Para do kohe pata shkruar mbi botimin e dyte te librit te Reginald Hibbert: Fitorja e hidhur (mbi luften nac-cli. ne Shqiperi pergjate periudhes 1943-1944) duke vene ne dukje faktin se ky liber ishte ribotuar vetem per nje qellim: te ndryshohej nje fraze “e mallkuar” qe ndryshonte historine e partise kriminale shqiptare me emrin PKSh.
Sipas botimit te pare (1993) kjo fraze (f. 334) ishte: “Anetaret e Komitetit Qendror ishin ata qe ishin zgjedhur ne Konferencen themeluese te PKSH ne Labinot ne mars 1943” (fig. 1)
Ne botimin e dyte (2014) kjo fraze (376) mori pamjen: “Anetaret e Komitetit Qendror ishin ata qe ishin zgjedhur ne Konferencen themelore te PKSH ne Labinot ne mars 1943” (fig. 2).
Ky ndryshim, teper i rendesishem per nje historian, pasi ne rastin e para tregon kohen e nje ngjarje, ndersa ne te dytin rendesine e ngjarjes, me detyroi ta gjej kete liber ne origjinal dhe pikerisht ate liber qe kishte shfrytezuar perkthyesi per te realizuar manipulimin e deshiruar.
Fraza e “mallkuar” sipas origjinalit te vitit 1991 (f. 219) kishte kete permbajtje:
“The members of the Central Committee were those who had been elected to it at the CPA’s foundation conference at Labinot in March 1943”.
A nuk tregon ky perkthim fare hapur se manipulimi i historise se Popullit Shqiptar eshte nje proces ne veprim edhe sot dhe ribotimi i librit eshte bere vetem per kete qellim?
Tirane 25.05.2015