56 – Ne ndihme te akademikëve, historianeve dhe gazetareve
(Refleksione nga disa artikuj te botuar ne gazeten “Demokratia”, tetor 1936, dhe nje artikull te botuar në gazeten “Dielli”, Boston, shtator 1984)
Kur flitet per njerez me gjurme ne jeten politike te nje vendi merren per baze shpesh here vogelima nga jeta e tij dhe zmadhohen deri ne heroizma pa çka se ato nuk kane lene asnje gjurme ne jeten shoqerore te popullit. Por ka edhe me keq kur tjetersohet ngjarja dhe paraqitet me ngjyra krejt te tjera duke i fshehur thelbin. Te tilla kane qene masakra e Katinit me 1940 ne Bashkimin Sovietik ku u pushkatuan me mjera oficiere te ushtrise polake nga ana e bolshevikeve sovietike dhe u ndertua alibia sikur kete e kishin bere nazistet gjermane; po keshtu ne Tivar u pushkatuan rreth 1650 kosovare nga ana e serbo-malazezeve me 02 prill1945 dhe u ndertua alibia sikur ngjarja kishte te bente me Shqiperine dhe e gjithe kjo per te fshehur pushkatimin e rreth 12.000 kosovareve te tjere ne dhjetor 1945 ne Shqiperi nga ana e komunisteve enveriste.
Gjithsesi ngjarja qe duam te zberthejme ne kete artikull te shkurter eshte e lidhur me nje ceremoni rivarrimi qe nuk ka absolutisht ndonje ndikim sa do te vogel mbi historine e popullit shqiptar, por qe me ka habitur me permasen e mashtrimit te perdorur per te fshehur te verteten edhe pse kete te fundit kerkush nuk e di ne asnje permase. Bile per te qene te sakte ka qene manovrimi i stafit te Enver Hoxhes qe me ka detyruar t’i hyj studimit te ngjarjes dhe te zbuloj pothuajse te gjithe permasen e perdorur per t’i ndryshuar thelbin te vertetes dhe cfare fshihet pas saj. Veprat e Enver Hoxhes dhe albumet e publikuara me rastin e pervjetoreve u bene burimi me i pare i argumentave te perdorur çka me çoi, qe ne vitin 1986, ne perfundimin se fjala behej per te fshehur nje ngjarje te ndodhur me 1937, qe lidhej me aresyen e pushkatimit te Pader Anton Harapit, duke e paraqitur si ngjarje te vitit 1936 (14 – 15 shtator) dhe te lidhur me ceremonite e rivarrosjes se eshtrave te Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit ne Gjirokaster dhe Leskovik te marra pergjate nje ceremonie madheshtore ne qytetin e Shkodres.
Ballafaqimi i te gjithe materialit te publikuar para dhe pas 1991-shit tregon se ketu fshihet nje ngjarje e lidhur vetem me figuren dhe karakterin e Enver Hoxhes dhe i takon lexuesit per te percaktuar permasen e saktesise dhe kujt politike i sherbejne akademikët, historianet, gazetaret dhe studiuesit e sotem ane e kend Shqiperise, duke perfshire edhe personin tim. Pergjithesisht materiali eshte i pakomentueshem me perjashtim kur tentohet ndryshimi hapsinor i ngjarjes tipike te pretenduar si e lidhur me figuren e Enver Hoxhes. Renditja eshte bere sipas rendit kronologjik te botimeve dhe ne fund jepen pretendimet e Enver Hoxhes dhe ajo qe une kam zbuluar pergjate hulumtimit.
1 – Agim Musta – Mexhit Kokalari (te perndjekur politike – historiane): Autorët ne librin e tyre “Kush ishte Enver Hoxha”, Tirane 1996 (f. 39) pretendojnë se Enver Hoxha ka qene ne Shkoder dhe ka mbajtur nje fjalim, por këtë fjalim do ta mbante Hasan Dosti, por sëmundja e detyroi këtë të fundit t’ja kalonte Enver Hoxhës fjalimin e shkruar (kujtimet e Njazi Çarçanit). Ky i fundit thote se: “Më 1936 shkuam ne Shkoder per te marre eshtrat e Çerciz Topullit. Midis te tjerëve ishin Rasim Babameto, Hasan Dosti dhe Enver Hoxha”.
2 – Kristo Frasheri (historian – akademik ) ne librin e tj “Historia e lëvizjes së majtë ne Shqipëri dhe e themelimit të PKSH 1878 – 1941, Tiranë 2006 (f. 220) shkruan:
“Enver Hoxha ka marre pjese gjithashtu ne delegacionin e Bashkise së Gjirokastrës që shkoi në Shkodër për të marrë eshtrat e dy patrioteve rilindas, Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit, të vrarë nga autoritetet malazeze me 1913 (autori sposton vitin e vrasjes ne kohen e malazezve, pasi ne vitin 1915, kur ka ndodhur realisht vrasja e tyre, nuk ka pasur pushtues malazez dhe rrjedhimisht do të dilte ne skenë menyra reale e vrasjes e cila nuk u ka pëlqyer stafit te Enver Hoxhes, GH). Me atë rast ai ka mbajtur ne Shkodër një fjalim me theks patriotik rilindës, theks te cilin padyshim e ka marrë në ambientin e tij familjar, sidomos të xhaxhait të tij, Hysen Hoxha, i cili ka marrë pjesë në shpalljen e pavarësisë kombëtare në Vlorë me 1912 (në fakt edhe ne këtë pike autori nuk thote te verteten pasi spekullon me emrin e Hysen Efendi Gjirokastritit, GH)”. Ne vazhdim, në të njëjtën faqe, ne librin e tij autori ka vënë një shënim, që thote: “Në këtë rast e kanë akuzuar Enverin se ka manipuluar me fotografinë që ka dalë në Bashkinë e Shkodrës ku dora e manipulatorit ka fshire të gjithë të pranishmit ne atë ballkon për të nxjerrë ne evidencë vetëm Enver Hoxhën. Ky është një gabim dritëshkurtër dhe i pafalshëm – dritëshkurtër sepse e vërteta nuk mund të mbulohet me ndërhyrja banale dhe shpejt a vone do të dalë në shesh” (ne këtë rast akademiku ynë duhet t’i kërkojë ndjesë popullit shqiptar pasi shume autorë kane argumentuar me fakte se fotografia e Enver Hoxhes nga ballkoni i Bashkise se Shkodrës eshte e manipuluar disa here, por asnjeri nuk ka zberthyer manipulimin e ngjarjes nga ana kohore dhe ketu qëndron poshtërsia e intelektualit te sotëm pasi ose tregohet i paditur duke pretenduar se e di mirë këtë ngjarje, ose njeri politik dhe gënjeshtar).
3 – Kastriot Dervishi (historian – përgjegjës në arkivin e Ministrise së Rendit Publik): Ne librin e tij “Shërbimi sekret shqiptar”, Tiranë 2007 (f. 323), që u shoqërua me një artikull të botuar në “Gazeta Shqiptare” ( 24.12.2007) ku përmendej tamam kjo ngjarje dhe jepet fotografia e meposhtme, e cila asnjehere nuk eshte botuar e plote (foto 1), shkruhet:
“prefekti i Shkodrës, Javer Hurshiti, do te zbulonte vëndin se ku ishin Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli. Ne fund të muajit shtator (data e saktë është 14-15 shtator, GH) 1936, në ceremoninë e zhvilluar në nderim të përsjelljes së eshtrave te dy patriotëve, Hoxha do t’i bashkangjitej delegacionit gjirokastrit te kryesuar nga Beso Gega, kur ndodhej ne Tirane. Mërgata gjirokastrite kishte pushuar nje dite ne Tirane dhe prej andej, nje dite me vone ka marre me vete edhe Enver Hoxhen. Por, bashke me Enver Hoxhen udhëtoi në Shkodër edhe Spiridion Kacarosi, njeriu i hekurt i shërbimit sekret shqiptar, drejtues absolut ne vitet 1930 – 1935 dhe bashkedrejtues edhe ne vitet 1935 – 1937. Kacarosi, njohes i vjeter i Enver Hoxhes qysh gjate kohes kur ky ishte nxenes ne Korçe, shfaqet ne tribunen e bashkise ku zhvillohej ceremonia ne fjale (ne fakt ceremonia nuk eshte zhvilluar ne ballkonin e bashkise, por ne shkallet e nderteses se PTT se qytetit dhe prania e Spiridion Kacarosi sherben per te treguar se fjala nuk behet per ngjarjen tone dhe ketu qendron e gjithe e fshehta e asaj qe duhej zbuluar, GH). Nje foto e Marubit ka fiksuar keshtu nje moment historike. Ne mes te fotos, nje djalosh lexon jo i sigurte nje fjalim qe nuk u botua asnjehere, fjalim te cilin e kishte injoruar e para gazeta “Demokratia” (po perse kjo gazete botoi fjalen e Enver Hoxhes ne rivarrimin e eshtrave te Bajo Topullit, 1 gusht 1936, ndersa tani na e paska injoruar, apo pse nuk ka pasur te tille? GH). Ne kete gazete u botuan te plota fjalimet e Ernest Koliqit e te Padet Anton Harapit, por nuk u gjend asnje vend, as edhe nje fjale per djaloshin gjirokastrit qe doli nga rreshti i dyte ne te parin, vetem sa per te lexuar nje fjalim”.
Autori me perpara duhet te vertetoje qe kjo fotografi ka lidhje me ceremoninë e marrjes se eshtrave te Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit dhe pastaj të komentoje raportet e Enver Hoxhes me të tjerët.
4 – Muharrem Xhafa (doktor i shkencave sociologjike) ne librin e tij “Udheheqesi qe beri epoke”, Tirane 2008, (f. 54 – 55) shkruan: “ne shtator 1936, Enver Hoxha caktohet ne grupin inisiator te Bashkise se Gjirokastres me patriote e elemente te tjere perparimtare per te shkuar ne Shkoder e per te gjetur vendin ku ishin varrosur diku ne Shtoj patriotet Çerçiz Topulli e Muço Qulli, te vrare nga forcat e pushtuesve, me 1913 (ndryshimi i vitit 1915 në 1913 bëhet për të vetmin qellim per te justifikuar vrasjen nga ana e malazezve te cilet me 1913 kishin pushtuar rrethinat e Shkodres dhe vete qytetin, pasi ne vitin 1915 ata ndodheshin jashte kufijve shteteror te Shqiperise, duke u mbrojtur nga ushtrite austrohungareze ne kuadrin e Luftes se Pare Imperialiste, GH) dhe per te marre eshtrat e tyre, qe te preheshin ne Gjirokaster, ne po ate koder ne hyrje te qytetit, ku preheshin eshtrat e Bajos. Ne ceremonine e nderimit qe organizoi populli i Shkodres (ne fakt ceremonine e organizoi kryetari i Bashkise se Shkodres Zenel Prodani ne bashkepunim me prefektin e qytetit Javer Hurshitin ne bashkëveprim me Klerin Katolik Shqiptar ku dallohej Pader Anton Harapi, GH) per te percjelle eshtrat e Çerçiz Topullit e Muço Qullit, ne emer te delegacionit gjirokastrit, te popullit te Gjirokastres e te djalerise shqiptare, foli Enver Hoxha. Ne ate fjalim mbi ballkonin e Bashkise se Shkodres (ceremonia nuk eshte mbajtur perpara Bashkise, por perpara PTT te qytetit, GH) Enver Hoxha shprehu nderimin e thelle per popullin shkodran dhe respektin e veçante per te gjithe patriotet e levizjes kombetare shqiptare”.
5 – Fjalorët Enciklopedik Shqiptar 1985 & 2008: te dy encikplopedite shqiptare te viteve respektive japin te njejtin informacion edhe pse midis tyre, nga ana kohore, eshte zbuluar qe ngjarja nuk ka ndodhur ne ate vit, por përmbysin te gjitha datat mbi këtë fakt duke përcaktuar lajmin se eshtrat e Çerçiz Topullit u transportuan nga Shkodra më 1937. Informacioni ka per autor Lefter Dilo-n. Nuk e di se si do te mendoje lexuesi shqiptar, por nderrimi i datave tenton te fshehe nje ngjarje te lidhur pikerisht me vitin 1937, Enver Hoxhen dhe qytetin e Shkodres mbi çbaze ka lindur versioni i qenies se Enver Hoxhes ne ceremonine e marrjes se eshtrave te Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit nga qyteti i Shkodres me 1936 drejt Gjirokastres dhe Leskovikut.
6 – Kastriot Myftaraj (gazetar) ne librin e tij “Jeta e fshehur e Enver Hoxhes (1908 – 1944) shkruan (f.137):
“Në këtë kohë ka ndodhur edhe një tjetër ngjarje e cila më pas në “hagiografinë” e Enver Hoxhës është paraqitur si provë e veprimtarise patriotike te tij. Fjala është për pjesmarrjen e Enver Hoxhës në delegacionin gjirokastrit që shkoi në Shkodër për të marrë eshtrat e Çerçiz Topullit e Muço Qullit, me ç’rast Enver Hoxha mbajti fjalimin në ceremoninë në Shkodër. E vërteta ështe se Enver Hoxha nuk kishte asnjë arësye për të qenë në delegacionin gjirokastrit, se ai ishte nje njeri që kishte dështuar të mbaronte universitetin me bursë shteti, dhe ishte pushuar nga diplomacia në rrethana të dyshimta, ashtu siç kishte marrë këtë vënd pune. Ne Gjirokaster kishte shume njerëz të shquar, intelektualë dhe patriotë, që u takonte të qenë në delegacion para Enver Hoxhës. Por Enveri hyri ne delegacion me porosi të prefektit të Gjirokastrës, se rregjimi donte të rriste profilin e Enver Hoxhës, për ta përdorur në misione agjenturore. Kjo kuptohet dhe nga fakti se Enver Hoxha u ngarkua të mbajë fjalimin në ceremoninë në Shkodër, që ështe edhe fjalimi i parë publik i tij. Në Gjirokastër, pjesmarrja e Enver Hoxhës në delegacionin gjirokastrit, që do të shkonte në Shkodër për të marrë eshtrat, shkaktoi humor, për faktin se eshtrat e Çerçiz Topullit, por shkonte t’i merrte i biri bimbashit të vrarë nga çeta e Çerçiz Topullit. Por duket se Enver Hoxhës kjo i konvenonte, se me këtë gjest mendonte se përgështronte zërat që e bënin të birin e bimbashit”.
Autori ka shume pasaktësi, hamëndje dhe fantazi; por e keqja më e madhe qëndron ne stilin e të shkruarit pasi ngjason me stilin e vetë Enver Hoxhës çka me çon në përfundimin se në veprat e tij duhet te ketë dore dikush që ka qëndisur dhe vete veprat e Enverit.
Së pari, edhe po ta pranojme qënien e Enver Hoxhës ne delegacionin gjirokastrit, falimi i mbajtur nga ballkoni i Bashkisë se Shkodrës nuk është fjalimi i parë publik i tij pasi rreth datës 30 korrik 1936 ka mbajtur nje fjalim ne rivarrimin e eshtrave te Bajo Topullit, fjale e cila botohet ne gazetën “Demokratia” të datës 1 gusht 1936; kështu që autori nuk hamëndëson të vërtetën.
Së dyti, është kjo gazetë që jepi lajmin se folësi në mitingun e fundit te korrikut 1936 është student te drejtësi çka të çon ne disa përfundime te reja mbi arsimimin e Enver Hoxhes jo vetem ne planin kohor dhe vendin se ku i ka kryer këto studime, por çfarë studioi ai në realitet
Kështu që ky autor ne vend qe t’i heqë vetullat Enver Hoxhës nxjerr sytë e tij duke na dhënë nënkuptime mbi arësyet e te shkrojturit të jetës se Enver Hoxhës me këtë përmbajtje.
7 – Besi Bekteshi (gazetar –historian): i cili shkruan ne nje artikull, se “normalisht Enveri ka qenë në Shkodër” botuar ne gazeten “Sot”, duke botuar dhe nje fotografi mbi varrin e hapur ku ndodhet kinse edhe Enver Hoxha (foto 2), pamja e se ciles (hijet e diellit) duket sikur ngjarja ka ndodhur ne mesdite; ky studiues e citon gati te plote pretendimin tim duke i publikuar argumentat si te tijat dhe duke i pranuar paralel me idete e veta. Sipas tij: “E vetmja foto reale ështe ajo ku duken gropat e zhvarrimit dhe nuk dihet momenti, por duket se eshte fusha e Shtoit dhe afër Golemit……..Gjithsesi edhe historia me foto ështe, ajo ështe dhe Enveri ështe i dalë qartë vetëm në gropat e Shtoit prej nga u morën trupat e martirizuar te Muços dhe Çerçizit për tu nderuar ne qytetin e Shkodrës”.
Por autori kur niset te përgenjeshtroje kete ngjarje duhet te vertetoje:
- Fotografia ne fjale nuk është e manipuluar, pasi dallohet qartë ne kompjuter qe Enver Hoxha eshtë i mbihypur duke i prerë te djathtën e xhaketës Jonuz Topullit.
- Arkivi ku ai punon nuk është i mbushur me copa letre qe shtrëmbërojnë historinë e popullit shqiptar. Pretendimi i ketij autori te çon ne perfundimin se te gjitha arkivat te ndodhura ne shtetin shqiptar nuk permbajne realitetin historik te shprehur ne dokumenta, por ato permbajne menyren se si eshte shtremberuar historia dhe kujt i sherbejne ata qe mbeshteten ne keto dokumenta, sidomos për periudhen e shekullit te XX-te. Gjithashtu ky pretendim me perforcon idene se historia reale e njerezimit nuk shkruhet me dokumenta (me te tilla behet politika), por ajo shkruhet me gjendjen shoqerore te popujve, si bartes te historise.
- Autori duhet t’i mbushë mëndjen lexuesit se si e kupton ai qe ne kete fotografi është fusha e Shtoit dhe afër Golemit e jo nje fushe kudo ne lumin e Vlorës, të themi.
8 – Blendi Fevziu (gazetar): i ka perdorur fotografite e ketij problemi ne librin e tij mbi Enver Hoxhen, Tirane 2011, (f.379-380) i cili tenton te pergenjeshtroje fallsifikimin e ngjarjes duke treguar fallsifikimin e fotografive pas 1944-ës. Sipas tij Enver Hoxha ka qene ne ceremonine e rivarrimit te Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit me 1936, por fotografite jane botuar sipas versioneve te tjera.
Por gazetari, duke mos e njohur profesionin e historianit, merr persiper artin e pergenjeshtrimit dhe sajon nje panorame ngjarjesh jo vetem teper larg te vertetes, por dhe e genjeshtert ne thelbin e vet. Vini re se çfarë shkruan ky gazetar per kete ngjarje (f. 47):
“Hasan Dosti nuk u gdhi mirë mengjesin e dates 29 korrik të vitit 1936. Pjesëtar i dërgatës së djalërisë gjirokastrite per marrjen e eshtrave te Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit nga Shtoi i Shkodres (ne kete pike autori ngaterron ceremonine e rivarrosjes se Bajo Topullit, qe perkon me daten 29 korrik 1936, me ceremonine ne Shkoder me 15 shtator 1936, GH), ku qenë vrarë prej malazezeve ne vitin 1916 (edhe kete date autori e ka gabim, pasi data e publikuar gjithmone ka qene 1915, GH), për ne Gjirokaster. Dosti ndjehej i pamundur per te folur ne ballkonin e Bashkise se qytetit verior………I diplomuar ne Francë për drejtësi, personi i njohur për kohën, Dosti gjeti si zgjidhjen më të mirë te çastit t’ia kalonte fjalimin nje djali te ri, te sapokthyer nga Franca: Enver Hoxhes. I ftuar nga Jonuz Topulli, vëllai i Çerçizit, si edhe vete Dosti, Hoxha kishte disa avantazhe: ishte simpatik dhe, ndoshta me kryesorja, kishte nje zë melodioz e kumbues, që i bënte për vete ata që e dëgjonin. Hoxha u ngjit vërtetë në ballkonin e Bashkisë së Shkodrës atë mbasdite dhe mbajti fjalimin që u botua edhe ne faqet e gazetës së njohur “Demokratia” të Gjirokastrës (ne fakt ne kete gazete, dt. 01 gusht 1936, eshte botuar fjalimi i Enverit te mbajtur ne rivarrimin e Bajo Topullit, per kete shih artikullin mbi Enver Hoxhen dhe tragjedine e te vertetave historike shqiptare publikuar ne albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info, dhe autori ngaterron ngjarjet).
Nuk e besoj qe autori te pretendoje se i gjithe ky problem mbeshtetet ne dokumentet e arkivit personal dhe ne rrefimet e atyre qe e njohen (bashkangjitur titullit te librit mbi Enver Hoxhen), por me se paku shtypi i kohes flet kunder tij.
——–//——–
Te gjithë perfundimet e mesiperme nuk kane marre per baze ate qe Enver Hoxha ka shkruar per kete ngjarje dhe aresyen perse nuk e ka futur veten ne perberje te delegacionit gjirokastrit, ne qofte se do te kishte qene realisht. Vepra e meposhtme eshte e botuar qe ne vitin 1977 kur fototeka Marubi ishte e grabitur nga shteti dhe stafi i ngushte i autorit e dinte te verteten. Ajo qe shkruhet ne kete veper permban devijime te ngjarjeve historike dhe studiuesit e ketyre problemeve kane spekulluar me perfundimet e tyre. Ne kete veper shkruhet:
9 – Enver Hoxha, Vepra 25, f. 484. “Nje luftetar i tille ka qene edhe Çerçizi……ai u ka rene anembane ketyre maleve, anembane Shqiperise duke luftuar, gjersa me ne fund u vra tradhetisht ne Mal te Zi dhe u varros ne Fushen e Shtojit . Ne kohen e rregjimit satrap te Zogut nje grup i derguar nga Gjirokastra nxorri eshtrat e Çerçizit dhe i solli ato gjer ne Leskovik”.
Ne kete pasazh ka tre percaktime, qe duke e lidhur me ngjarjen, rezultojne te pasakta dhe te paplota.
Së pari, Çerçiz Topulli nuk eshte vrare ne Mal te Zi nga malazezët e Malit te Zi, por ne territorin shteteror shqiptar të sotem nga malazezët e Shqiperise; problem ky krejt me vete qe tregon se si shtrëmbërohet historia.
Së dyte, grupi i derguar nga Gjirokastra nuk e ka pasur Enver Hoxhen ne perberje te tij dhe kjo përben piken me te sakte te mos pjesmarrjes se tij ne ate delegacion.
Së treti, eshtrat e Çerçiz Topullit nuk u derguan ne Leskovik, por ne Gjirokaster. Metoda letrare e perdorur ne kete rast eshte tipike bolshevike pasi krijon nenkuptime te gabimeve pa dashje dhe modesti fallso.
Por ka edhe diçka per te shtuar, pasi diktatori e ka ndryshuar mendjen me vone dhe ka shkruar gjëra te tjera me permbajtje krejt ndryshe, por per te njejten ngjarje. Sipas tij:
“Dhe vajtën në Shkodër së bashku me disa fshatarë zhveshëm palltot, përveshëm llërët dhe gërmuam token e Shtoit, nxorrëm eshtrat e Çerçizit e të Muço Qullit. Ata hipën në pajton që të vinin kundër Esat Pashës, por tradhëtisht u vranë dhe atje i varrosën. Populli i Shkodrës na priti shume mirë, na priti me entuziazëm, pamvarësisht se Musa Juka dhe Kleri Katolik bënë propogandë. Edhe une pata nderin që nga ballkoni i bashkisë t’i flas popullit të Shkodrës për lirinë, për përparimin dhe për trimërinë e atyre burrave, eshtrat e të cilëve i kishin përpara” (Gjurmë të historisë kombëtare në fototekën e Shkodrës, f. 8).
Ne kete pasazh te Enverit ka dy percaktime: së pari, vrasja e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit eshte e lidhur me figuren e Esat Pashe Toptanit; së dyti, mitingu eshte mbajtur perpara bashkise se qytetit dhe asnje nga studiuesit e parapare nuk e ka vene ne dyshim këtë ngjarje sipas kësaj përmbajtje.
E bukura është se ne këtë album nuk jepet referenca se ku e ka thënë Enver Hoxha këtë fjalë. Fakti qe ajo ngjarje nuk u publikua kurre sakte, ne kohe dhe permbajtje, sa ishte gjalle diktatori te çon ne kerkesen per te zbuluar se çfare fshihet pas saj dhe perse eshte e manipuluar ne ekstrem. Fillimisht u kerkua te vertetohej fallsifikimi i fotografive dhe pastaj hapesira e vete ngjarjes.
10 – Genc Hoti: Zbërthimi i ketij problemi ne dy artikuj : mbi Enver Hoxhen dhe mbi tragjedine e te vertetave historike shqiptare (shih albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info) me ka çuar ne perfundimin se te gjitha pretendimet e mesiperme jane te shkruara nga njerez politike dhe aspak studiues te mirefillte dhe te pavarur. Ne qofte se fillimisht (1992) u nisem per te argumentuar se disa fotografi ishin te manipuluara, meqenese ne ate ngjarje ishin dhe personazhe te denuara nga regjimi diktatorial dhe rrjedhimisht gjitheshka duhej ndryshuar sipas mentalitetit politik te shqiptareve, pas vitit 1997 zbuluam se nuk behej fjale thjeshte per manipulim fotografish. Te gjitha fotografite e publikuara mbi ceremonine e marrjes se eshtrave te Çerçz Topullit dhe Muço Qullit jane te sajuara, montuar dhe tjetersuara, por njera prej tyre eshte reale (foto 3); kjo fotografi me kete permbajtje eshte e publikuar nga disa autore dhe gazeta, por gjithmone e pjesshme per te mbuluar nje skene qe te çon ne perfundime krejt te tjera per përmbajtjen e ngjarjes qe lidhet me kete fotografi. Kjo me ka detyruar qe une te mos e marr nga asnje autor i mësipërm, por e kam marre nga interneti ku “çuditërisht” nje grumbull ushtarakesh perben audiencën e ngjarjes qe ka fiksuar fototeka Marubi, permbajtja e se ciles ka mbetur e panjohur.
Analiza e pjesmarresve ne kete fotografi dhe vendi ku ka ndodhur tregon se ngjarja nuk ka asnje lidhje me ceremonine e marrjes se eshtrave te Çerçiz Topullit e Muço Qullit ne qytetin e Shkodres me 14 – 15 shtator 1936, por ajo eshte nje ngjarje tjeter e lidhur me veprimtarite e hershme te Enver Hoxhes (ndoshta 1937), ku ai mbante nje fjalim perpara popullit te Shkodres i rrethuar nga drejtuesit e sigurimit te fshehte mbreteror (gjithmone sipas Kastriot Dervishit) dhe një mori ushtarakesh ne hyrje te Bashkise. Kjo ngjarje ka qene nje nder aktet e jetes se diktatorit te cilen ai nuk donte ta tregonte kurre me permasen e realitetit. Pikerisht kjo mosdashje ka qene shkaku perse fototeka e famshme e Marubeve, nje nder mrekullite e veprimtarise shoqerore te individit shqiptar (per te mos thene e vetmja), ju “dhurua” shtetit shqiptar më 1970 vullnetarisht. Kjo fotografi fsheh nje nder sekretet e shumta te diktatorit, por dhe piken ku mund te zbulohet e shkuara e fshehte e tij. Fakti qe te gjithe studiuesit e fushave historike, gazetareske e deri akademike jane marre me kete fotografi tregon se gjitheshka i eshte nenshtruar urdherit politik dhe ata kane shkruar ate qe nuk mund ta mesonin kurre dhe ta paraqisnin sipas versionit te diktatorit.
——–//——–
A e dine valle keta studiues, gazetare, historiane, akademike qe ekziston nje informacion tipik per kete ngjarje dhe te lidhur me permbajtjen e delegacionit gjirokastrit te derguar per te terhequr eshtrat e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit nga vend varrimi ne qytetet e tyre te lindjes qe ne vitin 1936 dhe perseritur ne vitin 1984 (gazeta “Demokratia” e Gjirokastres dhe “Dielli” e Bostonit)?
Kjo gazete (e fundit) u dha nga Ilir Kallajxhi, nipi i pronarit te gazetes “Demokratia” Xhevat Kallajxhi, ku eshte botuar lajmi mbi kete ngjarje ne qytetin e Gjirokastres me 1936 dhe autori i artikullit te botuar tek gazeta “Dielli” sipas te cilës:
11 – Gazeta “Dielli” e Bostonit (shtator 1 & 10 1984: “Delegacioni i Bashkise se Gjirokastres kryesohej nga patrioti Beso Gega dhe perbehej nga keta anetare: Niko Tola, Ali Masho, Jonuz Topulli, i vellai i Çerçizit. Nuk i dime personat qe perbenin delegacionin e Bashkise se Leskovikut”.
Sipas ketij informacioni rezulton qe edhe fotografia (foto 4) te jete e manipuluar jo vetem per faktin e mos qenies se Enver Hoxhes, por ne kete fotografi ekzistojne persona qe nuk kane pasur lidhje me ngjarjen dhe qe e kane origjinen e aferme nga Gjirokastra. Personi i peste ne radhe majtas fotografise (i duket koka midis personit te katert dhe te gjashte) quhet Emin Toro (babai i aktorit Qenan Toro), i cili ne ate kohe jetonte ne Tirane dhe nuk e ka emrin si pjesmarres i delegacionit. Femijet e tij e kane marr vesh kete ngjarje vetem kur i ati kishte vdekur dhe u publikuan albumet e Enver Hoxhes me fotografite e kesaj ngjarje, te habitur dhe pa u krenuar, por qe sherbeu per t’u mbrojtur nga persekutoret e diktatorit.
Por ky informacion na jep edhe nje te dhene tjeter te lidhur me kohen e vrasjes se Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit (1914), që nuk përputhet me vitin 1915 (sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar) dhe vitet e dhena nga studiuesit e shumte te kesaj ngjarje (dikush thote 1913, dikush 1915 e dikush 1916) duke hapur nje problem tjeter.
Përfundimisht une dua të nënvizoj faktin se Enver Hoxha nuk ka qenë ne mitingun e organizuar ne qytetin e Shkodrës për marrjen e eshtrave te Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit, por ai ka qene ne këtë qytet ne nje kohë dhe ngjarje te panjohur. Per të mbuluar kete ngjarje u detyrua Gegë Marubi ta “dhuronte” fototekën mbi çbazë kane lindur te gjitha pretendimet e parapara. Akademikët, historianet, gazetarët dhe studuesit e ndryshem ne menyre absolute nuk dine asgje, por punojnë për te mbuluar mashtrimet e djeshme dhe t’i paraqesin se ngjarje historike reale. Pikerisht kjo nuk quhet histori, por politike dhe autorët e paraparë i shërbejne tjetërsimit të historisë së Popullit Shqiptar për qëllime të mbrapshta.
Tiranë 24.12.2011