53 – Pseudoateizmi komunist
dhe
pseudoantikomunizmi fetar
Nuk duam të parashtrojmë terësinë teorike të të dy problemeve, por duam të tregojmë pozicionin real të ateizmit në Shqipëri dhe të antikomunizmit politik, qoftë dhe në Europë. Me sa duket fjala e urtë: “pësimi duhet të bëhet mësim”, është harruar prej një shekulli e tutje.
Duket sikur jemi pak si jashtë kohe pasi lufta u fitua nga të fundit dhe shtrimi i problemit sot shoqërohet me buzëqeshje të lehtë me ngjyrat e sarkazmës. Të paktën në Shqipëri lufta midis fesë dhe komunizmit konsiderohet e përfunduar me fitoren e të parës, por pa e ditur akoma se kjo luftë nuk ka ekzistuar kurrë ndonjëherë edhe ajo akoma nuk ka filluar sipas këndvështrimit deizëm – ateizëm. Me sa kemi kuptuar kjo luftë nuk ka për të ekzistuar kurrë pasi problemi është i qartë dhe i pranueshëm për të dy palët (ne kete rast palet ne lufte jane shteti dhe feja), por ai akoma nuk është servirur sipas kësaj qartësie (raporti kohor-hapsinor na meson se feja e parakalon shtetin ne planin kohor cka do te thote se do te vije nje kohe kur shtet nuk ka per te pasur, por feja ekziston).
Në Shqipëri, fill pas 1944 filloi lufta kundra institucioneve fetare me parrulla ateiste. Qoftë dhe vetëm ky fakt është i aftë të argumentojë fallsitetin e të ashtëqujturit ateizëm shkencor. Do të ishte e kotë të përmëndnim deklaratat e politikanëve shqiptarë kundra institucioneve dhe besimeve fetare në ato vite e në vazhdim pasi gjithëshka ishte dhe është e kuptueshme: një veprim politik për të asgjësuar kundërshtarët e PKSh, të frymëzuar nga sllavizmi antishqiptar në pamje të pare, pasi problemi eshte pak me i komplikuar dhe serbo-malazezet luajten vetem rolin e mashes dhe te hajdutit.
Kur flitej për fenë gjithmonë merrej për bazë materializmi dhe me anë të tyre spekullohej pa fund. Parrulla marksiste: “Feja është opium për popullin”, u bë lejtmotivi i luftës kundra fesë pa e ditur aspak se ku është thënë dhe si është thënë kjo frazë. Studiuesit shqiptarë të rrëmbyer nga euforia politike, servilizmi partiak e shtetëror, nga padija filozofike u hodhën në sulm sipas gjurmave të dishepullit të tyre osman kundra ndërtesës fetare me pretendimin se mund të rrëzonin një kështjellë 50000 vjeçare me një veprim politik 30 vjeçar (ky është moskuptimi i kohës relative në dinamikën e zhvillimit të materies, te pakten per specifiken shoqerore).
Sot kemi rast të diskretitojmë pretendimet e tyre sikur ka qënë marksizmi ai që ka dhënë zgjidhjen e problemit fetar. Sipas Engelsit, ai dhe Marksi, e kishin lënë pas dore rrugën e formimit të ideve fetare, politike, juridike dhe të pikëpamjeve të tjera ideologjike duke e konsideruar këtë një çështje forme (për këtë shih letrën e Engelsit drejtuar Meringut me 14 korrik 1893; Marks- Engels, Letra te zgjedhura). Sipas këtij argumenti marksizmi nuk e ka prekur aspak problemin e lindjes së fesë. Kështu që të gjithë pretendimet e “ateistëve” shqiptarë kanë qënë fallso, dmth të gënjeshtra. I njëjti pozicion është dhe për parrullën “ultraateiste”: “Feja është opium për popullin”. Duke e konsideruar përkthimin e saktë dhe të paçensuruar rezulton një kuptim krejt tjetër për tjetër. Kjo frazë “e bekuar” është në librin e Marksit “Rreth kritikës të filozofisë hegeliane të së drejtës”, f. 8 dhe e rrëzon pretendimin ateist të politikës komuniste shqiptare. Sipas kuptimit marksist feja është opium për popullin, por një opium i domosdoshëm. Ky kuptim përputhet me pretendimin tonë mbi lidhjen e fesë me njeriun sipas të cilit njeriu lind pa fe dhe vdes me fe jo vetëm si individ, por dhe si bashkësi njerëzore. Është e palejueshme të analizohet feja si një dukuri historike që shoqëron jetën e deritanishme të njeriut dhe mbi këto konsiderata të pretendosh ekzistencën e një ateizmi. Në këtë pikë qëndron gabimi i “ateistëve” komunistë shqiptarë të cilët në thelb kanë qenë pseudoateistë. Feja duhet analizuar e lidhur me rendet shoqërore dhe po të bëhej kjo të do zbulohej se ajo ka lindur pas njeriut dhe përpara ndarjes së punës, bile përpara vetë artit në formën më primitive të këtij të fundit. Ajo ka lindur dhe është transformuar në fund të çdo rendi shoqëror në përputhje absolute me formën e drejtimit politik të shoqërisë, dhe do të vazhdojë të ketë këtë pozicion edhe në rendin e fundit të racës njerëzore në Tokë. D.m.th. njerëzimi në aktin më të fundit të tij shoqëror do të ketë besimin fetar si bashkëudhëtar të tij.
Në qoftë se do t’i hedhim një sy ateizmit shqiptar për problemin e lindjes së fesë do të dallonim një veçori jo të parëndësishme. Brënda 8 vjetëve (1981 – 1989) në Shqipëri janë botuar gjashtë punime të ndryshme nga studiuesit tanë (duke perfshire, sidomos, edhe punonjesit e Institutit te studimeve marksiste-leniniste dhe te Shkolles se Partise) ku preket edhe problemi i lindjes së fesë dhe asnjëra nuk është njësoj me tjetrën me pretendimin se gjithëkush ka thënë të vërtetën në mënyrë origjinale. Por përsa i përket largësisë me materializmin dhe marksizmin duhet të pranojmë se në këto pika ato janë të barabarta midis tyre dhe në kundërshtim të plotë me to. Asnjëra prej tyre nuk përputhet me realitetin historik dhe arësyetimin materialist mbi lindjen e fesë. Njëri thotë se feja lind nga injoranca, kur Fojerbahu pretendonte se kultura e vërtetë fillonte me fenë; tjetri pretendonte se feja lind nga pafuqia e njeriut përpara forcave të natyrës (shkatërruese) kur njeriu gjithmonë do të jetë inferior përpara shkatërrimeve që imponon nëna e jonë natyrë; një tjetër ka pretenduar se feja lind në një botë pa shpirt e të shtrëmbër, kur pranon si argument praninë e shpirtit; ndërsa një tjetër i lidhi të gjitha bashkë me zhvillimin e ulët material të shoqërisë primitive duke e konsideruar këtë të fundit si shkak themelor për lindjen e fesë duke harruar se njeriu do të jetë gjithmonë primitiv në raport me të ardhmen dhe feja do të ketë praninë e vet në të dy ekstremet; një studiues tjetër e thjeshtoi punën edhe më tepër duke ja dedikuar lindjen e fesë fantazisë njerëzore me qënë se ka i fundit nuk ju drejtua arësyes pa e ditur aspak se raporti midis fantazisë dhe arësyes është gjithmonë më i madh se një dhe detyrimisht feja duhet të ketë lindur me njeriun; kurse një tjetër dha sihariqin e madh se feja u lindka nga prona private duke aluduar zhdukjen e saj me zhdukje e pronës private meqënëse në Shqipëri kjo pronë na ishte zhdukur edhe pse marksizmi i proletarëve nuk e pranonte këtë veprim në një shtet të vetëm, por për këtë veprim kërkonte kusht internacional (për këtë shih “Parimet e Komunizmit”). Me hollesisht per kete problem mund te shihet artikulli “Ateizem shkencor apo shkence antishqiptare”, publikuar ne albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info, gazeta 55 dt 3-4 qershor 2008 ku diskretituam pikepamjet formale te studiuesve shqiptare te epokes komuniste.
Pas të gjithë këtyre fakteve ideore shtrojmë pyetjen: a mund të konsiderohen këto pikëpamje si shprehje të ateizmit shkencor? A nuk kanë qenë të gjitha këto një pseudoateizëm për të justifikuar kasaphanën që u bë mbi klerin katolik shqiptar qysh nga viti 1943 e deri ditët e fundit të sundimit të PKSh-re? Në qoftë se do t’i hedhim një sy cilësisë së këtij kleri pa dyshim që Europa do të përulej me veneracion: luftëtarë konsegunt për çështjen kombëtare, luftëtarë të bashkimit të Shqipërisë me Europën, luftëtarë të gjuhës dhe alfabetit latin, shkrimtarë, historianë, folkloristë, etnografë, përkthyes, arkitektë, poetë, muzikantë, edukatorë të kombit e së fundi politikanë shpëtimtarë të kombit. Ja pikërisht për të eleminuar këtë potencë intelektuale u përdor ateizmi shkencor në Shqipëri për 45 vjet me rrallë vetëm e vetëm pse këta klerikë qenë të parët që e kuptuan rrezikun e komunizmit sllavofil shqiptar. A mund të konsiderohet ateizëm tërësia e vrasjeve, torturave, burgosjeve, internimit që pësoi kleri katolik shqiptar? Për ne ateizmi shqiptar ka qënë vetëm shprehje e idiotizmit dhe poshtersise inteklektuale antishqiptare të cilat sunduan për 45 vjet në Shqipëri fare hapur dhe pa pasoja për bartësit e tyre.
Në qoftë se pseudoateizmi shqiptar e pati një qëllim të brëndëshëm për të lulëzuar, antikomunizmi fetar është diçka më i vjetër dhe në funksion të kundërshtarëve të fesë pa pasur asnjë lidhje me vetveten (e gjitha kjo per faktin me te thjeshte fare: ata qe prodhojne sot antikomunizmin kane qene dikur prodhuesit e komunizmit). Sot pretendohet që mendimi marksist ka qënë kulmi i ateizmit dhe forma fundore e këtij të fundit. Se ku fillon e mbaron e vërteta e këtij problemi nuk është e vështirë të përcaktohet, por gjithsesi të jetë puna antikomunizmi klerikal mbështetet në interpretimin e marksizmit gjatë shekullit të njëzet dhe për këtë kërkon një vëmëndje më të madhe pasi duke sulmuar shkollën sovietike është krijuar iluzioni se është sulmuar marksizmi. Është pika ku duken themelet e shtrëmbëra të antikomunizmit të sotëm të cilat “ateizmi” i dikurshëm helen nuk i ka. Nuk mund të luftohet mendimi marksist me kundërveprimin ndaj komunizmit të shekullit të XX-të, i cili në thelb ka qënë një antimarksizëm tipik duke filluar me Leninin (më të hershmit nuk na interesojnë tani për tani) dhe mbaruar me komunisto-socialistet e fundshekullit te XX-te.
A është i drejtë përfundimi thelbësor i marksizmit, sipas Leninit, është tjetër gjë dhe metodika e ndjekur nga autorët e tij është gjë tjetër. Marksizmi i shekullit të XIX-të ka plot gjëra të mira që na mësojnë se si duhet arësyetuar, çka shërben për të hedhur poshtë dhe vetë marksizmin mbi teorinë e diktaturës së proletarëve si e vetmja formë e përmbysjes së rendit kapitalist jashtë praktikave antimarksiste të shekullit të njëzet.
Përfaqësuesit e institucioneve fetare ju kundërvunë marksizmit filozofik fillimisht nga pozita hipokrite e pastaj vetiake pasi e panë kasaphanën në Rusi e më vonë në vëndet e vetëshpalluar si socialiste. Dmth kundërveprimi fillestar antikomunist është pa interes. Për të kuptuar antikomunizmin fetar, që është i njëjtë me atë botëror, duhet të kuptojmë fillimisht qënien e komunizmit përgjatë shekullit të XX-të në raport me marksizmin e shekullit të XIX-të.
Ne përveç analizave të ngjarjeve kemi marrë për bazë dhe raportet hapsinore të teorisë me praktikat reale duke përcaktuar distancat përkatëse midis tyre. Sipas kësaj teorie të gjitha revolucionet përgjatë shekullit të XX-të, të vetëquajtura proletare, duke përfshirë edhe Komunën e Parisit, kanë qënë hibride shoqërore të krijuara rastësisht nga kushte favorizuese dhe të udhëhequra nga interesa individuale nën emrin e marksizmit filozofik. A nuk qe Marksi ai që pretendonte se revolucioni proletar shpërthen si rezultat i kontradiktës midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve kapitaliste të prodhim-shkëmbimit në një shoqëri me zhvillim të tillë? Ku e gjeti zhvillimin kapitalist Rusia, Kina, Kuba apo vëndet e Europës Lindore gjatë shekullit të XX-të kur në fillimet e këtij shekulli marrëdhëniet e prodhimit ishin akoma nën trusninë feudale dhe u përmbysën nën influencën e Europës kapitaliste? N.q.s. do të pranojmë se revolucioni rus i 1905 ishte borgjez, atëhere si ka mundësi të përmbysen marrëdhëniet e reja kapitaliste kur ato vetë e kishin moshën vetëm 12 vjet (ky është një tjetër kuptim i nocionit të kohës relative)? Dmth revolucioni i Tetorit nuk ka qënë një përmbysje në fushën e cilësisë dhe vetë Lenini në këtë pikë e përmbysi teorinë marksiste mbi revolucionin, pa i dhënë aspak rëndësi saktësisë së konkluzionit marksist. Nga ky përfundim arrihet me lehtësi në konkluzionin që e gjithë rruga e Bashkimit Sovietik nga viti 1917 deri më 1985 ka qënë një rrugë sipas imponimit kapitalist monopolist shtetëror në një ambient feudal (për Rusinë kjo duhet konsideruar e saktë, ndërsa për Shqipërinë ambienti ka qënë shumë – shumë më mbrapa dhe kjo duhet t’i dedikohet vjetërsisë biologjike të shqiptarëve (në këtë pikë relativiteti ajnshtajnian përmbyset). Ekziston teoria sipas së cilës sa më i vjetër që të jetë një popull aq më i prapambetur është ai nga pikëpamja e zhvillimit social; dhe po t’i shtosh izolimin nga relacionet kjo prapambetje ngrihet në katror). Pikërisht këtij lloj komunizmi ju kundërvu bota përgjatë shekullit të XX-të duke fituar një betejë mbi të jo për meritë të saj, por nga vetëvrasja që rendi i vetëquajtur socialist i bëri vetes qe ne hapat me te para te tij (ne thelb te problemit ai lloj rendi e kishte te pamundur te jetonte po te mbeshtetemi ne zanafillen e tij). Ja përse ne pretendojmë që antikomunizmi i shekullit të XX-të ishte dhe është krejt fallso edhe pse e kreu detyrën historike konform ligjeve autoktone, por duke e lënë të hapur mundësinë, qoftë dhe vetëm teorike, të ekzistencës të një diktature të modifikuar me emra të tjerë.
Antikomunizmi klerikal ka qënë një përgjigje flakë për flakë e pretendimeve të komunistëve botëror. N.q.s. do të shikonim veprimet antifetare të këtij komunizmi në raport me ato çka kishte thënë Marksi për këtë problem do të dallonim një mospërputhje deri në ekstrem. Maksimumi i pretendimit marksist ka qënë ndarja e shtetit nga kisha dhe jetimi i klerikëve me lëmoshat e popullit. E gjithë kjo përbën kulmin e luftës marksiste kundra fesë dhe institucioneve fetare dhe vetëm kaq. Por çfarë ndodhi në vëndet e vetëshpallura komuniste? Fillimisht nën gjurmët e leninizmit u bë konfiskimi i pasurive të institucioneve fetare (gjë që e kishte bërë edhe Komuna e Parisit), pastaj u burgosën e masakruar klerikët (diku u bë më përpara kjo e fundit) dhe së fundi u ndaluan ritet fetare duke u ligjëruar si sukses mohimi diktatorial i fesë.
Mbi këtë bazë antifetare është ngritur antikomunizmi klerikal i shekullit të XX-të. Në vënd që të luftonin komunistët me armët e tyre, klerikët u kufizuan me evidentimin e krimeve duke harruar se e nesërmja vjen gjithmonë duke e mohuar të kaluarën dhe krijon mundësinë e përsëritjes historike. Asnjëherë nuk është thënë se akti i 18 shkurtit 1984 i firmosur nga Kazaroli dhe Kraksi ishte një zbatim i mësimeve të Marksit dhe asnjëherë nuk u muar mundimi të sulmohej kështjella komuniste në fushën e fesë sipas kësaj hapësire. A ka qenë e mirë apo e keqe kjo gjë e ardhmja do ta tregojë, por gjithsesi të ndodhë puna kur një popull i mbush kishat dhe xhamitë në momentin e përmbysjes së diktaturës dhe pastaj i braktis ato pas fitores e ka një domethënie që tregon se fusha e teorisë është e paezauruar. A nuk tregojnë të gjitha këto se antikomunizmi i shekullit të XX-të ka qënë krejt fallso duke krijuar mundësinë e lulëzimit të një neokomunizmi të ri, qoftë dhe më human se ai i kaluar? Nuk e dimë se çfarë thotë bota, por ne shiqptarët, më mirë se kushdo, i dimë përmasat e ateizmit komunist dhe të antikomunizmit botëror, sepse jemi ushqyer gjithë jetën me marksizmin e shkollës sovietike të pasuruar nga shkolla enveriste.
Pamvaresisht nga jeta politike dhe sido qe te jete puna, fusha filozofike e fese ka nevoje te zbertheje dhe argumentoje keto pikepyetje:
1 – A ka ZOT dhe perse sherben Ai, si mund te argumentohet? Eshte e palejueshmne te mbeshtetemi ne nje filozofi para 2000 vjecare dhe te pajtohemi me zbulimet shkencore moderne
2 – A lidhet ekzistenca e ZOTIT me jeten shoqerore dhe a ndikon mbi njeriun, n.q.s. se po, si realizohet kjo dhe kush e merr persiper fenomenin ne fjale?
3 – Cila eshte lidhja e ZOTIT me Institucionet Fetare?
4 – Cila eshte lidhja e Institucioneve Fetare me jeten shoqerore dhe, vecanerisht, cila eshte lidhja e institucioneve fetare me popullin te cilit i sherben?
Analiza e ideve dhe institucioneve fetare sipas ketij suporti tregon se mendimi filozofik boteror ne fushen e fese eshte larg te vertetes si nata me diten ku shqiptaret e sotem jane viktime e kesaj largesie.
Ky artikull mbeshtetet ne studimin “Feja dhe intelektualet” ku eshte pasur parasysh mendimin filozofik boteror dhe ai shqiptar i epokes komuniste. Cuditerisht ne kete pike ka nje perputhje te sakte dhe ka qene kjo aresyeja qe me ka shtyre ne realizimin e ketij punimi.
Dhermi me 16.10.1993