Artikuj

67- Cfare po ndodh me Aktin e Pavaresise se Shtetit te Shqiptareve? 11.10.2012

Posted by Genc Hoti

Loading

67 – Cfare po ndodh me  Aktin e Pavaresise se

                                   Shtetit te Shqiptareve?

 

Ky veprim nuk do te binte ne sy ne qoftese disa te vetequajtur studiues nuk do te merrnin kurajon dhe te interpretonin Aktin e Pavaresise se Popullit Shqiptar duke tentuar ose te fshihnin veprimet reale te asaj kohe duke krijuar nenkuptime krejt te tjera dhe ireale ose kerkojne te fshijne ngjarje qe do te ndodhin ne te ardhmen (historianet shqiptare te kohes se sotme jane te vetmit historiane ne bote qe i dalin te ardhmes perpara duke e sunduar KOHEN sipas menyres kriminale).

Me 1991, kur botova artikullin “Kush e masakroi historine e Popullit Shqiptar” (gazeta “Republika” 12 maj 1991), midis te tjerave publikova Aktin e shpalljes se Shtetit Shqiptar te cilin gazeta nuk e botoi per aresyet e saj, por e nenkuptoi te qene ne foton nr. 5 (fig. 1). E krahasova kete foto me ate te botuar me 1962 (fig.2) per  te  evidentuar falsifikimin e saj dhe heqjen e shume e shume emrave duke vene ne dukje se akti kishte 38 firma dhe shenja gishtash.

fig.1 marre nga revista “Perpjekja Shqiptare”, nr. 13, 1938, f. 26-27
fig.2 marre nga albumi mbi rilindasit e Popullit Shqiptar, 1962

Ky interpretim para do kohe nuk i pat pelqyer disa studiuesve te tjere me pretendimin qe baballaret e kombit nuk mund te ishin kaq te paditur  sa te mos dinin te vinin firmat e tyre dhe rrjedhimisht  Akti (fig. 2) nuk kishte shenja gishtash, por ato ishin dy vrimat e lidhjes pasi Akti i shpalljes se Shtetit Shqiptar na ishte nje leter e shkruar ne te dy anet dhe pese firma ishin prapa faqes se pare (kritika ne kete rast ishte per personin tim edhe pse studiuesit nuk e permenden emrin). Njeriu kur niset e ben nje studim edhe mund te gaboje dhe ne kete rast pranimi i gabimit duhet konsideruar shenje qytetarie; keshtu qe mua nuk me ngelej gje tjeter vecse te pranoja se kisha gabuar dhe ta mbyllja kete problem pa e tjerre me gjate. Por publikimi i disa varianteve te ketij akti (sipas fig. 3), fshehja e origjinalit te tij dhe pjesmarrja ne diskutim i ish kryeministrit Meksi duke publikuar aktin sipas pamjes se fig. 3 ma ringjallen problemin dhe me vune ne dyshim mbi pretendimin e kritikes. Cfare fshihet pas gjithe ketij diskutimi?

fig. 4, Akti sipas variantit te vitit 1913 me pretendimin
se eshte marre nga origjinali

Gjeja e pare qe bie ne sy eshte ngjashmeria e shenjave  te zeza ne te dy variantet e pretenduara si origjinale (fig. 2,3 dhe 4), por me nje ndryshim: nuk jane dy shenja te zeza, por tre te tilla (fig. 1) dhe me e sipermja djathtas eshte hequr ne dy te tjerat. Po te shihet me kujdes ne fig.2 shenja eshte drejt zhdukjes, por ekziston si gjurme, kur ne fig. 3 ajo eshte e ndryshuar krejtesisht. Kjo eshte aresyeja qe une pretendoj se Akti i Shpalljes se Pavaresise te Shtetit te shqiptareve qe qarkullon lart e poshte nuk eshte pike per pike sipas origjinalit  ne te dy variantet (fig. 2 dhe 3) dhe eshte kjo aresyeja perse eshte fshehur kete vit, qe perkon me 100 vjetorin e ngjarjes.

Ne qofte se do te benim nje analize te publikimeve te Aktit te Pavaresise se Shtetit te shqiptareve do te shohim se eshte ribotuar disa here, sidomos ne keto 10 vitet e fundit. Permend me radhe, sipas asaj qe zoteroj une:

Kristo Frasheri ne librin Shpallja e Pavaresise se Shqiperise (28 Nendor 1912), Tirane 2008, f. 92, sipas variantit te fig. 3.

Ismail Qemali (Album) pergatitur nga Prof. Kristo Frasheri, Tirane 2012, f. 73, sipas variantit te fig. 3.

Bardhosh Gace ne librin Ata qe shpallen Pavaresine Kombetare, Tirane 2002, ne kapakun e fundit sipas nje varianti krej te posacem pasi nuk figurojne shenjat e gishtave.

Prof. Dr. Valentina Duka ne librin Histori e Shqiperise 1912 – 2000, Tirane 2007, f. 421, sipas variantit te fig. 3. Por ky botim ka nje vecori: ka te theksuar vendin ku eshte marre; sipas te cilit thuhet:“AQSH, F. 145, V. 1912 D. 3, F. 6”.

E dhena e fundit me coi ne kerkimin e materialit neper libra me te vjeter per te pare se ku gjendej ne ate kohe ky akt dhe si ishte gjendja e tij. Ne nje liber te botuar me 1963 nga ana e Drejtorise se pergjithshme te Arkivave Shteterore te RPSH me titull: “Qeveria e perkoheshme e Vlores dhe veprimtaria e saj (nendor 1912 – janar 1914), permbledhje dokumentash, f. 34, pergatitur nga nje grup ekspertesh, jepej vendimi i shkurtuar i Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise dhe vendi ne arkiv, sipas te cilit thuhej: A.Q.H. i R.P.SH. F. 71, D. 1, Dok. Nr. 50.382, fotokopje.

Ndersa ne nje liber mbi Ismail Qemalin (permbledhje dokumentash) 1888 – 1919, pergatitur nga Teuta Hoxha dhe botuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te Shtetit, f. 231 jepet vendimi i Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise dhe vendi ne arkiv, sipas te cilit: AQSH i RPSSH, F. 245, D.3, f.5 (originali shqip). Ne shenimin 1 thuhet, midis te tjerave: “Ne dokument eshte edhe fotografia e pjestareve te qeverise”. Ky shenim me coi ne perfundimin se nuk kemi te bejme  me aktin origjinal, por me nje riprodhim qe realizonte pjesmarresi ne kete ngjarje: Lef Nosi (fig 5). Te gjithe studiuesit shqiptare pas 1945, dhe sidomos pas 2000, kane pasur parasysh pikerisht kete variant te Lef Nosit dhe aspak origjinalin, fati i te cilit eshte vene ne pikepyetje. Por ketu fshihet dicka shume serioze e cila sherben per te zberthyer faktin se cfare po ndodh sot me Aktin e Themelimit te Shtetit te Shqiptareve.

fig.5, akti i pavaresise i riprodhuar nga Lef Nosi cdo pervjetor konkretisht 1937, prone e familjes Floqi.

 

faqja mbrapa

Dyshimi lindi kur u krahasua varianti i revistes “Perpjekja Shqiptare”, nr 13, 1938 (fig. 1) me variantet e ribotuara para 1945-es (fig.5) dhe pas 1945-es (fig 2 dhe 4) dhe te gjitha keto me origjinalin e pretenduar (fig. 3) ku vihet re se nje shenje e zeze eshte drejt zhdukjes, por qe ekziston mirefilli tek fig.1. Kjo do te thote se kur patrioti Lef Nosi u nis per te riprodhuar Aktin e Pavaresise me 1937 i ka dhene revistes Perpjekja Shqiptare tamam origjinalin e 1912-es kur te gjitha variantet e tjera kane nje modifikim te lidhur me nje shenje gishti. Por kjo te con ne pyetjen: ku e gjeten gazetaret, studiuesit dhe ishKryeministri Meksi variantin me gjurmen e gishtit drejt zhdukjes, kur ekziston i vetmi variant me tre gjurma gishtash? Mos valle po pergatiten te grabisin origjinalin duke sajuar nje te perafert? Apo mos valle duan ta ndryshojne origjinalin per te eleminuar gjurmet e gishtave pasi konsiderohet turp qe disa “baballare te Kombit” nuk kane ditur shkrim e kendim? Por per nje gje lexuesi shqiptar duhet te jete i sigurte: Akti i shpalljes se Pavaresise se Shtetit te Shqiptareve fsheh disa te panjohura qe shqiptaret e sotem nuk i dine dhe eshte e lidhur me tre forcat e brendeshme politiko-intelektuale qe kane vepruar ne ate kohe ku dy prej te cilave kane qene te kunderta dhe Europa ka perkrahur vetem grupin e Ismail Qemalit, teme e cila kerkon nje tjeter zberthim nga ai qe na kane mesuar neper shkolla. Nga ana tjeter eshte mire t’u thuhet shqiptareve se Aktin e themelimit te Shtetit te Shqiptareve e inicoi politika e Europes dhe aspak deshirat e Popullit Shqiptar. Eshte mire qe shqiptaret e sotem te dine dy miqte me te ngushte te tij ne keto 300 – 400 vitet e fundit te cilet kane sakrifikuar nga vetja e tyre per te miren e Popullit Shqiptar. Keto gjera shqiptareve te sotem ja kane ndaluar t’i dine dhe e gjitha kjo ne saje te nje politike te brendeshme thellesisht antishqiptare te aplikuar pergjate 45 viteve te diktatures enveriste. Akoma nuk jane deklaruar forcat e brendeshme qe vepruar ne favor dhe kunder shtetit te shqiptareve dhe akoma shqiptaret nuk e dine se kush qene ata qe sakrifikuan per shtetin e tyre. Te gjitha keto Akti origjinal e shpalljes se Shtetit te Shqiptareve eshte i afte t’i zbertheje. Mos valle per te mbuluar kete zberthim po manipulohet sot  Akti i Pavaresise se Shtetit te Shqiptareve?

 

Tirane, 11.10.2012

Related Post