Artikuj

90- Mendime materialiste ne fushen e mendimit FETAR

Posted by Genc Hoti

Loading

    90 – Interpretime materialiste ne fushen e Mendimit FETAR;

Ndryshe: papergjegjshmeria historike e filozofit materialist te shek. te XIX-te dhe shkrimtareve, filozofeve e historianeve shqiptare te shek. te XX-XXI ne qofte se Bota e pranon se ka te tille, pasi, perpara se te pretendosh se je ateist, duhet konfirmuar:

Raporti historiko-kohor midis Fese dhe Civilizimit,

                                 Raporti historiko-kohor midis Fese dhe Shkences,

                         Raporti historiko-kohor midis Institucioneve Fetare dhe Institucioneve Politike

Raporti historiko-kohor midis Teologut dhe Filozofit,

                                   Raporti historiko-kohor midis PO-se dhe JO-se.

(pergjigje disa miqve te mi ne fb mbi kendveshtrimet filozofike e historike te problemeve fetare, por edhe emisionit “kulturor” mbi luterizmin dhe protestanizmin dhene te Tch me 22 Dhjetor 2016 ku shqiptaret nuk kane kuptuar asgje nga ligjeruesit, pasi keta te fundit e kishin pervetesuar shume sakte artin e mashtrimit dhe pervetesimit intelektual qe autoret e Reformacionit kane realizuar ne kurriz te Kishes Katolike Romane ne emer te “progresit” qe realizoi krimi politik i tyre: u formuan shtetet hajdute te fshehta qe grabisin pasurite kulturore dhe ekonomike te Kombeve ne menyre “ligjore” dhe qe manipulojne njerezit duke e akuzuar Kishen Katolike Romane per bashkepunetore ne krime (sidomos per zhdukjen e Races se Kuqe); – tipikisht kjo ka ndodhur edhe ne Shqiperine e viteve 1945-1991 kur u asgjesua Kisha Katolike Shqiptare duke e akuzuar per veprimtari antishqiptare [genjeshtrat dhe mashtrimet e perdorura ne ato raste ishin shkaku me i pare i lindjes se ateizmit shqiptar per te mbuluar krimet e kryera], vetem se ne kete rast ideatoret e krimit u fshehen pas figures se komunizmit [nuk behet fjale per zbatuesit]; – mos valle rastesi? Zberthimi i ketij rasti ne kompleks con ne zbulimin e ideatoreve te revolucionit bolshevik ne Rusine e viteve 1917, pasi praktika e formimit te procesit “revolucionar” si ne Rusine e asaj kohe, ashtu dhe ne Shqiperine e viteve pas ’43, kane perqasje te cuditshme teper larg teorise marksiste mbi revolucionin proletar, edhe pse ky i fundit ishte dhe eshte nje sajese me karakter filozofik qe i sherbeu politikes antinjerezore, duke mos pasur asnje lidhje shkakesore ose pasojale ne zhvillimin e Races Njerezore ne Toke, pervec konsolidimit te KRIMIT antinjerezor)

 

Eshte pretenduar, pergjate epokes te diktatures shqiptare, se shteti i vetequajtur “diktature e proletareve” ne Shqiperine e viteve 1967-1991 ishte i vetmi shtet ateist ne Bote per te gjithe koherat e ekzistences se Races Njerezore ne Toke, pa e ditur ne asnje rast se cfare roli kishte luajtur Feja ne historine e Njerezimit dhe posacerisht ne jeten e shqiptareve, kush forme e fese e kishte luajtur kete rol, si kishte lindur kjo forme, cilat ishin etapat e zhvillimit te saj, cili ishte roli i institucioneve te tyre, cfare kishin perfituar parashqiptaret dhe shqiptaret prej ketyre institucioneve dhe cfare ishte ateizmi. Per te perforcuar kete mashtrim politik te epokes komuniste pati nga ata autore qe shpiken traditen afetare te popullit shqiptar dhe recenzenti aprovues nxori  pretendimin ne parathenien e librit se “Autorja ka ditur te depertoje ne gjithe kete mendim duke e perdorur drejt  per te ndricuar gjithe procesin konkret sociologjik me karakter historik e aktual qe ka bere objekt hulumtimi e ndricimi” (parathenia e Hamit Beqja-s tek libri me autore Elira Cela, Tradita afetare te popullit shqiptar, f. 5, Tirane 1991). Ne te vertete autorja, dhe vete recenzenti, nga padija tipike intelektuale komuniste, ka ngaterruar ne menyre banale mungesen e besimit autokton monoteist me pranine e besimit pagan nder banoret autoktone te Gadishullit Ballkanik duke sajuar te paqenen si proces social edhe pse ky i fundit eshte absolutisht i pamundur. Te pakten, edhe vetem nga ky rast, mund te arrihet ne perfundimin se ne Republiken Popullore Socialiste te Shqiperise problemet filozofike jane shpikur dhe nuk jane analizuar asnjehere sipas materializmit filozofik. Ky i fundit, edhe pse i tipit bolshevik, u ka sherbyer politikaneve shqiptare per te justifikuar veprimtarine e tyre individuale antishqiptare dhe kriminale.

Ndersa partia-pushtet, me ane te Institutit te studimeve marksiste-leniniste, prane Komitetit Qendror te PPSH, prodhonte materiale mbi levizjen revolucionare kundra fese (1973), mbi origjinen e fese (1967) dhe perkthente nga rusishtja mbi njeriun dhe shoqerine njerezore (1967) per t’i mbushur mendjen shqiptareve se ata dhe Feja ishin ne oponence me njera-tjetren sipas filozofise bolshevike dhe shqiptaret duhet te luftonin per te pastruar ndergjegjen e tyre nga idete fetare (pikepamje tipike antimarksiste, pasi sipas kesaj filozofie te fundit ndergjegja percaktohej nga qenia shoqerore). Kontradiksioni teorik midis hipotezes mbi traditen afetare te popullit shqiptar dhe permbajtjes se ketyre librave ishte me te vertete spektakolar, por asnjeri nuk guxonte te fliste edhe pse ishte viti 1991 (shqiptareve u kishte humbur shqisa e oponences, ose ndoshta ky liber eshte nje nder ata qe mund te shpjegojne aresyet pse dhe si u pergatit 91-shi ne Tirane). Akoma edhe pertej kesaj kohe, kishin dale studiues qe kishin bere nje shpikje ne fushen e mendimit filozofik shqiptar sipas se ciles ateizmi shkencor “i mbështetur fuqimisht edhe nga të dhënat e shkencave provon se periudha më e gjatë e historisë së krijimit dhe zhvillimit të shoqërisë njerëzore ka kaluar pa paragjykime e besime fetare” (Hulusi Hako, Ateizmi shkencor, f. 32). Kjo e fundit ishte dhe eshte fund e krye nje genjeshter me bisht, por, bashkesia me te gjitha idete propagandistike ne kete fushe, tregonte nje mosperputhje midis asaj qe flitej dhe asaj qe veprohej. Cfare kishte ndodhur realisht me popullin shqiptar pergjate periudhes 1943-2016 ne fushen e mendimit fetar? Kjo eshte ajo qe duhet zbuluar per te justifikuar gjendjen e sotme sociale te shqiptareve. Por me perpara duhet zbuluar ne kemi te bejme me nje ndergjegje filozofike, dmth botekuptimore, te Kombit Shqiptar apo  me nje ndergjegje te imponuar politike per te fshehur ate qe po ndodhte prej vitit 1943 ne Shqiperi. Une pretendoj se i gjithe problemi filozofik shqiptar, pas 1943 ne emer te komunizmit  hipotetik, eshte shpikur per kete qellim te fundit.

E gjitha kjo per nje aresye shume te thjeshte: eshte pranuar se “E shkuara shpirterore e religjoze eshte brenda se tashmes, prandaj per to duhet shkruar” (Dr. Myslim Hotova: Toleranca burim i hapsires ekumenike dhe e artit ekumenik ne Ballkan, Tirane 1996) duke krijuar nje perplasje midis mendimeve te kultures se kaluar dhe vepres se politikes komuniste. Kush ka te drejte? Ne kete rast eshte “harruar” se e kaluara gjysem shekullore e epokes komuniste ka ndikimin e vet mbi inteligjencen e sotme dhe postulati i mesiperm eshte i vlefshem edhe per kete rast. Keshtu qe e drejta eshte ne kontradikte me te verteten dhe kjo eshte ajo qe e permbys kulturen komuniste te popullit shqiptar, por bashke me te dhe produktin intelektual te saj. Kjo do te thote te permbyset e tashmja (1943-2016) dhe te rikthehet e djeshmja (perpara ’43); – ky eshte pikerisht progresi qe kerkohet nga Kombi Shqiptar: Te behemi si gjithe Europa! Pikerisht ky pretendim, nuk ka rendesi saktesia, shtrohet sot per zgjidhje nder shqiptare jo vetem ne fushen e mendimit fetar, por kryesisht ne ate politik pasi i gjithe “ateizmi shkencor” shqiptar ka ne themel te vet komunizmin bolshevik sipas pyetjes: a mund te zhvillohet nje shoqeri mbi bazen e shpikjeve ideore individuale te cfaredo lloj kategorie qofshin jashte ekuacioneve historiko-hapsinor? A nuk do te thote kjo se shteti i se drejtes, qe duan te ndertojne politikanet e sotem (2016), ndodhet ne te njejtin rafsh politik mosperputhes te ideve politike me nivelin e zhvillimit social te shqiptareve te epokes komuniste? A nuk eshte me interes te zbulojme aresyen e kesaj prapambetje sociale te sotme dhe aresyen e nje zhvillimi social shume me te larte te para 75 vjeteve ne raport me te sotmen? Si ka mundesi per nje shoqeri qe te ece ne kundershtim me progresin shoqeror (kjo eshte historia e vertete e shqiptareve, te pakten qe nga shek. VII Pas Kri.)? Ne fund te fundit, cfare do te thote zhvillim social dhe ku qendron lidhja me idete fetare? Cfare perfaqeson teresia e nivelit fetar ne kete zhvillim? Dhe a perfaqesojne idete fetare, ne pasojen e tyre, thjeshte nje teresi idesh dhe institucionet e tyre thjeshte komandimin e ketyre ideve? A mund te jene idete fetare paralele te ideve politike dhe institucionet fetare forma partiake (keshtu pretendohet sot ne Shqiperi per te justifikuar krimin kundra Shqiptareve Historike)? Shqiptaret e sotem jane futur ne nje rruge politike qe nuk dine te interpretojne as pozicionin e kaluar, as pozicionin aktual dhe as pozicionin e se ardhmes. Te pakten analiza e ideve fetare eshte e afte te na coje ne zbulimin e aresyes perse popujt europiane jane shume me te zhvilluar se shqiptaret e sotem edhe perse para mbi 75 vjet shqiptaret kishin bashkejetuar me europianet ne te njejtin rrafsh politik ku diferenca dallohej vetem nga poshte prej me shume se 3000 vjetesh. Kete FAKT nuk e kane marre parasysh asnjehere qofte politika, qofte inteligjenca komuniste, por edhe e sotmja, eshte munduar ne te gjithe menyrat per ta detyruar popullin shqiptar ta harroje te kaluaren e larget dhe te aferme. E vetmja gje pozitive ne procesin e sotem politiko-arsimor (2016) eshte kerkesa per te futur ne arsimin e detyrueshem shkollor edukimin fetar (ne funksion te kesaj direktive, qe ajo te mos mbetet vetem propagande, shtroj pyetjet: cfare do te thote edukim fetar kur nuk di perse dhe si kane lindur idete fetare, apo institucionet e tyre, dhe per cfare kane sherbyer keto te fundit; – pergjigja e ketyre problemeve gjendet ne kete artikull). Eshte pika me e pare qe politika shqiptare kerkon t’i afrohet politikes europiane ne rrafshin edukativ. Por ne cilen permase? A nuk tregon kjo se behet e domosdoshme zbulimi i raportit midis Fese dhe Civilizimit, midis Fese dhe Shkences, Institucioneve Fetare  dhe Institucioneve Politike, Teologut dhe Filozofit, Po-s dhe JO-s, te pakten nga ana kohore (nga pikepamja hapsinore asnje studiues shqiptar nuk mund t’i zgjidhe keto probleme per efekt te arsimimit te detyrueshem shkollor, gje te cilen bota europiane e ka zgjidhur prej kohesh sipas menyres se vet; – te pakten libri i Erik From ”Psikoanaliza dhe feja”, Tirane 2002 e ploteson kete kusht)? Sipas materializmit filozofik pergjigja eshte si me poshte, me pretendimin qe ne Shqiperi materializmi dhe politika formojne nje kunderti formale per efekt te edukimit shkollor 75 vjecar. Politika shqiptare eshte tmersisht larg materializmit politik te zhvillimit social te shqiptareve (termi materializem ne kete rast nenkupton perfitimin konkret ne zhvillimin social duke u mbeshtetur ne FAKTIN e paster te painterpretuar nga demagoget e sotem, sidomos shqiptar).

Duke e ditur sakte (saktesia eshte e lidhur me pamundesine e ekzistences se proletariatit sipas kuptimit marksist ne Shqiperine e asaj kohe, por me sa kam kuptuar pergjithmone) qe termi diktature e proletareve ne Shqiperi ishte fund e krye nje mashtrim politik qe sherbeu per te gjunjezuar, grabitur dhe poshteruar Kombin Shqiptar, vetvetiu bie dyshimi mbi termin ateizem te perdorur nga edukatoret politik shqiptar. Cfare eshte ne realitet ateizmi, cfare perfaqeson ai dhe cili eshte thelbi i tij filozofik (ateizmi vetem kete thelb formal zoteron), pasi ateizmi nuk eshte nje realitet qe shihet me sy (ateizmit i shihet vetem vepra kriminale, e ketu tek ne edhe vepra antishqiptare)? Per cfare ka sherbyer dhe cila eshte permbajtja e tij? Jam i sigurte qe bashkeatdhetaret e mi jane te genjyer edhe ne kete drejtim nga detyrimi arsimor e ai politik dhe perdorimi i ketij termi eshte i pakuptimte jo vetem atehere kur u shpik per here te pare (jo ne Shqiperi), por edhe sot kur pretendohet se niveli i shpjegimit te fenomeneve natyrore nga ana e shkences e ka parakaluar nivelin e shpjegimeve te tyre nga ana e ideve fetare. Problemet fetare nuk jane kaq te lehta sa i trajton politika dhe propoganda e sotme jo vetem ne Shqiperi, keshtu qe FAJI i menyres se trajtimit te ideve fetare nga ana e politikes nuk eshte thjeshte i botes shqiptare. Intelektualet shqiptare e kane huazuar kete metode trajtimi shume me heret dhe e kane sjelle ne Shqiperi pas studimeve universitare shume kohe perpara viteve te terrorit komunist, pa e ditur se cfare fatkeqesie po i sillnin Kombit Shqiptar. Keshtu qe shpallja e Shqiperise, pas 1967, si shteti ateist i vetem ne Bote, eshte nje genjeshter qe nuk mund te perdoret me dhe qe ka sherbyer per te fshehur krimin historik dhe politik ndaj Popullit Shqiptar. Ne realitet Populli Shqiptar, jashte institucioneve te tyre fetare, eshte populli me i paditur ne Europe ne fushen e fese deri ne ate mase sa mund te thuhet qe shqiptaret e shek. te XXI nuk kane fare kulture fetare dhe cdo adresim qe mund t’i behet ne kete drejtim eshte fund e krye pasaktesi, me e pakta. Ne realitet kjo padije bie ne kundershtim me pikepamjen e te qenurit tolerante te shqiptareve ne fushen e fese, pasi ne te gjithe fushat e tjera shqiptaret nuk e njohin tolerancen per efekt te megalomanise se tyre ekstreme ne fushen e kultures. Keshtu qe ja vlen per t’u marre me analizen dhe zberthimin e ideve fetare per t’i treguar lexuesit, sidomos shqiptar, se sa larg realitetit historik te ideve fetare kane qene shqiptaret pergjate kohes kur udheheqja e tyre politike pretendonte se ishin ateistet e vetem ne bote.

Fakti qe elementet e botes fetare jane tmersisht me te vjeter se cdo element social qe njihet ne Toke hedh dyshime shume permasore mbi permbajtjen e shkencave sociale dhe atyre te natyres, ku gjeja me e thjeshte fare eshte trajtimi e elementit KOHE ne menyre shume antishkencore, antifilozofike, antihistorike dhe antinjerezore. Per ta thene hapur fare faktori KOHE nuk i ka sherbyer as Njerezimit dhe as Shkences ne asnje permase, cka tregon qe themelet e Shkences nuk jane rigorozisht te sakta. Te pakten trajtimet filozofike dhe shkencore te ideve fetare lene per te deshiruar tej mases jo vetem ne Shqiperi. Akti me pozitiv i sociologjise se sotme, duke perfshire dhe aktpranimin e saj, eshte perfshirja ne edukimin arsimor te postulatit themelor te zhvillimit te shoqerise njerezore qe thote se: nje institucion njerezor nuk mund te mbeshtetet mbi gabimin dhe genjeshtren. Sikur te ndodhte keshtu, ai nuk do te mbijetonte (Emil Durkheim, Format elementare te jetes fetare, f. 18, Tirane 2000). Duke pare mbijetesen e ideve fetare ne popullata milionavjecare nuk eshte veshtire te arrihet ne perfundimin se mosha e ideve fetare ne Toke eshte milionavjecare dhe eshte absolutisht e pamundur t’i kundervihesh ketyre milionavjecareve te te gjithe Globit me disa dhjetevjecare ne nje vend te vetem. Faktori KOHE eshte me kokeforti se te gjithe faktoret e  tjere te marre se bashku te te gjithe rruzullit tokesor. Njerezimi akoma nuk ka mesuar te aresyetoje sipas KOHES dhe rolit te kesaj te fundit ne zhvillimin e tij.

Por aresyeja e asaj qe une dua te zbuloj ne kete trajtese permbledhese filozofiko-historike eshte fakti perse Bota Politiko-Njerezore e ka trajtuar Fene si nje zhele prej 300-400-500 vjetesh dhe kete veprim ua ka injektuar shqiptareve pergjate shek. te XX-te duke i akuzuar per antifetare (po te flasim me gjuhen  e materialistit, faktori KOHE konstaton se populli shqiptar eshte populli me fetar, te pakten ne Europe, per aresyen me te thjeshte fare: pergjate 3000 vjeteve qe i njeh historia kane lundruar vetem brenda besimeve pagane autoktone, kur popujt e tjere europiane kane parakaluar plotesisht tre forma fetare pa asnje lidhje me njera-tjetren; mungesa e kesaj lidhje perben objektin themelor te teologjise historike dhe ate qe nuk kane qene ne gjendje te zbulonin materialistet e shek. te XIX-te). Rasti i jetes historike tek shqiptaret, ne shume fusha, pergjate shek. te XX-te eshte i afte te coje ne zbulimin e krimeve qe jane bere kunder Njerezimit nga ana e politikes boterore (keto krime jane perseritur ne Shqiperi me vone ne forme eksperimentale, vete komunizmi enverist eshte nje nder keto eksperimente) ne qofte se ne realizojme metoden krahasuese per kohera te ndryshme te ndikimit te politikes mbi Popujt. Por paraprakisht dua te ve ne dukje se elementi i fese eshte elementi me i rendesishem ne percaktimin e gjenezes se popujve dhe niveli i zhvillimit te tyre social percaktohet nga distanca KOHORE qe ato kane me procesin e perqafimit te ZOTIT jo ne menyre individuale (rendesia e procesit fetar nuk qendron tek individi, por tek bashkesia njerezore dhe kjo nuk eshte kuptuar kurre, te pakten tek ne, duke perbere defektin me kryesor ne zhvillimin shoqeror te shqiptareve). Problemet fetare jane trajtuar ose filozofikisht pa zgjidhur asgje duke dale jashte temes ose politikisht duke e permbysur institucionin e fese. Ne te dy rastet eshte futur ne perdorim koeficienti i papercaktueshmerise objektive dhe eshte kaluar ne stadin e mosekzistences. Pretendohet se si cdo institucion tjeter njerezor feja nuk fillon askund (Emil Durkheim, Format elementare te jetes fetare, f. 23, Tirane 2000). Kjo perben anen e kundert te materializmit filozofik (jo te atij para nje shekullor) dhe kjo te detyron qe ne te ndjekim nje rruge tjeter (nuk marr persiper te zbuloj saktesine e perkthimit n.q.s. ka ndonje lapsus, qofte edhe pa dashje).

Kjo gje nuk me pengon te realizoj trajtesen e fese ne menyre te njehsuar si ne ato qe jane shkruar ne Shqiperi ashtu dhe jashte saj; si sot, shume afer, ashtu dhe dje, shume larg. Por me perpara dua te sqaroj lexuesin se materializmi dhe feja nuk jane te kunderta ne asnje permase, pasi vete materializmi eshte produkti i vetem dhe kompesues i ideve fetare dhe problemi eshte ngaterruar me paragjykim per te fshehur krimin politik ndaj Njerezimit. Vete ekzistenca e fese eshte materializem i kulluar me domethenie pertej mendimit filozofik te thjeshte, por duhen percaktuar permasat kohore si te ideve fetare ashtu dhe te mendimit filozofik dhe vetem pas kesaj mund te kalojme ne percaktimin hapsinor qofte te fese e qofte te mendimit filozofik te cfaredo forme qofte. Akoma me tej, duhet percaktuar koha e shkeputjes se mendimit filozofik nga mendimi fetar, ose e mendimit laik nga ai teologjik. Kjo e fundit i fshihet Njerezimit me shume kujdes duke e paraqitur autorin e pare te laicizmit letrar si armik te krishterimit institucional (per kete shih artikullin: “Dante Alighieri, Laicizmi dhe Kisha Katolike! Po shqiptaret” publikuar ne blogun www.genchoti.com), kur vete laicizmi eshte vepra me e shenuar e Kishes Katolike qe hap nje faqe te re ne Historine e Njerezimit. Vetem pas kesaj filozofi filloi te flase me mendjen e vet kur duket sikur teologu hesht.

Idete fetare ne historine e Njerezimit kudo ne Bote dhe per te gjithe koherat jane analizuar sipas tre formave, por asnjehere ne menyre historike duke qene ne unison me teorine marksiste (K.Marks-F.Engels: “Ideologjia gjermane”) mbi mos pasjen e ideve fetare, ideologjike dhe rrjedhimeve te lidhura me to as thelb, as permbajtje dhe as histori (FAKTI historik flet per te kunderten, sidomos ne popujt europiane, veprimtaria e te cileve pas vitit 330 te Epokes se Krishtere eshte e lidhur ne menyre te domosdoshme dhe te pazgjidheshme me Institucionin e Fese kur kemi dhe kulmin boteror te lidhjes se saj me Politiken, si produkt i drejteperdrejte e ketij institucioni. Per ta thene sakte fare Historia e Njerezimit fillon ne Fene deri ne ate mase sa ne duhet te pranojme qe Institucioni i Fese ka krijuar Njeriun; – gjeni menyren se si lind Feja dhe do te kuptoni perse Njerezimi dhe Feja jane Nje dhe te pandare. Doni t’i beni keq nje popullate pa e zhdukur ate duke i bere skllever te bindur: ndajeni nga Besimi Fetar; rasti i popullit shqiptar pas 1967 e verteton katerciperisht kete postulat):

1-Teologjike, ku shkollat katolike i kane krijuar dhe suprimuar te gjithe shkollat e ketij niveli ne Bote per te gjithe koherat (e konsideron procesin tipikisht fetar njerezor vetem pas lindjes se Jezu Krishtit, pasi me perpara idete fetare kane pasur karakter pagan e politeist dhe akti i fundit, i lidhur me politiken skllavopronare, konsiderohet nje nder gabimet e panumerta njerezore deri ne ate kohe mbi c’baze ndodhi sakrifica ne kryqezim e Jezu Krishtit per te ndrequr keto gabime; – personalisht mund te gaboj ne percaktimin e ketij konsideracioni, pasi eshte nje problem vetem teologjik). Trajtimi i ideve fetare sipas hapsires teologjike eshte nje profesion krejt me vete qe pak njerez dine ta realizojne. Per te qene te sakte, me teologet fillon profesioni i filozofit dhe intelektualit (nuk pretendoj qe problemet fetare mund t’i trajtoj sakte nga pikepamja teologjike, keshtu qe nuk eshte per t’u habitur qe perfundimet e mia filozofike te jene ne kundershtim me perfundimet teologjike). Por me ka habitur fakti i mostrajtimit te ideve fetare nga pikepamja historike duke mos i lidhur etapat e zhvillimit social me format e ideve fetare. Ne fund te fundit ka vend pyetja: Perse format fetare kane kaluar nga kultet pagane  ne politeizem, e pastaj ne monoteizem, dhe jo e kunderta? Cfare perfaqeson kjo rruge nga pikepamja teologjike? Mos valle ky kalim eshte argumenti me i pare mbi tendencen dhe mundesine e gjetjes se ZOTIT ne menyre praktike? “Ateistet” europiane ne kete pike kane heshtur per paaftesi intelektuale. Ata asnjehere nuk i jane pergjigjur pyetjes: perse idete fetare kane nje dinamike nga shumesi ne njejes, dmth nga e komplikuara drejt se thjeshtes; qe fare mire mund te perkthehet: nga e panjohura fetare drejt njohjes se ZOTIT, pasi ZOTI eshte NJE dhe i VETEM?

2-Filozofike, ku pjesmarresit kane ecur ne gjurmat e teologjise dhe mund te permend: Filonin (13 Pa.Kri. – 54 Pas Kr.), Shen Augustin (354 – 430), Fridrih Hegelin (1770 – 1831), Ludwig Fojerbahun (1804 – 1872), Bruno Bauerin (1809 – 1882). Por asnjeri nga keta autore nuk ka percaktuar raportin hapsinor te ideve fetare me idete filozofike. Vetem tek Ludwig Fojerbahu kam gjetur postulatin se qenien e Fese eshte nje filozofi te vertete. Me gjysem zeri eshte pranuar, duke e trajtuar politikisht, se filozofia dhe feja jane formalisht te kunderta, pasi ne thelb nuk jane te tilla (sipas Karl Marks – “Rreth kritikes se filozofise hegeliane te se drejtes”), por asnjeri nuk e ka thene se idete fetare jane me te hershmet ne kohe se cdo ide tjeter te prodhuar nga Njeriu, e per rrjedhoje idete filozofike rrjedhin ne menyre te drejteperdrejte nga idete fetare duke qene femijte e saj. Nxjerrja e raportit hapsinor te ideve fetare me te gjithe idete e tjera politike, juridike, artistike, letrare e deri ne ato shkencore, e permbys te gjithe perfytyrimin qe ne kemi per menyren e zhvillimit te Races Njerezore ne Toke, te pakten ne keto 2000 vjetet e fundit (nuk eshte i mjaftueshem postulimi i varesise se ideve nga qenia shoqerore; te pakten rasti i ideve fetare tregon se ky postulat nuk ka vend ne kete rast; perkundrazi, jane idete fetare qe percaktojne qenien njerezore ne raport me kafshet; – materializmi i shek. te XIX i eshte shmangur kesaj rruge per efekt te paaftesise se deklaruar, sic do ta shohim ne vazhdim, por se pari ajo duhet konstatuar dhe materializmi i asaj kohe ka vuajtur nga kjo semundje qe u eshte transmetuar politikaneve te mevonshem te shekullit te XX-te). Kalimi nga shumesi ne njejes eshte nje thjeshtim ne procesin social, por filozofet e vetequajtur materialiste te shek. te XIX-te nuk e kane marre parasysh kete dukuri duke postuluar se zhvillimi behet nga e thjeshta drejt se komplikuares (F.Engels, Dialektika e natyres) dhe problemi i fese ka ecur ne nje rruge mistike te panevojshem, dmth politike (vetem politika, dhe jo mitologjia, eshte perfaqesuesi me i devotshem i mistikes).

3-Politike, ku pjesmarresit kane ecur ne gjurmet e permbysjes se dialektikes duke futur ne skenen e veprimit politik kontradiktat mes grupeve dhe klasave. Ne kete menyre i kane paraqitur idete fetare te bashkangjitura me perleshjet shtazore te nje instikti qe nuk ka asnje lidhje me Fene. Ne realitet interpretimet e ideve fetare sipas formes politike nje presje e ndan nga forma shtazore. Mund te permend Karl Marksin (1818-1883), Frederik Engelsin (1820-1895), V.I.Leninin (1870-1924), Bertrand Russell (1872-1970) te cilet shqiptaret pretendojne se ja i njohin mire filozofite perkatese, sidomos tre te pareve. Kam rast t’u vertetoj se kjo eshte nje genjeshter tjeter e madhe ne te gjithe permasen e pretenduar. Pasi, sic do ta shohim ne vazhdim, ketu ka filluar dhe mbaruar manipulimi i Njerezimit nen termin ateizem dhe shqiptaret jane produkti i ketij mashtrimi. Asnjehere politika nuk e ka trajtuar problemin nga pikepamja e unitetit historik qe ajo ka pasur me institucionet fetare dhe llojshmeria e ketij uniteti tregon sot se dallimi midis racave nuk eshte as biologjike, as sociale, as vetem politike, por ajo eshte e varur tipikisht nga forma e lidhjes se institucioneve fetare me institucionet politike. Nga forma e kesaj lidhjeje varet gjendja historike e racave njerezore ne Toke.

Por te tre keto forma analitike e kane konsideruar Fene te lindur perpara tyre dhe mbi kete baze fillon rruga e gjitheseiciles. Ekzistenca e ketij FAKTI dhe mos marrja parasysh e tij eshte treguesi me kryesor qe te tre format analitike te mesiperme te mos jene ne perputhje me kohe-hapesiren e vet duke kundershtuar vetveten. Ne po ndjekim formen filozofike materialiste, por jo ate materialiste te shek. te XIX-te, per te pare perputhjen e pretenduar dhe cfare fshehin “ateistet” shqiptare me deklaratat e tyre edhe pse jam i bindur qe ndergjegja, botekuptimi, pasioni dhe ajo qe flasin nuk perputhen ne asnje rast per kete problem (ky kendveshtrim perben thelbin e vellimit te dyte te “Tjetersimi i Historise ose….”: “Feja dhe Intelektualet”, prej nga eshte marre nje pjese e ketij artikull ne menyre perpunuese).

Zberthimi i termit, nga pikepamja gjuhesore shqipe, na jep kete panorame analitike:

“ATEÌZ/ËM,~MI m. Mohimi i qenies se cfaredo perendie, te hequr dore nga cdo besim fetar; te qenit ateist. Ateizmi shkencor (luftarak). Kendi i ateizmit. Ne frymen e ateizmit (Fjalor i Gjuhes se sotme Shqipe, Tirane 1980).

  • Zberthimi gjuhesor nuk eshte i plote, pasi e kufizon problemin thjeshte ne nje deshire individuale kur shembujt e marre nuk kane lidhje me kete individ. Pra nga pikepamja gjuhesore termi ateizem nuk zberthehet plotesisht duke i hapur rruge mashtrimit filozofik. Nuk po flas pastaj per termin “ateizem shkencor”, fallsiteti i se ciles duket ne menyre shume elementare, pasi nuk kane dhene asnje element shkencor te pozicionit te ateistit.

Krahasimi i dy lloj fjaloreve tregon se ky mashtrim eshte prezent dhe i ka sherbyer politikes, jo vetem shqiptare, per te fshehur krimin e saj.

Zberthimi i termit, nga pikepamja filozofike, nxjerr ne pah kete manipulim fare hapur ku filozofet, qe nuk jane marre fare me kete problem, akuzohen si ndertuesit e ateizmit shkencor. Kemi marre per baze nje seri fjaloresh filozofike per te pare shkallen e perputhjes dhe permasat e ndryshimit midis tyre, por duke realizuar dhe komentin e pretendimit filozofik, pasi ky i fundit jo rralle eshte fals, dmth i pavertete:

Sipas Fjalor i Filozofise, Tirane 1982, termi ateizem ka kete permbajtje:

“Ateizëm (greq. α – parashtese mohuese; theós – zot; mohim i zotit), sistem pikepamjesh shkencore qe mohojne ekzistencen e cfaredo perendie, qe eshte kunder cdo besimi fetar. / Objekti i ateizmit eshte te shpjegoje shkencerisht shkaqet e lindjes dhe te ekzistences se fese, te kritikoje teorite e dogmat fetare, te zbuloje rolin reaksionar social te fese dhe te tregoje rruget e metodat e pershtatshme per crrenjosjen e besimeve fetare nga ndergjegjja e njerezve e per te luftuar kunder obskurantizmit fetar. Baza filozofike e ateizmit eshte botekuptimi materialist shkencor. Lufta midis ateizmit dhe fese eshte shprehje e luftes se klasave.

  • Qe autoret e ketij fjalori ja kane futur kot ne te gjithe permbajtjen e zberthimit as mos e diskutoni, por nuk arrij te kuptoj se cili ka qene qellimi i perbashkimit te termave: botekuptim materialistateizemfelufte klasash kur ato nuk kane asnje perputhje kohore ne lidhje me zanafillen e gjitheseiciles dhe, mbi te gjitha, nuk kane asnje perputhje te qenies se tyre reale. Ne qofte se botekuptimi, ateizmi dhe feja lidhen me ndergjegjen e individit njeri, lufta e klasave eshte nje realitet objektiv i trasheguar ne menyre krijuese nga vellezerit kohore shtazore. Atehere cila eshte lidhja midis ideve fetare dhe luftes se klasave, kur e dyta eshte produkt i se pares ne menyre te drejteperdrejte nga tjetersimi i veprimtarise sociale te Njerezimit pjesor? Kjo eshte analoge me pyetjen: cili eshte dallimi midis shoqerise njerezore dhe shoqerise se peshkaqeneve?

Sipas Fjalor i Filozofise, me autor Ekrem Myrtezai, Tirane 2007, termi ateizem ka kete permbajtje:

“ATEIZËM, MI (gr “α” – jo dhe “theos” – Zoti; gjerm. Atheismus; fr. αtheisme; ang. αtheism) – pikepamje teorike apo bindje e aresyes se shendodhe, sipas se ciles Zoti nuk ekziston dhe rrjedhimisht, nuk ekzistojne as engjejt, djajte, pavdekshmeria e shpirtit, bota e perjetshme, etj.; mohimi i fese, besimit fetar, etj. Fillet e ateizmit i gjejme qysh ne filozofine antike greke e romake (Leukipi, Demokriti, Anaksagora, Empedokli, Epikuri, Lukreci, etj.). Megjithekete, ateistet me te njohur u paraqiten ne shekullin XVIII, ne kohen kur zvillohet nje lufte e ashper (teorike e praktike-politike) kunder rendit te vjeter feudal dhe ideologjise se tij: Dideroi, Holbahu, Lametri, Helveciusi, etj. Holbahu, i quajtur “armik personal i Zotit” eshte autor i shume veprave kunder fese ne pergjithesi, dhe krishterimit, ne vecanti (“Sistemi i natyres”, “Krishterimi i demaskuar”, etj.). Sipas materialisteve franceze te shek. XVIII dhe iluministeve, feja, dhe lidhur me te besimi ne ekzistencen e Zotit, jane produkte te mosdijes, te injorances. Perfundimi: me zhdukjen e mosdijes do te zhduken edhe feja e besimi. Ne shekullin XIX, materialisti gjerman Ludvig Fojerbahu i beri nje kritike te ashper fese, ne pergjithesi, dhe krishterimit, ne vecanti. Ne veprat e tij te njohura “Thelbi i krishterimit” dhe “Thelbi i fese”, Fojerbahu paraqitit nje ateizem te mbeshtetur ne antropologjizmin: feja dhe Zoti jane projeksione te deshirave te parealizuara te njeriut; feja eshte nje trajte e tjetersimit te njeriut, kurse perfytyrimet fetare nuk jane gje tjeter vecse bartja imagjinare e botes tokesore ne boten qiellore; nuk eshte Zoti qe ka krijuar njeriun, por ky i fundit ka krijuar Zotin sipas shembellimit dhe deshirave, aspiratave, halleve e nevojave te veta. Dallojme shume lloje, trajta te ateizmit: ateizmin naiv: bindja e disa njerezve apo grupeve te caktuara sociale, te cilet nuk dine per ceshtjen e Zotit dhe, prandaj refuzojne nje entitet te tille; ateizmi teorik synon qe mohimin e ekzistences se Zotit, dhe bashke me te mohimin e cdo qenie tjeter imateriale, ta provoje me te dhena logjike, shkencore, historike, psikologjike; kete lloj ateizmi e shqeteson provimi i ekzistences se Zotit; ateizmi postulator: ateizmi, te cilin N.Hartmani e paraqiti ne vepren e tij “Etika”: supozimi i ekzistences se Zotit eshte ne kundershtim me supozimin e ekzistences se lirise, kurse pa liri nuk mund te kete as veprim moral. Prandaj, thote Hartmani, ekzistenca e Zotit dhe e lirise, si parakusht per veprim moral, jane te papajtueshme, sikurse teza dhe antiteza. K. Marksi ishte i mendimit se i tere ateizmi i deriatehershem (paramarksist)) kishte karakter “teorik” (vetem shpjegonte teorikisht pamundesine e ekzistences apo te njohjes se zotit). Marksi insistonte me heqjen praktike te kushteve sociale qe mundesonin ekzistencen e fese dhe te besimit fetar. “Baza e kritikes afetare eshte njeriu, ai e krijon fene, kurse feja nuk e krijon njeriun….Detyra imediate e filozofise, qe ndodhet ne sherbim te historise, eshte qe, pasi te jete demaskuar figura e shenjte e vetedijesimit njerezor, te demaskoje vetetjetersimin ne figuren e tij profane. Kritika e qiellit shnderrohet keshtu ne kritiken e tokes, kritika e fese – ne kritiken e se drejtes, kritika e teologjise – ne kritiken e politikes”. Marksizmi gabon kur tere ceshtjen e fese e te besimit e trajton nga aspekti material, duke mos perfillur aspak ndergjegjen e njeriut si nje entitet tejet specifik, i cili nuk mund te shpjegohet  vetem me faktoret ekonomike dhe shoqerore.

  • Duke perjashtuar raportin midis ideve fetare dhe institucioneve te tyre, autori ka permbledhur nje teresi faktesh duke dhene, ndoshta, panoramen me te sakte te asaj se cfare ka ndodhur me botekuptimin fetar ne Bote pergjate shekujve te fundit. E keqja e kesaj analize eshte pranimi i njerit krah te kritikes formale pa qene i afte te jape zgjidhjen e problemit. Kunderveprimi teorik i pretendimeve marksiste nuk ka gjasa te jete i vertete pasi ekziston pretendimi i kundert i moszgjidhjes se ketij problemi, sic do ta shohim ne vazhdim.

Sipas Fjalor Filozofik, me autor Servet Pellumbi, Tirane 2011, termi ateizem ka kete permbajtje:

“ATEIZËM, (greq. α – parashtese mohuese; theos – Zot; mohim i Zotit), sistem pikepamjesh e bindjesh qe mohon ekzistencen e cfaredo perendie, qe eshte kunder cdo besimi fetar. Liria e ndergjegjes qe sanksionohet ne kushtetutat e shteteve demokratike, lejon si lirine e besimit ne fe, ashtu dhe ateizmin, mosbesimin e plote apo te pjesshem ne asnje fe. Sipas Almanakut te vitit 1994 ne bote ishin rreth 240.3 milion ateiste te deklaruar. Karta Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut, ne nenin 18 te saj, i njeh cdo personi te drejten e lirise se mendimit, te ndergjegjes dhe te fese.

  • Autori eshte kufizuar ne pranimin e veprimit politik nderkombetar duke ju shmangur thelbit te problemit. Profesori i filozofise duhet te kishte ditur te jepte panoramen e ideve fetare sipas asaj te “zgjidhur” sipas hipotezes se kaluar dhe sipas filozofise se imponuar politikisht. Duke mos bere as njeren dhe as tjetren profesori i filozofise ka dashur te rregulloje ndergjegjen e vet ne syte e shqiptareve me statistika jashte domethenies, pasi shifra ne fjale nuk eshte tregues mbi lidhjen e ZOTIT me njeriun, por tregon sasine imponuese te politikes mbi njeriun ne menyre individuale.

Sipas Fjalor i Filozofise, i serise Larousse, me autor Didie Zhylia, Tirane 1994, termi ateizem ka kete permbajtje:

“ateizmi, doktrine apo qendrim qe mohon cdo perfytyrim te nje Zoti si nje person i gjalle. Ne kete kuptim, si deizmi qe mohon cdo perfytyrim te Zotit, si panteizmi, qe identifikon Zotin dhe natyren (Spinoza) jane ateizem; ky eshte kuptimi i ateizmit ne gjuhen klasike. Sot nocioni i ateizmit ka nje shtrirje shume me te gjere, tregon doktrinen apo qendrimin qe mohon ekzistencen e Zoti, cilidoqofte ai. Ky mohim nuk eshte gjithmone i shprehur qarte; ka njerez, thote Nicja, qe nuk jane preokupuar kurre nese ekziston apo jo Zoti, shqetesimi i tyre i vetem eshte problemi i gjendjes se njeriut dhe i destinacionit te tij. /  Fojerbahu dhe Marksi kane krijuar teorine moderne te ateizmit; cdo besim te Zoti eshte nje “tjetersim”, nje arratisje nga realiteti, nga problemi themelor qe nuk eshte problemi i ekzistences se Zotit, por ai i se ardhmes se njeriut. Kur Marksi thoshte se “feja eshte opium i popujve”, ai donte te thoshte se punetori i tjetersuar ne pune dhe qe jeton pa shprese per kushtet me te mira ne kete bote, genjehet me idene e “nje bote tjeter” me te mire, ku do te gjeje vendin qe i takon, ndersa sipas Marksit, ai e ka shpetimin ne kete bote: ndergjegjja revolucionare duhet te zevendesoje tek ai ndergjegjen fetare (ne te vertete ky eshte perfundim bolshevik dhe jo marksist, GH).

  • Kjo enciklopedi e trajton problemin ne menyre te paragjykuar, perderisa pranon anen formale te mos pranimit te Zotit pa e cuar me larg kete paragjykim. Nuk eshte e qarte ne ateistet tentojne ndonjehere te argumentojne mosekzistencen e Zotit ne planin filozofik apo ne ate real. Sipas pikepamjes se fjalorit mjafton te thuash se nuk ka Zot dhe nenkuptohesh si ateist. A nuk do te thote kjo, ne menyre nenkuptuese, se ateistet jane thjeshte fjalamane duke mos pase asnje sens praktik qofte ne planin filozofik e qofte ne ate historik? Nuk eshte e qarte se cili eshte raporti midis ideve fetare dhe institucioneve te tilla ne Historine e Njerezimit. Pastaj analiza, sipas ideve marksiste, nuk duhet te jete e plote po te kemi parasysh vepren e Marksit per kete teme (variantin bolshevik). Po ta lexosh kete ide te Marksit ne vepren ku i ka shkruar keto rreshta (Rreth kritikes se filozofise hegeliane te se drejtes, Tirane 1979) arrihet ne nje perfundim krejt tjeter per tjeter, sipas te cilit: Feja eshte opium per njeriun, por nje opium i domosdoshem! Merita e Marksit qendron ne trajtimin e institucionit fetar si nje institucion politik duke e ndare nga idete fetare, por pa treguar ne asnje rast se cili eshte roli i ketyre institucioneve dhe ketyre ideve ne Historine e Njerezimit. Ne kete pike jane bllokuar te gjithe te vetequajturit marksiste dhe vetem kaq. Ka qene bashkepunetori i Marksit, F.Engelsi, qe pati pranuar se “Nje feje, qe pushtoi Perandorine Romake qe ishte shtrire ne te gjithe boten dhe sundoi per 1800 vjet ne pjesen me te madhe te njerezimit te qyteteruar, nuk mund t’ia dalesh vetem duke thene se eshte nje marrezi e perftuar nga disa mashtrues” (F.Engels, Bruno Baueri dhe Krishterimi i hershem, K.Marks-F.Engels, Mbi Fene, Tirane 1979). Atehere problemi rezulton te jete shume-shume me i thelle dhe materialistet e te gjithe koherave kane genjyer simpatizantet e tyre, pasi, sic do te shohim, zgjidhja materialiste eshte tjeter per tjeter dhe krejt me ndryshe nga ai i te quajturve ateiste, qofshin dhe jo shqiptare.

Sipas Enciklopedia e pergjithshme, e serise Oxford, Tirane 2006, termi ateizem ka kete permbajtje:

“ateizem (nga greq. a theos ‘pa zot’) Mohimi i ekzistences se cfaredo zoti ose qenieje te mbinatyrshme. Nuk duhet te ngaterrohet me AGNOSTICIZMIN, i cili thote se, meqe ekzistenca e zotit as nuk mund te provohet dhe as nuk mund te hidhet poshte, atehere nuk duhet te jete objekt i besimit ose i mosbesimit. Ateisti mendon, perkundrazi, se vete nocioni i zotit eshte pa kuptim, pikepamje kjo qe ndeshet edhe te disa besime aziatike, si budizmi THERAVADA. Ne shekullin XIX MARKSI e bazonte ateizmin e vet te MATERIALIZMI dhe kerkonte heqjen e fese, te cilen e shihte si mbeshtetese te nje rendi ekonomiko-shoqeror te padrejte. Teoria komuniste e zhvilluar nga marksizmi eshte rreptesisht ateiste. NIETSCHE-ja shpalli ‘vdekjen e zotit’ dhe nxiti njeriun ta kerkonte kuptimin e jetes vetem tek vetja, nje qendrim te cilin e moren edhe ekzistencialistet e shekullit XX, si HEIDEGGER-i dhe  SARTRE-i. Shkolla moderne filozofike e POZITIVIZMIT LOGJIK eshte gjithashtu ateiste, duke argumentuar se atesyetimet fetare jane logjikisht te pabazuara, meqe dija mund te nxirret vetem nga vezhgimi dhe pervoja.

  • Ne keto rreshta, problemet e pretenduara si materialiste nuk jane shume te sakta, per te mos thene qe jane te pasakta me teresi. Injektimi qe i behet materializmit sikur eshte i lidhur me marksizmin, dhe ky i fundit me ateizmin, eshte fund e krye nje trillim qe ka per qellim te fshehe luftetaret e vertete kundra institucioneve fetare te epokes “revolucionare” borgjeze, prej nga e ka burimin politika e sotme europiane. Eshte nje propogande e shemtuar politike e cila ka per qellim te fshehe gjurmet e prejardhjes historike te institucioneve dhe elementeve te sotem sociale dhe te gjithe dinamiken e tyre pergjate 2000 vjeteve te pakten. Shtremberimi i historise europiane te ketyre 2000 vjeteve e ka burimin pikerisht tek termi ateizem, packa se gjitheshka eshte e trasheguar ne menyre tjetersuese nga vepra historike e institucioneve fetare. Ne do ta shohim ne vazhdim qe kjo veper eshte e shtremberuar pikerisht nga autoret e marksizmit dhe nga mosdija e tyre per problemet e gjenezes se ideve fetare ne Historine e Njerezimit. Te pakten lidhja e materializmin me marksizmin per problemin e fese eshte teper e lehte te diskretitohet dhe ne kete pike marksizmi permbyset me lehtesi (bile idete fetare jane ato qe e bejne marksizmin e proletareve te pavlefshem qe ne hapat me te para te tij). Pervetesimi qe diktatoret e shek. te XX-te i bene teorise marksiste duke e permbysur ate qe ne fillimet e ketij shekulli (1905 – artikulli i V.I.Leninit mbi shtetet e bashkuara te Europes) te con ne zbulimin e percaktimit te thelbit te qenies se revolucioneve borgjeze ne Angli (shek. XVII), France (shek XVIII) dhe te atyre socialiste ne Rusi (1917), Kine (1949) e vendet e vetequajtura socialiste (pergjate mesit te shek. te XX-te, pas Luftes se Dyte Imperialiste) si revolucione kriminelesh, hajdutesh dhe mashtruesish ordinere (te pakten librat: “Libri i zi i revolucionit francez”, permbledhur nga fr. Renaud Silly, Tirane 2012, dhe “Libri i zi i komunizmit, krime-terror-shtypje” me autore Stephane Courtois, Nicolas Werth, Jean Louis Panne, Andrzej Paszkowski, Karel Bartosek, Jean-Louis Margolin, Tirane 2000, ne kete pike perputhen plotesisht).

Gjithkush e kupton se zberthimi filozofik, sipas ketyre enciklopedive, e percakton marksizmin politik si babain e ateizmit “shkencor” (e ve ne thojza, sepse ateizmi ne cfaredo shkalle qe te jete nuk ka asnje element shkencor) dhe kjo eshte pika e pare qe nuk eshte ne perputhje me realitetin filozofik. E keqja e kesaj pune ne Shqiperi eshte fakti i publikimit te ideve marksiste sipas perkthimeve te marra nga shkolla bolshevike dhe jo nga origjinali. Shkolla komuniste shqiptare perbashkoi shkollen bolshevike me shkollen britanike per kete problem duke i dhene nje pamje unikale te ashtequajturit ateizem. Ekziston nje informacion tipik per te kunderten e ketij pretendimi, cka e nxjerr jashte loje marksizmin filozofik ne kete drejtim. Bile ajo qe thuhet ne rreshtat e meposhtem krijon mundesine e permbysjes se marksizmit ne pjesen filozofike te tij. Informacioni eshte nje leter e F.Engelsit drejtuar F.Meringut pak kohe para nderrimit te jetes te Engelsit dhe e konsideroj nje fat te madh ekzistencen e saj per t’i treguar lexuesit qe me marksizmin vetem eshte spekulluar pa fund. Materiali ne fjale eshte nje permbysje e te gjithe asaj qe eshte propaganduar per mbi nje shekull ne adrese te marksizmit filozolfik, por qe vazhdon edhe sot ne formen ekonomike. Kjo leter e sterzgjatur ne mes ka kete permbajtje, te cilen, ata qe kane mbaruar shkollen shqiptare, sidomos universitetin,degen filozofi, duhet ta lexojne me shume-shume kujdes:

“Përveç kësaj (behet fjale per thelbin e marksizmit, GH), është lënë jashtë edhe një pikë tjetër, e cila, ç’është e vërteta, zakonisht nuk është theksuar sa duhet si në veprat e Marksit, ashtu edhe në veprat e mia, dhe për këtë faji na bie njësoj ne të gjithëve. Dhe pikërisht – në fillim ne ngulmuam kryesisht, dhe duhej të ngulmonim, në nxjerrjen e ideve politike, juridike dhe të pikëpamjeve të tjera ideologjike e të veprimeve të kushtëzuara prej tyre nga faktet ekonomike që janë në themel të tyre. Këtu për shkak të përmbajtjes ne atëhere lamë pas dore çështjen e formës: Ç’rrugë ndjek formimi i këtyre ideve etj (nenvizimi i imi, G.H.).” (Letra e Engelsit drejtuar Meringut 14 korrik 1893, Marks-Engels, Letra të zgjedhura, f. 674-680).

Komenti e ketyre rreshtave eshte i thjeshte: autoret e marksizmit nuk jane marre me problemin e lindjes dhe zhvillimit te ideve fetare. Cdo adresim qe u behet atyre eshte spekullim i paster dhe manipulim i vepres se tyre, te pakten per kete problem. Por kjo con ne disa pyetje qe kane nje pergjigje pak te veshtire: si do te ishte permbajtja e marksizmit filozofik po te zbulohej rruga e formimit te ideve fetare ne planin filozofik dhe ate historik? A kane lidhje faktet ekonomike me idete fetare? Cila eshte permbajtja e fakteve ekonomike ne vetvete qe prezumojne lindjen e ideve fetare dhe a ndodh ky proces?

Pikerisht faktet ekonomike qe percaktojne lindjen e ideve fetare kane mbetur te panjohura akoma dhe te vetequajturit politikane marksiste kane genjyer fare hapur popujt e tyre, pergjate gjithe kohes se sundimit te tyre diktatorial. Por edhe ne qofte se do te tentohet ndonjehere te behet kjo pune do te shihet qe faktori i panjohur i lindjes se ideve fetare nuk ka asnje lidhje me faktoret ekonomike. Lindja e ideve fetare nuk eshte pune e njeriut individ dhe ketu eshte pika e pare e mashtrimit ateist (eshte tjeter pune transformimet e ideve fetare nga paganizmi, kalimi neper  politeizem dhe arritja ne monoteizem;  – sekreti qendron ne lindjen e besimit fetar dhe cfare perfaqeson ky besim. Te vetequajturit ateiste akoma nuk e kane kuptuar se mohimi i fese eshte i barasvlefshem me mohimin e Races Njerezore ne Toke dhe dallimi nga paraardhesit shtazore [termi paraardhje, ne kete rast, ka karakter KOHOR dhe jo biologjik apo filacioni] qendron pikerisht tek besimi fetar; vetem besimi fetar perben qelizen absolute te ndryshimit midis botes shtazore dhe Botes Njerezore). Por te vetequajturit ateiste nuk i kane thene Njerezimit se ateizmi ka lindur vetem ne brendesi te besimeve fetare europiane si nje kunderti politike dhe jo me gjere (kalimi nga katolicizmi ne protestanizem dhe luterizem me ane te reformacionit perben thelbin imagjinar te ateizmit dhe argumentin e vetem ku mbeshteten antinjerezit; lidhja me nje veprimtari filozofike helene me pamje ateiste eshte nje mashtrim politik qe ka shebyer per te justifikuar grabitjen qe politika u ka bere institucioneve fetare).

Ne qofte se do te perbashkojme te tre kategorite e analisteve te ideve fetare do te shohim se te gjithe e kane vene nga nje tulle, dikush te madhe e dikush me te vogel, ne zbulesen e thelbit te FESE ne Historine e Njerezimit, por ka dhe nga ata qe “padashje” i kane mbuluar gjurmet e ketyre tullave duke fshehur elementet e zbulimit. E keqja qendron se historia politike dhe vete politika e ka trajtuar problemin sipas rrjedhimeve dialektike duke kryer nje mohim formal nga paraardhja drejt pasardhjes. A ka qene i drejte apo i padrejte ky veprim nuk e kam te veshtire ta gjej, por me intereson te gjej zbulimin e seicilit grup analitik dhe cfare te mire i ka sjelle Njerezimit (vetem sipas kesaj rruge ne kemi mundesi te gjejme pozitiven dhe negativen e asaj qe ka ndodhur ne Toke prej me shume se 3000 vjetesh, duke perjashtuar aktlindjen e ideve fetare).

Nga i gjithe ky zberthim gjuhesoro-filozofik del pyetja qe i drejtoj miqve te mi ne fb, pa pasur asnje qellim ofendimi kundervenes: pse jane bere ne kohen e diktatures, duke vazhduar akoma edhe sot, “ateiste” politikanet dhe intelektualet shqiptare (interesantja qendron se vetem keto kategori njerezish ne brendesi te shoqerise shqiptare u bene te tille, ndersa populli i thjeshte “heshti” duke ndjekur Dom Shtjefen Kurtin deri ne vetesakrifice, i detyrueshem per hir te betimit historik si nje karakteristike e qenies NJERI dhe Fetar)?

Te shumta duhen konsideruar aresyet perse poltikanet dhe intelektualet shqiptare te epokes enveriste u bene “ateiste” ne thojza, por anen individuale te gjithseicilit e kam perjashtuar si argument, pasi asnjeri nuk eshte i afte te mbroje vetveten ne pozicionin e pretenduar (interesant eshte fakti se njerezit e shkolluar pretendojne te jene ateiste ku vendi, ku ata jane bere intelektuale, eshte i shpikur posacerisht nga teologu historik; ky eshte rasti tipik i nje hajduti i futur ne nje objekt per te grabitur qe bertet kapeni hajdutin).

Se pari, shqiptaret masivisht vinin nga nje pozicion pagan (jo politeist) teper te afert kohor (Franc Nopce e kishte konstatuar pranine e besimeve pagane parapoliteiste tek shqiptaret e Dukagjinit te Poshtem edhe ne fillim te shek. XX-te) te ketyre lloj besimesh fetare. Shqiptaret e kishin vertetuar prej kohesh qe nderrimi i formes fetare nuk ishte problem per nje kategori te madhe prej tyre (brenda 2000 vjetesh shqiptaret dhe paraardhesit e tyre e kishin nderruar formen e besimit fetar 6 here pa kaluar ne asnje rast neper politeizem, por duke alternuar format e monoteizmit, pa mohuar ne asnje rast paganizmin e tyre fetar, dhe duke krijuar pamjen e genjeshtert te tolerances fetare; – kjo e fundit vetem ne krahinen e Lures (per kete shih Kararet e Dheut – Kanunin e Lures, revista Dibra dhe Dibranet, 1981) eshte e ligjeruar ne kete menyre, kurse ne te gjitha krahinat shqiptare kjo tolerance nuk ekziston. Edhe Kanuni i Laberise (Neni 14 – Liria e besimit) pretendon per te njejten gje, por vihet dyshimi mbi vertetesine e ketij fakti pasi duhet te kemi bashkeekzistence te dy besimeve fetare ne te njejten zone dhe argumentimin e alternimit te besimeve fetare brenda familjes. Por autori formal i ketij kanuni (Prof. Dr. Ismet Elezi) e ka parakaluar kete kerkese thelbesore per tolerancen duke bere nje hap manipulator edhe me te madh perpara, pasi na ka dhene me te vertete nje sihariq shkencor ne kete fushe. Sipas tij nder dallimet thelbesore te ketij kanuni me ate te Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut qendron ne aresyen e zhvillimit te marredhenieve kapitaliste te prodhimit me heret ne Laberi se sa ne zonat ku aplikoheshin kanunet e mesiperme, – f. 27, bot. 2006. Ky pretendim i profesorit te jurisprudences e ka nje aresye perse eshte shpikur ne kete material dhe ne kete kohe (pergjigjen per kete argument do ta marre ne artikullin: Perse u manipulua vepra e Sami Frasherit), por tani e meriton nje ballafaqim me realitetin e kohes (rreth vitit 1926-27) ku ekzistojne te dhenat e para ekonomike mbi zhvillimin e krahinave te shtetit te sapoformuar shqiptar dhe Laberia e tij ndodhet ne te njejtin nivel me te gjitha krahinat e tjera shqiptare (krahasimi eshte bere per te 10-te prefekturat e asaj kohe). Materiali eshte marre nga botimi “Shqipria me 1927”, botuar me 1928 me autor inspektorin e Ministrise P. Mbrendshme Teki Selenica, si me poshte, ku toponimet, edhe pse te ndryshme ne material, jane sipas botimit te atehershem:

Zhvillimi i prefektures se Vlores ne raport me 10 prefekturat (1926-1927)

Shqiperia e viteve 1926-27 ndahej ne 10 prefektura, ku Laberia ndodhej ne dy prefektura: siperfaqja kryesore, ne ate te Vlores dhe pjesa tepelenase ne ate te Gjirokastres (ne te vertete krahasimi ne keto kushte e favorizon Laberine ne drejtim te zhvillimit social pasi pjesa tepelenase e Laberise eshte zevendesuar me pjesen bregdetare te prefektures se Vlores).

Prefektura e Vlores kufizohej: ne veri nga Vjosa qe e ndan nga n/prefektura e Fierit dhe e Mallakastres, ne lindje nga Vjosa dhe prefektura e Gjinokastres, nga jugu me detin Adriatik dhe n/prefekturen e Tepelenes, nga perendimi me detin Jon dhe Adriatik.

Prefektura e Vlores perbehej nga qendra (Vlona) nje n/prefekture (Himara) dhe nje krahine (Mesapliku) te cilat permbanin 93 katunde (ku 86 ne qendren e Vlones dhe 7 ne Himare), 10 184 shtepi (ku 8786 ne qendren e Vlones dhe 1398 ne Himare), 45 497 fryme (ku 37 454 ne qendren e Vlones dhe 8043 ne Himare; nga keta 29 856 muhamedane, 15567 ortodokse dhe 74 katolike-ne kete numer perfshihen edhe hebrejte) me nje siperfaqe totale prej 1360,2 km2, me nje densitet prej 34 banore per km2.

Prefektura e Vlores kishte 30% te arsimuar dhe 70% analfabete. Shkalla e arsimimit ishte: 26 me universitet ne Vlore dhe 25 ne Himare, 33 me gjimnaz ne Vlore dhe 150 ne Himare, 6978 me fillore ne Vlore dhe 500 ne Himare, me studime ne Itali e Greqi 32 ne Vlore e 59 ne Himare. Per problemet shendetesore ne kete prefekture vepronin 8 mjeke (7 ne Vlore e 1 ne Himare), 2 dentiste ne Vlore, 1 mami ne Vlore, 5 farmaci ne Vlore. Prefektura kishte nga nje zyre telegrafike ne Vlore e Himare, nga nje zyre postare ne Vlore e Himare, 15 telefona ne Vlore e 4 ne Himare, 8 makina ne Vlore e 2 ne Himare. Ne Vlore kishte nje kinema, nje band muzikore, nje fletore.

Ne qytetin e Vlores pas 1912 kishte pasur keto tituj gazetash dhe revistash:

1913 – Perlindja Shqiptare me drejtor D. Berati

1921-22 – Shpresa Kombetare me drejtor Marigo J. Pozio

1921-23 – Mbrojtja Kombetare me drejtor Dom Mark Vasa

1921-22 – Atdheu me drejtor Seid Kemal

1921-22 – Fial e lire me drejtor Abdul Kuci

1923 – Politika me drejtor Seid Kemal

Te ardhurat e prefektures se Vlores per vitin 1926 ishin 1 721 039 Fr. ar e 07 qind. Duke zene vendin e peste ne rang republike.

Gjendja Fetare

Ne prefekturen e Vlores ndodheshin 55 xhami, 1 medrese, 70 hoxhe, 1 teqe, 2 sheh, 3 dervish, 64 kisha (49 ne Himare), 1 metropolit, 35 prifterinj (17 ne Himare), 17 manastire (7 ne Himare).

Nepunesat e Prefektures

Sasia e nepunsave qe  sherbenin ne qendren e Prefektures dhe ne N/Prefekturen e Himares ka qene kjo: ne administrate 10 (3 ne Himare), finance 16, drejtesi 20 (2 ne Himare), aresim 27 (10 ne Himare), botore 5 (1 ne Himare), post-telegraf 15 (3 ne Himare). Ne kete prefekture kishte 30 shkolla foshnjore, fillore e plotore me 53 mesues dhe nje shkolle te mesme me kater mesues

Gjendja bujqesore

Ne prefekturen e Vlores ndodheshin: 11 341 hektare are (10 000 ne Vlore e 1341 ne Himare), 964 hektare vreshta (800 ne Vlore e 165 ne Himare), 1255 hektare kopshte (830 ne Vlore e 425 ne Himare).

Prodhimi bujqesoro-blektoral

  emertimi                 sasia                                  renditja midis prefekturave

 

Grure                  8168 kv (668 ne Himare)                          6

Miser                 15300 kv (300 ne Himare)                       10

Elb                        410 kv (60 ne Himare)                         10

Tershere            16500 kv                                                  2 pas Beratit

Oker                       —                                 e vetmja prefekture qe nuk prodhonte

Pambuk                  35 kv                                                  4

Duhan                   261 kv (11 ne Himare)                           9

Rrush                 9513 kv (2513 ne Himare)                       4

Vaj ulliri              13090 kv (5090 ne Himare)                       2 pas Beratit

Fasule                  973 kv (123 ne Himare)                         8

Vere                   2660 kv (1360 ne Himare)                       2 pas Gjirokastres

Arra                      134 kv (34 ne Himare)                         10

Mjalte                     23 kv (8 ne Himare)                           10

Patate                     —

Lajthi                      —

Bajame                   13 kv                                                  7

Fshesa                 120 kv                                                  4

Jonxh                   200 kv                                                  4

Lin                         —

Peshk                 5400 kv                                                   3 pas Shkodres dhe Korces

Pallamut             1200 kv (e gjitha ne Himare)                     1

Fiq                      6400 rrenje                                              5

Molle                    —                                   e vetmja prefekture qe nuk prodhonte

Qershi                500 rrenje                                            10

Udhinj            110900 rrenje (10900 ne Himare)                  2 pas Beratit

Dardha              3200 rrenje (2200 ne Himare)                    8

Vishnje               200 rrenje                                             10

Ftonj                  2100 rrenje (600 ne Himare)                      9

Kumbulla            9000 rrenje (1000 ne Himare)                    8

Shege                1100 rrenje (100 ne Himare)                      8

Kajsi                   450 rrenje                                               5

Zerdeli                500 rrenje                                              6

Mana                  740 rrenje (40 ne Himare)                      10

Arra                   2210 rrenje (340 ne Himare)                      9

Bajame              1300 rrenje                                               4

Lajthi                    —

Geshtenja             —

Portokalle        49300 rrenje (31300 ne Himare)                   1

Limona           28800 rrenje (16000 ne Himare)                   1

Dhen              66500 krere (11500 ne Himare)                    5

Dhi                 33200 krere (19700 ne Himare)                    9

Shqera            12000 krere (3500 ne Himare)                      8

Kecer              36500 krere (1500 ne Himare)                      4

Lope                 8450 krere (450 ne Himare)                        8

Vica                  6170 krere (170 ne Himare)                        5

Bullica                 500 krere                                                 5

Qe                    8225 krere (225 ne Himare)                        6

Sqep                 2730 krere (1050 ne Himare)                      7

Kuaj                  2517 krere (17 ne Himare)                         5

Mushka               719 krere (219 ne Himare)                        4

Gomere            1118 krere (118 ne Himare)                        9

Pela                  1550 krere (50 ne Himare)                         6

Derra              10300 krere (ne Himare)                              1

Gjalp                  880 kv (180 ne Himare)                            6

Djath                1027 kv (227 ne Himare                             7

Lesh                 1994 kv (624 ne Himare)                            8

Salce                  —                                       e vetmja prefekture qe nuk prodhonte

Qumesht          4660 kv  (1060 ne Himare)                          7

Kos                    100 kv                                                    10

Mish                3910 kv  (1510 ne Himare)                          4

Lekure             5050 kv  (2050 ne Himare)                        10

Zorre                  —

Organizimi mjeshterive ne Vlore dhe renditja  sipas prefekturave

emertimi                      sasia          nr. punetoreve      renditja midis prefekturave ku per baze eshte marre numri i subjektit

Berber                          6                    9                                    8

Tabak                           6                   7                                    8

Rreg. Oresh                 26                  44                                    1

Kasap                          30                  55                                    8

Opingar                       24                  24                                    6

Avliment                       12                  21                                    7

Nallban                         2                    3                                    8

Jorganxhi                     —                   —

Qymyrxhi                     28                  59                                     8

Duhanxhi                     39                  60                                    6

Pijetore                        17                  36                                    7

Hotele                           4                  10                                    6

Hane                            3                    8                                    7

Armetar                        1                    1                                    9

Shalaxhi                       —                  —

Samarxhi                     15                  21                                    4

Bojaxhi                         8                    8                                   4

Bakall                          15                  27                                    9

Kallajxhi                       11                  23                                    5

Qeleshexhi                   —                  —

Bakerxhi                      —                  —

Kapelberes                   —                  —

Fotograf                        1                    2                                    4

Saraf                            1                    2                                    3

Mullinj                          70                 146                                    7

Shtypshkronja               1                  11                                   4-5

Makina mielli                 5                  17                                    6

Oficina automobilash    21                  26                                    8

Sharra                          3                  18                                    6

Destila                          2                    2                                    8

Fabrike tullash               7                  28                                    4

Furra gelqere               11                  55                                    8

Kepucar                       35                  71                                    8

Rrobaqepes                 31                  60                                    7

Zdrukthetar                  —                  41                                    9

Hekur punonjes            17                  67                                    8

Argjendar                      4                    6                                    7

Sarac                           —                  —

Volumtar (libralidhes)     5                  16                                    2 pas Korces

Sheqerxhi                    —                  —

Qendim                       18                  30                                    1

Manifakture                  —                  98                                    9

Mjeshter (usta)             —                  75                                    9

Karrocier                      —                  —

Qerre                          17                   35                                    8

Furra                          47                   71                                    5

Kafene                        21                   33                                    7

Me e shumta qe mund te nxjerrim nga ky material eshte fakti qe prefektura e Vlores ka nje zhvillim krejt te barasvlefshem me prefekturat e tjera dhe jashtezakonisht larg (po shume-shume larg) zhvillimit kapitalist te nje shteti cfaredo ne Bote, bile teper larg dhe nga qyteti i Shkodres dhe ai i Korces te cilet ndodheshin ne superioritet civilizimi kundrejt pjeses tjeter te popullit shqiptar jo per merite te popullates vendase, por per efekt te botes se relacioneve ndereuropiane nga perfituan dhe kryesisht te ekzistences se Klerit Katolik ne Shkoder dhe Klerit Ortodoks ne Korce. Keshtu qe pretendimi e profesorit te jurisprudences eshte nje ender ne diell pasi ai nuk na thote ne asnje rast se nga e ka burimin Kanuni i Laberise. Shume shpejt do te bej me dije se popullata e Toskerise e ka prejardhjen nga zonat verilindore te Shqiperise se Sotme ku bashke me udhetimin historik te cvendosjes se popullatave pas vdekjes se Heroit, Gjergj Kastriotit, muaren me vete Kanunin e Skenderbeut, duke e zbutur ne permbajtje, dhe emrin Tosku duke u vendosur ne trojet e braktisura nga arbereshet e Italise dhe arvanitet e Greqise (me kete rast do t’u tregoj menyren dhe autoresine  e perralles se si ka lindur ideja e prejardhjes se Toskanes se Italise nga Toskeria e Shqiperise), vetem se kete te fundit thojeni me ze te ulet pa ju degjuar kush.

Se dyti, arsimimi fetar ne familje, per pjesen me te madhe te tyre, nuk kishte ekzistuar asnjehere (perjashtim bente vetem forma Katolike e Krishterimit, ku roli i Kishes Katolike Shqiptare nder shekuj nuk e kishte lejuar kete formacion njerezor te tjetersohej ne planin social).

Se treti, shkalla e zhvillimit social te tyre e kapercente prej kohesh imponimin politik qe u ishte afruar pas 1945. Shqiptaret dhe paraardhesit e tyre kishin fituar pervoje disa mijevjecare ne pershtatjen sociale qe i behej ketij imponimi (fjala behet fillimisht ne relacionet me pellazget, pastaj me helenet, romaket, bizantinet, otomanet dhe ne fund komshinjte europiane).

Se katerti, arsimimi i epokes enveriste e perjashtonte fene si proces jetesor ne zhvillimin social te tyre.

Se pesti, dhe kjo ishte pika me e rendesishme, shqiptaret duhet te harronin rolin e kaluar disa shekullor te Kishes Katolike Shqiptare kundrejt Kombit Shqiptar ne fushen e arsimimit fetar, gjuhesor, letrar, juridik, familjar, kulturor, politik, etj., etj.. E tere politika mbi 70 vjecare e shtetit shqiptar kete qellim ka pasur: shqiptaret duhet te harronin se kush i beri shqiptare, kush nuk i largoi nga rruga europiane, kush luftoi per mos tjetersimin e tyre social!

Se gjashti, nga frika e ekzistences fizike; ne kete drejtim vetem Eterit e nderuar te Kishes Katolike Shqiptare i qendruan besnik betimit historik ndaj Fese dhe Kombit duke sakrifikuar jeten per Fe dhe Atdhe (Shenjterimi i 38 klerikeve dhe laikeve shqiptare nga Shenjteria e tij Papa Francesku I-re kishte ne themel kete formule Historike dhe Njerezore).

Se shtati tipikisht nga padija e menyres dhe aresyes se lindjes se ideve fetare dhe institucioneve te tyre. Ne kete fushe studiuesit shqiptare te epokes enveriste kishin kopjuar te gjithe antihistorianet e Njerezimit, te gjithe pseudomaterialistet e kohes, por te vertetes nuk i ishin afruar ne asnje germe. I gjithe arsimimi shqiptar i epokes enveriste e kishte shpallur armik te perjetshem Kishen Katolike edhe pse ajo kishte qene NENA me i mire e te gjithe shqiptareve pa dallim moshe, feje, arsimimi, kombesie deri ne ate shkalle sa duhet te pranojme qe vetem Kisha Katolike e zhvilloi Kombin Shqiptar ne linjen europiane (ketu qendron dallimi me veprimin politik otoman dhe aspak ne llojin e besimit fetar).

Keshtu qe te kerkosh levizjen ateiste ne brendesi te Kombit Shqiptar, si nje realitet historik me ndikim konkret mbi te, me perpara duhet zbuluar Ekuacioni Historik i lindjes se Ideve Fetare dhe Institucioneve te tyre, cfare roli kane luajtur ne Historine e Njerezimit dhe cili eshte raporti me progresin social te sotem; – perse Europa eshte vecuar nga pjesa tjeter racore e Njerezimit ne kete drejtim; pastaj duhet kaluar tek analiza e faktoreve historike, ekonomike, politike dhe kulturor ne brendesi te popullates shqipfolese per te pare falsitetin e kesaj levizje dhe karakterin antihistorik te saj (negativitetin tmersisht frenues ne zhvillimin e tij pas 1945-ses dhe permbysjen e arrritjes 400 vjecare te rolit te Europes mbi te).

Faktet reale te lidhjes se gjenezes se njeriut me boten fetare jane dy, pervec edukacionit shkollor apo familjar, dhe te lidhura me bashkesine njerezore dhe me individin, qe cuditerisht perputhen ne te vetmen pike te ekzistences se tyre: ne plakjen qofte te shoqerise njerezore (1) qofte te individit (2) (idete fetare kane qene te lindura shume-shume kohe perpara ndarjes se punes [po vete punen kush e inspiroi tek njeriu individ dhe kolektiv?] dhe ekonomistet politike duhet ta dine mire se cfare perfaqeson kjo kohe). Kete fakt te vetequajtur materialiste ne shek. e XIX-te e kane anashkaluar si inekzistent edhe pse ai duket mjaft qarte ne vepren e Filonit (13 Pa. Kri – 54 Pas Kri.) (te pakten F.Engelsi pretendonte se krishterimi real e kishte burimin nga idete filonike – Bruno Baueri dhe krishterimi i hershem) duke argumentuar se monoteizmi i krishtere kishte lindur ne epoken skllavopronare, por kishte vepruar thelbesisht ne epoken feudale (ne kete rast raporti qenie-ndergjegje nuk ka vlere). Perse marksizmi e anashkaloi kohen e lindjes se krishterimit institucional dhe perse nuk percaktoi dinamiken historike qofte te krishterimit doktrinar e qofte te institucioneve te krishtera? Zbulimi i ketyre elementeve, nga pikepamja materialiste, e permbys te gjithe filozofine marksiste mbi menyren e zhvillimit te Races Njerezore ne Toke. Dhe qe te besh kete pune duhet parapercaktuar ekuacioni historik i lindjes se ideve fetare dhe institucioneve te tyre nder popuj te ndryshem per te pare perputhjet apo diferencat. Mbi kete baze krijohet mundesia te ndertojme teorine e lindjes zhvillimit si te ideve fetare ashtu dhe institucioneve te tyre.

Historia e ideve fetare ne rruzullin tokesor kalon neper tre etapa sociale qe nuk kane asnje lidhje me rendet shoqerore nga pikepamja ligjore e pretenduar, ku te pares fillesa i merret me mend se sa mund t’i argumentohet. Rolit te tyre filozofet dhe studiuesit i kane dhene rendesi vetem ne aspektin e edukimit moral pa marre parasysh ne asnje rast ekzistencen bashkeshoqeruese te ideve fetare me te gjithe rendet shoqerore qe ka parakaluar Njerezimi (FAKTI thote se e para eshte feja ne kohe, pastaj rendi shoqeror) dhe lidhjet e ndersjellta qe idete fetare kane me elementet shoqerore prej shekujsh te tere. Fakti qe keto forma fetare nuk kane asnje lidhje me njera-tjeter ne planin aplikativ krijon mundesine e shperqendrimit te rendeve shoqerore ne historine e perjetuar pa qellim final material, por jane elementet sociale (familja, prona, juridiksioni, etj.) ato qe realizojne lidhjen e rendeve shoqerore me idete fetare ku te parat duken sikur lidhin rendet midis tyre. Pikerisht kete qellim kompeson bashkesia e ideve fetare ne historine e Njerezimit dhe ketu e ka burimin Morali Njerezor, i cili ne te gjitha rastet eshte ne unitet me vetveten, por asnjehere me rendin shoqeror (morali Njerezor eshte ne unitet vetem me idete fetare dhe jo me te gjithe shoqerine, por vetem me individin; feja eshte ajo qe bashkon individin me bashkesine njerezore dhe anashkalimi i ketij procesi i kushton races njerezore ekzistencen e tij sociale dhe Kombi Shqiptar ne kete pike ka defektin e tij me te pare. Ne kete pike ka perfituar politika, e cila gjithmone i eshte kundervene individit duke anashkaluar me dashje grupimet sociale).

Ndertimi i ekuacionit lindes te ideve fetare con pikesepari ne nje kerkese: filozofi materialist nuk duhet te diskutoje pranine ose jo te ZOTIT, por ai diskuton aresyet perse lind feja dhe si perbashkohet ZOTI me Idete Fetare. Aresyeja e lidhjes se ZOTIT me Idete Fetare eshte dhe aresyeja perse ekziston Raca Njerezore ne Toke dhe si krijohet kjo e fundit. Problemi nuk qendron ne ate se cfare na pelqen si individe, por kush e krijoi ndergjegjen e Njeriut te ndryshme nga “ndergjegjja” e jo njeriut. Shtrohet pyetja: Fenomeni ka qene i paracaktuar qe ne zanafillen biologjike, apo ka qene ne unitet me te ku bota e kafsheve dhe bota e njeriut vinin nga nje pike e perbashket? Pra problemi pikesepari rezulton filozofik dhe pastaj shkencor ku kjo e fundit nuk ka dhene akoma ndihmesen e vet ne asnje rast, perkundrazi, duke tentuar te zgjidhe fenomenet natyrore deri ne rrugen fundore, ka ngecur ne vend dhe here e pohon dhe here e mohon ekzistencen e ZOTIT pa argumentuar asnje nga rastet e mesiperme. Ne kete pike problemet jane ezauruar deri ne fund dhe vetem pohimi i pamundesise per te zgjidhur te pafundmen perben nje detyre jo te lehte per ata qe kane bere permbysjen politike (zgjidhja eshte e lidhur me menyren se si ka lindur personi laik ne historine e Njerezimit; – me hollesisht per kete shih artikullin: “Dante Alighieri, laicizmi dhe Kisha Katolike” publikuar ne genchoti.com). Te gjithe autoret e teorizimeve mbi prejardhjen e botes lendore (duke filluar nga kuarket-karakteri korpuskular i drites apo teoria e fijeve-karakteri valor i drites) nuk e kane hallin tek procesi natyror qe vepron ne kete rast, por mundohen me te gjithe menyrat te justifikojne veprimet politike te reformacionit politik ne mesjeten e vone duke mbuluar vjedhjen qe i kane bere institucioneve fetare. Ne kete pike ka lindur i ashtequajturi ateizmi modern dhe te gjithe kane heshtur per krimin e kryer. Rasti shqiptar, edhe pse 3-4 shekuj me vonese, i ka perseritur pike per pike, duke i zmadhuar ne proporcion te zhdrejte ne pasojat e akteve te kryera.

Problemi mund te trajtohet sipas dy kendveshtrimeve, ku jane te sfazuara jo vetem ne kohe, por edhe ne raportin e gjenezes se gjithseiciles. Menyra teologjiko-filozofike e besimit ndaj ZOTIT duhet t’i dedikohet Shen Augustit (354 – 430), por qe nuk paraqet ne asnje rast menyren se si kane lindur idete fetare ne kohe ne raport me historine e Njerezimit. Ne fakt ne kete pike teologjia dhe materializmi i derisotshem, i pretenduar si i tille, kane heshtur per paaftesi totale; keshtu qe mbetet ta zberthejme problemin ne nje menyre te re, por ne kundershtim me materializmin e shpallur si te sakte (e them kete pasi materializmi i shek. te XIX-te ne asnje rast nuk ka marre per baze FAKTIN historik dhe aktual, por e ka trajtuar problemin vetem ne mohimin e rolit te fese ne historine e Njerezimit, dmth i dha karakter politik). Paaftesia e paditur e materialisteve te shek. te XIX-te per te zberthyer shkakun e lindjes se ideve fetare perben jo vetem piken delikate te tyre, por dhe piken permbysese te permbajtjes se asaj qe eshte konsideruar per afro dy shekuj si “materializem dialektik” dhe kjo nuk ka qene pa pasoja ne zhvillimet politike, qofte dhe vetem ne Europe. Kjo gje na con ne perfundimin se per kete problem teologjia dhe materializmi dialektik perputhen plotesisht si forma filozofie: te paafta per te argumentuar menyren se si lind Feja e lidhur me Njeriun, ose e anasjellta si hipoteze.

Perfundimi qe njeriu lind me fe nuk mund te pranohet ne planin individual, ndersa pranimi si i sakte per Shoqerine Njerezore kerkon argumentime shtese qe e ndryshojne te gjithe kete hipoteze, duke nxjerre ne pah lidhjen ZOT Shoqeri Njerezore nepermjet ideve fetare dhe jo ndryshe. Por kjo gje i jep ideve fetare nje rol teper te rendesishem, pasi tani kemi kalimin nga Shoqeria Njerezore tek individi Njeri (jo e kunderta) dhe kjo e permbys materializmin e shek. te XIX-te. Problemi shtrohet: si u arrit krijimi i bashkesise njerezore dhe si u formua qellimi i ekzistences per kete race? Perse bashkesia biologjike u kufizua vetem ne formen e ekzistences, ndersa bashkesia njerezore beri hapin cilesor drejt qellimit social te prodhim-shkembimit? Kush e perbashkoi ndergjegjen individuale me ndergjegje kolektive (jo e kunderta)? Kush qe faktori percaktues ne kete hop cilesor? Ne menyre te permbledhur te gjithe keto pyetje marrin nje fare pergjigje ne nje punim interesant mbi njeriun Sapiens me autor Yuval Noah Harari (Tirane 2016, f. 218-226).

Zberthimi dhe gjetja e ketij faktori nuk mund te realizohet dot duke u nisur nga e panjohura me e pare, sepse ndergjegja me e pare e njeriut eshte ndergjegja fetare, por percaktimi i rendeve shoqerore dhe metoda krahasuese e koheve te ekzistences se gjithe seicilit rend na jep mundesine ta zbulojme kete te panjohur, mosha e se ciles eshte e barabarte me moshen e races njerezore ne Toke. Ne kete rast do te shohim dhe menyren se si rendet shoqerore pajtohen me idete fetare dhe jo e kunderta (ky argument rrezon si te papajtueshme veresine e ndergjegjes shoqerore nga qenia; ka argumenta te tjera qe e lidhin ndergjegjen me qenien, por me sa duket rasti ekonomik eshte nje rast dhe kjo nuk e largon boten njerezore nga bota shtazore ne menyre absolute, – kete rast ka marre per baze K. Marksi ne teorine e tij). Pergjithesimi i rastit marksist vihet re ne fushen e fese ku eshte pranuar se:

“Në shkallën më të ulët të barbarisë filluan të zhvilloheshin vetitë më të larta të njeriut. Dinjiteti personal, gojëtaria, ndjenjat fetare, çiltëria, burrëria, trimëria tani u bënë tipare të përgjithshme….Në fushën e fesë adhuroheshin forcat spontane dhe krijohet një përfytyrim i turbullt për perënditë personale dhe për frymën e madhe (nënvizimet e Marksit)( K.Marks, Konspekti i librit te Luis Morganit “Shoqeria e lashte”, K. Marks-F.Engels, Mbi letërsinë dhe artin, vëll. 1, f. 217).

Nuk eshte veshtire te kuptohet qe zanafilla e fese mungon ne keto rreshta, por pranohet ekzistenca e ideve fetare ne fazen e ulet te barbarise e barasvlefshme me fazen fundore te egersise cka na jep dore te pranojme, sipas marksizmit, ekzistencen e ideve fetare shume pertej kohes te postuluar nga shkolla bolshevike. Por e gjithe analiza marksiste, ne kete rast, ka karakter intuitiv se sa argumentues (vendin e filozofit e ka zene ideologu). E keqja e materializmit te shek. te XIX-te eshte pergjithesimi i rastit per te gjithe koherat duke e perjashtuar boten e relacioneve dhe ndikimin e rastit mbi domosdoshmerine e zhvillimit sipas kohes dhe hapesires. A nuk perben kjo nje papergjegjshmeri historike nga ana e marksizmit pas te gjithe atij pretendimi universal mbi zhvillimin e Races Njerezore ne Toke te trumbetuar prej 150 vjetesh, te pakten pas Komunes se Parisit?

Analiza e rendeve shoqerore nuk mund te behet domosdoshmerisht mbi baza fetare, te pakten te ketyre qe njohim. Sot monoteizmi sundon ne te gjithe boten, por shumellojshmeria e racave dhe popujve kundrejt pese formave monoteiste (hebraizmi, budizmi [ne realitet budizmi nuk konsiderohet si forme monoteiste e besimit fetar, pasi pranohet qe feja e pare monoteiste qe ne njohim u cfaq ne Egjipt, ne vitin 350 para e.s., kur faraoni Akhenateni shpalli se nje nga perendite e panteonit egjiptian, perendia Aren, ishte ne fakt, fuqia supreme qe udhehiqte universin. Akhenateni e institucionalizoi adhurimin e perendise Aten si fene e shtetit dhe u perpoq te vinte nen kontroll adhurimin e te gjithe perendive te tjera, Yuval Noah HarariSapiens – Nje histori e shkurter e Njerezimit, duke e anashkaluar budizmin e hershem te mbeshtetur tek  Sidarta Gautaman, 623-543 Pa. Kri., por dhe hebraizmin te mbeshtetur tek i derguari i Zotit i saj, Moiseja [1250 Pa. Kri.]. Nga ana tjeter Budizmi nuk pranon ZOTIN dhe Shpirtin e Njeriut si fete e tjera monoteiste. Historia e shkolles budiste na meson se legjenda e Budes jane rezultat i zvetnimit te ngadalte nga  nje levizje e vertete elitiste, racionale, me fjale te tjera asketike, ne nje fe jo racionale dhe popullore, nje evolucion nga historia ne mit – shih Hans H. Penner: “Buda dhe Budizmi-Historia, Legjendat, Doktrina Fetare”, Vllamasi, pa vit botimi, f.7], hinduizmi, krishterimi, islamizmi) tregon se produkti i tyre eshte shperndare dhe popujt kane perqafuar formen fetare ne formen qe disponojne sot pa i prodhuar ne menye te drejteperdrejte sipas sasise (vetem me keto forma fetare kemi imponimin historik fetar dhe kjo nuk eshte gjetur akoma ne aresyen kohore te veprimit). A nuk eshte ky nje rast qe argumenton papajtueshmerine e formes fetare me rendin shoqeror, te pakten ne aspektin lindes? Kjo eshte aresyeja qe ne nuk mund te nisemi nga e largeta e panjohur drejt te sotmes se njohur.

Ne kete menyre, duke marre per baze Krishterimin e hershem fetar, konstatojme se lindja e tij nuk ka te beje me asnje nga rendet shoqerore, ku ai ka drejtuar Moralin Njerezor. Lindur historikisht ne vitin 1 dhe politikisht ne vitin 330, Krishterimi fetar fsheh hapin e fundit te derisotshem te lidhjes se ideve fetare me Njerezimin dhe jo me rendin shoqeror. Ne qofte se do te benim krahasimet midis dinamikes se rendit shoqeror dhe dinamikes se ideve fetare mosperputhja duket sheshit. Ne Europe rendi skllavopronar fillon me Greqine Helene ne shek. IX Para Kri. me ligjet e Likurgut ne Sparte; ne Athine fillon ne shek. VI Para. Kri. me ligjet e Solonit; e ne Rome ne shek. e V Para Kri. me ligjet e 12 tabelave duke formuar ate qe konsiderohet si bota heleno-romake fundi i se ciles datohet me 475 Pas Kri. me renien e Perandorise Latine te Perendimit, ku bashke me te u permbysen te gjithe rendet shoqerore skllavopronare te vendosur ne Europe dhe ne vendet ku ishin kontaktuar legjionet luftarake romake. Pra pak a shume ditelindja e besimit fetar te krishtere ndodhet ne mesin kohor te dinamikes skllavopronare heleno-latine. Por besimi fetar i krishtere eshte i vetmi besim fetar qe bashkeshoqeron tre rende shoqerore (skllavopronari-feudalizem-kapitalizem). Atehere cila eshte lidhja midis qenies shoqerore dhe besimit fetar ne kete rast, qofte dhe vetem sipas teorise marksiste? Teoria e klasave shoqerore e perjashton sherbesen e fese ndaj klasave qe drejtojne politiken e shteteve me kete fakt ekzistencial. Atehere cili eshte ekuacioni ne kete rast? Ne temat mbi jurisprudencen mungon pikerisht tema mbi menyren e perputhjes se rendit politik me imponimin e rendit juridik, ne kete rast menyra e perputhjes se formes fetare me rendin politik, qofte te imponuar e qofte sipas zhvillimit autokton.

Problemi nuk zgjidhet me kete perqasje faktesh, sepse ky rast perben majen e piramides se zhvillimit fetar, por ai na ka dhene ne dore nje fakt kuptimplote qe tani per tani mund te interpretohet vetem ne nje menyre: idete fetare lindin perpara rendit shoqeror te cilin vete ato e formatojne ne menyre te drejteperdrejte, cka do te thote se nuk eshte qenia shoqerore qe percakton formen fetare, por eshte forma fetare qe percakton tipin e marredhenieve te prodhim-shkembimit. Per te qene te sakte ne kete perfundim filozofik duhet pranuar qe bartesit e pare te ideve fetare jane shpikesit e punes njerezore (ky perfundim eshte tipikisht antimarksist; nuk eshte forma e prones qe e percakton tipin e marredhenieve te prodhim-shkembimit, pasi formen e prones dhe tipin e saj, sic do ta shohim, e percakton historikisht institucioni fetar). Por marksizmi i proletareve i pati poshteruar te gjithe idete e prodhuara nga njeriu duke ja nenshtruar rendeve shoqerore edhe pse problemi i fese nuk percaktohej nga asnje rend shoqeror praktikisht ne menyre te drejteperdrejte. Duke dashur te permbyse Hegelin teoria marksiste kerkoi fillimisht te pamunduren (formacioni i pare shoqeror nuk eshte studiuar ne asnje permase, por gjitheshka fillon pas ndarjes se punes ku problemi i fese konsiderohet i ezauruar sakte, gje krejtesisht e pavertete). Ne menyre konkrete F.Engelsi kerkoi:

…. pikëpamja e jonë mbi historinë është para së gjithash një udhëheqje për studimin e sajë, dhe jo një levë për ta ndërtuar sipas mënyrës hegeliane. Gjithë historia duhet studiuar nga e para, duhen studiuar me hollësi kushtet e ekzistencës së formacioneve të ndryshme shoqërore, para se të përpiqemi të nxjerrim prej tyre pikëpamjet përkatëse politike,  juridike,  private, estetike, filozofike, fetare etj (F.Engelsi-K. Shmidit, më 5 gusht 1890, K. Marksi-F. Engelsi, Letra të zgjedhura f 617)

 E po ta bejme kete pune vecanerisht per idete fetare, problemi behet i pazgjidhshem qe ne gjeneze pasi idete fetare ne menyre tipike nuk ndodhen ne rendin tipik, duke e permbysur metodiken marksiste pa e filluar mire punen. Kerkesa e Engelsit mbeshtetet jo ne faktoret qe imponon mendimi filozofik (ne kohen dhe hapesiren perkatese), por ne faktoret qe percakton boten politike pa thene ne asnje rast se kjo bote e sotme eshte formuar ne menyre te drejteperdrejte, dhe pastaj eshte larguar, nga Insitucionet Fetare monoteiste (te pakten ky eshte rasti i Katolicizmit Europian pas shek. XVI-te kur prodhoi politiken europiane dhe ketu duhet te qendroje dallimi racor ne Toke).

Perpara lindjes se krishterimit ne boten skllavopronare heleno-romake ka lulezuar forma fetare politeiste (besimi ne shume perendi), ku forma helene mund te ndiqet deri ne gjenezen e saj. Kjo forme fetare ka nje dukuri: eshte e vecante nder popuj te vecante pa qene ne asnje rast e unifikuar edhe per dy popuj me dinamike te perbashket politike, sic ishin Perandoria Romake dhe qytet-shtetet helene. Ne saje te vepres se Homerit arrijme te pranojme se politeizmi helen ndodhet i lindur shume perpara kohe se vendosja e ligjeve te Likurgut ne Sparte, apo ligjeve te Solonit ne Athine. Diferenca kohore prej mbi 5-7 shekujsh (per Sparten) dhe kjo me rezerve, pasi mund te jete me e madhe, tregon se besimi fetar politeist, per rastin e Helades, ishte i lindur nga paraardhesit e heleneve: pellazget (ne literaturat enciklopedike europiane deri me sot keta quhen indoeuropiane), por asnjehere nuk eshte thene pse keta pellazge u diferencuan midis tyre dhe nga vendi i gjenezes perej nga ata u shkeputen. Koha e lindjes se politeizmit helen eshte e lidhur me Dodonen Pellazgjike dhe i dedikohet nje popullate, qe presupozohet te kete pasur nje forme fetare, paraardhja e se ciles ndeshet edhe tek Homeri (Odiseja – ishulli i Lopeve te Diellit). Me shume gjasa koha e lindjes se politeizmit pellazgo-helen duhet te jete relativisht ngjitur ne kohe me Luften e Trojes (iliro-epirotet dhe pasardhesit e tyre nuk e kane njohur kete forme fetare edhe pse shpikja e saj mund te jete  bere ne territorin e banuar nga ata, – diku pretendohet se Dodona Pellazgjike eshte formuar ne malin e Tomorrit, diku tjeter ne malet ne afersi te Permetit e diku, sipas literatures greke, ne malin e Olimpit pasi aty rrinin perendite tyre). Humbja e gjurmeve te paraardhjes se politeizmit tek helenet nga Kultet Pagane hap nje kapitull te ri ne Historine e Njerezimit, pasi ngjitur me helenet ka ekzistuar, dhe ekziston akoma, nje popullate qe si forme te besimit fetar ka pasur, per te gjithe kohen qe i njeh Historia, Kultet Pagane duke filluar nga Kulti i Gjarprit. Kontakti i pare i kesaj popullate (e vetmja popullate autoktone e Gadishullit Ballkanik) me popullatat e ardhura nga Azia Perendimore (pellazget) ben fjale per nje gjendje fetare qe popullata vendase e kishte prodhuar vete, por qe nuk binte ndesh me gjendjen fetare te te ardhurve nga pikepamja e formes (kjo eshte aresyeja pse pellazget e ardhur nuk u konfliktuan me banoret autoktone edhe pse ishin te diferencuar tej mases ne zhvillimin e tyre social me ta; – hipoteza ime eshte qe vendasit ndodheshin ne fazen e dyte te zhvillimit te kulteve pagane [Kulti i Gjarprit), kurse pellazget ne fazen e fundit [Kulti i Diellit]. Fakti qe kjo popullate e ardhur, shume me vone se rrugetimi i vet historik nga brigjet e Danubit deri ne Peloponez, prodhoi politeizmin e vet origjinal çon ne kerkesen per te zbuluar gjurmet e kulteve pagane nder ta, gje e cila ka vetem nje gjurme ne letersine antike parahelene. Kjo perben te gjithe rrugen historike te politeizmit parahelen dhe helen qe ka nje kohe ekzistente prej mbi 1500 vjetesh. Ne kete segment kohor popullatat parahelene dhe helene kane parakaluar dy rende shoqerore, perpara se te perqafonin Fene e Krishtit, ku te parit nuk i dihen gjurmet e fillimit. Kjo nuk na ndalon te percaktojme kohen e lindjes se politeizmit ne brendesi te rendit paraskllavopronar, por qe roli i saj duket ne rendin skllavopronar, cka tregon se menyra dhe aresyeja e lindjes se Krishterimit te mos jete nje perjashtim, por nje rregull absolut. Problem mbetet percaktimi i rendit social perpara rendit skllavopronar qe, sic do te shohim, nuk mund te emertohet si rendi i komunes primitive te mirefillte, por kjo do te kerkoje nje rishikim te te gjithe bazave te historise se ekonomise politike. Ne kete pike filozofia dhe ekonomia politike i kane kembet e ngaterruara pikerisht per paaftesi te zgjidhjes se gjenezes se ideve fetare ne Historine e Njerezimit.

Problemi shtrohet, ne funksion te gjendjes se dy formave fetare qe ekzistojne ne Europe mirefilli: si lind forma fetare e kulteve pagane dhe a eshte forma e pare e ideve fetare ne Historine e Njerezimit, kur dime sakte qe dy format e parapara (politeizmi dhe monoteizmi) kane lindur njera perpara rendit skllavopronar dhe tjetra ne mesin kohor te rendit ne fjale? Permbajtja e ekonomise politike nuk ka te beje me menyren e organizimit social te shoqerise perpara ndarjes se punes dhe perpara ketij akti problemet sociale jane zgjidhur me mend se sa i jane nenshtruar formulimit te ekuacioneve perkatese. Ne kete pike, dmth ne kohen e ndarjes se punes, idete fetar jane te lindura shume-shume kohe me pare dhe ne mund te avancojme me metoden krahasuese te asaj qe njohim nder disa popuj, qofte dhe nje i tille. Pikesepari kjo kerkon zberthimin ekuacional te lindjes dhe zhvillimit te Kulteve Pagane ne nivel pergjithesues dhe perputhjen qe ka me fazet e zhvillimit te shoqerise njerezore jo vetem ne agimet e veta, por me te gjithe ate periudhe qe konsiderohet si rendi i Komunes Primitive duke perfshire zanafillen ekuacionale dhe elementet sociale qe e shoqerojne ate.

Pra problemi fetar na con ne nje zbulim per shkencat sociale, ne lidhje me percaktimin e rendeve shoqerore ne racen njerezore. Ne gadishullin ballkanik brenda nje kilometrazhi teper te vogel siperfaqesor kane ekzistuar dy popuj (me bashkeekzistence biologjike, por jo shoqerore; kjo eshte aresyeja perse greket e sotem e kane humbur ngjyren e gjenezes autoktone te lekures duke u paraqitur si race e bardhe) me nje diferencim teper te theksuar social, por qe disponojne dy forma fetare te ndryshme pergjate nje segmenti kohor jo te barasvlefshem per te dy format. Njeri nder keta popuj (helenet) brenda periudhes kohore te njohur parakalon ne formen krijuese tre forma fetare (kultet pagane-politeizmin-monoteizmin), kur tjetri (iliret dhe epirotet), per te njejten periudhe, kane njohur ne formen krijuese vetem nje forme fetare (kultet pagane), te cilen helenet e njohin vetem si nje gjurme me karakter motologjik tek Homeri. Kjo gjurme (kulti i Diellit) nuk eshte e njejte me nivelin fetar te besimit ilir (kulti i gjarprit) ne fazen kur njihen per here te pare nga historia ne kontaktin me pellazget e ardhur, por ajo ndodhet e pranishme vetem pas 3500 vjeteve (zbulimi i Franc Nopces tek banoret e Dukagjinit te Poshtem) pergjate se ciles kohe iliret kishin pesuar tre faza tjetersimi historik duke perfunduar ne shqiptare (pjesa me e madhe e tyre ishte zhdukur nga historia duke u tjetersuar ne popullata jashte ilire, duke u relatuar me permasa te diferencuara me te ardhurit pellazge [trakasit dhe maqedonasit, te pakten, ndryshojne nga fiset e mirefillta helene pikerisht nga ky shkak, duke mos perbere trashegimi te drejteperdrejte dhe te paster nga pellazget]). Kjo na jep te drejte te kerkojme tek rendi komunar menyren dinamike te zhvillimit te ideve fetare (lindjen e kulteve pagane, fazat e saj dhe kalimin ne politeizem), por dhe raportin e ideve fetare me kete rend nga pikepamja kohore dhe gjenetike ku do te dallojme vecorine e elementeve sociale ne lidhje me koheekzistencen e tyre, ku kjo e fundit rezulton te mos jete e barabarte ne asnje popull, por qe me monoteizmin rezulton te mos kete me kuptim (ne realitet ekziston mundesia e krahasimit midis bartesve te monoteizmave e barasvleshme me krahasimin e racave njerezore ne Toke qe jep mundesine, ne gjurmet e dialektikes se Natyres, te percaktojme rolin e KOHES ne dinamiken e Shoqerise Njerezore dhe etapat e kesaj dinamike ne perputhje me elementin e Fese).

Gjitheshka e thene deri me tani na krijon mundesine te analizojme dialektiken e mendimit fetar nga e panjohura e larget drejt te tashmes  se njohur me kusht qe zanafillen te mos ta prekim pa fakte konkrete. Materialisti e ka si kusht qe mungesen e faktit te mos ta konsideroje argument sipas sentences: mosdija nuk eshte argument. Keshtu qe te mundesh te ndash njeriun nga feja ne planin krijues te ideve fetare, dmth njeriu krijon fene, duhet gjetur qofte dhe vetem nje rast kur ekziston nje bashkesi njerezore pa besim fetar, ne te kunderten duhet pranuar teza e teologut edhe pse nuk na pelqen fort.

Problemi i lindjes se ideve fetare ne Shoqerine Njerezore e kerkon nje postulat te lidhur me Nenen tone Natyre pikesepari ne menyren se si lind Njeriu ne Toke. Lindja e Fese dhe lindja e njeriut duhet te kene nje perputhje me kete postulat dhe kjo eshte pika me e pare e mendimit filozofik, e domosdoshme per te zbuluar gjenezen e Fese dhe te Njeriut ne Toke, te pakten duke u mbeshtetur ne ato qe njohim sot per sot. Dhe sot njohim pikerisht kohen e diferencuar te lindjes se mendimit fetar monoteist dhe personifikimin e ideve fetare te lidhur me ZOTIN ne vende te ndryshme dhe kohera te ndryshme. Ky postulat thote: njeriu eshte cfaqur ne Toke ne kohe dhe vende te ndryshme, mbi ç’baze ka ndodhur zhvillimi i diferencuar i popujve brenda nje race dhe i vete racave midis tyre. Ne kete pike teologu dhe filozofi duhet te jene te kundert dhe mosperputhes, pasi do te vije nje moment qe teologut do t’i duhet te pranoje ne menyre abuzive (ne te njejten permase qe politikani pranon ateizmin) qe ZOTI krijon Natyren dhe Natyra krijon Njeriun, cka eleminon lidhjen e ZOTIT me Njeriun e per rrjedhoje nuk shpjegon dot ne menyre teologjike diferencimin kohor te monoteizmave kudo ne Bote (fantazia dhe justifikimi jane gjera te tjera).

Ky postulat, ne vazhdim, ka si rrjedhoje shkallen e diferencuar  te zhvillimit social nder popuj dhe raca, por qe te gjithe kane nje vecori: organizohen si bashkesi njerezore ne nje rend social qe eshte pranuar te quhet rendi i komunes primitive, jetegjatesia e te cilit eshte e ndryshme ne popuj te ndryshem pa qene asnjehere e barabarte. Megjithese jane bere shume hulumtime ane e kend globit nuk eshte gjetur asnje popullate e cila te ishte e organizuar nga pikepamja sociale dhe te mos kishte besimin fetar si pjese perberese e jetes primitive. Dmth organizimi social dhe idete fetare kushtezojne njera-tjetren pa e ditur raportin kohor te tyre, por kjo nuk e perjashton mundesine e faktorit kohe ne transformimin e antropomorfeve ne njerez ne momentin qe u injektohet besimi fetar, proces i cili duhet konsideruar me permasa te panjohura jo vetem tani, por pergjithmone. Ama ne kete proces duhet te kemi dy forma organizimi biologjik, te ngjashme ne ekstrem, ku njera lidhet me besimin fetar, ndersa tjetra vazhdon jeten biologjike duke menduar per kufijte e ekzistences. Ky duhet konsideruar dhe kufiri i lejuar i lindjes se Njeriut ne Toke dhe zanafilla e jetes sociale. Ne kete pike ja vlen te analizohen idete fetare ne rrugen qe ndjekin nga e thjeshta deri tek me e komplikuara brenda rendit te mirefillte komunar dhe brenda kesaj forme fetare (kultet pagane).

Forma me e thjeshte dhe e pare e besimit fetar eshte Dashuria (Deus caritas est). Vetem ne racen njerezore ekziston qellimi i sakrifices se jetes per krijesen, dmth NENA per te realizuar detyren e riprodhimit biologjiko-shoqeror sakrifikon edhe jeten – kjo eshte forma e pare e besimit fetar ne Racen Njerzore ne Toke dhe i takon gjinise femerore, ndjenje e cila nuk ekziston jashte botes njerezore (kjo ndjenje nuk krijohet nga individi, por i imponohet atij; gjeni se kush e krijon ndjenjen e Dashurise tek raca njerezore ne Toke dhe keni gjetur shkakun me te afert te zanafilles njerezore ne Toke). Te duash nuk eshte egoizem, por te duash do te thote t’i dedikosh vetes nje qellim dhe mjetet qe realizojne kete qellim jane objekt i ndjenjave kolektive te atyre qe besojne ne kete qellim. Kjo eshte ndjenja e Dashurise, kjo eshte ndjenja me e pare e besimit fetar. Kjo eshte aresyeja perse format e para te besimeve fetare jane te lidhura me boten njerezore, bimore dhe shtazore. Por kjo do te thote se ndjenja e Dashurise eshte e lidhur me jetesen biologjiko-shoqerore dhe prej ketej nuk eshte e veshtire te arrihet ne perfundimin se njeriu dhe feja perbejne nje unitet absolut; – ngelet per te gjetur elementet e ketij uniteti perpara se te enderojme per te shpikur te kunderten e saj.

Menyrat se si interpretohen idete fetare ne historine e njerezimit eshte nje problem individual, por parimi i besimit eshte nje problem kolektiv, çka do te thote se fene nuk e krijon individi pse kupton nevojat fetare te masave (formula e F.EngelsitBruno Baueri dhe krishterimi i hershëm), por Feja i imponohet Shoqerise Njerezore per t’u krijuar si struktura me e larte e organizimit te Natures, Feja eshte ngjizja e panjohur qe i behet Natyres biologjike per te krijuar Njeriun shoqeror. Kjo eshte aresyeja perse kjo e panjohur e ka emrin ZOT! E pranon kete individi njeri nuk ka asnje rendesi, rendesi ka fakti qe kjo e panjohur nuk mund te njihet kurre. Kjo eshte aresyeja perse duhet besuar! Duhet besuar tek Dashuria e Njeriut per Njeriun, tek Dashuria e Njeriut per Bimet, tek Dashuria e Njeriut per Kafshet, tek Dashuria e Njeriut per Kozmosin, tek Dashuria e Njeriut per Natyren. Kjo eshte aresyeja perse ekuacioni i formimit sdhe zhvillimit te ideve fetare eshte si me poshte: dashuria per njeriun dashuria per bimet dashuria per kafshet dashuria per kozmosin  dhe natyren perbejne te gjithe ekuacionin lindes dhe zhvillues te kulteve pagane, si forma me e pare e besimeve fetare. Me kete dashuri universale fillon jeta fetare e Njerezimit dhe vete Njerezimi. Me kete dashuri universale fillon rendi i Komunes Primitive. Me kete dashuri universale fillon jeten Shoqeria Njerezore. Pa Fe dhe pa rend shoqeror nuk mund te kete Shoqeri Njerezore (ne kete pike ndahet jeta biologjike nga jeta shoqerore dhe kjo ndarje ka si pikefillim idene fetare). Ne kete pike fillon Historia e Njerezimit sipas asaj qe perjetojme sot. Ngelet per te percaktuar ekuacionet e zhvillimit sipas elementeve sociale qe bashkeveprojne midis tyre. Ketu qendron thelbi i shkences se Historise, thelb i cili eshte anashkaluar jo vetem nga padija, por kryesish nga konfrontimi i mendimit fetar me veprimin politik; ku ky i fundit eshte munduar per gjate gjithe kohes se ekzistences se vet te fshehe gjurmat me negative te lena pas konfrontimit qe ka pasur me idete fetare dhe institucionet e tyre, pas lindjes historike (edhe kjo lindje eshte e manipuluar ne ekstrem dhe asnjeri nuk eshte i afte te argumentoje se si lind politika jashte ideve fetare).

Ne te gjithe literaturen boterore ka mbetur e pa zbuluar autoresia e ndarjes se punes dhe ekonomistet politike e kane filluar punen e tyre nga nje e panjohur me shume permasa ku vetmitari (pasi ky eshte nje shenim i Marksit ne vepren e meposhtme)  Karl Marks ka pranuar ekzistencen e priftit perpara se ndarja e punes te merrte permasat e raportit midis punës materiale dhe shpirtërore”  dhe formimi i ideologu te perbente thelbin e ndarjes se punes (K.Marks, F.Engels, Ideologjia gjermane). A duhet konsideruar i sakte apo i pasakte ky perfundim nuk paraqet rendesi, por empirizmi marksist ne kete rast eshte perdorur ne te gjithe literaturen filozofike komuniste si nje postulat pa asnje domethenie, por ne funksion te teorise marksiste shtrohet pyetja: A nuk kemi ketu fshehjen e gjurmave te ekzistences se ideve fetare shume kohe perpara ndarjes se punes? Bashkojeni kete ide me faktin e mos zbulimit te menyres se si lindin idete fetare ne Historine e Njerezimit dhe kuptohet fare qarte perse materializmi i shek. te XIX-te ka qene nje materializem politik jashte koncepteve kohore te zhvillimit te shoqerise. Faktori KOHE eshte anashkaluar ne te gjithe teorine marksiste duke mohuar veteveten qe ne hapat me te para te aplikimit te saj (teoria marksiste mbeshtetet ne pergjithesimin ekonomik te rastit britanik edhe pse ky i fundit ka qene nje perjashtim qe nuk do te mund te perseritet me kurre). Problemi i percaktimit kohor te ndarjes se punes nuk mund te behet jashte dinamikes se ideve fetare dhe eshte kjo dinamike qe na krijon mundesine te bejme percaktime te njepasnjeshme ne ekuacionet e mevonshme qe shoqerojne zhvillimin e shoqerise njerezore jashte kushteve ekonomike, por brenda botes se relacioneve universale njeri-njeri. Bota e relacioneve ka percaktuar dinamiken e sotme te zhvillimit shoqeror dhe thelbi i saj eshte ne funksion te plote te dinamikes se ideve fetare. Ne qofte se pranojme ekuacionin e formimit te ideve fetare sipas kulteve pagane dhe formen e pare te ideve fetare te lidhur me ndjenjat kolektive ndaj njeriut, bimeve, kafsheve, kozmosit duhet pranuar se procesi i ndarjes se punes ka filluar ne kohen kur keto ndjenja u lidhen pikesepari me bimet dhe autori me i pare eshte prifti pagan (roli dhe autoresia e priftit pagan duket bindshem ne proceset e mevonshem sociale ku kemi dhe dokumentimet e punes se kryer). Ne qofte se dashuria e njeriut per njeriut con ne lindjen e priftit, dashuria e  njeriut per bimet con ne lindjen e ndarjes se punes si nje proces qe ka percaktuar te gjithe dinamiken e derisotshme te jetes ne planetin tone. Dmth idete fetare i kane paraprire te gjithe dinamikes se zhvillimit shoqeror te Njerezimit duke parapercaktuar parimin e ligjesive te ketij zhvillimi: moralin njerezor (analiza sipas KOHES na con ne kete perfundim dhe kjo nuk eshte marre parasysh asnjehere. Filozofia e vetequajtur materialiste deri me sot nuk e njeh praktikisht faktorin KOHE si percaktuesin kryesor, krahas hapesires, te zhvillimit thelbesor te Shoqerise Njerezore. Vetem me fjale KOHES i eshte dhene rol ne zhvillimin e materies – termi i fundit nuk eshte i zberthyer sakte akoma edhe sot).

I gjithe rendi shoqeror primitiv (komuna primitive e mirefillte), duke perfshire edhe zanafillen shoqerore, karakterizohet nga besimi fetar pagan dhe, per shkak te nivelit te ulet dhe fillestar te ketij zhvillimi, do te bashkeshoqeroje kete rend shoqeror edhe pas ndarjes se punes, duke u paraqitur si dielli iluzor i races njerezore ne Toke deri ne momentin qe i jep te kuptoje kesaj race se rruga e ndjekur nuk lidhej dot me ndergjegjen kolektive te vet (vetem elementi fetar njihet per ate kohe saktesisht, pasi te gjithe elementet e tjere merren me mend ne menyre abuzive duke formuar themelin e asaj qe konsiderohet si shkence primitive). Eshte koha kur ne skenen historike cfaqet dukshem nje rend i ri shoqeror, qe kerkon elemente te rinj sociale. Ne kete menyre duhet realizuar nje ndarje analitike brenda per brenda Komunes  se mirefillte Primitive ne menyre qe te diferencohet zanafilla biologjiko-shoqerore nga zhvillimi shoqeror i races njerezore ne Toke, proces i cili nuk eshte zberthyer asnjehere deri me sot (epoka midis zanafilles dhe kohes se lindjes se politeizmit ka mbetur e erret edhe pse ajo gjendet e pranishme ne nje cep te Europes deri ne shek. e XX-te ne menyre te konsoliduar dhe e bashkeshoqerueshme me elementet moderne sociale; – ne mendimin filozofik dhe ekonomiko-boteror ky rast praktik nuk eshte marre ne konsiderate asnjehere, qofte dhe teorikisht, dhe per fatin e mire apo te keq u perket shqiptareve. Ne mendimin teorik boteror eshte levruar gjithmone shkalla me e larte e zhvillimit duke u anashkaluar zanafilla e fenomeneve shoqerore dhe shkalla e ulet pa percaktuar asnjehere shkakun e fenomenit).

Ne qofte se do te behet ndonjehere analiza kohore dhe cfare elementesh sociale e kane shoqeruar shoqerine njerezore nga zanafilla deri ne momentin e ndarjes se punes, do te konstatohet se dallimi cilesor me paralelet biologjike qendron pikerisht tek besimi fetar dhe forma pagane e tij, periudhe e cila perben dhe etapen shume me te gjate kohore te perjetuar deri me sot. Fakti i menyres dhe KOHES se lindjes se politeizmit dhe mungesa e lidhjes se formave fetare midis tyre, proces i cili njihet me perafersi sakte, ne e jep argumentin me te plote se ajo periudhe e erret dhe e panjohjteshme e ka pasur ne brendesi te vet korpusin fetar te levrimit shpirteror qe ne zanafille; ne kete pike “ateistet” shqiptare kane genjyer popullin e tyre politikisht pas 1967-ses me pretendimet e veta filozofike. Ne kete menyre ekuacioni i gjendjes sociale, jo vetem i shqiptareve, pergjate rendit te pare shoqeror eshte FE + Rend shoqeror dhe forma e ideve fetare permblidhet rreth kulteve pagane duke pasur nje ecuri nga njeriu tek bimet, kafshet dhe dukurive kozmike. Rendi i pare shoqeror duhet te dallohet nga rendi skllavopronar prej ekzistenca se nje rendi te ndermjetem i cili duhet konsideruar i pranishem pas ndarjes se punes. Eshte ky rend i ndermjetem (rendi fisnor) qe eshte konsideruar si rendi komunar, qe i ka pasur idete fetare te lindura prej kohesh dhe mbi kete baze eshte percaktuar si rend komunar. Mbi kete baze te genjeshtert eshte trajtuar problemi i ekzistences se ideve fetare ku raporti marksist qenie-ndergjegje e mohon ekzistencen e ideve fetare ne fazen e egersise njerezore, pasi kemi dy forma fetare pas ndarjes se punes pa e percaktuar ne asnje rast kohen e lindjes se ideve fetare ne histori. Dmth analiza e ideve fetare ne historine e njerezimit nuk eshte bere sipas kohes se ekzistences se tyre, por sipas varesise hapsinore pergjate nje kohe jo ne perputhje me dinamiken historike te tyre. Kjo menyre analize ka cuar ne mohimin e kohes se ekzistences se tyre qe ne zanafillen e njeriut mbi c’baze filozofia bolshevike sajoi koheekzistencen e paperfillshme te ideve fetare ne histori, prej nga e muaren filozofet shqiptare te epokes komuniste duke ja servirur popullit tone si nje te vertete absolute. Ky gabim i qellimshem ka cuar ne fshehjen e veprimtarise praktike te Njerezimit pergjate rendit te komunes primitive vetem per nje aresye te thjeshte: e gjithe veprimtaria primitive e popujve ne agimet e tyre eshte bere ne perputhje te plote varesore nga idete fetare. Jane keto te fundit qe kane udhehequr kerkesat praktike te popujve sipas interpretimeve qe imponojne Kultet Pagane me te para, duke vazhduar me idete politeiste deri ne momentin qe Njeriu zbulon idene e ekzistences se ZOTIT sipas pikepamjes: i perjetshem, i panjohshem, i pafundem, absolut.

Kalimi neper te gjithe keto faza perceptimi te mireberesit te Njerezimit, pamvaresisht nga menyra e te kuptuarit, nuk mund te konsiderohet shprehje e paditurise, apo e pafuqise, se individit duke parakaluar nga njeri sistem ekonomiko-shoqeror ne tjetrin, por mbetet per te zbuluar autorin qe e detyroi Njerezimin te kaloje nga forma e barazise primitive, ku mbizoteronte padija dhe pafuqia perpara Natyres, ne formen e pabarazise sociale ku mbizoteron dija dhe fuqia ekonomike (edhe autoret e dijes dhe fuqise ekonomike kane mbetur te panjohur). Pikerisht ky autor ka mbetur i panjohur, te pakten per popullin shqiptar, edhe pse shume elemente sociale u njihej ne menyre te drejteperdrejte autori dhe permbajtja e tyre.

Duke dashur të duken origjinalë në idealizmin e tyre, këta studiues e analizojnë të gjithë kohën fetare midis kultit të natyrës dhe politeizmit si një proçes kalimtar i ndodhur në ndërgjegjet fetare të popujve nga hyjnitë theriomorfe dhe dendromorfe në atë antropomorfe. Sipas njërit prej tyre:

“Do të ishte gabim, megjithëatë të mendohej se është fjala për një shndërrim të papritur e të menjëhershëm. Është më tepër një kalim shumë i ngadalshëm dhe krejt gradual. Mjaft elementë të mbetur më vonë tregojnë, në pjesën më të madhe të rasteve, stazhin theriomorf dhe dendriomorf që ka paraprirë fetë antropomorfe. Ndonjëherë kafsha, dikur vetë zoti, bëhet shok besnik, si psh shqiponja e Zeusit, bufi i Atenës, gjarpri i Demetrës etj (A. Krappe, Hyden de mythologie et de folklore germaniques, Paris, 1928, faqe 20)” – veper e cituar tek Fjalori i Mitologjise, Tirane 1987.

Sikur ky autor të kishte pasur kurajon për të analizuar te kunderten e pretenduar, sipas teorise marksiste, kohen e lindjes së fesë në varësi të qënies shoqërore, dmth rendit shoqëror, do ta kishte kuptuar se raporti midis kohëekzistencës së kultit të natyrës dhe periudhës së shndërrimit të perëndive theriomorfe dhe dendiomorfe në perëndi antropomorfe është shumë-shumë e madhe. Kjo vjen ngaqë domosdoshmëria e lindjes së polizeizmit është më e hershme se koha kur lind rendi i ri shoqëror dhe rrjedhimisht forma e re e besimit fetar do të ketë dy fytyra, njëra prej të cilave shumë e vjetër dhe tjetra e re, duke na dhënë atë pamje që studiuesi i mësipërm e quan kalim të ngadalshëm dhe gradual. Rasti i mevonshem i kalimit te politeizmit ne monoteizem tregon per nje konflikt te ashper midis dy formave fetare prej nga rrjedh lufta e klasave. Eshte pika me e erret e analizes se rendit te pare te shoqerise njerezore, prej nga vijne gabimet e njepasnjeshme te historianeve, filozofeve dhe ekonomisteve politike. Pastaj nuk duhet harruar se panorama hapsinore që analizon ai nuk është dhe krejt ashtu. Helenët e kohërave heroike nuk duhet të jenë të vetmit autorë të kalimit të mësipërm. Në tokën e ardhur helenët gjetën vëndas (parailirët) me kult natyre të konsoliduar duke imponuar politeizmin e tyre të sapo formuar pa mundur dot ta konsolidojne tek popullata autoktone,  bashkësia e të cilëve jep periudhën e avashtë të kalimit të kultit në politeizëm, por duke formuar popullata hibride. Procesi nuk mund te konsiderohet unik brenda te njejtes hapesire.  Kështu që duhet parë në kemi të bëjmë me një rast të veçantë apo të përgjithshëm pa harruar në kanë ekzistuar relata midis popujve me shkallë zhvillimi të ndryshëm qysh në ato kohëra. Në këtë pikë qëndron boshllëku i materializmit filozofik, të cilin ai as që e ka cekur dhe pikërisht influencat e njeriut mbi njeriun dhe mënyrën e ndryshimit të tij nga kjo influencë. Me këtë hapsirë autori i është larguar problemit duke e parë të shkëputur nga rendi shoqëror dhe monoteizmi. Kalimi nga bota natyrore në atë njerëzore nuk është një kalim i ngadalshëm (ai është i barabartë me kohën e kalimit nga Komuna Primitive në shtetin klasor, por ai ndodh gjatë rendit komunar pas ndarjes së punës dhe më konkretish duhet të ketë ndodhur në shekujt e fundit të jetës së kësaj komune duke realizuar kalimin e ideve fetare nga bota shpirtërore, që kishte në themel natyrën, në atë materiale, që kishte në themel fantazinë. Ky eshte stazhi theriomorf dhe dendriomorf që ka paraprirë fetë antropomorfe, por mbetet krejt e fshehte aresyeja dhe autoresia e ketij kalimi duke e shtuar edhe me shume misticizmin rreth ideve fetare njerezore.

Ecuria e ideve fetare pergjate rendit fisnor (kultet pagane+politeizmi) eshte e barasvlefshme me permbajtjen e te gjithe elementeve sociale qe formonin kete faze kalimtare nga Komuna Primitive ne Rendin Skllavopronar deri ne ate shkalle sa ne duhet te pranojme qe permbajtja e tyre eshte e paracaktuar nga idete fetare dhe institucionet e tyre. Vjetersia e kesaj veprimtarie, shume kohe perpara zbulimit te shkrimit, e ben te pamundur evidentimin e autorit me te pare te ketyre elementeve, por ekzistenca e zhvillimit diferencues midis popujve na krijon mundesine e zbulimit te dritareve nga ku mund te shohim panoramen e procesit te lindjes fillestare te ketyre elementeve. Edhe pse autoret e marksizmit e paten pranuar unitetin e veprimeve sociale te barasvlefshem ne aspektin hapsinor per te gjithe popujt e Njerezimit, kur erdhi pune per problemin e ideve fetare ata heshten dhe e anashkaluan procesin duke krijuar nje zbrazesire te panevojshme ne mendimin filozofik materialist edhe pse korpusi i ideve fetare politeiste njihej shume mire ne te gjithe permbajtjen e vet dhe pothuajse per te gjithe popujt europiane. Vetem kete proces te kishin zberthyer ata dhe e gjithe panorama filozofike e teorise se tyre do te permbysej per gjene me te thjeshte fare: proceset fetare kishin dinamike kohore te ndryshme ne popuj te ndryshem edhe pse i takonin nje race te vetme (diferencimet sociale ekzistojne edhe brenda nje race per shkaqe natyrore duke mos pasur asnje lidhje me boten e relacioneve, prej ketej rrjedh pabarazia e zhvillimit social te tyre rregullimi i se ciles kerkon tjeter teori nga ato ta paraparat deri me sot; – kjo nuk eshte marre parasysh nga autoret e ekonomise politike, por mbi nje baze te shtrember filozofike eshte ngritur teoria e racizmit politik).

Por me politeizmin vihet re nje fenomen, qe nuk mund te anashkalohet me lehtesi: format e organizmit parapolitik te rendit fisnor (epoka parahelene dhe paralatine) apo atij politik te qytet-shteteve (Athina dhe Sparta) dhe shteteve (Roma konsullore) jane ne perputhje te plote me organizimin e botes se perendive politeiste. Analiza kohore e procesit tregon se perendite politeiste jane me te hershme se menyra e organizimit parapolitik dhe politik te aplikuara nder dy popujt me te zhvilluar te Europes: heleneve dhe romakeve. A nuk del prej ketij fakti se idete fetare u kane paraprire ideve te mevonshme parapolitike dhe politike? Ne kete rast, cili eshte raporti kohor dhe hapsinor midis ideve fetare dhe qenies shoqerore? Ne kete pike problemi eshte analizuar historikisht me paragjykim dhe shqiptaret kete paragjykim e ngriten ne nje sistem politik duke shpikur shtetin ateist. Per kete qellim u anashkalua e gjithe puna 400 vjecare e Kishes Katolike Europiane ne favor te Kombit Shqiptar. Analiza historike e FAKTEVE nuk mund te behet pa nje qellim perfitues, pasi, ne fund te fundit, njeriu quhet te nxjerre mesimin e aresyes perse subjekti me i vjeter e ka parakaluar subjektin me te ri, perse idete e vjetra vazhdojne te lulezojne duke i parakaluar idete  reja (bile me thjeshte: idete e vjetra kane percaktuar permbajtjen e ideve te reja; qe do te thote se, te pakten, prej 2000 vjetesh shoqeria e civilizuar udhehiqet prej produktit te ideve fetare monoteiste). Atehere mbetet te percaktohet qe edhe menyra e kalimit te ideve fetare pagane kane te njejten forme kalime drejt ideve fetare politeiste duke mbajtur ne brendesi te vet fshehtesine e aresyes perse ka ndodhur kjo tipikisht keshtu. Kjo e fshehte nuk mund te zbulohet dot ne kete faze te zhvillimit te shoqerise per gjene me te thjeshte fare: nuk kishte ardhurn koha e monoteizmit fetar; dmth Shoqeria Njerezore nuk e kishte gjetur akoma Diellin e vet iluzor, i cili do te komandonte jetes shpirterore te saj (“ateistet” nuk e marrin parasysh ne asnje rast kete proces dhe kete domosdoshmeri te Njeriut; – per ta bota shpirterore e Njeriut nuk ekziston edhe pse ajo eshte promotori praktik i te gjithe asaj qe ndodh sot ne Toke).

Idete fetare politeiste edhe pse nuk kane vazhdimesi te gjate ne kohe, kane luajtur rolin me revolucionar ne Historine reale te Njerezimit. Ne saje te ketyre ideve Helada skllavopronare u be promotori teorik i lindjes se Kultures primare ne racen e bardhe. Raportet e ideve politike me idete fetare pergjate rendit skllavopronar jane fshehur me shume kujdes nga historiografia komuniste ketu ne Shqiperi dhe ne plan te pare kane dale idete juridike te Likurgut, Solonit ne Heladen e lashte dhe Ligjet e Dymbedhjete Tabelave (Tryezave) ne Romen pas mitologjike (shek V Pa. Kri.) prej nga rrjedh Roma Konsullore. Me qellim u anashkalua (e gjej kete fakt ne punimin e Roland Gjinit: Historia e Romes se Lashte, Tirane 2015, f.26-28, Todi Dhama, Historia e Kohes se Vjeter (Roma), dispensa e III, Tirane 1981, f.9-11, prej nga e ka burimin libri i pare), ndoshta per shkak te karakterit mitologjik, ndoshta per te fshehur thelbin e asaj qe ka ndodhur ne Historine e Njerezimit per efekt te propagandes komuniste, personazhi historik Servius Tulius (575–535 Pa. Kri.) organizatori dhe konsoliduesi i institucioneve fetare ne Romen Legjendare (sipas Karl Grimberg, Historia Boterore dhe Qyteterimi, vell. 2, Tirane 2003, f. 252), domethenia e te cilit eshte shume percaktues per kete teme (behet fjale gjithmone per idete fetare politeiste) dhe qe e ndryshon teresisht historine teorike te Njerezimit. Eshte koha kur teresia e ideve fetare politeiste behet promotori i zhvillimit specifik te rendit te ri skllavopronar, pasi lidhja e ideve fetare me idete juridike gjen zbatimin praktik ne drejtimin e Shoqerise Njerezore.

Jo vetem kaq, por idete fetare politeiste behen promotori thelbesor i lindjes se muzikes, artit pamor, letersise dhe shkalleve me te para te civilizimit boteror, te pakten ne Europe. Ne kete pike ne dallojme nje diferencim te theksuar ne shkallet e zhvillimit te racave, pasi ate qe prifterinjte politeiste realizuan ne popujt e Races se Bardhe, ne popujt e Races se Kuqe e realizuar prifterinjte pagane. Ky diferencim NATYROR ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore e kerkon medoemos nje interpretim metodik krejt tjeter per tjeter nga ekzistuesi dhe jane idete fetare ato qe cojne ne kete zbulim, i cili nuk eshte marre parasysh nga materialistet e shek. te XIX-te. Por ky diferencim social midis shkalleve te zhvillimit nder-racor con ne konstatimin se ndergjegjja nuk rridhte ne menyre te drejteperdrejte nga qenia shoqerore, sipak kuptimit qe ne i japin kesaj qenie; -minus ky per materialistet e shek. te XIX-te

Raporti i ideve politike dhe atyre fetare pergjate rendit skllavopronar jane shkaku i llojit specifik te vete rendit, cka do te thote se pergjate atij rendi institucioni politik sundonte mbi institucionin politeist dhe idete fetare politeiste ishin ne sherbim te politikes skllavopronare. Kjo duhet konsideruar pika me kryesore perse politeizmi e pati jeten kaq te shkurter ne raport me dy format fetare kufizuese. Kjo duhet te jete edhe aresyeja perse politeizmi fetar u mohua nga monoteizmi dhe cfare perfaqesonte forma e re fetare ne raport me te. Por ne kete pike ka nje problem arbitrar, i cili eshte pergjithesuar pa te drejte nga materialistet e shek. te XIX-te. Sipas tyre (ne kete rast kane marre per baze rolin e institucioneve fetare politeiste duke i pergjithesuar edhe per monoteizmin e krishtere) ekziston ne menyre postulative ideja se:

“Mendimet e klasës sunduese janë në çdo epokë mendime sunduese. Kjo do të thotë se klasa që është forca sunduese materiale e shoqërisë është në të njëjtën kohë dhe forcë sunduese shpirtërore e sajë (nënvizimet e autorëve)”. (K.Marks-F.Engels, Ideologjia gjermane, f. 46)

Ky pretendim do te ishte i vlefshem ne qofte se raportet kohore te formimit te institucioneve fetare monoteiste kundrejte mbreterive mesjetare europiane do te ishin ne favor te ketyre te fundit, por FAKTI tregon se keto mbreteri jane produkt i vete Kishes keshtu qe i bie te pranohet qe mendimet sunduese te ideve fetare monoteiste te jene ne te njejten kohe dhe mendimet sunduese mbi politiken, te pakten deri ne kohen qe Kisha Katolike lind laicizmin. Eshte ky akt i fundit qe vendos pikat mbi i dhe jo raporti midis forces materiale dhe forces mendore.

Ne menyre te permbledhur ekuacioni i formimit te ideve fetare i paraprin te gjithe ideve te prodhuar nga Raca Njerezore ne Toke dhe asnjeri nuk e di se cfare produkti mund te linde jashte ideve fetare (me e pakta krimi politik dhe ai individual). Kjo duket ne krahasimin e formimit te dy ekuacioneve baze te zhvillimit te Races Njerezore ne Toke: 1-ekuacionit te formimit te ideve fetare dhe, 2-ekuacionit te menyres se organizimit shoqeror:

Zanafilla  Kultet Pagane Politeizem Monoteizem

    ZanafillaRendi komunarRendi fisnorRendi skllavopronarRendi feudalRendi kapitalit

Vellimi tri permasor i Ideve Fetare, kundrejt pese te rendeve shoqerore, dhe mos perputhja kohore e tyre tregojne vetem nje gje: Idete Fetare udheheqin jeten sociale ne Toke vetem per nje aresye: Faktori KOHE tregon se Ato kane lindur jo vetem te parat, por ato kane ndare Boten Njerezore nga Bota Biologjike; dhe kjo e permbys te gjithe karakterin materialist te asaj filozofie duke na dhene te kuptojme se materializmi i pretenduar i shek. te XIX ka qene i papergjegjshem kundrejt Historise se perjetuar nga Njerezimi.

Rendesia praktike e ideve fetare nuk duhet te qendroje tek vete ato, por tek institucionet qe i drejtojne, sidomos kjo ka vlera per institucionet monoteiste, pasi marredheniet e ndersjellta kohore midis tyre dhe institucioneve te tjera, deri me ato te politikes, percaktojne thelbin e ndryshimin nder-racor te Njerezimit (ky eshte thelbi materialist i analizes se ideve fetare ne Historine e Njerezimit). Institucioni fetar duhet konsideruar si vepra e pare sociale e Njerezimit (nuk eshte Feja produkt i Njeriut, por institucioni i saj) dhe mbi kete baze duhet konstatuar roli historik i tyre, dmth cfare kane realizuar Institucionet Fetare ne dobi te Njerezimit; te gjithe te tjerat jane perralla pa asnje vlere konkrete, jane mashtrime te politikes shkollore.

Te flasesh per rolin e institucioneve fetare pagane jashte metodikes krahasuese eshte pak e veshtire te arrish ne perfundime te sakta, pasi shkaqet e zanafilles te shume veprimtarive objektive dhe subjektive sociale u jane adresuar autoreve anonime, kryesisht subjektive. Ketu qendron papergjegjshmeria historike e materialisteve te shek. te XIX-te, pasi kane anashkaluar autoret direkt te te gjithe qelizave sociale qe ndertojne Shoqerine e sotme Njerezore. Keshtu per shembell F.Engelsi ne librin e tij “Origjina e familjes, e prones private dhe e shtetit” kur vjen puna per te percaktuar shkakun e ndarjes se punes ja adreson procesin deshires se njeriut per te rritur mireqenien dhe anashkalon autorin praktik te drejteperdrejte qe ka realizuar kete ndarje. E njejta situate paraqitet kur vjen puna per te percaktuar autoresine e lindjes se prones fisnore, pas ndarjes se punes, kur procesi ka nje autor konkret te shtrire ne te gjithe Rruzullin Tokesor pa pasur asnje perjashtim, pamvaresisht nga koha kur eshte konstatuar dhe vepruar. Te pakten ndarja e punes dhe lindja e prones fisnore e kane autorin e drejteperdrejte te procesit dhe fshehja e saj ka cuar ne perfundime krejtesisht te pasakta me veprime teper negative ne historine praktike te Njerezimit. Keto procese ne brendesi te popullates shqipfolese ndeshen ne nje kunderti historike: nga njera ane kemi prone fisnore, nga ana tjeter kemi pronen e Kishes; – e para nuk eshte e dokumentuar e dyta po; te pares nuk i dihet historia, kur te dytes i dihet sakte. Atehere cila eshte zgjidhja e problemit?

Cdo gje fillon me Institucionet Fetare ne paganizmin e larget komunar, te cilat udheheqin komunen primitive. Ne kete konteks udheheqes vihen re disa menyre jetese: jeta ne pyll, jeta ne shpella, jeta ne banesa te hapta duke formuar qendra te tilla, ku ne te gjitha rastet objekti fetar eshte me kryesori rreth te cilit ndermblidhet qendra e banuar. Ne kete pike fillon historia reale e Njerezimit e ndryshme nga bota biologjike tjeter, pasi nga ky moment fillon stacionimi krijues i Njeriut i udhehequr pikesepari nga Mendimi Fetar. “Te pretendosh se nuk i kupton keto argumenta nuk eshte aresye per Ateizem. Sepse, perderisa kjo bindje ka qene zoterimi i perhershem i gjithe gjindjes njerezore, kushdo qe ka dashur ta permbyse ate ka qene i detyruar jo vetem te paraqese nje shpjegim te shendoshe per hedhjen poshte te te gjithe argumentave qe provojne ekzistencen e Zotit, por edhe te paraqese argumente me bindese per pikepamjen e tij. Ne te njetjen kohe, perderisa deri me sot eshte besuar se shpetimi i gjindjes njerezore varet nga kjo bindje, ai do te jete i detyruar te vertetoje gjithashtu se ateizmi do te ishte me i mire per gjindjen njerezore se sa mbajtja e nje adhurimi te palekundshem ndaj Zotit. Meqenese kjo nuk mund te behet, ne duhet t’i neveritim me gjithe shpirt dhe te ndeshkojme ashper mungesen e besimit te te gjithe atyre qe bejne cdo lloj perpjekje per te shembur kete bindje” (Samuel Pufendorf, Detyra e njeriut dhe e qytetarit sipas ligjit natyror, Dita 2000 2007, f. 66-67). Keshtu eshte shkruar 350 vjet me pare ne gjurmet e historise se shkuar per te percaktuar detyrimin e Njeriut ne funksion te se kaluares themeluese te Races Njerezore ne Toke, e cila ka si pergjegjes percaktues Institucionin e Fese me te pare te Njerezimit ne gjurmet e zbulimit te EKZISTENCES se KRIJUESIT. E keqja e sotme qendron ne mosdijen me dashje te autoreve me te pare te jetes civile qe jetojme sot duke i permendur si fakt, por duke i perjashtuar si argument (te pakten ne Shqiperi, ne librat shkollore te fakultetit te Historise ne vitet e diktatures, eshte studiuar sipas kesaj praktike; – kam parasysh librin e Todi Dhama-s: Historia e Kohes se Vjeter, dispenca I-II-III, Tirane 1981). E kunderta e kesaj duket teper qarte me institucionet fetare politeiste ne Heladen e Lashte, prej nga Europa Primitive mori fillesat e jetes se zhvilluar duke i kopjuar pike per pike dhe duke i paraqitur si krijesen e vet, mbi cbaze formoi termin pseudohistorik: rilindja europiane, per te fshehur gjurmat e prejardhjes kulturore nga Kisha Katolike Romane.

Roli i Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit duket mirefilli me institucionet politeiste ne banoret e Greqise se Lashte, kryesisht ne Sparte dhe Athine. Keto institucione jane pergjegjese per lindjen e mendimit filozofik-letrar-shkencor-juridik-artistik helen ku emrat e meposhtem nuk duhen ndare nga Kisha politeiste e kohes. Permend disa me rradhe nga te 250 emrat qe njihen sipas Le Petit Robert 2, i 8-ti edicion 1984:

Likurgu, shek IX Para. Kri., legjislator (Sparte)

Homeri, shek. IX Para Kri., poet

Hesiode,  shek VIII-VII Para. Kri., poet

Arkilokhos,  712-648 Para. Kri., poet

Safo,  shek VII-VI Para Kri. poeteshe

Talesi i Miletit, shek. VII-VI Para. Kri., matematicien-fizikan-astronom-filozof-gjeograf

Soloni, 640-558 Para Kri., poet-legjislator (Athine)

Anaksimandri, 610-546 Para Kri., filozofi-dijetar

Xenofane, shek. VI Para Kri., filozof

Pitagora, shek. VI Para Kri., filozof-matematicien

Herakliti, 576-480 Para Kri., filozof;

teresia e te cileve formuan korpusin kulturor te kohes, qe shqiptaret i njohin si emra pa e ditur se ishin produkti me i shenuar i Kishes Politeiste Helene.

Por kryevepra e Kishes Politeiste Helene ishte shpikja e shkrimit dhe formimi i shkollave te para filozofike. Problemi i shkrimit dhe shkollave nuk eshte kaq i thjeshte sa paraqitet ne literaturen historike (ne kete rast kam parasysh librin e Zenun Rexhepi-Kabashi: Origjina e shkronjave dhe numrave, Prishtine 2014, te paraqitur ne nje artikull me autor Esat Kamberi me titull: Origjina e shkrimeve te lashta, botuar ne gazeten “RRENJET”, Viti 13, n.3, f. 10, ku pranohet se “Shkronjat, alfabetet (dhe alfavita greke), qe perdoren tani, jane kryesisht rezultat i persosjes dhe pershtatjes se tyre nder popullata e gjuhe te ndryshme dhe ne hapesira te ndryshme te botes sone”, pa i shkuar ndermend se kjo eshte absolutisht e pamundur po te kishin pasur parasysh autorin e drejteperdrejte te shkrimit: priftin politeist. Ky i fundit nuk eshte relatuar asnjehere me paralelet e veta fetare duke e bere te pamundur huazimin dhe zhvillimin e shkrimit nga nje pike. Ngjashmeria e fjaleve qe cfaqet midis shkrimit pellazgjik dhe atij shumer tregon per vendprejardhjen e pellazgeve dhe vonesen shoqerore ne zhvillimin social te tyre (argumentimi dhe shpjegimi i ketij fenomeni kerkon medoemos nje metodike tjeter teorike, perdorimi i se ciles verteton se pellazget jane te ardhur nga vendi i shumereve) duke hedhur poshte procesin e persosjes dhe pershtatjes se shkrimit si nje proces real (fantazia dhe perrallat jane gjera te tjera).

Mund te ngrihet hipoteza qe brezat e prifterinjve politeiste te kene vazhduar punen e prifterinjve pagane, por e gjitha kjo brenda te njejtes popullate; pasi bota e relacioneve eshte jashte botes se domosdoshmerise deri ne formimin e monoteizmit edhe ne qofte se ajo ka ekzistuar e shtyre nga veprimet e politikes skllavopronare. Por edhe sipas kesaj hipoteze, vazhdimi i punes duhet konsideruar rastesor pa asnje domethenie te drejteperdrejte, pasi edhe punen e prifterinjve pagane prifterinjte politeiste duhet ta kene kaluar neper duar. Problem analitik duhet konsideruar mungesa e besimeve politesite neper popuj te ndryshem, pasi ne kete rast pamja e zhvillimit social nuk eshte ne asnje rast sipas zhvillimit autotokton.

Krahas gjuhes problem i sotem eshte deformimi i autoresise se shkollave mbare boterore, pasi gjithmone ketyre shkollave u bashkangjitet termi laik per te krijuar distancen nga shkollat fetare (te jeni te bindur se kjo eshte loje absolutisht e politikes). Termi shkolla laike eshte absolutisht spekullues pasi politika nuk ka shpikur asnje shkolle ne asnje rast. Keto te fundit jane shpikja e dyte me e madhe ne fushen e intelektit per historine e Njerezimit dhe merita u takon fillimisht prifterinjve politeiste per popujt helen dhe latin; me vone merita u takon prifterinjve te krishtere qofshin katolike apo ortodokse. Ne kete proces politika nuk ka asnje merite, pervec shkaterrimit te tyre. Duhet vene ne dukje qe pergjate rendit skllavopronar institucionet fetare politeiste kane qene te pavaruara nga politika pa pasur asnje ndikim mbi te dhe kjo duhet konsideruar aresyeja perse forma politike skllavopronare pati ate pamje qe njeh Historia, por edhe aresyeja perse u cfaq monoteizmi per kohen dhe permbajtjen qe njohim (kete fenomen mund ta shpjegojne vetem teologet e sotem).

Duke qene fe e kohes, sot monoteizmi dhe institucionet e tyre fetare paraqesin rendesine me te madhe qofte edhe vetem prej lidhjes qe ato kane me politiken e kaluar e te tashme. Analiza e veprimtarise se Institucioneve Fetare Monoteiste nuk mund te behet mbi gjendjen e sotme, pasi ato e kane parakaluar detyren historike per cfare edhe u krijuan. Por kjo e fundit nuk thuhet asnjehere dhe popujt e Europes e kane harruar te kaluaren e tyre primitive dhe pas primitive, por dhe subjektin qe i ndihmoi per te kaluar keto pozicione te veshtira historike.

Kulmin e organizimit institucional monoteist e ka arritur Kisha Katolike me qender ne Rome fale nje lidhje politike te realizuar me shume intuite nga perandori romak Kostandin (330), per te cilin qellim dhe u krijua (tendenca internacionale e politikes se legjioneve romake u zevendesua me tendencen internacionale te Krishterimit Institucional). Te pakten kete problem materialistet e shek. te XIX-te i paten kuptuar sakte (shih F.Engels, Bruno Baueri dhe krishterimi i hershëm, F.Engels, Rreth kritikës së krishterimit të hershëm, Hyrja e F.Engelsit tek punimi i Karl Marksit: Lufta e klasave në Francë prej vitit 1848  deri në vitin 1850, F.Engelsi, Zhvillimi i socializmit nga utopia në shkencë) duke ngritur idene se internacionalizmi i rendit boteror mund te realizohet vetem me internacionalizmin e monoteizmit te Krishtere (eshte kjo aresyeja qe marksizmi nuk duhet konsideruar si filozofi e proletareve, sic eshte pretenduar ne Shqiperi, por filozofia, e dyte per nga rradha, e globalizmit social; vete Krishterimi Doktrinar eshte teoria e pare e globalizmit social ne Bote). Dhe kjo eshte pika qe e ndryshon te gjithe pikepamjen e mbrapsht te “ateisteve” shqiptare. Te gjithe veprat e mesiperme tregojne se “ateizmi marksist” ka qene nje iluzion i shkolles bolshevike dhe jo nje realitet filozofik qe duhej perkrahur. Gabimi i marksisteve te shek. te XIX-te qendron ne mungesen e analizes historike te ideve fetare, prej nga rrjedh pamundesia e Njerezimit per te mohuar idete fetare pergjate jetes se tij, pamvaresisht nga situatat politike te krijuara qe rrjedhin ne menyre te drejteperdrejte, ose te terthorte, nga vete institucionet fetare monoteiste per aresyen e tyre, duke mos pasur asnje rendesi ne funksion te tipit te tyre. Kjo duhej zbuluar jashte fushes teologjike dhe t’i servirej Njerezimit si nje postulat progresiv per te kuptuar se cfare perfaqeson FEJA ne zhvillimin e Races Njerezore ne Toke dhe cfare roli kishin luajtur institucionet e saj deri me atehere. Pikerisht kjo eshte mbajtur e fshehte dhe zbulimi i saj perben objektin e ketij studimi.

Analiza historike e institucioneve fetare monoteiste eshte me pak probleme po te merren ne teresine e tyre, por nje zberthim i formes me te larte te organizmit te tyre e thjeshton problemin pasi ky rast i permbledh te gjithe proceset e ndodhura neper bote pamvaresisht nga koha dhe vendi. Veshtiresia problemore duket fillimisht ne lidhjen e institucioneve fetare monoteiste me shtetin, ku periudha kohore midis shek. te IV dhe XIV ne Europe paraqet nje situate sociale jashtezakonisht e erret te vete shteteve te atyre koherave. Keto te fundit, duke pasur nje paraardhje nga epoka fisnore pa kaluar neper fazen skllavopronare te shtetit duke qene nen juridiksionin romak deri ne shek. e V, paraqiteshin ne konflikt social te theksuar me natyren e formes se organizimit. Pikerisht kapercimin e ketij konflikti dhe mesimin se si ndertohet shteti modern perbente detyren e asaj kohe te realizuar nga Kisha e Krishtere ne favor te popujve te Europes duke perjashtuar polin gjeografik Lindor te saj. Por pikerisht kete rast asnje teori nuk e perpunon duke shpikur teori ekonomike mbi vazhdimesine prej lashtesise deri me sot sipas disa rregullave ligjore qe te imponoka veprimtaria e pandergjegjshme e popujve (kam parasysh nje sere librash tekstesh universitare ku do te vecoja Historia e shtetit dhe e se drejtes ne Shqiperi, pjesa I dhe e II, me autore nje sere doktoresh dhe profesoresh botuar me ndihmen e fondacionit Soros me 1997 sipas te cilit liber paraardhesit e larget dhe te afert te shqiptareve na paskeshin pasur disa formacione shteterore duike filluar nga Iliret, Epirotet, Dardanet, Dalmatet dhe duke vazhduar me principatat feudale shqiptare deri me shtertin e Skenderbeut, kur ne shekullin e XX-te popullata shqiptare zoteronte te drejten zakonore te pashkruar dhe te pa krijuar nga ndonje person i vetem te cilen shqiptaret e quanin kanun, fjale kjo me prejardhje greko-bizantine). Pikerisht ne kete pike qendron roli i pazevendesueshem i Kishes, qe ben dhe dallimin racor ne Toke. Ne qofte se ne Europe Kisha e Krishtere, me vone Katolike, ka suprimuar politiken, te pakten deri ne shek. XIV kur shpiku laicizmin, te gjithe institucionet e tjera monoteiste ane e kend botes i jane nenshtruar politikes. A ka ardhur ky proces si rezultat i zhvillimit te popujve apo forces se individit nuk di te them, por rasti europian ka sherbyer per te kapercyer prapambetjen sociale qe bartnin popujt europiane pas ndarjes nga Roma Perandorake (ne fakt keta popuj kane pasur edhe nje karakteristike themelore ne zhvillimin e tyrte specifik: kishin nje shpejtesi zhvillimi me te larte se popullata latine, por krahasimi me popujt sllave tregon se kjo shpejtesi nuk ka qene e mjaftueshme per te kapercyer prapambetjen). Pikerisht kompesimin social ne zhvillimin progresiv te races se bardhe realizoi Kisha e Krishtere, me vone Katolike, cka nuk thuhet asnjehere ne forme historike, por problemi trajtohet ose me urrejtje politike, ose ne menyre statike duke e konsideruar periudhen shek. IV-VIII si nje periudhe  te erret  ku  mbizoteronte  misticizmi, pirateria, prapambetja dhe krimi duke lene pas dore faktoret reale qe percaktuan kete erresire sociale ku vetem Drita e Romes dallohej ne Europe. Cdo ngjarje e ka nje shkak dhe aresyeja perse Europa e shekujve  te  mesiperm  kishte ate pamje u dedikohet barbareve, huneve dhe konfliktit qe ato paten me Romen Perandorake (te pakten kete gjendje e gjej te analizuar ne nje liber historie mbi mesjeten europiane me autor K.A.Cekrezi, Boston 1921, f. 7-20, por edhe ne nje liber modern mbi lindjen e Europes me autor Roberto S. Lopez: Historia e Epokes Mesjetare, Tirane 2012). E thene me fjale te tjera, nuk merret per baze zhvillimi i diferencuar i popujve per efekt te kohelindjes se tyre dhe problemi trajtohet vetem sipas metodes statistikore, cka e mbulon rolin e Kishes ne ate proces historik te paragjykuar politikisht. Roli shtet-formues dhe udheheqes i Kishes duket, sidomos, ne jeten sociale te italianeve pas shek. te VII deri ne shek. XIX ku me 1861 u formua shteti i tyre. Me shume gjasa ky proces ka qene i pranishem ne te gjithe popujt europiane qe kishin perqafuar Fene e Krishtit dhe vazhdoi deri ne kohen qe u permbys nga reformacioni dhe derivatet e Krishterimit Fetar.

Per te kuptuar procesin dhe menyren se si Kisha shpiku Politiken Moderne mjafton te analizohet procesi strukturor i lindjes se laicizmit ku figura e Dante Alighierit ne Itali perben aktin e shkeputjes se laikut nga teologu (kete rol ka tentuar, pa dashje dhe pa e ditur, te luaje Migjeni ne Shqiperi, por ne sferen e monoteizmit ortodoks). Diferencimi strukturor i vepres se tij (Purgatori nga Parajsa dhe Ferri) tregon se figura e poetit-filozofit-politikanit eshte e pashmangshme ne Historine e Njerezimit (me hollesisht per kete akt kam shkruar ne studimin: Dante Alighieri, Laicizmi dhe Kisha Katolike; po Shqiptaret, publikuar ne blogun www.genchoti.com.) pamvaresisht nga emri. Procesi ne fjale tregon se laicizmi eshte vepra e Kishes Katolike dhe jo nje proces kundervenes, sic eshte trumbetuar nga shkolla bolshevike dhe ajo shqiptare.

Por roli i Kishes ne Europe eshte i lidhur me procesin e Rilindjes Italiane ku karakteri nderkontinental i Kishes i ka dhene pamjen ndereuropiane kesaj rilindje duke krijuar nje imazh ireal nga pikepamja historike. Ishte koha kur lindi mendimi shkencor modern dhe perfaqesuesit e shkollave fetare i dhane hov procesit ne fjale. Te gjithe emrat e famshem ne fushen e shkencave ekzakte apo teorike ane e mbane Europes, qe shqiptaret i kane mesuar neper shkollat e tyre pergjate periudhes 45-91, i takojne shkollave me baze fetare te cilat kane qene i vertmi burim njerezor i atij progresi.

Ndoshta per Europen ky manipulim mund te kete qene pa pasoja, por per Kombin Shqiptar shpikja e termit rilindje ka qene nje permbysje e realitetit historik te perjetuar qofte dhe vetem pergjate shekullit te XX-te. Mohimi i Kishes nuk ka qene veper teorike apo praktike e shqiptareve, keta te fundit vetem bene adoptimin politik duke treguar se konflikti midis Institucioneve Fetare dhe atyre Politike kishte rrenje shume me te thella jo vetem per natyren e ketyre te fundit, por, kryesisht, per efekt te pergatitjes individuale te pjesmarresve ne ato ngjarje. Konflikti midis Kishes dhe Politikes prej me shume se 7 shekujsh (XIII-XX) ne realitet europian eshte konflikti midis Dijes Njerezore dhe Idiotizmit Individual. Mbi bazen e ketij konflikti u pergatit gjenia e races Njerezore, prandaj dhe lufta e klasave u be promotori i shkaterrimit te se kaluares. Konflikti midis Kishes dhe Politikes eshte pjesa me e turpshme ne historine e Njerezimit, pasi ne kete pike shpaloset idiotizmi, poshtersia, krimi dhe pjesa me negative e karakterit te individit e suprimuar tek Shoqeria.

Ne qofte se do te ndertojme raportin e rolit te institucioneve fetare ne histori sipas tre permbajteve te parapara, do te dallojme se format me te mevonshme e kane pranuar rolin e luajtur ne Histori nga format paraardhese duke ecur ne gjurmet dhe rrugen e hapur nga ato. Ky fakt duhet te merret si shembull argumentues mbi rolin qe keto institucione kane luajtur jo vetem ne jeten praktike te Njerezimit, por dhe kerkimin qe Njeriu ka bere, qe nga dita e lindjes se tij, per zbulimin e Diellit te vet shpirteror, proces i cili eshte me vendimtari ne zhvillimin e Njerezimit.

E keqja e kesaj pune ka qene moszbulimi e faktorit tipik ne formimin e bashkesise njerezore. Materialistet e shek. te XIX-te, me gjithe pretendimet e shpallura, lane pas dore pikerisht kete fakt e per rrjedhoje Njerezimi nuk e ka ditur kurre se zanafilla e vet eshte e lidhur pikerisht me besimet fetare nen petkun e paganizmit. Nuk behet fjale per menyren se si lindin idete fetare, por problemi eshte shume-shume me i thelle, pasi fjala behet per shkakun qe percaktoi zanafillen njerezore. Pikerisht kjo i eshte fshehur Njerezimit dhe pikerisht ne kete pike materialistet e shek. te XIX nuk qene te afte te thone fjalen e tyre; une pretendoj se kjo duhet konsideruar e qellimshme cka perben papergjegjshmeri per ate per te cilen ke pretenduar se punon. Ne kete menyre analiza e deritanishme na jep dore te percaktojme idete fetare te nivelit pagan si shkaktaret e formimit te bashkesise se pare njerezore te nje gjaku. Besimi pagan ka qene ai qe ka lidhur familjet e nje gjaku dhe krijimi i bashkesive familjare ne fazen me te pare te zanafilles njerezore. Ky proces do te perseritet dhe do te zhvillohej nga te gjithe format e tjera fetare sa me e madhe te behej gjinia njerezore dhe sa me i larte te ishte zhvillimi i njeriut kolektiv. Pra objekti i insitucioneve fetare pagane nuk ka qene shpirti i njeriut, por jeta e perditshme e tij me te mirat dhe te keqijat qe te impononte natyrore e asaj kohe. Rendesi merr fakti qe Zanafilla Njerezore eshte e lidhur me paganizmin fetar dhe kjo nuk eshte pare asnjehere me sy kritik, por eshte anashkaluar vetem per nje aresye: te mos konstatohej lidhja progresive e formave fetare me zhvillimin e shoqerise, pasi ky duet duhet te ishte objekti i materializmit filozofik dhe jo ekzistenca e ZOTIT, Bibles apo Fese, sic pretendojne bolsheviket dhe shkolla e tyre antimaterialiste.

Ne qofte se do te flasim per jeten e civilizuar te Njerezimit sipas asaj qe perjetojme sot, gjithshka fillon me besimet fetare politeiste. Por analiza e bashkeshoqerimit te jetes se civilizuar qe i ka bere besimeve fetare nder popuj dhe raca te ndryshme tregon se procesi nuk eshte i lidhur domosdoshmerisht me elemente te njejte. Ne qofte se per Racen e Bardhe jeta e civilizuar u lidh me besimin politeist, ne Racen e Kuqe (inkasit, acteket, majat) kjo lidhje u krye qe ne fazen pagane pa pasur nevoje per politeizmin e ardhshem, ne qofte se do ta pranojme si hipoteze. Kjo na con ne konstatimin qe zhvillimi i shoqerise nuk mund te behet mbi ligje te unifikuara jashte kohes dhe hapesires. Keshtu qe perbashkimi i jetes sociale me format fetare duhet te ndjeke nje rruge tjeter metodike, si e vetmja menyre per te percaktuar permasat e rolit te ideve dhe institucioneve fetare ne Historine e Njerezimit. Megjitheate ne popujt europiane rolin civilizues te popullatave e pat marre persiper besimi fetar politeist, ku ne dy pika (Athine dhe Rome) pati zhvillimin e vet me te larte dhe gjurmelenes ne historine e Njerezimit. Dmth me besimin fetar politeist raca njerezore ne Europen Barbare krijoi civilizimin dhe bashkejetesen ne nivel popullor pa pasur asnje ndikim vendimtar ne permasen e tyre nga bota helenike dhe ajo romake edhe pse u relastuan midis tyre, cka do te thote se politeizmi nuk i kishte gjasat te unifikohej si fe, qofte dhe vetem kontinentale (ne te vertete politika romake i fitoi permasat e nje politike kontinentale per mbi gjashte-shtate shekuj, por besimi fetar politeist ne asnje rast nuk e arriti kete permase). Kjo eshte aresyeja qe emrat e feve politeiste nuk jane te njejta as ne dy popuj, qofshin prane e prane.

Me monoteizmin fetar Njerezimi zgjeroi boten e vet ne maksimum dhe per here te pare krijohet mundesia e aplikimit te feve boterore (te pakten krishterimi dhe islamizmi i kane keto permasa). Por raporti i institucioneve fetare me institucionet politike neper faza te ndryshme kohore krijon mundesine te kuptojme se ku qendron ndryshimi i veprimtarise sociale te racave, pasi per here te pare krijohet civilizimi boteror dhe kultura politike internacionale. Rruge zhvillimi i politikave boterore nuk ka qene i njejte pikerisht ne lidhjen qe ato kane pasur me institucionet fetare. Ne kete rast ka vlere perfundimi: nuk eshte Institucioni Fetar qe perdor Politiken, por eshte Politika qe shfrytezon Institucionin Fetar per interesat e veta jetesore. Akoma nuk eshte kuptuar se Politika eshte veper e Kishes, te pakten per popujt europiane dhe jo e kunderta. Kjo do te thote se vete ateizmi eshte produkt i Politikes, i cili, ne kete rast, ngrihet kundra krijuesit te vet historik.

Ne kompleksin e tyre historik, qofte Idete Fetare, qofte Institucionet e tyre, kane luajtur rolin vendimtar ne zhvillimin e Races Njerezore ne Toke dhe ne kete pike duhen kerkuar anet ligjore te problemeve historike.

Se fundmi kemi ardhur ne rasti shqiptar ne kompleks, meqenese shqiptaret e sotem: – njerez te kultures, shkences, politikes, punes i meshojne shume ideve fetare dhe jo rralle bejne kopetentin pa e ditur ne asnje rast dhe ne asnje kohe se Feja ka tjeter dinamike nga ajo qe kane mesuar neper shkolla dhe muhabete kafenesh (vendi real ku kulturohen ata). Sidomos roli i Ideve dhe Institucioneve Fetare ne bashkejetesen e Kombit Shqiptar eshte me i dukshem ne raport me te gjithe popujt europiane. Cfare idesh fetare kane perqafuar shqiptaret dhe paraardhesirt e afert e te larget te tyre? Si jane zberthyer idete fetare te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre? A e dine shqiptaret e sotem se i tere besimi fetar i banoreve autoktone te gadishullit ka ekzistuar vetem sipas formes se pare dhe ky fakt eshte me i rendesishmi per te percaktuar gjenezen e tyre? Shqiptaret duke mos pase kaluar fazen e politeizmit kane shume mangesira ne jeten e tyre sociale dhe cdo gje shoqerore e kane te huazuar ose te imponuar politikisht. Sipas metodikave ekzistuese, qe marrin per baze aktin statistikor, kjo do te thote se shqiptaret nuk kane kurrfare historie. Kurse po te marrim per baze thelbin e aktit historik: ndryshimin e njeriut prej njeriut, rezulton qe shqiptaret te kene historine me komplekse nder popujt europiane dhe kjo e ka nje aresye: eshte i vetmi popull europian qe ka perqafuar monoteizmin e krishtere jo vetem qe ne etapat me te para te tij, por e ka kryer kete veprim duke u nisur nga faza e mirefillte pagane dhe duke e bashkeshoqeruar me ngritjen e Kryqit pa e njohur skllaverine ne menyre te vetekrijuar. Historia e perjetuar nga shqiptaret nuk mund te analizohet kurrsesi jashte Ideve Fetare pasi institucionet e tyre jane ato qe u kane krijuar shqiptareve dhe paraardhesve te afert te tyre te gjitha qelizat sociale qe ata po i perdorin sot ne menyre abuzive; e kunderta e saj con ne humbjen e gjurmave autoktone te tyre dhe ne ndryshimin e permbajtjes se Historise. Tentativa per t’i ndare shqiptaret nga arberit, epirotet, iliret eshte ne te njejten kohe tentative per te ndryshuar rrjedhen historike te besimeve fetare ne Gadishullin Ballkanik, por dhe menyren historiko-teorike se si eshte zhvilluar Historia ne keto ane pergjate 5000 vjeteve te fundit (kjo eshte vepra tipike e Politikes ne keto tre shekujt e fundit ne fushen e Historise teorike).

Per here te pare vendasit autoktone njihen nga Historia e shkruar te lidhur me besimin pagan te Kultit te Gjarprit kur pellazget erdhen nga Azia Qendrore dhe Perendimore (koha nuk paraqet asnje rendesi per te ardhurit, por ajo paraqitet e tille per vendasit pasi raportet kohore te zhvillimit te ketyre te fundit tregon kohen zanafillore te Races se Bardhe dhe menyren se si ka lindur dhe zhvilluar ne kontinent, por dhe kohen dhe zhvillimin e banoreve autoktone ne Gadishullin e sotem Ballkanik) dhe formuan krahinen e tyre buze Danubit: Dardanine e Troades (e gjej kete ne harten – Iliricum – MDCXL qe shoqeron botimin italisht te priftit italian P. Fulvio Cordignano S. I. mbi Shqiperine: L’Albania, vol. I, Roma MCMXXXIII-XI, prej nga e kane burimin dardanet e Trojes sipas Homerit (keta dardane nuk kane asnje lidhje me dardanet e Kosoves Shqiptare; – me hollesisht shih artikullin Dardanet e Ilirise apo Trojes, publikuar ne blogun genchoti.com dhe albanovaonline.info. Kur me 2007 u botua shqip kjo veper perkthyesja, redaktorja apo botuesi nuk e di sakte, e hoqi kete harte, bashke me dy te tjera, dhe rreth 32 faqe dokumenta duke e cunguar kete veper dhe duke shtuar nje fraze mbi mos pasjen frike nga historia e perjetuar per te poshteruar banoret e atyre aneve qe lidheshin me kete liber. Kjo me pat detyruar ne ate kohe t’i kundervihem me artikujt: Si e ndryshojne historine, posacerisht, Ardian Klosi e te tjeret!, pjesa e dyte, dhe Nje interpretim i tre hartave te vjetra publikuar ne blogun www.genchoti.com dhe albanovaonline.info). Jane keta dardane qe i japin vendasve, per here te pare, emrin Ilir duke bashkejetuar per mijera e mijera vjet prane e prane pa mundur te ndikojne ne menyre mohuese edhe pse kishin shkalle tmersisht te larte diferencuese ne zhvillim. Eshte kjo bashkejetese qe tregon se diferenca e vetme qe dallohet midisi popujve qe jetojne prane e prane eshte niveli i besimeve fetare ku vendasit autoktone besonin ne Kultin e Gjarprit dhe te ardhurit ne Kultin e Diellit drejt politeizmit, por pa e saktesuar kete te fundit sakte (e gjitha kjo e trasheguar deri ne kohen kur shpiket shkrimi nga pellazget). Bashkejetesa prej mijeravjetesh e ilireve me pellazget ka pasur nje ndikim te dyanshem ku iliret perfituan gjuhen e artikulluar (shume fjale pellazgjike jane te imprenjuar ne fjalorin shqip te trasheguar nga ilirishtja, edhe pse kjo e fundit nuk njihet, – te pakten keshtu ka deklaruar Androkli Kostallari shume me perpara se te nderronte jete), ndersa pellazget fituan ne koheekzistencen e deshiruar duke formuar nje sere popujsh me pamje dualiste ku i vetmi dallim i tyre eshte besimi fetar, mbi cbaze mund te bejme dhe dallimin cilesor te tyre. Dmth popujt e lashte ballkanike qe kane si besimi fetar politeizmim rrjedhin ne menyre te drejteperdrejte nga pellazget e ardhur (maqedonasit, thraket, helenet, dardanet e Troades), ndersa popujt e lashte ballkanike qe kane si besim fetar kultet pagane rrjedhin ne menyre te drejteperdrejte nga banoret autoktone (iliret, dardanet e Ilirise, epirotet). Se cfare pasoje do te kete kjo vjetersi eshte e lidhur me te sotmen ku zhdukja dhe prapambetja e tyre bie ne sy teper dukshem.

Lind pyetja: A mund të përdoren idete fetare në përcaktimin e gjenezes të një populli? Në qoftë se jo, cilat janë arësyet, dhe e kundërta: mbi ç’baza analitike duhet bërë kjo? Cfare perfitimi kemi prej kesaj zgjidhje? Ne te vertete problemi fetar eshte problemi kyc i gadishullit, pasi me ane te ideve fetare ndahet popullata autoktone nga ajo e ardhur; behet percaktim i rigoroz i popullatave te sotme me prejardhje prej popullates autoktone apo prej te ardhurve; kush eshte popullate autoktone dhe kush popullate e ardhur. Por duhet vene ne dukje qe problemi fetar nuk eshte zberthyer sakte qofte nga studiuesit shqiptare, qofte nga studiuesit e tjere ballkanike. Per ta thene si me ndryshe keta studiues e kane ngaterruar punen shume keq deri ne ate shkalle sa kane fshehur popullaten autoktone te gadishullit, por qe ka sherbyer per te fshehur dhe prapambetjen e tyre ne raport me popujt e tjere europiane. Ne qofte se kjo e dyte eshte bere pa dashje, e para eshte bere me nje qellim te mbrapsht politik prej nga rrjedh edhe fshehja e dyte. Antishqiptaizmi i tyre politik e ka detyruar Europen t’u vere nofken popuj ballkanike pa i shkuar ndermend ne asnje rast se faji per kete eshte grykesia imperialiste ne kurriz te popullates autoktone i popujve te ardhur ne gadishull.

Nga ana tjeter studiuesit (pamvaresisht se te cfare shkolle apo niveli ishin dhe ku jetonin) e problemeve shqiptare dhe paraardhesve te tyre kane qene teper skolastike dhe te politizuar ne ekstrem prej me shume se 200 vjetesh duke i ndryshuar emertimet e popullatave dhe vendqendrimet e atyre qe kane jetuar ne Gadishullin Ballkanik, sidomos marredheniet e ndersjellta te tyre (kjo eshte pike me e erret, por dhe me kryesorja e gjendjes se sotme te popujve ballkanike). Edhe ne vepren e Fulvio Cordignano-s dallohet kjo fshehje e shtritshmerise se banoreve autoktone, ku shtritshmeria e tyre ne jug te gadishullit, atje ku sot jane greket, mungon (shqiptaret e sotem kujtojne se fjala behet per boten arvanitase e integruar ne shoqerine e sotme greke, duke harruar se fjala behet per kohen e ardhjes se pellazgeve te cilet mbas mijeravjetesh, pasi kishin tentuar per t’u shtrire drejt qendres se Europes duke deshtuar (ketu rane ne kontakt me etrusket dhe u zmbrapsen prej tyre), u shtrine drejt jugut te gadishullit ilirik dhe pasi larguan banoret autoktone nga Peloponezi drejt jugut te Shqiperise se sotme (keta jane epirotet e fund-skllavopronarise helene) i krijuan mundesine botes helene te shperthente ne lavdine e vet historike. E per rrjedhoje historia teorike e Gadishullit Ballkanik nuk eshte ajo qe pretendohet sot. Te pakten analizat e problemeve fetare e nxjerrin ne pah shume qarte kete dukuri me permasa reale dhe nenkuptuese. Analiza e pikepamjeve teorike dhe botekuptimore e tyre e pare me sy kritik na tregon se e cfare permase ka qene arsimimi formal i Popullit Shqiptar pergjate 70 vjeteve te perjetuar. Por problemet fetare ne territorin ku banojne popullatat shqipfolese kerkojne medoemos analizen kritike per dy aresye: se pari te lidhura me permbajtjen e ideve fetare ne brendesi te tyre pergjate 2500 vjeteve te fundit, se dyti te lidhura me menyren se si i kane zberthyer studiuesit e ndryshem keto ide pergjate dy shekujve te fundit. Kjo vlen sidomos per formen e pare fetare te cfaqur ne gadishull, te cilen Europa e njeh teorikisht (perjashtim bejne basket ne Gadishullin Iberik).

Pikëpamjet për këtë problem përgjithësisht janë të ndryshme dhe të ndara në dy grupe: njeri pretendon se Idete Fetare jane vetem produkte shpirterore, ndersa tjetri pretendon se Idete Fetare jane thelbi i Races Njerezore ne Toke (pikepamjet sharlatane te ateisteve nuk perfshihen ne asnje nga keto grupe).

Për formën e parë të besimit fetar (Kulti i Natyrës) janë çfaqur këto hipoteza (dy): së pari: “sipas mendimit të atlantologëve, admirimi i Diellit si perëndi kryesore ka qënë një nga tiparet themelore të kulturës atlante. Ky kult u kaloi të gjithë popujve që ranë nën ndikimin e atlantëve” (E. Andrejeva, Në kërkim të botës së humbur (Atlantida), f. 96-97). Teza në fjalë mund të ketë vlerë për sa kohë që ndikimi është prezent, por një ndërprerje e tij nuk duhet të na çojë në të njëjtin konkluzion. Imponimi i ideve fetare duhet të jetë i lidhur me një kusht absolut që mund të zbulohet me anë të shpejtësisë së zhvillimit. Kjo gjë as që është marrë për bazë nga ndonjë historian; të paktën këtu në Shqipëri masa e zhvillimit të forcave prodhuese nuk ka ndikuar aspak në proçesin e imponimit të jashtëm në këtë zhvillim (proçes historik i pa analizuar). Gjithmonë është marrë për bazë gjëndja hapsinore e këtij imponimi dhe asnjë herë ajo vëndase edhe kur kjo e fundit është ndodhur e vetme, dmth jashtë ndikimit.

Për rastin konkret hipotetikët atlantë mund të kenë ndikuar mbi vëndasit, mbi të cilët ata shtrinë sundimin e tyre, por si zor që ata të kenë krijuar kete paganizem dhe te kete pergatitur situaten sociale per kalimin e kultit të diellit nga vetja e tyre tek këta të fundit nëqoftë se niveli i zhvillimit nuk do të ishte në shkallën e tyre më të perafert me imponuesit. Në këtë rast relacionet universale kanë ndihmuar në përshpejtimin e zhvillimit, por shpejtësitë e zhvillimit kanë qënë paraprakisht shumë të përafërta dhe për këtë kjo tezë as që mund të shërbejë në zbulimin e autoktonisë së një populli, sepse ajo fsheh në vetvete kohëlindjen, e cila në të vërtetë është shkaku për formimin e masës së këtyre relacioneve.

Së dyti (për të njëjtën hapësirë ideore): përsa i përket adhurimit të Diellit dhe të perëndive të tjera, që personifikojnë forcat e natyrës (Fjalë të një historiani pa emër; po aty, f. 79-80), kjo nuk mund të shërbejë si provë e ndikimit të kulturës atlante, pasi kjo është karakteristikë e të gjithë popujve të kohëve të lashta. Bile, per te qene te sakte, Kulti i Diellit tek banoret autoktone te gadishullit eshte cfaqur shume me vone se koha e zhdukjes se atlanteve hipotekore e per rrjedhoje kjo teze eshte e pavlefshme ne te gjithe permasen e saj hipotekore. Pastaj autorja nuk ka pasur si ta dije qe te gjithe format fetare nuk huazohen nga popujt pervec monoteizmit. Ne kete rast vetem faktori i kohezgjatjes se Kultit te Diellit perben dallimin midis popullatave bartese te tij (me e sakte do te ishte po te shiheshin te gjitha format pjesmarrese ne kete Kult, por me sa duket autorja sovietike e ka pare problemin vetem me nje sy dhe kete gjysem te mbyllur).

Kjo pikë nxjerr në pah mangësinë e historianit të djeshëm dhe të sotëm. Të mohosh ndikimin hapsinor të një populli mbi një tjetër do të thotë, pak a shumë, të mohosh parimin e rrugëformimit të sotëm botëror (akoma nuk ka dale ndonje teori qe te shpjegoje kete ndikim qofte ne kohe e qofte ne permbajtje; ndryshimi i njeriut prej njeriut ka tjeter konfigurim ligjor nga ai i ndryshimit te njeriut prej Natyres). Por ne duke e shtrirë këtë tezë vetëm për etnogjenezën e një populli themi se universialiteti i fenomeneve të ndryshme shoqërore nuk do të kishte asnjë vlerë konkrete nëqoftë se do të merrej vetëm në planin hapsinor. Deri më sot është vepruar kështu, prandaj me këtë sens nuk e pranojmë mendimin e mësipërm; psh, mbi një popull që për tremijë vjet kalon nëpër të tre format e besimit fetar (të kuptohemi drejt jo se ka kaluar ky popull në këto tri forma, por për një zhvillim 3000 vjeçar ai krahas zhvillimit të vet material ka perqafuar dhe perdorur  këto tri forma fetare), është ndjekur e njëjta metodë zbërthimi historik edhe si për atë popull që për po aq vjet mbart mbi vehte vetëm njërën formë të besimit (Kulti i Natyrës). E dukshmja është bërë e padukshme vetëm në sajë të metodikës së shtrëmbër ekzistuese. Pastaj vetem me besimin fetar eshte shume e lehte per te diferencuar harten gjenetike te popujve mesdhetare.

Në qoftë se historiani do të kostatonte se në Iliri nuk ka politeizëm dhe monoteizëm vëndas, akoma më tej, ekzistojnë gjurmë (siç do t’i shohim më poshtë) të Kultit të Natyrës edhe tek shqiptarët, nuk mund të arrihet në përfundimin se këto të fundit janë të ardhur në iks shekull, por këtu duhet të ketë diçka shumë më të madhe dhe domethënëse. Dmth interpretimet statistikore e kane te nevojshme interpretimin metodik sipas disa ligjeve natyrore dhe jo sipas tekave te politikes.

Pikërisht ngaqe nuk kanë ditur të shfrytëzojnë faktorin kohë në punimet e tyre këta studiues arrijnë në konkluzionin: “Dielli është një simbol fetar që njihet nga të gjithë popujt e botës dhe kurdoherë është përfytyruar me trajta të njëanshme. Prandaj po të duam ta përdorim simbolin e diellit si lëndë, si provë e një vazhdimësie iliro-shqiptare, atëhere duhet të kërkojmë dhe të gjejmë elementë karakteristikë të këtij kulti” (Aleksandër Stipçeviç, Diskutim mbi kumtesën e M. Tirtjes, Kuvendi i I-rë i studimeve ilire, vëll II, f. 355), i cili ne realitet e ka fshehur lidhjen iliro-shqiptare duke e bere te pavlefshem. Ne fakt studiuesi i mesiperm eshte konsideruar nje ilirolog i famshem perfundimet e te cilit jane shfrytezuar nga studiuesit shqiptare te epokes komuniste. E thjeshta, sa për fillim, është kurdoherë e barabartë (e ngjashme) në çfaqje. Ta shohësh problemin në thelb duhet ta lidhësh me grup individët e atëhershëm, – gjë kjo absolutisht e pamundur sot e përgjithmonë. Kështu që ngelet problemi të shihet vetëm në çfaqje. Pastaj po të nisemi vetëm nga filozofia politike e kohes se autorit problemi duhej parë vetëm nga ky pozicion, meqënëse idete fetera (Kultet Pagane  janë forma e parë e besimit fetar) sipas teorise marksiste nuk kane zhvillim, nuk kane përmbajtje, nuk kane histori e për këtë nuk ka as thelb (me sa kam kuptuar Marksi ne kete rast nuk ka bere asnje specifikim mbi llojin e besimit fetar duke i futur te gjithe ne nje thes dhe duke ja mbyllur gryken). Atehere rezulton qe kjo qe shpreh autori nuk eshte as botekuptim, as devize politike e kohes dhe as shprehje e metodikes materialiste te supozuar. Por cfare eshte atehere (une e konsideroj paaftesi ne zberthimin e elementit Fe qe bashkeshoqeron zhvillimin e Races Njerezore ne Toke dhe qe duhet konsideruar me kryesori)?

Ta shohësh problemin sipas “mësimit” të këtij autori (dmth sipas hapsirës) rezulton kjo pamje analitike me perfundime krejt formale:

Ilirët kanë pasur Kultin e Diellit dhe vetëm kaq (kjo eshte e vlefshme vetem per nje fragment kohor te dhene dhe nuk ka asnje lidhje me gjenezen e parailireve); dhe po të shohim me imtësi besimin fetar në popullatën shqiptare do të shohim ekzistencën e këtij kulti në mënyrë të fshehur, por mjaft të qartë. Deri këtu kemi faktin e pastër. Në qoftë se pranojmë lidhjen iliro-shqiptare, atëhere çdo gjë është e kotë, por ne qofte se do te flasim sipas teorise marksiste, qe pretendonin te dinin dhe te flisnin studiuesit e asaj kohe te detyruar nga politika, dhe në qoftë se nuk e pranojmë këtë lidhje, atëhere, duke ditur se ndërgjegjja fetare është rezultat i qënies, për një qënie të barabartë (dhe e tillë ka qënë) në të njëjtin territor gjeografik, ndërgjegja fetare është njësoj. Këtë se luan as topi dhe përfundimisht nga ngjashmëria e kulteve të Diellit midis shqiptarëve dhe ilirëve nuk nxjerrim asnjë përfundim konkret meqënëse kufizohemi në pranimin e ngjashmërisë së organizmit shoqëror. Atehere ngelet te largojme botekuptimin marksist nga kjo teme dhe te ecim ne nje rruge tjeter.

Ndërsa po ta shohim problemin në planin kohor do të arrijmë në konkluzionin, tashmë jo të ri, se mbartësit e Kultit të Natyrës, ilirët dhe shqiptarët, kanë në thelb të zhvillimit specifik një karakteristikë të përbashkët, që ne do ta zbërthejmë më hollësisht, e cila shërben për të vërtetuar lidhjen iliro-shqiptare dhe pikërisht ato kanë shpejtësinë e zhvillimit shoqëror të barasvlefshëm dhe me sens të ngadaltë. Kjo do te thote se bartesit e kesaj shpejtesie jane e njejta popullate pamvaresisht nga emri dhe pamvaresisht se si cfaq   en ne Histori (shpejtesia e zhvillimit eshte elementi me dallues dhe absolut ne zhvillimin e cdo dukurie Natyrore, ku perfshihet edhe Njeriu; ajo nuk eshte kurre e barabarte per dy popuj te ndryshem, qofshin dhe bashkejetues prane e prane sic kane qene iliret apo epirotet me helenet, por ajo eshte e njejte per dy popullata qe nuk jane relatuare kurre te cilat rrjedhin prej te njejtit bosht biologjik sic kane qene iliret me epirotet).

Pas gjithë këtyre arrihet në përfundimin se Feja nuk i ka shërbyer historianëve në përcaktimin e gjenezës dhe etnogjenezës së popullit shqiptar, por thjeshtë për zbukurime referatesh. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër mendimi i shprehur nga nje grup autoresh qe konsideroheshin si me pozitivet per politiken komuniste se “Një shumicë autorësh, ndoshta ata që ishin më objektivë në vlerësimet e tyre, i quajtën shqiptarët në përgjithësi moskokëçarës e të ftohet ndaj besimeve të organizuara që u përkisnin, sado formalisht ndiqeshin prej tyre. Ata vunë re edhe faktin se në popullin tonë ruheshin mite, rite e besime me burim vëndas e të trashëguara që nga kohët e lashta….Në vetëdijen popullore të asaj kohe çdo shqiptar, pa përjashtim, është ndjekës i njërit prej besimeve: muhamedanë, ortodokse, katolik, çdo rit, ceremoni, besime të burimit pagan ia vishnin njërit prej tri besimeve të përmëndura, por i quanin dhe si “zakone që na i kanë lënë të parët” pa u interesuar për faktin se i përkisnin një feje të organizuar” (Mark Tirtja, Probleme të besimeve në kulturën popullore; Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 302, 303, Tirane 1977).

Gërshetimi faktik i formës më të parë të besimit fetar me monoteizmin nuk duhet të na çojë në kërkesën për të gjetur pikat e takimit midis kultit ilir dhe atij shqiptar. Kjo është një ëndër në diell dhe asgjë tjetër, por ky gërshetim duhet të na çojë në zbulimin e shkaqeve të ekzistencës së tij dhe në pasojat karakteristike të këtij gërshetimi; njëri prej të cilëve është ftohtësia fallso ndaj besimeve të organizuara fetare (si shpjegohet kembengulja e ilireve-epiroteve-shqiptareve per te ruajtur formen e besimeve pagane per 3000 vjetet qe i njohim duke kaluar nga besimi i Kultit te Gjarprit tek besimi i Kultit te Diellit krahas monoteizmave te njohur?). E po ta shohim problemin sipas kohe-ekzistences, ne raport me popujt e tjere, arrihet ne perfundime krejt te tjera qe e permbysin historiografine e sotme teorike, pasi ne kete rast zbulojme parametrin me kryesor qe popullata autoktone bart ne raport me popujt e ardhur ne gadishull pamvaresisht nga koha.

hipokrizia ekziston sot në botë nuk e vëmë në dyshim, por që ajo të jetë e pranishme edhe në shkencë na duket me të vërtetë e çuditshme, sidomos sot kur kritika nuk të fal. Por me sa duket, pa dyshim, edhe kritika ka karakter politik të theksuar (ne Shqiperine e viteve 1945-1991 kjo kritike nuk eshte lejuar, pra nuk ka ekzistuar). Ja një rast i tillë, pikërisht për problemin tonë:

“…Hilferdingu thotë se “nuk ka popull më indiferent ndaj fesë se shqiptarët, të cilët nuk kanë frikë nga perëndia…..Një autor gjerman – shton Hilferdingu – njohës i mirë i shqiptarëve, me të drejtë ka thënë për popujt që janë nën sundimin turk se sllavi, greku, e vllahu me tepër çmojnë fenë se lirinë: Ndërsa shqiptarët lirinë e çmuan mbi çdo gjë, më shumë se fenë” (Mark Krasniqi, Gjurmë e gjurmime, f. 309).

Po të mbështetemi tek Hilferdingu, pra autori ynë nuk ka gisht në këtë spekullim racist, ne duhet të kemi dy rrjedhime sipas llojit të botëkuptimit. Çfarë ka pasur parasysh autori me këtë përcaktim jo historik: -shqiptarët janë indiferent karshi fesë? I vetmi nënkuptim është ai që ky komb antifetar nuk mund të përmblidhet dot në sferën e qytetërimit, i cili lulëzon së bashku me idiotizmin fetar primitiv. Po a është e vërtetë, si fakt shoqëror, kjo që thotë diplomati rus?

Në radhë të parë ne, dhe të gjithë, duhet ta dinë se populli shqiptar ka trashëguar nga të parët e tij, Kultin e Natyrës, si formë fetare autoktone e cila është e para, në kohë, nga të gjithë format e tjera. Gjurmët e këtij kulti ekzistojnë deri në shekullin tonë, çka do të thotë, sipas botëkuptimit të autorit, se shqiptarët janë më besnikët e fesë në botë përderisa forma më e parë e fesë vazhdon nga lashtësia deri më sot (shek XX-të). Po të analizohet vetëm sipas këndvështrimit hapsinor shqiptarët në besimin e tyre janë më të hatashmit në botë nga të gjithë popujt e racës së bardhë. Ndërsa po të analizojmë sipas raportit kohor-hapsinor ne do të shohim se relatoret ja kanë imponuar fenë shqiptarëve dhe me tu shkëputur prej tyre ata, shqiptarët, e kanë vënë fenë në plan të dytë. Kjo duhet kërkuar së pari në karakteritikat e shqiptarëve dhe sidomos në veçoritë e tij, që duke u lidhur me shpejtësinë e zhvillimit, është shkaku më domethënës përse shqiptarët janë antifetarë sipas kuptimit të dhënë më lart nga diplomati rus. Ata mund të kenë qënë antimonoteistë (politeizmin nuk e kanë njohur) dhe kjo jo e pergjithesuar, por jo antifetarë të fesë së parë. E meqënëse ajo formë e fesë ka qënë më afër njeriut se forma paraardhëse, sidomos monoteizmit, është e kuptueshme pse shqiptarët kanë ato pikëpamje për fenë. Për ta Feja dhe Natyra kanë qënë një dhe me këtë është plotësisht e kuptueshme pse ata kanë qenë, ne pamje te pare, antimonoteistë (pastaj duhet pare se kunder kujt monoteizmi, ne cfare kohe dhe ne cfare krahine ka lulezuar ky mentalitet), pra jo pse kanë qënë antifetarë, por pse kanë qënë fetarë dhe të besës për fenë që i kanë lënë të parët e tyre, ilirët. Është kjo pamja mahnitëse për studiuesit.

Në këtë mënyrë pikëpamja e diplomatit rus është krejt arbitrare dhe me qëllim keqdashës. A nuk kemi te bejme ketu me nje shtremberim banal te Historise reale te shqiptareve dhe rrjedhimet që dalin prej kesaj analize vazhdojne rrugen manipuluese te saj?

Jo vetëm në planin teorik, por edhe në atë real, dmth në gërshetimin e faktit me analizat historike ose në përputhjet e dy elementave cilësisht të ndryshëm siç është Feja dhe Rendi Shoqëror, janë bërë konkluzione të gabuara dhe penguese për vërtetimin e autoktonisë së shqiptarëve. Akoma më tej këto konkluzione i binë ndesh problemeve  themelore të filozofisë materialiste, qofte edhe te epokes komuniste: raportit midis materies dhe ndërgjegjes; varësisë së ndergjegjes shoqerore nga qënia (ne asnje rast filozofet shqiptare nuk kane qene te afte te perballen me raportin kryesor te filozofise, por e kane pranuar ate me urdher politik pa ja kuptuar permasen dhe cfare rridhte per seicilin rast). Në këtë drejtim gabimet janë të pafalshme dhe ato çojnë në shterpëzimin e problemit tonë. Është e papranueshme për autorin materialist të deklarojë se: “Në Ilirinë e Jugut romakët gjetën kulte të lashta, por edhe një rend skllavopronar” (S.Anamali, Nga ilirët tel Arbërit; Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll II, f. 31), kur te gjithe elementet sociale te banoreve deri ne shek. e XX-te nuk kane asnje lidhje me shtetin klasor. Atehere per cfare rendi skllavopronar behet fjale?

Studiuesit shqiptare, qofshin juriste, qofshin filozofe, qofshin historiane ne asnje rast nuk e kane kuptuar se cfare kushtesh duhet te kete nje shoqeri per t’u integruar ne shtet. Ata per asnje rast nuk e kane kuptuar se elementi me vendimtar, dhe i pari ne kohe, per te formuar shtetin eshte Politeizmi Fetar dhe asnje popull, qe nuk e ka kete forme besimi si produkt te vet, nuk eshte i afte shoqerisht te formoje shtetin e tij si rezultat i zhvillimit social. Eshte tjeter problem se cfare ndodh kur politika imponohet rastesisht tek popujt e prapambetur, por formimi i shtetit nder ta ka tjeter permase dhe ne te gjitha rastet ka qene Kisha ajo qe i ka marre perj dore keta popuj drejt shtetit (per kete rast u shpik laicizmi; – me hollesisht per kete problem shih artikullin: Dante Alighieri, Laicizmi dhe Kisha Katolike. Po shqiptaret? Publikuar ne blogun www.genchoti.com).

Ne rastin e mesiperm studiuesit shqiptart ka ndarë qënien njerezore nga ndërgjegjja e tij duke bashkuar organizimin skllavopronar me Kultin e Natyrës, – gjë kjo e pa ndeshur gjëkundi dhe antihistorike. Këtu ka një gabim të padiskutueshëm të lidhur me një nga të dy oset: ose Kulti i Natyrës ka qënë fals, sepse ilirët kanë pasur një politeizëm, që ata nuk e kane zbuluar dot dhe, o burra, pse ndoshta e gjejne duke e shpikur ate paçka  se nuk keni lënë metër katror pa gërmuar dhe studiuar për 60 vjet; ose ilirët nuk kanë pasur shtet skllavopronar, por me nje qellim politik ngatërrohet  shteti klasik me gjysëm shtetin fisnor dhe ndikimin e popullates pellazge mbi kete gjysem shtet ilir mbi c’baze teoricienet e te Marreve te Madheshtise shqiptare kane ngritur themelet e teorise se tyre antihistorike (problemi i gjysem shtetit eshte nje jehone veshtiresisht e zbulueshme ne teorine marksiste dhe nuk eshte marre parasysh ne asnje rast problematik nga autoret edhe pse ne kete gjysem shtet lind prona fetare, prona fisnore, e drejta zakonore e pashkruar, arti shume permasor, letersia gojore, bashkangjitja e te cilave e permbys teorine marksiste ne pergjithesimin e vet filozofik).

Ne anojmë dhe vërtetojmë të dytin, sepse e para është e pamundur.

Me të vërtetë nuk është mirë aspak per lexuesin shqiptar që direkt duke u nisur nga ndërgjegja fetare të zbulojmë qënien, por duke e parapërgatitur lexuesin me të dy pjesët e para të këtij punimi (vell. II e i III i “Tjetersimi i Historise ose “Ndergjegja e Ngjarjes”“), ja lejojmë vehtes që me anë të gjëndjes së besimit fetar në Iliri dhe Shqipëri të arrijmë në konkluzionet mbi formën e organizimit shoqëror në raport, të paktën, me grekët dhe romakët. Mëvonshmëria e raportit midis shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Europës del në pah pikërisht nga hapsira e besimit fetar në Shqipëri deri në shekullin tonë.

Të nxjerrësh panoramën hapsinore të besimit fetar në Iliri, e më vonë në Shqipëri, nuk duhet të jetë ndonjë punë e vështirë. Por të pastrosh këtë hapsirë nga “ndotjet” e paralelizmave të tjera  fetare që kanë depërtuar në këtë vënd do të thotë të përgatitësh terrenin për përcaktimin e gjenezës së popullit tonë nga pikëpamja fetare. Në këtë rast gjeneza mbetet në hije dhe ne mund të zgjidhim vetëm lidhjen midis epokave me emërtime të ndryshme statistikore (siç është psh Iliri – Epir – Arbëri – Shqipëri), por me te njejten shkalle cilesore te zhvillimit, duke qene ne kundershtim me te gjithe shkollen shqiptare komuniste dhe postkomuniste.

Baza teorike dhe praktike për nxjerrjen e kësaj hapsire do të jenë: pjesa e parë e këtij punimi (Vell. II i “Tjetersimi i Historise….”,Feja dhe intelektualët (fshehja e aktit me te pare civilizues te Races Njerezore ne Toke dhe menyra se si i zberthen Materializmi filozofik Idete Fetare)) dhe pjesa ndermjetese e pjeses se dyte me te trete (vell. IV i “Tjetersimi i Historise….”, “Poligjenezë apo monogjenezë”; dhe mbi këtë parim natyror: gjeneza dhe etnogjeneza e popullit më te vjetër të racës së bardhë  (midis thënie lidhëse universale për të gjithë specifikat e zhvillimit shoqëror me revolucionin social)). E themi këtë për të hequr çdo iluzion mbi tendencën për t’i paraqitur ilirët të ndryshëm, në aspektin fetar, nga dinamika e zhvillimit shoqëror te arberve dhe shqiptareve te mevonshem. Ndryshueshmeria midis ilireve dhe shqiptareve, nga pikepamja fetare autoktone, qendron vetem ne avancimin brenda Kultit te Natyres ku te paret kishin Kultin e Gjarprit, kurse te dytet Kultin e Diellit, pamvaresisht nga raportet kohore te seicilit element brenda Kultit te Natyres, sic do te shohim ne vazhdim.

Të dhënat e para për formën e besimit fetar, studiuesit tanë e kanë marrë nga historianët e lashtësisë. Kështu “Herodoti na tregon se që në shekullin VI pes kishte edhe një kope të shënjtë të kushtuar Diellit, që ruhej me radhë nga qytetarët më të shquar” (N. Ceka, Apolonia e Ilirisë, f. 88). Kjo e dhënë ka dy vlera: së pari tregon se në Apoloni ekziston që në kohërat e lashta gjurma e kultit të Diellit; së dyti duke ditur se kjo gjurmë, po aq e dukshme sa edhe në shekullin XV pa. Kr. në pellgun e Egjeut (për këtë kemi shfrytëzuar Odisenë e Homerit, atje ku bën fjalë për ishullin e Diellit sipas dy varianteve te perkthimit:

Kaluam Karibden, e pastaj dhe Shilen,

    e ramë në ishull t’mrekullueshëm t’Diellit ,

                        bir i të Lartit, ku tufë-tufë po endeshin

                        ballgjërat qe, delet e tij të majme.

                        Që nge deti degjohej blegërima

                        e deshëve dhe bulurima e lopëve.

                                                                                                (Homeri, Odiseja, kënga XII, vargjet 316-320;

perkthimi i Pashko Gjecit, Tirane 1976)

Larg dy Shkembinjve te Shkỳll’ e Karibdes se tmershme lundronim

kur u afruam pas pak n’ate ishull mahnites te hyut

Diell me tufat e qeve te bukura fort, ballegjera,

dhe me kopete e dhenve te majme. Degjohej n’anijen

tone, kur ishim akoma ne det, bulurima e qeve

dhe blegerima e dhenve qe vinin perqark neper vatha.

                                                                                   (Homeri, Odiseja, kënga XII, vargjet 260-265;

perkthimi i Spiro Comoras, Tirane 1973)

ekziston në po të njëjtën kohë me politeizmin helen, arrihet në përfundimin se politeizmi helen sapo ishte çfaqur në histori dhe vetë  Kulti i Diellit, atje, ka qënë shume-shume më i hershëm se në Apolloni. Përfundimisht  kjo arrihet thjeshtë mbi bazën e relativitetit analitik duke krahasuar dy hapsira të njëjta për kohëra të ndryshme. Ndërsa po të përdorim raportin absolut, rezulton se Kulti ilir Pagan duhet të jetë më i lashtë se ai helen (bile shumë më i lashtë) dhe për këtë ja heq mundësinë politeizmit helen të jetë i huazuar nga ai ilir, i cili, në kohërat që përmënd Herodoti e deri me sot, është i paqënë. Por mbetet per te percaktuar permasen e Paganizmit Fetar dhe elementet perberes te tij, pasi rezulton qe permasa diellore e Kultit tek iliret te jete shume me e vone ne raport me helenet, te cileve u njihet si nje gjurme mitologjike dhe jo historike shume kohe perpara themelimit te Apollonise nga pellazget. Akoma edhe me tej, permasa diellore e Kultit tek iliret sapo duhet te kishte filluar dhe analiza e zgjatjes kohore te Kultit te Diellit duhet te permbylle argumentin e lidhjes iliro-shqiptare pa pasur nevoje per elemente te tjere argumentues, pasi kemi te bejme me elementin me te domosdoshem te zhvillimit te nje shoqerie pamvaresisht nga shkalla e arritjeve.

Çfaqja e politeizmit në territoret pranë Apollonisë (fiset parthine që populluan tokat ndërmjet Apollonisë dhe Dyrrahut kishin edhe një Zeus të veçantë të tyre, që në kohën e pushtimit romak cilësohet si Jupiter Parthinus N. Ceka, Apolonia e Ilirisë, f. 173) nuk duhet marrë për bazë si produkt i zhvillimit shoqëror të epiroteve (per dijeni te lexuesve Apollonia nuk eshte e Ilirise, por i Epirit. Termin Apolloni e Ilirise e gjej ne te gjitha punimet e historianeve dhe arkeologeve te epokes komuniste; ne kete rast vecoj punimin e  Prof. Dr. Aleksandra Mano: Apollonia e Ilirise, Tirane 2006. Nje nder aresyet perse historianet dhe arkeologet shqiptare kane realizuar nje mohim te nje fakti historik dhe kane pohuar nje iluzion politik eshte e lidhur me vendimet e Konferences se Ambasadoreve mbi Shqiperine Londineze per ta detyruar politiken e mevonshme shqiptare te mos kete pretendime territoriale mbi Epirin e Jugut pasi do te prekeshin interesat imperialiste te Greqise [libri me autore Edith Pierpont Stickney, “Shqioperia Jugore ose Epiri i Veriut ne Ceshtjet Europiane Nderkombetare, 1912-1923, Tirane 1998, e ploteson kete kusht dhe kete manipulim historik]. Ketu qendron i gjithe thelbi zhvillues i shkences se Historise, Arkeologjise, Etnografise, Etnologjise pergjate epokes komuniste. A nuk tregon ky rast se politika e komunisteve shqiptare, pergjaste periudhes ’43-‘91 ka qene ne unison me politiken e Britanise se Madhe?), por si ndërfutje nga jashtë për efekt të relacioneve dhe bashkejetes se te ardhurve me vendasit pa mundur dot te unifikohen ne menyre te ndersjellte. Dëshira për ta paraqitur politeizmin dhe mitologjinë si një huazim të heleneve nga Iliria është, nga pikëpamja kohoro-hapsinore, antimaterializëm në histori, por me sa kam kuptuar teoria e te Marreve te Madheshtise Shqiptare e ka burimin qe ne epoken komuniste, ne mos qofte produkti i drejteperdrejte i saj. Këtë pikëpamje janë kultivuar prej shume kohesh, por pas 1972, nga disa shkrimtarë sipas të cilëve “ky rajon (Shqipëria Veriore, GH) është i vetmi në globin tokësor që prodhon ende një materie të tillë poetike si ajo e Homerit” (I. Kadare, Një dosje për Homerin, Nëndori 8/82, f.134); por që nuk do të thotë se kemi të bëjmë me huazim në sferën e mitologjisë, përkundrazi, në sajë të shpejtësisë së vogël të zhvillimit një hapsirë e tillë mbijeton konform panoramës së sotme, pasi eshte e pamundur qe popujt me shpejtesi te vogel zhvillimi te arrijne parametrat e atyre me shpejtesi me te madhe ne te njejten kohe. Këtë gjë historiani apo folkloristi i sotëm nuk mund ta kuptojnë dot, le pastaj ta shfrytëzojnë në materialet e tyre.

Pra e përgjithshmja e besimit fetar në ato kohëra të lashta nuk ka qënë Politeizmi, por Kulti i Natyrës me qelizat e veta pjesmarrëse. Kuvendi i Parë i studimeve ilire (15-20 shtator 1972) nxorri në pah një dukuri interesante në lidhje me këtë formë të besimit fetar, sipas te cilit: “Pa pretenduar që të trajtojmë të gjitha aspektet e kësaj teme kaq interesante, ne do të përqëndrojmë vëmëndjen tonë mbi disa objekte simbolike që mund të ilustrojnë tezën e kësaj kumtese (Aleksander Stipçeviç, Simbolizmi ilir e simbolizmi shqiptar). Së pari do të përmëndim varsen prej bronxi në trajtë rrethi, me ose pa rreze për brënda. Nuk është e vështirë të na bjerë ndërmënd që këtu kemi të bëjmë me një objekt shumë të rëndomtë të kohërave prehistorike në Europë, që përfaqëson simbolin e diskut diellor. Tek ilirët amoletët e këtij lloji janë shumë të përhapura. Ato kanë trajtën e një disku të thjeshtë pa rreze, pastaj me katër rreze (që formojnë një kryq, pra një tjetër simbol diellor) dhe më shumë rreze. Ka pastaj nga ato që kanë më shumë rrathë të vendosur në mënyrë koncentrike nga qëndra në periferi. Që kjo varëse ka pasur për Ilirët me të vërtetë kuptimin e simbolit diellor dhe jo të një varëse për stoli, këtë na e vërteton – në qoftë se është e nevojshme në këtë rast për vërtetim – edhe një pasazh i Maksimit nga Tiri në vjershën “Në se u duhet ngritur trupore perëndive” ku lexojmë se peonët, banorët e Maqedonisë së sotme e përfytyronin Diellin në trajtën e një disku të vogël të ngritur në majën e një purteke” (Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll II, f. 271-272). Por te jeni te sigurte qe autori i ketyre rreshtave as qe ja ka pasur haberin dinamikes teorike te Kultit te Natyres dhe raportit qe kjo forme e besimt fetar ka pasur me rendin shoqeror dhe shkallen e zhvillimit te vendasve autoktone.

Përfundimisht ne pretendojmë se Kulti i Natyrës ka qënë i vetmi besim fetar në trevat ilire duke përfshirë të katër pikat e horizontit nderballkanik. Kështu “zjarri, në pjesën perëndimore të tumave, nuk është i rastit; ai shpreh, me sa duket, diellin që perëndon për të vazhduar lëvizjen e tij në botën e nëntokës ashtu sikurse jeta e njeriut. Kjo përfaqësohet edhe nga zakoni që kishin bartësit e kulturës së Vajzës për të rrethuar tumat me rrathë gurësh, nëpërmjet të cilëve ata shprehin simbolin e diellit” (Frano Prendi, Tumat në fushën e fshatit Vajzë (Vlorë); Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp I, f. 112-113). Vetem se ky besim, tek iliret, duhet konsideruar ne fazen me te pare te Kultit te Diellit.

A i ka shkuar vallë ndërmënd autorit të këtyre rreshtave se Kulti i Natyres është i lidhur me zanafillen e rendit shoqëror dhe jo diçka e rastit e lidhur me shprehjen “me sa duket”?

Për raportin kohor-hapsinor përcaktimet me karakter hapsinor nuk kanë asnjë vlerë po nuk u shoqëruan me kohëekzistencën e gjithseicilit element të hapsirës përkatëse të një shoqërie. Studimet në drejtim të formave të besimit fetar këtu tek ne kanë munguar, e megjithëatë kemi dy të dhëna shumë interesante për këtë problem, njëra prej të cilave me karakter mitologjik, por që ndihmon në ndërtimin retrospektiv të një fakti mjaft kuptimplotë. Duke bërë fjalë për “Legjenda e Liqenit të Pogradecit” autori thekson “se mbeturinat e kultit diellor i kemi ende në shumë rrafshe të traditave popullore, si psh, në disa kremtime tradicionale të stinëve, ose në vallet rrotullore, si dhe në mjaft lodrime fëmijësh, që na kanë arritur brez pas brezi nga thellësitë e shekujve, madje një mbeturinë të këtij kulti e kemi në vetë emrin e ditës së diel” (Shkenca dhe Jeta, 4/85, f. 74). Po të jetë e vërtetë kjo që thotë ky autor, atëhere arrihet në disa konkluzione krejt të tjera për shkencën e albanologjisë dhe problemi mbi autoktoninë e shqiptarëve merr jo vetëm pamje krejt tjetër, por ai merr vlera të veçanta për të sotmen.

Së pari: prania e Kultit të Diellit sot (me shume gjasa ky Kult nder shqiptare duhet konsideruar i permbylluar perfundimisht, por ky konkluzion duhet te shoqerohet me perfundimet perkatese) tregon shpejtësinë e zhvillimit shoqëror, që në këtë rast është jashtëzakonisht e vogël, që mbartin mbi vete shqiptarët si pasardhës të ilirëve dhe epiroteve. Së dyti: prania e këtij kulti duhet të shërbejë si faktor teorik për të mohuar praninë e shtetit tek ilirët. Së treti: bota e relacioneve nuk ka ndikuar në asgjë tjetër veçse ka shpejtuar shpejtësinë e zhvillimit shoqëror jo baraz me të heleneve dhe romakëve, por ama më të madhe se ajo e kohes se pellazgëve, te cilet u dhane banoreve autoktone me vone emrin ilirë.

Në qoftë se për këtë rast kemi të bëjmë me jehona të formës së parë të besimit fetar tek shqiptarët, jehona këto të ardhura qysh nga lashtësia, rasti i dytë është me të vërtetë një zbulim udhërrëfyes i mrekullueshëm të cilin ne në një farë mënyre e kemi kostatuar në vënd. Autori i kumtesës “Elementë të kulteve ilire te shqiptarët” është i kënaqur vetëm me kostatimin e vazhdimësisë së Kulteve të Diellit nga ilirët tek shqiptarët pa nxjerrë asnjë rrjedhim të mëtejshëm. Ashtu si një Bonopart që mundi ta përjetësonte vehten në betejën e Austerlicit, ashtu dhe problemi i etnogjenezës së popullit shqiptar mund të përjetohej i zgjidhur me këtë fitore në fushën e etnografisë. Për studiuesit tanë ka qënë e pamundur bërja e kësaj dhe nuk kanë parë se rëndësi këtu nuk kanë specifikimi qelizor i elementëve pjesmarrës në këtë kult, por kryesorja mbetej dhe mbetet kohëzgjatja e tij për 2 500 – 3 000 vjet (lindja nuk dihet aspak) me gjithë këmbënguljen e tërbuar të politeizmit greko-romak dhe monoteizmit musliman dhe atij te krishtere.Vini re këtë fakt:

“Kulti i diellit te shqiptarët s’është një rast i veçuar; ai është pjesë përbërëse e një kompleksi të tërë të motologjisë shqiptare e cila është një fushë kërkimesh shumë e gjërë e shumë e pasur për kulturën shpirtërore historike të popullit tonë…Kështu Fr.Nopça që nga fillimi i këtij shekulli ka vënë re se shqiptarët i faleshin diellit sipas besimit pagan dhe se ndërrimi i majave të maleve i disa vëndeve të larta, në Shqipëri, ka të bëjë me kultin e Diellit. Sh.Gjeçovi konstaton mbeturina të forta të besimit në diellin të shprehura në të falurit e diellit e në të dhëna të tjera religjoze, duke i lidhur këto me kultin e diellit e elementë të tjerë të mitologjisë në Iliri e Trakë”  (Mark Tirtja, Elementë të kulteve ilire të shqiptarëve; Kuvendi i I i studimeve  ilire, vol II, f. 282, 283).

Ilirët, e më vonë shqiptarët, kanë pasur si formë të besimit fetar atë më të parën prej saj: Kultin e Natyrës. Nga ky fakt autori hedh idenë se ilirët dhe shqiptarët janë një vazhdimësi kohoro-hapsinore. E drejtë si konkluzion, por tepër e mangët si rrugëvërtetim. Ndërsa raportit kohor-hapsinor kaq i duhet për të vërtetuar faktin se shqiptarët mbartin një shpejtësi të vogël zhvillimi meqënëse ndërgjegjja fetare e Komunes Primitive dhe e Gjysëm shtetit komunar ka ekzistuar shume për mbi rreth 3 000 vjet e këtej, pikërisht aq sa i njohim ne ilirët. Por ketu ka “dicka” qe duhet vene ne dukje: Kulti i Natyres tek iliret eshte me i thjeshte dhe shume me i sterzgjatur ne kohe se tek komshinjte e tyre helene apo romake dhe ne parim kjo sterzgjatje eshte ne raport te drejte me raportin e shpejtesive te zhvillimit, qe, nga ana e vet, eshte ne raport te zhdrejte me kohen e lindjes perkatese (pikerisht kjo eshte ajo qe nuk njihet).

Duke e parë më hollësisht problemin, dmth me syrin e skeptikut, për ne është e papranueshme kundërshtimi i kësaj hapsire që na imponon ky autor. E themi këtë sepse, të paktën për politeizmin, ilirët duhet të kishin se s’bën një të tillë origjinal pa emërtimet e perëndive greko-romake, gjë e pa ndodhur ndonjëherë. Ndërsa përsa i përket monoteizmit, bota e relacioneve nuk e lejon lidhjen e autoktonisë me të, pasi duhet të pranojmë që monoteizmi racor është epiqëndrik në lindjen e tij në të gjithë rastet që njeh historia ne kundershtim me Politeizmin dhe Kultin e Natyres.

Studiuesit tanë e kanë vënë re se në influencat fetare, të bëra në ndërgjegjen fetare të popullsisë vëndase, gjënden gjithmonë mbeturina të hyjnive pagane, gjë që tregon për dy veprime njëra prej të cilave i përket vëndit. E themi këtë përderisa pranohet pa dyshim “se nën emrat Artemis-Diana, nën trajtën artistike greke fshihet një hyjni e vjetër vendase” (S. Anamali, Të dhëna mbi elementin ilir në qytetet antik Epidamn dhe Apolloni; Përmbledhje artikujsh arkeologjik për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f. 224).

Ky maskim mund të kondsiderohet i qënë, por nënkuptimi se ato janë bërë mbi të njëjtën ide fetare është i gabuar dhe plot rreziqe për albanologjinë, sepse dihet, tashmë me siguri të plotë, se paragrekët, dmth helenet, kanë njohur politeizmin kur ilirët nuk kanë shkuar asnjëherë më larg se Kulti i Natyrës. “Studimi i elementëve vëndase me kultin e disa perëndive në qytetet Epidamn e Apolloni tregon se në ç’mënyrë popullsia ilire ruante traditat dhe besimet e saja fetare. Përhapja e kulturës greke dhe e zakoneve fetare nuk mundi të zhdukë midis popullsisë ilire jo vetëm bazën e kulturës së saj origjinale, por as zakonet e kultit fetar” (po aty, disp. II, f. 331).

Por këtu ka diçka për të zbërthyer akoma më tej. Përse kultura helene nuk u imponua në popullsinë epirote dhe përse ndikimet e saj ndjehen goxha për atë kohë dhe jo më vonë? Raporti absolut fare thjeshtë tregon se për shpejtësi të ndryshme zhvillimi (kur ato janë gati ekstreme po e pranojmë tani për tani arbitrarisht) imprenjimi është i pamundur, ndërsa ndikimi ka karakter kohor. Nga ana tjetër ai saktëson problemin e ndryshimit të shpejtësisë së zhvillimit shoqëror në favor të autoktonisë dhe ne dem te relatoreve te jashtem (kjo eshte aresyeja Natyrore perse helenet nuk kane rilindje ne formen greke).

Po kështu edhe shumë më vonë, në kohën e pushtimit romak, fitimtarët “sollën në Iliri edhe hyjnitë e panteonit të tyre, kulti i të cilave u përhap gjithashtu në provincat Ilire” (S. Anamali, Nga ilirët tek arbërit; Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll II, f. 28). Këtij fakti i përket ekzistenca e Zeusit të veçantë që në kohën e pushtimit të mësipërm cilësohej si Jupiter Parthinus (N. Ceka, Apolonia e Ilirisë, f. 173). Por këto kostatime janë shëmbuj të një shterpësie studimore. Kulti romak (politeizëm) mund dhe duhet të ketë depërtuar në Iliri, por ka qënë i pafrutshëm sa ne gjejmë akoma edhe sot (fillimi i shekullit të XX-të) gjurmë të Kultit të Natyrës në trojet tona. Atëhere a është e mjaftueshme aq sa thotë autori? Përse monoteizmi u përthith nga popullsitë e reja europianoqëndrore, perendimore dhe veriore ndërsa në Iliri, dhe më vonë në Shqipëri, ai mbeti një formë fetare tepër e ndarë nga zhvillimi shpirtëror i banorëve të saj? Depërtimi i formave të reja në një vënd gjen truall të përshtatshëm vetëm atëhere kur organizimit autokton vëndas po i vjen fundi dhe forma e re në vënd që të lindë diçka më vonë, lind e huazuar duke realizuar një përshpejtim në zhvillimin e atij vëndi, por që në të vërtetë është një ngadalësim shpejtësia zhvillimi në raport me atë të sistemit të ri. Kjo gjë as që i ka vajtur ndërmënd autorit. Dhe ky eshte rasti tipik i perqafimit te Fese se Krishtit nga ana e popujve europiane pas ringjalljes se Tij.

Edhe kur monoteizmi kristian e ka ndjerë vehten fitimtar në vëndin tonë ai nuk ka qënë kurrë i vetëm. Të paktën kjo vihet re në krahinat malore, pastërtia etnike e të cilave është për tu admiruar dhe lakmuar nga ana e studiuesve, të cilët kanë zbuluar se “Në kultin e majave të maleve si në Tomorr, Gjalicë të Lumës, Këndavicë etj, në festën e posaçme, kryheshin rite me burim pagan, gjejmë gjurmë të kristianizmit” (M. Tirtja, Probleme të besimeve në kulturën popullore; Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 306.

Nga i gjithë ky kostatim ne nxjerrim dy hapësira të ndryshme fetare dhe pikërisht: Kultin e Natyrës – produkt i zhvillimit të popullsisë autoktone, dhe Monoteizmin – produkt i relatorit imponues politik. Pra besimi fetar në Shqipëri ka në vetvete një mpleksje të fesë vëndase dhe asaj të importuar si rezultat i relacioneve universale të imponuara nga relatuesit romak, bizantin, turq, helen dhe sllav. E gjithë kjo duhet të shërbejë si vërtetim mbi autoktoninë e shqiptarëve jo sipas kuptimit relativ, por sipas atij absolut.

Duke bërë krahasimet kohore (vetëm kohore ama; metodika relativiste lejohet në këtë rast) midis botës heleno-romake dhe banorëve të Ilirisë dhe Epirit mund të arrijmë në konkluzionin që shpejtësia e zhvillimit shoqëror për ilirët dhe epirotet kap vlera mjaft të avashta, e lidhur kjo me kohëlindjen e seicilit popull. Kjo na intereson dhe nuk na pengon aspak të themi se bota e relacioneve me të sipërmit ka ndikuar në favor të përshpejtimit të kësaj shpejtësie edhe pse gjurmët e Kultit të Natyrës janë prezent deri në fillim të shekullit të XX-të (kjo sherben per te percaktuar raportet kohore te banoreve autoktone me te ardhurit ne gadishull). Nga pikëpamja teorike kjo gjë bën që në Iliri dhe Epir duhet të jetë çfaqur tendenca për ndikimin shpirtëror të kulteve pagane dhe kalimin në formën e dytë të besimit fetar (politeizëm), çka do të thotë se shoqëria ilire duhej të ndodhej brënda hopit kalimtar që ndan gjysëm shtetin komunar nga shteti skllavopronar, por tepër larg, nga ana kohore, nga kjo e fundit dhe jo në mënyrë homogjene.

Tendenca drejt politeizmit për studiuesit e epokes komuniste ka qene një dukuri e pranishme dhe kuptimplotë në drejtim të nënkuptimit. Kjo gjë, tani për tani, gjen terren në dy aspekte – njëra prej të cilave materiel (ritet e varrimit). Është vënë re se në periudhën e parë të hekurit në 25 tuma të zbukuruara skeletet nuk ruajnë drejtim të caktuar kundrejt diellit (Bep Jubani, Tipare të përbashkëta në ritin e varrimit te ilirët e trevës së Shqipërisë; Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp I, f. 167). Po kështu është kostatuar se “Mënyra e varrimit në tumat e krahinës së Drinosit është më vendosje të kufomës të shtrirë pa ndonjë orientim të përcaktuar kundrejt diellit” (F. Prendi, Dh. Budina, ;Kultura ilire e luginës së Drinosit në epokën e hekurit; Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp I, f. 279). Mos vallë ritet e varrimit tregojnë kohën e perëndimit të Kultit të Diellit? Në Bylisin pellazgo-helen të integruar nga romakët, varrezat kanë të njëjtën karakteristikë domethënëse si në tumat e mësipërme. Ekzistenca e mbeturinave te Kultit te Diellit tek shqiptaret e perjashton kete teze, cka ne con ne perfundimin se njerezit e varrosur ne ato tuma nuk i perkasin races autoktone ne gadishull.

Kjo tendencë duhet të jetë prezent edhe nga pikëpamja e emërtimit të perëndive, të cilat kanë karakter politeist (kjo duhet saktësuar nga ana kohore për të parë fillimin e hopit kalimtar, por edhe te popullates qe e ka perkrahur). Rastet e perëndive specifike në Iliri nuk janë të pakta; kështu psh. presupozohet ekzistenca e kultit të bujqësisë, “siç është figura e perëndisë lokale të bollëkut, kulti i të cilit ishte shumë i përhapur në Dimal, Amantia” (F. Prendi, Urbanizimi i Ilirisë së Jugut; Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f.118. Ndërsa “paraqitja e perëndisë në relievin e Rizonit mbi një kalë të harbuar me një armatim pak a shumë të plotë dhe vjersha që lexohet nën reliev që përshkruan figurën e karakterin e hyut (C.I.L.VIII,2581) me të drejtë e ka shtyrë K.Paçin të tregojë se Medauri është perëndia e luftës” (S. Anamali, Të dhëna mbi elementin ilir në qytetet antike Epidamn dhe Apolloni; Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. II, f. 317). Po kështu në Apolloni kemi zbuluar edhe gjurmët e një kulti tjetër ilir, kultin e perëndisë së pjellorisë” (po aty, f. 328).

Të gjitha këto kostatime kërkonin një vërtetim konkret për të parë diferencimet hapsinore të kësaj dukurie. Fakti që gjurmët e Kultit të Natyrës gjënden deri në fillim të shekullit tonë të çon në ngritjen e dy hipotezave: ose populli shqiptar është vazhdim i atij ilir dhe mbart mbi vehte një shpejtësi zhvillimi tepër të avashtë për shkak të kohëlindjes së tij prehistorikë; ose ai është populli më i ri në Europe dhe për këtë ai duhet të mbartë shpejtësinë më të madhe të zhvillimit shoqëror të jetuar deri më tani. Kjo e fundit do të kërkonte si kushtëzim absolut një zhvillim të paparë të organizimit shoqëror të tyre, – gjë kjo e pa ndodhur dhe për këtë ne e konsiderojmë të paqënë. Nuk perjashtohet mundesia qe kemi te bejme ne dy popullata q          e kane bashkejetuar brenda te njetes hapesire gjografike duke mos i diferencuar dot. Kështu që ne do të mbështetemi tek e para me tendencë për të vërtetuar materialisht shkakun, pasojat dhe rrjedhimet që dalin nga ky fakt. Kjo gjë hap një telash të vogël, sepse tani do të kërkohet shpjegimi i diferencimit të formave të besimit fetar, të cilat si ndërgjegje inproduktive të rendit shoqëror, por udheheqese, tregon se kemi të bëjmë edhe me diferencim në këtë drejtim. Por duke paraparë vazhdimësinë kohore të formës së parë të ideve fetare arrihet në konkluzionin që kjo pamje është false. Është bota e relacioneve që na jep të drejtën të arrijmë në përfundimin se politeizmi ilir eshte inekzistent, por ajo qe kane zbuluar arkeologet dhe interpretojne historianet është një dukuri vetëm e asaj kohe dhe e atyre krahinave të cilat kanë qënë në lidhje relatash me botën heleno-romake (duhet pranuar dualiteti i popullsise), dmth imponim i kësaj bote në këtë drejtim; dhe me tu ndërprerë kjo lidhje çdo gjë ka shkuar atje ku ka qënë: në dinamikën e zhvillimit autokton.

Duke u mbështetur vetëm në idetë fetare, si përmbledhje, themi se Kulti i Natyrës ka qënë ndërgjegjja fetare e banorëve të trevës së sotme shqiptare, vazhdimësia e të cilave është të paktën qysh nga ilirët (per te qene te sakte ky kult nuk ka ditelindje te njohur). Këta të fundit me organizimin e tyre shoqëror nuk kanë shkuar më larg se organizimi që imponon kjo formë e besimit fetar. Pra lidhja iliro-shqiptare për ne është e padiskutueshme në planin kohor-hapsonor dhe çdo “dëshirë” për t’i ndarë shqiptarët nga ilirët në planin kohor, qoftë dhe hapsinor, është krejt e pabazuar dhe një reaksion në shkencë. Kjo formë e ideve fetare mund të shërbejë për të treguar edhe fazën kalimtare të organizimit komunar në atë skllavopronar, meqënëse deri më sot nuk është pranuar ndarja e komunës primitive nga gjysëm shteti komunar,-gjë të cilën ne e zbuluam pikërisht nga dy format e para të ideve fetare, njëra prej të cilave vazhdonte edhe në brëndësi të shtetit skllavopronar. Në këtë rast, e gjithmonë, forma klasike është absolute dhe përjashtim nuk ka.

Në qoftë se do të bënim një analizë historike të besimit fetar në trojet tona, dmth në funksion të shqiptarëve, do të dallonim në çfaqje të tre llojet e monoteizmit europian (bogumilizmin e përfshimë tek feja muslimane) dhe një formë besimi të pabesueshme për historianin, por real tek shqiptarët. Pikërisht Kulti i Natyrës ka qënë prezent në trojet shqiptare edhe në fillimet e këtij shekulli (kujtojmë fjalët e Franc Nopça-s në kritikën e fesë). Kështu që ne e kemi fare të lehtë të arrijmë në përfundimin se shqiptarët kanë dy forma besimi, njëra prej të cilave vëndase, dmth autoktone, dhe tjetra e imponuar nga bota e relacioneve dhe aspak prodhim i zhvillimit të forcave prodhuese në një shkallë të caktuar (karakteri mesianik i Gjuhes Shqipe eshte nje perralle qe nuk mund te besohet). Kjo gjë pak a shumë do të thotë se shqiptarët akoma nuk kishin kaluar qind për qind në besimin monoteist. Por kjo lind vetvetiu pyetjen: ku e muarën shqiptarët këtë Kult në shekullin e XX-të?

Ne dimë se banorët e të Dy Amerikave në kohën e Pisarros (shek. XVI) kishin si ndërgjegje fetare pikërisht këtë kult, atëhere në ç’mënyrë mund të realizojmë lidhjen dinamike të gjithseicilit popull me dinamikën e ideve fetare gjatë zhvillimit apo historisë së tij? Një gjë të kemi të qartë; relativiteti analitik nuk mund ta zgjidhë këtë rebus shumë të komplikuar për të.

Raporti absolut kohor-hapësinor e ka shumë të vështirë të arrijë në ndonjë përfundim po nuk pati, të paktën, një informacion material për një problem, por kur ai gjëndet është tepër e lehtë për për ta zgjidhur atë në favor të vërtetës absolute. Psh fakti i pranisë së kultit të diellit tek shqiptarët zbërthehet, në funksion të shpejtësisë së avashtë të zhvillimit shoqëror, në favor të të qënurit një formë fetare autokrone dhe aspak e ardhur (neve nuk dimë ndonjë invazion lëkurkuqësh në këto troje, apo anasjelltas (invazion ilirësh në Amerikë), ndërsa dimë që kemi një dyndje familjesh izraelite afërsisht rreth 528 familje, të ikura nga Spanja (Z. Shkodra, Esnafet Shqiptare, f. 28), izraelitët kanë monoteizmin si fe autoktonem, por nuk e imponuan ate tek shqiptarfet). Kërkush nuk është i aftë ta vërtetojë këtë, dmth ardhjen e kultit diellor në trojet shqiptare. Prania e tij është e lidhur vetëm me faktin e mësipërm që na imponon teoria e absolutizmit: eshte prodhuar nga banoret autoktone te gadishullit.

Pastaj prania e monoteizmit në Shqipëri është e njollosur nga ritet me burim pagan si në Tomorricë, Gjalicë të Lumës, Këndravicë etj (Konferenca kombëtare e studimeve entografike, f. 306); çka tregon përsëri atë që thamë më sipër.

Prania e Kultit të Diellit në Shqipëri na tregon jo vetëm të qënurit vëndas të shqiptarëve dhe me shpejtësinë e vogël të zhvillimit, por edhe paaftësinë e studiuesve tanë për të kostatuar faktin se ky besim duhet të ndodhet edhe tek paraardhësit e tij, arbërit. Kjo gjë me sa dimë nuk është identifikuar, por nuk na pengon të hedhim sytë më larg dhe të kostatojmë se ilirët janë bartësit e mirëfilltë të këtij kulti. Kritika që i bëmë gjenezës së popullit tonë mbi bazën e ideve fetare, na nxorri në shesh edhe faktin e mësipërm, por edhe atë që monoteizmi ne shume raste u ngrit mbi faktoret dhe faltoret pagane. Kështu që besimi fetar është plotësisht i aftë të lidhë botën ilire me atë shqiptare (për arbërit ne sot për sot heshtim duke mos e humbur besimin që gjurmët e Kultit të Diellit tek ata janë shumë më të dukshme se tek shqiptarët).

Duke pasur parasysh mënyrën dialektike të lindjes së fesë, ne arrijmë në konkluzionin se ilirët me të vërtetë janë bartësit e mirëfilltë dhe masivë të këtij kulti, por ata nuk e lindën atë. Duke e caktuar konsolidimin e kultit në komunën primitive të mirëfilltë si rezultat i pjekjes përfundimtare të forcave prodhuese komunare ne arrijmë në konkluzionin se paraardhesit e ilirëve janë ata që e prodhuan dukurinë në fjalë; e cila duke mos pasur zhvillim, histori, përmbajtje nuk do të thotë se kjo perben karakteristiken e Besimit Fetar ne universialitetin e tij historik (kjo formule eshte e afte te perputhet vetem me boten autoktone pa influencat e botes se relacioneve), nuk do te thote se është e paaftë për të lidhur katër faza të zhvillimit shoqëror te botes autoktone ne gadishull sipas ekuacionit kohor Sot – Dje – Para Krishtit – Prehistoria ku Lindja zanafillore përfshihet tek kjo e fundit e barasvlefshme me te. Kështu që banorët të cilët kanë marrë pjesë në këto katër faza janë e njëjta popullsi. Por kjo njejtësi hapësinore njerëzore mbi bazën e besimit fetar tregon se të katër fazat në fjalë e kanë marrë emërtimin hapësinor arbitrarisht, sepse në realitet tre të parat formojnë një rend shoqëror më vete ku përfshihen edhe hopet kalimtare dhe shkaku i tyre duhet kërkuar tek elementi i katërt i ekuacionit.

Në qoftë se do ta invertonim ekuacionin empirisht mund të thuhej se ne gadishull ka ekzistuar nje Kult i Natyrës qe është produkt i botës pellazgjike (pasardhësit kohore te ilirëve), por ne nje nivel krejt tjeter nga ai qe mbizoteronte ne boten autoktone, i cili u mbart nga popullata ilire dhe në sajë të relacioneve universal (greko-romak, bizantin, turk) që solli imponimin e monoteizmit, filloi të tretet në ambientin e ri fetar që solli ky monoteizëm, duke mbijetuar krahas tij si për t’i treguar botës se Kulti i Natyrës tek bota ilire eshte krejt i ndryshem nga ai i botes pellazgjike dhe është e vetmja formë e besimit fetar te ilirëve-shqiptarë dhe dukuria e vetme që lidh katër faza shoqërore me emërtime të ndryshme nga e sotmja drejt se djeshmes ku perfshihet edhe zanafilla: shqiptar – arbër – iliroepirot – popullate autoktone. Interesant eshte fakti qe ne Shqiperi vazhdojne edhe sot te ekzistojne mbeturina te Kultit te Gjarprit ne forma me te thjeshtuara ne te gjitha krahinat shqipfolese nga veriu ne jug (sipas Franc Nopca: “Pikepamje fetare, doket dhe zakonet e Malcise se Madhe”, Tirane 2012, f. 29). Dhe përfundimisht feja pagane (Kulti i Natyres) është autoktone në këto troje. Pastaj eshte e pranuar se kur pellazget erdhen ne trojet ballkanike gjeten nje popullate qe besonte ne Kultin e Gjarprit, keshtu qe per t’i dhene nje pergjigje perfundimtare ketij problemi eshte e domosdoshme te zberthehet dinamika historike e permbajtjes se Kultit te Natyres ne te gjithe segmentin e vet hapsinor prej nga do te dale se vete popujt, bartes te ketij kulti, jane te diferencuar ne planin gjenetik pasi eshte e pamundur qe vendasit autoktone dhe te ardhurit aziatike ta kishin pamjen e Kultit te Natyres ne te njejtin nivel. Diferenca reale midis Kultit te Gjarprit (vendasit autoktone) dhe Kultit te Diellit (te ardhurit) duhet te perkoje me disnivelin e dy parametrave sociale: ne permasen e zhvillimit hapsinor te rendit komunar perkates dhe ne shpejtesine e  zhvillimit shoqeror te tyre. Ne te dy keto parametra vendasit autoktone jane inferiore kundrejt te ardhurve, por qe ka ndikuar tek mases ne Historine e gadishullit duke lejuar pellazget te transformohen ne helene dhe duke penguar greket e sotem te jene rilindasit e ketyre te fundit (huazimi ne sensin hapsinor nga ana e autoktoneve dhe perfitimi ne kohe nga ana e te ardhurve historike e krijon kete pengese duke na treguar se “paradoksi i kohes” ne Shoqerine Njerezore ndryshon nga “paradoksi i kohes” ne fizike; – kjo e fundit mund te jete dhe nje interpretim i gabuar ne mendimin fizik).

Megjithëatë feja na “dhuroi” një boshllëk në këtë kuartet. Studiuesit tanë nuk kanë qënë në gjëndje të zbulonin prezencën e Kultit të Natyrës në kohën e Skendërbeut (ne ngulim këmbë që ajo duhet të ketë ekzistuar). Këtë boshllëk na e përmbush e drejta e pashkruar shqiptare që ekziston në formën e kanuneve krahinore apo Kararet e Dheut (Lurë) ku pranohet pariteti i tyre kundrejt institucioneve fetare (per kete shih ne revisten Dibra dhe Dibranet – Kanuni i Lures,1981).

Por Kuvendi i I-re i studimeve ilire (1972) ka shume mekate ne drejtim te shkences se albanologjise tradicionale qe ne i zbuluam me ane te ideve fetare, por qe ja kane bere mendjen corap shqiptareve deri ne ate mase sa kujtojne se jane te barasvlefshem me helenet ne planin hapsinor, –Eva Brinja, Antikiteti, Tirane 2005 (ne disa raste pretendohet se ja kalojne edhe heleneve e ne disa raste te tjera jane pasardhesit e tyre; me hollesisht per kete lexoni: “Interpretimi materialist i filozofise se Gjuhes Shqipe” – vell. V-te i “Tjetersimi i Historise….”– publikuar ne blogjet e parapara) duke harruar se jane jo pak, por plot 600 here me te vjeter se paraardhesit e ketyre te fundit – pellazgeve (ne qofte se pranojme se pellazget jane te ardhur 15 000 vjet me pare). Se pari, shtritshmeria e ilireve te vertete nuk i kalon dot Alpet Shqiptare ne Jug te tyre, kurse kuvendi ne fjale problemin ilir e trajtori brenda kufijve te popullates shqipfolese ku pak a shume ndodhet Kosova dhe Shqiperia, kufi me Epirin e epokes helene, duke krijuar per Epirin e popullates autoktone nje mjegull historike ne favor te tezes greke te sotem. Se dyti, koha e cfaqjes ne Histori e ilireve (te kuptohemi drejt me termin kohe cfaqje ne kete rast nuk kuptojme kohen reale, por kohen kur gjenden te shkruar) eshte me e hershme se ajo e heleneve, sepse emrin iliret e muaren nga pellazget me perpara se keta te fundit te transformoheshin ne helene (jo pse jane te ardhur perpara tyre ne gadishull – sipas Kristo Frasherit ne “Etnogjeneza e shqiptareve”, Tirane 2013, f. 37-56). Se treti, ekzistenca e popullates epirote eshte e lidhur me zhvillimin e popullates pellazge ne kapercyell drejt Helades dhe kjo popullate e ka zhvilluar aktivitetin e vet ketu ku jetojne sot shqiptaret me prejardhje nga Peloponezi, vendin e te cileve e zune plotesisht pellazget e transformuar ne helene. Se katerti, krijimi teorik i nje shteti ilir, epirot apo molos (sipas: Selim Islami: Shteti ilir, vendi dhe roli i tij ne boten mesdhetare; Kuvendi I i studimeve ilire, Vell. I, f. 85-122, Tirane 1974; W. Pajakowski: Mbreteria e Bardhylit. Nga historia politike e Ilirise ne gjysmen e pare te shek. IV p.e.sone, po aty, f 327-338; Ali Hadri: Historiografia jugosllave mbi shtetin ilir, po aty, f. 349-356; Dr. Arsim Spahiu, Shteti epirot – sh. XIII-II para e.s., Tirane 2011), ne vazhdim dhe arber apo te Skenderbeut (Kristo Frashëri: Historia e qytetërimit shqiptar, Tirane 2008; Kristo Frashëri: Identiteti kombëtar shqiptar, Tirane 2006; Kristo Frasheri: Principata e Arberise 1190-1215, Tirane 2014; Kristo Frasheri: Skenderbeu, f. 176-208, Tirane 2002; Pëllumb Xhufi: Nga Paleologët te Muzakajt, Tirane 2009; Pëllumb Xhufi: Dilemat e arbërit – Nje studim mbi Shqiperine e shek. XI-XVI, Tirane 2006; Akademia e Shkencave e Shqiperise, Instituti i Historise: Skenderbeu dhe Evropa, Tirane 2006; Aurel Plasari: Skenderbeu, nje histori politike,Tirane 2010; Prof. Dr. Petrika Thengjilli: Skenderbeu arritje, mangesi, pikepamje te ndryshme, Tirane 2012; Akademia e Shkencave e Shqiperise, Instituti i Historise: Studime per epoken e Skenderbeut, Tirane 1989 ne tre vellime; Aleks BudaShteti dhe faktoret shtetformues ne historine mesjetare shqiptare, ne Studime historike, Prishtine 2006, f. 119-135 e shume e shume te tjere qe kane shkruar per ate epoke pa argumentuar ne asnje rast elementet perberes te shtetit klasik dhe atij hipotetik), me shtritshmeri kohore te ndryshme nuk ka gjasa t’i rezistoje kritikes historike perderisa popullatat shqipfolese ne shek. e XX-te kishin gjurmet e besimeve pagane, kanune krahinore, dmth te drejte zakonore te pashkruar me prejardhje nga Kanunet e Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut, prone fisnore, familje patriarkale qe perfaqesonin rregullin juridiko-familjar te tyre dhe gjendjen sociale ku ndodhesh kjo popullate duke na argumentuar pamundesine e zhvillimit te nje shoqerie nga shteti i dikurshem ne jo shtetin e sotem. Eshte e pamundur per nje shoqeri te kete kete forme zhvillimi: nga shteti ne jo shtet dhe pastaj prap ne shtet, apo anasjelltas, dhe kete gje ta kete bere disa here sipas ekuacionit: shoqeri autoktone → shtet ilir (Pirro, Bardhyli, Teuta, Agroni, Genti) → shoqeri autoktone me organizim fisnor → shteti arber (shek. XIII) → shoqeri autoktone me organizim fisnor → shteti i Skenderbeut → shoqeri autoktone me organizim fisnor → perfundimisht Shteti ne Shek. XX-te. Ne te kunderten ne duhet te pranojme qe Shoqeria Njerezore zhvillohet me hope dhe me sens prapaktheu pa permasa, gje qe bie ne kundershtim te hapur me bazat analitike te Materializmit Filozofik (me hollesisht per kete argument lexoni: “Interpretime materialiste ne fushen e mendimin fizik”, publikuar ne blogun www.genchoti.com).

Ai kuvend u perdor nga partia-shtet per te justifikuar veprimet e veta politike nen suazen e ideve marksiste qe nuk e pranonin revolucionin proletar te nisur nga nje faze fisnore (mbulimi i manipulimit historik te perdorur pergjate periudhes 1943-1991 ka cuar ne shtremberimin e shume veprave origjinale, sic ishte rasti i vepres se Sami Frasherit: “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet”, te cilit i kam kushtuar nje studim me vete). Teorine e shtetit ne epoken para dhe gjate asaj te Gjergj Kastriotit e krijoi pikerisht ky kuvend, pasi ne Konferencen e dyte te studimeve albanologjike, Janar 1968, as qe behet fjale per ceshtje te organizimit shteteror te asaj epoke (Konferenca e dyte e studimeve albanologjike, Tirane 1969). Se pesti, u krijua gjeneza e shqiptareve te sotem e lidhur edhe me thraket jo se kjo ka ndonje hata te madhe, por kjo ide krijon premisen per te justifikuar nderfutjen e fjaleve helene ne fjalorin e ilireve, prej nga e muaren shqiptaret, pasi ne realitet helenet dhe iliret nuk jane relatuar kurre e per rrjedhoje duhet gjetur aresye tjeter perse gegerishtja ka pika te shumta takimi me helenishten kur toskerishtja nuk e ka kete dukuri. Ne te vertete fjalet e gjendura ne fjalorin e gegerishtes dhe ne ate te helenishtes kane nje paraardhje te perbashket shume te larget qe kane mundur te mbijetojne tek geget  per aresye natyrore, pasi qe te dyja lidhen me pellazgjishten, por ne pozicione te ndryshme evoluimi (e kesaj periudhe duhet te jete fjala shqipe e sotme marangoz qe ekziston edhe tek etruskishtja e trasheguar tek banoret e veriut te Italise edhe sot: marangon; – nuk e di ne eshte pellazgjisht apo etruskisht). Gegerishtja ka huazuar nga gjuha pellazge qe ne kohet me te hershme kur nuk njihej shkrimi, kur helenishtja ka karakter filacioni me pellazgjishten e per rrjedhoje ngjashmeria ka karakter historik duke na argumentuar faktin qe paraardhesja e Gjuhes Shqipe nuk ka asnje lidhje me pellazgjishten ne drejtim te gjenezes se saj (te pakten kjo eshte teza e emermadhit Prof. Eqerem Çabej, por qe e gjej edhe ne librin e Jakobo Thomopulos: Pellazgjika, Athine 1912, 1994, i cili permend termin gjuha shqipe dhe jo gjuha ilire apo epirote; – Prologu 11 Maj 1912, firmosur nga autori). Me kete teori Kuvendi i I-re i studimeve ilire konfirmoi karakterin autokton te grekeve te sotem baras me ate te shqiptareve duke barazuar prejardhjen e shqiptareve nga iliret me te grekeve nga helenet. Se fundmi, Kuvendi i I-te i studimeve ilire krijoi premisen “shkencore” per te denigruar deri ne fund punen titanike te Eterve te Nderuar te Kishes Katolike Shqiptare nder shekuj qe vertetonin se FEJA  KATOLIKE ishte ajo qe u kishte krijuar te gjitha mundesite sociale banoreve autoktone te gadishullit per te mbijetuar si europiane perballe mizorive kafsherore te sllaveve te jugut. E tere historia 12 shekullore e banoreve autoktone te gadishullit eshte perballja e ketyre dy popullatave, njera e udhehequr nga Kisha Katolike dhe tjetra e udhehequr nga instinkti shtazarak per jetese ne kurriz te tjetrit. E gjithe beteja historike midis sllaveve te jugut dhe banoreve autoktone eshte bere per territorin e Kosoves Dardane, ku pas deshtimit te vendasve dhe largimit pjeserisht te Kishes Katolike nga ato troje ju krijua mundesia serbeve te pretendonin per Kosoven. Po te mos ishte Kisha Katolike dhe relacionet me popujt e tjere europiane shqiptaret e sotem do te ishin 600 here prapa grekeve te sotem ne planin e zhvillimit social, – llogarite bejini vete.

Keshtu qe te flasesh per format e besimit fetar ne trojet shqipfolese eshte e nevojshem nje analize tjeter metodike pasi shqiptaret e sotem trashegojne nga te paret e largert dhe te afert Kultet Pagane ne te gjithe format universale te tyre dhe, njekohesisht, kane te imprenjuar prej 2000 vjetesh monoteizmin e Krishtere dhe Islamizmin Doktrinar prej 800 vjetesh. Problemi eshte te zbulohet cfare ndikimi kane pasur keto dy monoteizma mbi Popullin Shqiptar dhe cfare ka perfituar ai prej tyre. Pikerisht kjo eshte detyra e filozofit materialist dhe jo te shpike mohimin e ZOTIT dhe te Fese (ateizmin nuk e ka shpikur asnje rryme filozofike, por politika; dhe e gjitha kjo per te pervetesuar produktin intelektual dhe pasurite historike te Kishes).

Analiza e ndikimit te Institucioneve Fetare mbi Kombin Shqiptar ka permasa te medha te lidhura me jeten e perditshme te pakten ne keto 400 vjetet e fundit. Vetem se ketu eshte e nevojshme te behet njje sqarim i domosdoshem historik.

Ne qofte se per institucionin e Kishes Katolike Shqiptare mund te themi sakte fare se ndikimi i Saj mbi popullaten ku Ajo veproi permblidhet ne veprime konkrete, per institucionet e tjera fetare kjo gje mungon ne te gjithe permasen, duke perjashtuar fushen e arsimit ne Jugun e Shqiperise ne fund te shek XIX – fillim shek. XX, por qe mbulohej pas shtetit grek. Veprimet konkrete te Kishes Katolike shqiptare mbi popullaten shqipfolese jane si me poshte (renditja sipas kohes se veprimit):

Ne marredheniet familjare ku me 1199 ne Koncilin e Tivarit u vendos qe te ndalohej martesa brenda rrethit te shtate. Por kjo nuk e pengoi shoqerine vendase te vazhdonte te jetonte brenda formes patriarkale te familjes duke i krijuar lidhjet martesore sipas udhezimeve te Kishes.

Ne marredheniet juridike ishte Kisha (ne te vertete pranohet qe feja “me sa duket ka ndikuar per te perpunuar zakonet dhe ligjet thellesisht pagane te kanunit zanafillor” – F.Kordinjano, Shqiperia, vell.I, Tirane 2007, f. 115) ajo qe ndihmoi ne tranformimin e statuteve te qyteteve ne Kanunet e Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut dhe prej ketej ne Kanunet e krahinave duke realizuar nje shperndarje te te drejtes zakonore te pashkruar nga vetem dy kanune klasore, ne dy klasore sipas varianteve krahinore (Puke-Mirdite) dhe gjashte (ndoshta me shume) krahinore (Diber, Lure, Lume, Bende-Tirane, Laberi, Kolonje) me ane te te cilave u pershtat jeta sociale e vendasve me te drejten juridike. Krahasoni keto kanune midis tyre dhe me Kanunin e Lek Dukagjinit e te Skenderbeut do te kuptoni thelbin e diferencimit krahinor ne popullaten shqipfolese dhe kush ka ndikuar realisht mbi ta (vetem se ne kete pike perrallat duhen lene menjeane; kam parasysh Kanunin e Laberise, Tirane 2006, me autor  Prof. Dr. Ismet Elezi ku pranohet ekzistenca e pabarazise burre-grua (neni 22) dhe ajo e barazise midis burrave (neni 21), pranohet familja patriarkale-fisnore (neni 126) dhe ekzistenca e pronave te vogla, te mesme e te medha private (neni 358), pranohet prona private mbi token (neni 362) dhe prona shteterore (neni 368), gje ta cilat nuk perputhen kerkund midis tyre dhe, nga ana tjeter, pranohet qe Kanuni i Laberise eshte variant kryesor i kanunit popullor mbareshqiptar, f. 8. Ne fakt, duke u mbeshtetur ne kete kodifikim te publikuar rezulton nje perbashkim e te drejtes zakonore autoktone shqiptare me ligjin otoman mbi tokat; kete te fundit e gjej ne vepren brilante te Av. Dr. Vasil K. Dilo: Studim mbi Cifliqet – Monografi (botuar ne fletoren “Konkordia-Omonia” Nr. 208-55, dt. 2/15 prill 1919, ne gjuhen greke, por edhe doreshkrim ne gjuhen shqipe, prone e familjes Dilo te rishkruar ne vitin 1951).

Vetem ne trojet e banuara nga shqiptaret kuptohet se kush eshte shpikesi i vertete i prones private dhe kush eshte forma paresore ne kohe e saj. Ky problem nuk ka gjetur kete zgjidhje ne teorine marksiste (F.Engels, Origjina e Familjes, Prones Private dhe e Shtetit), por eshte abuzuar me pronen e Kishes dhe ate fisnore duke i fshehur Njerezimit dinamiken reale te Prones ne historine e tij. Akti me i pare e prones eshte prona e Kishes (behet fjale per Kishes Politeiste) dhe pastaj vjen prona fisnore, si reflektim kunderveprues i te pares; e gjitha kjo perpara se te formohej organizimi shteteror dhe lindja e prones private (te dhenat mbi pronat e Kishes Katolike [behet fjale per monoteizmin] ne trojet shqipfolese jane me te hershme se pronat fisnore te tyre; te pakten ne “Statutet dhe Urdheresat e kapitullit te Kishes Katedrale te Drishtit” me 1456, Tirane 2008; Lucia Nadin “STATUTET E SHKODRES ne gjysmen e pare te shekullit XIV me shtesat deri me 1469”, Tirane 2010; “KATERUNGJILLESHI I KORCES, Kodiku i Korces nr. 93”, Athine 2012 – ne kete rast behet fjale per ndikimin e Kishes Ortodokse mbi popullaten ortodokse juglindore; – flitet mjaft qarte per keto prona dhe detyrimet qe popullatat perkatese kane ndaj Kishes).

Ndikimin me te madhe dhe te dukshem mbi popullaten shqipfolese Kisha Katolike Shqiptare e ka realizuar ne fushen e arsimimit te tyre ku ajo kryente veprimtarine e vet (me hollesisht per kete argument kam shkruar ne artikullin: “Populli Shqiptar, kultura kombetare dhe shkolla e pare shqipe”, publikuar ne blogjet e permendura). Duke marre per baze ate qe eshte shkruar per kete problem rezulton se qe nga viti 1584 (shkolla ne Strumbell-Kosove) deri me 1925 (Kolegji Saverian ne Shkoder) Kisha Katolike Shqiptare  ka  hapur  nje  pafundesi shkollash duke qene ne perputhje me vendaplikimin e veprimtarise teologjike te saj. Ne kete pike fshihet dhe “sekreti” i zhvillimit te popullates shqipfolese ku pas vitit 1468 Kisha Katolike Shqiptare pushoi se ekzistuari ne territorin tradicional historik te veprimtarise se vet afro 1500 vjecar. Do te kalonin dhe afro 150 vjet ku cvendosja e qendres se Kishes Katolike nga Kosova (pas 1584) ne territorin e sotem te shtetit shqiptar (fillimisht ne Mirdite e pastaj ne Shkoder) eshte ne perputhje me dinamiken e shkollave ne gjuhen shqipe duke filluar nga vitit 1632 ne Vele te Mirdites, Pllane, Kurbin, Shkoder. Por ky problem ka qene ndoshta dhe pika ku eshte manipuluar dhe shtremberuar me fort se kudo historia e Kombit Shqiptar (ne kete rast kam parasysh librat: Hysni Myzyri, “Shkollat e para kombetare shqipe (1887 – korrik 1908)”, – botim i dyte 1978; Peter Bartl, “Shqiptaret”, Tirane 2007); e gjitha kjo jo pse u spostua shkolla e pare shqipe nga Kosova, Mirdita apo Kurbini drejt Korces, por pse u mohua karakteri fetar i shkollimit te Races Njerezore ne Toke ne planin zanafillor historik, ne kete rast edhe te shqiptareve.

E njejta situate paraqitet edhe ne Jugun e Shqiperise ku ne pjesen populluese te ortodoksise vepronin shkollat greke perpara se te formohej shteti shqiptar (kam parasysh librin e Mehmet Kaso-s: Arsimi në Sarandë, Delvinë e Konispol 1920-1944 , Tirane 2003) me ndikim vendimtar te Kishes Ortodokse ne ato ane. Por ne kete rast duhet thene se Kisha Ortodokse e hidhte vallen sipas interesave politike te Athines cka e detyroi qeverine e Ahmet Zogut te mbyllte te gjitha shkollat dhe shtypin privat (1925), ku me vone ne pjesen minoritare shkollat i rihapen perseri.

Por Kisha Katolike Shqiptare ka nje produkt historik te perpunuar per qindra vjet dhe te shpalosur ne aspektin shkencor duke perfshire, sidomos, alfabetin, gje qe perben dhe kryevepren e veprimtarise se saj ne favor te ceshtjes shqiptare. Nuk eshte e veshtire te kuptohet se fjala behet per Gjuhen e sotme Shqipe ku Shoqata “Bashkimi” e udhehequr nga kleriket: Imzot Prend Doci, Imzot Jak Serreqi, Dode Koleci, Mehill Cuni, Gjergj Fishta, Nikolle Sheldia, Gjergj Koleci, Mark Shllaku, Pashk Bardhi, Ndoc Nikaj, dergoi ne Kongresin e Manastirit (1908) delegacionin e vet te perbere nga At Gjergj Fishta (ne foton e Kongresit eshte nr. 2), kryetar i Kongresit dhe i komisionit per vendosjen e alfabetit, Dom Ndre Mjeden (ne foton e Kongresit eshte nr. 4 dhe i vetmi recenzent i alfabetit te vendosur) dhe Imzot Nikolle Kacorri (ne foton e Kongresit eshte nr. 3, pergjithesisht figura e tij eshte tentuar te eleminohet nga te gjithe veprimtarite pro ceshtjes shqiptare duke filluar nga ky kongres, pjesmarrja ne qeverine e Ismail Qemal Vlores, aktivitetin fetar ne Durres) qe i dhane tonin kongresit duke vendosur alfabetin latin te Shoqates se tyre si alfabet te Gjuhes Shqipe.

Ne te vertete kjo eshte nje teme qe nuk u shpalos asnjehere me permasat reale te ndodhur. Per ta thene hapur e verteta e alfabetit te Gjuhes Shqipe ishte dhe eshte akoma nje molle e ndaluar per shqiptaret. Ata nuk duhet ta merrnin vesh kurre qe Nena e vertete e Gjuhes Shqipe ishte Kisha Katolike Shqiptare. U shpiken grupe, shoqata, klube, emra atdhetaresh fantazem, u shpiken me dhjetra alfabete anonim nga te gjithe krahet politike ne Ballkan pa treguar ne asnje rast se cfare ndikimi kishin pasur keto subjekte dhe ata individe mbi Kombin Shqiptar ne menyre konkrete. Kam parasysh librin e Universitetit te Tiranes, Instituti i Historise dhe i Gjuhesise e Letersise, Tirane 1972, nga nje grup autoresh mbi Alfabetin e Gjuhes Shqipe dhe Kongresit te Manastirit ku i ngrihen elozhe te gjitha grupeve, shoqatave, klubeve, alfabeteve te shpikura pa identitet historik dhe njerezve fantazem qe nuk e njihnin Gjuhen Shqipe dhe nuk kishin jetuar kurre mes shqiptareve duke zvogeluar rolin e Shoqates Bashkimi dhe Klerikeve Katolike qe vendosen fatin historik te Gjuhes Shqipe. Bile per te qene te plote ne kete liber ekziston dhe nje artikull me autor Zihni Haskaj me titull: Roli reaksionar i klerit ndaj problemeve te alfabetit (1897-1912) (f. 119-126). I ketij niveli eshte dhe libri i Shaban Demirajt: Gjuha Shqipe dhe historia e saj, Tirane 1988, ku flitet kryesisht per alfabetin e Stambollit, shoqerite e ndryshme “patriotike”, individet intelektuale qe na kishin punuar per gjuhen shqipe dhe alfabetin e saj, alfabetet e shpikur nder shekuj, permendet alfabeti i shoqerise “Bashkimi” 1899, i shoqerise “Agimi” 1901, alfabeti tradicional i shkrimtareve te Veriut, Kongresi i Manastirit – 1908, dy alfabetet e diskutuar ne kongres: i Stambollit dhe ky qe kemi sot (f. 266) pa e thene se alfabeti i Gjuhes Shqipe eshte pikerisht ai i Shoqerise Bashkimi i udhehequr nga Imzot Preng Doci dhe ky i fundit ishte autori i drejteperdrejte i ketij alfabeti. Kulmin e manipulimit te Alfabetit te Gjuhes Shqipe e realizoi Ibrahim D. Hoxha me librin “Neper udhen e penes shqiptare, nga historiku i ABC-se dhe i shkrimit shqip”, Tirane 1986, ku nuk flitet ne asnje rresht per kryetarin e Kongresit te Manastirit (Mit’hat Frasheri ka qene kretar nderi i atij kongresi), per kryetarin e Komisionit per vendosjen e alfabetit dhe per vete At Gjergj Fishten. Pergjithesisht te gjithe studiuesit e epokes komuniste punuan pa rreshtur per manipulimin e ketij problemi duke qene ne unison me teoricienet mbi ateizmin.

Gjeja me e dukshme dhe e prekshme, e cila pati nje ndikim te drejteperdrejte mbi ceshtjen kombetare shqiptare, ishte krijimi i mendimit letrar shqiptar ne menyre origjinale. Ekziston nje liber ku permblidhen te gjithe shkrimtaret katolike nder shekuj, duke perfshire edhe zanafillen e mendimit letrara, sipas te cilit:

Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 16 vepra e 14 autore nder te cilet Buzuku, Matranga, Bardhi, Budi, Bogdani, Barleti, Tivarasi, Dhimiter Frangu, Anonimet, Gjon Muzaka etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 15 vepra, 13 autore, e 6 doreshkrime. Permenden: P.Francesk M de Lecce OFM, Zmajevic (Kuvendi i Arberit), D. Gjon Kazazi, Jul Variboba etj. Prej vitit 1800 deri ne vitin 1900 kemi numeruar 81 vepra, 34 autore e 4 doreshkrime. Vecohen: P. Leonardo de Martino OFM, Zef Jubani (i Ndokillis), Pashko Vasa, D. Engjell Radoja, P. Pjeter Zarishti, P. Francesk Rossi da Montalto OFM, P. Jak Jungg S. J., D.Ndue Bytyci, P. Tome Marcozzi OFM, D. Pashko Junki, D. Pashko Babi e te tjere shkrimtare te rinj qe u del emri ne shekullin e XX-te. Prej vitit 1900 deri ne vitin 1912 gjejme 59 vepra e 16 autore. Vecojme: Gjergj Fishta OFM, Luigj Gurakuqi, D Ndoc Nikaj, D. Ndre Mjeda ,P. Anton M. Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM, P. Pashk Bardhi, Hile Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gasper Merturi, P. Anton Busetti S.J., Kole Thaci etj. Prej gjithe ketij materiali shihet se para vitit 1800 gjuha e jone  nuk do te ishte shqipe po tu hiqeshin shkrimtaret katolike deri ne ate kohe, dmth: Marin Barleti, D.Gjon Buzuku 1555, D.Fran Bardhi 1635, D. Pjeter Budi 1664, Emz. Pjeter Bogdani 1685, autoret franceskaj, qe permendem deri tani duke folur per shkollat e para shqipe, Kuvendi i Arberit 1706, Kazazi 1743 si dhe autoret jashte Shqiperise, dmth De Luke Matranga 1592, Nil Katalani 1694, Nikole Filia 1736, D. Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti 1770 te cilet, sa bashku, i ngrehen nje monument te pavdekshem gjuhes sone. Literatura shqipe nuk kishte per te pasur kete permase, per te mos thene nuk do te kishte ekzistuar, po tu hiqeshin 460 veprat e njohura deri me tani, pa marre parasysh te perkoheshmet, dhe 136 shkrimtaret katolike, prej te cileve ishin ata qe muaren pjese ne Kongresin e Manastirit e ne Komisionin letrar te vitit 1916 (At Donat Kurtit dhe At Marin Sirdani, Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi,  botimi i dytë, 1999, f. 27-32)

A kemi ne te drejte te themi qe themeli i kultures shqiptare eshte i ndertuar nga Kleriket Katolikë shqiptare dhe jo ndryshe? (kete argument e kam trajtuar ne nje artikull me vete: “Populli shqiptar, kultura kombëtare dhe shkolla e parë shqipe” publikuar ne blogjet e mesiperme dhe ne Gazeta 55, dt. 22, 23, 24, 25 Nentor 2008).

Por Kleri Katolik Shqiptar ka dhe nje merite tjeter ne kuadrin e mendimit letrar shqiptar: ka formuar per here te pare teatrin shqiptar ne menyre amatore, skolastike e profesionale. Per kete teme para shume vitesh pata shkruar nje artikull, duke u mbeshtetur kryesisht ne dy libra “100 vjet Teatër në Shkodër 1879-1979 (kujtime)” me autor regjizorin  e këtij teatri Artistin e Popullit Andrea Skanjeti (1906-1992) botuar më 2002 dhe “Jeta kulturore e Shkodrës, mesi i shek. XIX – XX”, të botuar në “MVSIKA ALBANIKA”, vëll. II (studime dhe dokumenta) me autor muzikologun Tonin Zadeja (1926-2011), botuar më 2006, faqe 37 – 71, me titull: Si e ndryshojne historine, posacerisht, Ardian Klosi dhe te tjeret (pjesa e trete) – vazhdim i asaj që shqiptarët e sotëm nuk e dinë nga manipulimet e historisë së djeshme (kritika e historise se Teatrit Kombëtar Shqiptar) te publikuar ne blogjet www.genchoti.com dhe albanovaonline.info. Sipas ketij artikulli duke bërë një përmbledhje të të gjithë këtij aktiviteti teatror në qytetin e Shkodrës pergjate shek. XIX-XX konkludojmë se kanë qenë gjithsejt 30 grupe teatrore nga të gjitha shtresat dhe moshat duke shfaqur rreth 465 premiera me mbi 1000 aktorë të të gjithë niveleve dhe e gjitha kjo për 66 vjet (1879 – 1944). Se pari nga shtate teatro qe kishte qyteti i Shkodres tre ishin te shkollave me baze fetare: Salloni i Kolegjit Saverian ndërtuar më 1890 me 450 vënde, Salloni i Shkollës Françeskane me 300 vënde, Salloni i Shkollës Stigmatike me 250 vënde (në librin e Tonin Zadejës jepet 300 vende, f. 37). Se dyti nga 30 grupet teatrore te qytetit te Shkodres 11 prej tyre ishin te lidhura dhe varura direkt nga institucionet fetare katolike te kohes si me poshte:

1-Gjimnazi Françeskan, themeluar me 1861

2-Grupi i nxënësve të Kolegjit Saverian, themeluar me 1877

3-Grupi i rrethit Sh. Jozefit, themeluar me 1909

4-Grupi i Oratores se Zemrës së Krishtit, themeluar me 1914

5-Kongregacioni të Zojës Nunciatë, themneluar me 1922

6-Organizata Don Bosko, themeluar me 1930

7-Seminari Papnuer, themeluar me 1927

8-Shoqata “L.E.K.A.”, themeluar me 1929

9-Grupa e Shoqnis Antoniane, themeluar me 1933

10-Teatri i Shkollës Stigmatike dhe Murgeshave Servite, themeluar me 1878

11-Trupa e grupit “Scuola Cantorum” u drejtua nga famullitari i Shkodrës Dom Mikel Koliqi– 1902-1997 (kardinali i ardhshëm dhe i parë shqiptar), themeluar me 1935

Dhe tre grupe teatrore te rrjedhura prej te sipermeve, si me poshte:

1-Trupa teatrore e shoqërisë “Rozafat”, eshtë konsideruar si shoqëria më e vjetër e qytetit të Shkodrës me jetëgjatësinë më të gjatë. U themelua më 13 shkurt 1918 dhe zgjati deri më 4 tetor 1939.

2-Trupa teatrore e shoqëria “Bogdani”, themeluar me 23 nëndor 1919, por udhehiqej ne menyre organizative prej jezuiteve duke u paraqitur  e shkeputur nga influenca e praktika fetare ne baze te programit te saj.

3-Trupa e Shkollës Fillore “Skandërbeg”, konsiderohet si shkolle laike e themeluar me 1925 qe cfaqi dramen e pare te saj me 1926.

Çfarë lloj organizimi kulturor duhet konsideruar kjo dhe a mund të quhet veprimtari teatrore që të mund ta emërtojmë veprimtarinë teatrore shqiptare 138 vjeçare? Duhet të kemi parasysh qe ky qytet më 1926 kishte 22 784 banorë (sipas Shqipëria e Ilustruar, 1927, f. 375) dhe rrjedhimisht i bie që të ketë pasur një aktivitet teatror shumë-shumë herë më të madh se Tirana e viteve 1945-1990 e cila nga viti 1944 deri me 1989 ka dhëne vetëm 209 premiera (kur popullsia e saj të ketë qenë, më 1984, 206 100 banorë, sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, 1985) nga të cilat 121 me pjesë shqiptare dhe 88 të përkthyera (Josif Papagjoni,  Teatri Kombëtar, f. 85). Mbi këtë bazë a nuk mund të ngremë idenë që Teatri Kombëtar Shqiptar është themeluar më 1879 për të formuar ndërgjegjen kombëtare të popullsisë shqiptare dhe udhehiqej prej institucionit te Kishes Katolike Shqiptare?

Ne menyre te permbledhur ndikimi i Kishes Katolike Shqiptare mbi zhvillimin e popullates shqipfolese ka ardhur rigorizisht nga lart-poshte duke krijuar superstrukuren njerezore si udheheqese te Kombit Shqiptar ku ne shume raste, per te mos thene ne te gjitha, kete udheheqje e pat marr persiper vete Kisha. Mund te permend Arkipeshkvin e Shkodres me 1878 prej nga e ka burimin Lidhja Shqiptare e Prizrenit si nje lidhje fillimisht antisllave e me vone antiotomane ; Imzot Preng Docin autorin e alfabetit te Gjuhes Shqipe; Imzot Nikoll Kacorin me 1910-1912 si udheheqes i kryengritjes se Kurbinit me 1910 dhe pjesmarres ne Qeverine e Ismail Qemal Vlores; Imzot  Jak Sarreqin, se bashku me Ded Gjo’ Lulin, ne kryengritjen e Decicit me 1911; Dom Shtjefen Gjecovin si perfaqesuesin e themelimit te shkences moderne shqiptare dhe nje nder udheheqesit e Luftes se Vlores me 1920; Imzot Luigj Bumcin kryetarin e delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Parin me 1919-1920 se bashku me At Gjergj Fishten, Pader Anton Harapin anetarin e Regjences me 1943-1944; dhe nje seri klerikesh katolike ne fushat e letersise, gjuhesise, arsimimit, historise dhe kultures shqiptare.

Ndersa problemi i ndikimit te fese dhe institucioneve te Islamit mbi Kombin Shqiptar paraqitet i koklavitur dhe i fshehur vetem per nje aresye: Institucionet Fetare Islamike vareshin ne menyre te drejteperdrejte nga politika otomane e Sulltanit dhe e gjitha kjo (per banoret shqipfoles) nga fundi i shek. te XIV-te deri ne fundin e shek. te XIX-te me permasa jashtezakonisht determinuese ne jeten e tyre. Ky problem teorikisht trajtohet me nje sy teper siperfaqesor dhe me nje perfundim qe here na pelqen per ego individuale e here e kundershtojme pa asnje argument. Problemi shtrohet: cfare ka perfituar Kombi Shqiptar nga prania e Fese Islame edhe pse ishte ne varesi te politikes otomane? Paraprakisht duhet vene ne dukje se jeta sociale e popullates shqipfolese, pergjate viteve midis shek. XIV-fillim shek. XX-te, pergjithesisht ka qene nen juridiksionin e marredhenieve feudale otomane, por qe kane bashkejetuar me qelizat primitive qe shoqeronin dinamiken e shoqerise vendase. Dmth perfitimi, ose humbja, e Kombit Shqiptar nga periudha otomane nuk ka te beje me Fene Islame, por me politiken otomane dhe ky percaktim ka vlera historike mbi ate se cfare ka ndodhur me Kombin tone pergjate asaj periudhe. Une e kuptoj shume mire qe do te has ne kundershtime me teper inatesh jo kundrejt meje, por kundrejt te kaluates otomane. Ne kete rast nuk do te jap mendimin tim, por do te shkruaj se cfare ka ndodhur pergjate periudhes otomane ne fushen ekonomike, politike dhe ate fetare. Pretendimi im teorik eshte qe Perandoria Otomane e ka cuar Kombin Shqiptar shume me perpara se ka cuar vetveten, duke e krahasuar me dinamiken sociale autoktone. Por domethenia e ketij perparimi nuk bie ne sy ne te gjithe territorin ku banojne banoret shqipfoles, por tek ajo pjese qe ju pershtat besimit fetar q     e dispononin otomanet.

Problemi i pare i ketij ndikimi eshte problemi i prones se tokes ku jetonte popullata shqipfolese. Qe ne kohen e Bizantit Perandorak parashqiptaret kane qene te lidhur me token ne menyre pronesore sipas parimit te pronesise fisnore ne varesi te manastireve, kishave dhe familjeve feudale. Pranohet qe familjet fshatare i paguanin taksa manastireve dhe familjeve feudale edhe pse keto te fundit nuk ishin produkti social i vendasve autoktone. Te pakten qe nga koha e prinderve te Gjergj Kastriotit ekzistojne te dhena mbi kete proces. Keshtu psh pranohet qe emri Kastriot eshte i lidhur me sundimin e Kanines rreth viteve 1368 dhe pastaj spostimin e tij drejt Matit, Krujes dhe Dibres. Gjon Kastrioti trashegoi nga i ati, qe quhej Pal apo Gjergj, vetem dy fshatra te vogla afer Drinit: Sinja dhe Gardhi i Poshtem  dhe e zgjeroi principaten e tij qe nga Prizreni gjer ne Shufadajen anes Adriatikut midis Durresit dhe Shen Gjinit, me pas zaptoi Krujen – 1395 (F.S.Noli, Historia e Skenderbeut, Tirane 1962, f. 13). Po keshtu flitet edhe per Dukagjinet ku origjina e kesaj famiklje eshte e ngritur shume lart. Kronikani shqiptar Muzaka, duke u mbeshtetut ne nje gojedhane te vjeter pohon se ajo ekzistonte qe ne kohen e Trojes. Te vendosur ne France dy vellezerit do te kalonin ne Itali ne kohen e kryqezatave, njeri nga ato behet Zoti D’Este, e tjetri erdhi ne Shqioperi dhe u vendos ne fushen e Zadrimes ne jug te Shkodres. Autore te tjere e nxjerrin ate me origjine gjermane (Gegaj, At Athanas. OFM, Arberia dhe Gjergj Kastrioti Skenderbe 1405-1468, Tirane 1995, f. 29). Menyra se si mblidheshin taksat ne ate kohe ka mbetur e panjohur, vetem se sot ne dime se ato kane ekzistuar duke na argumentuar se shoqeria vendase e asaj kohe perbente nje dualitet social ku nga lart ekzistonin marredheniet feudale me te gjithe atributet sociale, kur nga poshte masa e popullit vazhdonte te jetonte ne primitivizmin e vet historik duke ju pershtatur imponimit politik. Ky dualitet social perben te fshehten e shoqerise se asaj kohe ku studiuesit shqiptare, por dhe te huaj, marrin ne konsiderate shtresen me te cilen ka pase lidhje Europa, ndersa shtresen e ulet, qe perbente shumicen dhe vazhdimin ne KOHE, nuk e kane marre per baze asnjehere edhe pse ne brendesi te saj nuk gjendeshin  ne asnje permase  gjurmat e veprimit politik nga lart-poshte.

Me ardhjen dhe imponimin politik te Perandorise Otomane (ne fund te shek. XIV – 1381) problemet sociale pjeserisht (sidomos ne jugun e popullates shqipfolese) zhvishen nga ky dualitet bizantino-vendas, ku dalin ne pah dy struktura sociale: vendasit autoktone dhe produkti imponues politiko-social otoman qe zevendeson ate bizantin (aresyetimi analitiko-historik behet vetem mbi kete produkt 500 vjecar duke u anashkaluar bota e vendasve autoktone qe vazhdonin te jetonin sipas parimit natyror qe impononte shpejtesia e zhvillimit social te tyre, por nga ana tjeter ajo nuk  konsiderohet e njejte ne rezultanten e vet nga autoret shqiptare te te njejtes shkolle). Keshtu pranohet se periudha e shek. te XV shenon ndryshime te medha ne jeten ekonomike, shoqerore, politike dhe fetare-kulturale te vendit. Kjo periudhe e renies se shpejte te forcave prodhuese dhe e permbysjes se shteteve te krishtera ne treven  ballkanike lidhet ngushte me dyndjen e ushtrive osmane, te cilat u hodhen per here te pare ne Europen juglindore (Galipoli) ne mesin e shek. XIV. Si vendosen seline e tyre ne Adrianopoje (1365) dhe pasi munden beselidhjen ushtarake te princeve feudale serbe te Maqedonise (1371), pushtuesit osmane kaluan me shpejtesi ne drejtim te Manastirit dhe filluante te trokasin me furi ne portat e Shqiperise juglindore (Zija Shkodra, Esnafet shqiptare – shek. XV-XX; Tirane 1973, f. 19). Ky autor pranon se pushtimi osman e varferoi vendin edhe nga fuqia intelektuale dhe krahet e punes (f. 21).

Por nje autor tjeter i ndryshon kendveshtrimin procesit dhe nxjerr te tjera perfundime. Kjo dallohet me lehtesi po te analizohet jeta qytetare (me imponimin europiano-otoman) ne raport me jeten fshatare ne kohen e Perandorise Otomane nga shek. XV deri ne te XX-tin qe mbart mbi vete pikerisht ndikimin e paster politik te saj.Te pakten autori i studimit Shekujt osmane ne hapesiren shqiptare (Ferit Duka) pranon se “Depertimi ne shkalle te gjere i fese islame ne radhet e popullit shqiptar gjeti shprehje pikesepari ne qytete” (Tirane 2009, f. 44). Akoma me tej autori pranon se rimekembja shoqerore dhe ekonomike e qyteteve shqiptare e ka zanafillen ne fund te shek. XV dhe fillim te shek. XVI, periudhe e cila perkon ne kohe me depertimin e fese se Islamit ne masen e gjere te popullsise qytetare. Ndersa per mjaft qendra qytetare ky proces fillimet i ka vetem ne vitet ’20-30 te shek. XVI. Autori pranon se popullata e regjistruar ne defteret osmane ishte nje popullate taksapaguese (po aty).

Por pati nga ata autore qe pranojne nje zhvillim social te popullates shqiptare (pa i percaktuar permasat) i cili pas vitit 1831 filloi te numeroje ne vend, madje te pesoje prapaktheu, ne aspektin ekonomik (Ligor Mile, Zejtaria fshatare shqiptare gjate Rilindjes Kombetare, Tirane 2001, f. 9). Eshte ky autor qe pranon ekzistencen e sistemit tatimor shteteror duke ruajtur gjurme te thella te sistemit tatimor te feudalizmit klasik. Rendesia e ketij studimi qendron ne pranimin e zanateve qe aplikoheshin ne fshatin e banoreve shqipfoles ku permenden 1-deget e ndertimit, 2-te veshmbathjes, 3-te perpunimit te metaleve, 4-te mobiljeve (orendite shtepiake), 5-te ushqimit, 6-deget artistike. Nga keto dege dy prej tyre kane zene nje vend kryesor ne prodhimin zejtar fshatar: zejet e ndertimit dhe ato te veshmbathjes (f. 30). Pergjate kesaj epoke u ndertuan rruge e ura, shumica e te cilave ruhen edhe sot ne trojet shqiptare, jane ndertuar gjate shek. XVII-XIX (f. 39).

Gjeja me kryesore ne zhvillimin e popullates shqipfolese nen drejtimin politik otoman ishte pronesia mbi token. Pranohet se drejtimi politik otoman vendosi pronesine shteterore mbi token ne shek. XV-XVI (Petrika Thengjilli, Renta feudale dhe evoluimi i saj ne vise shqiptare – XVII-XVIII, Tirane 1990, f. 15). Edhe pse ky autor pranon se pushtimi pengoi zhvillimin objektiv ekonomik te tokave shqiptare duke pasur rrjedhoje frenuese ne zhvillimin e mevonshem historik eshte i detyruar te pranoje se “Sipas studimeve te deritanishme, ndonese ne kushte te veshtira ekonomia e mallrave cau perpara. Nje varg qytetesh ne fund te shekullit XVI ishin rritur nga pikepamja numerike dhe nga shkalla e zhvillimit ekonomik” (f. 16). Nga i gjithe ky material del perfundimi se ne trojet ku banonin popullatat shqipfolese, per sa kohe qe ka qene politika otomane ne fuqi, nuk ka ekzistuar prona private mbi token e per rrjedhoje nuk mund te flitet per kete kategori prone perpara vitit 1912, gje e cila perputhet me analizen e Avokat Dr. Vasil K. Dilo ne studimin: Mbi Cifliqet dhe pronat….

Duke mos e ndare dot formalisht politiken otomane nga besimi fetar Islamik themi se ai 500 vjecar ka qene nje periudhe progresi ekonomik deri ne ate shkalle sa i vendosi shqiptaret, me 1926, si popullaten me sasine e arit me te madhen ne Europe per fryme (48 cope per individ). Kjo periudhe e mesoi popullaten shqipfolese te paguaje taksa, te zhvilloje zejtarine, te aplikoje punet bujqesore dhe blegtorale, te ndertoje rruget dhe urat dhe, mbi te gjitha, te besoje ne nje ZOT, pamvaresisht se nuk ishte ai i paraardhesve te vet arberore.

Perfundime

A jane te sakta te gjitha keto? Une e kuptoj shume mire se fjala behet per formen e botekuptimit, shkollimit, edukimit te shqiptarit te sotem i cili kujton se ka arritur majat e intelektit njerezor me arsimimin e tij 75 vjecar bolshevik, por problemi fetar nuk varet prej individit. Feja nuk eshte produkt Njerezor, por produkt Naturor dhe me kete sy duhet ta shohe materialisti perpara se te nxjerre perfundimet e tij. Natyra eshte me e forte se cdo individ apo bashkesi individesh. Vleresimi materialist i Ideve Fetare dhe Institucioneve te tyre, sipas meje, eshte respekt per Historine e Njerezimit, eshte respekt per KOHEN e kaluar te Njerezimit, eshte respekt per te gjithe rolin qe Institucionet Fetare kane luajtur ne zhvillimin e shoqerise njerezore, eshte respekt per veten tende, respekt per te afermit e tuaj.

Per te kuptuar ne beson ne ZOT nuk ka nevoje per ta deklaruar. Shiko a e don Punen, shiko a e don Prindin tend (ndero prindin tend ndac me jetu shume per mbi dhe – thone mesimet fetare), shiko a e don Femijen, Nenen e femijes-Babain e femijes, shiko a e don Mikun tend, Vendin tend dhe do ta kuptosh mirefilli ne beson ne ZOT.

Kjo forme analize nxjerr ne pah aresyet perse u shpik ateizmi ne bote (vetem per te realizuar suprimimin e politikes mbi institucionet fetare duke grabitur pasurite e Kishes) dhe perse u perdor ne Shqiperi. Qofte shpikja, qofte perdorimi, perputhen ne te gjithe permasen e permbajtjes se termit ateizem: kerkojne te justifikojne grabitjen dhe veprimin politik mbi institucionet fetare, ndersa individet kerkojne te justifikojne veprimet personale te kryera dhe rrogen e marre pergjate kohes se punes shteterore. Ne menyre ekuacionale ateizmi shqiptar eshte ne te njejten kohe antishqiptarizem. Nuk eshte e rastit qe ateizmi u perdor ne Shqiperi per te asgjesuar Kishen Katolike Shqiptare ne gjurmet e reformacionit mesjetar. Frika nga e nesermja, padituria absolute ndaj fenomeneve natyrore, injoranca kolektive, mungesa e produktit inteklektual ishin ambientet ku lindi dhe u zhvilluar ateizmi shqiptar i epokes komuniste.

Historikish ne KOHE Feja ka prodhuar Shkencen dhe Teologu ka prodhuar Filozofin (rasti shqiptar, si rasti me i ri dhe fundor  i procesit nder popujt europiane, e konfirmon ne menyre te paster kete raport, edhe pse ai mund te mos na pelqeje. Shqiptaret jane edukuar prej 75 vjetesh sipas perqasjes se fundit ne menyre antihistorike dhe ne dem te vetes se tyre. E keqja e kesaj pune eshte nderprerja historike e procesit ne vazhdimesine e kohes). Eshte absolutisht  e pamundur qe universiteti te prodhoje filozofin kur vete universiteti eshte produkti me i dukshem i Institucioneve Fetare, pamvaresisht nga lloji i fese dhe koha kur eshte cfaqur ne Histori. Rasti i kundert tregon menyren se si politika ka grabitur punen dhjetrashekullore te Institucioneve Fetare. Te gjithe filozofet dhe shkencetaret shqiptare pas 1921-shit jane thjeshte manipulatore te procesit historik te perjetuar nga shqiptaret, te pakten ne keto 400 vitet e fundit (pas vitit 1945 ky veprim u ngrit ne shkalle siperore).

Kjo do te thote se problemi fetar ne Shqiperi  nuk qendron ne pranimin  e  ZOTIT apo te formes se ideve fetare monoteiste (ketu qendron poshtersia dhe pafytyresia e te gjithe atyre qe trumbetojne supremacine e Islamizmit mbi Krishterimin, apo anasjelltas; kjo behet vetem per nje qellim: te provokojne nje luften nderfetare); problemi fetar ne Shqiperi qendron ne pranimin e akteve historike te perjetuara dhe autoresine e tyre. Me fjale te tjera sot problemi fetar ne Shqiperi shtrohet: a do ta pranojme Historine e Popullit Shqiptar dhe Historine e Shqiperise sipas asaj qe ka ndodhur me emra dhe subjekte konkrete apo sipas asaj qe ka shpikur Politika e pas 1945-ses?  Ky eshte problemi themelor i jetes fetare ne brendesi te Kombit Shqiptar dhe jo idete fetare te marra si subjekt me vete ne raport me idete fetare boterore (ne kete pike problemet jane te ngaterruara me keq se ne Shqiperine komuniste, prej nga perfituan manipulatoret e historise se Kombit Shqiptar. Per ta thene hapur fare autoret e shkolles se rremujes fetare te para 400-500 vjetesh jane po ata te rremujes fetare ne Shqiperine e sotme te viteve ’67; per te njejtin qellim per te njejtin shkak – u nderruan vetem aktoret dhe skena nga pikepamja cilesore).

Por mohimi i Fese con ne kerkesen per te zbuluar raportin kohor midis PO-s dhe JO-s, i cili ne Shqiperi ka filluar te neperkembet pas 1991-shi (ne kete rast kam parasysh librin e Kastriot Melyshit: “Zanafilla, Ligji,  Liria”, Geer 2014). PO-ja dhe JO-ja nuk formojne nje kategori te karakterit hapsinor edhe pse jane te kundert midis tyre, por ato jane elemente te nje ligji dialektik te formuluar nga Fridrih Hegeli: Depertimi reciprok i te kundertave. Por analiza e tyre ne funksion te Natyres se ndryshueshme perjetesisht dhe Natyres Njerezore te perkohshme nuk eshte e njejte. Ne qofte se per rastin e pare ato jane te kunderta mes tyre dhe alternohen sipas rastit, per Shoqerine Njerezore ato kane tjeter pozicion. Kjo do te thote qe PO-ja ka lindur perpara JO-s ne funksion te perfitimit social, por ato jane te barasvlefshme ne planin ekzistencial KOHOR te lidhur me formacione fundore te organizimit te Materies, cka ben qe ato te kene pozicionin fiks qofte ne zanafille, qofte ne transformimin perfundimtar drejt nje zanafille te re. Ne planin filozofik PO-ja eshte e perjetshme, ndersa JO-ja ne funksion te kesaj ekzistence. Ne nje fare menyre PO-ja eshte ZOTI dhe JO-ja Njerezimi.

E gjithe veprimtaria sociale e Njerezimit nder mijeravjecare eshte reflektimi i drejteperdrejte i veprimtarise se Institucioneve Fetare dhe jo e kunderta. Ekziston nje raport midis shkalles se zhvillimit social te Njerezimit, ne funksion te ideve fetare, dhe distances me paraardhesit antropomorfe. Sa me afer ZOTIT qe te jete nje shoqeri, aq me larg ketyre antropomorfeve eshte. Dmth masa e lidhjes se ideve fetare me shoqerine eshte ne raport te zhdrejte me distancen nga paraardhesit biologjike. Eshte pika ku zbulojme lidhjen e ZOTIT me Natyren dhe kete te fundit me Njeriun. A nuk don te thote kjo formule se Njeriu nuk mund ta krijoje dot ZOTIN sado deshire te kete, sado i pafuqishem para forcave te Natyres te jete, sado injorant te jete, sado frikacak te jete. Atehere cfare hyn ketu ateizmi politik si forme filozofie ne boten e sotme?

Idete Fetare jane projekti natyror i jetes sociale ne Toke, distanca me keto ide tregon dhe masen e shkeputjes cilesore te Botes Njerezore nga Bota Biologjike. Kjo do te thote se Kombi Shqiptar ka nje problem me vetveten te lidhur me Besimin Fetar jo ne llojin e besimit, por ne unitetin e tij. Ne qofte se ne popujt europiane uniteti i tyre eshte realizuar me ane te Fese, Kombit Shqiptar ky rast i ka humbur perfundimisht me 1945. Kjo humbje nuk ka te beje me llojin e monoteizmave qe ka perqafuar shqiptari, por me produktin historik te institucioneve fetare nder shekuj. Triumfi historik i vepres se Kishes Katolike Shqiptare pergjate 500 vjeteve te fundit u zerua me 1945 dhe cdo gje duhet filluar nga e para. Permbysja qe Kongresi i Drejteshkrimit te Gjuhes Shqipe (1972) i beri Kongresit te Manastirit (1908) eshte aspekti formal i te kundertes qe duhet te aplikoje Kombi  Shqiptar ne te ardhmen. Ate qe institucionet fetare europiane bene per popujt e tyre (shek. XIII-XIX), shqiptaret duhet ta bejne ne vazhdim qe nga fillimi, vetem se kete duhet ta bejne me nje instrument te ndryshem nga Europa. Pikerisht rasti i humbur me 1945 e kerkon kete instrument te ri. A do ta gjejne valle shqiptaret kete te re nuk e di, pasi ne te kunderten do te zhduken nga Historia brenda ketij shekulli te ri njesoj si kusherinjte e larget te Maqedonise se Aleksandrit te Madh dhe Thrakise se lashte.

Ky artikull eshte marre ne menyre te perpunuar nga studimi “Tjetersimi i Historise ose “ndergjegja e ngjarjes””, vell. II, Pjesa e pare: “Feja dhe intelektualet” (kritika e ateizmit komunist shqiptar, bashkangjitur me palacolleqet e “filozofeve” dhe manipulimet e historianeve) dhe vell. IV, Poligjenezë apo Monogjenezë; dhe mbi këtë parim natyror: gjeneza dhe etnogjeneza e popullit më te vjetër të racës së bardhë  (midis thënie lidhëse universale për të gjithë specifikat e zhvillimit shoqëror me revolucionin social) – këtë libër shqiptarët bëjnë mirë të mos ta lexojnë, dmth: libër për jo shqiptarët, pasi ky liber eshte ne kundershtim me teorine e te Marreve te Madheshtise Shqiptare, teori qe ka pushtuar mendjet e shqiptareve te paformuar.

              

Nentor 2016 – Shkurt 2017

Related Post