Artikuj

86- Te vertetat e tjera mbi Cerciz Topulli-n

Posted by Genc Hoti

Loading

86 – Te vertetat e tjera mbi Cerciz Topulli-n

 

Manipulimi i historise nuk ka permbledhur te gjithe popullin shqiptar, qe jeton ne territorin e Republikes se Shqiperise, por, kryesisht, ate pjese te Kombit qe ka jetuar gjithmone jashte juridiksionit shteteror shqiptar. Prandaj dhe manipulimi i Historise se Shqiptareve ka qene nje akt politik qe ka permbledhur te gjithe Kombin tone.

Zbulimi i ketij procesi tregon pjesen me e turpshme te politikes enveriste dhe ate qe shqiptaret jo vetem nuk e dine, por dhe ate qe kujtojne se e dine sakte e kane te permbledhur brenda ketij turpi duke treguar paaftesi universale ne perceptimin e jetes sociale ku kane jetuar dhe vazhdojne te jetojne sot.

Gjeja me e papranueshme  ne  manipulimin e historise se Kombit tone permblidhet ne ate qe konsiderohet si levizja per pavaresine e Kombit tone ne vitet 1912. Kam marre ne konsiderate te ashtequajturen levizje antiosmane ne qytetin e Gjirokastres ku kryevepra historike eshte konsideruar vrasja e nje bimbashi (nje vrasje imagjinare qe nuk ka ndodhur ne realitet) dhe beteja ne Mashkullore (e cila ka permasa krejte te tjera nga ato qe dime prej nje filmi). Une jam i bindur qe shqiptaret nuk kane pasur guximin dhe kurajon civile te vene ne dyshim saktesine e ketyre dy ngjarjeve, te pakten nga pikepamja kohore, pasi ne realitet keto dy ngjarje nuk kane asnje lidhje midis tyre jo vetem persa i perket pjesmaresve ne to, por dhe koha e ndodhur realisht ka nje diference kohore prej dy vjetesh nga njera-tjetra, ku ne fillim ka ndodhur e ashtequajtura beteja ne Mashkullore (5 mars 1908) dhe pastaj atentati kundra bimbashit (1910). Por shqiptaret e dine pak si me ndryshe ku ne thelb te problemit vrasja e bimbashit ka qene shkaku i betejen ne Mashkullore. Lufta e Mashkullores permendet edhe ne librin e Dr. Jakup Krasniqi “Pavaresi dhe Personalitete”, e cila sipas autorit ka ndodhur me 18 mars 1908, ku merret si shembull i vecante i bemave te Cerciz Topullit (f.241-246); – e marr si shembull kete autor per te treguar se ku ka pasur influence manipulimi historik i Kombit Shqiptar. Por ekzistenca e nje libri te shkruar nga nje pjesmarres ne kete lufte imagjinare tregon se nuk kemi te bejme me ndonje beteje te vecante, por me nje ndjekje te pese komiteve nga mbi 150 ushtare pas nje atentati te suksesshem ku u vra bimbashi turk me 25 shkurt 1908, si nje hakmarrje te vendosur nga Komiteti i Gjirokastres, meqenese kishte arrestuar 30 shpirt nga qarku i Permetit dhe ngjarja kishte ndodhur me 5 mars 1908. (Mihal Grameno, “Vepra 2”, f. 167-178).

Shqiptaret per keto ngjarje kane pasur vetem dy burime: vepren e Mihal Gramenos ne dy vellime te botuar per here te pare ne Kosove me 1979 (foto 1) dhe ne nje ekranizim filmik ne kohen e diktatures enveriste (“Liri a Vdekje’ ne dy seri me skenar te Vath Koreshit – sipas “Enciklopedi e  Kinematografise Shqiptare” te Abaz T. Hoxha, Tirane 2002 – botim i dyte, f. 472), permbajtja e te cilit eshte “pak” me ndryshe nga ajo qe kemi pare ne film (me thene te drejten eshte tmersisht me ndryshe dhe kerkund me ate qe jep skenaristi i filmit). Une i dhashe rendesi menyres dhe aresyes perse manipulimi i historise se Kombit Shqiptar duhet te fillonte ne Kosove dhe ne kohen e diktatorit. Prej ketej e ka marre skenaristi i filmit dhe prej ketej ka filluar shperndarja ne te gjithe territorin e banuar nga shqiptaret.

Problemi shtrohet: perse i eshte dashur diktatorit shqiptar qe popullata shqiptare e Kosoves te mesoje nje histori te shtrember, inekzistente dhe shume larg territorit te banuar nga ata? Kjo pyetje behet edhe me provokuese kur dime se propoganda enveriste nuk la gur pa levizur per t’i bindur shqiptaret se ai ishte antijugosllav, antititist dhe antiserb i terbuar dhe dashamires i popullates shqiptare te Kosoves. Fakti qe manipulimi i historise se Kombit Shqiptar ka si inisiative shtepine botuese Rilindja ne Kosove me shtyrjen e propogandes enveriste tregon se kjo e fundit i ka bere llogarite gabim, pase jo vetem qe ka qene bashkepunetore me jugosllavet, Titon dhe serbet, por eshte dhe autorja e drejteperdrejte e manipulimit te Historise se Kombit Shqiptar dhe, kete, ka dashur ta mbuloje pas politikes antishqiptare te Jugosllavise se Titos.

foto 1

Fale punes kombengulese te nje Njeriu (e shkruaj me te madhe dhe e nenvizoj per t’i treguar shqiptareve te sotem se figura e avokat Dr. Vasil K. Dilo, edhe pse e panjohur per ta, qendron shume-shume me lart se figurat e Fan S. Nolit dhe Faik Konices te marra se bashku qofte dhe vetem per moralin njerezor e profesional qe e karakterizon te gjithe vepren e tij. Ne vepren poliedrike te avokatit ekzistojne shume e shume faqe per keto dy “personalitete” politike e kulturore shqiptare). Te pakten ne tre vepra te tij: Kujtime nga jeta e ime politike – 1906 – 1919, Shenime nga Ditari im rellativ me ngjarjet e Shqiperise se Jugut me 1914 dhe Apollogjia e ime zyrtare kontra akuzave pa prova dhe denimit arbitrar nga a’n’ e Qeverise Konstitucionale te Shtetit te lire, perpara Popullit Shqiptar bres-pas-brezit, shkruar me 1953; – fig. 2) une gjej pershkrime per keto dy ngjarje ne menyre te hollesishme qe e rrezojne mitin mbi Cerciz Topullin, komitetin e Gjirokastres dhe historine e atyre aneve per periudhen 1908-1912.

Ne “Apollogjia e ime zyrtare…” per figuren e Cerciz Topullit shkruhet:

“Ne viterat e fundit te zgjedhes Turke ne skenen politike te Gjirokastres u cfaq dhe Cerciz Topulli; por dhe kyj, ndonese ishte nje djale i gjalle dhe me ndjenja liberale, por ne realitet nuk ishte, sic duan ta paraqesin historianet e kesaj kohes se tashme. / Ky erdhi ne Gjirokaster duke shoqeruar avokatin Jorgji Cakon, te cilin e kishte derguar Komitet i Xhon-Turqet si kanditat deputet i krishtere te prefektures se Gjirokastres kontra kanditatit te Patriarkanes, i cili ne realitet ish i propogandes greke./ Cercizin per here te pare e njofa por kaq afer sa qe te benim pjese ne shoqerine e mshehte “Kandile”, te cilen u pa nevoja qe te krijonesh per te luftuar influencen e greqizmit mbi te kreshteret shqiptare. Por, a posteriori, u kuptua se kjo shoqeri qellim kryesor kishte propoganden elektorale. Se inisiatoret e saj Cerciz dhe Cako, passi mbaruan zgjedhjet ne dem te tyre, ikne serish ku kish pune dhe nuk u interesuan me aspak per fatin e shoqerise se re (f. 226)./ Veprimtaria  e Cercizit n’ate kohe dhe gjate periudhes se shkurter, qe u duk ne ate vend,  qe  ish  dhe vend  i lindjes se tij, nuk e ilektrizoi ate Popull me parrulla kryengritese kontra tiranise, nga e cila ay vuante. Cercizi i mburresh mbase se do te perpiqesh qe zgjedhen t’i a bente me te bute, me forme e petka qe ay (Populli) as i dinte as i kuptonte. Ipstidatin (apolitardine – absollutizmin) e Sulltan Hamitit do t’a zevendesonte me konstitucionin (me mexlisi mebythar); Por keto popullit nga njeri vesh i hynin dhe nga tjetri i dilnin. Prandaja ndaj atij Populli vetem nje veper i mbante ment nga te Cercizit, beteja e Mashkullores dhe kete kyj deshi t’iua lente kujtim shqiptareve te s’ardhmes me nji kenge aqe proporsionale:

foto 2

Te rrapi ne Mashkullore

Briti Cercizi me goje

Lini djemte e mi te shkojne

Se j’u nguq ju bej me boje……..

C’u be atje? Sa me sa u perpoqne? Sa rane shehit e sa kundershtare u nguqne dhe ku vatne e c’tjeter gje bene djemte e Cercizit? Te gjitha keto pyetie poeti i la ne heshtie. Cercizit i u hap fushat e gjera dhe e pershtatshme, qe te mbetesh i pavdekur sikur te’qe vene seriozisht ne sherbim t’asaj shoqerie per realizimi te qellimit se larte te saj: per vellazerimin e te dy elementave dhe per te lene pa sukses propoganden greke ne te kreshteret. Nuk qendroi besnik ne kete? Vate humbur dhe s’beri dot c’ka mund te bente dhe cka Populli dhe Atdheu prisnin prej ti (shkruhet sipas origjinalit, f. 229-230).

Ndersa ne “Kujtime nga jeta e ime politike 1906-1919 (ne origjinal dy numrat e fundit nuk jane) mbi keto ngjarje Av. Dr. Vasil K. Dilo flet edhe per atentatet qe i kishin kurdisur kundershtaret e tij politike. Me beri pershtypje analiza e nje atentati te tille kundra bimbashit te xhandarmerise, Sipas ditarit kemi kete analize:

“M’u kujtua vrasja e Binbashit te xhandarmerise te Gjinokastres para pak kohe se te benesh kryengritja e Xhonturqvet ……… (f.72).

Rendesia e kesaj fraze qendron ne kohen se kur ka ndodhur atentati dhe si ka ndodhur. Ky atentat ka ndodhur realisht ne kohen kur po shperthente levizja e Xhonturqve dhe ne Gjirokaster ekzistonte nje spital italian (1910). Sipas avokatit ky atentat nuk ka pase per qellim vrasjen e bimbashit, por personin e tij dhe vete bimbashi ishte plagosur e jo vrare.

Ne qofte se do te krahasojme te tre keto materiale midis tyre nuk eshte e veshtire te dallohet se ato nuk perputhen kerkund midis tyre. Por kryesorja qendron ne krijimin e nje historie dhe ngjarje pa domethenie e pa asnje rol konkret ne Historine madhore te Kombit tone.

 

  Tirane, me 30.07.2015

Related Post