Artikuj

81- Perse u ribotua “Fitorja e Hidhur” 03.01.2015

Posted by Genc Hoti

Loading

81 – Perse u ribotua “Fitorja e hidhur”?

Produkti intelektual enverist akoma nuk e ka kuptuar se cdo prodhimtari ne fushen historike pas 1991-shit do t’i nenshtrohet sites kritike, pasi cdo veper perpara ketij viti ka qene, ne menyre absolute, pjese e manipulimit dhe indoktrinimit te Popullit Shqiptar. E me qene se pretendohet qe ne Shqiperi eshte nderruar rendi shoqeror me produktin intelektual enverist neper kembe dyshimi eshte ne shkallen me siperore per cdo krijmtari ne fushen e historise teorike e praktike. Por realisht kjo tregon se ne Shqiperi eshte kaluar nga forma me u larte e organizimit te shtetit klasor ne formen fillestare te tij. Pergjithesisht kjo mbahet e fshehte dhe nuk i tregohet Popullit Shqiptar. Vini se re cfare ka ndodhur e po ndodh me te dhenat statistikore te formimit te PKSh dhe si manipulohet historia ne kete rast.

Para njezet e me shume vjetesh pata marre nismen per te zbuluar autoret e vertete te partise komuniste shqiptare te drejtuar nga Enver Hoxha. Lexime e shumta ne kete drejtim per shume e shume vjet ma lehtesuan punen dhe brenda kater vjeteve (1992-1996) e mbarova. Une e konsideroj historine e PKSh si historine me te rendesishme pergjate shekullit te XX-te, por dhe ate qe shqiptaret nuk e dine pothuajse ne asnje element. Perfundimet ishin me te vertete shume sensacionale dhe pikepyetja me e pare qe me lindi ne ate kohe ishte: a e kishin lexuar me te vertete shqiptaret korpusin prej 71 vellimesh te Enver Hoxhes, apo thjeshte e kishin shfletuar? E them kete pasi ne kete korpus gjendet nje histori krejt tjeter per tjeter nga ajo qe kisha bere une dhe gjithe shqiptaret ne arsimin e detyrueshem (une e kam bere tre here kete liber ne tre shkalle te arsimimit).

Po t’i shtosh ketyre veprave dhe materialin paralel te gjendur ane e kend gjithe Shqiperise kisha zbuluar:

1 – Ne Shqiperi nuk kishin ekzistuar grupet komuniste, por kishte ekzistuar partia komuniste e Shkodres me dege ne te gjithe Shqiperine me kryetar Zef Malen. Por manipulatoret e historise se Kombit Shqiptar e kishin shtremberuar kete te vertete absolute (mund te permend me radhe Enver Hoxhen, Kristo Frasherin, Paskal Milon, Beqir Meten, Agim Musten dhe te gjithe ata qe u komanduan te shkruanin mbi historine e komunizmit shqiptar).

2 – Pergjate tre vjeteve (1942-1944) ishin asgjesuar pothuajse te gjithe anetaret e kesaj partie dhe kete akt e kishin kryer kryesisht dy jugosllavet: Miladin Popovic dhe Dushan Mogosha. Kjo eshte pika me e rendesishme dhe e pare qe duhet saktesuar per te kuptuar realisht permasen e luftes nacional-clirimtare.

3 – Pas asgjesimit te kesaj partie, ne mars 1943 ne Labinot te Elbasanit ishte formuar nje parti komuniste me sekretar te pergjithshem Enver Hoxhen. Dhe eshte kjo parti qe mori persiper te gjithe doktrinen e komunizmit historik shqiptar.

4 – Kete parti te fundit nuk e kishin formuar as jugosllavet dhe as shqiptaret. Por partine Komuniste Shqiptare te Enver Hoxhes na e kishin formuar britaniket.

Ne vepren teorike te Enver Hoxhes e kisha gjetur me kohe qe partia nuk ishte formuar me 8 nentor 1941 ne shtepine e Zylfie Canit (Vepra 12, f. 310; Kongresi i I-re i PKSh, f. 61, Tirane 1950). Por vepra qe ma vulosi vendin dhe daten e formimit te partise se Enver Hoxhes na ishte pikerisht libri i Reginald Hibbert-it “Fitorja e hidhur”, Tirane 1993. Libri ishte perkthyer nga Xhevat Lloshi dhe ne fund ka shenime per perkthimin ku, midis te tjerash, shkruhet: “Perkthimi i eshte permbajtur me besnikeri origjinalit. Meqe ky eshte nje punim historik, i mbeshtetur gjeresisht ne dokumente, gjate perkthimit jane bere perpjekje per t’u lehtesuar lexuesve e studiuesve punen” (f. 417). Jam i detyruar ta ve kete shenim per te treguar punen serioze te shtepise botuese te Lidhjes se Shkrimtareve, e cila tashme nuk ekziston me.

Por ky  liber kishte nje fraze te mallkuar deri ne vetmohimin e te gjithe kastes se historianeve shqiptare te epokes enveriste qe ishin marre me kete problem. Ata ose e kishin GENJYER te gjithe Popullin Shqiptar nga padija duke grabitur pa fund te gjithe rrogat e ekzistences se tyre, ose kishin GENJYER me dashje duke marre pjese ne manipulimin e Popullit Shqiptar. Per 48 vjet me rralle ne Shqiperi ishte festuar 8 Nentori 1941 si date e themelimit e partise kur ne realitet kjo date ishte nje fantazi e Enver Hoxhes per te mbuluar thelbin e nje lufte qe kishte pasur permasa krejt te tjera. Vini re se cfare shkruhet ne kete liber:

“Anetaret e Komitetit Qendror ishin ata qe ishin zgjedhur ne Konferencen themeluese te PKSH ne Labinot ne mars 1943” (nenvizimi i imi, f. 334)

Me 2004 pata perfunduar studimin mbi veprimtarine e Enver Hoxhes, qe e pata publikuar ne www.albanovaonline.com; ndersa me 08.11.2007, e ne vazhdim, ne TV KOHA pata dhene disa emisione (FOKUS) per keto tema me gazetarin Robert Papa, por nuk ma vuri veshin njeri edhe pse ato u perseriten pas nje viti (2009). Te vetequajturit historiane vazhdonin te shkruanin pa pergjegjesi duke e konsdideruar 8 nentorin 1941 si te vetmen date te sakte, edhe pse nuk paraqiste ndonje rendesi politike, duke mos u mbeshtetur ne asnje dokument konkret. Genjeshtra e Enver Hoxhes kishte bere kaq shume vend ne ndergjegjen e shkaterruar te shqiptareve sa zbulimi im jo vetem qe nuk kishte rene ne sy, por ai kishte sherbyer si shtytje per rishikimin e historise sipas te njejtes platforme (Kristo Frasheri, Historia e levizjes se majte ne Shqiperi dhe e themelimit te PKSH-se 1878-1941, Tirane 2006; Agim Musta, Libri i zi i Komunizmit shqiptar, Tirane 2007; Paskal Milo, Shqiptaret ne luften e dyte boterore, Vell. I, Tirane 2014).

Cdo gje do te kishte mbetur ne heshtje neqoftese nuk do te kishte ndodhur nje ngjarje qe me detyroi t’i rikthehem edhe nje here ketij problemi. Pashe ne lajme se ishte ribotuar libri i Reginald Hibbert-it “Fitorja e hidhur” dhe mendja me shkoi direkt tek fraza e mallkuar. E diskutova me Jozef Martinin dhe ngula kembe, pa ditur asgje konkrete, se duhet te kishin ndryshuar dicka te lidhur pikerisht me kohen dhe vendin e themelimit te PKSH. Gjetja e librit dhe leximi i tij cuan ne zbulimin e meposhtem, pikerisht ne ate vend qe kisha pretenduar. Edhe ne kete ribotim autori nuk kishte pertuar te rishkruante: “Perkthimi i eshte permbajtur me besnikeri origjinalit. Meqe ky eshte nje punim historik, i mbeshtetur gjeresisht ne dokumente, gjate perkthimit jane bere perpjekje per t’u lehtesuar lexuesve e studiuesve punen” (f. 437). Botimi konsiderohej i ri dhe i plotesuar, ndersa fraza historike kishte pesuar deformimin e meposhtem:

“Anetaret e Komitetit Qendror ishin ata qe ishin zgjedhur ne Konferencen themelore te PKSH ne Labinot ne mars 1943” (nenvizimi i imi, f. 376).

Ndryshimi qendronte vetem ne nje fjale: nga themeluese ishte transformuar ne themelore. Ne rastin e pare tregonte nje veprim konkret ne kohe, kur ne te dytin pasojen e ngjarjes. A mund te konsiderohet ky tranformim nje akt manipulues i historise se Popullit Shqiptar? A nuk ka qene valle kjo aresyeja perse u ribotua per te dyten here vepra e Reginald Hibbert-it? Lexuesi te jete i sigurte qe kjo pune nuk merr fund ketu. Une do te kerkoj ne disa gjuhe te botes kete botim dhe disa botime te tij per te pare permasen e manipulimit, per te percaktuar se manipulimin e historise se Popullit Shqipar intelektualet shqiptare e kane bere me urdher nga jashte apo me urdher nga brenda, pasi te dy rastet nuk jane te barabarte dhe nxjerrin perfundime te kunderta.

 

Tirane, me 03 janar 2015

Related Post