti XV (1914-1922) duke lejuar vazhdimin shteteror te shtetit te Ismail Qemal Vlores, kohe ne te cilen Sami Frasheri nuk jetonte me. Atehere, duke ditur ate qe nuk dinte Samiu, cili eshte kuptimi i qenies se Shqiperise ne kohen kur jetonte Sami Frasheri?
I – Kufijte e Shqiperise (f. 44-45)
Eshte kapitulli me i madh i cunguar deri me tani ne dem te ndergjegjes kombetare te shqiptareve te Kosoves. Ne qofte se botimi i 1978 ze gjysem faqe (f. 44 dhe dy rreshta ne f. 45), ai i vitit 1899 eshte afro dy faqe (f. 24-25), apo ai i vitit 1962 eshte afro nje faqe e gjysem (f. 36-37) dhe ai i vitit 1988 eshte plot nje faqe (39-40) pasi ka formatin me te madh te botimit. Kjo ben qe analizen e ketij kapitulli do ta bejme sipas bot. te vitit 1962, f. 36-37.
Se pari ta shtrosh kete pyetje (dmth cilat jane kufijte e Shqiperise?) me 1899 kur Shqiperia nuk ekzistonte, per baze duhet marre e gjithe popullata shqipfolese sipas interesit te saj krahinor (shqiptaret edhe sot nuk e kane ate unitet kombetar qe e kane kombet e zhvilluara te Europes) dhe jo sipas bashkesise se gjuhes, apo interesave politike. Se dyti nuk mund te merret per baze shtrirja gjeografike e dikurshme (e para 2300 vjeteve) mbi bazen e popullatave ilire, epirote, maqedonase, thrakase, frygase (sikur te pranojme se jane popullata me karakter vellazerije), pasi atehere per baze ne ndertimin e shteteve duhet marre primitivizmi historik, por edhe nje e kaluar e sterlashte qe Sami Frasheri nuk e ka evedentuar dot ne planin historik (kjo ka ndodhur sepse Sami Frasheri e konsideron popullaten shqiptare si pasardhese te pellazgeve te ardhur dhe jo autoktone). Perse duhet filluar percaktimi i kufijve ne ate kohe qe kerkon Samiu dhe jo me perpara apo me vone? Ne kete pike materializmi i shek. te XIX-te kishte shpikur kategorine liri-domosdoshmeri e per rrjedhoje justifikohej e gjithe e kaluara historike e popujve europiane kur kishin copetuar njeri-tjetrin. Se treti kjo pyetje mund te marre pergjigje vetem per ata popuj te cilet ne jeten e tyre sociale i kishin perballuar te gjitha fortunat politike qe u kishte imponuar Historia dhe ishin ne gjendje te perballonin vazhdimin e politikes me mjetet e dhunes. Kete gje parashqiptaret e kishin bere vetem nje here ne kohen e Gjergj Kastriotit dhe pastaj ishin ripajtuar me politiken e skllaverimit feudal otoman si dikur kur ishin pajtuar me skllaverimin feudal bizantin. Vdekja e Perandorise Otomane rastesisht ishte bere shkaku funeor i mevetesia e shqiptareve dhe mbi kete baze nuk mund te kerkosh ne asnje rast shtrirjen e kufijve te jeteses shteterore pa prekur interesat e atyre qe te rrethonin dhe kerkonin te te benin pjese te vet pa e ditur ne asnje rast se cfare fatkeqesie do t’i shoqeronte si vendasit autoktone ashtu dhe imponuesit politike. Te pakten paragreket e mesjetes e pesuan te paret deri ne ate mase sa u shnderuan ne jo rilindas te heleneve te lavdishem. Ky eshte nje problem nderkombetar dhe aspak nacional nga ku shqiptaret mund te perfitonin cka tregon se fjala nuk mund te jete asnjehere e shqiptareve. Atehere shtrohet pyetja: cfare kerkon Sami Frasheri ne percaktimin e kufijve te popullates shqipfolese dhe jo te Shqiperise, pasi deri atehere ishte thjeshte nje shprehje gjeografike.
Ky eshte nje problem te cilin autori nuk e ka trajtuar ne kete menyre, por i dhene pas nje vetelavderimi kombetar e shtron ate sikur cdo gje varej ne dore te shqiptareve. Te pakten sot shqiptaret e dine mire se nuk jane as te afte dhe as te zote te mbrojne tokat e te pareve te tyre (menyra se si u larguan malazezet prej Shkodre me 1913, menyra se si jugosllavet perlane Shen Naumin me 1925, menyra se si greket perlane Camerine me 1913, menyra se si u larguan nazistet gjermane me 1944 dhe serbet prej Kosove me 1999 e perligjin kete teze).
Duke u mbeshtetur ne aresyetimin e qenies se shqiptareve sipas ideve te tij, Sami Frasheri arrin ne perfundimin se Shqiperia eshte zvogeluar shume ne raport me ate qe kishin pasur prinderit tane, pellazget. Sipas autorit Shqiperia e fund shek. te XIX-te permblidhte Ilirine e Jugut, Epirin, Maqedonine e Siperme ose te Veriut dhe Perendimit; vendin ku rrine shqiptaret quhet Shqiperi ne gjuhen tone dhe Albania ne gjuhe ne huaj.
Deri ketu kemi te gjithe botimin e ketij kapitulli sipas atij te vitit 1978, ndersa vazhdimi gjendet ne botimin e 1962 simbas kesaj permbajtje:
Shqiperia eshte nje cope ne gadishullin Ballkanik ne juglindje te Europes buze detit Adriatik qe nga shkalla 420 gjer ne Kthesa e Artes me poshte shkalles 390. Kufijet e Veriut te Shqiperise duke u ndare nga deti ngjuiten ne veri duke u mbeshtetur ne kufij te Malit te Zi e Novi-Pazarit deri ne kufij te Serbise me siper shkalles 430. Kufijte e jugut kthehen prape drejt veriut ne lumin e Artes e me kufijte e Greqise gjer ne Zhigo. Sa per kufijte e Lindjes, nje vije e hequr qe nga kufijte e Serbise afer Vranjes deri ne kufij te Greqise ne malin Zhigo, vije e cila do te hiqet neper majat e maleve, tek ndahen ujrat e lumenjve duke lene menjeane vendet e ndenjura prej te tjerave kombe, kufij i cili do ta ndaje Shqiperine nga vendet e tjera te gadishullit. Ne kete menyre Shqiperia ndahet ne gjatesi ne mes te 390 dhe 430 te shkalles se Veriut, ndersa ne gjeresi ne mes te 170 e te 190 e 25’ te shkalles se Lindjes. Ajo eshte afro 450 kilometra e gjate dhe 200 kilometra e gjere, duke pasur nje siperfaqe afro 80 000km2.54 Shqiperia nga Veriu ka kufij fqinjet e Malit te Zi, Novi-Pazarin e Bosnjen qe i urdheron Austria dhe Serbine; nga Lindja ka Maqedonine, nga Juglindja Greqine ndersa nga Jugperendimi dhe perendimi ka detin i cili e ndan nga Italia dhe Europa e qyteteruar. Shenimi 51 thote: “Samiu si dhe gjithe rilindasit e tjere enderronin qe kufijte politike te Shqiperise te perputheshin me klufijte etnike. Por edhe koncepti mbi kufijte etnike ne ate kohe ishte i ngaterruar”. Por ne botimin e vitit 1988 ky shenim (ai me nr. 75, f. 40) ka pak ndryshim me te sipermin. Ai thote: “Ne percaktimin e territorit kombetar shqiptar S. Frasheri niset nga dy parime themelore, nga parimi historik dhe nga ai etnik, duke i vene rendesi kryesore ketij te fundit. Ne baze te ketij kriteri ai, si te gjithe rilindesit, Shqiperi quante territoret e banuara nga shqiptaret apo nga nje shumice shqiptare. Kjo jepte pak a shume ate shtrirje territoriale, per te cilen ben fjale ne kete veper”. Botimi i 2004 kete shenim e ka vetem ne pjesen e nenvizuar.
Me te drejte me lind pyetja: cfare te keqe do te kishte popullata e Kosoves po te mesonte kete pretendim te Samiut (bot. i 1978)? I drejtohem diskutanteve ne fb: a duhet konsideruar manipulim i vepres se Sami Frasherit ky shkurtim (mbi 50%) dhe keto shenime te ndryshme per te njejten ceshtje ne kater botime te ndryshme brenda 42 vjeteve?
Por, nga ana tjeter, a eshte e drejte te pranohet ky iluzion kombetar per nje organizim social qe nuk ekzistonte as ne letrat politike dhe as ne mendjen e shqiptareve te thjeshte? E tere kjo analize e ka nje hile, dhe te keqe bile, e cila zbulohet ne kapitullin pasardhes (gjithmone duke e pranuar botimin e 1899 si veper origjinale te Sami Frasherit) nga ku marrim vesh menyren dhe permasat se si e kuptonte vendin e Shqiperise Sami Frasheri, por dhe mos perputhjen e pretendimit te mesiperm per siperfaqen e Shqiperise me vendin e Shqiperise.
II – Vendi i Shqiperise (f. 45-46)
Ne te vertete permbajtja e ketij kapitulli (sipas bot. 1978), ne kete veper, eshte nje permbysje e te gjithe asaj qe eshte thene ne Shqiperi dhe ne Kosove per figuren e Sami Frasherit dhe vepren “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete”. Lexuesit shqiptare ne Kosove ose nuk e kane lexuar fare kete kapitull, ose e kane lexuar vetem me nje sy dhe kete te pergjysmuar. E bukura eshte se ky kapitull nuk ka asnje shenim e per rrjedhoje duhet konsiderua autentik ne qellimin per te cilin e ka shkruar Sami Frasheri, gjithmone sipas botimit te 1978. Fjala behet per shtritshmerine e vendit te shqiptareve sipas emertimit te krahinave. Une do te permbledh vetem keto krahina dhe lexuesi ne Kosove te nxjerre perfundimet e veta se cfare ka nenkuptuar Samiu me vendin e quajtur Shqiperi. Sipas autorit Shqiperia eshte nje nga vendet me te bukura nder vendet europiane, ka male shkembore te larta me debore, pyje te dendura me uje te ftohet, ka fusha te gjera neper te cilat rrjedhin lumenjte. Vetem fusha e Myzeqese eshte e afte te ushqeje gjithe Shqiperine po te hapen lumenjte.(….) Bregoret e Camerise te veshura me ullinj e kopshte me portokalle behen gjer ne mes te Shqiperise, ne Elbasan. Lumenjte e ka te shumte, te cilet me pak pune ndertimore mund te ujisin shume fusha dhe shume prej tyre mund te behen te afta per lundrim anijesh. Shqiperia ka me te bukura keneta te gadishullit Ballkanik, si keneta e Shkodres, e Ohrit, e Prespes, e Kosturit, e Janines. Te gjithe keto keneta jane plot peshq e mund te levizin neper to disa vapore. Shqiperia ushqen edhe sot shume bageti e gjera te gjalla te vlefshme: dhen, dhi, lope, kuaj, etj. Dhente keverxhike e ruda te Shqiperise mbushin Stambollin e gjithe vendet e Turqise me mish te mire dhe Shqiperine me lesh. Myzeqeja mund te nxjerre shume kuaj, te cilet, sado qe jane pak te vegjel, jane te forte e ecin mire.
Sipas kesaj panorame Shqiperia shtrihet pak ku ndodhet Shkodra dhe poshte Elbasanit deri ne Oher, Prespe, Kostur e Janine. Po ku ndodhet Mirdita, Kosova dhe Dibra? Redaksia botuese ne pjesen e hequr ka vendosur kllapa me pika (f. 45) duke nenkuptuar se aty mungon dicka. Dhe kjo dicka eshte pikerisht Kosova dhe Maqedonia Shqiptare qe i eshte hequr botimit te 1978 ne Kosove. Pjesa e hequr thote: Fusha e Kosoves, fusha e Manastirit, vendet e Tetoves e te Ysgypit jane vendet me te bukura te dheut qe prodhojne drithe e shume peme me te bukurat e tokes (bot. 1962, f. 38; bot. 1988, f. 41; bot. 2004, f. 49). A nuk kemi ketu pikepyetjen e madhe mbi manipulimin e vepres se Sami Frasherit per qellime politike dhe e gjitha kjo per popullaten shqiptare te Kosoves? Atehere kush ka te drejte ne diskutimin e hapur ne fb?
A e kupton lexuesi se permasat e paraqitura per lexuesin shqiptar ne Kosove jane te tilla qe ata te mos e mendojne kurre Shqiperine e vertete. Atehere perse u ka sherbyer figura e Sami Frasherit sipas kesaj analize dhe perse popullata shqiptare ne Kosove e konsideron patriot e rilindas? Nga e kane marre informacionin mbi ndjenjat kombetare te Sami Frasherit kur ato nuk jane transmetuar as me ane te librave te tij? Pergjigja e kesaj pyetje kerkon analizen e vepres se Samiut sipas ketij kendveshtrimi qe lexuesi shqiptar ne Kosove te mesoje permasat e verteta te manipulimit te veprave te atyre qe propaganda komuniste shqiptare i ka konsideruar rilindas, pasi ne kete rast pyetja eshte e lidhur perse tipikisht keta qe permenden rendom. Cfare fshehin ne realitet te ashtequajturit rilindas shqiptare te vendosur nga rendi komunist shqiptar? (me hollesisht per kete mund te lexoni artikullin: “A ka rilindas Populli Shqiptar”, te publikuar ne blogjet e mesiperm). Por prej ketej lind pyetja tjeter: Perse i ka pelqyer politikes titiste kjo panorame analitike mbi te ashtequajturit rilindas?
III – Njerezit e Shqiperise, Shqiptaret (f. 46-49)
Sipas Sami Frasherit Shqiperia ka afro 2 000 000 banore, ndoshta dhe me shume. Nga keto 100 000 jane vlleh e xinxare te shpendare ne male te Pindose e vende te tjera. Po aq mund te jene dhe greker rrotull Janines. Ky botim ne kete vend ka kllapa me viza cka te jep te kuptosh se konstatimi i Samiut eshte me i gjere, por redaksia botuese i ka hequr. Ne botimet e tjera shkruhet se ka dhe sllav ne fushe te Manastirit dhe ne ate te Kosves (bot. 1962, f. 39; bot. 1988, f. 41-42; bot. 2004, f. 51), por qe te gjithe keta mund te jene shqiptare qe kane harruar gjuhen e tyre e kane mesuar greqisht, sllavisht ne shkolla e ne kishe. Por ky konstatim dhe hipoteze e Samiut ka nje te keqe, pasi ne kete rast argumenton pa baza qe shqiptaret per interesat personale, pervec fese, na ndrronin edhe gjuhen duke hedhur poshte gjithshka te thene ne adrese te tyre.
Sipas Samiut shume nga keta nuk kane as shtepi dhe as toke, por jane bujqer ne vendin e tjetrit dhe i kane sjelle per se largu per te punuar tokat e shqiptareve, pasi keta te fundit nuk mund te linin pushket per te marre kazmen ne dore. Te gjithe te tjeret vendas ne Shqiperi jane thjeshte shqiptare te ndare ne gege e toske. Lumi i Shkumbinit ndan Gegerine nga Toskeria, por ne jug te ketij lumi ka gege te pakte qe flasin gegerisht. Ne mes te gegeve dhe toskeve nuk ka ndonje ndarje thelbesore. Te krishteret ndahen afro per gjysem ne katolike e ortodokse ku katoliket rrine ne Gegeri e ortodokset ne Toskeri. Edhe muslimanet jane te ndare ne Suni e Bektashi. Keto ndarje te besimit nuk kane sjelle ndonje percarje nder shqiptare pasi feja tek ata nuk ka percaktuar kombesine, por e kunderta: shqiptaret kane shqiptarine perpara fese. Pikerisht pse kane mbajtur kete raport shqiptaret kane mundur te ruajne kombesine e gjuhen e tyre. Megjithese ndryshuan fene, megjithese ndryshuan koherat shqiptaret jane edhe sot si ishin perpara mijeravjeteve si ne kohen e pellazgeve, si ne kohen e ilireve e maqedonasve te kohes se vjeter, si epirotet e kohes se Skenderbeut. Jane nje komb shume i vjeter qe ka mbetur deri me sot njesoj si ne lashtesi. Shqiptaret i kane te gjitha cfare i duhet nje kombi. Jane aq trima se duke qene me pak se 2 milion banore duke u shtrenguar mund te nxjerrin me teper se 300 000 luftetare te barabarte me 1 milion te tille ne raport me kombet e tjera. Duhet qe Shqiperine te mos e shkele kembe i huaji e shqiptaret te mbajne lirine e tyre. Perse shqiptaret te mos jene zot ne vendin e tyre? Shqiptari nuk eshte vetem i forte e trim, por edhe i zgjuar me teper se cdo komb tjeter. Ne cdo shkolle e ne cdo mesim shqiptaret shquan mbi te tjeret. Ne punera e mjeshteri shqiptari nuk eshte me pak i zoti se ne luftra e dituri. Eshte bujk e blegtor i mire dhe zanatali i mire. Grate shqiptare jane sa te hijshme aq dhe te ndershme me teper se burrat dhe pothuaj sa ata per trimeri. Por edhe ne punerat e shtepise jane te tilla duke mos i lene burrat e tyre te perzien. Me nje fjale: shqiptaret jane trima, te mencur, punetore, te zote per cdo pune. Me gjithe se ndryshojne ne besimet fetare nuk jane te ndare e te percare, por te bashkuar duke pasur dashuri ne mes tyre. Kane, dmth, gjithe ate qe i duhet nje kombi per te jetuar mbare. Kjo eshte e gjithe panorama e pretenduar si karakteri biologjiko-social i shqiptareve.
Kjo eshte analiza e shqiptareve sipas ideve te Sami Frasherit; por a eshte e sakte? Me shenimet (shenime 85, f. 43) qe vendos redaksia e botimit te vitit 1988 (ajo e vitit 1978 nuk e ka) tregon se keto “Pohime te tilla deri diku te ekzagjeruara behen nga Samiu per te rrenjosur tek shqiptaret besimin se ata jane ne gjendje te marrin rrugen e mesimit dhe te pervetesojne diturite” duke na treguar se nuk eshte dhe shume dakort me kete pretendim. Lidhja qe Samiu u ben shqiptareve me boten pellazgjike dhe prej ketej i cvendos per nga rendesia nga bota fetare, tregon se filozofi otoman me origjine shqiptare, dhe kjo e dyshimte, nuk ja ka haberin realitetit historik te perjetuar nga shqiptaret, te pakten ne keto 400 vjetet e fundit. Ky eshte kapitulli qe ben skopjo me ta perballur me realitetin shqiptar te fundshekullit te XIX-te dhe fillimshekullit te XX-te. Informacionet qe kemi mbi dinamiken dhe jeten sociale te shqiptareve ne intervalin kohor 1875-1925 tregon se panorama historike e shqiptareve nuk eshte kjo qe ka paraqitur Sami Frasheri. Eshte periudha qe nga hici shqiptaret “bejne” shtetin e tyre, i cili brenda nje shekulli u asgjesua tre here dhe Europa e beri dhe riberi po tre here (Ismail Qemali – 1912, Princ Vidi – 1914, Kongresi i Lushnjes – 1920). Me fjale te tjera shqiptaret shtetin e tyre e kane dhurate nga Europa dhe ne asnje rast nuk e kane bere vete. Te dy arritjet shtetformuese pas 1925 (Ahmet Zogu (1925) dhe Enver Hoxha (1945)) e kane pasur mbrapa Europen ne menyre te maskuar per aresyet e saja politike. Pikerisht aresyet e kalimit nga forma e organizimit te te parit ne formen e organizmit te te dytit perben ndryshimin e zhvillimit historik te shqiptareve, qe eshte tmersisht larg ideve shpirterore te Sami Frasherit.
E gjithe analiza e popullates shqiptare ne fund te shekullit te XIX e realizuar nga Sami Frasheri, eshte e cveshur nga ndikimi i botes se relacioneve mbi te, sidomos ne keto 400 vjetet e fundit ku vetem roli i 700 000 njerezve te vendosur ne mes te popullates shqipfolese nga Perandoria Otomane (shek. XV-XVI) dhe largimi i 300 000 shqiptareve drejt Europes pas vdekjes se Heroit Kombetar (pas 1468) tregon se popullata shqipfolese kishte arritur ne kete pozicion te pretenduar nga Sami Frasheri jo ne saje te vetezhvillimit autokton, por ne saje te botes se relacioneve ku ndikimi i Europes mbi kete popullate eshte i pakontestueshem. Eshte e pamundur shoqerisht qe nje popullate me lidhje afiniteti gati ne barasvlere me gjenezen e vet te pretenduar te arrije nivelin e pranuar nga organizimi shteteror. Kete problem Samiu e ka pare ne menyre pasionante dhe larg realiteti historiko-ligjor qe imponon Nena jone Natyre. Eshte e pamundur te kemi kete zhvillim te pretenduar dhe kete qellim te hiperbolizuar, pasi ne kete rast ato nuk mund te perbashkohen dot. Menyra e shikimit te problemit kanalizohet ne formen utopike te zhvillimit dhe me sa duket Sami Frasheri duhet t’i takoje kesaj kategorie filozofike (megjithese permbajtja e veprave te Samiut ne gjuhen shqipe eshte kaq kontradiktore sa e ben te pamundur emertimin e grupit filozofik ku mund ta permbledhesh ate). Ne kete drejtim redaktoret dhe udheheqesit e ekipit botues te vepres se Sami Frasherit nuk kane ndjekur linjen zyrtare filozofike te pretenduar si filozofi udheheqese ne jeten politike te komunistave shqiptare, cka ve nje pikepyetje te madhe mbi aresyet perse eshte marre ne konsiderate vepra e Sami Frasherit nga ana e komunistave shqiptare. Une pretendoj se kjo aresye perputhet me aresyet perse eshte manipuluar dhe tjetersuar vepra e Sami Frasherit. Ne thelb te gjithshkaje qendron nje tendence per te barazuar produktin intelektual te shqiptareve ane e kend botes shqipfolese me pretendimin e barazise se historise se perjetuar duke kujtuar ne kete menyre se mund te barazohet shkalla e zhvillimit social te shqiptareve brenda kufijve shteterore. Kjo eshte semundja e sotme e produktit komunist ne fushen e produktit intelektual.
IV – Shqiptaret jashte Shqiperise (f. 49-51)
Eshte nje kapitull i ndertuar mbi nje baze idealiste te zhvillimit dhe me thene te drejten kjo me ka habitur jashte mase pasi autori eshte munduar t’i injektoje shqiptareve nje zhvillim natyror qe e suprimonte ambientin ku ai punonte dhe jetonte. Dmth shqiptaret jashte substratit te tyre social vazhdonin te ishin te suksesshem per efekt te gjenezes se tyre biologjiko-shoqerore. Pikerisht kjo eshte nje hipoteze e viteve 60-70 te shek. te XX-te qe ka pushtuar mendjet e shqiptareve te mijevjecarit te trete duke formuar Klubin e te Marreve te Madheshtise Shqiptare. Keshtu qe bie dyshimi mbi origjinalitetin e botimit te vitit 1899, pamvaresisht nga autori.
Sipas Samiut pervec 2 milion shqiptareve, qe jane ne Shqiperi, ekzistojne edhe me shume se gjysem milioni shqiptare jashte Shqiperise, ne Itali, ne Greqi ne ca krahina te Turqise, ne Mal te Zi etj. Nga keta shqiptyaret ne Itali dhe Greqi jane me te shumtit. Ata qe jane ne Greqi kane ikur nga Shqiperia perpara se te vinin turqit ne kohen e Bizantit kur erdhen hunet dhe kombet e tjera invaduan gadishullin. Mijera shqiptare ne ato kohera lane memedheun e tyre nga tmerret e ketyre te ardhurve dhe vajten ne ishujt e Greqise, ne More, ne Athine dhe ne vendet e tjera te Greqise. Shume nga keto vende i gjeten te zbrazura e pa njerez. Por edhe atje ku kishte u bashkuan me vendasit duke e ruajtur gjuhen e tyre shqip qe flasin edhe sot. Idhra, Speca, Porua, Kulluri (Sallamina), Egjina e te tjere ishuj jane edhe sot te banuara thjeshte prej shqiptaresh. Me te shumtet e vendasve ne Attike jane shqiptare. Athina pa u bere kryeqytet i Greqise, ishte nje qytet thjeshte shqiptar e nuk degjohej gjuhe tjeter pervec shqipes. Botimi i vitit 1988 ne kete pike ka nje shenim (89, f. 44), qe nuk ekziston ne ate te vitit 1978. Ky shenim thote: “Pohimi i Samiut nuk eshte i drejte. Me sa duket ai ketu synon te vere ne dukje se ne Athine dhe rrethet e saj banonin shume shqiptare qe kishin ruajtur gjuhen dhe zakonet e tyre”. Ne vazhdim Samiu shprehet se thone qe sot per sot nje e treta e vendasve ne Greqi (vec Thesalise) jane shqiptare; ne mos jane nje e treta, per nje te katerten as mos e dyshoni. Ne ato kohera edhe shume shqiptare u perhapen neper te tjera ane; keshtu ishulli i Marmarase afer Kostandinopojes edhe disa fshatra nga ane e Adrianopojes e te Filipopojes qe u thuhet Arnaut-Qoj, jane thjeshte prej shqiptaresh. Shqiptaret e Italise ndodhen ne Kalabri e ne Sicili, ku kane bere fshatra e katunde dhe krahina te tere prej tyre duke jetuar vecan italianeve e duke ruajtur gjuhen e besimin ortodoks te tyre. Keta jane afro 300 000 njerez thjeshte shqiptare qe flasin shqip55. Ky shenim, qe nuk gjendet ne botimin e vitit 1988, thote se: “Per numrin e arberesheve te Italise, kur S.F. shkruante veprezen e tij, kishte te dhena te ndryshme. Disa nga keto e ulnin numrin e tyre deri ne 200 mije veta, kurse burime te tjera deri ne 80 mije veta”. Shume nga keto familje sado qe e humben prejardhjen e tyre e tuasjten emrin shqiptar si familja Albani ne Itali, e cuila ka nxjerre shume njerez te medhenj qe i kane sherbyer Italise. Nga kjo familje ka dale edhe nje pape: Kleman’ i Dymbedhjete. Pa dyshim qe behet fjala per Papen me origjine arbereshe Klementi i XI (1700-1721) emrin e te cilit Samiu e ndreq me poshte. Nga e gjithe kjo rremuje te ikurish vetem ata qe vajten ne mbreterine e Napolit munden te rrine se bashku duke e ruajtur gjuhen e kombesine e tyre deri me sot. Gjuha qe flasin eshte shqip, thjeshte toskerishte, pak e prishur, e perzier me italishten. Ne mes te shqiptareve te Italise jane shume njerez te ditur dhe me vlere qe kane deshire te madhe per gjuhen dhe kombin e tyre. Kane sherbyer shume ne Itali dhe kane treguar trimeri me Garibaldin.
Ne fakt ky kapitull nuk ka te beje me shqiptaret, por me te ikurit prej vendeve ku flitej shqip. Keshtu qe nuk e di se cfare frymezimi atdhetar mund te jape kjo teresi faktesh, edhe po te ishin absolutisht te sakta dhe te pandryshuara prej nje shekulli.
Eshte nje pike qe e tregon fare hapur se qellimi i perfitimit nuk qendron ne bashkimin e popullates shqipfolese nen nje etnitet te vetem shteteror, por ne percarjen e etnive ku bashkejetonin edhe shqiptaret. E po te shohim vitin kur jane thene keto fjale (1899) duhet te merret me mend se kush do te perfitonte nga kjo percarje.
V – Si jane sot Shqipetaret? (f. 51-53)
Kjo pyetje vjen si rezultat i analizave te parapara dhe Sami Frasheri arrin ne nje perfundim qe nuk i pelqen Akademise se Shkencave ne vitin 1988-89. Ideja e autorit eshte kjo: Shqiptaret, duke rene ne duart e Turqve nuk rane ne kurth, sic e pandehen dhe nuk u bene rob te Perandorise; por shoket e tyre, me te cilet bashkepunonin dhe ishin mbi kombet e tjera, rripnin e rrembenin dhe ktheheshin ne vend te tyre ngarkuar me mall. Keshtu Shqiperia ishte e lire dhe pothuajse me vete. Botimi i vitit 1978 nuk e konsideron kete fraze te ngarkuar me emocionie te autorit qe ben fjale per grabitje, vjedhje, dmth krime kundra prones se tjetrit qe benin shqiptaret, dhe te gjitha keto te bashkeshoqeruara me lirine dhe pavaresine kombetare; por botimi i vitit 1988 ka nje shenim permbyses ne nje tjeter drejtim te idese se Samiut. Sipas ketij shenimi (92, f. 45) “Duke dashur te tregoje se zgjedha osmane pas reformave te Tanzimatit ka ardhur duke u renduar dhe shfrytezimi duke u rritur, Samiu e paraqet me ngjyra te zbukuruara periudhen para ketyre reformave”. Redaksive te te gjithe botimeve nuk u ben pershtypje teresia e akteve banditeske te shqiptareve dhe menyren se si i trajton Samiu per ato kohera, por kundershtojne raportin e zhvillimit para dhe pas Tanzimatit duke e konsideruar si te pelqyeshme keto akte. Ne fakt kjo perben dhe strumbullarin e menyres se si na trajtuan otomanet pergjate sundimit 500 vjecar politik, ku nga ky konstatim i Samiut rrjedh qe karakteri i shqiptareve te asaj kohe perben thelbin e gjendjes sociale te tyre dhe jo kjo politike e aplikuar. Por e gjithe kjo nuk eshte e vlefshme per te gjithe territorin e popullates shqipfolese. Influencat e botes europiane mbi Kombin tone nuk jane te barasvlefshme per te gjithe koherat, per te gjithe krahinat, per te gjitha moshat dhe per te gjithe profesionet e aplikuara ne ato kohera; ka ekzistuar diferenca cilesore dhe kjo u eshte mbajtur e fshehte shqiptareve. Kjo fshehje dhe ky tjetersim i vepres se Sami Frasherit perputhen ne qellimin edukativ politik te shqiptareve pergjate periudhes 1945-1991, por edhe pas kesaj periudhe manipulimi i Historise se Kombit Shqiptar vazhdon me te njejtat ritme: ne rastin e pare ne emer te komunizmit, ndersa ne rastin e dyte ne emer te demokracise duke pasur te njejtet njerez ne aspektin biolo`gjiko-politik. A nuk do te thote kjo se keqarsimimi i shqiptareve vazhdon ne te njejten forme dhe me te njejten permbajtje?
Sipas Samiut, shqiptaret prej qindra vjetesh rronin keshtu ne nje mireqenie sipas menyres se tyre, dmth duke grabitur, vjedhur, shkaterruar pronen e tjetrit; por erdhi nje kohe qe e sotmja ndryshoi me te djeshmen dhe shqiptaret u bene skllever, u poshteruan e u ulen, u shkelen e u cnderuan shume me teper se kombet e tjera te Turqise. Shqiptaret u trajtuan si me te poshter nga greket, nga sllavet, nga armenet dhe nga judejte. Turqia e ka humbur besimin ndaj shqiptareve, nuk u beson dhe i shikon si armiq e si tradhetare, jo si shoke e si vellezer, si i veshtronte qemoti. Sot shqiptaret merren ushtare, mundohen e rrihen qe te mesojne gjuhen e turqve ne menyre qe keta te fundit te mesojne artin e luftes, te cilen shqiptaret e dine qe ne bark te nenes. E merr per tre vjet ushtar dhe e mban dhjete vjet larg shtepise e memedheut. E ben te paafte, e trajton lakuriq, te uritur, te semure e te varfer. Ne lufte e vendos ta vrase kot, urdherues i tij eshte nje turk i paditur e i frikshem, e fut ne anije prej nga nuk del dot. Ushtari shqiptar ne mos vdekte ne lufte, vdes nga semundja, nga te pangrenet e nga te cveshurit. Nga ata qe shkojne ne ushtri, fort pak kthehen ne shtepi te tyre. E urdherues behen gjithmone turqit edhe pse gjysma e ushtrise turke jane shqiptare, por as nje e qinda nuk jane komandanta. Shqiptari qe ishte mesuar te mos paguante, tani jane detyruar te paguajne aq shume pagesa sa nujk ngrene as koken. Turqit duke qene zoterinjte e tyre per peseqind vjet e me teper, nuk u kane mesuar shqiptareve as pune, as mjeshteri, as dituri, por i kane mesuar te luftojne e te grabisin; tani ne menyre te rrufeshme duan t’u marrin armet e u thone paguani. Ata shqiptare, qe pak kohe me pare ishin te veshur me rroba te arta e te farketuar me arme te argjenta e te lara, ata e bijte e tyre sot jane lakuriq me nje kemishe qe s’ka ku ta zere qeni. Keshtu eshte sot e gjithe Toskeria dhe shume vende ne Gegeri. Ka disa vende ne Gegeri qe i kane mbajtur armet e kane qendruar ne malet e tyre te rrepta e qe nuk jane shkelur kurre nga turku. Banoret e tyre nuk japin ushtare, nuk paguajne taksa, por edhe keta rrojne si te egjer, pa ndonje qeveri duke u vrare perdite ne mes tyre. Edhe keta po i ha varferia, pasi nuk kane ndonje pune me fitim dhe vendet e tyre jane te rrjepura e te varfera. Me gjithe kete edhe qeveria e turkut dite me dite po i rrethon duke ju afruar e duke u kerkuar armet qe t’i bejne edhe ata rober. Shqiperia sot urdherohet e qeveriset prej turqve te huaj e prej njerezve te poshter e te pandershem, te cilet i blejne vendet ne Kostandinopoje me te holla e vine te rrjepin Shqiperine e shqiptaret per te nxjerre ato te holla qe kane dhene edhe aq te tjera do te vjedhin per veten e tyre.
Menyra se si Samiu i ka permbledhur karakteristikat e shqiptareve pergjate jetes historike te tyre nuk duhet konsideruar e vlefshme dhe pozitive (te pakten kjo eshte nje menyre tipike antishqiptare). Marrja ne konsiderate e te kaluares si pozitive, e cila mbeshtetej ne cilesite negative te shqiptareve te Toskerise si hajdute dhe grabitesa dhe qe u perdoren nga otomanet per te realizuar qellimet e tyre, nuk duhet te perbeje nje te vertete reale prej nga te kalohet ne nje kohe tjeter kur ishte vendosur rregulli ekonomik dhe qe per shqiptaret konsiderohej si shtypje sociale; akoma me tej te gjithe kete ta konsiderosh si dy anet e zhvillimit te shoqerise shqiptare te asaj kohe prej nga te nxjerrim te miren dhe te keqen e bashkejeteses se shqiptareve me Turqine Otomane. Te gjitha keto tregojne anen formale dhe te padobishme te vepres se Sami Frasherit mbi Shqiperine imagjinare. Por komentuesit e vepres se Sami Frasherit mbi Shqiperine imagjinare kane tjerrur me imagjinaten e tyre fantazira qe nuk perputhen kerkund qofte me realitetin historik, te perjetuar nga shqiptaret, qofte me vete vepren e Sami Frasherit dhe e gjitha kjo sepse kjo veper e Sami Frasherit nuk flet mire per shqiptaret ne cfaredo kohe qe t’i marresh ne analize. E gjitha kjo hap nje problem krejt tjeter per tjeter mbi karakterin e shqiptareve kur vjen puna per te percaktuar gjenezen historike sociale dhe gjenezen historike biologjike.
VI – Kombesia e Shqiptareve (f. 53-55)
Samiu ne kete kapitull teorizon mbi raportet shpirterore te individeve me Kombin duke e konsideruar kete te fundit si idhullin shpirteror te njeriut pa e vrare mendjen ne asnje rast mbi mundesine e perputhjes historike te bashkesise njerezore me kete nocion, i cili per rastin shqiptar mbetet i tille dhe vetem ne shekullin e XX-te shqiptaret munden ta perdorin gjeresisht si nje deshire per t’u arrire dhe aspak nje realitet i domosdoshem per zhvillimin e metejshem te tyre. Eshte me teper nje deshire imponuese e autorit se sa nje realitet historik per te cilin duhet te kesh respekt. Ky kapitull duhet konsideruar me i rendesishmi i vepres pasi tregon realitetin botekuptimor te autorit ne lidhje me popullaten shqipfolese dhe per hesap te kujt e shkroi vepren ne fjale.
Sipas Sami Frasherit per njeriun nuk ka gje me te vlefshme e me te dashur se kombi dhe ceshtja kombetare. Kjo ndjenje eshte e barabarte me ate qe njeriu ka per prinderit e vet. Ne kete kuader Samiu formulon idene se ai qe nuk don Atdheun e tij eshte tradhetar dhe njeri i keq deri ne ate shkalle sa nuk mund te quhet njeri. Shqiptaret ne raport me kombet e tjere, me teper se cdo gje duan dhe nderojne kombin dhe memedheun. Shqiptaret e vertete vriten per ceshtjen kombetare dhe nuk durojne njeri t’i shajne shqiptarine. Ne anet tona te lindjes njerezit (kjo eshte nje shprehje me dy kuptime: mund te konsiderohet si shprehje gjeografike, dmth ne lindje te Frasherit, por mund te konsiderohet edhe si vendlindja e Samiut cka do te thote se Samiu nuk ka lindur ne Frasher te Permetit) vene besimin fetar perpara ceshtjes kombetare; nje grek me te ndrruar fene ndrron edhe kombesine, dmth po u be katolik thote jam frenk e ne u bafte musliman thote jam turk. Ndersa shqiptari besimin fetar i le ne radhe te dyte pas ceshtjes kombetare. Po kjo gje nuk ka ndikuar ne ruajtjen dhe mbajtjen e shqiptarise duke shtruar pyetjen: me se mbahet ceshtja kombetare e nje kombi? Dhe pergjigjet: me pare me gjuhen e tij. Gjuha eshte me e para dhe me e madhja shenje e nje kombi. Vazhdon me pyetjen: Gjuha me se mbahet? Pergjigja: Me shkronja. Nje gjuhe e pashkruar nuk mund te qendroje shume kohe e paprishur dhe, duke u perzier me gjuhe te tjera, prishet. Shtrohet pyetja: po gjuha shqipe, pa qene e shkruar, ka qendruar dhe vazhdon te qendroje? Pergjigja: shqiptaret rronin neper male e tyre me vete te paperzier me te tjere kombe dhe se kombet qe e rrethonin ishin te paditur. Atehere ishte pune me shpate dhe shqiptaret ne kete fushe ishin me te forte se te tjeret. Samiu ben krahasimin me maqedonasit, te cilet u zhduken nga historia sepse u perzien me popujt e tjere dhe sot bota i konsideron si greke. Vetem shqiptaret e Shqiperise e kane ruajtur kobmesine e tyre, duke mos u perzier me te huaj dhe duke jetuar te ndare nga e gjithe bota e si te egjer. Ne qofte se e kane ruajtur gjuhen dhe kombesine e tyre me padije dhe pa e shkruar ate, a do te mund ta ruajne ne vazhdim me shperndarjen qe kane ca ne Shqiperi, ca ne Itali e ca ne Greqi? Pergjigja: Jo kurre! Bota eshte ndryshuar, njerezit u zgjuan, kombet u ndricuan, seicili veshtron zhvillimin e vet, te shtohet e te zmadhohet duke u kujdesor te perpije te vegjelit e te dobtit. Sot cdo komb per te ruajtur gjuhen dhe pastertine e vet ka nevoje te hape syte, te kete mendjen e mbledhur, te shpjere gjuhen e vet perpara e te kujdeset shume qe te mos e hane e ta coptojne kombet fqinje. Ne problemet kombetare nuk ka miqesi, seicili veshtron te fitoje vete e te haje shokun. Kombet jane si peshqit qe hane njeri-tjetrin. Mjere kush eshte i dobet!
Keshtu ka pretenduar Sami Frasheri me idete e tij pa treguar ne asnje rast se si mund te perfitoje bota shqiptare nga kjo rremuje filozofiko-politike. Ne planin krahasues nje gjendje sociale nuk mund te jape te njejten gje per kohera te ndryshme, sic mund te jete e njejta situate kur i nenshtrohet botes se relacioneve. Analiza hapesinore e Kombit Shqiptar sipas ketij kendveshtrimi eshte krejtesisht antihistorike jo vetem pse nuk ka ndodhur keshtu, por dhe rezultantja nuk mund te ishte e tille ne qofte se politikat e aplikuara mbi parashqiptaret dhe shqiptaret nuk do te ishin ngopur ne vetvete duke e anashkaluar boten autoktone te gadishullit. Te pakten shtetet qe e kane rrethuar dhe drejtuar popullaten parashqiptare dhe shqiptare pergjate 2500 vjeteve qe i njohim, kane qene shtetet me te fuqishme te Globit tokesor sipas rendeve shoqerore perkatese, keshtu qe teza e Samiut nuk eshte e sakte. Pastaj zhvillimi i gjuhes shqipe eshte ne perputhje me dinamiken historike te marredhenieve imponuese te parashqiptareve dhe shqiptareve me boten politike qe i rrethonte dhe nuk ka asnje rast historik qe parashqiptaret dhe shqiptaret te kene jetuar te izoluar, te pakten ne keto 2500 vitet qe i njohim. Po te kishin jetuar sipas kesaj pikepamje, qe pretendon Samiu, ata nuk do te ishin bere te njohur ne Historine e Njerezimit. Por problemi eshte i ngaterruar nga nje lidhje imagjinare midis banoreve autoktone (term ky qe nuk pranon bashkengjitjen relativ apo absolut), ilireve, dhe te ardhurve nga Azia Qender-Perendimore, pellasgeve, duke e futur gjenezen e shqiptareve ne nje pozicion te pazgjidhshem.
Dhe pika e fundit kritike eshte tendenca per t’i paraqitur parashqiptaret dhe shqiptaret si luftetare te medhenj, gje qe eshte jo vetem abuzive, por realisht shqiptaret dhe parashqiptaret nuk kane luftuar kurre ne jeten e tyre sociale per ceshtjen kombetare. Kjo eshte fund e krye nje trillim, por ajo tregon qellimin qe ka pasur Samiu kur u nis dhe beri kete lloj shpikje duke ja adresuar shqiptareve. Fakti qe parashqiptaret dhe shqiptaret nuk bene kurre nje njesi politike me vete tregon se problemi eshte tjeter per tjeter, por Sami Frasheri eshte munduar ta fshehe kete dukuri duke ja rritur veshet shqiptareve per qellime krejt te tjera. Fakti qe e shtrin boten shqiptare vetem ne territoret qe sot quhet Shqiperi, ne Greqi dhe Itali, duke anashkaluar Turqine, dhe ne kete gjendje ben pyetjen mbi mundesite e mbijeteses se shqiptare tregon se politika otomane ka gisht ne kete veper te Samiut dhe kjo duhej diferencuar ne aspektin analitik te saj, gje qe nuk eshte bere nga studiuesit shqiptare ne asnje rast, duke e paraqitur vepren si nje program te ceshtjes kombetare shqiptare perfundim i cili nuk mund te pranohet ne asnje permase. Kjo veper, ne kete forme qe eshte paraqitur, jo vetem qe nuk mund t’i sherbente shqiptareve, por ajo do t’i detyronte ata ta braktisnin token e te pareve te tyre sic bene paraardhesit e tyre mesjetare dhe pasardhesit e tyre pas nje shekulli (1990-1997). A nuk eshte ky i fundit i njejti rast identik me te parin dhe fajtor per kete eshte politika? Cili eshte mesimi i Samiu ne kete rast?
VII – Rreziqet e Shqiperise (f. 55-59)
Eshte kapitulli me antihistorik dhe me i manipuluar nga ana e redaksise botuese (e kam fjalen gjithmone per botimin e 1978 te bere ne Prishtine) duke ja lene fajin redaksise kosovare te botimit. Samiu e ka trajtuar problemin sikur shqiptaret kane qene dikur te fuqishen si strukture sociale dhe befas, per faj te rastesive politike, paraqitet e rrethuar nga armiq te krijuar nga kjo rastesi (pikerisht kjo nuk eshte e vertete dhe redaksia pikerisht pranine e ketyre armiqve e ka fshire nga origjinali i botuar me 1899, e ribotuar me 1962 e ne vazhdim).
Sipas Samiut Shqiperia perpara vendimit te Kongresit te Berlinit (1878) ka qene e rrethuar me vende te Turqise dhe kufijte e kesaj mbreterie kane qene shume larg Shqiperise, por pa dhene aresyet perse keto vende nen Turqine Samiu nuk i emerton me emrat e tyre tradicionale, kurse vendin e shqiptareve e quan gjithmone Shqiperi pa qene asnjehere e tille. Por pas ketij kongresi Shqiperia mbeti ne nje cep te larget e te vecante te Turqise (…..) te mbeshtjelle e rrethuar nga Mali i Zi, Serbia, Greqia e Bullgaria duke pasur ne krye Austrine. Redaksia e botimit te 1978 (f. 55) ka hequr frazen: “e eshte e rrethuar me kufij armiqsh” (bot. 1899, f. 38; bot. 1962, f. 47; bot. 1988, f. 49; bot. 2004, f. 62). Ne ato kohera Shqiperia lidhej me Turqine me nje rrip toke ne mes te Bullgarise e detit Egje, por qe Bullgaria me rastin me te pare mund ta perlaje duke e ndare Shqiperine nga Turqia dhe kjo e fundit nuk mund ta mboje dot me. Por Shqiperine e rrezikon nje gje me e madhe: lufta e pendes e shkolles, lufta e ceshtjes kombetare. Kombet qe kane rrethuar Shqiperine duan ta coptojne e ta ndajne ne mes tyre. Greqia, Sllavet e te tjere kombe fqinje nuk duan ta njohin qenien e Kombit Shqiptar. Seicili perdor fene e tij e kerkon te terheqe ne anen e vet ata shqiptare qe kane te njejten fe me ta. E para Turqia kerkon te marre muslimanet shqiptare e t’i ndaje nga vellezerit e tjere shqiptare te krishtere duke futur ne mes fanatizmin e grindjen. Te dytet vine greket, te cilet lirin e tyre dhe mbreterine qe kane sot e kane fituar me gjak shqiptari. Ata jane me te keqinjte e armiqve te Shqiperise. Greket kerkojne te ringjallin perandorine e Aleksandrit te Madh,te Perikliut dhe ate Bizantine, por pasi i humben perjete vendet si Romania, Bullgaria kerkojne te marrin toka ne Maqedoni e Shqiperi. Duke u mbeshtetur ne fene e tyre greket kerkojne te ndajne shqiptaret ortodokse nga shqiptaret muslimane dhe katolike bejne perpjekje t’i detyrojne te harrojne gjuhen e tyre te bukur e te mesojne te flasin e shkruajne greqisht e me kete rast t’i bejne greke duke pretenduar te marrin gjithe Toskerine e Shqiperine e Jugut. Por Greqia e ka nje shok te forte dhe ai eshte Turqia, i cili e ndihmon per te luftuar kombesine dhe gjuhen e shqiptareve. Kete e realizon duke mos lejuar te hapet ndonje shkolle, te shtypet ndonje liber a te behet ndonje mesim apo mbledhje ne gjuhen shqipe e ne kete menyre ndihmon shkollat greke duke i mbajtur shqiptaret e krishtere nen zgjedhen e prifterinjve te Fanarit. Pas turqise e grekeve Shqiperia ka armike Bullgarine e Serbine, te cilet duan te bejne ne vendet e lindjes dhe te veriut te Shqiperise ato qe bejne greket ne jugun e saj. Edhe ne ato ane shume shqiptare ortodokse e harrojne gjuhen e bukur shqipe te prinderve te tyre dhe mesojne gjuhen sllave. Edhe ketyre sllaveve Turqia i jep ndihme duke jua lene duart e lira te bejne c’te duan, por u jep edhe fermane per te hapur shkolla e metropolitana ne vendin tone e ne nuk na lene te hapim as nje shkolle te vogel. Keshtu Turqit (…..) jane armiqte e Shqiperise e te shqiptareve. Botimi i vitit 1978, f. 59, ka mangut frazen: “edhe me ndihmen e ketyre grekeve e sllaveve” (bot. 1899, f. 41; bot. 1962, f. 50; bot. 1988, f. 51; bot. 2004, f. 67). Pra redaksia e botimit te vitit 1978 kerkon qe shqiptaret e Kosoves te mos kene asnje paragjykim per greket dhe sllavet e asaj kohe. Kapitulli mbyllet me frazen: Keto jane rreziqet qe u kanosen Shqiperise dhe shqiptareve, ku eshte hequr fraza: “Shqiptaret duhet te ruhen shume nga djallezite e turqve, grekeve e sllaveve e t’i kundershtojne keta me te drejtat e tyre” (bot. 1899, f. 42; bot. 1962, f. 51; bot. 1988, f. 51-52; bot. 2004, f. 67).
Ne kete dukuri qe percon Samiu fshihet e gjithe historia e Njerezimit, te pakten ne keto 2500 vitet e fundit, ku shtetet me te zhvilluara kane nenshtruar vendet e prapambetura ku disa jane zhdukur nga historia e disa jane ringjallur me te forte, me te bashkuar e me solid. Per fatin e mire apo te keq te parashqiptareve dhe shqiptareve kjo nuk ka ndodhur ne menyre absolute, por pjesa me e madhe e parashqiptareve (sidomos iliret) u zhduken nga Historia dhe u permblodhen vetem ne nje krahine shqipfolesash mbi te cilen filluan pretendimet vetem pasi u shpartallua Perandoria Otomane. Deri ne kete moment shqiptaret e kishin treguar dy here veten e tyre ne drejtim te tendences per te formuar nje mevetesi politike jo per merite kombetare, por per aftesi individuale te sundimtareve ne sherbim te perandorise ne fjale: ne periudhen 1757-1831 ne Pashallekun e Shkodres nen drejtimin e Bushatllinjve dhe ne periudhen 1797-1821 ne Pashallekun e Janines nen drejtimin e Ali Pashes te Janines. Praktika historike tregoi se kjo jo vetem qe kishte qene e pamjaftueshme, por ajo tregoi defektin kryesor te shqiptareve: u mungonte uniteti kombetar. Dhe vetem ky eshte shkaku qe e ben rrezikun e zhdukjes se shqiptareve ne cdo kohe evident edhe sot. Kete gje Sami Frasheri jo vetem qe nuk e ka konstatuar, por eshte munduar ta mbuloje me krijimin e nje supremacie racore inekzistente dhe te demshme per shqiptaret e mijevjecarit te trete. Une nuk e di se cfare rreziku ka ndjere bota akademike turke nga kjo veper e Sami Frasherit te botuar ne ate kohe, por keshtu sic eshte publikuar kjo veper rezulton tipikisht antishqiptare dhe per kete eshte heshtur ne menyre te rrezikshme.
VIII – Miqte e Shqiperise (f. 59-62)
Eshte nje kapitull qe nuk mbeshtetet ne faktet reale, por ne interesat politike individuale te kohes duke pasur brenda fare hapur ate qe komunistet shqiptare pas 1945 perdoren gjeresisht per drejtimin e shoqerise shqiptare ne aspektin njerezor. Faktet qe sjell Samiu, duke tentuar t’i argumentojem praktikisht, shume shpejte kthehen kundra tij (brenda 8 vjeteve pas vdekjes se Sami Frasherit) dhe jane keto kthesa qe vertetojne sakte se kjo veper nuk eshte shkruar per t’u sherbyer shqiptareve drejt progresit, por kjo veper ka sherbyer per te manipuluar si shqiptaret individe ashtu dhe historine e perjetuar prej mijeravjecaresh te parashqiptareve. Mund ta konsiderojme si kapitullin jo vetem si me antihistorik, por, mbi te gjitha, si kapitullin me antishqiptar te kesaj vepre, pasi ben fjale per miqte e shqiptareve, kur ne realitet ishin armiqte shumepermasore te tyre (eshte nje nder faktet qe ngre dyshime mbi autoresine e vepres ne fjale).
Samiu, pasi ka percaktuar armiqte e shqiptareve (turqit dhe greket) percakton se kush jane miqte e shqiptareve me pretendimin se kombet e Europes: francezet, italianet, gjermanet, anglezet e te tjere e duan dhe e nderojne kombit tone. Te gjithe cuditen me trimerite e shqiptareve, me besimet e tyre e me te tjera te mira qe i njohin kombit tone. Gjithe shkrimtaret e Europes kane shkruar kurdohere mire per ne; na dine trima e burra te beses, na njohin si me te vjetrin komb te Europes dhe me te fismin. Gjuhen tone filluan ta mesojne duke i dhene asaj nje rendesi te madhe ne letersine e pergjithshme. Franca me kohe do te tregonte nje dashuri te cmuar per shqiptaret dhe sidomos per katoliket e per mirditoret. Italia ka treqindmije shqiptare ne vendin e saj, te cilet jane perpjekur me shume per Italine e bashkuar se italianet vete, keshtu qe keto miq te shqiptareve nuk do te rrine te shohin se si fqinjen e tyre po e coptojne greket dhe sllavet. Austria nuk mund te doje qe sllavet e Serbise e te Bullgarise te futen ne mes te shqiptareve e te zgjerohen ne kurriz te tyre. Shqiptaret do te kene miq edhe ne gadishullin e Ballkanit kundra sllaveve qe jane te shumte edhe kunder romuneve. Edhe Rusia, edhe pse eshte dhe vete sllave, dhe mburoja e te gjithe sllaveve, nuk i kursen fjalet e mira dhe ndihmen per shqiptaret, sikunder nuk i ka kursyer edhe per greket, me gjithese keta te fundit jane armiqte edhe te sllaveve. Keshtu qe gjithe mbreterite e medha na duan dhe na nderojne, por ndonje nga keta edhe nuk na eshte dhe shume mik sa te marre punen tone ne dore dhe t’i pervishet drejt zgjidhjes. Nga kombet fqinje vetem nje kemi mik, i cili e kupton te miren e ti dhe e di qe pa shqiptaret nuk mund te mbaje pozicionin e deshiruar. Ky komb eshte kombi vlleh qe jetojne si ne Shqiperi ashtu dhe afer saj. Nga keta ca jane vlleh-shqiptare qe flasin vllahisht dhe shqip dhe ca vlleh-grek qe flasin vllahisht dhe greqisht. Greket kane bere dhe po bejne me keta vlleh ate qe po bejne me ne shqiptaret, dmth t’i bejne grek me shkollat dhe kishat e tyre. Vllehet deri me tani ishin genjyer edhe ata si shqiptaret ortodokse e donin te quheshin greke e te harronin gjuhen e tyre duke mesuar greqisht; por me ne fund e muaren vesh edhe keta se sa e vlefshme eshte gjuha e kombesia per cdo njeri, keshtu qe filluan te mesojne gjuhen e tyre e te hapin shkolla me vete. Ne kete kohe vllehet nuk mund te kene ndihmes e miqesi atje ku jetojne pervec shqiptareve. Duke u prishur me Greqine, te cilet nuk ngopen t’i pjekin e t’i hane ata vlleh qe duan gjuhen e tyre, si dhe shqiptaret, kishin nevoje te bashkohen me shqiptaret, me ata qe jane shqiptare te vertete qe e duan gjuhen dhe kombesine e tyre. Edhe Rumania, qe eshte nena e ketyre vlleheve, e di mire qe vllehet e Shqiperise e te Maqedonise s’mundin te jetojne e te ruajne gjuhen e kombesine e tre kunder djallezive te grekerve pervec se duke u mbeshtetur ne miqesine e shqiptareve e duke u bashkuar me ta. Prandaj dhe Rumania eshte treguar me teper se te gjithe te tjeret mike per Shqiperine dhe e ka dashur ndarjen e shqiptareve nga greket. Edhe ne Rumani eshte bere e para shoqeri dhe eshte hapur e para shtypshkronje e jane shtypur te parat libra shqip. Kete te mire shqiptaret nuk do t’ia harrojne Rumanise dhe do t’ja shprblejne duke dashur e duke mbajtur mire vllehet e Shqiperise. Por kur njeriu eshte i keq kerkon t’i hype siper jo vetem armiqve, por dhe miqve; keshtu qe per te mbajtur nderin e tij njeriuu duhet te tregohet i zoti edhe kundra armiqve por edhe kundrejt miqve. Keshtu qe ka nga ata vlleh qe na duan dhe kane nevoje per miqesine tone, por, me gjithe kete, duan te jene me te larte e me te ndjere se ne edhe pse jane me te pakte dhe te ardhur e te huaj ne Shqiperi.. Ka nga ata vlleh qe duan te tregojne ne Europe qe vllehet jane mendja e shqiptareve, se shqiptaret duhet te luftojne e te vriten e vllehet te qeverisin e te gjykojne. Keta nuk kane frike te thone se shqiptaret s’kane nevoje per shkronja e per shkolla se kane shkronjat dhe shkollat e vlleheve. Keta derehapur na i bejne grekerit dhe turqit sikur na duan deri atehere sa te hapin gjuhen dhe shkronjat e tyre dhe te gjithe ne presin ne shkollat e tyre krahe hapur. Prandaj dhe vlleheve nuk duhet t’u besojme aq teper megjithese duam te besojme se k mendim nuk eshte i te gjithe vlleheve dhe as i udheheqesve te tyre.
Por botimet e viteve 1988, 2004 kane nga nje shenim perkates (112, f. 52 dhe 1, f. 69) qe thote se: “Ndihma e Rusise cariste per Shqiperine ishte me teper nje deshire e S. Frasherit se sa realitet. Ne te vertete Rusia Cariste ishte kunder levizjes clirimtare shqiptare, kunder interesave kombetare shqiptare”, shenim i cili nuk ekziston ne botimet e 1962 dhe 1978.
Keto ide te Sami Frasherit per miqesite e shqiptareve tregojne se nga pikpamja politike parashqiptaret dhe shqiptaret ne gadishullin Ballkanik nuk i ka dashur kerkush dhe asnjehere. Defekti i Samiut qendron ne mos zbulimin e shkakut te kesaj mosdashje dhe analiza historike e ketyre 3000 vjeteve te fundit tregon se burimi dhe faji i kesaj mosdashje qendron pikerisht tek parashqiptaret dhe shqiptaret deri ne ate mase sa ne duhet te zbulojme aresyet e kesaj mosperputhjeje ndjenjash kombetare. Nuk behet fjale per tjetersimin e shqiptareve, por ne ate se cfare ndodh kur relatohen kombet e tjere me kombin tone ne aspektin e progresit shoqeror. Kjo eshte pika me e erret e shkences se Historise qe tek shqiptaret bie ne sy dukshem dhe e kerkon nje shpjegim perpara se te akuzojme te tjeret per te keqen qe na ndodh. Por analiza e ideve te Sami Frasherit na e krijon mundesine te nxjerrim perfundime me konkrete ne lidhje me rolin e vlleheve ne Shqiperi dhe ne mosperputhjen e ndjenjave kombetare te shqiptare me popujt fqinj.
Te pakten roli i vlleheve ne token e banuar nga popullata shqipfolese dallohet per dy periudha ku ata luajten nje rol jo te parendesishem, por qe u mbulua me shume marifet nga propaganda komuniste. Se pari, ne kohen e levizjes per pavaresine e shqiptareve (1912) vllehet kerkuan dhe luftuan per te ndertuar nje shtet brenda shtetit te Ismail Qemal Vlores, por nuk i la Europa. Se dyti, popullata vllehe ishte ajo qe u perzie me fort ne levizjen komuniste pas 1945 duke zene pozicione komanduese ne nomeklaturen me te larte te saj, te pakten pas 1956 deri me 1991. Ideja e Sami Frasherit per rolin e vlleheve ne shoqerine shqiptare pergjate shek. te XX-te ka rezultuar teper e sakte ne qellimin per te cilen ata u ingranuan ne shoqerine shqiptare ne fillim te atij shekulli.
Ndersa problemi i mosperputhjes se ndjenjave kombetare te shqiptareve me popujt fqinj eshte nje problem metodik i bashkeshoqerueshem me botekuptimin qe njeriu ka per shkencen e Historise. Faji per kete mosperputhje nuk eshte i popujve te tjere ballkanike, por vetem i parashqiptareve dhe shqiptareve dhe kur perdoret termi popuj ballkanike ne forme perbuzese duhet te jemi te ndergjegjshem se fajtoret e vetem te kesaj perbuzje jemi ne shqiptaret. Historikisht kjo mund te ndiqet me lehtesi qe nga koha e pellazgeve te ardhur dhe ne transformimin e popujve te tjere ballkanike qe nga ajo kohe e deri me sot jo per fajin tone, por per efekt te grykesise imperialiste qe dispononin ata popuj ne agimet e tyre ballkanike. Relacionet e krijuara qe nga ajo kohe e deri me sot kane ne themel te tyre bashkerendimin social te vendasve autoktone me popullatat e ardhura ne gadishull, ku permasat e ketyre relatave kane percaktuar fatin e te ardhurve dhe te nje pjese te mire te popullates autoktone. Aresyeja perse u zhduken frygasit, thraket, maqedonasit eshte e lidhur me lidhjet shume te ngushta qe keto popullata krijuan me vendasit autoktone, te cilet ishin tjetersuar nga marredheniet e sterzgjatura me pellazget prej nga muaren emrin ilir dhe epirote, por dhe popujt e mesiperm te zhdukur nga jeta historike.
Sot problemi shtrohet: me ke duhet te lidhen popujt e prapambetur per te realizuar progresin e deshiruar jashte kornizes te me te fortit, pasi vetem parashqiptaret dhe shqiptaret, e ky duhet te jete rasti i vetem ne Europe te pakten, kane qene komshinj dhe te komanduar nga popujt me te zhvilluar te races Njerezore ne Toke dhe vazhdojne te jene ne po te njejtin pozicion cilesor atehere kur rane ne kontakt per here te pare me pellasget hyjnore (ardhja kohore e pellasgeve eshte nje problem i pa saktesuar akoma, pasi dikush i ben te ardhur para 5000 vjetesh, dikush para 10000 e dikush para 35000 vjeteve ne varesi te gjetjes se objekteve arkeologjike), duke vazhduar ne te njejten permase me boten helenike, romake, bizantine, otomane, austro-hungareze, italiane e gjermane dhe ne te gjithe kete parakalim politiko-historik kane pasur per aleat udheheqes per afro 2000 vjet Seline e Shenjte te Kishes se Krishtere Katolike. Fakti qe kane pasur ne ndihme dhe ne udheheqje te jetes se tyre sociale popujt dhe strukturat sociale me te zhvilluar te Njerezimit, por gjendja e tyre sociale eshte shume me mbrapa se relatoret universale dhe shume me perpara se gjendja sociale e paraardhesve te tyre te larget tregon se vektoret e zhvillimit shoqeror te shqiptareve te sotem kane nevoje per nje riinterpretim te gjithe asaj qe ka ndodhur ne brendesi te botes se tyre pasi ndryshimi ne sensin progresiv sipas hapsires eshte vetem i botes parashqiptare dhe shqiptare kur krahasohet me parametrin natyror shpejtesi zhvillimi. Po relatoret e shumte cfare kane fituar nga popullata autoktone e gadishullit ballkanik? Fitimi eshte i mbuluar me petkun e padijes dhe me formen e mbrapsht te botekuptimit qe bartin historianet e ketyre relatoreve. Fitimi eshte vetem ne perfitimin e kohes primitive qe relatoret kane marre nga popullata parashqiptare dhe shqiptare duke i zgjatur jeten rendit ne te cilen kohe jane futur ne relata me keto popullata. Keshtu qe te flasesh per marredhenie miqesie midis kombeve duhet pasur parasysh pikesepari permasat e kesaj miqesie qe krijohet nga raporti kohor-hapsinor i marredhenieve. Pra problemi rezulton shume me i komplikuar se ideja e Sami Frasherit dhe mendoj se nuk ja vlen ta analizosh me gjate pasi kemi te bejme me deshira te parealizueshme dhe te pakuptimta per progresin e Kombit Shqiptar.
IX – Te shkruarit e gjuhes shqipe (f. 63-66)
Bindja ime eshte se kjo veper e Sami Frasherit vetem per perfitimin nga ky kapitull eshte botuar ne Shqiperi dhe kjo eshte pika me e para ku fillon manipulimi dhe ndryshimi i historise se Kombit Shqiptar. Ato qe shkruhen ne kete kapitull cojne ne dyshimin qe vepra eshte krejtesisht jashte realitetit historik dhe informacioni eshte jashtezakonisht i pasakte, duke nenkuptuar se autori nuk mund te jete Sami Frasheri, ne qofte se kete te fundit e konsiderojme si Hegelin e Otomaneve.
Sipas Samiut shenja dalluese e nje kombi eshte gjuha (ne te vertete gjuha jo vetem qe nuk eshte shenja dalluese e kombeve, por ajo nuk sherben per te treguar as gjenezen historike te tyre. Me e shumta qe gjuha tregon eshte permasa e botes se relacioneve ku depertimet gjuhesore i nenshtrohen nje rregulli ligjor qe e nxjerr jashte loje gjuhen e sotme shqipe ne drejtim te perfitimit dualist te relatoreve, cka do te thote se gjuha e folur dhe e perdorur nga parashqiptaret dhe shqiptaret nuk ka ndikuar mbi asnje gjuhe te Botes dhe ne asnje kohe ne menyre rigorozisht absolute). Nje gjuhe qe nuk shkruhet e nuk lexohet nuk konsiderohet gjuhe si p.sh. provansalet ne France, katalonasit ne Spanje, galet ne Angli e te tjere popuj qe flasin nga nje gjuhe te tyre dhe bota i njeh per francez, spanjolle e angleze sipas gjuhes qe shkruajne dhe kendojne. Kemi thene se si shqiptaret nuk u kujdesen per gjuhen e tyre, se si gjuha shqipe ka mbetur e pashkruar deri nne kiohen tone dhe se si eshte ruajtur gjuha jone nga te jetuarit e prinderve tane te izoluar e te paperzier nga popujt qe e rrethonin. Por nuk eshte vetem populli yne qe nuk e ka shkruar gjuhen e tij.; ka edhe shume popuj te tjere ne Europe, Azi qe kane filluar te shkruajne gjuhen e tyre ne kete shekull qe po vjen. Ne eshte ruajtur gjuha shqipe per mijera vjet pa shkronja, pas kesaj nuk mund te ruhet edhe shume kohe, me qene se kohet u nderruan duke e bere te pamundur jetesen te ndare e te izoluar, fqinjet u zgjuan dhe i rregulluan punet e tyre e ne kete menyre perpuqen te na fusin ne shtetet e tyre. Gjeja e pare qe bejne keta fqinje eshte te na detyrojne te harrojme gjuhen tone dhe te mesojme gjuhen e fqinjeve.. Jo vetem shqiptaret e Greqise e te Italise, por edhe shujme nga te Shqiperise kane filluar te mos flasin e dine shqip kur prinderit e tyre nuk dinin gjuhe tjeter. Po te lihet e pa shkruar gjuha shqipe, edhe pse e ruajtur per mijera vjet, do te humbase e do te harrohet ne pak kohe. Duke pare kete rrezik te madh disa shqiptare me zemer plot dashuri per popullin e tyre, nxoren ne shesh deshiren qe ka pasur te fshehur ne zemer cdo shqiptar. Jane njezet vjet, ne kohen e lidhjes se Prizrenit, qe u bene shkronjat shqip te plota e te mbaruara me te pasur cdo shkronje nje ze dhe per cdo ze nje shkronje me vete (ne kete pike ky botim ka shenimin 65, f. 64 qe thote: Eshte fjala per alfabetin e Stambollit qe u aprovua me 1879 nga nje komision i posacem i perbere nga Sami Frasheri, Pashko Vasa, Jani Vreto, dhe Hoxha Tahsimi, por qe nuk gjendet ne botimin e 1988 e ne vazhdim). Pas kesaj shqiptaret ngriten shoqeri ne Rumani, Egjypt e Kostandinopoje, por, kjo e fundit, nuk qendroi shume kohe e detyruar nga zgjedha e turqve. U hap nje shkolle shqipe ne Korce ku mesohej gjuha jone. Pergjate njezet vjeteve germat shqip leshuan aq renje te forta sa nuk shkuleshin me. Mbledhesit e shkronjave shqip u konsideruan te rrezikshem per armiqte e kombit tone, sepse e pane qe Shqiperia do t’u dilte nga duart. Edhe pse ishin armiq midis tyre turqit, greket dhe sllavet u bashkuan midis tyre per te ndaluar te shkruarit e gjuhes shqipe. Kjo beri qe te mos shtohen e te mos perhapen shkollat shqipe ne Shqiperi e te mos dalin libra e ditare; por kjo nuk e ndaloi dot shqiptarin per te mesuar shkronjat shqip pasi shqiptari ishte mesuar te prodhonte shkronja edhe pa shkolle, edhe pa libra, por te shkruara me dore.
Realisht ky kapitull nga fillimi deri ne fund eshte i sajuar per te mbuluar arsimimin e popullates jugshqiptare nga shkollat greke dhe ato turke pergjate gjithe periudhes kur ka jetuar Sami Frasheri dhe per te fshire nga faqja e historise pjesen tjeter te shqiptareve qe kishin nje arsimim krej te kundert ne kohe dhe e gjitha kjo sipas shkollave europiane. Procesi i arsimimit te popullates shqipfolese nuk ka filluar atje ku thote Samiu dhe ne kohen per te cilen ben fjale ai. Eshte kjo aresyeja perse, te pakten ky kapitull, pretendohet qe kete veper nuk e ka shkruar Sami Frasheri. Per kohen qe ben fjale Samiu, procesi i arsimimit te Popullit Shqiptar ne qytetin e Shkodres ishte i konsoliduar dhe shkollat “grindeshin” midis tyre per nivelin europian qe perconin ne popullaten qytetare. Kolegji Saverian, Gjimnazi Franceskan dhe dhjetra shkolla fillore u kishin krijuar te gjitha mundesite popullates shkodrane te ishte ne balle te levrimit te kultures shqiptare jo vetem persa i perket produktit intelektual, por ishin te pafundme veprat shkencore, gjuhesore, letrare qe prodhoheshin pergjate kohes qe Sami Frasheri krijonte per kulturen otomane. Ne kohet qe ai perpilonte enciklopedine turke, ne Shkoder perpilohej letersia popullore ku u mbeshtet Lahuta e Malcis, Bibla e shqiptareve te shekullit te ri.
Ky kapitull eshte nje trajtim pak si me ndryshe i kapitullit te VII – Kombesia dhe gjuha e Shqipetareve (f. 35-39) te pjeses se pare Ç’ka qene Shqiperia? dhe e analizon problemin jashte cdo realiteti te perjetuar nga shqiptaret. Samiu nuk e ka njohur ne asnje permase Veriun e Shqiperise se sotme dhe me sa duket kjo mosdije duhet te kete lidhje me politiken otomane ku fatet e asaj popullate ja kishte lene ne dore Perandorise Austro-Hungareze.
X – Varferia e Shqiptareve, rruga pa krye e Shqiperise (f. 66-68)
Eshte nje kapitull ku ndeshet bota e Samiut me politiken e redaksive botuese ne Shqiperi e Kosove, ku keto te fundit kerkojne t’i imponohen Kombit Shqiptar duke e paragjykuar ne ate se si ka jetuar ai pergjate periudhes se sundimit politik te Perandorise Otomane. Redaksia ka shfrytezuar nje pohim dhe nje justifikim te Samiut kur flet per keto probleme. Pohimi ka te beje me pranimin se dikur shqiptaret kane jetuar mjaft te pasur dhe kjo pasuri (ketu fillon justifikimi) vinte nga rrogat e ushtrise dhe grabitjet qe beheshin gjate luftes. Shumat e pagesave dhe ato te grabitjeve sillnin te ardhura te mjaftueshme edhe nje begati te pergjithshme. Redaksia ka vene shenimin (67, f. 66, i cili eshte dhe ne botimin e vitit 1962, 70, f. 57) se ky pohim dhe justifikim i Sami Frasherit nuk ishte real per te gjithe popullin, por vetem per klasen e feudaleve ushtarake, ndersa masat popullore shfrytezoheshin egersisht; kurse ne botimin e 1988 dhe 2010 ky shenim (130, f. 57; 129, f. 82) merr trajten e nje kritike interpretuese sikur Samiu ne kete pjese ben nje zbukurim te pajustifikuar te gjendjes se Shqiperise para reformave te Tanzimatit duke qene nje hipoteze sikur eshte perdorur nje taktike nga ana e tij qe e lejon te kritikoje e te denoje me lehte gjendjen aktuale te Shqiperise pas ketyre reformave.
Sipas Samiut sot ka ndryshuar pasi shqiptaret nuk shkojne ushtare me rroge, por futen nen nje diktat ushtarak duke u kthyer nga lufta te cveshur, te semure e te keputur. Ndonje gje nuk behet ne Shqiperi pasi fabrikat e Europes e suprimojne prodhimin vendas; ato pak para qe bien ne dore te shqiptareve shkojne drejt Europes. Taksat e qeverise jane te shumta sa mezi i paguajne. Fitimet e vjetra u harruan e te tjera nuk vijne me. Rruget nuk po hapen, lumenjte mbyten fushat, ndersa ethet qe lindin nga keto balta bejne boten te jete gjithnje e semure dhe e uritur. Keshtu qe nje varferi e madhe dhe e keqe ka mbuluar gjithe Shqiperine. Qeveria e turqve ne Shqiperi eshte vetem per te mbledhur taksat qe i duhen per ushtrine. Kjo qeveri bashkepunon me kusaret dhe i rrjepin shqiptaret, te cilet me arme ruajne pasurite e tyre, por qe edhe armet ja u marrin duke i lene te paarmatosur perpara hajdutit dhe armikut. A mund te quhet qeveri nje qeveri e tille? Si asnjehere Shqiperia gjendet nen nje paqeveri te keqe. Shqiptaret hahen dhe vriten mes tyre e gjaku i shqiptareve shkon kot. Varferia, paqeveria, padituria sjellin grindjen, ndarjen, mosdashurine. Shqiptaret, te varfer, te paditur, te ndare, armiq me njeri-tjetrin, po vriten ne mes tyre, po derdhin gjakun e tyre kot e sa vine e po humbasin. Kane rene ne nje gjume te thelle e te rende. Fqinjet e tyre dite per dite po zgjohen, po ndicohen, po shtohen dhe po lene gjurma te medha ne Shqiperi, te cilat jane gati ta copetojne fare. Keshtu eshte sot Shqiperia.
Ne te vertete kjo analize empirike ve nje njolle te madhe mbi figuren e Sami Frasherit persa i perket nivelit konstatues dhe zgjidhjes se problemit shqiptar. Une nuk e kuptoj akoma se cfare gjeje pozitive rezulton nga kjo veper deri ne kete moment, duke u nisur nga ideja e prejardhjes dhe qenia se shqiptareve deri ne fillim te shek. te XX-te. Ne kete analize mungojne faktoret ekonomike dhe sociale te zhvillimit te shoqerise otomane drejt asaj turke, mungojne faktoret ekonomike dhe sociale te shoqerise parashqiptare dhe shqiptare drejt shek. te XX-te, mungojne analizat e ekuacioneve te zhvillimit si te shoqerise otomane ashtu dhe te asaj shqiptare. Mosperputhja e tyre nuk mund te jete shkak i gjendjes tipike sociale te shqiptareve. Ka shume faktore te tjere, qe Samiu nuk i ka marre parasysh duke e kufizuar problemin shqiptar ne varesi te raporteve qe shoqeria shqiptare ka me vdekjen e rendit feudal otoman pa e zberthyer dinamiken e shoqerise shqiptare drejt zhvillimit te mundshem. Kjo gjendje ireale dhe e pavertete e gjendjes sociale te shqiptareve i ka sherbyer propagandes komuniste per te formuluar gjendjen e keqe te shqiptareve dhe diellin iluzor te realizuar nga komunizmi bolshevik drejt te cilit shkoi shoqeria shqiptare pas 1945-ses. Paraqitja me ngjyra te zeza te gjendjes se shoqerise shqiptare ne kapercyell te shek. te XIX-te drejt shek. te XX-te ka krijuar iluzionin qe fajtori i kesaj gjendje te jete Perandoria Otomane duke u anashkaluar bota e brendeshme e vete shoqerise shqiptare mbi te cilin bie barra e zhvillimit autokton dhe jo imponimi politik pese shekullor, te cilin populli shqiptar jo vetem qe e duroi, por ju pershtat me se miri ku nje pakice individesh suprimoi shumicen pa e zgjidhur problemin shqiptar ne asnje pike.
Menyra se si shoqeria shqiptare u shkeput nga bota otomane dhe zgjidhi problemin e vet ne menyre praktike ka mbetur e panjohur akoma per shqiptaret, te cilet nuk duan te pranojne se ka ekzistuar nje pozicion historik ku popullata parashqiptare dhe shqiptare nuk ka qene e afte ta thote fjalen e saj dhe per kete ka ndodhur ecuria perse mbrapshti i zhvillimit historik. Cili eshte ky pozicion? Sami Frasheri ka tentuar te zgjidhe sipas menyres se vet sipas nje linje utopike, mbi cbaze ka lindur pjesa e trete e vepres mbi vazhdimin historik te shqiptareve. Menyra se si e ka krijuar hapesiren teorike utopike te zhvillimit te shqiptareve perben esencen praktike te komunizmit shqiptar pas 1945-ses. Me kete sy duhet ta shohe lexuesi shqiptar vazhdimin e analizes se vepres te Sami Frasherit mbi Shqiperine iluzioniste.
Por ne kete pike ka nje perputhje midis pjesmarrjes se shqiptareve ne ushtrine turke (sipas Sami Frasherit ne fillim te shek. te XIX-te) dhe organizimit te bandave, apo te ashtequajturave ceta, ne jugun e Shqiperise (sipas Avokat Dr. Vasil K. Dilos ne fillim te shek. te XX-te). Fjala behet per popullsine shqiptare ne Jugun e Shqiperise se sotme dhe ne ate qe kane tentuar te fshehin historianet e epokes zogiste dhe komuniste, por qe ne kete veper te Sami Frasherit del e cveshur krejt lakuriq duke na dhene mundesi te interpolojme gjendjen e burrave shqiptare te Jugut ne fillim te shek. te XX-te pas 40 vjeteve ne masakrat qe bene ne Kosove dhe Veriun e Shqiperise ne emer te komunizmit dhe luftes kundra nazizmit me te ashtequajturen ushtri nacional-clirimtare.
- Krye e trete: Ç’do te behet Shqiperia?
Kjo eshte pjesa qe perputh idete e Sami Frasherit mbi Shqiperine me praktikat politike te aplikuara ne Shqiperi pergjate epokes komuniste dhe kjo eshte, per mua, aresyeja me e pare perse duhet dyshuar qe kjo veper, ne kete forme qe eshte publikuar sipas te gjitha varianteve, nuk duhet te jete e Sami Frasherit.
Por kjo pjese, per nga permbajtja, ka dhe nje problem tjeter qe lidhet me figuren e Sami Frasherit, qofte si filozof, qofte si njeri i ditur e qofte si atdhetar qe mbahet ketu tek ne. Teorikisht analiza e Samiut per te ardhmen e Shqiperise eshte, ne pamje te pare, sa politike aq dhe filozofike, por ana e kesaj te fundit nuk eshte perputhur ndonjehere me materializmin filozofik e per rrjedhoje duhet te kishte shenime te posacme ne kete kendveshtrim analitik. Keshtu qe ne kete drejtim kjo pjese ka shume me teper karakter utopik se sa kerkesa reale ne drejtim te asaj qe duhet te benin shqiptaret pas shkeputjes nga Perandoria Otomane. Hipotezat e Samiut kane me teper karakter deshirash individuale se sa zgjidhje reale te problemit shqiptar. Asnjehere Samiu nuk e ka analizuar shoqerine shqiptare sipas produktit autokton e per rrjedhoje utopia filozofike e tij, ne kete rast, nuk ka permasa, dmth eshte e pavlefshme. Eshte e pamundur per nje shoqeri te ndertoje strukturen e vet sociale sipas ideve te individit pa arritur pjekurine e vet per formen strukturore. Keshtu qe e gjithe kjo pjese, e kesaj vepre te Sami Frasherit, eshte krejtesisht jashte praktikave te parakaluara nga Njerezimi, te cilat i shfrytezoi klasa e re politike pas triumfit te 1945-ses.
I – A mund te qendroje Shqiperia sic eshte (f. 69-72)
Sipas Samiut Shqiperia eshte nje cope e Turqise Europiane dhe ekzistenca e saj, dmth e Shqiperise, eshte e lidhur me jeten e Turqise ne Europe.
Qe ne kete faze te analizes Samiu kundershton pretendimet e veta mbi shqiptaret dhe pergatit nje situate sociale te shqiptareve te lidhur domosdoshmerisht me Perandorine Otomane, por pikerisht kjo nuk eshte vertete. Shqiptaret nuk kane jetuar asnjehere ne nje vend qe ka qene cope e Turqise Europiane, por shqiptaret kane jetuar ne nje vend ku jane perplasur interesat e Perandorise Otomane me vendet europiane dhe ky vend ka perbere kufirin perendimor te Perandorise dhe kufirin lindor te Europes Feudale. Te pranosh idene e Samiut do te thote te mohosh luften 400 vjecare te politikave europiane mbi kete vend te Europes te pushtuar nga otomanizmi mesjetar dhe karakterin europian te popullates shqiptare. Pra kjo fjali e Samiut eshte shkruar sipas interesave politik te Perandorise Otomane dhe jo sipas realitetit historik te perjetuar nga shqiptaret. Prej ketij kendveshtrimi do te vije pikepyetja e meposhtme dhe pergjigja nga vete Samiu qe e vene vendin e shqiptareve nen varesine absolute te otomanizmit.
A do te rroje Turqia dhe shume kohe ne Europe? Kesaj pyetje nuk i pergjigjet njeri dhe pergjigja e kesaj pyetje eshte jo. Turqia jetoi shume ne Europe dhe pas Kongresit te Berlinit besohej se do te jetonte edhe dhjete vjet te tjera, por shkuan njezet, dmth jetoi shume. Kjo mbreteri nuk ka bere asgje dhe nuk po ben per t’i zgjatur jeten vetes. Nuk e di se sa do te jetoje ne Azi, gje qe eshte jashte temes sone, por ne Europe jeten e ka shume te shkurter. Shqiperia nuk ka bere gje per vete dhe rron ne themelet e shembura e te kalbura te Turqise. Me te ardhur nje stuhi politike qe te shembe Turqine do te bjere edhe Shqiperia duke u shtypur nen germadhat e renda te Turqise. Kombet e tjera te Turqise Europiane jane bere gati per kete pozicion per te qendruar me vete e te mos i marre rrjedha e shembjes se Turqise. Po shqiptaret, edhe pse kane mbi njeqind vjet qe jane te varur nga Turqia, sado e shohin qe kjo Turqi eshte e shembur, prape nuk heqin dore nga varesi. Shqiperia e shtypur nga tirania, jo aq shume sa vendet e tjera, ka ngrire e eshte thare nga dimri i saj. Puna e Maqedonise eshte shtruar per zgjidhje dhe do te vije koha qe te marre fund; edhe Rumelia nuk do te mbese sic eshte tani. Turqise do t’i priten pak thonjte dhe nuk do te kete mundesi te shfrytezoje keto kombe, por thirrjet e ketyre te fundit do te degjohen dhe te te drejtat e tyre do t’i fitojne. Atehere shqiptaret a do te nxjerrin zerin dhe te kerkojne te drejtat e tyre. Apo do te perpiqen deri ne oren e fundit per te mbajtur tiranine e Turqise mbi koken e tyre dhe kombeve te tjere? Shqiptaret jane si nje njeri, qe ka rene ne det dhe di te beje not mire, por duan, duke shpetuar veten, te shpetojne dhe Turqine, e cila ka rene dhe vete ne det; por keta te fundit nuk dine not dhe nuk i lene, keta qe dine, t’i shpetoje. Keshtu qe per shqiptaret po e lene veten ne dore te te mbyturit qe me tradheti kerkon te marre me vete edhe shqiptaret. Cfare duhet te beje nje njeri, qe bie ne nje rrezik te tille? T’i jape nje shqelm te shendoshe dhe te shpetoje veten. Turqia as mund te rroje, as do te rroje dhe as nuk duhet te rroje. Shqiptaret po qe se duan te mos ndahen nga Turqia, duhet te humbasin bashke me te. Prandaj themi prape se Shqiperia, si ka jetuar deri me tani nuk mund te rroje dot me. Le qe Turqia eshte e vdekur dhe nuk mund te rroje kush me te, por edhe sikur te ngjallej kjo mbreteri e te rronte per disa kohe, Shqiperia prap nuk do te mundej me te jetonte pasi Turqia eshte vdekja e shqiptareve.
Ne kete pike botimi i vitit 1988 ka nje shenim (142, f. 61) qe thote: “Vini re qartesine dhe guximin e S. Frasherit per t’i thene gjerat me emrin e tyre te vertete dhe per t’i treguar shqiptareve rrugen e shpetimit”. Shenim i cili nuk ekziston ne bot. e vitit 1962 dhe 1978.
Me poshte Samiu vazhdon me konstatimin se Turqia i ka lidhur koke e kembe shqiptaret dhe i mbajne ne kete pozicion per t’i ngrene e t’i percajne te tjeret (..f.72..). Botimi i Prishtines (1978) nuk ka vendosur emrat e fqinjeve te shqiptareve qe tentojne te kryejne keto pune dhe pikerisht “greket dhe sllavet” (bot. 1988, f. 61, por botimim i vitit 1962 keto emra i ka me germa te medha). Autori e mbyll kete kapitull me hipotezen se sa te rroje Turqia ne kete forme, Shqiperia do te jete coptuar pergjithmone (..f.72..), ku perseri nuk jepen emrat e atyre qe do te coptojne Shqiperine duke mos botuar frazen: ne mes te grekeve dhe sllaveve” (bot. 1988, f. 61, por botimim i vitit 1962 keto emra i ka me germa te medha).
Analiza e ketyre rreshtave tregon qe problemi shqiptar eshte i varur kryekeput nga dinamika politike e Perandorise Otomane dhe e vendeve te tjera ballkanike duke mos dhene asnje zgjidhje nga bota e brendeshme e shqiptareve. Kjo perben defekt metodik dhe ketu figura filozofike e Sami Frasherit peson ulje nga pretendimi i dhene ne Shqiperi mbi te. Perbashkimi i karakteristikave te shqiptareve, sipas Samiut, me gjendjen politike te Ballkanit ne fund te shek. te XIX-te duhet te conte ne zhdukjen e dhunshme te shqiptareve ne menyre absolute dhe Shqiperia nuk do te mund te ekzistonte dot. Fakti i kundert tregon se Perandoria Otomane kishte ndikuar mbi popullaten shqipfolese, por nuk kishte qene e afte ta tjetersonte drejt zhdukjes. Ndryshimi qe popullata shqipfolese kishte pesuar nen drejtimin politik te kesaj perandoria nuk mund te na coje kurrsesi ne perfundimin qe me eleminimin e kesaj perandorie do te zhduket Kombi Shqiptar. Kjo teze ka sherbyer per te formuluar teorine e prapambetjes se Kombit Shqiptar, ne raport me popujt europiane, per shkak te kesaj politike, gje kjo krejtesisht e pamundur (e kunderta, dmth qe Kombi Shqiptar ka shkaktuar prapambetjen e popullatave nen juridiksionin politik otoman, eshte shume me e lehte e argumentueshme) dhe abuzive nga pikepamja shkencore e zhvillimit te shoqerise. Kjo teze ka sherbyer per te justifikuar veprimet antishqiptare te klasave politike qe kane sunduar mbi popullatat shqipfolese pas 1831 ne Greqi, pas 1912 ne Shqiperi, pas 1928 ne Jugosllavi. Lidhja qe Samiu i ka bere popullates shqipfolese me shtetin turk do te ishte e vlefshme ne qofte se procesi politik do te kishte qene gjithperfshires jo vetem nga pikepamja gjeografike dhe koha e aplikimit, por kryesisht ne tjetersimin e popullates shqipfolese drejt shtetit feudal, gje kjo krejtesisht e pamundur nga pikepamja sociale pasi ligji i veprimit mbi popujt e prapambetur nga ana e politikes i nenshtrohet tjeter permase nga fantazia e Sami Frasherit. E po t’i shtojme dinamiken dhe gjendjen e popullates shqipfolese ketij procesi do te shikohet se eshte e pamundur qe politika otomane e ka lene prapa Kombin Shqiptar per faj te kesaj politike. Interpretimet politike jane tjeter gje dhe realiteti historik gje tjeter. Ky eshte nje rast tjeter mbi dyshimin qe bie per autorin e kesaj vepre.
II – A jane te zote Shqiptaret te mbajne e te ruajne vetveten (f. 72-75)
Ndoshta eshte pyetja me me vend e te gjithe vepres, por dhe pyetja qe nuk ka marre kurre pergjigje te argumentuar qofte nga pikepamja historike, qofte nga pikepamja filozofike e qofte politike. Vetem shkrimtaret e realizmit socialist nuk e kane vene ne dyshim kete problem, por duke folur roma per toma e kane anashkaluar perputhjen e shkalles se zhvillimit social me imponimin politik te realizuar ku ata kane qene jo vetem aktore, por dhe autoret e ketij mashtrimi madhor.
Sami Frasheri ka tentuar t’i vije rrotull ketij problemi, por pa u futur brenda asnjehere e per rrjedhoje idete e tij kane qene pertej utopizmit filozofik, dmth kane qene thjeshte fantazi. Problemi nuk qendron ne ate se cfare ka menduar Samiu per problemin shqiptar, por si percaktohet forca shqiptare per ruajtjen e identitetit te tyre dhe si mbahet nen kontroll ky identitet. Ne kete rast as qe mund te behet fjale per mendime, por per ligjesite natyrore qe veprojne ne kete kontekst praktiko-historik dhe a kane mundesi shqiptaret te kontrollojne keto ligjesi.
Eshte Samiu ai qe ngre nje ndertese me elemente subjektive pa e ditur ne asnje rast se si formohen keto elemente dhe si ndikojne mbi popullaten ku aplikohen sipas dy rrugeve: 1-kur veteprodhohen nga popullata dhe 2-ku i imponohen kesaj popullate nga politika qofte e brendeshme e qofte e jashtme. Zgjidhja e ketij problemi eshte ne te njejten kohe dhe pergjigja qe ben Samiu, por duke ditur se Samiu nuk ka bere asnje zgjidhje te ketij problemi duhet te merret me mend se cfare pergjigje pritet ne vazhdim.
Sipas Samiut dy gjera duhen ne jete: e drejta dhe fuqia. Dhe sipas tij sot (1899) shqiptaret e kane kete te drejte pa asnje medyshje; kjo e drejte merret ne raport me popujt e tjere dhe ne funksion te shkrim-leximit te gjuhes shqipe. Shqiptaret jane me te fortet e gadishullit dhe ne raport me numrin e tyre jane me te fortet dhe te shendoshet e popujve te Botes. Sot, keshtu sic eshte, Shqiperia mund te ncjerre nje ushtri prej 500 000 njerezish, e sa per 200 000 e 300 000 formohet menjehere. Dhe eshte e ditur se kjo ushtri prej 200 000 shqiptaresh eshte e barabarte me nje ushtri prej 500 000 ushtaresh te huaj. Deri me sot shqiptaret kane luftuar vetem me fuqi, po kurre me te drejte. E po kur shqiptaret jane kaq trima e te forte pse rrine duar lidhur e te huajt e dobet e pa ndonje fuqi dhe pa ndonje te drejte po e coptojne. Rrine keshtu se duart ju a ka lidhur Turqia, ku me nje dore mban duart e shqiptareve e me tjetren ndihmon armiqte e shqiptareve. E dime se Turqia nuk eshte e forte, po eshte dhelper. Por duhet pranuar se shqiptaret i lidhen vete duart e tyre nga padija dhe verberia.
Ne vazhdim Samiu ben nje lloj analize qe nuk ka kurrfare saktesie ne drejtim te lidhjes se sotme me te kaluaren jo vetem per popullin shqiptar, por edhe per popujt e tjere europiane. Nga njera ane e konsideron popullin shqiptar nje dragua te forte i rrethuar prej cakejsh e dhelprash, ndersa nga ana tjeter e konsideron Turqine nje komb te eger te ardhur nga Azia Veriore me hosten ne dore qe pushtoi vendet me te bukura dhe me te qyteteruar te botes dhe si i rropen, i dogjen e i gremisen me nje egersi duke i mbajtur zap nen nje varferi, tirani qe tmeron gjithe boten. Nje nder keta popuj eshte dhe Shqiperia, por qe e gjitha kjo ndodh nga pakujdesia e shqiptareve. Turqit jane nga ato kombe qe kane jetuar mbi dhe si bresher e si bore. Samiu shtron pyetjen: ku jane sot hunet, vandalet, mongolet, avaret, gotet e shume popuj te egjer qe zune gjysmen e faqes se Tokes duke djegur, gremisur e duke derdhur gjak? Turqit nuk kishin te drejte te jetonin me teper se keta popuj; deri me sot jetuan me qyl pasi nuk duan dhe nuk dine te jetojne si gjithe bota, por duan te jetojne per jete me egersi. Turqit do te humbasin dhe duhet te humbasin qe te shpetojne njerezit, pasi do te na marrin dhe ne me vete. Shqiptaret nuk kane asnje lidhje me turqit. Ne nuk erdhem nga shkretetirat e Azise, jemi me i vjetri komb i Europes dhe kemi te drejte te jetojme ne Europe me shume se cdo popull tjeter. Kete te drejte te shenjte shqiptaret jane te zote ta ruajne e ta kerkojne edhe me arme ne dore. Shqiptaret jane te zote te ruajne dhe te mbajne te drejten e tyre, dmth kombesine, gjuhen dhe memedheun e tyre kundra cdo armiku dhe e gjitha kjo ne qofte se duan.
A mund te pranohen te gjitha keto qe thote Sami Frasheri mbi zotesine e shqiptareve?
Kjo eshte nje teme te cilen sot shqiptaret e kane shume per zemer, por pa i dhene dot pergjigje ne menyre te argumentuar. Menyra se si Samiu e ka trajtuar eshte thjeshte nje formalizem qe tenton ne frymezoje shqiptaret drejt nje ideali, i cili ne fillim te mijevjecarit te trete nuk e lidh dot me token e shqiptareve ne menyre te domosdoshme ne permasa te tilla sa popullata e sotme shqipfolese e shikon perfitimin jetesor jo ne token ku jeton, por ne Token e atyre qe luftuan per 1300 vjet per t’i pergatitur parashqiptaret dhe shqiptaret drejt nje jete me te civilizuar ne raport me jeten e tyre biologjike te percaktuar nga ligjet e Natyres, teper larg ligjeve te percaktuar nga Shoqeria Njerezore. Raportet midis ketyre dy lloj ligjesh perben te gjithe diskutimin mbi metodiken analitike te shoqerise se sotme shqiptare dhe, ne kete drejtim, Sami Frasheri nuk ka sjelle asgje te re ne mendimin filozofik boteror. Perkundrazi kemi te bejme me nje enderr qe nuk mund te behet kurre realitet pasi e gjithe metodika e perdorur deri me sot nga bota filozofike nuk merr per baze ate qe ndodh pas asaj qe konsiderohet si bota e relacioneve universale midis popujve dhe kombeve qofshin te rastit per njeren pale dhe te domosdoshme per palen tjeter. Pikerisht raporti midis rastesise, per parashqiptaret dhe shqiptaret, dhe domosdoshmerise, per pellazget – helenet – romaket – bizantinet – otomanet – austruhungarezet – Vatikanin, perben te panjohuren jo vetem per boten shqiptare, por edhe per vete Shkencat Shoqerore qe udhetojne ne tym prej se paku 200 vjetesh te filluar me Hegelin e Madh (1770-1831) dhe te mbylluar me Marksin (1818-1883), Nicen (1844-1900) apo Frojdin (1856-1939). Shqiptaret e sotem, ne gjurmet e Sami Frasherit, spekullojne pikerisht me pasojat e botes se relacioneve te realizuar nga lashtesia e paregjistruar (pellazget) deri ne fillim te shekullit te XX-te (Vatikani), ku pamja empirike i jep madheshti tokes ku banojne shqiptaret, por jo paraardhesve te larget dhe te afert te tyre. Shqiptaret e sotem kujtojne se cdo gje e ndodhur dhe e gjendujr ne token ku ata banojne sot eshte produkt i tyre edhe pse elementi me i pare i Shoqerise Njerezore ndodhet akoma edhe sot ne boten e perjetuar prej zanafilles.
Nuk ka asnje kuptim pranimi i nje teze, apo hipoteze, kur ajo nuk eshte e afte te ndihmoje ne progresin e deshiruar dhe fantazia e Sami Frasherit ndodhet ne kete pozicion. Por duhet pranuar se vepra e tij i ka sherbyer komunizmit te mesit te dyte te shek. te XX-te ne Shqiperi ne menyre shembellore ku aplikimet politike jane ne perputhje te plote me pikepamjet e Samiut ne te gjithe drejtimet duke dhene nje aresye me shume ne drejtim te pranimit te tezes qe kjo veper nuk mund te jete e tij. E gjithe vepra ne vazhdim eshte nje udherrefim i asaj se cfare duhet te bejne shqiptaret per te realizuar vazhdimin e ekzistences sociale te tyre, pamvaresisht se cfare pasoje do te kene ata nga kopjimi pike per pike i asaj qe kishte bere Bota prej 2500 vjetesh.
III – Shpetimi ose humbja e Shqiperise eshte ne doren e Shqiptareve (f. 75-76)
Praktika historike tregoi se shpetimi i shqiptareve nuk ishte ne dore te shqiptareve jo vetem me 1913, kur gjashte fuqite me te medha te Globit firmosen Protokollin e Firences, por dhe atehere ne Konferencen e Paqes me 1920 shqiptaret nuk e thane fjalen e tyre. Nje Preng Cali (pergjate viteve 1918-1925), apo nje ushtri leberish pergjate luftes se Vlores (me 1920), nuk e justifikojne veten perballe veprimtarise se Imzot Luigj Bumcit (1872-1945) dhe Pader Gjergj Fishtes (1871-1940) ne Paris me 1920; dhe te gjithe keta se bashku perballe Selise se Shenjte me Papen Benedikti XV (1914-1922) dhe Presidentit te SHBA-se Thomas Woodrow Wilson (1856-1924) kur vendosen fatin perfundimtar te shqiptareve. Asnjehere shqiptaret, duke perjashtuar epoken e Kastriotit (1443-1468) ne fazen epirote te emertimit qe kane sot, nuk kane qene te afte per te mbrojtur veten, le pastaj per te siguruar vazhdimesine sociale te tyre, pa Europen. Ka qene kjo e fundit qe me hir dhe pahir ka tentuar per t’i kthyer shqiptaret drejt Perendimit dhe t’i mbroje nga grykesia e Lindjes deri sa, keta te fundit, e pane veten cuditerisht te lire nga politika otomane dhe egersia greko-sllave. Ne kete drejtim praktika historike e shpalljes se pavaresise se shqiptareve eshte krejt ndryshe nga propaganda dhe arsimimi i detyrueshem ne shkollat shqiptare. Shqiptaret ne drejtim te Nentorit 1912 nuk dine pothuajse asgje te sakte jo vetem ne drejtim te shkakut qe coi ne ate date te shenuar per ta, por as ne drejtim te veprimit praktik te lindjes se asaj ngjarje.
Sipas Samiut shqiptaret sot ndodhen ne maje te nje rripi fort te thelle dhe te tmershem e per te shpetuar duhet te zbresin e te zene vend ne shesh. Shqiperia nuk eshte me e vogel se Greqia, Serbia, Bullgaria, Rumania, Danimarka, Belgjika, Hollanda, Zvicra, etj qe jane shtete me vete. Ajo ndodhet kundrejt Europes dhe ndodhet fqinj me Italine e me Austrine; mundet shume shpejt te hyje ne qyteterim e te perzihet me Europen. Ka gjitheshka qe i duhet: jane te zgjuar dhe te mencur, kane deshire te jetojne ne qytetari dhe te mesojne cdo dituri, jane trima e ushtare te shquar. Memedheu jone i dashur nuk rron dot edhe shume kohe keshtu sic eshte sot; o do te humbase per jete e nuk do te mbese as shqiptar e as Shqiperi, ose do te shpetoje e te ndertohet ne nje menyre qe te mos kete shembell ne jete. Shpetimi i Shqiperise, ose humbja e saj eshte ne dore te shqiptareve: ne dacin – do te shpetojne, ne dacin – do te humbasin. Shqiptaret nuk kane nevoje te grinden me arme e te ngjiten neper male duke bere lufte civile si kombet e tjera per te fituar lirin e tyre. Shqiptaret nuk jane aq te shtypur e te poshteruar per te tilla veprime. Nuk kane nevoje per gje tjeter vecse te lidhin fjalet ne mes tyre, te bashkohen gjithe sa jane, te japin e te marrin bese burrerisht, te qendrojne ne fjale te patundur dhe te kerkojne te drejtat e tyre nga Turqia dhe Europa. Turqia do t’i degjoje e do t’u jape ato qe kerkojne me hir a me pahir dhe Europe do t’i ndihmoje, sic ka ndihmuar edhe kombet e tjera duke shtrenguar Turqine t’u jape shqiptareve te drejten e tyre.
Qe kemi te bejme me nje iluzion politik dashamires nuk e ve ne dyshim, por perpara lexuesit shqiptar, te arsimuar sipas shkolles bolshevike, shtrohet pyetja: a mund te realizohet kjo deshire e Sami Frasherit sipas ketyre permasave? Pyetja shtrohet: a mund te perputhet bashkesia e karakteristikave subjektive te shqiptareve (nuk ka rendesi sa te sakta jane) me imponimin politik europian? Tentativa 1300 vjecare e Europes per te civilizuar popullaten epiroto-shqiptare e kishte dhene frutin e vet, te pakten ne dy qytete (Shkoder – Korce), por a ishte e mjaftueshme bashkesia nderqytetese per te udhehequr Kombin Shqiptar drejt zhvillimit nacional te deshiruar? Sot kjo pergjigje eshte teper e lehte dhe ketu duhet te kapet politika e sotme, ne qofte se deshiron progresin e shoqerise shqiptare. Kjo e fundit eshte e varur kryekeput nga shkalla e qytetarise se politikaneve shqiptare te te gjithe kraheve, por qe me sa kam kuptuar jane te njehsuar vetem sipas nje etalloni qe kosiston me te kaluaren komuniste.
Problemi nuk shtrohet thjeshte ne metodiken analitike te perdorur, por ne faktin se cfare perfitojne shqiptaret me teorizmet qe bejne perfaqesuesit me me ze te tij Ne qofte se pranojme se shpetimi i Shqiperise eshte ne dore te shqiptareve kjo ka vlera vetem per te justifikuar nderhyrjen e politikes ne kete proces, por ne qofte se fjala behet per te shpetuar Shqiperine dhe per ta bere ate te afte per te jetuar njerez eshte tjeter per tjeter dhe ne qofte se behet fjala per te jetuar shqiptaret eshte akoma edhe me pertej asaj qe kerkon Samiu dhe ajo qe fshihet pas asaj qe kerkon politika jashte interesit biologjik te shqiptareve. Problemi nuk eshte kaq i thjeshte jo vetem sipas ideve te Sami Frasherit, por edhe sipas ideve te politikes europiane.
Ne vazhdim Samiu ka tentuar te analizoje elementet sociale qe ndertojne shtetin, por qe te gjithe keto elemente jane thjeshte shteterore dhe asnjeri nuk e di sa cila eshte permasa e perputhjes me elementet shoqerore qe kerkon shoqeria shqiptare qe te zhvillohet sipas kesaj rruge pa e zhdukur vetveten. Ne kete drejtim ka nje fakt shume domethenes: qofte Europa, qofte Perandoria Otomane, kane imprenjuar tek parashqiptaret dhe shqiptaret te drejta juridike te nivelit me te larte kohor duke filluar nga shek. VIII deri ne shek. e XV, por gjithmone parashqiptaret dhe shqiptaret kane tentuar t’i deformojne duke i thjeshtuar drejt kanuneve krahinore duke mos pranuar ndarjen klasore te tyre e per rrjedhoje kane frenuar zhvillimin social sipas parametrave qe imponojne Statutet e qyteteve Drisht, Shkoder, Lezhe, Durres, Berat, Korce dhe Kanunet e Lek Dukagjinit dhe te Skenderbeut. Duke analizuar te drejten zakonore te pashkruar shqiptare e kemi shume te lehte te krahasojme etapat e zhvillimit te shqiptareve, por dhe aresyet perse ne shekullin e XX-te ata ishin ndryshe nga Europa dhe shume prapa saj. Atehere shtrohet pyetja: Ne cfare drejtimi do ta kerkojme shpetimin e shqiptareve dhe te Shqiperise? Mbas 100 e me shume vite shqiptaret hasin te njejtin problem, ku nje e treta e popullsise e pa te aresyeshme te mos bashkejetonin me vellezerit e tyre biologjike dhe per kete muaren rrugen drejt horizonteve te tjera. Per t’ju pergjigjur kesaj pyetje ka shume menyra, por te jeni te sigurte qe asnjera nuk eshte e afte te justifikoje veprimet e kryera pergjate kohes shekullore te shtetit te shqiptareve. Ne do t’i japin pergjigje vetem pasi te analizojme panoramen ideore te Sami Frasherit per kete problem.
IV – Besa dhe Uniteti (76-79)
Eshte kapitulli me antirealist i Samiut dhe ajo per te cilen duhet te luftojne shqiptaret edhe pas nje shekulli te konstatimit te problemit. Ne fakt me kete pike fillon mendimi filozofik antimarksist, te cilen politikanet shqiptare te epokes komuniste po e perdorin qe nga koha kur ne Shqiperi u futen idete bolshevike ne emer te socializmit edhe pse ata e proklamonin veten si te vetmit marksiste ne Bote. Kjo pike eshte e lidhur me nje postulat marksist, i cili edhe sot shtrohet per zgjidhje pa i ditur jo vetem perfundimin, por as permbajtjen nga pikepamja filozofike. Pretendimi marksist eshte:
Nje shoqëri, edhe në qoftë se ka rënë në gjurmët e ligjit natyror të zhvillimit të sajë…nuk mundet as t’i kapërceje, as t’i anullojë me dekrete fazat natyrore të zhvillimit. Por ajo mund t’i zbutë dhimbjet e lindjes. (Karl Marks, Kapitali, Tirane 1968, parathënie për botimin e parë, f 20)
E gjithe teoria marksist eshte e ngritur mbi kete postulat, por asnje institucion politik, qe e ka perdorur teorine marksiste per punen e saj, nuk e ka marre parasysh asnjehere. Por Sami Frasheri i ka rene ndesh ketij postulati ne vepren e tij dhe “cuditesisht” politikanet marksiste shqiptare kane heshtur qofte per pretendimin e Samiut e qofte per teorine marksiste per kete problem. A kemi te bejme me padijen, a kemi te bejme me interesa poliktike, apo kemi te bejme me poshtersira intelektuale nuk di te them, por gjitheshka qe ben fjale ne vepren e Sami Frasherit, pas ketij kapitulli, e kerkon nje ballafaqim pohues apo mohues sipas ketij kendveshtrimi marksist. E meqenese shqiptaret jane te ushqyer me nje marksizem bolshevik dhe kane alergji prej tij, kete postulat po e formulojme sipas pyetjes: si perputhet gjendja shoqerore e shqiptareve me imponimin politik, te pakten pergjate shek. te XX-te, dhe cila eshte lidhja midis kesaj perputhje dhe ideve te Sami Frasherit? Pergjigja eshte e lidhur me pyetjen tjeter: A ka gjasa te sherbeje kjo veper ne praktiken e zhvillimit social te shqiptareve pas botimit te saj?
Ky problem, ne zgjidhjen e vet specifike, perben strumbullarin e jetes shoqerore ne Toke dhe, pa asnje dyshim, shume studiues, shqiptare e jo shqiptare, i kane rene ndesh pa e perfilluar ate ne asnje segment. A e dine valle shqiptaret se ky eshte problemi me kryesor ne shkencat shoqerore, por dhe problemi me i pa zgjidhur i ketyre shkencave? Gjithkush qe ka mbaruar nje shkolle, sidomos shqiptaret, duhet t’i drejtoje pyetjen vehtes: a jane te sakta keto koncepte, keto metodika, keto formulime, ky informacion gjitheperfshires ne cfaredo lloj shkence qe na del perpara? Shqiptaret kane nje fatkeqesi, qe nuk vjen vetem nga keqarsimimi historik mbi 70 vjecar; ky keqarsimim eshte i mbihypur mbi nje gabim fatal 2500 vjecar te Shkences se Njeriut dhe shqiptaret nuk e kane kuptuar akoma se qofte Hegeli i Madh, qofte K.Marksi e qofte A.Ajnshtajni linden per te ndrequr kete gabim dhe nuk ja arriten qellimit, sidomos dy te fundit. Vendosja e ketij postulati nga ana e Marksit eshte krejt e barabarte me vendosjen e konstantes se shpejtesise se drites nga ana e Ajnshtajnit ne postulatin e vet duke na argumentuar se qofte Shkencat Shoqerore e qofte Shkencat e Natyres nuk i sherbejne shoqerise shqiptare ne asnje permase. Rruge zhvillimi i shoqerise shqiptare ne te ardhmen do te kaloje ne nje fije peri jashte cdo koncepti social te parapare deri me sot nga Njerezimi dhe shoqeria shqiptare do te gjendet perpara dilemes: te ekzistoj sic jam apo te shkrihem me popujt Europiane? Ne te dy rastet shoqeria shqiptare nuk eshte e afte te beje asgje per vetveten dhe rastesia europiane do te vendose mbi fatin e metejshem te saj.
Per te kuptuar kete dileme sherben formalizmi i vepres se Sami Frasherit, te cilen studiuesit dhe politikanet shqiptare e kane marre si shembell shume me teper se nje here. Per te kuptuar kete formalizem jam i detyruar te vazhdoj udhetimin ne vepren e Samiut per te percaktuar permasen e pakuptueshmerise se saj.
Sipas Samiut, besa e shqiptarit ka qene e ditur dhe e degjuar neper gjithe boten. Eshte kjo bese qe ka per ta shpetuar sot shqiptarin. Gjene e pare qe duhet te bejne shqiptaret eshte te lidhen ne nje bese te madhe duke anashkaluar gjakun qe ka per te marre dhe ta dhuroje ate.
Ne kete pike botimi i vitit 1978 ka nje shenim (73, f. 77) qe thote se “Ne kete kohe ne Shqiperi po beheshin perpjekje per te organizuar nje “Lidhje” te dyte si ajo e Prizrenit e vitit 1878”, por qe ne botimin e vitit 1988 ky shenim mungon duke u zevendesuar, pak me poshte, me shenimin (154, f. 66) qe thote: “Samiu ben fjale ketu per Lidhjen Shqiptare te Pejes (1899-1900) qe u formua ne Kuvendin e Pejes me 23-29 janar 1899 Lidhja e re Shqiptare sherbeu si burim frymezimi per hartimin e vepres se S. Frasherit”. Nuk e di a e kap lexuesi defektin e ketij interpretimi dhe mashtrimin qe ka bere Akademia e Shkencave te Shqiperise se asaj kohe duke i injektuar nje ngjarje vepres se Samiut edhe pse ajo ka ndodhur pak me vone se publikimi i saj. Akoma me tej, diku pranohet e kunderta: dmth “Vepra “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet?” pati nje ndikim te madh ne veprimtarine e Lidhjes Shqiptare te Pejes dhe ne tere Levizjen Kombetare Shqiptare” (Kristaq Prifti, Lidhja shqiptare e Pejes, Levizja kombetare 1896-1900, Tirane 1984, f. 302-303).
Samiu flet per lidhjen qe po behej ne Kosove dhe mundohet ta pergjithesoje ate per te gjithe Shqiperine. Sipas tij kjo lidhje ne fillim u duk si e huaj nga qellimi i shqiptareve, por mbledhjet e mevonshme duhet te vertetonin pretendimin e Samiut. Botimi i vitit 1988 ne kete pike ka shenimin e gjate (77, f. 78) sipas te cilit: “Eshte fjala per kuvendin qe u mblodh ne Peje ne fillim te vitit 1899. Sipas Samiut, organizatoret e kuvendit qellimisht nuk e shpallen haptas programin e tyre per ta drejtuar levizjen shqiptare kunder Stambollit, sepse as qeveritaret turq, as feudalet reakcionare (keshtu eshte ne liber) e turkomane nuk do ta linin “lidhjen” te formohej. Samiu kishte besim se sapo te ngrihej e te forcohej “lidhja e re shqiptare”, do te dilte ne shesh edhe qellimi i saj i vertete. Vepra e Samiut u botua pikerisht ne kohen kur vazhdonin mbledhjet e kuvendit. Por sic dihet, kuvendi i Pejes nuk ia arriti dot qellimit, sepse Lidhja u shpernda nga nderhyrja e ushtrive turke dhe nga diversioni i feudaleve reakcionare”. Por nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985) marrim vesh se kjo veper e Sami Frasherit u botua ne mars 1899, ndersa Lidhja e Pejes u shpernda ne pranvere te 1900 (f. 621). I them te gjitha keto per te argumentuar se kjo veper e Sami Frasherit as qe ka lidhje me Kuvendin e Pejes, por botuesit e vepres e kane perdorur kete lidhje per t’i krijuar histori vendeve pa histori te Shqiperise. Kjo duket fare hapur kur pranohet se Lidhja Shqiptare e Pejes u themelua ne janar 1899 duke marre pjese 450 vete te ardhur nga vise te ndryshme te Shqiperise dhe kryesisht nga qendrat e vilajetit te Kosoves (sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar – 1985).
Kerkesa per bese dhe unitet te shqiptareve nuk eshte nje kerkese e botes shqiptare nga brenda vetvetes, ne kete pike Samiu ka bere mashtrim te vogel, por ajo ka qene me kohe nje kerkese e politikave europiane per ta detyruar Kombin Shqiptar per t’u organizuar nen nje etnitet social te vetem dhe te perdorej kundra kundershtareve politike; ne kete rast ka qene nje deshire e politikes otomane per ta ndersyer kundra struktures sociale greke, sllave dhe komshinjve te Perandorise Otomane, per te zvogeluar sadopak goditjet qe po merrte nga hakmarrja ndaj 700 vjeteve te sundimit sulltanor. Ne qofte se shqiptaret, si primitive qe jane, nuk e njohin urrejtjen dhe hakmarrjen kolektive, bota e civilizuar e ka pasur ne themelin biologjiko-social te saj dhe e ka perdorur prej me shume se tridhjete e pese shekujsh perpara (Lufta e Trojes).
Keshtu qe kjo kerkese e Samiut nuk duhet konsideruar me nje burim filozofik, por si nje kerkese politike e asaj strukture qe i sherbente Sami Frasheri. Kjo gje argumentohet me lehtesi duke konstatuar pozicionin gjeografik te popullatave shqipfolese ne lidhje me besimin fetar monoteist qe ato bartnin dhe qe ishte realizuar pikerisht nga sundimi politik otoman i 500 vjeteve te fundi. Nderfutja e popullatave te reja jo autoktone me besim islamik (vija Kosove – Cameri – Shqiperi e Mesme) midis popullatave autoktone me besim katolik (vija Mat – kufiri verior shteteror) dhe atyre me besim ortodoks (vija Shkumbin – kufiri jugor shteteror) beri qe popullata shqipfolese te percahej ne menyre te pariparueshme deri ne ate mase sa Verioret nuk njihnin Jugoret, dhe anasjelltas, deri ne fillim te shekullit te XX-te (politika komuniste e ngriti kete percarje ne shkallen me siperore te saj, por pa arritur kurre ne nivel kolektiv). Te pakten kete mosnjohje e kam gjetur ne nje bashkebisedim midis Pader Anton Harapit dhe Avokat Dr. Vasil K. Dilo ne pranine e Profesorit te Historise Gabriel Meksi, e cila eshte e dokumentuar nga ana e avokatit dhe mban daten e shkurtit 1944. Keshtu qe problemi qe shtron Sami Frasheri nuk ka baze aplikative historike dhe eshte nje kerkese me teper politike moralizuese se sa nje kerkese politike te zbatueshme dhe aspak per interes te shqiptareve (diferencimi social i krahinave shqiptare, ne funksion te ceshtjes kombetare, ishte me kaq shume permasa sa duhej ulur tej mases njeri krah dhe duhej ngritur tej mases krahu tjeter qe ato te barazoheshin per te ecur krah per krah ne Histori; epoka mbreterore e filloi sakte kete pune, por ngjarjet pas 1945 treguan se kjo pabarazi u eleminua duke e ulur krahun qytetar ne nivel zero dhe sot gjendet ne kete pike; politika e sotme shqiptare rrjedh ne menyre te drejteperdrejte nga kjo mase zero e shumefishuar nga keqarsimimi i shqiptareve).
V – Qellimi i Shqiptareve (79-80)
Kjo eshte pika qe eshte fshehur me shume-shume kujdes nga te vetequajtur filozofe dhe analiste te mendimit letrar shqiptar, ku cuditerisht Sami Frasheri e merr persiper, por ne vend qe te shpalose idete qellimore te shqiptareve ve ne dukje qellimet politike te Perandorise Otomane te raskapitur nga Historia. Ne kete pike Samiu ka dale krejtesisht jashte temes dhe eshte munduar t’i kanalizoje shqiptaret jo ne qellimin shpirteror te tyre, por ne qellimin politik te atyre qe e kishin drejtuar Boten Shqiptare pa pergjegjesi historike. Ne kete pike Samiu del hapur ne krah te atyre qe e shtyne per te shkruar kete veper, por diskretiton edhe historianet shqiptare qe u munduan ta lidhin kete veper me Lidhjen Shqiptare te Pejes. Te pakten zberthimi filozofik i qellimit te Kombeve, per rastin tone te shqiptareve, tregon se sa pa lidhje eshte kjo veper e Sami Frasherit me praktiken e perjetuar historike te tyre.
Ne funksion te vepres se Sami Frasherit, ky qellim mund te trajtohet sipas tre pozicioneve: politik, biologjik dhe filozofik. Pozicioni fillestar eshte ai i Sami Frasherit, por pa i bere asnje zberthim permasor dhe e gjithe kjo per te treguar aresyen kryesore perse eshte shkruar kjo veper dhe kujt i adresohet.
Sipas Samiut, qellimi i vetem i shqiptareve eshte te ruajne Shqiperine, te mos coptohet prej te huajve, te mbajne gjuhen e kombesine e tyre, t’u rrine perballe intrigave te armiqve te tyre e te ndalojne te perhapurit e gjuheve e te mendimeve te grekeve dhe sllaveve, te cilet po i shkaterrojne themelet dhe po i nxjerrin rrenjet Shqiperise e shqiptarise.
Pikerisht ky eshte nje kostatim sa i vertete aq dhe i pamundur, pasi perpara se te kerkosh zbatimin e ketij qellimi duhet te kerkosh ekzistencen e mundesise te realizimit ne praktike te tij dhe kete gje shqiptaret nuk mund ta realizonin kurre te vetem. Defekti me kryesor i shqiptareve te atehershem dhe te sotem eshte mungesa e unitetit mes tyre e per rrjedhoje shqiptaret nuk mund te kene asnjehere qellim kombetar, pasi realisht ata jane nje komb vetem ne leter. Historia e kaluar e shqiptareve ka treguar se vetem ne nje rast ata jane treguar te bashkuar dhe unik ne veprimet e tyre, bile ne ate kohe ata nuk quheshin ne tille: nen udheheqjen e Kishes Katolike dhe te Kaloresit te saj, Gjergj Kastriotit. Ne te gjithe rastet e tjera shqiptaret kane treguar paftesine e tyre per te qene nje komb luftetaresh me qellime politike dhe kjo e ka pasur nje shkak qe nuk varej ne menyre te drejteperdrejte nga individet shqiptare. Keshtu qe te kerkosh keto permasa sociale, si perberes te qellimit te shqiptareve, do te thote te mos kesh kuptuar asnjehere Historine e perjetuar te tyre. Kjo eshte nje nder pikat ku kuptohet perse dhe ne sherbim te kujt i ka shpalosur Sami Frasheri keto ide. Natyrisht ky eshte nje problem me permasa shume me te medha dhe eshte mire qe te zberthehet ne menyre fundore, sidomos per rastin shqiptar.
Samiu duhet ta kete kuptuar qe ky proces ka shume e shume te panjohura dhe per t’i shpetuar deshtimit te ardhshem te ketij qellimi te planifikuar, hidhet ne krahun hipotekor te aplikimit ne praktike te procesit ne fjale. Sipas tij, cdo gje qe mund t’i sjelle dem ketij qellimi do te luftohet ashper prej cdo shqiptari te vertete dhe prej Lidhjes se tyre. Ato gjera qe do te ndihmojne kete qellim, do te perkrahen pa kufij praj shqiptareve e do te behen me hir e me pahir. Gjeja me e pare e ketyre eshte gjuha; nuk mund te kete Shqiperi pa shqiptar, s’mund te kete shqiptar pa gjuhe shqipe, s’mund te kete gjuhe shqipe pa shkronja shqipe. Prandaj me pare se te gjitha te zhvillohet gjuha, te detyrohet qeveria turke te pezulloje luften kundra gjuhes shqipe, te hapen shkolla shqipe dhe librat dhe fletoret shqipe te hyjne dhe te dalin pa pengesa ne Shqiperi. Cdo shqiptar te mesoje me pare te shkruaje e te kendoje shqip dhe pastaj gjuhe te tjera. Se dyti eshte Kisha, te shpetohen shqiptaret nga zgjedha e prifterinjve te Greqise, te Bullgarise e te Serbise e te kene kishen e tyre me prifterinj shqiptar e me ungjill shqip. Por per te bere kete duhet te qendroje qeveria e sotme, e te vihet nje qeveri memedhetare, nje qeveri qe te punoje sipas nevojes dhe pas te drejtave te shqiptareve. Nje qeveri shqiptare me sy hapur, e jo qeveri e huaj e te verber se kjo qe eshte sot. Te jete nje qeveri si duhet, pa le te kete emer si te doje. Ky eshte qellimi i shqiptareve!
Thelle-thelle kjo menyre, ne keto permasa, e konstruktit qellimor te shqiptareve eshte tipikisht e njeanshme, pa i dhene rendesi saktesise se pretenduar mbi gjuhen dhe shkollat shqipe. Ajo ben fjale per gjuhen dhe aresimin shqip ne pjesen jugore te popullates shqipfolese (ku arsimi behej ne gjuhen greke dhe ne disa raste ne gjuhen shqipe me alfabet grek) dhe te mesme (ku arsimi behej ne gjuhen shqipe me alfabet arab) dhe ka perjashtuar pjesen veriore te popullates shqipfolese ku arsimimi i shqiptareve behej ne gjuhen shqipe me alfabet latin prej me shume se 300 vjetesh dhe rrjeti i shkollave ishte i shperndare ne te gjithe pjesen e ashtequajtur Gegeri (trekendeshi i formuar nga vija Mat-Kurbin-Mirdite / Shkoder / Kosove. Fakti qe Kongresi i Manastirit (1908) vendosi per nje alfabet te perdorur prej shekujsh nga Gegeria shqiptare tregon se permasa e arsimimit te shqiptareve nuk ka ndjekur rrugen qellimore te ideuar nga Sami Frasheri, por te nje subjekti krejt tjeter te cilin pak shqiptare e dijne dhe e vleresojne. Ideja e Sami Frasherit ka tendencen ta fshehe kete subjekt te gjithepushtetshem dhe vendimtar ne zhvillimin e shoqerise shqiptare deri me 1945, bile per ta thene hapur as qe ka pasur dijeni per veprimtarine tipike te Klerit Katolik Shqiptar nder shekuj. Por menyra se si analizohet permasa qellimore e arsimimit te shqiptareve ne kunderti me politiken serbe dhe greke tregon jo qellimin specifik te shqiptareve, por armiqte politike te tyre dhe kjo ne funksion te politikes otomane.
Kam frike se Sami Frasheri ka dashur t’u krijoje shqiptareve nje suport ndihmes teorik, por qe nuk ka funksionuar ne asnje rast. Filozofi ka tentuar ta shtrije utopizmin e tij deri ne praktike duke mbetur pergjithmone formalist dhe i pamundur ne realizmin praktik te asaj qe ai ka pretenduar se mund t’i shpetoje shqiptaret. Vetem analiza pergjithesuese e Qellimit per te cilin jeton Njerezimi ne pergjithesi, dhe shqiptaret ne vecanti, tregon se problemi nuk i ka ato permasa per te cilin ka pretenduar filozofi i Perandorise Otomane. Duke e thjeshtuar kete problem ne elementin me te pare te tij, konstatohet me lehtesi qe vete Qellimi per te cilin jeton Shoqeria Njerezore eshte e varur nga shkalla e zhvillimit social dhe ndarja ne qellim biologjik dhe qellim shoqeror percakton ne menyre te drejteperdrejte kete shkalle te zhvillimit dhe Sami Frasheri nuk e ka marre per baze ne asnje rast. E gjithe permbajtja e kesaj vepre te Samiut ne dy pjeset e para tregon se shqiptaret ne fillimit te shek. te XX-te nuk e kishin kaluar prakun qe ndan qellimin biologjik nga qellimi shoqeror. Masakra, qe ndodhi nder shqiptare pas 1945, e konsideroi te paqene qellimin shoqeror te shqiptareve dhe puna titanike e atyre qe e kishin ndertuar qe nga A-ja kete lloj Qellimi u konsiderua e panevojshme dhe shqiptaret e sotem ndodhen midis faktit te domosdoshem biologjik dhe deshires rastesore per t’ju afruar Qellimit Shoqeror te jetes. Raporti midis dy Qellimeve, ne planin historik, sot per sot anon nga ana e ekzistences biologjike sado qe Politike Nderkombetare po orvatet t’i genjeje shqiptaret me idene se po bashkohen me popujt europiane (e gjithe veprimtaria politike e partive shqiptare sot me 2017 ndihmon ne mbulimin e kesaj genjeshtre). Nuk do te jete e larget koha kur shqiptaret do ta kuptojne se sa e panevojshme eshte forma politike e shtetit te se drejtes qe i con ata drejt zhdukjes sociale; duhet gjetur rruga politike qe perputh dy qellimet e ekzistences ne nje te vetem dhe kete, te vetequajturit politikane shqiptare, nuk e kane kuptuar akoma ne saje te keqarsimimit historik te tyre.
VI – Qeveria e mevonshme (80-83)
Ne kete pike behet ndarja midis fantazise se filozofit dhe realitetit te perjetuar nga shoqeria shqiptare e mirefillte, por dhe pika ku ndeshet bota politike otomane me manipulimin e historise te realizuar nga korifejte e historiogradfise komuniste. Te pakten botimi i vitit 1978 ne kete pike ndryshon kryekeput nga botimi i vitit 1988 dhe shqiptaret jo vetem qe nuk e kane kuptuar ne asnje rast se cfare ka pretenduar Sami Frasheri, por ata as qe e kane kuptuar ndonjehere se ku do conte Kombin Shqiptar teresia ideore e shprehur ne kete veper nga ana e autorit.
Ne kete kapitull kemi perputhjen e ideve te Avokat Dr. Vasil K. Dilo-s mbi shkrimin e Sami Frasherit, prandaj dhe ky kapitull ka qene nje molle e ndalueme per shqiptaret dhe politika arsimore ne Shqiperi, pas 1945, nuk ja u ka transmetuar shqiptareve pergjate arsimimit te detyrueshem idete qe shpaloste autori per kete problem.
Sipas Samiut kjo qeveri eshte e nevojshem per shqiptaret si buka qe hane e si uji qe pine. Pa nje qeveria te tille shqiptaret nuk mund te ngjallin e te perhapin gjuhen e tyre e te mbajne kombesine. Duhet medoemos te ndahet Shqiperia dhe te percaktohen kufijte e saj, te njihet nga Europa si Shqiperi. Shqiptaret te ndricojne e te zbukurojne gjuhen e tyre, te bashkohen gjithe bashke e te paraqiten si nje komb me te drejta nderkombetare. Pasi po te ndodhe ndonje trazire ne Ballkan dhe te humbase Turqia, shqiptaret qendrojne ne pozicionin e tyre. Kjo qeveria do te jete sot per sot nen Turqine, pasi shqiptaret qe kane 500 vjet qe po derdhin gjak per kete mbreteri nuk do te duan kurre humbjen e saj, me gjithe se e shohin se ajo po humbet e po shperndahet midis Armiqve te Turqise. Shqiptaret do te vazhdojne te derdhin gjak per kete mbreteri deri ne fund dhe do t’ja mbajne besen, sic ja kane mbajtur. Kur te kene nje qeveri te tille, te mire e te forte sic duhet, atehere edhe edhe Turqine do te mund ta ndihmojne. E ne qofte se Turqia do te humbase, sic e ka zene, atehere shqiptaret do te shpetojne e nuk do te humbasin me Turqine qe po vret veten.
E gjithe kjo panorame hipotekore e Samiut, ne botimin e vitit 1962 ne Tirane dhe e vitit 1978 ne Prishtine, nuk ka pasur kundershtime recensuese, por botimi i vitit 1988 ka nje shenim (161,f. 68;) ku kerkon ta sqaroje lexuesin sipas nenkuptimit politik te kohes dhe te sfumoje idene e autorit duke i ndryshuar thelbin per te cilen ai eshte shprehur, qe thote se: “S. Frasheri vazhdon t’i permbahet idese se autonomise se Shqiperise nen pushtetin e sulltanit, te shpallur qysh me Lidhjen e Prizrenit me 1878. Me realizmin e ketij orientimi S. Frasheri si dhe gjithe rilindasit synonin te siguronin teresine territoriale te Shqiperise, te realizonin nje varg te drejtash si ajo e hapjes se shkollave ne gjuhen shqipe dhe e perdorimit zyrtar te gjuhes shqipe. Fjala “sot per sot” me te cilen S. Frasheri e shoqeron kerkesen e autonomise eshte domethenese. Ajo tregon se autonomine nen qeverine e sulltanit ai e shihte vetem si nje mase te perkohshme, si nje ure kalimi drejt Shqiperise se lire e te pavarur. Se kjo ishte perspektiva e sigurte drejt se ciles e orientonte S. Frasheri levizjen clirimtare, kete e tregon dhe kembengulja me te cilen provon se “Turqia me kete rruge qe ka zene nuk rron dot dhe shume kohe””. Por botimi i vitit 2004 (shenimi 1 f. 95) nuk e permban ne tekst pjesen e nenvizuar, duke nenkuptuar se dicka ka ndryshuar ne interpretimet e vitit 1988. A nuk tregon ky rast qe interpretimi i vepres se Sami Frasherit mbi Shqiperine ka pasur permasa te ndryshme, ne funksion te interesit politik te castit?
Defekti ne kete rast qendron ne nje deduksion politik per sa kohe qe ekziston domosdoshmeria e shtetit: Populli i meriton Qeverine! Te pakten per rastin shqiptar kjo merite ka qene gjithmone evidente jo vetem pse popullaten shqiptare dhe parashqiptare nuk e ka pyetur ndonjehere Politika, por kjo lloj popullate e ka pasur qeverine e vet ne nje forme kaq primitive sa asnjehere ajo nuk eshte perputhur me imponimin politik e per rrjedhoje nuk ka pasur asnjehere konflikte midis tyre. Atehere per cfare lloj qeverie kishin nevoje shqiptaret dhe a perbente kjo zgjidhje per problemin e tyre ekzistencial? Fantazia e Sami Frasherit, jo vetem ne kete rast, nuk eshte per t’u admiruar, pasi pretendimi si nje nder filozofet me te medhenj te shoqerise Otomane e ul teper poshte nivelin e saj deri ne pamundesi, po te kemi parasysh qe Perandoria Otomane, se bashku me ate Feudale Ruse, perbejne rastin me madhor ne Historine e Njerezimit.
Pa dashur, dhe per kete jam i bindur, Sami Frasheri tregon dhe aresyet perse e ka formuluar kete kapitull. Sipas tij: Turqia kerkon ta humbase Shqiperine dhe ta ndaje ne mes te armiqve te saj se sa t’u jape atyre nje qeveri te urte e te mire, e cila te ndreqe e ta zbukuroje si gjithe bota. Keshtu kane bere kudo, keshtu kane dhene e kane humbur shume vende, te cilet munden ter shpetojne e te kishin per jete nje qeveri njerezish; pasi turqit pretendojne se kur nuk mundin te vrasin e te presin, te rjepin e te vjedhin, te djegin e te gremisin si duan, atehere per cfare duhet ai vend? Me mire te lihet fare dhe ta merre kush te doje. Kjo eshte aresyeja perse Turqia nuk ka per t’u dhene gje shqiptareve me hir e per rrjedhoje kjo pune duhet bere me pahir.
Me kete kendveshtrim po ta shohim vepren e Samiut do te dallojme se vetem ne Malci te Madhe, nen udheheqjen e Ded Gjo’ Lulit u krijua mundesia historike qe shqiptaret te rrembejne armet kundra Perandorise Otomane (1911), si i vetmi rast i ketij lloj konfrontimi, pasi deri ne ate kohe malcoret e Veriut shihnin si kundershtaret e vet biologjike vetem serbet dhe malazezet. Te pakten kete proces, ate te luftes kunder otomanizmit, na e ka dhene Poeti yne Kombetar At Gjergj Fishta tek Lahuta e Malcis (kenga e 28 – Dede Gjo’ Luli):
Te shtate Krajlat cue jane n’kambe:
Kah ka rá, medet, kjo gjame?
N’ ate Malsi, n’ ate Rapshe te Hotit
Ded Gjo’ Luli, burre si motit,
me ‘i cete Leke, bisha shkorretit, 5
ka nise pushken m’ asqer t’ Mbretit !
Dede Gjo’ Luli ‘i shpate e gjalle, Dede Gjo’ Luli ‘i shpate e gjalle,
shtremnon kesulen, del ne shkalle,
Bedri Pashes po i con fjale:
mire neshtrasha, or’ Bedri Pasha ! 10
Amanet jam tue ta lane,
kete fjale Mbretit me m’ia thane:
se me sotjet, emni i Zotit !
shka jeme nipash t’ Gjergj Kastriotit
e “Shqiptare” qi i thome na vetit 15
má duvá nuk i bajme Mbretit.
E as s’ e njohim ma per Mbret.
Rrash po mbushen peseqind vjet,
qi na i bajme hysmet
e per te na thyem rradaket 20
si t’ ki’ n kene keto poca Vraket,
nji te mire pa e pase prej tij.
Na shkoi moti si a’ má zi:
Ngrane pa ngrane, e kryet n’ gershane,
bjè prej sherrit n’ taksirate 25
Se ai s’ po kish tjeter zanate,
Vec prè e rep, e digj e piq:
rrexó, rrenó e vendin flliq
me mehmure e agallare,
qi ‘i pune keta kurr s’kane sjelle mbare; 30
vec rrah m’ shkop, e vare n’konop:
vidh, robit e toket plackit:
si ma Zo’ má keq per nè,
qi a ndopak n’ Shqipni keme lè.
Pasha Zotin, kjofte levdue ! 35
edhe keshtu s’ mujme me durue.
Pushken sot un ia kam vu,
mandej dalte si kjofte gjiku’.
(sipas botimit te peste ne Kosove (1990), duke e krahasuar me botimin e pare (1937) dhe botimin e pesembedhjete (2006) te botimeve Franceskane, f. 471-472). Kete kenge e kam cituar edhe tek artikulli mbi ardhjen e Migjenit ne Shqiperi sipas ideve te Kadarese.
A nuk kemi ne kete pike shtremberimin e historise nga ana e komentuesve te vepres se Sami Frasherit? Menyra dhe aresyeja perse propoganda komuniste mori ne konsiderate kete veper te Samiut eshte e lidhur me krijimin e nje historie te atyre krahinave qe nuk e kishin menduar asnjehere te jetonin me pjesen tjeter te popullates shqipfolese dhe e ndjenin veten si veshka mes dhjamit pamvaresisht se kush i drejtonte politikisht. Raportet midis gjendjes sociale autoktone dhe te atyre te imponuara nga drejtuesit politike te popullates shqipfolese as nuk mund ta conin nepermend revolten kundra Perandorise Otomane dhe ne kete pike Sami Frasheri flet si politikan dhe aspak si filozof apo njeri i letrave. Te vetmit qe mund dhe duheshin ta benin kete veprim ishin malcoret e Veriut qe ndodheshin midis dy zjarreve: babezise biologjike te serbo-malazezeve dhe babezise politike te Perandorise Otomane te veteshpartalluar per efekt te zhvillimit fundor te saj (teorikisht Perandoria Otomane nuk mund te mbijetonte ne formen e saj dhe vdekja do te ishte nje zhdukje e menjehershme, por forca qe e dobesoi avash-avash duke e transformuar ne nje fuqi inferiore me paraardhesen e vet tregon se ne problemet historike ka shume gjera qe duhen ndryshuar ne aspektin metodik: faktori KOHE me ndikim ne relacionet universale perben kete te fshehte ne jeten historike te Njerezimit, por dhe ne zhvillimin e shkencave teorike mbi Natyren).
Realisht popullata shqipfolese ndodhej ne nje stad te zhvillimit te saj social qe nuk perkonte me kete hapesire politike qe kerkon te imponoje Sami Frasheri ne emer te progresit social. Problemi shqiptar eshte problemi me i shenuar me ndikim negativ nder popujt ballkanike, pamvaresisht ne e kuptojne ata kete gje (ana negative qendron ne frenimin e zhvillimit qe u imponojne shqiptaret popujve te tjere ballkanike per efekt te botes se relacioneve). Atehere ku qendron pozitiviteti i kesaj ideje mbi qeverine e mepastajme? A nuk kane qene parashqiptaret dhe shqiptaret qe i ndryshuan te gjithe Statutet (Drisht, Shkoder, Berat, Korce) dhe Kanunet Klasore (ate te Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut) ne Kanune Krahinore (Lure, Dibet, Lume, Bende, Laberi, Kolonje) duke e frenuar zhvillimin e ideve juridike nga shkalla me e larte ne ate me te ulten? Si perbashkohet pozitivisht nje politike e caktuar me nje zhvillim social te prapambetur ne raport me kete politike?
Per te kuptuar disnivelin e asaj qe kerkonte te impononte kjo veper e Sami Frasherit me ate qe ndodhi me shqiptaret, krahasojme idete e tij me vendimin e Konferences se Ambasadoreve ne Londer me 29 Korrik 1913, dmth vetem 14 vjet pas tyre per te kuptuar se per cfare qellimi eshte shkruar ajo veper ne ate kohe dhe ne favor te kujt.
Sipas kesaj konference u vendos se si do te organizohej shteti i shqiptareve pa pasur asnje lidhje jo vetem me shqiptaret, por as me vete Perandorine Otomane te kohes. Teksti eshte marre nga Amedeo Gianini: L’Albania dall’ indipedenca all’unione con l’Italia 1913-1939 (Shqipëria nga pavarësia deri në bashkimin me Italinë 1913-1939); bot. i IV i vitit 1939, f. 195-196. Edhe pse libri eshte italisht, materiali dokumentar eshte i botuar ne origjinal ne gjuhen frenge duke u perkthyer shqip nga z. Kirov Mici dhe emertohet si dokumenti I-re i formimit te shtetit te shqiptareve me permbajtje si me poshte:
1.Shqipëria ndërtohet si një principatë autonome, sovrane dhe e trashëgueshme nën garancinë e gjashtë Fuqive te Medha. Princi do të zgjidhet nga të gjashtë Fuqitë (keto gjashte Fuqi ishin: Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, Rusia dhe Japonia, GH).
2.Bien nga fuqia te gjitha lidhjet feudale ndermjet Turqise dhe Shqiperise.
3.Shqiperia eshte e neutralizuar; neutraliteti i saj eshte i garantuar nga te gjashte Fuqite e Medha.
4.Kontrolli i administratës civile dhe financave të Shqipërisë i besohet një komisioni ndërkombëtar, i cili përbëhet nga përfaqësues të të Gjashtë Fuqive dhe një përfaqësuesi të Shqipërisë.
5.Fuqite vepruese te ketij komisioni zgjasin 10 vjet dhe mund te rinovohen ne raste nevoje.
6.Ky komision do te ngarkohet te perpunoje nje projekt te detajuar te organizimit te te gjitha degeve te administrates te Shqiperise. Ai do te prezantoje tek Fuqite e Medha, ne nje periudhe kohore jo me shume se gjashte muaj, nje raport mbi rezultatet e punimeve te tij, gjithashtu edhe perfundimet e tij lidhur me organizimin administrativ dhe financiar te vendit.
7.Princi do te emerohet me nje vonese jo me shume se gjashte muaj. Ne pritje te emerimit te tij dhe formimit perfundimtar te Qeverise kombetare, funksionimi i autoriteteve ekzistuese si edhe te xhandarmerise, do te perbejne objektin e kontrollit te komisionit nderkombetar.
8.Sigurimi kombetar dhe rregulli publik do te garantohet nga organizata nderkombetare e xhandarmerise. Kjo organizate do t’i besohet oficiereve te huaj, te cilet do te kene komanden e larte dhe do te jene efektive te xhandarmerise.
9.Keta oficiere do te zgjidhen nga ushtria suedeze
10.Misioni i oficiereve instruktues te huaj nuk do te sjelle asnje ndryshim si ne uniformen e sherbimit ashtu edhe ne punesimin e oficiereve dhe nen-oficereve vendas.
11.Trajtimi i ketyre oficereve mund te sigurohet nga burimet e vendit me garancin e Fuqive te Medha.
Krahasimi tregon se idete e Sami Frasherit ne parim perputhen me idete e Konferences se Ambasadoreve ne Londer te 29 Korrikut 1913, por me nje ndryshim: ne rastin e Samiut do te kishim nje shtet satelit te Turqise Otomane, kur ne rastin e dyte kemi nje shtet europian per interesa europiane; kjo nuk eshte kuptuar kurre nga shqiptaret e epokes komuniste. Te gjithe studiuesit shqiptare, qofte dhe ne Kosove, te epokes komuniste kete fakt jane munduar t’ja fshehin Kombit Shqiptar dhe ta paraqesin situaten si nje progres autokton. Kjo gje dallohet ne vazhdim ne interpretimet e redaksise botuese.
VII – Kreu i qeverise se Shqiperise (83-84)
Ne percaktimin e njeriut qe do te drejtoje qeverine e ardheshme te shqiptareve, Samiu aludon per konfliktet brendas shqiptareve dhe te shqiptareve me te huajt qe mund te vine ne kete pozicion. Dhe per kete aresye ishte kundra ardhjes se te huajve ne drejtimin e qeverise shqiptare. Por cfare ndodh me komentet e redaksive botuese?
Ne botimin e vitit 1962 (shenimi 83, f.72) dhe 1978 (shenimi 80, f. 83) redaksia ka vene shenimin e meposhtem:
“Mendimin e tij kunder ardhjes se nje princi te huaj dhe kunder regjimit monarqik ne Shqiperi, S.F. e ka shprehuar edhe 18 vjet me pare, ne letren qe i drejtonte shkrimtarit arberesh, Jeronim De Rades, me 20 shkurt 1881”.
Kurse ne botimin e vitit 1988 problemet jane te ndryshuara, pasi redaksia e ka pare te arsyeshme t’u kujtoje shqiptareve nje pozicion vetem antimonarkik duke e harruar personalitetin e huaj. Ne kete botim spostohet shpjegimi ne paragrafin me poshte se ne botimet e meparshme (shenimi 167, f. 70) ne kete menyre:
“Ideja demokratike, antimonarkike e Samiut merr nje vlere edhe me te madhe po te kujtohet se ne te gjitha shtetet e porsaformuara ballkanike borgjezia kishte preferuar qeverisjen monarkike”.
Ne vazhdim Samiu permend Platonin (58 Para Kri. – 21/25 Pas Kri.) i cili paska shkruar per iliret dhe epirotet, te cilat i konsideron shqiptare, duke vene ne dukje se ata kishin nje lloj qeverisje ne forme pleqesie dhe do te ishte mire qe sot shqiptaret te mos hiqnin dore prej saj. Por redaksia e botimit te vitit 1988 nuk eshte dakort me kete ide te Samiut dhe vendos shenimin (169, f. 71) ku thuhet: “Keshilla e Samiut per te pranuar organizimin shoqeror te disa mijera vjeteve perpara qe i pergjigjej shoqerise se lashte skllavopronare veshtire se mund t’i pergjigjej shoqerise kapitaliste qe kishte lindur dhe do te zhvillohej edhe ne Shqiperine e lire e te pavarur. Por ceshtja ketu nuk eshte aq ne permbajtjen e kesaj kerkese, te ciles ai, disa faqe me poshte i jep nje permbajtje ne thelb borgjeze, sa ne argumentin qe nxjerr prej saj per te hedhur poshte ne menyre kategorike qeverisjen monarkike te Shqiperise se ardhshme te lire”.
A mund te perputhet shkalla e zhvillimit social te shqiptareve me keto ide te Sami Frasherit qe te mund ta pranojme vepren e tij si udheheqesen e ceshtjes kombetare shqiptare? Ketu problemi nuk qendron se cfara na pelqen si individe, por cfare kemi perfituar prej tij dhe kjo eshte ceshtja e sotme e te gjithe shqiptareve kur rrine e fantazojne per individe te se kaluares. Kjo eshte ceshtja me serioze e arsimimit te shqiptareve kudo ne Bote ku jetojne, te cilet nuk aresyetojne se cfare ka perfituar Kombi, por se cfare kane djallosur ata dhe paraardhesit e tyre. Me kete sy duhet pare vazhdimi i vepres se Sami Frasherit, duke e krahasuar ne fund me ate se cfare u dhuroi shqiptareve Europa.
VIII – Ndarja territoriale e Shqiperise (84-85)
Eshte kapitulli me i shenuar ku bie ne sy manipulimi i shtepive botuese ne kete veper te Sami Frasherit. Ne kete kapitull dallohet deshira e Samiut dhe diferencimi me idete e shtepive botuese perkatese.
Sipas Samiut eshte deshira e tij qe Shqiperia te ndahet ne 15 ngastra (te themi prefektura, GH) dhe cdo prefekture ne 3-4 nenprefektura. Botimi i vitit 1978 ne Prishtine nuk e thote se kush jane keto prefektura, por botimet e tjera e thone hapur se keto profektura percaktojne vendin ku ndodhet popullsia shqipfolese duke i vene ne dukje. Pra botimet e tjera kane te shenuar: “te cilat pas kryeqyteteve te tyre jane: Shkodra, Peçi (Ipeku), Prizreni, Prishtina, Ysqypi, Manastiri, Dibra, Elbasani, Tirana, Berati, Korca, Kosturi, Janina, Gjirokastra e Preveza”.
A nuk kemi ketu nje fshehje propagandistike te tokave ku banonin popullatat shqipfolese te para nje shekulli dhe dikush i hodhi ne treg per te ngopur oreksin imperialist te nje shteti me grykesi biologjike? Perse redaksia e botimit te vitit 1978 ja ka fshehur lexuesit shqiptar te Kosoves karakterin shqiptar te trojeve ku banonin aktualisht? A nuk duhet konsideruar nje politike antishqiptare ne fushen e arsimimit te detyrueshem te popullates? A e kane pikasur lexuesit shqiptar te Kosoves kete manipulim te vepres se Sami Frasherit nga ana e ekipit botues? Ne qofte se jo perse kane kurajon civile te flasin per nje gje qe nuk e dine; e ne qofte se po, perse tregohen hipokrite dhe te politizuar ne diskutimet e tyre (e kam fjalen per diskutantet shqiptare te Kosoves qe muaren pjese ne fb)?
Ne vazhdim Samiu pretendon per kryeqytetin e ardhshem te Shqiperise ku te flitet gjuha shqip, te ishte nje qytet i ri ne mes te Shqiperise qe mund te quhej Skenderbegas. E meqenese ne kete qytet ndenjesit do te jene nga e gjithe Shqiperia edhe gjuha qe te flitet do te jete e perzier dhe te jete nje gjuhe letrare e gjithe Shqiperise.
Interesantja eshte se ne keto dy pike kemi nje perputhje te cuditshme te ngjarjeve te ndodhura me vone me keto ide te Sami Frasherit (kryeqyeti i Shqiperise, i vendosur me 1920 ne mes te Shqiperise; dhe gjuha letrare shqipe e vendosur me 1972, vetem se jo me permbajtjen e ideve te Sami Frasherit).
IX – Pleqesia (85-87)
Ne kete kapitull Samiu hedh idene e organizimit lokal te shtetit te shqiptareve. Sipas tij cdo prefekture do te zgjedhe perine e vet per keshillin e pleqesise. Keta 15 prefekte do te mblidhen ne kryeqytetin e Shqiperise e do te zgjedhin nga mesi i tyre kryetarin dhe nenkryetarin. Kryetari i pleqesise do te jete si mbreti apo princi ne vendet e tjera. Autori pershkruan dinamiken juridike nga pikepamja teorike se si do te funksionoje kjo pleqesi ne te gjithe territorin e shtetit te shqiptareve neper vite dhe nderrimin e here pas hershme te saj.
X – Keshilli i pergjithshem (87-88)
Nga cdo nenprefekture do te zgjidhen dy, dmth ne afro 20 000 banore nje delegat, te cilet do te jene afro 100 qe do te mbledhen ne kryeqytetin e Shqiperise e do te perbejne keshillin e pergjithshem, qe do te mblidhet nje here ne vit e do te qendroje nje muaj per te analizuar buxhetin dhe punet e pergjithshme te vendit, si dhe punet qe do t’i dergoje kabineti e Pleqesia. Anetaret e keshillit te pergjithshem do te zgjidhen cdo kater vjet, por nderrimi i tyre do te behet cdo dy vjet; ata qe do te zgjidhin delegatet ne kete post duhet te jene mbi 20 vjec dhe te kene shtepi, ara e cdo gje qe te paguajne te pakten tre cope (franga) ne vit qeverise, te kene mbaruar nje shkolle e te dine te shkruajne e te lexojne. Ndersa ata qe do te zgjidhen duhet te kene mbushur 25 vjec, te kene shtepi dhe cdo gje tjeter qe t’i paguajne qeverise te pakten 10 cope e te kene mbaruar nje shkolle te dyte dhe te larte.
XI – Ministrite (88-89)
Samiu pretendon se ministra, qe do te qeverisin Shqiperine sipas profesioneve, do te jene shtate vete: i puneve te brendeshme, i puneve te jashtme, i ushtrise dhe i detit, i pasurive, i drejtesise, i arsimit, i puneve te pergjithshme, i besimeve fetare. Njeri prej tyre do te jete kryetari i keshillit te perbere nga keta kur te jete Shqiperia vetem; ndersa kur eshte nden Turqine ne krye do te jete nje qeveritar i pergjitheshem, i cili do te dergohet nga Kostandinopoja per pese vjet duke rende dakort per emrin e pervecem qe do te drejtoje keshillin.
XII – Ushtria (89-90)
Idete e autorit jane ne perputhje me menyren e organizmit juridik te shtetit otoman cka e ka cuar Samiun ne kerkesen per te perputhur juridiksionin social otoman me shoqerine shqiptare, pamvaresisht nga mundesia e perbashkimit qe ofronte shkalla e ndryshme, deri ne cilesi, e zhvillimit te shoqerise otomane nga shoqerine shqiptare e pershpejtuar deri ne ekstremin me te mundshem qe kishte realizuar drejtimi politik otoman i saj. Kjo duket te pakten ne menyren e organizimit ushtarak te shtetit hipotetik shqiptar sipas ideve te autorit, ku thuhet, duke nenkuptuar rrezikun me te mundshem te sulmit kundra ketij shteti: Cdo shqiptar do te jete ushtar nga 20 deri ne 40 vjec. Pas te dyzetave, deri 60 vjec, cdo shqiptar eshte ushtar rezerve dhe do te thirren ushtare vetem ne rast lufte. Ushtri e Shqiperise ne kohe paqe nuk do te jete me e madhe se 20 000 njerez, por ne kohe te luftes mund te organizohen deri ne 500 000 burra. Do te jete e ndare ne kater grupime; nje ne kufi me Greqine, nje ne kufijte e lindjes, nje ne kufijte verilindor me Serbine dhe nje ne kufij te veriperendimit e te Malit te Zi (….) .
Botimi i vitit 1978 (f. 89) ne kete pike ka disa fjale te hequra, te cilat ne botimin e vitit 1988 (f. 75) thone: “Janina, Manastiri, Prishtina e Shkodra do te jene mezet’ e ketyre kraheve” duke na treguar se copetimi i trojeve shqiptare nuk ka qene problem vetem i politikes nderkombetare, por ne ruajtjen e kesaj grabitjeje ka ndihmuar dhe politika shqiptare nga te dy krahet e kufirit shteteror shqiptar, te pakten ne fshehjen e kesaj grabitjeje nga pikepamja e faktit.
Ne vazhdim Samiu udhezon se si duhej te ndertohej kjo ushtri ku ajo e detit do te jete e ndryshme ne strukture njerezore per aresye te mesimit profesional. Flota detare do te kete disa anije lufte dhe do te vendoset ne mesin e vijes detare ne Uje te Ftohet (Pasha Liman) afer Vlores e do te ruaje vijen bregdetare (….).
Edhe ketu botimi i vitit 1978 (f. 90) ka pjese te hequra, qe ne botimin e 1988 (f. 76) thone: “qe n’Ulqin185 e gjer ne Sallahore”. Paturpesia e botimit te vitit 1988 qendron ne mos sqarimin e lexuesit per kete problem dhe cfare ka fshehur politika komuniste e Shqiperise kur u nis dhe e botoi kete veper ne Kosove me 1978.
XIII – Arsimi (90-92)
Ne qofte se ka kapitull ku duket karakteri formal i autorit dhe keqinformimi publik i gjendjes se arsimit te shqiptareve eshte pikerisht ky jo vetem ne lidhje me situacionin statistikor, por kryesisht ne faktin historik te ngjarjes ne nivelin ekuacional te lidhjes se arsimimit te njeriut me jeten sociale, problem ky krejtesisht i paqarte jo vetem per Sami Frasherin por per te gjithe shkollen e sotme shqiptare te indoktrinuar ne cdo element te saj.
Sipas Samiut shqiptaret duhet t’i nenshtrohen arsimit te detyruar shkollor nga mosha 7 vjec deri 13 dhe shteti i ardhshem shqiptar duhet te ndertoje rrjetin cilesor te shkollave mbi bazen e profesioneve dhe nivelit te arsimimit nga fillorja deri ne universitete. Ne kete pike ai pretendonte se te varferve do t’u jepen libra dhe fletore pa pagese. Por botimi i vitit 1988 ka nje shenim interesant (186, f. 76), sipas te cilit: “Ndersa ne ceshtjet e organizimit politik te Shqiperise se ardhshme demokratizimi i S.Frasherit njeh disa kufizime, ne ceshtjet e arsimit dhe te diturise, demokratizimi i tij me kerkesat e arsimit te pergjithshem, te detyrueshem e falas eshte shume me i gjere dhe konsekuent”.
Perplasja midis ideve te Samiut dhe pikepamjeve politike te epokes komuniste tregon qe ky problem eshte tejet me i gjere dhe i pazberthyer ne asnje element. Por analiza e Sami Frasherit tregon se problemi i arsimimi te nje popullate, pervec anes filozofiko/historike-politike-profesionale paska dhe anen formale me ane te se ciles mashtrohet lexuesi kur eshte i painformuar ne asnje permase. Rendesia e zberthimit te kesaj teme behet e konsiderueshme po te kemi parasysh menyren se cfare ka ndodhur me banoret shqipfoles per 400 vjet dhe cfare idesh percon filozofi i Perandorise Otomane per rastin shqiptar ne fushen e arsimimit te tyre.
Ana filozofiko-historike e asaj qe ka ndodhur me popullaten shqipfolese ne fushen e arsimimit ka vetem dy tregues, njeri prej te cileve i lidhur me gjenezen biologjiko-sociale te tyre dhe tjetri i lidhur me veprimin politiko-arsimor mbi ta. Te dy keto probleme jane fshire nga Historia e Kombit shqiptar dhe shqiptaret e sotem kujtojne se deshirat e politikes komuniste perbejne thelbin historik te jetes se perjetuar prej tyre, te pakten ne keto 400 vjetet e fundit, ne fushen e arsimimit te tyre. Cudia qendron ne perputhjen e metodes formale qe perdor Samiu dhe asaj qe ka ndodhur ne fushen e arsimimit te shqiptareve pas 1945. E meqenese cdo gje ka mbetur e erret e shoh te aresyeshme t’u kujtoj bashkekombasve te mij se cili eshte ekuacioni social i arsimimit te njeriut dhe cfare ka ndodhur me kombin tone ne keto 400 vjete e fundit. Idete per kete teme i kam shpalosur ne nje artikull te para tre vjeteve (per kete shih: “Reforma e arsimit shqiptar”, publikuar ne albanovaonline.info dhe genchoti.com), por lidhja me anen historike te problemit do te na tregoje perse arsimimi i shqiptareve nuk mund te jete sipas ideve te Sami Frasherit jo vetem si histori (eshte antihistorike fillimi i arsimit shqiptar me 7 nentor 1887 ne Korce), por as si aplikim. Ne kete rast, shqiptaret kane shpikur nje ngjarje qe nuk ka mundesi te linde ne asnje rrethane me ato lloj personazhes qe publikohen.
Problemi i arsimimit te Njerezimit ka lidhje me nje ekuacion sa historik real aq dhe teorik sipas kendveshtrimit filozofik te lidhur domosdoshmerisht me Institucionet Fetare, pamvaresisht nga lloji i Besimeve Fetare. Te pakten ky eshte ekuacioni lindes i shkollave ne Historine e Njerezimit dhe pergjegjes per kete akt, te jashtezakonshem per kete Histori, jane institucionet fetare politeiste ne Heladen e Lashte (flasim per Racen e Bardhe). Vazhdimesia historike e ketij procesi ne kete race eshte e lidhur me Kishen Katolike me qender ne Rome prej gati 10 shekujsh. Nuk ka bere perjashtim prej ketij ekuacioni edhe Kombi Shqiptar deri ne ate shkalle sa per kohen, per te cilen ben fjale Sami Frasheri, zhvillimi i shkollave ishte ne shkalle superiore ne raport me numrin e popullsise ne Ballkan, por jo atje ku kerkon ta zhvilloje interesi politik otoman. Dinamika shekullore e shkollave ne gjuhen shqipe, te pakten nga shekulli i XVI-te deri me 1925, eshte e lidhur domosdoshmerisht me veprimtarine e Klerit Katolik Shqiptar (me ndihmen madhore te Selise se Shenjte) dhe ne kete pike historiografia komuniste ka ngritur nje ndertese fillim e fund te genjeshtert deri ne ate mase sa ne vendin ku ato u linden domosdoshmerisht per te shpetuar popullaten shqipfolese nga asimilimi sllav u harrua dhe cdo gje ju dedikua ne menyre te genjeshtert te ashtequajturve rilindas. Te pakten reagimi ne fb nga miqte e mi nga Kosova tregon se indoktrinimi i shqiptareve ka filluar pikerisht atje ku lufta per ceshtjen kombetare ka qene ne shkalle siperore ne raport me te gjithe Kombin Shqiptar dhe pastaj eshte spostuar ne Shqiperi sipas interesave te komunistave. A nuk kemi ketu shembullin me te mire te bashkepunimit te dy politikave antishqiptare ne fushen e arsimimit te shqiptareve?
Dinamika e shkollave shqipe nga vitit 1584 (Stumbell te Kosoves) deri me 1925 (Kolegji Saverian ne Shkoder) tregon se ka ekzistuar nje veprimtari e tille ne fushen e arsimimit te shqiptareve sa e ben te pavlefshem propoganden e Sami Frasherit per kete problem, pasi ajo cka pretendon i ashtequajturi rilindas ka qene e ndertuar prej mbi tre shekuj me pare ne favor te ceshtjes kombetare shqiptare dhe jo si nje ndertese formale qe do te shembej me largimin nga Perandoria Otomane. Shqiptaret sot duhet te kuptojne se per cfare ka sherbyer arsimimi historik ne te kaluaren dhe per cfare sherben sot, pasi prej kesaj zbulohet me lehtesi se gjysherit tane kane qene shume me te ditur dhe punetor se ne, e kane dashur dhe luftuar per Shqiperine dhe ceshtjen kombetare shume-shume me teper se ne.
Kalimi nga shkollat me investim internacional (Selia e Shenjte dhe Perandoria Austro-Hungareze, atehere kur nuk ka pasur shtet shqiptar) ne shkolla me investim shteteror shqiptar perben dallimin e madh midis epokave te ndryshme politike, por dhe ate qe Sami Frasherit as qe i ka vajtur ndermend se mund te ekzistoje. Menyra se si eshte shtjelluar kjo teme pas 1945 ne arsimin e detyruar shqiptar tregon fare qarte se shqiptaret jane te indoktrinuar deri ne ate mase sa ato sot duhen konsideruar e paarsimuar (shqiptare sotem duhet te bejne nje shkolle te posacme per te harruar ate qe kane mesuar per mbi 70 vjet ne menyre antihistorike, antishkencore dhe antishqiptare) dhe per te realizuar kete indoktrinim eshte perdorur vepra e Sami Frasherit mbi Shqiperine dhe shqiptaret. Pikerisht kjo perben anen politike te problemit dhe Samiu as qe ka tentuar ta vere ne dukje, duke mos i vajtur ndermend ne asnje permase se deri ku do te vazhdonte poshtersia e komunizmit. Tipikisht arsimimi i shqiptareve pergjate epokes komuniste ka sherbyer vetem per nje qellim: te mesoheshin shqiptaret per te jetuar sipas parimeve bolshevike duke prodhuar klasen intektuale per drejtimin politik te shqiptare ne funksin te ketyre parimeve. Vetem ky ka qene qellimi i ndertimit te shkolles shqiptare pas 1945 dhe aspak ceshtja kombetare dhe kultura qe rridhte prej saj.
Por problemi i arsimimit te nje populli ka edhe anen profesionale dhe ne kete drejtim Sami Frasheri ka heshtur duke u krijuar komunisteve tabanin e propagandes ne emer te kultures arsimore. Gjeja me kryesore ne kete profesionalizem qendron tek perputhja e shkalles se zhvillimit social me imponimin arsimor. Cudia qendron ne perputhjen e ideve te autorit me ate qe ka ndodhur realisht pergjate epokes komuniste ne Shqiperi ne fushen e arsimit dhe kerkush nuk eshte i afte te argumentoje pozicionin kundrejt progresit te Kombit Shqiptar. Krenaria e shqiptareve per shkollen e epokes komuniste eshte justifikim per krimet e kryera dhe aspak krenari per nivelin e larte shkencor, sic proklamohet; dhe e gjitha kjo per gjene me te thjeshte fare: eshte e pamundur per nje popull pa zhvillim te forcave prodhuese ne fushen e bujqesise dhe industrise te disponoje shkolla te nivelit te larte shkencor. I gjithe ky perfundim eshte i vlefshem per cdo shkolle profesionale apo kulturore ne cfaredo lloj shkalle qe te jete e organizuar.
Te pakten ne fushen arsimit e kemi shume te lehte te ballafaqojme te shkuaren e larget me te shkuaren e afert dhe te sotmen. Mos perputhja asaj qe pretendohet me nivelin social te zhvillimit tregon formalizmin e arsimit shqiptar pas 1945 dhe tragjedine intelektuale ku ndodhet shoqeria shqiptare sot. Dhe ne qofte se kete do ta krahasojme me idete e Sami Frasherit per kete problem duhet te merret me mend me lehtesi pozicioni i shoqerise shqiptare dhe i rilindasve te proklamuar. Perbashkimi i gjendjes reale te popullates shqipfolese (flasim per kohen kur ka jetuar Sami Frasheri) me imponimin arsimor politik e kerkon medoemos nje shpjegim teorike te lidhur me menyren se si i ka trajtuar shqiptaret Selia e Shenjte pergjate kohes se arsimimit te tyre dhe perse te gjithe brezat e tyre, prej afro 300 vjetesh, ishin te vetmit qe e formatuan Kombin Shqiptar sipas vizionit europian. A e kupton lexuesi se ne kapercyell te shek. XIX drejt shek. XX jane “konfrontuar” fshehtas politika europiane me ate otomane per problemin shqiptar dhe kjo duket fare qarte ne fushen e arsimimit metodik, ne ate se cfare ka percuar Sami Frasheri ne vepren e tij dhe cfare ka ndodhur ne realitet. Kjo eshte aresyeja perse ne jugun e popullates shqipfolese mbizoteronte elementi grek i arsimit, perse ne mesin e popullates shqipfolese mbizoterote elementi arab dhe perse ne veriun e popullates shqipfolese mbizoteronte elementi latin. Kjo eshte aresyeja perse ajo qe ka ndodhur me popullaten shqipfolese pergjate shekullit te XIX-te e kerkonte medoemos nje kongres perbashkimi metodik, gje e konkretizuar me Kongresin e Manastirit ne 1908, ne fushen e alfabetit. A nuk tregon qarte kompleksi i ngjarjeve ne fushen e arsimit shqiptar (1584-1900) se sa larg realitetit historik ka qene kjo veper e Sami Frasherit dhe perse ajo nuk ka asnje lloj vlere qofte ne fushen e filozofise, qofte te arsimit e qofte te politikes?
XIV – Punet e pergjithshme (92-94)
Kur vjen puna per te percaktuar rruget qe cojne ne permiresimin e jetes se nje populli asnjehere nuk merret per baze predispoziteti i tij per jeten e premtuar. Ne qofte se partite politike ne nje fushate zgjedhore premtojne pa fund, duke i genjyer fare hapur masat qe do te votojne per ta, asnjehere kundershtaret politike nuk nxjerrin argumenta per te vertetetuar pamundesine e realizimit te tyre. E njejta gje ndodh edhe me filozofin qe me endrrat e tij kerkon t’i mbushe mendjen lexuesit se si duhet te veproje popullata per te kaluar nga nje gjendje politike ne nje tjeter. Kete gje ben edhe Samiu ne kete kapitull duke krijuar imazhin social se cfare duhet te bejne shqiptaret ne te ardhmen pa sjelle asnje argument mbi mundesite e realizimit dhe, kryesisht, mbi mundesite e perputhjes se kerkesave sociale te shqiptareve me idete e tij.
Sipas Samiut, pas arsimit, shqiptaret kane si nevoje te madhe zhvillimin e pergjithshem social te tyre. Rruget, hekurudhat, portet, lidhja e kenetave me detin, minierat, pyjet, etj jane gjerat me te nevojshme dhe punet qe duhet te kryejne shqiptaret me te shkeputur prej Turqise. Ndertimi i rrjetit hekurudhor ane e kend krahinave ku banojne populla shqipfolese do te lidhet me Selanikun dhe Austrine. Pas kesaj pune rradha i vjen Myzeqese, po qe te behet kjo duhet krijuar rrjeti i vaditjes duke hapur lumenjte qe kalojne neper Myzeqe, pasi kjo Myzeqe eshte e afte te ushqeje gjithe shqiptaret dhe te teproje. Kjo do te beje qe te thahen shume keneta. Te hapurit e portit te Durresit, te cilin e pati mbyllur Sulltan Mehmeti me paditurine e tij per te mos hyre anijet veneciane, dhe pergatitja per nje port modern do ta beje ate nje Trieste te dyte dhe nje tjeter Selanik. Te gjithe keto punera, si dhe pyjet e minierat do te organizohen prej ministrise se puneve te pergjithshme. Kjo ministri do te kete kujdes edhe tregetine, bujqesine dhe pasurine.
Po ta shohim kete situate me syrin e vitit 1980, kur ishte vendosur dhe punonte diktatura komuniste, do te veme re se ato perputhen duke pasur si emerues diktatin dhe kthimin e Popullit shqiptar ne nje skllav te bindur; e po ta parakojme kete situate politiko-ekonomike dhe te bejme krahasimin me te sotmen do te veme re se ato nuk perputhen kerkund. Ajo qe u ndertua ne menyre antiekonomike per 45 vjet, duke e varferuar popullin shqiptar ne ekstrem, u shkaterrua per nje vit (1991), u shperdorua per 25 vjet (1990-2015) dhe po vazhdon te vidhet akoma edhe sot (2017). Atehere perse sherben teresia e ideve te Sami Frasherit mbi ate se cfare do te behet Shqiperia ne te ardhmen? Ne kete pike ka pasur dicka, dhe jo te vogel, ne favor te progresit te shqiptareve te ideuar nga Samiu pa dhene ndonje argument shtese dhe pa e zberthyer ne elemente te vecante. Autori pretendon se hekurudhat dhe disa dege sekondare mund te mbarohen ne pak kohe nga shoqerite e huaja. Pikerisht ne kete pike redaksia shqiptare e botimit te vitit 1988 ka vene shenimin (190, f. 78), ku thuhet: “S. Frasheri nuk eshte plotesisht i ndergjegjshem per rrezikun qe mund t’i vije lirise, pavaresise, interesave jetike te popullit nga veprimtarite e shoqerive te huaja”, por pa u thene shqiptareve se per sa kohe qe njiheshin ne histori, qofte shqiptaret e qofte paraardhesit e tyre, nuk kishin jetuar per asnje cast pa keta te huaj dhe ne kete pike fshihej e gjithe historia mijeravjecare e shqiptareve dhe paraardhesve te tyre. A nuk kemi ketu ngritjen e mashtrimit politik ne nivelin e shkences se historise, me ane te se ciles indoktrinoi Kombin Shqiptar per 45 vjet, nga ana e komunizmit? Te gjitha teorite mbi madheshtine e rreme te ilireve, prejardhjen e tyre nga pellazget, perandoret ilire te Romes Perandorake, perandoret ilire te Perandorise Bizantine, kater Papet e Romes se Krishtere dhe Katolike, te gjithe kryepashallaret shqiptare te Perandorise Otomane jane te lidhura me kete bashkejetese dhe jo me jeten e izoluar te banoreve autoktone te gadishullit ballkanik. Per sa kohe qe keta banore kane jetuar ne izolacionin e tyre social nuk jane njohur ne Histori dhe ne momentin qe jane relatuar me te ardhurit eshte cfaqur reflektimi imponues nga keta te ardhur duke krijuar imazhin e nje madheshtie te rreme te tyre. Kjo do te thote se ideja e Sami Frasherit duhet marre ne konsiderate si nje ide qe do te ndihmonte Kombin Shqiptar ne zhvillimin e vet, por qe redaksia botuese e vepres se tij nuk eshte dakort duke cuar ne pikepyetjen: perse sherben atehere vepra e Sami Frasherit?
XV – Puna e besimeve fetare (95-96)
Eshte nje kapitull ku autori jep mendimet per problemet fetare pa i shkuar ndermend se ne nje cep te Mirdites (Lure) banoret e kishin ndertuar me kohe legjislacionin qe percaktonte rruget e zhvillimit te institucioneve fetare (Kararet e Dheut) te cilit i nenshtroheshin te gjithe kryetaret e feve ne Krahine. Por kjo ne realitet eshte nje tregues mbi formalizmin botekuptimor ndaj ideve fetare, pasi i largohet thelbit te problemit nga pikepamja e lidhjes se ideve fetare me jeten sociale te Njerezimit. Ne kete pike autori ka pasur mundesi te beje krahasimet midis lidhjes se politikave te aplikuara nder shqiptare me institucionet fetare nderkombetare. Nuk e ka bere per nje aresye shume te thjeshte: te gjithe institucionet fetare, pervec Kishes Katolike, kane luftuar per mbajtjen ne gjume te shqiptareve. Zberthimi ne elemente perberes te ketij roli e tregon fare hapur se cfare ka bere Kisha Katolike per Kombin Shqiptar dhe perse institucionet e tjera fetare kane heshtur ne kete drejtim. Aresyeja e kesaj veprimtarie gjendet ne ditaret e Avokatit tone te nderuar Vasil K. Dilo ku ai shpjegon perse Kombi Shqiptar do ta gjeje shpetimin e vet jo tek Ortodoksia Fetare (behet fjale per vitet 1912), sepse ajo ka nje Kishe Kombetare qe i sherben Greqise, por tek Krishterimi Katolik qe ka nje Kishe Nderkombetare dhe Kisha Katolike Shqiptare eshte i vetmi Institucion Fetar qe i sherben shqiptareve sipas frymes europiane. Faktet historike tregojne se Kisha Katolike Shqiptare ishte i vetmi instrument social nderkombetar qe i dha Kombit Shqiptar elementet me te domosdoshem per zhvillim sipas parimeve te demokracise europiane. Te pakten fusha e filozofise, gjuhesise, letersise, arsimit, legjislacionit, familjes, prones kane qene fushat me te prekshme prej mbi 400 vjet ku duket dora vendimtare e Kishes Katolike Shqiptare, por qe shqiptaret pas 1945 nuk e mesuan kurre jo vetem si permase, por as si fakt. Kjo gje eshte e vlefshme per te gjithe nivelet e zhvillimit intelektual te sotem shqiptar, duke filluar qe nga universitaret deri tek akademiket. Ne kete rast nuk duhet shtruar problemi se cili eshte raporti midis Jezu Krishtit dhe Muhametit, por raporti i jetes praktike te parashqiptareve dhe shqiptareve me pasuesit e Jezu Krishtit dhe Muhametit; d.m.th. rendesi ka se cfare ka ndodhur realisht dhe jo se cfare mund te ndodhte, ne kete rast fantazia nuk ka vlere.
Per te erresuar kete institucion, ne kete rast, redaksia e botimit te vitit 1988 ka vendosur shenimin 195 (f. 81) sipas te cilit: “Edhe ne ceshtjet e qendrimit ndaj fese S. Frasheri me kerkesat e tij te ndarjes se shtetit nga feja, te shkolles nga feja, te tolerances fetare i qendron besnik demokratizmit te tij”.
Dhe kur bejme krahasimin midis asaj qe shkruan Sami Frasheri dhe asaj qe ka ndodhur ne territorin e popullates shqipfolese, kuptohet me lehtesi formalizmi i ketij kapitulli, por dhe fshehja e shume fakteve mbi rolin e Institucioneve Fetare Katolike nga Kosova deri ne Himare, nga fundi i shekullit te XVI te pakten (kur u hap shkolla ne Stumbell te Pejes), deri me 1912 kur u ngrit Flamuri i Gjergj Kastriotit ne Vlore. A nuk eshte ky nje tregues suplementar mbi fallsitetin e kesaj vepre te Sami Frasherit ne drejtim te ceshtjes kombetare shqiptare? Atehere per cfare ka sherbyer kjo veper e Samiut, qofte dhe vetem ne nje fraksion te kohes?
XVI – Puna e begatise (96-100)
Eshte nje nder kapitujt me te gjate te vepres dhe me i gjati i pjeses se trete. Eshte i vlefshem per te kuptuar permasen e zhvillimit ekonomik qe trasheguam nga bota otomane, por dhe poshtersine e nje akademia shkencash per kete problem.
Sipas Sami Frasherit Shqiperia shtrihet ne kater vilajete (Shkodra, Prishtina, Manastiri, Janina) dhe i paguan Turqise afro 3.000.000 lira turke, pervec cfare vidhen, c’hahen dhe cfare humbasin kot. Megjitheate po ta shikosh sic duhet Shqiperia mund te kete shume me teper te ardhura qe mund te arrijne ne 3.000.000 lira franceze, ne te cilat s’ka ndryshim, dmth 60.000.000 franga ari. Ne vazhdim autori percakton rrogat e punonjesve te shtetit, qe sipas tij nuk i kalon 2 milion lira. Atehere na bie per detyre te percaktojme pasurine natyrore te Kombit Shqiptar.
Por duam te veme ne dukje se pikerisht ne kete pike redaksia e botimit shqip e vitit 1988 ka nderhyre me shenimet e veta per t’i ndryshuar menyren e te kuptuarit te ketij kapitulli duke krijuar hendekun midis popullates shqiptare dhe kujtimit politik ndaj asaj otomanes. Per ta vene ne dukje kete veprim me perpara do te sqarojme raportet sociale midis Kombit Shqiptar dhe politikes pese shekullore otomane jo sipas interesit privat, por sipas interesit politik global dhe cfare rrjedh ne menyre te drejteperdrejte prej saj (kjo eshte e vlefshme sidomos per shqiptaret e shekullit te XX-te, te cilet nuk e kane kuptuar akoma se eshte i vetmi popull europian qe nuk e ka njohur pushtimin ne menyre historike duke mos i dhene relatoreve politike absolutisht asgje te dukshme.
Sot ne Shqiperi eshte bere e modes te deklarohet qe prapambetja e Kombit Shqiptar ne raport me popujt e Europes ka ndodhur prej 500 vjeteve te pushtimit otoman. Kam rast t’j’u tregoj se ky eshte nje mashtrim koke e kembe dhe e vetmja pike, ku Sami Frasheri fiton vlera reale me vepren e tij, eshte pikerisht ky kapitull. Por ne kete pike duket dhe kapaciteti intelektual i studiuesve te te gjithe niveleve qe zoteron shoqeria shqiptare. Cdo deklarate e thene ne kete drejtim eshte fund e krye e pa argumentuar duke treguar defektin e shkences shqiptare ne fushen e filozofise, historise dhe pergjithesisht ne te gjithe shkencat shoqerore.
Kur perdoret termi prapambetje, dhe krahasohet me me te zhvilluarit, gjeja e pare qe duhet shkuar nepermend eshte shpejtesia e zhvillimit (termi shpejtesi levizje ne analizat e shoqerise njerezore nuk ka kuptim, bile ajo nuk ka kuptim ne asnje analize shkencore te Natyres duke u perdorur ne menyre abuzive) dhe bota e relacioneve politike, qe per rastin shqiptar eshte determinuese. Qe te thuash per nje popull se ai eshte i prapambetur ne raport me te tjeret duhet parapercaktuar shpejtesia e zhvillimit social sipas parimit autokton te zhvillimit dhe pastaj te percaktohen parametrat pershpejtesues apo ngadalesues qe kane ndikuar mbi kete zhvillim imponimet politike kohore (kjo eshte e vetmja qasje shkencore e problemit dhe jo ndryshe). Nuk e besoj se ka dyshime qe ne kete drejtim studiuesit shqiptare te te gjithe niveleve duhen akuzuar per formalizem, padijeni, mashtrim dhe keqperdorim te pozicionit qe kane ne shtetin shqiptar (realisht ata jane shkaktaret me te afert te keqarsimimit te shqiptareve pas 1945). E them kete pasi asnjeri prej tyre, pergjate 70 vjeteve, te ekzistences se shkences shqiptare nuk ka perdorur si argument raportet e shpejtesive te zhvillimit shoqeror te shoqerise shqiptare me ato te Perandorise Otomane ne menyre qe te arrije ne perfundime mbi shkakun e prapambetjes te Kombit Shqiptar ne raport me Kombet Europiane. Ne te vertete kjo ka qene nje gje shume e lehte per t’u bere dhe per t’u zgjeruar nder popuj te tjere ku bie ne sy prapambetja, ose zhvillimi, ne raport me paraardhjen (nga helenet tek greket, nga romaket tek italianet), prej nga eshte teper e lehte per te gjetur shkakun e pozicionit regresiv apo progresiv.
Ne qofte se do te mundohemi ta zgjidhin kete problem (dmth shkakun e prapambetjes se shqiptareve ne raport me popujt e Europes) ne menyre shteruese duhet kerkuar dicka me teper nga shkenca e Historise, por qe ajo nuk mund te na e jape dot dhe a e dine pse: aresyeja eshte shume e thjeshte, shkenca e Historise eshte formatuar gabim qe ne fillimet e saj, dmth qe nga koha e Tuqididit dhe ka mbetur ne ate pozicion prej asaj kohe. Keshtu qe nuk mund te kerkosh percaktimin e zhvillimit progresiv me metoda te stervjetra, sidomos ne fushen e shkencave sociale. Kjo kerkon medoemos zgjidhjen metodike te studimit per te arrire ne perfundime fitimprurese.
Termi shpejtesi zhvillimi nenkupton lidhjen e kohes me levizjen dhe eshte e pamundur qe ato te ndahen praktikisht; eshte e pamundur te analizohet nje dukuri shoqerore jashte procesit te shpejtsise se zhvillimit dhe kjo ka qene me teper e marre me mend se sa e argumentuar. Perdorimi i termave kohe, hapesire, levizje shoqerore jane me teper terma spekulativ se sa terma te perdorur per argument ne zgjidhjen e nje problemi. Keto marrin forme zgjidhese vetem kur lidhen midis tyre me ane te termit shpejtesi zhvillimi, i cili, ne kete rast, nenkupton empirisht kohen e zgjatjes te nje rendi shoqeror, forme familje, forme prone, forme juridiksioni, forme ideje fetare. Deri ketu mendimi filozofik kishte arritur te zgjidhte, pa ndonje perfundim konkret, problemet sociale dhe e gjithe kjo deri kur nje dite u cfaq ne mendimin ekonomik nje kerkese e cuditshme (ajo ishte e tille pasi, duke qene e sakte deri ne skrupolizitetin e vet absolut, nuk eshte perdorur ne asnje vend tjeter te Shkencave Sociale te Njerezimit, duke krijuar premisen per permbysjen e ketyre shkencave). Formula e David Rikardos (1772-1823) mbi percaktimin e vleres se mallit (nga Koha shoqerisht e domosdoshme per prodhimin e tij) shenon goditjen me te madhe qe shkencat shoqerore kane marre ne jeten e tyre, pasi kjo formule, ne thelb, ka brenda parametrin Shpejtesi Zhvillimi dhe kjo nuk eshte marre parasysh asnjehere nga asnje forme e shkencave te mesiperme. Por gjeja me e dukshme ne zhvillimin e popujve te te gjithe Njerezimit eshte diferencimi i zhvillimit brenda nje popullate, brenda grup-popullatave, brenda nje Race, midis Racave, brenda nje Kontinenti, midis Kontinenteve dhe aresyeja nuk eshte gjetur asnjehere. Popujt, dikur te lavdishem ne zhvillimin e tyre, sot konsiderohen primitive dhe te prapambetur pa e gjetur ne asnje rast shkakun e permbysjes historike. Ne te gjithe aspektin analitik te shkenceve shoqerore dy parametra nuk merren parasysh: shpejtesia e zhvillimit social dhe permasa e botes se relacioneve, qe varet nga shpejtesia e zhvillimit social.
Te dy keto parametra, kur merren ne konsiderate, jane te afta ta permbysin te gjithe ndertesen qe sot quhet Shkence, pasi kjo e fundit eshte mbeshtetur fillimisht ne mendimin filozofik helen, i cili, nga ana e vet, disponon nje gabim rrenjesor dhe nje problem te pazgjidhur trasmetueshem deri ne fillimet e shekullit te XX-te, mbi ç’baze lindi ideja e “paradoksit te kohes” duke e peshtjelluar mendimin filozofik deri ne marrezi. Ideja e “paradoksit te kohes”, duke u permbysur, ka nxjerre nje problem serioz ne shkence: e konsideron mendimin matematik pergjithmone relativ ne saktesine e vet perfundimtare. E them kete per te kuptuar se sensi i pranimit te termit shpejtesi zhvillimi nuk eshte problem matematikor, por thjeshte botekuptimor dhe vete matematika e komplikuar e ka burimin pikerisht tek kjo shpejtesi.
Pranimi i termit shpejtesi zhvillimi ne shkencat sociale kerkon nje permbysje serioze, pasi merr ne konsiderate parimin natyror poligjenetik te lindjes biologjike dhe shoqerore te Njeriut ne Toke duke na krijuar nje lehtesi ne pranimin e parametrave te zhvillimit te Shoqerise Njerezore te mevonshme, pasi i jep pergjigje “anomalive” te zhvillimit diferencial te Races Njerezore ne Toke. Ne kete menyre behet e nevojshme lidhja e procesit kohor te lindjes me shpejtesine e zhvillimit, raport i cili eshte i zhdrejte duke qene ne kundershtim me teorite raciste mbi suprimimin social me baze vjetersine (me hollesisht per kete problem lexoni “Raporti Kohor-Hapsinor, ose teoria e absolutizmit analitik”, publikuar ne genchoti.com dhe albanovaonline.info). Akoma edhe me tej, behet e nevojshme percaktimi i pasojes direkte pergjate relacioneve universale te Races Njerezore ne Toke, gjera te cilat jo vetem qe nuk jane cekur ndonjehere, por ato jane parametrat me determinuese te Toke mbi c’baze behet dallimi cilesor midis botes biologjike dhe botes sociale. Atehere gjeja me e pare qe duhet bere eshte ndertimi i nje teorie te re qe te perbashkoje Boten Njerezore me Boten Biologjike pa e mohuar ate ne planin analitik ne kuadrin e Unitetit te Materies (termi Materie ne kete rast duhet konsideruar pa fillim dhe mbarim ne Kohe dhe Hapesire, gje e cila krijon mundesine e perbashkimit harmonik midis te pafundmes dhe te fundmes duke i dhene fund spekullimeve te ndryshimit midis Materies (te pafundme) dhe Lendes (te fundme). Ky veprim do te krijoje lehtesira ne percaktimin e lidhjes se Levizjes me Shpejtesine e zhvillimit, kete te fundit me Kohen e lindjes se ngjarjes; permasat e Botes se Relacioneve dhe variacionet e ndryshimit reciprok te nderhyrjes se Kohes dhe Hapesires tek pjesmarresit e kesaj bote duke vendosur rregullin matematikor tek keto permasa. Disa prej rrjedhimeve te Raportit Kohor-Hapsinor = cost = 1 jane:
Se pari: sa me i vjeter qe te jete nje popull aq me i prapambetur duhet te jete ai, pasi niveli i zhvillimit social eshte i varur nga shpejtesia e ketij zhvillimi. Kjo do te thote qe nje pozicion te caktuar te zhvillimit social popujt e kapercejne ne kohera te ndryshme me permbajtje hapsinore te ndryshme, por me parim te njejte. Ndryshimi i ketij rregulli tregon se popullata eshte relatuar duke ndryshuar parametrat e zhvillimit.
Se dyti: karakteristika dallues e popujve eshte shpejtesia e zhvillimit social, e cila ne asnje rast nuk eshte e barabarte edhe ne qofte se bartesit e saj, per rrethana rastesore, jetojne prane e prane (iliret me helenet, arbereshet me italianet, kosovaret me serbet), gje e cila sjell konflikt te perjetshem per sa kohe qe popullatat nuk shkrihen ne nje te vetme.
Se treti: popujt me shpejtesi te vogel zhvillimi nuk mund t’i imponohen popujve me shpejtesi te madhe zhvillimi ne aspektin hapsinor, por ato mund te ndikojne vetem mbi kohen e zhvillimit qofte te tyre e qofte te relatorit; ne kete rast ndodh fenomeni i “paradoksit te kohes” (“paradoksi i binjakeve”), por me permasa krejt te tjera nga ato te hiperbolizuara nga mendimi fizik.
Mbas ndertimit te kesaj teorie, jemi te gatshem t’i pergjigjemi pyetjes mbi Historine natyrore te shqiptareve, karakteristikat sociale te tyre, raportin qe ata kane me popujt e tjere europiane, permasat e ndikimit reciprok te tyre me popujt me te cilet ata jane relatuar prej mijeravjetesh dhe, ne fund, cfare kane perfituar shqiptaret nga bota e relacioneve prej mbi 5000 vjet me popujt me te zhvilluar te Races Njerezore ne Toke dhe cfare u kane dhene atyre, problem ky i trajtuar pa kopetence nga babai i relativitetit fizik pasi ka ngaterruar procesin mekaniko-fizik me ate biologjik dhe shoqeror (ne kete rast do te japin vetem konkluzionet, pasi argumentimi kerkon kohe dhe vend tjeter).
-Shqiptaret jane pasardhes te drejteperdrejte te bashkethemeluesve kohor te Races se Bardhe ne Kontinentin Europian (ne kete proces duhet te perfshihen edhe basket e gadishullit Iberik; lidhja e ilireve, apo epiroteve, me pellazget hyjnore eshte nje fallsitet i krijuar nga politika; jo vetem per paaftesi te saj, por per efekt te nje poshtersie politike per t’i detyruar popujt balllanike te ngriheshin kundra Perandorise Otomane). Nuk paraqet rendesi saktesia e kohes se lindjes se tyre, por per nje gje te jeni te sigurte ne qofte se pranojme se njeriu europian eshte i moshes 1,8 milion vjet, paraardhesit me te pare te shqiptareve jane pese here me te vjeter. Kjo vjetersi konstatohet me lehtesi me elementet sociale tej mases primitive qe disponojne shqiptaret deri ne mesin e shek. te XX-te: besimi fetar pagan nga Kulti i Gjarprit, shek. XV Para Kri., drejt Kultit te Diellit, shek XX Pas Kri. (qe eshte forma me e pare e besimit fetar ne Histori); familja patriarkale; e drejta zakonore e pashkruar (kalimi thjeshtues nga Statutet e qytetit ne Kanunet Klasore dhe, prej kendej, ne Kanunet Krahinore, eshte argumenti me i sakte mbi madhesine e zhvillimit social te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre); prona fisnore; shkembimi mall-mall e shume e shume te tjere.
-Duke qene te tille, ata kane shpejtesine e zhvillimit social tmersisht te avashte ne raport me te gjithe popujt e tjere europiane. Po te marrim per baze shifrat e mesiperme do te thote se shoqeria shqiptare ne parim ecen pese here me avash se popujt e tjere te rendit 1,8 milion vjet.
-Shqiptaret e sotem nuk perkojne me kete vjetersi pertej biblikes dhe kjo e ka nje aresye: bota e relacioneve ka ndikur per mire ne zhvillimin e parashqiptareve dhe pasardhesve te tyre deri ne ate mase sa ata e kane humbur gjenezen e tyre primitive ku u takonte te jetonin pa keta relatore. Fati e ka dashur qe keta relatore te kene qene popullatat dhe subjektet me gjurmelenese ne Historine e Njerezimit dhe te panderprera ne ralacionet me vendasit autoktone te Gadishullit Ballkanik ku vecohen nga ana kohore: Pellazget Hyjnore, Helenet, Romaket, Selia e Shenjte, Bizantet dhe Otomanet.
-Por marredheniet e parashqiptareve dhe pasardhesve te tyre ka ndikuar per keq ne zhvillimin social te relatoreve te tyre ku me dukshem kjo bie ne sy tek popullata heleno-greke deri ne ate mase se greket e sotem nuk jane pasardhes te drejteperdrejte te heleneve te lavdishem; dhe e gjithe kjo per faj te popullates epirote dhe arvanitase qe eshte relatuar me helenet, e me vone me greket, pergjate 3000 vjeteve te fundit. Po kjo bie ne sy ne shume menyre edhe tek Gadishulli Apenin ku popullate arbereshe ka ndikuar ne ate menyre sa i ka vecuar deri ne cilesi banoret e jugut te Gadishullit nga Latinet dhe Lombardet historike.
-Menyra e ndikimit sipas parametrave mire – keq nuk eshte gje tjeter vecse ndikim i drejteperdrejte mbi shpejtesine e zhvillimit social te relatoreve, ose, e thene ne menyren e vjeter, eshte ndikim mbi kohen dhe hapersiren e zhvillimit social te relatoreve. Ne kete rast ja vlen te percaktojme rregullat ligjore te ndikimit reciprok te relatoreve mbi c’baze do te bjere ne sy gabimi i fizikanteve, por kryesisht do te kuptojme në politika Otomane ka qene në te mire apo per keq në zhvillimin e Kombit Shqiptar.
Kur relatohen dy popuj ato kane ndikim te ndersjelltë, por permasat e ketij ndikimi ne kete bote relatash nuk jane jo vetem te barasvlefshme po as te ngjashme ne planin hapsinor. Ajo qe percakton boten ligjore te relacioneve eshte koha e lindjes se ngjarjes dhe, kjo e fundit, ka nje rendesi kaq te madhe sa vendos fatin historik te ngjarjes, dmth percakton shpejtesine e zhvillimit specifik. Dukuria e shpejtesise se zhvillimit eshte dukuria me filozofike, me shkencore, me determinuese ne cdo ngjarje te Natyres, pamvaresisht nga permasat, lloji, sasia, apo cilesia e saj. Dhe kur kjo dukuri ka ndikim te drejteperdrejte mbi boten njerezore, te jeni te sigurte se ajo ka ndikim absolut mbi te gjithe Natyren (mbi kete baze lind e drejta e veprimit kohor-hapsinor ne menyre absolute, jashte cdo koncepti relativ).
Se pari, kur relatohen dy popuj, ato kane shpejtesi te ndryshme zhvillimi. Nga raporti e ketyre shpejtesive percaktohet permasa dhe cilesia e ketyre relatave. Kur ky raport eshte shume i madh (iliret me pellazget, epirotet me helenet, iliro-epirotet me romaket, iliro-epirotet me bizantet, arberit me bizantet, shqiptaret me otomanet) relatoret bashkejetojne domosdoshmerisht ne harmoni, pamvaresisht konflikteve te rastit. Kur ky raport eshte afer njeshit (helenet me romaket, sllavet me Bizantin, popujt ballkanike [pervec shqiptareve] me otomanet, indianet e Dy Amerikave me popujt invadore europiane, indianet e Indise me Britanine e Madhe, popujt e Indokines me popujt invadore te Europes) bashkejetesa shoqerohet me koflikte te ashpra per efekt te papajtueshmerise se ketyre shpejtesive; ne kete rast konfliktet pushojne vetem me eleminimin e njerit krah: pajtueshmeri nuk ka, per sa kohe raportet e shpejtesive ekziztojne.
Se dyti, gjate procesit te relatave popujt me shpejtesi te madhe zhvillimi i imponohen atyre me shpejtesi te vogel zhvillimi vetem ne planin hapsinor duke i ndryshuar strukturen sociale te elementeve qe disponojne. Ne kete rast, bashkejetesa e dy elementeve sociale (njeri autokton e tjetri i imponuar) ne popujt e prapambetur do te zgjase per aq kohe sa vazhdon bota e relacioneve (forma e fese, e prones, e familjes, juridiksioni); vetem ne kete pike kemi lidhjen e dukshme te hapesires shoqerore me kohen shoqerore. Me nderprerjen e marredhenieve forma e ketyre elementeve tenton drejt hapesires autoktone, por tashme me ndryshimet e realizuar nga koha shoqerisht e domosdoshme e ketyre relatave. Ne shoqerine shqiptare ky fenomen bie ne sy vetem ne fushen e juridiksionit, ku thjeshtimi i Statuteve te qyteteve (Drisht, Shkoder, Lezhe, Korce, Berat) ne Kanunet klasore (i Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut) dhe prej ketej ne Kanunet krahinore (Diber, Lure, Laberi, Tirane, Kolonje, Lume) tregon se shpejtesia e zhvillimit social eshte nje ligj natyror dhe e suprimon bashkesine e ligjit politik.
Se treti, gjate procesit te relatave popujt me shpejtesi te vogel zhvillimi i imponohen atyre me shpejtesi te madhe zhvillimi vetem ne planin kohor duke i frenuar kohen e zhvillimit social te tyre e per rrjedhoje i zgjat jeten dukurive shoqerore qe bartin popujt me shpejtesi te madhe zhvillimi ne kohen qe kane rene ne relata me popujt me shpejtesi te vogel zhvillimi. Kjo gje ben te mundur qe popujt dikur te lavdishem ta humbasin shkelqimin e tyre ne saje te karakterit imperialist qe disponojne dhe te transformohen ne popuj te prapambetur (tipikisht ne kete pozicion eshte Iraku me Iranin me prejardhje nga Babilonia, Egjipti dhe Greqia e Sotme me prejardhje nga Egjipti i Piramidave dhe Helada e lavdishme). Ne te vertet ky rast i relatave eshte tej mases i pakuptueshem dhe rralle here ka ndodhur nderprerja e tyre, por kur nderprerja ka ndodhur popullata me shpejtesi te madhe ka marre nje hop te madh zhvillimi ne raport me te kaluaren, kurse popullata me shpejtesi te vogel zhvillimi eshte rikthyer ne pozicionin fillestar duke i thjeshtuar proceset e zhvillimit shoqeror (te pakten shqiptaret e kane kete proces shume te dukshem; ne te njejtin pozicion jane edhe pellazget hyjnore qe e muaren zhvillimin e tyre qe ne momentin kur nderprene marredheniet me vendasit autoktone, prej nga dualen dy popullata: njera me prejardhje nga keta pellazge: helenet e lavdishem; dhe, tjetra, nga banoret autoktone: epirotet; iliret ne ate kohe njiheshin jo per merite te tyre, por per merite te pellazgeve qe i vune dhe emrin me te pare qofte ilireve, ashtu dhe dardaneve apo epiroteve).
Atehere, mbi kete baze filozofike shtrojme pyetjen: nga marredheniet shumepermasore midis popullates autoktone, te organizuar sipas rendit fisnor ne fazen me te pare te tij (kjo percaktohet saktesisht nga forma fetare qe dispononte popullata parashqiptare jashte influencave te monoteizmave kohore), dhe popullates otomane, te organizuar sipas formes shteterore feudale qe ju imponua popullates autoktone, kush ka ndikim percaktues dhe si eshte pozicioni i seicilit relator kundrejt paraardhesve te tyre? Ky rast e ka te pamundur, bile absolutisht te tille, qe popullata inferiore te mbetej e tille per shkakun e ketyre relatave; dmth popullata vendase, ne saje te ketyre marredhenieve 500 vjecare, nuk eshte me ajo e para fillimit te ketyre relatave. Po keshtu popullata superiore, qe ju imponua popullates inferiore, e ka te pamundur te mbetet ne te njejtin pozicion, sikur ishte perpara fillimit relacioneve. Atehere zberthimi matematik na tregon se nuk ka qene Bota Otomane ajo qe ka ndikuar ne frenimin e zhvillimit te popullates autoktone, por, perkundrazi, Bota Otomane i ka dhene nje zhvillim te tille botes autoktone sa, nga pikepamja kohore, e ka kaluar kohen biologjike te saj. Por ka edhe nje veprim tjeter, por qe nuk bie ne sy hapur: ndikimi i popullates autoktone mbi KOHEN e Perandorise Otomane, sidomos ne formen e “vdekjes” sociale te saj (rendit feudal). Te gjithe keto probleme nuk merren parasysh, por ideologjia shqiptare e epokes komuniste e ka mbyllur kete proces, vendimtar ne zhvillimin historik te Kombit Shqiptar, me devizen: prapambetja e Kombit tone eshte rezultat i pushtimit 500 vjecar otoman; perfundim tmersisht i genjeshtert pasi i ashtequajturi pushtim otomane e ka cuar Kombin Shqiptar 2 milion vjet perpara, aq sa nuk eshte mosha biologjike e vete Kombit Turk. Eshte tjeter pune ne qofte se relacionet nuk do te ishin me Feudalizmin Otomane, por me ate italian (nga kjo ka perfituar Shkodra). Por ne histori nuk flitet me ne qofte se; fakti eshte qe popullata autoktone ka bashkejetuar me Shtetin Feudal Otoman duke u imponuar prej tij dhe llogaria behet me kete imponim dhe jo ndryshe.
Pikerisht kete ndryshe ka perdorur institucioni i Akademise se Shkencave te R.P.S. te Shqiperise kur botoi kete veper me 1988 duke vene shenimet perkatese, pikerisht duke marre ne konsiderate mendimin ndryshe komunist.
Atje ku Samiu flet per rrogat e zyrtareve hedh idene qe rrogat te mos jene as te medha dhe as te vogla, por redaksia botuese e vitit 1988 e sheh te aresyeshme te vendose shenimin 204 (f. 82) sipas te cilit: “Kjo kerkese per rroga te moderuara se dhe ajo qe “pleqesia te mbaje gjithenje udhen e mesme”, tregon se S. Frasheri, ne menyre te ndergjegjshme apo te pandergjegjshme, ishte per nje zhvillim te shoqerise ku drejtimin ta kishin shtresat e mesme te popullsise”.
Ndersa atje ku Samiu konkludon, per harxhimet e qeverise dhe tepricat, se shqiptaret do te rrojne si ne parajse, baras me amerikanet e atij viti (1899) e detyron redaksine te vendose shenimin 205 (f. 84) sipas te cilit: “S. Frasheri nuk gjykon drejt kur pohon se amerikanet jetojne si ne parajse, as dhe kur pohon se shqiptaret, kur te fitojne lirine, do te jetojne si ne parajse. Ne kushtet e prones private dhe te shtypjes e shfrytezimit kapitalist kjo eshrte e parealizueshme. Karakterizimi i Samiut do te mund te pranohej, po t’i jepej atij nje kuptim relativ. Jeta e shqiptareve ne liri e pavaresi do te ishte me te vertete parajse ne krahasim me zgjedhen, shtypjen, mohimin e te drejtave qe u behej nga pushtuesit osmane”.
XVII – Katundarite (pushteti lokal) (100-101)
Duke pare numrin e madhe te popullates qe jetonte ne fshat, ky kapitull duhet te ishte me i gjati dhe me me shume analiza ekonomiko-sociale, por qe nuk ka ndodhur keshtu. Ideja e Samiut ishte e lidhur me ndikimin e pakte te qeverise mbi fshataresine me ane te pushtetit lokal per te krijuar lumturine ne vend. Per te realizuar kete autori pretendon se duhen rregulluar bukur fshatrat prej nga do te rrjedhin pagesat qe fshataresia do t’i paguaje qeverise qe kjo e fundit te rregulloje rruget, shkollat, tregjet, pyjet dhe kopshtet e pergjithshme. Ne vazhdim Samiu jep idete e tij mbi organizmin e ketyre katundarive deri ne nivelin e qeverise, se ciles i caktohet vetem vrojtimet e punes se pergjithshme qe nuk mund t’i zgjidhe vete katundaria. Ne kete pike eshte viktime e utopizmit ekonomik dhe i eshte afruar parametrave te ekonomise se tregut pa realizuar ballafaqimin me shkallen e zhvillimit social te shqiptareve, semundje kjo e te gjithe politikave te zbatuara nder shqiptaret dhe paraardhesve te tyre prej me shume se 3500 vjet, ku vetem ne nje rast eshte realizuar progresi i relatoreve dukshem (ky eshte rasti i shkeputjes se pellazgeve nga vendasit autoktone me c’rast linden dy popuj, pa asnje lidhje biologjike midis tyre: helenet, me prejardhje direkt nga pellazget, ne Peloponez dhe epirotet, te tjetersuar nga pellazget, ne veri te tyre).
- Permbledhje (102-107)
Sipas ketyre ideve te tij Sami Frasheri pretendon qe brenda nje kohe shume te shkurter Shqiperia do te behet nje nga vendet me te bukura te Europes e te gjithe Botes. Ne kete menyre Kombi Shqiptar do te behej nje nga kombet me te zgjuar e me te qyteteruar te Globit dhe shqiptaret, pas nje roberie, varferie e shtrengimi qindra vjecar do te beheshin gjithnje e me te pasur te lumtur e do te rronin si njerez. Sipas autorit shtrohet pyetja: Cfare duhet bere per te shpetuar kete komb? Sipas Samiut ky eshte nje problem qe ndodhet vetem ne dore te shqiptareve dhe per kete cdo shqiptar duhet te bashkohet ne nje popull pasi shqiptaret kane qene te tille perpara se te behen te krishtere dhe myslimane. Dhe e gjitha kjo mund te realizohet vetem me nje injeksion subjektiv: “Vetem deshire!”. Por redaksia e botimit te vitit 1988 e ka kuptuar kete budadallek filozofik dhe per ta shpetuar figuren intelektuale te Sami Frasherit nga utopizmi idealist formal vendos shenimin 211 (f. 86), duke realizuar manipulimin historik te shqiptareve te shek. te XX-te sipas te cilit: “Me keto dy fjale S. Frasheri do te thote se tashme ekzistonin te gjithe faktoret objektive per lirine e pavaresine e Shqiperise, mungonte ose nuk ishte ne lartesine e duhur vetem faktori subjektiv, vetem organizimi dhe ndergtjegjja kombetare, per formimin e te ciles ai vete se bashku me te gjithe rilindasit e tjere kishin bere dhe benin aq shume”. Ne kete pike redaksia e botimit te ketij viti ben mashtrimin e radhes pasi nuk u ka thene shqiptareve se ne asnje rast nuk behet fjale per ndergjegje kombetare nga ana e te ashtequajturve rilindas, por ne mes te shqiptareve kishin vepruar segmente te tjera intelektuale qe u kishin servirur shqiptareve ndergjegjen europiane dhe ky ishte dallimi cilesor dhe me kryesor midis Kishes Katolike Shqiptare dhe te te gjithe te ashtequajturve rilindas shqiptare te marre se bashku. Te pakten kjo vihet re me dinamiken e shkollave ne gjuhen shqipe me alfabet latin per te cilen kishte rreth 400 vjet qe luftonte Kisha Katolike Shqiptare.
Ne vazhdim Samiu teorizon mbi qenien shqiptar dhe pranon se 90% prej tyre nuk jane shqiptare as me mend dhe as me zemer duke e pasur per turp te pranojne se Shqiperia eshte nena jone. Por botimi i vitit 1988 e ka nje poshtersi ne kete pike: ka fshire nga teksti fjalet nentedhjete per qint (bot. 1978 e ka ne f. 103; ndersa bot. 1988 i mungon ne f. 87; e njejta gje eshte edhe tek botimi 2004, f. 127; botimi 2010, f. 114 duke arritur ne perfundimin se fshehja e kesaj shifre nuk ka te beje me filozofine komuniste, por me karakterin e studiuesve dhe te lidhur me historine e atyre aneve per te cilen ben fjale vepra e Sami Frasherit) duke vendosur shenimin 213 (f. 87) sipas te cilit: “Fjala ketu eshte kryesisht per perfaqesuesit e shtresave te pasura, te cilet mesonin e komunikonin ne gjuhe te huaj dhe shpesh e kishin per turp ta quanin veten shqiptare. Me nje pohim kaq kategorik Samiu synonte gjithashtu te jepte alarmin ne shqiptaret dhe t’i nxiste ata te ishin krenare per kombin e tyre e te mendonin e te perpiqeshin per shpetimin dhe lartesimin e tyre”. Ne qofte se kjo pune paska qene deri ketu, perse redaksia e botimit te vitit 1988 e ka hequr nga teksti? Pastaj nuk mund te justifikohet 90% i popullates me perfaqesuesit e shtresave te pasura, pasi ne kete drejtim i bie qe 90% e popullates shqiptare te ishte e pasur pa pasur nevoje per Shqiperine. A nuk rezulton prej ketij pretendimi te Sami Frasherit nje pozicion i dyshimte i karakterit te tij, te cilen redaksia kerkon ta fshehe? Karakteri antishqiptar i Samiut ne kete rast duket fare hapur dhe eshte rasti i dyte, pas percaktimit te karakterit te shqiptareve si hajdute, grabitese, vrasesa mbi te cilin karakter pasuroheshin, qe filozofi i Perandorise Otomane kerkon t’i fajesoje dhe t’i detyroje te kthehen nga krahu i atyre qe e ka detyruar kete popullate te sillet keshtu. Por ne kete pike ka dicka qe duhet konsideruar e sakte dhe qe Sami Frasherit nuk i ka shpetuar, por qe nuk eshte zberthyer sakte dhe redaksia botuese nuk ka dashur ta vere ne dukje per te mos ja hequr petat lakrorit plotesisht. Ne qofte se pranojme, dhe duhet pranuar, se 90% e shqiptareve nuk e donin Shqiperine, atehere kush e donte Shqiperine dhe kush ishin keta 10% te mbetur ne kete ndjenje atdhedashurie? Sami Frasheri, dashur pa dashur, ka evidentuar nje fakt dhe mbi kete fakt kerkon qe 90% te behet si ky 10%, i cili jo vetem qe e donte Shqiperine, por kishte 400 vjet qe po punonte fare haptas per kete Shqiperi duke vazhduar nje rruge te nisur pas vdekjes se Gjergj Kastriotit. Karakteri europian i ketij 10% dhe evidentimi i Sami Frasherit mbi ekzistencen e 90% te kundert me kete 10% eshte e afte te argumentoje aresyet perse eshte shkruar ne kete menyre kjo veper dhe cili ka qene qellimi real i saj kur u botua. I drejtohem miqve te mi ne fb: a nuk kemi ketu nje manipulim te vepres se Sami Frasherit per qellime antishqiptare te theksuara?
E gjithe kjo pune letrare filozofiko-utopike mbyllet me nje ekuacion, sipas te cilit:
PERENDIA, E DREJTA, KOMBI, GJUHA!
SHQIPERIA, SHQIPTARIA!
Ja qellimi yne! Ja puna jone e shenjteruar! Ja besa jone! Te gjithe ata qe kane kete qellim, jane vellezerit tane! Ne mes te shqiptareve te vertete nuk ka ndonje ndarje, ndonje carje, ndonje ndryshim! Jane te gjithe vellezer, te gjithe nje trup, nje mendje, nje qellim, nje bese!
Nuk eshte veshtire per te dalluar mosperputhjen e zberthimit historiko-filozofik te qenies shqiptar nga ana e Sami Frasherit dhe menyren se si mund te shpetohet kjo popullate nga fortunat politike te kohes. Raporti midis hipotezes se Samiut dhe asaj qe ka ndodhur realisht nga pikepamja politiko-juridike me shqiptaret pergjate shekullit te XX-te e tregon fare qarte se kjo veper nuk ka asnje lidhje me ate qe ka ndodhur realisht me shqiptaret. Te pakten kjo duket nga ballafaqimi midis kushtetutes se pare te shtetit shqiptar te vendosur nga Europa dhe asaj qe ideoi Sami Frasheri tek pjesa e trete se cfare do te behet Shqiperia. Nga i gjithë materiali dokumentar që shoqëron librin e Amadeo Gianinit, L’Albania dall’indipendenza all’unione con L’Italia (1913-1939), mbi menyren historiko-juridike te formimit te shtetit te shqiptareve, unë konsiderova më të rëndësishmin Statutin e Shqipërisë i përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit i cili mban numurin II të dokumentave ne gjuhen frenge (f.197-226), i cili duhet krahasuar me idete e Sami Frasherit. Ne kete rast kemi realizuar krahasimin midis asaj qe beri politika europiane dhe asaj qe kerkonte te bente Perandoria e vdekur Otomane me ane te Sami Frasherit. Kjo eshte domethenia reale e kesaj vepre te Sami Frasherit dhe asaj qe ka ndodhur ne Shqiperi pas 1912. Lexuesi te beje vete krahasimin perpara se t’i pergjigjet pyetjes: cila eshte vlera reale e kesaj vepre te Sami Frasherit dhe cfare perfitimi kane pasur shqiptaret dhe Shqiperia prej saj?
Statuti i Shtetit të shqiptarëve, e vendosur nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer me 1913, e thënë ndryshe kushtetuta e parë e shqiptarëve, përbëhej nga 17 kapituj dhe 216 nene të ndarë si më poshtë:
I – Shqipëria dhe territori i saj me 6 nene
II – Sovrani me 15 nene
III – Popullsia me 18 nene
IV – Legjislativi me 32 nene
V – Organet e Qeverisë me 23 nene
VI – Administrata Lokale me 46 nene
VII – Financat me 3 nene
VIII – Punimet Publike me 5 nene
IX – Forcat e Armatosura me 10 nene
X – Drejtësia me 11 nene
XI – Kulti me 8 nene
XII – Instruksionet Publike me 5 nene
XIII – Prona Themelore me 12 nene
XIV – Bujqësia, Tregtia dhe Industria me 14 nene
XV – Postat, Telegrafet dhe Telefonat me 2 nene
XVI – Lidhjet e Jashtme me 2 nene
XVII – Ankimimet Administrative me 4 nene
Firmosur ne Vlore me 10 prill 1914
Per palen shqiptare Mehdi Frasheri
Per Fuqite e Medha: Winkel, Kral, Krajewski, Lamb, Leoni, Petriaew
(materiali eshte perkthyer nga z. Kirov Mici)
A perputhet kushtetuta e Sami Frasherit me kushtetuten e vendosur nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit? A e dalloni distancen kolosale qe ato kane midis tyre dhe perse Europa vendosi ta ndaje popullaten shqipfolese nga Perandoria Otomane dhe vete kete popullate sipas kater vilajetave pa qene kurre se bashku? Kjo eshte aresyeja perse Europa dhe SH.B.A e ndane edhe Kosoven me 1999 nga Serbie. Kemi te bejme me nje shkak qe Europa e ka ditur, por qe shqiptaret nuk e kane marre vesh akoma. Popullata shqipfolese, pergjate zhvillimi te vet, nuk perputhet kerkund qofte me dinamiken sociale te Perandorise Otomane, qofte me dinamiken politike te shtetit serb. Ne permbajtje problemi eshte njesoj, ndryshojne vetem aktoret formale ne kohe, qofte dhe ne rende shoqerore te ndryshme.
5- Pas gjithe kesaj analize letraro-filozofike te vepres se Sami Frasherit, shtroj pyetjen:
– Kush eshte Sami Frasheri, sipas shqiptareve, dhe cfare ka bere ai per Shqiperine dhe shqiptaret? Dhe pastaj krahasoheni me vepren e tij mbi Shqiperine!
Pergjigja e kesaj pyetje dhe realizimi i krahasimit jane teper te lehta, pasi shume-shume studiues jane marre me keto probleme duke e vendosur figuren e Sami Frasherit edhe ne shume e shume enciklopedi. Por ato nuk do te kishin asnje kuptim po te mos e krahasonim me zberthimin e vepres mbi Shqiperine sipas trinomit te parapare. Ne do t’i percjellim lexuesit pikerisht permbajtjen e ketyre enciklopedive dhe studimeve mbi kete personalitet te kultures otomane, por qe shqiptaret kane qejf ta konsiderojne te tyre, pa pasur asgje te keqe vetem se ne kete rast eshte fshehur thelbi social i shoqerise shqiptare per sa kohe qe i njeh Historia. Nga ana tjeter kjo pune do te kete vlere per te kuptuar se nga e kane marre informacionin per Sami Frasherin popullata shqiptare e Kosoves, nga ku do te dale ne drite roli i komunizmit shqiptar mbi ate popullate dhe perse politika jugosllave ja la dyert e hapura ketij komunizmi, pasi eshte pretenduar se titizmi dhe enverizmi kane qene armiq per vdekje te njeri-tjetrit.
— Libri me i plote qe flet per figuren e Sami Frasherit pa dyshim qe eshte jeta dhe vepra e tij te paraqitura sipas ideve te Prof. Zija Xholi-t, Tirane 1978. I cili deklaron se gjate 74 vjeteve pas vdekjes se Samiut nuk eshte thene gjithshka qe duhej per jeten dhe vepren e tij (f. 3). Gjate 32 vjeteve te jetes intelektuale Sami Frasheri botoi 6 vepra ne gjuhen shqipe, midis te cilave “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete”, dhe mbi 60 vepra ne gjuhen turke dhe arabe, midis te cilave “Fjalorin e pergjithshem te historise e te gjeografise” ne gjashte vellime (f. 5). Kjo nuk e pengon profesorin shqiptar ta deklaroje Sami Frasherin “nje fenomen i shkelqyer i kultures sone, nje nga figurat me perfaqesuese te mendimit e te veprimit patriotik clirimtar shqiptar”, por dhe metodiken qe duhet te ndjeke historiani kur zberthen ngjarjet e kesaj epoke. Kete te fundit e bashkerendit me idete e Enver Hoxhes, sipas te cilit dy gjera kane rendesi per kete problem: shkrimet e Leninit dhe programi madheshtor i vellezerve Sami e Naim Frasheri (f. 7). Te padeklaruar ne asnje dokument, por te mbeshtetur ne autobiografine e tij, ekzistencen e se ciles nuk e kam gjetur kerkund, autori pranon se Samiu lindi ne Frasher me 1 qershor 1850, u arsimua me frymen europiane ne Janine deri rreth viteve 1872 dhe punoi dhe jetoi ne Stamboll deri ne fund te jetes 1904. Duke analizuar Frasherin dhe Janinen nen pamjen e atdhedashurise dhe ndjenjave per popullin, autori krijon konfigurimin historik sikur Frasheri, Janina dhe vete familja Frasheri perbejne thelbin historik te shoqerise shqiptare, te pakten qe nga mesi i shek. te XIX-te (f. 8-9) prej nga merr rruge indoktrinimi praktik i shqiptareve pergjate shekullit te XX-te. Ky eshte nje akt tipik i krijimit te historise nje vendi pa histori dhe pa asnje rol konkret ne favor te Shqiperise, por qe komunisteve u duhej me cdo cmim per te fshehur te verteten mbi autoresine e Kombit Shqiptar sipas karakteristikave europiane, por per te lidhur edhe vetveten me kete histori imagjinare per te justifikuar politiken e vendosur. Per te evidentuar kete te fundit autori i meshon idese se Zosimea, Janina ishin vendet ku perziheshin popullatat shqiptare, vllehe, greke mbi te cilat ekzistonte zgjedha osmane mbi te cilen duhej ngritur politikisht nen shembullin e Ali Pashes (f. 9), por pa i thene lexuesit ne asnje rast se cfare ndihme i kishin dhene Perandorise Otomane shqiptaret, vllehet apo greket dhe cfare i kishin dhene Njerezimit keta popuj. Sipas autorit tone Samiu beri zgjidhjen madhore duke ju kushtuar lirise dhe pavaresise kombetare shqiptare; dhe e gjitha kjo u shoqerua me devizen: “kerkush nuk i sherben nje ideje, qe te jete ne kundershtim me interesat e tij” (f. 11). Mirepo kjo devize qe perdoret per rastin e Sami Frasherit ishte e pavlefshme per cdo rast tjeter historik dhe kjo eshte pika qe tregon shkallen e indoktrinimit te shqiptareve te epokes komuniste duke realizuar shtremberimin real te Historise se Kombit Shqiptar, pasi ne te vertete redaksite e botimit shqip te vepres se Sami Frasherit kane deformuar idete dhe interesat e tij duke e paraqitur situaten sikur jane te lidhura me Shqiperine. Menyra se si jane deformuar idete e Sami Frasherit duket ne rreshtat e meposhtem ku prof. Zija Xholi shpik te paqenen si ekzistence kur shkruan: “Gjate 30 e ca vjeteve ne fushen e prodhimit mendor, qofte si vellim, qofte si vlere u be me shume se c’ishte bere gjate disa shekujve me pare. Ne te gjithe iniciativat patriotike dhe revolucionare, ne ate te krijimit te alfabetit, te shkrimit dhe te botimit te librit shqip, te nxjerrjes se gazetave dhe te revistave, te celjes se shkolles shqipe ndeshet vazhdimisht nje emer, ngrihet mbi gjithe te tjeret nje personalitet. Ky eshte emri i Sami Frasherit, i cili se bashku me vellezerit e tij Abdyl dhe Naim u be epiqendra e levizjes clirimtare shqiptare, e perpunimit te programit qe e frymezoi dhe e udhehoqi” (f. 13). Interesant eshte fakti qe autori i jetes se Sami Frasherit nuk thote se vepra “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?” eshte shkruar me 1899, por e thekson se ajo eshte botuar ne vitet e fundit te jetes se autorit (f. 69) pa e thene se kur eshte shkruar. Ne 67 faqe (69-135) autori analizon kete veper te Samiut duke realizuar pershtatjen midis ideve te Samiut dhe rendit komunist shqiptar ku jo rralle here genjen pa pike turpi me kujtesen se shqiptaret nuk e dine te kaluaren historike. Pretendon se ne Shqiperine e Pavarur (1912-1939) plani ekonomik i Samiut mbeti pothuajse nje leter e vdekur apo nje liber i panjohur (f. 124) pa i treguar lexuesit se sa here ishte botuar ky liber deri me 1944 dhe sa here nga 1945 deri me 1978 (gjashte botime ka pasur kjo veper e Samiut deri me 1944 dhe vetem dy botime nga 1945 deri me 1978, ku ne keto dy botime u vendosen shenjat e dallimit politik midis asaj qe kishte shkruar Sami Frasheri dhe asaj qe duhej te lexonin dhe kuptonin shqiptaret e epokes komuniste qofte ne Shqiperi e qofte ne Kosove). Me kete liber e me kete autor kemi deformimin e pare te figures se Sami Frasherit dhe te vepres se tij mbi Shqiperine, prej nga merr rruge nje autostrade e tere qe tjeterson historine e Kombit Shqiptar ne menyren me antieuropiane te deshirueshme.
— Me 1979 Prof. Selman Riza boton ne Prishtine permbledhjen me studime ne fushe te shqipes: Studime albanistike, vell. I, f. 265-268, ku jeper mendimi kritik mbi vepren e Sami Frasherit: Shkronjetore e gjuhese shqip, Bukuresht 1886. Me sa kam lexuar per kete teme Prof. Selman Riza eshte i vetmi studiues qe e ka pare kete veper te Sami Frasherit ne menyre kritike profesionalisht. Ne kete drejtim profesori shkruan (une kam marre per baze vetem ato pjese ku Profesori ka goditur direkt pasaktesine e Samiut ne thelbin e problemit duke pasur parasysh se keto jane publikuar mbas Kongresit te Drejteshkrimit te Gjuhes Shqipe-1972 dhe kam anashkaluar ate qe Gustav Majeri, Laipzig 1888, ka marre nga gabimi i Samiut):
“Duke kalkuluar terminin gjerman: besitzanzeigend = pronetregues, autori peremrat pronore i ka pagezuar: “peremrat gjetregonjes”, dhe i ka perkufizuar, karakterizuar dhe klasifikuar keshtu:
“Peremra gjetregonjes jan’ at qe rrefejne e kujt eshte nje gje. Keta kane tre veta, si edhe nejsin’ e shumesin’ i kane nga dy, njerene (S.R. pritej: njerIne) duke veshtruar gjene, edhe tiaterene (S.R. pritej: tiaterIne) duke veshtruar te zotn’ e gjese; keshtu edhe gjindjen ne vetet te trete. Perkthehene ne gjithe reniet, edhe perdorene te paçquare edhe te çquare. Kur jane te-paçquare zihen si miemera; kur jane te-çquare, si emra.”
Komenti kritik.
Nga pozitat e gramatikes tradicionale, na perkufizimin e pronorevet prej anes se autorit e gjejme jo vetem te thjeshte e te qarte por edhe te drejte.
Perkundrazi klasifikimi dhe karakterizimi i tyre prej anes se tij paraqesin keto te meta:
- Per nje çast le te pranojme si te drejte pohimin e autorit se per cdo vehtje pronori paska nga dy njejes dhe nga dy shumes.
Mirepo, kur autori shton se pronori njerin njejes (ose njerin shumes) e paska duke veshtruar vete gjene, dhe tjetrin njejes (ose tjetrin shumes) duke veshtruar te zotne e gjese, autori shpjegohet ne menyre te pasakte.
……
Mirepo edhe sikur autori t’ishte shpjeguar keshtu, pohimi i tij se pronoret “njejesin dhe shumesin i kane te dy”, do te mbetej qe do te mbetej i gabuar ne substance.
……
Mbi lakimin e pronorovet, i cili ne tekstin e “Shkronjetores” prej gjithsejt 133 faqesh ze afro 9 faqe, do te benj keto verejtje te pergjithshme dhe te vecanta:
1)……
Tani, nuk ka dyshim se vetem trajta qe ka ruajtur gegerishtja, ne mos edhe veriore, se pakti verilindore: te mi p.sh. “tȅ mi vellezer, tȅ mi motra” eshte i drejte, kurse varianti qe ka shenuar Samiu “t’im bij”, “t’ime bija” eshte nje trajte e gabuar e gegerishtes jugore si dhe e toskerishtes26, ne te cilat dialekte trajta e drejte ka mbijetuar vetem ne perdorjen substantive te mbiemrit pronor: “tȅ mite, (i) tȅ mivet etj, “tȅ mijate, (i) tȅ mijavet etj” f. 49. Shenimi 26 thote: Ne Korce trajta e gabuar degjohet edhe ne sintaksen prapandejtuese p.sh. “motrat t’ime” etj.
7)……
Po shtojme edhe kete verejtje pjeserisht digresive.
Toskizimi popullor: im’ȅ per ime, ȅmȅ geg. ime âmȅ) autori f. 49 e ka drejteshkruar keshtu: “im’me”.
Nderkaq ky drejteshkrim eshte i pasakte, sepse emrit “ȅmȅ” shqiptimi popullor i ka ngrene rrokjen e patheksuar te fundit “-mȅ”, e i ka ruajtur zanoren e thekesuar te fillimit “ȅ-“ e jo anasjelltas27). Shenimi 27 thote: “Me gjithe kete vlen te verehet se drejteshkrimi: “im – mȅ” e gjejme me pare, domethene me 1879 tek Kristoforidhi: Dhiata e re, Matheu XII, 48. – Sheperi ka : “im’ȅ”.
Pas gjithe ketyre verejtjeve kritike, do te rrefejme se, ne trajtimin deskriptiv te pronoreve te shqipes, merita kryesore e Samiut, sipas nesh, qendron vetem ne drejteshkrimin e tyre me trupa te ndare nga nyjat e parme.
Mirepo, kete drejteshkrim te pronorevet ne e gjejme edhe tek parardhesi i pandermjetshem i Samiut dmth. tek Kristoforidhi.
Te pakten punimi i Prof. Selman Rizes eshte profesional dhe nuk le shteg per abuzim, por ajo tregon se vepra e Sami Frasherit ne gjuhen shqipe ka qene nje arme e forte ne duart e gjuhetareve te realizmit socialist per te sulmuar gjuhen shqipe ne kongresin e tyre te drejteshkrimit dhe per ta vendosur filozofin otoman ne panteonin shqiptar.
— Me 1979 Nasho Jorgaqi boton: Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-1944, ku ne faqe 156-158 shkruan per jeten e Sami Frasherit dhe mendime te Samiut mbi disa shkrimtare te kohes se tij. Sipas tij Sami Frasheri lindi ne Frasher te Dangellise me 1850 dhe vdiq ne Stamboll me 1904. Mbaroi gjimnazin “Zosimea” te Janines. Qe nje nga autodidaktet e rralle te kohes. Mori pjese ne levizjen kombetare dhe u be ideologu i saj kryesor, u frymezua nga idete iluministe. Themeloi revisten “Hadika” (1874), gazeten e pare te perditshme turke “Sabah”, shkroi drama e romane, perktheu ne turqisht nje radhe veprash te huaja, krijoi nje “biblioteke xhepi”, duke botuar broshura me tema shkencore-divulgative, hartoi nje fjalor universal historiko-gjeografik (“Kamus ul alam”) si dhe te parin fjalor te plote te turqishtes (“Kamus i Turki”) etj. Por veprat qe e vune ne radhen e figurave te shquara te historise e te kultures sone kombetare qene ato ne gjuhen shqipe: “Shqiperia c’ka qene, c’eshte dhe c’do te behet” (1899), “Shkronjtarja” (1886), “Dheshkronja” (1888), artikuj te ndryshem etj.
Duke folur per Bogdanin Samiu shkruan: “400 vjet perpara Bogdani ishte nje ipeshkeve ne Shqiperi, qe ka pas shkruar ne gjuhen shqipe nje liber te madh fetar dhe nje me poezi me permbajtje keshillash e predikimesh. Keto dy libra bashke me veprat e tjera i ka permbledhur e hartuar me nje stil e gjuhe te embel nje ipeshkev tjeter qe quhej Budi. / Shkrimet ne fjale, mund te quhen themeli i letersise shqipe. Keto libra jane shtypur disa here ne Rome” (f. 157).
E vura ne dukje kete pjese te pretenduar te Sami Frasherit per t’i treguar lexuesit se ai permbys ate qe ka thene ne vepren tri permasore mbi Shqiperine. Megjitheate, perse studiuesit politike shqiptare pretendojne per themel te mendimit letrar te inicuar nga te ashtequajturit rilindas, kur vete Sami Frasheri e ka dhene nje percaktim mbi ekzistencen e mendimit letrar shqiptar 400 vjet para tij?
— Me 1980 botohet ne Prishtine vepra e Jup Kastratit: Histori e gramatologjise shqiptare (1635-1944) ku ne faqe 133-184 shkruan per vepren e Sami Frasherit: “Shkronjetore e gjuhese shqip” (1886) e para gramatike ne gjuhen amtare. Duke marre nga Aleksander Xhuvani, “Libri i gjuhes shqipe per klasat e nalta te fillores e per te parat e qyteses, shpallje e permiresueme. Tirane, “Luarasi”, 1937, 143 f”, autori shkruan: “Me “Shkronjetore e gjuhese shqipe” Sami Frasheri hodhi bazat e gramatologjise shqiptare. Perpara tij ishin hartuar, vertete, afro tridhjete gramatika rreth shqipes, nga te cilat disa u botuan, disa te tjera mbeten doreshkrim ose humben fare, por qe te gjitha qene shkruar ne gjuhe te huaj, si p.sh. Da Lece (1716), italisht, Ksilander (1835), gjermanisht, Hani (1853), gjermanisht, Rosi (1879), italisht, De Rada (1871), italisht, Dozon (1879), frengjisht, Kristoforidhi (1882), greqisht etj. Kjo tregon qarte, se historia e gramatologjise shqiptare kishte nje tradite te mire perpara Samiut. Dhe gjuhetari yne pervetesoi, ne menyre kritike, cka kishin me te mira ato gramatika. Po merita kryesore e Samiut qendron ne faktin, se ai perpiloi nje veper rreth struktures gramatikore te shqipes ne gjuhen amtare. Edhe ne planin tekniko-shkencor, hartimi prej Samiut i grematikes se gjuhes shqipe ne gjuhen shqipe, pati pasoja nga me pozitivet. Edhe, me te vertete, Samiu nuk u mjaftua vetem me kaq, qe materialin paradigmatik shqip ta shpjegonte ne gjuhen amtare; perkundrazi, ne te njejten kohe, ai krijoi, pothuajse, prej asgjeje edhe tere nje terminologji gramatikore shqipe te nje fryme vertete sa me popullore, por njeherazi edhe te nje tipi sa me racional59”. Shenimi 59 tregon se materiali eshte marre nga Aleksander Xhuvani. Autori, ne vazhdim, pershkruan ndertimin e kapitullit te pare te librit te Sami Frasherit, duke arritur ne perfundimin se :”Ne kete menyre, Sami Frasheri u be nje nga themeluesit e gramatologjise vendase shqiptare. Me shkronjtoren e tij, trajtimi gramatikor i struktures se gjuhes shqipe shenoi, si ne vecanti ashtu edhe ne teresi, nje ngritje cuilesore vendimtare. Dega gramatologjike e albanistikes vendase u ngrit ne nje lartesi te tille gjuhesore dhe shkencore per t’u lavderuar. Mjaft ceshtje te morfologjise shqipe Samiu ka meriten e madhe t’i kete pare i pari me intuite historike dhe me talent analitik (f. 145). Duke marre ne konsiderate punimin e Prof. Selman Rizes autori pretendon se verejtjet kritike te prof. Selman Rizes jane te pambeshtetura (f. 155) duke pasur pershtypjen se Selman Riza e ka ngaterruar ceshtjen, duke e akuzuar me te patedrejte Samiun. Sami Frasheri mendimin e vet e ka shprehur qarte shkoqur (f. 156). Deri ne faqen 161 Jup Kastrati merret me kritiken kunder pikepamjeve te Prof. Selman Rizes dhe ne mbrojtje te vepres se Sami Frasherit. Ndersa mendimi kritik i autorit, per kete veper te Sami Frasherit, permblidhet tek dobesia me e madhe e vepres qe kosiston tek kategoria gramatikore e kohes. Autori pranon se gjuha shqipe eshte e pasur ne forma gramatikore foljore, nepermjet te se cilave shprehen jo vetem kuptimo kohore, por (ne disa raste) edhe nuanca aspektore te ndryshme; por, megjithate, duhet pohuar se Samiu e ka ngarkuar se tepermi me kohe te ndryshme menyren deftore, duke perfshire ne te edhe kohe te menyres habitore, kushtore dhe lidhore-habitore. Autori nuk ka theksuar qe kohet themelore te foljes jane tgri: e tashmja, e shkuara dhe e ardhmja. Gjithashtu nuk ka bere te qarte qe koha e shkuar dhe e ardhmja. Gjithashtu nuk ka bere te qarte qe koha e shkuar ka pese nendarje kryesore: te pakryeren, te kryeren e thjeshte, te kryeren, me se te kryeren dhe te kryeren e tejshkuar. Hartuesi i tekstit nuk ka pasur te qarte as ceshtjen tjeter te koheve te thjeshta, sepse ai shkruan: “Nen keta te gjashte-mbe-dhete (mote), tete jane te thjeshtte, tete te-perzjere” (f. 60). Ne te vertete, kohet e thjeshta jane vetem trei: e tashmja, e pakryera, e kryera e thjeshte.” (f. 176). Ne fund autori pranon se Sami Frasheri eshte shkeputur nga tradita gramatikore e gjuheve indoevropiane dhe ka ndjekur shembullin e gramatikes arabe (f. 183), duke e mbylluar analizen e vepres se Sami Frasherit per gramatiken e gjuhes shqipe me nje pohim te Prof. Selman Rizes: “ne mund te kishim ngurruar qe te pasonim Samiun, sikur inovacionet e tij te mos e kishte perligjur zhvillimi i metejshem i shqipes bashkekohore” (f. 184).
— Me 1980 Esat Reso ribotoi librin studimor: “Pikepamjet filozofike, politike dhe shoqerore te Sami Frasherit” (botimi i pare, sipas studiuesit Hasan Hasani, eshte i vitit 1962). Ky autor ka qene dhe njeriu qe ka bere paratheniet e botimit te vepres se Sami Frasherit: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete?” me 1962 ne Tirane dhe 1978 ne Prishtine. Ne kete botim i ka kushtuar nje kapitull kesaj vepre (f.128-159) duke e zberthyer sipas mentalitetit botekuptimor te epokes komuniste. Sipas autorit tone Samiu e shkroi kete veper me 1899 ne rrethane te nderlikuara (kjo veper eshte botuar ne mars 1899). Shkrimi i kesaj vepre eshte i lidhur me nje program per shpetimin e Shqiperise nga ana e “Shoqeria e Stambollit” e riorganizuar me 1898 me emrin “Komiteti Shqiptar” me kryetar Sami Frasherin (f. 128). Sipas ketij autori ”Mendimi politik, shoqeror dhe filozofik i Rilindjes sone ka qene truri i levizjes sone kombetare, e cila i ka rrenjet tek lufta, tek perpjekjet heroike dhe tek gjenialiteti i popullit tone” (f. 130) dhe lidh Sami Frasherin me Naum Vaqilharxhin qe nga viti 1846. Dmth sipas ketij autori problemi i ceshtjes kombetare shqiptare fillon ne mesin e shek. te XIX-te nga rilindasit e Stambollit dhe perfundon me 1912 ne Vlore duke krijuar shtetin shqiptar. Autori yne per analizen e vepres se Samiut merr per baze botimin e vitit 1962 (f. 133) ku ai ka pjesen e vet. Sipas tij ne pjesen e pare Samiu synon te zgjoje te shqiptaret krenarine kombetare dhe te tregoje se populli shqiptar ne luften kunder pushtuesit eshte i pamposhtur (f, 133). Qe te pretendosh kete qe thote autori yne duhet me perpara te argumentosh se te 400 vjetet e sundimit politik, pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, jane karakterizuar nga nje lufte e panderprere midis pushtetit politik ne Stamboll dhe pushtetit vendor ku banonin popullatat shqipfolese, gje kjo jo vetem e pavertete, por as vete Samiu nuk ka qene i afte te argumentoje menyren e lidhjes se pellazgeve me fiset ilire duke mos dhene asnje shembell mbi konfrontimin e mundshem midis tyre. Dhe te ashtequajturat luftra iliro-romake kane nevoje per nje interpretim historik, pasi ne asnje rast nuk eshte argumentuar se kush pershihej nen juridiksionin ilir. Termi ilir eshte kaq i papercaktuar historikisht sa asnjeri nuk eshte i afte te argumentoje qe qofte Agroni, Teuta, Glaku, Genti, Pirroja jane ilire, ose epirote, dhe nuk jane trashegimtare te pellazgeve. Perzierja e popullates autokton (iliro-epirotet) me te ardhurit (pellazget) fsheh gjendjen e vertete sociale te popullates vendase dhe pamundesine e organizimit te popullates ne mbreteri. Ne kete drejtim edhe koncepti lufte midis romakeve dhe ilireve kerkon nje vemendje tjeter nga ato te deklaruara deri me sot. Popullata autoktone e ka pasur te pamundur te luftoje per efekt te papjekurise sociale, por eshte dikush tjeter qe eshte fshehur pas emrit te tyre duke e transformuar historine e parashqiptareve ne nje perralle politike pa domethenie, por qe u ka sherbyer korifejve te komunizmin shqiptar per te shpikur revolucionin e tyre. Ne kete rast autori i ketij studimi na paraqet nje situacionin historiko-politik te panderprere nga koha e vepres se Sami Frasherit deri ne kohen e vepres se tij. Ndersa ne pjesen e dyte autori yne pretendon se Sami Frasheri me objektivitet dhe njohuri te thella pershkruan vecorite fiziko-gjeografike, rreziqet, jeten e veshtire, vuajtjet dhe virtytet e larta te popullit tone duke i dhene rendesi superrelatives qe Samiu i ka adresuar popullit shqiptar dhe duke anashkaluar percaktimet konkrete te tij mbi karakterin e shqiptarit ne kete menyre anashkalon nenkapitujt III-IX dhe merre per baze nenkapitullin e X-te mbi varferine e shqiptareve pa e shpjeguar ne asnje rast se perse shoqeria shqiptare kaloi nga puna me pagese ne ushtrine otomane ne pune private bujqesore dhe perse nuk i pelqente kjo e fundit. Ndersa pjesen e trete te vepres se Samiut e shtremberon kaq shume sa e paraqet si nje thirje kombetare per t’u ngritur kundra Perandorise Otomane a thua se kjo perandori ishte shkaktarja e prapambetjes se shqiptareve ne planin social. Eshte pikerisht pika qe historiografia komuniste e ka pasur shume perzemer vetem e vetem per te mos marre persiper krimin qe po luante mbi Kombin Shqiptar. Pune kishte arritur deri atje sa autori e konsideron Sami Frasherin revolucionar (f. 137) dhe mbi kete baze mundohet te justifikoje te gjithe veprimtarite me dhune qe aplikoi Kombi Shqiptar nen driten e ideve te Sami Frasherit. Manipulimi i vepres se Samiut vazhdon edhe me tej kur mundohet ta paraqese kushtetuten e ndertuar nga Samiu si rrugen e ndjekur nga Kombi Shqiptar edhe pse ajo ka qene e kufizuar nga karakteri borgjez (f. 141) prej nga kalon tek ndarja e shtetit nga feja, mbi zhvillimin e ekonomise se shtetit te pavarur shqiptar, mbi zhvillimin e arsimit dhe kultures duke e mbylluar me pajtimin e ideve te Sami Frasherit me praktiken komuniste te aplikuar deri ne ate kohe ne Shqiperi (f. 158-159).
— Me 1981 Akademia e Shkencave e RPS te Shqiperise, Instituti i Gjuhesise dhe i Leterise, boton permbledhjen me studime ne kuadrin e Studimeve per Letersine Shqiptare, vell. I, Probleme te letersise shqiptare te Rilindjes Kombetare, ku ne faqe 75-99 botohet studimi i Shaban Collakut: “Ceshtja shqiptare ne shkrimet publicistike te Sami Frasherit botuar ne gazeten “Terxhuman-i Shark”. Autorit, kur ka shkruar keto rreshta, nuk i ka vajtur ndermend se do te vije nje kohe ne Shqiperi ku interpretimet e studiuesve nuk do te merren parasysh ne asnje rast dhe do te kerkohen pretendimet e pastra te te gjithe atyre qe jane vene ne panteonin e mendimit shkencor shqiptar. Pyetja se cfare eshte bere per Kombin Shqiptar ne menyre praktike do te kerkohet kurdohere dhe nga cdo njeri qe flet gjuhen shqipe. Por te sajosh me fantazine tende ide iluzore me terma kombetare nuk do te thote ne asnje rast se personi ne fjale ka prodhuar ceshtje ne favor te Kombit te vet. Pikerisht kjo ka ndodhur me figuren e Sami Frasherit te analizuar ne artikujt e nje gazete otomane. Nuk eshte e veshtire aspak, duke u mbeshtetur ne keto interpretime, per te zbuluar thelbin e asaj qe ka dashur te fshehe autori i realizmit socialist dhe thelbin e asaj qe ka dashur te evidentoje si nje te vertete absolute ne favor te ceshtjes kombetare shqiptare. Ai nuk e ka kuptuar se me keto qe po shkruante po e zvogelonte figuren e Sami Frasherit deri ne nivelin e produktit intelektual komunist duke poshteruar Perandorine me te madhe feudale ne Bote me figuren e tjetersuar te tij. Nga i gjithe materiali prej 24 faqesh vecova vetem ato qe lidhen me ceshtjen shqiptare ku ne te gjitha rastet mendimi i autorit tone i paraprine veprimit gazetaresk te Samiut te shpalosur ne kete gazete duke sajuar pretendime me ngjyra kombetare te cilat ne asnje rast nuk kane sherbyer praktikisht ne favor te ceshtjes kombetare shqiptare.
Sipas autorit tone: “Proven e pare qe shqiptaret mund dhe kane te drejte te jetojne me vete, te gezojne nje autonomi ne kuadrin e Perandorise, Sami Frasheri, e kerkonte ne historine e popullit tone. Ne histori ai gjente lashtesine e kombit. Per Samiun, historine e nje kombi nuk e perbente vetem origjina e lashtesia, por edhe luftrat e perpjekjet e ketij populli, rezistenca qe ai u kishte bere pushtuesve te ndryshem, ruajtja e identitetit dhe e gjuhes neper rebeshet e koherave te egra te pushtimeve te ndryshme. Te gjitha keto perbenin per Sami Frasherin premisa qe u jepnin shqiptareve jo vetem te drejten per te qene me vete, por edhe mundesine per ta realizuar kete te drejte. Me njoftimet qe botonte ne gazeten “Terxhuman-i Shark” lidhur me kundershtimet e shqiptareve per te dorezuar trojet e veta Samiu ne fakt i bente te njohur opinionit publik boteror se shqiptaret ashtu si gjithnje, edhe ne ato caste ishin ne gjendje t’u dilnin vete zot fateve te atdheut te tyre” (f. 90).
Nga kendveshtrimi indiferent i ketyre rreshtave gjerat edhe mund te pranohen me perafersi si te sakta, por deshira per te mesuar me teper te con ne perfundime krejt te tjera jo vetem persa i perket mohimit te konstatimeve te autorit tone, por dhe ne kundershtimin e fakteve historike qe perbejne esencen e pikepamjeve te tij. Une e kuptoj shume mire qe per ate kohe Shaban Collakut i eshte dashur te futet ne brazden e mesimeve te partise komuniste dhe ta kthenin mendimin letrar shqiptar nga pronesia qe e kishin studiuesit e Kishes Katolike ne pronesi te vet, duke kaluar mbi njerez imagjinar te lidhur me letersine shqipe. Autori pretendon se Samiu e kerkonte historine e kombit tek origjina e lashte, rezistenca qe u kishte bere pushtuesve, ruajtja e identitetit dhe ruajtja e gjuhes. Ne fakt te gjithe keto elemente subjektive jane te deklaruar pasaktesisht deri ne ate shkalle sa duhen konsideruar te sajuar. Kur autori pretendon se Samiu e konsideron kombi shqiptar te lashte, ne vepren e tij Samiu i lidh me pellasget dhe i konsideron te ardhur nga Azia. Ky rast evidenton pranina e ilireve paralel me parahelenet dhe helenet, me etrusket dhe romaket dhe lashtesia e tyre deri ne kete faze krahasimi nuk paraqet asgje te vecante qe te coj ne perfundimin se pasardhesit e tyre kane te drejte te jetojne me vete ne kuadrin e autonomise brenda Perandorise. Autori yne pretendon se paraardhesit e shqiptareve i kane bere rezistence pushtuesit, gje e cila eshte fillim e fund nje mashtrim qe ka kerkuar te justifikoje prapambetjen e shqiptareve ne raport me popujt e yjere europiane. Ne qofte se ka popull qe ka ditur t’i pershtatet pushtuesit (ne realitet shqiptaret, ose paraardhesit e tyre, nuk jane pushtuar ne asnje rast) duke bashkejetuar me te eshte pikerisht populli shqiptar dhe e gjithe linja paraardhese e tij (parailiret me pellazget, iliret me romaket, epirotet me helenet, iliro-epirotet me bizantinet, arberit me bizantinet, shqiptaret me otomanet. Akoma me tej autori pretendon se shqiptaret perfaqesojne nje popull qe ka ruajtur identitetin e vet. Qe kjo eshte nje genjeshter fund e krye as qe duhet diskutuar, te pakten ne fushen e fese eshte i vetmi popull ne Bote qe e ka nderruar formen e besimit fetar pese here nga lashtesia deri me sot dhe krenohet me kete paqendrueshmeri identiteti fetar (pagan – i krishtere – katolik – ortdoks – musliman), atehere per cfare ruajtje identieti behet fjala? Ne fushen juridike eshte i vetmi popull ne Bote qe ka kaluar nga forma me e larte juridike, te imponuar nga relatoret politike, ne formen me primitive (Statutet qyteteve – Kanune klasor – Kanune krahinore). Atehere per cfare ruajtje identiteti vehet fjala? Se fundmi, autori yne pretendon se Samiu thote qe shqiptaret kane ruajtur gjuhen e tyre dhe kete e quan nje prove mbi ekzistencen autonome te tyre. Per ke gjuhe ben fjale Samiu, per ate te Frang Bardhit (1635) ku shqiptaret kishin 2544 fjale, nga te cilat vetem 200 fjale ishin me prejardhje te lashte, apo te Da Leces (1702) me 11.000 fjale, apo te Kristoforidhit me 11.675 leksema (te botuar ne Athine me 1904)? Gjuha e sotme shqipe vjen si rezultat i relacioneve me politikat europiano-aziatike jashte vullnetit te tyre e per rrjedhoje nuk mund ta lidhesh gjuhen shqipe me popullin e vet ne menyre te paster si rezultat i zhvillimit te pavarur te tij. Problemi i ruajtjes se gjuhes shqipe eshte nje propagande politike qe fsheh shume-shume probleme, por qe perfundimisht gjuha e sotme (2017) shqipe (me 150.000 fjale) nuk eshte ajo e vitit 1980 (40.000 fjale), nuk eshte as si e vitit 1954 (me 25.000 fjale), as si e vitit 1908 e Shoqerise “Bashkimi” (me 13798 fjale). Aq me teper ajo nuk mund te jete as e kohes se Sami Frasherit, apo e Gjergj Kastriotit. Shqiptaret krenohen me gjuhen e tyre prej nje budadalleku te politikes kur nuk i dine as autoresine, as permasen dhe as zanafillen. Shqiptaret jane te genjyer qe ne bark te nenes ne kete drejtim.
Kjo genjeshter merr permasa serioze kur analizohet problemi i ekzistences se shoqerise shqiptare, por ne kete drejtim, nga shkalla e zhvillimit intelektual, anashkalohet shkalla e zhvillimit social te popullates shqipfolese dhe, mbi te gjitha, anashkalohet nje fakt teper kuptimplote i gjendjes aktuale te kesaj popullate ne kohen e Sami Frasherit. Autori yne pretendon se “Kerkesa e Samiut per nje shtet autonom ne kuadrin e Perandorise Osmane shtrohet me ngut ne kohen kur ekzistonte rreziku jo vetem i cungimit te trojeve shqiptare, por kur ekzistonte rreziku edhe i vete zhdukjes se kombit shqiptar. Pare ne kete prizem, lufta per bashkimin e tokave shqiptare ne nje vilajet te vetem dhe dhenia e autonomise ketij vilajeti qe kerkonte Samiu ne gazeten “Terxhuman-i Shark” ishin dy anet kryesore te te njejtit problem. “Shqiperia – shkruante Sami Frasheri, – e kercenuar nga zbritja poshte e austriakeve dhe duke qene nen presionin e bullgareve dhe te serbeve eshte ne rrezik te zhduket fare”1 (shenimi 1 thote: “Terxhuman-i Shark”, 24 tetor 1878), prandaj si rrugedalje ai mendonte daljen e Shqiperise se shtet autonom” (f. 94).
Ketu shtrohen tre probleme, te cilat Sami Frasheri nuk i ka analizuar asnjehere, por i eshte shmangur atyre. Se pari: kush ishte pergjegjes per ndarjen e popullates shqipfolese ne kater vilajete dhe per mosbashkekzistencen sociale te tyre? Se dyti: kush ishte pergjegjes per ndarjen e popullates shqipfolese ne tre fe dhe per mos bashkeekzistencen e tyre domosdoshmerisht, sidomos per mosrakordimin social te katolikeve me ortodokset? Se treti: kush ja ka thene Samiut qe zbritja poshte e austriakeve kercenonte Shqiperine dhe shqiptaret? Pra problemi eshte i pare ne funksion te politikave otomane dhe jo ne funksion te interesave historike te shqiptareve. Eshte kjo pike e fundit qe e hedh ne ere te gjithe pretendimin e Samiut te vene ne leter nga ana e studiuesit shqiptar. Goditja qe autori yne kerkon t’i beje politikes austriake te asaj kohe eshte nje mashtrim trillues fund e krye, pasi pas 34 vjetesh ishte kjo Austri qe do te permbyste qiejt e Europes dhe do te shpallte Pavaresine e Shqiptareve ne kundershtim me pikepamjet e Sami Frasherit. Ne kete rast Qeveria Turke do te ishte ne krah te austriakeve (Protokolli i Firences – 1913) duke na treguar se analiza gazetareske e Sami Frasherit kishte pesuar fiasko historike.
Ne fakt autori yne ka perdorur nje djallezi analitike: i ka paraprire cdo pretendimi antishqiptar te Samiut duke krijuar alibine e justifikimit. Kjo duket nga rreshtat ne vazhdim ku autori shkruan (f. 95): “Pervec kesaj menyra se si shtetet e tjera ballkanike kishin fituar pavaresine i jepte Samiut te dhena bindese se rruga drejt pavaresise kalonte permes autonomise. Samiu ishte i ndergjegjshem se nje autonomi ne kuadrin e Perandorise do te ishte formale, por nje hap i domosdoshem per te realizuar synimin e fundit te levizjes kombetare, pavaresine e plote te Shqiperise. Per te kjo zgjidhje ishte nje e keqe e vogel perpara se keqes se madhe – perpara zhdukjes fare te kombit. Pervec kesaj, menyra se si e konceptonte Sami Frasheri shtetin autonom shqiptar ne kuadrin e Perandorise Osmane tregonte se per te ndikimi i Portes se Larte mbi Shqiperine do te ishte fare i parendesishem”. Faktet historike te 1912-es treguan se te gjitha keto ishin perralla dhe nuk e di se sa e sakte eshte pjesmarrja e ideve te Sami Frasherit ne kete proces. Por ato realisht tregojne, duke krahasuar keto ide me ngjarjet e vitit te lavdishem 1912, se Sami Frasheri as qe ka menduar per shqiptaret dhe Shqiperine sipas kesaj panorame. Per qejf Sami Frasheri e shikonte boten shqiptare te lidhur domosdoshmerisht me boten otomane dhe pamundesine e botes shqiptare per te jetuar e ndare nga metropoli ortoman. Cdo gje tjeter eshte nje perralle e sajuar per te justifikuar antishqiptarizmin e Sami Frasherit.
Te pakten rreshtat e meposhtem te autorit tone tregojne se Sami Frasheri e ka pare problemin shqiptar ne menyre te njeanshme pa tentuar ta zgjidhe ate sipas parimeve te vetvendosjes. Autori yne, nga nje ane pranon: “Ai kritikoi dhe demaskoi hapur ne gazeten “Terxhuman-i Shark” nderhyrjete e kombinacionet e Fuqive te Medha ne punet e brendeshme te popujve te tjere. Keshtu p.sh. duke mbrojtur shqiptaret ne lidhje me ngjarjet e Gjakoves S. Frasheri shkruante: “C’lidhje ka Austria me shqiptaret qe kerkon te ndeshkohen shqiptaret?”1 (shenimi 1 thote: Terxhuman-i Shark, 24 shtator 1878). Ne Kongresin famekeq te Berlinit qe konfirmoi copetimin e tokave shqiptare, Sami Frasheri shihte nje lukuni ujqerish qe grindeshin midis njeri-tjetrit se kush te rrembente copen me te madhe (f. 97), por, nga ana tjeter, nuk thote asnje fjale po Turqia Otomane c’pune kishte me shqiptaret dhe pse nuk e shikon problemin ne aspektin historik te sundimit 5 shekullor te Perandorise Otomane ne Mesdhe. Perplasja midis dy perandorive, njera prej te cilave po vdiste historikisht, kishte ne mes investimin kater shekullor qofte te Austrise per te mos ja lene boten shqiptare Perandorise Otomane, qofte te Perandorise Otomane qe me ane te Shqiperise donte te kapte Europen. Konflikti ne kete mes e kishte Shqiperine si molle sherri ku roli i shqiptareve nuk percaktohej nga interesi kombetar, por nga interesi privat i shumices muhamedane ne kurriz te pakices se krishtere. Ky ishte i gjithe thelbi i asaj qe kishte shkruar avokat Vasil K. Dilo para 70 vjeteve sipas shenimeve te para 103 vjeteve.
Autori yne nuk ka kuptuar gjene me themelore ne gjendjen e popullatave ne Ballkan: te gjithe jane te ardhur dhe cdo gje qe perlanin e kishin qyl ne saje te ndihmes otomane, kurse cdo gje qe i hiqnin shqiptareve, ishte pjese e trupit historik milionavjecar per te cilin shqiptaret kishin sakrifikuar vetem driten e syve.
— Ndersa libri me i plote mbi vepren e Sami Frasherit duhet konsideruar “Bibliografi e zgjeruar e veprave te Sami Frasherit” me autor Zyber Hasan Bakiu (Kruja), Tirane 1982. Autori i ketij libri, nepermjet analizave te tij, na jep dhe panoramen imponuese mbi vepren dhe jeten e Sami Frasherit duke qene teper larg te vertetes se perjetuar nga shqiptaret, por duke na e lehtesuar punen ne drejtim te nxjerrjes se perfundimeve. Autori pretendon, duke e nenkuptuar te ditur nga lexuesit, se disa atdhetare shqiptare paten bere perpjekje per te krijuar nje alfabet te gjuhes shqipe, por qe keto perpjekje nuk kane pasur sukses dhe mbeten inisiativa personale. Me alfabetin unik te shqipes, qe u krijua me perpjekjen e Samiut, e para veper u botua vetem ne vitin 1879 me emrin “Alfabetare e gjuhes shqip”, d.m.th. pas 8 vjeteve qe ai kishte ardhur ne Stamboll (f. 6). Une e kuptoj shume mire se per ate kohe kur eshte botuar ky liber ka qene e ndaluar te thuhej e verteta, keshtu qe jam i detyruar t’i kujtoj lexuesit shqiptar te mesuar me nje panorame te genjeshtert historike te ketyre problemeve se ka nje te vertete krejt tjeter per tjeter, te ndryshme me permasa BIBLIKE ne raport me ato qe propagandohen per kete teme. Te pakten ne fushen e fjaloreve, ku problemi i alfabetit eshte i nenkuptuar zgjidhshem prej kohe, perpara vitit 1879 kemi:
- Franciscus Blanchus (Frang Bardhi), Dictionarium latino-epiroticum, – 1635
- Nilo Catalano, Fjalor shqip-italisht e italisht-shqip, – 1694
- At Francesko Maria da Lecce O.F.M., Dittionario Italiano-Albanese, – 1702
Ne lidhje me botimet e gramatikave per gjuhen shqipe kemi kete informacion perpara se te arrijme tek Sami Frasheri:
Engjell Sedaj, Papa shqiptar Klementi XI – Albani, Kuvendi i Arberit (1998):
faqe 66: “në kohën e papatit të këtij shqiptari të madh, hartohet “Prej Durrësit ditën e dymbëdhjetë prillit ndë njimi shtatë qint e dhietë”, “Gramatikë e parë e gjuhës shqipe”, siç e quan këtë gramatikë R. Ismajli. Më vonë botohet Gramatika e gjuhës shqipe (Vërejtje gramatikore në gjuhën shqipe, 1716) e autorit F.M. da Leçe, i cili kishte botuar edhe Fjalorin italisht-shqip, madje para (1702) mbajtjes së Kuvendit të Arbënit (1703), e i cili fjalor mendohet se qe madje më i pasur se ai i Frang Bardhit. Edhe në gramatikën e parë të gjuhës shqipe, që ndër studiuesit njihet si “Dorëshkrim i Grotaferratës”, apo mbase bëhet fjalë për ndonjë gramatikë tjetër, dokumentet e kohës në arkivat e Romës tregojnë se “Gramatika e përmëndur e shqipes qe shtypur më 1701 dhe qe nuk gjëndet më””.
At Donat Kurtit dhe At Marin Sirdani, “Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi”, te botuar per here te pare me 1935 (botimi i dytë, 1999):
faqe 14-19 Ne vj 1716 P. Francesk M. Da Lecce OFM shkruan e shtype ma te paren gramatike shqyp, qe ka rendesi edhe sot: “Osservazioni grammaticali nella lingua albanese” Roma, 1716 dalla tip. Della S. Cong. Di Propaganda. –Ma vone shkruan edhe nje fjalor per te cilin nuk dihet se si mbaroi. Ky fjalor qe pershkruar pjeserisht prej G.Camarda, i cili e lavderonte fort. Ne vitin 1722 edhe P. Didacus a Desio OFM perpiloi nje gramatike shqip qe nuk u pat botuar. Ne vitin 1752 P.Bonaventura Prucher OFM prej Castel Giovio la ne Rome nje doreshkrim gati per botim “Manuale Catechetico italiano-epirotico” e nje fjalor per sherbim te Misionareve te Shqiperise. Ne vitin 1848 P.Luka da Monte Giove OFM na ka lene nje fjalor shqip – italisht, qe ruhet si doreshkrim ne biblioteke te bashkise se Todit n’Itali me kete numer: “Cod. 224 format 8o fq. 328. Ne vitin 1858 P. Dario Bucciarelli OFM la nje doreshkrim “Grammatica della lingua albaneze” qe ka qene ruajtur ne Biblioteken Franceskane te Gjuhadolit ne Shkoder. Ne vitin 1862 P. Bonaventura da Francavilla shkruan “Elementi grammaticali di lingua epirotica” ne format 8o fq 110 qe ruhej si doreshkrim tek franceskanet ne Gjuhadol. Ne vitin 1866 P. Francesko Rossi da Montalto OFM shtype “Regole grammaticali della lingua Albanese, compilate sulle tracce dei buoni grammatici e del P. Francesko M. Da Lecce” Roma 1866 –Stamperie della S. Cong. Di Propoganda for 8o fq 350. Po ne ate vit shtypet edhe “Vocabolario Italiano-Epirotico con tavola sinoptica ne format 8o, me 954 faqe. Ne vitin 1881 P. Leonardo de Martino OFM ka qene nder te paret qe punoi vjersha ne gjuhe shqip mbas metrikes moderne, duke botuar librin “L’Arpa” di un Italo-Albanese, Venezia 1881.
Ndersa ne lidhje me hartimin e gramatikes se gjuhes amtare perpara Sami Frasherit kemi Dhimiter Kamarda dhe Jeronim de Rada ne Itali, Kostandin Kristoforidhi ne Greqi, pastaj vjen Sami Frasheri ne Stamboll e Vaso Pasha ne Londer (1882). Keshtu qe nuk eshte e veshtire te kuptosh tendencen manipuluese te kesaj vepre dhe informacionin e manget qe transmeton autori.
Edhe ne fushen e botimit te abetareve shqipe emri i Sami Frasherit nuk qendron ne pararoje. Duke lene menjeane botimet e shek. XVI-XVIII ne funksion te shkollave shqipe te atehershme, gjejme se abetarja e pare konsiderohet ajo e Naum Veqilharxhit (1844, 1845) dhe e Kostandin Kristoforidhit me 1867 ne dy variante gegerisht dhe toskerisht; me pas vine: abetarja shqip me alfabet arab e Daut Boricit (1861, 1869), po me alfabet arab ajo e Hafiz Ali Ulqinakut (1853-1913), me 1877 abetarja e korcarit Vasil Dhimiter Ruso, pergjate periudhes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit u botua Abetarja e gjuhes shqipe me 1879 e cila kishte per autore Jani Vreton, Sami Frasherin, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, pastaj vjen abetarja e Anastas Kulluriotit botuar ne Athine me 1882 dhe vetem me 1886 botohet abetarja e gjuhes shqipe ne Bukuresht nga Sami Frasheri (Agjensia Shteterore e Arkivave te Kosoves, Abetarja e Gjuhes Shqipe e vitit 1898, pergatitur nga Prof. Dr. Jusuf Osmani, Prishtine 2014, f. 65-66).
Autori yne per te ndare veprimtarine e Sami Frasherit nga produkti intelektual otoman, per te cilin ai punoi gjithe jeten deri sa vdiq, perdor vepren e tij mbi Shqiperine (kuptohet pasi i kishin bere operacionin politik kesaj vepre me 1962) dhe shpik nje pozicion te Samiut ne lidhje me shkrimet e tij sikur keto shkrime te shumta dhe te panderprera ne gjuhen turke i kane sherbyer atij per t’u kamufluar ndaj autoriteteve turke (f. 8). Sipas autorit tone botimi i mevonshem ne gjuhen turke (me perkthim nga Shahin Kolonja) i kesaj vepre i ka revoltuar gazetaret turq duke e konsideruar kete veper nje “dokument tradhetar bukeshkalesie”, pasi deri me ate kohe e kishin konsideruar Sami Frasherin “nacionalist turk” (f. 9). Duhet te kesh ne dore botimet e asaj kohe qe te mundesh te japesh nje mendim kritik, por vepra e Sami Frasherit mbi Shqiperine nuk ka asnje fije kundershtimi ndaj pushtetit otoman persa kohe qe ai qendron ne kembe dhe vetem varianti i permbysjes se tij kerkon nje shkeputje te shqiptareve te afte qe ta marre me vete Turqine drejt Europes. Ky ka qene i tere thelbi teorik i kesaj vepre te Sami Frasherit, por qe shenimet e redaksive botuese shqiptare e kane shtremberuar jashte cdo parashikimi. Keshtu qe ne kete rast une ve ne dyshim ekzistencen e pretendimeve te gazetareve turq te para mbi njje shekulli. Te pakten kjo duket nga fantazia e autorit shqiptar qe arrin deri atje sa ta akuzoje Samiun sikur ne nje veper i ka shpallur lufte osmanishtes duke plotesuar keshtu qellimet e tij (f. 10). Autori ka kurajon ta akuzoje Samiun, se bashku me nje grup te ashtequajtur rilindas, si autor te nje abetareje te quajtur “Abetareja e Stambollit” (1879) si e para abetare shqip me alfabet unik (f. 13), kur kongresi i unifikimit te alfabetit te gjuhes shqipe u mbajt 29 vjet me vone me te tjere autore dhe me tjeter alfabet. Kur vjen puna per te percaktuar kohen e shkrimit te vepres kryesore ne gjuhen shqipe autori pranon se ajo u shkruajt pas shkrimit mbi gjeografine, te botuar ne Bukuresht me 1888, por u botua me 1899 po ne Bukuresht (f. 15). Nuk eshte e qarte fare kohe se kur eshte shkruar vepra mbi Shqiperine nga ana e Sami Frasherit. Autori pretendon se deri me 1982, kur eshte botuar ky liber, vepra e Sami Frasherit mbi Shqiperine eshte ribotuar edhe 12 here te tjera ne gjuhen shqipe e ne gjuhe te huaja (f. 17). Po te jete e vertete kjo, atehere une nuk kam gjetur dot vetem dy botime ne cfaredo gjuhe qe mund te jete botuar. Nga faqja 29 deri ne faqe 50 autori ben nje permbledhje te kesaj vepre te Sami Frasherit duke e paraqitur sipas interesit politik per te cilen eshte botuar ne Shqiperi pas 1962 deri me 1988.
— Me 1983 Akademia e Shkencave e RPS te Shqiperise, Instituti i Gjuhesise dhe i Letersise, botoi: Historia e Letersise Shqiptare, qe nga fillimet deri te Lufta antifashiste nacionalclirimtare; ku ne faqe 164-175 flet per Sami Frasherin. Libri e anashkalon arsimimin e tij ne fshat dhe, pas ditelindjes, pranon se Samiu ka mbaruar gjimnazin “Zosimea” ne Janine ku beheshin studime te shendosha me fryme perparimtare, letersia, shkencat, gjuhet e huaja. Me 1872 vendoset ne Stamboll ku i lidh ngushte me rrethet patriotike shqiptare qe kishin nisur te veprojne duke u lidhur me levizjen perparimtare turke prej nga fillon roli i cmuar i Samiut ne letersine e re turke. Ai shkroi turqisht dhe shqip ku ne kete te fundit shkroi disa vepra me karakter arsimor e propagandistik. Ne keto shkrime vecohet trajtesa “Shqiperia c’ka qene c’eshte e c’do te behete” qe konsiderohet si veper themelore e Rilindjes, e cila u shkrua dhe u botua plor njezet vjet pas vepres se P. Vases “E verteta per Shqiperine dhe shqiptaret”. Ne komentet qe i ben kesaj vepre, ky liber shkruan: “Samiu niset ne fillim nga ideja e autonomise, por eshte edhe i bindur e nuk nguron ta shprehe, se Turqia “do me mire (…) ta humbase Shqiperine e ta ndanje ne mest t’armiqevet te saj, se sa t’i ape nje qeveri te urte e te mire,” prandaj rruga eshte qe “shqiptarete duhet t’i marrene ato qe duan me pahir; t’i kerkojne me fjale, po te ken’ edhe pushken plot”. Kjo ide e clirimit te atdheut me forcat e veta, permes levizjes se armatosur, delte qarte qe ne nje leter qe Samiu i dergonte De Rades me 1881” (f. 171).
Ne te vertete pikepamja filozofike mbi rolin e dhunes ne zhvillimin e shoqerise perben kerkesen me te pare te diktatures komuniste dhe vetem per kete aresye kjo ide e Sami Frasherit do te perkrahej, edhe pse ajo nuk u aplikua ne rastin shqiptar domosdoshmerisht.
— Me 1985 botohet libri “Drejt Pavaresise / Ceshtja e clirimit kombetar ne mendimin politik-shoqeror rilindes 1900-1912” me autor Fatos Tarifa, ku autori merret posacerisht me idete e Sami Frasherit (f. 140-149) duke dhene konsiderata per vepren e tij mbi Shqiperine. Por me perpara pergatit lexuesin me permbajtjen e termit rilindje te lidhur me mendimin politik duke e paraqitur si nje hop cilesor ne historine e mendimit shqiptar dhe njekohesisht si shkallen me te larte te zhvillimit e te pjekurise se tij ne kushtet e roberise osmane (f. 36). Per te kuptuar sakte kete liber, ne permbajtjen e spekullimit qe kerkon te realizoje, lexuesi shqiptar duhet te kujtoje plejaden e shkrimtareve katolike shqiptare te viteve 1462-1945 dhe t’i krahasoje me plejaden e te ashtequjturve rilindas te viteve 1850-1924. Ne rastin e pare kemi nje produkt intelektual te formuar historikisht nga Europa per te mesuar Kombin Shqiptar, ndersa ne rastin e dyte kemi nje produkt intelektual te formuar nga Perandoria Otomane per interesat e saj, dmth per sundim politik, dhe te lidhur me segmentet me antishqiptare qe qarkullonin ne Ballkanin e asaj kohe. Mbi kete baze krahasimi nuk mund te arrihet ne perfundimin qe ceshtja kombetare shqiptare ishte perpunuar nga te ashtequajturit rilindas ne kontaktin me politikat greke apo otomane, por ajo ishte e formuar nga i vetmi instrument europian qe punonte ne territorin e popullates shqipfolese: Kisha Katolike Shqiptare dhe ne kontaktin e nje lufte per jete a vdekje me politiken sllave. Ajo nuk lindi ne Shqiperine e Jugut, sic mundohet ta tjetersoje Fatos Tarifa, por ajo lindi vetem ne Rrafshin e Dukagjinit dhe ne kontakt me antishqiptarizmin sllav. Ndryshimi eshte tej mases cilesor dhe per te realizuar kete ndryshim te historise eshte perdorur fillimit pikerisht kjo veper e Sami Frasherit, e cila u shkrua per ta detyruar popullaten shqipfolese te ngrihej kundra armiqve te Perandorise Otomane, por jo kundra kesaj perandorie. Akoma me tej, propaganda komuniste e perforcoi kete mashtrim edhe per nje aresye tjeter: krijoi poetin kombetar jashte ceshtjes kombetare reale dhe e beri vella te Sami Frasherit. Medheshtia e rreme, e krijuar ne kete rast, nuk ishte e afte te ulte Dafinat e Fitores se Lahutes se Malcis dhe ta konsideronte autorin e saj si te vetmin Poet Kombetar qe ka pasur dhe do te kete shpirti i shqiptarit per sa kohe qe ai do te jetoje. Poet Kombetar nuk te ben politika komuniste as kundra turqve dhe as kundra grekeve, por betejat per mbijetese sociale kundra armiqve biologjike te Kombit Shqiptar ku Poeti Yne Kombetar ka qene ne pararoje te saj qysh kur Heroi i Maleve Shqiptare, Preng Cali, ngriti Flamurin ne Vermosh per te mos ja lene sllaveve te jugut dhe pikerisht per kete e pushkatuan. Per te fshehur te gjithe ate Madheshti Historike te nje Kombi u shpiken rilindasit e pispillosur te Stambollit dhe Bukureshtit ku vepra e Sami Frasherit paska nje vend nderi ne kete manipulim duke e detyruar Kombin Shqiptar te urrente Turqine, Greqine, Europen, Klerin Katolik Shqiptar dhe te gjithe ata qe kishin dhene jeten per kete Komb. Nuk ka asnje mendim politik dhe shoqeror te ceshtjes kombetare shqiptare jashte korifejve te Kishes Katolike Shqiptare, autoret e se ciles jane vetem ata dhe jo populli shqiptar i shkeputur prej tyre. Por cfare ka ndodhur ne te kaluaren komuniste? Pikerisht ky autor mundohet te krijoje ceshtjen kombetare shqiptare fillimisht ne leter jashte cdo realiteti historik, por brenda interesit politik te partise komuniste shqiptare duke mashtruar me dhunen e arsimit te detyrueshem nje popull te tere. Vini re se si e ka qendisur ne ate kohe menyren e lindjes se ceshtjes kombetare shqiptare dishepujt e komunizmit shqiptar: “mendimi politik e shoqeror i Rilindjes u perpunua mbi bazen e nje botekuptimi filozolfik me te perparuar. Edhe pse ne kuadrin e mendimit rilindes vendin qendror do ta zinte prioblematika me karakter te drejteperdrejte politik e shoqeror, perfaqesuesit me te shquar te Rilindjes kane gjetur edhe kohe, aresye e mundesi te perpunojne e te zhvillojne edhe ide te caktuara filozofike, duke hedhur keshtu bazat filozofike e ideologjike te levizjes kombetare” (f.37). Autori eshte munduar ta krijoje kete ceshtje ne menyre krejt te izoluar nga ambienti nderkombetar dhe ta konsideroje ceshtjen kombetare shqiptare te lindur nga vetvetja. Kjo pike e fundit perben te gjithe strumbullarin teorik te shkolles komuniste shqiptare edhe pse kjo eshte absolutisht e pamundur per dy aresye: 1-per shkak te interesave politike te superfuqive europiane te kohes; 2-per shkak te nivelit te ulet social te zhvillimit te popullates shqipfolese. Autori nuk do qe t’ja dije per te tilla pamundesi, por arrin deri atje sa t’u dedikoje rilindasve artificiale sjelljen e mjaft koncepteve te reja politike, si ato te “kombit”, “interesit kombetar”, “autonomise”, “pavaresise” etj (f.40-41) pa u thene lexuesit se ku i kishin marre keto koncepte (te sigurte te jeni qe ne Stamboll dhe ne Bukuresht keto koncepte nuk kishin lindur). Jo vetem kaq, por rilindasit e Fatos Tarifes argumentuan edhe nje varg idesh te reja politike e shoqerore: per tiparet qe e dallojne nje komb nga te tjeret (gjuha, territori,zakonet, historia) (f.41). I them te gjitha keto per t’i treguar lexuesit se sa antimaterialiste kane qene filozofet e epokes komuniste ketu ne Shqiperi dhe cfare marifetesh kane perdorur per te justifikuar ekzistencen e profesioneve qe ata perdornin per te mashtruar Popullin Shqiptar me ane te arsimit te detyrueshem. As gjuha, as territori dhe as zakonet nuk sherbejne per te vene dallimin midis kombeve, keto jane fantazira pa asnje bereqet fitimprures, pasi dallimin midis kombeve dhe popujve e tregon vetem Historia, por jo ate qe kujtojne se dine filozofet shqiptare. Koncepti i Historise eshte sot per sot gjeja me e paformuluar sakte dhe e paditur e te gjithe intelektualeve shqiptare qe lidhen me te jo vetem per efekt te arsimit te detyrueshem qe kane marre ne shkollat shqiptare, por, kryesisht, per efekt te botekuptimit te mbrapsht qe disponojne sot e pergjithmone. Keshtu qe te flasesh per ceshtjen kombetare shqiptare jashte koncepteve qe mendimi boteror ka formuluar prej mijeravjetesh dhe t’i paraqesesh keto koncepte si te perpunuara nga njerez qe nuk kane pasur kurre lidhje me to do te thote te tallesh me lexuesin me te paditur.
— Me 1985 ne Shqiperi botohet, nen logon e Akademise se Shkencave te R.P.S. te Shqiperise, per here te pare Fjalori Enciklopedik Shqiptar ku per Sami Frasherin shkruhet (kjo perben qendrimin zyrtar te politikes shqiptare per figuren e ketij filozofi e per rrjedhoje kerkush nuk do te kishte tager te shkruante ndryshe, te pakten deri me 1991):
“ FRASHERI Sami (1850-1904). Rilindas i shquar, ideologu kryesor i Levizjes Kombetare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Ne literaturen e huaj eshte njohur me emrin Shemseddin Sami. Lindi ne Frasher te Permetit me 1 qershor. Mesimet e para i mori ne fshatin e lindjes. Me 1865 se bashku me pese vellezerit e tij dhe dy motrat u vendos ne Janine. Ketu se bashku me Naimin, S.F. kreu shkollen e mesme greke Zosimea (shih) ku pervec kultures se pergjithshme, pervetesoi krahas greqishtes se re e te vjeter edhe gjuhen latine e gjuhen frenge dhe italiane. Nga mesuesit e medreseve te Janines mesoi arabisht dhe persisht. / Me 1872 u vendos ne Stamboll ku zhvilloi nje veprimtari te gjere patriotike per clirimin dhe bashkimin kombetar te popullit shqiptar dhe bashkepunoi me perfaqesuesit me perparimtare te levizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte nje nder organizatoret kryesore te “Komitetit Qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesive shqiptare” (shih) dhe me themelimin e “Shoqerise se shtypurit shkronja shqip” (1879) u zgjodh kryetar i saj. / S.F. drejtoi revistat e para ne gjuhen shqip “Drirta” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll, 1884-85) ku shkroi nje varg artikujsh. Per nevojat e shkolles shqipe hartoi librat “Abetare e gjuhes shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhes shqipe” (gramatika, 1886) dhe – “Dheshkronje (Gjeografia, 1888) ne gjuhen shqipe. E ketij mendimtari te shquar patriot demokrat iluminist eshte “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet”, (shih) botuar me 1899 pa emer autori ne Bukuresht. Ky traktat u be manifesti i Rilindjes Kombetare Shqiptare, vepra qe sintetizoi programin e levizjes, strategjine dhe taktiken e saj. Ne te u shpalosen idealet demokratike te zhvillimit politik e shoqeror te vendit, te zhvillimit te arsimit, te kultures e te shkences. S.F. hartoi dhe nje fjalor te gjuhes shqipe qe mbeti i pabotuar, la gjithashtu ne doreshkrim nje permbledhje kengesh popullore shqiptare…..” (Sh. Ç).
Ndersa per vepren e Sami Frasherit “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet?” kjo enciklopedi shkruan: “Veper madhore e mendimit politik te Levizjes Kombetare Shqiptare, ku eshte formuar strategjia e taktika e saj dhe eshte perpunuar ne menyren me te plote programi i Rilindjes. Eshte hartuar nga Sami Frasheri (shih), u botua ne Bukuresht ne gjuhen shqipe pa emrin e autorit. U perkthye turqisht, italisht, gjermanisht. Vepra perbehet nga tre kapituj. Ne kreun e pare “C’ka qene Shqiperia?” paraqitet e kaluara historike e popullit shqiptar, origjina e tij e lashte pellazge dhe ilire, qyteterimi i vjeter dhe ai mesjetar shqiptar, qendresa kunder pushtuesve te huaj e sidomos luftrat antiosmane nen udheheqjen e Skenderbeut, ne shek. XV. Ne kreun e dyte “C’eshte Shqiperia” jepet pozita gjeografike e viseve shqiptare dhe poopullsia e tyre, gjendja e rende ekonomike, kulturore dhe politike e shqiptareve nen sundimin osman, zgjimi kombetar i popullit shqiptar, nevoja e levrimit te gjuhes shqipe dhe roli i saj ne bashkimin kombetar te shqiptareve, rreziku qe e kercenonte Shqiperine nga Perandoria Osmane dhe monarkite shoviniste fqinje. Ne kreun e trete “C’do te behet Shqiperia?” shprehet besimi ne clirimin e Shqioperise percaktohet rruga per realizimin e tij dhe pervijohet statuti i shtetit te ardhshem kombetar. Bashkimi i shqiptareve, lufta e armatosur kunder sunduesve osmane, shkeputja e Shqiperise nga Perandoria Osmane, formimi i nje shteti kombetar ne kufijte e tij etnike, si rruga e vetme per shpetimin e vendit dhe te kombit nga copetimi dhe katastrofa drejt se ciles po e conte Turqia perbejne idene themelore te vepres. Per here te pare perpunohen gjeresisht parimet themelore dhe struktura organizative e shtetit te ardhshem shqiptar, projekti i kushtetutes se tij. Shqiperia si shtet me vete do te ishte republike. Ne krye te shtetit do te vihej pleqesia qe do te kryente funksionet e kryetarit kolegjial. Pushteti ekzekutiv do te ndahej nga ai legjislativ. Keshilli i pergjithshem perbehej nga anetare qe do te zgjidheshin nje per cdo 20 mije banore. Pushtetin ekzekutiv do ta ushtronte nje keshille ministrash i pergjithshem. Si organe te qeverisjes lokale parashikoheshin katundarite, ne krye te qeverise do te vihej nje governator ose nje qeveritar i pergjithshem, i cili do te merohej nga sulltani per 5 vjet, pasi te merrej pelqimi nga Pleqesia dhe Keshilli i Pergjithshem. Projekti pershkohet nga nje fryme demokratike. Ne veper jepet nje program i gjere i zhvillimit ekonomik dhe kulturor te shtetit shqiptar, parashikohet zhvillimi i industrise kombetare, mekembja e bujqesise, e financave dhe vecanerisht vendosja e nje sistemi arsimor demokratik dhe te larmishem, me hallka te ndryshme shkollore si shkolla fillore, qytetese, gjimnaze, shkolla profesionale, universitetet, akademi etj. / Vepra pati ndikim te madh ne Levizjen Kombetare shqiptare dhe mbetui nje nga dokumentet kryesore programatike te saj. Idete e Sami Frasherit mbi rruget qe duheshin ndjekur per clirimin e Shqiperise u vune ne themel te luftes se popullit shqiptar per pavaresine dhe perparimin e gjithanshem te vendit”. (K. Pr.)
Te pakten kur e lexon vepren e Sami Frasherit dhe e krahason me keto qe shkruan Kristaq Prifti e kupton se sa larg realitetit te perjetuar eshte kjo veper nga historia e shqiptareve prej vitit 1899 deri me 1944 dhe sa afer politikes se aplikuar nga komunistet shqiptare eshte ajo prej vitit 1945 deri me 1991. Perfundimi, ne kete rast, eshte shume i thjeshte: komunistet moderne shqiptare e perdoren vepren e Sami Frasherit mbi Shqiperine per te justifikuar krimin ndaj Kombit Shqiptar duke e ndertuar rendin politiko-juridik ne perputhje me rendin feudal otoman. Ne kete rast shmangen rrugen europiane te inicuar nga Kisha Katolike Shqiptare perpara 400 vjetesh dhe imprenjuan nje rend te perenduar perpara 100 vjetesh. Ky eshte rasti i paradoksit te kohes ne Racen Njerezore si rezultat i levizjes shoqerore.
Edhe Fjalori Enciklopedik Shqiptar i vitit 2008-2009 i trajton keto artikuj fjale per fjale ne po te njejten permbajtje, nga te njejtet autore (ky eshte treguesi me kryesor qe ne Shqiperi pas 1991 eshte ndryshuar forma e shtetit, por jo permbajtja antishqiptare e tij).
— Me 1986 nje nder njohesit me te pretenduar te vepres se Sami Frasherit, Shaban Collaku (autori i artikullit mbi Sami Frasherin ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar–1985/2008), boton studimin e tij: “Mendimi iluminist i Sami Frasherit” nen logon e Akademise se Shkencave te RPS te Shqiperise, Instituti i Historise. Autori nen drejtimin e politikes se kohes nuk merret fare me problemin e vepres “kryesore” te Sami Frasherit per Shqiperine, por eshte munduar ta zbertheje mendimin filozofik te Sami Frasherit dhe ta induktoje ate ne mendimin politik komunist te kohes duke nenkuptuar se vepra teorike e Samiut eshte avancuar me tej nga studiuesit shqiptare te epokes komuniste. Autori yne merr per baze vetem ato elemente qe komunizmi shqiptar deformoi ne ekstrem, por qe i interpreton ne menyre te tille sa duket sikur Sami Frasheri te ishte nxenes i bolshevizmit filozofik. Ne kete menyre analizon gjuhen shqipe, ku, sipas tij, Samiu kishte nje kontribut te padiskutueshem; arsimin dhe edukaten; procesin e shkrimtarit dhe kritikes letrare; idete fetare dhe emancipimin e gruas e te familjes. Ne fakt ky liber sherben fare mire per t’i argumentuar popullit shqiptar rrugen politike te deriatehershme qe paska qene ne perputhje me idete e Sami Frasherit, sidomos per temat e parapara. Ne kete rast vepra e Sami Frasherit eshte perdorur per te argumentuar saktesine iluzore te bolshevizmit leninist, por edhe per te mohuar plejaden pese shekullore qe i kishte dhene bazat europiane Kombit Shqiptar. Por analiza e kesaj vepre tregon jo vetem indoktrinimin e Kombit Shqiptar, por karakterin specifik te tij dhe menyren se si na ka perdorur Bota dikur dhe si na perdori komunizmi bolshevik pergjate ketij gjysem shekulli. Diferenca e ketij perdorimi tregon se si kemi qene dikur dhe si jemi sot. Kete te fundit shqiptaret e kane te veshtire ta kaperdijne dot edhe pse eshte gjeja me e pergjithshme ku te gjithe jemi bashkefajtore ne menyre absolute. Ne kete bashkefajesi ekziston pikerisht ajo permase qe duan ta mbulojne me cdo cmim, pasi del fare qarte se kush eshte fajtor i detyruar dhe kush eshte fajtor me perfitim. Kjo e fundit perben thelbin e klases se sotme intelektuale ku vepra e Sami Frasherit shtron piketat per zbulimin e atij procesi keqberesish. Kjo eshte nje gje qe mund ta zbuloje gjithkush duke marre ne analize qelizat sociale per te cilat Sami Frasheri paska dhene mendime, por qe autori yne nuk e ka pasur kurajon civile per t’i treguar shqiptareve qe kjo nuk eshte tamam keshtu, pasi shkolla komuniste e deformoi korpusin filozofik te Samiut. Te pakten kjo duket ne dy qeliza ku ne njeren Sami Frasheri eshte treguar me materialist ne shek. e XIX-te se te gjithe materialistet shqiptare te shek. te XX-te. Meqenese lidhjen e Samiut me Gjuhen Shqipe do ta marrim nga nje autor tjeter, qe eshte e ketij profesioni, problemin e lidhjes se ideve fetare me botekuptimin e Sami Frasherit do ta marrim nga ky autor, por me perpara dua te sqaroj lexuesin se idete e Samiut per korpusin fetar jane tmersisht larg asaj qe ka percuar komunizmi shqiptar pas 1967. Por ky autor ka bere nje hap edhe me perpara negativ pasi ka interpretuar idete botekuptimore te Sami Frasherit ne fushen e fese duke i paraqitur sipas interesave politike te partise ne pushtet dhe duke realizuar kritiken e pikepamjeve te tij. Nga ana tjeter, i ka paraqitur idete e Samiut per kete problem jashtezakonisht kontradiktore midis tyre sa shpesh here te shkon mendja qe ato nuk mund te jene te Samiut ne ate permase (mund te jene dhe defekte te perkthimit). Nga njera ane autori, duke cituar Samiun, shkruan (f. 181): “Ne kohet e lashta, – shkruan ai – nuk kishte asgje qe te provonte ekzistencen e fese, atehere njerezit nuk kishin fe dhe ndarje fetare”6 (shenimi 6 thote: “S. Frasheri, Insan, Istanbul, 1880, f. 66”) dhe nga ana tjeter, duke komentuar Samiun, thote se “Ai mendon gjithashtu se feja nuk eshte nje ndjenje qe lind bashke me njeriun, por dicka me e mevonshme” (po aty). Ballafaqimi me historine tregon se feja lind perpara rendit shoqeror dhe Institucionet Fetare percaktojne permbajtjen e vete rendit, keshtu qe raporti i njeriut me fene kerkon tjeter interpretim dhe Samiu nuk e ka bere dot. Keshtu qe autori yne ne vend qe te vere vetullat nxjerr syte duke treguar paaftesine e tij profesionale ne fushen e mendimit filozofik. Ajo qe per Njerezimin eshte e pazgjidhur akoma, per studiuesin shqiptar eshte e pakuptimte dhe kete padije kerkon t’ja adresoje Sami Frasherit. Me kete lloj forme aresyetim autori avancon edhe me tej, duke fantazuar ne menyren se si lind besimi fetar dhe kete ja bashkangjit ideve filozofike te Samiut. Duke cituar Samiun autori yne shkruan (f. 181): “Njerezimi duke mos qene i zoti te plotesoje nevojat e veta me te domosdoshme dhe duke mos njohur, zbuluar e kuptuar gjerat me te zakonshme ka qene i detyruar t’i besoje dickaje, te adhuroje dicka duke krijuar ne kete menyre nje besim…..”7 (shenimi 7 thote (f. 182): “S. Frasheri, “Esatir”, Istanbul. 1879, f. 3). Dhe me poshte ben komentin e tij (f. 182): “Sami Frasheri pranon ekzistencen e nje fuqie te mbinatyrshme, te zotit, ndonese ate ai e koncepton si nje krijues i cili me krijimin e botes e ka mbaruar punen e vet”. Ne vazhdim autori yne e lidh perfundimin e Samiut me pikepamjet bolshevike te V.I.Leninit duke na vertetuar se paaftesia e shkolles shqiptare qendron pikerisht tek problemi fetar dhe ne kete pike ajo nuk mund te pajtohet dot me pikepamjet e Sami Frasherit, edhe pse ky i fundit ishte shume me materialist se shkolla shqiptare e filozofise te epokes komuniste. Autori yne nuk eshte i afte te shpjegoje se cfare eshte ky besim dhe pse lind ai jashte fushes se fese (feja nuk ka lidhje me besimin, por me dashurine e Njeriut per Njeriun, te pakten ky ka qene nje nder mesimet me themelore te Nene Terezes se Kalkutes). Por ky autor e ka nje faj ne fushen e mendimit fetar, pasi ka manipuluar faktet historike per te argumentuar ate qe nuk mund te ekzistoje dot, per t’ju kundervene pikepamjeve materialiste te Sami Frasherit. Ne kete drejtim ka akuzuar klasat politike si shkaktare te zhvillimit dhe lulezimit te ideve fetare. Vini re formulimin antihistorik dhe paraqitjen si nje te vertete ligjore deshiren e autorit (f. 178-179): “Historia ka treguar se cdo fe, per pasoje edhe feja islame, eshte zhvilluar dhe ka lulezuar sidomos ne ate kohe dhe ne ate shoqeri ku klasat e ndryshme sunduese jane treguar te paafta te zgjidhin ne menyre reale problemet e mprehta jetike qe servir koha. Sidomos feja islame, e lidhur kaq shume me pushtetin nuk mund te bente perjashtim nga nje rregull i tille i pergjithshem”. Ne kete drejtim shkolla shqiptare e filozofise, me mbeshtetjen e filozofise bolshevike, ka formuluar nje teori tmersisht ireale: Idete fetare kane lindur shume-shume me perpara se te lindnin klasat shoqerore dhe ne asnje rast klasat shoqerore nuk kane perdorur idete fetare per te realizuar qellimet e tyre. Eshte krejtesisht e kunderta: jane Institucionet Fetare ato qe percaktojne cilesine e klasave politike dhe jetegjatesine e tyre. I vete quajturi materializem i shek. te XIX-te ne kete drejtim ka fallsifikuar faktet historike dhe i ka paraqitur ne funksion te teorise se tyre pa e zhvilluar deri ne fund teorine e lindjes se ideve fetare ne planin historik (per kete shih K.Marks-F.Engels: Letra te zgjedhura, letren e F.Engelsit drejtuar F.Meringut 14 korrik 1893).
— Me 1987, duke ecur ne gjurmet e manipulimit te Historise se Kombit Shqiptar, Zija Xholi thjeshtesisht boton vepren: “Mendimtare te rilindjes kombetare” ku ne faqe 287-352 flet per figuren edhe vepren e Sami Frasherit duke ju larguar atij formalizmi analitik qe karakterizonte vepren mbi jeten e Sami Frasherit te para dhjete vjeteve, por duke j’u afruar deri ne perputhje propagandes komuniste mbi Historine e perjetuar te shqiptareve. Por duke dashur te ngreje lart figuren e Sami Frasherit ka qene i detyruar te hedhe poshte disa manipulime te Historise mbi shkollat shqipe dhe mbi ate se cfare ndodhte ne trojet e banuara nga popullata shqipfolese brenda Perandorise Otomane. Se pari eshte i detyruar te pranoje se Samiu mesimet e para i mori ne fshatin e lindjes (f. 288) pa treguar se si mund te merren mesimet ne nje fshat shqiptar te pushtuar nga turqit osmanllinj dhe te shfrytezuar egersisht nga pushtuesit (keshtu pretendohet nga ana e historiografise komuniste); cfare lloj shkolle ka qene ajo dhe cfare lidhje ka pasur Gjuhe Shqipe me te? Se dyti na tregon se informacionin per jeten e Samiut dhe bemat e tij i ka marre gazeta “Zeri i Popullit” (f. 287-288) si nje detyrim analitik i pakapercyeshem per ta bere vepren sa me te besueshme. Autori pranon se Samiu u largua nga “Zosimea” me 1871 ne moshen 21 vjecare ne drejtim te Stambollit edhe pse Perandoria Otomane kishte dhene shenja gjithnje e me te qarta te nje semundje pa shprese shpetimi, por qe popujt e shtypur prej saj ishin pushtuar nga nje hov i ri atdhetar e clirimtar. Sipas autorit tone keto dy karakteristika ndikonin fort mbi njera-tjetren dhe u paralajmerua nga fillesa e rilindjes kombetare Naum Veqilharxhi me botimet dhe veprimtarine atdhetare (f. 288).
Ne kete rast Zija Xholi na krijon nje lehtesi ne aresyetimin e metejshem mbi rolin real te Sami Frasherit ne ceshtjen kombetare shqiptare, pasi na tregon se vetem me shkrimet dhe mbledhjet e bera eshte realizuar teoria e formimit te Kombit Shqiptar jashte cdo dukurie te drejteperdrejte sociale qe ka vepruar praktikisht mbi shqiptaret. Kjo ka qene menyra dhe metodika e perdorur nga shkolla shqiptare e epokes komuniste edhe pse fjalet nuk kane asnjehere ndikim direkt mbi praktiken e ngjarjes. Autori yne nuk ka marre parasysh asnjehere, pasi nuk e ka evidentuar dot, trashegimine e vepres se Sami Frasherit ne jeten praktike te Kombit Shqiptar po te kishte pasur te tille. Por ka raste ku sajon te paqene dhe kerkon t’u imponoje shqiptareve fantazine e tij si nje realitet te ndodhur. Sipas tij ka disa kritere per te matur rendesine e nje vepre te shkruar, ku njera prej tyre eshte se sa i qendron kohes dhe, ne vazhdim, pretendon se “Abetarja e gjuhes shqip” e ka kaluar me sukses kete prove. Autori yne pretendon se ajo u ribotua menjehere pas dy vjetesh ne Bukuresht me 1888, po ne Bukoresht me 1900, e me vone pastaj ne Stamboll me 1909 per te mbetur pergjithmone nje dokument i shquar i gjuhes shqipe dhe i lartesimit te saj (f. 314-315), por pa na thene ne asnje rast se ne cfare shkolle te gjuhes shqipe eshte perdorur dhe si ka ndikuar ne keto shkolla pergjate zhvillimit te ketyre te fundit. Duke mos i mjaftuar kjo autori ecen edhe me perpara duke evidentuar pergatitjen dhe botimin e vepres tjeter te Samiut: “Shkronjetore e gjuhes shqip” (1886) e cila, sipas tij, perbente nje nga tre dokumentat me te rendesishme mesimore qe nxenesit e ardhshem shqiptare do te kishin ne duart e tyre (f. 315). Fantazia e autorit tone shkon edhe me tej kur e akuzon popullin si krijues nder shekuj te pasurise gjuhesore te shqipes, por qe Sami Frasheri e evidentoi ne gramatiken e tij, e cila edhe pse mbeshtetej ne koinene letrare jugore, duke bere perpjekje per t’ju larguar formave te ngushta krahinore (f. 315-316). Autori yne pretendon se Sami Frasheri ka punuat dhe ka pergatitur nje fjalor te gjuhes shqipe me rreth 20 000 fjale, por qe nuk arriti ta botonte (f. 316-317).
Ne drejtim te ballafaqimit te vepres se Sami Frasherit me realitetin shqiptare te shekullit te XX-te, autorit tone i eshte dashur te kaperceje nje pengese thellesisht te pakapercyeshme: karakterin europian te shkolles shqiptare, qe ne kete rast nuk perputhej kerkund me vepren e Samiut. Atehere sajon nje situacion te tille te shkolles ne Korce, te cilen e quan shkolla e pare kombetare shqip, ku ajo merr prej Sami Frasherit librin e gjeografise (“Dheshkronjen”) duke i hapur nje fushe te re shkences dhe diturise njerezore. Por pikerisht ne kete pike autori yne e permbys faktin dhe ve ne perdorim fantazine, sipas se ciles “Permbajtjen e saj (behet fjale per librin “Dheshkronjen”) Samiu duhet ta kete marre nga tekstet e shkollave perendimore qe qarkullonin ne ate kohe” (f. 317). Me kete perfundim autori yne e permbys historine kater shekullore te arsimimit te shqiptareve sipas modelit europiane qe percuan Kleriket Katolike dhe kerkon me cdo kusht t’u imponoje shqiptareve sikur kete veprim na e paska bere Sami Frasheri me ane te teksteve te huazuara nga Europa. Dhe per t’i mbushur mendjen shqiptareve ne menyre sa me te plote Zija Xholi godet institucionet fetare me ane te Sami Frasherit dhe permbyll nje nder mashtrimet me te medha te realizuara ne mendimin politik boteror mbi Diturine e Njerezimit, por qe ishte aplikuar ne Shqiperi pas 1967-es si nje e vertete absolute. A nuk tregon kjo aresyet perse i eshte dhene nje madheshti te rreme kombetare vepres se Sami Frasherit? Sipas autorit tone, per Samiun midis diturise dhe fese nuk mund te kete bashkejetese. “Pohimi i tij se dituria dhe feja ecin ne rruge te kunderta, ishte i drejte. Por kjo nuk mjaftonte qe ai te hynte ne ndergjegjen e shqiptareve dhe te behej bindja e tyre. Aq me teper kur ne mbrojtje te fese ishte nje mori e tere klerikesh, institucionesh fetare, deri te pushteti shteteror. Ai duhej argumentuar me tej. Argumentet Samiu i merr nga historia e lashte dhe ajo me e re; flet me simpati dhe admirim per materialiste te shquar te lashte si Talesi dhe Anaksagora, meriten me te madhe te te cileve ai e sheh ne ate qe ndane urtesine nga besa e atehershme, ngriten diturine mbi perrallat dhe me kete i hapen rruge te gjere zhvillimit te filozofise, e kuptuar kjo si teresi e diturive” (f. 321). E citova te plote kete pjese nga autori yne per t’i treguar lecuesit shqiptar se si eshte indoktrinuar ai nga nje klase e tere intelektualesh qe nuk e kane pasur hallin tek SamI Frasheri apo idete qe ai i ka percuar Perandorise Otomane. I gjithe qellimi ka qene vetem nje: te fshihej nga historia e Kombit Shqiptar vepra kater shekullore e Kishes Katolike Shqiptare ne fushen e Gjuhes Shqipe, arsimimit te shqiptareve dhe ne ate se cfare i dha Europa Kombit Shqiptar me ane te Kishes Katolike.
Pjesa e cituar eshte fund e krye nje plagjature e marre nga propaganda komuniste e nje epoke qe po i vinte fundi, por qe donte t’u tregonte shqiptareve se e kaluara komuniste ishte nje shkolle nga e cila shqiptaret kishin mesuar tej mases ne raport me te kaluaren e erret.
Per te pranuar se dija dhe feja ecin ne krah te kunderta duhet argumentuar me perpara se kur lind Feja dhe kur lind dija ne Racen Njerezore; pastaj duhen argumentuar, ne fakt duhet thene qe duhen shpikur, fazat e zhvillimit te kundert ne Racen Njerezore ne menyre qe te pranojme kundertine midis Fese dhe dijes ne ecjen e tyre si produkte te Njerezimit. Ne kete rast autori nuk ka pasur si ta dije qe Nena e dijes njerezoren ne Heladen e Lashte ka qene Kisha Politeiste Helene dhe Talesi, apo Anaksagora, kane qene prifterinjte e saj (per te ditur kete duhen studiuar aktet me te pare te besimit fetar dhe pastaj per te mesuar aktet e besimit fetar politeist nga pikepamja gjenetike e tyre; dhe po te kishte bere kete do te kishte mesuar se akti me i pare qe njeh Raca Njerezore ne Toke eshte Dashuria per Njeriun dhe Natyren. Vetem pas ketij akti mund te pranojme se dija njerezore fillon rrugen e vet historike: dmth Nena e dijes Njerezore eshte Feja dhe jo e kunderta. Nuk ka asnje mundesi, qofte dhe teorike, qe Feja dhe dija te jane te kunderta kur dija eshte produkti me kryesor i Fese dhe eshte FEJA qe ben ndarjen cilesore midis Botes Bilogjike dhe Botes Njerezore, cka do te thote se midis dy Boteve ekziston sensi paralel i ekzistences ne Kohe dhe jo sensi prejardhjes ne Hapesire i produktit me te vone nga produkti me i hershem, probleme keto te veshtira per shkollen bolshevike shqiptar per t’i pranuar pa permbysur veteveten.
Ne vazhdim autori yne perbashkon mesjeten – fene – politiken nen emrin e Sami Frasherit duke e akuzuar Fene si shkaktaren e egersise, paditurise dhe erresires (f. 321), pa i shkuar ndemend se me kete e ulte nivelin e Sami Frasherit ne kuotat e shkolles komuniste duke poshteruar, ne kete menyre, Perandorine Otomane (jam i sigurte qe kete e kane bere nga padija dhe karakteri negativ qe permbajne elementet individe te asaj shkolle). Por ne kete pike ka nje problem qe nuk eshte shpalosur sic duhet nga Shkencat sociale dhe kjo per nje aresye shume te thjeshte: nuk jane ndertuar raportet e zhvillimit social te Mesjetes Europiane me Mesjeten Sllave dhe ate Arabe. Ketu fshihet nje nder TULLAT me baze te zhvillimit te Races Njerezore ne Toke, por qe nuk eshte thene per aresyen e mos ndertimit te raporteve te mesiperme. Konkretisht popujt e Races se Bardhe e kane realizuar unitetin e tyre mbi bazen e Kishes se Krishtere-Katolike duke kaluar nga rendi fisnor ne ate kapitalist nepermjet pikerisht te asaj “erresire” dhe “paditurie” duke qene sot ne Mijevjecarin e III-te promotori kryesor i Rendit Boteror. Ne kete rast ka ndodhur pershtatja midis rendeve te sfazuara duke realizuar nje barazi zhvillimi social deri ne shkallen racore, gje e pandodhur ne asnje race tjeter. Keshtu qe perrallat mbi “egersine” dhe “paditurine” i shkojne per shtat me teper nje popullate qe ka jetuar ne izolim se sa nje bashkesie popujsh qe i ka dhene tonin, ne emer te Kishes Katolike, Njerezimit.
Ndersa raporti midis Fese dhe dijes per Boten eshte e qarte, per shqiptaret ai ka mbetur akoma ne nje erresire absolute dhe, akoma edhe me keq, kete erresire jane kane bashkangjitur Sami Frasherit (kjo eshte aresyeja perse i ka sherbyer realisht filozofi otoman politikes komuniste ketu ne Shqiperi). Vini re lodren qe ben autori i realizmit socialist (f. 322):
“Historia deshmon per paditurine qe ka sjelle kudo feja dhe per egersine me te cilen ajo eshte mbajtur gjalle. Por ajo deshmon gjithashtu se ne fund te fundit padituria eshte zbrapsur para diturise, se egersia dhe dhuna nuk kane qene ne gjendje te ndalojne perparimin e diturise. Kete deshmi te historise Samiu e kthen ne nje parim te tere, nga i cili buron nje optimizem i pakufi per forcen dhe pathyeshmerine e dijes. “Te marete, sado te vrasine e te therine te urtet, shkruan Samiu, kurre te diturite s’mundene nga te paditurit, edhe kurre egersia e perallate s’qendrojne dot kundruall dituris’ e urtesise”.
A e ka shkruar kete kur ka qene i pire, apo pse keshtu e kishin urdheruar, eshte nje problem qe nuk ja vlen te diskutohet, por duke ngaterrruar termin histori ne kete proces imagjinar si deshmitare te kesaj imagjinate, ka nevoje per nje mesim Historik sipas sentences: Mjere ai popull qe nuk beson ne ZOT. Ndarja e Botes Biologjike nga Bota Njerezore ka ne themel te vet pikerisht idete fetare, por ndarja jetes biologjike te Njeriut nga Kultura Njerezore ka ne themel te vet pikerisht Kishen Katolike vetem per nje aresye: Kultura Njerezore dhe perparimi i Dijes dhe Shkences ka per autoresi pikerisht njerezit e Kishes Katolike; Isak Njutoni (1642-1727), Galileo Galilei (1564-1642), Nikolla Koperniku (1473-1543), Gregor Johan Mendel (1822-1884) dhe nje pafundesi filozofesh e shkrimtaresh perpara se te ishin njerez te shkences dhe te letrave kane qene nxenesit me te mire te Kishes, duke na argumentuar se ne themel te Dijes Njerezore qendron Institucioni i Fese dhe jo i politikes. Bile per te qene te qarte dhe vete politika, si institucion laik, eshte produkti me karakteristik i Institucioneve Fetare (me hollesisht per kete proces lexoni: Dante Alighieri, Laiçizmi dhe Kisha Katolike! Po shqiptaret?, publikuar ne www.genchoti.com, ku autori do te mesoje se komunizmi, te cilit ai i sherbeu me ndergjegje, ka pasur si qellim final shkaterrimin e Kombit Shqiptar duke shkaterruar Ligjet e Zhvillimit Social per shqiptaret).
Autori yne i ngre nje aureole madheshtie Sami Frasherit sa e lidh me Shqiperine deri ne ate mase sa e konsideron jeten e Samiut, pas moshes 20 vjecare (21 vjec largohet per ne Stamboll), te barabarte me punen dhe mendjen per Shqiperine (f. 341). Autori pretendon se mendimet me te plote, me te argumentuara dhe me revolucionare Samiu i dha ne vepren “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete”. “Me kete veper qe u botua ne Bukuresht ne marsin e vitit 1899, pa emrin e autorit, mendimtari dhe atdhetari yne i shquar, i munduar dhe i plakur para kohe nga puna jashtezakonsht e gjere intelektuale, nga perpjekjet e palodhura per Shqiperine dhe shpetimin e saj, nga kercenimet dhe ndjekjet e pushtetit te sulltanit, por asnjehere i deshperuar, gjithnje sypafjetur ne mbrojtje te ceshjes se drejte te popullit te vet…” (f. 341-342). Per nje njeri qe nuk e ka lexuar vepren e Samiut natyrisht qe keto rreshta mund te perbejne nje merite te justifikueshme, por pasi e ke lexuar pikerishit kete veper dhe ndeshesh me kete paraqitje te figures se Samiut shtron pyetjet: ku qendron merita e Samiut ne kete veper kur i akuzon shqiptaret e jugut si hajdute, grabitqare, keqberes me ane te te cilave ata pasuroheshin dhe jetonin ne mireqenie apo kur akuzon 90% te shqiptareve si njerez qe nuk e donin Shqiperine dhe e kishin per turp ta konsideronin ate si nene e tyre? Por kjo nuk e ka penguar autorin tone te deklaroje se “Idete e vepres “Shqiperia c’ka qene…” shenojne shkallen me te larte te zhvillimit te mendimit politik dhe shoqeror te Rilindjes Kombetare”, duke harruar per t’u thene shqiptareve se Shqiperia sipas komunizmit shqiptar ka filluar me Sami Frasherin. A nuk kemi ketu tipikisht nje krijim historie per nje krahine qe nuk u ka dhene shqiptareve asgje ne te gjithe epoken ekzistenciale te vet.
Tendenca per te evidentuar ate qe nuk ekzistonte perben gjysmen e punes per autorin tone, pasi ne vazhdim ai eshte e detyruar ta coje me tej mashtrimin e vet duke evidentuar nje rol te paqene te Sami Frasherit, por me ane te se ciles ka mohuar punen 400 vjecare te nje plejade gjenish te Races Shqiptare qe formuan Gjuhen Shqipe ne planin aplikativ. Kete mashtrim autori e ka vene ne gojen e Samiut, gje qe e pame tek analiza e vepres se tij. Sipas Samit, citon autori yne, “Shqipja .. – .. sot nuk eshte nje gjuhe e pashkruar si qe njezet vjet me pare; sot ajo eshte nje gjuhe qe shkruhet e kendohet, edhe nga me te bukurat. Ndonje gjuhe s’kendohet aq lehte e aq mire sa shqipja” (f. 344). Ne kete pike Samiu ka dashur te pronesoje nje pune qe ai nuk mund ta bente dot, por me qene se ja pergatiti terrenin gjuhes otomane duke e bere me alfabet latin, kerkon t’i atribuoje vetes autoresine e Gjuhes Shqipe, gje te cilen e kishin bere ne menyre masive Kleriket Katolike 300 vjet perpara tij. Mos ta kete ditur valle kete gje Sami Frasheri, apo ne kete pike kerkon te duket megaloman per nje gje qe nuk i takonte atij? Ndoshta eshte e vetmja pike ku karakteri i shqiptarit cfaqet ne vepren e vet.
— Me 1994 dy gazetar, Napoleon Roshi, dhe Kleanthi Zoto, pas nje pune 15 vjecare, botojne ne Ljubljane te Sllovenise librin: “Terminologji, Ngjarje, Organizata, Personalitete shqiptare dhe boterore” ku per Sami Frasherin kane shkruar: “Ideolog i Rilindjes Kombetare Shqiptare. Kreu Zoosimene e Janines. Krahas greqishtes pervetesoi latinishten, italishten, gjermanishten dhe frengjishten. Me 1872 vendoset ne Stamboll ku zhvilloi veprimtari te gjere patriotike per bashkimin e poopullit shqiptar. Ishte nder organizatoret kryesore te Komitetit Qendror per Mbrojtjen e te Drejtave te Kombesise Shqiptare. / Libri “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet” u be platforme politike e levizjes kombetare shqiptare per formimin e shtetit shqiptar ne kufijte etnike. Per here te pare nga permbajtja, jepen parimet dhe struktura organizative e shtetit te ardhshem shqiptar e projekti i Kushtetutes se tij. Ne krye do te ishte Pleqesia qe do te kryente rolin e kryetarit kolektiv, e pushteti legjislativ do te ndahej nga ai ekzekutiv. Keshilli i Pergjithshem do te perbehej nga anetare qe do te zgjidheshin 1 ne 20.000 banore. Pushtetin ekzekutiv do ta ushtronte nje keshille Ministrash ne krye te te cilit do te ishte nje governator ose nje qeveritar i pergjithshem, qe do te merohej nga Sulltani nje here ne 5 vjet, pasi te merrte pelqimin e Pleqesise. Si organe lokale ishin parashikuar katundarite. Sipas Projektit Shqiperia mendohej te ishte Republike. Ne te ndjehej fryma demokratike dhe ndikimi i Revolucionit Borgjez Francez”.
— Ne vitin 1998 dy intelektuale me pergatitje pak te cuditshme (njohes dhe zoterues gjuhesh te huaja, mbaruar shkollat e larta per histori-filologji, dega gjuhesi, Institutin e poligrafise ne Moske, studiuar per tregetine e jashtme) Aristidh Plaka (1937-1997) dhe Ibrahim Xhama (1940), botojne ne Tirane Kalendar Enciklopedik I, ku ne faqe 246 kane dhene nje informacion per Sami Frasherin. Sipas ketij kalendari: “1850: Lindi SAMI FRASHERI, rilindes i shquar, ideologu kryesor i levizjes Kombetare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist i shquar. / Me 1872 u vendos ne Stamboll ku u takua me Pashko Vasen, Kostandin Kristoforidhin, H. Tahsinin dhe Ismal Qemalin. Ne 1874 se bashku me poetin Naim Qemali (shqiptar nga e ema) nisi te botoje revisten “Hadika” (Kopshti), te cilen qeveria turke e ndaloi dhe te dy i internoi (Samiun ne Tripoli). Ketu Samiu me 1875 shkroi dramen “Besa”, qe u shfaq dhe u botua po ate vit ne Stamboll. Botoi me vone gazeten e perditshme “Sabah”. Ishte nder organizatoret kryesore te “Komitetit Qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesise shqiptare”. Me themelimin e “Shoqerise se te shtypurit shkronja shqip” ne vitin 1879, u zgjodh kryetar i saj. Drejtoi revistat e para ne gjuhen shqipe “Drita” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll 1884-85) ku shkroi disa artikuj. / Nga veprat e tij: Besa jahiot ahoida vefa (Besa ose qendresa ne fjale), Stamboll 1875; Gjuha shqipe. Alfabetare e gluhese shqip – Kostandinopoje 1879; Dheshkronje. Alfabetare e gluhese shqipe – Kostandinopoje 1879; Abetare e gjuhes shqip – Bukuresht 1886; Shkronjtore e gjuhes shqipe-1886 Bukuresht; Dheshkronje – 1888 – Bukuresht; Shqiperia, c’ka qene, c’eshte dhe c’do te behet – 1899 – Bukuresht. / Samiu eshte autori i fjalorit normativ te gjuhes turke “Kamus turki” (1901) me 40 mije fjale e shprehje gjuhesh si frengjisht-turqisht, arabisht-turqisht etj. / Vepra madhore e tij, qe e ngriti ne permasat e nje personaliteti shkencor nderkombetar, eshte ENCIKLOPEDIA “KAMUS-UL ALAM” – 1900, ne 6 vellime. Ne kete botim Samiu i dha nje vend te dukshem botes shqiptare, figurave te rendesishme qe ka nxjerre populli shqiptar gjate historise se tij. Shquhej per kulturen dhe erudicionin e tij te gjere, kishte nje biblioteke personale me 20.000 vellime. / Vdiq ne Stamboll me 18 qershor 1904”.
E quaj merite te autoreve mos interpretimin e vepres se Sami Frasherit mbi Shqiperine per aresyet e tyre.
— Ne vitin 2000 Prof. Rexhep Qosja riboton ne Shqiperi: Historia e letersise shqipe, Romantizmi, III, ku ne faqe 345-400 flet per karakteristikat politiko-profesionale te Sami Frasherit. Sipas profesorit tone Rilindja Kombetare ne etapen e saj te pare pati si bashkeudhetare edhe shkrimtaret e sferes romantike per sendertimin, zhvillimin dhe perpunimin e metejshem ideologjik, didaktik dhe dituror te programit, qe e kishte shkoqitur Naum Veqilharxhi ne Letren enciklike per te gjithe te pasurit e te mesuarit ortodokse shqiptare (f. 345). Pastaj profesori ve ne dukje faktin se duke jetuar neper vende te ndryshme, duke u shpengulur, sipas nevojave jetesore, prej nje vendi ne vendin tjeter, shkrimtaret e romantizmit shqiptare, tregtaret dhe zanatcinjte e ndryshem, qe jane larguar prej Atdheut, do te mesojne shume. Kerkesat e jetes do t’i detyrojne te kujdesen per ngritjen e vetes, per zgjerimin e dijes, per njohjen e botes. Njekohesisht, gjate etapes se pare te romantizmit shqiptar do te shtohet edhe numri i te rinjve, qe do te shkollohen neper disa vende ballkanike dhe evropiane si ne Greqi, ne Rumani, ne Austri, ne Itali apo ne France. Sipas profesorit tone ishte e qarte se shkollat e vendit ne gjuhen turke, greke dhe italiane, jo vetem per hskak te gjuheve te huaja ne te cilat behej mesim ne to, por edhe per shkak te karakterit te tyre, kryesisht fetar, nuk muynd te kenaqnin me interesimin e shtuar arsimor, e aq me pak ndergjegjen gjithnje e me te ndertuar kombetare te shqiptareve, te cilen aq me shume e kane nxitur pikerisht shkrimtaret e romantizmit. Autori ben pyetjen: Pse mund te thuhet keshtu? (f.346). Sipas tij gjate etapes se pare te romantizmit shqiptar do te spikatet plotesisht rendesia e faktoreve, per ate kohe, vendimtare te mevetesise kombetare, qe kishte zbuluar Naum Veqilharxhi, sikunder jane gjuha, alfabeti, arsimi, historia kombetare dhe, me se fundi, letersia popullore. Ne qofte se programi i Rilindjes Kombetare, i paraqitur ne Letren enciklike per te gjithe te pasurit e te mesuarit ortodokse shqiptare te Naum Veqilharxhit, perpunohet dhe zhvillohet ne shkrime, kryesisht, didaktiko-shkollore dhe publicistike ne etapen e pare, kurse ne shkrime, kryesisht, didaktiko-shkollore, publicistike, diturore dhe poetike – ne etapen e dyte te Rilindjes, dikur do te shfaqet nevoja qe te behen perimtimi (? – fjale kjo e pakuptimte per mua, GH) dhe vleresimi i pervojes se krijuar gjate te dy etapave dhe te nxirren perfundimet, ne te cilat do te mbeshtetet veprimtaria e metejshme e perditshme dhe mendimi politiko-shoqeror i metejshem i Rilindjes. Domethene: Rilindja Kombetare gjate etapes se pare dhe te dyte kishte krijuar programin, publicistiken, shkencen, gazetarine dhe, me ne fund, letersine e saj, kurse, tani, kishte nevoje per nje program te zgjeruar dhe te thelluar qe do t’i pergjigjej gjendjes se re historike dhe shoqerore. Po cili do te jete krijuesi qe do te kete pervojen dhe njohurite, domethene mundesite e duhura mendore qe ta beje kete program te zgjeruar? Cili do te jete intelektuali qe do te jete ne gjendje ta shohe qarte te kaluaren por qe, njekohesisht, do te jete ne gjendje ta parathote po aq qarte edhe ardhmerine? Ky intelektual do te jete Sami Frasheri (f. 346-347).
E citova te plote kete ide te Profesor Rexhep Qoses per t’i treguar lexuesit menyren se si eshte krijuar historia e Kombit Shqiptar dhe se si eshte mbrojtur nga segmente qe nuk kane pase pune me kete proces. Krahasoheni kete pasazh te profesorit tone me nenkapitullin e fundit te vepres se Sami Frasherit (perfundime), atje ku Samiu pretendon se 90% e shqiptareve nuk e duan Shqiperine dhe e kane per turp te deklarojne se Shqiperia eshte nena e tyre, dhe do te kuptoni se i gjithe ky pasazh eshte nje artific qe nuk ka gjasa t’i rezistoje kritikes historike. Profesor Qosja e ka analizuar historine e asaj kohe te shqiptareve sikur ata kane pasur shtet, qe e kishte kryer rolin e vet historik, dhe tani kerkohej nje ringritje ne shkalle me te larte te zhvillimit te tyre dhe per kete u perdor epoke e Rilindjes. Te sigurte duhet te jeni qe ky eshte nje mashtrim fund e krye qe ka pasur per qellim te fshehe nje te vertete dhe te shpike nje genjeshter me idene se e ardhmja e shqiptareve eshte e lidhur perjetesisht me diktaturen komuniste dhe genjeshtrat e saja do ta sundojne perjetesisht Kombin tone. I vetmi sqarim qe do te bejme ne kete rast eshte i lidhur me termin rilindje dhe nacionalizem. Jam i bindur qe profesor Qosja nje gje e ka ditur sakte dhe kete nuk ka dashur ta evidentoje duke u mbeshtetur ne manipulimin komunist te epokes se diktatures, por profesori i nderuar nuk e di luften e madhe qe eshte bere ne gjirin e studiuesve shqiptare ne vitet 1965 pikerisht per keto terma, pasi ka pasur studiues (Ligor Mile i shkolles franceze) qe kishin zbuluar se ato nuk perkonin me shkallen e zhvillimit social te shqiptareve dhe ishte e pamundur qe shqiptaret te kishin sensin e nacionalitetit qe ne shekullin e XV. Ne qofte se per termin rilindje manipulimi eshte ndereuropian, pasi asnje shtet ne Europe nuk ka faze rilindjeje (perdoret termi rilindje europiane qe eshte fillim e fund nje manipulim i fakteve historike), pervec Italise (dhe ketu eshte interesantja te zbulohet perse Greqia nuk ka rilindje), dhe eshte absolutisht e pamundur qe shqiptaret ta kishin kete fat, termi nacionalizem ka per autoresi manipulimi vetem shqiptaret dhe personalisht Prof. Stefanaq Pollon.
Menyra se si termi rilindje ka depertuar ne historiografine shqiptare te viteve pas 1945 ne menyre te kompleksuar eshte e lidhur me teorine bolshevike dhe tipikisht me termin revolucion socialist. Ne realitet ky term (rilindje) fillimisht eshte perdorur vetem ne fushen e letersise ku ne Fjalorin e Gjuhes Shqipe te vitit 1954 gjejme te shkruar: RILINDJE-RILINDJA ef. 1. Epoka e lulezimit te shkencave dhe t’arteve n’Europen e shekujve te XV-te e te XVI-te, kur ngjallet perseri interesi per kulturen e vjeter grekoromake. 2. Perioda e letersise shqipe e gjysmes se dyte te shekullit te XIX gjer me 1912, qe shpreh aspiratat e levizjes sone nacionale. Por Fjalori i Gjuhes se Sotme Shqipe (1980) e ka zgjeruar ne menyre antihistorike kete nocion duke e shtrire edhe ne fusha te tjera, sipas te cilit: 3. Hist. Levizje e gjere politike, shoqerore e kulturore me karakter kombetar, demokratik e revolucionar, qe mori hov ne Shqiperi qe nga gjysma e pare e shekullit XIX e vazhdoi deri ne Shpalljen e Pavaresise dhe qe luftoi me arme e me pene per clirimin e vendit nga pushtuesit e huaj, per krijimin e shtetit kombetar te pavarur, per kapercimin e mbeturinave te theksuara te rendit feudal e per perhapjen e zhvillimin e arsimit e te kultures ne gjuhen amtare. Rilindja Kombetare Shqiptare. Epoka e Rilindjes. Ideolog (shkrimtar, poet, mendimtar) i Rilindjes. Letersia e Rilindjes. Shtypi i Rilindjes.
Ky eshte manipulimi i termit rilindje ne aspektin gjuhesor, kurse ne aspektin historik fjalen e merr prof. Stefanaq Pollo, sipas te cilit: “1.Levizja Shqiptare per clirim kombetar, qe njihet edhe me emrin Rilindje Kombetare, perben nje epoke te re e te shenuar te historise se popullit tone. Ajo shtrihet ne disa dhjetevjecare: fillon ne vitet 30-40 te shekullit XIX dhe mbaron me Shpalljen e Pavaresise. Eshte epoka kur jo vetem Ballkani, por edhe vendet europiane ziejne nga levizjet popullore kunder shtypesve te huaj” (Stefanaq Pollo, Ne gjurme te historise shqiptare, Mbi Rilindjen Kombetare Shqiptare (veshtrim i pergjithshem), vell. 1, Tirane 1990, f. 11). Por profesor Pollo, atehere kur nuk ishte profesor (1953), na paska pasur tjeter mendim “shkencor” per kete term. Sipas tij: “shoku L. Mile, para se te jepte perkufizimin e tij te Rilindjes, tha se nuk do te ishte keq, te rikujtonim tezen e shokut St. Pollo, te shfaqur me 1953* (shenimi * thote: Shih St. Pollo. Mbi formimin e kombit shqiptar dhe levizjen nacionale shqiptare, ne “Buletin per shkencat shoqerore”, 1953, nr. 2, f. 32-49), se termi “Rilindje Kombetare” ose “Rilindje” eshte “historikisht dhe shkencerisht jo i drejte”. Une e konsideroja atehere termin “Rilindje Kombetare” historikisht dhe shkencerisht jo te drejte ne kuptimin qe i jepte historiografia borgjeze, e cila, sic thuhet ne referatin e mbajtur prej meje ne ate kohe, nisej nga ideja e gabuar se kombi shqiptar ka ekzistuar qe ne kohe te pellazgeve, se ai lulezoi ne kohen e Skenderbeut, pastaj pati nje renie pas pushtimit turk dhe rilindi ne shek. XIX, e se Levizja Kombetare ka pesuar te njejtin fat (po aty, f. 111).
E njejta situate analitika bie ne sy me termin nacionalizem, ku perseri prof. Stefanaq Pollo pat marre persiper ta pershtaste me teorine e revolucionit socialist qe, sipas V.I.Leninit, nuk mund te realizohej jashte pozicionit nacionalist te zhvillimit te nje shoqerie. Atehere prof. Pollo u hodh ne sulm dhe shkroi (f. 100):
“Nje nga ceshtjet kryesore, per te cilat ben fjale shoku L. Mile, eshte ajo e karakterit te levizjeve shqiptare kunder sundimit osman ne shek. XV – fillim te shek. XIX. / Qysh ne fillim duhet te themi per hir te se vertetes, se asnje nga historianet tane, si me 1952, ashtu dhe me vone, nuk e ka mohuar faktin se populli shqiptar ka luftuar vazhdimisht kunder sundimit osman per liri dhe se, rrjedhimisht, levizjet per clirim kombetar ne shek. XIX-XX jane vazhdim ne nje shkalle me te larte i mketyre perpjekjeve shekullore. Nje nga meritat e historiografise se re shqiptare eshte se ajo hodhi drite mbi nje periudhe te erret te historise sone, ne ate te shek. XVI-XVII, duke vene ne dukje levizjet popullore qe deri atehere ishin injoruar. / Te terheq vemendjen pohimi qe behet ne referat, sipas nesh i padrejte, se redaksia e vellimit te dyte te Historise se Shqiperise, meqenese luftes se popullit tone gjate shek. XV-XVII nuk i jep karakter nacionalclirimtar, por vetem clirimtar, nuk e ka lidhur organikisht ne maketin e vellimit te dyte kete lufte me ate te periudhes se dyte, d.m.th. te shek. XIX……Thelbi i ceshtjes nuk qendron ketu, por te nje pergjithesim teorik qe ben shoku L. Mile ne lidhje me karakterin e luftes clirimtare ne kushtet e kombesise. “Levizja nacional-clirimtare e nje populli, – thote ai, – qofte ky i formuar si kombesi ose si komb, eshte nje fenomen historik qe lind qekurse ky popull, i rene ne zgjedhen e huaj, hidhet ne lufte clirimtare”1(shenimi 1 thote: L. Mile, Mbi levizjen nacionalclirimtare shqiptare gjate sundimit turk, ne: “Studime historike”, 1965, nr. 1, f. 83).
Ne menyre te permbledhur sqarojme se e gjithe beteja teorike ne fushen e historise brenda botes shkencore shqiptare ne vitet 1965 eshte zhvilluar ne zgjidhjen e problemit: a ka pasur shtet dhe komb shqiptar ne shek. e XV-XVII dhe a ka luftuar ky komb kundra Perandorise Otomane. Kanaizimi i problemit ne funksion te termit nacionalizem eshte nje orvajtje per te fshehur kete problem ne thelbin e vet duke pasqyruar njje refleksion te saj, sic eshte ceshtja nacionale, qe per popullin shqiptar bie ne sy pas 1912-es. Mos dakortesia ne kete fushe ne gjirin e studiuesve shqiptare beri qe Ligor Mile te transferohet me 1967 ne Korce dhe te rikthehet ne Tirane rreth viteve 1977 (kam pasur rast ta njoh qe ne femijeri, pasi me djalin e tij [Ardianin] isha shok klase ne fillore [shkolla Ali Demi] dhe shtepite i kishim afer. Pallati i tyre kishte shume familje me emer ne fushen e letrave, permend etnografin Prof. Rrok Zojzin, shkrimtarin Sabri Godo, linguistin Ylvi Basha–autor fjaloresh rusisht, anglisht). Por kjo beteje teorike tregon fare hapur qe historia e Kombit Shqiptar eshte shpikur ne leter nga segmentet shkencore te epokes komuniste dhe kete shpikje ka perdorur prof. Rexhep Qosja kur eshte nisur per te shpjeguar permasat hipotetike te veprimtarise teorike te Sami Frasherit per ceshtjen kombetare shqiptare ne fushen e mendimit letrar. Kjo beteje teorike ne realitet ka sherbyer per te devijuar thelbin historik te Kombit Shqiptar ku profesor Qosja, dashur pa dashur, paska dhene ndihmesen e vet teorike. Kombi shqiptar nuk ka luftuar ne asnje rast kundra Perandorise Otomane ne menyre te drejteperdrejte, por ai ka luftuar historikisht vetem kundra grykesise biologjike te segmenteve politike serbe dhe kur Perandoria Otomane nen shtytjen e Europes nuk i ka lejuar, atehere ata jane revoltuar edhe kundra Perandorise Otomane. Te pakten Lidhja Shqiptare e Prizrenit eshte shembulli me autentik i ketij procesi, te cilen historiografia komuniste e shtremberoi ne total. Me perpara prof. Qosja duhet te sqaronte keto probleme dhe pastaj te kalonte tek figura e Sami Frasherit dhe vepra e tij, pasi ne kete rast do te zbulonte se ajo veper eshte me antishqiptarja qe eshte shkruar ndonjehere.
— Ne vitin 2000 Akademia e Shkencave te Shqiperise, Instituti i Historise, botojne vell. e 4, publicistike, te ish kryetarit te saj Aleks Buda ku ne dy artikuj flitet pe figuren e Sami Frasherit. Ne artikullin mbi perpjekjet dhe luften e popullit shqiptar per pavaresi (1479-1912) autori ve ne dukje formulen e Sami Frasherit qe mbeti si parim udheheqes i politikes kombetare dhe per periudhen e mevonshme. Sipas tij Samiu kishte formuluar: “Tyrqia me dashuri e miresi s’jep gje kurre”… ”Shqiptaret duhet t’i marrin ato me pahir, t’i kerkojne me fjale, po te kene dhe pushken plot…” (f. 17). Ndersa ne artikullin “Vellezerit Frasheri”, mbajtur ne Frasher me 1974, me rastin e perurimit te Shtepise-muze te vellezerve Frasheri, per figuren e Samiut shkruan: “Gazetar i guximshem ne sherbim te ceshtjes shqiptare qysh me 1877, Samiu u be themeluesi i shoqerise shqiptare ne Stamboll, anetar i Komitetit per clirimin e Shqiperise, krijuesi i alfabetit te njehsuar me 1879, hartues i terksteve shkollore e i gramatikes shqipe; ai i cakton levizjes kombetare me vepren e tij madhore “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete” si ideolog i saj kryesor, rruget strategjike e taktike per te arritur synimin final, nje republike shqiptare demokratike te perparuar e te begate, te kulturuar e te arsimuar ku duhej te ndjenin veten si ne shtepine e tyre edhe masat e thjeshta te popullit shqiptar. Nje synim qe nuk e pa e nuk mund ta shihte te realizuar kurre Samiu, sa kohe qe nuk ishin pjekur edne forcat e reja shoqerore qe mund ta realizonin kete enderr fisnike. Enciklopedisti i madh erudit shqiptar nga Frasheri eshte edhe sot i dashur edhe per masat popullore turke, te cilave u fali frytet e punes se tij; per asresye te kushteve qe mungonin ne Shqiperi ai nuk mundi t’ia kushtonte teresisht popullit te tij vepren e vet” (f. 155-156).
— Ne vitin 2001 studiuesi Stilian Adhami botoi nje sere librash mbi Permetin, ku per temen tone vecova “Permeti dhe permetaret ne faqet e historise – Nga lashtesia deri me 1939”. Ne kreun e V-te, Permeti e permetaret gjate Rilindjes Kombetare, autori ka vendosur nenkapitullin 2 me titull Rilindja Kombetare dhe Tre Vellezerit Pishtare (f. 248-269) dhe ne brendesi flet per Sami Frasherin (f. 261-269) me permbajtjen e meposhtme:
“c) Samiu (1850-1904)
Nder tre vellezerit me i vogli, Samiu lindi ne Frasher me 1850 dhe ashtu si Naimi, mesimet e para i mori ne mejtepin e Frasherit dhe mandej mbaroi gjimnazin “Zosimea” te Janines (1865-1871). Me 1872 e shohim te vendoset ne Stamboll…..Ndryshe nga dy vellezerit e tij, luften e tij te perditshme, ai e zhvilloi si ne fushen e kultures shqiptare ashtu dhe ne ate te kultures turke. Samiu apo Shemsedin Samiu, sic njihet ne boten shkencore dhe letrare turke, ishte per kohen e vet nje kulm i shkencave shoqerore. Ai i dha botes kulturore turke lart nga 40 vepra shkencore, shoqerore dhe letrare. Megjitheate portretin e vertete te Samiut e pervijezojne ne radhe te pare shkrimet e tij ne sherbim te levizjes kombetare, me te cilat mbrojti me zjarr Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, tekstet mesimore shqipe qe pergatiti per shkollen kombetare shqiptare, dhe mbi te gjitha traktartin politik i botuar me 1899 “Shqiperia c’ka qene, c’eshte dhe cdo te behet?”, i cili eshte konsideruar me te drejte si manifesti programatik me revolucionar i levizjes politike dhe shoqerore shqiptare te Rilindjes Kombetare”.
— Ne vitin 2002 botohet ne Tirane vepra e studiuesit Sevdai Kastratit: Lufta e penave, zgjidhje antologjike e polemikes shqipe, ku ne faqe 137-144 boton shenimet politike te Sami Frasherit per problemin shqiptar.
“ne nuk e shohim te aresyeshme qe nje popull qe eshte vellai yne te poshterohet duke vene shenjen e barazise midis tij dhe Ali Tepelenes e atyre turmave barbara tanime te njohura te gegeve, qe kane lyer cdo pellembe te tokes se Perandorise Osmane me gjakun e pafajshem te pleqve, grave e femijeve, duke fituar keshtu urrejtjen e Europes, dhe qe kane njollosur me shume se kushdo tjeter emrin e mire qe gezon islami nga pikepamja morale….” (f. 139).
Ne historiografine komuniste ka qene nje zakon, meqenese pinjollet e kesaj shkence kane qene kryesisht nga zonat perkrahese te komunizmit, te shaheshin mundesisht sa me shume banoret e veriut. Dhe kur shoh kete zakon edhe tek Sami Frasheri, qe pas njezet vjeteve do te thoshte te njejten gje per banoret e jugut te Shqiperise ne vepren e tij mbi Shqiperine, ve nje pikepyetje mbi saktesine e ketyre rreshtave te cilat botohen pa date. Rreshtat e mesiperm kane me teper hamendje se sa analiza reale. Nuk ka asnje mundesi qe Sami Frasheri ta quante Ali Pashen me mbiemrin Tepelena, te njejten gje autori i ketij libri ben dhe me analizat e Faik Konices (f. 270-272), ku ky i fundit citon Pouqeville (ne librin e tij autori francez e quan Ali Pashen te Janines dhe jo te Tepelenes), por me sa duket Sevdai Kastrati nuk do t’ja dije per titullin e origjinalit dhe kenaqet duke lartesuar emrin nje kalaje dhe duke e detyruar popullaten shqipfolese te harronte Janinen e dikurshme te Ali Pashes. Kjo eshte nje nder poshtersite arsimore te historiografise komuniste, qe ne kete pike perputhet me politiken greke (kam parasysh librin ПΑГKΟΣMIOΣ IΣTOPIA [Athine 1932] ku ne vellimin e trete behet fjale per Pashain e Janines me emrin Ali Pasha i Tepelenes).
Ne kreun e dyte, kapitulli V – Si jane sot Shqipetaret? (f. 51-53) te librit te Sami Frasherit mbi Shqiperine thuhet se shqiptaret, pa percaktuar sakte krahinen, rripnin e rrembenin mall e gje dhe ktheheshin ne trojet e tyre fitimtare duke jetuar parajsen e krijuar ne kete forme. Tani Sevdai Kastrati na jep nje material tjeter sikur kete gje e paskan bere tipikisht geget (gje qe mund te jete e vertete saktesisht, por ne raporte te tjera me Perandorine Otomane) 20 vjet perpara se Sami Frasheri t’ja vinte keto epitete toskeve ne librin mbi Shqiperine. Krahasimi midis asaj qe ka thene Samiu ne vepren mbi Shqiperine (1899) dhe asaj qe ka shkruar ne gazeten “Turxhuman-i Shark” (1878) jo vetem qe nuk perputhen ne terma, por, po te jete e sakte ne kete rast, Samiu e ka paragjykuar popullaten gege dhe nuk ka vene ne pah faktin qe organizimin politik te tyre e ka bere Perandoria Otomane, gje e vlefshme edhe per rastin e toskeve. Fakti qe kjo pjese nuk ka date te vendosur nga ana e Sami Frasherit, te con ne dyshimin qe mund te jete e sajuar nga autori yne per aresyet e veta propagandistike, por qe nuk eshte e veshtire te paragjykohet.
Ne vazhdim autori ka cituar nje informacion te Sami Frasherit mbi popullatat qe bashkejetonin me shqiptaret apo rreth e rrotull tyre. Informacioni eshte ky:
“Se pari, as ne, ne gazeten tone, as autori i letres nuk ka thene se ne asnje vend te perandorise Osmane nuk ka greke. Gjithashtu, nuk mund te pretendoje njeri se nuk ka greke ne krahinen e Toskerise qe quhet Epir. Vetem se midis nje popullate prej nja gjashteqind e shtatedhjete mije vetesh, ndodhen vetem nja njeqind e njezet mije greke dhe nja tridhjete e tre mije vlleh. Te tjeret jane shqiptare. Prandaj, ne Epir greket nuk jane as 1/5, domethene jane pakice. Te gjitha keto jane gjera qe mund te mesoheshin po t’u referoheshim statistikave zyrtare. Po ne kete perpjestim jane greket edhe ne Thrake e Maqedoni. Sa per Thesaline dhe ishujt kush mund te mohoje se shumicen ketu e perbejne greket? Ja pra, kete kemi dashur te themi se dhe autori i letres dhe kjo eshte fjale e drejte. “Neologosi” nuk duhet te merrte zjarr, por ta kuptonte ate qe kishin thene dhe pastaj, pa rene ne sharje e fyerje, te mundohej ne qofte se do te mundej te vertetonte te kunderten. / Se dyti, pse cuditet “Neologosi” [kur themi] se ne territoret e Perandorise Osmane ndiodhen dy milion shqiptare? Kur vetem ne Epir ndodhet katerqind e gjashtedhjete e pese mije shqiptare, a nuk duhet te ndodhen nje milion e gjysme fryme ne krahinat e tjera te Shqiperise qe banohen vetem nga shqiptaret e qe se bashku jane sa trefishi [i Epirit]? Ne te vertete artikullshkruesi i “Neologosit” pretendonte se ne Shqiperi ndodhen nja dyqind e njezet mije shqiptare. Me sa kuptohet, edhe ai, ashtu si redaktoret e “Neologosit”, nuk ka perfshire ne kete numer shqiptaret muslimane qe ai i quan “egersira te tmershme” dhe “turma barbare te gegeve”, por duhet te kete marre parasysh vetem shqiptaret e krishtere – ortodokse. Por edhe ne kete rast ka bere gabim, sepse keta jane afro treqind mije vete” (f. 140).
Vlera e ketij informacioni qendron ne mesimin qe ne shqiptaret duhet te mesojme nga menyra se si na ka numeruar Bota dhe cfare ka konsideruar ajo shqiptare ne siujdhesen ballkanike sipas politikes dhe sipas pikepamjeve shkencore.Por kjo tregon dhe menyren se si i trajtori shqiptaret Bota ne fund te shek. te XIX-te dhe si na mbrojten memedhetaret tane, qe, ne fund te fundit, Europa na dha vetem 25% te territorit shqipfoles. Kjo eshte e gjitha ajo qe te ashtequajturit rilindas shpetuan per Kombin Shqiptar dhe qe politika komuniste i ngriti ne Altarin propagandistik te tij.
— Me 2002 Pasho Baku, nen siglen Shtepia Botuese Baccus, harton, pergatit dhe boton Fjalor Enciklopedik me konsulente prej 12 profesore, doktore dhe regjizore, si dhe me keshillat, sugjerimet dhe verejtjet dashamirese te 10 personaliteteve te kultures shqiptare. Per figuren e Sami Frasherit kjo enciklopedi ka shkruar (f. 227): “Atdhetar dhe ideolog i Rilindjes Kombetare Shqiptare, publicist dghe dijetar. Vellai i Abdylit dhe i Naimit. Kreu gjimnazin Zosimea ne Janine. U vendos ne Stamboll me 1872. Qysh ne fillim beri c’eshte e mundur per popullin shqiptar, duke qene dhe nje nga veprimtaret kryesor te Komitetit Qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesise shqiptare. Kryetar i “Shoqerise se te shtypurit shkronja shqipe (1879). Autor i librit Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet (botuar ne Bukuresht me 1899), qe frymezoi dhe orientoi levizjen kombetare per formimin e shtetit shqiptar brenda kufijve etnike. Pati veprimtari te gjere studimore e botuese. Shkroi dhe botoi 13 libra xhepi, me njohuri e dituri. Si publicist bashkepunoi me disa gazeta e revista, si “Fener”, “Sabah”, “Kopshti” etj. Drejtoi revistat ne gjuhen shqipe Drita e me pas Dituria. Hartoi tekstet shkollore Abetare e gjuhes shqipe (1886); Shkronjtore e gjuhes shqipe (1886); Dheshkronje ne gjuhen shqipe (1888). Sipas tij gjuha shqipe rrjedh nga pellazgjishtja. Ishte peronalitet me emer i kultures turke te asaj kohe. Hartoi Fjalorin turqisht-turqisht; Fjalorin frengjisht-turqisht (1600 faqe). Vepra me madhore e tij ne gjuhen turke eshte Enciklopedia “Kamus-ul alâm” (ne 6 vellime, 1889-1898). Shkroi drama, romane, artikuj shkencore e publicistike. Kishte nje biblioteke personale me rreth 20 mije vellime. Vitet e fundit u persekutua dhe u izolua nga Porta e Larte per veprimtarine e tij perparimtare. Vdiq ne Stamboll”.
— Me 2003 Prof. Shaban Demiraj boton librin: “Gjuha Shqipe, Probleme dhe disa figura te shquara te saj”, ku ndermjet figurave qe kane punuar per kete gjuhe vecon ndihmesen e Sami Frasherit ne levrimin e Gjuhes Shqipe (f. 215-229). Ky material ka qene i pergatitur qe me 1979, me rastin e 75 vjetorit te vdekjes se Sami Frasherit dhe botuar ne revisten “Studime filologjike”, Nr. 3, 1979. Sipas autorit tone Sami Frasheri eshte nje nga perfaqesuesit me te shquar te Rilindjes sone Kombetare dhe vepra e tij ka terhequr vemendjen e shume studiuesve. Pothuajse ne te gjitha studimet e botuara gjer me sot mbi veprimtarine dhe vepren e Sami Frasherit jane vene ne dukje edhe meritat e tij te medha ne levrimin e gjuhes shqipe dhe te gjuhes turke (f. 215). Ne vazhdim autori yne pretendon se nje studim krahasimtar, qe nxjerre ne shesh ndihmesat gjuhesore te ketij apo atij shkrimtari te Rilindjes sone Kombetare, nuk mund te jete kurrsesi i plote, pa bere hulumtime dhe studime te plota, te pakten, per gjuhen e perfaqesuesve kryesore te asaj periudhe – Kristoforidhit, Naimit, Samiut, J. Vretos (f. 216).
Keshtu eshte shkruar ne vitin 1979 cka do te thote se cdo pretendim mbi rolin e Sami Frasherit ne Gjuhen Shqipe perpara kesaj date te mos konsiderohet i plote dhe progresiv.
Ne vazhdim autori yne jep faktorin vendimtar per te gjithe veprimtarine e Samiut ne fushen e arsimit, ku dashuria e tij e zjarrte per popullin shqiptar, atdheun e roberuar dhe gjuhen amtare jane nxitje per drejtimin e veprimtarise se tij te gjere patriotike dhe iluministe (f. 217-218). Nuk eshte rastesi qe Samiu qysh me artikullin e tij te pare ne gjuhen shqipe, botuar me 1879, shpreh edhe shqetesimin e tij te madh per fatin e metejshem te kesaj gjuhe dhe te popullit shqiptar (f. 218). Nga nje shqyrtim, qofte dhe siperfaqsor i veprave te shkrimtareve te gjysmes se dyte te shek. te XIX-te, bie ne sy se ata kane mjaft gjera te perbashketa per sa i takon levrimit dhe pasurimit te gjuhes amtare. Ne mjaft raste vihen re edhe perpjekje te vetedijshme per te afruar te dy variantet e shqipes se shkruar, variantit te Jugut dhe atij te Veriut. Nje ndikim mbi ta duhet te kete luajtur vepra e Budit dhe Bogdanit, gjuha e te cileve ua beri pak a shume te qarte se disa shekuj me pare dy dialektet kryesore te shqipes kishin qene me afer njeri-tjetrit (f. 220).
E citova kete pjese nga autori yne, ne bashkeveprim me idete e Sami Frasherin, per te treguar se problemi me kryesor i Gjuhes Shqipe dhe bartesve te saj, ka mbetur akoma i pazgjidhur edhe pse tabani teoriko-historik i Gjuhes Shqipe eshte zberthyer prej kohesh nga Profesor Eqrem Çabej (Studime etimologjike ne fushe te shqipes, ne tete vellime). Problemi shtrohet: kur dhe si jane formuar dialektet e gjuhes shqipe dhe kush eshte pergjegjes per kete. Meqenese nuk kemi asnje material dokumentar per te dy dialektet kryesore shqiptare perpara vitit 1635 eshte absolutisht e pamundur te nxjerrim perfundime perpara kesaj date. Ketu fillon dhe mbaron problemi me kryesor i Gjuhes Shqipe dhe rrezimi i tezave mbi karakterin e lashte te kesaj gjuhe. E vetmja menyre eshte krahasimi i dialekteve kryesore te Gjuhes se sotme Shqipe me gjuhet e vjetra, qe rrethojne popullaten shqipfolese, ne kete rast me helenishten, per te kuptuar se nga rrjedhin ato 200 fjale pa adrese qe i dedikohen pellazgjishtes. Fakti qe gegerishtja ngjason me helenishten, kur geget nuk jane relatuar kurre me helenet, e hedh ne ere te gjithe teorine qe pretendon se dialektet kryesore te Gjuhes Shqipe kane karakter primitiv ne gjeneze (ato realisht rrjedhin nga e njejta popullate qe ka relacion historik te ndryshem ne kohe me boten pellazgjike dhe ate greke. Kjo eshte aresyeja perse gegerishtja eshte themeli gjenetiki i Gjuhes Shqipe dhe perse toskerishtja eshte nje variant i saj, qe i eshte larguar ne theks gegerishtes prej jo me shume se 400-500 vjet).
— Me 2003 Prof. Arben Puto boton studimin: “Historia diplomatike e ceshtjes shqiptare 1878-1926 ku flet per rolin e Sami Frasherit ne kete proces. Sipas tij “Mendimi politik me i avancuar qe zhvillohej ne gjirin e rretheve shqiptare te kesaj periudhe (behet fjale per gjysmen e dyte te shek. te XIX-te, GH) nen shenjen e luftes per nje status, pozite te re te Shqiperise ne Perandorine Osmane, eshte frymezuar nga kriteret kombetare ne kerkesen per zbatimin e reformave, per organizimin e autonomise provinciale apo shteterore. Veprat e Samiut duhet te vihen me epiqender te kerkimeve per zbulimin e te gjitha vlerave te kesaj periudhe” (f. 120).
— Me 2003 autori shqiptar ne Kosove Hasan Hasani boton ne Prishtine permbledhjen enciklopedike: Leksikoni i shkrimtareve shqiptare 1501-2001, ku ne f. 146-147 flet per Sami Frasherin duke u mbeshtetur tek studiuesit shqiptare: Historia e Letersise shqiptare, Prishtine 1989; Kristo Frasheri: Sami Frasheri 1850-1904, Buletini per Shkencat Shoqerore nr. 4/1955 Tirane; Rexhep Qosja: “Histori e letersise shqipe – Romantizmi III”, Prishtine 1986; Esat Reso: “Sami Frasheri, Pikepamjet filozofike, shoqerore dhe politike”, Tirane 1962; Zija Xholi: “Sami Frasheri. Nga jeta dhe vepra”, Tirane 1978. Ne kete leksikon autori per Sami Frasherin shkruan: “Lindi ne Frasher te Dangellise se Permetit dhe vdiq ne Stamboll. Mesimet e para i mori te nje hoxhe fshati. Me 1865 bashke me te vellane, Naimin, hyn ne Gjimnazin “Zosimea” te Janines. Jashte gjimnazit Samiu mesoi persishten dhe arabishten. Idete e iluminizmit borgjez zgjuan tek Samiu ndjenjek kombetare. Me 1972 shkoi ne Stamboll, ku bie ne kontakt me Pashko Vasen, Kostandin Kristoforidhin, Hoxha Tahsinin, Ismail Qemalin etj. Me 1874 bashke me poetin Namik Qemalin, i cili ishte shqiptar nga e mea, nisi te botoje revisten “Hadika” (Kopshti), te cilen qeveria turke e ndali dhe qe te dy i internoi, Samiun ne Tripoli. Ketu Samiu drejtoi po ashtu nje gazete dhe shkroi dramen “Besa” me 1875, e cila u shfaq dhe u botua po ate vit ne Stamboll. Me t’u kthyer ne Stamboll, Samiu nisi botimin e gazetes se pare te perditshme ne gjuhen turke: “Sabah” (Agimi). Veprimtaria e Sami Frasherit eshte e madhe. Ai shkroi ne turqisht, persisht, arabisht, shqip. Shkroi drama e romane, perktheu ne gjuhen turke nje sere veprash nga letersia boterore (romanet e Viktor Hygose, Daniel Defose etj.), aforizma, tekste shkollore, fjalore historike, e gjeografike, shkroi “Enciklopedine e pare turke””Kamus ul alam” ne gjashte vellime etj. Kontributi i tij per kulturen dhe shkence turke si dhe per kulturen shqiptare eshte mjaft i madh. Sipas bibliografive te deritashme, dihet se shkroi 67 vepra. Prej tyre: 50 vepra ne gjuhen turke, nje ne ate arabe, tete ne gjuhen shqipe dhe shume sosh ngelen te pabotuara ne doreshkrim. Po ashtu Sami Frasheri botoi edhe te parin fjalor te plote etimiologjik te gjuhes turke, qe paraqet bazen e gjuhes se sotmer turke. Por, edhe veprat qe shkroi ne gjuhen shqipe, Samiun e vune ne radhen e figurave me ter shquara kombetare. Sidomos duhet permendur kryevepra e tij: “Shqiperia, c’ka qene, c’eshte e c’do te behet” te botuar per here te pare ne Bukuresht e te ribotuar edhe shume here jashte atdheut dhe ne Shqiperi. Nga kjo veprimtari e gjere deri me sot ne Oprishtine jane botuar 11 vellime me titull “Vepra 1-11”, veper kjo e cila do te vazhdoje te perkthehet dhe te botohet edhe ne te ardhmen. Ndersa nga publicistika e Samiut, SHB “Dukagjin” ne Peje botoi nje vellim me titull: “Kush e prish paqen ne Ballkan”. Ne vazhdim autori jep veprat e Sami Frasherit dhe literaturen ku eshte mbeshtetur.
— Interesant eshte fakti i botimit me 2007 i Enciklopedi Jug-Shqiptare, vell. I, germa A – H, me autor Ibrahim D. Hoxha, ku emri i tre vellezerve te famshem Frasheri nuk ekziston. Jepet emri i Ibrahim bej Frrasherit, si vjehrri i Abdul b. Frasherit (f. 737). Perse ka heshtur autori per keta personalitetet te Perandorise Otomane me prejardhje shqiptare; ka pasur mundesi t’ja rriste veshet banoreve te atyre aneve duke u krenuar me nje epoke me te cilen nuk kane asnje lidhje, por prej se ciles mund te grabisin te vetmen histori me ndikim mbi Perandorine feudale me te madhen ne Bote nga ana e shqiptareve.
— Me 2007 autori Driton Sejdiu boton eciklopedine e ilustruar boterore dhe shqiptare Almanak 2007 ku ne temen mbi studimet per gjuhen shqipe (f. 263) shkruan: “Me 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatiken e gjuhes shqipe” dhe me 1886 Sami Frasheri botoi “Shkronjetoren e gjuhes shqipe, dy vepra te rendesishme te shekullit XIX per gramatologjine e gjuhes shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi pergatiti edhe nje “Fjalor te gjuhes shqipe”, i cili u botua ne vitin 1904 dhe perben vepren me te rendesishme te leksikografise shqiptare, qe u botua para Luftes se Dyte Boterore.
— Me 2010 Jusuf Buxhovi boton ne Prishtine studimin: Nga Shqiperia Osmane te Shqiperia Evropiane, rrenjet e nje kapercimi historik; te Shtepia Botuese FAIK KONICA. Merita e ketij autori qendron ne trajtimin e proceseve historike shqiptare jo sipas pasioneve nacionaliste, por sipas asaj qe ka ndodhur realisht. Ne kete menyre ne nenkapitullin e 5, Nderlidhja e identitetit etnik me ate kombetar dhe emancipimi, te kapitullit te pare: Islamizmi dhe Shqiptarizmi, si permbajtje te vet autori ka shenuar (f. 77):
“Levizjet nacionale ne Ballkan dhe ndikimi i tyre te shqiptaret si dhe perpjekjet e Perandorise Osmane qe shqiptaret te emancipohen ne frymen islame dhe osmane. –Hapja e ceshtjes se organizimit autonom te qeverisjes shqiptare ne parlamentin osman nga Abdyl Frasheri ne vitin 1878. – Perpjekjet qe shqiptaret te tregoheshin “realitet i pamohueshem islamik” dhe teoria e “shqiptarizmit mysliman” dhe ne perputhje me kete shfaqja e kerkesave per shkrimin e shqipes me shkronja arabe.”
Kjo gjendje politike pati si kunderveprim deshiren per nje kthese, e cila do te jete e motivuar nga levizja nacionale e popujve sllavo-ortodokse te Ballkanit, fqinje te shqiptareve (serbeve, malazezeve dhe grekeve) si dhe fillimet e reformave te Tanzimatit. Ne kete kohe cfaqet kerkesa e Naum Veqilharxhit drejtuar bashkeatdhetareve te besimit ortodoks me kerkesen e zgjimit kombetar, gje te cilen autori nuk e konsideron te rastit dhe as rrjedhave te kohes. Ne te vertete ne kete pike fshihet nje dukuri qe studiuesit e te gjitha koherave, te te gjitha niveleve dhe te te gjitha perkatesive politike nuk kane pasur qejf ta vene ne dukje, sikur ajo nuk ekziston: shkallen e zhvillimit social te te popullates shqipfolese. Sipas autorit veprimi e Veqilharxhit mbyllte perpjekjet e gjata te shqiptareve qe te liroheshin nga pushtimi osman apo nga bashkimi i lufterave antiosmane, por qe hapte betejen e brendeshme per emancipim kombetar. Por po te shikojme menyren se si kategoria e Naum Veqilharxhit ishte arsimuar dhe cfare kerkonte te zgjidhte ajo realisht ne funksion te popullates shqipfolese eshte e pamundur qe veprimet e tij te ndikonin ne emancipimin kombetar shqiptar ne menyre te shpejte dhe ne perputhje me deshirat politike te te ashtequajturve rilindas. Te pakten Selia e Shenjte dhe Perandoria Austro-Hungareze kishin afro 400 vjet qe luftonin per emancipimin e popullates shqipfolese dhe nuk ja kishin arritur qellimit ne asnje permase. Ky eshte nje problem qe nuk mund te parakalohet dot me fjale dhe kerkon argumentim shkencor ne pergjigje te pyetjes: perse popullata shqipfolese nuk u emancipua dot as me perafersi ne krahasim me popujt europiane edhe pse ka qendrua mbi 3000 vjet nen trysnine politike te popujve dhe shteteve me te zhvilluara te Njerezimit. Keshtu qe te pranosh se klani ortodoks vlleh po luftonte qe te zgjohej ndergjegja kombetare shqiptare eshte nje tentative per te fshehur ngjarje dy permasore: njera ne dem te shqiptareve dhe tjetra ne favor te vlleheve.
Ne vazhdim, autori pretendon se “Krahas Samiut, i cili duke kerkuar gjithnje gjuhe pajtuese me islamizmin dhe osmanizmin dhe, njeheresh duke kerkuar perfillje nga europianet per perkatesine themeleve te qyteterimit te tyre, edhe Pashko Vasa (Vaso Pashe Shkodrani) do te perqendrohet tek shqiptarizmi politik, si nje reagim mbrojtes ndaj rreziqeve te copetimit te trojeve shqiptare prej fuqive te medha, i cili duhet te gjente mirekuptim te politika e fuqive te medha evropiane, por qe si i tille do te krijonte ura te brendeshme nderlidhese me Perandorine Osmane drejt faktorizimit te tyre te metutjeshem ne dobi te dyanshme” (f. 95).
D.m.th. pas 1912 shqiptaret do te ballafaqoheshin me nje literature politike te shpikur nga te ashtequajturit rilindas qe u krijonte shqiptareve nje justifikim mbi gjendjen reale te tyre perpara popujve te Europes. Pikerisht kjo perben thelbin e te gjithe asaj qe kane krijuar rilindasit shqiptare dhe qe ne sot ne mijevjecarin e trete kujtojme se jane te sakte. Ja perse eshte e domosdoshme analiza kritike e vepres se tyre dhe cfare distance reale na ndan nga objekti qe ata i kane paraqitur Botes per nivelin e zhvillimit social te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre. Problemi nuk ka te beje dhe fort me permbajtjen e vepres se tyre teorike, por si kane ndikuar ata me vepren e tyre praktike mbi popullaten shqipfolese. Kete gje autori i kesaj vepre eshte munduar ta paraqese sa me te plote, por pa zbuluar ndikimin negativ qe kjo veper pati mbi popullaten shqipfolese pas 1945, dhe sidomos pas 1991, kur ne shtypin e perditshem dhe ate kulturor u cfaq teoria e Te Marreve te Madheshtise Shqiptare nga Vermoshi ne Konispol pa ditur ne asnje rast qellimin perse u shpik kjo teori dhe cfare kerkonte te fshihte ne realitetin politik shqiptar. Une pretendoj se merita e librit te Jusuf Buxhovit ne kete veper qendron pikerisht ne kete konstatim te meposhtem, qe shqiptaret duhet ta mesojne ne funksion te figurave te te ashtequajturve rilindas, por qe perben gjysmen e te vertetes historike te atyre viteve. Sipas autorit tone:
“Megjitheate, Sami Frasheri te “Shqiperia c’ka qene, c’eshte dhe (keshtu eshte ne origjinal, GH) c’do te behete?”, qe tashme shfaqej si program kombetar, krahas largimit nga pikepamjet e meparshme, te cilat ne nje fare menyre kerkonin bashkeveprim me Perandorine Osmane – dhe kjo mund te shpjegohet me shpresen e Samiut se Sulltan Hamiti, perkrahes i te cilit ishte ne fillim, do te ndryshonte politiken ndaj shqiptareve duke iu pranuar si komb dhe duke ua dhene autonomine, pra qe te hiqej dore prej saj, pse ajo nuk e kishte me jeten e gjate – do te kerkonte qe ne rast nevoje te veprohej, por edhe te luftohej ne menyre qe Shqiperia te mos trajtohej si pjese e trashegimise osmane, sepse ashtu do te gllaberohej bashke me te. Me kete rast ai shqiptareve dhe Shqiperise do t’ua tregoje vendin kah Europa dhe qyteterimi perendimor. Jo rastesisht, madje ai thote se duhet bere cmos qe Europa ta njohe, ta kuptoje Shqiperine ne menyre qe ta pranoje” (f. 181).
Fakti qe ngjarjet nuk rrodhen keshtu dhe Europa e pranoi Shqiperine plotesisht ne Paris vetem pas 1920 nen presionin amerikan, pasi kishte bere nje eksperiment 8 vjecar me te, tregon se ketu fshihet dicka shume me e madhe se ajo qe dine shqiptaret nen emrin e rilindjes fantaziste. Vektoret politike europiane qe vepruan mbi aktin e Pavaresise se shqiptareve jane te lidhur me emrin e nje qyteti italian (Protokolli i Firences – 1913) dhe te nje ishulli grek (Protokolli i Korfuzit – 1914), permbajtja e te cilave eshte krejt e kundert me informacionin qe shqiptaret kane mbi menyren e formimit te shtetit te tyre Historik (me hollesisht per kete shih artikullin mbi Protokollin e Korfuzit publikuar ne albanovaonline.info. dhe www.genchoti.com).
— Me 2015 botohet nen emrin e studiesit Zyber Bakiu Shqiperia dhe shqiptaret, hulumtime historike ne Enciklopedine Kamus’ul – Alam te Sami Frasherit, ku dua te vecoj vetem nje fakt. Ne faqe 211 Samiu flet per Gjirokastren ku ka vendosur shenimin 2 qe thote: 2-sipas tekstit vell. 2, f. 836; sipas nje thenieje, duhej quajtur Gjinokastra, qe d.m.th. qyteti i Gjinit. E vura ne dukje kete fakt per te treguar se politika arsimore ne Shqiperi ka marre nga Sami Frasheri vetem ate qe i ka interesuar asaj duke e interpretuar gjithmone sipas interesit politik te kastes komuniste. Mbi bazen e ndryshimit te emrit Gjinokaster ne Gjirokaster shkrimtari Ismail Kadare shpiku vepren e tij mbi Argjirone dhe Historia e atyre aneve pesoi deformime ne esence te jetes sociale te perjetuar. Ne te vertete ne kete pike Ismail Kadare duhet te kete perfituar nga nje segment legjendar qe pershkruhet ne “Bota Shqiptare”, Nr. 3, Tirane 1943, f. 84-86, mbi legjenden e Argjirose, por me parametra krejt te tjera, por qe ka nje permase mbi tjetersimin e historise se atyre aneve.
Menyra se si eshte zberthyer ne pergjithesi vepra e Sami Frasherit ketu ne Shqiperi ka qene nje formule politike per te detyruar Popullin Shqiptar ta kuptoje filozofin otoman si pararendes te ceshtjes kombetare shqiptare, por dhe si themelues te mendimit letrar shqiptar. Kjo e fundit bie ne sy ne tekstet shkollore ne arsimin universitar ku ne Institutin e Larte te Arteve, Katedra e shkencave shoqerore dhe e historive te artit, ka ekzistuar teksti mbi Historia e Teatrit Shqiptar, vell. 1, Tirane 1984, me autor nje grup studiuesisht me emer: doc Kudret Velca, Neritan Ceka, Ramadan Sokoli, por per temen tone autori eshte doc. Kudret Velca, do te shkruante (f. 65):”Ne vitin 1875, Sami Frasheri (1850-1904) botoi ne gjuhen turke dramen me subjekt shqiptar “Besa”, e cila po ate vit u vu ne skene ne Stamboll. Kjo veper u botua shqip ne vitin 1901 dhe ushtroi nje ndikim te madh si ne fushen e dramaturgjise ashtu dhe ne ate te teatrit. Kete e tregon venia ne skene pothuajse nga te gjitha grupet amatore teatrore, bredna dhe jashte vendit, sidomos ne kohen e formimit te dramaturgjise sone kombetare. Per kete aresye kjo veper perben ne vetvete nje dukuri artistike si per dramaturgjine, ashtu dhe per teatrin tone te Rilindjes, jo ne kohen kur u shkruajt, por ne kohen kur u be ralisht prona letrare e shoqerore e artit tone teatror”. Kete te dhene, tamam ne kete forme, e gjej edhe ne librin e Josif Papagjonit Teatri Kombetar, Tirane 2005, f.16.
Por nje ballafaqim me studimet mbi historine e teatrit shqiptar rezulton se kjo nuk eshte tamam keshtu jo vetem ne raportin qe drama “Besa” e Sami Frasherit ka me historine e teatrit shqiptar, por dhe vete dinamika e cfaqjeve te kesaj drame eshte teper-teper e varfer. Keshtu gjejme se më 23 shtator 1909 u dha pjesa e parë teatrale “Besa” e Sami Frashërit, e cila u rishfaq pas tre ditëve, më 26 shtator (sipas Flori Slatinës në librin “60 vjet Teatri Kombëtar”, Tirane 2005, f. 8); gje te cilen e kishte realizuar grupi “Drita” ne Gjirokaster, por qe ishte cfaqur edhe ne Janine ne kafe “Iskania” (sipas Josif Papagjonit Teatri Kombetar, Tirane 2005, f.16). Cfaqet ne Shkoder nga Trupa e shoqërisë “Vaso Pasha”, Trupa e Klubit “Lidhja Kombëtare” me 1914 dhe u shfaq më 1 mars 1931 nga trupa e Gjimnazit te Shtetit (“100 vjet Teatër në Shkodër 1879-1979 (kujtime)” me autor regjizorin e këtij teatri Artistin e Popullit Andrea Skanjeti (1906-1992), f. 52, 129) dhe vetem kaq, kur dime se ne Shkoder ne periudhen 1879-1944 kane ekzistuar 28 grupe teatrore qe kane cfaqur 465 premiera (ky zhvillim i gjinise se teatrit ne qytetin e Shkodres perpara vitit 1945 me pat detyruar me 27.01.2010 te publikoj studimin mbi historine e teatrit shqiptar publikuar ne albanovaonline.info dhe www.genchoti.com). Dmth per te pare rolin real te Sami Frasherit ne fushen e teatrit duhet analizuar jeta teatrore e qytetit te Shkodres, i vetmi qytet ku Europa vepronte ne menyre te drejteperdrejte edhe pse bota otomane ishte e pranishme ne po te njejten force.
A nuk tregon vetem ky fakt se lidhja e Sami Frasherit me dinamiken e mevonshme te Popullit Shqiptar ishte teper e varfer dhe e paperfillshme ne raport me te gjithe ate emer qe kishte ne Boten Otomane?
Por ka edhe dicka qe duhet vene ne dukje per te zbuluar aresyet perse realizmi socialist e vendosi ne vendin kryesor te panteonit shqiptar figuren e Sami Frasherit. Fjala behet per raportin midis themeluesve gege te alfabetit te “Bashkimit” dhe themeluesve toske te alfabetit te Stambollit. I gjej keto percaktime ne studimin e Selman Rizes mbi “Shenjimi i gjatesise se vetetingujve ne shqipe” (botuar ne Vepra te zgjedhura, Tirane 2009, nen siglen e Akademise se Shkencave te Shqiperise, f. 102) e per rrjedhoje kjo eshte aresyeja perse realizmi socialist ngriti lart filozofin otoman dhe uli poshte studiuesit katolike te te gjitha niveleve. Shkencetari yne nga Kosova kishte bere nje zbulim fondamental qe e tregon fare hapur perse Sami Frasheri zuri vend ne panteonin shqiptar. Sipas tij:
“Ndersa, per shêmebell, themeluesat Toske t’alfabetit te Stambollit, i cili u ka siguruar nje drejteshkrim qind per qind tingulluer, nuk shenjojne kerrkund e kurrqysh gjatesine e vetetingujvet, themeluesat Gege t’alfabetit te Bashkimit, i cili nuk u ka siguruar nje drejteshkrim gjithaq tingulluer, shenjojne ketê gjatesi me ane te dyfishimit te vetetingujvet perkatesa. A thue prej kah do te kete ardhe ky qendrim paradoksalisht i perkundert? Do te kete ardhe prej se ndersa ne toskenishte ndryshimi ndermjet vetetingujve te gjate dhe te shkurtevet nuk âsht gjithaq i madh, ne gegenishte pergjithesisht dhe ne shkodranishte vecanerisht sikurse kam thâne, ne dac tonin te sterfuqishem, ke edhe vetetingujt e gjate te stergjate. Keshtu qe ndryshimi i sasise se vetetingijve bjê ne vesh shume mâ teper ne gegenishte se sa ne toskenishte” (nenvizimi i imi, GH).
Pra aresyeja e ngritjes lart te vepres se Sami Frasherit ka shebyer si argument per te poshteruar gegerishten dhe per te vendosur ne pozicionin e gjuhes letrare te njehsuar toskerishten (kongresi famekeq i 1972 ne Tirane). Ky problem, qe sot konsiderohet plotesisht politik, ka qene i zberthyer prej kohesh ne permasa krejtesisht te sakta dhe te plota dhe nuk ka pasur nevoje per interpretime te tjera, cka nxjerr ne pah aresyen me te qarte perse u perdor figura e Sami Frasherit nga “shkencetaret” e realizmit socialist. Ne kete pike te gjithe shkencetaret shqiptare te fushes se gjuhesise kane rene dakort per antishqiptarizmin e kongresit te vitit 1972, por njeri prej tyre vecohet ne konkluzionet rreptesisht shkencore, rregullat e se ciles shqiptaret e sotem nuk i njohin.
Ne fund te viteve ’90 desidenti madheshtor Arshi Pipa do te botonte ne Nju Jork nje nder kryeveprat e gjuhesise kritike: Politika e Gjuhes ne Shqipnine Socialiste, Tirane 2010. Libri eshte perkthyer nga Primo Shllaku dhe redaktor letrar Kolec Çefa, botues Myftar Gjana. Shqiptaret perpara se te japin mend per ate qe ka ndodhur me gjuhen shqipe dhe studiuesit e saj pergjate shekullit te XIX-XX–te duhet te lexojne kete liber per te pare distancen qe i ndan nga e verteta. Ne f. 147 e vazhdim ekziston nenkapitulli “Gjuhe=Histori, jo Gjuhe=Vullnet” ku analiza ka karakterin e nje perfundimi analitik shumepermasor edhe pse ndodhet ne gjysmen e studimit. Ne kete kryeveper te kritikes gjuhesore shqiptare shkruhet (f. 147-148):
“Tue komentue librin e gjuhetarit te mirenjoftun, Antonio Pagliaro, Gamsci (behet fjale per Antonio Gramshin, marksistin italian, i cili ishte dhe studiues i gjuhes, me origjine shqiptare te vone nga i jati, – larguar nga Epiri rreth viteve 1821; GH) citon se ai eshte kritik ndaj gjuhes artificiale. Dhe shton: “Me duket se duhet te themi gjuhe=histori e jo gjuhe=vullnet”. Pastaj vijon:
Gjuhet artificilae jane si zhargonet…. ato kane nje permbajtje te kufizueme social-kulurore. Ne gjuhe, gjithashtu, nuk ka partenogjeneze, dmth, gjuhe <qe> prodhon nje gjuhe tjeter, etj. Por ka inovacion permes nderpremjes se kulturave te ndryshme. Dhe kjo ndodh ne mnyra te ndryshme…. prej masash te tana elementesh gjuhsore dhe dhe <gjithashtu> ne mnyre molekulare (psh, latinishtja e ka inovue “masivisht” keltishten e Galise, kurse gjermaniken “ne nji mnyre molekulare”, dmth, permes huazimesh fjalesh e trajtash te vecanta, etj). Nderhymja <masive> si dhe ndikimi “molekular” mund te ndodhin mbrenda te njajtit komb, ne mes te shtresave te ndryshme (korsivi imi, AP). Nje klase e re qe bahet klase sunduese inovon “masivisht”; zhargoni i zejeve, etj, dmth i esnafeve inovon ne mnyre molekulare (738-39).
Tue e aplikue terminologjine e Gramsci-t te reforma e GjNjL, rast ky i nji inovacioni gjuhsor “mbrenda te njajtit komb”, mund te themi se klasa e re qe erdhi ne pushtet mbas revolucionit stalinist, e ka inovue “masivisht” gjuhen shqipe, mbasi inovimet e kryeme ne periudhen e parasocialiste te vendit baheshin “ne mnyre molekulare”. Por ndersa kta inovime molekulare baheshin ne respekt te “historise” se gjuhes dhe te situates se saj mbas fitimit te pavaresise, inovimi masiv i GjNjL i kryem me “vullnet” administrativ, prodhuen nje gjuhe “artificiale”. Si shembull te inovimit masiv gjuhesor, Gramsci permend romanizimin e keltishtes prej latinishtes mbas pushtimit romak te Galise. Po te jetonte (Gramsci) ne kohen e reformes se GjNjL dhe te kerkonte nji inovim masiv “mbrenda te njajtit komb”, ai nuk do te kishte gjete shembull ma te mire sesa toskizimin e gegnishtes letrare mbas pushtimit toske te Shqipnis se veriut”
Keshtu eshte shkruar 38 vjet me pare dhe studiuesit e sotem nuk e dine, ose bejne sikur nuk e disjne, se per te justifikuar kete artifice gjuhesore eshte gjetur si justifikim figura e Sami Frasherit dhe u shpiken nje rrjet i tere rilindasisht te lidhur ne menyre formale me gjuhen shqipe. Spekullimi i perdorur ne kete rast ka ndikuar thellesisht ne manipulimin e Kombit Shqiptar dhe shqiptaret e Kosoves nuk e kane kuptuar se keta rilindas te shpikur i kane ndryshuar gjuhen e Nenes se tyre ne dem te shqiptarise historike, per te cilen kishin luftuar breza te tere paraardhesish deri ne ate mase sa e kishin konsideruar Kosoven DJEPIN E SHQIPTARISE. Loja e pseudoshkenctareve te realizmit socialist kishte pasur shume permasa ku me kryesorja paska qene asgjesimi i ndjenjes kombetare te shqiptareve te Kosoves per Shqiperine e tyre dhe kjo eshte aresyeja perse kosovaret e sotem preken kur ndokush godet rilindasi e prodhuar nga propaganda komuniste shqiptare (komunistet titiste, ne bashkepunim me komunistet shqiptare, e paskan lejuar procesin te veproje).
Menyren se si gjuha letrare e njehsuar shqipe u lidh me Sami Frasherin ne menyre justifikuese, dmth formale, ne e gjejme tek referati kryesor ne Kongresin e drejtshkrimit te gjuhes shqipe me 20 janar 1972, te mbajtur nga Androkli Kostallari. Ne ate dite te erret te Gjuhes Shqipe, autori beri nje pune djallezore perpara se t’i shpallte lufte Kombit Shqiptar: krijoi epoken gjuhesore perpara clirimit dhe pas clirimit duke i dhene te drejten vetes te krijonte nje hendek historik midis 1912 dhe 1945, ku para 1912 sundonin rilindasit e improvizuar te lidhur me shkollat e Stambollit dhe te Bukureshtit dhe pas 1945 rilindasit e lidhur me shkollat e Moskes. Kjo djallezi ne rrjeshtat e meposhtem dallohet mjaft qarte, por autori nuk ka ditur ta fshehe kete djallezi dhe per hesap te kujt eshte realizuar ajo ne ate kohe. Vini re pretendimin kryesor te atij kongresi famekeq:
“Ne te kaluaren tek ne, krahas mendimeve objektive e te perligjura historikisht, per kete problem (behet fjale per prognizimin linguistik, GH) jane shprehur edhe dy lloje pikepamjesh – diametralisht te kunderta. Ne njeren ane, i eshte njohur e drejta absolute jo vetem shoqerise, por edhe ketij ose atij individi te vecante per te vendosur per pranimin ose jo te nje fakti gjuhesor, per ndryshimin e normes jo vetem ne drejtshkrim, por ne vete strukturen fonetiko- gramatikore e leksikore te gjuhes letrare shqipe. Ketu e ka burimin perpjekja e shkrimtareve a te gjuhetareve te vecante per °te krijuar° nje gjuhe letrare, perpjekjet per amalgama e shartime artificiale ne strukturen fonetike e morfologjike te shqipes letrare, apriorizmi dhe subjektivizmi ne trajtimin e problemeve te tilla kryesore te gjuhes letrare shqipe, si ai i bazes se saj dialektikore etj. Nga ana tjeter, jane shfaqur qendrime skeptike e pesimiste ne lidhje me vete mundesine e formimit te nje gjuhe letrare te vetme shqipe. Keto koncepte jane misheruar, nder te tjera edhe ne teorine e pritjes pa fund, duke ja lene kohes te vendose gjithshka deri ne shkrirjen e plote te dialekteve. Qendrime te tilla, te cilat ndonjehere kane arritur deri ne fanatizem, kane qene shfaqje te moskuptimit te vijes historike te zhvillimit te popullit tone e gjuhes se tij, te koncepteve qe e kerkonin zgjidhjen e problemit te gjuhes letrare te perbashket shqipe ne te kaluiaren e jo ne te ardhmen, duke e argumentuar kete here’here me krahasime e paralele te jashtme antihistorike, si edhe te identifikimit te rruges se zhvillimit te dialekteve me ate te gjuhes letrare.
Te dyja keto koncepte te kunderta kane qene mjaft te perhapura tek ne perpara clirimit, por aty’ketu ato u shfaqen edhe ne vitet e para pas clirimit, sidomos ne Konferencen e dyte gjuhesore te vitit 1952, ku ato tingelluan si nje anakronizem. Shkenca e re gjuhesore shqiptare eshte cliruar me kohe prej tyre, duke pervetesuar e zbatuar gjithnje me thelle metodologjine materialiste historike11” (shenimi 11 thote: Per vleresimin e pergjithshem te teorive e pikepamjeve qe jane shfaqur deri me sot rreth formimit te gjuhes letrare shqipe, shih A. Kostallari, Mbi disa vecori strukturore e funksionale te gjuhes letrare shqipe te kohes sone, “Studime filologjike”, 1970, 2, f. 6-11). (Prof. Androkli Kostallari, Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore te drejtshkrimit te saj, Tirane 1973, f. 14-15).
Per te realizuar justifikimin perpara Kombit Shqiptar gjuhetaret e realizmit socialist kishin ndertuar garden e rilindasve shqiptare sipas oreksit te tyre dhe mbi bazen imagjinare te ketyre rilindasve me baze otomane apo vllehe u krijua hapsira sociale dhe praktike e gjuhes letrare shqipe edhe pse gegerishtja kishte mbi 400 vjet qe shkruhej dhe puna e shkrimtareve katolike shqiptare kishin ndertuar bazen materiale te perhershme jo vetem te Gjuhes Shqipe, por dhe vete mendimin letrar shqiptar, dmth shkenca gjuhetare dhe letrare shqipe kishte ne themel te vet punen kater shekullore te Kishes Katolike Shqiptare, anetaret e se ciles kishin studiuar ne universitetet me te mira te Europes. A nuk do te thote kjo se ai kongres antishqiptar u krijua vetem per nje qellim: te mohohej puna historike e themeluesve historike te Kombit Shqiptar dhe gjuhes se tij.
Sipas fallsifikatoreve te historise se Gjuhes Shqipe kjo garde pseudorilindasish kishin krijuar ate qe u interesonte shkencetareve te realizmit socialist. Te pakten sipas Androkli Kostallarit:
“Me te vertete rilindasit “mbollen” nje fare shume te mire, qe mbiu shpejt ne nje toke pjellore. Prej saj u rrit nje “peme” e shendetshme dhe e fuqishme. Dhe ata jo vetem qe “mbollen”, por dhe “korren”. Frytet e tre brezave te rilindasve ne i shohim sot, me te drejte, si vlera klasike te letersise e te gjuhes sone letrare, te kultures sone kombetare. Pikerisht me shkrimet e rilindasve behet hap pas hapi kalimi nga periudha parakombetare ne nje shkalle te re cilesore – ne periudhen kombetare te gjuhes sone letrare. Ne vitet ’60 te shekullit te kaluar per te paren here ne historine e shqipes letrare gjejme te misheruar, si qellim te vetedijshem, afrimin e te dy varianteve letrare dialektore ne shkrim, jo vetem si deshmi te aferise se tyre si variante te nje gjuhe te vetme, por edhe si nje hap historik real perpara per njesimin e gjuhes se shkruar… Gjuha letrare shqipe, duke u mbeshtetur ne trashegimin me te mire te tradites se kaluar, pa u shkeputur nga kjo tradite e njekohesisht duke u ushqyer gjeresisht nga gurra e gjalle e gjuhes popullore, ku ishin ngjizur edhe disa koine nderkrahinore te misheruara sidomos ne folklor, arriti te krijonte trajta mjaft te pergjithesuara e te njehsuara ne vijen e thelbit iluminist e clirimtar te programit gjuhesor te Rilindjes: shkrimet shqipe t’i sherbenin “te ndrituarit te kombit”, “te ngjallurit te gjuhes shqipe e te bashkuarit te dialekteve te saj”, sepse, sic e theksonte Sami Frasheri, “shume gjuhe e djalekta sjelline ndarje e mergim”18 (shenimi 18 thote: Shih nje leter e Sami Frasherit mbi Lidhjen e Prizrenit, “Buletin per Shkencat Shoqerore”, Tirane, 1954, II, f. 114-116 (Botuar nga Dh. S. Shyteriqi). (Prof. Androkli Kostallari, Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore te drejtshkrimit te saj, Tirane 1973, f. 20, 21).
Objekti i djallezise nuk zbulohet dot ketu, ajo ne ate kongres antishqiptar i ka mbylluar dyert perfundimisht duke e kryer punen e saj 60 vjecare: shqiptaret nuk duhet ta donin vendin e tyre, Shqiperine! Komunizmi stalinist ishte veprimi i fundit qe subjekti antishqiptar, i instaluar ne Shqiperine e sapo formuar me 1912, realizoi ne qellimin per te cilin ishte krijuar. Per te zbuluar kete objekt shqiptaret duhet te kthehen mbi 100 vjet prapa dhe te mesojne te verteten e madhe se cfare nuk eshte thene akoma per ate qe ndodhi me 28 Nentor 1912. Midis viteve 1912 dhe 1926 fshihen kaq shume ngjarje ne Shqiperi, te cilat shqiptaret nuk i dine ne asnje permase, sa zberthimi i tyre e permbys te gjithe ate qe ne kujtojme se dime sakte per fillimin e shtetit te shqiptareve dhe vazhdimin e tij. Keto ngjarje jane te lidhura me nje subjekt, i cili eshte i vetmi qe lidh vepren e Sami Frasherit, periudhen ne fjale (1912-1926) dhe Kongresin famekeq te drejteshkrimit te gjuhes shqipe. Ne thelb te tyre ajo qe i paraprin ketij procesi 60 vjecar eshte fallsifikimi i Aktit te Pavaresise te vitit 1912 dhe ajo qe e mbyll eshte ai kongres djallezor qe na e ktheu gjuhen e Nenes sone Shqiperi ne gjuhe te njerkes. Keshtu qe percaktimi e ketij subjekti i takon zbulimit te autorit te fallsifikimit te Aktit te Pavaresise per te pare saktesine e kesaj teze.
Te pakten konceptimi, pervijimi dhe ndertimi i Alfabetit te Gjuhes Shqipe sipas asaj qe kemi sot eshte vepra me madhore e nje Njeriu, qe eshte mbajtur i fshehur dhe i tjetersuar deri ne ekstrem vetem per nje aresye: ishte i veshur me pushtetin e Ipeshkvit te Kishes Katolike Shqiptare. Kryetari i Shoqates “Bashkimi” ne Shkoder, Imzot Preng Doçi (1846-1917) eshte autori i drejteperdrejte i alfabetit te Gjuhes Shqipe dhe nuk mund te kete asnje subjekt apo individ tjeter mbi kete klerik, pasi kemi perputhjen midis ligjeve te Nenes sone Natyre dhe Shoqerise Njerezore, ne kete rast te shqiptareve. Eshte e pamundur ta gjejme kete ligj ne nje forme tjeter me aktore te tjere, pasi ne grahmen e fundit realizmi socialist shqiptar do te ngulte kembe si mushka duke perforcuar mashtrimin historik sikur shoqeria e te shtypurit shkronja shqip ishte qendra e pare eprore per abc-ne dhe per krejt diturine kombetare shqiptare (Ibrahim D. Hoxha, Neper udhen e penes shqiptare, nga historiku i abc-se dhe i shkrimit shqip, Tirane 1986, f. 135). Ja perse eshte perdorur vepra dhe figura e Sami Frasherit nga ana e realizmit socialist shqiptar, per te realizuar pikerisht kete mashtrim historik ne fushen e gjuhesise dhe letersise shqiptare.
6 – Per te kuptuar kete te fundit saktesisht mora ne konsiderate analizat e kesaj vepre te Sami Frasherit, por kesaj rradhe te realizuar nga studiuesit e huaj, pasi ne kete rast zbulova dhe nje fenomen te ditur prej kohesh po te padeklaruar hapur: Pushteti komunist ka informuar studiuesit e huaj qe te shkruajne sipas qejfit te politikes se vet. Te pakten permbajtja e vepres se Sami Frasherit na e konfirmon kete fakt.
Fillimisht mora per baze ate qe ka pretenduar Historia e Letersise Shqiptare (qe nga fillimet deri te Lufta Antifashiste Nacionalclirimtare) (1983, f. 173), sipas se ciles: ““Shqiperia c’ka qene, c’eshte e cdo te behete” (keshtu eshte ne origjinal, GH) mbetet nje nga modelet e prozes shqiptare te Rilindjes, vepra me me rendesi e prozes sone politike te asaj kohe”. Per te arritur ne kete perfundim redaksive te botimit u eshte dashur here te heqin pjese dhe here te vendosin shenimet perkatese per menyren se si duhet kuptuar ajo, duke vendosur dyshime serioze mbi kete veper dhe mbi vete personalitetin e Sami Frasherit sipas pikepamjes shqiptare.
Por ne kemi nje menyre tjeter per te ndjekur vepren dhe personalitetin e Sami Frasherit jashte manipulimeve te epokes komuniste. Te pakten njeri prej tyre ka bere nje pune ku paragjykimi politik dhe kulturor mungon teresisht edhe pse jo rralle ka marre per baze veprat e realizmit socialist shqiptar per Sami Frasherin. Kemi te bejme me autorin shumepermasor, mikun e shqiptareve Dr. Robert Elsie (1950) dhe vepren e tij Histori e Letersise Shqiptare, ku ne faqet 181-185 flet per SamI Frasherin dhe veprat e tij. Ne keto faqe, ne menyre te permbledhur, gjendet ky material:
“Ne fillim te vitit 1879, Komiteti qendror (behet fjale per Komitetin qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesise shqiptare, GH) ngriti nje komision per alfabetin nen drejtimin e Sami Frasherit dhe per ta trajtuar perseri problemin e drejteshkrimit. Alfabeti i krijuar nga Sami Frasheri, qe pastaj u miratua nga komisioni, ishte nje sistem fonetik i mbeshtetur kryesisht ne shkronja latine, duke i shtuar edhe disa shkronja greke dhe cirilike. Me 12 tetor 1879, nga anetare te shquar te bashkesise shqiptare ne Kostandinopoje u ngrit…Shoqeri e te shtypurit shkronja shqip, e cila kryesohej nga Sami Frasheri” (f. 182).
Ne te gjithe literaturen qe ka qarkulluar ne Shqiperi, pas 1945, i eshte dhene nje vend nderi alfabetit te Stambollit vetem e vetem pse duhej grabitur figura dhe vepra e Sami Frasherit ne favor te shqiptareve, duke mos u thene shqiptareve se ai alfabet perbehej nga nje bashkesi germash latine+greke+cirilike duke mos pasur asnje lidhje me alfabetin qe kemi sot. Kjo nuk ka asnje gje te keqe, por kur shohim se alfabeti i gjuhes shqipe sot ka vetem germa latine shtrojme pyetjen: cili eshte ndikimi i ketij alfabeti mbi Kombin Shqiptar dhe cfare roli ka luajtur? Formalizmi shkencor i perdorur nga historiografia e realizmit socialist perben TURPIN “shkencor” per te cilin shqiptaret nuk kane pasur asnje informacion dhe e kane perdorur vend e pa vend per te ulur Majat e Kombit Shqiptar dhe per te ngritur rrenjet e kalbura qe nuk i takonin as ketyre Majave dhe as Kombit Shqiptar. Kjo eshte nje nder pikat me kryesore qe eshte manipuluar ne Historine e Kombit Shqiptar dhe vazhdohet te heshtet poshtersisht.
Ne lidhje me vendosjen e alfabetit te gjuhes shqipe autori shkruan:
“Me 14-22 nentor 1908, ne qytetin maqedonas te Manastirit (Manastiri u be qytet maqedonas vetem pasi u percaktuan kufijte e shtetit te ri shqiptar sipas Konferences se Ambasadoreve ne Londer (1913), pasi deri ne ate kohe (1908) ishte nje qytet otoman me popullsi shqipfolese, GH) u mbajt nje kongres per te vendosur perfundimisht per alfabetin. Kongresi u thirr me nismen e shoqerise letrare Bashkimi nen Gjergj Fishten, dhe u kryesua nga Mid’hat bej Frasheri, i biri i Abdyl Frasherit (ne fakt ne vellimin qe flet per At Gjergj Fishten [1871-1940], Tirane 1943, f. 25, botuar nen kujdesin e At Benedikt Dema O.F.M. thuhet se Poeti yne Kombetar ishte zgjedhur kryetar i Kongresit te Manastirit me 49 vota nga 53 votues, GH). Ne Kongresin e Manastirit, sikunder dihet, moren pjese delegate katolike, ortodokse e myslimane nga Shqiperia e jashte saj, nder ta Shahin Kolonja, Ndre Mjeda, Hil Mosi, dhe Sotir Peci. Tre alfabetet kryesore qe u hodhen per diskutim ishin: alfabeti qe permendem i Stambollit, i hartuar nga Sami Frasheri, alfabeti i Bashkimit i mbeshtetur nga Gjergj Fishta dhe shoqata e tij letrare Bashkimi e Shkodres dhe alfabeti Agimi i shoqerise letrare Agimi te perfaqesuar nga Ndre Mjeda. U zgjodh nje komision prej njembedhjete delegatesh u kryesuar nga Fishta, dhe pas dy ditesh debatesh ata vendosen te mbeshtesin dy alfabete: nje forme te modifikuar te alfabetit te Stambollit te Sami Frasherit, i cili po perdorej me gjere asokohe, dhe nje alfabet te ri latin gati te njejte me ate te Bashkimit per ta pasur me te lehte shtypjen e librave jashte Shqiperise” (f. 182).
Kjo eshte panorama historike permbledhese e vendosjes se alfabetit te gjuhes shqipe me 1908 ne Manastir, ku sipas autorit merita vendimtare i takon At Gjergj Fishtes dhe shoqates se tij Bashkimi ne Shkoder. Atehere cfare puna ka Sami Frasheri me alfabetin e gjuhes shqipe pas 1908, kur fitorja i takoi shoqates Bashkimi dhe At Gjergj Fishtes? Perse literatura e realizmit socialist genjeu dhe vazhdon ta genjeje Kombin Shqiptar mbi rolin e Sami Frasherit ne ndertimin e alfabetit te Gjuhes Shqipe duke e konsideruar vendimtare rolin e tij ne kete proces? Ketu nuk qendron puna ne marrjen e nje merite te castit, por ne fshehjen e faktit se ne Kongresin e Manastirit, per problemin shqiptar, u perplasen dy bote (Europa me Perandorine Otomane) ku fitoi e para. E fshehta qendron ne personat qe perfaqesonin keto dy bote dhe shqiptaret nuk e paten marre vesh kurre se cfare perfaqesonte ne realitet ai kongres i vitit 1908 dhe pjesmarresit qe muaren pjese ne te. Shqiptaret nuk e paten marre vesh kurre se personat e Shoqates “Bashkimi” te Shkodres ishin perfaqesuesit me shqiptare te Kishes Katolike Shqiptare dhe kjo ishte veper e politikave europiane, gje eshte mbajtur e fshehte per shumicen e shqiptareve edhe pse gjendet e shkruar se: “Te vetmin vend strehimi ua jepnin kryengritesve prifterinjte katolike, te cilet banojne ne male te shperndare neper Shqiperi. Ata ndihmojne si mundin bashkatdhetaret e tyre qe luftojne, i strehojne, u japin buke e uje, edhe pse vete kane shume pak. Prifterinjte paguhen nga Austria, jane nen protektoratin austriak. Ata jane te vetmit njerez qe kujdesen per kete popull te eger e te braktisur. Qendra e te gjitha ketyre perpjekjeve revolucionare eshte manastiri i jezuiteve ne Shkoder” (Karl Otten, Udhetim ne Shqiperi 1912, Tirane 2005, f. 45). A nuk rezulton prej ketij fakti se Kisha Katolike Shqiptare ishte instrumenti politik i Europes kontinentale dhe jo nje subjekt thjeshte fetar? Keshtu qe cdo gje e ndodhur ne Shqiperi pas vdekjes se Heroit tone Kombetar eshte vepra e kesaj Kishe ne emer te Europes Politike.
Robert Elsie, ne kete rast, kerkon te paraqese nje situate te pajtueshme me te gjithe krahet e besimit fetare ketu ne Shqiperi pa i vajtur ndermend se Kongresi i Manastirit 1908 ka qene kryesisht kongres politik dhe pastaj gjuhesor; ne ate kongres triumfoi Europa dhe ketu fillon dhe mbaron ekzistenca europiane e shqiptareve, te tjerat jane limonata per te fshehur te verteten dhe per te genjyer shqiptaret.
Merita e autorit qendron ne zbulimin e qenies se Sami Frasherit si nje nder figurat qendrore te shoqerise otomane dhe menyren se si arriti ne kete pozicion, edhe pse ne origjine pretendohet se ai ishte shqiptar. Sipas autorit “Me 1884, me ndihmen e botuesit armen te gazetave Mihran, Sami Frasheri botoi nje kolane librash per kulture te pergjithshme, drejtuar publikut te gjere turk. Kete kolane me titull Cep Kütüphanesi (biblioteke xhepi) e shfrytezoi per te botuar pesembedhjete nga veprat e tij. Ne kete menyre u be figure e shquar ne shoqerine e Kostandinopojes” (f. 183). Pervetesimi qe politika shqiptare e epokes komuniste i beri figures se Sami Frasherit sherbeu per te shtremberuar thellesisht historine e Kombit Shqiptar pergjate shek. te XIX-te duke e spostuar luften per ceshtjen kombetare, te zhvilluar ne brendesi te Kombit Shqiptar, nga Veriu (Kosove) ne Jug (Toskeri); ose, me termat e asaj kohe, nga llogoret europiane ne llogoret otomane edhe pse perfundimi ishte Shqiperia Europiane. Asnjehere shqiptaret intelektuale te epokes komuniste nuk kane analizuar perputhjen e shkakut kombetar me pasojen historike te ndodhur, por gjithmone kane shpikur shkaqe madhore fallso dhe i a kane bashkengjitur situates se sotme edhe pse ato e kane te pamundur te perputhen ne planin aplikativ historik.
Kemi mberritur ne piken kulmore te te gjithe studimit, qe na coi ne kerkesen per te zberthyer figuren dhe vepren e Sami Frasherit, ku idete e Robert Elsies-e perputhen me idete e avokat Dr. Vasil K. Dilo ne ate qe citojne gjithseicili. Sipas autorit:
Sami Frasheri e pranon se shqiptaret mund ta kene cuar mire nen Turqine ne te kaluaren, por proteston per trastimin si skllever qe nga koha e ligjeve te Tanzimatit. Shqiperia i sherbente tani Perandorise Osmane vetem per rekrute e per taksa. E prapeseprape, qellimi i afert i manifestit te tij ishte autonomi e plote brenda Perandorise: “Sa te jete Tyrqia n’Europe, duam te jete nen’ ate; edhe po s’na goditi e te na debonje vete, kurre nuke do duam te ndahemi soje” (nenvizimi i imi per te treguar se pikerisht ne kete pjese kemi perputhjen e asaj qe cituam nga avokati dhe autorit te historise se letersise shqiptare, GH).
A nuk kemi ketu thelbin e pikepamjeve te Sami Frasherit dhe per ate te cilen ai luftoi gjithe jeten duke vajtur ne Stamboll? Atehere cfare kerkojme me teper nga Sami Frasheri dhe perse krenohemi me te? Nuk ka asnje te keqe te analizojme periudhen otomane dhe te zbulojme se cfare ndikimi ka pasur mbi Kombin Shqiptar, por eshte e palejueshme te krenohemi me njerez qe i kane sherbyer asaj perandorie dhe te themi se Perandoria Otomane eshte shkaktare e prapambetjes se shqiptareve te sotem. Eshte e palejueshme per nje komb te krenohet me ata qe nuk i kane dhene asgje konkrete ne menyre te drejteperdrejte dhe te poshterojne Ata qe sakrifikuan jeten per kete Komb qe ai t’i takonte Europes. Keqarsimimi i shqiptareve, ne funksion te vellezerve Frasheri, eshte ne shkalle kaq siperore sa kujtojne se ajo qe ata kane shkruar per shqiptaret perben thelbin e jetes se tyre sot. Per te kuptuar se cfare i dhane shqiptareve dhe Shqiperise ata qe punuan dhe jetuan ne Stamboll duhet te mesoni aresyen perse Qeveria Turke nuk i lejoi eshtrat e Sami Frasherit te vijne ne Shqiperi. Midis shume ngjarjeve ta analizuar me vertetese edhe kete gje Robert Elsie e ka vene ne dukje saktesisht, sipas te cilit: “Me 1937, eshtrat e Naim Frasherit u shperngulen nga Turqia per ne Tirane per t’u prehur ne rrethinat e kryeqytetit te ri te vogel, ndersa ato te Abdylit me 1978 me rastin e 100 vjetorit te Lidhjes se Prizrenit. Sami Frasheri, i madhi Semseddin Sami, por aresye te ndihmeses se madhe ndaj kultures turke, mbetet i varrosur ne Stamboll” (f. 185). Atehere per cfare pretendojne shqiptaret ne lidhje me figuren e Sami Frasherit edhe ne qofte se miku i shqiptareve Robert Elsie e ka pasur me paragjykim kete analize? Merita e autorit per kete veper eshte se ai e ka analizuar historine e mendimit letrar jashte pasioneve politike dhe ne perputhje me kohen dinamike te saj. Pikerisht kjo eshte historia reale e mendimit letrar shqiptar nder keto 5-6 shekuj dhe per me teper nuk ke se cfare kerkon.
Me 2004 ne Tirane botohej nje liber me permbajtjen me te cuditshme te historise se Shqiperise me autore sovietiko-rusen Nina D. Smirnova (1928-2001): “Historia e Shqiperise pergjate shekullit XX”. Cudia e pare ishte se autorja dinte sakte pronarin dhe dinamiken e shtepise ku eshte pretenduar gjithmone themelimi i PKSh (f. 224), per te cilen Enver Hoxha pretendonte se ishte e Zylfie Canit, te cilen e pata zbuluar me shume veshtiresi me 1986 ne Hipoteken e Tiranes ku figuronte ne emrin e Hasan Kurdarit. Menyra se si autorja e ka shtjelluar historine e komunizmit shqiptar, ne gjurmet e arkivave dhe bibliotekave te Shqiperise, Bullgarise, Italise, BRSS (Rusise), Jugosllavise si dhe nga vezhgimet vetiake te saj, te mbledhura gjate udhetimeve te vazhdueshme ne Shqiperi tregon se ajo nuk ka tentuar ta kaloje vijen e kuqe te qendrimit zyrtar mbareboteror mbi formimin e komunizmit qofte ne Rusi e qofte ne Shqiperi. E per rrjedhoje edhe problemi i Sami Frasherit dhe vepres se tij do te kishte te njejtin fat: do te analizohej ne menyre formaliste, siperfaqesore sipas manipulimeve te historiografise te realizmit socialist shqiptar. Duke perjashtuar arkivat dhe bibliotekat shqiptare, asnje nga shtetet e mesiperme nuk mund te kishte te dhena me te pasura per Sami Frasherin. Duke u mbeshtetur ne botimet shqiptare te pas 1962-shit te vepres se Sami Frasherit mbi Shqiperine autorja do te shkruante (citimi do te jete i gjate per te treguar se si kjo autore ka rene ne kurthin e realizmit socialist shqiptar per kete teme):
“Duke e parashikuar renien e pashmangshme te Perandorise Osmane, ai (behet fjale per Sami Frasherin, GH) paralajmeronte nderkohe popullin e tij per nje rrezik tjeter, qe i kanosej, se, duke qene i ndare, mund te kthehej ne nje shtojce te shteteve ballkanike fqinje. Se pikerisht atehere ne kapersyell te shekujve XIX dhe XX, nisi te kristalizohej politika e fuqive te medha, qe me pas u quajt poliitka e ballkanizimit, qe do te thoshte njohja, per shtetet ne formim e siper, e kufijve, qe shpesh copetonin trupin e gjallle te kombeve, duke shkaktuar vatra te ardhshme konfliktesh. Sami Frasheri bente thirrje per te luftuar kunder nderhyrjes se fuqive te medha, duke i cilesuar shqiptaret nderkohe si pjestare te natyrshem te luftes, qe benin popujt e skllaveruar te Turqise europiane. / Shkeputja e plote e Shqiperise nga Turqia, ja rruga e vetme, e cila do te mund te sillte shperthimin e energjise krijuese te popullit. Percaktimi skllaverues i vilejeteve shqiptare si pjese e pandashme e asaj, cka mbetej nga Perandoria Osmane, e fyente deri ne thellesi te shpirtit Sami Frasherin dhe ai me gjithe patosin e nje patrioti versulej ndaj te gjithe atyre bashkeatdhetareve, te cilet e lidhnin gjithe mireqenien e tyre me rilindjen e perandorise. “Ta zeme, – shkruante ai, – se perandoria do te rilinde dhe do te ekzistoje edhe per nje fare kohe. Por ne kete rast Shqiperia s’mund te jetoje, sepse rilindja e Turqise do te thote shkaterrim per Shqiperine”. / Te ardhmen e vendit te tij Sami Frasheri e shihte ne krijimin e nje republike demokratike (demokracia e te urteve), ne te cilen te gjitha organet e pushtetit shteteror zgjidheshin nga populli. Monarkine ai e mohonte. “Nese Shqiperia do te behet me vehte, ne nuk do te kemi nevoje per kurrfare princash myslimane e te krishtere, te cilet do te na grabisin e do na thithin gjakun, – shkruante ai. Sipas planit te tij, ne krye te organizimit shteteror te vendit do te qendronte presidenti dhe nje keshille kryepleqesie prej 15 anetaresh, kurse parlamenti do te kishte te drejten e ligjvenies.” (f. 30-31).
Pyetja qe mund te shtrohet ne kete rast eshte: autorja eshte mbeshtetur ne vepren e Sami Frasherit (ne kete rast duhet pare ne te cilin botim), apo ne komentet e bera nga manipulatoret e vepres se tij? Duke krahasuar permbajtjen e vepres me keto pretendime te autores, nuk eshte e veshtrire te merret vesh se ato nuk perputhen ne asnje pike e per rrjedhoje nuk mund te pranohet qe Nina Smornova e ka lexuar vepren e Sami Frasherit, por ajo eshte mbeshtetur ne veprat shqiptare qe kane analizuar kete veper te Sami Frasherit e per rrjedhoje nuk ka pasur se si ta dije te verteten e madhe mbi formimin e shtetit te shqiptareve ne fillim te shek. te XX-te. Pastaj, edhe sikur ta kishte ditur sakte, nuk do te kishte vene ne dukje forcat reale qe kishin luftuar per mevetesine e shqiptareve duke vene ne dukje rolin e paqene te shqiptareve ne ate proces.
Por na rezulton edhe nje autor tjeter qe e ka pare problemin shqiptar sipas ideve te Sami Frasherit, por ne funksion te Perandorise Otomane. Behet fjale per George Gawrych dhe vepren e tij Gjysmehena dhe Shqiponja, Sundimi Otoman, Islamizmi dhe Shqiptaret 1874-1913, Tirane 2007, me perkthim nga Aurel Manushi. Ne kete rast jam i detyruar te them qe perkthimi i vepres duhet te jete me probleme pasi pjeset e cituara me poshte jane shume kontradiktore midis tyre dhe shpesh here jo te sakta ne informacionin qe duhet te kishte autori i huaj per problemet qe trajton Sami Frasheri. Kam frike qe perkthyesi duhet te kete vene dore mbi kete veper ne menyre paragjykuese. Te pakten kendveshtrimi analitik i kesaj vepre do ta perfshije sidomos kete element, pasi, ne kete rast, perkthyesi ka manipuluar te gjithe vepren per nje hesap te panjohur pa i shkuar ndermend se do te jete dikush qe te krahasoje pjeset pikante midis tyre.
Se pari autori ka tentuar te vere ne pah rolin pozitiv te vepres se Sami Frasherit Kamus al-Al’am e cila u ka sherbyer shqiptareve per te shumefishuar informacione per shqiptaret dhe Shqiperine. Sipas tij:
“Qeveria otomane u erdhi ne ndihme zyrtareve te saj duke u siguruar atyre “almanake provinciale” (vilayetler salnamesi) per cdo province….Salnameja e Kosoves per vitin 1896 spikati si nje dokument qe te ben per vete per menyren me ane se ciles e ka trajtuar ceshtjen e prularizmit kulturor. Ajo i kushtonte nje pjese jashtezakonisht te madhe, gati njeqind faqe nga 753 qe ishin gjithsej, informacionit historik dhe kulturor lidhur me shqiptaret. Kishte shume te ngjare qe autoret e saj te kete qene shqiptare pasi Kosova permendej me fjalet “vilajeti yne”. Ne fillim autoret benin te ditur se pjesa me e madhe e informacionit qe ishte paraqitur ne kete salname e kishte burimin ne enciklopedine Kamus al-Al’am te Shemsedin Samiut. Ndonese nuk ishte i qarte fakti nese tashme autoret kishin lidhje te drejteperdrejta me Shemsedin Samiun me qellim qe ky i fundit t’u vinte ne ndihme per perpilimin e informacionit, ata e shfrytezuan enciklopedine si nje mjet per t’i ndihmuar te tjeret te njihnin Shqiperine. Fundja, autori per kete qellim e kishte vene ne perdorim vepren e tij!” (f. 172-173).
Ne kete rast autori ka vene ne pah meriten e madhe qe ka pasur Sami Frasheri ne informimin mbareeuropiane te problemit shqiptar, por qe une pretendoj se te pakten dy forcat me kryesore europiane qe ishin marre me problemin shqiptar per me shume se 4 shekuj e dinin kete pune shume me mire se Samiu dhe duhet te jete kjo aresyeja perse ne vepren e Samiut ato nuk permenden ne asnje rast tipikisht.
Por une konsideroj merite te autorit analizen qe ai i ka bere vepres se Sami Frasherit mbi Shqiperine sipas tre dimensioneve, pasi vete kjo analize nuk perputhet me idete e autorit dhe ajo kontraktohet me vetveten (me shume mundesi ketu ka ndikuar perkthimi). Sipas autorit te librit:
“Vepra: “Shqiperia: Ç’ka qene, Ç’eshte dhe Ç’do te behet, u nxor fshehurazi jashte perandorise dhe u botua ne Bukuresht pa emrin e autorit ne kapak. Emri i autorit u be i njohur vetem me 19 nentor 1904, disa muaj pas vdekjes se Shemsedin Samiut. Shahin Kolonja (1865-1919) ishte ai qe beri te ditur emrin e autorit. Ne Sofje, Kolonja nisi te botonte, te perkthyera ne gjuhen otomane, pjese te librit origjinal ne gazeten Drita. Po ky liber u perkthye ne gjuhen gjermane dhe doli ne botim me gjashtedhjete e nente faqe ne vitin 1913. Perkthyesi gjerman ndoqi shembullin e Kolonjes duke e bere te njohur Shemsedin Samiun si autor te tij. Ka pasur disa debate ne lidhje me vertetesine e identitetit, por autoresia e tij veshtire se vihet ne diskutim. / Shqiperia: C’ka qene, C’eshte dhe C’do te behet ishte nje vazhde revolucionare. Ne kete veper, Shemsedin Samiu ka permendur shume “fakte” ne lidhje me Shqiperine, truallin, popullin dhe vendin qe ata zene ne histori, te bgere me dije qe ne botimet e meparshme. Per shembell, ai nisi te deklaroje se shqiptaret ishin populli me i vjeter ne Europe, shkroi dy faqe per Skenderbeun, shtjelloi shkurtimisht periudhen e sundimit otomane, gjate se ciles njezet e pese vezire te medhenj kishin qene shqiptare, madje ne kete liber ai perfshiu edhe bindjen qe ushqente se Aristoteli ishte me origjine shqiptare. Ne pjesen e dyte, autori ben fjale per Shqiperine e kohes se tij. Ketu ai trajton ceshtjet e kufijve te Shqiperise dhe bashkimin e shqiptareve, pavaresisht nga dallimet kulturore mes gegeve dhe toskeve si dhe dallimet fetare ne shoqeri. Pas deklarimit, “Une jam shqiptar”, Shemsedin Samiu vazhdon te protestoje kunder pretendimit se shqiptaret muslimane jane turq apo se shqiptaret ortodokse jane greke. Ai shpreh keqardhje per perpjekjen jo frutdhenese te njezet viteve te shkuara per te zhvilluar gjuhen shqipe dhe per hapjen e shkollave shqipe ne perandori. / Karakteri radikal i ketij libreti doli ne pjesen e trete ku flitej ne lidhje me te ardhmen. Ne kete pjese, ai pohonte se shqiptaret dhe turqit nuk mund te bashkejetonin me me njeri-tjetrin. Ndalimet e qeverise e pengonin zhvillimin e nje gjuhe dhe identiteti kombetar. Shqiptaret ende nuk mund te hapnin shkolla ne gjuhen e tyre amtare apo te zhvillonin shkencen ose artin. Atyre u kercenohej edhe rreziku prej copetimit serb apo grek te trojeve te vendit. Shqiptaret kishin nevoje te lidhnin besen me qellimin per t’u cliruar nje here e mire nga sundimi i huaj. Por, se pari atyre u duhej te detyronin turqit per te hapur rrugen per reforma, per te nxitur europianet te nderhynin ne mbeshtetje te interesave te tyre… /.. Botimi i tij i trete ne vitin 1899 doli jashte rolit te tij si nje veper klandestine qe fliste per shqiptarizmin pasi ai kontribuoi ne menyre kuptimplote per zhvillimin e turqizmit.” (f. 193-195).
Per nje lexues te kesaj vepre, kur ai nuk e ka lexuar vepren e Sami Frasherit, problemet parakalohen pa nxjerre asnje perfundim konkret duke ngritur supet vetem per fjalen “fakte” ne funksion te Shqiperise te vene ne thojza, cka tregon se ato nuk kane qene te tilla, por qe shqiptaret e epokes komuniste i kane trajtuar si te tilla duke e mbushur koken e tyre me perralla dhe brockulla. Por per nje njeri qe e ka lexuar dhe studiuar kete veper, si dhe vepra te tjera paralelel te ketyre termave, eshte e pamundur ta pranoje si nje veper filozofike, historike apo politike ne favor te shqiptareve. Problemi me kyc i te gjithe kesaj pjese eshte venia ne dukje e vjetersise se shqiptareve sipas ideve te Samiut, por qe autori i librit nuk ka qene ne gjendje ta zhvilloje tezen e Samiut. Ne vazhdim ky autor ka vene ne dukje idene e Samiut mbi pamundesine e bashkejeteses se shqiptareve me turqit, por pa dhene mendimin e tij dhe pa ditur se si argumentohet kjo pamundesi. Keto dy probleme historiko-teorike dhe filozofike ne fakt perbejne thelbin e Shkences se Historise, por per shqiptaret domethenia e tyre eshte teper e domosdoshme pasi vetem me ane te tyre mund te zberthejme karakterin historik te shqiptareve si bashkesi njerezore, gje e cila akoma edhe sot nuk ka gjetur shpjegim dhe nuk i ka ndihmuar politikanet ne ndertimin e politikave progresive. Eshte pika ku interpretimi dhe argumentimi i ideve te Sami Frasherit, gje te cilen edhe vete Samiu nuk ka qene ne gjjendje t’i argumentoje, krijojne mundesine e nje progresi real, por qe Akademia e Shkencave te R.P.S. te Shqiperise eshte kenaqur me venien ne dukje dhe vetem kaq. Plus kesaj shume probleme qe Sami Frasheri i paraqet si fakte nuk rezultojne te jene historikisht te tilla, cka nuk argumenton dot karakterin europian te shqiptareve dhe kete gje autori i kesaj vepre nuk e ka vene ne dukje. Karakteri i lidhjes se Gjysme-Henes me Shqiponjen fsheh shume probleme te cilat e ndryshojne historine e shqiptareve sipas asaj qe ne kemi mesuar prej mbi nje shekulli, por qe ndikimi tjetersues i Perandorise Otomane mbi shqiptareret eshte jashte periudhes ne fjale qe ka analizuar autori (1874-1913). D.m.th. per periudhen ne fjale Gjysme-Hena dhe Shqiponja kane qene ne konflikt te papajtueshem jo per efekt te veprimit politik mbi ta, por per efekt te veprimit te Historise mbi ta dhe sidomos mbi Shqiponjen, e cila ne asnje rast nuk ka qene me e dobet dhe me e pafuqishme (ne kete rast ato nenkuptojne ekzistence, gje qe nuk eshte e vertete), cka do te thote se raporti midis Gjysem-Henes dhe Shqiponjes eshte i pavlefshem (eshte njesoj si te krahasosh Diellin me Henen ne drejtim te energjise).
Ne permbyllje te librit autori ka bere nje permbledhje te te gjithe asaj qe ka shkruar, por qe nuk perputhen ne elementet perberes te problemeve te analizuar dhe eshte kjo aresyeja perse mbi perkthyesin bie dyshimi i nje pune jo te sakte. Sipas autorit:
“patriotet shqiptare e shihnin fatin e Shqiperise si te lidhur ende shume me ate te mbarevajtjes se perandorise, sidomos ne periudhen hamitjane. Edhe burrat e shtetit otoman e kuptonin varesine qe kishte Stambolli ndaj shqiptareve myslimane. Madje edhe ne kumtesen e tij politike, Shqiperia: Ç’Ka Qene, Ç’Eshte dhe Ç’Do Te Behet, Shemsedin Samiu e parashikonte te ardhmen e afert vetem me nje autonomi nen suazen otomane. Nga ana e tij, Hasan bej Prishtina u terhoq nga kerkesa per autonomi te plote ne vitin 1912, veprim ky qe shkaktoi shume zhgenjime tek disa nacionaliste……..Pamvaresisht nga nje e kaluar e dhunshme mes shqiptareve dhe shtetit, Shqiponja Shqiptare ne prag te luftrave ballkanike qendronte ende e strukur pas Gjysmehenes Otomane dhe kjo eshte aresyeja perse pavaresia shqiptare erdhi me teper si rezultat i nje bashkerrjedhjeje mes zhvillimeve ne vend dhe ato jashte tij sesa nga deshirat dhe vullneti i vete shqiptareve” (f. 322-323).
Keto rreshta jane permbysja e madhe qe autori i ketij libri i ben historiografise politike shqiptare te realizmit socialist, pasi njerezit, qe konsiderohen patriote shqiptare, e pretenduar si luftetare te ceshtjes shqiptare ne realitet konsiderohen si bashkepunetore te politikes otomane ne favor te ceshtjes shqiptare, gje e cila duhet konsideruar nje ender ne diell. Te gjitha lidhjet individuale te shqiptareve me Perandorine Otomane nuk duhen konsideruar akte patriotike, por me se paku interesa individuale per perfitime biologjike ku interesi shqiptar nujk ekziston ne asnje rrethane dhe ne asnje element. Termi “patriot shqiptar” eshte nje spekullim mediatik, pasi nuk mund te jete patriot nje shqiptar qe ka jetuar dhe punuar per drejtuesin politik te vendit nga mund ta kete prejardhjen sociale. Keto jane fund e krye mashtrime, ku perseri roli i perkthyesit ne kete pjese duhet pare me kujdes.
Por autori ka vene ne dukje faktin se vepra e Sami Frasherit mbi Shqiperine i ben temena lidhjes se Shqiperise me Perandorine Otomane dhe ne kete pike perputhja me idete e Avokat Dr. Vasil K. Dilo-s jane absolutisht te plota. Atehere per cfare patrioti-rilindasi-shqiptari behet fjale per Sami Frasherin, ne funksion te vepres mbi Shqiperine, sipas ketij perfundimi? Jane pikerisht keto fjali perfunduese qe u thone shqiptareve te sotem se ajo qe kujtoni se dini sakte per figuren dhe vepren e Sami Frasherit nuk jane te sakta. Sami Frasheri perpara se t’i sherbente Shqiperise ne menure imagjinare, i ka sherbyer Perandorise Otomane ne menyre reale dhe madheshtore ne te gjithe permasen qe nje filozof i kushton jeten Shtetit dhe Politikes. Ai ka qene filozofi me i madh modern otoman, me mundesi prejardhje shqiptare.
Por keto perfundime historiko-filozofike e kane nje defekt final pasi bashkerrjedhja mes zhvillimeve ne vend dhe atyre jashte tij kane nevoje per percaktimin e elementeve pjesmarres ne kete proces, mungesa e te cilave tregon se autori (ndoshta faji i perkthyesit) nuk ka bere nje pune cilesore ne kete drejtim. Ne kete rast autori u ka bere nje nder historik dhe politik shqiptareve: i ka konsideruar pale te barabarta me otomanet; vetem se duhet te kishte vene ne dukje faktin se shqiptaret ishin si ajo foshnja disa ditore e sapo lindur, ndersa otomanet ishin ne shtratin e vdekjes, por as mamia dhe as varrmihesi nuk kane qene shqiptare apo otomane. Ata ishin Nje: Politika e Fuqive te Medha Europiane.
Por ne kemi edhe nje menyre tjeter per te vene ne dukje mashtrimin e madh qe partia-pushtet ka realizuar me ane te termit rilindje-rilindas: krahasimin e teksteve me permbajtje letraro-historike neper epoka te ndryshme. Per kete kemi krahasuar shkrimet te ashtequajtura per ceshtjen kombetare perpara 1912, kryesisht vendin gjeografik ku jane shkruar dhe cfare ndikimi kane pasur mbi Kombin Shqiptar sipas propagandes komuniste, me ato te botuara ne Shqiperi pas 1912 deri me 1944, te cilat kane qene jashte kesaj propagande, dhe me ato te botuara pas 1945 qe perseri i jane nenshtruar propagandes komuniste.
Flasim per periudhen e mesit te shek. te XIX-te deri me 1912.
Me 1982 ne Tirane botohej punimi: “Ceshtja kombetare ne faqe te shtypit te rilindjes”, me autor Ahmet Kondo. Autori pretendon se punimi “Ceshtja kombetare ne faqe te shtypit te rilindjes” do te ndihmoje sadopak per te njohur nga lexuesit edhe me mire traditat e shkelqyera te popullit shqiptar dhe per edukimin e metejshem te tyre me frymen patriotike e atdhetare (f. 5), pa i shkuar ndermend se ky shtyp, ne vendet ku botohej, nuk kishte asnje lidhje direkte me Kombin Shqiptar dhe i ashtequajtiri depertim intelektual ne brendesi te Kombit Shqiptar ishte nje shpikje e realizuar pas 1945 per te lidhur epoken e sajuar si rilindje me aktformimin e shtetit shqiptar. Autori i ketij libri ka meriten se i ka dhene lexuesit shqiptar faktin se ky shtyp i rilindjes nuk eshte botuar ne brendesi te popullates shqipfolese, por jashte tij dhe konkretisht:
Gazeta “Shqiptari i Italise” (1848) botohej ne Itali, botimi i se ciles eshte i lidhur me emrin e Jeronim de Rades (1814-1903). Faksimilja qe autori boton per kete gazete tregon se titulli eshte: L’ALBANESE D’ITALIA dhe eshte konsideruar bartesja e gjurmes se pare te zhvillimit te mendimit politik kombetar, pasi ishte lajmetare e levizjes sone kombetare (f. 15). Kjo gazete eshte konsideruar nga propaganda komuniste si gazeta e pare ne historine e shtypit shqiptar te rilindjes sone kombetare. Gazeta botohej dy here ne jave, me nje format te vogel e me kater faqe. Numri i pare u shtyp ne 500 kopje (afer 300 kopje shperndaheshin ne Napoli, ndersa 200 kopje dergoheshin ne Kozenca) (f. 16). Tirazhi u rrit shpejt deri ne 3200 kopje dhe me shume gjasa numuri i fundit i saj te kete qene 27 duke u mbylluar per mungese fondesh (f. 19). Por nga nje burim tjeter marrim vesh se kjo gazete eshte botuar per here te pare ne Napoli te Italise me 22 shkurt 1948 me emrin “L’albanese d’Italia” (Agjensia Shteterore e Arkivave te Kosoves, Abetarja e Gjuhes Shqipe e vitit 1898, pergatitur nga Prof. Dr. Jusuf Osmani, Prishtine 2014, f. 36).
Revista “FIAMURI ARBERIT” (1883-1887) botohej ne Itali, ku perseri botimi i saj eshte i lidhur me emrin e Jeronim de Rades. Ajo u botua fillimisht ne Koriliano – Kalabro deri me 20 gusht 1885, ndersa ne Kozenca nga 20 shtatorit 1885 deri me 15 nentor 1887. Botohej ne dy shtylla, ne njeren ane shqip dhe ne tjetren italisht (f. 31). Autori pretendon se nepermjet revistes De Rada arriti te pushtoje ndjenjat e lexuesve shqiptare (po aty), por nuk i shkon mendja se prej ketej rrjedh pyetja: te kujt lexuesi, kur Kombi Shqiptar ishte analfabet? Sipas autorit tone “Fiamuri i Arberit” qarkullonte ne Korce, ne Gjirokaster dhe ne viset perqark ku dhe pengohej ne Korfuz per te ndaluar qarkullimin (f. 34), ndersa ne Shkoder dhe Berat revista shitej dhe shperndahej nga patriotet, bile ne Berat shperndahej dorazi duke tentuar shtimin e pajtimtareve (f. 37), revista ne fjale kishte shume pajtimtare edhe ne Permet, Tirane, Durres, Vlore, Gjirokaster, Korce, Manastir, Orosh (f. 67). Autori ka krijuar nje propagande shperndarje sikur kjo reviste shkonte edhe ne Perandorine Osmane dhe Greqi. Ai pretendon se revista pariziane “Melusine” dhe ajo vjeneze “Die Press” shkruajne se “Fiamuri i Arberit” nuk eshte vetem nje organ shtypi per kolonite shqiptare ne Italine e Jugut, por per gjithe Shqiperine dhe eshte si nje shenje e perparimit e te kultures ne Shqiperi. Sipas autorit tone De Rada paska botuar artikullin “Pellazget dhe helenet” duke u nisur nga qellimi per t’i treguar lexuesit te revistes prejardhjen e shqiptareve nga trungu pellazgjik, por qe De Rada nuk ka qene i afte te shpjegoje aresyen perse teresia e te folurit shqip ka mbetur ne brendesi te monumenteve te gjuhes helenike (f. 41). Por si perfundim te idese se tij autori nxjerr tezen se ideja per autonomine e shqiptareve u perhap nepermjet ketyre botimeve ku perfshihet edhe vepra e Sami Frasherit “Shqiperia c’ka qene, c’eshte dhe c’do te behet (keshtu eshte ne tekst, GH)” (f. 59).
Revista “Drita” – “Dituria” (1884 – 1885), e permuajshem, botohej ne Stamboll dhe numri i pare doli me 10 gusht 1884, gjithsejt 12 numra (12 korrik 1885). Dilte me 16 faqe, me nje faqosje te thjeshte dhe me artikuj te gjate qe vazhdonin disa numra. Pretendohet se u botua me inisiativen e nje grupi atdhetaresh (f. 134). Ne kete reviste botuan artikujt e tyre Sami Frasheri, Naim Frasheri, Jani Vreto dhe Pandeli Sotiri (f. 140). Kjo reviste ishte nje nga botimet e para qe doli me alfabetin e Shoqerise se Stambollit duke dhene nje kontribut per perhapjen e ketij alfabeti (f. 144). Kjo reviste eshte konsideruar si revista e pare letraro-shkencore ne shtypin e rilindjes komuniste (f. 145).
Gazeta “Shqypeja e Shqypenis” (1909 – 1911) ka qene nje gazete e perjavshme qe botohej ne 8 faqe ne Sofje, numri i pare i se ciles doli me 18 maj 1909 dhe u mbyll me 5 tetori 1911; pati si drejtues Josif Bagerin nga Reka e Dibres. Sipas autorit kjo gazete i ka kushtuar nje vend te dukshem veprimeve luftarake te cetave ne vise te ndryshme te Shqiperise Jugore. Por kur vjen puna per te treguar vendndodhjen e kryengritesve te falur nga Sulltani me 1911, autori nuk e thote se per cfare vendi ben fjale kjo gazete.
“Kalendari kombiar” (1897 – 1912) drejtohej nga Kosta Jani Trebicka dhe konsiderohej si botim i pervitshem i shoqerise patriotike “Deshira” e shqiptareve te Sofjes.
Ne qofte se do te benim nje permbledhje te te gjitha ketyre qe jane shkruar ne kete liber dhe t’i konsideronim te sakta (te jeni te sigurte se te gjithe keto jane perralla te sajuara per te vertetuar se shqiptaret e ndodhur jashte, sidomos ne Stamboll, Sofje dhe Bukuresht, kane luftuar per ceshtjen kombetare dhe Akti i vitit 1912 eshte rrjedhoje e punes se tyre) do te rezultonte se ceshtja kombetare shqiptare nuk eshte produkt i botes se brendeshme shqiptare, por rezultat i bashkeveprimit kulturor i botes otomane, bullgare dhe romune me intelektualet shqiptare te Jugut te Shqiperise (me perjashtim te 4-5 individeve) te arsimuar neper ato shkolla, ndersa dy vektoret me kryesore, qe vepruan ne brendesi te popullates shqipfolese, Austro-Hungaria dhe Selia e Shenjte, nuk konsiderohen fare dhe per ta cdo gje eshte nul. Sipas ketyre materialeve rezulton qe dhe vete Perandoria Otomane nuk ka asnje gishte ne pavaresine politike te shqiptareve (te pakten Protokolli i Firences -1913 argumenton se i fundit qe vuri firmen ne kete protokoll ka qene Ministri i jashtem Turk ne lidhje me ishujt e Egjeut, duke i rrezuar te gjithe hipotezat historike mbi menyren e Pavaresise politike te shqiptareve).
Shohim periudhen pas Pavaresise (1913) deri ne vendosjen e diktatures komuniste (1944).
Me 1943 per kursin e larte te Shkollave te Mesme ka ekzistuar nje liber leximi me titull “Bota Shqiptare” – Nr. 3. Permbajtja e ketij libri eshte mbledhur dhe punuar nen kujdesin e Ernest Koliqit (me shume mundesi ne ate kohe te kete q ene minister i Arsimit) nga Aleksander Xhuvani, Karl Gurakuqi, Kole Kamsi dhe Ekrem Çabej. Rendesi e ketij botimi qendron ne tendencen per ta paraqitur historine e shqiptareve te barasvlefshme ne te gjitha skajet ku ata jetonin, pamvaresisht nga saktesia e informacionit qe kishin autoret. Qofte dhe vetem teksti i permbajtjes se librit eshte i afte te tregoje se cfare paraqet realisht arsimimi i atyre viteve dhe ne cfare raportesh ka qene bota shqiptare midis vetes dhe Historise. Merita e autoreve, pa diskutim, qendron ne vendosjen e nje respekti mbi trojet shqiptare pamvaresisht se cfare roli kishin luajtur ato ne te shkuaren. Permbajta e librit te leximit shkollor eshte si me poshte (do ta japim sipas tekstit origjinali, por mos u habisni nga gabimet qe mund te duken si te tilla), me 616 faqe:
I.
Mite, besime e legjenda
- Zbritja e Eneut
- Gojedhana e Butrintit dhe profetia e Eneut
- Zojzi ne Shqipni. Zojzi i Dodones
- Dodona
- Hyjnesha Prende
- Hyjnesha Pale
- Hyjnesha Lule
- Polifemi e Galatea
- Ili (vjershe)
- Mitologjia e gjalle e malevet
- Oret, zanat, syni i keq, shpirti i keq
- Bestytni ilire
- Kulti i te vdekurve
- Ora e shtepise
- Oret
- Zanat
- Vorrimi i Tringes
- Dielli dhe hana
- Kulshedrat e dragojt
- Lufta me kulshedren
- Besime te ndryshme te malsoreve t’ane
Shtrigat
Gurana
Hijet
- Qyqja
- Kremtime me rrjedhje ilire
Nata e Buzmit
Buka e Lamit
Dita e veravet
Dita e Shen Gjergjit
- Shen Gjergji (vjershe)
- Bét e Shqiptareve
Beja mbi gur
Beja mbi thengjill
Jovi vaj
- Legjenda e fisevet-
Fisi i Dukagjinit
- Pali i Bardhe
- Keshtjelli Rozafat (vjershe)
- Legjenda e Elenes
- Tomorri plak
- Kulti i malit te Tomorrit
- Gjinokastra dhe legjenda e Argjiros
- Sopoti
- Lufta e Melizes
II
Parahistori, ethnografi, gjuhesi
- Shtegtimet e hereshme t’Ilirevet
- Themelimi i Shkodres. a) Tingllimi IX (vjershe)
- b) Tingllimi X (vjershe)
3- Qytetnimi i Ilirvet
- Cilsite racore t’Ilirvet
- Iliret e Glasinacit si race
- Virchow-i dhe raca shqiptare
- Rrjedha ilire e Shqiptarvet
- Zakone t’Ilirvet dhe te Thrakasvet
- Iliret dhe gjuha e tyre
Emri Ilir
Gurrat e gjuhes ilire
- Gjuha ilire
- Shqipnija, dialekt ilir apo thrakas
- Populli shqiptar
Shqiptaret jane neo-ilire
Zanafilla e emnit “Albania”
Zanafilla e emnit “Shqipni”
- Emri i vjeter i Shqiptarvet “Arben”, “Arber”
- Shqiptaret dhe gjuha e tyre
Ndikesa latine
Vrraga slave
Shqiptaret e ikur
Ndikesa turke e greke
- Historia e shqipes e dokumentet e saj
Kush jane Shqiptaret
- Gjuha shqipe
- Gjuhes Shqipe (vjershe)
- Rumanishtja dhe shqipja
III
Shqipnija prej kohes Ilire deri te sundimi Otoman
- Ilirija para sundimit romak
- Agroni I. Lufta kundra Etolianevet
- Kushtrimi ilir (vjershe)
- Mbretnesha Teuta
- Disa ngarje nga jeta e Pirros
- Shkodra ne dore te Romakvet
- Iliret nen Romen
- Lufta ne mes te Cezarit e te Pompeut
- Perandoret ilire te Romes
- Deci mbret i Romes
- Klaudi i II
- Aureliani
- Probi
- Djoklecjani
- Konstantini
- Sundimi i Normanvet e i Angjoinvet ne Shqipni
- Princat Shqiptare
- Gjin Bue Shpata
- Ardhja e Sllavevet ne Ballkan
Periudha e pare e dyndjes sllave
Periudha e dyte e dyndjes sllave
- Roli i Shqiptarvet ne perandorine osmane
IV
Gjergj Kastrioti Skanderbeg. Legjenda, Histori, Gojedhana
- Kastriotet
- Ndermjet Shen Gjergjavet. Nje novelle ilire (vjershe)
- Lindja e Skanderbegut
- Skenderbeu ne Shqipni
- Kuvendi i Lezhes
- E thyemja e Ali Pashes
- Familja e Dukagjinvet
- Skenderbeu e Milo Shini (vjershe)
- Lufta e Skenderbeut me Ballabanin
- Skanderbegu me treqind ushtare
- Poci i venes ne shtepi te Malcejvet
- Kushqimi i Skenderbeut (vjershe)
- Skenderbeu n’Itali
- Deka e Ballaban Pashes (vjershe)
- Ditet e fundit te Skenderbeut
- Skenderbeu dhe vdekja (vjershe)
- Vdekja e Skenderbeut (vjershe)
- Cilesite luftarake te Skenderbeut
- Vjett e mbrame te Leke Dukagjinit
- Rrethimi i dyte i Shkodres
V (ne origjinal ky numer mungon)
Zgjimi i ndiesis kombetare. Rilindja, vetqeverimi
- Perpjekjet shqiptare per te shpetue nga zgjedha turke
Don Juan de Austria
Cinsio Aldobrandini
Karl Emanueli I
- Ali Pashe Tepelena
- Bushatlit e Shkodres
- Kryengritja e Toskerise
- Lidhja e Prizrendit
- Ali Pashe Gucija (vjershe)
- Shqipnija si komb ne histori e ne bashkesi t’Europes
- Ndodhje historike ma me randesi
- Kujtimi i deshmoreve
- Vrasja e Negovanit (vjershe)
- Lufta e Mashkullores
- Kostaq S. Kosturi
- Turqit e rij e Shqiptaret
- Zef Harapi
- Ded Gjo’ Luli
- Çerçiz Topulli dhe Mustafa Qulli; te dhenat per Çerçizin jane me te vertete spetakolare kur krahasohen me ato qe jane shkruar per te pas 1945. Sipas ketij libri ne mes te Gjinokastres Çercizi me 1907 vrau nje oficer turkoshak duke i shpallur lufte Turqise.
- Themistokli Germenji
- Bajram Curri
- Dita e te shuemvet (vjershe)
- 28 Nanduer 1912
- Ne deke te At Shtjefen Gjecovit (vjershe)
VI
Jeta botore e private. Zakone e doke. Letersi popullore
- Bajraqet e Shqiperise
- Organizimi i Bajrakut
- Flamuri kombetar ne themelin te familjes shqiptare
- Familja malsore
- Kanuni i malevet
- Vesha e zejtaria nder male
- Kulla shqiptare
- Vatra shqiptare
- Banesa shqiptare
- Shpirti i Shqiptarit
- Karakteri i Shqiptarit
- Mikpritja e malevet
- Mikpritja shqiptare (vjershe)
- Buka krypa e zemra
- Shtepia shkodrane
- Martesa shkodrane
Nje shiqim kah Shkodra e mocme
Shkuesija
Darsma
Pritja e miqsis
Paraditja darsmore
Shtepia e nuses
Ne kishe e ne shtepi te dhandrrit
Mbasditja darsmore
- Te veshurat shqiptare
- Dasma shqiptare (vjershe)
- Te sheshi i argetimevet popullore
- Martesa nder Shqiptaret e Italise
- Poezia popullore e Shqiptarevet t’Italise
- Martesa e Halilit (vjershe)
- Halil Garrija (vjershe)
- Nje rapsod i Alpevet shqiptare
VII
Shqipnija arkeologjike
- Shkodra ne Kohe te Mesme
- Durresi
- Pojani
- Butrinti
- Amantija
- Oriku
- Kruja
- Lezhja
- Ulqini
- Prizrendi
- Voskopoja
- T’i ruajme sendet e mocme
- C’na tregojne studimet dhe germimet arkeolog. ne Pojan
VIII
Shqipnija e bukur
- Vendi dhe njerezit ne Shkumbinin e siperm
- Nje kult i malit ne Shqipnin’ e juges
- Krahina Shpat ne Shqiperi te mesme
- Ne Myzeqe
- Pojani
- Manastiri i Ardenices ne Myzeqe
- Gjirokastra
- Nga Janina ne Vlore
- Çameria
- Gryka e Kelcyres
- Suli ne kohe t’Ali Pashes
- Lord Byron-i mi Shqiptaret
- Udhetari turk Evlija Çelepi neper Shqiperi jugore
- Thethi
IX (ne liber eshte XI)
Shqiptaret ne Bote
I
Shqiptaret humanista, artista e dijetare
- Gjon Gazulli
- Marin Becikemi
- Leonik Tomeo
- Nje familje artistash. Albanezet e Vicences
- Shqiptaret te permendur nder arte
- Dy mjeshteri shqiptare
- Aleksander Moisiu
- Viktor Eftimiu
- Marin Barleti
- Dora D’Istria
- Anselmo Lerecchio
- Mecenatizma shqiptare
II
Shqiptaret shkallenalte
- Veziret e medhenj shqiptare ne Turqi
- Klementi XI Pape shqiptar
- Nje Patrik shqiptar ne shekull te XVȅ
- Mehmet Aliu
- Nder gjenerala Gjergj Basta
- Masaniello-ja i fisit shqiptar. Patrona Halili
- Hoxha Hasan Tahsini
- Francesk Krispi
- Ulku mbret
- Aqile Torelli
III
Shqiptaret nder koloni
- Dyndjet e Shqiptarevet n’Itali
- Ndihmesa e Italo-shqiptarevet ne Rilindjen italiane
- Hora e Arbereshevet
- Shqiptaret ne Lecce
- Letersija e Italoshqiptarevet
- Shqiptaret n’Apuli jugore
- Shqiptaret ne Sllavoni
- Borgo Erizzo
- Levizja kombetare e Shqiptarevet te Rusise
- Shqiptaret ne Moré
Dinamika historike, sipas kesaj permbajtje, nuk perputhet kerkund me dinamiken qe pershkruhet ne “Ceshtja kombetare ne faqe te shtypit te rilindjes” jo vetem si ngjarje, por rezulton qe dhe pjesmarresit te jene personazhe krejt te tjere. E po t’i futemi thelle-thelle ketij problemi, dmth duke zberthyer dhe analizuar ngjarjet ne brendesi te tyre, veme re se Historia e Jugut te Shqiperise eshte e shpikur qe ne ate kohe dhe ka qene avokat dr. Vasil K. Dilo ai qe nuk eshte pajtuar me keto shpikje duke filluar qe nga vitit 1914 kur shkruante ne ditaret e tij. Por vihet re tendenca per ta krahasuar historine e shqiptareve te barasvlefshme me Historine e Europes dhe kjo eshte pika ku fillon dhe mbaron manipulimi i historise se Kombit Shqiptar. Ne kete rast historiografia komuniste ka ndryshuar aktoret e kesaj rilindje, por jo procesin; me fjale te tjera perpara 1944-es eshte tentuar te barazohet Historia e Kombit Shqiptar ne aspektin gjurmelenes. Duke u futur ne thellesi veme re se politika shteterore e kohes (1943) nuk ka tentuar te vere ne kandar Historine e shqiptareve, kur pas 1945 ky kandar doli ne plan te pare dhe u shpik nje histori pa asnje baze reale, por qe u mbeshtet ne ate proces barazia. Perdorimi i personazheve te dyshimta ne aktet e kryera (Papa Kristo Negovani, Lufta e Mashkullores, Çerciz Topulli, Mustafa Qulli, Themistokli Germenji, Bajram Curri, Fan S. Noli, Mihal Grameno) u shoqerua me pasurimin shpikes dhe ndryshimin e permbajtjes te asaj qe kishin kryer ne realitet keto personazhe dhe pas 1945-ses shqiptaret e ndryshuan kahun e zhvillimit arsimor: nga dije plotesisht te sakta dhe jo te plota ne dije krejtesisht te manipuluara. Asnjehere shqiptaret nuk guxuan te ballafaqojne ato qe jane shkruar per keto personazhe me ato qe kishin perjetuar ne realitet ne te kaluaren ato. Te pakten vepra e Sami Frasherit eshte rasti me tipik i ketij manipulimi dhe mbi bazen e ketij manipulimi eshte e ngritur e gjithe ndertesa propagandistike mbi figurat e te ashtequajtur rilindas, te bere te tille pergjate epokes komuniste (me hollesisht per kete proces mund te shihni artikulli: “A ka rilindas Populli Shqiptar?”, publikuar ne albanovaonline.info dhe www.genchoti.com).
Por shqiptaret duhet t’i therrasin mendjes dhe per pasqyren qe ka reflektuar kete informacion te manipuluar nga pikepamja e botekuptimit filozofik. Ne cilin vend te Botes ka ndodhur qe lindja apo rilindja te kete ndodhur ne fushen e letrave me taban tekniko-material jo vendas? Si mund te ndodhe lindja apo rilindja me ide “perparimtare”, por me baze sociale tej mases primitiv? A e kuptoni se kjo mosperputhje eshte faktori me kryesor perse sot shqiptaret jane te hallakatur nga Veriu ne Jug dhe nga Lindja ne Perendim? Te pakten shqiptaret e larguar pas 1991-shit nga Shqiperia duhet ta kene kuptuar me mire se ne qe jetojme ketu ne Shqiperi se cili eshte raporti social midis asaj qe kane perjetuar perpara 1991-shit ne Shqiperi dhe asaj qe po jetojne pas ketij viti ne vendet e Botes. Ata nuk kane ndryshuar si individe, kane mbetur po ata, por ata kane ndryshuar si bashkesi dhe kjo perben ate qe nuk dime sot ne shqiptaret qe jetojme ne Shqiperi.
Pikerisht kjo eshte pika qe e vendos kete veper te Sami Frasherit ne pozicionin me antishqiptar qe mund te kete nje veper letrare me karakter botekuptimor. Krahasimi i menyres se si eshte trajtuar ky filozof dhe vepra e tij mbi Shqiperine nga ana e studiuesve shqiptare me ato te realizuara nga studiuesit e huaj dhe krahasimi i rilindasve sipas epokes mbreterore me ato sipas kohes socialiste jo vetem qe nuk perputhen, por ato kane tjeter per tjeter permbajtje cka tregon se emertimi rilindje eshte term politik dhe jo term historik, ndersa figura e Sami Frasherit nuk ka asnje lidhje me praktikat e organizimit shoqeror te shqiptareve te mepastajme nga koha kur eshte botuar kjo veper e tij. Por kjo gje na con ne nje zbulim, pasi prej ketej rrjedh aresyeja perse eshte perdorur termi rilindje dhe figura e Sami Frasherit ne mendimin politik shqiptar dhe cfare perfaqeson realisht ky term dhe kjo figure per te gjithe kohen e ekzistences se shtetit shqiptar, kur Sami Frasheri nuk ka qene ne asnje rast politikan.
7- Perfundime
Permbajtja e vepres se Sami Frasherit “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?” eshte e botuar ne kohe sipas tre grupimeve, qe ndryshojne nga njera-tjetra cilesisht deri ne ate mase sa ato mohojne karakterin kombetar te vepres dhe vete autorin e saj. Ne ato qe kam gjetur une keto botime ndahen:
1-botimi i 1899 (nga origjinali ne gjuhen shqipe, edhe pse mund te jete i dyshimte) deri me 1944 sipas gjashte botimeve.
2-botimi i 1962 ne Tirane dhe 1978 ne Kosove (ndryshimi midis tyre kosiston vetem ne ato pjese ku pretendohet per tokat e banuara nga shqiptaret dhe te ndryshuara ne saje te Kongresit te Berlinit (1878) dhe Konferences se Ambasadoreve ne Londer (1913), te cilat ne botimin e Prishtines me 1978 jane hequr. Edhe botimi i 1980 ka shume shkurtime, sidomos atje ku perdoret fjala perendi.
3-botimi i 1988 deri me sot qofte ne Shqiperi, qofte ne Kosove e qofte ne Maqedoni ku shenimet e vendosura dhe pjesa e hequr ndryshojne me botimet e meparshme duke e paraqitur vepren kontradiktore me vetveten dhe nga njeri botim ne tjetrin ne vitet e mepastajme deri ne ate shkalle sa mund dhe duhet konsideruar si vepra me antishqiptare qe eshte shkruar ndonjehere.
Botimet e pas 1988 i kane bashkangjitur dhe pjese te tjera te marre nga veprat e tij per te rritur gamen e besueshmerise ku shpesh here pretendimet e te Marreve te Madheshtise shqiptare merren pikerisht nga keto bashkangjitje, qe me sa kam kuptuar perbejne themelin teorik te ketyre te Marreve. Keshtu per shembell botimit te vitit 2010 me botues Ali Lleshi i kane bashkangjitur fjalorin e pergjithshem te gjeografise dhe historise (Kamus ul-Alam) ku gjejme te shkruar mbi termin Toske. Sipas Samiut: “Shqiptaret qe ndodhen ne Greqi e Itali jane toske. Emri toske eshte shume i vjeter dhe ka mbetur qysh prej kohes se pellazgeve. Kjo provohet nga emri Toske, me te cilin u quajten etrusket, popullsia e lashte e krahines se Toskerise, qe jane nga popullsia pellazge qe ndodhej ne Itali….Toskeri. Eshte nje krahine e madhe qe formon gjysmen jugore te Shqiperise, e perbere prej vilajetit te Janines, prej sanxhakut te Korces, te vilajetit te Manastirit dhe prej nje pjese te sanxhakeve te Manastirit dhe te Elbasanit. Kufiri midis Toskerise dhe Gegerise eshte lumi Shkumbinit; vendet qe ndodhen ne veri te ketij lumi konsiderohen Gegeri dhe ato ne jug Toskeri. Megjithekete, po te veshtrohen sipas gjuhes qe flitet, popullsia e vendeve qe ndodhen ne jug te rrjedhjes se lumit te siperpermendur si fusha e Kara-toprakut (qe eshte pjesa veriore e Myzeqese) dhe ajo e vendeve qe varen nga kazate e Elbasanit dhe Staroves flasin te gjithe dialektin e gegerishtes. / Greket deshirojne qe here krejt Toskerise dhe here gjysmes jugore te saj t’i japin emrin Epir, por ky emer eshte nga emrat e gjeografeve te vjeter dhe sot kjo krahine mban emrin Toskeri dhe ne pergjithesi Shqiperi. / Edhe krahina e Camerise qe ndodhet ne jugperendim te saj dhe ne breg te detit si dhe ajo e Laberise qe eshte ne veri te saj, konsiderohet Toskeri (f. 104-105). Ndersa kolonel shtabmadhori osman, Ahmet Rasimi, ne vepren e vet “Osmanlle Tarih-i” IV, bot. I, thote se kjo treve shqiptare permbledh: Çamerine, Dangelline, Devollin, Deshnicen, Kolonjen, Kurenten (Karamurâten), Laberine, Lunxherine, mallakastren, Myzeqene, Naselicen, Oparin, Skraparin, Sùlin, Tomorricen dhe Zagorine (sipas Ibrahim D. Hoxha, Enciklopedi Jug-Shqiptare, II, I-ZH, f. 916).
Por cfare ka ndodhur? Duke e konsideruar te sakte kete pikepamje te Samiut vetem pjeserisht, historianet e zones se pare operative kane bere dy shpikje: 1-ata konsiderojne me gjysem zeri Toskeri vetem Laberine dhe 2-banoret e Toskerise shqiptare jane krijuesit e Toskanes se Italise duke e permbysur Sami Frasherin, pamvaresisht se deri ku shkon e verteta e shkruar prej tij. Qe pika e pare eshte ne kundershtim me idete e Samiut nuk ka nevoje per koment te metejshem, por pika e dyte shpiket per aresye se Samiu nuk ka qene i afte te tregoje rrugen se si ky emer ka ardhur ne trojet shqiptare nga Toskana etruske. Atehere si u ndryshuan problemi? Ne librin me essé te zgjedhura me autor Mid’hat Frasheri, Tirane 2009, me perkthim nga frengjishtja te realizuar nga Aleko Gjergo dhe Rafael Floqi, pergatitur per botim nga Agim Zeka, f. 20, gjejme te shkruar: “Per sa i perket fjales toske, ajo vjen prej toxon, hark, meqenese iliret e pare te Jugut kane qene me te shkathet per te qelluar me hark. / Emri i provinces toskane, qe i eshte dhene qendres se Italise, nuk ka origjine tjeter”. A nuk ka dyshim mbi autoresine e ketyre rreshtave, te cilat perputhen si ide me teorine e te Marreve te Madheshtise Shqiptare duke ja adresuar Mid’hat Frasherit kunder xhaxhait te tij? Ne kete rast, eshte harruar me dashje nje informacion me i gjera dhe tipik per kete problem: ekzistenca ne kohe e fjales tosk ne trojet shqipfolese.
Emertimi tosk cfaqet ne Shqiperi para disa shekujve dhe nuk ka lidhje me Toskerine e sotme. Ne Lusen te Lumes (Kukes) ndodhen disa ngastra toke me emra te stervjeter: lama e Toskes, sheshi i Toskes, arat e Toskit (Lutfi Dokuzi, E verteta mbi Lusnen, Tirane 2006, f. 6) dhe ne verilindje te fshatit, rruges per ne fshatin Fshat, ndodhen disa varreza mbi 5 shekullore (varrezat e Toskut) qe u perkasin banoreve me te hershem te kesaj zone, por qe nuk kane lidhje me banoret e sotem te Lusnit (kam pasur fatin e mire te jetoj dhe punoj per disa vjet nder ato ane me kerkime gjeofizike 1982-1996). Lidhja qe mund te bejme ne kete rast eshte shume e thjeshte: banoret e hershem te Lusnes, para 5 shekujsh, muaren rrugen drejt jugut duke marre me vete dhe emrin tosk dhe u vendosen ne Toskerine e sotme (me shume gjasa emertimi tosk duhet konsideruar fetar parapolitesit). Menyra se si ky toponim ka ardhur ne zonen e Lumes eshte e lidhur me levizjet e popullatave nga Veriu drejt Jugut ku lidhjet etrusko-pellazge perbejne shkakun me te pare. Edhe sot ne Veri te Italise ne gjejme emertime teper te vjetra, pothuajse te barabarta me ato shqiptare (marangon – marangoz) me prejardhje pellazge, por qe nuk cojne ne asnje rast ne perfundimin qe etrusket jane pellazge apo shqiptaret jane pellazge. Ne krahinen ku jetonte popullata etruske para mijera vjeteve pellazget ndaluan udhetimin e tyre historik dhe muaren rrugen drejt jugut (etrusket jane te bardhe, ndersa pellazget race malavjane); pastaj politeizmi etrusk ndryshon ne kohe dhe emertime me politeizmin pellazg kaq shume sa eshte teper e lehte per te bere diferencimin analitik social. Te pakten dy emertime: marangoz dhe tosk duhet te kene prejardhje nga bota etrusko-pellazge, uniteti i se ciles nuk eshte as biologjik dhe as racor, por huazimet qe ato mund t’i kene bere njeri-tjetrit i nenshtrohen disa ligjeve te Natyres, qe e perbashkojne kete te fundit drejt Unitetit te saj. Por toponimi tosk ka nje vecori: sherben per te perbashkuar dy dialektet kryesore shqiptare ne nje te vetem para 500 vjeteve.
Duke marre parasysh ate qe Sami Frasheri ka shkruar per shqiptaret dhe Shqiperine iluzore politike te kohes, por duke e krahasuar me ate qe te tjeret kane shkruar per Samiun dhe vepren e tij, arrijme ne perfundimet e meposhtme:
1-Propoganda komuniste e kishte tjetersuar vepren e Sami Frasherit fillimisht per te mbuluar manipulimin e Popullit Shqiptar me ane te komunizmit bolshevik qe e deklaronte si marksizem-leninizem (sipas marksizmit vendosja e rendit te perbotshem nuk mund te behet duke u nisur nga vendet e prapambetura qe ndodheshin akoma ne pozicionin feudal, sic ishte Rusia e fillimshekullit te XX-te dhe as nga vendet e prapambetura me histori politike te imponuar ku sundonte imponuesi, sic ishin shqiptaret ne shek. e XIX-te, pa kaluar neper rendin e kapitalit dhe pa e zhvilluar deri ne fund kete rend). Pikerisht kete postulat (te shprehur nga K.Marks-F.Engels tek “Parimet e komunizmit”) ndryshoi pikesepari V.I.Lenini ne artikullin: “Mbi shtetet e bashkuara te Europes” te botuar ne numrin e pare te gazetes “Socialdemokracia” te financuar nga britaniket me 1905 ne Zyrih te Zvicres. Per ta bere te besueshem manipulimin e vepres se Sami Frasherit ajo u ribotua ne Kosove pas 16 vjetesh, e ndryshuar ne disa pika delikate, dhe pastaj filloi botimi dhe ribotimi ne seri ne Shqiperi duke krijuar nenkuptimin se permasa e te vertetes mashtruese eshte e lidhur me botimin pertej kufijve shteteror shqiptar: ne Kosoven shqiptare. Por edhe botimet ne Shqiperi kane nje operacion te vogel te lidhur me heqjen e nje shifre qe e diskretiton figuren e Sami Frasherit ne syte e shqiptareve.
2-Tjetersimi i vepres se Sami Frasherit eshte bere edhe per aresyen e ndryshimit te emrave autoreve dhe subjekteve te ceshtjes shqiptare ne planin historik. Shqiptaret nuk duhet ta merrnin vesh kurre (dhe kjo ka filluar qe ne agimet e shtetit shqiptar, por qe epoka komuniste e perforcoi kete fillese)) qe projektuesit dhe autoret e drejteperdrejte te pavaresise se tyre kombetare ishte Europa me instrumentat e saj: Kishen Katolike Shqiptare e komanduar nga Selia e Shenjte me qender ne Rome dhe Perandorine e Nderuar Austro-Hungareze. Por per te bere kete manipulim ja injektuan kete proces nje grupi njerezish fantazem qe i emertuan rilindas, te cilet ne thelbin e tyre nuk kishin pasur kurre pune me Shqiperine dhe shqiptaret, por ata kishin pasur pune me drejtuesit politik qe kishin sunduar ne Shqiperi prej vitit 1478 deri me 1912. Ne menyre absolute shqiptaret e shek. te XX-te nuk kane te absorbuar asnje mesim aplikativ nga rilindasit e shpikur te epokes komuniste. Per te krijuar perputhjen midis fantazise se rilindasve hipotekore dhe politikave komuniste te aplikuara ne Shqiperi u perdor tjetersimi i vepres se Sami Frasherit, sipas variantit qe e njohin shqiptaret pas botimit te vitit 1962, 1988 ne Shqiperi dhe botimit te vitit 1978 ne Kosove.
3-Por kjo forme analize e bere nga une shtron nje pyetje, qe i kalon pak caqet e seriozitetit letrar: A e kuptojne valle analistet, studiuesit dhe krijuesit mbi vepren e Sami Frasherit per Shqiperine dhe shqiptaret se kane ndihmuar politiken komuniste ne manipulimin e Kombit Shqiptar sipas nje devize po aq antishqiptare sa vete vepra e Sami Frasherit (gjithmone sipas variantit 1978 dhe 1988)? Ku qendron karakteri kombetar i saj dhe ke kane parasysh dishepujt e komunizmit shqiptar tek vepra e Sami Frasherit kur teorizojne rolin primar te tij ne ceshtjen kombetare te shqiptareve? A e kupton lexuesi shqiptar se sa i indoktrinuar ka qene nga arsimi i detyrueshem pergjate epokes se diktatures komuniste qofte ne Shqiperi e qofte ne Kosove? Analiza e vepres se Sami Frasherit mbi Shqiperine nuk tregon thjeshte vetem manipulimin e vepres se tij per interesa politike, por ajo ka realizuar indoktrinimin e Kombit Shqiptar sipas nje hapesire thellesisht te genjeshtert, ireale pa asnje domethenie te metejshme. Pasi ne fund behet pyetja: Cfare kane mesuar dhe vene ne jete shqiptaret nga vepra e Sami Frasherit, te pakten sipas botimeve te realizuara ne Shqiperi pas 1945-ses? Kjo pyetje eshte e vlefshme per te gjithe shkrimtaret, studiuesit dhe veprimtaret shqiptare te te gjithe koherave, pamvaresisht se ku jetojne, si jane arsimuar dhe kujt i sherbejne.
4-Botimi i vepres se Sami Frasherit mbi Shqiperine, sipas variantit te vitit 1962, 1978, 1988 dhe 2004 eshte nje perbashkim i manipulimit te Historise me metodave bashkekohore te perdorura rendom neper Bote dhe interesit politik te Jugosllavise, Greqise dhe Shqiperise se asaj kohe. Shqiptaret e sotem nuk duhet ta dine ne asnje permase se paraardhesit me te pare te tyre jane te vetmit banore te gadishullit, ndersa paraardhesit e dyte (ilirert dhe epirotet) kane jetuar atje ku sot shtrihet e gjithe Serbia-Kroacia-Sllovenia-Bosnja-Hercegovina dhe Greqia, ndersa paraardhesit e trete atje ku shtrihen te gjithe shtetet ballkanike. Grabitja e tokave te popullates shqipfolese nuk ka me shume se 150 vjet qe eshte realizuar.
5-Tjetersimi i vepres se Sami Frasherit mbi Shqiperine eshte nje shembull mbi menyren se si eshte indoktrinuar Kombi Shqiptar nen okelion e ceshtjen kombetare ne menyre te shtrember, me objekt te shtrember dhe me qellim te shtrember. Shqiptaret e sotem duhet te vrasin mendjen ne zbulimin e raportit midis gjendjes reale te tyre dhe gjendjes qe e kerkon medoemos ceshtja kombetare, por dhe te gjendjes qe ata kane ne raport me popujt e Europes per te kuptuar sadopak aresyet perse mund t’i sherbejne Kontinentit, popujt e te cilit kane mbi 3000 vjet qe e mirembajne ne kurriz te disave.
6-Kjo veper e Sami Frasherit, sipas ketyre botimeve (1899-1944), i ka sherbyer Kombit Shqiptar per te rritur veshet e per t’u dukur i barabarte me kombet e tjere europiane pa e tjerrur me gjate se cfare i kishin dhene Europes pergjate gjithe jetes qe i njihte Historia (ne te vertete parashqiptaret vetem ne kohen e Gjergj Kastriotit kishin mbrojtur me vetmohim Krishterimin Institucional dhe per kete Europa i nderonte me pas, ne gjurmet e Papes, me origjine shqiptare, Papa Klementi XI (1700-1721)). Realisht kjo veper e Sami Frasherit sherben per te poshteruar shqiptaret dhe eshte shkruar ne funksion te politikes otomane dhe aspak per interesat progresive te Kombit Shqiptar. E thene pak me konkretisht kjo veper, ne kete menyre qe eshte publikuar, i ka sherbyer komunizmit shqiptar per te genjyer veten dhe ate pjese te popullates qe e perdori per te poshteruar shumicen historike te Kombit Shqiptar. Akoma me tej kjo veper u publikua ne kete menyre, dmth me keto shenime (1962-1988), per te ndryshuar Historine e Kombit Shqiptar ne favor te atyre qe kishin afro gjysem shekulli qe e shperdoronin. Nuk behet fjale per nje individ diktator, por kemi te bejme me nje klase diktatoriale te formatuar sipas parimeve antinjerezore dhe antishqiptare, e cila i ka hypur ne kurriz Kombit Shqiptar duke jetuar vetem ne menyre biologjike, per qellime biologjike dhe me pasoja biologjike (shqiptaret e sotem nuk ja kane haberin se cfare do te thote Qellim social dhe perse duhet jetuar ne kete menyre te fundit). Interesant eshte fakti qe pjestaret e kesaj klase e akuzojne Enver Hoxhen per diktator dhe e lidhin me Ramiz Aline, duke e konsideruar kete te fundit si fajtorin kryesor te tragjedise shqiptare vetem per nje aresye: nuk u la trashegimine politike vetem atyre. Ne kete rast harrojne me dashje qe Shqiperia ka pasur nje klase politike te formuar historikisht pergjate 400 te fundit sipas nivelit me te larte europian te te gjithe koherave; asgjesimi i kesaj klase perben krimin real te komunizmit shqiptar jashte interesit individual. Intelektualet e sotem shqiptare nuk mund te behen ne asnje permase si intelektualet shqiptare te para viteve 1945, dmth ne nuk mund te behemi asnjehere si baballaret dhe gjysherit tane ne asnje aspekt; dhe kur klasa politike shqiptare do te behet ndonjehere si ajo klase qe dha jeten per FE e ATDHE, mund te thuhet qe Shqiperia do te behet dhe BEHET. Ajo ose do te behet nga Europa duke jetuar jashte saj (ne kete rast do te jete pasoje e marredhenieve politike), ose do te zhduket duke u shkrire ne te per t’i sherbyer mbijetimit kapitalist te Europes drejt unifikimit te races Njerezore ne Toke (ne kete rast do te jete pasoje e marredhenieve Natyrore).
7-Kjo veper dhe vete fotografia e Sami Frasherit u perdor nga shkenca e realizmit socialist shqiptar si nje deshmi fallso per ndertimin ideor te Kongresit te drejteshkrimit te gjuhes shqipe me 1972 dhe, pasi mbaruan pune me te, e goditen vepren e tij mbi Shqiperine dhe shqiptaret duke ja pershtatur politikave te zbatuara ne Shqiperi dhe Kosove e pas kesaj, me 1978, ja dhuruan popullates shqiptare ne Kosove si deshmi mbi justifikimin e masakrimit te gjuhes shqipe, por kur pane se kjo pune doli huq, pasi ne ate kohe shqiptaret e Kosoves linin dhe koken per Shqiperine e Skenderbeut, me 1988 ja pershtaten vepren popullates shqiptare ne Shqiperi duke e bere Sami Frasherin ideatorin e braktisjes se Shqiperise prej shqiptareve, gje e cila u duk hapur me 02 korrik 1990. Nuk e di se kush e ka marre persiper dy korrikun e atij viti te nxehte, por nuk ka deshmi me te plote se si 90% e shqiptareve nuk e donin vendin e tyre dhe kishin turp prej saj duke perputhur permbylljen e vepres se Sami Frasherit me politiken e aplikuar per 45 vjet ne Shqiperi.
Nuk e di a do te ma pranonin po te ishin gjalle, por kete studim ja kushtoj dy njerezve shkencetare te vertete shqiptare qe me ndihmuan teper shume per te konkluduar sa me sakte mbi ate kongres te djallezuar te drejteshkrimit te gjuhes shqipe: Prof. Selman Rizes dhe desidentit shumepermasor Arshi Pipes, dy personat me kompetente qe e goditen ate kongres qe diten e shpalljes se tij si nje kongres tipik antishqiptar ne fushen e gjuhesise duke shpalosur shume studime kritike mbi ate kongres.
Tirane-Korce-Shkoder-Ferizaj, Gusht 2016 – Korrik 2017
151 – Kush i ka pushtuar shqiptaret ne shek e XIX-XX? – Genc Hoti
[…] dekospiruar sekretin qe fshihte kjo veper ne lidhje me raportin shqiptar-otoman (per kete shih art. 91- Perse ju adresua vepra:“Shqipëria c’ka qenë, c’është e c’do të bëhetë?” Sami Fr… […]